16
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, për shkak të kësaj është quajtur Planeti i kaltër. Për fat të keq, pjesa më e madhe (97%) e ujit të Tokës është i kripur dhe nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të drejtpërdrejt nga njerëzit. Pjesa tjetër e ujit prej 3% është i ëmbël (i pakripur) dhe gjendet në lumenj dhe liqene, nën sipëfaqen e tokës, organizmat e gjallë, akullnajat, polet dhe në malet më të larta. Sipas hulumtimeve, nga njerëzit shfrytëzohet vetëm 1% e sasisë së ujit në planetin tonë. Karakteristikat e ujit Uji është substancë e vetme që është prezent në natyrë në tri forma: të ngurtë, të lëngshme, të gaztë. Uji i pastër vlonë në 100 o C dhe ngrinë në 0 o C. Në lartësi më të madhe, ku shtypja e ajrit është më e ulët, temperatura për vluarjen e ujit është më e ulët. Tretja e ndonjë substance në ujë e zvogëlon temperaturën e ngrirjes së ujit. Këtë e kanë shumë të njohur njerëzit, të cilët që ta parandalojnë ngrirjen në dimër, hedhin kripë ose shtojnë materie në ujë që ti pastrojnë qelqet e dritareve të veturave. Uji quhet tretës i përgjithshëm. Ai mund të tretë më shumë substanca se çdo tretës. Uji ngjitet nëpër bimë deri te majat e tyre. Rëndësia e ujit për jetën Pothuajse të gjitha materiet bëhen më të rënda dhe më të ngurta kur kalojnë nga gjendja e lëngshme në të ngurtë. Megjithate, uji e rritë volumin e tij dhe bëhet më i lehtë atëherë kur shndërrohet në akull. Kjo cilësi ka rëndësi të madhe për mbajtjen e jetës në lumenj gjatë dimrit. 25 Uji

Gpjr 03watermk Al

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gpjr 03watermk Al

Citation preview

Page 1: Gpjr 03watermk Al

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, për shkak të kësaj ështëquajtur Planeti i kaltër. Për fat të keq, pjesa më e madhe (97%) e ujit të Tokës është i kripurdhe nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të drejtpërdrejt nga njerëzit. Pjesa tjetër e ujit prej3% është i ëmbël (i pakripur) dhe gjendet në lumenj dhe liqene, nën sipëfaqen e tokës,organizmat e gjallë, akullnajat, polet dhe në malet më të larta. Sipas hulumtimeve, nga njerëzitshfrytëzohet vetëm 1% e sasisë së ujit në planetin tonë.

Karakteristikat e ujit• Uji është substancë e vetme që është prezent në natyrë

në tri forma: të ngurtë, të lëngshme, të gaztë.• Uji i pastër vlonë në 100oC dhe ngrinë në 0oC.• Në lartësi më të madhe, ku shtypja e ajrit është më e ulët,

temperatura për vluarjen e ujit është më e ulët.• Tretja e ndonjë substance në ujë e zvogëlon temperaturën

e ngrirjes së ujit. Këtë e kanë shumë të njohur njerëzit,të cilët që ta parandalojnë ngrirjen në dimër, hedhin kripëose shtojnë materie në ujë që ti pastrojnë qelqet e dritarevetë veturave.

• Uji quhet tretës i përgjithshëm. Ai mund të tretë më shumë substanca se çdo tretës.• Uji ngjitet nëpër bimë deri te majat e tyre.

Rëndësia e ujit për jetën• Pothuajse të gjitha materiet bëhen më të rënda dhe më të ngurta kur kalojnë nga gjendja

e lëngshme në të ngurtë. Megjithate, uji e rritë volumin e tij dhe bëhet më i lehtë atëherëkur shndërrohet në akull. Kjo cilësi ka rëndësi të madhe për mbajtjen e jetës në lumenjgjatë dimrit.

25

Uji

Page 2: Gpjr 03watermk Al

26

Uji

• Pikat e shiut gjatë rënies nëpër ajër i tretin gazrat ajror.Kur bie në Tokë, shiu ndikon në cilësinë e dheut,liqeneve dhe lumenjve.

• Uji mund të grumbullojë sasi të mëdha të energjisë,e cila mund t’i shndërrojë oqeanet, detrat dhe liqenetnë rezervuar gjigant të ngrohjes. Kjo cilësi e veçantëndikon te klima në rajonet që janë afër bazeneve ujore.Gjithashtu, për shkak të cilësisë së tyre për mbajtjene energjisë, uji gjithkund përdoret për freskim,por dhe për transferimin e ngrohjes.

