12
ALBANIA KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR JANAR - PRILL 2012 JANAR - PRILL 2012 Erkand Qerimaj Erkand Qerimaj Kampion i Europës në peshëngritje Bursistët Olimpistë shkëlqejnë në Europianin e Peshëngritjes Sporti dhe Vlerat Olimpike Kukës / Peshkopi 2012 Vodafone Albania - Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Femra dhe Sporti Lojërat Olimpike Rinore 2014 Sesioni Vjetor i Akademisë Olimpike Shqiptare IOC dhe KOKSH Diplomohen pjesëmarrësit e parë të Kursit të Avancuar mbi Manaxhimin Sportiv (ASMC) KOKSH – Komiteti Olimpik Rus Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit Aktivitete të Federatave Shqiptare të Sportit

JANAR - PRILL 2012 - National Olympic Committee of …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/Informacione...Shqipërinë në Lojërat e XXX-ta Olimpike Verore “Londër 2012“,

  • Upload
    lytruc

  • View
    235

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR

JANAR - PRILL 2012JANAR - PRILL 2012

Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj Kampion i Europës në peshëngritje

Bursistët Olimpistë shkëlqejnë në Europianin e

Peshëngritjes

Sporti dhe Vlerat Olimpike Kukës / Peshkopi 2012

Vodafone Albania - Një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i

Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Femra dhe Sporti

Lojërat Olimpike Rinore 2014

Sesioni Vjetor i Akademisë Olimpike Shqiptare

IOC dhe KOKSH Diplomohen pjesëmarrësit e parë të Kursit të Avancuar mbi Manaxhimin

Sportiv (ASMC)

KOKSH – Komiteti Olimpik Rus

Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit

Aktivitete të Federatave Shqiptare të Sportit

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR JANAR - PRILL 2012

Bursistët Olimpistë shkëlqejnë në Europianin e Peshëngritjes

Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj, të dy bursistë Olimpistë, kanë shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Antalia të Turqisë në datat 06 ‐ 16 Prill 2012.

Ndërsa Romela Begaj që konkuroi në kategorinë 58kg arriti të renditet e para në stilin e shkëputjes më rezultat 102kg dhe e dyta në stilin e shtytjes 113kg. Ndonëse në rezultatin përfundimtar, si Romela ashtu edhe konkurentja e saj Kostova nga Azerbajxhani kishin rezultat të njëjtë në dy garësh vendin e parë e fitoi Kostova për shkak se ishte me disa gramë më pak me peshë.

Në një garë me rivalitet të lartë, Erkand Qerimaj me meritë u shpall kampion Eu-rope në peshën 77kg. Ai u rendit i dyti në stilin e shkëputjes me 158 kg dhe i pari në stilin e shtytjes me 190kg, me një re-zultat 348kg në dygarësh dhe njëkohësi-sht duke merituar medaljen e artë.

32

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

Nga ky kampionat, kombëtarja shqiptare e peshëngritjes u largua me një total prej 6 medaljesh të fituara, nga të cilat 3 medalje ari, 2 argjendi, dhe 1 bronxi.

Në zyrat e KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH ofroi një pritje përgëzuese për dy sportistët Olimpistë. Të dy sportistët që përfitojnë nga programi i bursave Olimpike “Londër 2012”, në praninë e mediave, kanë marrë urimet nga anëtarët e komisionit dhe nga ana e tyre kanë shprehur falenderim dhe vlerësim për mbështetjen që u është dhënë.

Erkand Qerimaj dekorohet me urdhërin “Mjeshtër i Madh”

Në shenjë mirënjohjeje për përfaqësimin dinjitoz që i bëri Shqipërisë duke rrëmbyer titullin e kampionit Europian të peshën-gritjes, Erkand Qerimaj u nderua nga Pre-sidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi me urdhërin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti Topi e falenderoi në emër të të pranishmëve për kontributin që ka dhënë e vazhdon t’i japë ky sportist sportit shqiptar, duke e konsideruar një shembull për brezin e ri shqiptar.

Nga ana e tij Erkand Qerimaj u shpreh mirënjohës për vlerësimin dhe premtoi ta ngrejë sa më lart përsëri flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR JANAR - PRILL 2012

Sporti dhe Vlerat OlimpikeKukës / Peshkopi 2012

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në kuadër të projektit për zhvillimin dhe pro-movimin e vlerave Olimpike, ka zhvilluar aktivitetin me dy etapa “Sporti dhe Vlerat Olimpike”, përkatësisht në qytetin e Kukësit në datat 12-13 Prill, dhe në Peshkopi më 19 -20 Prill.

