Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    1/79

    LIGJ

    PËR PROCEDURËN JASHTËKONTESTIMORE

    PJESA E PARË

    DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

    Neni 1

    Me këtë ligj përcaktohen rregullat e procedurës sipas të cilave gjykatatprocedojnë dhe vendosin për gjendjet dhe marrëdhëniet personale, familjare,pronësore dhe gjendjet e marrëdhëniet e tjera juridike, të përcaktuara me këtë ligjose me ligj tjetër.

    Neni 2

    Procedura jashtëkontestimore ngrihet me propozim nga personi iautorizuar dhe nga organi i caktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.

    Procedurë jashtëkontestimore gjyqi ngre me detyrë zyrtare në rastet kur

    kjo është përcaktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.

    Neni 3

    Pjesëmarrës në procedurë jashtëkontestimore është personi për të cilinnë mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë vendimi i gjykatës, i cili interesin e vet juridike realizon përmes kërkesës që gjykata të marrë vendim, si dhe person përkatësishtorgan, e drejta e të cilit në pjesëmarrje është e përcaktuar me ligj.

    Propozues sipas këtij ligji është person, përkatësisht organ me

    propozimin e të cilit është ngritur procedura, ndërsa kundërshtar i propozuesitështë personi ndaj të cilit realizohet e drejta ose interesi juridik i propozuesit .

    Cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë me veprim juridik në punën ecaktuar juridike, gjyqi me përjashtim mund t’ua pranojë edhe atyre formave tëshoqërimit, të cilat nuk e kanë cilësinë e personit juridik, dhe për të cilat medispozita të veçanta nuk është e përcaktuar se mund të jenë pjesëmarrës nëprocedurën jashtëkontestimore, nëse i plotësojnë kushtet për pranimin e cilësisë sëpalës me vendimin e gjyqit, sipas dispozitave të Ligjit për procedurën kontestimore,

    dhe nëse lënda e punës jashtëkontestimore drejtpërdrejt ka të bëjë me ata. Pjesëmarrësit në procedurë, veprimet i ndërmarrin personalisht ose

    përmes të autorizuarit, në pajtim me Ligjin për procedurën kontestimore.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    2/79

    2

    Neni 4

    Gjatë procedurës jashtëkontestimore, gjyqi është i obliguar të kujdeset,që sa më shpejt të përcaktohen dhe sigurohen të drejtat e pjesëmarrësve.

    Gjatë procedurës jashtëkontestimore, gjykata me detyrë zyrtareveçanërisht kujdeset dhe ndërmerr masa për mbrojtjen e të drejtave dhe interesavetë të miturit, për të cilin nuk kujdesen prindërit, si dhe për personat e tjerë të cilëtnuk janë në gjendje që të kujdesen vetë për mbrojtjen e të drejtave dhe i nteresavetë veta.

    Kur në procedurë vendoset për të drejtat dhe interesat e të miturit dhe të

    personave të tjerë, që janë nën përkujdesjen e veçantë të shtetit, gjyqi do tanjoftojë qendrën për punë sociale për ngritjen e procedurës, do ta thërrasë nësean cë dhe do t’ia dërgojë parashtresat pjesëmarrësit, dhe vendimet kundër tëcilave lejohet mjeti juridik, pa marrë parasysh nëse qendra për punë sociale merrpjesë në procedurë.

    Gjyqi kur do të konstatojë se është e nevojshme, do ta thërrasë qendrënpër punë sociale që të marrë pjesë në procedurë, dhe do t’ia caktojë afatin në tëcilin mund ta paraqesë pjesëmarrjen e vet. Derisa nuk skadon ky afat, gjyqi do tandalojë procedurën, por qendra për punë sociale të drejtën e vet për pjesëmarrjenë procedurë, mund ta shfrytëzojë edhe pas skadimit të atij afati.

    Neni 5

    Qendra për punë sociale që merr pjesë në procedurë, edhe atëherë kursipas ligjit nuk është e autorizuar që ta ngrejë procedurën, është e autorizuar që t’indërmarrë të gjitha veprimet në procedurë për mbrojtjen e të drejtave dheinteresave juridike të të miturit dhe të personave të tjerë, që janë nën mbrojtje të

    veçantë të shtetit, e veçanërisht të paraqesë fakte që nuk i kanë paraqiturpjesëmarrësit, të propozojë nxjerrjen e dëshmive dhe të deklarojë mjete juridike.

    Neni 6

    Në procedurën jashtëkontestimore gjyqi mund t’i caktojë përfaqësues tëpërkohshëm secilit pjesëmarrës në procedurë, kur për atë ekzistojnë kushtet eparapara me Ligjin për procedurën kontestimore.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    3/79

    3

    Neni 7

    Gjyqi mund të lejojë që pjesëmarrësi i cili nuk ka aftësi për punë, përveçveprimeve për të cilat është i autorizuar me ligj, për realizimin e të drejtave dheinteresave juridike të veta, t’i ndërmarrë edhe veprimet e tjera në procedurë, nësekonsideron se është në gjendje që t’i kuptojë rëndësinë dhe pasojat juridike tëatyre veprimeve.

    Neni 8

    Në punët jashtëkontestimore që kanë të bëjnë me rregullimin egjendjeve personale të pjesëmarrësit (gjendjet statusore), si dhe në punët e tjera

    jashtëkontestimore, që kanë të bëjnë me të drejtat dhe interesat juridike me të cilatpjesëmarrësit nuk mund të disponojnë, ata në procedurën para gjyqit nuk mund tëheqin dorë nga kërkesa e vet, nuk mund ta pranojnë kërkesën e kundërshtarit, astë lidhin barazim gjyqësor.

    Në procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata mund të konfirmojëedhe fakte që pjesëmarrësit nuk i kanë ditur, si dhe fakte të cilat ndërmjetpjesëmarrësve nuk janë kontestuese, nëse ato janë me rëndësi për marrjen evendimit.

    Neni 9

    Propozimet dhe deklaratat në procedurën jashtë kontestimore, jepen meshkrim ose me gojë në procesverbal para gjykatës.

    Gjyqi do t’i marrë parasysh dhe do t’i vlerësojë propozimet me shkrimdhe me gojë të dhëna nga të gjithë personat e interesuar.

    Gjyqi mund ta dëgjojë pjesëmarrësin në procedurë. Dëgjimi mund tëbëhet edhe në mungesë të pjesëmarrësve të tjerë.

    Neni 10

    Në procedurë jashtëkontestimore, gjyqi merr vendim pas seancës sëmbajtur në rastet kur kjo është e përcaktuar me ligj, ose kur vlerëson se mbajtja eseancës është e nevojshme për zgjidhjen e punëve me rregull.

    Seanca do të mbahet edhe kur pjesëmarrësit e veçantë, edhe pse të

    thirrur me rregull, nuk janë të pranishëm, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuarndryshe.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    4/79

    4

    Neni 11

    Në procedurën për rregullimin e marrëdhënieve dhe gjendjevepersona le dhe familjare, publiku përjashtohet.

    Neni 12

    Propozimi për ngritjen e procedurës jashtëkontestimore mund të tërhiqetderi në marrjen e vendimit të shkallës së parë. Propozimi i paraqitur nga më tepërpersona, mund të tërhiqet nëse ekziston pajtimi i tyre, nëse me këtë ligj dhe me ligjtjetër nuk është përcaktuar ndryshe.

    Propozimi mund të tërhiqet edhe më vonë, derisa vendimi nuk ështëbërë i plotfuqishëm, nëse me këtë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerëpër të cilët ka të bëjë vendimi, ose nëse pjesëmarrësit e tjerë për këtë pajtohen.

    Nëse propozimi është tërhequr pas plotfuqishmërisë së vendimit tëshkallës së parë, gjyqi i shkallës së parë do ta tërheqë vendimin.

    Do të konsiderohet se propozimi është tërhequr, kur propozuesi nukvjen në seancë, ose nuk do të paraqitet në thirrjen e gjyqit edhe pse është thirrurme rregull, ndërsa nuk ekzistojnë rrethana të njohura të përgjithshme, që e kanëpenguar që të vijë në gjyq. Shkaqet e arsyeshme për mungesën, gjyqi mund t’ipranojë edhe pa u deklaruar për këtë pjesëmarrësit e tjerë, derisa nuk u dërgonnjoftim për tërheqjen e propozimit.

    Në rastet nga paragrafët 1 dhe 4 nga ky nen, pjesëmarrësit e tjerë tëcilët sipas ligjit janë të autorizuar që ta ngritin procedurën, mund të propozojnë qëprocedura të vazhdojë. Propozimi për vazhdimin e procedurës, mund të paraqitetnë afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të njoftimit për tërheqjen e propozimit.

    Neni 13

    Për procedim dhe vendimmarrje në procedurën jashtëkontestimore,kompetente janë gjyqet theme lore.

    Në procedurën jashtëkontestimore procedon gjykatësi individual, nëseme këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    5/79

    5

    Neni 14

    Nëse me këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe, përzgjidhjen e procedurës jashtëkontestimore kompetent vendor është gjykata nërajonin e të cilit propozuesi e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

    Neni 15

    Gjatë procedurës jashtëkontestimore, gjyqi me detyrë zyrtare kujdesetpër kompetencën e vet.

    Neni 16

    Nëse gjyqi konfirmon se procedura duhet të zbatohet sipas rregullave tëprocedurës kontestimore, deri në marrjen e vendimit për punën kryesore,procedurën jashtëkontestimore do ta ndërpresë me aktvendim.

    Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni,procedura do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës kontestimore para gjyqitkompetent.

    Veprimet e ndërmarra nga gjyqi jashtëkontestimor (inspektimi,ekspertiza, dëgjimi i dëshmitarëve etj.), nuk janë pa vlefshmëri në procedurënkontestimore. Ato veprime do të përsëriten nëse gjatë ndërmarrjes së tyre ështëkryer cenim thelbësor i dispozitave të procedurës kontestimore.

    Vendimi i marrë në procedurën jashtëkontestimore, kur procedura ështëdashur të zbatohet sipas rregullave të procedurës kontestimore, mund tëkundërshtohet me mjete juridike për shkak të cenimit të procedurës, nëse gjatëmarrjes së vendimit, është kryer ndonjë cenim thelbësor i dispozitave të

    procedurës kontestimore.

    Neni 17

    Në procedurën jashtëkontestimore, gjyqi me detyrë zyrtare mund tëshpallet për jokompetent vendor më së voni në seancën e parë, e nëse seancanuk është mbajtur, deri në ndërmarrjen e veprimit të parë që pjesëmarrësi e kandërmarrë pas marrjes së thirrjes nga gjyqi.

    Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit me të cilin gjyqi është shpallur si

    jokompetent v endor, lënda do t’i lëshohet gjyqit kompetent vendor.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    6/79

    6

    Neni 18

    Nëse gjatë procedurës ndryshojnë rrethanat në bazë të të cilave ështëpërcaktuar kompetenca vendore, gjyqi që e udhëheq procedurën lëndën mund t’ialëshojë gjyqit që është bërë kompetent vendor, nëse është e qartë se në këtëmënyrë do të lehtësohet zbatimi i procedurës, ose nëse kjo është në interes tëpersonave për të cilët gjyqi ka kujdes të veçantë.

    Para lëshimit të lëndës gjyqi do të kërkojë mendim nga qendra për punësociale, nëse ky organ ka marrë pjesë në procedurë.

    Neni 19

    Kompetenca vendore në procedurën jashtëkontestimore, mund tëndërrohet me marrëveshje, nëse kjo është e përcaktuar më këtë ligj ose me ligjtjetër.