• Njerëzit patjetër duhet të pinë rreth dy litra ujë në ditëqë t’irruajnë funksionet në trupin e tyre.

Pasuritë ujore• Vendet ku ruhet uji i tokës quhen bazene ujore (rezervuar). Ujë i ëmbël (i pakripur) mund

të gjendet në:– lumenjt, liqenet, pellgjet moçalet, (ujë sipërfaqësor);– bimët, kafshët dhe njeriun;– nën sipërfaqen e tokës (ujërat nëntokësore).

Ndikimi i njeriut• Uji përdoret për ujitje në bujqësi, si materie për ngrohje ose

ftohje në industri, si dhe për qëllime të përditshme: për pije,higjienë personale, pushim, marrje të energjisë elektrike etj.

• Ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit i dëmtojnërezervuaret ujore ose e ndotin ujin:– Hedhja e mbeturinave në ujë e zvogëlon kapacitetin e ujit.– Aktivitetet bujqësore, siç janë hedhja e helmeve, plehrave

dhe lëndëve tjera, shkaktojnë ndotje të madhe të ajritdhe ujit.

– ndërtimi i një ure ose zhvendosja e një shtrati të lumitmund të shkaktojë ndryshime në rrjedhën e lumit osetë nivelit të ujërave nëntokësore.

– Nxjerrja e rërës dhe gurëve nga lumi shkatërron brigjet e lumenjve.– Ujërat industriale që lëshohen në lumenj pa u pastruar nga ujërat e ndotura janë

të dëmshme për bimët dhe kafshët në ujë dhe ndikojnëndaj shëndetit të njerëzve.

– Fermat e derrave dhe të shpendëve krijojnë shumëmbeturina. Lëshimi i këtyre mbeturinave në lumenjpa u pastruar mund të shkaktojë vdekje të bimëvedhe kafshëve në ujë, dhe natyrisht ndikon ndaj shëndetittë njerëzve.

– Rrjedhja e prodhimeve të naftës i dëmton elementete gjalla dhe jo të gjalla në ujë.

– Lumenjt shpesh ndoten nga ujërat kanalizuese dhe ngaujërat që nuk mund ti thithë dheu.

– shumë qytete nuk kanë stacione për pastrimin e ujëravetë ndotura. Hedhja e drejtpërdrejt e ujërave të ndoturanë lumenj i ndotin ujërat.

Page 3: Gpjr 03watermk Al

Përgatitja ditore: Domosdoshmëria e ujit

Pjesa I: Qarkullimi i ujit

1 Merrni një gotë me ujë të pijshëm. Lusni ndonjë nga nxënësit që të pijë dhe të tregoj se çkamendon, prej kur ekziston uji, dhe sa është i vjetër. Sqarojuni nxënësve se uji është i vjetërpërafërsisht 4,5 miliardë vite (njejtë sikur planeti ynë) dhe është në qarkullim të përhershëmmidis Tokës dhe ajrit. Dielli dhe era shkaktojnë avullim të ujit, nga Toka, gjethet e bimëve,trupat e kafshëve dhe nga sipërfaqja e lumenjve, liqeneve dhe oqeaneve. Në këtë mënyrë,uji shndërrohet në avull. Në kushte të caktuara, avullimi kalon në pika ujore dhe përsëri bienë tokë në formë të shiut ose borës, shpesh duke i grumbulluar materiet tjera gjatë rënies.Shiu dhe bora përsëri i mbushin lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë rrjedhin në oqeane.Një pjesë e shiut rrjedh nëpër tokë dhe shndërrohet në ujëra nëntokësore.

2 Ndani fletën e punës „Qarkullimi i ujit“ dhe së bashku me nxënësit emërtoni fazate ndryshme të qarkullimit të ujit.

Pjesa II: Uji: komponent i vetëm në planetin tonë

Tregojuni nxënësve për disa cilësi të vetme të ujit dhe rëndësinë e tij për organizmat e gjalllëpërmes bisedës rreth pytejeve në vijim (përdorni informata nga fillimi i këtij kapitulli):• Në çfarë gjendje të ndryshme mund të gjendet uji? Jepni shembuj.• Pse krijohet akull në sipërfaqen e ujërave në lumenjt dhe liqenet? Cila është rëndësia e kësaj

cilësie për mirëmbajtjen e jetës në dimër?• Uji mund të tretë shumë materie. Jepni shembuj.• Materie të ndryshme të tretura në ujë e ulin temperaturën

e ngrirjes së saj. Pse detërat dhe oqeanet nuk ngrihen në dimërnë gjerësi të mesme gjeografike? Çka është tretur në të? Jepnishembuj tjerë nga jeta e përditshme për parandalimin e ngrirjes.

