Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Kapitulli IV
MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE, UDHËHEQJA, KONTROLLI, RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI
Prof. Ass. Dr. Halit Shabani
MSc. Fisnik Morina PhD (c)
Pejë, 2017
• Detyrë kryesore e menaxhimit të potencialeve njerëzore është lidhshmëria e efektshme e të punësuarve me suksesin e ndërmarrësit.
• Kjo detyrë mund të realizohet edhe nëpërmjet dispersionit (zgjerimit) sistemor të informatave dhe me artikulimin e vlerave specifike që do t’i konfirmojnë marrëdhëniet demokratike brenda organizatës.
MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE
• Menaxhimi i potencialeve njerëzore është funksion menaxherial, përkatësisht disiplinë e udhëheqjes së njerëzve në organizatë në mënyrë sa më efikase, e në favor të të punësuarve, të organizatës dhe të shoqërisë.
• Menaxhimi i njëmendët i potencialeve njerëzore kërkon njohuri profesionale.
• Së këndejmi, ndërmarrësit e vegjël duhet, për këtë qëllim, t’i shfrytëzojnë shërbimet, përkatësisht dituritë dhe përvojën e agjencive të specializuara.
MENAXHIMI I POTENCIALEVE NJERËZORE
Grupet e interesit
• Struktura dhe specifikat e të punësuarve janë rezultat i proceseve të përgjithshme ekonomike dhe sociale, por edhe i strategjive konkrete të organizatave afariste.
• Tregu i punës është njëri prej elementeve përbërëse të ekonomisë së tregut i cili drejtohet me masa makroekonomike dhe me një sërë instrumentesh mikroekonomike.
• Kësisoj, në nivel të ekonomisë kombëtare, nëpërmjet negociatave kolektive, përcaktohen pagat minimale për disa prej degëve industriale dhe shërbyese, me ç’rast ndërmarrësit kanë në dispozicion një sërë instrumentesh të tjera motivuese.
Planifikimi i potencialeve njerëzore
• Analiza e marrëdhënieve të brendshme organizative dhe e mjedisit të jashtëm janë parakusht për përcaktimin e nevojave për profile të caktuara të njerëzve.
• Planifikimi i nevojave për potenciale njerëzore është njëri prej elementeve të rëndësishme për një zhvillim afatgjatë të suksesshëm.
• Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet planifikimit të kuadrove dhe mobilizimit organizativ të menaxhmentit të mesëm dhe udhëheqës.
Planifikimi i potencialeve njerëzore
• Siç kemi theksuar më sipër, vendet e punës shpeshherë plotësohen nga personeli ekzistues. Ky proces quhet burim i brendshëm.
• Është me rëndësi të theksohet se menaxhimi i potencialeve njerëzore duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ndërsjellë të menaxhmentit të prodhimit, të profesionistëve të ngarkuar për potencialet njerëzore dhe të të punësuarve..
Burimet dhe metodat e pranimit të punëtorëve
• Menaxhmenti i prodhimit është më kompetenti për vlerësimin se çfarë janë nevojat momentale për njerëz dhe çfarë do të jenë ato në të ardhmen.
• Ata njëkohësisht duhet të përgatisin edhe përshkimin e detyrave të punës duke i theksuar shkathtësitë dhe njohuritë që janë të nevojshme.
• Profesionistët e ngarkuar për potenciale njerëzore mbledhin informata nga menaxhmenti i prodhimit dhe në bazë të tyre i përgatisin metodat për sigurimin dhe promovimin e të punësuarve, ngase detyrë e tyre themelore është përcjellja dhe koordinimi i punës së punëtorëve ekzistues.
Burimet dhe metodat e pranimit të punëtorëve
• Një prej segmenteve të cilësisë për krijimin e potencialeve njerëzore është promovimi. Punëtorët e aftë dhe profesionistë duhet avancuar brenda shkallës së hierarkisë.
• Metoda më e përhapur e përdorimit të burimeve të brendshme për sigurimin e kuadrove të reja është shpallja, që dikur më së shpeshti realizohej nëpërmjet buletineve ose tabelës së shpalljeve të korporatës.
• Sot shfrytëzohen teknologji bashkëkohore të informacionit, kështu që nevojat për plotësimin e vendeve të punës plasohen nëpërmjet rrjetit të brendshëm të komunikimit – internetit.
Burimet dhe metodat e pranimit të punëtorëve
• Motivimi si nocion rrjedh nga shprehja latine movere që do të thotë “lëvizje”.
