61

TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve
Page 2: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

TË KUPTOJMË MIGRIMIN SHQIPTAR NË GJERMANI

GJATË PERIUDHËS 2014-2016

Dhjetor, 2016

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

JASHTË SISTEMIT: Kthimi nga Gjermania

dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Dhjetor, 2017

Page 3: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim2

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI/2/2016

2 | Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Të kuptojmë migrimin Shqiptar në Gjermani gjatë Periudhës 2014-2016Dokument Pune “Seritë e Procesit të Berlinit”Migrimi/2/2016

Autorët:

Ardian HackajEsmeralda ShehajNeshat Zeneli

Dhjetor, 2016

This publication is under Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License (CC BY-NC-ND 4.0).

Ky Studim është pjesë e Iniciativës “Seritë e Procesit të Berlinit” mbështetur nga Fondacioni Hanns-Seidel.

Shënim: Opinionet e shprehura në këtë Dokument janë të autorëve dhe nuk re ektojnë domosdoshmërisht asnjë pozicion të institucioneve publike ose të donatorit. Çdo gabim apo mangësi e mundshme është përgjegjësia jonë.

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Dokument Pune “Seritë e Procesit të Berlinit”Tema: Migrimi / 3 / 2017

Autorët: Ardian Hackaj, Ardita ShehajMe kontributin e Marsela Sako, Neshat Zeneli dhe Mandrit Kamolli

Dhjetor, 2017

Ky publikim është nën Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License (CC BY-NC-ND 4.0).

Ky kërkim është pjesë e iniciativës Seritë e Procesit të Berlinit dhe mbështetet nga Fondacioni Hanns Seidel.

Shënim: Opinionet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë ndonjë pozicion të institucioneve publike ose të donatorit. Çdo gabim apo mangësi e mundshme është përgjegjësia jonë.

Page 4: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 3

TABELA E LËNDËS

Parathënie .......................................................................................................................... 5

Procesi i Berlinit dhe Migrimi ........................................................................................... 8

Metodologjia ........................................................................................................................ 10

I. MIGRIMI SI PASOJË E SHKËPUTJES NGA SISTEMI .................................................. 12

II. “KAPITALI” QË MIGRANTËT SHQIPTARË PËRFITUAN GJATË PERIUDHËS SË AZILKËRKIMIT ......................................................................................................... 17

III. KTHIMI NGA GJERMANIA .......................................................................................... 19 III.1 Largimi nga Gjermania.................................................................................. 19 III.2. Mbërritja në Shqipëri .................................................................................... 20

IV. STABILIZIMI NË VENDIN AMË .................................................................................. 22

V. ADAPTIMI ME JETËN E PËRDITSHME ....................................................................... 24 V.1. “Njerëz në lëvizje” është trendi i ri ............................................................... 24 V.2. Problemet me fëmijët ................................................................................... 25 V.3. Përballja me shërbimet publike për ri-integrim ........................................ 26 V.4. Kontributi i komuniteteve fetare në ri-integrim ........................................ 28

VI. PËRPJEKJET PËR RI-FUTJE NË SISTEM ....................................................................... 30

VII. PËRDORIMI I “KAPITALIT” TË PËRFTUAR NË GJERMANI ...................................... 32 VII.1. Përdorimi në Shqipëri i “kapitalit gjerman” ............................................... 32 VII.2. Kontributi i lidhjeve njerëzore ..................................................................... 34 VII.3. Lidhjet mes bizneseve dhe kontributi i tyre në vendin amë ................... 35 VII.4. Dëshmi të lidhjeve njerëzore ....................................................................... 36

VIII. RI-LIDHJA NËPËRMJET RI-EMIGRIMIT ...................................................................... 38 VIII.1. Kush dëshiron të emigrojë ........................................................................... 38 VIII.2. Ku duan të emigrojnë ................................................................................... 39 VIII.3. Arsyet e ri-emigrimit dhe mënyra e preferuar .......................................... 40 VIII.4. Rritja gjithëpërfshirëse dhe migrimi: përsiatje mbi hartimin e politikave publike ........................................................................................ 41 VIII.5. Rrethi vicioz i pabarazisë, daljes nga sistemi, shkëputjes dhe migrimit ................................................................................................... 42

IX. “WIR SCHAFFEN DAS ?”: ............................................................................................. 45

Page 5: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim4

SHTOJCA 1. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI INSTITUCIONAL, POLITIKAT DHE KONTEKSTI LIGJOR ............................................................................... 48

SHTOJCA 2. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI: AKTORËT KRYESORË JO-SHTETËRORË ..... 56

SHTOJCA 3. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI: ROLI I PUSHTETIT VENDOR ........................ 57

SHTOJCA 4. MIGRIMI DHE MENAXHIMI I KUFIJVE: SITUATA NË TETOR 2017 .......... 59

Page 6: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 5

Parathënie

Migrimi vazhdon të mbetet një fenomen tipik i Ballkanit Perëndimor. Vala e migrimit shkaktuar prej varfërisë nga rajoni i Ballkanit drejt Gjermanisë, ndër të tjera dhe nga Shqipëria, nuk kishte të bënte aspak me kërcënimet në vendin e origjinës apo me nevojën për mbrojtje fizike, por ishte e lidhur thellësisht me shpresën për një të ardhme më të mirë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës gjatë qëndrimit në Gjermani. Në mënyrë të veçantë, migrimi shqiptar në Gjermani gjatë viteve 2014 - 2016 karakterizohet nga një fluks masiv i kërkesave për azil. Kjo erdhi si pasojë e keqkuptimit dhe keqinterpretimit të shanseve për të qëndruar në Gjermani gjatë dhe pas procedurave të azilit.

Bashkimi Evropian, i nxitur prej Gjermanisë, i kategorizoi në 2015 vendet e Ballkanit - Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi - si “vende të sigurta të origjinës”, në po të njëjtën mënyrë siç deklaruan dhe në nëntor të 2014 Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Pasojat ishin vendimtare dhe të jashtëzakonshme: Vetëm 2.6 për qind e aplikimeve për azil nga migrantët shqiptarë, ku mbizotëronin të rinjtë e moshës 18 dhe 35 vjeç, u pranuan si “të justifikueshme” nga institucionet gjermane të emigracionit.

Sidoqoftë, edhe në ditët e sotme, në fillim të vitit 2018, më shumë se 56 për qind e shqiptarëve akoma nuk e shohin një perspektivë të së ardhmes në vendin e tyre, bazuar në sondazhin e fundit të Gallup International, një shifër që pothuajse është dyfishuar që nga sondazhi i mëparshëm i 2012. Në veçanti, shumë të rinj shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre në pesë vitet e fundit, duke e tkurrur peshen e grupmoshës nga 25 për qind në 2010, në 20 për qind të gjithë popullsisë shqiptare në 2017. Shkalla e papunësisë, sidomos tek të rinjtë, madje edhe mes atyre të mirëarsimuar, mbetet dramatikisht e lartë. Arsyet kryesore që i shtyjnë qytetarët e rinj shqiptarë për t’u larguar nga vendi i tyre, përveç papunësisë së lartë dhe mungesës së të ardhurave konform pagës, e cila në shumicën e rasteve është më e ulët se benefitet sociale në Gjermani, është dhe mungesa e besimit në institucionet shtetërore, që perceptohen si të korruptuara dhe jo efiçente.

Sfida e “migrimit të shkaktuar nga varfëria” me burim nga rajoni i Ballkanit drejt Evropës Perëndimore dhe Gjermanisë ka qenë një çështje e rëndësishme e “Procesit të Berlinit” dhe është debatuar fuqishëm në Samitet e Vjenës 2015, Parisit 2016 dhe Triestes 2017. Ajo do të mbetet përsëri një “çështje e nxehtë” e “sfidave të përbashkëta” në Samitin e Londrës 2018, samit që do të fokusohet tek siguria.

Page 7: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim6

Studimi “Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë” është hartuar nga një ekip profesional dhe shkencor i Institutit për Bashkë punim dhe Zhvillim (CDI)/ShtetiWeb, i mbështetur nga Hanns Seidel Foundation (HSF) - Zyra e Tiranës. Ky është Dokumenti i Punës Nr.3 që analizon çështjen e migrimit shqiptar. Ai kryesisht fokusohet mbi temat e rikthimit dhe ri-integrimit të migrantëve shqiptarë, duke përshkruar, cilë suar dhe analizuar rrugën e azilkërkuesve në Gjermani gjatë periudhës 2014-2016 me gjithë pritshmëritë e mundshme, sfidat dhe kufizimet, deri tek rivendosja në Shqipëri. Pritshmëritë, problemet, vështirësitë, sukseset por dhe zhgënjmet, të cilat u bënë më të dukshme pas kthimit në atdhe, janë pjesë e studimit.

Ky studim përdor një qasje shkencore për të kuptuar sfidat dhe problematikat e migrimit në Shqipëri, dhe pasurohet më tej nga shumë raste/shembuj dhe intervista, duke paraqitur një pikturë të gjallë të situatës në të shkuarën dhe të tashmen. Është një vazhdimësi po aq e thellë dhe plotësuese e studimit të mëparshëm të CDI/HSF “Migrimi Shqiptar në Gjermani”, publikuar në Tiranë, në dhjetor 2016.

Ky studim hulumton në një nivel të kënaqshëm dhe gjithëpërfshirës faktorët e jashtëm tërheqës dhe ata të brendshëm shtytës të migrantëve shqiptarë, duke përpunuar “mësimet e nxjerra” për të ndriçuar këtë fenomen dhe për të prezantuar zgjidhje eventuale.

Përmbajtja e këtij studimi, si një pjesë e CDI-HSF për “Dokumentat e Punës - Seria e Procesit të Berlinit”, ofron një ilustrim të dokumentuar shkencor, si dhe një analizë të profilit të përgjithshëm të migrantit shqiptar, përshkruan eksperiencat e tij në vendin e destinacionit – Gjermani dhe ofron një analizë të perspektivave të migrantëve shqiptarë pas kthimit dhe ri-integrimin në shoqërinë e vendit të tyre të origjinës, pas refuzimit të aplikimit për azil. Ky studim përfundimisht është një vlerë e shtuar në kuadrin institucional dhe ligjor të ri-integrimit, për shembull në lidhje me aktivitetet e Njësive të Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve jo-shtetërorë. Ai ofron konkluzione të veçanta dhe rekomandime për politikat specifike.

Përpunimi i këtij studimi i korrespondon plotësisht qasjes, qëllimit dhe funksionit të aktiviteteve të projektit me Fondacionin Hanns Seidel – Zyra e Tiranës, e cila është themeluar në vitin 1992. Zyra e Tiranës ka festuar 25 vjetorin e saj në tetor të 2017.

Përmes një shkalle të gjërë seminaresh ndërsektoriale, workshop-e dhe konferencash, të përqendruara në çështjet dhe temat e administratës qendore, rajonale dhe vendore, si dhe arsimimit të të rriturve nga ekspertët seniorë në sektorin e “Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme”, Zyra e HSF-së në Tiranë, që në fillim është përpjekur të reagojë mbi sfidat aktuale dhe speciale evropiane të migrimit shqiptar.

Qasja e HSF-së është drejtuar jo vetëm nga shqyrtimi i pasojave të migrimit, të konkre-tizuara nëpër aktivitet në terren me pjesëmarrjen e ekspertëve gjermanë për njësitë

Page 8: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 7

e policisë kufitare shqiptare, por gjithashtu synon dhe mirëkuptimin a shkaqeve të migrimit.

Përveç aktiviteteve me policinë kufitare, HSF në bashkëpunim më OJQ dhe “institutet hulumtuese” vendase, si CDI/ShtetiWeb kontribuon në përpjekjet e përbashkëta për të krijuar kushte jetese që favorizojnë një qëndrim ose ri-integrim të suksesshëm, veçanërisht për brezin e ri.

Shpresat e së ardhmes, për të shmangur një eksod të rradhës, duhen kombinuar me masa specifike mbi arsimimin, masa që kanë si qëllim rritjen profesionale dhe sociale të kompetencave. Politikat përkatëse duhen shoqëruar nga një përpilim realist i mundësive të punësimit dhe perspektivave të tregut të punës. Një vëmendje e posaçme në këtë pikë i drejtohet profesionalizmit të të rinjve shqiptarë – “brezit të ardhshëm”.

Ndryshimi i sjelljes dhe mendësisë mbi këtë çështje do të jetë një proces afatgjatë që ka nevojë për durim, forcë dhe zhvendosje të kapaciteteve, ndaj të cilit Zyra e HSF-së në Tiranë ka qenë dhe do të jetë e angazhuar në vazhdimësinë e aktiviteteve dhe të projekteve në Shqipëri, si dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dr. Klaus FiesingerDrejtor Rajonal për Evropën JuglindoreHanns Seidel Foundation – Zyrat e Tiranës, Beogradit, Sofies dhe Zagrebit

Page 9: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim8

Procesi i Berlinit dhe Migrimi

Migrimi është një nga çështjet kryesore që mbulon procesi i Berlinit që prej Samitit të Vjenës në 2015. Nga ai moment, migrimi ka qënë pjesë e pandashme e axhendës së samiteve të Ballkanit Perëndimor.

Në 2015 – viti që shënoi kulmin e luftës në Siri - u bë e qartë se Rruga e Refugjatëve përmes Ballkanit Perëndimor mund të menaxhohej vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi dhe angazhimi të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Deklarata e Samitit të Vjenës theksonte qartë rolin e vendeve ballkanike në fushat e “… migrimit, azilit dhe menaxhimit të kufijve nën këndvështrimin e një perspektive evropiane”. Praktikisht, vendet e Ballkanit Perëndimor u bënë përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve jugorë të Bashkimit Evropian.

Samiti i Parisit në 2016 pasqyroi zhvillimet e situatës së migrimit në BE: në fokus tashmë ishte kthimi dhe ri-integrimi. Çështjet si shkëmbimi i informacionit, operacionet e përbashkëta ndaj luftës kundër trafikantëve, rrjetet dhe krimi i organizuar, fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet forcave të policisë kufitare, etj. u përfshinë në axhendën e Procesit të Berlinit. Samiti i Parisit mbështeti qasjen e re për migrimin të miratuar nga Këshilli Evropian (KE) më 28 qershor 20161, në të cilën përmenden emigrantët ekonomikë dhe shfaqet “një kornizë e re e bashkëpunimit” që i referohet “investimeve në vendet partnere” dhe “Planit të Investimeve të Jashtme”.

Samiti i Triestes në 2017 u përqendrua në parandalimin e migrimit të parregullt. Nuk u përmendën çështjet e ngritura ne Samitin e Parisit në lidhje me “… mbështetjen e nismave të Bankës Evropiane për Investime (BEI) në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar investimet e huaja, në një linjë me qasjen e re të migrimit, të miratuar nga KE-ja më 28-29 qershor”.

Në Samitin e Londrës, i parashikuar të mbahet në 2018, përfaqësuesit britanikë vazh-dojnë ta shohin migrimin përmes lenteve të “sfidave të përbashkëta”, ku “siguria” mbetet kryefjala.

Së bashku me lidhshmërinë dhe rininë, migrimi është një nga të vetmet çështje të sferës politike që ka qënë i pranishëm në axhendën e samiteve të Ballkanit Perëndimor, që nga Samiti i Vjenës. Sidoqoftë, fokusi i tij ka ndryshuar nga kontrolli paraprak kufitar

1 Në qershor 2016, Këshilli i BE-së bëri të ditur se shumica e vendeve anëtare i konsiderojnë vendet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta të origjinës”.

Page 10: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 9

tek kthimi dhe ri-integrimi, siguria dhe parandalimi i hyrjes së terroristëve në BE. Ky ndryshim i axhendës pasqyron prioritetin e vendeve anëtare me ato të BP6. Ashtu siç do të shpjegojmë në vijim, vendet ballkanike janë më të shqetësuara ndaj flukseve të migrantëve me prejardhje nga Ballkani, sesa ndaj atyre që kalojnë nëpër rajon.

Seritë e Procesit të Berlinit: një kontribut i shoqërisë civile në integrimin rajonal në Ballkan

Ky është Dokumenti i Punës Nr.3 përmes së cilit Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) analizon Migrimin. Ai përqendrohet në kthimin dhe ri-integrimin e migrantëve shqiptarë azilkërkues në Gjermani gjatë periudhës 2014-2016, dhe më pas të kthyer në Shqipëri.

Seritë e Procesit të Berlinit filluan në nëntor të 2015 në Tiranë, si një iniciativë e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim/ShtetiWeb mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, Fondacioni Hanns Seidel dhe Fondacioni Konrad Adenauer (shiko http://cdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2016/02/ANGLISHT.pdf).

Këto seri janë konceptuar si pjesë e kontributit të gjërë të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit.

Publikimet e plota mbi Procesin e Berlinit dhe temat e përzgjedhura mbi bashkëpunimin rajonal të BP6 mund të konsultohen në faqen e Observatorit të Integrimit Rajonal (ORI): http://cdinstitute.eu/web/studime-dhe-analiza/?lang=en

Ky dokument pune është mbështetur nga Fondacioni Hanns Seidel.

Page 11: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim10

Metodologjia

a) Profili i njësisë së migrimit

Sikurse kemi konstatuar, në 2014-2016 vala e migrimit në Gjermani u karak terizua nga aspekti “familjar”. Shqiptarët lëvizën së bashku me familjet e tyre. Më përpara, migrantët shqiptarë ishin të rinj që - eventualisht - më vonë tërho qën pranë edhe familjen ose u kthyen sërish në vendin e tyre të origjinës për t’u martuar dhe sollën me vete bashkëshorten e tyre. Kësaj rradhe, edhe kur ata u larguan vetëm, u konsiderua si një hap i parë për të ndërtuar një bazë në vendin pritës dhe pas pak kohe për të tërhequr pranë vetes edhe familjen. Aspekti i migrimit familjar është i ndryshëm nga valët e mëparshme të migrimit.

Ky aspekt “familjar” mund të shpjegohet për këto arsye:• Rreziku i aventurës së migrimit ishte shumë më i ulët kësaj radhe - marrëveshjet

për lëvizjen e lirë dhe pa viza brenda hapësirës Schengen i dhanë shtysë kompo nentit më të rrezikshëm dhe më të kushtueshëm të migrimit ilegal, përkatësisht kalimit të paligjshëm të kufirit, dhe sepse:

• Më tepër sesa për një punë, kësaj radhe shqiptarët po kërkonin një të ardhme për ta dhe familjet e tyre.

Si rezultat, në këtë pjesë të kërkimit ne e konsiderojmë “njësinë familjare” si një njësi unitare të migrimit. Në këtë këndvështrim, përpjekja për migrim është rezultat i faktorëve tërheqës dhe shtytës të aplikuar në të gjithë komponentët e tij (tërheqje dhe presion mbi bashkëshortin dhe/ose bashkëshorten/fëmijët/ose anëtarët e familjes). Për të vijuar me kërkimin tonë, po paraqesim njësinë e migrimit (NJM). Një NJM përbëhet ose nga një person i vetëm (shumë rrallë) ose nga një grup familjar i afërt p.sh. burri, gruaja, fëmijët (sipas rastit).

b) Kampionimi i qëllimshëm

Konsultimi i të kthyerve u bë duke u bazuar në metodologjinë e “kampionimit të qëllimshëm”. Kampionimi i qëllimshëm nënkupton përzgjedhjen jo-rastësore të pjesë-marrësve në fjalë, në rastin tonë të NJM-së. Variablat për të cilat ndërtohet shembulli lidhen me pyetjen kërkimore. Identifikimi i të intervistuarve u bë nëpërmjet teknikës së “përzgjedhjes së ortekut të borës”, e cila përcaktohet si rasti kur pjesëmarrësit ekzistues propozojnë subjekte të tjera nga rrethi i të njohurve të tyre. Në këtë mënyrë kampionimi i grupit rritet si një top bore që rrokulliset.

Kufizimet e një metode të tillë qëndrojnë në mundësinë për të qenë të njëanshëm, p.sh. intervistuesit me shumë miq mund të përzgjidhen; influencimi i intervistuesit i

Page 12: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 11

cili paraqet zgjedhje të menduara, që reflektohen në një mbipërfaqësim nga zonat urbane dhe me edukim të lartë; si dhe vështirësia e mbajtjes së anonimitetit midis pjesëmarrësve.