• Uji mund të ruaj një sasi të madhe të energjisë (ngrohje).Pse dimrat janë më të butë, ndërsa verërat më të freskëta nëafërsi të liqenit ose detit në krahasim me vendet më në brendi?Jepni shembull nga planeti ynë.

• Pse në sipëfaqen e ujit krijohen valë?• Demonstroni thithjen e ujit me një qelq të hollë adekuat, duke e mbledhur ujin me sfungjer

ose duke vendosur rrënj nga një bimë me lule të bardhë në ujë në të cilin ka ngjyrë(për demonstrimin e dytë nevojitet më shumë kohë). Sqaroni rëndësinë e ujit për bimët.Çka tjetër shkon lart së bashku me ujin?

27

Uji

Kohëzgjatja 1-2 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha kohët vjetore

Vendi Klasë

Materialet Fleta e punës për nxënësit „Qarkullimi i ujit“, tabelë, një gotëe ujit për pije, një qelq i hollë, tas i mbushur me ujë, sfungjer,lule e bardhë, ngjyrë

Qëllimet Nxënësit ti:

• zgjerojnë njohuritë për qarkullimin e ujit në natyrë

• të bëhen të vetëdijshëm për cilësitë e ujit dhe për rëndësinëe tij për organizmat e gjallë

Metodat Demonstrim, ligjërim, diskutim, punë e pavarur,zgjidhje e dyshimeve

Page 4: Gpjr 03watermk Al

28

Uji

Përgatitja ditore: Uji dhe njerëzit

Pjesa I: Hulumtuesit e ujit

1 Diskutoni me nxënësit:

• Pse uji është i domosdoshëm në jetën e përditshmetë njerëzve (për nevoja personale, për pije, gatim,higjienë personale, larje, pushim dhe dhe rekreacionnë ujë etj.; për qëllime ekonomike: ujitjen e drithrave,prodhimin e mallrave të ndryshme dhe ofrimine shërbimeve, për trafikun)? Shkruani përgjigjetnë tabelë. Nxënësit le ti emërtojnë shembujte ndryshëm për përdorimin e ujit.

• Diskutoni se pse njerëzit e moshuar në fshat zgjedhinhulumtues të ujit për një mision të rëndësishëmqë të gjendet një burim i ri i ujit. Shpjegojuni se dukeshikuar nga perspektiva historike, të gjitha vendbanimet ku jetojnë njerëzit gjithmonëkanë qenë të lidhura me ujin dhe afër tij (detrat, lumenjtë, liqenet etj).

2 Sqarojuni se duhet ta zbuloni cilësinë e ujit që ështëi nevojshëm për secilin prej nesh.Që të bëhet një gjëe tillë, së pari tregojuni nxënësve një shishe të plastikësose të qelqit prej 2 litrash. Kjo do t’ua lehtësojëqë ta paramendojnë nevojën e ditore të sasivetë ndryshme të ujit. Ndani kopje nga teksti „Sa ujëka në?“. Kur do ta përfundojnë, diskutoni me nxënësitpër sasinë e ndryshme të ujit në ushqim dhe organizmate gjallë.

Kohëzgjatja 3-4 orë të mësimit

Koha vjetore Të gjitha stinët e vitit

Vendi Klasë

Materialet Shishe prej 1 litër, testi „Sa kemi njohuri për ujin“, fleta e punës„Përdorimi i ujit“, 2 gota të plastikës, gjilpër e gjatë, gozhdë, shiritprej celofani, kronometër, fletë pune „Burimet e ndotjes së ujit“,fletë për vizatim format-A4, ngjyra, markerë

Qëllimet Nxënësit të:

• kuptojnë se në përditshmërinë e tyre mund të kursejnëshumë ujë

• bëhen të vetëdijshëm se me ndryshime të vogla në shprehitëe tyre higjienike mund të kursejnë shumë ujë

