Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Ligjerues: Prof.ass.dr.Florin PECI
Prishtinë 2014/2015
IV. INDIKATORËT MAKROEKONOMIK TË UE-së
Bruto Produkti i Brendshëm (GDP)
Prodhimi i përgjithshëm i prodhuar në një vend brenda vitit;
Treguesi kryesor i potencialit të tregut ;
Fuqia blerëse e konsumatorëve = GDP/nr i banorëve ;
Fuqia blerëse dhe luhatjet e valutës së vendit;
Niveli i standardit të jetesës ;
Fuqia blerëse-sasia e mallrave,shërbimeve që një njësi valutore do të blej në vendet tjera ;
Konsumi;
Numri i popullsisë-tregues i madhësisë së tregut të atij vendi;
Tregues i kërkesës së mundshme ;
Korrelacioni i konsumit të numrit të produkteve dhe numrit të banorëve;
4. INDIKATORËT MAKROEKONOMIK TË UE-së
Bruto Produkti i Brendshëm (GDP)
Prodhimi i përgjithshëm i prodhuar në një vend brenda vitit;
Treguesi kryesor i potencialit të tregut ;
Fuqia blerëse e konsumatorëve = GDP/nr i banorëve ;
Fuqia blerëse dhe luhatjet e valutës së vendit;
Niveli i standardit të jetesës ;
Fuqia blerëse-sasia e mallrave,shërbimeve që një njësi valutore do të blej në vendet tjera ;
Konsumi;
Numri i popullsisë-tregues i madhësisë së tregut të atij vendi;
Tregues i kërkesës së mundshme ;
Korrelacioni i konsumit të numrit të produkteve dhe numrit të banorëve;
4. INDIKATORËT MAKROEKONOMIK TË UE-së
Bruto Produkti i Brendshëm (GDP)…
Analiza e popullsisë së një vendi:
-numri i popullsisë;
-norma e shtimit të saj;
-struktura e popullsisë sipas grup moshave;
-dendësia e banimit;
-shkalla e urbanizimit.
Pjesëmarrja e të ardhurave që shpenzohen për produkte dhe shërbime ekzistenciale –indikator i shkallës zhvillimore të një vendi;
Mallrat e domosdoshme dhe mallrat luksoze
Diferencat në strukturën e konsumit sipas vendeve- Ligji i Engelit
Investimet publike
Gjendja dhe kualiteti i sistemeve të ndryshme të infrastrukturës së komunikacionit: rrugor, hekurudhor, ujor, ajror ;
Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me energji lektrike;
Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me ujë, veçmas me ujin teknologjik;
Gjendja, kualiteti dhe çmimi i shërbimeve të PTT-së.
Inflacioni Rënia e aftësisë blerëse të konsumatorëve
Shkalla e papunësisë
Bilanci tregtar
Eksporti / Importi
4.1.Indikatorët makroekonomik në vendet e zhvilluara
SHBA Rënia e rritjes ekonomike 2005/2004 për 0.7%; rritja e çmimeve të naftës; ngritjet e normave të kamatës në afat të shkurtër; ndikimet negative të uraganit. Deficiti në llogaritë rrjedhëse vlerësohet në 6.1% të GDP-së Inflacioni është rritur në 3.1% (në vitin paraprak 2.7%) Shkalla e papunësisë bie në 5.2% Pritet që rritja ekonomike në të ardhmen të mbetet mjaft stabile
UNIONI EVROPIAN
Shkalla e rritjes ekonomike më 2005 ishte 1.6%; Problemi kryesor i Evropës: “shumë kursime e pak investime (N.Walter-Deutche Bank Research)”; Eksporti shenon rritje më të shpejtë në gjysmën e dytë të 2005; Inflacioni- akoma i ulët; Shkalla e papunësisë –arrinë në 9.0 %; Pritet një rritje e aktiviteteve ekonomike.
