236
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN MES DY KONFERENCAVE TЁ PAQES (1919-1946) Specialiteti: Histori Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Ma. Esilda LUKU Prof. Dr. Valentina DUKA TIRANЁ, 2012

GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ

UNIVERSITETI I TIRANЁS

FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ

DEPARTAMENTI I HISTORISЁ

GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ

PERIUDHЁN MES DY KONFERENCAVE TЁ PAQES

(1919-1946)

Specialiteti: Histori

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Ma. Esilda LUKU Prof. Dr. Valentina DUKA

TIRANЁ, 2012

Page 2: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ

UNIVERSITETI I TIRANЁS

FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ

DEPARTAMENTI I HISTORISЁ Tel/Fax: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacion i paraqitur nga

Esilda LUKU

Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN

MES DY KONFERENCAVE TЁ PAQES (1919-1946)

Specialiteti: Histori

Udhëheqës Shkencor:

Prof. dr. Valentina DUKA

Mbrohet më, dt. ....../......./2012

1. .................................................... Kryetar

2. .................................................... Anëtar (oponent)

3. .................................................... Anëtar (oponent)

4. .................................................... Anëtar

5. .................................................... Anëtar

TIRANЁ, 2012

Page 3: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

PASQYRA E LЁNDЁS

PARATHЁNIE………………………………………………………………………........i

HYRJE………………………………………………………………………………......vii

KREU I PARË

QЁNDRIMI I DIPLOMACISЁ EVROPIANE NDAJ SHQIPЁRISЁ GJATЁ DHE

PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES NЁ PARIS 1919-1922

1.1 Diplomacia evropiane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris

(1919-1920)................................................................................................................... 1

1.2 Politika e Fuqive tё Mёdha evropiane ndaj Shqipёrisë nё Lidhjen e Kombeve........ 28

1.3 Konferenca e Ambasadorёve e Parisit dhe Shqipëria 1921-1922............................... 47

KREU I DYTË

POLITIKA E FUQIVE TЁ MЁDHA EVROPIANE KUNDREJT SHQIPЁRISЁ NЁ

PERIUDHЁN MIDIS DY LUFTЁRAVE BOTЁRORE

2.1 Gjeopolitika evropiane dhe shteti shqiptar 1920-1924................................................63

2.2 Qёndrimi i shteteve evropiane ndaj Lëvizjes së Qershorit 1924 në Shqipëri........... 80

2.3 Evropa dhe Republika Shqiptare (1925-1928)............................................................92

2.4 Interesat evropiane dhe Monarkia Shqiptare (1928-1939)........................................111

KREU I TRETË

DIPLOMACIA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA (1939-1946)

3.1 Fuqitё e Mëdha evropiane dhe Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore..................137

3.2 Traktati i Paqes me Italinë dhe Shqipëria paslufte.................................................... 161

3.3 Çështja e reparacioneve gjermane dhe Shqipëria..................................................... 172

3.4 Vështrim mbi diplomacinë evropiane kundrejt Shqipërisë në Konferencën e Paqes sё

Parisit (1946).................................................................…………………………... 186

PЁRFUNDIME……………………………………………………………………..... 197

SHTOJCA 1: Restitucionet nga Italia të vlefshme në fr.ari dhe Dollarë USA, 1938....201

SHTOJCA 2: Dëmet e shkaktuara gjatë 18 muajve të okupacionit gjerman.................204

BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................... 213

Page 4: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

i

PARATHËNIE

Ky punim synon të trajtojë disa aspekte të gjeopolitikës evropiane ndaj Shqipërisë

në periudhën midis dy Konferencave të Paqes (1919-1946), që përfshin një spektër të

gjerë të zhvillimeve me rëndësi ndërkombëtare. Ai përqendrohet në analizën e

dokumentuar të rrethanave dhe faktorëve politikë e ekonomikë që kushtëzuan qëndrimin e

Fuqive të Mëdha të Evropës ndaj shtetit shqiptar. Duke i kushtuar vëmendje të posaçme

impaktit të diplomacisë evropiane për ndërtimin e konsolidimin e shtetit shqiptar dhe

pozitën e tij përkrah vendeve të qytetëruara.

Mbështetur në analizën historike të burimeve të kohës dhe të studimeve të

mëvonshme, punimi përpiqet të trajtojë në mënyrë tërësore dhe të detajuar gjeopolitikën

evropiane gjatë sistemeve të ndryshme të qeverisjes në Shqipëri dhe stadeve të përparimit

ekonomik të vendit. Në punim nuk lihet pa përmendur qëndrimi i SHBA-së që mbart

rëndësi vendimtare për orientimin dhe kursin e politikës së jashtme të ndjekur nga shtetet

e Evropës ndaj fateve të kombit shqiptar.

Historiografia e huaj dhe vendase ka dhënë kontribute me vlerë për periudhën

midis dy Konferencave të Paqes, por këto botime nuk kanë për objekt të veçantë studimi

ndikimin e diplomacisë evropiane në zhvillimet e brendshme shumëdimensionale të

Shqipërisë, si dhe në marrëdhëniet e saj me shtetet fqinjë dhe botën e civilizuar. Pikërisht

këtu qëndron risia e këtij punimi, te analiza e proceseve politike dhe ekonomike që

ndodhën në Shqipëri, parë në këndvështrimin e interesave dhe të politikës së Fuqive të

Mëdha të Evropës dhe aleancave të tyre me fqinjët ballkanikë. Kjo qasje e re, që përbën

thelbin e punimit, synon të paraqesë me objektivitet shkencor rëndësinë gjeopolitike dhe

gjeostrategjike të Shqipërisë për faktorin evropian, për garantimin e stabilitetit dhe të

paqes në Ballkan dhe më gjerë.

Në bazë të tematikës kryesore dhe rëndësisë së çështjeve, struktura e punimit

fillon me hyrjen, vijon me tre krerë dhe mbyllet me përfundimet.

Hyrja prezanton qëndrimin kontradiktor të shteteve të Evropës për Shqipërinë e

pavarur, që konsiderohej si “fëmija i paligjshëm i diplomacisë austriake, me Italinë në

rolin e mamisë”. Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha evropiane karakterizuan edhe

punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 - gusht 1913), në

lidhje me statusin e organizimin e shtetit shqiptar dhe ravijëzimin e kufijve. Zgjedhja e

princit Wilhelm Von Wied përfaqësonte një kompromis të perëndimorëve, por të

pashoqëruar me një skenar të qartë të veprimit të tij politik në Shqipëri. Fundi i

mbretërisë gjashtëmujore i princit gjerman tregoi paaftësinë e Evropës për të ruajtur

neutralitetin e Shqipërisë, të shpallur me vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së

Londrës, duke e shndërruar vendin në shesh beteje gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kreu I “Qёndrimi i diplomacisё evropiane ndaj Shqipёrisë gjatё dhe pas

Konferencёs së Paqes nё Paris 1919-1922” trajton politikën e kompromisit të Fuqive të

Mëdha me aleatët e tyre ballkanikë, për rinjohjen e Shqipërisë, si shtet i pavarur e

sovran, si dhe zgjidhjen e problemit të kufijve gjatë punimeve të Konferencës së Paqes

dhe të Ambasadorëve në Paris. Evropa zbatoi parimet e Realpolitikës për shqyrtimin e

çështjes shqiptare, duke e përdorur si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e

kohës së luftës. Ajo u diskutua tërthorazi në Komisionin për ravijëzimin e kufirit me

Greqinë dhe në negociatat për zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në Pallatin e

Page 5: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

ii

Versajës, delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për Vorio-

Epirin, me argumentin e ndërgjegjes nacionale të popullsisë dhe rëndësisë strategjike e

ekonomike të krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës për shtetin helen. Ky qëndrim i

Anglisë, por më tepër i Francës, synonte ndërtimin e një Greqie të fortë për të

konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufirit

të përcaktuar me vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Protokollit të Firences të

1913-ës, me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare shqiptare përballë

Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrjeje në Adriatik. Kontradiktat midis

përfaqësuesve të fuqive evropiane e lanë problemin e kufirit greko-shqiptar të hapur për

diskutime të mëvonshme.

Rivaliteti italo-jugosllav për ndarjen e zonave të influencës në Adriatik

ridimensionoi gjeopolitikën e Evropës ndaj Shqipërisë. Për të ruajtur ekuilibrin e forcës,

Fuqitë e Mëdha përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të

integritetit territorial të shtetit shqiptar. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit

1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë,

të Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit amerikan W. Wilson,

problemi shqiptar u shkëput nga “çështja e Adriatikut”.

Vend i veçantë i kushtohet pozicionimit të faktorit evropian për pranimin e

Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Përfaqësuesi francez Rene Vivian-i e konsideronte të

përshpejtuar procesin e anëtarësimit, ende pa u përcaktuar definitivisht statusi i

Shqipërisë. Italia e shihte votën pro si mjet për të siguruar një pozitë të privilegjuar në

vend. Ishte politika e delegatëve të dominioneve britanike, Lordit Robert Cecil i Afrikës

së Jugut dhe Newton Rowell i Kanadasë, që ndryshuan qëndrimin e anëtarëve të

Asamblesë, të cilët votuan me unanimitet për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve, më 17 dhjetor 1920. Britania e mbështeti kandidaturën e Shqipërisë, në

këmbim të marrjes së koncesionit për kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit shqiptar nga

Shoqëria Anglo-Persiane.

Vendimi i 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve ripohoi vijën e kufirit

të caktuar në Traktatin e Londrës të 1913-ës, me përjashtim të disa rektifikimeve

territoriale në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Deklarata e katër Fuqive të Mëdha,

Perandorisë Britanike, Francës, Italisë dhe Japonisë, i njihte Romës një pozitë të veçantë

në Shqipëri, duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe të tërësisë

tokësore nga ndonjë agresion i jashtëm. Fakt që binte në kundërshtim me artikujt 10 dhe

11 të Paktit të Lidhjes së Kombeve.

Në kreun II “Politika e Fuqive tё Mёdha evropiane kundrejt Shqipёrisё në

periudhën midis dy Luftërave Botërore” analizohen interesat ekonomike e politike të

shteteve të Evropës, qё konfiguruan qёndrimin e tyre ndaj Shqipёrisё. Londra bёri

pёrpjekje pёr tё garantuar stabilitetin politik nё vend dhe Shoqёria Anglo-Persiane

rivalizoi me kompaninё amerikane Standard Oil pёr kёrkimin dhe eksploatimin e vajgurit

shqiptar. Italia pengoi marrjen e protektoratit ekonomik nga Lidhja e Kombeve, pa

siguruar interesat e saj vitale nё Shqipёri. Nё pamundёsi pёr ta ndihmuar financiarisht,

Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve dёrgoi ekspertin luksemburgas, Prof. A. Calmes, dhe më

pas kёshilltarin hollandez J. Hunger pёr tё studiuar gjendjen ekonomike e financiare tё

vendit.

Page 6: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

iii

Lёvizja e Qershorit 1924 nё Shqipёri nuk u prit mirё nga shtetet evropiane, tё

cilat refuzuan ta njihnin de jure qeverinё e Imzot Nolit. Ai krijoi pakёnaqёsi te

kancelaritё e Evropёs, pёr shkak tё mёnyrёs jo legjitime tё marrjes sё pushtetit, dёnimit tё

ish kundёrshtarёve politikё dhe orientimit tё majtё. Perceptimi pёr Nolin si njё figurё

politike qё rrezikonte interesat ekonomike e politike tё Fuqive tё Mёdha nё Shqipёri dhe

qё mund tё prishte rendin dhe paqen nё rajon favorizoi ardhjen nё pushtet tё Ahmet

Zogut. Sipas ministrit francez nё Beograd, Grenard, ky ndryshim politik ishte rrjedhojё e

ndihmёs jugosllave, me bashkёfajёsi tё qeverisё italiane dhe simpatinë e Foreign Office-

it.

Italia kishte interesa tё drejtpёrdrejta nё Adriatikun e poshtёm. Ajo siguroi

pёlqimin e ministrit tё jashtёm britanik, A. Chamberlain, i cili, pёr tё minuar influencёn

franceze nё Evropё, i hapi dritёn jeshile Italisё drejt zonёs ballkanike dhe danubiane. Mё

27 nёntor 1926 u nёnshkrua Pakti italo-shqiptar i Miqёsisё dhe i Sigurimit qё, pёr

Beogradin shёnonte njё hap drejt vendosjes sё protektoratit italian nё Shqipёri. Parisi e

cilёsoi Paktin e Parё tё Tiranёs njё rikthim te metodat e diplomacisё sё vjetёr dhe tentoi

tё krijonte “Antantёn Ballkanike”, por pa rezultat. Nёnshkrimi i marrёveshjes franko-

jugosllave shpejtoi autoritetet italiane tё pёrfundonin me qeverinё shqiptare “Traktatin e

Aleancёs Mbrojtёse”, mё 22 nёntor 1927. Pakti i Dytё i Tiranёs e zgjeroi kontrollin

politik dhe ushtarak tё Italisё nё Shqipёri.

Fqinji i pёrtej Adriatikut e mbёshteti ndryshimin e formёs sё qeverisjes nga

Republikё Presidenciale nё Monarki, si njё ngjarje qё do tё forconte bashkёpunimin

dypalёsh. Ndёrsa, Londra e vlerёsoi “agresiv” titullin “Mbret i Shqiptarёve” tё Ahmet

Zogut, kurs qё u ndoq edhe nga Parisi zyrtar. Pёrkrahja e monarkisё shqiptare e

konsolidoi pozitёn ekonomike dhe politike tё Italisё nё vend. Ajo rivalizoi me Francёn pёr

zona influence nё Ballkan, fakt qё u evidentua gjatё punimeve tё Konferencave

Ballkanike. Italia ushtroi presion pёr mospranimin e Shqipёrisё nё Paktin Ballkanik,

duke e cilёsuar iniciativёn e A. Zogut si njё pёrpjekje pёr t’u shkёputur nga varёsia e saj.

Vizita e dytё e Kontit Ciano nё Tiranё, nё prill 1938, i shёrbeu pregatitjes sё planit tё

veprimit ushtarak nё Shqipёri. A. Zogu vuri nё dijeni Fuqitё e Mёdha pёr rrezikun

italian, por u pёrball me indiferencёn e faktorit ndёrkombёtar. Pushtimi i Shqipёrisё nga

Italia fashiste, mё 7 prill 1939, shkeli marrёveshjen anglo-italiane pёr ruajtjen e status

quo-sё nё Mesdhe.

Kreu III “Diplomacia evropiane dhe Shqipёria (1939-1945)” hedh dritë mbi

regjimin e instaluar nga pushtuesi italian e gjerman dhe qёndrimin e Aleatёve ndaj

lёvizjes sё rezistencёs sё popullit shqiptar. Me zgjerimin e ekspansionit italian nё Greqi,

Britania nxiti veprimet subversive nё Shqipёri. Ministri i Jashtёm britanik, Anthony Eden,

nё dhjetor 1942, vlerёsoi rёndёsinё strategjike tё deklaratёs mbi ripohimin e pavarёsisё

sё Shqipёrisё paslufte, duke e lёnё çёshtjen e kufijve pёr diskutim nё Konferencёn e

Paqes. Interesit politik tё Foreign Office-it iu shtua angazhimi direkt me dёrgimin e

misioneve ushtarake dhe furnizimi me logjistikёn e nevojshme. Misionarёt britanikё tё

Drejtorisё sё Operacioneve Speciale evidentuan fenomenin e kolaboracionizmit dhe

dukurinё e luftёs civile. Ata ishin tё ndёrgjegjshёm qё nё rast tёrheqjeje tё ushtrisё

gjermane, Fronti Nacionalçlirimtar do tё fitonte kontrollin nё mbarё vendin. Pёr tё mos

lejuar rёnien nёn orbitёn sovjetike, Foreign Office analizonte avantazhet e njohjes sё

shpejtё tё qeverisё shqiptare dhe domosdoshmёrinё e krijimit tё njё qeverie demokratike.

Page 7: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

iv

Pёrfundimi i Luftёs sё Dytё Botёrore zёvendёsoi ekuilibrin tradicional tё forcave

nё Evropё me sistemin bipolar tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare, SHBA – Bashkimi

Sovjetik. Rivaliteti midis dy superfuqive, duke filluar qё nga nёnshkrimi i traktateve tё

paqes me shtetet e mundura, ndikoi nё konfigurimin e rendit tё ri botёror tё pasluftёs.

Aleatёt perёndimore refuzuan kёrkesёn e qeverisё shqiptare pёr tё marrё pjesё nё

Konferencёn e Paqes, me tё drejta tё barabarta si 21 kombet fituese, pёr arsye tё

pёrfshirjes sё Shqipёrisё nё bllokun lindor sovjetik. Delegacioni shqiptar u ftua nё

punimet e Konferencёs jo nё statusin e “Fuqisё Shoqe”, por pёr tё diskutuar çёshtjet qё i

interesonin.

Traktati i Paqes me Italinё u nёnshkrua mё 10 shkurt 1947, nё bazё tё tё cilit

Roma njihte sovranitetin e indipendencёn e Shqipёrisё dhe hiqte dorё nga çdo rivendikim

mbi ishullin e Sazanit. Mori fund varёsia ekonomike nga Italia dhe pasuritё e pronat e saj

nё Shqipёri u shtetёzuan. Qeveria italiane u ngarkua tё paguante njё dёmshpёrblim prej

5 milionё $ dhe t’i kthente shtetit shqiptar arin e grabitur.

Çёshtja e reparacioneve gjermane u diskutua qysh nё Konferencёn e Jaltёs (4-11

shkurt 1945) midis F. Roosevelt, W. Churchill dhe J. Stalin. Ato u ndanё nё dy kategori:

“A” qё pёrfshinte lëndët e para, mallrat gjysmë të përpunuara dhe kompensimet

sovjetike për materialet që do të tërhiqeshin nga zona perëndimore e pushtimit etj. dhe nё

kategorinё “B” ku renditeshin pajisjet industriale, anijet tregtare dhe të lundrimit të

brendshëm. Shqipёria pёrfitoi nga Agjensia Ndёraleate e Reparacioneve shumёn e

1.095.302 $, nga të cilat 27.866 $ në kuadër të Grupit “A” dhe 1.067.436 $ prej Grupit

“B”. Shumë që konsiderohej tepër e vogël në krahasim me dëmet e shkaktuara nga

okupacioni nazist.

Diplomacia evropiane e pasluftёs u ndikua nga orientimi ideologjik dhe interesat

gjeostrategjike tё Fuqive tё Mёdha nё Shqipёri. Pёrfshirja nё kampin sovjetik kushtёzoi

izolimin ndёrkombёtar tё vendit. Aleatёt perёndimore kundёrshtuan njohjen e regjimit tё

ri dhe pranimin e pёrfaqёsuesve shqiptare nё konferenca e organizata botёrore.

Punimi mbyllet me përfundime ku bëhen përpjekje për një sprovë krahasuese në

vështrimin historik të gjeopolitikës evropiane dhe ballkanike ndaj Shqipërisë në

periudhën midis dy Konferencave të Paqes së Parisit (1919-1946).

Për hartimin e këtij punimi jemi mbështetur në burimet autentike të Arkivit

Qendror të Shtetit, Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Arkivit të Institutit të

Historisë. Poashtu, janë shfrytëzuar punime shkencore të botuara në revistat Studime

historike dhe Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike, artikuj të shtypit

periodik të kohës në fondin e Bibliotekës Kombëtare, si dhe një literaturë e pasur e huaj

dhe vendase.

Në historiografinë shqiptare, kontribut me vlerë për marrëdhëniet e shteteve

evropiane e ballkanike me Shqipërinë, që nga shpallja e pavarësisë deri në përfundim të

Luftës së Dytë Botërore, ka dhënë Prof. Dr. Arben Puto. Ai është autor i një sërë

botimesh, në formë dokumentare apo studimore, të historisë së Shqipërisë gjatë gjysmës

së parë të shek. XX, si: “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore,

vëll. 3 (1919-1926)” (Tiranë, 2001), “Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në

marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924” (Tiranë, 1990), “Historia diplomatike e

çështjes shqiptare: 1878-1926” (Tiranë, 2003), “Pavarësia shqiptare në tryezat e

diplomacisë (1912-1914)” (Tiranë, 2008), “Shqipëria politike 1912-1939” (Tiranë,

Page 8: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

v

2009), “Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë” (Tiranë, 2011) etj. Në cilësinë e

burimeve kryesore rendisim edhe botimet e dokumenteve të kohës, të tilla si: “Shqipnia

përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë” (Roma, 1919), “Shqipnia përpara

Konferencës së Paqes, Ble i Dytë” (Shkodër, 1921), “Raport i Komisionit Anketës mbi

veprimet e tij, prej 19 nanturit deri më 20 dhjeturit 1921” (Tiranë, 1922), “Kufini serb,

kroat, slloven-shqiptar” (Tiranë, 1931) etj.

Botime të rëndësishme në historiografinë tonë, për diplomacinë evropiane dhe

pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në periudhën ndërmjet dy Konferencave

të Paqes, përmendim: Valentina Duka “Çështje të historisë bashkëkohore të

shqiptarëve” (Tiranë, 2003), Lush Culaj “Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit

1919-1920” (Prishtinë, 2010), Romeo Gurakuqi “Shqipëria dhe çështja shqiptare pas

Luftës së Parë Botërore” (Shkodër, 2007), Dhimitër Berati “Qëllimet dhe organizimi i

Lidhjes së Kombeve” (Tiranë, 1931), Pranvera Dibra (Teli) “Shqipëria dhe diplomacia

angleze, 1919-1927” (Tiranë, 2005) Arben Cici “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në

vitet 1920-1934” (Tiranë, 2002), Ilir Ushtelenca “Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (1912-

1939)” (Tiranë, 1997), Muharrem Dezhgiu “Shqipëria në luftë: 1939-1944” (Tiranë,

2001), Ksenofon Krisafi “Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për

dëmet e luftës në Shqipëri” (Tiranë, 2009), Hamit Kaba “Shqipëria në rrjedhën e Luftës

së Ftohtë” (Tiranë, 2007) etj.

Përpos studimeve të autorëve shqiptarë, kontribut të vlefshëm për analizën e

politikës së jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, në periudha të ndryshme të shtetit

shqiptar, kanë dhënë veprat e historiografisë së huaj, si: Margaret Macmillan “Paris

1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën” (Tiranë, 2006), Joseph Swire “Shqipëria –

ngritja e një monarkie” (Tiranë, 2005), Pierre Cabanes etj. “Historia e Adriatikut”

(Tiranë, 2005), Robert C. Austin “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit” (Tiranë, 2003), Albert

Mousset “Shqipëria përballë Europës (1912-1929)” (Tiranë, 2004), Justin Godart

“Ditarët shqiptarë” (Tiranë, 2008), Robert J. Stevens “Zhvillimet politike në Shqipëri

1920-1939” (Tiranë, 2004), Antonio Baldacci “Shqipëria e madhe” (Tiranë, 2006),

Harris Silajxhiç “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit” (Tiranë, 1999) etj.

Arritje me rëndësi në historiografinë e huaj, për trajtimin e paanshëm dhe me

objektivitet shkencor të figurës së Ahmet Zogut dhe të qeverisjes së tij, përbëjnë botimet e

studiuesit Bernd J. Fischer, si: “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”

(Tiranë, 1996), “Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945” (Tiranë, 2004), “Shqipëria 1943-

1945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore” (Tiranë, 2012) dhe “Diktatorët e

Ballkanit” (Tiranë, 2009). Ndër publikimet që kanë për objekt studimi Luftën e Dytë

Botërore përmendim: Gian Carlo Fusco “Lufta në Shqipëri” (Tiranë, 2008), Francesco

Jacomoni “Gjysma ime shqiptare” (Tiranë, 2005), Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur.

Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë” (Tiranë, 1993).

Përqasja e materialeve të larmishme burimore vendase dhe të huaja synon

trajtimin me objektivitet dhe saktësi shkencore të diplomacisë evropiane e ndikimit të saj

në zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky këndvështrim i ri i

gjeopolitikës së Evropës në raport me shtetin shqiptar ndërmjet dy Konferencave të

Paqes përbën kontributin themelor të punimit për periudhën e historisë bashkëkohore.

Page 9: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

vi

Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të shpreh falenderimet e veçanta dhe

mirënjohjen time të thellë për udhëheqësen shkencore të tezës së doktoraturës, Prof. Dr.

Valentina Duka, e cila më ka orientuar, redaktuar dhe mbështetur në të gjitha etapat e

këtij punimi. Pa ndihmën e saj të sinqertë dhe sistematike, ky punim nuk do të kishte

formën dhe përmbajtjen aktuale.

Gjithashtu, më lejoni të falenderoj të gjithë profesorët e Departamentit të

Historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, për kontributin e tyre në përftimin e

njohurive gjë gjejnë shprehje në hartimin e punimit.

Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht edhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së

Punëve të Jashtme, znj. Pranvera Teli, si dhe nëpunësit e Arkivit Qendror të Shtetit, të

Institutit të Historisë dhe të Bibliotekës Kombëtare, që më vunë në dispozicion materialet

e nevojshme për përpilimin e tezës së doktoraturës.

Së fundi, përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për familjen time që, me

angazhimin e saj maksimal dhe mbështetjen morale të pakursyer, më ka ndihmuar duke

më krijuar kushte optimale për lehtësimin e punës sime studimore.

Page 10: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

vii

HYRJE

Gjeopolitika evropiane krijoi një konjukturë të re ndërkombëtare me shpërthimin

e Luftës së Parë Ballkanike, për shkak të interesave të kundërta të Fuqive të Mëdha1 në

rajon. Fitorja e aleatëve ballkanikë kundër ushtrisë osmane detyroi shtetet evropiane të

hiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në gadishull. Vendet e Antantës përkrahën planet e

aleatëve për ndryshime territoriale në kurriz të tokave shqiptare. Fakt që u kundërshtua

nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe, në mënyrë të veçantë Austro-Hungaria dhe Italia. Ato e

konsideronin Shqipërinë si një gardh që do të pengonte përhapjen e pansllavizmit dhe si

një bazë për shtrirjen e influencës së tyre politike dhe ekonomike në Ballkan.

Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha dhe lufta e popullit shqiptar kundër zgjedhës së

huaj diktuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë, nga

atdhetari dhe diplomati i njohur Ismail Qemali.2

Nga Kuvendi i Vlorës, ku ngriti flamurin kombëtar dhe u zgjodh Kryetar i

Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi Fuqitë e Mëdha dhe Portën e Lartë për

shpalljen e Shqipërisë së pavarur, që do të mbronte të drejtat e popullit shqiptar nga

rreziku i shfarosjes prej ushtrive serbe dhe do të çlironte truallin kombëtar nga pushtimi i

trupave të huaja. Duke i bërë me dije Qeverisë së Madhërisë së Saj, Britanisë së Madhe,

se shqiptarët, një ndër popujt më të lashtë të Evropës lindore, me këtë ndryshim në jetën e

tyre politike, synonin të jetonin në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të bëheshin

një element ekuilibri. Ata shprehnin bindjen se qeveria britanike dhe bota e qytetëruar do

t’i mirëprisnin, duke mbrojtur ekzistencën e tyre kombëtare dhe tërësinë tokësore. Në

detyrën e Kryetarit të Qeverisë, Ismail Qemali kishte për qëllim t’i dëshmonte Fuqive të

Mëdha se Shqipëria ishte e aftë të vetëqeverisej dhe të fitonte besimin e Evropës.3

Për opinionin francez, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ishte fryt i një shpikjeje

diplomatike të Austro-Hungarisë, të cilën Evropa e la të lirë të vepronte me qëllim që të

ruante “Koncertin” e Fuqive të Mëdha. Por, me këtë krijim Vjena mbante parasysh vetëm

sigurimin e pozitës së saj në gadishullin e Ballkanit. Interesat e monarkisë së dyfishtë

ishin: së pari, mbrojtja e lirisë së detit Adriatik dhe garancia se Vlora nuk do të binte në

duart e një fuqie tjetër. Së dyti, ruajtja e tregjeve me rëndësi të madhe për ekonominë

habsburgase dhe së treti, balanca e fuqive në Lindje të mos rrezikohej nga një bashkim i

mundshëm ballkanik ose nga Rusia. Nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë, Shqipëria nuk u

krijua për të ruajtur baraspeshën e ndikimeve dhe për të lehtësuar ndarjen e Ballkanit, por

për të mos lejuar Serbinë të siguronte një port në Adriatik. Rusia e këshillonte Beogradin

të tregohej i matur, ndonëse kishte filluar përgatitjet ushtarake.4

Një luftë evropiane dukej në horizont. Nga Fuqitë e Mëdha, Britania mbante një

qëndrim pajtues, duke shfaqur gadishmërinë për të ndërmjetësuar midis Antantës dhe

Aleancës Tripalëshe, që të evitohej një konflikt i armatosur. Franca dhe Rusia ushtronin

presion për t’i siguruar aleatëve ballkanikë zotërimin e gjithçkaje që kishin mundur të

merrnin në Shqipëri. Përpjekje që u refuzuan nga Austro-Hungaria dhe qeveria italiane e

gjermane. Në planin ndërkombëtar, shteti i pavarur shqiptar “shihej me tmerr si fëmija i

1 Karlo Jean. Gjeopolitika. Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë, 1998, f. 89

2 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 2. Tiranë: Toena, 2002, f. 514-515

3 Ismail Qemali. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009, f. 418-419

4 Gabriel Louis Jaray. Shqipëria e panjohur. Në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë: Dituria, 2007, f.

201-211

Page 11: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

viii

paligjshëm i diplomacisë austriake, me Italinë që figuronte si mami”.1 Ky rivalitet midis

Fuqive të Mëdha dhe aleatëve ballkanikë për zona influence thelloi gjendjen e

paqëndrueshmërisë në rajon.

Për të ndërmjetësuar në konfliktin turko-ballkanik të viteve 1912-1913 dhe për të

vendosur rreth të ardhmes politike të territoreve ballkanike të Perandorisë Osmane u thirr

Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Ajo i zhvilloi punimet (dhjetor 1912 - gusht

1913) nën kryesinë e ministrit të Jashtëm anglez, Edward Grey. Pozicioni dhe rëndësia

gjeopolitike e gjeostrategjike dhe gërshetimi i interesave të Fuqive të Mëdha e vunë

çështjen shqiptare në qendër të rendit të ditës së Konferencës. Ajo u bë pjesë e një loje

diplomatike të ndërlikuar, ku mbivendoseshin, nga njëra anë, ambiciet aneksioniste të

fqinjëve të vet dhe, nga ana tjetër, shfaqjet civilizuese e qëllimet reale të drejtpërdrejta të

ambasadorëve për zgjerim territorial apo shtrirje të ndikimit politik.2

Në Konferencën e Londrës u shqyrtuan dy aspekte të çështjes shqiptare: statusi i

ardhshëm politik dhe caktimi i kufijve të Shqipërisë. Ambasadorët vendosën krijimin e

një Shqipërie autonome nën “sovranitetin ose suzerenitetin e sulltanit”, vënien nën

“garancinë e kontrollin ekskluziv të gjashtë fuqive” dhe shpalljen e asnjanësisë. Ky

vendim i faktorit ndërkombëtar shënonte një trajtim ex novo të problemit shqiptar duke

shpërfilluar arritjen e Kuvendit të Vlorës, që proklamoi shkëputjen nga Turqia dhe

pavarësinë e plotë të vendit. Përfaqësuesit e Austro-Hungarisë dhe të Italisë u ngarkuan

me përpilimin dhe prezantimin e një projekti për organizimin e shtetit autonom shqiptar.3

Projekti i propozuar nga Vjena dhe Roma, në Konferencën e Ambasadorëve,

shërbeu si bazë për arritjen e kompromisit midis Fuqive të Mëdha, me marrëveshjen e 29

korrikut 1913, që mori vendimin përfundimtar në lidhje me shtetin shqiptar. Sipas saj: 1)

Shqipëria shpallej principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e

gjashtë fuqive. Princi do të caktohej nga të gjashtë fuqitë. 2) Përjashtohej çdo lidhje

suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërisë. 3) Shqipëria proklamohej shtet neutral,

neutraliteti i saj garantohej nga të gjashtë fuqitë. 4) Kontrolli i administratës civile dhe i

financave të shtetit shqiptar do të ushtrohej nga një Komision Ndërkombëtar, i përbërë

nga gjashtë delegatë të Fuqive të Mëdha dhe një shqiptar. 5) Kompetencat e këtij

komisioni do të zgjasnin 10 vjet, me mundësi përtëritjeje në rast nevoje. 6) Komisioni do

të ngarkohej të përpunonte një projekt për organizimin e të gjitha degëve të administratës

së Shqipërisë. Brenda gjashtë muajve, fuqive duhej t’u paraqitej një raport për rezultatet

dhe konkluzionet e punimeve të tij në lidhje me organizimin administrativ dhe financiar

të vendit. 7) Princi do të emërohej brenda një afati gjashtëmujor. Deri sa të emërohej

princi dhe të formohej qeveria kombëtare, funksionimi i autoriteteve vendase ekzistuese

dhe i xhandarmërisë do të vihej nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. 8) Qetësia

dhe rendi publik do të sigurohej nga një xhandarmëri e organizuar ndërkombëtarisht. Ajo

do t’u besohej oficerëve të huaj, që do drejtonin komandën eprore dhe efektive të

xhandarmërisë. 9) Këta oficerë do të zgjidheshin nga radhët e ushtrisë suedeze. 10)

Misioni i instruktorëve të huaj nuk duhej të cënonte shërbimin dhe rekrutimin e oficerëve,

1 Joseph Swire. Shqipëria – ngritja e një monarkie. Tiranë: Dituria, 2005, f. 128, 130

2 Ksenofon Krisafi. “Çështja e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-

1913)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007, f. 119-120 3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 3. Tiranë: Toena, 2007, f. 20

Page 12: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

ix

nënoficerëve dhe xhandarëve vendas. 11) Rrogat e oficerëve do të siguroheshin nga

burimet e vendit, me garancinë e fuqive.1

Çështja e dytë që u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve ishte përcaktimi i

kufijve të Shqipërisë. Ajo fragmentarizoi qëndrimin e Fuqive të Mëdha, që udhëhiqeshin

jo nga parimi etnik, por nga përmbushja e interesave strategjike në rajon. Austro-

Hungaria dhe Italia favorizonin përfshirjen e sa më shumë territoreve brenda kufijve të

Shqipërisë politike, të domosdoshme për stabilitetin dhe progresin e vendit. Ndërsa

Rusia, e mbështetur nga Franca dhe aleatët ballkanikë, propozonte një shtet të vogël në

kufijtë e Shqipërisë së Mesme. Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha për çështjen e

kufijve veriorë të vendit i konfirmoi edhe ministri i Jashtëm britanik, Sir Edward Grey, në

fjalimin e mbajtur në Dhomën e Komunëve, kur deklaroi se negociatat e gjata dhe të

vështira ndërmjet fuqive përfunduan me lënien jashtë Shqipërisë të Ipekut, Prizrenit,

Dibrës dhe Gjakovës, krahina që u ndanë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Ky rregullim

territorial ishte fryt i fitores dhe i shërbente ruajtjes së paqes në Evropë.2

Më 19 mars 1913, ambasadori italian paraqiti në Konferencën e Londrës projektin

e përbashkët me Austro-Hungarinë për kufijtë jugorë të Shqipërisë. Ai përcaktonte që

Korça dhe Gjirokastra t’i mbeteshin Shqipërisë, ndërsa Janina dhe një pjesë e Shqipërisë

jugore t’i kalonte fqinjit jugor. Ky propozim u kundërshtua nga qeveria greke dhe vendet

e Antantës. Italia, për të mos lejuar krijimin e një bazë ushtarake në bregun lindor të

kanalit të Korfuzit, kërkoi që lumi Kalamas të vendosej si kufi midis Shqipërisë dhe

Greqisë. Nga ana tjetër, Parisi përpiqej me çdo kusht të provonte se Epiri i Veriut ishte

grek për nga besimi fetar, ndjenjat dhe ndërgjegjja nacionale. Me strategjinë për të

ngushtuar sa më tepër kufijtë e Shqipërisë, Franca synonte të përfitonte lëshime

territoriale nga Austro-Hungaria dhe Italia në favor të shtetit helen. Më 11 gusht 1913 u

përcaktuan edhe kufijtë jugorë të Shqipërisë, me zhvendosjen e skajit jugor nga lumi

Kalamas te Kepi i Stillos; Korça iu la Shqipërisë, ndërsa Gjirokastra mbeti me status të

papërcaktuar. Konferenca e Ambasadorëve caktoi edhe komisionet ndërkombëtare për

ravijëzimin në terren të kufijve në veri dhe në jug të vendit.3

Për rregullimin e kufijve të Shqipërisë, Franca dhe Rusia përkrahën pretendimet e

fqinjëve grekë e serbë. Ata u përpoqën të legjitimonin kërkesat për territore shqiptare me

të ashtuquajturat “të drejtat historike”.4 Beogradi synonte rivendikimin e Kosovës, që e

cilësonte si bërthamë të qytetërimit e të Perandorisë së dikurshme serbe të Stefan

Dushanit dhe djepin e krishtërimit sllavo-ortodoks. Ndërsa, Athina e konsideronte Vorio-

Epirin si pjesë integrale të trashëgimisë helene.5 Diplomacia austro-hungareze dhe

italiane motivohej nga politika e ekuilibrit dhe jo parimi i të drejtave për ravijëzimin e

kufijve të Shqipërisë. Këto pazarllëqe të Fuqive të Mëdha me klientët e tyre ballkanikë,

në Konferencën e Londrës të 1913-ës, regjistruan padrejtësinë e radhës ndaj kombit

shqiptar, duke lënë më se gjysmën e trojeve etnike dhe një milionë shqiptarë nën

zgjedhën e armiqve të tij kufitarë. Ata ishin më të shumtë në numër dhe me miq më të

fortë.6

1 Arben Puto. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmi, vëll. II (1912-1918).

Tiranë: “8 Nëntori”, 1987, f. 278-280 2 J. Swire, op.cit., f. 133

3 Valentina Duka. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: SHBLU, 2007, f. 34-36

4 A. Dedej, B. Bedini, D. Borakaj etj. Hyrje në shkenca politike. Durrës, 2011, f. 329

5 K. Krisafi, “Çështja e kufijve të Shqipërisë..., f. 124

6 Luigj Bumçi. Shqyptarët e të drejtat e tyne. Shkodër: Shtypshkonja Franciskane, 1920, f. 3

Page 13: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

x

Copëtimi i tokave shqiptare dobësoi pozitën gjeopolitike e gjeostrategjike të

Shqipërisë në Ballkan. Fakt që u evidentua te përmasa territoriale, burimet natyrore,

demografia, struktura e degëve të ekonomisë dhe standardi i jetesës.1 “Konkretisht,

Shqipërisë së pavarur me një territor prej 28.000 km2 dhe një popullsi prej 740 mijë

banorësh (703 mijë shqiptarë dhe 37 mijë minoritarë grek, vlleh, maqedonë), iu

shkëputën për interes të Serbisë dhe të Malit të Zi rreth 40 mijë km2 nga viset e trungut

etnik dhe rreth 850-900 mijë shqiptarë, d.m.th më shumë se gjysma e trevave dhe e

kombit shqiptar. Trevat veriore, lindore dhe jugore të copëtuara kishin një pozitë shumë

të favorshme gjeografike, që i kishte kthyer ato në ura lidhëse të të gjitha trevave

shqiptare dhe të kombit shqiptar me viset dhe kombet e tjera të Ballkanit, për shkëmbim

vlerash materiale dhe shpirtërore”.2

Rëndësinë strategjike të tokave shqiptare të shkëputura nga trungu dhe

padrejtësinë e kryer ndaj popullit shqiptar e pohonte edhe kryetari i Konferencës së

Ambasadorëve të Londrës, Edward Grey, kur deklaronte, më 12 gusht 1913, se: “Unë e di

fare mirë që kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas

për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një

pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një

zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis vetë Fuqive të

Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë

punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Evropë”.3

Kështu, bashkëjetesa e shteteve evropiane ishte motivi kryesor i krijimit të

Shqipërisë autonome në Konferencën e Londrës. Ajo e siguroi këtë status jo sepse ishte e

drejta e shqiptarëve për të qenë të lirë, por vetëm se shteti shqiptar i nevojitej Austrisë si

kundërbalancë ndaj Serbisë. Për Gjermaninë fuqizimi i Serbisë do të paralizonte Austrinë

që ishte pjesëtare e Lidhjes Tripalëshe, ndërsa Italia nuk mund të lejonte që Monarkia

Habsburgase të gëzonte e vetme mirëdashjen e shqiptarëve. Nga ana tjetër, vendet e

Antantës e cilësonin çdo qëndrim ndryshe një rrugë të hapur për probleme të reja në

politikën e jashtme deri në shpërthimin potencial të një lufte tjetër.4

Në vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës

parashikohej edhe krijimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), që u ngarkua

me detyrën e organizimit të shtetit shqiptar. Fuqitë e Mëdha e vlerësonin pavarësinë e

Shqipërisë si vepër të “koncertit evropian”, prandaj ata nuk e njohën rolin e Qeverisë së

Vlorës. KNK, i përbërë nga gjashtë përfaqësues të Fuqive të Mëdha, mbërriti në Vlorë, në

tetor 1913. Duke mos hyrë në marrëdhënie zyrtare, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit

e trajtonte Qeverinë e Vlorës dhe “Pleqësinë e Durrësit”, si autoritete lokale nën

kontrollin e tij. Ai nuk mori parasysh as propozimin e Ismail Qemalit për të caktuar Luigj

Gurakuqin si delegat shqiptar, anëtar i shtatë i KNK-së. Në vend të tij u emërua Myfit bej

Libohova, përzgjedhje e ndërkombëtarëve.5 Pas komplotit të Beqir Grebenesë, Komisioni

1 Eqerem Yzeiri. Gjeografia politike. Tiranë: SHBLU, 2005, f. 71

2 Marenglen Verli. “Kufijtë e imponuar të shtetit shqiptar të pavarur, një konsensus ndërkombëtar me

pasoja të rënda për shqiptarët”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë:

Klean, 2007, f. 105-106 3 K. Krisafi, “Çështja e kufijve të Shqipërisë..., f. 136

4 Valentina Duka. “Jehona tejatlantike e pavarësisë shqiptare në gjurmë të komenteve të shtypit amerikan

(1912-1924)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007, f.

113 5 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 54-55

Page 14: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

xi

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përqendroi të gjithë pushtetin në duart e tij, duke e

detyruar I. Qemalin të japë dorëheqjen, më 22 janar 1914.

Poashtu, Fuqitë e Mëdha filluan konsultimet për zgjedhjen e princit të ardhshëm

të Shqipërisë. Ato shqyrtuan kandidatura, si: Duka i Montpensier, Mauricio i

Schaumburg-Lippe, Karl von Urach, Gjika i Rumanisë, Rolando Bonoparte, Arthur i

Connaught, Konti i Torinos, si dhe një pasardhës i Skënderbeut, Aleandro Kastrioti. Duke

iu referuar përbërjes fetare të shumicës së popullit shqiptar, Porta e Lartë propozoi tre

princa myslimanë, Burhan Meddin dhe Abdyl Mexhidin që i përkisnin dinastisë osmane,

si dhe princin egjiptian Ahmed Fuad Pashën, pasardhës i Mehmed Aliut, me origjinë

shqiptare.1 Por, nën presionin e kohës, vendimi iu besua Austro-Hungarisë dhe Italisë, të

cilat ranë dakord për princin Wilhelm von Wied. Ato nuk vlerësuan aq aftësitë e tij

profesionale se sa faktin që ishte gjerman dhe protestant, një figurë e paanshme që do të

balanconte kontradiktat midis tyre. Edhe Berlini e përkrahu princ Wied-in, kushëri i

kaizerit Wilhelm II, ndonëse shfaqte mosbesim për mbretërimin e tij.2

Evropa nuk zotëronte një skenar të qartë politik për Shqipërinë që të zbatohej nga

sovrani i zgjedhur. Madje, autoriteti i princit dhe i qeverisë së tij u minua qysh në fillim

nga kontradiktat ndërmjet Fuqive të Mëdha. Marrëdhëniet e Romës me Vjenën u

karakterizuan nga një klimë dyshimi dhe armiqësie reciproke, “ku irredentizmit italian

dhe miopisë austriake i bashkangjiteshin pesha e faktorit sllav dhe hubris-i hungarez në

rivalitetin gjeopolitik”.3 Të dy shtetet e Aleancës Tripalëshe ripohonin domosdoshmërinë

e respektimit të parimit të “paritetit të influencave e të pjesëmarrjes” dhe të përparësisë së

interesave të tyre në Shqipëri në raport me fuqitë e tjera.4 Qëndrimi i këtyre të fundit

shkonte nga neutraliteti i Gjermanisë dhe limontia britanike deri te mbështetja e Francës

dhe e Rusisë për të përmbushur objektivat e aleatëve ballkanikë. Mungesa e vullnetit të

përbashkët evropian dhe e koherencës në veprim kushtëzuan fundin e mbretërisë

gjashtëmujore të princ Wied-it në Shqipëri.5

Më 4 gusht 1914 shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Ajo ishte pasojë e

kontradiktave me karakter politik dhe ekonomik të Fuqive të Mëdha që kërkonin

rindarjen e zonave të influencës, sidomos të kolonive. Fillimi i konfliktit të armatosur

ndikoi negativisht për të ardhmen e shtetit shqiptar. Fuqitë e Mëdha, të renditura në

kampe antagoniste, si Antanta dhe Aleanca Tripalëshe, nuk ishin të interesuara të

garantonin indipendencën dhe integritetin territorial të Shqipërisë, në përputhje me

vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Londrës. Madje, në rrethanat e luftës u

paralizua krejtësisht veprimtaria e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i përbërë nga

përfaqësues të shteteve ndërluftuese.6

Kjo situatë e ndërlikuar ndërkombëtare i hapi rrugë planeve të vjetra dhe të reja

aneksioniste të fqinjëve ballkanikë dhe më gjerë. Në fillim të vitit 1915, ushtria italiane u

vendos në Vlorë, që për pozitën gjeostrategjike vlerësohej si kyçi i Adriatikut. Roma e

justifikonte zbarkimin e trupave të saj në qytetin e Vlorës me pretekstin e mbrojtjes së

vendimeve të Londrës së 1913-ës për Shqipërinë. Por, zotërimi i bregdetit shqiptar

1 Ferdinando Salleo. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001, f.

53 2 Arben Puto. Pavarësia shqiptare në tryezat e diplomacisë (1912-1914). Tiranë: Wesa, 2008, f. 239

3 F. Salleo, op.cit., f. 16-18

4 A. Puto, Pavarësia shqiptare..., f. 258

5 F. Salleo, op.cit., f. 160

6 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 74-75

Page 15: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

xii

kërkonte angazhimin e Italisë në luftë përkrah Bllokut të Antantës. Për këtë qëllim u

nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës, më 26 prill 1915, në të cilin Anglia, Franca dhe

Rusia merrnin përsipër të përmbushnin synimet politike dhe territoriale të Italisë në

Adriatikun lindor.1 Nga ana tjetër, Beogradi, për të realizuar daljen në det nëpërmjet

tokave shqiptare, mësyu në Shqipërinë e Mesme. Në qershor 1915, ushtria malazeze

pushtoi Shkodrën me rrethina që kishte rëndësi jetike për mbretin Nikolla i Cetinjës.

Avancimi i vendeve sllave nuk u prit mirë nga Franca dhe Anglia, të cilat i konsideronin

si përçuese të ndikimit rus në Ballkan. Më 1916, pushtuesit austro-hungarezë

proklamonin se kombi shqiptar do të siguronte autonominë atëherë kur të ishte i aftë për

t’u vetëqeverisur. Ndërsa, grekët dogjën 360 fshatra në Shqipërinë e jugut, duke mbytur

të gjithë ata që dëshmonin se ishin shqiptarë.2

Fuqitë e Mëdha dhe aleatët ballkanikë e shndërruan Shqipërinë në shesh beteje të

Luftës së Parë Botërore. Ajo përfundoi me nënshkrimin e armëpushimit nga Gjermania,

më 11 nëntor 1918. Fundi i konfliktit të armatosur i gjeti tokat shqiptare të ndara në zona

pushtimi. Komanda franceze kontrollonte krahinën e Korçës dhe të Pogradecit që u

emërtua “Administrata franceze e kufijve shqiptarë”. Fqinji i përtej Adriatikut, Italia, e

shtrinte sundimin nga Konispoli në jug deri në afërsi të kufijve veriorë të vendit. Fakt që

shqetësoi diplomacinë frënge e cila i kujtoi Romës klauzolat e Traktatit të Fshehtë të

Londrës së 1915-ës. Kjo e fundit parashikonte krijimin e një shteti mysliman shqiptar,

nën protektoratin italian, që do të përfshinte Shqipërinë e Mesme me portin e Durrësit.

Për të shmangur një përplasje të mundshme ndërmjet Italisë dhe Serbisë për territore në

veri të vendit, Parisi propozoi vendosjen e qytetit të Shkodrës nën administrimin e një

garnizoni ushtarak ndëraleat. Ai do të përbëhej nga forcat e armatosura të tre Fuqive të

Mëdha evropiane, të Anglisë, Francës dhe të Italisë, nën drejtimin e kolonelit Bardi de

Fourtou. Ndërsa, zona serbe e pushtimit përfshinte krahinat e Peshkopisë, Kukësit si dhe

malësitë e Kelmendit e të Gjakovës, që etiketoheshin si “vija strategjike” për mbrojtjen e

Serbisë.3

Shtetet fituese të luftës, që mbanin të okupuara tokat shqiptare, shpallnin se çdo

popull, sado i vogël, do të kishte të drejtë të vendoste për fatin e tij ekonomik e politik,

dhe se të gjitha tradhëtitë dhe padrejtësitë e kryera ndaj një kombi, në traktatet e

mëparshme ndërkombëtare, do të qortoheshin e rregulloheshin në Konferencën e Paqes

në Paris.4 Këto parime të diplomacisë së re dhe gjendja e vështirë e Shqipërisë paslufte

kushtëzuan veprimtarinë e delegacionit shqiptar, të formuar nga Qeveria e Përkohshme e

Durrësit, për të garantuar rifitimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit

në Konferencën e Paqes.

Në këtë forum ndërkombëtar, gjeopolitika evropiane ndaj Shqipërisë u diktua nga

interesat e fuqive paqebërëse. Anglia synonte të garantonte qetësinë dhe paqen në rajon,

që të shfrytëzonte frytet e fitores, dhe të shmangte prirjet hegjemoniste të Francës. Qëllim

që Parisi kërkonte t’a realizonte nëpërmjet të ashtuquajturit “sistem të Versajës”,

përfshirë aleancën me Jugosllavinë. Por, Anglia me politikën e saj të mirëkuptimit ndaj

Gjermanisë dhe Italisë, e cila ishte e pakënaqur nga shpërblimet e pasluftës, paraqitej si

rivalja e vetme e Francës në Evropë. Londra vihej kështu në pozitën e rregullatorit të

1 Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë (AIH), A.V.51, Fl. 66 (Shqipëria nga Hodgson, Londër, prill 1944)

2 L. Bumçi, op.cit., f. 12

3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 96-97

4 L. Bumçi, op.cit., f. 3

Page 16: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

xiii

konfliktit për mbizotërim në Adriatik, duke përdorur Shqipërinë si mjet këmbimi për të

kënaqur synimet e aleatëve.1 Taktikë që mori fund falë ndërhyrjes së diplomacisë

amerikane, që e shihte zgjidhjen e problemeve te parimet e kombësisë dhe të drejtës së

popujve për vetëvendosje.

1 Vuk Vinaver. “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftrave botërore”, Gjurmime

albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1968, f. 185-186

Page 17: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

1

KREU I PARË

QЁNDRIMI I DIPLOMACISЁ EVROPIANE NDAJ SHQIPЁRISЁ GJATЁ DHE

PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES NЁ PARIS 1919-1922

1.1 Diplomacia evropiane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në

Paris (1919-1920)

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha fituese: Anglia,

Franca, Italia, SHBA dhe Japonia, organizuan Konferencën e Paqes në Paris, e cila i filloi

punimet më 18 janar 1919. Qëllimi i saj ishte zgjidhja e çështjeve të pasluftës nëpërmjet

nënshkrimit të traktateve të paqes me vendet e mundura të Bllokut Qendror. Të gjitha

shtetet pjesëmarrëse besonin në drejtësinë e vendimmarrjes në Konferencë bazuar në

parimet e diplomacisë së re, të proklamuara në programin e Katërmbëdhjetë Pikave të

presidentit amerikan, Woodrow Wilson. Ai deklaronte se “arritja e paqes ishte po aq e

rëndësishme sa edhe fitimi i luftës. Këtë ua kishte borxh popujve të Europës që thërrisnin

për një botë më të mirë”.1

Diplomacia uillsoniane e përbuzte konceptin e ekuilibrit të forcës dhe ushtrimin e

Realpolitikës e konsideronte të pamoralshëm. Kriteret e Amerikës për rendin botëror

ishin demokracia, sigurimi kolektiv dhe vetëvendosja – prej të cilave asnjëra nuk ishte

përdorur për ndonjë zgjidhje të mëparshme evropiane. Për amerikanët, disonanca midis

filozofisë së tyre dhe mendimit evropian, vinte në dukje meritat e besimit të tyre. Duke

shpallur distancimin nga parimet dhe përvoja e Botës së Vjetër, ideja e Wilson-it për një

rend botëror vinte nga besimi amerikan në natyrën e njeriut, në thelb paqësore, dhe

harmonia e brendshme e botës. Sipas doktrinës së tij liberale dhe kristiane, ...kur të gjithë

popujt e botës ta kenë shijuar bekimin e paqes dhe të demokracisë, ata me siguri do të

ngrihen të gjithë së bashku për të mbrojtur fitoret e tyre.2

Përpos SHBA-së, edhe aleatët evropianë kishin luftuar, siç shpallnin ata, për

drejtësi, liri dhe për një diplomaci të re; domethënë për të drejtën e vetëvendosjes; por në

të vërtetë ata i kishin konsoliduar aleancat në kuadër të kursit të vjetër të marrëdhënieve

ndërkombëtare.3 Kështu, Anglia dhe Franca ripohonin rëndësinë e ekuilibrit të forcës, si

parimin udhëheqës për të garantuar paqen e përgjithshme. Po ashtu diplomacia italiane,

duke u mbështetur në metodën makiaveliste, theksonte se sistemi i aleancave, përdorimi i

forcës dhe politika e kompromisit ishin taktikat e duhura për të ravijëzuar rendin e ri

botëror.

Divergjencat mbi baza parimore në gjirin e Antantës u pasqyruan në objektivat

për të cilat shtetet fituese shkuan në Konferencën e Parisit. Sipas Wilson-it, “SHBA-ja do

të mbante drejtësisht pozicionin e arbitrit. Ajo duhet të vepronte në përputhje me traditën

e madhe amerikane të drejtësisë dhe zemërgjerësisë. Shtetet e Bashkuara do të ishin, në

fund të fundit, “populli i vetëm pa interesa në Konferencën e Paqes”. ...Në dallim nga

kombet e tjera, SHBA-ja nuk kishte hyrë në luftë për arsye egoiste sepse ajo nuk kërkonte

territore, tribute apo hakmarrje”.4 Përkundrazi, Britania paraqitej e vendosur për të ruajtur

1 Margaret Macmillan. Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën. Tiranë: Plejad, 2006, f. 31

2 Henry Kissinger. Diplomacia. Tiranë: Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999, f. 221-222

3 J. Swire, op.cit., f. 231

4 M. Macmillan, op.cit., f. 37

Page 18: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

2

me çdo kusht zotërimet e saj koloniale, pra Perandorinë Britanike, në shkelje të plotë me

parimin e vetëvendosjes së popujve.

Nga ana tjetër, Franca e G. Clemenceau-së, ndonëse kishte dalë fituese, ndodhej

në një gjendje ekonomike, politike dhe morale tejet të lodhur dhe të dobësuar. Me shumë

se sa për të rezistuar dhe për t’u ringritur, Franca luftonte për të mbrojtur identitetin e

saj,1 në marrëdhënie të ngushtë me Amerikën dhe Britaninë. Ndërsa, Italia, e renditur

përkrah Antantës, kërkonte përmbushjen e premtimeve nga aleatët, të përcaktuara në

marrëveshjen sekrete të prillit 1915, që kushtëzonte fillimin e konfliktit midis Romës dhe

Beogradit, jo vetëm për shkak të politikës ekspansioniste në Dalmaci, por edhe synimeve

të kundërta në Shqipëri.2

Interesat e fuqive paqebërëse konfiguruan gjeopolitikën evropiane ndaj ngjarjeve

në Ballkan në Konferencën e Parisit. Britanikët u treguan mospërfillës sepse zotëronin

pozita të sigurta tregtare apo detare në rajon. Ata preferonin shtete të qëndrueshme që do

të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të rilindur. Por, qeveria britanike nuk

ishte e gatshme të harxhonte fuqinë dhe paranë e saj për të garantuar mirëqenien e

Serbisë, Malit të Zi e Shqipërisë. Në të kundërt, Franca mbështeste një Serbi e Rumani të

zgjeruar, e udhëhequr nga nevoja për t’u mbrojtur nga Gjermania. Për më tepër, një Serbi

e fortë do të pengonte depërtimin italian në gadishull. Fqinji i përtej Adriatikut insistonte

për mbajtjen e premtimeve të kohës së luftës nga aleatët dhe shqyrtimin çështjes së

kufijve me Jugosllavinë vetëm në Këshillin e Lartë. Nga ana tjetër, amerikanët në

Ballkan kishin rolin e komisionerëve të ndershëm, që të çanin shtegun e diplomacisë së

vjetër për të zbatuar parimin e ri të vetëvendosjes.3

Synimet kontradiktore të Fuqive të Mëdha vështirësuan negociatat dhe arritjen e

konsensusit gjatë punimeve të Konferencës së Paqes. Fakt që u evidentua edhe në

trajtimin e çështjes shqiptare, duke nisur që nga njohja e së drejtës së Shqipërisë për t’u

përfaqësuar në këtë asamble të lartë botërore. Me qëllim që të siguronte përkrahjen e

diplomacisë italiane, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, Turhan Pasha,

më 10 janar 1919, i dërgoi një letër Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, S. Sonnino,

si vijon: “Kërkesa jonë është më tepër se e ligjshme, sepse përderisa disa shtete të

krijuara rishtas do të marrin pjesë në këtë konferencë. Shqipëria që është shpallur dhe

njohur si e pavarur qysh prej gjashtë vjetësh ka më tepër të drejtë se ata të pranohet në

këtë konferencë, në mënyrë që të mund të mbrojë të drejtat e saj kundër synimeve të

fqinjëve të vet të pangopur dhe të kërkojë përcaktimin e kufijve të saktë sipas parimit të

kombësive, gjë që, mjerisht, nuk u bë në Konferencën e Londrës të viteve 1912-1913”.4

Përballë indiferencës së faktorit evropian, për të mbrojtur të drejtat e saj

kombëtare, qeveria shqiptare formoi delegacionin zyrtar që do t’a përfaqësonte në Paris,

të përbërë nga personalitete, si: Turhan Pasha, Mehmet Konica, Mit’hat Frashëri dhe

Mihal Turtulli. Pas këshillave të dhëna nga Sonnino, që në delegacion të kishte edhe

përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme, kryeministri shqiptar pranoi t’i

bashkangjitë delegacionit të tij edhe imzot Luigj Bumçin, ipeshkëv i Lezhës dhe ministër

1 Lisen Bashkurti. Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë: nga “universalizmi” tek “lufta e ftohtë”. Tiranë:

Geer, 2003, f. 166 2 Pierre Cabanes, Olivier Chaline, Bernard Doumerc etj. Historia e Adriatikut. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe

e Komunikimit, 2005, f. 477 3 M. Macmillan, op.cit., f. 154-155

4 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar (1918-1920). Tiranë:

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, 1975, f. 81

Page 19: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

3

pa Portofol në qeverinë e Durrësit, si përfaqësues i Shqipërisë së Veriut, si dhe Mustafa

Krujën, ministër i Postë-telegrafëve, si përfaqësues i Shqipërisë së Mesme.1 “Këtë

delegacion e shoqëronin një grup këshilltarësh ekspertë dhe përfaqësues nga kolonitë

shqiptare në Rumani, Turqi dhe SHBA”.2

Për të tërhequr vëmendjen e paqebërësve ndaj kauzës shqiptare, delegacioni zyrtar

i dërgoi një memorandum Kryesisë së Konferencës së Paqes, më 12 shkurt 1919, që

fillonte me prezantimin e lashtësisë së popullit shqiptar dhe shpirtit të tij liridashës

përballë valës së pushtimeve të huaja ndër shekuj. Aty përmendej edhe invadimi nga

ushtritë ndërluftuese që përfshiu territorin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Fuqitë e Mëdha, të paafta për të garantuar neutralitetin, nuk e penguan popullin shqiptar

të radhitet në krah të Antantës, që kishte shpallur se luftonte për parimet e kombësisë dhe

të drejtën e vetëvendosjes. Shqiptarët, të lumtur për shërbimin e vogël që mundën t’i

bënin çështjes së lirisë, vinin me besim të plotë të shtronin përpara botës kërkesat e drejta

të tyre. Ata mendonin se çështjet tokësore të gadishullit ballkanik nuk do të zgjidheshin

me të drejtë, në qoftë se çdo shtet nuk do të përmblidhte në kufijtë e tij ato krahina ku

elementet e racës së vet formonin shumicën e popullsisë. Nga mosrespektimi i këtij

principi buronin mjerimet e vuajtjet e shqiptarëve.3

Duke kritikuar parimet e baraspeshës dhe të status qou-së, që u zbatuan nga

Fuqitë e Mëdha në kongreset e mëparshme, me pasoja të rënda për cungimin e territoreve

të Shqipërisë, delegatët i paraqitën Konferencës së Paqes kërkesën që t’i ktheheshin

shtetit shqiptar, mëvetësia e të cilit ishte njohur e garantuar prej Konferencës së Londrës

më 1913,: 1. Viset shqiptare që iu dhanë Malit të Zi me vendimet e Kongresit të Berlinit e

me ato të Konferencës së Londrës; 2. Viset shqiptare që iu dhanë Serbisë dhe 3. Greqisë

me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913-ës.4

Këto “rivendikime territoriale” të prezantuara para Fuqive të Mëdha nënkuptonin

Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë, që fillonin nga gjiri i Spicës (në veri të Tivarit),

ktheheshin drejt veri-lindjes duke përfshirë Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën,

dhe, duke ndjekur kufirin e Malit të Zi që kishte pasur përpara vitit 1912, përmblidhte

Pejën, Gjakovën, Mitrovicën (pjesën lindore), Prishtinën, Gjilanin, Ferizovikun,

Kaçanikun, një pjesë të kazasë së Shkupit, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, për të

arritur te “Mali i Thatë” ndërmjet liqejve të Ohrit e të Prespës. Që nga kjo pikë kufiri

ndiqte vijën e 1913-ës deri te maja e malit Gramoz e vazhdonte drejt jugut për të dalë afër

gjirit të Prevezës. Të gjitha viset që gjendeshin në Perëndim të këtij kufiri përbënin

Shqipërinë etnike e historike. Në këtë hapësirë territoriale jetonin afro 2.000.000

shqiptarë, nga të cilët më pak se gjysma në kufijtë e Shqipërisë politike, ndërsa pjesa

tjetër në shtetet fqinje.5

Mirëpo, copëtimi i tokave shqiptare ishte produkt i gjeopolitikës evropiane në

Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, më 1913. Prandaj kishte pak gjasa që fuqitë

paqebërëse të merrnin parasysh përmbajtjen e memorandumit, i cili përfaqësonte

1 V. Duka, Histori e Shqipërisë ..., f. 102

2 J. Swire, op.cit., f. 234

3 “Kërkesat e Shqypnies”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë. Roma: Tipografia

Cooperativa Sociale, 1919, f. 8 4 Hamdi Karazi, “Kërkesat e Shqipnis në Konferencën e Paqes në Paris”, Bashkimi i Kombit, v. II, nr. 32,

Tiranë, E mërkurë, 9 shkurt 1944, f. 1 5 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), V. 1919, D. 12, Fl. 6 (Botim dokumentash zyrtarë nga

Qeveria e Përkohshme paraqitur para Konferencës së Paqes nga Delegacioni shqiptar në Paris)

Page 20: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

4

variantin maksimum të Lëvizjes Kombëtare1 për një Shqipëri të pavarur në kufijtë etnikë.

Ndonëse kërkesat e drejta të delegatëve shprehnin vullnetin e mirë të kombit shqiptar për

të punuar në paqe për të zhvilluar pasurinë e vet; që të bëhej një element mbarësie në

sinisinë ballkanike e të merrte radhën e tij ndër kombet e tjera të qytetëruara.2

Politika e shteteve fituese në Pallatin e Versajës nuk i përgjigjej synimit të

qeverisë shqiptare. Kjo e fundit nuk arriti të siguronte të drejtën e përfaqësimit në

Konferencë, por vetëm pjesëmarrjen në diskutimet e komisioneve për çështjet territoriale

që preknin kufijtë e saj. “Trajtimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes ishte thjesht si një

objekt pazarllëqesh dhe, aq më keq, injorimi i asnjanësisë së saj duke e vënë padrejtësisht

dhe krejt arbitrarisht në të njëjtin pozicion me të mundurit, ishte një qëndrim sa i padrejtë

aq edhe i rrezikshëm. Ky trajtim jo vetëm i sillte dëm të pallogaritshëm çështjes

shqiptare, por edhe pengonte për të ardhmen kthimin e Ballkanit në një rajon paqeje e

stabiliteti. Një situatë e ardhshme e tensionuar në gadishull përmes zgjidhjes së keqe ose

lënies së problemit të tij të pazgjidhur, bënte pjesë në strategjinë globale të disa fuqive të

mëdha me interesa në rajon”.3

Konferenca e Paqes u kthye në një arenë grindjesh e mosmarrëveshjesh në mes të

vet fuqive fituese për ndarjen e plaçkës së luftës. Këtu fjalën vendimtare e kishin Fuqitë e

Mëdha, si: Anglia, Franca, SHBA dhe më pak Italia e Japonia. Rreth tyre vërtiteshin

shtetet më të vogla, të cilat kërkonin të realizoheshin premtimet e tyre si shpërblim për

aleancën në kohën e luftës, ndërsa fuqive të mundura të Bllokut Qendror nuk iu kishte

mbetur gjë tjetër veçse të prisnin vendimet e Versajës. Në ato rrethana rreziku i copëtimit

të Shqipërisë u bë më kërcënues se kurrë ndonjëherë më parë,4 për shkak të synimeve të

fqinjëve dhe përkrahjes së tyre prej aleatëve të mëdhenj.

I bindur te mbështetja e Britanisë, delegacioni grek ishte i pari që i paraqiti

Këshillit Suprem të Konferencës së Paqes, më 3 shkurt 1919, pretendimet territoriale për

të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, duke argumentuar se “në këtë krahinë ka një popullsi prej

120.000 grekësh e 80.000 shqiptarësh”.5 Kërkesën për të aneksuar Shqipërinë e Jugut,

kryedelegati grek, Eleftherios Venizellos, e bazonte te ““qytetnimi ma i naltë qi

përfaqëson Greqija, ndërsa Shqipnija nuk ka nji jetë politike”. Venizellos pohonte se

Greqija nuk mund t’i kërkojë këto toka në bazë të parimeve kombëtare, mbasi edhe

ortodoksët e Shqipnis së jugut flasin shqip në familjet e tyne. Por ai hodhi poshtë parimin

e gjuhës dhe të racës, tue ngulë kambë se faktori vendimtar asht ndërgjegja kombëtare”.6

Këtë argument të memorandumit të tij kryeministri grek e ilustroi me faktin se

“jugu i Shqipërisë banohej nga të krishterë dhe muhamedanë, por ndërsa këto të fundit

patën pranuar gjatë sundimit të qeverisë turke dhe u bënë turq realë, mbi 30.000 të

krishterë të Shqipërisë së jugut emigruan në drejtim të Greqisë, me synim për t’u

mbrojtur nga persekutimi i muhamedanëve. Këta 30.000 shqiptarë janë helenizuar, si në

mënyrën e jetës, ashtu edhe në zakone, ndërsa ruajnë gjuhën shqipe. Ata luajnë tani një

1 Arben Puto. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, vëll. 3 (1919-1926). Tiranë:

Albin, 2001, f. 8 2 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 6

3 Marenglen Verli, “Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën midis dy luftërave

botërore”. Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, f. 102 4 Lush Culaj, “Roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për çështjen shqiptare në Paqen e

Versajës”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 26-1996, Prishtinë, 1997, f. 148 5 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 9

6 Tajar Zavalani. Histori e Shqipnis. Tiranë: Phonenix & Shtëpia e Librit, 1998, f. 255

Page 21: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

5

rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të Greqisë. ...Pasi vazhdoi me përshkrime të tilla,

“Venizellosi i kërkoi Konferencës së Paqes, në emër të shtetit grek, kufijtë veriorë të

territorit të Epirit të Veriut, të cilët janë të shënuar prej një linje që kalon përmes

Himarës, në veri të Tepelenës, në perëndim të Moskhopolis, drejt Liqenit të Prespës, ku

bashkohet me ish kufirin e Greqisë”.1

Rivendikimet greke për Shqipërinë e Jugut u diskutuan në Komisionin për

çështjet territoriale të Greqisë, që i zhvilloi punimet në periudhën 12 shkurt – 21 mars

1919. Kryetar i komisionit ishte francezi Jules Cambon, nënkryetar z. Robert Borden,

përfaqësues i Britanisë, me anëtarë Jean Gout, delegat i Francës; italianët De Martino e

Kolonel Castoldi dhe delegatët amerikanë W. L. Westerman e Clive Day. Të pranishëm

ishin edhe H. Nicolson, M. Laroche dhe M. Krayeskwi.2 Që në seancën e parë të 12

shkurtit, në Komision u përvijuan qëndrimet e Fuqive të Mëdha në lidhje me kërkesat e

Greqisë. Përfaqësuesi francez Laroche solli si argument në favor të tezave greke ngjarjet

e verës së vitit 1914 në jug. Ai e quajti autonominë “vorio-epirote” të Zografos si një

manifestim të vullnetit të popullsisë së kësaj ane për t’u bashkuar me Greqinë. Këtë e

kundërshtoi Kolonel Castoldi, i cili tha se qeveria epirote nuk kishte qenë asnjëherë

shprehje e vullnetit popullor. Ai përmendi mizoritë e andartëve, vrasjet dhe djegiet e

fshatrave, shpërnguljet e mijëra banorëve në ullishtat e Vlorës për t’u shpëtuar mizorive

greke. Për më tepër, amerikani Day refuzoi zgjidhjen greke për kufijtë, sepse ajo nuk

pajtohej me parimin e kombësisë. Ndërsa delegatët e Italisë dhe të SHBA-së shprehën

rezerva ndaj pretendimeve të Venizellosit, Franca dhe Britania e Madhe përkrahën

rivendikimet territoriale të Greqisë.3

Në mbledhjen vijuese të 18 shkurtit 1919, z. Robert Borden paraqiti propozimet e

delegacionit britanik në Komisionin për çështjet greko-shqiptare. Ai e ndau Shqipërinë

jugore në dy pjesë: pjesën në veri të Vjosës dhe pjesën në jug të lumit. Në pjesën e parë,

ai përfshiu “rrethet e Himarës, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës”, për të cilat tha se

“janë kryesisht greke nga gjuha dhe ndjenjat”. Bordeni pohoi se “delegatët britanikë

mendojnë se është e pamundur të mbahet përsëri kufiri i përcaktuar me Protokollin e

Firences” dhe kjo jo thjesht “për shkak të kundërshtimit që ka gjetur ky kufi nga

propaganda greke jashtë”, por “sepse ne bazohemi në arsyetimin se ka një pjesë të

rëndësishme në Shqipërinë e Jugut që dëshiron bashkimin me Greqinë”.4 Kjo pikëpamje

u hodh poshtë me argumente nga Castoldi, i cili theksoi se “kufiri i vendosur në

Konferencën e Londrës më 1913 përfaqësonte një ndarje më të drejtë midis Shqipërisë

dhe Greqisë”. Tezë që u përforcua nga delegati tjetër italian De Martino, kur u shpreh se

“i përmbahej Protokollit të Firencës, sepse kjo vijë kufitare u përgjigjet arsyeve etnike si

dhe gjithë konsideratave të tjera dhe vetëm ajo mund të sigurojë një paqe të

qëndrueshme”.5

1 Romeo Gurakuqi. Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore. Shkodër: Camaj-Pipa,

2007, f. 39 2 AMPJ, V. 1919, D. 1, Fl. 7 (Korrespondencë ndërmjet delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes me

delegacionet e huaja mbi pretendimet e Greqisë për tokat shqiptare. Kërkohet nga ana e delegacionit

shqiptar të merren masa dhe të ndërhyhet kundër masakrave dhe barbarizmave të grekëve ndaj popullit

shqiptar) 3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 9-11

4 Ibid., f. 12

5 AMPJ, V. 1919, D. 1, Fl. 16

Page 22: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

6

Debatet për kufirin greko-shqiptar krijuan pakënaqësi të mëdha te përfaqësuesit

shqiptarë në Konferencën e Paqes. Duke analizuar qëndrimin e kancelarive evropiane,

kryedelegati Turhan Pasha, në intervistën dhënë për gazetën “Giornale d’Italia”, më 19

shkurt 1919, përmendi se në Konferencë “gjenden shkembenj të mëdhenj dhe të vegjël që

duhen larguar, po Shqipëria ruan gjithë besimin e sajë të moçme dhe të thellë në Italinë, e

cila ka kurdoherë dashur dhe përkrahur kërkesat e drejta të Përfaqësies Shqiptare”.1

Politika e Italisë në favor të rikonfirmimit të kufijve të Shqipërisë politike të

1913-ës diktohej nga interesat e saj gjeopolitike për të kundërshtuar marrjen e vijës

bregdetare shqiptare përballë Korfuzit nga Greqia. “Midis Korfuzit dhe bregdetit shqiptar

gjendej një bazë detare natyrore e gjerë dhe jashtëzakonisht me vlerë, që, megjithatë,

ishte në varësi të zotërimit edhe të ishullit, edhe të bregdetit dhe, nëse Greqia merrte

bregdetin, meqë tashmë ajo mbante ishullin, situata strategjike në hyrje të Adriatikut do

të ishte për Italinë edhe më e pakënaqshme sesa përpara luftës, ndërsa, nëse Shqipëria

ruante zotërimin e bregdetit, Greqia nuk kërcënohej nga kjo”.2

Pavarësisht opozitës italiane në Komision, kryeministri grek Venizellos, në

përputhje me synimet strategjike në “Epirin e Veriut”, vijonte parashtrimin e

pseudoargumenteve për të realizuar platformën e tij të shtrirjes territoriale. Si ideologu

kryesor i Megali Idesë, ai përdori në arsyetimin e tij “njëjtësimin e kombësisë greke me

fenë ortodokse”.3 Venizellosi deduktonte se tipari esencial i një kombi është ndërgjegjja

nacionale, e cila përcaktohet në bazë të përkatësisë fetare. Kështu, kryeministri grek e

përshkruante zhvillimin historik të Shqipërisë jugore si ndarje fetare dhe konflikt të

vazhdueshëm midis myslimanëve dhe të krishterëve. Ai përmendte edhe dallimin

krahinor, duke i kategorizuar shqiptarët në toskë e gegë. Kryedelegati grek pohonte

ekzistencën e rasteve të izoluara të keqtrajtimit të myslimanëve nga të krishterët, por

masakrat kundër 15.000 toskëve ishin kryer nga dora e gegëve myslimanë. Gjithashtu,

Venizellosi i kushtonte vëmendje të posaçme gjuhës së folur të popullsisë së këtyre

trevave. Në analizën e tij, së pari, ai përpiqej të provonte se një shumicë e banorëve të

kësaj ane flisnin greqisht “prej Delvine deri në kufirin e tanishëm të Greqisë” dhe “në

drejtim të Gjirokastrës”. Vetëm një numër i vogël fshatrash këtu, flisnin gjuhë tjetër, atë

që ai nuk do ta quante me emrin e saj “shqipe”, por i vinte edhe kësaj petkun fetar dhe e

quante “muslimanishte”. Në anën tjetër, kryeministri grek e kishte të qartë se elementi i

gjuhës ishte pika më e dobët në platformën greke... Edhe këtu ai kritikonte vendimet e

Konferencës së Londrës dhe punën e Komisionit kufitar që përjashtuan “orvajtjet për

plebishit dhe manifestimet e tjera politike” dhe kërkuan që vëmendja të përqendrohej në

“gjuhën amtare të popullit, d.m.th në gjuhën e folur në familje”,4 duke e cilësuar si faktor

jo determinues në definimin e ndërgjegjes kombëtare.

Diskutimet në Komisionin për Çështjet Greke vijuan në seancën e 27 shkurtit

1919, në të cilën prezantuan këndvështrimet e tyre delegacionet respektive. Për palën

shqiptare, fjalën hyrëse e mbajti Turhan Pasha, ndërsa u dalluan për elokuencën dhe

aftësitë argumentuese delegatët Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli. Ky i fundit paraqiti

1 AMPJ, V. 1919, D. 5, Fl. 1 (Protestë kundër një artikulli në gazetën franceze “Bota e lirë”, ku shkruhet

në favor të kërkesave greke ndaj Shqipërisë, si dhe artikuj të ndryshëm nga shtypi i huaj mbi gjendjen në

Shqipëri, qëndrimin e shteteve të huaja në Konferencën e Paqes për çështjen shqiptare etj.) 2 J. Swire, op.cit., f. 244

3 P. Cabanes, O. Chaline, B. Doumerc etj., op.cit., f. 472

4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 17-19

Page 23: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

7

përvojën e tij personale për të kundërshtuar tezat greke: “Dihet botërisht se në trevat që

grekët quajnë Epiri i Veriut, kurse ne e quajmë Shqipëria e jugut, nuk ka asnjë grek. Unë

jam prej Korçe. Kam punuar si mjek në këtë qytet. Unë them se nuk ka asnjë grek, as në

Korçë dhe as në rrethin e Korçës. Greqia i ngatërron gjërat. Ajo mendon se të krishterët,

siç jam edhe unë, janë grekë”. Një kundërshtim edhe më të fortë ai i bënte pikëpamjes

sipas së cilës trevat e jugut të Shqipërisë kishin arsim grek. “Unë kam përfituar nga ky

arsim, por kjo nuk do të thotë se shumica janë grekë, shumica nuk është greke, ajo është

shqiptare”.1

Ndërsa në përfundim të fjalës së delegacionit shqiptar, anëtari Mehmet Konica

trajtoi çështjen çame. “Çamëria është një krahinë që shtrihet deri në Prevezë”, aty “ka një

shumicë dërrmuese shqiptarësh”; “në një popullsi të përgjithshme prej 60.000 banorësh,

40.000 janë shqiptarë muslimanë, 14.000 shqiptarë të krishterë dhe vetëm 6000 grekë”.

Delegati britanik shprehte habi që bëhej fjalë për një krahinë që ishte pjesë e Greqisë, në

një kohë që Athina kërkonte të merrte dhe jo të jepte. Kësaj iu përgjigj Turtulli duke i

kujtuar parimin e kombësisë, të cilit duhej t’i përmbahej edhe Greqia jo vetëm “për të

kërkuar kaq shumë gjëra”, por edhe për të “rikthyer një territor që nuk i përkiste aspak

asaj”.2

Të vetëdijshëm për shkeljen e principeve të diplomacisë së re, përfaqësuesit e

Britanisë qëndruan konsekuent në mbështetje të rivendikimeve territoriale të Greqisë

kundrejt Shqipërisë së Jugut. Z. Eyre Crowe deklaronte se dëshmitë që kishte dëgjuar nga

delegatët e popullsive që banonin në këto treva e kishin bindur se “politika më e mirë që

duhej zbatuar në interes të këtyre trojeve ishte mbështetja e kërkesave greke”. Duke e

elaboruar qëndrimin e tij, ai theksonte se elementi shqiptar kishte rëndësi të madhe në

këto troje nga pikëpamja numerike, por shtonte se “nuk duhej t’u përmbaheshin

konsideratave etnike”. Delegati anglez pohonte se megjithë mungesën e dëshirës së

popullsisë së “Epirit të Veriut” për t’u bashkuar me Greqinë, kjo duhej të realizohej për

arsye të forta ekonomike e strategjike.3

Kundër politikës anglo-franceze dhe propagandës greke për domosdoshmërinë e

aneksimit të Korçës dhe të Gjirokastrës protestoi diaspora shqiptare në SHBA, Turqi e

Rumani. Kjo e fundit hodhi poshtë të gjitha zërat e armiqve të kombit shqiptar që

kërkonin bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë, të cilët penguan jetimin, forcimin

dhe madhimin e shtetit shqiptar. Shqiptarët e Rumanisë u dërguan një lutje të sinqertë të

gjithë atyre që kishin dashuri për lirinë e kombeve, t’i dëgjonin me mirëdashje dëshirat e

shqiptarëve e të mos harronin se më e para e këtyre dëshirave ishte që ata të rronin tok si

qytetas të lirë të Shqipërisë më vete, të pavarur e neutre, veti të cilat Fuqitë e Mëdha ua i

kishin njohur që më parë.4

Në mbledhjet e marsit 1919, Komisioni për çështjet greko-shqiptare duhej të

vendoste mbi pretendimet territoriale të Greqisë. Debatet e gjata treguan qartë

mosmarrëveshjet midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha për të zgjidhur problemin e

1 Lavdosh Ahmetaj, “Shqipëria në Konferencën e Paqes së Parisit”, Gjurmime albanologjike - seria e

shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007, f. 153 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 25

3 Lush Culaj. Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920. Prishtinë: Instituti Albanologjik,

2010, f. 218-219 4 AMPJ, V. 1919, D. 18, Fl. 183 (Statusi i Shoqërisë Kombëtare Kulturale shqiptare në Bukuresht, si dhe

protesta të kolonisë shqiptare në Rumani drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, mbi mbrojtjen e të

drejtave të shqiptarëve kundër pretendimeve të shteteve të huaja, si dhe veprimtaria e kësaj shoqërie)

Page 24: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

8

“Vorio-Epirit”. Delegacioni anglez dhe ai francez u shpreh në favor të dhënies së

krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës aleatit të tyre besnik, Greqisë, duke e argumentuar

si më poshtë: “1. Për sa i përket Shqipërisë së Jugut, nga statistikat që ata kanë në dorë

del se në bazë të tyre nuk mund të ndërtosh një kriter praktik për të mësuar dëshirat e

popullsive përkatëse. Këto statistika bazohen në të dhëna që kanë të bëjnë ose me fenë

ose me gjuhën: të dhënat fetare nuk janë pro shqiptarëve, të dhënat e gjuhës nuk

përfaqësojnë një kriter të drejtë për grekët. Në këto rrethana, ne jemi të detyruar të

marrim parasysh se “ngjarjet që u zhvilluan në Shqipërinë e Jugut (si Lëvizja Autonome

etj.) demonstruan që kufijtë e caktuar në Konferencën e Londrës nuk i kënaqën elementet

e popullsisë së kësaj zone. Tezë që i afrohej pranimit të kriterit grek dhe vlerësonte

“ndërgjegjen kombëtare”.1

2. Njëkohësisht delegacionit anglez dhe atij francez u bënë përshtypje shpjegimet

e dhëna nga z. Venizellos dhe Carapanos lidhur me ndjenjat grekofile të shumicës

dërrmuese të popullsisë dhe rëndësinë ekonomike që ka për krahinën veriore rruga e

madhe që shkon deri në Sarandë. 3. Delegacioni anglez është ndikuar gjithashtu nga fakti

se problemi i shtruar mund të zgjidhet duke ia dhënë rrethin në fjalë ose Greqisë ose

Shqipërisë ose duke e vendosur nën mbrojtjen e një fuqie evropiane; ai është i mendimit

se nuk do të ishte e drejtë për Greqinë dhe Serbinë që një pikë kaq jetike si Korça të

vendosej nën kontrollin e një fuqie evropiane”.2 Pavarësisht deklaratave, Anglia, por më

tepër Franca, mbështeti kërkesat greke nisur nga interesat e saj në Ballkan dhe për t’i bërë

konkurrencë Italisë në Mediterrane synonte ndërtimin e një Greqie më të madhe dhe më

të fortë.3

Nga ana tjetër, delegatët italianë insistonin në ruajtjen e kufirit të përcaktuar me

vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Protokollit të Firences. Ndërsa, përfaqësuesit

amerikanë pranonin që Gjirokastra t’i jepej Greqisë, bazuar në ndjenjat dhe prirjet

politike greke të popullsisë së krahinës dhe ekzistencën e marrëdhënieve tregtare e të

komunikacionit. Por, delegacioni i SHBA-së nuk dha pëlqimin për Korçën, sepse banorët

e zonës ishin shqiptarë nga gjuha, ndërgjegjja nacionale dhe devotshmëria e tyre për

çështjen shqiptare. Kontradiktat midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha e lanë

problemin e kufirit greko-shqiptar të pazgjidhur, të hapur për diskutime të mëvonshme.

Këto zhvillime në Komisionin për çështjet territoriale të Greqisë dëshmuan

pozitën e favorshme të fqinjit jugor në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo për tri arsye: së

pari, ishte qëndrimi progrek i njërit prej aktorëve kryesorë të Konferencës së Versajës,

kryeministrit francez G. Clemenceau. Së dyti, Greqia vinte në Paris si aleate e njohur e

Fuqive të Antantës që dolën fitimtare nga lufta. Greqia kërkonte tani “plaçkën e luftës”,

që i takonte si shtet që u rreshtua në anën e Antantës. Paçka se Greqia hyri në luftë vetëm

një vit përpara mbarimit të saj, në korrik 1917. Së treti, Venizellosi në krye të

delegacionit grek konsiderohej vlera më e madhe e Greqisë.4 Venizellosi përfaqësonte

“një tip të mrekullueshëm grek, shembull i modelit klasik si fizikisht dhe mendërisht.

Energjik, bindës, i paepur, ai zotëroi mbi britanikët, mikloi francezët, bindi amerikanët

1 Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë (AIH), A.V.129, Fl. 13 (Çështja e Epirit të Veriut dhe raportet e

Komisionit Hetues (1921-1923) - përktheu Viliam Shehu) 2 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 128

3 AMPJ, V. 1919, D. 19, Fl. 96 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes

dhe shoqërisë shqiptare “Vatra” mbi veprimtarinë e kësaj shoqërie, bashkimin me partinë politike dhe

programi për çështjen e Shqipërisë) 4 Arben Puto. Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 229

Page 25: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

9

dhe thuajse neutralizoi italianët. ...Ai gëzonte simpatinë dhe vlerësimin e të gjithë

delegatëve dhe të të gjithë të plotfuqishmëve, por ata gjithashtu druheshin nga ai, për

shkak hijeshisë së tij të mirënjohur dhe të padiskutueshme. ...Pa Venizellosin, Greqia nuk

do të fitonte kurrë atë që arriti në këtë tryezë konference”.1

Përpos trajtimit të problemit në lidhje me kufirin greko-shqiptar, fuqitë aleate në

Konferencën e Paqes e lidhën fatin e Shqipërisë tërësisht me zgjidhjen e “çështjes së

Adriatikut”.2 Ajo nënkuptonte “shuarjen e përplasjes së fortë ndërmjet Italisë dhe

Jugosllavisë, që kërkonin të përvetësonin secila trashëgiminë e Austro-Hungarisë”.3 Për

qeverinë italiane, shteti foshnjë [Jugosllavia, E.L] duhej mbytur qysh në djep.

Kryeministri Orlando e cilësonte Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene si armikun kryesor,

që zuri vendin e mbetur bosh nga shkatërrimi i monarkisë së dyfishtë.4

Si bazë për shqyrtimin e këtij konflikti shërbyen klauzolat e Traktatit të Fshehtë të

Londrës, të nënshkruar më 26 prill 1915 midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë. Në

përmbajtjen e tij specifikohet përfshirja e Italisë në luftë përkrah Fuqive të Antantës në

këmbim të përfitimeve territoriale në Adriatikun lindor. Dispozitat referuar Shqipërisë

ishin: “Neni 6: “Italisë do t’i jepet sovraniteti i plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit

dhe tokën që e rrethon me një shtrirje të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e këtyre

pikave që prej lumit Vjosë, në veri e lindje, dhe pothuajse deri në kufirin verior të

krahinës së Himarës, në jug”. Neni 7. – “Në qoftë se Italia e merr Trentinon dhe Istrian në

përputhje me dispozitat e nenit 4: bashkë me Dalmacinë dhe ishujt e Adriatikut, brenda

kufive të caktuara në nenin 5, si edhe gjirin e Vlorës (neni 6), dhe nqs pjesa qëndrore e

Shqipërisë rezervohet për themelimin e një shteti të vogël të neutralizuar, Italia s’ka për

të kundërshtuar që Shqipëria veriore dhe jugore të ndahet midis Malit të Zi, Serbisë dhe

Greqisë, në rast se një gjë e tillë dëshirohet prej Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Bregdeti që prej kufirit jugor të territorit italian të Vlorës e deri në kepin e Stilos, do të

neutralizohet”. “Italisë do t’i ngarkohet përfaqësimi i shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij

me Fuqitë e huaja”. “Italia pranon, veç kësaj, të lërë tokë të mjaftueshme, në çdo rast, në

lindje të Shqipërisë për të siguruar ekzistencën e një vije kufitare midis Greqisë dhe

Serbisë, në perëndim të Liqenit të Ohrit”.5 Traktati i Fshehtë i Londrës [1915] cënonte

sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë, duke sanksionuar copëtimin e saj

ndërmjet shteteve fqinjë.

Në të njëjtën linjë vepruan paqebërësit francezë, që mbështetën një Jugosllavi të

fortë për të frenuar Italinë. Ata favorizuan pretendimet e jugosllavëve të paraqitura

përpara Këshillit të të Dhjetëve, më 18 shkurt 1919. Fakt që kushtëzoi politikën e dyfishtë

të delegacionit jugosllav kundrejt Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Nga njëra

anë, Beogradi përkrahte ruajtjen e pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të shtetit shqiptar të

1913-ës dhe, nga ana tjetër, në rast fragmentarizimi të Shqipërisë do të kërkonte të drejtat

e tij mbi Shqipërinë e Veriut. Konkretisht, në memorandum thuhet: “Delegacioni i

qeverisë serbo-kroato-sllovene mendon se interesi i përgjithshëm, paqja dhe qetësia e

Gadishullit Ballkanik kërkojnë që territori shqiptar i përcaktuar në Konferencën e

1 M. Macmillan, op.cit., f. 406-407

2 AIH, A.V.92, Fl. 5 (Mbi çashtjen e pozitës së Shqipërisë në politikën ndërkombëtare dhe mbi atë të

politikës së jashtme të Shqipërisë nën qeverinë e F. Nolit, Hradecny Pavel – përktheu Veniamin Dashi) 3 Albert Mousset. Shqipëria përballë Europës (1912-1929). Tiranë: Dituria, 2004, f. 23

4 M. Macmillan, op.cit., f. 143

5 AIH, A.V.57, Fl. 17 (Një histori e Konferencës së Paqes së Parisit, botuar prej H. W. V. Temperley, vol.

4, Londër 1921)

Page 26: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

10

Londrës, të formojë një shtet të pavarur në përputhje me frymën e vendimeve të kësaj

konference”.1 “Por në qoftë se Konferenca e Paqes do ta ketë të pamundur të aplikojë në

lidhje me këtë çështje vendimet e marra më 1913 në Londër dhe është e dispozuar t’i

njohë një shteti të huaj të drejtën e pushtimit ose të protektoratit mbi të, ose një pjesë e

këtij territori, dëshirojmë të deklarojmë se rezervojmë të drejtën e mbrojtjes së interesave

tona jetike në këto rajone… duke rivendikuar të njëjtat privilegje për shtetin tonë”.2

Konsensusi anglo-francez për kërkesat jugosllave nuk përfshinte synimet e Malit

të Zi. Ministria e jashtme britanike e etiketonte Nikollën II një aleat të pabesë, duke e

fajësuar për një marrëveshje në heshje me austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore. Akuzë

që do ta shoqëronte përfaqësinë malazeze edhe në Paris, me qëndrimin shpërfillës të

Fuqive të Mëdha.3 Ato nuk i kushtuan vëmendje memorandumit të 5 marsit 1919, të

paraqitur nga kryeministri i Malit të Zi, Jovan Plamenac, i cili shfaqi hapur kërkesën për

aneksimin e Shkodrës me rrethina, bazuar në faktin se qyteti ishte zaptuar me gjak në

luftën ballkanike më 1913 dhe, mandej më 1915, u pushtua deri në Drin. Pretendim që u

mbështet nga Jugosllavia me argumentat e mëposhtëm: a) nga pikëpamja gjeografike,

liqeni i Shkodrës dhe Buna i jepnin Malit të Zi një liman të natyrshëm në det; b) nga

pikëpamja historike, Shkodra kishte qenë qendra e serbëve të Zetës dhe në kohën e

Skënderbeut kufiri i Shqipërisë ishte në Drin; c) nga pikëpamja etnografike, emrat e

katundeve, kostumi dhe zakonet ishin provë se popullsia kishte qenë dikur sllave e

mandej ishte shkombëtarizuar prej turqve; ç) nga pikëpamja ekonomike, Shkodra ishte

tregu i natyrshëm i Malit të Zi dhe i Serbisë së vjetër (Kosovës). Së fundi, zotërimi i

Shkodrës paraqiste domosdoshmëri nga pikëpamja e komunikacionit, sepse do të

përshkohej nga hekurudha Danub-Adriatik.4

Për të kundërshtuar pretendimet territoriale të fqinjëve dhe synimet e tyre

strategjike në Shqipëri, kryedelegati Turhan Pasha, i dërgoi një notë kryesisë së

Konferencës së Paqes, më 7 mars 1919, në të cilën shfaqte rëndësinë e organizimit të një

plebishiti dhe vendosjen nën mandatin e një fuqie të çinteresuar, pra të SHBA-së, për një

periudhë dy vjeçare, të tokave shqiptare të pushtuara nga grekët në jug dhe malazezët e

serbët në veri e lindje.5 Gjithashtu, delegacioni zyrtar dhe përfaqësues të krahinave

shqiptare protestuan te Pushtetet e Mëdha të Besëlidhura kundër masakrave serbe ndaj

popullit shqiptar. “Duke pasur për qëllim që të shuajnë shpresat tona për një atdhe të lirë

e mëvete, me synim që të shkaktojnë turbullira në vend, Serbët kanë kapërcyer, në këto

ditë, kufirin e caktuar prej Konferencës së Londrës e kanë ardhur deri te grykat e Matit,

ku po kryejnë mizori, vjedhje e paudhësira gjithfarësh. I bëjnë të gjitha këto të këqija për

t’i shtrënguar shqiptarët që të mohojnë dheun e mëvetësinë kombëtare. Prandaj ju

drejtojmë protestimet tona kundra kësaj gjendjeje dhe ju lutemi që të ndjeni dhimshuri

për popullin tonë të sllavëruar e të keni mirësinë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm

1 APMJ, V. 1919, D. 15, Fl. 82

2 Paskal Milo, “Pretendimet dhe synimet e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Shqipërisë në

Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)”, Studime historike, nr. 4, 1987, f. 123 3 M. Macmillan, op.cit., f. 151

4 Hamdi Karazi, “Shqipnija përpara Konferencës së Paqes në Paris”, Bashkimi i kombit, v. II, nr. 29, Tiranë,

E shtunë, 5 shkurt 1944, f. 1 5 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 130

Page 27: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

11

pranë qeverisë së Belgradit, që të zbrazi viset e pushtuara, të cilat janë me të drejtë

shqiptare”.1

Duke i kujtuar nevojën e triumfit të parimeve uillsoniane të drejtësisë e të lirisë

për zgjidhjen e problemeve të pasluftës, me qëllim që popujt e vegjël dhe vendet e tyre të

mos trajtoheshin si në kongreset e mëparshme, delegacioni shqiptar u bëri të ditur Fuqive

të Mëdha lakmitë e shteteve fqinjë, të cilët jo vetëm pengonin përtanësimin e Shqipërisë

në kufijtë etnikë, por kërkuan edhe copëtimin e saj. Meqënëse kërkesave të drejta

shqiptare nuk po u jepej rëndësia që meritonin, kur fqinjët po bëheshin të sigurtë që do

t’u dilnin në krye qëllimeve të veta, delegatët u trembën nga frika e zbatimit të Traktatit

të fshehtë të Londrës më 1915, i cili shënonte copëtimin e Shqipërisë. Përpara kësaj

gjendjeje të rrezikshme ishte detyra e përfaqësuesve shqiptarë të protestonin energjikisht

kundër artikujve të këtij traktati që i përkisnin Shqipërisë, të cilët ishin sheshazi në

kundërshtim me parimin e kombësive e me deklaratat e përsëritura të Fuqive të Mëdha,

që kishin kapur armët për të mbrojtur popujt e vegjël, të cilëve u njihnin të drejtën për të

vendosur vetë fatin e tyre.2

Principet e diplomacisë uillsoniane, si: e drejta e popujve për vetëvendosje,

përcaktimi i kufijve në përputhje me kombësinë etj., nuk përshkuan gjeopolitikën

evropiane në Ballkan, e cila ishte e gatshme që, nëpërmjet sistemit të aleancave dhe

politikës së kompromisit, të përmbushte synimet e saj ekonomike dhe politike. Duke u

mbështetur në analizën e delegatëve shqiptarë, në mbledhjen e 26 marsit 1919, lidhur me

veprimtarinë e kancelarive të Evropës kundrejt Shqipërisë, evidentohen qartazi qëllimet e

diplomacisë italiane. Ato nisnin nga kërkesa minimaliste për marrëdhënie miqësore me

shtetin shqiptar kundër armiqve të përbashkët deri te objektivi maksimal për ta shndërruar

Shqipërinë në një koloni italiane. Fqinji i përtej Adriatikut i kushtonte vëmendje të

veçantë politikës ballkanike për të siguruar një pozitë të privilegjuar në rajon.3

Më tej, delegacioni shqiptar arsyetonte se, nga Fuqitë e Mëdha që mbretëronin në

Evropë, vetëm Italia ishte drejtpërsëdrejti e interesuar për Shqipërinë. Anglia s’kishte

asnjë interes të sajin; politika e Francës në Ballkan ishte caktuar prej shumë vitesh: për

më se një shekull ajo ishte mbrojtëse e Greqisë. Si aleat i Rusisë për çerek shekulli, Parisi

kishte ushqyer dëshirat qoftë të drejta a të shtrembëta të Serbisë e të Malit të Zi. Por,

arsyeja për të cilën ajo përkrahte sllavët e Ballkanit kishte ndryshuar: rivaliteti i madh me

Italinë e shtyu që të lidhej me armiqtë e saj, Greqinë e Jugosllavinë. Pra, ajo mund të

bëhej dashamirëse e Shqipërisë vetëm kur sllavët e grekët të ishin të tillë. Përpara

kundërshtimeve e armiqësive ndërmjet Shqipërisë e greko-sllavëve, Franca kurrë s’mund

të rrinte “neutre et indifférente” [“asnjanëse dhe indiferente” – E.L]. Këtë e tregonte

historia dhe Konferenca e Parisit.4

Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha u thelluan me shqyrtimin e çështjes së

ndërlikuar të Adriatikut, me të cilën ishte lidhur pazgjidhshmërisht problemi shqiptar, në

1 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 74-75 (Protesta nga populli dhe përfaqësues të shoqërive nga brenda dhe

jashtë vendit drejtuar përfaqësuesve të shteteve të mëdha si dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e

Paqes në Paris kundra qëllimeve të Serbisë, Greqisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë. Kërkohet që Esat

Toptani mos të pranohet si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes) 2 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 23

3 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 13 (Procesverbale të mbledhjeve të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e

Paqes në Paris, si dhe vendimi mbi qëndrimin që është mbajtur për problemet e pavarësisë, integritetit dhe

mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve ndër viset e okupuara nga shteti fqinj) 4 Ibid., Fl. 12-13

Page 28: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

12

fillim të prillit 1919. “Çështja e Adriatikut” ishte rezultat i kontradiktave midis Italisë e

Shtetit Serbo-Kroato-Slloven [SKS] për ndarjen e tokave të ish-Perandorisë Austro-

Hungareze gjatë bregut lindor të detit Adriatik. Qeveria e Romës kërkonte të aneksonte si

viset bregdetare të Adriatikut lindor, siç parashikohej në Traktatin e Fshehtë të Londrës e

që banoheshin pjesërisht ose tërësisht nga sllavët, ashtu edhe qytetin e Fiumes (Rijekës),

të banuar në pjesën më të madhe prej italianësh, por që sipas traktatit duhej t’i mbetej

Kroacisë (Jugosllavisë).1

Diskutimi i “çështjes së Adriatikut” ridimensionoi politikën e kancelarive

evropiane kundrejt rivalitetit italo-jugosllav. “Në Adriatik, Franca ishte çjerrur duke u

përpëlitur mes përkrahjes së Jugosllavisë dhe mbajtjes së arsyeshme të marrëdhënieve me

Italinë. “Unë jam kaq i mërzitur me çështjen e Adriatikut” shkruante një diplomat

francez. “Të gjithë njëlloj, ne nuk duhet t’i braktisim jugosllavët. Ata janë po aq të

paarsyeshëm sa këto të tjerët, por ata janë të dobët. Sa budallenj janë ata në Romë!” siç

tha Klemanso një ditë, për shumë nga indinjatat e Orlandos, “Zoti im. Zoti im! Italia apo

Jugosllavia? Bjondja apo Brunia?” Në Prill 1919 Klemanso kishte qenë i vendosur pro

brunes. Ai ishte i nxehur përse italianët nuk kishin mbështetur Francën për Sarën, ose për

orvajtjet ndaj Gjermanisë mbi krimet e luftës”.2

Franca dhe, në një masë më të vogël, Anglia të prirura që të mbështesnin shtetin e

ri jugosllav dhe ta përdornin atë si kundërpeshë ndaj Italisë, nuk u dhanë përkrahje të

plotë pretendimeve italiane në Adriatikun lindor. Sipas delegatit anglez, Eyre Crowe,

Jugosllavia do të mund ta përdorte Shqipërinë si një “levë në mënyrë krejt të ligjshme”,

për të shkëputur koncesione nga Italia”. Shqipëria vihej kështu në pozitën e vjetër e të

preferuar të Fuqive të Mëdha, në atë të monedhës së këmbimit e të plaçkës së tregut.3

Rivaliteti italo-jugosllav në Adriatik përcaktoi edhe qëndrimin e delegacionit

jugosllav në Konferencën e Paqes në lidhje me Shqipërinë. Qeveria e Beogradit përpiqej

të pengonte depërtimin italian në Shqipëri. Pashiçi këtë depërtim e shihte si një rrezik të

madh për Jugosllavinë, meqë Italia bëhej fqinjë e drejtpërdrejtë e saj, dhe, për më tepër,

krijonte një lidhje të afërt territoriale me Bullgarinë. Në rrethanat e krijuara një Shqipëri e

vogël dhe e pavarur ishte zgjidhja më e dëshirueshme për Beogradin. “Ne duam një

Shqipëri të dobët e të paqëndrueshme”, i porosiste Pashiçi bashkëpunëtorët e vet që

merreshin me Shqipërinë.4 Gjithashtu, qeveria jugosllave e përdori parrullën “Ballkani –

popujve ballkanikë” jo vetëm si armë kundër depërtimit italian në gadishull, por edhe si

fasadë për të fshehur synimet e saj hegjemoniste. Protektoratin e Italisë ndaj Shqipërisë,

Pashiçi e vlerësonte si një burim tjetër mosmarrëveshjesh në Ballkan, që mund të krijonte

një çështje si ajo e Bosnje-Hercegovinës.5

Duke ndjekur zhvillimin e “çështjes së Adriatikut” dhe shfrytëzimin e Shqipërisë

si mjet kompensimi për të plotësuar kërkesat e fqinjëve,6 delegacioni shqiptar i dërgoi një

një telegram G. Clemenceau, kryetarit të Konferencës së Paqes, më 14 prill 1919. Në të

theksohej e drejta e popullit shqiptar për një jetë të lirë e të pavarur me të gjitha

privilegjet e një shteti sovran e zot i fateve të veta. Protestohej kundër çdo cënimi të

1 Paskal Milo. Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927). Tiranë: 8 Nëntori, 1991, f. 74

2 M. Macmillan, op.cit., f. 347

3 P. Milo, artikull i cituar, f. 126

4 L. Culaj, Çështja shqiptare ..., f. 226

5 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 75

6 AIH, A.V.81, Fl. 14 (Ervin Lewin “Efektet ndërkombëtare të politikës paqësore sovjetike dhe dështimi i

planeve imperialiste të copëtimit të Shqipërisë në vitet 1919-1920” – përktheu V. Dashi)

Page 29: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

13

integritetit, si edhe kundër zbatimit të klauzolave të Traktatit të fshehtë të Londrës të

1915, që parashikonin copëtimin e Shqipërisë duke ia dhënë Shkodrën - jugosllavëve,

Vlorën - Italisë dhe Epirin e Veriut - Greqisë.1 Po ashtu, u hodhën poshtë të gjitha akuzat

e pabaza të kundërshtarëve, të cilët na padisnin sikur donim të krijonim një Turqi të vogël

e të re në Evropë nga e cila do të ishte e domosdoshme të shkëputeshin pakicat më të

përparuara nga pikëpamja e qytetërimit. Këto ishin thjesht pretekste dinake me qëllim për

të maskuar synimet e tyre grabitqare të pajustifikuara.2

Rrethana të tilla diktuan delegatët shqiptarë të pranonin ndihmën dashamire të

njërës prej Fuqive të Mëdha aleate, duke dëshmuar qëllimin e patundur për të krijuar një

shtet përparimtar të bazuar mbi parimet e lirisë, barazisë, vëllazërimit dhe drejtësisë. “Ne

i rezervojmë vetes të drejtën për të shprehur dëshirën tonë lidhur me zgjedhjen e Fuqisë

përkrahëse, së cilës duhet t’i jepet mandati nga ana e Konferencës me kushtet vijuese: 1.-

Respektim i sovranitetit të shtetit të pavarur shqiptar (administrim autonom i brendshëm

dhe e drejtë përfaqësimi në botën e jashtme); 2.- Ndalim për çdo kolonizim të huaj,

sistematik dhe të organizuar”.3 Fuqia aleate do të asistonte për një periudhë të caktuar,

duke e udhëhequr Shqipërinë në rrugën e progresit.

Përpos projektit shqiptar, në fund të muajit prill, majori britanik Barnes me

konsulencën e Harold Temperlez dhe të H. Nicolson, formuloi një tjetër propozim për

zgjidhjen e “çështjes shqiptare”, si më poshtë: 1. Bashkim të të gjitha territoreve të

banuara nga shqiptarët nën një entitet të vetëm politik në përputhje me 14 pikat e

Presidentit Wilson. 2. Krijimin e shtetit shqiptar brenda kufijve të arsyeshëm dhe marrjen

e masave fillestare për t’u mbrojtur ndaj intrigave të jashtme, që do t’i mundësonte

popullit shqiptar një përparim të shpejtë në të ardhmen; 3. Duke e konsideruar si të

pamundur krijimin e Shqipërisë etnike, majori Barnes propozonte caktimin e një kufiri të

bazuar mbi konsiderata etnografike, tregtare, ekonomike dhe gjeografike, sikurse ishte

vepruar edhe në rastet e shteteve të tjera. 4. Propozimi i mësipërm kërkonte të kënaqte

synimet e Italisë dhe të zbuste frikën e ligjshme të Serbisë dhe të Greqisë, për shkak të

faktorëve strategjikë që lindnin nga shtrirja e mëtejshme e Shqipërisë.4

5. Projekti i Barnes-it synonte të shpëtonte Shqipërinë nga ndarja apo zhdukja si

entitet politik. Shqipëria do të vendosej nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Lidhjes së

Kombeve, komisar i lartë i së cilës do të ishte Duka i Abruceve. Ai do të mbante titullin e

mbretit dhe do të përgjigjej para Lidhjes për qeverisjen e mirë të vendit. Lidhja e

Kombeve do të ishte organi i vetëm me autoritet për dislokimin e elementeve të huaja

ushtarake në Shqipëri, në qoftë se ato do të nevojiteshin për të ruajtur rendin; 6. Vlora do

të ishte pjesë përbërëse e Shqipërisë, nga pikëpamja ekonomike dhe kulturore, ndërsa

Italia do të kishte të drejtën të merrte me qira skelën e Vlorës dhe rrethinat e saj të

formuara prej Vjosës, Shushicës dhe një linjë përpara këtij lumi drejt Gramala Bey. Kjo

zonë do të mbahej për qëllime ushtarake për një periudhë 21 vjeçare, me të drejtë

rinovimi me pëlqimin e Lidhjes së Kombeve.5 Projekt-propozimi i Barnes-it përfaqësonte

përfaqësonte zgjidhjen optimale për Shqipërinë në përputhje me konjukturat e kohës.

1 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 274

2 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 163

3 AIH, A.V.25, Fl. 2 (Turhan - Bumçi Luigj: Kërkesë protektorati, marrëveshja Titoni-Venizellos, vendimi i

Konferencës së Ambasadorëve, kërkesë kundër Greqisë) 4 Lush Culaj, “Çështja shqiptare dhe diplomacia e shteteve vendosëse në Konferencë”, Gjurmime

albanologjike – seria e shkencave historike 39-2009, Prishtinë, 2010, f. 211 5 Ibid.

Page 30: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

14

Ndërsa, diplomati britanik Harold Nicolson, më 28 maj 1919, paraqiti një skemë

tjetër, që në pamje të parë të krijonte përshtypjen e ndarjes së Shqipërisë, si vijon: 1.

“Bashkimi i shqiptarëve të veriut me një shtet autonom nën Jugosllavinë, për një periudhë

të përcaktuar kohe. 2. Shqipëria Qendrore formonte një Shtet Musliman autonom nën

mandatin italian; 3. Shqipëria e Jugut (Epiri i Veriut) i kalonte Greqisë, me kushtin që

krahinat e këtij rajoni, me shumicë muslimane shqiptare, t’i bashkangjiteshin Shqipërisë

Qendrore; 4. Krahina e Korçës shkëputej si nga Italia ashtu edhe nga Greqia,

neutralizohej si një qendër e kulturës shqiptare dhe bëhej rezidenca e një Universiteti

Qendror Shqiptar, nën mbrojtjen e SHBA-së. Ky universitet dhe ky rajon do të shërbente

si qendër e ruajtjes dhe e stimulimit të idesë së një bashkimi shqiptar në të ardhmen, kur

do të krijoheshin kushtet ndërkombëtare (20 vite parashikonte Nicolson)”.1 Këtë skemë ai

e cilësonte si mënyrën e vetme për të realizuar unitetin e shqiptarëve.

Po më 28 maj 1919, në mbledhjen e Këshillit të të Katërve në Konferencën e

Paqes në Paris, u diskutua fati i Shqipërisë, si shtojcë për zgjidhjen e “çështjes së

Adriatikut”. Në mungesë të presidentit Wilson, kryeministri britanik Lloyd George

pohonte nevojën e një mandati mbi shtetin shqiptar, duke favorizuar Italinë. Sipas tij,

meqënëse “Greqia dhe Serbia ishin shumë ngushtë të involvuara në politikën e

Shqipërisë, e ngase Franca, Britania e Madhe apo SHBA-ja nuk kishin interes të veçantë

për mandatin mbi Shqipërinë, kështu që Italia gjithsesi do ta ketë rendin e parë në lidhje

me këtë”.2 Ky fakt dëshmonte se parimet e Wilson-it mbi të drejtën e kombësisë dhe

mbrojtjen e popujve të vegjël, ishin shkelur me pranimin e të drejtës së Italisë për një

mandat mbi Shqipërinë dhe sovranitetin mbi Vlorën pa pëlqimin e popullit shqiptar.3

Kundër propozimit anglez u shpreh Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e cila

protestoi lidhur me trajtimin jo të merituar të Shqipërisë si fushë shpërblimesh për të

lehtësuar rregullimin e ngatërresave italo-jugosllave dhe për të kënaqur lakmitë e padrejta

të fqinjëve. Delegacioni shqiptar pranoi dobinë e kujdesimit të Shqipërisë nga njëra prej

Fuqive të Lidhura e të Shoqëruara, që do ta drejtonte vendin në hapat e para të mëvetësisë

së tij. Por u konsiderua e papranueshme që ndaj Shqipërisë të aplikohej artikulli 22 i

Paktit të Lidhjes së Kombeve, i përshtatshëm për kolonitë dhe vendet afrikane e aziatike.

Po ashtu, nuk mund të vendosej për fuqinë kujdestare dhe mënyrën e ushtrimit të

pushtetit në Shqipëri, pa marrë miratimin e popullit. Ky i fundit nuk do të lejonte prekjen

e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë.4

Qëndrimin anti-italian të shqiptarëve për çështjen e mandatit e konstatoi edhe ish-

komisari britanik në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri (1913-1914),

Harry H. Lamb, i cili vuri në dijeni Lloyd George-n: “Aq sa më ka qenë e mundur të bëj

diagnozën e saj, ndjenja në Shqipëri ndryshon që prej një vendi në një tjetër, por

praktikisht kudo kjo është kundër protektoratit italian. Aspirata e përgjithshme është për

“indipendencën” me një Komisar të Lartë evropian ose më mirë amerikan. Në rast

pamundësie të një amerikani, ata kërkojnë një anglez. Po të konsiderohet se një

protektorat është i paevitueshëm, një i tillë anglo-sakson do të pranohej me kënaqësi ose

edhe një francez me gadishmëri të njëjtë, por që të gjithë janë kundër italianëve, duke

1 R. Gurakuqi, op.cit., f. 58-59

2 L. Culaj, “Çështja shqiptare dhe ..., f. 213

3 Harris Silajxhiç. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit. Tiranë: Dituria, 1999, f. 141

4 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 29 - 30

Page 31: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

15

qenë se fuqia e urrejtjes së tyre është në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me ashpërsimin e

marrëdhënieve të sotme”.1

Duke patur parasysh vendosmërinë e shqiptarëve kundër protektoratit italian,

Ministri i Jashtëm i Italisë, Baron Sidney Sonnino, gjatë fjalës së mbajtur në parlament,

më 20 qershor 1919, sqaroi qëllimin e Italisë për të mbrojtur me çdo kusht pavarësinë e

Shqipërisë në përputhje me parimet e shpallura nga aleatët. Ai deklaroi se delegatët

italianë do të hidhnin poshtë pretendimet territoriale të Fuqive të treta, për të garantuar

lirinë e plotë brenda vendit dhe për t’i dalë zot arsyeve dhe interesave të ligjshme të

shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes.2

Mirëpo, përpjekjeve të Italisë për të siguruar mandatin mbi Shqipërinë iu

kundërpërgjigjën intrigat e diplomacisë franceze. Qeveria e Parisit kundërshtoi forcimin e

pozitës strategjike të Italisë nëpërmjet protektoratit, nëse brenda kufijve të shtetit shqiptar

mbetej krahina e Korçës. Sipas saj, Italia do të bëhej zot i së vetmes rrugë komunikimi të

Manastirit me detin Jon, duke rrezikuar territorin grek. Për këtë arsye, delegatët francezë

përkrahën rivendikimet e Greqisë për krahinën e Korçës. Ministri i Punëve të Jashtme të

Francës, Pichon, argumentonte rëndësinë shumëplanëshe të këtij bashkimi, si vijon: “a)

nga pikëpamja ushtarake zona e Korçës përshkrohet nga rruga që vë pjesën jugore të

Serbisë në lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Nga ana tjetër, kjo krahinë kontrollon të

gjitha rrugët e Greqisë veri-perëndimore. Prandaj, si shteti grek dhe ai jugosllav

interesohen për zotërimin e saj; b) nga pikëpamja gjeografike, kazaja e Korçës i përket

Shqipërisë, megjithatë ajo përbën një luginë më vetë; c) nga pikëpamja etnografike, kjo

krahinë është shqiptare, por kultura greke është mjaft e përhapur aty dhe një pjesë e

madhe e popullsisë është e krishterë. Ne nuk kemi asnjë interes ta shohim Korçën të

bëhet italiane nën një etiketë shqiptare, rrjedhimisht nuk duhet të përkrahim

shqiptarizimin e kësaj krahine, duke i dhënë argumente etnike italianëve për t’i

shfrytëzuar në dobi të tyre pranë delegatëve amerikanë”.3

Këto prapaskena të qarqeve politike franceze detyruan delegacionin shqiptar t’i

drejtohet me një shkresë G. Clemenceau-t, Kryeministër dhe Ministër i Luftës së Francës,

njëkohësisht Kryetar i Konferencës së Paqes. Në të shprehej dëshira e banorëve të Korçës

dhe të Starovës për vazhdimin e administrimit freng, duke analizuar rrezikun e depërtimit

të ushtrive greke e serbe. Por, në rast largimi të okupatës franceze, delegatët shqiptarë

sygjeronin ardhjen e një kontigjenti ushtarësh amerikanë deri në zgjidhjen përfundimtare

të çështjes së Korçës.4

Diplomacia pariziane e përkrahu vendosjen e trupave greke në juglindje të

Shqipërisë. Qëndrim të kundërt Franca mbajti ndaj rivendikimeve territoriale të

Bullgarisë, që iu paraqitën Konferencës së Paqes, më 25 korrik 1919. Aleatët anglo-

francezë e quajtën “fëmijën e llastuar të Ballkanit” të padenjë për besimin dhe miqësinë e

kombeve të qytetëruara. Ajo kishte bashkëpunuar me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë

gjatë luftës, për të cilën ishte penduar. Por, fuqitë fituese i kishin borxh Bullgarisë vetëm

1 AIH, A.V.53, Fl. 11 (Dokumenta mbi politikën e jashtme britanike 1919-1939, Edward L. Woodward dhe

Rohan Butler - përktheu Gjergj Geço) 2 AMPJ, V. 1919, D. 19, Fl. 98

3 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 225-226

4 AMPJ, V. 1919, D. 9, Fl. 269 (Raporte, promemorje dhe korrespondencë e Delegacionit Shqiptar në

Konferencën e Paqes në Paris si dhe përfaqësuesve të Shteteve të Mëdha mbi gjendjen në Shqipëri, luftën

për mbrojtjen e pavarësisë, integritetit tokësor. Kërkohet të mbrohen të drejtat dhe interesat e Shqipërisë

kundër qëllimeve të shteteve fqinjë etj. për copëtimin e Shqipërisë)

Page 32: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

16

mirënjohjen që kërkoi armëpushimin, duke filluar procesin e përfundimit të konfliktit.

Delegacioni bullgar shpresonte te mbështetja e SHBA-së, e cila, për fat të keq, hoqi dorë

nga angazhimet e saj në Evropë kur u diskutua çështja bullgare.1

Nga ana tjetër, Italia, për të kundërbalancuar zgjerimin jugosllav, u pozicionua në

favor të Bullgarisë në Konferencën e Paqes. Qeveria e Sofjes kërkonte aneksimin e

krahinave të Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Rekës, të Dibrës e të Ohrit, duke i

quajtur vise bullgare. Pretendime që u cilësuan të padrejta nga delegacioni shqiptar, i cili

argumentoi se këto krahina banohen në shumicë prej shqiptarësh. “Kazaja e Shkupit

përmban 50.258 banorë shqiptarë, kazaja e Tetovës përmban 52.076, kazaja e Gostivarit

23.197, kazaja e Rekës 19.469 e ajo e Dibrës 50.113. Elementi shqiptar mbizotëron edhe

në kaza t’Ohrit me 20.369 shqiptarët, qi rrojnë në pjesën perëndimore të saj. ...Me

zbatimin e parimit të kombësivet e të vetvendimit të popujvet, viset e sipërpërmendura

duhet t’i shkëputen Serbisë e t’i kthehen shtetin shqiptar. Për rrjedhojë, pretendimet

bullgare nuk munden me u marrë nd’asnji mënyrë në kujdes nga Konferenca”.2

Planet e fqinjëve për copëtimin e Shqipërisë u evidentuan edhe në

korrespondencën e muajit korrik ndërmjet dy diplomatëve britanikë, z. Howard Smith,

pjesëtar i Departamentit Ushtarak të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe z. Harold

Nicolson, anëtar i seksionit politik të delegacionit të Britanisë në Paris. Ata kritikuan

praninë e forcave ushtarake serbe dhe italiane në Shqipërinë e Veriut. Sipas tyre,

“italianët kanë dërguar përpara detashmente në drejtim të kufijve veriorë e lindorë, dhe

janë hidhëruar kur gjetën, në Kukës e në Klenjë, të vendosura aty, detashmente të vogla

jugosllave. I kemi thënë delegacionit serb, se ata do të bënin më mirë të tërhiqeshin nga

Shqipëria menjëherë, mbasi, përndryshe, do të detyroheshin prej Konferencës ta bënin

këtë. Italianët kanë bërë edhe ata gabim duke dërguar detashmente në krahinën e

Shkodrës. Që të dy palët duhen qortuar”.3 Këto zhvillime në Shqipërinë e Veriut

dëshmuan rivalitetin midis Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene për ndarjen e

zonave të influencës.

Thellimi i konfliktit italo-jugosllav në kuadër të “çështjes së Adriatikut” cënonte

sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Kundrejt këtij fakti protestuan

përfaqësuesit e Shqipërisë së Sipërme, të cilët ripërsëritën kërkesën për aplikimin e

parimeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnikë.