Kjo teknikë u përdor për shkak të pamundësisë për të marrë një listë shteruese të popullsisë së target grupit. Nuk ka të dhëna të sakta mbi të kthyerit në Shqipëri. Në çdo rast, opinionet e mbledhura shërbejnë vetëm për ilustrim dhe jo për përfaqësim statistikor të popullsisë së rikthyer nga Gjermania.

Në këtë studim janë përfshirë intervista me familje të kthyera nga Gjermania, shumica e të cilave jeton në qytete. Në shumë raste, intervistat janë zhvilluar me kryefamiljarin, mosha e të cilit varion nga 28-35 vjeç. Të intervistuarit jetojnë në Tiranë, Kamzë, Sauk, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Ne intervistuam 21 NJM nga të cilët: 20 ishin familje dhe 1 individ, 16 familje kishin fëmijë midis moshës 9 muajshe dhe 14 vjeç. Intervistat u zhvilluan nga një skuadër kërkuesish. Pyetjet u parapërgatitën dhe iu lexuan të intervistuarve. Intervistuesit morën shënim përgjigjet dhe më vonë i përpunuan. Në rastet kur kishte mospërputhje ose kur ishte e nevojshme të merreshin më shumë saktësime, të intervistuarit u telefonuan.

Për të patur një kuptim më të mirë të popullatës që ishte në fokus, ne ndërtuam një grup kontrolli të 6 NJM. Ata u intervistuan nga një skuadër e dytë e ekipit të CDI.

c) Krahasimi me valë të tjera migrimit të 1991 dhe 1997

Për një kuptim më të mirë të veçorive të valës migratore në Gjermani të viteve 2014-2017, ne kemi përdorur kurdo që ishte e mundur, krahasime me valët e mëparshme migratore të shqiptarëve kryesisht në Itali dhe Greqi. Në këto raste i jemi referuar të dhënave statistikore dhe kërkimeve të realizuara kryesisht nga INSTAT.

Page 13: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim12

I. MIGRIMI SI PASOJË E SHKËPUTJES NGA SISTEMI

Para se të fillojmë analizën mbi migrimin shqiptar në Gjermani (dhe në Bashkimin Evropian), duhet të kemi parasysh që: (i) Shqipëria ka qenë historikisht një vend emigrues, (ii) Shqiptarët janë Evropianë – Tirana është më afër gjeografikisht me Berlinin apo Parisin sesa me Athinën ose Sofien (Shqipëria artificialisht duket larg Evropës për shkak të historisë së saj të kohëve të sotme dhe specifikisht të 45 viteve të izolimit të vetëshkaktuar komunist), dhe (iii), aktualisht 38% e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë jashtë vendit - nga një popullsi prej tre milion banorë, janë afërsisht një milion shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë, më së shumti në Evropë. Kështu që largimi jashtë (dhe kthimi) janë gjurmë të ravijëzuara historikisht tek shqiptarët. Fenomeni i migrimit shqiptar në Gjermani gjatë 2014-2016, karakterizohet nga parametra përcaktues që janë të rinj dhe/ose të pavëzhguar më parë. Konkluzioni kryesor i studimit tonë të parë2 ishte se emigrantët shqiptarë i keqkuptuan dhe i keqvlerësuan shanset e tyre për të qëndruar në Gjermani nëpërmjet procedurës së azilit. Gjetjet tona treguan se pavarësisht 53,805 aplikimeve për azil në 2017 dhe 34,000 deri në Tetor 2017, vetëm 65 kërkesa kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritetet Gjermane. Asnjë leje pune individuale nuk është lëshuar.

Nga këto të dhëna ne arritëm në konkluzionin se ky fenomen ishte një valë e çrregullt migratore dhe jo një largim nga persekutimi politik. Faktori kryesor që shpjegon magnitudën e numrave ishte informacioni i gabuar mbi: (i) mundësitë e punësimit që Gjermania supozohej se ofronte dhe në, (ii) probabilitetin për shqiptarët që të merrnin një leje pune nëpërmjet procedurës së kërkesës për azil.

Ky informacion i gabuar gjeti një mjedis të përshtatshëm në mes të një situate të brendshme mbështetëse dhe faktorësh shtytës të veçantë. Kriza financiare e vitit 2008 shënon pikën e fillimit të këtij procesi të ri të vendimmarrjes bazuar në dëshirën për të vepruar “për të përmirësuar të ardhmen”. Shkaku kryesor nxitës i emigrimit është perceptimi i pamundësisë së përmirësimit në të ardh men të situatës së tij/saj në Shqipëri. Ky faktor i ri shtytës u kombinua me një risk historikisht të ulët të udhëtimit në Gjermani; kostove të përballueshme të udhëtimit; dhe me informacion të bollshëm referuar përfitimeve shtetërore “të rehatshme”, si dhe kushteve “shumë të mira” të jetesës përgjatë përpunimit të kërkesës për azil.

2 “Comprehending Albanian Migration to Germany: 2014-2016”, CDI Publications, Tirana 2016. E akse-sue shme në: http://cdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2017/01/ANGLISHT.pdf

Page 14: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 13

Lehtësia dhe intensiteti i komunikimit të migrantëve potencialë me shqiptarë të tjerë në Gjermani ishte faktori i rradhës. Sot, komunikimi në internet është i menjëhershëm, me kosto të ulët ose pa kosto, dhe i personalizuar. Si i tillë, ai e rrit impaktin e mesazhit tek personi që dëshiron të emigrojë. Në tërësi, informacioni i njëanshëm dhe pjesor luajti një rol të madh në përforcimin e motiveve dhe amplitudës së fluksit migrator.

Ndërmjet faktorëve tërheqës, më të dukshmit qenë përfitimet e bollshme shtetë rore, përfshirë banesën, kujdesin shëndetësor cilësor dhe masat mbë shte tëse për edukimin. Asgjë nuk mund të shkonte gabim për atë që dëshironte të migronte në Gjermani! Në rastin më të keq pas një kohe të gjatë pritje, azilkërkuesi fals do të kthehej në Shqipëri.

Studimi aktual fokusohet në kthimin në Shqipëri të migrantëve dhe rrugëtimin e ri-integrimit të tyre. Në këtë studim ne kemi vëzhguar disa faktorë të ndërlidhur shtytës dhe tërheqës që prekën valën e migrimit shqiptar në Gjermani, kthimin e tyre dhe procesin e ri-integrimit. Në këtë studim ne kemi konstatuar prezencën e fuqishme të një fenomeni që ka patur efekt mbi profilin dhe intensitetin e fluksit migrator shqiptar në Gjermani përgjatë 2014-2016, dhe e kemi emërtuar “faktori i lidhshmërisë (ose lidhës)”. Mund të shpjegohet si situata ku as tregu dhe as shteti nuk i ofrojnë individit mundësinë që të tregojë vlerën e tij/saj, ose të arrijë qëllimet e jetës së tij/saj. Për shembull, dikush mund të (mendojë) jetë i kualifikuar dhe i aftë për të patur një karrierë të suksesshme në Shqipëri, megjithatë ai/ajo është i/e bindur se nuk i jepet mundësia nga shteti ose nga tregu për ta provuar. Në këtë rast, qytetari ndihet i “shkëputur” nga sistemi.

Arsyet kryesore të “shkëputjes” janë tregu lokal i punës që nuk funksionon dhe shër-bimet shtetërore që nuk janë cilësore. Në këtë situatë, qytetarët janë të shtrënguar që të përdorin mekanizma jo të tregut dhe/ose mekanizma jo shtetërore si p.sh. lidhjet me të afërmit e tyre ose lidhjet politike për të krijuar mundësi më të mira për jetën e tyre. Në një kontekst më të gjerë, faktori lidhës kuptohet jo vetëm si afrim pranë mundësisë për të gjetur një punë më të mirë ose për t’ju larguar varfërisë, por edhe si rruga e vetme për rritjen e mundësive për një shëndet më të mirë, marrjen e edukimit më cilësor, gjetjen e një pune të qëndrueshme dhe jetesën në një shoqëri të drejtë të mbështetur në meritokraci.

Kështu që në fjalorin e migrimit, lidhshmëria përcaktohet nga: (i) mundësia e perceptuar e dikujt për të arritur qëllimet e jetës qofshin ato ekonomike, sociale apo thjesht të zhvillimit personal (përfshirë ato të familjes së tij/saj); dhe (ii) vendimit pasues mbi vendin më të përshtatshëm të mundshëm ku këto qëllime të jetës mund të arrihen: ose në vendin e tij/saj të lindjes ose duke migruar në vend tjetër. Migrantët potencialë e ndjejnë impaktin e “faktorit lidhës” mbështetur në gjykimin që ata formojnë mbi:

Page 15: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim14

• madhësinë e hendekut të pabarazisë (kryesisht në të ardhura dhe pasuri), sikurse shprehet në diferencën e komponentëve të të ardhu rave dhe komponentëve të tjerë mes jetesës në Shqipëri vs. në Gjermani. Në këtë kontekst, sa më i lartë perceptimi i diferencës midis të ardhurave aktuale ose perspektivës së kujdesit shëndetësor në Shqipëri me ato të pritshme në Gjermani, akoma më e fortë është shtysa për të migruar dhe,

• mundësinë e reduktimit të këtij hendeku nëpërmjet migrimit, duke synuar përmirësimin e aksesit në mundësi ekonomike, edukim më të mirë (edhe për fëmijët e tyre), shëndetin dhe kujdesin social. Ky faktor i fundit ndihmon në shpjegimin e kuptimit të lidhshmërisë me fenomenin e migrimit dhe qartëson përmasat, thellësinë dhe kohë zgjatjen e këtij fenomeni.

Ne vëzhguam qëndrueshmërinë dhe mbizotërimin e faktorit të lidhshmërise në kthimin e azilkërkuesve në Shqipëri. Të kthyerit na thanë se lidhshmëria familjare, klanore ose politike përcakton funksionimin e tregut lokal të punës, ka efekt mbi efiçencën e shërbimeve publike etj., varet në një masë të madhe nga gjeografia (distanca nga qendrat ekonomike apo politike) si dhe fuqizohet nga rrjetet sociale (familja/fisi).

Ne konstatuam se individët më të shkëputur nga qendrat ekonomike (që përkojnë me qendrat urbane), përbënin masën më të madhe të migrantëve. Ne identi fikuam dhe një grup të dytë të “shkëputurish”. Pavarësisht se jetonin në qytete, këta e kishin të pamundur të lidheshin me jetën sociale dhe eko no mike për të avancuar në karrierën e tyre. Të dy nëngrupet, të palidhur gjeografikisht dhe nga pikëpamja sociale, e braktisën Shqipërinë sepse u ndjenë të pafuqishëm për të arritur dhe për të përfituar nga mundësitë që u ofronte sistemi në vendin e tyre.

Një nga vlerat e shtuara më të mëdha që migrantët shqiptarë përftuan nga qëndrimi i tyre në Gjermani ishte kontakti i drejtpërdrejtë me shërbimet publike gjermane (shërbimet bashkiake, shëndetësia, edukimi, etj.). Të përballur me efiçencën dhe një shërbim publik të orientuar ndaj qytetarit, shumë migrantë shqiptarë morën informacionin e nevojshëm për të mundësuar krahasimin me shërbimet publike të marra në Shqipëri. Ne konstatuam se diferenca mes shërbimeve publike gjermane dhe atyre shqiptare është një nga shkaqet kryesore të zhgënjimit3 të të kthyerve.

Përgjatë intervistave tona ne takuam të kthyer për të cilët largimi nga Gjermania dhe kthimi në Shqipëri ishte përjetuar si një eksperiencë traumatike. Në shumë raste vetë momenti i largimit ishte perceptuar në mënyrë aq të dhunshme saqë kishte lënë gjurmë tek ta (dhe nëpërmjet tyre edhe tek rrjeti i tyre i ngushtë i miqve që mendonin për të migruar). Për shkak edhe të këtij fakti, ka një probabilitet të ulët që një valë migrimi e tillë në Gjermani do të mund të përsëritej në një të ardhme të afërt.

3 Pyetja se çfarë do të bëjnë: p.sh. të kontribuojnë në ndryshimin e Shqipërisë apo ta braktisin dhe të përpiqen të rikthehen në Gjermani (ose vende të tjera të BE-së) nuk përfshihet në këtë studim.

Page 16: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 15

Të kthyerit nuk ishin të kënaqur me shërbimet publike që gjetën në Shqipëri dhe me strukturat pritëse. Në rastin më të keq, të kthyerit thjesht injoruan ekzistencën e këtyre të fundit siç ishte rasti i Sporteleve të Migrimit, pjesë e strategjisë së qeverisë për rikthimin dhe ri-integrimin. Nga disa të kthyer na u tha se pas kthimit ata u ndjenë si emigrantë në vendin e tyre. Gjatë qëndrimit në Gjermani disa prej tyre humbën vendin e punës që kishin në Shqipëri, fëmijët humbën mësimin, komshinjtë kishin lëvizur gjithashtu, qendrat ekonomike dhe politike ishin zhve ndosur. Si rezultat, disa prej të kthyerve e gjetën veten më pak të lidhur se përpara emigrimit. Në vitet 2014-2016 vala e migrimit pati një kosto të rëndësishme financiare. Për rreth 100,000 shqiptarë që braktisën vendin e tyre, nëse dikush llogarit (në mënyrë shumë konservative) një mesatare prej 500 euro/personi, del një shumë prej 50 milionë euro vetëm për shpenzime udhëtimi. Një shumë prej 2,000 euro për familje me katër anëtarë jep një ide të mirë krahasimore të fuqisë së “incentivave financiare” që vendet pritëse vendosin në dispozicion për të nxitur migrantët e parregullt që të kthehen në vendet e tyre të origjinës4. Në këndvështrimin e lidhshmërisë, ky shpenzim jep një ide mbi shumën fillestare që një shqiptar është i gatshëm të investojë me qëllim që “të lidhet me sistemin”.

Argumenti ynë është se pavarësisht motivit fillestar dhe mënyrës që zgjodhën për të qëndruar në Gjermani, sot ka me mijëra qytetarë shqiptarë që iu janë ekspozuar vlerave evropiane dhe dinë se çfarë një shtet anëtar i BE-së mund të bëjë për ta dhe familjen e tyre5. Kjo është ajo çfarë ne quajmë “vlera e shtuar e migrimit”. Tashmë me dhjetra mijëra shqiptarë të kthyer kanë kuptuar sesi duhet të funksionojnë institucionet demokratike, si duhet të mbizotërojë zbatimi i ligjit, përse korrupsioni nuk është një mënyrë jetese e paevitueshme, përse është e rëndësishme të vendosësh politikanët përballë përgjegjësisë, etj. Asnjë projekt edukimi, ndërgjegjësimi apo program i financuar nga donatorët në Shqipëri për ngritjen e institucioneve deri më sot nuk ka arritur të ketë këtë impakt në terren.

Përsa i përket së ardhmes, duke patur parasysh ekzistencën e faktorëve shtytës dhe të prezencës së “lidhshmërisë” së dobët në Shqipëri, fluksi migrator pritet të vijojë, por në formë tjetër. Metoda e “azilkërkimit” po zëvendësohet me të tjera. Dy versione të fundit janë migrimi i fëmijëve të pashoqëruar (duke ju përshtatur kornizës ligjore të shtetit pritës) dhe migrimi ligjor i lidhur me punësimin.

Progresivisht shqiptarët po ndjekin rrugën ligjore për t’u larguar nga vendi i tyre. Ky lloj migrimi do t’i kushtojë Shqipërisë humbjen e forcës së kualifikuar të punës. Klasa e mesme shqiptare dhe intelektualët duke patur profilet më të përshtatshme për të

4 Ndihmon gjithashtu për të vendosur në perspektivë shumën e shpenzuar në Shqipëri në kuadër të ndihmës së huaj për zhvillimin në dy dekadat e fundit.5 Migrimi familjar ka ndikuar dhe në mungesën e fenomenit të kriminalitetit - të paktën sipas raportimit të mediave gjermane - të migrantëve shqiptarë.

Page 17: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim16

gjetur një punë në Evropë, si dhe për të kaluar nëpërmjet procedurave administrative të migrimit, po e braktisin Shqipërinë, duke lënë pas të varfrit që janë gjithnjë e më të shkëputur nga sistemi, si dhe të pasurit me shumë lidhje. Do jenë këto dy grupime që do të vendosin mbi të ardhmen e vendit.

Së fundmi, migrimi është një fenomen që prek të gjithë Ballkanin Perëndimor. Rajoni po shteron nga të rinjtë, intelektualët, profesionistët dhe klasa e mesme në përgjithësi. Kjo ka efekt mbi kapacitetin e vendeve për t’u zhvilluar dhe konverguar me BE-në. Megjithatë, deri më tani kjo çështje është trajtuar si diçka që duhet korrigjuar dhe që duhet trajtuar në nivel të kontrollit të fluksit, dhe jo që në rrënjën e saj. Iniciativat rajonale që mbulojnë migrimin e shohin fenomenin kryesisht nga pikëpamja e menaxhimit të kufijve, migrimit jo-ligjor, politikës së vizave, bashkëpunimit konsullor dhe kthimit (p.sh. MARRI6) ose përgjithësisht si bashkëpunim ndër-qeveritar në shkëmbimin e informacionit (Procesi i Pragës)7. Ne besojmë se lëvizja e personave nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së do të vijojë në të ardhmen, qoftë edhe për të balancuar shkëmbimet mes dy rajoneve, veçanërisht disbalancën në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe dobësimin e investimeve të huaja direkte. Në fund të fundit, duke marrë parasysh flukset financiare hyrëse të remitancave në Shqipëri8, fuqia punëtore mbetet ende produkti më i mirë për eksport.

6 Iniciativa Rajonale e Migrimit, Azilit dhe Refugjatëve.7 Për një këndvështrim tërësor të iniciativave të bashkëpunimit rajonal që përfshijnë shtete të Ballkanit Perëndimor, shih ORI - Observatory of Regional Cooperation Initiatives database at: http://cdinstitute.eu/web/db-iniciativa/?lang=en8 Remitancat janë afërsisht 9% e PBB në BP6 në 2014, me nivelin më të lartë në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Remitancat si pjesë e të ardhurave të familjes ndryshojnë sipas vendeve të BP6 me nivelin më të lartë në Kosovë, dhe në vend të dytë në Shqipëri me 10%. Burimi: “The Western Balkans - Revving Up the Engines of Growth and Prosperity”, World Bank Group, 2017

Page 18: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 17

II. “KAPITALI” QË MIGRANTËT SHQIPTARË PËRFITUAN GJATË PERIUDHËS SË AZILKËRKIMIT

Aplikimet totale për azil në Gjermani të plotësuara nga shtetas shqiptarë, për herë të parë u ulën me 72,4% në 2016 krahasuar me 2015. Nga 53,805 kërkesa ato zbritën në 14,853.9 Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka vijuar të zbresë në mënyrë eksponenciale: për tremujorin e parë të 2017 ai ndalet në 2,187.10

Shkaqet e menjëhershme të valës migratore për në Gjermani në periudhën 2014-2016 (VMGJ) janë mikse. Familje të varfra (rurale dhe/ose nga minoriteti Rom) e vendosën theksin në arsye që lidheshin me të ardhurat nga puna ose rrogat e larta. Individët që vinin nga shtresa e ulët e klasës së mesme dhe ata më lart, shkuan në Gjermani për një jetë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Shpesh ata e kishin një punë në Shqipëri, por besonin së në Gjermani do të gjenin atë «s’e di çfarë» që u mungonte në Shqipëri. Për shkak të këtij keqkuptimi, ata zgjodhën që të plotësonin kërkesën për azil!

Të gjithë të intervistuarit tanë u kthyen në periudhën mes muajve Shkurt 2016 dhe Prill 2017. Ato mund të ndahen në dy grupe sipas kohës që shpenzuan në Gjermani:

• NJM që migruan në 2014-2015 në Gjermani dhe qëndruan për një periu dhë afërsisht 15-28 mujore. Ky grup jetoi shkurtimisht në kampe për para se të akomodohej në apartamente/shtëpi të ofruara nga qeveria gjermane;

• NJM që migruan në fillim të vitit 2016. Këta migrantë kanë qëndruar gati ekskluzivisht në kampe për periudha nga 3-5 muaj.

