1
Globalizimi Bota ekonomike është duke ja lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të izoluara prej njëra tjetrës nga barriera të shumta në tregtinë dhe investimet ndërkufitare, nga distance, orët e ndryshme zonale, gjuhët e ndryshme, nga diferencat kombëtare në rregullimet qeveritae dhe sistemet e kulturës dhe biznesit. Bota ekonomike po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të ndërvarur ekonomik global.Ky fenomen ka marr emrin globalizëm.Globalizimi ka dy komponentë:globalizimi i tregjeve dhe globalizimi i produkteve. -Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të veçanta në një treg të fuqishëm global.Prej kohësh është folur që shijet dhe parapëlqimet e konsumatorëve të vendeve të ndryshme janë duke konverguar drejt disa normave globale,çka përbën edhe bazën e krijimit të një tregu global.”McDonalds”, ”Coca Cola”, Xhinset Levi’s” janë disa nga shembujt e cituar gjithandej. Kompanitë e këtyre produkteve duke ofruar një produkt të standardizuar në mbarë botën janë duke ndihmuar për të krijuar tregun global.Një kompani nuk është nevoja të ketë përmasat e këtyre gjigantëve për të lehtësuar dhe përfituar globalizimin e tregjeve.Shumica e tregjeve globale sot nuk janë tregjet e produkteve të konsumit (ku diferencat në shijet dhe parapëlqimet janë të mëdha që të lejojnë globalizimin) por tregjet e të mirave industriale që shërbejnë nevoja universale në mbarë botën.Këtu përfshihen tregjet e mallrave si alumini,nafta,drithi etj.Në mjaft tregje globale të njejtat firma shpesh përballen njëra me tjetrën si konkurentë nga njëri vend në tjetrin. Çiftet Coca Cola-Pepsi, Ford-Toyota, Boeing-Airbus, Sega-Nintendo rivalizojnë njëra me tjetrën. -Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit (punë, energji, tokë,kapital).Kështu kompanitë shpresojnë të ulin koston e përgjithshme dhe të permirsojne cilësinë ose anën funksionale të produkteve të ofruara, çka u jep dorë për të konkuruar në mënyrë efektive.Shpërndarja globale e aktiviteteve prodhuese nuk lidhet vetëm me kompanitë gjigande.Gjithnjë e më shumë firmat e vogla po marrin pjesë në këtë process.Si rezultat është duke u bërë e pakuptimtë të flitet për produktet amerikane,japoneze gjermane apo koreane. Gjithnjë e më shumë burimi i njejtë i produkteve për furnitorë të ndryshëm çon në produkte që janë globalë nga natyra,pra të “produkteve globalë”. Si në rastin e globalizimit të tregjeve nuk duhet hecur pa kufi në globalizimin e produkteve.Ka ende mjaft pengesa që vështirësojnë vendosjen optimale të aktiviteteve prodhuese në vise të ndryshme të globit.Këto pengesa përfshijnë barrierat formale dhe joformale të tregtisë,barrierat e investimeve të drejtëpërdrejta midis vendeve,kostoja e transportit dhe,çështjet qe lidhem me rrezikun ekonomik dhe politik. Punoi:Salih Veseli

Globalizimi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Globalizimi

Globalizimi

Bota ekonomike është duke ja lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të

izoluara prej njëra tjetrës nga barriera të shumta në tregtinë dhe investimet

ndërkufitare, nga distance, orët e ndryshme zonale, gjuhët e ndryshme, nga

diferencat kombëtare në rregullimet qeveritae dhe sistemet e kulturës dhe biznesit.

Bota ekonomike po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të

ndërvarur ekonomik global.Ky fenomen ka marr emrin globalizëm.Globalizimi ka dy

komponentë:globalizimi i tregjeve dhe globalizimi i produkteve.

-Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të veçanta në

një treg të fuqishëm global.Prej kohësh është folur që shijet dhe parapëlqimet e

konsumatorëve të vendeve të ndryshme janë duke konverguar drejt disa normave

globale,çka përbën edhe bazën e krijimit të një tregu global.”McDonalds”, ”Coca

Cola”, Xhinset Levi’s” janë disa nga shembujt e cituar gjithandej. Kompanitë e këtyre

produkteve duke ofruar një produkt të standardizuar në mbarë botën janë duke

ndihmuar për të krijuar tregun global.Një kompani nuk është nevoja të ketë

përmasat e këtyre gjigantëve për të lehtësuar dhe përfituar globalizimin e

tregjeve.Shumica e tregjeve globale sot nuk janë tregjet e produkteve të konsumit

(ku diferencat në shijet dhe parapëlqimet janë të mëdha që të lejojnë globalizimin)

por tregjet e të mirave industriale që shërbejnë nevoja universale në mbarë

botën.Këtu përfshihen tregjet e mallrave si alumini,nafta,drithi etj.Në mjaft tregje

globale të njejtat firma shpesh përballen njëra me tjetrën si konkurentë nga njëri

vend në tjetrin. Çiftet Coca Cola-Pepsi, Ford-Toyota, Boeing-Airbus, Sega-Nintendo

rivalizojnë njëra me tjetrën.

-Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe

shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat

kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit (punë, energji,

tokë,kapital).Kështu kompanitë shpresojnë të ulin koston e përgjithshme dhe të

permirsojne cilësinë ose anën funksionale të produkteve të ofruara, çka u jep dorë

për të konkuruar në mënyrë efektive.Shpërndarja globale e aktiviteteve prodhuese

nuk lidhet vetëm me kompanitë gjigande.Gjithnjë e më shumë firmat e vogla po

marrin pjesë në këtë process.Si rezultat është duke u bërë e pakuptimtë të flitet për

produktet amerikane,japoneze gjermane apo koreane. Gjithnjë e më shumë burimi i

njejtë i produkteve për furnitorë të ndryshëm çon në produkte që janë globalë nga

natyra,pra të “produkteve globalë”.

Si në rastin e globalizimit të tregjeve nuk duhet hecur pa kufi në globalizimin e

produkteve.Ka ende mjaft pengesa që vështirësojnë vendosjen optimale të

aktiviteteve prodhuese në vise të ndryshme të globit.Këto pengesa përfshijnë

barrierat formale dhe joformale të tregtisë,barrierat e investimeve të drejtëpërdrejta

midis vendeve,kostoja e transportit dhe,çështjet qe lidhem me rrezikun ekonomik

dhe politik.

Punoi:Salih Veseli