• Në kontestin e sotshëm motivimi nënkupton ato procese psikologjike që shkaktojnë lëvizjen, drejtimin dhe ekzistimin e aksionit vullnetar të orientuar me qëllim.
• Menaxherët përpiqen t’i kuptojnë këto procese psikologjike për t’i udhëhequr sa më mirë punonjësit drejtë zbatimit të qëllimeve organizative.
• Cilësia dhe sasia e rezultateve të punës varen nga motivimi. Me fjalë të tjera, efekti i punës varet në masë të madhe nga përputhja e qëllimeve individuale dhe e qëllimeve të organizatës. Natyrisht, arritja e rezultateve shpërblehet.
Motivimi
Motivimi
• Literatura bashkëkohore, por edhe praktika afariste, vejnë në pah faktin se menaxherët, gjithnjë e më shumë, janë udhëheqës.
• Administrimin klasik e zëvendëson udhëheqja të cilën e karakterizojnë disa specifika të veçanta. Udhëheqja nënkupton një ndikim të orientuar drejt të tjerëve me qëllim të zbatimit të objektivave të organizatës.
• Udhëheqësit afaristë janë të dëshiruar në subjektet e mëdha, por edhe në subjektet e vogla ekonomike.
• Secili udhëheqës afarist duhet ta ketë edhe pasardhësin, kështu që të dy palët e gjejnë interesin e përbashkët..
Udhëheqja (lidershipi)
• Udhëheqësit tradicionalë, veçmas ata politikë, kanë refuzuar të ndajnë pushtetin me pasardhësit e vet. Kjo, para së gjithash, ka ndryshuar në botën afariste.
• Udhëheqësit afaristë i autorizojnë pasardhësit e vet, gjë që nënkupton zgjerimin e informatave dhe të ndikimit (fuqisë) dhe në këtë mënyrë udhëheqësit i detyrojnë punonjësit/menaxherët që vendimet për realizimin e qëllimeve organizative t’i marrin në mënyrë të pavarur ose ekipore.
• Kësisoj, te punonjësit rritet ndjenja e përkatësisë ndaj tërësisë dhe rritet shkalla e vetëkontrollit të tyre.
Udhëheqja (lidershipi)
• Është e qartë se dija dhe njerëzit po bëhen resursi kyç organizativ. Kjo ka shkaktuar ndryshime dramatike në filozofinë afariste të menaxherëve perëndimorë.
• Modeli klasik i menaxherëve ka nënkuptuar margjinalizimin e njeriut dhe ka insistuar në kontrollin dhe planifikimin financiar, modernizimin teknologjik, mbikëqyrjen e jashtme rigoroze dhe ndarjen e punës.
• Këtë koncept nuk e kanë miratuar menaxherët japonezë dhe, duke i respektuar potencialet njerëzore, kanë krijuar çudinë ekonomike japoneze.
Menaxhimi i dijes
• Krijimi i dijes është një proces i planifikuar. Menaxherët po e shohin se ky është një funksion i veçantë afarist që vepron me ndihmën e parimeve dhe të metodave specifike.
• Zhvillimi i praktikës së menaxhimit të dijes ka nënkuptuar krijimin e disiplinës teorike që do të merret me këtë problematikë.
• Është e dukshme lidhshmëria e teorisë dhe e praktikës në vendet perëndimore, gjë që rezulton me një produktivitet dhe cilësi të jashtëzakonshme ose, me fjalë të tjera,
Menaxhimi i dijes
• Kontrolli dhe vlerësimi sigurojnë zhvillimin e procesit në pajtim me planet e përcaktuara, ngase për një afarizëm të suksesshëm nuk mjafton vetëm planifikimi i punëve dhe i zhvillimit e as vetëm organizimi i zbatimit, por menaxhmenti duhet që këtë proces ta mbikëqyrë me qëllim të vlerësimit të rezultateve të aktivitetit afarist, duke pasur parasysh planin dhe zbatimin e synimeve organizative.
• Kontrollimi mundëson përshtatjen me kohë ndaj situatave të reja të krijuara mjedisore, kurse menaxheri me anën e kontrollit zbulon informatat e sakta për veprimtarinë e organizatës.
KONTROLLI DHE VLERËSIMI
• Kontrolli është funksion thelbësor në çdo nivel menaxherial dhe e shton rendin, përkatësisht e zvogëlon kaosin, duke i bërë transparente varësitë reciproke ndërmjet sferave të caktuara, si dhe kontributin e tyre për realizimin e qëllimeve të ndërmarrësit, gjë që kërkon edhe perfeksionimin e arkitekturës së sistemit të menaxhimit afarist.