    Neni 20

    Për veprimet e kryera në procedurën jashtëkontestimore përpilohe t

    procesverbal.Për deklaratat më pak të rëndësishme nga pjesëmarrësit dhe njoftimet që i

    grumbullon gjyqi, mund të shënohen vërejtje në shkresë. Veprime të veçanta në procedurë mund të ndërmarrin këshilltari i pavarur

    gjyqësor, këshilltari gjyqësor dhe bashkëpunëtori profesional i gjyqit, kur kjo ështëe përcaktuar më këtë ligj ose me ligj tjetër.

    Procesverbalin për veprimet e ndërmarra, e nënshkruajnë personat që indërmarrin veprimet, pjesëmarrësit në procedurë, mbajtësi i procesverbalit dhe

    personat e përcaktuar me këtë ligj, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.

    Neni 21

    Në procedurën jashtëkontestimore, gjyqi vendos me aktvendim. Aktvendimi doemos duhet të jetë i arsyetuar, përveç rasteve kur bazohet

    në pajtimin paraprak të pjesëmarrësve.

    Neni 22

    Kundër aktvendimit të marrë në shkallën e parë, lejohet ankesa te gjyqimë i lartë.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    7/79

    7

    Ankesa parashtrohet në afatin prej 15 ditësh, pas pranimit tëaktvendimit, nëse me këtë ligj dhe ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.

    Neni 23

    Ankesa e ndalon përmbarimin e aktvendimit, nëse me këtë ligj nuk ështëpërcaktuar ndryshe.

    Gjyqi mund të vendosë që ankesa mos ta ndalojë përmbarimin, nëse meprolongimin e përmbarimit mund të ndodhin pasoja të pashmangshme të dëmshme.

    Në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni, kur duhet të mbrohen të drejtat epersonave të mitur, ose të personave të cilët nuk janë në gjendje që të kujdesenvetë për të drejtat e veta, gjyqi me detyrë zyrtare e në rastet e tjera me propozimine pjesëmarrësit, do të caktojë që të depozitohet sigurimi në para. Në rastin kur këtëe kërkojnë rrethanat e veçanta, sigurimi mund të caktohet edhe në formë tjetër, nëpajtim me ligjin.

    Neni 24

    Gjyqi i shkallës së parë, në rast ankese, mund ta ndryshojë ose tarevokojë aktvendimin e vet, nëse me këtë nuk preken të drejtat e personave tëtjerë, për të cilët ka të bëjë aktvendimi.

    Nëse gjyqi i shkallës së parë konstaton se nuk mund ta ndryshojë ose tarevokojë aktvendimin e vet, ankesën bashkë me shkresat do t’i dorëzojë përzgjidhje në gjyqin e shkallës së dytë, pa dallim nëse ankesa është e parashtruar nëafatin ligjor.

    Neni 25

    Gjyqi i shkallës së dytë vendos për ankesat që janë parashtruar mekohë, ndërsa për ankesën jo në kohë të duhur mund të vendosë, nëse me këtë nukpreken të drejtat e personave të tjerë, që janë të bazuara në aktvendimin eankimuar.

    Neni 26

    Nëse aktvendimi i gjyqit varet nga çështja paraprake nëse ekzistonndonjë e drejtë apo raport juridik, ndërsa për atë çështje nuk është marrë vendim

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    8/79

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    9/79

    9

    Neni 30

    Nëse pjesëmarrësi që nuk është organ propozon nxjerrjen e dëshmisë,është i obliguar që me urdhrin e gjyqit, paraprakisht ta depozitojë shumën enevojshme për përmbushjen e shpenzimeve për nxjerrjen e dëshmisë, nëse mekëtë ligj ose me ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.

    Neni 31

    Nëse nxjerrja e dëshmisë është urdhëruar me detyrë zyrtare, gjyqi do tëpërcaktojë se cili nga pjesëmarrësit është i obliguar, që paraprakisht ta depozitojëshumën për përmbushjen e shpenzimeve për nxjerrjen e dëshmisë. Gjyqi do tacaktojë edhe pjesën për secilin pjesëmarrës veç e veç, si dhe afatin në të cilinshuma doemos duhet të depozitohet.

    Nëse në afatin e caktuar pjesëmarrësit nuk i depozitojnë shumat epërcaktuara nga gjyqi, shpenzimet paraprakisht do të përmbushen nga mjetet egjyqit.

    Neni 32

    Shpenzimet e procedurës bien në llogari të pjesëmarrësit në interes tëtë cilit është ngritur procedura, nëse me këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk ështërregulluar ndryshe.

    Neni 33

    Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, në procedurën jashtëkontestimore në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat e Ligjit përprocedurën kontestimore.

    Për propozimin për përsëritjen e procedurës paraprakisht do tëprocedohet si me ankesën e paraqitur jo në kohën e duhur, nëse ekzistojnëkushtet e parapara në nenin 24 të këtij ligji, që gjyqi i shkallës së dytë të vendosëedhe për bazën e ankesës së paraqitur jo në kohën e duhur. Nëse gjyqi i shkallëssë dytë konstaton se ato kushte nuk ekzistojnë, do ta kthejë lëndën në gjy qin eshkallës së parë, për procedimin e propozimit të përsëritjes së procedurës.

    Kundër aktvendimit me të cilin procedura në mënyrë të plotfuqishme ka

    përfunduar, propozimi për përsëritjen e procedurës nuk mund të paraqitet, nësepjesëmarrësit me këtë ligj ose me ligj tjetër i njihet e drejta, që kërkesën e vet për

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    10/79

    10

    të cilën është vendosur me aktvendim, ta realizojë në procedurën kontestimore,përkatësisht administrative.

    PJESA E DYTË

    PROCEDURAT E VEÇANTA

    I. RREGULLIMI I GJENDJEVE PERSONALE

    Kreu I

    H EQJA E AFTËSISË PËR PUNË DHE KTHIMI I AFTËSISË PËR PUNË

    Neni 34

    Në procedurën për heqjen e aftësisë për punë, gjyqi vendos për heqjene pjesshme ose të tërësishme të aftësisë për punë, personit i cili për shkak tësëmundjes psikike, të metave psikike, përdorimit të alkoolit ose helmeve të tjera

    nervore, drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekurzorëve, nuk ështënë gjendje të kujdeset për vetveten dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe interesavetë veta.

    Kur do të pushojnë shkaqet për të cilat personit i është hequr aftësia përpunë, gjyqi vendos për kthimin e pjesshëm ose të tërësishëm të aftësisë për punëtë atij personi.

    Neni 35

    Për heqjen e aftësisë për punë të personit shtetas i Republikës sëMaqedonisë, kompetent është gjyqi në rajonin e të cilit personi e ka vendbanimin,përkatësisht vendqëndrimin.

    Nëse personi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka vendbanim, përkatësishtvendqëndrim në Republikën e Maqedonisë, kompetent është gjyqi në rajonin e tëcilit, ai person e ka pasur vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin e fundit.

    Neni 36

    Procedurën për heqjen e tërësishme ose të pjesshme të aftësisë përpunë, gjyqi e ngrit me detyrë zyrtare ose me propozimin nga bashkëshorti, fëmija,

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    11/79

    11

    nipi, prindi, gjyshi, gjyshja, vëllai, motra ose çdokush tjetër i cili me atë person jetonnë bashkësi të përhershme, si dhe me propozimin e qendrës kompetente për punësociale.

    Neni 37

    Në propozimin për heqjen e aftësisë për punë, duhet të paraqiten faktetprej të cilave rezulton se ekzistojnë kushtet për heqjen e aftësisë për punë tëpersonit, dhe dëshmitë me të cilat vërtetohen ato fakte.

    Neni 38

    Procedura për heqjen e aftësisë për punë është urgjente.

    Neni 39

    Për ngritjen e procedurës për heqjen e aftësisë për punë njoftohetqendra për punë sociale, nëse procedura nuk është ngritur me propozimin e saj.

    Neni 40

    Në rastet urgjente dhe të arsyeshme, gjyqi gjatë procedurës personitndaj të cilit udhëhiqet procedura mund t’ia caktojë përfaqësuesin e përkohshëm.

    Para caktimit të përfaqësuesit të përkohshëm, gjyqi do ta dëgjojëpersonin nëse kjo është e mundur.

    Për caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, gjyqi pa prolongim enjofton qendrën për punë sociale.

    Përfaqësuesi i përkohshëm do të shkarkohet nga detyra, nësepropozimi për heqjen e aftësisë për punë është refuzuar në mënyrë tëplotfuqishme, ose procedura është ndërprerë, përkatësisht kur do të pushojnëshkaqet për të cilat është caktuar, si dhe kur qendra për punë sociale do ta caktojëtutorin e përkohshëm.

    Neni 41

    Nëse personi ndaj të cilit është ngritur procedura për heqjen e aftësisë

    për punë ka pasuri të patundshme, ajo shënohet (vihet shënim) në librat publikë,në të cilat regjistrohen të drejtat ndaj patundshmërive.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    12/79

    12

    Gjyqi pa prolongim (menjëherë) do ta njoftojë organin që i mban libratpublikë për evidencën e patundshmërive për të vënë shënim se është ngriturprocedura.

    Neni 42

    Në seancë thirren propozuesi dhe përfaqësuesi i përkohshëm,përkatësisht tutori.

    Neni 43

    Gjyqi do ta marrë në pyetje personin ndaj të cilit mbahet procedura përheqjen e aftësisë për punë për të gjitha faktet thelbësore për marrjen e aktvendimit,nëse kjo është e mundur dhe nëse nuk ndikon në mënyrë të dëmshme ndajshëndetit të tij.

    Neni 44

    Gjyqi është i obliguar që t’i dëgjojë edhe personat që mund të japin të

    dhëna për jetën dhe sjelljen e personit ndaj të cilit mbahet procedura, ndërsa sipasnevojës për ato fakte mund të marrë të dhëna edhe nga organi, ose organizata ecila disponon me ato.

    Neni 45

    Gjyqi është i obliguar të përcaktojë që personi ndaj të cilit është ngriturproceduar për heqjen e aftësisë për punë të kontrollohet nga së paku dy mjekë,prej të cilëve njëri prej tyre doemos duhet të jetë specialist për sëmundje nervoredhe psikike.

    Kontrolli bëhet në praninë e gjykatësit, përveç kur kontrolli bëhet nëinstitucionin shëndetës or stacionar.

    Kontrolli i kryer pa praninë e gjykatësit, paraqet cenim thelbësor tëdispozitave të Ligjit për procedurë jashtëkontestimore.

    Neni 46

    Gjyqi mund të urdhërojë që personi ndaj të cilit është ngritur procedurapër heqjen e aftësisë për punë, në kohën e duhur por më së gjati deri në tre muaj,të mbahet në institucionin shëndetësor publik për sëmundje psikike, nëse kjo është

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    13/79

    13

    e domosdoshme për konfirmimin e gjendjes së tij psikike, përveç në rastet kur përshkak të mbajtjes së atillë, do të ndodhin pasoja të dëmshme për shëndetin e tij.

    Neni 47

    Kundër aktvendimit për mbajtjen në institucionin shëndetësor publik përsëmundje psikike, në fatin prej tri ditësh pas pranimit të aktvendimit, mund tëparashtrojnë ankesë propozuesi, personi ndaj të cilit është ngritur procedura dhepërfaqësuesi i tij i përkohshëm, përkatësisht tutori.

    Ankesa nuk e ndalon zbatimin.

    Për ankesën gjyqi më i lartë është i obliguar që të marrë aktvendim nëafat prej tri ditësh.

    Neni 48

    Pas zbatimit të procedurës, gjyqi vendos nëse personit ndaj të cilitmbahet procedura, do t’ia heqë tërësisht ose pjesërisht aftësinë për punë.

