23
Menaxhimi i prodhimtarisë 11.0.0.0. KONTROLLI I PRODHIMTARISË 11.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME Kontrollimi i prodhimtarisë ka të bëjë me kontrollin e cilësisë ekzekutimit prodhimtarisë nga aspekti teknik dhe ekonomik. Lidhur me këtë dallojmë: - kontrollin teknik të prodhimtarisë, dhe - kontrollin ekonomik të prodhimtarisë. Kontrolli teknik i prodhimtarisë përfshinë të gjitha fazat e procesit teknologjik të prodhimtarisë. Kështu që me këtë lloj kontrolli përfshihet: - cilësia e prodhimeve të bëra, - cilësia e sendeve të angazhuara të punës, - cilësia e mjeteve të angazhuara të punës. Kontrolli ekonomik ka të bëjë me hulumtimin e suksesit të proceseve prodhuese nga pikëpamja ekonomike (ekonomësia, prodhimësia dhe rentabilësia), duke i hulumtuar se sa ato i plotësojnë parimet themelore të riprodhimtarisë. 11.2.0.0 KONTROLLI TEKNIK I PRODHIMTARISË Me kontrollin teknik të prodhimtarisë bëhet verifikimi i elementeve materiale të prodhimtarisë (sendet e punës, mjetet e punës, prodhimet e gatshme, gjysmëprodhimet dhe pjesët e tyre) që të shihet se a janë ato në përputhje me standardet teknike, përkatësisht me cilësinë e kontraktuar teknike. Për këtë shkak, në kuadër të kontrollit teknik të prodhimtarisë, organizohet operativa kontrolluese për: - kontrollin e cilësisë së prodhimeve, - kontrollin e sendeve të punës, dhe - kontrollin e mjeteve të punës. 333

nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

11.0.0.0. KONTROLLI I PRODHIMTARISË

11.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Kontrollimi i prodhimtarisë ka të bëjë me kontrollin e cilësisë së ekzekutimit të prodhimtarisë nga aspekti teknik dhe ekonomik. Lidhur me këtë dallojmë:

- kontrollin teknik të prodhimtarisë, dhe- kontrollin ekonomik të prodhimtarisë.

Kontrolli teknik i prodhimtarisë përfshinë të gjitha fazat e procesit teknologjik të prodhimtarisë. Kështu që me këtë lloj kontrolli përfshihet:

- cilësia e prodhimeve të bëra,- cilësia e sendeve të angazhuara të punës,- cilësia e mjeteve të angazhuara të punës.

Kontrolli ekonomik ka të bëjë me hulumtimin e suksesit të proceseve prodhuese nga pikëpamja ekonomike (ekonomësia, prodhimësia dhe rentabilësia), duke i hulumtuar se sa ato i plotësojnë parimet themelore të riprodhimtarisë.

11.2.0.0 KONTROLLI TEKNIK I PRODHIMTARISË

Me kontrollin teknik të prodhimtarisë bëhet verifikimi i elementeve materiale të prodhimtarisë (sendet e punës, mjetet e punës, prodhimet e gatshme, gjysmëprodhimet dhe pjesët e tyre) që të shihet se a janë ato në përputhje me standardet teknike, përkatësisht me cilësinë e kontraktuar teknike. Për këtë shkak, në kuadër të kontrollit teknik të prodhimtarisë, organizohet operativa kontrolluese për:

- kontrollin e cilësisë së prodhimeve,- kontrollin e sendeve të punës, dhe - kontrollin e mjeteve të punës.

Detyra e kontrollit teknik është që të konstatojë se sa u përgjigjen standardeve teknike ose cilësisë së kontraktuar sendet e punës, mjetet e punës dhe prodhimet e gatshme, gjysmëprodhimet dhe pjesët e tyre. Njëkohësisht kontrollit teknik të prodhimtarisë i nënshtrohen edhe proceset dhe metodat e prodhimtarisë.

Në këtë mënyrë kontrolli teknik i prodhimtarisë ndihmon vendosjen e proceseve teknologjike në pajtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen individuale e të përbashkët në punë, si dhe përshtatjen e prodhimeve për normat teknike të cilësisë së prodhimeve.

333

Page 2: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

11.2.1.0. KONTROLLI I CILËSISË SË PRODHIMEVE

Kontrolli i cilësisë së prodhimeve duhet t’i ndihmojë prodhuesit që të prodhojë prodhimin e caktuar sipas kritereve themelore të tregut:

- koha kur kërkohet prodhimi,- çmimi pët të cilin mund të shitet prodhimi, dhe- cilësia e cila kërkohet nga prodhimi.