Ata shprehën vendosmërinë e popullit të Shkodrës për të jetuar nën flamurin e një

Shqipërie indipendente, duke ruajtur lidhjet e kësaj vëllazërie kombëtare, tradicionale dhe

stërgjyshore, që kishte triumfuar mbi lidhjet e tjera, ato të marrëveshjeve apo të besimit.

Pikërisht, kur shqiptarët prisnin refuzimin e kërkesave italiane për Vlorën dhe

indipendencën e Shqipërisë, ata u ndodhën përpara rrezikut sllav. Në këto kushte, paria e

Shqipërisë së Veriut ritheksoi se Shkodra e Vlora kishin qenë dhe do të ishin pjesë të

pandashme të atdheut, duke shpresuar se Konferenca e Paqes do të mbronte e vërtetonte

të drejtat politike e kombëtare të popullit shqiptar në kuptimin e principeve të larta të

shpallura prej saj.4

Në shkelje të plotë me parimet uillsoniane ishte edhe kursi i diplomacisë së

kabinetit të ri qeveritar të Italisë, me kryeministër Francesco S. Nitti-n dhe ministër të

1 M. Macmillan, op.cit., f. 172-173

2 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 28

3 AIH, A.V.53, Fl. 16

4 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 268

Page 33: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

17

Punëve të Jashtme, Tommaso Tittoni-n, që erdhën në pushtet më 23 qershor 1919.

Qeveria e re italiane, ndryshe nga politika e saj e mëparshme në mbrojtje të kufijve të

Shqipërisë së përcaktuar në Londër më 1913, u tregua e gatshme të pranonte rrugën e

kompromisit në kurriz të tokave shqiptare.1 Kabineti Nitti, “për të lehtësuar zgjidhjen e

“çështjes së Adriatikut” dhe për të kapërcyer vështirësitë që ekzistonin ndërmjet Italisë

dhe Greqisë”,2 e aprovoi nënshkrimin e Marrëveshjes Tittoni-Venizellos, më 29 korrik

1919. Përmbajtja e marrëveshjes sekrete italo-greke në lidhje me Shqipërinë ishte si më

poshtë: 1. Italia angazhohet të përkrahë pranë Konferencës rivendikimet e paraqitura nga Greqia për

Thrakën perëndimore dhe lindore në memorandumin e z. Venizellos të datës 30 dhjetor 1918.

2. “Italia zotohet gjithashtu të mbështesë në Konferencën e Paqes kërkesën e Greqisë lidhur me

aneksimin e Shqipërisë së Jugut (Epirit të Veriut)”3 ... Në qoftë se Greqia do të marrë në zotërim

këto toka, qeveria e saj angazhohet t’i kthejë qeverisë italiane shpenzimet e bëra për punimet me

karakter të përhershëm (rrugë, porte, ndërtesa publike, shkolla etj.) dhe që nuk përkojnë

ekskluzivisht me nevojat e luftës. Një komision me përfaqësues të Italisë dhe Greqisë do të caktojë

vlerën e tyre, duke zgjedhur edhe një arbitër në rast mosmarrëveshje. Qeveria greke zotohet t’i japë

Italisë me qira për pesëdhjetë vjet një pjesë të portit të Sarandës, që do të jetë zonë e lirë. Në rast se

qeveria greke nuk ndërton ajo vetë vija hekurudhore, që ta lidhin portin e Sarandës me zonat e

brendshme të vendit, ajo zotohet t’u japë përparësi shoqërive italiane, të cilat do të kërkojnë t’i

ndërtojnë në kushte të barabarta me ato të fuqive të tjera. Njëlloj do të veprohet për sa i përket

shfrytëzimit të këtyre rrugëve. Kontratat për punët botore që janë në vazhdim dhe që nuk përkojnë

direkt me nevojat e luftës, të lidhura ndërmjet administratës ushtarake ose detare italiane dhe

sipërmarrësve ose furnizuesve në tokat që do t’i kalojnë Greqisë, do të likuidohen nga një komision,

ku Italia dhe Greqia do të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë, ndërsa do të zgjedhin një

arbitër në rast mosmarrëveshje.4

3. Greqia angazhohet të përkrahë përpara Konferencës mandatin e Italisë mbi shtetin shqiptar.

Qeveria greke do të mbështesë njohjen e sovranitetit të Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin, që Italia

do ta quajë të nevojshëm për mbrojtjen e këtij rajoni. Greqia konfirmon neutralizimin e Kanalit të

Korfuzit të vendosur nga Konferenca e Londrës e 1913-1914. Për më tepër, dy qeveritë janë marrë

vesh mbi klauzolat vijuese: Nuk do të ndërtohen diga dhe mbrojtje fikse mbi gjithë bregun e detit të

përfshirë midis Kepit të Stilos dhe Aspri Rugës, nga njëra anë, dhe ishujve përkarshi, nga ana tjetër,

që do të mund ta pengonin ose ta kufizonin kalimin midis këtyre ishujve dhe bregut ose që do ta

lehtësonin ndërtimin e një baze detare. Po ashtu asnjë vepër fortifikimi nuk do të ndërtohet gjatë

bregut që prej Kepit të Stilos deri në Aspri Ruga në një thellësi prej 25 kilometrash (deri në luginën

e Drinosit dhe të Kserias dhe mbi masivin e Shamandës), si dhe mbi atë pjesë të ishujve që ndodhet

përballë këtij bregu. Nuk do të ketë aerodrome ushtarake në rajonin e neutralizuar as mbrojtje

nëndetësesh fikse ose të lëvizshme, gjithashtu nuk do të lejohet ndërtimi dhe mbajtja e magazinave

dhe depove të furnizimit ushtarak, tokësor, detar dhe ajror të çdo lloji. Qeveria greke do t’u japë

popullsive jogreke të Shqipërisë së Jugut, që do të shkojnë në Greqi, garanci të posaçme për lirinë e

arsimit, lirinë fetare, të drejtën familjare muslimanëve, regjimin e tyre të Erazii – Emirie dhe

vakëfet. Qeveria italiane u jep po këto garanci bashkësive greke që do të jenë nën administratën e saj

në territorin e Vlorës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, për t’i mbajtur lirisht institucionet e tyre

shkollore, fetare e të bamirësisë, si dhe kishat e tyre dhe institucionet fetare në varësinë e Patrikanës

Ekumenike. Një amnisti e plotë për fajet dhe krimet politike do të jepet si nga ana e Italisë, ashtu

edhe nga ajo e Greqisë, në territoret nën administrimin e tyre përkatës në Shqipëri dhe në Epirin e

Veriut (Shqipërinë e Jugut).5

4. Qeveria helenike angazhohet, që në rast se rivendikimet e saj në Thrakë dhe në Epirin e Veriut

(Shqipërinë e Jugut) do të realizoheshin përfundimisht, të heqë dorë në Azinë e Vogël, në dobi të

1 AIH, A.V.67, Fl. 3 (Vasil Konomi - Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes 1919-1921)

2 AIH, A.V.79, Fl. 16-17 (P. Pipinelis “Europe and the Albanian question”, përktheu Xhevdet Lloshi)

3 AIH, A.V.51, Fl. 66

4 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 56-57

5 AIH, A.V.25, Fl. 4-5

Page 34: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

18

qeverisë italiane ... Qeveria greke do ta quante kushtin e renoncimit të saj si të plotësuar edhe në rast

se Korça, për shkak të kundërshtimit eventual të Shteteve të Bashkuara dhe megjithë mbështetjen e

qeverisë italiane në favor të Greqisë, nuk do të përfshihej në territoret që do t’i jepeshin Greqisë.1

Kancelaritë britanike dhe franceze e mbështetën në parim marrëveshjen Tittoni-

Venizellos të 29 korrikut 1919. Të dyja Fuqitë e Mëdha, duke dashur t’i pajtojnë interesat

greke me ato italiane, ndërmjetësuan një marrëveshje ndërmjet këtyre mbretërive, para se

të kryeshin bisedimet në Konferencën e Paqes.2 Ky fakt detyroi Myfit bej Libohovën dhe

Luigj Gurakuqin të takonin disa herë delegatët italianë, De Martino dhe Kolonel Castoldi,

për t’i kërkuar sqarime në lidhje me marrëveshjen për çështjen e Epirit. Refuzimi i tyre

për t’u prononcuar tregonte rrezikun që i kanosej territoreve të Shqipërisë së Jugut. Në

këto rrethana, dërgata shqiptare i bëri thirrje Senatit Amerikan të mos lejonte zbatimin e

kësaj marrëveshje.3 Kundër kompromisit italo-grek u rreshtua edhe qeveria e Beogradit, e

cila ndjehej e përjashtuar nga sigurimi i përfitimeve tokësore në rast të copëtimit të

Shqipërisë siç parashikohej në marrëveshje.

Në notën e protestës dërguar kryetarit të Konferencës së Paqes, G. Clemenceau-t,

më 14 gusht 1919, delegacioni shqiptar e krahasoi Marrëveshjen Tittoni-Venizellos me

Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), që sakrifikonte interesat e Shqipërisë për hir të

lakmive të fqinjëve. Një sjellje e tillë do të thoshte të ndaje për së gjalli petkat e një

kombi, duke e dënuar në mungesë, pa marrë fare në konsideratë jetën e tij. Kjo mënyrë

veprimi kundrejt Shqipërisë ishte tërësisht në kundërshtim me parimin e të drejtave të

popujve të vegjël, të shpallura sa e sa herë prej presidentit Wilson dhe prej të gjithë

përfaqësuesve të Pushteteve të Mëdha të Besëlidhura. Për të përballuar çdo rrezik, në

kohën kur besohej se çështja e Adriatikut ishte vënë në udhën e zgjidhjes definitive,

delegatët shqiptarë i luteshin Kuvendit të Lartë të mbronte kërkesat legjitime të popullit

shqiptar, i cili nuk do t’i nënshtrohej “vendimit për vdekje” të dhënë në mungesë.4

Nga ana tjetër, të mëdhenjtë vijonin ta trajtonin çështjen shqiptare si “gur dame”

për arritjen e konsensusit midis tyre. Ky qëndrim vërehet në memorandumin që ministri i

Jashtëm italian, Tittoni, i paraqiti diplomatëve britanikë, Balfour dhe L. George, më 29-

31 gusht 1919.5 Në të argumentohej se Italia ishte më e përshtatshmja ndër Fuqitë e

Mëdha Aleate dhe të Bashkuara, për të marrë mandatin mbi Shqipërinë, për dy arsye: 1.

për ta ndihmuar në zhvillimin e saj të brendshëm dhe 2. për ta mbrojtur nga synimet dhe

intrigat e fqinjëve ballkanas. Diplomacia italiane e cilësonte jetike për interesat e saj

kujdestarinë mbi shtetin shqiptar, që do të kontribuonte për rregullimin e qëndrueshëm të

“çështjes së Adriatikut”. Përsa i përket problemit të kufijve, Tittoni pohonte rëndësinë që

mbarte dorëzimi i Shkodrës shtetit shqiptar, si kryqëzim i rrugëve që siguronin

komunikimin e Shqipërisë veriore me detin; si pikë takimi e tri besimeve: mysliman,

ortodoks e katolik; si vend që i përket për shekuj gjeografikisht dhe ekonomikisht

Shqipërisë. Ndërsa, kufiri jugor do të caktohej në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta

italo-greke. Delegacioni italian këmbëngulte për zotërimin e Vlorës dhe të hinterlandit të

saj, si garanci për lirinë e Adriatikut, dhe për vendosjen e mandatit mbi shtetin shqiptar.6

1 AMPJ, V. 1919, D. 16, Fl. 9

2 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 62

3 AMPJ, V. 1919, D. 9, Fl. 290

4 “Mbi godie italo-greke”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë. Shkodër: Shtypëshkroja

Franqiskane, 1921, f. 15 5 AMPJ, V. 1919, D. 17, Fl. 199

6 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 344-345

Page 35: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

19

Kundër këtij pretendimi të qeverisë së Romës dhe qëllimit të saj për të zbatuar

Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915),1 delegacioni shqiptar i bëri të ditur Kryesisë së

Konferencës së Paqes, propozimet e mëposhtme: “së pari, në krye të shtetit shqiptar të

vendosej një princ i huaj, si më 1913, me ndryshim që tani princi të ishte me origjinë

italiane (nga shtëpia mbretërore e Savojës) dhe të shoqërohej nga forca të armatosura të

huaja, të cilat do të qëndronin në Shqipëri përkohësisht, derisa të stabilizohej shteti

shqiptar. Ato do të ishin si forca shoqëruese a përcjellëse të princit dhe jo si pushtuese të

vendit. Së dyti, asnjanësia e Shqipërisë duhej të rivendosej e “të garantohej” kolektivisht

nga fuqitë si më 1913, me ndryshimin që, po të paraqitej nevoja, këto fuqi të ngarkonin

qeverinë italiane “për zbatimin e kushteve të garancisë”.2

Një qasje e tillë e veprimit diplomatik shqiptar nuk përkonte plotësisht me

refuzimin haptazi dhe urrejtjen që mbizotëronte në popull ndaj mandatit italian. Këtë e

konstaton edhe i dërguari me shërbim i Ministrisë së Luftës së Britanisë në Shqipëri, z.

Eden, kur përmend mendimin e elitës për dy rrugë të mundshme të zgjidhjes së situatës:

“ose shqiptarët të merren vesh me serbët atëherë kur do të shpresojnë se do të jenë në

gjendje të ushtrojnë një farë ndikimi në shtetin jugosllav, ose të përpiqen të rregullojnë

ndonjë marrëveshje me grekët. Përsa i përket alternativës së parë, z. Eden mendon se

kishte për të qenë vetëm zgjidhje kohe për serbët t’i heqë shqiptarët e shëndoshë dhe ta

serbizojë kusurin e popullsisë, dhe se një mendim i tillë s’duhej inkurajuar. Ai ka më

tepër shpresë për zgjidhjen greke sepse, ndonëse ka patur dhe ka akoma mallëngjim të

madh mbi çështjen e Korçës”,3 shqiptarët janë deri diku të kënaqur me njoftimin e

Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, z. Tittoni, pas sigurimeve të dhëna nga

Clemenceau, se grekët nuk do të lejohen të okupojnë qytetin dhe rrethin e tij veçse me

vendimin e Konferencës së Paqes.4

Mirëpo, pavarësisht deklaratave të Fuqive të Mëdha, gjendja në Korçë e përreth

paraqitej tepër e tensionuar. Vendimi për largimin e ushtrisë franceze shtoi rrezikun e

pushtimit grek të krahinës së Korçës dhe atij serb të Pogradecit. Për këtë arsye, delegatët

shqiptarë përsëritën kërkesën për dërgimin e një kontigjenti sado të vogël ushtarësh

amerikanë në zonë, të cilët do të merreshin me riorganizimin e xhandarmërisë dhe të

milicisë.5 Ardhja e tyre do të rikthente ndjenjën e sigurisë në vend, që kërcënohej edhe

nga prania në Korçë e Imzot Jakobit, Dhespotit të Durrësit. Ai ishte i prirur të shkaktonte

turbullira në favor të lakmive të fqinjit jugor.6 Me të bashkëpunuan myftiu i Korçës

7 dhe

1 Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), F. 1070, V. 1919-1920, D. 8, Fl. 12 (Procesverbale të mbledhjeve të

anëtarëve të delegacioneve të ndryshme shqiptare që kanë marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris.

Korrespondencë ndërmjet anëtarëve të delegacioneve, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve,

rrethit të studiuesve tanë në Rumani etj., mbi pranimin e Shqipërisë si anëtare të Lidhjes së Kombeve) 2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 137-138

3 AIH, A.V.53, Fl. 39-40

4 AMPJ, V. 1919, D. 4, Fl. 24 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në

Paris, delegacioneve të huaja dhe përfaqësuesve të Korçës mbi gjendjen në Korçë, acarimi me forcat

franceze. Kërkohet që Korça të bashkohet me Shqipërinë dhe të ndalohen forcat greke të hyjnë në Korçë) 5 Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 18

6 AMPJ, V. 1919, D. 20, Fl. 12 (Letër e Shoqërisë “Bashkimi” në Aleksandri dërguar delegacionit shqiptar

në Konferencën e Paqes mbi bindjen që ka kjo shoqëri për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë nga ana e

delegacionit shqiptar, si dhe veprimtaria e kësaj shoqërie) 7 AMPJ, V. 1919, D. 3, Fl. 234 (Memorandum i Fuqive të Mëdha mbi dhënien e mandatit Italisë mbi

Shqipërinë, marrëveshje ndërmjet Qeverisë Provizore dhe përfaqësuesve të Italisë mbi administrimin e

Page 36: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

20

dhe një kusar, Fuad Musareja, të cilët bënë shumë ligështi, duke patur për qëllim të

tregonin se të krishterët s’rronin dot me myslimanët, pra, shqiptarët nuk ishin të zotë të

qeveriseshin vetë. Edhe serbët u munduan të nxirrnin ngatërrime. Ata dërguan në Starovë

një farë Halim Bej Dërhalla, që t’u mbushte mendjen starovarëve të kërkonin Serbinë.

Kundër këtyre intrigave, më 25 shtator 1919, delegacioni shqiptar i bëri thirrje Këshillit

të Lartë të Konferencës të merrte masat e nevojshme për të garantuar qetësinë në

krahina.1

Kjo situatë e ndërlikuar ishte pasojë e bashkëpunimit të shteteve evropiane,

përkatësisht Anglisë dhe Francës, që për të kompensuar aleatët vepruan në dëm të

mëvetësisë dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Ministri i jashtëm italian, Tittoni, në

fjalimin e mbajtur në parlament, më 27 shtator 1919, pohonte sigurimin e kontrollit mbi

Shqipërinë që, me neutralitetin e kanalit të Korfuzit, do t’i mundësonte Italisë zotërimin

absolut të kanalit të Otrantos dhe, prandaj, të Adriatikut. Gjithashtu, Tittoni e vlerësonte

të domosdoshëm përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht për zgjerimin e

bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike. Ai njoftonte marrëveshjen për ndërtimin e

një vije hekurudhore që do të lidhte Romën me Athinën përmes kanalit të Otrantos dhe

Vlorës. Kjo e fundit, nga e cila do të niste një tjetër linjë hekurudhore për në Manastir, do

të shndërrohej në një qendër shumë të rëndësishme për tregtinë italiane me Gadishullin

Ballkanik.2

Me t’u vënë në dijeni mbi përmbajtjen e ligjëratës së z. Tittoni, delegacioni

shqiptar i dërgoi një notë Kryetarit të Konferencës së Paqes, G. Clemenceau, më 9 tetor

1919. Në të protestohej energjikisht kundër pretendimeve italiane dhe politikës së

kompromisit të fqinjëve, që cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Së pari, në emër të popullit

shqiptar shprehej vendosmëria për të mos i njohur Italisë zotërimin e Vlorës, e cila ishte

pjesë e pandashme e shtetit shqiptar. Nevojat strategjike dhe detare mbi të cilat Italia

paraqiste kërkesat e saj u quajtën të pabaza për shkak të pozitës së saj të favorshme në

Adriatikun lindor. Së dyti, shqiptarët, në pritje të përmbushjes së kërkesave të tyre

kombëtare të ligjshme, nuk do t’i nënshtroheshin kurrë një cungimi të ri të Atdheut, duke

i dhënë Greqisë një pjesë të Epirit të Veriut. Kjo dukej se buronte prej faktit që Italia

kërkonte neutralizimin e kanalit të Korfuzit. Së treti, populli shqiptar nuk do të përfshihej

në asnjë marrëveshje të fshehtë në dëm të tij, si: ndërtimi i vijës hekurudhore Vlorë-

Manastir apo Vlorë-Athinë. Së katërti, njoftohej refuzimi kategorik i një mandati të huaj,

të caktuar nga Këshilli i Lartë i Konferencës, vendim që shkelte parimet e kombësisë të

shpallura prej saj.3

Faktori ndërkombëtar i priti me indiferentizëm protestat e vazhdueshme të

delegatëve shqiptarë për zgjidhjen e drejtë të problemit të tyre. Fuqitë e Mëdha vijuan ta

trajtonin Shqipërinë si kartë rezervë për të shuar konfliktet midis aleatëve të tyre

ballkanikë. Kjo gjendje e vështirë politike e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes

dhe kursi i diplomacisë italiane ndaj saj pasqyrohen në një letër konfidenciale të

delegacionit shqiptar, sipas këndvështrimit të Ministrit të Jashtëm të Italisë, T. Tittonit.

tokave të okupuara nga forcat italiane, zgjerimin e pushtimit të Shqipërisë së Jugut, organizimi i

xhandarmërisë etj.) 1 AMPJ, V. 1919, D. 21, Fl. 102-103 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit të Kolonisë Shqiptare në

Turqi, Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe delegacioneve të tjera mbi përpjekjet e

për të drejtat e Shqipërisë) 2 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 63-64

3 AQSH, F. 1070, V. 1919-1920, D. 8, Fl. 21-23

Page 37: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

21

Ai deklaronte se qeveria e Romës e kërkoi mandatin mbi Shqipërinë për të ndihmuar në

organizimin e shtetit, duke dërguar zyrtarë për administratën civile e financiare dhe

oficerë për xhandarmërinë e milicinë. Edhe për çështjen e Vlorës, ai mohonte qëllimin e

Italisë për të okupuar apo qeverisur Shqipërinë, së cilës donte t’i garantonte

indipendencën e plotë, duke hequr për pak kohë edhe ushtritë e saj. Përsa i takon kufirit të

Shqipërisë jugore, Tittoni pohonte rrezikun që Gjirokastra t’i jepej Greqisë, për shkak të

pranimit të Amerikës, Francës dhe Anglisë, ndërsa Korça mund të mos i shkëputej shtetit

shqiptar. Për mbrojtjen e këtyre krahinave, ai sygjeronte kërkesën për plebishit. Lidhur

me marrëveshjen italo-greke, ministri i Jashtëm italian tregonte se ajo i nënshtrohej

kushteve të shumta dhe nuk cënonte në asnjë pikë interesat e Shqipërisë. Ndërsa problemi

i kufirit verior do të zgjidhej njëherësh me përfundimin e çështjes së Adriatikut.1

Për gjeneralin anglez z. Philips dhe atë francez z. Bardi de Fourton, Shkodra së

bashku me rrethinat deri në lumin Mat duhej të vendosej nën administrimin

ndërkombëtar. Për këtë qëllim, ata i drejtuan një lutje, të nënshkruar prej disa

shkodranëve myslimanë dhe katolikë, Kryesisë së Konferencës së Parisit, ku mbërritën

edhe inxhinieri freng, E. Briot dhe z. Sadik Tirana, të dy nëpunës të administratës së

Shkodrës; i pari në Punët Botore dhe tjetri në Postë e Telegrafet. Me kërkesë të gjeneralit

z. Bardi de Fourton, ndër të tjera, ata do të porosisnin edhe pulla poste të veçanta për

qytetin e Shkodrës, me mbishkrimin “Postë shqiptare – Shkodër”. Kjo politikë e

ndërkombëtarizimit të Shkodrës e ndante atë administrativisht nga pjesa tjetër e

Shqipërisë, duke i hapur rrugë pushtimit jugosllav.2 Forcat ushtarake serbe kishin ardhur

deri në Shalë dhe kishin ndërprerë rrugën e komunikimit midis fiseve të Shkrelit e të

Kelmendit dhe Shkodrës. Qëllimi i tyre ishte ta bënin fakt të kryer marrjen e Shkodrës.3

Përballë lëshimeve të aleatëve, kundrejt synimeve grabitqare të Mbretërisë Serbo-

Kroato-Sllovene, protestoi kryedelegati shqiptar L. Bumçi. Në notën që i dërgoi Këshillit

të Lartë të Konferencës, më 8 nëntor 1919, paraqiten argumente historike se Shkodra u

themelua disa shekuj më parë se të shfaqeshin sllavët në Ballkan; ajo ka qenë gjithmonë e

banuar nga shqiptarët, të cilët, duke i qëndruar besnikë të patundur karakterit kombëtar,

kanë ruajtur të paprekura gjuhën dhe gojëdhënat e veta, megjithëse sllavët kanë hyrë disa

herë në Shqipëri, pa mundur t’i asimilojnë. Në notë hidhen poshtë edhe pretendimet

ekonomike të pabaza të jugosllavëve për të aneksuar krahinën e Shkodrës dhe viset

veriore të Shqipërisë. Duke pasur në zotërim të gjithë bregun e Adriatikut, prej Fiumes

deri në Kotorr, Beogradi nuk mund të përdorte si argument nevojën e daljes në det

përgjatë tokës shqiptare. Për më tepër, Shqipëria kishte interes më të madh se Jugosllavia

për zhvillimin ekonomik e tregtar të krahinave të Veriut, të cilat u dëmtuan rëndë nga

shkëputja e qyteteve shqiptare të Pejës, të Gjakovës, të Prizrenit e të Dibrës nga Mali i Zi

dhe Serbia. Mirëpo, në qoftë se jugosllavët mendonin se ishte më mirë që një pjesë e

tregtisë së tyre të përshkonte në tokë e limane të Shqipërisë, pa kurrfarë pengese, ata

mund ta përdornin limanin e Shën Gjinit dhe vijën e hekurudhës që do të dilte aty. Ky

1 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 73

2 AMPJ, V. 1919, D. 17, Fl. 204-205 (Korrespondencë ndërmjet Komitetit Kombëtar shqiptar në Lozanë,

Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes dhe Përfaqësive të shteteve të huaja mbi çështjen shqiptare

në Konferencën e Paqes në Paris) 3 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 439

Page 38: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

22

koncesion përjashtonte çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, që cënonte

mëvetësinë e saj.1

Marrëveshjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për zgjidhjen e çështjes së

Adriatikut zhvlerësuan të gjitha përpjekjet e delegacionit shqiptar për ruajtjen e

sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit. Në projekt-memorandumin e dhjetorit

1919, përfaqësuesi i Anglisë z. E. Crowe, ai i Francës G. Clemenceau dhe i SHBA-së F.

Polk vendosën: 1) t’i ngarkonin Italisë mandatin mbi shtetin shqiptar në përputhje me

kushtet e përcaktuara në Paktin e Lidhjes së Kombeve. 2) Qeveria jugosllave siguronte të

drejtën të ndërtonte e të shfrytëzonte vija hekurudhore në Shqipërinë veriore në veri të

paralelit 41°15’, si dhe të gëzonte privilegjin e plotë të transportit ndërkombëtar në

Shqipërinë e Veriut. 3) E drejta e kontrollit për zhvillimin e Bunës i jepej Këshillit të

Lidhjes së Kombeve, me mundësi delegimi të punimeve qoftë Italisë apo Shtetit Serbo-

Kroato-Slloven me restriksionet e përshtatshme, duke supozuar Malin e Zi si pjesë

përbërëse të Jugosllavisë.2 Parashikohej që kufijtë veriorë dhe lindorë të ishin ato të

fiksuara në Konferencën e Londrës më 1913, por do të liheshin të lira për bisedime me

qeverinë greke çështja e kufirit jugor, me përjashtim të Gjirokastrës, që do t’i kalonte

Greqisë.3

Përmbajtja e memorandumit anglo-franko-amerikan të 9 dhjetorit 1919 nuk u prit

mirë nga qeveria e Romës, përsa i takon zgjidhjes së dhënë për çështjen e Fiumes, dhe

nga Athina, për mungesën e vendosmërisë në lidhje me Korçën. Pakënaqësi më të mëdha

memorandumi shkaktoi te Beogradi zyrtar. “Në radhë të parë, Jugosllavia u ankua që

kufiri i saj me Shqipërinë do të mbizotërohej tërësisht nga pozicionet shqiptare; kjo u

rregullua me klauzolën që fliste për “korrigjime rajonale”. Së dyti, ata protestuan se

Shqipëria, praktikisht në duart e Italisë, do të përbënte një kërcënim për ta; ...Së treti,

jugosllavët pretendonin luginën e Drinit si rrugën më të drejtpërdrejtë nga Serbia e Jugut

- të cilën ata e kishin nën zotërimin e tyre të ligjshëm - në det, por koncesioni për

ndërtimin e një hekurudhe eleminonte të gjitha arsyet për pretendime të tjera mbi këtë

bazë. Së katërti, ata, sikurse kishin bërë malazezët më 1913, pohonin se, meqë Buna ishte

zënë, kishte përmbytur si pasojë territorin malazez në skajin verior të liqenit të Shkodrës

dhe nuk ishte e lundrueshme përveç se për anije të vogla, ajo duhej të përfshihej tërësisht

në Jugosllavi; por kjo vështirësi në fakt u kapërcye me kontrollin e propozuar nga Lidhja

e Kombeve. Këto propozime nuk i kënaqnin jugosllavët, meqënëse ato hiqnin çdo shkas

për pretendimet e tyre për Shqipërinë Veriore, përveç atij që lidhej me strategjinë

mësymëse, që duket se jep të vetmin shpjegim të arsyeshëm për mospranimin dhe për

neutralizimin e bregdetit të tyre”.4

Ndërsa, delegacioni shqiptar e vlerësoi memorandumin e 9 dhjetorit si modifikim

të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915), që mbante firmën edhe të delegatit amerikan F.

Polk. Diplomacia e SHBA-së kishte devijuar parimet uillsoniane të kombësisë dhe të së

drejtës së vetëvendosjes. Ky fakt detyroi përfaqësuesit shqiptarë të moderonin kërkesat e

tyre të ligjshme. Ata deklaruan se “nuk do të kundërshtonin nevojat e domosdoshme të

Italisë për mbretërimin e Adriatikut. Sazani, Pasha Limani dhe Gjiri i Vlorës mund të

përbënin një themel të mirë për këto marrëdhënie, për shpëtimin e viseve tona. Sa për

1 “Çâshtja e Shkodrës”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 25-29

2 AIH, A.V.53, Fl. 107-108

3 Pranvera Dibra (Teli). Shqipëria dhe diplomacia angleze, 1919-1927. Tiranë: Neraida, 2005, f. 69

4 J. Swire, op.cit., f. 249

Page 39: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

23

tokën e Vlorës, ajo nuk ishte aspak e nevojshme për mbretërimin e detit dhe më fort për

atë fuqi, e cila donte mandatin e kontrollin e saj, dhe kur bregu i detit të ishte i

neutralizuar. Fati i zgjerimit a ngushtimit të kufijve tanë gjendej, në radhë të parë, në dorë

të Italisë”.1

Kjo pozitë e vështirë e Shqipërisë në Konferencës e Paqes ishte rrjedhojë e

gjeopolitikës evropiane, që “e përdori Shqipninë si nji monedhë ndërrimi për me

rregullue miqësisht konflikte interesash të pjelluna nga bashkëlakmitë e lagjeve në

kundërshtim”.2 Politikë që diktoi delegacionin e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit në

Paris t’i paraqiste një notë Këshillit të Lartë, më 26 dhjetor 1919. Nëpërmjet saj, ata

propozonin disa lëshime në favor të fqinjëve, që nuk preknin tërësinë tokësore,

mëvetësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Konkretisht, jugosllavët fitonin një kontroll

ndërkombëtar të përkohshëm mbi shfrytëzimin e vijës hekurudhore dhe të limanit të Shën

Gjinit. Pakicave ortodokse shqiptare të Epirit të Veriut iu garantohej autonomia

bashkiake. Kurse, për përkujdesimet e Italisë për sigurimin e saj në Adriatik mund t’i

paraqitej Konferencës një formë marrëveshjeje, e cila megjithë garacitë që do t’i jepte

Italisë, do të ruante të drejtat sovrane të Shqipërisë mbi qytetin e Vlorës e të gjithë

hinterlandin e saj.3

Delegacioni italian i pranoi në vija të përgjithshme dispozitat e memorandumit

anglo-franko-amerikan në lidhje me koncesionet e Italisë në Shqipëri. Ndërsa,

përfaqësuesit jugosllavë, më 8 janar 1920, riafirmuan qëndrimin e tyre të mëparshëm, nga

njëra anë, në mbështetje të shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë e 1913 dhe, nga ana tjetër,

në rast copëtimi të Shqipërisë midis fqinjëve, të kërkonin rivendikime territoriale në

Shqipërinë e Veriut deri në lumin Drin. Ky pozicion i dyfishtë i Beogradit “do të përbënte

jo vetëm një kundërvënie ndaj pretendimeve të Italisë, por do të shërbente si armë

politike që Jugosllavia të vijonte të afishohej përpara opinionit publik shqiptar dhe atij

ndërkombëtar si flamurmbajtësja e vetme e një pozicioni më të drejtë ndaj Shqipërisë në

krahasim me dy fqinjët e tjerë dhe me Fuqitë, dhe të kishte pastaj “të drejtën” morale të

kërkonte pjesën “e vet” në ndarjen e Shqipërisë”.4

Për të përmbushur synimet aneksioniste të aleatëve ballkanikë, kryeministri

britanik, ai francez dhe italian, përkatësisht: David Lloyd George, Georges Clemenceau

dhe Francesco Nitti, në cilësinë e delegatëve në Konferencën e Paqes, por në mungesë të

përfaqësuesit të SHBA-së, Frank L. Polk, nënshkruan, më 14 janar 1920, një marrëveshje

që parashikonte copëtimin e Shqipërisë midis tri shteteve fqinjë.5 Në pikën 4 të

memorandumit shkruhej: “sipas dispozitave të Paktit të Londrës, Italia do të mbajë

Vlorën e njëkohësisht do të ketë mandatin mbi Shqipërinë; krahinat shqiptare që do të

administrohen prej Jugosllavisë, do të gëzojnë një regjim të veçantë, në shëmbëlltyrë

t’atij që përmendet në traktatin e nënshkruar prej Republikës Çekosllovake për krahinat

autonome të Çekosllovakisë; kufiri jugor i Shqipërisë do të jetë vija që i kanë propozuar

dërgatat franceze e britanike komisionit për punët e jashtme; ajo vijë ua la grekëve

1 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 90

2 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 508

3 “Mbi theroriet qi populli shqiptar mund të shtyhet me bâmun për fitim të shtetevet fqina”, Shqipnia

përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 60 4 Muim Çami. Shqipëria në rrjedhat e historisë: përmbledhje studimesh, 1912-1924. Tiranë: Onufri, 2007,

f. 155 5 AIH, A.V.95, Fl. 6 (Shqipëria 1918-1939 L. S. Stavrianos, marrë nga libri “the Balkans since 1453” –

përktheu Skënder Luarasi)

Page 40: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

24

Gjirokastrën dhe Korçën”.1 Ky kompromis i paqebërësve, i arritur kundër çdo parimi

drejtësie të shpallur në Konferencën e Parisit, e përdori Shqipërinë veçse si një plaçkë pa

zot, për të pajtuar me të interesat e kundërta të Italisë, të Jugosllavisë dhe të Greqisë.2

Një vendim i tillë, që nuk përputhej as me principin e kombësisë, as mbi të drejtën

e popujve të vendosnin për veten e tyre, nuk u mirëprit nga delegacioni shqiptar. Ai

argumentonte se Shqipëria e krijuar më 1913 si shtet i pavarur, neutral dhe i garantuar,

kishte një të drejtë të fituar dhe nuk mund të shihte që pavarësia e saj dhe integriteti të

asgjësoheshin pa protestuar. Italia nuk kishte asnjë të drejtë legjitime mbi Vlorën dhe

hinterlandin e saj veçse forcën jashtë çdo mase kundrejt Shqipërisë së vogël dhe të dobët.

Greqia dhe Jugosllavia nuk posedonin asnjë të drejtë mbi pjesë të tjera të territorit

shqiptar. Dhënia e një mandati mbi Shqipërinë, qoftë Italisë ose kujdo fuqie tjetër ishte në

kundërshtim me nenin 22 të Traktatit të Versailles-it. Ndërhyrja në punët e shqiptarëve

nga ana e fqinjëve të interesuar do të cënonte pavarësinë e saj dhe kjo do të provokonte

ngatërresa në Ballkan.3

Orientimit të gjeopolitikës evropiane ndaj çështjes shqiptare nuk iu bashkua

presidenti Wilson, i cili s’mund të pranonte: 1) kushtet e Traktatit të Fshehtë të Londrës

(1915); 2) zbatimin e parimeve të diplomacisë së vjetër dhe 3) nënshkrimin e

kompromisit të 14 janarit pa praninë e delegatit amerikan. Opozitës së fortë të Wilson-it

iu përgjigjën, më 22 janar 1920, kryeministri i Francës, G. Clemenceau, dhe ai i

Britanisë, Ll. George. Ata mohuan qëllimin për t’iu shmangur normave të korrektesës

dhe për t’ia fshehur marrëveshjen qeverisë amerikane, duke arsyetuar se donin të

përfitonin për arritjen e një konsensusi midis aleatëve që ndodheshin në Paris, për

zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Adriatikut. “Përsa i përket Shqipërisë, është bërë

një përpjekje për të plotësuar nevojat thelbësore të të gjitha palëve të interesuara. Detajet

e administrimit të këtij vendi nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia nuk janë përpunuar ende:

por gjatë punës nuk do të lihen mënjanë ndjenjat dhe interesat e popullit shqiptar, do të

bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që ato të merren parasysh plotësisht gjatë përgatitjes

së rregullimit përfundimtar”.4

Me këtë zgjidhje të çështjes së Adriatikut, Konferenca e Paqes kishte pranuar

pjesëtimin e Shqipërisë ndërmjet fqinjëve të saj, italianë, grekë e sllavë. Një vendim i

tillë, në kundërshtim me çdo parim drejtësie, nuk gjente shembull as në qëndrimin e

mbajtur ndaj popujve armiq të mundur, por shërbente si shkak për të kënaqur interesat që

fqinjët thonin se kishin në Shqipëri. Konferenca për të shmangur këtë padrejtësi, që

shkaktonte turbullira të parreshtura në Ballkan, mund të kishte ruajtur tërësinë dhe

mëvetësinë e Shqipërisë, duke e vënë nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, ku

përfaqësoheshin fqinjët, të cilët mund të mbronin interesat që pretendonin në vendin

tonë.5 Kundër këtij rregullimi të çështjes së Adriatikut u shprehën edhe disa deputetë

1 Hamdi Karazi, “Nji kompromis anglo-italjan për coptimin e Shqipnis më 1920”, Bashkimi i kombit, v.II,

nr. 89 Tiranë, E djelë, 16 prill 1944, f. 1 2 “Konferenca e Paqes dhe Shqipëria”, Kuvendi, nr. 72, Romë, E martë, 9 mars 1920, f. 3

3 AQSH, F. 30, V. ..., D. 7, Fl. 60 (Kërkesa, protesta, promemorie etj., drejtuar Konferencës së Paqes në

Paris, organizatave e personaliteteve të ndryshme nga organizata e personalitete shqiptare lidhur me

mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar kundër copëtimit dhe sjelljeve të të huajve në territorin e

Shqipërisë) 4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 239

5 “Rregullim i çâshtjes s’Adriatikut e Shqipnia”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 64-

65

Page 41: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

25

italianë të ngjyrave të ndryshme politike, duke analizuar kompromisin dhe pasojat e

rënda për Italinë.1

Ndërsa, presidenti Wilson pohonte se marrëveshja e 14 janarit 1920 kishte pësuar

ndryshime të konsiderueshme në krahasim me memorandumin anglo-franko-amerikan të

9 dhjetorit 1919. Ky i fundit ishte ndryshuar thellësisht në dobi të synimeve të

papërligjura të Italisë, ndërsa populli jugosllav do të cënohej rëndë dhe paqja e

përgjithshme do të vihej në rrezik. Gjithashtu, memorandumi i 9 dhjetorit ruante, deri në

njëfarë mase, unitetin e Shqipërisë. Ai i 14 janarit e ndante popullsinë shqiptare, me

gjithë protestat e saj të fuqishme, midis tri fuqive të huaja.2

Pikëpamjen e Wilson-it për trajtimin e çështjes shqiptare, kryeministri francez dhe

ai britanik e arsyetuan me faktin që pjesa jugore e Jugosllavisë nuk kishte asnjë dalje në

det. Për rrjedhojë, një dalje e natyrshme do të ishte një vijë që mund të ndërtohej duke

zbritur luginën e Drinit deri në derdhjen e lumit Buna. Përderisa Shqipëria nuk ishte në

gjendje të merrte përsipër një ndërmarrje të tillë, iu dha e drejta Jugosllavisë të ndërtonte

nën garancinë ndërkombëtare, një hekurudhë dhe një port që do të ishin në shërbim të

pjesës jugore të territorit të saj. Duke qenë se popullsia shqiptare nuk kishte qenë e aftë të

krijonte një qeveri të qëndrueshme, për shkak të përkatësive të ndryshme fetare të

popullsisë në veri dhe jug, aleatët e quajtën më të preferueshme që përgjegjësia e

qeverisjes dhe mbarëvajtja e këtyre dy pjesëve t’i besoheshin Jugosllavisë dhe Italisë

respektivisht. Ata aprovuan vënien e Shqipërisë nën sistemin e mandatit, si rrugën e

vetme që populli shqiptar të realizonte aspiratat e tij për unitet dhe për një qeveri

autonome.3

Projektit të mësipërm anglo-francez për copëtimin e Shqipërisë iu kundërpërgjigj

delegacioni shqiptar, i cili në notën dërguar kryeministrit të Britanisë, Lloyd George, më

11 shkurt 1920, pohonte vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar për zgjidhjen e drejtë

dhe parimore të çështjes shqiptare. Por në qoftë se Qeveritë e Besëlidhura do të

kundërshtonin mendimin e popullit shqiptar, që besonte se ishte i zoti të vetëqeverisej,

dhe do të gjykonin nevojën për t’i dhënë një ndihmë sa për ta përkrahur në hapat e para të

jetës politike, delegatët shqiptarë kërkuan që kjo asistencë të kufizohej vetëm në dërgimin

në Shqipëri të disa ekspertëve civilë dhe ushtarakë prej Lidhjes së Kombeve, jo nga

ndonjë shtet i interesuar. Ata besonin se kjo zgjidhje do t’i shërbente garantimit të paqes

dhe stabilitetit në Ballkan.4

Përfundimi zyrtar i punimeve të Konferencës së Paqes së Parisit, më 21 janar

1920, nuk arriti të unifikonte diplomacinë evropiane për problemin shqiptar. Në

kancelaritë e Fuqive të Mëdha fati i Shqipërisë vazhdonte të diskutohej si pjesë e

pandashme e çështjes së Adriatikut. Ndër to, vetëm qeveria amerikane insistonte në

zgjidhjen e problemeve, duke zbatuar principet e diplomacisë së re, si: e drejta e popujve

për vetëvendosje, respektimi i parimit të kombësisë, fundi i diplomacisë së fshehtë etj.

Për rrjedhojë, SHBA-ja u pozicionua fuqishëm në mbështetje të rregullimit të drejtë të

çështjes shqiptare. Në notën që Wilson-i i dërgoi kryeministrit të Francës dhe të

Britanisë, më 25 shkurt 1920, u kërkoi “të mos linin mënjanë interesat e ardhshme dhe

1 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 67 (Letër e Dh.Berattit dërguar L.Gurakuqit mbi mendimet e deputetëve

italianë për çashtjen shqiptare) 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 243-244

3 Ibid., f. 249-250

4 “Mbi projektin për coptim të Shqipnies”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 66-67

Page 42: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

26

mirëqenien e popullit shqiptar. Megjithatë, sa i përket propozimit për copëtimin e

Shqipërisë, në qoftë se nga njëra anë ishte e kuptueshme që ndarja e trefishtë në mes

Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë mund të ishte krejt e kënaqshme për Jugosllavinë,

qeveria amerikane e kundërshtonte çdo përpjekje për padrejtësi ndaj popullit shqiptar për

hir të Jugosllavisë. Ashtu siç kundërshtonte dëmtimin e popullit jugosllav për përfitim

nga ana e Italisë. Duke qenë këmbëngulës në qëndrimet e tij, presidenti Wilson mendonte

se ndryshimet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në Shqipëri vetëm do të

theksoheshin në qoftë se të dy palët do të vendoseshin nën kontrolle të ndryshme të

kombeve të pangjashme, të cilat nuk kishin as të njëjtën gjuhë e sistem qeverisës, as edhe

të njëjtin autoritet”.1

Qëndrimit të presidentit amerikan iu përgjigjën aleatët me memon e datës 26

shkurt 1920, në të cilën vlerësonin interesimin e SHBA-së për të ardhmen e popullit

shqiptar, duke përkrahur parimin e formuluar për këtë pikë. Ata shprehnin bindjen se

nëpërmjet rishqyrtimit të çështjes së Shqipërisë do të arrihej një zgjidhje që mund të

plotësonte dëshirat e popullit shqiptar për një qeveri krejtësisht autonome, por duke marrë

në konsideratë edhe interesat jetike të të gjitha palëve të tjera të interesuara, si dhe

nevojën për t’i garantuar Jugosllavisë një dalje në Adriatik në krahinën e Shkodrës.

Qeveritë britanike dhe franceze shprehnin predispozitën për të nxitur vendet e interesuara

të ballafaqonin aspiratat e tyre me pikëpamjen amerikane.2

Korrespondenca diplomatike midis Fuqive Aleate përfundoi me notën e

presidentit Wilson, më 6 mars 1920,3 në të cilën, pasi përshëndeste përpjekjet e Anglisë

dhe të Francës për të gjetur një zgjidhje të pranueshme të çështjes së Adriatikut, kreu i

Shtëpisë së Bardhë vendosi shkëputjen e problemit shqiptar nga negociatat italo-

jugosllave për Adriatikun. Ai përsëriti deklaratën se nuk do të miratonte asnjë plan që do

t’i jepte Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë,4 pra, që

kombi të sakrifikohej në dobi të interesave të fqinjëve. Ky qëndrim i Wilson-it

kushtëzohej nga fakti se “Washingtoni nuk mund të pranonte kompromise të reja për

“çështjen e Adriatikut”, të realizuara prapa shpinës së tij dhe të vëna para gjendjes së

kryer. Mospërputhja e pikëpamjeve në këtë çështje ishte pjesë përbërëse e gjithë gamës së

kontradiktave që ndante SHBA-në nga Anglia e Franca në Konferencën e Paqes në

Paris”.5

Fuqitë paqebërëse të Evropës debatuan për gjetjen e gjuhës së kompromisit, për

shkak të interesave të kundërta gjeopolitike në rajon. Gjatë punimeve të Konferencës së

Paqes, diplomacia britanike dhe ajo franceze e trajtoi tërthorazi çështjen shqiptare për të

plotësuar kërkesat e aleatëve të tyre ballkanikë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Ndërsa, Italia

fqinjë rivalizonte me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene për ndarjen e zonave të

influencës në Ballkan. Ky skenar gjeopolitik diktoi hartimin e planeve për padrejtësi të

reja politike dhe territoriale ndaj Shqipërisë, me qëllim vendosjen e balancës ndërmjet

fituesve të luftës në pellgun e Adriatikut e më gjerë. Ishte roli deciziv i presidentit Wilson

1 L. Culaj, Çështja shqiptare ..., f. 284-285

2 Dr. A. Gjon Shllaku. Historia flet kështu. Shkodër: “At Gjergj Fishta”, 1944, f. 51

3 Masar Kodra. Çështja shqiptare nëpër analet diplomatike amerikane (1918-1945). Shkup: Logos-A,

1997, f. 44 4 AIH, A.V.95, Fl. 7

5 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 91

Page 43: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

27

që orientoi diplomacinë evropiane drejt shqyrtimit parimor dhe më vete të çështjes

shqiptare.

Page 44: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

28

1. 2 Politika e Fuqive të Mëdha evropiane ndaj Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve

Lidhja e Kombeve përfaqësonte një organizatë ndërshtetërore, të themeluar si

rrjedhojë e punimeve të Konferences së Paqes së Parisit, më 1920, për të ravijëzuar

rendin e ri botëror të pasluftës. E organizuar me tre institucione politike, si: Sekretariati,

Asambleja dhe Këshilli, ajo vepronte në përputhje me konventën e saj. Lidhja e Kombeve

u ideua nga presidenti i SHBA-së, W. Wilson, me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes

botërore.1 Sipas tij, zgjidhja e mosmarrëveshjeve duhej të realizohej nëpërmjet

negociatave të palëve në konflikt dhe strategjisë së ndërmjetësimit. Në vizionin e

diplomacisë amerikane, kjo organizatë ndërkombëtare do të ofronte sigurinë kolektive

kundrejt sistemit të vjetër të fuqive, parimit të ekuilibrit të forcës, që kishte dështuar.2 Po

ashtu, Lidhja e Kombeve do të garantonte integritetin territorial dhe pavarësinë politike të

shteteve anëtare.3

Mbështetur në misionin progresiv të kësaj organizate, “qeveria shqiptare e dalë

nga Kongresi i Lushnjes shtroi si detyrën e saj parësore në fushën e politikës së jashtme

dhe e përqendroi vëmendjen pikërisht tek ripohimi i vendimeve të 1913-ës mbi njohjen e

pavarësisë së Shqipërisë. Për rrjedhojë, në vjeshtë të vitit 1920 ajo e zhvendosi qendrën e

veprimtarisë së saj nga Konferenca e Paqes në Lidhjen e Kombeve. U gjykua se Lidhja e

Kombeve ishte selia më adapte për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në të vërtetë, zgjedhja e

Lidhjes si alternativë ndaj Konferencës së Paqes paraqiste avantazhe të padyshimta.

Konferenca ishte një organ në rrethin e ngushtë të fuqive, jashtë çdo kontrolli të opinionit

publik. Kurse Lidhja e Kombeve sillte një element të ri në arenën ndërkombëtare, ajo

duhej t’i trajtonte problemet mbi bazën e publicitetit”.4

Për këtë arsye, më 12 tetor 1920, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e

Paqes në Paris, Pandeli Evangjeli, i drejtoi një shkresë zyrtare Sekretariatit të Lidhjes së

Kombeve, me qendër në Gjenevë. Në emër të qeverisë shprehej dëshira e popullit

shqiptar për konsolidimin e paqes në Ballkan dhe kërkesa për pranimin e Shqipërisë si

anëtare e Lidhjes.5 Kjo e fundit shtronte çështjen e statusit ndërkombëtar të Shqipërisë, të

të përcaktuar në artikullin e parë të Paktit të Lidhjes, në të cilin thuhej se “çdo shtet,

domin ose koloni, që qeverisej lirisht mund të anëtarësohej në këtë organizatë, në qoftë se

siguronte pëlqimin nga 2/3 e Asamblesë, me kusht që të jepte garanci për zbatimin e

detyrimeve ndërkombëtare dhe respektimin e rregullores së Lidhjes, përsa i përket fuqisë

dhe armatimeve ushtarake, detare e tokësore”.6

Pikërisht, në përputhje me art. 1 të Paktit, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së

Kombeve, Sir Eric Drummond, në përgjigjen e tij të datës 20 tetor 1920, i kërkonte

Tiranës zyrtare t’i dërgonte disa kopje të vërtetuara të dokumenteve: a) për shpalljen e

1 Hans J. Morgenthau. Politika ndërmjet kombeve: lufta për pushtet dhe paqe. Tiranë: Instituti i Studimeve

Ndërkombëtare, 2008, f. 347 2 M. Macmillan, op.cit., f. 42

3 Arthur S. Link. The Papers of Woodrow Wilson, vol. 37. Princeton N.Y: Princeton University Press, 1966,

f. 113 4 Arben Puto. Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926. Tiranë: Albin, 2003, f. 337

5 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 157 (Memorandumi i Konferencës së Ambasadorëve, letra, telegrame urimi

dhe korrespondenca përkatëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme me përfaqësitë shqiptare jashtë mbi

njohjen e Shqipërisë si shtet sovran dhe pranimin e saj në Lidhjen në Kombeve) 6 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 12 (Bllok mbajtur nga Hilë Mosi, delegat në Konferencën e Paqes në Paris)

Page 45: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

29

pavarësisë së Shqipërisë dhe b) të deklaratave ku dëshmohej njohja de facto e de jure e

qeverisë shqiptare nga qeveritë e vendeve të tjera,1 për t’i paraqitur përpara Asamblesë së

Lidhjes, e cila do të shqyrtonte rastin e Shqipërisë.

Në këto rrethana, një delegacion shqiptar i posaçëm, nën kryesinë e Fan Nolit,

mbërriti në Gjenevë të Zvicrës, më 12 nëntor 1920. Ai paraqiti disa ekstrakte nga aktet

ndërkombëtare të 1913-1914-ës, si: “Traktati i Londrës i 30 majit 1913, që i jepte fund

konfliktit midis Aleatëve ballkanas dhe Turqisë (nenet 2 dhe 3 që kishin të bënin me

Shqipërinë); një përmbledhje të gjerë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 29

korrikut 1913; Statusin Organik të Shqipërisë, të 10 prillit 1914 (nenit 1 dhe 2 të

Kapitullit I, si dhe nenet 7 dhe 8 të Kapitullit II)”.2 Konkretisht, në nenin 1 të Kapitulit I

të Statutit, të firmosur nga përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha, si: Winckel, Kral,

Krajewski, Lamb, Leoni dhe Petrajev, thuhet: “Shqipëria është e pandashme. Territori i

saj është i patjetërsueshëm. Kufijtë e Principatës janë ata të përcaktuar nga gjashtë Fuqitë

e Mëdha. Këta kufij nuk mund të ndryshohen apo të rektifikohen veçse me anë të një ligji

dhe me miratim paraprak të gjashtë Fuqive të Mëdha”.3

Përpos prezantimit të dokumenteve, në memorandumin që kryedelegati Noli i

drejtoi Lidhjes së Kombeve argumentohej se, “traktatet dhe protokollet që vendosën

sovranitetin e Shqipërisë dhe caktuan kufijtë e saj, nuk ishin denoncuar zyrtarisht nga

asnjëra prej fuqive nënshkruese. Rrjedhimisht, ato vazhdonin të mbeteshin në fuqi nga

pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, qeveria shqiptare ishte njohur de

jure më 1914 nga katër Fuqitë e Mëdha si dhe nga Rumania, Bullgaria, Serbia dhe

Greqia, që dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë të akredituar rregullisht”,4 ashtu

sikundër veproi edhe Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë.

Ndërsa, në lidhje me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare të pasluftës, në

memorandum Noli arsyetonte se kjo qeveri zotëronte të gjitha atributet për t’u

konsideruar de jure dhe de facto qeveri e shtetit shqiptar sepse: së pari, ajo ishte formuar

nga Asambleja Kombëtare, që shprehte sovranitetin popullor, dhe e shtrinte pushtetin e

saj në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të 1913-ës; së dyti, ishte konsoliduar

pozita ndërkombëtare e qeverisë shqiptare. “Ajo kishte marrëdhënie miqësore me Italinë,

që e kishte njohur de facto, duke dërguar në Tiranë një ministër fuqiplotë. Një komision

shqiptar i kryesuar nga z. Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, ndodhej në këtë kohë në

Romë për të negociuar një marrëveshje definitive me Italinë. Një modus vivendi ishte

përfunduar midis qeverisë shqiptare e asaj greke, dhe me jugosllavët kishin filluar

bisedimet për të rregulluar çështjen e kufirit mbi bazën e vendimit të Konferencës së

Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, të cilën Jugosllavia e pranonte në parim. Së

këtejmi rridhte se Italia, Jugosllavia dhe Greqia e kishin njohur de facto qeverinë

shqiptare të kohës, ndërsa pavarësia dhe sovraniteti i shtetit shqiptar ishin njohur de jure

nga Fuqitë e Mëdha si dhe nga shtetet ballkanike që më 1914 [1913 – E.L]”.5

Kërkesa për pranimin e Shqipërisë u diskutua në Komisionin e Pestë të Lidhjes së

Kombeve, më 4 dhjetor 1920. Debati midis delegatëve të pranishëm u përqendrua në tre

1 Lush Culaj, “Shqipëria në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare 1920-1926”, Gjurmime

albanologjike - seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002, f. 150 2 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 339

3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 267

4 Arben Puto, “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e

Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime historike, nr. 3, Tiranë, 1965, Viti XIX, f. 5 5 AQSH, F. 251, V. 1920, D. 34, Fl. 176

Page 46: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

30

çështje kryesore: 1) mos njohjen de jure dhe de facto të qeverisë shqiptare nga asnjë shtet

i huaj; 2) mungesën e një marrëveshje që përcaktonte përfundimisht kufijtë e Shqipërisë

dhe 3) pikëpamjet mbi qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e qeverisë në pushtet.

Përfaqësuesi britanik i Afrikës së Jugut, Lordi Robert Cecil, lexoi raportin e

nënkomisionit që shqyrtoi kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë

ndërkombëtare. Në të konstatohej se statusi ndërkombëtar i vendit buronte nga vendimet

e Konferencës së Londrës dhe të Firences më 1913, kurse njohja de jure e Shqipërisë

ishte siguruar qysh në kohën e qeverisë së Princ Wied-it. Përmendej cënimi i pavarësisë

së shtetit shqiptar nga Traktati i Fshehtë të Londrës (1915), prej të cilit Italia kishte hequr

dorë.1

Po ashtu, në raport pohohej se qeveria shqiptare rivendikonte kufijtë e përcaktuar

në vitin 1913. Në jug grekët mbanin të okupuar një pjesë të rrethit të Korçës, ndonëse në

bazë të një marrëveshjeje të lidhur në terren midis grekëve dhe shqiptarëve, problemi i

pronësisë definitive mbetej të zgjidhej me bisedime të mëvonshme. Ndërsa traktati i

kufijve i lidhur në Sevres, në 10 gusht 1920, parashikonte se kufiri jugor i Jugosllavisë do

të caktohej më tej dhe në përmbajtjen e tij nuk bëhej fjalë fare për Shqipërinë.

Rrjedhimisht, anëtarët e Lidhjes së Kombeve nënshkrues të këtij Traktati i konsideronin

kufijtë e Shqipërisë të caktuar de facto, por subjekte për ndryshim nga vendimet e

mëtejshme diplomatike.2

Përsa i përket performancës së qeverisë shqiptare, delegati R. Cecil, megjithëse e

cilësonte paksa rudimentare, pranonte ekzistencën e saj dhe ushtrimin e njëfarë autoriteti

në të gjithë vendin. Ajo përfaqësonte, pa asnjë lloj dyshimi, një ndjenjë kombëtare shumë

të thellë që nuk ndikohej nga ndryshimet fetare. Po ashtu vendi banohej nga një racë

shqiptare me tipare të veçanta që fliste të njëjtën gjuhë shqipe.3 Lordi Robert Cecil e

përfundoi raportin duke përkrahur pranimin e Shqipërisë në Lidhje, tezë që u mbështet

edhe nga delegati i Kanadasë, Newton W. Rowell. Ai arsyetoi se kufijtë që zotëronte

vendi ishin të vendosura nga një traktat ndërkombëtar, për pasojë as Traktati i Fshehtë i

Londrës dhe as pushtimi i tokës shqiptare nuk mundën t’a shtypnin qenien e shtetit të

pavarur.4

Nga ana tjetër, përfaqësuesi italian, z. Pagliano, paraqiti në Komision argumenta

juridike në disfavor të kandidaturës shqiptare.5 Ai deklaroi se Italia nuk e kishte njohur de

de jure apo de facto qeverinë e Tiranës, duke shtuar se Mbretëria italiane përfaqësohej në

Shqipëri nga agjentë që mbanin marrëdhënie de facto me autoritetet shqiptare në pushtet,

me qëllim që të rregullonin çështjet e dala nga pushtimi ushtarak i Shqipërisë nga Italia

gjatë luftës dhe armëpushimit. Kapiten Castoldi, që ndodhej në Durrës, posedonte titullin

e Ministrit Fuqiplotë, por ai nuk kishte ardhur me këtë titull në Shqipëri; se i mungonte

letra kredenciale dhe nuk ishte i akredituar pranë qeverisë shqiptare. Roma s’kishte

konsuj në Shqipëri dhe agjentët e ngarkuar me interesat italiane në Shkodër dhe Vlorë

nuk kishin marrë ekzekuaturën. Marrëveshjet e Tiranës u lidhën me qeverinë de facto

vetëm për të rregulluar çështjet e ngritura nga riatdhesimi i trupave italianë të Vlorës. Pra,

1 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 28

2 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 54, Fl. 5 (League of Nations, Admission of new members to the League of

Nations, Albania, Report presented by Committee V to the Assembly) 3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 277-278

4 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 31

5 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 235

Page 47: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

31

qeveria italiane nuk e njihte qeverinë shqiptare as de jure dhe as de facto.1 Ky qëndrim i

fqinjit të përtej Adriatikut argumentohej me faktin se “Roma donte ta përdorte votën e saj

për të ushtruar trysni mbi qeverinë e Tiranës, që t’i shkëpuste kësaj koncesionet që

dëshironte. Për më tepër, Italia synonte që fuqitë t’i njihnin asaj një pozitë të veçantë në

Shqipëri përpara se kjo të pranohej në Lidhje”.2

Ndërsa delegati francez, Rene Viviani, e konsideronte të përshpejtuar një vendim

të Lidhjes së Kombeve, përpara se Fuqitë e Mëdha të vendosnin për statusin e Shqipërisë.

Për këtë arsye, ai prezantoi një rezolutë sipas së cilës “Komisioni, pas ekzaminimit të

raportit të nënkomisionit mbi Shqipërinë, ishte i mendimit se pranimi i këtij shteti duhet

të shtyhej deri sa statusi ndërkombëtar i tij të caktohej me një marrëveshje

përfundimtare”. Nga 21 anëtarët e pranishëm në Komision, propozimi i Viviani-t u

aprovua me 13 vota pro dhe 8 kundra.3

Diplomacia franceze arriti që të shtynte afatin e shqyrtimit të kërkesës së

Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Lidhje. Ndërhyrja e saj u bë me qëllim që t’i linte kohë

sadopak delegacioneve të monarkive fqinjë për të realizuar synimet e tyre. Asokohe

politika e jashtme e Francës ishte tërësisht e angazhuar për të dobësuar Gjermaninë dhe

gjithë aleatët ose zonat e mundshme influenciale të saj.4 “Faktorin shqiptar në Ballkan,

diplomacia franceze donte ta dobësonte, duke e copëtuar e shpërndarë në Monarkitë

fqinje, si Jugosllavia, Mali i Zi dhe Greqia, të cilat Franca i konsideronte dhe i

klasifikonte si faktorë dhe zona anti-gjermane. Pra, për diplomacinë franceze Shqipëria

duhej të paguante, natyrisht në miniaturë fatura, të ngjashme me ato të Gjermanisë.

Praktikisht, veprimi i përfaqësuesit francez e shtyu shqyrtimin e kërkesës së delegacionit

shqiptar për pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, por nuk e pengoi

dot”.5

Politikën e qarqeve zyrtare të Francës e kundërshtuan miqtë e Shqipërisë,

mbrojtës të të drejtave të kombeve të vegjël, si: d’Estournelles de Constant dhe Justin

Godart, të cilët i dërguan një telegram kryetarit të mbledhjes së Lidhjes, z. Paul Hymans-

it, më 5 dhjetor 1920. Ata kërkonin t’ju jepej mundësia “për të treguar shtetësinë e

pashpjegueshme të Shqipërisë. E harruar prej Traktatit të Sevrës, e vrejtur si një send pa

zot, dhe e falur kujt donte me marrë, shteti shqiptar, megjithëkëtë kishte të drejtë të

jetonte, populli i tij ishte evropian; ky popull në kohën e luftës i kishte shërbyer çështjes

së aleatëve; ai kishte një qeveri të veçantë, aq të rregullt sa dhe shumë vende të tjera”,6

çka dëshmonte nevojën për një trajtim të drejtë nga Fuqitë e Mëdha.

Atmosfera jo e favorshme për Shqipërinë në Gjenevë diktoi kryedelegatin Fan

Noli të protestonte me anë të një përmendoreje drejtuar Kryetarit të Asamblesë së Lidhjes

së Kombeve dhe një kopje të saj të gjithë delegacioneve pjesëmarrëse. Në të hidhej

poshtë propozimi i Viviani-t me arsyet si vijon: 1. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë

mbetej gjithmonë ai që ishte caktuar më 1913 e 1914 prej Francës, Anglisë, Italisë,

Gjermanisë, Austrisë e Rusisë, të cilat e njohën dhe siguruan regjimin dhe pavarësinë e

Shqipërisë dhe caktuan kufijtë e saj. Traktatet e kësaj njohje zyrtare nuk u mohuan, gjë që

1 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 6

2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 171

3 R. Gurakuqi, op.cit., f. 188

4 L. Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat ..., f. 185

5 Lisen Bashkurti. Diplomacia shqiptare, vëll. 1. Tiranë: Geer, 2005, f. 251-252

6 Teki Selenica. Shqipria më 1927. Tiranë: “Tirana”, 1928, f. 84-85

Page 48: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

32

tregonte se mbeteshin në fuqi. 2. Shqipëria e kishte të shpallur pavarësinë saj në fillim të

luftës, prandaj, Këshilli i Lartë dhe aleatët nuk kishin asnjë të drejtë të logjikshme t’i

vendosnin me pahir Shqipërisë kushte, sikur të ishte një shtet i mundur. Këshilli i Lartë

nuk mund t’ia ndryshonte statusin e saj ndërkombëtar, veçse me pranimin e saj dhe në

emër të një fuqie madhore.1

Falë mbështetjes së pakursyer të miqve dhe elokuencës e forcës së argumentit të

kryetarit të delegacionit shqiptar, F. Nolit, kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë u

ridiskutua në seancën e 28-të plenare të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, më 17

dhjetor 1920. Sërish vendet fqinjë, si Greqia dhe Jugosllavia, kundërshtuan fuqishëm

pranimin e Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare. Qëndrimin e tyre e përkrahu

përfaqësuesi francez, Rene Viviani, i cili i kërkoi Asamblesë të mos merrte vendim për

Shqipërinë, që mund të binte në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha, duke

insistuar se “shteti shqiptar i sapo formuar, duhej të kalonte një periudhë prove përpara se

të pranohej në Lidhje”.2 Argumentet kundër anëtarësimit të Shqipërisë përmblidheshin:

“së pari, Shqipëria nuk ishte një shtet i krishterë; së dyti, derisa të vendoseshin kufijtë dhe

të sigurohej stabiliteti, pranimi i saj do të ishte i parakohshëm; dhe, së treti, qeveria që në

atë kohë ishte në detyrë nuk ishte njohur nga asnjë fuqi”.3

Rrjedha e debatit në Asamble ndryshoi përfundimisht në favor të kandidaturës

shqiptare me tezën e artikuluar nga delegati i Afrikës së Jugut, Lordi R. Cecil. Ai

vepronte në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike, e cila ishte e interesuar për

vajgurin shqiptar. Në fjalën e tij, R. Cecil arsyetoi se 1. Shqipëria nuk e kishte humbur

kurrë pozitën e saj si shtet dhe se, nga pikëpamja ligjore dhe juridike, askush s’kishte

ndonjë bazë dhe nuk ishte i autorizuar të kundërshtonte ose të vinte në dyshim situatën e

saj të përcaktuar qartë si shtet evropian. Shqipëria kërkonte të pranohej në Lidhjen e

Kombeve, territori i saj ndodhej në një pjesë të botës që ishte një valë trazirash për

Evropën. Në këto rrethana, asgjë nuk kishte më tepër rëndësi për paqen evropiane se sa

një rregullim i çështjes së Ballkanit.4

2. Për avokatin e Shqipërisë, R. Cecil, mazhoranca me përkatësi islame e

popullsisë së vendit duhej respektuar në përputhje me detyrimet e drejtësisë

ndërkombëtare, që diktonin veprim uniform për të gjitha shtetet, qofshin të krishtera apo

myslimane. Tezën fetare e mbështeti edhe Muhamed Aliu, përfaqësues i Indisë [pjesë e

Perandorisë britanike], i cili theksoi se pranimi i Shqipërisë në gjirin e Lidhjes do të

dëshmonte ekzistencën e një vendi, ku kombësia përbënte një faktor më të rëndësishëm

se sa mosmarrëveshjet dhe grindjet midis partive dhe sekteve. Shqipëria e krishterë dhe

muhamendane përfaqësonte një shembull të rrallë të bashkimit të Kryqit dhe

Gjysmëhënës, që duhej të siguronte konsensusin më të madh të pjesëmarrësve në

Asamble.5

3. Delegati Robert Cecil evidentoi edhe forcën e karakterin patriotik të

shqiptarëve, të cilët dëshironin me gjithë shpirt dhe kishin luftuar vazhdimisht për të

fituar një ekzistencë kombëtare. Sipas tij, kjo organizatë botërore duhej të bazohej në

faktet e mëdha të natyrës njerëzore dhe në aspiratat e larta të kombeve. Pikërisht në emër

1 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 21

2 AIH, A.V.79, Fl. 20

3 J. Swire, op.cit., f. 273

4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 283

5 Fan S. Noli. Autobiografia. Tiranë: Elena Gjika, 1994, f. 78

Page 49: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

33

të parimit të kombësisë dhe të lirisë kombëtare, ai i bënte thirrje Asamblesë t’i jepte të

drejtën popullit shqiptar.1

Pikëpamjen e Lordit Cecil e elaboroi më tej përfaqësuesi i Kanadasë, N. W.

Rowell, bazuar në nenin 10 të Paktit të Lidhjes. Meqënëse Shqipëria rrethohej nga shtete

të gjitha anëtare në Lidhjen e Kombeve, pranimi i saj kushtëzonte ruajtjen e integritetit

territorial kundër një agresioni të jashtëm, çka do të shmangte një konflikt të mundshëm

midis Shqipërisë dhe shteteve në kufi me të. Për rrjedhojë, konstatonte delegati i

Britanisë së Madhe, Herbert Fischer,2 anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë

ndërkombëtare do të përbënte një hap real për vendosjen e rendit dhe të paqes në Ballkan.

Argumente që u përkrahën së fundmi edhe nga francezi Rene Vivian dhe italiani

Schanzer. Kështu, punimet e seancës së 17 dhjetorit 1920 konkluduan se “mbas

shqyrtimit të raportit të komisionit nr. V mbi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e

Kombeve, Asambleja deklaroi se kombësitë që i ngjanin kombësisë shqiptare gëzonin të

drejtën për një ekzistencë të pavarur, në qoftë se kjo ishte dëshira e tyre; Asambleja

shfaqte mendimin se Shqipëria ishte një shtet në kuptimin e nenit 1 të Paktit dhe konform

dispozitave të këtij neni, ajo miratoi unanimisht me 35 vota pro* dhe asnjë kundër”,3

pranimin e Shqipërisë si anëtare të 43-të të Lidhjes së Kombeve.4

Me rastin e kësaj fitoreje diplomatike, kryedelegati F. Noli mbajti një fjalim, më

18 dhjetor 1920, në seancën plenare të Lidhjes, teksa përmendi: “Një herë, Edmund

Burke thirri në Dhomën e Komunëve: Ej, koha e kalorësisë kaloi! (Alas the age of

chivalry is gone!). Kur këtu dje Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve u binda se

Burke e kishte gabim. U çudita kur pashë përkrahës nga të katër anët e botës që u ngritën

në këmbë, në mbrojtje të asaj fëmije të braktisur e të persekutuar të Evropës, përkrahës

nga Afrika e Amerika, nga Azia dhe Evropa, kur pashë fqinjët tanë, si të gjithë fqinjët

evropianë, që bujarisht votuan në favorin tonë, ndërsa m’u mbushën sytë me lotë. Ne

ishim të dënuar të luftonim e të vuanim në heshtje, po kurrë nuk e humbëm guximin, ne

shpresonim për një ditë më të mirë. Dhe tani, po shoh se si kanë ndryshuar punët e

njerëzit... sipas mendimit tim, pranimi ynë nderon Lidhjen”.5

Në vijim, peshkopi Noli përshëndeti dhe i shprehu falenderime të sinqerta në

mënyrë të veçantë Lordit Robert Cecil, emri i të cilit do të mbetej i paharruar në zemrat e

të gjithë shqiptarëve; të nderuarit z. Rowell, që mbështeti me elokuencë dhe argumente

çështjen shqiptare; si dhe delegatët e tjerë të vendeve miq, të cilit punuan me durim për të

përgatitur këtë fitore. Për Nolin, kjo arritje do të kishte qenë e pamundur, sikur të mos

ishin delegatët anglezë dhe francezë që përkrahën mocionin e Lordit Cecil. Ai i shprehu

mirënjohje të thellë Italisë, fqinjës fisnike të përtej detit, ndihma e së cilës u sigurua me

ardhjen në fuqi të të shkëlqyeshmit burrë shteti, z. Giolitti. Po ashtu, sjellja e Greqisë dhe

1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 284

2 AIH, A.V.57, Fl. 25

* Shtetet që votuan pro: Afrika e Jugut, Australia, Belgjika, Bolivia, Brazili, Perandoria britanike,

Kanadaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kuba, Danimarka, Spanja, Franca, Greqia, Guatemala, Haiti, India, Italia,

Japonia, Liberia, Nikaragua, Norvegjia, Zelanda e Re, Panamaja, Paraguaj, Holanda, Peruja, Portugalia,

Rumania, Salvadori, Shteti Serbo-Kroato-Slloven, Siami, Çekosllovakia. Abstenime dhe të munguar:

Argjentina, Honduras, Persia, Polonia, Suedia, Uruguaj, Venezuela. 3 Hamdi Karazi. “Pranimi i Shqipnis në Lidhjen e Kombevet”, Bashkimi i kombit, V. II, nr. 92, Tiranë, E

premte, 21 prill 1944, f. 1 4 Ferit F. Baça. Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare. Tiranë: Globus R., 2010, f. 77

5 Fan S. Noli. Ligjërime: (1906-1964). Tiranë: Dudaj, 2002, f. 111

Page 50: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

34

Serbisë preku popullin shqiptar. Fan Noli pohonte lumturinë e madhe që Lidhja e

Kombeve i kishte hapur dyert e saj në Luisse, motër malësore e vendit tonë, në të cilin

kombi i ri shqiptar kishte për të gjetur një model të përparuar në të gjitha pikëpamjet.1

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte rrjedhojë e rolit deciziv në

Asamble të përfaqësuesve të Perandorisë britanike, e cila shfaqte interes për koncesionet

e resurseve të nëntokës shqiptare. Qeveria e Londrës i propozoi Tiranës zyrtare t’i

garantonte shoqërisë Anglo-Persiane të drejtën ekskluzive për të kërkuar dhe shfrytëzuar

vajgurin në Shqipëri në këmbim të anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.2

Përpos mbështetjes së botës anglo-saksone, në favor të shtetit shqiptar lobuan edhe miqtë

e tij, si francezi Justin Godart, i cili apeloi pranë delegacioneve pjesëmarrëse në Gjenevë

se “i përkiste Shqipërisë t’i akuzonte Fuqitë e Mëdha për shtypjen, copëtimin dhe

mosmarrëveshjet për tokat e kufijve të saj. Prandaj, përpara Kombeve të Mëdha shtrohej

një punë e ndershme për të mos cënuar emrin e tyre. Moralisht ato i detyroheshin

Shqipërisë”. 3

Anëtarësimi i vendit në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi të madhe për të

ardhmen politike. Së pari, u ripohua njohja ndërkombëtare e Shqipërisë, si shtet i pavarur

dhe sovran4; së dyti, pranimi i saj përbënte një akt njohjeje kolektive të qeverisë në

pushtet, që mundësonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e botës së

qytetëruar dhe, së treti, i hapej rrugë shqyrtimit të çështjeve të pazgjidhura në raport me

fqinjët.

Një ndër to ishte nënshkrimi i marrëveshjes për respektimin e të drejtave të

pakicave. Vetëm dy ditë para pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Asambleja

me dëshirën për të siguruar të drejtat e minoriteteve në ato vende që kërkonin të bënin

pjesë në këtë organizatë ndërkombëtare, siç ishin Shqipëria, shtetet e Kaukazit e të detit

Balltik, i ftoi ato të binin dakord me Këshillin mbi mënyrën e zbatimit të parimeve të

shkruara në traktatet e minoriteteve. Edhe pse ky vendim nuk përbënte një kusht pranimi,

Shqipëria e miratoi pa asnjë kundërshtim dhe me anën e një “Deklarate” u zotua për t’u

dhënë pakicave që jetonin në vendin tonë të gjitha të drejtat që Lidhja e Kombeve i

konsideronte të arsyeshme. Fjala ishte pikësëpari për pakicat greke në jug, për shkak të

garancisë që kërkonte qeveria greke.5

Më 9 shkurt 1921, në letrën dërguar Eric Drummond-it, kryeministri i Shqipërisë,

Iljaz Vrioni, informonte Asamblenë e Lidhjes për politikën e qeverisë në lidhje me

çështjen e pakicave. Ajo u garantonte shkollim falas 15.000 grekëve në provincat e jugut

si dhe grupeve të vogla sllave në veri. Të gjithë qytetarët shqiptarë, pa dallim kombësie,

gëzonin liri fetare, të drejtat sociale dhe politike. Pjesëtarë të minoriteteve ashtu sikurse

populli shqiptar ishin të integruar në mënyrë të padiferencuar në administratën shtetërore,

qendrore dhe lokale, institucionet e gjyqësorit dhe në ushtri. Për më tepër, qeveria

kombëtare kishte adoptuar një sistem proporcional për zgjedhjet e afërme parlamentare

që siguronte rritjen e përfaqësimit të pakicave etnike. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare e

cilësonte të nevojshme ndërhyrjen miqësore të Lidhjes së Kombeve në mbrojtje të qindra,

1 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 50

2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 171

3 Justin Godart. Ditarët shqiptarë. Tiranë: Dituria, 2008, f. 236

4 AIH, A.V.95, Fl. 9

5 Dhimitër Berati. Shënime historike: mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve. Tiranë: “Husi

Borshi”, 2007, f. 34

Page 51: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

35

mijëra shqiptarëve, që për arsye të vendimeve të padrejta politike, ndodheshin nën

qeverisjen greke dhe jugosllave. 1

Si rrjedhojë e gjeopolitikës evropiane, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë nuk

ishte konsoliduar ende. Në notën e datës 2 mars 1921 që, presidenti i delegacionit

shqiptar, Mithat Frashëri, i drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes, Eric Drummond-

it, dhe për dijeni Shkëlqesisë së tyre z. Lloyd George, M. Aristide Briand, Kontit Sforza

dhe Baron Hayashi, anëtarë të Këshillit të Lartë në Londër, i njoftonte për situatën jo

normale të Shqipërisë, e cila edhe pse vend anëtar i Lidhjes, nuk i ishte dhënë mundësia

të vendoste marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera.2

Kjo gjendje jo e favorshme e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare vërehej në disa

drejtime: 1. meqënëse nuk ishte njohur ende zyrtarisht, qeveria shqiptare nuk mund të

emëronte Konsuj, për rrjedhojë shqiptarët e shumtë në numër që banonin në vende të

ndryshme të Evropës ishin të privuar nga mbrojtja; 2. lëvizjet e shqiptarëve që jetonin

jashtë ishin vështirësuar ose bërë të pamundura; 3. konsujt e Fuqive të Mëdha refuzonin

vizat për pasaportat shqiptare me argumentin se Shqipëria ishte shtet i panjohur; 4. ajo

nuk u pranua në Bashkimin Universal të Postave, duke ndërlikuar komunikimin e rregullt

postar dhe telegrafik; 5. Shqipëria nuk mund të vendoste marrëdhënie me autoritetet e

Fuqive dhe as të niste negociata me sipërmarrjet e tyre financiare e industriale, fakt që do

të ndikonte në prosperitetin e vendit; gjithashtu, pozita e papërcaktuar politike e

Shqipërisë favorizonte dhunimin e kufijve prej fqinjëve greke e serbë.3

Rrethana të tilla detyruan kryedelegatin F. Noli t’i dërgonte, më 15 mars 1921, një

telegram proteste Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, të cilin e informonte

se grekët kishin përqendruar trupat e tyre të rregullta dhe të parregullta përgjatë kufijve

jugorë të Shqipërisë, me qëllimin e dukshëm për të shkaktuar turbullira, që do t’i

shërbenin si pretekst për të pushtuar dhe zënë me forcë krahinat shqiptare të Gjirokastrës

dhe Korçës, të ashtuquajtur Epiri i Veriut. Këto territore i takonin Shqipërisë edhe me

vendim të Konferencës së Londrës të 1913-ës, që nuk ishte denoncuar nga asnjë prej

fuqive nënshkruese. Banorët e tyre me përjashtim të një minoriteti të papërfillshëm grek,

ishin të gjithë shqiptarë. Prandaj, në emër të drejtësisë, të paqes dhe të moralit

ndërkombëtar, Noli i bënte thirrje Këshillit të Lidhjes të ndalonte me kohë ndonjë

agresion të pajustifikueshëm grek, që padyshim do të provokonte ndërlikime të rënda për

faktin se shqiptarët ishin të vendosur t’i rezistonin pushtimit të territoreve kombëtare deri

në fund.4

Në përgjigjen që Vassilis Dendramis, drejtori i Sekretariatit të Përhershëm grek në

Lidhjen e Kombeve, i dërgoi Eric Drummond-it, në emër të Athinës zyrtare mohonte të

dhënat e delegatëve shqiptarë. Ai argumentonte se qeveria greke, bazuar në vendimin e

Konferencës së Paqes në Paris, më 31 dhjetor 1919, nuk kishte arsye të përdorte forcën.

1 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 13-14 (Deklarata e përfaqësuesit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, notë e

Sekretarit të Përgjithshëm mbi minoritetin grek në Shqipëri, trajtimi i tyre nga qeveria shqiptare si dhe

letër-përgjigjja e kryetarit të qeverisë shqiptare Lidhjes së Kombeve lidhur me ankesat e qeverisë greke për

këtë problem) 2 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 16 (Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, letra të Nolit, delegatëve grekë

dhe jugosllavë drejtuar Konferencës së Ambasadorëve dhe pikëpamja e Fuqive të Mëdha për njohjen e

kufijve të 1913-s, masat e marra për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve dhe korrespondenca

përkatëse me Ministrinë e Punëve të Jashtme) 3 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 37

4 AQSH, F. 26, V. 1921, D. 2, Fl. 63

Page 52: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

36

Nga ana tjetër, këto veprime nuk dëshmonin qëllimin e mirë të Shqipërisë: 1. shkelja në

mënyrë të përsëritur nga qeveria e Tiranës e Protokollit të Kapshticës, të nënshkruar në

maj 1920, diktonte palën shqiptare dhe greke të respektonte statusquo-në derisa vija e

kufirit midis të dy vendeve të ishte caktuar nga Fuqitë e Mëdha; 2. burgosja e grekëve që

refuzuan të merrnin pjesë në zgjedhjet në Epirin e Veriut; 3. kundërshtimet e

vazhdueshme të privilegjeve eklestike të Korçës dhe Gjirokastrës; 4. presioni i ushtruar

ndaj bashkëkombasve tanë për të nënshkruar një deklaratë të hartuar nga nacionalistë

shqiptarë të Korçës në favor të pavarësisë së Epirit të Veriut; 5. shpalljet se Greqia kishte

hequr dorë nga pretendimet e saj për Korçën dhe Vorio-Epirin. Këto veprime tregonin

synimin e Shqipërisë për t’iu shmangur vendimeve të Konferencës së Paqes. Përsa i

përket zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, në mungesë të rendit në territoret e

pretenduara prej tyre, grekët refuzuan të merrnin pjesë në votime, duke vulosur kështu

dhunimin e marrëveshjes së Kapshticës.1

Përpos marrëdhënieve të tensionuara greko-shqiptare, në Asamblenë e Lidhjes së

Kombeve delegati britanik, H. Fischer, konfirmoi raportin e paraqitur nga Mithat Frashëri

për dëmet që Shqipëria kishte pësuar nga fqinji verior.2 Që prej fundit të vitit 1918,

Serbia mbante të pushtuar të ashtuquajturën vijë të armëpushimit, që ndodhej tërësisht në

tokë shqiptare. Aty serbët, në muajin gusht dhe shtator 1920, plaçkitën dhe shkatërruan

140 fshatra; dogjën 6603 shtëpi, 113 mullinj, 50 xhami e 18 teqe. Ndër këto sulme serbe,

738 shqiptarë gjetën vdekjen; 238 nga të cilët 39 gra, 39 fëmijë u mbytën; 200 u

masakruan prej të cilëve 146 gra dhe 91 fëmijë. Pas kësaj, serbët morën 37.072 dhen,

6.228 lopë e qe, 1635 kuaj, si dhe 11.052 kilo bereqet.3

Kjo gjendje, e shoqëruar me mosndërhyrjen e faktorit evropian, detyroi 40.000

shqiptarë të vendosen në Shqipërinë Qendrore. Jo vetëm prania e këtyre refugjatëve

përbënte një barrë të rëndë për financat e shtetit, por ajo ishte gjithashtu burim rreziku për

marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Për më tepër, kohët e fundit, numri i

refugjatëve ishte rritur ndjeshëm prej eksodit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët për t’i

shpëtuar përsekutimit të serbëve, kërkonin siguri në Shqipëri. Qeveria e Tiranës bëri

përpjekje miqësore te homologia jugosllave që të siguronte evakuimin e kufijve dhe, nga

fundi i prillit, një mision shqiptar u dërgua në Beograd, me qëllim që të arrihej

kompromisi me shtetin Serbo-Kroato-Slloven, për evakuimin e territoreve që serbët

mbanin ende të pushtuara. Megjithë synimin e qeverisë shqiptare për të arritur një

marrëveshje, Beogradi zyrtar refuzoi të merrte parasysh propozimet e saj dhe asnjë notë

nuk u dërgua në përgjigje të shkresës që misioni i paraqiti qeverisë jugosllave.4

1 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 285-286 (Raporti i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve dhe

korrespondenca ndërmjet Mithat Frashërit, Fan Nolit, Dh. Beratit, Ministrisë së Punëve të Jashtme,

Kryeministrisë etj. mbi veprimtarinë e delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve dhe Konferencën e

Ambasadorëve dhe mbi probleme të ndryshme politiko-ekonomike të Shqipërisë, si njohja e qeverisë,

problemi i kufijve, provokacionet dhe synimet e serbëve dhe grekëve, zgjedhje deputetesh, koncesione etj.) 2 J. Swire, op.cit., f. 270

3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 59

4 AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 67 (Memorandume, protokolle, procesverbale, fjalime, kopje

letërkëmbimesh ku pasqyrohet problemi shqiptar në Lidhjen e Kombeve, pretendimet e shteteve fqinjë ndaj

territorit shqiptar, debatet e zhvilluara ndërmjet delegacionit shqiptar dhe delegacionit të Jugosllavisë dhe

Greqisë, si dhe mbrojtjet që ka bërë delegacioni shqiptar në sesione të ndryshme të Lidhjes së Kombeve ku

Fan Noli ka qenë përfaqësues)

Page 53: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

37

Në këto kushte të cënimit të sovranitetit dhe të integritetit territorial prej shteteve

fqinjë, një valë zemërimi shpërtheu në të gjithë vendin. Banorë të qyteteve të ndryshme

dhe përfaqësuesit e tyre lokalë i drejtuan nota proteste Lidhjes së Kombeve për sigurimin

e të drejtave dhe të interesave të tyre kombëtare kundër intervencioneve të huaja. Ata

shpallnin se nuk do të lejonin armiqtë që me lloj lloj mënyra synonin t’i vinin përsëri në

zgjedhë dhe robëri.1 Edhe qeveria shqiptare i kërkoi Këshillit të Lidhjes respektimin e

kufijve të 1913-ës, të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, me

tërheqjen e trupave jugosllave nga pjesa veriore dhe largimin e forcave greke nga 26

fshatrat në lindje të rrethit të Korçës. Tirana zyrtare e mbështeti kërkesën e saj në nenin

15 të Paktit të Lidhjes: “Në qoftë se ndodhte një mosmarrëveshje midis anëtarëve të

organizatës dhe nëse ajo nuk i nënshtrohej arbitrazhit sipas nenit 13, anëtarët e Lidhjes

binin dakord që ta shtronin atë përpara Këshillit. Në këtë rast mjaftonte që njeri prej tyre

të vinte në dijeni për këtë mosmarrëveshje Sekretarin e Përgjithshëm, dhe ky merrte të

gjitha masat e nevojshme për një hetim dhe shqyrtim të plotë”.2

Më 25 qershor 1921, në sallën e Xhamave të Pallatit të Kombeve u mbajt

mbledhja e Këshillit, ku u diskutua çështja shqiptare. Në tryezë ishin të pranishëm,

përveç anëtarëve të Këshillit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, edhe kryetari i delegatës

shqiptare, Fan Noli, ai grek z. Alexandropulos dhe kryedelegati jugosllav, z. Jovanovitch.

Mbledhja u zhvillua me dyer të hapura, me kërkesë të përfaqësuesit shqiptar, për të

ndërgjegjësuar opinionin botëror për argumentet e pathemelta të fqinjëve ndaj

Shqipërisë.3 Në fjalën e tij, ipeshkvi ortodoks, Imzot Noli, pohoi dëshirën e zjarrtë për

vendosjen e paqes në Ballkan. Me qëllim krijimin e marrëdhënieve fqinjësore e të mira

dhe arritjen e paqes, ai i bënte thirrje nëpërmjet Lidhjes së Kombeve ndjenjës së detyrës

dhe barazisë së fqinjëve, si dhe dëshirës së tyre për të vendosur një paqe të sinqertë në

Gadishull, gjë që ishte e nevojshme për Evropën. Zhvillimi moral dhe ekonomik i

vendeve ballkanike nuk mund të arrihej veçse mbi bazën e së drejtës. Shqipëria kishte

konflikte kufitare me fqinjët e saj. Ajo ishte përpjekur të merrej vesh paqësisht me ta, por

pa sukses. Rrjedhimisht, duke ndjekur rrugën e natyrshme që u jepej të gjithë anëtarëve të

Lidhjes së Kombeve, Shqipëria kërkonte ndërhyrjen e saj si arbitre. Ajo e quante të

nevojshme të vinte në dukje situatën delikate të politikës së jashtme të Shqipërisë, sa që

incidenti më i vogël kufitar mund t’i shkaktonte një konflikt të dhimbshëm. Për këtë

arsye, ajo uronte me gjithë shpirt vënien në vend të drejtësisë.4

Në themel të memorandumit shqiptar ishte kërkesa për sigurimin e kufijve të

përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe në Protokollin e Firences, të vitit 1913. Kjo

kërkesë legjitimohej me faktin se vendimet e arritura në ato Konferenca nuk ishin

abroguar. Memorandumi grek, në dallim nga ai shqiptar, vinte në diskutim vlefshmërinë

ndërkombëtare të këtyre marrëveshjeve. Për përfaqësuesin grek, Protokolli i Firences me

të vërtetë shënoi kufijtë e Shqipërisë, por ato mbetën në hartë, pa u përcaktuar në terren.

Këto marrëveshje nuk njiheshin prej tij si efektive për dy arsye. Së pari, në përmbajtjen e

Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915 ishin ngritur kushte, të cilat de facto e kishin bërë

1 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 1 (Letra e telegrame, të dala nga mitingjet e organizuara nga popullsia e

krahinave të ndryshme të Shqipërisë drejtuar Lidhjes së Kombeve dhe Konferencës së Ambasadorëve me

anë të së cilave protestojnë kundër copëtimit të vendit dhe kërkojnë kufijtë e 1913) 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 297

3 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E premte, 26 gusht

1921, f. 2 4 AMPJ, V. 1921, D. 41/1, Fl. 417 (Memorandumi shqiptar dërguar Lidhjes së Kombeve, 25 qershor 1921)

Page 54: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

38

të pavlefshme Marrëveshjen e Londrës të vitit 1913. Së dyti, asnjanësia e Shqipërisë ishte

dhunuar pas pjesëmarrjes së saj në Luftën e Parë Botërore.1

Argumentet e mësipërme u hodhën poshtë nga kryedelegati Noli. Ai theksoi se

marrëveshjet e 1913-ës mbeteshin në fuqi përderisa, nga pikëpamja ligjore, Traktati i

Fshehtë i Londrës (1915) nuk kishte asnjë vlerë ndërkombëtare sepse nuk ishte botuar

nga palët nënshkruese. Për më tepër, ai u anulua nga marrëveshjet e mëvonshme, si:

Traktati i Rapallos dhe Protokolli i Tiranës. Në këtë të fundit, sanksionohej heqja dorë e

Italisë nga sovraniteti mbi Vlorën dhe e drejta e mandatit në shtetin shqiptar. Përsa i

takon neutralitetit të Shqipërisë, të garantuar nga Fuqitë e Mëdha, që u shkel gjoja me

hyrjen në luftë, më 1914, të Esad Pashës, Noli arsyetoi se po të ishte me të vërtetë kryetar

i shtetit, E. Pasha, dhe të radhitej në luftë përkrah aleatëve, atëherë detyrimisht ai duhej të

konsiderohej si aleat. Por si ishte e mundur që Konferenca e Paqes të ëndërronte për

copëtimin e një vendi aleat? Kjo tregonte se Shqipëria kishte qëndruar asnjanëse në

kohën e luftës dhe nuk mund të pranonte që Konferenca e Ambasadorëve të caktonte

përsëri kufijtë e saj, të vendosur në Londër, më 1913, përpara se të fillonte Lufta e Parë

Botërore. Pasi qëllimi i Konferencës së Ambasadorëve ishte trajtimi i çështjeve ndërmjet

fituesve dhe të mundurve, d.m.th. lidhja e traktateve të paqes. Po ashtu, qeveria shqiptare

mendonte se trashëgimtarja e koncertit evropian ishte Lidhja e Kombeve, dhe jo

Konferenca e Ambasadorëve. Nga ky shkak çështja e Shqipërisë duhej të bisedohej dhe të

vendosej prej Lidhjes së Kombeve. Nga ana tjetër, Konferenca e Ambasadorëve merrte

për parim pikëpamje politike të pathemelta, ndryshe nga synimi kryesor i Lidhjes për

ruajtjen e paqes dhe sheshimin e mosmarrëveshjeve midis anëtarëve të saj.2

Po në mbledhjen e datës 25 qershor 1921,3 Këshilli i Lidhjes së Kombeve, në

dallim nga qëndrimi i faktorit shqiptar, miratoi një rezolutë që ia delegonte Konferencës

së Ambasadorëve kompetencën e zgjidhjes së problemit të kufijve të Shqipërisë. Ai e

konsideronte të paarsyeshme shqyrtimin njëkohësisht të së njëjtës çështje nga dy forumet

ndërkombëtare, por nuk përjashtonte ndjekjen e kujdesshme të punimeve dhe ndikimin e

Këshillit të Lidhjes në mbrojtje të popullit dhe të kombit shqiptar.

Përpjekjeve diplomatike të delegatëve shqiptarë në Lidhjen e Kombeve i shtohej

edhe zëri qytetar që protestonte përpara Këshillit për garantimin e të drejtave kombëtare,

duke kërkuar dhënien fund të mizorive dhe masakrave të kryera nga kombet e huaja.

Shqipëria e Sipërme dhe Çamëria duhet të bashkoheshin me vëllezërit e tyre, që të mos

mbeteshin jashtë kufijve etnografikë e kombëtarë të krijuar nga natyra dhe i madhi zot

vetë për popullin shqiptar.4

Më 2 shtator 1921, në mbledhjen e Këshillit të Lidhjes së Kombeve u diskutua në

lidhje me çështjen shqiptare. Delegati Jovanovitch protestoi kundër akuzave të qeverisë

shqiptare që trupat jugosllavë kishin kaluar kufijtë, e përcaktuar më 1913, dhe sulmuan

Shqipërinë. Sipas informatave të siguruara nga Republika e Mirditës kishte dy qeveri në

Shqipëri, qeveria e Tiranës dhe qeveria e Mirditës. Kjo e fundit e akuzonte qeverinë e

Tiranës se kishte ndihmuar turqit e rinj dhe bolshevikët të luftonin me popullsinë e

1 Ledia Dushku, “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve (1920-1922)”, Studime historike, nr.3-4,

2006, f. 71 2 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 27 gusht

1921, f. 2 3 AIH, A.V.129, Fl. 15

4 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 108

Page 55: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

39

krishterë. Lidhja e Kombeve, me pranimin e Shqipërisë si anëtare, kishte njohur që në

Tiranë ekzistonte një qeveri de facto, por kjo qeveri nuk u njoh asnjëherë nga ndonjë

Fuqi. Ai e konsideronte të nevojshme që Këshilli të dërgonte një Komision hetimor në

Shqipëri, në mënyrë që të gjente se cila qeveri përfaqësonte vendin.1

Pikëpamjen e Jovanovitch-it e kundërshtoi me argumente bindëse Mehmet

Konica, i cili theksoi se Shqipëria kishte një qeveri të përgjithshme, të njohur prej të

gjithë popullit shqiptar, të përkrahur prej parlamentit dhe me qendër në mes të Shqipërisë,

në vend që qeveria e Republikës së vetëshpallur të Mirditës përbëhej vetëm nga Marka

Gjoni dhe e kishte qendrën në Prizren, në tokë jugosllave. Përpos kësaj, nuk duhej

harruar se zakoni i Jugosllavisë, për vendet që kishte lakmi, ishte të krijonte republika,

sikurse veproi në Barabya të Mazharisë përpara se t’a evakuonte. Të njëjtën gjë bënte

edhe në Mirditë. Në vijim, delegati italian, markezi Imperiali, deklaroi se qeveria e

Tiranës ishte e vetmja qeveri që përfaqësonte ligjërisht Shqipërinë në Lidhjen e

Kombeve. Do të përbënte një precedent të rrezikshëm ndërhyrja në organizimin e

brendshëm të shtetit, duke proceduar me hetime si ato që kërkonte përfaqësuesi i Shtetit

Serbo-Kroato-Slloven. Madje, markezi Imperiali dëshmoi se Italia kishte përfunduar

Marrëveshjen e 2 gushtit 1920 me qeverinë e Tiranës. Në fund të seancës, pasi ndoqi

rrjedhën e diskutimeve, raporteri, Mr. Balfour, përfaqësuesi i Britanisë, propozoi që, në

përputhje me kërkesën e shqiptarëve, Asambleja do të merrej jo vetëm me përcaktimin e

kufijve, por duhej të zgjidhte edhe problemin e dhunimit të tyre prej shteteve fqinjë.

Këshilli e aprovoi këtë propozim.2

Komisioni VI i Lidhjes së Kombeve u mblodh më 26 shtator 1921. Gjatë

punimeve të tij, kryedelegati shqiptar F. Noli, duke protestuar kundër sulmit serb, i

kërkonte Lidhjes të siguronte mjetet e duhura për të zbrazur tokat shqiptare të pushtuara

arbitrarisht dhe të shtrëngonte Jugosllavinë t’i jepte fund veprimeve të saj armiqësore

ndaj Shqipërisë, si edhe të ngarkonte një komision për të studiuar gjendjen në vend.

Delegati anglez, Fischer, pohonte se çështja e kufijve i takonte Konferencës së

Ambasadorëve, por Serbia dhe Greqia, që i kishin zgjeruar kufijtë në kohën e luftës,

duhet ta trajtonin Shqipërinë si motrën e vogël, për të harruar të shkuarën. Përfaqësuesi

grek, Frangulis, përgjigjej se nuk bëhej fjalë për zgjerimin e Greqisë, por vetëm të

zbatohej e drejta e plebishitit në Epirin e Veriut.3

Ndërsa, delegati serb, Splaikovich deklaronte “se konflikti midis dy vendeve nuk

ishte një invazion serb në tokën shqiptare, por një ripushtim i disa fshatrave që shqiptarët

i kishin zënë në mënyrë arbitrare, duke shkelur kufijtë e doradorëshme që kishte caktuar

si vijë ushtarake Komandanti i Ushtrive të Ballkanit, Gjeneral d’Esperay. Oratori serb

siguronte se situata nuk duhej marrë nga një pikëpamje kaq tragjike siç i përfytyronin

komunikatat shqiptare. Ajo përbënte vetëm një episod të vogël pa ndonjë rëndësi”.4

Qëndrimet kontradiktore të palëve në konflikt kushtëzuan Lordin R. Cecil të propozonte

dërgimin e një Komisioni në Shqipëri, për të vëzhguar situatën në kufi dhe zbatimin e

vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve.

Diskutimet për Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në shtator 1921, përfunduan

me miratimin e rezolutës së mëposhtme: 1. Asambleja, pasi mori në shqyrtim thirrjen e

1 AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 102

2 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 232-233

3 “Çështja shqiptare në Shoqërinë e Kombeve”, Drita, V.II, Gjirokastër, E djelë, 9 tetor 1921, f. 4

4 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 208

Page 56: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

40

qeverisë shqiptare drejtuar saj, më 29 qershor 1921, si dhe vendimin e Këshillit të 2

shtatorit 1921 për t’ia përcjellë Asamblesë çështjen lidhur me ankesën e Shqipërisë

kundrejt Shtetit Serbo-Kroato-Slloven; Duke njohur sovranitetin dhe pavarësinë e

Shqipërisë si çështje të vendosura me pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve; Duke marrë

shënim se Jugosllavia dhe Greqia i kishin njohur Fuqitë kryesore aleate dhe shoqe si

organin kompetent për të vendosur për kufijtë e Shqipërisë, të cilat pothuajse e zgjidhën

çështjen e paraqitur; i rekomandonte Shqipërisë të pranonte vendimin e marrë nga Fuqitë

aleate dhe shoqe.1

2. Përveç kësaj, Asambleja pasi ishte njohur me ankesat e Shqipërisë kundrejt

shtetasve të Jugosllavisë dhe të ankesave të tyre ndaj disa fiseve dhe individëve shqiptarë;

Pasi u njoh po ashtu me deklaratat e bëra lidhur me trazirat serioze në Shqipërinë e Jugut

dhe në Epirin e Veriut; i lutej Këshillit që të caktonte menjëherë një Komision prej tre

anëtarësh të paanshëm, të cilët do të shkonin në Shqipëri dhe do të raportonin mbi

zbatimin e vendimit që kishin marrë Fuqitë kryesore aleate dhe shoqe, si dhe për trazirat

që ndodhnin në kufi të Shqipërisë ose në afërsi të tij. Komisioni duhej të kishte të drejtën

për të caktuar përfaqësues të paanshëm, vëzhgues ose të tjerë, të cilët mund ta ndihmonin

në ushtrimin e funksioneve të tij.2

Gjatë sesionit të XIV-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve u shqyrtua çështja e

minoriteteve në Shqipëri. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Balfour, lexoi raportin në të

cilin këshillohej që problemi i pakicave të mos shndërrohej në subjekt të një traktati midis

fuqive kryesore aleate e shoqe dhe Shqipërisë, por të merrte formën e një deklarate të

shtetit shqiptar drejtuar Lidhjes. Kjo për arsyen se Shqipëria nuk përfaqësonte një shtet të

ardhur në jetë nga traktatet e paqes dhe se detyrimet e saj të posaçme në lidhje me pakicat

buronin nga një rezolutë e Asamblesë së Lidhjes. Pra, propozohej që Lidhja t’a trajtonte

këtë temë direkt me qeverinë shqiptare dhe jo nëpërmjet fuqive aleate e shoqe.3

Në seancën e 2 tetorit 1921, debatet për çështjen e minoriteteve në Këshillin e

Lidhjes përfunduan me nënshkrimin nga Imzot Noli të Deklaratës për mbrojtjen e

pakicave në Shqipëri.4 Ky dokument u garantonte të gjitha kategoritë e të drejtave civile,

1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 299

2 Ibid., f. 299-300

3 J. Swire, op.cit., f. 282

4 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 176 (Përmbajtja e Deklaratës për respektimin e minoriteteve, 2 tetor 1921:

Art. 2 - Të gjithë rezidentëve në Shqipëri u garantohej mbrojtja e jetës dhe e lirisë, pa dallim vendlindje,

kombësije, gjuhe, race e feje. Ata gëzonin të drejtën të ushtronin lirisht fenë dhe besimin e tyre derisa të

mos prishnin qetësinë publike dhe cënonin zakonet e vendit. Secili kishte të drejtë të ndërronte fenë. Do të

merreshin masat e duhura për muhamendanët, me qëllim rregullimin e çështjeve të të drejtave të fëmijve

dhe të statutit personal, në përputhje me zakonet muhamedane. Art. 3 - Të gjithë të lindurit në Shqipëri

përpara luftës, gratë e tyre dhe bijtë e vegjël nën moshën 18 vjeç, në qoftë se dëshironin, kishin të drejtë të

bëheshin qytetarë shqiptare brenda dy vjetëve nga data e kësaj deklarate. Quheshin nënshtetas grekë, vet-

vetiu dhe pa asnjë formalitet, nënshtetasit shqiptarë, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të traktatit midis

Fuqive të Mëdha dhe Greqisë, të nënshkruar në Sevrë më 10 gusht 1920, banonin në viset që iu dhanë

shtetit grek. Megjithatë ata gëzonin të drejtën të zgjidhnin nënshtetësinë shqiptare, siç tregohej në art. 3 të

traktatit të Sevrës, pa u përballur me asnjë pengesë. Kjo e drejtë zgjedhjeje e nënshtetësisë duhej të bëhej

brenda një viti që nga data e vënies në veprim të këtij traktati (de Sêvre). Shqipëria ishte e gatshme të

merrte në konsideratë udhëzimet e Këshillit të Lidhjes së Kombeve mbi emigracionin e të dy palëve dhe me

vullnetin e minoriteteve etnike. Art. 4 - Të gjithë nënshtetasit shqiptarë ishin të barabartë para ligjit dhe

gëzonin të gjitha të drejtat civile e politike pa ndryshim race, gjuhe e feje. Në Shqipëri do të zbatohej një

sistem zgjedhjeje duke marrë parasysh të drejtat e minoriteteve të racës, fesë dhe të gjuhës. Ndryshimi i

fesë, i besimit dhe i ushtrimit të saj nuk do të penalizonte asnjë nënshtetas shqiptarë përsa i përket

Page 57: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

41

politike e sociale minoriteteve etnike, fetare apo gjuhësore që jetonin në vend.

Konkretisht, në art. 1 të deklaratës sanksionohej se nenet e saj kishin vlerën e ligjeve

themelore në shtetin shqiptar dhe se asnjë ligj, rregullore dhe vepër zyrtare nuk duhej të

ishte në kundërshtim me to. Artikujt e tjerë përcaktonin çështje të tilla, si: garantimin e

jetës dhe të lirisë, pa dallim kombësie, vendlindje, gjuhe, race e feje; ndërrimin dhe

ushtrimin lirisht të besimit fetar; barazinë e të gjithë shtetasve para ligjit; procedurat për

zgjedhjen e nënshtetësisë; përdorimin e gjuhës amtare në marrëdhëniet private, tregtare,

në shtyp etj; të drejtën e pakicave kombëtare për t’u arsimuar në gjuhën amtare;

mundësitë e pranimit në nëpunësi shtetërore apo angazhimit në veprimtari të ndryshme

ekonomike dhe përfitimin nga shpërndarja e fondeve publike. Deklarata hynte në fuqi për

të gjitha minoritetet. Ajo kishte rëndësi të madhe në planin ndërkombëtar dhe vihej nën

sigurimin e Lidhjes së Kombeve. Artikujt e Deklaratës mund të ndryshoheshin vetëm me

pëlqimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes.1

Nënshkrimi i deklaratës për mbrojtjen e minoriteteve ndikoi pozitivisht në

përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, ky veprim i

hapte rrugë qeverisë shqiptare t’i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që edhe

Greqia e Jugosllavia fqinjë t’i garantonin të njëjtat të drejta shqiptarëve që banonin në

territoret e tyre.

Në këtë linjë, markezi Imperiali vuri në dukje se qeveria greke nuk vepronte

konform parimeve të përgjithshme të Traktateve për Pakicat që kishte nënshkruar.

përfitimeve nga të drejtat civile e politike të tij e veçanërisht për pranimin e tij në shërbim të shtetit, në

nëpunësira, në nderime dhe në ushtrim të mjeshtërive të ndryshme të industrisë. Nënshtetasit shqiptarë

përdorinin lirisht gjuhën e tyre në marrëdhënie private, tregtare, në çështje fetare, në shtyp, botime të çdo

lloji etj. Megjithëse qeveria shqiptare kishte një gjuhë zyrtare, ajo u garantonte nënshtetasve të saj të

përdornin gjuhën e tyre të folur dhe të shkruar përpara gjygjeve. Art. 5 - Nënshtetasi shqiptar që bënte pjesë

te minoritetet e fesë, të racës apo të gjuhës, gëzonte të gjitha të drejtat që kishin nënshtetasit shqiptarë. Ata

kishin të drejtë të mbanin, të drejtonin e të kontrollonin, me të hollat e tyre, apo të krijonin në të ardhmen,

shoqëri mirëbërëse, fetare a shoqërore, shkolla e të tjera ndërtesa mirërritjeje, duke patur të drejtën të

përdornin lirisht gjuhën e vet e duke vepruar lirisht me fenë e tyre. Qeveria shqiptare brenda 6 muajve që

nga data e kësaj deklarate zotohej t’i paraqiste Këshillit të Lidhjes së Kombeve shpjegime të plota përsa i

përket statutit legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve, shkollave, shoqërive mirëbërëse të

minoriteteve të racës, fesë dhe gjuhës. Qeveria shqiptare do të merrte parasysh të gjitha porositë që Lidhja e

Kombeve do t’i jepte mbi këtë pikë. Art. 6 - Sa për çështjen e mësimit në qytetet e krahinat ku banonin

mjaftueshëm nënshtetas shqiptarë që nuk flisnin gjuhën zyrtare, qeveria shqiptare do t’u akordonte lehtësira

të posaçme për t’u siguruar fëmijve të tyre mësimin në gjuhën amtare në shkollat fillore. Kjo nuk e

pengonte aspak qeverinë shqiptare të vinte si gjuhë të detyrueshme në këto shkolla mësimin e gjuhës

shqipe. Në qytetet e në krahinat ku ndodhej një numër i mjaftueshëm nënshtetasish shqiptarë prej

minoriteteve të racës, fesë a gjuhës, u sigurohej një pjesë e drejtë e shumave nga ndarja e fondeve publike

të buxhetit të Shtetit, Katunderive a të tjerave për qëllim mirërritjeje, feje e mirëbërjeje. Art. 7 - Artikujt e

lart-shënuar të kësaj deklarate hynin në fuqi për minoritetet e racës, fesë a gjuhës; përbënin detyra interesi

ndërkombëtar dhe viheshin nën sigurimin e Lidhjes së Kombeve. Ato nuk mund të ndërroheshin pa

pëlqimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes. Anëtarët e tij kishin të drejtë të tërhiqnin vërejtjen e Këshillit

në rast mosrespektimi të ndonjërit prej neneve, ndërsa Këshilli vepronte duke dhënë udhëzime të arsyeshme

dhe të efektshme në raste të tilla. Në qoftë se midis Shqipërisë dhe një Fuqie tjetër, anëtare të Këshillit të

Lidhjes së Kombeve, lindte një ndryshim pikëpamje mbi çështje të drejtash e veprimesh të artikujve të lart-

përmendur, ajo konsiderohej një mosmarrëveshje me karakter ndërkombëtar sipas artikullit të Paktit të

Lidhjes së Kombeve. Çdo mosmarrëveshje e tillë dërgohej, nëse e kërkonte pala tjetër, në Gjyqin e

Përhershëm të Drejtësisë Ndërkombëtare. Vendimi i këtij Gjyqi ishte i padiskutueshëm dhe kishte fuqinë e

vlerën e një vendimi të dhënë në bazë të art. 13 të Paktit). 1 Ibid.

Page 58: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

42

Prandaj, ai propozoi që shteti helen t’i bënte Këshillit të Lidhjes një deklaratë ku të

merrte përsipër zbatimin ndaj pakicave shqiptare në Greqi të principeve të pranuara nga

delegati shqiptar, Noli. Kësaj kërkese, përfaqësuesi grek, Dendramis, iu përgjigj se

vendimi i takonte qeverisë greke.1

Qëndrimi i diplomacisë italiane nuk frenoi Athinën zyrtare të vijonte paraqitjen e

ankesave përpara këtij forumi ndërkombëtar për çështje të fesë dhe arsimit të minoritetit

grek në Shqipëri. Greqia, e zemëruar për dëbimin e dhespotit Jakob nga Korça dhe vënies

së gjuhës shqipe në kishë e në shkollë, protestoi pranë Lidhjes së Kombeve si gjoja

kundër një padrejtësie që bënte qeveria shqiptare, duke shkelur të drejtat e pakicës greke.

Nga ana tjetër, qeveria e Tiranës përgjigjej se nuk bëhej fjalë për persekutimin as për

padrejtësi kundër kurrkujt, vetëm se dhespoti Jakob i Durrësit që ishte vendosur vetë në

famullij të Korçës, merrej jo me punë fetare por me intriga politike.2 Ai bënte te të

krishterët e Korçës një propagandë të pa pushuar kundër shtetit shqiptar dhe për të mirën

e Greqisë. Ky zot duke u thënë të krishterëve shumë gënjeshtra për qeverinë e Tiranës se

ishte qeveri turke; duke i frikësuar ata me anën e fesë dhe me anë mallkimi, arriti të

ndalonte shumë të krishterë që të mos merrnin pjesë në votimin e parlamentarëve.3

Propaganda e tij pro helenike brenda e jashtë vendit dhe prania në Korçë e bënte

dhespotin Jakob një rrezik potencial për sigurinë dhe integritetin e Shqipërisë, fakt që

detyroi qeverinë të vendoste për dëbimin e tij.

Po ashtu, Vassilis Dendramis, në notën nr. 1865 dërguar Sekretarit të

Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond-it, i komunikonte, në lidhje me

administrimin e shkollave në Himarë, se qeveria shqiptare ndaloi mësimin e greqishtes në

tri klasët e para të shkollës fillore dhe lejoi mësime fetare, si dhe mësimin e gjuhës greke

vetëm një orë në ditë në klasën e katërt e më tej. Ajo, gjithashtu, reduktoi në një numrin e

mësuesve të greqishtes në fillore, në vend të 2, 3, në disa raste 4 mësuesve që kishte më

parë. Qeveria shqiptare emëroi 3 mësuese të gjuhës shqipe, që do të studiohej për herë të

parë në shkollat greke të Himarës, dhe kaloi në varësi të saj drejtimin e këtyre shkollave

greke. Në përputhje me udhëzimet e Athinës zyrtare, Dendramis vinte në dijeni se do të

fillonte një protestë të fuqishme në Lidhjen e Kombeve kundër tri masave, që ishin

dëshmi e politikës së qeverisë shqiptare për të “shqiptarizuar” popullsinë greke të

Himarës, në shkelje të sistemit të vendosur me kohë në Epirin e Veriut dhe të privilegjeve

të fituara nga himariotët prej kohëve të hershme dhe në bazë të art. 5 të Deklaratës së

nënshkruar, më 2 tetor 1921, nga Shkëlqesia e Tij, F. Noli, delegati shqiptar. Në Epirin e

Veriut, mësimet në shkollat e komunitetit ortodoks zhvilloheshin në greqisht dhe art. 5 i

sapo përmendur i jepte minoriteteve të racës, fesë dhe gjuhës të drejtën të mbanin,

drejtonin e kontrollonin shkollat e tyre, dhe të përdornin në mënyrë të pakufizuar gjuhën

e të ushtronin lirisht besimin e tyre. Dendramis kërkonte që protesta t’ju njoftohej

anëtarëve të Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe t’i sigurohej publiciteti i nevojshëm.4

Edhe marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare ishin delikate, sepse Beogradi mbante të

pushtuar padrejtësisht territore në veri të vendit. Kjo rrethanë diktoi Shoqërinë e Miqve të

Shqipërisë në Londër, të formuar nga koloneli Aubrey Herbert, të vepronte në favor të

1 J. Swire, op.cit., f. 283

2 Dhimitër Berati. Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi,

1931, f. 19 3 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 268

4 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 7

Page 59: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

43

çështjes shqiptare. Ajo ndikoi te kryeministri britanik, Lloyd George, i cili i drejtoi një

telegram E. Drummond-it, më 7 nëntor 1921. Në të theksohej se ndërhyrja jugosllave në

Shqipëri vinte në rrezik paqen e botës dhe se qeveria mbretërore kërkonte të mblidhej

Këshilli i Lidhjes së Kombeve, për të operuar në bazë të nenit 16 të Paktit. Konferenca e

Ambasadorëve në Paris i kishte caktuar definitivisht kufijtë e Shqipërisë dhe palët e

interesuara duhej të informoheshin menjëherë.1 Analiza e L. George-t, mbështetur në

nenin 16, nënkuptonte se Shqipëria, si vend anëtar i Lidhjes, ishte sulmuar, prandaj

qeveria jugosllave duhej të jepte llogari përpara Këshillit në Gjenevë.

Lordi H. Fischer, anëtar i delegacionit britanik, u ngarkua të përgatiste një raport

mbi ngjarjet në Shqipëri. Ai konstatoi se ekzistonte një plan jugosllav për ta shkëputur

Shqipërinë e veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa krerë të Mirditës të

rebeloheshin dhe të shpallnin Republikën e Pavarur të Mirditës. Së dyti, Lordi Fischer

provonte se sulmi kundër tokës shqiptare të lirë kishte filluar prej zonës së okupuar prej

trupave jugosllavë dhe armët e përdorura nga kryengritësit mirditas ishin me origjinë

jugosllave. Së treti, bazuar në informatat e besueshme të qeverisë britanike nuk kishte

dyshim se shumica e popullit shqiptar, përfshirë edhe të krishterët e krahinave të veriut,

ishin për një Shqipëri të bashkuar. Nacionalizmi shqiptar paraqitej më i fortë se

ndryshimet fetare. Kështu që orvajtjet për të krijuar Republikën e Mirditës nuk ishin gjë

tjetër veçse një sebep për t’i shërbyer qëllimeve që nuk shfaqeshin hapur.2

Mbas prezantimit të raportit të Lordit Fischer, më 19 nëntor 1921, kryetari i

Këshillit të Lidhjes lexoi projekt-rezolutën e mëposhtme: Duke patur parasysh se

Asambleja e Lidhjes së Kombeve kishte pranuar, më 3 tetor, që Aleatët kryesorë dhe

Fuqitë Shoqe ishin përgjegjës për përcaktimin e kufijve përfundimtarë të Shqipërisë;

Duke patur parasysh se Konferenca e Ambasadorëve vendosi, më 9 nëntor 1921, që ishte

e nevojshme të konfirmohej me disa ndryshime vija e kufijve të Shqipërisë, e caktuar më

1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër; për rrjedhojë, kufijtë e Shqipërisë

ishin të fiksuara dhe duhej të respektoheshin në përputhje me garancitë që u sigurohen

anëtarëve të Lidhjes së Kombeve nga Konventa; Këshilli mbajti shënim deklaratën e

kryeministrit të Shtetit Serbo-Kroato-Slloven, në të cilën ai pohonte se Jugosllavia, duke

iu përshtatur vendimit të lartpërmendur, po ndërmerrte të gjitha hapat për të siguruar

largimin e menjëhershëm të trupave të saj nga i gjithë territori që i përkiste shtetit

shqiptar. Këshilli gjithashtu mori shënim sigurimet e dhëna nga përfaqësuesit e të dy

shteteve se ato synonin të jetonin si fqinjë, duke mbajtur marrëdhënie të mira me njëri-

tjetrin, që nënkuptonte se asnjëri nuk do të ndërmerrte, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ndonjë

veprim për të provokuar ose mbështetur ndonjë lëvizje që mund të shqetësonte paqen e

brendshme të fqinjit të vet.3

Këshilli vlerësonte me kënaqësi qëndrimin pajtues të treguar përpara tij nga

qeveria shqiptare dhe ajo serbo-kroato-sllovene, që ishte një ogur i mirë për të ardhmen.

Këshilli vendosi t’i jepte Komisionit Hetimor, të dërguar në Shqipëri sipas rezolutës së tij

të 6 tetorit, udhëzimet si më poshtë: 1. Komisioni do t’i raportonte Këshillit për tërheqjen

e trupave serbo-kroato-sllovene dhe shqiptare në të dy anët e zonës së demarkacionit të

përkohshëm, të parashikuar nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 18 nëntorit

1921. Ai do të mbante kontakte me Komisionin e caktimit të kufirit për çdo çështje të

1 L. Culaj, “Shqipëria në mbrojtje …, f. 156

2 T. Zavalani, op.cit., f. 265

3 J. Swire, op.cit., f. 300

Page 60: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

44

nevojshme dhe do të vihej në dispozicion të autoriteteve lokale për të lehtësuar zbrapsjen,

në mënyrë që të shmangej çdo incident. 2. Komisioni duhej të sigurohej që asnjë ndihmë

nga jashtë nuk nxiste një lëvizje lokale, e cila mund të turbullonte paqen e brendshme në

Shqipëri. Ai duhej t’i kërkonte dhe t’i rekomandonte Këshillit mënyrat për t’i dhënë fund

trazirave të tanishme, duke propozuar edhe masat e nevojshme për të shmangur

përsëritjen e tyre. Kjo rezolutë u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit dhe u pranua nga

qeveria e Shqipërisë. Ndërsa, përfaqësuesi serbo-kroato-slloven deklaronte se bashkohej

me rezolutën, por me disa rezerva sekondare.1

Mbështetur në rezolutën e mësipërme, Komisioni Hetimor, i përbërë nga

komandanti Jens Meinich (norvegjez), koloneli Charles Schaefer (luksemburgas), Rolf

Thesleff, i cili, për arsye shëndetësore, u zëvendësua prej 1 dhjetorit 1921 me prof. J. J.