Këto aktivitete gjithë-përfshirëse u rea-lizuan me mbështjetjen e Bashkive të qyte-teve, Drejtorive Arsimore Rajonale, Komi-teve Olimpike Rajonale përkatëse etj.

Si në Kukës, ashtu dhe në Peshkopi, rreth 1000 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit u përfshinë në akti-vitet.

Dita e parë e aktivitetit pati karakter spor-tiv dhe edukativ, ku ekipet e shkollave zhvilluan ndeshje të ndryshme volejbolli, basketbolli, futbolli etj, si dhe u zhvilluan ese, kuize, piktura me temë Olimpizmin etj. Gjithashtu u shfaqën materiale filmike për Lojërat Olimpike Rinore dhe Lojërat Olim-pike “Londër 2012”.

Dita e dytë dhe kryesore e aktivitetit, pati karakter kulturoro-sportiv. Ajo nisi me kro-sin masiv dhe më pas vijoi në ambjentet e pallatit të sportit në Peshkopi dhe stadiu-min e lojërave me dorë në Kukës.

Pasi u zhvillua ceremonia Olimpike, e cila u ndoq nga përfaqësues të KOKSH, MASH, DAR, institucioneve vendore, organizatave jo-qeveritare, si dhe prindër të nxënësve e

qytetarë të thjeshtë, aktiviteti vijoi me per-formanca në këngë, valle popullore e de-monstrime të ndryshme sportive.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe partnerët e KOKSH, Raiffeisen Bank dhe Vodafone, me përfaqësuesit e tyre dhe me materiale promocionale

KUKËS

PESHKOPI

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

54

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ekipi Shqiptar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e XXX-ta Olimpike Verore “Londër 2012“, si dhe Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, tashmë do të kenë edhe mbështetjen e Vodafone Albania. Për një periudhë dyvjeça-re, Vodafone Albania do të jetë një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i KOKSH, i cili është përfaqësuesi zyr-tar i Shqipërisë në Lëvizjen Olimpike botërore.

Kështu, në datë 07 Shkurt 2012, kjo marrëveshje u bë zyrtare në selinë e KOKSH, ku Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Cha-ralampos Broumidis dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello fir-mosën Marrëveshjen e Sponsorizimit në praninë e miqve të ftuar dhe për-faqësuesve nga media.

Drejtuesi i Vodafone z. Broumidis u shpreh i lumtur që do të mbështesin sportin shqiptar për të arritur rezul-tate sa më të larta në arenën botërore, dhe u uroi atyre suksese si në Lojërat Olim-pike “Londër 2012”, ashtu edhe në Lojërat Mesdheta-re “Mersin 2013”.

Vodafone AlbaniaNjë tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

3

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR TETOR - DHJETOR 2011

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR JANAR - PRILL 2012

Tryezë e Rrumbullakët Femra dhe Sporti

Komisioni Femra dhe Sporti pranë Ko-mitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar orga-nizoi në kuadrin e festës së 8 Marsit dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë , në datë 10 Mars 2012, një Tryezë të Rrumbullakët me temë : “Ndikimet fizikë dhe sociale të sportit në jetën e femrës shqiptare”.

Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e shume figurave të njohura të sportit por dhe përfaqësuese të grave të sukseshme nga shoqata të ndryshme të shoqërisë civile dhe politikës. Në takim mori pjesë edhe zv/Ministrja e Arsimit znj. Nora Ma-laj.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë u njohën me Deklaratën e Konferencës së 5-të Botërore të Komitetit Olimpik Ndër-kombëtar mbi Femrat dhe Sportin, mbajtur në Shkurt 2012 në Los Angeles.

Diskutimet në këtë Tryezë u fokusuan në mungesën e grave në pozicione ven-dimarrëse në kryesitë e Federatave Spor-tive, mungesa e impaktit të aktivizimit të femrës jo vetëm në sport por dhe në jetën e saj aktive të përditshme, mungesa e strukturave të harmonizuara për masivi-zimin e pjesëmarrjes së femrës me sport, etj.