• njihen me burime të ndryshme të ndotjes së lumenjve

Metodat Ligjërim, diskutim, kompletimi i tekstit, punë individuale, diskutimspontan

Page 5: Gpjr 03watermk Al

3 Sqaroni se shfrytëzimi i matur i ujit ka shumë rëndësi, sepsebota ballafaqohet me një krizë botërore në lidhje me ujin.Bisedoni se në cilat raste uji mund të përdoretmë ekonomikisht. Lusni nxënësit që ti shprehin idetë e tyrepër kursimin e ujit në rastin që vijon:• Larjen e prodhimeve për ushqim;• Larjen e pjatave;• Larjen e rrobave me makinë;• Ujitjen e kopshtit;• Larjen e veturës.

4 Jepni disa shembuj, duke i përdorur informatat nga fleta e punës „Përdorimi i ujit“.Shpërndani kopje nga fleta e punës dhe lusni nxënësit të përgatisin detyrë shtëpiepër planet e tyre se si të kursehet uji, për të cilat duhet të bisedojnë me prindërit.

Pjesa II: Uji dhe higjiena personale

1 Sqarojuni nxënësve se me disa ndryshime të vogla në sjellje ose me aparate të ndryshmeteknike secili mund të kursejë ujë për pastrim në shprehitë e tyre të përditshme përmbajtjen e higjienës. Tregojuni nxënësve se do t’ua dëshmoni këtë me ndihmën e njëshembulli dhe një problemi matematikor.

2 Demonstroni eksperimentin në vijim:

• Merrni dy gota të njejta prej letre dhe bëni disa vrima të njejta në fund të gotave(Pesë ose gjashtë). Përdorni një gjilpër të madhe për njërën gotë dhe një gozhdëtë madhe për tjetrën.

• Ngjitni një shirit prej celofani nga ana e jashtme në fundin e gotës.• Lusni dy vullnetarë që ti mbushin të dy gotat me ujë me një sasi të barabartë.

Pastaj në të njejtën kohë nxirrni shiritat prej fundit të tyre. Nxënësit masin se sa kohëështë e nevojshme që të rrjedh uji. Përsëriteni eksperimentin nëse ka nevojë.

• Tregojuni nxënësve se kjo paraqet mënyrë të thjeshtë që të kursehet ujë gjatë bërjesdush. Në ditën e sotme tregjet ofrojnë çesme dhe dushe të ndryshme, me funksionetë ndryshme, ndërsa disa prej tyre edhe kursejnë ujë pikërisht në mënyrë të këtillë.Tregojuni nxënësve që t’u japin „këshillë profesionale“ prindërve të tyre kur do tëvendosin të blejnë një dush të ri për banjo.

3 Ilustroni problemin matematikor në vijim:

• Pyesni nxënësit sa herë në ditë i pastrojnë dhëmbët. Lusni një vullnetar që të shkojëderi në lavaman dhe të tregojë se si bëhet kjo (vërejtje: në rast se nuk ka ujë në klasë,nxënësi mund ta sqaroj procedurën).

• Diskutoni rreth mundësisë që të gjendet një mënyrëtjetër e kursimit kur i lajmë dhëmbët. Ai që i lanëdhëmbët duhet ta lëshojë ujin vetëm kur të lagëbrushën ose dhëmbët, ndërsa e mbyll gjatë kohëskur i pastron dhëmbët me brushë.

• Tregojuni nxënësve se përshtypja e parë është se kjomënyrë e kursimit nuk ka efekt të rëndësishëm gjatëkursimit të ujit. Mes tjerash, në realitet, nëse secilie bënë këtë ndryshim të vogël mund të ketë një efektshumë të madh. Që ti bindni ata që dyshojnë,lusni nxënësit që ta zgjedhin problemin në vijim:

29

Uji

Page 6: Gpjr 03watermk Al

30

Uji

Paramendoni sikur secili anëtar i familjes t’i lajë dhëmbët derisa uji rrjedh tërë kohën.Që kur ju keni treguar se të gjithë mund të kursejnë ujë, ata pajtohen qi t’i ndryshojnëshprehitë e tyre dhe ta lëshojnë ujin vetëm kur i lagin brushën dhe dhëmbët.Eksperimenti përfshinë të dhënat në vijim:• Familja juaj përbëhet nga 5 antarë të familjes.• Çdo antar i lan; dhëmbët dy herë në ditë.• Pastrimi i dhëmbëve përafërsisht zgjat rreth 3 minuta, ndërsa rrjedhja mesatare e ujit

është 2 litra në minut.• Me metodën e kursimit të ujit kursehet 1 litër për person.

