24
Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected] Nr. 19 KORRIK 2012 Deputeti MacShane ende kritik ndaj politikave serbe Deputeti i Parlamentit Britan- ik Denis McShane është treguar mjaſt i ashpër me politikën aktu- ale serbe ndaj Kosovës. Jo vetëm në librin e tij ’Pse Kosova ende është e rëndësishme’ (Ëhy Kosovo still matters, Haus Publishing Ltd, 2011), por edhe në një bisedë me të. Ai theksoi për ne se ‘politika serbe ende është e ashpërr’. Madje ai shton se kjo këmbëngulje e tyre është e neveritshme dhe duhet hequr dorë nga ajo. Nga ana tjetër ai thksoi se është përshëndetës me atë që Kuvendi i Kosovës miratoi në shqyrtim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, përmes së cilit bëhet përm- byllja e mbikqyrjes së pavarësisë. Ndërkohë dihet se Më 2 korrik Grupi Ndërkombëtar Drejtues u mblodh enkas për këtë çështje dhe z MacShane ishte pozitiv. Mësohet nga burime të tjera se Projektligji në alë prek 22 ligje, dhe se përmes kësaj ndryshimet mund të grumbullohen në tri grupe. www.albaniannews.org.uk PUSHIME TË MBARA!!! Plazhet e Sarandës, të nxish lëkurën pa shkundur xhepat Dr. Gëzim Alpion, akademik dhe intelektual Një vit më parë, plazhet publike të Sarandës nuk ishin as miqësor dhe as joshës për pushuesit vendas dhe të huaj dhe, kjo për ekonomistin Erjon B., ishte dështimi më i madh i pushteti vendor .... Nëse ka një figurë intelektuale komplekse, jo thjesht nga emrat që mund të ‘propozohen’ apo zënë vend diku në zyrat plot ‘bu- rokraci e politikë’, por si një emër e një intelekt që bashkëjeton brenda tërësisë jetike... FAQE 12 FAQE 15 FAQE 22 Maratona 100 Vjetori i Pavarësisë hapet në Londër

Gazeta Nr.19

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Albanian News Uk, Korrik 2012

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr.19

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291] GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE e-mail: [email protected]

Nr. 19KORRIK 2012

Deputeti MacShane ende kritik ndaj politikave serbe

Deputeti i Parlamentit Britan-ik Denis McShane është treguar mjaft i ashpër me politikën aktu-ale serbe ndaj Kosovës. Jo vetëm në librin e tij ’Pse Kosova ende është e rëndësishme’ (Ëhy Kosovo still matters, Haus Publishing Ltd, 2011), por edhe në një bisedë me të. Ai theksoi për ne se ‘politika serbe ende është e ashpërr’. Madje ai shton se kjo këmbëngulje e tyre është e neveritshme dhe duhet hequr dorë nga ajo. Nga ana tjetër ai thksoi se është përshëndetës me atë që Kuvendi i Kosovës miratoi në shqyrtim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, përmes së cilit bëhet përm-byllja e mbikqyrjes së pavarësisë.

Ndërkohë dihet se Më 2 korrik Grupi Ndërkombëtar Drejtues u mblodh enkas për këtë çështje dhe z MacShane ishte pozitiv.

Mësohet nga burime të tjera se Projektligji në fj alë prek 22 ligje, dhe se përmes kësaj ndryshimet mund të grumbullohen në tri grupe.

www.albaniannews.org.uk

PUSHIME TË MBARA!!!

Plazhet e Sarandës, të nxish lëkurën pa shkundur xhepat

Dr. Gëzim Alpion, akademik dhe intelektual

Një vit më parë, plazhet publike të Sarandës nuk ishin as miqësor dhe as joshës për pushuesit vendas dhe të huaj dhe, kjo për ekonomistin Erjon B., ishte dështimi më i madh i pushteti vendor....

Nëse ka një fi gurë intelektuale komplekse, jo thjesht nga emrat që mund të ‘propozohen’ apo zënë vend diku në zyrat plot ‘bu-rokraci e politikë’, por si një emër e një intelekt që bashkëjeton brenda tërësisë jetike...FAQE 12 FAQE 15 FAQE 22

Maratona 100 Vjetori i Pavarësisë

hapet në Londër

Page 2: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

2Vijon nga faqja 1

“1. Janë ndryshime me të cilat bëhet shuarja e prezencës civile ndërkombëtare, apo mi-sionit të ICO-së, bartja e kom-petencave tek Qeveria dhe Kuvendi. 2. Janë disa ndry-shime teknike, çdo kund ku përmendet në ligjet e Kosovës prezenca civile ndërkombëtare ajo shuhet, dhe 3. Garancionet për lirirtë dhe të drejtat fetare, me të cilat sigurohet që pas përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë do të respektohen të gjitha kërkesat e Pakos së Ahti-saarit sa i përket të drejtave fe-tare, politike dhe të drejtave tjera të pakicave”, tha Arsim Bajrami, Kryetar i Komisionit Kuvendor për Ndryshimin e Kushtetutës.

Në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni edhe përfaqë-sues të partive politike opozi-tare si LDK dhe AAK ishin shprehur se do të votojnë për kalimin e këtij projektligji.

Ndërsa, në Vetëvendosje deklaruan se nuk do të votojnë për kalimin e këtij projektligji. Glauk Konjufca u shpreh se me këtë duhet të përfundoj edhe Plani i Ahtisaarit e jo vetëm mekanizmave mbikqyrës të tij.

“Për ne ka kuptim një për-fundim i mbikqyrjes së pa-varësisë si përfundim i Planit të Ahtisaarit. Duhet t’i jepet fund Planit të Ahtisaarit si të tillë. Këtu po i jepet fund me-kanizmave mbikqyrës të këtij Plani sepse ky Plan është insti-tucionalizuar tashmë nëpërm-jet ligjeve dhe është bërë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, Glauk Konjufca, Deputet, VV.

Sidoqoft ë, deri më 11 shta-tor është dita e fundit kur Kosova duhet të përmbyllë të gjitha obligimet në mënyrë që Grupi Ndërkombëtar Drej-tues solemnisht të shënojë përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur.

Denis MacShane dhe libri i tij

Politikani dhe humanisti britanik, Dennis MacShane shkruan në librin e tij se për situatën serioze në Kosovë kishte dëgjuar në vitin 1988 në Montreal, në një konferencë ndërkombëtare të sindikatave

botërore dhe atë nga sekretari gjeneral i socialdemokratëve gjerman i quajtur Peter Glotz. Glotz kishte deklaruar se në Evropë po shohim një fashizëm të rrezikshëm në ngritje, një nacionalizëm të tmerrshëm që rrezikon ta kthej Evropën në kohën e konfl ikteve dhe er-rësirës dhe ai është fashizmi serb. Për të përfunduar se Mil-loshevic kishte mbajtur një fj alim të tillë me në Fushë Ko-sovë dhe për çka Glotz kishte kujtuar se ’nuk do të dëgjonim fj alime dhe fashizëm të tillë në Evropën moderne’ (f.4).

Ky ishte ai moment që bëri MacShane të interesohet për Kosovën, sipas autorit vetë. Kishte shikuar në Enciklope-dinë Britanike të vitit 1902 dhe nuk kishte gjetur asnjë informatë për Kosovën. Më vonë, duke qenë ndihmës poli-tik në Forin Offi ce/MPJ më 1997 dhe më pastaj ministër për Ballkan dhe për Evropën si dhe duke lexuar nga specialistë të ndryshëm britanikë sikurse Noel Malcolm, Jammes Petti-fer, Paddy Ashdoën, Brendan Simms, Tim Judah etj., kishte krijuar idenë dhe kontekstin e qartë se çka kishte ndodhur dhe çfarë po ndodhte në Kos-ovë.

Nëpërmes këtij libri au-tori argumenton se përse të gjithë ata që angazhohen dhe duan paqe në Ballkan duhet të përkrahin Kosovën, të drejtën dhe ambiciet e njerëzve të Ko-

sovës dhe që të lejohen bashkë sikurse edhe kroatët dhe ser-bët, sllovenët, boshnjakët dhe maqedonasit që të jetojnë si komb brenda shtetit të vet.

Në lojën globale të shahut të quajtur Politikat e Fuqive të Mëdha, Kosova ende shfrytë-zohen si piun/ushtar në tabelën ndërkombëtare të shahut që përshkohet me rivalitete dhe konkurrencë mes fuqive krye-sore botërore. Në anën tjetër edhe Serbia lejon shumë lehtë që të shfrytëzohet si piun në fushën e shahut nga Rusia dhe pushtetmbajtësit në Kremlin që nuk besojnë në përfi time përmes bashkëpunimit në marrëdhëniet ndërkombëtare, por janë skeptikë dhe dyshues si dhe ndjekin agjendat e veta përfi tuese (f.6).

Sipas librit dhe bisedës MacShane shtron hapur se Serbia ende vazhdon ta pen-goj Kosovën në rrugën e saj si përmes lobimit kundër njohjeve, si përmes strukturave paralele në veri apo bllokadës ekonomike, pastaj moslejimit të fl uturimit të aeroplanëve që udhëtojnë për Kosovë etj. Ko-sova nuk mund të udhëhiqet si protektorat ndërkombëtar apo që KFOR-i të jetë atje gjithmonë, prandaj njohja e plotë e Kosovës dhe marrja e përgjegjësive ndërkombëtare nga Kosova është shumë e rëndësishme. Kosova duhet të ketë më shumë njohje dhe të bëhet anëtare e organizatave

politike ndërkombëtare. Prior-itet i lartë i Kremlinit ka qenë që të maksimalizoj politikat anti-SHBA dhe anti-NATO në Këshillin e Evropës p.sh.. Rusia ka kërkuar aleatët ortodoksë për të mbrojtur Serbinë apo shtetet tjera ortodokse-sllave nga kritikat (f. 99). Politikë e njëjtë është udhëhequr edhe në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Propaganda kundër Kos-ovës dhe liderëve të saj rrjedh nga Beogradi me bekimin e Moskës për një arsye.

Daun t’i pengojnë njohjet e Kosovës. Serbia kërkon ndi-kim, bile edhe kontroll even-tual në rajonet e Ballkanit si në Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi dhe është linja ultrana-cionaliste serbe që po pen-gon progresin e vet saj dhe po shkakton probleme në Kosovë. Kurse Rusia e Putinit po ud-hëheq politika agresive kundër Perëndimit dhe në këtë kon-tekst përkrah edhe Serbinë, ata kanë probleme dhe debate me Poloninë, pastaj me Estoninë dhe vendet tjera Baltike, pastaj me Gjeorgjinë, me Çeçeninë etj.

Megjithatë bota dhe ven-det demokratike më të rëndë-sishme e kanë njohur Kosovën, duke fi lluar nga SHBA-të, Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Kanadaja, Turqia, ven-det arabe si Arabia Saudite, Bahrejni, Jordania, Hondurasi, Kolumbia, Malejzia, Koreja

Jugore, Australia, dhe vendet e Ballkanit si Kroacia, Bullgaria e Shqipëria etj. Është e rëndë-sishme që pesë vendet e BE-së të njohin Kosovën dhe mosn-johja nga Spanja është e pakup-timte dhe e paarsyeshme, sepse Kosova është rast i veçantë. Por edhe shtetet e tjera të BE-së nuk kanë arsye ligjore, por e bëjnë për shkak të problemeve të brendshme apo alean-cave ortodokse (Greqia dhe Qipro). Nuk kanë arsye sido-mos pas vendimit të GJND në gusht të vitit 2010 ku qartë u theksua se pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare.

MacShane shkruan edhe për fi llimin e dialogut mese Kosovës e Serbisë me ndërm-jetësim të BE dhe argumenton se do të ishte gabim strategjik nga BE nëse do të pranonte anëtarësimin e Serbisë në BE pa e njohur Kosovën (f. 122). Ai tutje shkruan se ’BE-ja më shumë është e relaksuar që t’i jap liberalizim vizash (t’i heq vizat) Tajvanit që asnjë nga vendet e BE-së nuk e njohin si shtet se sa ta ndihmoj me shumë Kosovën edhe pse 22 anëtarë të BE-se e njohin atë ’(f. 128).

Liberalizimi i vizave të Ser-bisë duhet të kushtëzohet me qarkullimit e qytetarëve të Re-publikës së Kosovës për Serbi.

Evropa duhet ta ndihmojë dhe njoh edhe më shumë Ko-sovën se sa tani, një mënyrë është që parlamentet të bëjnë marrëveshje këmbimore dhe të vizitojnë vendin.

Partitë politike dhe poli-tikanët në Kosovë mund të mësojnë nga përvojat e avan-cuara të vendeve të BE-se dhe në shumë fusha të tjera. Koso-varët duhet të përfshihen dhe mbrohen nga Konventa Evro-piane për të Drejtat e Njeriut.

MacShane përfundon se Kosova e Serbia duhet të pra-nojnë ç’ka ka ndodhur dhe të ndërtojnë të ardhmen, të ecin tutje dhe të arrijnë integrimin në BE, d.m.th. të dyja të pa-varura.

MacShane duke qenë ob-jektiv për Kosovën argumen-ton në mënyrë të fuqishme dhe profesionale se pse Kosova ende është e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për paqen në Ballkan.

Page 3: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

3

Page 4: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

4

Numri i turistëvë dhe emi-grantëve që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore është në rritje krahasuar me vi-tin e kaluar.

Kështu, krahasuar me një vit më parë në pikën kufi tare të Morinës ka hyrë rreth 20% më shumë udhëtarë se qershorin e vitit të kaluar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 13354 shtetas me 7784 mjete, ndërsa kanë dalë 8101 me 4716 mjete. Në Portin e Durrësit kanë hyrë gjatë 24 orëve mbi 6 mijë e 400 perso-na, prej të cilëve 1800 shtetas të huaj.

Fluksi rritet çdo ditë e më shumë për shkak të sezonit tur-istik, kthimit të emigrantëve dhe turistëve të huaj, ku në krahasim me të njëjtën peri-udhë të një viti më parë kanë hyrë në port 11% më shumë shtetas, thënë ndryshe 1150 persona më shumë.

Ndërkaq në 24 orët e fun-dit kanë dalë nga kjo pikë ku-fi tare 2635 persona, 974 prej të cilëve shtetas të huaj. Mjete gjithsej kanë hyrë rreth 1590 dhe kanë dalë mbi 600 të tilla. Autoritetet portuale rapor-tojnë, se e djela, e cila përkon

dhe me fi llimin e muajit kor-rik, pritet të sjellë një numër të lartë shtetasish, ku numri i të cilëve pritet të arrijë deri në 5 mijë brenda një dite, nga ku do të mbërrijnë me 5 tragete.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufi tar të Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë rreth 3158 shtetas shq-iptarë me 624 automjete, ndër-sa kanë dalë nga kjo pikë kal-imi për në shtetin fqinj Greqi 2874 shtetas dhe 586 mjete. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Një rritje të fl uksit të emi-grantëve ka patur edhe në pikan kufi tare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3450 emigrantë me 1200 mjete ndërsa kanë dalë 2140 persona me 493 mjete. Pala jonë punon me 9 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele në dalje. Situata është nomale dhe nuk ka radhë, pavarësisht fl uksit.

Ndërkohë, policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe të sigurisë në akset rrugore dhe në zonat turistike. Policia e Shtetit dhe agjencitë

rajonale do të bllokojnë çdo lloj aktiviteti turistik që nuk ka licencë dhe që nuk ofron garan-ci, që të sigurohet jeta për tur-istët e ndryshëm. Policia nuk do të tolerojë aktivitet që vënë në rrezik jetën e pushuesve të

ndryshëm. Ministria e Brend-shme ka kërkuar nga prefektët që në bashkëpunim me forcat e rendit t’i japin zgjidhje dhe problemit të ndotjes akustike që haset në zonat turistike gjatë sezonit. Nga ana tjetër,

Drejtori i Përgjithshëm i Poli-cisë së Shtetit është shprehur se, forcat e rendit do të shpërn-dahen në të gjithë Shqipërinë nga Velipoja në Ksamil, në mënyrë që të garantohet sigu-ria rrugore.

Rritet numri i emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime

Page 5: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

5Para disa ditësh isha i ft uar

nga Grupi i Shkrimtarëve bri-tanikë në zonën e Willesden Green të Londrës për të folur për poezinë dhe prozën shq-iptare. Në një takim të kënd-shëm e tepër interesant normal-isht me një temë të gjerë, por të përqëndruar tek krijuesit që janë përfshirë në sitën e “Fjala e Lirë”, fj ala shkoi tek poetët të cilët kanë ëndërra dhe dëshi-rojnë që këto ëndërra t’i kthe-jnë në realitet. Një realitet që poezitë e tyre të fl asin edhe në gjuhën angleze. Kështu takimi emocional në Librarinë e kësaj zone londineze, ishte edhe një arsye tjetër për të pikëtakuar disa shqiptarë. Mjaft shqiptarë që marrin rrugën nga kënde të ndryshme të Londrës për të pirë një kafe express tek lokali që është pronë e shqiptarit Agron Kurtaj. Dhe s’janë pak. Dhjetra shqiptarë që kohën e lirë duan ta kalojnë në këndin ku ndodhet ky lokal me një ex-periencë të shkëlqyer. Marrin rrugën sidomos pasditeve dhe gjenden atje tej në Willesden Green.

Agron Kurtaj, njeriu pasio-nant, shpirtmirë, i dashur dhe i respektuar qëndron në këm-bë. Th uajse me orë të tëra. Një pastërti shembullore. Model shërbimi. I paisur me çdo ele-ment kënaqësie në ambientet e bukura, të qeta e të sigurta. Kënaqësi! Ndjehet nga ven-dasit. Ndjehet nga shqiptarët. Ambienti thuajse fl et shqip. Flamuj shqiptarë, pankarta, foto, simbolika të shumta. Edhe një ekran i madh tele-vizori thuajse fl et shqip gjatë gjithë kohës.

Kështu je ndodhur në një Shqipëri të vogël në zemër të Londrës. Është lokali i shqip-tarit Agron Kurtaj. Ai erdhi në Britani në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka një angazhim total në shërbim të klientëve të tij të shumtë. Me një për-vojë biznesi që në Atdhe, ai nuk preferoi të gëzonte ben-efi tet britanike, por vendosi të bënte biznes. Dhe kështu me një familje shembullore, dy fëmijët Jesilda dhe Chrisi, që shkëlqejnë në shkollat ku mësojnë ai është bërë një nga modelet shqiptare në Mbretëri të Bashkuar.

Agroni është tejet mod-est. Madje kërkon edhe që të

mos shkruajmë për të. As për familjen e tij, bashkëshorten talente që zotëron një sallon mode dhe bukurie, ku me du-art e saj të talentuara zbukuron mjaft klientë nga shumë kom-bësi që jetojnë dhe punojnë në Mbretëri të Bashkuar.

