8
Ajri e mbështjell Tokën. Ajri nuk ka ngjyrë, aromë, dhe ky është shkaku që shpesh harrojmë se ekziston. Madje edhe themi se gota është e zbrazët ose nuk ka asgjë në korridor. Çka është ajri? Ai është kombinim i shumë gazrave dhe pak nga avulli i ujit. Prej këtyre më i rëndësishëm është oksigjeni, që e thithin të gjithë organizmat. Ekzistojnë disa papastërti natyrore në ajër, siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, por dhe ndotja nga aktivitetet njerëzore. Ajri shërben për frymëmarrje, por dhe për: Ta ndaluar temperaturën në sipërfaqen e Tokës, që u mundëson jetë organizmave të gjallë; Ta ruajtur klimën e Tokës; Nuk i lëshon ato rreze nga dielli, që janë të dëmshme për njerëzit, bimët dhe kafshët; E shpërndan tymin dhe gazrat e dëmshme të lëshuara si pasoja të proceseve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore; Shërben si rezervuar për gazrat e ndryshme që janë të rëndësishme për jetën; Luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e ujit; I transmeton zërat dhe Prezenton mjedis në të cilin shpërndahen aroma dhe shije të ndryshme. Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën e përditshme. P.sh, me ajër i fryjmë gomat, ndërsa edhe makina të ndryshme punojnë me ajër (p.sh, makina për thyerjen e betonit). Alpinistët dhe zhytësit përdorin balona me oksigjen kur ngjiten në male të larta ose zhyten thellë në ujë. Bimët dhe kafshët varen nga gazrat në ajër. Me ndihmën e gazrave nga ajri, bimët prodhojnë ushqim (sheqer) me të cilat ushqehen të gjitha organizmat e gjallë. Gjatë krijimit të ushqimit, bimët lëshojnë oksigjen që pastaj të gjitha organizmat e gjallë e shfrytëzojnë për frymëmarrje. 17 Ajri

GPJr 02AtmosphereMK AL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

GPJr 02AtmosphereMK AL

Citation preview

Page 1: GPJr 02AtmosphereMK AL

Ajri e mbështjell Tokën. Ajri nuk ka ngjyrë, aromë, dhe ky është shkaku që shpesh harrojmëse ekziston. Madje edhe themi se gota është e zbrazët ose nuk ka asgjë në korridor.

Çka është ajri? Ai është kombinim i shumë gazrave dhe pak nga avulli i ujit. Prej këtyremë i rëndësishëm është oksigjeni, që e thithin të gjithë organizmat. Ekzistojnë disa papastërtinatyrore në ajër, siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, por dhe ndotja nga aktivitetet njerëzore.Ajri shërben për frymëmarrje, por dhe për:• Ta ndaluar temperaturën në sipërfaqen e Tokës, që u mundëson jetë organizmave të gjallë;• Ta ruajtur klimën e Tokës;• Nuk i lëshon ato rreze nga dielli, që janë të dëmshme

për njerëzit, bimët dhe kafshët;• E shpërndan tymin dhe gazrat e dëmshme të lëshuara

si pasoja të proceseve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore;• Shërben si rezervuar për gazrat e ndryshme që janë

të rëndësishme për jetën;• Luan rol të rëndësishëm në qarkullimin e ujit;• I transmeton zërat dhe• Prezenton mjedis në të cilin shpërndahen aroma dhe shije

të ndryshme.

Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën e përditshme. P.sh, me ajër i fryjmë gomat, ndërsa edhemakina të ndryshme punojnë me ajër (p.sh, makina për thyerjen e betonit). Alpinistët dhezhytësit përdorin balona me oksigjen kur ngjiten në male të larta ose zhyten thellë në ujë.

Bimët dhe kafshët varen nga gazrat në ajër.• Me ndihmën e gazrave nga ajri, bimët prodhojnë ushqim (sheqer) me të cilat ushqehen

të gjitha organizmat e gjallë.• Gjatë krijimit të ushqimit, bimët lëshojnë oksigjen që pastaj të gjitha organizmat e gjallë

e shfrytëzojnë për frymëmarrje.

