16
E MËRKURË,25 JANAR 2012 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 15 (52) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Përfundimi i ‘botës post- ideologjike’ e riktheu... Deputetë të Kuvendit të Kosovës! Dashuria kundër ligjit, apo çifti sublim anti-filozofik: shën Pali dhe Lacan-i 02 fjalim Më 14 janar, unë isha nisur në Merdarë për të mbrojtur... Unë isha në Bllacë me Albinin - Se ju na dëbuat atje 03 opinion Aty rreth viteve ‘90, në Amerikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me parullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të reflektonte mbi paaftësinë... Është politika budalla! 05 analize Dora gjeniale e Hitchcock-ut në këtë film, dallon në fabrikimin e një “fabule” në të cilën çështja e rivalitetit seksual (dy burra ... PROCESI PARADINE SI PARADIGMË 14 kinema 08 filozofi Në republikë, aristokracia është si pula që sapo i kanë prerë kokën. Ajo ende vrapon gjallërisht, por në të vërtetë ka ngordhur. Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Në vitin 2011 kishte 8 raunde të bisedimeve të Qeverisë së... H erë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë re- publikën duke e kufizuar në al- ternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e për- bashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!) Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh këtë të fundit të shtratëzuar në këmishën e forcës së interesave të të paktëve, të cilët edhe nëse ga- rojnë mes tyre për të marrë thelë më të madhe nga preja publike, janë gati të bëhen një trup i vetëm kur populli si vendburimi e pikëm- bërritja e së përbashkëtës ngre krye duke kaluar prej statusit të individëve të veçuar që rastisin së bashku në trupin politik që tenton të vetëthemelohet sipas idesë së drejtësisë. Ajo çka po ndodh ndër shqip- tarë është tentativa e radhës për ta shpunësuar politikisht popullin në emër të elitave të paravendosura, qoftë nëpërmjet dhunës policore robokopike në Kosovë, qoftë për- mes pilotimit ambasadoresk të problematikës politike në Shqi- përi. Në Kosovë, populli u ngrit për t’u themeluar duke vendosur të jetojë në republikë. Ata që do- lën e sfiduan dhunën e policisë e të motit nuk folën në emër të po- pullit siç ndodh rëndom me elitat, por u shpallën popull sa kohë ky koncept republikan nuk mbështe- tet në numërimin kokë-më-kokë të njerëzve të reduktuar në dhen, por në ndërhyrjen ideore e trupore që e themelon idenë e drejtësisë në kushtin e pashmangshmërisë së të përbashkëtës. E kështu republika nuk është ngrehina ligjore-buro- kratike e qarkullimit të kapitalit e akumulimit të fitimeve të të pak- tëve, por hapësira e përbashkët që prodhon e nxit prodhimin, atë material e ndjenjësor, duke u nisur nga barazia e rikthyer për së dyti te barazia, e cila nuk është më në varfëri, por në begati. Shqipëri, republika si mishëruese e idesë së drejtësi- së gjendet në tryezën e lojës së çdokujt përveç popullit, ose më saktë në tërheqje-shtyrjet e dy përfaqësuesve të elitës: kryemi- nistrit Berisha dhe ambasadorit amerikan. I pari e përkufizon drej- tësinë si gjithçka që i mundëson vetes e të paktëve puthadorë e xhepambushës aktivitet të bega- të. Për të dytin drejtësia nuk për- bën gjë tjetër veçse impotencën e vazhdueshme politike të popullit e përfaqësuesve të vet opozitarë në emër të spektaklit gallator të gjasme ndarjes e ekuilibrit të pushteteve. E kështu, në njërën anë Berisha skër- mit dhëmbët për bashkëpunëtorët që po u afrohen prangat, e ambasa- dori amerikan me pompozitet im- perial thekson se e drejta gjendet në mes të viktimës dhe xhelatit, e ku fajtorë janë si ata që u gjuajtën me çadër mbrojtësve të mureve të plaçkitjes, ashtu edhe ata që vranë në emër e me gjasë me urdhër të plaçkitësve. Deri më tash, përtej Morinës republika po agon. Këtej Morinës, është në agoni! Editorial NË MBROJTJE REPUBLIKA DHE DREJTËSIA Nëse doni një hapësirë mendi- mi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo- ret, ndihmoni ekzistencën finan- ciare të Gazetës në këtë numër llogarie: Qendra Antonio Gramshi: Euro: 1085931802 Usd: 1085931801 Njoftim TË REPUBLIKËS!

