Upload
others
View
5
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Krahasimi i aftësisë njohëse të emocioneve mes fëmijëve që
jetojnë në familje dhe fëmijëve të institucionalizuarProf. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono; Msc. Majlinda Xhika
Departamenti i Psikologji-Pedagogji, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
Autori i Programit Aktivitetet kryesore të Programit
Grupi i synuar
Burimet ku mund të gjendet
Informacion Shtesë për Programin
Metodat dhe dhe Rezultatet Kryesore
të Programit
Vlersimi i Efektivitetit
Qëllimet e Programit
Prof. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono, Departamenti i Psikolog
ji-Pedagogji, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiran
Msc. Majlinda Xhika Departamenti i Psikologji-Pedagogji,
Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
Ky hulumtim u dizenjua në formën e një krahasimi ndërmjet dy gru
peve të fëmijëve të moshave 6-9 vjeç. Grupi i parë, ai i kontrollit, p
ërbëhej nga fëmijë që jetonin dhe ishin rritur në mjedise familjare,
ndërsa grupi i dytë, ai i eksperimentit nga fëmijë, të cilët jetonin në
institucione dhe kishin kaluar së paku katër vite të jetës së tyre në
mjedise institucionale.
Ky hulumtim pati në fokus të hulumtonte rolin që ka mjedisi ku rritet
një fëmijë në zhvillimin e tij emocional, konkretisht ne aftesinë për
të njohur emocionet e të tjerëve.
Njohja e emocioneve në këtë studim u mat nëpërmjet një videoje,
në të cilën çdo fëmijë evidentonte situatat ku personazhet kishin
përjetuar lumturi, mërzi, frikë dhe inat.
Perzgjedhja e ketij instrumenti është bazuar në studimet e Dragh-
Lorenz, 2001 dhe Sullivan and Lewis, 2003 të cilët pohojnë se fëmi
jët fillojnë të identifikojnë emocionet e të tjerëve nëpërmjet lëvizjev
e të trupit dhe shprehjeve të fytyrës nga mosha 4-8 vjeç
Kriteret mbi të cilat u përzgjodh kjo video ishin këto:
-përmban një seri ngjarjesh të vazhdueshme të një episodi të
vetëm, duke shmangur kështu bashkimin e episodeve të ndryshme
që mund të humbnin sensin e vazhdimësisë;
-të ishte e përshtatshme për grupmoshën e zgjedhur në studim (ky
serial vizatimor është i përshtatshëm për fëmijë 5-9 vjeç)
-të ishte e shkurtër në kohëzgjatje dhe të përmbante episode me
përmbajtje emocionale;
-të ishte një histori e cila nuk paragjykonte dhe lëndonte
psikologjikisht asnjë nga kampioni i zgjedhur.
Duke parë ndikimin që ka mjedisi në zhvillimin e aftesive të
inteligjencës emocionale në perfundim të këtij studimi
rekomandohet një vlersim i kushteve të institucioneve të kujdesit
për fëmijë, me qëllim ndërhyrjen për të përmirësuar zhvillimin
emocional të këtyre fëmijëve;
Trajnime për stafin që punon në mjediset institucionale me në
fokus zhvillimin emocional të fëmijëve të institucionalizuar dhe
ndërhyrjet që duhen bërë.
Trajnimi i mësueseve dhe futja e orëve të edukimit emocional në
shkolla.
Forcimi i lidhjeve të fëmijëve të institucionalizuar me familjen
biologjike.
Format e reja të kujdesit për fëmijët, shërbimi fostercare.
Fries, A.B., Pollak, S.D., (2004) Emotion understanding in post institutionalized
Eastern European children, Development and Psychopathology. 16(2):355–369.
Gunnar, R.M., Pollak, S.D., et al (2010) Neuro developmental Effects of Early
Deprivation in Post-Institutionalized Children. Child development 81(1): 224–236.
Izard, C., Fine, S,. Schultz, D., Mostow, A., Ackerman, B., Youngstrom. E., (2001).
Emotion knowledge as a predictor of social behavior and academic competence in
children at risk”. Psychological Science. 12(1):18–23.
Baza teorike ose Modeli
i Programit të Parandalimit
Inteligjenca Emocionale është përshkruar si aftësia e individëve
për të monitoruar ndjenjat e tyre dhe ato të të tjerëve, duke bërë
diferencën e llojeve të ndryshme të emocioneve dhe duke
përdorur këtë informacion për të kanalizuar mendimet dhe
veprimet e tyre (Salovey dhe Mayer,1990).
Bar-On (2004) në modelin e tij teorik përcakton inteligjencën
emocionale si “një shumë të aftësive emocionale dhe sociale të
cilat përcaktojnë mënyrën me të cilën një person i përqaset vetes
dhe të tjerëve për të përballuar presionet dhe kërkesat e
mjedisit”.
Të dhënat e këtij studimi treguan se ka një diferencë të
konsiderueshme të aftësisë për të njohur emocionet e të tjerëve
ndërmjet dy grupeve të fëmijëvë të marrë në studim.
Konkretisht, fëmijët, të cilët jetojnë në mjedise familjare
identifikonin më lehtë dhe më shumë emocione se sa fëmijët që
jetojnë në mjedise institucionale.
Gjithashtu, u pa se fëmijët e institucionalizuar njihnin më lehtë
emocionet negative si frika, mërzia sesa emocionet positive si
lumturia
Rezultatet Kryesore të Studimit Bazë
Detajet e kontaktit të Autorit
Prof. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono, Departamenti i Psikolo
gji-Pedagogji, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tir
anës [email protected]
Msc. Majlinda Xhika Departamenti i Psikologji-Pedagogji,
Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës