10
Në të kaluarën njerëzit për herë të parë kanë arritur që ta shohin planetin Tokë nga gjithësia. Atë që e kanë parë ata ishte një top i madh, i mbuluar me ujë nga detrat dhe oqeanet, me shkëmbinj dhe male, rrafshina dhe shkretëtira, ndërsa e tëra ishte në mbështjellës ajror. Rreth Tokës gjenden: Hëna Dielli, pjesa tjetër e sistemit diellor dhe hapësirë pa kufi. Është vështirë të përgjigjemi në pyetjen nëse jemi vetë në këtë hapësirë. Pse është Toka ajo në të cilën ka filluar jeta para shumë, shumë vitesh dhe është zhvilluar kështu siç është sot. Përgjigjja është në kushtet themelore për jetë në Tokë: dielli, dheu, uji dhe ajri. Ajri — Ajri është kombinim prej më shumë gazrave, avullit etj. Mbetjet e bimëve dhe të kafshëve varen nga baraspesha e këtyre gazrave. Kur kjo baraspeshë çrregullohet, vërehen efekte negative ndaj bashkësisë së mjedisit të planetit. Ndonjëherë çrregullimi është sfiduar nga paraqitjet natyrore, siç janë erupcionet vullkanike, erërat e forta dhe tërmetet, por më shpesh njeriu me aktivitetet e tij e ndot ajrin. Uji — Uji gjindet gjithkund rreth nesh. Ai i mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës. Uji paraqet dy të tretat e peshës së njeriut. Te organizmat tjerë uji është i përfaqësuar në mënyrë të ndryshme. Në çdo rast, uji është i rëndësishëm për çdo organizëm, njejtë sikur është përgjegjës edhe për motin dhe klimën e Planetit Tokë. Dheu — Dheu paraqet shtresën më të sipërme nga sipëfaqja e Tokës. Edhe pse kjo shtresë është e hollë si letra në krahasim me pjesën tjetër të lëvores së Tokës. Bimët janë të përforcuara në një vend me rrënjët e tyre, duke e thithur ujin me materiet minerale nga dheu. Dheu është i pasur me organizma të llojllojshëm. Ai është mjedisi jetësor i tyre. Ngrohja dhe drita e diellit — Energjia e Diellit vjen deri në Tokë në formë të rrezeve që depërtojnë në mbështjellësin ajror dhe e ngrohin planetin tonë. Drita e Diellit është kusht themelor në procesin e krijimit të ushqimit, së bashku me ujin. 7 Lidhshmëria

GPJr 01ConnectionsMK AL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

GPJr 01ConnectionsMK AL

Citation preview

Page 1: GPJr 01ConnectionsMK AL

Në të kaluarën njerëzit për herë të parë kanë arritur që ta shohin planetin Tokë nga gjithësia.Atë që e kanë parë ata ishte një top i madh, i mbuluar me ujë nga detrat dhe oqeanet,me shkëmbinj dhe male, rrafshina dhe shkretëtira, ndërsa e tëra ishte në mbështjellës ajror.Rreth Tokës gjenden: Hëna Dielli, pjesa tjetër e sistemit diellor dhe hapësirë pa kufi.

Është vështirë të përgjigjemi në pyetjen nëse jemi vetë në këtë hapësirë. Pse është Tokaajo në të cilën ka filluar jeta para shumë, shumë vitesh dhe është zhvilluar kështu siç është sot.Përgjigjja është në kushtet themelore për jetë në Tokë: dielli, dheu, uji dhe ajri.

Ajri — Ajri është kombinim prej më shumë gazrave, avullit etj. Mbetjet e bimëve dhe të kafshëvevaren nga baraspesha e këtyre gazrave. Kur kjo baraspeshë çrregullohet, vërehen efektenegative ndaj bashkësisë së mjedisit të planetit. Ndonjëherë çrregullimi është sfiduar ngaparaqitjet natyrore, siç janë erupcionet vullkanike, erërat e forta dhe tërmetet, por më shpeshnjeriu me aktivitetet e tij e ndot ajrin.

Uji — Uji gjindet gjithkund rreth nesh. Ai i mbulon dy të tretat e sipërfaqes së Tokës.Uji paraqet dy të tretat e peshës së njeriut. Te organizmat tjerë uji është i përfaqësuar në mënyrëtë ndryshme. Në çdo rast, uji është i rëndësishëm për çdo organizëm, njejtë sikur ështëpërgjegjës edhe për motin dhe klimën e Planetit Tokë.