    Personi të cilit pjesërisht i është hequr aftësia për punë, barazohet mepersonin e mitur që i ka mbushur 15 vjet moshë.

    Neni 49

    Pas pushimit të shkaqeve për të cilat personit i është hequr aftësia përpunë, gjyqi do të marrë aktvendim me të cilin do t’ia kthejë aftësinë për punëpjesërisht ose tërësisht.

    Neni 50

    Gjyqi mund ta prolongojë marrjen e aktvendimit për heqjen epërkohshme të aftësisë për punë për shkak të përdorimit të alkoolit ose helmeve tëtjera nervore, drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekurzorëve, nëseme bazë mund të pritet se personi ndaj të cilit është ngritur procedura për heqjen eaftësisë për punë, do të përmbahet nga përdor imi i alkoolit ose nga helmet e tjeranervore, drogat narkotike, substancat psikotropike dhe prekurzorët, veçanërishtnëse personi i është nënshtruar mjekimit në organizatën përkatëse shëndetësore.

    Gjatë procedurës, gjyqi mundet t’i sugjerojë personit ndaj të cilit mbahet

    procedura për mundësinë që ta prolongojë miratimin e aktvendimit për heqjen e

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    14/79

    14

    aftësisë për punë, nëse ai person vullnetarisht i nënshtrohet mjekimit nëinstitucionin përkatës shëndetësor publik.

    Gjyqi mund ta prolongojë miratimin e aktvendimit për marrjen e aftësisëpër punë, në kohëzgjatje prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, ndërsaaktvendimin do ta revokojë nëse personi e ndërpret mjekimin, ose në mënyrë tjetëre pengon mjekimin, si dhe nëse është lëshuar nga organizata shëndetësore pë rshkak të prishjes së rendit.

    Neni 51

    Nëse pas miratimit të aktvendimit për heqjen e tërësishme të aftësisëpër punë, konfirmohet se gjendja e personit për të cilin ka të bëjë aktvendimi ështëpërmirësuar, aq sa është e mjaftueshme dhe pjesërisht i aftë, gjyqi mund tandryshojë aktvendimin dhe të përcaktojë heqjen e pjesshme të aftësisë për punë.

    Neni 52

    Ndryshimin e aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë, gjyqi e kryenme detyrë zyrtare ose me propozimin e personave, përkatësisht organit nga neni36 i këtij ligji, si dhe nga personi që i është marrë aftësia për punë dhe tutori i tij.

    Neni 53

    Aktvendimi për heqjen e aftësisë për punë dhe për kthimin e aftësisë përpunë dhe ndryshimi i aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë, ka veprim juridiknga di ta kur aktvendimi i është dorëzuar personit për të cilin ka të bëjë,përkatësisht përfaqësuesit të tij.

    Gjyqi mund ta prolongojë veprimin e aktvendimit, deri në ditën kuraktvendimi do të bëhet i plotfuqishëm.

    Neni 54

    Aktvendimi i plotfuqishëm për heqjen e aftësisë për punë, për kthimin eaftësisë për punë dhe për ndryshimin e aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë,gjyqi do ta dorëzojë te organi kompetent për mbajtjen e librave amë të të lindurvepër regjistrim, te organi kompetent për regjistrim në librat publikë në të cilëtregjistrohen të drejtat ndaj patundshmërive, nëse personi për të cilin ka të bëjë

    aktvendimi, ka pasuri të patundshme dhe te qendra për punë sociale.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    15/79

    15

    Neni 55

    Kundër aktvendimeve nga nenet 47, 50 dhe 51 të këtij ligji, ankesëmund të parashtrojë personi me të cilin ka të bëjë aktvendimi, tutori, propozuesidhe qendra për punë sociale.

    Neni 56

    Në procedurën për heqjen e aftësisë për punë dhe për kthimin e aftësisëpër punë, lejohet revizioni si mjet juridik i jashtëzakonshëm.

    Neni 57

    Shpenzimet e procedurës për heqjen e aftësisë për punë bien në llogaritë personit të cilit i është hequr aftësia për punë.

    Nëse procedura është mbajtur me propozimin e personit të autorizuar,ndërsa propozimi është refuzuar, shpenzimet bien në llogari të propozuesit.

    Kreu II

    MBAJTJA NË INSTITUCIONIN SHËNDETËSOR PUBLIK PËR MJEKIMIN E SËMUNDJEVE PSIKIKE

    Neni 58

    Në procedurën për mbajtje në institucion publik shëndetësor përmjekimin e sëmundjeve psikike (në këtë krye organizata shëndetësore), gjyqive ndos kur personi i sëmurë psiqikisht, duhet të kufizohet në lirinë e qarkullimit osekontaktimit me botën e jashtme.

    Procedura është urgjente.

    Neni 59

    Kur organizata shëndetësore do ta pranojë personin e sëmurëpsiqikisht, pa pajtimin e tij ose pa vendimin e gjyqit, personi i autorizuar iinstitucionit publik shëndetësor, është i obliguar që në afat prej 48 orësh tëparashtrojë fletëparaqitje në gjyq.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    16/79

    16

    Kur institucioni publik shëndetësor do ta pranojë personin me vullnetin etij, të vërtetuar me deklaratë me shkrim para personit të autorizuar dhe para dydëshmitarëve të moshës madhore që dinë shkrim lexim, që nuk janë të punësuarnë institucionin publik shëndetësor dhe nuk janë farefis nga gjaku me personin qëpranohet, në vijë të drejtë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt, nga krushqiaderi në shkallën e dytë, as bashkëshorti i tij, si dhe as personi që e ka sjellë nëinstitucionin publik shëndetësor, edhe nëse pas pranimit personi kufizohet në lirinëe qarkullimit ose kontaktimit me botën e jashtme, personi i autorizuar në afat prej48 orësh është i obliguar që të parashtrojë fletëparaqitje në gjyq.

    Personi i autorizuar njoftimin nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, edërgon në gjyq në rajonin e të cilit gjendet institucioni publik shëndetësor.

    Neni 60

    Fletëparaqitja nga neni 59 paragrafi 1 dhe 2 i këtij ligji, përmban tëdhëna për atë se kush e ka sjellë personin në institucionin publik shëndetësor, përnatyrën dhe shkallën e sëmundjes, dhe dëshmi në bazë të të cilave institucioni kapërfunduar për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.

    Neni 61

    Fletëparaqitja nga neni 59, paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji, nukparashtrohet nëse personi është mbajtur në institucionin publik shëndetësor, nëbazë të aktvendimit të marrë në procedurën për privimin nga aftësia për punë osenë procedurën penale.

    Neni 62

    Nëse personi i cili me vullnetin e tij është pranuar në institucionin publikshëndetësor e revokon pajtimin e dhënë, ndërsa personi i autorizuar konstaton sembajtja e tij është e nevojshme, në afat prej 48 orësh ai është i obliguar që tanjoftojë gjyqin.

    Afati për njoftimin e gjyqit rrjedh nga ora kur është revokuar pëlqimi idhënë.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    17/79

    17

    Neni 63

    Procedura për mbajtje në institucionin publik shëndetësor, ngrihet medetyrë zyrtare kur gjyqi e pranon fletëparaqitjen, ose në mënyrë tjetër njoftohet sendonjë person është mbajtur në institucionin publik shëndetësor pa pajtimin e tij.

    Neni 64

    Pas ngritjes së procedurës për mbajtjen e personit në institucionin publikshëndetësor, do të urdhërojë që personi i mbajtur të kontrollohet.

    Kontrollimi kryhet sipas nenit 45 të këtij ligji.

    Neni 65

    Gjyqi është i obliguar që t’i shqyrtojë të gjitha rrethanat me rëndësi përmarrjen e aktvendimit dhe ta marrë në pyetje personin ndaj të cilit bëhet kontrolli,nëse kjo është e mundur dhe nëse kjo nuk ndikon në mënyrë të dëmshme ndajshëndetit të tij.

    Neni 66

    Gjyqi në bazë të rezultateve nga kontrolli dhe veprimet e realizuara, nëafatin prej tri ditësh do të vendosë nëse personi i kontrolluar do të mbahet nëinstitucionin publik shëndetësor, ose do të lëshohet. Për këtë do të njoftohetqendra për punë sociale.

    Neni 67

    Kur gjyqi do të vendosë që personi i kontrolluar të mbahet nëinstitucionin publik shëndetësor, njëkohësisht do ta caktojë edhe kohën e cila nukmund të jetë më e gjatë se një vit.

    Neni 68

    Nëse institucioni publik shëndetësor vlerëson se personi i mbajtur duhettë mbetet për mjekim edhe pas skadimit të kohës së përcaktuar me aktvendimin egjyqit, është i obliguar që tridhjetë ditë para skadimit të asaj kohe, nga gjyqi të kërkojë vazhdimin e mbajtjes.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    18/79

    18

    Neni 69

    Aktvendimin për vazhdimin e kohës për mbajtje, gjyqi e merr në bazë tëkontrollit të përsëritur dhe dëgjimit të personit të sëmurë, në pajtim me nenet 64dhe 65 të këtij ligji.

    Neni 70

    Me propozim të personit që është mbajtur në institucionin publikshëndetësor, tutorit të tij ose personave, përkatësisht organit nga neni 36 i këtijligji, gjyqi mund të marrë aktvendim për lëshim, edhe para skadimit të kohës sëpërcaktuar për mbajtje, nëse konstaton se gjendja shëndetësore e personit tëmbajtur është përmirësuar.

    Para marrjes së aktvendimit, gjyqi do të kërkojë raport dhe mendim ngainstitucioni publik shëndetësor për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.

    Institucioni publik shëndetësor është i obliguar që t’i dorëzojë gjyqitraporte të kohëpaskohshme për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.

    Neni 71

    Gjyqi para skadimit të kohës së caktuar për mbajtje në institucioninpublik shëndetësor, e në bazë të mendimit të institucionit publik shëndetësor,mund të marrë aktvendim se ka pushuar nevoja për mbajtjen e mëtejme tëpersonit.

    Neni 72

    Kundër aktvendimeve nga neni 66, 70 dhe 71 të këtij ligji, ankesë mundtë parashtrojë personi me të cilin ka të bëjë aktvendimi dhe personi, përkatësishtorgani nga neni 36 i këtij ligji, në afat prej tri ditësh nga pranimi i aktvendimit.

    Gjyqi i shkallës së dytë është i obliguar që të marrë aktvendim në afatinprej tri ditësh.

    Neni 73

    Shpenzimet për zbatimin e kësaj procedure bien në llogari të gjyqit.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    19/79

    19

    KREU III

    SHPALLJA E PERSONIT TË ZHDUKUR SI TË VDEKUR DHE VËRTETIMI I VDEKJES

    Neni 74

    Në procedurën për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur dhe përvërtetimin e vdekjes, gjyqi e shpall personin e zhdukur si të vdekur, përkatësisht ekonfirmon vdekjen e personit për të cilin nuk ka dëshmi se ka vdekur, sipaskushteve të parapara me ligj.

    Neni 75

    Për shpalljen e shtetasit të zhdukur të Republikës së Maqedonisë siperson të vdekur, kompetent është gjyqi i Republikës së Maqedonisë, në rajonin etë cilit ai person e ka pasur vendbanimin në kohën e zhdukjes.

    Nëse shtetasi i Republikës së Maqedonisë nuk ka pasur vendbanim nëkohën e zhdukjes në Republikën e Maqedonisë, ose kjo nuk mund të konfirmohet,gjyqin kompetent vendor do ta përcaktojë Gjyqi Suprem i Republikës sëMaqe donisë.

