Upload
truongkhanh
View
235
Download
3
Embed Size (px)
Citation preview
KREU II
ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE TURISTIKE TË SHQIPËRIS
DHE MALIT TË ZI
2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia
e saj për zhvillimin e turizmit
Shqipëria dhe Mali i Zi shtrihen në gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën
juglindore të Evropës. Si vende që kufizohen më njëri-tjetrin, ato karakterizohen nga një
pozitë e favorshme gjeografike, gjeopolitike dhe gjeoturistike, pasi gjenden në
kryqëzimin e rrugëve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu Përendimor për në
Ballkan e Azinë e Vogël.
Harta 1. Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe Malit të Zi në pellgun e Mesdheut
Ndonëse kemi të bëjmë me vende të vogla në sipërfaqe (13 812 km² dhe popullsi sipas
censusit të vitit 2011 me rreth 625.266 banorë Mali i Zi dhe 28 748 km² sipërfaqe e
popullsi sipas censusit të vitit 2011 më rreth 2.831.741 milion banorë Shqipëria), të dy
vendet ofrojnë në fushën e turizmit potenciale natyrore dhe antropogjene mjaft
tërheqëse dhe me vlera të veçanta historiko-kulturore.
Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit Adriatik dhe
Jon, ndërsa pozita e Malit të Zi nga prania e detit Adriatik.
Ndryshe nga Mali i Zi, Shqipëria tradicionalisht është cilësuar si "portë hyrëse", apo
"urë lidhëse" në Ballkan22.
Përmes kanalit të Otrantos këto vende lidhen më vendet e tjera të Mesdheut, si rajoni
më i rëndësishëm turistik, duke ndikuar dukshëm në lëvizjet dhe komunikimet e shpejta
tregtare, turistike etj. Gjithashtu pozita e favorshme gjeoturistike favorizohet nga prania
e akseve dhe korridoreve, qofshin ato tokësore, ujore dhe ajrore, të cilat përshkojnë
territoret e këtyre vendeve, duke i bërë një nyje lidhëse natyrore e rëndësishme, jo
vetëm në rajon, por edhe në Mesdhe. Pozita e favorshme gjeografike në rajonin e
ballkanit, shihet si një përparësi për vendet e Europës, e cila ka një popullsi prej rreth
732 milionë banorësh. Këto vende gjende në vijë ajrore vetëm 3.5 orë larg Moskës dhe
2 orë larg vendeve të Europës Përendimore. Nga ana tjetër këto vende shërbejnë edhe si
zona tranzite për kalimin e njerëzve dhe mallrave të ndryshme.
Deri në vitet 90-të, pavarësisht pozitës së favorshme gjeoturistike, zhvillimi turistik i
këtyre dy vendeve ishte i ndryshëm dhe kjo si rezultat i faktorve politikë që u instaluan
në të dy vendet.
Modernizimi i rrugëve të komunikimit, si ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ku
tashmë një turisti i duhet më pak kohë për të arritur në det, heqja e barrierave kufitare
ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi e më gjërë në rajon, zgjerimi i porteve dhe
standartizimi i aeroporteve të Tiranës dhe Podgoricës etj, të favorizuara edhe nga pozita
e mirë gjeoturistike në rajon dhe Mesdhe, do ti sigurojë Shqipërisë dhe Malit të Zi në të
ardhmen të ardhura nga turizmi dhe shërbimet tranzit. Duke u ndodhur pranë tregjeve të
rëndësishme turistike të Adriatikut dhe Mesdheut, si Kroacia, Italia, Greqia, Turqia etj,
si dhe trendet e globalizimit të turizmit dhe krizës globale financiare, orientimi drejt
22 Doka Dh., Draci B, - Gjeografia e Turizmit, SHBLU – Tiranë, 2009 , fq. 181
tregjeve të rinj si në Europë dhe vendet tjera turistike të ndikuar edhe nga pozita e
favorshme gjeoturistike, padyshim që do të paraqes një sfidë për turizmin dhe politikat
turistike konkurruese ndërmjet vendeve të rajonit.
2.2. Potencialet natyrore të Shqipëris dhe Malit të Zi dhe rëndësia turistike
e tyre
Si vende mesdhetare dhe ballkanike Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë potenciale mjaft të
mira në fushën e turizmit. Këto potenciale shprehen si në natyrën, ashtu edhe në
historinë dhe kulturën e këtyre vendeve.
Potenciali strategjik i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi duhet të mbetet hapësira me
shumë vlerë, deri tani e ruajtur, që në afat të gjatë gjithnjë e më shumë do të ketë
rëndësi.
Në ndryshim nga Mali i Zi potencialet turistike të Shqipërisë nuk janë përdorur ashtu siç
duhet në shërbim të turizmit. Kjo ka bërë që brigjet shqiptare të jenë të vetmet brigje të
pa përfshira akoma në hartën e vendeve me turizëm të zhvilluar në rajonin e Mesdheut.
Siç dihet, pjesën më të madhe të turizmit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Malin e Zi, si
dhe në atë ndërkombëtar, e zë turizmi bregdetar23.
Duhet theksuar se territori i të dy vendeve karakterizohet nga një pasuri natyrore e
shumëllojshme, e cila shprehet në të gjithë elementët e mjedisit natyror si në format e
relievit, klimës, hidrografisë, botës bimore e shtazore.
2.2.1. Atraktiviteti i relievit
E përbashkëta e këtyre dy vendeve është relievi, i cili paraqitet me kontraste të mëdha,
të cilat krijojnë bukuri të veçanta për syrin e turistit, ku kemi ndërthuerje të forma të
shumëllojshme të relievit me kombinime të bukura të hapsirave malore të larta me ato
kodrinore, të luginave me fushat etj, të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe
atraktive për turistët. Forma të tilla të larmishme të relievit të lartë malor, si në Shqipëri
23Pasinovic. M- Osnovi Turizma (Turizam i Okruženje). Podgorica: Univerzitet
Crne Gore, 1998.
dhe Mal të Zi, kanionet e shumta përgjatë luginave lumore, si ai i Tarës dhe Moraçës në
Mal të Zi, apo kanionet e Osumit në Shqipëri, më tej parqet e shumta kombëtare, liqenet
e ndryshëm që shtrihen në të dy vendet, si dhe format e ndryshme gjeomorfologjike, ku
më të rëndësishmet për turistët janë plazhet etj, janë të pëlqyera më tepër për syrin e
turistëve, se sa relievet e thjeshtë fushor apo thjeshtë malor.
Ekzistenca e formave të tilla të relievit, ku kalimi i menjëhershëm nëpërmjet tyre nga
relievi bregdetar në atë kodrinor e malor, bën të mundur dhe krijon premisat për
zhvillim të lëvizjeve turistike, nga ajo për banjo diellore deri në atë të turizmit të
bardhë, për kamping, aventuresk etj.
Në kuadrin e formave të larmishme të relievit për të dy vendet, vendin kryesor
padyshim që e zë relievi bregdetar me plazhet e shumta të tij.
Shqipëria në pjesën përendimore e jugore dhe Mali i Zi në pjesën jugpërendimore kanë
dalje të gjërë në det. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare që me gjarpërimet e saj
arrin në rreth 427 km, nga të cilat 273 km i përkasin detit Adriatik (gryka e Bunës-Kepi
i Gjuhëzës) dhe pjesa tjetër 154 km detit Jon24.
Nga ana gjeomorfologjike bregdeti shqiptar ndahet në dy nëntipa: në bregdetin e ulët
ranor dhe në bregdetin e lartë shkëmbor abraziv. Bregdeti i ulët shtrihet nga gryka e
Bunës e deri në Vlorë (Plazhi i Vjetër) 25. Ndërsa bregdeti i lartë shkëmbor, kryesisht
abraziv, shtrihet nga uji i Ftohtë i Vlorës e deri në Kepin e Stillos në gjirin Ftelia 26 .
Ndërsa Mali i Zi ka një gjatësi të vijës bregdetare prej 293.5 km, që fillon në jug nga
grykëderdhja e Bunës e vazhdon në veri deri në qytetin Herceg Novi, afër kufirit me
Kroacinë27
. Në raport më sipërfaqen Shqipëria dhe Mali Zi dallohen për gjatësi tëkonsidërueshme të vijës bregdetare .
Një bukuri të veçantë në bregdetin e Malit të Zi paraqet gjiri i Kotorrit ose siç njihet
ndryshe Boka e Kotorrit, i cili për shkak të konfiguracionit dhe rrëpirave malore që
lëshohen deri në det ngjason me fjordet e vendeve Skandinave 28. Një fenomen të tillë
nuk e takojmë në bregdetin e Shqipërisë.
24
Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 199025
Po aty, fq. 15426
Po aty , fq. 16027
Radoicic B. – Geografija Crne Gore – Prirodno osnovo, Unireks – Niksic 199628 Guidë turistike - Bregdeti i Malit të Zi , Novi Sad 2006 , fq. 3
Vija bregdetare e të dy vendeve ka karakter të ndryshëm dhe është e pasur me forma të
shumëllojshme, duke filluar nga plazhet, gjiret, ishujt, gadishujt, kepat, lagunat, e deri te
shpellat detare etj. Në disa zona të bregdetit të Shqipërise (Gjiri i Lalzit, një pjesë e
Kepit te Rodonit, Riviera Shqiptare etj.) dhe në Mal të Zi (Plazhi i Madh e Valdanosi në
bregdetin e Ulqinit, Bularica, Jazi në rivierën e Budvës etj.) janë ende të ruajtura nga
pikpamja ekologjike dhe në këtë aspekt ato paraqesin zona interesante, si për turistë,
ashtu edhe për investitorë vendas dhe të huaj.
Hapsira të tilla të ruajtura, rrallë mund të gjenden në Pellgun e Mesdheut dhe duhen
parë me prioritet sidomos nga pushteti qëndror dhe vendor që në këto zona të mos
zhvillohen pa një plan të mirfilltë urbanistik. Në të kundërtën këto do të kenë fatin e
majft zonave të tjera turistike, si në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku mungesa e planeve
urbanistike për zonat bregdetare po çon në shkatërrimin e plazheve dhe mjedisit që i
rrethon.
Në shumë vende hapsira bregdetare përbën potencialin dhe produktin më të
rëndësishëm turistik dhe bazën për zhvillimin e një ndër llojeve më të rëndësishëm dhe
më masive në lëvizjet turistike botërore, siç është turizmi për banjo diellore.
Në tërë gjatësinë e bregdetit shqiptar gjenden një sërë plazhesh ranore, të cilat kanë
qenë dhe mbeten qendrat kryesore të turizmit masiv në Shqipëri29. Të njëjtën gjë mund
të themi edhe për Malin e Zi.
Kështu në gjatësinë e Bregdetit të Shqipërisë, duke u nisur nga grykëderdhja e Bunës
në veri e deri në kufirin me Greqinë në jug, takohen plazhe të tilla me rëndësi të veçantë
turistike, si: Plazhi i Velipojës,
i cili është një perlë e natyrës
shqiptare, ku gërshetohen
harmonishëm deti, lumi, pylli,
laguna e mali. Gjatësia e plazhit
është rreth 14 km dhe gjerësia
mesatare 300 m. Deri në vitet ‘
80 turizmi ka qenë shumë i
kufizuar për shkak të afërsisë me
29 Doka Dh. Draçi B. – Gjeografia e turizmit - SHBLU, Tiranë 2009 , fq. 184
zonat kufitare. Madje për të kaluar në rrugën për në Velipojë duhej të pajiseshe me një
leje të veçantë kalimi nga organet e rendit 30.
Rëra e këtij plazhi ka vlera të mëdha kurative, kjo falë kushteve klimatike shumë të
favorshme. Plazhi i Velipojës para viteve ’90-të ka pasur disa kabina dhe 3-4 hotele.
Ndërsa pas vitit 1997 përgjatë bregdetit të Velipojës filluan të ndërtohen mjaft objekte
private dhe hotele, me qëllim përfitimi nga turizmi masiv.
Plazhi i Shëngjinit, është një ndër
plazhet mëte njohura përgjatë
bregdetit shqiptar të Adriatikut, me një
rëndësi të veçante turistike. Zona
turistike e Shëngjinit ka shtrirje të
madhe me rreth 15 km, nga kufiri me
Velipojën e deri në deltën e lumit Mat.
Gjatë kësaj shtrirje gjenden plazhe
ranore të pastër, ligatina (moçale, këneta, laguna), shkurre e pyje tepër të dendura, gjire
që hyjnë thellë në tokë31, duke e bërë këtë bregdet tepër interesant dhe atraktiv. Përgjatë
bregdetit të Shëngjinit veçohen edhe disa zona të mbrojtura, të ashtuquajtura rezervate
të menaxhuara, si ai i Kunës dhe Vainit, si dhe monumente natyrore, ku më të njohurit
janë: Rëra e Hedhur, Rrepet e Grykës, Gryka e Shkopetit, Shpella e Hutit etj. Plazhi i
Shëngjinit ka gjërësi mbi 250 m dhe përbëhet nga rërë e imët, e cila është i rrethuar nga
një bimësi e dendur mesdhetare.
Pranë plazheve të Shëngjinit pas viteve ' 90 janë ndërtuar hotele dhe lokale komode për
turistë që preferojnë këtë bregdet. Si rezultat i potencialeve të shumta natyrore
interesimi për pasuritë e këtij plazhi ka qenë i hershëm. Kështu në fashtin e quajtur
Ishull Lezhë, i cili shtrihet në jug të qytetit të Lezhës, në rezervatin e menaxhuar të
Kunës në vitet ' 30 të shek. XX-të nga Konti Ciano, atëherë ministër i jashtëm i Italisë,
u ndërtua Hoteli i Gjuetisë. Ky hotel ka qenë mjaft tërheqës, i ndërtuar prej druri pishe
dhe atmosferë alpine, i dekoruar nga shumë shpendë të egëra të ballsamosura. Kur u
30
Beka I, GTZ – Eksperienca e Velipojës për zhvillimin e turizmit lokal, fq. 231 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi , fq.15
ndërtua mes ligatinave, shpendët ishin aq të shumta sa të ftuarit e Kontit jo rrallë e
bënin gjuetinë nga dritaria32.
Si rezultat i ndertimit te autostrades Durrës-Kukës-Morinë, e cila ka shkurtuar distancën
Kosovë-Shqipëri plazhi i Shëngjinit po frekuentohen gjithnjë e më tepër prej turistëve të
ardhur parasëgjithash nga Kosova . Me ndertimin e rruges Hani i Hotit – Shkoder po
krijohet një mudesi tjetër për zonën e Tuzit dhe Malesisë që ti kalojnë pushimet në
brigjet e Shengjinit dhe Velipojes pasi kjo rruge shkurton ndjeshëm distancen me rreth
20 km krahasuar me bregdetin e Ulqinit. Ajo çka po vërehet në plazhin e Shengjinit
gjatë viteve te fundit dhe që po cilesohet si pozitive janë trajtimi i ujrave të
zeza,mjedisit etj duke ndikuar ne përmiresimin e imazhit turistik të ketij bregdeti.
Prandaj për vetë pasuritë natyore që disponon dhe për vlerat e veçanta turistike që
mbart, bregdeti i Shëngjinit mund të konsiderohet si një bregdet unikal me vlera të
veçanta jo vetëm në rajon por edhe në Mesdhe.
Plazhi i Durrësit, është ndër plazhet më
të rëndësishëm dhe përbën boshtin kryesor
në zhvillimin dhe produktin kryesor të
turizmit masiv dhe bregdetar në Shqipëri.
Bregdeti i Durrësit ka hapësirë të gjërë, ai
shtrihet nga plazhi i Currilave deri tek
shkëmbi i Kavajës, duke krijuar formën e
një harku të butë e duke zënë pjesën më të
madhe të gjirit detar të Durrësit 33. Për nga
rëndësia dhe përmasat që ka, mund të quhet
ndryshe edhe si metropol i turizmit
shqiptar, duke e krahasuar me Budvën në Mal të Zi.
Durrësi është qytet portual dhe qendra më e rëndësishme turistike e Shqipërisë.
Zhvillimi turistik i Durrësit i ka fillimet e tij më shpejt se kudo në Shqipëri, pikërisht në
vitet 30 të shekullit të XX. Që në atë kohë në plazhin e Durresit u ndërtua hoteli dhe 12
vilat e para turistike. Po kështu u ndërtua hotel "Vollga" dhe shumë objekte me aktivitet
turistik dhe shërbimi në qytetin e Durrësit 34.
Janë një sërë faktorësh natyrorë, historik dhe kulturor që kanë ndikuar në zhvillimin
turistik të Durrësit.
Ndër burimet kryesore natyrore të zonës bregdetare të Durrësit duhen veçuar :
Deti më vijën e gjatë e të ulët bregdetare.
Plazhi i gjërë dhe më rërën e imët.
Klima e ngrohtë dhe shumë e përshtatshme për turizmin për banjo
diellore.
Relievi i zonës, kryesisht fushoro-kodrinor përgjatë vijës bregdetare.
Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh në të gjithë bregdetin shqiptar. Ky plazh
shtrihet pothuajse në qendër të gjirit të Durrësit .Plazhi ka një sipërfaqe ranore të
konsiderueshme që shkon deri në 180 m gjerësi nga bregu dhe një gjatësi prej 7 km, që
shtrihet nga Currilat e deri të Shkëmbi i Kavajës 35.
Rëra e imët e plazhit, klima e përshtatshme dhe uji i ngrohtë i detit, e bëjnë plazhin e
Durrësit mjaft të dobishëm nga ana shëndetsore. Ai është plazhi më i populluar i
Shqipërisë për shkak të përqendrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit 36.
Si rezultat i ndërtimeve të shumta urbane (apartamente, hotele, vila, restorante etj.), të
cilët morën veçanërisht hov gjatë dekadës së fundit (2000-2010 ) dhe që po vazhdojnë
akoma me një shtrirje të gjërë në të gjithë hapsirën e këtij plazhi, po ndodhin shumë
dëmtime të mjedisit gjeografik, pasi në të shumtën e rasteve këto ndërtime janë kaotike
dhe pa plane urbanistike, ku afërsia e madhe me njëri-tjetrin që vërehet tek hotelet e
këtij plazhi, krijon probleme të ndryshme. Kështu ndër problemet kryesore mjedisore në
këtë bregdet vecojmë: mungesën e kanalizimeve, ku në të shumtën e rasteve ujrat e zeza
të hoteleve, vilave dhe restoranteve dalin direkt në det, duke krijuar një problem tepër
shqetësues, mungesa e infrastrukturës dhe parkingjeve, dëmtimi i sipërfaqeve të
gjelbërta etj. Ndonse përmirësimet në këtë plazh janë të dukshme, problemet e
sipërpermendura vazhdojnë të jenë të pranishme.