EU dhe shtate vendet tjera me GDP me te larte:
Burimi: European Commission and DG ECFIN-“European Economy”, 2005
Krahasimi i indikatorëve makroekonomik
2004
2005 2004 2005 2004
2005
Rritja e GDP-së 4.2 3.5
2.7 2.3
2.4
2.0
Inflacioni 2.7 3.1
0.0
-0.4
2.1
1.9
Bil.llog.rrj -5.7
-6.1
3.7 3.3
0.2
0.0
Papunësia 5.5
5.2 4.7 4.3
9.0
9.0
SHBA JAPONIA UE 25
Burimi: European Commission and DG ECFIN-“European Economy”, 2005
4.2. TREGU UNIK FINANCIAR DHE SISTEMI MONETAR EVROPIAN
Procesi i shndërrimit të "tregut të përbashkët Evropian" në "tregun unik”dhe integrimi i tregut financiar;
Pa treg unik financiar - nuk mund të ketë as hapësirë unike financiare ;
Shkaku kryesor për ngecjen e integrimi në sferën financiare;
- rëndësia e sistemit financiar;
- lënia pas dore e autonomisë në sferën financiare
Ecuritë në ekonominë botërore dhe ndikimi në rrjedhën e liberalizimit të sektorit financiar. Kriza e dollarit, e naftës dhe kthimi kah kontrolli i qarkullimit të kapitalit
- humbja e besimit në dollarin amerikan:
- abrogimi i konvertibilitetit të dollarit në ari në SHBA (1971)
- vërshimi i Evropës Perëndimore me dollarë spekulativ
- anëtarët e BEE-së reagojnë me vendosjen e "kursit të përbashkët rrëshqitës" të valutave të tyre ndaj dollarit
Marrëveshja e Romës - vendosja e themeleve të tregut unik financiar
krijimi i kushteve juridike dhe politike për integrimin e tregjeve nacionale financiare në tregun unik financiar;
Shkaqet kryesore që ndikuan në këtë dukuri janë:
goditjet me ”politikën e dollarit”;
nevoja për t'u mbrojtur nga ndikimet e jashtme;
nga çrregullimet në ekonominë botërore ;
nga konkurrenca e SHBA dhe Japonisë.
Ekspanzion i lartë i tregjeve financiare ndërkombëtare gjatë viteve 1980.
Ndryshimi i strukturës së tregut ndërkombëtar financiar
paraqitja e instrumenteve të reja financiare (currency, swap, interest rate swap,etj);
shpejtohet qarkullimi në tregun e parasë dhe kapitalit;
Teknologjia e re lidhë tregjet nacionale në një treg botëror financiar.
BEE rrezikohet të mbetet jashtë procesit të internacionalizimit të kapitalit dhe modernizimit të sistemit financia
projekti mbi formimin e "tregut unik financiar“ - një qendër financiare e hapur dhe efikase
4.2.1. PËRMBAJTJA E TREGUT UNIK FINANCIAR
Tregu unik financiar përfshin tri liritë kryesore: liria e qarkullimit të kapitalit;
liria e shërbimeve;
liria e hapjes së ndërmarrjeve të vogla .