Jesilda, vajza e tij është anëtare e Akademisë së Bu-kur të Arteve në Kings Cross. Ka marrë disa diploma dhe certifi kata. Mjaft gazeta kanë shkruar për talentin dhe re-zultatet e saj. dhë ndërsa ne

ngulim këmbë, Agroni thyen modestinë dhe heshtjen. Ai na shprehet: “Ka qenë një fi l-lim tregtie për të përmbushur nevojat e familjes, e cila më futi më vonë në rrugën e pakthye-shme të biznesit. “Kush futet në biznes, e ka të pamundur të dalë përsëri, për arsye se aty fi llon të marrë jetë një krijesë jotja, ndërkohë që edhe presio-ni i ambientit përreth të mo-bilizon për të qenë gjithmonë e më i suksesshëm”, - shprehet Kurtaj. Frytet e punës janë

gëzimi, emocioni dhe qetësia shpirtërore. Korrektësia dhe saktësia në punë janë idealet që e udhëheqin në punën e tij të vështirë si biznesmen. Një fi llim modest tregtie në Atdhe në vitet pas 90-tës e ka bërë tani një administrator të suk-sesshëm në fushën e kulinarisë e më gjerë edhe këtu në Britani të Madhe. Agron Kurtaj është emri që respektohet mjaft në mesin e shqiptarëve.

E duke folur për këtë in-vestim të tij, Kurtaj nuk ka

harruar të përmendë edhe momentin më të vështirë që ka kaluar gjatë emigracionit. Por atë kërkon ta harrojë s’e tashmë çdo gjë është pjesë e integrimit.

Si të gjithë biznesmenët shqiptarë edhe ai i kushton dhe gjen kohë për familjen. Ka dy fëmijë të talentuar dhe të shkëlqyer në mësime.

“Me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kalon shumë pak kohë, por atë pak kohë, za-konisht të shtunën mbasdite dhe të dielën gjen mënyrën e përkushtimit familjar.

Për të, njerëzit që merren me biznes janë ose aventurier ose të çmendur. Jeta e një bi-znesmeni, vazhdon ai, është një angazhim tërësor, një an-gazhim 24-orësh, i cili kërkon një impenjim maksimal. Kësh-tu, nuk e di nëse ka ndonjë biznesmen që organizon dhe shijon fundjavën. Për mua, fundjavat nuk janë tërësisht pasive, pasi shpeshherë ato janë të shoqëruara me dreka ose darka pune.

Ëndrra ime, thotë Kurtaj, është ngritja e një ambienti te-jet komod me muzikë live, ku-zhinë tipike e tradicionale, në këtë ambient me 50 vende, me synimin për të afruar edhe ko-pshtin pas lokalit, kohën nga ora 8 e mëngjesit deri në 1 e 30 minuta pas mesnate në kënaqë-si për klientët, festat, gëzimet, harmonitë dhe çdo gjë që ata e shohin të arsyeshme. Bilardoja është një tjetër arsye që shton relaksin dhe gjetjen e kohës së lirë mes miqve.

Mendoj se kjo ëndërr që kam do të kërkojë një anga-zhim dhe këtë e kam nisur, në mënyrë që të formohet një recetë ndryshe komunikimi, që të punojë në mënyrë të pa-varur e me emërin e vet. Jam i bindur që momentalisht janë krijuar kushtet për ta bërë këtë investim, sepse ekziston një lodhje e njerëzve që merren me biznes për shkak të sipërmar-rjeve të mëdha që kanë marrë përsipër. Kjo do të bëjë të mundur dhe krijimin e një mi-niqendre argëtuese kulturore për shqiptarët e kësaj zone.

Kur gjendesh në lokalin e Agron Kurtaj

Për të, njerëzit që merren me biznes janë ose aventurier ose të çmendur. Jeta e një biznesmeni, vazhdon ai, është një angazhim tërësor, një anga-zhim 24-orësh, i cili kërkon një impenjim mak-simal. Kështu, nuk e di nëse ka ndonjë biznes-men që organizon dhe shijon fundjavën. Për mua, fundjavat nuk janë tërësisht pasive, pasi shpesh-herë ato janë të shoqëruara me dreka ose darka pune. Ëndrra ime, thotë Kurtaj, është ngritja e një ambi-enti tejet komod me muzikë live, kuzhinë tipike e tradicionale, në këtë ambient me 50 vende, me synimin për të afruar edhe kopshtin pas lokalit, kohën nga ora 8 e mëngjesit deri në 1 e 30 minuta pas mesnate në kënaqësi për klientët, festat, gëz-imet, harmonitë dhe çdo gjë që ata e shohin të ar-syeshme. Bilardoja është një tjetër arsye që shton relaksin dhe gjetjen e kohës së lirë mes miqve.

Page 6: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

6

Nga: Dr. Leonidha PeppoTiranë

Është shkruar dhe më parë për pjesëmarrjen e mjekëve shq-iptarë në kongrese e konferenca ndërkombëtare të rëndësishme mjekësore, ku ndihmesat aktive të tyre kanë qenë të suksesshme. Kësaj radhe, dëshiroj të sjell shkurt në kujtesën e lexuesve të interesuar, nga fusha e mjekë-sisë ose jo, Kongresin Vjetor të Kardiologjisë Europiane, zhvil-luar në Barcelonë (Spanjë), nga data 29 gusht e deri më 2 shta-tor 2009. Vërtet ka kaluar një kohë ca e gjatë, por mendoj se mësimet dhe vlerat e kësaj vep-rimtarie aq masive mbeten ende aktuale. E them tani këtë gjë, duke marrë parasysh diskutimet e bëra, si dhe përfundimet me vlera afatgjata, që u arritën aty.

Pjesëmarrje në atë Kongres ishte e jashtëzakonshme, me 30.000 delegatë. Ndërsa delega-cioni shqiptar kishte në përbërje një grup me 34 mjekë.

Për dijeninë e lexuesve, në kongrese të kësaj natyre, çdo shtet pjesëmarrës çel vazhdi-misht stendën e vet, me em-blemën përkatëse të tij. Kështu, një kënd i veçantë i ishte lënë edhe Shqipërisë. Presidentja e Shoqatës së Kardiologjisë Shq-iptare (SHKSH), prof. Mimoza Lezha, krahas te dhënave për ecurinë e kardiologjisë shq-iptare ndër vite, kishte paraq-itur në disa stenda edhe pamje nga vendi ynë. Prania e përher-shme e sekretares së SHKSH-së në pavionin shqiptar, iu jepte të pranishmëve mundë-sira të shumta, si për të shuar kureshtjen e pamjeve të mrekul-lueshme të vendeve turistike të vendit tonë, ashtu edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të vizitorëve. Sigurisht që sot nuk është kush e di se çfarë, që të njohësh 2 apo 3 gjuhë të huaja. Kështu, përfaqë-suesja shqiptare, njohëse e mirë e gjuhës angleze, qendronte e qetë dhe e sigurtë pranë stendës shqiptare. Ne bëmë edhe foto përkatëse aty.

Pallati i Kongreseve ishte i stërmadh, me një mori sallash, të mbushura dhe të vena në shërbim të atyre, që me pasion e punë të palodhur e këmbën-gulëse, do të referonin apo do të mbanin leksione përpara të tjerëve, që janë po aq të ditur sa ata, te cilët qendronin lart në foltore. Kërkohej përgjegjësi e madhe, se duheshin pritur dhe pyetjet, rreth temave të tyre. Ata, që për mungesë kohe nuk mundën të fl isnin nëpër seanca, pasi temat ishin të shumta dhe koha në dispozion jo e mjaf-

tueshme, iu dha mundësia të shpalosnin punimet e tyre kër-kimore e studimore shkencore nëpër postera. Tabllorat me përmbledhje të përqendruara ishin vendosur në salla të veçan-ta. Ndërsa, në orare të caktuara e të kufi zuara, autori përkatës qen-dronte pranë stendës ë tij, gjith-një i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të delegatëve. Natyrisht, kjo kërkonte përgatitje të lartë profesionale dhe gjuhësore, pasi çdokush duhet të dialogonte me të interesuarit.

Në këtë Kongres, Shqipëria u përfaqësua me tema: nga mjekja e pasionuar, Nereida Xhabija; të talentuarin Alban Dibra dhe Prof. Gani Bajraktarin, nga Prishtina, gjithmonë i suk-sesshëm në të tilla ngjarje shken-core kardiologjie. Ata paraqitën punimet e tyre dhe ishin të aft ë të diskutonin me nivel të lartë shkencor, me kolegët perëndi-morë, gjë që u vlerësua mjaft prej tyre.

Grupi ynë kishte në përbërje të tij 11 veta, të cilëve pjesëmar-rja në këtë Kongres iu mundë-sua falë mbështetjes fi nanciare të Kompanisë së mirënjohur farmaceutike, KRKA. Përfaqë-suesja e saj, znjsh. Arenza Bo-deci, me zotësinë e saj karakter-istike, u përpoq të ndihmonte në çdo gjë. Grupi ynë u vendos në një zonë të njohur, Barcelon-eta, në një hotel të thjeshtë, por mjaft komod. Ishim miq të mirë, mjekë të zemrës dhe patëm mar-rëdhënie të shkëlqyera midis

njëri-tjetrit. Të gjithë vendosëm që, si pjesëmarrja në punime, ashtu edhe lëvizjet jashtë Pal-latit të Kongreseve, t’i bënim së toku.

Barcelona, qyteti më i bukur i Spanjës, kurdoherë të ofron bukurira, që ia vlen t’i shijosh. Për këtë, na erdhi në ndihmë edhe organizimi i shkëlqyer, në hyrje të mjediseve të Kon-gresit. Sportele të panumërt qendronin të hapura gjatë tërë kohës dhe, me shënimet për-katëse, të orientonin mjaft mirë. Ato tregonin udhërrëfyes tur-istikë, nga ku delegatët mund të merrnin të dhëna për vendet karatestike të turizmit spanjoll. Po kështu, ofroheshin shërbime të ndryshme, jepeshin informa-cione për veprimtaritë kultur-ore e artistike të javës. Pra, gjeje përgjigje për gjithçka kërkoje. Në këto mjedise informuese shërbenin shumë të rinj dhe të reja, të cilët fl isnin një anglishte të kulluar dhe ngahera ishin të gatshëm për të të ndihmuar.

Por, përpos këtyre që për-menda më lart, vinte përmba-jtja e punimeve të Kongresit, pra ato ajo që i terhiqte gjithë të pranishmit, zhvillimi i sean-cave profesionale për çështje të ndryshme të kardiologjisë. Aty, lektorët e njohur, por edhe të tjerë, shpalosëm plot entuziaz-ëm punimet e tyre, duke rekla-muar personalitetin shkencor dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Shumë vemendje tërhoqi

përfaqësuesi i shquar i kardi-ologjisë në gjithë botën, Eu-gent Braunëald. Ky është arki-tekt dhe zbatues i botimit të rëndësishëm shkecor, “biblës” së kardiologjisë “Zemra”. Së bashku me Harts, autor tjetë, kanë bërë 2 botimet e kardi-ologjisë botërore. Ky mjek i shndritshëm, rreth 85-vjeçar, në leksionin e vet, foli për të ardhmen e kardiologjisë, në vitet 2016-2020. Prandaj salla ishte e mbushur plot, ku sigur-isht ishim edhe ne shqiptarët. Ndërsa për habinë tonë, kur prof. Braunëald mbaroi leximin e punimit të tij shkencor, salla u boshatis, sikur të tjerë lektorë pas tij ishin pa vlerë!?

Pa u zgjatur, tani shënoj këtu se përfi timet tona profesionale nga ai Kongres ishin të shumta dhe me vlera në punën tonë të mëtejshme me pacientët. Kësh-tu, për shembull, na bënë për-shtypje në temat e lexuara ose jo problematika të tilla, si: ste-noza e aortës dhe përfi timet nga operacioni në të, përsa i përket cilësisë së jetës; luft imi i SIZ-së, duke modeluar direkt pjesën që i takon në gen; mjekimi i aritmive supraventrikulare dhe aritmive ventrikulare, efektet anësore të medikamenteve etj.

* * *Bukuritë e qytetit të Bar-

celonës do të bëheshin synim i kënaqësisë së gjithë delegatëve, nga vende të ndryshme, pra dhe nga Shqipëria. Qyteti kish ndërtesa me kube karakteristike e të zbukuruara, që tëhiqnin menjëherë kureshtjen të veçanta të cilitdo, ndryshe nga qytete të vendeve të ndryshme, që kemi parë. Kjo rrymë e veçantë quhet gaudizëm, nga arkitekti i fam-shëm Gaudi, së bashku me pik-torin impresionist, Pikaso, që njihen ndër njerëzit më të shquar të Barcelonës. Vend turistik dhe i dalluar ishte Katedralja, kishë e vitit 1803, e cila ndodhej në një kodër mbizotëruse të qytetit, me një pamje madhështore, të shpalosur në sytë tanë. Si kudo në vendet e tjerë, edhe Barce-lona ka “Harkun e Triumfi t”, simbol i fi toreve përparimtare. Ai ishte me tulla të kuqe, jo shumë i madh e i mbuluar me skulptura të njerëzve të shquar vendës, si Pau, Rodriguez… Aty na shoqëruan poza të përbash-këta fotografi ke, duke fi ksuar kështu kujtime të paharruara, si për ne dhe familjet e të njohurit tanë.

Pas «Harkut të Trumfi t» shikohej gjatësia e shëtitores me drurë, lule e llampadarë. Në të dyja anët e saj, stolat e zbuku-ruar për të ndenjur, të bënin ta

shijoje atë hapësirë të rrallë. Në fund të asaj shëtitoreje, ku ishte e ndaluar hyrja e makinave, sh-trihej i mrekullueshmi « Parku i tre dragojve ». Në hyrje të tij ngrihej madhërishëm Muzeu, me të njëjtin emër. Aty të priste skeleti i një dragoi të stërmadh. Gjithashtu, aty bëmë foto të shumta, në kujtim të kësaj kaf-she, e cila nuk gjendet më dhe na çon mendimin në lashtësi. Ky park është krenaria e Bar-celonës. Ndërkaq, mendja na shkonte edhe te parqet e Pa-risit.

Kompania farmaceutike “Novartis” organizoi për pjesë-marrësit shqiptarë një darkë, në një nga restorantet e mira të Bar-celonës. Takimi për pjesëmarësit u la te kisha e quajtur “Sagrada familja” (familja e shenjtë), që ua mbylli gojën vështruesve për një çast, me madhështinë e format e veçanta, të papara më parë. Por pastaj i la rrugë diskutimeve me ndjenja të ndryshme, sipas per-ceptimit vetjak. Mua, personal-isht, më la përshtypje shumë të madhe, saqë aty dhe më vonë, në Shqiperi, ua tregoja me tone të larta entuziaste, të njohurve të mi. Pranë hotelit tonë shtri-hej Deti Mesdhe, i pafund, me hotele e plazhe. Menjëherë aty pranë ndodhej sheshi “Colom-bo” dhe në mes ngrihej obelisku shumë i lartë, me zbukurime në bazë dhe në majë ishte statuja e kërkimtarit dhe zbuluesit të famshëm botëror, Kristofor Ko-lombi. Ishte me pamje nga deti dhe dorën e djathtë të ngritur lart, po në atë drejtim, duke dashur të thotë “Andej”. Kjo fj alë përmbledh gjithë veprën e tij, përtej detit.

Shumë pranë tij, në këmbë, qendronte muzeu i vogël e me 5 anije të tilla, që mundën të arri-nin në fund të ekspeditës. Njëra ishte më e madhe, me vendin ku rrinte udhëheqësi, si një kabinë e vogël, mbuluar me batanije. Këto m’i tregonte miku im, Kristaq Miço.

...U larguam nga Barcelona pikërisht në ditën, kur u caktu-an ministrat e rinj, që dolën nga zgjdhjet e 28 qershorit 2009. Ata, që u lidhën me Tiranën, njëherësh, mundën t’ua tre-gonin këtë gjë kolegëve të tjerë. Ndërsa të gjithë ne e dinim mirë, se jeta në Atdheun tonë rrjedh njëlloj dhe gjithmonë e dashur, duke dhënë siguri për jetesën dhe përparimin e pan-dalshëm.

Sigurisht, përvoja e fi tuar në Kongresin e Barcelonës do të na shërbente ne, në punën tonë të metejshme me pacientët, në fushën e kardiologjisë.

Përvoja të vyera për kardiologjinë, në kongresin e Barcelonës(Duke shfletuar bllokun e shënimeve)

NGA E DJATHTA: DR. L.PEPPO, DR. M. KAPAJ, DR. G. HAKRAMA

Page 7: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

7

Nga: Prof. Murat Gecaj

Dëshirojmë të dimë diçka më konkretisht për prejardhjen dhe jetën tuaj në Kosovë?- Kam lindur më 1965, në

Fshatin Carrallukë, të komu-nës së Malishevës. Tani familja ime jeton në Prizeren. Shkol-len fi llore e kreva në vendlind-je dhe të mesmen në Klinë. Ndërsa shkollën e lartë e për-fundova në Ferizaj, drejtimi i makinerisë. Jemi 5 vëllezër e tri motra. Dy vëllezër, me motrat e me prindërit, jetojnë në Priz-eren. Ndërsa unë, së bashku me dy vëllezër tjerë, jetojmë në Suedi.

Kam qenë pjesëmarrës i organizimit të demonstrat-ave antiserbe të vitit 1981, në Kosovë, si dhe në organizime të ndryshme, ndaj pushtuesve serbë. Kemi patur vështirësi të mëdha të jetës familjare, me kushte të kufi zuara nga push-tuesi serb.

Gjatë tërë jetës, që nga ajo fëminore e deri në vitin 1994, kam pasur probleme të mëdha shëndetësore, prandaj kam kërkuar ndihmë mjekësore në Kosovë, Beograd, Ljubljanë dhe, në fund, në Suedi. Kam kaluar katër operacione të rënda: një në Kosovë, një në Beograd dhe dy operacione në Ljubljanë.

Por edhe pse me probleme aq të rënda shëndetësore, si dhe të detyruar nga pushtuesi me lëvizje të kufi zuara, më ka ndihmuar Zoti të mos dorëzo-hem dhe t’i përballoj të gjitha këto veshtirësi, duke men-duar se edhe unë një ditë do të shërohem dhe do të bëhem i aft ë si gjithë të tjerët. Dhe ashtu, Zoti ma ka realizuar dëshiren që t’i ndihmoj vetes, si dhe të tjerëve. Për t’i përsh-kruar të gjitha vuajtjet, gjatë jetës sime, duhet folur natë e ditë ose duhet një libër i tërë. Por, besoj, mjaft on me ato që tregova, në pika të shkurtuara.

Kur jeni vendosur në Suedi dhe si u përshtatët me kushtet e këtij vendi demokratik skandinav. Çfarë vështirësishë kaluat dhe si u mbështetët nga vendësit, pra nga miqtë suedezë ?

-Udhëtimin e parë për në Suedi e kam bërë më 13 qer-shor 1992, pra dhjetë vjet më parë. Ishim unë e gruaja dhe dy vajza, ku në gjendje të rëndë shëndetësore ishim ne të dy dhe vajza 16 muajshe. Gjate dy viteve të para kam qenë në mjekim të plotë, pra kam gjetur ndihmën dhe kujdesin e miqëve vendës suedezë.

Gjatë shërimit dhe më pas kam kryer kurse të ndryshme të gjuhës suedeze, si dhe një specializim të lartë, në profe-sionin tim të mëparshëmme, C.N.C. (Operatore Auto-cad, Cad cam), si dhe kurse të ndërtimtarisë.