    Neni 76

    Propozim për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, mund tëparaqesë secili person që ka interes juridik për këtë dhe prokurori publik.

    Propozim nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqesë edhe avokatipublik, kur është në pyetje interesi pronësor i Republikës.

    Neni 77

    Propozimi për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur i përmbanfaktet që janë me rëndësi për marrjen e aktvendimit, e nëse propozues nuk ështëprokurori publik, në propozim shënohet në çka përmbahet interesi i propozuesit përshpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.

    Neni 78

    Gjyqi pas pranimit të propozimit vlerëson nëse ka nevojë për dëgjimin edëshmitarëve dhe marrjen e të dhënave dhe njoftimeve.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    20/79

    20

    Neni 79

    Nëse gjyqi konfirmon se janë plotësuar kushtet për ngritjen e procedurëssipas këtij ligji, do të japë shpallje në të cilën do të shënohen rrethanat thelbësoretë rastit dhe do të thirret personi i zhdukur, si dhe çdokush tjetër që di për jetën etij, të paraqitet në gjyq në afatin prej tre muajsh nga botimi i shpalljes në “Gazetënzyrtare të Republikës së Maqedonisë”, me njoftim se pas skadimit të atij afati,personi i zhdukur do të shpallet si i vdekur.

    Shpallja botohet në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhenë tabelën e shpalljeve në gjyq, ndërsa do të publikohet edhe në vendin në të cilin

    personi i zhdukur e ka pasur vendbanimin e vet të fundit, përkatësishtvendqëndrimin. Gjyqi mund të përcaktojë që shpallja të publikohet edhe përmesmjeteve të tjera të informimit, si dhe jashtë vendit.

    Pas skadimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nësepersoni i zhdukur nuk lajmërohet, do të njoftohet qendra për punë sociale që tacaktojë tutorin e personit të zhdukur, si dhe prokurorin publik.

    Neni 80

    Procedura për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur do tëndërpritet, nëse propozuesi e tërheq propozimin, ose nëse nuk e depozitonshumën e nevojshme të shpenzimeve për publikimin e shpalljes, përveç nësepropozimin e kanë paraqitur prokurori publik ose avokati publik.

    Neni 81

    Pas skadimit të afatit të përcaktuar në shpallje, gjyqi do të caktojë

    seancë në të cilën do t’i dëgjojë propozuesin dhe tutorin e personit të zhdukur, dhevarësisht nga rezultatet e procedurës, do ta shpallë si të vdekur personin: 1. për jetën e të cilit në pesë vitet e fundit, nuk ka pasur kurrfarë

    lajmesh, ndërsa nga lindja e të cilit kanë kaluar së paku gjashtëdhjetë vjet; 2. për jetën e të cilit në pesë vitet e fundit nuk ka pasur kurrfarë

    lajmesh, e për të cilin mund të besohet se më nuk është i gjallë; 3. që është zhdukur në anije, fatkeqësi komunikacioni, zjarr, vërshim,

    tërmet ose në rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për vdekje, e për jetën e të cilit nuk kapasur kurrfarë lajmesh, së paku gjashtë muaj nga dita kur ka pushuar rreziku;

    4. që është zhdukur në kohën e gjendjes së luftës, e për jetën e të cilitnuk ka pasur kurrfarë lajmesh, një vit nga dita kur kanë pushuar armiqësitë.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    21/79

    21

    Afatet nga pikat 1 dhe 2 nga paragrafi 1 i këtij neni, llogariten nga ditakur sipas lajmeve të fundit personi i zhdukur padyshim ka qenë i gjallë, e nëse nukmund të konfirmohet saktësisht ajo ditë, ato afate fillojnë të rrjedhin me përfundimine muajit, përkatësisht vitit në të cilin sipas lajmeve të fundit, personi i zhdukur kaqenë i gjallë.

    Neni 82

    Në aktvendimin me të cilin personi i zhdukur shpallet si i vdekur,shënohet dita, e sipas mundësisë edhe ora, që konsiderohet si koha e vdekjes së

    personit të zhdukur. Si ditë e vdekjes konsiderohet dita, kur në bazë të dëshmive të nxjerra,

    mund të besohet se personi i zhdukur ka vdekur, përkatësisht dita të cilën personi izhdukur besohet se nuk e ka mbijetuar. Nëse nuk mund të konfirmohet ajo ditë,konsiderohet se vdekja ka ndodhur në ditën e parë pas skadimit të afateve nganeni 81, paragrafi 1 i këtij ligji.

    Neni 83

    Nëse personi i zhdukur i shpallur si i vdekur, paraqitet personalisht nëgjyq, gjyqi pasi ta konfirmojë identitetin e tij, pa procedurë të mëtejme, do tashfuqizojë aktvendimin e vet për shpalljen e atij personi si të vdekur.

    Gjyqi këtë procedurë do ta zbatojë edhe me propozimin e organit dhepersonave nga neni 76 i këtij ligji.

    Neni 84

    Nëse personi i zhdukur i shpallur si i vdekur është i gjallë, ose ka vdekurnë ditë tjetër, e jo në atë ditë të konfirmuar me aktvendimin e gjyqit, gjyqi mepropozimin e secilit person që ka interes juridik, prokurorit publik ose avokatitpublik, pas zbatimit të procedurës do të shfuqizojë, përkatësisht do ta ndryshojëaktvendimin e vet për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.

    Neni 85

    Për ngritjen e procedurës pë r revokimin ose ndryshimin e aktvendimit

    për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, menjëherë do të njoftohet gjyqikompetent për shqyrtimin e trashëgimisë së atij personi.. Gjyqi do ta ndërpresë

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    22/79

    22

    procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë nëse procedura është në vijim, e nësetrashëgimia është shqyrtuar në mënyrë të plotfuqishme, do të urdhërojë që tëbëhet shënimi në librat publikë, në të cilat regjistrohen të drejtat e patundshmërive,se është ngritur procedura për shfuqizimin përkatësisht ndryshimi n, e aktvendimitpër shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.

    Nëse gjyqi në bazë të dëshmive të nxjerra, konfirmon se nuk ka vendpër shfuqizimin, as për ndryshimin e aktvendimit për shpalljen e personit tëzhdukur si të vdekur, për këtë do ta njoftojë gjyqin kompetent për shqyrtimin etrashëgimisë, përkatësisht gjyqin kompetent për fshirjen e shënimit në libratpublikë.

    Neni 86

    Kundër aktvendimit me të cilin personi i zhdukur është shpallur si ivdekur dhe kundër aktvendimit me të cilin ai aktvendim është ndryshuar,përkatësisht shfuqizuar, si dhe kundër aktvendimit me të cilin kërkesa ështërefuzuar ose procedura është ndërprerë, ankesë mund të parashtrojë propozuesi,tutori i personit për të cilin udhëhiqet procedura, prokurori publik ose avokati pub lik.

    Neni 87

    Aktvendimin e plotfuqishëm për shpalljen e personit të zhdukur si ivdekur, përkatësisht aktvendimin e plotfuqishëm për ndryshimin ose shfuqizimin eaktvendimit për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, gjyqi do ta dorëzojë teofiqari kompetent për regjistrimin në librin amë të të vdekurve dhe në gjyqinkompetent për shqyrtimin e trashëgimisë së personit të zhdukur, ndërsaaktvendimin për shfuqizim edhe te qendra për punë sociale.

    Neni 88

    Nëse vdekja e ndonjë personi nuk mund të dëshmoh et me dokumentine paraparë në Ligjin për librat amë, secili person që ka interes publik dhe prokuroripublik, si dhe avokati publik, mund t’i propozojnë gjyqit që të nxirren dëshmi përvdekjen dhe të marrë aktvendim për argumentimin e vdekjes së atij pers oni.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    23/79

    23

    Neni 89

    Në procedurën për argumentimin e vdekjes, në mënyrë përkatëse do tëzbatohen dispozitat nga nenet 76- 86 të këtij ligji, me atë që propozimi për ngritjen eprocedurës, mund të paraqitet menjëherë pas vdekjes së personit vdekja e të cilitargume ntohet, ndërsa afati i shpalljes nuk mund të jetë më i shkurtër sepesëmbëdhjetë ditë, as më i gjatë se tridhjetë ditë.

    Neni 90

    Në aktvendimin për argumentimin e vdekjes së ndonjë personi, do tëshënohet dita që është konfirmuar si dita e vdekjes së atij personi, e nëse kjo nukështë e mundur, do të shënohet dita të cilën personi nuk e ka mbijetuar.

    Neni 91

    Aktvendimi i plotfuqishëm me të cilin dëshmohet vdekja e ndonjëpersoni, dorëzohet te ofiqari kompetent, për regjistrim në librat amë të të vdekurve.

    Neni 92

    Vdekja e shtetasit të huaj mund të dëshmohet nëse në propozimkonfirmohet se ka vdekur në territorin e Republikës së Maqedonisë.

    Nuk mund të mbahet procedura për shpalljen e shtetasit të huaj tëzhdukur si të vdekur.

    II. RREGULLIMI I MARRËDHËNIEVE FAMILJARE

    Kreu IV

    LËSHIMI I LEJES PËR LIDHJEN E MARTESËS

    Neni 93

    Në procedurën për lidhjen e martesës, gjyqi vendos për lëshimin e lejespër lidhjen e martesës ndërmjet personave të caktuar, kur me ligj janë përcaktuar

    kushtet se martesë e plotfuqishme ndërmjet tyre mund të lidhet, vetëm në bazë tëlejes së gjyqit.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    24/79

    24

    Neni 94

    Për lëshimin e lejes për lidhjen e martesës së personit të mitur që i kambushur gjashtëmbëdhjetë vjet, kompetent është gjyqi në rajonin e të cilit aiperson e ka pasur vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.

    Neni 95

    Propozimin për lëshimin e lejes për lidhjen e martesës, e paraqetpersoni i mitur.

    Neni 96

    Nëse të dy personat që duan të lidhin martesë janë të mitur, paraqesinpropozim të përbashkët që t’u lejohet lidhja e martesës, në gjyqin kompetentvendor për njërin nga ata.

    Neni 97

    Propozimi i përmban të dhënat personale për personin e mitur, përprindërit e tij, përkatësisht për tutorin dhe për personin me të cilin dëshiron ta lidhëmartesën, si dhe dëshmi për rrethanat se ai person e ka arritur pjekurinë truporedhe psikike, të duhur për kryerjen e të drejtave dhe detyrave që vijnë në martesë.

    Neni 98

    Gjyqi është i obliguar që t’i analizojë të gjitha rrethanat thelbësore përvendimmarrje, e veçanërisht të konfirmojë nëse personi i mitur e ka arritur

    pjekurinë trupore dhe psikike për kryerjen e të drejtave dhe obligimeve që vijnë nëmartesë, dhe nëse lirisht dhe me arsye ka marrë vendim që të lidhë martesë.

    Gjyqi është i obliguar që t’i analizojë edhe cilësitë personale, gjendjenpro nësore dhe rrethanat e tjera thelbësore, që kanë të bëjnë me personin me tëcilin i mituri dëshiron të lidhë martesë.

    Për analizën, përkatësisht konfirmimin e rrethanave nga paragrafët 1dhe 2 të këtij neni, gjyqi do t’i dëgjojë të miturin, prindërit e tij përkatësisht tutorin,personin me të cilin i mituri dëshiron ta lidhë martesën, pas mendimit të marrë

    paraprakisht nga institucioni shëndetësor dhe ndihmës profesionale nga qendrapër punë sociale.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    25/79

    25

    Dëgjimi i të miturit kryhet veç, pa praninë e pjesëmarrësve të tjerë nëprocedurë.