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara dita vazhdoi me organizime të aktivite-teve sportive në Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Zonjat pjesëmarrëse në aktivitet ju bashkuan grupeve të studenteve dhe për-faqësuesve të Federatës së Dancit Spor-tiv. U realizuan ndeshje basketbolli, de-mostrime të dancit sportiv dhe dita u mbyll me përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve në ushtrime aerobie.

98

K O K S H InformacioneK O K S H InformacioneK O K S H InformacioneK O K S H Informacione

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kuadër të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Ri-nore 2014 është duke punuar për të hartuar një plan strategjik për pjesëmarrjen në këto Lojëra.

Për këtë qëllim, nën iniciativën e Komisionit Teknik të KOKSH, në datë 16 Mars 2012 u zhvil-lua një Tryezë e Rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të : MTKRS, Federatat Sporti-ve të Atletikës, Boksit, Ciklizmit, Peshëngritjes, Mundjes, Notit, Peshëngritjes, Mundjes, Qitjes, Taekëondos; Instituti i Zhvillimit të Arsimit, part-nerë biznesi si Fondacioni Vodafone Albania, si dhe përfaqësues të Kolegjit Tugut Ozal në Tiranë. Ashtu si Olimpiada verore dhe Lojërat

Lojërat Olimpike Rinore 2014

Akademia Olimpike Shqiptare zhvilloi në 23 Mars 2012 Sesionin Vjetor të saj me temë “Olimpizmi në Sistemin Arsimor”. Sesioni u hap me fjalët përshëndetëse të Presidentit të AOSH z. Agron Cuka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello. Se-sioni vazhdoi me prezantime të temave të ndryshme të cilat kishin për qëllim evidenti-min e sportit dhe të Olimpizmit në sistemin Arsimor, duke filluar nga ai parashkollor e deri tek ai universitar.

Materiale të tjera të prezantuara ishin: “Edukimi Olimpik në Sistemin Parashkollor” nga Elvira Baze; “Sporti dhe Arti, një uni-vers pa të cilin njeriu nuk jeton dot” nga Her-mion Madhi; “Olimpizmi në Sistemin Univer-sitar në Shqipëri”, nga Përparim Ferunaj - Drejtor i AOSH; “Parimet e Olimpizmit për një zhvillim social-kulturor-shëndetsor dhe paqe ndërkombëtare” nga Silvana Delia.

Sesioni Vjetor i Akademisë Olimpike ShqiptareTë pranishëm ishim përfaqësues të DAR

të rretheve të ndryshme të vendit si dhe mësues të Edukimit Fizik të shkollave të ndryshme të Tiranës.

Pas prezantimit të temave të ftuarit bënë pyetje dhe dhanë opinionin e tyre në lidhje me cështjet që u trajtuan në këtë Sesion.

Olimpike Dimërore, që nga viti 2010 në të njëjtin koncept tashmë zhvillohen edhe LOR, Lojërat Verore në Singapor 2010 dhe ato Dimërore Insbruk 2012 në Austri, për tu dhënë mundësi edhe sportistëve të rinj të talentuar të përjetojnë emocionet Olimpike, si dhe që ata të zhvillojnë cilësitë e tyre sportive, pasi këto Lojëra janë një trampolinë efikase për Olimpiadën e të rriturve.

Në këtë tryezë u diskutua për mundësitë dhe rritjen e sensibilizimit të institucioneve sportive për më shumë vëmendje tek sportistët e rinj të talentuar dhe për të mbështetur këto talente, që Shqipëria të marrë pjesë me sa më shumë sportistë në Lojërat Olimpike Rinore.

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR JANAR - PRILL 2012

Diplomohen kursantët që morën pjesë në Kursin e Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv, i njohur ndryshe si Kursi i ASMC. Pas një viti angazhimi, shkëmbimi idesh dhe përvojash lidhur me menaxhimin e Organiza-tave Sportive Olimpike në të gjitha aspektet e tij, me ngarkesë dhe me eksperienca të

IOC dhe KOKSHDiplomohen pjesëmarrësit e parë të Kursit të Avancuar mbi Manaxhimin Sportiv (ASMC)

KOKSH – Komiteti Olimpik RusNënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit

Asambleja e 18-të e Përgjithshme ANOC zhvil-loi punimet e saj në Moskë, Rusi, në datat 12 ‐ 17 Prill 2012. Një pikë e rëndësishme e axhendës së kësaj asambleje ishte paraqitja e kandidaturave të qyteteve për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2020. 5 qytete: Doha, Madridi, Baku, Stam-bolli dhe Tokio depozituan kërkesat e tyre zyrtare.