Gazeta Nr. 52

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 - VITI 3 I BOTImIT - nr 15 (52) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHTaTOr - GaZETE E PErjaVSHmE E PaVarur - VITI 1 I BOTImIT - nr 1 (1)

Përfundimi i ‘botës post-ideologjike’ e riktheu...

Deputetë të Kuvendit të Kosovës!

Dashuria kundër ligjit, apo çifti sublim anti-filozofik: shën Pali dhe Lacan-i

02fjalim

Më 14 janar, unë isha nisur në Merdarë për të mbrojtur...

Unë isha në Bllacë me Albinin - Se ju na dëbuat atje

03opinion

Aty rreth viteve ‘90, në Amerikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me parullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të reflektonte mbi paaftësinë...

Është politika budalla!

05analize

Dora gjeniale e Hitchcock-ut në këtë film, dallon në fabrikimin e një “fabule” në të cilën çështja e rivalitetit seksual (dy burra ...

ProceSI PArADIne SI PArADIgMË

14kinema

08filozofi

Në republikë, aristokracia është si pula që sapo i kanë prerë kokën. Ajo ende vrapon gjallërisht, por në të vërtetë ka ngordhur.

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GaZETE E PErjaVSHmE - BOTuar nGa OrGanIZaTa POLITIkE, TIranE

në vitin 2011 kishte 8 raunde të bisedimeve të Qeverisë së...

Herë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë re-

publikën duke e kufizuar në al-ternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e për-bashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!) Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh këtë të fundit të shtratëzuar në këmishën e forcës së interesave të të paktëve, të cilët edhe nëse ga-rojnë mes tyre për të marrë thelë më të madhe nga preja publike,

janë gati të bëhen një trup i vetëm kur populli si vendburimi e pikëm-bërritja e së përbashkëtës ngre krye duke kaluar prej statusit të individëve të veçuar që rastisin së bashku në trupin politik që tenton të vetëthemelohet sipas idesë së drejtësisë.

Ajo çka po ndodh ndër shqip-tarë është tentativa e radhës për ta shpunësuar politikisht popullin në emër të elitave të paravendosura, qoftë nëpërmjet dhunës policore robokopike në Kosovë, qoftë për-mes pilotimit ambasadoresk të problematikës politike në Shqi-përi. në Kosovë, populli u ngrit për t’u themeluar duke vendosur të jetojë në republikë. Ata që do-lën e sfiduan dhunën e policisë e të motit nuk folën në emër të po-pullit siç ndodh rëndom me elitat, por u shpallën popull sa kohë ky

koncept republikan nuk mbështe-tet në numërimin kokë-më-kokë të njerëzve të reduktuar në dhen, por në ndërhyrjen ideore e trupore që e themelon idenë e drejtësisë në kushtin e pashmangshmërisë së të përbashkëtës. e kështu republika nuk është ngrehina ligjore-buro-kratike e qarkullimit të kapitalit e akumulimit të fitimeve të të pak-tëve, por hapësira e përbashkët që prodhon e nxit prodhimin, atë material e ndjenjësor, duke u nisur nga barazia e rikthyer për së dyti te barazia, e cila nuk është më në varfëri, por në begati.

në Shqipëri, republika si mishëruese e idesë së drejtësi-së gjendet në tryezën e lojës së çdokujt përveç popullit, ose më saktë në tërheqje-shtyrjet e dy përfaqësuesve të elitës: kryemi-nistrit Berisha dhe ambasadorit

amerikan. I pari e përkufizon drej-tësinë si gjithçka që i mundëson vetes e të paktëve puthadorë e xhepambushës aktivitet të bega-të. Për të dytin drejtësia nuk për-bën gjë tjetër veçse impotencën e vazhdueshme politike të popullit e përfaqësuesve të vet opozitarë në emër të spektaklit gallator të gjasme ndarjes e ekuilibrit të pushteteve. e kështu, në njërën anë Berisha skër-mit dhëmbët për bashkëpunëtorët që po u afrohen prangat, e ambasa-dori amerikan me pompozitet im-perial thekson se e drejta gjendet në mes të viktimës dhe xhelatit, e ku fajtorë janë si ata që u gjuajtën me çadër mbrojtësve të mureve të plaçkitjes, ashtu edhe ata që vranë në emër e me gjasë me urdhër të plaçkitësve. Deri më tash, përtej Morinës republika po agon. Këtej Morinës, është në agoni!

