12
Biznes ndërkombëtar - Globalizimi Jeton hoxha UNIVERSITETI “FAMA” FAKULTETI EKONOMIK MENAXHMENT DHE INFORMATIKË Lënda: Biznesi Ndërkombëtar Tema: Globalizimi Mentori: Prof.Dr. Nasir Selimi Kandidati: Jeton Hoxha Prizren – Maj – 2009

Biznes Nderkombetare - Globalizimi

  • Upload
    to1x

  • View
    18.583

  • Download
    11

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

UNIVERSITETI “FAMA”FAKULTETI EKONOMIK

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

Lënda: Biznesi Ndërkombëtar

Tema: Globalizimi

Mentori: Prof.Dr. Nasir Selimi Kandidati: Jeton Hoxha

Prizren – Maj – 2009

Page 2: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

Përmbajtja:1. PËRKUFIZIM I GLOBALIZIMIT ********************* 32. FORMAT E GLOBALIZIMIT ************************* 53 PRO – GLOBALIZIMI ******************************* 64. ANTI – GLOBALIZIM ******************************* 75 MATJA E GLOBALIZIMIT *************************** 86. VENDET NË ZHVILLIM ***************** *********** 87. GLOBALIZIMI NË KOSOVË ************************* 98. GLOBALIZIMI NË SHQIPËRI *********************** 109. GLOBALIZIMI NË MAQEDONI ********************* 1010. KONKLUZIONE rreth globalizimit ****************** 11

Literatura: ****************************************** 12

Page 3: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

PËRKUFIZIM I GLOBALIZIMIT

Globalizimi është...„Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial “[Dirk Messner / Franz Nuscheler]„varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit”[Meghnad Desai]“proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave “[Johannes Varwick]„përmes globalizimit intensifikohet kokurrenca në treg “[C. Christian vonWeizsäcker]„çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit“[Schumann/Martin]„është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh popërdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore dukeu konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si shans“ [JohannesVarwick]Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhenuk ka një përkufizim të sakt.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënëqë të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimevedhe hërbimeve që ofrohen nga vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhepër pasojë nuk mund ti prodhojnë.Një definicion për globalizimin e ka bërë FMN - Fondi Monetar ndërkombëtar.

Ndërvarësia ekonomike gjithnjë në rritje e vendeve rreth e përqark botëspërmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksionevetej-kufitare në mallra dhe shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare tëkapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë.

Globalizimi përfshinë të gjitha veprimet që kanë lidhje midis shtetëve përmestregtisë në rritje, investimeve, shkëmbimit të informacioneve, turizmit, ndikimitkulturor etj.

Page 4: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

Page 5: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

FORMAT E GLOBALIZIMIT

Ekzistojnë disa forma të globalizimit:Globalizimi i ekonomisëGlobalizimi i kulturësGlobalizimi i politikës / juridik

Në koncpetin e ekonomisë globalizimi bëhet…Me shtetet që hapin kufijtë në mënyrë që tregtia dhe investimet të rriten midistyre.Rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesarritja e ekonomisë botërore,Shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet ejashtme direkteZhvillimin e sistemeve globale financiare,Rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO (OrganizataBotërore e Tregtisë), FMN (Fondi monetar ndërkombtar) etj

Në koncpetin e kulturës globalizimi bëhet…Shkëmbimi kulturor gjithnjë më i madh ndërkombëtar,Mediat moderne bëjnë që njerëzit të shohin vazhdimisht të njëjtat programetelevizive, të veshin rroba të së njëjtës markë, të dëgjojnë të njëjtën muzikë,shikimi i filmave të Hollywoodit, serialet latino-amerikane etj.Trendet e zhvillimit të internetit nëpër WEB sajte të ndryshme YouTube,My Space, Yahoo, hotmail, etj.Udhëtimi dhe turizmi gjithnjë më i madh ndërkombëtar,Përmes sporteve botërore si psh: futbollë, basketbollë volejbollë, tenis etj.

Në koncpetin e politikës/juridikës globalizimi bëhet…Shtetet lidhen gjithënjë e më shumë së bashku në një bashkëpunim politik,Rrjeti i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rregullat juridike kujdesen qëtregtia e lirë tradicionale të kufizohet.Zhvillimi i një infrastrukture globale për telekomunikim, duke përdorëteknologjinë si internetin, satelitët për komunikim, telefonat celularë,Shtimi i numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjetpër të drejtat e autorit, patentat, licencat etj.

Page 6: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

PRO – GLOBALIZIMI

Shumica e Mbështetësve të ‘globalizimit demokratik’ shpeshherë quhen edhepro-globalistë. Dallimi prej globalistëve të tjerë është se këta nuk përcaktojnëparaprakisht ndonjë ideologji që do ta drejtonte këtë vullnet, çka i lihet zgjedhjessë lirë të këtyre qytetarëve përmes një procesi demokratik.