Kam qenë arkëtar i mbled-hjes së tre përqindëshit për Kosovën, që nga ditët e para në Suedi, si dhe në organizime të ndryshme me bashkëkombasit tanë, që jetojnë në këtë shtet skandinav.

U deshën disa vite që të punoja natë e ditë, derisa hyra në rrjetin dhe sistemin e shtetit suedez. Sigurisht, kurd-oherë i kam patur mbështetje vendeësit dhe kështu arrita të përshtatem , shpejt e mirë, me kushtet e punës dhe të jetesës këtu.

Kështu, kam punuar nëpër shumë ndërmarrje të ndry-shme suedeze,vetem sa për t’u aft ësuar, pra të bëja përvojë profesionesh. Endrra ime e përhershme ishte që një herë të përmirësohesha nga shendeti dhe kështu ”ta theja akullin” e vuajtjeve gjatë tërë jetës,pra të bëhesha i aft ë për punë. Dhe dashti Zoti dhe prej disa vitesh unë jam në këmbë të mia, si gjithë të tjerët.

Nga marrëdhinia bash-këshortore, na kanë lindur 6 vajza radhazi e pas tyre na i fali Zoti edhe dy djem binjakë, me emrat Andi dhe Endi.

A mund të na thoni, se cilat janë arritjet tuaja kryesore në biznesin, që drejtoni?-Po. Unë nuk mendoj se

jam një biznesmen i madh dhe nuk do ta dëshiroja kurrë këtë gjë. Por njeriu duhet të punojë derisa të jetojë, se edhe puna është një vepër dhe çdo njeri e lë pas vetes një vepër të tij, se veprën e krijon njeriu. Në vi-tin 2006, kam fi lluar me vep-rimtari ndërtimtarie, ku e kam hapur biznesin tim në Suedi. Kam patur të punësuar, nga 20 e deri 45 veta, në këtë lami profesionale. Dhe jam shumë i kënaqur me arritjet e mija të deritashme. Sot i kam 4 ndër-rmarrje të ndryshme (4 lloje të bizneseve): Firmë Ndërtim-tarie; Firmë të banesave me qera; Firmë të makinave të vjetra dhe Firmë Import & Export, në Dubai. Kjo e fun-dit është e posaregjistruar, për qëllime eksport-importi: Kinë e Dubai, Kosovë, Suedi e Shq-ipëri dhe anasjelltash. I kam në disponim: vendin, depot dhe makineritë, si dhe automjetet e mija. Kështu, do të thotë, janë të gjitha kushtet për të punuar normalisht. Vëllai im, i cili është dy vjet pas meje, me ndihmon shumë. Ndërsa vël-lai i vogël e ka biznesin e vet, kuptohet me bashkëpunim. Kështu ecin punët mbarë.

Cilat kanë qenë drejtimet e bashkëpunimit dhe ndihmesave, që u keni dhënë, deri tani, bash-katdhetarëve shqiptarë në Suedi e jashtë saj?Së pari, kam fi lluar t’i ndi-

hmoj familjes sime të ngushtë, pasi e lashë në kushte tejet të vështira ekonomike e te shkatërruar nga luft a. Por dhe i mora dy vëllezër këtu, që të më

ndihmojnë në biznes.Tani kam fi lluar ta ndihmoj sadopak farefi sit tim në Kosovë.

Në Suedi kam ndihmuar dhe jam duke i ndihmuar disa shoqata shqiptare, ndër të cilat është edhe Qendra Kul-turore Shqiptare ”Migjeni”, me qendër në Boras, ku dhe u takuam bashkë, gjatë një mani-festimi të bukur e të paharruar. Në Kosovë kam fi lluar ta jap ndihmesën time, që në vitin 2007. Vendi ishte i shkatërruar nga luft a dhe populli vazh-donte të kishte nevojë për ndi-hmë, si kurrë njëherë më parë. Jo se unë mund dhe u ndihmoj aq shumë, por bile aq sa kam mundësi, nuk kursehem.

Kështu, i mbaj ekonomiki-sht disa familje në Kosovë, si dhe e ndërtoj, së paku, nga një shtëpi e nganjëherë dy shtëpi në vit. Këtë gjë e bëj për skam-norët dhe më tepër u jap për-parësi familjeve me pjesëtarë të sëmurë, që së paku t’i bëj me një kulëm mbi krye. Këtë nismë njerëzore jam duke e kryer për çdo vit me radhë dhe do të vazhdoj të ndihmoj, deri sa të kem mundësi.

Do të pyesni ju: Pse i ndi-hmoj të tjerët? Sepse vetë kam vuajtur mjaft , në shumë vite. E kisha lutur Zotin që të çohem në këmbët e mija. Populli më ka ndihmuar, me ato mundësitë e veta, që të ma shpetojë jetën. Zoti ma realizoi dëshirën, duke m’i larguar vuajtjet e mija, me vite të tëra. Kështu, tani që jam i aft ë për punë, si shpërblim, ua kam borxh të tjerëve në këtë jetë, që t’i ndihmoj sa më shumë. Se vuajtjet e mija më bëjnë ta kuptoj më mirë jetën, se çfarë do të thotë të keshë ose të mos keshë bukë në sofër, të jesh i barabartë për jetesë, të keshë para për shërim, të kesh kulëm mbi koke dhe të kesh

veshembathje si të tjerët. Fat-keqësisht, i pasuri mendon se i ka hypë pasurisë përmbi dhe nuk i sheh as kupton të tjerët, që vuajnë për jetesë!? Por, ai harron se pikërisht atëherë fi l-lojnë problemet e jetes së tij, duke mos menduar as punuar, që edhe të tjerët të gëzohen si ai. Por kënaqësia e tij është aq e shkurtër, sa çel e mshel sytë.

Po lidhjet me Kosovën e Shqipërinë dhe trojet tjera shqiptare, si i realizoni?- U përgjigja pak edhe

më lart, për këtë pyetje. Megjithatë, po u tregoj se Ko-sovën dhe Shqiperinë i vizitoj nga disa herë në vit. Po kështu, gjatë vitit shkoj për arsye pune, pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës dhe në Arabinë Sau-dite, në Katar, Barhai, Dubai, Liban, Egjipt, Turqi, Qipro, Hongkong, Shangai. Pekin etj.

Një herë përnjëherë, nuk mendoj që të hapi ndonjë bi-znes në Kosovë ose Shqipëri, se shumë larg janë nga realiteti i demokracisë. Besoj që, ndon-jëherë, do të ngopen zyrtarët me pasuri.Tani do të fi llojnë të punojnë për ta ndërtuar shtetin e vet dhe do të mendojnë edhe për popullin. Pra, jam shumë i bindur që një gjë të tillë do ta kuptojnë edhe ata.

Çfarë mendoni e parashikoni në projektet tuaja, të afërta e më të largëta, në drejtimet që përmendëm më lart? - Kam plane për biznese,

nëpër disa vende te ndryshme, prandaj jam duke hulumtuar. Jam duke i hartuar disa pro-jekte për të ardhmen edhe në Suedi. Shumë vështirë e kam, por besoj që do t’ia dal mbanë edhe me këto plane, që jam duke i bërë.

“VUAJTJET E MIJA “VUAJTJET E MIJA MË BËJNË TA KUPTOJ MË BËJNË TA KUPTOJ MË MIRË JETËN...”MË MIRË JETËN...”Bisedë me bizmesmenin e suksesshëm Bisedë me bizmesmenin e suksesshëm Halim Hoti, veprimtar i dalluar për Halim Hoti, veprimtar i dalluar për çështjen shqiptare, Suediçështjen shqiptare, Suedi

Page 8: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

8Nga Bashkim SALIASI

Veza qysh në lashtësi është kosideru-

ar nga njeriu si krijuese e jetës në tokë. Me zhvillimin e gjenetikës dhe njohjen e evolucionit të zhvillimit embrional, veza përbënë një kompleksitet universal biologjik me përmasa funksionale, dhe shkencëtarët e vendosin atë në bazën e vazhdimësisë së jetës për të gjitha orga-nizmat e gjalla.

Zbulimet e mëdha që u bënë në fush-ën e gjenetikës mundësuan dhe mbarësh-timin e shpendëve, krahas kafshëve të tjera si lopa, delja, derri etj.

Rezultatet e arritura në prodhim-tarinë e vezëve nga pula, e cila më parë bënte 10-15 kokrra vezë në vit, ka arritur në 240-280 kokrra dhe në individë “re-kordmenë” e në kushte të veçanta është arritur të merren edhe deri në 370-400 kokrra vezë në vit.

Veza, para se të jetë një produkt i do-mosdoshëm ushqimor për njeriun, është mjeti i ripërtëritjes për vet pulën. Pula dhe prodhimtaria e vezëve dhe mishit sot është kthyer në një industri të vërtetë. Veza përbën një qelizë të vetme dhe nga kjo lind një jetë e re. Natyra i ka dhënë vezës vendin e parë të pazëvendësueshëm për nga përbërja kimike dhe vlerat ush-qimore që ka.

Te çdo vezë e zakonshme dallojmë pesë pjesë kryesore: -Lëvozhgën e vezës, dy membranat e vezës, e bardha e vezës, të verdhën dhe diskun riprodhues.

1.lëvozhga e vezës së bashku me dy membranat, zë rreth 11% të peshës së saj. Ajo është e formuar nga një membrane proteinike, e veshur pothuajse tërësisht me lëndë minerale. Lëndët përbëhen nga karbonati i kalciumit dhe në sasi të vogëla të magnezit, fosforit, zinkut dhe hekurit, të cilat zënë 95 % të peshës së lëvozhgës. Lëvozhga është e përshkrueshme dhe në sipërfaqen e saj ndodhen 7500-8000 pore, nëprmjet të cilave kryhet shkëm-bimi i lagështisë e gazeve me mjedisin e jashtëm.

Trashësia dhe fortësia e lëvozhgës së vezës është në vartësi të rracës së pulave, por dhe të kushteve të mbarështimit. Në fortësinë e lëvozhgës ndikojnë shumë faktorët mjedisor dhe kushtet e të ushqy-erit. Me kalimin e moshës pula nuk është në gjendje të asimilojë si duhet karbon-atin e kalciumit që u jepet me ushqim dhe lëvozhga dobësohet.

Përmbajtja e karbonatit të kalciumit në ushqim ndikon në cilësinë e lëvozhgës, prandaj pulat që rriten në gjendje të lirë fortësin e lëvozhgës e kanë të një cilësie më të mirë se ato që rriten në kushte të regjimit stallor.

2.Poshtë lëvozhgës gjenden dy mem-brana të vendosura në pjesën e brend-shme të lëvozhgës; -njëra e ngjitur me guaskën dhe tjetra e ngjitur me të bard-hën e vezës. Në pjesën fundore të vezës këto dy membrane janë më të larguara nga njëra-tjëtra dhe formojnë dhomën e ajrimit. Madhësia e kësaj hapsire është

zakonisht 5 mm, por gjatë dimrit, kur temperature është më e ulët, ajo është më e madhe se sa gjatë verës. Me kalimin e kohës veza, humbet lagështi dhe dhoma e ajrit zmadhohet. Kjo është një shenjë domethënëse, që tregon se veza është e freskët ose jo.

Membranat e brendshme të guaskës së vezës përmbajnë shumë “limuzinë”, lëndë kjo me veti të çmuara anti bakteri-ale, që nuk lejojnë deprtimin e mikrobeve në brendësin e saj, duke e ruajtur atë nga infeksioni mikrobik.

3. E bardha e vezës përfaqëson rreth 56 % të peshës së saj. Është një masë albu-minoze më e hollë në pjesët që janë më afër lëvozhgës, dhe përmban rreth 88 % ujë. Në dy skajet, në drejtim të majës dhe të fundit të saj, veza ka dy fi jza përdred-hëse, që quhen kalaza ose bilancier. Këto lidhin masën e vezës me lëvozhgën. Në saj të këtyre bilancierve e verdha megjithëse ka dëndësi më të madhe, qëndron në mesin e vezës.

4. E verdha e vezës ka një formë sfer-ike, në sipërfaqen e saj ka një membrane të hollë, që quhet membrane vitalinë. E verdha është pjesa më e rëndësishme ush-qyse e vezës, e domosdoshme për zhvil-limin e zogut gjatë zhvillimit në fazën embrionale deri në ditët e para pas çeljes. Ajo përmban rreth 16.6 % protein me vlerë shumë të lartë ushqyese.

Në vezët e freskta , e verdha, pas thy-erjes së vezës në pjatë, ka formë të rregullt të një kupe, lartësia e të cilës arrinë në 6 mm. me kalimin e kohës kjo lartësi ulet, deri në prishjen e formës. Në këtë rast veza është e vjetër dhe e ruajtur keq, të cilat nuk duhen konsumuar, sidomos nga fëmijët e vegjël.

5. Disku riprodhues ose gjerminativ është një pikë që duket me vështirësi, në formë njolle me diametër 2 mm, që shihet më mirë në vezët e freskta. Pas fekondimit ajo zmadhohet dhe bëhet kështu bazë për zhvillimin embrional të zogut të ardhshëm. Një pulë që prod-hon 240 kokrra vezë në vit, së bashku me prodhimin nxjerrë nga organizmi rreth

9200 g ujë, 1680 g protein, 1440 g undyr-në, 1510 g lëndë minerale dhe 120 g glu-cide. Një pulë peshon 1.8- 2 kg, atëherë del se kontributi i saj prodhues është 6-7 herë më i madh se sa pasha.

Për të arritur këtë prodhim ajo duhet të shndërrojë gjatë një viti rrth 45 kg ush-qim të përzier dhe të bilancuar. Tre janë fazat kryesore të njëpsnjëshme gjatë të cilave projektohet dhe kryhet prodhimi i vezës: -formimi i të verdhës, sekretimi i të bardhës dhe çimentimi i guaskës, të cilat kryhen në aparatin riprodhues të pulave, që përbëhet nga ovari dhe ovidukti.

Çdo pulë që me çeljen e zogut, pëm-ban në vezoret e saj një numër të përcak-tuar ovulash. Procesi i formimit të vezës i ngjan një fl uksi të vërtetë industrial, ku veza, duke kaluar nga njëri repart në tje-trin, fi ton cilësi të reja e merr formën e saj të plotë. Ovari përbëhet nga folikula, ku prodhohen ovulat-bazat e vezës së ar-dhshme.

Numri i ovulave potencialisht i mundshëm për prodhim vezësh është 500-1 000, sipas rracave dhe individëve. Por nga këto ovula vetëm një pjesë ar-rijnë të maturohen e të përfundojnë me formimin e vezës. Veprimi prodhues nis me zmadhimin e të verdhës në brendësi të folikulave. Kur ovula maturohet, çlirohet nga ovary dhe bie në pjesën e parë të oviduktit, ku qëndron për 10- 15 minuta.Me ndihmën e fi brave muskulore që përmban kjo pjesë, e verdha rrëshqet lehtësisht në pjesën tjetër të oviduktit që quhet magnum. Këtu gjatë tre orëve, gjendra të psaçme sekretojnë të bardhën ose albuminën.

Pas kësaj kompleksi i verdhë dhe i badhë lë magnumin dhe kalon në pjesën tjetër, që quhet istmo, ku gjatë dy orëve përpunohen membranat që mbulojnë të bardhën. Në vazhdim veza, si masë e lëngët, kalon në uter. Gjatë gjashtë orëve të para të qëndrimit në këtë pjesë, ajo mbushet me ujë, fryhet dhe ngjitet në muret e urterit. Pikërisht nga ky moment fi llon procesi më i gjatë i “çimentimit” të lëvozhgës, që zgjatë rreth 21 orë. Disa

orë para se veza të prodhohet, ndërpritet sekretimi i kalciumit dhe veza “përga-titet” për të dal nga organizmi.

Për formimin e saj të plotë vezës i duhen rreth 24-25 orë. Kjo do të thotë që teorikisht që një pulë mund të prod-hojë 1 vezë në ditë ose 365 vezë në vit. Zakonisht, për shkak të pamundësisë së shëndërrimit të lëndëve ushqyse, si rregull nga çdo pulë merret 1 vezë në më pak se në dy ditë.

Pulës për formimin e lëvozhgës i duhet t’i japi 10 herë më shumë kalci-um në formë karbonati, në një kohë që përmbajtja e tij në gjak është vetëm 0.25 mg për litër. Për të plotësuar humbjet në kalcium pula kryen një mrekulli të vërtetë matabolike. Asaj i duhen vetëm 15 minuta për të rivendosur ekujlibrin e kalciumit në gjak. Kjo arrihet nëpërmjet thithjes metabolike të tij nga ushqimi, ashtu dhe nëpërmjet përdorimit të kalci-umit të skeletit. Brenda një viti një pulë nxjerr me prodhimin e vezëve rreth 500 gr kalcium, ose 20 herë më shumë se sa sasia e tij në kocka.

Për të përballuar këtë konsum të madh kalciumi, në racionet e pulave pjellëse përdoret 5-6 % karbonat kalciu-mi, sasi kjo që, në kushte normale, është e mjaft ueshme për të përballuar kërkesat e organizmit. Një vezë e zakonshme përm-ban 6.5 gr protein. Vlera e çdo protein varet nga përmbajtja e renditjes së amin-oacideve në përbërjen e saj.

Nga kjo pikëpamje proteinat e vezës njihen si produkte me vlerë më të lartë biologjike. Duke u nisur nga karakteris-tikat e saj, veza është një ushqim i domo-sdoshëm e i pa zvendësueshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por në përgjithësi për njeriun.

Veza sikundër është burim ushqimi me vlerë të lartë, është në të njëjtën kohë një mjedis i shkëlqyshëm për zhvillimin e shumëzimin mikrobeve. Ajo ndodh kur veza ruhet në kushte jo të mira, kur konsumohen vezë të vjetra, kur vezës i thyehet lëvoxhga dhe i dëmtohen mem-branat e brendshme. Në këto raste mik-robet depërtojnë në masën e vezës, që bëhet për to mjedis banues shumë i për-shtatshëm.

Pikërisht kjo është dhe arsyja që vezët këshillohen të konsumohen të freskta , ose të ruajtura mirë gjatë konservimit. Temperatuar e përshtatshme e mbajtjes së tyre është rreth 10-13oC. veza për-doret për konsum pasi të ketë zier 2-3 minuta. Kjo është e domosdoshme, sepse në vezët e paziera e bardha ka një anti-vitaminë që pengon thithjen e vitaminës B1 në organizëm, kur veza zihet fort, ndodhin shpërbërje të proteinës dhe paksohet efekti ushqyes i saj.

Të gjithë kemi parë se, kur thyhen disa vezë, në masën e tyre përmbajnë njolla gjaku ose shenja mishi. Ato janë pasojë e çrregullimeve metabolike gjatë prodhimit. Si përfundim arrijmë në konkluzion se, veza nuk duhet t’i mun-gojë njeriut dhe sidomos fëmijëve të veg-jël që janë në rritje e sipër.

Të dimë më Të dimë më shumë për shumë për vezënvezën

Page 9: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

9

Nga Vita Arjan Saliasi Nxënëse në klasën V

Dobrusha ndodhet në jug perndim të malit Ramije dhe kufi zohet; - nga veriu me malin e Tomorrit, nga jugu me fshatin Vërzhezhë, nga lindja me bre-gun e Kurorës, nga perëndimi me shkëmbin e Selanit e Bo-govën.