34
Po aty, fq.2935
Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008 , fq. 7436 Po aty, fq. 74
Një plazh tjetër më vlera të veçanta turistike në bregdetin e rrethit të Durrësit është
Gjiri i Lalzit, i cili përbën njërin ndër plazhet më të bukura dhe të paprekura të gjithë
bregdetit shqiptar. Gjiri i Lalzit shtrihet midis Bishtit të Pallës dhe Kepit të Rodonit, në
të cilin harmonizohet mjaft mirë bukuria e plazhit me rërën e imët e të pastër,
kthjelltësia e ujit të detit, gjelbërimi i pyllit të pishave, dunat e shumta ranore, bota e
pasur bimore e shtazore etj. Ajo çka lë shumë për të dëshiruar në këtë plazh, është
mungesa e përkujdesit të pushtetit lokal për pastrimin dhe mirmbajtjen e hapsirës së
plazhit dhe pyllit të pishave, ku çdo ditë të sezonit veror nga ana e pushtetit lokal vilet
taksa në vlerën 100 lek për çdo mjet që hyn në këtë zonë të mbrojtur, por në të njëjtën
kohë të " pambrojtur ".
Plazhi i Currilave dhe plazhi i quajtur Porto Romano paraqesin gjithashtu zona shumë
interesante të vijës bregdetare të Durrësit. Këto plazhe veçohen për terrenin ranor e
shkëmbor, brigjet e shumllojshme, duke ofruar për pushuesit natyrë të bukur dhe
ambient intim, larg zhurmave e plazheve të populluara.
Duke vazhduar më në jug vija bregdetare e Adriatikut shqiptar vazhdon më disa plazhe
të njohura në bregdetin e Kavajës, ku më të preferuarit për turistët që adhurojnë
turizmin për banjo diellore janë: plazhi i Golemit, pastaj zona e re turistike e bregdetit të
Kavajës që njihet me emrin Mali i Robit, plazhi i Qerretit dhe Karpnit, e duke vazhduar
më tej deri në Plazhin e Spillesë.
Një nga plazhet më të bukura të gjithë vijës bregdetare të Kavajës është edhe plazhi i
Gjeneralit. Ky plazh paraqet një ndërthurje të një gjiri ranor e shkëmbor. Por, ajo çka e
vështirëson shfrytëzimin e këtij plazhi nga turistët është mungesa e infrastrukturës
rrugore.
Në ndryshim nga plazhi Durrësit, hapsira bregdetare e Kavajës në një periudhë
pesmbëdhjetvjeçare, sidomos zona e Golemit, ka pësuar një transformim të theksuar,
duke kaluar nga një zonë bregdetare e dendur me pisha, në një hapsirë të betonizuar, të
mbushur me hotele dhe apartamente banimi. Objektet private dhe komplekeset
turistike të ndërtuara në këtë bregdet, më së tepërmi preferohen nga turistë familjarë
gjatë stinës së verës, ndërsa pjesën tjetër të vitit pothuasje janë jashtë funksionit.
Edhe bregdeti i Divjakës, së bashku më Parkun Kombëtar me të njëjtin emër, përbëjnë
një gjeokompleks vlerash ekologjike dhe turistike. Parku është pjesë e Lagunës së
Karavastasë dhe është shpallur "zonë e mbrojtur" nga Konventa Ndërkombëtare e
Ramsarit që në vitin 1994 37.
Gjeografikisht plazhi dhe Parku Kombëtar i Divjakës shtrihen mes dy lumenjve të
Shkumbinit dhe Semanit. Natyra e plazhit dhe e Parkut të Divjakës karakterizohet nga
bimësi e shumëllojshme dhe e dendur, e përbërë kryesisht nga pishat e egra dhe të buta.
Plazhi i Divjakës është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, i pasur jo
vetëm më florë, por edhe me një faunë të shumëllojshme, kryesisht me zogj shtegtarë
dhe joshtegtarë, ku veçohet pelikani kaçurrel, i cili rritet në Lagunën e Karavastasë. Në
zonën turistike të Divjakë-Karavastasë, falë kushteve të mira klimatike dhe rërës së
plazhit si dhe perezencën e Parkut Kombëtar, mund të zhvillohen lloje të ndryshme të
turizmit, sidomos të
formës së ekoturizmit, i
cili aktualisht është mjaft i
pëlqyer në Europë.
Plazhi i Vlorës, shtrihet
në pjesën jugperëndimore
të Shqipërisë. Në
bregdetin e Vlorës
ndërthuren në mënyrë
ideale kaltërsia e detit,
rëra e mrekullueshme dhe
ashpërsia e maleve. Vlora, më rreth 150 km, është ndër rrethet me gjatësi më të madhe
të vijës bregdetare, duke zënë rreth 30% të gjithë vijës bregdetare të vendit. Në gjithë
këtë vijë bregdetare përfshihen një sërë objektesh natyrore me rëndësi të veçantë
turistike si: grykderdhja e Vjosës, gjiri detar i Vlorës, laguna e Nartës dhe ajo e
Orikumit.
Përgjatë bregdetit vlonjat shtrihet edhe pjesa më e madhe e Rivieres Joniane, në të cilën
gjenden disa plazhe zallore, si ai i Palasës, Dhërmiut, Ngjipesë, Jalit, Himarës, Qeparoit
etj38
. Këto plazhe përbëjnë pjesën me atraktive dhe potencialin kryesor turistik të
37
Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008, fq. 13538 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi, fq. 38
bregdetit vlonjat. Gjithashtu
edhe dy format tepër
karakteristike të relievit, siç
janë Gadishulli i Karaburunit
dhe Ishulli i Sazanit, ia
shtojnë me tej vlerat turistike
këtij bregdeti.
Edhe parqet dhe rezervatet e
mbrojtura natyrore, si ai i
Pishë-Poros (1770 ha); i
Llogarasë (1010 ha), i Karaburunit (2000 ha) etj., përbëjnë pasuri dhe burime të
papërsëritëshme natyrore për Vlorën dhe gjithë vendin. Llogaraja përfaqëson një nga
vendet më të bukura dhe piktoreske të Shipërisë. Një element natyror i veçantë dhe
tepër karakteristik i Parkut të Llogarasë është edhe Pisha Flamur, e cila gjendet në veri
të Qafës së Llogarasë në 910 m lartësi mbi nivelin e detit 39. Porti i Vlorës për nga
rëndësia është i dyti në Shqipëri pas atij të Durrësit .
Turizmi, tregtia dhe transporti janë aktivitetet ekonomike, të cilat i japin aktualisht
fizionominë gjithë bregdetit të Vlorës. I gjithë bregdeti i Gjirit të Vlorës deri në Orikum
është i mbipopulluar nga ndërtime të shumta infrastrukturore në shërbim të turizmit.
Bregdeti i Vlorës shquhet për individualitetin e tij dhe për shumëllojshmërinë e
peisazheve natyrore, për klimën e favorshme dhe trashëgiminë e pasur historiko-
kulturore. Këto kushte krijojnë vlera dhe mundësi të mëdha sasiore e cilësore për
zhvillimin edhe më të shumtë të turizmit në të ardhmen.
Bregdeti Jonian, përbën perlën e gjithë bregdetit shqiptar. Në këtë kuadër rëndësi të
vecantë paraqet zona bregdetare nga grykderdhja e përroit të Palasës deri në gjirin e
Borshit. Bregdeti Jonian është një variacion më tepër që iu ofrohet turistëve, të cilët
vizitojnë Shqipërinë. Në këtë zonë ndërthuren në mënyrë mahnitëse bukuria e detit me
ashpërsinë e maleve, gjiret e plazhet e pastër me gjelbërimin e agrumeve e ullinjëve të
rrjeshtuar në brezaret buzë detit. Bregdeti Jonian dallohet për lartësinë e tij dhe për
39 Për më tepër shih – Bregdeti shqiptar – Guide turistike
plazhet e bukura, ku njëri ndër plazhet më të mëdhenj të Bregdetit Jonian dhe më i
rëndësishmi është plazhi i Dhërmiut. Gjatësia dhe gjërësia e plazhit, uji dhe rëra e
pastër, qetësia dhe gjelbërimi të gjitha së bashku krijojnë kushte ideale për banjo dielli
dhe kalimin e pushimeve. Bazuar në këto kushte, plazhi i Dhërmiut është ndër më të
frekuentuarit e Bregdetit Jonian. Rëndësia e tij turistike filloi të rritet veçanërisht duke
filluar nga vitet 70-të të shek XX-të. Që nga ajo kohë në plazhin e Dhërmiut u investua
për ndërtimin e Shtëpisë së Pushimit të Punëtorëve dhe disa vilave për pushtetarët. Por
vecanërisht pas vitit 1990 e në vazhdim do të rritej ndjeshëm rëndësia turistike e plazhit
të Dhërmiut. Edhe Plazhi i Himarës, megjithëse i vogël në përmasa, ofron me rërër dhe
ujin e tij të pastër, kushte shumë të mira për turizmin e banjove te diellit. Gjithashtu
edhe Qeparoi, Borshi, Lukova, Saranda e deri Ksamili, përbëjnë qendra të rëndësishme
turistike në bregdetin Jonian. Saranda është qyteti kryesor në bregdetin Jonian dhe
ndryshe mund të quhet edhe si " Porta e Shqipërisë Jugore ". Ndër potencialet turistike
të Srandës do veçoja: plazhet e mrekullueshme, zonën turistike të Ksamilit dhe qytetin
antik të Butrintit. Në zhvillimin turistik të Sarandës rëndësi të veçantë paraqet edhe
turizmi ditor me turistët e ardhur nga Korfuzi. Krahas turizmit, rol të rëndësishëm në
ekonominë e Sarandës luan edhe transporti detar. Saranda radhitet në portet më të
rëndësishme detare, pas Durrësit dhe Vlorës. Edhe Bregdeti i Malit të Zi përbën
potencialin dhe produktin kryesor turistik. Zona bregdetare e Malit të Zi përfshinë një
hapsirë relativisht të vogël, rreth 11.5% të sipërfaqes të Malit të Zi, në të cilën jeton
rreth 23.5% e popullsisë40. Kjo hapsirë është edhe makroregjioni më i populluari dhe
më i zhvilluari në Mal të Zi, krahasuar më makroregjionet e tjerë të vendit.
Zona bregdetare përfshinë 6 komuna, që janë: Herceg Novi, Tivati, Kotorri, Budva,
Tivari dhe Ulqini. Në gjatësinë prej 293.5 km të vijës bregdetare të Malit të Zi
numërohen rreth 117 plazhe me gjatësi rreth 73 km 41. Sipas grafikut të mëposhtem
mund të vërejme edhe strukturen dhe kapacitetet e plazheve ne Mal te Zi.
40
Šehić.D –Nacionalni Atlas Crne Gore – Podgorica 2005 , fq. 641 Guidë turistike – Bregdeti i Malit të Zi – Novi Sad 2006 , fq. 3
Tab.3: Struktura e plazheve ne Mal të ZiPlazhet Sipas gjatesise Sipas sipërfaqes dhe kapacitetit
Shkembore 36% 13%
Ranore 34% 58%
Me Zhavor 30% 29%
Graf. 2: Struktura e plazheve në Mal të Zi
Burimi :Martiniovic.P- Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja ( Magistarski rad), Lublana
2003, fq. 27
Duke filluar nga grykëderdhja e Bunës në jug e duke vazhduar në drejtim të
veriperëndimit në hapsirën bregdetare të Malit të Zi veçojmë këto plazhe:
Plazhet që shtrihen në bregdetin e Ulqinit me një gjatësi rreth 15.7 km 42. Në këtë
brPlazhi ranor në ujdhesën Ada
që ndodhet në grykëderdhjen e
lumit Buna. Ishulli është
formuar si rezultat i mbytjes se
anijes "MERITO" ne vitin 1858
nga Trogiri. Supozohet se me
kalimin e kohës rreth trupit të
anijes janë mbledhur lymra të
42 Avdiu.N – Potencialet turistike të zonës së Ulqinit, Punim diplome (dorëshkrim), Tiranë 1997, fq. 32
sjellura nga lumi Buna, duke ndikuar në formimin e ishullit të Adës dhe të plazhit.
Ishulli ka formën e trekëndëshit dhe e ka ndarë lumin në dy degë. Lumi Buna e ndanë
këtë ishull nga plazhi i Velipojës dhe nga plazhi i Madh. Sipërfaqja e ishullit është rreth
4 km ². Plazhi ka një gjatësi rreth 2600 m, ndërsa gjerësia e këtij plazhi është rreth 50 -
60 m. Plazhi në ishullin Ada ka rërë të imët dhe më veti kurative. Mjedisi në ishull dhe
për rreth ishullit është tipik mesdhetar, duke krijuar një peisazh ekzotik. Që nga viti
1970 në këtë ishull filloi të zhvillohet sidomos turizmi nudo. Ndërsa gjatë viteve '80 në
këtë ishull turistik filluan të ndërtohen edhe objekte të ndryshme turistike me
infrastrukturën percjellëse. Plazhi i Madh, i cili siç mund të vërehet edhe nga vetë emri
është plazhi më i gjatë në Adriatikun jugor dhe bregdetin malazez duke përbërë
potencialin kryesor për zhvillimin e turizmit për banjo dielli. Për madhësinë që ka, ky
plazh ka një rëndësi të madhe në Masterplanin dhe Strategjinë e zhvillimit të turizmit në
Mal të Zi43. Gjatësia e plazhit është 12.5 km, ndërsa gjërësia mesatare rreth 50 m44.
Rëra e këtij plazhi është e mrekullueshme, me ngjyrë të bardhë në të murrme dhe me
veti kurative. Për shkak të hapsirës së madhe plazhi është i ekspozuar ndaj erërave të
forta. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makje, drurë gjithmonë të
gjelbërt apo gjetherënës. Gjithashtu në hapsirën e këtij plazhi janë formuar edhe dunat
ranore. Plazhi ka formën e një gjysëm harku të butë dhe është larg qytetit të Ulqinit
rreth 4 km. Në hapsirën e këtij plazhi janë ndërtuar hotele, pensione dhe objekte të tjera
turistike, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit masiv. Një nga problemet që vërehet në
hapsirën e këtij plazhi është
kanali i Port Milenës, në të cilin
derdhen ujrat e zeza të
objekteve që janë ndërtuar
prëgjat këtij kanali.
Infrastruktura turistike e plazhit
të Madh është më e mirë në
krahasim me plazhin e
43
Masterplan razvoja turizma Crne Gore – Podgorica 200144 Hadzibrahimovic M. – Osnove za razvoj boravisno, rekretaivnog, kupalisnog, nautickog turizma uUlcinj – Titograd 1992
Velipojës, edhe pse ndodhen në vijshmëri dhe ndahen nga një distancë rreth 150-200 m
nga grykderdhja e Bunës. Në se do të bënim një udhëtim turistik më anije dhe të
nisëshim nga bregdeti i plazhit të Madh në drejtim të plazhit të Velipojës, do të
vërenim disa ndryshime të dukshmeqitura si në tabelën e mëposhtme:
Tab.4: Ndryshimet që vërehen nga krahasimi i Plazhit të Madh (Ulqin) me plazhin
e Velipojës (Shqipëri)
Plazhi i Madh - Ulqin Plazhi i Velipojës
a.) Rëra në këtë plazh është më e imët a.) Ndërsa këtu rëra është më e trashë
b) Gjëresia e brezit të rërës këtu është më e madhe
dhe varion nga 50-60 m
b) Ndërsa në këtë plazh gjëresia është më e vogël
si rezultat i abrazionit detar
c) Hapsira e këtij plazhi është e ruajtur nga
ndertimet e pakontrolluara, pasi shteti e monitoron
vazhdimsht këtë bregdet.
c) Në këtë plazh vëmë re ndërtime pa plane
urbanistike. Këto ndërtime e kanë kaluar vijën e
verdhë, duke u afruar fare pranë detit. Ketu dora
e shtetit ndjehet shumë pak.
d) Mjedisi natyror përrreth zonës së plazhit është
më i ruajtur. Problem këtu paraqet vetëm Kanali i
Port Milenës
d) Mjedisi natyror lë shumë për të dëshiruar,
gjithkund verës mbeturina të hedhura vend e pa
vend.
e) Prezenca e plazheve private, por të sistemuara e) Te njejten gje mund te themi edhe per këtë
plazh, por shpesh në mënyrë kaotike.
f) Niveli i çmimeve është relativisht i lartë. P.sh.
një turisti për një shasllong dhe çadër në plazhet
private i duhet te paguaj nga 5-6 €
f) Këtu niveli i çmimeve është më i ulët dhe për të
njëjtin shërbim një turist paguan nga 2.5-3 €
g) Mungesa e hoteleve të nivelit të lartë 4-5 yje që
preferohen nga tursitë elitë.
g) E njëjta gjë vlen edhe për këtë plazh
h) Ky plazh është dhe do të jetë destinacion i
turizmit masiv, por i organizuar
h) Të njëjtën gjë mund të themi edhe për këtë
plazh, por vështirë të jetë i organizuar.
j) Amortizimi i hoteleve ekzistuese dhe probleme
me privatizimin e tyre ( hoteli Otrant, Lido etj).
j) Kabinat turistike qe u ndertuan para viteve '90
janë jashtë funksionit dhe pa interes rindërtimi.
k) Dominojnë ndërtimet private (shtëpi, vila etj),
me destinacion turizmin familjar.
k) Të njëjtin fenomen vërejme edhe këtu, por në
dallim nga plazhi i Madh, këtu kemi më tepër
ndërtime të larta 5-6 kate (tipe hotelesh privat dhe
në formë kompleksesh).