Dheu — Dheu paraqet shtresën më të sipërme nga sipëfaqjae Tokës. Edhe pse kjo shtresë është e hollë si letra në krahasimme pjesën tjetër të lëvores së Tokës. Bimët janë të përforcuaranë një vend me rrënjët e tyre, duke e thithur ujin me materietminerale nga dheu. Dheu është i pasur me organizmatë llojllojshëm. Ai është mjedisi jetësor i tyre.

Ngrohja dhe drita e diellit — Energjia e Diellit vjen derinë Tokë në formë të rrezeve që depërtojnë në mbështjellësinajror dhe e ngrohin planetin tonë. Drita e Diellit është kushtthemelor në procesin e krijimit të ushqimit, së bashku me ujin.

7

Lidhshmëria

Page 2: GPJr 01ConnectionsMK AL

8

Lidhshmëria

Biosfera — Biosfera është tërë hapësira e Tokës ku banojnëorganizmat e gjallë dhe në të jetojnë. Përpos botës së gjallëtë Tokës, biosfera i përfshinë ajrin, ujin, shtresat e sipërmetë tokës. Bimët e dhe kafshët e ndryshme në biosferëe paraqesin llojllojshmërinë biologjike. Lehtë mund të shihetse një numër i madh i bimëve dhe kafshëve të llojllojshmejanë të adaptuara në kushtet e mjedisit jetësor të Tokës(ajrit, ujit, dheut dhe klimës).

Bashkësia e mjedisit — Bashkësia e mjedisit paraqet një gruptë organizmave që ndikojnë njëri te tjetri, ndikojnë në mjedisinjetësor si dhe ai në to. Bashkësitë e mjedisit janë të

ndryshueshme dhe ushqimi dhe energjia në to vazhdimisht dhe qarkullojnë midis organizmavetë gjallë dhe natyrës së vdekur. Rajonet qytetare, poashtu, përmbajnë bashkësi të mjedisitme organizma që janë të adaptuar në këtë mjedis jetësor specifik. Ato, poashtu, ndikojnë ndajkushteve natyrore në rrethin më të afërt. Aktivitetet që i kryen njeriu në vendbanime kanëndikim të madh ndaj mjedisit jetësor dhe shpeh vijnë derinë prishjen e bashkësive të përhershme të mjedisit.

Pasuritë natyrore dhe energjia — Pasuritë natyroredhe energjia janë të nevojshme për zhvillimin shoqëror.Me pasuri natyrore nënkuptohet ajo që mund të merretnga mjedisi jetësor. Pasuritë natyrore janë ndarë në tëripërtëritura — harxhimi i tyre deri në masë përfundimtare ështëi pamundshëm (energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit,kafshët dhe bimët) dhe të paripërtritura — qasja e tyre ështëe kufizuar dhe është në pytje koha kur ato do të harxhohennë tërësi (nafta, thëngjilli, xehet, uji i pijshëm).

Gradualisht dhe pa vërejtur, konsumi bëhet e pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve,duke marrë një pjesë të madhe nga koha e tyre dhe mjetet financiare. Kjo çon derinë shfrytëzim më të madh të pasurive natyrore dhe të gjitha llojeve të energjisë,si dhe drejt ndotjes sa më të madhe të mjedisit jetësor.

Shoqëritë e sotshme sigurojnë prodhime, hapësirë për jetë,vende të punës dhe zbavitje. Që t’i plotësojnë kërkesate njerëzve, shoqëritë moderne bëjnë një shpenzim të madhtë pasurive natyrore dhe bashkësive të mjedisit në planetin Tokë,kapacitetet e të cilit janë të rezervuara dhe të kufizuara.

Sot, si asnjëherë më parë, njerëzimi i planetit ballafaqohet mesfidën për përmirësimin e jetës së njerëzve, ndërsa në të njejtënkohë edhe për ruajtjen e pasurive natyrore. Të dy qëllimetpatjetër duhet të plotësohen në kushtet e shtimit së popullatësdhe nevojave të rritura për ushqim, strehim, kanalizim, energji,shëndetësi, dhe siguri.