Lidhshmëria e ngushtë mes tyre: qarkullimi i lirë i kapitalit - kusht i domosdoshëm për një treg të integruar financiar
shërbimet financiare mund të realizohen plotësisht vetëm po qe se ekziston "liria e hapjes së ndërmarrjeve të vogla"
Liria e qarkullimit të kapitalit
do të thotë bartja e vlerës nga një shtet anëtar në shtetin tjetër
Liria e shërbimeve
paraqet shërbimet e kryera me kompenzim, nga ana e ndërmarrjeve apo individëve nga një shtet anëtar në shtetin tjetër
Shërbimet financiare kanë për funksion: Mundësojnë apo lehtësojnë pagesat- pa marrë parasysh se për çfarë transaksioni është fjala: -për qarkullimin e kapitalit,apo -pagesat vijuese Bëjnë ndërmjetësimin rreth punëve të huazimit apo të berzës Shërbimet financiare: -shërbimet bankiere -qarkullimi i letrave me vlerë -Sigurimi Qarkullimi i kapitalit bën pjesë në dy kategori: - në "qarkullimin e kapitalit“ -në "shërbimet financiare“ Liria e hapjes së ndërmarrjeve të vogla kryerja e veprimtarisë në shtetin anëtar nga i cili nuk është themeluesi i ndërmarrjes së vogël
Shtetasi i një vendi anëtar: - mund të hapë ndërmarrjen e vogël; - mund të themelojë ndërmarrje të posaçme në shtetin tjetër anëtar, me kushte identike, të cilat vlejnë për shtetasit e atij vendi; Realizimi i "tri lirive“ - "tregut unik financiar evropian“: -rezidentët e të gjitha vendeve anëtare mund të zgjedhin se në cilin vend në kuadër të BEE-së dëshirojnë t'i investojnë mjetet e tyre, të hapin llogari, të marrin hua Një treg i tillë financiar - do të ishte më atraktiv për derdhjen e kapitalit nga mbarë bota
2. SISTEMI MONETAR EVROPIAN Formimi i unionit monetar- nuk është përmendur në Marrëveshjen e Romës; Integrimi nuk mund të realizohet pa ecurinë paralele të procesit të integrimit monetar; Ballafaqimi i shteteve anëtare me çrregullimet e shpeshta monetare -ndikimi i çrregullimeve monetare në bashkëpunimin ekonomik mes shteteve anëtare; Formimi i unionit doganor dhe vendosja e politikës së përbashkët bujqësore (PPB-së).
Paraqitja e nevojës për forcimin e bashkëpunimit në sferën e marrëdhënieve monetare. 1970- Arrihet marrëveshja për formimin e unionit të vërtetë monetar Unioni monetar duhej të realizohej deri më 1980 Në BEE mbisundonte mendimi: -se unioni monetar do ta shpejtojë integrimin ekonomik mes vendeve anëtare; - kështu do të kontribuohej në formimin e unionit ekonomik. Zgjerimi i BEE-së dhe thellimi i krizës monetare ndërkombëtare reflektimi i krizës monetare në shtyerjen e vendosjes së unionit monetar për një periudhë tjetër . Ideja për formimin e unionit monetar për një afat të shkurtër - u tregua joreale Orientimi drejt programit të bashkëpunimit monetar: Sistemit Monetar Evropian (SME) hapi i parë drejt realizimit të unionit monetar Çka dëshmon pamundësia e realizimit të unionit monetar në kohën e paraparë?
se ende nuk ishin pjekur kushtet që sovraniteti nacional në sferën e politikës monetare, të bartet në organet e përbashkëta të BEE
dilema e vendit anëtar rreth çështjes se a do të ketë më shumë humbje nga integrimi ekonomik
2.1. Formimi dhe zhvillimi i SME-së
Konferenca e Hagës (1969)
parashihet mundësia e formimit të unionit ekonomik dhe monetar deri në fund të viteve të shtatëdhjeta
plani i realizimit të këtij unioni – u parapa të jetë i ndarë në faza
Faza e I duhej të realizohej (1.1.1971-31.12.1972)
Detyrat kryesore të Fazës së I-rë :
konsultimet paraprake mbi masat e politikës ekonomike
standardizimi fiskal dhe harmonizimi i tatimeve
harmonizimi i buxheteve nacionale
vendosja e procedurës për rregullimin e marrëdhënieve mes organeve të BEE-së
eliminimi i kufizimeve të tjera devizore dhe i barrierave në qarkullimin e kapitalit
standardizimi i instrumenteve të politikës monetare, me rolin aktiv të Komitetit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore "Raporti i Vernerit“ - Ky dokument flet për domosdoshmëria e unionit ekonomik dhe monetar realizimi gradual-në formë të qarkullimit plotësisht të lirë të fuqisë punëtore, mallit, shërbimeve dhe kapitalit -pa kufizimin e konkurrencës dhe pa jobalansimet strukturale dhe rajonale Në sferën e politikës monetare është: planfikimi i formimit të një mekanizmi unik monetar në kuadër të sistemit ndërkombëtar që do të bazohej në konvertibilitetin e plotë të valutave Eliminimi i fluktuimit të kurseve devizore Krijimi i kushteve për aplikimin e njësisë së përbashkët monetare Organizimi i Bankave Qendrore në nivel të BEE-së Kompetencat: - politika monetare dhe kreditore - politika monetare ndaj vendeve jashtë Unionit - politika në tregun e përbashkët të kapitalit,qarkullimi i kapitalit