Sederholm (finlandez) dhe sekretar H. Pourtales, i paraqiti Këshillit të Lidhjes së

Kombeve një raport mbi gjendjen e brendshme dhe politikën e jashtme të shtetit shqiptar.

Gjatë qëndrimit të tyre, anëtarët e Komisionit konstatuan se Shqipëria posedonte jo vetëm

ndjenja nacionalizmi që kontribuonin në formimin e një kombi indipendent, por edhe

burimet materiale të domosdoshme për ekzistencën e saj ekonomike.2 Megjithatë, përpara

qeverisë shqiptare shtroheshin detyra të rëndësishme për garantimin e stabilitetit politik,

rritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e organizimit social.

Për të vëzhguar situatën në veri të vendit, Komisioni Hetimor, më 27 nëntor, u nis

për në Shkodër, ku ishte përhapur lajmi se ndodheshin trupa serbe në tokë shqiptare, në

Tarabosh. Nëpërmjet inspektimit personal, për të kontrolluar vërtetësinë e informacionit,

ai evidentoi prezencën e pararojave në një distancë të vogël nga qyteti, por mori sigurime

që këto pararoja kishin marrë urdhër për t’u tërhequr menjëherë sapo të caktohej zona e

delimitacionit. Në vijim, Komisioni mbërriti në Orosh, katundin kryesor të krahinës së

Mirditës, më 9 dhjetor 1921, kur lëvizja kryengritëse kishte përfunduar krejtësisht.

Anëtarët e tij biseduan me katër nga 5 bajraktarët e klaneve mirditase dhe i ftuan që të

paraqisnin sinqerisht ankimet e tyre. Përgjigjja që dhanë tregonte se ishin të kënaqur si

qytetarë të një Shqipërie indipendente dhe se disaprovonin plotësisht politikën e Marka

Gjonit. Dukej qartazi se eventualiteti i një qeverie të pavarur nën autoritetin e Marka

Gjonit, qoftë në Mirditë, qoftë në Prizren, nuk mund të merrej parasysh. S’duhej harruar

gjithashtu se me përjashtim të priftërinjëve, në gjithë popullsinë e Mirditës me afro 1800

frymë, veçse tre persona dinin të shkruanin dhe të lexonin, dhe Marka Gjoni nuk bënte

pjesë ndër ta. Komisioni deduktoi se rëndësia e kryengritjes mirditase të mos shpërfillej,

por kjo ngjarje nuk do të përsëritej në qoftë se nuk ndërhynte influenca e huaj dhe qeveria

e Tiranës vazhdonte të ndiqte politikën e pajtimit.3

Përsa i përket zbrazjes së kufirit jugosllav, anëtarët e Komisionit, më 11 dhjetor,

shkuan përmes Lurës në kufirin serb dhe kaluan Drinin afër Arasit, ku qenë zhvilluar

pjesa më e madhe e luftimeve në verën e fundit. Pasi vizituan një pjesë të frontit, ata

deklaruan se trupat jugosllavë e kishin zbrazur vendin në konformitet me vendimin e

Konferencës së Ambasadorëve dhe ishin tërhequr më 9 dhe 10 dhjetor në Dibër. Më 11

1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 307-308

2 AIH, A.V.95, Fl. 10-11

3 Shoqënia e Kombeve, Shqipëni. Raport i Komisionit Anketës mbi veprimet e tij, prej 19 nanturit deri më

20 dhjeturit 1921. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1922, f. 3-5

Page 61: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

45

dhjetor 1921, trupat shqiptarë avancuan përpara deri në Peshkopi. Largimi u bë kudo me

rregull dhe pa shkaktuar trazira serioze.1

Komisioni Hetimor ndërmori një udhëtim në Shqipërinë e jugut, në fund të

dhjetorit 1921, për të shqyrtuar çështjen e kufirit shqiptaro-grek të kazasë otomane të

Korçës, që shfaqte disa vështirësi nga të dy anët sepse ky distrikt nuk ishte ndarë nga

komisioni i kufijve më 1913. Ai konstatoi se vija e pararojeve greke shtrihej nga katundi

Konsko në buzën perëndimore të Prespës dhe, duke përfshirë gjithë gadishullin që hynte

brenda në gjol, ndiqte një vijë të diktuar me shenja të veçanta nëpër katundet Zagradec,

Vërnic, Kapshticë, Treshenik, Novosel gjer në Shimnicë. Bazuar në të dhënat e qeverisë

shqiptare, gjithë këto katunde bashkë me disa të tjerë, bënin pjesë në ish kazanë otomane

të Korçës. Fakt që konfirmohej nga një regjistër i vjetër turk që tregonte emrin e

katundeve dhe krahinave nga ata vareshin, në lidhje me vjeljen e së dhjetës. Sipas këtij

libri, 26 katundet e pushtuara nga grekët rreshtoheshin si më poshtë: 1) Shimnicë, 2)

Pilkat, 3) Novosel, 4) Kostenecë, 5) Labonicë e sipërme, 6) Trestenik, 7) Kapshticë, 8)

Vërnik, 9) Zagradec, 10) Shnec, 11) Rakickë, 12) Travovë, 13) Grazhdan, 14) Rahovë,

15) Cërnovckë, 16) Labonicë e Poshtme, 17) Postec, 18) Nivicë, 19) Shulin, 20) Glomve,

21) Bezmishtë, 22) Goricë, 23) Kusko, 24) Zaroshkë, 25) Leskë dhe 26) Kserje. Për

rrjedhojë, Komisioni merrte lejen të propozonte që një komision ekspertësh, mbështetur

në informatat që mund të mblidhte në Stamboll dhe në vend e sipër, të bënte caktimin e

kufijve në tokën e kufirit të kazasë së Korçës. Ndërkohë do të ishte e dobishme të

vendosej, gjithashtu që këtej e deri në pikën ku fillonte përcaktimi i regjistruar në

protokollin e Firences, një zonë neutre analoge me atë që ekzistonte në kufirin jugosllav.

Kjo zonë mund të përfshinte katundet që ndodheshin nën pushtimin grek.2

Përpos analizës së situatës së brendshme dhe çështjes së kufijve, Komisioni

Hetimor u kushtoi vëmendje të veçantë marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet fqinjë.

Sipas tij, relacionet me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene mbartnin një rëndësi ekstreme,

sepse gjysma e kufirit ishte e përbashkët dhe një numër i madh shqiptarësh jetonin aty.

Anëtarët e Komisionit theksonin se qeveria jugosllave, duke e njohur “de jure” dhe

emëruar një përfaqësues në Shqipëri i hapte rrugë zgjidhjes së shpejtë të

mosmarrëveshjeve dypalëshe. Ndërsa, marrëdhëniet shqiptaro-greke dukeshin të vështira

derisa Greqia të njihte krejtësisht kufijtë e vendosura nga Konferenca e Ambasadorëve, si

dhe të drejtën e Shqipërisë mbi të ashtuquajturin Epiri i Veriut. Komisioni vërente se

popullsia e këtyre krahinave, pa dyshim, ishte në shumicë të madhe në favor të regjimit

ekzistues dhe përbënte një qendër me vlerë të lëvizjes nacionaliste shqiptare. Në të

vërtetë, veçse një minorancë kishte greqishten për gjuhë mëmë dhe një pjesë e kufizuar e

popullsisë frymëzohej nga ndjenjat helenofile. Ishin divergjencat fetare dhe arsimore që

vononin përmirësimin e relatave shqiptaro-greke. Nga ana tjetër, Italia, nga pikëpamja

gjeografike, dukej tregu natyral i produkteve të Shqipërisë dhe deklarata së fundmi e z.

Schanzer në Dhomën italiane ishte kategorike mbi predispozitat miqësore të fqinjit të

përtej Adriatikut. Meqënëse Shqipëria s’luante asnjë rol detar nuk kishte arsye që të

konfliktoheshin interesat dypalëshe. Për më tepër, në krahinat jugore të Italisë banonin

një numër i madh shqiptarësh, me influencë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të

ardhshëm të shtetit të njohur rishtas. Për rrjedhojë, Shqipëria duhej të përpiqej me çdo

1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 312

2 AIH, A.V.37, Fl. 11-12 (Raport i përgjithshëm në Këshillin e Lidhjes së Kombeve nga Komisioni i

Enqetës)

Page 62: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

46

kusht të abstenonte influencat e jashtme aktive dhe t’i përkushtohej zhvillimit

konstitucional, ekonomik dhe shoqëror.1

Gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor në Këshill, më 12 maj 1922,

Lordi Balfour deklaroi se asnjë organizatë, vend apo burrë shteti nuk mund të arrinte

rezultatet e realizuara nga Lidhja e Kombeve në këtë sektor. Nëse qeveria serbo-kroato-

sllovene dhe qeveria shqiptare respektuan vendimet e marra nga Asambleja dhe nga

Këshilli, të cilat Komisioni kishte për detyrë t’i zbatonte, kjo gjë ndodhi se shqiptarët dhe

jugosllavët e dinin se Lidhja e Kombeve, Asambleja dhe Këshilli i saj nuk kishin qëllime

egoiste, por synonin dobinë e të interesuarve.2 Nga ana tjetër, Këshilli vazhdonte të

interesohej për fatin e Shqipërisë, duke iu përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare të

paraqitur nga delegati Frashëri e të përkrahur nga Komisioni i Anketës, dhe vendosi të

mbante provizorisht në Shqipëri një anëtar të këtij Komisioni. Përveç kësaj, ftoi

Komisionin ekonomik dhe financiar të Lidhjes së Kombeve që të dërgonte në Shqipëri

ekspertë, të cilët do të bënin një raport mbi masat e përshtatshme për të inkurajuar

përdorimin e kapitaleve të huaja në këtë vend. I kërkoi Këshillit financiar të propozonte

një listë kandidatësh për t’i dërguar si këshilltar financiar të qeverisë shqiptare. Së fundi,

Këshilli tërhoqi vëmendjen e Konferencës së Ambasadorëve mbi pjesën e Komisionit të

Anketës që merrej me gjendjen në kufirin shqiptaro-grek dhe shfaqi shpresën për

mundësinë e zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështjeje.3 Këshilli i Lidhjes së Kombeve

konkludoi se një Shqipëri e lirë dhe indipendente përbënte një kusht themelor për

qetësinë dhe paqen në Ballkan.4

1 AIH, A.V.37, Fl. 25-29

2 T. Zavalani, op.cit., f. 265

3 AIH, A.V.37, Fl. 34

4 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 7

Page 63: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

47

1. 3 Konferenca e Ambasadorёve e Parisit dhe Shqipёria 1921-1922

Konferenca e Paqes në Paris përfundoi zyrtarisht me takimin e Këshillit të

Ministrave të Jashtëm, më 21 janar 1920, dhe ngarkoi me detyrën për të vazhduar

punimet Konferencën e Ambasadorëve. Kjo e fundit do të trajtonte problemet që dilnin

nga zbatimi i Traktateve të Versajës dhe do të merrej me zgjidhjen e çështjeve të mbetura

pezull, si rasti i Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve konsiderohej etapa e fundit për

rinjohjen e Shqipërisë dhe të qeverisë së saj në arenën ndërkombëtare, pas anëtarësimit të

vendit në Lidhjen e Kombeve. Ndonëse pranimi i Shqipërisë në këtë organizatë botërore

ripohoi njohjen e saj si shtet i pavarur e sovran dhe garantoi njohjen kolektive të qeverisë

në pushtet, asnjë fuqi nuk nxitoi të merrte masa konkrete për të vendosur marrëdhënie

diplomatike me të. Ky bojkotim ndërkombëtar i Shqipërisë dhe mungesa e kontakteve të

rregullta me qeveritë e shteteve evropiane dhe vendeve ballkanike pengonte zgjidhjen

definitive të problemit të kufijve. Fakt që kishte ushqyer interesat e fqinjëve për cungimin

e mëtejshëm territorial të Shqipërisë dhe vijimin e konflikteve kufitare.

Me qëllim çtensionimin e marrëdhënieve me shtetet fqinjë u intensifikuan

përpjekjet diplomatike të qeverisë shqiptare. Konkretisht, për të shmangur një përplasje të

armatosur greko-shqiptare, pas largimit të kontigjentit ushtarak francez nga Korça, më 28

maj 1920, u nënshkrua Protokolli i Kapshticës ndërmjet përfaqësuesve grekë z. S. Iliaqis,

guvernator i përgjithshëm e N. Trikupis, gjeneral i divizionit, dhe Eshref Frashërit, drejtor

i përgjithshëm i Punëve Botore të Qeverisë së Tiranës, Jorgji Racit e Qani Dishnicës,

respektivisht kryetar dhe anëtar i Këshillit të Parisë, Pandeli Cales, ish ministër shqiptar,

Nikolla Zoit, drejtor i financave dhe kapitenit Selahedin Blloshmi. Ata ranë dakord që me

kërkesë të përfaqësuesve shqiptarë, pala greke të merrte përgjegjësinë për të ndaluar

përparimin e ushtrisë greke që po avanconte për të pushtuar Korçën, duke zëvendësuar

ushtrinë franceze që largohej; qëllimi i këtij ndalimi ishte lehtësimi i marrëveshjes

ndërmjet qeverisë greke dhe asaj shqiptare dhe forcimi i marrëdhënieve të mira të

fqinjësisë midis dy popujve vëllezër dhe evitimi i çdo gjakderdhje.1

Derisa çështja të rregullohej qoftë nga Konferenca e Paqes, qoftë nga një

marrëveshje e drejtpërdrejtë midis qeverisë greke dhe asaj shqiptare, kjo e fundit merrte

përsipër këto detyrime: E para, asnjëri nga grekët, të cilët banonin në territorin që nuk u

pushtua nga ushtria greke, nuk do të vuante pasoja për ndjenjat e tij. E dyta, shkollat dhe

kishat greke do të funksiononin rregullisht në këtë territor. E treta, asnjë avancim nuk do

të bëhej nga njëra ose tjetra palë përtej vijës së pushtuar nga ushtria greke para luftës së

fundit dhe që fillonte nga fshati Slimnica në malin Gramoz, ndiqte vijën e ndarjes së

ujërave ndërmjet Devollit të Sipërm dhe Aliakmon (Vistrica) e Lartme dhe kalonte në

perëndim të fshatit Kapshticë, shkonte drejt veriut, duke kaluar nga perëndimi i fshatit

Vërnik. Nga kjo pikë ajo orientohej drejt perëndimit, përshkonte kuotat 855, 1309, 1734

dhe 1090 dhe që andej, duke u drejtuar nga veriu, ndiqte majën e Malit të Thatë duke dalë

në liqenin e Prespës. Postat e përparuara nuk mund të vendoseshin në vijën e caktuar më

lart. Ndërsa, xhandarët shqiptarë, të ndodhur matanë kësaj vije, nga drejtimi i territorit

grek, duhej të tërhiqeshin brenda 30 ditëve që nga data e nënshkrimit të protokollit.2

1 AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 23

2 Ibid., Fl. 23-24

Page 64: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

48

Të dy palët kontraktuese premtonin se do t’i nënshtroheshin vendimit të

Konferencës, që do të caktonte përfundimisht vijën e kufirit.1 Kjo nuk nënkuptonte se

qeveria shqiptare hiqte dorë nga kufijtë e 1913-ës, por pranonte rregullimin e çështjes

vetëm në zonën e pushtuar nga grekët. Protokolli i Kapshticës kishte karakter të

përkohshëm dhe nuk u ratifikua prej qeverive të interesuara. Për më tepër, okupimi grek i

krahinës së Korçës, pas nënshkrimit të marrëveshjes, tregonte se Athina zyrtare ishte e

vetëdijshme se ky territor i përkiste shtetit shqiptar.2

Nga ana tjetër, situata e krijuar në Shqipërinë e veriut me sulmin e bandave dhe të

ushtrisë serbe dhe me revoltën e Mirditës të nxitur nga vetë Beogradi, e keqësoi shumë

gjendjen në vend dhe ashpërsoi kontradiktat midis Fuqive të Mëdha. Italia kundërshonte

veprimet serbe dhe nuk donte shtrirjen e tyre në tokat shqiptare, sidomos pas lëkundjes së

pozitave të saj në Shqipëri. Po ashtu, Anglia nuk dëshironte zgjerimin e mëtejshëm të

Jugosllavisë, e cila ishte mbështetje për influencën franceze në Ballkan sepse forcoheshin

në këtë mënyrë pozitat e Francës, rivale kryesore e Anglisë mbas lufte.3

Ndërsa, mosmarrëveshjet me fqinjin e përtej Adriatikut buronin nga synimi i

qeverisë italiane për të realizuar interesat strategjike në Shqipëri. Ajo ishte e gatshme të

përdorte forcën e armëve dhe politikën e kompromisit për administrimin e Vlorës dhe të

rrethinave. Fakt që u provua me zhvillimin e Luftës së Vlorës, e cila, për shkak të

vështirësive të brendshme politike të qeverisë italiane dhe vendosmërisë së kryengritësve

shqiptarë, i hapi rrugë bisedimeve diplomatike të palëve në konflikt. Ato përfunduan me

nënshkrimin e Protokollit të Tiranës, më 2 gusht 1920, midis Ministrit Fuqiplotë të

Mbretërisë italiane, kontit Gaetano Manzoni, dhe kryeministrit shqiptar, Sulejman

Delvina. Marrëveshja parashikonte rregullimin e marrëdhënieve italo-shqiptare nga

delegacionet respektive, për të garantuar dhe plotësuar interesat legjitime të dy vendeve

mike; respektimin e sovranitetit shqiptar mbi Vlorën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë, duke

riatdhesuar trupat italiane të dislokuara në territorin shqiptar, me përjashtim të ishullit të

Sazanit; transferimin e forcave shqiptare përtej lumit Shushicë dhe toka ndërmjet saj e

detit do të konsiderohej zonë asnjanëse gjatë periudhës së riatdhesimit; mbajtjen

ekskluzive të skelës së Vlorës nga autoritetet e trupat italiane për veprimet e imbarkimit;

krijimin e një komisioni mikst italo-shqiptar që do të mbikqyrte mbrojtjen nga

xhandarmëria shqiptare të ndërtesave dhe materialit, pronë e shtetit ose qytetarëve

italianë; shpalljen e amnistisë reciproke, duke përjashtuar krimet e zakonshme. Këta të

burgosur do t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse. Përmbajtja e Protokollit paraprak të

Tiranës nuk do të botohej. Vetëm nëse Konferenca e Paqes diskutonte çështjen shqiptare

përpara hartimit të protokollit përfundimtar, atëherë palët kontraktuese mund ta përdornin

dokumentin në Konferencë.4

1 “Çashtja e Shqypnis ..., 27 gusht 1921, f. 2

2 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E hënë, 29 gusht

1921, f. 2 3 AIH, A.V.67, Fl. 6

4 AQSH, F. 251, V. 1920, D. 35, Fl. 161-163 (Përmbajtja e Protokollit të Tiranës, 2 gusht 1920: I. Të

gjitha çështjet që përkonin me marrëdhëniet e ardhshme miqësore midis Italisë dhe Shqipërisë do të

shqyrtoheshin e zgjidheshin nga një delegacion italian dhe nga një delegacion shqiptar, me qëllim

garantimin dhe plotësimin e interesave legjitime të Italisë dhe të Shqipërisë. II. Qeveria italiane, për të

dhënë prova të ndjenjave të saj të respektit për sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe për tërësinë territoriale

të Shqipërisë, do të riatdhesonte trupat italianë që ishin të dislokuar në Vlorë e në bregdetin e saj dhe në

pjesën tjetër të Shqipërisë, me përjashtim të ishullit të Sazanit. Data e mbarimit të zbrazjes së bregdetit të

Page 65: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

49

Po më 2 gusht 1920, përfaqësuesi Italian, G. Manzoni, në letrën drejtuar kryetarit

të qeverisë shqiptare, S. Delvina, e vinte në dijeni se i nevojitej një afat maksimal prej një

muaji për imparkimin e trupave italiane nga Vlora, që nga dita pasuese pas nënshkrimit të

protokollit. Nisja e trupave do të fillonte nga banesat e Vlorës dhe kodrinat përreth, në

mënyrë që pas 15 ditësh të zbrazej tërësisht dhe autoritetet e xhandarmërisë shqiptare të

mund të merrnin në dorëzim qytetin dhe administratën. Gjatë 15 ditëve pasuese, do të

riadhtesoheshin trupat e tjera, në mënyrë që brenda 30 ditëve rrethi i Vlorës dhe bregdeti

të zbrazej plotësisht.1

Nënshkrimi i Protokollit të Tiranës i hoqi Romës çdo të drejtë për të kërkuar nga

Konferenca e Paqes njohjen e pretendimeve të saj në Shqipëri.2 Nga ana tjetër, “me

mënjanimin e mandatit italian dhe sidomos të sovranitetit të Italisë mbi krahinën e

Vlorës, raporti i forcave ndryshoi në favor të ruajtjes së pavarësisë dhe të tërësisë

tokësore të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, duke humbur pozitat e veta në Shqipëri, Italia

nuk kishte më asnjë interes që të lejonte përmbushjen e pretendimeve greke e jugosllave

mbi Shqipërinë”.3

Kjo situatë shkaktoi debate të mëdha midis Fuqive Aleate për rregullimin e

çështjes shqiptare në kuadër të Ballkanit. Arsyet ishin: 1. rivaliteti anglo-francez për

shtrirjen e influencës në rajon dhe, 2. politika penetruese italiane në Shqipëri e më tej.

Roma zyrtare kishte modifikuar qëndrimin e saj, duke braktisur kërkesën e protektoratit

mbi Shqipërinë qendrore, që ishte njohur në Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), por

theksonte interesimin e saj të vazhdueshëm për të siguruar një pozitë strategjike në

Adriatikun lindor. Për këtë qëllim, qeveria italiane kërkoi mbështetjen e diplomacisë

britanike, me ndikim në qarqet e politikës ndërkombëtare. Më 11 janar 1921, ambasadori

italian në Londër, De Martino, në takimin me zëvendës-sekretarin e Shtetit, E. Crowe,

Vlorës do të caktohej në një letër që i plotfuqishmi italian do t’i dërgonte kryetarit të qeverisë shqiptare.

Mënyrat do të caktoheshin nga një komision i posaçëm i përzier italo-shqiptar. III. Ndërkohë forcat

shqiptare do të transferoheshin përtej lumit Shushicë dhe toka ndërmjet Shushicës dhe detit do të

konsiderohej zonë asnjanëse gjatë periudhës së riatdhesimit. Megjithatë, qeveria shqiptare mund të

dërgonte funksionarë të saj për të marrë në dorëzim administratën e qytetit dhe të krahinës së Vlorës, të

shoqëruar nga një repart i mjaftueshëm xhandarmërie, pasi të kishin kaluar 15 ditë nga fillimi i riatdhesimit

të trupave italianë. Postat e xhandarmërisë, të nevojshme për të mbajtur rregullin në zonën asnjanëse, do të

dërgoheshin nga autoritetet shqiptare. IV. Gjatë periudhës së veprimeve të imbarkimit, autoritetet dhe

trupat italiane do të mbanin në dispozicion të tyre ekskluziv skelën e Vlorës. Vendime të përshtatshme do

të merreshin nga komisioni i përzier i përmendur në nenin II, për të siguruar gjatë periudhës së zbrazjes

tregtinë dhe kalimin e popullsisë civile. V. Një komision mikst italo-shqiptar, i krijuar posaçërisht dhe në

marrëveshje, do të merrte masat e duhura për ruajtjen dhe respektimin nga ana e xhandarmërisë shqiptare të

ndërtesave dhe materialit që ishin pronë e Italisë dhe e qytetarëve italianë, duke iu drejtuar, sipas nevojës,

specialistëve teknikë italianë. Ndërtesat pronë e qeverisë italiane në qytetin e Vlorës do të vlerësoheshin

nga një komision i posaçëm i përzier italo-shqiptar, dhe do t’i dorëzoheshin qeverisë shqiptare. Vlerës së

çmuar kështu do t’i llogariteshin edhe shumat e paguara për dëmet e shkaktuara dhe diferenca do të

llogaritej në kredi ose detyrim. Si pasojë, qeveria shqiptare do të hynte në detyrime përkundrejt atyre që

kishin të drejtë. Përjashtohej një ndërtesë e caktuar si vendqëndrim për Konsullatën italiane. VI. Do të

bëhej një amnisti reciproke, duke përjashtuar krimet e zakonshme. VII. Të gjithë italianët që, për arsye të

ndryshme, ishin arrestuar, do të liroheshin në të njëjtin afat, kur do të zbrazej bregdeti i Vlorës. Të

burgosurit për krime të zakonshme do t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse kompetente. VIII. Teksti i

këtij protokolli paraprak nuk do të botohej dhe as do t’i njoftohej të huajve, pos ndonjë marrëveshjeje midis

të dy palëve) 1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 264

2 Arben Cici. Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934. Tiranë: Afërdita, 2002, f. 41

3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 167

Page 66: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

50

shprehu dëshirën për vijimin e marrëdhënieve miqësore midis Anglisë dhe Italisë, madje

të bëheshin më të afërta për problemet në lidhje me Mesdheun. Duke konstatuar interesat

ekonomike britanike dhe ndihmën e saj për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve,

De Martino, i propozoi qeverisë angleze të bashkëpunonin në mënyrë reciproke për

avancimin politik të shtetit shqiptar. Ai pohonte haptazi pretendimet për një pozitë

dominuese të Italisë në çështjen shqiptare. Meqënëse nuk kishte interesa të veçanta

politike në Shqipëri, E. Crowe e informonte përfaqësuesin italian se qeveria angleze

dëshironte vetëm ta shikonte vendin të mirë qeverisur dhe të bashkuar me një qeveri të

qëndrueshme, duke besuar se politika angleze ishte në harmoni me diplomacinë italiane.1

Nga ana tjetër, më 2 mars 1921, në notën drejtuar përfaqësuesve të Fuqive të

Mëdha, përkatësisht kryeministrit anglez, Ll. George, atij francez A. Briand, Kontit

italian Sforza dhe Baronit japonez Hayashi, kryedelegati shqiptar në Konferencën e

Paqes, Mithat Frashëri, u bënte të ditur domosdoshmërinë e vendosjes së marrëdhënieve

diplomatike me qeverinë shqiptare. Duke u kujtuar faktin se Shqipëria ishte njohur shtet i

pavarur nga Konferenca e Londrës më 1913 dhe pranë qeverisë së saj u akredituan

ministrat respektivë nga fuqitë mbrojtëse. Për më tepër, me rezolutën e dhjetorit 1920,

Lidhja e Kombeve e konsideronte Shqipërinë të denjë për t’u bërë anëtare e organizatës.

Mbështetur në një situatë diplomatike, të cilën vetëm ngjarjet e mëvonshme e pezulluan

përkohësisht, si edhe në aktin e Lidhjes së Kombeve, që i njihte Shqipërisë gjithë të

drejtat e një shteti të qeverisur lirisht dhe të pavarur, iu kërkua qeverive të shteteve aleate

të rivendosnin marrëdhëniet diplomatike zyrtare, me qëllim që shteti shqiptar të rifillonte

një jetë normale në qetësi dhe paqe.2

Qeveria italiane u përpoq të shfrytëzonte çështjen e kufijve të papërcaktuar

definitivisht dhe statusin politik jo të konsoliduar të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori De Martino, në takimin me E. Crowe, më 9 mars 1921, deklaroi se Italia

dëshironte të shihte të vendosur pavarësinë e Shqipërisë. Por, në rast se ajo nuk realizohej

në praktikë, Roma kërkonte t’i njihej një pozicion i privilegjuar në vend. Për këtë qëllim,

qeveria italiane kishte siguruar edhe përkrahjen e Francës, e cila nuk kishte interesa

politike në Adriatik. E. Crowe e quajti propozimin të paqartë dhe i kërkoi ambasadorit

italian të hartonte termat e një formule. Për Foreign Office-in, Shqipëria duhej të ishte një

vend me stabilitet të garantuar, që të mos shndërrohej në vatër konflikti në rajon.

Qëndrimin e saj diplomacia angleze e paraqiti në memorandumin e 14 prillit 1921, në të

cilin shprehej synimi i Foreign Office-it për ta ndihmuar Shqipërinë për një fillim të

mbarë, por pa marrë ndonjë përgjegjësi në zhvillimet e ardhshme. Kontributi do të

kufizohej në: 1. njohjen zyrtarisht të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe autonom; dhe 2.

modifikimin e kufijve të vitit 1913 në atë masë sa të siguronin rendin dhe paqen në

Ballkan. Për kufijtë e jugut mund të përshtatej edhe vija e parashikuar në marrëveshjen

Tittoni-Venizellos, të 29 korrikut 1919, ndërsa në veri e në lindje duhej ushtruar presion

në Beograd për largimin e trupave jugosllave përtej kufirit të 1913-ës. Politika angleze

tregohej e kujdesshme, duke patur parasysh interesat strategjike dhe ekonomike të Italisë

në Shqipëri.3

1 Pranvera Dibra. “Diplomacia angleze dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë”, Studime historike,

nr. 3-4, 2002, f. 42-43 2 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 17

3 P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 43-45

Page 67: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

51

Më 20 prill 1920, sekretari i jashtëm britanik, Earl Curzon, i propozoi qeverisë

italiane, që meqënëse krijimi i një shteti të pavarur e të vetëqeverisur shqiptar dhe

përcaktimi i kufijve të tij ishin çështje të një rëndësie ndërkombëtare, me të duhej të

merreshin Fuqitë Aleate që operonin në Konferencën e Paqes. Konkretisht, kjo çështje të

shtrohej për diskutim në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, e cila të ekzaminonte

dhe të jepte zgjidhjen optimale për kufijtë e ardhshëm të këtij shteti si dhe për formën e

njohjes që i duhej akorduar. Qeveria italiane, e frikësuar se mos diskutimi i çështjes

shqiptare në një konferencë ndërkombëtare dhe vendimet e saj do të mishëroheshin në

traktate të reja, që mund të anulonin automatikisht premtimet e mëparshme, hezitoi

fillimisht të jepte një përgjigje pozitive për propozimin britanik dhe shpalli se preferonte

që çështja të trajtohej me anë të shkëmbimit të notave në mes Italisë, nga njëra anë, dhe

fuqive të tjera, nga ana tjetër. Praktikë që nuk u pranua nga pala angleze.1

Paralelisht me diskutimet e diplomacisë evropiane për mënyrat e zgjidhjes së

problemit shqiptar, Tirana zyrtare bëri përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me

fqinjët,2 duke dërguar delegacione të saj në Athinë dhe Beograd, por pa rezultat. Ky

qëndrim i vonuar për njohjen e qeverisë shqiptare buronte nga: 1. synimet greke dhe

jugosllave për të shkëputur mundësisht territore të tjera dhe 2. këmbëngulja e Romës për

të siguruar me çdo kusht njëfarë sanksionimi ndërkombëtar të “interesave të posaçme

italiane” në Shqipëri.3 Në këto rrethana, kryetari i delegacionit shqiptar në Paris, Mithat

Frashëri, më 29 prill 1921, përsëriti thirrjen drejtuar qeverisë britanike dhe franceze për

rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Duke tërhequr vëmendjen për ngjarjet që

zhvilloheshin në kufirin me Serbinë dhe Greqinë, që rrezikonin paqen në Ballkan,

vendosja e marrëdhënieve diplomatike cilësohej e vetmja alternativë për të sheshuar me

shpejtësi konfliktet me fqinjët.4

Por, qëllimi i qeverisë britanike ishte të procedohej sa më parë me caktimin e

kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve. Kjo zgjedhje synonte fshirjen e

Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës, që cënonte pavarësinë dhe tërësinë tokësore të

Shqipërisë, në të mirë të rregullimeve të përgjithshme territoriale në Adriatikun lindor. I

nënshkruar në kushte të papërshtatshme të zhvillimit të Luftës së Parë Botërore, tashmë

mbetej detyrë e Fuqive Aleate të gjenin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Transferimi i problemit të kufijve në Konferencën e Ambasadorëve u kundërshtua

nga përfaqësuesit shqiptarë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, të cilët kërkonin

shqyrtimin e çështjes në bazë të artikujve 11 dhe 15 të Paktit, për zbrazjen e tokave

shqiptare nga forcat e huaja. Këtij refuzimi të trupit diplomatik iu bashkangjitën protestat

mbarë popullore5 në qytete të ndryshme të vendit. Në to shprehej e drejta e pamohueshme

e shqiptarëve mbi viset e rrëmbyera prej gjirit të shtetit, por, në qoftë se Konferenca e

Ambasadorëve do të prekte kufijtë e 1913-ës, që përbënin veçse pjesën më të vogël të

drejtësisë që iu njoh kombit shqiptar, ata ishin të gatshëm të bënin kurdoherë çdo

sakrificë për shtetin dhe kombësinë e tyre.6

1 R. Gurakuqi, op.cit., f. 229-230

2 AQSH, F. 146, V. 1921, D. 37, Fl. 1

3 A. Puto, “Problemi i statusit të Shqipërisë ..., f. 19

4 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 36

5 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 46

6 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 121

Page 68: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

52

Gjatë diskutimeve në seancën e 25 qershorit 1921 të Këshillit të Lidhjes lindi i

ashtuquajturi “konflikti i kompetencave”, që nënkuptonte trajtimin e çështjes së kufijve

shqiptarë njëkohësisht nga Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve. Për të

rrëzuar kërkesën shqiptare, përfaqësuesit e Greqisë dhe të Jugosllavisë mbrojtën tezën se

kufijtë e Shqipërisë nuk ishin caktuar ende përfundimisht. Përcaktimi i tyre ishte

kompetencë ekskluzive e Konferencës së Paqes, e organit të saj, Këshillit të Lartë të

Fuqive Aleate, pra, e “Konferencës së Ambasadorëve si përfaqësuese e Këshillit”.

Delegatët Jovanovitch, Aleksandropolis dhe Frangulis e dinin mirë se “vendimi më i

favorshëm për ta do të vinte nga Konferenca e Ambasadorëve, ku Franca përkrahte

interesat e tyre – për të realizuar të vetat, – sesa nga Lidhja e Kombeve, e cila udhëhiqej

nga parimet e drejtësisë dhe jo nga pikëpamjet dhe dëshirat e ndonjë vendi apo grupi

vendesh”.1

Duke hedhur poshtë arsyetimin e fqinjëve, delegati shqiptar, F. Noli, theksonte se

Konferenca e Ambasadorëve kishte përgjegjësi për rregullimin e problemeve midis

fitimtarëve dhe të mundurve në luftë, pra, të atyre që dilnin nga traktatet e paqes të

përfunduara pas lufte. Kurse Shqipëria nuk ishte shtet ndërluftues, ajo ishte neutrale; për

rrjedhojë, nuk mund ta njihte kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë e

saj, sepse këto ishin caktuar që përpara lufte. Rolin e arbitrit midis dy palëve e mori

përfaqësuesi anglez Fischer, i cili u caktua si raportues nga ana e Këshillit. Ai i dha të

drejtë tezës greko-jugosllave, duke iu referuar traktatit të Saint Germain [Sen Zhermen],

nenit 89, i cili kishte të bënte me caktimin e kufijve të Shqipërisë, prandaj kjo çështje

hynte në kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve d.m.th. në sferën e traktateve të

paqes pas lufte.2

Me të marrë përgjegjësinë për shqyrtimin e çështjes së kufijve shqiptarë,

Konferenca e Ambasadorëve formoi një Komision Ekspertësh, të përbërë nga italiani

Galli, francezi Laroche dhe britaniku Temperley.3 Ata filluan diskutimin me ishullin e

Sazanit,4 të pushtuar nga Italia fqinjë, i cili kishte rëndësi strategjike dhe jetësore për

interesat italiane në Adriatik. Përfaqësuesi i Italisë shprehte vendosmërinë e Romës

zyrtare për të mos hequr dorë nga zotërimi i ishullit, duke mohuar cënimin e pavarësisë së

Shqipërisë. Ai përmendi Protokollin e Tiranës, të nënshkruar një vit më parë, që

përfaqësonte një ndër akordet më origjinale, të favorizuar nga Lidhja e Kombeve dhe të

aprovuar prej fuqive. Dinjiteti i Shqipërisë nuk do të lëndohej dhe Italia mund të fitonte

Sazanin me sanksionin e aleatëve dhe me fuqinë e Këshillit të Lidhjes, po të merrte

përsipër zotimin e mbrojtjes së Vlorës dhe përgjithësisht të Shqipërisë në qoftë se ky

vend kanosej nga invazione. Problemi i Sazanit dhe i Vlorës nuk paraqiste vështirësitë e

lindura rrotull kufirit shqiptar; prandaj, qeveria italiane, duke mos besuar të ishte vetëm

ajo e interesuara kryesore në këtë çështje, shpresonte të siguronte mbështetjen e

diplomacisë angleze.5

Por, Foreign Office e kundërshtoi kërkesën nominale të Italisë për dhënien e kësaj

nisie në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës [1915], i cili ishte anuluar vetë prej

1 J. Swire, op.cit., f. 278

2 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 351-352

3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 110

4 AIH, A.V.30, Fl. 46 (Deklarata e përfaqësuesit të Jugosllavisë. Vija e kufirit e pranuar prej Konferencës

së Ambasadorëve, Pjesa e Adriatikut, Vlora) 5 “Shqipëria dhe marrëveshja anglo-italiane”, Drita, v. II, nr. 57, Gjirokastër, E hënë, 1 gusht 1921, f. 3

Page 69: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

53

qeverisë italiane që nënshkroi më vonë Traktatin e Rapallos me Jugosllavinë.1 Po ashtu,

Anglia ishte e vetëdijshme për rëndësinë e madhe detare që kishte ishulli i Sazanit për

Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët nuk do të pranonin t’ia jepnin Italisë. Ky qëndrim i

Foreign Office-it krijoi pakënaqësi në qarqet politike italiane. Ministri i Punëve të

Jashtme, Della Torretta, hodhi poshtë deklaratat e ministrit të jashtëm anglez se

“indipendenca e Shqipërisë kërkonte që Italia të largohej nga Sazani”. Ai iu përgjigj se

Italia nuk e kishte zaptuar por e mbante ishullin e Sazanit bazuar në traktatin e lidhur me

guvernën shqiptare.2 Po nëse ishulli binte në duart e një fuqie tjetër do të përbënte një

rrezik jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për sigurimin e Italisë në Adriatik.

Prandaj, sa kohë që vazhdonte kjo situatë ndërkombëtare, dhe Anglia vijonte të mbante

Gjilbraltarin, Maltën italiane, Qipron greke, dhe Franca Korsikën italiane dhe Vizertën e

Tunuzit, dhe Italia kishte të drejtë të mbante ishullin e vogël të Sazanit.3 Për më tepër,

diplomacia italiane shfaqte pretendimin për një status të privilegjuar të Italisë në

Shqipëri,4 për arsye të pozitës gjeostrategjike dhe shpenzimeve të kryera në këtë vend.

Ndërkohë që diskutohej çështja e Sazanit, Legata e Mbretërisë Serbo-Kroato-

Sllovene në Londër u shpreh kundër posedimit italian të ishullit, duke argumentuar se

kërkesa e Italisë për të mbajtur të pushtuar Sazanin* ishte provë se në rast lufte me

Jugosllavinë, ajo mund ta shndërronte Vlorën në një bazë detare dhe në një bazë për

zbarkimin e trupave që duke përshkruar Shqipërinë do të sulmonin në territoret e Shtetit

Serbo-Kroato-Slloven. Për këtë arsye e konsideronte të drejtë legjitime për t’u mbrojtur

mbajtjen e pikave strategjike në Shqipërinë e veriut, që do të shërbenin për të

kundërshtuar një pushtim të mundshëm.5

Në qoftë se Italia braktiste Sazanin edhe Serbia do të largohej nga të

ashtuquajturat pika strategjike. Përndryshe Serbia nuk do t’i lejonte shqiptarët e

zhvendosur të ktheheshin në fshatrat e tyre. Mbështetur në qëndrimin zyrtar jugosllav,

majori britanik I. S. Barnes i sugjeronte ambasadorit De Martino se nëse Italia hiqte dorë

nga Sazani do të ishte më e lehtë t’i largonin jugosllavët nga territoret e Shqipërisë së

veriut dhe, më pas, Italia mund të bënte marrëveshje me qeverinë shqiptare për

ripushtimin e ishullit. De Martino e konsideroi një zgjidhje artificiale sepse, në mënyrë të

dukshme, çështja e Sazanit nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst i serbëve për të pushtuar

territore shqiptare, dhe nëse u mungonte ky pretekst serbët do të gjenin të tjera. Ai i

kërkoi majorit Barnes ta shqyrtonte çështjen e Adriatikut, me rëndësi jetësore për Italinë,

jo vetëm nga pikëpamja shqiptare apo serbe, por mbi të gjitha nga këndvështrimi i

1 “Italia, Shqipëria dhe Sazani”, Drita, v. II, nr. 61, Gjirokastër, E shtunë, 3 shtator 1921, f. 1

2 “Inglia këshillon Italinë që indipendenca shqiptare e kërkon që të zbrazet Sazani”, Dielli, Boston Mass., E

shtunë, 27 gusht 1921, f. 1 3 “Italia dhe çështja e Sazanit”, Dielli, Boston Mass., vol. XIII, viti 13-të, E mërkurë, 24 gusht 1921, f. 1

4 “Italia dhe çështja shqiptare”, Drita, v. II, nr. 60, Gjirokastër, E dielë, 28 gusht 1921, f. 1

* Ishulli i Sazanit ndodhet si një roje në hyrjen e Vlorës për ta fshehur kundrejt çdo sulmi dhe për të

mbikqyrur udhën që të shpie aty. Kalimi i vendosur në veri të Sazanit ishte i papraktikueshëm, për arsye se

aty deti ishte i cekët, dhe atëhere mbetej shtegu nga jugu për të hyrë në gjirin e Vlorës. Lartësitë e Zvërnecit

nga veriu dhe të Linguetës nga jugu dhe, midis këtyre, lartësia e Sazanit, mund të formonte një sistem

fortifikimi mjaft të fortë dhe të plotë për ta bërë thuajse absolute sigurinë strategjike të gjirit të brendshëm.

(AIH, A.V.30, Fl. 46) 5 “Marrëdhëniet anglo-italiane për Sazanin”, Dielli, Boston Mass., E hënë, 29 gusht 1921, f. 1

Page 70: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

54

marrëdhënieve midis Italisë dhe Britanisë së Madhe dhe për domosdoshmërinë e

konsolidimit të relatave tradicionale të dy vendeve.1

Punimet në Komisionin e Ekspertëve dëshmuan qëndrimin e Italisë e të Francës

në favor të ruajtjes së kufijve të 1913-ës, dhe propozimin anglez për disa modifikime në

veri dhe në lindje të Shqipërisë.2 Harved Temperley, në letrën dërguar kryedelegatit

shqiptar në Paris, Mithat Frashërit, e informonte mbi nevojën e kryerjes së rregullimeve

të vogla tokësore, për arsye ekonomike dhe administrative bazuar në ekzaminimet më të

specializuara në terren. Nuk ishte çështja se Londra vendosi që qytetet e Dibrës dhe

Strugës t’i caktoheshin Serbisë. Por çfarë vlerësohej si pjesë kontrolluese e rrugës në mes

të dy qyteteve i ishte dhënë Shqipërisë. Përfundimisht po ta okuponte këtë, Shqipëria do

të kishte gjithmonë ngatërresa në dogana etj. Ky territor, veçanërisht shterp, nuk mund të

kishte ndonjë avantazh për shqiptarët. Prandaj, propozimi britanik këmbëngulte për një

rektifikim të ngjashëm me atë në bregun e liqenit të Ohrit. Në këtë mënyrë, liqeni i Linit,

i cili kontrollonte 3 ose 4 km të rrugës në mes të Elbasanit dhe Korçës, duhej t’i cedohej

Shqipërisë. Posedimi i këtij qyteti nga ana e Serbisë i jepte mundësinë asaj t’a ndërpriste

këtë rrugë, duke shmangur çdo lloj vështirësie dhe incidenti të mundshëm. Ky

përfaqësonte gjithashtu qytetin më të madh të caktuar për rektifikimet në veri dhe në

lindje. Në qoftë se pala shqiptare refuzonte t’i pranonte këto rregullime, përfundimi do të

ishte vetëm pengimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, duke mos prokuruar

ndonjë avantazh asnjërës anë. Për rrjedhojë, i sugjerohej qeverisë shqiptare t’i vlerësonte

me objektivitet ndryshimet e propozuara, që ishin kalkuluar me sinqeritet në të mirë të

Shqipërisë.3

Përsa i përket kufirit jugor, Konferenca e Ambasadorëve vendosi sigurimin e vijës

së 1913-ës, falë kërkesës italiane. Foreign Office, për të përmirësuar marrëdhëniet me

Italinë, braktisi pretendimet greke për Korçën dhe Gjirokastrën, të aprovuara në

kompromisin anglo-franko-italian të 13 janarit 1920.4 Diplomacia angleze zgjodhi të mos

konfliktohej me Italinë për çështjen e Vorio-Epirit, duke garantuar njëkohësisht edhe

miqësinë e popullit shqiptar. Në notën zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Jashtme,

Pandeli Evangjeli, përfaqësuesi italian, Castoldi, dhe ai anglez, G. Hayres, e vinin në

dijeni për vendimin mbi pandryshueshmërinë e kufijve jugorë të Shqipërisë.5 Nga ana

tjetër, qeveria e Tiranës i shprehte mirënjohjet më të përzemërta përfaqësueve të

Mbretërisë së Anglisë dhe të Italisë, për njohjen e një të drejte që ishte dhuratë e natyrës

dhe baza e parë për paqen e dëshirueshme në Ballkan.6

Përpos çështjes së kufijve, diplomacia evropiane vijonte diskutimet për kërkesën e

Italisë mbi ishullin e Sazanit dhe sigurimin e një pozite të veçantë në Shqipëri. Roma i

prezantoi Foreign Office-it një formulë të shkruar që ndryshonte shumë nga propozimet e

mëparshme. Sipas saj, 1. aleatët e njihnin Shqipërinë si një shtet të pavarur; 2. ruajtja e

pavarësisë shqiptare përbënte një interes strategjik dhe jetësor, politik dhe ekonomik për

Italinë, e kjo në lidhje me interesat e saj mbrojtëse në Adriatik; 3. për rrjedhojë, Italia,

meqënëse kishte marrë vetvetiu nismën për ndërtimin e një shteti shqiptar kombëtar të

1 AQSH, F. 263, V. 1921, D. 11, Fl. 62 (Korrespondencë ndërmjet Legatës Italiane dhe Ministrisë së

Punëve të Jashtme mbi protestat e popullit dhe gjendjen e krijuar nga problemi i Sazanit) 2 Guri Malësori, “Çështja shqiptare”, Shqipëria e re, v. III, nr. 43, Kostancë, E djelë, 21 gusht 1921, f. 2

3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 192-194

4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 194

5 “Komunikatë”, Drita, v. II, nr. 60, Gjirokastër, E dielë, 28 gusht 1921, f. 1

6 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 79

Page 71: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

55

pavarur, kishte detyrimin të vëzhgonte realizimin efektiv, si dhe zhvillimin e

konsolidimin e tij; 4. në rast se shteti shqiptar dështonte, me gjithë qëndrimin e

favorshëm të Italisë dhe aleatëve, këto të fundit i njihnin Italisë të drejtën për një veprim

direkt për të ruajtur interesat e saj të veçanta të mbrojtjes strategjike në Adriatik, mbi

bazën e situatës diplomatike e cila ekzistonte përpara nismës italiane për pavarësinë e

Shqipërisë.1 Formula italiane përcillte frikën se territori shqiptar mund të shndërrohej në

një bazë sulmesh të Greqisë dhe Jugosllavisë kundër Italisë në Adriatik, duke mos marrë

parasysh se si vende anëtare të Lidhjes së Kombeve, nenet 10 dhe 11 të Paktit

parashikonin mbrojtjen e indipendencës dhe të tërësisë tokësore të tyre nga çdo agresion i

jashtëm.

Qeveria britanike e refuzoi formulën e mësipërme, çka detyroi politikën italiane të

paraqiste një variant të ndryshuar të saj. Në të pohohej se aleatët e njihnin Shqipërinë si

anëtare të Lidhjes së Kombeve, por në qoftë se rrezikohej pavarësia e shtetit shqiptar, për

arsye që nuk lidheshin me Italinë, atëherë aleatët do të merrnin masa për ta rivendosur atë

në përputhje me Paktin e Lidhjes. Nëse këto masa rezultonin jo efektive, aleatët do t’i

njihnin Italisë të drejtën të ruante interesat e saj të veçanta konform situatës diplomatike

që ekzistonte para se ajo të merrte iniciativën për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë.

Kështu, Italia spostohej një hap prapa për ndërhyrjen e saj në Shqipëri, që do të

paraprihej nga aleatët. Kjo lëvizje kishte për qëllim të gjente miratimin e diplomacisë

britanike. Por, Foreign Office e cilësoi propozimin italian si kompromentim të pavarësisë

së Shqipërisë para se ajo të njihej.2 Për rrjedhojë, përgatitja e një formule të përshtatshme

për të dyja palët mbante të tensionuara marrëdhëniet anglo-italiane.

Arritja e kompromisit politik midis Britanisë së Madhe dhe Italisë kushtëzohej jo

vetëm nga synimi për të garantuar një pozitë strategjike dhe për të shtrirë influencën

politike në Adriatik, por edhe nga rivaliteti i tyre për interesa ekonomike në Shqipëri.

Fakt që vërehet gjithashtu në letërkëmbimin midis F. Nolit dhe M. Konicës në shtator

1921. I ngarkuar me punë diplomatike në Britani, Mehmet Konica kërkonte që qeveria

shqiptare të mbështeste kompanitë koncesionare angleze, si p.sh. shoqërinë Anglo-

Persiane për shfrytëzimin e vajgurit në vend. Duke deklaruar se në qoftë se veprohej

ndryshe, do të ishte një mungesë takti politik dhe një hap me pasoja të rrezikshme për

shtetin shqiptar.3

Nga ana tjetër, Italia pranonte që iniciativa e disa kompanive angleze nuk kishte

ndonjë rëndësi politike në Shqipëri. Nëse italianët nuk kishin mundur të merrnin ndonjë

koncesion, kjo i faturohej qeverisë së tyre, e cila në vend t’i linte këto çështje në duar të

veçanta dhe në nismën private, ishte përpjekur të fitonte një pozitë të posaçme për

tregtinë dhe industrinë italiane në Shqipëri me politikën e forcës dhe të shtrëngimit, duke

zbehur simpatinë personale që kishin shqiptarët kundrejt italianëve. Në qoftë se

nëpërmjet negociatave problemi do të zgjidhej në mënyrë të kënaqshme si për Fuqitë

ashtu edhe për Shqipërinë, italianët do të rifitonin pozitën e humbur dhe nuk do të

frikësoheshin nga konkurrenca. Puna për të përparuar Shqipërinë ekonomikisht nuk mund

të bëhej nga një fuqi e vetme, që mund të shkaktonte vonesa; gjë që ishte kundër

interesave të Italisë, e cila synonte shtimin e shpejtë të fuqisë blerëse në Shqipëri, në të

1 R. Gurakuqi, op.cit., f. 238

2 P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 51

3 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 355

Page 72: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

56

mirë të fabrikantëve italianë, që për shkak të pozitës gjeografike të Italisë kishin një

avantazh më të madh mbi të gjithë rivalët.1

Pas negociatave intensive midis aleatëve për administrimin e statusit të ardhshëm

nacional të Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve, më 28 shtator 1921, pranoi

formulën anglo-italiane,2 të përkrahur formalisht edhe nga qeveria franceze e japoneze.

Fuqitë e Mëdha pohonin se pavarësia, integriteti dhe paprekshmëria e kufijve të

Shqipërisë ishin një çështje me rëndësi ndërkombëtare. Prandaj, dhunimi i tërësisë

tokësore dhe i indipendencës së vendit mund të përbënte kërcënim për sigurinë strategjike

të Italisë.3

Në formulën e arritur në Paris ndërmjet Hardinge të Penshërstit, Jules Cambon-it,

Bonin-it dhe K. Ishii-së parashikohej: 1. Në qoftë se Shqipëria do të ndodhej përpara

pamundësisë për të ruajtur integritetin e saj territorial, ajo ishte e lirë t’i drejtohej

Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një kërkesë për ndihmë të huaj. 2. Qeveritë e

Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë kishin vendosur se, në një rast të tillë,

do t’u jepnin udhëzime përfaqësuesve të tyre në Këshillin e Lidhjes që të rekomandonin

Italinë për restaurimin e kufijve të Shqipërisë. 3. Në rast kërcënimi të integritetit ose

pavarësisë, si territorial ashtu edhe ekonomik të Shqipërisë, për shkak të një agresioni të

huaj ose ndonjë ngjarjeje tjetër, dhe nëse vendi nuk kishte shfrytëzuar të drejtën që i jepte

neni 1, Qeveritë e lartpërmendura i njoftonin gjendjen e krijuar Këshillit të Lidhjes së

Kombeve. Në rastin kur ndërhyrja gjykohej e arsyeshme nga ana e Këshillit, Qeveritë e

lartpërmendura udhëzonin përfaqësuesit e tyre në përputhje me nenin 2. 4. Në qoftë se

Këshilli i Lidhjes së Kombeve vendoste, me shumicë votash, se ndërhyrja nuk ishte e

dobishme, Qeveritë e lartpërmendura do ta shqyrtonin çështjen përsëri, duke u frymëzuar

nga parimi i shprehur në hyrjen e kësaj deklarate, se çdo ndryshim i kufijve të Shqipërisë

përbënte një rrezik për sigurinë strategjike të Italisë.4

Pikërisht kur Konferenca e Ambasadorëve pranoi kufijtë e 1913-ës, ambasadori

italian në Paris, Konti Bonin Longare, kundërshtoi disa modifikime të vogla në veri dhe

veri-lindje të Shqipërisë, të propozuara nga ekspertët në favor të Jugosllavisë. Një vend

afro 400 km i madh, i banuar krejtësisht nga shqiptarë, i kalonte shtetit Serbo-Kroato-

Slloven për të siguruar pozitën në Dibër dhe në Prizren. Por, ekspertët nuk kishin marrë

në konsideratë kërkesat më të logjikshme të Shqipërisë, si nga pikëpamja etnografike dhe

strategjike në veri, ku shteti shqiptar mund të shpërblehej për humbjen që po pësonte në

lindje, për të mirën e paqes së brendshme, që turbullohej nga fakti se kufiri i

rekomanduar i ndante malësorët në dy pjesë.5

Garantimi i stabilitetit, sidomos synimi për të shmangur zgjerimin e ndikimit

jugosllav në Shqipëri, diktuan Kontin Bonin Longare të insistonte për ruajtjen të paprekur

të kufijve të vitit 1913. Ky qëndrim i diplomacisë italiane krijoi pakënaqësi në qarqet

angleze, të cilat kishin mbështetur kërkesën e Italisë që Korça dhe Gjirokastra t’i mbetej

Shqipërisë. Për më tepër, refuzimi i Romës, për ndryshimet territoriale në interes të

Jugosllavisë, nuk influenconte në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, por thjesht

1 “Këshilla e Ambasadorëve dhe Shqipëria”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 22 tetor 1921, f. 3

2 “Italisë do t’i ngarkohet mbrojtja e Shqipërisë”, Posta e Korçës, v. I, nr. 52, E martë, 4 tetor 1921, f. 1

3 AIH, A.V.25, Fl. 9; AIH, A.V.51, Fl. 67; Françesko Jakomoni. Politika e Italisë në Shqipëri. Tiranë: 55,

2005, f. 11 4 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 54, Fl. 88

5 “Këshilla e Ambasadorëve dhe …, f. 3

Page 73: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

57

mund të vononte pranimin përfundimtar të akordit anglo-franko-italian, që nuk hynte në

fuqi më parë se të caktoheshin kufijtë shqiptarë.1

Në analizën e politikës së brendshme dhe të jashtme të Italisë, kryeministri

Bonomi deklaronte se prioritet i qeverisë së tij ishte jo vetëm forcimi i situatës

ndërkombëtare të vendit, por edhe të vepronte për të ruajtur pozitën e tij si fuqi e madhe.

Në lidhje me të drejtat e Italisë, ai lakmonte t’i fitonte pa përpjekje e zemërime, duke

mbajtur më të madhin akord me aleatët. Disa nga rivendikimet e qeverisë italiane si

Shqipëria hynte në sferën e interesave strategjike dhe mbrojtëse. Pikëpamja e Italisë për

shtetin shqiptar u përkrah plotësisht prej vendeve aleate. Përfshirë këtu edhe sovranitetin

italian mbi ishullin e Sazanit, për të cilin kryeministri Bonomi besonte se Anglia dhe

Franca do të aprovonin kërkesat e tij të drejta.2

Një fakt i tillë shkaktoi zemërim të thellë te populli shqiptar, i cili protestoi

energjikisht kundër cënimit të pavarësisë së vendit prej Italisë, që e kishte njohur atë qysh

me nënshkrimin e Traktatit të Londrës më 1913. Në qytetin e Vlorës u organizua një

miting i madh në mbrojtje të ishullit të Sazanit. Gjatë fjalës së tij, prof. Jau Minga

denoncoi politikën italiane, duke e krahasuar me reagimin e qenit kur zë lepurin, që nga

një anë e puthte dhe në tjetrën e mbyste, e me këto dhelpërira dëshironte Italia ta mbante

Sazanin, kyçin e Adriatikut ose më saktë grykën e të gjithë shqiptarëve. Por Shqipëria

dhe shqiptarët historikisht nuk i kishin pranuar thonjtë e armikut e kështu nuk do të

pranonin që italianët të mbanin Sazanin, i cili ishte pjesë e pandarë e vendit.3 I lidhur me

besën e shenjtë që trashëgonte nga të parët e vet, populli shqiptar shprehte vullnetin për të

bërë çdo sakrificë që të mos lëshonte as më të voglin gurë prej kufijve të 1913-ës. Ata

përbënin më të paktën drejtësi të fituar, prandaj shqiptarët nuk do të njihnin asnjë vendim

diplomatik, qoftë prej Konferencës së Ambasadorëve dhe prej Lidhjes së Kombeve, që

prekte këto kufij dhe lëndonte sovranitetin e shtetit shqiptar.4

Çështja e kufijve të papërcaktuar të Shqipërisë bëhej burimi kryesor i konflikteve

dhe intrigave kundër tërësisë tokësore. Prandaj, miku i shqiptarëve, Lordi Robert Cecil,

nga Asambleja e Lidhjes, i bënte thirrje Konferencës së Ambasadorëve se vonesa të tilla

ishin kriminale për paqen e botës. Ato shkaktonin pa rreshtur trazira, për pasojë nuk

mund të shanin shtetet e interesuar nëse ngacmonin popullin që të dilnin të fituar, secili

për qëllimin e tij. Askush s’kishte të drejtë të luante me jetën dhe me fatin e popujve për

të ndjekur, për të mos thënë shpërdoruar, metodat e diplomacisë së vjetër.5

Në këto rrethana vijonin protestat e popullit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave

kombëtare, duke i kërkuar Konferencës së Ambasadorëve t’i jepte fund masakrave dhe

mizorive, të kryera nga shtetet e huaja ndaj Shqipërisë së Sipërme dhe Çamërisë, që të

mos ishin të ndara, por të bashkoheshin në një entitet kombëtar, siç i kishte krijuar natyra

dhe i madhi zot.6 Ndërkohë, shtypi evropian, konkretisht gazeta italiane “Idea

Nazionale”, informonte mbi një akord të fshehtë për sistemimin serbo-grek të çështjes

shqiptare, për të cilin ishte në dijeni edhe Ministria e Jashtme e Anglisë. Përpos

1 “Akordi anglo-franko-italian dhe vendimet e aleatëve mbi çështjen shqiptare”, Drita, v. II, nr. 66,

Gjirokastër, E djelë, 9 tetor 1921, f. 2-3 2 “Deklarata e kryeministrit italian mbi çështjen shqiptare”, Drita, v. II, nr. 66, Gjirokastër, E djelë, 9 tetor

1921, f. 3 3 AQSH, F. 263, V. 1921, D. 11, Fl. 155

4 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 147

5 Dh. Berati, Shënime historike: mbi ..., f. 5

6 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 108

Page 74: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

58

bashkëpunimit politik midis dy shteteve, akordi parashikonte edhe brezat që do të

pushtonte ushtria serbe në veri dhe ajo greke në jug të Shqipërisë, si dhe caktonte kufijtë

që Greqia e Serbia do t’i kërkonin aleatëve.1

Gjenda në vend u përkeqësua me agresionin serb në territoret e Shqipërisë së

Veriut, fakt që u denoncua menjëherë përpara Kuvendit të Lidhjes së Kombeve.2

Megjithatë, ushtria jugosllave, me fuqi të madhe, vazhdonte sulmin e pandërprerë

përgjatë kufijve veriore, duke depërtuar në katundet shqiptare Kars, Krasnik, Has, Obot

dhe Roka. Këto fshatra ndodheshin nga ana e Shkodrës, dhe, pa dyshim, qëllimi i serbëve

ishte të zaptonin Shkodrën.3 Por, shqiptarët nuk mund të toleronin një humbje tokash në

formën e rektifikimit të kufijve të 1913-ës.4

Ndërsa, qeveria jugosllave, në komunikatën mbi konfliktin shqiptaro-serb,

argumentonte se ushtria e rregullt serbo-kroato-sllovene mbante, që më 1918, një linjë

demarkacioni në Shqipëri, në kufijtë që nuk ishin ndarë ende. Së fundi, për arsye të

mundimeve për të aprovizuar, ushtria serbe ishte hequr nga Drini i Zi dhe kishte lënë në

linja demarkacioni vetëm disa ushtarë të paktë. Duke përfituar nga kjo gjë, shqiptarët

sollën në këtë vend më shumë se 3000 trupa, të cilët kapërcyen linjën e demarkacionit në

tokën serbe. Komandati i ushtrisë jugosllave qëlloi të merrte përsëri linjën e parë, që u

zaptua nga ushtria e Tiranës, e cila u bë shkak për luftë në të dy palët. Kështu, linja serbe

mbeti në duart e shqiptarëve, ndërsa trupat nga Tirana nisën një goditje të re në Lezhë

dhe Drinin e Zi.5 Kjo situatë e tensionuar në veri të Shqipërisë mobilizoi përfaqësuesit e

Britanisë së Madhe, të Francës dhe të Italisë t’i bënin presion qeverisë së Beogradit për të

zbrazur sa më shpejt tokat shqiptare të pushtuara prej ushtrisë së saj.6

Njëkohësisht, Fuqitë e Mëdha vijonin negociatat diplomatike, në Konferencën e

Ambasadorëve, për të gjetur gjuhën e kompromisit në lidhje me zgjidhjen e problemit të

kufijve të Shqipërisë. Por, arritja e konsensusit paraqitej e vështirë sepse Italia tregohej e

palëkundur për realizimin e pretendimeve të saj në Adriatikun lindor. Fakt që u pohua

edhe nga sekretari i parë i Ministrisë së Jashtme britanike, Oliver Hardy, kur deklaroi se

Italia i kishte bërë shantazh qeverisë angleze për të dhënë miratimin e saj, si i vetmi çmim

i kërkuar për të lejuar që diskutimi i kufijve dhe i njohjes eventuale të Shqipërisë të

shkonte përpara. Foreign Office shfaqte preokupimin që çështja të sqarohej sa më parë,

për arsye të rrezikut të ndërmarrjes së një veprimi të pavaruar nga ana e Lidhjes së

Kombeve. Ajo mundi ta reduktonte formulën italiane në formën më paqësore dhe vendosi

t’a aprovonte. Deklarata kishte natyrën e një marrëveshje private të bërë në kurriz të

Shqipërisë. Formulimi i saj ishte evaziv, gjë që i lejonte italianëve liri interpretimi. Ky

koment i O. Hardy-t dëshmonte se pavarësisht prirjeve pozitive të diplomacisë angleze

për Shqipërinë, si një palë e painteresuar politikisht për vendin, por vetëm për stabilitetin

e rajonit, Londra nuk rezultoi tërësisht e suksesshme për të përballuar pretendimet e

1 “Nga shtypi italian”, Drita, v. II, nr. 68, Gjirokastër, 23 tetor 1921, f. 4

2 “Liga e Kombeve dhe Shqipëria”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 22 tetor 1921, f. 7

3 “Shqipëria proteston kundër Serbisë në Ligën e Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 29 tetor 1921,

f.1 4 “Ofensiva e serbëve në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 5 nëntor 1921, f. 1

5 “Komunikata jugosllave për konfliktin shqiptaro-serb”, Shqipëria e re, v. III, nr. 51, Kostancë, E djelë, 23

tetor 1921, f.1 6 “Një çap i përbashkët i aleatëve pranë qeverisë serbe për zbrapsjen e tokave shqiptare të pushtuara prej

serbëve”, Shqipëria e Re, v. III, nr. 52, Kostancë, E djelë, 30 tetor 1921, f. 4

Page 75: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

59

mëdha italiane në Shqipëri, sepse kishte nevojë për mbështetjen e Romës kundrejt

interesave të politikës së jashtme angleze.1

Një situatë e tillë në marrëdhëniet anglo-italiane u reflektua edhe në seancën e 9

nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, kur pak para se të nënshkruante

vendimin për kufijtë e Shqipërisë, Lordi britanik Hardinge tërhoqi vëmendjen e

përfaqësuesve të qeverive firmëtare lidhur me pasaktësinë midis paragrafit të parë të

preambulës dhe tekstit të vendimit. Ai theksonte se nuk ishte e drejtë të thuhej, pa

rezerva, se u ripohua traseja e vitit 1913, pasi u bënë shumë rektifikime lokale, me një

shtrirje të konsiderueshme në territoret në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Ndërsa,

Konti italian Bonin Longare u përpoq të vërtetonte se modifikimet e parashikuara nuk

mund ta ndryshonin parimin e përgjithshëm që ripohonte kufijtë e 1913-ës, sepse ato

kishin të bënin vetëm me një pjesë të vogël të trasesë dhe konsideroheshin të kryera në

zbatim të udhëzimeve të dhëna nga Komisioni i caktimit të kufijve.2

Diskutimet në Konferencën e Ambasadorëve përfunduan me nënshkrimin nga

Perandoria britanike, Franca, Italia dhe Japonia të vendimit të 9 nëntorit që rikonfirmonte

vijën e kufijve të Shqipërisë, të caktuar nga Traktati i Londrës më 1913. Duke vlerësuar

se kufiri jugor i vendit ishte përcaktuar në terren nga Komisioni i delimitacionit, që hartoi

Protokollin e Firences,3 më 17 dhjetor 1913, ndërsa Komisioni i caktimit të kufijve në

veri dhe në lindje u detyrua të ndërpriste punimet më 1914 për shkak të luftës, u vendos:

I. Qeveritë nënshkruese të këtij vendimi njihnin qeverinë e Shqipërisë, të mëkëmbur si

shtet sovran dhe i pavarur; II. Një Komision i përbërë prej katër anëtarësh, të caktuar nga

qeveritë nënshkruese të vendimit, do të ngarkohej, brenda një afati sa më të shkurtër, të

përcaktonte në terren vijën e kufirit në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë në kushtet e

parashtruara më poshtë; III. Me qëllim që të siguroheshin marrëdhënie të fqinjësisë së

mirë midis shteteve të vendosur në të dy anët e kufirit të caktuar, Komisioni do të mbante

parasysh limitet administrative dhe interesat ekonomike lokale. Në mënyrë të veçantë, ai

do të rektifikonte trasenë e caktuar, më 1913, nga Konferenca e Ambasadorëve të

Londrës:

a) në rajonin në veri-lindje të Shkodrës, në mënyrë që, duke mbrojtur qytetin, të

siguroheshin daljet dhe mbrojtja e Podgoricës, si dhe t’u garantohej popullsive shqiptare

fqinje kalimi i lirë përmes kësaj krahine bashkë me gjësendi;

b) në rajonin në perëndim dhe në jug të Prizrenit, me synimin për t’i lënë territorit të

Prizrenit rrethinat e tij të natyrshme: kufiri i ri, që do të caktohej në vend, do të niste nga

maja (kreshta) 729 në jug të Godenit dhe në lindje të Qafës së Prushit në drejtimin veri-

jug, dhe do të arrinte në kufijtë e 1913-ës në jug të Vadit, duke kaluar nëpër kuotat 1996

(Pashtriku), 2381 (Koritnik) dhe 2512 (veri-lindje të Vadit), duke e lënë në lindje limitin

e territorit të okupuar nga klani i Gorës, sipas hartës 1-200.000 të Shtabit austriak të 23

janarit 1911, riprodhuar për Institutin Gjeografik të ushtrisë italiane;

c) në rajonin në perëndim dhe në jug-lindje të Dibrës, në mënyrë që të lihej tërësisht

jashtë territorit shqiptar rruga nga Dibra në Strugë dhe të sigurohej kështu liria e

komunikimeve ekonomike të Dibrës;

1 P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 57-58

2 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 44, Fl. 357

3 “Konferenca e Ambasadorëve njojti zyrtarisht Shqipërinë për shtet indipendent dhe sovran”, Shqipëria e

re, Kostancë, v. III, nr. 60, E djelë, 25 dhjetor 1921, f. 1

Page 76: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

60

d) në rajonin e Linit, me qëllim që t’i jepej Shqipërisë qyteti i Linit dhe të siguroheshin në

brigjet e liqenit të Ohrit komunikimet ekonomike midis Elbasanit dhe Korçës.

IV. Komisioni do të kishte mundësi të tërhiqte, me titull konsultativ, anëtarë të caktuar

përkatësisht nga shtetet në të dy anët e kufirit. Ai do të merrte parasysh kërkesat e

formuluara nga qeveritë e këtyre shteteve, duke patur kujdes që rektifikimet eventuale të

shkaktonin sa më pak zhvendosje të popullsisë. Në përfundim të punimeve, Komisioni do

të hartonte një Protokoll që do t’i paraqitej për miratim qeverive nënshkruese të këtij

vendimi.1

Vendimi i 9 nëntorit 1921 të Fuqive të Mëdha për çështjen e kufijve nuk mori

parasysh plotësisht rivendikimet e drejta të kombit shqiptar, duke provuar edhe një herë

se parimi “Le driot des petites nations”* nuk ishte veçse një teori e pasuksesshme për

popujt e vegjël. Kështu, aleatët, që të siguronin interesat e tyre reciproke, bënë ndaj

Shqipërisë padrejtësinë më të madhe që mund t’i bëhej një shteti të vogël dhe të varfër.

Dyqind mijë shqiptarë u shkëputën me forcë dhe u sakrifikuan për synimet e fuqive

kundër çdo principi etnik dhe njerëzor. Viset më të çmuara të Shqipërisë, si nga

pikëpamja ekonomike dhe strategjike, u hoqën prej hartës etnografike. Për rrjedhojë, fati i

atdheut nuk ishte gjë tjetër, vetëm se një lodër e kapriçove dhe e interesave të shteteve të

huaja.2

Megjithatë, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, më 9 nëntor 1921, kishte

rëndësi të madhe për rikonfirmimin e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran, duke u

shoqëruar me njohjen de jure dhe de facto të qeverisë shqiptare. E para që e komunikoi

njohjen ishte qeveria britanike nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Durrës, Eyre Crowe. Më

pas, njoftuan zyrtarisht aktin e njohjes edhe Italia e Franca. Nga ana tjetër, vendimi i 9

nëntorit provonte politikën e padrejtë të aleatëve me kryerjen e rektifikimeve territoriale

në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Vendit iu shkëput një pjesë e krahinës së Lumës,

të Hasit dhe të Gollobordës, me popullsi shqiptare, në dobi të Jugosllavisë. Po ashtu,

negativisht ndikoi edhe njohja e pozitës së veçantë të Italisë në Shqipëri,3 e përcaktuar në

deklaratën e nënshkruar nga katër Fuqitë e Mëdha. Me miratimin e Këshillit të Lidhjes së

Kombeve, qeveria italiane ngarkohej me përgjegjësinë e ruajtjes së indipendencës dhe të

integritetit territorial e ekonomik të Shqipërisë nga ndonjë agresion i jashtëm apo çfarëdo

rrethane tjetër. Kjo klauzolë binte në kundërshtim me artikujt 10 dhe 11 të Paktit të

Lidhjes, që përbënin garanci për shtetet anëtare në rast sulmi dhe parashikonin masat që

duheshin marrë për të siguruar paqen e kombeve.

Kundër këtij vendimi protestoi qeveria shqiptare, e cila kërkoi që vetë Lidhja e

Kombeve të garantonte dhe të mbronte në qoftë se ishte e nevojshme pavarësinë e

Shqipërisë ndaj çdo agresioni të mundshëm. Por, duke patur parasysh që Lidhja e

Kombeve nuk kishte një fuqi të armatosur për të vënë në veprim vendimet e saj, qeveria

shqiptare propozoi që një shtet, i cili nuk kishte interesa direkte në vend, të ngarkohej për

ta ndihmuar materialisht dhe ushtarakisht në rast se Shqipëria binte viktimë e një sulmi të

paprovokuar, qoftë nëpërmjet ushtrisë ose duke përdorur agjentë për të shkaktuar trazira

të brendshme. Por, për fat të keq, Lidhja e Kombeve dominohej nga shtetet që përbënin

1 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 364-365

* “Të drejtat e kombeve të vegjël” 2 “Vendimi mbi kufijtë shqiptarë dhe Delegata jonë në Paris”, Shqipëria e Re, Kostancë, v. III, nr. 56, E

djelë, 27 nëntor 1921, f. 2 3 AIH, A.V.117, Fl. 12

Page 77: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

61

Konferencën e Ambasadorëve në Paris, prandaj si mbetej gjë tjetër veçse të zbatonte

vendimin e 9 nëntorit 1921.1

Ky vendim iu njoftua qeverisë greke dhe jugosllave, që të ndërmerrnin hapat e

duhura për të vepruar në përputhje me të. Mirëpo, ushtria serbe vazhdonte të përparonte

në Shqipëri, duke shkaktuar trazira në rajon e më gjerë. Në këto rrethana, kryeministri

britanik, Lloyd George, i kërkoi Këshillit të Lidhjes së Kombeve të shqyrtonte gjendjen

dhe të merrte masat e nevojshme bazuar në nenin 16 të Paktit, po qe se Shteti Serbo-

Kroato-Slloven nuk do të bindej ose do të vononte kryerjen e detyrave të tij.2 Shkelja e

këtij neni nënkuptonte fillimin e luftës me të gjitha shtetet anëtare të Lidhjes dhe

ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare e financiare me këtë vend luftues. Këshilli u

rekomandonte anëtarëve të organizatës masat navale ose ushtarake që duhej të merreshin

për të shtrënguar shtetin luftëtar të respektonte ekzistencën e Lidhjes, në rast të kundërt

ky vend përjashtohej me votim unanim.3 Një situatë e tillë e pafavorshme për Beogradin

kushtëzoi Marka Gjonin dhe shokët e tij, më 12 nëntor 1921, të hynin në marrëveshje me

qeverinë shqiptare për t’u dorëzuar, duke humbur shpresën për ndihmë nga Jugosllavia, e

cila ishte e detyruar të zbatonte medeomos vendimin e Konferencës së Ambasadorëve

dhe të largohej nga toka shqiptare.4

Më 18 nëntor 1921, Fuqitë e Mëdha në Paris vendosën të formonin një zonë

demarkacioni përgjatë kufirit serbo-shqiptar, që do të ishte e lirë nga të gjithë trupat, si

serbe dhe ato shqiptare, derisa kufiri të përcaktohej në terren. Konferenca e

Ambasadorëve e mori këtë vendim me një synim të dyfishtë: 1. T’i siguronte liri të plotë

lëvizjeje Komisionit të Kufijve që kishte për detyrë të përcaktonte kufijtë në terren; 2. Të

shmangte çdo mundësi konflikti midis trupave shqiptare dhe serbe ndërkohë që puna e

këtij Komisioni vazhdonte. Por, për të siguruar marrëdhënie miqësore midis fqinjëve dhe

për të garantuar jetën dhe pronat e popullsisë serbe në zonën neutrale, qeveria mbretërore

kishte përgatitur vendosjen e detashmenteve të policisë dhe të xhandarmërisë të saj në

këtë zonë, pasi ishin larguar trupat e rregullta. Ky vendim i Beogradit iu komunikua

Konferencës së Ambasadorëve më 5 dhjetor 1921. Duke analizuar shqetësimin e qeverisë

serbe, Konferenca ndante opinionin se masat për ruajtjen e rendit në zonën neutrale mund

të realizoheshin nga bashkitë apo autoritetet lokale. Kështu, më 9 dhjetor aleatët ftuan

qeverinë mbretërore të urdhëronte policinë, xhandarmërinë dhe trupat e saj të rregullta të

evakuoheshin nga zona neutre. Shteti Serbo-Kroato-Slloven iu bind vendimit të

Konferencës së Ambasadorëve, duke treguar se respektonte neutralitetin e zonës së

demarkacionit të përcaktuar në kufirin shqiptaro-serb.5

Në këtë drejtim, një kontribut të rëndësishëm dha qeveria italiane, e cila synonte

të fitonte përsëri influencën e mëparshme në Shqipëri nëpërmjet mënjanimit të rolit të

fqinjëve. Para së gjithash ishte vepër e diplomacisë italiane që politika agresive e Parisit,

sikundër u shfaq në konfliktin kufitar shqiptaro-serb më 1921, të pësonte disfatë në

Lidhjen e Kombeve.6 Sipas telegramit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nr.

1 T. Zavalani, op.cit., f. 268

2 J. Swire, op.cit., f. 293

3 “Konferenca e Ambasadorëve njohu zyrtarisht Shqipërinë për shtet indipendent dhe suveren”, Posta e

Korçës, v. I, nr. 67, E martë, 15 nëntor 1921, f. 1 4 T. Selenica, op.cit., f. 90

5 AMPJ, V. 1921, D. 58, Fl. 81-82 (Nota, proces-verbale, memorie të shqyrtuara në Lidhjen e Kombeve

mbi vendimet e Konferencës së Ambasadorëve lidhur me caktimin e kufijve të shteteve të ndryshme) 6 AIH, A.V.92, Fl. 7

Page 78: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

62

4554, datë 18 dhjetor 1921, Nënprefektura e Matit njoftonte se ushtria jugosllave i kishte

liruar të gjitha viset e Shqipërisë të caktuara në Konferencën e Ambasadorëve, ku,

përfshirë edhe Mirditën, mbretëronte një qetësi e plotë.1 Ndërkohë Komisioni Hetimor, i

ngarkuar nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve, do të raportonte rregullisht për gjendjen e

brendshme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet fqinjë.2

1 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 197

2 AIH, A.V.95, Fl. 10

Page 79: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

63

KREU I DYTË

POLITIKA E FUQIVE TЁ MЁDHA EVROPIANE KUNDREJT SHQIPЁRISЁ NЁ

PERIUDHЁN MIDIS DY LUFTЁRAVE BOTЁRORE

2. 1 Gjeopolitika evropiane dhe shteti shqiptar 1920-1924

Politika e Fuqitë të Mëdha fituese të luftës, në Konferencën e Paqes së Parisit, nuk

lejoi konsolidimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Paqebërësit e

përdorën çështjen shqiptare si mjet këmbimi për të kënaqur interesat e shteteve fqinjë. I

tillë ishte kompromisi anglo-franko-italian i 13-14 janarit 1920, që parashikonte

copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.1 Kjo e fundit

këmbëngulte për sigurimin e sovranitetit mbi Vlorën dhe mandatin italian mbi shtetin

shqiptar, pretendim që shkelte pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.

Aktiviteti diplomatik i Romës zyrtare u konkretizua me politikën e ndjekur nga

pushtuesi italian në Shqipëri, i cili jo vetëm kufizoi shtrirjen administrative të qeverisë së

përkohshme të Durrësit, por e vendosi atë nën kontrollin direkt të komandës ushtarake.

Fakt që tregonte synimet ekspansioniste të fqinjit të përtej Adriatikut karshi shtetit

shqiptar, duke rritur njëkohësisht mosbesimin mbarë popullor ndaj aftësisë së

qeveritarëve të Durrësit për të përballuar situatën e tensionuar të kohës.2

Madje autoritetet italiane të pushtimit, për të realizuar interesat e tyre strategjike,

u përpoqën të pengonin qarqet politike dhe atdhetare shqiptare të thërrisnin Kongresin

Kombëtar të Lushnjes, por pa sukses. Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit, më 28-

31 janar 1920,3 delegatët e pranishëm protestuan kundër fragmentarizimit të Shqipërisë

sipas klauzolave të Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës. Ata kundërshtuan

vendosjen e shtetit shqiptar nën mandatin apo protektoratin e një fuqie të huaj, duke

shprehur gadishmërinë deri në vetëflijim të popullit shqiptar për ruajtjen e tërësisë

tokësore dhe të pavarësisë së plotë. Delegatët nuk u pajtuan as me projektet e padrejta të

Konferencës së Paqes dhe tërhoqën vëmendjen e diplomacisë britanike, franceze dhe

italiane për domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve.4

Si faktor me rëndësi në gjeopolitikën evropiane, qeveria angleze u informua në

mars 1920, nga përfaqësuesit Luigj Bumçi dhe Dr. Mihal Turtulli, për paudhësitë e

fqinjëve ndaj kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për një qeverisje të pavarur e sovrane.

Me ndihmën e mikut të Shqipërisë, A. Herbert, u organizuan dy mbledhje në parlamentin

britanik, me pjesëmarrje të deputetëve dhe lordëve, ku delegatët shqiptarë shpalosën

problemet në lidhje me çështjen kombëtare. Në takimin e parë, ata demaskuan shpifjet e

armiqve që i cilësonin shqiptarët të ndarë dhe të paaftë për t’u vetëqeverisur, duke

argumentuar se muhamedanët dhe të krishterët jetonin si vëllezër dhe ishin të bashkuar

me mendje e zemër për shpëtimin e Atdheut. Në mbledhjen e dytë, përfaqësuesit

shqiptarë hodhën poshtë pretendimet greke për Korçën e Gjirokastrën dhe kërkuan

largimin e ushtrisë jugosllave nga territoret në veri të Shqipërisë. Ata i paraqitën situatën

e përgjithshme politike dhe qëllimet e fqinjëve edhe sekretarit të kryeministrit Lloyd

1 AIH, A.V.79, Fl. 18

2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 139

3 AIH, A.V.51, Fl. 67

4 T. Selenica, op.cit., f. 74

Page 80: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

64

George, z. Philiph Cerr, të cilit i komunikuan se shqiptarët ishin të gatshëm të

vetësakrifikoheshin për të mos pranuar copëtimin e vendit dhe mandatin e Italisë, të

Greqisë apo të Jugosllavisë. L. Bumçi dhe Dr. Turtulli shtuan se shqiptarët ishin të zotë të

qeveriseshin vetë, pa patur nevojë për mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve.1

Misioni diplomatik pranë kancelarive evropiane i ndërgjegjësoi delegatët

shqiptarë për mendimin dominues mbi Shqipërinë. Ata kishin konstatuar se Fuqitë e

Mëdha i konsideronin shqiptarët të përçarë dhe të paaftë përsa i përket zgjidhjes së

problemit kombëtar. Qëndrim që nxiti delegatët L. Bumçi dhe Dr. Turtulli të sygjeronin

disa orientime në politikën e jashtme që duhej të ndiqte qeveria shqiptare. Greqia të hiqte

dorë nga Gjirokastra dhe ortodoksëve t’u garantoheshin të gjitha të drejtat që nuk cënonin

sovranitetin e Shqipërisë. Roma zyrtare të braktiste qëllimet mbi Vlorën dhe mandatin

mbi shtetin shqiptar, duke i hapur rrugë marrëdhënieve miqësore dypalëshe. Ndërsa,

anglezëve dhe francezëve t’ju lihej të kuptonin se shqiptarët përbënin një element qetësie

në Ballkan.2

Por, Parisi vijonte të përcaktonte veprimtarinë e komandës ushtarake franceze në

Korçë, e cila u përball me kërkesën e përfaqësuesve lokalë për të lejuar bashkimin

administrativ të krahinës me qeverinë kombëtare. Këtij propozimi diplomacia frënge iu

përgjigj me tërheqjen e komandës ushtarake nga Korça, në maj 1920,3 duke përkrahur

zëvendësimin e saj me trupat greke. Për të shmangur depërtimin e tyre, forcat atdhetare u

mobilizuan dhe ngritën flamurin kombëtar shqiptar në qytetin e Korçës. Ishte këshilla e

Londrës dhe angazhimi në luftë i ushtrisë greke në Azinë e Vogël, që detyruan

Venizellosin të nënshkruante me palën shqiptare, më 28 maj 1920, Protokollin e

Kapshticës. Sipas tij, a) ndalohej hyrja e grekëve në Korçë derisa të vendoseshin kufijtë

nga Konferenca e Paqes ose nga një marrëveshje dypalëshe dhe, b) minoritetit grek i

garantohej e drejta e arsimimit dhe e besimit fetar.4 Kështu, me përjashtim të 26 fshatrave

në jug-lindje të Korçës, Shqipëria e jugut mbeti e lirë nga trupat grekë.5

Nga ana tjetër, autoritetet ushtarake italiane mbanin të pushtuar krahinën e Vlorës.

Fakt që detyroi Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare” t’i drejtonte një ultimatum, më 3

qershor 1920, komandatit të forcave italiane, gjeneral S. Piacentini-t, për të tërhequr

kontigjentin ushtarak. Duke i kujtuar “kushtet e vendosjes së ushtrisë italiane në Vlorë,

më 1914, dhe garancinë e komandatit se Italia e lirë nuk kishte qëllime mbi Vlorën, por

arsyeja e vetme e zbarkimit të trupave ishte të siguronin një bazë strategjike në rast lufte

midis Italisë dhe Austro-Hungarisë. Populli shqiptar nuk organizoi asnjë rezistencë, veçse

ndihmoi trupat italianë të ushtronin pushtetin e tyre, duke iu nënshtruar për pesë vjet

okupacionit ushtarak. Trajtimi i Shqipërisë si koloni italiane, me kufizime në përdorimin

e gjuhës, së administratës dhe të flamurit ishte më i keq se sa gjatë sundimit osman.

Akoma më i rëndë paraqitej copëtimi i vendit, i parashikuar në Traktatin e Fshehtë të

Londrës, më 1915, që shkelte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913.

Vërtet Italia përfaqësonte një fuqi të madhe që mund t’i nënshtronte me armë shqiptarët,

por ajo nuk mund të ndalonte popullin e vogël shqiptar të vetësakrifikohej për idealin e

1 Dr. A. Gj. Shllaku, op.cit., f. 54-56

2 Ibid., f. 58-60

3 AIH, A.V.57, Fl. 22

4 AIH, A.V.129, Fl. 14

5 J. Swire, op.cit, f. 237

Page 81: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

65

lirisë së tij”.1 Pakënaqësia nga përgjigjet evazive të Romës, se do të diskutonte lidhur me

administrimin e qytetit, pasi të kishte marrë nga Konferenca e Paqes sovranitetin mbi

Vlorën,2 dhe ndjenja e thellë kombëtare nxitën kryengritësit shqiptarë të nisnin luftën e

armatosur në fillim të qershorit 1920.

Gjendja e vështirë social-ekonomike dhe politike e qeverisë italiane favorizoi

aktivitetin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” e Vlorës dhe të qindra vullnetarëve të

mobilizuar.3 Komunistët dhe socialistët italianë, që ishin në kulmin e fuqisë së tyre,

kundërshtuan dërgimin e ushtarëve dhe të materialit luftarak në Shqipëri. Fakt që u

përforcua nga ministri i Luftës, gjeneral Bonini, i cili, në rrethanat e brendshme të vendit,

e konsideronte të papërshtatshme furnizimin me trupa dhe armatime të ushtrisë italiane në

Vlorë, që do të provokonte greva të përgjithshme, demonstrata popullore, tepër të

dëmshme për solidaritetin e ushtrisë, e cila nuk duhej t’i ekspozohej provave të tilla.4 Nën

presionin e opinionit publik dhe të situatës politike, z. Giolitti, u bë simbol i mbështetjes

së pavarësisë së Shqipërisë. I kthyer në pushtet, më 15 korrik 1920, ai shpalli në Senat se

Italia duhej të ripohonte politikën tradicionale kundrejt shtetit shqiptar, indipendenca e të

cilit përbënte një ndër garancitë më të mëdha për lirinë e Adriatikut, pasi në bregun lindor

të tij do të gjendej një popull mik.5

Më 27 korrik 1920, ministri italian i Punëve të Jashtme, Carlo Sforza, e denoncoi

marrëveshjen Tittoni-Venizellos, duke e quajtur atë vetëm si një “mënyrë sjelljeje”, për të

cilën të dy delegacionet ishin marrë vesh se do ta mbanin në Konferencës së Paqes së

Parisit.6 Po ashtu, në raportin e mbajtur përpara parlamentit italian, më 6 gusht, ministri

Sforza, u përpoq të qetësonte ndjenjat e qarqeve ekstremiste të Romës, kur pohoi se

pamundësia për të qëndruar të sigurt e të qetë në Vlorë dhe njëkohësisht pakënaqësia që

iu shkaktua shqiptarëve nga nënshkrimi i pakteve ndërkombëtare të fshehta, por që nuk

mbetën të tilla, kishte zgjuar lëvizjen kombëtare shqiptare.7

Për më tepër, kriza politike në Itali dhe dekurajimi i trupave italianë, nga mungesa

e furnizimeve dhe gjendja e rëndë shëndetësore, si dhe vijimi i kryengritjes së armatosur

të udhëhequr nga Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” të Vlorës, detyruan Romën të

firmoste Marrëveshjen e Tiranës, më 2 gusht 1920. Sipas saj, qeveria italiane njihte

sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë tokësore të vendit, duke marrë masa për

tërheqjen e ushtrisë nga Vlora e përreth, me përjashtim të ishullit të Sazanit.8 Për arsye të

brendshme politike, Italia nuk mund të kërkonte më ta qeveriste Shqipërinë drejtpërdrejt,

prandaj ajo u kufizua të siguronte iniciativën e plotë diplomatike në çështjen shqiptare,

duke njohur pavarësinë e vendit. Me këtë mënyrë ajo pengoi çdo palë tjetër nga vendosja

në brigjet e Adriatikut, por i rezervoi vetes ndërmarrjen e aksioneve të mëtejshme kur ta

lejonin rrethanat.9 Qëndrim që ishte në kundërshtim me deklaratën zyrtare të Romës se

1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 259-260

2 Ibid., f. 261

3 Lush Culaj, “Qëndrimi i Qeverisë së Lushnjes ndaj çështjes kombëtare”, Gjurmime albanologjike – seria

e shkencave historike 30, 2000, Prishtinë, 2003, f. 154 4 AIH, A.V.95, Fl. 8-9

5 F. Jakomoni, Politika e Italisë…, f. 9-10

6 A. Mousset, op.cit., f. 27

7 A. Cici, op.cit., f. 40

8 Georges Castellan. Histori e Ballkanit: shekulli XIV-XX. Tiranë: Çabej, 1996, f. 451

9 AIH, A.V.79, Fl. 22

Page 82: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

66

ekzistenca e shtetit të pavarur shqiptar përbënte jo vetëm një siguri për Adriatikun dhe

paqen e Ballkanit, por edhe për ekuilibrin e Evropës.1

Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha u detyruan të ushtronin presion ndaj Beogradit që të

tërhiqte ushtrinë dhe të respektonte kufijtë e njohura të shtetit shqiptar.2 Në krahinat

veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë, serbët kishin okupuar pellgun e Drinit, që prej

jugut të Gusinjës deri në brigjet e liqenit të Ohrit, duke mbajtur pozita strategjike përtej

kufirit të 1913-ës. Kjo situatë nxiti çetat shqiptare të rekrutuara lokalisht, pa pëlqimin e

qeverisë së Tiranës, të sulmonin, në korrik 1920, serbët në veri të liqenit të Shkodrës.

Trupat shqiptare u mposhtën çka i mundësoi forcave serbe të përparonin 5 deri në 10 km

në brendësi të vijës së 1913-ës.3 Shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të

Shqipërisë kërkonte ndërhyrjen imediate të faktorit evropian.

Kryetari i Shoqatës anglo-shqiptare, A. Herbert, dha një kontribut të rëndësishëm

për çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

me shtetet e qytetëruara.4 Në letrën dërguar Foreign Office-it, ai i bënte të ditur se “në

qoftë se një vend si Shqipëria lihej i panjohur, kjo nënkuptonte një ftesë për fqinjët e saj

për ta sulmuar. …Prandaj, nëse kërkonin stabilitet në Ballkan, mes gjërave të tjera të

mëdha, duhej ta bënin fakt pozicionin që i kishin garantuar Shqipërisë në letër dhe jo të

insistonin në trajtimin e qeverisë shqiptare si një subjekt të nxjerrë jashtë ligjit”.5

Po ashtu, miku i shqiptarëve, J. Godart, pas udhëtimit pesë javësh në Shqipëri, i

shkroi kryeministrit francez, Aristide Briand, më 24 maj 1921, se në vend mbizotëronte

një unitet i fuqishëm: ai përbëhej nga elementet që ndërtonin forcën e një populli, nga një

traditë e gjatë luftërash për liri, nga një vullnet praktik për përparim, nga një disiplinë e

rreptë kombëtare dhe nga një qeveri që kishte dhënë prova. Për këtë arsye, a) qeveria

shqiptare nuk duhej lënë të priste gjatë njohjen e saj nga qeveritë e tjera; b) për drejtësinë

më të plotë dhe për të vendosur paqen në Ballkan, ishte e domosdoshme që të

siguroheshin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë së caktuar në Konferencën e Londrës, më

1913.6

Problemi i statusit politik dhe çështja e kufijve të pa përcaktuar ende definitivisht

u shfrytëzuan edhe nga grekët, të cilët, në fund të shkurtit 1921, nisën të përqendronin

trupa të rregullta dhe banda në kufi, gjë që shkaktoi alarm të madh në Shqipëri. Situata u

përkeqësua më tej, kur në mbrëmjen e të Premtes së Shenjtë, shqiptarët e Korçës

imponuan kryerjen e shërbimeve kishtare në gjuhën shqipe në vend të greqishtes.

Mitropoliti grek, imzot Jakovi, dhe një grup i vogël shqiptarët filogrekë protestuan

kundër përleshjes dhe masakrave që gjoja i shkaktuan xhandarët shqiptarë myslimanë.

Akuza të pabaza që u hodhën poshtë nga Komisioni i Lidhjes së Kombeve.7

Kjo gjendje e tensionuar në qytetin e Korçës diktoi vizitën e Komisionit Hetimor,

që kishte për qëllim të analizonte edhe rrethanat e largimit të peshkopit Jakov. Nga

vëzhgimi i përfaqësuesve evropianë rezultonte se popullsia e Korçës ishte krejtësisht

shqiptare, me përjashtim të një numri të papërfillshëm nënshtetasish grekë. Prandaj,

konsiderohej e natyrshme kundërshtimi i çdo ndërhyrje të huaj në punët fetare apo në

1 T. Selenica, op.cit., f. 82

2 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 205

3 AIH, A.V.57, Fl. 23

4 AQSH, F. 146, V. 1921, D. 37, Fl. 1

5 P. Dibra (Teli), op.cit., f. 119

6 J. Godart, op.cit., f. 217-218

7 J. Swire, op.cit., f. 276-277

Page 83: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

67

politikën e brendshme. Megjithatë, ekzistonin dy parti në radhët e popullsisë, një

nacionaliste dhe tjetra helenofile. Partia nacionaliste, që formohej nga gjithë banorët

myslimanë dhe nga një pjesë e rëndësishme ortodoksish, përfaqësonte shumicën më të

madhe. Ajo mbështetej kryesisht mbi elementin shqiptar, të kthyer nga Shtetet e

Bashkuara, dhe pasqyronte sentimentin e patriotizmit dhe të nacionalistit intrasigjent.

Synimi i saj parësor ishte çrrënjosja e plotë dhe e menjëhershme e gjithçkaje që cilësohej

greke. Kështu, e pakënaqur nga suprimimi i shkollave dhe i kishave me gjuhë greke, ajo

kërkonte vendosjen e një kishe autoqefale ortodokse shqiptare.1

Për partinë helenofile, Komisioni Hetimor raportonte se kjo forcë kompozohej

nga elemente ortodoksë konservatorë të cilët, në kohën e regjimit turk, kishin qenë nën

mbrojtjen e Greqisë dhe duke u arsimuar në shkollat dhe universitetet greke, mbetën

akoma nën influencën e kulturës helenike. Konservatorët përkraheshin nga disa tregtarë

që, për shkak të interesave ekonomike, dëshironin të mbanin relata të mira me Greqinë.

Pra, ata përbënin veçse një minoritet të vogël që synonte të vihej nën dominacionin grek,

duke ngjallur shpresat përtej kufirit. Këtu mund të ndërhynte influenca e klerit dhe

sidomos e mitropolitëve grekë, të cilët punonin haptazi për shkëputjen e Shqipërisë

jugore me aneksimin e saj në Greqi. Më i zellshmi ishte peshkopi i Korçës, imzot Jakovi,

me kombësi greke dhe zëdhënës i helenizmit në Shqipëri; ai merrej po aq me politikë sa

dhe me fe, dhe përdorte influencën e tij pranë pakicës helenike për të propaganduar në

favor të Greqisë. Prandaj kur u njoh Shqipëria nga Fuqitë e Mëdha, elementi nacionalist i

shtyrë nga entuziazmi i tyre patriotik, vendosi ta largonte këtë klerik të huaj, të cilin e

konsideronte si një intruz.2

Po ashtu, përfaqësuesit evropianë ndoqën me kujdes mosmarrëveshjet midis

autoriteteve të qeverisë shqiptare dhe himariotëve, të cilët proklamuan autonominë e

krahinës.3 Athina zyrtare mbështeste pretendimet e banorëve të shtatë katundeve të

Himarës, për të gëzuar privilegjet ekonomike, të siguruara në vendimet e Sulltanit, dhe të

lëshimeve të qeverive të mëparshme, duke refuzuar pagimin e të dhjetave. Madje, të

nxitur nga aktorë të jashtëm, himariotët iniciuan një konflikt me forcat e armatosura, të

instaluara pranë Nënprefekturës. Gjatë përleshjes mbetën të vrarë dhe të plagosur nga

radhët e protestuesve dhe të nëpunësve të rendit. Ngjarje që aktivizoi diplomacinë greke

të protestonte kundër përpjekjeve të Tiranës zyrtare për heqjen e venomeve në krahinë,

duke zhvilluar mitingje. Kopjet e të gjitha protestave u ishin shpërndarë përfaqësive të

huaja në Athinë. Qeveria greke kërkonte që venomet e Himarës të respektoheshin dhe

paralajmëronte që, në rast të kundërt, do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet midis

dy vendeve. Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideronte këtë notë si fillimin e

ndërhyrjes së Greqisë në punët e brendshme.4

Destabilitetit brenda vendit i shtohej edhe konsensusi i munguar mes aleatëve, për

të përcaktuar kufijtë veriorë të Shqipërisë, që i hapte rrugë konflikteve fqinjësore. Më 22

mars 1921, në notën dërguar Mit’hat Frashërit, kryetarit të delegacionit shqiptar në

Konferencën e Ambasadorëve, Rexhep Mitrovica e informonte mbi vazhdimin e

mizorive serbe. Regjistroheshin mbi 12.000 të vdekur dhe po aq të plagosur prej Shkupit

deri në kufi, një shifër e konsiderueshme prej 25.000 vetash gjithsej. Numri i viktimave

1 AIH, A.V.37, Fl. 13

2 Ibid., Fl. 13-15

3 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 28

4 Beqir Meta, “Ballafaqimi shqiptaro-grek për Himarën 1920-1924”, Studime historike, nr.1-2, 2008, f. 58

Page 84: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

68

dhe lodhja e kosovarëve e dibranëve në zonat e luftimit tregonin gatishmërinë e tyre për

të ndjekur çdo rast që urdhëronte lirimin e Kosovës. Ndërsa, Serbia kishte shpallur një

amnisti të përgjithshme, që nënkuptonte se të kthyerit do të faleshin, të tjerëve do t’u

internohej familja e do t’i copëtohej malli i tyre prej qeverisë serbe. Zbatimi i kësaj

politike nga kabineti serb turbulloi keq mendimet e kosovarëve. Disa u kthyen, kurse të

tjerë u vendosën në kufi për të ndjekur rezultatin e veprimeve.1

Këto rrethana të shoqëruara me indiferencën e fuqive evropiane intensifikuan

përpjekjet e qeverisë shqiptare për të normalizuar marrëdhëniet me Mbretërinë Serbo-

Kroato-Sllovene. Në prill 1921, ajo dërgoi delegacionin e saj në Beograd, që i propozoi

qeverisë jugosllave: “njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe, si

pasojë, tërheqjen e trupave jugosllave nga tokat e pushtuara shqiptare brenda këtyre

kufijve; ruajtjen e asnjanësisë nga ana e qeverisë shqiptare, e cila nuk do të nënshkruante

asnjë traktat mbrojtjeje ose sulmi me ndonjë shtet tjetër; me t’u vendosur marrëdhëniet

diplomatike midis dy shteteve, qeveria shqiptare do të përfundonte me homologen

jugosllave një traktat tregtar dhe një konventë doganore mbi baza reciprociteti. Mirëpo,

për shkak të synimeve të njohura ndaj Shqipërisë veriore, Beogradi nuk i pranoi këto

propozime”.2

Politika e jashtme jugosllave bazohej në devizën “divida et impera”*, që u

evidentua në lëvizjen e Mirditës, me protagonist Marka Gjonin. Ky i fundit u cilësua nga

qeveria britanike një vegël e bindur e Beogradit.3 I shtyrë nga ambicia për pushtet, ai

shfrytëzoi pakënaqësinë e malësorëve mirditas, në gjendje të rëndë ekonomike, që nuk

kishin siguruar përkrahjen e qeverisë së Tiranës. Për më tepër, i ndihmuar me mjete

financiare dhe armatime nga Beogradi, Marka Gjoni me disa bajraktarë të Mirditës

ngritën krye kundër qeverisë shqiptare, por pa rezultat. Fakt që diktoi kthimin e tij në

Prizren, ku më 17 korrik 1921, me këshillën e autoriteteve jugosllave, shpalli

“Republikën e Mirditës”, me proklamatën, qeverinë dhe pullat respektive. Marka Gjoni

kërkoi njohjen e Republikës nga shtetet fqinjë dhe dërgoi me këtë qëllim përfaqësuesit e

tij pranë Lidhjes së Kombeve. Kjo lëvizje separatiste përfaqësonte një ndërhyrje të hapur

të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që gëzonte edhe simpatinë franceze.4

Më 26 shtator 1921, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes, Eric Drummond, mori një

notë proteste nga populli katolik i Mirditës, i cili refuzonte çdo pretendim për ushtrim

autoriteti nga Republika e Marka Gjonit, si dhe kritikonte rreptësisht insinuacionet e

Serbisë që turbullonin rajonet kufitare të Shqipërisë, duke kryer mizori të panjohura ndaj

kombit shqiptar.5

Rrethana të tilla detyruan ambasadorët evropianë t’i kërkonin sërish qeverisë

jugosllave të tërhiqte ushtrinë e saj përtej vijës së caktuar si kufi të Shqipërisë, nga

Konferenca e Londrës së 1913-ës,6 me qëllim ruajtjen e paqes në Ballkan e më gjerë.

Nisur nga situata në veri, Këshilli i Lidhjes së Kombeve vendosi, në seancën e 12 janarit

1 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 172

2 Xheladin Shala, “Ndërhyrja e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në çështjen e “Republikës së Mirditës”

dhe rrethanat gjatë intervencionit më 1921”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike X-1980,

Prishtinë, 1981, f. 153

* “përça e sundo” 3 J. Swire, op.cit., f. 297

4 Sejfi Vllamasi. Ballafaqime politike në Shqipëri: 1897-1942. Tiranë: Neraida, 2000

, f. 257

5 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 275

6 “Balkan Brew”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 26 nëntor 1921, f. 13

Page 85: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

69

1922, që: 1) në përputhje me kërkesën e Konferencës së Ambasadorëve, Komisioni duhej

të shkonte përsëri në zonën neutre për t’u siguruar në vend që zbrazja e zonës, nga trupat

e të dy shteteve, ishte efektive dhe komplete; 2) pas një inspektimi të zonës neutre,

Komisioni do të takonte në Shkodër anëtarët e Komisionit të caktimit të kufijve, të

emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve. Nga vëzhgimet përkatëse, Komisioni formoi

bindjen se nga të dy anët ekzistonte një dëshirë e vërtetë për të respektuar zonën neutre

dhe nëse gabimisht ose për neglizhencë ndodhnin incidente pa rëndësi, çështja do të

rregullohej menjëherë me kërkesën e Komisionit. Po ashtu, Komisioni i caktimit të

kufijve e cilësonte atashimin pranë tyre të një delegati serb dhe shqiptar si një element

lehtësues për zgjidhjen e problemit.1

Nga ana tjetër, kriza politike në vend2 krijoi kushte për trazira të brendshme, që

diktuan ndërhyrjen e faktorit të huaj. E tillë ishte kryengritja e Elez Isufit kundër forcave

qeveritare, në mars të vitit 1922. Ministri anglez në Shqipëri, Eyres, i kërkoi qeverisë të

luante rolin e arbitrit ndërmjet palëve në konflikt.3 Në korrespondencën me Foreign

Office-in, ai informonte se zotëronte të dhëna që kryengritja ishte nxitur nga Italia, e cila

synonte të sillte në pushtet një qeveri më të favorshme për interesat e saj. Sipas Eyres-it,

agjentët italianë kishin dijeni për kryengritjen dhe mund të ishin frymëzuesit e financuesit

e saj, siç besonte dhe opinioni publik e qeveria shqiptare.4 Falë ndërmjetësimit të

ministrit anglez “çeta e Elezit po nënshtrohej, ndërkohë një tjetër lëvizje kishte

shpërthyer në qytetin e vogël të Shijakut dhe në Durrës, e nxitur nga njerëzit e Esat

Pashës, e cila u shua menjëherë pas ndërhyrjes së milicisë, që nuk hasi në ndonjë

rezistencë në të dy lokalitetet”.5

Krahas dinamikës politike, qëndrimi i shteteve të Evropës kundrejt Shqipërisë

kushtëzohej edhe nga niveli i zhvillimit ekonomik. Bazuar në raportin e Komisionit

Hetimor, Shqipëria kishte një pozitë gjeografike të favorshme dhe posedonte burimet

materiale të domosdoshme për ekzistencën e saj.6 Fushat bregdetase i jepnin bujqësisë

toka të gjera dhe pjellore, nga të cilat nuk ishte përfituar në mënyrë të plotë. Shumë rrethe

të mëdha që ishin pjesërisht moçale duhet t’i shërbenin bujqësisë, duke furnizuar me

prodhime një zonë me popullsi më të konsiderueshme. Ekzistonin, sidomos në veri, pyje

të bukur, pasuria e të cilëve do të eksploatohej me dobi, kur këtë ta kërkonin nevojat e

ndërtimeve. Përveç këtyre, një pjesë e madhe e rretheve malore shërbente në mënyrë të

mrekullueshme për të vënë drunj pyllorë. Kaskata ujërash të bollshme do të furnizonin

me çmim të ulët forca motrice të nevojshme për industrinë. Përsa u përket burimeve

minerale, kërkimet e viteve të fundit kishin provuar ekzistencën e sasive të mëdha pyritë

hekuri pjesërisht me bakër. Linjiti gjendej kudo, por në shtrate pak të trasha. U konstatua

gjithashtu prezenca e anthracitic me kualitet të shkëlqyer, por në sasi të paditura.7

Analiza të hollësishme për resurset nëntokësore të Shqipërisë ndërmorën edhe

studiuesit italianë për hir të interesave ekonomike. Kërkimet e para u bënë për

1 AIH, A.V.37, Fl. 17-18

2 Eqrem bej Vlora. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003, f. 437

3 Mehdi Frashëri. Kujtime (1913-1933). Tiranë: OMSCA-1, 2005, f. 128

4 Pranvera Dibra, “Qeveria britanike përballë përpjekjeve të para të shtetit shqiptar për mëkëmbje dhe

konsolidim 1922-1923”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007, f.

105 5 Mid’hat Frashëri. Fati i Shqipërisë. Tiranë: “Lumo Skëndo”, 1999, f. 182

6 AIH, A.V.95, Fl. 11

7 AIH, A.V.37, Fl. 21

Page 86: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

70

hidrokarbonet, të cilat ndodheshin në jug të vendit në formë të gaztë dhe të ngurtë.

Observata u realizua vetëm në qarkun e Selenicës dhe në fushën e Shushicës, ku u gjetën

burime hidrokarboni në formë të vajgurit të tipit rus. Mesi i shtateve të hidrokarboneve

ishte fusha e Selenicës, që ndahej në tri zona: e para ndodhej në veri-lindje për nga ana e

Beratit; e dyta niste nga fusha e Romzit, për nga ana e Treblovës, ku dukej lehtësisht

prania e bitumit; e treta, në jug për nga Tepelena, ku vëreheshin gjurma bitumi të njomë, i

cili buronte lirisht nga të çarat e dheut dhe nga shpellat. Hidrokarbon në formë të lëngët

dilte një kilometër në veri të Romzit që përmbante dhe gazëra sqyfuri. Edhe këtu mijëra

metra kubikë gazi humbisnin për vite prej shekujsh. Të tjera lloje qymyri (ligniti,

litantrace etj.) u gjetën gjatë Vjosës, në qarkun e Elbasanit dhe nga Memaliaj. Po ashtu,

ky qymyr ishte me kualitet shumë të mirë dhe mund të prodhohej edhe gaz prej tij. Mina

hekuri u gjetën në shumë vise të Shqipërisë; në veri-lindje të Shkodrës; në mes të

Elbasanit dhe Tiranës, në qarkun e Korçës; dhe në fund në qark të maleve të Gribës.1

Këto pasuri natyrore tërhoqën vëmendjen e investitorëve italianë, të cilët ishin të

interesuar për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për shfrytëzimin efikas të tyre.

Prof. Giovanni Borelli theksoi rëndësinë që mbartte rrjeti i komunikacionit për

bashkëpunimin ekonomik dhe politik të Adriatikut. Ai propozoi ndërtimin e një udhe të

plotë vijash sekondare për të lidhur territoret e brendshme të vendit. Me vlerë ishte

konstruksioni i një komunikate dytësore, të ndarë kështu: 1) Vlorë-Durrës-Tiranë; 2.

Shën-Gjin-Shkodër etj., udhë të cilat mbaronin punë sipas nevojave të ndryshme politike

të autoriteteve shqiptare. Shënohej gjithashtu se Shqipëria nuk mund ta përballonte

ndryshe problemin e ndërtimit të udhëve veçse me koncesione (të minave dhe

agrikulturës). Borelli vinte në dukje që sistemi i koncesioneve, ndonëse ishte i rëndë, i

linte shtetit një pjesë të fitimeve. Por edhe pse nuk mund të zgjidhej menjëherë, çështja e

komunikatave duhej t’i shërbente e të përmirësonte bujqësinë e vendit, të bashkonte

krahinat e ndryshme të Shqipërisë e të ndihmonte shtetin në çdo fushë të veprimtarisë

ekonomike.2

Nevoja për rimëkëmbjen ekonomike të vendit detyroi qeverinë shqiptare të

kërkonte sigurimin e një huaje nga një aktor i dizinteresuar, si Lidhja e Kombeve, e cila

gëzonte një prestigj të pakontestueshëm në Shqipëri dhe rezultonte të ishte organi më i

përshtatshëm për këtë mbështetje.3 Në mbledhjen e datës 12 maj 1922, Këshilli i Lidhjes

shqyrtoi alternativën e marrjes së protektoratit ekonomik mbi Shqipërinë. Propozim që u

kundërshtua fuqishëm nga përfaqësuesi italian, marqezi Imperiali. Ai kishte lajmëruar

anëtarët e Këshillit, pak më parë se të fillonin punimet, që Italia nuk mund të pranonte

ndërhyrjen e Lidhjes në punët e Shqipërisë, pa siguruar paraprakisht interesat vitale të

Romës në atë vend. Ndërsa, delegati anglez, Lordi Balfour, e përkrahu protektoratin,

meqë Lidhja e Kombeve kishte influencuar për largimin e trupave serbe nga Shqipëria.

Kjo e fundit me ndihmën e kapitalit të huaj mund të zinte vendin e saj në mes të kombeve

të qytetëruara.4

1 Francesco Mollica. “Shtratet minerale të Shqipërisë”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 12 gusht 1922, f. 3

2 Francesco Argondizza. “Për udhë të hekurta në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 31 mars 1922,

f. 9 3 AIH, A.V.59, Fl. 9 (Financat shtetërore, bankat dhe krediti në Shqipëri - Mateo Gjoni)

4 “Italia kundërshton protektoratën e Ligës në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., nr. 2433, E shtunë, 13 maj

1922, f. 5

Page 87: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

71

Një synim i tillë ishte përcaktues për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar, të

kryesuar nga Mehdi Frashëri, në Konferencën ekonomike ndërkombëtare që u organizua

në Gjenovë të Italisë.1 Përpara se të nisej, kryedelegati Frashëri u takua në Durrës me

ministrin e Britanisë së Madhe, Eyres, të cilit i parashtroi nevojën e Shqipërisë për një

hua, duke i kërkuar mbështetjen e pushteteve të mëdha në Konferencë. Megjithë

premtimet dhe prezantimin e argumentuar të M. Frashërit, se garantimi i një huaje me

kushte të favorshme do të përdorej për zhvillimin ekonomik të vendit dhe burimet e

krijuara do të shërbenin për pagimin e borxhit, punimet e Konferencës përfunduan pa

rezultatin e pritshëm.2

Në këto rrethana, vendimi i Këshillit të Lidhjes së Kombeve, më 21 korrik 1922,

për dërgimin e një eksperti, që do të studionte situatën ekonomike e financiare të vendit,

u prit me entuziazëm nga populli shqiptar. “Cilido me pak gjykim dhe me ndërgjegje të

kthjellët e vlerësonte rëndësinë që kishte për të ardhmen e vendit ky fakt dhe që të gjithë

duhej të lavdëronin Perëndinë për këtë sihariq të madh e të shënuar për kombin

shqiptar”.3

Këshilltari nga Luksemburgu, Prof. Albert Calmes, mbërriti në Durrës, më 2

gusht 1922.4 Pasi analizoi gjendjen ekonomike, strukturën shoqërore dhe nivelin e të

ardhurave e të shpenzimeve të buxhetit të shtetit, “Calmes i raportoi Lidhjes së Kombeve

se për mëkëmbjen e Shqipërisë nevojitej: a) një hua prej 50.000.000 fr.ari, e

amortizueshme në 40 vjet me kamatë të ulët, hua e cila të shpenzohej kryesisht për punë

botore e bonifikime; b) një bankë emisioni e themeluar prej të huajve, por me

pjesëmarrjen e shqiptarëve, mbi të cilën shteti do të ushtronte kontrollin e zakonshëm të

monedhave në qarkullim, të taksës së skontit etj. Duke i dhënë fund kaosit monetar, kjo

bankë do të vinte rregull në kreditë e pagesat dhe do të ndihmonte në zhvillimin

ekonomik të vendit; c) pasi shpenzimi i huasë do të bëhej nën mbikqyrjen e kreditorëve,

që ishin të interesuar për shpenzimin me vend të huasë, për të siguruar normalisht

pagesën e interesave dhe të amortizimit. Calmes rekomandoi që edhe pranë Ministrisë së

Financave të dërgohej një ekspert i Lidhjes së Kombeve, i cili të ndihmonte në

organizimin e administratës së financave e veçanërisht për të mënjanuar shpenzimet e

pafrytëshme”.5

Raporti i ekonomistit luksemburgas, A. Calmes, u studiua nga komisionet

përkatëse të Lidhjes së Kombeve dhe dosja e Shqipërisë u mbyll në një sirtar të arkivit të

Gjenevës. Përçapjet e përsëritura të qeverisë shqiptare nuk u morën në konsideratë; dukej

sikur një dorë e fshehtë pengonte nga mbrapa skenës çdo orvajtje për t’i garantuar vendit

ndihmën financiare6 të nevojshme për kapërcimin e vështirësive ekonomike. Shqipërisë

iu mohua huaja e rekomanduar nga Prof. Calmes, për arsye të: 1. gjendjes së pavendosur

financiare të Evropës, gjë që e bëri lëvrimin e huasë problematike;7 2. mungesës së

1 Francesco Argondizza. “Delegacja shqiptare në Genoa”, Dielli, Boston Mass., nr. 2433, E shtunë, 13 maj

1922, f. 3 2 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 132-135

3 “Ilaçi për ne”, Dielli, Boston Mass., nr. 2436, E martë, 16 maj 1922, f. 2

4 P. Dibra, “Qeveria britanike përballë..., f. 97

5 S. Vllamasi, op.cit., f. 306-307

6 T. Zavalani, op.cit., f. 274

7 Robert J. Stevens. Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939. Tiranë: Geer, 2004, f. 51

Page 88: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

72

garancive të mjaftueshme që ofronte Shqipëria për kapitalet e investuara dhe, 3.

pasigurisë politike dhe etiketimit të Shqipërisë si zonë e ndikimit italian.1

Në pamundësi për t’i siguruar huanë, Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve i

paraqiti Këshillit kandidaturën e anglezit R.S. Paterson, të propozuar nga koloneli A.

Herbert, në funksionin e këshilltarit financiar të qeverisë shqiptare. Përfaqësuesi francez,

Viviani, e kundërshtoi me argumentin se Franca nuk kishte mundur t’a shqyrtonte

çështjen dhe kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke pasur parasysh burimet e naftës

në Shqipëri. Qëndrim që shqetësoi përfaqësuesin shqiptar, B. Blinishti, sepse vendit i

nevojitej jo një kontrollor, por një këshilltar financiar, që ta ndihmonte në administrimin

e sektorit të financave. Shqipëria ishte një shtet i pavarur që kishte të drejtën të vendoste

për koncesionet e saj ekonomike dhe financiare.2

Duke parë sytë e Evropës të drejtuar nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe në

mungesë të kapitalit vendas, qeveria e Tiranës u detyrua të ndiqte politikën e dhënies me

koncesion kompanive të huaja për kërkimin dhe eksploatimin e resurseve nëntokësore,

por edhe thithjen e investimeve në sektorin e ndërtimit, të transportit, të tregtisë së

jashtme, të bujqësisë etj. Këto orientime u shoqëruan me debate midis forcave politike në

Shqipëri, të përshkuara nga koncepte parimore, si: konkurrenca e lirë, mbrojtja e

interesave të vendit etj. Madje, “elementet më demokratike në parlament, krahas

kërkesave për reforma të brendshme me karakter politik, shoqëror dhe ekonomik,

përkrahën pikëpamjet që koncesionet të mos jepeshin me kushte monopoli; të rritej

përqindja e përfitimit në dobi të shtetit shqiptar; fushat naftëmbajtëse me perspektivë të

mos jepeshin njëherësh në koncesion; koncesionarët të ofronin siguri për seriozitetin e

tyre; marrëveshjet të formuloheshin të studiuara e në kushte të përcaktuara qartë dhe,

prodhimi ose kapitali vendas të ruhej e të nxitej me një politikë të kujdesshme

proteksioniste”.3

Rivaliteti i ashpër karakterizoi marrjen e koncesionit të naftës në Shqipëri midis

disa shoqërive të huaja, si: Anglo-Persian Oil, Sindikatat Franko-Albania, Standard Oil

Company, S.I.M.S.A., Siclair Oil Co. dhe Ferrovie dello Stato Italiano.4 Konkurrenca më

më e fortë u zhvillua midis shoqërisë amerikane Standard Oil dhe kompanisë Anglo-

Persiane. Kjo e fundit zotëronte një pozitë më të privilegjuar sepse qeveria e Londrës i

kishte kërkuar Tiranës zyrtare sigurimin e koncesionit të vajgurit në këmbim të aderimit

të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.5 Propozim që u pranua nga guverna shqiptare dhe

Komisioni i Financave,6 pritej vetëm ratifikimi i marrëveshjes në parlament, pra,

Shoqëria Anglo-Persiane kishte fituar në parim të drejtën ekskluzive për kërkimin dhe

shfrytëzimin e naftës në vend. E palëkundur në garën për burimet vajgurore në Shqipëri

ishte dhe Standard Oil Company, që kishte si avokat Elmas Kokonën dhe zotëronte një

gazetë private, për qëllime propagandistike, duke kthyer opinionin publik në favor të saj.

