71
Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë Publikuar më 10 Mars 2009 Bashkim RAMA Në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci, gjithnjë e më shumë po zënë vend analizat komplekse, që përfshijnë edhe aspekte të natyrave jashtë fushave direkte, por që, për vetë dinamikën e kohëve moderne, po ndikojnë, gjithnjë e më shumë, në zhvillimet bashkëkohore. Analistët më të shquar të kohës po hedhin dritë, gjithnjë e më shpesh, në lidhjen dhe ndërvarësinë që ekziston ndërmjet aspektit demografik dhe atij gjeopolitik në kohën e sotme. Për vetë specifikën, vendin që zë, shtrirjen dhe, veçanërisht, statusin aktual të popullit shqiptar, në Ballkanin Perëndimor, lidhja e ndërvarësia e mësipërme është, jo vetëm evidente, por mjaft e rëndësishme për zhvillimet në rajon dhe stabilitetin e paqen e tij. Zgjidhja e statusit të Kosovës sjell një situatë, cilësisht të re në faktorizimin e çështjes shqiptare, në Ballkan. Pavarësia e Kosovës jo vetëm hap perspektiva të reja për zhvillimet demokratike e paqen në Kosovë, në veçanti, por edhe jep garanci dhe siguri për stabilitetin e të gjithë rajonit, në përgjithësi. Në këtë kuptim, çështja kombëtare e shqiptarëve përfiton një “standard” të ri dhe mendoj se duhet parë e analizuar në një këndvështrim tjetër e në një optikë të re. Duke shënuar aktin e fundit

Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Publikuar më 10 Mars 2009

Bashkim RAMA

Në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci, gjithnjë e më shumë po zënë vend analizat komplekse, që përfshijnë edhe aspekte të natyrave jashtë fushave direkte, por që, për vetë dinamikën e kohëve moderne, po ndikojnë, gjithnjë e më shumë, në zhvillimet bashkëkohore. Analistët më të shquar të kohës po hedhin dritë, gjithnjë e më shpesh, në lidhjen dhe ndërvarësinë që ekziston ndërmjet aspektit demografik dhe atij gjeopolitik në kohën e sotme. Për vetë specifikën, vendin që zë, shtrirjen dhe, veçanërisht, statusin aktual të popullit shqiptar, në Ballkanin Perëndimor, lidhja e ndërvarësia e mësipërme është, jo vetëm evidente, por mjaft e rëndësishme për zhvillimet në rajon dhe stabilitetin e paqen e tij. Zgjidhja e statusit të Kosovës sjell një situatë, cilësisht të re në faktorizimin e çështjes shqiptare, në Ballkan. Pavarësia e Kosovës jo vetëm hap perspektiva të reja për zhvillimet demokratike e paqen në Kosovë, në veçanti, por edhe jep garanci dhe siguri për stabilitetin e të gjithë rajonit, në përgjithësi. Në këtë kuptim, çështja kombëtare e shqiptarëve përfiton një “standard” të ri dhe mendoj se duhet parë e analizuar në një këndvështrim tjetër e në një optikë të re. Duke shënuar aktin e fundit përmbyllës të procesit të rënies dhe fragmentarizmit të ish-Jugosllavisë, fundi i luftës, në “vijën e ndarjes” midis serbëve dhe shqiptarëve, që u shtri deri në spastrim etnik, në dëm të këtyre të fundit (karakteristikë për luftëra të tilla) shënoi një etapë të re historike, e cila çoi, në mënyrë të pashmangshme, drejt pavarësisë së Kosovës, duke hapur të vetmen mundësi logjike: bashkëjetesën e barabartë të shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë multietnike, demokratike e europiane. Kështu i jepet fund situatës paradoksale të shumicës shqiptare, të shtypur dhe të shfrytëzuar nga pakica serbe, në Kosovë, duke e shndërruar maxhorancën shqiptare të përgjegjshme, për të respektuar, maksimalisht, të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, në një bashkëjetesë demokratike. Situata demografike dhe dinamika e shqiptarëve sot Shqiptarët jetojnë të ndarë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Ata janë një popullsi që e ka tejkaluar shifrën prej 7.5 milionë banorësh, duke u renditur ndër tre popujt më të mëdhenj të këtij rajoni. Rritja e popullsisë shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lartat në Europën e sotme, me tendencë

Page 2: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

për të ruajtur kuotat aktuale të rritjes. Mosha mesatare e popullsisë shqiptare është më e reja në kontinent. Rreth 60% e popullsisë është nën moshën 26.5 vjeç. Ky fakt reflektohet, ndjeshëm, në dinamikën e lëvizjes dhe të emigracionit të kësaj popullsie. Vetëm nga shteti shqiptar kanë emigruar, aktualisht, mbi një milion njerëz, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e emigrantëve, si popullsi. Pothuajse i gjithë ky kontingjent është sistemuar për të jetuar dhe për të punuar në vendet e zhvilluara industriale të botës. Nisur nga fakti se një ndër tre shqiptarë, të aftë për punë, jeton dhe punon në Perëndim, ekonomia e Shqipërisë, që nga viti 1997 e këtej, ka përfituar një efekt pozitiv ekonomik prej rreth 1.3 miliardë USD në vit. Krahasuar me termat e buxhetit të vendit ky tregues thuajse ka dyfishuar të hyrat në vend. Si rezultat i këtij impakti ekonomik, vetëm në tetë vitet e fundit, në bregdetin e Shqipërisë janë “derdhur” rreth 5 miliardë USD investime, me të ardhurat e siguruara, kryesisht, nga emigracioni. Krahas vlerave natyrore të bregdetit dhe të atyre historiko-kulturore të vendit, tregues të tillë e kanë renditur Shqipërinë, sipas Agjencisë Europiane të Turizmit, ndër tre vendet me perspektivën më të lartë turistike bregdetare në kontinent. Statistika demografike-ekonomike e mësipërme është akoma më atraktive po t’i referohemi popullsisë shqiptare në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës. Nga këto territore, të banuara, historikisht nga shqiptarë etnikë autoktonë, emigracioni, për arsye politike historike, të shtypjes dhe represionit sistematik, ka qenë shumë më i lartë. Madje, gati gjysma e shqiptarëve të këtyre trevave jetojnë e punojnë në emigracion, kryesisht në Europën Perëndimore, në SHBA dhe në Turqi. Kuptohet, ky emigracion dinamik e tepër aktiv, ka luajtur një rol të madh në jetën ekonomike, kulturore e politike të shqiptarëve në Ballkan, duke ndikuar në fuqizimin ekonomik, në emancipimin politiko-kulturor të tyre dhe, sigurisht, në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në botë. Duke analizuar me kujdes këto procese demografike dinamike mund të konkludohet se aktualisht në botë janë aktive rreth 15 milionë shqiptarë. Shumica e tyre, pra mbi 60 për qind, janë nën moshën 26.5 vjeç, me një jetëgjatësi mbi 72 vjeç dhe me një përqindje aktive nataliteti në rritje. Përballë kësaj situate, faktorët demografikë të shqiptareve janë dhe mbeten, objektivisht, tepër ndikues në planin gjeopolitik, për të ardhmen e tyre dhe të popujve të tjerë në rajon. Natyrisht, këta faktorë mund dhe duhet të adresohen me pozitivizëm, si në dobi të shqiptarëve, ashtu dhe në dobi të rajonit, të konsiderohen me kujdes, të pranohen me realizëm dhe t’i hapet rrugë akomodimit e integrimit të tyre mbi bazën e ideve dhe vlerave europiane. Ndikimet demografike shqiptare në gjeopolitikën ballkanike

Page 3: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Nisur jo vetëm nga teoritë e kohës për këtë problem, por më shumë nga dinamikat në terrenin ballkanik, mendoj se ndikimi i kriterit demografik të shqiptarëve në gjeopolitikën ballkanike është evident për disa arsye: Shtrirja e shqiptarëve në 6 shtete kryesore të Ballkanit; (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Serbi-Lugina e Preshevës). Rritja e lartë e popullsisë shqiptare, krahasuar me rënien e numrit të popullsive të tjera ballkanike, në rajon; (numri i barabartë i popullsisë shqiptare me grekët, bullgarët, serbët aktualisht, plus dinamika në rritje e shqiptarëve). Mobiliteti i popullsisë shqiptare, brenda dhe jashtë rajonit; (frekuenca e lëvizjes së shqiptarëve si një nga popujt mobil, lëvizjet për në Ballkan, Europë, SHBA). Fuqizimi i shpejtë ekonomik i shqiptareve; (rritja e GDP-së, stabiliteti makroekonomik, të hyrat nga emigracioni etj.). Stabiliteti politik në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi; (MSA, fazat e avancuara të integrimit në NATO dhe BE). Përmirësimi i statusit të shqiptarëve në emigracion; (shndërrimi i emigrantëve shqiptarë, në qytetarë të vendeve ku jetojnë e punojnë: në Itali- 80%, në Greqi-60%, Gjermani SHBA etj.). Çfarë e favorizon ndikimin demografik shqiptar në gjeopolitikën ballkanike Paqja është ndër faktorët parësorë për ndikimin e kriterit demografik në gjeopolitikë. Ballkani dhe përvojat e tij konfliktuale, me stereotipat e anatemuar përçarës (tre luftëraa në një shekull) pasojat e lëna fatale, me tendenca reminishente pasive, mund t’i qetësojë vetëm një paqe e qëndrueshme. Stabiliteti ndikon, po ashtu, në proceset demografiko-gjeopolitike. Aq më tepër kur dihet se rajoni ka vuajtur shumë kohë nga destabiliteti. Në ish-Jugosllavi, thuajse çdo dekadë, ndeshim kriza destabilizuese në trevat shqiptare (1958, 1968, 1974, 1981, 1989-1999.) Zgjidhja e statuseve të shqiptarëve, në shkallë e në nivele të ndryshme, në vartësi nga shteti dhe nga pozita etnike, ka ndikuar pozitivisht për ndërvarësinë demografike-gjeopolitike në Ballkan. Një situatë e tillë do të jetë gjithnjë e më shumë me ndikim pozitiv në rajon. Demokracia, pa dyshim, ka krijuar klimën më të përshtatshme që shqiptarët të profilizojnë identitetin e tyre kombëtar, në frymën e vlerave të demokracisë europiane. Asgjë më shumë se demokracia nuk i ka ndihmuar shqiptarët në faktorizimin e tyre në rajon. Në aspektin demografik-gjeopolitik, shqiptarët, duke qenë përgjithësisht popullsi mobile, përfituan më shumë se kushdo në rajon nga katër lëvizjet europiane: lëvizja e njerëzve, ideve, mallrave e kapitaleve. Europianizmi, si filozofi e hapjes, kooperimit, integrimit në kontinent, si antipod i nacional-shovinizmit, ksenofobisë e fanatizmit i ka konvenuar

Page 4: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

shumë dimensionimit të faktorit shqiptar, i cili, pa pasur doktrina nacionaliste, shpesh është viktimizuar e është sforcuar nga nacionalizmat e fqinjëve të vet. Europianizmi është “klima” më komode për natyrën paqedashëse e solidare të shqiptareve. Euroatlantizmi, si “momentum”-mi, më i fuqishëm gjeopolitik bashkëkohor është “shtrati” ku është shtrirë, demografikisht, populli shqiptar. Mund të thuhet se trekëndëshi Ballkan-SHBA-Europë, është aksi ku identiteti politik shqiptar është formësuar, më së shumti, duke e bërë rajonin me më shumë ndikim dhe për të prodhuar stabilitet e paqe, në Ballkan. Globalizmi, si “trendi” i mileniumit të ri, i përshtatet natyrës së popullit shqiptar, më shumë se çdo populli tjetër, në Ballkan, pasi për nga identiteti i tyre, shqiptaret janë popull multikonfesional, pranojnë fenë, civilizimet dhe diversitetin kulturor, si dukuri të brendshme dhe si ndërkombëtare njëherësh. Kjo i bën shqiptarët të jenë tolerantë, jo fanatike, aspak fondamentalë, në raport me asnjë lloj konfesioni fetaro-kulturor. Shqiptarët dhe globalizmi përkojnë në sistemin filozofik e shpirtëror, më mirë se çdo popull tjetër në rajon, ku ndikimet e nacionalizmave, fanatizmave fetare, të ksenofobive visone, janë prezentë, në forma të hapura apo të kamufluara. Çfarë e disfavorizon Tranzicioni i zgjatur dhe problematik krijon shqetësime për aspektet demografike e gjeopolitike të shqiptarëve. Shkalla e ulët e demokracisë pluraliste, defektet në drejtim të zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, mosfunksionimi i shtetit ligjor, defektet në ekonominë e tregut të lirë dhe të hapur etj., shkojnë kundër interesave të shqiptarëve dhe të vlerave të tyre në rajon. Përfundimi i tranzicionit do të jetë, në fakt, një erë e re për të ardhmen dhe rolin e tyre, ku interesat kombëtare të shqiptarëve janë, kryekëput, me interesat e popujve të tjerë, në dobi të demokratizimit të Ballkanit Perëndimor dhe të integrimit të tij në strukturat euroatlantike. Vonesat e zvarritjet lidhur me marrëveshjen e Ohrit janë nga problemet më serioze që e komplikojnë dhe e sforcojnë faktorin demografiko-gjeopolitik shqiptar, për rrjedhojë, për vetë natyrën delikate të tij, ky problem krijon tensione dhe pasoja, në nivele lokale e rajonale, ndërsa implementimi me sukses i marrëveshjes do të sillte vlera stabilizuese jo vetëm për faktorin shqiptar, por edhe për gjithë Ballkanin. Fragmentarizmi politik i skajshëm i shqiptarëve është një pengesë tepër serioze, që dëmton jo vetëm imazhin e tyre, por bjerr shumë energji, e cila mund të shkonte në dobi të rolit dhe të veprës së tyre, por edhe të prosperitetit të përgjithshëm të rajonit. Mungesa e infrastrukturës mbarëshqiptare pengon seriozisht faktorin