politika buxhetore dhe tatimore,si dhe - masat rajonale për zhvillimin e balansuar të Unionit Miratimi i Raportit të Vernerit- nën ndikimin e dy koncepcioneve mbi udhëheqjen e politikës së përbashkët monetare koncepcioni i "monetaristëve" të cilët shrehnin interesat e Francës - insistimi në përcaktimin e kurseve fikse devizore në kuadër të BEE-së - kontrolli rigoroz i qarkullimit të kapitalit Qëndrimi i “monetaristëve: - koordinimi dhe harmonizimi i politikës ekonomike të vendeve anëtare- duhet të aplikohet vetëm në fazat e mëtejme të integrimit koncepcioni i përfaqësuar nga "ekonomistët“ - shprehje e interesit të Gjermanisë - preferohet qarkullimi krejtësisht i lirë i kapitalit - koordinimi i politikës ekonomike të vendeve anëtare Qëndrimi i “ekonomistëve”: -vetëm në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për vendosjen e kurseve fikse devizore
Raporti i Vernerit - përpjekje drejt intensifikimit të integrimit monetar në kuadër të BEE-së Qëllimi: në një periudhë të ardhme - të arrihet unioni monetar. Aktualizimi i integrimit monetar - për shkak të krizës së sistemit monetar ndërkombëtar Përkrahja e procesit të integrimit monetar me qëllim të vendosjes së reformës së sistemit monetar ndërkombëtar -integrimi monetar - mjet për arritjen e unitetit politik në BEE Faza e parë e bashkëpunimit monetar – 1972 valutat e vendeve anëtare mund të këmbeheshin me devijime prej +- 2,25% këmbimi i valutave kryesisht ishte i lidhur për dollarin u formua Fondi Evropian për Kooperimin Monetar (EMCF) - embrioni i Bankës Qendrore Evropiane - detyra: rregullimi i mekanizmit valutor dhe aranzhmanet kreditore Vendet anëtare pajtohen se për valutën e përbashkët mund të flitet vetëm pasi të përfundojë procesi i vendosjes së UME Arrihet marrëveshja për veprim në kushtet jostabile të marrëveshjeve ndërkombëtare monetare
Vendosja e aranzhmaneve që vendeve anëtare të BEE-së do t'i mundësojë:
- koordinimin e politikës ekonomike
- fiksimin e kurseve të tyre devizore deri në kufijt e lejuar nga ana e FMN-së
Ky aranzhman monetar krijoi hapësirën për aplikimin e skemës valutore të BEE-së
braktisja e Britanisë së Madhe, Italisë (1973), Francës (1974)
Nevoja për nxitjet reja në sferën e bashkëpunimit monetar
domosdoshmëria e marrjes parasysh të dallimeve strukturale dhe rajonale mes vendeve anëtare.
Firencë 1977- ringjallje e koncepcionit të unionit monetar mes vendeve anëtare (Roy Jenkins)
propozohen masa të reja për forcimin e koordinimit afatshkurtër të politikës ekonomike mes vendeve anëtare
për përsosjen e tregut të përbashkët
Qëllimi: arritja e stabilitetit monetar në Evropë
Argumente ekonomike për përtërirjen e idesë mbi forcimin e bashkëpunimit monetar në kuadër të BEE-së:
Politika e përbashkët monetare - kushti themelor për zgjidhjen e problemeve kryesore ekonomike: zvogëlimi i dallimeve strukturale rajonale ndihma rajoneve më pak të zhvilluara në disa vende anëtare. Propozohet Deklarata për formimin e Sistemit Monetar Evropian (6 -7 korrik 1978- Bremen). Miratimi i Deklaratës nga Këshilli Ministror (15.12.1978, Bruksel)
2.2. Qëllimet dhe mekanizmat e SME-së SME – është paramenduar si element fundamental i strategjisë së orientuar drejt zhvillimit ekonomik kontinuel dhe stabil; Sigurimi i punësimit të plotë, harmonizimi i standardit jetësor; Zvogëlim i dispariteteve rajonale në kuadër të BEE-së; Nxitje e procesit të integrimit evropian me ndikim në stabilizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike dhe monetare;
Qëllimi kryesor i SME-së ishte: vendosja e bashkëpunimit më të ngushtë monetar mes vendeve anëtare; valuta e përbashkët dhe udhëheqja e përbashkët monetare; shpejtimi i ecurisë drejt unionit monetar dhe zonës së stabilitetit monetar në Evropë.