Uji i Bogovës që buron te Ura e Sirakës dhe derdhet në lumin e Osumit, në vitin 1961 u çua në qytetin e Poliçanit, ku u funizua qyteti dhe Uzina Me-kanike dhe në vitin 1985 nga ky ujë u furnizua dhe qyteti i Beratit dhe i Kuçovës. Nga ky ujë funizohet dhe hidrocentrali i Bogovës, që u ndërtua në vitet 1970.

Relievi i fshatit tonë, ashtu si në gjithë Skraparin është tepër i coptuar. Dobrusha, ka një lartësi 900-1150 m mbi nivelin e detit. Pjerrësia e relievit është e zbritur dhe ka drejtim veril-indje - perëndim. Relievi i Do-brushës është pjesë përbërse e vargut malor Tomorr-Leskovik. Në varësi nga pozita gjeografi ke dhe nga relievi përcaktohet dhe klima. Klima në fshatin tonë është përgjithësishtë me dimër të lagështë e verë të thatë. Sasia më e madhe e rreshjeve, bie në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Rreshjet në formën e borës bien më tepër në muajin dhjetor, ja-nar, shkurt, mars, por ka raste që bien dhe gjatë prillit, si në vi-tin 1979 që ra dëborë në datën 24 prill. Në kujtesë të bashkf-shatarëve tanë mbetet rënia e rreshjeve të mëdha të borës para viteve 1970 dhe rrallimi i dëndësisë nga viti në vit.

Një veçori karakteristike për fshatin tonë është prania dhe përhapja e mjergullës gjatë kësaj periudhe dhe sidomos në pran-

DOBRUSHATë njohim vendlindjen

verë. Erërat më të përhapura në fshatin tonë janë, «Tomorri», erë lokale e njohur me emrin «Stoçen», që ndikon në ash-përsimin e klimës. Era e ngrohët që frynë nga perndimi e quajtur «Shiroka», që shoqërohet me rreshje shiu. Brizat detare që fryjnë mbasdite deri në mesnatë dhe gjatë muajve të freskët deri në mëngjez freskojnë klimën e Dobrushës. Fshati Dobrushë përbëhet nga trevat e emërtu-ara; Dobrusha Qëndër, Mali i Dodrushës, që në vitin 1980 me vendim të Kuvendit Popullor të asaj kohe mori emrin Përpa-rim, bashkë me Malin e Strorës dhe Malin e Vërzhezhës.

Këto troje për shumë vjet kan qënë të pa banuara, por mbas viteve 1920-1925 u populluan përsëri nga Fisi i Zaimllarëve, Fisi Bejko, Fisi Zylyft ari dhe Fisi Kapllan. Banorët që populluan këto troje ishin nga Dobrusha, Strora, e Vërzhezha. Fshati ynë në përgjithësi nuk ka vuajtur për ujë të pijshëm, këtë e ka siguruar nga burimet nënëtoksore apo nga puset që kanë hapur pranë shtëpive. Familja e Metikos dhe e Meleqit, gjyshi i babit, mbush-nin ujë te pusi që ndodhej afër shtëpisë që ndërtoji Hysen Saliasi mbas vitit 1970.

Rrugët që lidhin fshatin tonë me zonat përrreth janë; Do-brushë -Vërzhezhë -Çorrovodë. Dobrushë - Strorë - Lisi Bu-zuqit, Dobrushë – Selan, Do-brushë – Përparim, Dobrushë - Përparim – Ujanik, Dobrushë - Uraë e Sirakës – Bogovë, Do-brushë - Ura e Sirakës - Novaj etj. Në vitina 1967 qëndra e Dobrushës u lidh me rrugë au-tomobilistike me Strorën, Sela-nin, Vërzhezhën e Përparimin. Në vitin 1998 një fondacion Francez, fi nancon ndërtimin e rrugës Lisi Buzuqit - Dobrushë

dhe projekti u zbatua nga fi rma «Seferasi». Në vitin 2000 u ndërtua dhe segmenti i rrugës Dobrushë - Kulmak, ku në ditët e sotme këtë rrugë e përshkojnë makinat, të cilat transportojnë dërrasën e gurit e nxjerr në ma-lin e Tomorrit. Rrugët brenda përbrenda fshatit kanë qënë të shtruara me kalldrëm. Këto rrugë me kalldreme janë ndër-tuar herët dhe nga ushtritë pushtuese dhe sidomos ato ital-iane, tregonin pleqtë e vjetër.

VEÇORITË NATYRORE

Veçoritë klimaterike të fshatit tonë, karakterizohen me një temperaturë e ft ohtë gjatë dimrit dhe një kimë të freskët në pranverë e vjeshtë e një verë të thatë e të nxehtë. Sasia më e madhe e rreshjeve bie në muajt Tetor, Nëntor, Dhjetor, Ja-nar, Shkurt, Mars, Prill. Vera, pothuajse është e thatë dhe pa rreshje. Rreshjet e dëborës bien më shumë në muajt Dhjetor, Ja-nar, por ka raste dhe në Shkurt, Mars dhe në Prill. Këto rreshje zbresin deri në lumin Osum, por mbajnë pak kohë, kurse në Dobrushë dëbora nuk shkrin për shumë muaj të vitit. Para viteve 1970 rreshjet e dëborës kanë qënë shumë të mëdha, ku lartësia shkonte vënde - vende deri në 1.5m. Rrugët i hap-nin me lopata për t’u shërbyer bagëtive. Temperaturat e ulta vazhdonin gjatë gjithë dimrit sa vinte pranvera. Bagëtia mba-heshin në regjim stallor nga muaji Dhjetorit e deri në fund të Marsit. Mbas viteve 1975 sasia e rreshjeve është pakësuar shumë. Në ditët tona ngricat dhe tem-peraturat janë më të pakta. Gjatë dimrit ujërat nënkokë-sore, shtohen shumë. Përren-jët që përshkojnë Dobrushën

janë; më i madhi ai i “Lëngës” që bashkohet me “Bronecin” dhe dy të vegjël, ai i “Mbollës”, që buron nga Shkozë e Trashë, dhe ai i “Selishtes” që buronë në Hereke. Përroi i Selishtes derdhet te ura e Sirakës, kurse të gjithë të tjerët derdhen në për-roin e Lëngës. Këta përrenj, kur ka rreshje të shumta, sjellin pru-rje të mëdha dhe transportojnë aluvione të llojeve të ndryshme, si gur, trungje drurësh e tjerë. Te ura e Sirakës ndodhet, «Vrima e Kuçedrës», që kur bien shumë rreshje , ujë që qarkullon në brendësi të saj del mbi sipërfaqe dhe mendohet se burimi i Gua-kut dhe ai i Bogovës burojnë nga i njëjti vend, nga liqeni i Prespës. Dobrusha përsa i për-ket bimësisë, përmbledh zonën e makjes, shkurreve, dushkut, ahut dhe ajo e kullotave alpine. Zona e makieve shtrihet në kufi rin e 400 m mbi nivelin e detit. Në Varres rritet ulliri dhe në këtë zonë është i përhapur shumë mëreti. Zona e makjeve arrin deri te ura e Sirakës, ku rritet mareja, cëmërdeli, e cila vazhdon me pyjet me ilqe, panjë, shkozë, dushk, mëllezër e tjerë. Në gjithë fshatin janë karakteristike shkurret si; kul-pra, thanat, lajthitë etj. Zona e dushkut kap kufi jët 600 m mbi nivelin e detit, dhe më shumë rriten në Vromas, në Stane dhe në Shkozë të Trashë, pa harruar Gropën e Madhe ku dominon lajthia e shoqëruar me lisa të mëdhenj dhe rriten dhe shumë thana. Zona e ahut kap kufi jtë deri në Qaft uar, por dhe Zona e Pulemarit popullohet nga ahu, shkoza, mëllezra, frashëri dhe panja. Kullotat alpine janë të përhapura në të gjithë fshatin, por karakteristike janë çahiret në Prosek dhe kullotat e malit Ramie me lloje të ndryshme

bimësh si ato graminore apo bishtajore. Në Çesmatik, Radul e Rrasë rritet sherebeli dhe lloje të ndryshme bimësh që shër-bejnë si kullotë për bagëtinë. Bukurinë ia shtojnë dhe llojet e tërndelinave, çaji i malit, lule verbasku, grashinat etj. Në Vro-mas dhe në Plepes rriten bimë karakteristike si vallëza, lloje dardhësh, bajame, lloje mollësh, rrush i llojeve të ndryshme dhe në gjendje të egër rriten mollët e egra, llojet e gorricave, qershi, me lloje manash të bardhë e të zinj etj. Tokat në Dobrushë janë pjellore dhe në to rriten kul-turat bujqësore si; gruri, misri, elbi, tërshëra thekra, lulediel, koçkulla, urovi, qiqëra, patatja, fasulja, qepa, hudra, domatja, preshi, sallata jeshile etj. Në Do-brushë rriten dhe shumë bimë mjeksore si; Salepi, sherebela, murrizi, tërndafi li i egër, njëmi-jëfl etshja, dëllinja e kuqe dhe e zezë, hithra etj. Ndër kafshët e egra takohen ujku, dhelpra, lep-uri, kunadhja, baldosa, derri i egër, kaprolli etj. Ndër zvarran-ikët më të përhapura janë llojet e gjarprinjëve helmues, nepër-ka, lloje hardhjesh etj. Banorët e Dobrushës, gjatë dimrit, përveç ushqimeve të konservuara për-dornin dhe degat e mares dhe krëndet e hardhisë për të ush-qyer bagëtitë. Kullotat në fshat kanë qënë të kufi zuara. Për-mendim Stanet, Lisin e Madh, Arat e Çoros, Bregu i Shëmtirit, Ara e Flamurit, Raduli, Çez-matiku etj. Kullota në livadhe përmëndim Prosekun, Murqo-va, Rrasa, Mbrajka, Seva dhe kullotat në malin e Ramijes. Nga vitet 1970 u kultivua pa-tatja që u mboll në Kulmak dhe në Lisë të Madh etj, dhe dhanë rendimente të shkëlqyera. Fara e patates u soll nga Gjermania Lindore dhe ishte dy llojesh; e bardhë dhe e kuqe. Në këto vite në Gjol u mbollën lloje të ndryshme kumbullash vlonjate dhe u krijua një bllok me mollë, te shtëpia e Hazhiut u mbollën kumbulla Tropojane, në Vlad u krijua një bllok me lloje rrushi, në Breg të Veliut bllok me mollë starkinga e golt si dhe blloku me qershi. Kushte më të favorshme për kulturat bujqësore qofshin kulturat e arave, pemët frutore apo vitikulturë ka patur lagja Dyrmish, Ermëz dhe pak lagja Saliasi. Duke patur parasysh faktorët klimaterik fshatari ynë ka rritur delen, dhinë, lopën, kaun, mushkën, kalin e go-marin, por në përgjithësi është marr me bujqësi.

Vijon numrin e ardhshëm

Page 10: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

10

Page 11: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

11

Estetika dhe jeta jonë e përditshme Opinion

Në të gjitha mjediset kudo që ndodhet njeriu, shijon bukuritë e natyrës, jeton ndry-shimet e realitetit që ndodhin për rreth tij dhe krijohet tek ai një gjëndje shpirtërore e caktuar. Kjo ndodh, se veçorit estetike të realitetit, veprojnë në ndërgjegjen tonë dhe ne refl ektojmë karshi këtij realiteti në gjendje të gëzuarë ose të hidhëruar sipas rastit që ndodhimi.

Vlerat estetike të jetës njerëzit i vlerësojnë sipsa njohjes, shkallës së intelektit, gjendjes shpirtërore, mjedisit në të cilin janë rritur dhe edukuar, shkolluar dhe janë edukuar si njerëz me bindje të thella për të jetuar realitetin. Shijet estetike, nuk janë pasqyrë e thjeshtë dhe pasive e veçorive estetike të realitetit, por janë refl ektim sub-jektiv i këtyre veçorive objektive. Në edukimin e shijeve estetike të njeriut në radhë të parë jep efektin e vet arti dhe muzika, sepse këto, janë një nga format e larta të qëndrimit eastetik të njeriut ndaj realitetit në kohën në të cilën ne jetojmë.

Në ditët tona artistët me krijimtarinë e tyre, në të cilën ata konceptojnë dhe pre-ceptojnë jetën e njerëzve, ju sjellin atyre realitetin me anë të mjeteve të shumta emo-cionale. I qëndrojmë mendimit se neë ditët që po jetojmë jemi të shkëputur paksa nga realiteti., duke lënë pas dore ndjenjat dhe emocionet e gurrës popullore.

Edukimi estetik me ndjenjën e nacionalizmit nuk duhet parë si qëllim në vetvete por, si një pjesë e rëndësishme e jetës së realitetit që jetojmë dhe të eksperiencës që na kanë lënë trashëgim brezat paraardhës.

Nuk jam dhe nuk kam qen asnjë herë kundra që në vendin tonë të mos dëgjohet muzika dhe të njihet arti botëror. E theksojmë se në as një moment nuk duhet lënë në harresë kultura e popullit tonë ku shprehen ndjenjat e brezit paraardhës.

Po t’i referohemi poemës “Bagti e Bujqësi”, e shkruar nga Naim Frashëri ne ndje-jmë kënaqësi edhe e përfytyrojmë natyrën e bukur shqiptare me mjeshtërinë me të cilën e ka përshkruar poeti natyrën në këtë vepër, përjetojmë ndjenjat e dashurisë, mallit e dëshpërimit që e përshkojnë poemën.

Kur e lexojmë dhe e rilexojmë, na duket sikur jetojmë edhe ne bashkë me poetin, me ndjenjën e tij për vendlindjen, gjë e cila ndodh dhe në ditët tona kur djemtë e vajzat kanë marrë rrugët e kurbetit dhe jetojnë në dhe të huaj.

Në rastin tjetër, në qoft ë se Naimi do na e përshkruante natyrën shqiptare me fj alë të zakonshme, ne nuk do të ndjenim po atë kënaqësi që ndjejmë prej poemës së Tij. Letërsia luan rol të madh në edukimin estetik të njerëzve.

Në ditët tona na lindin një mori pyetjesh:- Si duhet të vishet njeriu i sotëm?- Cili do të jetë stili i mobilimit të shtëpisë?- Si duhet të zbukurohet shtëpia?- Cili është tualeti më i përshtatshëm që duhet të bëjmë?- Cili do të jetë stili i jetës së sotme nga pikpamja estetike? Edhe njerëzit që mer-

ren me stile të modës po hasin vështirësi dhe po t’i ndjekësh me vëmendje u janë kthyer sfi latave të realizuara disa vite më parë.

Shijet e veshjeve shprehen me ndryshimet estetike të kohëve të ndryshme dhe pasqyrojnë kushtet dhe mënyrat e jetesës së njerëzve, epokat që ata jetojnë.

Në kohën që ne po jetojmë, ndryshimi shprehet dhe në veshje dhe në paraqitjen estetike në rrugë, mjedise publike, qoft ë dhe në mjedise zyrtare, apo dhe në televiz-ione. Shpesh herë kur fl itet për veshje, përdoren shprehje: “Kjo veshje është sipas modës, ose kjo veshje nuk është e modës”. Çdo kohë ka mënyrën e vetë të të veshurit, ashtu sikundër ndryshon dhe ndryshojnë nga një vend në vendin tjetër.

Shkalla më e lartë e shfaqeve të shijeve të shëndosha estetike dhe kulturës së for-muar mirë është krijimi i stilit estetik të jetës.

E bukura përfaqëson të përkryerën në të gjitha fushat e jetës dhe të natyrës. Ajo na ngjallë në shpirt ndjenja të pafundme kënaqësie dhe admirimi. Njeriu prej natyre është i prirë për të bukurën dhe luft on për ta krijuar atë në jetë, në mjedisin ku jeton, dhe mjedisin shoqëror që ndërton.

Por nga të gjitha krijimet, njeriu është vepra më e bukur që ka krijuar natyra. Tek njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur. Edhe mendimet, edhe shpirti, edhe fytyra, edhe veshja.

Përgatiti Bashkim Saliasi

Page 12: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

12

Nga Telnis Skuqi

SARANDË – Një vit më parë, plazhet publike të Sara-ndës nuk ishin as miqësor dhe as joshës për pushuesit vendas dhe të huaj dhe, kjo për ekono-mistin Erjon B., ishte dështimi më i madh i pushteti vendor.

Erjoni tregon se në Sara-ndë biznesi e ka keqinterpre-tuar tregun e lirë. Fatkeqësisht çmimet nuk i vendos tregu, por shitësi.

“Fjala ‘konkurrencë’ nuk ekziston. Me pak fj alë në Sa-randë ka të drejtë tregtari, jo konsumatori”, thotë Erjoni, 35 vjeç.

Sipas tij, pushuesit që zgje-dhin Sarandën kanë të drejtë të “nxihen” në plazhet publike, por ky parim nuk ekziston në këtë qytet.

“Dielli dhe deti është i të gjithëve, ndërsa rëra e hed-hur nga pushteti vendorë fat-keqësisht është pronë e indi-vidëve të papërgjegjshëm, të cilët abuzojnë me pushuesit”, thekson Erjoni, ndërsa shton

se pushuesit e braktisën breg-detin jonian sezonin e kaluar, për shkak se pushteti vendor nuk vendosi “diktat” ndaj treg-tarëve abuzues.

Erjoni kujton se një vit më parë, një pushues ishte i de-tyruar të paguante katër mijë lekë të vjetra për një shezlong, për të qëndruar disa orë në pla-zhin publik.

“Në qoft ë se pushteti ven-dor nuk merr në kontroll pla-zhet publike, atëherë ne nuk kemi të drejtë të pretendojmë

turizëm masiv”, thotë Erjoni.Pëllumb Halimi, drejtor

i shërbimeve publike pranë bashkisë së Sarandë, shprehet optimist se këtë verë pushuesit vendas dhe të huaj do të gjejnë tjetër atmosferë në brigjet jo-niane.

“Bashkia e Sarandës qysh tani ka fi lluar të mendojë të di-siplinojë plazhet publike, duke konkurruar subjektet private”, shprehet Halimi.

Sipas tij, zgjerimi i plazheve publike dhe menaxhimi i tyre

nga ana e punonjësve të bash-kisë, do të sjellë një tjetër risi për pushtetin vendorë.

“Aktualisht po punohet për zgjerimin e plazheve, duke fi tuar nga administrimi i ri mbi 2 500 metra katrorë plazhe më shumë brenda qyteti”, thekson Halimi, ndërsa nënvizon se plazhi publik para shëtitores “Hasan Tahsini”, është zgjeruar nga 7 në 13 metra dhe plazhi “Rinia” nga 12 është bërë 30 metra, duke sjellë zgjerim të dukshëm të kapacitetit akomo-

dues për pushuesit.Më tej, Halimi thotë se për

herë të parë, bashkia merr për-sipër edhe menaxhimin e she-zllongëve, duke konkurruar me gjysmën e çmimet që aplikojnë subjektet private.

“Sivjet janë blerë 523 she-zlongë e 100 çadra dhe 160 të tjera do të sigurohen në bash-këpunim me kompani të bizne-sit të kësaj fushe, si “Coca-cola” e “Algida”. Me këtë shërbim do të mbulohet i gjithë territori i plazheve, ndërkohë që prania e subjekteve private do të jetë e kufi zuar vetëm në sipërfaqe të ngushta, saktësisht të kontrak-tuara”, pohon Halimi.