Mbështetësit e tregtisë së lirë theksojnë se teoritë ekonomike të ‘përfitimitkomparativ’ sugjerojnë që tregtia e lirë çon në një akordim efektiv tëburimeve, me çka të gjitha vendet e involvuara në këtë tregti do të përfitojnë.Marrë në përgjithësi, kjo shpie te çmimet më të ulëta, punësimin më të madhdhe rendimentet më të larta.

Kufijtë kombëtarë do të humbasin vlerën e tyre në kuptimin ekonomik,gjeografik kurse njerezit do të jenë të vetmit që do të mbeten brenda kufijve tëcilët do të priren më teper kah interesat e tyre duke u larguar kështu ngabesnikëria kombëtare që qdo shtet kohëve të fundit po shkon drejt globalizimit.

Disa funksione që janë kryer përmes globalizimit:

Demokracia është shtuar në mënyrë pothuajse në të gjithë globin me të drejtëvote.Shkrim dhe leximi është shtuar nga 52 % në 81 % të botës midis viteve1950 – 1999Përqindja e njerëzve që jetojnë në vendet që janë në zhvillim me të ardhuranën 1 $ amerikanë në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve.Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet dita ditës.Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta IIBotëroreTendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave,radio-Televizioneve, telefonave etj.Të ardhurat për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujëtë pijshëm.

Page 7: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

ANTI – GLOBALIZIMI

Në përgjithësi, kritikët thonë se rezultatet e globalizimit nuk janë ato që janëpredikuar kur kanë filluar përpjekjet për shtimin e tregtisë së lirë, dhe se shumëinstitucione të involvuara në sistemin e globalizimit nuk i kanë marrë nëkonsideratë interesat e popujve të varfër, klasën punëtore si dhe ambientin.Shumica e disa aktivistëve që janë kundër globalizimit e kundërshtojnë faktin se“globalizimi” aktual i globalizon paratë dhe korporatat, e jo edhe njerëzit dhesindikatat.Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi mund të kemi në fusha si: nëekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qënievenjerëzore, drogën, etj.Edhe përkundër rritjes ekonomike që ka ndodhur në vendet në zhvillim, 20%nga 6 miliardë banorë të Botës, jetojnë me 1 $ në ditë,kurse çdo i katërtifëmijë në hemisferën Jugore vuan nga ushqimi jo i mjaftueshëm. Sipas tëdhënave të bankës Botërore 600 milion njerëz në Botë nuk kanë adresë tëpërhershme vendbanimi.Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtiae lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare, pra të pasurve nëdëm të të varfërve. Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë tëinteresit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit.Shumë institucione globale që kanë ndikim të madh ndërkombëtar as qëudhëhiqen në mënyrë demokratike e as që liderët e tyre janë zgjedhur në mënyrëdemokratikeProfesori nga universiteti “Kolumbia” i Nju-Jorkut Xhozef Stiglic bën dalliminndërmjet globalizimit të mirë dhe të dëmshëm. Polemikat e tij lidhën me FMNdhe BB sipas tijë kanë sistem të qeverisjes globale pa një Qeveri globale,dmth: krijojnë sistem ad-hok të qeverisjes globale.Protestat e lëvizjes për drejtësi globale i kanë detyruar takimet e larta (samitet)ndërkombëtare të mbahen larg qyteteve të mëdha ku mbaheshin zakonisht, nëlokacione të vetmuara ku protestat janë të pamundshme.

Page 8: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

MATJA E GLOBALIZIMIT

Si matja më e saktë që është përcaktuar që një shtet-komb apo një kulturë ështëKOF (instituti zviceran për hulumtime tank).Ky institut mat tri dimensionekryesore të globalizimit: ekonomik, social dhe politik. Krahas këtyre tretreguesve për matjen e këtyre dimensioneve, kalkulohet edhe një indeks ipërgjithshëm i globalizimit. Të dhënat jepen në bazë vjetore për 122 vende. Sipas këtij indeksi, vendi më iglobalizuar në botë është SHBA-ja, Suedia, Kanada, Mbretëria e Bashkuardhe Luksemburgu. Vendet më pak të globalizuara sipas indeksit të KOF-itjanë Togoja, Çadi dhe Republika e Afrikës Qendrore

VENDET NË ZHVILLIM

Shtetet të cilat janë në fillim të zhvillimit industrial dhe sapo kanë filluar tëofrojnë kushtet e ekonomisë së tregut siç është një shtet i rregullt ligjor meinstitucione të cilat funksionojnë së paku deri diku, e kanë vështirë të depërtojnëpranë konkurencës së shteteve me industri të zhvilluar. Atyre u kanoset rrezikui deklasimit ekonomik.