Nga krahasimi i mësipërm duket qartë dallimi në nivelin e zhvillimit të turizmit midis
këtyre dy plazheve,ndonëse ndodhen fare pranë njëri-tjetrit. Megjithatë e përbashkëta e
këtyre dy plazheve është
turizmi masiv.
Plazhi i Vogël. Gjendet
afër qytetit të vjetër të
Ulqinit dhe ka formën e një
gjysëmrrethi siç mund të
vërehet edhe në foto.
Hapësira e këtij plazhi ka
një gjatësi rreth 600 m dhe
gjërësi mesatare prej 25
m45. Plazhi i Vogël veçohet
për rërë shumë te imët dhe me veti kurative. Ndryshe nga Plazhi i Madh, ky gji është i
mbrojtur nga erërat e forta, por i hapur ndaj erës jugore dhe shërben si liman për anije
(barka) peshkimi, jahte etj. Prandaj në vendin e quajtur Kacema është ndërtuar një port i
vogel për ankorimin e tyre. Për vetitë e mira të rërës që ka ky plazh, nga fundi i shek.
XIX filluan ta frekuentojnë edhe turistët e parë, duke ndikuar në zhvillimin e metejshëm
të turizmit në qytetin e Ulqinit46. Në afërsi të këtij plazhi janë ndërtuar mjaft shtëpi
private dhe pensione, të cilat i ofrojnë akomodim turistëve që kalojnë pushimet në këtë
plazh. Në pjesën lindore të plazhit të Vogël shtrihet pylli i pishave, në të cilin gjenden
disa plazhe ku më i rëndesishmi është "Plazhi i Grave", në të cilin buron edhe uji
sulfurik me veti shëruese, sidomos në shërimin e sterilitetit të grave etj47. Në
vazhdimësi të këtij bregdeti ndodhen edhe plazhe shkëmbore dhe të betonuara, si:
Plazhi i ish-hotelit Jadran, Plazhi i hotelit Albatros etj.
Plazhet zallishtore. Këto plazhe, si në bregdetin e Malit të Zi, ashtu edhe në bregdetin
e Shqipërisë, janë krijuar si rezultat i depozitimit të materialeve të ngurta të sjella nga
përrenjt që rrjedhin drejt detit nga malet dhe kodrinat e ulta që shtrihen në prapavijën e
45 Hadzibrahimovic M. – Osnove za razvoj boravisno, rekretaivnog, kupalisnog, nautickog turizma u
Ulcinj – Titograd 199246 Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX vijeka – Zbornik radova sa naucnog skupa, Cetinje 199747 Turistiki vodić – Crnogorsko primorje – Novi Sad 2006 , fq. 117
bregdetit. Gjithashtu në formimin e ketyre plazheve rol ka luajtur edhe veprimtaria
abrazive e detit. Ndër plazhet
zallishtore te bregdetit të
Malit te Zi veçojmë:
Plazhin e Valdanosit, që
shtrihet në veriperëndim të
qytetit të Ulqinit në një
largësi prej 4 km nga qendra
e qytetit. Plazhi ka formën e
patkoit dhe është krijuar
kryesisht nga veprimtaria
abrazive e valëve të detit dhe
rrymave detare. Hapësira e
plazhit është e mbuluar me zhavor të madhësive të ndryshme. Gjatësia e plazhit është
rreth 700 m, kurse gjërësia mesatare është 20 m48. Pingul me detin lëshohen rrëpirat
rrëzë Malit të Mavrianit e Mendrës, duke krijuar një peisazh tepër interesant dhe
piktoresk. Hapësira e gjirit të Valdanosit është e mbuluar me gjelbërim, ku spikasin
plantacinonet e ullinjve disaavjeçarë, pastaj brezi i makjeve, i pishave etj. Për vlerat e
veçanta që ka ky plazh dhe për ambientin dhe hapësirën e ruajtur, intersi për të vitete e
fundit po rritet shumë, ku qeveria malazeze planifikon ta japë me konçesion hapsirën e
këtij plazhi për ndërtimin e komplekseve turistike, duke ruajtur ambientin e dominaur
nga ullinjtë. Shndërrimi i kësaj hapësire në një destinacion të turizmit elitar po ngre një
pikpyetje të madhe dhe sfidë për aktoret e politikës dhe të sektorit privat, ku problemet
mbi pronësinë në këtë zonë akoma nuk janë zgjidhur. A do të bëhet vërtet Valdanosi
destinacion i turizmit të kualitetit të lartë? Kjo mbetet për t’u parë në vitet në vazhdim.
Plazhi i Krruçit, shtrihet në mes Kepit te Bishtit dhe Kepit Ulqini i Vjetër në lokalitetin
e quajtur Krruç. Madhësia e plazhit është rreth 600 m ndërsa gjerësia varion nga 10-20
m49. Hapësira e plazhit është e mbuluar me zhavor me diametër të ndryshëm. Prapavija
e këtij plazhi është e mbuluar me ullinj qindravjeçarë dhe bimësi mesdhetare. Nga
48 Hadzibrahimovic M. – Sljunkovite plaze na ulcinjskom primorje – Kërkime Gjeografike, Prishtinë
199049 Hadzibrahimovic M. – Plazhet në bregdetin e Ulqinit, Revista koha nr.1- Titograd 1988
pikpamja ekologjike hapësira e këtij plazhi është e ruajtur mirë dhe për këtë ajo përbën
një potencial natyror mjaft të rëndesishëm në bregdetin e Malit të Zi. Mungesa e
planeve urbanistike, si dhe infrastruktura e dobët turistike, përbëjnë problemet kryesore
në këtë plazh.
Bregdeti i Tivarit, përbën një nga potencialet e rëndësishme në zhvillimin e turizmit në
Mal të Zi. Si rezultat i ndërtimit të portit detar të Tivarit, një pjesë e mirë e plazhit është
zënë nga porti, në të cilin ankorohen anije të tonazheve të rënda, jahte etj. Në këtë
mënyrë bregdeti i Tivarit nuk dallohet për plazhe ranore si ato të Ulqinit apo të bregdetit
shqiptar. Porti i Tivarit është njëkohësisht edhe porti më i madh dhe më i rëndësishmi
në Malin e Zi. Bregdeti i Tivarit është mjaft i përthyer, me gjire të shumtë. Në këtë
rivierë numërohen rreth 20 plazhe, shumica e tyre janë plazhe zallishtore.
Ajo çka është e veçantë të thuhet për bregdetin e Malit të Zi, është se duke filluar nga
Tivari e duke vazhduar për në pjesën veriore të kësaj riviere, nuk kemi më rërë të imët
si në bregdetin e Ulqinit, por vetëm zhavor me diametër të ndryshëm, tipik për plazhet
shkëmbore.
Gjatësia e plazheve në rivierën e Tivarit, e cila mund të përdoret për larje dhe banjo
diellore është rreth 4.964 m50. Në pjesën qëndrore të bregdetit të Tivarit shtrihet plazhi
Topolica. Hapësira e këtij plazhi vazhdimisht është zvogëluar si rezultat i ndërtimit të
portit dhe marinës së jahteve. Në afërsi të këtij plazhi ndodhet edhe hoteli Princez, një
nga komplekset hoteliere më të bukura në rivieren e Tivarit.
Plazhe të tjerë në rivieren e Tivarit janë edhe Utjeha dhe Çanj, që dallohen për bukurinë
dhe vegjetacionin tipik mesdhetar. Gjatë viteve '70 – '80 në hapësirën e lokaliteti
turistik Çanj janë ndërtuar disa hotele, ku si rezultat i mungesës së investimeve pjesa më
e madhe e tyre janë amortizuar, duke mos plotësuar kërkesat që kërkon turizmi i një
niveli të lartë.Një nga plazhet më të njohura
në rivierën e Tivarit dhe Malit
të Zi është edhe plazhi i
Sutomores. Ky plazh shtrihet
në pjesën veriore të rivierës së
Tivarit dhe ka formën e një gjysmëharku me një gjatësi rreth 1.070 m51. Sipërfaqa e
këtij plazhi është e mbuluar me zhavor me ngjyrë të kuqerremt si rezultat i
formacioneve gjeologjike që ndërtojnë relievin e këtij bregdeti. Në afërsi të këtij plazhi
janë ndërtuar disa hotele, shtëpi private, restorante, lokale etj, në funksion të turizmit.
Ajo çka vërehet si problematike edhe në këtë plazh është amortizimi i infrastrukturës
turistike, sidomos hoteleve të cilët janë ndërtuar para 25-30 vitesh. Edhe plazhi i quajtur
"Zlatna Obala" ( Bregu i Artë ) përbën një nga potencialet e rëndësishme në rivierën e
Tivarit dhe gjithë Malit të Zi.
Riviera e Budvas, që ndryshe njihet si "metropol i turizmit malazez" zë pjesën
qëndrore të bregdetit të Malit të Zi. Budva në Mal të Zi dhe Durrësi në Shqipëri
përbëjnë qëndrat kryesore të zhvillimit të turizmit në gjithë hapësirën e studimit. Por në
ndryshim nga Durrësi, vija bregdetare e Budvës është majft e përthyer, ku veçohen
gjiret e vegjël, kepet, plazhet me zhavor, ishujt etj. Në prapavijën e Rivierës së Budvës
shtrihen masivet e Llovqenit, që e mbrojnë këtë bregdet nga erërat e fuqishme52. Plazhi
Bularica dhe Petrovaci, si pjesë përbërëse të rivierës së Budvës, përbëjnë një potencial
natyror të rëndesishëm në zhvillimin e turizmit bregdetar. Plazhi Bularica ka një gjatësi
prej 2000m dhe ka formën e një gjysmëharku të butë53. Hapësira dhe prapavija e këtij
plazhi është e mirëruajtur, sidomos nga ndërtimet e pakontrolluara dhe për këtë ky plazh
ka vlera të veçanta mjedisore, turistike, ekologjike etj.Duhet theksuar që mjaft zona
bregdetare në të dy vendet sot
gjenden në formën e tyre
natyrore, dukuri e cila vështire të
haset në rajone te tjera. Një
dukuri të tillë mund ta vërejmë
edhe në hapësirën e Durrësit,
pikërisht të Gjiri i Lalzit, por që
në dimensione dhe kushte të tjera
51
Turisti
ki Vodič – Čudesna Crna Gora, Podgorica 2004, fq. 1552
Radoicic B. – Geografija Crne Gore – Prirodno osnovo, Unireks – Niksic 199653 Turisticki vodic Crne Gore
zhvillimi, ashtu sic i analizuam më lart.
Petrovaci është një tjetër plazh në rivierën e Budvës me gjatësi prej 600 m. Ky plazh
ndodhet rreth 18 km nga qytetit i Budvës. Rëra e këtij plazhi ka ngjyrë të kuqerremtë.
Petrovaci është njëri nga plazhet më të vizituara në Rivierën e Budvës.
Plazhi Slloven shtrihet nga limani (marina e qytetit të Budvës) deri tek hoteli Park, me
një gjatësi prej 1.600 m54. Emërtimi plazhi Slloven është dhënë nga turistët çekosllovak,
të cilët nga viti 1935 nisën ti kalojnë pushimet e tyre në këtë plazh55. Në afersi të këtij
plazhi ndodhet Zavalla, një lokalitet i cili vitet e fundit përjetoi një transformim të
hapësirës, duke u shndërruar nga një zonë me pisha të mrekullueshme në një zonë te
betonizuar. Raste të ngjajshme vërehen edhe te zona turistike e Golemit por me permasa
më të mëdha. Dukuri të tilla ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit, pasi
degradimi i mjedisit dhe natyrës janë të parikuperueshëm. Ato ndikojnë negativisht
edhe në syrin e turistit "kritik".
Plazhi Beçiq në Budva, konsiderohet si njëri nga plazhet më të bukura të Adriatikut
jugor. Plazhi ka një gjatësi prej 1950 m dhe ndodhet vetëm 2 km nga qendra e Budvës56.
Në vitin 1985 në Paris mori Çmimin e Madh "Palma e Artë" si plazhi më i bukur në
Europë 57. Në afërsi të këtij plazhi janë ndërtuar disa hotele me 4 dhe 5 yje, si: Splendid
i vetmi hotel me 5 yje ne Mal të Zi, Mediteran, Maestral, Iberostar etj.
Nëse bëjmë një krahasim në mes dy qendrave turistike Budvës dhe Durrësit do vërejmë
ndryshime të dukshme të cilat bazohen në: infrastrukturën turistike, rrugët, rrjeti i
kanalizimeve dhe ujësjellsit, energjia elektrike, ekzistenca e hoteleve luksoze me 4 dhe
5 yje etj. Përsa i përket Bar-Restoranteve, mund të themi që në plazhin e Durrësit
përgjithsisht janë ndërtime të viteve të fundit sipas standarteve europiane me një
arkitekturë moderne. Ndërkohë që në plazhin e Budvës janë ruajtur ndërtimet e vjetra
me karakter të përkohshëm, ku vërehen mangësi në aredimin e brendshëm të
restoranteve dhe tualetet të një niveli të ulët në krahasim me ato të restoranteve në
plazhin e Durresit dhe kjo është një nga mangësitë e shumta që vërehet me sy kritik nga
turistët.
54
Duletic V.- Budva od mita do stvarnosti (Punim doktorature) Budva 2010, fq. 3455
Po aty56
Po aty57 Montenegro tourist – Podgorica 2005 fq.35
Për sa i përket ruajtjes se ambientit dhe mjedisit të plazheve, në këtë drejtim Budva
qëndron më mirë se Durrësi. Gjithashtu në organizimin dhe promovimin e turizmit
mund të themi se Budva është më e organizuar, ndërsa përsa u përket çmimeve si të
hoteleve, restoranteve, shtëpive private etj, në Budva ato janë më të larta se në Durrës.
Në Durrës vazhdon të dominojë turizmi masiv me tregun kryesor turistik Kosoven,
Maqedoninë etj, që ndikohet edhe nga çmimet, ndërsa në Budva ai ka një karakter tjetër
pasi edhe vet struktura e turistëve është e ndryshme, ku më tepër kemi turistë të huaj, si
nga Rusia, Ukrahina, Serbia, Franca, Vendet Nordike etj.
- Ishulli turistik i
Shën Stefanit
përbën një perlë dhe
margaritar të
turizmit, jo vetëm në
Mal të Zi, por edhe
në rajon. Të dy
plazhet e Shën
Stefanit janë plazhe
me zhavor me ngjyrë
të kuqërremtë, ku
gjatësia e tyre arrin
në 700 m. Brenda këtij ishulli mesjetar ndodhen hotele, lokale, vila me pishinë etj, të
cilët ndikojnë në zhvillimin e turizmit të kulaitetit të lartë. Për vlerat e veçanta dhe për
bukurinë që ka, ishulli tashmë është privatizuar dhe i është nënshtruar rikonstruksionit
të plotë për tu paraqitur në tregun turistik si qendër e turizmit elit në bregdetin malazez.
Në tërë bregdetin e Shqipërisë, në bazë të analizës së potencialeve natyrore turistike,
nuk takohen lokalitete turistike si Shëm Stefani, edhe pse ekzistenca e ishujve të
Ksamilit në Sarandë krijon bukuri për këtë bregdet, megjithate këto nuk e kompletojnë
ofertën natyrore turistike si Shën Stefani në Mal të Zi.
Plazhi Jaz që ndodhet rreth 2.5 km larg Budvës në drejtim të Tivatit dhe siç vërehet në
këtë foto përbën një potencial të rëndesishëm turistik në bregdetin e Malit të Zi.
Këtu veçohën dy plazhe me gjatësi 500 dhe 300 m58. Ajo çka i bie në sy çdo turisti
është ruajtja e mjedisit dhe hapësirës, si dhe vegjetacioni tipik mesdhetar, të cilët ia
rrisin vlerën këtij plazhi. Hapsira e këtij plazhi mund të krahasohet më atë të Rivierës
shqiptare, por në përmasa më të vogla .
Plazhi Milloçer, si pjesë përbërëse e rivierës së Budvës, ka një gjatësi prej 280 m.
Plazhi ndodhet nën pallatin e dikurshëm veror të familjes Karagjorgjeviq të ndërtuar në
vitin 193459. Vegjetacioni ekzotik i këtij plazhi të përfaqësuara nga mimozat tropikale,
kaktusat, agavat etj, ndikojnë dukshëm në shijen turistike.
Gjithashtu në rivierën e Budvës përfshihen edhe këto plazhe të tjerë, si: Kamenovo,
Përzhno, Lluçice etj.
Bregdeti i Tivatit, shtrihet në pjesën qendrore të Gjirit të Bokës së Kotorit. Gjatë këtij
bregdeti shtrihen gjire të vegjël
mjaft atraktivë, plazhe, kepe etj. Si
lokalitete dhe potenciale turistike të
njohura në rivieren e Tivatit
veçohen: Plazhi "Përzhno", ose siç
njihet ndryshe plazhi i hotelit
"Horizonti i kaltër". Ky plazh ka një
pozitë të mirë gjeografike dhe kushte
të mira natyrore, duke qenë gjithashtu
edhe plazhi më i rëndësishëm në
rivierën e Tivatit. Rëra e këtij plazhi
ka veti të mira kurative, ndërsa prapavija është e mbuluar me ullinj, halor dhe
58
Duletic V.- Budva od mita do stvarnosti (Punim doktorature) -Budva 2010, fq. 3659 Po aty
vegjetacion mesdhetar etj. Në afërsi të plazhit është ndërtuar shetitorja me gjatësi prej 4
km. Në këtë mënyrë ky plazh cilësohet nga më të bukurit në Adriatik.
- Ishulli Prevllaka, ose siç njihet ndryshe Ishulli i luleve – është një ishull në formë
ovale rreth 300 m i gjatë dhe ndodhet në kufi me Kroacin. Ky ishull përbën një
potencial të rëndësishëm turistik pasi ai veçohet me një vegjetacion të shumëllojshëm,
ku te bien në sy llojet e ndryshme te luleve. Ishulli Prevllaka akoma nuk është
shfrytëzuar sa duhet në aspektin turistik.
Si lokalitete të njohura turistike në këtë rivierë janë edhe Ujdhesa e Shën Markut,
Llastva e Epërme dhe Solila, që gjithashtu është lokalitet i njohur turistik për vrojtimin
e zogjve të veçantë, si p.sh. flamingos etj.