Page 5: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

shqiptar si në funksionalizimin e rolit specifik të tij dhe në dobi të mbarëvajtjes së rajonit. Të dy korridoret, 8 dhe 10, kalojnë përmes territoreve me popullsi shqiptare. Është e kuptueshme se, çdo investim, në këtë drejtim, nuk është investim etnik, as kombëtar, por rajonal e mbareuropian. Mungesa e kapaciteteve njerëzore e shtetformuese është një arsye tjetër që pengon seriozisht zhvillimin ekonomik e kulturor të rajonit dhe të proceseve demokratizuese të tij. Kërkohet një bashkëpunim e koordinim më i mirë i punëve, si në drejtim të përzgjedhjes, të ngritjes së nivelit administrativ e kulturor të elementëve të faktorit shqiptar në administratën publike, në proporcion me përfaqësimin politik, ashtu dhe të faktorëve rajonalë për të mbështetur ngritjen e administratave publike, sipas standardeve e parimeve europiane të pushtetit. Pozita gjeografike, dinamika etnografike dhe gjeopolitika e shndërrojnë faktorin shqiptar në një nyje qendrore drejt Europës, së bashku dhe si pjesë dinjitoze e Gadishullit Ballkanik. Kjo do të thotë se stabiliteti, demokratizimi, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i shqiptarëve janë vlera të rëndësishme të shtuara, për paqen, stabilitetin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, në NATO dhe në BE, aspiratë e kahershme e popujve paqedashës dhe perspektivë e sigurt, për të ardhmen e tyre. Sfidat e diplomacisë Kuptohet se stabiliteti, prosperiteti, demokratizimi, integrimi, përfshirë dhe akomodimin e faktorit demografik shqiptar në Ballkan, rritja dhe dimensionimi i tij, përbejnë sfida për politikën e jashtme dhe diplomacinë shqiptare, kosovare dhe rajonale e ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës përfaqëson jo vetëm një akt historik, të papërsëritshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një realitet konkret e sfidant. Sfida e saj nuk është shpallja e pavarësisë (ajo ishte “rezultante historike” e objektive), por bërja e Kosovës një shtet demokratik, multietnik dhe europian, që do të thotë, para së gjithash, krijimi i kushteve, i rrethanave dhe garancive për përfshirjen e serbëve të Kosovës, për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, për të jetuar e punuar, vullnetarisht, së bashku me shumicën shqiptare e minoritetet e tjera, të mbështetur nga faktorët integrues ndërkombëtarë, duke gëzuar të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre, në një bashkëjetesë të lirë e demokratike, në të gjithë territorin e Kosovës, duke u përfshirë në dinamikën e vrullshme të zhvillimeve politike ekonomike e kulturore të shtetit më të ri të kohës. Është detyrë e politikës, por edhe e diplomacisë kosovare, rajonale e ndërkombëtare, që “të kurdisin orët” për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë dhe për të mos lejuar pakicat serbe të mbeten një “geto” në territorin e Kosovës, peng i politikave

Page 6: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

dritëshkurtra të Beogradit, duke gjeneruar, herë pas here, tensione të panevojshme, në Kosovë e në rajon. Së dyti, mëvetësimi i gati “gjysmës tjetër” të kombit shqiptar, si shtet më vete, ndryshon “peshën specifike” të kombit dhe “qendra e gravitetit” kombëtar spostohet drejt verilindjes. Sfida tjetër e madhe është bashkëpunimi dhe integrimi i gjithanshëm ekonomik, kulturor, shkencor, financiar, në fushat prioritare energjetike arsimore lëvizjes së lirë, tregut të lirë e të hapur të përbashkët etj., mbi bazën e marrëdhënieve midis dy shteteve shqiptare, sovrane e të barabartë e në dobi të të gjithë shqiptarëve, në frymën e parimeve ndërkombëtare e europiane dhe të prosperitetit kombëtar të shqiptarëve, në Ballkan, drejt të njëjtit objektiv; të integrimit në strukturat euroatlantike. * Ish-shefi i Misionit shqiptar ne Kosove

Gjeopolitika dhe interesat e shteteve të ndryshme

* Shkruan: Burim Breznica Gjeopolitika është një mënyrë e shikimit të botës: ajo merr parasysh lidhjen mes politikave dhe vendeve, mes gjeografisë, fuqisë dhe diversiteteteve kulturore. Qoftë në rajonet e botës të përfshira nga luftërat, atje ku kufijtë bëhen çështje e jetës apo vdekjes, qoftë në SHBA apo Evropë, gjeopolitika është një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme globale. Madhësia e një vendi, lokacioni, sovraniteti, dhe resurset, të gjitha këto kanë ndikim tek njerëzit që jetojnë dhe kanë ndërveprime me botën e gjerë. Për të përmendur shembuj që nga hartat historike, filmat dhe retorikën e liderëve politikë, të gjitha këto kanë të bëjnë me gjeopolitikën. Origjina e "shkencës" së gjeopolitikës Në vitin 1899, profesori suedez i shkencave politike, Rudolf Kjellen, pat shkruar në mënyrë realiste për politikën ndërkombëtare, të asaj kohe, duke e vendosur fokusin në rolin e territoreve dhe resurseve që formësonte politikat e shteteve. Gjeografia globale fizike si e quante ai ishte pra dispozicioni i kontinenteve, oqeaneve, dhe ndarja e shteteve në perandori dhe fuqi detare, tokësore apo rajonale (Klaus Dodds, Geopolitics, Oxford University Press, 2007). Faktorët që ndikuan në krijimin e gjeopolitikës ishin: nacionalizmi ekonomik dhe proteksionizmi tregtar, fuqitë imperiale udhëheqnin politika agresive në kërkim të territoreve të reja në Afrikë dhe kontinente tjera në shek. e 19 të, rritja e universiteteve dhe mësimi i gjeografisë si diciplinë akademike krijoi mundësinë për më shumë hulumtime në këtë fushë, sipas Doddsit. Shembull i shfrytëzimit të gjeopolitikës për dominim global ishte ai i

Page 7: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

gjeografit dhe profesorit gjerman Karl Haushofer, që njihej si "themelues i gjeopolitikës gjermane", para Luftës së Dytë Botërore. Instituti Gjeopolitik në Munich, kishte 1000 shkencëtarë, teknicienë, dhe spiunë, idetë dhe puna e të cilëve paraqitej mes hartave, grafikoneve, statistikave, informatave dhe planeve dhe këto kishin diktuar lëvizjet e Hitlerit që nga fillimi Luftës së Dytë. Profesori Haushofer kishte shkruar se "në mënyrë që Gjermania të prosperojë, lidershipi i saj do të duhej të konsideronte pesë elemente esenciale siç ishin: lokacioni fizik, resurset, territori, morfologjia dhe popullata". Ide tjetër ishte ajo e pan regjioneve apo aleancat me shtete si Japonia. Dihet se si kishin përfunduar këto plane gjeopolitike në mënyrë negative për Gjermaninë pastaj, me humbjen e luftës. Në SHBA, Henri Kissinger si sekretar shteti ishte ai që kishte ndikuar në ringjalljen e gjeopolitikës pas Luftës së Dytë Botërore. "Ekuilibri ishte emri i lojës" siç kishte thënë sekretari Kissinger duke iu referuar dy superfuqive të atëhershme botërore, kuptohet kjo me kohë kishte ndryshuar. Gjeopolitika sot është bërë pjesë e përditshme e jetës së njerëzve në shumë vende edhe për shkak te globalizimit dhe ndikimit të medieve elektronike dhe të shkruara. Çdo ditë dëgjojmë dhe lexojmë për konflikte në vende të ndryshme të botës për shkak të pasurive natyrore, për territore apo edhe për ideologji. Luftërat e Serbisë në vitet e 90 ta ishin luftëra tipike fashiste për dominim, për pushtim territoresh në Ballkan apo për ideologji dhe për ndryshim të gjeografisë, pra për shkaqe gjeopolitike. Gjersa, sulmet me bomba në Bagdad, në Londër, Bali, Stamboll, Madrid tregojnë për ndërlidhshmërinë mes njerëzve dhe vendeve të ndryshme në botë dhe njëkohsisht për rreziqet që janë paraqitur sot në disa pjesë gjeografike të botës. Gjeopolitika pra merret me cështje si kufijtë, resurset natyrore, territoret, identitetet, ujërat dhe për këto angazhohen shumë shtete, si.p.sh. për ndikimin në Arktik kohët e fundit interesohen Rusia, Kanadaja, Norvegjia dhe të tjera. Gjeopolitika poashtu paraqet situate apo ngjarje të ndryshme duke përdorur përshkrime gjeografike, metafora dhe shprehje sikurse p.sh. "Perdja e hekurt", "Bota e tretë" , "Boshti i së keqes" etj. Këto shprehje përdoren që të tërheqin vëmendje sepse kanë tendencë të thjeshtësimit të politikave botërore dhe të identifikojnë miqtë dhe armiqtë potencial. Por edhe me qëllim të shpjegimit të ndonjë dukurie apo problemi, si në këto raste më lart, ose në të kundërten, në raste tjera. Katër traditat gjeopolitike britanike p.sh. ishin: Anglia e vogël/Britania, Britania Kozmopolitane, Britania Evropiane dhe Britania Amerikane. Kryeministri Britanik, Vinston

Page 8: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Churchill, në vitin 1946, p.sh. pat deklaruar se "nga Stettini në Detin Baltik deri tek deti Adriatik, një perde e hekurt ka mbuluar Evropën", duke iu referuar influencës të atëhershme sovjetike në atë kohe dhe njëkohsisht duke e kundërshtuar atë në mënyrë metaforike. Filmat e krijuar me heroin britanik, James Bond, si p.sh. "Die another Day" paraqesin përpjekjet e agjentit britanik Bond, së bashku me kolegët amerikanë, që punonin për të ndalur një kolonel të "çmendur" nga Koreja Veriore për të shkatërruar Korenë Jugore dhe Japoninë me një satelit të fuqishëm, dhe ky film në një mënyrë përputhej me përshkrimin e atëhershëm të Presidentit amerikan Bush, për Korenë Veriore, "si një bosht i së keqes" dhe shfaqte qartë elemente të gjeopolitikës perëndimore në aspektin informativ, afirmativ por edhe propagandues (Klaus Dodds, Geopolitics, Oxford University Press, 2007). Një shembull negativ i shfrytëzimit të gjeopolitikës për propagandë shtetërore është ai i Presidentit të Iranit, Ahmadinejad, në tetor 2005, para 4000 studentëve kur deklaroi se Izraeli "duhej fshirë nga faqja e dheut" dhe nuk ishte vetëm deklaratë por sqaronte edhe përpjekjen e Iranit për të rishkruar hartën politike të Lindjes së Mesme dhe kjo nxiti reagime të mëdha në Izrael, në SHBA, dhe në vende të tjera. Gjeopolitika në Ballkan dhe Kosova Gjeopolitika në Ballkan ka pasur shumë zhvillime dhe ndryshime gjatë historisë por nëse ndalemi prej otomanëve p.sh., pastaj pas dy luftërave botërore dhe pas shërbërjes së ish Jugosllavisë, si pasojë e këtyre ngjarjeve, shqiptarët kanë vuajtur më së shumti. Gjithashtu nga pasojat e vendimeve të Kongresit të Berlinit më 1878, pushtimit të Shqipërisë dhe Konferencës së Londrës më 1913 që shkaktuan ndarje të trungut etnik të shqiptarëve në disa shtete. Por më 1999 definitivisht shtetet demokratike të udhëhequra nga SHBA të, Britania , Gjermania , Franca etj. ,së bashku me rezistencën Kosovare ndryshuan gjeopolitikën ballkanike duke iu ndihmuar Kosovarëve për të shpëtuar nga vrasjet, fushata e spastrimeve etnike dhe arritja e lirisë së shumëpritur. Presidenti i nderuar amerikan Klinton pat deklaruar në mars 1999 për një televizion amerikan kështu: "Shikoni hartën e Kosovës. Kosova është një vend i vogël, por është një urë lidhëse mes Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, dhe vendtakim i islamit, dhe degëve katolike dhe ortodokse të krishterimit. Atje janë aleatët tanë Turqia, Greqia, pastaj aleatë të tjerë dhe përreth Kosovës, ka vende të vogla demokratike që kanë sfidat e veta politike ekonomike. Të gjitha parakushtet për një luftë të gjerë janë atje: konflikte të vjetra, demokraci të brishta, dhe në qendër diktatori në Serbi që nuk ka bërë

Page 9: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

gjë tjetër, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përveç fillimit të luftërave të reja dhe derdhjes së benzinës në ndarjet etnike dhe religjioze" (K. Dodds, Geopolitics, f.20). Siç dihet, Kosova që nga 17 shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe është arritja më e madhe e shqiptarëve që nga viti 1912 dhe ky fakt ka sjellë paqe dhe stabilitet si dhe ka ndryshuar pozitivisht hartën gjeopolitike të Ballkanit duke iu falenderuar përkrahjes së madhe të shteteve liridashëse, demokratike dhe të drejta si dhe rezistencës qindravjeçare Kosovare.

Gjepolitika shqiptare ballkanike –

dhe njohja ndërkombëtare e pavarsisë së Kosovës

Hyrje

Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ndodhë vetëm me institucione shtetërore stabile që duhet të ndërtohen në Shqipëri dhe Kosovë. Duhet të pranohet fakti se faktorizimi i një kombi mund të ndodhë vetëm me ndërtimin e vlerave, që i japin kuptim rregullave dhe funksonimit institucional të brendshëm, duke u ndërtuar në vlerat e ndërvarësisë në kultivimin e marrëdhënieve ndërkombëtare (bilaterale dhe multilaterale).

Faktorizimet e një kombi mund të ndodhin vetëm me lobime, me hulumtim të miqve, kërkimi i alencave me popujt e tjerë në ndërtimin e vlerave reciproke, në ndërtimin e një stabilitetit të qëndrueshëm, të brendshëm dhe regjional. Ndërsa për ndërtimin e poltikave të llobimeve dhe miqësive, të qenurit konkurent, me vlera, të qëndrojë vlersëmi se je domethënës. Kjo domethënie e ndërvarsisë bazohet edhe në vlerat e integrimit, ku deri diku gërshetohen vlerat që krijojnë një interes reciprok, në mes dy apo më shumë shteteve. Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan do të ketë kuptimin, nëse arrijmë të jemi konkurent në standardet integruese evro-atlantike.

Gjeopolitika nënkupton “qasjen ndaj politikës”,që vënë në dukje nje veprimtari, me të cilën njerëzit organizojnë, ruajnë dhe ndryshojnë rregullat e veprimit. Në thelb bëhet fjalë për një aktivitet shoqëror, i cili nga njera anë është i lidhur në mënyrë të pandashme me ekzistencen e dallimeve dhe kundërshtimin e interesave, dhe në anën tjeter me nevojën për bashkëpunim dhe veprim kolektiv, në një rrugtim strategjik teorik dhe praktik, për të

Page 10: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

krijuar ndikimet, duke ndërtuar pozicion kombëtarë dhe fetar në një regjion të caktuar.