Ne vumë re se data e mbërritjes së tyre në Gjermani kushtëzonte kohëzgjatjen, kushtet e qëndrimit, dhe përfundimisht edhe përshtypjet që ata morën nga vendi pritës11. Grupi që aplikoi për azil përpara muajit Tetor 2015, qëndroi për një kohë më të gjatë dhe në kushte relativisht më të mira. Ata u rikthyen me përshtypje më pozitive për Gjermaninë dhe mikpritësit e tyre gjermanë.

Ligjet e azilit të miratuara nga qeveria gjermane në muajin Tetor 2015 dhe Shkurt 2016 ulën në mënyrë drastike përfitimet që migrantët shqiptarë po merrnin ndërkohë që

9 Migration, Integration, Asylum - Political Develoments in Germany 2016. Annual Policy Report by the German National Contact Point for the European Migration Network, Federal Office for Migration & Refugees, 2017, pp. 36.10 http://www.bamf.de11 Migrantët shqiptarë vijojnë të aplikojnë për azil edhe pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit të ri, i cili midis të tjerave e klasifikon Shqipërinë si vend i sigurt. Kjo shkurtoi thelbësisht kohën e qëndrimit sikurse edhe trajtimin e kërkuesve të paligjshëm të azilit nga Shqipëria.

Page 19: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim18

kërkesa e tyre për azil ishte në përpunim. Përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta shkurtoi kohën e përpunimit të kërkesave të tyre për azil. I diferencoi ata nga sirianët dhe kombësitë e tjera, shanset e të cilëve për të fituar statusin e azilit ishin shumë më të larta.

Shqiptarët e përjetuan keq këtë gjë, sepse nuk mund të kuptonin se përse jo-evropianët mund të trajtoheshin më mirë se ata.12 Gjithashtu, me mbërritjen e refugjatëve sirianë, të intervistuarit tanë raportuan një rritje të armiqësisë së perceptuar të gjermanëve kundrejt “azilkërkuesve” shqiptarë.13

Këtu qëndron pikërisht diferenca e cila bëhet më e theksuar mes dy grupeve, sikurse përcaktohet nga data e mbërritjes së tyre në Gjermani përpara ose pas Tetorit 2015. Duke filluar procedurën e kërkimit të azilit përpara ndryshimeve ligjore, grupi i parë kishte më shumë mundësi lidhjeje me kontekstin gjerman. Pavarësisht se nuk raportuan ndonjë eksperiencë lokale të integrimit, qoftë shkollimi apo punësimi, ata kishin më shumë kontakte me mikpritësit e tyre.

Grupi i dytë, raporton një gjendje krejtësisht tjetër. Shqiptarët që arritën në Gjermani pas muajit Janar 2016, shpenzuan më shumë kohë nëpër kampe (jo në shtëpi individuale); ata u lëvizën shpesh nga një kamp në tjetrin; u vendosën në lokalitete të izoluara; dhe deklarojnë se morën më pak shërbime sesa grupi i parë si p.sh kurse gjuhe ose shkollim për fëmijët.14

Këto dy eksperienca kushtëzojnë përshtypjet e tyre dhe vlerën e shtuar që ata morën nga qëndrimi në vendin pritës. Konkluzioni kryesor është se sa më shumë që u lejuan të qëndronin, aq më shumë ata e pëlqyen qëndrimin e tyre në Gjermani. Ajo se çfarë këto dy grupe tregojnë, janë përshtypjet e tyre se si duhet të funksionojnë shërbimet shtetërore dhe publike. Pavarësisht kushteve të vështira të perceptuara nga grupi i dytë, të intervistuarit ishin unanimë në perceptimin e tyre lidhur me efiçencën dhe drejtësinë e shtetit vis-à-vis individit. Me disa ndryshime të vogla në nivelin e përfitimit të aftësive gjuhësore (kryesisht për fëmijët), dhe në nivelin e lidhjeve të krijuara me vendasit, vlera më e madhe e shtuar gjatë qëndrimit të tyre është sensibilizimi dhe njohuritë e përftuara drejtpërdrejt sesi duhet të funksionojnë “autoritetet shtetërore të ndershme dhe efiçente”, dhe si duhet të jetë marrëdhënia e tyre me qytetarët.

12 Ky është një ilustrim tjetër i asaj çka migrantët shqiptarë bënë kur u përpoqën të justifikonin qën-drimin e tyre në Gjermani. Kjo gjithashtu hedh dritë edhe mbi dështimin e komunikimit të kanaleve zyrtare kur i informonin mbi shanset e tyre për sukses. Vetëm kur kushtet e tyre të qëndrimit nëpër kampe u bënë më të vështira dhe veçanërisht kur filluan deportimet në masë të gjerë, atëhere me-sazhi u kuptua.13 Duke parë faktin se shqiptarët nuk ishin azilkërkues të rregullt, kjo u perceptua nga popullsia gjer-mane si një ngarkesë e pajustifikuar që i bëhej sistemit gjerman të azilit.14 Verifikimi i diferencimit në ofrimin e shëbimeve nuk ishte në objektivat e këtij kërkimi.

Page 20: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 19

III. KTHIMI NGA GJERMANIA

III.1 Largimi nga Gjermania

Ndërkohë që ne dimë numrin e saktë të migrantëve që u rikthyen në mënyrë të detyruar (me forcë nga autoritet gjermane15), shifrat e “kthimeve vullnetare, por të pashmangshme” (dështim i procedurës së aplikimit për azil) ose të “kthimeve vullnetare të vërteta” (ata që u kthyen përpara marrjes së përgjigjes së aplikimit të tyre për azil) janë praktikisht të pamundura për t’u faktuar. Edhe nëse dikush i evidenton – me të thëna apo me teknikën e ortekut të borës, në përgjigjet e tyre ata preferojnë të qëndrojnë të mjegullt përsa i përket kushteve të rikthimit. Në shumë raste, ata vetë janë të paqartë mbi statusin e kthimit të tyre. Në një rast, NJM nuk dinte çfarë nënkuptonte vula e vendosur në pasaportën e tyre nga autoritetet gjermane, ose për sa kohë atyre u ndalohej të hynin në zonën Schengen.

Mes të intervistuarve tanë, vetëm një numër i vogël është kthyer me forcë nga autoritetet gjermane (vetëm 2 NJM nga 21), ndërkohë që pjesa tjetër është kthyer vullnetarisht pas marrjes së vendimit negativ nga institucionet përkatëse. Në të gjitha rastet, ata deklarojnë se shpenzimet e rikthimit ishin mbuluar plotësisht nga autoritetet gjermane.

Ky është edhe informacioni më interesant që vjen nga ata që janë kthyer vullnetarisht, përpara se të merrnin përgjigjen negative. Të gjithë ata që ishin kthyer vullnetarisht, nuk mund t’i përballonin kushtet e kampeve. Duke qenë në pamundësi për të planifikuar një të ardhme në Gjermani, të vendosur nëpër kampe dhe të izoluar nga shoqëria gjermane dhe mundësitë e punësimit, ata preferuan që të ktheheshin në Shqipëri.

Në 2015-2015 autoritetet gjermane ndodheshin nën presion për të treguar se masat ndaj migrimit po jepnin rezultat. Për këtë arsye ata duhet t’i paraqisnin publikut gjerman shifra të kënaqshme të kthyerish dhe statistika përkatëse. Nga ky moment, qasja individuale ndaj çdo rasti të një azilkërkuesi fals, krijon perceptimin se gjithçka është përfshirë në një sistem racional dhe efiçent. Rastet individuale të azilkërkuesve fals, por me një shkallë të lartë problemesh (më të rëndësishmet ishin çështjet e shëndetit dhe edukimi i fëmijëve), nuk kanë përbërë variabla të vlefshëm.

Pavarësisht kostos individuale njerëzore të kësaj qasje, një nga kontributet e saj më të mëdha ishte saktësimi për migrantët shqiptarë (dhe ata potencialë) mbi diferencën

15 Nga Janari në Qershor 2017 kishte 1,625 kthime të detyruara nga Gjermania. Burimi: Ambasada Gjermane në Tiranë, komunikim i datës 24 korrik 2017.

Page 21: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim20

mes migrantit dhe refugjatit. Edhe nëse ata nuk mund ta pranojnë se ekziston një diferencë e madhe në motivim16, tani mund të shikojnë dhe ndjejnë ndryshimin ligjor që ajo ka. Fakti që shqiptarët jetuan nëpër kampe me refugjatë nga zona lufte dhe në rrezik, ndihmoi dukshëm.

Kutia 1: Arsyet e largimit dhe kthimit në ShqipëriArsyet kryesore për largimin nga Shqipëria përpara valës migratore gjermane 2013-2016 (VMGJ) duket se janë: (i) mungesa e punësimit në vendin e tyre - 71,8%; (ii) mundësi më të mira për punë jashtë vendit - 67,7%; (iii) perspektiva për të ardhura më të mira jashtë - 64,7%17.

Kjo gjetje konfirmohet edhe nga numri shumë i lartë të meshkujve të kthyer, të cilët kishin shkuar jashtë për të siguruar një jetesë më të mirë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna për përbërjen gjinore të migrantëve përpara VMGJ, nga 2009-2013 rreth 73,3% e të kthyerve janë meshkuj (ose 98.414 individë)18. Llojet e punëve që ata pranuan ishin “kryesisht” në: bujqësi dhe ndërtim që ishin në përputhje me profilin e vendit ku ata migruan.

Arsyet e tyre për rikthim ishin në shumicën e rasteve të lidhura me dimen sionin ekonomik: humbja e punës në vendin mikpritës është më e larta me 63,2% të përgjigjeve. Melankolia dhe çështjet shëndetësore janë të larta gjithashtu. Vetëm 7,6% përmendin kufizimet administrative dhe ligjore nga vendi mikpritës që i kanë detyruar ata të kthehen.

Arsyet për rikthim nga Gjermania të VMGJ s’kishin të bënin me atë çka shqiptarët kishin hasur më përpara. Autoritetet gjermane ishin të shpejta, të qarta dhe efiçente.

III.2. Mbërritja në Shqipëri

Në rastet kur nuk u detyruan të ktheheshin me forcë, migrantët shqiptarë organizuan gjithçka vetë përsa i përket udhëtimit dhe strehimit në Shqipëri, si dhe çdogjë tjetër që lidhej me rikthimin e tyre. Vlen të përmendet roli i organizatave fetare dhe OJF-ve Gjer-mane në shoqërimin e migrantëve, veçanërisht për udhëtimin e tyre dhe në shumë raste duke i siguruar ata se do të kishin dikë që do t’i priste sapo të mbërrinin në Shqipëri.19

16 Në perceptimin e tyre, jeta e një personi mund të jetë në rrezik si në rast lufte ashtu dhe prej urisë.17 Tabela 9 - Shkaqet e migrimit (multi-tick)*, (%), “Return Migration and Reintegration in Albania 2013”, INSTAT, fq. 36.18 Tabela 20 - Shkaqet e kthimit për ata që vendosën të ktheheshin vullnetarisht (multi-tick)*, (%), “Re-turn Migration and Reintegration in Albania 2013”, INSTAT, fq. 49.19 Ne morëm shumë dëshmi mbi rolin e fondacioneve bamirëse gjermane dhe të kishës mbi lehtë-simin e udhëtimit për të rikthyerit shqiptarë. Përshtypja jonë është se përpjekja u nxit nga pasioni njerëzor për të ndihmuar, më tepër se nga resurset e përshtatshme financiare dhe logjistike që ata kishin. Në shumë raste kemi patur raportime të qytetarëve gjermanë që i kanë ndihmuar të rikthyerit me financimet e tyre.

Page 22: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 21

Asnjë përgatitje nuk u bë ndërkohë që ishin në Gjermani për të lehtësuar pasojat e rikthimit të tyre. Supozimi bazë ishte se jeta do të rifillonte gati në të njëjtën pikë ku e kishin lënë kur u larguan nga Shqipëria. Sapo mbërritën në Shqipëri NJM individuale shkuan tek prindërit e tyre dhe filluan të kërkojnë për punë. Përsa i përket NJM familjare, çrregullimi më i madh që ato patën ishte ri-integrimi i fëmijëve të tyre.

Një nga shqetësimet bazë ishte mungesa e çertifikatave për fëmijët lidhur me shkollimin e tyre në Gjermani. Në shumë raste, prindërit raportuan se nuk i kishin marrë ato përpara se të largoheshin nga Gjermania. Në këtë mënyrë, kur fëmijët e tyre u regjistruan në shkollë në Shqipëri u përballën me mungesën e këtij lloj dokumentacioni. Një nga problemet e tjera urgjente ishin edhe protokollet e kujdesit shëndetësor të filluara në Gjermani dhe që ndaluan me të mbërritur në Shqipëri.

Shumë prej të rikthyerve që ne intervistuam, shkuan në të njëjtat shtëpi që ata banonin përpara migrimit, dhe kjo gjë zbuti sadopak rikthimin e tyre.

Page 23: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim22

IV. STABILIZIMI NË VENDIN AMË

Diskomforti për shkak të problemeve të ri-integrimit apo shkëputjes nga konteksti socio-ekonomik në vendin e tyre, është ndjesia e tyre më e fortë pas rikthimit në Shqipëri. Një e rikthyer 17 vjeçare theksoi se ajo “...ndihej si një emigrante në vendin e saj”. Ndërkohë që çdo pjesëtar provoi personalisht rikthimin, ata të gjithë kishin të përbashkët këtë distancë përherë në rritje mes aspiratave të tyre që kishin kur ikën dhe asaj çfarë ofrohej në vendin e tyre kur u rikthyen. Kjo u shkaktoi atyre ndjesinë e pafuqishmërisë. Hendeku për arritjen e aspiratave të tyre ishte rritur për ata që ishin shkëputur më përpara. Megjithatë, në disa raste, dhe veçanërisht për ata që ishin të përfshirë në sipërmarrje private përpara se të largoheshin nga Shqipëria, eksperienca gjermane e migrimit u dha një shtysë për aktivitetin ekonomik kur u rikthyen.

Pengesa e parë që duhej tejkaluar ishte stresi psikologjik pas rikthimit. Gjendja e tyre emocionale luhatej nga të qenit të lehtësuar se ishin rikthyer në shtëpi në familjen e tyre, e deri te gjendja gati depresive kur kuptonin se ishin rikthyer në të njëjtën gjendje prej të cilës ishin larguar më përpara. Në terma praktikë, me disa përjashtime, ata u rikthyen në shtëpinë apo apartamentin e tyre. Ne kishim dëgjuar për persona që kishin shitur sendet e tyre përpara se të largoheshin për në Gjermani, por nuk patëm rast të takonim asnjë gjatë intervistave tona. Në rastet kur për arsye të ndryshme strehimi ishte problem, ata vendosën të banonin me pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre. Problemi i dytë më urgjent ishte mungesa e të ardhurave për shkak të papunësisë. Një pjesë kishte humbur punën, për ata që kishin patur një të tillë përpara largimit, dhe tani duhej të shikonin mundësitë për t’u ripunësuar. Ajo çfarë mbetet problematike këtu është mungesa gati totale e kontakteve me specialistët e Sporteleve të Migrimit (më shumë të dhëna për këtë pikë në vijim).

Sfida e tretë ishte ri-integrimi i fëmijëve. Pengesat këtu varionin nga njohja problematike e gjuhës shqipe (për fëmijët që kishin qenë për një kohë të gjatë jashtë), tek njohja e arsimit që kishin bërë gjatë kohës që ishin të regjistruar në Gjermani. Fëmijët që qëndruan më gjatë në Gjermani e kishin më të vështirë të përshtateshin kur u kthyen. Për të patur një ide të shtrirjes së këtij fenomeni mund të përdorim rastin e shkollës së mesme Jordan Misja në Shkodër. Gjatë viteve 2014-2015, afërsisht 10% e nxënësve të regjistruar u larguan, kryesisht drejt Gjermanisë.20 Pavarësisht numrit të tyre të vogël, rastet shëndetësore janë ato më të ngarkuara emo-cionalisht. Në grupin e të intervistuarve bënin pjesë edhe dy familje të cilat kishin fëmijë

20 Intervistë me Ardiana Ndreu, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Jordan Misja”, Shkodër.

Page 24: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 23

me probleme shëndetësore. Problemi më i madh me të cilin përballen çdo ditë këto familje është ndërprerja e protokollit gjerman të kujdesit shëndetësor për fëmijët e tyre. Gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani, shëndeti i fëmijëve u përmirësua për shkak të kujdesit shëndetësor të përshtatshëm, aktivitetit fizik dhe trajtimit të ofruar nga spitalet dhe qendrat shëndetësore. Sapo mbërritën në Shqipëri, kjo mundësi nuk ishte më e pranishme. Për prindërit, ky hap prapa është ndjerë shumë nga ana psikologjike.

Shumica e të intervistuarve nënvizuan se ata ishin në një situatë më të keqe se ajo për-para migrimit. Iu desh të fillonin nga e para, që nga gjetja e një pune të re deri te gjetja e kopshtit apo shkollës për fëmijët e tyre. Ata që thonë se janë në një situatë më të mirë tani, e shpjegojnë këtë gjendje për shkak të ndihmës së familjarëve dhe të afërmëve të tyre.

Kutia 2: Problemet kryesore dhe urgjente të hasura pas rikthimit

Në valët e mëparshme, kur u pyetën për vështirësinë më të madhe të hasur pas rikthimit të tyre, 72,1% e të rikthyerve në Shqipëri përpara vitit 2013, përmendën «të ardhurat e pamjaftueshme21”. Elementët jo-financiarë figu ronin shumë lart, sikurse përfshiheshin dhe “mungesa e shërbimeve të përshtatshme” me 60,3%; “shërbimi shëndetësor i papërshtatshëm” me 56,2%, ose “shkresa / burokraci” me 47,9%. Ri-integrimi socio-ekonomik renditet i fundit me vetëm 15,0% të përgjigjeve.

Diferenca me valën gjermane të rikthimit 2014-2017 është e madhe.

21 Tabela 24. Problemet e hasura pas rikthimit në Shqipëri (multi-tick), “Return Migration and Reintegra-tion in Albania 2013”, INSTAT pp. 51.

Page 25: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim24

V. ADAPTIMI ME JETËN E PËRDITSHME

Pas tronditjes nga kontakti i parë me vendin e tyre të origjinës, të rikthyerit nga Gjermania duhet të riktheheshin në jetën e tyre të përditshme në Shqipëri.

V.1. “Njerëz në lëvizje” është trendi i ri

Për një pjesë të konsiderueshme të NJM të intervistuara, migrimi në Gjermani ishte thjesht një hap në lëvizjen migratore të vazhdueshme të shqiptarëve që prej 1991. Për shumë prej tyre, migrimi i brendshëm kishte ndodhur përpara se ata të lëviznin drejt Gjermanisë. Në rastin tonë, 7 të intervistuar kishin qenë migrantë të brendshëm, të cilët kishin ardhur në qytet nga zonat rurale përpara se të largoheshin drejt Gjermanisë. Eksodi rural vijon pa ndaluar: nga 2006 në 2016 popullsia rurale e Shqipërisë është ulur me 20%.22

Një qark i dytë migrator ka të bëjë me ata që kanë qenë në Itali apo Greqi, të rikthyer në Shqipëri pas krizës së 2008, dhe në pamundësi për të gjeneruar të ardhura të përshtatshme, vendosën të lëviznin drejt Gjermanisë.

Deri në 2013, shumica e migrantëve shqiptarë (60.3 %)23 u rikthyen në vendin e tyre të qëndrimit përpara migrimit. Kjo do të thotë se pjesa tjetër është rivendo sur në Shqipëri. Rrjedhimisht, rikthimi nga migrimi i mëparshëm ishte i lidhur gjithashtu me migrimin e brendshëm të popullsisë. Trendi duket se është që të rikthyerit vendosen në prefekturat me zhvillim socio-ekonomik të lartë ku mund të realizojnë planet e tyre të jetës. Tirana është rajoni më i preferuar për t’u rivendosur, i ndjekur nga Vlora, Elbasani, Fieri dhe Korça (në rastin e të rikthyerve nga Greqia), dhe Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Dibra (për të rikthyerit nga Italia).24

Kjo formë e migrimit të brendshëm nëpërmjet një ndalese jashtë vendit, ka vijuar me të rikthyerit nga Gjermania, pavarësisht faktit që ka qenë në një shkallë më të vogël. Tre raste të migrimit të brendshëm dhe / ose rivendosjes nga një zonë rurale në një zonë urbane, pas rikthimit nga Gjermania u vëzhgua në kampionimin tonë. Një fenomen interesant është impakti që kanë zhvillimet socio-ekonomike në vendet

22 “Në 10 vitet e fundit, “eksodi rural” pakësoi me 20 për qind popullsinë rurale”, në: http://www.monitor.al/ne-10-vite-e-fundit-eksodi-rural-pakesoi-me-20-per-qind-popullsine-rurale/, konsultuar për herë të fundit në 24 nëntor 2017.23 “Return Migration and Reintegration in Albania 2013”, INSTAT pp. 10.24 ibid.