Riviera e Kotorit, si pjesë përbërëse e Gjirit të Bokës së Kotorit paraqet një nga rivierat
më të bukura në pellgun turistik të Mesdheut. Kjo për Malin e Zi krijon një avantazh të
madh në fushën e turizmit,
sidomos atij kulturor. Gjiri i
Kotorit ka tiparet e një fjordi të
ngjashem me vendet nordike
dhe me liqenet akullnajore
zvicerane60. Për vlera të
veçanta natyrore dhe kulturo-
historike ky gji është mbrojtur
nga UNESCO61. Kjo rivierë
nuk dallohet për plazhe të gjata
dhe me rërë si në Ulqin, Budvë
etj. Plazhet këtu janë kryesisht
me zhavor dhe plazhe
shkëmbore. Si lokalitete të njohura turistike në Gjirin e Kotorit veçojmë: Perastin,
Risanin, Lipcin etj. Gjiri i Kotorit shërben edhe si marinë për ankorimin e anijeve
(Kroçereve ) dhe jahteve turistike, duke ndikuar në zhvillimin e turizmit nautik.
60 Tržište kružnih putovanja i turistička ponuda Crne Gore, Zbornik radova sa okruglog stola, Kotor
2004.61 Turisticki vodic – Cudesna Crna Gora
Riviera e Herceg Novit, shtrihet në
pjesën veriore të bregdetit të Malit
të Zi. Kjo rivierë ka një gjatësi prej
15 km. Plazhet e saj janë shkëmbore
dhe zallishtorë. Si lokalitete të
njohura turistike në këtë bregdet
veçojmë: Meline, Zelenika,
Kumbori, Igallo, kjo e fundit është
e njohur si qendër e turizmit
shëndetësor në Mal të Zi . Igallo
është e njohur edhe për baltën minerale dhe për ujin sulfurik të quajtur "Igalka"62.
Edhe plazhet shkëmbore që shtrihen nga Herceg Novi në veri e deri te grykëderdhja e
Bunës në jug përbëjnë potencial të rëndësishme natyror dhe ndikojnë në ofertën
turistike të Malit të Zi.
Përveç bregdetit, edhe zonat malore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ofrojnë potenciale
natyrore shumë të rëndësishme në fushën e turizmit. Siç verëhet edhe nga vetë emri,
Mali i Zi është një vend malor, ku zonat e larta përbëjnë destinacione tashmë të njohura
të turizmit dimëror.
Po kështu, në disa zona malore të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku majat e tyre i kalojnë
mbi 2500 m lartësi mbi detare dhe janë të mbuluara nga dëbora pothuaj gjatë gjithë vitit,
krijohen kushte më se të përshtatëshme për zhvillimin e turizmit të bardhë.
Shqipëria dallohet për male të larta me bukuri të rrallë. Hapësirat malore të Shqipërisë,
sidomos Alpet, karakterizohen nga kontraste të mëdha me maja të thepisura të
përshkuara nga lugina të ngushta e të thella, duke krijuar peisazhe natyrore shumë
tërheqëse63. Si qendra të njohura të turizmit dimëror në Shqipëri veçojmë: Voskopojën,
Dajtin (ku ndërtimi i teleferikut i ka krijuar një imazh të ri zonës), zona e Korabit,
Thethi, Razma, Llogaraja, Kelmendi etj., që janë disa nga destinacionet turistike të
njohura në Shqipëri.
Një bukuri të veçantë zonave malore të Shqipërisë i japin edhe luginat e bukura më
lumenjt që rrjedhin në to si: Valbona, Drini, Kiri, Shala etj. Gjithashtu edhe liqenet me
origjinë akullnajore, si ato të Lurës, Shebenikut,Valmarës etj, si dhe burimet e
ndryshme karstike, si Syri i Kaltër etj, përbëjnë qendra tërheqëse për turistë. Një bukuri
natyrore të veçantë për zonat malore të Shqipërisë përbëjnë edhe liqenet artificialë të
krijuara nga digat e tre hidrocentraleve, ku udhëtimi me anije në këto liqene në mes
maleve krijon një kënaqësi dhe ndjesi të veçantë për turistët. Por në anën tjetër si
rezultat i infrastrukturës se dobët rrugore mjaft zona malore të Shqipërisë po njohin një
zhvillim spontan të turizmit.
Mal i i Zi, si shtet i njohur ekologjik, ka krijuar imazhin e vet edhe në drejtim të turizmit
dimëror. Potencialet e tilla, si: Bjellasica, Durmitori , Bjeshkët e Namuna, Komovi,
Llovqeni etj, në të cilët ndërthuren bukuri të tilla, si: Parqet kombëtare, majat e larta
malore, liqenet akullnajore, ku më i njohuri është Liqeni i Zi në Durmitor, kanionet e
Tarës dhe Moraçës, grykat e lumenjve, pyjet e dendura etj, padyshim që e kompletojnë
ofertën natyrore turistike të Malit të Zi. Qendrat më të njohura të turizmit dimëror në
Mal të Zi janë: Zhabljaku, Kollashini etj. Në këto qëndra ekziston një infrastrukturë
turistike më e mirë se në zonat e turizmit malor në Shqipëri.
Turizmi malor në Malin e Zi paraqet shumë përparësi konkurruese, pasi ai ndodhet në
një fazë më të zhvilluar se turizmi malor në Shqipёri. Mali i Zi ka një turizëm malor më
të organizuar, duke u nisur nga infrastruktura, ku pothuajse çdo rrugë që të çon në zonat
e larta malore, edhe pse të ngushta, janë të asfaltuara64. Ndërsa në Shqipëri në zonat
malore në përgjithësi mungon infrastruktura, gjë që po pengon zhvillimin e turizmit
malor dhe për këtë potencialet turistike po mbesin të pashfrytezuara. Akomodimi, dhe
mënyra se si promovohet ky lloj turizmi ne Mal te Zi tregon se ështe në nivel të
kënaqshëm. Në strategjinë e tij për turizmin Mali i Zi ka planifikim të qartë se si do të
jetë turizmi malor deri në vitin 202065. Në këtë strategji nuk flitet vetëm për turizmin
në përgjithësi, por flitet për zona konkretë. Çdo tip turizmi ka të hartuar objektiva dhe
plane konkrete pët t’u zhvilluar më tej. Ndryshe nga strategjia për turizmin Shqiptar, e
cila nuk specifikon konkretisht objektiva e synime se çfarë do të bëhet me turizmin
64 Mr Bulatovic D. – Ekoturizam u zasticenim podrucjima Republike Crne Gore (Punim doktorature) –
Subotica 2011, fq. 6765 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi (Punim mikroteze) – Tiranë 2009
malor në të ardhmen, strategjia e Malit të Zi ka objektiva dhe synime të specifikuara
qartë.
2.2.2. Klima si element natyror në funksion të turizmit
Klima me të gjithë elementët e saj përbën një faktor shumë të rëndësishëm natyror për
zhvillimin turistik të një vendi apo rajoni. Klima, si gjendje mesatare e dukurive
meteorologjike, për kohë më të gjatë paraqet një element me rëndësi të veçantë në
vlerësimin turistik .
Elementet klimatike duhen shikuar në kompleksitetin e mjedisit gjeografik, shkallën e
kontinentalitetit të një mjedisi dhe lartësitë mbidetare të tyre 66.
Dalja e gjerë në detet Adriatik dhe Jon, prania e njësive të larta orografike, rrjeti i
dendur hidrografik (lumenjte, liqenet natyror dhe artificial), ndikojnë në formimin e
klimës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të Zi.
Dominimi i klimës tipike mesdhetare në rajonet bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi
mundëson zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit sidomos atij për banjo diellore
por edhe të sportit ujor, peshkimit etj. Të gjitha parametrat që plotëson klima
mesdhetare lidhur me temperaturat e larta, ditët e zgjatura me diell etj, janë kushte
shumë të përshtatshme për aktivitetin dhe produktin turistik të të dy vendeve.
Shqipëria dhe Mali i Zi si vende ballkanike bëjnë pjesë në brezin subtropikal dhe
përfshihen në zonën klimatike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe
me verë të nxehtë e të thatë. Këto veçori të klimës mesdhetare janë më të theksuara në
pjesën bregdetare të të dy vendeve, gjë që ndikon dukshëm edhe në kohëzgjatjen e
sezonit turistik.
Po të bëjmë një krahasim në mes Shkodrës dhe Ulqinit, si dy qytete më të afërta midis
dy vendeve, do vërejmë se temperatura mesatare e janarit, si muaji më i ftohtë i vitit,
luhatet nga 5.0ºC në Shkodër dhe 6.6ºC në Velipojë67
. Ndërsa në zonën e Ulqinit kjo
66
Dr.Gashi M. – Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986, fq. 10867 Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë (Punim Mikrotezë), Tiranë 2011
mesatare sillet rreth 7ºC68. Kurse gjatë verës, si stina më e nxehtë e vitit, temperaturat
mesatare lëvizin nga 24.7ºC në Shkodër në 24ºC në Velipojë dhe 23.5ºC në Ulqin.
Duke analizuar më në hollësi, vërejmë se:
Ulqini karakterizohet nga këto të dhëna meteorologjike: Temperaturat rrallë i kalojnë
35°C dhe shumë rrallë bien nën 0°C. Ai konsiderohet si një nga vendet më të ngrohta,
krahasuar me qytetet e tjera bregdetare të Malit të Zi. Me 270 ditë me diell në vit,
Ulqini është një nga “pikat më të nxehta” verore, gjithashtu edhe në pranverë e vjeshtë.
Në Ulqin sasia e rreshjeve llogaritet në rreth 1383 mm69.
Për t’i bërë më konkrete këto të dhëna kemi paraqitur dhe një tabelë, e cila tregon
temperaturat mesatare të çdo muaji në Ulqin dhe rreshjet mesatare sipas muajve.
Tab. 4. Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e UlqinitTë
dhëna
klimatMuajt Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje Vjetore
Mesatarja më e lartë
(°C)10 11 14 18 23 27 31 30 27 21 16 11 20
Mesatarja më e ulët
(°C)2 3 5 9 13 16 19 19 15 11 7 4 10
R e shj e t mm 179 152 130 119 82 58 33 51 105 146 197 181 1,433
Orët me diell 120 120 150 180 240 270 330 300 240 180 120 120 2,370
Mesatarja ditore e
reshjeve12 11 12 12 10 9 6 6 8 9 12 13 120
B uri m i : www.w e ath er . c om 2009
Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, për
dimër të butë, ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë (muaji shkurt)
është 7,1°C70, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje për
vendasit nëse ndodh me pranverë të hershme, të ngrohtë, me vjeshtë të gjatë të ngrohtë
e të pasur dhe me verë të nxehtë e të thatë, kur termometri arrin edhe deri në 38°C në68
Plani hapsinor i Ulqinit – Podgorica 201169
Po aty70 Plani hapsinor i Ulqinit – Podgorica 2011
muajin më të nxehtë (muaji korrik me temperaturë mesatare 25,2°C), ndërsa dielli nxeh
pa pushim edhe deri 11,5 orë në ditë, e bëjnë Ulqinin një nga zonat më të ngrohta në
Mal të Zi duke ndikuar edhe në zgjatjen e sezonit turistik.
Nga ana tjetër, për Shkodrën kemi kushtet e një klime tipike mesdhetare, temperatura
mesatare vjetore varion nga 14.5ºC në 16.8ºC në qytetin e Shkodrës71. Temperatura e
Janarit varion nga 1.7ºC në 9ºC (temperatura mesatare e Janarit është 5°C), në Qershor
17-18ºC në 26.6ºC (temperature mesatare e muajit më të nxehtë është 26°C)72
.Sasia e reshjeve që bie në Shkodër arrin nga 1500-2000 mm reshje mesatarisht në vit
(mesatarja vjetore e reshjeve është rreth 1800 mm, më e larta në Shqipëri)73. Shkodra
mban rekord në Shqipëri për sasinë e reshjeve që bien. Kështu që, në çdo stinë që mund
të shkojmë në Shkodër, duhet mbajtur ndërmend shiu. Në këto kushte në Shkodër
rregjistrohet numri më i madh i ditëve me rreshje, që arrijnë mesatrisht në 133 ditë në
vit.
Tab. 5. Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e ShkodrësTë dhënMuaji Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje Vjetor
Temp. Max. °C 20 21 24 27 34 39 45 44 36 31 26 22 45
Mesatarja Max. °C9 11 15 19 24 28 32 32 27 21 15 11 20.3
Mesatarja Min. °C 1 3 6 9 13 17 20 20 16 11 7 3 10.5
Temp.Min. °C -14 -12 -7 -4 -1 7 10 9 1 -1 -6 -10 -14
Rreshjet mm 191 168 160 144 90 64 38 66 122 166 240 213 1,662
B uri m i : www.w e ath e r. c om 2010-03-13
Për sa i përket Velipojës, si qendra më e rëndësishme turistike në rajonin e Shkodrës,
klima këtu është mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht, ndërsa vera është e nxehtë
71Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë (Punim Mikrotezë), Tiranë 201172
Po aty73 Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 1990
dhe e thatë. Temperaturat mesatare në dimër arrijnë deri në 6-7ºC, ndërsa në verë rreth
38-40 ºC. Ndërsa sasia mesatare e reshjeve arrin në 1498 mm. Reshjet më së shumti bien
në stinën e vjeshtës dhe të pranverës, gjë që ndikon pozitivisht në sezonin turistik. Kjo
lloj klime është e favorshme për zhvillimin e natyrës dhe bimëve subtropikale, tipike
kjo per vendet e Mesdheut. Zona në përgjithësi ka një rrezatim diellor përafërsisht sa
Ulqini, me rreth 250 ditë në vit dhe temperatura mbi 20ºC fillon nga mesi i muajit maj
dhe zgjat deri nga fundi i shtatorit. Në këto kushte zona ofron pushime verore ideale.
Në të gjithë zonën bregdetare të të dy vendeve dëbora është një fenomen i rrallë. Për sa i
përket rrezatimit diellor zona regjistron numër të madh të orëve me diell që arrin deri në
2600 orë me diell në vit. Si rezultat i kushteve topografike në këtë zonë dominojnë
kryesisht erërat verilindore, lindore e perëndimore, si edhe erërat juglindore.
Klima dhe elementet e saj përbëjnë një potencial dhe faktor të rëndësishëm natyror në
zhvillimin e socio-ekonomik në përgjithësi dhe të turizmit në veçanti në tërë hapsirën
bregdetar. Në këtë mënyrë klima së bashku me elementetet e saj paraqet potencial të
rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, duke ndikuar dukshëm në rritjen e kohëzgjatjes
së sezonit turistik.
Nga anliza e kushteve klimatike për të dy vendet e marra në studim mund të themi se
klima me të gjithë elementët e saj përbën një faktor përcaktues për zhvillimin e turizmit,
parasëgjithash në zonat bregdetare të të dy vendeve. Tiparet përcaktuese të kësaj klime
në shërbim të zhvillimit të turizmit, mund ti rendisim si më poshtë:
Temperaturat e përshtatshme mesatare të ajrit, që sillen mesatarisht prej
8,5° në janar deri në maksimum rreth 30° në korrik.
Temperaturat mesatare të ujit të detit sillen prej 11,6° në janar deri rreth
24° në gusht, çka do të thotë se mundësitë optimale për larje në ujë të
detit janë rreth 6 muaj (prej majit deri në tetor).
Kripësia (saliniteti) i ujit është më e madhe në siperfaqen e detit, kurse
më e vogël buzë bregdetit, sidomis në afërsi të grykës së Bunës dhe të
gjirit të Porto-Milenës.
Uji ka ngjyrën e kaltër të mbyllur, me tejdukshmërinë më të madhe gjatë
verës, deri në 38 m, e ku mesatarjetore vjetore lëkundet në rreth 30 m.
Valët më të shpeshta janë të larta vetëm 0,5 m, e më të mëdha deri në 5
m. Valët e larta mbi 2 m janë shumë të rrallë;
Lartësia mesatare e baticës, përkatësisht e zbaticës, është 31 cm.
Numri i ditëve me temperaturën e ajrit mbi 18° është 194 ditë, ose 54%
në vit, karakteristikë këto të klimës së butë dhe shumë të përshtatshme
mesdhetare.
Koha me diell cilësohet si ndër me të gjatat në Mesdhe, me afërsi 2700
orë në vit, ose mesatarisht 7 orë në ditë, çka do të thotë se insolimi me
efektin e vet pozitiv mund të shfrytëzohet për qëllime shëndetësore e
rekeative gjatë tërë vitit. Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë pas
Spanjës, për ditët me diell, me plot 200 ditë të tilla në vit74. Të njëjtën gjë
mund të themi edhe për Malin e Zi.
Në brendësi të këtyre vendeve, si dhe në pjesët lindore të tyre, shfaqen tiparet e klimës
kontinentale, me dimër të ftohtë e me reshje të dëborës dhe verë të freskët.Të gjitha këto
ndikojnë në ecurinë e sezonit turistik dimëror, ose si njihet ndryshe të turizmit të
bardhë, i cili mbështetet kryesisht në zhvillimin e sportit të skive .
Bazuar në këto kushte ekzistojnë tashmë në Mal të Zi disa qendra të turizmit dimëror,
si: Kollashini, Zhablaku, Bjellasica etj. Ndërsa në Shqipëri si qendra të tilla veçojmë:
Dardha dhe Voskopoja në Korçë, Shishtaveci në Vargun e Korabit75 etj. Përmirësimi i
mëtejshëm i infrastrukturës rrugore dhe turistike do të ndikonte shumë më tepër në
rëndësinë e tyre turistike.
Përveç klimës mesdhetare dhe pjesërisht me ndikim kontinental, karakteristikë për
Shqipërinë dhe Malin e Zi është edhe ekzistenca e mikroklimave të ndikuara si rezultat i
formave të larmishme të relievit dhe pranisë së sipërfaqeve ujore (liqeneve të tillë si ai
i Shkodrës, Ohrit, Prespës, Shasit etj, apo liqeneve të shumtë artificiale). Prania e
mikroklimave shton edhe mundësitë e lëvizjeve të shumta turistike, si dhe mundësinë e
kombinimit të formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit 76
.