Kompania Standard Oil kishte mbështetjen e opozitës, kurse Anglo-Persianja posedonte

1 AIH, A.V.95, Fl. 23

2 J. Swire, op.cit., f. 327

3 Marenglen Verli, “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës Perëndimore në vitet

1920-1939”, Studime historike, nr.1-2, 2004, f. 182 4 AIH, A.V.92, Fl. 10

5 Gazmend Shpuza, “Viti 1924 – midis Revolucionit, Puçit dhe Ndërhyrjes së armatosur”, Studime

historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000, f. 78 6 “Gazërat e Shqipërisë kërkohen prej shumë kompanive”, Dielli, Boston Mass., E shtunë , 31 dhjetor 1921,

f. 7

Page 89: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

73

përkrahjen e qeverisë dhe të Partisë Popullore, pra shumicën në parlament. Por, shoqëria

amerikane me ofertat e saj të shpeshta që përmbanin kushte më të volitshme për qeverinë

e detyronte atë t’i bënte presion Kompanisë Anglo-Persiane të përmirësonte kushtet e

saj.1

Konkurrenca ndërkombëtare bëri që vajguri shqiptar të mos nxirrej nga nëntoka

derisa koncesionin e Kuçovës e mori shoqëria italiane AIPA. Kjo shpjegohet me faktin se

në fillim Anglo-Persian Co. kishte frikë se mos gjendej vajgur në sasi të mëdha në

Shqipëri dhe mund t’i shkaktonte dëm vajgurit të Persisë, me koston shumë më të lirë të

transportit. Prandaj shoqëria Anglo-Persiane kërkonte të zotëronte monopolin e

shfrytëzimit dhe të kalonte kohën pa filluar punën. Kur u konstatua se burimet nuk ishin

në atë shkallë sa të konkurronin vajgurin e Lindjes së Mesme, shoqëritë e mëdha të

vajgurit nuk shfaqën më interes dhe vajguri i Shqipërisë iu la Italisë, e cila gjithsesi nuk

kishte burim të vetin.2

Përpos dhënies me koncesion të burimeve nëntokësore, qeveria shqiptare

intensifikoi marrëdhëniet ekonomike me fqinjët, veçanërisht me Jugosllavinë.

Shkëmbimet tregtare mbartnin rëndësi reciproke për të dyja vendet. Tregtia e jashtme e

Shqipërisë ndodhej në një nivel të ulët zhvillimi, përsa i përket vëllimit të eksportit e të

importit dhe të strukturës së tyre. Bilanci tregtar ishte pasiv. Kjo gjendje ishte rrjedhojë,

së pari, e prapambetjes së madhe ekonomike të vendit. Zhvillimi i lidhjeve tregtare mbi

baza reciprociteti me shtetet fqinjë, Jugosllavinë dhe Greqinë, ishte me interes për

Shqipërinë për shkak të afërsisë gjeografike dhe të strukturës ekonomike e sociale. Për

elitën drejtuese jugosllave, tregu shqiptar kishte leverdi politike dhe ekonomike. Edhe në

këtë fushë Beogradi shqetësohej për forcimin e pozitave të rivalit italian. Nga ana tjetër,

firmat tregtare jugosllave, veçanërisht ato të zonave kufitare, ushtronin presion pranë

qeverisë së Beogradit për të lidhur sa më shpejt marrëveshje tregtare me Shqipërinë për të

shfrytëzuar tregun shqiptar për importimin e lëndëve të para e prodhimeve bujqësore e

blegtorale dhe për të eksportuar produktet industriale jugosllave.3

Sipas ekspertëve të ekonomisë, qytete si Shkodra në veri dhe Korça në jug të

Shqipërisë komunikonin mirë me qendrat më të afërta jugosllave, me Podgoricën dhe

Manastirin, për realizimin e shkëmbimeve tregtare. Sidomos Shkodra, falë pozitës

gjeografike, do të luante një rol të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.4 Qysh

1 S. Vllamasi, op.cit., f. 328

2 T. Zavalani, op.cit., f. 275

3 Paskal Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë (1922-1924)”,

Studime historike, nr.4 - 1990, viti XLIV, Tiranë, 1991, f. 97 4 Emine Bakalli-Arifi, “Vendi i Shkodrës në marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave në vitet 1918-

1939”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV, f. 76

* Protokolli i përkatshëm i lundrimit mbi liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës: Neni 1 – Ka për të pasur

liri të plotë lundrimi mbi liqenin e Shkodrës e mbi Bunë dhe vijat e ujërave të lundrueshme që bashkohen

me këto, si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetin Serbo-Kroato-Slloven. Banorët, pasuritë dhe flamuri i

secilit nga këta dy Shtete janë të mbrojtura nga çdo pikëpamje, në mënyrë të barabartë. Neni 2 – Liria e

lundrimit parashikuar në nenin 1, nuk ka për të penguar të drejtën e njerit, as të tjetrit Shtet për të vendosur

dhe zbatuar në tokën e vet, rregulloret shëndetësore, doganore ose policore, duke përfshirë edhe rregulloret

përkatëse të emigracionit, gjithashtu eksportimin dhe importimin e mallrave tregtare të ndaluara, me kusht

që këto rregullore mos të bien në kundërshtim me dispozitat e këtij protokolli. Neni 3 – Çdo çështje që i

përket përmirësimit të lundrimit në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe të Bunës deri në det, ashtu edhe çështje

të tjera të pa parashikuara në këtë protokoll dhe të cilat, duke mos pasur kontakte me shtete të treta, por

vetëm në marrëdhënie midis të dy shteteve për lundrimin në ujërat e përmendura, do të rregullohen

Page 90: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

74

më 13 korrik 1922, në Paris midis përfaqësuesve të Beogradit e Tiranës dhe delegatëve të

Konferencës së Ambasadorëve “u hartua projektprotokolli për lundrimin në liqenin e

Shkodrës e në Bunë.* Pala shqiptare pasi pranonte në parim të drejtën e lundrimit të dy

shteteve fqinjë në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, bëri disa vërejtje të cilat

niseshin nga nevoja e sigurimit dhe mbrojtjes së tërësisë tokësore të vendit. Ato ishin: 1.

Në liqenin e Shkodrës garantohej lundrimi i lirë me kusht që aty të mos lundronin anije

luftarake. 2. Zona e lundrimit të lirë nuk duhej të fortifikohej prej shtetit që lundronte

lirisht. 3. Zona e lundrimit nuk do të ishte e lirë për veprimet strategjike të shtetit tjetër.

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konjukturave politike deri në vitin 1924 nuk u arrit të

përfundohej protokolli i lundrimit midis dy vendeve”.1

Çështja e dytë e pazgjidhur, me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit shqiptar,

ishte ravijëzimi në terren i kufijve në bazë të vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës

së Ambasadorëve. Për këtë arsye u formua Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të

Kufijve, i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini; kapiteni Frank de Limperani,

sekretar i përgjithshëm i Komisionit; koloneli anglez Gills dhe ai francez Ordion, në

cilësinë e anëtarëve. Pala shqiptare përfaqësohej nga major Bajram Fevziu dhe prefekti i

Korçës, Dhimitër Berati; ajo greke nga nënkolonel Neokli Boçari dhe prefekti i

Follorinës, av. Modhi; ndërsa pala jugosllave nga gjenerali serb Panoviç dhe koloneli

Stojadinoviç. Punët topografike iu ngarkuan një togeri të përfaqësisë italiane.2

Veprimtaria e Komisionit u karakterizua nga ndjenja e thellë e përgjegjësisë së

gjeneral Tellinit, për të vendosur drejtësi ndaj kombeve të interesuar, dhe intrigat greke

për të përfituar në kurriz të territorit shqiptar. E tillë ishte mosmarrëveshja midis kryetarit

të Komisionit dhe nënkolonel Boçarit për caktimin e vijës së kufirit pranë fshatrave

Peshkëpi e Radat në Rrëzë të Zezë (në lindje të Libohovës) dhe zgjatimi i saj drejt kodrës

së Kakavijës. Ky veprim tregonte synimin e gjeneral Tellinit për ta shtrirë kufirin nëpër

zallin e lumit Kalama, duke përfshirë brenda vijës kufitare të shtetit shqiptar tërë

Çamërinë veriore, me kryeqendër Filatin, dhe masivin malor në lindje të tij, Shtrungarë-

Murganë-Vigël, masiv ky që kishte nën vete Janinën, Korfuzin dhe tërë ujdhëzat pranë

tij. Propozim që u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit grekë. Tellini, i cili i njihte

kërkesat e drejta të shqiptarëve, u detyrua t’i përmbahej Protokollit të Firences (1913),

duke pranuar që kufiri jugor të përmblidhte të paktën territoret deri në lumin Kalama.3

Puna në terren e Komisionit të caktimit të kufijve në jug të vendit u shoqërua me

disa incidente të vogla. Në katundin Kakavijë, vija ndarëse e ujërave e ndante katundin në

dy pjesë, por, në përputhje me vendimet e Konferencën së Firences dhe falë insistimit të

delegatit italian dhe Mehdi Frashërit, katundi Kakavijë së bashku me godinat e rojeve

veçanërisht ndërmjet të dy Shteteve në qoftë se nuk ndreqen në bazë të dispozitave të konventave

ndërkombëtare të përgjithshme, në të cilat të dy Shtetet janë ose do të jenë pjesëtarë. Neni 4 – Qëndrimi

dhe qarkullimi i lundruesve ushtarakë janë të ndaluara mbi liqenin e Shkodrës, mbi Bunë, si dhe mbi vijat e

ujërave të lundrueshme që lidhen me këto. Megjithëkëtë, mbajtja e anijeve të armatosura të nevojshme për

ruajtjen e këtyre ujërave është e lejueshme. Numri i këtyre anijeve do të përcaktohet në marrëveshje

ndërmjet të dy Qeverive të interesuara dhe armatimi i tyre nuk duhet të ketë veçse një maksimum prej dy

mitralozësh për anije. Komisioni: Kryetar, gjenerali italian Pietro Gazzera; komisari britanik, Lt. Col. A. B.

Glough dhe ai francez, kolonel J. A. Ordioni. – Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare.

Kufini serb, kroat, slloven-shqiptar. Tiranë: Shtypshkronja Ushtarake, 1931, f. 32-34 1 P. Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav..., f. 102

2 Ibrahim D. Hoxha. Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini, 2000, f. 56

3 I. D. Hoxha, op.cit., f. 58-59

Page 91: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

75

greke do t’i mbeteshin Shqipërisë. Sipas pozitës topografike, fshati Katuna i takonte

Greqisë. Mirëpo, delegati shqiptar mbrojti me argumente tezën se ky fshat duhej të

përfshihej brenda kufijve të Shqipërisë, fakt që përcaktohej edhe në Protokollin e

Firences. Në zonën e Konispolit, M. Frashëri kërkoi që vija e kufirit, e cila shkonte nga

majat e Starahqimoros, të takohej me vijën që përshkonte majat e Ksamilit. Pikëpamja e

përfaqësuesit shqiptar u përkrah nga gjenerali italian Gazera, por u hodh poshtë nga

delegati i Britanisë dhe i Francës. Për rrjedhojë, vija që zbriste nga malet e Konispolit, në

vend që të arrinte deri në majat e kodrinave të Ksamilit, mbeti në grykën që formonte

rrugën Sajadhë-Konispol.1

Vështirësitë për caktimin e kufijve jugorë të Shqipërisë dhe pengesat e nënkolonel

Boçarit për vijimin normalisht të punës së Komisionit, iu bënë të njohura sërish

Konferencës së Ambasadorëve, më 26 gusht 1923, nëpërmjet raportit të fundit të gjeneral

Tellinit. Në të paraqitet mënyra jokorrekte dhe sabotuese me të cilën bashkëpunonin

grekët, veçanërisht nënkolonel Boçari, i cili shpikte pretekste dhe krijonte incidente që të

mos u bindej vendimeve të Komisionit. Ky i fundit, sipas gjeneral Tellinit, ishte i

paanshëm dhe kryente detyrën e tij bazuar në ndërgjegjen e vet dhe parimet e drejtësisë

ndërkombëtare.2

Një ditë më pas, Tellini me gjithë suitën e tij u vranë brenda kufijve të Greqisë.

Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të Kufijve i ndërpreu punimet. Qeveria greke fajësoi

palën shqiptare për ngjarjen e rëndë. Qëndrim që nuk u pranua nga Roma zyrtare, e cila,

nga raportet e mëparshme të gjeneralit, kishte konstatuar simpatinë që ushqente populli

shqiptar dhe paudhësitë e grekëve. Në këto kushte, Musolini rrethoi Korfuzin me flotën e

tij ushtarake dhe, pas skadimit të ultimatumit për dorëzimin e ishullit, filloi bombardimin

derisa pala greke u dorëzua. Marinarët dhe divizioni i ushtarëve italianë pushtuan

Korfuzin dhe i kërkuan Athinës një reparacion prej 50.000.000 liretash si dëmshpërblim

për të vrarët, gjetjen dhe zënien e kriminelëve dhe ndjesë solemne nga qeveria greke në

flotën italiane. Ndërsa, Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte një komision

ndërkombëtar për të bërë hetimet e nevojshme në Greqi dhe në Shqipëri për vrasjen e

gjeneral Tellinit.3

Më 31 gusht, Konferenca e Ambasadorëve ndërmjetësoi për të parandaluar një

krizë të rëndë ndërkombëtare, duke e cilësuar Greqinë përgjegjëse moralisht dhe

materialisht për krimin e kryer në tokën e saj. Ajo kërkoi fillimin sa më parë të hetimit

dhe i delegoi vetes të drejtën të merrte në shqyrtim masa ndëshkimore. Konferenca e

Ambasadorëve e vlerësoi ngjarjen një krim të drejtuar kundër saj, në emër të së cilës

vepronte komisioni kufitar.4

Ky i fundit i pezulloi punimet në terren, duke e lënë të pazgjidhur çështjen e “14

fshatrave” përreth Korçës. Autoritetet greke refuzonin të njihnin qytetet e Gjirokastrës

dhe të Korçës si zotërime shqiptare. E dhënë që pasqyrohet edhe në raportin përfundimtar

të Komisionit Hetimor në Shqipëri, më 18 prill 1923. Delegati i Finlandës, prof.

Sederholm pohonte se ishte ndaluar nga përfaqësuesit grekë të vizonte fshatrat në jug-

lindje të Korçës. Banorët e tyre shërbenin në ushtrinë greke, paguanin taksa të rënda për

1 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 168-170

2 Rudina Shpuza, “Rreth rifillimit të punimeve të Komisionit ndërkombëtar për kufijtë jugorë të Shqipërisë

(1922-1923)”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003, f. 121-122 3 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 160-161

4 J. Swire, op.cit., f. 333

Page 92: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

76

Greqinë dhe nuk lejoheshin kategorikisht që të shkonin në pazarin e tyre natyral në

Korçë. Përfundimisht grekët u larguan nga këto fshatra më 31 tetor 1924.1

Në raportin dërguar Lidhjes së Kombeve, Komisioni Hetimor trajtoi edhe praninë

e grekofonëve në Shqipërinë e Jugut. Aty shumica e banorëve flisnin të dyja gjuhët, shqip

dhe greqisht. Pothuajse në të gjitha katundet, familjet përdornin vetëm një gjuhë sipas

popullatës. Numri i banorëve, që flisnin greqisht në krahinën e Gjirokastrës, ishte shumë

më i madh nga sa pranohej rregullisht. Autoritetet shqiptare, në shumicën e rasteve,

citonin shifrën prej 16.000 banorësh, por vetëm N/Prefektura e Delvinës shënonte, nga

burime të autorizuara, 15.150 persona që flisnin greqisht, si gjuhë amtare. Përveç kësaj,

gati të gjitha katundet që ndodheshin gjatë kufirit grek ndërmjet Libohovës e Psiloterës

në veri dhe ato që gjendeshin në perëndim të fushës së Dropullit në jug të qytetit të

Gjirokastrës, flisnin gjuhë amtare greqishten. Referuar regjistrimit të muajit mars 1921,

me rastin e zgjedhjeve, ndodheshin në Prefekturën e Gjirokastrës 33.313 persona që

flisnin greqisht. Në N/Prefekturën e Himarës, që më parë bënte pjesë në atë të

Gjirokastrës dhe më vonë ishte lidhur me Prefekturën e Vlorës, popullsia në pjesën

dërrmuese, fliste të dyja gjuhët. Sipas njoftimeve greke, numri i personave që flisnin

greqisht dhe që banonin në katundet e këtij rajoni ishte 3.865. Prof. Sederholm mendonte

se kjo shifër përfaqësonte maksimumin. Në çdo rast mund të thuhej me siguri se,

popullsia e Shqipërisë së jugut që fliste greqisht shënonte minimalisht 35.000 deri në një

maksimum prej 40.000 personash.2

Ky fakt diktonte nevojën e respektimit të të gjitha kategorive të të drejtave të

pakicave kombëtare, përfshirë edhe të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Kështu, në

përgjigje të ankesës së Athinës zyrtare pranë Lidhjes së Kombeve, autoritetet e Ministrisë

së Arsimit në Shqipëri, më 28 maj 1923, deklaruan se nuk kishin penguar, përkundrazi

kishin financuar me fondet e buxhetit të institucionit 37 shkolla grekofone, për të cilat

ishte shpenzuar shumë më tepër në raport me popullsinë. Pleqësitë e katundeve të

minoritetit, pa marrë parasysh aspak pajisjet materiale të domosdoshme për shkollën, si:

një ndërtesë që plotësonte nevojat higjenike e pedagogjike, banka e orendi të tjera

shkollore; kërkuan hapjen e shkollave të reja me shpenzimet e shtetit. Për arsye të

buxhetit të reduktuar, Ministria e Arsimit u detyrua të mbyllte 100 shkolla. Vetëm dy

katunde Bodrishtë dhe Finiq iu drejtuan Ministrisë për çeljen e shkollave me shpenzimet

e tyre, të cilat kishin siguruar lejen përkatëse. Rrjedhimisht, kjo ministri nuk kishte

penguar hapjen e shkollave të financuara nga banorët minoritarë. Por, autoritetet zyrtare

shprehnin mendimin, që të ndërmerreshin hapat e duhura pranë Lidhjes së Kombeve, për

të kërkuar të drejtat e minoritetit shqiptar në Çamëri e Kosovë, që edhe ata të kishin

mundësi të arsimoheshin në gjuhën amtare.3

Në fjalimin e mbajtur përpara Asamblesë së Lidhjes, Mehdi Frashëri theksonte

rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare, duke sygjeruar që Lidhja e

Kombeve të merrte iniciativën, në mënyrë të pavarur, për të ushtruar një kontroll të

barabartë në të gjitha shtetet anëtare. Pasi një investigim i realizuar me objektivitet do të

mënjanonte ankesat e shteteve kufitare, që kishin pakica në tokat e njëri-tjetrit, ku duhej

të mbizotëronte paqja. Në rast se nevojitej interpretimi i normave që u përkisnin

minoriteteve, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shërbente si instancë konsultimi ose apeli.

1 AIH, A.V.129, Fl. 19-20

2 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 197

3 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 73

Page 93: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

77

Vetëm kështu mund të garantoheshin të drejtat e pakicave shqiptare në vendet fqinjë,

Jugosllavi dhe Greqi.1 Këto të fundit kishin ndjekur politika të shkombëtarizimit me

dhunë të minoritetit shqiptar në zotërimet e tyre, duke përdorur të gjitha mjetet për të

asgjësuar këdo që ishte shqiptar,2 në shkelje të traktateve ndërkombëtare apo të statutit të

Lidhjes së Kombeve.

E tillë ishte politika e Athinës zyrtare ndaj pakicave shqiptare në Greqi gjatë

zbatimit të Traktatit të Lozanës, të nënshkruar më 30 janar 1923. Sipas këtij traktati,

popullsia turke që banonte në Greqi do të shkëmbehej me grekët e Turqisë. Qeveria

shqiptare ngrinte shqetësimin se mos shqiptarët myslimanë të Greqisë identifikoheshin si

turq, në bazë të përkatësisë fetare, dhe përfshiheshin në procesin e këmbimit. Për këtë

arsye, ata kërkuan zotimin e përfaqësuesit grek, Calclamanos, në Konferencën e Lozanës.

Po ashtu, delegatët shqiptarë tërhoqën vëmendjen e Komisionit Mikst, të përbërë nga

grekë e turq nën kryesinë e një të huaji me qëndrim asnjanës, që ishte ngarkuar nga

Këshilli i Lidhjes së Kombeve me detyrën e rregullimit të shkëmbimit greko-turk. Por,

qysh në qershor 1923, rreth 33.000 shqiptarë u dëbuan nga tridhjetë e një katundet e

Kosturit dhe të Follorinës. Pasuria e tyre u konfiskua dhe ata u dërguan në Anadoll. Në

këto kushte, qeveria shqiptare paraqiti ankesën e saj përpara Këshillit të Lidhjes, të cilit i

kërkoi të shqyrtonte me kujdes çështjen e origjinës, se popullsia e Çamërisë ishte

autoktone dhe të gjithë myslimanët e kësaj treve ishin me prejardhje shqiptare. Nëse

mundnin le të provonin origjinën turke të shqiptarëve!3

Në mbrojtje të mijëra banorëve shqiptarë të Çamërisë dhe të krahinave të tjera, një

kontribut të rëndësishëm dha Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë.

Ai tregoi interes të veçantë për procesin e hetimit të Komisionit Mikst, duke i siguruar të

dhëna të sakta, përsa i përket shtrirjes së elementit shqiptar në zonat nën hetim, dhe

marrjes së vendimeve të drejta. Për këtë qëllim, M. Frashëri i dorëzoi kryetarit të

komisionit, Ekstrand, listën e fshatrave me popullsi krejtësisht shqiptare të

nënprefekturave Filat, Gumenicë, Margëlliç, Ajdonat e të prefekturave Kostur, Follorinë

etj. Në prill të vitit 1924, komisioni i përbërë nga përfaqësuesi grek, Metaksa, dhe ai turk

Hamdi beu nisën udhëtimin nëpër Çamëri e krahina të tjera. Pas hetimit të kryer në një

pjesë të Çamërisë, Ekstrandi u takua me Mid’hat Frashërin, të cilit i shprehu se nga të

gjithë banorët që u paraqitën në atë zonë, vetëm 3% ose 5% u deklaruan shqiptarë, të

tjerët kishin pohuar se ishin djem dhe nipa të memurëve të ardhur nga Turqia4

Tabela 2.1.1 Burimi: AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 84

Popullsia shqiptare dhe greke që jeton në Çamëri

1 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 148

2 Antonio Baldacci. Shqipëria e madhe. Tiranë: Uegen, 2006, f. 25

3 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 23-25

4 Fatmira Musaj, “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë (1923-1926)”, Studime historike,

nr.1-2, 2006, Tiranë, f. 71-72

Qytetet Shqiptarë Grekë

Filat 22.348 6.125

Gumenicë 10.126 ----

Aidonat 13.780 2.575

Margëlliç 15.723 ----

Parga 800 500

Page 94: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

78

Po ashtu, në maj 1924, gjatë vizitës në Prevezë, anëtarët e Komisionit Mikst

kontaktuan me disa kryefetarë. Ata, të korruptuar prej të gjitha mënyrave, u shfaqën

pasanikë të këmbimit, duke deklaruar se banorët e viseve të Çamërisë ishin me origjinë

turke, pa pranuar të bisedonin mbi vërtetësinë historike, të ditur gjerësisht për prejardhjen

shqiptare të popullsisë çame. Kjo pikëpamje u hodh poshtë nga autoritetet shqiptare, që

treguan metodat shtrënguese të qarqeve greke për t’i detyruar shqiptarët myslimanë t’i

neveritnin tokat e tyre.1

Qeveria e Athinës kishte shkelur zotimin e dhënë në Konferencën e Lozanës,

duke lënë të kuptohej paramendimin megalloman të saj, të mbështetur në forcë. Por, të

drejtat e pakicave, të përcaktuara në traktate, nuk përfshinin vetëm shqiptarët dhe nuk

mund të kërkohej aplikimi i tyre për pak fshatra të greqizuar me anë të kishës së Fanarit.

Kurse elementi çam, i cili kishte karakter etnik thjesht shqiptar, si nga gjuha ashtu edhe

nga zakoni, ndiqej mizorisht dhe shtrëngohej të linte vatrën për të emigruar pa dashje në

Turqinë e Mustafa Qemalit. Pra, nga pikëpamja juridike e ndërkombëtare, problemi ishte

i qartë: ose Greqia pranonte minoritetet shqiptare për të cilat kishte dhënë zyrtarisht fjalën

e nderit me anë të Z. Venizellos në Lozanë, dhe atëherë autoritetet shqiptare do të njihnin

të drejtat e grekofonëve; ose nëse çamët detyroheshin të iknin e të shfarroseshin, ata do të

kërkonin raprezalje e shpagime në kurriz të grekofonëve.2 Retorika nacionaliste bashkoi

qarqet atdhetare shqiptare në mbrojtje të pakicave kombëtare.

Sinjalet e stabilitetit politik të qeverisë Zogu u shoqëruan me nevojën për kredi,

me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit. Kësaj kërkese Lidhja e Kombeve iu përgjigj

negativisht, por dërgoi një këshilltar financiar, hollandezin J. Hunger, për të ndihmuar

qeverinë shqiptare në këtë çështje. Ai mbërriti në Shqipëri, në qershor 1923, periudhë në

të cilën gjendja ekonomike e vendit ishte përkeqësuar, veçanërisht me bilancin jo pozitiv

të pagesave, që nënkuptonte rritje të deficitit buxhetor. Në këto rrethana, Hugeri propozoi

një program ambicioz, që përfshinte: 1) reformimin e sistemit të taksave mbi të ardhurat,

për një shpërndarje më të drejtë; 2) reduktimin e burokracisë shtetërore; 3) realizimin e

reformës agrare; 4) shkrirjen e ushtrisë së vogël në numër, të paaftë për të përballuar

ndonjë invazion të jashtëm dhe, 5) riorganizimin tërësor të Ministrisë së Financave.

Programi i ekspertit hollandez ishte i plotë, por i papërshtatshëm për kushtet reale të

Shqipërisë. Kryeministri Zogu kërkonte ndihmë financiare, jo këshilla për shkurtimin e

shpenzimeve. Për rrjedhojë, rekomandimet e Hungerit nuk u morën në konsideratë.

Madje, në maj 1924, u nënshkrua mbyllja e kontratës, e justifikuar me pamundësinë e

qeverisë për të shlyer rrogën e Hungerit.3

Ndërkohë, ishte rritur interesi i investitorëve të huaj për të marrë koncesione në

sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Kapitali jugosllav paraqiti oferta për

koncesione në fushën e bankës dhe të kreditit, të cilat u refuzuan nga qeveria shqiptare,

për arsye se: 1) hapja e bankave private do të vështirësonte kushtet për krijimin e Bankës

Kombëtare Shqiptare; 2) bankat jugosllave nuk ishin të qëndrueshme, me kapitale të

1 “Çështja e Çamërisë. Një telegram i Qeverisë Shqiptare Lidhjes së Kombeve”, Shqipëtari i Amerikës, viti

II, no. 119, Korçë, e martë, 29 korrik 1924, f.1 2 “Greqia, Jugosllavia dhe nevej”, Politika, viti III, nr. 21, Vlorë, e enjte, 31 korrik 1924, f.1

3 Bernd J. Fischer. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 1996, f. 61-63

Totali 62.777 9.200

Page 95: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

79

mjaftueshme dhe nuk ofronin garanci për të mbështetur aktivitete të rëndësishme

financiare dhe, 3) autoritetet shqiptare synonin të favorizonin grupet financiare të Fuqive

të Mëdha evropiane.1 Prandaj, financierë të mëdhenj italianë lobuan fuqishëm në Lidhjen

e Kombeve për të siguruar epërsi në sistemin monetar dhe të kreditit në Shqipëri. Ata

kërkuan të drejtën për të ngritur Bankën Kombëtare të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e

gjerë të kapitalit italian dhe nën kontrollin e plotë të tij.2

Qeveria italiane arriti të eliminonte konkurrencën e çdo rivali potencial për të

shtrirë influencën në Shqipëri. Me t’u njoftuar për bisedimet jugosllavo-shqiptare për

nënshkrimin e një traktati tregtar, Roma zyrtare shpejtoi të firmoste me palën shqiptare

Traktatin e Tregtisë dhe të Lundrimit, më 19 shkurt 1924. Për kryeministrin Benito

Musolini, marrëveshja përkonte me interesat politike dhe ekonomike të dy shteteve.

Shqipëria, nga pikëpamja gjeografike dhe nga karakteri ekonomik, kishte mbajtur në

vazhdimësi marrëdhënie me popullin italian. Zhvillimi i lidhjes së tregtisë italo-shqiptare

gjente një themel të favorizuar dhe kushte të natyrshme në tregun e Italisë. Ky i fundit do

të blinte drithin e Shqipërisë, ndërsa prodhimet industriale shqiptarët do t’i merrnin nga

Italia. Traktati tregtar siguronte një vijë të dobishme tranziti dhe do të ndihmonte në

thellimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve fqinjë.3 Mirëpo, marrëveshja përmbante

kufizime të konsiderueshme për aktivitetin dhe politikat ekonomike të qeverisë shqiptare.

Fakt që nxiti kundërshtime të brendshme dhe krijoi pakënaqësi të mëdha te fuqitë e

interesuara për të investuar në Shqipëri. Për pasojë, Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit

(1924) nuk u ratifikua në parlamentin shqiptar.

Në mars 1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë shqyrtoi gjendjen e

Shqipërisë, nga Malësia e Madhe e Shkodrës deri në Dibër, Mirditë, Kosovë, Lumë etj.,

zona ku popullsia vuante nga zija e bukës. Mungesa e ushqimit buronte nga njëra anë,

prej të këqijave të luftës dhe konflikteve mes viseve kufitare, dhe nga ana tjetër, për

shkak të thatësirës ose vërshimeve që shkatërronin të mbjellat.4 Në këto rrethana,

përfaqësuesi i Anglisë, Lordi Palmoor, i bëri thirrje anëtarëve të Lidhjes të ndihmonin

popullsinë e vobektë. Mendim që u përkrah nga delegati italian, z. Salandra, i cili

propozoi t’i jepej Shqipërisë menjëherë një shumë prej 50.000 fr.ari. Ky propozim u

mbështet nga Këshilli i Lidhjes,5 që dërgoi Prof. Pittard, për administrimin e të hollave

dhe organizimin e ndihmës në vend.

Përpos kapërcimit të situatës së vështirë ekonomike, Britania insistonte për

ruajtjen e stabilitetit politik në vend. Ministri i saj Fuqiplotë në Shqipëri, Eyres, pas

dështimit të Zogut për të siguruar votat e nevojshme për postin e kryeministrit, në

zgjedhjet parlamentare të 23 dhjetorit 1923, u angazhua t’i zgjaste jetën qeverive që

zëvendësonin njëra-tjetrën, të cilat kishin përkrahjen e Zogut. Ky i fundit vlerësohej si

politikani më i përshtatshëm për Shqipërinë e kohës. Për këtë arsye, Eyres-i, bëri

përpjekje, por pa sukses, për të penguar lëvizjen antiqeveritare të deputetëve të Shkodrës

dhe të Vlorës, gjë që çoi në ngjarjet e Qershorit 1924.6

1 P. Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav..., f. 93-94

2 A. Cici, op.cit., f. 50

3 “Musolini mi Traktatin italo-shqiptar”, Shqiptari Amerikës, viti II, nr.88, Korçë, e martë, 18 mars 1924,

f.1 4 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 12-13

5 “Shoqëria e Kombeve dhe Shqipëria”, Shqiptari Amerikës, viti II, nr. 88, Korçë, e martë, 18 mars 1924, f.

1 6 P. Dibra, “Qeveria britanike përballë..., f. 109-110

Page 96: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

80

2. 2 Qёndrimi i shteteve evropiane ndaj Lëvizjes së Qershorit 1924 në

Shqipëri

Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike tregonin interes për zhvillimet politike në

Shqipëri. Ato ndoqën me vëmendje edhe ngjarjen e Qershorit 1924, që kishte rëndësi për

ngritjen e konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pozitën e tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërrimi i kabineteve qeveritare dhe thellimi i krizës politike brenda vendit, në gjysmën

e parë të vitit 1924, u shoqërua me largimin e qeverisë së Iljaz Vrionit dhe ardhjen në

pushtet të opozitës së kryesuar nga Fan Noli. Qeveria e re paraqiti programin e saj*

demokratik që synonte jo vetëm përmirësimin tërësor të gjendjes së brendshme, por edhe

vendosjen e “marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet e veçanërisht me fqinjët [pika

20]”.1

Fale përvojës së pasur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në botën

perëndimore dhe i vetëdijshëm për vështirësitë e brendshme në realizimin praktik të

programit të tij reformator, kryeministri Noli i kushtoi vëmendje të posaçme politikës së

jashtme. Duke e konsideruar si faktorin kryesor për vazhdimësinë dhe stabilitetin e

qeverisjes, më 17 qershor 1924, F. Noli njoftoi telegrafikisht, qeveritë e Fuqive të Mëdha

dhe të fqinjëve ballkanikë, për ndryshimet politike që kishin ndodhur në Shqipëri, me

pëlqimin edhe të anëtarëve të Këshillit të Lartë. Ky njoftim iu dërgua gjithashtu E.

Drummond-it, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve.2 Në notat e saj, qeveria

shqiptare ftonte të gjitha shtetet të vijonin normalisht marrëdhëniet diplomatike.

Thirrjes për bashkëpunim të kabinetit Noli iu përgjigjën negativisht dhe me

indiferentizëm qarqet e politikës evropiane dhe ballkanike, të cilët shfaqën mosbesim

ndaj kapacitetit të qeverisë së re për të garantuar rendin e qetësinë në vend dhe më gjerë

në planin rajonal. Ky qëndrim për mos njohjen de jure të regjimit të sapo ardhur në fuqi

argumentohej me mungesën e legjitimitetit qeverisës. “Imzot Noli e uzurpoi pushtetin në

një mënyrë krejtësisht jokushtetuese dhe nuk ndërmori hapa për të ligjëruar pozitën e vet

me zgjedhje të përgjithshme, që do të kishin qenë rrjedha e natyrshme, nëse ajo do të

* 1. Çarmatim i përgjithshëm i popullsisë, pa përjashtim. 2. Dënim i shkaktarëve të vëllavrasjes dhe

agjentëve të tyre kryesorë me ekspulsim dhe konfiskim të pasurisë ose me ndëshkime të tjera sipas masës

së përgjegjësisë së secilit. 3. Vendosja e qetësisë, rendit dhe sovranitetit të ligjit. 4. Ngritja e autoritetit të

shtetit mbi çdo pushtet personal dhe jashtëligjor. 5. Çrrënjosje e feudalizmit, çlirim i popullit dhe vendosje

definitive e demokracisë në Shqipëri. 6. Reformë radikale në të gjitha degët e administratës, civile dhe

ushtarake. 7. Shkurtim i burokracisë e pakësim e pastrim i nëpunësve. Për emërimin e tyre do merret

parasysh, përveç zotësisë e moralit, edhe patriotizmi i tyre. 8. Sigurimi i të drejtave të nëpunësve dhe

përcaktimi i përgjegjësive të tyre do të vendosen me një ligj të veçantë. 9. Organizimi i prefekturave për të

përmirësuar kushtet e fshatrave dhe të fshatarëve, duke u dhënë kompetenca të gjera në çështjet lokale. 10.

Balancim i buxhetit me kursime radikale. 11. Ndërrim i sistemit të taksave në mënyrë që të lehtësohet

populli. 12. Përmirësim i gjendjes së bujkut dhe pavarësi ekonomike e tij. 13. Lehtësim i hyrjes së kapitalit

të huaj e mbrojtje dhe organizim i kapitalit të vendit. 14. Lartësim i prestigjit dhe kredibilitetit të Shtetit në

botën e jashtme. 15. Indipendencë e vërtetë e gjyqeve. 16. Reformë radikale e kanuneve gjyqësore të

vjetëruara. 17. Rregullim i udhëve e urave dhe përkujdesje e veçantë për të gjithë komunikacionin e shtetit.

18. Organizim i degës së shëndetësisë për të luftuar sëmundjet që po shembin popullin. 19. Organizim i

degës së arsimit mbi baza moderne kombëtare e praktike, në mënyrë që prej shkollave tona të dalin qytetarë

të vlefshëm, patriotë e punëtorë të mirë. 20. Marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet e veçanërisht me

fqinjët. 1 Fan S. Noli. “Program’i kabinetit”, Fletorja zyrtare, vjeti III, nr. 25, Tiranë, E martë, 24 qershuer 1924, f.

3 2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 232

Page 97: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

81

kishte gëzuar besimin e popullit”.1 Kjo logjikë parimisht e drejtë i shërbeu

makinacioneve dhe kompromiseve në prapaskenë të aktorëve ndërkombëtarë, për të

realizuar qëllimet dhe interesat e tyre politike e ekonomike në Shqipëri.

Izolimi ndërkombëtar i qeverisë Noli ishte rrjedhojë e kursit të diplomacisë

britanike, të formuluar në bazë të të dhënave që Foreign Office siguronte nga Legata e saj

në Durrës. Së pari, përfaqësuesit anglezë shfaqnin pasiguri për garantimin e interesave të

tyre politike dhe, në mënyrë të veçantë atyre ekonomike, në Shqipëri. Që nga fundi i

Luftës së Parë Botërore, Anglia tregonte interes për të marrë koncesione për kërkimin dhe

shfrytëzimin e naftës shqiptare dhe për të penguar mbizotërimin e plotë të Italisë nga

pikëpamja ushtarake dhe politike, sepse vendosja në bregun lindor të kanalit të Otrantos

do t’i mundësonte Romës të mbyllte në çdo kohë detin Adriatik dhe t’a përdorte

Shqipërinë si bazë nisëse për depërtimin e mëtejshëm në lindje, në drejtim të luginës së

Vardarit dhe gjirit të Selanikut, gjë që do të kishte pasoja shumë të rënda në dëm të

interesave angleze në Mesdheun Lindor dhe në Lindjen e Afërme.2

Synimet politike dhe rivaliteti ekonomik për koncesionin e naftës shqiptare me

shoqërinë amerikane Sinclair Oil dhe Kompaninë Italiane të Vajgurit (Compagnia Italia

di Petroli) diktuan Foreign Office-in ta konsideronte më të përshtatshëm regjimin e

mëparshëm të A. Zogut [me disponim projugosllav]. Ky i fundit kishte përkrahur dhënien

e koncesioneve të naftës kompanisë angleze Anglo-Persian Oil. Të njëjtën politikë

premtonte edhe qeveria Noli në këmbim të njohjes de jure të regjimit të ri. Qeveritarët

shqiptarë nuk hezitonin t’i deklaronin diplomatëve anglezë në Durrës qëllimin e tyre për

të ratifikuar shumë shpejt në parlament koncesionet e naftës të siguruara nga kompania

Anglo-Persian Oil, në mars të vitit 1921. Përgjigjja e përfaqësuesit britanik R. Parr, “të

cilën ai ia komunikoi Foreign Office-it, ishte injorimi i rryshfetit të ofruar dhe se nuk

kishte marrë asnjë lloj udhëzimi, por mendimi i tij personal ishte që Qeveria Britanike në

këtë çështje do të vepronte sipas shkallës se deri ku qeveria revolucionare ishte përqafuar

nga populli shqiptar dhe sa e moderuar ishte kjo qeveri në ushtrimin e pushtetit të saj, siç

kishte deklaruar në aktet e veta”.3

Me këtë qëndrim u pajtua edhe Eyres-i, i cili shtonte se “njohja e Qeverisë së Fan

Nolit do të mund të kishte pasoja pozitive në të mirë të interesave tregtare britanike në

Shqipëri dhe ndoshta kishte për ta lehtësuar edhe sendërtimin e marrëveshjes mbi

hulumtimin dhe shfrytëzimin e naftës, që Anglo-Persian Oil Company, kishte nënshkruar

me qeverinë e atëhershme shqiptare, më 1921, por, në anën tjetër, tregonte se nuk

ekzistonte ndonjë siguri se njohja doemos do të sillte ratifikimin e kësaj kontrate. Për këtë

shkak, ai këshillonte që Londra nuk duhej ta njihte Qeverinë Revolucionare të Shqipërisë.

Kryeshefi i Sektorit për Evropën Qendore, Haward Smith, pajtohej me Eyres-in dhe

nënvizonte se njohja e qeverisë Noli “s’kishte për t’i kontribuar prestigjit të qeverisë

angleze në vend”! Prandaj, propozonte që i ngarkuari me punë, diplomati Robert Parr, të

instruktohej të mbante me qeverinë e F. Nolit vetëm kontakte jozyrtare sa për të kryer

punët e domosdoshme”.4

1 J. Swire, op.cit., f. 345

2 Dr. Zhivko Avramoski, “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në vitin 1924”,

Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike, nr.II – 1972, Prishtinë, f.161 3 Pranvera Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”, Studime

historike, nr.1-2, 2004, f. 54 4 Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 170

Page 98: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

82

Së dyti, diplomacia angleze deklaronte se nuk do të shkelte principet e saj

esenciale, duke njohur një “grusht shteti të paligjshëm”.1 Për këtë arsye, ajo e kushtëzonte

legalizimin e qeverisë demokratike shqiptare me organizimin e zgjedhjeve parlamentare,

si shprehje e sovranitetit popullor. Për më tepër, Foreign Office nuk shfaqte simpati për

“peshkopin idealist dhe me paaftësi praktike, kryeministrin Noli, përkundrejt

realpolitikanit të pamëshirshëm dhe pragmatist, Ahmet Zogu”,2 të cilin e vlerësonte me

tiparet karakteristike të një burri shteti. Mbështetja për “Zogun kishte filluar që kur ai

ishte ministër i Brendshëm dhe në opinionin e anglezëve ai demonstroi cilësitë e tij si

njeri energjik dhe atdhetar, që nuk e kishte frikë punën dhe që kishte ndikim të madh në

vend. Eyres vlerësonte shumë vendosmërinë e A. Zogut ...për t’i dhënë fund përçarjeve

në vend dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e modernizimit. A. Zogu mendonte se

vendi kishte nevojë për një qeveri të fortë qendrore që të forconte bashkimin dhe t’i dilte

zot vendit. Qeverinë e “dorës së fortë” të ofruar nga A. Zogu, Eyres e shikonte në

përputhje me nivelin e atëhershëm të zhvillimit të Shqipërisë dhe me nevojat e kohës.

...Për diplomatët anglezë ishte e rëndësishme politika e tij kombëtare për të ruajtur

baraspeshat e ndikime të huaja në Shqipëri, duke shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë dhe

duke ruajtur stabilitetin e Ballkanit”.3

Së treti, Foreign Office i cilësoi “papjekuri politike” të kabinetit Noli masat e

ashpra që u morën kundër anëtarëve të regjimit të vjetër. Lirimi i Beqir Valterit, të riut që

i kishte bërë atentat Zogut në shkurt 1924, i zemëroi thellë britanikët që padyshim e

interpretuan lëvizjen si vrasje në bashkëpunim.4 Po ashtu, konsiderohej e patolerueshme

dhe antidemokratike për Britaninë ngritja e një gjykate politike nga qeveria Noli, për

dënimin e kundërshtarëve dhe konfiskimin e pasurisë së tyre. “Të pandehunit me krim

prej Gjyqit Hetues, në bazë të N. 55, 56, 57, 58 të Kodit Penal Komun: ish Asamblist

Ahmet Zogu nga Mati, ish Kryeministër Shefqet Vërlaci nga Elbasani, ish Kryeministër

Ilias Vrioni nga Berati, ish Ministër i Luftës Kolonel Mustafa Aranitasi nga Berati, ish

Ministër i Financave Myfid Libhova nga Libhova etj. ... në bazë të vendimit dt.

25.X.1924 të Gjyqit Hetues e çpallun në “Fletoren Zyrtare” më 29 Tetuer 1924, u jepet

afat të dorëzohen në Gjyqin Politik brenda në dhetë ditë nga data e çpalljes, ndryshe do të

humbasin të drejtat civile, do t’u konfiskohen pasunit e tundshme e të patundshme në

bazë të N. 371 të P. Penale, dhe do të gjykohen në mungesë”.5 Ky veprim politik krijonte

premisa për tensionimin e situatës në vend. Por, “tekefundit, duket se vetë Noli nuk i

“besonte” gjyqit politik. Në fakt, në një bisedë me të ngarkuarin me punë të Anglisë, Noli

thotë hapur se “gjyqet politike ishin vetëm një stoli dekorative pa funksion praktik, sepse

nuk do të zbatoheshin”. Gjyqet politike shërbenin, pra, më tepër si një fasadë

revolucionare. Mund të mendohet se hapja e proceseve kundrejt personaliteteve të

regjimit të rrëzuar ishte një mënyrë për të kompensuar pasivitetin, pafuqinë e qeverisë në

frontin kryesor të reformave. Programi praktikisht po mbetej në letër”.6

Gabimet e qeverisë Noli diktuan qëndrimin e ngurtë të Foreign Office-it ndaj

Shqipërisë. Kjo politikë e jashtme e Britanisë së Madhe minoi pozitën ndërkombëtare të

1 Robert C. Austin. Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Tiranë: Albin, 2003, f. 166

2 AIH, A.V.95, Fl. 18

3 P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 50

4 R. C. Austin, op.cit., f. 166-167

5 “Shpallje e gjyqit politik. Ç’pallje afati për t’aratisun”, Fletorja zyrtare, vjeti III, nr. 43, Tiranë, E prende,

14 nânduer 1924, f. 4 6 A. Puto, Shqipëria politike ..., f. 363

Page 99: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

83

vendit, për shkak edhe të konformitetit të shteteve evropiane dhe ballkanike me

diplomacinë e “Aleates”. Përfaqësuesi francez në Durrës, Bilkoku, mbante një qëndrim

tepër të pafavorshëm ndaj qeverisë në detyrë, duke shprehur bindjen se fiset e Shqipërisë

veriore s’do të lejonin që forcat qeveritare të shkonin kundër Zogut dhe se kishte mundësi

që mirditasit të ngriheshin me armë për rrëzimin e kabinetit. Ai e konsideronte si gjë të

sigurt luftën ndërmjet Veriut dhe Jugut të Shqipërisë.1

Ndërsa, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, nën udhëheqjen e B. Musolinit, fillimisht i

përkrahu ngjarjet e qershorit 1924, me synim përfshirjen e Shqipërisë në sferën e

influencës italiane. Për liderin fashist, rrëzimi i A. Zogut presupozonte se çdo qeveri

tjetër shqiptare, do të ishte natyrisht më italofile. Pjesëmarrja e elementeve italofilë në

revolucion i forcuan akoma ma shumë këto arsye, aq më tepër mbasi personalitetet

udhëheqëse të regjimit të ri i referoheshin miqësisë me Italinë. Qarqet revolucionare të

Shqipërisë e ndjenin veten të kërcënuar sidomos nga qëndrimi armiqësor i Beogradit.

Prandaj udhëheqësit e opozitës së atëhershme përpiqeshin akoma përpara se të fillonte

revolucioni, për të fituar përkrahjen e Italisë dhe të krijonin një kundërpeshë për të

përballuar kështu një intervenim eventual të armatosur të Jugosllavisë. Pas fitores së

revolucionit, përfaqësuesi diplomatik i Italisë Marchese di Durazzo, në raportet e tij

dërguar Romës, e paraqiste regjimin e ri në një dritë të favorshme dhe theksonte ndjenjat

e tij italofile. Në këto rrethana diplomacia italiane e përkrahu kabinetin e F. Nolit.2

Mirëpo, konjukturat ndërkombëtare të kohës e detyruan Musolinin të mos merrte

menjëherë një pozicion të qartë, pra të ngurronte të përcaktonte një qëndrim të prerë. Ai

nuk e shihte të nevojshme të vepronte i vetëm në këtë çështje, që njohja nga Italia e

qeverisë Noli të konsiderohej si një sfide lëshuar qeverive të tjera, po ashtu të interesuara

në çështjen shqiptare. Në të vërtetë orientimi primar i Romës dhe i përfaqësuesve të saj

në Shqipëri, në favor të njohjes së Qeverisë Demokratike, nuk u shpëtoi qarqeve

diplomatike të Francës dhe të Jugosllavisë në Tiranë, që ishin gati të arrinin në

përfundimin se gjithë revolucioni ishte “vepër italiane”.3

Për fat të keq, Shqipëria vijonte të perceptohej si fushë e përplasjes së interesave

italo-jugosllave. Të dy vendet kishin nënshkruar, më 27 janar 1924, një pakt miqësie dhe

bashkëpunimi, të cilën Anglia e përshëndeti me entuziazëm. Për Londrën pakti italo-

jugosllav përbënte një “qetësim të Adriatikut”, duke e konsideruar njëherësh si një

goditje të rëndë kundër Francës.4

Por, situata e re e krijuar në Shqipëri nga Lëvizja e Qershorit 1924 vetëdijësoi

përfaqësuesit e Romës dhe të Beogradit për rivalitetin midis tyre, aq sa në takimet

formale, ata pranuan “ta quanin pavarësinë e Shqipërisë si një postulat të përbashkët të

politikës së tyre të jashtme”.5 Konkretisht, në deklaratën e përbashkët të 9 qershorit 1924

diplomatët italo-jugosllavë shpallën mosndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë,

si vijon: “Qeveria e Romës dhe e Beogradit kanë pasur një shkëmbim pikëpamjesh mbi

bazën e paktit të tyre të miqësisë e të bashkëpunimit. Të dy qeveritë kanë rënë dakord se

qëllimi i politikës së tyre është që të mos bëjnë asgjë që të ndalojë ose thjesht të pengojë

1 Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 165

2 AIH, A.V.92, Fl. 17-18

3 Arben Puto. Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor

1924. Tiranë: 8 Nëntori, 1990, f. 18 4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 200

5 A. Mousset, op.cit., f. 53

Page 100: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

84

zhvillimin e një Shqipërie të pavarur. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë këtë luftë brenda

në Shqipëri si një çështje të brendshme shqiptare”.1 Kjo deklaratë pohonte njohjen e

barazisë së interesave të të dy palëve, si shprehje më tepër e mosbesimit reciprok sesa e

bashkëpunimit të sinqertë.

Megjithë angazhimin politik për neutralitet ndaj situatës në Shqipëri, Italia nuk

hiqte dorë nga kërkesa për të siguruar një pozitë të veçantë në Adriatikun lindor. Për këtë

arsye, qëndrimi i diplomacisë italiane karshi shtetit shqiptar u diktua nga mbështetja e atij

krahu politik që do t’i garantonte realizimin e synimeve të saj ekonomike e politike në

vend. Në dilemën e përzgjedhjes për të bashkëpunuar midis dy figurave politike

krejtësisht të ndryshme, Nolit apo Zogut, “për Musolinin ishte e qartë se Noli ishte

përgatitur të mbronte me çdo kusht pavarësinë politike dhe ekonomike të vendit të tij dhe

italianët hasnin vazhdimisht pengesë në përpjekjet për të rivendosur kontrollin mbi

Shqipërinë”.2

Në këto rrethana, pamundësia e gjetjes së “gjuhës së kompromisit” midis Romës e

Tiranës ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve dypalëshe. Fakt që u evidentua në refuzimin

që qeveria fashiste i bëri kërkesës së përfaqësuesve shqiptarë, Fan Nolit dhe Luigj

Gurakuqit, në takimin e tetorit 1924, pas kthimit pa sukses nga Lidhja e Kombeve. B.

Musolini nuk pranoi ta ndihmonte Shqipërinë financiarisht dhe as ta furnizonte me armë

e municione të nevojshme për të përballuar ndonjë sulm të jashtëm. “Qeveria italiane

interesohej më shumë të siguronte një pozitë të veçantë, të privilegjuar në Shqipëri. Roma

donte ta vinte Shqipërinë nën një lloj kujdestarie dhe për këtë të lidhte me qeverinë

shqiptare një pakt politik. Por F. Noli nuk dha pëlqimin për nënshkrimin e një pakti të

tillë, që do të çonte në humbjen e pavarësisë kombëtare”.3

Për këtë arsye, Roma e braktisi në fatin e vet Qeverinë e Nolit, por jo interesat e

saj në Shqipëri. Noli kishte treguar se ishte tepër “nacionalist” ..., ndërkohë që A. Zogu,

pavarësisht se jetonte në mes të Beogradit me paratë e Pashiçit, kishte flirtuar me të

dërguarin e Musolinit për t’u shitur sa më shtrenjtë. A. Zogu ishte politikan pragmatist, i

gatshëm për të hyrë në çdo lloj kombinacioni politik për të realizuar ambiciet e tij për

pushtet, “aftësi” që nuk i kishte Noli. Për rrjedhojë, vetëm Zogu mund t’i krijonte Romës

ato rrethana të favorshme, që do të çonin në vendosjen e protektoratit italian në Shqipëri.4

Këtë pikëpamje ndante edhe kryetari shumë vjeçar i qeverisë serbe dhe i asaj

jugosllave Nikolla Pashiq. Ai mendonte se njeriu më i përshtatshëm për bashkëpunim,

drejtë realizimit të planit të tij rreth Shqipërisë [daljen e Serbisë në detin Adriatik përmes

Drinit – E.Luku], ishte Ahmet Zogu.5 Ky i fundit, pas fitores së Lëvizjes së Qershorit

1924, u strehua si refugjat politik në Beograd. Së bashku me 10 oficerë mbërriti më 27

qershor në mëngjes dhe zbriti në Hotel “Bristol”, ku qeveria jugosllave u kishte përgatitur

dhomat. Në stacion të Beogradit kishin dalë për t’i pritur dy nëpunës të Ministrisë së

Jashtme. Oficerët që shoqëronin A. Zogun ishin: Topallaj, Muharem Bajraktari, Fikri

Dino, Bahri Begolli, Hysen Dema, Major Gilardi dhe Ferid Dervishoviçi. Ky i fundit,

Ceno Begu dhe Bahri Begolli ishin me rroba civile dhe të tjerët me uniformën ushtarake

1 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 243

2 R. C. Austin, op.cit., f. 177

3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 238

4 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 252

5 Emine Arifi – Bakalli, “Qëndrimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Revolucionit të Qershorit të

Shqipërisë”. Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981, f. 175

Page 101: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

85

të Shqipërisë.1 Qeveria e Beogradit kishte vënë në dispozicion të A. Zogut një automobil.

Ish kryeministri nuk ishte parë nëpër qytet përveç disa herëve, që kishte vajtur në

Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ishte takuar me Pashiçin dhe me disa nëpunës të tjerë

të asaj Ministrie. Kohën tjetër e kalonte në hotel ku priste vizita. Deshi të transferohej nga

hotel “Bristol” në hotelin aristokratik “Palace”, por Ministria nuk e autorizoi ndoshta për

të evituar një afrim të tij me delegaten italiane të traktatit tregtar, e cila banonte në atë

hotel; ose për arsye se masat për sigurimin e tij mund të merreshin më lehtë në hotel

“Bristol”, meqë aty nuk shkonin shumë udhëtarë të huaj.2

Qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Zogut qe thjesht praktik. Pikësëpari, duke qenë se

Kryeministri Pashiç ishte një politikan dinak, ai e pranoi Zogun sepse si njeri që blihej

lehtë, ai ishte gur i rëndësishëm në përpjekjet për pakësimin e ndikimit të Nolit mbi

shumë çështje. Kështu, Zogu qëndroi në Beograd për aq kohë sa ishte i dobishëm. Nëse

Noli do të ishte i gatshëm për të plotësuar disa nga interesat kryesore të Beogradit,

jugosllavët me kënaqësi do ta kishin kthyer Zogun në Shqipëri për t’iu nënshtruar

gjykimit. Ajo çka e siguroi pozitën e Zogut ishte se, ndryshe nga Noli, ai qe i përgatitur të

bënte tregti me sovranitetin e Shqipërisë me qëllim që të fitonte mbështetjen jugosllave.

Kjo nuk do të thoshte se ishte i përgatitur të hiqte dorë nga angazhimi për pavarësinë e

Shqipërisë, por vetëm se ishte i gatshëm të bënte disa tërheqje taktike për të siguruar

pushtetin e tij. Noli nuk kishte ndërmend të bënte pazar për asnjë problem dhe shpresonte

se mbështetja për pozitën e tij do të vinte nga komuniteti ndërkombëtar, që nga ana e vet

do të bënte presion mbi Beogradin.3

Së dyti, ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në Lidhjen e Kombeve krijoi

pakënaqësi të mëdha te Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene. Qeveria shqiptare ishte

përpjekur të arrinte një modus vivendi me fqinjin verior, me qëllim që të garantonte

stabilitet të plotë në vend. Për të ruajtur ekuilibrat, Noli nuk përfshiu në kabinetin

qeveritar as përfaqësues të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të cilët e kishin

ndihmuar për të marrë pushtetin. Por, përpara masakrave çnjerëzore serbe kundrejt

popullsisë shqiptare të Kosovës, qeveria Noli nuk mund të mos shprehte solidaritetin

vëllazëror. Ajo bëri një lëvizje të moderuar, “për të shmangur akuzat jugosllave ..., duke

mos marrë përsipër që ta parashtronte zyrtarisht dhe vetë në Asamblenë e pestë të Lidhjes

së Kombeve ankesën për politikën e gjenocidit, që ndiqte Beogradi ndaj shqiptarëve në

Jugosllavi. Këtë e la ta bënin Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani, të cilët

shkuan në Gjenevë si përfaqësues të “komitetit të bashkuar të shqiptarëve irredentë””.4

Mirëpo, qarqet politike të Beogradit nuk kursyen akuzat ndaj Nolit, të cilin e

quajtën drejtues të jashtëligjshëm të kriminelëve që punonin kundër Jugosllavisë. Ata e

interpretuan kërkesën e Nolit për një hua nga Lidhja e Kombeve si akt agresiv, duke

argumentuar se paratë do të përdoreshin për armatosjen e irredentistëve kosovarë. Për më

tepër, propaganda jugosllave shpallte se F. Noli në bashkëpunimin me H. Prishtinën

kishin për qëllim të përjashtonin Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene nga Lidhja e

Kombeve. Të gjitha këto akuza të pa baza u hodhën poshtë nga qeveria shqiptare, e cila

kërkonte respektimin e të drejtave të pakicës për popullsinë shqiptare në Jugosllavi.5

1 “Zogolli në Jugosllavi”, Bashkimi, v. I, nr. 2, Tiranë, 15 korrik 1924, f. 2

2 “Zogolli në Jugosllavi”, Ora e maleve, vjeta II, nr. 31, Shkodër, E shtunde, 26 korrik 1924, f. 2

3 R. C. Austin, op cit., f. 128

4 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 271

5 R. C. Austin, op.cit., f. 125-131

Page 102: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

86

Së treti, mosmarrëveshjet jugosllavo-shqiptare për çështjen e kufijve acaruan

marrëdhëniet dypalëshe. Beogradi zyrtar kërkonte Shën Naumin në juglindje të

Shqipërisë dhe intensifikoi provokacionet në veri të vendit, që Komisioni ndërkombëtar

për caktimin e kufijve të vendoste në favor të Jugosllavisë për Vermoshin. Këto veprime

politike shkaktuan zemërimin e qeverisë së Nolit, e cila nuk ishte e gatshme të bënte

lëshime territoriale.

Qeveria britanike propozoi që çështja të shqyrtohej në Këshillin e Lidhjes së

Kombeve. Ky organ i kërkoi Konferencës së Ambasadorëve dhe fuqive të përfaqësuara

atje të përfundonin sa më parë përcaktimin e kufirit shqiptaro-jugosllav, me qëllim që të

shmangej çdo konflikt i mundshëm.1

Problemi i manastirit të Shën Naumit ndeshi përplasjen e argumentave respektive

të secilës palë. Nga njëra anë, qeveria shqiptare theksonte vendimin e 1913-ës që Shën

Naumi ishte pjesë përbërëse e Shqipërisë. Ajo mbështetej në të dhënat historike, duke

nxjerrë në pah se Shën Naumi ishte respektuar nga populli shqiptar dhe se shenjëtorët

Cirili e Metodi e kishin marrë Naumin si përkthyes të gjuhës shqipe, dhe mbas vdekjes së

tij manastiri ishte ndërtuar dhe më pas ishte ruajtur nga shqiptarët. Ky manastir paraqiste

interes gjeostrategjik për zonën ndërmjet Korçës dhe Elbasanit.2 Nga ana tjetër, Beogradi

argumentonte se Shën Naumi ishte pjesë e lavdisë së Ohrit, qendër e mësimit mesjetar

sllav, pjesë e Jugosllavisë. Ata i quanin të dy vendet si pazgjidhshmërisht të lidhura me

kulturën dhe fenë sllave. Serbët arsyetonin se manastiri nuk kishte rëndësi fetare për

shqiptarët dhe lënia e tij shqiptarëve do të provonte se drejtësia ndërkombëtare nuk ishte

për “paqëtimin” e Evropës.3

Në Gjykatën e Lartë të Hagës, pikëpamja jugosllave për Shën Naumin u mbështet

edhe nga diplomacia greke. “Kjo sjellje e Greqisë ishte e habitshme pasi kryeministri

grek kishte dhënë sigurime të plota se Greqia do të ndiqte një politikë miqësore karshi

Shqipërisë, kurse atituda e Qeverisë greke me Jugosllavinë kundër interesave jetike të

Shqipërisë ishte krejt në kundërshtim me sigurimet që ishin dhënë”.4 Por, Gjykata

Ndërkombëtare e Hagës deklaroi se nuk kishte nevojë të rishikohej vendimi i

Konferencës së Ambasadorëve, më dt. 6 Dhjetor 1922, me të cilën Shën Nauni i jepej

Shqipërisë, dhe shpalli që vendimi i Konferencës ishte definitiv. Pra, Shën Nauni i mbeti

Shqipërisë.5

Po kështu, Fuqitë e Mëdha zgjidhën në favor të shtetit shqiptar edhe kontradiktën

me Athinën zyrtare për çështjen e fshatrave përreth Korçës. Sipas telegramit nr.1136-36

më, 30.X.1924, të Prefekturës së Korçës njoftohej se katundet e zonës neutre të Korçës

dje u morën në dorëzim prej ushtrisë shqiptare, e cila u instalua nëpër stacionet e caktuara

me qetësi të plotë.6 Për dijeni, emrat e 15 copë katundeve ishin, si më poshtë:

1 J. Swire, op.cit., f. 349

2 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 64, Fl. 125-127

3 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 63, Fl. 369

4 “Greqia përkrah kërkimet e Jugosllavisë në çështjen e Shën Naumit”, Shqiptari i Amerikës, viti II, nr. 119,

Korçë, E martë, 29 korrik 1924, f. 1 5 Ministrija e Punëve të Brendshme. Qarkore Prefekture e Nënprefekture. “Mbi Shën Naunin“, Fletorja

Zyrtare, vjeti III, nr. 34, Tiranë, E Shtunde, 13 shtatuer 1924, f. 4 6 Ministrija e Punëve të Brendshme, Qarkore Prefekture e Nënprefekture. “Mbi katundet e Korçës“,

Fletorja Zyrtare, vjeti III, nr. 42, Tiranë, E enjte, 6 nânduer 1924, f. 1

Page 103: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

87

...1.Vividhe, 2.Trestenik, 3.Kapeshticë, 4.Vernik; 5.Rakice; 6.Shyec; 7.Cerie; 8.Zagradec;

9.Lajdhie. 10.Pushtec; 11.Shulim; 12.Clomboc; 13.Goricë; 14.Bezmisht; 15.Zernofeke.1

Ky vendim i rikonfirmuar i Konferencës së Ambasadorëve, që rrëzoi pretendimet

territoriale greke ndaj Shqipërisë, ndikoi në përfundimin e aleancës greko-jugosllave, në

tetor 1924. “Në raportin e 19 nëntorit nga Athina, Mithat Frashëri njoftonte Ministrin e

Jashtëm të Shqipërisë se qeveria jugosllave kishte denoncuar aleancën e saj me Greqinë.

Frashëri nxirrte në pah dy pika lidhur me Shqipërinë që e kishin detyruar Beogradin të

bënte këtë ndryshim: a) njohjen e qeverisë shqiptare nga Greqia pa aprovimin e qeverisë

jugosllave; b) evakuimin nga fshatrat të grekëve, që e vështirësoi pozitën e Beogradit

ndaj Shën Naumit. Megjithatë, kjo prishje në dukje, nuk solli asgjë më pas dhe Greqia e

Shqipëria nuk qenë në gjendje të nisnin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre.2

Mosmarrëveshjet midis dy vendeve fqinjë u thelluan prej përfshirjes së padrejtë të

popullit shqiptar të Çamërisë në politikën e shkëmbimit të popullsive greke e turke, në

bazë të Traktatit të Lozanës, më 30 janar 1923. Athina zyrtare, në kundërshtim me

dispozitat ndërkombëtare, i cilësonte shqiptarët e besimit mysliman si turq, duke i

shpërngulur me forcë nga vatrat e tyre dhe kryer spastrimin etnik të Çamërisë e të viseve

të tjera nga shqiptarët. Për këtë arsye, qeveria Noli i dërgoi një notë Sekretarisë së

Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve. “Me apelin e qartë drejtuar Areopagut të Nalt të

Gjenevës, ajo përmbushte jo vetëm detyrën patriotike por edhe njerëzore, sepse

padrejtësitë e adoptuara në Çamëri kundër elementit shqiptar ishin aq të rënda sa nuk

mund të gjendej zemër njeriu të mos drithej”.3

Faktorit ndërkombëtar iu bë e ditur se autoritetet greke përpiqeshin me forcë t’i

detyronin shqiptarët të emigronin në Turqi. Ata, duke mos patur ndonjë përkrahje nga

jashtë, u gjenden në frikën më të madhe që të ishin të detyruar të neverisnin përgjithmonë

vatrat e tyre shekullore. Një pjesë e madhe e kësaj popullsie, duke marrë parasysh

përfundimet e tmerruara të një emigrimi në Turqi, lajmëruan qeverinë shqiptare se kishte

ndërmend pa dyshim të futej në Shqipëri që të vendosej në kufi. Kjo gjendje nxiti Tiranën

zyrtare t’i bënte një thirrje supreme Lidhjes së Kombeve, e cila të ftonte Komisionin

Mikst që të përjashtonte prej këmbimit greko-turk shqiptarët myslimanë, duke shpëtuar

kësilloj mijëra viktima nga të këqijat dhe vuajtjet e një emigrimi të padashur, dhe duke

ruajtur, në këtë mënyrë, qeverinë shqiptare nga një situatë më e vështirë.4

Pozita jo e konsoliduar e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare në njëfarë mase

buronte edhe nga mosbesimi që ngjalli kryeministri F. Noli te Fuqitë e Mëdha, me

fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve. Ai krijoi përshtypje negative te

të pranishmit, me kritikat e ashpra drejtuar Lidhjes që kishte refuzuar t’i jepte një hua

Shqipërisë. “Ne kemi nevojë vetëm për 300 milionë franga ari. Shumë, do thoni ju. Epo

mirë, po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Po tundni

kokën. ...Më falni, mos keni ndërmend të thoni se nuk më keni takuar kurrë në jetën tuaj

dhe se nuk do të më huani asnjë qindarkë. Epo mirë, atëhere, merreni kërkesën time dhe

futeni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë, por sigurohuni që e keni mbytur

përpara se ta varrosni në nekropolin tuaj sepse ka të ngjarë të ngjallet së vdekuri”.5

1 Ministrija e Punëve të Brendshme, Qarkore Prefekture ..., artikull i cituar, 6 nânduer 1924, f. 1-2

2 R. C. Austin, op.cit., f. 156

3 “Greqia, Jugosllavia dhe nevej”, Politika, viti III, nr. 21, Vlorë, E enjte, 31 korrik 1924, f. 1

4 “Çështja e Çamërisë. Një telegram i qeverisë shqiptare ..., artikull i cituar, f. 1

5 R. C. Austin, op.cit., f. 203-204

Page 104: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

88

Peshkopi Noli përdori një ton ironizues edhe kur përkufizoi institucionin e

parlamentit, që i shërbeu diskretitimit të qeverisë dhe të vendit që përfaqësonte.

“Parlamenti është një sallë, ku politikanët e pashpirt mblidhen të bëjnë copë-copë racën e

vet, një sallë e mbushur me gaz helmues, me gaz mbytës, me gaz lotsjellës, me gaz që

shkakton qeshje dhe me të gjitha gazet me të cilat u luftua për t’i dhënë fund të gjitha

luftërave dhe për të vendosur paqen”.1

Me një kritikë cinike, kryeministri i Shqipërisë përshkoi paefektshmërinë e

Lidhjes së Kombeve për të garantuar paqen mes popujve. Ai zhvlerësoi traktatet e

çarmatimit e të arbitrazhit dhe veprimtarinë e komiteteve të Lidhjes. Sipas Nolit, “sikur

Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndërr, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të

shtrembërojnë buzët, kjo duhet të qëndrojë atje si një ideal që interpreton dëshirat më

fisnike të njerëzisë dhe si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. ...Pse të jemi kaq

pesimistë? Aspiratat për paqe janë kudo, kjo është e padyshimtë; ndryshe nuk do të

kishim komedinë e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga

shkaku që popujt dëshirojnë paqen, që burrat e shtetit, politikanët, u servirin, kohë pas

kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfluska shpërblimi. Po

paqja nuk do të vijë prej traktateve; këto janë të destinuara të hidhen shpejt a vonë në

shportë”.2

Gjuha jo diplomatike e Nolit drejtuar Lidhjes nuk i shërbeu interesave të

Shqipërisë. “Hindsight konfirmonte se vlerësimi i peshkopit për këtë organizatë

ndërkombëtare ishte i drejtë, por sulmi i tij i parakohshëm nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi

mendimin se ai ishte një figurë e rrezikshme dhe i vendosur të prishte paqen në botë”.3

Po ashtu, perceptimi evropian për rrezikun bolshevik që kërcënonte Ballkanin prej

qeverisë Noli ndikoi në përkeqësimin e imazhit të vendit. Ky opinion ishte përhapur pas

mbërritjes në Shqipëri të përfaqësuesit sovjetik, Krakovecki, vizitë që u pasua me

protestën e Anglisë, të Italisë dhe të Jugosllavisë. Legata britanike kërkonte largimin e

përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëria, duke i premtuar Nolit se do të frenonte

çdo veprim antiqeveritar të zogistëve. Një zhvillim politik i tillë ndikoi në etiketimin e F.

Nolit si majtist nga qarqet evropiane dhe ballkanike.4

Për rrjedhojë, Fuqitë e Mëdha refuzuan t’a njihnin de jure regjimin e ri dhe

mbajtën një qëndrim të distancuar e në prapaskenë të marrëveshjeve të kompromisit

midis fqinjëve. Objektivi i tyre ishte ruajtja e stabilitetit dhe e paqes në Ballkan e më

gjerë. Ishte veprimtaria diplomatike, brenda rrethit të ngushtë të interesave vetjake dhe të

aleatëve, ajo që përcaktoi politikën e shteteve evropiane dhe ballkanike kundrejt

Shqipërisë në mbështetje të Ahmet Zogut.

Ky i fundit, që ndodhej me strehim politik në Beograd, u bë iniciatori dhe

udhëheqësi i lëvizjes së armatosur për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit. Zogu kishte

përfunduar një marrëveshje gojore me qeverinë jugosllave, të cilës i kishte premtuar se:

do të pranonte tezën e saj sa i përket çështjes së Shën Naumit dhe Vermoshit; do të

shkatërronte Komitetin e Kosovës; kaçakët e ikur nga Jugosllavia do të konsideroheshin

si fajtorë nga e drejta e përgjithshme, e jo politike; çështja e kishës ortodokse dhe e

1 J. Swire, op.cit., 346

2 “Fjala e kryeministrit t’onë në Lidhjen e Kombeve”, Shqipëtari i Amerikës, viti II, no. 131, Korçë, e

shtunë, 18 tetor 1924, f. 1 3 R. C. Austin, op.cit., f. 205

4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 202

Page 105: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

89

klerikëve të saj në Shqipëri do të zgjidhej në pajtim me Patriarkanën serbe; do të

hapeshin shkolla serbe në Shkodër dhe në jug të vendit, e në disa fshatra të Korçës; me

Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene do të lidhej një marrëveshje tregtare; Shqipëria do të

lejonte formimin e një enti monetar (banke) në Shkodër me kapital jugosllav; qeveria

shqiptare nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje, as nuk do të merrte hua për

ndërtimin e hekurudhës, pa u konsultuar me qeverinë e Shtetit Serbo-Kroato-Slloven;

anijeve tregtare jugosllave do t’u lejohej kabotazha në ujërat shqiptare. Gjithashtu, anijet

jugosllave do të mbanin lundrimin e domosdoshëm në liqenin e Ohrit dhe të Shkodrës.1

Me këtë plan politik, Zogu mundësonte ardhjen në pushtet dhe, nga ana tjetër,

“kryeministri jugosllav Pashiç gjente rastin e volitshëm për të realizuar ëndrrën e tij të

hershme: të zhdukte Shqipërinë e pavarur nga harta e Evropës. Këto dy interesa të

kundërta u bashkuan dhe A. Zogu pranoi ndihmën e Jugosllavisë për të organizuar një

fuqi të armatosur brenda në Shqipëri, ashtu edhe përtej kufirit”.2 Ai mundi, në territorin

jugosllav, të organizonte dhe të pajiste një ushtri invazore, e cila u furnizua me artileri e

mitraloza dhe efektivat e së cilës u plotësuan me trupa serbe dhe me kuadro oficerash

serbë dhe rusë të ish-ushtrisë së Vrangelit.3

E vetëdijshme për implikimin në punët e brendshme dhe për të mënjanuar akuzat

eventuale prej shteteve perëndimore, Qeveria e Beogradit përhapte lajme gjoja mbi

rrezikun që i kanosej për shkak të infiltrimit politik të sovjetëve në Shqipëri. Në fillim të

dhjetorit, Eyres-i raportonte se, nga qarqet jugosllave dhe nga “burime të caktuara

sekrete”, kishte marrë informata “se qeveria serbo-kroato-sllovene në një masë të

ndjeshme ishte e shqetësuar prej flirtimit shqiptar me qeverinë ruse sovjetike. I ngarkuari

jugosllav me punë diplomatike, Prodanoviç, në një bisedë i deklaronte Eyres-it që

Beogradi dispononte “prova të mjaftueshme se qeveria shqiptare po tregonte një

disponim shumë miqësor kundrejt komitëve maqedonas, d.m.th. ndaj Partisë Federaliste,

shef i së cilës ishte Çaulev, që kishte lidhje me sovjetët”.4 Diplomacia britanike i priti me

skepticizëm të dhënat e Beogradit dhe nuk shfaqi asnjë dyshim për asistencën jugosllave

ndaj Zogut, që të hynte me armë në territorin shqiptar.

Situata e tensionuar krijoi shqetësim te Foreign Office, ndonëse Jugosllavia dhe

Italia kishin dhënë sigurime që nuk synonin të intervenonin në Shqipëri. Madje Mbretëria

Serbo-Kroato-Sllovene për të dëshmuar “besnikërinë” e saj mbylli kufirin, pasi sulmuesit

e kishin kapërcyer atë.5 Ndërhyrja kundër qeverisë demokratike shqiptare u krye nga

territoret jugosllave dhe greke. Sulmet e para, që filluan nga Jugosllavia, goditën disa

pika kufitare, ndër më kryesoret ishin Prizreni dhe Dibra. I nisur nga Beogradi, Ahmet

Zogu drejtoi operacionin ushtarak, me ndihmën e mercenarëve jugosllavë. Më 10 dhjetor

1924, forcat intervencioniste nga Prizreni u drejtuan për në Has e Krumë, duke synuar të

merrnin Shkodrën, ndërsa trupat e Dibrës marshuan drejt Peshkopisë për të shtënë në

dorë Tiranën. Njëkohësisht me këto sulme nga veriu filloi edhe ndërhyrja nga fqinji

jugor, Greqia, ku si baza ushtarake shërbyen Janina dhe Follorina. Prej këtej, më 14

dhjetor, u sulmua posta kufitare e Kakavijës. Por, fronti kryesor i ndërhyrjes së armatosur

1 Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit dhe qëndrimi i Mbretërisë SKS ndaj saj”,

Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike XI-1981, Prishtinë, 1982, f. 247-248 2 T. Zavalani, op.cit., f. 281

3 AIH, A.V.60, Fl. 11 (Marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës 1924-1939 - Arben Puto)

4 Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 178

5 J. Swire, op.cit., f. 354

Page 106: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

90

ishte ai i veriut, ku u grumbulluan forca të shumta dhe ku A. Zogu kishte më tepër

pasues.1

Në kushtet e përparimit të shpejtë nga veriu e jugu të trupave intervencioniste,

diplomacia shqiptare, më 18 dhjetor 1924, iu drejtua sërish tri Fuqive të Mëdha

evropiane, Britanisë së Madhe, Francës e Italisë, që të dënonin ndërhyrjen ushtarake dhe

të ndikonin mbi Beogradin për ta ndërprerë agresionin. Po atë ditë, qeveria shqiptare i

kërkoi Sekretariatit të Lidhjes së Kombeve të kryente detyrën. Mirëpo të dyja protestat

nuk dhanë përfundimet e pritura nga kabineti Noli. Parisi e Londra vetëm sa i “tërhoqën

vëmendjen” qeverisë së N. Pashiçit dhe asgjë më shumë.2 Kjo e fundit vijonte të mohonte

ankesën e Tiranës zyrtare, të cilën e quante si akuzë të pavërtetë, duke cekur se ajo “i

respektonte principet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të

pavarësisë së saj”.3

Ndërsa, “qeveria e Romës, me shumë vonesë, kur intervencioni i armatosur nga

toka jugosllave tashmë ishte kryer, i kërkoi Beogradit të respektonte deklaratën e

përbashkët dypalëshe të 13 dhjetorit 1924, për “mosndërhyrje” në punët e brendshme të

Shqipërisë”.4 Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme italiane, senator

Contarini, “kjo ishte një politikë agresive nacionaliste jugosllave, por Italia për momentin

ishte e tërhequr në çështjet e saj të brendshme dhe nuk mund të tregonte shumë interes

për Shqipërinë. “…Në qoftë se A. Zogu arrinte suksesin me ndihmën serbe, - vijonte

Contarini, - atëherë A. Zogu këtë sukses do t’ia kishte borxh një ndihme të tillë, gjë që do

ta bënte shumë të dobët pozicionin e tij në Shqipëri dhe ai do të ishte i detyruar të kthehej

menjëherë nga Italia si kundërpeshë. Kështu balanca do të rivendosej”.5

Nga ana tjetër, ministri fuqiplotë italian në Shqipëri, Durazzo, në telegramin

dërguar Romës, më 21 dhjetor 1924, nënvizonte qëndrimin formalisht neutral dhe të

rezervuar të përfaqësuesve evropianë në vend. Sipas tij, delegatët e Anglisë, të Francës

dhe të Greqisë fshihnin me vështirësi dëshirën e tyre të madhe dhe urimet për suksesin e

lëvizjes së Zogut. Ata e kishin kundërshtuar pothuajse gjithmonë qeverinë Noli, duke e

cilësuar pa të drejtë proitaliane, sepse Roma e paskësh përkrahur fort, qoftë dhe

moralisht, kryengritjen e Qershorit dhe ardhjen në fuqi të qeveritarëve të kohës. Për

rrjedhojë, Fuqitë e Mëdha nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar ndërhyrjen e

Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene për rrëzimin e kabinetit Noli.6

Nga sa thamë më sipër, vërehet qartë se ngjarjet e qershor-dhjetorit 1924 në

Shqipëri ishin produkt të gjeopolitikës evropiane e ballkanike. Fakt që e argumenton edhe

ministri francez në Beograd, Grenard, i cili duke iu referuar deklaratave italo-jugosllave

për mosndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, theksonte se ato “kishin nga ana e

tyre një sinqeritet relativ...”. ...se rikthimi i A. Zogut në Shqipëri “ishte i organizuar në

territorin serb, në saje të dashamirësisë (complaisance), në mos të ndihmës së Qeverisë

Serbo-Kroato-Sllovene dhe me autorizimin, për të mos thënë bashkëfajësinë (complicite),

e qeverisë italiane”.7 Më 24 dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu hyri në Tiranë dhe

1 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 242

2 Ibid., f. 243

3 Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit ..., f. 259

4 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 243

5 P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 61

6 Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit ..., f. 259

7 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 254

Page 107: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

91

përmbysi qeverinë e Nolit me përkrahjen e Jugosllavisë zyrtare, me ndihmën e trupave të

rusëve të bardhë nga Beogradi, si edhe me “simpatinë” e Britanisë së Madhe.1

1 P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 62

Page 108: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

92

2. 3 Evropa dhe Republika Shqiptare (1925-1928)

Rrëzimi i qeverisë Noli në dhjetor 1924 ishte sukses i “qëndresës” evropiane.1 Me

përkrahjen e diplomacinë britanike dhe ndihmën jugosllave vjen në pushtet Ahmet Zogu.

I dalluar për personalitetin kompleks dhe pragmatizmin politik, Zogu u udhëhoq nga

parimet e Realpolitikës për marrjen, ruajtjen dhe forcimin e pushtetit.2 Për të siguruar

Romën zyrtare se nuk ishte vegël e Beogradit, u krijuan rrethanat e nevojshme për

legalizimin e pozitës së Zogut, në fund të janarit të vitit 1925, me mbledhjen e Asamblesë

Kushtetuese, e cila shpalli Shqipërinë Republikë.

Duke lënë mënjanë idenë e ndërtimit të një demokracie me orientim perëndimor,3

Presidenti A. Zogu përqendroi të gjitha hallkat e pushtetit në duart e tij. Por, frika nga

reagimi i mundshëm mos aprovues i Evropës e detyroi kryetarin e shtetit dhe të qeverisë

shqiptare të moderonte masat për ngritjen e strukturës institucionale dhe hartimin e

korpusit ligjor të përshtatshëm për konsolidimin e gjendjes së brendshme të vendit, që do

të ndikonte pozitivisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me fqinjët dhe shtetet

evropiane.4

Me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë ishte i

domosdoshëm, në fillim, kapërcimi i situatës së vështirë financiare dhe zhvillimi i

sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Për këtë nevojitej ndihma e kapitalit të huaj, që

ishte refuzuar në mënyrë të përsëritur nga Lidhja e Kombeve. Në mungesë të mbështetjes

financiare kolektive, shërbenin si alternativë potenciale për Shqipërinë ofertat e fqinjëve,

Italisë dhe Jugosllavisë, që kishin interesa të drejtpërdrejta në vend. Nga njëra anë,

Beogradi synonte të ushtronte një influencë të vazhdueshme në Shqipëri,5 për të lehtësuar

jetësimin e një shteti të dobët dhe të pakonsoliduar.6 Por, qeveria jugosllave nuk

zotëronte mjetet e nevojshme financiare për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana tjetër, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, kishte fuqi të mjaftueshme dhe interesa

strategjike në Shqipëri, faktorë që diktuan orientimin pro-italian të qeverisë shqiptare.

Qysh më 20 janar 1925, Roma zyrtare arriti të nënshkruante me autoritetet

shqiptare një traktat tregtie dhe lundrimi, i cili u vu në zbatim në shkurt të atij viti. Sipas

artikullit nr. 1 të traktatit, garantohej liri e plotë tregtie dhe lundrimi midis shtetasve të

Mbretërisë italiane dhe atyre të shtetit shqiptar. Ndërsa, artikulli nr. 2 i mundësonte

palëve kontraktuese dhe tranzitit të drejtat dhe trajtimin e kombit më të favorizuar, që

nënkuptonte shmangien e detyrimit për të paguar taksa dhe tatime më të rënda se

bashkëkombasit.7 Kjo marrëveshje i hapte rrugë intensifikimit të bashkëpunimit

ekonomik midis dy vendeve.

Po ashtu, interesat e Fuqive të Mëdha dhe mungesa e teknologjisë së avancuar dhe

e fuqisë punëtore të kualifikuar kushtëzuan qeverinë shqiptare të ndiqte politikën e

thithjes së investimeve të huaja. Fakt që u konkretizua me nënshkrimin e një sërë

1 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 203

2 Husamedin Feraj. Skicë e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A, 1999, f. 162

3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 92

4 “Anglia dhe Shqipëria: Ministri fuqi-plotë i Bretanjës së Madhe i paraqiti Kryetarit të Republikës letër-

përfaqësimet”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 191, E shtunë, 6 qershor 1925, f. 1 5 AIH, A.V.16, Fl. 2 (Busch – Zautner: Shqipëria nën regjimin e Zogut)

6 Lush Culaj, “Qeveritë e Zogut ndaj problemit kombëtar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave

historike 33-34, 2003-2004, Prishtinë, 2005, f. 86 7 AIH, A.V.43, Fl. 2 (Mbi politikën ekonomike dhe financiare të Ahmet Zogollit)

Page 109: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

93

marrëveshjesh koncesionare me kompani angleze, amerikane, franceze dhe veçanërisht

ato italiane, për kërkimin dhe shfrytëzimin e resurseve nëntokësore në zona të ndryshme

të Shqipërisë. Më 18 shkurt 1925 u ratifikua me shoqërinë Anglo-Persiane koncesioni për

kërkimin e naftës në një sipërfaqe prej 200.000 ha, me të drejtë shfrytëzimi në 50.000 ha;

më 15 korrik 1925, një tjetër kompani angleze, Herbert Rustant, mori me koncesion

80.000 ha tokë për kërkime dhe 50.000 ha për shfrytëzim. Dy shoqëri italiane: 1.

“Ferrovie dello Stato Italiano” (“Hekurudhat e shtetit italian”), që përfaqësonte një

ndërmarrje shtetërore italiane, siguroi me koncesion, me të drejtë kërkimi një sipërfaqe

prej 50.000 ha dhe 30.000 ha për shfrytëzim. Për administrimin e punimeve u krijua një

shoqëri e veçantë “Azienda Italiana Petroli d’Albania” – AIPA (“Ndërmarrja italiane e

naftës së Shqipërisë”). Ndërsa, 2. “Societa Italiana delle Miniere di Selenizza” – SIMS-a

(“Shoqëria italiane e minierave të Selenicës”) nënshkroi një kontratë koncesionare me

qeverinë shqiptare për 20 vjet, për kërkimin e vajgurit dhe të hidrokarbureve në 2140 ha,

me të drejtë shfrytëzimi për 800 ha.1

Gjithashtu, të interesuara për burimet e nëntokës ishin 1. shoqëria amerikane

“Standard Oil”, që mori me koncesion një sipërfaqe prej 80.000 ha për kërkime dhe

50.000 ha për shfrytëzim dhe, 2. kompania franceze “Syndicat Franco-Albanais”, së cilës

iu dha koncesioni për kërkim në 120.000 ha, me të drejtë shfrytëzimi për 30.000 ha.2

Shoqërisë italiane, AIPA, më 1 prill 1926, iu shtua mundësia e shfrytëzimit nga 30.000 ha

në 37.213 ha dhe, më 2 korrik 1926, kjo sipërfaqe u zgjerua në 42.313 ha. Zonat më të

mira për shfrytëzim i zotëronte shoqëria Anglo-Persiane. Kompanitë e ndryshme u

vendosën si më poshtë: në Ardenicë, Buzë-Madh, Patos - shoqëria Anglo-Persiane; në

Mirol Picikat, Selenicë, Devoll - shoqëria AIPA; në Pula, Tiranë - Sindikati franko-

shqiptar dhe, në Penkovë e Drashovicë – SIMSA. Shoqëritë koncesionare “Standard Oil

Company” dhe “H.H.Rustant”, më 1927, hoqën dorë nga koncesionet.3

Ngjarje tjetër që dëshmonte interesat ekonomike të vendeve të Evropës, sidomos

të Italisë, në Shqipëri, ishte nënshkrimi, më 15 mars 1925, i konventës për krijimin e

Bankës Kombëtare të Shqipërisë [BKSH], ndërmjet Ministrit të Financave, Mufid

Libohovës, dhe përfaqësuesit të grupit financiar italian, Mario Alberti. Ky i fundit ishte

Drejtor i Credito Italiano dhe delegat i Italisë në Komitetin e Financave në Lidhjen e

Kombeve, i ngarkuar për të siguruar kapitalet për një Bankë emisioni të Shqipërisë. M.

Alberti mori postin e Presidentit të parë të Bankës Kombëtare, me qendër në Romë. Ajo

kishte për qëllim njësimin e monedhës shqiptare në qarkullim për të kryer veprime të

rregullta financiare dhe ekonomike. Banka Kombëtare e Shqipërisë gëzonte të drejtën

ekskluzive të emëtonte monedhë letre, të shtypte para në metal dhe të bënte marrëveshje

për një hua municipale dhe qeveritare.4 Kështu, stabiliteti i sistemit monetar mënjanonte

deficitet në marrëdhëniet financiare nëpërmjet organizimit të kreditit dhe utilizimit të

kursimeve.

Konventa për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte: Art. 1 –

Një kapital nominal prej 12.500.000 franga ari, duke derdhur në fillim vetëm 2.625.000

fr.ari. Art. 2 - Nënshtetasit shqiptarë kishin të drejtë të zotëronin deri në 49 % të kapitalit

1 “Koncesioni i vajgurit që u jepet italianëvet u nënshkrua”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr.183, E shtunë, 9

maj 1925, f. 1 2 Kastriot Dervishi. Historia e shtetit shqiptar 1912-2005. Tiranë: 55, 2007, f. 244

3 AIH, A.V.43, Fl. 5-6

4 AIH, A.V.95, Fl. 24

Page 110: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

94

aksionar. Art. 6 - Banka kishte të drejtën ekskluzive të emëtonte kart-monedhën dhe të

priste monedha metalike, duke marrë përsipër çdo veprim bankar e financiar. Art. 9 -

Drejtoria Qendrore e Bankës përbëhej prej 4 anëtarëve, 2 italianë dhe 2 shqiptarë, por

kryesia iu ngarkua njërit prej përfaqësuesve italianë, të cilët kishin kështu votën

vendimtare. Art. 14 - Banka nuk detyrohej të paguante asnjë tatim ose taksë shtetit përveç

atë të patentës që përbënte një tatim të vogël e pa rëndësi. Art. 18, 19 e 25 – Brenda një

muaji, Banka do të formonte “Shoqërinë italiane për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë”

(“Societa per lo Sviluppo Economico dell Albania” - SVEA), e cila do t’i siguronte

qeverisë shqiptare një hua prej 50.000.000 fr.ari për 40 vjet, me interes prej 7.5%.1 Vitin

e parë dhe të dytë do të dorëzoheshin nga 7.500.000 fr.ari, vitin e tretë 10.000.000 fr.ari

dhe vitin e katërt e të pestë nga 12.000.000 fr.ari.2 Shlyerja e huasë garantohej me të

ardhurat doganore dhe me monopolet shtetërore mbi kripën, letër-cigaret dhe shkrepset

deri në shumën 8.500.000 fr. ari në vit. Huaja SVEA u përdor përkatësisht: 34.5% për

rrugë, 25% ura, 19.5% ndërtesa, 15% për portin e Durrësit dhe 6 % të ndryshme.3

Kapitali italian dominoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, për shkak të

veprimtarisë abuzive, në dobi të përfitimeve personale, të Ministrit të Financave, Mufid

Libohovës. Këtë fakt e provon edhe Komisioni Hetimor, i ngritur nga Parlamenti

shqiptar, që e akuzoi Libohovën për shpërdorim të pasurisë së shtetit dhe për korrupsion.

Në bazë të marrëveshjes së fshehtë “Akordi ekzektiv nr. 13”, të lidhur ndërmjet

përfaqësuesit të grupit italian, Amedeo Gambino, Sekretar i Përgjithshëm i Bankës

Kombëtare, dhe Ministrit shqiptar të Financave, në art. 4 vendosej data 5 maj 1925, kur

qeveria shqiptare ishte e detyruar të dorëzonte në Romë, në Banco Credito Italiano,

shumën e derdhur prej shtetasve shqiptarë. Ndërsa, art. 5 i jepte të drejtë grupit të huaj të

anulonte nënshkrimet e aksioneve nga shqiptarët, për të cilët qeveria nuk kishte

depozituar kapitalet e nevojshme. Akordi i fshehtë, që nuk ishte nënshkruar nga Këshilli i

Ministrave dhe as publikuar në Fletoren Zyrtare,4 i mohonte shtetasve shqiptarë të drejtën

për të poseduar masën e caktuar të aksioneve në Bankën Kombëtare të Shqipërisë.

Pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet, krijimi i BKSH-së luajti rol të rëndësishëm

në ecurinë e ekonomisë kombëtare, sidomos të financave, të industrisë dhe tregtisë. Së

pari, banka krijoi kushtet që veprimet financiare, të kalonin nga duart e financuesve të

veçantë, shumë herë spekulativë, të quajtur fajdexhi, në administrimin e një institucioni

financiar bashkëkohor, të organizuar e drejtuar sipas të gjitha rregullave shkencore e me

kapitale relativisht të mjaftueshme. Së dyti, banka mbajti raporte premtuese midis

qarkullimit të parasë dhe mbulimit të saj me ar. Megjithëse kishte vend për kritika, se

mbulesa e qarkullimit të bankënotave në fr. ari ishte shumë e lartë, përsëri banka garantoi

një monedhë të fortë në qarkullim që kishte fituar besim të plotë te konsumatorët vendas

dhe të huaj. Së treti, banka u shndërrua në një institucion relativisht të fuqishëm të

kreditit, duke rritur numrin e tregtarëve, të industrialistëve e të kategorive të tjera që

morën kredi, nga 121 në vitin 1928 në 1772 subjekte më 1938. Së katërti, banka u bë një

vend i sigurt për të depozituar kursimet rrjedhëse apo ato të thesarizuara, duke garantuar

të ardhura suplementare jo vetëm nga investimi i kapitalit në industri, tregti, bujqësi etj.,

por edhe nga investimi i parave në sferën financiare. Së pesti, për nga radha, jo për nga

1 AIH, A.V.59, Fl. 38-39

2 AIH, A.V.43, Fl. 14

3 AIH, A.V.59, Fl. 44

4 AIH, A.V.43, Fl. 12

Page 111: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

95

rëndësia, banka ndikoi pozitivisht në uljen e interesave të kredisë, duke qenë në nivele me

vendet fqinjë.1

Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, nën drejtimin e grupit financiar

italian, diktoi Beogradin t’i kërkonte presidentit A. Zogu mbajtjen e premtimit për të

lejuar praninë e kapitalit jugosllav, duke dekretuar krijimin në Shkodër të filialit të

Bankës serbo-shqiptare të Cetinjës. Karakteri politik i këtij filiali u evidentua me

sigurimin e pjesës më të madhe të kapitalit themelues prej 5 milionë dinarësh, nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Për filialin e

Shkodrës, suksesin kryesor e shënoi marrja e koncesionit për hulumtimin dhe

shfrytëzimin e bakrit në zonës e Pukës. Pas mbylljes së filialit më 1927, koncesioni iu

dha një kompanie italiane.2

Depërtimit ekonomik të Romës në Shqipëri iu shtua edhe influenca militare, me

nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake që i mundësonte qeverisë italiane të angazhohej në

ndihmë të shtetit shqiptar në rast agresioni. Fakt që e vetëdijësoi Zogun se çdo tronditje e

brendshme sado e vogël do t’i shërbente Italisë si pretekst për ndërhyrje ushtarake.

Rrjedhimisht, për të garantuar pushtetin e tij personal, presidenti Zogu mori masa për

forcimin e xhandarmërisë, duke ftuar një inspektor anglez me një grup oficerësh

mbikqyrës.3 “Në krahasim me trupat e tjerë, policia angleze konsiderohej më objektive, e

besueshme dhe zbatuese e qetë e ligjit. Komandant i xhandarmërisë u caktua koloneli

W.F.Stirling, ish komandant në Jafa, të cilin Zogu e kishte emëruar rishtas këshilltar të

Ministrisë së Brendshme. Oficerët anglezë, që morën detyrat e inspektorëve dhe të

organizimit të trupës, u zgjodhën nga Stirling dhe u caktuan si nëpunës të shtetit

shqiptar”.4

Në gusht të vitit 1925, koloneli Stirling dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri

gjeneral majori z. Joycelyn Percy, një oficer i njohur i ushtrisë, i cili u vendos komandant

i 8 oficerëve anglezë dhe i një force prej rreth 3000 vetash. Percy insistonte për

domosdoshmërinë e shpërndarjes rregullisht të pagave të trupës; sigurimin e banesave të

përshtatshme dhe pajisjen me uniforma dhe armë. Vetëm me këto kushte do të mundte të

kërkonte bindje dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në drejtimin e xhandarmërisë. Po ashtu,

Percy u përpoq t’i mësonte trupës t’i shërbente me drejtësi e saktësi qytetarëve, për të

gëzuar reputacionin e tyre, se sa të nxiste dyshime armiqësore. Edhe pse rryshfetet dhe

korrupsioni karakterizonin vendin, xhandarmëria mundi të edukonte një respekt të

veçantë për rendin ligjor.5

Por, stabiliteti politik u minua nga kërkesa e fqinjit verior për territore shqiptare.

Beogradi zyrtar këmbëngulte që manastiri i Shën Naumit, në breg të liqenit të Ohrit, dhe

një pjesë e krahinës së Vermoshit në veri të vendit të përfshiheshin brenda kufijve të

Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Territore të cilat me vendim të Konferencës së

Ambasadorëve, më 22 dhjetor 1922, i mbeteshin Shqipërisë.6 Mirëpo, Ahmet Zogu, në

1 Teodor Kareco. Skandal me librin: “Historia e popullit shqiptar”, vëll. III. Tiranë: Klean, 2010, f. 79-81

2 Emine Bakalli-Arifi. Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare. Prishtinë: Instituti

Albanologjik, 2011, f. 91-92 3 Hugh H. Grant. Mbreti Zog, siç e kam njohur. Tiranë: Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Monarkiste dhe

i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike "Virgjinia", 2002, f. 20 4 Miranda Vickers. Shqiptarët në optikën ndërkombëtare. Athinë: Georgo K. Geru, 1995, f. 150

5 Miranda Vickers. Shqiptarët: një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f. 191-192

6 “Çështja e kufive shqiptaro-serbe” – Lajme të gazetës “Temps”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 206, E

shtunë, 1 gusht 1925, f. 1

Page 112: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

96

këmbim të ndihmës jugosllave për t’u rikthyer në pushtet, kishte përfunduar me

kryeministrin N. Pashiç marrëveshjen sekrete të gushtit 1924. Sipas saj, Zogu merrte

përsipër të tërhiqte çdo pretendim të qeverisë shqiptare në Paris për sovranitetin mbi Shën

Naumin dhe lokalitetin e Vermoshit dhe të Kelmendit, që të mbeteshin në zotërim të

Jugosllavisë.1

Me këshillën e Fuqive të Mëdha, të dy qeveritë e interesuara nisën bisedimet e

drejtpërdrejta,2 ndonëse Tirana zyrtare ishte e bindur se çdo ankesë e saj do të “binte në

vesh të shurdhët”, sepse të mëdhenjtë do të mbështesnin aleatin e tyre të luftës,

Jugosllavinë.3 Në përputhje me kompromisin politik të Zogut në Beograd, delegati

shqiptar në Komisionin e Kufijve, Mehdi Frashëri, deklaronte se Konferenca e

Ambasadorëve kishte lënë brenda territorit të Republikës Shqiptare vetëm ndërtesën e

manastirit të Shën Naumit, me një distancë prej 750 m, e cila nuk mbarte as vlera morale

e ideale dhe as rëndësi strategjike dhe ekonomike për vendin.4 Me këto arsyetime filluan

diskutimet në dy dhomat e parlamentit shqiptar, në korrik 1925, për realizimin e

shkëmbimeve territoriale të manastirit me tokë të katundit të Peshkopisë. Kompensim që

në sipërfaqe ishte më i madh, duke e paraqitur si përfitim për Shqipërinë. Argumentimet

për lëshimin e Shën Naumit ishin: 1. mungesa e banorëve; 2. këto vise, qysh nga luftërat

ballkanike, ishin nën okupacionin jugosllav për 12 vjet; 3. zbrazja e tyre konsiderohej e

pamundur për situatën në Ballkan; 4. moscaktimi përfundimtar i kufijve vështirësonte

marrëdhëniet midis dy vendeve; 5. shtyrja e marrëveshjeve ekonomike kishte pasoja,

sidomos për rregullimin e ujërave në të gjithë zonën e Shkodrës; 6. kompensimet

1 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 105, Fl. 4-5 (Përmbajtja e marrëveshjes: 1) Shqipëria angazhohet t’i

bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. 2) Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që do

njohë dinastinë e Karagjeorgjeviçëve. 3) Qeveria jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike dhe ushtarake

do t’i akordojë menjëherë një të ardhur vjetore. 4) Ministria shqiptare e Luftës do të anulohet dhe Shqipëria

do të heqë dorë nga posedimi i ushtrisë kombëtare. 5) Shqipëria do të ketë një xhandarmëri sa për të

mbajtur qetësinë e vendit dhe për të mbrojtur A. Zogun dhe regjimin e tij. 6) Ajo do të ketë edhe oficerë

rusë të ushtrisë së gjeneral Vrangelit që ndodhen në Jugosllavi. Beogradi do ta mbajë xhandarmërinë me

armë e mjete financiare. 7) Në të mund të marrin pjesë edhe oficerë jugosllavë. 8) Midis Shqipërisë dhe

Jugosllavisë do vendoset bashkimi i doganave dhe kalimi i kufijve do të jetë i lirë për shtetasit e të dy

vendeve. 9) Shqipëria do të heqë dorë nga mbajtja e zyrave diplomatike jashtë dhe interesat e saj do të

mbrohen nga përfaqësuesit jugosllavë. 10) Qeveria shqiptare do të deklarojë pranë Konferencës së

Ambasadorëve në Paris se do të tërheqë çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi manastirin e Shën

Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit e Kelmendit që të mbeten në zotërim të Jugosllavisë. 11) Kisha

ortodokse shqiptare do të tërhiqet nga Patrikana e Stambollit dhe do të bashkohet me atë të Beogradit.

Myftinia myslimane shqiptare do të varet nga ajo jugosllave. 12) Shqipëria do të heqë dorë nga interesimi

për elementin shqiptar jashtë kufijve të saj. Angazhohet të mos pranojë në territorin e vet kosovarët dhe

elemente të tjerë që dyshohen si kundërshtarë politikë të Jugosllavisë. 13) Shqipëria, për çdo koncesion që

do t’u bëjë vendeve të tjera, do marrë më parë pëlqimin e Jugosllavisë. 14) Nëse Jugosllavia do të hyjë në

luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, ajo ka të drejtë të rekrutojë në Shqipëri 25.000 vullnetarë, për t’i përdorur

në frontin bullgar e grek. Në rast lufte midis Jugosllavisë e Italisë, Shqipëria do të mbajë një neutralitet

favorizues ndaj Jugosllavisë. Në rast lufte të Italisë dhe Greqisë kundër Shqipërisë, ushtria jugosllave do të

ketë të drejtë të pushtojë gjithë Shqipërinë për t’i siguruar asaj pavarësinë nga pushtimi italian ose grek. 15)

Qeveria shqiptare nuk mund t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin paraprak të Jugosllavisë. 16)

Traktati është sekret dhe nuk mund të zbulohet ose publikohet pa pëlqimin e të dy palëve.) 2 J. Swire, op.cit., f. 360

3 “Një intervistë e Z. Mehdi Frashëri. Çështja e Shën Naumit. Reformat Agrare. Fanatizma fetare“, Gazeta

e Korçës, v. VII-të, nr. 218, E martë, 15 shtator 1925, f. 1 4 “Çështja e kufive shqiptaro-jugosllave. Sh.Naumi shkëmbehet me tokë tjatër serbe”, Gazeta e Korçës, v.

VII-të, nr. 204, E shtunë, 25 korrik 1925, f. 1

Page 113: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

97

territoriale përbënin një zgjidhje të propozuar nga Fuqitë e Mëdha dhe, 7. përvoja

perëndimore kishte treguar raste të ngjashme, si: Savoja, djepi i derës së Mbretërisë

italiane iu dha Francës; lëshimi i Izolës Britanisë; dhënia e Fiumes Italisë etj.1

Diplomacia e Beogradit i cilësonte një fitore të madhe punimet e parlamentit

shqiptar. Marrëveshja serbo-shqiptare për çështjen e Shën Naumit dhe të Vermoshit u

ndërmjetësua nga Komisioni i Kufijve, që i dërgoi një raport Konferencës së

Ambasadorëve. Kjo e fundit “hoqi një vijë transaksionale duke i lënë Shqipërisë në anë të

Vermoshit kullotën e Libovicës, dy shtëpi të katundit Grencer, udhën e Lumbrajës, Majën

e vogël me gjithë liqenet, kurrizin e Velipojës me karakollin e vjetër të Turqisë, kodrat e

Shën Naumit N. 961, 965, 897, 862, me gjithë karakollin serb edhe kishën e Ajamës. Sa

për katundin Skenje, meqënëse kufizimi ishte bërë në vitin 1922, nuk u pranua ndryshimi

në këtë zonë në disfavor të Jugosllavisë. Qeveritë respektive miratuan në parlament linjën

transaksionale. Konkretisht, Kryesia e Asamblesë Legjislative në bazë të shkresës Nr.

2944, dt. 12.10.1925, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përcjellë me shkresën Nr. 127,

dt. 24.10.1925, të Kryesisë së Këshillit Ministror, dhe bazuar në shpjegimet e dhëna nga

z. Mehdi Frashëri, delegat fuqiplotë i kufijve, aprovoi me vota unanime marrëveshjen e

bërë midis qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, sipas propozimit transaksional të

Konferencës së Ambasadorëve, e cila i përket rektifikimit të kufijve të Veriut në një pjesë

të Velipojës e të Jugut drejt Shën Naumit”.2

Kjo marrëveshje i hapte rrugë zgjidhjes përfundimtare të çështjes së kufijve midis

Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që kishte mbetur pezull që nga viti 1913. Sepse moscaktimi i

kufijve definitivisht krijonte precedent për elementin e brendshëm, i cili mendonte keq

për avenirin e Shqipërisë. Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga

ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t’u regjistruar në

protokollin përfundimtar të kufijve jugosllavo-shqiptarë, që do të redaktohej në Paris në

seksionin e shtatmadhorisë së Konferencës së Paqes.3

Sanksionimi ndërkombëtar i marrëveshjes së kufijve tregonte rëndësinë e

marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë.4 Në këtë linjë

ishte vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, më 6 nëntor 1925, që bazohej në

protokollin e përgatitur nga Komisioni i Kufijve, i përbërë nga gjenerali italian Pietro

Gazzera, kryetar, komisari britanik Lt. Col. A. B. Glough dhe ai francez J. A. Ordion, në

cilësinë e anëtarëve. Protokolli kishte për qëllim lehtësimin e komunikimit të shqiptarëve

në manastirin e Shën Naumit. Ai parashikonte intinerarin që duhej ndjekur për të

mbërritur në destinacion; pajisjen e udhëtarëve me letra njoftimi; formalitetet në postën e

kufirit për hyrje-dalje; qëllimin fetar të vizitës dhe lejen e qëndrimit deri në tre ditë.

Protokolli mund të ndryshohej vetëm me një marrëveshje të përbashkët të dy shteteve të

interesuara dhe hynte në fuqi një muaj pas vërtetimit nga Konferenca e Ambasadorëve.5

1 Vaso Samsuri. “Lufta diplomatike për Shën Naumin”, Albanica, nr. 97, nëntor-dhjetor, 2010, f. 89

2 “Caktimi i kufive shqiptaro-serbë”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 230, E mërkurë, 28 tetor 1925, f. 1

3 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 205

4 “Konferenca e Ambasadorëve rregulloj çështjen e kufirit shqiptaro-jugosllav”, Gazeta e Korçës, v. VII-të,

nr. 209, E shtunë, 15 gusht 1925, f. 1 5 Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare. Kufini serb, kroat, slloven-shqiptar. Tiranë:

Shtypshkronja Ushtarake, 1931, f. 53-55 (Përmbajtja e protokollit: Neni 1 – T’ju jepte leje nënshtetasve

shqiptarë që të vizitonin kuvendin e Shën Naumit. Neni 2 – Kalimi i kufirit do të ndodhte në rrugën e cila,

sipër bregut jugor të liqenit të Ohrit, çonte prej katundit shqiptar Tushemisht në kuvend të Shën Naumit,

ose prej rrugicës që ndiqte fundin e luginës Çerrava; ky kalim duhej bërë ditën prej lindjes deri në perëdim

Page 114: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

98

Mirëpo, rregullimi i marrëdhënieve kufitare jugosllavo-shqiptare nuk ecte

paralelisht me zgjidhjen e çështjes së nacionalitetit me fqinjin jugor, Greqinë. Athina

zyrtare i cilësonte me dashje shqiptarët myslimanë si turq, pra të shkëmbyeshëm me

popullsinë greke të Azisë së Vogël në përputhje me Traktatin e Lozanës. Kjo praktikë

abuzive diktoi ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Greqi, Midhat Frashëri, të denonconte

vazhdimisht gjendjen e vështirë të çamëve dhe të kërkonte suprimimin e nënkomisionit

mikst të Epirit, prapa së cilit fshihej çdo keqbërje dhe masë shtrënguese e qeverisë greke.

M. Frashëri u tregua i vëmendshëm edhe ndaj planit të Komisionit të Stambollit, që, me

kërkesë të Athinës, kishte vendosur të kryente këmbimin e 5000 çamëve me refugjatë

grekë të Anadollit.1 Përpara kësaj politike të padrejtë, në notën e protestës drejtuar

Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, E. Drummond-it, në nëntor 1925,

përfaqësuesi shqiptar nënvizonte se projekti i Komisionit Mikst të Stambollit binte në

kundërshtim me vendimet e Konferencës së Lozanës, të pranuara edhe nga autoritetet

greke. Mëse 60.000 shqiptarë ishin dëbuar nga vatrat e tyre dhe ishin dërguar në Azi pa

dëshirë. Për këtë arsye nevojitej ndërhyrja e menjëhershme e faktorit evropian për t’i

dhënë fund politikës së këmbimit.2

Në dallim nga deklaratat, veprimet e qeverisë greke dëshmonin qartë synimet e

saj ndaj Shqipërisë. Së pari, transferimi i popullsisë çame në Turqi bëhej për të grabitur

pasurinë e tyre. Së dyti, u intensifikuan përpjekjet për forcimin e pozitës së minoritetit

grek në Shqipëri, me qëllim helenizimin dhe aneksimin e Korçës e të Gjirokastrës.

Autoritetet greke i kërkonin në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare të respektonte

liritë dhe të drejtat e minoritetit grek, duke i garantuar arsimimin në gjuhën greke,

ekzistencën e kishës ortodokse, përfaqësimin në nivel lokal e qendror etj. Kërkesa të cilat

qeveria greke i paraqiste edhe në institucionet ndërkombëtare.3

Por, Komisioni i Përbashkët i mandatuar nga Lidhja e Kombeve raportonte, më 9

mars 1926, se shqiptarët myslimanë nuk do t’i nënshtroheshin më shkëmbimit, me

përjashtim të rasteve të izoluara.4 Ky mirëkuptim u shoqërua me nënshkrimin, më 1926,

në Athinë midis të dy qeverive të një sërë konventash, si: marrëveshja konsullore, e cila

rregullonte reciprokisht çështje të vendosjes së nënshtetasve shqiptarë e grekë; një

të diellit dhe pa armë. Neni 3 – Vizitorët duhej të pajiseshin me karta njoftimi të lëshuara në gjuhën serbe e

shqiptare prej N.Prefekturës shqiptare përkatëse. Këto karta do të përmbanin, përveç shenjave të vizitorit,

datën e dhënies me nënshkrim e vulë të autoritetit që kishte për t’i lëshuar. Ato ishin të vlefshme për

motmot dhe duhej të përsëriteshin në mbarim të këtij afati. Neni 4 – Me të hyrë në tokën e Mbretërisë

Serbe-Kroate-Sllovene, vizitorët duke pasur me vete kartën e tyre, kishin për detyrë të paraqiteshin në postë

të kufirit, e cila do t’i vinte vizën mbi kartë bashkë me datën e kalimit. I njëjti formalitet do të përsëritej

edhe në dalje. Neni 5 – Vizitorët mund të qëndronin në tokën e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene të

shumtën tri ditë. Ata nuk mund të largoheshin prej kuvendit në atë anë të lumit Çerrava dhe nuk duhej të

merreshin me asnjë punë tjetër, që i shmangej qëllimit fetar të udhëtimit të tyre. Neni 6 – Të dy palët

kontraktuese detyroheshin të jepnin urdhëra të nevojshme që autoritetet shqiptare dhe ato serbe-kroate-

sllovene të viheshin në marrëveshje të drejtë, me qëllim sigurimi të zbatimit të këtij protokolli, dhe kështu

për të rregulluar mosmarrëveshjet, që mund të ndodhnin, në një mënyrë paqësore e me vullnet të mirë; pra,

për të larguar nevojën për t’ju drejtuar Lidhjes së Kombeve; kuptohej vetiu se ky protokoll nuk i pengonte

aspak të drejtat e shtetit shqiptar dhe ato të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, si anëtarë të Lidhjes. Neni 7

– Protokolli nuk mund të ndryshohej veçse me një akord të përbashkët ndërmjet të dy shteteve të

interesuara. Neni 8 – Hyrja në fuqi e tij bëhej një muaj pas vërtetimit prej Konferencës së Ambasadorëve). 1 F. Musaj, artikull i cituar, f. 74

2 AMPJ, V. 1925, D. 131/2, Fl. 117

3 F. Musaj, artikull i cituar, f. 77

4 J. Swire, op.cit. f. 369

Page 115: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

99

konventë natyraliteti [nënshtetësie], në rast se lindnin probleme për nënshtetësi të

kontestueshme që rivendikoheshin nga të dy palët kontraktuese; një marrëveshje tregtie e

lundrimi1 dhe një konventë për dorëzimin e kriminelëve.

2

Për diplomacinë evropiane, edhe pse një shtet i ri dhe i vogël, Shqipëria, nën

qeverisjen e Zogut u shndërrua në një faktor me rëndësi në politikën dhe balancën e

çështjeve ballkanike.3 Fqinjët e saj, Italia dhe Jugosllavia, vijonin të rivalizonin për të

shtrirë influencën në të. Aq sa Roma i propozonte qeverisë jugosllave ta ndanin

Shqipërinë ndërmjet tyre në zona influence. Propozim që u kundërshtua nga Beogradi

zyrtar, i cili e konsideronte Shqipërinë një état-tampon d.m.th, një shtet që, duke u

pozicionuar midis dy rivalëve, shmangte konfliktet e mundshme dhe ashpërsimin e

marrëdhënieve.4

Prapa rivalitetit italo-jugosllav qëndronin edhe Fuqitë e Mëdha, si Anglia dhe

Franca, të cilat synonin të zgjeronin zonat e ndikimit dhe të ruanin ekuilibrin e forcës. Në

takimin ndërmjet B. Musolinit dhe A. Chamberlain-it në Rapalo, në dhjetor 1925, Italia

siguroi mbështetjen e Londrës për të përparuar në drejtim të Shqipërisë, kurse Jugosllavia

dhe aleati i saj i madh Franca nuk qenë në gjendje të ndalnin depërtimin italian. Përsa i

përket Greqisë, e cila bazohej në miqësinë angleze dhe e preokupuar për të përballuar

marrëdhëniet problematike me fqinjët e vet lindorë, i ndoqi zhvillimet përtej kufijve të saj

veri-perëndimorë e bindur për mungesën e ndonjë rreziku serioz. Koha do të provonte sa

e gabuar ishte politika armiqësore ndaj fqinjit dhe mbështetja te Fuqitë e Mëdha në

rivalitete midis tyre. Kushtet e favorshme që krijuan konjukturat ndërkombëtare, i

mundësuan Italisë fashiste të shtonte gradualisht ndikimin e vet në Shqipëri, pa pasur

pengesa shumë serioze.5

Më 24 qershor 1926, ministri italian në Tiranë, baroni Pompeo Aloisi, i kërkoi

qeverisë shqiptare të përfundonin një pakt politik, në përputhje me vendimin e 9 nëntorit

1921 të Konferencës së Ambasadorëve. Ky i fundit i jepte Italisë të drejtën ekskluzive, pa

ndërmjetësinë e Lidhjes së Kombeve, që të mbronte Shqipërinë në rast agresioni të

jashtëm. Si këmbim Roma i premtonte A. Zogut 3000 pushkë, 10 bateri malore, 5000

mitraloza, 2000 uniforma ushtarake, 2000 mushka dhe një “dhuratë personale” prej 15

milionë liretash. Në rast mospranimi, P. Aliosi e kërcënonte qeverinë e Tiranës se do të

merrej vesh me Beogradin në kurriz të Shqipërisë, për të organizuar një kryengritje

kundër Zogut. Kjo politikë e Italisë shqetësoi kreun e shtetit, i cili vuri në dijeni

përfaqësitë e Anglisë, Francës dhe të Jugosllavisë.6

Diplomacia angleze vendosi ta shfrytëzonte këtë rast për t’i dhënë një orientim

ekspansionit fashist italian, që të përputhej me objektivat kryesore të Anglisë. Qeveria e

1 “Një intervistë e Ceno Beut. Gjendja e jashtme e Shqipërisë. Marrëdhëniet tregtare me fqinjët”, Gazeta e

Korçës, v. VII-të, nr. 211, E shtunë, 22 gusht 1925, f. 1 2 AIH, A.V.85, Fl. 1-2 (Th. Laskaris,“Historia diplomatike e Evropës kontemporane 1914-1939”, Selanik,

1954) 3 Jorgji Meksi, “Shqipëria faktor në Ballkan”, Demokratia, Gjinokastra, v. I-rë, nr. 29, E diel, 14 mars

1926, f. 1 4 Jorgji Meksi, “Populli britanik dhe Liri e Shqipërisë”, Demokratia, Gjinokastra, v. II-të, nr. 72, E shtunë,

16 tetor 1926, f. 2 5 Dom Gjon Bisak, Dom Shtjefën Kurti, Dom Luigj Gashi. Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi. Tiranë:

“Koha”, 1995, f. 11 6 AIH, A.V.111, Fl. 4 (Artikull nga gazeta greke e Athinës “Politia”, nr. 3036, dt. 13.1.1927, fq. 3,

“Pikëpamjet e qarqeve franceze mbi Traktatin e Tiranës”, përkthyer nga Niko Cane)

Page 116: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

100

Londrës i kërkoi shpjegime Musolinit në lidhje me përçapjen e ministrit italian në Tiranë.

Lëvizje që i dha Musolinit të kuptonte se, pa siguruar pëlqimin e Anglisë, do të ishte i

vështirë depërtimi i mëtejshëm i Italisë në Shqipëri. Për këtë qëllim, më 30 shtator 1926,

në qytetin Livorno të Italisë u zhvillua një takim midis B. Musolinit dhe Austen

Chamberlain-it.1 Ministri i Jashtëm britanik i bëri të qartë Musolinit se Anglia do të

kundërshtonte çdo tentativë të Romës për t’u shtrirë në pellgun perëndimor të Mesdheut.

Prandaj, Chamberlain e këshillonte udhëheqësin fashist të hiqte dorë nga pretendimet mbi

Gjilbraltarin, Maltën, Savojën, Nisën, Tunizinë dhe Korsikën, që preknin interesat e

Anglisë dhe të Francës, dhe t’i drejtonte sytë nga Lindja.2 Ai e miratonte programin

politik autoritarist të Musolinit si pengesë kundër bolshevizmit në Evropën Jugore.3 Në

takim u evidentuan qartësisht synimet e Chamberlain-it në detin Mesdhe dhe premtimi

për të mbështetur politikën italiane në Ballkan.4 Veprimi i diplomatit britanik kishte për

qëllim të minonte influencën franceze në Evropë dhe i hapte dritën jeshile Italisë drejt

zonës ballkanike dhe danubiane.5

Kompromisi politik midis Anglisë dhe Italisë krijoi pakënaqësi të mëdha në

Beograd, i cili, duke përjetuar zbehjen e ndikimit jugosllav në Shqipëri, nxiti popullsinë e

Dukagjinit të organizonte një kryengritje kundër regjimit të Zogut. Ajo shpërtheu, më 20

nëntor 1926, në bajrakun e Shalës në veri të vendit, nën kryesinë e klerikut katolik Don

Çopa. Forcat qeveritare mundën ta shtypnin kryengritjen në minutën e fundit dhe vetëm

pak kilometra.6

Kjo ngjarje përshpejtoi përfundimin në Tiranë të Paktit të parë italo-shqiptar të

miqësisë dhe të sigurimit.* Pakti u nënshkrua, më 27 nëntor 1926, midis baron P. Aliosit

dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Hysen bej Vrioni,7 dhe përbëhej nga 5 nene.

Thelbin e përmbante neni 1, që përcaktonte objektivat e Paktit të Parë të Tiranës. Sipas

tij: “Italia dhe Shqipëria deklaronin se çdo cënim kundër status quo-së politike, juridike

dhe territoriale të Shqipërisë ishte në kundërshtim me interesat politike të të dy palëve”.8

Kjo klauzolë garantonte pushtetin e A. Zogut nga çdo kërcënim brenda e jashtë vendit, si

dhe legjitimonte ndërhyrjen e Italisë për të mënjanuar rrezikun potencial. Ndërsa, neni 2

sanksiononte varësinë e Shqipërisë ndaj fqinjit të përtej Adriatikut, kur pohonte se

qeveria shqiptare nuk kishte të drejtë të bënte me shtetet e tjera marrëveshje politike dhe

1 Namik Selim, “Politik e Italis në Ballkan”, Rilindja shqiptare, v. II-të, nr. 24, E hanë, 18 Tetor 1926, f. 1

2 AIH, A.V.60, Fl. 14

3 Misha Glenny. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë: Toena, 2007, f. 420

4 “Qëllimi i Mussolinit”, Demokratia, Gjinokastra, v.II-të, nr. 72, E shtunë, 16 tetor 1926, f. 1

5 M. Verli, “Raportet e shqiptarëve me fqinjët ..., f. 107

6 AIH, A.V.16, Fl. 4

* Dispozitat e Paktit të Miqësisë dhe të Sigurimit: Neni 1) Italia dhe Shqipëria njohin që çdo shqetësim i

drejtuar kundër status quo-së politike, juridike dhe territoriale të Shqipërisë është në kundërshtim me

interesin e tyre të ndërsjelltë politik. Neni 2) Për të mbrojtur interesin e lartpërmendur, Palët e Larta

Kontraktuese angazhohen të japin mbështetjen e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e tyre të përzemërt. Ato

gjithashtu angazhohen të mos përfundojnë me fuqi të tjera marrëveshje politike ose ushtarake që dëmtojnë

interesat e palës tjetër sikurse përcaktohen me këtë pakt. Neni 3) Italia dhe Shqipëria angazhohen t’ia

nënshtrojnë një procedure të posaçme pajtimi dhe arbitrazhi çështjet që mund të lindin midis tyre dhe që

mund të zgjidhen nëpërmjet kanaleve të rregullta diplomatike. Neni 4) Ky pakt do të mbetet në fuqi për

pesë vjet dhe mund të denoncohet ose përtërihet një vit para mbarimit të tij. Neni 5) Ky pakt do të

ratifikohet dhe pas kësaj do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të

shkëmbehen në Romë. (J. Swire, op.cit., f. 375) 7 Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004, f. 159

8 AIH, A.V.60, Fl. 14-15

Page 117: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

101

ushtarake në dëm të palës kontraktuese.1 Pakti i Parë i Tiranës do të qëndronte në fuqi për

5 vjet dhe mund të denoncohej ose të përsëritej një vit përpara përfundimit të afatit.

