3
HUMANISTËT MË TË SHQUAR SHQIPTARË DHE VEPRAT E TYRE Marin Barleti (rreth 1460 Shkodër - 1512-1513) ishte humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare, teolog dhe prift katolik. Për jetën e tij dihet fort pak. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për rrethimin e parë nga i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta; filloi të japë leksione. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës. Koncepti i lartë i Marin Barletit për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre

HUMANISTËT MË TË SHQUAR SHQIPTARË DHE VEPRAT E TYRE

Marin Barleti (rreth 1460 Shkodër - 1512-1513) ishte humanist i

shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e

letërsisë së vjetër shqiptare, teolog dhe prift katolik. Për jetën e tij

dihet fort pak. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën

për rrethimin e parë nga i forcave osmane. Heroizmi i

bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në

veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga

kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe

për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte

një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së

Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504.

Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine,

në të cilën shkruajti veprat e veta; filloi të japë leksione. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë

shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për

epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e

literaturës.

Koncepti i lartë i Marin Barletit për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku

zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore.

Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të

vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i

shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte

njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e

njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i

rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e

luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e

Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për

shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Me librin e tij Marin Barleti

qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj

me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në

latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i

përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një

shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij

argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të

lashtë.

Page 2: Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre

Marin Beçikemi (1468-1526) i lindur në Shkodër, ai studioi e dha mësim

në Raguzë të Dalmacisë, në Breshja të Italisë së Veriut, dhe u shqua si

Profesor i retorikës në Universitetin e Padovës. La shkrime të ndryshme në

gjuhën latine, shkrimet e tij u përdorën si tekste edhe në "Scuola degli

Albanesi",- ku për njëfarë kohe ishte dhe mësues. Me 1503 botoi

në Venedik një "Panegjitik" me interes për historinë e Shkodrës dhe për

dëshmitë që autori sjell mbi qëndresën e saj kundër osmanëve, në të dy

rrethimet e viteve 1474 e 1478. Këto ngjarje, ku të afërmit e tij morën

pjesë, ai i ka jetuar si fëmijë. Vepërza ka ndonjë të dhënë me interes edhe

për Skënderbeun, si edhe për historinë e mëparshme të Shkodrës. Autori është një stilist i zoti. Me

"Pangjirinkun" e tij Beçikemi, si edhe Dhimitër Frângu e Marin Barleti, u bëri jehonë përpjekjeve të

shqiptarëve për të hequr qafe zgjedhjen turke dhe u shërbeu atyre perpjekjeve.

Dhimitër Frângu lindi në qytetin e Drishtit më 1443 afër Shkodre; vdiq më 1525, në moshën 82

vjeçare. U shkollua si klerik katolik, profesion që e ushtronte gjatë gjithë jetës së tij. Dh. Frângu u

lidh ngushtë me heroin shqiptar Skënderbeun dhe e shoqëroi atë në udhëtimin që bëri gjatë vitit

1466-1467 në Romë e në Napoli, që në moshën 16-vjeçare u vu në shërbim të tij. Dhimitër

Frângu qé kushëri nga nëna me dukët e Drishtit, me Pal A. Engjëllin arqipeshkev i Durrësit (1417-

1469), prelat kishtar, humanist i shquar dhe krahu i djathtë e bashkëpunëtor e diplomat i

Skenderbeut, me vllaun e tij Pjetër A. Engjëllin (1443-1512), një ndër kapedanët e sprovuar të

Heroit. Duhej të ishte në marrdhënie me Barletin, ndofta edhe me Marin Beçikemin, që jetonin

edhe ato në atë kohë në Venedik.