74 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi (Punim Mikrotezë) – Tiranë 2009
,fq.675
Doka Dh., Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU Tiranë 2002 , fq.18476 Po aty fq.184
Si konkluzion mund të themi se klima e Shqipërisë dhe Malit të Zi, me të gjithë
parametrat e tyre, krijon kushte të favorshme, të cilat ndikojnë në zhvillimin e turizmit
në të gjithë hapësirën e të dy vendeve.
2.2.3. Pasuritë ujore dhe rëndësit turistike e tyre
Pasuritë e shumta ujore të Shqipërisë dhe Malit të Zi përbëjnë një nga potencialet
natyrore më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Këto pasuri ujore shprehen si në
egzistencën e dy deteve ku Shqipëria dhe Mali i Zi kanë dalje të gjërë, ashtu edhe nga
egzistenca e shumë lumenjëve, liqeneve, burimeve dhe banjove termale etj. Të gjitha
këto sëbashku kombinuar edhe me klimën tepër të favorshme si dhe bimësinë krijojnë
peisazhe shumë të bukura dhe kushte të përshtatëshme për zhvillimin e llojeve të
ndryshme të turizmit dhe sporteve ujore.
Në këtë kuadër rëndësi të veçant paraqesin objektet ujore siperfaqesore si:
Detet Adriatik dhe Jon që tashmë janë të afirumar jo vetëm në keto dy vende por edhe
në rajon dhe Mesdhe si destinacione të rëndesishme të zhvillimit të turizmit bregdetar,
te jahteve te ushtrimit te sporteve ujore etj. Këto destinacione turistike (deti Adriatik
dhe Jon) njëkohesisht tërheqin edhe numrin më të madh të turisteve. Kështu rreth 90% e
qarkullimeve turistike ne Mal te Zi drejtohen në bregdetin Adriatik77 dhe e njëjta gjë
mund të thuhet edhe për Shqipërinë. Kjo si rezulatat i kushteve dhe cilësisë fiziko-
kimike të rëres dhe ujit te deteve ku si faktor gjithmonë mbetet temperatura e ujit.
Përveç deteve një rëndesi në zhvillimin e turizmit kanë edhe liqenet si: Liqeni i
Shkodres që për Shqipërin dhe Malin e Zi përbën një nyje të rëndesishme të
bashkëpunimit kufitarë por që duhet të shtrihet edhe në sferën e zhvillimit turistik,
tregtar, mjedisor etj. Potencialet natyrore të këtij liqeni që njiherit është më i madhi në
gad.Ballkanik janë të shumta por që akoma nuk po shfrytëzohen aqë sa duhen në
zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Si liqene tjera të Shqipërisë përmendim liqenin e
Ohrit, që për pjesën juglindore të vendit përbën potencialin më të rëndesishëm turistik.
Shfrytëzimi turistik i këtij liqeni po përbën një sfidë për të dy vendet Shqipërinë dhe
Maqedoninë. Si liqene tjera më rëndësi turistike në Mal të Zi vlen të përmendim liqenin
77 Mihailović, B., (2005), Marketing u turizmu, Fakultet za turizam i hotelijerstvo, Kotor, Cetinje, fq. 122
e Shasit, liqenin e Plavës, liqenin i Biogradit si dhe liqenet akullnajore që për pjesën
veriore dhe parqet nacionale, si Durmitor, Bjeshkët e Namuna etj, përbëjnë një pasuri
dhe bukuri ntyrore tepër intersante. Në këtë prizëm edhe liqenet akullnajore të
Shqipërisë, si ato të Lurës etj, përveç bukurisë natyrore, kanë edhe vlera turistike,
ekologjik, shkëncore etj. Një problem që po vërehët në mosshfrytëzimi turistik të disa
liqeneve është infrastruktura shumë e dobët si p.sh. ne liqenet e Lurës etj. Në këtë
drejtim duhet të futen aktoret e tjerë si ato qendrore, por edhe lokale, që më ndihmen e
projekteve të donacioneve të ndryshme duhet të ndikojnë në shfrytëzim turistik të këtyre
bukurive të çmuara natyrore me qëllim përfitimi të ndërsjelltë .
Edhe lumenjt si objekte ujore sipërfaqesore për të dy vendet janë një pasuri natyrore dhe
turistike akoma e pashfyrtëzuar. Shqipëria dhe Mali i Zi bëjnë pjesë në vendet më një
rrjet të dendur lumenjshë ku më kryesoret janë: Drini, Vjosa, Buna, Semani, Shkumbini,
Osumi etj. Ndërsa në Mal të Zi vlen të përmendim lumenj të tillë si : lumi Tara, Moraça,
Cemi, Buna, Limi, Piva etj. Të gjithë këto lumenjë përbëjnë potenciale akoma të
pashfrytëzuara në ekonominë turistike si p.sh. Lumi Buna që ashtu si liqeni i Shkodrës
përbën një potencial turistik akoma të pashfrytëzuar ndërkufitar.
Foto.1. Lumi Buna (N.Avdiu, 2010)
Mundesitë në zhvillimin e turizmit në këtë lum janë të shumta pasi është i vetmi lum i
lundrueshëm për të dy vendet. Megjithatë ky lum po përbën një problem shqetësues pasi
herë pas here lumi del nga shtrati dhe përmbyt hektarë të tëra toke dhe pasuri tjera
ekonomike dhe materiale për komunitet e të dy anëve të kufirit. Prandja duhet një
bashkëpunim më i mirë në hartimin e projekteve të përbashkëta më qëllim kthimin e
lumit Buna në lum të lundrueshëm duke ndikuar në zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjes
së zonave për rreth tij. Disa lumenjë, si Tara në Mal të Zi dhe Osumi në Shqipëri viteve
te fundit po shfrytëzohen nga turistët avanturier që preferojnë lundrimin ne kanionet dhe
rrjedhat e këtyre lumenjeve malorë pasi këto lumenj ofrojnë mundësi për zhvillimin e
sportit të raftingut që pëlqehet nga turistët veçanarisht ato perëndimorë.
Për këtë në Mal të Zi egzistojnë klube të ndryshme raftingu në lumin Tara78 të
organizuar edhe nga agjensitë turistike.
Si potenciale të rëndësishme natyrore të cilat ndikojnë në zhvillimin e turizmit janë
edhe burimet termale si dhe balta minerale. Në Shqipëri egzistojnë disa burime termale
që ndryshe njihen si llixha ku më të rendësishmit janë : Llixhat e Peshkopisë, Llixhat e
Fushë Krujes, Llixhat e Elbasanit79. Ndërsa në Mal të Zi si qendër e tillë më e njohura
ndodhet në qytezën e vogël Igallo në Herceg Novi. Edhe në bregdetin e Ulqinit në afërsi
të Plazhit të Vogël ndodhen burime të tilla, nga i cili buron uji squfurik dhe që
shfrytëzohet nga femrat që kanë probleme me lindjet etj. Këto potenciale duhet të
shfrytëzohen më mirë pasi ato krijojnë mundësi për ngritjen e qendrave kurative (disa të
tilla egzistojnë) si dhe në zhvillimin e turizmit shëndetësor dhe kurativ. Kjo do te
ndikonte në zgjatjen e sezonit turistik që do të sillte përfitime ekonomike.
2.2.4. Rëndësia turistike e motiveve biogjeografike dhe Parqeve Kombëtare
Jeta bimore dhe shtazore me format e saj, përveç që kanë rëndësi jetike për njeriun,
zënë vend të posaçëm edhe në vlerësimin e tyre turistik. Dihet se peisazhi natyror i një
mjedisi gjeografik është krijuar në masë të madhe nga bashkësia e bimësisë, formave
dhe formacioneve të tyre. Jeta bimore dhe ajo shtazore, në krijimin e fizionomisë
natyrore të një vendi, paraqiten me forma dhe dukuri specifike, të cilat në turizëm
vlerësohen si faktorë me rëndësi. Nga mjedisi natyror i një vendi varet zhvillimi i
kushteve të rekreacionit, ose i zhvillimit të ekoturizmit, turizmit të gjuetisë etj. Roli i
78
Strategija razvoja planinskog turizma u Crnoj Gori79 Doka Dh., Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU Tiranë 2002
jetës bimore në vlerësimin turistik përqendrohet në funksionin dekorativ, rekreativ dhe
fiziologjik 80.
Si rezultat i kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota bimore dhe
shtazore e Malit të Zi dhe Shqipërisë dallohet për shumëllojshmëri të specieve.
Në Shqipëri rreth 40% e sipërfaqes së vendit është e mbuluar më pyje dhe sipërfaqe të
tjera të gjelbërta, ndërsa në Malt të Zi kjo sipërfaqe është rreth 42 %. Në vitin 1991
Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik, gjë që do të thotë se ruajtja dhe kujdesi ndaj
mjedisit natyror zë një vend të rëndësishëm në politikat zhvillimore.
Pasuria bimore e të dy vendeve shprehet në disa kate bimore, duke filluar me atë të
bimëve mesdhetare e deri tek llojet e bimëve të viseve të larta dhe kullotat alpine. E
gjithë kjo pasuri bimore krijon peizazhe shumë të bukura, estetike dhe tërheqëse për
pasionantët e shumtë të natyrës. Në brendësinë e botës bimore të të dy vendeve rriten
lloje të ndryshme kafshësh dhe shpendësh, të cilat ndikojnë në kompletimin e ofertës
natyrore turistike. Në këtë mënyrë ato i pasurojnë më tepër dhe i bëjnë më terheqëse
zonat turistike si në Mal të Zi, ashtu edhe në Shqipëri, duke ndikuar në zhvillimin e
turizmit natyror, ekoturizmit, turizmit alternativ.
Mendojmë se në të ardhmen ekoturizmi dhe turizmi alternativ duhet të zëjë një vend të
veçantë në politikat turistiket, si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, pasi të dy vendet
kanë kushte të favorshme dhe potenciale të mjaftueshme për këtë lloj turizmi.
Ekzistenca e pesë Parqeve Kombëtare, në Mal të Zi dhe trembëdhjet në Shqipëri,
përbëjnë potenciale mjaft të rëndësishme ekologjike që mund të shfrytëzohen mjaft
mirë edhe në funksion të ekoturizmit, turizmit dimëror, shkencor, naytror etj. Në këtë
drejtim Mali i Zi ka disa përparësi krahasuar me Shqipërinë, pasi duke qenë shtet
ekologjik, i vetmi në botë, kujdesi ndaj Parqëve Kombëtare dhe zhvillimi i turizmit
ekologjik është më i pranishëm se në Shqipëri, ku vërehet një menaxhim jo i mirë i
Parqëve Kombëtare, prandaj edhe ekoturizmi nuk është shumë i zhvilluar. Raste të
keqmenaxhimit të Parqeve Kombëtaremë së miri mund të verehet në "Lurë" ku një
pjesë e mirë e pyllit i është nënshtruar prerjeve, djegieve etj., ku si rezultat po shfaqen
mendime qe këti parku ti hiqet statusi i Park Kombëtar.
80 Dr. Gashi M. - Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986 , fq. 120
Për rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare në Mal të Zi në zhvillimin e turizmit mund të
vërehet edhe nga tabela e mëposhtme.
Tab.6. Numri i turistëve në Parqet Kombëtare në Mal të Zi në vitet 2006-2010Vitet
ParqetLiqeni i
Shkodrës
16.696 23.603 42.312 32.070 40.242
Biogr. gora 10.994 31.490 27.120 27.812 27.860
Durmitori 21.673 34.572 39.852 39.981 42.827
Llovqeni 30.000 26.502 24.166 28.028 37.500
Burimi: Mr.Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore (Punim Doktorature) -
Subotica 2011 fq. 253
Në bazë të tabelës mund të vërejmë se numri i turistëve në këto parqe është i ndryshëm,
me rritje përmanente, që tregon për intersin turistik që paraqesin Parqëve Kombëtare në
Mal të Zi. Në Shqipëri Parku Kombëtar i Butrinit i cili që nga viti 1992 është nën
mbrojtjen e UNESCO-s përbën një model se si duhet të menaxhohen këto pasuri të
rralla botërore. Kjo dëshmohet edhe nga interesi dhe numri i vizitoreve që nga viti në vit
po njeh rritje. Në tabelën e mëposhtme po jap disa të dhëna për numrin e vizitorëve në
Parkun Kombëtar të Butrinit.
Tab.7. Numri i turistëve në Parkun Kombëtar të Butrintit në vitet 2006-2011Vitet Numri i turistëve2006 43.357
2007 48.940
2008 52.767
2009 36.922
2010 48.707
2011 69.150
Burimi:Kola R. – Butrinit 2011, Profili 2 – Janar 2012
Rritja e numrit të turistëve në këtë park erdhi si rezultat i përmirësimit të infrastruktures
rrugore në 3-4 vitet e fundit dhe të interesit që po paraqet Butriniti si pasuri botërore.
Më poshtë po paraqes një model krahasues të zhvillimi të turizmit në Parkun Kombëtar
të Durmitorit në Mal të Zi duke e krahasuar me zonën e Parkut Kombëtar të Thethit në
Shqipëri. Parku Kombëtar Durmitor si destinacion turistik nuk ka afersi gjeografike me
Shqipërinë por prapë e kemi zgjedhur si destinacion, pasi e shohim si konkurrentë
potencialë të Thethit nëse ky i fundit, sipas gjithë premisave favorizuese që ka,
zhvillohet turistikisht, por që në relitet është shumë largë zonës turistike të Durmitorit.
Parku Kombёtar Durmitor shtrihet nё juglindje tё alpeve Dinarike81. Ndërsa Parku
Kombëtar i Thethit shtrihet në kufirin midi Alpeve Perëndimore dhe Alpeve Lindore,
pikërisht në luginën e Shalës82 .
Pёr shkak tё bukurive të shumta natyrore Durmitor në vitin 1952 ёshtё shpallur Park
Kombetar. Ndërsa zona e Thethit si e tillë është shpallur në vitin 1966. Si zona e
Durmitorit ashtu edhe ajo e Thethit disponojnë potenciale të shumta natyrore dhe të
trashëgimisë kulturore, të cilat janë burim kryesor i zhvillimit të turizmit. Në zonën e
Durmitorit si rezultat i ndërtimit dhe përbërjes gjeologjike të relievit si dhe proceseve
gjeomorfologjike kanë ndikuar në formimin e disa kanjoneve ku më i njohuri është
kanjoni i lumit Tara, i cili cilësohet si një nga kanjonet më të bukura në botë83. Për
florën e pasur dhe karakteristike dhe për faunën unikale zona e lumit Tara është shpallur
pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës84.
Foto.2. Pamje nga zona e Durmitorit (Mali i Zi) Burimi: www.m ontenegrovisit.com
81
Andjelic M. – Nacionalni parkovi u turizmu Crne Gore, Cetinje 200482
Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 1990, fq. 4083
Andjelic M. – Nacionalni parkovi u turizmu Crne Gore, Cetinje 2004, fq. 9
84 Po aty, fq.11
Në aspektin klimatik të dy zonat dallohen për klimë tipike malore me dimër të gjat e të
fohtë me tempertarura të ulta dhe me reshje të konsideruara të borës.
Siç mund të vërehet të dy zonat, Durmitori dhe Thethi ofrojnë shumë mundësi për
zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Si rezultat i disa faktorëve që tashmë dihen si:
infrastruktura rrugore, infrastruktura komunale etj, zona e Thethit përsa i përket
zhvillimit të turizmit është shumë më mbrapa krahasuar me zonën e Durmitorit. Si
element tjetër dallues nëmes Durmitorit dhe Thethit është akomodimi, ku në durmitor
akomodimi bazohet në hotele të kategorive ndryshme si p.sh. hoteli Javor, hoteli
Durmitor etj, pastaj në apartamente private, vende për kampingje etj. Ndërsa në zonën e
Thethit akomodimi është i bazuar në shetpi private, pra mungojnë hotelet siç janë në
zonën e Durmitorit. Hotelet në zonën e Durmitorit ofrojn pothuajse të gjitha kushtet për
turistët si: restorante, bare, pishina, internet etj, gjë që në zonën e Thethit mungojnë
sidomos interneti, pishinat etj. Gjat qëndrimit në Durmitor turisti ka mundësi të gjej
gjithçka që do të përshtatet me shijet dhe me buxhetin e tij Kjo përbën një avantazh
konkurues për Durmitorin në krahasim me Thethin.
Ndërtimi i teleferikëve, pistës së skijimit etj, është një tjetër përparsi që vërehet në
zonën turistike të Durmitorit dhe që mungojnë në atë të Thethit.
Gastronomia e të dy zonave bazohet në ushqimet bio ku veçojm: prodhimet e mishit,
proshuten, peshkun, prodhimet e qumeshtit, mjaltin etj.
Foto.3. Pamje nga një park bletësh në zonën e Thethit (N.Avdiu 2011)
Ajri i pastër, burimet e shumta të ujit që vijnë nga burimet për rreth maleve si dhe bota
e pasur bimore mund të cilsohen si karakteristikë e përbashket e të dy zonave.
Një karakteristikë tjetër dalluese nëmes të dy zonave është edhe marketingu turistik. Në
këtë pik udhëtimet turistike drejt zonës së Durmitoret në të shumtën e rasteve relizohen
përmes paketave turistike nga touroperatoret e ndryshem vendas dhe ndërkombëtar, si
dhe nga Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, nga agjensit turistike etj.
Informacionin për zonën turistike të Durmitorit mund të gjindet edhe përmes internetit
në adresa të ndryshme. Ndërsa zona e Thethit iu prezantohet turistëve në mënyr
spontane nga agjensit turistike vendase ose përmes ndonjë guide turistike si dhe
internetit. Por në të vërtet infrastruktura e dobët, lën shumë për të deshiruar dhe është
pëngesa kryesore për çdo turist që preferonë këtë zonë turistike.