Në sipërfaqet dërmuese, vijon Halimi, do të ofrohet shërbimi i bashkisë, duke u administruar nga të punësuar sezonal të saj, nga ndërmarrja e shërbimeve dhe taksave.

“Çmimi që do të aplikohet do të jetë 100 lekë për she-zlong, nga 400 që e ofrojnë privatët. Kjo natyrshëm do të sjellë fi tim për pushtetin ven-dor, si dhe do të “penalizojë” abuzuesit”, përfundon Halimi.

Plazhet e Sarandës, Plazhet e Sarandës, të nxish lëkurën pa të nxish lëkurën pa

shkundur xhepatshkundur xhepat

Page 13: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

13

Page 14: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

14Në këtë ditë të veçantë për

Vlorën, për emrin e ndritur të të gjithë fi rmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë dhe veprës mad-hore të plakut të mençur dhe diplomatit që themeloi shtetin e parë shqip, Presidenti i Re-publikës Prof.Dr. Bamir Topi, mes shumë meshkujve vlerësoi edhe shkrimtaren e mirën-johur Vilhelme Haxhiraj. Kur fl as për shumicë meshkujsh kam parasysh edhe fi rmëtarët e Pavarësisë. Pas ceremonisë së dhënies së çmimeve i mora një intervistë të shkurtër zonjës Vilhelme:

Urime, Ju përgëzoj për këtë çmim të merituar, për të cilin kam shkruar para disa muajsh se duhet ta kishit marrë me kohë!

-Ju faleminderit! Më mirë vonë se sa kurrë. Këtë e kam në lidhje me kohën prej 3 vitesh kur më kërkuan CV, Shoq. e të Persekutuarëve dhe Burgo-surve Politikë, Sh. A.K. “Kani-na” dhe Klubi “A.Asllani”. Pavarësisht nga sasija e librave apo çmimeve të marra, unë kam 15 vite që shkruaj. Kam pak në krahasim me ata që kanë një jetë.

Nuk ka rëndësi koha, zonjë, por vlerat që jep dhe në mos gabohem për këtë ju jeni vlerësuar me 13-14 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbi të g jitha ai që ju vlerëson është lexuesi. Ndaj ky vlerësim i Presidentit është plotësisht i drejtë. Ju jo vetëm shkruani në g jini të larmishme, por tani mesa di keni librin e tridhjetë në dorë. Një punë voluminoze që vlen të admirohet.

-Dikush ka thënë se unë vrapoj të kap kohën, por është e vetmja gjë edhe pse ideale, bashkëudhëton me ne, që as kthehet dhe as kapet. Një fj alë e urtë thotë: “Koha nuk lid-het me litar...!” Përsa i përket vlerësimeve nga shkëlqesia e tij Presidenti, vura re se të gjithë personat që u nderuan, e meritojnë. Madje edhe Presi-dentin e falenderova veça-nërisht për paanshmërinë, pa ndikime politike dhe ndoshta për herë të parë në qytetin

Presidenti Bamir Topi dekoron znj. Vilhelme Vranari (Haxhiraj) me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

tonë u çmuan vlerat e vërteta intelektuale, ndërkohë që shohim antivlera ka mbytur vlerën. Së treti më pëlqeu që në vlerësime ishin përfshirë të gjitha fushart ejetës, duke pasur vetëm një përfaqësues për secilën. Dekorin met nis-nin që nga çetat për pavarësi, përhapja e arsimit shqip, Luft a e Vlorës, Luft a çlirimtare, Nga të internuarit e Mat’hauzenit, nga letërsia, arsimi, studimet historike, piktura, arti dra-matik, arti fi gurativ,fi lozofi a, folklori, bujqësia, pemtaria dhe lulishtet, pyjet madje edhe nga veprimtarët e Diasporës. Gjithëpërfshirja mendoj se nuk ka qejfmbetje, por vlerësim real.

Si ndihet Vilhelmja pasi ka marrë këtë çmim prestig jioz “Mjeshtër i Madh i Penës “, jo shaka?

-Ndihem e nderuar që vlerësohem në 100 vjetorin e Pavarësisë, pikërisht në qyte-tin që e dua më shumë se çdo mrekulli të botës, i cili më dhu-

roi vuajtjet dhe dhembjet më çnjerëzore, por që më ngriti në piedestal duke zenë vendin tim në shoqëri me dinjitet dhe punë.

Ndihem e privilegjuar, se po vlerësohem në një ditë me Vlorën time, qyteti i parë që u shpall “Nderi i Kombit”, që vlerësohem në një ditë me Is-mail Bej Vlorën, i cili u deko-roua me “Urdhërin e Flamurit të Kombit” dhe njëkohësh me Burrat e Kombit që deklaruan Pavarësinë Kombëtare.

Ndihem e respektuar sepse , mes 15 burrave, u vlerësua edhe një femër e cila isha unë. Gjith-monë e kam pranuar dhe do ta pranoj sfi dën për të qenë e ba-rabartë me burrat në dhënien e vlerave. Ky vlerësim e vërteton plotësisht.

Jam e lumtur që u vlerësova me këtë titull të lartë nderi, për së gjalli.

Kujt ia detyroni këtë vlerësim maksimal?

-Falenderoj Presdiden-tin e Republikës, Prof.Dr.

Bamir Topi, që mori parasysh kërkesën e bërë nga shoqatat e të Persekutuarëve, Kanina dhe Ali Asllani, për t’u përfaqësuar përmes punës sime.Ia di për nder Kryetarit të Bashkisë, Z.Shpëtim Gjika, që miratoi kërkesat e tyre dhe formuloi një preferencë të mrekullueshme , të cilën ia drejtoi Presidentit. U jam mirënjohëse të gjithë këtyre personaliteteve si dhe dy djemve të Vlorës, Aleksandër Flloko dhe Bujar Leskaj, që e shohin Vlorën dhe vlonjatët me syrin e birit të tyre. Një fal-enderim të veçantë e kam për familjen time, bashkëshortin Fitim Haxhiraj që nuk resht së reklamuari krijimtarinë time,i cili ka qenë iniciues i kësaj letërsie. Iu uroj jetë të gjatë tim bir Ladin me bashkëshorten, Rezin, që më krijojnë kushtet për të shkruar. Gjithashtu uroj vajzën time Ermelinda dhe bashkëshortin, Lek Spathari, muzikantët e talentuar me të dy fëmijët e tyre të mrekul-lueshëm, Ivo dhe Bianka, duke iu uruar suksese në punë, në shkollë dhe jetë. Le të shërbejë

ky çmim si çelsi i suksesit të nipit tim të shtrenjtë Ivo, në Tenis, ku ai trainohet dhe ka shfaqur shumë talent!

U jam mirënjohëse bash-këpunëtorëve të mi, redaktorë, recensentë, kritikë, analistë, botues dhe lexuesve të shumtë.

Cila do të jetë dhurata juaj për këtë vit jubile?

-Miku im që punon në Londër, redaktor dhe kritik i krijimtarisë sime, Dr. Fatmir Terziu, më ka bërë një sur-prizë të këndshme. Ka botuar në SHBA,shtëpia botuese “LULU” librin tim të fundit me titull” Rikthim i Ismail Qe-malit”. Kjo është dhurata ime për lexuesit e këtij viti “100 vjet Pavarësi”. Kurse nga ky vit pres një dhuratë akoma më të bukur që po ia lë kohës...

Urime dhe suksese të mëte-jshme.

Faleminderit!

Intervistoi:Vjollca Tytyni

Page 15: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

15Nga Fatmir Terziu

Nëse ka një fi gurë intelek-tuale komplekse, jo thjesht nga emrat që mund të ‘propozohen’ apo zënë vend diku në zyrat plot ‘burokraci e politikë’, por si një emër e një intelekt që bashkëje-ton brenda tërësisë jetike, mes njohurisë, mencurisë, aktivitetit akademik dhe krijimtarisë, është padyshim intelektuali i plotëformuar, Dr Gëzim Al-pion. Dhjetra e dhjetra interv-ista, mendime, kritika, recenca, analiza, ese, artikuj shkencorë e mjaft forma të tjera janë për-dorur nga emrat më në zë në botën akademike, jo vetëm në Universitetin e Birmingamit, ku ai lekturon, por edhe në tërë hapësirën globale që lidhet me këtë fushë. Alpion e kam thënë edhe herë të tjera është modeli i referimit, inspirimi jetik dhe akademik për mjaft shqiptarë e të huaj. Është roli me të cilin ai gatuan tërë aspektualitetin e studimeve të tij shkencore. Edhe pse i larguar herët nga bangat shkollore në Shqipëri, edhe pse ka studiuar dhe ka ar-ritur rezultate të shkëlqyeshme në auditoret e Universitetit të Kajros në Egjipt, nuk e ka ndi-kuar në angazhime të ngushta, madje edhe doktoratura në fushën e tij e bën atë më kom-pleks e të gjithanshëm, se sa një akademik me ‘rrogë’ dhe me titull, që rëndom i gjejmë sa an-dej dhe këndej.

Pra, Dr. Gëzim Alpion i lindur në vitin 1962 në qytetin e Peshkopisë, mbeti në thelb njeriu që u edukua dhe u kalit në vatrën e një familjeje tejet te respektuar dibrane, por edhe një njeri që premtoi me kohë dhe arriti të kthente premtimet në vepra. Kështu ai pas përfun-dimit të arsimit tetëvjeçar në Peshkopi, në vitin 1977 fi lloi studimet në Tiranë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja ‘Asim Vokshi’, ndërsa në vitin 1983 studimet në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin i Gjuhës Angleze, në Universite-tin e Tiranës, studime të cilat i ndërpreu në fund të vitit të dytë, për të studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze në Universite-tin e Kajros. Në Kajro studioi për “Bachelor of Arts” nga viti 1985-89 dhe për titullin Master of Arts në Studimet Angleze nga viti 1990-93. Që nga ven-dosja e marëdhënieve diplo-matike midis Shqipërise dhe Anglisë nga Kajro aplikoi në katër universitete në Britaninë e Madhe për të zhvilluar temën

studimore që pati fi lluar në Egjipt në vitin 1991. Të katër universitetet: ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Dur-hamit, e pranuan. Ai zgjodhi Durhamin, ku vazhdoi studi-met pasuniversitare për Master of Arts në veprat e James Joyce dhe D. H. Laërence dhe pak muaj më pas Universiteti ven-dosi që studimin t’ia kalojë për doktoratë. Titulli Doktor në Filozofi për studimin mbi ‘Ima-zhin e Artistit në Rini’ në veprat e D. H. Lorencit iu akordua në vitin 1997.

Që nga akordimi i titullit “Doktor” në Filozofi në Uni-versitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lek-tor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin, dhe fi lmit në Universitetin e Huddersfi eld, Sheffi eld Hallam University dhe Neëman University College. Në vitin 2002, Dr. Alpion u emërua lektor në Departamentin e Soci-ologjisë në Universitetin e Bir-minghamit, ku është edhe Drej-tor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anëtar Nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University Col-lege London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjer-mani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Gëzim Alpion është autor i librit të mirën-johur “Mother Teresa: Saint or Celebrity?” (“Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?”), që u botua në anglisht në Britaninë e Madhe, Amerikë dhe Kanada në vitin 2007. Në vitin 2008 kjo vepër u botua po në anglisht në Delhi, dhe në italisht në Romë. Botimet e tjera të Dr. Alpion në gjuhën angleze përfshijnë dy vepra dramatike – tragjed-inë “Vouchers” (“Tollonat”) (2001), dhe dramën “If Only the Dead Could Listen” (“Sikur të vdekurit të dëgjonin”) (2008) – si dhe dy vëllime me ese dhe tregime – “Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt” (“Kompleksi ndaj të huajve: Ese dhe prozë për Egjiptin”) (2002), dhe “Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa” (“Takime të civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza”) (2008). Në librin e fun-dit, botuar nga Meteor Books në Indi në vitin 2008 dhe nga

Globic Press në SHBA në fi llim të vitit 2009, janë përfshirë ese të shkruara nga 1993 deri më 2007. Recenca dhe artikuj për librat e Dr. Alpionit janë botuar në 15 gjuhë të botës. Studimet dhe recencat e Dr Alpion janë botuar në disa revista shkencore në Australi, Britani dhe Amer-ikë si: ‘Continuum: Journal of Media and Cultural Studies’; ‘Th e Journal of the Royal An-thropological Institute’; ‘Jour-nal of Southern Europe and the Balkans’; ‘Islam and Christian-Muslim Relations Journal’; ‘Review of Communication Journal’; ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’; ‘Scope: Online Journal Film & Television Studies’; ‘Albanian Journal of Politics’.

Pra sic shihet jo thjesht, ar-ritjet e tij, por edhe vlerat dhe vlerësimet akademike e bëjnë këtë fi gurë të respektueshme e tejet intelekte.

Kam patur rastin që herët të komunikoj me librat e Gëzim Alpion, që në kohën kur ai do të mi postonte si një dhuratë e cmuar e kohës, kur unë ende përballesha me gjuhën në ven-din ku isha ngulur, falë turful-limave të jetës. Dhe ende i mbaj ato libra në mesin e librave që shpesh i shfl etoj. Në fakt ishin takimet e para në letër, në letër librash, në gjuhën e tjetrit që unë pikëtakoja ndërsa kisha lënë pas torbën e madhe të derteve të emigracionit. Lexoja dhe nënvi-zoja, duke lënë kështu jo vetëm shenja, por edhe data mbi këto libra. Shihja se si shqiptari i kualifi kuar në Perëndim kishte mbështjellë stilin dhe sensin ko-munikues intelektual në vijëz-ime të qarta e të repektueshme.

Dhe ndërsa lidhja me emi-

grimin dhe librin ishte disi kontradiktore, vonë do të lexoja edhe ato opinione që Gëzim Al-pion i shprehte në mediat shq-iptare. Në një artikull të Dhu-rata Hamzait ai shprehet edhe për “problemet e shqiptarëve në mërgim”. Aty gjej të shkruhet se “Një shtysë e madhe që Alpion ndërmerr kaq shumë studime me vlera të mëdha historike dhe kulturore është se autori ka pasur fatin të studioj në Shq-ipëri, Egjipt dhe Angli dhe ka pasur privilegjin të njihet nga afër dhe të shkruaj për tema që kanë të bëjnë me civilizimin perëndimor, egjiptian dhe In-dinë. Alpion gjatë veprimtarisë

së tij intelektuale shquan prob-lemet e shqiptarëve në mërgim duke theksuar se “Në kohën tonë, elita shqiptare në mërgim është aktive por jo e organizuar. Ajo që e bënte imperative orga-nizimin e diasporës në kohën e vëllezërve Frashëri, Konicës, Nolit dhe Qemalit, ishte mung-esa e një shteti shqiptar.

Në kohën tonë elita intelek-tuale që ka mërguar do të jetë në gjendje të organizohet shumë më mirë dhe për pasojë t’i shër-bej më me efi kasitet kombit, po qe se në Shqipëri dhe Ko-sovë ekzistojnë institucione qeveritare që merren direkt me emigracionin dhe me propa-gandimin e kulturës shqiptarë ne botë”. Ndërkohë ai e quan absurd faktin që një komb si i yni edhe pse është i shpërndarë në të gjithë botën, akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë.

“Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të in-vestojnë në krijimin e një min-istrie apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të intere-suar në kulturën, gjuhën dhe traditat tona”, tha Alpion, duke theksuar se po qe se duam të na njohë bota, duhet te investojmë edhe më shumë.

Gëzim Alpion akademik dhe intelektual

Page 16: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

16

RITA ORA në panelin e “X Factor”

Mediat britanike sollën në vëmendje përsëri portretin dhe aft ësitë profesionale të këngëtares shqiptare, nga Prishtina, Rita Ora. Këtë radhë ajo erdhi falë prezencës së saj si e ft uar në pan-elin e gjykimit të shout më të madh britanik “X Factor”. Zyrar-isht erdhi edhe konfi rmimi i saj. ajo e bëri të ditur këtë lajm në Tuiter. Dhe në fakt ajo ishte gjykatësja e radhës, që plotësonte vendin bosh në panelin gjykues. Mediat shkruan se “Brit babe dhe këngëtarja RIP Rita Ora do të jetë mysafi re në Londër.”

Dhe më tej një ditë më parë shkruhej se Rita, “është shumë e mprehtë, me të vërtetë është”.

Dhe pastaj në ditën e veçantë për të u pa të tuited kjofoto, duke treguar Ritën me Tulisan, Gary Barloun dhe Louis Ualsh në skenën kryesore. Dhe sërrish komente ishin: “Ne mendojmë se ajo përshtatet shumë mirë”.

Rita është gjykatësi i tretë i ft uar nga Simon Couell, pasi Geri Halliëell ishte ne disa arsye personale jashtë panelit. Duke lexu-ar mediat veçojmë për të në këtë post: “Në fakt ylli i lindur në Londër, dukej goxha nervoz”; “Ne e duam atë tashmë. Është një gjyqtare që mund të thuhet se duhet të jetë e përhershme, dhe jo si një e ft uar e katërt”.

Gazeta më e madhe që shpërndahet falas “Metro” jepte një vend të veçantë për të duke e vënë në një krah me Tulisën.

Ndërsa Geri Halliuell nuk u duk më, një yll i ri, me shkëlqim të ri u ul në panelin e “X Factor” në arenën O2 në Londër. Është ylli shqiptar, Rita Ora.

Rita Ora ka marrë pozitën e parë ne Angli me solo debutimin e saj në këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Tinei Tempah – përderisa ka treguar edhe muzikën që ajo e adhuron.

Ajo më parë ka qenë një adhuruese e Celine Dion. “Unë dhe babai i im gjithmonë i kemi kënduar bashkë këngët e saj. Nëse e tërë bota do të ishte kundër ai prapë do ta dëshironte Celine Dion. Këtë sapo ja thashë gazetës “Th e Sun”, ka thënë ajo.

Por, ta harrojmë babain e saj – Rita tani më shumë është e shqetësuar se çfarë thotë JAy Z për këtë gjë.

Ajo ka kënduar këtë vikend edhe në koncertin “Watch Th e Th rone”, në Londër këtë javë. Nuk është edhe keq për një këngëtare të re.

Page 17: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

17Nga Fatmir Terziu

Nuk e di a ka rast më të bukur të shënohet fi torja e Shqiponjës Kreshnik Qato. Një fi tore e denjë. Me mund të madh. Me talent. Me zotësi e profesionalizëm. Një fi tore në ringun më të madh të Ex-Cel në Londër. Një fi tore si dhjetëra nën siglën e Flamu-rit Kombëtar. Por një fi tore në 100 Vjeorin e Pavarësisë dhe në ditët kur Shkëlqesia e Saj, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II-të fes-tonte madhërishëm Jubileun Diamant, natyrshëm meriton më shumë për fi toren e Qatos.

Ajo ishte një fi tore me një protagonist të vështirë. Një fi tore në prani të mijëra per-sonave të zjarrtë. Një fi tore në prani të të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Shqipërisë në Londër, z Mal Berisha dhe një pjese të stafi t të tij që gjatë gjithë kohës që ai ndeshej, pra gjatë gjithë kohës me 10 raunde të vështira të Qatos në ring, mbanin hapur dhe shpalosur Flamurin Kuq e Zi. Dhe kështu në këtë atmosferë Qato është dhe mbetet dh-jetë herë më shumë Kampion. Jo thjesht se ai është tashmë Kampion i Anglisë, por se Qa-ton do ta mbajmë mend mirë në atë atmosferë Kuq e Zi shq-iptare me fl amuj e britma për Shqipërinë.