Arsimimi është një prej armëve më të fuqishme që ndihmonshoqëria jonë të arrijë në zhvillim të qëndrueshëm.Mësuesit kanë rol të rëndësishëm në lidhje me edukimine fëmijëve, lidhshmërinë mes mjedisit jetësor dhe shoqërisë.Fara e mirëkuptimit që është mbjellur tani do të krijojë qytetarëtë përgjegjshëm dhe vetëdijshëm që do të veprojnë në kohëtë duhur.

Page 3: GPJr 01ConnectionsMK AL

Përgatitja ditore: Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

Pjesa I: Jeta varet nga ... (stuhia e ideve)

1 Pyesni nxënësit se çka mendojnë për ate se cilat janë kushtet kryesore për ekzistimine jetës në planetin Tokë. Shkruani përgjigjet e tyre në tabelë ose (dhe) paraqisnime ilustrime përkatëse.

2 Ndani fletën e punës „Jeta varet nga...“ në dritaret e zbrazëta në fillimin e fletës së punësnxënësit le ti shkruajnë emrat e kushteve kryesore për jetë. Theksoni në përfundim se nukka jetë pa diell, ajër, ujë, tokë, ushqim dhe vend për jetesë. Diskutoni se pse edhe kushtettjera janë të rëndësishme në jetë, por nuk janë më të rëndësishme.

Pjesa II: Fshehtësitë e çantës sime të shkollës

1 Lusni një nxënës vullnetar, ti nxjerrë nga çanta të gjithagjërat dhe ti hulumtojë së bashku me nxënësit tjerë.Ndihmoni edhe ju në lidhje me hulumtimin përmespyetjeve që çojnë në konkluzion.

P.sh: Ka libër, laps dhe ushqim në çantë. Jepni çdo nxënësinga një fletë pune të „Fshehtësitë e çantës sime“ për punëindividuale dhe vizatoni skemën nga fleta në tabelë.

2 Vështroni gjësendet e çantës dhe fletën e punës. Diskutonipër pyetjet e parashtruara më poshtë, ndërsa nxënësit le të tërheqin vija, duke i lidhurgjashtë gjësendet në dritaret me prejardhjen e materialeve (fotografitë në mjedis).• Prej çka është bërë çanta e shkollës? (P.sh, materie plastike — lidheni me çantën

e shkollës në fletën me shigjetë);• Çka është tjetër e nevojshme që të prodhohet një çantë e shkollës? (p.sh, energji,

ujë, vizatoni një shigjetë prej çantës së shkollës deri te uji dhe fabrika që furnizohetme energji);

• Prej çka bëhet libri? (letër, që prodhohet nga qulli i drurit — vizatoni një shigjetë drejtbimës, fabrikës dhe ujit);

• Prej çka bëhet lapsi? (drurit — vizatoni një shigjetë drejt fabrikës dhe grafitit(me të zezë shkruhet), çka fitohet nga toka);

• Çka ka në zamër? (bukë, mish, perime, ujë dhe energji për prodhimin e saj);• Për çka kanë nevojë kafshët dhe bimët që të jetojnë dhe të rriten (ajër, ujë, tokë, diell);• Mund ta thelloni diskutimin me pyetje shtesë në lidhje me lirimin nga mbeturinat gjatë

prodhimit të këtyre mjeteve dhe ku shkon ajo mbeturinë.

3 Nxënësit duhet të kuptojnë se edhe gjërat e thjeshta që na rrethojnë lidhen midis vete,ndërsa si bazë për këtë është nevoja për ajrin, ujin, tokën, bimët, kafshët dhe energjinë.

9

Lidhshmëria

Kohëzgjatja 1-2 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjithë 4 vitet vjetore

Vendi Klasë ose në hapësirë të hapur

Materialet Çanta e shkollës dhe gjësendet në të

Qëllimet • Nxënësit të mësojnë për lidhshmërinë e çdo gjëje rreth nesh

Metodat Diskutim, lojëra, zgjidhja e dilemave

Page 4: GPJr 01ConnectionsMK AL

10

Lidhshmëria

4 Diskutimin mund ta bëni më thjeshtë përmes zvogëlimittë numrit të mjeteve nga çanta ose, nëse zgjidhni shembujtë ndryshëm, siç janë bluza me mëngë të shkurtra, tavolinae punës, çamçakëzi etj. Variant tjetër për këtë aktivitet ështëqë të ndani kopje të veçanta të fletëve për çdo nxënës dhetë organizoni një debat të hapur në klasë (kini kujdes që çdonxënës ta hap çantën e tij vet që të respektohet privatësia).