Në dhjetor të vitit 1926, pakti italo-shqiptar i miqësisë dhe i sigurimit u votua

unanimisht në Dhomën e Deputetëve. Gjatë diskutimeve dhe ligjëratave të deputetëve

Poga, Libohova, Floqi e Çako, u kuptua qartë pozita e Italisë në Shqipëri, kur ata

argumentuan se: a) status quo-ja politike e art. I të paktit i siguronte shtetit shqiptar të

gjitha të drejtat e tij, si indipendencën e sovranitetin kombëtar; b) status quo-ja juridike

nënkuptonte gjendjen aktuale të Shqipërisë nga dita e anëtarësimit në Lidhjen e

Kombeve; c) status quo-ja tokësore i referohej kufijve politikë të Shqipërisë të njohura

dhe të caktuara ndërkombëtarisht, d.m.th kufijtë e vendosua nga Konferenca e

Ambasadorëve. Në lidhje me art. II të paktit, deputetët arsyetuan se të dy palët nuk mund

të lidhnin akorde militare ose politike me shtetet e tjera kundër interesave të palës tjetër

ose kundër interesave që përfshinte ky pakt. Por, fuqitë kontraktuese ishin krejt të lira të

lidhnin me shtete të tjera marrëveshje miqësore që mund të forconin interesat që

përmbante pakti italo-shqiptar.2 Më 8 shkurt 1927, palët nënshkruese dërguan Paktin e

Parë të Tiranës në Gjenevë, për ta regjistruar në organet përkatëse të Lidhjes së

Kombeve. Megjithëse ishte në shkelje të pavarësisë së një vendi anëtar, si Shqipëria,

Këshilli i Lidhjes nuk refuzoi të kryente regjistrimin e paktit.3

Në kuadër të rivalitetit të vazhdueshëm në Adriatik midis Italisë dhe Mbretërisë

Serbo-Kroato-Sllovene, pakti italo-shqiptar bëri përshtypje të madhe në qarqet politike të

Beogradit. Për të tërhequr vëmendjen e Evropës, qeveria jugosllave anuloi të gjitha

marrëveshjet e lidhura midis dy vendeve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të shtetit

shqiptar,4 me argumentin se pakti shënonte një hap drejt vendosjes së protektoratit italian

italian në Shqipëri. Kjo ngjarje u konsiderua një disfatë e diplomacisë jugosllave dhe

ministri i Jashtëm, M. Ninçiç, dha dorëheqjen. Më 8 dhjetor 1926, edhe kabineti jugosllav

u dorëhoq.5 Pakti i Parë i Tiranës kishte shkatërruar synimet e Mbretërisë Serbo-Kroato-

Sllovene për Shqipërinë. Fakt që e dëshmojnë burimet italiane kur deklaronin opinionin e

N. Pashiçit, para se të vdiste, për presidentin A. Zogu: “Gjatë jetës së tij kishte

kontraktuar me njerëz të racave dhe të kapaciteteve të ndryshme, por vetëm njeri kishte

ditur t’ia hidhte në mënyrë të turpshme. Një malësor shqiptar, pikërisht ai që kishte

përkëdhelur më shumë dhe kishte trajtuar më mirë nga të tjerët”.6

Edhe aleati i Jugosllavisë, Franca, nuk e mirëpriti paktin e miqësisë dhe të

sigurimit, duke analizuar se problemet ballkanike po zhvilloheshin në kundërshtim me

pikëpamjet e politikës franceze. Po ashtu, Parisi zyrtar vërente një përpjekje të Evropës

për të ringjallur metodën e diplomacisë së vjetër, të ekuilibrit të forcave, një aspekt i së

cilës ishte marrëveshja anglo-italiane.7

Në këto kushte, qeveria franceze mori masa për të forcuar pozitat e saj në Ballkan

dhe në Mesdhe. Përballë depërtimit italian në Shqipëri, Franca u mundua të grumbullonte

1 AIH, A.V.95, Fl. 26

2 “Parlamenti vërtetoi Paktin shqiptaro-italian”, Gazeta e Korçës, v. VIII-të, nr. 336, E martë, 14 dhjetor

1926, f. 1 3 AIH, A.V.60, Fl. 16

4 “Pakti italo-shqiptar. Shtypi italian i entuziazmuar sepse siguron equilibrin ballkanik”, Gazeta e Korçës,

v. VIII-të, nr. 334, E martë, 7 dhjetor 1926, f. 1 5 “Prap Adriatiku”, Shqipnija, v. I-rë, nr. 35, E djelë, 19 Dhetor, 1926, f.1

6 Culaj Lush. Shqipëria dhe problemi kombëtar: 1918-1928. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004, f. 258

7 AIH, A.V.111, Fl. 5

Page 118: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

102

vendet ballkanike, veçanërisht Jugosllavinë, Greqinë dhe Bullgarinë në një bllok të

vetëm, të quajtur “Antanta Ballkanike”. Por, politika franceze nuk ia arriti dot qëllimit,

sepse aleanca e shteteve ballkanike pengohej nga kontradikta serioze. Së pari, Bullgaria

kërkonte që të lirohej nga reparacionet që i jepte Jugosllavisë, si rezultat i disfatës së saj

në Luftën e Parë Botërore. Së dyti, Greqia kishte mosmarrëveshje me Jugosllavinë, e cila

nuk e njihte kërkesën e saj për të vendosur tranzitin e lirë të mallrave përmes Selanikut.

Përveç kësaj, Athina ishte e lidhur ngushtë me politikën angleze dhe nuk mund të merrte

pjesë në një bllok që drejtohej kundër afrimit anglo-italian. Pikërisht për këtë arsye,

qeveria greke mbajti një qëndrim “mirëkuptimi” ndaj Paktit të Tiranës. Vetë ministri i

Jashtëm grek, Mihallopullos, deklaronte se shteti helen e konsideronte paktin si një

instrument diplomatik që në tërësi nuk mund të ishte i dëmshëm. Ai shtonte se qeveria

greke kishte marrëdhënie të ngushta e miqësore me Italinë. Kjo ishte plotësisht e

logjikshme, meqënëse Franca synonte të favorizonte krijimin e një hegjemonie serbe në

Ballkan, ndërsa interesi i Italisë ishte ruajtja e njëfarë balance në të mirë të Greqisë, e cila

do t’a kompensonte pjesërisht këtë tendencë hegjemonie.1

Një pikëpamje të tillë ndante edhe ministri i Jashtëm i Anglisë, Austen

Chamberlain, kur deklaronte se pakti italo-shqiptar nuk përbënte ndonjë rrezik për

Ballkanin.2 Politikani britanik mohonte të kishte dijeni për përmbajtjen e paktit para se të

nënshkruhej. Sipas tij, megjithëse marrëdhëniet midis Anglisë dhe Italisë ishin kordiale,

Pakti i Parë i Tiranës nuk ishte një produkt i aleancës së këtyre dy vendeve. Sepse, që nga

periudha e armëpushimit, politika britanike gjithmonë ishte udhëhequr nga qëllimi për

rindërtimin e Evropës, mbi bazën e një mirëkuptimi të gjerë ndërkombëtar dhe për

eliminimin e sistemit të vjetër të balancës së pushteteve, që e kishte ndarë kontinentin e

vjetër në grupe nacionale rivale. Për rrjedhojë, Anglia punonte për stabilitetin politik të

Evropës, përfshirë këtu Ballkanin.3

Ndërsa, diplomacia italiane e cilësonte paktin e miqësisë dhe të sigurimit një

marrëveshje të rëndësishme për garantimin e integritetit politik dhe tokësor të Shqipërisë.

Për të shmangur çdo keqinterpretim në lidhje me paktin, Musolini i propozoi Jugosllavisë

të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me qeverinë shqiptare, ose që të tri shtetet

të lidhnin një traktat të përbashkët, bazuar në Paktin e Tiranës. Propozim që u mbështet

edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Iljaz Vrioni, i cili pranoi të përfundonte një

marrëveshje me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, në respekt të fqinjësisë së mirë dhe

ruajtjes së status quo-së.4 Ideja e bashkëpunimit tri-palësh mund të përgjithësohej në një

“Locarno” të Ballkanit, që përfshinte edhe Italinë. Por, një marrëveshje e tillë kërkonte që

shtetet ballkanike të njihnin kufijtë dhe sovranitetin e njëri-tjetrit. Pra, Jugosllavia duhej

t’u thoshte “lamtumirë” synimeve të saj në Shqipëri, Selanik e gjetkë. Në këtë frymë edhe

Konfederata Ballkanike nuk ishte e pamundur.5

Thellimi i divergjencave italo-jugosllave në Ballkan diktoi presidentin Ahmet

Zogu, në prill të vitit 1927, të jepte një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën e

1 AIH, A.V.60, Fl. 17

2 “Deklarata e Chamberlainit për Paktin”, Gazeta e Korçës, v. VIII-të, nr. 336, E martë, 14 dhjetor 1926, f.

1 3 “Britania e Madhe, Italia dhe Shqipnija. Politika e Sir Austen Chamberlain”, Shqipnija, v. I-të, nr. 40, E

mërkurë, 19 kallnuer, 1927, f. 4 4 “Ministri i ri i Punëve të Jashtme çfaq programin e tij politik”, Telegraf, v. I-rë, nr. 7, Tiranë, E shtunë, 26

shkurt 1927, f. 1 5 “Për se jo një “Locarno” e Ballkanit?”, Shqipnija, v. I-rë, nr. 39, E shtunde, 15 kallnuer, 1927, f.1

Page 119: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

103

vlerësonte si paqedashës Paktin e Parë të Tiranës. Sipas tij, pozita gjeografike e

Shqipërisë e kërkonte që të rronte në marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Deti e

shoqëronte me Italinë dhe pakti do t’i sillte ndihmën italiane në disa pikëpamje, duke mos

cënuar aspak sovranitetin ose indipendencën e Shqipërisë. Ndihma reciproke dhe

bashkëpunimi miqësor që përmendej në pakt ishin thjesht të natyrës diplomatike.

Shqiptarët i gëzonte fakti që Roma përkrahte çështjet e tyre në zyrat e botës. Por, as Italia

dhe as Shqipëria nuk kishin ndërmend të kryenin ndonjë veprim ushtarak. Veç kësaj,

shqiptarët ishin të lirë, për të thirrur ose jo ndihmën e Italisë.1

Duke iu kundërpërgjigjur gjeopolitikës evropiane dhe qëndrimit të qeverisë

shqiptare, ish kryeministri F. Noli, që hamendësohej si italofil,2 e etiketonte paktin italo-

shqiptar të miqësisë dhe të sigurimit të rrezikshëm për fragmentarizimin e vendit.

“Shqipëria kërcënohej të copëtohej në tre pjesë të barabarta. Disa shkëmbinj në veri do t’i

jepeshin Serbisë, të tjerë në jug do t’i lëshoheshin Greqisë, ndërsa fushat pjellore dhe

portet do t’i merrte Italia. Kështu, përgatitej vendosja përfundimtare e Romës në

Shqipëri, si stacion i parë i depërtimit të saj thellë nëpërmjet rrugëve të lashta romake, të

cilat shkonin direkt në Maqedoni. Pikërisht atëherë do të takoheshin përballë së njëjtës

dilemë dhe me të njëjtin ankth edhe Serbia e Greqia, ose për të pranuar regjimin e

hegjemonisë italiane ose për t’i rezistuar agresionit. Rrezikun e copëtimit të Shqipërisë,

Noli e quante vepër të kulluar të imperializmit fashist të Musolinit”.3

Pakti i Parë i Tiranës vijoi të preokuponte qarqet e diplomacisë evropiane, për

shkak të acarimit gjithnjë e më të madh të marrëdhënieve italo-jugosllave lidhur me

Shqipërinë. Për Beogradin qëndrimi i Fuqive të Mëdha, veçanërisht ai i Anglisë, kishte

mjaft rëndësi për pozitën e Italisë në shtetin shqiptar. Në janar 1927, vizita e Churchill-it

në Itali u interpretua si tendencë e Anglisë që të përfitonte Romën në politikën e saj

antisovjetike, në këmbim të përkrahjes së qëllimeve italiane në Ballkan. Por, Foreign

Office shprehte bindjen se Pakti i Tiranës e kishte tronditur botën dhe nuk ndihmonte në

konsolidimin e gjendjes në Evropë, e sidomos në Adriatik e Ballkan, gjë që binte ndesh

me pikësynimet e Londrës për stabilitetin evropian. Z. Uiliam Tireli, në bisedën me

legatin jugosllav, pohonte se personaliteti i Musolinit dhe pozita e tij diktatoriale

paraqisnin pasiguri për qëndrueshmërinë politike të Evropës. Ndërkaq, marrëdhëniet e

mira midis Chamberlain-it dhe Musolinit i mundësonin Anglisë ta minimizonte këtë

pasiguri. Sipas Tirelit, Foreign Office ishte për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe

respektimin e të drejtave të saj si anëtare e Lidhjes së Kombeve. Nga ana tjetër,

diplomacia franceze kishte bindjen se Musolini ishte i vetëdijshëm që pakti italo-shqiptar

përbënte një hap të pamatur. Konstatim që ia kishte bërë të ditur udhëheqësit fashist, se

nënshkrimi i këtij pakti i ngjante aventurës së Korfuzit, politikë e cila kundërshtohej nga

të gjithë. Po ashtu, Franca deklaronte miqësinë e saj të palëkundur ndaj Mbretërisë Serbo-

Kroato-Sllovene, duke kërkuar nga Beogradi të qetësohej dhe të hiqte dorë nga çdo

intervenim i mundshëm në Shqipëri.4

1 “Një intervistë e presidentit A. Zogu në “Daily Mail””, Telegraf, viti I-rë, nr. 20, Tiranë, E dielë, 17 prill

1927, f. 4 2 J. Swire, op.cit., f. 379

3 AIH, A.V.101, Fl. 6-7 (Fan Noli “Pas traktatit italo-shqiptar i flet gazetës “Politika” për copëtimin e

Shqipërisë”, janar 1927, e përktheu Niko Cane) 4 Emine Bakalli-Arifi, “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj konfliktit italo-jugosllav në mars të vitit 1927”,

Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 20-1990, Prishtinë, 1991, f. 283-284

Page 120: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

104

Pavarësisht këshillave të aleates franceze, në mars 1927, qeveria jugosllave kishte

organizuar çeta të armatosura dhe kishte përforcuar trupat ushtarake në kufi me

Shqipërinë. Për të përballuar ndonjë invazion potencial, Ahmet Zogu ia ngarkoi drejtimin

e trupave të Shqipërisë së Veriut komandatit të xhandarmërisë, kolonelit P. Percy. Këto

ngjarje diktuan Italinë të tërhiqte vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të Anglisë, të Francës

dhe të Gjermanisë, me një notë në të cilën paralajmëronte për makinacionet e projektuara

jugosllave, për një sulm kundër Shqipërisë.1

Goditjes diplomatike të Romës iu përgjigjën ministrat e Mbretërisë Serbo-Kroato-

Sllovene, të akredituar pranë kryeqyteteve të ndryshme të Evropës, se lëvizjet ushtarake

jugosllave bëheshin për arsye mbrojtjeje, duke përgënjeshtruar çdo qëllim shkeljeje të

tokës shqiptare. Ndërsa, ambasadori francez në Romë protestonte kundër tonit të disa

artikujve të botuar në shtypin italian, që e fajësonin Francën si nxitëse të konfliktit midis

Italisë dhe Jugosllavisë. Qeveria franceze akuzohej se përkrahte ambiciet e Beogradit në

drejtim të Shqipërisë dhe të limaneve të lakmuara të Adriatikut, duke e ndihmuar me

mjete financiare Jugosllavinë për armë, municione, aeroplanë dhe materiale të tjera lufte.

Përkundër akuzave, qarqe të Parisit propozonin që Shqipëria, si shtet sovran dhe anëtar i

Lidhjes së Kombeve, ta parashtronte çështjen në këtë organizatë për të mënjanuar ndonjë

rrezik të mundshëm.2

Fushata italiane kundër veprimeve jugosllave nuk siguroi mbështetjen e pritur nga

Fuqitë e Mëdha, si Anglia dhe Franca, të cilat përkrahën kërkesën e Beogradit për të

ndërmarrë një hetim ndërkombëtar në kufirin serbo-shqiptar. Italia e kundërshtoi një

nismë të tillë me argumentin se Evropa do të humbiste kohë derisa të formohej Komisioni

Hetimor dhe të shkonte në terren. Sepse Jugosllavia do të merrte masa për të pastruar

vendin nga çdo lloj shenje dhe nishani të përgatitjeve të saj. Për më tepër, Roma i

propozonte Anglisë dhe Francës më mirë “t’i shtrëngonin vidat” Jugosllavisë të hiqte

dorë nga “intrigat ballkanike” se sa të kërkonte hetime pa asnjë përfundim.3

Diplomacia britanike vijonte të ishte e interesuar për zgjidhjen paqësore të

konfliktit italo-jugosllav në lidhje me Shqipërinë. N.ministri i Punëve të Jashtme të

Anglisë, gjatë fjalimit në Dhomën e Komunëve, në prill 1927, deklaronte se kriza

ndërmjet dy vendeve buronte nga dëshira e secilës fuqi për të ruajtur pavarësinë dhe

tërësinë tokësore të Shqipërisë, por dyshonin te njëra-tjetra se mos kryente ndonjë akt

agresiv. Prandaj, Anglia kishte ndërhyrë që në fillim të konfliktit, duke e këshilluar

Jugosllavinë të braktiste qëllimet sulmuese dhe të lidhte një marrëveshje me Italinë, në të

mirë të politikës paqësore dypalëshe.4

Shtypi evropian e pasqyroi gjerësisht krizën italo-jugosllave. Gazeta franceze “Le

Matin” shkruante se Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene ishte e gatshme të ratifikonte

Traktatin e Nettuno-s me Italinë, në qoftë se Roma pranonte që Shqipëria të vendosej nën

mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Lidhjes së Kombeve dhe që Pakti i Tiranës të zgjerohej me

1 AIH, A.V.16, Fl. 5

2 Sotir D. Treska. Prej “Diplomaticus” - “Çështja e Shqipërisë, një Krizë Ndërkombëtare. Konflikti italo-

jugosllav i shtie drithmën e Luftës tërë Evropës. –Franca proteston kundër goditjeve të shtypit italian. –

Lidhja e Kombeve s’mund të bëjë gjë, pa kërkimin e nonjë anë. –Anglia përkrah Italisë”, Telegraf, viti I,

nr. 15, Tiranë, E dielë, 27 mars 1927, f. 1-4 3 Sotir D. Treska. Prej “Diplomaticus”, S’vërtetohet marrëveshja midis Italisë dhe Jugosllavisë”, Telegraf,

v. I-rë, nr.17, Tiranë, E dielë, 3 prill 1927, f. 1 4 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 19, Tiranë, E mërkurë, 13 prill 1927, f. 1

Page 121: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

105

hyrjen edhe të Jugosllavisë si garantuese e integritetit territorial të Shqipërisë.1 Ndërsa,

gazeta “Vreme” e Beogradit publikonte qëndrimin e ish kryeministrit, Francesco Nitti,

kundër politikës italiane ndaj Jugosllavisë, duke e cilësuar Shqipërinë pa vlerë si vend

zgjerimi dhe kolonizimi për Italinë.2 Përshtypje bëri edhe artikulli i “Times-it” të

Londrës, që e këshillonte Musolinin të pranonte një interpretim të arsyeshëm të Paktit të

Parë të Tiranës. Sygjerim që zemëroi Romën, e cila insistonte se pakti i përkiste vetëm

Italisë dhe Shqipërisë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Anglisë, A. Chamberlain,

riktheu në vëmendje memorandumin e Fuqive të Mëdha të 9 shtatorit 1921, që nuk

mundësonte trajtimin e konfliktit italo-jugosllav në Lidhjen e Kombeve. Duke lënë të

kuptohej se Anglia mund të bënte një propozim të tillë, në rast se ishte e nevojshme për

paqen e Ballkanit dhe të Evropës.3

Qeveritë evropiane përcollën me shqetësim edhe ashpërsimin e marrëdhënieve

jugosllavo-shqiptare. Konflikti u iniciua me arrestimin, më 27 maj 1927, nga forcat

shqiptare të sigurisë të Vuk Gjuraskoviçit, nënshtetas shqiptar me origjinë malazeze. Ai

shërbente si “dragoman” në Legatën jugosllave në Tiranë dhe u akuzua për veprimtari

spiunazhi në dëm të shtetit shqiptar. Qeveria e Beogradit reagoi ashpër kundër këtij

arrestimi dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Gjuraskoviçit. Presidenti Zogu e refuzoi

kërkesën jugosllave, gjë që shkaktoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy

vendeve.4 Kjo ngjarje tregoi qartë se “një krizë në Ballkan, i cili i përngjante një hambari

me barut, që mund të merrte zjarr me iskrën më të vogël, përbënte një rrezik të madh për

paqen e Evropës”.5

Për të shtruar udhën e pajtimit miqësor midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë

ndërhynë katër Fuqitë e Mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania, uniteti i të cilave

shënoi një tjetër provë të vendosmërisë së Evropës për ruajtjen e paqes.6 Veprimtaria e

tyre u karakterizua: së pari, nga forcimi sërish pas Luftës së Madhe si një institut

ndërkombëtar i “Koncertit të Fuqive”, për zgjidhjen e bashkërenduar të mos-

marrëveshjeve midis shteteve të vegjël; së dyti, përpjekja e përbashkët në Tiranë e

Beograd tregonte synimin e Evropës për garantimin e paqes në Ballkan. Masa e parë

përkonte me iniciativën e Anglisë, e cila dërgoi ministrin e Jashtëm në Gjenevë, me

qëllim që t’i parashtronte Këshillit të Lidhjes së Kombeve një propozim për t’i dhënë

fund krizës jugosllavo-shqiptare. Por, bisedimet e Këshillit u mbyllën pa asnjë deklaratë

mbi propozimin e Austen Chamberlain-it.7

Në këto kushte, të katër Fuqitë e Mëdha paraqitën një zgjidhje tjetër, e cila duhet

të siguronte miratimin e palëve në konflikt. Nga njëra anë, qeveria jugosllave të tërhiqte

notën ofensive të 30 majit 1927 dhe t’i dorëzonte Tiranës zyrtare një notë tjetër më të

matur. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare do të lironte Gjuraskoviçin sapo të merrte notën e

dytë.8 Kështu, me ndërmjetësinë e faktorit evropian u zgjidh konflikti jugosllavo-

1 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 24, Tiranë, E dielë, 1 maj 1927, f. 4

2 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 25, Tiranë, E mërkurë, 4 maj, 1927, f. 1-4

3 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 26, Tiranë, E dielë, 8 maj 1927, f. 4

4 L. Culaj, “Qeveritë e Zogut ndaj ..., f. 92

5 Prej “Diplomaticus“, Telegraf, v. I-rë, nr. 35, Tiranë, E mërkurë, 8 qershor 1927, f. 4

6 “Një triumf diplomatik për paqen e Ballkanit. Por i kujt triumfi?“, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E

mërkurë, 29 qershor 1927, f. 2 7 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E mërkurë, 29 qershor 1927, f. 4

8 “Si do të ndreqet konflikti shqiptaro-jugosllav”, Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E

mërkurë, 29 qershor 1927, f. 1

Page 122: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

106

shqiptar, me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Beogradit dhe Tiranës, më 3

korrik 1927.1

Për të konfirmuar rolin e Francës në Jugosllavi u nënshkrua një traktat në Paris,

ndërmjet Brianit dhe Marinkoviçit, më 11 nëntor 1927. Ai përmbante një marrëveshje

miqësie dhe angazhimin e të dy palëve që të mos luftonin kundër njëra-tjetrës, t’ia

nënshtronin arbitrazhit çdo mosmarrëveshje dhe të këshilloheshin së bashku në rast sulmi

të njërës palë. Traktati franko-jugosllav nuk përfaqësonte gjë tjetër veçse një masë

mbrojtjeje ndaj një agresioni të mundshëm nga Italia, e cila nuk kishte arsye të alarmohej

nëse nuk ndërmerrte një veprim të tillë. Por, ekzistonte frika se traktati mund të nxiste

reagimin e segmenteve të papërgjegjshme në Jugosllavi.2

Traktati franko-jugosllav shërbeu si shtysë për Italinë që të intensifikonte

negociatat me qeverinë shqiptare për të përfunduar një pakt të ri me karakter ushtarak.

Nënshkrimi i tij u kushtëzua nga pala shqiptare me: 1) përkrahjen që duhej të ofronte

Italia për uljen e Zogut në fronin e monarkut, gjë që jo vetëm i shërbente vanitetit të tij,

por mund të ndihmonte edhe në krijimin e stabilitetit politik të shumë dëshiruar;3 2)

mbështetjen financiare italiane për subvencionimin e oborrit mbetëror dhe, 3)

moratoriumin e huasë së SVEA-s, të cilën qeveria shqiptare e kishte kërkuar për 5 vjet.4

Kërkesa këto që u pranuan nga Roma zyrtare.

Kështu, më 22 nëntor 1927, u nënshkrua midis ambasadorit italian, Ugo Sola, dhe

ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Iljaz Vrioni, “Traktati i aleancës mbrojtëse”,* i quajtur

Pakti i Dytë i Tiranës.5 Sipas tij, palët kontraktuese ishin të detyruara, që në rast sulmi të

jashtëm, të ndanin fatin e njëra-tjetrës, duke i garantuar ndihmën e nevojshme ushtarake

1 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 41, Tiranë, E dielë, 3 korrik 1927, f. 8

2 J. Swire, op.cit., f. 397

3 Bernd J. Fischer. Diktatorët e Ballkanit. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2009, f. 41

4 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 268

* Dispozitat e Traktatit të Aleancës Mbrojtëse: Neni 1) Të gjitha marrëveshjet e mëparshme midis Italisë

dhe Shqipërisë, pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, do të respektohen me saktësi dhe

besnikëri në mënyrë që të sigurohet një miqësi e plotë midis dy popujve dhe qeverive, dhe çdo palë do të

përkrahë interesat e tjetrës me zellin që përkrah të vetat. Neni 2) Midis Italisë dhe Shqipërisë do të ekzistojë

një aleancë mbrojtëse për 20 vjet, e cila mund të denoncohet gjatë vitit të tetëmbëdhjetë ose të

nëntëmbëdhjetë të zgjatjes së saj. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, aleanca konsiderohet e përtërirë, për një

periudhë të mëtejshme me po atë kohëzgjatje. Të dyja palët e lartpërmendura do të kushtojnë gjithë

vëmendjen dhe energjitë për të garantuar sigurimin e shteteve të tyre dhe për mbrojtjen bashkarisht kundër

çdo sulmi të jashtëm. Neni 3) Si pasojë e angazhimeve të marra në nenet e mësipërme, të dy palët

angazhohen që së bashku të punojnë për ruajtjen e paqes dhe në rastin kur ndonjëra prej tyre kërcënohet

nga një luftë që s’është provokuar prej saj, pala tjetër do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të

ndaluar operacionet luftarake dhe për t’i siguruar një sadisfaksion të drejtë palës së kërcënuar. Neni 4) Kur

përpjekjet për një pajtim do të përfundojnë pa sukses, secila palë është e detyruar të ndjekë fatin e tjetrës

dhe të vë në dispozicion të aleates së vet të gjitha burimet ushtarake, financiare dhe të çdo natyre tjetër,

nëse ajo e kërkon një gjë të tillë. Neni 5) Për gjithçka që është parashikuar në nenin 2, palët angazhohen të

mos përfundojnë ose të mos hyjnë në marrëveshje paqe apo armëpushimi pa ujdi të përbashkët. Neni 6) Ky

traktat është firmosur në 4 kopje origjinale, dy italisht dhe dy shqip. Neni 7) Traktati do të ratifikohet dhe

më pas do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbehen në Romë. (Ilir

Ushtelenca. Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir, 1997, f. 184-185) 5 AIH, A.V.16, Fl. 8

Page 123: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

107

në qoftë se kërkohej. Ky parim i reciprocitetit synonte të shmangte çdo keqinterpretim të

aleancës si formë e protektoratit apo mandatit italian mbi Shqipërinë.1

Traktati i aleancës mbrojtëse kishte fuqi vepruese për një periudhë 20-vjeçare, gjë

që tregonte përllogaritjet e Romës për të mos humbur ushtrimin e influencës së Italisë në

Shqipëri, nëse nuk përsëritej Pakti i Parë i Tiranës. Karakteri ushtarak i traktatit forconte

kontrollin italian mbi forcat e armatosura shqiptare. U sollën armë dhe municione

italiane. Një mision ushtarak nën gjeneralin Pariani riorganizoi ushtrinë shqiptare.

Oficerë shqiptarë u dërguan në Itali për stërvitje të lartë. Instruktorë fashistë arritën për të

organizuar rininë shqiptare dhe për t’i dhënë stërvitje paraushtarake sipas modelit

fashist.2

Pakti i Dytë i Tiranës u cilësua nga kryeministri italian, B. Musolini, si një

mënyrë dhe mjet mbrojtjeje reciproke të interesave të dy vendeve. Në fjalimin e mbajtur

në Dhomën e Deputetëve, ai deklaronte se dëshira e patundur e popullit italian ishte

ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë, e cila përbënte një garanci për sigurimin e Italisë në

anën lindore të Adriatikut të poshtëm.3

Në të njëjtën linjë pasqyrohej në shtypin shqiptar rëndësia e Traktatit të aleancës

mbrojtëse të lidhur me Italinë. Në të shkruhej, se: 1) Shqipëria ishte siguruar

ndërkombëtarisht përsa i përket parimit të indipendencës dhe të integritetit të saj

territorial. 2) Deklaratat e fundit të kryeministrit Musolini dhe të deputetëve e senatorëve

të Italisë, me rastin e ratifikimit të Paktit të Tiranës dhe të Traktatit të Aleancës, nuk linin

më asnjë dyshim për qëllimet e vërteta të qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë. 3)

Shqiptarët, që nga Presidenti deri te i fundit qytetar i Republikës, i kuptonin këto

marrëveshje si garanci të bujshme për pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, që

përjashtonin çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.4 Sepse Italia dhe Shqipëria

ndanin jo vetëm interesa të përbashkëta politike, por edhe ndjenjat e një miqësie

tradicionale të krijuar përmes historisë.5

Diplomacia franceze besonte se Pakti i Dytë i Tiranës nuk do ta ndryshonte

statusin e Shqipërisë që, sipas vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së

Ambasadorëve, ndodhej nën influencën italiane dhe pavarësia e saj garantohej nga Lidhja

e Kombeve. Ky qëndrim i Parisit diktohej nga frika se çdo veprim i pamenduar ndaj

Italisë mund të çonte në rishikimin e situatës në Ballkan nga Lidhja e Kombeve, duke

krijuar një precedent për shqyrtimin e politikës franceze në rajon. Për këtë arsye, Franca e

pengoi Beogradin të ngrinte për diskutim në Gjenevë çështjen e politikës italiane në

Shqipëri. Si rezultat i frenimit francez, Jugosllavia e priti me qetësi “Traktatin e Aleancës

Mbrojtëse” dhe shtypi i të dy vendeve ishte në sinkron.6

Ndërsa, një specialist ushtarak i gazetës londineze “Times” shkruante se, ideja që

pakti italo-shqiptar kishte karakter agresiv ishte e pathemeltë dhe krejtësisht absurde.

Pikësëpari italianët, veç rastit të një lufte eventuale, nuk kishin ndërmend të okuponin

1 Dr. Valter Rothschild. “Traktati i dytë të Tiranës e indipendenca e Shqipnisë”, Ora e Shqipnisë, Vjeti I,

Wien, E mërkurë, 14 Marc 1928, nr. 4, f. 3 2 AIH, A.V.95, Fl. 26

3 C. A. Chekrezi. “Benito Mussolini dhe Politika italiane kundrejt Shqipëris”, Telegraf, v. II-të, nr. 86,

Tiranë, E mërkurë, 7 Dhetor 1927, f. 2 4 C. A. Chekrezi. “Si duhet të na ndihmojnë italianët”, Telegraf, v. II-të, nr. 90, Tiranë, E mërkurë, 21

Dhetor 1927, f. 2 5 “Shqipëria dhe Italia”, Demokratia, v. VI-të, Gjirokastrë, E shtunë, 22 nëndor 1930, f. 1

6 J. Swire, op.cit., f. 400-401

Page 124: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

108

ushtarakisht Shqipërinë. Në këtë çështje, Jugosllavia zotëronte një pozitë më të

favorshme se sa Italia, sepse mund të pushtonte, brenda 12 orëve, Shkodrën dhe

Shëngjinin, dhe për 24 orë Elbasanin, kurse Italisë i duheshin vetëm për të zbarkuar në

Durrës 36 orë. Kështu, ai pohonte se propaganda absurde e influencës italiane shpikej dhe

përhapej nga një organizatë që ekzistonte në Shqipëri dhe në Jugosllavi, e cila përbëhej

prej agjentësh bolshevikë. Ata kishin për qëllim të ushqenin urrejtje dhe grindje ndërmjet

Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Italisë, duke përfituar prej padijenisë së popullsisë lokale.

Këta agjentë u munduan të krijonin te populli shqiptar mendimin se qeveria e tyre ua

kishte shitur Shqipërinë italianëve dhe të tërhiqnin vëmendjen e Mbretërisë Serbo-

Kroato-Sllovene, duke shpallur lajme imagjinare për shkarkim municionesh dhe të

ushtrisë italiane në Shqipëri. Ata u përpoqën të nxisnin mosmarrëveshje midis oficerëve

italianë, instruktorëve të ushtrisë shqiptare dhe oficerëve anglezë të xhandarmërisë.1 Por

nuk mund t’ia arrinin qëllimit, sepse bashkëpunimi i ngushtë italo-shqiptar synonte të

garantonte lirinë dhe indipendencën e Shqipërisë, si dhe mbrojtjen e Italisë në Adriatik.2

Të gjitha zërat e shteteve evropiane dhe ballkanike që nënvlerësonin aleancën

italo-shqiptare u hodhën poshtë nga Kryetari i Këshillit të Shtetit, Mehdi Frashëri, me

argumentin se ekzistenca e Shqipërisë garantohej nga Lidhja e Kombeve. Ai analizonte

se Pakti i Dytë i Tiranës ishte konform parimeve të Statutit të Lidhjes, në bazë të të cilit

çdo shtet anëtar, kur pësonte një mësymje, detyronte shtetet e tjera të adoptonin

sanksione kundër agresorit. Këshilli i Lidhjes së Kombeve përbëhej nga përfaqësuesit e

14 vendeve, me prirje për t’u zgjeruar më tej. Kështu, në rast rreziku për luftë, mblidhej

Këshilli dhe vendoste me unanimitet nëse nevojitej ose jo adoptimi i sanksioneve.

Pikësëpari, marrja e vendimeve njëzëri ishte e vështirë për t’u siguruar; së dyti, edhe nëse

sigurohej, Lidhja e Kombeve kërkonte kohë për të vepruar efektivisht, gjë që mund të

shfrytëzohej nga fuqia sulmuese për të arritur në bregun e detit. Pra, Lidhja e Kombeve

formonte një garanci kolektive. Aleanca italo-shqiptare nuk bënte gjë tjetër veçse i

shtonte një garanci individuale asaj kolektive. Shteti aleat, për shkak të afërsisë

gjeografike dhe interesave vitale për mbrojtjen e Adriatikut, moralisht dhe materialisht

ishte i gatshëm të vepronte më shpejt se sa Lidhja. Megjithatë, asgjë nuk e ndalonte

Lidhjen e Kombeve, që në rrezik lufte, t’i vinte në ndihmë të dy shteteve aleate. Në të

njëjtën kohë, Mehdi Frashëri kundërshtonte pikëpamjen që e cilësonte Traktatin e

aleancës mbrojtëse si mundësi të Italisë për të luajtur një rol agresiv në Ballkan, i cili

prishte ekuilibrin dhe paqen e botës. Përkundrazi ky traktat, duke garantuar rendin dhe

sigurinë e Shqipërisë, do të influenconte pozitivisht në stabilitetin e shteteve fqinje

kontinentale.3

Indiferente ndaj diskursit të Evropës për traktatet italo-shqiptare, Greqia mbante

marrëdhënie jo në nivele të kënaqshme me qeverinë shqiptare, për shkak të përndjekjeve

që u nënshtroheshin ende shqiptarët myslimanë të mbetur në Epir dhe Maqedoni.4 Në

gjysmën e parë të vitit 1928, u riaktivizua konflikti ndërmjet dy vendeve në lidhje me: 1)

problemin e pasurisë së nënshtetasve shqiptarë në Greqi dhe, 2) respektimin e të drejtave

1 “Përballë influencës italiane. Ç’thotë specialisti i “Times”-it?”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr.1, Durrës, E

premte, 29 qershor 1928, f. 2 2 “Marrëveshjet diplomatike italo-jugosllave”, Shqipëria e Re (Albania Nouă), v. IX-të, nr. 325, Kostancë,

E djelë, 3 qershor 1928, f. 4 3 Mehdi Frashëri. “Konferencë e mbajtur prej zotni Mehdi Frashërit më 3 Nanduer 1929 në klubin italian të

Tiranës”, Tiranë: Shtypshkronja “Dielli”, 1929, f. 14-15 4 J. Swire, op.cit., f. 392

Page 125: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

109

të minoritetit shqiptar atje. Për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe miqësore, qeveria

shqiptare dërgoi në Athinë dy delegacione, të cilët paraqitën propozimet e tyre, që nuk u

pranuan nga fqinji jugor. Ky qëndrim i shtetit helen detyroi qeverinë e Tiranës t’a ngrinte

çështjen në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, në Gjenevë. Në sesionin e 50-të të tij,

delegati i Shqipërisë, Mehdi Frashëri, argumentoi se prestigji i qeverisë shqiptare ishte

kompromentuar përpara nënshtetasve të saj, të cilët mbetën pa mjetet bazike të konsumit

dhe të strehimit, për shkak të konfiskimit të pasurive të paluajtshme, që gjendeshin në

Greqi.1 Duke iu drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë, M. Frashëri denoncoi gjithashtu

përfshirjen e shqiptarëve myslimanë në politikën e shkëmbimit greko-turk, në bazë të

Traktatit të Lozanës. Sipas tij, më se 20.000 shqiptarë të Epirit dhe 40.000 të Maqedonisë

u shtrënguan të largoheshin nga Greqia për të emigruar në Turqi. Një pjesë e madhe e

tyre u vendosën më vonë në Shqipëri, e cila, në mungesë të mjeteve financiare, u gjend e

papërgatitur për të përballuar emigrantët shqiptarë.2

Përfaqësuesi grek, Nikolla Politis, iu përgjigj fjalimit të delegatit Frashëri, duke

trajtuar fillimisht çështjen e pasurive të patundshme të shqiptarëve në shtetin helen. Ai

theksoi se qeveria greke, e kushtëzuar nga nevoja publike më urgjente e më të ngutshme,

kishte qenë e detyruar të procedonte me konfiskime të mëdha pasurish të paluajtshme për

të vendosur qindra mijëra refugjatë që përfaqësonin 1/3 e popullsisë së saj të mëparshme.

Kjo politikë ishte rrjedhojë e një plani të përgatitur në marrëveshje me Lidhjen e

Kombeve, e cila kërkonte një sipërfaqe prej 750.000 he për akomodimin e refugjatëve.

Për të siguruar këtë hapësirë të madhe, qeveria greke u detyrua të godiste në mënyrë të

barabartë mjaft pronarë, pa dallim klase, kombësie dhe feje. Prandaj, Tirana zyrtare nuk

kishte të drejtë t’i kërkonte homologes greke që pasuritë e nënshtetasve shqiptarë të

paguheshin plotësisht dhe në ar, bazuar në një sërë konventash të veçanta që qeveria

greke kishte lidhur me disa vende, nënshtetasit e të cilave do të shlyheshin në masën 25

ose 27% të vlerës së pasurisë. Këtë qëndrim Athina e justifikonte me faktin se mungonte

një detyrim ligjor për t’i akorduar me të drejtë të plotë nënshtetasve shqiptarë një trajtim

më të lartë se sa bashkëkombasve, si dhe të mira të posaçme që, për arsye të

jashtëzakonshme, iu ishin dhënë disa pronarëve të huaj.3

Së dyti, delegati grek Politis analizonte kërkesën e qeverisë shqiptare për

mbrojtjen e minoriteteve, që përbënte një çështje të brendshme të shtetit helen. Ai e

cilësonte të gabuar konceptin e përfaqësuesit shqiptar për respektimin e pakicave

kombëtare, duke i kujtuar se pjesëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi ishin qytetarë

grekë. Politis rikthente në vëmendje letrën që qeveria shqiptare i kishte dërguar, më 1

mars, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, në të cilën përmendte detyrimin

e ngutshëm të saj për të mbrojtur interesat e bashkëkombasve. Sipas tij, qeveria e Tiranës

kërkonte të merrte kundrejt minoritetit shqiptar në Greqi pozitën e një fuqie mbrojtëse,

duke mos patur parasysh sovranitetin grek. Pra, qeveria shqiptare nuk vepronte vetëm në

një mënyrë jo miqësore kundrejt një shteti me të cilin dëshironte të mbante marrëdhënie

të fqinjësisë së mirë. Por, ajo shkelte haptazi thelbin e traktateve, procedurën e elaboruar

prej Lidhjes së Kombeve dhe jurisprudencën e caktuar nga Këshilli për çështje të

mbrojtjes së minoriteteve.4 Qeveria e Tiranës, ndaj pakicës shqiptare në Greqi, kishte për

1 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 2, Durrës, E shtunë, 30 qershor 1928, f. 3

2 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 3, Durrës, E diel, 1 korrik 1928, f. 3

3 Ibid.

4 Ibid.

Page 126: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

110

qëllim të krijonte një gjendje anarkie në disa distrikte të Epirit grek, gjë që ishte e

papranueshme për Athinën zyrtare.1 Ajo nuk do të lejonte asnjë lloj ndërhyrje të hapur

apo të fshehtë të shqiptarëve në punët e brendshme të Greqisë.2

Të njëjtën linjë arsyetimi ndoqi edhe përfaqësuesi britanik, A. Chamberlain, kur

deklaroi se pakicat shqiptare kishin të drejtë t’i drejtoheshin vetë Lidhjes së Kombeve,

pavarësisht se si ndodhte në praktikë. Prandaj, kërkesa e qeverisë shqiptare duhej hedhur

poshtë në parim sepse shqyrtimi i saj do të krijonte një precedent të rrezikshëm, që

problemet e vogla të merrnin më tepër rëndësi seç duhej.3

Diskutimet e delegatëve të pranishëm përfunduan me raportin e Këshillit të

Lidhjes së Kombeve, të paraqitur nga z. Zaleski. Në të argumentohej se, mbrojtja e

minoriteteve përbënte një çështje ndërkombëtare, por një nga qëllimet kryesore të

sistemit, e përcaktuar në traktate dhe në procedurat e adoptuara prej Këshillit, ishte që

respektimi i pakicave kombëtare të mos shkaktonte mosmarrëveshje midis vendeve

fqinjë, si dhe t’i garantonte shteteve që kishin minoritete ruajtjen e sovranitetit të tyre të

brendshëm. Përsa i përket problemit të pasurive të paluajtshme të nënshtetasve shqiptarë

në Greqi, në raport këshillohej se negociatat direkte dypalëshe formonin mjetin më të

mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë.4 Kështu, Lidhja e Kombeve ia delegonte qeverisë

greke dhe asaj shqiptare përgjegjësinë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore.

1 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 4, Durrës, E martë, 3 korrik 1928, f. 3

2 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 5, Durrës, E mërkurë, 4 korrik 1928, f. 3

3 J. Swire, op.cit., f. 403

4 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 6, Durrës, E enjte, 5 korrik 1928, f. 3

Page 127: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

111

2. 4 Interesat evropiane dhe Monarkia Shqiptare (1928-1939)

Opinioni i Fuqive të Mëdha kishte rëndësi parësore për përmbushjen e ambicies

së Presidentit shqiptar Ahmet Zogu, në lidhje me ndryshimin e formës së qeverisjes nga

Republikë Presidenciale në Monarki. Për këtë arsye, ai ngarkoi ministrin e Punëve të

Jashtme, Hysen Vrionin, të merrte masat e nevojshme diplomatike për të siguruar

qëndrimin e kancelarive evropiane ndaj ndryshimit të regjimit në Shqipëri.1 Qeveria e

Tiranës nuk ngurroi të flirtonte me fqinjin e përtej Adriatikut, Italinë, e cila shprehu

mbështetjen për proklamimin mbret të Zogut dhe shtypi italian loboi fuqishëm në arenën

ndërkombëtare për rolin qytetërues që do të luante monarkia shqiptare. Më pas, A. Zogu

iu drejtua anglezëve, duke dëshmuar me këtë veprim peshën që i njihte Londrës në

fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai argumentonte se sistemi republikan i

qeverisjes nuk garantonte sigurinë e domosdoshme për të ndërtuar një shtet mbi baza të

shëndosha. Në të kundërt, kurora do të përbënte një autoritet të përhershëm mbi

konfliktet e interesave personale të klaneve politike shqiptare, në të mirë të vazhdimësisë

dhe të qëndrueshmërisë për të cilën kishte aq shumë nevojë Shqipëria.2

Por, Londra u tregua skeptike ndaj arsyetimit të Zogut se regjimi monarkik do të

siguronte stabilitet të brendshëm në Shqipëri. Fakt që lidhej me statusin civil të

Presidentit dhe problemin e trashëgimisë së pushtetit. Gjenerali Percy e këshillonte

Zogun se një martesë jo e studiuar mirë me një nga zonjushat që e rrethonte “Miss

Jugosllavinë, Miss Greqinë dhe Miss Italinë” do të kishte pasoja të mëdha. Nga ana tjetër,

Britania shqetësohej për reagimin e fqinjëve ndaj këtij ndryshimi kushtetues. Ajo mori

garancinë e qeverisë shqiptare se Roma dhe Athina e mirëprisnin sistemin monarkik të

qeverisjes. Ndërsa, diplomacia jugosllave e konsideronte një çështje të brendshme që i

takonte vetëm Shqipërisë. Shtetet e tjera të Evropës iu përgjigjën me një indiferentizëm

dashamirës.3

Pas aprovimit të faktorit ndërkombëtar, Ahmet Zogu, i këshilluar nga ministri

italian në Shqipëri, Ugo Sola, ndoqi disa procedura juridike kushtetuese për të legjitimuar

ndërrimin e formës politiko-shtetërore. Kështu, më 1 shtator 1928, në përputhje me nenin

1 të Statutit Themeltar, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri

Demokratike, Parlamentare dhe të Trashëgueshme me Ahmet Zogun – Mbret i

shqiptarëve, me emrin Zogu I.4 Po ditën e shtunë të kurorëzimit, në fjalimin e shkurtër të

mbajtur në Parlament, Mbreti Zog pohoi se në fushën e politikës së jashtme “Shqipëria

do të shndërrohej në një faktor paqeje në Ballkan” dhe “do të forconte marrëdhëniet që

ekzistonin me shtetet fqinjë”, për ta ngritur vendin në sheshin e qytetërimit.5

Monarkia shqiptare paraqiste disa përparësi në krahasim me sistemin republikan

të qeverisjes. Së pari, ajo përkonte me traditën historike të shqiptarëve për t’i blatuar

besnikëri një prijësi.6 Së dyti, një mbretëri e konsoliduar dhe e trashëgueshme do të

garantonte qëndrueshmërinë e brendshme politike nga rivalitetet midis politikanëve gjatë

1 AIH, A.V.16, Fl. 10

2 Valentina Duka, “Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit”, Monarkia Shqiptare 1928-1939.

Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2011, f. 123 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 147-148

4 Henry Laporte. “Shqipëria dhe mbreti i saj”, Arbëria, Tiranë, v.II-të, nr. 422, E djelë, 22 nëntor 1936, f. 3

5 Ramiz Lushaj. Ahmet Zogu dhe monarkia shqiptare. Tiranë: Dardania, 1998, f. 11

6 Gaqo Gogo. Ngrehja e një mbretërie Zog I dhe populli i tij. Tiranë: “Kristo Luarasi”, 1938, f. 43

Page 128: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

112

zgjedhjeve presidenciale. Së treti, monarkia do të ndikonte në reduktimin e

konfrontimeve të vazhdueshme si rrjedhojë e politikës armiqësore të fqinjëve. Përvoja

kishte treguar se regjime të tilla, në Angli, Itali, Jugosllavi e Greqi ndiheshin më pak të

rrezikuara nga intrigat e huaja se sa presidencat me mandate të kufizuara. Së fundi, ishin

ambiciet personale të Zogut për pushtet suprem. Mbreti i shqiptarëve vlerësohej si “një

nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik, me inteligjencë dhe zgjuarsi të

dallueshme, me të cilat mundi të përballonte dhe të zgjidhte problemet e koklavitura të

mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar”.1

Diplomacia italiane ishte e para që e njohu zyrtarisht Mbretërinë Shqiptare dhe i

dërgoi mesazhe urimi Zogut I-rë. Qeveria e Romës e konsideronte vendosjen e regjimit të

ri qeverisës në Shqipëri një ngjarje që do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy

vendeve dhe do të siguronte vijimësinë e politikës së tyre të përbashkët, që gjente

shprehjen më të lartë në Traktatin e Aleancës Mbrojtëse të 22 nëntorit 1927. Prandaj

Italia do t’i mbetej thellësisht besnike interesave dypalëshe dhe do të bashkëpunonte me

qeverinë e Tiranës për të gjitha çështjet që lidheshin me situatën në Ballkan. Më pas,

monarkinë shqiptare e njohu fqinji jugor, Greqia, dhe aleatja e shqiptarëve, Hungaria.2

Vonesa e Britanisë për njohjen e Mbretërisë krijoi shqetësim në qarqet e politikës

shqiptare. Ky qëndrim i Foreign Office-it ishte në shenjë mos pëlqimi ndaj titullit të

mbretit, që tingëllonte “agresiv”. Ndërsa, politika e jashtme e Francës në raport me

Shqipërinë ecte në të njëjtën linjë me atë të Londrës. Të dyja shtetet shpallën njohjen

zyrtare të Monarkisë Shqiptare, më 21 shtator 1928.3

Ato u paraprinë nga akti i njohjes së SHBA-së, që përshpejtoi veprimin

diplomatik të Beogradit. Ky i fundit, megjithëse e njohu ndryshimin kushtetues, nuk e

priti mirë kurorëzimin e Zogut me titullin “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo “Mbret i

Shqipërisë”. Në pamje të parë ndryshimi në emërtim dukej i parëndësishëm, por ai kishte

domethënie të veçantë në kontekstin e politikës ballkanike. Jugosllavët, të cilët kishin një

pakicë të madhe shqiptarësh në Kosovë, e interpretuan këtë si shenjë të organizimit të një

fushatë të ardhshme irredentiste ndaj qeverisë së Beogradit. Ndërsa, partizanët e këtij

titulli arsyetonin se Zogu thjesht kishte respektuar traditën e monarkëve të Ballkanit, të

cilët pa përjashtim përdornin një formë të tillë emërtimi. Në Greqi monarku quhej “Mbret

i Helenëve”, në Bullgari “Car i Bullgarëve” dhe në Jugosllavi “Mbret i Serbëve, Kroatëve

dhe Sllovenëve”.4

Proklamimi i mbretërisë dhe njohja e saj nga shtetet evropiane dhe fqinjët

ballkanikë ripohonte sovranitetin e Shqipërisë. Mirëpo, Italia dhe Jugosllavia vazhdonin

të rivalizonin për të shtrirë influencën në vend, sidomos para mundësisë së mos

përsëritjes së paktit të miqësisë dhe të sigurimit të lidhur më 27 janar 1924. Në këtë

situatë Jugosllavia, nëpërmjet gazetës së Beogradit “Les Nouvelles Jougoslaves”, i bënte

thirrje Shqipërisë të pranonte më mirë një bashkëpunim me fqinjët e saj më të afërm se sa

një mbrojtje të interesuar nga jashtë Ballkanit. Qeveria e Tiranës kishte nënshkruar me

Italinë një aleancë të bazuar në interesa reciproke dhe me Jugosllavinë disa traktate që

lehtësonin marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Si Roma ashtu edhe Beogradi

ndiqnin politikën e hegjemonisë ekonomike në pellgun e Adriatikut dhe veçanërisht në

1 H. H. Grant, op.cit., 37

2 J. Swire, op.cit., f. 408

3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 162

4 Ibid., f. 158

Page 129: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

113

gadishullin e Ballkanit. Por, për të ruajtur pavarësinë ekonomike dhe duke shfrytëzuar

pozitën e saj gjeografike, Shqipëria mund të përfitonte nga Italia shndërrimin në një urë

lidhëse për të sjellë prodhimet e industrisë së vet në tregun e përgjithshëm ballkanik,

ndërsa nga Jugosllavia përdorimin me dobi të skelave tona se sa portin e Selanikut.1

Në planin ndërkombëtar, në prill të vitit 1930, vijonin punimet e Konferencës së

Londrës që ishte mbledhur për reduktimin e armëve detare të Fuqive të Mëdha. Vonesa

për përfundimin e një traktati u shkaktua nga mosmarrëveshjet franko-italiane. Parisi

këmbëngulte për një flotë më të madhe se ajo italiane, duke e argumentuar kërkesën me

zotërimin e kolonive dhe nevojat më të shumta. Nga ana tjetër, Italia, e udhëhequr nga

shpirti i paqes dhe drejtësia e përgjithshme synonte të realizonte të drejtat e saj, që të

ishte e barabartë me Francën nga pikëpamja e fuqisë detare. Qëndrimi i diplomacisë

franceze buronte nga qëllimi i pastër për të penguar përparimin e Italisë dhe shndërrimin

e saj në një fuqi të madhe që e konkurronte atë. Franca kërkonte t’i kishte të gjithë fqinjët

nën urdhërat e saj. Ajo gëzonte mbështetjen e Antantës së Vogël [Jugosllavi,

Çekosllovaki, Rumani], që mund ta organizonte kundër Italisë, kur të krijoheshin

rrethanat e favorshme.2

Me qëllim që të shuante zërat e propagandës franceze kundër synimeve

kolonialiste të Romës në vend, flota italiane bëri një vizitë miqësore në ujërat e

Shqipërisë. Admirali Monaco Duc de Longano dhe të gjithë oficerët e flotës së aleates së

madhe u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar dhe nga zyrtarët e guvernës.3 Madje,

në emër të miqësisë dhe të bashkëpunimit dypalësh, diplomacia italiane zëvendësoi

ministrin fuqiplotë të saj në Shqipëri, Ugo Sola.4 Në komunikatën e 9 majit 1930, Sola i

kishte cilësuar shqiptarët si “shpirt-ligë, mos-mirënjohës, budallenj”, shprehje fyese të

përshtatshme vetëm për koloni e protektorate, jo për vende të lira e indipendente si

Shqipëria. Kudo kjo komunikatë do të shkaktonte me të drejtë një reaksion dhe prerje të

marrëdhënieve diplomatike. Por, Shqipëria e vogël dhe e dobët e etiketoi incidentin një

gjest nevrik, pa vend dhe të pamatur, që mund të kapërcehej më mirë me urtësi se sa me

nervozitet. Prandaj, largimi i Ugo Solës dhe dërgimi i z. Marchese di Soragna i shërbeu

moscënimit të dinjitetit të Shqipërisë dhe ruajtjes së relatave të sinqerta midis të dy

vendeve. Sepse Italia e Musolinit nuk ishte më Italia e F. Nitti-t dhe Shqipëria e Mbretit

Zog duhej t’i çmonte të mirat dhe ndihmat e miqve të saj.5

Në kuadër të politikës së jashtme të Fuqive të Mëdha ishte edhe shqyrtimi i

memorandumit të politikanit francez Aristide Briand mbi organizimin e një regjimi të

Bashkimit Federal Evropian. Qeveria shqiptare e mbështeti projektin e bashkëpunimit

midis vendeve të Evropës, që nuk do të merrte trajtën e njësimit politik, por të një lidhjeje

federale ose të një solidariteti të përhershëm. Kjo mënyrë organizimi do t’u lejonte

shteteve anëtare të diskutonin dhe të rregullonin bashkarisht problemet me interesa të

ndërsjellta. Pra, propozimi për bashkimin evropian do të bazohej mbi parimin e

1 D. Canco. “Marrëdhëniet italo-jugosllave dhe Shqipëria”, Shqipëria e Re, (Albania Nouă), viti X, nr. 375,

Kostancë, E djelë, 23 qershor 1929, f. 2 2 “Intrigat frenge në Ballkan”, Dielli, vol. XXII 22

nd year, no. 5163, Boston Mass., Tuesday, April. 15,

1930, f.2 3 “Vizita e flotës italiane në Shqipëri”, Dielli, vol. XXII 22

nd year, no. 5168, Boston Mass., Friday, May. 2,

1930, f.2 4 AQSH, F. 263, V. 1930, D. 52, Fl. 5 (Relacion i Legatës Italiane drejtuar M.P.J mbi marrëdhëniet

shqiptaro-jugosllave dhe italo-shqiptare në periudhën kur ishte ministër i Italisë në Shqipëri, Ugo Sola) 5 “Shqipëria dhe Italia”, Demokratia, viti VI, nr. 263, Gjirokastrë, e Shtunë, 16 gusht 1930, f. 1

Page 130: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

114

respektimit të sovranitetit dhe të pavarësisë së kombeve pjesëmarrëse. Në përgjigjen që

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i dërgoi ministrit francez në Tiranë, baronit

Degrand, më 25 korrik 1930, shprehej vlerësimi se projekti do t’i shërbente forcimit të

paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare. Ai duhej të vepronte në përputhje me principet e

Lidhjes së Kombeve dhe të përfshinte, krahas bashkëpunimit me karakter ekonomik,

edhe zgjidhjen e problemeve politike dhe shoqërore. Për qeverinë shqiptare ideja e

realizimit të Bashkimit Federal Evropian rriste shpresat për të shpëtuar nga varësia

italiane.1

Pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Dino Grandi, në Tiranë, shtypi italian,

para së gjithash gazeta “Giornale d’Italia”, njoftonte për një bashkëpunim të ngushtë

midis Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit dhe organizatave jo të rregullta irredentiste

shqiptare në Kosovë. Ndërkohë, mbreti Zog për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u

detyrua të udhëtonte për në Vjenë, më 25 janar 1931, për një ekzaminim më të

specializuar mjekësor. Këtë situatë e shfrytëzuan grupe të ndryshme të emigracionit, të

bashkërenduar nga Gani bej Kryeziu, që u përgatitën për të rrëzuar regjimin e Zogut me

ndihmën e Jugosllavisë.2

Shërbimi sekret anglez, i cili përkrahte interesat e Italisë aleate në Mesdhe, vuri

në dijeni qeverinë e Beogradit për komplotin. Kjo e fundit paralajmëroi, në mëngjesin e

20 shkurtit të vitit 1931, njëkohësisht Vjenën dhe Tiranën për një atentat të mundshëm

ndaj mbretit. Në mbrëmjen e saj dite, Zog I-rë bashkë me stafin e tij po dilte nga Teatri i

Operas së Vjenës, kur atentatorët qëlluan jo në shenjë mbi të. Nga sulmi me armë zjarri

mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topallaj dhe u plagos lehtë E. Libohova. Ngjarja tronditi

opinionin austriak dhe ngjalli panik në Shqipëri. Policia e Vjenës arrestoi të dy

atentatorët, të cilët bënë deponimet përkatëse në hetuesi. Ndok Gjeloshi, i edukuar në një

famulli jezuite në Shkodër, urrente në mënyrë fanatike regjimin muhamedan të Zogut.

Bashkëpunëtorët e tij ishin Qazim Mulleti dhe Sami Angjelini, dy kryetarët e grupit

“Bashkimi Kombëtar”, që u provua se kishin marrëdhënie të ngushta politike dhe

financiare me Jugosllavinë. Ndërsa atentatori i dytë, Azis Çami, i besimit mysliman, ishte

mbështetur nga qarqe të kominternëve të Vjenës. Procesi gjyqësor përfundoi në Ried, më

3 tetor 1931, me dhënien e dënimeve të lehta për të akuzuarit.3

Kjo ngjarje nuk mbeti jashtë implikimeve ndërkombëtare. Italia akuzonte

Beogradin për subvencionimin e atentatorëve. Këtë pikëpamje ndante edhe policia

austriake, e cila deklaronte se të dy vrasësit merrnin të ardhura mujore nga Angjelin

Suma, emigrant shqiptar në Vjenë dhe anëtar i Komitetit Qendror të “Bashkimit

Kombëtar”. Ai ishte parë në shoqërinë e nëpunësve të Ambasadës Jugosllave. Për më

tepër, policia austriake kishte zbuluar se atentatorët ishin pajisur me pasaporta

diplomatike nga qeveria jugosllave, akuzë që mohohej në mënyrë të përsëritur nga

Beogradi. Provë tjetër që përfshinte fqinjin verior në atentat ishte se emigrantët shqiptarë,

nën drejtimin e Gani bej Kryezit, siguruan ndihmën e autoriteteve kufitare jugosllave për

të sulmuar Shqipërinë, në rast njoftimi për vdekjen e mbretit Zog. Në fakt, një lajm i tillë

përkeqësonte pozitën e Beogradit në Ballkan sepse periudha e anarkisë në Shqipëri i

hapte rrugë zbatimit të Paktit të Parë të Tiranës. Çka nënkuptonte zbarkimin e trupave

1 Gazmend Shpuza, “Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj Planit Briand”, Studime historike, nr.1-4, 1994,

Viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 88-96 2 AIH, A.V.16, Fl. 18

3 Ibid., Fl. 18-20

Page 131: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

115

italiane për ruajtjen e status quo-së politike të vendit. Megjithatë, mbreti Zog shfaqte

bindjen e palëkundur se mbrapa atentatit fshihej dora e Jugosllavisë.1

Politika e Fuqive të Mëdha pasqyrohej në faqet e shtypit evropian. Gazeta

“Wiener Freier Presse” publikoi intervistën e Zogut I në lidhje me gjeopolitikën

evropiane dhe ballkanike. Ai konstatonte se sigurimi i paqes botërore ishte në dorë të

shteteve fituese. Në qoftë se ato i përmbushnin detyrat e ngarkuara nga Lidhja e

Kombeve, atëherë ishte garantuar paqja botërore, mbi të cilën kombet e vegjël varnin

shpresat e tyre. Përsa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinje, mbreti deklaronte

përpjekjet energjike të qeverisë shqiptare për konsolidimin e vendit dhe për forcimin e

rendit. Sepse shqiptarët nuk duronin zgjedhën e huaj, pra nuk mund të jetonin pa

vetëqeverisje. Mbreti i kërkonte fqinjëve të mos cënonin integritetin tokësor të

Shqipërisë. Nëse ata organizonin banda përgjatë kufirit, kishin për qëllim të na dëmtonin

financiarisht. Më mirë të na linin të qetë në rrugën e konsolidimit të shtetit, duke mos na

nxjerrë ngatërresa, - përfundonte intervistën Zogu I-rë.2

Fillimi i viteve 1930 përkoi me shpërthimin e Krizës ekonomike botërore (1929-

1933), e cila preku rëndë edhe ekonominë shqiptare. Ajo u reflektua në rënien e

prodhimit bujqësor dhe industrial, shtimin e papunësisë, rritjen e inflacionit, bilancin

tregtar pasiv etj. Në qoftë se para nënshkrimit të traktatit të tregtisë me Jugosllavinë, më

23 qershor 1929, eksportet shqiptare shënonin rreth ¼ e milionit, në vitin 1932 u

pakësuan në 55.000 fr.ari. Këto të dhëna statistikore u interpretuan me faktin se: 1) në

kushtet e krizës u shtua ndjeshëm niveli i importit në krahasim me eksportin dhe 2) gjatë

kësaj periudhe ishte shpenzuar shumë për importin nga Jugosllavia të lëndëve të

nevojshme për ndërtim. Kështu, në katër vitet e fundit u regjistruan: 1.6 milionë për

bereqet, 3.6 milionë për materiale ndërtimi dhe 4 milionë për çimento, domethënë gjithsej

9.182.000 fr.ari, pra 90% e eksportit jugosllav në Shqipëri.3

Për të mënjanuar sadopak efektet e krizës dhe varësinë ekonomike nga Italia,

bashkangjitur me traktatin e tregtisë ishte edhe marrëveshja për trafikun e kufirit midis të

dy vendeve. Kufiri jugosllavo-shqiptar ishte afro 500 km i gjatë. Zona kufitare që duhej

të përfitonte nga lehtësirat e shënuara në marrëveshje llogaritej në 15 km gjerësi në tokën

shqiptare. Domethënë të gjithë banorët e katundeve që ndodheshin në një zonë prej 7500

km2 përgjatë kufirit, gëzonin të drejtën të shisnin produktet e tyre në tregjet jugosllave që

gjendeshin përtej kufirit, në zonën kufitare të shtetit tjetër. Marrëveshja e trafikut të

kufirit rregullonte dy çështje me rëndësi, si: problemin e shfrytëzimit lirshëm të pronave

tokësore që banorët e zonës kufitare të njërës anë kishin në zonën kufitare të anës tjetër

dhe vozitjen e bagëtive që kullosnin, dimëronin ose veronin në anën e kufirit ku kishin

mbetur. Megjithëse u studiua nga një komision mikst jugosllavo-shqiptar, marrëveshja

për trafikun e kufirit nuk u vu në zbatim plotësisht,4 fakt që u pasqyrua në marrëdhëniet

tregtare dypalëshe.

Në vitet e Depresionit të Madh, Shtetet e Bashkuara zbatuan masa proteksioniste,

me rritjen e tarifave doganore për mallrat e importit, përfshirë edhe produktet shqiptare.

1 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 199-203

2 “Lypim prej shteteve fqinj mos cënimin e respektimit të integritetit të Shqipërisë. Deklaron sovrani jonë

në gazetat vjeneze. Mejtimi i Mbretit për sigurimin e paqes evropiane”, Ora, v. II-të, nr. 321, Tiranë, E

premte, 13 mars, 1931, f. 1 3 Dhimitër Beratti. “Tregtia e Shqipërisë me Jugosllavinë”, Kuvendi Kombëtar, viti I, nr. 32-33, București,

E enjte, 20 shtator 1934, f. 3 4 Ibid.

Page 132: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

116

Ndërsa, politika e dumpingut rus e rrënoi eksportin e gjalpit shqiptar drejt Greqisë dhe

Turqisë.1 Përkeqësimi i raportit të import-eksportit të mallrave shqiptarë në Greqi u

ndikua ndjeshëm nga konkurrenca në cilësi e artikujve të ngjashëm të prodhuar në Turqi.

Për më tepër, Athina zyrtare kishte nënshkruar një traktat tregtie me kushte favorizuese

për Ankaranë. Këto rrethana diktuan Mehdi Frashërin të influenconte te ministri i Greqisë

në Tiranë, z. Diamandopulos, që importi i produkteve shqiptare të arrinte nivelin e para

krizës dhe Shqipëria të përfitonte të njëjtat dispozita lehtësuese si Turqia në marrëdhëniet

tregtare.2

Nga ana tjetër, Shoqëria Anglo-Persiane i propozonte qeverisë shqiptare të

pezullonte kërkimet e vajgurit për 7 vjet sepse çmimi nuk justifikonte vazhdimin e

mëtejshëm të punimeve. Pastaj u kërkua që kapitali prej 12.000.000 fr.ari i Shoqërisë

eksploatuese të pakësohej proporcionalisht me kufizimin e lëndës. Sepse kapitali fillestar

ishte caktuar me shpresën që vajguri do të gjendej në të gjitha zonat, ndërsa kërkimet

treguan se lënda ndodhej vetëm në një zonë. Këshilli i Ministrave, pasi e shqyrtoi

çështjen me seriozitetin e merituar, vendosi që pezullimi i punimeve të mos zgjatej më

tepër se 3 vjet dhe gjatë kësaj kohe, Shoqëria të paguante taksën e kërkimeve trefish,

domethënë 24.000 fr.ari në vit. Në rast se eksploatimi nuk fillonte pas mbarimit të këtij

afati, atëherë shoqëria detyrohej t’ia linte shtetit shqiptar të gjitha veglat dhe instalimet.

Nëse fillonin punimet, Shoqëria merrte detyrimin që, brenda dy viteve nga koha e caktuar

për kërkime, të instalonte definitivisht rafinerinë dhe të formonte Shoqërinë eksploatuese

me një kapital përpjesëtimor me lëndën e gjetur. Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte i

papranueshëm për Kompaninë Anglo-Persiane e cila, më 11 mars 1931, kur përfundonte

afati i kërkimeve në bazë të kontratës së lidhur me qeverinë e Tiranës, do të tërhiqej nga

Shqipëria.3

Thellimi i vështirësive ekonomike e financiare të vendit e detyroi mbretin Zog të

pranonte një tjetër hua italiane. Si njohës i hollë i intrigave ndërkombëtare, veçanërisht

midis fqinjëve, Zogu e kuptonte fare mirë rrezikun që mund t’i vinte nga pranimi i

vazhdueshëm i ndihmave prej Italisë, por nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër.4 Ndërsa z.

Polverelli, në relacionin e mbajtur përpara Dhomës së Deputetëve të Italisë, analizonte

akordin financiar të nënshkruar në Tiranë, më 24 qershor 1931, ndërmjet përfaqësuesve të

qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Sipas tij, arsyet gjeografike dhe historike i jepnin

vlerën e një ligji superior marrëdhënieve të Italisë me shtetin e afërm të Adriatikut.

Roma, duke ndjekur një politikë të qartë, luajale dhe bujare restaurimi në Evropë,

përkrahte një Shqipëri të lirë, të pavarur, të sigurtë për tërësinë tokësore dhe të orientuar

drejt zhvillimit të energjive të saj. Këto qëllime të larta shpjegonin lidhjet miqësore dhe

aleancën difensive midis dy shteteve; si dhe ndihmat administrative, teknike dhe

financiare që Italia i kishte dhënë Shqipërisë.5

Marrëveshja për kredinë e vitit 1931 përmbante kushtet e mëposhtme: 1) Qeveria

italiane i akordonte shtetit shqiptar për një periudhë 10 vjeçare, pa kamatë, një shumë që

nuk i kapërcente 10 milionë fr. ari në vit, për qëllime ekonomike dhe kulturore, si dhe për

1 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 209

2 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 237

3 “Shoqëria Anglo-Persiane do tërhiqet definitivisht nga Shqipëria”, Ora, v. II-të, nr. 293, Tiranë, E martë,

10 shkurt 1931, f. 1 4 H. H. Grant, op.cit., f. 24

5 “Ku bazohet miqësia italo-shqiptare. Ndihma e Aliates për konsolidimin e shtetit shqiptar”, Ora, v. II-të,

nr. 476, Tiranë, E enjte, 19 nëntor 1931, f. 1

Page 133: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

117

të mbuluar deficitin buxhetor, duke pranuar njëkohësisht që sasia e pagesave vjetore të

sipërpërmendura të reduktohej në përpjesëtim me masën e rritjes së të ardhurave

kombëtare ose prej uljes së shpenzimeve të saj, që mund të rezultonin në situatën

financiare të Shqipërisë. 2) Shumat e dhëna në këste do të shlyheshin nga qeveria

shqiptare kur kushtet financiare të vendit do ta lejonin një gjë të tillë, por gjithsesi jo më

parë sesa e ardhura vjetore e Shqipërisë të arrinte shumën prej 50 milionë fr. ari. 3) Me

administrimin dhe dhënien e kësaj shume do të ngarkohej një komision mikst i përbërë

prej 4 vetësh, dy italianë dhe dy shqiptarë, të cilët do të emëroheshin nga qeveria

shqiptare. Vendimet e Komisionit do të merreshin me shumicë votash”.1

Qeveria italiane do të mbikqyrte mënyrën e shpenzimit të huasë. Por, fakti që

shqetësoi ministrin anglez në Durrës, Hodgson, ishte se pjesa më e madhe e kredisë do të

përdorej për qëllime ushtarake në bazë të orientimeve të misionit ushtarak italian në

Shqipëri. Kjo e dhënë e komplikoi më tepër situatën e tensionuar në marrëdhëniet italo-

jugosllave mbi Shqipërinë dhe rriti dyshimet e Beogradit në lidhje me ndonjë projekt

italian për të ndërhyrë ushtarakisht në Ballkan nëpërmjet territorit shqiptar. Për këtë

arsye, qeveria britanike dërgoi, për të vëzhguar gjendjen në vend, atasheun ushtarak të

legatës së saj në Romë, i cili konstatoi se ushtria shqiptare ishte vendosur totalisht nën

kontrollin italian.2

Ndërkohë, shtypi shqiptar njoftonte për krijimin e një Banke Anglo-Shqiptare,

grupi organizator i së cilës përfaqësohej prej z. M. Konica dhe përkrahej nga disa njerëz

me rëndësi financiare në botën bankare të Londrës, ku ishte qendra e gjithë lëvizjes

financiare për Evropën. Organizatorët kërkonin të dinin shkallën e interesit të

investitorëve shqiptarë për themelimin e Bankës. Ajo do t’i garantonte një përfitim të

dyfishtë shoqërisë shqiptare. Nga njëra anë, krijimi i Bankës Anglo-Shqiptare do t’i hapte

rrugë investimeve të tjera të kapitalit anglez në vend dhe, nga ana tjetër, do të thyente

monopolin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Kjo e fundit kryente këmbimin e valutave,

të tilla si: liretën, dollarin, stërlinën etj. në bazë të kursit që publikonte vetë, pa patur

asnjë kundërshtim.3

Për më tepër, aksionerë anglezë shfaqnin dëshirën për vazhdimin e punimeve në

Fabrikën e Birrës, iniciativë e vëllezërve Karriqi në Shkodër. Ata kishin mbledhur midis

tyre 10.000 lira angleze për të përfunduar ndërtesën dhe do të siguronin kapitalin e

nevojshëm për pajisjen e fabrikës me tërë makineritë dhe veglat e tjera, në mënyrë që të

fillohej nga puna brenda një kohe të shkurtër.4 Ndërsa, më 31 korrik 1931 u nënshkrua

Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit ndërmjet ministrit të Britanisë së Madhe, z. Lead

Hodgson, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Hysen Vrioni.5

Në këtë periudhë, si burim konflikti në marrëdhëniet italo-shqiptare shërbeu

çështja e rinovimit të Paktit të Miqësisë dhe të Sigurisë, afati i së cilës skadonte më 27

nëntor të vitit 1931. Për të diskutuar në lidhje me përsëritjen ose jo të paktit, mbreti Zog

1 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 211

2 Pranvera Teli (Dibra), “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (1931-

1934)”, Studime historike, nr. 1-2, 2009, f. 284 3 “Banka Anglo-Shqiptare do të thyejë monopolin bankar në Shqipëri”, Ora, v. II-të, nr. 435, Tiranë, E

mërkurë, 29 korrik 1931, f. 2 4 “Krijimi i Bankës Tregtare Anglo-Shqiptare i afrohet realizimit”, Ora, v. II-të, nr. 429, Tiranë, E mërkurë,

22 korrik 1931, f. 1 5 “Midis Ministrave të Shqipëris e t’Anglis u nënshkrua Traktati i Tregtisë e Lundrimit”, Ora, v. II-të, nr.

438, Tiranë, E shtunë, 1 gusht 1931, f. 4

Page 134: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

118

thirri në odën e tij private ministrin e Ekonomisë, Mehdi Frashëri, dhe Kryeministrin,

Pandeli Evangjeli. Ata kritikuan përmbajtjen e marrëveshjes që nuk kishte karakter të

dyanshëm dhe cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Sipas tyre: 1) me këtë pakt qeveria

shqiptare njihte interesat italiane në vend; 2) Roma garantonte ruajtjen e status quo-së

politike dhe juridike të Shqipërisë dhe, 3) në rast nevoje, qeveria italiane mund të

dërgonte edhe ushtri në Shqipëri.1

Pak ditë para përfundimit të afatit, Musolini i kërkoi gjeneral Parianit të orvatej

sërish për ta bindur Zogun të ripërtërinte Paktin e Parë të Tiranës. Pas një bisede plot

nervozizëm, Pariani kishte vënë re se mbreti Zog nuk do ta rinovonte paktin.2 Ky

qëndrim nuk i pëlqeu Romës, gjë që u reflektua në ftohjen e marrëdhënieve italo-

shqiptare.3 Edhe pse diplomacia italiane ishte e vetëdijshme që mospërtëritja e paktit nuk

lëkundte pozitën e saj në Shqipëri. Ajo ishte e garantuar nga Traktati i Aleancës

Mbrojtëse, të nënshkruar më 22 nëntor 1927, për një periudhë 20 vjeçare.4 Mirëpo, një

lëvizje e tillë politike dëshmonte përpjekjet e mbretit Zog për të përfituar sa më shumë

nga fqinji i përtej Adriatikut, por pa rënë nën influencën e tij.

Italia fashiste, duke njohur gjendjen e vështirë financiare të vendit, i kërkoi

qeverisë shqiptare të shlyente huanë SVEA. Për të krijuar imazhin e një kombi të vogël

që shfrytëzohej nga fqinji i fuqishëm, Zogu I u ankua para ministrit britanik se qeveria

italiane i kishte premtuar që nuk do ta paguanin kurrë kredinë. Të njëjtën gjë ministri

britanik kishte dëgjuar përciptazi në takimet me Ugo Solën, i cili kishte theksuar se Italia

nuk do ta përdorte huanë për qëllimet e saj, por do t’i akordonte Shqipërisë moratoriume

të njëpasnjëshme. Pozicionim që u përforcua me deklaratën e ministrit të Jashtëm italian,

Dino Grandi, në fund të vitit 1931.5

Por, Roma e ndryshoi kursin e saj politik. E qartë për pamundësinë e Shqipërisë

për të shlyer huanë, ajo nënvizoi domosdoshmërinë e respektimit të kontratës së SVEAs

me aksionerët e saj. Prandaj, meqënëse të ardhurat doganore shërbenin për likuidimin e

borxhit, qeveria italiane i propozoi Tiranës zyrtare, në dhjetor 1932, realizimin e

bashkimit doganor. Ai konsistonte në heqjen e tarifave doganore për tregtinë e mallrave

midis dy vendeve, që e shndërronte Shqipërinë në një koloni të thjeshtë të Italisë.6 Ky

propozim nuk u pranua nga mbreti Zog.

Diplomacia italiane vijoi presionin ndaj qeverisë shqiptare me pezullimin më 1

prill 1933 të kredisë 100 milionë fr. ari,7 të akorduar para dy vjetësh. Fakt që kushtëzoi

këshilltarin e mbretit, Mehmet Konica, t’i drejtohej Beogradit me kërkesën për çeljen e

një borxhi prej 3 milionë franga shqiptare. Për ambasadorin jugosllav në Tiranë, kjo hua

ishte e domosdoshme për Shqipërinë, pa të cilën do të mbizotëronte anarkia ose

kapitullimi para Italisë. Mirëpo qeveria jugosllave nuk zotëronte fonde të lira në një

përmasë të tillë,8 që t’i vinte në ndihmë shtetit shqiptar.

1 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 232-233

2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 218

3 AQSH, F. 263, V. 1934, D. 1, Fl. 16 (Lajme mbi gjendjen e përgjithshme politike në marrëdhënie me

Italinë dhe disa shtete të Ballkanit) 4 AIH, A.V.16, Fl. 21

5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 221

6 AIH, A.V.60, Fl. 25

7 AIH, A.V.43, Fl. 24

8 N. Smirnova, op.cit., f. 179

Page 135: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

119

Refuzimi i mbështetjes financiare nga Beogradi intensifikoi përpjekjet e mbretit

Zog për sigurimin e një huaje nga qeveria franceze. Kjo e fundit paraqiti, në maj 1934,

një sërë kushtesh në këmbim të kredisë së kërkuar. Ato ishin tepër të rënda për qeverinë

shqiptare: së pari, Franca kërkonte të denoncohej Traktati i Aleancës me Italinë dhe të

përfundohej një traktat miqësie e bashkëpunimi dypalësh; së dyti, t’i jepej Francës e

drejta ekskluzive për të shfrytëzuar çdo minierë të re në tokën shqiptare, si dhe

koncesioni i fushës së Myzeqesë, ku do të dërgoheshin familje franceze; së treti, të lidhej

një marrëveshje e re tregtare me Francën dhe të caktoheshin tarifa preferenciale për

mallrat franceze; së fundi, frengjishtja të vihej si gjuhë e detyrueshme në të gjitha

shkollat e mesme shqiptare.1

Duke ndjekur lëvizjet jo të suksesshme të mbretërisë pranë Fuqive të Mëdha dhe

shteteve fqinjë për të garantuar ndihmë financiare, Roma e sigurt se Zogu do t’i rikthehej

mbështetjes italiane, në gusht 1933, i dërgoi një ultimatum qeverisë shqiptare, si më

poshtë: 1) të denonconte të gjitha marrëveshjet tregtare që kishte lidhur me vendet e tjera,

ndërsa traktatet e reja të nënshkruheshin pasi të merrej pëlqimi i Italisë; 2) funksionarët

shqiptarë, duke filluar nga kabineti e deri poshtë, të cilët nuk kishin “kulturë italiane” të

zëvendësoheshin me elemente që e zotëronin këtë “kulturë”, ose edhe me italianë; 3) të

gjitha ndërtesat ushtarake të vendit t’i shiteshin Ministrisë italiane të Luftës; 4) inspektori

i përgjithshëm i xhandarmërisë, gjenerali anglez Percy, bashkë me oficerët e tij duhej të

largoheshin dhe të zëvendësoheshin me “instruktorë” italianë, të cilët do të paguheshin

drejtpërdrejt nga Roma; 5) të rihapeshin të gjitha shkollat katolike, që ishin mbyllur së

fundi nga qeveria shqiptare; 6) gjuha italiane të vendosej e detyrueshme në shkollat e

mesme dhe të ftoheshin studentë shqiptarë në universitetet italiane; 7) Liceu francez i

Korçës të zëvendësohej me një të tillë italian.2 Këto kërkesa, që cënonin sovranitetin dhe

pavarësinë politike të Shqipërisë, u refuzuan nga mbreti Zog.

Ndërkohë, “Gazeta e Korçës” informonte se Shoqëria koncesionare e vajgurit

“Anglo-Persian”, pas shumë studimeve të kryera nga komisione të posaçme, do të fillonte

punimet në Patos. Disa vite më parë, shoqëria kishte bërë sondazhe që rezultuan me

gjetjen e lëndëve djegëse, vajguri etj., por meqënëse nuk kishte patur nevojë i ndërpreu

punimet. Shoqëria Anglo-Persiane, për shkak të konflikteve në Persi, do të riniste punën

në Patos, ku do të mbërrinin një grup punëtorësh teknikë nga Anglia. Nuk dihej nëse

shoqëria do të fillonte me shfrytëzimin e puseve të çelur në Patos, apo me hapjen e

puseve të tjera në zonën e saj.3

Nga ana tjetër, kishin nisur bisedimet zyrtare midis ministrit grek në Tiranë, z.

Diamandopulos, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, për

lidhjen e një konvente tregtare. Ajo do të bazohej në marrëveshjen greko-jugosllave për

shkëmbimin e mallrave midis dy vendeve. Qëllimi i traktatit ishte arritja në nivele thuajse

të barabarta të import-eksportit të produkteve në tregjet respektive. Konkretisht,

konsumatori shqiptar nuk shfaqte interes për prodhimet bujqësore greke, por do të

importonte pije alkoolike, si konjaku etj., dhe mallra të tjera industriale.4

1 AIH, A.V.60, Fl. 27

2 AQSH, F. 263, V. 1933, D. 25, Fl.13-14 (Relacione e korrespondencë me Ministrinë e Punëve të Jashtme

të Italisë, lidhur me krizat e kabinetit zogist, për shkak të rënies ekonomiko-financiare dhe të varfërisë së

vendit, si dhe qëndrimi i Italisë dhe i shtypit jugosllav etj.) 3 “Shoqëria “Anglo-Persian” fillon punimet në Shqipëri”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr.1684, E martë, 30

maj 1933, f.1 4 “Marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr.1669, E enjte, 11 maj 1933, f. 1-4

Page 136: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

120

Duke përfituar nga grindja midis Romës dhe Tiranës, Jugosllavia u përpoq të

përmirësonte marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë. Më 20 dhjetor 1933, u nënshkrua

në Beograd marrëveshja tregtare, me të cilën shteti jugosllav ngarkohej të blinte produkte

shqiptare sa mesatarja e vlerës së importit shqiptar në Jugosllavi gjatë katër viteve të

fundit. Kjo vlerë ishte 2.600.000 franga, kurse eksporti shënonte 217.000 fr. Domethënë

eksportet shqiptare duhej të shtoheshin afërsisht 2.4 milionë fr. Fillimi i zbatimit të

marrëveshjes ishte i mirë. Tregtarët jugosllavë, në pak kohë, kishin blerë mall për 4.5

milionë dinarë ose 300.000 fr.ari. Produktet shqiptare, që përcaktoheshin në marrëveshje

për t’u eksportuar në Jugosllavi, ishin ullinjtë e vaji i ullirit, lëkurët e shtazëve të buta e të

egra, ledh e qime, peshk e drithëra. Nuk ishin parashikuar lehtësira doganore, por do të

aplikoheshin tagra konvencionale për disa mallra (drithëra, ullinj, peshk) dhe tagra

autonome për disa të tjera (lëkurë, vaji, peshku etj.).1

Në kuadër të implementimit me efikasitet të marrëveshjes tregtare midis

Jugosllavisë dhe Shqipërisë erdhën në Tiranë, në shkurt 1934, z. Mihailovitch dhe z.

Saracevitch, përfaqësues të Bankës Jugosllave për Eksport, me qendër në Beograd.

Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte t’i kërkonin leje qeverisë shqiptare për të çelur në Tiranë

një degë të Bankës. Gjithashtu, mbërritën në kryeqytetin shqiptar edhe z. Milan

Naidanovitch, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë së privilegjuar për eksportin e mallrave

jugosllave, i shoqëruar nga tregtarë të interesuar për produktet shqiptare. Ata synonin të

studionin gjendjen ekonomike të vendit dhe kërkesat për import e eksport, me qëllim

shtimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.2

Sipas një gazetari freng, i cili shoqëronte ministrin e Jashtëm të Francës në

Beograd, Louis Barthou, marrëveshja jugosllavo-shqiptare përfshinte edhe një shtojcë të

fshehtë për një marrëveshje ushtarake, në bazë të së cilës Jugosllavia do të ndihmonte

Tiranën në rast shkelje të sovranitetit nga Italia.3 Ndërsa, akordi i bërë publik që u

nënshkrua në Beograd, më 4 maj 1934, për rregullimin e trafikut të kufirit në

marrëdhëniet tregtare jugosllavo-shqiptare parashikonte që mbi 60 fshatra, nga zona

jugosllave e sektorit të Shkodrës, mund të shisnin në tregun e qytetit prodhimet e tyre dhe

të blinin sendet që u nevojiteshin, duke përfituar nga lehtësirat përkatëse. Një tjetër

çështje ishte shitja e peshkut të pjesës shqiptare të liqenit të Shkodrës, që u rregullua me

një marrëveshje të veçantë të nënshkruar më 6 maj. Hyrja plotësisht në fuqi e tyre

pengohej nga disa formalitete paraprake të domosdoshme. Nga zbatimi i tyre pritej një

zhvillim i gjerë i marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy shteteve fqinje. Jugosllavia

prodhonte 600 vagona vaj ulliri, por i nevojiteshin 2400 të tilla. Përveç ullirit, toka

shqiptare ishte e përshtatshme për prodhimin e farave vajore, si: lule dielli, soja etj., prej

të cilave Beogradi importonte për 60 milionë dinarë në vit. Po ashtu, bregdeti dhe ujërat e

brendshme të Shqipërisë ishin fort të pasura me peshk, madje të kualitetit të parë, si:

blini, ngjala, trofa etj., por duhej zhvilluar peshkimi i organizuar dhe industria e

konservimit. Produktet jugosllave që eksportoheshin në Shqipëri ishin drithërat, industria

e çimentos, e drurit, lëkura të punuara, hekurishte, prodhime kimike etj.4

1 Dh. Beratti, “Tregtia e Shqipërisë me..., f. 3

2 “Marrëveshja tregtare shqiptaro-jugosllave. Jugosllavia do të blerë 2.600.000 fr.ari në mot nga tregu

shqiptar”, Kuvendi Kombëtar, viti I-rë, nr. 9, Bucuresti, E enjte, 22 Freur 1934, f. 3 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 234

4 Dh. Beratti, “Tregtia e Shqipërisë me..., f. 3

Page 137: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

121

Në përputhje me politikën ekonomike alternative, për të zbehur varësinë nga

Italia, qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave parashikuan krijimin e një zyre të veçantë për

të rritur shkëmbimin e mallrave në tregtinë e jashtme. Këtë rol në Jugosllavi e luante

shoqëria Prezat, me drejtor z. Naidanovitch, kurse në Shqipëri pritej të krijohej një e tillë

së shpejti. Qëllimi i zyrave ishte të shqyrtonin llogaritë e këmbimeve tregtare reciproke,

për të marrë masat për zbatimin e plotë të marrëveshjes. U shtuan përpjekjet për

rregullimin e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve. Automobila do të lëviznin

rregullisht në qytete ku trafiku ishte i shpeshtë, sidomos midis Shkodrës e Podgoricës në

veri dhe Korçës e Manastirit në jug. Në këtë mënyrë shpresohej se prodhimet shqiptare

do të gjenin një treg të rëndësishëm në Jugosllavi. I tillë ishte lajmi se tregtarët jugosllavë

kishin blerë në Vlorë, një sasi të konsiderueshme ullinjsh, 1000-1500 kuintalë,1 duke

uruar përmirësimin e mëtejshëm të bilancit tregtar.

Përsa i përket marrëdhënieve italo-shqiptare, ato u tensionuan kur ministri i

Jashtëm, Xhaferr Vila, deklaroi se Shqipëria nuk e njihte rezolutën e Konferencës së

Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, që i siguronte Italisë një pozitë të privilegjuar në vend.2

Por, mosmarrëveshjet ndërmjet dy shteteve arritën kulmin, më 22 qershor 1934, me

shfaqjen para Durrësit të 20 luftanijeve italiane, të cilat u ankoruan në ujërat territoriale të

Shqipërisë pa i lajmëruar autoritetet vendase. Ky ishte një manifestim i hapur force nga

ana e Italisë fashiste. Zogu njoftoi menjëherë përfaqësuesit diplomatikë të Anglisë dhe të

Francës në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre. Anglia dhe Franca, që luanin rolin e

arbitrit të konflikteve ndërkombëtare, kërkuan shpjegime nga Italia. Musolini në këtë rast

bëri një lojë të dyfishtë. Nga njëra anë, kërkonte ndjesë te faktori evropian që telegrami

me të cilin njoftohej mbërritja e luftanijeve kishte “mbetur rrugës” dhe, nga ana tjetër, i

paraqiste një ultimatum Zogut, me të cilin kërkonte të lejohej rikthimi i “misionit

ushtarak” me gjeneral Parianin në krye, si dhe të jepej një premtim solemn se Shqipëria

nuk do të bashkohej me Antantën Ballkanike.3

Kjo e fundit ishte rrjedhojë e lëvizjes integruese panballkanike të gjysmës së parë

të viteve 1930. Me nismën e shoqërisë civile të vendeve të ndryshme të Ballkanit u

krijuan organizata joqeveritare, të quajtura në shumicën e rasteve “Shoqata

Ndërballkanike për Paqe e Prosperitet”. Ato lobuan pranë fondacioneve ndërkombëtare

për të siguruar mbështetjen financiare, me qëllim organizimin e Konferencave

Ballkanike. Kështu, falë sponsorizimit të “Kongresit të Paqes Universale” dhe të Byrosë

Internacionale të Paqes në Gjenevë, më 5-12 tetor 1930, zhvilloi punimet Konferenca e

Parë Ballkanike, në Athinë.4

Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në konferencë nuk u pa me sy të mirë nga

Italia, e cila e vlerësoi si një demonstrim të mbretit Zog për të ndjekur një politikë të

jashtme të pavarur.5 E mbajtur në godinën e parlamentit grek, nën kryesinë e ish

kryeministrit, Aleksandër Papanastasiu, konferenca synonte promovimin e bashkëpunimit

ballkanik në fushën politike, sociale, kulturore dhe veçanërisht atë ekonomike, si:

këmbimi i produkteve bujqësore dhe industriale; formimi i një instituti ekonomik të

1 “Marrëveshja tregtare shqiptaro-jugosllave..., f. 3

2 Pranvera Teli (Dibra), “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (1931-

1934)”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë:

Toena, 2011, f. 153 3 AIH, A.V.60, Fl. 27-28

4 Valentina Duka. Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Tiranë: SHBLU, 2003, f. 155

5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 234

Page 138: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

122

Ballkanit; themelimi i një bashkimi të postave dhe të doganave; përmirësimi i

komunikatave dhe lehtësimi i udhëtimeve. Për delegatët bullgarë dhe shqiptarë rëndësi

kishte shqyrtimi i problemit të pakicave kombëtare, - të parët përkrahnin pakicat

maqedonase në Serbinë e jugut, ndërsa të dytët shqiptarët që jetonin në Jugosllavi dhe

Greqi. Por, përfaqësuesve fqinjë nuk i interesonte diskutimi i çështjes së ndërlikuar të

minoriteteve. Madje, delegati jugosllav Topalovitch kërkoi përjashtimin nga konferenca

të shteteve që kishin lidhur aleanca militare me vendet evropiane, duke iu referuar

marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me Italinë. Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj

delegati shqiptar, z. Stavri, i cili siguroi se indipendenca e Shqipërisë mund të humbiste

vetëm kur mos të ekzistonin më shqiptarë.1

Ndonëse Konferenca e Parë Ballkanike kishte përfitime ekonomike për

Shqipërinë, politikisht ajo vepronte në dëm të aleancës me Italinë. Franca dhe Jugosllavia

bashkëpunonin për të ngritur gracka, me qëllim prishjen e miqësisë së Romës me shtetet

e tjera të Ballkanit. Kjo politikë ishte e papranueshme për qeverinë shqiptare e cila, në

bazë të Traktatit të Tiranës, shprehte gadishmërinë të largohej nga Konferenca Ballkanike

dhe të mos nënshkruante ose ratifikonte asnjë traktat me fqinjët a çdo shtet tjetër, që dilte

tërthorazi kundër Italisë. Sepse Greqia dhe Jugosllavia përpiqeshin vazhdimisht për të

copëtuar atë pjesë të mbetur brenda kufijve të Shqipërisë politike. Në se fqinjët grekë dhe

jugosllavë kërkonin paqen në Ballkan dhe punonin sinqerisht për një lidhje ekonomike,

duhej të lëshonin më parë pjesët që kishin zaptuar me forcë nga Bullgaria dhe Shqipëria.2

Tensionimi i marrëdhënieve italo-shqiptare përkoi me zhvillimin e Konferencës

së Dytë Ballkanike, në tetor 1931, në pallatin Jilldiz të Stambollit. Ky fakt u shfrytëzua

nga Beogradi për t’u afruar me delegacionin shqiptar. Por, për të siguruar respektimin e të

drejtave të pakicave shqiptare që shkeleshin në mënyrë të përsëritur nga Jugosllavia dhe

Greqia, kryedelegati Mehmet Konica këmbënguli që në konferencë të diskutohej me çdo

kusht çështja e minoriteteve. Ai pohonte se shteti shqiptar ishte partizan i flaktë i

bashkimit ballkanik në përputhje me parimet e drejtësisë e të miqësisë së plotë dhe se

asnjë hap nuk mund të ndërmerrej në këtë drejtim pa njohur të drejtat e pakicave.

Delegacioni shqiptar hidhte poshtë pseudoargumentet e fqinjëve grekë dhe jugosllavë

lidhur me rrezikshmërinë që paraqiste njohja e pakicave për vendet ku jetonin, duke

treguar përvojën e Shqipërisë në respektimin e minoriteteve.3

Para se të fillonte punimet Konferenca e Tretë Ballkanike, në Bukuresht, më 22-

28 tetor 1932, grupi shqiptar siguroi aprovimin në parim të projekt-paktit ballkanik, që

përfshinte një kapitull të tërë për të drejtat e pakicave. Me disa amendamente të

parëndësishme, pakti u pranua definitivisht nga të gjithë delegatët pjesëmarrës në

konferencë, me përjashtim të grupit bullgar. Këta të fundit kërkonin rivendikime

territoriale, që binin në kundërshtim me status quo-në politike të garantuar nga pakti.

Pranimi i tij sanksiononte rregullimin e çështjes së pakicave, por zbatimi i vendimeve

varej nga qeveritë ballkanike. Grupi shqiptar e konsideronte domosdoshmëri respektimin

1 Shënime editoriale. “Konferenca ballkanike”, Dielli, vol. XXII 22

nd year, no. 5204, Boston Mass., Friday,

Oct. 10, 1930, f. 1-4 2 Shënime editoriale. “Konferenca ballkanike”, Dielli, vol. XXII 22

nd year, no. 5205, Boston Mass.,

Tuesday, Oct. 14, 1930, f. 2 3 Beqir Meta, “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë”, Monarkia

Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2011, f. 52

Page 139: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

123

e të drejtave të pakicave kombëtare, për funksionimin e lidhjes ballkanike në një situatë

paqeje dhe qetësie në gadishullin e Ballkanit.1

Ndërkohë Italia fashiste kishte shpallur planin Musolini, që përfaqësonte veçse

një pjesë të rivendikimeve të interesave italiane tërthorazi. Ai kërkonte një organizim të ri

politik në Evropë, të bazuar në parimet e “paqes”, të ngjashëm me Lidhjen e Kombeve.

Por, ndryshe nga kjo organizatë ku merrnin pjesë pothuaj të gjitha shtetet e Evropës, plani

Musolini e kufizonte pjesëmarrjen vetëm me katër Fuqitë e Mëdha, që do të formonin një

Direktorat. Qëllimi i tij ishte rishikimi i traktateve politike, të lidhura midis shteteve

evropiane paslufte, përfshirë edhe Traktatin e Versajës. Pra, Musolini synonte një

ndryshim politik të status quo-së ekzistuese. Ky plan ishte i panegociueshëm për

kancelaritë e Evropës, madje edhe për Antantën e Vogël, të përbërë nga Rumania,

Jugosllavia dhe Çekosllovakia. Politikani i njohur rumun, Nikola Titulesku, i cili vizitoi

qarqet qeveritare të Londrës dhe Parisit, e cilësonte të rrezikshëm planin Musolini.

Ndërsa, politika shqiptare qëndroi pasive në tryezën e diplomacisë, e diktuar nga interesat

e larta të mbretërisë.2

Nga ana tjetër, përfundimi i Paktit Ballkanik përballej me vështirësi të mëdha. Në

kushtet e varësisë nga Roma, Shqipëria e kishte të pamundur të merrte pjesë në të. Italia

fashiste pohonte se konferenca ballkanike gjendej nën ndikimin e Francës, me të cilën

rivalizonte për zona influence në Ballkan. Ajo kritikoi edhe delegatët shqiptarë si të

favorizuar dhe të pazotë, që shpenzonin kot të hollat e popullit, duke krijuar pakënaqësi

në radhët e opinionit publik.3 Po ashtu, diplomacia italiane ushtronte presion ndaj

shteteve pjesëmarrëse për të mos pranuar Shqipërinë në Paktin Ballkanik. Pengesë tjetër

ishte Bullgaria, e cila ndjente peshën e rëndë të poshtërimeve dhe dështimeve të

njëpasnjëshme që i shkaktoi vendit politika e mbretit Ferdinand dhe e këshilltarëve të tij.

Ata nuk pranonin të nënshkruanin një pakt, që fatalisht do të shuante ëndrrat e tyre

kombëtare dhe shpresën e një hakmarrjeje të ardhshme, që ata ushqenin fshehurazi. Por,

një marrëveshje ballkanike pa pjesëmarrjen e Bullgarisë ishte e mangët. Në vend që të

bashkonte popujt e Ballkanit në një përpjekje të përbashkët kundër çdo rreziku eventual

jashtëballkanik, ajo përfundonte në një aleancë të drejtuar kryesisht kundër bullgarëve

dhe që kishte për qëllim t’i impononte atdheut të tyre respektin ndaj status quo-së në

gadishullin e Ballkanit.4

Senatori francez Justin Godart e konsideronte të nevojshëm bashkëpunimin

ndërmjet shteteve ballkanike, të cilat duhet të lidheshin në miqësi të fortë, në të mirë të

paqes së përgjithshme. Ai përmendte rëndësinë e pozitës gjeografike të Shqipërisë, si

çelës në portën e Ballkanit.5 Më 9 shkurt 1934, u nënshkrua Pakti Ballkanik nga ministrat

e jashtëm të Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë në Akademinë e Athinës.

Bullgaria refuzoi të merrte pjesë, ndërsa Shqipëria nuk u ftua në hartimin dhe

nënshkrimin e tij.

1 “Veprimet e Grupit Shqiptar ndër mbledhjet ballkanike”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr. 1656, E mërkurë,

26 prill 1933, f.1 2 Anastas Goxhamani. “Plani Mussolini, Antanta e Vogël dhe Shqipëria”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr.

1655, E martë, 25 prill 1933, f. 1 3 “Konferenca Ballkanike”, Bashkimi i Kombit, viti I-rë, nr.2, Tiranë, E enjte, 2 dhjetor 1943, f. 5

4 AIH, A.V.85, Fl. 3-4

5 Fiqri Llagami. “Ish-ministri, senatori zotni Justin Godart, ç’thotë për Shqipnin”, Besa, viti III-të, nr.859,

Tiranë, E hanë, 28 Maj 1934, f. 4

Page 140: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

124

Pakti Ballkanik përmbante kushtet e mëposhtme për palët nënshkruese: 1) të

garantonin tërësinë tokësore të shteteve ballkanike që merrnin pjesë në lidhje; 2) të

ndihmonin reciprokisht njëra-tjetrën në rast sulmi nga ana e një shteti të tretë; 3) të

zgjidhnin mosmarrëveshjet pa përdorur forcën ushtarake, por nëpërmjet procedurës së

arbitrazhit dhe, 4) të mos lidhnin marrëveshje, me karakter politik, me shtete të tjera

përpara se të merrnin pëlqimin e të gjithë pjesëtarëve të Paktit Ballkanik.1 Ai ishte

redaktuar në atë mënyrë që i lejonte Bullgarisë dhe Shqipërisë të aderonin më vonë,

vetëm kur të kishin hequr dorë nga rezervat politike të një rëndësie vitale si dhe prestigjit

të tyre politik.2

Kjo marrëveshje u prit mirë nga Franca dhe Britania, të cilat shprehën keqardhje

për mungesën e Bullgarisë dhe të Shqipërisë si shtete ballkanike. Greqia dhe Jugosllavia

u përpoqën të fajësonin qeverinë shqiptare për mospjesëmarrjen në Paktin Ballkanik, me

qëllim që të mënjanonin çdo përgjegjësi historike. Ndonëse të vetëdijshëm për nevojën që

kishte Shqipëria, për siguri kolektive nga rreziqet ballkanike dhe jashtëballkanike, vendet

fqinje nuk e ftuan të nënshkruante paktin, për disa arsye: së pari, pamundësia për t’i bërë

ballë trysnisë së Italisë fashiste. Madje para se të përfundonin marrëveshjen, shtetet

ballkanike dërguan ministrin e Jashtëm grek në Romë, Maksimosin, i cili u urdhërua që

Shqipëria të mos pranohej kurrsesi në Paktin Ballkanik. Së dyti, pjesëmarrja në

marrëveshje i hapte rrugë qeverisë shqiptare të bashkëpunonte me shtetet anëtare për

zgjidhjen e çështjes së pakicave etj. dhe të shmangte çdo kompromis në kurriz të saj. Së

treti, pranimi i Shqipërisë në Paktin Ballkanik nënkuptonte një shtet të stabilizuar dhe të

konsoliduar, që nuk përkonte me synimet greke dhe jugosllave. Ato kërkonin një Shqipëri

të dobët, me qeveri jo të efektshme, si dëshmi e paaftësisë së shqiptarëve për t’u

vetëqeverisur. Vetëm kjo gjendje do t’i shërbente planeve të fqinjëve për copëtimin e

Shqipërisë.3

Kështu, aderimi në Paktin Ballkanik do të përbënte një arritje të pjesshme për

Shqipërinë. Nga njëra anë, marrëveshja mund të zvogëlonte ose të eliminonte krejtësisht

ndikimin italian dhe, nga ana tjetër, nuk ishte e sigurt nëse vendet ballkanike do të

ndihmonin financiarisht Shqipërinë. Ajo ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike

dhe e pamësuar për të qëndruar mbi këmbët e veta. Për pasojë, Shqipëria do të ishte një

barrë e rëndë financiare për shtetet e tjera ballkanike. Rumanisë dhe Turqisë pak i

interesonte mirëqenia e shqiptarëve. Greqia i frikësohej ndërlikimeve ndërkombëtare, në

rast se angazhohej në këtë çështje. Ndërsa Jugosllavia, megjithë premtimet për

mbështetje financiare ndaj Shqipërisë, përballej me një situatë të vështirë ekonomike

brenda vendit. Në këto rrethana, përpjekjet e Zogut për të kapërcyer problemet

ekonomike dhe politike, të shkaktuara nga ftohja e marrëdhënieve me Italinë dhe

tentativat për t’u pranuar në Antantën Ballkanike, shqetësuan diplomacinë italiane.4

Benito Musolini përdori një taktikë tjetër të politikës së jashtme italiane, që

konsistonte në angazhimin e ndërmjetësve privatë për kryerjen e bisedimeve sekrete

prapa shpinës së kanaleve zyrtare.5 Kështu, për të rivendosur kontaktet me qeverinë

1 “Lidhja e Paktit Ballkanik dhe marrja pjesë e qeverisë shqiptare”, Besa, viti III-të, nr.774, Tiranë, E

shtunë, 10 Fruer 1934, f. 2 2 AIH, A.V.16, Fl. 23

3 Emine Bakalli, “Pakti ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, 2001, viti LV, Tiranë, 2001, f.

67-70 4 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 236

5 Ibid., f. 236-237

Page 141: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

125

shqiptare, Roma ngarkoi agjentin italian Rocco, përfaqësues i një shoqërie sigurimesh në

Durrës, që të takonte mbretin Zog. Ai dërgoi adjutantin e tij, kolonel Zef Serreqin, i cili

mori në dorëzim një notë të baron Aloisit. Në të propozohej fillimi i bisedimeve të

fshehta dypalëshe. Pas kthimit nga Italia, në fund të gushtit 1934, kolonel Serreqi i bëri të

ditur Zogut propozimet e baron Pompeo Aloisit, si më poshtë: 1) Shqipëria të mos kishte

një politikë të jashtme të pavarur, por të ndiqte një vijë të përbashkët me politikën e

jashtme italiane. 2) Shteti shqiptar duhej t’i jepte Italisë një bazë ushtarako-detare në

Durrës dhe një bazë ajrore në Tiranë. Fortifikimet ushtarake të ishin nën kontrollin

italian. 3) Të largoheshin nga Shqipëria të gjithë organizatorët e huaj dhe ushtria e

xhandarmëria të bashkuara të stërviteshin nga instruktorë italianë.1

Në këmbim Italia fqinjë: 1) do të ndikonte mbi Vatikanin që një emisar i mbretit

Zog të shkonte në Romë, për të arritur një marrëveshje për shkollat katolike, të pranuar

nga të dyja palët. 2) Qeveria italiane do të akordonte një moratorium 10 vjeçar për

detyrimet që buronin prej huasë SVEA, ndonëse mbretëria shqiptare do të studionte

mundësitë për shlyerjen e saj. 3) Tiranës zyrtare do t’i akordohej një hua prej 30-40

milionë fr.ari për zhvillimin e bujqësisë, në vend të kredisë 100 milionë fr.ari me kushte

të papranueshme për Zogun. Së fundi, Italia angazhohej të blinte prodhime shqiptare

njësoj siç kryente shkëmbimet tregtare me Austrinë dhe Hungarinë. Këto propozime të

baron Aloisit u refuzuan nga mbreti Zog, që i konsideroi të rrezikshme për humbjen e

pavarësisë politike.2

Qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe i vendeve ballkanike e vunë qeverinë shqiptare

përpara tri alternativave: e para, asnjanësia, që kërkonte mbështetjen e plotë të Anglisë

dhe të Francës, sepse do të përballej me kundërshtitë energjike të Romës. Së dyti,

bashkimi me shtetet ballkanike që do të sillte përfitime ekonomike të kufizuara dhe

afatshkurtra. Të ardhurat nga marrëdhëniet tregtare me fqinjët ishin të pamjaftueshme për

qeverinë shqiptare. Së treti, pranimi i kushteve italiane përbënte rrugën më kërcënuese

për mbretin Zog. Askush nuk mund të parashikonte hapat që do të ndërmerrte Italia për të

forcuar pozitën e saj në Shqipëri.3

Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet italo-shqiptare, Beogradi kërkoi thirrjen e

grupit shqiptar për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Kërkesë që u ndesh me

kundërshtimet këmbëngulëse të Greqisë. Ky qëndrim i Athinës ngjalli pakënaqësi te

politika shqiptare, e cila i kujtonte ish-kryeministrit të Greqisë, z. Venizellos, se

Shqipëria nuk do të pranonte që në kurriz të saj të bëheshin përpjekje për zbutjen e

antagonizmit të natyrshëm ndërmjet sllavizmit dhe helenizmit. Po qe se Venizellosi

ushqente shpresën që Shqipëria të shndërrohej në një fushë rivaliteti dhe konflikti midis

Italisë dhe Jugosllavisë, i duhej kujtuar se shteti shqiptar nuk mund të bëhej loja e tij.4

Rrethanat e një politike të tensionuar ballkanike detyruan kryetarin e grupit

shqiptar, Mehmet Konicën, të hidhte poshtë ftesën e z. Papanastasiu, për të qenë i

pranishëm në Këshillin e Konferencën Ballkanike që do të mblidhej në Athinë. Ai

deklaroi se politika shqiptare e vlerësonte të arsyeshme të abstenonte, sepse me

1 Gazmend Shpuza, “Shqipëria në mes të Ballkaneve dhe të Apenineve – 1934”, Studime historike, nr. 1-2,

1998, viti LII, Tiranë, 1998, f. 69 2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 237-238

3 G. Shpuza, “Shqipëria në mes të Ballkaneve..., f . 69-70

4 Dr. Nush Bushati. “Pakti Ballkanik dhe Shqypnija”, Besa, viti III-të, nr.811, Tiranë, E premte, 30 mars

1934, f.1

Page 142: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

126

nënshkrimin e Paktit Ballkanik ishte krijuar një atmosferë që pengonte përpjekjet e

konferencave për të realizuar qëllimet e caktuara. Sipas M. Konicës, pakti jo vetëm që

dilte kundër interesave ballkanike, por ishte në kundërshtim me shpirtin e konferencave.

Duke analizuar pasojat e marrëveshjes, grupi shqiptar shprehte vendimin e palëkundur

për mospjesëmarrje në Konferencën e ardhshme ballkanike.1

Kësaj klime të rënduar në marrëdhëniet fqinjësore i shtohej edhe reforma

arsimore e propozuar nga ministri Hil Mosi, që synonte unifikimin e konsolidimin e

sistemit shkollor dhe shmangien e influencave të huaja. Ndër to përmendej keqpërdorimi

i pozitës së instruktorëve italianë që ndikonin politikisht dhe kulturalisht te nxënësit

shqiptarë në shkolla, aq sa kishin zëvendësuar portretet e heronjve kombëtarë shqiptarë

me ato të Viktor Emanuelit dhe të Benito Musolinit.2

Ndonëse të parët në shënjestër ishin italianët, ligji për arsimin i ministrit Mirash

Ivanaj, më 11 prill 1933, kishte karakter të përgjithshëm dhe nuk cënonte të drejtat e

minoriteteve. Kështu, pakicat greke mund të mësonin lirisht greqishten si gjuhë amtare në

shkollat e shtetëzuara. Pasi, kjo masë konstitucionale e qeverisë shqiptare përfshinte të

gjitha shkollat private, si: 1) ato amerikane, që i kishin sjellë një shërbim të madh kombit

shqiptar; 2) shkollat e jezuitëve, të françeskanëve e kurset e natës italiane dhe, 3) shkollat

private të minoritetit grek, të subvencionuara nga fonde që vinin përtej kufirit. Shteti

shqiptar çmonte se konsolidimi i kombit buronte nga edukimi i të rinjve që administrohej

nga institucionet vendase. Prandaj, ligji mbi shkollat përbënte një nga politikat e

Shqipërisë për indipendencë të plotë dhe për të zhdukur ndikimet e huaja.3

Por me kërkesë të qeverisë greke, çështja e të drejtës së arsimimit të minoriteteve

në Shqipëri u diskutua në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, më 23 shtator 1935. Për shkak

të vështirësisë së interpretimit juridik të artikullit nr. 5 të Deklaratës për respektimin e

pakicave, të 2 tetorit 1921, Këshilli i Lidhjes ia delegoi çështjen për shqyrtim Gjykatës së

lartë Ndërkombëtare të Hagës.4 Anëtarët e saj u ndanë në dy grupime. Pakica me

kryetarin e Gjykatës e cilësonte të drejtë reformën e shtetëzimit të shkollave. Ndërsa,

shumica aprovoi kërkesën e Athinës për hapjen e shkollave të minoriteteve nën kontrollin

e shtetit shqiptar. Vendim që nxiti qeverinë e Tiranës t’i dërgonte Lidhjes së Kombeve

një Rregullore të posaçme për funksionimin e shkollave minoritare. Në të përfshihej edhe

domosdoshmëria e respektimit të të drejtave të pakicave shqiptare që jetonin në Çamëri.

Shteti helen kishte premtuar nëpërmjet përfaqësuesit të tij, z. Diamandopulos, se Greqia

do të vendoste zyrtarisht në shkolla mësimin e gjuhës shqipe për popullin çam. Zbatimi i

ndërsjelltë i kësaj politike do t’i shërbente marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë greko-

shqiptare.5

Ndërkohë, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, kishte depërtuar akoma më thellë në

punët e brendshme të Shqipërisë. Agjentët italianë shpërndanin të holla për zhvillimin e

propagandës, duke intensifikuar veprimtarinë e grupeve antiqeveritare, sidomos të

komunistëve. Ata kishin për qëllim organizimin e një kryengritjeje, të kushtëzuar nga

1 “Përse nuk mori pjesë Shqipëria në Konferencën Ballkanike. Deklarata e z. Mehmet Konitzës”, Kuvendi

Kombëtar, viti I-rë, nr. 16, Bucuresti, E djelë, 22 prill 1934, f. 6 2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 224

3 “Shoqnija e Kombeve dhe çështja e shkollave grekofone. U konstatua se Shqipëria mbush plotësisht

angazhimet e saj”, Demokratia, vjet X, nr. 445, Gjirokastrë, E dielë, 8 dhjetor 1934, f. 1 4 AQSH, F. 251, V.1935, D.94, Fl.5

5 “Minoritetet e Shqipërisë përpara Lidhjes së Kombeve”, Besa, vjeti V, nr.1266, Tiranë, E shtunë, 28

shtator 1935, f. 1

Page 143: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

127

interesa të ndryshme. Qeveria shqiptare ishte në dijeni për ekzistencën e tyre, por nuk i

dallonte dot komunistët, të cilët i konsideronte të njëjtë me agjentët italianë. E sigurt se

kishte situatën nën kontroll, ajo nuk e vlerësoi të nevojshme të tërhiqte vëmendjen e

italianëve si nxitës së trazirave.1 Ata ishin përfshirë tërthorazi në organizimin e

kryengritjes së Fierit, që shpërtheu më 14 gusht 1935.2 Por, para fillimit të komplotit

antiqeveritar, Roma, nëpërmjet agjentit të saj Qemal Vrionit, udhëzoi tërheqjen e shtresës

së bejlerëve feudale, të cilët ishin të lidhur me Italinë fashiste. Arsyeja e tërheqjes mund

të ishte mungesa e pregatitjes së duhur të kryengritjes, d.m.th mosbesimi në fitore, ose

koha e papërshtatshme për interesat e tyre sepse Roma i kishte duart e zëna me luftën e

Abisinisë.3

Pushtimi italian i Etiopisë përbënte një shkelje të Statutit të Lidhjes së Kombeve.