    Neni 99

    Në aktvendimin me të cilin personit të mitur i lejohet lidhja e martesës,shënohet me cilin person i lejohet ta lidhë martesën, si dhe ajo se martesa mund tëlidhet pas plotfuqishmërisë së aktvendimit.

    Në arsyetimin e aktvendimit me të cilin jepet leja për lidhjen e martesës,gjyqi i shënon faktet dhe rrethanat në bazë të të cilave, ka përfunduar se ekziston

    pjekuria trupore dhe psikike e të miturit, e duhur për kryerjen e të drejtave dhedetyrave që vijnë në martesë.

    Neni 100

    Aktvendimi me të cilin lejohet lidhja e martesës i dorëzohet personit tëmitur, prindërve të tij, përkatësisht tutorit dhe qendrës për punë sociale, ndërsaaktvendimi me të cilin refuzohet kërkesa, i dorëzohet vetëm personit të mitur.

    Neni 101

    Kundër aktvendimit të gjyqit me të cilin lejohet lidhja e martesës, ankesëmund të parashtrojnë prindërit e tij, përkatësisht tutori i personit të mitur dheqendra për punë sociale, ndërsa kundër aktvendimi me të cilin refuzohet kërkesa,ankesë mund të paraqesë vetëm personi i mitur.

    Neni 102

    Në procedurën për dhënien e lejes për lidhjen e martesës ndërmjetpersonave që janë të lindur (farefis), në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat nganenet 94, 96 dhe 99 të këtij ligji.

    Neni 103

    Propozimi për lidhjen e martesës ndërmjet anëtarëve të farefisit,paraqitet bashkërisht te gjyqi kompetent vendor për njërin prej tyre.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    26/79

    26

    Neni 104

    Gjyqi është i obliguar që t’i analizojë të gjitha rrethanat dhe të konfirmojënëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për lidhjen e martesës.

    Nëse paraqitësit e propozimit ose njëri prej tyre është person i mitur,gjyqi do të veprojë në pajtim me nenin 98 të këtij ligji.

    Neni 105

    Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet ose lejohet lidhja e martesësndërmjet anëtarëve të farefisit, ankesë mund të paraqesin vetëm paraqitësit epropozimit. Nëse paraqitësi i propozimit ose njëri prej tyre është person i mitur, dotë zbatohen dispozitat nga nenet 100 dhe 101 të këtij ligji.

    Kreu V

    MARRJA E KRYERJES SË TË DREJTAVE PRINDËRORE, PËRCAKTIMI QË PRINDËRIT TA KENË POZITËN E TUTORIT

    DHE KTHIMI I TË DREJTAVE PRINDËRORE

    Neni 106

    Në procedurën për marrjen e kryerjes së të drejtave prindërore dhekthimin e të drejtave prindërore, gjyqi konfirmon nëse ekzistojnë shkaqe që prinditt’i merret e drejta e kryerjes së të drejtave prindërore, ose ta ketë pozitën e tutorit,përkatësisht që t’i kthehet kryerja e të drejtave prindërore.

    Me marrjen e kryerjes së të drejtave prindërore sipas kuptimit tëdispozitave të këtij kreu, nënkuptohet edhe përcaktimi i prindit që ta ketë pozitën etutorit.

    Neni 107

    Për marrjen e kryerjes së të drejtave prindërore dhe për kthimin e tëdrejtave prindërore, kompetent është gjyqi në rajonin e të cilit personi ndaj të cilitngrihet procedura e ka vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, ose gjyqi në

    rajonin e të cilit fëmija e ka vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin. Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, procedurën e përfundon gjyqi i cili i

    pari e ka ngritur procedurën.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    27/79

    27

    Neni 108

    Procedura për marrjen e të drejtave prindërore dhe kthimin e të drejtaveprindërore, ngrihet me propozim nga prindi tjetër dhe qendra për punë sociale,ndërsa procedura për kthimin e të drejtave prindërore edhe me propozimin e prindittë cilit i është hequr kryerja e atyre të drejtave.

    Nëse i mituri është pronar i pronës së patundshme, ngritja e procedurësshënohet në librin publik.

    Neni 109

    Në procedurën për marrjen e kryerjes së të drejtave prindërore dhekthimin e të drejtave prindërore, gjyqi do t’i dëgjojë propozuesin, prindin ndaj të cilitudhëhiqet procedura nëse kjo është e mundur, prindin ndaj të cilit nuk mbahetprocedura nëse nuk është propozues, dhe personat e tjerë që mund të japinnjoftime të duhura.

    Nëse propozimi për kthimin e të drejtave prindërore nuk është paraqiturnga qendra për punë sociale, gjyqi do të kërkojë mendim edhe prej tij.

    Neni 110

    Kundër aktvendimit të miratuar në procedurën për marrjen e kryerjes sëtë drejtave prindërore dhe për kthimin e të drejtave prindërore, ankesë mund tëdeklarojnë - prindi me të cilin ka të bëjë aktvendimi, prindi tjetër dhe qendra përpunë sociale nëse me propozimin e tyre është ngritur procedura.

    Neni 111

    Aktvendimin e plotfuqishëm për marrjen e kryerjes së të drejtaveprindërore dhe kthimin e të drejtave prindërore, gjyqi do t'ia dorëzojë ofiqaritkompe tent për shkak të regjistrimit në librin e amzës së të lindurve.

    Kreu VI

    VAZHDIMI I TË DREJTAVE PRINDËRORE DHE DETYRIMET PAS MOSHËS MADHORE

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    28/79

    28

    Neni 112

    Në procedurën për vazhdimin e kryerjes së të drejtës prindërore dhedetyrimit pas moshës madhore, gjyqi vendos për vazhdimin e kësaj të drejte dhedetyrimi nëse fëmija edhe pas moshës madhore për shkak të pengesave nëzhvillimin psikik nuk është i aftë të kujdeset vetë për veten dhe për mbrojtjen e tëdrejtave dhe interesave të veta.

    Procedura për vazhdimin e të drejtës dhe të detyrimit prindëror pasmoshës madhore ngrihet dhe kryhet para moshës madhore të fëmijës .

    Procedura për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas

    moshës madhore është urgjente.

    Neni 113

    Për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas moshës madhoreështë kompetent gjyqi në rajonin e të cilit prindi ka vendbanim, përkatësishtvendqëndrim dhe gjyqi në rajonin e të cilit fëmija ka vendbanim, përkatësishtvendqëndrim.

    Në rastet nga paragrafi 1 të këtij neni, procedurën e kryen gjyqi i cili ipari e ka ngritur procedurën.

    Neni 114

    Propozim për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas moshësmadhore mund të dorëzojnë prindërit e fëmijës ose qendra për punë sociale.

    Neni 115

    Gjyqi është i detyruar të vërtetojë nëse ekzistojnë pengesa në zhvilliminpsikik për shkak të së cilave fëmija edhe pas moshës madhore nuk është i aftë tëkujdeset vetë për personalitetin, të drejtat dhe interesat e veta. .

    Për vërtetimin e rrethanave nga paragrafi 1 të këtij neni, gjyqi do tadëgjojë të miturin, nëse kjo është e mundshme dhe nëse kjo është e dëmshme përshëndetin e tij, prindërve të tij, qendrën për punë sociale dhe do të marrë mendimnga mjeku- specialist për gjendjen psikike të të miturit.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    29/79

    29

    Neni 116

    Kundër aktvendimit për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindërorpas moshës madhore, ankesë mund të deklarojnë prindërit e fëmijës ose qendrapër punë sociale në afat prej tetë ditësh.

    Ankesa nuk e ndalon zbatimin.Vendimin ndaj ankesës, gjyqi i shkallës së dytë është i detyruar të marrë

    në afat prej tetë ditësh.

    Neni 117

    Aktvendimi i plotfuqishëm për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimitprindëror pas moshës madhore i dorëzohet organit kompetent për mbajtjen e librittë amzës së të lindurve për shkak të regjistrimit, si dhe organit kompetent përshënimin në librat publikë në të cilën regjistrohen të drejtat e patundshmërive nësepersoni të cilit i është vazhduar e drejta prindërore, ka pronë të patundshme.

    Neni 118

    Në procedurën për ndërprerjen e kryerjes së të drejtës dhe detyrimi tprindëror pas moshës madhore, në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat nganenet 113 dhe 115 - 117 të këtij ligji.

    Procedura për ndërprerjen e të drejtës dhe detyrimit prindëror ngrihetme propozimin e fëmijës, prindërve të fëmijës dhe të qendrës për punë sociale.

    Neni 119

    Shpenzimet e procedurës për vazhdimin dhe ndërprerjen e drejtës dhedetyrimit prindëror pas moshës madhore bien në barrë të propozuesit.

    III. RREGULLIMI I MARRËDHËNIEVE PRONËSORE

    Kreu VII

    SHQYRTIMI I TRASHËGIMISË

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    30/79

    30

    Neni 120

    Në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë gjyqi i përcaktontrashëgimtarët e të vdekurit, pronën të cilën e përbën trashëgimia e tij dhe të drejtatnga trashëgimia që u takojnë pasardhësve, trashëgimtarëve dhe personave tjerë.

    Neni 121

    Procedura për shqyrtimin e trashëgimisë ngrihet me detyrë zyrtare,menjëherë mbasi të njoftohet gjyqi për vdekjen e personit ose se personi ështëshpallur i vdekur.

    Neni 122

    Nxjerrjen e dëshmive dhe marrjen e deklaratës dhe të propozimeve ekryen gjykatësi, këshilltari i pavarur gjyqësor, këshilltari gjyqësor dhebashkëpunëtori profesional me procesverbalmbajtës.

    Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë nëveprimet në procedurë, gjykatësi përkatësisht këshilltari gjyqësor i pavarur,

    këshilltari gjyqësor, bashkëpunëtori profesional dhe procesverbalmbajtësi.

    Neni 123

    Në rastet kur me aktvendim janë caktuar masat për sigurimin etrashëgimisë, ndërsa për shkak të prolongimit ekziston rrezik që zbatimi i atyremasave të pengohet, gjyqi mund të vendosë që ankesa të mos e ndalojë zbatimine aktvendimit.

    Neni 124

    Çdo pjesëmarrës në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë i bartshpenzimet që i ka pasur gjatë ose me rastin e procedurës.

    Nëse ka pasur shpenzime të përbashkëta, gjyqi do të përcaktoj nëç'përmasë pjesëmarrësit do t'i bartin shpenzimet.

    Me propozimin e pjesëmarrësit, gjyqi mund të vendosë që edhepjesëmarrësit tjetër t'ia kompensojë shpenzimet, nëse ato shpenzime janë

    shkaktuar qartazi me veprim pa vetëdije.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    31/79

    31

    Neni 125

    Pjesëmarrësit në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë janë:pasardhësit dhe trashëgimtarët dhe personat tjerë të cilët realizojnë ndonjë tëdrejtë të trashëgimisë.

    KOMPETENCA

    Neni 126

    Për shqyrtimin e trashëgimisë qytetarit të Republikës së Maqedonisëlidhur me pronën e tij, e cila gjendet në Republikën e Maqedonisë ekskluzivishtështë kompetent gjyqi i Republikës së Maqedonisë, përkatësisht noteri sipërfaqësuese i gjykatës.

    Gjykata mund t'ia besojë noterit zbatimin e procedurës së trashëgimisëdhe do t'ia dorëzojë lëndën e trashëgimisë me të gjitha shënimet, në afat prej 8ditësh nga dita kur lënda do të regjistrohet.

    Kur noteri zbaton veprime në procedurën trashëgimore si përfaqësues i

    gjykatës, është i autorizuar t'i ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurën dhe t'imarrë të gjitha vendimet përveç atyre për të cilat me këtë ligj është përcaktuarndryshe.

    Gjyqi i Republikës së Maqedonisë ekskluzivisht është kompetent përshqyrtimin e trashëgimisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në lidhje mepronën e tij të luajtshme që gjendet jashtë vendit, kurse në lidhje me pronën e tij tëpatundshme e cila gjendet jashtë vendit, do të jetë kompetent vetëm nëse sipasligjeve të shtetit në të cilin gjendet prona nuk është kompetent organi i huaj.

    Neni 127

    Kundër aktvendimit të noterit i cili vepron si përfaqësuese gjykatës,lejohet kundërshtim në afat prej 8 ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimitpjesëmarrësve.

    Kundërshtimi i dorëzohet noterit i cili është i detyruar që pa prolongim,por më së voni në afat prej 3 ditësh, së bashku me shënimet t’ia dorëzojë gjyqitkompetent themelor i cili ia ka besuar veprimin sipas lëndës trashëgimore.

    Për kundërshtimin vendos gjykatësi individual.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    32/79

    32

    Neni 128

    Kundërshtimin jo në kohë, jo të plotë ose kundërshtimin e palejuar, gjyqido ta hedhë poshtë.

    Duke vendosur për kundërshtimin kundër aktvendimit që e ka miratuarnoteri, gjyqi në tërësi ose pjesërisht aktvendimin mund ta vërtetojë ose ta anulojë.

    Kur gjyqi aktvendimin pjesërisht do ta anulojë ose pjesërisht do tavërtetojë, vetë do të vendosë për pjesën e anuluar të aktvendimit.

    Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin aktvendimi i noterit në tërësiose pjesërisht është anuluar, lejohet ankesë në afat prej 8 ditësh nga dorëzimi iaktvendimit të shkallës së parë.

    Aktvendimi pas kundërshtimit u dorëzohet pjesëmarrësve dhe noterit. Ndaj aktvendimit të noterit kundër të cilit është deklaruar kundërshtimi,

    ndërsa gjyqi e ka hedhur poshtë, klauzolën për plotfuqishmëri e vendos gjyqi qëvendos për kundër vajtjen.

    Aktvendimi i noterit kundër të cilit nuk është deklaruar kundërshtim ështëi plotfuqishëm. Klauzolën për plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi e vë noteri.

    Gabimet në emrat dhe numrat, si dhe gabimet tjera të dukshme nëshënimin dhe llogaritjen, do t'i përmirësojë ai që e ka miratuar aktvendimin.

    Përmirësimet do të kryhen me aktvendim të veçantë, ndërsapjesëmarrësve do t'u dorëzohet aktvendim i posaçëm.

    Neni 129

    Për shqyrtimin e trashëgimisë kompetent vendor është gjyqi në rajonin ese cilit tras hëgimlënësi në kohën e vdekjes ka pasur vendbanim të përhershëm,përkatësisht vendqëndrim (gjykatë trashëgimore).

    Nëse trashëgimlënësi në kohën e vdekjes nuk ka pasur vendbanim ose

    vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë, për shqyrtimin e trashëgimisëkompe tent vendor është gjyqi në rajonin e të cilit trashëgimlënësi ka trashëgimi,ndërsa trashëgimtarët e tij kanë dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurëstrashëgimore.

    Nëse asnjë pjesë e trashëgimisë nuk ndodhet në Republikën eMaqedonisë, gjyqin kompetent vendor e përcakton Gjyqi Suprem i Republikës sëMaqedonisë.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    33/79

    33

    Neni 130

    Gjyqi në rajonin e të cilit ka vdekur trashëgimlënësi, përkatësisht gjyqinë rajonin e të cilit është ndodhur trashëgimia e trashëgimlënësit, mund të caktojëmasa të përkohshme për sigurimin e trashëgimisë.

    Kreu VIII

    NOTERËT SI PËRFAQËSUES TË GJYKATËS

    Neni 131

    Kryetari i gjykatës themelore është i autorizuar që në pajtim medispozitat e këtij ligji, lëndë trashëgimore t'ia besojë në veprim noterëve me seli nërajonin e gjykatës kompetente themelore.

    Neni 132

    Noterët, si përfaqësues gjyqësor, ndërmarrin veprime dhe marrin

    vendime në procedurën trashëgimore në pajtim me dispozitat e këtij ligji.Gjyqi nga disa shkaqe të rëndësishme, siç janë: pamundësia për

    veprim të noterit për shkak të sëmundjes ose shkaqe tjera, për shkak tëmosrespektimit të dukshëm të veprimeve zyrtare, si dhe për shkak të arsyeve tjeranë bazë të vlerësimit të gjykatës, mund ta ndërmarrë nga noteri zbatimin emëtutjeshëm të procedurës trashëgimore, dhe procedurën vetë ta zbatoj ose t'iabesojë noterit tjetër.

    Kundër vendimit të gjykatës nga paragrafët 1 dhe 2 nuk lejohet ankesa.

    Neni 133

    Noteri punët e besuara në procedurën trashëgimore i kryen në pajtimme dis pozitat e këtij ligji.

    Në procedurën që mbahet para noterit, pjesëmarrësi mund tëpërfaqësohet në bazë të dispozitave të cilat zbatohen për përfaqësim nëprocedurën kontestimore.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    34/79

    34

    Neni 134

    Në rastet nga nenet 160, 161 dhe 162 të këtij ligji, noteri do t'ia kthejëgjykatës shkresat për veprim të mëtutjeshëm.

    Në rastet nga nenet 138, 139 dhe 142 nga Ligji për trashëgimi, noterimundet të marrë vendim vetëm me pajtimin e të gjithë pjesëmarrësve. Në tëkundërtën shkresat do t'ia kthejë gjyqit.

    Pas aktvendimit t ë plotfuqishëm me të cilin procedura ka përfunduar,përkatësisht me rastin e kundërshtimit të deklaruar, si edhe në rastet tjera të cilatsipas dispozitave të këtij ligji ia kthen shkresat gjyqit, noteri do t'ia kthejë shkresat

    gjyqit kompetent, ndërsa në shkresat e noterit do të mbajë kopjet e shkresave. Neni 135

    Gjyqi, veprimin sipas lëndëve trashëgimore do t'ia besojë noterëve nëbazë të rajoneve zyrtare të noterëve të përcaktuara me Ligjin për noteriat.

    Kur në rajonin e gjyqit ka më tepër noterë, lëndët do t'u ndahen nëmënyrë të barabartë sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të noterëve.

    Neni 136

    Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, për punën e noterit sipërfaqësues i gjykatës vlejnë dispozitat si për gjyqet.

    Për shkaqet e përjashtimit të noterit vendos gjyqi që ia ka besuar punën.

    Neni 137

    Ftesat dhe dokumentet tjera të cilat i përpilon noteri si përfaqësues igjykatës, noteri ia dorëzon pjesëmarrësit në pajtim me dispozitat për dorëzim nga

    Ligji për procedurë kontestimore.

    Neni 138

    Noteri përveç për shkaqe ekskluzivisht të arsyeshme nuk mund të mos epranojë punën që i besohet.

    Për arsyen e shkaqeve nga paragrafi 1 të këtij neni, vendos gjyqi që iaka besuar punën.

    Mbikëqyrjen mbi punën e noterit si përfaqësues i gjykatës, e bën gjy qiqë ia ka besuar punën.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    35/79

    35

    Nëse noteri nuk e pranon punën që i është besuar ose nëse gjyqi iamerr punën e besuar, gjykata do t'i urdhërojë noterit t'i dorëzojë shkresat.

    Gjyqi me gjobë mund ta dënojë noterin i cili do të refuzojë që ta zbatojëurdhëresën e gjykatës ose do të refuzojë t'i dorëzojë shkresat nga puna e besuar.Në raport me gjobën zbatohen dispozitat nga Ligji për përmbarim.

    Kundër aktvendimit për dënim lejohet ankesë në gjyqin e shkallës sëdytë, në afat prej tetë ditësh nga pranimi i aktvendi mit.

    Kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë nuk lejohen mjete të jashtëzakonshme juridike.

    Neni 139

    Në rast të ndërprerjes së punës së noterit ose ndryshimit të selis zyrtaretë noterit të cilit gjyqi ia ka besuar zbatimin e procedurës trashëgimore, do tëveprohet në bazë të dispozitave të Ligjit për noteriat, që kanë të bëjnë meprocedurën me shkresat noteriale pas zbrazjes së vendit të noterit.

    Neni 140

    Shpërblimi dhe shpenzimet e noterit si përfaqësues i gjykatës nëzbatimin e procedurës trashëgimore përcaktohet ashtu që një shpërblim ka të bëjëme të gjitha veprimet e ndërmarra në një procedurë trashëgimore.

    Me Rregulloren për tarifën noteriale do të përcaktohet shpërblimi i noteritpër zbatimin e procedurës trashëgimore. Me këtë rregullore do të përcaktohen sepër cilat veprime noteri ka të drejtë në shpërblim të posaçëm (regjistrim tëtrashëgimisë dhe ngjashëm)

    Kur në procedurën trashëgimore noteri vepron si i besuar i gjykatës, nuk

    paguhet taksë noteriale.

    Neni 141

    Gjyqi do t'ua besojë noterëve lëndët trashëgimore në të cilat deri nëditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    36/79

    36

    AKTVDEKJA

    Neni 142

    Kur ndonjë person do të vdesë ose është shpallë i vdekur, ofiqarikompetent të bëjë regjistrimin e vdekjes në librat amzës së të vdekurve është idetyruar që, në afat prej tridhjetë ditësh nga dita e vdekjes, t'ia dorëzojë aktvdekjengjykatës për trashëgimi.

    Nëse ofiqari nuk mund t'i grumbullojë të gjitha të dhënat për përpilimin eaktvdekjes, do t'ia dorëzojë gjykatës aktvdekjeje vetëm me të dhënat me të cilat

    disponon dhe do t'i nxjerrë shkaqet pse nuk mund ta dorëzojë aktvdekjen, duketheksuar edhe të dhënat të cilat do të mund t'i hyjnë në përdorim gjykatës përgjetjen e trashëgimtarëve dhe pronën e të vdekurit.

    Nëse ndonjë person ka vdekur jashtë rajonit të komunës në të cilën kavendbanim, përkatësisht vendqëndrim, ofiqari do të mund t'ia dorëzojë gjykatës përtrashëgimi vetëm aktvdekjen nga libri amzë i të vdekurve, si dhe të dhënat me tëcilat disponon, e që mund të shërbejnë për përpilimin e aktvdekjes.

    Neni 143

    Nëse gjykatës për trashëgimi i është dorëzuar aktvdekje jo i plotë osevetëm ekstrakt nga libri amzë i të vdekurve, gjyqi mund të përpilojë aktvdekjeje oseaktvdekjen e përpiluar t'ia besojë ofiqarit kompete nt.

    Gjyqi, kur ajo është e njëtrajtshme, vetë mund të përpilojë aktvdekjeedhe jashtë rastit nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse me ekstraktin e librit amë së tëvdekurve ose me dokumente të tjera publike është vërtetuar vdekja e ndonjëpersoni ose shpallja e tij i vdekur.

    Neni 144

    Aktvdekja përpilohet çdoherë kur ndonjë person do të vdesë ose ështëshpallur si i vdekur, pa marrë parasysh nëse ka ose nuk ka pronë.

    Aktvdekja përpilohet në bazë të të dhënave të marra nga familjarët e tëvdekurit, nga personat me të cilat i vdekuri ka jetuar, si dhe nga persona tjerë tëcilët mund të japin të dhëna që do të futen në aktvdekje.