Agim Halili, një nga tra-jnerët dhe sponsorët e tij, na kujton se kjo fi tore ka qenë një nga më të vështirat, por më të bukurat se ajo ishte dhe kishte në thelb edhe sensin dhe dësh-minë e shqiptarit në 100 vje-tor të Pavarësisë, ndaj Qato meriton e meriton më shumë. Ndoshta më shumë se mijëra telefonatat e urimit...ndoshta më shumë! Ai i përloti shq-iptarët nën peshën e fl amurit dhe shqiponjës që mbante në krah dhe në gjoks. Shqiponja e merituar Kreshnik Qato!

Qato na nderoi! Boksieri shqiptar, Kreshnik

Qato, 29-8-0 (5 KO), u shpall dje Kampion i Anglisë në katëgorinë e mesme të boksit. Fitorja me biksierin shumë të përgatitur, Matt Hainy 9-4-0 (1 KO) i ka dhënë atij një forcë të madhe, vec titullit kampion të Anglisë dhe një shtysë për të premtuar Kampion Britanik.

Qato nuk e fi lloj mjaft mirë duelin e boksimit, ku kishte vështirësi të gjej mënyrën se si të mund kundërshtarin. Dy raundet e para nuk ishin edhe aq të mira për të, ndërsa raundi i tretë ishte edhe më i keq ku mori një “Knock-Doën”. Por Qato shumë shpejt mori vetën dhe stabilizoi gjithë forcat duke bërë që salla në Exel të fl asë vetëm shqip. Se sa i mirë është Qato tregon fakti se çfarë rikthimi bëri, ku me shpejtësin dhe teknikën e tij arriti ti fi ton të gjitha raundet duke dalur ngadhënjimtar në fund. Qato e kishte dëmtuar mjaft rënd kundërshtarin ku vazhdimisht patë rrjedhje të gjakut dhe vet-ullën e djathtë ia kishte dëmtu-ar rënd. Në fund dy gjyqëtarë e vlerësuan në të mirë të Qatos me 96-94 dhe 98-94, ndërsa njëri në favor të anglezit me 95-94.

Edhe kësaj radhe në përkrahje të madhe u gjend Qato nga shqiptarët ku ishin në një numër të madh. Ndërsa në

fund nuk munguan fyerjet dhe ofendimet e anglezëve kun-drejt shqiptarëve të pranishëm dhe kundër stafi t të boksierit tonë, por kjo kaloi me pjekuri të madhe nga të gjithë bash-këkombasit tonë ku e rëndë-sishmja ishte fi torja e boksierit tonë. Ndihmës traineri i Qa-tos, Agim Halili, ishte një nga aktivistët më të përkushtuar në këtë fi tore.

Ja çfarë kishte deklaruar vetë Qato dy ditë më parë:

Kreshnik Qato: Të shtu-nën, unë kampioni i Anglisë

Boksieri shqiptar do të ndeshet nesër në ringun londi-nez “Ex- Cel” kundër sfi dantit vendës Met Heini, në duelin e vlefshëm për titullin vakant të kampionit të Anglisë. Përpara kësaj sfi de të rëndësishme për karrierën e tij, 33-vjeçari durr-sak ka zhvilluar rreth një muaj stërvitje në Francë, e njëherësh u shpreh se është gati për këtë ndeshje të madhe. Qato ka falënderuar promotorin e tij, Ylli Ndroqi, për mbështetjen

dhe mundësinë që i krijoi për t’u stërvitur në Francë. “Së pari falënderoj zotin Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe spon-sorizimin. Aktualisht jam në formën time më të mirë, pasi në Francë jam stërvitur in-tensivisht përgjatë 4 javëve. Të jesh kampion Anglie nuk është pak. Ne synojmë të mar-rim këtë titull dhe, më pas, pse jo dhe ndonjë titull më të mirë, por t’ia lëmë kohës. Për mua nuk ka rëndësi me cilin ndeshem, rëndësi ka që jam në formën time më të mirë. Unë hyj në ring për fi tore”, u shpreh “Shqiponja” për “Ora Sport”. Gjithashtu, shqiptari shtoi se është në formë shumë të mirë fi zike dhe psikologjike për t’i përballuar të dhjeta raundet, ndërsa theksoi se pritet të ketë shumë shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen e së shtunës, të cilët janë një mbështetje e madhe për të. “Kam mbështetje të gjerë, e shoh interesin e tyre. Rëndësia e tifozëve është e jashtëzakonshme dhe ka rol

KRESHNIK QATO Kampion i Anglisë meriton më shumë

vendimtar në ring”. Deri tani sfi danti i Qatos regjistron 9 fi -tore (1 me KO) dhe 3 humbje (2 me KO).

Ja çfarë shkruante “Fjala e Lirë” Londër për këtë duel boksi:

Përse duhet mbështetur si asnjëherë tjetër Shqiponja Kreshnik Qato

Shqiponja e Boksit shq-iptar, Kampioni i padisku-tueshëm, Kreshnik Qato ndeshet në ndeshjen e tij të radhës më 2 Qershor. Ndeshja është në një vend ku zakon-isht kryhen evenimentet më të mëdha kulturore dhe sport-ive, edukative dhe shkencore në Londër. Është Excel. Është godina që duhet të bëhet kësaj here, pikërisht më 2 Qershor 2012-të, një qendër sporti me vlera të mbushura e të frymë-zuara me Flamurin Kuq e Zi. Është ndeshja që duhet më shumë se kurrë prezencën dhe respektin tuaj të nderuar miq.

Pse themi kështu? Së pari është një ndeshje për Kampi-onatin Anglez. Së dyti është në prag të evenimentit të madh londinez, Lojërat Olimpike 2012-të dhe së fundi është në vitin e 100 vjetorit të Pavarë-sisë. Kështu këto tre gjëra dhe mjaft të tjera që fshihen nën fuqinë dhe profesionalizmin sporiv të Qatos, e bëjnë këtë ndeshje boksi një vlerë në kon-sideratën më të madhe.

Për këtë trajneri dhe i përkushtuari Agim Halili, tashmë ka kohë që ka anga-zhuar të gjitha forcat e tij pro-motore. Ai është dhe mbetet mbështetësi kryesor i Shqi-ponjës, Qato në Mbretëri të Bashkuar.

Qato natyrshëm është në formën e tij më të bukur sport-ive. Dhurojin atij një përkush-tim që të merrni një dhuratë emocionale, një fi tore me shqiponjën në valëvitjen më të madhe e më historike në vitin e 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Dhe duke përfunduar, duhet thkesuar se Flamuri Kombëtar, shtrëngimi i du-arve me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Shqiptare, Mal Berisha dhe stafi n e tij, dhe tërë shqiptarët që bërtis-nin të gëzuar fi toren i jepnin Exelit një emër tjetër fi toreje të merituar në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

Page 18: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

18Nga Fuat Memeli

Prej ditësh, Shoqata”Mass.Albania”Besa”, promotore e veprimtarive të shqiptarëve në Boston , kish njoft uar për hapjen e një fotoekspozite dhe shfaqjen e një fi lmi dokumen-tar, që bënin fj alë për mirën-johjen e famijeve hebreje , ndaj familjeve shqiptare që i strehu-an dhe i mbrojtën nga nazistët gjermanë, gjatë viteve të Luft ës së Dytë Botërore. Dhe ja , kjo veprimtari mbresëlënëse, u promovua këto dit , në mje-diset e Universitetit “Sufolk” në Boston. Organizatorë të saj ishin Shoqata e Studentëve Shqipatëro-Amerikanë dhe ajo e Hebrejve të Fakultetit Juridik , në bashkëpunim me Shoqatën “Mass.Albania “Besa”. Reth 130 pjesëmarrës, shumica shqiptarë por edhe familje hebreje që jetojnë në Boston si dhe qytetarë ameri-kanë, morrën pjesë në këtë veprimtari. Sipari i saj u hap me vizitën e pjesëmarrësve në fotoekspozitën me titullin kuptimplotë”Besa”. Në 25 fo-tografi , paraqiteshin familje shqiptare që kanë strehuar familje hebreje, gjatë viteve 1939-1944. Janë njerëz të thjeshtë ata që shikon në foto , të cilët hapën dyert e tyre per hebrejtë që ndiqeshin nga na-zistët gjermanë. Besa- ky kod i lartë moral i shqiptërëve në shekuj, ishte motivi që i bëri familjet shqiptare , të hapin dyert dhe të strehojnë familjet hebreje. Por , para se të hapnin dyert e shtëpive , ata hapën dyert e zemrave të tyre, ndaj mirënjohjë e hebrejve, është aq e madhe.

Momenti i dytë mbresëlë-nës i kësaj veprimtarie, ishte ishte shfaqja e fi lmit doku-mentar” Shpëtimi në Shq-ipëri”. Në 30 e ca minuta të dokumentarit , pasqyrohej mbrojtja që i bënë shqiptarët familjeve hebreje, gjatë Luft ës së Dytë Botërore. Siç dihet , nazistët gjermanë ndiqnin dhe ekzekutonin hebrejtë që kap-nin. Kështu kanë vepruar ata në Gjermani , Poloni, Austri, Jugosllavi, Greqi , etj. Në Shq-ipëri ishte një realitet tjetër. Bazuar në besën, këtë traditë të lashtë shqiptare,familjet

hebreje gjetën strehë dhe u mbrojtën më mirë se në çdo vend tjetër të Botës. Bazuar te një ligj i Zogut që lejonte he-brejtë të vinin në Shqipëri, nga 200 hebrej që kishte në vën-din tonë në vitin 1930, numri i tyre arriti mbi 2000 në vitin 1944 , pasi erdhën hebrej edhe nga Gjermania, Austria, Ju-gosllavia, Greqia, etj. Në fi lm fl asin hebrej që e kanë për-jetuar atë kohë, që kanë qënë dëshmitarë realë të mikpritjes shqiptare. Një nga ata është Johanna Neumann, e cila ishte 8 vjet kur familja e saj erdhi nga Gjermania në Shqipëri , për të shpëtuar nga bishat na-ziste. Ajo tregon për strehimin e parë që ju bë në Durrës nga familja Pilku. Më pas me ndi-hmën e kësaj familje dhe të tjerave , familja e saj lëvizi 17 here në qytete të ndryshme, për mos rënë në duart e gjer-manëve. Në fi lm shprehet mirënjohja për mbretin Zog , për Mustafa Krujën e Me-hdi Frashërin , që ndihmuan familjet hebreje në ato ditë të vështira. Ndër personazhet që fl asin në dokumentar, janë edhe mjaft shqiptarë që kanë strehuar direkt ose të afërm të tyre, që kanë përjetuar atë situ-ate, jepen shifra që fl asin për zhdukjen e hebrejve në vënde të ndryshme. Midis tyre të bën përshtypje fakti që në Korfuz , u zhdukën 93 për qind e he-brejve , duke shpëtuar vetëm 7 për qint e tyre. Janë shifra tronditëse këto , por që lartë-sojnë edhe më shumë familjet

shqiptare dhe Shqipërinë . Pas shfaqjes së fi lmit, fl a-

sin dy pasardhëse të familjeve shqiptare që mbrojtën hebrejtë gjatë Luft ës së Dytë Botërore. Janë dy vajza të reja , familjet e të cilave jetojnë në Boston. E para e mori fj alën , Nerejeda Prift i. Ajo foli për stërgjyshin e saj , dëshmorin Vasil Gjata. Ai ishte një nga drejtuesit e njësiteve guerile në qytetin e Durrësit. Punonte në bashkinë e këtij qyteti. Puna e kërkonte që të vishte uniformën policie. Këtë uniformë, ja jepte shqiptarëve që ndiqeshin nga gjermanët si dhe hebrejve, për të kaluar pa u kontrolluar nga postbllo-qet gjermane. Ai i çonte nga një vënd në tjetrin shqiptarët dhe hebrejtë që ndiqeshin. Familja e tij mbajti për gjashtë muaj edhe një familje hebreje. Por, nazistët gjermanë ranë në gjurmët e tij dhe e arestuan , duke e torturuar. Pas arestimit të Vasilit , nga frika se mos kapej, familja hebreje u largua nga shtëpia e tij. Gjermanët e dërguan Vasilin në kampin famëkeq të Mathauzenit, ku edhe e gogjën në furrat e tij. Emrin e tij, e mban një rrugë në qytetin e Durrësit. Familja e tij është krenare si biri i tyre shpëtoi shumë jetë njerzish ,ndër ‘ta edhe hebrej, theksoi Nerejeda.

Nensi Veselaj , një pasard-hëse tjetër e familjes që ka strehuar hebrej , e mori më pas fj alën. Ajo tregoi historinë e gjyshit të saj , të ndjerit Refi k Veselaj , i cili ka strehuar një

familje hebreje gjatë viteve 1943-1944. Në ato vite, Re-fi ku punonte si çrak te studjoja fotografi ke “Luksi” në Tiranë. Aty ish paraqitur dhe kish kërkuar ndihmë hebrei, Mosha Mandil, së bashku me gruan dhe dy fëmijë.( Moshai ishte fotograf, prandaj ishte drejtuar te kjo studio, duke shpresuar se do gjejë mbështetje). Aty kish takuar Refi kun. Ky e mori dhe e çoi në Krujë te prindërit e tij. Aty ndenjën dy vjet. Pas Çlir-imit , ajo u kthye në Jugosllavi , nga kishte ardhur. Te kjo familje shkoi Refi ku dhe nden-ji tre vjet, duke punuar te stud-joja e tyre fotografi ke .Këtu ai u bë fotograf profesionist. Pas kthimit në Triranë, Refi ku hapi studion e tij fotografi ke ,duke u bërë nja nga fotografët me emër të kryeqytetit. Me familjen hebreje, ai mbajti lidhje edhe në diktaturë, duke shkëmbyer kartolina. Kjo miqësi vazhdoi edhe në vitet e demokracisë. Është një miqësi e lidhur në ditë të vështira ndaj nuk harro-et. Pasi viteve nëntëdhjet, ai e rihapi studion e tij fotografi ke, ku punon një nga djemtë e tij. Edhe djali tjetër, Bujar Veselaj, i cili jeton në Boston së bashku me familjen , punon në një stu-dio fotografi ke. Ai dhe vëllai i tij, nuk harrojnë se babai i tyre e mësoi këtë profesion nga familja hebreje që strehoi gjatë viteve të luft ës. Mirënjohja u shpërblye me mirënjohje ! Ve-seli ishte nga të parët shqiptarë, që ju dha çertifi katë mirënjohje nga shteti izraelit .

Pas vajzave të reja, te mik-rofoni afrohet protogonistja kryesore e kësaj veprimtarie, zonja Johanna Naumann. Ajo sjell një sërë mbresash person-ale nga strehimi dhe mbrojtja që ju bë familjeve hebreje në Shqipëri. Janë mbresa emo-cionuese, ndaj ajo mer duar-trokitjet e pjesëmarrësve. Pasi mbaron fj alën, vërshojnë për ‘të një mori pyetjesh nga pjesë-marrësit. Ajo u përgjigjet me rradhë, duke e shtuar edhe më tepër informacionin për famil-jet shqiptare, që vunë jetën në rezik , duke mbrojtur hebrejtë. Fjala e saj , ishte si të thuash një dokumentar i dytë për këtë temë. Pjesëmarës të ndryshëm , me albumin fotografi k “ Besa “ në dorë, i morrën autografe dhe dolën fotografi me zon-jën Johana. Duan të kenë një kujtim si dhe të pasurojnë bib-liotekat e tyre me një botim që fl et për vlerat shqiptare.

Në mbyllje të këtyre rrad-hëve, desha të theksoj se në një ceremoni të organizuar në Washington, në muajin prill të këtij viti, ku u shfaq shfaq do-kumentari në fj alë , ishte i pran-ishëm edhe kryeministri, Sali Berisha. Ate ditë ai nderoi me një dëshmi mirënjohje zonjën Johana Naumann, me motiva-cionin: “Një nga ambasadoret më të mira të kodit moral të vëndit tim”. Dhe, siç mësuam në veprimtarinë e zhvilluar në Boston, zonja Johanna, ka bërë moto të jetës së saj, propogan-dimin e vlerave të popullit shq-iptar.

Mirënjohje e hebrejve që gjetën strehë në Shqipëri- U hap në Boston fotoekspozita me titull ”Besa” dhe u shfaq dokumentari ”Shpëtimi në Shqipëri”-- Mernin pjesë rreth 130 pjesëmarës, shumica shqiptarë por edhe familje hebreje që jetojnë në

Boston si dhe qytetarë amerikanë-- E pranishme edhe zonja Johanna Naumann, punonjëse e Muzeut te Viktimave të Holokaustit në

Washington-

Page 19: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

19

Komuniteti shqiptar fes-toi me respektin më të madh Jubileun Diamand të të Shkëlqesisë së saj Mbretëreshës Elizabeta e II-të. Por me këtë rast u organizuan edhe mjaft aktivitete të tjera ku spikati edhe sponsorizimi i Money-Gramm. Kjo kompani gjendet gjithmonë pranë fëmijëve dhe komunitetit shqiptar. Me këtë rast drejtues të shumtë, Am-basadorët Berisha dhe Hamiti sollën edhe përshëndetjet e tyre.

Sot është dita kur të gjithë kthejmë sytë nga fëmijët, por edhe dita kur në Mbretëri të Bashkuar e më gjerë në gjithë Komonuelth, sytë janë ndaj festimeve madhështore të Ju-bileut Diamant, të Shkëlqesisë së saj Mbretëreshës Elizabeta e II-të.

Me rastin e festës ndërkom-bëtare të fëmijëve, Festës së Abetares, Shoqata Shqiptare në Mbretëri të Bashkuar, “Ar-dhmëria” në bashkëpunim me të gjitha shoqatat që oper-ojnë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave organizuan më datën 3 Qershor ditën e Diel

ora 12-00, një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar Ju-bileut Diamand të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II-të dhe fëmijëve të komu-nitetit në një nga mjediset më të bukura dhe më të populluara me traditën dhe mirëgjetjen shqiptare, pikërisht në Childs Hill Park në Golders Green, NË11 8NL me Restorantin e Shqiptarëve pranë. Koncert Live me këngëtarë të muzikës popullore dhe program kultu-ror artistik nga fëmijët e shkol-lave shqipe. Ishin të ft uar:

Këngëtarja e mirënjohur Eliza Hoxha; Grupi “Kthjellu”; Andosi & Xuxi dhe ishin të shoqëruar nga grupi muzikor “Triola” London, këngëtarët Besniku dhe Manushaqe Vataj. Ashtu sic ishte lajmëruar më parë kishte edhe mjaft surpriza të tjera, edhe pse shiu ishte in-atci.

Programi u udhëhoq nga i mirënjohuri Xuxi, një person shumë i njohur në Kosovë dhe Diasporë, gjithashtu dhe fj ala në këtë shesh të blertë ishte një fj alë që jehoi dhe oshëtiu gjatë.