Rëndom në treg dominon cilësia e prodhimit. Mirëpo, për të caktuar cilësinë e prodhimit, përveç se duhet hulumtuar tregun, duhet pasur edhe kuadro prodhuese dhe mjete të caktuara të punës, si dhe duhet siguruar sendet e nevojshme të punës. Për këtë arsye, cilësia e prodhimit kushtëzohet me kërkesat e tregut dhe mundësinë e realizimit të prodhimtarisë me rentabilësi e ekonomësi të caktuar. Duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana përcaktohet cilësia optimale e prodhimit.

Nga pikëpamja teknike dallohen tri lloje cilësish të prodhimeve:

- cilësia e konstruksionit,- cilësia e krijimit (bërjes), dhe - besueshmëria e cilësisë.

Cilësia e konstruksionit të prodhimeve përcakton cilësinë e prodhimit (llojin, tipin ose modelin e prodhimit), në krahasim me prodhimin tjetër me përkushtim të njëjtë. Në procesin e prodhimtarisë, kjo cilësi e prodhimit kontrollohet me konstatimin e tolerancave të cilësisë së konstruksionit të prodhimeve të bëra në krahasim me konstruksionin e definuar me dokumentacionin teknik (projektin ose modelin).

Cilësia e krijimit ose e bërjes së prodhimit ka të bëjë me nivelin teknologjik të realizimit të prodhimit. Edhe kjo cilësi hulumtohet me gjetjen e tolerancave të kërkuara e të definuar me dokumentacionin teknik (projekti, vizatimi) dhe teknologjik (cilësia e përpunimit) të prodhimeve.

Besueshmëria e cilësisë së prodhimeve paraqet gjasën që prodhimet si sisteme do të funksionojnë në përputhje me proklamimin, përkatësisht me vetit e parashtruara, brenda kohës së garantuar e duke humbur cilësinë funksionale vetëm brenda kufijve të toleruar (kuptohet gjatë eksploatimit normal).

Sipas kësaj që u tha lidhur me cilësinë e prodhimeve, vështirë mund të jepet ndonjë definicion universal i cilësisë së prodhimeve. Kështu, përveç cilësisë së prodhimeve nga pikëpamja e realizimit të tyre, dallohet cilësia e prodhimeve edhe nga pikëpamja e shpenzuesve, prodhuesve dhe e distributuesve.

334

Page 3: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

Në figurën 76 është dhënë paraqitja skematike e faktorëve të shumtë të cilët drejtpërdrejti ndikojnë në nivelin e cilësisë së prodhimeve.

Fig. 76.

Në figurën 77 është dhënë diagrami i ndryshimit të shpenzimeve të prodhimtarisë në varësi nga ndryshmi i cilësisë së konstruksionit.

Fig. 77.

335

tregu

cilësia e punës

mjetet e punës

sendet e punës

motoda e punës

punëtori

çmimet

dispozita

rrethina

koha

metodat e shpërb.

Vc

Vlera e cilësisë

Shpenzimet e cilësisëVc1

Vc2

Ck1 Ck2Ck3 Ck4Cilësia e konstruksionit

Ck

Vc

K

Page 4: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

Në figurën 78 është dhënë varësia e cilësisë së krijimit të prodhimeve nga shpenzimet. Nga figura mund të shihet se shpenzimet e shkartit, kontrolli i cilësisë dhe rritja e të ardhurave personale janë faktorë kufizues të realizimit të prodhimeve cilësore.

Fig. 78.

Në figurën 79 është paraqitur varësia e shpenzimeve të përgjithshme të cilësisë së prodhimeve nga cilësia e prodhimeve. Nga figura mund të shihet se ekziston niveli optimal i cilësisë së prodhimeve. Ky nivel nuk përputhet me nivelin nominal të cilësisë së prodhimeve i cili është definuar me programin prodhues. Niveli optimal i cilësisë së prodhimeve jep kufirin ekonomik të angazhimit për cilësi.

Fig. 79.

336

Shpenzimet e cilësisë së punës

Cilësia e bëmjes

Shpenzimet e shkartit Shpenzimet e kontrollit të cilësisë

T’ardhurat personale të bëmjes

Hcb

Cp

C1 C2 Copt C4 C5 C6 Cnc Cmax

Shpenzimet e shkartit

Shpenzimet konst. të prodhimit

Cilësia e nivelit të caktuarCilësia maksimale

Shpenzimet e kontrollit të cilësisë

Shpenzimet e tëra të cilësisë

Htcopt

H

C

Hc

Page 5: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

Faktorët e shumtë të cilët ndikojnë në cilësinë e prodhimtarisë matematikisht mund të përfshihen me relacionin vijues:

Cp = Cr kk Kb,,ku janë:

Cp - cilësia e prodhimtarisë, përkatësisht cilësia e prodhimit, e cila është planifikuar,Cr - cilësia e realizuar,kk - koeficienti i shmangies së cilësisë konstruktive,kb - koeficienti i shmangies së cilësisë së bërjes (krijimit).