    Neni 145

    Aktvdekja i përmban këto të dhëna:

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    37/79

    37

    1) mbiemrin, emrin e babës dhe emrin e të vdekurit, ndërsa për tëvdekurit persona të gjinisë femërore edhe mbiemrin e vajzërisë, profesionin e tëvdekurit, datëlindjen e tij, shtetësinë dhe NUAQ;

    2) ditën, muajin dhe vitin, dhe sipas mundësisë dhe orën e vdekjesdhe vendin e vdekjes;

    3) vendin në të cilin i vdekuri ka jetuar, përkatësisht vendqëndrimin; 4) mbiemrin dhe emrin, datëlindjen, profesionin, vendbanimin,

    përkatësisht vendqëndrimin e bashkëshortit të të vdekurit dhe të fëmijëve të tij; 5) mbiemrin dhe emrin, datëlindjen dhe vendbanimin, përkatësisht

    vendqëndrimin e familjarëve tjerë dhe personave të cilët do të mund të thirren nëtrashëgimi në bazë të ligjit, si dhe të personave të cilat janë thirrur në trashëgimi nëbazë të testamentit; dhe

    6) vlefshmërinë e përafërt të pronës së patundshme dhe të tundshmetë të vdekurit.

    Në aktvdekje, sipas mundësive, futen të dhëna edhe për vendin kugjendet prona që e ka lanë i vdekuri, nëse ka pronë për mbajtjen, ruajtjen dhelajmërim e së cilës ekzistojnë dispozita të posaçme, nëse ka të holla të gatshme,letra me vlerë, gjëra të vlefshme, libreza kursimi ose dokumente tjera të

    rëndësishme, a ka lënë i vdekuri borxhe dhe sa, a ka lanë testament me shkrimose marrëveshje për mbajtje të përjetshme ose marrëveshje për heqje dorë oserindarjen e pronës gjatë jetës edhe ku ata ndodhen, nëse i vdekuri ka bërëtestament me gojë, atëherë edhe mbiemri dhe emri, profesioni dhe vendqëndrimi idëshmitarëve para të cilëve është bërë ai testament.

    Në aktvdekje në mënyrë të veçantë shënohet nëse pritet lindja e fëmijëssë të vdekurit, si edhe ajo nëse fëmijët e tij ose bashkëshorti kanë tutor.

    Nëse para trashëgimlënësit ka vdekur bashkëshorti i tij, fëmija i tij, ose

    person tjetër i cili do të ishte thirrur në trashëgimi, në aktvdekje do të shënohetvendi dhe data e vdekjes së tyre.

    REGJISTRIMI DHE VLERËSIMI I TRASHËGIMISË

    Neni 146

    Regjistrimi dhe vlerësimi pronës kryhet me vendimin e gjykatës përtrashëgimi, kur nuk dihet për trashëgimtarët ose për vendqëndrimin e tyre, kurtrashëgimtarët janë persona të cilët për shkak se janë moshës së mitur,

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    38/79

    38

    sëmundjeve shpirtërore ose rrethanave tjera janë të paaftë, ose janë të paaftëplotësisht që vetë të kujdesen për punët e veta, kur trashëgimia duhet t'i dorëzohetRepublikës së Maqedonisë, si dhe në raste tjera të justifikueshme.

    Regjistrimi dhe vlerësimi kryhet kur atë e kërkojnë pasardhësit,trashëgimtarët, ose përfaqësuesit e të vdekurit.

    Regjistrimi dhe vlerësimi do të kryhet dhe pa vendimin e gjykatës gjatëpërpilimit të aktvdekjes, me kërkesën e ndonjërit prej pasardhësve osetrashëgimtarëve.

    Neni 147

    Regjistrim i i përfshin: gjithë pronën e të vdekurit që e ka pasur nëpronësi në momentin e vdekjes së tij, pronën që i ka takuar të vdekurit, ndërsagjendet te personi tjetër, me rast theksohet se cila pronë te cili është gjendur dhenë çfarë baze, si dhe pronën që në momentin e vdekjes e ka pasur i vdekuri dhepër të cilën vërtetohet se është pronë e tij.

    Në regjistrimin shënohen kërkesat dhe borxhet e të vdekurit, ndërsa nëveçanti tatimet e papaguara dhe dhëniet tjera.

    Neni 148

    Sendet lëvizëse regjistrohen në bazë të llojit, gjinisë, numrit, matjes dherëndësisë ose veç e veç.

    Patundshmëritë regjistrohen veç e veç me shënimin e vendit kundodhen, kulturën e tokës, të dhënat nga librat zyrtarë në të cilën regjistrohen tëdrejtat mbi patundshmëritë dhe të dhënat t jera kadastrale.

    Neni 149

    Me regjistrimin e pronës njëkohësisht kryhet edhe vlerësimi, me ç’rastnë mënyrë të veçantë shënohet vlera e patundshmërive të caktuara dhe sendevelëvizëse të cilët hyjnë në trashëgimi.

    Neni 150

    Regjistrimin dhe vlerësimin nga neni 146 paragrafi 1 të këtij ligji, e kryen

    me vendim të gjykatës, nëpunësi i gjyqit ose noteri.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    39/79

    39

    Regjistrimin dhe vlerësimin nga neni 146 paragrafi 2 dhe 3 të këtij ligji ekryen noteri.

    Regjistrimi dhe vlerësimi kryhen me praninë e dy qytetarëve të moshës madhore, por kur është e nevojshme edhe me pjesëmarrjen e personave ekspertë.

    Në regjistrim dhe vlerësim mund të marrë pjesë çdo person i interesuar.

    Neni 151

    Nëse regjistrimin dhe vlerësimin i kryen noteri, të dhënat nga regjistrimidhe vlerësimi i kryer noteri ia dorëzon gjykatës për trashëgimi.

    Neni 152

    Kur në trashëgimi do të gjenden sende për mbajtjen, ruajtjen oselajmërimin e të cilave ekzistojnë dispozita të veçanta, pas regjistrimit të kryer me tado të veprohet në bazë të atyre dispozitave.

    M ASAT E PËRKOHSHME PËR SIGURIMIN E TRASHËGIMISË

    Neni 153

    Nëse vërtetohet se asnjëri nga trashëgimtarët e pranishmit nuk është iaftë të menaxhojë me pronën, ndërsa nuk ka përfaqësues ligjor, ose nësepasardhësit janë të panjohur ose nuk janë të pranishëm, si dhe kur rrethana tjeraurdhërojnë kujdes të veçantë, organi kompetent i administratës në raste urgjente

    pronën ose pjesë nga ajo do t’ia dorëzojë në ruajtje personit të besueshëm, përçka menjëherë do ta njoftojë gjykatën në rajonin e së cilit ndodhet ajo pronë. Gjyqikëtë masë të organit të administratës mund t’ia ndryshoj ose t’ia heqë.

    Paratë e gatshme, letrat me vlere, gurët e çmuar, librezat e kursimit dhedokumentet e rëndësishme, menjëherë do t’i dorëzohen në ruajtje gjykatës nërajonin e se cilës është gjendur ajo pronë.

    Për ndërmarrjen e masave të përkohshme për sigurimin e trashëgimisë,gjyqi e njofton gjykatën për trashëgimi.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    40/79

    40

    Neni 154

    Nëse vlerësohet se në bazë të këtij ligji është e nevojshme veprimi itutorit të përkohshëm të trashëgimisë, tutorin do ta emërojë gjykata për trashëgimi.

    Para emërimit të tutorit të përkohshëm, gjyqi do të kërkojë mendim përpersonalitetin e tutorit nga personat të cilët janë të thirrur për trashëgimi.

    PROCEDURA ME TESTAMENT

    Neni 155

    Testamenti që e ka lënë i vdekuri i dorëzohet gjykatës për shpallje.

    Neni 156

    Gjyqit të cilit i është dorëzuar ose te i cili ruhet testamenti, kur do tëvërtetohet përpiluesi i tij se është i vdekur ose i shpallur si i vdekur, është idetyruar ta hapë testamentin, pa mos e prishur vulën, ta lexojë dhe për këtë të

    përpilojë procesverbal. Me këtë testamenti është i shpallur. Gjyqi do të veprojë në bazë të paragrafit 1 të këtij neni pa marrë

    parasysh atë se testamenti a është i plotfuqishëm në bazë të ligjit dhe pa marrëparasysh se a ka më tepër testamente nga personi i njëjtë i vdekur .

    Hapja dhe leximi i testamentit kryhet në prani të dy qytetarëve tëmoshës madhore, të cilët mund të jenë edhe nga radhët e pasardhësve.

    Gjatë shpalljes së testamentit mund të marrin pjesë pasardhësit, trashëgimtarët dhe personat e tjerë të interesuar dhe të kërkojnë kopje nga

    testamenti, përkatësisht nga procesverbali për shpalljen e testamentit Gjyqi, te i cili testamenti ndodhet ose të cilit i është dorëzuar, do tashpallë testamentin edhe përkundër asaj që për shqyrtimin e trashëgimisë ështëkompetente gjykata tjetër ose organ i huaj.

    Neni 157

    Për shpalljen e testamentit përpilohet procesverbal, i cili përmban: 1) sa testamente janë gjetur, ku janë gjendur dhe cilat data mbajnë:

    2) kush ia ka dorëzuar testamentin gjykatës ose përpiluesit tëaktvdekjes;

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    41/79

    41

    3) dëshmitarët që kanë marrë pjesë në shpalljen e testamentit; 4) testamenti a është dorëzuar i mbyllur ose i hapur dhe me çfarë

    vule ka qenë i vulosur, dhe 5) përmbajtjen të testamentit.

    Nëse gjatë hapjes së testamentit vërehet se vula është prishur ose nëtestament diçka është shlyer, hequr vijë ose përmirësuar ose nëse gjendet diçkatjetër e dyshimtë, e gjitha evidentohet në procesverbal.

    Procesverbalin e nënshkruajnë gjykatësi, procesverbalmbajtësi dhedëshmitarët.

    Në testamentin e shpallur gjyqi do të vë vërtetim se është i shpallur, dota vë edhe datën e shpalljes, dhe do të shënojë edhe numrin dhe datën etestamenteve tjera që janë gjendur ose shpallur.

    Neni 158

    Nëse i vdekuri ka bërë testament me gojë, e për këtë ekziston dokumenttë cilin dëshmitarët e kanë nënshkruar, përmbajtjen e këtij dokumenti gjyqi do tashpallë në mënyrën e përcaktuar për shpalljen e testamentit të shkruar.

    Nëse nuk ka dokument të atillë, dëshmitarët para të cilëve ështëdeklaruar testamenti me gojë do të dëgjohen çdonjëri veças për përmbajtjen etestamentit, e veçanërisht për rrethanat nga të cilat varet plotfuqishmëria e tij,andaj procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarëve do të shpallet në bazëtë dispozitave që vlejnë për shpalljen e testamentit të shkruar.

    Nëse pjesëmarrësi kërkon që dëshmitarët e testamentin me gojë tëdëgjohen nën betim ose nëse gjyqi vlerëson se marrja e këtillë në pyetje është enevojshme, do të caktoj seancë për marrjen në pyetje të këtyre dëshmitarëve.

    Në seancë thirren edhe propozuesit, ndërsa personat tjerë të interesuarvetëm me atë nëse nuk prolongohet procedura.