Një karakteristik tjetër dalluese nëmes të dy zonave janë edhe çmimet, ku Thethi
parqitet si zonë me çmime më të ulta krahasuar me zonën e Durmitorit. Kështu në zonën
e Durmitorit çmimet në hotele me 3 dhe 4 yje sillen nga 55 – 75 €, ndërsa në sektorin
privat çmimet sillen nga 15 – 20 €85. Në zonën e Thethit sipas intervistave të realizuara
në muajin korrik të vitit 2011 çmimet sillen nga 20 – 25 € dita ku përfshihen akomodimi
dhe tre vaktet e ngrënies. Sipas intervistave turistët e preferojnë këtë zonë për ajrin e
paster, për qetësin, për ushqimet, për natyrën piktoreske, për gjelbërimin etj. Turistët që
vijnë më së shumti kryesisht janë vendas si: Tirana, Durresi por ka edhe turistë të huaj
kryesisht me grupe deri në 10 – 15 veta, studentë, shkencëtar, adhurues të natyrës,
ambientalist etj. Ajo çka u vërejt nga intervistat e zhvilluara është e qartë se kjo zonë
përveç bukurisë natyrore po përballet me shumë problem. Edhe pse natyra i ka dhuruar
shumë gjëra, sipas banorëve mungesa e investimeve e ka spostuar dhe anashkaluar këtë
zonë turistike duke e lën në mëshirë të kohës. Sipas banorëve premtimet gjatë fushatave
elektorale kanë qenë të shumta por deri më sot çdo gjë ka mbetur në letër duke mos u
realizuar. Këtu mungojn shumë gjëra që do të ndikonin në zhvillimin e turizmit.
Mungojnë lidhjet me zonat e tjera të vendit ku si rezultat i reshjve të dëborës rruget
mbesin të bllokuara për muaj të tërë pasi ajo nuk është as e asfaltuar, furnizmi më
energji është shumë i dobët, mungojnë hotelet, mosha e re e popullsisë është larguar gjë
që ka çuar në rënien e numrit të banorëve në njëren anë dhe të fuqisë puntore në anën
tjetër etj. Për cilësinë e shërbimeve në këtë zonë as që mund të flitet. Nga intervistat u
vërjet se në mungesë të energjisë elektrike banorët përdorin gjeneratorët për tu ofruar
sadopak kushte atyre turistëve që qëndronjë për 2 – 3 ditë në objekte private familjare
duke shijuar bukuritë e Thethit. Nësë krahasojmë pasuritë natyrore të Durmitorit me
Thehin nuk ka ndonjë ndryshim, por shfrytëzimi i tyre në funksion të turizmit është i
ndryshëm. Pёrmirёsimi i sinjalistikёs rrugore dhe asaj turistike është një tjetër element
që mungon në këtë zonë etj.
Nga kjo që u trajtua më lart mund të konkludojmë se si zona e Durmitorit ashtu edhe ajo
e Thethit ofrojnë natyrë të njëjt, piktoreske dhe të panjohur me mundësi të shumta të
zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit si: ekoturizmi, turizmi malor, turizmin
dimëror, avanturesk, turizmin alternativ etj. Nësë niveli i zhvillimit të turizmit në zonën
e Durmitorit është në rritje, në Theth turizmi krahas vështirësive që paraqet është në
fazën e ti të parë. Eksperienca e Durmitorit mund të shërbej si model në zhvillimin e
turizmit në zonat malore.
Zhvillimi i turizmit malor kërkon edhe një infrastrukture akomoduese speciale të bazuar
në hotele me tre dhe katër yje të stilit alpin, shtëpiza malore, pista për ski, telefrikë,
sherbime cilësore në hotele86 etj, të cilat në zonën turistike të Thethit mungojnë. Këto
mund ti takojmë në zonën turistike të Durmitorit të cila mund të sherbejë edhe si model
se si mund të organizohet dhe zhvillohet turizmi edhe në Parqet Kombëtare.
Projekti "Dyzet hanet" tanimë ka dhënë rezultatet e tija duke ndikuar në promovimin e
vlerave turistike të zonave të veçanta natyrore dhe malore të Shqipërisë.
Nga analiza e potencialeve gjeografiko-natyrore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi vërehet
qartë se këto vende ofrojnë kushte të favorshme natyrore për zhvillimin e disa llojeve të
turizmit, të bazuar në pozitën e mirë gjeoturistike, kushtet e favorshme të relievit,
klimës, hidrografisë, botës bimore e shtazore etj. Natyra e bukur e këtyre vendeve,
sidomos bregdeti, por edhe zonat malore, parqet kombëtare etj, vazhdimisht kanë
tërhequr e po tërheqin një numër të konsiderueshëm turistësh që preferojnë këto
destinacione të levizjeve turistike. Nga ana tjetër janë pikërisht këto zona turistike
(bregdeti, zonat malore, parqet kombëtare etj), të cilat gjatë periudhes së tranzicionit që
kaluan të dy venedet iu janë nënshtruar edhe trysnisë së degradimit të shpejtë të mjedisit
dhe natyrës nga ndërtimet kaotike, si dhe turizmi masiv, sidomos në zonat bregdetare,
në të cilat ky lloj turizmi është tashmë prezent.
Gjithashtu nga analiza e potencialeve natyrore vërehet se Mali i Zi paraqet shumë
përparësi konkurruese, pasi ai ndodhet në nje fazë më të zhvilluar se turizmi në
Shqipёri. Mali i Zi ka një turizëm më të organizuar, duke u nisur nga infrastruktura,
aksesibiliteti, akomodimi dhe mënyra se si promovohet dhe shpërndahet produkti
turistik. Nga ana tjetër Shqipëria, me përmirësimet e dukshme në infrastrukturën
rrugore dhe prioritetin që qeveria po tregon ndaj turizmit, po tregon se se shpejti do të
bëhet destinacion i njohur turistik në rajon dhe Mesdhe.
Ruajtja dhe menaxhimi më i mirë i potencialeve natyrore, në veçanti të bregdetit, duhet
të zëjë vendin kryesor në politikat dhe strategjitë e zhvillimit të turizmit të dy vendeve.
Prezantimi më në nivel i potencialeve natyrore në panairet ndërkombëtare të turizmit,
orientimi drejt zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe konkurenca në tregjet turistike
rajonale, mendojmë se do të jenë sfidat kryesore në zhvillimin e turizmit në Shqipëri
dhe Mal të Zi.
2.3. Potencialet historiko-kulturore të Shqipërisë dhe të Malit të Zi dhe
rëndësia turistike e tyre
Zhvillimi i turizmit, përveç të tjerash nënkupton faktorë të ndryshëm historik dhe
kulturorë, të cilët ushtrojnë ndikim në pasurimin e qarkullimeve turistike me elementë
cilësorë. Siç dihet, çdo qëndrim turistik në një vend përveç diellit, rërës, detit e
rekreacionit, bazohet edhe në motivet kulturore dhe historike, duke u dhënë
qarkullimeve turistike një fizionomi komplekse, të cilat krijojnë kushte për qëndrim më
të gjatë turistik në një vend.
Turizmi kulturor përfshin një botë të gjërë, e cila lidh të shkuaren me të tashmen, ku
nuk mund të mbeten pas pasuri të shumta arkeologjike, arkitektonike, kulturore,
etnografike etj, që janë përfaqësuesit më të denjë të një vendi. Një turist, i cili ka
dëgjuar rastësisht, apo nga miqtë e tij, për një objekt historik që perfaqson një
trashëgimi kulturore të rrallë, përballet me çdo vështirësi që mund të hasë gjate
rrugëtimit të tij, vetëm e vetëm për t' ia arritur qëllimit për ta vizituar atë.
Turisti kulturor ka një target, i cili mund të variojë nga mosha 30 vjeç e lart dhe ka një
arsimim nga të paktën të mesëm, ose të lartë 87. Në të shumtën e rasteve turisti kulturor
është i interesuar mbi atë që ndodh jashtë shoqërisë dhe pozicionit gjeografik, ku jeton.
Ai kërkon të dijë për historinë, veçoritë arkitektonike (objektet e kultit ose ndërtimet të
tjera urbane që mund të shpalosin karakteristikat e vendit që ai viziton)88. Një vend të
rëndësishëm në hapsirën kulturore të një vendi zënë edhe muzetë, pikturat, muzika,
karnavalet, manifestimet e ndryshme, panairet etj.
Autorë të ndryshëm janë të mendimit se turisti kulturor nuk interesohet për koston, por
kërkon sherbimin dhe akomodimin e një cilësie të lartë.
Kur flasim për turizmin duhet të kemi parasysh se aktiviteti turistik është shumë i
larmishëm, sikundër janë edhe ndikimet e tij në zhvillimin ekonomik, kulturor e social
të një vendi, apo bashkësie lokale.
Turizmi kulturor ka filluar të bëhet popullor këto vitet e fundit në Europë. Kështu në
vartësi të burimit, apo destinacionit, mendohet se 35 deri në 70% e turistëve
konsiderohen turistë kulturorë 89. Nga studimet e bëra pranohet se turisti kulturor
shpenzon më shumë se turisti i zakonshëm90, ndaj mendohet që ai ka një ndikim më të
madh në zhvillimin ekonomik të zonave turistike në veçanti dhe vendit në përgjithësi.
Në të gjithë literaturën e menaxhimit të qendrave historike e kulturore monumentet që
mund të përdoren si objektiva turistike mund të klasifikohen në disa kategori, në varësi
kjo të rëndësisë së tyre historike e kulturore dhe vlerave që ato bartin. Si kategori të
tilla dallojmë:
Monumente kritike, ku bëjnë pjesë vepra, të cilat duhet të ruhen e mirëmbahen me çdo
kusht dhe ndërhyrjet në to janë mjaft të kufizuara.
Monumente të përhershme, të cilat lejojnë disa përshtatje të kufizuara, por duke
ruajtur gjithnjë karakterin e tyre në momentin që janë krijuar.
87
Qose R. – Shkodra – turizmi kulturor – STAGE TEK GTZ – Tiranë – Praktika 2005 ,fq.188
Po aty89 Antolovic J.- Immovable Cultural Monuments and Tourism - In Cultural Tourism Session Notes XII Assembly ICOMOS ,Mexico 1999 , fq.10490 Reisinger, Yvette. Tourist-Host Contact as a Part of Cultural Tourism, World Leisure and Recreation,36 (Summer), 1994 fq. 26
Monumente të tregëtueshme, të cilat mund t'i nënshtrohen ndryshimeve në formën
dhe funksionet e tyre fillestare me qëllim që të transformohen në burime vlerash të reja
për komunitetin dhe brezat që do të vijnë.
Si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të Zi, mungojnë objekte turistike të klasit të I-rë, apo
te kategorise “A”, siç quhen ndryshe. Kjo do të thotë që këto vende nuk kanë objekte
kulturore dhe historike të nivelit të Koloseumit apo Akropolit, nuk kanë objekte fetare
të nivelit të Tempullit të “Sagrada Famila”- kryeveprës së Gaudit, apo Xhamisë Blu të
Stambollit, ashtu sic nuk kanë as ndonjë vepër arkitektonike të nivelit të Kullës Eifel etj.
Këto janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë kulturore të vendeve të tjera, të cilët
tërheqin shumë herë më shumë turistë në vit se sa numri i turistëve që vizitojnë Malin e
Zi dhe Shqipërinë.
Megjithatë, krahas potencialeve gjeografiko-natyrore, Shqipëria dhe Mali i Zi, me
historinë, kulturën dhe traditën e tyre, ofrojnë potenciale të rëndësishme historike dhe
kulturore në fushen e turizmit. Si rezultat i zhvillimeve në kufijtë midis Lindjes dhe
Perëndimit, të dy vendet ofrojnë origjinalitetet dhe të veçantat e tyre midis dy kulturave:
Orientit dhe Modernizmit.
Me historinë dhe kulturën e saj të pasur si një ndër vendet më të lashta të Europës,
Shqipëria ofron të veçantat e saja edhe në fushën e turizmit historiko- kulturor. Të
njëjtën gjë mund të themi edhe për Malin e
Zi, por në një prizëm tjetër. Nuk ka ndoshta
popull tjetër në Ballkan dhe Europë që të ketë
provuar në historinë e tij kaq shumë kthesa
dhe ndryshime sa populli shqiptar91. Dëshmi
për këtë është jo vetëm gjuha e vjetër shqipe
e folur dhe e shkruar, por edhe një numër i
madh objektesh të ndryshme historike dhe
kulturore te vizitueshme si:
91 Doka Dh.,Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – SHBLU , Tiranë, 2002 fq. 186
vendet dhe objektet arkeologjike (Butrinti, Apollonia, Dyrrahu etj), të cilët paraqesin
interes të veçantë për turistë vendas dhe të huaj. Në foto është paraqitur qyteti antik i
Apollonisë.
Nisur nga këto vlera shumë prej tyre janë
kthyer në qendra monumentale të mbrojtura
nga shteti, madje Butrinti ndodhet nën
mbrojtjen e UNESCO-s. Për vlerat e
shumta arkeologjike dhe natyrore Butriniti
është shpallur Park Kombëtar.
Kur flasim për produktin turistik me
karakter historiko-kulturorë në Shqiperi,
kalatë dhe kështjellat mesjetare, si: Rozafa, Kruja, Berati, Tepelena, Gjirokastra,
Petrela, Preza etj, kanë potencialin më të madh për të zënë vend akoma më të
rëndësishëm në shërbim të turizmit. Duke pasur parasysh madhësinë e territorit të
vendit, mund të thuhet se Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm kalash, të cilat janë
të shpërndara pothuajse në mënyrë të rregullt në të gjithë vendin. Pozicioni i tyre
dominues, kryesisht mbi qytetet e vendit, historia që mbartin, si dhe shumllojshmëria e
tyre, mund t’i kthejë ato në objekte tërheqëse të një rëndësie të veçantë për turistë. Disa
nga këto kala krijojnë jo vetëm mundësi për t' u vizituar, por edhe mundësi banimi,
ushqimi, argëtimi etj.
Objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, teqe etj, të cilat dëshmojnë për
ekzistencën e besimeve të ndryshme dhe tolerancën fetare në Shqipëri jane nje
pasuri tjeter me vlera kulturore, turistike etj.
Objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo rajon e madje shpesh çdo
fshat i vendit ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe veshjesh. Kësaj i
shtohen edhe guzhina tradicionale shqiptare dhe mikpritja e njerëzve. Në këtë
kontekst një turisti do ti intersonte të njihej më mënyrën e jetesës, veshjen,
ushqimin, traditën, zakonet etj, të krahinave të Shqipërisë, e cila përmban të
veçantat e saj në këtë drejtim dhe që rrallë mund të gjenden në ditët e sotme në
rajonin e Mesdheut. Të gjitha këto mund të vihen në shërbim të turizmit shumë
më mirë se deri më sot. Si potenciale të turizmit kulturor në Shqipëri bëjnë
pjesë edhe shtëpitë tepër karakteristike, p.sh. shtëpit në formë kulle në veri të
vendit, shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës, Beratit etj, pazaret e vjetëra, si ai i
Krujës , Korçës etj, në të cilat ndërthuren në mënyrë origjinale arkitektura
mesjetare me artizanatin vendas, duke paraqitur interes të veçantë për t'u
vizituar nga turistët.
Institucionet e ndryshme kulturore, si ato museale, teatrale, sportive etj, të
cilët mund ti shërbejnë mjaft mirë edhe
sektorit turistik. Ndër muzet të cilët
paraqesin interes dhe vlera të veçanta për
tu vizituar janë:
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, në të
cilin tregohet
historia e popullit
shqiptar që nga
antikiteti e deri në ditet e sotme, Muzeu Kombëtar i Gjergj
Kastriotit në Krujë, i cili paraqet heroizmin e popullit shqiptar
në luftën kundër perandorisë otomane nën udhëheqjen e heroit
kombëtar Gj.K.Skënderbeut, Muzeu i Onufrit në Berat, Muzeu i
Armëve në Gjirokastër, Muzeu i Kulturës Mesjetare në Korçë
etj, si dhe muzetë etnografikë, të cilët e bëjnë më interesante
dhe e plotësojn edhe më tej ofertën kulturo-historike të Shqipërisë.
Ekzistenca e disa qëndrave të cilësuara ndryshe edhe si "Qytete muze" si:
Berati, i cili veçohet me kalanë madhështore që përbën edhe bërthamen e vet qytetit
me moshë mbi 2400 vjeçare, muzeun
Onufri, shtëpitë karakteristike të
lagjes Mangalem e Gorica për vet
mënyrën e ndërtimit të tyre etj,
krijojnë pamje interesante duke i
dhënë emrin qyteti i "Mijërave
dritareve".
66
Gjirokastra, ndryshe njihet me emrin "Qyteti i gurtë". Ky emër vjen nga stili
karakteristik i ndërtimeve, ku çdo gjë është e ndërtuar në gurë me një mjeshtëri të
veçantë që krijon për turistët një dukuri tepër
interesante, e cila rrallë mund të takohet në
vendet e tjera të rajonit.
Si"Qytetmuze" i njohur në Shqipëri është edhe
Kruja. Për vet pozitën e favorshme
gjeografike në shpatin e malit, e rrethuar me
ullinj dhe kultura të tjera të drunjta, qyteti i
ofron vizitorëve dy komplekse të veçanta për
tu vizituar. Në njërën anë është kalaja me të
veçantat e saj si një kompleks i tërë turistik,
ndërsa në anën tjetër është Pazari i Vjetër dhe karakteristik, në të cilin ekspozohen
objekte dhe sende të ndryshme nga artizanati i njohur krutan. Janë këto potenciale
kulturo-historike të cilët e bëjnë Krujën njërën nga qendrat më të rëndësishme dhe më të
vizituara nga turistët vendas dhe të huaj.
Shkodra dhe Korça janë dy qendra të tjera njohura në hartën turistike të Shqipërisë.
Për pozitën e saj gjeografike, e vendosur në nyjen hidrografike që krijohet midis liqenit
te Shkodrës, lumit Buna dhe Drinit, Shkodra është qendra ekonomike, historike dhe
kulturore më e rëndësishme e pjesës
veriore të Shqipërisë. E kaluara historike e
këtij qyteti ka lënë gjurmët e saj edhe në
ditët tona, duke përbër potenciale të
rëndësishme turistike. Ndër potencialet
kulturoro-historike të këtij qyteti vendin
kryesor e zë kalaja e Rozafës, e cila
përbën ndërtesën historike më madhore
me vlera të rëndësishme për turistët.Fototeka Marubi, lagjet, shtëpitë dhe
rrugicat karakteristike shkodrane, Ura e
Mesit, si dhe objektet fetare si:
Katedralja e qytetit, Xhamia e plumbit
etj., përbëjnë objektet më të vizituara në
këtë qytet.