Pjesa III? Gjithçka rreth nesh është e ndërlidhur

1 Ndajuni nxënësve fleta të punës „Drunjtë e pyllit“ dhe përshkruani situatën në vijim:që të ndërtohet një rrugë e re, patjetër duhet të pritet një mal i vjetër.

2 Diskutoni:

• Si do ta ndryshoni mjedisin jetësor nëse priten drunjtë?• Si do të ndikojë prerja e drunjve ndaj natyrës (ndaj kafshëve, bimëve, ujit,

temperaturës, dritës etj)? Përgjigjet janë në tabelën më poshtë në faqen më poshtë.

Nxënësit duhet të përpiqen të japin përgjigje dhe ta plotësojnë tabelën në fletën e punës.

3 Bëni nxënësit të vijnë në përfundim se ndryshimet në pyll të çojnë deri te ndryshimet tjeranë natyrë.

Pjesa IV: Fotografi të gjalla (një lojë jashtë — në hapësirëtë hapur)

Në hapësirë të hapur, në oborrin e shkollës ose në parku,lusni nxënësit që të ndalen në distancë të caktuar dhe me sytë mbyllur të sillen disa herë rreth vetes. Para se t’i çelin sytë,nxënësit ti vendosin duart para personit si kamerëe paramenduar. Kur do ti hapin sytë, një minut ta „fotografojnë“atë që e shikojnë, duke u munduar që të mbajnë mendsa më shumë elemente të gjitha të lidhura midis vete(bletët, fluturat, lulet, zogjtë dhe drunjtë etj). Organizoniprezentime në grupe të „fotografive“ (për atë që e shikoni).

Faktorët Pylli i paprerë Pylli i prerë

Drita I dobët I fuqishëm

Temperatura Më i ulët Më i lartë

Lagështia Më i lartë Më i ulët

Ujërat nëtoksore Rrjedhin më afërsipërfaqes Rrjedhin më thellë

Fuqia e erës E kufizuar E pakufizuar

Kafshët(zogjtë, insektet etj.)

Kafshë të ndryshme qëjetojnë vetëm në male

Kafshët e pyllitshpërngulen

Bimët(kaçubat dhe bari)

Lloje të ndryshmetë pyjeve Bota bimore ndryshohet

Page 5: GPJr 01ConnectionsMK AL

Pjesa V: Lojë — Sa hapësirë na është e lejuar ?

1 Përmes kësaj loje nxënësit do të mësojnë se hapësira në planetin Tokë është e kufizuar,ndërsa në të të gjithë organizmat e gjallë duhet të jetojnë në baraspeshë dhe të kenë qasjetë barabartë në pasuritë natyrore. Ju nevojiten: 3 hamerë, 3 markerë, ngjyra druri, fotografiletre, maketa dhe pjesë të prera nga gazetat.

2 Nxënësit ndahen në tri grupe dhe secilit grup i jepet nga një hamer, markerë, ngjyra druridhe maketa letre ose kartoni (pjesë të prera nga gazeta) të ndërtesave, shkollave, parqeve,fabrikave etj.

Hameri paraqet një qytet dhe rrethinën e tij. Në të trehamerët me marker është shënuar kufiri i qytetit dhe ai ështëi ndryshëm për secilin grup. Për të parin është më i madh,pothuajse deri në skajet e hamerit, në të dytin më i vogël,ndërsa në të tretin unaza është e vogël kështu që mbetetnjë hapësirë e madhe e zbrazët përreth.

Nxënësit duhet vet ta paramendojnë hapësirën, ti vendosinmaketat e letrës në hapësirë, ti lidhin me rrugë, të vizatojnëgjësende me ngjyrat për ta pasuruar fotografinë.

Kur të përfundojnë, nga një përfaqësues i grupit e sqaron fotografinë dhe pse i kanëzgjedhur ato gjësende.

3 Të zhvillohet diskutim me të gjithë nxënësit për kreacionet e ndryshme, por edhetë mendohet:• A ka qenë hapësira e hamerit e mjaftueshme për ti vendosur të gjitha fotografitë

dhe maketat?• Me vendosjen e objekteve a munësohet jetesë normale e njeriut, bimëve

dhe kafshëve?• Cilat fotografi u kanë mbetur meqë nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme në hamer?• Çka kanë vizatuar tjetër dhe pse?• Cilat objekte nuk janë treguar dhe a janë të domosdoshme?