Editorial

NË MBROJTJE

REPUBLIKA DHE DREJTËSIA

Nëse doni një hapësirë mendi-mi dhe kritike ku s’ka vend për

kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo-ret, ndihmoni ekzistencën finan-ciare të Gazetës në këtë numër

llogarie: Qendra Antonio

Gramshi:Euro: 1085931802Usd: 1085931801

Njoftim

TË REPUBLIKËS!

Page 2: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 2 Fjalim

Deputetë të Kuvendit të Kosovës!Fjalimi i Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës më 20 janar 2012 për zhvillimet politike rreth e pas protestës së 14 janarit

në vitin 2011 kishte 8 raunde të bisedimeve të Qeverisë së Ko-sovës me atë të Serbisë. Imaz-

hi i Kosovës që Qeveria e sajoi për Kosovën është ai i një vendi që merret vesh për çështjet e tij të brendshme me Serbinë. në vitin 2011, ndërkom-bëtarët nuk mund ta mendonin Ko-sovën pa e menduar e paramenduar edhe Serbinë. Që prej se është sh-pallur pavarësia e Kosovës, Serbia kurrë s’ka qenë pjesë e përfytyrimit ndërkombëtar të Kosovës sikurse në mandatin e kësaj Qeverie që ende nuk i ka mbushur një vit. Sot, për sh-kak të dialogut në Bruksel, Kosova në arenën ndërkombëtare shihet si Ko-sovë e dialogut Kosovë-Serbi. Kot sh-penzohen para të buxhetit të Kosovës për imazhin e Kosovës. Imazhin Qe-veria po e betonon në marrëdhënie me Serbinë ku i ashtuquajturi proces i normalizimit po e ndryshon Kosovën dhe jo Serbinë.

Pushteti i Serbisë në Kosovë e ka sjellë dialogun me Serbinë për Ko-sovën. Ky dialog tash po e rrit push-tetin e Serbisë në Kosovë. Jemi bërë shtet kopje që e heq fjalën republikë nga emri i vet karshi Serbisë. Jemi bërë shtet pa integritet që i eliminon pikat kufitare ndaj Serbisë duke i shn-dërruar ato pika kaluese.

ne jemi subjekti që kemi kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme, mirëpo, me aksionin tonë të 14 janarit, Lëvizja VeTËVen-DoSJe! synonte që t’ia marrë pushte-tin Serbisë dhe t’ia japë këtë pushtet shtetit të Kosovës që duam ta forcoj-më. Vetëm Serbia do ta pësonte me 14 janar. Askush tjetër. Mirëpo, çfarë bëri Qeveria? Kur po e rrezikonim Serbinë, Qeveria konstatoi rrezikim të pushtetit të saj! Të udhëhequr nga Kryeministri na keni sharë e na keni akuzuar, keni shpifur e keni gënjyer për neve. Për-veç se na quajtët faqezinj dhe vetëfun-dosje, na krahasuat me kriminelin Veselinoviqin, ku, siç thatë ju, edhe Serbia paska hequr dorë prej tij, thua se Serbia na qenka më e mirë se ai! Ky është një shërbim i shkëlqyer Serbisë nga kryeministri i Kosovës. Që të gjit-hë ju deputetët e tij, duhet ta kuptoni se nuk e prodhoi Zvonko Veselino-viqi Serbinë por anasjelltas. Së fundi, Serbia e hoqi vetë këtë kriminel, në mënyrë që kryetari i Serbisë, Boris Ta-diq, të vijë në Deçan dhe të thotë se asnjëherë s’do t’i heq strukturat e Ser-bisë, të cilat tash janë të rifreskuara. Ai farë Zvonko Veselinoviqi është një kri-

minel dhe kreu i një bande kriminale. Ai s’mund të krahasohet me Serbinë për nga krimi dhe Serbia nuk është më e mirë se ai ashtu siç mendon e flet ky Kryeministri aktual.

në të vërtetë, qysh para protestës sonë paqësore, ju e shfrytëzuat gji-thë arsenalin e fyerjeve kundër VeTËVenDoSJe!-s sepse i thatë qytetarëve që gjëja më e keqe është duke u synuar nga VeTËVenDoSJe! – marrja e pushtetit. Po, pra, kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë sipas juve. Kjo tregonte preokupimin tuaj parësor, e që s’është Kosova e po-pulli ynë.