Qyteti i Korçës dallohet si qendra më e
rëndesishme e pjesës juglindore të
Shqipërisë. Korça ka shërbyer gjithmonë
si një pikë lidhëse tregtare dhe
komunikimi midis pjesës lindore dhe perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Ky qytet i
njohur për kulturën qytetare i ofron turistëve përveç tjerash edhe objekte nga e kaluara
historike, të cilat vlerësohen për origjinalitetin e veçantë. Korça njihet edhe si qytet i
arsimit, dijes etj. Ndikimi i administrimit frances që kaloi ky qytet gjatë Luftës së Parë
Botërore padyshim që dëshmohet edhe sot nëpërmjet stilit urbanistik të ndërtesave që i
përkasin asaj periudhe. Si ndër objekte të rëndësishme kulturoro-historike të ketij qyteti
që vizitohen nga turistët vlen të përmenden: Pazari i Vjetër, rrugicat e gurta me shtëpitë
karakteristike të këtij qyteti, shkolla e pare ne gjuhen shqipe, muzet, objektet e kultit etj.
Ajo çka e veçon Korçën nga qytetet tjera të
Shqipërisë janë edhe serenatat e njohura si
pjesë e pandashme e këtij qyteti.
Iso Polifonia shqiptare si një pasuri e
trashigimisë kulturore përbën një thesarë
tjetër të çmuar dhe duhet të promovohet
krahas potencialeve tjera të turizmit
kulturor në Shqipëri. Nga greqishtja e
vjetër fjala polifoni do të thotë
shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy
a më shumë zëra.
Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej
brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në
polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në
mënyrën se si interpretohet. Nisur
nga këto vlera të pamohueshme të
polifonisë shqiptare në
trashëgiminë tonë shpirtërore por
dhe në atë botërore, më 25 nëntor
2005, ajo u shpall “Kryevepër e
trashëgimisë gojore e njerëzimit”,
mbrojtur nga UNESCO92.
Në Mal të Zi turizmi kulturor
mbështetet në objektet e
ndryshme që ashtu si edhe Shqipëria përjetuan një të kaluar të bujshme historike.
Kultura në Mal të Zi është zhvilluar nën ndikimin e civilizimeve të ndryshme, të cilat
kanë lënë gjurmët e tyre në shumë lokalitete93. Zbulimet arkeologjike treguan qartë se
territori i Malit të Zi është i populluar që në periudhat antike. Dëshmi për këtë janë
faktografimet e periudhave të ndryshme historike që janë gjetur në qytetet e Malit të Zi,
92
Wikipedia93 Startegija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Podgorica 2008
si në: Ulqin, Budva, Kotor, Tivat, Risan, Duklja etj. Pjesa më e madhe e objekteve
kulturore-historike që ndodhen në Mal të Zi i takojnë periudhës mesjetare. Si objekte të
tilla veçojmë kalatë, ose si njihen ndryshe Qytetet e Vjetra, ku më të njohurit janë:
Kalaja e Ulqinit, Tivarit, Budvës, Kotorit, Herceg Novit etj. Secili nga këto qytete të
vjetra përmbajnë të veçantat e tyre dhe potenciale për tu vizituar nga turistët.
Ndryshe nga Shqipëria, Malit të Zi i mungojnë qytetet antike, të tillë si: Apollonia,
Butrinti, Dyrrahu etj, si dhe muzeume të nivelt të tillë, siç është ai i Krujës, muzeu
Kombëtar etj. Kjo për Shqipërinë është një avantazh më tepër në zhvillimin e turizmit
kulturoro-historik.
Në Mal të Zi objekteve historike dhe kulturore iu kushtohet një vëmendje e veçantë.
Kjo vërehet nga aspekti i infrastrukturës, mirmbajtjes dhe ruajtjes së tyre. Ndërsa në
Shqipëri infrastruktura, sidomos ajo rrugore në afersi të disa objekteve historike dhe
kulturore, paraqitet me probleme gjë që e vështirëson arritjen e tyre nga turistët. Prandaj
është e nevojshme që institucionet kompetente
të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës
turistike në mjaft qendra kulturore dhe
historike të vendit. Ndërsa në Mal të Zi raste
të tilla pothuajse janë të papërfillshme.
Si qendra më e rëndesishme e turizmit
kulturor në Mal të Zi është Kotorri. Në
qytetin e Kotorrit janë ruajtur me fanatizëm
gjurmët e epokave të ndryshme historike.
Kotorri është qytet i traditës së pasur kulturore
dhe njëri nga qëndrat e urbanizuara mësjetare
e ruajtur më së miri deri në ditet tona94. Për këtë Kotorri që në vitin 1979 është
regjistruar në listën e trashëgimisë kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s95.
Ndikimi i sundimit Venedikas ka lënë gjurmët e veta edhe në këtë qytet me stilin
karakteristik të ndertimeve. Katedralet e ndryshme që ndodhen në qytetin e Kotorit, e
94 Grup autoresh – Turistiçki vodi
Montenegro , Podgorica 2008 , fq. 25
ku më e rëndësishmja është ajo e Shën Tr
objektin më të rëndësishëm dhe më të vizitue
i anijeve, pazari i miellit dhe i armëve e s
ndikojnë në zhvillimin e turizmit kulturor. N
më Dubrovnikun e Kroacisë, por në permasa
Budva me qytetin e vjetër, e sidomos më ishullin turistik të Shën Stefanit që janë
paraqitur në fotot e mësiperme, ofron
bukuritë dhe të veçantat e saj në turizmin
kulturor.
Tivari dhe Ulqini janë dy qendra të tjera të
njohura në bregdetin e Malit të Zi që
mbartin nje histori te veçantë.
Kalaja e Ulqinit, siç vërehet edhe në këtë
foto me një histori mbi 2000 vjeçare, me
gjurmë nga periudha ilire, e ndërtuar me një stil të veçantë mesjetar, përbën qendrën
më të vizituar të turizmit kulturor.
Gjithashtu në hapsirën turistike të Ulqinit gjendet edhe Qyteti Mesjetar i Shasit, i cili
ështe lënë në harresë dhe në dorë të natyrës. Ky qytet me legjendën prej 365 kishave, e
pasuron ofertën turistike të Ulqinit. Është për të ardhur keq se një "qyteti historik" me
një të kaluar të bujshme është lënë në gjendje të mjerueshme dhe kjo konstatohet edhe
nga ato pak turistë te huaj që e vizitojnë, të cilët zhgënjehen nga gjendja në të cilën
është lënë ky monument historik. Qyteti i vjetër i Tivarit i takon shek.X-XI97. Në
brendësinë e këtij qyteti janë të ruajtura themelet e katedrales romano-gotike të shek XI,
si dhe depoja turke e barutit etj, të cilët përbëjnë objekte mjaft interesante për tu
vizituar.Ndikimi i kulturës sllave padyshim që ka
lënë gjurmët e saj në shumë pjesë të Malit
të Zi. Kjo vërehet nga prania e shumë
manastireve mesjetare, sidomos në
hapsirën që nga qyteti i Tivarit e deri në
Herceg Novi. Një nga manastiret me te
vizituar është manastiri Ostrog që është
paraqitur në këtë foto dhe që gjendet ne
relacionin Podgoricë – Nikshiq.
Qyteti historik i Cetinës me kulturë dhe
traditë, me ndërtime dhe arktitekturë te
veçantë, është një tjetër qendër e rëndësishme në harten turistike të Malit të Zi. Zona
qendrore dhe veriore e Malit të Zi, me objekte historike nga periudha e Habzburgëve,
periudhës sllave, si dhe perandorisë osmane etj,
përbën një destinacion tjetër të rëndësishëm të
turizmit historiko-kulturor.
Në këtë zonë si objekti më i njohur nga e
kaluara historike është Manastiri Moraça si dhe
Xhamia e Hysen Pashait, që ndodhet në qendër
të Plavës.
Siç vërehet edhe në foto Minareja e saj është
42m e lartë, një nga më të lartat në Ballkan.
97 Dr.Perovi M. – Razvoj turizma na podruju Bara i Ulcinja u XIX i prvoj polovini XX vijeka – Zbornik radova sa naunog skupa Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX vijeka , fq.74
– Cetinje , 1997
Xhamia u ndërtua në fund të shekullit të 16-të, më saktë mes viteve 1573-1594, nga
Hysen Pasha98 . Xhamia u bë me gur të gdhendur dhe ka zbukurime të shumta të
brendshme, të cilat tërheqin shumë vizitorë. Muret janë vizatuar me detaje florale nga
Kurani. Mes librave e dorëshkrimeve të vjetra që gjenden në xhami, ndodhet edhe një
dorëshkrim i Kuranit, që mendohet se është më shumë se 200-vjeçar99.
Prania e disa nacionaliteteve, kulturave, traditave, veshjeve, kulinarisë etj, në hapsirën e
Malit të Zi dhe të veçantat që ato ofrojnë nga njëra zonë në tjetrën, e pasurojnë edhe më
tepër ofertën kulturore dhe historike këtij vendi. Manifestimet, panairet etj, që
zhvillohen në qytetet bregdetare të Kotorrit, Budvës,Ulqinit etj, sidomos gjatë sezonit
veror, ngjallin kureshtjen e shumë turistëve të apasionuar pas turizmit kulturoro-
historik.
Nga kjo analizë e resurseve kulturoro-historike të të dy vendeve vërehet qartë prania e
mjaft objekteve me rëndësi të veçantë historike dhe turistike. Gjithashtu analiza tregoi
se objekteve historiko - kulturore duhet t’u kushtohet një vemendje më e madhe nga
institucionet përkatëse për ruajtjen e tyre si vlerësimin, menaxhimin, prezantimin dhe
përfshirjen e tyre në guidat turistike etj, pasi këto objekte janë edhe pasuri kombëtare.
Rritja e numrit të turistëve që preferojnë obejktet historiko – kulturore po krijon një
linjë të re të zhvillimit të turizmit e cila duhet të vlerësohet krahas turizmit bregdetar ose
dimëror dhe duhet të shikohet si alternativë dhe mundësi për zgjatjen e sezonit turistik.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore sidomos të qyteteve të vjetra, si: Berati, Kruja,
Gjirokastra, Korça, Shkodra etj, në Shqipëri dhe Kotorri, Budva , Ulqini etj, në Mal të
Zi, do të ndikojë në zhvillimin e turizmit qytetar. Turizmi kulturor dhe ai qytetar duhet
të zëjë një vemendje të veçantë edhe në politikat dhe strategjitë turstike të të dy
vendeve.
2.4. Potencialet humane dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e turizmit
Nё zhvillimin e njё vendi, pёrveç pasurive natyrore dhe kulturore, vend tё rёndёsishёm
zёnё edhe burimet njerёzore. Popullsia e Shqipërisë ka moshën mesatare më të re në
Europë (29 vjeç). Koha pas ndryshimeve tё vitit 1990 solli zhvendosje tё mёdha
98 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi – Punim Masteri , Tiranë 2009 , fq.9999 Po aty
demografike. Nga njëra anё emigruan qindra-mijёra shqiptarё (gati 800.000) dhe nga
ana tjetër qytetet u rritёn sё tepërmi si pasojё e lëvizjeve tё brëndshme100 migruese. Në
Mal të Zi rreth 34% e popullsisë ka moshën nën 25 vjeç duke e cilësuar si një popullsi
me moshë relativisht të re, ndërsa rreth 13% e popullsisë ka moshën mbi 65 vjeç101. Në
këtë pikë popullsitë e të dy vendeve ofrojnë potenciale të mëdha në zhvillimin e
turizmit.
Sektori i turizmit u ofron mundësi të shumta punësimi njerëzve të çdo moshe dhe
aftësie. Turizmi është një industri që karakterizohet nga përfshirja intensive e krahut të
punës. Në Shqipëri industria e turizmit kontribuon me rreth 11% të Prodhimit të
Brendshëm Bruto, duke punësuar afro 8% të popullatës102. Ndërsa në Mal të Zi
kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto llogaritet nga 5.1 - 8.8%103. Në
Mal të Zi sektori i turizmit punëson nga 7.4 – 12.7% të numrit të përgjithshëm të te
punësuarve104.
Burimet njerëzore për këtë industri janë vleresuar si ‘lëndë e parë’105
, ato janëparashikuar nga ekspertët si faktori më i rëndësishëm që do të përballohet nga kjo
industri gjatë dekadave të fundit dhe në vazhdim. Në Stretgjinë e zhvillimit të turizmit
në Mal të Zi deri në vitin 2020, parashihet një rritje e ndjeshme e numrit të të
punësuarve në sektorin e turizmit me rreth 65.700 vende pune106. Por krahasuar me
ritmet e rritjes së turizmit në Mal të Zi si dhe situates financiare globale realizimi i këtij
qëllimi është i vështirë.
Për të rinjtë, puna në turizëm shpesh përfaqëson kontaktin e parë me jetën e punës,
duke iu ofruar atyre mundësinë për të fituar aftësi ndërpersonale dhe sociale shumë të
nevojshme në industrinë e shërbimeve për klientët. Gjithnjë e më shumë turizmi ofron
mundësinë e shtimit të vlerës së punësimit në fusha të tjera, përmes shumëpunësimit
dhe punësimit në sektorët që lidhen me mjedisin dhe trashëgiminë.
100
Për më tepër shih: Austrian Development Coorperation – Shqipëria Programi 2007-2009, fq.6101
Për më tepër shih: Plani hapsinor i Ulqinit, Podgoricë 2011 fq.66102
Grup autorësh-Turizmi, sektor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë shqiptare- 2007103
Centralna Banka Crne Gore, Sektor za istrazivanju i statistiku, Podgorica 2011, fq. 14104
Po aty, fq. 18105
Poaty fq. 16106
Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Ministarstvo turizma i zaštite životne sredine,decembar 2008. godina.
Megjithatë, disa nënsektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune (orë pune të
çrregullta dhe të gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe
sigurimi shoqëror nën mesataren), nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për
karrierë dhe një përqindje të lartë të pune në të zezë107.
Në turizëm, stafi është pjesë përbërëse e përvojës së klientit dhe njerëzit që punojnë në
këtë industri mund të përbëjnë burimin kryesor të avantazhit konkurrues. Në mënyrë që
Shqipëria të dallojë nga vendet e tjera konkurruese, duhet të ketë tipare unike për sa i
përket aftësive, njohurive dhe sjelljes së punonjësve të kësaj industrie.
Por çfarë cilësie ofrojnë burimet njerëzore në turizmin shqiptar dhe atë malazez? A i
kënaq ajo kërkesat dhe nevojat e klientit (turistit)?
Tashmë në Shqipëri gjen hotele dhe restorante të ndërtuara me materiale të shtrenjta, me
mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por ndërkohë
hoteli mund të mos jetë i pastruar mirë, mund të mos ketë ujë apo drita, mund të mos
punojë dushi, mund të mos gjesh njeri të komunikosh në gjuhë të huaj, shërbimi mund
të fillojë të ofrohet me vonesë, vendosen çmime më të larta për të huaj apo kosovarë108
etj. Kur ankohesh për këto, përgjigja shpesh është se mund të shkoni në vend tjetër. Te
gjitha këto kanë të bëjnë me kulturën e shërbimit dhe ndikojnë në formimin e imazhit të
shërbimit në turizmin shqiptar.
Në anën tjetër, hotelet në Mal të Zi sidomos në zonën bregdetare, pothuajse janë të
vjetër të ndërtuar para viteve 1990 që ndryshe njihen si hotele te tipit Jugosllav109 me
një infrastrukturë dhe cilësi shërbimi që nuk mund të cilësohet e mirë për çmimin që një
turistë paguan dhe me probleme të shumta, sidomos në kualifikimin e kuadrit dhe
personelit të ri në turizmë. Përjashtim në këtë drejtim bën Budva, ku numri i hoteleve
është më i madh dhe ku një numër i konsiderueshëm i tyre janë ndërtuar dhe restauruar
gjatë dekadës së fundit si, p.sh. hotelet: "Splendin", "Maestral", "Quin of Montenegro",
"Mediteran", "Tara" etj. Disa prej këtyre hoteleve janë me 4 dhe 5 yje të kategorizuara
107 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës
29.10.2003108
Po ayt109 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad 2010, fq.115
nga Ministria e Turizmit e Malit të Zi110. Shërbimi në këto hotele është i një niveli më të
lartë krahasuar më Shqipërinë, pasi edhe struktura e turistëve ndryshon. Kryesisht në
këto hotele qëndrojnë turistë nga Europa Përendimore si (Franca, Gjermania, Britania e
Madhe etj). Një dukuri që vërehet në personelin hotelier në Mal të Zi është se të rinjtë,
kryesisht ato që kanë mbaruar fakultetin e turizmit në Kotorr ose ne Podgoricë dhe
gjetiu, nuk preferojnë të punojnë pune të tilla si, p.sh kamarier etj, por duan vende kyçe,
prandaj një numër i madh i personelit hotelier në Budva, Kotorr, Ulqin etj, janë nga
Serbia, Kosova, Bosnja, Shqiperia etj, të cilët nuk kanë një përvojë të gjatë në turizëm
dhe në të shumtën e rasteve ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit111
.Ai që ka provuar eksperiencat e turistit të këtyre shërbimeve vëren një “karakteristikë”
të turizmit shqiptar në krahsim më atë malazez që janë ndërtimet luksit, por që në mjaft
raste mbesin si të akullta, nuk mbushen me gjallërinë dhe ngrohtësine e mikpritjes, duke
humbur kështu luksin dhe elegancën për shkak të shërbimit që ofrohet112.
Duhet theksuar se fajtorë për këte nuk janë vetëm pronarët dhe punonjësit. Këta të
fundit shpesh kanë dëshirën dhe vullnetin për të bërë diçka të bukur, por u mungon
kultura e duhur profesionale që të dallojnë se cilat janë kërkësat dhe nevojat e turistëve
dhe prioritet e tyre.
Cilësia e punës në turizëm dhe mënyra se si ky sektor perceptohet si zgjedhje për
karrierë duhet përmirësuar duke rishikuar në:
Mundësinë e punësimit të menaxhereve dhe të personelit tjetër hotelier
(kamarier, guzhinier, recepcionist etj) që kanë mbaruar arsimin perkatës dhe të
njohin gjuhë të huaja, si dhe të kenë pervojë në turizëm.