Qëllimi i lojës është të shihet se të gjithë organizmat e gjallë duhet të mbijetojnënë hapësirë të kufizuar dhe të kenë qasje të barabartë deri te resurset natyroretë domosdoshme

Aktivitete tjera

• Lusni nxënësit që të bëjnë vizatime nga „fotografitë“ e tyre (atë që e kanë parë) të incizuaranë mënyrë të hapur dhe të mundohen të gjejnë lidhshmëri midis elementeve në to.

• Lusni disa vullnetarë që të vijnë para nxënësve tjerë, që të formojnë një grup të vogël dhetë diskutojnë për dilemën „Të ndërtojmë fabrika“.

• Bëni kopje nga teksti „Gjësendet përreth“ dhe ua jepni testet nxënësve ose si punëindividuale ose organizoni një aktivitet të hapur me nxënësit me shenja, për të cilatparaprakisht jeni marrë vesh — përgjigje joverbale për E saktë dhe E pasaktë(p.sh. me përkulje, duartrokitje).

• Bëni kopje nga fleta e punës „Çdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur“ dhe sqarojuni nxënësvese çdo nocion që në të vërtetë paraqet temë në „Junior“ duhet ta lidhin me vendin adekuattë fotografisë.

11

Lidhshmëria

Page 6: GPJr 01ConnectionsMK AL

12

Lidhshmëria

DILEMAEjani të ndërtojmë fabrika

Ju jeni punëdhënësi. Patjetër të merrni një vendimnëse do të ndërtoni fabrikë të re. Me rëndësi ështëqë të mendoni për atë që vijon:• Sa do të kushtojë vendi ku do ta ndërtoni fabrikën

dhe makinat që duhet t’i blini;• Nëse keni në dispozicion materiale të mjaftueshme

të nevojshme — pasuri natyrore dhe energjielektrike për fabrikën;

• Si do të jetë ndikimi i fabrikës ndaj ajrit,tokës dhe ujit;

• Çfarë ndikimi do të ketë ndërtimi i fabrikës ndajbotës njerëzore në rrethinën e drejtpërdrejtë;

• Ndikimi dhe roli i fabrikës ndaj jetës, puna dheshëndeti i njerëzve në qytetet dhe fshatrat përreth;

• Faktorë tjerë.

TESTLëndët përreth

E SAKTË E PASAKTË

1 Jeta e vendit varet nga pozita e planetit Tokë ndaj Diellit.

2 Ajri nuk ndikon ndaj ujit dhe tokës.

3 Pa ujë, tërë jeta në Tokë do të shuhet.

4 Energjia e diellit ka rëndësi vetëm për bimët.

5 Dheu vazhdimisht krijohet dhe shkatërrohet.

6 Biosfera është e zgjeruar nëpër tërë planetin.

7 Pjesët e natyrës janë lidhura mes vete dhe varen njëra prej tjetrës.

8 Njerëzit poashtu, janë pjesë e lidhjes së madhe midis tyretë natyrës së gjallë dhe jo të gjallë të planetit Tokë.

Përgjigjet:1.Esaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Esaktë8.Esaktë

Page 7: GPJr 01ConnectionsMK AL

13

Lidhshmëria

Tëhollave

Ajrit

Librave Ujit

Telefo-navecelularë

Diellit

Energjisëelektrike

Ushqimit

FLETË PUNEJeta varet nga...

Auto-mjeteve

Mbeturi-nave

Vend-banimit

Vesh-mbathjes

Page 8: GPJr 01ConnectionsMK AL

FLETË PUNEFshehtësitë e çantës sime

14

Lidhshmëria

Page 9: GPJr 01ConnectionsMK AL

15

Lidhshmëria

FLETË PUNEDrunjtë e pyllit

Faktorët Pylli Pastrimi

Drita

Temperatura

Lagështia

Ujëratnëntokësore

Fuqia e erës

Kafshët(zogjtë, insektet etj.)

Bimët(kaçubat dhe bari)

Page 10: GPJr 01ConnectionsMK AL

16

Lidhshmëria

FLETË PUNEÇdo gjë rreth nesh është e ndërlidhur

Ajri Uji Toka

Energjia Shumëllojshmëriabiologjike

Pasuritë natyrore

Zhvillimi shoqërordhe mjedisi jetësor

Popullata

Konsumi dhe mbeturina Mënyra e shëndoshëe jetesës