Page 26: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 25

pritëse mbi migrimin e brendshëm dhe rikthimet. Sikurse ndodh me pari min e enëve komunikuese, zhvillimet e jashtme kanë gati të njëjtin impakt në lëvizjet e brendshme të popullsisë sikurse zhvillimet e brendshme: një krizë bankare në Itali ose një ngadalësim ekonomik në Greqi, ka efekt të menjëhershëm në ritmin e rivendosjes në qytete të mëdha të Shqipërisë. Kjo lidhje migratore i tejkalon kufijtë kombëtarë. Një faktor i vlefshëm që prek fluksin migrator të 2014-2016 në Gjermani, është emigrimi sezonal, kryesisht në Greqi (dhe shumë më pak në Itali). Ky fenomen ka qenë mbizotërues në zonat rurale pranë kufirit dhe lidhet me punën në bujqësi dhe rritjen e turizmit në vendet fqinje. Ka ndihmuar për të krijuar të ardhura shtesë për familjet që kanë qëndruar pas, si dhe në të njëjtën kohë ka kontribuar në zbutjen e migrimit të brendshëm të këtyre familjeve drejt qyteteve të mëdha.25

Me kalimin e kohës, ky kërkim i vazhdueshëm për të gjetur një vend për të jetuar ka evoluar nga kërkimi i hershëm për të ardhura më të mira. Sot më shumë sesa një punë, migrantët tanë po kërkojnë për një vend ku ata do të hedhin rrënjët e tyre. Kjo është arsyeja se përse sot ata zhvendosen me familjet e tyre dhe jo individualisht.

Në 2012, në rreth 15% të familjeve shqiptare jetonte dikush që ishte kthyer nga emigrimi (përfshirë migrimin sezonal në vende të tjera, të ndryshme nga Gjermania)26, me një total prej 172,000 individësh. Pas valës se migrimit në Gjermani ky numër ka rënë ndjeshëm. Këto të dhëna japin një pamje të qartë të vendit dhe rëndësinë që migrimi ka për shoqërinë shqiptare.

V.2. Problemet me fëmijët

Nevojat më urgjente për familjet e rikthyera ishin ri-integrimi i fëmijëve dhe sistemi shë-ndetësor. Të gjithë shprehen se problemet e hasura përpara migrimit janë të ngjashme me ato të hasura pas rikthimit, sikurse papunësia, sistemi i kujdesit shënde tësor dhe edukimi. Të intervistuarit që kanë fëmijë shprehen se ata u përballën me probleme për të regjistruar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla, por edhe me cilësinë e edukimit që ofrohet nga këto institucione.

Situata në momentin e rikthimit përshkruhet si më problematike kur krahasohet me momentin përpara nisjes drejt Gjermanisë. Të intervistuarit vijuan të nënvizonin si shqetësimin e tyre kryesor normalizimin e situatës për fëmijët e tyre dhe mungesën e asistencës institucionale për këto probleme. Fëmijët e të intervistuarve ishin në përgjithësi vajza mes moshës 6-14 vjeç dhe djem mes moshës 7-14 vjeç. Gati të gjithë

25 Në ishullin Grek të Korfuzit, në pjesën e tij veriore, ka emigrantë shqiptarë sezonalë gati në çdo njësi turistike që ne kemi trokitur gjatë muajit Gusht 2017 (nëntë njësi që varionin nga hotele me 5 yje në taverna të thjeshta). Ata vinin të gjithë nga rajoni i Dibrës (veri-lindje e Shqipërisë); por qëndronin në Greqi me vizë turistike dhe do të riktheheshin në shtëpi sapo të mbyllej sezoni turistik.26 “Youth in Albania: challenges in Changing Times”, INSTAT 2015, fq. 24

Page 27: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim26

kishin patur nota më të mira përpara nisjes drejt Gjermanisë sesa pas rikthimit të tyre nga Gjermania.

Në vijim paraqitet pjesa e intervistës së një prej të intervistuarve dhe çfarë ka nënvizuar.

Gjatë qëndrimit tonë në Gjermani për 4 ½ muaj, ne u dërguam në dy kampe. Në kampin e parë ishte shumë mirë, ndërkohë që në kampin e dytë situata ishte e keqe. Kampi i dytë ishte i vendosur mes maleve, ishte e frikshme t’i lije fëmijët vetëm, dhe për më tepër nuk kishte shkollë ku t’i dërgonim. Rrjedhimisht ata ishin të detyruar të qëndronin gjithë ditën në kamp. Shpesh grindeshin me njëri-tjetrin. Kishte fëmijë të të gjitha kombësive që mund të fillonin një grindje për arsye të thjeshta dhe të vogla, ku të rriturit shpesh përfshiheshin. Kjo mënyrë jetese influencoi fëmijët e mi. Ata u bënë shumë nervozë, acaroheshin për çdogjë dhe për ta thënë shkoqur ata u bënë të ashpër. Kjo situatë u bë më e vështirë pas rikthimit nga Gjermania. Nuk donin të shkonin në shkollë dhe ishin shumë agresivë. Asnjë nuk më ndihmoi, përveçse një mësuese që pas mbarimit të mësimit vinte në shtëpinë tonë dhe asistonte në mënyrë vullnetare fëmijët e mi. Gradualisht mund të them se ata ndryshuan për mirë edhe si rezultat i asistencës dhe mbajtjes afër nga ana e komunitetit. Asnjë institucion nuk ka qenë pranë nesh në ditët e vështira që unë pata pas rikthimit.

V.3. Përballja me shërbimet publike për ri-integrim

Në rend kronologjik, duhet të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migra cionit, Sportelet e Migrimit dhe Zyrat e Shëndetësisë dhe Zyrat e Punës që duhet të vendosin kontakt me të rikthyerit. Por nuk ishte gjithnjë kështu.

Shumica e të rikthyerve, përveçse kontaktit me autoritetet arsimore për shkak të regjistrimit të fëmijëve të tyre në shkolla (dhe ndonjë rasti të ndjekjes për çështje shëndeti), kanë nënvizuar se nuk kanë patur kontakte të tjera me asnjë autoritet, qoftë në nivel vendor apo qëndror. Specifikisht, ata që kishin qëndruar për periudha më të gjata kohore duket se janë më aktivë në përpjekjet e tyre për t’u rifutur në linjën e mëparshme. Shumë prej tyre shprehen se institucioni që ata kanë qenë në kontakt pas rikthimit të tyre është Ambasada Gjermane. Ata shkuan atje për të dorëzuar doku-mentat e tyre me qëllim për të analizuar mundësitë dhe për t’i dhënë shtytje kthimit të tyre të mundshëm në Gjermani. Gjithashtu, disa prej tyre tregojnë se janë përpjekur të komunikojnë me zyrat e punës në Shqipëri, por nuk ishin të kënaqur me shërbimin që kishin marrë.

Disa prej të intervistuarve janë paraqitur pranë DIMAK27 dhe kanë qenë të kënaqur me asistencën që lidhet me regjistrimin e tyre pranë zyrës vendore të punës. Atyre u është ofruar mundësia të ndjekin një kurs gjuhe dhe një kurs profesional. Vetëm një prej të

27 Qendra gjermane e informacionit për migracion, arsim profesional dhe karrierë.

Page 28: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 27

intervistuarve shprehet se ka biseduar me përfaqësues të bashkisë dhe se ka marrë të gjithë informacionin e kërkuar.28

Gjatë intervistave tona ne kemi zbuluar se asnjë prej 21 të intervistuarve nuk ishte në dijeni se ekzistonin Sportelet e Migrimit. Kjo situatë mbështetet edhe nga të dhënat zyrtare. Midis 2009 dhe 2013 ishin 135,144 shqiptarë mbi 18 vjeç që u rikthyen në Shqipëri.29 Por, numri i të rikthyerve që shkojnë në Sportelet e Migrimit nuk e reflekton këtë dinamikë.

Tabela 1. Të rikthyer shqiptarë të regjistruar në Sportelet e MigrimitViti 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

(Tremujori i parë)

Numri i të rikthyerve

896 1,536 1,171 834 520 289 89

Burimi: Raporti i Monitorimit i Planit të Veprimit të Strategjisë për ri-integrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer 2010-2015. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR). Të dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe përllogaritje të autorëve.

Tabela më sipër na jep një të dhënë për perceptimin e shërbimit të Sporteleve të Migrimit nga të rikthyerit. Gjithashtu, kjo situatë e bën shumë të vështirë për autoritetet dhe aktorë të tjerë që lidhen me të rikthyerit për t’i gjurmuar me saktësi.

Duke qenë se 75,000 aplikantë shqiptarë për azil ishin duke pritur informacion për sta­tusin e tyre në Evropë në fund të vitit 201630, përmirësimi i shërbimeve të ri­integrimit kthehet në një faktor strategjik. Do të duhet kohë, por këto 75,000 qytetarë do të kthe­hen një ditë në Shqipëri. Shërbimet publike duhet të jenë gati kur ata të kthehen. Sikurse është konstatuar nga studimi i mëparshëm i CDI mbi migrimin shqiptar në Gjermani31, të rikthyerit nuk kishin thuajse asnjë kontakt as përpara largimit nga vendi i tyre dhe as pas rikthimit. Megjithatë, ata u vunë në kontakt me shkollat për fëmijët, ndonjëherë me shërbimin e punësimit, ndihmën sociale dhe institucionet shëndetësore. Ata nuk ishin të kënaqur nga asnjëra palë. Praktikisht, ashtu siç edhe e provon numri i atyre që janë regjistruar pranë sporteleve të migrimit, ata i konsideruan të padobishme institucionet e shërbimit publik ndaj ri­integrimit.

28 Më shumë detaje për përfshirjen e bashkive do të pasqyrohen në vijim.29 “Social and Economic Profile of the Return Migrants in Albania”, fq. 18, IOM, Dhjetor 2016.30 “Still in Limbo: about a Million Asylum Seekers wait word on whether they can call Europe home”, nga Philip Connor, Pew Research Centre, e aksesueshme në http://www.pewglobal.org/2017/09/20/a­million­asylum­seekers­await­word­on­whether­they­can­call­europe­home/ , e konsultuar së fundmi më 21 shtator 2017.31 “Understanding Albanian Migration to Germany 2014-2016”, CDI 2016

Page 29: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim28

Qeveria ka dijeni për problematikat e rikthimit. Institucionet shëndetësore dhe shkollat janë instruktuar që të ofrojnë shërbime të përshtatshme për të rikthyerit, por këto institucione nuk janë mbështetur me burimet përkatëse njerëzore dhe / ose financiare.32 Shumica e të intervistuarve deklarojnë se vetëm familjarët e tyre i kanë ndihmuar dhe asistuar pas rikthimit. Ata gjithashtu tregojnë se nuk kanë kërkuar asistencë dhe nuk janë regjistruar në zyrat e punës. Këtu ne sërish vëmë re faktorin e konek tivitetit fisnor që u vjen në ndihmë.

V.4. Kontributi i komuniteteve fetare në ri-integrim

Pas kthimit, ata ndihen si emigrantë në vendin e tyre. Më të varfrit janë më të shkëpu-tur se përpara largimit. Në kampionin tonë, kryefamiljarët e familjeve të intervistuara kishin patur të gjithë punë përpara se të vendosnin të largoheshin për të migruar, ndërkohë që bashkëshortet e tyre ishin kryesisht shtëpiake. Bashkë shortet e tyre janë përgjithsësisht pa punë dhe disa kanë filluar kurse gjuhe dhe kurse profesionale.

Përveç një rasti të intervistuar, ku personi arriti të marrë një ndihmë financiare simbolike prej 50.000 lek nga një OJF33, asnjë prej të intervistuarve të tjerë nuk u asistua nga ndonjë organizatë apo grupim. Gjithsesi, ne kuptuam që ndihma më e madhe ishte dhënë nga organizata të shoqërisë civile.

Shumë raste të rikthyerish janë ndihmuar nga komunitetet fetare dhe organizata që veprojnë në Shqipëri. Ne kemi identifikuar mbështetje ndaj të rikthyerve të ofruar nga Komuniteti i Krishterë dhe Mysliman. Komunitetet fetare i kanë vendosur në veprim konkret shprehjet e tyre “të ndihmojmë më të varfrit dhe ata që janë në gjendje të dëshpëruar”. Xhami të ndryshme i kanë ndihmuar modestisht në limitet e të ardhurave të tyre.34 Ne u njohëm me shumë raste të rikthyerish në Vlorë, Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Korçë, të gjithë në varfëri ekstreme përpara largimit drejt Gjermanisë dhe akoma më keq kur u rikthyen. I njëjti vëzhgim është realizuar edhe për kontributin e Krishterë35: edhe ata punojnë me varfëri ekstreme dhe raste të dhimbshme. Caritas paraqiti shumë raste kur ishte kontaktuar nga Caritas Gjermani ose organizata të tjera të Krishtera për të siguruar një rikthim të butë. Pa asnjë buxhet ekstra, Caritas Shqiptar ka raportuar se ka ndihmuar rreth 300 familje, me një numër total personash prej afërsisht 1,500. Më e vlefshme se numrat rezulton të jetë:

32 Rezultatet e Workshop-it “Emigrimi në kohët moderne... Sfidat dhe Pasojat”, organizuar nga NGO “Çdo gjë për Brezin e Ri” dhe Fondacioni Friedrich Ebert, në Shkodër 30 nëntor - 1 dhjetor, 2016. Shih gjithashtu “Çfarë ndodh me familjet dhe fëmijët shqiptarë të kthyer?, Observatori për të drejtat e fëmijëve, Maj 2017.33 Nga OJF Terres des Homes me kushtin për të hapur një biznes të vogël.34 Intervistë me Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, 25 korrik 2017.35 Intervistë me Ariela Mitri, Përgjegjëse për Migrimin dhe Sektorin Antitrafik, Caritas Shqiptar, 2 gusht 2017

Page 30: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 29

• Mbulimi gjeografik, kryesisht rural dhe i pafavorizuar (Rrëshen, Ulzë, Burrel, Laç-Vau i Dejës, Shkodër dhe fshatrat, Gjirokastër, Berat, Fier, Tiranë, Lezhë dhe Laç);

• Përmbajtja e ndihmës së dhënë përfshinte strehimin, ndihmën mjekë sore, ushqimin, kërkimin për punë, ndihmë për edukimin e fëmi jëve dhe ndihmë të përgjithshme për përgatitjen e dokumentave administrativë.

Page 31: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim30

VI. PËRPJEKJET PËR RI-FUTJE NË SISTEM

Sapo u rikthyen apo ndërkohë që ishin në proces të stabilizimit (shtëpia, shëndeti, shkollimi, puna) të kthyerit filluan të ri-lidheshin. Përveç rastit të mësipërm për ndihmën simbolike që i është dhënë një familje të rikthyer, duhet të nënvizohet fort se asnjë prej të intervistuarve të tjerë nuk kishte dëgjuar për politika apo institucione që asistonin të rikthyerit, as që edhe nuk kishin pyetur për asistencë në ndonjë institucion, kështu që nuk morën asnjë ndihmë. Të vetmit njerëz që u kujdesën dhe i ndihmuan ata ishin të afërmit e tyre. Shumicën e kohës ata ishin ndjerë të braktisur nga shërbimet publike.

Pas kthimit, të intervistuarit thonë se e morën informacionin mbi mundësitë për punësim nga familjarët dhe nga rrjetet sociale. Parimi “kë njeh”, është më i rëndësishëm se “sa di”. Vetëm disa prej të intervistuarve shprehen se kanë njohur individë që janë rikthyer me sukses dhe të integruar mirë, ndërsa një pjesë e madhe pohon se në shumicën e rasteve të kthyerit janë ende pa punë dhe nuk mund të integrohen (veçanërisht ata që kanë qëndruar larg për një periudhë më të gjatë).

Suksesi i tyre i ri-integrimit është i lidhur me statusin e aktivitetit të tyre përpara largimit. Pra, nëse ata ishin te punësuar më përpara, episodi i emigrimit nuk kontribuoi aspak në shanset e tyre për të patur një punë më të mirë. Gjithsesi, për ata që kishin mendësi të orientuar nga biznesi, qëndrimi në Gjermani ishte shumë i rëndësishëm për të qartësuar idetë e tyre dhe për të dhënë shtysën për të filluar diçka të re në Shqipëri. Ky vëzhgim mbështetet nga gjetjet e valës së kthimit për periudhën 2008-2013: ndër-kohë që raporti i punësimit të përhershëm qëndron stabël pas kthimit të tyre (nga 11,7% në 11%), përqindja e vetëpunësimit trefishohet (nga 7,5% në 21,6%)36.

Në Shqipëri, deri në 2014, ne shikojmë një numër ndjeshmërisht më të lartë të regjistri meve në sistemin arsimor, formimin dhe edukimin profesional dhe në kurset e gjuhëve, krahasuar me valët migratore të mëparshme37. Por shifrat fillojnë të rriten gjatë periudhës 2014-2017. Kjo është një shenjë e sensibilizimit dhe aspiratës së migran tëve që kanë për objektiv Gjermaninë. Ky mesazh u soll në vendin e origjinës dhe nënkuptonte se pa gjuhën dhe aftësitë ata nuk kishin asnjë mundësi të qëndronin. Kjo është gjithashtu një shenjë e qartë e të kuptuarit të rregullave të vendosura nga Gjermania dhe më në fund të përvetësuara nga migrantët potencialë. Njëkohësisht tregon për një zhvendosje të profilit të punë simit që u ofrohet migrantëve shqiptarë:

36 Tabela 10. “Evolimi i punësimit gjatë ciklit të migrimit”, (%), fq 38, në “Return Migration and Reintegra-tion in Albania 2013”, INSTAT.37 “Youth in Albania: challenges in Changing Times”, INSTAT 2015, fq. 27

Page 32: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 31

nga bujqësia e thjeshtë dhe punët e ndërtimit në Greqi dhe Itali, te pozicionet industriale më të avancuara në Gjermani.

Në lidhje me planet e tyre për vitin vijues, shumica e NJM-ve theksuan se do të donin të riktheheshin në Gjermani nëpërmjet një kontrate pune dhe jo më nëpërmjet proce-durës së azilit. Të intervistuarit kanë plane të fillojnë të shikojnë për një punë më të mirë, por veprimet e tyre nuk janë të mjaftueshme. Ata shikojnë për informacion në rrjete sociale, kanë filluar një kurs gjuhe dhe kanë dërguar CV. Një nga të intervistuarit deklaroi se gjatë 6 muajve të fundit përpara intervistës së tij, ai kishte dërguar pesë CV.

Përsa i përket shqetësimeve të të rikthyerve, është interesante të lexohen disa të dhëna nga DIMAK. Nga tetori 2016 në qershor 2017, ka asistuar 135 të kthyer38. Pyetjet kryesore që të kthyerit kanë bërë në drejtim të projektit të mbështetur nga gjermanët kanë qenë: (i) Çfarë kriteresh duhet të plotësoj që të rikthehem në Gjermani? (ii) A më lejohet ta bëj këtë gjë? A kam kufizime përsa i përket lëvizjes sime? (iii) Si mund të gjej një punë në Gjermani? (v) Si mund të bashkohem me familjen time në Gjermani? (vi) Çfarë duhet të bëj që të çertifikoj kualifikimet e mia shqiptare?

Kur dikush analizon papunësinë, të ardhurat e ulëta, problemet shëndetësore, dhe çështje të tjera të përditshme që përmenden si arsye për t’u larguar nga Shqipëria, ajo çka mund të shihet është emëruesi i tyre i përbashkët: mungesa e perceptuar e pa-mundësisë për të ndryshuar jetën e secilit. Në momentin e largimit drejt Gjermanisë, të intervistuarit tanë konsideruan si shumë të vështirë të gjenin një punë në Shqipëri, të merrnin një rrogë më të lartë, të gjenin një punë më të mirë, të kishin trajtim shëndetësor më cilësor, etj.