Në këto festime ishin Am-

basadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, z Mal Berisha dhe Dr Muhamet Hamiti. Ishin disa kryetarë lokalë bashkish, të ft uar, zyrtarë e intelektualë të shumtë. Z Vata dhe ambasa-dorët, kryetari Bashkisë Brent, përshëndetën të pranishmit dhe uruan festën. MoneyGram ndau dhurata dhe simbolika. Ai ishte edhe sponsori kryesor i manifestimit. Lokali shqiptar shërbeu me të gjithë asorti-mentet për një ditë festive. Fëmijët e shkollave të “Ardh-mëria” sollën hare dhe gëzim tek të pranishmit me numrat e tyre.

Respekt Mbretëreshës Eliz-abeta II-të

Komuniteti shqiptar me banim dhe punë, studime dhe qëndrim të përkohshëm në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me disa shoqata shqiptare dhe me disa klube rinore organizon dhe vazhdon të organizojë në ambientet e gjelbërta të Parkut Child’s Hill, në Golders Green, NË11 8NL me Restorantin e Shq-iptarëve pranë, evenimentin më të rrëndësishëm të shënim-

it të festimeve dhe aktiviteteve që përkojnë me Jubileun Dia-mand të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II-të. Mbretëresha feston 60 vjet si Monark në këto ditë të fi l-limqershorit.

Pra Shkëlqesia e Saj, Mbretëresha Elizabeta II shënon “Jubileun Diamand”. Në një mesazh të publi-kuar para disa kohësh, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë 60 vjetëve të mbretërimit, ndërsa ka rikonfi rmuar përkushtimin e saj për t`iu shërbyer britan-ikëve. Mbretëresha Elizabetë II ka marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhit VI, në shkurt të vitit 1952. Ajo është mbretëresha që ka shërbyer më shumë pas Mbretëreshës Viktoria, e cila ka mbajtur fronin për më shumë se 63 vjet. Për të shënuar jubileun e Mbretëreshës Elizabetë, janë parashikuar një varg aktiv-itetesh gjatë ditëve të para të Qershorit dhe gjatë gjithë vitit 2012-të.

Kjo ditë e shënuar dhe një nga ditët më të shenjta për të

shpehur mirrënjohjen publike të Komunitetit Shqiptar, ndaj Mbretëreshës Elizabeta e II-të, përkon edhe me një ditë tjetër të shënuar për fëmijët që është zanafi lla e këtij muaji dhe nji-het si Festa e Fëmijëve, festa e bukur e shkollarëve të vegjël, që sapo mbyllin me suksese Abetaren e tyre të bukur shq-ipe.

Një respekt i tillë festues, sjell obligimin e mirrënjohur të traditës shqiptare të mir-rënjohjes dhe përkushtimit me ç’rast festimet janë një pasqyrë e qartë. Sot është edhe dita kur të gjithë britanikët i kanë sytë tek eevenimenti më i rrëndë-sishëm i këtij viti, por edhe një ditë kur komuniteti shq-iptar shpreh mirrënjohjen për Madhërinëe Saj Mbretëreshën Elizabeta II të dhe gjithë ata dashamirës të gjuhës shqipe i kthejmë sytë nga fëmijët. Me rastin e Jubileut Diamand dhe festës ndërkombëtare të fëmi-jëve, festa i kalon përmasat.

Në ambientet e gjelbërta të Child’s Hill ishte një atmosferë e bukur, promovuese dhe tejet interesante gjithmonë.

Festime komunitare në Child’s Hill Park

Page 20: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

20

Me emrin e Daut Dautit nuk lidhet as edhe kup-tohet thjesht profesioni i tij, as edhe diplomimi në Fakultetin Juridik të Prishtinës, më tutje edhe studi-met pasuniversitare në Seksionin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në degën e Studimeve Europiane të Th ames Valley Universitetit, por një rrugëtim i gjatë aktiv në mjaft fusha si gazetar, aktivist, politolog, kërkues shkencor, hulumtues politik e aktivist për çështjen shqiptare.

Dauti Dauti është lindur më 1960 në Kokaj të Gjilanit. Shkollën fi llore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet post diplomike i kreu në Th ames Valley University të Londrës – në degën e Unionit Evropian. Shkrimet e para i ka botuar në Bota e Re, pastaj ka vazhduar të shkruaj në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Lon-dra.

Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në IWPR (Institute for War and Peace Reporting) në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në fi llim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pa-varur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 – 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve). Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencor në lidhje me medien dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Fellow) i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike.

Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëd-hënës i kësaj qeverie.

Kohëve të fundit ka punuar në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. Poashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhduar të paraqitet me shkrime dhe ka debatuar për çështjen e Kosovës në forume dhe media të ndry-shme britanike dhe në media tjera botërore. Poashtu, është angazhuar edhe si këshilltar për informim dhe çështje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, në medien e Kosovës, është paraqitur edhe si analist – kritik i procesit politik në Kosovë.

Daut Dauti është autor i këtyre librave:1. Refl ektime Shqiptaro-Britanike;2. Luft a për Trepçën;3. Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet;4. Building an Independent Media in Kosova -

Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë5. Assamblies and Ancient Deliberation Accord-

ing to Code of Lek Dukagjini;Daut Dauti ka botuar një numër të konsid-

erueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista në vende të ndryshme.

Ky emër është lidhur edhe me disa botime. Më i vlerësuari nga botimet e tij mbetet libri “Refl ektime shqipataro-britanike”. I mirënjohuri i letrave shqipe, Prof Dr Milazim Krasniqi, shkruan për këtë libër: “është në interes të madh edhe informacioni që sjell autori për disa fi gura shqiptare që kanë jetuar dhe kanë

zhvilluar aktivitet në Britaninë e Madhe pas Luft ës së Dytë Botërore, ku Shqipëria ishte nën rregjimin e ashpër komunist e që vazhdojnë edhe sot të jenë të mbuluar nga pluhuri i harresës”. Ndërsa jemi me librin e studiuesit të apasionuar dhe politologut mir-rënjohës të mjaft situatave dhe skenave, Daut Dautit, nëpërmjet faqeve të librit, tetë kapitujt e tij na japin fl eksibiletet dhe njohjet me fi gura të tilla si Dervish Duma, Çerkin Saraçi, Anton Logoreci, Ihsan Top-tani, por edhe me emra britanikë si Aubrey Herbert, Edith Durham, Harry Hodgkinson dhe Oakley Hill. Në këtë libër të shkruar me pasion mes kapitujve të tjerë gjejmë argumentat e duhur deri sa hyjmë në politikat britanke, Unionin Europian dhe më tej Ko-sova si një fat që pikëtakohet mes tyre. Është ky libër

i duhur që mendoj se duhet të shërbejë edhe për stu-dentët e trevave shqiptare, por edhe në një kohë kur duhet më shumë njohje për Kosovën. Është pikërisht fj ala që duhet sërrish Kosovës.

FJALA QË I DUHET SËRRISH KOSOVËS

Katër vjet pavarësi, 14 vjet në Liri. Kjo është Ko-sova e ditëve tona. Kjo është Kosova e pas gjakëderd-hjes, shkatërrimit dhe eksodit masiv. Kjo është ajo që është pamja reale në faqet e historisë. Por ende pas kaq vitesh Kosova nuk ka të institucionalizuar plagët e saj. Ende plagët e saj nuk kanë marrë ilaçin e duhur shërrues.

Vijon në faqen 21

“Refl ektime Shqiptaro-Britanike” i Daut Dautit mbetet i lexuar

Page 21: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

21

Vijo nga faqja 20Janë plagë që ende dhembin, sjellin lotë, sjellin

vuajtje. Janë plagë që ende janë rëndesa, të pakon-ceptueshme mbi varre masive. Në fakt të gjitha janë pasojë. Pasojë e një mospërkushtimi. Pasojë e një heshtjeje kolektive.

Në librin e tij “Refl ektime Shqiptaro-Britanike”, Daut Dauti sqaron qartë pse një gjë e tillë ndodh. Ai në faqen 13 të këtij libri shprehet: “Tmerret, të cilat i përjetuan shqiptarët në Kosovë, unë i përshkrova me fj alën Holokaust, me të cilën [hebrenjtë mbështetëit e mëdhenj të Kosovës shënimi im] nuk u pajtuan”. Ai shton më tej se ata, pra hebrenjtë e Londrës, në një takim në Hampstead të Londrës e kishin këshil-luar “që të mos përdorte termin Holokaust” për dy arsye. “E para, ishte se shqiptarëve u ndihmonte tërë bota liberale demokratike, kurse hebraikëve në kohën kur ata përjetonin tmerret, nuk u kishte ndihmuar askush. Arsyeja e dytë, ishte se Holokausti ndaj he-braikëve ishte term që duhej të përdorej vetëm nga hebraikët, për arsye se vetëm kështu shpegoheshin përmasat e mëdha të tmerreve të tyre. Sipas Dautit, kjo “kishte vërtetë logjikën e vet.” Të njëjtin mendim në hyrje të librit ndan edhe Prof. Dr. Milazim Kras-niqi. Edhe mjaft të tjerë në fushën intelektuale edhe politike kanë vënë theksin e gjetjes së një fj ale që do të krijonte “institucionin” e mishërimit të vuajtjeve dhe plagëve në histori dhe do të funksiononte gjatë si efekt i memorjes kombëtare dhe ndërgjegjësimit. Por, nëse vite më parë Kosova ishte kryefj ala e me-dias, ushqesa e akademikëve, tani mosgjetja e një fj ale të tillë, që ende kërkohet, duket si një arsye tjetër që mban plagët nën fasho.

Kosova tashmë ka përvjetorët e Pavarësisë. Përvje-torët e saj si shteti jo ende më i ri i Botës. Kosova ecën dhe pikëtakon në mënyrën e saj ecjen tërësore. Dhe në ecje e sipër ecën mes miqsh të vërtetë si SHBA, Bri-tania e Madhe dhe Komuniteti Evropian. Ecën si një Zonjë modeste që kërkon bekimin e vazhdueshëm, por edhe forcimin e memorjes. Vetëm kështu përvje-torët do të jenë më tërheqës. Do të jenë kështu se për-masat e mëdha të tmerreve shqiptare do t’i fl asin me fj alët e duhura brezave dhe historisë. Do të jetë ashtu siç Dauti thekson: “Shqiptarët duhej të përdornin termin e tyre [dhe ende duhet] që të simbolizonte dhe që do të shpjegonte tmerret dhe shkatërrimet.” Po, sipas dautit “kjo çështje, e një emërtimi autokton, ngërthen në vetvete aspektin fi lozofi k që me siguri do të kishte efekt në zhvillimin dhe në trashëgiminë kul-turore të shqiptarëve, ashtu siç pati te hebraikët, por një gjë e tillë nuk u bë”. Dhe një gjë e tillë ende pritet dhe duhet të bëhet. Këtë më shumë se kush e kërkoj-në plagët e Kosovës. Këtë më shumë se kush duhet ta thonë akademikët nga ‘llogorja e tyre”.

LLOGORJA E AKADEMIKËVE NË “LUFTËN E FJALËVE”

Luft a dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kos-ovë nxori në skenë një numër të konsiderueshëm anal-istësh, kritikësh dhe akademikësh. Ata në mënyra të ndryshme e interpretuan atë për publikun, për poli-tikën e median, duke i shtuar arkivave miliona rrjesh-ta, herë me nota realiste e herë në lëmin e opinioneve. Disa prejt tyre fi tuan gradat e Doktorit, disa shitën librat e tyre, disa pasuruan arkivat personale dhe ato bibliotekare dhe disa vetëm thanë e shkruan ndonjë

ide a ndonjë mendim personal. Numri i madh i aka-demikëve, në fakt, gjeti rrast që të shtoj studimet mbi bazën e kësaj plage të dhimbshme duke e trajtuar atë me nota të ndryshme. Sot, pas gati disa vitesh shumë emra prej këtij numri të madh heshtin, ose ende janë duke reshtuar mendimet e tyre dhe shënimet e di-kurshme, bazuar në faktet mediatike. Të pakët janë ata që ende servirin mendime e opinione. Disa që janë shumë intensivë në paraqitjen e situatave bazuar në këndvështrime të reja, natyrshëm “ushqejnë dhe ushqehen nga media”. Shumë prej tyre që zgjodhën opinionet e medias së shkruar dhe televizive për t’i servirur në tryezat akademike apo librareske, sot çu-ditshëm edhe në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kur duhet të ngrejnë zërin, heshtin.

Dhe heshtja e tyre ka ngjallur sërrish polemika, ka nxjerrë në dritë një dritë jeshile për të zbuluar e ndriçuar misionin e penës së tyre të para tetë viteve, që shkruante me gjakun e qindra të pafajshmve në zemër të Ballkanit. Shumë prej tyre shprehen, se “Fjala e ak-ademikut dhe studiesit është dhe ka të bëjë të bëjë me kërkimin e fakteve dhe të paraqesë faktet herët a vonë sipas një mënyre tematike”, të tjerë thonë se “ajo që u shpreh u shpreh, me ecurinë dhe me problemet e tjera u takon mediave, i takon institucioneve…”, një numër tjetër shprehen se “misioni ynë mbaroi me luft ën…” ose më tej për ca të tjerë kur thonë “të presim fi na-len…”. Logjikshmën dhe në mënyrë institucionale kjo hierarki mendimi duket shfajësuese në plan të parë, duket e qartë edhe në fushën profesionale të argumen-timit dhe paraqitjes së mendimeve dhe në fakt edhe mund të anashkalohet, dhe mostrajtimi i mëtejshëm mund të bëhet palë me heshtjen reale të disa prej tyre. Këtu emrat e tillë janë shumë, sepse ashtu siç e thamë që në fi llim Luft a e Kosovës rrëmbeu shumë emra të fushës së letrave, më së shumti elitën akademike të të gjitha vendeve, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është të analizohet emër për emër, apo të kritikohen emra të përveçëm. Synimi i këtij shkrimi është të shkund sadopak një interes tjetër debati në këtë situatë kur një “luft ë” tjetër ka përfshirë njhojen në masë të mad-he të Kosovës në arenën politike dhe diplomatike ndërkombëtare, që do të ndihmonte në zgjidhjen dhe arritjen e “fi nales”. Shkrimi mes disa fakteve dhe argu-mentave kërkimore të muajve të fundit do të shpje-gojë faktin e heshtjes së këtyre penave akademike për këtë problem të mprehtë dhe domethënës për fatet e një populli.

Një nga analistët e mirënjohur A. J. Bellamy në shkrimin e tij “Kosovo: Aft er the War, the War of Words” (Kosova: Pas Luft ës, Luft ë Fjalësh), botuar në Th e International Journal of Human Rights, Volume 5, Issue 3 Autumn 2001, faqet 97 – 110, shprehet jo më kot që në titull se “Kosova e pasluft ës është dhe gjendet mes luft ës së fj alëve”. Kjo kuptimplote për momentin, pasi zgjidhja e problemit padyshim pret “fj alën”. Dhe kur luft a e fj alëve del në mejdan, shpallet në sheshin e madh politik dhe akademik, padyshim “pena” është protagonisti kryesor. Dhe ajo duhet të jetë aktive, ndoshta po aq aktive kur trajtoi Luft ën e Përgjakshme. “Luft a e fj alëve” e mbërthyer më së shumti në politikë, duket disi e pakonceptueshme në interesat akademike, për faktin se midis kësaj fj ale ka mure e ura që duhen kapërcyer.

Akademikët shpeshherë nuk pajtohen me de-klarimet e politikanëve. Ata i quajnë nxitime dhe rrëmbime emocionale çasti, fakt që ndoshta i shton

rradhët e heshtjes akademike për problemin në fj alë. Gjatë hulumtimeve dhe kërkimeve tona bazuar në rezultatet e postës elektronike, arkivave akademike të disa viteve të fundit dhe disa anekseve profesionale të lëmisë së letrave, fakti fl et se kjo “penë” ka hesh-tur në masën 20-25 për qind, krahasuar me bumin e një periudhe që trajtoi problemin e Luft ës në Kosovë në të gjithë hapësirën e Globit. Më tej edhe kur elita akademike ka folur ose shkruar, më së shumti është tematikë e luft ës, plagëve të saj, dhe shumë pak për projektet konkrete. Këto të fundit sigurisht më së shumti i përkasin qeveritarëve vendas, elitës akade-mike shqiptare të Kosovës e elitës intelektuale shq-iptare kudo që është. Në fushën e projekteve, heshtja ose opsioni i akademikëve dhe analistëve të huaj është më shumë i aspektit vëzhgimor. Këtu ata mendojnë se sërrish “rradhën e ka media për të folur”.

Për t’a ilustruar më qartë këtë ide për fj alën e me-dias, po citojmë një akademik aktiv Britanik në kohën e bombardimeve të NATO’s mbi Kosovë, por i hesh-tur për situatën në fj alë. Philip Hammond, Profesor në LSBU në Londër shrehet: “ media [për Kosovën - shënimi im] ka luajtur një rol kryesor në mbështetjen e idesë për mbrojtjen humanitare ndërkombëtare, ndoshta më të madhin, që nga përfundimi i Luft ës së Ftohtë. Akademikët gjetën ushqimin e nevojshëm aty.” Sot kur Kosova e pasluft ës është mbërthyer në këtë fushëbetejë të re të “Luft ës së Fjalëve”, natyrshëm duhet fl akur tej heshtja. Akademikë të të gjithë fush-ave duhet të dalin në “llogoren e parë”. Dhe ndërsa sje-dhim këtë fakt nuk duhet harruar angazhimi i madh i Dr Noel Malcolm dhe i John Hodgson, që edhe në festimet e nje vjetorit të Pavarësisë në Hamersmith Toën mes një salle plot me fj alë entuziaste sollën emo-cione të reja. Ata dhe deputeti John Grogan folën aq shumë, dy të parët madje edhe shqip, sa heshtjen e akademikëve shqiptarë e bënë sfi dë, madje edhe du-artrokitjet në sallë folën ndjeshëm e qortueshëm për problemin në fj alë.

KOHA KËRKON RIDALJEN NË SKENË TË ‘FJALËS’

Vërtet Kosova ka festë. Vërtet gjithkush me genin shqiptar feston dhe gëzohet. Vërtet duhen harruar plagët… por institucionalizimi i tyre është sërrish kërkesë. Është një domosdoshmëri më e madhe në një kohë kur sipas BBC-së “Ndërsa Kosova po përgatitet të shënojë njëvjetorin e pavarësisë, shumë qytetarë serbë vazhdojnë të mos e njohin realitetin e krijuar pas 17 shkurtit.” Këshilla e fundit e ish Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Dejvid Millebend, ‘për të qenë të durueshëm e të matur’, nënkupton të qënit të pjekur, për të qenë në një hap me Perëndi-morët. Kjo dhe mbështetja e deklaruar se Britania e Madhe dhe SHBA janë nga shtetet e para që njohën Pavarësinë e Kosovës përbën thelbin e domosdoshëm të ft esës publike për fj alën e mençur akademike dhe analitike. Dhe ndërkohë edhe stili dhe fj ala në librin “Refl ektime Shqiptaro-Britanike” të Daut Dautit është ajo që duhet në këtë kohë, kur skenarët e frontit tjetër janë nga më të paparashikueshmit. Kosova mes librit “Refl ektime Shqiptaro-Britanike”, duhet lexuar mirë dhe me tërë dimensionet e saj, ashtu siç ajo u lexua dhe lexohej në kohën e Luft ës, ajo duhet dhe mbetet të jetë një parim jo thjesht harrese, por kujtese për të çuar më tej arsyen dhe logjikën e Pavarësisë.