Nga relacionet shihet se shkalla e planifikuar e cilësisë së prodhimtarisë (CP) drejtpërdrejt varet nga cilësia e realizuar, cilësia konstruktive dhe cilësia e krijimit të prodhimeve.Për këtë arsye duhet bërë kontrollin e rregullt të prodhimeve.

11.2.1.1. Kontrolli i cilësisë së prodhimtarisë

Me kontrollin e cilësisë së prodhimeve, si pamë, duhet të sigurohet cilësia e prodhimtarisë. për këtë qëllim, me kontrollin e prodhimeve verifikohen disa veti dhe veçori të prodhimeve, siç janë:

- veçoria funksionale ,- veçoria konstruktive,- veçoritë ekonomike,- vlera ekonomike,- ndikimi psikologjik dhe kultural.

Këto karakteristika të prodhimeve mund të arrihen në dy mënyra kryesore kontrolli:

- mënyra preventive e kontrollit të prodhimeve, dhe- mënyra vijuese e kontrollit të prodhimeve.

Me mënyrën p r e v e n t i v e t ë k o n t r o l l i t të prodhimeve përfshihet kontrolli i cilësisë së prodhimeve dhe i veçorive të tjera të definuar me projekt e para dhënies së formës definitive. Kjo mënyrë e kontrollit fillon me zbatimin e operacionit të parë teknologjik e përfundon me kryerjen e operacionit të fundit teknologjik në krijimin e prodhimit. Me kontroll përfshihen:

- përdorimi i drejtë i dokumentacionit teknik e teknologjik, duke filluar prej numrit të nevojshëm, formës, përmbajtjes e deri te mënyra e përdorimit nga ana e ekzekutuesve,

337

Page 6: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

- zhvillimi i drejtë sipas normave të parapara i operacioneve teknologjike, me dhënien e udhëzimeve për zbatim,- organizimi i punëve në vendet e punës, duke filluar prej emërtimit

të njerëzve sipas kualifikimeve të cilat i kërkojnë vendet e punës e deri te furnizimi i vendeve të punës me mjetet dhe sendet e parapara për zhvillimin normal të operacioneve teknologjike,

Mënyra v i j u e s e e k o n t r o l l i t të prodhimeve ka për detyrë që të kontrollojë realizimin e të gjitha udhëzimeve lidhur me cilësinë e arritur të prodhimeve të gatshme, gjysmëprodhimeve ose të pjesëve të tyre. Kjo mënyrë e kontrollit teknik të prodhimeve ndihmon informimin me kohë e të drjetë të njësive përkatëse organizative të prodhimtarisë, siç janë:

- byroja konstruktive, nëse janë lëshimet në konstruksionin e prodhimit,

- përgatitjen teknologjike nëse është bërë lëshim në hartimin e procesit teknologjik,

- shërbimin e furnizimit nëse është konstatuar se sendet e punës nuk u përgjigjen kërkesave teknologjike ose, të tjera të prodhimit,

- shërbimin e shitjes (propagandën) nëse janë vërejtur mungesat funksionale ose të tjera te prodhimi,- udhëheqësin e krijimit, nëse janë vërejtur lëshimet në zhvillimin e operacionit punues.

Varësisht nga plani dhe programi prodhues, kontrolli i prodhimeve mund të zbatohet si;

- kontroll i proceseve teknologjike, ose si- kontroll i prodhimeve -përfundimtare.

Kontrolli i proceseve teknologjike mund të zbatohet si kontroll ndërfazor ose kontroll ndëroperativ, ku kontrollohen të gjitha operacionet (te puna precize) ose si kontroll përfundimtar i tërësive ose i pjesëve të prodhimit.

Kontrolli i prodhimeve përfundimatre zbatohet në prodhimet e kryera, finale. Prandaj, ky kontroll quhet k o n t r o l l f i n a l, kurse zhvillohet me konstatimin e funksionalitetit, vlerës ekonomike, vetive fizike, formës konstruktive, dimensioneve, pamjes (formës, ngjyrës etj), pastaj ndikimit psikologjik në njeriun, edukimit teknik të përdorëseve etj.

Metodat e kontrollor teknik. Metodat të cilat zbatohen në kontrollin teknik të prodhimeve janë të ndryshme;

- metoda e hulumtimit të çdo prodhimi,- metoda e hulumtimit të mostrës së prodhimeve, dhe - metoda statistikore e hulumtimit të prodhimeve.