Të vetmen vepër që shkroi, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut “Komentar për punët e osmanëve dhe të

zotit Gjergj Skënderbeut, princi i Epirit. Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në

luftrat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër

Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e

vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe terheqëse për lexuesin

shqiptar dhe të huaj. Biri i Pjetër Engjëllit, Pali, i lindur në Venedik, ma vonë shuguruar prift, njeri me

kulturë humaniste, autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte

kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, më 1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të

Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: "Comentario de

le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyro" (Komentar i të bëmave të Turqve dhe

i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit). Vepra u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, dhe pa vend

botimi (dihet se në Venedik), Në gjuhën italiane ajo qe ribotuar më 1540, 1541, 1545 etj. Ajo u ribotua

së bashku me veprën "Dell' assedio di Scutari" (Mbi rrethimin e Shkodrës) të Marin Barletit dhe në

permbledhjen e Francesco Sansovino-s më 1564 etj. Në mesin e shekullit XVI ajo u përkthye e u botua

edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë

patriotik, që njohu 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer edhe në frëngjisht,

anglisht e rumanisht më vonë.[1] Duke menduar se dorëshkrimi i Dhimiter Frangut është krijuar pas

daljes në dritë të veprës madhore të Marin Barletit për Skenderbeun (1508-1510), disa studiues të

Page 3: Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre

pathelluar kanë menduar se vepra e Dh. Frangut është një permbledhje e shkurtër e veprës barletiane,

po në fakt vepra e Dh. Frangut ka merita të veçanta si vepër origjinale, me të dhëna të reja, me datime

më të sakëta, me një qendrim më realist në pershkrimin e betejave dhe të numrit të pjesëmarrsve në to

etj. Pra ajo konsiderohet një burim autentik i pavarur. Dh. Frangu na e jep të saktë daten e kthimit të

Skenderbeut në Krujë, daten e vdekjes së Heroit, 17 janar 1468 (jo 1467!). Është për të ardhur keq se

vepra e Dhimiter Frangut nuk është përkthyer shqip. Më 1992 atë e përktheu studiuesi i palodhur

shkodran Zef. M. Harapi, po ajo mbeti dorëshkrim. Në Buletinin e Institutit Pedagogjik Shkodër më 1967

dhe 1968 janë përkthyer e botuar vetem fragmente

Gjon Gazulli (Mendohet të jetë nga Mirdita,

ose Zadrima e Shkodrës, 1400 - Republika e Raguzës, 19 shkurt 1465)

prift shqiptar dominikan, humanist, matematikan, astronom ndër më

të shquarit të kohës (njihet edhe si Gjon Gazuli, Gjin Gazulli dhe Johan

Gazuli) ishte diplomat në shërbim të Skënderbeut e ambasador i tij në

Raguzë. Gjoni ishte vëllau i Pal Gazullit dhe Andrea Gazullit. Në

dokumentet e kohës : "Johannes Gini Gazulo, artium doctor,

astronomus praeclarissimus" (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave

dhe astronom shumë i çmuar) që edhe profesor i Universitetit Al'Bo'

të Padovës, ku sot gjindet fakulteti i juridikut.

Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat më të shquara të shkencës

europiane të shekullit të XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark

kohor që lidh dy prej epokave më në shenjë të kohës: humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Duke marrë

parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij: astronomi, matematikë, fizikë, filozofi, diplomaci, arte, mund të

thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi e kohës së vet. Padyshim, dy degët ky ai shkelqeu ma

shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe vepren e tij, është e

domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecias, e sidomos të

Raguzës (Dubrovniku i sotem – ku ai jetoi e punoi më gjatë). Janë veçanërisht me vlerë seritë e

mëposhtme arkivore: Diversa Notarie; Acta Consilii Rogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et

commissione Levantis; Testamenta Notarile etj.

Aleksi Andrea (Durrsaku, 1425-1505) lindi në Durrës, ishte veprues i zellshëm në arkitekturë,

njëherësh ishte piktor dhe skulptor që la gjurmë në kohën e rilindjes dalmatine. Karakteristikë e

Aleksi Andreas ishte që në punimet e tia, shënonte mbishkrimin në të cilin shkruhej origjina e tij.

Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja.

Është autor i statujave të lozhës së tregtareve në Ankonë të Italisë, i 1454 afreskeve në një kishe të

ishullit Arabe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit.

Punoi: Exhitah Vasija XIA