•1.       Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan

       përmes shpalosjes diplomatike të fakteve

Shqiptarët ndodhen në një shtrirje gjeostrategjike, ku janë kryqëzuar gjithmonë rrugët ndërmjet Perëndimit e Lindjes si edhe ato që zbresin nga Evropa qendrore. Sikur të ekzistonin partnerite të llobimeve me shtetet që kanë pasur interesin në Gadishullin Ballkanik, apo sikur të parët e tonë të kishin mundur të organizoheshin në një shtet, ku do të përfshiheshin tokat e banuara me shumicë shqiptare, mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike dhe ushtarake, duke e bërë vetë faktorizimin në Ballkan e në Mesdheun e Lindjes.

Për këte arsye, sot në kohë të pritjes të njohjes ndërkomëtare të shtetit të Kosovës, diplomatët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, shtresat intelektuale shkencore dhe populli i Kosovës, nuk duhеn ta ndjejnë vetën të lodhur nga negociatat për definimin e statusit final për pavarësinë e Kosovës. Këtë moslodhje, duhet ta mbështesim në faktin se në anën e Kosovës qëndrojnë faktet historike shekullore, qëndrojnë faktet, për gjendjen e shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit (1878), koha e shpërnguljeve masive me dhunë e mbi 612 katundeve shqiptare prej Krahinës të Nishit, Leskovcit, Prokupjes etj.  Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha  pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve  ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.

Katastrofa humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[2]  Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[3] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës”[4] për tërheqjen e

Page 11: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.

Këto janë argumentet e elitës shqiptare, për lobim për njohjen nderkombëtare të pavarsisë së Kosovës. Jemi dëshmitarë se këto argumente i dëgjojmë edhe në vokabularin diplomatik edhe të “liderëve të shteteve”[5] të cilat janë të rradhitura në mbrojtje të velerave univerzale mbi të drejtat e njeriut, në këte pjesë të Evropës. Sot, duhet një mobilizim apo një një ngritje e mënyrave të komunikimit ndërkombëtar, se këto fakte, duhet të jenë retorikë e përditshme në analet diplomatike, intelektuale dhe politike mbarë shqiptare, gjithandej ku do të vien në shprehje paraqitja e përfaqësuesve të Kosovës, në njohjen ndërkombëtare të pavarsisë se Kosovës.

Të gjithë këto aktiviteve diplomatike duhet të përcillen me motiv, dashuri atdhedashëse dhe kureshtje nga populli i Kosovës, duke e ruajtur besimin dhe duke qenë të kujdeshëm ndaj institucioneve të Kosovës, sidomos ndaj bartësve të punëve diplomatike të udhëheqësve shqiptar. Këto aktivitete duhet të jenë edhe pikësynim i partive politike në ndërtimin e koalicioneve stabile qeveritare. Në këto situate, politika nuk duhet të kuptohet vetëm si “art i së mundshmës”, por edhe si “synim për ta kuptuar politikën si art për të bërë të pamundshëm”. Pa idelogjizim të panevojshëm, mosmarrëveshjet të shëndrrohen në projekte të marrëveshjeve. Koalicioni stabil ndërpartiak, me një Qeveri stabile, me një bashkëpunim të ngushtë me partitë opozitare dhe partitë jashtë parlamentare, bashkëpunimi i ngushtë me universitetet, me sektorin jo qeveritar, me afaristët legal (që respektojnë ligjet e Kosovës), do të ngrit kuptimin e faktorizimit të shtetit më të ri në Evropë. Për elitat  politike parlamentare dhe qeveritare, është koha e fundit, që të rrumbullaksojnë Kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe të gjitha ligjeve, normat juridiko – kushtetuese dhe implementimi i tyre, të cilat do ta definojnë rendin shtetëror demokratik të Kosovës.

Në krijinimin e marrëdhënieve shtetërore të Kosovës, në modalitet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, sikur më i afërt është koncepti diplomatik për njohjen ndërkombëtare, pasise Kosova, e ka shpalljen defakto të pavarsisë, këte e ka legjitimuar edhe me referendumin plebishtitar në vitin

Page 12: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

1991. Mandej ekzistojnë konstatime edhe të zyrtarëve të BE-së, se edhe marrëveshja teknike e Kumanovës por edhe “Rezuluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”[6] përmbajnë një  bazë të mjaftueshme e bazuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë, apo të shtetësisë së Kosovës. Politikanët, liderët e partive politike të pozitës dhe opozitës, intelektualët dhe qytetarët e Kosovës, me siguri se varijanti i pranimit të ndërkombëtar i pavarsisë së Kosovës, pa rishpallje të pavarsisë nga Kuvendi i tashëm, duhet të kuptohet si fitore diplomatike, ndaj gjithë atyre që në mënyra të ndryshme tentojnë të nivelizojnë të veçantën qe e ka Kosova, me disa krahina në disa vende të ish BRSS-së, apo edhe me serbët e B dhe H dhe gjetiu. Kosova dallon nga të tjerët, deri në finalizimin e shtetësisë, është i njohur fakti se Krijimi i kontuinitetit shtetëror të Kosovës duhet ndërtohet në themelet e Kushtetutës së Kaçanikut të vitit 1991.

Pavarësia ka të bëjë me forcimin e besimit të qytetarëve të Kosovës, dhe të gjitha subjekteve të saj, të sëndërtojnë në praktikë fillestare, me pakon ligjore bazuar në dokumentin e Ahtisarit, si dokument më të favorshëm për të bërë një promovim diplomatik edhe me shtetet e tjera për të pranuar pavarësinë e Kosovës.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës apo rishpallja dhe pastaj njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, të përcillet me vullnetin dhe ndërgjegjën, që të gjithë shqiptarët e miqët e tyre të jenë në shërbim të pavarësisë: politikanët, profesorët, biznismenët, dhe të gjithë ata të cilët e duan një Kosovë të pavarur dhe faktorizimin e natyrshëm të shqiptarëve në Ballkan. Dëshira për pavarësi si synim shekullor mbarshqiptar, e drejtë legjitime e popullit të Kosovës për pavarësi, e ndërtuar me përmbajtje të sakrificës të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën, për krijimin e legjitimitetit shtetërorë, do të eliminonte dilemat dhe brengosjet, se dëshira për pavarësinë e Kosovës, do të jetë e kërcënuar edhe nga projekte të cilat nuk do të krijojnë mirëqenie dhe ardhmëri të lumtur për qytetarët e Kosovës.

2. Pavarësia e Kosovës dhe çka pas pavarësisë

Duhet të inkurajohen fuqishëm të gjithë ata studiues që afirmojnë interesin e sigurisë nacionale, që Kosova të jetë e gatshme që menjëherë posa të zgjidhet statusi i saj, të krijojë strategjinë themelore gjithëpërshirëse nacionale për “sigurinë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”[7]. Kosova si shtet do të ketë mundësi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare

Page 13: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

nga fusha e sigurisë, çka do të ndikonte në rritjen e stabilitetit në vend dhe rajon. Shkalla e suksesit në realizimin e kësaj politike varet nga arritja e stabilitetit të brendshëm dhe e konsolidimit të shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut, të zhvillimit ekonomik, konsolidimit të institucioneve dhe instrumenteve të sigurimit, ngritje e besimit për t’u investuar në Kosovë nga kompanit ndikuese të biznesit të BE -së, SHBA-së, Japonisë etj., duke e afirmuar Kosovën në vazhdimësi si një faktor progresi e kontribues në proceset e politikave rajonale dhe globale.[8]

Arritja e vijave diplomatike që të përgatitet Kosova, që pas njohjes ndërkombetare të pranohet edhe anëtare e OKB-së, të fillojë procedurat për pranim në BE dhe NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, politike dhe ekonomike. Synimet e krijimit të diplomacisë stabile për ndërtimin e shtetit, duke u inkorporuar në projekte të bashkëpunimit regjional, duhet të fokusohen në projekte të konsultuara me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. 

Mandej, aktivitet për ndërtimin e shtetit të Kosovës, në marrëdhëniet ndërkombëtare, për krijimin e raporteve diplomatike të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim diplomatik, ekonomik, kulturor, sportiv e etj., shqiptarët e Kosovës, duhet të orientohen më bindshëm në krijimin e idenditetit shtetëror kosovar, që mos ta përjetojnë fatin e marrëveshjeve paqësore të rrugëtimit të diplomacisë evropiane për njohjen e pavarsisë të Shqipërisë.[9]

Me siguri se edhe pas fillimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, në valën e lojërave politike për kundërshtimin e njohjes ndërkombëtare, që e bën Federata Ruse dhe aleatët e saj, do të veçoja për këte rast dy deklarata të mbështetura me fakte, ajo e Brus Xheksonit, kryetari i organizatës joqeveritare “Projekti për demokracinë në tranzicion”  (30 tetor 2007) kur thotë se, statusi i pazgjidhur i Kosovës e bën situatën e tensionuar në Maqedoni, Bosnje dhe në tërë Evropën Lindore. I njëjti afron argumente se izolimi i Sërbisë nga Bashkimi Evropian do të bëhet nga vetë ajo, duke mbetur në pozicionet në kundërshtim të statusit të pavarësisë së Kosovës dhe lejimit të rregullave (te ekonomisë informale) të kapitalit rus, jashtë standardeve që ofron BE-ja për shtetet që janë aspirate.

Në këte drejtim mund të veçohet edhe Deklarata e dytë, ajo përfaqësuesit slloven Jellko Kacin (1 nentor 2007), ku shteti i tij nga fundi i dhjetorit ka pranuar mandatin e kryesuesit të Bashkimit Evropian, për të përditshëm austriake “Standard” thotë se: “Sërbia sa më shumë të bëhet e pjekur

Page 14: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

politikisht dhe e vetëdijshme për ta pranuar pavarësinë e Kosovës si realitet, Serbia mund te bëhet epiqendër e ndryshimeve pozitive ne Ballkan”.

Përkundër fakteve, se pavarësimi i Kosovës e stabilizon rajonin Ballkanik, megjithëatë ekzistojnë konstatime të përpunuara mirë, se nuk ka gjasa reale, qe elitat politike serbe (të motivuara nga ato ruse) të ndryshojnë qëndrimin e tyre, për një kohë kundër, për pavarsinë e Kosovës. Si duket, shumica e politikanëve dhe intelektualëve serb, nuk dëshërojnë t’i vejnë në përdorim përvojat për krijimin e një regjioni Ballkanik të stabilizuar, ashtu siç vepruan me politikat e tyre pajtuese gjermanët dhe francezët, që ishte edhe baza për krijimin e BE -së.  Elitat politike serbe, për një kohë shumë të shkurtër, do t’i binden faktit për fajësinë dhe dëmin që me shekuj ia kanë shkatuar serbët shqiptarëve. Gjeneratat e ardhshme politike serbe nuk do të krenohen me shembujt e miqësisë që kanë krijuar parardhësit e tyre, pasi se pushtetet serbe historikisht njihen si okupator dhe ndërtues të pozitave serbe në Ballkan në dëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve musliman. Pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, krahas ndërtimit të politikave për bashkëpunim regjional, bazuar në standardet evro – atlantike, duhet të vjen në shprehje një “detant” [10] ballkanik, apo edhe një detant shqiptaro – serb. 

Elitat politike të Kosovës, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, me siguri se  do të përballen me sfida të reja. Është e qartë se periudha më shumë se 60 vjetë e një rezistence për të konkretizuar shtetësin, shqiptarët e Kosovës nuk do ta çvlerësojnë. Pastaj nëse e kemi parasysh faktin se Kosova ka kaluar përmes veprimeve luftarake drejt pavarësisë dhe është në kërkim të përshtatshmërisë së funksionimit të të gjitha institucioneve dhe organizimit të shoqërisë, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që, është që sa më pak të reflektohen pasojat që i ka shkatuar lufta. Kosova ka potenciale institucionale dhe intelektuale të cilat mund të ofrojnë zgjidhje për situatat e krizave, ndërsa, përmes zhvillimit të bashkëpunimit dhe integrimit, ajo do të zhvillojë kapacitetet e veta institucionale. Institucionet e Kosovës, krahas kritereve politike, ekonomike dhe të sigurisë si NATO dhe standarde të BE-së, do të ndërmarrin aktivitete të nevojshme dhe të përshtatshme për ngritjen e aftësisë së sigurisë, ekonomisë, rendit etj,

3. Gjendja aktuale politike e sigurisë në Kosovë:

Definimi i statusit politik përfundimtarë të Kosovës dhe faza që do ta shoqërojë, pas pavarësisë, pritet që të hap mundësi të reja për të dizajnuar

Page 15: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

një sistem efektiv të “kulturës politike”, sigurisë nga institucionet vendore në bashkëpunim me ato organizma ndërkombëtare, që do të kenë prezencë të qëndrueshme në Kosovë edhe pas përcaktimit të statusit siç janë NATO-ja dhe misioni i BE-së. Ndërtimi i poltikave të sigurisë shtetërore në Slloveni, Hungari, Çeki, shteteve të Baltikut, të cilat tani janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, duhet t’i shërbejnë si përvojë edhe qeverisë së Kosovës. 

Shqetësime për kontroll institucional, për punën e strukturave udhëheqëse është i arsyeshëm. Është i nevojshëm bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare, për zhvillimin e politikës shtetërore, me prioritetet e përcaktuara: aktivitete diplomatike për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, promovimi i programeve të qarta ekonomike për zhvillimin ekonomik; sigurinë sociale dhe prosperitetin kulturor; zhvillimin demokratik të institucioneve; lirinë dhe barazinë nacionale; respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kosovës dhe institucioneve të saja, duhet te jenë të  bazuara në agjendën e standardeve të BE-së dhe NATO-s.  Bashkimi Evropian, në përshpejtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duhet të korigjojë gabimin për dëmin, që ia shkatoi Kosovës, në vitin 1991-1992[12]. Do të ishte me rëndësi të madhe për adaptimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe institucioneve të saj me standardet dhe procedurat e botës së zhvilluar. Duke u mbështetur në analizat e formulimit të interesave shtetërore (nacionale), si dhe në bazë të vlerësimeve për një zhvillim strategjik, veçanërisht në aspektin e sigurisë së Kosovës.

4. Çka paraqet Marrëveshja e Ohrit në R. e Maqedonisë –

    cila është lidhshmëria me Kosovën ?