Globalizimi rrjedhë në hapsirë të madhe duke i kaluar kufijt e shteteve, porkurrsesi i pakufizuar univerzal. Bile ai përforcon rrezikun edhe ashtu të dallimittë madh mes shteteve të zhvilluara industrialisht, në veri, dhe shumë vendeve nëzhvillim, në jug.

Sipas hulumtimeve të deritanishme, shtetet të cilat janë më liberale sa ipërket politikës së jashtme ekonomike, të hapura ndaj tregut botëror dheinvestimeve kanë më tepër prëparësi në krahasim me ato shtete të cilatekonominë e tyre e mbyllin (Proteksionistë) me anë të doganës dhe masavetjera, dhe pasi që në vendet në zhvillim ndërmarrjet e forta ekonomike janëpunëdhënësit më të sigurt dhe paguajn paga më të larta se sa punëdhënësitvendas, përparësitë dhe dobësitë e globalizimit qëndrojnë shumë afër njëratjetrës.

Page 9: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

GLOBALIZIMI NË KOSOVË

Përfitueset më të mëdha në procesin e globalizimit janë shtetet që kanëteknologji dhe ekonomi të zhvilluar. Ky përfitim vjen nga fuqia e tyre për t’ideterminuar marrëdhëniet me shtetet tjera dhe vetë procesin e globalizimit.John Rawls, një ndër politologët më të shquar të teorisë normative, thekson seprosperiteti i një vendi nuk varet nga resurset natyrore por nga mundësia enjerëzve që ti zhvillojnë talentet e tyre. Psh: Rasti i shtetit Somalia edhe pse kaburime natyrore si naftën nuk ka arritur të vendosë një strukturë të drejtë nuk kabërë ndonjë veprim si rasti i Singaporit dhe për këtë është një shtet i dështuar(failed state).Në këtë situatë, Kosova përngjan më shumë me Somalinë ndonëse është më eavancuar. Pasuritë nëntokësore, territori i vogël, fuqia e vogël si shtet, popullsiae re nuk janë përcaktues të zhvillimit tonë në rrafshin shoqëror në përgjithësi dhenë rrafshin ekonomik në veçanti.Sa i përket zhvillimit ekonomik, shpeshherë flitet si përparësi fakti qëpërqindja më e madhe e popullsisë tonë është e re dhe kjo kategori e njerëzve dotë jetë një katalizator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Duke u nisur nga teoria normative dhe praktikat e shteteve tjera, që Kosova tëketë sukses në zhvillimin e gjithmbarshëm në epokën e globalizmit duhet të ketënjë strukturë të drejtë shoqërore.Kosova lidhet me regjimet e krijuara nga BE-ja. Rregullat në BE krijojnë njëshoqëri evropiane të aftë të përballet me sfidat e globalizimit. Duke ndjekur këtërrugë të BE-së (Marrëveshja e Lisbonës). Kosova mund të arrijë një strukturëshoqërore e bazuar në drejtësi si dhe zbatimin e praktikave më të mira.Kjo nënkupton që shumë kompani do të jenë të interesuara të hyjnë në këtotregje. Në këtë aspekt, investimi bëhet në shtetet që janë në rrugën e anëtarësimitnë BE. Konkurrenëtet në këtë garë janë vendet si Serbia, Maqedonia, Mali iZi, Bosnja dhe Shqipëria për në BE.Kosova më 10.05.2009 është bërë anëtarja e 186 e FMN-së. Kosova duhet tëjep 65 milion € që të ketë të drejtat për kredite të ndryshme.

Page 10: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

GLOBALIZIMI NË SHQIPËRINdikimet pozitive ashtu edhe negative të dukurisë së globalizimit janë si në plotikë,shoqëri, kulturë, ekonomi etj. Pasë periudhës së komunizmit Shqipëria ka filluar që tihapë dyert me tregjet evropiane dhe botërore. Shipëria eksporton mallra ne BEkryesisht në prodhimet e materialëve porositëse ndërsa importon nga BE-jamakineri, paisje teknologjike, aparatura digjitale etj.Emigracioni është një tjetër dukuri që prej 2 dekadash ka përfshirë shoqërinëshqipëtare. Emigrantët shqipëtarë janë vendosur në shumë shtete të botës ku mund tëpërmëndim: Greqinë dhe Italinë në Francë, Gjermani, Zvicër, Angli, Belgjikë,SHBA, etj. Nuk mund të mos permëndim se të ardhurat financiare të popullitshqipëtar janë burime të rëndësishme financiare dhe ndikojnë në të ardhuratkombëtare.Shqipëria me sukses më 05 04 2009 i bashkohet Aleancës së madhe NATO - NorthAtlantic Treaty Organization, që janë 28 shtete të botës,dhe së shpejti shpresojnëshqiptarët që ti plotësohet ëndrra për në BE.Edhe përkundër krizës globale financiare, shqipëtarët e kanë përballuar sado pak nëkrahasim me shtetet fqinje por në rastin e globalizimit sipas KOF Shqipëria radhitetnë vendin e 103, një nivel jo edhe i mire në krahasim me vendet si Sllovenia nëvendin e 20, Kroacia në 25 etj.