Më e rëndësishmja është se ata e kishin të pamundur të përcaktonin një drejtim në jetë, që më pas mund t’i ndihmonte për të vepruar dhe si rrjedhojë të arrinin qëllimet e tyre. Shkaku pas kësaj pamundësie të perceptuar të dikujt për të planifikuar karrierën e vet, dhe/ose mungesa e resurseve për ta vendosur atë në zbatim, qëndron në mungesën e lidhjeve dhe njohjeve. Është gjithashtu e rëndësishme të nënvizojmë faktin se kur u pyetën për raste të sukses-shme ri-integrimi, asnjë prej të intervistuarve nuk ishte në dijeni të ndonjë rasti të tillë prej dikujt që ishte kthyer nga Gjermania. Ata nuk kishin asnjë emër të ndonjë personi që ja kishte dalë me sukses pas kthimit.

38 Intervistë me Florenc Qosja, drejtor i DIMAK Shqipëri, 21 qershor 2017.

Page 33: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim32

VII. PËRDORIMI I “KAPITALIT” TË PËRFTUAR NË GJERMANI

Kur flasim për eksperiencën e migrimit, ne vëzhguam fjalët “ligj, rregull, shtet dhe qetësi”, të cilat dolën shpeshherë në bisedat me të intervistuarit tanë. Praktikisht, në Gjermani ata u ndien nën kujdesjen e sistemit.

VII.1. Përdorimi në Shqipëri i “kapitalit gjerman”

Vlera e shtuar e qëndrimit të tyre lidhet pozitivisht me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Gjermani. Sa më shumë qëndruan në Gjermani, aq më shumë kontakt patën me sistemin demokratik liberal dhe me qytetarët gjermanë. Dhe fakti që i impresionoi ata më shumë ishte mënyra sesi funksionon shteti gjerman dhe sesi i shërben qytetarit. Ky ishte zbulimi i tyre gjerman: dinjiteti njerëzor, e drejta themelore dhe liritë individuale për të gjithë qytetarët, pavarësisht me kë je i lidhur. Të gjithë ata përmendën pa përjashtime se kishin patur mundësinë që të shihnin një sistem të vërtetë demokratik të organizimit të jetës së një qytetari, duke cituar edukimin, kujdesin shëndetësor, shërbimet sociale, transportin publik, etj. Por, sensi nuk ishte se ata po merrnin një shërbim publik. Ajo që i kishte bërë pështypje ishte se atyre po iu shërbehej si kujtdo tjetër, saktësisht në të njëjtën mënyrë sikurse gjermanët vendas. Atyre nuk ju kërkua asnjë pagesë ekstra apo të ishin të lidhur me dikë të fuqishëm për t’i rekomanduar.

Të intervistuarit deklaruan se atyre iu dha mundësia të mësonin gjuhën gjermane dhe ta konsideronin qartësisht atë si një vlerë të shtuar të qëndrimit të tyre si azilkërkues. Pas kthimit ata po i përdorin aftësitë e tyre gjuhësore për të qëndruar në komunikim me miqtë gjermanë dhe për të kërkuar një punë të rregullt në Gjermani. Për të rritur shanset e tyre, ata janë regjistruar në kurse të gjuhës gjermane në Shqipëri.

Të intervistuarit e besimit mysliman thanë se nuk ndienë asnjë diskriminim fetar pava-rësisht manifestimit vizual të besimit të tyre, siç ishte për shembull vendosja e shamisë në kokë nga ana e grave të tyre. Vetëm një prej të intervistuarve tha se kishte arritur të kursente para gjatë qëndrimit në Gjermani sepse atij iu dha leja për të punuar. Personi shpjegon më tej se me të ardhurat që ai kurseu po menaxhon kostot e jetesës në Shqipëri, pasi që kur është kthyer ka qenë familjarisht i papunë. Shumica e të intervistuarve deklaruan se janë në kontakt me miq në Gjermani, kryesisht me punonjës socialë, përfaqësues të kishës dhe punonjës

Page 34: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 33

të komunave ku ata ishin të vendosur. Ata përmendin se komunikimi me miqtë bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se respekti është arsyeja e vetme që ata i mbajnë këto lidhje.

Disa prej tyre deklarojnë se për rrjedhojë të miqësive të krijuara gjatë kësaj kohe, ata mësuan të ishin më mendjehapur, pa paragjykime dhe ta shikonin jetën në një prizëm më të gjerë. Në Gjermani, ata krijuan lidhje me mikpritësit si individë, të barabartë me të tjerët. Kënaqësia që morën nga kjo lidhje e paprovuar më parë i mbushi më dëshirën për të spikatur si individë. Ata kuptuan se nuk ishte e nevojshme të ishin të lidhur me ndonjë familje, grup, klan apo parti politike ose të paguanin para për të qenë të dukshëm dhe/ose të përfitonin nga shërbimet publike cilësore.

Ky fakt kontribuoi që ata të hapnin mendjen. Një ilustrim interesant është koncepti i tyre për punën vullnetare që ju ofrua nga qytetarët gjermanë. Ndërkohë që është e paimagjinueshme në Shqipërinë e shekullit të 21-të, për azilkërkuesit shqiptarë kishte domethënie që të kontribuonin në shoqërinë gjermane dhe komunitetet lokale si një formë reciprociteti, dhe jo të bazuar në një marrëdhënie interesi personal. Kontributi i papaguar i shtetasit gjerman ndaj shoqërisë në përgjithësi dhe ndaj komunitetit lokal, puna vullnetare si pastrimi i hapësirave të përbashkëta, ose organizimi i festave të komunitetit, puna për bamirësi, dhe festime të tjera, u lanë përshtypje të thellë migrantëve shqiptarë. Ky fenomen sfidoi perceptimin e tyre për “tregun e fuqishëm të bazuar në njohje” dhe i bëri të ndihen të dobishëm për vendin mikpritës. Disa u përfshinë në punë vullnetare duke ofruar asistencën e tyre në pastrimin e qyteteve ku jetonin si dhe duke punuar me shoqata lokale bamirësie.

Një përfitim shtesë nga përfshirja e tyre në sjelljen jo-tregtare konsistonte në kontaktet e fuqishme me individë të sektorit vullnetar në çdo detaj të jetës së tyre, nga mësimi i gjuhës, tek kujdesi ndaj fëmijëve, shëndetit etj. Zbulimi i marrëdhënieve bashkëpunuese dhe jo të bazuara në interes ekonomik, si dhe një ndjenjë të thellë të përkushtimit komunitar në një vend të suksesshëm kapitalist sikurse Gjermania, ishte një risi për ta39.

Shkëputja nga mundësitë që Gjermania mund të ofronte për ta ishte faktori kryesor që nxiti ndjenjat e këqija dhe që i shtyu drejt “kthimit vullnetar”. Grupi i dytë i migrantëve u transferua shpesh nga një kamp në tjetrin dhe nuk kishte kohë për të vendosur marrë-dhënie njerëzore me vendasit. Në rastet kur ata ishin vendosur në vende të largëta dhe malore, e kishin të pamundur të ndërvepronin me individë të tjerë. Ata e urrenin izolimin, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit sepse cënonte autonominë dhe dinjitetin e tyre.

39 Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, çdo referencë ndaj punës vullnetare praktikisht u ndalua. Maksimizimi i kënaqësisë individuale nëpërmjet mekanizmave të tregut u promovua në çdo aspekt të jetës. Ky ndryshim në modelin e zhvillimit korrespondon me apogjeun e idelologjisë neoliberale, dhe që prej asaj kohe ka qenë prezente në të gjitha nivelet e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri, përfshirë politikat publike.

Page 35: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim34

VII.2. Kontributi i lidhjeve njerëzore

Depërtimi në kontekstin gjerman dhe kontakti me qytetarët gjermanë ishte një prej aseteve më të vlefshme që migrantët shqiptarë morën gjatë qëndrimit të tyre. Përtej kontaktit me (i) shërbimet publike gjermane, dhe me (ii) shpirtin komunitar dhe të mirat e përbashkëta, (iii) marrëdhëniet njerëzore/lidhjet kanë qenë arritja tjetër që shqiptarët përfituan nga kjo valë migratore. Kjo marrëdhënie nënkupton njohuri të përbashkëta, kuptim dhe besim nga të dyja palët. Kur shumëfishohet nga numri i rasteve të ndodhura, ne besojmë se është një arritje shumë e madhe dhe që i ka shpëtuar përgjithësisht vëmendjes. Ne e quajmë “ndërlidhja njerëzore”.

Gati të gjithë të rikthyerit raportuan se kishin dhe mbanin kontakt me miq gjermanë që kishin takuar në Gjermani. Këto kontakte dhe marrëdhënie njerëzore janë shumë të rëndësishme që ata të përfitonin informacion mbi mundësitë e punësimit në Gjermani; për të marrë dokumenta që jepeshin në Gjermani, të domosdoshme për ri-integrimin e tyre në vendin e origjinës, si dhe dokumenta mbi shkollimin e fëmijëve; vëmendje mjekësore dhe ilaçe që mungojnë në Shqipëri; për të marrë këshilla mbi zhvillimin e karrierës dhe/ose për kurset VET ku mund të regjistroheshin, etj. Në disa raste, këto kontakte kanë përfunduar në martesa mikse, ku shqiptarët kanë takuar burrin/gruan e tyre ndërkohë që ishin në Gjermani.

Izolimi në zona të largëta dhe refuzimi i së drejtës për punë i acaroi migrantët shqiptarë dhe në më rastin më të keq ka rritur sensin e tyre të ndjesisë së të qenit të huaj, uli vlerën e shtuar të qëndrimit të tyre në Gjermani dhe i krijoi atyre pamundësinë për t’u përmirësuar dhe për të ndërtuar kapitalin social dhe financiar. Izolimi i tyre gjeografik, ja arriti të përcillte mesazhin që qasja e tyre për të siguruar një qëndrim në Gjermani ishte e gabuar, duke i vendosur saktësisht në të njëjtën situatë që ata ndodheshin në Shqipëri: të palidhur. Rrjedhimisht një pjesë e madhe e tyre vendosën të rikthehen.

Në një vështrim më të gjerë, ne argumentojmë se ka më tepër kuptim nga ana ekono-mike që taksapaguesit gjermanë t’i ndihmojnë azilkërkuesit shqiptarë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Gjermani (ndërkohë që procedura e azilit është në proces), sesa nëpërmjet Ndihmës së Zhvillimit Ndërkombëtar për të rindërtuar jetën e tyre pas kthimit në Shqipëri. Një diskutim duhet të zhvillohet sesi mund të gjenden rrugë inovative për të përfituar nga “kapitali i tyre i investuar në migrim” (d.m.th sasia e kapitalit dhe koha që ata personalisht investuan në arritjen e shembullit më të mirë të një vendi demokratik dhe anëtar të BE-së), sesa të harxhohen paratë e taksapaguesve gjermanë për t’i mbajtur të mbyllur, pasivë (dhe të acaruar). Migrantët e kthyer mund të konvertohen në agjentë potencialë të zhvillimit ekonomik sapo të mbërrijnë në Shqipëri.

Page 36: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 35

Kutia 3. Kosto e udhëtimit

Gjatë intervistave, grupi i përzgjedhur u pyet edhe për kostot e tyre të udhëtimit. Ata deklaruan se shpenzimet e udhëtimit varionin nga 200-1,700 euro, ku përfshihet bileta e fluturimit, treni, autobuzi dhe në shumë raste pagesa për një ndërmjetës, i cili organizonte të gjithë udhëtimin dhe merrte përsipër kalimin e kontrolleve aeroportuale. Vetëm disa nga të intervistuarit thanë se nuk ia vlente të paguheshin kaq shumë para për të shkuar në Gjermani, ndërsa shumica pohon se do ta bënin përsëri këtë lloj pagese thjesht sepse mësuan gjuhën dhe panë një lloj tjetër stili jetese. Shpenzimet për udhëtimin për person variojnë në bazë të madhësisë së grupit të migrantëve.

Migrantët që qëndruan më shumë kohë në Gjermani dhe të vetëpunësuarit përpara migrimit ishin dhe ata që krijuan më shumë kontakte me kontekstin gjerman, si dhe grumbulluan vlerën më të madhe të shtuar nga itinerari migrator dhe e përdorën atë më me efiçencë pas kthimit në Shqipëri.

VII.3. Lidhjet mes bizneseve dhe kontributi i tyre në vendin amë

Migrantët janë mes nëngrupeve me më shumë lidhje me sipërmarrjen. Ata përfaqësojnë një potencial që duhet të përdoret si nga vendi i origjinës, ashtu dhe nga vendi pritës.

Shumë studime ndërkombëtare kanë gjetur një lidhje të fuqishme mes fluksit të inves-ti mit bilateral dhe destinacionit të migrantëve40. Nga pikëpamja makro ekonomike, një përfitim potencial i VMGJ është pritshmëria e rritjes së mundshme të fluksit të investimeve gjermane në Shqipëri. Kapitali i investimeve të Gjermanisë në Shqipëri si pjesë e kapitalit total të investuar në periudhën 2001-2012 është 2,3% (ndërkohë që është 22,6% për Italinë dhe 24,0% për Greqinë, të dyja vende me një emigrim masiv shqiptar në fillimet e viteve ‘90). Do të ishte interesante të shihej evolucioni i raportit të investimeve të huaja direkte nga Gjermania në vitet pasuese për të parë nëse ka ndonjë lidhje me linjën e zhvillimit të migrimit.

Roli i menaxhimit të migrimit si një mjet i fuqishëm për ndërtimin e institucioneve në Shqipëri (dhe në vendet e tjera të BP6) nëpërmjet edukimit, dhe kontributit në funksio-nimin e përditshëm të një sistemi demokratik duhet të përdoret më mirë. Nga kjo pikë pamje, politikat e menaxhimit të migracionit mund të kontribuojnë aktivisht në objek tivat e politikave jashtë sistemit tradicional të kontrollit të migra cionit. Stabiliteti, reformat, demokracia dhe zhvillimet ekonomike në vendin e tyre të origjinës janë fushat

40 “Late to the game? Capital flows to the Western Balkans”, nga Z. Koczan, Dokument Pune nga FMI, WP/17/92, 2017.

Page 37: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim36

ku migrantët mund të japin një kontribut të rëndësishëm në një botë të ndërlidhur.

Si përfundim, migrantët shqiptarë në Gjermani, edhe pse në një numër më të vogël se ata në Itali apo Greqi, kontribuojnë direkt në pabarazinë tregtare të konsi derueshme të vendit nëpërmjet remitancave41. Sipas Bankës së Shqipërisë, remi tancat që futen në vend janë rritur me 8.6% nga 2013 në 2014, duke arritur shifrën prej 592 milionë euro. Kjo është analoge me 5.6% të PPB-së së Shqipërisë. Në 2016 ato ishin 615 milionë euro, një rritje prej 17 milionë, ose 2.8% nga 201542. Nëpër mjet remitancave, emigrantët shqiptarë përfaqësojnë eksportin më të madh të Shqipërisë dhe burimin më të madh të shkëmbimit të huaj, si dhe ndihmojnë në promovimin e stabilitetit makroekonomik të vendit.

VII.4. Dëshmi të lidhjeve njerëzore

Gati të gjithë të intervistuarit, në periudhën përpara se të ktheheshin në Shqipëri, tre-gojnë si një problem shqetësues, kushtet nëpër kampe (kampe të pozicionuara jo vetëm larg nga qendrat urbane të banuara, por në disa raste ishin edhe në zona të largëta malore) si dhe mënyrat se si u trajtuan krahasuar me azilkërkues nga vende të tjera.

Një prej të intervistuarve, 17 vjeçar, deklaron sa vijon:

“Kur ne ishim në Gjermani, na zhvendosën disa herë deri sa na caktuan në një kamp në një fshat afër Dortmundit. Kishte kushte shumë të mira në kamp dhe fëmijët filluan të mësonin gjermanishten nga disa persona që vizitonin kampin. Por gjithsesi, ne mbaheshim si të mënjanuar. Pavarësisht se kushtet ishin shumë të mira, unë doja të rikthehesha në Shqipëri. Ndërkohë, kur ne u kthyem u përballëm me vështirësi të tjera, që na bënë të na dukej, se pavarësisht se tani ishim në vendin tonë po ndiheshim sikur të ishim në një vend të huaj. Kishim mjaft vështirësi eko no mike, babai im u përpoq shumë të gjente një punë në ndërtim, edhe ajo e përkohshme, por më e vështirë ishte situata në shkollë. Asnjë nuk donte t’ja dinte për gjendjen në të cilën ndodheshim.“

Në këto kushte, pesë të intervistuar nuk duan të largohen sërish nga Shqipëria, për shkak të eksperiencave negative me të cilat u përballën në kampet gjermane. Ndërkohë që dy prej të intervistuarve, po mendonin të gjenin një mënyrë për t’u larguar sërish jashtë vendit, por nëse kjo do të ndodhte, do të ishte në mënyrë të ligjshme.

Qeveria federale gjermane ka krijuar 100.000 mini-vende të reja pune për persona me kualifikim të ulët në sektorin publik për azilkërkuesit,43 megjithatë, asnjë prej shqip-

41 Në 2016, Gjermania eksportoi në Shqipëri 310,5 milionë euro, ndërsa importoi 81.4 milionë euro, me një sufiçit tregtar prej 229,1 milionë, në “Foreign trade Ranking of Germany’s trading partners in foreign trade”, DESTATIS Tetor 201742 “Analysis of Development in the External Sector of the Economy, 2017” Q1, Banka e Shqipërisë, 2017.43 “The New Reality: Germany Adapts to Its Role as a Major Migrant Magnet”, V. Rietig & Co.

Page 38: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 37

tarëve që ne intervistuam nuk ishte në dijeni të kësaj mundësie. Për shkak të qëndrimit afatshkurtër dhe gati një jete të izoluar që ata patën nëpër kampe, shumë prej të inter-vistuarve e pranojnë faktin se përveç marrjes së ndihmës financiare, ata do të kon si-deronin si një arritje të madhe pikërisht eksperiencën e tyre jetësore.

Është me rëndësi të veçojmë një deklarim të njërit prej të intervistuarve në këtë drejtim:

1) Megjithëse nuk arrita të punoj, ose të trajnohesha në ndonjë fushë të caktuar, ai vend më mbushi me energji pozitive. Ajri i pastër dhe mjedisi, pastërtia e mjediseve publike, sjellja e mirë e gjermanëve, çdogjë ishte ndryshe, për mirë sigurisht.

2) Atje (në Gjermani), çdo gjë ishte e mirëorganizuar dhe e sistemuar. Por ne, dy të rinj në një kamp, nuk shikonim asnjë perspektivë, nuk kishim asnjë shans, me pak fjalë, nuk kishte asnjë dritë në fund të tunelit, por vajtja në Gjermani na kthjelloi mendimet. Ne ishim të bindur se duhej të ktheheshim në Shqipëri. Ne e plotësuam kërkesën për t’u larguar dhe për t’i paguar vetë shpenzimet e kthimit. Vajtja jonë në Gjermani rriti dëshirën për të punuar në vendin tim. Mund të jetë ndoshta e vështirë për t’u besuar, por eksperienca e hidhur që ne kaluam si azilkërkues na bëri të ndryshonim mënyrën se si e shohim tani vendin tonë.

Një pjesë e tyre ka patur kontakte të kufizuara me gjermanët, kryesisht me mësues të fëmijëve të tyre dhe me punonjës të organizatave bamirëse. Pas kthimit, situata në familjet e tyre ndryshoi për keq, jo vetëm për shkak të situatës ekonomike, por edhe për shkak të marrëdhënieve të tyre me fëmijët. Për të ilustruar vlerën e shtuar personale të përfituar gjatë qëndrimit në Gjermani dhe sesi ajo ndikon ri-integrimin në Shqipëri, mund t’i referohemi deklaratës vijuese:

“Kur u ktheva nga Gjermania, në fakt isha shumë optimist madje edhe duke e kra-hasuar me momentin përpara se të shkoja atje. Në Gjermani, pavarësisht faktit se nuk m’u dha mundësia të punoja, edhe për shkak të kohës së shkurtër të qëndrimit, pata rastin që të dilja dhe të shikoja se çfarë bëhej në vendet ku qëndruam. Për të qenë i sinqertë, ai vend më mbushi me optimizëm dhe pavarësisht se nuk gjeta diçka të përshtatshme që të bëja vetë në kampet ku më kishin caktuar, fillova të mendoj se në Shqipëri mund të bëja diçka. U ktheva me dëshirën dhe pasionin për të bërë çfarë ishte e mundur për të rritur biznesin e modës, që unë menaxhoja me vëllain përpara se të ikja. Mendova të sillja makineri të reja, pasi me rritjen e cilësisë edhe puna do të shtohej. Por, duke mos patur asnjë ndihmë financiare nga institucionet shqiptare, dhe duke reflektuar mbi faktin se Shqipëria nuk është Gjermani, e gjitha sa më lart mbetet një ëndërr që pret të realizohet. Nëse do të mundja të rrisja suksesin e biznesit që kam, as që nuk do ta mendoja largimin nga Shqipëria.”