Marrëveshja paqësore e Ohrit, me implementimin e amandamenteve kushtetuese, në masë të konsiderueshme e ndryshoi kornizën demokratike të sistemit të mëparshëm të vendit. Si pasojë e konfliktit luftarak të vitit 2001, dhe nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare,  me marrëveshjen e Ohrit është rivendos modeli i cili duhet të krijojë paqë ndëretnike, më tepër  stabilitet dhe siguri në vend.  Me këto ndryshime u krijua rasti që edhe teoria shoqërore tek ne, të merr hapin me kohën në sqarimin e fenomeneve politike, ekonomike, sociale të sigurisë etj. Kjo marrëveshjeje e pranuar ndërkombëtarisht, me të drejtë njihet si dokument i paqes dhe e kompromisit, me vizion për mirëqenjen e qyterëve të Maqedonisë, si pjesë e

Page 16: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

dialogimit që jetësoi vlerat diplomatike si kuntribut për kthimin e paqes. Nëse analizohet rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, në ndërtimin  e shtetit të ri të RM-së, faktet që ofrohen janë shqetësuese për vonesën e implementimit të një dokumenti i cili llogaritet si dokument që i ka dhënë vlerë fundamentale  Kushtetutës së Maqedonisë, që të njëjtën ta pranojnë edhe shqiptarët. Ky shqetësim bazohet në vonesën e sjelljeve të ligjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe, Ligji për përdorimin e flamurit shqiptarë si dhe inkuadrimi i shqiptarëve sipas përqindjes proprcionale. Partitë politike maqedonase që përbëjnë kolacionin qeveritar, sikur dëshirojnë të manipulojnë me këte Marrëveshje, apo sikur dëshirojnë të harrojnë se kjo marrëveshje i dedikohet ndërtimit të raporteve shtetërore shqiptaro – maqedonase.

Edhe pas gjashtë viteve të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, parashtrohet pyetja, sa u ngritë niveli i mirëbesimit reciprok shqiptaro – maqedonas? A mjaftojnë vetëm ndryshimet kushtetuese dhe sjellja e ligjeve apo realizimi i disa pikave nga anekssi C, që të kemi vlerësime reale për besueshmërinë ndërnacionale, për kulturën shtetërore, për kulturën politike, për kulturën për paqen dhe për një stabilitet të qëndrueshëm institucional në Maqedoni. Me keqardhje mund të konstatohet edhe fakti se kësaj marrëveshje i mungoi komponenta ekonomike, që është natyrë e historisë së marrëveshjeve paqësore. Ky hendikep ekonomik më së tepërmi hetohet në mungesën, apo në mosinvestimin në vendet të përfshira në konflikt, dhe në mos risocializimin e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe pjestarëve të tjerë të UÇK-së.

Edhe në Maqedoni, projektet e bashkëpunimit regjional të bazuar në standardet e BE-së dhe NATO-s mund të implementohen vetëm nëse ekzistojnë elita politike që janë të prirë të nxisin procese pozitive (dhe përkrahja e tyre). Në vtin 2007, bartësit e funksioneve në Qeverin e Maqedonisë, më tepër kishin aktivite mediale promivuese, dhe më pak sëndërtim të implementimit të standardeve, që e shpejtojnë rrugën për antarësim në BE dhe NATO. Ndërsa sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria e Maqedonisë duhet më bindës t’i përkushtohet paraqitjeve publike që mund të jenë pajtuese, që do të krijojnë hapësirë për realitetin e konstelacionit të ri, të një Maqedonie të re, me jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Në vigjilje të pritjes së ftesës për antarësim në NATO dhe për fillimet e bisedimeve për antarësim në BE, në cilësinë e shtetit kandidat, Qeveria e

Page 17: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Maqedonisë ndërmorri disa aktivitete që prishen ekuilibrimin e prioriteve politike, ekonomike apo edhe të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenjen e qytetarëve. Rasti tragjik i intervenimit policor në Brodec, pastaj vendimi i Gjyqit kushtetues për abrogimin e disa neneve që kishin të bëjnë me përdorimin e flamurit shqiptar, në kohë kur pritet të fillojnë procedurata ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës, krijohet dyshimi se në formë të tërthortë me dije apo pa dije, qeveria e Maqedonisë i kontribuon situatave konfliktuoze. Kësaj situate konfliktuoze politike (shtator 2007), me sjelljet e tyre i kontribuan edhe disa deputet dhe disa qeveritar shqiptar, me rastin e rrahjes së tyre në mes veti në lokalet e parlamentit. Këto sjellje konfliktuoze, me zënka ndërpartiake të tyre, vazhdojnë të jenë aktivitet i përditshëm, vërehen edhe me prononcimet e tyre publike, që shpeshherë ndjellin urrejtje brenda shqiptare, dhe janë jashtë çdo norme të etikës politike.

Sipas shumë vlerësuesve dhe njohësve të politikave të sigurisë shtetërore, me rastin e Brodecit, dhe disa raste tjera, konstatohet se Qeveria  e Maqedonisë,  iu ka shmangur parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, parimeve kushtetuese dhe rregullave të përalajmërimit te hershëm për menaxhimin paqësor me krizat.

Nga përvojat e shteteve në trazicion, por edhe nga përvojat me të cilat u ballafaqua Republika e Maqedonisë, në katermbëdhjetë vitet e fundit u dëshmua fakti se për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e tij nuk janë vendimtare forcat represive, ushtria e fort dhe policia, por se ndikimin për krijimin e një shoqërie stabile me një siguri të qëndrueshme janë disa parametra të tjerë si: ngritja e nivelit të demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut, ekzistimi i partive stabile, kultivimi i raporteve të mira ndëretnike, mirëqenja ekonomike dhe sociale etj . Stabiliteti politik, ekonomik dhe i sigurisë i Maqedonisë ka një ndëvarësi reciproke edhe me zhvillimet në Kosovë, qofshin ato zhvillime pozitive apo negative.

5. Integrimet euro-atlantike; Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në

   marrëdhëniet ndërkombëtare me refleksion në Ballkan;

Proceset e integrimit evroatlantik janë të lidhura ngushtë me bashkëpunimin regjional. Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria, përmes Kartës së Adriatikut (projekt i NATO-s) dhe standardeve integruese të BE-së, për jetësimin e interesave strategjike për antarësim në strukturat evroatlantike në

Page 18: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

NATO dhe BE, ështe bazuar në modelet e bashkëpunimit regjional. Me këto interesa definohen vlerat, edhe për bashkëpunimin me fqinjët, si nxitje themelore e bashkëpunimit regjional, e cila mund të arrihet përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe lloje të tjera të bashkëpunimit si të atij bilateral dhe regjional. Në këto zhvillime politike, ekonomike, kulturore etj, shqiptarët ku do që shtrihen në regjionin balkanik, duhet të kenë një pikë (qendër) të përbashkët kordinuese ndërshqiptare. Me këte do të vendosej dialogu shqiptar me popujt e tjerë, në disa nivele dhe në më shumë fusha, dhe do të krijohen më tepër mundësi për besimin më të madhë në ofrimin e popujve që jetojnë në shtetet e Evropës Juglindore. Kjo nënkupton aktivitetin diplomatik, për dialogim në definimin e vlerave të përbashkëta të cilat do të krijonin ambijentë për stabilitet të brendshëm dhe bashkëpunimim regjional. Shpallja e pavarsisë së Kosovës dhe njohja ndërkombëtare, stabilizimi institucional i brendshëm i Shqiperisë dhe i Maqedonisë dhe pranimi i ftesës për antarësim në NATO, do të ishte kontributi më i çmueshëm për faktorzimin e politikave ndërkombetare të këtyre tre shteteve në Evropën juglindore.

Për hulumtimin e problemit të sipërpërmendur me rëndësi të veçohen disa aspekte, siç janë:

fizionomia e re politike e zgjerimit të NATO-s, sidomos në Evropën Juglindore;

çështjet politike dhe rrethanat ekonomike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe Kosovë, dhe në rajon pas vitit 1999;

ndryshimet në organizimin e brendshëm të Republikës së Maqedonisë me Marreveshjen kornize te Ohrit të vitit 2001,

rritja e rolit të NATO-s dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve nacionale dhe regjionale në Ballkanin perëndimor, si dhe

një komponentë që duhet bindshëm te ngritë nivelin e bashkëpunimit regjional, është definimi i statusit të pavarësisë së Kosovës, apo krijimi i raporteve të reja nderfqinjësore pas statusit.

Në këte drejtim nuk duhet të mungojë qasja serioze e strukturave qeveritare dhe joqeveritare, partive politike në pozitë dhe opozitë që në procesin e integrimeve Evroatlantike në kuadër të projekteve që ofrohen nga NATO-ja dhe BE-ja, secili shtet ndaras dhe bashkarisht  shtetet e Ballkanit perendimor  të obligohen:

Page 19: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Të punojnë në kuadër të Bashkësisë ndërkombëtare që të zhvillojnë strategji të përbashkët për shpejtimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik në regjion.

Të angazhohen për paqë të qëndrueshme dhe afatgjate, prosperitet dhe stabilitet në Evropën juglindore,

Të i vazhdojnë reformat demokratike, Lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe Të krijohet koncepte dhe politika pajtuese me elemnte të kuptueshme

për një ndërvarshmëri fqinjësore e mbështetur në vlera bashkëkohore, për krijimin e rrethanave për një stabilitet më afatgjatë të marrëdhenieve fqinjësore.[13]

Nga fakti i bashkëpunimit regjional dhe ndërfqinjësor, duke e respektuar edhe integrimin e gjithëmbarshëm të brendshëm, brenda shtetit, me inicijativat që burojnë nga strukturat evroatlantike, nga strukturat qeveritare dhe çarqet akademike, duhet të favorizohen idetë e hapjes së kufinjëve. Duke i zëvendësuar burimet e djeshme të konflikteve ballkanike me format bashkëhore të bashkëpunimit rajonal në një model të ri gjeopolitik të mirëqenjes dhe paqes, sigurisë dhe prosporitetit Ballkanik. Unë mendoj se dy shtetet Kosova dhe Maqedonia e kanë një rast ideal, që pas definimit të statusit të pavarësisë së Kosovës, të bëjnë sëndërtimin e raporteve të mirëfillta fqinjësore.  Mendoj,  se për herë të parë në historinë e maqedonasve,  interesi i tyre si komb, lidhet edhe me interesin shqiptar. Keto interesa janë shumë të ndërvarura, dhe tani aspak nuk mund të vehet në dyshim se pavarësia e Kosovës, njëherit stabilizon drejteperdrejtë edhe Maqedonin.

5.1. Kurtha e diplomacisë serbe në krijimin e problemit ndërkufitar

       Kosovë – Maqedoni

Kurtha e problemit ndërkufitar e bazuar në një marrëveshje famoze e nëshkruar në Shkup, më shkurt të vitit 2001, nga Kryetari i ndjerë i Maqedonisë Boris Trajkovski dhe Koshtunica si kryetar i Jugoslavisë së mbetur (që sa vite një shtet i tillë nuk ekziston në kartën politike të botës), herë pas here krijon edhe mosmarrëveshje ndërshetërore. Por kjo kurthë e çarqeve serbe nuk u vlerësua drejtë atëherë nga Qeveria e koalicionit e vitit 2001 (VMRO – DPMNE dhe PDSH si parti qeveritare). Me keqardhje mund të konstatohet se në disa momente edhe mjaft të ndieshme të sigurisë rajonale, sikur dëshirohet të riciklohen marrëdhënie të tendosura

Page 20: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

ndërfqinjësore, të bazuara në mos shënimin e vijës kufitare. Ndryshimi i vijës kufitare në vitin 2001, nuk duhej të pranohej, aq me naivitet nga qeveritarët e Maqedonisë, nëse merret parsysh fakti se një Jugosllavinë e cunguar vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk e kishin legjitimitetin shtetëror të përcaktojnë vijën kufitare edhe për pjesën me Kosovën, në kohë të statusit të saj, me një protektorat ndërkombëtar.

Ekzistojnë vlerësime reale se, Maqedonia duke ndërtuar qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës, duke e ndërtuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, konformë politikave të diplomacisë të SHBA-së, BE-së dhe NATO-së, me siguri se do gjenden modalitet diplomatike që Qeveria e Maqedonisë, nuk do të pranoj që edhe më andej të mbetet pengë e kurthave diplomatike serbe, sa i përket situatave të krijuara me definimin e vijës kufitare Kosovë – Maqedoni,

6. Partneriteti shqiptaro-turk pjesë e politikës gjepolitike shqiptare

Ekzistojnë arsye të pakontestueshme, se çarqet shkencore shqiptaro – turke,  me prioritet duhet të nisin inicijativat për rishikimin e historisë shqiptaro – turke.  Pasqyrimi i raporteve politike, kulturore nuk duhet të bazohen në vlerësime të bazuara në  literatura kvazi shkencore, ku Turqinë dhe popullin turk e paraqesin në forma më të zymta, në raportet shiptaro turke. Ka ekzistuar një vakum një shekulli, thuajse të pakujdesie dhe çthurrje të hulumtuesve të ndryshëm edhe ndër shqiptar, që në forma më ekstreme të paraqesin popullin turk dhe perandorine osmane si armiq te shqiptarëve. Eshtë koha që akademitë turke dhe shqiptarë, apo edhe institucione të pavarura intelektuale turko – shqiptare, të veprojnë me projekte të perpunuara mirë, që me hulumtime konkrete t’i japin kuptim meritor historiografisë shqiptare, duke filluar prej kohës së Skenderbeut deri në kohën e sotshme. Duhet të pranojmë faktin se ka nevojë për studime të mirëfillta të turkulogëve dhe albanologëve të cilët, do të kenë një persiatje shkencore mbi perandorinë osmane dhe ndërtimin apo kultivimin e vlerave te lidhshmërise turko – shqiptare.  Studimet e mirëfillta do paraqesin edhe realitetin shkencor në marrëdhëniet turko – shqiptare, nga kjo ka arye të mjaftueshme për të rishkruar historinë e marrëdhënieve shqiptaro – turke [14]. Një institucion i përbashkët shkencor turko – shqiptar per hulumtime të së kaluarës shqiptare nën perndorinë osmane, do të jetë një themel në ndërtimin e raporteve vëllazërore turko – shqiptare.