338

Page 7: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

Metoda e hulumtimit, përkatësisht e kontrollit të çdo prodhimi, zbatohet, kur kërkesat e parashtruara të prodhimit janë të shumta e precize dhe nuk lejojnë toleranca të cilësisë së prodhimeve. Mund të zbatohet te prodhimtaria serike me seri të vogla dhe të prodhimtaria veçore e vështirë ose fare nuk mund të zbatohet te prodhimtaria masovike ose me seri të mëdha.

Metoda e hulumtimit të mostrës së prodhimeve, përkatësisht metoda e kontrollit të mostrës së prodhimeve zbatohet atëherë, kur me gjasë të caktuar e të toleruar mund të pranohet që një numër i caktuar i prodhimeve të përfaqësojë (reprezentojë) të gjitha prodhimet e ngjashme të serisë së caktuar.

Kjo metodë e kontrollit të cilësisë së prodhimeve, përkatësisht cilësisë së prodhimtarisë përdoret te prodhimtaria masive ose te prodhimtaria serike me seri të mëdha.

Metoda statistikore për hulumtimin e cilësisë së prodhimeve, përkatësisht e kontrollit të prodhimeve zbatohet me ndihmën e matematikës statistikore. Kurse përdoret te prodhimtaria masive dhe me seri të mëdha. Për bazë të kontrollit, si te metoda e kontrollit me mostër shërben mostra e prodhimeve e cila përfaqëson serinë e prodhimeve. Shënimet e fituara nga mostra përpunohen matematikisht dhe jepen në formë diagrami ose tabele. Këto diagrame dhe tabela krahasohen me diagramet dhe tabelat e përgatitura që më parë, dhe kështu konstatohet se vlerat e kontrolluara janë ose nuk janë brenda vlerave të pritura. Në këtë mënyrë kontrolli zbatohet shpejt dhe kushton lirë. Kontrolli statistikor i cilësisë së prodhimeve, nëse është zbatuar mirë, mund të ofrojë edhe shumë informata të tjera për cilësinë e prodhimtarisë, si për shembull, parashikimin e prishjeve ose të prodhimeve të dobëta.

Në parashtrimin e rezultateve të cilësisë së prodhimeve, metoda e kontrollit statistikor të prodhimeve shërbehet me:

- krahasimin e cilësisë së prodhimeve të kontrolluara me cilësinë e kërkuar të parashtruar në formë të kufijve tolerues, dhe me - caktimin e shkallës së cilësisë së prodhimeve (të mostrës).

11.3.0.0. KONTROLLI I SENDEVE TË PUNËS

Me këtë kontroll përfshihet kontrolli i të gjitha vetive të sendeve të punës të cilat ndikojnë në cilësinë e prodhimit përfundimtar. Meqë sendet e punës mund t’i ndërrojnë disa veti të tyre, gjatë kohës dhe në kushte të caktuara të përdorimit, para kontrollit të cilësisë së sendeve të punës parashtrohen detyra të shumta e të ndërlikuara.

Rëndom kontrolli i sendeve të punës përfshin:- kontrollin sasior të hyrjes së sendeve të punës në proces,

339

Page 8: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

- kontrollin sasior të grumbullirave (përlënieve, zahireve) të sendeve të punës, dhe

- kontrollin cilësor të sendeve të punës.

Me kontrollin sasior të hyrjes së sendeve të punës në proces mundësohet evidencimi i sasive të sendeve të punës në dispozicionin prodhues dhe të atyre sasive të cilat duhet porositur. Në këtë mënyrë, ndihmohet koordinimi i punës i të gjitha njësive organizative të furnizimit në ndërmarrje.

Me kontrollin sasior të përlënieve të sendeve të punës bëhet evidencimi i të gjitha ndërrimeve të sasive të nevojshme të sendeve të punës për zhvillimin e proceseve prodhuese e krijimin e prodhimeve sipas kërkesave të parashtruara me planin e programin prodhues. Ndërrimet më të shpeshta të sendeve të punës në depon e ndërmarrjes janë: për shkak të hyrjes së sasive të reja të sendeve ë punës në depo, ndryshimit të vetive të sendeve të punës në depo, ndërrimit të strukturës së sendeve të punës në depo dhe daljes së sendeve të punës nga depoja.

Me kontrollimin cilësor të sendeve të punës bëhet evidencimi i përputhshmërisë së cilësisë së sendeve të punës me cilësinë e kërkuar me dokumentacionin teknik e teknologjik. Tek evidencimi i cilësisë së materialit në hyrje në depo, bëhet krahasimi i përputhjes së sasive të materialit dhe i cilësie me kërkesat e përcaktuara me kontratë ose me ndonjë akt tjetër shitblerës.