• Kontrolli menaxherial për të cilin po bëjmë fjalë nënkupton një sërë hapash dhe aktivitetesh që ndërmerren për të siguruar realizimin dhe efektet e sistemit sa më afër qëllimeve dhe planeve të përcaktuara.
Kuptimet themelore të kontrollit menaxherial
• Kontrolli menaxherial përfshin të gjitha resurset dhe aktivitetet e kompanisë. Sistemi themelor i kontrollit përfshin tre veprime
• vendosja e indikatorëve me të cilët matet efektiviteti, përkatësisht që shërbejnë si kriter i efektivitetit,
• matja e efektivitetit në bazë të këtyre treguesve,
• mënjanimi i shmangieve nga treguesit dhe planet.
Faktorët që ndikojnë në efektivitetin e kontrollit
• Koncepti që duhet të inkorporohet në sistemin e kontrollit të çdo subjekti bashkëkohor ekonomik është koncepti i kontrollit të cilësisë.
• Kontrolli i cilësisë tradicionalisht ka të bëjë me kontrollin e rezultateve të procesit afarist, e zakonisht vazhdohet edhe në procesin e prodhimit për t’i konstatuar shmangiet ndërmjet cilësisë së kërkuar dhe të realizuar të prodhimeve ose të shërbimeve.
• Menaxhimi i cilësisë totale synon një qasje gjithëpërfshirëse, sipas së cilës aktiviteti i pandërprerë u besohet të gjithë të punësuarve dhe sipas së cilës kontrolli i cilësisë gjithnjë e më tepër anon nga fazat paraprake të procesit të prodhimit në të gjitha fazat e veprimit.
Menaxhimi i cilësisë totale
• Kontrolli financiar i ndërmarrësve është njëra prej parakushteve themelore për ekzistencën e tyre pa marrë parasysh që mekanizmat e tij kanë kërkesa më të vogla se sa në kompanitë e mëdha.
• Qëllimi themelor i funksionit financiar është ruajtja e likuiditetit dhe e stabilitetit financiar, kurse qëllim themelor i kontrollit është harmonizimi i aktiviteteve të financimit me vizionin, qëllimet dhe me strategjinë e ndërmarrësit, si dhe me funksionet e tjera në subjektin ekonomik.
Trendet në kontrollin financiar
• Zgjedhja e lokacionit e ka vendin e vet të veçantë në zhvillimin e ekonomisë së vogël, kështu që në shumë degë është faktor thelbësor i suksesit.
• Mirëpo, vetë procesi i zgjedhjes nuk është unik, ngase definohet veçmas për çdo prodhim ose shërbim varësisht nga veçoritë dhe kërkesat e përgjithshme të procesit të caktuar të prodhimit dhe të shërbimeve.
• Rezultatet e kërkimeve në sferën e marketingut do të shërbejnë për zgjedhjen e lokacionit definitiv.
• Elementet e kërkimeve dallohen me rastin e zgjedhjes së lokacionit, për shembull për vendin për shitjen e pakicë dhe për vendin për vendosjen e fabrikës.
ZGJEDHJA E LOKACIONIT TË NDËRMARRËSIT
• Çdo hap në veprimtarinë e ndërmarrësit mbartë në vete rrezikun.
• Andaj, menaxhmenti i ndërmarrësve të vegjël duhet patjetër të kontrollojë shmangien nga epilogu i papritur, e kjo nënkupton se duhet të jetë në gjendje të menaxhojë rrezikun.
• Rreziku është shmangie e mundshme e të ardhurave të ardhshme nga ato të planifikuara, e kjo nënkupton mundësinë e dëmit si pasojë e ndonjë ngjarjeje të papritur.
RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI
RREZIKU DHE SIGURIMI NË NDËRMARRËSI
• Definicioni më i thjeshtë i sigurimit dhe i rolit të tij është ndarja e rrezikut me anën e kontratës ndërmjet dy palëve, ndërkaq realizohet me blerjen e polisës së sigurimit e cila mundëson kompensimin në rast të krijimit të dëmit real.
• Kjo do të thotë se sigurimi e merr përsipër rrezikun, e në emër të saj e merr preminë.
• Pra, sigurimi nënkupton plotësimin e ndërsjellë të nevojave të subjekteve të shumta që njëkohësisht janë të rrezikuara ekonomikisht, ndërkaq nevojat shfaqen rastësisht dhe mund të vlerësohen.
Sigurimi dhe llojet e rrezikut
Sigurimi dhe llojet e rrezikut
PËRFUNDIMI I KAPITULLIT TË IV-të