Page 39: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim38

VIII. RI-LIDHJA NËPËRMJET RI-EMIGRIMIT

Sot, 38,8% e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë44. Pyetja është sa shqiptarë të tjerë mund të largohen nga vendi? Një sondazh për rajonin e Ballkanit Perëndimor tregon se numri i shqiptarëve që mendojnë të largohen nga vendi dhe të punojnë në vende të tjera po rritet nga viti në vit.45 Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon të personave që i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ata e mendonin largimin nga vendi i tyre dhe punësimin jashtë tij: nga 38% në vitin 2015 në 50% në vitin 2017. Së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku gjysma e të intervistuarve e kishte marrë në konsideratë largimin dhe punësimin jashtë vendit. Kjo dëshirë masive për t’u larguar krijon shumë probleme për vendin. Zona të tëra, veçanërisht ato rurale, janë të pabanuara, Pasojat direkte të një vale të tillë migrimi janë largimi i trurit (brain drain), numri i lartë divorceve dhe problemet familjare, mbylljet e shkollave në zona të largëta, ofrimi i më pak shërbimeve publike për shkak të numrit të ulët të banorëve, zvogëlimi i shtresës së mesme, etj. Të gjitha këto ndryshime kanë efekt mbi zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendeve në fjalë, dhe më e rëndë sishmja, performancën e sistemit demokratik.

VIII.1. Kush dëshiron të emigrojë

Shumica e të intervistuarve tanë dëshirojnë të ri-emigrojnë. Disa prej tyre deklarojnë se janë të gatshëm të ri-emigrojnë menjëherë. Kur pyeten se ku do të dëshironin të ri-emigronin, shumë prej tyre përgjigjen “vetëm në Gjermani”, sepse rregullat dhe qetësia i kanë bërë të ndihen më mirë. Ata e përshkruajnë qëndrimin e tyre në Shqipëri si të rëndësishëm për shkak të prezencës së familjes së tyre (prindërve, motrave dhe vëllezërve), por nuk shohin ndonjë shans për të përmirësuar të ardhmen e jetës së tyre. Të gjithë nënvizojnë faktin se nëse do të ri-emigronin, do ta bënin së bashku me fami-ljen e tyre, por me një ndryshim të madh krahasuar me herën e kaluar: këtë herë do të informohen më mirë dhe përgatiten përpara udhëtimit. Ata që plani fikojnë të kthe-hen në Gjermani janë regjistruar në kurse gjuhe dhe disa prej tyre po ndjekin kurse profesionale. Zona Schengen ka zvogëluar diferencat mes: (i) migrimit të brendshëm kryesisht nga zonat rurale në zonat urbane të Shqipërisë; (ii) migrimit ndërkufitar dhe sezonal (nga

44 https://jakubmarian.com/emigration-in-europe-destination-countries-and-percentages-of-emigrants/, aksesuar në 27 Korrik 2017.45 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Barometri i Ballkanit 2015, 2016 dhe 2017. http://www.rcc.int/seeds/results/2/balkan-opinion-barometer

Page 40: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 39

Shqipëria në Greqi dhe Itali) dhe (iii) migrimit afatgjatë dhe familjar në Gjermani (dhe vende të tjera të BE-së). Në kuadër të qasjes së ndërveprimit, arsyet mbeten të njëjta mes tre profileve të migrimit sikurse janë shprehur më lart. Aktualisht ne po shikojmë një konvergjencë në kostot përkatëse të cilat në periudhën afatgjatë tentojnë të barazohen. Sot, migrantët potencialë nga Shqipëria mund të klasifikohen si vijon:

• Me edukim të ulët, nga minoritetet (kryesisht Romë), ruralë, peri-urban që lëvizin gjithkund, në qytetin më të afërt Tiranën, në zonat ndërkufitare ose në Gjermani (ose BE), për të ardhura më të mira dhe kushte jetese bazë (ushqim, akomodim). Për këtë grup, ndihma financiare që ata morën në Gjermani, u plotësua nga ndihma materiale, duke u bërë thelbësore për nxitjen dhe marrjen e vendimit pët të shkuar atje;

• Të arsimuarit, shtresa e ulët e klasës së mesme dhe qytetarët më të ngritur, kryesisht nga zonat urbane shpesh të punësuar në Shqipëri, u larguan drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Ndërkohë që grupi i parë donte të merrte diçka, grupi i dytë, donte të jetonte më mirë. Elementët jo-financiarë sikurse shkollimi për fëmijët, shëndeti, shërbimet publike dhe të tjera si këto ishin vendimtare për lëvizjen e tyre, shumë më tepër së një rrogë më e lartë46.

Ne konstatojmë një zhvendosje nga motivimet “dua të emigroj për të punuar jashtë vendit” në “dua të kem mundësinë të punoj jashtë”. Në 1991 dhe 1997 të gjithë kishin mundësinë të punonin në bujqësi në Greqi ose në punë të tjera të thjeshta në Itali. Nuk ka punë të tilla në Gjermani sot. Kjo rrit pritshmëritë për migrantët potencialë Shqiptarë. VIII.2. Ku duan të emigrojnë

Nga 1 janari 2016 deri në 30 qershor 2017 kishte 5,945 kërkesa për Vizë Punësimi të depozi-tuara në Ambasadën Gjermane në Tiranë (nga të cilat 373 ishin për vizë Studentore)47. Kjo është në linjë me reputacionin e Gjermanisë si magnet për profesionistët e rinj kudo në botë48. Gjithsesi, sinjali pa ekuivoke dhe shumë i fuqishëm i dhënë nga autoritetet gjermane për këdo që kishte plan të migronte në mënyrë të parregullt, ka patur një efekt të pamohueshëm – flukset migratore shqiptare drejt Gjermanisë janë ulur ndjeshëm dhe ajo pak që vijon po ri-orientohet.

Një vend që renditet lart në listën e dëshiruar të destinacioneve të migrantëve është Franca. Sipas autoriteteve franceze, në 2016 Franca mori 7,432 kërkesa për azil nga

46 Në diskutimet me aktorët kemi vënë re se disa nga migrantët paraqitën si element kontribues në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe ndryshimin në vijim të qeverisë.47 Komunikim me Ambasadën Gjermane, 27 korrik 2017.48 Sipas Global Future Survey 1/2017, “... after US with 73%, circa 60% of the respondents believe Germany is the most attractive destination for young professional around the world. This percentage goes up to 80% for European youngsters”, GFS 1/2017 Konrad Adenauer Stiftung in cooperation with Fraunhoger ISI, Berlin 2017.

Page 41: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim40

shtetasit shqiptarë, dhe kjo përbën 75% të të gjithë kërkesave për azil që shqiptarët depozituan në shtetet anëtare të BE-së49. Motivimi ekonomik mbizotëron: kur janë në Francë ata marrin automatikisht 370 euro/muaj ndërkohë që presin rezultatin e kërkesës së tyre për azil. Në Shqipëri paga mesatare është 344 euro, ndërsa ajo minimale është ekuivalente me 164 euro/muaj.

Kjo situatë është e njohur nga qeveria shqiptare. Migrimi i parregullt ka qenë tema kryesore e takimit mes Ministrit të Brendshëm të Francës Z. Collomb dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Z. Bushati gjatë vizitës së tij në Francë në 20-21 korrik 2017. Një delegacion i nivelit të lartë i përbërë nga tre zëvendës-ministra të Brendshëm dhe një numër të lartë stafi shoqërues ka vizituar Francën në 13 dhe 14 nëntor.

VIII.3. Arsyet ri-emigrimit dhe mënyra e preferuar

Tani shqiptarët që duan të largohen nga vendi po përgatiten jo si të kalojnë kufijtë, por si të integrohen (pra të sistemohen ligjërisht). Kjo është një nga vlerat më të mëdha të shtuara të VMGJ për shqiptarët dhe Shqipërinë: duke e kthyer eksperiencën e migrimit në një sipërmarrje normale të jetës së tyre dhe duke e sjellë atë në tabanin ligjor. Njësia familjare mbetet njësia e preferuar për migrim. Një numër i konsiderueshëm individësh do të migrojnë duke ju bashkuar anëtarëve të tyre të familjes në Gjermani. Të tjerë planifikojnë të lëvizin vetëm me pjesën tjetër të familjes. Për të qenë të mirëpritur në Gjermani, ata duhet të “rrisin aftësinë e tyre të lidhjeve” që t’i përshtaten rregullave dhe procedurave të vendit pritës. Familja, fisi, klani apo lidhjet politike nuk janë më të vlefshme. Migrantët potencialë shqiptarë kanë kuptuar se tregu gjerman i punës kërkon punonjës të çertifikuar dhe të aftë të flasin gjuhën e vendit. Si rrjedhojë ata po përshtaten dhe risia e fazës së kthimit në Shqipëri është pikërisht rritja e kërkesave për trajnim profesional dhe arsimor dhe për kurse të gjuhës gjermane. Edhe nëse nuk mund të lidhim ekskluzivisht dëshirën dhe planin e tyre për të migruar, nga 2010 në 2016 numri i shqiptarëve në kurse profesionale është rritur me 70% (totali i atyre që janë çertifikuar është dyfishuar dhe tregon vendosmërinë e tyre për të vazhduar). Në një masë të madhe, kjo reflekton politikat e kurseve profesionale në Shqipëri që synojnë përmirësimin e tregut shqiptar të punës, si dhe vendosmërinë nga partnerët strategjikë.

Megjithatë, është e qartë se ka një rritje eksponenciale të individëve që regjistro hen në kurset e gjuhës gjermane. Nga zero studentë në 2011 dhe 2012 numri i individëve të çertifikuar në gjuhën gjermane ka shkuar në 325 në vitin 2016 (ndërsa numri i atyre që ndjekin anglishten ose italishten është ulur me gati 1/3).

49 “Les Albanais, champions des demandes d’asile”, Le Figaro 14 korrik 2017.

Page 42: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 41

Tabela 2. Kurse të Formimit Profesional, të regjistruar dhe çertifikuar 2000-2016, me fokus specifik gjuhët e huaja dhe gjuhën gjermane: Nivel kombëtar50

Viti 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016Total të regjistruar 10,799 10,450 8,703 9,254 13,893 19,483 18,321Total të çertifikuar 8485 8531 8357 8884 13102 17524 16860

Gjuhë e huaj 773 1003 3510 3494 3345 3201 2114

Anglisht 621 785 2803 2633 2247 2075 1637

Italisht 125 184 684 779 999 1009 752

Çertifikuar në gjuhën Gjermane

11 0 0 42 57 117 325

Burimi: Të dhëna nga SHKP dhe llogaritjet e autorëve

Kjo ka sjellë si rezultat të paparashikuar, një afrim të qytetarëve shqiptarë me admi ni-stratën shtetërore, nëpërmjet ndërmjetësimit të administratës publike gjermane. Duke u përballuar me procedura gjermane dhe duke u dashur të merren me to, qytetarët shqiptarë kanë qenë të detyruar të njohin procedurat admi nistrative, të marrin infor-macionin e kërkuar nëpërmjet rrugëve ligjore, të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të për-ga titen për t’u penalizuar në rast aktivitetesh të parregullta dhe ilegale. Migrantët shqiptarë ndërkohë që ndodheshin në Gjermani shijuan një administratë funksionale në shërbim të qytetarit. Me kthimin e tyre ata prisnin administratën e vendit të tyre që të sillej në të njëjtën mënyrë. Ky është një kontribut i çmueshëm që Gjermania jep për ndërtimin e institucioneve në Shqipëri në rrugëtimin e saj drejt BE-së, hapjes së negaciatave dhe anëtarësimit.

VIII.4. Rritja gjithëpërfshirëse dhe migrimi: përsiatje mbi hartimin e politikave publike

Është interesante të nënvizohet se motivimi i migrantëve të sotëm për të braktisur vendin e tyre lidhet me elementët e rritjes së përgjithshme51 të vëzhguar në vendin e caktuar. Ata prekin direkt “hapësirën e pabarazisë së perceptuar” si një nga nxitësit e vendimit për të migruar. Këto dy komponentë përmenden më poshtë:

• Dimensioni i të ardhurave, i përshtatur për pabarazitë: prek nivelin e përgjith-shëm të varfërisë dhe ka një lidhje direkte me numrin absolut të individëve që ndjejnë efektet e varfërisë; dhe

• Dimensionin jo-financiar (shëndeti, shkollimi, shërbimet publike, etj.) që lidhet

50 Në Shqipëri janë 10 Qendra Publike të Formimit Profesional si vijon: Tirana Nr. 1, dhe Tirana Nr. 4, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Qendra të Lëvizshme të Formimit Profesional për verilindjen e Shqipërisë që mbulojnë me kurse Dibrën, rajonin e Kukësit dhe rrethet përkatëse të Bulqizës, Matit dhe Hasit.51 Për përkufizmin e rritjes së përgjithshme, ne i referohemi OECD, në http://www.oecd.org/inclusive- growth/ aksesuar në 22 Qershor 2017.

Page 43: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim42

me perceptimin e mirëqenies: duke vepruar mbi të krijohet një reduktim në pabarazi.

Këto dy elementë të rritjes së përgjithshme përkufizojnë në mënyrë perfekte hapë sirën nga vinin dy grupet migratore që shkuan në Gjermani: dmth. pabarazia në rritje52. Rritja e pabarazisë ekonomike dhe konvergjenca e kostove midis migrimit të brendshëm dhe ndërkufitar, janë dy elementë vendimtarë të ndërlidhjes. Ajo që këta grupe kanë të përbashkët është faktori i konektivitetit, i përkufizuar si vështirësia e perceptuar për të ndryshuar pozicionin e dikujt në jetë nëpërmjet tregut, shtetit ose familjes/fisit.

Në këtë pikë të arsyetimit, çdo politikë publike që synon të prekë migrimin duhet të marrë në konsideratë analizën e rritjes së përgjithshme. Në këtë prizëm, për të kuptuar faktorët shtytës të migrimit me qëllim dizenjimin e politikave tërësore, është e nevoj-shme që të kuptohet më mirë: (i) niveli i rritjes së të ardhurave për frymë; (ii) niveli i rritjes së të ardhurave kryesore për grupet e margjinalizuara; (iii) përmirësimet jo-financiare në shkollim, shëndet, ushqim, transport, etj. Monitorimi i rregullt i faktorëve shtytës të migrantëve potencialë duhet të përfshijë variabla si: (i) impakti mbi të ardhurat absolute të varfërisë (2 dollarë/ditë); (ii) impakti mbi punësimin në rritje; (iii) impakti mbi lëvizjen e barrierave strukturore ndaj konektivitetit të grupeve të neglizhuara brenda vendit, në BP6, përpara hapit të rradhës që është Shqipëria dhe Gjermania; (iv) impakti mbi përfitimet në faktorët jo-financiarë.

VIII.5. Rrethi vicioz i pabarazisë, daljes nga sistemi, shkëputjes dhe migrimit

Rritja jo-përfshirëse që Shqipëria po përjeton i mban të paprekur dhe amplifikon ndo-një herë faktorët lokalë shtytës. Presioni që ushtrohet mbi individët për t’ja dalë mbanë me forcat e tyre, ashtu sikurse edhe për të marrë përsipër fajin kur dështojnë, pa-mundësia e administratës publike për të ofruar shërbimet e kërkuara tek individët, i bën ata të vendosin për të marrë vetë në dorë fatet e tyre.

Përgatitja për një të ardhme të suksesshme po bëhet më e shtrenjtë: ndërkohë që një familje në BE shpenzon 1,2% të të ardhurave në arsimim53, një familje shqiptare shpenzon 4,4 %54. Edukimi i kushtueshëm është një nga arsyet përse Shqipëria po përjeton një trend negativ pesëvjeçar në përfshirje (-6,18%)55. Kon kretisht kjo nën-kupton që nga rritja ekonomike e vendit ka përfituar një grup më i vogël individësh sesa në vitet e kaluara. Kjo ka rritur pabarazinë e përgjithshme në vend dhe ka ulur

52 Përsa i përket shpenzimeve mesatare të konsumit, indikatori i pabarazisë ka shkuar nga 2.2 në 2015 në 2.5 në 2016, përsa i përket raportit të decile ratio 10%/90% Household Budget Survey, INSTAT Tetor 2016.53 http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Household_consumption_by_purpose54 http://www.instat.gov.al/media/3490/anketa-e-buxhetiti-te-familjeve-2016.pdf55 “The Inclusive Growth and Development Report 2017”, Forumi Ekonomik Botëror 2017

Page 44: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 43

shpresat e më të varfërve ose atyre me më pak lidhje që të avancojnë me planet e tyre të jetës.

Ndërkohë që migrimi në Gjermani krijoi mundësinë për ta “mbyllur këtë të çarë”, për momentin, është gati e sigurt, që në të ardhmen e afërt do të shohim lëvizje të popullsisë nga Shqipëria. Ndryshimi më i madh është se ky lloj migrimi do të jetë pozitiv për Gjermaninë duke qenë se vetingu i kandidatëve dhe seleksionimi i më të përshtatshmëve do të bëhet në Shqipëri. Vetëm ata migrantë që “janë në përputhje me nevojat gjermane”, do të lejohen të shkojnë.

Megjithatë, në terma afatgjatë, kjo lëvizje do ta zbrazë Shqipërinë nga forcat e saj më progresive, do të rrudhë klasën e mesme dhe do të ulë avantazhet e krahasueshme në zinxhirin global të ofertës. Kjo pjesë e popullsisë do të kuptojë se është më prak-tike të largohet nga vendi sesa të qëndrojë dhe ta ndryshojë duke luftuar me metoda demokratike dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në mekanizmat demokratikë të institucioneve shqiptare56. Të gjithë këta faktorë do të amplifikojnë më tej dinamikat e rritjes së pabarabartë që vendi po përjeton: demokracia shqip tare do të gërryhet nga brenda. Një nga rezultatet e mundshme do të jetë paqëndrueshmëria e brendshme.

Politikat gjermane të migrimit duhet të evoluojnë nga kontrolli strikt i migrimit me qëllim përfshirjen e elementeve të politikave të zgjerimit të BE-së. Ndërsa ndihma zhvillimore po fokusohet gjithmonë e më shumë në masat e kthimit dhe ri-integrimit, politikat gjermane të migrimit duhet të planifikohen për të mbështetur reformat e nisura në vendin e origjinës, me një vështrim të gjithanshëm të stabi litetit gjeopolitik57, të politikës së tij të jashtme, dhe të zhvillimit rajonal dhe bashkë punimit afatgjatë. Përfshirja e lëvizjes së lirë të individëve brenda BP6, sikurse është prezantuar në planin e bashkëpunimit shumëvjeçar rajonal të pre zan tuar dhe adoptuar në samitin e Triestes të Ballkanit Perëndimor (përtej barrierave lehtësuese të tregtisë së thjeshtë), është një shenjë inkurajuese për ri-orientimin ndaj individit që po ndodh tashmë në BP6. Këto zhvillime mund të jenë gjithashtu mundësi për shtetet anëtare të BE-së që të unifi-kojnë politikat e tyre të migracionit dhe refugjatëve, dhe për të dërguar një mesazh të unifikuar tek migrantët potencialë (jo vetëm nga Shqipëria) dhe tek aktorë të tjerë. E parë edhe si mundësi dhe jo vetëm si problem, kjo zhvendosje e rrugëve të migrimit mund të përdoret në të njëjtën mënyrë sikurse arkitektët dhe dizenjuesit ndjekin

56 Një shenjë e qartë e shkëputjes së qytetarit nga sistemi demokratik është shkalla e lartë dhe jo e zakonshme e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në zgjedhjet e fundit të përg-jithshme të 2017, vetëm 46.8% e elektoratit ushtroi të drejtën e votës.57 Shumë kërkues të BP6 dhe think tank-e, konkludojnë se në dy dekadat e fundit politikat e Perëndimit në Ballkan kanë sakrifikuar liberal demokracinë për hir të stabilitetit politik, sikurse theksohet nga Srda Pavlovic në “West is best: How ‘stabilitocracy’ undermines democracy building in the Balkans”, në LSE blogs: http://blogs.lse.ac.uk/europpblog/2017/05/05/west-is-best-how-stabilitocracy-undermines-democracy-building-in-the-balkans/; ose BIEPAG në “What is Stabilitocracy”, në http://www.biepag.eu/2017/05/05/what-is-a-stabilitocracy/, së fundmi e aksesuar në 1 dhjetor 2017.