Lusni nxënësit së bashku me prindërit e tyre të llogarisin:a) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e lëshonë ujin që të rrjedhë vazhdimisht.b) Sasinë e ujit që e shfrytëzon familja kur e zbatonë mënyrën për kursim.c) Sasia e ujit që mund të kursehet për një ditë nga familja.ç) Çka mund të ndodhë nëse njëqind familje të qytetit tuaj e ndjekin këtë shembull?

Përgjigje:a) 3 x 2 x 2 x 5 = 60 litra në ditë

Sqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:60 x 365 = 21.900 litra

b) 1 x 2 x 5 = 10 litra në ditëSqarojuni nxënësve se nëse respektohet kjo një vit, rezultati do të jetë:10 x 365 = 3.650 litra

c) 60 litra - 50 litra = 10 litra në ditëSë bashku llogariteni ujin e kursyer të familjes për një vit (18.250 litra). Për lehtësim,rrethoni shifrën prej 20.000 litra ose 20 metra kub për familje.

d) 50 litra x 100 = 5.000 litra në ditëSë bashku llogariteni ujin e kursyer të 100 familjeve për një vit — 1.825.000 litra(1.825 metra kub) ose nëse e keni zgjedhur që të rrumbullakoni — rreth 2.000 metra kub.

Sqarojuni se me 2.000 metra kub mund të mbushni një pishinë të madhe si pishina eolimpiadës (50 m x 20 m x 2 m).

Pjesa III: Lumi ynë

Ky aktivitet mund të punohet me tërë klasën ose në grupe,nëse klasa është e madhe.

1 Bëni shumë kopje nga fleta e punës „Burimet e ndotjessë ujit“ kështu që pas prerjes së fotografive të veçanta të ketënga një fotografi për çdo nxënës. Jepni fotografi secilitnxënës dhe luteni që të vizatojë një pjesë të lumit në një fletëme format A4 të lidhur me burimin e ndotjes në fotografi.Vizatoni një lumë në tabelë.

2 Kur të gjithë do t’i përfundojnë, mblidhni vizatimet dhe sqarojuni nxënësve se me punëne tyre kanë ngritur një pjesë të madhe të lumit, që është qendër e shumë aktivitetevetë njeriut. Çdo aktivitet në mënyrë të ndryshme ndikon ndaj ujit të lumit. Diskutoni menxënësit për llojet e ndryshme të burimeve të ndotjes së ujërave. Lusni çdo nxënësqë të tregojë para klasës se në çfarë mënyre ndotësi i tij e zvogëlon cilësinë e ujit.Përpiquni që nxënësit të kuptojnë se të gjitha aktivitetet e njeriut përgjatë lumit kanëndikim negativ në cilësinë e ujit.

Page 7: Gpjr 03watermk Al

3 Sqaroni se miliona vite bota e gjallë e lumenjve, bimët dhekafshët adaptohen në kushtet natyrore për jetë. Kur aktivitetete njeriut e ndërrojnë mjedisin jetësor, bota e gjallë nukka shumë kohë që të adaptohet dhe shumë shpejt vdes.Përkujtoni nxënësit se së bashku me organizmat tjerë të gjallë,njerëzit gjithashtu varen nga pastërtia e shtratit të ujërave,që i shfrytëzojnë për pije, në amvisëri, industri, ferma,sport dhe rekreacion në ujë.

4 Lusni nxënësit që të japin shembuj për aktivitete të ndryshmetë dedikuara për mbrojtjen e lumenjve. Bëni një listë me ideshumë adekuate. Kushtoni vëmendje atyre që janë të lidhura ngusht me shprehitë e ditës(hedhje e mbeturinave ose ujë kanalizues në lumenj, dëmtimin e brigjeve të tyre etj).

Pjesa IV: Përroi dhe peshku i vogël

Lexojeni tregimin „Përroi dhe peshku i vogël“ në faqen 40.

1 Lusni nxënësit që ti tregojnë përshtypjet e tyre.

2 Jepuni nxënësve një përfundim se me ndikimin e tyre negativi shkatërrojnë gjërat e mrekullueshme që i rrethojnë dhepastaj nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë.