17

Ajri

Page 2: GPJr 02AtmosphereMK AL

18

Ajri

Në kohën e sotme djegia e karburantit, përpunimii mbeturinave, bujqësia intensive, komunikacioni dheaktivitetet tjera njerëzore e ndotin ajrin. Ajri i ndotur ështëidëmshëm për shëndetin e njeriut, bimët, kafshët dhevendbanimet natyrore e poashtu, mund të kontribuojë përndryshimet e klimës. Gazrat dalëse të automjeteve, p.sh,përmbajnë më shumë se 200 lloje të përbërjeve, shumica etyre të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor.

Varësisht nga kushtet, ndotësit kryesorë mund të mbetennjë kohë të gjatë në afërsi të vendit ku ato lirohen.Shumica e grimcave të mëdha janë fundosur në afërsi

të drejtpërdrejt të burimit të ndotjes:Disa ndotës mund të ndikojnë jo vetëm në rrethinëne drejtpërdrejtë por dhe më larg.

Materiet e dëmshme të ajrit janë ndotëse dhe, nëse janëshumë, mund seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e njeriut dhemjedisin jetësor.

Njëra prej dukurive më të rrezikshme është smogu, i cilipërbëhet nga avulli i ujit dhe gazrat e dëmshme, ndërsa krijohetnë qytetet ku ka trafik të dendur. Shumica e ndotësve të ajritjanë të dëmshëm për shëndetin e njerëzve sepse shkaktojnë:• Inflamacion (pezmatim) të syve dhe organeve

të frymëmarrjes;• helmim;• alergji dhe sëmundje tjera.

Përgatitja ditore: Pa ajër nuk mundemi

Pjesa I: ajri mund të jetë … (loja me asocime)

Në tabelë vizatoni disa balona dhe filloni fjalinë: ajri mund të jetë... Lusni nxënësit që të mendojnëfjalë dhe ta plotësojnë fjalinë. Shkruani përgjigjet e balonave: Ato mund të përfshijnë: pastër,tejdukshëm, nxehtë, ndotës etj.

Kohëzgjatja 2-3 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha kohët vjetore

Vendi Në klasë

Materialet Letër, gërshërë dhe stilolaps me katër ngjyra (variantet: tabela dheshkumësat me katër ngjyra ose mozaik fëmijësh që përbëhet prejpullave ose copëve me ngjyra të ndryshme)

Qëllimet Nxënësit të:

• mbajnë mend se cilët janë përbërësit kryesorë të ajrit

• kuptojnë rëndësinë e ajrit për Tokën

• kuptojnë se ajri duhet të jetë i pastër

Metodat Lojë asociacionesh, demonstrim, diskutim, zgjidhja e dilemës

Page 3: GPJr 02AtmosphereMK AL

Pjesa II: Çka gjendet në ajër? (demonstrim dhe diskutim)

1 Filloni orën duke i pyetur nxënësit se sa gjatë mund të jetojë njeriu pa ajër.Disa vullnetarë le të marrin frymë thellë dhe le ta ndalin ajrin, por jo më shumë se gjysmëminuti. Lejonu atyre që t’u sqarojnë nxënësve tjerë se si janë ndjerë gjatë përpjekjes.

2 Tregojuni nxënësve për rolin dhe përbërjen e ajrit, duke i shfrytëzuar informatat nga fillimii këtij kapitulli.• Cilët ndotës të ajrit mund ti citojnë nxënësit? (p.sh, tymi nga oxhaqet e fabrikave,

gazrat dalëse të automjetit, tymi nga zjarri).• Si do të ndihen njerëzit dhe organizmat tjerë nëse ajri është i ndotur? Kur nxënësit

gjenden në një situatë të ngjashme? Inkurajoni nxënësit që t’i rrëfejnë tregimet e tyre paranxënësve tjerë. Një shembull mund të jetë një dhomë e mbushur plot me tym duhani.

• Krahasoni këto tregime me përvojat dhe ndjenjat në lidhje me ajrin gjatë një shëtitjenë pyll, mal ose plazh. Inkurajoni nxënësit që ta përpunojnë temën.

3 Bëni që nxënësit të kuptojnë se e gjithë bota e gjallë — njerëzit, kafshët dhe bimët — kanënevojë për ajër të pastër për shëndet më të mirë dhe jetë cilësore.