Por Shqipëria, megjithë besnikërinë ndaj organizatës, u pozicionua kundër vendosjes së

sanksioneve ndaj Italisë. Qëndrim ky që, sipas Kryetarit të Komitetit Ballkanik në

Londër, Edward Boyle, kishte shkaktuar keqardhje në radhët e shteteve miq. Ai

argumentonte se qeveria shqiptare nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër sepse 40% e eksportit të

saj shkonte në Itali, vendi i vetëm me të cilin mbante lidhje detare, ajrore dhe telegrafike

me botën e jashtme. Boyle pohonte se Shqipëria jo vetëm nuk duhej të kritikohej, por të

admirohej se me gjithë vështirësitë ekonomike, financiare, të politikës së jashtme e të

brendshme, kishte mundur të ndërtonte nga themelet një shtet të qëndrueshëm dhe të

orientuar drejt prosperitetit të përgjithshëm.4

Italia përfitoi nga kursi i diplomacisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve për

rifillimin e bisedimeve dypalëshe, që përfunduan me nënshkrimin, më 19 mars 1936,

midis ministrit të Italisë në Tiranë, z. Mario Indelli, dhe ministrit të Ekonomisë

Kombëtare, z. Dhimitër Beratti, të gjashtë arkordeve ekonomike e financiare, si vijon: 1)

Anulimi i huasë së vitit 1931 me likuidimin e pagesave të mbetura prapa që arrinin vlerën

e gati 3 milionë fr.ari. 2) Dhënia e një shume prej 9 milionë fr.ari qeverisë shqiptare, që

do të paguhej në 3 këste vjetore, për likuidimin e deficiteve buxhetore të vitit të kaluar,

nga të cilat një këst prej 3 milionësh u pagua që në shkurt të vitit 1935. 3) Akordimi i një

huaje 10 milionë fr.ari, e destinuar për zhvillimin e bujqësisë, që do të derdhej në pesë

këste vjetore. Kjo hua do të shlyhej për 50 vjet me 1% interes dhe garantohej prej

detyrimeve të koncesioneve të vajgurit që kishin kundrejt shtetit. 4) Dhënia e huasë prej 3

milionë fr.ari për krijimin e Monopolit Shtetëror të Duhanit, e derdhur në dy këste vjetore

dhe e kthyer pa interes për 15 vjet. Si garanci do të shërbenin të ardhurat e vetë

monopolit. 5) Konventa për organizimin e Skelës së Durrësit dhe për huanë, që do të

kontraktohej me një Institut Krediti, e cila do të përdorej për plotësimin e instalimeve

tregtare të skelës. 6) Pezullimi për pesë vjet i pagesave që qeveria shqiptare i detyrohej

shoqërisë SVEA, për huanë 50 milionëshe të lidhur më 1925.5

Përveç këtyre 6 akordeve u përfunduan gjithashtu: 1) Një Protokoll-Shtesë i

Traktatit të Tregtisë, me anën e të cilit qeveria e Tiranës hiqte dorë nga përjashtimi i të

drejtave doganore mbi leshin dhe peshkun, që dilnin për t’u importuar në Itali, kurse

1 Hysen Selmani. Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve. Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008, f. 242-243

2 Lush Culaj. Shtetformim dhe diplomaci: një pamje e disa përpjekje shtetformuese shqiptare në fillim të

shekullit XX. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011, f. 68 3 AIH, A.V.42, Fl. 11-12 (Politika e brendshme e regjimit zogist, përgatitur nga Alqi Kristo)

4 “Ç’thotë një i huaj rreth qëndrimit shqiptar kontra sankcjoneve”, Vatra, viti III-të, nr. 447, Tiranë, E enjte

7 nëntor, 1935, f. 2 5 AIH, A.V.42, Fl. 52-53

Page 144: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

128

qeveria e Romës braktiste të drejtën konvencionale, që i përkiste orizit të importuar në

Shqipëri. 2) Një Akord provizor tregtie në bazë të kontigjentit të produkteve shqiptare, që

eksportoheshin në Itali dhe, 3) një konventë veterinare. Po ashtu, u nënshkruan këto tre

akorde me natyrë ekonomike: 1) me shoqërinë italiane EIAA përfundoi një ujdi për

lehtësimin e eksporteve shqiptare në Itali. 2) Po me atë Shoqëri u lidh një akord për

modalitetet e aplikimit të Ligjit të Reformës Agrare në pronën Rrushkull, të marrë me

qira prej Shoqërisë së lartpërmendur. 3) Me administratën e Udhëve të Hekurta të Shtetit

të Mbretërisë Italiane u nënshkrua një akord, me anën e të cilit qeveria shqiptare pranonte

t’i lëshonte një zonë të re në Prefekturën e Beratit për kërkime të vajgurit, si edhe t’i

zgjaste afatin e kërkimeve të koncesionit ekzistues. Nga ana e saj, shoqëria italiane, në

lidhje me detyrimet që kishte kundrejt shtetit, pranonte të ngrinte në Shqipëri një rafineri,

produktet e së cilës do t’i cedoheshin qeverisë me kushte të favorshme.1

Këto marrëveshje të nënshkruara me qeverinë italiane ndikuan pozitivisht në

formimin e strukturave të nevojshme dhe përmirësimin sado gradual të gjendjes

ekonomike e financiare të vendit. Rëndësi të veçantë kishte huaja e caktuar për zhvillimin

e bujqësisë, që përbënte degën kryesore të ekonomisë. Gjithashtu, lehtësi të mëdha iu

krijuan qeverisë shqiptare me amortizimin e huasë SVEA. Huaja prej 50 milionë fr.ari, që

u vlerësua në 65 pas ngritjes së lirës, kishte mundësuar ndërtimin e mjaft veprave botore

të dobishme për Shqipërinë, si: 1000 ura të vogla e të mëdha, rrugë të rëndësishme

trafiku, ndërtesa publike, limanin e madh të Durrësit etj.2

Po ashtu, në mars të vitit 1936, Italia lidhi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë

shqiptare, që e kufizonte përbërjen e ushtrisë në vetëm 6000 nënoficerë e ushtarë dhe 675

oficerë, si dhe do të jepte çdo vit 3.5 milionë fr.ari në “formën e borxhit të

papagueshëm”. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria shqiptare detyrohej të rekrutonte

si organizatorë të ushtrisë një numër oficerësh italianë dhe të largonte instruktorët e tjerë

të huaj. Kështu, ushtria shqiptare vendosej nën kontrollin e plotë të Italisë. Për më tepër,

më 14 tetor 1936, një tjetër marrëveshje u firmos nga përfaqësuesi i Bankës së Napolit,

me autorizimin e qeverisë italiane, dhe ministri shqiptar i Financave, Rrok Gera, që i

akordonte mbretërisë shqiptare një hua prej 1.735.000 fr.ari për plotësimin e punimeve,

instalimeve dhe ndërtesave, me qëllim modernizimin e skelës së Durrësit.3 Këto punë

botore, që iu dhanë me koncesion shoqërive italiane, i shërbenin politikës së jashtme të

Musolinit. Ai parashikonte një konflikt të përgjithshëm në Evropë në një të ardhme të

afërt, në të cilin Italia do të luante rolin e saj, duke shfrytëzuar infrastrukturën dhe pikat

strategjike të brigjeve shqiptare.4

I vetëdijshëm për rrezikun italian, mbreti Zog dëshironte të përfitonte nga art. 2 i

deklaratës së vitit 1921, të nënshkruar nga Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia,

për të garantuar integritetin e Shqipërisë, duke mos lejuar ndërhyrjen e ushtrisë italiane,

veçse në raste të parashikuara në mënyrë të kufizuar.5 Por fatmirësisht, fuqia dhe fataliteti

fataliteti i Shqipërisë për të qenë akulli midis dy shteteve rivalizuese në Adriatik e kishte

humbur çdo kuptim. Çështja shqiptare nuk ekzistonte pa praninë e problemit të

1 Niccolo Lorusso Attoma, “Vlerat dhe rëndësija e marrëveshjeve financiare e ekonomike ndërmjet Italisë

dhe Shqipërisë”, Gazeta Shqiptare, Bari, viti X-të, nr.71, E djelë, 22 mars 1936, f. 1 2 Ibid.

3 AIH, A.V.42, Fl. 51-54

4 Çatin Saraçi. Zogu i shqiptarëve: një histori e jetuar. Tiranë: 55, 2006, f. 117

5 AIH, A.V.29, Fl. 76 (Italia dhe Shqipëria: Konventa ndërkombëtare e 1921- Traktatet e Tiranës në

v.1936-1937. Propozimi i Anshlusit italo-shqiptar, marrë nga vepra e F. Demogny “Danubi dhe Adriatiku”)

Page 145: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

129

Adriatikut. Fakt që u konstatua në takimin e udhëheqësit B. Musolini, Kontit Ciano dhe

kancelarit të Austrisë, Schuschnigg, në Venedik, më 22 prill 1937, kur u pohua se

marrëdhëniet italo-jugosllave në lidhje me Shqipërinë ishin rregulluar në masë të

kënaqshme. Indipendenca shqiptare, e garantuar nga Italia, ishte kompensuar prej Romës

dhe Beogradit.1 Këtë informacion, ministri i Jashtëm italian, Galeazzo Ciano, ia përcolli

personalisht Zogut gjatë vizitës në Tiranë, më 28-29 prill 1937. Diplomacia jugosllave e

interpretonte një urë italiane në Shqipëri, jo si një portë kundër Ballkanit, por një gardh

në Adriatik, me pamje mesdhetare dhe jo ballkanike. Kështu, Beogradi i linte dorë të lirë

Italisë në çështjen shqiptare.2

Por, vizita e Kontit Ciano në Tiranë hamendësoi ndikimin e Italisë fashiste në

pregatitjen e kryengritjes së Delvinës, që shpërtheu më 15 maj 1937. Sepse një nga pikat

e planit Ciano, para se të okuponte Shqipërinë, ishte shpërthimi i një krize kundër

regjimit me anën e lëvizjeve të brendshme, të ndihmuara nga elementë fashistë, dhe

pastaj të bëhej një kërkesë ndërhyrjeje për të rivendosur rendin. Një nga pjesëtarët e

kryengritjes, Ali Nivica, deklaronte se kishte dëgjuar që lëvizja ishte shtypur nga gjeneral

Pariani dhe prisnin nga konsullata e Sarandës 6 kasa me municion, ndërsa kur të arrinin

në Vlorë do të merrnin 4000 pushkë nga jashtë. Pas dështimit të kryengritjes, në 18 maj,

dy motoskafë italianë vërtiteshin në ujërat e Shqipërisë midis Herobecit dhe malit të

Korfuzit në drejtim të Himarës, për ndonjë rast arratisjeje. Nga ana tjetër, konsulli italian

i kërkonte Koço Haritos në Sarandë t’i pregatiste një telegram mbretit Zog për faljen e të

dënuarve.3 Në të vërtetë, lëvizja antiqeveritare e Delvinës, e organizuar nga Ethem Toto,

ish ministër i Brendshëm në kabinetin e Mehdi Frashërit, u shkaktua nga ambiciet

personale për pushtet dhe u shtyp me lehtësi nga forcat qeveritare.

Fillimi i vitit 1938 përkoi me rishfaqjen e interesit të Beogradit për të investuar në

Shqipëri. Një bankë jugosllave bëri tratativa me Shefqet Vërlacin në Elbasan për të blerë

një fabrikë vaji. I shqetësuar për ndërhyrjen jugosllave, Ministri italian në Shqipëri,

Francesco Jacomoni, i kërkoi Romës të blinte sa më shpejt fabrikën e vajit, sepse kjo

çështje kishte rëndësi për politikën italiane dhe për penetrimin ekonomiko-agrar në një

zonë qendrore të Shqipërisë. Ndërsa, një raport i kolonel Gabrielit shpjegonte rëndësinë

ushtarake të Elbasanit, ku ndodheshin fortifikatat e Librazhdit dhe ku të huajt mund të

“sabotonin”, të spiunonin dhe të shqetësonin mobilizimin dhe lëvizjen e trupave italiane e

shqiptare.4

Në mars 1938, shoqëria italiane e minierave të Selenicës mori koncesionin për

shfrytëzimin e hekurit në rrethin e nënprefekturës së Lezhës dhe po atë muaj, ministri i

Ekonomisë, Terenc Toçi, firmosi me shoqërinë e lartpërmendur një marrëveshje që i jepte

të drejtë koncesionarit italian “të kërkonte, të nxirrte, të punonte, të eksportonte dhe të

shiste kalko-pirit, bakër e çdo mineral ose metal tjetër që ekzistonte në zonën Mat-Rubik-

Kisha e Velës, Koter-Kryzi, për një periudhë 50-vjeçare”. Kurse shoqëria e madhe

italiane A.M.M.I (Aziende Minerali Metaliferi Italiane) filloi punimet për eksploatimin e

kromit në Pogradec, Kukës dhe Tropojë.5 Në prill të vitit 1938, qeveria shqiptare i dha

1 AIH, A.V.38, Fl. 2 (Arkivat sekrete të Kontit Ciano 1936-1942, marrë nga “Les archives secretes du

Comte Ciano 1936-1942”) 2 AIH, A.V.16, Fl. 31

3 AIH, A.V.42, Fl. 49-50

4 Ibid., f. 56

5 AIH, A.V.43, Fl. 26

Page 146: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

130

shoqërisë “Pescalba” të drejtën e shfrytëzimit të peshkut në të gjithë ujërat e vendit për

300.000 fr.ari në vit dhe 5% të fitimeve për 25 vjet.1

Italianët fituan koncesione edhe në fushën financiare. “Në mars 1938 u miratua

statuti i “Bankës së Napolit në Shqipëri”, me qendër administrative në Tiranë. Po atë

muaj, u themelua “Banka bujqësore e shtetit”, e cila, megjithëse ishte një institucion

krediti shqiptar, në të vërtetë varej nga “Banka e Napolit” dhe drejtohej nga italianët”.2

Dominimi ekonomik i fqinjëve, veçanërisht i Italisë, nuk shkaktoi falimentim

financiar të ekonomisë shqiptare, më 1938. Ndonëse kishte probleme të trashëguara nga

vitet e krizës ekonomike botërore, prapambetja teknologjike, mungesa e kapitalit vendas

etj., përsëri vijonin investimet dhe zhvillimi ekonomik për aq sa lejonin kushtet. Kështu,

të ardhurat vjetore nga doganat shënonin 6 milionë fr.ari, nga monopoli shtetëror për

kripën, letrën e cigares dhe shkrepëset 2.5 milionë fr.ari, pa përmendur të ardhurat nga

taksat etj. Vetëm depozitat bankare, si tregues i akumulimit të kapitalit të huasë,

regjistruan një rritje relativisht të shpejtë mbi 2.2 herë, ndërsa llogaritë e kursimit u rritën

7.5 herë. Pa përjashtuar problemet dhe vështirësitë, ekonomia shqiptare po ecte në rrugën

e duhur, siç pasqyrohet në tabelën e mëposhtme:3

Tabela 2.4.1

Disa tregues financiarë për vitet 1928 dhe 1938

Viti 1928 Viti 1938

1. Sasia e bankënotave në qarkullim, në fr.ari 10.095.000 10.529.000

2. Mbulesa e qarkullimit të bankënotave, në

fr.ari

16.870.000

18.894.000

3. Indeksi i çmimeve, në përqindje 100.000 65.86

4. Niveli i interesit, në % 9 6

5. Kreditë e dhëna, në fr.ari 5.058.000 8.199.826

6. Depozitat bankare, në milion fr. ari nga kjo:

Depozita kursimi, në fr.ari

5.526.000

221.000

12.155.000

1.652.000

7. Gjendja e mjeteve të BKSH, më 31.12.1938,

në fr.ari

32.400.000

8. Rezervat e arit të tërhequra nga ushtritë në

largim për në Gjermani, në fund të vitit

1944, në fr.ari

8.062.826

Investimet e kapitalit të huaj ndihmuan zhvillimin ekonomik të vendit. Shoqëria

italiane AIPA, që kryente punimet për shfrytëzimin e vajgurit, sidomos në zonën e

Devollit (Kuçovë), kishte hapur 445 puse, që mundësuan rritjen e prodhimit të vajgurit

nga 1000 tonelata më 1935 deri në 1500 çdo muaj, d.m.th 200.000 tonelata në vit.

Nëpërmjet vajgursjellësit 74 km të gjatë, të instaluar nga fusha e Devollit në gjirin e

Vlorës, u transportuan afro 50.000 tonelata, për t’u përdorur në industri.4 AIPA vuri në

përdorim sondat e shpimit Rotary dhe ato elektrike me kulla që jepnin një rendiment të

1 AIH, A.V.42, Fl. 56

2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 349

3 T. Kareco, op.cit., f. 68-70

4 “Pasunitë vojgurore të Shqipnis lartësue die në Senatin italian. Bilanci i së shkuemes, vështrime për të

ardhmen”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr.127, Bari, E mërkurë 30 maj 1939, f.1

Page 147: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

131

lartë, ngriti central elektrik me 2400 HP etj. Rëndësi për vendin kishin edhe ndërmarrjet e

tjera me kapital italian, si SIMSA, SAMIA, SESA, Stacioli në Tiranë. Vetëm në fabrikën

e vajit në Vlorë, pronë e Roberto Alegros, ishin investuar 800.000 fr.ari. Në total, shuma

e investuar në industrinë shqiptare llogaritej mbi 100 milionë fr.ari, kryesisht kapital

italian dhe më pak ai francez e gjerman.1

Përpos bashkëpunimit ekonomik italo-shqiptar, u rrit influenca politike e fqinjit të

përtej Adriatikut në Shqipëri. Ministri i Jashtëm, Konti Galeazzo Ciano, vizitoi për herë

të dytë vendin si i ftuar në ceremoninë martesore të Mbretit Zog me Konteshën Geraldine

Apponyi të Hungarisë, më 27 prill 1938. Ai e shfrytëzoi këtë rast për të krijuar një ide të

plotë në lidhje me çastin e volitshëm dhe metodat praktike për zbatimin e planit të

pushtimit ushtarak të Shqipërisë. Menjëherë pas kthimit në Romë, Konti Ciano hartoi një

relacion të hollësishëm për B. Musolinin, në të cilin përshkruante pasuritë e vendit dhe

perspektivat që i hapeshin Italisë me okupimin e tij.2 Ndërsa, për projektin e veprimit

1 T. Kareco, op.cit., f. 75

2 AIH, A.V.60, Fl. 30 (Vendi është i pasur, efektivisht i pasur, pavarësisht nëse shumë nga pasuria e tij

duken, në vështrim të parë se do të shfrytëzohen me vështirësi për arsye të ndryshme, prej të cilave asnjë

nuk është në fakt aq shumë e rëndë sa të ndalë vrullin tonë dhe vullnetin tonë. Bujqësia: Konditat aktuale të

bujqësisë janë tepër modeste. Toka është shumë shpesh e papunuar, edhe në zonat fushore dhe kodrinore të

Shqipërisë së mesme dhe lindore. Tokat bregdetare dikur shumë të populluara në kohët antike, sot në pjesë

të madhe janë transformuar në moçale prej lumenjve me rrjedhje krejtësisht të parregullt. Llogaritet që

vetëm midis Shkodrës dhe Vlorës ka më tepër se 1700 km katrorë, të cilat mund të rikuperohen me lehtësi

duke sistemuar rrjedhjen e disa ujërave me punime shumë të thjeshta. Fusha e Durrësit sipas llogarive të

ekspertëve tanë, mund të bonifikohet dhe të përgatitet për mbjellje me një shpenzim prej 1.700 lira për

hektar. Myzeqeja mbahet si një luginë me mundësi bujqësore të pakufizuara dhe në gjendje t’u japë jetë e

punë shumë dhjetëra mijëra familjeve tona. Shqipëria është e çpopullarizuar. Ajo ka një sipërfaqe që arrin

gati 30.000 km katrorë sa Belgjika, me ndoshta 1 milion banorë. Sapo të bëhet bonifikimi ka vend edhe, për

të paktën, dy milionë të tjerë. Unë vizitova zonën e koncesionit E.I.A.A, 5000 hektarë. Komendatori

Romano, drejtori i ndërmarrjes më tha se bonifikimi qe i mundur të përfundojë me një lehtësi relative dhe

me çmim të lirë. Toka është shumë pjellore prej tipit të tokës Ponilles, bile akoma më e pasur. Në zonën

tonë të vogël të mbjellur me grurë llogaritet këtë vit të korrim më tepër se 10 mijë kuintalë. Një bonifikim

racional i tokave bregdetare do të lejonte prodhimin e gati 5 mijë kuintalëve më tepër. Këto shifra m’i

konfirmoi mbreti Zog, duke u mbështetur në llogaritjet që kanë bërë ekspertët austriakë. Bujqit tonë dhe

familjet e tyre rrojnë shumë mirë në koncesionin e EIAAs. Unë i pashë vetë. Ata janë të shëndetshëm e të

shkathët. Unë fola me ta. Ata janë të kënaqur nga trajtimi që marrin dhe nga jeta që bëjnë. Vitin e fundit, në

koncesionin e EIAAs nataliteti arriti në përqindjen e pabesueshme të 17 mbi 100. Marrëdhëniet me

punëtorët bujq shqiptarë janë të përzemërta dhe këta të fundit më deklaruan se janë më tepër se të kënaqur

që punojnë në shërbim të italianëve. Paga është natyrisht e mirë: gadi 10 lira për 9 ose 10 punë. Edhe shefat

janë të dashur e të sjellshëm. Kërkesat për të punuar pranë ndërmarrjeve tona janë në fakt çdo ditë më të

shumta. Kullotja: ka mundësi të mëdha bile edhe sot, në gjendjen gjysmë të braktisur në të cilën ndodhet

9/10 e vendit, paraqet një pasuri për t’u shënuar. Me një punë të thjeshtë seleksionimi mund të ketë, për një

kohë të shkurtër, një prodhim të gjerë të leshit me një kualitet të shkëlqyer. Pyjet: përfaqësojnë një nga

burimet kryesore, por edhe ato gjithashtu nuk janë shfrytëzuar. Pyjet e Mirditës, Tomorrit dhe grupeve të

tjera malore më në lindje, janë me një pasuri të barabartë si sasi dhe cilësi, me ato të pyjeve më të mira

jugosllave. Në zonat kodrinore e bregdetare dominojnë llojet e pemëve me fletë të gjera: dushku ilçi, vidhi,

frashni. Në malet e veriut dhe veri-lindjes përkundrazi ka ah, pishë, breth, dushk, cedrus dhe në sasira të

mëdha në Shqipërinë e veriut arrat. Deri tani shfrytëzimi i pyjeve është kryer në mënyrë qesharake, në

raport me pasurinë e pyjeve. Tashti ky problem është objekt studimesh nga ekspertët tonë dhe disa

koncesione deri tani janë dhënë. Peshkimi: është shumë i bollshëm si në brigjet detare, ashtu dhe në lumejt

e liqenet. Tani shpejt ne morëm monopolin e shfrytëzimit të peshkut. Organizimi është në rrugën e

zhvillimit, por sipas të thënave të ministrit nuk ecën me ritmin që do të ishte e dëshirueshme dhe njerëzit që

janë zgjedhur për këtë punë nuk të ngjallin krejt besim. Rezervohem ta ndjek së afërmi këtë çështje dhe të

ndërhyj eventualisht duke parë rëndësinë e madhe që mund të përfaqësojë për autarkinë ushqimore të

Page 148: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

132

politik në Shqipëri, ai propozonte tre mundësi: E para, shtimin e kontrollit politik me anë

të forcimit të lidhjeve ekonomike. Sepse sa më e rëndësishme të ishte tërësia e

iniciativave italiane dhe masa e shqiptarëve të interesuar për kauzën e tyre, aq më i lehtë

do të ishte veprimi i Italisë fashiste. Së dyti, propozohej ndarja e Shqipërisë që, nga

pikëpamja politike, përbënte zgjidhjen më radikale të problemit shqiptar. Jugosllavia do

të kënaqej me një rektifikim të kufirit në veri, e cila i jepte kontrollin e liqenit të

Shkodrës, dhe nga heqja dorë prej të drejtave mbi Kosovën. Greqia do të zgjerohej në

zonën e kufirit drejt Sarandës në vend të Korfuzit. Të dy shtetet fqinjë do të zotoheshin

për çmilitarizimin e Shqipërisë. Zgjidhje kjo e papranueshme për popullin shqiptar, i cili

ishte i gatshëm të mbronte me çdo kusht pavarësinë e Shqipërisë.1 Së treti, plani i

bashkimit personal të Shqipërisë me Italinë kërkonte shfrytëzimin si element thelbësor të

pakënaqësisë midis oborrit dhe popullit; nxitjen me mjete të përshtatshme dhe thellimin e

mosmarrëveshjeve të shfaqura në vetë familjen mbretërore. Në çastin e duhur të

shpërthente kriza me lëvizje popullore. Me ndihmën e partisë italofile, të provokohej dhe

të pranohej një kërkesë ndërhyrjeje për të rivendosur rendin. Pastaj të shtyheshin për t’i

dhuruar Italisë kurorën e Shqipërisë. Ky fakt të sanksionohej nëpërmjet një plebishiti apo

diçka tjetër. Një procedurë si ajo e tipit të anshlusit.2

Për të realizuar cilindo nga projektet e mësipërme, me qëllim lehtësimin e aksionit

italian, Konti Ciano, propozoi: 1) të nxirrej Shqipëria nga Lidhja e Kombeve. Kjo mund

të kërkohej pas largimit të Italisë nga Gjeneva dhe në mbështetje të akordeve që

ekzistonin midis vendeve, të cilat parashihnin një politikë të jashtme të kordinuar. Fakti

që Gjermania nuk ishte më pjesë e Lidhjes së Kombeve, do t’a bënte të pamundur

ndërhyrjen e saj në këtë çështje, kur të shpërthente kriza. 2) Të ndalohej forcimi i ushtrisë

shqiptare. Sipas oficerëve të misionit diplomatik italian, që kryesohej nga kolonel

Bombali, eficensa e fuqisë së Zogut ishte e papërfillshme. Për të rritur dinamikën e

ushtrisë, ajo duhej zvogëluar numerikisht dhe të krijoheshin qendra të reja stërvitore, të

pajisura me disa armë automatike. Një lëvizje e tillë do të alarmonte Jugosllavinë dhe do

të përforconte bërthamat e rezistencës eventuale kundër aksionit italian. Për këtë arsye,

ishte i domosdoshëm shtimi ndjeshëm i numrit të oficerëve të Italisë fashiste në shërbim

të ushtrisë shqiptare me mision specifik, që të krijonin celula aneksioniste. 3) Të

formoheshin qendra të reja interesash për Italinë, njëlloj si ato që ekzistonin në Devoll

për vajgurin dhe në fushën e Durrësit për koncesionet e EIAAs. Një aktivitet për t’u

shënuar po zhvillohej në miniera, në peshkim, në pyje etj. dhe duhej të zgjerohej përsa i

përket bonifikimeve. Për të kryer një punë të dobishme dhe fitimprurëse për të ardhmen e

vendit, do të rritej numri i banorëve italianë dhe atyre shqiptarë nën shërbimin e

vendit. Një shfrytëzim sistematik i pasurive minerale akoma nuk është kryer, mbasi shumë produkte që

dikur shfrytëzoheshin me siguri- duke filluar nga argjendi për nxjerrjen e të cilit qenë të hapura disa

miniera deri në shek.XVII- nuk u është gjetur gjurma ose vetëm shenja. Koncesioni që mora gjatë takimit

me mbretin Zog do t’i lejojë A.M.M.I-it (Azienda Minerali Metalli Italiane) të përmbushë së shpejti një

prospeksion intensiv në tërë Shqipërinë. Gjer tani, veç atyre që dihen mbi shtresat vajgurore, të asfaltit, të

bitumit, të bakërit, të kromit njihen edhe shtresa të mëdha të linjitit prej kualiteti të shkëlqyer dhe që

ndodhen në një krahinë, ku shfrytëzimi është shumë i lehtë, po të kihet parasysh sistemi rrugor i vendit.

Puna e kërkimeve që A.M.M.I përgatitet të bëjë do të kërkojë dhënien e një krediti prej disa qindra mijë

lirash. Pa u kapur nga një optimizëm i tepruar, eksperiencat e kohëve të fundit na lejojnë të çmojmë se këto

shuma të mëdha të dhëna do të shpenzohen me vend. A.V.38, Fl. 3-6) 1 AIH, A.V.38, Fl. 11-12

2 AIH, A.V.42, Fl. 58

Page 149: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

133

shoqërive italiane. 4) Të zhvillohej përpjekja për të siguruar përkrahjen për bashkimin me

Italinë të personave të njohur shqiptarë. Në klasat e larta, kjo do të bëhej nëpërmjet

agjentëve italianë, me anë të një veprimi personal të mbështetur në bashkëpjesëmarrje, në

premtime dhe korrupsion. Ndërsa, në popull do të merrej pëlqimi duke investuar në

maternitete dhe çerdhe, qendra mjekimi, organizata sportive etj.1

Qëllimi i diplomacisë italiane, sipas Kontit Ciano, ishte Evropa danubiane dhe

ballkanike sepse Italia tërhiqej jo nga gjendja e tyre, por nga faktori i pandryshueshëm i

pozitës gjeografike dhe historike.2 Ndaj Shqipërisë, Italia kishte vendosur të braktiste

politikën e përkrahjes financiare të mbretit Zog, të cilin e kishte pasuruar, duke shtypur e

varfëruar popullin shqiptar. Ky i fundit konsideronte përgjegjës për vuajtjet e tij Italinë

fashiste. Prandaj, qeveria italiane u përqendrua te politikat që ndihmonin shoqërinë

shqiptare të kapërcente prapambetjen dhe varfërinë. Ajo kishte përcaktuar të shpenzonte

gjashtë miliardë lireta për zhvillimin ekonomik të vendit, për bonifikime, ndërtimin e

rrugëve dhe të urave etj. Nga ana tjetër, Shqipëria do të ishte një shtet indipendent dhe

Italia nuk do të ndërhynte në punët e brendshme dhe të jashtme të saj, duke u mjaftuar me

sigurimin e një shteti mik në bregdetin tjetër të Adriatikut. Për të gjitha këto, Roma

kërkonte si garanci që Shqipëria të mos shndërrohej në vegël të armiqve të Italisë dhe të

pranonte një princ italian për mbret të Shqipërisë, qoftë edhe nga shtëpia e Savojës.3

Për këtë arsye ishte e nevojshme që qeveria italiane të forconte lidhjet politike dhe

ushtarake me Beogradin. Në takimin me Kontin Ciano, në Venedik, më 18 qershor 1938,

kryetari i Këshillit të Ministrave të Jugosllavisë, Stojadinoviç, deklaroi se nuk do ta

nënshkruante paktin e miqësisë, të propozuar nga qeveria e Tiranës. Sipas tij, çështja

shqiptare kishte patur rëndësi atëherë kur marrëdhëniet me Italinë nuk ishin të mira.4

Ministri i Jashtëm italian, Galeazzo Ciano, i ktheu vizitën Stojadinoviçit në Beograd, më

18-23 janar 1939.5 Ai shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e brendshme të

Shqipërisë dhe urrejtjen në popull kundër personit të mbretit. Ky preokupim buronte nga

tërësia e interesave impozante të Italisë, veçanërisht për puset vajgurore në Shqipëri.

Konti Ciano e cilësonte problemin shqiptar me rëndësi të përbashkët për të dy shtetet.

Ndërsa, kreu i ekzekutivit jugosllav, Stojadinoviç, pohonte se Zogu ishte shumë i aftë,

nëse do të paguhej mirë, t’i shërbente Francës dhe Anglisë në një moment krize për

Italinë. Prandaj, ai paraqiste dy zgjidhje: 1) zëvendësimin e Zogut me një person më të

denjë, duke shtuar se nuk ishte në gjendje të përcaktonte një emër ose, 2) ndarjen e

Shqipërisë midis Italisë dhe Jugosllavisë, për t’a diskutuar çështjen më vonë në themel,

pasi nuk njihte hollësira. Stojadinoviç theksoi se nuk dëshironte t’i ndiqte këto negociata

me ndërmjetësinë e legatave, por më mirë me anë të agjentëve të tyre personalë dhe të

besuar, që u caktuan ministri fuqiplotë i Italisë, Afuso, dhe vëllai i tij, Dragomiri.6

Më tej, Konti Ciano rendiste avantazhet e Jugosllavisë, si: 1) marrëveshja për

çmilitarizimin e kufijve shqiptarë; 2) një aleancë ushtarake italo-jugosllave për mbrojtjen

e Jugosllavisë nga Gjermania, sepse Italia do të bëhej edhe shtet ballkanik; 3) disa

1 AIH, A.V.38, Fl. 13-14

2 “Ciano foli në Milano mbi politikën italiane në Ballkan”, Gazeta Shqiptare, viti XI, nr. 181, Bari, E

premte, 3 qershuer 1938, f. 1 3 S. Vllamasi, op.cit., f. 474

4 AIH, A.V.38, Fl. 15

5 Hysen Ibra, “Çështja shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, Gjurmime albanologjike - seria e

shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002, f. 66 6 AIH, A.V.38, Fl. 16-18

Page 150: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

134

korrektime të dukshme të kufirit në veri të Shqipërisë; 4) eliminimi i një qendre nacionale

shqiptare që nxiste vazhdimisht agjitacione në Kosovë dhe, 5) premtimin për mbështetjen

e Italisë ditën kur Jugosllavia do të vendoste, me okupimin e Selanikut, të siguronte një

dalje në Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian negocionte për rektifikimin e kufijve në veri,

jo për ndarjen e Shqipërisë me Jugosllavinë.1 Fakt që u përkrah nga princi Pavel me

deklaratën se, brenda kufijve të Jugosllavisë kishte aq shumë shqiptarë, të cilët i kishin

shkaktuar mjaft kokëçarje, saqë nuk dëshironte të shtohej numri i tyre.2 Përmes këtyre

bisedimeve, akulli që rrethonte problemin shqiptar u thye duke i hapur rrugë zgjidhjes

definitive të çështjes. Për rrjedhojë, nuk do të paraqiteshin vështirësi për caktimin e

kufijve. Së pari, Konti Ciano nuk besonte që Jugosllavia të kishte pretendime të

ekzagjeruara dhe së dyti, për Italinë nuk ishte aq e rëndësishme të zotëronte 1000 km

katrorë më tepër ose më pak në tokën shqiptare, sesa të vendosej definitivisht në

gadishullin e Ballkanit, duke okupuar atje një pozitë me një vlerë strategjike shumë të

lartë.3

Sidomos, me rritjen e tensionit në Evropë, pas pushtimit gjerman të

Çekosllovakisë, nevoja për mbrojtje legjitime e detyronte Italinë të merrte masa në

Adriatik. Shqipëria shtrihej përgjatë bregut lindor të Adriatikut të jugut dhe të Jonit verior

në një gjatësi prej 245 km. Kuptohej rëndësia e kësaj pozite detare që dominonte

ngushticën e Otrantos, duke shtuar se largësia minimale midis Italisë dhe Shqipërisë ishte

vetëm 75 km. Çka do të thoshte se në rast lufte, sundimi i sigurtë ushtarak i bregut

adriatik shqiptar ishte për Italinë një çështje jete a vdekjeje.4

Prandaj, për të vendosur protektoratin italian në Shqipëri,5 Konti Ciano së bashku

me Leonardo Vittetin, drejtor i përgjithshëm i zyrës politike në Ministrinë e Jashtme,

hartuan një projekt-propozim që iu soll mbretit Zog nga De Ferraris në Tiranë, më 25

mars 1939. Përmbajtja e projektit ishte si më poshtë: Neni 1 – Midis Italisë dhe

Shqipërisë do të lidhej një aleancë e ngushtë dhe të dyja palët pjesëmarrëse zotoheshin

për të garantuar me të gjitha mjetet sigurinë e shteteve të tyre, si dhe ruajtjen e mbrojtjen

e ndërsjelltë kundër çdo sulmi nga jashtë. Neni 2 – Italia e siguronte Shqipërinë se,

miqësia e saj nuk do t’i mungonte kurrë dhe, në rast të një kërcënimi të sovranitetit apo

tërësisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, Italia do të përdorte të gjitha mjetet për zbrapsjen e

këtij rreziku dhe do të ndërmerrte, po të ishte e nevojshme, të gjitha masat për arritjen e

këtij qëllimi. Neni 3 – Duke mbetur e pandryshuar se ruajtja e rendit publik në Shqipëri

dhe mbrojtja kundër një agresoni të huaj iu besuan qeverisë shqiptare, Roma mund të

vinte në përdorim të gjitha mjetet që i gjykonte të arsyeshme. Neni 4 – Për këtë qëllim,

qeveria shqiptare duke njohur nevojën për t’i ofruar qeverisë italiane të gjitha lehtësitë e

nevojshme për të përmbushur detyrimet e përbashkëta, do t’i lejonte Romës përdorimin e

porteve, aerodromeve dhe rrugëve të komunikacionit. Neni 5 – Përfaqësitë diplomatike të

Italisë në Shqipëri dhe anasjelltas do të ngriheshin në nivel ambasadash. Neni 6 – Italia

do të jepte të gjithë ndihmën e saj teknike dhe financiare për organizimin dhe

mbarëvajtjen e shtetit shqiptar. Në çdo ministri shqiptare do të kishte një funksionar

1 AIH, A.V.38, Fl. 18

2 M. Vickers, Shqiptarët në optikën..., f. 170

3 AIH, A.V.38, Fl. 19

4 “Përkujdesimet e domosdoshme të interesave kolosale të Italisë dhe i sigurimit të saj në Detin Adriatik”,

Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr.83, Bari, E shtunë, 8 prill 1939, f. 1 5 AIH, A.V.95, Fl. 32

Page 151: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

135

italian në nivel Sekretari të Përgjithshëm, i cili do të ushtronte detyrat e vartësit të

ministrit shqiptar që ishte drejtues i dikasterit. Neni 7 – Italia do t’i ofronte Shqipërisë,

nëpërmjet marrëveshjeve doganore dhe monetare, kushte që siguronin mes të dy vendeve

një regjim shkëmbimesh të njëjtë me tregun e brendshëm. Neni 8 – Qytetarët shqiptarë që

banonin në Itali dhe anasjelltas do të gëzonin të gjitha të drejtat politike dhe civile që

kishin qytetarët e të dy vendeve në territorin e tyre.1 Përmbajtja e marrëveshjes cënonte

pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, fakt që ishte i papranueshëm për mbretin

Zog, i cili refuzoi t’a nënshkruante.

Në këto kushte, Konti Ciano, i papërgatitur plotësisht për të ndërhyrë ushtarakisht

dhe, duke synuar kapitullimin e Shqipërisë, përpiloi një paketë propozimesh të reja, më

31 mars 1939, që përfshinin: 1) kontrollin e të gjitha porteve, komunikacioneve, rrugëve

dhe aerodromeve në rast kërcënimi të indipendencës së Shqipërisë; 2) një këshilltar

italian në çdo ministri shqiptare, i cili, ndonëse me rangun e përfaqësuesit, do të ishte në

hierarki menjëherë pas ministrit shqiptar; 3) t’u njiheshin italianëve në Shqipëri të njëjtat

të drejta qytetare e politike si edhe shqiptarëve dhe, 4) ngritjen e legatës italiane në Tiranë

dhe të legatës shqiptare në Romë në nivel ambasadash. Me këto propozime, ministri

italian në Shqipëri, Francesco Jacomoni, i bënte të ditur Zogut se, në rast pranimi të

kërkesave, Konti Ciano do të vinte në Tiranë për të nënshkruar solemnisht marrëveshjen,

i shoqëruar nga një skuadrilje e madhe aeroplanësh që do të përshkonte vendin. Në të

kundërt, do të shpërthenin trazira.2

Mbreti Zog iu përgjigj ministrit Jacomoni se qeverisë shqiptare nuk i bënte aspak

përshtypje propaganda e huaj, por do të vijonte të respektonte deri në fund Traktatin e

Aleancës Mbrojtëse me Italinë. Duke pohuar me vendosmëri se do të kundërshtonte çdo

propozim që cënonte indipendencën sovrane të Shqipërisë.3 Në të njëjtën kohë u njoftuan

kancelaritë e Fuqive të Mëdha për rrezikun që i kanosej vendit, paralajmërim që u përball

me plogështinë perëndimore. Qeveria britanike besonte në marrëveshjen anglo-italiane që

parashikonte ruajtjen e status-quo-së së kombeve në rajonin e Mesdheut.4 Vetë

kryeministri britanik Chamberlain theksonte se Anglia nuk kishte asnjë interes të

drejtpërdrejtë në Shqipëri, por i kërkonte Musolinit të ndihmonte për ruajtjen e paqes

botërore.5

Rrethana të tilla diktuan mbretin Zog të udhëzonte krijimin, më 5 prill 1939, të një

komisioni të drejtuar nga kryeministri Koço Kota, që hartoi kundërpropozimet e qeverisë

shqiptare, si më poshtë: 1) të përfundohej një konventë ushtarake, ku do të

përcaktoheshin saktë kushtet në të cilat ushtria italiane do të lejohej të vendosej në

Shqipëri; 2) të quheshin shtetas shqiptarë vetëm ata italianë me banim mbi pesë vjet në

Shqipëri, që do të kishin të drejtë të vendoseshin në qytete, kurse në tokat e çifligarëve

shqiptarë në fshatra mund të krijoheshin shoqëri bujqësore me kapitale e teknikë italianë;

3) të vendosej një tarifë doganore prej 2% mbi mallrat që do të hynin në të dy vendet; 4)

pranë institucioneve shtetërore shqiptare të vendoseshin dhe të qendronin vetëm

1 Francesco Jacomoni. Gjysma ime shqiptare. Tiranë: Ora, 2005, f. 96

2 Bernd J. Fischer. Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945. Tiranë: Çabej, 2004, f. 46

3 H. Selmani, op.cit., f. 310

4 AIH, A.V.10, Fl. 21 (Sulmi italian mbi Shqipërinë)

5 AIH, A.V.60, Fl. 34

Page 152: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

136

organizatorë e teknikë italianë. Këto kundërpropozime iu paraqitën ministrit italian në

Tiranë, F. Jacomonit, të cilit iu kërkua shtyrja e afatit të ultimatumit.1

Por, në pasditen e 6 prillit, në kryeqytet fluturuan aeroplanët e parë italianë, që

hodhën fletushka, ku i bënin thirrje popullit shqiptar të mos organizonte qendresë. U

shfaqën kështu shenjat e fillimit të agresionit italian. Të premten e zezë, më 7 prill 1939,

trupat fashiste, të komanduara nga gjeneral A. Guzzoni, iu afruan brigjeve shqiptare. Pas

disa orësh, ata zbarkuan në portet kryesore të vendit, si: Durrës, Vlorë, Shengjin dhe

Sarandë, ku u përballën me rezistencën e forcave shqiptare. Për të shmangur okupimin e

vendit, mbreti Zog bëri përpjekjen e fundit, duke dërguar një delegacion për të biseduar

me komandantin e trupave italiane, A. Guzzonin, me qëllim arritjen e një marrëveshje të

përbashkët, tentativë që dështoi. Kishte filluar pushtimi i qyteteve shqiptare nga Italia

fashiste.2

1 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 362

2 AIH, A.V.16, Fl. 36-37

Page 153: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

137

KREU I TRETË

DIPLOMACIA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA (1939-1946)

3. 1 Fuqitё e Mëdha evropiane dhe Shqipёria gjatë Luftës së Dytë Botërore

Italia fashiste sulmoi të parën Shqipërinë në Ballkan. Më 7 prill 1939, topat e

flotës italiane gjëmuan mbi bregdetin shqiptar dhe qielli u dhunua nga aeroplanët e

Romës.1 Trupekspedita italiane me gjeneral korparmate, Alfred Guzzonin, zbarkoi në

portet kryesore të vendit dhe filloi avancimin. Katër kolona nga Shëngjini, Durrësi, Vlora

dhe Saranda marshuan drejt Lindjes. Njëkohësisht me anën e aeroplanëve, më 10 prill

paradite, u dërguan trupa në Tiranë, ndërsa forca të tjera që përparonin në rrugë tokësore

arritën po atë ditë në veri të Shkodrës dhe në jug të Tepelenës. Më 11 prill u okupua

Elbasani, Berati dhe Gjirokastra. Të nesërmen u pushtua edhe Korça. Qysh më 13 prill

1939, invadimi në praktikë mund të konsiderohej i përfunduar, edhe pse malësitë në veri-

lindje ishin të hapura, përsëri nëpërmjet delegacionesh ato iu nënshtruan vullnetarisht

komandës së përgjithshme italiane. Më 15 prill u pushtua edhe Mati e Burgajeti.

Rrjedhimisht, përshkrimi i operacioneve ushtarake tregonte se okupimi i Shqipërisë u

realizua shpejt.2

Ai ishte pasojë e rezistencës së dobët dhe të paorganizuar të trupave shqiptare, që

ndodheshin nën mbikqyrjen italiane.3 Duke qenë i çarmatosur, i përçarë dhe jo i

përgatitur nga ana politike dhe ushtarake, populli shqiptar nuk mundi të përballonte një

armik të egër dhe të pabarabartë, të armatosur me mjetet më moderne të luftës. Në këtë

mënyrë, qëndresa me armë e një numri të vogël atdhetarësh, në të katër portet e në

thellësi të vendit, u thye nga forca e madhe e pushtuesit.4

Sipas kryeministrit të Ciano-s, Filipo Anfuso-s, “sikur shqiptarët të posedonin një

brigadë të armatosur mirë, kishin për t’i zbrapsur dhe hedhur italianët në Adriatik. Po

Zogu pati një përkrahje të papërfillshme dhe nuk veproi siç duhet. Italianët nuk ndeshën

pothuajse në kurrfarë qëndrese dhe, brenda pak ditësh, qenë në gjendje të shkelnin në të

gjithë territorin e vendit, të penguar rastësisht vetëm nga paaftësia e tyre”.5 “Dokumentet

gjermane pohonin se Zogu qëllimisht, pat përhapur fjalë se Tirana do të bombardohej, që

rrugët të boshatiseshin dhe ai, pa u vënë re, të largohej me kalë”6 për në Greqi, veprim

aspak karakteristik për mbretin Zog që i kushtoi humbjen e popullaritetit.

Pushtimi italian i Shqipërisë nuk solli reagimin e Lidhjes së Kombeve, çka

tregonte paefekshmërinë e saj për të vepruar në përputhje me statutin e organizatës. Me

porosi të mbretit Zog, i ngarkuari me punë në Paris, Mehmed Abid, i dërgoi një notë që

denonconte agresionin Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes, Joseph Avenol. Ai e

konsideroi veprimin joinstitucional sepse kërkesa nuk i takonte as qeverisë shqiptare dhe

as përfaqësuesit të saj të akredituar në Gjenevë. Rrethana që e detyruan Zogun I t’i bënte

1 Mazar Sopoti. “Ballkani i Ballkanasvet”, Bashkimi i kombit, v. II-të, nr. 99, Tiranë, E shtunë, 29 prill

1944, f.1 2 AIH, A.V.16, Fl. 37-38

3 Edwin Jacques. Shqiptarët. Tiranë: Kartë e Pendë, 1999, f. 445

4 Kasëm Kurti, “Agresioni fashist italian në prill të viti 1939 dhe qëndresa e popullit shqiptar”, Studime

historike, nr. 2 - 1989, viti XLIII, f. 134 5 B. J. Fischer, Diktatorët e …, f. 51-52

6 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 54

Page 154: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

138

vetë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm ta ndihmonte Shqipërinë për rivendosjen e

pavarësisë. Tentativë që u kufizua me leximin e letrës. Nën drejtimin italian, Shqipëria u

largua nga Lidhja e Kombeve, më 14 prill 1939.1

Okupimi i shtetit shqiptar nga Italia fashiste shqetësoi diplomacinë evropiane. Ai

ishte në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes anglo-italiane për ruajtjen e status quo-së

në Mesdhe. Kryeministri britanik, N. Chamberlain, e cilësonte veprimin italian në

Shqipëri në shkelje me deklaratën e 2 janarit 1937, në të cilën Anglia dhe Italia binin

dakord të mos modifikonin status quo-në lidhur me sovranitetin kombëtar të territoreve

në rajonin e Mesdheut. Mirëpo, nga ana tjetër, në deklaratën në Dhomën e Komunëve,

më 13 prill 1939, kryeministri britanik nuk e konsideronte të përfunduar marrëveshjen

anglo-italiane. Çdokush me ndjenjë përgjegjësie nuk do të ndërmerrte ato ditë ndonjë

veprim që mund të shkaktonte rritjen e tensionit ndërkombëtar. Prandaj, ai besonte në

ekzistencën e një dëshire dypalëshe për plotësimin e dispozitave të marrëveshjes dhe

natyrisht në dritën e ngjarjeve i takonte qeverisë italiane të shprehte të njëjtin qëllim.2

Por, propaganda fashiste theksonte se lulëzimi i Italisë buronte nga liria e veprimit

dhe pozita e shëndoshë në detin Mesdhe. Kohët e paqes dhe të mirëqenies së kombeve

mesdhetare përkonin me periudhën kur Italia zotëronte fuqi që garantonin ekuilibrin në

këtë det. Për këtë arsye, zgjerimi i Italisë diktohej nga nevoja e lirisë së jetës dhe të

hapësirës. Kjo vërtetonte se politika e Romës nuk kishte karakter hegjemonist, por nxiste

bashkëpunimin me të gjitha fuqitë sidomos ato mesdhetare. Sepse Italia e mbështeste

sistemin e Mesdheut në ekuilibrin e të drejtave dhe të forcave kombëtare.3

Në këtë linjë, Konti Ciano siguronte ministrin jugosllav në Romë se formula e

adoptuar prej Italisë në aksionin kundrejt Shqipërisë frymëzohej nga respekti i

indipendencës dhe integritetit shqiptar, ndërsa forma e qeverisjes që do t’i atribuohej

Shqipërisë do të shprehte vullnetin popullor.4 Nga ana tjetër, B. Musolini i përgjigjej

akuzave të shtypit në lidhje me pushtimin e Shqipërisë, duke sqaruar se: 1) interesat e

Italisë zinin vendin më të dalluar në Shqipëri gjatë një shekulli, fakt i njohur nga

Konferenca e Ambasadorëve. 2) Italia kishte bërë shpenzime kolosale për shkolla, spitale,

rrugë deri te pagesat për uniforma ushtarake. Buxheti italian dhe shqiptar ishte gërshetuar

pothuajse, por fondet italiane nuk ishin administruar mirë nga qeveria shqiptare. 3)

Mbreti Zog kishte tradhëtuar popullin dhe arratisja e tij tregonte mungesë besimi. 4)

Ndihma italiane kundër qeverisjes së keqe të mbretit ishte kërkuar nga shumë elemente të

popullit shqiptar dhe qeveria italiane po botonte letra të kësaj natyre nga paria e vendit. 5)

Shtetet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, ishin krejt të qeta. Beogradi kishte marrë sigurimet

më formale nga qeveria italiane. 6) Marrëveshja anglo-italiane nuk kishte pësuar asnjë

tronditje dhe, 7) pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste nuk paraqiste rrezik.5

Këtë pikëpamje ndante edhe Berlini në një komunikatë zyrtare të botuar më 8 prill

1939, ku deklaronte se zbarkimi italian në Shqipëri ishte në përputhje me tekstin dhe

frymën e Traktatit të Aleancës Mbrojtëse të vitit 1927. Gjermania shfaqte mirëkuptim të

plotë për mbrojtjen e interesave italiane në këtë zonë dhe nuk mund të aprovonte

1 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 60-61

2 AIH, A.V.116, Fl. 1-2 (Pyetjet e bëra në parlamentin anglez dhe përgjigja përkatëse lidhur me pushtimin

e Shqipërisë nga Italia fashiste. Viti 1939, e përkthyer nga Shpëtim Mema) 3 “Paqja e Mesdheut është paqe italiane”, Tomori, vjeti I, nr. 41, E premte, 19 prill 1940, f. 1

4 AIH, A.V.38, Fl. 20

5 AIH, A.V.10, Fl. 28

Page 155: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

139

ndërhyrjen e fuqive evropiane në pozitën e zakonshme juridike dhe veprimet e partnerit

të saj të Boshtit. Në të kundërt, sekretari britanik i punëve të jashtme, Edward Bridge,

theksonte se pushtimi italian i Shqipërisë përbënte një hap jashtëzakonisht sinjifikativ –

një plan ngushtësisht i lidhur dhe i bashkërenduar me Gjermaninë, që do të rezultonte me

mbylljen e Adriatikut dhe izolimin e Jugosllavisë. Ai shprehte mendimin se kryetarët e

shteteve besonin që Italia do ta kontrollonte Adriatikun; se një sulm kundër Jugosllavisë

nuk mund të ndodhte, por Musolini mund të inkurajohej t’i hynte kësaj aventure sepse e

cilësonte një punë të lehtë, që do të jepte shpejt frytet e një triumfi.1

Diplomacia italiane e sqaroi qëndrimin e saj ndaj problemit shqiptar në

Jugosllavi. Në takimin me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme

jugosllave, Tomo Blladini, zyrtar i Ambasadës italiane në Beograd, pohonte se Italia nuk

kishte asnjë qëllim negativ kundrejt Jugosllavisë, përkundrazi ajo duhet ta shihte aksionin

italian si një paraqitje miqësore, sepse me ndërhyrjen në Shqipëri Roma pengonte një lojë

të rrezikshme drejtuar kundër Jugosllavisë. Më tej, Blladini shtonte se qeveria italiane

kishte refuzuar të ndihmonte ushtarakisht revoltat shqiptare për shkëputjen e një pjese të

territorit jugosllav, duke falenderuar njëkohësisht Beogradin për qëndrimin në krizën e

marrëdhënieve italo-shqiptare.2

Frika nga ekspansioni italian në Ballkan riaktivizoi sistemin e aleancave. Athina

zyrtare tregohej e vendosur për të përballuar çdo sulm të Italisë fashiste, me ndihmën e

aleates së saj, Britanisë së Madhe. Për këtë arsye, ministri grek në Londër i shprehte

lordit Halifaks mirënjohjen e thellë të gjeneralit Metaksa për predispozitën për t’a

mbështetur në mënjanimin e turbullirave me anë të forcës. Në rast të ndonjë veprimi që

cënonte haptazi pavarësinë, qeveria greke do ta konsideronte jetike mbrojtjen me forcat e

saj kombëtare. Ndërkaq, Londra do të ndihej e detyruar t’i siguronte përkrahje të plotë

Athinës, si provë konkrete e miqësisë dypalëshe. Të njëjtin qëndrim do të mbante edhe

Franca.3

Për qeverinë italiane, garancitë britanike dhe franceze përbënin një rrezik

potencial në jetën e kombeve të vegjël dhe kompromentonin rëndë interesat e tyre. Ishte e

dukshme që sigurimet e Londrës dhe të Parisit bënin pjesë në politikën e rrethimit të

shteteve totalitare, pra të Gjermanisë dhe të Italisë, që po merrte forma më konkrete. Por,

kjo strategji në vend që ta dobësonte boshtin Romë-Berlin do t’i shërbente forcimit të tij

përballë kundërshtarëve, që synonin të ndalonin planin e përgjegjshëm të të drejtave të

nevojshme mbi aspiratat e popujve që kërkonin të rronin të qetë e në paqe.4

Me këtë të ashtuquajtur mision, Italia fashiste vendosi regjimin e pushtimit në

Shqipëri. Konti Ciano u udhëhoq nga parimi i aneksimit të vendit, bazuar në politikën e

drejtësisë dhe të forcës. Ai dëshironte një koloni shqiptare, që të mos dukej e tillë, në

mënyrë që të shmangte një alarm të paqenë te qeveritë e huaja.5 Me porosi të Kontit

Ciano, më 12 prill 1939, Asambleja Kushtetuese dekretoi njësimin e të drejtave civile dhe

politike të qytetarëve italianë e shqiptarë. Neni 1 i jepte ekzekutim të plotë konventës

vazhduese ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të angazhuara moralisht për

1 AIH, A.V.117, Fl. 5; 14 (Zhvillimet diplomatike të operacionit fashist të 7 prillit 1939, përkthyer nga

Shpëtim Mema) 2 Daut Bislimi, “Pozita e shqiptarëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore 1939-1941”, Gjurmime

albanologjike – seria e shkencave historike 37-2007, Prishtinë, 2008, f. 98-100 3 AIH, A.V.10, Fl. 106-107

4 “Vulosje”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr. 89, Bari, E shtunde, 15 prill 1939, f. 1

5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 64

Page 156: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

140

bashkimin shpirtëror që ekzistonte midis dy shteteve, me qëllim që të bashkëpunonin më

afër në kuadër të sovranitetit të shteteve përkatëse, si vijonte: “Qytetarët e Mbretërisë së

Shqipërisë në Itali dhe qytetarët e Mbretërisë së Italisë në Shqipëri gëzonin të gjitha të

drejtat civile dhe politike si në tokën e tyre kombëtare”.1

Për të realizuar integrimin e Shqipërisë në perandorinë e re romake të Musolinit,

Asambleja Kushtetuese u udhëzua të shpallte rrëzimin e monarkisë së Zogut dhe vendosi

“Bashkimin personal”,2 që përcaktonte statusin e Shqipërisë në lidhje me Italinë. Kjo

formë nënkuptonte bashkimin e dy shteteve që nuk kishin karakteristika kushtetuese të

përbashkëta, me përjashtim të personit të sovranit.3 Në emër të mbretit Viktor Emanueli

III, pushtetin do ta ushtronte Mëkëmbësi i Përgjithshëm, që u caktua Francesco

Jacomoni, ish-ambasador i Italisë në Tiranë. Ai përfaqësonte autoritetin më të

pushtetshëm në vend, ndonëse formalisht ekzistonte një qeveri shqiptare me kryeministër

Shefqet Vërlacin.4

Me qëllim që të mënjanonte ndërlikimet ndërkombëtare, Konti Ciano i

shpjegonte ambasadorit britanik, Lordit Perth, se Shqipëria do të vazhdonte të ishte shtet i

pavarur nën kurorën e mbretit Viktor Emanueli III, i cili nuk do të lejonte copëtimin e

mëtejshëm të vendit. Përkundrazi, qeveria italiane premtonte se në të ardhmen do të

përpiqej për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, të mbetura jashtë kufijve politike të

1913-ës.5 Mirëpo, “nxitja e irredentizmit shqiptar nga Italia gjatë Luftës së Dytë Botërore

Botërore dhe bashkimi i një pjese të viseve shqiptare në përbërje të Perandorisë së

Musolinit kishte vlerë të pjesshme, të përkohshme dhe mjaft të diskutueshme, sepse

llogariteshin thjesht interesat ekspansioniste italiane në Ballkan”.6

Më 17 prill 1939, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë u krijua një

nënsekretariat për çështjet shqiptare. Veprim që u pasua me suprimimin e Ministrisë së

Jashtme shqiptare dhe delegimin e funksioneve të saj autoriteteve italiane.7 Në postin e

nënsekretarit për Shqipërinë u emërua Zenone Benini, bashkëpunëtor i ngushtë i Cianos.

Ndërsa, më 3 qershor, Konti Ciano nënshkroi në Palazzo Chigi në Romë me ministrin e

Jashtëm shqiptar, Xhemil Dino, një traktat që parashikonte bashkimin e shërbimeve

diplomatike dhe konsullore midis Italisë dhe Shqipërisë. Shteteve, që kishin marrëdhënie

diplomatike me Shqipërinë, iu kërkua të mbyllnin legatat në Tiranë dhe t’i zëvendësonin

me hapjen e konsullatave.8 Franca, SHBA-ja dhe Turqia i mbyllën legatat e tyre, ndërsa

shtete të tjera, si: Britania, Greqia, Jugosllavia, Rumania dhe Bullgaria i pranuan kërkesat

italiane. Britania, për të shmangur akuzat e mundshme për njohje zyrtare të agresionit

1 “Njësimi i të drejtave civile e politike të qytetarëve italianë e shqiptarë”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr.

104, Bari, E enjte, 4 maj 1939, f. 1 2 “Italia dhe Shqipëria. Një letër e Giovanni Papini-t”, Tomori, v.II-të, nr.81, Tiranë, E martë, 25 mars

1941, f. 1 3 Sami Repishti, “Faik Konica për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste”, Studime historike, nr.1-4,

1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 100 4 Xhelal Gjeçovi, Paskal Milo, Beqir Meta etj. Historia e popullit shqiptar, vëll. IV. Tiranë: Toena, 2008, f.

25 5 Xhelal Gjeçovi, “Lufta e Dytë Botërore dhe Shqipëria”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 130

6 Marenglen Verli, “Çështja shqiptare, politikat e fqinjëve dhe gjeopolitikat ballkanike gjatë shek. XX”,

Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003, f. 49 7 Hamit Kaba, “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944”, Kosova

31/32, Instituti i Historisë – Prishtinë, 2009, f. 133 8 Paskal Milo, “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, 2000, viti LIV,

Tiranë, 2000, f. 169

Page 157: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

141

ushtarak të Italisë, i kërkoi Romës të mos e përcillte ngjarjen me publicitetin e

pamerituar.1

Nga ana tjetër, komanda e trupave pushtuese përqendroi drejtimin dhe kontrollin e

forcave ushtarake në Shqipëri. Gjenerali italian Cristino Agostinucci dhe koloneli Enrico

Palandri zunë vendin e oficerëve anglezë të xhandarmërisë. Politikë që u mbështet nga

qeveria kolaboracioniste e Tiranës. Në një audiencë në Quirinal, në prani të Cianos,

Staraces, Beninit, Jacomonit dhe sekretarëve të shtetit për ushtrinë, një delegacion

shqiptar, i përbërë prej kryeministrit Sh. Vërlaci, ministrit të Jashtëm Xh. Dino, ministrit

të Arsimit E. Koliqi dhe tri oficerëve, i dorëzoi një notë mbretit të Italisë. Në të paraqitej

vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, më 26 maj 1939, që ushtria shqiptare t’i

inkorporohej Italisë. Sovrani iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese. Kështu, ushtria italiane

në Shqipëri në forcën e një armate do të vihej nën komandën e plotë dhe ekskluzive të

Italisë.2

Në të njëjtën audiencë, mbreti Viktor Emanueli III i dorëzoi delegacionit shqiptar

dokumentin e statutit të ri të hartuar në Romë, që do të hynte në fuqi më 4 qershor 1939.

Statuti përfshinte 54 artikuj, të adoptuar kryesisht prej dispozitave që zbatoheshin në Itali.

Art. 1 - shpallte Shqipërinë monarki konstitucionaliste; art. 2 - caktonte flamurin e ri

kombëtar; art. 3 - vendoste shqipen si gjuhë zyrtare të vendit; art. 4 - garantonte lirinë e

besimeve; art. 5 - përcaktonte ushtrimin e pushtetit legjislativ nga mbreti në bashkëpunim

me një “Këshill Korporativ”. Thirrja e Këshillit, përpilimi i rendit të ditës, emërimi i

presidentit dhe zv.presidentit i rezervohej kurorës, e cila kishte mundësi të gjera

influence. Pjesa tjetër e statutit ishte identike me atë të imperos.3

Përpos kontrollit politiko-ushtarak, qeveria italiane i dha përparësi shfrytëzimit

ekonomik të Shqipërisë. Më 20 prill 1939, u nënshkrua në Tiranë marrëveshja

ekonomike, doganore e valutore ndërmjet ministrit shqiptar Fejzi Alizoti dhe Mëkëmbësit

të Përgjithshëm të Italisë në Shqipëri, Francesco Jacomoni.4 Konventa përcaktonte

1 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 74-75

2 AIH, A.V.16, Fl. 41

3 Ibid., Fl. 41-42

4 “Bashkimi ekonomik, doganuer, valutar midis Italisë dhe Shqipërisë në dritën e bashkëpunimit ma të

plotë”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr. 104, Bari, E enjte, 4 maj 1939, f. 1 (Përmbajtja e konventës: I.

Bashkimi doganor. Neni 1 - Mbretëria Italiane dhe Mbretëria Shqiptare kushtetoheshin në bashkim

doganor. Prandaj tokat e të dy shteteve do të konsideroheshin për efekt të zbatimit të tarifave e të ligjeve të

tjera doganore, sikur të formonin një tokë të vetme. Përveç parashikimeve të përjashtuara prej Konventës,

ndërmjet Mbretërisë Italiane dhe Mbretërisë Shqiptare do të zbatohej liri e plotë dhe e tërë në tregti, në

mënyrë që mallrat italiane të dërguara në Shqipëri dhe anasjelltas të konsideroheshin si nga njëra anë ashtu

edhe nga tjetra si mallra kombëtare, të dërguara nga një port i shtetit në tjetrin. Neni 2 - Prej të dy shteteve

që përbënin bashkimin doganor italo-shqiptar do të aplikoheshin: a) tagrat doganore të përcaktuara, në çdo

kohë, nga tarifa e përgjithshme e Mbretërisë Italiane ose ato më të ulëta të caktuara me ligje autonome të

Imperos ose që rezultonin nga traktate e konventa doganore të stimuluara prej tij me Shtete të treta; b) ligjet

doganore italiane, rregullorja përkatëse, repertori për zbatimin e tarifës doganore e çdo tjetër dispozitë në

fuqi në Itali ose që do të urdhërohej në Itali, atëherë kur bashkimi doganor, në lidhje me qëllimet e veta, do

të kërkonte aplikimin dhe nuk do të ishte në kundërshtim me dispozitat e kësaj konvente. Neni 3 -

Mbretëria Italiane dhe Mbretëria Shqiptare ruanin autonomi të plotë tagrash përsa i takon taksave dhe

tatimeve të brendshme respektive, edhe në rast që për mallrat e importuara e të eksportuara, këto taksa e

tatime aplikoheshin nga zyrat doganore në kohën e importit dhe të eksportit, në titull mbitakse kufiri,

shtene, taksë zbritjeje, taksë konsumi etj. Në rast se këto taksa e tatime nuk do të ishin të zakonshme për të

dy shtetet, shteti në të cilën ato ishin në fuqi, do të gëzonte të drejtën t’i nxirrte edhe mbi mallrat që vinin

nga shteti tjetër dhe do t’i rimbursonte mbi mallrat e dërguara në shtetin tjetër, nëse rimbursimi ishte

Page 158: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

142

bashkimin doganor midis dy shteteve, duke e konsideruar tokën shqiptare si pjesë të

Mbretërisë Italiane. Për këtë arsye do të zbatoheshin ligjet dhe tarifat doganore italiane

për tregtinë me jashtë. Mbulesa e qarkullimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë do të

përbëhej prej lirash italiane, në bankonota dhe të tjera kredi mbi Banca d’Italia. Duke

qenë nën ndikimin italian, BKSH-së iu besua monopoli i tregtisë së kambiove dhe

divizave. Bankonotat në franga shqiptare të lëshuara prej saj ishin të konvertueshme me

anë çeqesh ose urdhër derdhjesh, në sasi ekuivalente lirash italiane, dhe me çdo valutë

tjetër. Qeveritë e dy vendeve do të emëronin një Komitet Mikst të ngarkuar për

ekzekutimin e kësaj konvente. Ajo hynte në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mund të

ndryshohej me marrëveshje të përbashkët ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Konventa do të

ratifikohej nga organet kompetente të dy vendeve dhe shkëmbimi i ratifikimeve do të

bëhej në Romë.1

parashikuar nga dispozitat me karakter të përgjithshëm për eksport ndaj çdo vendi tjetër. Në rast se taksat

dhe tatimet e lartpërmendura aplikoheshin në të dy shtetet e bashkimit doganor, por në masë të ndryshme,

nxjerrja dhe rimbursimi do të kufizohej me diferencën. Neni 4 - Kjo konventë nuk ndryshonte në të dy

shtetet kontraktuese regjimin e mallrave që në Mbretërinë Italiane ose në Mbretërinë Shqiptare ishte objekt

monopoli të prodhimit, importimit, eksportimit ose shitjeve të ushtruara drejtpërdrejtë prej shtetit me

administrimin e vet ose të dhëna me koncesion enteve të tjera. Për rrjedhojë, të dy shtetet kontraktuese

rezervoheshin të përfundonin marrëveshje të veçanta. Derisa me këto akorde nuk do të vendosej ndryshe,

mallrat që ishin objekt monopoli të njerit prej të dy shteteve mund të dërgoheshin me destinacion në shtetin

tjetër, nën kushtet e përshkruara për mallrat dhe të njëjtat lloje të importuara dhe të eksportuara për çdo

vend tjetër. Neni 5 - Bashkimi doganor italo-shqiptar do të aplikonte dispozitat dhe përshkrimet që ishin në

fuqi në Mbretërinë Italiane, përsa i përket ndalimit të importit dhe të eksportit që kishte lidhje me politikën

e shkëmbimeve me shtetet e huaja dhe deroget që mund t’iu akordoheshin ndalimeve të tilla për mallra ose

sasi të caktuara. Po ashtu do të aplikoheshin në tokën e bashkimit doganor dispozitat specifike që

rregullonin në Mbretërinë Italiane, dhe në mënyrë të posaçme për marrëdhëniet me shtetet e jashtme,

prodhimin, mbledhjen dhe ndarjen për konsum të disa mallrave të caktuara. Masat e adoptuara për

aplikimin e këtyre normave do të caktoheshin prej Komitetit Mikst të parashikuar në nenin 20. Neni 6 -

Secili prej dy shteteve kontraktuese rezervonte të drejtën të aplikonte shkëmbimet me shtetin tjetër,

ndalimet dhe përshkrimet që do të quheshin prej tij të domosdoshme për të garantuar sigurimin dhe

pacënueshmërinë publike, për të ndaluar përhapjen e epidemisë ose epizotisë dhe për të mbrojtur bimët e tij

nga importimi dhe nga përhapja e insekteve dhe e parazitëve të tjerë të dëmshëm. Neni 7 - Mbretëria

Italiane dhe Mbretëria Shqiptare do të siguronin që traktatet dhe marrëveshjet me karakter tregtar, doganor

e valutor që ishin në fuqi ndërmjet Italisë dhe shteteve të tjera të shtriheshin edhe në Mbretërinë Shqiptare.

Për pasojë, kjo e fundit do të përfundonte në afatet më të afërme traktate dhe akorde me karakter tregtar dhe

doganor që ekzistonin midis Shqipërisë dhe shteteve të treta. Lidhja e traktateve dhe e akordeve me

karakter tregtar, doganor e valutor ndërmjet bashkimit doganor italo-shqiptar e shteteve të treta i besohej

Italisë, duke u marrë vesh se, për mbrojtjen e interesave të veçanta të Shqipërisë, do të bënin pjesë në

delegacionet e ngarkuara të qeverisë italiane për negociatat relative edhe delegatë të qeverisë shqiptare.

Neni 8 - Gjestioni i doganave të bashkimit doganor italo-shqiptar dhe i shërbimeve përkatëse të rojes ndër

kufij të tokës e të detit merrej përsipër nga administrata doganore italiane me kushtet që do të caktoheshin

në marrëveshjen që përmendej në nenin 9 të mëposhtëm. Administrata në fjalë do të merrte përsipër

shpenzimet relative. Të ardhurat doganore të nxjerra në Mbretërinë Shqiptare nënkuptoheshin të ribursuara

Thesarit shqiptar sipas dispozitave të nenit 17. Neni 9 - Dispozitat për të cilat bëhej fjalë në nenet e

mësipërme do të aplikoheshin duke filluar nga data që do të caktohej me një marrëveshje tjetër ndërmjet dy

qeverive. Kjo marrëveshje do të përfundonte jo përtej 31 majit të ardhshëm dhe, midis të tjerash, duhej të

përbënte dhe të disiplinonte organizimin teknik, administrativ e llogaritar të shërbimeve, sistemimin e

personelit në shërbim pranë doganave shqiptare, si dhe materien e lehtësive doganore. Kuptohej se dëftimet

doganore, manifestet dhe të tjera botime zyrtare për t’u përdorur pranë doganave shqiptare do të shtypeshin

në gjuhën italiane dhe shqipe. Të dyja gjuhët do të mund të përdoreshin në mbushjen e deklaratave

doganore, të manifesteve e të akteve të tjera zyrtare të doganave vetë.) 1 “Bashkimi ekonomik, doganuer, valutar midis Italisë…, f. 1

Page 159: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

143

Nga ana tjetër, qeveria italiane i kushtoi vëmendje të posaçme politikës së

fashistizimit të vendit. Për përhapjen e ideologjisë fashiste u përdorën mjetet e informimit

masiv, të cilat censuroheshin nga autoritetet e pushtimit. Drejtoria e Përgjithshme për

Shtypin, Propagandën dhe Turizmin drejtohej nga italiani N. Larusso Attoma, që

kontrollonte të gjithë veprimtarinë e zhvilluar në këtë fushë. Në shtyp kritikohej qëndrimi

i demokracive perëndimore anglo-franceze, që vepronin nën maskën e qytetërimit. Ato

akuzoheshin si zotërues egoist, shushunja të pangrira të popujve të vegjël e të

kontinenteve të robëruar, të cilat, me intrigat e tyre dinake, e kishin copëtuar Shqipërinë

në shkallën më tragjike.1 Ndërkaq, në gazetën “Tomori” botoheshin artikuj në shërbim të

propagandës fashiste. “Lavdërohej politika e Italisë që kishte mbajtur larg Ballkanit

përhapjen e luftës me pasoja fatale. Në Shqipëri dhe në të gjitha shtetet e Evropës

ballkanike dhe danubiane vështrohej nga Roma, duke njohur funksionin e saj konstruktiv.

Propagandohej se Shqipëria do të përfitonte nga lufta në të gjitha drejtimet. Pozita e saj

politike si pjesë e Bashkësisë Perandorake të Romës paraqitej e ndryshme në krahasim

me gjendjen e përjetuar në regjimin kaotik të së shkuarës. Kufijtë tokësore dhe brigjet

detare të Shqipërisë ishin të mbrojtur dhe, në këtë rreth të hekurt, ajo mund të vazhdonte

qetësisht punën e saj e të priste me besim të plotë ardhmërinë e vet”.2

Ndërkohë, Musolini kishte krijuar bindjen se suksesi perandorak i Italisë kërkonte

ndërhyrje në Ballkan. Duçja urdhëroi instalimin e një ushtrie të fuqishme në vend, duke

marrë masat për të siguruar një veprim të shpejtë në rast nevoje nga bazat e Shqipërisë.3

Politikë që shqetësoi qarqet diplomatike të Londrës mbi përqendrimin e trupave italiane

në gadishull. Këshilli britanik i Ushtrisë analizonte se, me përjashtim të Shkodrës, të

gjithë qytetet e tjerë të mëdhenj ndodheshin në jug të Tiranës. Pushtimi i tyre kërkonte

garnizone të konsiderueshme në numër, që t’i jepte mundësi forcave italiane të

kontrollonin pikat kyçe si dhe komunikacionin rrugor. Prania e bërthamës së trupave

italiane në pjesën jugore të Shqipërisë lidhej gjithashtu dhe me përmirësimin e sistemit

rrugor në drejtim të kufirit grek, me synimin për të lehtësuar vendosjen në këtë zonë.

Edhe pse Italia nuk tregonte qëllime imediate ofensive kundër Greqisë, Këshilli britanik i

Ushtrisë ndiqte situatën me tension.4

Në letrën që Konti Ciano i dërgoi Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Shqipëri, F.

Jacomonit, më 22 gusht 1940, e informonte se, duke kordinuar sektorët e ndryshëm të

aktivitetit politiko-ushtarak, për çështjen italo-greke ishte vendosur që të ngadalësohej

ritmi i aksionit në këtë lëmë. Por, forcat italiane duhej të qëndronin në gadishmëri për të

vënë në jetë planin e veprimit në çdo kohë.5 Ky fakt diktoi Foreign Office-in të aprovonte

zhvillimin e aktiviteteve subversive në Shqipëri, duke hequr dorë nga pozicioni i

mëparshëm i njohjes de facto të pushtimit të vendit. Ndryshim që ishte rrjedhojë e

fushatës propagandistike dhe rritjes së tensionit të ushtruar nga Roma kundrejt Athinës.

Prandaj, britanikët shfaqnin interes të nxisnin rezistencën e popullit shqiptar kundër

okupatorit, prirje që kufizohej nga llogaritja e interesave të tyre në rajon.6

1 Nebil Çika. “Shqipnia dhe anglezët”, Tomori, vjeti I, nr. 90, Tiranë, E enjte, 13 qershor 1940, f. 1

2 “Shqipnija dhe konflikti europian”, Tomori, vjeti I, nr. 86, Tiranë, E djelë, 9 qershor 1940, f. 2

3 “Italija e shpëtoi Shqipninë”, Fashizmi, vjeti XVIII, nr.174, Tiranë, E martë, 12 dhjetor 1939, f. 2

4 AIH, A.V.116, Fl. 4-5

5 AIH, A.V.38, Fl. 21

6 Beqir Meta, “Qëdrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në fillimet e Luftës së Dytë Botërore (1939-

1941)”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 150-151

Page 160: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

144

Britanikët përgatitën plane për fillimin e luftës guerrilase dhe mundësisht të

kryengritjes kundër sundimit italian. Ata hynë në kontakt me një numër grupesh

shqiptare, të organizuara jo mirë, të cilët i përdorën për mbledhje informacioni dhe

sigurimin e një rrjeti të gjerë lidhjesh. Midis tyre dalloheshin vëllezërit Kryeziu që

krijuan besim te britanikët, për shkak të qëndrimit të tyre properëndimor dhe ndikimit që

kishin në Kosovë e Shqipëri. Zbulimi ushtarak (R) dhe agjentët e Seksionit D në

Jugosllavi hynë në lidhje me udhëheqësit shqiptarë në mërgim dhe vendosën sasi të

mëdha lënde shpërthyese pranë kufirit shqiptar. Foreign Office dhe Komanda e Lartë e

Lindjes së Mesme e miratuan planin e Seksionit D, por i paralajmëruan agjentët që të mos

ndërmerrnin asnjë veprim që mund të provokonte agresionin italian kundër Greqisë. Një

udhëzim i tillë pengoi edhe shpërthimin e një kryengritjeje në Shqipëri.1

Më 28 tetor 1940, ministri italian në Athinë, Grazzi, i dorëzoi qeverisë greke një

komunikatë për shpalljen e luftës. Ajo përmbante akuza për shkelje të neutralitetit, me

vënien e porteve greke në dispozicion të flotës britanike. Për më tepër, Roma zotëronte

prova se Greqia kishte lidhur me Anglinë marrëveshje me karakter ushtarak detar dhe

ajror. Po ashtu, qeveria italiane si përfaqësuese e interesave shqiptare nuk mund të

pranonte persekutimin e popullit shqiptar të Çamërisë nga autoritetet greke. Për këto

arsye, qeveria italiane i kërkonte Greqisë t’i lejonte trupat italiane të zinin disa pika

strategjike gjatë konfliktit me Britaninë e Madhe dhe të urdhëronte autoritetet ushtarake

të mos bënin qëndresë në mënyrë që pushtimi të realizohej paqësisht. Por, gjenerali

Metaksa e refuzoi kategorisht ultimatumin e Romës, duke i hapur rrugë konfliktit të

armatosur.2

E papërgatitur siç duhet, ushtria italiane sulmoi Greqinë me shpresën se Metaksai

do t’i binte vetë në dorë Musolinit, por rrjedha e ngjarjeve dëshmoi të kundërtën.3 Duke

ndjekur trupat italiane, forcat greke kapërcyen kufirin shqiptar në Korçë, ku gjenerali

Metaksa, me shumë mençuri, shpërndau me radio një mesazh. Ai sqaronte se grekët

kishin për mision jo vetëm të lironin prej zgjedhës së huaj popullin e tyre, por edhe

vëllezërit shqiptarë. Kjo thirrje i inkurajoi shqiptarët e jugut t’i vinin në ndihmë trupave

greke. Por Metaksai vdiq dhe grekët, që kishin depërtuar thellë në tokën shqiptare, iu

rikthyen pretendimeve të vjetra për Vorio-Epirin.4

Këtë fakt e konfirmoi edhe ambasadori britanik në Athinë, Michael Palairet, kur

raportonte në Londër se grekët i kishin drejtuar sytë nga Epiri i Veriut. Nuk dihej çfarë

vijë synonin të përcaktonin me saktësi, por ndoshta rrugën jugore më të afërt me kufirin.5

kufirin.5 Në favor të aneksimit të Shqipërisë së Jugut punoi gjithashtu qeveria greke në

mërgim, e cila u përpoq të minimizonte kontributin e shqiptarëve përkrah trupave greke

në luftë kundër pushtuesit fashist. Ajo zhvilloi një aktivitet të gjerë diplomatik dhe një

propagandë intensive në opinionin publik ndërkombëtar, duke e paraqitur Shqipërinë si

një vend armik, që nuk meritonte asnjë mbështetje prej Koalicionit Antifashist.6

Pushtimin italian të Greqisë u përpoq ta shfrytëzonte edhe Zogu për t’i dhënë fund

mosangazhimit politik të kërkuar nga autoritetet britanike. Ai nuk kishte abdikuar nga

1 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 147-149

2 Arben Puto. Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë. Tiranë: Toena, 2011, f. 70-71

3 Gian Carlo Fusco. Lufta në Shqipëri. Tiranë: 55, 2008, f. 6

4 AIH, A.V.51, Fl. 68

5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 119

6 Beqir Meta, “Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës antifashiste të popullit shqiptar”, Studime

historike, nr.3-4, 2009, Tiranë, 2009, f. 305

Page 161: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

145

kurora mbretërore, por gëzonte statusin e qytetarit të thjeshtë në mërgim.1 Zogu i paraqiti

ish përfaqësuesit të plotëfuqishëm të Anglisë në Shqipëri, Andrew Ryan-it, i cili

shërbente si ndërmjetës jozyrtar midis tij dhe Foreign Office-it, planin konkret të veprimit

kundër italianëve, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë greke. Në parim, Foreign Office,

Ministria e Luftës dhe Zyra e sapohapur e Operacioneve Speciale e pranuan idenë e

shfrytëzimit të Zogut. Por, plani i tij u vu në diskutim nga njeriu i fortë i Greqisë,

gjenerali Metaksa, i cili donte të mbante me çdo kusht territoret e Shqipërisë së Jugut, që

mund të rrezikoheshin me organizimin e qëndresës së Zogut kundër okupatorit fashist.

Ishte e qartë se politika e Britanisë në këtë periudhë përcaktohej nga ndjeshmëria greke.2

Diplomacia britanike, që përkrahte pretendimet e Greqisë aleate për Vorio-Epirin,

paraqitej e dyzuar për qëndrimin që duhej të mbante në lidhje me kufijtë dhe statusin e

Shqipërisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Londra rendiste argumentet në të

mirë të Shqipërisë së pavarur, si më poshtë: 1) shqiptarët përfaqësonin një komb të

shquar etnik dhe zhdukja e tyre nuk do të ishte e moralshme; 2) një deklaratë për

mbrojtjen e pavarësisë do t’i nxiste shqiptarët t’i rezistonin Italisë dhe, 3) përkrahja e

indipendencës së vendit do të largonte mosbesimin se Britania mund të hynte në

marrëveshje me qeverinë fashiste, e jo ta përmbyste atë. Ndërsa, argumentet kundër kësaj

deklarate ishin: 1) shqiptarët nuk mund të qëndronin më vete dhe do të ishin gjithmonë të

varur nga një fuqi tjetër për ndihmë e mbështetje me mjete financiare. Në situatën

ekzistuese ballkanike ishte e pamundur të parashikohej se cili shtet mund të mbronte

Shqipërinë e pavarur paslufte. Italia ishte sigurisht fuqia mbrojtëse e natyrshme, por

aleatët nuk mund t’a lejonin të luante edhe një herë këtë funksion. 2) Pëlqimi i qeverisë

greke ishte i nevojshëm për çdo deklaratë për të ardhmen e Shqipërisë. Sepse Athina

tregohej e vendosur për rektifikimin e kufijve jugorë. Për britanikët, mënyra më e mirë

ishte që grekët ta mbanin të pushtuar Shqipërinë edhe pas lufte, pasi vështirë të gjendej

ndonjë shpërblim territorial për ta. Së fundi, qeveria greke refuzonte propozimin britanik

për të organizuar një kryengritje në Shqipërinë e Veriut.3

Më 31 dhjetor 1940, zyrtari i Foreign Office-it, z. Campbell, pas diskutimeve

jozyrtare me anëtarë të qeverisë jugosllave, njoftonte pikëpamjet e tyre për të ardhmen e

shtetit shqiptar. Së pari, Beogradi e cilësonte dritëshkurtër politikën greke të copëtimit të

Shqipërisë. Ajo nuk mund të siguronte përkrahjen e popullsisë vendase nëse, si shpërblim

për rezistencën e tyre kundër Italisë, shqiptarët do të gjenin vendin e tyre të pushtuar nga

grekët. Së dyti, copëtimi i Shqipërisë, që do të pranohej pa dëshirë nga qeveria

jugosllave, vetëm se do të krijonte shqetësime të tjera dhe turbullira midis shqiptarëve,

grekëve dhe jugosllavëve. Çka do të influenconte përdorimin e të njëjtës politikë me atë

të Fuqive të Boshtit, duke ngritur pretendimet e Beogradit për tokat greke dhe anasjelltas.

Së treti, qeveria jugosllave përkrahte idenë e pavarësisë dhe të integritetit të Shqipërisë,

në bazë të parimit “Ballkani për popujt e Ballkanit” dhe dëshironte të përjashtonte çdo

ndikim problematik të pranisë territoriale të ndonjë Fuqie të Madhe në Ballkan. Pasi në

qoftë se indipendenca dhe tërësia tokësore e Shqipërisë do të viheshin në diskutim,

atëherë aspirata nacionaliste rivale do të lindnin në Jugosllavi dhe në Greqi, duke

favorizuar intervencionin e shteteve të mëdha. Së katërti, autoritetet jugosllave i

1 Xhelal Gjeçovi, “Forcat politike në vitet e pushtimit fashist dhe qëndrimi i tyre ndaj Luftës së Armatosur

Çlirimtare”, Studime historike, nr. 3-4, 2000, viti LIV, f. 81 2 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 152-156

3 AIH, A.V.123, Fl. 1-2 (Shqipëria. Letra e z. Noel-Bajker drejtuar z. Batler)

Page 162: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

146

frikësoheshin destabilitetit greko-italian, në rast se shqiptarët do t’i rezistonin Italisë

fashiste. Ky preokupim i Beogradit për sentimentet greke buronte nga dëshira e tyre për

të evituar ndonjë fërkim të mundshëm greko-jugosllav.1

Sipas Musolinit, pushtimi i Shqipërisë e kishte kthyer Adriatikun në liqen italian,

ndërsa rënia e Greqisë do ta kthente Mesdheun lindor në det italian, duke mënjanuar edhe

prezencën britanike.2 Por, luftimet në frontin grek përfunduan me disfatën e ushtrisë

italiane, që kërkoi ndihmën e Hitlerit për realizimin e objektivave strategjike në rajon.

Gjermania naziste iu përgjigj thirrjes së Musolinit, duke urdhëruar përparimin e trupave

drejt Greqisë. Në prag të pushtimit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke, gjenerali Papagos,

nuk pranoi të tërhiqte forcat nga territori shqiptar. Athina ishte e gatshme të sakrifikonte

invadimin gjerman se sa të humbiste kapitalin politik, që do t’i vlente për aneksimin e

Shqipërisë së Jugut paslufte. Kështu, më 21 prill 1941, Komandanti i Korpusit të III të

Armatës Greke të Maqedonisë Perëndimore, gjenerali Tsolakoglu, u dorëzua te

Vermahti.3

Në takimin e Vjenës, më 22 prill 1941, u diskutua çështja e kufijve të Shqipërisë

midis Kontit Ciano dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Joachim von Ribbentrop. Ky i

fundit pohonte se megjithë angazhimet që ishin marrë kundrejt Mbretit të Bullgarëve,

Hitleri kishte pranuar kërkesat e Italisë në lidhje me Kosovën. Ndërkaq, ai mendonte të

mbante pjesën e Ljetotenit për Bullgarinë dhe atë të Mitrovicës në favor të Serbisë, sepse

në këto territore bënin pjesë miniera me pronësi gjermane. Po ashtu, Ribbentrop-i shfaqte

pëlqim të plotë mbi rivendikimet territoriale kundrejt Greqisë, pra aneksimin prej

Shqipërisë të tokave që përfshiheshin midis kufirit dhe vijës Follorinë-Pind, Artë,

Prevezë dhe aneksimin prej Italisë të ishujve jonianë. Për pjesën tjetër të Greqisë, Hitleri

ishte dakord mbi oportunitetin që asnjë vendim të mos merrej përpara mbarimit të

konfliktit të përgjithshëm.4

Por, planet e Fuqive të Boshtit nuk përkonin me mendimin e Foreign Office-it, që

ishte në favor të pretendimeve greke për Epirin e Veriut. Zyrtari P. Dixon argumentonte

se grekët i pushtuan me armë territoret që kërkonin për rivendikim. Ata asnjëherë nuk u

mundën në luftë nga italianët. Grekët i braktisën territoret e pushtuara vetëm me

invadimin gjerman. Megjithatë, në fund të luftës, i gjithë kombi grek do të kërkonte të

mbante territoret ku armët e tyre i damkosën. Së dyti, britanikët dëshironin ta shpërblenin

Athinën për rolin që luajti në luftë përkrah aleatëve. Ata nuk mund t’i jepnin Qipron,

Dodekanezin, por do të bënin çmos për t’i siguruar Shqipërinë e Jugut. Ndonëse dorëzimi

i këtij territori Greqisë, mund të ngjallte pretendime nga ana e Jugosllavisë për Shqipërinë

Lindore. Pra, shteti shqiptar rrezikonte të copëtohej midis grekëve e jugosllavëve dhe, në

këtë mënyrë, do të ishte praktikisht e pamundur ndërtimi i një Shqipërie të pavarur. Ky

ishte qëllimi edhe i kryeministrit të Greqisë, Tsouderos, i cili në fjalimin që mbajti në

mbledhjen e komunitetit grek në Londër, më 15 nëntor 1941, paraqiti idenë e një Greqie

të re, të bashkuar dhe të madhe paslufte, duke përfshirë Epirin e Veriut, Dodekanezin,

Maqedoninë dhe Qipron.5

1 AIH, A.V.123, Fl. 14-15

2 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 61

3 Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar 1939-1949. Tiranë: Geer, 2002, f. 76-77

4 AIH, A.V.38, Fl. 23

5 AIH, A.V.129, Fl. 5, 25

Page 163: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

147

Këto kërkesa territoriale të Greqisë binin në kundërshtim me parimet demokratike

të “Kartës së Atlantikut”, të nënshkruar më 14 gusht 1941, midis kryeministrit britanik,

W. Churchill dhe presidentit amerikan, F. Roosevelt. Ata deklaronin se: 1) nuk aspironin

zgjerime tokësore për vendet e tyre dhe se, 2) nuk do të mbështesnin as ndryshimet

territoriale nga shtetet e tjera, që nuk pranoheshin lirisht prej popujve të interesuar. 3) Të

dyja palët zotoheshin se do të respektonin të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe 4) do

t’u njihnin kushte të barabarta në ushtrimin e tregtisë dhe në shfrytëzimin e lëndëve të

para të gjitha shteteve, të mëdhenj dhe të vegjël, fitimtarë apo të mundur. 5) Ata

shprehnin përkrahjen e plotë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve, me

qëllim rritjen e standardit të jetesës, përparimin ekonomik dhe sigurimet shoqërore.

Gjithashtu, dy parimet e tjera garantonin vendosjen e paqes, që do t’i çlironte popujt nga

frika e presioni dhe do t’u mundësonte të drejtën e lundrimit të lirë në dete e në oqeane.

8) Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan deklaronin se të gjitha shtetet do të

miratonin nevojën për një çarmatim të përgjithshëm, duke instaluar një sistem sigurimi

kolektiv. Për shqiptarët rëndësi të veçantë kishte parimi që shprehte qëndrimin e aleatëve

perëndimorë për mosndryshimin e kufijve pa aprovimin e vendeve të interesuara dhe

respektimi i vullnetit të popujve për vetëvendosjen e fatit të tyre. Kjo nënkuptonte se dy

Fuqitë e Mëdha nuk njihnin as pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939,

dhe as copëtimin e Jugosllavisë nga shtetet e Bllokut Fashist, në prill 1941. Për rrjedhojë,

koalicioni anglo-amerikan nuk njihte as zgjerimin e Shqipërisë politike me territorin e

Kosovës dhe të Maqedonisë që ishte vendosur nga Fuqitë e Boshtit në kohën e copëtimit

të Jugosllavisë. Kurse forma e regjimit në Shqipëri do të përcaktohej nga populli me anë

të votimit të përgjithshëm, pas çlirimit nga zgjedha fashiste. Parimet e Kartës së

Atlantikut u mirëpritën nga populli shqiptar sepse ringjallën shpresën për rifitimin e

pavarësisë së humbur dhe realizimin e bashkimit kombëtar, gjithmonë nëse ata luftonin

me vendosmëri përkrah aleatëve.1

Zbatimin e principeve të Kartës së Atlantikut për rastin e Shqipërisë e vlerësoi me

nota pozitive edhe mbreti Zog në intervistën e dhënë për gazetën “Manchester Guardian”.

Sipas tij, “përderisa Karta e Atlantikut garantonte pavarësinë dhe lirinë e të gjithë

kombeve ishte e qartë që ajo siguronte gjithashtu indipendencën e Shqipërisë në

sovranitet të plotë dhe me kufijtë e saj kombëtarë. S’kishte se si të imagjinohej ndonjë

përjashtim dhe as që mund të lejohej një gjë e tillë prej opinionit publik ndërkombëtar.2

Mirëpo, në kontrast me idealet demokratike të funksionimit të rendit të ri botëror,

Italia fashiste vijonte politikën e shfrytëzimit të pozitës gjeografike dhe burimeve

ekonomike të vendit. Industrialistët italianë u përqendruan në kërkimin dhe nxjerrjen e

mineraleve të nevojshme për zhvillimin e luftës. Shoqëria S.I.M.S.A e shtoi prodhimin e

bitumit të pastruar në formë buke apo të fluksuar që përdorej për shtrimin e rrugëve nga

10-15 ton/ditë në nivelin e 50 tonëve. Kjo u arrit nëpërmjet riaktivizimit të galerive të

shembura gjatë kohës së luftës, si pasojë e pamundësisë për përtëritjen e materialit të

armaturës, dhe shtrirjes së kërkimit në kantieret e reja (Kume, Leskat, Racik, Varvarë).

Po ashtu, me distilimin e mineralit të ri për impiantin e distilimit të projektuar u bënë

1 Kristo Frashëri, “Karta e Atlantikut dhe shqiptarët”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 39

2 AIH, A.V.135, Fl.1 (Federata Ballkanike dhe marrëdhëniet me Italinë. Viti 1942, përkthyer nga Shpëtim

Mema)

Page 164: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

148

kërkime të tjera në luginën e Përroit Gabanavet dhe në zonën e Resulanit, e cila lidhej me

sheshet e punimeve me një hekurudhë dekovil, që përshkonte një trase prej 5 km.1

Shoqëritë italiane shfaqën interes edhe për zhvillimin e bujqësisë. Drejtori teknik i

ITALBA-s, Francesco Desi, i dërgoi Kryetarit z. Pinjati Morano de Kustoca, më 1 tetor

1941, një program veprimtarie për ta ngritur kompaninë në një plan më të lartë dhe të

shquar epërsie të plotë mbi gjithçka që ishte bërë në sektorin agrar. Shqiptarët dëshironin

nga ITALBA që ajo të tregonte me fakte se i kishte kuptuar dhe përvetësuar problemet

themelore ekonomiko-bujqësore të vendit dhe se ishte e aftë të realizonte zgjidhjen e tyre.

Për përparimin e bujqësisë, F. Desi ishte i mendimit që pronat e Pjeshkëzës dhe të

Toptanit të merrnin një drejtim për t’u bërë ndërmarrje të vërteta model për të treguar, në

strukturën dhe kushtet e tyre, sistemet, radhën e kulturave dhe masat e kultivimit, si dhe

masat tekniko-ekonomike përgjithësisht të përshtatshme për një shfrytëzim racional të

pronave tokësore shqiptare më të zakonshme, me përjashtim të atyre në të cilat ishte e

nevojshme që, në radhë të parë, të vihej në jetë bonifikimi i madh hidraulik, siç ishte rasti

i tokave të Fier-Shoganit. Gjithashtu, ITALBA i kushtoi vëmendje të veçantë zgjidhjes së

problemit të olivikulturës, që nënkuptonte përtëritjen e ullishteve të mbajtura keq dhe gati

të braktisura. Për këtë qëllim nevojitej bashkëpunimi me Bankën e Napolit, së cilës do t’i

besohej funksioni i financimit duke përdorur kredinë bujqësore të përmirësimit me rreze

të gjerë. Pasi shoqëria nuk duhej të ngarkohej me asnjë detyrim financiar.2

Sipas Kontit Ciano, natyra i kishte falur Shqipërisë mundësinë që të bëhej një

udhë e madhe komunikimi midis Italisë dhe tregjeve të Evropës juglindore. Që Shqipëria

ta kryente këtë funksion me karakter perandorak, me rëndësi në rregullimin e ardhshëm

ekonomik të Mesdheut, ishte i nevojshëm mobilizimi i forcave më të mira të dy vendeve.

Qytetarët e tyre gëzonin të njëjtat të drejta dhe detyrime, kështu që prania e Italisë në

Shqipëri nuk shënonte veçse një ndihmë kapitali, pune dhe teknike që, në bashkëpunim

me mjetet shqiptare, do ta fuqizonte aftësinë prodhuese të vendit, duke e integruar si njësi

organike në sistemin ekonomik mesdhetar. Për këtë arsye, konsiderohej i domosdoshëm

zmadhimi i limanit të Durrësit, që do të ishte një vepër e denjë për traditat detare italiane;

konstruksioni i rrugëve të reja ose zgjerimi i atyre ekzistuese dhe ndërtimi i hekurudhës

1 AIH, A.V.21, Fl. 6-7 (Relacione ekonomike mbi shoqëritë italiane, përkthyer nga Shefqet Hoti)

2 Ibid., Fl. 21-23 (a - Prona Toptani, e cila përfshinte toka fushore gjysmëkënetore dhe toka kodrinore të

pyllëzuara, do të shërbente shumë mirë për të organizuar atje një ndërmarrje bujqësore pyjore-blegtorale

(tipi më i zakonshëm në Shqipëri), që do të synonte të vinte në dukje, edhe në fushën e përgjithshme të

ekonomisë pyjore të vendit, se cili duhet të ishte ekuilibri që duhej arritur midis kullotës dhe pyllit.

Ndërmarrja e drejtuar në këtë mënyrë, me siguri, do t’i pëlqente shumë edhe Milicisë Pyjore Shqiptare, e

cila, duke e përdorur atë si fushë studimi dhe orientimi, do të na shpëtonte në mënyrë të favorshme si përsa

i takon anës së ndihmës teknike, ashtu edhe përsa i përket anës propagandistike. b - Prona e Pjeshkëzës,

duke u ngjitur një shkallë më lart në evolucionin bujqësor, e pajisur me mjetet e duhura, duhej të bëhej

modeli i ndërmarrjes bujqësore me tokë të thatë dhe gjysmë në ujë, duke pasur njëkohësisht një blegtori

ndihmëse të harmonishme, me lopë qumështi dhe mishi. Kjo do të ishte një shkollë e vërtetë për teknikët

shqiptarë, të cilët kishin shumë nevojë për të, si edhe për bujqit më të interesuar. c - pastaj, për

shpërndarjen e atij maksimumi teknik, ekonomik, shoqëror, që kishte mundësi të arrihej në bujqësi:

krijimin e pronës tokësore me synim që të arrihej prona e vogël e punuar drejtpërdrejt, do të duheshin edhe

afro një mijë hektarë tokë e shëndoshë fushore, mundësisht në qendër të Shqipërisë, në mënyrë që prania e

Shoqërisë të ndihej edhe brenda vendit. Kjo do t’i shërbente edhe vetë Shoqërisë si eksperiment dhe si

orientim për kolonizimin e ardhshëm të Fier-Shoganit)

Page 165: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

149

për transportimin e shpejtë të mallrave brenda vendit dhe drejt shteteve kufitare. Vepra që

do të ndihmonin në përparimin ekonomik të Shqipërisë.1

Planeve të Italisë fashiste i shtohej edhe pozita e lëkundur e diplomacisë britanike

lidhur me statusin e Shqipërisë paslufte. Ishte evidente që, në bazë të klauzolave 1 dhe 2

të “Kartës së Atlantikut”, shqiptarët ishin privuar me forcë nga të drejtat e tyre sovrane

dhe të vetëqeverisjes. Prandaj, restaurimi i autonomisë cilësohej i domosdoshëm për të

mënjanuar synimet agresive të fqinjëve. Nga ana tjetër, Londra e konsideronte Shqipërinë

e plotë dhe të pavarur shkak për turbullira të përjetshme në Ballkan, sepse shteti shqiptar

kishte nevojë për mbrojtje dhe udhëheqje. Kjo detyrë mund të merrej përsipër nga një

vend krejtësisht i painteresuar, me një standard të lartë të zhvillimit bujqësor si p.sh.,

Danimarka. Ajo do të realizohej me një marrëveshje ndërkombëtare, si pjesë e projektit

për sigurinë e përgjithshme, duke i dhënë fund periudhës së tutelës. Rrjedhimisht,

Shqipëria do të ishte në gjendje të hynte në Federatën Ballkanike, të iniciuar fillimisht

prej qeverisë greke dhe jugosllave. Por, linte për të dyshuar nëse një Federatë Ballkanike

do të kishte pjekurinë politike apo burimet ekonomike e administrative për t’i sjellë

përparimin Shqipërisë dhe zonave që kufizoheshin me të. Rezultatet më shpresëdhënëse

mund të priteshin në qoftë se Jugosllavia dhe Shqipëria do të përfshiheshin në një

Federatë Evropiane Lindore me dimensione më të mëdha, e cila do të përbëhej nga popujt

më të zhvilluar dhe me pak të interesuar të pjesës veriore të gadishullit të Ballkanit. Një

Federatë e këtillë, në të cilën mbrojtja, tregtia dhe komunikacioni, do të ishin në

kompetencën e autoriteteve federale kishte shumë mundësi t’i garantonte sigurinë dhe

lulëzimin vendeve pjesëmarrëse.2 Efektiviteti i saj buronte jo vetëm nga vullneti i

qeverive anëtare, por edhe nga mbështetja ekonomike, politike dhe diplomatike e Fuqive

të Mëdha.3

Për zyrtarin e Foreign Office-it, Pierion Dixon, ripohimi i pavarësisë së

Shqipërisë nga Britania e Madhe kishte rëndësi të një natyre të dyfishtë: 1) strategjike,

sepse nuk duhej mohuar kontributi i lëvizjes së rezistencës në Shqipëri dhe, 2) politike,

pasi përcaktimi në kohë i statusit mund të mënjanonte rrezikun që Shqipëria të kthehej në

një “mollë sherri” midis Jugosllavisë dhe Greqisë.4 Që gjatë luftës italo-greke, Athina

kishte shprehur ambiciet territoriale në lidhje me Shqipërinë e Jugut, ndërsa Beogradi për

pjesën veriore të vendit, kërkesa që cënonin tërësinë tokësore të Shqipërisë.5

Përsa i përket vijës së kufirit shqiptaro-jugosllav, diplomacia angleze

rekomandonte që: 1) territori midis pellgjeve të Drinit dhe Vardarit jepte kufirin më të

kënaqshëm nga Ohri në drejtim të veriut. Por, ky kufi duhej të mbahej larg në një

distancë të arsyeshme prej Prizrenit. Një ndryshim i tillë do të quhej një lëshim territori

falas nga Jugosllavia. 2) Fusha e Kosovës në baza ekonomike, madje dhe etnike duhej t’i

mbetej Jugosllavisë. Posedimi i fushës së Metohisë ishte ndoshta pika më e diskutueshme

lidhur me këtë kufi. Përderisa popullsia ishte kryesisht shqiptare do të ishte mirë për

paqen që Metohija t’i lihej Shqipërisë. Por, qeveria jugosllave kishte pak mundësi ta

1 Turno Verdi. “Roli i Shqipërisë në Perandorinë e Liktorit”, Tomori, viti III-të, nr. 23, Tiranë, E martë, 27

janar 1942, f. 1-2 2 AIH, A.V.136, Fl. 4-5 (Relacione mbi kufirin shqiptaro-jugosllav. Viti 1942, e përktheu Shpëtim Mema)

3 Ana Lalaj, “Shqipëria dhe projektet e (Kon)Federatave ballkanike (1941-1945)”, Studime historike, nr. 3-

4, 2009, Tiranë, 2009, f. 322 4 A. Puto, Nëpër analet e ..., f. 46

5 AIH, A.V.137, Fl. 4 (Memorandumi i Diksonit mbi qëndrimin e HMG kundrejt Shqipërisë. Viti 1942,

përktheu Viliam Shehu)

Page 166: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

150

pranonte një gjë të tillë. Nga pikëpamja ekonomike dhe për të mbrojtur fushën e Kosovës,

ajo duhej të përfshihej brenda territorit jugosllav. 3) Edhe Plava e Gucia, gjeografikisht

dhe ekonomikisht, duhej t’i mbeteshin Jugosllavisë. Banorët shqiptarë në këtë zonë

numëronin afro 20.000 vetë. 4) Nga Gucia deri në liqenin e Shkodrës sygjerohej ruajtja e

kufirit që ekzistonte para vitit 1941. Ai ndante shumë fise shqiptare nga qendrat e tyre

ekonomike në Gjakovë, Prizren dhe Dibër, qytete që iu dhanë Jugosllavisë. Ndërsa, 5)

zona midis Ulqinit dhe liqenit të Shkodrës mund t’i jepej Shqipërisë në baza etnike,

ndonëse nuk paraqiste ndonjë vlerë ekonomike dhe strategjike.1

Në rrethana të tilla të kërkesave të fqinjëve për rivendikime territoriale në

Shqipëri, Pierion Dixon argumentonte pse qeveria britanike nuk deklarohej në favor të

pavarësisë. Së pari, Foreign Office nuk dëshironte të angazhohej me Shqipërinë sepse

duhej t’i kishte duart e lira nga problemet tokësore të Evropës Lindore. Duke njohur

indipendencën e shtetit shqiptar, ai automatikisht e klasifikonte atë në vendet që i

rezistonin agresionit të Boshtit. Së dyti, një Shqipëri e pavarur do të nxiste një çerdhe

grencash dhe do të provokonte qeverinë greke e jugosllave t’i bënte presion Britanisë për

pretendimet e tyre territoriale. Prandaj, deklarata duhej të specifikohej duke u kufizuar në

njohjen e indipendencës së Shqipërisë, pa përmendur tërësinë e saj tokësore. Së treti,

mospërkrahja e mbretit Zog mund të shkaktonte një valë trazirash, për shkak të bashkimit

të opinionit brenda dhe jashtë vendit në favor të tij, duke e cilësuar si të vetmin

udhëheqës që kishte nxjerrë Shqipëria që nga koha e Skëndërbeut. Së katërti, njohja e

shtetit të pavarur shqiptar do të kishte efekte dekurajuese te Italia fashiste. Edhe pse

italianët nuk ishin shumë entuziastë mbi aneksimin e Shqipërisë dhe mbajtjen e vendit

pas lufte. Ndërsa, qëndrimi i Foreign Office-it në mbështetje të indipendencës shqiptare

arsyetohej me: 1) frymën ofensive të Britanisë në Mesdhe; 2) adoptimin e një linje të

ashpër ndaj Italisë në fushën politike dhe, 3) forcimin e rezistencës kundër Italisë në

Shqipëri, duke rritur njëkohësisht detyrimet e Fuqive të Boshtit në Ballkan.2

Lufta kundër okupatorit fashist bashkoi forca të ndryshme politike shqiptare, të

cilat i unifikonte ideali i përbashkët kombëtar. Fakt që u evidentua në punimet e

Konferencës së Pezës, në shtator 1942, ku pjesëmarrësit, pavarësisht pozitave të caktuara

sipas interesave imediate e të perspektivës, vendosën të bashkërendonin forcat “pa dallim

feje, krahine apo bindjeje politike”.3 Kjo ngjarje nxiti organizimin dhe zhvillimin e

veprimeve të armatosura kundër pushtuesit.4

Për qeverinë britanike kishte ardhur momenti të njihte pavarësinë e Shqipërisë

paslufte. Në deklaratën e Anthony Eden-it, më 17 dhjetor 1942, shfaqej simpatia për fatin

e shqiptarëve, një popull midis viktimave më të hershme të agresionit fashist. Prandaj,

Londra dëshironte ta shihte Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj

të rivendosur. Forma e regjimit dhe e qeverisjes së vendit do të zgjidhej nga sovrani në

fund të luftës. Me këtë deklaratë, Foreign Office nuk nënkuptonte detyrimin për të

rivendosur shtetin shqiptar në kufijtë e tij para aneksimit nga Italia në prill të vitit 1939.5

1 AIH, A.V.136, Fl. 1-2

2 AIH, A.V.131, Fl. 18-19, 41 (Memorandumi i 30 dhjetorit 1942 pregatitur nga z.Lefan mbi pretendimet

jugosllave ndaj territorit shqiptar. viti 1942, e përkthyer nga Hysen Aollazagoj) 3 Muharrem Dezhgiu, “Ndërthurja e Luftës për Çlirim kombëtar me elemente të Luftës Civile në vitet

1943-1944”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë, f. 144 4 Muharrem Dezhgiu, “Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkëpunim gjatë Luftës së Dytë

Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, f. 188 5 AIH, A.V.131, Fl. 27

Page 167: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

151

Pra, çështja e kufijve të Shqipërisë duhej të shqyrtohej në Konferencën e Paqes paslufte.

Kjo përbënte një koncesion të rëndësishëm ndaj pretendimeve territoriale greke në kurriz

të Shqipërisë së Jugut. Çka tregonte ndikimin e madh të Athinës në përcaktimin e pozitës

përfundimtare të Britanisë për të ardhmen e vendit.1

Deklarata e ministrit të Jashtëm britanik influencoi pozitivisht te shqiptarët,

ndonëse nuk dëshmonte qartësisht politikën e Foreign Office-it për të ardhmen e

Shqipërisë. Në mars 1943, P. Dixon e interpretonte deklaratën si një përpjekje të

Britanisë për të rivendosur një shtet të pavarur shqiptar pas lufte, por nuk mund të flitej

për shtet shqiptar në atë kohë dhe as të shtrohej për diskutim çështja e njohjes së një

qeverie shqiptare në mërgim.2

Interesi politik i Britanisë për Shqipërinë, në fillim të vitit 1943, përkoi me

thellimin e krizës që po përjetonte fashizmi italian, si rrjedhojë e zgjerimit të Luftës

Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër okupatorit. Kjo situatë diktoi B. Musolinin

të dekretonte shkarkimin e Francesco Jacomonit dhe të emëronte në postin e Mëkëmbësit

të Përgjithshëm të Mbretit Viktor Emanueli III, gjeneralin Alberto Pariani, ish shef i

misionit ushtarak të Italisë në Shqipëri përpara pushtimit. Pariani kërkoi bashkëpunimin e

qeverisë kuislinge për të shtypur çdo veprimtari subversive në vend.3

Ndërkohë, qeveria britanike merrte masa për të rritur angazhimin e saj në

Shqipëri, duke ndihmuar me mjete logjistike dhe financiare qëndresën e popullit shqiptar

kundër pushtuesit fashist. Në fund të prillit 1943 mbërriti misioni i parë ushtarak anglez,

Konsensus 2, i kryesuar nga majori Bill McLean dhe zëvendësi i tij, kapiteni David

Smiley. Ata u atashuan pranë Shtabit të Përgjithshëm4 që u krijua me vendim të

Mbledhjes së Labinotit në Elbasan. Shtabi i Përgjithshëm kishte për detyrë të organizonte

Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe të udhëhiqte luftën e armatosur kundër okupatorit.

Nga muaji qershor deri në gusht 1943, britanikët i dërguan McLean-it dhe

Smiley-it 19.5 tonë armë, municione dhe furnizime të tjera, pjesa më e madhe e të cilave

u morën nga partizanët. Detyra e parë e misionit britanik ishte organizimi, stërvitja dhe

pajisja e Brigadës I partizane, të udhëhequr nga Mehmet Shehu. Në këtë periudhë,

britanikët parashutuan edhe misione të tjera, të cilat u dërguan në pjesë të ndryshme të

vendit. Misioni i McLean-it mbulonte gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa misionet e

tjera u dërguan në zona të veçanta: njëri u vendos në Dibër për të mbajtur lidhjet me

drejtuesit e qëndresës atje; një tjetër u caktua në veri të Tiranës në zonën e Krujës; një

mision u dërgua në krahinën e Vlorës, ku ndodhej fshati besnik ndaj Ballit Kombëtar dhe

një tjetër në zonën e Myslim Pezës.5

Përveç ndihmës ushtarake për qëndresën shqiptare, britanikët theksonin rëndësinë

e bashkërendimit të veprimeve luftarake të dy forcave politike, Frontit Nacionalçlirimtar

1 Muharrem Dezhgiu, “Qëndrimi britanik për luftën e shqiptarëve kundër pushtimit fashist, deklarata e

dhjetorit 1942 për njohjen e luftës së popullit shqiptar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave

historike 33-34, 2003-2004, f. 70 2 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 200

3 Xhemil Frashëri. Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj: vëllimi i

dytë. Tiranë: Vatra, 2005, f. 47-50 4 Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2,

2004, f. 97 5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 202-204

Page 168: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

152

dhe Ballit Kombëtar. Këta të fundit thirrën Mbledhjen e Mukjes, më 1-3 gusht 1943,1 ku

u vendos krijimi i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, si organ i përbashkët për

drejtimin e luftës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vend pas çlirimit, që do të

përcaktonin formën e regjimit. Delegatët e Mukjes miratuan gjithashtu formulën për

zgjidhjen e çështjes së Kosovës,2 si: “Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për

zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të

vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike”.3 Por, vendimet e Marrëveshjes së

Mukjes u anuluan nga udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste Shqiptare, që i cilësoi një

tradhëti kombëtare, parë nga pozita dhe interesat e saj. Ky veprim ishte rrjedhojë e

influencës dhe e nënshtrimit ndaj udhëheqjes së homologes jugosllave, të përfaqësuar nga

Milandin Popoviç, Vukmanoviç Tempo, Dushan Mugosha dhe rrezikut të ndarjes së

pushtetit me forcat e tjera politike. Dështimi i Mukjes i hapi rrugë fragmentarizimit

politik e ushtarak dhe pengoi realizimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.4

Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin, e kushtëzuar nga disfatat e

armatës italiane në frontet kryesore të luftës dhe kriza e brendshme në vend. Fakt që e

detyroi marëshallin Badoglio të njoftonte trupat e tij në Shqipëri për ndërprerjen e

veprimeve luftarake kundër forcave antifashiste dhe të çdo bashkëpunimi me komandat e

repartet gjermane. Kjo ngjarje nuk lejoi gëzimin e popullit shqiptar, sepse në orën katër të

mëngjesit të datës 9 shtator, njësi të ushtrisë gjermane në përbërje të grupit F, nën

komandën e feldmarëshallit Baron Maximilian von Weichs pushtuan Shqipërinë. Ishin tri

divizione të Korparmatës XXI, të drejtuara nga gjenerali Hubert Lanz, që sulmuan dhe

invaduan Shqipërinë me efektshmëri të lartë, duke ndeshur në një qëndresë minimale prej

nëntë divizioneve italiane të përqendruara në Shqipëri dhe prej grupeve të ndryshme të

rezistencës.5

Kështu, brenda dy ditëve forcat e Vermahtit pushtuan qytetet kryesore të vendit,

si: Tiranën, Elbasanin, Korçën, Kukësin, Shkodrën, Vlorën dhe Durrësin. Për zbrapsjen e

qytetit bregdetar të Durrësit, okupatori gjerman zhvilloi operacionin e njohur me emrin

“Hafenfahrt” [shëtitje në port]. Në mënyrë të befasishme u bënë bastisje në Durrës,

Shijak dhe Kavajë sepse komanda gjermane hoqi dorë nga bashkëpunimi me autoritetet

shqiptare të administratës dhe të politikës. Ajo mori masa për të shmangur çdo plaçkitje

në radhët e popullsisë civile. Pushtuesi nazist, duke parë qëndrimin oportunist të

shqiptarëve të të gjitha ngjyrave politike dhe bindjen për fitoren e aleatëve, nuk i besonte

bashkëpunimit të forcave që tregoheshin të gatshme ta gënjenin. Ata e dinin se në rastin e

parë të zbarkimit në stil të gjerë dhe me sukses nga ana e aleatëve, ushtria gjermane duhej

të mbështetej vetëm në forcat e saj.6

Kryeministri britanik, W. Churchill, përshëndeti në Dhomën e Komunëve

qëndresën e popullit shqiptar kundër okupatorit nazist, duke çmuar përpjekjet dhe luftën e

1 Beqir Meta, “Marrëveshja e Mukjes në kontekstin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së

Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009, f. 307 2 Daut Bislimi, “Balli Kombëtar dhe ONDSH-LLTSH-ja: dy faqet e një ideje”, Gjurmime albanologjike -

seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, f. 37 3 Muharrem Dezhgiu, “Mbledhja e Mukjes në kontekstin e çështjes kombëtare shqiptare”, Studime

historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009, f. 312 4 Muharrem Dezhgiu. Shqipëria në luftë: 1939-1944. Tiranë: Globus R., 2001, f. 213-214

5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë..., f. 217-218

6 Muharrem Dezhgiu, “Operacioni “Hafenhart” dhe pasojat e tij për popullsinë e Durrësit (nëntor 1943-

nëntor 1944)”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 110-111

Page 169: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

153

shqiptarëve në të katër anët e vendit. Sipas tij, Britania e Madhe dëshironte t’a shihte

Shqipërinë të liruar nga zgjedha e Boshtit. Ai bashkohej me deklaratën e ministrit të

Jashtëm, A. Eden, më 17 dhjetor 1942, se Shqipëria do të ishte përsëri indipendente me

mbarimin e luftës dhe se çështja e kufijve do të diskutohej në Konferencën e Paqes.

Oficerët e bashkëpunimit dhe të liezonit referonin me mburrje mbi elementin luftarak të

atdhetarëve shqiptarë dhe duke u bazuar te morali, entuziazmi, gadishmëria dhe traditat e

tyre bindnin Britaninë se veprimet e shqiptarëve do të ishin me kontribut vendimtar në

operacionet e ardhshme në zonën e Mesdheut.1

Mirëpo, pas vendosjes së trupave të Vermahtit në të gjithë territorin e Shqipërisë,

autoritetet gjermane u përqendruan në ndërtimin e rendit pushtues. Me interesimin e

Nojbaherit, të plotfuqishmit për Evropën juglindore, u formua Komiteti Ekzekutiv i

Përkohshëm, i kryesuar nga Ibrahim Biçaku. Ai kërkoi thirrjen e Asamblesë Kushtetuese,

e cila anuloi vendimet, ligjet, dekretet e kohës së pushtimit italian dhe “Bashkimin

personal” nën kurorën e mbretit Viktor Emanueli III. Asambleja formoi qeverinë, me

kryeministër Rexhep Mitrovicën, që do të punonte bashkarisht me autoritetet pushtuese.

Këta të fundit propagandonin respektimin e pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtar dhe

krijimin e Shqipërisë etnike.

Në planin politik ata propozonin “Bashkimin Ballkanik”, një formë konfederate

ku të gjithë popujt të rregullonin marrëdhëniet me frymën e ligjit. Duke deklaruar se nuk

kishte qëllime okupacioni tokësor në Ballkan, Gjermania paraqitej si i vetmi vend në

gjendje të plotësonte nevojat e ballkanasve për jetesën e tyre më të mirë. Ata mohonin

përgjegjësinë për luftën në gadishull, duke fajësuar Anglinë demokratike, e cila kishte

pushtuar gati gjysmën e botës dhe nuk pranonte t’i nënshtrohej një rregullimi paqësor të

pasurive botërore, që t’u mundësonte popujve të jetonin sipas nevojave të tyre.2

Nga pikëpamja ekonomike, Gjermania ishte e interesuar për eksploatimin e xehes

së kromit në rajonin e Gjakovës e të Kukësit. Për këtë arsye, u arrit një marrëveshje midis

Nojbaherit, udhëheqësit ekonomik të Armatës së dytë të blinduar të Kosovës dhe

përfaqësuesit të përgjithshëm gjerman të autorizuar në Shqipëri, Zauverajnit, që për

financimin e punës së minierave të kujdesej kompania Südost-Montan, me mbështetjen e

Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Tiranë. Ishte detyrë e organeve kompetente të

Rajhut në jug-lindje të Evropës, që të realizohej prodhimi prej rreth 50.000 tonë krom-

metali në vit, si kusht i domosdoshëm për vlerën luftarake të armatës gjermane. Prandaj

posedimi i minierave në Kosovë e Shqipëri do ta lehtësonte këtë detyrë. Mirëpo, të gjitha

këto organe ishin të vetëdijshme se realizimi i prodhimit të mundshëm të parashikuar

mbartte vështirësi për shkak të aksioneve të përhershme të forcave të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, të cilat pengonin prodhimin dhe

transportimin e xehes për në Gjermani.3

Nga ana tjetër, më 17 dhjetor 1943, në selinë e Kryeministrisë në Tiranë u

nënshkrua një marrëveshje e përkohshme tregtare gjermano-shqiptare dhe një konventë

pagesash me kompensim [clering] midis këshilltarit të Legatës gjermane, z. Hudeczek, e

1 “Qëndrimi i Qeveris Britanike kundrejt Shqipëries”, Atdheu, nr. 2, 20 tetuer 1943, f. 1

2 Beqir Valteri. “Një sy mbi gjithë Ballkanin”, Bashkimi i Kombit, viti I-rë, nr. 3, Tiranë, E premte, 3

dhjetor 1943, f. 3 3 Zhivko Avramoski, “Eksploatimi gjerman i minierave të kromit në rajonin e Gjakovës dhe të Kukësit pas

kapitullimit të Italisë (1943-1944)”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980,

Prishtinë, 1981, f. 193, 196

Page 170: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

154

Konsullit të Përgjithshëm, z. Shliep dhe kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica. Në

fjalën e ministrit Beratti, që kishte kryesuar bisedimet dypalëshe, theksohej se Shqipëria

gjithmonë kishte importuar mallra gjermanë, qoftë drejtpërsëdrejti nga Gjermania, ose me

ndërmjetësinë e shteteve të treta, si Italia dhe Greqia. Prej shumë kohësh, shteti shqiptar

kishte shprehur dëshirën të lidhte një marrëveshje shkëmbimesh tregtare me Gjermaninë

në bazë të kompensimit, d.m.th. të importonte nga Gjermania mallra në vlerën e mallit që

eksportohej atje. Gjë që u realizua falë nënshkrimit të marrëveshjes me kushte të

përshtatshme për palën shqiptare. Ajo nuk merrte përsipër të eksportonte asgjë nga

prodhimet e nevojshme për popullin, si p.sh., ushqime, por vetëm lëndë të para, që

s’mund të përpunoheshin në vend. Si kompensim, Gjermania do të eksportonte sende të

nevojshme, si: benzinë, naftë, vajgur, automobila e pjesë shkëmbimi, goma e komardare,

sheqer, shkrepëse, fletë-cigare e artikuj të tjerë monopoli, hekur e makina të ndryshme,

barna e materiale të dobishme për pajisjen e spitaleve, vegla, lëndë teknike për postat,

telegrafet e telefonat, tekstile 1100 ton gur-kali, letër, produkte për zyrat e shtetit, të

bashkive e të komunave etj. Gjithashtu, u sigurua një mënyrë e kënaqshme për të

rregulluar blerjet e ushtarëve gjermanë në Shqipëri me qëllim që të plotësonin nevojat e

tyre personale.1

Misionarët britanikë të S.O.E-së [Drejtorisë së Operacioneve Speciale], duke

ndjekur veprimet luftarake në vend, kishin konstatuar fenomenin e kolaboracionizmit dhe

dukurinë e luftës civile. Në raportin dërguar qendrës në Kajro, më 17 dhjetor 1943,

gjenerali Davis shkruante se duhej denoncuar Ballkomi dhe zogistët që bashkëpunuan me

gjermanët, duke i pajisur me armë në sasi të mëdha. Të gjitha aksionet e fundit të

Lëvizjes Nacionalçlirimtare kishin ndeshur me forca të përziera gjermano-balliste. Ai

mendonte se qëndrimi i aleatëve duhej të bëhej i njohur publikisht, duke theksuar se

kuislingët, tradhëtarët dhe ata që nuk i rezistonin gjermanëve do të merrnin dënimin e

merituar kur t’i vinte koha. Davis rekomandonte që të bëhej një deklaratë e hapur në

favor të L.A.N.Ç-it. Këtë pikëpamje ndante edhe shefi i misionit të parë britanik në

Shqipëri, Bill McLean, në memorandumin drejtuar Foreign Office-it, më 9 janar 1944.