Pjesa V: Lojë — Qarkullimi i ujit

1 Nxënësit le ti bëjnë aktivitetet në vijim për të mësuar se si qarkullon uji nëpër materiete gurit, siç janë gurët, rëra dhe argjili.

Në një enë me vrima në fund vendosni gurë të imët, në tjetrën rërë dhe në të tretën argjil.

Për të demonstruar se uji nëntokësor qarkullon nëpër pjesët e gurit nëntokësor, derdhniujë në secilën prej enëve. Vëzhgoni dhe diskutoni për rezultatet. Cila enë më shpejtëe lëshon ujin? Cila më ngadalë? Si ndikojnë materiet e ndryshme ndaj qarkullimit të ujitnë sistemin natyror.

2 Bëni përpjekjet në vijim për të treguar se si lloje dhe madhësi të ndyshme të tokëskontribuojnë për qarkullimin e ujit. Zgjidhni tre nxënës të „bëhen“ ujë.Nxënësit tjerë do të jenë material guri.• Qarkullimi i ujit nëpër gurë

Nxënësit bëhen gurë të imët, duke u prekur mes vete me duar të zgjatura.Qëllimi i nxënësve, të cilët i paraqesin pikat e ujit, është të kalojnë (rrjedhin) nëpërnxënësit, të cilët i paraqesin gurët e imët në anën tjetër të klasës.

• Qarkullimi i ujit nëpër rërëNxënësit bëhen rërë duke i hapur duart, duke i lakuar bërrylat dhe duke i prekur beletme majat e gishtërinjëve. Nxënësit — kokrriza rëre duhet të qëndrojnë kështu që belete tyre pothuajse takohen. Nxënësit — pika uji do të kenë vështirësi gjatë lëvizjes,por ende do të mund të arrijnë në anën tjetër.

• Qarkullimi i ujit nëpër argjilNxënësit bëhen pjesë nga argjili duke i mbajtur duart të lëshuara pranë trupit dhetë afruar njëri pranë tjetrit. Ata duhet të jenë shumë afër njëri tjetrit, duke bërë pengesëpër pikat e ujit. Pa qenë të ashpër, nxënësit — pika uji duhet ngadalë të depërtojnënëpër argjil. Ndoshta të gjithë nuk do të mund të kalojnë nëpër argjil.

31

Uji

Page 8: Gpjr 03watermk Al

32

Uji

Aktivitete tjera

• Ndajuni nxënësve kopje të tekstit „A e njohim ujin?“ dhe le ta punojnë në mënyrëtë pavarur.

• Lusni disa vullnetarë që të formojnë një grup të vogël dhe të debatojnë rreth dilemës„Pikë pas pike“ para tjerëve.

• Mësoni për pasuritë natyrore të qytetit apo fshatit tuaj dhe në shtetin tonë.• Organizoni një ditë për mbrojtjen e ujit dhe prezentoni hulumtimin tuaj. Dita e posaçme

është 22 Marsi, sepse kjo është dita botërore e ujit.• Gjeni tregime, këngë, enigma për ujin.• Me nxënësit luani lojën „Pastrimi i ujit në tokë“ dhe diskutoni me nxënësit për ndotjen

dhe pastrimin e ujit në tokë.• Lusni ndonjë nxënës prej (klasave të 3-5) që ta lexojë tekstin „Përroi dhe peshku i vogël“.

Për nxënësit nga klasa e parë deri të tretën mësuesi e lexon tregimin. Pastaj bisedoni përndotjen e ujit dhe pasojat e ndotjes ndaj organizmave të gjallë.

Page 9: Gpjr 03watermk Al

33

Uji

DILEMAPikë pas pike

Ju jeni në vizitë te një mik dhe në oborre shikoni babain e tij me zorrë uji në duar,se si përgatitet që ta lajë veturën familjare.Ju vendosni:• Ti ofroni ndihmë;• Të propozoni se me kofë me ujë

dhe brushë për larjen e veturës mundtë kurseni shumë ujë;

• Të propozoni që veturën ta dërgojënë sallonin për larjen e veturave;

• Të mos flisni asgjë, sepse jeni i turpshëm,dhe mendoni se kjo nuk është puna juaj;

• Të bëni diçka tjetër.

TESTA e njohim ujin?

E SAKTË E PASAKTË

1Më pak se gjysma e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë.