Pjesa III: Rëndësia e ajrit për Tokën (diskutim)

1 Parashtroni pyetje se pse ajri është i rëndësishëm për Tokëndhe organizmat e gjallë? Shkruani përgjigjet në tabelë.Kompletoni përgjigjet e nxënësve, duke i shfrytëzuar tekstete pjesës hyrëse.

2 Përshkruani se si mund të jetë Toka pa ajër. Ndihmonunxënësve të kuptojnë se Toka pa ajër do të ndryshonte dhejeta do të ishte e pamundur (do të ishte shumë më ftohtë,nuk do të kishte ajër për frymëmarrje, bimët nuk mund tëprodhonin ushqim, proceset e djegies do të jenë tëpamundura, do të kishte shumë ndryshime klimatike, nuk do të kishte tinguj ose aroma etj).

3 Ndani fletën e punës „Pse Tokës i nevojitet ajër“. Nxënësit le ti shkruajnë përgjigjet në vendetzbrazëta.

Pjesa IV: Cilësia e ajrit në hapësirë të mbyllur (diskutim)

Sqarojuni nxënësve se shumë shpesh vëmendja e publikut është orientuar në drejtim të pastërtisësë ajrit në vend të hapët, derisa cilësia e ajrit në vende të mbyllura nënvlerësohet ose neglizhohet.Shkencëtarët potencojnë se disa herë ajri në vend të mbyllur mund të tregohet shumëmë i ndotur se sa ajri në vend të hapur, por dhe në qytetet industriale. Për shembull, edhe nëklasë edhe në shtëpi ka pluhur nga mobiliet dhe shtrojat e dyshemesë, avullimi nga preparatetpër pastrim, avullimi nga ngrohëset, lëshimi i dioksid karbonit nga frymëmarrja e njerëzve,kafshëve dhe bimëve, avullimi parfumeve dhe preparateve të ndryshme higjienike etj.

Pjesa V: Lepuri-lavdërues

Lexoni tregimin „Lepuri-lavdërues“. Diskutoni për këtë.• Lusni nxënësit që t’i tregojnë përshtypjet e tyre.• Tregojuni nxënësve në fund se me sjelljen e tyre negative i prishin gjërat e bukura

që i rrethojnë dhe se nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

19

Ajri

Page 4: GPJr 02AtmosphereMK AL

20

Ajri

Pjesa VI: Loja vallëzimi ajror

1 Ndani nxënësit në dy reshta kështu që do të jenë përballë njëri tjetrit. Sqarojuni se njëriresht i paraqet bimët ndërsa reshti tjetër kafshët. Secili prej nxënësve le të zgjedh një bimëose kafshë që dëshiron të jetë dhe pastaj le t’u tregojë tjerëve se cilën e ka zgjedhur.

2 Sqaroni se kafshët dhe bimët marrin frymë në mënyrëtë ndryshme, port ë gjitha thithin oksigjen dhe lëshojnëdioksid karboni.

Tregojuni nxënësve që kanë zgjedhur kafshë të lëvizinmidis bimëve dhe të marrin frymë, ndërsa ata që kanëzgjedhur bimë të qëndrojnë në vend, të marrin frymëdhe nga pozita e përkulur ngadalë të drejtohendhe të demonstrojnë rritje.

3 Qëllimi është që nxënësit të kuptojnë se edhe kafshëtmarrin frymë edhe pse kjo nuk vërehet. Pyesni nxënësitçka u nevoitet bimëve dhe kafshëve për tu rritur dhe përtë lëvizur (ajër, ujë, diell, ushqim).

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ajrin?“ dhe le ti përpunojnë në mënyrëtë pavarur.

• Ndajuni nxënësve kopje të fletave të punës për nxënës „Mbajtja e ajrit të shëndetshëmnë shtëpinë tuaj“ në faqen 23 dhe le ti përpunojnë në mënyrë të pavarur.

• Kërkoni disa vullnetarë të formojnë një grup të vogël dhe të diskutojnë për dilemën„Kundërvajtës“ para tjerëve.

• Lusni nxënësit që ta prezentojnë me anë të vizatimeve rëndësinë e ajrit dhe si mund të jetëToka pa ajër. Vendosni një ekspozitë.

• Me nxënësit luani lojën „Vallëzimi i ajrit“. Pas lojës, diskutoni për lidhjen e organizmavetë gjallë (Bimëve dhe kafshëve) në mjedisin jetësor.