Page 21: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Është koha që në ndërtimin e politikave për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, në ndërtimin e politikave evro – integruese, “partneriteti dhe bashkëpunimi”[15], duhet te pranohet lidhja e natyrshme e lidhshmërisë të qëndrueshme në mes shqiptarëve dhe turqëve. Kjo vijë e natyrshme mund të deshmohet edhe më shumë, nëse e shohim në forma të një statistike të përpunuar mirë, për vendin dhe rolin që kishin shqiptarët në ndërtimin e shtetit turk. Në kohën e sotme shqiptarët krahas faktorizimit të tyre me orientime proamerikane dhe properëndimore, duhet të ndërtojnë vija të llobimit të përbashkët të një aleance turko shqiptare në promovimin e vlerave stabilizuese në regjionin e Evropës juglindore.  

Duhet të pranojmë faktin se në pesëmbedhjetë vitet e fundit Turqia, vazhdon të luan një rol paqedashës në regjionin ballkanik. Ndëron raporte politike të miqësisë me Shqipërinë, Maqedonin, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe më gjërë. Në këte drejtim dalin në sipërfaqe diplomatike edhe arsyet për një porosi miqësore, Turqia duhet të ketë një rol më aktiv diplomatik për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës.  

6.1. Aspekti politik, ekonomik, kulturor dhe fetar

Sa i përket muslimanëve të Evropës juglindore duhet të pranohet realiteti i lidhjes të natyrshme të tyre me Turqinë. Kjo lidhje, me asgjë gjerë më tani nuk ka qenë në kundërshtim me realitetin e pranimit të dallimeve që i kanë njerëzit në mes veti, Turqia në raportet diplomatike me shtetet e Ballkanit ka dëshmuar një rol shumë konstruktiv. Në aspektin fetar Turqia mbetet shëmbull i mirë për ndërtimin e raporteve ndërfetare duke e afirmuar kuptimin e një tolerance ndërfetare.

Duhet të pranohet fakti se shqiptarët musliman kanë disponim pro – turk, por  ekzistojnë fakte të pamohushme se edhe shqiptarët që i takojne fesë katolike dhe ortodokse në kohën e sotme, por edhe më herët nuk kanë qenë të rënduar me dukuri të disponimit antiturk. Kjo dëshmon edhe për një kulturë brenda shqiptare në krijimin e miqësive. Shembujt ku popujt e feve të ndryshme me shekuj të tërë jetojnë afër njëri-tjetrit, pa shënuar kurrfarë përplasjesh mes tyre. Këtë mund ta ilustrojmë edhe me shembuj të shumtë të multikonfesionalitetit të popullit shqiptar, pjesëtarë të islamit, të katolicizmit dhe orthodoksisë, mes ithtarëve të të cilëve historikisht nuk është shënuar ndonjë fërkim ose mosmarrëveshje.

Page 22: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Në këtë drejtim, sa i përket përvojave integruese mund ta kujtojmë edhe politikanin gjerman Volker Ruhe, ku thotë: ,,Sa i përket zhvillimit të  islamit në Evropë, anëtarësimi i Turqisë (si shtet anëtare e NATO-s) në BE mund të ketë ndikim pozitiv”. Turqia dhe poppulli shqiptar, me një përvojë të mirëkuptimit ndërfetar që e posedojnë mund t’i shërbejnë edhe popujve të tjerë të Evropës. Keqpordorimi apo serviliteti dhe manipulimi i masave duke prekur në ndjenjat fetare për synime politike apo qëllime të tjera, është veprim i shëmtuar. Pa mëdyshje turqit, shqiptarët muslimanë, dhe muslimanët e tjerë në Gadishullin Ballkanik i kanë pranuar vlerat për integrime evro-atlantike dhe sipas këtyre standardeve dhe konkurence, do të ndërtohet edhe perspektiva me një qytetrim të ndërtuar përmes disa vlerave të interesit të përbashkët, duke e mbrojtur dhe kultivuar edhe idenditetin fetar islam. Nëse kemi prasysh se koncepti i ndërvarshmërisë në krijimin e raporteve ekonomike, politike, të sigurisë, sociale, kulturore në mes njerëzve, shteteve, afarsistëve është paradigmë e kohës, atëherë patjetër, projektet integruese duhet t’i nënshtrohen domosdoshmërisë për të bashkëvepruar duke u mbështetur në interesa reciproke ashtu dhe të tillë, si qenie njerëzore të mvarur njëri me tjetrin, ashtu si na ka krijuar Zoti i Madhërishëm.  

6.2. Historia e defaktorizimit të shqiptarëve në Ballkan

    

Pak histori. Historia gjenocidale greke ndaj Çamëve. Kjo pjesë e popullit shqiptar mbrenda kufijve te Greqisë, por në troje të veta autoktone, përjetoi një politikë eleiminuse greke, përshkak se ishin shqiptar dhe se i takonin fesë islame. Ndërsa për shqiptarët ortodoks të pëkasaj toke, dominuan masa të tjera poshtu të vrazhda asimiluese.[16] Fatin e njejtë e përjetuan shqiptarët e krahinës së Nishit dhe Leskovcit, me faktet që ofrohen, për katastrofën humanitare të shqiptarëve gjat dhe pas Kongresit të Berlinit (1878), ndodhi shpërnguljeve më masive e dhunshme e mbi 612 katundeve shqiptare prej këtyre vendeve historikisht të banuar me shqiptar.[17]

Në anën tjetër, po në të njejta kohëra kishte edhe projekte serbe slave, jo vetëm për shpërngulje, por për asimilimin e shqiptarëve të fesë orthodokse. Shqiptarët e fesë orthodokse përveç anës të Dibrës dhe Gostivarit jetonin në numër të konsiderushëm edhe në rrethinën e Strugës, Kërçovës, Ohrit, Prespës dhe Manastirit. Në këtë kontekst ndoshta historianët, do t’i zbardhin edhe faktet se shumë vendbanime që ishin të banuara me shqiptarë në

Page 23: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Maqedoni, edhe me shpërnguljet për në Turqi, tani ato vendbanime janë pa shqiptarë, duke përfshirë shumë vendbanime në Veles, Prilep, Manastir, Krushevë, Kratovë[18]  Kriva Palankë, Sveti Nikollë dhe Shtip.67

Zbardhja e fakteve për periudhën e okupimit serb të tokave shqiptare në mes dy luftërave botërore, periudha  pas vitit 1945 e integrimit të dhunshëm të shqiptarëve me krijesën shtetërore të quajtur Jugosllavi, dhe shpërngulja e dhunshme për në Turqi që zgjati deri në vitin 1968 (Elaborati i Cubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve musliman për në Turqi)[19]. Fakte edhe të kohës më të re të viteve 1981, 1987 – 1998 dhe sidomos ato të viteve  ‘98-99, kur Serbia ushtroi gjenocidin në popullin e pambrojtur shqiptar në Kosovë, kur kishte hаrtuar një strategji për “një tokë të djegur” dhe pa shqiptar.

Katastrofa e fundit humanitare në Kosovë (1998 – 1999) ishte nga pasoja e dhunës që ushtroi pushteti serb, mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.[20]  Në fakt, me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve nga pushteti serb, u sëndërtua parimi i së drejtës ndërkombëtare se: “kur shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ushtrohen format e represionit të gjenocidit, aty edhe përfundon sovraniteti shtetëror”.[21] Qeveria serbe njëherë e përgjithmonë, duhet t’i bindet fakteve historike, dhe t’i bindet faktit se me “Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës” për tërheqjen e forcave ushtarake – policore dhe paramilitare serbe nga toka e Kosovës, definitivisht me këte e ka nënshkruar edhe kapitulimin si okupator, dhe prej atëherë Serbia e sotme nuk ka më asgjë të përbashkët në elementin e sovranitetit shtetëror me Kosovën. Serbia nëse pranon realitetin e krijuar në gjepolitikën ballkanike, apo rolin e ri të shqiptarëve në Ballkan, duhet t’i bindet të derejtës ndërkombëtare, se si duhet të krijohen rrethanat diplomatike për arritjen e marrëveshjeve fqinjësore me Kosovën.

Defaktorzimi mbrenda shqiptar, në përiudha të ndryshme historike, prej Lidhjes së prizrenit e drei në vitin 1997 janë histori e veçntë dhe e dhimshme Brenda shqiptare.

Përfundim

Kur trajtohen tema te marrëdhenieve ndërkombetare për shqiptarët në Ballkan, patjetër se duhet të hulumtohet hisoria politike e ndodhive pas rrënimit të murit të Berlinit (1989). Ekzistojnë mendime nga çarqe intelektuale shkencore, se pavarësia e Kosovës ngritet në një nivel të

Page 24: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

ngjarjes historike të rrënimit të murit të Berlinit. Kur vazhdojnë të krijohen rregulla të reja të ndërvarësisë në krijimin e marrëdhënieve diplomatike, me ndryshimet shoqërore-politike, ekonomike dhe të sigurisë që ndodhën në Evropë e që ndikuan edhe në rregullat e “Rendit të ri botëror”. Në këte kohë vazhdojnë të imponohen edhe rregulla të reja të ndikimeve dhe konkurrencës në mes popujve. Tani krijohet rasti që edhe elitat intelektuale shqiptare më guximshëm të promovojnë rregulla të qëndrueshme për ekuilibrimin paqësor, ku perspektiva e sigurisë (nacionale apo shtetërore) nuk mund të shikohet edhe më tej me alternativat e garave në armiqësi.

Në këte drejtim, do të ishte dezekuilibrim paqësor, apo edhe brengosje për stabilizim të marrëdhënieve rajonale, nëse nga elitat udhëheqëse shtetërore nuk kuptohen vlerat integruese si pikënisje për zgjërimin e mirëfilltë të konceptit paqësor të bashkënimit ndërfqinjësor.

Shqipëria, Kosova, dhe shqiptaret e R. së Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, duke e ndërtuar identitetin e tyre shtetëror, ndërtojnë një pamje reale në ballafaqimet dhe konkurencat që mund të krijohen në kuadër të rendit bashkëkohorë ekonomik, politik dhe të sigurisë edhe në rajon. Roli i shqiptareve si trup i përbashkët me këto idenditete shteterore, do të zënë  vend të rëndësishem për ndërtimin e raporteve të ndërvarësisë, që e kanë popujt në mes veti. Aleatet e shqiptarëve SHBA, BE dhe NATO, të cilët bëjnë angazhime për njohjen ndërkombëtare të pavarsisë së Kosovës, presin një rol më aktiv të shqiptarëve në arenën e marrëdhënieve bilateterale dhe multiratelare në ndërtimin e politikave ndikuese ekonomike dhe të sigurisë në regjionin e Evropës Juglindore.

 

§ Ligjerues ne Fakultetin e shkencave politike dhe marredhenieve nderkombetare, Univresiteti FON Shkup dhe Fakultetin e Administratës publike UEJL – Tetovë

[2] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në

Page 25: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.

Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)

[3] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (http://www.amnesty.org/)

[4] Më 10 qershor, pas një fushate ajrore që zgjati 77 ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana njoftoi se ai e kishte udhëzuar Gjeneralin Uesli Klark (Wesley Clark), Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë, t’i pezullonte goditjet e NATO-s nga ajri. Ky vendim ishte marrë pas konsultimeve me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe me konfirmimin e Gjeneralit Klark se tërheqja e plotë e forcave jugosllave nga Kosova kishte filluar. Tërheqja ishte në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të arritur midis NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë në mbrëmjen e 9 qershorit. Marrëveshja ishte nënshkruar nga Gjeneral-lejtnanti Sër Majkël Xhekson (Sir Michael Jackson) në emër të NATO-s, dhe nga Gjeneral-koloneli Svetozar Marjanoviq nga Armata jugosllave dhe Gjeneral-lejtnanti Obrad Stevanoviq i Ministrisë së Punëve të Brendshme në emër të qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Republikës së Sërbisë. (NATO – Doracak, Bruksel, 2001)

[5] Në Raportin e OSBE-së prej 900 faqeve, për gjendjen e të drejtave në Kosovë, nga tetori i vitit 1998  deri në qershorin e vitit 1999, nxjerrin akuza të argumentuara, për varrezat masive dhe ekzekutime të shqiptarëve kosovar. 

Page 26: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

[6] Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, duke mirëpritur pranimin jugosllav të parimeve për një zgjidhje politike, përfshirë përfundimin e mënjëhershëm të dhunës dhe tërheqjen e shpejtë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare jugosllave. Rezoluta poashtu njoftoi për themelimin e “pranisë ndërkombëtare civile dhe të sigurimit në Kosovë” që do të operonte nën kujdesin e OKB-së. Forca e Kosovës e Udhëhequr nga NATO (KFOR), e krijuar për të përmbushur pjesën e sigurisë së këtij mandati, hyri në Kosovë më 12 qershor dhe e kompletoi stacionimin fillestar më 20 qershor. Si rrjedhojë e konfliktit në Kosovë, pikat më urgjente në agjendën e Aleancës ishin zbatimi i marrëveshjes për përfundimin e konfliktit, rivendosja e paqes, kthimi i refugjatëve dhe mbrojtja e popullit të Kosovës, pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike. Shih më gjërësisht: NATO Handbook, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001, fq. 93-94

[7] Me problemet që kanë të bëjnë me funskionimin e shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare lidhet gjithmonë edhe çështja e sigurisë kombëtare, si interes më i lartë i shtetit. Përderisa të ekzistojë sistemi ndërkombëtar dhe brenda tij një numër kaq i madh shtetesh të ndryshme, është e kuptueshme që siguria e secilit shtet është relative, pra nuk mund të ketë një siguri si kategori absolute. (shih më gjërsisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.256 – 270.

[8] Shih më gjërësisht: B. Gashi, referat i paraqitur në “Konferencën e Shoqatës atlantike të Kosovës”,  Prishtinë, 2007

[9] Në mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrës e njohu shtetin shqiptar të pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipëria do të ishte një principatë autonome e sovrane dhe do të kishte në krye një princ me të drejta trashëgimore, i cili do të caktohej prej fuqive të mëdha. Shteti i ri shkëputej fare nga Turqia dhe do të ishte asnjërës, nën garantinë dhe kontrollin e gjashtë fuqive të mëdha. Administrata civile dhe financat e Shqipërisë, për një periudhë dhjetëvjetshe, do të ishin nën mbikqyrjen e një Komisioni ndërkombëtar, i përbërë prej delegatëvet të gjashtë fuqive të mëdha dhe prej një delegati shqiptar.