2 Uji i ka dy forma në Tokë.

3 Uji mund të ruajë në sasi të madhe të energjisë.

4 Kur materie të ndryshme treten në ujë, temperatura e ngrirjessë ujit rritet.

5 Vetëm 3% ujë që e përdorin njerëzit shërben për pije.

6 Është e arsyeshme që të përdoret uji i njejtë si për pije ashtuedhe për ujitje të kopshteve dhe pastrimit të trotuarit.

7 Është e arsyeshme që të përdoret uji i ftohtë që rrjedhpër t’u ftohur pijet dhe ushqimi.

8 Ndotësit kryesor të ujit janë industria dhe komunikacioni ujor.

9 Pa ujë, Toka do të ishte planet i shkretë.

Përgjigjet:1.Epasaktë2.Epasaktë3.Esaktë4.Epasaktë5.Esaktë6.Epasaktë7.Epasaktë8.Esaktë9.Esaktë

Page 10: Gpjr 03watermk Al

34

Uji

Niveli i ujit nëntokësor — Niveli deri ku uji ngritet në pus të hapur. 8

Ujërat nëntokësore — Uji nëntokësor qëndron në të çaratdhe zbrazëtirat. Ai mund të përdoret përmes puseve. 7

Pastrimi natyror i ujit — Shirat dhe bora që shkrihen rrjedhin nëpër tokë,pastrohen prej grimcave më të mëdha dhe depërtojnë nëpër të çaratdhe poret e tokës dhe gurëve.

6

Ujin që nuk mund ta thithë toka — Ujin që nuk mund ta thithë tokaështë rrjedhja e dukshme e përrenjve, lumenjve dhe liqeneve. 5

Reshjet — Sasia e reshjeve, në formë të shiut,borës ose breshërit vjen nga retë. 4

FLETË PUNEQarkullimi i ujit

Avullimi — Meqë dielli e ngroh ujin, ai avullohet dhe ngritet në ajërsi avull i padukshëm. 1

Transpiracioni — Uji i avulluar lëshohet edhe nga gjethet dhe bimëtpërmes procesit të quajtur transpiracion/avullim. 2

Kondensimi — Avulli i ujit ngritet, ftohet dhe shndërrohet në pika uji— lëng. Kur temperaturat janë më të ulëta, drejpërdrejt shndërrohetnë gjendje të ngurtë (akull, breshër ose borë).

3

Page 11: Gpjr 03watermk Al

35

Uji

FLETË PUNESa ujë ka në?

Page 12: Gpjr 03watermk Al

36

Uji

FLETË PUNEPërdorimi i ujit

Higjiena personale

• Mose e lini ujinqë të rrjedh derisai lani dhëmbët,duart apo fytyrën.

• Paramendoni se çkadëshironi të bëni më tepër: të bëninjë dush me (100-200 litra) ose me(rreth 80 litra).

• Mos hidhni mbeturina në tualet.

Pastrimi

• Para se ti lani enët,pastroni mbetjet eushqimeve nga pjatat.

• Mos i zhyt enëte palara në ujëqë rrjedh- në vend të kësaj, mbushenilavamanin me ujë. Kjo kursen 50%të ujit që ju nevojitet.

• Ndizni makinën të mbushur me rrobapër larje.

• Paraprakisht, zbusni rrobat që janëpërlyer me dhe në një kovë të veçantëme ujë dhe detergjent për larjene rrobave.

• Shfrytëzoni kovë me ujë, në të cilën kadetegjent edhe për pastrimin e veturës,ndërsa zorrën e ujit përdoreni vetëmnë fund.

• Pastroni ballkonet kur bie shi.• Përdorni fshesë, në vend të zorrës me

ujë, për ti fshirë gjethet që kanë rënë.

Ujitja

• Mos e përdorni ujine pijshëm për ujitjene kopshtit —përdorni ujë prejburimeve ose shiravetë mbledhura më herët.

• Mënjanoni ujitjen kur është kohame erëra ose shira, atëherë ujimë shpejt avullohet.

• Përdorni spërkatës, me anë të të cilitkursehet një pjesë e madhe e ujit.

• Mbuloni vendet e ujitura me kashtëose gjethe që ta kufizoni avullimin.

Gatimi/pija

• Vendosni mbyllësnë lavaman kuri pastroni pemëtdhe perimet.

• Mos i ftohniushqimet ose pijet me ujin për pije.

• Nëse dëshironi ujë më të ftohtë,atëherë mos prisni që të ftohet ujiduke rrjedhur nga çezma, por mbanishishe me ujë të ftohtë në frigorifer.