Sot, për kontrollin e sendeve të punës, përdoren mjetet e ndryshme ndihmëse, duke përfshirë këtu edhe ato elektronike.

11.4.0.0. KONTROLLI I MJETEVE TË PUNËS

Meqë cilësia e prodhimeve më së shumti varet nga cilësia e punimit të tyre, kurse cilësia e punimit të tyre në masë të madhe varet nga cilësia e mjeteve të punës dhe gjendja e tyre teknologjike, kontrollit të mjeteve të punës duhet t’i kushtohet kujdes i posaçëm.

Kontrolli i mjeteve të punës përfshin kontrollin e të gjitha pajimeve të cilat marrin pjesë në procesin e krijimit të prodhimeve. Mirëpo, për shkak të rëndësisë dhe të rolit që kanë në dhënien e formës dhe të cilësisë teknike prodhimeve, me kontrollin e mjeteve të punës posaçërisht përfshihen:

- kontrolli i makinave, dhe - kontrolli i veglave.

11.4.1.0 KONTROLLI I MAKINAVE.

Me këtë kontroll janë të përfshira të gjitha makinat e organizatës prodhuese. Organizimi i kontrollit të makinave përbëhet nga punët në:

340

Page 9: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

- kontrollin e veçorive teknike e teknologjike të makinave gjatë blerjes, dhe në

- kontrollin e makinave pas ndërmarrjes së aktiviteteve mirëmbajtëse, pas ndreqjeve si dhe gjatë eksploatimit.

Kontrollimi cilësor i veçorive teknike, konstruktive e teknologjike i makinave më së miri zbatohet me punën eksperimentale të tyre. Në këtë mënyrë praktikisht verifikohen shënimet e dhëna nga prodhuesi i makinave për vetit e tyre teknike e teknologjike me rezultatet e fituara në punë.

Kontrollimi i makinave në kuadër të mirëmbajtjes zhvillohet në disa mënyra:

- kontrolli i rrjedhshëm, ose kontrolli ditor,- kontrolli i kohëpaskohshëm ose kontrolli i mjeteve të caktuara të ndjeshme të punës, dhe - kontrolli i planifikuar - kontrolli preventiv ose sistematik.

Kontrollin e rrjedhshëm të makinave e zbaton shërbimi i caktuar për mirëmbajtjen e mjeteve të punës ose vetë shërbyesit e makinave (përdorësit e tyre), dhe ndreqjet i bëjnë vetë ose për këtë angazhojnë specialistët e caktuar.

Kontrollin e kohëpaskohshëm të makinave e të mjeteve të tjera në shërbim të tyre e bëjnë ekspertët e orientimeve të caktuara profesionale, me detyrë që të konstatojnë gjendjen në të cilën gjenden makinat ose pjesët e tyre speciale.Kontrolli i planifikuar ose preventiv i makinave është kontroll sistematik i cili zbatohet me qëllim që të konstatohet nevoja për ndërmarrjen e ndreqjeve (remonteve) të vogla, të mesme ose të mëdha (gjenerale ose kapitale)).

11.4.2.0. KONTROLLI I VEGLAVE. Në punë vegla u ekspozohet ndikimeve të ndryshme të cilat mund të ndërrojnë vetitë fizike e kimike të veglave. Për këtë arsye kontrolli i veglave zbatohet me:

- kontrollin e cilësisë fillestare të veglës,- kontrollin e ndërrimit të cilësisë së veglës,- kontrollin e cilësisë së veglës pas punës rreth ndreqjes.

Kontrolli i cilësisë fillestare të veglës zbatohet në kuadër të kontrollit të sigurimit të mjeteve të përgjithshme të punës (makinat, instalimet, instrumentet etj.). Nëse ndërmarrja vetë i prodhon veglat, atëherë kontrolli i tyre zbatohet ngjashëm me kontrollin e cilësisë së prodhimeve finale.

Kontrolli i ndërrimeve të vetive të veglës në eksploatim zbatohet pas çdo operacioni teknologjik, në mënyrë që të konstatohet gjendja teknologjike, përkatësisht të verifikohet cilësia e veglës. Kjo është e nevojshme për arsye se vegla gjatë përdorimit mund të pësojë ndërrime të cilësisë që mund të dëmtojë cilësinë e krijimit të prodhimeve.

341

Page 10: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

Kontrolli i cilësisë së veglës pas punëve ndreqëse ka të bëjë me verifikimin e cilësive të arritura të veglës e në pajtim me cilësitë e kërkuara me operacionin teknologjik. Nëse ndreqja e veglës është bërë brenda ndërmarrjes, atëherë kontrolli zbatohet si kontroll i prodhimeve finale, kurse nëse ndreqja është bërë jashtë ndërmarrjes, atëherë kontrolli zbatohet si kontroll i cilësisë fillestare të veglës (në furnizim).