Sipas tij, Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte partia më e fortë ushtarakisht në vend. Nga

pozita politike dhe administrative, ajo ishte organizuar më së miri. L.N.Ç vlerësohej si

forca më aktive kundër Fuqive të Boshtit dhe ia vlente që të përkrahej në planin

ushtarak.2

Po ashtu, majori B. McLean i bënte të ditur Ministrisë së Jashtme angleze

gjendjen e luftës civile në Shqipëri. Ai theksonte ekzistencën e tri partive kryesore: 1)

Lëvizja Nacionalçlirimtare, e udhëhequr prej komunistëve, ishte e lidhur me partizanët

jugosllavë nga të cilët mbante disa delegatë. Ajo dallohej për madhësinë numerike dhe

predominonte në jug dhe në qendër të vendit. 2) Balli Kombëtar përfaqësonte një lëvizje

të shthurrur të elementëve më konservatorë dhe nacionalistë me pasues në të gjithë

vendin. Ushtarakisht ai nuk ngjasonte me Lëvizjen Nacionalçlirimtare sepse shumë prej

anëtarëve kishin bashkëpunuar me gjermanët, ndërsa të tjerë do të luftonin kundër tyre po

të udhëhiqeshin si duhej. Nga ana tjetër, 3) lëvizja zogiste po rritej vazhdimisht.

Udhëheqësi i saj, Abaz Kupi, ish anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ishte i gatshëm të

1 “Dje u nënshkruan dy marrëveshje ekonomike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë”, Bashkimi i kombit, viti

I-rë, nr. 20, Tiranë, E martë 28 dhjetor 1943, f.1 2 Ana Lalaj, “Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”.

Studime historike, nr.3-4, 1999, f. 180-181

Page 171: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

155

luftonte kundër okupatorit gjerman. Prandaj, majori Maclean propozonte që: a) mbreti

Zog, me anë të një mesazhi personal drejtuar Abaz Kupit, t’i kërkonte që të

bashkëpunonte me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe b) Tito të përdorte influencën e tij

mbi këtë organizatë që t’i jepte fund grindjeve me A. Kupin. Por, propozime të tilla

mbartnin rrezikun se: a) kërkesa e aleatëve për ndihmën e Zogut, qoftë edhe me

argumente ushtarake, do të interpretohej si mundësi për mbështetje në të ardhmen dhe b)

ndërhyrja e Zogut nuk mund t’i fshihej pasuesve të Abaz Kupit dhe publikut shqiptar, gjë

që do të kishte efekte negative me intensifikimin e luftës civile.1

Mirëpo, në telegramin dërguar ministrit të jashtëm, A. Eden, më 27 maj 1944,

nënkoloneli B. McLean njoftonte se Kupi, udhëheqësi i Partisë Zogiste Shqiptare, kishte

pranuar të bashkëpunonte me aleatët në luftë kundër gjermanëve. Ai mendonte se nuk

përbënte problem çështja e njohjes së Zogut, por kërkonte që mbreti t’i dërgonte një notë

personale, shoqëruar me një letër ku të aprovohej vendimi i tij.2

Memorandumi i Drejtorisë së Operacioneve Speciale, datë 7 qershor 1944,

vlerësonte me nota pozitive përgjigjen e Abaz Kupit sepse Lëvizjes Nacionalçlirimtare i

mungonte një organizim efikas në veri të Shqipërisë. Atje ishte formuar një organizatë

legjitimiste që përkrahte mbretin Zog dhe krerët e fiseve të pavarura në veriun e largët.

Këto grupe në përgjithësi ishin të papërkrahura dhe të paarmatosura nga S.O.E. Për

pajisjen e tyre me logjistikën e nevojshme duhej patur parasysh se: 1) lëvizja legjitimiste

politikisht ishte kundër L.N.Ç, që konsiderohej krah i majtë, dhe nuk kishte asnjë dyshim

në mendjet e vëzhguesve kompetentë në vend se shpejt a vonë do të shpërthente një luftë

midis dy palëve. 2) Marëshalli Tito për veriun do ta shikonte këtë aksion si jomiqësor,

pasi besonte se ishte i lidhur me L.N.Ç në jug. 3) Koha e mjaftueshme për të organizuar

dhe armatosur një grup njerëzish që do të shkaktonte ndonjë trazirë gjermane nuk do të

zgjaste veçse tre muaj. 4) Shqipëria ishte në fund të listës së prioriteteve ajrore që u

caktuan nga Qendra e Forcës Ajrore dhe me aeroplanët ekzistues ishte i vështirë

furnizimi i gjerë me armë e materiale. Përsa i përket komunikacioneve gjermane,

Shqipëria shërbente si hallkë midis Jugosllavisë dhe Greqisë, me dobi për të goditur

armikun në këto vende. Më qëllim që partizanët të vendoseshin përmes vijave të tërheqjes

nga Greqia mbi bregun Adriatik, L.N.Ç u inkurajua në këtë drejtim dhe planet u shtruan

për ndërprerjen e komunikacioneve. Për rrjedhojë, nuk kishte shumë rëndësi që zonat

veriore të Shqipërisë të mbeteshin pa ndonjë organizim për të shqetësuar të njëjtat vija

komunikacioni. Përkrahja e L.N.Ç në të kaluarën kishte dhënë një numër rezultatesh të

pëlqyeshme në një shkallë të vogël dhe nuk kishte dyshim për vazhdimësinë. Por,

mbështetja e një pale kundërshtare mund të çonte në pakësimin e kësaj përpjekjeje.

Prandaj duhej ruajtur gjendja ekzistuese, duke mbajtur lidhjen e misioneve me grupet e

ndryshme, pa marrë përsipër armatimin e lëvizjes legjitimiste.3

Ky ishte vlerësimi edhe i Kuartierit të Operacioneve të Posaçme për Mesdheun në

informacionin e qarkulluar më 22 qershor 1944, pas qëndresës së forcave partizane ndaj

ofensivës gjermane. Në të konstatohej se: 1) lëvizja partizane kishte rëndësi relative

thjesht nga pikëpamja ushtarake; 2) trupat armike të paralizuara nga partizanët mund të

hidheshin kundër Titos, i cili do të përfitonte tërthorazi nga operacionet e tyre; 3) lëvizja

1 AIH, A.V.145, Fl. 10-11 (Relacione mbi operacionet ushtarake të oficerëve anglezë dhe politika

gjermane. Viti 1944, përktheu Shpëtim Mema) 2 AIH, A.V.150, Fl. 17 (Programi dhe platforma politike ndaj Shqipërisë, përktheu Shefqet Hoti)

3 Ibid., Fl. 18-19

Page 172: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

156

partizane, e furnizuar me armë e materiale, e kishte rritur numrin e të rekrutuarve nga

6000 në 25.000 veta. Këto forca i kishin shkaktuar armikut mjaft të vrarë e të plagosur,

ndërprerjen e dy vijave të rëndësishme të komunikacionit, zvogëlimin e nxjerrjes së

kromit dhe hapjen e një kryeure në bregdet, në një kohë kur armiku ishte veçanërisht i

ndjeshëm ndaj kërcënimit të zbarkimit. 4) Në mungesë të konsideratave politike që

shtonin mbështetjen për vendet e tjera në kurriz të Shqipërisë, rekomandohej përkrahja e

lëvizjes së rezistencës në nivelin ekzistues.1 Fakt që u përsërit në raportin e nënkolonel

T.N.S. Willerit, oficer i misionit britanik pranë F.N.Ç, i cili, në kontaktet me

përfaqësuesit e Komitetit Qendror, si: Dr. Shtyllën, Koçi Xoxen, Haxhi Lleshin etj., nuk

kishte vënë re asnjëherë ngritjen e problemit të kufijve të ardhshëm të Shqipërisë, por

vetëm kërkesën për një vend të bashkuar, me një qeverisje demokratike të udhëhequr nga

populli.2

Çështja e kufijve të Shqipërisë paslufte shqyrtohej në dokumentin nr.10439 të

Foreign Office-it, datë 30 qershor 1944, në të cilin paraqiteshin pretendimet e fqinjëve.

Jugosllavia kërkonte jo vetëm kthimin e territoreve të marra nga Shqipëria më 1941, në

kurriz të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, por edhe disa distrikte që ndodheshin brenda

kufijve politikë të 1939-ës. Ato përfshinin aneksimin e Shkodrës dhe luginën e lumit

Drin. Ndërsa, misioni ushtarak anglez pranë Titos, në prill 1944, raportonte që e ardhmja

e krahinës së Kosovës do të vendosej me plebishit dhe kufiri i saj, po të ishte e

nevojshme, mund të caktohej në favor të Shqipërisë. Për pasojë, mundësitë ishin: 1) në

rast se qeveria jugosllave pranonte kufijtë e para vitit 1941, asnjë kërkesë e Beogradit nuk

do të realizohej në Shqipëri; 2) në qoftë se Tito dhe kolegët e tij kishin votë vendimtare

në qeveri mund të aprovoheshin disa koncesione territoriale në Shqipëri; 3) nëse

Jugosllavia copëtohej, shteti serb nuk do t’i bënte koncesione Shqipërisë, përkundrazi

kishte mundësi të parashtronte kërkesa të tjera në territorin shqiptar. Sepse aneksimi i

Shkodrës dhe luginës së Drinit kishte rëndësi strategjike, por njëkohësisht rrezikonte

rëndë pavarësinë e Shqipërisë. Kufiri verior i saj kalonte përgjatë kreshtave të Alpeve

shqiptare dhe përbënte një vijë mbrojtje natyrale. Prandaj, humbja e Shkodrës, qyteti i

dytë më i madh i vendit, do të ishte gjithashtu një goditje politike serioze për Shqipërinë.

Ndërsa, krahinat e Metohisë dhe të Kosovës, që iu bashkuan shtetit shqiptar më 1941,

kishin pasuri të konsiderueshme nëntokësore. Nga pikëpamja bujqësore, ato garantonin

produktet ushqimore, kështu mungesa e këtyre krahinave do të ndikonte negativisht në

sferën ekonomike. Ato do të linin në Jugosllavi një pakicë shqiptare shumë të

rëndësishme afërsisht mbi 350.000 vetë nga gjysmë milioni, të cilët mund të nxisnin

irredentizmin dhe një politikë të paqëndrueshme në vend.3

1 Reginald Hibbert. Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë. Tiranë: Shtëpia Botuese e

Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993, f. 260-261 2 AIH, A.V.144, Fl. 11 (Operacionet në Shqipëri dhe aktiviteti i misioneve britanike pranë Abaz Kupit,

përkthyer nga Shpëtim Mema) 3 AIH, A.V.159, Fl. 1-3 (Mbi çështjen e kufijve shqiptaro-jugosllave dhe shqiptaro-grek, përktheu Shefqet

Hoti. Pretendimet jugosllave - Në rast se Beogradi pregatitej për të menduar një koncesion për Shqipërinë,

konsideratat pasuese mund të sillnin ndër mend: a) ishte i dëshirueshëm një kufi malor midis dy racave të

tilla luftarake si serbët dhe shqiptarët; b) të gjitha pellgjet e Drinit të Zi e të Bardhë, duke përfshirë edhe

Metohinë, e cila iu dha Shqipërisë nga Jugosllavia më 1941, ishin krejtësisht të banuara nga shqiptarët; c)

po ashtu si krahina shqiptare shumë e populluar edhe Fusha e Kosovës, që ishte çliruar, bashkë me

hekurudhën e saj, për Jugosllavinë paraqiste një interes të madh si një linjë komunikacioni nga Shkupi në

Mitrovicë (minierat e Trepçës) dhe Krajlevo. Gjithashtu ajo për serbët kishte më tepër lidhje të shenjta

historike se sa me ndonjë lokalitet tjetër në këtë fqinjësi. Duke patur parasysh këto konsiderata, kufiri

Page 173: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

157

Departamenti i Kërkimeve, në Ministrinë e Jashtme britanike, kishte evidentuar se

pretendimet e fqinjit jugor në Shqipëri, nga shtrirja dhe vlera e territorit të implikuar,

ishin shumë më të mëdha dhe më pak të realizueshme se sa dy kërkesat irredentiste greke

për Dodekanezin dhe Qipron. Ato përfshinin të gjithë territorin që ndodhej midis kufirit

greko-shqiptar të 1939-ës dhe një vije që shkonte në jug të Vlorës deri në jug të liqenit të

Ohrit. Kjo krahinë, të cilën grekët e quanin Vorio-Epir, përmbante rreth 230.000 banorë,

etnikisht të përzier, që flisnin dy gjuhë dhe disa prej tyre Athina i cilësonte me racë e

prirje greke. Madje, qeveria helene në mërgim i rezervonte vetes të drejtën të shtronte

kërkesën për Epirin e Veriut në përfundim të luftës. Ambasadori i Greqisë në Londër, z.

Andijis, deklaronte se grekët nuk mund t’i shihnin përsëri vëllezërit e tyre të paçliruar të

lënë nën qeverisjen e fqinjëve italianë dhe shqiptarë. Greqia ishte sulmuar nga territori

shqiptar dhe i nevojitej një vijë kufiri mbrojtëse. Nga qeveria e Papandreut ende nuk ishte

paraqitur ndonjë kërkesë e veçantë, por Karta e Libanit caktonte si qëllim të fundit

përmbushjen e synimeve kombëtare dhe siguri të plotë për kufijtë e rinj të një Greqie të

lirë e të madhe, që përfshinte padyshim edhe Vorio-Epirin. Dhënia e këtij distrikti

Greqisë, që përkonte me 1/3 e sipërfaqes së përgjithshme të Shqipërisë, do të thellonte

paqëndrueshmërinë ekonomike e politike të vendit, duke vënë në diskutim ekzistencën e

shtetit të pavarur shqiptar.1

Në notën dërguar Foreign Office-it, më 21 gusht 1944, Ambasada e Mbretërisë së

Greqisë vijonte politikën nacionaliste ekstreme, që mohonte kontributin e forcave

shqiptare përkrah Koalicionit Antifashist Botëror. Ajo protestonte se shërbimet aleate në

Bari kishin armatosur banda shqiptare pa bërë ndonjë dallim midis tyre, duke i dhënë

mundësinë jo aq për të luftuar armikun se sa të shfarosnin elementin grek në Epirin e

Veriut. Fakt që kundërshtohej nga qeveria britanike, e cila informonte se qëllimi i saj

shqiptaro-jugosllav duhej të ndiqte kurrizin malor midis sistemit lumor të Adriatikut dhe sistemeve të Detit

të Zi dhe Egjeut; d.m.th kështu ai do të mund të ndryshohej në mënyrë që të shkonte nga veriu gjatë maleve

të larta midis Plavës dhe Pecit, të rrotullohej në drejtim të lindjes gjatë kurrizit malor midis Drinit të Bardhë

dhe Sitnicës, të futej në drejtim të jugut gjatë kreshtës së maleve të larta, në lindje të Prizrenit dhe të Dibrës,

të arrinte liqenin e Ohrit midis Ohrit dhe Strugës. Kufiri veriperëndimor i Shqipërisë relativisht nuk kishte

rëndësi. Kufiri i vendosur më 1941 etnikisht ishte më i mirë se ai që ekzistonte më parë. Nga ana tjetër,

Gucia dhe Plava ishin në anën e Jugosllavisë në male shumë të larta. Në afërsitë e liqenit të Shkodrës

pranimi nga ana e Jugosllavisë i linjës së 1941 do të ishte i kënaqshëm, por me një vlerë shumë të

ngutshme, duke marrë parasysh popullsitë e vogla që kishte aty. Pretendimet jugosllave në territorin

shqiptar, të cilat me sa dukej i nxiste vetëm një shtet thjeshtësisht serb, nuk mbështeteshin në baza etnike.

Ato do të mund të justifikoheshin nga konsiderata strategjike dhe ekonomike (nevoja e Serbisë për të dalë

në det). Por, një nevojë e tillë mund të plotësohej me daljen e Serbisë në det në Dalmacinë e jugut ose me

anën e një skeme ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Maqedonisë) 1 AIH, A.V.159, Fl. 3-5 (Pretendimet greke - Korça (Koritsa), i treti qytet më i madh shqiptar, si dhe qëndra

e një krahine bujqësore relativisht pjellore dhe me pasuri nëntokësore, shtrihej brenda territorit që

pretendohej nga Greqia. Ky qytet ishte qendra intelektuale e Shqipërisë dhe kishte qendruar në ballë të

nacionalizmit shqiptar. Vetë morali dhe efektet psikologjike të humbjes së qytetit do të dobësonin

mundësinë e vazhdimit për të jetuar në një Shqipëri të cunguar. Distriktet e Delvinës e të Butrintit të

drenazhuara kohët e fundit, të cilat gjithashtu shtriheshin brenda sipërfaqes së aspiratave greke, ishin toka

të pasura bujqësore të cilat mund të përdoreshin për të vendosur punëtorë bujqë. Shqipëria e jugut e marrë

në tërësi ishte më pjellore se e mesmja dhe veriorja, dhe popullsia që përmbante një numër të madh

pronarësh të vegjël, të cilët ishin emigrantë të kthyer nga SHBA-ja, ishte gjithashtu më përparimtare se në

Shqipërinë e mesme dhe veriore. Ajo luante një rol të rëndësishëm në jetën administrative dhe ekonomike

të vendit. Prandaj mund të thuhej se si politikisht dhe ekonomikisht krahina ishte jetike për pavarësinë e

Shqipërisë. Nga ana tjetër, as e tëra as edhe ndonjë pjesë e “Epirit Verior” nuk ishte ekonomikisht jetike për

Greqinë)

Page 174: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

158

ishte të ndihmonte çdo organizatë rezistence apo guerrile që tregohej e gatshme të

luftonte kundër armikut. Duke shtuar se guerrilët shqiptarë i kishin siguruar vetes një

famë të lavdërueshme për qëndresën aktive ndaj pushtuesit italian dhe gjerman. Vendimi

për t’i furnizuar ata me armë e municione qëndronte në kompetencën e autoriteteve

ushtarake në Itali dhe Foreign Office nuk mund të pranonte kërkesën e qeverisë helene

për t’i ndërprerë furnizimet.1

Përkundrazi, “më 24 gusht 1944, ndërmjet delegacionit shqiptar dhe përfaqësuesit

të Komandës Aleate në Bari, u nënshkrua një marrëveshje kompromisi, që parashikonte

rritjen e kuotave të furnizimit mujor për Ushtrinë Nacionalçlirimtare; pranimin e një

delegacioni ushtarak shqiptar, të përbërë prej dy vetash pranë Shtabit Aleat të Mesdheut;

angazhimin e palës angleze për të propaganduar në radio e në shtyp veprimtarinë e

Frontit Nacionalçlirimtar dhe për të pranuar U.N.Ç.Sh-në si të vetmen forcë që luftonte

okupatorin nazist. Por, Komanda Supreme Aleate nuk e njohu K.A.N.Ç-in me funksionet

e qeverisë së përkohshme. Për rrjedhojë, ndërsa bashkëpunimi ushtarak shënonte

zhvillime pozitive, në aspektin politik marrëdhëniet me aleatët u karakterizuan nga rritja

e mosbesimit të ndërsjelltë”.2 Çka u evidentua me ardhjen në Shqipëri të misioneve

ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, që përforcuan ngjyrimet politike të

udhëheqjes së lëvizjes çlirimtare të së majtës shqiptare.3 Për këtë arsye, Foreign Office

udhëzonte ambasadorin britanik në Moskë për t’i kërkuar shpjegime ministrit të Jashtëm

të BS, Molotov, mbi përpjekjet e rusëve për ta kthyer Ballkanin në një zonë komuniste.4

Ndërkohë, më 19 shtator 1944, O. Sargent organizoi një mbledhje me praninë e

përfaqësuesve të Ministrisë së Luftës, S.O.E-së dhe M.I.G-ut, për të shqyrtuar politikën e

brendshme në Shqipëri. Ata pohonin se në rast të një tërheqjeje të afërt gjermane ishte e

pashmangshme që F.N.Ç do të fitonte kontrollin në mbarë vendin sepse nacionalistët dhe

A. Kupi nuk ishin në gjendje t’i bënin atyre rezistencë. Madje, parashikohej që

udhëheqësit komunistë të Frontit Nacionalçlirimtar të orientoheshin më shumë nga Rusia

se sa nga Britania dhe ky zhvillim ishte më i mundshmi nëse një bllok sllav, duke

përfshirë Jugosllavinë dhe Bullgarinë, do të përfshihej pas luftës nën ndikimin

mbizotërues rus. Edhe pse kishte interesa të kufizuara në Shqipëri, diplomacia angleze

nuk dëshironte që vendi të kalonte në orbitën ruse. Ajo ishte zotuar në favor të pavarësisë

së Shqipërisë, por nuk do të ishte në gjendje të respektonte fjalën e dhënë në rast se vendi

binte në kaos me largimin e pushtuesit nazist. Prandaj në mbledhje u vendos që politika

britanike mund të pranonte daljen e F.N.Ç si forcë sunduese me përfundimin e luftës dhe

të përpiqej për të rritur ndikimin mbi të. Për këtë qëllim u sygjerua marrja e masave të

mëposhtme: 1) tërheqja e tepricës së misionit britanik me A. Kupin. Kjo nuk do të

ndodhte menjëherë mbasi Enver Hoxha, udhëheqësi i F.N.Ç, kohët e fundit kishte

kërkuar tërheqjen e tyre dhe veprimi i ngutshëm mund të interpretohej si një shenjë

dobësie. 2) Për të përfshirë Frontin Nacionalçlirimtar brenda orbitës britanike, gjenerali

Wilson mund të ftonte E. Hoxhën për bisedime në Itali. Takimi do të fokusohej mbi

çështje me karakter ushtarak, duke i bërë të qartë liderit komunist se nuk do të gëzonte

përkrahjen e aleatëve nëse shpërthente një luftë civile në Shqipëri.5 Ndërsa, ministri

1 AIH, A.V.144, Fl. 33-35

2 Xh. Gjeçovi, “Shqipëria dhe aleatët..., f. 104-105

3 H. Kaba, “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane..., f. 139

4 AIH, A.V.144, Fl. 31

5 AIH, A.V.150, Fl. 33-34

Page 175: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

159

rezident në Mesdheun qendror, Macmillan, i propozonte Foreign Office-it, më 21 tetor

1944, që Komanda Aleate të mos konkurronte me Bashkimin Sovjetik për influencë mbi

F.N.Ç, por, duke analizuar gjendjen e brendshme, të priste kërkesën e paevitueshme të E.

Hoxhës për ndihmë civile.1

Mirëpo, çlirimi i vendit nga okupatori nazi-fashist e detyroi diplomacinë britanike

të rishikonte politikën ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj F.N.Ç-së. Interesi i saj i

drejtpërdrejtë konsistonte në garancinë e dhënë, në dhjetor 1942, se do të ndihmonte

vendin që të fitonte pavarësinë paslufte. Ajo do të kujdesej, para së gjithash, që Shqipëria

të mos bëhej një vatër zjarri në Ballkan. Çka do të përbënte një rrezik të madh, po të mos

sistemohej e ardhmja e vendit në një bazë të kënaqshme, sepse fqinjët do të kërkonin t’a

ndanin midis tyre. Shqipëria e kishte të pamundur të ekzistonte si një shtet më vete pa

asnjë ndihmë të jashtme, sidomos ekonomike. Zgjidhja më e mirë do të ishte që

amerikanët, të cilët nuk shfaqnin interes, të merrnin përsipër përgjegjësinë të ndihmonin

vendin, pasi Britania nuk e përballonte dot. Kurse Italia duhej përjashtuar, edhe në qoftë

se mendohej se ishte e aftë të fillonte një politikë imperialiste paslufte. Greqia kishte

pretendime të forta, por të pabaza për Shqipërinë e Jugut. Nëse ato do të kënaqeshin,

ekzistenca e shtetit shqiptar do të bëhej e pamundur. Në të kundërt, do të kishte shumë

pak mundësi që Shqipëria dhe Greqia të mbanin marrëdhënie miqësore mes fqinjësh.

Përsa i përket Jugosllavisë, Tito dhe F.N.Ç bashkëpunonin ngushtë, dhe nuk kishte arsye

për të mos vazhduar bashkëpunimin me përfundimin e luftës në qoftë se ata drejtonin

qeveritë e dy vendeve. Tek marrëveshja Tito-F.N.Ç qëndronte gjithashtu një nga të

vetmet mjete që Shqipëria të fitonte Kosovën. Kjo krahinë e Jugosllavisë së paraluftës

ishte etnikisht shqiptare dhe do ta ndihmonte vendin të bëhej më i pavarur ekonomikisht.2

Përfundimi i luftës në Shqipëri nxorri në pah çështjen e zgjidhjes politike që

preokuponte grupet e qëndresës shqiptare. Ahmet Zogu u përpoq t’i bindte britanikët ta

shfrytëzonin me efikasitet gjatë rezistencës, duke mos braktisur pretendimin e tij për të

qenë sundimtari i ligjshëm i Shqipërisë. Ai ishte i vetëdijshëm se mungesa e veprimtarisë

politike do të minonte shanset e tij për t’u rikthyer pasluftës në Shqipëri. Zogu vuante nga

problemi i legjitimitetit. Asnjë shtet nuk e njihte atë as si drejtues të një qeverie në

mërgim dhe as si udhëheqës të popullit shqiptar. Prandaj, për të legjitimuar pozitën e tij,

Zogu vendosi: së pari, të krijonte unitet ndërmjet grupeve të emigrantëve. Ai arriti të

realizonte njëfarë bashkërendimi midis Shoqatës Anglo-Shqiptare dhe Miqve të

Shqipërisë në Britani dhe afroi për bashkëpunim “Vatrën” e peshkopin Noli. Së dyti,

Zogu kërkonte njohjen zyrtare si kryetar i ligjshëm i qeverisë shqiptare në mërgim, me të

drejtë për t’u përfaqësuar në Konferencën e Paqes. Sapo plani i Zogut u bë publik,

Foreign Office shpejtoi ta pezullonte veprimtarinë e tij, duke i hapur rrugë ardhjes në

pushtet të Enver Hoxhës dhe L.N.Ç-së, që dominohej nga komunistët.3

Për aleatët çështja e njohjes së qeverisë së Frontit Nacionalçlirimtar duhej trajtuar

në kuadrin më të gjerë të ngjarjeve në Ballkan. Avantazhi i njohjes së hershme të saj ishte

mundësia për të frenuar një konflikt greko-shqiptar. Nëse aleatët vendosnin të mos i

mbështesnin pretendimet e grekëve në Shqipërinë e Jugut, kishte rëndësi t’i ndalonin ata

për pushtimin e asaj zone. Nga ana tjetër, Foreign Office nuk e quante të sigurt

1 AIH, A.V.151, Fl. 11 (Çështja e njohjes së qeverisë demokratike dhe politika britanike ndaj Shqipërisë,

përkthyer nga Lek Tasi) 2 Ibid., Fl. 17

3 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë..., f. 312-318

Page 176: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

160

mirënjohjen e shqiptarëve sepse përvoja kishte treguar që sa më tepër interesohej për atë

vend, aq më shumë shtoheshin dyshimet se e bënte këtë për qëllime të fshehta. Prandaj,

duhej të përpiqej të shkëpuste disa koncesione në këmbim të njohjes. Më i rëndësishmi

ishte që F.N.Ç të shndërrohej në një qeveri pak a shumë përfaqësuese në vend të një

diktature komuniste siç po bëhej dita-ditës. Po të mos zhvillohej në këtë drejtim, F.N.Ç

kishte shumë mundësi që të përmbysej dhe vendi të përshkohej nga anarkia menjëherë

pas mbarimit të luftës në Evropë. Përveç presioneve që Fronti të pranonte në radhët e veta

vëllezërit Kryeziu, të cilët kishin një emër të panjollosur, aleatët duhej gjithashtu të

kërkonin që të shpallej një amnisti e përgjithshme sikundër kishte vepruar Tito.1

Përsa i takon përfaqësimit të Britanisë në Shqipëri, ajo kishte një mision S.O.E në

Shtabin e Përgjithshëm të F.N.Ç. Por, së shpejti detyra e tyre përfundonte dhe natyra e

misionit duhej ndryshuar. Po ashtu, programi i ndihmave po fillonte dhe një numër

oficerësh mund të bashkëpunonin me Shtabin e F.N.Ç për administrimin e programit. Si

pasojë, pranë misionit britanik me natyrë ushtarake duhej të atashohej një përfaqësues i

Foreign Office-it, i cili mund të kthehej në funksionar diplomatik. Ndërsa, problemi i

pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara lidhej me mungesën e njohjes së qeverisë

shqiptare nga aleatët. Por, kur F.N.Ç të konsolidonte pozitat e tij, kërkesa për anëtarësim

do të ishte më e vështirë të kundërshtohej. Prandaj aleatët do të mbështesnin Shqipërinë

të thoshte fjalën e vet në tryezën e paqes së bashku me fqinjët.2

Kjo e drejtë buronte nga angazhimi i popullit shqiptar përkrah Koalicionit të madh

Antifashist. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bashkëpunim me Aleatët e Mëdhenj,

shqiptarët dhanë kontributin e tyre jo të vogël, në favor të kauzës së përbashkët dhe të

interesave kombëtare,3 duke garantuar tërësinë tokësore të Shqipërisë në kufijtë e 1913-

ës. Pavarësisht se lufta kundër pushtuesit nazi-fashist për çlirimin e vendit nuk siguroi

lirinë e plotë dhe të vërtetë të shqiptarëve me vendosjen e diktaturës dhe hapat prapa për

zgjidhjen e problemit etnik.4

1 AIH, A.V.151, Fl. 18

2 Ibid., Fl. 18-19

3 Marenglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2,

2000, viti LIV, Tiranë, f. 178 4 Ndreçi Plasari, “Çështja kombëtare në programin e PKSH dhe të FNÇ në periudhën e Luftës së Dytë

Botërore”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë, f. 140

Page 177: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

161

3. 2 Traktati i Paqes me Italinë dhe Shqipëria paslufte

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore prishi ekuilibrin tradicional të forcave në

Evropë. Britania, Franca dhe vendet e tjera evropiane kishin humbur fuqinë e dikurshme.

Boshti Romë-Berlin ishte shkatërruar nga potenciali ushtarak i SHBA-së dhe Bashkimit

Sovjetik. Ky i fundit kishte depërtuar në zemër të Evropës, duke zëvendësuar aleancat e

paraluftës midis Francës dhe Evropës Lindore me marrëdhëniet e ngushta ndërmjet BS

dhe demokracive të reja popullore. Kështu, balanca e vjetër evropiane u eklipsua nga

ekuilibri global i fuqisë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, që konfiguroi zhvillimet

ndërkombëtare të pasluftës.1

Përpara Fuqive të Mëdha fituese shtrohej detyra e trajtimit të shkaktarëve të

luftës, që i sollën Evropës humbje të mëdha njerëzore dhe dëme të pallogaritshme

materiale. Aleatët duhej të pregatisnin traktatet e paqes me shtetet e mundura. Për këtë

qëllim nevojitej organizimi i Konferencës së Paqes, ku do të thërriteshin vendet që i

shpallën luftë Fuqive të Boshtit. Shqipëria ishte radhitur përkrah Koalicionit Antifashist

në mbrojtje të kauzës së përbashkët. Kontributi në luftë kundër okupatorit nazi-fashist

dhe qenia palë e interesuar, diktoi kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në

forumet e larta ndërkombëtare të pasluftës, ku u hodhën bazat e rendit të ri botëror, garant

i paqes dhe i stabilitetit.

Prania e përfaqësuesve tonë në mbledhjet e organizuara nga Fuqitë e Mëdha, në të

cilat do të diskutohej, ndër të tjera, Traktati i Paqes me Italinë, përbënte një të drejtë

themeltare legjitime, pasi “Shqipëria qe i pari vend ballkanik që u sulmua nga Italia

fashiste dhe që në fillim, ishte i pari që përqafoi lëvizjen e rezistencës së armatosur

kundër fashizmit, duke hedhur në luftë të gjitha forcat e tij materiale dhe morale.

Sakrificat e pashëmbullta dhe dëmet që pësoi nga kjo luftë dhe që ka prekur thellë

ekonominë e tij kombëtare, i japin vendit tonë të drejtën që të kërkojë ndreqjen nga ana e

Italisë të shkatërrimeve të shkaktuara, në mbështetje të parimeve të shpallura solemnisht

nga fuqitë aleate”.2

Në korrespondencën zyrtare të kohës me përfaqësuesit e diplomacisë aleate dhe

në fushatat lobuese të legatave a konsullatave tona jashtë vendit, vihet theksi te kontributi

i rëndësishëm që dha populli shqiptar në luftën antifashiste në raport me përbërjen

demografike, sipërfaqen dhe shkallën e armatimeve. Gjithashtu bëhet një ekspoze e

pasojave shumëplanëshe të trashëguara nga pushtimi fashist, si vijon: “Prej 7 Prillit 1939

deri më 9 Shtator 1943, në katër vjet e gjysmë, Shqipëria pësoi regjimin e okupacionit

italian, regjim grabitjesh dhe shkatërrimesh sistematike. Italia shfrytëzoi të gjitha pasuritë

e vendit, dhe për të penguar Luftën Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, ajo

shkatërroi vendin me zjarr, me plaçkitje dhe me masakra të tmerrshme; ushtria italiane,

këmishat e zeza, karabinierët, organet administrative dhe politike italiane, shoqëritë,

ndërmarrjet ekonomike dhe financiare italiane u vunë me mish e me shpirt të

shkatërronin plotësisht ekonominë tonë, të humbisnin popullin tonë dhe t’a katandisnin

vendin në një fushë beteje për luftën imperialiste italiane”.3

1 Uolltër Lakër. Evropa në kohën tonë: histori e viteve 1945-1992. Tiranë: Dituria, 1996, f. 35

2 Enver Hoxha. Vepra, vëll. 3 (janar 1945-dhjetor 1946). Tiranë: Naim Frashëri, 1969, f. 296-297

3 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 24 (Dokumenta mbi çështjen e traktatit të paqes me Italinë në Konferencën e

Paqes në Paris)

Page 178: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

162

Ndërkaq, humbjet dhe vuajtjet njerëzore shënonin 19.000 të vdekur midis

partizanëve dhe popullsisë civile, 5000 të gjymtuar, 6500 të internuar ose të burgosur

politikë, 25.000 shpirt të përdorur në punime të detyrueshme, pa llogaritur krimet dhe

fyerjet e pashembëllta të ushtarëve fashistë italianë kundër popullit të qetë dhe kundër

faletoreve.1

Fuqitë aleate e ndihmuan ushtarakisht qëndresën e popullit shqiptar. Në qershor

1943, ata dërguan pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare misione

ushtarake ndërlidhëse dhe shumë materiale të hedhura me parashuta. Përmendim këtu

emrat e disa prej krerëve të këtyre misioneve, si: Majori Bill McLean, Nënkolonel

Palmer, Gjeneral Davies - anglez; kapiten Thomas Stephen- amerikan, Major Ivanof -

rus.2 Ndërsa, kryeministri i Britanisë së Madhe, z. Winston Churchill, kishte deklaruar,

më 1944, në Dhomën e Komuneve se mijëra luftëtarë shqiptarë po i bënin qendresë

okupatorit fashist. Nga oficerët e Ndërlidhjes vinin lajme të sigurta mbi luftërat e

shkëlqyera të patriotëve shqiptarë dhe mbi rezistencën heroike. Shqiptarët, me luftën e

tyre, kishin ndihmuar dhe do të jepnin një kontribut të rëndësishëm në operacionet

ushtarake të Mesdheut.3

Bilanci i luftës kundër pushtuesit fashist dhe kauza e saj e drejtë kushtëzuan

qeverinë shqiptare, më 4 shtator 1945, t’i dërgonte një telegram kryetarëve të qeverive

aleate, të Anglisë, të SHBA-së dhe të BRSS. Në të kërkohej pjesëmarrja e delegacionit

shqiptar në seancën e parë të Mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të

Fuqive të Mëdha, që do të zhvillohej në Londër (11 shtator – 2 tetor 1945). Kështu,

përfaqësuesit shqiptarë do të kishin mundësi të shfaqnin pikëpamjet e tyre gjatë

pregatitjes së Projekt-Traktatit të Paqes me Italinë. Qeveria e Shqipërisë, interprete e

dëshirave dhe e ndjenjave të thella të popullit shqiptar, priste me besim që Fuqitë e

Mëdha aleate t’i merrnin parasysh sakrificat e shumta morale dhe materiale që bëri

Shqipëria gjatë luftës. Duke vlerësuar të drejtat e saj gjatë diskutimeve të klauzolave

financiare në lidhje me dëmshpërblimet që duhet të paguante Italia, si edhe për të gjitha

çështjet e tjera që do t’i interesonin së afërmi, dhe në mënyrë të veçantë Shqipërisë,

autoritetet vendase ishin plotësisht të bindur se do t’i jepej mundësia për të bërë që zëri i

tyre të dëgjohej si pjesëtarë aktivë të aleancës antifashiste.4

Por, gjatë fazës së parë të diskutimeve, Fuqitë aleate i refuzuan vazhdimisht

kërkesat e ligjshme e të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare, që ishin në përputhje me

parimet e së drejtës ndërkombëtare. Shkak u bë përfshirja e Shqipërisë në grupin e

shteteve komuniste të bllokut lindor, nën drejtimin e BS. Po ashtu, qëndrimi anglo-

amerikan u ndikua edhe “nga pretendimi grek mbi gjoja pjesëmarrjen e shqiptarëve në

luftë përkrah vendeve fashiste, si dhe fakti që qeveria shqiptare nuk kishte marrë ende një

njohje të gjerë ndërkombëtare, duke iu referuar posaçërisht mosnjohjes nga qeveritë e

1 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 45 (Dokumenta për problemet ekonomike, si p.sh., dëmshpërblime etj., lidhur

me traktatin e paqes me Italinë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 70 (Shtypi i huaj dhe i vendit tonë mbi marrëdhëniet midis dy vendeve)

3 ATSH, “Populli shqiptar e ka fituar me gjak të drejtën që të ketë vendin e merituar në Konferencën e

Paqes”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 489, 25 Korrik 1946, f. 5 4 ATSH, “Telegram kryetarëve të qeverive të tri Fuqive të Mëdha: BRSS, Angli dhe SHBA me anën e të

cilit kërkohet pjesëmarrja e Shqipërisë në diskutimin e Traktatit të Paqes me Italinë”, Bashkimi, V.II-të, Nr.

212, 4 Shtator 1945, f. 1

Page 179: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

163

tyre”.1 Kjo pikëpamje e diplomacisë aleate ishte rrjedhojë e influencës së politikës

antishqiptare të shtetit grek dhe lobeve jashtë. Qëllimi i tij ishte të injoronte rolin e madh

antifashist të Shqipërisë, të reduktonte maksimalisht reparacionet në favor të saj, të

justifikonte raprezaljet mbi popullin shqiptar autoktonë të Çamërisë në Greqi dhe

sekuestrimin e pronave të tyre, si dhe të përligjte ndërkombëtarisht Ligjin e Luftës me

Shqipërinë.2

Kundërshtimi i shteteve aleate dhe pseudoargumentet e fqinjit jugor nuk e

penguan qeverinë shqiptare të vijonte përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen e

delegacionit të saj në Konferencën e Paqes, që do të organizohej në Paris, më 29 korrik -

15 tetor 1946. Në telegramin dërguar ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së

Madhe - Ernest Bevin, të SHBA - James Byrnes dhe të BRSS - Molotov, më 19 korrik

1946; një kopje e të cilit iu përcoll për dijeni edhe ministrave respektivë të Jugosllavisë,

Polonisë dhe të Çekosllovakisë; kryeministri i Shqipërisë, Enver Hoxha, kërkonte që

përfaqësia shqiptare të merrte pjesë si “Fuqi Shoqe”, d.m.th me të drejta të plota dhe të

barabarta me të 21 kombet* e pranishëm në konferencë. Citoj: “Rivendikimi i Shqipërisë

për të qenë pjesë në punët e Konferencës po me atë titull dhe në një shkallë barazimi me

shtetet e tjera aleate, bazohet mbi të drejtën që i takon nga lufta heroike e popullit të saj

kundra invadonjësve fashistë dhe nga sakrificat e mëdha dhe të pallogaritshme që ka bërë

me rezistencën e saj të papërkulur kundra armiqve të përbashkët”.3

Ndërsa, në rezolutën drejtuar Presidiumit të Konferencës së Paqes në Paris nga

Kuvendi Popullor, më 30 korrik 1946, argumentohej kërkesa e drejtë e popullit shqiptar,

që luftoi me përkushtim dhe pandërprerë kundër agresorit fashist, për çlirimin,

indipendencën, sovranitetin, demokracinë dhe kauzën e përbashkët. Në rezolutë

përshkruhej solidariteti i gjithë popullit shqiptar, në fshatra e në qytete, që ishte çuar i tëri

në këmbë dhe kërkonte t’i njiheshin të drejtat e tij për të cilat ai derdhi gjakun e pa

kursyer; ai kërkonte të pranohej në Konferencën e Paqes, ku kishte vendin e tij, për të

thënë fjalën e vet, për të dhënë ndihmesën e tij për forcimin e paqes, ashtu sikundër ai

kishte dhënë kontributin e tij për fitoren e përbashkët.4

Britania e Madhe e priti me rezerva kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë

pjesë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris. Roger Pinsent, referent për Shqipërinë

pranë Foreign Office-it, shprehej se britanikët nuk e dëshironin veçanërisht prezencën e

Shqipërisë. Ata mbronin pikëpamjen se duhej t’i qëndronin konseguent linjës që, shteti

shqiptar mos të pranohej në konferencë, por të ftohej të shtronte çështjet që dëshironte të

arrinte. Këtë këndvështrim ndanë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe të Francës.5 Kështu,

me aprovimin e shteteve fituese u vendos pranimi i delegacionit shqiptar në Konferencën

1 Ksenofon Krisafi. Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në

Shqipëri. Tiranë: “Dita 2000”, 2009, f. 112 2 Lisien Bashkurti. Diplomacia shqiptare në fillimet e “Luftës së Ftohtë” 1945-1961: nga Konferenca e

Jaltës tek “bashkekzistenca paqësore”. Tiranë: Geer, 2003, f. 122

* SHBA, Anglia, Franca, BRSS, Kina, Austria, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, RSS e Ukrainës, RSS e

Bjellorusisë, Çekosllovakia, Etiopia, Jugosllavia, Bashkimi Jugafrikan, India, Belgjika, Kanadaja, Brazili,

Greqia, Holanda. 3 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 17 (Dokumenta mbi pranimin e RPSH në Konferencën e Paqes në Paris)

4 ATSH, “Rezoluta e Kuvendit Popullor, Presidiumit të Konferencës së Paqes Paris”, Bashkimi, V.III-të,

Nr. 494, 31 korrik 1946, f. 1 5 Hamit Kaba, “Dëmshpërblimet italiane të Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë (1945-1960)”, Studime

historike, nr.1-2, 2003, Tiranë, f. 95

Page 180: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

164

e Paqes. Mirëpo, Shqipëria nuk kishte pozitën e “Fuqisë Shoqe ose Aleate”, pra të

pjesëtares efektive në Konferencë. Ajo nuk gëzonte të drejtë vote vendimmarrëse, por

vetëm funksione konsultative.

Ftesa e vonuar dhe vendi jo i merituar në Konferencën e Paqes krijuan pakënaqësi

të mëdha te qeveria shqiptare. Në seancën plenare të 21 gushtit, kryetari i delegacionit

shqiptar, Enver Hoxha, deklaroi se “populli shqiptar, besnik i traditave luftarake për liri e

pavarësi dhe besnik deri në fund ndaj çështjes aleate, që prej 7 Prillit 1939 e deri në ditën

e fitores, nuk iu shmang asnjë sakrifice. …ai e kishte fituar me luftë të drejtën të marrë

pjesë në këtë konferencë, me titull dhe me të drejta të njëjta me ato të 21 kombeve

fitimtare. Populli i vogël shqiptar, i vetëm dhe pa mbrojtje, kishte qenë viktima e parë e

agresionit italian. Italia fashiste e Musolinit, duke sulmuar vendin …kurorëzonte

politikën e saj grabitqare dhe ekspansioniste të ndjekur me këmbëngulje gjatë gjysmë

shekulli kundër vendit tonë”.1

Italia kishte paraqitur gjithmonë një rrezik për shtetin shqiptar, duke synuar t’a

shndërronte Adriatikun një det italian dhe Shqipërinë një kryeurë për zgjerimin e saj

imperialist në Ballkan. Okupimi i një pjese të vendit prej trupave italianë më 1917,

Akordi Titoni-Venizelos (më 1919), vendimi i 9 Nëntorit 1921 me të cilin Konferenca e

Ambasadorëve, nën presionin e diplomacisë italiane, i njihte kësaj të fundit një pozitë të

privilegjuar në Shqipëri, të gjitha akordet, ujditë, konventat dhe traktatet të çdo karakteri

që iu imponuan Shqipërisë nga ana e Italisë, që më 1922 deri më 1939, tregonin synimet

imperialiste të saj kundrejt vendit tonë. Për agresionin e armatosur të 1939-ës, Italia

kishte dashur t’a realizonte brutalisht këtë politikë. Mbas okupimit u suprimua pavarësia

e shtetit shqiptar. Italia përdori të gjitha mjetet për të likuiduar çdo të drejtë dhe çdo liri,

përfshirë edhe ekzistencën fizike të popullit shqiptar.2

Një politikë e tillë ekspansioniste dhe kolonizuese kundrejt Shqipërisë përfundoi

me nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë, më 10 shkurt 1947. Ai u depozitua në

Arkivin e Republikës Franceze. Neni 88 i jepte të drejtë të firmosnin traktatin vendet

anëtare të Kombeve të Bashkuara, që kishin qenë në luftë me Italinë. Këtë të drejtë e fitoi

edhe Shqipëria, ndonëse nuk ishte pjesë e OKB-së. Për zbatimin e traktatit ngarkoheshin

ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, BRSS dhe Francës në Romë, të cilët

përgjigjeshin edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme midis vendeve fituese

dhe shtetit italian.3

Në bazë të nenit 27 të Traktatit të Paqes, Italia njihte dhe merrte detyrimin të

respektonte sovranitetin dhe indipendencën e shtetit shqiptar. Madje, në nenin 28

përcaktohej se Italia pranonte që ishulli i Sazanit bënte pjesë në territorin e Shqipërisë

dhe hiqte dorë nga çdo rivendikim mbi të.4

Përpos influencës politike, merrte fund edhe varësia ekonomike e Shqipërisë nga

Italia. Neni 29 shfuqizonte të gjitha traktatet ekonomike, financiare e tregtare bilaterale,

të nënshkruara para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore, me përjashtim të rasteve kur secila

Fuqi Shoqe, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Traktatit të Paqes me Italinë,

tregonte interes për vazhdimin e bashkëpunimit.

1 ATSH, “Nga fjalimi i komandantit Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, mbajtur në seancën plenare të

Konferencës së Paqes”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 540, 22 shtator 1946, f. 2 2 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 232 (Raport mbi Konferencën e Paqes në Paris)

3 H. Kaba, “Dëmshpërblimet italiane …, f. 97-98

4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 101

Page 181: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

165

Shteti italian kishte përfituar nga gjendja e prapambetur në vend dhe sidomos nga

regjimi feudal, duke siguruar dominimin ekonomik në Shqipëri. Kështu, më 4 dhjetor

1922 u nënshkrua marrëveshja postale shqiptaro-italiane, gjithashtu edhe marrëveshja

telegrafike, që unifikoi tarifat midis këtyre dy vendeve. Më 20 janar 1924 nënshkruhet

Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit, i cili përsëritet më 28 janar 1936. Më 29 fruer [shkurt

– E.L] 1924 konventa konsullore dhe më 20 maj 1925 u nënshkrua akordi me grupin

financiar italian për një borxh prej 50.000.000 liretash, me një interes jashtëzakonisht të

rëndë 7.5%. Pasuritë e mëdha të nëntokës shkuan nën shfrytëzimin ekskluziv të financës

së lartë italiane. Shoqëria S.I.M.S.A siguroi, në vitin 1922, eksploatimin e serës së

Selenicës, duke marrë në koncesion 2148 ha tokë. Më 1925, A.I.P.A mori në koncesion

eksploatimin e vajgurit në zonën e Beratit në një sipërfaqe prej 116.825 ha. Importimin

dhe shpërndarjen ekskluzive të karburanteve e kishte në sipërmarrje shoqëria A.G.I.P.;

Shoqëria P.E.S.C.A.L.B.A. administronte peshkimin në të gjitha ujërat e Shqipërisë. Me

kompaninë E.I.A.A dhe me çeljen e bankës bujqësore, degë e Banco di Napoli, kapitali

italian filloi të shtrihej në fushat tona dhe t’iu impononte prodhimeve bujqësore çmimin

që i pëlqente. Shoqëria A.L.B.A kishte marrë në koncesion pyjet e Rubikut, kompania

S.E.S.A shpërndarjen e të gjithë fuqisë elektrike të Shqipërisë dhe shoqëria ALA

LITTORIA shërbimin ajror midis Shqipërisë e Italisë dhe Shqipërisë e Greqisë.1

Përveç shfuqizimit të marrëveshjeve të mësipërme, bazuar në nenin 29, qeveria

shqiptare kishte të drejtë të merrte në posedim të gjitha pasuritë dhe pronat e shtetit

italian në vendin tonë. Citoj: “Italia heq dorë formalisht, në favor të Shqipërisë, nga çdo

lloj sendi (biens) me përjashtim të godinave të okupuara normalisht nga misionet

diplomatike dhe konsullore. Njëkohësisht, … heq dorë nga të gjitha të drejtat,

koncesionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloji në Shqipëri, qofshin këto të shtetit italian

ose të “institucioneve italiane gjysmë publike””.2

Ndërsa neni 45 zgjidhte çështjen e kriminelëve të luftës. Sipas tij, Italia do të

merrte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar arrestimin dhe dorëzimin për t’u

gjykuar a) të personave të akuzuar se kishin kryer, urdhëruar krime lufte dhe krime

kundër paqes ose njerëzimit, ose se kishin qenë bashkëveprues; b) të shtetasve të çdo

Fuqie aleate ose Shoqe të akuzuar se kishin shkelur ligjet e vendit të tyre, duke kryer akte

tradhëtie ose duke bashkëpunuar me armikun gjatë luftës. Në bazë të po këtij neni, Italia

duhej të siguronte edhe daljen para gjyqeve si dëshmues të personave që vareshin nga

juridiksioni i saj, kur dëshmia e tyre ishte e nevojshme për gjykimin e personave që u

përmendën më lart.3

Kjo dispozitë do të zbatohej edhe për Shqipërinë. Në periudhën e okupacionit,

Italia ishte bërë strehë e gjithë kriminelëve shqiptarë të luftës, që kishin mundur të

shpëtonin nga ndëshkimi i drejtë i popullit dhe që kishin gjetur atje një fushë të

përshtatshme për të propaganduar dhe për të komplotuar kundër Shqipërisë. Ndërkaq,

kriminelët italianë të luftës, përgjegjës për agresionin kundër Shqipërisë, dhe për kaq të

këqija në kurriz të popullit shqiptar, ishin të lirë dhe bile me pozita të larta.4

Gjatë punimeve të Konferencës së Paqes, në Komisionin Ushtarak u paraqit

kërkesa e delegacionit shqiptar për reduktimin e potencialit militar të Italisë, me qëllim

1 AMPJ, V. 1946, D. 93, Fl. 23 (Dokumenta mbi pasuritë e shqiptarëve në Itali dhe anasjelltas)

2 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 102

3 Ibid., Fl. 105

4 ATSH, “Shqipëria dhe Traktati i Paqes me Italinë”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 540, 22 shtator 1946, f. 3

Page 182: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

166

shmangien e çdo sulmi eventual që do të rrezikonte sovranitetin dhe tërësinë tokësore të

shtetit. U propozuan dy amendamente në artikullin 47 dhe 52, si vijon: “Në paragrafin 1

(art.47), kryeresh “a” duhej zëvendësuar: “Anije lufte të mëdha: dy” me “Anije lufte të

mëdha: një”. “Kryqëzorë katër” me “Kryqëzorë tre”. “Torpilore 16” me “Torpilore 12”.

“Korveta 20” me “Korveta 14”. Në paragrafin 1 (art. 52), duhej zëvendësuar: “65.000

karabinierë” me “30.000 karabinierë” dhe 250.000 burra me “215.000 burra”.1

Propozimet e paraqitura përfshinin pakësimin e të gjitha kategorive të forcave

ushtarake italiane: tokësore, ajrore dhe në mënyrë të veçantë ato detare. Kjo për faktin se

“flota luftarake kishte qenë arma kryesore e Italisë për të zbatuar politikën e presioneve

dhe të agresionit karshi Shqipërisë. Ajo përbënte gjithmonë një rrezik për ekzistencën e

indipendencës sonë… Nuk duhej harruar se 173 njësitë e flotës italiane nën komandën e

Gjeneralit Guzzoni, ishin të parat … që zbarkuan trupat invaduese në vendit tonë. Pas

okupacionit të 7 Prillit 1939, qeveria italiane shtriu dorë mbi të gjitha anijet tona të vogla

dhe të mëdha dhe i bëri pronë të saj duke i përdorur për hesapin e vet. Po ashtu portet dhe

i gjithë materiali detar mbeti në duart dhe u shkatërrua nga ushtria italiane”.2

Duke marrë parasysh dëmet që pësoi marina e vogël shqiptare pas agresionit

fashist dhe domosdoshmërinë për të patur forcën e saj navale, me synim mbrojtjen e vijës

bregdetare dhe ushtrimin e kontrollit në ujërat e saj tokësore, përfaqësia shqiptare kërkoi

që t’i akordohej një pjesë e flotës italiane në përputhje me nevojat e vendit.3 Kërkesat me

karakter ushtarak u konsideruan: 1. Si të drejta legjitime të popullit shqiptar të fituara

gjatë luftës dhe që ai të jetonte në paqe dhe të rronte i lirë; 2. Si masë sigurimi që do t’i

lejonte vendit të kishte një roje të sigurtë për të mos iu marrë nëpër këmbë të drejtat e tij;

3. Si masë për aplikimin e traktatit të paqes dhe për të bërë efektin për qëllimin e të cilit

ishte hartuar.4

Çështja e përcaktimit të shumës së reparacioneve, që Italia duhet t’i paguante

shtetit shqiptar, zuri vend me rëndësi në Konferencën e Paqes. Ajo shkaktoi debate në

Komisionin Ekonomik, ku delegacioni shqiptar pasqyroi në mënyrë të detajuar humbjet

dhe dëmet e pësuara nga okupacioni fashist në të gjithë sektorët e jetës së vendit, si më

poshtë:

Bujqësi, blegtori, pyje. Shqipëria është një vend thelbësisht bujqësor. Shkelësit italianë

rekuizuan grurin për të ushqyer trupat e tyre, gjatë aksioneve për raprezalje kundra popullsisë që

luftonte, ata dogjën fushat me grurë dhe sasi të mëdha gruri nëpër katundet, të cilëve u vunë

zjarrin; ata shkatërruan pyjet, vreshtat, sidomos në krahinat e Korçës, të Leskovikut dhe të

Pogradecit; ata therën dhe plaçkitën bagëtinë dhe rrëmbyen prodhimet e blegtorisë.

Masat e ndryshme të marra prej fashistëve: politika e çmimeve, taksat, plaçkitjet, zhdukja ose

rekuizimi i kafshëve të tërheqjes dhe të mbartjes, shpërndarja e popullsisë, e zbritën në 50%

prodhimin shqiptar të bujqësisë, të blegtorisë dhe të sendeve ushqimore.

Industri dhe tregti. Instalime të shkatërruara ose të dëmtuara, makina dhe vegla të rrëmbyera,

lëndë të para dhe produkte të rekuizuara pothuajse në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sektorët e

industrisë.

Industria e vendit pati dëme të rënda nga konkurrenca e produkteve të mbaruara italiane, gjë që

ishte një pengesë sistematike dhe paralizuese për fabrikat tona, ashtu edhe për artizanatin tonë,

humbjet dhe dëmet e të cilave janë të ndjeshme.

1 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 241

2 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 124

3 ATSH, “Qeveria shqiptare kërkon që Shqipërisë t’i jepet një pjesë e flotës italiane”, Bashkimi, V.III-të,

Nr. 424, 11 maj 1946, f. 1 4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 126

Page 183: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

167

Stoqe të mëdha mallrash u plaçkitën, u rekuizuan ose u dogjën veçanërisht në qytetet Bilisht,

Përmet, Leskovik dhe Berat.

Kriporet u shkatërruan në pjesën më të madhe dhe toka të gjera u shpronësuan.

P.T.T dhe transporte. Rrjeta telegrafike shqiptare u shkatërrua pjesërisht gjatë luftës italo-greke,

një tjetër pjesë u transplantua prej Italisë fashiste në Greqi dhe në Jugosllavi pas okupimit të

këtyre vendeve prej fuqive të Boshtit. Instalimet e shërbimeve P.T.T u shkatërruan gjatë luftës

në shumë qendra.

Korrespondenca telegrafike e armikut nuk u pagua kurrë.

Pothuajse të gjitha mjetet e transportit u rrëmbyen, u shkatërruan ose u rekuizuan prej armikut.

Dhe një ndërmarrje e madhe parashtetërore italiane S.A.T.A mori monopolin e transportit të

udhëtarëve, gjë që paralizoi ndërmarrjet e vogla shqiptare.

Urë dhe rrugë – Skela dhe instalime. Rrjeti rrugor pësoi dëmtime të mëdha nga lëvizja e tepërt e

trupave armike, nga bombardimet ajrore, nga sulmet e partizanëve. Ura të mëdha e të vogla u

hodhën në ajër. Skelat tona, veçanërisht ajo e Durrësit, pësuan dëme pothuajse të

pariparuarshme, dhe 114 veliere me motor të marinës sonë të vogël u shkatërruan ose u

rrëmbyen. Disa veliere shqiptare me motor gjenden akoma në skelat e Italisë.

Ndërtesa shtetërore dhe private. Invaduesit italianë shkatërruan dhe dogjën sistematikisht qytetet

dhe katundet tona, shkollat, vendet e shenjta, shtëpitë tona, me qëllim që të terrorizonin

popullsinë dhe t’a largonin këtë nga lufta e çlirimit. Krahina të tëra si ato të Pezës, Mallakastrës,

Skraparit, Kurveleshit, u bënë rrafsh me tokën, kisha me vlerë historike dhe artistike të

paçmueshme, si ato të Voskopojës, Vithkuqit, Beratit u plaçkitën dhe u dogjën.

Muzeu i Vlorës, institutet arkeologjike të Butrintos, të Pojanit, - u zhveshën nga veprat e artit

antik prej fashistëve italianë.

Financa, dogana, pensione. Italianët nuk paguan kurrë të drejtat e portit, të karantinës dhe të

zbarkimit. Mbajtja e ushtrisë së tyre okupuese i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe, pas

kapitullimit të Italisë, afro 70.000 ushtarë italianë gjetën strehë dhe ndihmë në bujarinë e popullit

tonë që i mbajti dy vjet të tjera.

Suprimimi i doganave shqiptare (Dekret-ligj italian i 20 Prillit 1939) i shkaktoi Shqipërisë

humbje shumë të mëdha.

Italia, vend agresor, duhet t’a dëmshpërblejë popullin shqiptar për shpenzimet e bëra për

Ushtrinë Nacional-Çlirimtare, si dhe ndihmat materiale aleate.

Familjet e mijëra viktimave të bëra prej italianëve, dhe invalidët e luftës kundra italianëve, kanë

të drejtë për pension. Mijëra shqiptarë të internuar ose që përdoreshin në punëra të detyrueshme

gjatë okupacionit duhet të dëmshpërblehen.

Gjatë ekspeditave të tyre ndëshkuese, ushtarët italianë u kanë plaçkitur një sasi të madhe sendesh

të çmuara popullsisë civile dhe vendeve të shenjta.

Dëme monetare. Italia kishte kontrollin e ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Ajo përmblodhi

gjithë arin shqiptar dhe e transferoi në Itali: afro 300.000.000 – fr.ari. Mbulesa në ar e 8.062.827

fr.ari në kart-monedhë më 1939 u transferua prej “Banca d’Italia” në “Rechsbank”-un e

Berlinit.1

Këto humbje ishin të konsiderueshme dhe arrinin shifrën e 3.544.232.626 fr.ari.2

Fakt ky që dëshmonte se okupacioni fashist e kishte dëmtuar rëndë ekonominë shqiptare,

e cila nuk mund të rimëkëmbej pa një reparacion të drejtë nga ana e Italisë përgjegjëse.

Mirëpo, kërkesa e ligjshme e Shqipërisë për dëmshpërblime u refuzua nga

përfaqësuesi italian, Alberto Tarchiani, i cili në mbledhjen e Komisionit Ekonomik, më

12 shtator 1946, deklaroi se “vlera e dobive ekonomike që Italia i kishte sjellë shtetit

shqiptar e kalonte sasinë e dëmeve”.3 Shpenzimet e pretenduara për punë të dobishme në

vendin tonë kapnin “shumën prej 15 miliardë lireta d.m.th afërsisht 156 milionë $; nga

1 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 99-102

2 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 29

3 ATSH, “Italia, e cila mundohet t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj si agresore, duhet të na paguajë

dëmshpërblimet gjer në funt”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 534, 15 shtator 1946, f.1

Page 184: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

168

kjo shumë 6 miliardë e 500 milionë lireta u shpenzuan prej Ministrisë së Punëve të

Jashtme dhe prej organeve administrative ushtarake italiane, për ndërtimin e rrugëve të

fortifikuara dhe veprave të tjera me karakter ushtarak. Afro 6 miliardë lireta në lëmë të

ndryshme ekonomike; teprica d.m.th 2.250.000.000 u shpenzuan për punime të kryera

pas 3 shtatorit 1943, dhe pjesërisht përbënin shumën e pasurive të sipërmarrjeve

parashtetërore ose private, si dhe të nënshtetasve italianë në Shqipëri.1 Këto pretendime u

hodhën poshtë nga delegacioni shqiptar, i cili e konsideroi të ekzagjeruar vlerën e

investimeve. Madje, ai argumentoi se kapitali i caktuar për punimet që do të kryeshin në

Shqipëri, u keq menaxhua dhe u përvetësua nga funksionarët italianë.

Edhe përfaqësuesit anglo-amerikanë mbështetën qëndrimin e Italisë, se shumat e

investuara ishin më se të mjaftueshme për t’u vlerësuar krejtësisht e përmbushur kërkesa

shqiptare për reparacione. Pikëpamjet e aleatëve ishin të pa baza, aq më tepër kur

britaniku E. Bevin propozoi që shteti shqiptar të merrte dëmshpërblime nga Bullgaria, jo

nga Italia. Kjo deklaratë binte në kundërshtim me faktet historike të Luftës së Dytë

Botërore. Ushtria bullgare u radhit përkrah bllokut fashist dhe luftoi në vende të tjera, por

jo në Shqipëri.2

Pas negociatave të gjata të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, gjatë

mbledhjeve të zhvilluara në Nju Jork (nëntor-dhjetor 1946), u morën dy vendime të

rëndësishme në favor të çështjes shqiptare: 1. Italia do t’i paguante 5 milionë $

reparacione Shqipërisë dhe 2. kjo e fundit do të nënshkruante Traktatin e Paqes me Italinë

si “Fuqi Shoqe”, pra me të njëjtat të drejta sikundër anëtarët e tjerë të Organizatës së

Kombeve të Bashkuara. 3

Konkretisht, Neni 7. B. 1 caktonte shumën e reparacioneve në favor të Shqipërisë

në 5.000.000 $ sipas kursit të 1 Korrik 1946, d.m.th 5 $ baraz me një ons/ar. Pagimi i

këtyre reparacioneve do të bëhej në një periudhë prej shtatë vjetësh nga hyrja në fuqi e

Traktatit dhe gjatë dy vjetëve të para, nuk do të bëheshin furnizime në prodhimet

industriale të zakonshme. Reparacionet do të nxirreshin nga këto burime: a) Një pjesë e

instalimeve dhe pajisjeve industriale italiane të vlefshme për fabrikimin e materialit të

luftës që nuk ishin më të dobishme për nevojat e forcave ushtarake të autorizuara, as të

adaptueshme menjëherë për përdorime civile dhe që do t’i merreshin Italisë në bazë të

nenit 67. Këtu hynin edhe luftanijet dhe materiali ushtarak në tepricë, megjithëse nuk

përmenden shprehimisht. Kjo rezulton nga kombinimi i neneve 57, 61, 64, 67, 74. b)

Prodhimi industrial i zakonshëm i Italisë, duke përfshirë edhe prodhimet industriale

ekstraktive; c) Të gjitha llojet e tjera të furnizimeve në kapital ose në shërbime me

përjashtim të pasurive italiane, të cilat në bazë të nenit 79 të Traktatit ishin nën

juridiksionin e Shqipërisë. Kjo do të thoshte se pasuritë italiane që ndodheshin në

Shqipëri dhe që ishin ose do të likuidoheshin nga shteti shqiptar nuk llogariteshin në

shumën e reparacioneve prej 5.000.000 dollarë.4

Përpos reparacioneve, kategori me rëndësi për Shqipërinë në Traktatin e Paqes me

Italinë ishin restitucionet. Sipas nenit 75, Italia pranonte parimet e Deklaratës së

Kombeve të Bashkuara, me dt. 5 Janar 1943, dhe do të kthente sa më parë sendet e

1 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 61

2 K. Krisafi, op.cit., f. 119

3 ATSH, “Kur na paguhen dëmshpërblimet dhe njihemi si fuqi shoqe në Traktatin me Italinë nuk ka pse të

mos jemi në UNO”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 606, 8 dhjetor 1946, f. 5 4 APMJ, V. 1946, D. 159, Fl. 107

Page 185: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

169

rrëmbyera në tokën shqiptare gjatë okupacionit italian. Duhej të ktheheshin të gjitha

sendet e identifikueshme që gjendeshin në Itali dhe që ishin rrëmbyer me forcë dhe me

shtrëngim në tokën shqiptare nga njëra nga Fuqitë e Boshtit, edhe në qoftë se poseduesi i

tashëm e kishte fituar me anën e ndonjë veprimi ligjor të rregullt si p.sh., nqs e kishte

blerë rregullisht nga ai që e kishte rrëmbyer.1

Tabela 3.2.1 Burimi: AMPJ, V. 1946, D. 164, Fl. 9

Restitucionet nga Italia të vlerësuara në fr.ari e $ U.S.A 1938

Përmbledhje Franga ari Dollarë U.S.A

1. Objekte me vlerë arkeologjike e artistike 910.348 298.474.70

2. Dokumenta nga Ministria e Bujqësisë e Pyjeve 25.500 8.360.42

3. Dokumenta nga Ministria e Botores 9.751.141 3.200.337

4. Dokumenta e materiale të ish Ushtrisë

Shqiptare

114.627.793.30 37.582.883.19

5. Anije 2.893.500 948.688.16

6. Arshiva të ish-Legatave e Konsullatave të

Shqipërisë

26.938.24

8.831.83

7. Materiale të Shëndetësisë Publike 727.395 238.489.74

Totali 128.962.616.24 42.286.065.04

Në listën e mësipërme të restitucioneve vërehet kategoria e dokumenteve zyrtare

të institucioneve shtetërore, si: të Ministrisë së Punëve Botore, të Ministrisë së Bujqësisë

dhe Pyjeve, materiale të ish-ushtrisë shqiptare, si dhe arkivat e disa përfaqësive

diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit, që u rrëmbyen nga fashistët dhe në pjesën më të

madhe u dërguan në Itali. Mungesa e tyre krijoi vështirësi të mëdha për administrimin e

efektshëm të Shqipërisë.2

Në planin ushtarak, gjatë okupacionit italian, nuk u lejua të zhvillohej një marinë

e vogël detare dhe aq më tepër një flotije e vogël për mbrojtjen e bregdeteve të gjera të

Shqipërisë. Italia fashiste me mjetet e saj krijonte bindjen në qarqet qeveritare shqiptare

të atëhershme se nuk mund të mbahej një marinë shqiptare. Pak ditë para okupacionit

jahti shtetëror “Ilirija”, moto-velieri “Myzeqeja”, “Adriatiku”, “Vllazën Veli” dhe

motovelieri “Isolina”, “Papagali”, “Rozafat” dhe “Miku i mirë” u tërhoqën nga autoritetet

italiane dhe nuk u lejuan që të ktheheshin më në Shqipëri. Si këto u tërhoqën edhe shumë

motoveliera dhe barka të tjera më të vogla. …Prandaj qeveria shqiptare kërkonte një

pjesë të flotës italiane për të mbrojtur vijën e saj bregdetare.3

Fashistët italianë dëmtuan rëndë edhe trashëgiminë tonë kulturore. Menjëherë pas

pushtimit, italianët grabitën nga muzeu i Vlorës një numër të madh sendesh me vlerë

arkeologjike. “Koleksioni i “Lapidarëve” pësoi pak dëme; po përkundrazi koleksioni i

ceramikëve u rrafshua pothuajse krejt; prej koleksionit të sendeve të vegjël prej tunxhi

kishin mbetur vetëm disa copë, kurse koleksioni i numizmatikës u grabit plotësisht. Në

prill 1940, autoritetet italiane rrëmbyen, me arsyen se do t’i ekspozonin në “Ekspozitën e

Përtej-Detit” në Napoli, një numër të madh sendesh me vlerë arkeologjike, artistike dhe

1 APMJ, V. 1946, D. 159, Fl. 108

2 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 69

3 ATSH, “Italija fashiste e ka penguar sistematikisht zhvillimin e marinës shqiptare”, Bashkimi, V.III-të,

Nr. 425, 12 Maj 1946, f. 1

Page 186: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

170

historike. Kjo ishte pjesa më e vlefshme e pasurisë sonë kulturore kombëtare. Zyrtarët e

lartë italianë dhe oficerët eprorë, si guvernatori i përgjithshëm Jakomoni, Gjenerali

Pariani, Meloni etj., rrëmbyen në Shqipëri një numër të madh sendesh artistike. …Veprat

prej druri të moçëm dhe me vlerë të madhe e sendet e shenjta prej ari të Kishave të mëdha

të Voskopojës, të Vithkuqit … u rrëmbyen dhe u dërguan në Itali. …Kjo e fundit,

përgjegjëse për të gjitha këto plaçkitje, që e kishin varfëruar për së tepërmi vendin tonë

dhe që i kishin dhënë një grusht të rëndë pasurisë kulturale, duhej t’i kthente sendet e

grabitura në tërësi dhe në gjendje të mirë, dhe për ato që nuk do të gjendeshin, ajo duhej

të kthente sende me vlerë të barabartë”.1

Në kuadër të restitucioneve përfshihej edhe çështja e arit shqiptar të grabitur nga

pushtuesit. Kjo ngjarje lidhet me historinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me qendër

në Romë. Ajo u krijua, si degë e Banco d’Italia, në mars 1925, falë një akordi të

nënshkruar midis një grupi financiar italian dhe qeverisë shqiptare, me një kapital prej

12.500.000 franga ari. “Banka Kombëtare e Shqipërisë kishte të drejtën e plotë të

emëtonte bankënota dhe privilegjin e prerjes së monedhave metalike e divizionale.

Gjithashtu, ajo gëzonte të drejtën të kryente veprime krediti”.2 Por, rezerva e arit, në vend

që të depozitohej në Shqipëri ose në ndonjë Bankë të një shteti asnjanës, u dërgua në

Bankën e Italisë, gjë që në fakt ishte njëlloj si t’a vije në duar të qeverisë italiane. Ajo e

përdori këtë si një mjet presioni politik dhe ekonomik kundër vendit tonë.3

Banka Kombëtare e Shqipërisë kontrollonte të gjithë tregun monetar të vendit dhe

luante sipas qejfit të saj: në çastin e krizës ekonomike që filloi më 1931, ajo la pak

kartmonedhë në qarkullim, duke rënduar krizën. Pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë,

ajo e shtoi shumë bankënotën në qarkullim, me qëllim që të ndihmonte ushtritë okupuese,

dhe i shkaktoi një inflacion të madh monedhës sonë. Ajo tërhoqi nga tregu shqiptar afro

300 milionë fr.ari metal dhe në deviza të huaja. Politika e saj e kredive, duke favorizuar

ndërmarrjet dhe shtetasit italianë, qe e dëmshme për vendin tonë dhe lehtësoi zotërimin

ekonomik të Italisë në Shqipëri.4

Referuar “Memorandumit mbi Bankën e Shqipërisë” të Përfaqësisë Italiane pranë

Konferencës së Parisit, ndër të tjera, shkruhej se më 16 Shtator 1943, autoritetet gjermane

rrëmbyen me shtrëngim arin e BKSH-së, ashtu si grabitën arin e Bankës së Italisë. Për

rrjedhojë, Italia nuk kishte asnjë detyrim t’i kthente Shqipërisë arin monetar të një banke

që ishte një shoqëri italiane, aksionet e së cilës zotëroheshin prej italianësh, dhe e cila me

mjetet e derdhura prej kapitalistësh privatë krijoi arkëtimin e saj në ar. Përkundrazi, dilte

se ari duhej t’i kthehej vetë Bankës së Shqipërisë.5

Ndërkaq, në telegramin që iu dërgua delegacionit shqiptar në Paris, më 21 gusht

1946, “Banka e Shtetit njoftonte se gjithë sasia e arit prej 8.062.826.90 fr.ari, grabitur prej

gjermanëve pranë ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Romë, ishte pronë ekskluzive e

popullit shqiptar, sepse kur filloi aktivitetin, më 1925, ish-BK, në Shqipëri qarkullonin

vetëm monedha ari si i vetmi mjet shkëmbimi bazë monetar. ...Një tjetër provë e

dokumentuar ishte mbledhja e bërë në Tiranë, më 19 shkurt 1944, e provokuar nga

1 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 70-71

2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 258

3 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 72

4 AMPJ, V. 1946, D. 153, Fl. 41-42 (Dokumenta të komisionit politik dhe territorial të Konferencës së

Paqes Paris) 5 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 151

Page 187: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

171

Drejtori Qendror i ish-BKSH, Ettore Melis, ku merrnin pjesë të gjithë funksionarët

përgjegjës të ish-Drejtorisë Qendrore, dhe, ku u shtrua çështja e arit dhe u pranua prej të

gjithëve se ari ishte pronë e popullit shqiptar. …Ndërsa, pronësia e shtetit italian mbi

gjithë aksionerët e ish-BKSH provohej me akordin valutor të vitit 1939 mbas

okupacionit, në të cilën, në vend të grupit financiar që përfaqësonte kapitalin e Bankës,

dilte direkt në skenë shteti italian në emër të Bankës”.1

Pikëpamjet e ndryshme për problemin e arit shqiptar gjetën zgjidhje në paragrafin

8 të nenit 75, që bënte fjalë për kthimin e arit të grabitur nga Italia në tokën e njërit nga

Kombet e Bashkuara të interesuar ose të transferuar pa të drejtë në Itali. Këtë ar Italia

duhej t’a kthente ose t’a zëvendësonte me një sasi të barabartë në peshë dhe në titull. Ky

ishte një detyrim që Italia duhej t’a përmbushte edhe në qoftë se ari në fjalë ishte

transferuar, ose rrëmbyer më vonë nga toka italiane, nga ana e ndonjë fuqie tjetër të

Boshtit, ose nga ana e ndonjë shteti tjetër neutral.2

Të gjitha çështjet e mësipërme, me rëndësi dypalëshe, u përfshinë në Traktatin e

Paqes me Italinë, të cilin Shqipëria e nënshkroi si “Fuqi Shoqe”, më 10 shkurt 1947.3 Në

aspektin ekonomik dhe juridik, ky traktat i njohu pasuritë italiane, që përbënin pjesën më

të madhe të kapitalit të huaj në vend, si prona të shtetit shqiptar. Duke “ligjëruar” kështu

procesin e shtetëzimeve të ndërmarrë nga qeveria komuniste në vitet 1945-1946, që ishte

në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.4 Në marrëdhëniet me jashtë, Traktati i

Paqes me Italinë e radhiti vendin tonë përkrah shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore

dhe konsolidoi sovranitetin e integritetin territorial të tij. Marrëveshja stimuloi vendosjen

e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, që përfundoi në maj 1949. Ndërkaq,

zbatimi i neneve të Traktatit të Paqes filloi, pas negociatave të gjata, me ratifikimin e tij

nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, më 19 tetor 1957.

1 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 15-16 (Fjalime dhe deklarata të delegacionit tonë në Konferencën e Paqes të

Parisit) 2 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 109

3 Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë. Tiranë: Botimpex, 2007, f. 133

4 H. Kaba, “Dëmshpërblimet italiane …, f. 99

Page 188: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

172

3.3 Çështja e reparacioneve gjermane dhe Shqipëria

Pas çlirimit nga Italia fashiste, Shqipëria u përball me agresionin dhe okupacionin

nazist, që riaktivizoi lëvizjen e rezistencës së popullit shqiptar përkrah aleatëve. Ata

përjetuan sulmin më të egër dhe më barbar të Gjermanisë hitleriane, që mbuloi me gjak

Evropën. Nazistët gjermanë kryen mizoritë më të mëdha në historinë e njerëzimit, me

krimet e vrasjes, torturave dhe grabitjeve pa mëshirë. Duke përdorur artin modern

ushtarak dhe mjetet e reja të luftës, Gjermania synonte të përmbyste me çdo kusht botën e

përparuar për të vendosur ligjet e saj barbare. Por, periudha e triumfit nazist përfundoi me

kapitullimin pa kushte të Gjermanisë.1

Qysh në Konferencën e Jaltës, që i zhvilloi punimet më 4-11 shkurt 1945,

përfaqësuesit e SHBA-së, të Britanisë dhe të Bashkimit Sovjetik, respektivisht F.

Roosevelt, W. Churchill dhe J. Stalin, kishin përcaktuar tri format e reparacioneve që

Gjermania duhej t’i shlyente vendeve fituese. Ato ishin: “a) në kapitale, d.m.th. pajisje,

makineri, anije, mjete transporti etj., që ndodheshin në Gjermani ose jashtë saj. Kalimi i

tyre do të bëhej brenda dy vjetëve nga kapitullimi ose pushimi i çdo rezistence të

organizuar. b) Në të ardhura, që nënkuptonte livrim mallrash të prodhimit të përditshëm

dhe, c) në përdorimin e fuqisë punëtore gjermane, prej së cilës u hoq dorë nga

kundërshtimi i qeverive amerikane dhe franceze”.2

Për administrimin e çështjes së dëmshpërblimeve u thirr Konferenca e

Reparacioneve në Paris, më 9 nëntor 1945. Në të morën pjesë të gjitha shtetet që i

shpallën luftë dhe organizuan qëndresë kundër Fuqive të Boshtit. Fillimisht Shqipëria nuk

u ftua në Konferencë. Vetëm pas kërkesave dhe lobimit pranë kancelarive evropiane e

organizmave ndërkombëtare, qeveria shqiptare dërgoi delegacionin zyrtar të kryesuar nga

Hysni Kapo, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd.

Në Konferencën e Reparacioneve, delegatët amerikanë, anglezë dhe francezë

përcaktuan kriteret për llogaritjen e shumës së dëmshpërblimeve që Gjermania do t’i

paguante shteteve të pushtuara. Ato përfshinin humbjet e pësuara në radhët e popullsisë

civile dhe trupave ushtarakë, si dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi i pushtimit dhe

shpenzimet e luftës. Më 21 dhjetor 1945 u nënshkrua Akti Final i Konferencës, që i

ndante pasuritë gjermane në dy kategori. Në grupin A renditeshin lëndët e para, mallrat

gjysmë të përpunuara dhe kompensimet sovjetike për materialet që do të tërhiqeshin nga

zona perëndimore e pushtimit etj. Ndërsa, në grupin B u përfshinë pajisjet industriale,

anijet tregtare dhe të lundrimit të brendshëm.3 Për organizimin dhe shpërndarjen e tyre,

Konferenca krijoi Agjensinë Ndëraleate të Reparacioneve (Interallied Reparations

Agency - IARA) me qendër në Bruksel.4

Shqipëria përfitoi kuota minimale nga ndarja e dëmshpërblimeve, përkatësisht

0.05% të sasisë së përgjithshme të reparacioneve të grupit A dhe 0.35% të atyre të grupit

B.5 Shuma që nuk përkonin me humbjet e mëdha dhe dëmet e shkaktuara nga okupacioni

nazist. Zaptuesit gjermanë rrëmbyen, vodhën e dogjën të gjithë pasurinë e popullit që

1 E. Hoxha, Vepra, vëll. 3 …, f. 46-47

2 K. Krisafi, op.cit., f. 185-186

3 Shpëtim Çaushi. Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Tiranë: Ombra

GVG, 2002, f. 108-109 4 AQSH, F. 490, V. 1945, D. 121 (Listë mbi reparacionet dhe dëmet e luftës të shkaktuara nga Gjermania,

së bashku me korrespondencën përkatëse) 5 A. Puto, Lufta italo-greke..., f. 283

Page 189: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

173

kishte mbetur nga italianët. Ata shkatërruan me zjarr e dinamit qytete, katunde, rrugë e

ura, skela, institute; vranë dhe masakruan popullin.1

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Reparacioneve në Paris, më 9 janar 1946,

kryedelegati shqiptar, Hysni Kapo, përmendi 28.800 të vrarë e të plagosur nga popullsia

civile dhe 18.800 të internuar ose të burgosur në Shqipëri, Itali e Gjermani, ku vuajtën

torturat më çnjerëzore. Mijëra të tjerë nuk u kthyen më nga fushat naziste të përqendrimit.

Si kudo gjetkë edhe në Shqipëri, gjermanët hitlerianë ushtruan terror e dhunë për të shuar

rezistencën, sidomos në dy ofensivat e mëdha të organizuara në janar dhe në qershor të

vitit 1944. Por, Ushtria Nacional-Çlirimtare shqiptare, besnike e parimeve të aleancës së

Kombeve të Bashkuara, i ndoqi hordhitë barbare gjermane deri përtej kufijve, ku disa

prej njësive u kurorëzuan me lavdi, duke luftuar në krah të partizanëve të Marëshallit Tito

në Mal të Zi, në Bosnjë dhe në Sanxhak.2

Megjithë kontributin në luftën e përbashkët kundër pushtuesit nazist, Shqipëria

nuk siguroi të drejtën të paraqiste pikëpamjen e saj në lidhje me Traktatin e Paqes me

Gjermaninë. Më 14 janar 1946, Këshilli i të Katërve në New York vendosi të mblidhen

në Londër zëvendësministrat e Jashtëm. Ata u ngarkuan me punët përgatitore për

Konferencën e Moskës dhe do të dëgjonin të gjitha shtetet që kishin luftuar Gjermaninë

hitleriane. Në listën e vendeve të ftuara mungonte Shqipëria. Për këtë qëllim, qeveria e

Tiranës u këshillua t’i dërgonte një letër zv/ministrave ose drejtpërdrejt qeverive të BS,

SHBA-së, Britanisë dhe Francës. Letra të shoqërohej me një memorandum që tregonte

luftën e Shqipërisë kundër Gjermanisë, pjesëmarrjen e saj si anëtare në Konferencën e

Reparacioneve në Paris, vendimin e New York-ut që Shqipëria të konsiderohej si shtet

associé në Traktatin e Paqes me Italinë etj. Qeveria shqiptare do të prezantonte opinionin

e saj për problemet e përgjithshme rreth paqes me Gjermaninë dhe në mënyrë të veçantë

do të diskutohej çështja e reparacioneve.3

Por, Republika Federale gjermane refuzoi t’u përgjigjej kërkesave të Shqipërisë

për dëmshpërblime me argumentet e mëposhtme: së pari, qeveria shqiptare në bazë të

ligjit nr. 36 kishte shtetëzuar pasuritë gjermane në vend. Duke patur parasysh kushtet e

reja të krijuara nga lufta e popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste, për çlirimin e tij

nga okupacioni dhe për indipendencën e tij politike dhe ekonomike, u vendos konfiskimi

i të gjitha pasurive shtetërore dhe parashtetërore, demaniale ose patrimoniale të

Gjermanisë në Shqipëri. Të tilla pasuri quheshin ato që zotëronte drejtpërdrejt shteti

gjerman, shoqëri dhe persona gjermanë.4

Së dyti, Shqipëria kishte marrë reparacione nga Gjermania, si makineri dhe pajisje

industriale lufte, nëpërmjet IARA-s. Vlera e tyre konsiderohej simbolike në krahasim me

dëmet e pësuara nga pushtimi nazist. Prandaj, qeveria shqiptare kufizohej më pas të

kërkonte vetëm pjesë të shkëputura uzinash, si: torno të ndryshme tip revolver (4 copë);

aparate matjeje (mikrometra verniers – 3 copë); lathe 360/2000 mm (1 copë);

elektropompë centrifuge (2 copë); laborator fizike dhe kimie. Në rast copëtimi të uzinës

mekanike kërkoheshin gjithashtu disa torno automatike dhe revolver të tipit mesatar

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 1 (Dokumenta mbi dëmet e luftës shkaktuar Shqipërisë nga Gjermania.

Traktati i Paqes me Gjermaninë dhë çështja e pjesëmarrjes tonë në Konferencën e Zv.Ministrave) 2 “Fjala e z. Hysni Kapo në Konferencën e Dëmshpërblimeve në Paris”, Bashkimi, viti III, Nr. 317, E

mërkurë, 9 janar 1946, f. 1, 4 3 AMPJ, V. 1946, D. 10, Fl. 7-8 (Mendime të përfaqësuesve sovjetik mbi të drejtat e Shqipërisë lidhur me

Traktatin e Paqes me Italinë, reparacionet etj.) 4 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 210

Page 190: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

174

(lartësi 30 m, gjatësi 1.5 m), si dhe gjeneratori auriliar prej 2500 KW - 1000 V, me të

gjithë aksesorët dhe tabelën e distribucionit. Materiale që nevojiteshin sidomos në

Kuçovë dhe në minierat e tjera të vendit.1

Së treti, një pjesë e reparacioneve gjermane të luftës, të kërkuara nga Shqipëria, iu

dhanë qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare ose me shtetësi amerikano-shqiptare.2

Për rrjedhojë, Gjermania kundërshtonte të shlyente listën e reparacioneve të propozuara

nga delegacioni shqiptar.

Në këtë kohë, katër ministrat e Jashtëm të Fuqive të Mëdha morën një notë nga

qeveria shqiptare, që kërkonte të drejtën të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris,

ku do të shqyrtoheshin Traktatet e Paqes me vendet ish-satelite të Boshtit. Qëllimi i saj

ishte të bashkëpunonte me shtetet e tjera demokratike në veprën e ndërtimit të paqes dhe

të vlerësonte me cilësinë si palë e interesuar, pikëpamjen e saj mbi të gjitha çështjet që u

përkisnin Traktateve të Paqes dhe që do ta interesonin së afërmi dhe posaçërisht

Shqipërinë. Këtë rivendikim të drejtë për t’u pranuar në punimet e Konferencës në një

shkallë barazimi me shtetet e tjera aleate, Shqipëria e mbështeste mbi të drejtën që i

takonte nga lufta e popullit të saj kundër pushtuesve fashistë dhe nga sakrificat e mëdha

të qëndresës së pandërprerë kundër armiqve të përbashkët; luftë që ishte njohur e çmuar

sa herë nga deklarata të përfaqësuesve më të autorizuar të aleatëve të mëdhenj.3

Po ashtu, më 30 korrik 1946, në rezolutën drejtuar Presidiumit të Konferencës së

Paqes në Paris, Kuvendi Popullor i dërgonte Konferencës përshëndetjet dhe urimet më të

nxehta për kryerjen me sukses të barrës që i ngarkonte historia. Përfaqësuesit e popullit

shqiptar uronin që punimet e Konferencës t’i siguronin njerëzimit një paqe të drejtë e të

vazhdueshme dhe të bënin që armiqtë e shoqërisë përparimtare, shkaktarët e

gjakderdhjeve dhe të kasapanave çnjerëzore të mos mundnin kurrë të ngrinin krye për të

hedhur botën në një luftë të tretë shkatërrimtare.4 Në emër të popullit heroik dhe solidar,

në përputhje me përpjekjet e qeverisë shqiptare, ata kërkonin që vendit t’i garantohej

pjesëmarrja në Konferencë me të drejta të plota dhe të barabarta me të 21 kombet e tjerë

që e përbënin atë. Sepse populli i vogël shqiptar qëndroi i papërkulur deri në shkatërrimin

e plotë të Gjermanisë naziste; djemtë më të mirë i ndoqën gjermanët këmba këmbës në

tokat e Jugosllavisë dhe dhanë deri në fund kontributin e gjakut për çështjen aleate, për

kauzën e drejtë të njerëzimit.5 Prandaj, deputetët kërkonin thirrjen e Shqipërisë në

Konferencë për të zënë vendin e merituar dhe të paguar shtrenjtë me gjakun e bijve të saj,

që do të përbënte një shtyllë të fortë për mbrojtjen e paqes dhe të idealeve të larta të lirisë,

të demokracisë dhe të drejtësisë.6

Shqipëria u ftua në Konferencën e Paqes, më 12 gusht 1946, së bashku me

Egjiptin, Meksikën dhe Kubën,7 për të paraqitur pikëpamjet e tyre si në seancat plenare

1 AQSH, F. 494, V. 1946, D. 5, Fl. 4-5 (Korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Punëve

të Jashtme mbi dëmshpërblimet që detyrohet të paguajë Gjermania) 2 Sh. Çaushi, op.cit., f. 123

3 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 243

4 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 31

5 AQSH, F. 489, V. 1946, D. 28, Fl. 11 (Procesverbale të Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit

Popullor gjatë korrik-gushtit 1946 për aprovimin e Rezolutës “Mbi thirrjen e Shqipërisë në Konferencën e

Paqes”) 6 AQSH, F. 489, V. 1946, D. 16, Fl. 82 (Përmbledhje të proces-verbaleve të legjislaturës së parë, sesionit

të parë të Kuvendit Popullor, 18.03.1946- 04.09.1946) 7 AMPJ, V. 1946, D. 35, Fl. 8 (Dokumenta mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Francën)

Page 191: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

175

dhe në komisione.1 Mohimi i statusit të “Fuqisë Shoqe” nuk kënaqi plotësisht të drejtat e

Shqipërisë, por sidoqoftë shënoi një hap përpara në njohjen e saj si aleate të Koalicionit

Antifashist. Nga njëra anë, Shqipëria u thirr në Konferencë si shtet me kontribut të

rëndësishëm në luftën e përbashkët dhe, nga ana tjetër, u vendos në një plan me vende si

Egjipti e Meksika, të cilat ishin anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.2

Në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Luksemburgut, më 21 gusht 1946, kryedelegati

shqiptar Enver Hoxha vlerësoi rolin e Konferencës së Paqes së Parisit për përfundimin e

agresionit nazi-fashist, duke siguruar marrëdhënie të shëndosha midis popujve

paqedashës. Ai përmendi sakrificat dhe luftën e papërkulur të shqiptarëve përkrah Fuqive

Aleate. Konkretisht, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së trupave gjermanë prej

Greqisë, populli shqiptar i shtrëngoi më tepër radhët e tij përballë një armiku më të egër e

gjakatar. Me të hyrë në Shqipëri, gjermanët u sulmuan nga formacionet partizane në

udhën Perat-Korçë. Dhjetëra kamionë u dogjën, qindra gjermanë u vranë. Si raprezalje

nazistët rrafshuan për tokë fshatin Borovë dhe vranë banorët: gra, fëmijë e pleq. Ata

shpërthyen dy ofensiva të mëdha kundër partizanëve, me qëllim që t’i asgjësonin, duke

aktivizuar divizione alpine të regjura në luftime. Të ndodhur në mes të dimrit, pa bukë e

pa këpucë, burrat shqiptarë luftuan trimërisht dhe dolën fitimtarë.3 Kur aleatët anglo-

amerikanë zbarkuan në Francë, populli shqiptar ishte i zënë në betejat më të egra kundër

katër divizioneve gjermane. Ai qëndronte kryelartë në përleshjen e përgjakshme, pse po

bënte detyrën kundrejt aleatëve dhe popullit mik të Francës. Lufta e shqiptarëve kundër

pushtuesit nazist u kurorëzua me betejën heroike të Tiranës, ku luftuan nëntëmbëdhjetë

ditë me radhë, duke çliruar çdo pëllëmbë të kryeqytetit. Ushtria Nacional-Çlirimtare

shqiptare kishte marrë nga Shtabi i Përgjithshëm urdhërin e prerë të mos i linte gjermanët

të dilnin përtej kufirit, por t’i asgjësonte brenda në tokën shqiptare. Kështu e kuptonte

populli shqiptar aleancën e madhe antifashiste dhe besnikërinë ndaj çështjes aleate.4

Për këtë arsye, konsiderohej e domosdoshme pjesëmarrja e qeverisë shqiptare në

punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për hartimin e Projekt-Traktatit të Paqes me

Gjermaninë. Ajo e mbështeste pikëpamjen e saj në disa principe të përgjithshme dhe në

interesat kombëtare. Së pari, që në kohën kur drejtonte luftën nacional-çlirimtare kundër

invaduesve fashistë, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë e quante një pikë kyçe

për fitoren e luftës marrëveshjen e plotë midis Aleatëve të Mëdhenj që udhëhiqnin

Bllokun Antifashist. Së dyti, politika e qeverisë shqiptare i nënshtrohej parimeve që

lindën nga lufta kundër fashizmit dhe që u vunë në krye të Kartës së Kombeve të

Bashkuara. Edhe në periudhën e re paqësore të pas fitores, ajo e vlerësonte me rëndësi

themelore marrëveshjen midis Fuqive të Mëdha për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë

kolektive. Së treti, në të dy luftërat botërore Shqipëria u bë viktimë e agresionit gjerman.

Në mënyrë të veçantë, krimet dhe shkatërrimet e pashembullta të kryera nga fashistët

radhën e dytë nxirrnin në pah nevojën për shpërblimin gjerësisht të dëmeve dhe sigurimin

një herë e përgjithmonë nga frika e një agresioni të ri gjerman.5

1 AMPJ, V. 1946, D. 150, Fl. 41 (Dokumenta mbi punimet e Konferencës së Paqes në Paris,

korrespondencë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 81

3 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 49

4 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 212

5 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 3-4

Page 192: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

176

E bazuar në këto parime dhe me dëshirë të plotë për të dhënë kontributin e saj në

përpilimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë, qeveria shqiptare mendonte se: 1)

Vendimet e Krimesë për kordinimin dhe shpejtimin e veprimeve luftarake të aleatëve për

shkatërrimin e Gjermanisë dolën me sukses, duke sjellë dorëzimin e saj pa kushte.

Akordet e Potsdamit, që u nënshkruan menjëherë pas kapitullimit të Gjermanisë,

përfshinin vendimet e tre Aleatëve të Mëdhenj, në të cilët aderoi edhe Franca në lidhje

me politikën e përbashkët mbi Gjermaninë. Marrëveshjet e Potsdamit morën aprovimin e

të gjithë popujve që kishin luftuar kundër agresorëve nazistë dhe masat e vendosura ishin

të drejta. Ato shënonin të vetmen politikë që mund të zhdukte përgjithmonë rrezikun e

një agresioni të ardhshëm gjerman.1

Për qeverinë shqiptare, Projekt-Traktati i Paqes me Gjermaninë duhej të

mbështetej në aplikimin pa asnjë rezervë të këtyre akordeve. Ato parashikonin kryerjen e

çmilitarizimit të Gjermanisë, shkatërrimin e Komandës së Lartë, të formacioneve

ushtarake, SS-vë, arsenaleve dhe luftanijeve. Të shpërndahej industria e luftës dhe të

shkatërrohej potenciali industrial që kishte ndihmuar imperializmin gjerman. Fabrikat të

ndaheshin në titull reparacioni, ndërsa industria që mbetej të vihej nën kontroll të rreptë.

Denazifikimi të konkretizohej me likuidimin e Partisë dhe të organizatave naziste; të

spastrohej administrata dhe institutet e ndryshme nga programi, metoda dhe anëtarët e

Partisë Naziste; SS-të të përjashtoheshin nga çdo funksion publik. Gjyqi i Nurembergut

dënoi një pjesë të kriminelëve kryesorë, duke shënuar mënyrën e veprimit karshi

nazistëve. Kriminelët gjermanë të luftës brenda ose jashtë vendit duhej të dorëzoheshin

menjëherë. Qeveria shqiptare mendonte se vetëm një Gjermani e unifikuar ekonomikisht

dhe politikisht, me një pushtet demokratik në kufijtë e caktuara nga Traktati, do të

kontrollohej më lehtë nga Aleatët, kurse një Gjermani e copëtuar do të përbënte

kurdoherë rrezik për një luftë tjetër. Populli shqiptar kishte vuajtur shumë nga gjermanët

dhe nuk donte të lihej e gjallë asnjë fill shprese për agresione të reja nga Gjermania

naziste. Ai besonte se zbatimi i marrëveshjeve të Potsdamit dhe harmonizimi i politikës

aleate për një Gjermani të bashkuar do t’u siguronte popujve një paqe të shëndoshë.2

Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së zv/ministrave të Jashtëm në

Londër, më 14 janar – 25 shkurt 1947, u diskutua procedura e rregullimit të paqes me

Gjermaninë. Memorandumi sovjetik parashikonte, në lidhje me konsultimin e Këshillit të

Ministrave të Jashtëm me vendet e tjera aleate, krijimin e një Komiteti të përhershëm të

përbërë nga përfaqësues të shteteve në emër të të cilëve u nënshkrua akti i kapitullimit

ushtarak të Gjermanisë. Memorandumi përcaktonte se në rast se ekzistonin çështje që

preknin nga afër një vend të interesuar drejtpërdrejt, përfaqësuesit e qeverisë së tij do të

ftoheshin me vendim të veçantë të merrnin pjesë në shqyrtimin dhe studimin e tyre. Me

fjalët “vende të interesuar drejtpërdrejt” memorandumi sovjetik nënkuptonte shtetet që

pësuan okupacionin gjerman, si: Shqipërinë, Belgjikën, Bjellorusinë, Greqinë,

Luksemburgun, Norvegjinë, Hollandën, Poloninë, Çekosllovakinë, Ukraninën dhe

Jugosllavinë. Ndërsa, memorandumi francez kërkonte që shtetet e vegjël të paraqisnin

pikëpamjet e tyre për çështje që i interesonin. Ai propozonte krijimin e një Komiteti

informativ e konsultativ që të funksiononte gjatë sesionit të Këshillit të Ministrave të

Jashtëm. Vendet e vegjël do të merrnin pjesë aktive me anë të Komiteteve të ndryshme në

punimet e Konferencës së Londrës. Pas përfundimit të pregatitjes së Projekt-Traktatit të

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 4

2 Ibid., Fl. 5-6

Page 193: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

177

Paqes, do të mblidhej Konferenca e Paqes në Paris me satelitët e Gjermanisë. Teksti

definitiv i Traktatit do të përpilohej nga Këshilli i Katër Ministrave të Jashtëm të BS,

SHBA-së, Britanisë dhe Francës. Anglo-amerikanët përkrahnin kërkesat e satelitëve të

tyre dhe pikat më të dobëta të memorandumit francez, duke refuzuar propozimet

sovjetike, kundër parimit të përgjegjësisë më të madhe të bashkëpunimit të domosdoshëm

të katër Fuqive të Mëdha. Përfaqësuesi britanik, William Strong, hidhte poshtë

pikëpamjen sovjetike të pjesëmarrjes aktive të vendeve të interesuara drejtpërdrejt, duke i

cilësuar të tepruara pretendimet e shteteve që i shpallën luftë Gjermanisë që më 1939 dhe

u pushtuan prej saj.1

Në përfundim, Konferenca e zv/ministrave të Jashtëm në Londër konstatonte se:

a) përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe ata të shteteve perëndimore të

Evropës e të dominioneve angleze nuk e shikonin efektivisht rregullimin e paqes dhe nuk

respektonin vendimet e përbashkëta aleate të marra që më parë rreth kësaj çështjeje. Ata

cënonin kështu parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pengonin arritjen e një paqeje

demokratike. Pikëpamjet e tyre inspiroheshin nga dëshira për sundimin e shfrytëzimin

individual të Gjermanisë, me synimin për t’a transformuar atë në një kala në duart e

politikës anglo-amerikane kundër Bashkimit Sovjetik. b) Vetëm përfaqësuesit e Ukrainës,

Jugosllavisë, BS, Polonisë e të disa pak shteteve të tjera u treguan mbrojtës konsekuentë

të vendimeve të Jaltës e të Potsdamit, të parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të

ruajtjes së paqes në mënyrë që Gjermania të mos bëhej kurrë më një vatër agresioni. c)

Konferenca e Londrës kishte vlerë të madhe për sesionin e Ministrave të Jashtëm në

Moskë sepse lejoi të kuptoheshin qartë drejtimet e politikës së shteteve të mëdhenj

kundrejt problemit gjerman, arritjes së paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.2

Për këtë arsye, në telegramin dërguar ministrave të Jashtëm të SHBA-së, BS,

Britanisë dhe Francës, qeveria shqiptare kërkonte që të ftohej si anëtare efektive në

Konferencën e Paqes me Gjermaninë, që do të mblidhej në Moskë, më 10 mars – 24 prill

1947. Shqipëria ishte palë e interesuar në bisedimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë

sepse kishte pësuar humbje të rënda gjatë pushtimit gjerman dhe kishte bërë një luftë të

ashpër kundër tij. Ajo ishte ndër viktimat e para të agresionit fashist. Pasi u pushtua më 7

prill 1939, u hodh që në fillim në luftë kundër okupatorit italian e vazhdoi përpjekjet duke

mos u zbrapsuar përpara asnjë sakrifice, edhe gjatë pushtimit nazist. Shkatërrimet dhe

vuajtjet e shkaktuara nga gjermanët hitlerianë përbënin një provë elokuente të

pjesëmarrjes së popullit shqiptar në luftën e përbashkët. Në fakt, angazhimi i tij përkrah

Fuqive Aleate i detyroi gjermanët të mbanin në Shqipëri 3 deri në 5 divizione nga më të

stërviturit në luftë. Në kohën e çlirimit të Shqipërisë nga Ushtria Nacional-Çlirimtare,

forcat efektive arrinin në 70.000 vetë të organizuar në një ushtri të vërtetë. Për të treguar

besnikërinë ndaj kauzës së përbashkët, populli shqiptar nuk pushoi së luftuari edhe pas

çlirimit të vendit; forcat e tij i ndoqën hitlerianët përtej kufijve dhe luftuan kundër tyre

për shumë muaj në tokën jugosllave. Sakrificat e shumta në njerëz, dëmet materiale dhe

përpjekjet e mëdha luftarake të bëra nga Shqipëria, që kishte pësuar një humbje në

1 AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 13-14 (Një material mbi çështjet që diskutoi Konferenca e

zv/ministrave të Punëve të Jashtme në Londër prej datës 14 janar deri 25 shkurt 1947. Punët përgatitore

për Traktatin e Paqes me Gjermaninë për sesionin e Moskës dhe përgatitjen e një Traktati Paqeje me

Austrinë) 2 Ibid., Fl. 20

Page 194: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

178

miliarda franga ari, ishin arsye të mjaftueshme që të respektoheshin rivendikimet e saj

kundrejt Gjermanisë.1

Bilanci i luftës kundër okupatorit nazist numëronte 28.800 të vrarë, nga radhët e

trupave ushtarake dhe të popullsisë civile, 12.600 invalidë dhe 12.150 të internuar.2 Më

pasoja të rënda ishin edhe operacionet vandale të pushtuesit gjerman, që masakroi dhe

vrau banorë të pafajshëm në fshatra e në qytete të Shqipërisë. E tillë ishte shfarosja e

katundit të Borovës në jug të Korçës. Ditët e djegies dhe të shkatërrimit të fshatit, nga

hedhja e mortajave dhe e topave, u shndërruan në momente tmerri dhe agonie, sidomos

për banorët që ndodheshin nën kontrollin e nazistëve. Pjesa tjetër jetonin gjithmonë me

frikën e një therrjeje nga ana e kasapit pa shpirt dhe me etje për gjak.3

Kjo praktikë kriminale u zbatua edhe në Tiranë siç dëshmonin bashkëkohësit.

Nënoficeri 33 vjeçar nga Dibra, Hasan Vepishti, pohonte se më 16 nëntor, ora 11.30 para

dreke, disa oficerë gjermanë hynë në oborrin e shtëpisë dhe filluan menjëherë të qëllonin

me mitroloz dore, ku mbetën të vrarë 2 gra, 1 fëmijë, 8 burra dhe u plagosën 4 vetë.

Mbasi kryen punët në oborr, një ushtar gjerman hodhi bombën e brezit te porta e

bodrumit, ku fshiheshin familjarë nga të cilët dy humbën jetën dhe një u plagos rëndë. Të

njëjtin fat pësuan familjet e muhaxhirëve që banonin në barakat e zjarrfikësve dhe në

rifuxhot e tyre për të shpëtuar kokën. Masakrave çnjerëzore iu shtuan djegiet dhe grabitjet

masive në rrugën e Dibrës afër Medresesë, në lagjen Sulejman Pasha dhe tregun e vjetër,

duke përfshirë shumë dyqane të rrugës 28 Nëntori etj. Arsyet për shkatërrimin dhe

vjedhjen e shtëpive e dyqaneve ishin: a) për hakmarrje; b) për terrorizëm e panik; c) për

grabitje pa dashur të lënë gjurmë dhe, d) për të rrënuar ekonominë e vendit.4

Bujqësia, blegtoria, peshkimi, pyjet dhe sharrat pësuan dëme të mëdha nga

pushtuesi gjerman, që llogariteshin në 376.800.000 fr.ari. Vetëm në arborikulturë

hordhitë naziste shkatërruan 150.000 rrënjë të pemëve frutore, si mollë, dardha, pjeshkë,

kumbulla, qershi, agrume etj. Ato u prenë prej armikut me qëllim vandalizmi dhe për dru

zjarri, kryesisht në qarkun e Korçës, të Gjirokastrës dhe në Shqipërinë e Mesme. Me

zhdukjen e tyre, vendi humbi afro 40.000 kv fruta, duke pranuar si minimum të prodhimit

që mund të jepte një pemë 8 kg për çdo rrënjë. Edhe olivikultura nuk i shpëtoi

shkatërrimit të ushtrisë barbare, sidomos në qarkun e Vlorës dhe në bregdet. Nazistët nuk

u mjaftuan me dëmtimin e pemëve, por grabitën, në çdo fshat e shtëpi që shkonin,

prodhimet e fshatarësisë, si: fruta, vaj ulliri, rrush, verë, raki etj. Po ashtu, u dëmtuan mbi

100.000 ha tokë buke të mbjellë me grurë, misër, thekër, tagji, elb, oriz etj., për shkak të

operacioneve luftarake të ushtrisë gjermane dhe braktisjes nga fshatarët të tokave

bujqësore, duke i lënë djerrë. Vendet më të mira prodhuese të qyteteve u shkatërruan për

të formuar fusha aviacioni, si në Vlorë, Elbasan, Korçë, Tiranë; për të ndërtuar baraka për

ushtarët dhe një sipërfaqe e konsiderueshme u la pa punuar nga minat e shumta që

ndodheshin në ara, kopshte e bahçe, deri në pastrimin e tyre. Kultura e duhanit, e grabitur

dhe e djegur nga nazistët, pësoi një humbje prej 6.600.000 fr.ari. Ndërsa në tokat e

mbjella me perime, nga vjedhjet dhe ulja e rendimentit të prodhimit, dëmi kapte shifrën e

21.000.000 fr.ari. Pothuajse pjesa më e madhe e livadheve dhe e kullotave u dogjën nga

1 Enver Hoxha. Vepra, vëll. 4 (janar 1947-dhjetor 1948). Tiranë: Naim Frashëri, 1970, f. 13-14

2 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 32

3 Stavro Th. Frashëri. Këtej kaluan hordhitë gjermanike: krime gjermane në Tiranë. Tiranë: Mal’Osmani –

Botonjës, 1945, f. 6 4 Ibid., f. 12-16, 40

Page 195: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

179

ushtarët gjermanë, duke shkaktuar jo vetëm dëmin si vlerë bari, por edhe ngordhjen e

kafshëve shtëpiake. Ndonëse bujqësia në Shqipëri nuk ishte e mekanizuar, dëmtimi në

këtë sektor ishte i dukshëm. Qendra mekanike, garazhe, ofiçina bujqësore u goditën nga

predha e armikut okupator, me një humbje prej 750.000 fr.ari.1

Blegtoria gjithashtu ishte një ndër degët e ekonomisë që pësoi dëme të mëdha. Me

mijëra dhen e dhi, qé e buaj, u therrën për t’u konsumuar nga ushtria okupatore, të tjerë

ngordhnin në rrugë e male nga mungesa e ushqimit dhe nga shkaku i braktisjes prej

barinjëve që iu bashkuan partizanëve në luftë. Disa kafshë u grabitën për qëllime

shërbimi, por ngordhën nga keq përdorimi i tyre, si ngarkesa të rënda dhe pakujdesia në

mbathje e ushqime. Nazistët grabitën edhe derra, pula e bletë, pa përjashtuar prodhimet

blegtorale, si: lesh, lëkurë, vezë, qumësht, gjalp, mish etj., të cilat plotësonin nevojat për

ushqim të ushtrisë gjermane. Ata dëmtuan edhe të ardhurat nga peshkimi që llogariteshin

në 2.000.000 fr.ari, gjatë dy viteve të okupacionit. Ushtarët gjermanë shkatërruan të

gjitha instalimet e godinave dhe veglat e ndryshme të peshkimit dhe të konservimit.

Dajlanet e Butrintit, të Nartës, të Dukatit, të Karavastasë, të Durrësit, të Lezhës dhe të

Shkodrës u rrënuan duke u hedhur në erë me minat e tyre dhe me djegie. Po ashtu, të

shumta ishin pyjet e djegura dhe të prera nga nazistët në një sipërfaqe prej 8.000 ha.

Gjermanët, të organizuar në batalione të veçanta, shkonin në pyje dhe prisnin me sëpatë

dru për zjarr ose për ndërtim, duke shkaktuar një dëm prej 2.100.000 fr.ari. Ata dogjën e

shkatërruan edhe shumë sharra, të kompletuara me makineritë dhe veglat përkatëse, si:

Sharra e Divjakës, e Gockës, Kryeziut dhe e Thumanës.2

Gjatë okupacionit nazist u dëmtuan mjaft degë të industrisë. Humbjet në

aktivitetin prodhues dhe në pajisje e instalime të fabrikave të vaj-ullirit, miellit dhe orizit

valutoheshin me 565.000 fr.ari. Tri distileri të industrisë së alkoolit pësuan shkatërrime të

niveleve të ndryshme. Në distilerinë “Skanderbeg” të Vlorës, gjermanët nxorrën jashtë

përdorimit dy motora me avull të markës “Franco Tosi” me një fuqi prej 120 HP dhe 60

HP; dëmtuan rëndë kazanët dhe instalimet e tjera të distilerisë; morën dy kamiona të

markës “Fiat” tip 66 e 26, si dhe një veturë po “Fiat” të tipit 1100. Në distilerinë “Nosi e

Co” në Elbasan, ata shkatërruan krejtësisht kazanët e distilimit dhe instalimet; vodhën

rripat e transmisionit dhe vegla të laboratorit me vlerë 15.000 fr.ari. Kurse distileria

“Mërkuri” e Korçës u shndërrua në stallë. Që kur pushtuan vendin, nazistët rekuizuan

fabrikën “Birra Korça” dhe morën 2500 hektolitra birrë të fabrikuar dhe 1600 kv tërshërë,

barrë birre etj., që çmoheshin me 225.000 fr.ari. Gjermanët vodhën 950 kv makarona dhe

1200 kv miell në fabrikat e Sarandës, Durrësit dhe Shkodrës. Ata minuan dhe hodhën në

erë, duke shkatërruar plotësisht makineritë dhe instalimet e fabrikës së akullit në Sarandë

dhe dëmtuan pjesërisht frigoriferin e Durrësit. Në fabrikën “Port-and-Cemento” të

Shkodrës, nazistët grabitën 190.000 kv çimento, që u përdor për ndërtimin e fortifikimeve

gjatë bregdetit shqiptar. Fabrika e lëkurëve të Habibit, Vidhi e Moskos në Gjirokastër u

dogjën dhe pajisjet e instalimet u shkatërruan krejtësisht. Për nevojat e ushtrisë, pushtuesi

mori nga të shtatë fabrikat e lëkurave një sasi prej 1200 kv që kushtonin 240.000 fr.ari.

Po ashtu, u plaçkitën 150 kv cigare në të gjitha fabrikat e vendit, me një vlerë prej

750.000 fr.ari. Nga fabrika e tjerrjes në Berat, Shkodër dhe Korçë, gjermanët morën

shumë lëndë të para si dhe artikuj të manifakturuar që i përdorën për trupat e tyre. Ata

nxorrën jashtë përdorimit fushën e prodhimit të kripës në Vlorë dhe Kavajë, me minimin

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 33-35

2 Ibid., Fl. 36-37

Page 196: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

180

e zonës bregdetare, duke shkatërruar makineritë dhe instalimet e nevojshme që kapnin

shumën 600.000 fr.ari.1

Dëmi në industrinë e kauçukut llogaritej në 130.000 fr.ari. Uzinat mekanike ishin

të gjitha në duart e nazistëve, të cilët plaçkitën vegla të ndryshme dhe një pjesë të rëndë të

makinerive. Uzina Vllazën Çili në Korçë u rrënua së bashku me fonderinë e saj. Uzina

“TEMVA” në Vlorë u dëmtua 60%, ndërsa ajo e aerodromit të Tiranës u shkatërrua

tërësisht. Dëmtime të mëdha pësuan centralet elektrike në mjaft qytete të vendit. Në

Korçë, pjesa kryesore e regulatorëve të turbinave u goditën dhe u vodhën veglat rezervë

të punës. Në Durrës doli jashtë përdorimit gjithë rrjeta e shpërndarjes së energjisë

elektrike, si kabinat, fijet e tensionit të lartë dhe të ulët me një gjatësi mesatare prej 25

km. E njëjta gjë ndodhi me centralet elektrike të Vlorës, Fierit, Kavajës, Tiranës,

Pogradecit, duke shkaktuar një humbje prej 2.000.000 fr.ari. Për më tepër, ushtria

gjermane, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri, nuk pagoi energjinë elektrike të

konsumuar, që arrinte në 1.000.000 fr.ari. Trupat pushtuese dogjën e plaçkitën edhe

veglat, makineritë dhe prodhimet e artizanatit shtëpiak në qytete e fshatra që kapnin

shumën e 8.830.000 fr.ari.2

Okupatori nazist dëmtoi rëndë pasuritë e minierave të vendit. U shkatërruan 100%

rezervuarët e vaj-gurit bruto në Kuçovë, Roskovec e Skroftinë, me kapacitet 31 m3; 100

rezervuare të fushës me kapacitet 5-50 m3; një turbinë me avull me të gjithë aksesorët, e

cila kishte forcën e 1500 HP; 10 pompa fushe; një distileri karburantesh me kapacitet 15

m3 në ditë; instalimi i oksigjenit; rrjetet detare bartëse te Uji i Ftohtë. U dëmtuan 45

transformatorë korrenti 200-50 KW; 150 dispozitive për pompazh individual; puse dhe

rezervuare të fushës; motora elektrikë, 44 makina perforatrice, torno, presa; 5 kompresora

fushe nga 100 HP; 10 motora Diesel nga 100 HP; 20 kamiona të mëdhenj, 6 të vegjël dhe

instalacionin kundër zjarrit. U prish 100% pompa e ujit të pijshëm dhe ujit industrial;

aksesorët e dy gjeneratorëve me ajër dhe 400 m3 shofazhë. Gjithsej dëmet që kryen

nazistët në makineritë dhe instalimet e minierave të vaj-gurit të Kuçovës e Patosit arrinin

në 18.000.000 fr.ari. Ata vodhën edhe materialin rezervë në magazina e shkatërruan të

gjitha mobiljet e aksesorët e shtëpive, e depove ku ndodheshin ushqimet e kantierit dhe

mallra të ndryshme konsumi, si në Kuçovë e Patos. Derdhën dhe dogjën në stacionet e

pompazhit, sidomos te Uji i Ftohtë 21.000 m3 petrolë bruto. Në minierat e bitumit në

Selenicë, nazistët shkatërruan 14 km galeri në kantieret Kume, Leskaj, Kuota 60, Kuota

90, Resulaj e Shën Vlash. Ata dëmtuan 80% impiantin e bitumit të pastruar; instalimet e

centralit: 100% linjën telefonike Selenicë-Vlorë; banesat dhe godinat industriale.

Dekovilat, lokomotivat, urat e vogla etj., u shkatërruan në masën 40%. Në total dëmi i

shkaktuar në minierat e Selenicës llogaritej në 1.200.000 fr.ari.3

Ushtria gjermane rrënoi 4000 m galeri në Rubik dhe 2000 m galeri në Derven.

Nazistët prishën 100% centralin elektrik të Rubikut dhe stacionin e kompresorëve të

teleferikut Derven-Rubik. Ata dëmtuan plotësisht furrën metalurgjike e konvertitorët dhe

grabitën materiale të ndryshme në depon e Tiranës dhe magazinat e Rubikut, me një vlerë

të përgjithshme prej 900.000 fr.ari. Në minierat e kromit në Pogradec u shkatërruan 21

teleferikë me gjatësi 1-3 km secili; u dëmtuan 20 motokompresorë të minierës dhe 5

grupe elektrogjeni 60 HP. U hodhën në erë me dinamit të gjitha galeritë, puset dhe depot

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 117-124

2 Ibid., Fl. 125-126

3 Ibid., Fl. 110-112

Page 197: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

181

e nëntokës. Nazistët vodhën materialin e kantierit dhe të minierës që ndodhej në depon e

Durrësit, si dhe 40.000 ton minieral të gatshëm nga fushat e shkarkimit që çmohej me

15.000.000 fr.ari. Plaçkitje dhe shkatërrime në makineri, instalime e punime u kryen

gjithashtu në minierat e hekurit në Pogradec e Qukës. Ndërsa, në minierat e qymyrit u

dëmtuan tërësisht stacioni i kompresorëve në Priskë, Krrabë e Drenovë; 8 aparate të

sondazhit “Zwenska” të instaluara në kasa që gjendeshin në Durrës e Qafzotaj dhe një

teleferik në Drenovë me gjatësi 1 km. Gjermanët vodhën pajimet dhe furnizimet

industriale në kantieret e Krrabës, Priskës, Drenovës e Memaliajt, që kapnin shifrën prej

200.000 fr.ari. Ata grabitën e shkatërruan edhe materiale të ndryshme në Drejtorinë

Qendrore të Minierave me vlerë 100.000 fr.ari.1

Gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin kundër forcave partizane, përveç

masakrave mbi popullsinë e pafajshme, nazistët grabitnin dhe provokonin zjarre të

organizuara në magazinat tregtare në qytetet e Tiranës, Beratit, Gjirokastrës, Durrësit,

Krujës, Pogradecit e Bilishtit, duke shkaktuar një dëm prej 18.600.000 fr.ari.2 Atyre iu

shtuan humbjet në të ardhura doganore të import-eksportit në masën 17.000.000 fr.ari.