[10] Detanta (koekzistencë paqësore) është një relaksim i qendrueshëm për marëdhëniet ndërkombëtare, gjatë periudhës së luftës së Ftohtë, ndryshe nga periudha e parë e kësaj lufte. Në fakt paraqiste një status quo, të balancit mes mënyrave diplomatike, politike në njërën anë dhe luftës për zgjedhjen e

Page 27: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

mosmarveshjeve në anën tjetër. Në fakt u përdor forca e politikës e jo politika e forcës. Detantën e sollën konfliktet maksimale mes Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës (1947-1989) për plane gjepolitike dhe gjeostrategjike. Shih më gjërsisht: Henri Kisinxher, Diplomacia, Geer, Tiranë 1999, fq. 749-752

[11] Në shkencën politike koncepti kulturë politike përdoret si koncept analitik për të shënuar dimenzionin te realitetit politik dhe si qasje studimore e shkencës politike me të cilin do të duhej të kapeshin orientimet psikologjike, teresia e vlerave, normave, njohurive etj., që percaktojnë sjelljen politike ndaj sistemit politik.

[12] Çështja e parë që duhej të bëjë në dobi të paqes dhe për krijimin e raporteve më të qëndrueshme të dialogimit të mundshëm të Kosovës me Serbinë, do të ishte riaktualizimi i Komisonit të Badenterit. Riktualizim apo edhe riformulim të ndonjë komisioni tjetër të ngjashëm me atë të Badenterit i mbështetur nga Komisioni Evropian, që urgjentisht të merret me zhvlerësimin e vendimeve të Komisionit të Badenterit, të nëntorit të vitit 1991, kur Kosovës i është mohuar kontuiniteti i së drejtës jurdiko – kushteuese që e kishte Kosova, si pjesë konstituive e ish fedaretës së Jugosllavisë. Nëse në vtin 1999, pas sjelljes Rezulutës 1244 të OKB-së,  do të zhvlerësohej vendimi i Badenterit dhe i pranohet Kosovës e drejta kontiunitetit kontiuniteti juridiko – kushtetues, që e kishte me Kushtetutën e RSF të vitit 1974, do të lehtësohej procesi, që edhe Kosova të të ketë të drejtën për vetëvendosje, ashtu si e kishin edhe njisitë e tjera federale. Një proces i tillë, tërësisht do të ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, si dhe do të verifikonte edhe më tepër rolin konstruktiv dhe dometthënës, që e kishte BE-ja për përkrahjen e NATO-s, kundër politikës gjenocidiale që kishte Sllobodan Milosheviqi me pushtetin e tij ndaj shqiptarëve në Kosovë. (N.Maliqi, Gjurmë politike, IASDC, f. 67-70, Shkup, 2001) 

[13] NATO – Doracaku, NATO Office of information and Press, Brussels, 2001

[14] Misioni diplomatik shqiptare ne krye me Abdul Frasherin, pas situates së krijuar pas Lidhjes së Prizrenit, ballfaqoheshin drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e kabineteve të Fuqive të Mëdha, që këto të hiqnin dorë nga zbatimi i Protokollit 13 të Kongresit të Berlinit (1878), në të cilin rekomandohej që të rishikohej vija e kufirit turko-grek (kjo tregon një fakt se shqiptarët Turqinë e kanë llogaritur më ndryshe, nga ajo që me vite na

Page 28: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

servonte historia), për ta çuar atë deri në lumin Kalama. Në këtë mënyrë do t’i aneksoheshin Greqisë territoret shqiptare të Shqipërisë së Jugut ose të Epirit, Janina me rrethet e saj, Preveza, Arta, Margëlliçi, Parga, Paramithia etj., domethënë pjesa më e madhe e Çamërisë dhe vise të tjera në lindje të saj.

[15] Nevoja për harmonizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore ka qenë prej kohësh e pranishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Teoricientët e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët merren posaçërisht me çështjet e bashkekzistencës, u referohen shpesh shembujve të shumtë nga e kaluara, kur ekzistonin forma bashkekzistence të shteteve të ndryshme dhe kur, në të vërtetë, ishin vënë themelet e mundësive për komunikime paralele ndërshtetërore të subjekteve të ndryshme shtetërore. (Shih më gjërësisht: R. Vukadinoviç, Međunarodni poltički odnosi, f.263-270)

[16] Qëndrimet shoviniste të fqinjës sonë të jugut nuk mund të mos ngjallin kundërshtimin dhe nacionalizmin e shqiptarëve, të cilët përkundrejt mëtimeve territoriale të Athinës zyrtare s’kanë si të rrinë duarkryq. Nëse grekët nuk ndruhen të kërkojnë atë që është e të tjerëve, atëherë a nuk kemi të drejtë ne shqiptarët të mbrojmë atë që është jona? Megjithatë, midis nesh dhe grekëve ka një ndryshim të madh: Greqia mbetet një shtet me barkun në Europë dhe kokën në Bizant, kurse Shqipëria është një vend me kokën në Europë. Ndryshe nga Greqia që punon për të ringjallur Perandorinë e Bizantit, ne shqiptarët besojmë dhe ëndërrojmë një Ballkan të hapur, si pjesë të Europës së Bashkuar, gjë që do të mundësojë komunikimin e pakicave, të ndara nga kufijtë e sotëm politikë, me trungun etnik amë dhe konkurrimin, pa trysni politike, të gjuhëve, të kulturave dhe të ekonomive tona. (Vizione 10, Prof. dr. Rami Memushaj, f.27 -32, IADC, Shkup 2008)

[17] ” Më 26 qershor 1878: Protest e 6200 emigrantëve shqiptarë të dëbuar nga kazatë e Nishit, Leskovcit, Prokupljes dhe Kurshumlisë drejtuar Kongresit të Berlinit kundër vrasjeve, në masë edhe çnderimeve të kryera nga ushtritë serbe dhe bullgare “. Marrë nga Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, Tiranë, 1978, f. 53. Fakte për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Toplica dhe Vranja ( 1878 ) ” Nëse informata ime është e saktë, madje kam edhe çdo arsye të besoj se është ashtu, banorët paqëdashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100 katundeve shqiptare të luginës të Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan… Nënshkruar nga G. F. GOULD The  Britich Museum, London, Accounts and Papers ( 380 1878-

Page 29: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

9 LXXIX. 79. 574-575). Marrë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881, përgatitur nga Skender  Rizaj. Prishtinë, f. 106-107 )

[18] Udhëpërshkruesi Petar Masarek me 12 gusht të vitit 1634 si prift katolik në Tivar, gjatë qëndrimit të tij në Kratovë shkruan se kishte regjistruar 40 shtëpi katolik dhe popullat orthodokse që flitnin dy gjuhët shqipe dhe sllave . Marrë nga Aleksandar Matkovski ” Ballkani në veprat e udhëpërshkruesve të huaj 1640-1657  ” pjesa e parë, faqe 352. Kultura, 1992, Shkup

[19] Hakif Bajrami “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve”, Konventë e cila asnjëherë nuk u shfuqizua. Rajonet, të cilat i nënshtroheshin emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon: banovina e Vardarit, Banovina e Zetës dhe Banovina e Moravës. Revista Gjurmime albanologjike, nr. 12, 1982 Prishtinë, 1983 ).

[20] Me negociatat fillestare në Rambuje afër Parisit nga 6 deri më 23 shkurt (1999), të pasuara nga raundi i dytë në Paris nga 15 deri më 18 mars. Në fund të raundit të dytë të bisedimeve, delegacioni i shqiptarëve të Kosovës e nënshkroi marrëveshjen e propozuar të paqes, por bisedimet u ndërprenë pa nënshkrimin e delegacionit serb. Fill pastaj, forcat ushtarake dhe policore serbe shtuan intensitetin e operacioneve të tyre kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë, duke sjellë trupa shtesë dhe tankse në regjion, duke thyer qartë detyrimet e marrëveshjes së tetorit. Dhjetëra mijëra njerëz filluan t’i lëshonin shtëpitë përballë kësaj ofensive sistematike.

Më 20 mars 1999, Misioni Verifikues i Kosovës i OSBE-së u tërhoq nga regjioni, duke u pasë përballur me obstruksione nga forcat serbe deri në atë masë sa që më nuk mund të vazhdonin ta kryenin detyrën e vet. Ambasadori i SHBA-së Holbruk (Holbrooke) pastaj fluturoi për Beograd për një përpjekje të fundit për ta bindur Presidentin Millosheviq t’i ndalte sulmet mbi shqiptarët e Kosovës ose të përballej me goditjet e pashmangshme ajrore të NATO-s. Millosheviqi refuzoi ta përfillte këtë, dhe më 23 mars u dha urdhëri për ekzekutimin e goditjeve nga ajri (Operacioni Forcat Aleate). (NATO – Doracakk, Bruksel, 2001)

[21] Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, konstaton se më shumë se dhjetë vjet shkilen në mënyrë më të vrazhdë të drejtat e

Page 30: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

shqiptarëve në Kosovë, nga pushteti i RF të Jugoslavisë. ((Raport I Amnesti International, qershor 2000, f.4 (www.amnesty.org)

Moska e sheh Ballkanin si një pasqyrë të largët të realitetit rus - 2004-03-28

28 mars 2004, 18:35 UTC   E dielë, 28 Mars 2004

Ndajeni me ne Digg Yahoo Buzz Facebook del.icio.us StumbleUpon

Pas trazirave të fundit në Kosovë, Rusia u shpreh se nuk mund të qëndrojë pasive. Zyrtarët rusë dënuan dhunën, duke fajësuar kryesisht shqiptarët dhe duke mbajtur anën e serbëve. Analisti Paul Goble, specialist për Rusinë, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se një nga arsyet e këtij qëndrimi, është ngjashmëria që sheh Moska midis Serbisë dhe Rusisë.

Zëri i Amerikës: Duket se Rusia po zhvillon një diplomaci aktive në Ballkan. Ajo është shprehur hapur pro serbëve gjatë konfliktit të fundit në Kosovë. A mendoni se Rusia po e rishikon mundësinë e shtimit të rolit të saj në Ballkan?

Paul Goble: Mendoj se qeveria ruse ka folur hapur për dy arsye: Nga njëra anë, rusët shohin një mundësi për të patur ndikim në Evropë, ata e shohin që Perëndimi është i ndarë, prandaj Moska do të luajë një rol. Për këtë arësye, nga këndvështrimi i Rusisë, është e rëndësishme që Moska të japë pikëpamjen e saj, sepse ekzistojnë mendime, sipas të cilave, roli i Rusisë nuk është shumë i rëndësishëm dhe kjo nuk u pëlqen rusëve. Në të njëjtën kohë, ajo që po bën Rusia me çështjen e Kosovës, është se ajo po luan të njëjtin një rol që ka luajtur për vite me radhë në rajon, duke e parë Ballkanin si një pasqyrë të largët të realitetit rus, duke e konsideruar se ajo që po ndodh me serbët, mund t’u ndodhë rusëve në vendin e tyre; pra, në rastin e qëndrimit pro-serb dhe kundër shqiptarëve, kemi të bëjmë me një politikë të zgjuar nga ana e Rusisë. Si zakonisht, edhe këtë herë, zoti Putin po e kombinon politikën e brendshme me atë të jashtme.

Page 31: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Zëri i Amerikës: Në politikën aktuale që po ndjek Rusia, në qëndrimin e saj ndaj krizës aktuale në Ballkan, a ju duket se ajo po ndikohet gjithashtu nga aleanca tradicionale që ka patur me Serbinë?

Paul Goble: Mendoj se për këtë çështje është folur më tepër se duhet, duke e mbivlerësuar aleancën tradicionale të Rusisë me Serbinë. Shumë komente emocionale janë bërë lidhur me të ashtuqujturën dashuri midis vendeve sllave. Por është fakt, që politika ruse gjatë 50 vjetëve të fundit shpeshherë është larguar nga pozicioni pro-serb, kur kjo u ka shërbyer interesave të Moskës. Nga ana emocionale, mund të them se rusët mbajnë anën e serbëve, por përsa i përket politikës së Rusisë në praktikë, shpesh ka qenë ndryshe. Në rastin konkret, mendoj se Moska sheh një përfitim në politikën brenda vendit dhe po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar, kur mbështet idenë e qëndrueshmërisë, në Ballkan dhe është kundër ndryshimeve. Ky është një pozicion, me të cilin Perëndimi ndihet mirë; ky qëndrim i jep njëkohësisht mundësinë Moskës të mbajë qëndrim ndaj një popullsie myslimane, gjë që u shkon shumë për shtat evropianëve. Pra, nuk është për t’u çuditur që Rusia flet hapur për këto probleme, por nuk do të shkoja më tej, duke thënë se Moska në rastin e konfliktit të Kosovës, do të ndikohej nga qëndrimi i saj tradicional pro Serbisë.

Zëri i Amerikës: Moska po mbështet politikën e Koshtunicës për kantonizimin e Kosovës. A ka ndjekur ajo të njëjtën politikë edhe brenda vendit të saj?