Page 5: GPJr 02AtmosphereMK AL

21

Ajri

DILEMAKundërvajtës

Paramendoni se jeni një person i rëndësishënnë qytetin tuaj. Një ditë jeni duke e ngarë veturëntuaj dhe policia ju ndalon, sepse vetura juajlëshon tym. Ju japin një fletë dhe ju thonë sepatjetër duhet që të paguani dënim me të holla.Çka do të bëni?• Do të thirrni disa njerëz që e njohin policin

dhe do t’ju thoni ta heqin dënimin.• Do ta shisni veturën.• Do të mundoheni që ta ndryshoni ligjin,

kështu që vetura juaj do të jetë në rregull.• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ti shmangeni policisë në të ardhmen.• Do ta paguani dënimin me të holla dhe

do ta çoni veturën tuaj në riparim.• Diçka tjetër.

TESTA e njohim ajrin?

E SAKTË E PASAKTË

1 Ajri është „batanie e nxehtë“ e planetit.

2 Ajri është shtresë rreth Tokës, në të cilën krijohetndryshimi i klimës.

3Oksigjeni është gaz i rëndësishëm për ajrin.

4 Kur marrim frymë, thithim dioksid të karbonit.

5 Fabrikat dhe automobilat janë ndotës më të mëdhenjtë ajrit.

6 Jeta dhe shëndeti i organizmave varet nga gjendja e ajrit.

7 Pa ajër, Toka do të ishte një planet shkretëtirë.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Esaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Esaktë7.Esaktë

Page 6: GPJr 02AtmosphereMK AL

22

Ajri

FLETË PUNEPse Tokës i nevojitet ajër

Vetëm gjashtë nga pohimet e mëposhtme janë të sakta për ajrin. Kopjoni fletën e punëspër të gjithë nxënësit dhe le ta plotësojnë ose shkruani përgjigjet e sakta në tabelë.

Mundëson ndryshimin ekohës dhe klimës

I furnizon njerëzitme naftë

Me ndihmën e ajrit,bimët prodhojnë ushqim

I furnizon njerëzit memateriale për ndërtim

Luan rol kyç nëqarkullimin e ujit

E mundëson djegiene materieve

E mundësonfrymëmarrjen I bart shijet Përmban oksigjen

që e thithin organizmat

Page 7: GPJr 02AtmosphereMK AL

23

Ajri

FLETË PUNEMbajtja e ajrit të shëndetshëmnë shtëpinë tuaj

Sa janë me rëndësi pastrimi dhe ajrosja e rregullt e dhomave?

A kultivoni bimë, të cilat e zvogëlojnë praninë e materive të dëmshmenë ajër?

A shfrytëzoni preparate ekologike për pastrimin e shtëpisë.

Prej çfarë materialesh janë punuar qilimat tuaj?

A i ruani preparatet për pastrim në vend të sigurt?

Bisedoni për dëmin nga pirja e duhanit në shtëpinë tuaj.

Page 8: GPJr 02AtmosphereMK AL

24

Ajri

FLETË PUNELepuri-lavdërues

Një ditë në pyll jetonte lepuri-lavdërues. Një ditë bleu një motor dhe shkoi në livadh,ku shkonte rreth e rrotull për ta parë të gjitha kafshët nga pylli. Me motor i shkeli bimët:lule bleta u shpërnda në të gjitha anët, zymbylit i fluturuan fletët, ndërsa narcisi u shtypnë tokë. Urithi doli nga vrima që të marr ajër të pastër, ndërsa thithi gaz dhe i ra të fikët.Lepuri lavdërues nuk vërejti asgjë dhe vazhdoi që të mburret duke shëtitur me motorine tij. Të gjithë u habitën dhe ikën nga sjellja e keqe e lepurit.

Atëherë arriti miu Gricko dhe tha:– Keni durim derisa të flejë lavdëruesi, atëherë do t’i tregojm; atij!

I lodhur nga qarqet që i bëri dhe nga zhurma me motor, lepurin shumë shpejt e zuri gjumi.

Kafshët tjera të pyllit shkuan në vrimën ku flinte lepuri dhe me një zë të lartë bisedonindhe qeshnin. Lepuri u zgjua dhe si në ëndërr i luste që ta ndërpresin zhurmën,duke u premtuar atyre se kurrë më nuk do të shëtiste me motor në pyll.