Page 45: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim44

kur bëjnë planifikimin e hapësirave të reja publike. Shpesh, dhe jo pa qëllim, ata nuk shënojnë shtigjet e kalimit për këmbësorët, por e lënë publikun të gjejë vetë rrugën më të thjeshtë për të lidhur pikët. Vetëm më pas ata do të investojnë për të ndërtuar një shteg solid. E njëjta logjikë mund të për doret për të kuptuar rrugët e migracionit, për të identifikuar faktorët shtytës dhe tërheqës dhe për të ndërtuar politika të përshtatura.

Page 46: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 45

IX. “WIR SCHAFFEN DAS?”58:

Duhet përmendur se anembanë botës, Gjermania pritet të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave ndërkombëtare të migrimit. Në Evropë, dëshira për një rol koordinues të Gjermanisë në çështjet e migrimit dhe emigrimit është më e fuqishme se 52% (shkon në 41% kur kjo pyetje bëhet ndërkombëtarisht)59.

Në studimin tonë të parë, ne argumentuam se Gjermania mund të dojë të marrë në konsideratë një politikë migrimi nga pikëpamja e tregut të punës60. Por, ndërkohë që në Gjermani politikat e rikthimit dhe ri-integrimit theksojnë komponentin e kontrollit të migrimit, në vendet nga ku emigrohet komponenti i ri-integrimit të qëndrueshëm po bëhet përherë edhe më i dukshëm si komponenti tjetër i politikës gjermane të migrimit. Për më tepër, ne argumentojmë që menaxhimi i migrantëve mund të jetë gjithashtu një instrument efiçent i politikës së jashtme, të sigurisë së jashtme (jo vetëm të brendshme) dhe në rastin e Shqipërisë si një aset për qasjen e zgjerimit të BE-së kundrejt Ballkanit.

Në një mënyrë skematike, faktorët tërheqës dhe shtytës të migrimit të marrë veç e veç, si dhe në ndërveprim mes tyre, e kanë kushtëzuar dinamikën si vijon:

• Faktorët shtytës janë afatgjatë dhe të lidhur me zhvillimin socio-ekonomik në Shqipëri. Ata shpjegohen kryesisht nga perceptimi i migrantëve se deri në çfarë pike arritjet e tyre personale (dhe ato të anëtarëve të afërt të familjes së tyre) janë të lidhura me dimensionin e të ardhurave dhe atë jo-financiar të dëshirës për mirëqenie, dhe kanë të bëjnë me situata jashtë kontrollit të tyre. Një punë më e mirë, të ardhura më të larta, kujdes shëndetësor më i mirë, kushte më të mira studimi, etj., dukeshin më të arritshme nëpërmjet emigrimit drejt Gjermanisë. Për të arritur të njëjtin nivel mirëqënieje në Shqipëri ata duhet të ishin “të lidhur”: d.m.th. të ishin pjesë e strukturave jo publike dhe jo të tregut që “alokojnë” sa më sipër. Ose ata nuk gjykonin ta kishin këtë mundësi në Shqipëri. Kjo situatë nuk kishte ndryshuar pas kthimit të tyre;

• Faktorët tërheqës të lidhur me shoqërinë, dhe kuadrin politik dhe ligjor në Gjermani. Rënia e ndjeshme e migrantëve shqiptarë menjëherë pas ndry-

58 “Do ja dalim”, është shprehja e famshme e Kancelares Merkel kur Gjermania u përball me valën e refugjatëve nga vendet e Lindjes se Mesme.59 Global Future Survey 1/2017, Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Fraunhoger ISI, Ber-lin 2017.60 Broshura: “Comprehending Albanian Migration to Germany 2014-2016”, në: http://cdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2016/12/Factsheet-1.pdf

Page 47: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim46

shimit të kuadrit ligjor gjerman, është indikatori më i mirë për peshën e fakto-rëve tërheqës gjermanë kur krahasohen me faktorët shtytës shqiptarë;

• Ndërveprimi mes faktorëve shtytës dhe tërheqës ishte komponenti i tretë që kushtëzon madhësinë dhe intensitetin e fluksit. Kjo përfshin faktorë si: (i) popullorë, kapilar, nga poshtë-lart, komunikim të përhershëm dhe jo të kushtue shëm, përgjithsësisht nëpërmjet mediave sociale. Institucionet shqip-tare dhe gjermane kuptuan me vonesë madhësinë e valës së migrimit dhe përgatitjen e mesazhit përkatës. Për më tepër, fushata e tyre informuese e centralizuar, zyrtare dhe e strukturuar kaloi pa u vënë re, ose u la në hije nga komunikimi i thjeshtë dhe pa kosto mes individëve. Aplikacionet e bazuara në internet ishin faktori kryesor për të krijuar “tërheqjen”. Faktori tjetër ishte: (ii) mundësia për të kaluar lirshëm kufijtë, pa patur nevojë për të justifikuar arsyen e qëndrimit në Gjermani, i plotësuar edhe nga kostoja e ulët e tranportit.

Kombinimi i faktorëve të mësipërm, krijoi situatën perfekte për një përpjekje me risk të ulët dhe shpërblim të lartë. Zhdukja e shpërblimit dhe rritja e dënimeve pas ndryshimit të ligjeve në Gjermani, shkaktuan rrëzimin e këtij modeli migrimi.

Megjithatë, presionet e migrimit vijojnë, përsa kohë faktorët shtytës vijojnë të ekzistojnë dhe madje të përforcohen. Në analizën tonë, është pabarazia e mu ndë sive, e shkaktuar nga shkëputja gjeografike dhe sociale që i kthen shtetasit shqiptarë në migrantë potencialë.

Ndërkohë që është frenuar për momentin, fluksi migrator po i adaptohet kuadrit të ri. Shqiptarët kanë ndryshuar mentalitetin e tyre mbi eksperiencën e migrimit nga klandes-tiniteti i kalimit të kufijve në gjetjen e një vendi në një shoqëri pri tëse (ose nëpërmjet punës, studimit, bashkimit familjar, etj.). Numri në rritje i lejeve të punës të lëshuara nga Konsullata Gjermane në Tiranë është indikator i ndryshimit dhe pozitiv madje.Aspekti më i rëndësishëm është kontakti i rinovuar i shqiptarëve me procedurat ligjore dhe administratën publike. Ironia është se nëpërmjet administratës publike gjermane qytetarët shqiptarë po rikthejnë besi min e tyre ndaj mekanizmave shtetërorë. Eliminimi i faktorëve tërheqës të tranformuar nga politikat migratore gjermane, ka shkaktuar dy zhvillime të rëndësishme: (i) Migrantët potencialë shqiptarë po përgatiten shumë më mirë përpara lëvizjes drejt Gjermanisë (gjuhë dhe kurse profesionale; gjetja e punës përpara largimit etj.); dhe (ii) ka riorientuar një pjesë të fluksit të migrimit drejt vendeve të tjera. Tani është Franca që ka marrë 75% të kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së61. Ky fakt, ndërkohë që i largon problemet në termat afat-shkurtër, duke lejuar shumicën e sipërmarrësve që të braktisin vendin, është një prej shkaqeve të rrjedhjes së trurit ose të shterrimit të faktorit më të rëndësishëm ekonomik lokal të zhvillimit.

61 Numrat janë shumë më të ulët se Vala Migratore Gjermane.

Page 48: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 47

Pas studimit tonë të dytë mbi migrimin shqiptar në Gjermani, ne mund të themi me bindje e siguri se strategjia e kontrollit të migrimit po jep rezultat. Numrat po ulen, dhe çka është më e rëndësishme, migrantët potencialë shqiptarë në Gjermani e kanë marrë mesazhin të qartë dhe të prerë: nëse nuk i ke letrat në rregull, Gjermania është e paarritshme. Ky mesazh është tashmë pjesë e rrëfimit të migrimit në Shqipëri. Pritshmëritë e migrantëve potencialë shqiptarë në Gjermani tashmë kanë të bëjnë vetëm me pjesën administrative të procedurave të migrimit. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Duhet përmendur se të intervistuarit thanë se ata nuk presin asgjë prej autoriteteve gjermane në këtë fazë. Ata vetëm duan mundësinë që të provojnë dhe besojnë se mund të jenë të sukseshëm në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane.

Në konkluzion, VMGJ 2014-2016 dhe si pasojë kthimi dhe ri-integrimi në Shqipëri janë pjesë e vijueshmërisë së zhvillimit historik të Shqipërisë në veçanti, dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, dhe të përpjekjeve të tyre për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Këto rrugë migrimi reflektojnë fenomene sociale të thella si për vendet anë-tare ashtu edhe për ato kandidate62.

Në nivel individual, ato mund të përkufizohen si perceptimi i jetës dhe së ardh mes së karrierës të qytetarit në fjalë. E thënë thjesht, të rrish në Shqipëri apo të shkosh në Gjermani do të varet nga perceptimi i qytetarit të interesuar mbi mundësitë e suksesit të qëllimeve të jetës së tij/saj dhe mbi kostot që lidhen me këtë sipërmarrje.

A arritën qeveritë gjermane dhe shqiptare të menaxhonin valën migratore të 2014-2016? A munden politikë-bërësit në Gjermani dhe Shqipëri të përdorin fluksin bilateral të migrimit për të shtytur më tej axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve? Cili është roli i migrantëve në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian? Si mund të kontribuojnë migrantët në reformat e shpallura në Shqipëri dhe në gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Nëpërmjet studimit tonë, ne shpresojmë të kemi dhënë disa linja mendimi inovative dhe që lidhen me kontekstin e këtij fenomeni të madh, i cili kushtëzon zhvi llimet e politikave në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e BE-së.

62 Branko Milanovic e konsideron rritjen e pabarazive të lidhur me migrimin (në vende të varfra) dhe me populizmin (në vende të pasura), në “Globalisation, Migration, Rising Inequality, Populism…”, në “Social Europe”, e aksesueshme në: https://www.socialeurope.eu/globalisation-migration-rising-inequality-populism , konsultuar për herë të fundit në 2 Dhjetor 2017.

Page 49: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim48

SHTOJCA 1. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI INSTITUCIONAL, POLITIKAT DHE KONTEKSTI LIGJOR

Qëllimi i këtij seksioni është të analizojë sistemin aktual të ri-integrimit në Shqipëri me fokus specifik në:

• Kuadrin politik dhe institucional (kuadrin ligjor – ligjet, aktet nën ligjore dhe urdhrat ministrorë, statusin e aplikimit / zbatimit, hartimin e strategjive, zbati-min dhe vlerësimin e rezultateve dhe impakteve;

• Rolin e organizatave ndërkombëtare, Organizatave Jo-Qeveritare dhe vendin specifik të përfshirë në këtë proces, si Gjermaninë për shembull.

Ri-integrimi i migrantëve të kthyer63 është një fenomen i ri në Shqipëri që është bërë përherë e më i rëndësishëm përgjatë dekadës së fundit, sidomos në vitet 2000-2017. Në Shqipëri, ministria përgjegjëse për çështjet e migrimit është Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në mënyrë që të japim një kuadër të shërbimeve të ri-integrimit në Shqipëri, ne do të analizojmë sa vijon:

• Kuadrin ligjor (ligjet, aktet nënligjore dhe urdhrat ministrorë dhe statusin e aplikimit / zbatimit.

• Hartimin e strategjive, zbatimin dhe vlerësimin e rezultateve dhe impak teve. Identifikimi i problemeve dhe sfidave.

• Rolin e organizatave ndërkombëtare, Organizatave Jo-Qeveritare dhe vendin specifik të përfshirë në këtë proces, Gjermaninë për shembull.

I. Një kuadër ligjor modern

Në Shqipëri procesi i ri-integrimit rregullohet nga Ligji Nr. 10389, datë 3.03.2011 i cili ka amenduar Ligjin 9668, datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”64. Ka disa nene në ligj që mbulojnë specifikisht çështjen e ri-integrimit. Neni 8 thekson të drejtën e qytetarëve, përfshirë ata që janë rikthyer nga migrimi, për të përfituar nga shërbimet shtetërore. Neni 8/1 cakton se në të gjitha zyrat përkatëse të punës duhet të vendosen dhe funksionojnë sportelet e migracionit, që japin shërbime informacioni edhe për qytetarët shqiptarë që duan të migrojnë, si dhe mbështesin ri-integrimin e migrantëve të kthyer.

63 Një emigrant i kthyer është migranti shqiptar i ri-kthyer në Republikën e Shqipërisë, për shkak të largimit nga Shqipëria edhe një herë ose jo, pasi ka kaluar të paktën një vit në vendin pritës dhe që ka qenë në Shqipëri për të paktën një vit.64 Ligji nr. 10389, i amenduar në 2011 http://www.pp.gov.al/web/ligj_per_emigrimin_36.pdf

Page 50: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 49

Së dyti, Neni 12 i ligjit thekson se çdo qytetar shqiptar që kërkon të emigrojë për arsye pune, sikurse edhe të kthyerit duhet të regjistrohen në “regjistrin e Migrantëve”, në Sportelet e Migracionit në zyrat përkatëse të punës. Për më tepër, pika 3 e Nenit, përcakton se qytetarët shqiptarë të kthyer dhe të regjistruar në regjistrin e migrimit përfitojnë informacion dhe shërbime referimi nga autoritetet shtetërore përgjegjëse për të ofruar shërbime të ri-integrimit.

Së fundmi, Neni 28 përcakton “Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, si vijon. Ministria harton dhe aprovon programe aktive dhe pasive punësimi, programe të formimit profesional në vendin e origjinës për emigrantët e kthyer që janë të regjistruar si punëkërkues në zyrat e punës. Koordinon procesin e informimit me autoritetet shtetërore kompetente, sipas fushave përkatëse dhe informon mbi çështjet që lidhen me ministrinë qytetarët shqiptarë që duan të emigrojnë në rrugë të ligjshme, dhe ata që kthehen dhe duan të ri-integrohen në Shqipëri. Në përfundim, kjo ministri është përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të politikave të ri-integrimit për emigrantët e rikthyer. Veç kësaj, forma dhe përmbajtja e regjistrimit të migrantëve dhe procedurat e re-gjistri mit rregullohen nga Urdhri nr. 84, datë 26.06.2011. Ky urdhër ka për caktuar një formular të miratuar për regjistrimin në tre nivele:

• Formulari nr.1 plotësohet nga qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të emigrojnë për arsye punësimi, por nuk kanë ndonjë dokument për emigrim në vendin që synojnë të emigrojnë,

• Formulari nr. 2 plotësohet nga qytetarët shqiptarë që kanë filluar procesin e pajisjes me dokumentat e nevojshëm sipas procedurës dhe po presin të largohen nga Shqipëria drejt vendit pritës,

• Formulari nr. 3 plotësohet nga qytetarët shqiptarë që kthehen nga emigrimi.

Të dhënat e mbledhura nga çdo sportel migrimi në zyrat lokale dhe rajonale të punës raportohen çdo tre muaj pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Raportet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit paraqiten çdo tre muaj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

II. Sfida e zbatimit dhe qëndrueshmëria

Aktualisht, Shqipëria ka një strategji të hartuar që është “Strategjia për ri-integrimin e qytetarëve shqiptarë të rikthyer, 2010-2015”, ka dhe një plan veprimi të miratuar me VKM nr. 461 datë 9.06.2010. Mirëpo, pavarësisht ekzistencës së strategjisë dhe të planit të veprimit, elementi më i rëndësishëm për t’u kontrolluar dhe vlerësuar është planifikimi i strategjisë dhe rezultatet e arritura. Gjithashtu, edhe roli i institucioneve publike në zotërimin e procesit.

Page 51: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim50

Në lidhje me migrimin dhe çështjen e ri-integrimit, Komisioni Evropian në Progres-Raportin65 e vitit 2016 në seksionin mbi Migrimin Ligjor dhe të Parregullt ka identifikuar dhe ka dalë në konkluzionin sa vijon:

• “Mungesa prej vitit 2000 e një strategjie kombëtare ndërsektoriale mbi migri min mbetet një çështje shqetësuese. Masat për të grupuar çështjet e migrimit në disa strategji sektoriale kombëtare, përfshirë: Mbrojtjen sociale dhe për fshirjen, punësimin, biznesin dhe zhvillimin, menaxhimin e integruar të kufijve dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kanë dhënë rezultate të kufizuara”.

• “Strategjia e ri-integrimit të shtetasve shqiptarë të kthyer mbaroi në 2015. Puna për një strategji të re nuk ka filluar ende.”

• “Një seksion specifik është përfshirë nga ana tjetër në strategjinë kombë tare 2015-2020 mbi zhvillimin dhe integrimin të aprovuar në maj 2016.”

Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të siguruar që kuadri i politikave në çështjet e emigrimit dhe punësimit të jetë koherent dhe zbatimi i tij të mos dobësohet nga parashikimet ligjore kontradiktore.

III. Institucionet përgjegjëse për ri-integrimin e qytetarëve të rikthyer shqiptarë

Në aspektin e kuadrit institucional rikthimi dhe ri-integrimi i shtetasve shqiptarë mena-xhohet nga disa ministri dhe institucione të tjera që janë përgjegjëse për detyra të ndryshme. Ministria e Brendshme është aktori i parë që punon në zyrën qëndrore në procesin e rikthimit. Ajo operon bazën e të dhënave të kalimeve kufitare të shtetasve shqiptarë që kthehen nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit (Komisioni Evropian 2016), pjesë e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Brenda kësaj drejtorie, departamenti kyç është Departamenti i Migracionit, detyrat dhe përgjegjësitë e të cilit përcaktohen në nenin 30 të Ligjit 9668 datë 18.12.2016 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi”.

III.1. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR)66 ishte përgjegjëse për ri-integrimin e personave të kthyer në kuptim të politikave sociale dhe punësimit. Depar-tamenti kryesor përgjegjës brenda MMSR ishte Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Migrimit, detyrat dhe përgjegjësitë e së cilës përcaktohen në nenin 28 të ligjit 9668 datë 18.12.2016 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi”.

III.2. Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) trajton të kthyerit nëpërmjet drejto risë përgjegjëse për çështjen e migrimit, Drejtoria për Shërbimin e Punësimit dhe Migrimin.

65 Komisioni Evropian 2016, Progres Raporti mbi Shqipërine (Bruksel, 9.11.2016) https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf66 Pas formimit të Qeverisë Rama 2 pas zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2017, kompetencat e kësaj ministrie i janë shpërndarë dikastereve të ndryshme.

Page 52: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 51

Në nivelin rajonal dhe lokal të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, një zyrtar është përgjegjës për Sportelin e Migrimit, një pikë kontakti në nivel lokal që: (i) grumbullon informacion të detajuar mbi shtetasit e rikthyer shqiptarë, (ii) vlerëson nevojat e tyre, u jep informacion e duhur dhe i drejton në institucionet që ofrojnë shërbimet përkatëse mbi shëndetin, edukimin, punësimin etj.

III.3. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), detyrat dhe përgje gjësitë e saj përcaktohen në nenin 29 të ligjit 9668 datë 18.12.2016 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për qëllime punësimi”. Për më tepër, disa ministri të tjera janë të përfshira në proces, në secilën prej çështjeve që është brenda fushës së tyre të kompetencave si Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

III.4. Sportelet e Migracionit si njësi zbatuese në nivelin rajonal dhe lokal (kuadri ligjor, funksionet dhe detyrat). Rolet/funksionet kyç të stafit përgjegjës për emi grantët janë ofrimi i mbështetjes për ri-integrimin e shtetasve shqiptarë të rikthyer dhe ofrimi i shërbimeve të infor macionit për qytetarët shqiptarë që duan të emigrojnë për arësye punësimi. Sportelet e Migracionit supozohen gjithashtu të pajisen me stafin përgjegjës për të kryer detyrat dhe shërbimet siç përcaktohen nga ligji dhe urdhri. Në parim janë 36 persona/staf që punojnë në nivelin rajonal dhe lokal me ri-integrimin dhe emigrantët e kthyer. Megjithatë, zyrtarët që punojnë në Sportelet e mësipërme të Migracionit kryejnë edhe punë të tjera në zyrat rajonale dhe lokale. Një problem tjetër është fakti se stafi i Sporteleve të Migracionit nuk është i rregulluar në strukturën zyrtare të aprovuar nga qeveria. Përveç zyrës rajonale të punësimit në Tiranë që ka një sektor specifik të quajtur “sektori i koordinimit, marrëdhënieve të punës dhe migrimit”, 11 zyrat e tjera rajonale të punësimit nuk kanë staf të dedikuar në strukturat e zyrës.