Përveç kontrollit teknik të përshkruar të veglës, kemi edhe kontrollin ekonomik të veglave. K o n t r o l l i e k o n o m i k i v e g l ë s zbatohet me:

- kontrollin e dhënies së veglave për përdorim nga depoja,- kontrollin e vendosjes së veglave, dhe- kontrollin e funksionimit të depos qendrore të veglave.

Me kontrollin e dhënies së veglave nga depoja arrihet që të bëhet evidencimi i sasisë dhe i gjendjes së veglave, si në përdorim, ashtu edhe në përlënie (zahiret e depos). Kjo mënyrë e kontrollit, në të vërtetë, paraqet përcjelljen e veglave.

Kontrolli i vendosjes së veglave ka për detyrë të sigurojë deponimin e drejtë dhe ruajtjen e vetive teknologjike të veglave si në vendet e punës, ashtu edhe në depon qendrore të veglave. Në këtë mënyrë bëhet edhe evidencimi i gjendjes së veglave pas përdorimit.

Kontrolli i finksionimit të depos qendrore të veglave zbatohet me qëllim që të evidencohen sasitë minimale, maksimale dhe normale të përlënieve të veglave, pastaj që të porositen me kohë veglat e nevojshme dhe të çregjistrohen veglat e shfrytëzuara deri në amortizim të plotë ose të dëmtuara plotësisht, pa mundësi ndreqjeje të cilësisë së tyre.

11.5.0.0. KONTROLLI EKONOMIK I PRODHIMTARISË

Kontrolli ekonomik i prodhimtarisë ka të bëjë me kontrollin ekonomik të pjesës teknike e ekonomike të prodhimtarisë, përkatësisht të afarizmit të ndërmarrjes. Qëllimi i kontrollit është që të verifikohet cilësia ekonomike e afarizmit të ndërmarrjes në atë pjesë. Në këtë mënyrë ky kontroll merret me rezultatet ekonomike të prodhimtarisë së drejtpërdrejtë, kurse me pjesën teknike të prodhimtarisë merret, siç u pa, kontrolli teknik i prodhimtarisë.Cilësia ekonomike e pjesës teknike e ekonomike të afarizmit të ndërmarrjes kontrollohet me:

- kontrollin sasior të elementeve të angazhuara në prodhimtari,- kontrollin sasior të elementeve të rezultateve të prodhimtarisë.

Kontrolli sasior i elementeve të angazhuara të prodhimtarisë përfshin:

342

Page 11: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

- shpenzimin e fuqisë punëtore,- shpenzimin e sendeve të punës,- shpenzimin e mjeteve të punës,- shpenzimin e vlerave të tjera në punë,- angazhimin e mjeteve në nivelet e ndryshme prodhuese,- angazhimin e sasisë së energjisë

.Shpenzimi i fuqisë punëtore kontrollohet me:

- kontrollin e shpenzimit të fuqisë punëtore,- kontrollin e shpenzimit joprodhues të fuqisë punëtore,- kontrollin e humbjeve të kohës së punës (sipas orarit),- kontrollin e kryerjes, përkatësisht të moskryerjes së normës,- kontrollin e dallimeve në mes të shpenzimeve të parapara të fuqisë punëtore (me normativat e punës) me plan dhe të fuqisë së

shpenzuar reale të punëtorëve.

Shpenzimi i sendeve të punës kontrollohet ekonomikisht me:

- kontrollin e shpenzimeve të nevojshme të sendeve të punës (sipas normativave të materialit të nevojshëm për krijim),- kontrollin e shpenzimeve të sendeve të punës në formë

hedhurinash teknologjike (mbeturinat e proceseve teknologjike),

- kontrollin e shpenzimeve të sendeve të të punës në formë prishurinash (shkarti i cilësisë së dobët të sendeve të punës ose i dëmtimit në procesin teknologjik).

Shpenzimi i mjeteve të punës kontrollohet ekonomikisht me:

- shkallën e angazhimit të kapaciteteve të sendeve të punës,- kontrollin e ndikimit ekonomik të prishjeve në afarizëm,- ndikimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes në afarizëm,- kontrollin e shpenzimeve të bëra për vegla,- kontrollin e shpenzimeve të transportit (për shkaqe riorganizuese eventuale të vendeve të punës).

Shpenzimet e vlerave të tjera të ndryshme në punë kontrollohen me:

- evidencimin dhe vlerësimin ekonomik të pjesëmarrjes së të gjitha sendeve e mjeteve të ndryshme në procesin e krijimit, pra në ekonomizimin e pjesës prodhuese të afarizmit.