SME – është shprehje e përpjekjeve të përbashkëta për tejkalimin e kufizimeve;
Nevojë e vendeve anëtare për një kurs stabil devizor dhe harmonizimin e politikës monetare;
Shndërrimi i Fondit Evropian për Kooperim Monetar - në Fondin Monetar Evropian;
Përdorimi i njësisë valutore evropiane (ECU)
miratohet më 17 shkurt 1986 në Luksemburg .
Motivet e formimit të SME-së janë:
Vendosja e kurseve devizore fleksibile shkaktoi pasiguri dhe moskënaqësi të përgjithshme;
Kurset devizore karakterizoheshin me fluktuime të tepërta;
Subjektet ekonomike humbën besimin në stabilitetin monetar;
- efekte negative në investime;
Jostabiliteti i theksuar i dollarit amerikan;
- konvertimi masovik i dollarit në markën gjermane;
- Marka gjermane i ekspozohet presioneve të forta për revalvim, e valutat tjera - për devalvim lëvizjet e tilla- të papranueshme për Gjemaninë -kërcënohet zvogëlimi i eksportit dhe profitit Gjermania – e motivuar për forcimin e bashkëpunimit monetar evropian -ofrimi i mundësisë reale për ndarjen e presionit artificial në markën gjermane me valutat e vendeve tjera evropiane SME u vendos më 13.3.1979 - Me përjashtim të Britanisë së Madhe, Norvegjisë, - Greqia - nuk u pranua menjëherë në SME. Karakteristikat kryesore të mekanizmit të SME-së: formë e bashkëpunimit monetar; isht, si një aranzhman monetar mes vendeve evropiane. Parakushtet esenciale për integrimin e mëtejmë ekonomik mes vendeve të BEE-së: Krijimi i zonës së stabilitetit në Evropë duhet bazuar në shpenzime dhe çmime fikse zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i dallimeve në shkallën e zhvillimit
Shkurt 1986 - vendet anëtare vendosën që të realizojnë tregun e brendshëm të përbashkët deri më 1992
eliminimi i plotë i barierave në qarkullimin e mallit, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore
- një hap përpara në zvhillimin e integrimit - në drejtim të ndërtimit të unionit ekonomik
Përsosja e mëtejme e SME-së
shndërrimin e tij në Union Monetar-pjesë e pandarë dhe e paevitueshme e Unionit Ekonomik
Humbja e sovranitetit nacional monetar
- mundësisë që politika monetare të shfrytëzohet si instrument i politikës ekonomike nacionale
- me krijimin e UME-së, pushtetet nacionale humbin një pjesë të mundësive që të udhëheqin politikën nacionale ekonomike
- pushtetet nacionale humbin instrumentin kryesor për kontrollin e kërkesës
Politikën e UME-së do ta zbatojë SEBQ
- do të ndryshonte edhe mekanizmi i koordinimit ndërkombëtar të politikave monetare dhe devizore
Përparësitë e SME-së:
Me aplikimin e valutës unike BEE avancon statusin e saj në tregun ndërkombëtar financiar dhe në marrëdhëniet monetare ndërkombëtare;
Valuta e BEE-së - njëra nga tri valutat më atraktive në botë;
Kontributi në pavarësimin monetar të vendeve evropiane;
- Kursi i valutave evropiane ndaj dollarit.
Dobësitë e SME-së janë: Nuk arriti t'i mbledhë të gjitha valutat e vendeve anëtare ;
Nuk ishte tërheqës për vendet tjera anëtare që ishin jashtë SME.