Nga monopolet shtetërore mbi kripën, letër-cigaret, bobinat, karburantin dhe taksat mbi

shndërrimet, si: taksa e pullave, ajo kontraktore, gjyqësore, përmbarimore, hipotekore

etj., humbjet në periudhën e okupacionit gjerman llogariteshin në 7.472.000 fr.ari. Në të

ardhurat e parealizuara nga organizma të ndryshme financiare përfshiheshin: a) tatimet

direkte, si: tatimi mbi ndërtesa e troje, e dhjeta e produkteve bujqësore, tatimi mbi

bagëtinë, ai mbi fitimin, tatime të tjera mbi të ardhurat trashëgimore, rrugë etj; b) tatimet

indirekte nga sheqeri e kafeja, nga bandrolini i duhanit të ngrirë, i cigareve, nga duhani i

konsumuar prej prodhuesve, nga pijet alkoolike, konsumi i miellit etj. dhe c) shërbimet

publike, si: të ardhurat nga P.T.T e benefitet limanore. Gjithsej dëmi që sollën nazistët në

sektorin e financës dhe të monopoleve të shtetit shënonte 45.047.000 fr.ari.3

Çështja e arit kishte rëndësi të veçantë në listën e reparacioneve të luftës nga

Gjermania. Padyshim ari i grabitur nga ushtria naziste prej ish - Bankës Kombëtare të

Shqipërisë në Romë i përkiste popullit shqiptar, fakt që e dëshmonte vetë historiku i

bankës. E krijuar më 1925, nga koncesioni i lidhur midis një grupi financiar italian dhe

shtetit shqiptar, BKSH-ja kishte privilegjin ekskluziv të nxirrte kart-monedha me kurs

ligjor dhe fuqi libruese me Shqipërinë. Në bazë të nenit 11 të konvencionit, për të

garantuar monedhën e emëtuar, ish-BKSH-ja merrte përsipër detyrimin që të formonte

një rezervë metalike në ar dhe në argjend, me një vlerë të barabartë me 1/3 e bankonotave

të nxjerra. Për pjesën e bankonotave të pambuluara nga rezerva metalike, konvencioni

parashikonte caktimin e normave të frymëzuara nga parimet financiare të ish Lidhjes së

Kombeve.4

Me të filluar aktivitetin e saj, ish-BKSH-ja emëtoi kart-monedhë shqiptare dhe

mblodhi arin e ndodhur në Shqipëri me vlerë 100.000.000 fr.ari. Gjithashtu, ajo

grumbulloi valutat e huaja që dërgonin emigrantët shqiptarë në shumën 6.000.000 $ në

vit. Me arin dhe valutën e huaj të mbledhur në Shqipëri, ish-BKSH-ja formoi rezervën

metalike që mbulonte 2/3 e kart-monedhës së nxjerrë. Sipas aktivit të bilancit të fundit të

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 113-116

2 Ibid., Fl. 127-129

3 Ibid., Fl. 77-79

4 AQSH, F. 495, V. 1946, D. 28, Fl. 26 (Tabela e përgjithshme me të dy variantet e ndara e sipas viteve në

5 vjet për artikuj e punë të ndryshme,që do të merren nga reparacionet e luftës prej Gjermanisë)

Page 198: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

182

bankës, rezerva arrinte në 8.062.826 fr.ari që u depozitua në Romë. Dy javë pas pushtimit

italian të Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja ekonomike-doganore-valutore midis dy

vendeve. Në bazë të saj, mbulesa në ar e bankonotave shqiptare të emëtuara nga ish-

BKSH-ja u zëvendësua nga lira italiane në bankonota ose në kredi të tjera të Bankës së

Italisë. Kështu, kart-monedhës shqiptare iu hoq mbulesa me rezervë ari të posaçme që

kishte më parë. Pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, ushtria dërgoi në Gjermani

arin e gjetur në Banca d’Italia në Romë, ku ishte depozituar edhe ari i ish-BKSH-së. Kur

u dorëzua okupatori nazist, ari i grabitur në Banca d’Italia u gjet në zonën amerikane të

Gjermanisë. Qeveria shqiptare, si trashëgimtare e ish-BKSH-së, arriti të provonte se në

arin e gjetur ndodhej edhe pjesa që i takonte Shqipërisë. Ajo kishte nënshkruar akordin

për: 1) reparacionet që do të merreshin nga Gjermania; 2) krijimin e Agjensisë Ndëraleate

për Reparacionet dhe 3) kthimin e arit në monedhë. Sipas akordit, ari që u gjet në

Gjermani do të formonte një masë të vetme, e cila do t’u ndahej proporcionalisht të gjitha

shteteve që Gjermania u kishte grabitur ar. Edhe shtetit shqiptar iu njoh kjo e drejtë nga

një komision tripalësh.1

Pushtimit nazist nuk i shpëtuan as pasuritë e tundshme. Gjermanët shkatërruan

382 shkolla fillore të fshatit dhe të qytetit që vlerësoheshin 3.512.500 fr.ari. Ata dëmtuan

20 ndërtesa të shkollave të mesme në qytete të ndryshme të vendit, duke shkaktuar një

dëm prej 520.000 fr.ari. Nazistët dogjën, vodhën e shkatërruan mobiljet dhe bibliotekat e

shkollave fillore e të mesme, të shtëpive të pionerëve, që kapnin shumën 700.000 fr.ari.

Në internate u dëmtuan orenditë e dhomave të fjetjes dhe sallave të ngrënies. Pushtuesi

nuk respektoi as ndërtesat e kultit. U shkatërruan në shkallë të ndryshme 202 kisha, që

çmoheshin 31.727.100 fr.ari, dhe 294 xhami e teqe me vlerë 2.474.100 fr.ari. Ndërsa,

mobiljet dhe sendet e dëmtuara ose të vjedhura në kisha, manastire, xhami e vakëfe

arrinin në 13.838.000 fr.ari.2

Ushtria gjermane shkatërroi tërësisht ose pjesërisht 475 ndërtesa të administratës

shtetërore, si: prefektura, nënprefektura, komuna, zyra pyjore, posta etj., që kushtonin

3.364.800 fr.ari. U grabitën orenditë e 964 ndërtesave, mesatarisht me 8 dhoma të

mobiluara secila. Nazistët dëmtuan rëndë ose lehtë 18.870 shtëpi, në shumën 56.093.000

fr.ari, dhe 11.710 ndërtesa bujqësore, si: stalla, depo, grazhdare etj., që kapnin shifrën

prej 5.857.500 fr.ari. Ata i shkaktuan dëme të mëdha vendit në rrugë, ura dhe limanet e

Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjinit e skelën e Pogradecit. Dëmtuan rrjetin telegrafonik

në prefekturën e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës

dhe Gjirokastrës, me kosto 650.000 fr.ari.3

Gjatë okupacionit nazist, dëme të konsiderueshme pësuan edhe sitet arkeologjike

e monumentet e mëdha historike. U shkatërrua plotësisht qyteti antik Apollonia-Pojan,

për arsye të fortifikimeve detare të kryera nga ushtria gjermane, në shumën 20.000.000

fr.ari. U plaçkit materiali arkeologjik në vendet e gërmimeve të Butrintos dhe u dëmtua

tërësisht fortesa veneciane, për shkak të fortifikimeve të realizuara me vlerë 5.000.000

fr.ari. Dëmet e shkaktuara në fortesat e periudhës së fundit antike bizantino-veneto-turke

në Durrës, Berat, Elbasan, nga ndërtimet, strehimet kundër-ajrore dhe fortifikimet e tjera,

arrinin në 500.000 fr.ari. Nuk i shpëtuan operacioneve vandale të pushtuesit as pasuritë e

bibliotekave, muzeve, koleksionet në tabllo dhe dorëshkrimet. Në Mitropolinë e Tiranës u

1 AQSH, F. 495, V. 1946, D. 28, Fl. 26-27

2 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 139-142

3 Ibid., Fl. 150-151

Page 199: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

183

dogjën 10 palë komplete për të celebruar meshën, që i përkisnin Kryepeshkopit Kissi.

Ato ishin sende me vlerë artistike, historike dhe materiale nga 8000 fr.ari çdo njëra. Në

Kuvendin e Shën Jan Vladimirit pranë Elbasanit iu vu zjarri 35 ikonave të mjeshtërve të

shekujve XVI, XVII e XVIII, që valutoheshin 6000 fr.ari copa. Po aty u dogjën libra të

çmuar si dhe dorëshkrime të Theodor Haxhi Filipit, shkrimtar i shek. XVIII, që

cilësoheshin dokumente me rëndësi artistike dhe letrare. Në Manastirin e Shën Jan

Prodhomit në Voskopojë u dogj krejtësisht biblioteka, e cila përmbante 200 vëllime,

shumica të botuara në shtypshkronjën e Voskopojës, humbje që arrinte në 200.000 fr.ari.

Pjesë e tij ishin edhe 40 ikonat e djegura të Mesjetës dhe periudhës bizantine. E njëjta gjë

ndodhi në Manastirin e Shën Pjetrit në Vithkuq (Korçë), ku u dogjën 50 ikona me vlerë

50.000 fr.ari. Në Mitropolinë e Tiranës u shkrumbua Biblioteka e Peshkopit Kissi, 300

vëllime të rëndësishme shkencore e historike, dhe disa dorëshkrime të shekujve XVI dhe

XVII. U dogj edhe Biblioteka e Seminarit Ortodoks të Tiranës, që përmbante 4000

vëllime me nga 20 fr.ari secila. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga gjermanët në

ndërtesa dhe objekte kulturore e historike kapte shifrën prej 41.420.000 fr.ari.1

Për të përballuar pushtuesin nazist, efektivat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare

numëronin 70.000 vetë, që formonin korpuset, divizionet dhe brigadat e ushtrisë. Me

qëllim sigurimin e ushqimeve, pajisjeve dhe armatimeve të nevojshme u shpenzuan

242.000.000 fr.ari.2 Në total, dëmi që pësoi Shqipëria gjatë okupacionit gjerman llogaritej

në 1.329.997.568 fr.ari ose 437.499.211.88 $ të vitit 1938.3 Në tabelën e mëposhtme

pasqyrohen humbjet për çdo kategori.

Tabela 3.3.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.29

Kategoritë Fr.ari Dollarë USA, 1938

A. Humbje të shkaktuara pasurisë

kombëtare

749.036.235

246.393.498.39

B. Humbje të shkaktuara të ardhurave

kombëtare

338.961.333

111.500.450.33

C. Shpenzimet për mbajtjen e Ushtrisë

Nacional-Çlirimtare

242.000.000

79.605.263.16

Shuma 1.329.997.568 437.499.211.88

Për shqyrtimin e çështjes së reparacioneve që duhej të shlyente okupatori nazi-

fashist, qeveria shqiptare udhëzoi ngritjen e grupeve të punës me specialistë të njohur.

Ata evidentuan mungesë koherence në dokumentacionin e paraqitur nga pala shqiptare

për dëmshpërblimet e luftës, si më poshtë: 1) instancave të ndryshme ndërkombëtare iu

ishin prezantuar shifra jo të njëjta për dëmet e shkaktuara nga pushtimi gjerman. Kështu,

shuma e deklaruar në Konferencën e Reparacioneve të Parisit më 1945 ishte më e vogël

se sa ajo e Memorandumit të qeverisë shqiptare më 1947. 2) Sasia e reparacioneve të

kërkuara veçmas nga Italia dhe Gjermania nuk përkonte me totalin e dëmshpërblimeve që

duhej të paguanin të dy vendet pushtuese. 3) Ekzistonin disproporcione të mëdha midis

çmimit të përcaktuar për gjenë e gjallë dhe të mirave materiale të dëmtuara nga nazistët

dhe vlerës reale të kohës. 4) Shumë materiale figuronin njëkohësisht në list-kërkesat për

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 162-163

2 Ibid., Fl. 32

3 Ibid., Fl. 29

Page 200: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

184

reparacione drejtuar Italisë ashtu edhe Gjermanisë, si: anije, uzina e fabrika etj. 5) Në

disa dokumente mungonte data e hartimit, organi përpilues, adresa dhe koha e dërgimit,

gjë që dëshmonte për papërgjegjshmëri dhe mbizotërim të spontanitetit. Së fundi, të

dhënat e publikuara në shtyp për dëmet e luftës merrnin vlera zyrtare, megjithë

pasaktësitë e mundshme.1

Në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare, misioni jugosllav gëzonte të

drejtën e përfaqësimit të interesave të saj në Gjermani, si dhe të kryente procedurat e

nevojshme për marrjen dhe transportimin e materialeve të caktuara si reparacione për

Shqipërinë. Por, Komisioni jugosllav i Reparacioneve kishte vendosur që pajisjet dhe

objektet, të dhëna si dëmshpërblim për Shqipërinë, të transportoheshin përmes

Jugosllavisë. Me pretekstin për verifikimin e gjendjes teknike dhe kryerjen e riparimeve

të nevojshme, autoritetet jugosllave seleksiononin dhe mbanin materialet më të vlefshme.

Kjo procedurë vononte dhe pakësonte sasinë e reparacioneve gjermane për Shqipërinë.

Praktikë që u zbatua deri në dhjetor 1948, me përkeqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave.2

Konferenca e Moskës e Këshillit të Ministrave të Jashtëm i zhvilloi punimet më

10 mars – 24 prill 1947. Aty u diskutuan probleme të ndryshme në lidhje me procedurën

për rregullimin e paqes me Gjermaninë. Rezultatet u prezantuan në raportin e delegatit

sovjetik, Vishinski, të mbajtur para Këshillit, më 20 mars 1947. Në të propozohej që: 1)

Traktati i Paqes me Gjermaninë të pregatitej nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të

vendeve që nënshkruan armëpushimin me Gjermaninë; 2) Të krijoheshin katër Komitete

të Përhershme që do të vepronin pranë Këshillit, për çështjet e mëposhtme, si: a)

organizimi politik dhe konstitucional i Gjermanisë; b) ndryshimet territoriale dhe çështje

anekse; c) organizimi ekonomik dhe dëmshpërblimet; ç) çarmatimi dhe çmilitarizimi; 3)

Të konstituohej një organ konsultativ dhe informativ, i propozuar nga qeveria franceze,

që do të kishte për detyrë të vinte në dijeni vendet aleate mbi pranimet e Këshillit të

Ministrave të Jashtëm rreth pregatitjes së paqes me Gjermaninë.3

Kjo e fundit përfshinte edhe qëndrimet kontradiktore të delegatëve për thirrjen e

Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Molotov,

argumentonte domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar në hartimin e

Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Ai deklaronte se: 1) Shqipëria ishte angazhuar me

forcat e saj të armatosura në luftë kundër gjermanëve. Udhëheqësit e qeverisë në pushtet,

të zgjedhur nga populli, kishin drejtuar luftën partizane kundër okupatorit nazi-fashist. 2)

Shqipëria ishte njohur nga Aleatët, si një vend me të drejta për të marrë dëmshpërblime

nga Gjermania. 3) Në bazë të Traktatit të Paqes me Italinë, të nënshkruar midis të tjerash

nga SHBA-ja, BS dhe Britania e Madhe, Shqipëria gëzonte të drejtën për dëmshpërblime

nga Italia. Fakt që tregonte se Fuqitë Aleate i çmuan meritat e popullit shqiptar në luftë

kundër Italisë fashiste, që ishte aleatja kryesore e Gjermanisë. 4) Kundërshtimet se

Shqipëria nuk i kishte shpallur luftë Gjermanisë binin poshtë me përjashtimin e kryer

ndaj Danimarkës. Prandaj, qeveria shqiptare kishte të drejtë të pamohueshme të merrte

pjesë në diskutimet dhe pregatitjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë, për të cilën duhej

adoptuar thirrja përkatëse. Këtë pikëpamje ndante edhe përfaqësuesi francez, Saint

Bardonin, kur theksonte se Shqipëria u pranua në Agjensinë Ndëraleate të

1 Sh. Çaushi, op.cit., f. 127-128

2 K. Krisafi, op.cit., f. 209-210

3 AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 52-53

Page 201: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

185

Reparacioneve, si anëtare që gëzonte të gjitha të drejtat. Pjesëmarrja e saj nuk ishte

kundërshtuar nga askush. Për këtë arsye, konsiderohej e pa logjikshme mohimi i ftesës së

Shqipërisë, si shtet i interesuar në përpilimin e traktatit.1

Nga ana tjetër, delegati amerikan, Marshall, pohonte se Shqipëria nuk i kishte

shpallur luftë Gjermanisë dhe se trupat e saj kishin luftuar kundër Greqisë. Sipas tij,

qeveria shqiptare nuk kishte pranuar detyrimet ndërkombëtare. Në Konferencën e Parisit,

ajo nuk kishte marrë pjesë si fuqi aleate ose shoqe. Për rrjedhojë nuk gëzonte të drejtën të

kërkonte një pozitë të privilegjuar në pregatitjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë.

Dëmshpërblimet nga Italia dhe pjesëmarrja në Agjensinë Ndëraleate të Reparacioneve

nuk ishin arsye të mjaftueshme për t’u thirrur në Konferencë. Kështu u shpreh edhe

ministri i Jashtëm i Britanisë, E. Bevin, duke shtuar se nuk ekzistonin marrëdhënie

diplomatike midis dy vendeve. Në Konferencën e Moskës u vërejt qartë qëndrimi jo

miqësor i përfaqësuesve anglo-amerikanë, që u përpoqën t’i mohonin Shqipërisë të

drejtën legjitime të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Paqes.2

Çështja e dëmshpërblimeve të luftës nga Gjermania naziste vijoi të diskutohej në

sesionet e Agjensisë Ndëraleate të Reparacioneve. Delegacioni shqiptar shfaqi

pakënaqësinë e tij në lidhje me shpërndarjen e reparacioneve, jo në përputhje me normat

e marrëveshjes së Potsdamit e të Parisit, duke evidentuar padrejtësitë e kryera ndaj

popullit shqiptar. Në mbledhjen e 20 dhjetorit 1959 u shpërnda IARA dhe pushuan së

funksionuari organet e saj, si: Asambleja, komisionet dhe komitetet. Vetëm sekretariati

do të operonte me ndjekjen e procedurave për shpërndarjen e pasurive jashtë Gjermanisë.

Shqipëria përfitoi nga reparacionet gjermane shumën e 1.095.302 $, nga të cilat 27.866 $

në kuadër të Grupit “A” dhe 1.067.436 $ prej Grupit “B”. Ato përbënin respektivisht

0.01% dhe 0.38% të totalit të reparacioneve të dhëna nga Gjermania. Shumë që

konsiderohej tepër e vogël në krahasim me dëmet që pësoi Shqipëria gjatë okupacionit

nazist.3

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 209

2 AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 54

3 Sh. Çaushi, op.cit., f. 112-113

Page 202: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

186

3. 4 Vështrim mbi diplomacinë evropiane kundrejt Shqipërisë në

Konferencën e Paqes së Parisit (1946)

Fuqitë e Mëdha fituese u ulën në tryezën e bisedimeve për të ravijëzuar rendin e ri

ndërkombëtar të pasluftës. Për herë të parë rolin dominues në zgjidhjen e problemeve

evropiane e luanin dy superfuqitë e reja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, që

ndërtuan sistemin bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Franca, ndonëse një shtet

fitues, e humbi influencën e saj tradicionale në Evropë. Ajo doli e shkatërruar

ekonomikisht dhe e dobët moralisht nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa Britania, falë

pozitës ishullore dhe statusit të aleatit të ngushtë të SHBA-së, ishte një zë i fuqishëm në

takimet e të mëdhenjve. Fakt që vërehet në vendimet e Konferencës së Jaltës (4-11 shkurt

1945), si produkte të diplomacisë amerikane të presidentit F. Roosevelt, sovjetike të

udhëheqësit J. Stalin dhe asaj britanike të kryeministrit W. Churchill.1

Roli i Britanisë në ndërtimin e arkitekturës ndërkombëtare të pasluftës ishte

determinues në krahasim me shtetet e tjera të Evropës. Prandaj, do të përqendrohemi te

analiza e politikës së jashtme britanike, që kishte rëndësi të madhe për orientimin e

aleatëve në qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë. Kjo e fundit u rendit përkrah Koalicionit

Antifashist në luftë kundër okupatorit nazi-fashist, duke mobilizuar të gjitha forcat e saj

materiale dhe morale. Por aleatët, në mënyrë të veçantë Britania, nuk e vlerësoi si dhe sa

duhet sakrificat dhe kontributin e shqiptarëve në lëvizjen e rezistencës kundër Fuqive të

Boshtit. Çka u evidentua në politikën e saj jokoherente për çështjen e statusit të

Shqipërisë së pasluftës.

Diplomacia angleze ishte rrjedhojë e aleancave dhe e interesave gjeopolitike e

strategjike të saj në rajon e më gjerë. Për këtë arsye kursi i politikës së jashtme të

Britanisë ndaj çështjes shqiptare u kufizua në pohimin a mohimin e marrëveshjeve të

ortakërisë. Konkretisht, invadimi italian i Shqipërisë përfaqësonte një ndryshim të

statuskuosë në Mesdhe. Kjo ngjarje ishte “në kundërshtim me termat e marrëveshjes, që

riafirmonte deklaratën e 2 janarit 1937, në të cilën Britania e Madhe dhe Italia nuk kishin

“ndonjë dëshirë të modifikonin ose, përsa u takonte atyre, t’a shikonin të modifikuar

statuskuonë lidhur me sovranitetin kombëtar të territoreve në “rajonin e Mesdheut””.2

Përballë këtij fakti, elita politike angleze e dënoi okupimin e Shqipërisë prej

fashistëve italianë, duke e konsideruar aktin si shkelje të normave të së drejtës

ndërkombëtare. Ajo deklaronte se “çmonte dhe do të mbështeste luftën heroike të popullit

shqiptar, se Shqipëria do të ishte përsëri indipendente dhe se Aleatët e Mëdhenj nuk

njihnin asgjë nga sa kishte ndodhur në Shqipëri nën urdhërat e pushtuesit pas 7 Prillit

1939”.3 Gjithashtu, mbështetur në klauzolat e Kartës së Atlantikut, qeveria britanike

proklamonte “të drejtën e popujve për të zgjedhur formën e qeverisë nën të cilën ata

donin të jetonin dhe shprehte dëshirën që t’u ktheheshin të drejtat sovrane dhe

vetëqeverisja atyre popujve që u shtypën me forcë dhe u privuan prej tyre”.4

Këto deklarata parimore të diplomacisë angleze nuk u aplikuan në rastin e

Shqipërisë. Ajo mbajti një qëndrim jo konsekuent për çështjen e statusit, duke u lëkundur

midis alternativës së përkrahjes së pavarësisë dhe asaj të çlirimit të Shqipërisë pas lufte.

1 L. Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat ..., f. 312

2 AIH, A.V.116, Fl. 1

3 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 7

4 AIH, A.V.137, Fl. 5

Page 203: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

187

Kjo ambivalencë termash shprehte influencën e partnerëve të saj në Ballkan dhe

besnikërinë ndaj kërkesave të tyre. Në qarqet britanike mbizotëronte ideja se “implikimi

për një Shqipëri të pavarur peshonte më tepër se avantazhet e mundshme”.1 Për rrjedhojë

argumentet kundër indipendencës ishin: 1. gjendja e brendshme e vështirë diktonte

pamundësinë e vetëqeverimit dhe ruajtjes së sovranitetit. “…për shkak të varfërisë së

Shqipërisë dhe për paligjshmërinë që propozonte kjo varfëri, dilte se një Shqipëri e plotë,

e pavarur do të ishte shkak për turbullira të përjetshme në Ballkan. Prandaj një shtet

shqiptar do të kishte nevojë për mbrojtje dhe udhëheqje. Kjo detyrë mund të merrej

përsipër prej një shteti krejtësisht të mosinteresuar”2; 2. indipendenca e Shqipërisë i hapte

rrugë rivendikimeve territoriale të fqinjëve. Sipas përfaqësuesit britanik, Pierion Dixon,

“duke njohur pavarësinë ata nxisnin një çerdhe grencash dhe provokonin qeverinë greke

dhe jugosllave t’i bënte presion Britanisë për pretendimet e tyre në lidhje me këtë vend”.3

Mirëpo, rrethet diplomatike angleze i rezistuan kërkesave territoriale të Greqisë për

Vorio-Epirin dhe të Jugosllavisë për Shqipërinë e Veriut, duke deklaruar se çështja e

kufijve të shtetit shqiptar do të merrej në shqyrtim në Konferencën e Paqes. Në përputhje

me parimet e moralit politik, Britania kundërshtoi edhe propozimin grek për copëtimin e

Shqipërisë mes fqinjit verior e jugor, me kufi në afërsi të Elbasanit.

Në memorandumin e P. Dixon-it “Albania, present attitude of its M.Government”,

datë 30.3.1942, analizohen edhe avantazhet e ripohimit të pavarësisë së Shqipërisë nga

Britania e Madhe. Ato ishin të natyrës: a) strategjike, sepse nuk duhej nënvlerësuar

kontributi që mund të jepte lëvizja e rezistencës në Shqipëri, zhvillimin e së cilës e

lidhnin me shpalljen e deklaratës britanike dhe b) politike, pasi përcaktimi i statusit të

Shqipërisë, po të bëhej me kohë, mund të mënjanonte rrezikun që ajo të kthehej në

“mollë sherri” midis Jugosllavisë dhe Greqisë.4

Më 17 dhjetor 1942, Ministri i Jashtëm britanik, Anthony Eden, shpalli se

“Qeveria e Madhërisë së Tij dëshironte ta shihte Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane

dhe pavarësinë e saj të rivendosur. Kjo deklaratë shërbeu si një mbështetje e madhe

morale e politike dhe një perspektivë për luftën tonë çlirimtare, ishte një premtim për

sigurimin e lirisë dhe të pavarësisë”.5 Vlerësimi pozitiv i Britanisë për rezistencën

antifashiste të popullit shqiptar vërehet edhe në notat e mëvonshme. “Mbas armëpushimit

italian, gjermanët kishin zënë në një shkallë të gjerë vendin e italianëve në Shqipëri, dhe

ishte evidente që Qeveria Britanike kërkonte që e gjithë toka shqiptare të ishte e spastruar

krejt nga gjermanët. Prandaj ajo priste me gëzim çdo veprim anti-gjerman nga shqiptarët

dhe dënonte çdo gjë të një natyre bashkëpunimi shqiptare me gjermanët”.6 Edhe

kryeministri i Britanisë së Madhe, z. Winston Churchill, në fjalën e mbajtur në Dhomën e

Komuneve, më 1944, theksonte rëndësinë e qëndresës së popullit shqiptar kundër

okupatorit nazi-fashist dhe kontributin e tyre në operacionet ushtarake të Mesdheut.7

Por, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, autoritetet britanike e ndryshuan

përmbajtjen e relacioneve diplomatike kundrejt çështjes shqiptare. Ky devijim ishte

1 AIH, A.V.123, Fl. 2

2 AIH, A.V.136, Fl. 5

3 AIH, A.V.131, Fl. 19

4 A. Puto, Nëpër analet e …, f. 46

5 AQSH, F.14, V.1945, D.146, Fl. 8

6 AMPJ, V.1946, D.183, Fl.57/1 (Raporte të oficerëve anglezë dhe amerikanë ku shprehet qëndrimi ndaj

Shqipërisë) 7 ATSH, “Populli shqiptar e ka fituar me gjak të drejtën …, f. 5

Page 204: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

188

rrjedhojë e zhvillimeve të brendshme politike dhe orientimeve në politikën e jashtme. Në

korrespondencën e personaliteteve politike dhe ushtarake të Britanisë shkruhej se

“Shqipëria kishte një rëndësi shumë kalimtare në situatën strategjike të kohës dhe qëllimi

i gjeneralit Wilson ishte të caktonte forcat e pakta që kishte në dorë për a) të forcuar

Greqinë dhe b) për t’u prerë rrugën gjermanëve në skajin më verior të Adriatikut (Zara,

Fiume etj). Gjithashtu, aleatët duhej ta linin Frontin Nacional Çlirimtar të vinte vetë tek

ata dhe të mos bënin garë me Bashkimin Sovjetik në këtë sektor. Shqiptarët, edhe më pak

se Tito, nuk mund ta injoronin zotërimin ushtarak të sovjetëve në Ballkan dhe F.N.Ç

sidoqoftë ishte prosovjetik i deklaruar. Së fundi sjellja mospërfillëse e Hoxhës me

oficerët britanikë të ndërlidhjes tregonte qartë qëndrimin e tij, ndaj aleatët nuk do t’i

përmirësonin punët për t’i bërë qejfin. Aq më tepër që nuk kishin ndonjë interes britanik

për të mbrojtur në Shqipëri ose zotime për të nderuar sikurse në Jugosllavi”.1

Pas Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë e Mëdha e radhitën Shqipërinë në kampin e

vendeve fituese. Por, situata e brendshme politike dhe zhvillimet në arenën

ndërkombëtare, si ndarja e zonave të influencës në fillimet e Luftës së Ftohtë, kushtëzuan

qëndrimin e tyre ndaj shtetit shqiptar. Konkretisht, diplomacia britanike, pas lufte dhe në

Konferencën e Paqes në Paris, u konfigurua nga faktorët e mëposhtëm:

Së pari, orientimi politik e ideologjik i Shqipërisë. Ky fakt ndikoi në përpjekjet a)

për njohjen ndërkombëtare të qeverisë sonë. Përfaqësues të shteteve demokratike tentuan

t’a përfshinin Shqipërinë në bllokun Perëndimor.2 Ata argumentuan përfitimet që buronin

nga aderimi në këtë aleancë dhe evidentuan synimet regresive të Bashkimit Sovjetik.

Aleatët pohonin se “duheshin bindur udhëheqësit e F.N.Ç se, për vetë pozitën gjeografike

të Shqipërisë, Rusia nuk do të kishte interes të sinqertë ndaj saj në të ardhmen dhe se ata

duhej t’i hidhnin sytë nga Fuqitë e Perëndimit, dhe veçanërisht nga Britania, që të

mbronin interesat e Shqipërisë dhe që t’i jepnin ndihmën e nevojshme financiare dhe

teknike për zhvillimin e saj”.3

Për më tepër, qarqet politike britanike analizuan përparësitë e njohjes së shpejtë të

qeverisë shqiptare në planin e gjerë të zhvillimeve në Ballkan, si parandalimi i një

konflikti të mundshëm greko-shqiptar. “Nëse aleatët vendosnin të mos i përkrahnin

pretendimet e Greqisë në Shqipërinë e Jugut, kishte rëndësi që t’i frenonin grekët të mos

tentonin pushtimin e asaj zone. Ekzistenca e një qeverie shqiptare kompetente e të njohur

nga Aleatët e Mëdhenj do të ishte e dobishme në këtë drejtim”.4 Nga ana tjetër, në

këmbim të njohjes së shtetit shqiptar, Britania nuk do të mjaftohej thjesht me një qëndrim

mirënjohës, por do të përpiqej të shkëpuste disa koncesione, si “krijimi i një qeverie

përfaqësuese në vend”.5 Më 10 nëntor 1945, Britania e Madhe proklamoi njohjen e

qeverisë shqiptare me kusht që të organizoheshin zgjedhje të lira dhe të lejoheshin

korrespondentët e huaj të raportonin për to. Qeveria britanike caktoi edhe ministrin e saj

në Shqipëri, T. C. Rapp, i cili nuk e ushtroi funksionin e tij për shkak të acarimit të

marrëdhënieve dypalëshe.6

1 AIH, A.V.151, Fl. 11

2 AMPJ, V. 1946, D. 44, Fl. 58 (Mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Popullore

të Shqipërisë e SHBA-së) 3 AIH, A.V.151, Fl. 4

4 Ibid., Fl. 18

5 AQSH, F. 490, V. 1945, D. 33, Fl. 1 (Korrespondencë e Këshillit të Ministrave me misionet ushtarake në

Shqipëri, mbi marrjen e notës nga këto misione, për njohjen provizore të Qeverisë Demokratike Shqiptare) 6 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9

Page 205: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

189

Në dallim nga sygjerimet e SHBA-së dhe të Britanisë, Franca e njohu qeverinë

shqiptare, në dhjetor 1945, dhe dërgoi misionin e saj diplomatik në Tiranë. Parisi

shfrytëzoi lidhjet tradicionale kulturore dhe frankofone për të zgjeruar marrëdhëniet me

Shqipërinë. Por duke i dhënë prioritet interesave ideologjike, qeveria shqiptare nuk i

kushtoi vëmendje forcimit të raporteve me Francën. Ajo përfaqësonte të vetmin vend

perëndimor që kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë deri në vitin 1949.1

Konflikti ideologjik midis dy kampeve Lindje – Perëndim u reflektua në

vendosjen e sistemit politik, gjendjen e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të

Shqipërisë. Anëtarët e misionit anglez e përshkruanin situatën, si vijon: “Politikën e

jashtme e quanin të majtë ekstreme të drejtuar në sferën e influencës ruse, një politikë të

adoptuar nga Jugosllavia, një kopje të saj dhe një besnike të palëkundur të Marshallit Tito

dhe të Bashkimit Sovjetik. Ato ishin shprehur hapur në popull kundra politikës duke e

quajtur pro ruse. …Ndërsa për rrethanat e brendshme pohonin: Tirania e vërtetë në këtë

vend, qeverisja me terror, spiunllëku dhe të shtrënguarit e popullit të spiunonin njëri-

tjetrin, arrestimet dhe rrahjet në burgjet, gjygjet e pjekur kundër patriotëve të ndershëm si

kriminelë lufte, krimet gjyqësore të njohura si ekzekutime, fallsifikimi i vazhdueshëm i

lajmeve dhe i fakteve, zhdukja e së vërtetës dhe e ankimit, donin të thonin se nuk kishte

asnjë diferencë midis këtij regjimi dhe fashizmit veçse ky ishte i kuq në vend të atij të

ziut”.2

Perceptimin negativ të demokracive Perëndimore për organizimin politik të shtetit

shqiptar e kishin konstatuar edhe funksionarët e lartë të Partisë Komuniste. Në mbledhjet

e zhvilluara, ata deklaronin se Shqipëria nuk përbënte një faktor të pavarur në politikën e

jashtme dhe përcaktonin masat që duhej të ndërmerreshin në favor të çështjes sonë.

Referuar raportit, datë 20 Prill 1946, për pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë, përmendej

se “gjendja e vendit ishte e vështirë dhe me të nuk do të mund të mbronin para opinionit

botëror të drejtat e tyre si komb e si shtet, prandaj ishte e nevojshme të fillohej menjëherë

një punë të madhe jashtë para Konferencës së Paqes. Sepse taktika e armiqve ishte të

heshtnin për Shqipërinë, duke injoruar mundësisht edhe ekzistencën e saj, pse kështu

mund të bënin çfarë të donin me të, pa u bërë problem në botën e jashtme, kurse

shqiptarët duhej të ngrenin problemin e indipendencës së vendit që të mbroheshin më

mirë kundra armiqve”.3

Raporti, me një gjuhë propagandistike, paraqiste orientimin politiko-ideologjik

drejt Lindjes dhe marrëdhëniet jo të mira me shtetet perëndimore. Këtë pikëpamje

përkrahte edhe Enver Hoxha, në fjalimin e mbajtur me rastin e mbledhjes së dytë të

Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, më 7 tetor 1946, ku, ndër të tjera,

analizonte peripecitë e procesit të njohjes së qeverisë shqiptare. “Konditat e vëna nga

qeveria angleze vetvetiu binin pse karakteri i Regjimit Popullor në Shqipëri dhe ligjet e

vendimet si dhe aplikimi i tyre bëheshin dhe zbatoheshin në mënyrën më demokratike,

kështu që kushtet e vëna nga qeveria britanike vetvetiu u plotësuan”4, megjithëse ajo

refuzoi të normalizonte marrëdhëniet diplomatike me shtetin shqiptar.

1 Xh. Gjeçovi, P. Milo etj, Historia e popullit shqiptar, vëll. IV, f. 235

2 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 44, 47 (Dokumenta mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Anglinë. Notë e

Aksionit Engels mbi gjoja persekutimet e minoritetit grek në Shqipëri) 3 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 2

4 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 59

Page 206: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

190

b. Britania dhe aleatët perëndimorë kundërshtuan pjesëmarrjen e Shqipërisë në

organizata dhe në konferenca ndërkombëtare. Pas çlirimit të vendit, qeveria shqiptare

“kërkoi si një të drejtë legjitime të fituar me gjak e sakrifica që edhe Shqipëria të ftohej

në Konferencën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria nuk u thirr në San Francisko me

pretekstin se nuk ishte njohur ende qeveria e saj demokratike”.1 Në këto kushte, Komiteti

Qendror i Partisë i dërgoi një radiogram Sekretarit Politik të Qarkoreve, të cilit i kërkonte

organizimin e mitingjeve e manifestimeve, gjoja të dala nga vetë populli, si

kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të padrejtë të aleatëve, që nuk e ftuan Shqipërinë të merrte

pjesë në Konferencën e San Franciskos. Në mitingje duhej të theksoheshin përpjekjet dhe

lufta e popullit shqiptar krahas gjithë popujve liridashës, si dhe prezantimi i qeverisë si e

vetmja përfaqësuese e sovranit.2

Në mbledhjen e parë të Asamblesë së OKB-së, që u organizua në Londër, më 10

janar 1946, u refuzua kërkesa e Shqipërisë për t’u pranuar si anëtare.3 Megjithë

mbështetjen e delegatit sovjetik dhe të disa vendeve të Lindjes, në sesionin e gushtit

1946, përsëri në Këshillin e Sigurimit, Britania dhe aleatët e saj votuan kundër pranimit të

Shqipërisë në OKB. Edhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për t’u aprovuar si anëtare e

Asamblesë së Këshillit të UNRRA-s u kundërshtuan nga anglo-amerikanët dhe delegati

francez, me argumentin se Shqipëria ishte në gjendje lufte me Greqinë.4

c. Qëndrimi jo mikpritës i qeverisë shqiptare kundrejt Misionit Ushtarak Britanik.

Gjenerali Hodgson dhe shumica e oficerëve të Ndërlidhjes mendonin se regjimi i Hoxhës

po zhvillohej me një antibritanizëm të fortë dhe pro totalitarizmit rus.5 Për këtë arsye, “në

aktivitetin e tyre politik në Shqipëri ajo që goditën më tepër ishte miqësia jonë me

Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë, për të cilën miqësi shpreheshin me urrejtjen më të

madhe. Në shumë raste gjatë shëtitjeve të anëtarëve të Misionit Englez në vende të

ndryshme të Shqipërisë dhe në lidhje me ndihmat që BS na dërgonte flisnin vazhdimisht

dhe e quanin këtë si një mjet që t’a pushtonte Shqipërinë jo vetëm politikisht por edhe

ekonomikisht. Kurse për marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë thoshin se Shqipëria ishte

bërë një bisht i Jugosllavisë dhe që qeverisej e punonte me të njëjtën taktikë si ajo”.6

Udhëheqja shqiptare ishte skeptike ndaj veprimtarisë politike dhe ideologjike të

misionarëve britanikë, e cila nxirrte në pah tiparet jo demokratike dhe mungesën e

efektshmërisë së organizimit shtetëror në vend. Kjo diktoi gjithë Komitetet Qarkore të

Partisë Komuniste të merrnin masa për të hequr nga qarkullimi çdo mjet të propagandës

së shteteve perëndimore. Në radiogramin dërguar nga Koçi Xoxe, më 12 shkurt 1946,

udhëzoheshin “anëtarët e partisë që të kontrollonin dhe të vërenin mirë në çdo anë cilët

ishin librarët ose personat që shpërndanin materialin propagandistik anglez dhe amerikan

dhe t’i raportonin menjëherë. Me një urdhëresë të posaçme që do të dilte ato ditë nga

Ministria e Kulturës asnjë firmë tregtarësh, persona privatë ose organizatë nuk kishte të

1 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9

2 AQSH, F. 14, V. 1945, D. 146, Fl. 15

3 AMPJ, V. 1946, D. 65, Fl. 14 (Dokumenta mbi krijimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe

organizatat e specializuara) 4 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9

5 H. Kaba, Shqipëria në rrjedhën e …, f. 41

6 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 61-62

Page 207: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

191

drejtë të lidhte marrëveshje a kontratë me shoqëri ose librari të shteteve të huaja për të

sjellë gazeta, libra etj. përveç Mesagjerisë së Shtypit në Tiranë”.1

Përpos grumbullimit dhe depozitimit të literaturës dhe organeve të shtypit

perëndimor, qeveria shqiptare vendosi rregulla kufizuese që vështirësonin aktivitetin e

Misionit Britanik në vend. Konkretisht, “atyre iu mohua e drejta për të udhëtuar lirisht në

Shqipëri. Sa herë që donin të shkonin në një vend, një roje e armatosur shqiptare duhej t’i

shoqëronte, sikur të ishin rob lufte. Entuziazmi popullor i fillimit u kthye në një armiqësi

gati të hapur dhe çdo mjet u përdor për t’i mërzitur dhe bile për t’i poshtëruar. Emri i çdo

shqiptari që shkonte të vizitonte ose që takohej publikisht me kryetarët e misioneve

britanike dhe amerikane merrej në shënim nga policia e fshehtë dhe ata që pranonin të

hynin në shërbim të tyre të ndiqeshin si kriminelë. …Komunistët e Tiranës dhunuan

rëndë mikëpritjen shqiptare duke urdhëruar misionin britanik të largohej nga Shqipëria”.2

Në fillim të prillit 1946 u organizua ceremonia e largimit të Misionit Ushtarak

Britanik, të cilën udhëheqja komuniste shqiptare e përshkroi me nota ideologjike.

“Anëtarët e misionit anglez u vunë në formë autokolone, gjithë makinat që kishin, qysh

në mëngjes dhe më vonë u nisën për në Durrës. Kjo mënyrë ikje ishte më tepër në formë

demonstrative për të parë populli se po ikte misioni anglez. Për të inkurajuar reaksionin

edhe në momentin e fundit kur po iknin nga Shqipëria, reaksionarët anglezë paraqitnin si

një krizë të rëndë në mes të Britanisë dhe Shqipërisë ikjen e misionit, largim i cili do të

kushtonte dhe do të kishte konseguenca të rënda për vendin tonë”.3

Së dyti, marrëdhëniet shqiptaro-britaniko u acaruan për shkak të incidenteve në

Kanalin e Korfuzit. Këtu, më 15 maj 1946, dy anije ushtarake britanike “Orion” dhe

“Superb” u goditën nga bateritë e rojeve bregdetare shqiptare.4 Udhëheqësi Enver Hoxha

e shpjegoi incidentin me faktin se patrullimi, pa njoftuar i anijeve të huaja,5 në ujërat

territoriale të Shqipërisë përbënte një shkelje të rëndë të normave të së drejtës

ndërkombëtare. Citoj: “Faji s’ishte aspak i joni për atë ngjarje regretabël po të analizohen

rrethanat në të cilat ngjau. Anijet greke me flamur dhe pa flamur, me dhjetëra herë dhe

muaj me radhë vinin në ujërat tonë, afroheshin në bregdet, qëllonin me top e me mitraloz,

merrnin robër nënshtetas shqiptarë, grabisnin varka dhe bënin njëmijë provokacione të

tilla. Bateritë tona dhanë shenjën e largimit dhe masandaj qëlluan me disa të shtëna rreth

e përqark. Kur anijet ngritën flamurin anglez ishte tepër vonë. Kurrë nuk ishte intension i

komandës sonë bregdetare të qëllonte anijet e Britanisë së Madhe”.6

Mirëpo, ashpërsimi i marrëdhënieve midis dy vendeve arriti kulmin me një tjetër

ngjarje të rëndë në Kanalin e Korfuzit. Më 22 tetor 1946, kryqëzori britanik Saumarez

dhe destrojeri Voyage, ndeshën në mina detare, nga shpërthimi i të cilave humbën jetën

44 marinarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare shprehu keqardhje për

incidentin, por nuk pranoi kurrfarë përgjegjësie. Ky qëndrim i autoriteteve shqiptare

shkaktoi pakënaqësi të thellë në qarqet e diplomacisë angleze, e cila me një notë zyrtare

njoftoi fillimin e një operacioni minapastrues përgjatë bregdetit tonë. Si kundërpërgjigje,

1 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 151, Fl. 1 (Shkresa, relacione dhe radiograme mbi heqjen nga qarkullimi dhe

depozitimin e materialeve të anglo-amerikanëve) 2 T. Zavalani, op.cit., f. 332

3 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 70

4 Paskal Milo, “Incidenti i Kanalit të Korfuzit (1945-1946)”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV, f.

115 5 AMPJ, V. 1946, D. 51, Fl. 1 (Mbi shkeljen e ujërave territoriale tona nga anije lufte e tregtare)

6 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 59

Page 208: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

192

më 13 nëntor 1946, qeveria shqiptare i dërgoi një telegram Sekretarit të Përgjithshëm të

OKB-së, Trygve Li, me anën e të cilit protestohej kundër shkeljes së ujërave territoriale

të vendit nga forcat ushtarako-detare të Britanisë, si vijon: “Qysh më 12 nëntor në

mëngjes një numër i madh anijesh lufte me flamurin anglez përshkruan në të gjitha

drejtimet bregun tonë të jugut të Shqipërisë, që nga Butrinti deri në Karaburun. Të gjitha

anijet angleze në formacion lufte lundronin në ujërat tona territoriale dhe extra-territoriale

në shenjë frikësimi dhe provokimi. Sot, më 13 nëntor 1946, në orën 10 të mëngjesit dhe

gjatë gjithë ditës, një numër i madh anijesh lufte dhe dragaminash angleze, numër që

ndryshonte në çdo orë nga 11 deri në 23, hynë në ujërat tona territoriale të Sarandës në

një largësi prej 1500, 1000, 500 m nga porti me pretekst se pastronin minat. Nga anijet e

luftës angleze, në çdo kohë, shkreheshin batare mitralozash në ajër dhe në ujë, duke

dashur kështu të krijonin incidente. Qeveria shqiptare kërkonte nga OKB-ja që ta

gjykonte këtë akt të Londrës dhe të jepte urdhërin e tërheqjes imediate të anijeve të luftës

dhe të dragaminave angleze nga limanet dhe nga ujërat tona territoriale, në interesin e

ruajtjes së paqes, për të cilën populli shqiptar vuri të gjitha forcat për ta fituar”.1

Megjithë polemikat që shkaktoi në instancat më të larta ndërkombëtare, nëntë

luftanije britanike kryen operacionin minapastrues, që përfundoi me gjetjen e 22 minave

të prodhuara në Gjermani. “Vëzhguesit e paanëshëm, që u ndodhën prezent, panë vet me

sy se metali i minave dhe i kabllos që i lidhte për mos të lëvizur prej vendit shkëlqente

prej vajit dhe kjo ishte prova më e mirë se minat kishin qenë në ujë për një kohë të

shkurtër. Ky fakt i dha arsye Ministrisë së Jashtme britanike për të thënë se minat që

shkaktuan prishjen e dy luftanijeve ishin vënë në ujërat tokësore të Shqipërisë në kohën e

qeverisë komuniste të Tiranës dhe pra me dijeninë e saj të plotë. Kjo ishte një shkelje

shumë serioze e ligjit ndërkombëtar, për të cilën qeveria komuniste ishte përgjegjëse”.2

Në këto kushte, Britania, nëpërmjet një note zyrtare, i kërkonte qeverisë shqiptare

të lypte ndjesë publike sipas formulës tradicionale, të garantonte mospërsëritjen e

incidenteve të tilla, të paguante dëmshpërblim për anijet e shkatërruara dhe të

kompensonte familjet e viktimave.3 Më 21 dhjetor 1946, autoritetet shqiptare iu

përgjigjën notës britanike, duke hedhur poshtë çdo akuzë dhe kërkesë për dëmshpërblim.

Tonet konfliktuale në korrespondencën diplomatike diktuan Britaninë që, më 10

janar 1947, t’i kërkonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së shqyrtimin e mosmarrëveshjeve

shqiptaro-britanike, për ngjarjet në Kanalin e Korfuzit, në bazë të artikullit 35 të Kartës.4

Çështja përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, që me vendimin e marrë, më 9

tetor 1949, shpallte Shqipërinë fajtore për incidentin dhe e detyronte të likuidonte

reparacionet. Dëmshpërblimi u shlye “me sekuestrimin nga anglezët në Gjermani të një

sasie ari që ishte grabitur prej gjermanëve në Romë e që kishte qenë për llogari të Bankës

Kombëtare Shqiptare. Pak kohë më vonë një pjesë e këtij ari, natyrisht iu kthye

Shqipërisë nga një komision tripalësh amerikano-britaniko-francez”.5

Në kontekstin e Luftës së Ftohtë, ngjarja e 22 tetorit 1946, nuk erdhi si “incident

rastësor”, por si epilog i Konferencës së Paqes në Paris, ku u prekën interesat e

Shqipërisë dhe jugosllavët si gjithmonë “të shkathët” në këto çështje, e “ndihmuan”

1 E. Hoxha, Vepra, vëll. 3 …, f. 540-541

2 T. Zavalani, op.cit, f. 334

3 AMPJ, V. 1946, D. 36, Fl. 53 (Të dhëna mbi çka shkruan shtypi francez mbi vendin tonë)

4 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 54

5 L. Bashkurti, Diplomacia shqiptare në fillimet e …, f.128

Page 209: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

193

Shqipërinë të hakmerrej me lejen apo dijeninë e saj për t’i hedhur në erë anijet armike

ndaj bllokut lindor”.1

Në fakt, incidenti i 22 tetorit 1946 ishte një çështje e ndërlikuar e me fajësi të

dyanshme. Qeveria shqiptare kishte lejuar jugosllavët të minonin ujërat e saj territoriale

në Kanalin e Korfuzit. Për të, vendosja e minave shërbente si një masë mbrojtëse nga

ndonjë agresion i mundshëm prej jugut, në rrethanat e acarimit të marrëdhënieve me

Greqinë. Nga ana tjetër, “qeveria britanike e provokoi incidentin me dërgimin e anijeve

ushtarake në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit. Ky incident mbeti një hipotezë e rëndë

në marrëdhëniet midis dy vendeve për gjysmë shekulli”.2

Së treti, interesat gjeopolitike të Britanisë në Ballkan e më gjerë diktuan triumfin

e diplomacisë së ortakërisë, ku rol të rëndësishëm kishte marrëdhënia miqësore me

Greqinë. Kjo e fundit shërbeu si bazë për politikën antikomuniste të kampit Perëndimor

gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo u shfrytëzua si kundërpeshë ndaj qeverive të ashtuquajtura të

demokracive popullore, që u vendosën në bllokun Lindor. Për më tepër, pozita e

favorshme gjeografike e Greqisë u përdor për mbajtjen nën kontroll të Detit Mesdhe.

Britania e Madhe, duke ndikuar mbi veprimet greke, kishte mundësi të dominonte

daljen në Adriatik dhe, duke patur një tjetër Gjilbraltar në një nga këto porte, ajo kishte

nën kontroll pozitën e Jugosllavisë në detin Adriatik. Pjesën perëndimore të tij, Britania

mund ta zotëronte me drejtimin e përkohshëm të politikës së jashtme italiane, ndërsa anën

lindore me sovranitetin grek mbi Shqipërinë e jugut. Kështu Londra, duke kontrolluar

daljen e Adriatikut, mbikqyrte Jugosllavinë dhe ndonjë ekspansion të mundshëm

sovjetik.3

Qeveria greke e shfrytëzoi bashkëpunimin me Britaninë për të siguruar mbështetje

në realizimin e qëllimeve të saj. Për aneksimin e Vorio-Epirit, Athina zyrtare

argumentonte: “Zotërimi i këtij bregdeti [të Sarandës, të Himarës dhe të Vlorës - E.L], që

dominonte ngushticën e Otrantos përbënte në Mesdheun Lindor, një pikë strategjike me

rëndësi dhe pikërisht mbi udhëkryqin që ndante Lindjen nga Perëndimi. Kjo vijë mbartte

një rëndësi të madhe për sundimin britanik të Lindjes së Afërme”.4

Përpos lobimit në qarqet diplomatike angleze, autoritetet greke paraqitën

pretendimet e vjetra të “Megali Idhesë” për Shqipërinë e Jugut edhe në forume të larta

ndërkombëtare.5 Kërkesat e tyre territoriale ishin jetike për qëndrueshmërinë politike dhe

dhe ekonomike të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe përbënin afërsisht çerekun e sipërfaqes

së përgjithshme të vendit.6 Qeveria shqiptare i konsideronte thellësisht të pabaza

pretendimet greke, duke paraqitur fakte të pakontestueshme historike, etnike dhe

demografike. Ajo vuri në dispozicion të delegatëve pjesëmarrës në Konferencën e Paqes

edhe disa materiale që përmbanin pasqyra të regjistrimit të popullsisë në Shqipërinë e

Jugut, si më poshtë:

1 Albert Kotini. Piratë në Kanalin e Korfuzit. Tiranë: Arbëria, 2007, f. 108

2 Xh. Gjeçovi, P. Milo, B. Meta etj. Historia e popullit ..., vëll. IV, f. 237

3 Bernd Fischer. Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore. Tiranë: AIIS, 2012, f.

132 4 A. Kotini, op.cit, f.132

5 AMPJ, V. 1946, D. 181, Fl.135 (Deklarata mbi provokacionet greke në kufirin tonë)

6 AIH, A.V.159, Fl. 4

Page 210: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

194

Tabela 3.4.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.150, Fl. 19

Krahasimi i popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë me popullsinë minoritare greke

Vitet Popullsia Shqiptarë % Minoriteti grek %

1923 814.385 780.594 95.85 33.791 4.15

1930 1.003.097 962.251 95.93 40.846 4.07

1945 1.115.350 1.083.790 97.17 31.560 2.83

Thirrjeve të kryeministrit grek, z. Caldaris, për rivendikimin e Epirit të Veriut,

delegacioni shqiptar iu kundërpërgjigj se ishte e pa vend dhe një gjë e papranueshme të

prekej në këtë Konferencë çështja e integritetit tokësor të Shqipërisë. Populli shqiptar i

vogël në numër, por i madh nga sakrificat që kishte bërë për kauzën e përbashkët, nuk

ndodhej aty për të diskutuar për kufijtë e tij, por për të shprehur dhe për të kërkuar të

drejtat e veta.1 Ata deklaronin solemnisht se brenda kufijve ekzistues nuk kishte asnjë

pëllëmbë tokë të huaj dhe nuk do të lejonin kurrë që t’ua preknin, sepse për to ishin të

shenjta.2

Mirëpo, z. Caldaris nuk u pengua nga deklaratat e delegatëve shqiptarë që të

vazhdonte të insistonte për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke argumentuar, ndër të

tjera, nevojën e një kufiri mbrojtës me fqinjin verior. Për këtë qëllim i shërbente “gjendja

e luftës me shtetin shqiptar”. Retorikën politike të kryeministrit grek e kundërshtonte E.

Hoxha në fjalimin e mbajtur, në seancën plenare të Konferencës së Paqes në Paris, më 21

gusht 1946, teksa shprehej: “Populli shqiptar flakte poshtë me përbuzje akuzën

poshtëruese të delegatit grek, që e padiste vendin si sulmues. Populli shqiptar nuk e kishte

sulmuar kurrë popullin e ndershëm grek, nuk i kishte shpallur kurrë luftë. Përkundrazi, e

kishte simpatizuar kauzën e tij që ishte njëkohësisht dhe kauza e popullit shqiptar, sepse

që të dy popujt kishin pësuar të njëjtin fat, duke qenë se kishin të bënin me të njëjtin

armik”.3

Autoritetet zyrtare greke e shfrytëzuan “gjendjen e luftës me Shqipërinë” si mjet

për të arritur synimet e tyre aneksioniste. Në fakt ligji 2636/1940, me të cilin Greqia

deklaronte Shqipërinë si një vend armik përbënte një akt të pajustifikuar juridikisht,

politikisht dhe moralisht. Pasi nuk mund të konsiderohej armik një shtet i pushtuar, që

nën imponimin e pushtuesit i shpallte luftë një shteti tjetër, sidomos sepse i mungonte

l’animus bellandi (vullneti për luftë).4

Përpos këtyre përpjekjeve të delegacionit grek për të zbehur kontributin e

Shqipërisë në luftë kundër Fuqive të Boshtit, përkrah Aleancës Antifashiste, ambasadori

grek Vassili Dendramis, kërkonte pjesëmarrjen e Greqisë në mbledhjen e Këshillit të

Sigurimit të OKB-së, në gusht 1946, për të influencuar delegatin britanik, Sir Alexander

Cadogan, të refuzonte pranimin e Shqipërisë si anëtare të Kombeve të Bashkuara.5

Faktorët e sipërpërmendur ndikuan në një masë të konsiderueshme në qëndrimin e

Britanisë ndaj çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes së Parisit (29

korrik - 15 tetor 1946) dhe në instancat ndërkombëtare të krijuara prej saj.

1 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 55

2 AMPJ, V. 1946, D. 156, Fl. 13 (Konferenca shtypi dhe materiale se çfarë ka shkruar shtypi mbi

Shqipërinë gjatë Konferencës) 3 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 220

4 Mentor Nazarko. Lufta e fundit (pronat e shqiptarëve në Greqi). Tiranë: UET, 2007, f. 78

5 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 119

Page 211: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

195

Nëpërmjet kanaleve diplomatike, Fuqive të Mëdha iu komunikua kërkesa e

qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në Konferencë, me qëllim që të bashkëpunonte me

shtetet demokratike për ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në arenën ndërkombëtare. Në

cilësinë e palës së interesuar, ajo e vlerësonte të domosdoshme të parashtronte pikëpamjet

e saj mbi të gjitha çështjet që përkonin me Traktatet e Paqes.1

Me kundërshtimin e delegacioneve anglo-amerikane dhe të satelitëve të tyre,

Shqipëria nuk u pranua me votë konsultative në sesionet e Konferencës, por iu dha e

drejta të dëgjohej vetëm në lidhje me Traktatin e Paqes me Italinë. Ky vendim nuk u

mirëprit nga qeveria shqiptare, e cila e quajti një shpërblim jo të drejtë për kontributin e

dhënë në Luftës së Dytë Botërore. “Populli shqiptar që rroku i pari armët kundër

fashistëve italianë, që rendnin me urë në dorë për t’i vënë zjarrin Evropës dhe që pushoi

luftën vetëm kur u mposht Gjermania hitleriane, meritonte një drejtësi më të madhe. …ai

e kishte fituar me luftë të drejtën të merrte pjesë në këtë konferencë, me titull dhe me të

drejta të njëjta më ato të 21 kombeve fitimtare”.2

Qëndrimi jo miqësor i aleatëve ishte një sinjal i qartë për mosaprovimin e

politikës së brendshme dhe të jashtme të Tiranës, që do të reflektohej edhe në diskutimet

për çështjen shqiptare. Konkretisht, në Komisionin Ushtarak, delegacioni shqiptar

paraqiti disa amendamente që synonin reduktimin e armatimeve, me qëllim që flota dhe

ushtria italiane të mos përbënte rrezik kërcënimi për ekzistencën e Shqipërisë dhe paqen

në rajon. “Meqë populli shqiptar ishte viktima e parë e agresionit fashist në Evropë dhe

duke marrë parasysh nevojën urdhëruese të Shqipërisë që të kishte një flotë të vogël dhe

të përshtatshme për të mbuluar ujërat e saj territoriale, qeveria shqiptare mendonte se do

të ishte e drejtë dhe e udhës që, kur të vendosej mbi fatin e flotës italiane, të merreshin

parasysh konsideratat e lartpërmenduara dhe t’i caktohej Shqipërisë një pjesë e

arsyeshme dhe proporcionale me nevojat e mbrojtjes detare të vendit”.3 Por, në

kundërshim me propozimet e palës shqiptare, delegacioni britanik ia dhuroi shtetit italian

pjesën që i takonte nga ndarja e flotës.4

Të njëjtin qëndrim mbajti përfaqësuesi britanik edhe ndaj kërkesave shqiptare në

Komisionin Ekonomik. Ai mohoi të drejtën për dëmshpërblime nga Italia, duke

argumentuar se qeveria shqiptare kishte shtetëzuar pasuritë italiane.5 Kompromisi për

problemin e reparacioneve u arrit me propozimin e shumës prej 5 milionë $ nga delegati

francez, në nëntor 1946, në sesionin e New York-ut të Këshillit të Ministrave të Punëve

të Jashtme.

Përsa i përket diskutimit të Traktatit të Paqes me Gjermaninë, qeveria shqiptare

deklaronte se e mbështeste politikën e saj: “në principet që lindën nga lufta kundër

fashizmit e që ishin vënë në krye të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Edhe në periudhën

e re paqësore që kishte filluar pas fitores, ajo konsideronte si një pikë bazë për ruajtjen e

forcimin e paqes e të sigurisë kolektive marrëveshjen e plotë midis Fuqive të Mëdha rreth

1 AMPJ, V. 1946, D. 147, Fl. 17 (Dokumenta mbi përbërjen e delegacionit të RPSH në Konferencën e

Paqes në Paris dhe plotfuqitë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 47-48

3 AMPJ, V. 1946, D. 149, Fl. 21 (Letra të delegacionit të RP të Shqipërisë në Konferencën e Paqes Paris

drejtuar Këshillit të Ministrave të Jashtëm) 4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 124

5 ATSH, “Të mohosh të drejtën t’onë për dëmshpërblime do të thotë të mohosh luftën kundër fashizmit”,

Bashkimi, V.III-të, Nr. 554, 9 Tetor 1946, f. 1

Page 212: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

196

problemeve kryesore të paqes e të sigurisë”.1 Referuar çështjes së dëmshpërblimeve nga

Gjermania, shteti shqiptar u bë anëtar i Agjensisë Ndëraleate të Reparacioneve. Në

kategorinë “A” pjesa që ai do të merrte ishte e barabartë me 1/2000 e sasisë së

përgjithshme të reparacioneve të kësaj kategorie, kurse në kategorinë “B” 7/2000.

Megjithatë edhe pse jashtëzakonisht të vogla, ato nuk u realizuan. Komisioni Shtetëror i

Reparacioneve, i ngritur pranë Komisionit të Planit të Shtetit, pohonte se organizmat e

IARA-s i atribuan Shqipërisë një sasi simbolike materialesh, të cilat në shumë raste, me

pretekse të çfarëdoshme nuk u dhanë apo nuk mbërritën në destinacion.2

Për të konkluduar, vlen të theksojmë se qëndrimi i Britanisë në Konferencën e

Paqes dhe në instancat derivate të saj nuk u konsiderua i drejtë dhe parimor nga qeveria

shqiptare e kohës. Pozicionimi në kampe antagoniste në fillim të Luftës së Ftohtë dhe

organizimi i brendshëm politik i Shqipërisë ndikuan lojën diplomatike të delegacionit

britanik. Ky i fundit nuk i vlerësoi në mënyrë objektive sakrificat dhe kontributin e

popullit shqiptar në luftë kundër okupatorit nazi-fashist, përkrah Aleatëve të Mëdhenj.

Fakte këto që konsakrohen me nënshkrimin e Traktateve të Paqes me Italinë dhe

Gjermaninë. Për rrjedhojë, mungesa e frymës së bashkëpunimit mes kombeve pengoi

arritjen e paqes demokratike në arenën ndërkombëtare.

1 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 3

2 K. Krisafi, op.cit., f. 207-208

Page 213: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

197

PËRFUNDIME

Gjeopolitika si disiplinë, që nënkupton përzgjedhjen politike të kushtëzuar nga

faktorët gjeografikë, na ndihmon të shpjegojmë diplomacinë e shteteve të Evropës ndaj

Shqipërisë në gjysmën e parë të shek. XX. E konceptuar si një metodë reflektimi e

gjykimi të hapësirës në dimensionet e saj fizike e humane, gjeopolitika synon të veçojë

interesat dhe objektivat e një subjekti politik në raport me aktorët e tjerë të mjedisit

ndërkombëtar. Kjo analizë e sistemit evropian ka për qëllim shmangien e konflikteve,

ndërtimin e urave të bashkëpunimit, ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.1

Në planin praktik, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha evropiane kundrejt Shqipërisë,

në periudhën ndërmjet dy Konferencave të Paqes, u karakterizua nga zbatimi i parimeve

të diplomacisë së vjetër. Krijimi i aleancave, balanca e fuqive dhe përdorimi i forcës

dominuan veprimin politik të Anglisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Realpolitika e

tyre u diktua: së pari, nga interesat gjeopolitike në rajon e më gjerë; së dyti, nga

përmbushja e kërkesave të aleatëve dhe së treti, nga përpjekjet për të garantuar stabilitet e

paqe në arenën ndërkombëtare.

Pjesë e skenarit gjeopolitik të shteteve evropiane ishte edhe Shqipëria. Me pozitën

e favorshme gjeografike në Ballkan, që shërbente si vend kufitar midis Perëndimit e

Lindjes dhe si portë hyrje në Adriatik, Shqipëria iu nënshtrua ndikimit dhe rivalitetit të

fortë të Fuqive të Mëdha. Ato konkurronin për zgjerimin e influencës politike e

ekonomike në Ballkan, si dhe kontrollin mbi Detin Mesdhe. Kjo dinamikë gjeopolitike

kushtëzoi qëndrimin e kancelarive evropiane ndaj Shqipërisë në zhvillimet e rëndësishme

ndërkombëtare që përshkuan periudhën midis dhe pas dy luftërave botërore.

Gjatë punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920) dhe të

organizmave ndërkombëtare që e pasuan, si: Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e

Ambasadorëve, veprimi diplomatik i Anglisë, Francës dhe Italisë, ishte në kundërshtim

me principet e diplomacisë së re të Presidentit amerikan, W. Wilson. Ai proklamonte

vendosjen e rendit të ri botëror, të mbizotëruar nga demokracia, e drejta e vetëvendosjes

së popujve dhe siguria kolektive. Parime që u shkelën nga Fuqitë e Mëdha evropiane me

nënshkrimin e traktateve të paqes me vendet e mundura. E tillë u trajtua padrejtësisht

Shqipëria, e cila kishte shpallur asnjanësinë në Luftën e Parë Botërore. Çështja shqiptare

u përdor si monedhë këmbimi në politikën e kompromisit të shteteve fituese të

Perëndimit, për të kënaqur lakmitë e aleatëve të tyre ballkanas.

Në Konferencën e Paqes, delegatët evropianë e shqyrtuan tërthorazi problemin

shqiptar në kuadër të çështjes së kufijve greko-shqiptar dhe asaj të Adriatikut. Gjatë

mbledhjeve të Komisionit të kufijve të Greqisë, politikani Eleftheros Venizellos iu

rikthye tezës së “Megali Idesë” për aneksimin e krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës.

Pretendimet e tij për të ashtuquajturin “Vorio-Epir” bazoheshin kryesisht në pseudo-

argumentin e njësimit të besimit fetar me përkatësinë kombëtare. Pikëpamje që u

mbështet nga delegatët britanikë dhe francezë, të nxitur nga interesat e tyre në Ballkan

dhe synimi për të ndërtuar një Greqi të fortë, të aftë për të konkurruar Italinë në Mesdhe.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit italianë fillimisht i refuzuan kërkesat greke, duke e cilësuar

si më të përshtatshme vijën kufitare të përcaktuar në Konferencën e Londrës të 1913-ës.

1 K. Jean, op.cit., f 39-40

Page 214: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

198

Ata e kundërshtuan posedimin grek të bregdetit shqiptar përballë Korfuzit sepse do të

përkeqësonte pozitën e Italisë në hyrje të Adriatikut.

Më pas, Roma e modifikoi qëndrimin e saj ndaj kërkesave territoriale të Greqisë

për Shqipërinë e Jugut. Ajo përqafoi diplomacinë e ortakërisë, duke përdorur si

mekanizëm traktatet e fshehta. Më 29 korrik 1919 u nënshkrua Marrëveshja Tittoni-

Venizellos, ku palët kontraktuese binin dakord të përkrahnin pretendimet e njëra-tjetrës

në Konferencën e Paqes. Për Italinë, ky akord do të siguronte përkrahjen e Greqisë dhe

do të përshpejtonte zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në fakt, ai cënonte sovranitetin

dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë.

Angazhimi i Fuqive të Mëdha evropiane për t’i dhënë fund rivalitetit italo-

jugosllav në Adriatik përfshiu si pjesë komplementare edhe çështjen shqiptare. Ajo

shërbeu si plaçkë tregu për të kompensuar aleatët fitues të luftës. Negociatat u zhvilluan

mbi bazën e klauzolave të Traktatit të Fshehtë të Londrës së 26 prillit 1915. Italia

kërkonte të aneksonte viset bregdetare në Adriatikun Lindor dhe mandatin mbi shtetin e

cunguar shqiptar e sovranitetin mbi Vlorën dhe hinterlandin përreth. Pretendime që u

hodhën poshtë nga Beogradi, i cili e konsideronte Shqipërinë si état-tampon, për të

shmangur çdo konflikt që mund të buronte nga fqinjësia e drejtpërdrejtë me Italinë.

Franca dhe më pak Anglia prireshin të mbështesnin shtetin jugosllav, që do të

amortizonte ndikimin italian në pjesën lindore të Adriatikut. Vetëm intervenimi i

diplomacisë amerikane, që anuloi kompromisin anglo-franko-italian të 14 janarit 1920,

mundësoi shkëputjen definitive të problemit shqiptar nga “çështja e Adriatikut”. Në këtë

mënyrë, mënjanohej rreziku i copëtimit të Shqipërisë midis fqinjëve, Italisë, Greqisë dhe

Jugosllavisë.

Gjeopolitika evropiane përcaktoi edhe kushtet që favorizuan pranimin e

Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920. Fqinji i përtej Adriatikut, Italia, u

përpoq t’a përdorte votën pro në këmbim të disa koncesioneve, si p.sh., njohja e një

pozite të privilegjuar në Shqipëri. Ndërsa, delegati francez, Rene Viviani, e vlerësonte të

parakohshëm anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizëm ndërkombëtar, sepse Fuqitë e

Mëdha ende nuk kishin vendosur për statusin e saj. Diplomacia franceze kishte për qëllim

t’a dobësonte shtetin shqiptar, duke e fragmentarizuar midis Jugosllavisë e Greqisë, të

cilat i klasifikonte si zona anti-gjermane. Po ashtu, fqinjët nxirrnin në pah disavantazhe të

tilla, si: mos zgjidhja përfundimtare e çështjes së kufijve të Shqipërisë dhe mungesa e një

shteti të konsoliduar. Ishin delegatët e Perandorisë Britanike, si: përfaqësuesi i Afrikës së

Jugut, lordi R. Cecil, ai i Kanadasë, N. W. Rowell dhe Muhamed Aliu i Indisë, që

argumentuan domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ky akt

do të garantonte ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga çdo agresion potencial i

shteteve fqinjë të cilat ishin anëtare të Lidhjes. Për delegatët britanikë, rregullimi i

çështjes në Ballkan do të siguronte paqen evropiane. Qëndrimi i diplomacisë londineze

ishte rrjedhojë e garancisë së ofruar prej qeverisë shqiptare për t’i dhënë me koncesion

Shoqërisë Anglo-Persiane të drejtën për kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit në vend.

Megjithatë, pranimi në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi të madhe për rinjohjen

ndërkombëtare të Shqipërisë, si shtet i pavarur e sovran, si dhe vendosjen e

marrëdhënieve diplomatike me shtetet e qytetëruara.

Punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Paris evidentuan sërish

mosmarrëveshjet midis fuqive evropiane për caktimin e kufijve të Shqipërisë. Italia

këmbëngulte për mbajtjen nën zotërimin të ishullit të Sazanit, që i shërbente interesave të

Page 215: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

199

saj gjeostrategjike. Ajo arsyetonte se rënia e ishullit në duart e një shteti tjetër do të

rrezikonte indipendencën e Shqipërisë dhe sigurinë e Italisë në Adriatik. Fakt që u

kundërshtua nga diplomacia britanike, e cila e konsideronte jetike për Shqipërinë

posedimin e ishullit të Sazanit. Nga ana tjetër, Beogradi kërcënonte se do të vijonte

kontrollin e pikave strategjike në Shqipërinë e Veriut deri sa Roma të braktiste ishullin.

Ky i fundit mund të përdorej si bazë ushtarake detare për pregatitjen e sulmit ndaj

territorit të Shtetit Serbo-Kroato-Slloven.

Negociatat e shteteve evropiane përfunduan me arritjen e kompromisit anglo-

italian, në shtator 1921, që u aprovua formalisht nga Franca. Ai sanksiononte pozitën e

privilegjuar të Italisë në Shqipëri. Fuqitë e Mëdha pohonin se pavarësia dhe tërësia

tokësore e shtetit shqiptar kishin rëndësi ndërkombëtare dhe se dhunimi i tyre përbënte

një kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë. Ndërsa, çështja e kufijve u zgjidh me

vendimin e 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, që rikonfirmonte kufijtë e

përcaktuar në Londër, më 1913. Me përjashtim të disa rektifikimeve territoriale në veri

dhe veri-lindje të Shqipërisë, si shkëputja e një pjese të krahinës së Lumës, Hasit dhe të

Gollobordës, në dobi të Jugosllavisë.

Në periudhën midis dy luftërave botërore, politika e Fuqive të Mëdha evropiane

dhe e vendeve ballkanike u karakterizua nga rivaliteti për hegjemoni në Ballkan dhe në

Mesdhe, duke shfrytëzuar pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë. Nga njëra anë,

Jugosllavia kishte hyrë në tratativa me Greqinë për të siguruar një dalje në Detin Egje,

përmes një linje hekurudhore që do të kalonte në territorin shqiptar. Nga ana tjetër,

Beogradi vijonte diskutimet me Italinë për ndarjen e Shqipërisë në zona influence, me

qëllim që të garantonte daljen në Adriatik nëpërmjet Drinit. Këto synime të Jugosllavisë u

mbështetën nga diplomacia franceze, e cila ishte e interesuar për përhapjen e ndikimit

sllav dhe kufizimin e dominimit të Italisë në Ballkan, si aleate e Gjermanisë.

Ndërsa, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, përpiqej të shfrytëzonte rolin e protektorit

të sanksionuar në Deklaratën e Fuqive të Mëdha, në shtator 1921, në Konferencën e

Ambasadorëve, si dhe presionet për ndihma ekonomike e financiare, që të zgjeronte

influencën në Shqipëri e më gjerë në rajon. Për diplomacinë angleze, dominimi i Italisë

në bregun lindor të Otrantos mbarte rrezikun e mbylljes në çdo kohë të Detit Adriatik, si

dhe mundësinë e përdorimit të Shqipërisë si bazë për të depërtuar në Lindje, në dëm të

interesave strategjike të Britanisë në Mesdheun lindor dhe në Lindjen e Afërme. Për këtë

arsye, Roma kishte pranuar orientimin drejt zonës danubiane e ballkanike në këmbim të

shtrirjes së ndikimit britanik në Mesdhe.

Pozita e Italisë në Shqipëri u konsolidua me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë e

të Sigurisë, më 27 nëntor 1926, dhe të Traktatit të Aleancës Mbrojtëse, një vit më vonë,

duke sanksionuar vendosjen e një forme protektorati në vend. Për t’iu përgjigjur

depërtimit italian, Franca mori nismën për krijimin e Antantës Ballkanike, por pa sukses.

Vetëm më 9 shkurt 1934, Jugosllavia, Greqia, Turqia dhe Rumania, firmosën Paktin

Ballkanik, pa pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe të Shqipërisë. Kjo e fundit nuk u pranua për

shkak të trysnisë italiane, që i trembej zvogëlimit të influencës së saj në Shqipëri e më

gjerë. Pakti Ballkanik u cilësua një përpjekje për të forcuar rolin e sllavëve të jugut, nën

kujdesin e veçantë të Francës, duke reduktuar hapësirat e Italisë në Evropën Juglindore.

Rivaliteti italo-jugosllav diktoi pozitën ekuilibruese adriatiko-ballkanike të Shqipërisë, që

përqendrohej te kufizimi i revanshit të politikës italiane në vend dhe zgjerimi i

marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Jugosllavinë. Mirëpo, mosmarrëveshjet me

Page 216: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

200

fqinjët, Greqinë e Jugosllavinë, për çështjen e pakicave, dhe depërtimi i interesave

italiane në Shqipëri, që siguruan mbështetjen e Gjermanisë dhe mos reagimin e Britanisë,

minuan rolin balancues të vendit në Ballkan.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe në Konferencën e Paqes në Paris,

gjeopolitika evropiane ndaj Shqipërisë u kushtëzua nga sistemi i aleancave me vendet

anëtare të Koalicionit Antifashist dhe orientimi ideologjik i qeverisë shqiptare paslufte.

Italia shfrytëzoi territorin e pushtuar shqiptar për të sulmuar Greqinë, e cila kishte shkelur

neutralitetin duke vënë në dispozicion portet e saj për flotën britanike. Ajo kishte

ndërhyrë gjerësisht në Greqi që, për arsye të pozitës gjeostrategjike, e konsideronte si

pengesë ndaluese për synimet e Italisë në Mesdhe. Prandaj, Foreign Office detyrohej të

përkrahte rivendikimet territoriale të shtetit helen për Shqipërinë e Jugut. Fakt që i hapte

rrugë kërkesave jugosllave për pjesën lindore të Shqipërisë, duke rrezikuar copëtimin e

vendit midis fqinjëve. Por, diplomacia britanike përpiqej të mos e shndërronte Shqipërinë

në një vatër zjarri në Ballkan. Çka evidentohet në qëndrimin e saj lidhur me ripohimin e

pavarësisë së Shqipërisë pas çlirimit nga okupatori nazi-fashist. Për çështjen e njohjes

ndërkombëtare të vendit, Foreign Office kërkonte garanci për krijimin e një qeverie

demokratike e përfaqësuese të popullit.

Fuqitë e Mëdha fituese të luftës nuk e ftuan Shqipërinë të merrte pjesë në punimet

e Konferencës së Paqes në Paris me statusin e Fuqisë Shoqe, por vetëm për të paraqitur

pikëpamjet e saj në seancat plenare dhe në komisione. Delegacioni shqiptar nuk u thirr

me titull dhe me të drejta të barabarta me të 21 kombet e tjera, megjithë angazhimin

përkrah Koalicionit Antifashist. Por, nënshkrimi i Traktatit të Paqes me Italinë dhe

Gjermaninë garantoi njohjen e sovranitetit dhe të indipendencës së Shqipërisë, sigurimin

e reparacioneve si shpërblim për dëmet e mëdha të shkaktuara nga pushtuesi nazi-fashist

dhe kthimin e një pjese të arit shqiptar të grabitur nga ushtria gjermane në ish-Bankën

Kombëtare të Shqipërisë me qendër në Romë.

Për të konkluduar është me rëndësi të evidentojmë tiparet që karakterizuan

gjeopolitikën evropiane dhe ballkanike ndaj Shqipërisë në periudhën midis dy

Konferencave të Paqes. Italia, megjithë pozitën e lëkundur të saj, synonte të vijonte

zotërimin mbi Adriatik të cilin e etiketonte një det italian. Jugosllavia bënte çdo përpjekje

për të mbajtur të lirë hyrjen në Kanalin e Otrantos, përfshirë edhe përkrahjen e pavarësisë

së Shqipërisë, me qëllim që të siguronte daljen në Mesdhe. Greqia nuk hiqte dorë nga

aneksimi i Vorio-Epirit, duke propaganduar se Shqipëria kishte qenë një satelit i Fuqive

të Boshtit dhe duhej vënë nën pushtetin ushtarak të aleatëve. Britania nuk fshihte

mbështetjen për interesat italiane dhe rivendikimet greke. Për të, ndonëse Shqipëria ishte

vendi më i vogël në Ballkan, kishte rëndësi për pozitën gjeostrategjike në hyrje të

Adriatikut. Sipas shefit të Misionit Ushtarak Britanik në Tiranë, gjeneralit Hodgson,

Shqipëria përfaqësonte një kartë të dorës së parë në lojën e aleatëve dhe të rusëve në

Mesdhe. Ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me parimet demokratike

të Kartës së Atlantikut, u pozicionuan në favor të Shqipërisë së pavarur dhe sovrane.1

1 Abaz Lleshi. Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon. Tiranë: Geer, 2009, f. 138

Page 217: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

201

SHTOJCA 1: Restitucionet nga Italia të vlefshme në fr.ari dhe Dollarë USA, 1938

Tabela 1.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.10

A. Objekte me vlerë arkeologjike e artistike

Nr. Objekte me vlerë arkeologjike e artistike Fr.ari Dollarë USA

1. Objekte të marra nga Ferrik-Butrinto 245.290 80.422,95

2. Objekte të marra nga Muzeu i Vlorës 209.188 68.586,22

3. Objekte të marra për t’u eksportuar në

Ekspozitën e Përtej Detit (nostia d’oltre mare)

213.350

69.950,80

4. Objekte të marra në Tiranë (Bibliotekë e

Muze)

1.020

334,44

5. Libra të marra nga Biblioteka nacionale e

Biblioteka carnavon

76.000

24.918,00

6. Objekte të grabitura në Durrës 50.000 16.393,44

7. Halijat e ish pallatit mbretëror 115.500 37.868,85

Totali 910.348 298.474,70

Tabela 1.2 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.11-12

B. Dokumenta të marra nga Ministria e Bujqësisë e Pyjeve

Nr. Dokumenta të marra nga Ministria e

Bujqësisë e Pyjeve

Fr.ari Dollarë USA

1. Studim mbi pyjet e Shqipërisë së Veriut

(Bregu i Drinit)

6.000

1.967,21

2. Projekt ripyllëzimi i Malit të Dajtit 1.500 491,80

3. Projekt ripyllëzimi i Malit Tarabosh 2.000 655,73

4. Studim mbi shfrytëzimin e Gjinestrës në

Shqipëri

1.500

491,80

5. Studim mbi pyjet e fushës së Zezë 1.200 393,44

6. Studim mbi pyjet e brezës së Lukovës 1.800 590,00

7. Studim mbi pyjet e Shpatit 2.000 655,73

8. Studim mbi pyjet e Kryezi-Qef Mali-Goska 2.000 655,73

9. Studim mbi pyllin Terbun 300 262,29

10. Studim mbi pyjet Qaf-Molla 1.200 393,44

11. Studim mbi pyjet e Macukullit 1.300 426,22

12. Studim mbi pyjet e Dejës-Kurorës, Kulle e

Pashajt-Pujka

1.700

557,37

13. Studim mbi pyllin e Kadiut 500 163,93

14. Studim mbi shfrytëzimin e shqopes 1.500 491,80

15. Raportet e përvitshme të ish Milicis fashiste

Pyjore (Komanda e legjionit)

500

163,93

Totali 25.500 8.360,42

Page 218: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

202

Tabela 1.3 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.11

C.Dokumenta të marra nga Ministria e Botores

Nr. Dokumenta të marra nga Ministria e

Botores

Fr.ari Dollarë USA

1. Vlerësim i projekteve të ujësjellësave 1.735.000 568.847

2. Projekte bonifikimesh 4.135.000 1.355.735

3. Projekte portesh dhe hekurudhash 2.867.700 940.219

4. Projekte ndërtesash 1.023.441 335.536

Totali 9.751,141 3.200.337

Tabela 1.4 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.12

D.Dokumenta e materiale të ish ushtrisë shqiptare

Nr. Dokumenta e materiale të ish ushtrisë

shqiptare

Fr.ari Dollarë USA

1. Armatimet e municionet 54.131.095 17.747.900,00

2. Dokumenta e materiale të xhenios 1.236.176 405.303,60

3. Materiale të marra nga autoparku 55.159.860 18.085.200,00

4. Kafshë e sende veterinarie 1.027.000 336.721,31

5. Vesh-mbathje e materiale kazerme 3.019.566 990.021,63

6. Instrumenta muzikore 54.096 17.736,65

Totali 114.627.793 37.582.883,19

Tabela 1.5 Burimi : AMPJ, V.1946, D.164, Fl.12-13

E. Anijet

Nr. Anijet Fr.ari Dollarë USA

1. Ilyria 4.000 1.311,47

2. Myzeqeja 32.000 10.491,80

3. Adriatiku 1.200.000 393.442,62

4. Vllazen Veli 90.000 29.508,19

5. Izolina 400.000 131.147,54

6. Papagali 28.000 9.180,00

7. Rozafat 40.000 13.114,75

8. Miku i mirë 16.000 5.245,90

9. Himara 3.500 1.147,54

10. Lirija 80.000 26.229,50

11. Hylli i Dritës 1.000.000 327.868,85

Totali 2.893.500 948.688,16

Page 219: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

203

Tabela 1.6 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.13

F. Arshiva e materiale të ish Legatave e Konsullatave të Shqipërisë

Nr. Arshiva e materiale të ish Legatave e

Konsullatave të Shqipërisë

Fr.ari Dollarë USA

1. Legata shqiptare në Sofje 1.270 416,39

2. Legata shqiptare në Beograd 5.313 1.741,96

3. Legata shqiptare në Athinë 4.380 1.436,00

4. Legata shqiptare në Bukuresht 1.600 524,59

5. Legata shqiptare në Romë 6.000 1.967,21

6. Legata shqiptare në Londër 1.300 426,22

7. Konsullata e Shqipërisë në Selanik 700 229,50

8. Konsullata e Shqipërisë në Bari 3.825 1.254,24

9. Konsullata e Shqipërisë në Geneve 550 180,00

10. Konsullata e Shqipërisë në Janinë 400 131,14

11. Konsullata e Shqipërisë në Vjenë 500 163,93

12. Konsullata e Shqipërisë në Berlin 800 262,29

13. Konsullata e Shqipërisë në Bitoli 300 93,36

Totali 26.938 8.831,83

Tabela 1.7 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.14

G. Materiale të Shëndetësisë Publike

Nr. Materiale të Shëndetësisë Publike Fr.ari Dollarë USA

1. Farmacia e Delvinës 41.900 13.737,70

2. Farmacia e Këlcyrës 38.495 12.621,31

3. Farmacia e Përmetit 41.900 13.737,70

4. Farmacia e Pogradecit 40.950 13.426,22

5. Farmacia e Bilishtit 46.900 15.377,00

6. Farmacia e Leskovikut 29.650 9.721,31

7. Farmacia e Spitalit në Korçë 258.300 84.688,52

8. Farmacia e Tepelenës 30.100 9.868,85

9. Farmacia e Sarandës 41.750 13.688,52

10. Farmacia e Libohovës 40.400 13.245,90

11. Farmacia e Mallakastrës 31.250 10.245,90

12. Farmacia e Konispolit 42.550 13.950,81

13. Farmacia e Kolonjës 43.250 14.180,00

Totali 727.395 238.489,74

Page 220: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

204

SHTOJCA 2: Dëmet e shkaktuara gjatë 18 muajve të okupacionit gjerman

Tabela 2.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.30

Humbje të shkaktuara pasurisë

kombëtare

Fr.ari Dollarë USA, 1938

1. Bujqësi 105.590.000 34.733.552.65

2. Blegtori 110.160.000 36.236.842.11

3. Peshkim 4.000.000 1.315.789.49

4. Pyje 10.900.000 3.585.526.33

5. Sektori i sharrave 3.900.000 1.282.894.76

6. Pasuri minerale 71.695.000 23.583.881.59

7. Industri 21.894.400 7.202.105

8. Tregti 21.270.000 6.996.711

9. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 19.252.900 6.996.711

10. Ndërtesa shtetërore dhe private, si dhe

pasuri të tundshme

201.838.300

66.394.177.34

11. Punime shtetërore (rrugë, ura, porte) 57.580.905 18.941.087.16

12. Postë, telegrafe, telefona 4.579.000 1.506.250

13. Shëndetësi 48.313.100 15.892.467.12

14. Sende artistike, arkeologjike, historike

dhe shkencore

41.420.000

13.625.000

15. Financa, monopole shtetërore, Banka

dhe sende me vlerë

26.624.630

8.764.023.04

Shuma 749.036.235 246.393.498.39

Tabela 2.2 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.31

Humbje të shkaktuara të ardhurave

kombëtare

Fr.ari Dollarë USA,

1938

1. Bujqësi 63.800.000 20.986.342.11

2. Blegtori 133.500.000 43.914.473.68

3. Peshkim 3.000.000 986.842.00

4. Pyje 6.000.000 1.973.684.22

5. Sektori i sharrave 626.000 205.921.52

6. Pasuri minerale 19.605.000 6.449.013.12

7. Industri 6.630.000 2.180.921.52

8. Tregti 31.560.000 10.381.579.65

9. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 25.693.333 8.451.759.86

10. Ndërtesa shtetërore dhe private, si dhe

pasuri të tundshme

3.500.000

1.151.319.78

11. Financa dhe monopole shtetërore 45.047.000 14.818.092.10

Shuma 338.961.333 111.500.450.33

Page 221: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

205

Tabela 2.3 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.77-79

Financa dhe monopolet shtetërore

Nr. Kategoritë Fr.ari

1. Të ardhura doganore 17.000.000

2. Monopolet e shtetit:

a) Monopoli i kripës

b) Monopoli i letrave të cigareve, bobinave, shkrepseve etj.

c) Monopoli i karburanteve

ç) Taksa mbi shndërrimet

1.350.000

2.271.000

2.740.000

1.111.000

3. Të ardhura të ndryshme të pamarra nga organizma

financiare:

a) Tatime direkte

b) Tatime indirekte

c) Shërbime publike

ç) Të ardhura të parealizuara nga pasuritë e shtetit

(peshkimi)

d) Të ardhura të tjera të pasurisë shtetërore

9.500.000

5.909.000

1.686.000

1.080.000

2.400.000

Totali 45.047.000

Tabela 2.4 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.80-82

Pasqyrë përmbledhëse mbi dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në bujqësi,

blegtori dhe pyje sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, dt 1.2.1947

Nr. Sektorët Sasia Fr.ari

1. Bujqësia

A) Agrikultura

1. Pemë të shkatërruara

a) Pemë frytore të ndryshme

b) Ullinj

c) Vreshta

Rrënjë

450.000 x 20

50.000 x 40

4.000.000 x 5

9.000.000

2.000.000

20.000.000

2. Prodhimi i tyre

a) Fruta të ndryshme

b) Vaj ulliri

c) Rrush, verë, raki etj.

Kv

40.000 x 40

2.500 x 200

28.000 x 30

1.600.000

500.000

840.000

3. Prodhime të grabitura për 2 vjet

a) Fruta të ndryshme

b) Vaj ulliri

c) Rrush, verë, raki etj.

Kv

55.000 x 40

30.000 x 200

100.000 x 30

2.200.000

6.000.000

3.000.000

4. Ulje prodhimi për 2 vjet

a) Në pemët frutore të ndryshme

b) Në ullinjtë (llogaritë në vaj)

c) Në vreshta

Kv

40.000 x 40

26.000 x 200

80.000 x 30

1.600.000

5.200.000

2.400.000

5. Prodhime që do të realizoheshin

a) Nga pemët frutore

b) Nga ullinjtë (në vaj)

c) Nga vreshtat

Kv

100.000 x 40

45.000 x 200

130.000 x 30

4.000.000

9.000.000

3.900.000

Page 222: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

206

B) Të lashtat

1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet

2. Prodhime bujqësore të grabitura për

2 vjet

3. Toka bujqësore të lëna djerr për 2

vjet

4. Ulje prodhimi për 2 vjet nga

250.000 ha

Ha x Kv x Fr

100.000 x 10 x 20

437.000 x 20

225.000 x 2 x 20

30% mbi prodh.total

20.000.000

8.740.000

9.000.000

15.000.000

C) Kultura e duhanit

1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet

2. Prodhime të grabitura për 2 vjet

3. Ulje prodhimi për 2 vjet (30% mbi

totalin)

4. Prodhime që do të realizoheshin

nga toka doganore të dëmtuara

Kv

24.000 x 20

10.000 x 200

12.000 x 200

3000 x 200

480.000

2.000.000

2.400.000

600.000

Ç) Kultura e perimeve

1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet

2. Prodhime të grabitura për 2 vjet

3. Ulje dhe humbje prodhimi për vitin

e ardhshëm

Kv

480.000 x 20

260.000 x 20

300.000 x 20

9.600.000

5.200.000

6.000.000

D. Livadhe dhe kullota

1. Të dëmtuara për 2 vjet

2. Prodhime të grabitura për 2 vjet

3. Ulje prodhimi për 2 vjet

Kv

1.000.000 x 5

400.000 x 5

800.000 x 5

5.000.000

2.000.000

4.000.000

Dh. Vegla bujqësore 750.000

2. Blegtoria

1. Kafshë shtëpiake

a) Dhen e dhi

b) Qe e buaj

c) Kuaj e mushka

ç) Gomerë

d) Derra

dh) Bletë zgjoi

e) Pula

Krerë

350.000 x 15

23.000 x 200

16.000 x 300

2.000 x 100

2.000 x 100

25.000 x 40

550.000 x 3

5.250.000

4.600.000

4.800.000

200.000

200.000

1.000.000

1.650.000

2. Prodhime blegtorale të grabitura për

2 vjet

a) Lesh e lëkurë

b) Qumësht, vezë, gjalp, mish etj.

c) Ulje prodhimi për 2 vjet

150 milionë x 30%/

100

128.000.000

45.000.000

3. Peshkimi

1. Nga të ardhurat e peshkimit

2. Shkatërrime instalimesh dhe vegla

peshkimi

2.000.000

2.000.000

4. Pyjet

1. Pyje të djegura ose të shkatërruara

8.000 ha x 1.100

8.800.000

Page 223: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

207

2. Lëndë druri e grabitur

3. Shfrytëzimi i pyjeve

70.000 m3 x 30 2.100.000

3.000.000

5. Sharrat

1. Sharra të djegura dhe të

shkatërruara

2. Lëndë druri e pregatitur dhe e

grabitur

5 x 300.000

43.800 m3

1.500.000

2.400.000

Totali 376.800.000

Tabela 2.5 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.110-116

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në pasuritë e minierave

Nr. Minierat Fr.ari

1. Minierat e vaj-gurit të Kuçovës dhe të Patosit

a) Dëmet në makina dhe instalime industriale

b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur

c) Produkte të prishura ose të vjedhura

18.000.000

25.000.000

48.060.000

2. Minierat e bitumit në Selenicë

a) Dëmet në makineri dhe instalime

b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur

1.000.000

1.200.000

3. Minierat e bakërit në Rubik

a) Dëmet në makineri dhe instalime

b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur

750.000

900.000

4. Miniera e kromit në Pogradec

a) Dëmtime në makineri e punime të minierës

b) Produkte dhe stoqe të vjedhura

13.000.000

15.000.000

5. Minierat e hekurit në Pogradec e Qukës

a) Vjedhje e shkatërrime në makineri, instalime e

punime

3.500.000

6. Minierat e qymyrit në Krrabë, Priskë, Drenovë dhe

Memaliaj

a) Dëmtime në makineri, instalime dhe punime

b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur

1.000.000

1.300.000

7. Drejtoria qendrore e minierave

a) Vjedhje dhe shkatërrime të materialeve të

ndryshme

100.000

8. Dëmi në të gjitha minierat 69.960.000

Page 224: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

208

Tabela 2.6 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl. 117-126

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në industri

Nr. Industria Fr.ari

1. Dëmtime në makineri dhe instalime të 9 fabrikave të

vajit

75.000

2. Fabrika e miellit

a) Dëme në makineri dhe instalime

b) Produkte të dëmtuara ose të vjedhura

150.000

120.000

3. Fabrika e orizit

a) Dëmtime në makineri dhe instalime

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

45.000

175.000

4. Industria e alkoolit

a) Dëme në makineri e instalime të tri distilerive të

alkoolit

b) Prodhime të shkatërruara ose të vjedhura

75.000

550.000

5. Industria e birrës

a) Dëmet e shkaktuara në makineri dhe instalime

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

65.000

225.000

6. Industria e makaronave

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

25.000

110.000

7. Frigoriferët 70.000

8. Industria e cimentos

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

250.000

950.000

9. Fabrika e lëkurave

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

50.000

300.000

10. Fabrika e cigareve

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

50.000

750.000

11. Industria tekstile

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

10.000

165.000

12. Industria e kauçukut

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të shkatërruara ose të vjedhura

30.000

100.000

13. Uzinat mekanike 1.280.000

14. Kriporet

a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura

600.000

3.200.000

15. Centrale elektrike

a) Dëme të shkaktuara makinerive dhe instalimeve

b) Humbje në korrentin e konsumuar dhe të pa paguar

2.000.000

1.000.000

16. Artizanti

a) Dëmet e shkaktuara makinerive, veglave dhe

5.400.000

Page 225: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

209

godinave

b) Prodhime të dëmtuara dhe të vjedhura

3.430.000

17. Vegla të ndryshme preçizioni të vjedhura 320.000

Tabela 2.7 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.127-129

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në tregti

Nr. Kategoritë Fr.ari

1. Mallra të djegura

a) Tiranë (shtëpi)

b) Berat (shtëpi)

c) Gjirokastra (qendra tregtare, shtëpi)

ç) Durrësi e Kruja

d) Pogradec e Blinisht (qendra tregtare)

8.600.000

1.300.000

360.000

900.000

840.000

2. Mallra të vjedhura

a) Në Tiranë

b) Në Durrës

c) Në Krujë

ç) Në Gjirokastër

d) Në Berat

2.700.000

1.600.000

900.000

800.000

600.000

Totali 18.600.000

Tabela 2.8 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.139-151

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në ndërtesa publike dhe private, pasuri

të tundshme

Ndërtesa publike dhe private, pasuri të tundshme Fr.ari

A. Ndërtesa shkollore e internate me gjithë mobiljet e tyre

1. Ndërtesa të shkollave fillore

a) në fshatra

b) në qytete

c) shtëpi pionerësh

1.984.500

1.240.000

288.000

2. Ndërtesa të shkollave të mesme

a) ndërtesa të dëmtuara rëndë

b) ndërtesa të dëmtuara lehtë

180.000

340.000

3. Ndërtesat e internateve 210.000

4. Mobilje dhe Biblioteka të shkatërruara dhe të vjedhura

a) në shkollat fillore (qytete e fshatra)

b) në shtëpitë e pionerëve

c) në shkolla të mesme

ç) në internate

d) në ateliere (ofiçina)

880.600

32.300

700.000

960.000

2.872.900

B. Ndërtesa fetare me gjerat e tyre

1. Ndërtesa të shkatërruara

a) Kisha të ndryshme

b) Xhami e teqe

1.727.100

2.474.100

Page 226: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

210

2. Mobiljet dhe gjerat e vlefshme të dëmtuara dhe të djegura

a) në kisha e manastire

b) në xhami e vakëfe

c) dëme aproksimative në vakëfe

4.418.000

7.160.000

2.200.000

C. Dëme të bëra në ndërtesa industriale dhe të minave, pa makineritë

1. a) Ndërtesa industriale, pa makineri

b) Ndërtesa në miniera, pa makineri

6.960.000

10.000.000

2. Minierat e seres në Selenicë 7.500.000

3. Minierat e bakrit në Rubik 500.000

4. Minierat e kromit 7.000.000

5. Shkatërrimi i ndërtesave të administratës dhe të banimit të

punëtorëve në Labinot, në rrethet e Qukësit, të Pogradecit,

me gjithë pajisjet e tyre

26.500.000

D. Dëmet e shkaktuara ndërtesave të ndryshme të shendetësisë dhe të Kryqit të Kuq.

Institucione civile dhe ushtarake

1. Tiranë

a) Materniteti

b) Shkatërrimi i ashensorit

c) Infrastruktura dhe pajisjet shëndetësore

ç) Spitalet civile dhe ushtarake

d) Laboratori

dh) Ministria e Shëndetësisë

e) Janë shkatërruar 4 ambulanca, 3 infermieri, 2 stacione

shëndetësore

60.000

4.000

250.000

750.000

90.000

160.000

500.000

2. Korçë

a) Spitalet civile dhe ushtarake

b) Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri, 1 qendër

shëndetësore

600.000

800.000

3. Berat

a) Spitali

b) Spitali i Kuçovës

c) Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri, 2 qendra

mjekësore në qytet dhe 4 ambulanca në rrethe

340.000

350.000

300.000

4. Gjirokastra

a) Spitali

b) U shkatërrua 1 ambulancë, 1 infiermeri, 1 qendër

mjekësore në qytet, 8 ambulanca në rrethe

360.000

600.000

5. Vlora

a) Spitale civile dhe ushtarake

b) Spitali nevropsikiatrik

c) U shkatërruan 2 ambulanca, 2 infiermeri, 1 qendër

mjekësore në qytet dhe 2 ambulanca dhe 1 qendër

mjekësore në rrethe

500.000

400.000

300.000

Dh. Dëme të shkaktuara ndërtesave të Administratës Shtetërore, bashkë me mobilje

1. Prefektura, N.Prefektura, Komunë, Zyra pyjore, Posta etj. 3.364.800

2. Mobiljet 3.084.800

Page 227: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

211

E. Shtëpi private të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mobiljet e tyre të vjedhura

1. Ndërtesa krejt të shkatërruara

a) ndërtesa të vogla dhe të mëdha për familje

b) ndërtesa të dëmtuara rëndë

c) ndërtesa të dëmtuara lehtë

12.289.000

6.250.000

4.195.000

2. Banesa

a) Krejt të shkatërruara

b) të dëmtuara rëndë

c) të dëmtuara lehtë

52.704.000

2.184.000

1.205.000

3. Ndërtesa bujqësore

a) Krejt të shkatërruara

b) të dëmtuara rëndë

c) të dëmtuara lehtë

5.370.000

352.500

135.000

4. Mobilje 27.290.600

Tabela 2.9 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.152

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në punë botore (rrugë, ura dhe skela)

Nr. Punime Botore Vlera në fr.ari % e dëmit

1. a) Rrugë: dëme në trafikun e rëndë në 2300km

rrugë për mos mirëmbajtje

b) Dëme ndërtesave dhe kantiereve gjatë rrugës

8.000.000

500.000

87%

66%

2. a) Ura të mëdha

b) Ura të vogla

12.400.000

3.600.000

70%

13.2%

3. Ndërtime limanore

a) Limani i Durrësit

- molet

- hedhëset

- shkallët

- magazitë

- ngritjet e rërës

b) Limani i Vlorës

- molet

- magazitë

c) Limani i Sarandës

- molet

- magazitë

ç) Limani i Shëngjinit

- molet

- shkallët

- magazitë

- ngritja e rërës

d) Skela e vogël e Pogradecit

- magazitë

16.000.000

2.000.000

2.000.000

2.000.000

2.000.000

2.000.000

1.000.000

500.000

1.000.000

500.000

200.000

1.500.000

200.000

400.000

100%

100%

50%

70%

100%

70%

80%

100%

100%

100%

60%

90%

100%

60%

Page 228: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

212

Tabela 2.10 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.153

Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në posta, telegrafe, telefona

Nr.

Prefektura Lloji i rrjetës

telegrafonike

Km Çmim për km Shuma në

fr.ari

1. Tiranë me 2 vija

me 3 vija

me 4 vija

me 5 vija

10

15

56

24

350

450

550

650

3.500

6.750

30.800

25.000

2. Durrës me 3 vija

me 4 vija

28

15

450

550

12.600

8.250

3. Shkodër me 2 vija

me 4 vija

me 5 vija

10

12

8

350

550

650

3.500

6.600

5.200

4. Kukës me 1vijë

me 2 vija

me 3 vija

96

130

52

250

350

450

24.000

45.500

23.400

5. Elbasan me 1vijë

me 2 vija

me 3 vija

80

105

10

250

350

450

20.000

36.750

4.500

6. Peshkopi me 1vijë

me 2 vija

160

135

250

350

40.000

47.250

7. Korçë me 2 vija

me 3 vija

105

58

350

450

36.000

26.100

8. Berat me 2 vija

me 3 vija

140

96

350

450

49.000

43.200

9. Vlorë me 1vijë

me 2 vija

150

80

250

350

37.000

28.000

10. Gjirokastër me 1vijë

me 2 vija

120

115

250

350

55.000

40.250

Shuma 650.000

Page 229: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

213

BIBLIOGRAFIA

I. Burime arkivore

AQSH (Arkivi Qendror Shtetëror)

Fondi Nr. 263 (Legata Italiane)

Fondi Nr. 490 (Këshilli i Ministrave)

Fondi Nr. 1070 (Pandeli Evangjeli)

AMPJ (Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme)

Konferenca e Paqes së Parisit 1919-1920

Konferenca e Ambasadorëve në Paris 1921

Konferenca e Paqes në Paris 1946

AIH (Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë)

A-V Historia moderne 1918-1944

II. Dokumente arkivore të botuara

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar (1918-1920). Tiranë, 1975

Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmi, vëll.

II (1912-1918). Tiranë: “8 Nëntori”, 1987

Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, vëll. 3

(1919-1926). Tiranë: Albin, 2001

Shoqënia e Kombeve, Shqipëni. Raport i Komisionit Anketës mbi veprimet e tij, prej 19

nanturit deri më 20 dhjeturit 1921. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1922

III. Periodikë

“Arbëria”, Tiranë, 1936

“Atdheu”, 1943

“Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 1943, 1944

“Bashkimi”, Tiranë, 1945, 1946

“Besa”, Tiranë, 1934, 1935

“Demokratia”, Gjinokastra, 1926, 1930, 1934

“Dielli”, Boston Mass., 1921, 1922, 1930

“Drita”, Gjirokastër, 1921

“Fashizmi”, Tiranë, 1939

“Fletorja Zyrtare”, Tiranë, 1924

“Gazeta e Korçës”, 1925, 1926, 1933

“Gazeta Shqiptare”, Bari, 1936, 1938, 1939

“Kuvendi”, Romë, 1920

“Kuvendi Kombëtar”, București, 1934

“Ora”, Tiranë, 1931

“Ora e maleve”, Shkodër, 1924

“Ora e Shqipnisë”, Wien, 1928

“Politika”, Vlorë, 1924

“Posta e Korçës”, 1921

Page 230: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

214

“Rilindja shqiptare”, 1926

“Shekulli i Ri”, Durrës, 1928

“Shqipnija”, 1926, 1927

“Shqipëria e Re”, (Albania Nouă), Kostancë, 1921, 1928, 1929

“Shqipëtari i Amerikës”, Korçë, 1924

“Telegraf”, Tiranë, 1927

“Tomori”, Tiranë, 1940, 1941, 1942

“Vatra”, Tiranë, 1935

IV. Literatura

Ahmetaj, Lavdosh. “Shqipëria në Konferencën e Paqes së Parisit”, Gjurmime

albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 2. Tiranë: Toena,

2002

Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 3. Tiranë: Toena,

2007

Austin, Robert C. Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Tiranë: Albin, 2003

Avramoski, Zhivko “Eksploatimi gjerman i minierave të kromit në rajonin e Gjakovës

dhe të Kukësit pas kapitullimit të Italisë (1943-1944)”, Gjurmime albanologjike - seria e

shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981

Avramoski, Zhivko Dr. “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në

vitin 1924”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike, nr.II – 1972, Prishtinë

Baça, Ferit F. Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare. Tiranë: Globus R., 2010

Bakalli-Arifi, Emine. Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare.

Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011

Bakalli, Emine. “Pakti ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, 2001, viti LV,

Tiranë, 2001

Bakalli-Arifi, Emine. “Qeveria demokratike e Fan Nolit dhe qëndrimi i Mbretërisë SKS

ndaj saj”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike XI-1981, Prishtinë, 1982

Bakalli-Arifi, Emine. “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj konfliktit italo-jugosllav në mars

të vitit 1927”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 20-1990, Prishtinë,

1991

Bakalli-Arifi, Emine. “Qëndrimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Revolucionit të

Qershorit të Shqipërisë”. Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980,

Prishtinë, 1981

Bakalli-Arifi, Emine. “Vendi i Shkodrës në marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave

në vitet 1918-1939”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV

Baldacci, Antonio. Shqipëria e madhe. Tiranë: Uegen, 2006

Bashkurti, Lisien. Diplomacia shqiptare në fillimet e “Luftës së Ftohtë” 1945-1961: nga

Konferenca e Jaltës tek “bashkekzistenca paqësore”. Tiranë: Geer, 2003

Bashkurti, Lisen. Diplomacia shqiptare, vëll 1. Tiranë: Geer, 2005

Bashkurti, Lisen. Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë: nga “universalizmi” tek “lufta e

ftohtë”. Tiranë: Geer, 2003

Berati, Dhimitër. Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve. Tiranë: “Mbrothësija”

Kristo P. Luarasi, 1931

Page 231: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

215

Berati, Dhimitër. Shënime historike: mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e

Kombeve. Tiranë: "Husi Borshi", 2007

Bisak, Dom Gjon etj. Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi. Tiranë: “Koha”, 1995

Bislimi, Daut. “Balli Kombëtar dhe ONDSH-LLTSH-ja: dy faqet e një ideje”, Gjurmime

albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004

Bislimi, Daut. “Pozita e shqiptarëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore 1939-1941”,

Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 37-2007, Prishtinë, 2008

Bumçi, Luigj. Shqyptarët e të drejtat e tyne. Shkodër: Shtypshkonja Franciskane, 1920

Cabanes, Pierre etj. Historia e Adriatikut. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit,

2005

Castellan, Georges. Histori e Ballkanit: shekulli XIV-XX. Tiranë: Çabej, 1996

Cici, Arben. Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934. Tiranë: Afërdita, 2002

Culaj, Lush. Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920. Prishtinë: Instituti

Albanologjik, 2010

Culaj, Lush. “Çështja shqiptare dhe diplomacia e shteteve vendosëse në Konferencë”,

Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 39-2009, Prishtinë, 2010

Culaj, Lush. “Qeveritë e Zogut ndaj problemit kombëtar”, Gjurmime albanologjike -

seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, Prishtinë, 2005

Culaj, Lush. “Qëndrimi i Qeverisë së Lushnjes ndaj çështjes kombëtare”. Gjurmime

albanologjike – seria e shkencave historike 30, 2000, Prishtinë, 2003

Culaj, Lush. “Roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për çështjen shqiptare në

Paqen e Versajës”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 26-1996,

Prishtinë, 1997

Culaj, Lush. “Shqipëria në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare 1920-

1926”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999,

Prishtinë, 2002

Culaj, Lush. Shqipëria dhe problemi kombëtar: 1918-1928. Prishtinë: Instituti

Albanologjik, 2004

Culaj, Lush. Shtetformim dhe diplomaci: një pamje e disa përpjekje shtetformuese

shqiptare në fillim të shekullit XX. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011

Çami, Muim. Shqipëria në rrjedhat e historisë: përmbledhje studimesh, 1912-1924.

Tiranë: Onufri, 2007

Çaushi, Shpëtim. Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me

Gjermaninë. Tiranë: Ombra GVG, 2002

Dedej, Arian etj. Hyrje në shkenca politike. Durrës, 2011

Dervishi, Kastriot. Historia e shtetit shqiptar 1912-2005. Tiranë: 55, 2007

Dezhgiu, Muharrem. “Mbledhja e Mukjes në kontekstin e çështjes kombëtare shqiptare”,

Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009

Dezhgiu, Muharrem. “Ndërthurja e Luftës për Çlirim kombëtar me elemente të Luftës

Civile në vitet 1943-1944”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë

Dezhgiu, Muharrem. “Operacioni “Hafenhart” dhe pasojat e tij për popullsinë e Durrësit

(nëntor 1943-nëntor 1944)”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997

Dezhgiu, Muharrem. “Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkëpunim gjatë

Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë

Page 232: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

216

Dezhgiu, Muharrem. “Qëndrimi britanik për luftën e shqiptarëve kundër pushtimit

fashist, deklarata e dhjetorit 1942 për njohjen e luftës së popullit shqiptar”, Gjurmime

albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004

Dezhgiu, Muharrem. Shqipëria në luftë: 1939-1944. Tiranë: Globus R., 2001

Dibra, Pranvera. “Diplomacia angleze dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë”,

Studime historike, nr. 3-4, 2002

Dibra, Pranvera (Teli). “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike

angleze (1931-1934)”, Studime historike, nr. 1-2, 2009

Dibra, Pranvera. “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”,

Studime historike, nr.1-2, 2004

Dibra, Pranvera. “Qeveria britanike përballë përpjekjeve të para të shtetit shqiptar për

mëkëmbje dhe konsolidim 1922-1923”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave

historike 36-2006, Prishtinë, 2007

Dibra, Pranvera (Teli). Shqipëria dhe diplomacia angleze, 1919-1927. Tiranë: Neraida,

2005

Duka, Valentina. Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Tiranë: SHBLU, 2003

Duka, Valentina. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: SHBLU, 2007

Duka, Valentina. “Jehona tejatlantike e pavarësisë shqiptare në gjurmë të komenteve të

shtypit amerikan (1912-1924)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë

shek.XX. Tiranë: Klean, 2007

Dushku, Ledia. “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve (1920-1922)”, Studime

historike, nr.3-4, 2006

Feraj, Husamedin. Skicë e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A, 1999

Fischer, Bernd J. Diktatorët e Ballkanit. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime

Ndërkombëtare, 2009

Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 1996

Fischer, Bernd J. Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945. Tiranë: Çabej, 2004

Fischer, Bernd J. Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore.

Tiranë: AIIS, 2012

Frashëri, Kristo. “Karta e Atlantikut dhe shqiptarët”, Studime historike, nr.1-2, 2005

Frashëri, Mehdi. “Konferencë e mbajtur prej zotni Mehdi Frashërit më 3 Nanduer 1929

në klubin italian të Tiranës”, Tiranë: Shtypshkronja “Dielli”, 1929

Frashëri, Mehdi. Kujtime (1913-1933). Tiranë: OMSCA-1, 2005

Frashëri, Mid’hat. Fati i Shqipërisë. Tiranë: “Lumo Skëndo”, 1999

Frashëri, Stavro Th. Këtej kaluan hordhitë gjermanike: krime gjermane në Tiranë.

Tiranë: Mal’Osmani – Botonjës, 1945

Frashëri, Xhemil. Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe

arritjet e saj: vëllimi i dytë. Tiranë: Vatra, 2005

Fusco, Gian Carlo. Lufta në Shqipëri. Tiranë: 55, 2008

Glenny, Misha. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë: Toena, 2007

Godart, Justin. Ditarët shqiptarë. Tiranë: Dituria, 2008

Gogo, Gaqo. Ngrehja e një mbretërie Zog I dhe populli i tij. Tiranë: “Kristo Luarasi”,

1938

Grant, Hugh H. Mbreti Zog, siç e kam njohur. Tiranë: Instituti Ndërkombëtar i Studimeve

Monarkiste dhe i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike "Virgjinia", 2002

Page 233: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

217

Gurakuqi, Romeo. Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore. Shkodër:

Camaj-Pipa, 2007

Gjeçovi, Xhelal. “Forcat politike në vitet e pushtimit fashist dhe qëndrimi i tyre ndaj

Luftës së Armatosur Çlirimtare”, Studime historike, nr. 3-4, 2000, viti LIV

Gjeçovi, Xhelal etj. Historia e popullit shqiptar, vëll. IV. Tiranë: Toena, 2008

Gjeçovi, Xhelal. “Lufta e Dytë Botërore dhe Shqipëria”, Studime historike, nr.1-2, 2005

Gjeçovi, Xhelal. “Shqipëria dhe aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime

historike, nr.1-2, 2004

Hibbert, Reginald. Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë. Tiranë:

Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993

Hoxha, Enver. Vepra, vëll. 3 (janar 1945-dhjetor 1946). Tiranë: Naim Frashëri, 1969

Hoxha, Enver. Vepra, vëll. 4 (janar 1947-dhjetor 1948). Tiranë: Naim Frashëri, 1970

Hoxha, Ibrahim D. Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini,

2000

Ibra, Hysen. “Çështja shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, Gjurmime albanologjike -

seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002

Jacomoni, Francesco. Gjysma ime shqiptare. Tiranë: Ora, 2005

Jakomoni, Françesko. Politika e Italisë në Shqipëri. Tiranë: 55, 2005

Jacques, Edwin. Shqiptarët. Tiranë: Kartë e Pendë, 1999

Jaray, Gabriel Louis. Shqipëria e panjohur. Në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë:

Dituria, 2007

Jean, Karlo. Gjeopolitika. Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë, 1998

Kaba, Hamit. “Dëmshpërblimet italiane të Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë (1945-

1960)”, Studime historike, nr.1-2, Tiranë, 2003

Kaba, Hamit. “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-

1944”, Kosova 31/32, Instituti i Historisë – Prishtinë, 2009

Kaba, Hamit. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë. Tiranë: Botimpex, 2007

Kareco, Teodor. Skandal me librin: “Historia e popullit shqiptar”, vëll. III. Tiranë:

Klean, 2010

Kodra, Masar. Çështja shqiptare nëpër analet diplomatike amerikane (1918-1945).

Shkup: Logos-A, 1997

Kotini, Albert. Piratë në Kanalin e Korfuzit. Tiranë: Arbëria, 2007

Kissinger, Henry. Diplomacia. Tiranë: Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999

Krisafi, Ksenofon. “Çështja e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve të

Londrës (1912-1913)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX.

Tiranë: Klean, 2007

Krisafi, Ksenofon. Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet

e luftës në Shqipëri. Tiranë: “Dita 2000”, 2009

Kurti, Kasëm. “Agresioni fashist italian në prill të viti 1939 dhe qëndresa e popullit

shqiptar”, Studime historike, nr. 2 - 1989, viti XLIII

Lakër, Uolltër. Evropa në kohën tonë: histori e viteve 1945-1992. Tiranë: Dituria, 1996

Lalaj, Ana. “Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së

Dytë Botërore”. Studime historike, nr.3-4, 1999

Lalaj, Ana. “Shqipëria dhe projektet e (Kon)Federatave ballkanike (1941-1945)”,

Studime historike, nr. 3-4, 2009, Tiranë, 2009

Page 234: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

218

Link, Arthur S. The Papers of Woodrow Wilson, vol. 37. Princeton N.Y: Princeton

University Press, 1966

Lushaj, Ramiz. Ahmet Zogu dhe monarkia shqiptare. Tiranë: Dardania, 1998

Lleshi, Abaz. Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon. Tiranë: Geer,

2009

Macmillan, Margaret. Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën. Tiranë: Plejad, 2006

Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare. Kufini serb, kroat, slloven-

shqiptar. Tiranë: Shtypshkronja Ushtarake, 1931

Meta, Beqir. “Ballafaqimi shqiptaro-grek për Himarën 1920-1924”, Studime historike,

nr.1-2, 2008

Meta, Beqir. “Marrëveshja e Mukjes në kontekstin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë

gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009

Meta, Beqir. “Qëdrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në fillimet e Luftës së Dytë

Botërore (1939-1941)”, Studime historike, nr.1-2, 2005

Meta, Beqir. “Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës antifashiste të popullit

shqiptar”, Studime historike, nr.3-4, 2009, Tiranë, 2009

Meta, Beqir. Tensioni greko-shqiptar 1939-1949. Tiranë: Geer, 2002

Milo, Paskal. “Incidenti i Kanalit të Korfuzit (1945-1946)”, Studime historike, nr.3-4,

2000, viti LIV

Milo, Paskal. “Pretendimet dhe synimet e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj

Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)”, Studime historike, nr. 4, 1987

Milo, Paskal. “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2,

2000, viti LIV, Tiranë, 2000

Milo, Paskal. “Synimet e kapitalit jugosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë

(1922-1924)”, Studime historike, nr.4 - 1990, viti XLIV, Tiranë, 1991

Milo, Paskal. Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927). Tiranë: 8 Nëntori, 1991

Morgenthau, Hans J. Politika ndërmjet kombeve: lufta për pushtet dhe paqe. Tiranë:

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2008

Mousset, Albert. Shqipëria përballë Europës (1912-1929). Tiranë: Dituria, 2004

Musaj, Fatmira. “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë (1923-1926)”,

Studime historike, nr.1-2, 2006, Tiranë

Nazarko, Mentor. Lufta e fundit (pronat e shqiptarëve në Greqi). Tiranë: UET, 2007

Noli, Fan S. Autobiografia. Tiranë: Elena Gjika, 1994

Noli, Fan S. Ligjërime: (1906-1964). Tiranë: Dudaj, 2002

Plasari, Ndreçi. “Çështja kombëtare në programin e PKSH dhe të FNÇ në periudhën e

Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë

Puto, Arben. Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme,

qershor-dhjetor 1924. Tiranë: 8 Nëntori, 1990

Puto, Arben. Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926. Tiranë: Albin, 2003

Puto, Arben. Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë. Tiranë: Toena, 2011

Puto, Arben. Pavarësia shqiptare në tryezat e diplomacisë (1912-1914). Tiranë: Wesa,

2008

Puto, Arben. “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në

Konferencën e Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime historike, nr. 3, Tiranë,

1965, Viti XIX, f. 5

Puto, Arben. Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009

Page 235: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

219

Qemali, Ismail. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009

Repishti, Sami. “Faik Konica për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste”, Studime

historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997

Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Monarkia Shqiptare 1928-1939.

Tiranë: Toena, 2011

Salleo, Ferdinando. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe

Komunikimit, 2001

Saraçi, Çatin. Zogu i shqiptarëve: një histori e jetuar. Tiranë: 55, 2006

Selenica, Teki. Shqipria më 1927. Tiranë: “Tirana”, 1928

Selmani, Hysen. Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve. Tiranë: “Kristalina-KH”,

2008

Silajxhiç, Harris. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit. Tiranë: Dituria, 1999

Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004

Stevens, Robert J. Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939. Tiranë: Geer, 2004

Swire, Joseph. Shqipëria – ngritja e një monarkie. Tiranë: Dituria, 2005

Shala, Xheladin. “Ndërhyrja e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në çështjen e

“Republikës së Mirditës” dhe rrethanat gjatë intervencionit më 1921”, Gjurmime

albanologjike – seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981

Shllaku, Gjon Dr. A. Historia flet kështu. Shkodër: “At Gjergj Fishta”, 1944

Shpuza, Gazmend. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj Planit Briand”, Studime historike,

nr.1-4, 1994, Viti XLVIII, Tiranë, 1997

Shpuza, Gazmend. “Viti 1924 – midis Revolucionit, Puçit dhe Ndërhyrjes së armatosur”,

Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000

Shpuza, Rudina. “Rreth rifillimit të punimeve të Komisionit ndërkombëtar për kufijtë

jugorë të Shqipërisë (1922-1923)”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike

30-2000, Prishtinë, 2003

Shpuza, Gazmend. “Shqipëria në mes të Ballkaneve dhe të Apenineve – 1934”, Studime

historike, nr. 1-2, 1998, viti LII, Tiranë, 1998

Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë. Roma: Tipografia Cooperativa

Sociale, 1919

Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë. Shkodër: Shtypëshkroja

Franqiskane, 1921

Ushtelenca, Ilir. Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir, 1997

Verli, Marenglen. “Çështja shqiptare, politikat e fqinjëve dhe gjeopolitikat ballkanike

gjatë shek. XX”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30-2000,

Prishtinë, 2003

Verli, Marenglen. “Kufijtë e imponuar të shtetit shqiptar të pavarur, një konsensus

ndërkombëtar me pasoja të rënda për shqiptarët”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e

shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007

Verli, Marenglen. “Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën midis dy

luftërave botërore”. Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 28-29, 1998-

1999

Verli, Marenglen. “Shqipëria dhe Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime

historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë

Verli, Marenglen. “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës

Perëndimore në vitet 1920-1939”, Studime historike, nr.1-2, 2004

Page 236: GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/01/Doktoratura... · republika e shqipЁrisЁ universiteti i tiranЁs fakulteti

220

Vickers, Miranda. Shqiptarët në optikën ndërkombëtare. Athinë: Georgo K. Geru, 1995

Vickers, Miranda. Shqiptarët: një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008

Vinaver, Vuk. “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftrave

botërore”, Gjurmime albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1968

Vlora, Eqrem bej. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003

Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri: 1897-1942. Tiranë: Neraida, 2000

Yzeiri, Eqerem. Gjeografia politike. Tiranë: SHBLU, 2005

Zavalani, Tajar. Histori e Shqipnis. Tiranë: Phonenix & Shtëpia e Librit, 1998