343

Page 12: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

Shpenzimet e bërë lidhur me angazhimin e mjeteve financiare e të tjera në nivelet e ndryshme të prodhimtarisë kontrollohen me:

- evidencimin e sasive të mjeteve të angazhuara në prodhimtarinë e pakryer,- përcjelljen e zgjatjes reale kohore të ciklit të prodhimtarisë,- evidencimin e ciklit të riprodhimtarisë (reproduksionit) të mjeteve të punës (makinat, veglat, pajisjet dhe pajimet e tjera), pastaj të mjeteve të tjera themelore të punës (ndërtesat, instalimet, orenditë e punës etj.).

Kontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme për realizimin material (prodhues të afarizmit, siç janë karburantet, rryma elektrike, uji, avulli, gazi industrial etj.).

Me këtë pjesë të kontrollit nuk janë përfshirë ndikimet e tregut, sepse ato gjenden jashtë këtij lëmi të afarizmit, përkatësisht i takojnë lëmit ekonomik e financiar të afarizmit të ndërmarrjes.

Kontrolli i elementeve të rezultateve të prodhimtarisë ka të bëjë me:

- kontrollin e sasive të efekteve prodhuese (prodhimet dhe shërbimet),

- kontrolli i vlerave ekonomike të prodhimtarisë (brutoprodhimi dhe të hyrat e tëra),

- kontrollin e të ardhurave të tëra të ndërmarrjes.

Në tërësi, në pjesën teknike e ekonomike të prodhimtarisë, përkatësisht të afarizmit, mund të kontrollohet vetëm sasia e efekteve, kurse vlerat e prodhimtarisë, siç janë brutoprodhimi dhe të hyrat e tëra, e prej këtu edhe të ardhurat e tëra, mund të kontrollohen vetëm nëpërmes të efekteve të arritura afariste në pjesën ekonomike e financiare (komerciale) të prodhimtarisë së gjerë të ndërmarrjes, përkatësisht të afarizmit të përgjithshëm të ndërmarrjes.

Këta tregues të suksesit afarist mund të kontrollohen në lëmin ekonomik e teknik të afarizmit, vetëm me pjesën e tyre ekonomike, deri te formimi i çmimit të kushtimit të prodhimeve finale. Pjesa tjetër e ekonomizimit, sipas kushteve të tregut, i takon kontrollit ekonomik të pjesës ekonomike e financiare të afarizmit. Kurse, kontrolli i sasisë fizike të prodhimtarisë i takon kontrollit teknik të prodhimtarisë, përkatësisht kontrollit të cilësisë së ekzekutimit të prodhimtarisë.

Në kuadër të kontrollit ekonomik të prodhimtarisë hyjnë edhe:

344

Page 13: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Menaxhimi i prodhimtarisë

- kontrolli i shpenzimeve të sendeve të krijimit,- kontrolli i ndërrimit të të ardhurave të krijimit,- kontrolli i shpenzimeve të regjisë së krijimit (regjisë së repartit),

Kontrolli i shpenzimeve të krijimit bëhet me krahasimin e shpenzimeve të sendeve të punës (materialit), sipas çmimeve të planit me shpenzimet e planifikuara të sendeve të punës dhe kështu arrihet deri te pasqyra e ndërrimeve të tyre: shpenzimi më i vogël ose më i madh se ai i planifikuar.Kontrolli i ndërrimit të shpenzimeve lidhur me të ardhurat personale të krijimit bëhet me krahasimin e shpenzimeve të realizuara (të ardhurat e paguara) me ato të planifikuara për periudhën e caktuar të prodhimtarisë. Dallimi ndërmjet të ardhurave të planifikuara dhe të atyre që janë realizuar më së shpeshti lajmërohet për shkak të:

- organizmit të dobët të vendeve të punës (pritje në punë për shkak të mungesës së materialit ose të veglave etj.),- vendosjes së gabueshme të realizuesit të operacioneve teknologjike (angazhimi i punëtorit me kualifikime më të larta e më të shtenjtë

në vend të atij me kualifikime më të ulëta e më ta lirë),- prishjeve të paraqitura në operacione përfundimtare në procesin e prodhimtarisë (prodhimi qitet në shkart\, kurse kryesit e

operacioneve të mira teknologjike janë shpërblyer sipas punës),- gabimeve të mundshme në kalkulim.