Paul Goble: Në shumicën e rasteve, Rusia nuk zbaton të njëjtën politikë brenda vendit ashtu sikurse shprehet për çështjet ndërkombëtare, por disa njerëz shqetësohen se kjo mund të ndodhë. Gjendja demografike në Rusi është shumë më negative, sipas pikëpamjes ruse, se sa gjendja demografike në Serbi. Popullsia islamike në ish-republikat sovjetike po rritet me shpejtësi. Rusët po shohin se qytetet e tyre nuk do të jenë më etnikisht ruse, por me një numër në rritje të pakicës myslimane. Pra kur ndodhin fenomene të ngjashme jashtë vendit, rusët i shohin ato me emocione të veçanta. Ata do të mbrojnë me sa të munden idenë e qëndrueshmërisë, ngaqë qeveria ruse frikësohet se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në vendin e tyre. Ky është edhe një rast, që rusët duan të tingëllojnë të mirë për popullsinë ruse dhe gjithashtu, për të përçarë Perëndimin; kjo ka qenë gjithmonë politika e Moskës në Ballkan. //kk//

Page 32: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Interesat gjeoekonomike ruse në Ballkan

Publikuar më 24/11/2009

Autori i Lajmit: Nga Qani AliuPas ardhjes të Vlladimir Putinit në krye të shtetit rus dhe ndryshimeve që ai ndërmori për tejkalimin e pasojave shkatërruese të regjimit të Jelcinit Rusia një kohë të gjatë ishte e preokupuar me vetveten, për shkak të problemeve te shumta me te cilët ajo ballafaqohej ne veçanti me ato ekonomike. Rusia paraprakisht ishte e përfshirë me një tranzicion të privatizimit tejet ekstrem të ekonomisë ku ishte bërë legalizimi i pamëshirshëm i plaçkitjes së pasurisë kombëtare me çrast pushteti grabitet nga oligarkia e porsakrijuar. Në këtë situatë presidentit të sapo zgjedhur iu desh të merret me konsolidimin e institucioneve shtetërore te rrënuara. Duke u preokupuar me situatën e brendshme institucionet përkatëse ruse nuk kishin mundësi të merren me prioritetet gjeopolitike ,siç ishte në atë kohë Ballkani i trazuar, pos me dërgimin e disa kontingjenteve paqësore në vendet e ish-Jugosllavisë.Me ndryshimet e mëvonshme pozitive në sferën e ekonomisë qe erdhën duke i falënderuar eksportit të resurseve të begatshme natyrore (gazit dhe naftës) ajo filloi ngadalë ta kthejë pozitën e humbur si superfuqi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ti forcoje ambiciet gjeopolitike jo vetëm në vendet e ish Bashkimit Sovjetik por edhe në regjionet tjera duke përfshirë edhe Ballkanin.Vendet Ballkanike për gjatë kohë ishin në interaksion me vendet e EU-së sepse shumë kompani të tyre kishin depërtuar në degët e ndryshme të ekonomisë së vendeve Ballkanike, në privatizimin e kompanive të falimentuara, në privatizimin e sistemit bankare dhe në një pjesë të sistemeve energjetike.Në vitin 2007 në takimin e Këshillit për Bashkëpunim në Stamboll,Putini publikisht deklaroi se për Rusinë “Ballkani dhe Deti i Zi janë regjione me interes të veçantë”.Për realizimin e interesave të veta gjeoekonomike dhe gjeopolitike Rusisë në Ballkan iu desh të gjejë një partner të sigurt. Duke i marrë parasysh faktorët historik,etnik,religjioz dhe disponimin aktual politik ndaj perëndimit partner strategjik është zgjedhur Serbia. Këtij partneriteti i ndihmon edhe fakti se vetë Serbia në politikën e jashtme të proklamuar politikën e “4 shtyllave” dhe si shtyllë kryesore ka paraparë atë për bashkëpunimin e gjithanshme me Rusinë.Bashkëpunimi intensiv Ruso-Serb ne një mënyre ka shqetësuar EU-në sepse ata Serbinë e konsiderojnë si zonë të interesit të tyre. Ky bashkëpunim

Page 33: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

realisht sjell tek acarimi i marrëdhënieve reciproke Rusi-BE. Andaj frika reale nga ndikimi Rus në Serbi animon opsionin për shpejtimin e procesit të integrimit të Serbisë në BE që të mund të trimërohen forcat proevropiane dhe të neutralizohen ato ortodokse fundamentale dhe pan-sllaviste të cilat kanë orientim anti evropian dhe anti atlantik. Këtyre forcave ekstreme u shkon për shtati edhe qëndrimi rus pro-serb rreth çështjes së Kosovës të cilën ajo shumë herë e ka demonstruar praktikisht në Kombet e Bashkuara.Prandaj BE-n për tu shmangur përkeqësimit të situatës së përgjithshme në Ballkan stimulon politikën që sa më shpejtë ta largojë Serbinë nga Rusia dhe Serbinë nga Kosova pa i prishur marrëdhëniet me Rusinë për shkak të varësisë së saj nga energjitë e këtij vendi.Interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan mbështeten në potencialin e madh energjetik të cilin ajo e posedon (gazi dhe nafta) kështu nga rezervat e përgjithshme botërore Rusia i përmban 27% . Pasi që pjesa më e madhe e gazit rus eksportohet dhe do të eksportohet në BE-në nëpërmjet Ballkanit është i kuptueshëm interesimi aq i madh i saj ndaj këtij regjioni. E vetëdijshme për këto fakte Rusia bazën e politikes energjetike e ka mbështetur në konceptin dhe interesin e politikes së jashtme dhe të sigurisë kombëtare. Interesat gjeoekonomike ruse janë të definuar ne dokumentin e quajtur: “Strategjia energjetike Ruse deri në vitin 2020” i aprovuar me 2003. Në këtë dokument përveç tjerash thuhet se Rusia posedon resurse të fuqishme energjetike. Në territorin e saj gjenden 1/3 e rezervave te gazit, 1/10 e rezervave të naftës , 1/5 e naftës të thëngjillit dhe 14% të rezervave të uraniumit. Kësaj i shkon për dore kompleksi i fuqishëm prodhues i cili është bazë për zhvillimin ekonomik dhe instrument për qëllimet e politikes së brendshme dhe të jashtme të Rusisë.Aktualisht politika gjeoekonomike ruse në këtë regjion identifikohet me projektin e gaz sjellësit “Rrjedha Jugore” dhe Burgas-Aleksandropolis. Me këto projekte rrjetin e gazifikimit Rusia dëshiron ta shtrije deri te gjitha vendet e Ballkanit duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Qëllimet ruse me këtë rast nuk janë vetëm komerciale për furnizimin e tregut ballkanik me gaz por pas gjithë kësaj fshihen qëllime gjeopolitike – pohojnë qarqet analitike evropiane. Duke u mbështetur në këto analiza dhe dyshimet reale BE-ja ka filluar të aplikojë kundër strategji energjetike që në të ardhmen kontinenti të mos jetë i varur vetëm nga energjitë ruse edhe pse sipas Këshillit Evropian përMarrëdhënie të Jashtme varësia e Evropës nga gazi rus që nga viti 1980 është zvogëluar nga 80% ne 40% në total kjo paraqet 6.5% të furnizimit primar energjetik në B.Preventiva për evitimin e rrezikut te varësisë se furnizimit vetëm nga Rusia

Page 34: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

dhe kushtëzimin eventual politik nga ky vend, Evropianët shqyrtojnë mundësinë e vënies në funksion të gazsjellësit alternative “Nabuko”. Me këtë projekt është menduar të përfshihen vendet e pasura me burime të gazit dhe naftës të cilët janë jashtë ndikimit rus si dhe vija e kalimit te gazsjellësit të jetë jashtë territoreve të influencuara nga Rusia.Strategjia energjetike ruse në Ballkan haptazi ndjek qëllimet e politikës së jashtme të këtij vendi dhe kjo tregon se sa gjeoekonomia dhe gjeopolitika janë në varësi të drejtpërdrejtë.Strategjia në fjalë është e ndërlidhur drejtpërdrejtë edhe në fazat e aderimit të vendeve ballkanike në BE-në,sa më shumë që ato i afrohen integrimeve – tendencat e ndikimit rus do të jenë edhe më te fuqishme.Interesante nga aspekti gjeopolitik dhe gjeoekonomik është se strategjia energjetike Ruse në asnjë variante gazsjellësit e tyre nuk i parasheh që të kalojnë nëpër territore shqiptare edhe pse realisht Evropa nga brigjet shqiptare është shumë më e afërt. Pse?

Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Axhenda 2014" e Greqisë: Ballkani Perëndimor, pjesë e pandashme e BE Ministri i Jashtëm grek thotë se popujt e Ballkanit do të kenë fjalën e tyre në vendimet që merren nga Bashkimi Evropian

Vizioni i qeverisë greke është i qartë, Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në Bashkimin Evropian brenda vitit 2014. Shteti grek është i gatshëm të inkurajojë fqinjin e tyre, Shqipërinë, në vazhdimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen e kritereve përkatëse, për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, brenda vitit 2010. Këto, shprehu ndër të tjera, ministri Plotësues i Ministrisë së Jashtme greke, Dimitris Droutsas në intervistën ekskluzive për ATSH-në. Droutsas vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dypalësh shqiptaro-grek, ndërsa theksoi se, "integrimi, do të simbolizojë shpresën dhe përmbushjen e vizionit evropian për rajonin: Ballkani Perëndimor si pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian dhe integrimi i tij përbën detyrë të papërmbushur ende të shtetit grek".

- Kryeministri Jorgos Parandreu deklaroi në Samitin e Brukselit: "Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen brenda vitit 2014 në Bashkimin Evropian". Çfarë simbolike ka ky vit dhe ç'mund të flitet më gjerësisht rreth

Page 35: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

kësaj; cili është roli i shtetit grek në këtë mision dhe mbështetja e detajuar e Greqisë ndaj këtyre vendeve?

Më lejoni t'iu kujtoj se Greqia ishte dhe mbetet në ballë të ecurisë evropiane të të gjithë Ballkanit drejt BE-së. Pikërisht, gjatë Presidencës greke të BE-së më 2003 u formulua Strategjia e njohur tashmë e Selanikut, e cila shërbeu si stacion zyrtar dhe si busull në ecurinë e deritanishme të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Sot, pas një periudhe vërtetë të vështirë mëdyshjesh për BE, besojmë se duhet t'i jepet një dinamikë e re kësaj perspektive. Greqia po vihet përsëri me dinamizëm në ballë dhe udhëheq perspektivën integruese të rajonit. Kryeministri i Greqisë, Papandreu, propozon "Axhendën 2014", një pikë kulmore politike që do të rigjallërojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë një dinamikë të re reformash në vendet e rajonit. Gjithashtu, do të rinovojë angazhimin e Bashkimit Evropian për Ballkanin. Vendosëm vitin 2014 si pikë kulmore dhe njëherësh si datë me rëndësi të theksuar simbolike, meqenëse atëherë plotësohen 100 vjet nga shpallja e Luftës së Parë Botërore, ku gjenden rrënjët e shumë prej problemeve që po e mundojnë rajonin tonë. Viti 2014 mund të jetë viti që do të simbolizojë shpresën dhe përmbushjen e vizionit evropian për rajonin: Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Bashkimit Evropian dhe integrimi i tij përbën detyrë për ne.

- Cila është rëndësia e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian të së nesërmes?

Bashkimi Evropian përbën ndoshta modelin më të suksesshëm të paqes në histori. Rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE pasqyrohet në secilin prej vendeve që integrohet, pasqyrohet në rajonin tonë, në Evropën Juglindore dhe natyrisht, në vetë Bashkimin Evropian. Simbolizon kurorëzimin e përpjekjeve tuaja dhe ecurinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Vërteton në praktikë forcimin dhe thellimin e institucioneve demokratike, suksesit të reformave, forcon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Përbën gjithashtu, pjesëmarrjen tashmë të barabartë në familjen evropiane. Popujt e Ballkanit do të kenë fjalën e tyre në vendimet që merren nga Bashkimi Evropian. Rëndësia për rajonin tonë nga integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron te fakti se i jep një shtysë të re bashkëpunimit rajonal, pikërisht në bazë të parimeve dhe vlerave evropiane. Integrim do të thotë perspektiva të reja për bashkëpunimin tonë dypalësh. Për Bashkimin Evropian, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor përbën realizimin e vizionit të tij për rajonin dhe në praktike, unifikimin paqësor të Kontinentit

Page 36: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

të Vjetër. Kjo do të thotë forcim i paqes, i stabilitetit dhe i prosperitetit në Evropë.

- A do të mbetet jashtë parashikimeve të përfshirjes në Bashkimin Evropian ndonjë nga shtetet ballkanike?

Të gjitha ato që kam përmendur deri tani nuk lenë hapësira keqinterpretimi për vullnetin dhe mbështetjen totale të BE-së, por dhe të vendeve anëtare për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo përbën thelbin e "Axhenta 2014": të marrin popujt e Ballkanit mesazhin e qartë se e ardhmja e afërt e tyre është në Evropë. Por duhet të jemi të qartë. Integrimi në BE, që e mbështet shumica dërrmuese e popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, presupozon një korrespondueshmëri të plotë për kriteret dhe kërkesat evropiane. Përjashtime në këtë ecuri nuk duhet të ketë. Adoptimi i parimeve dhe i vlerave evropiane përbën një çështje zbatimi të plotë. Mesazhi është i qartë: Suksesi është në duart tuaja dhe Greqia do t'ju mbështesë në vizionin tuaj evropian.

- Bashkimi Evropian pranoi së fundi ftesën e anëtarësimit të statusit të kandidatit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Çfarë rëndësie ka kjo për Shqipërinë? A është ky një tregues real i përfshirjes së shpejtë drejt Bashkimit Evropian?

Vendimi që morëm së fundmi në Këshill, për t'ja kaluar kërkesën e Shqipërisë Komisionit Evropian për t'u shprehur, vërteton mbështetjen që i jep Bashkimi Evropian të ardhmes evropiane të vendit tuaj. Sigurisht që është në dorën e Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet dhe të avancojë reformat e domosdoshme, të cilat Bashkimi Evropian do t'i mbajë shënim me objektivitet. Si një tregues real i njohjes së përpjekjeve që po bën vendi juaj në ecurinë për integrimin evropian, shpresoj që Shqipëria të përfshihet së shpejti në regjimin e heqjes së vizave. Në këtë ecurinë tuaj, Greqia do të jetë gjithmonë në krah të popullit mik shqiptar, të cilin shpresojmë që së shpejti ta presim në familjen evropiane.

- Në rolin e ministrit Plotësues të Punëve të Jashtme të Greqisë, si i konsideroni marrëdhëniet aktuale shqiptaro-greke (në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe kulturës) krahasuar me ato të qeverisë së kryesuar nga z. Kostas Karamanlis?! Si parashikohet marrëdhënia në vijim me Shqipërinë?

Page 37: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Objektiv i qeverisë së re është që Greqia të rimarrë rolin e protagonistit në rajonin tonë. Të rifitojë zë të fortë në problemet e mëdha ndërkombëtare. Tashmë me "Axhenten 2014" vumë piketat dhe treguam përparësinë që ne i japim rajonit të Ballkanit Perëndimor. Dhe është e natyrshme që një prej vendeve më të rëndësishme të rajonit, marrëdhënieve me të cilin ne i kushtojmë rëndësi kulmore, është Shqipëria. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë zhvilluar cilësisht me kalimin e kohës dhe ndodhen sot në një nivel shumë të mirë. Një arritje bazë është fondi i besimit reciprok që kanë arritur të krijojnë forcat politike nga të dy anët e kufirit. Këtë që kemi fituar, duhet ta ruajmë e ta vlerësojmë në mënyrë që të zgjerojmë dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat e marrëdhënieve ndërshtetërore. Në këtë drejtim po lëviz qeveria jonë. Si në kuadrin e bashkëpunimit tonë në NATO, por veçanërisht nën dritën e perspektivës evropiane të vendit tuaj, nuk mund veçse të jem optimist për perspektivën e mëtejshme të marrëdhënieve tona dypalëshe.