Page 22: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

22Si radhëherë fl amuri Kom-

bëtar shqiptar është valëvitur dje në mes të metropolit bri-tanik. Në një ditë që përkonte me festimet madhështore të paradës së gardës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, në vazhdën e Jubileut Diamant dhe ditëlindjes së Shkëlqesisë së saj Mbretëreshës Elizabeta II-të dhe kur mijëra fl amurë britanikë pushtonin sheshet dhe vendet kryesore, fl amuri shqiptar në hyrje të rrugës kryesore të Hamërsmithit, një zonë kjo tejet e njohur në Londër, mbante peshën e valëve të Flamurit Kuq e Zi. Dhe simbolika e tij në një kënd të tillë, valëvitjet e tij krenare, paralajmëronin nisjen e “Mar-atonës së Pavarësisë së 100 Vjetorit” organizuar nga “Al-banian Life Quality Union” me drejtues Dr Edmond Stojkun në bashkëpunim me “Ardhmëria” që drejtohet nga intelektuali dhe aktivisti i mir-rënjohur i Komunitetit shq-iptar dhe Kryetar i FB Sho-qatave shqiptare në Britani të Madhe, Lutfi Vata. E gjitha pastaj i bashkëngjitej fl amurit të vendosur në faqen kryesore të sallës së madhe të festimeve kulturore në Hamërsmith. Sal-la që priti kryetarët e bashkive të Hamërsmithit dhe disa zo-nave të tjera, Deputetët e Par-lamentit Britanisë së Madhe, Andy Sloughter, Karen Back dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës përkatësisht Z. Mal Berisha dhe Dr Muhamet Hamiti. Prania e drejtueses të shoqatës “Mother Tereza-Albanian Union” dhe sekre-tare e Forumit të Bashkimit të Shoqatave shqiptare, mjekes

së palodhur Zamira Ruspi, zëvendëskryetarit të Forumit të Bashkimit të Shoqatave shqiptare në MB dhe kryetar i Bashkëshisë Shqiptare, z Talat Pllana, drejtuesve të shoqatave “Dituria” dhe “Sfi da”, Ruzhdi dhe Kadime Jata si dhe të mjaft aktivistëve, intelektualëve, bi-znesmenëve e përfaqsuesve të tjerë në një sallë që ndoshta do të ishte shansi më i miri për të shijuar surprizat, mbeti vë-mendja e radhës.

Shfaqja në skenë e drej-tuesve të spektaklit, gazetarëve të “Top Channel” Zilije Feçi dhe Aurel Boriçi, që lajmëruan

intonimin e Hymnit Kom-bëtar, dhe thirjen për tu ngjitur në skenë në krah të Flamurit Kuq e Zi të depu-tetëve britanikë, drejtuesve të bashkive, ambasadorëve Ber-isha dhe Hamiti dhe z Stojku e Vata ngriti në këmvbë sallën. Pastaj drejtuesit e evenimentit lajmëruan menjëherë se “Al-banian Life Quality Union” dekoronte disa të pranishëm me Çertifi kata Mirënjohje”. Dhe ata ishin ish Ministri i Jashtëm e Britanisë së Madhe z David Miliband, deputetët Karen Back dhe Andy Slough-ter, kryetarja e Bashkisë së

Hamërsmith, Belinda Dono-van dhe akademiku, shkrim-tari dhe studiuesi Dr Fatmir Terziu.

Për Fatmir Terziun në mirënjohjen dhënë atij, ishte motivacioni: “Për kontribu-tin e shquar dhe përçimin e vlerave të shqiptarëve në Eu-ropë. Për meritën e veçantë në fushën akademike dhe rolin e padiskutueshëm në edukimin e të gjithë brezave. Me penën e tij, ka ndikuar në integrimin e Shqipërisë e shqiptarëve, jo vetëm në Londër, por kudo ku ata ndodhen” (Presidenti: Dr Edmond Stojku).

Maratona 100 Vjetori i Pavarësisë hapet në LondërMirënjohje Fatmir Terziut nga “Albanian Life Quality Union” në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë

Koncerti festiv pastaj vazh-doi me këngët e Eli Farës, Ve-dat Ademit, Sidrit Bejleri dhe me numrat e humoristëve Sal-sano Arapi dhe Bes Kollaku të mirrënjohur nga “Portokallia”. Kështu “Maratona 100 Vjetori i Pavarësisë” hapet në Londër duke paraprirë dhjetra e dh-jetra evenimenteve të tjera që kërkojnë pjesëmarrje dhe or-ganizim më të mirë, angazhim dhe përkushtim më të madh komunitar dhe shoqëror. Res-pekti për 100 vjetorin mbetet obligim moral dhe njerëzor i secilit. Udha e tij deri në eveni-mentet e tjera mbetet e hapur.

Page 23: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

23

Nga Sabahudin Hadzialic

A mund të ëndërrohet zg juar?

Vërtet, me vite të tëra, së paku ne nga vendet e ish shtetit të për-bashkët i cili pa ndonjë rezultat u përpoq të rivendosej në tri baza, ishim të ngarkuar me paragjykime ideologjike për Shqipërinë e En-ver Hoxhës. Vendin pa ardhmëri dhe me të vërteta të manipuluara. Për të ndodhur pastaj, zgjimi, si në Shqipëri ashtu edhe në pjesët e ish Jugosllavisë. Por edhe ky zgjim nuk ishte i njejtë varësisht vendeve të krijuara në hapësirat ku himni ‘ Hej Slaveni’ ishte i detyrueshëm brenda një bashkim - vëllazërimi sipërfaqësor, edhe për ata të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me Slavenët, asgjë fare. Gjithsesi, ky është një tregim përkujtues për një analizë më të thellë historike. Le të përpiqemi të përqëndrohemi kah zgjimi i cili në këto hapësira për disa ishte i dhimbshëm e për disa të tjerë, jo. Për të tretët ishte një gjendje sipërfaqësore eutanazije, e për të katërt tmerrësisht i gjakosur. Të pestët kanë pritur zgjidhjen pas këndeve të shpresës përderisa të gjashtët, ashtu si pishtari në stemën shtetërore që iku në uto-pi, digjeshin duke pritur më kot... Po jua lë juve, lexues të nderuar, të zgjidhni për veten tuaj çfarë më shumë ju përgjigjet nga të lartëpërmendurit, e unë po shkoj të ëndërroj zgjuar... Urtia e të shpresuarit Të fi llosh një repor-tazh i ngarkuar përplot paragjy-kime, është tejet e vështirë. Por, në anën tjetër, të përshkruash gjërat përmes fakteve të rralla që gëlojnë mu para teje, është shumë e lehtë. Duke i parë me sytë e tu, duke i dëgjuar me veshët e tu, duke i ndjerë me të gjitha shq-isat e tua. Shqipëria është vend i shpresës. Cilës do të pyeteni ju? Po asaj shprese e cila ishte shuar në vendet e tjera. Të jetë kjo për shkak se kishin të bëjnë me një shtet relativisht të ri i cili pikër-isht këtë vit shënon 100 vjetorin që kur baballarët e kombit nën-shkruan dokumentin e pavarësisë në Vlorë?! Të jetë kjo për shkak se plot dyzet vite u akumuluan në

mënyrë që të zbrazeshin në një eksplodim shpresash dhe mundë-sish të së sotmes?! Të jetë kjo për shkak se, si pasaardhës të ilirëve e ndjenë se, më në fund, ishte koha që edhe ky popull të vetëdijëso-het ...?! Anise populli më i vjetër, po pra Sllavenët e mij të dashur, populli më i vjetër i gjallë në këto hapësira, të cilin ne, pikërisht ne Sllavenët (të Jugut sidomos) u kemi shumë borxh. Ka shumë pyetje përgjigja e të cilave gjendet në vetë titullin e këtij reportazhi e të cilin unë as që kam fi lluar ta shkruaj akoma. Përse? Sepse tek unë, vizioni i së vërtetës gjatë bal-lafaqimit me realitetin u shkri në një valë të ngrohtë shprese mos e gjitha ishte vetëm një mjegullnajë e verbër me të cilin kishim jetuar gjer tani. Dhe me këtë nuk dua të paragjykoj gjërat, jo. Vetëm se, ajo që pashë gjatë këtij udhëtimi një javor nëpër trojet e Shqipërisë etnike nuk kishte të bënte aspak me ndonjë vajtim për të hum-burën... Nuk kishte të bënte aspak me etjen dhe pangopësinë për të huajën... Nuk kishte të bënte as-pak me akuzimin e tjetrit... Nuk kishte të bënte me hipokrizinë e synimeve gllabëruese vetjake... Nuk kishte të bënte me... Ishte krejtësisht ndryshe. Po çfarë? Shqipëria, ana e ndritshme e saj Ka njëzet vite që Shqipëria doli nga utopia e errët komuniste. Sot ajo ka 500 kilometra autostradë a cila diku diku ndërprehet në pjesë të shkurtëra për ti lënë vend pamjeve befasuese të një vendi të mrekullueshëm. Ndërprerje këto që të ngjajnë në jehona të largëta të mendime të zymta tek ikin, ikin,... Bosna dhe Hercegovina ka vetëm 40 kilometra auostradë të cilën vazhdon ta ndërtojë mbi dhjetë vjet, thuaja krenare në am-ullinë demokratike që po e jeton. Përderisa qeveritarët e saj kënaqen së jetuari me ngjyrat e gjelbëra, të kuqe dhe të kaltra duke krijuar kështu ylberin e qëllimeve të paskrupullta egoiste drejt hum-bjes dhe dështimit, qofshin ata majtistë apo djathtistë në qarqet politike. Shqipëria është vend me një hoteleri të në zhvillim të hovshëm. Mbyllyni vetëm për një çast sytë dhe mendojeni veten në një dhomë të pajisur me apara-tin klimatik, banjo luksoze dhe shërbyes të njerëzishëm. Men-dojeni një asortiman të begatë ushqimesh dhe pijesh. Diell dhe det. E jo, nuk është kjo Monte Carlo, as Nice, aq më pak Napuli, Budva apo Spliti. Fjala është për Sarandën. Qytetin e vogël në jug të Shqipërisë 711 kilometra larg prej pikës më veriore të këtij ven-di. I zgjuar nga errësira ku ishte

katandisur, ky shtet shpërthen duke lulëzuar në të gjitha ngjyrat e mundshme me gjithë virgjëri-në e tij joshëse. Por, nuk duhet të gënjehemi. Sikur edhe çdo shtet tjetër në të ashtuquejturin ‘tranzicion’ edhe këtu egzistojnë akoma mbeturinat e kapitalizmit të parë, shoqërisë post-feudale të cilën e njohin vetëm qeveritarët. Megjithatë, siç e pashë edhe vetë, e ndjeva, e dëgjova,,, kjo këtu nuk ka edhe aq rëndësi. Askund nuk pashë fytyra të pikëlluara. Dhe të jeni të bindur se nuk kam viz-ituar vetëm pjesët e parapara për shtresën e lartë. Isha në restora-net klasike të fast-food po edhe në ato high-class. Mes tyre dal-lonte vetëm mënyra e prezentim-it të prodhimeve. Kualiteti ishte pothuaj tërësisht i ngjashëm.

Kur shpresa buzëqesh

Buzëqeshja në fytyrat e ven-dasve, jo rrallë më kujtonte hapë-sirat e vendbanuara me Slavenët, Jugorët e adriatikut të përmen-dur në nismën e këtij rrëfi mi, të cilët, në të kundërtën e vendasve, shpeshherë të mbjellin atë ndjen-jën se më mirë do të ishte t’ua dër-gonin numrin e llogarisë bankare për të paguar qëndrimin e push-imit e të mos shkoje fare. Vetëm do tu pengoje, apo jo? Këtu, në Shqipëri, nëse ndodh ta harroni miun e palidhur të laptopit tuaj në tavolinën ku para pak çastesh keni shikuar për herë të fundit e-mailet tuaja, vetë kryeperson-eli i restoranit do të vrapojë pa frymë pas jush 200 metra duke thirrur...’Mister, mister...’ për t’jua dhënë sendin e harruar me buzëqeshje në fytyrë e për të të lënë pastaj pa fj alë nga mahnitja. Në Bosnë dhe Hercegovinë, të njejtin do ta vendosnin diku në ndonjë raft për të pritur të kthe-heshe pas tij. Çmimet janë ‘halo Bing, kako brat’,... imtësira. Ness kafeja është 1.5 euro, çmim ky që i përgjigjet një çmimoreje nor-male Sarajevase. Birra me emrin domethënës’Tirana’ përputhet jo vetëm për nga sinonimi dhe kualiteti por edhe çmimi i ar-syeshëm me tonën, Sarajevase. Pra, mirë dhe lirë. Kazinot eg-zistuese në Shqipëri, me oferta të llollojshme nate duke u nisur nga disko klubet, janë conditio si ne qua non të këtushme. Gal-eritë, si ato private ashtu edhe ato shtetorore, me ekspozita artistësh të njohur e të panjohur, përditë e më shumë marrin botëkuptimin e llojit inspirativ që nga galeritë e arteve aplikative e deri te galer-itë satirike... Hotelet prej dhjetra dhomash çmimet e të cilave varoj-

në mes 20 dhe 40 euro për gjysëm pansion deri te ato dhjetëkatëshe që shkëlqejnë nga dirtaret e blin-duara ngjyrash të ndryshme ku çmimet nuk kalojnë 85 euro për një gjysëm pansion ditor. Shiriti bregdetar i qytetit i rregulluar bu-kur, përqafon i gjithi Porto Edun, të krijon mundësinë që nga dho-ma ku gjendesh të zbresësh men-jëherë tek rreshti i parë i lokaleve për të ngrënë mëngjesin... pastaj vazhdon nëpër radhën e kafi terive dhjetra metra më larg, dhe pas kafesë, në dhjetra metra të tjerë mund të zgjedhësh çadrën dhe shtratin për rrezitje mu në mes të plazhit. Dhe krejt këto pa ndarë për asnjë çast shikimin nga deti i bukur dhe i qetë i Jonit ku pasqy-rohen malet e afërta të Greqisë me Korfuzin përballë. Saranda, me autobus është larg Bosnës dhe Hercegovinës plot 20 orë... por, besomëni që e vlen edhe aq, ndonëse autori i këtyre rreshtave është mësuar të udhëtojë me aeroplan nga Sarajeva nëpërm-jet Oslos deri në Vankuver dhe mbrapa, nëpërmjet Cyrihut, Vje-nës, Romës, Zagrebit, Beogradit dhe më tej. Është e qartë që për këtë largësi nuk duhet fajësuar banorët e Shqipërisë por duhet treguar qeveritarëve shtetërorë të Bosnës dhe Hercegovinës e edhe atyre të Shqipërisë, se duhet bërë sa më shpejt diçka lidhur me këtë. Imagjinoni një vend që nuk ka lidhje komunikuese me shtetin më të afërt të saj. Madje as nga Podgorica e Malit të Zi nuk ka lidhje autobusi me Shq-ipërinë. Në Sarajevë, megjithatë, egzistojnë individë, të cilët bartin personelin e Ambasadës Shq-iptare në Bosnë dhe Hercegov-inë, Ulqin e gjer në kufi rin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ata pastaj hidhen në Shkodër dhe vazhdojnë për Tiranë. Kështu, në interes të të dy palëve është i do-mosdoshëm krijimi i një linje të rregullt autobusësh gjë kjo e cila më së shumti rëndon ndërgjegjen e kompanive turistike dhe auto-transportuese për heshtjen e the-sareve dhe resurseve natyrore mu në afërsi të kufi rit bosnahercego-vanas teksa na ofrojnë Kubën dhe lundrimet tejoqeanike, e po kjo vlen njësoj edhe për fqinjët tanë nga Shqipëria....

‘Ecë rrugës Latif aga me jaranë...’

Sikur të udhëtonit me au-tobus nga Sarajeva në Prishtinë nuk do të bënit keq të kthenit në Novi Pazar për një kafe shtëpie, me mikun dhe kolegun Mexhid Mehmeti të vizitonit Prekazin

dhe vendvrasjen e Adem Jasharit, luft ëtarit të denjë për pavarësinë e Kosovës, pastaj Tyrben e Sul-tan Muratit i cili vritet në Fushë Kosovë bashë me Car Lazarin (1389). Më tej të merrni rrugën për Prizren dhe Tiranë, duke ka-luar plot dashamirësi kontrollin kufi tar dhe me përshtypjen se jeni duke përshkuar tunelin i cili ndan Francën me Italinë, në më pak se tri orë (në vend të shtatë orëve dikur), sakaq gjendesh në plazhin e mrekullueshëm të Du-rrësit në Shqipëri. Aty pi kafenë dhe vazhdon kah Vlora duke vizituar ‘Shtëpinë e Baballarëve të Kombit’ e duke lozur me shi-kim mbi Mediteran, nëpër valët e Adriatikut e gjer tek deti Jon, në jug. Dhe, nëse ju them se gjatë këtij udhëtimi gjithnjë të sho-qëruar me personelin dashamirës të agjensisë Sharr Travel nga Prishtina i cili na ofroi ëmbëlsira dhe pije freskuese falas përgjatë rrugës, në krejt pak vende kam parë bunkerë të vegjël, relike të së kaluarës së errët të dyzet viteve, nuk ju gënjej aspak. Suvenirët përreth bregdetit qëndronin mes kiçit klasik dhe modeleve kërkue-se të kohës. Qetësia dhe paqja me të cilën vendasit duan t’ju ndih-mojnë është pothuaj ireale. Aq e pabesueshme sa jo vetëm njëherë jam pyetur mos vallë jam diku tjetër e jo në Shqipëri, vendin e er-rësirës dhe makthit të dikurshëm. Pastaj, vendasit do t’ju shpiejnë në Butrint, dhjetra minuta tej Sarandës, qytetin historik për të cilin egzistojnë versione të ndry-shme nga ana e historianëve shq-iptarë dhe atyre grek. Do të ishte mirë të gjindet një kompromis mes dy palëve.

Epilogu si mouve

Natyrisht, dikush edhe mund të pyetet: Si është e mundur? Është i shitur ky autor? Kush ia pagoi rrugën? Kush e frymëzoi me këtë vizion inspirues? Përgjegjja është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Pa pasur qëllimin të shkruaj repor-tazh, jam nisur si një pjesëmarrës në Festivalin e Poezisë në Sarandë ku u tubuan mbi dyzet poetë nga 16 vende të ndryshme të botës, i ft uar nga miku dhe kolegu Bard-hyl Maliqi...

Ky tregim, para së gjithash, për njeriun i cili ka vizituar shumë vende nga të gjitha anët e botës, mund të jetë gjithçka tjetër vetëm jo ëndërr. Jo ëndërr në Shqipëri. Edhe diçka. Do të doja ta përsërisja prapë. Të ëndërroj i zgjuar. Po...

Përktheu në shqip: Albina Idrizi

Një reportazh i pahulumtuar dhe i pakërkuar, krejt i rastësishëm

Page 24: Gazeta Nr.19

Nr. 19 - KORRIK 2012

24