GLOBALIZIMI NË MAQEDONIMaqedonia goditet për herë të tretë nga Komisioni evropian për fillimin enegociatave për anëtarësim në BE. Mungesa e implementimit të reformave në sistemine jurisprudencës në linjë me rekomandimet e Komisionit akoma është evidente, kurdihet se gjyqësia e Maqedonisë vlon nga partizimi, politizimi dhe nga kuadrot evjetra.Maqedonia në të ardhmen medoemos duhet të hapet ndaj vlerave demokratike dheprincipeve që ofron Bashkimi Evropian , sepse vetëm ashtu do të këtë edhe më shumëliri për vete dhe aspiratat e saj për anëtarësim në familjen evropiane do të jenë mëshpresëdhënëse.Edhe përkundër krizës globale financiare, biznesmenët slloven po shqyrtojnëmundësinë për të investuar në Maqedoni.Shkëmbimi tregtar i Maqedonisë me Slloveninë vitin e kaluar ka arritur shifrat prej306 milion $, prej të cilave 253 milion $ i takojnë importit të mallrave sllovene nëvend, ndërsa 53.6 milion $.Qeveria e Shkupit dhe njerëzit që punojnë në këtë drejtim janë jashtëzakonishtfleksibël për sa i përket çështjes së investimeve të huaja. Me këtë është duke shkuardrejt globalizimit, këtë e tregon më së miri KOF se Maqedonia radhitet në pozitën e89 të globalizimit pra kjo një mesatare e këtij vendi.

Page 11: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

KONKLUZIONE rreth globalizimitMund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila për qdo ditë pothellohet dhe po depërton në të gjithë kulturat në mbarë mjedisin që narrethon.Edhe pse ka disa dukuri negative prap se prap thelbi i tijë është zhvilluesdhe pozitiv.Një prej efektëve tepër pozitive të globalizimit ka qenë zgjerimi i tregjeve lokalenë tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që ndërmarrjet e mëdha perëndimore tëlëvizin biznesin e tyre në vendet që janë më të varfura si Afrika, India, Kina qëofrojnë punëtorë në masë të madhe dhe kosto shume të ulët krahasuar me kostonnë vendet e tyre.Kjo në fakt është mirë për ndërmarrjet amerikane,gjermane, angleze porështë si një kërcënim për punëtorët në keto vende të zhvilluara sepse po krijohetpapunësi, megjithatë në të njëjtën kohë është një avantazh për të ulur papunësinëdhe urinë në këto shtete që janë më pak të zhvilluara ekonomikisht.S’ka dyshim, që risitë teknologjike, veçanërisht në fushën e informacionit dhe tëkomunikimit, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror, psh:Interneti është në shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave nëmadhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë imundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivelndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.Jo vetëm mallrat mund të blihen apo shiten pa pasur ndonjë pengesë të madhe,por edhe lëvizja monetare është liruar gati tërësisht nga ndikimi shtetëror.Kapitali gjindet çdokund ku mund të investohet në ndonjë ndërmarrje apo nëtregjet financiare të shteteve tjera ku premtojnë fitim të madhRrjedhim i kësaj qështje është se shumica e kapitalit që qarkullon në botë, nëvitin 2002 ishin 90%HDI- Human Development Index - Indeksi për zhvillimin human të Kombevetë bashkuara indikator i arsimimit, mirëqenies dhe standardit të jetesës në vendete botës, tregon se gjatë viteve të fundit, ata vende të cilat e kanë pranuarglobalizimin, kanë pasur zhvillim ekonomik, mesatarisht, për 50% më të madhse vendet të cilat kanë qëndruar me kufij të mbyllur.GLOBALIZIMI është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve:

Internacionalizimi i tregjeve financiare,Decentralizimi dhe liberalizimi i tregjeve,Zhvillimi i komunikimit ndërmjet vendeve përmes IT-së,Rritja e investimeve direkte të huaja,Privatizimi i sektorit publike etj.

Page 12: Biznes Nderkombetare - Globalizimi

Biznes ndërkombëtar - Globalizimi

Jeton hoxha

Literatura:http://en.wikipedia.org Shumica e materialit është nga ky WEB-sajthttp://www.wto.com Organizata Botërore e Tregtisëhttp://www.imf.com Fondi Monetar Ndërkombtarëhttp://www.worldbank.org Banka botërorehttp://www.kof.ch Instituti zviceran për hulumtimehttp://www.theglobalist.com Globalistëthttp://www.sciencedirect.com Shkenca direktehttp://www.telegrafi.comhttp://www.shqiperia.comhttp://www.psikologji.net