Nivelin e pagave dhe sigurimet shoqërore.
Modelin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e orëve të punës, por duke
mbajtur parasysh që modeli të përputhet me atë të kërkesës së klientit.
Aftësinë për të ofruar punë me kohë të plotë, gjatë gjithë vitit dhe me kontrata
afatgjata.
110
Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, dokument intern111 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad 2010, fq.132112 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës29.10.2003
Oportunitetin dhe mundësinë e ngjitjes në karrierë.
Shumë nga këto çështje nuk janë unike për turizmin. Megjithatë, rishikimi i tyre do të
ndihmonte për të përballuar problemin e tanishëm të rekrutimit të stafit me aftësi të
pamjaftueshme dhe të reduktimit të përqindjes së punonjësve që lënë vendin e punës.
Sfida e biznesit turistik do të jetë zhvillimi i praktikave të burimeve njerëzore të
konceptuara mirë113. Dialogu social ndërmjet punonjësve, punëdhënësve dhe
përfaqësuesve të tyre duhet forcuar. Në botë ka shembuj ku puna e organizuar në
mënyrë inovative bazuar në dialogun e punëdhënësve me punonjësit (apo sindikatat) ka
sjellë punësim me cilësi më të lartë, më shumë punë me kohë të plotë, si dhe më shumë
fitime.
Kompanitë duhet të angazhojnë punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre në vendosjen dhe
përmbushjen e synimeve që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë. Ky duhet të jetë një
proces i dyanshëm. Ai duhet të përfshijë vetëdijen e punonjësve për nevojën thelbësore
e të qenurit konkurrentë në industrinë turistike, në rast se bizneset duhet të ofrojnë punë
të qëndrueshme në të ardhmen, si dhe vetëdijen e punëdhënësve dhe të kompanive
turistike për nevojën e punonjësve për punë të sigurt dhe të qëndrueshme, në rast se
bizneset duan të rekrutojnë dhe mbajnë staf të kualifikuar dhe të motivuar.
Sfida për përmirësimin e cilësisë së punës në sektorin e turizmit dhe rritjen e
konkurrueshmërisë së tij kërkon përpjekje të koordinuara për forcimin e trajnimit dhe
vendosjen e një strukture karriere. Kjo do të ndikonte në lëvizjen e punonjësve
gjeografikisht dhe mes sektorëve.
Veprimi duhet të mbajë parasysh çështje të tilla si:
Zbatimi i standardeve më të mira (p.sh. i atyre europiane) në trajnimet për turizmin në
të gjithë territorin e vendit.
Shkëmbimi i praktikave të përshtatshme në turizëm, duke kapërcyer gjuhën dhe çdo
barrierë tjetër që mund të pengojë përvetësimin.
Futja e çështjeve të qëndrueshmërisë së turizmit në programet e trajnimeve dhe
edukimit për turizmin.
113 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës29.10.2003
Promovimi aktiv dhe puna me marrëdhëniet publike për të kuptuar punën në turizëm si
çështje kariere dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në trajnimet e të gjitha niveleve.
Nëse do të analizojmë historinë e industrisë shqiptare të turizmit do të shohim se ajo ka
shumë pak traditë krahasuar me turizmin malazez që karakterizohet me një traditë të
gjatë e të bërit turizëm. Duke marrë parasysh historine 40 vjeçare të një regjimi që
luftonte konceptin e një shoqërie konsumi, ku ofrimi i shërbimeve të shlodhjes dhe
argëtimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarisë nuk u zhvillua nga
varferia, ku ne sferën e shërbimeve ekzistonin vetëm restorante popullore apo gjelltore
të ushqimit social dhe ndërtimi i hoteleve në qytetet kryesore u bë vetëm në vitet 1970
atehere kur nevoja per valutën e huaj u pa e domosdoshme114.
Kjo shpjegon edhe interesin e pakët të opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse vërehen
ndryshime gjatë viteve të fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike
gjatë muajve të sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet për realizimin e spoteve
publicitare sensibilizuese që i tregojne opinionit publik vendas për rëndësinë që ka
turizmi në zhvillimin ekonomik, të nxisin sjelljen e kulturuar dhe shërbimin në nivelin
e duhur apo kritikojnë fenomenin e përfitimit, tentativat zhvatese, indiferencën qe vihet
re shpesh në sektorin e shërbimeve në pergjithësi etj. Këto duhet te financohen nga
qeverit e te dy vendeve shqiptare dhe malazeze (ne bashkpunim dhe me NGO
përkatëse) dhe të transmetohen në menyrë të vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes
dhe gjatë sezonit turistik, me logon e qartë p.sh. "Mesazh i qeverise shqiptare"115 ne
fund te spotit. Kjo praktikë aplikohet shpesh në vendet perëndimore si dhe të atyre
fqinje si p.sh. Kroacia, Mali i Zi, Turqia etj, dhe që ka si qëllim luftimin e fenomeneve
negative, por edhe për të transmetuar ide te reja, pozitive për zhvillimin e vendit.Turisti
i sotëm modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por çfare do bëjë atje ku do
vejë. Eksiston një boshllëk shumë i madh ndërmjet kërkesës për menaxher dhe
struktures arsimore të profilit të turizmit. Tre shkollat e mesme që ka Shqipëria nuk
mund të përgatisin menaxhere të tillë. Ka ardhur koha të mendohet seriozisht për
hapjen e një shkolle të lartë profesionale turizmi, e cila do përgatisë nxenësit me të
mirë të këtyre shkollave të mesme drejt nivelit të menaxhereve. Me një traditë të gjatë
114 Dervishej L., Gërxhani K. – Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional – Gazeta Korrieri i datës
29.10.2003115 Po aty
në turizëm Mali i Zi e ka më të konsoliduar edhe pregatitjen e kuadrove në fushën e
turizmit. Në Mal të Zi egzistojnë disa shkolla të mesme dhe të larta që pregatisin kuadro
në hoteleri – turizëm i tillë është p.sh. Fakulteti i Kotorrit me një traditë të gjatë në këtë
degë.
Hapja e një shkolle të tillë në Shqipëri nuk është e lehtë kur mendon kushtet dhe
eksperiencën që vendi ka në turizëm, por po të vlerësohet seriozisht rëndesia e saj, po
të bashkepunojnë Ministritë e Turizmit dhe Arsimit me sektorin private, tre shkollat e
mesme dhe Universitetet, si dhe bashkëpunimi me vendet fqinje si Mali i Zi, Kroacia,
Greqia apo Italia me një eksperiencë në turizem, kjo zgjidhje nuk është e pamundur.
Dhe nëse të gjitha palët japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca, mund të
merret nga shkolla te ngjashme perëndimore, të cilat janë gjithmonë të gatshme të
ndihmojnë në raste të tilla, kur shikojnë një angazhim serioz nga pala vendase.
Deri sa të hapet një shkolle e tillë, duhen parë mundesitë e shpejta (që të paraprijmë
sezonet e afërta të turizmit) për përgatitjen dhe thithjen e manaxhereve të rinj.
Mendojmë se ekzistojne dy alternativa:
1. E para ka të bëjë me thithjen e atyre pak studentëve që kanë bërë apo po bëjnë
një shkollë të tillë në vendet me turizëm më të zhvilluar se ai i Shqipërisë ose i
Malit të Zi.
Që të tërhiqen studentë të tille në sektorin publik apo privat, duhet të kihet parasysh që
kjo nuk bëhet duke u ofruar një vend pune si recepsionist, prerës biletash, kamarier etj.
Po ashtu studentë të tillë që shpesh mund të kenë një background me të pasur sesa vetë
shefat e tyre potencial shqiptarë, nuk mund të vlerësohen me një rrogeë të ulët, kur
ndërkohe puna me e rëndomte që ata mund të gjejnë në perendim u ofron te pakten
shumë më tepër.
Dihet që pagat në Shqipëri janë të ulta, prandaj një zgjidhje (sidomos për ata studente
që kanë vështirësi për të gjetur një punë jashte shtetit) mund të jetë kompensimi
nëpërmjet angazhimit të kompanive shqiptare drejt produktit turistik vendas. Nesë p.sh.
një agjensi turistike merr përsipër sfidën për të “zbuluar”, perfshirë në paketen turistike
dhe shitur produktin shqiptar, atëhere ky produkt do zhvillohet më shumë, gjë që do
sjellë edhe rritjen e normes së fitimit, pra dhe të shpërblimit të punonjësve. Në të njëjtën
kohë do tërheqi vemendjen edhe të operatorëve turistik të huaj, si rezultat do rrisi dhe
numrin e turistëve.
Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron më shumë të ardhura dhe garanci për të
ardhmen, si dhe u jep më shumë mundësi studentëve të tillë të vënë në praktik njohuritë
e tyre dhe kjo mund të jetë nje arsye për ta që të mos presin të njëjtën rrogë.
2. Alternativa e dytë është sponsorizimi i studentëve më të mirë të turizmit në
Shqipëri dhe Mal te Zi për të sudiuar në një shkollë perëndimore. Kjo mund të
bëhet nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit privat (individualisht ose të
organizuar) me shkollat përkatëse në vend. Me këta studentë mund te lidhet një
kontratë, ku kompani të ndryshme mund të paguajnë një bursë (përvoja tregon
që nuk është ndonjë shumë e madhe për këto kompani) për studim të këtyre
studentëve, ku ato duhet të arrijne një rezultat të kenaqshëm dhe të kthehen të
punojnë për kompaninë vendase mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke
kooperuar me autoritetet që japin lejen e qëndrimit të studentit në vendin ku do
studiohet, duke e bërë këtë leje qëndrimi me kusht kthimi.
Këto sihen si ide, por nëse palet e interesuara bashkohen me shqetësimet dhe problemet
që u trajtuan më sipër, duhet që nëpërmjet tavolinave të rrumbullakta, konferencave apo
seminareve mbi turizmin (të cilat vazhdojnë të jenë një fenomen i rrallë në Shqipëri dhe
Mal të Zi) të diskutojnë më në detaje ide të tilla për të gjetur zgjidhjen më optimale dhe
për ta zbatuar atë sa më shpejtë në praktikë.
Tashmë ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për burimet njerëzore dhe kulturën e
shërbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare të komercializohet e të transformohet
në kulturen e moskujdesit, shërbimit të dobët, apo zhvatjes së klientit, duke përballur
pasojat e pariparueshme të moskthimit dhe rrjedhjes së numrit të turistëve.
2.5. Gjendja dhe shfrytëzimit deri më sot i këtyre potencialeve në shërbim të
turizmit
Nga analiza e mësipërme e potencialeve turistike u konkludua se brenda një sipërfaqje
të vogël, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë vërtet bukuri të rralla. Kombinimi i mahnitshëm
i diellit, detit, hapësirave malore, objekteve të ndryshme historiko-kulturore, e te tjera si
këto, janë vetem produkt i natyrës dhe i dorës së njeriut, ku në disa raste shihen me
mjaft "zili" nga shumë vende të tjera te botës, të cilat nuk i disponojnë ato, sepse
pikërisht ato përbëjnë edhe "lëndën e parë" për zhvillimin e turizmit.
Megjithatë shumica e kёtyre pasurive në Shqipëri dhe Mal të Zi kanё mbetur akoma nё
potenciale të pashfrytëzuara dhe organizuar si produkte të mirëfillta turistike.
Mosshfrytёzimi i kёtyre resurseve ka sjellё:
mosthithjen siç duhet e tё ardhurave qё mund tё vinin nga turizmi,
moszhvillim tё mëtejshëm më të mirë të vendit,
moszhvillim i degëve mbёshtetёse tё turizmit (bujqësisë, infrastrukturës,
shërbimeve etj) .
Megjithatë, nga krahasimi i dy vendeve, rezulton qartë se Mali i Zi qëndron më lart në
zhvillimin e turizmit krahasuar me Shqipërinë dhe kjo shpjegohet parasëgjithash me
traditën më të gjatë të tij në këtë drejtim. Janë të paktën disa dekada e të bërit turizëm
më shpejt se Shqipëria që e bëjnë këtë dallim. Megjithatë, disa resurse turistike
kryesisht plazhe si, në Ulqin, Budva, Tivat etj, apo hapësira malore si p.sh. Bjeshkët e
Nëmuna etj dhe disa objekte historiko-kulturor, akoma kanë ngelur të pazhvilluara siç
duhet në aspektin turistik.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shqipёrinë, ku shumë zona me potenciale tё
shumta natyrore e kulturore në zonat verilindore dhe juglindore, janë akoma të pa
shfrytëzuara. Përveç kësaj, shfrytëzimi i derisotëm i potencialeve turistike, si natyrore
ashtu edhe të atyre historiko-kulturore, në të dy vendet gjatë 20 viteve të fundit, ka qenë
pothuajse sporadik dhe i paorganizuar, gjë që ka çuar në zhvillimin e turizmit sporadik
në zonat malore dhe masovik kryesisht në hapsirën bregdetare.
Një problem shumë i madh që vërehet në zonat turistike si të Shqipërisë edhe Malit të
Zi është mungesa e planeve urbanistike, që ka çuar në ndërtime kaotike sidomos në
zonat bregdetare. Ndërtimet e pakontrolluara, mungesa e infrastrukturës etj, kanë
ndikuar në dëmtimin e hapësirës dhe të mjedisit jetik, sidomos në zonën bregdetare. Ky
fenomen më së shumti është i pranishëm në Shqipëri, por edhe Mali i Zi nuk ka
mbetur jashtë këtij problemi. Shumë hapësira, sidomos në zonën bregdetare të Ulqinit,
Budvës, Tivatit, Herceg Novit etj, janë dëmtuar nga ndërtimet pa kriter, duke ndikuar në
dëmtimin e imazhit të një shteti ekologjik që pretendon të zhvilloj turizëm të
qëndrueshëm. Anketimet e zhvilluara në bregdetin malazez gjatë verës së viti 2009
nxorën në pah midis tjerash edhe problemet me ndërtimet informale ose si njihen
ndryshe ndertime pa leje përdormi. Në bazë të intervistave të zhvilluara në tre rajonet
turistike si: Budva, Kotorr dhe Ulqin u bë e qartë se si rezulltat i mungesës së planeve
urbanistike linden ndërtimet e jashtëligjeshme sidomos gjatë viteve 2007-2009.
Intrevistuesit ndoshta më të drejtë nxorren një term përsa iu përket rregullimit të
hapsirës që në zonën e Budvës njihej me emrin "Budvarizëm".
Problem më vehte janë edhe objektet historike dhe kulturore, të cilët nuk po
mirëmbahen dhe menaxhohen ashtu si duhet, gjë që në disa raste ka çuar në dëmtimin e
tyre.
Shumë zona turistike në Shqipëri gjatë sezonit veror vuajnë nga mungesa e ujit dhe kjo
ndikon në shumë raste në prishjen e imazhit turistik të vendit. Ky fenomen në Mal të Zi
pothuajse nuk është i pranishëm.
Një problem tjetër që duhet të theksohet në të dy vende është edhe mungesa dhe cilësia
e shërbimeve në hotele dhe restorante. Në përgjithësi tё rinjtë e këtyre zonave të bukura
turistike, por të pazhvilluara, e shohin tё ardhmen e tyre larg Shqipёrisё. Në një kohë që
të rinjtë janë një nga pasuritë demografike më me vlerë për zhvillimin e turizmit.
Ndërsa në Mal të Zi zhvillimi i turizmit sidomos në zonën bregdetare ka bërë që një
numër i madh i të rinjve të vijnë nga zonat tjera të vendit (kryesisht nga pjesa qendrore
e veriore) si dhe nga vendet e rajonit si: Kosova, Serbia etj, dhe të gjejnë punë në
industrinë e turizmit.
Një problem i madh që vërehet në Shqipëri në krahasim më Malin e Zi është edhe
problemi i pronësisë së tokës dhe objekteve. Rreth 20 vjet pas ndërrimit të sistemeve
politike, Shqipëria ende s’ka një ligj të qartë për pronën.
Por me gjithё problemet dhe prapambetjen e Shqipёrisё nё zhvillimin e turizmit, ajo ka
disa avantazhe.
Turizmi në Shqipëri ka mundёsi tё mёsojё nga gabimet e tё tjerёve dhe tё marrë
shembullin mё tё mirё pёr ta pёrshtatur dhe zbatuar. Kjo parasëgjithash ka të
bëjë më ruajtjen e hapësirës dhe me menaxhimin më të mirë të saj, pasi në të
ardhmen ajo do të jetë faktori kryesor për zhvillimin e turizmit dhe për të
tërheqeur edhe investitorë që do të investojnë në këtë fushë të ekonomisë.
Turizmi ёshtё njё sektor shumё i ndjeshëm. Njё proverbё aziatike thotё: “Turizmi ёshtё
si njё zjarr, ku ju mund tё zieni supёn nё tё, por gjithashtu mund t’ju djegё edhe
shtёpinё”116. Ndaj planifikimi dhe zhvillimi i tij duhet tё bёhet me maturi.
Një nga përparësitë e tjera pёr Shqipёrinё ёshtё fakti qё ёshtё njё destinacion i ri
akoma i paeksploruar nga të huajt.
Ndërsa Mali i Zi si shtet ekologjik me natyrë të ashpër ofron të veçantat e veta për t’u
njohur nga turistë vendas dhe të huaj. Nёse destinacionet e tjera të Mesdheut kanё
arritur nё njё fazё maturimi dhe nuk kanё apo kanё pak çfarё tё ofrojnё tё re, Shqipёria
ka shumё më tepër se këto, madje shumë më tepër edhe se Mali i Zi pёr tё ofruar në
tregun turistik. Prandaj strategjitë e zhvillimit të turizmit që do të hartohen në të
ardhmen duhet të mbështeten në shfrytëzimin sa më efikas të hapësirës dhe të resurseve
turistike, si natyrore ashtu edhe të atyre historiko-kulturore, që kanë të dy vendet si dhe
prezantimin më të mirë në tregjet turistike botërore të vlerave turistike që disponojnë
këto vende.
116 Grup autorësh – Marketingu i Destinacionit Turistik Rasti Kelmendi – Punim Masteri – Tiranë 2009, fq.6