    Neni 159

    Kur shpalljen e testamentit me shkrim ose me gojë e kryen gjykata e cilanuk është gjykatë për trashëgimi, ajo gjykatë procesverbalin për shpalljen etestamentit, së bashku me testamentin e shkruar burimor, përkatësisht medokumentin për testament me gojë, do t'ia dorëzojë gjykatës për trashëgimi,

    ndërsa për vete do të mbajë kopjet e tyre. Testamenti i shkruar burimor dhe dokumenti për testamentin me gojë,

    procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarëve në testamentin me gojë, ruhen

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    42/79

    42

    në gjyq në mënyrë të veçantë nga shkresat tjera, ndërsa kopja e tyre e vërtetuar ubashkëngjitet shkresave.

    Neni 160

    Nëse testamenti i shkruar është humbur ose është shkatërruarpavarësisht nga dëshira e trashëgimlënësit, ndërsa ndërmjet personave tëinteresuar nuk ka kontest për ekzistimin e testamentit, për formën në të cilën aiështë përpiluar dhe për përmbajtjen e tij, si dhe për mënyrën se si është humburose shkatërruar, gjyqi testamentin e këtillë, pasi t’i dëgjojë personat e interesuar

    dhe pas propozimit të tyre do t'i nxjerrë dëshmitë e nevojshme, do të përpilojëprocesverbal, të cilin do ta shpallë në bazë të dispozitave që vlejnë për shpalljen etestamentit me shkrim.

    Nëse trashëgimia, kur nuk kanë testament, do të bëhej pronë eRepublikës së Maqedonisë, marrëveshja e personave të interesuar për ekzistimine testamentit të mëparshëm, për formën dhe përmbajtën e tij vlen vetëm nëpajtueshmëri me organin kompetent për mbrojtjen e të drejtave pronësore dheinteresave.

    Nëse ndërmjet të interesuarve ka persona të cilët nuk janë të aftë tëkujdesen për punët e tyre, marrëveshja nga paragrafi 2 i këtij neni vlen vetëm mepajtues hmërinë e qendrës për punë sociale.

    Shpalljen e testamentit të humbur ose të dëmtuar e kryen gjyqi përtrashëgimi.

    PROCEDURA E GJYKATËS PËR TRASHËGIMI PAS PRANIMIT TË AKTVDEKJES

    Neni 161

    Pas aktvdekjes, gjyqi së pari provon kompetencat e veta për shqyr timine trashëgimisë.

    Nëse gjyqi konstaton se është jokompetent për shqyrtim tëtrashëgimisë, aktvdekjen dhe shkresat tjera do t'ia dorëzojë gjyqit kompetent.

    Nëse gjyqi konstaton se për shqyrtimin e trashëgimisë është kompetent

    organ i huaj, me aktvendim do të shpallet për jokompetent.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    43/79

    43

    Neni 162

    Gjyqi për trashëgimi mundtë urdhëroj masa për sigurimin e trashëgimisëgjatë tërë procedurës për shqyrtimin e trashëgimisë.

    Neni 163

    Nëse trashëgimlënësi ka emëruar zbatues të testamentit, gjyqi është edetyruar për atë ta njoftojë, duke caktuar afat në të cilin ai është i detyruar tëprononcohet nëse e pranon atë detyrë.

    Neni 164

    Nëse pritet lindja e fëmijës i cili do të thirrej në trashëgimi, gjyqi përtrashëgimi me këtë do ta njoftojë qendrën për punë sociale të vlerësojë nëseinteresat e tij duhet t'i përfaqësojë prindi ose do të emërojë tutor.

    Nëse qendra për punë sociale në afat prej tridhjetë ditësh pas pranimittë njoftimit nuk përcakton ndryshe, për të drejtat e fëmijës së pa lindur do tëkujdeset njëri prej prindërve të tij.

    Neni 165

    Nëse prej të dhënave nga aktvdekja shihet se i vdekuri nuk ka lënëpronë, gjyqi për trashëgimi do të vendosë që të mos mbahet procedurë përshqyrtimin e trashëgimisë.

    Gjykata do të vendos që të mos mbahet procedurë për shqyrtimin etrashëgimisë edhe kur i vdekuri ka lënë vetëm pronë të tundshme, ndërsa asnjëringa personat e thirrur në trashëgimi nuk ka kërkuar të mbahet shqyrtim.

    Kur ndërmjet trashëgimtarëve ka persona të cilët nuk janë të aftë vetë tëkujdesen për të drejtat e veta, ndërsa nuk kanë prindër, gjyqi është i detyruar që,kur do të vendosë të mos debatohet për trashëgimin, ta njoftojë për këtë qendrënpër punë sociale.

    Neni 166

    Kur në bazë të ligjit mund të kërkohet ndarja e trashëgimisë nga prona e

    trashëgimtarëve, gjyqi, me propozimin e personave të autorizuar, do të urdhërojëndarjen e atillë. Me këtë rast, gjyqi në mënyrë përkatëse do t’i aplikojë dispozitat eneneve 153, 162 dhe 164 të këtij ligji.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    44/79

    44

    SEANCA PËR SHQYRTIMIN E TRASHËGIMISË

    Neni 167

    Për shqyrtimin e trashëgimisë së gjyqi thërret seancë. Personat e interesuar thirren në seancë me ftesë. Në thirrje gjyqi i njofton këta persona për ngritjen e procedurës dhe për

    ekzistimin e testamentit, nëse i tillë ekziston. Njëkohësisht, me thirrjen gjyqi do t’i

    thërrasë personat t'i dorëzojnë testament me shkrim, përkatësisht dokument përtestament gojor, nëse gjendet tek ata ose t'i drejtojnë dëshmitarët në testamentingojor.

    Në thirrje gjyqi do t'i paralajmërojë personat e interesuar se deri nëpërfundimin e procedurës mund të japin deklaratë për pranimin ose heqjen dorënga trashëgimia, dhe se, nëse nuk vijnë në seancë ose nuk japin deklaratë, për tëdrejtën e tyre do të vendosë në bazë të të dhënave me të cilat disponon.

    Në rastin që i vdekuri të ketë lënë testament, gjyqi do t’i thërrasë në

    seancë edhe ata persona të cilët në bazë të ligjit do të mund të kenë të drejtën etrashëgimisë. Nëse i vdekuri ka emëruar zbatues të testamentit, gjyqi do ta thërrasë

    në seancë edhe atë.

    Neni 168

    Nëse gjyqi nuk e ka të njohur se i vdekuri ka trashëgimtarë, me shpalljedo t'i thërrasë personat të cilët kanë të drejtën e trashëgimisë të lajmërohen në afat

    prej një viti nga dita e publikimin të shpalljes. Shpallja publikohet në ''Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë''

    dhe ven doset në tabelën për shpallje të gjykatës.Në të njëjtën mënyrë gjyqi do të veprojë edhe kur trashëgimtarit i është

    vënë tutor i përkohshëm për shkak se nuk është i njohur vendbanimi i tij,përkatësisht vendqëndrimi, ndërsa ai nuk ka autorizues të vet, si dhe atëherë kurtrashëgimtari ose përfaqësuesi i tij ligjor ndodhen jashtë vendit, ndërsa ai nuk kaautorizues të vet, ashtu që dorëzimi nuk ka mundur kryhet.

    Pas skadimit të afatit prej një viti nga shpallja në ''Gazetën zyrtare tëRepublikës së Maqedonisë'', nëse personat e interesuar nuk lajmërohen dhe nuk e

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    45/79

    45

    japin deklaratën e nevojshme, gjyqi do ta shqyrtojë trashëgiminë në bazë tëdeklaratës të tutorit dhe të dhënave me të cilat disponon.

    Neni 169

    Deklarata për trashëgimi jepet para gjyqit për trashëgimi, ndërsa mundtë jepet para çdo gjyqit tjetër themelor, ndërsa jashtë vendit deklarata përtrashëgimi jepet para përfaqësive diplomatike -konsullore të Republikës sëMaqedonisë, ose para organit të autorizuar të shtetit të huaj.

    Nëse gjyqi dyshon në atë se personi i cili në bazë të ligjit ka të drejtën etrashëgimisë është familjar i vetëm ose më i afërt i të vdekurit, mund t'i marrë nëpyetje edhe personat për të cilët konsideron se mund të kenë të drejt të njëjtë osemë të fort të trashëgimisë, ndërsa ata mund t’i thërrasë edhe me shpallje (neni168).

    Neni 170

    Trashëgimtari me deklaratën për trashëgimi mund ta pranojëtrashëgiminë ose të heqë dorë nga trashëgimia.

    Deklarata për heqje dorë nga trashëgimia jepet në procesverbal paragjykatësit, ndërsa në përfaqësinë e Republikës së Maqedonisë para personit sëpaku në rang të konsullit.

    Deklarata për pranimin e trashëgimisë jepet në gjykatë para këshilltarittë pavarur gjyqësor, para këshillit gjyqësor dhe bashkëpunëtorit profesional, ose tenoteri, ndërsa në përfaqësitë diplomatike -konsullore të Republikës së Maqedonisë

    jashtë vendit para personit nga paragrafi 2 i këtij neni.

    Deklaratën për trashëgimi e nënshkruan trashëguesi ose përfaqësuesligjor. Nënshkrimi i deklaratës për trashëgimi e cila nuk është dhënë para gjykatës,para noterit ose përfaqësive diplomatike -konsullore të Republikës së Maqedonisë

    jashtë vendit (paragrafi 2 dhe 3 i këtij neni), si dhe nënshkrimi i autorizimit që të jepet deklaratë trashëgimore, duhet të jetë e vërtetuar nga noteri. Autorizimi me tëcilin autorizohet që avokati të japë deklaratë negative për trashëgimi, nuk duhet të

    jetë e vërtetuar nga noteri. Trashëguesi në deklaratën thekson nëse e pranon ose heq dorë nga

    pjesa që i takon në bazë të ligjit ose testamentit, ose deklaratës që ka të bëjë mëpjesën e detyrueshme.

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    46/79

  • 8/17/2019 Ligji per Proceduren Jashte Kontestimore Maqedoni

    47/79

    47

    1) nga të cilat varet e drejta e trashëgimore, plotfuqishmëria osepërmbajtja e testamentit ose raporti i trashëguesve dhe trashëgimlënësit mbi bazëne të cilave trashëgohet sipas ligjit;

    2) nga të cilët varet baza e kërkesës së bashkëshortit të mbijetuardhe personave të cilat me trashëgimlënësit kanë jetuar në bashkësi të përhershme,që t’u ndahen nga trashëgimia sendet për amvisëri që shërbejnë për kënaqjen enevojave të përditshme;

    3) nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, dhe veçanërishtpërllogaritja e pjesës trashëgimore;

    4) nga të cilët varet baza e përjashtimit të trashëgimtarëve tëdomosdoshëm ose baza e shkaqeve të padenja; dhe

    5) për atë se ndonjë person nëse ka hequr dorë nga trashëgimia. Nëse në rastet e theksuara nuk ka kontest për fakte, ndërsa kontesti

    ndërmjet pjesëmarrësve është për zbatimin e të drejtës, çështjet juridike do t'ishqyrtojë gjyqi për trashëgimi.

    Neni 174

    Nëse ndërmjet pjesëmarrësve shkaktohet kontest për të drejtën etrashëgimtarit ose për të drejt tjetër të trashëgimisë, gjyqi do t’i udhëzojë të gritinprocedurë kontestimore, përkatësisht administrative, por nuk do të ndërpresëshqyrtimin për trashëgiminë.

    Neni 175

    Nëse ndërmjet trashëgimtarëve ndodh kontest për faktet ose përzbatimin e të drejtës, gjyqi do ta ndalojë shqyrtimin e trashëgimisë, ndërsa

    pjesëmarrësit do t’i udhëzojë të ngritin procedurë kontestimore, përkatësishtadminist