- A ekziston në axhendën e punës së qeverisë të kryesuar nga z. Papandreu një pikë ku flitet për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë?!

Qeveria e re greke mbështet qartësisht shfuqizimin e detyrimit për t'u pajisur me vizë për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim. Kjo natyrisht presupozon përmbushjen e kritereve përkatëse, për të cilën shpresojmë se së shpejti do të përfundojnë edhe për Shqipërinë. Vizioni për t'u çliruar nga vizat për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u formulua për herë të parë në "Strategjinë e Selanikut", që u adaptua gjatë Presidencës greke të BE-së në 2003. Që atëherë, Greqia e avancon këtë temë sistematikisht, siç treguam dhe me serinë e masave që propozuam në nëntor 2007 që parashikonin prerazi "Krijimin e një Harte Rrugore", e cila do të çonte në liberalizimin e regjimit të vizave si një tregues në praktikë të perspektivës evropiane për popujt e Ballkanit Perëndimor. Tashmë, që prej 19 dhjetorit 2009, tre vende të Ballkanit Perëndimor përfshihen në sistemin e heqjes së vizave. Dëshiroj me rastin e kësaj interviste, të inkurajoj Shqipërinë që të vazhdojë reformat e domosdoshme dhe të përmbushë kriteret përkatëse, në mënyrë që të vlejë dhe për të heqja së shpejti e vizave brenda vitit 2010. Do të jetë një hap përcaktues për qasjen e mëtejshme të saj me familjen e madhe evropiane dhe integrimit në BE. Është veçanërisht e rëndësishme, që qytetarët e Shqipërisë të mund të udhëtojnë pa pengesa brenda hapësirës së BE-së, të hapësirës të së ardhmes së tyre të afërt.

Page 38: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

ATSH

Ballkani në sytë e Evropës

Nga Enver Robelli

Ose: A kishte pasur të drejtë kancelari gjerman Otto von Bismarck, kur thoshte se „vjedhësit e qengjave“ nuk duhet të kenë shtet?

Është një ritual që përsëritet çdo vit. Një mësues me shkop në dorë, i njohur në opinion me emrin Olli Rehn, shfaqet para armatës së mediave në Bruksel dhe tregon çfarë nota kanë marrë vendet e Ballkanit në dymbëdhjetë muajt e fundit. Shkurt e shqip situata duket kështu: Nëse nuk ndodhë diçka e papritur, Kroacia më 1 janar 2011 do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Bosnjë-Hercegovinës ende i duhet një mbret ndërkombëtar, i cili moderon mes gjelave grindavecë të fabrikës politike.

Gjasat që ky vend t’i bashkohet BE-së janë të vogla: Në vitet e ardhshme politikanët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Bosnjës duhet të dalin nga gropat etnike dhe të merren vesh për reforma, të cilat e bëjnë këtë vend sadopak funksional. Kështu siç është Bosnja nuk mund të bëhet pjesë e BE-së: Me një qeveri të dobët qendrore, me dy republika pothuaj të pavarura, me dhjetë kantone është e pamundshme që vendi të ecë përpara. Të gjitha këto institucione janë përgjegjëse për vetëm 4,5 milionë banorë. Kjo i bie sikur Gjermania me 82 milionë banorë të kishte 4240 ministri! Shanse për të hyrë në BE do të ketë edhe Maqedonia, jo pse ky vend dallon shumë nga shtetet fqinje, por për shkak se në Bruksel është pjekur mendimi se nëse zbehet perspektiva evropiane, atëherë Republika e Vardarit shpejt mund të fundoset.

Nga Mali i Zi dhe Serbia do të kërkohen më shumë reforma. Në rastin e Serbisë BE me gjasë do të vazhdojë të mbyllë njërin sy, sepse ky vend shikohet si lokomotivë e Ballkanit dhe si faktor stabiliteti. Në fakt Beogradi është faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan. Si në Bosnjë ashtu dhe në Kosovë Serbia nuk është duke ndihmuar në stabilizimin e gjendjes, por është duke sabotuar bashkësinë ndërkombëtare. Për shembull: Serbia synon të integrohet në BE dhe njëkohësisht saboton politikën e BE-së në Kosovë, duke financuar institucione ilegale. Në Bosnjë Beogradi nuk ushtron presion kundër kryeministrit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili me retorikën e tij negacioniste është duke hedhur kripë në plagët ende të hapura të këtij vendi.

Page 39: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Varrmihësi i buzëqeshur

Në raportin e fundit të BE-së mbi progresin e vendeve të Ballkanit Kosova ka marrë notat më të këqija nga të gjitha vendet e rajonit. Janë nota jokaluese, të cilat e detyrojnë Kosovën të vendnumërojë. Reagimi i politikanëve të pushtetit ishte i habitshëm. Duke e lavdëruar raportin synohej largimi i vëmendjes së opinionit nga kritika e ashpër që Brukseli i bënte institucioneve të Kosovës. Dikush mund ta quajë raportin madhështor, por e vërteta është se raporti e përshkruan Kosovën si shtet të dështuar, një lloj Sierra Leone ne bisht të Evropës. Ata që mendojnë se Brukseli pafundësisht do të jetë i gatshëm të financojë me para të gatshme këtë mënyrë të qeverisjes, gabojnë rëndë.

Megjithëkëtë, politikanët e Kosovës vazhdojnë të prodhojnë mjegull. Hajredin Kuçi, i cili njëkohësisht ushtron rolin e

zëvendëskryeministrit, drejtorit, kryeredaktorit, redaktorit të lajmeve në RTK dhe varrmihësit gazmor të demokracisë, këto ditë deklaroi për disa gazeta perëndimore se Kosova pas pesë (5!) vjetësh do të jetë pjesë e BE-së. Këtë optimizëm e ndan edhe presidenti Fatmir Sejdiu.

Prej nga vjen ky optimizëm? Thjesht ky optimizëm nuk ka asnjë bazë, është vetëm një shprehje dëshire. Shefi i EULEX-it në Kosovë Yves de Kermabon vetëm mund të tallet me planet pesëvjeçare të pushtetarëve të Kosovës. Ai thotë: Derisa çdo rrugë në Kosovë është “rrugë e kontrabandës”, BE mbetet një cak i largët. Përfaqësues të BE-së në Prishtinë thonë se “pesë vitet” e Hajredin Kuçit janë iluzion. Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha shtresat e shoqërisë, ka thënë këto ditë një përfaqësues i lartë i EULEX-it për një gazetë gjermane. “Politikanët e rinj nuk kanë ide se si ta gjallërojnë ekonomikisht vendin e tyre. Kontrabanda me benzinë po rritet. Policia s’mund të kryejë punën e saj, sepse zyrtarët janë të lidhur me rrjetet e ndërlikuara familjare. Kur e do puna, ata ushtrojnë presion kundër hetuesve”, ka deklaruar ky ekspert.

Të shikojmë si duket puna me prodhimin bruto vendor: vetëm 10 për qind gjenerohet drejtpërdrejtë në Kosovë, 30 për qind nga prania ndërkombëtare dhe 30 për qind nga kosovarët e diasporës. „Derisa nuk kemi struktura të shtetit juridik, një drejtësi funksionale dhe një doganë funksionale, firmat ndërkombëtare nuk do të jetë të gatshme për investime të mëdha në Kosovë“, thotë një hetues i EULEX-it. A do të jetë e gatshme BE që

Page 40: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

përkundër stagnimit në Kosovë për çdo vit të paguajë 265 milionë euro për misionin e saj? Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, për fatin e tij të keq, ngaherë është bindur se mund ta kallajis realitetin përmes mediave të kontrolluara dhe përmes gazetarëve të korruptuar, të cilët prej vitesh, kur shkruajnë apo raportojnë, zakonisht preferojnë të qëndrojnë në gjunjë. Në fakt kundërefektet e gazetarisë së kanakarëve të oborrit po shihen që tani, në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Të paktë janë ata që i marrin seriozisht premtimet e qeveritarëve, madje një rrezik i madh Thaçit i vjen pikërisht nga fidanët e tij gazetareskë, të cilët kur e lavdërojnë kryeministrin i bëjnë dëm edhe më të madh dhe e detyrojnë miletin të qesh kundër vullnetit. Disa kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë të pranueshëm për kryetarë të komunave të Kosovës, janë mbuluar nga hija e kandidatëve të tjerë të po kësaj partie, të cilët gjatë këtyre viteve kanë rënë në sy të opinionit vetëm si “drumski razbojnici”, pra si kusarë që kërkojnë bela.

“Bërllok etnik”?

Politikanë të tillë, të cilët nuk ekzistojnë vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, vetëm sa forcojnë skepticizmin e evropianoperëndimorëve kundër zgjerimit të BE-së. Paragjykimet ndaj Ballkanit janë të ngulitura thellë në kujtesën e njerëzve mes Berlinit dhe Parisit, Londrës dhe Vjenës. Poeti gjerman Goethe në “Faustin” e tij shkruante me përbuzje: “Kur atje larg në Turqi / Popujt godasin njëri-tjetrin”. Karl Marxi e kishte quajtur Ballkanin “bërllok etnik”, ndërsa kancelari gjerman Otto von Bismarck – duke folur për këtë rajon – kishte kundërshtuar krijimin e shteteve të vogla etnike për “vjedhës të qengjave”. Në sytë e shumë perëndimorëve elitat politike në Ballkan ende përbëhen ose dominohen nga “vjedhësit e qengjave”. Për fat të keq këtë paragjykim shpesh e mbështesin edhe disa politikanë të Ballkanit me sjelljet e tyre, me papërgjegjësi, mosdije, arrogancë, me

keqpërdorim të mjeteve publike.

Pyetja që zakonisht shtrojnë investitorët perëndimorë sa herë që ndërrohet ndonjë qeveri në Ballkan është kjo: A ka ndryshuar çmimi i tenderëve? A duhet paguar 10 apo 20 për qind për pushtetarët? Kështu, në sytë e perëndimorëve, Ballkani vazhdon të mbetet si gjithmonë: fuçi baruti, vatër trazirash, copëza shtetesh jofunksionale, trevë e heroizmave qesharakë dhe gjakmarrjes, prapambeturisë dhe varfërisë intelektuale. Gjatë udhëtimit

Page 41: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

nëpër Mal të Zi gazetari gjerman Egon Erwin Kisch në vitin 1913 kishte shkruar: “Ballkani shikohet me përbuzje prej një Ballkani edhe më të tmerrshëm, i cili quhet Evropë”.

Kjo mund të jetë pjesërisht e saktë edhe sot, por për dallim prej periudhës para një shekulli, sot Bashkimi Evropian në Ballkan është i pranishëm si udhërrëfyes drejt

një të ardhme më të mirë. Ky angazhim kushton miliarda euro. Prandaj, BE ka të drejtë të kërkojë rezultate. Deri në raportin e ardhshëm të progresit Kosova ka dy rrugë: ose të vazhdojë këtë stagnim në tunel ose të përmirësojë rrënjësisht performancën politike. Si porosi trishtuese këtu po e citojmë disidentin kroat Bruno Bushiq, i cili ishte vrarë në vitin 1978 në Paris nga shërbimi sekret jugosllav. Bushiq shkruante: “Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe

plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’ëmës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitqarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”

Bajden: SHBA e gatshme të ndihmojë Ballkanin të integrohet në Europë

Shekulli Online | 20/05/2009 | Nderkombetare | 9 KOMENTE | SHARE |

- +

Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë vendet e Ballkanit që po përpiqen të integrohen në një Evropë të lirë.Në fjalimin që mbajti në Parlamentin e Bosnje-Hercegovinës, zoti Bajden tha se "dyert janë të hapura" për vendet e Ballkanit që interesohen për lidhje më të forta me Evropën dhe më tej, nëpërmjet anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.Ai u bëri thirrje ligjvënësve të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të punojnë sëbashku për arritjen e këtij qëllimi.Nënpresidenti Bajden mbëriti sot paradite në Sarajevë, ku u shoqërua nga Shefi i

Page 42: Gjeopolitika e shqiptarëve në Ballkan dhe sfidat e diplomacisë

Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, në fillim të një vizite tri-ditëshe në Ballkan.Zoti Bajden dhe zoti Solana u takuan me presidencën kolektive të Bosnje-Hercegovinës, para fjalimit në parlament.Në takim morrën pjesë Çarls English, ambasadori amerikan në Bosnje dhe Valentin Inzko, i dërguari ndërkomëtar në Bosnje-Hercegovinë. Shqiperia ne NATO, pritet rritje e investimeve E Shtune, 28 Mars 2009Pranimi i Shqiperise me te drejta te plota ne NATO, ne Samitin e prillit ne Strasburg, vleresohet si nje shtyse e fuqishme per rritjen e investimeve te huaja ne vend. Kryetari i Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla, ne nje interviste dhene dje, theksoi faktin qe anetaresimi i Shqiperise do te terheqe vemendjen e investitoreve te huaj, karshi vendit tone. Por, shtoi ai, nga ana tjeter kjo e bene me te integrueshme Shqiperine ne aspekte te tjera, pasi, sic thone ekspertet, vleresimi i pasurise se patundshme te shqiptareve, rritet ne masen 20 %. Impakti politik per rajonin, vecanerisht per Shqiperine dhe Kroacine, eshte ai impakt qe paten keto dy vende kur fituan pavaresine. Kroacia, Shqiperia, edhe mjaft vende te tjera te rajonit te Ballkanit kane qene ne nje situate sovraniteti te cunguar per shkak te gjeopolitikes boterore, ku ky rajon perjetesisht ka qene ne qender te vemendjes, eshte akti me i rendesishem pas shpalljes se pavaresise. Sipas tij, impulsi ekonomik qe vihet re pas hyrjes ne NATO eshte dicka me se e njohur nga praktikat e vendeve te tjera, qe jane anetaresuar ne kete organizate. E para, Shqiperia del nga zona me risk te madh, cka do t'i beje shume te interesuar investitoret e huaj per te ardhur ne Shqiperi, per te ardhur ne nje zone te sigurt nga ana gjeopolitike. Pra nuk do te kete me ngjarje si ato te 97-es, nuk do te kete me diversione nga qarqe te ndryshme karshi Shqiperise, pasi tani ne jemi ne klubin me serioz dhe me te forte te rruzullit. Po keshtu, hyrja ne NATO e ben me te integrueshme Shqiperine ne aspekte te tjera, pasi, sic thone ekspertet, vleresimi i pasurise se patundshme te shqiptareve, rritet ne masen 20 %.