Kjo asamble gjithashtu zgjodhi presidentin e saj të ri: Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.

KOKSH në këtë asamble u përfaqësua me Sekretarin e Përgjithshëm të tij, z. Stavri Bello, i cili, së bashku më Presidentin e Komitetit Olim-pik Rus, z. Aleksandër Zhukov, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me dy Komiteteve Olimpike përkatëse.

veçanta në 6 modulet e kursit gjatë periudhës Shtator 2010-2011, tashmë kemi të diplo-muarit e parë nga IOC nëpërmjet KOKSH. Sot sistemi sportiv Shqiptar ka një vlerë të shtuar dhe ata janë të diplomuarit e ASMC. Tashmë ASMC 1 u zhvillua, ndërtoi rrugën për sukses dhe së shpejti do t’i pasojë stafetën ASMC 2.

Kjo marrëveshje synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e Olimpizmit dhe do të jetë e vlefshme deri në 31 Dhjetor 2014.

1110

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

Federata e AtletikësNë datë 18 Shkurt 2012, në Stamboll, Turqi, u zhvillua Kampionati Ballkanik i Atletikës, në të cilën u

përfaqësua edhe Federata Shqiptare e Atletikës. Bursistja Olimpike Luiza Gega arriti të marrë medaljen e artë në garën e 1500m, me kohën

4,10,75sek. Me këtë kohë ajo theu rekordin kombëtar, si dhe arriti normën për Botërorin e sallave të mbyllura.

Rezultat mjaft i mirë u arrit edhe në garën e 800m për meshkuj nga atleti Nimet Gashi, i cili me kohën 1,56,63sek meritoi medaljen e bronxit.

Federata e MundjesFederata Shqiptare e Mundjes ka marrë pjesë me ekip të plotë (9 mundës), në Kampionatin Euro-

pian të Mundjes, që u zhvillua në Beograd, Serbi në datat 06-11 Mars 2012. Duke qenë se nuk ishte një event kualifikues për në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, ky aktivitet shërbeu si një testim për mundësit pretendentë, të cilët do të marrin pjesë në garat kualifikuese në Finlandë dhe Kinë.

Federata e SkiveNë datat 15-18 Mars 2012, në Dardhë të Korçës u zhvillua

Kampionati Kombëtar i Skive. Mes konkuruesve të shumtë të të gjitha grupmoshave, kanë mbizotëruar ekipi i Shishtavecit dhe i Skënderbeut, përkatësisht me fitues Lirim Haxhiun për meshkuj dhe Paola Tasho për femra. Ndërsa për grupmo-shat 15-17 vjeç dominuan Sokrat Tasho dhe Anxhela Falo.

I pranishëm në këtë kampionat ka qenë dhe skiatori Olim-pist Erion Tola, i cili përveç ndarjes së eksperiencës së tij, u ka dhuruar fituesve të garave nga një palë ski.

Federata e XhudosNë pallatin e Sportit “Farije Hoti” Tiranë, u zhvillua në datën 21 prill 2012 Kampionati Kombëtar për

të Rritur i Xhudos.Në këtë veprimatari sportive morën pjesë 10 ekipe me gjithsej 55 sportisë.Aktiviteti u karakterizua nga një rivalitet i fortë mes ekipeve, ku spikati finalja e kategorisë 66kg,

mes sportistëve Kristjan Lleshi dhe Lurjan Kaci, ku ky i fundit u shpall kampion dhe sportisti më i mirë i kampionatit. Ekip kampion u shpall ekipi i Vllaznisë.

Federata e AlpinizmitNë datë 11 Mars 2012 maja e Gramozit u pushtua për herë

të parë nga alpinistët shqiptarë. Duke patur si pikënisje qyte-tin e Ersekës, rreth 80 alpinistë mes të cilëve dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit z. Jani Ziso, të udhëhe-qur nga alpinisti i njohur korçar Petrika Janaqi, i janë vënë rrugëtimit, ku mbas rreth 5 orësh kanë arritur në lartësinë 2410 m. Vetëm një grup prej 29 alpinistësh të ekipeve të Skënderbeut, Elbasanit, Tomorrit, Flamurtarit e Partizanit kanë arritur të pushtojnë mes kushteve të këqia atmosferike majën më të lartë të Gramozit, të quajtur Quka e Peçit .

Aktivitete të Federatave Shqiptare të Sportit