Kontrolli i shpenzimeve të regjisë së krijimit, në të vërtetë ka të bëjë me kontrollin e shpenzimeve regjike të sendeve të punës e të fuqisë punëtore. Meqë për këtë lloj shpenzimi të sendeve të punës e të fuqisë punëtor në proceset prodhuese nuk ekzistojnë normativat, ato nuk mund të planifikohen. Që të mund të kihet pasqyra sa më reale për ecurinë e tyre, ato duhet të kontrollohen pandarë.

Ndikimi i këtyre shpenzimeve në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë mund të fitohet me analizimin e shpenzimeve të përgjithshme të realizuara e të planifikuara të krijimit, për çdo njësi organizative të prodhimtarisë së drejtpërdrejtë, sipas llojeve të sendeve të punës e të punëve.

Afarizmi normal i organizatave prodhuese bashkëkohore kërkon rrjedhën normale të procesit prodhues. Kjo kërkon, para së gjithash, që mjetet e punës të kenë pandarë aftësinë normale punuese. Prej këtu buron nevoja që këto mjete (ndërtesat, makinat, instalimet, veglat, mjetet transportuese, apartet matëse dhe kontrolluese etj) t’i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së caktuar.

Përveç kësaj, në kontrollin e shpenzimeve të krijimit hyjnë edhe shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e proceseve prodhuese, shpenzimet e nevojshme për kujdesin e furnizimit të rregullt të sistemit organizativ

345

Page 14: nexhatqehaja.files.wordpress.com · Web viewKontrolli ekonomik i shpenzimeve të energjisë ka të bëjë me evidencimin e shpenzimit të energjive të të gjitha llojeve të nevojshme

Kontrolli i prodhimtarisë

prodhues ose shërbyes me energji të formave të ndryshme, të nevojshme për zhvillimin normal aktiviteteve të planifikuara (uji, avulli, gazi, ajri, rryma elektrike etj.), për sigurimin e kuadrove me kualifikime përkatëse si dhe kujdesi për pastërtinë dhe rregullimin e ambientit punues.

Me shtimin e mekanizmit dhe automatizimit të proceseve prodhuese shtohet varshmëria e tyre nga mirëmbajtja dhe njëkohësisht e ndërlikon organizmin e mirëmbajtjes, dhe kjo kërkon kontrollin gjithnjë më të gjerë e më dinamik, si të rrjedhës së procesit të prodhimtarisë, ashtu edhe të veprimtarive të tjera lidhur me te. Për një kontroll të tillë efektiv nevojiten mjete të konsiderueshme financiare.

Përsosja e mjeteve të punës kërkon gjithnjë e më shumë edhe angazhimin e punëtorëve më të kualifikuar për zbatimin e kontrollit të punës së tyre.

Meqë në procesin prodhues marrin pjesë shumë mjete të llojllojshme të punës, për organizimin më të suksesshëm të evidentimit dhe të kontrollit të mirëmbajtjes e të ndreqjeve, bëhet klasifikimi i tyre dhe ndarja në grupet vijuese (me të cilën ndarjen jemi njohur edhe më parë):

- ndërtesat industriale, pajimet ndërtimore dhe oborret,- stabilimentet energjetike (të avullit, të ujit, të gazit, të rrymës elektrike, etj), - instalimet (ujësjellëse, avullsjellëse, elektrike, gazsjellëse, kanalizuese, etj.),- mjetet e prodhimtarisë (makinat, veglat, modelet, inventari i zyreve dhe inventari i vendeve të punës operative, etj.),- sistemet transportuese (rrugët e transportit të brendshëm, mjetet

dhe pajimet transportuese, etj.),- ndërtesat e banimit dhe rrugët qarkulluese (të cilat mirëmbahen në bashkëpunim me shërbimet përkatëse të vendbanimeve përkatëse ).

Rol dhe rëndësi të posaçme për sigurimin e rrjedhës normale të procesit prodhues ka sigurimi i furnizimit të pandërprerë të tij me sendet e nevojshme të punës (paralëndë, repromaterial dhe material tjetër) dhe shitja e prodhimeve të gatshme. Për këtë arsye, nevojitet të zhvillohen aktivitetet e pandara për kontrollimin edhe të tregut të siguruar, si të atij për sendet e punës, ashtu edhe të atij për prodhimet e gatshme.

Madje, meqë asnjë proces punues nuk mund të zhvillohet pa pjesëmarrjen direkte ose indirekte të njeriut, për zhvillimin e procesit të prodhimtarisë dhe mirëmbajtjen e rregullt të proceseve prodhuese dhe teknologjike, prej të cilave përbëhet, me kontrollin e rregullt dhe efikas të prodhimtarisë, duhet të përfshihet edhe sigurimi i kuadrove me kualifikime të nevojshme, në kohën e duhur, me numër të kërkuar dhe sipas kualifikimeve të parapara.

346