3. UNIONI MONETAR EVROPIAN (UME)
Procesi i formimit të UME- fillon nga viti 1979 me formimin e SME;
Shtetet anëtare shpejtojnë procesin e ndërtimit të "tregut unik" ;
krahas "tregut unik" – krijimi i unionit ekonomik monetar dhe politik;
BEE- të shndërrohet në një Union Evropian me të gjitha atributet ekonomike, politike dhe ushtarake të një superfuqie.
3.1. Unioni Ekonimik si parakusht i Unionit Monetar Elemente themelore të Unionit Ekonomik janë:
tregu unik i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore;
politika e konkurrencës dhe masat tjera për sigurimin e funksionimit normal të mekanizmave të tregut;
politika e përbashkët ndaj ndryshimeve strukturale;
harmonizimi i shkallës së zhvillimit në kuadër të BEE-së;
koordinimi i politikës makroekonomike (rregullat e politikës buxhetore).
3.1.1 Përmbajtja e Unionit Monetar Evropian (UME) Unioni monetar nënkupton:
valutën unike;
bankën qendrore dhe politikën monetare unike;
krahas unionit ekonomik - edhe ate politik;
Procesi i ndërtimit të UME-heqje dorë nga sovraniteti monetar e pjesërisht edhe nga ai politik
Domosdoshmëria e përmbajtjes së parimeve: Ndërtimit të unionit monetar duhet t’i paraprijë unioni ekonomik;
Gjatë aprovimit të vendimeve vlen parimi i subsidiaritetit,kjo d.m.th. se:
- Në organet e BEE-së barten vetëm punët të cilat më mirë kryhen në kuadër të BEE-së, se sa në instanca më të ulëta (kombëtare, rajonale apo lokale);
- Vendimet duhet marrë në një nivel sa më të afërt me qytetarët;
- Gjithnjë duhet verifikuar nëse një veprim i përbashkët është i arsyeshëm duke pasur parasysh mundësitë kombëtare, rajonale apo lokale të veprimit.
Vendosja e UME-së dhe Sistemi Evropian i Bankave Qendror
- roli kryesor për qeverisje në sferën monetare të BEE-së
Detyrat kryesore:
Qeverisja në sferën monetare; Ruajtja e stabilitetit të çmimeve; Vendosja dhe shfrytëzimi i instrumenteve të politikës monetare. Kushtet e domosdoshme për aplikimin e valutës unike: Stabiliteti i çmimeve - shkalla e inflacionit jo më shumë se 1,5% të mesatares së 3 vendeve anëtare me shkallë më të ulët të inflacionit; Norma e kamatës - normat afatgjata të kamatës-më së shumti 2% mbi mesataren e normave të kamatës së 3 vendeve anëtare me normë më të ultë kamatore; Deficiti i buxhetit - deficiti i buxhetit nacional nuk mund të jetë mbi 3% të bruto produktit shoqëror; Borxhi publik - borxhet publike të gjithmbarshme- të mos kalojnë 60% të bruto produktit njëvjeçar të vendit; Stabiliteti i parasë - valuta nacionale të mos jetë e devalvuar në 2 vitet e fundit -divergjencat eventuale të kursit të saj- në suaza plus - minus 2,25%.
Kriteriumet e konvergjencës dhe Marrëveshja e Mastrihtit:
Lejohet mundësia diskrete e të drejtës së vendeve anëtare që t’i vlerësojnë kushtet për inkuadrimin në valutën unike;
Anëtare e UME-së mund të bëhej edhe vendi anëtar që nuk i plotësonte një ose dy kushte;
Nëse ai vend kishte realizuar përparim të dukshëm drejt plotësimit të tyre.
3.1.2. Etapat e vendosjes së Unionit Monetar Evropian
Vendosja e UME-së: në mënyrë graduale.
Arsyet: procesi i formimit të unionit monetar - kufizimi i sovranitetit monetar dhe atij politik,
adaptimi psikologjik, politik dhe ekonomik.
Etapat e realizimin të Unionit Monetar dhe Ekonomik: Etapa e parë (1990- 1993),
Etapa e dytë (1994-1999),
Etapa e tretë (pas vitit 1999).