Page 13: Gpjr 03watermk Al

37

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit

Anijet, barkat me motor, dhe skuterët në ujëSportet e ujit e ndotin ujin me vaj dhe naftë.

Plehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësorePlehërat dhe lëndët mbrojtëse bujqësore të mbrojturai ndotin liqenet dhe lumenjtë kur uji e lanë tokën nga fushate përpunuara.

Kafshët dhe fermatMateriet e mbeturinave nga kafshët që ruhen në fermëshpesh përfundojnë në shtretërit e ujërave pa u pastruar,duke i shkatërruar bimët, mbytur kafshët dhe duke e dëmtuarshëndetin e njeriut.

Ujërat e ndoturaQendrat për trajtimin e ujërave të ndotura mund të shkaktojnëndotjen e ujit nëse nuk punohet rregullisht me to. Vetëm uji ifiltruar mund të lëshohet nëpër lumenjtë, liqenet dhe detrat.

Page 14: Gpjr 03watermk Al

38

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Mbeturina në plazhKur shkoni në plazh patjetër mblidhni mbeturinat dhe hidhnine kosh.

Ndryshime në brigjet e lumenjveNdërtimi i urave dhe ndryshimi i brigjeve të lumenjve mundtë ndryshojnë rrjedhën e lumenjve dhe ujërave nëntokësore.

Nxjerrja e rërës dhe guritNxjerrja e rërës dhe gurit nga lumenjtë i shkatërron brigjetdhe e rrit ndotjen.

АutomjetetNjerëzit ndonjëherë i lajnë automjetet e tyre menjëherë afërshtratit të lumit.

Page 15: Gpjr 03watermk Al

39

Uji

FLETË PUNEBurimet e ndotjes së ujit (vazhdon)

Hedhja e mbeturinaveHedhja e mbeturinave në shtratin e lumit e zvogëlon cilësinëe ujit dhe i shkatërron mjediset ujore.

Shesh ndërtimeshPërdorimi i ngjyrave, vajrave dhe materive tjera në sheshet endërtimit në afërsi të ujit, mund ti ndotin shtretërit e lumenjve.

Gjuetarët ilegalëTeknikat e palejuara për gjueti dhe peshkim mund ta dëmtojnëcilësinë e ujit dhe ti shkatërrojnë bashkësitë ujore të kafshëve.

Shirat e rrëmbyeshmeLumenjtë shpesh ndoten prej ujërave, të cilat toka nukmund ti thith, të shkaktuara prej shirave të rrëmbyeshme,përmbytjeve dhe katastrofave tjera natyrore.

Page 16: Gpjr 03watermk Al

40

Uji

FLETË PUNEPërroi dhe peshku i vogël

Atë ditë përroi e pa peshkun e vogël se si po largohet nga ujërat e tij dhe i çuditur e pyeti:

– Peshk i vogël, për ku je nisur?

– Iki sa më larg nga ky ujë me argjil dhe i qelbur.

– E pse? –u habit përroi.

– Po nuk mund të gjejë më një shtëpi të qetë te ti. Nuk ka më barëra ku të fshihem,nuk janë më as krimbat, buburrecat, dhe gaforet me të cilat ushqehem... gjithnjë e mëtepër jamë i uritur. Patjetër duhet të gjejë një zgjidhje, sepse edhe ajri i mungon ujit.

Përroi u ofendua prej fjalëve të këtilla të peshkut të vogël dhe me buzëqeshje e pyeti:

– Po ku do të shkosh?

– Do të kërkoj një përrua më të pastër, atje lart në mal, ku nuk ka njerëz ta turbullojnëujin e pastër burimor.

– Por, peshk i vogël – u ankua përroi, duke u bërë xheloz ndaj ujit të pastër burimor... -prit,mos më braktis, të lutem, do të mundohem që ti pastroj ujërat e mija.

– Por, si?

– Një gjyshe plakë më ka treguar se nëse kaloj nëpër 40 gurë, do të bëhem i pastërsi loti i saj.

– Ha, ndërsa njerëzit përsëri do të ndotin – ia ktheu peshku i vogël duke mos i besuar.

– Atëherë, nuk kam shpëtim. Dhe, kur të gjitha burimet do të bëhen si unë, njerëzitdo të duhet patjetër ta pinë ujin e ndotur dhe të gjithë do të jemi në rrezik...