Zyrat janë të organizuara në dy mënyra. Drejtori i zyrës rajonale të punësimit dhe Sektori i Shërbimeve dhe Programeve me staf që varion nga 6-11 persona me emërtimin Specialist. Nga specialistët drejtori përkatës cakton një zyrtar që të jetë i ngarkuar dhe të punojë me detyrat dhe funksionet e Sportelit të Migracionit. E njëjta situatë haset në zyrat lokale ku struktura është shumë e thjeshtë: Drejtori i zyrës së punës dhe stafi të quajtur specialistë. Drejtori i zyrës lokale të punësimit cakton një person nga stafi për të punuar në Sportelin e Migracionit.. Kjo formë organizimi e bën të vështirë krijimin e standarteve në termat e cilë sisë së burimeve njerëzore dhe ofrimit të shërbimit. Procesi i trajnimit nuk është i sta ndartizuar dhe shpesh mbështetet nga kontributi i konsulentëve ndër kombëtarë. Gjithashtu prek edhe qëndrueshmërinë e zhvillimit të burimeve njerë zore dhe niveleve të tyre të kualifikimit.

Page 53: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim52

Funksionimi i Sporteleve të Migracionit është i dobët dhe i kufizuar për dy arsye kryesore. Së pari, ka mungesë të shpërndarjes së stafit. Aktualisht, stafi përcakto het nga drejtorët rajonalë dhe lokalë, megjithatë është e nevojshme të shihet mu ndësia për të rekrutuar sipas standarteve të BE-së. Së dyti, mungesa e një analize tërësore të ri-integrimit për të mbështetur punën. Në mënyrë që të përgatitet një ri-integrim më i mirë i shtetasve shqiptarë në 2017-2020, është shumë e rëndësishme të kryhet një analizë komplete dhe e thellë e dekadës së fundit 2010-2017 dhe të përgatitet një plan veprimi konkret dhe realist për zbatim në periudhën 2017-2020. Në mënyrë që të kuptojmë më mirë situatën aktuale, një analizë e thellë do të ofrohet me qëllim ndjekjen e një procesi që nis nga 2010 e në vijim.

Problemi kryesor i identifikuar në Strategjinë e mëparshme 2010-2015 mbi Spor telet e Migracionit ishte:

Kutia 4. Analiza e problemeve për Strategjinë për Ri-integrimin e shtetasve shqiptarë 2010-2015, të aprovuar me VKM nr. 461, datë 9.06.2010

Pika 1.4 faqe 12 - Megjithatë, Sportelet e Migracionit duhet të forcohen nëpër mjet trajnimit dhe mbështetjes teknike në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve. Pavarësisht aktiviteteve promovuese (TV, broshura etj) është vënë re një nivel i ulët i ndërgjegjësimit lidhur me shërbimet e ofruara nga Sportelet e Migracionit dhe zyrat Lokale dhe Rajonale të Punë simit, veça nërisht shërbimet e ri-integrimit të ofruara për qytetarët shqiptarë. Për pasojë, regjistrimi i migracionit ka mungesë të dhënash kraha suar me numrin total të të kthyerve.

IV. Sfida që kanë të bëjnë me kthimin dhe ri-integrimin

Fenomeni i migrimit vijon të vuajë nga mungesa e të dhënave lidhur me numrin e të kthyerve. Nga 1,009 emigrantë të kthyer të regjistruar në 2010 ka arritur numrin më të vogël në 2016 me 289 emigrantë të regjistruar. Ka një numër faktorësh që ndikojnë në shifrat e mësipërme, megjithatë ne vlerësojmë se dy janë më kryesorët. Së pari, ka një mungesë besimi në shërbimet e ofruara nga institucionet publike. Së dyti, ka një mungesë të masave konkrete dhe programeve për të mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë konkrete qytetarët e kthyer, të cilat nuk duhet të kufizohen vetëm në ofrim të informacionit. Për më shumë detaje mbi emigrantët e kthyer të regjistruar nga 2011-2016, lutem shih grafikun në vijim:

Page 54: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 53

Grafik 1. Numri i emigrantëve të kthyer të regjistruar në Sportelet e Migracionit 2011-2016

Burimi: SHKP

Të dhënat e regjistruara të të kthyerve plotësohen gjithashtu në tabelën nr.3 në vijim me numrin e të kthyerve nga vende kryesore.

Tabela 3. Të kthyer shqiptarë sipas vitit dhe vendeve kryesore nga regjistrimi në Sportelet e Migracionit (SM)

Viti 2012 2013 2014 2015 2016Të regjistruar në SM 1,536 1,171 834 520 289

Nga Greqia 1,321 ose 86% 963 ose 82% 679 ose 81% 383 ose 73% 131 ose 45%

Nga Italia 188 ose 12.2% 131 ose 11% 121 ose 14% 113 ose 21% 64 ose 22%

Nga vendet e BE-së 17 ose 1.1% 64 ose 5.4% 21 ose 2.5% 15 ose 2.5% 88 ose 30%

Nga vende të tjera 10 ose 1% 13 ose 1% 12 ose 2% 9 ose 1.7% 6 ose 2%

Burimi: SHKP dhe përllogaritjet e CDI

Një karakteristikë tjetër e emigrantëve të regjistruar është regjistrimi në 5-6 qytete kryesore, kurse në pjesën tjetër të vendit nuk ka regjistrime. Pesë Zyrat Rajonale të Punësimit me mbi 80% të regjistrimeve për vitet 2015-2016 janë të përqëndruara në grafikun vijues:

Grafiku 2. Të kthyer të regjistruar

Burimi: SHKP dhe përllogaritjet e CDI

1009

1536

1171

834

520

289

757

1014

746

549

372

201252

522425

285148

88

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

1600

1800

2011 2012 2013 2014 2015 2016

Totali Meshkuj Femra

0

20

40

60

80

100

120

Vlora Gjirokastra Korça Durrës

Të kthyer të regjistruar 2015-2016

2015 2016

Page 55: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim54

Numri i kufizuar i të regjistruarve mund të krahasohet me dy të dhëna kryesore: • E para bazohet në studimin e kryer nga INSTAT dhe IOM67 në 2013, i cili evi-

denton se 135,144 shtetas shqiptarë janë kthyer në periudhën 2009-2013, të moshës mbi 18 vjeç.

• E dyta që bazohet në një burim tjetër informacioni mbi shtetasit e kthyer shqiptarë, është Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migrimit. Në tabelën nr. 4 në vijim ju mund të gjeni të shifrat e qytetarëve shqiptarë të kthyer në raport me grupimin e moshës nga 2012-2015.

Tabela 4. Shtetasit Shqiptarë të kthyer gjatë 2012-2015 sipas grupimeve të moshës poshtë 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç

Viti 2012 2013 2014 2015Shtetas Shqiptarë të kthyer 14,762 20,751 20,376 25,134

Meshkuj të kthyer 14,097 ose 95%

20,461 ose 98%

19,354 ose 95%

23,592 ose 94%

Femra të kthyera 665 ose 5% 290 ose 2% 1,022 ose 5% 1,542 ose 6%

Total nën 18 vjec 541 591 475 297

Femra nën 18 vjeç 46 56 78 37

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migrimit, Ministria e Brendshme dhe përllogaritjet e CDI

IV.1. Logjistika, hapësira dhe pajisjet

Në aspektin e logjistikës, hapësirës dhe pajisjeve problem kryesor është mungesa e një zone të dedikuar për të gjitha zyrat e punësimit. Zona e dedikuar në nivelin rajonal (12 zyrat rajonale të punësimit) duhet të realizohet bazuar në standartet e EU-EURES.

IV.2. Komunikimi dhe vizibiliteti

Për momentin, në lidhje me procesin e ri-integrimit nuk ka një fushatë specifike ose proces vizibiliteti. Më shumë vizibilitet i është dhënë informacionit mbi migrimin e ligjshëm sesa procesit të ri-integrimit.

IV.3. Planifikimi, Monitorimi dhe Raportimi

Procesi i raportimit është veçse një raportim administrativ çdo tre muaj dhe vjetor nga ai lokal/rajonal në qendrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Raportimi rregu-

67 “Social and Economic Profile of the Return Migrants in Albania”, IOM, Dhjetor 2016.

Page 56: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 55

llohet sipas procesit të regjistrimit mbështetur në formularin e intervistës që është zhvilluar në Sportelin e Migrimit. Intervista është në formular të printuar, asnjë zgjidhje IT nuk është ofruar. Formu lari dhe intervista mbledhin informacionin si vijon: të dhëna personale; arsyet e kthimit; tipi i emigrimit (familjar, personal); kohëzgjatja (nga 0-6 muaj), 12-24 dhe mbi 24 muaj); vendin e emigrimit; nivelin e arsimimit; eksperiencën e punës; punën e dëshiruar ose formimin profesional; tipin e kthimit (individual, familjar, të përkohshëm, afatgjatë, të përhershëm); mbështetje për ri-integrimin.

Mbështjetja për ri-integrimin përkufizohet për “…punësimin, formimin profesional, arsi-mimin, shëndetin, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore, për të filluar një biznes, për të investuar në vend, për mbështetje sociale dhe ekonomike, mbështetje për ndërmarrje të vogla dhe të mesme etj.”

Të dhënat për 2016 mbi ofrimin e shërbimit tregojnë se nga 289 individë të regjistruar:1) Për 153 është ofruar këshillim për punësim;2) Për 91 është ofruar orientim për formim profesional;3) Për 38 është ofruar informacion mbi hapjen e një biznesi;4) Për 45 është ofruar informacion mbi mbështetjen dhe përfitimet sociale, dhe5) Për 65 është ofruar informacion mbi mundësinë e përfitimit të shërbimeve

shëndetësore falas.

Page 57: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim56

SHTOJCA 2. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI: AKTORËT KRYESORË JO-SHTETËRORË

Për të plotësuar boshllëkun në shërbimet publike janë përfshirë dhe aktorë të tjerë. Për pro cesin e ri-integrimit përveç institucioneve të sektorit publik një rol kyç duhet të ketë dhe luhet nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë si:

• Në 2017, DIMAK, një program i financuar nga qeveria Gjermane, ka këshi lluar 370 migrantë potencialë gjatë muajve të parë të 2017, një numër shumë më i madh se ai i sporteleve të Migrimit.

• Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) Tiranë. IOM gjatë 2016 nuk ka ofruar ndonjë program specifik në mbështetje të kategorive të shte tasve të kthyer shqiptarë. IOM ka mbështetur në 2017 nëpërmjet një programi trajnimi dy ditor të gjithë 36 këshilltarët/specialistët që punojnë një Sportelet e Migracionit.

• Caritas Shqiptar. Që prej 2014 dhe pa një buxhet specifiK, Caritas Shqiptar ka pritur rreth 300 të kthyer nga Gjermania dhe i ka ndihmuar ata në nevoja specifike: strehim, ushqim, shëndet, dhe arsimim. Caritas Shqiptar gjatë periu-dhës 2016-2017 nuk ka patur ndonjë program për ri-integrimin e qyteta rëve të kthyer shqiptarë. Ata janë të hapur për të diskutuar dhe shikuar për mundësi bashkëpunimi me institucionet publike.

• Terre des Hommes. Terre des Hommes ka mbështetur migrantët e kthyer nëpërmjet trajnimit me kurse profesionale në rajone të ndryshme. Për she-mbull, në rajonin e Fierit nëpërmjet marrëveshjes së partneritetit me ofrues privatë ka trajnuar në 2016, 16 persona në kurse si kuzhinier, parukiere, elektriçist dhe hidraulik.

• Koordinimi ndërqeveritar për ri-integrimin: përfshin Ministrinë e Brend shme, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe autoritetet gjermane. Bashkëpunimi dhe bashkëpunimi ndërqeveritar është një prej pikave të dobëta të procesit të ri-integrimit të qytetarëve të kthyer shqiptarë. Ligji përcakton një numër aktorësh dhe nevojitet të krijohet një strukturë ose grupe pune në nivel operacional. Takimet mes strukturave të ndryshme qeveritare duhet të organizohen çdo tre muaj.

Page 58: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 57

SHTOJCA 3. KTHIMI DHE RI-INTEGRIMI: ROLI I PUSHTETIT VENDOR

Për të patur një kuadër më të plotë mbi fenomenin e migrimit në vend, CDI u kërkoi 61 bashkive Shqiptare informacion mbi:

• Numrin e migrantëve të kthyer në bashkinë e tyre dhe problemet që ata kishin prezantuar.

• A kishin bashkitë një departament ose person që asiston të kthyerit?• A kanë ato një buxhet për ri-integrimin e migrantëve?• Çfarë u nevojitet bashkive për të përballuar sfidat e prezantuara nga të kthyerit

nga Gjermania?

Nga 61 bashkitë, vetëm 3 prej tyre ofruan statistika mbi numrin e të kthyerve sikurse tregohet në tabelen më poshtë:

Tabela 5. Të kthyerit sipas Bashkive

BASHKIA Numri i të kthyerveElbasan 230

Lezhë 200

Mat 73Burimi. Përgjigjet e Bashkive dhe përllogaritjet e CDI

58 bashkitë e tjera u përgjigjën se nuk kishin statistika mbi numrin e personave të kthyer. Bashkia e Korçës pohon se nuk ka të dhëna, pasi Zyra lokale e Punës (në varësi të Ministrisë së Punës) ka një sportel të veçantë për migrantët e kthyer, ndërsa Bashkia e Tiranës deklaron se informacioni menaxhohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Gati të gjitha bashkitë deklarojnë se nuk kanë një departament apo person që mbështet të kthyerit nëpërmjet orientimit të tyre drejt tregut lokal të punës. Bashkia e Patosit i mbështet të kthyerit kryesisht duke i përfshirë në skemën e mbështetjes ekonomike. Gjithashtu Bashkia e Patosit, ka politika të përcaktuara për të lehtësuar integrimin e tyre lokal duke aplikuar rregulla taksimi të lehtësuara. Bashkia e Shkodrës ka ngritur 5 qendra në zonat urbane për të asistuar familjet e kthyera duke i orientuar ato drejt zyrave të punës ose organizatave të shoqërisë civile. Bashkia ka një marrëveshje me OJF Terre des Hommes, për t’u fokusuar në ri-integrimin e të rinjve dhe të familjeve të kthyera. Të gjitha bashkitë deklarojnë se nuk kanë një buxhet të dedikuar dhe asnjë plan biznesi për ri-integrimin e tyre. Bashkia e Elbasanit nuk ka një plan specifik sepse migrantët nuk konsiderohen si risk social. Aktualisht kjo bashki po punon mbi një projekt të mbështetur

Page 59: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim58

nga GIZ, për identifikimin e të kthyerve dhe të nevojave të tyre për shërbime. Bashkia e Gjirokastrës nuk ka patur ndonjë program specifik dhe as buxhet të dedikuar, por shprehet se ky grup individësh mund të përfshihet në programet e bashkisë që mbështesin bizneset e reja ose ato artizanale.

Disa bashki e justifikojnë mungesën e planeve për të kthyerit me faktin se gjatë kohës së studimit ato ishin në procesin e draftimit të Planit të Zhvillimit Vendor. Në lidhje me pyetjen drejtuar bashkive mbi nevojën për të menaxhuar sfidat e mundshme të të kthyerve, Bashkia e Korçës deklaroi se atyre u nevojiten politika më mirë të financuara punësimi, sikurse edhe mbështetje financiare për të zgjeruar gamën e shërbimeve që ofrojnë aktualisht.

Disa bashki si Lezha, Patosi, Korça, Kamza etj. shprehen se bashkëpunimi mes qeverisë qëndrore dhe vendore si dhe OJF-ve do të mund të bënte të mundur identifkimin e çështjeve reale që ky grupim ka dhe do të aktivizonte marrjen e masave përkatëse për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Page 60: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

Jashtë Sistemit: Kthimi nga Gjermania dhe Ri-integrimi i Azilkërkuesve Shqiptarë

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim 59

SHTOJCA 4. MIGRIMI DHE MENAXHIMI I KUFIJVE: SITUATA NË TETOR 2017

Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe në bashkëpunim me institucione të tjera ka adoptuar një seri masash në 2017, me qëllim që të trajtojë çështjen e migrimit të shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani. Për të monitoruar procesin e liberalizimit të vizave është krijuar një Grup Pune Ndër-institucional. Në takimin e organizuar në Qershor 2017, grupi i punës ka miratuar një “Plan Veprimi për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit të shtetasve shqiptarë në zonën Schengen” dhe veprime konkrete të institucioneve të përfshira.

Për të ulur fluksin e migrimit, po zhvillohet një procedurë e marrjes në pyetje dhe verifikimit të detajuar në çdo pikë të kalimit të kufirit. Policia Kufitare merr në pyetje persona të caktuar mbi çështje të lidhura me:

• Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit;• Ftesën që përfshin detajet e pritësit në vendin e destinacionit;• Biletën e rezervuar të kthimit; dhe• Mjetet financiare për të mbuluar shpenzimet gjatë periudhës së qëndrimit.

Përveç kësaj, individët që kanë marrë refuzim të kërkesës së tyre për azil, janë deportuar nga Zona Schengen, ose përbëjnë kërcënim për sigurinë publike u është ndaluar dalja nga Shqipëria. Si rezultat, në periudhën Gusht-Shtator 2017, 4,271 shtetas janë ndaluar të dalin nga Shqipëria dhe janë identifikuar 38 raste të falsifikimit të dokumentave.

Për më tepër, janë marrë masat për të parandaluar migrimin e minorenëve të pashoqëruar, kryesisht nëpërmjet shqyrtimit të deklaratave noteriale. Ato janë ndjekur duke aktivizuar një instrument alarmi në TIMS, nisjen e procedurës penale për prindërit braktisës, etj. Si rezultat i këtyre masave, gjatë periudhës Gusht-Shtator 2017, rreth 497 minorenë janë parandaluar që të largohen nga Shqipëria dhe 19 raste të tjera të “braktisjes së minorenëve” janë identifikuar dhe i janë referuar drejtësisë. Në këtë kuadër, janë zhvilluar fushata të ndërgjegjësimit në mënyrë që të infor mohen qytetarët mbi rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit në Zonën Schengen. Ky proces është lehtësuar nga bashkëpunimi me IOM, ambasadat e huaja dhe organizatat lokale të shoqërisë civile, nëpërmjet organizimit të takimeve infor muese dhe shpërndarjes së broshurave.

Page 61: TË KUPTOJMË MIGRIMIN - cdinstitute.eucdinstitute.eu/web/wp-content/uploads/2018/02/Jashte-sistemit.pdf · Menaxhimit të Kufirit, shërbimeve publike, qeverisë vendore ose aktorëve

SERITË E PROCESIT TË BERLINIT / MIGRIMI / 3 /2017

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim60

Mbështetur në Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Planit të Veprimit 2014-2020, qeveria ka miratuar Ligjin 71/2016 “Për Menaxhimin e Kufirit” dhe disa akte nënligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave që do të garantojnë zbatimin e plotë të ligjit nga institucionet përkatëse. Aktualisht, Departa menti i Kufirit dhe Migracionit përdor aplikacione dhe module të ndry shme për të përpunuar informacionin e nevojshëm për policinë dhe Agjencitë e tjera përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Bashkëpunimi ndër-kufitar me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë është intensifikuar në bashkëpunimin policor të kufirit të gjelbër. Një qendër për Bashkëpunimin Policor është ngritur me Maqedoninë dhe Kosovën, ndërkohë që qeveria po sheh mundësinë për të themeluar një qendër të ngjashme me Greqinë, si dhe të ndërtojë një bashkëpunim trepalësh me shtetet fqinje.