Modeli ekonomik në Kosovë është i gabuar. nuk bën që arka e shtetit të mbushet nga taksat doganore por nga tatimi i brendshëm. Shteti nuk forco-het kështu. Vetëm kur shteti mbledh tatimet në paga dhe tatimet në fitim të ndërmarrjeve, shteti bëhet i sofistiku-ar dhe i fuqishëm. Mbushja e arkës së shtetit në kufi është thjeshtësi dhe do-bësi e shtetit. Tri të katërtat e buxhetit të Kosovës vazhdojnë të mblidhen në kufi.

në anën tjetër, ju konsideroni që është dashur të jeni patriotë vetëm në luftë, prandaj e konsideroni normale që jeni Qeveri jopatriotike e pasluf-tës. Por, nuk ka fatkeqësi më të madhe

sesa një Qeveri jopatriotike për një popull. Fundja, qytetarët mund të mos jenë patriotë, por Qeveria e një vendi s’guxon të mos jetë patriotike. Patrio-tizmi nuk është fakultet që e kryen për tri vjet dhe mandej e merr diplomën duke u certifikuar si patriot për tërë jetën. Je patriot vetëm nëse je tërë jetën dhe për çdo ditë.

Pavarësia nuk është kapital që du-het të shpenzohet, por hap cilësor për zhvillim e përparim. Kjo Qeveri po sillet në mënyrë kanibaliste ndaj pa-varësisë; këta qeveritarë po e hajnë pavarësinë. Sepse, pavarësinë po na e tresin bisedimet me Serbinë, kontra-tat super të shtrenjta, manipulimet me tenderë dhe privatizimet e egra.

Kjo Qeveri ka tepër pushtet në një shtet gjithnjë e më të dobët. Dhe, këtë pushtet e ka përdorur për ta rrudhur e zvogëluar shtetin dhe për ta trashur pushtetin. nuk është çështja vetëm e reciprocitetit këto ditë, por e anashka-limeve të planifikuara të Kuvendit nga ana e Qeverisë në këtë vitin 2012 në të cilin hymë tash. Qeveria mendon ta shesë Distribucionin e KeK-ut, PTK-në dhe Trepçën ta pranojë njëfarë auto-nomie për veriun, dhe për këtë qëllim dëshiron ta eliminojë Kuvendin e Ko-sovës si pengesë. Me mënyrat e kësaj Qeverie po dështon shteti i Kosovës,

po dështon si republikë dhe si ekono-mi.

Serbia ka leverdi që të mos na njo-hë. Ajo përkundër mosnjohjes po ek-sporton mallra në Kosovë dhe duke mos na njohur e ka kontrollin më të fuqishëm në Kosovë dhe ndikimin më të madh në botë për Kosovën. në maj të vitit 2006, Boris Tadiq pat reaguar kundër fushatës sonë për bojkotimin e prodhimeve të Serbisë. Ai pat kër-kuar që PSSP-ja i atëhershëm Soren-Jessen Petersen të intervenojë ndaj nesh. në demonstratën tonë të radhës, policia e UnMIK-ut dhe ajo speciale e Kosovës u bënë shumë më brutale.

Pa përfshirë kontrabandën e mallrave, Kosova bën pjesë në mesin e 10 vendeve ku Serbia eksporton më së shumti. nëse e përfshijmë kon-trabandën, atëherë Kosova ngjitet në vendin e pestë a të katërt. Prodhuesit e Serbisë janë edhe më shumë se kaq të varur prej tregut të Kosovës. Sepse ata shesin në Kosovë, ndërsa ekspor-tuesit më të mëdhenj të Serbisë edhe ashtu janë korporatat ndërkombëtare që kanë marrur pjesë në privatizim.

Duke shitur mallra në Kosovë, Ser-bia po na blen si treg. gjatë luftës ajo i dogji, dëmtoi ose rrënoi 120.000 shtëpi të shqiptarëve në Kosovë, sh-katërroi 60% të bagëtive dhe i plaçki-

ti ose dogji shumicën e traktorëve të bujqve shqiptarë. Pra, Serbia nuk po luftonte vetëm kundër jetës dhe ba-nimit të shqiptarëve por edhe kun-dër potencialit të tyre zhvillimor e prodhues. Pas luftës, Serbia i ka marrë zyrtarisht 2,1 miliardë euro nga Ko-sova kurse përmes rrugëve të tjera edhe dyfishin e kësaj.

Protesta paqësore është vlerë e Bashkimit evropian dhe e garantuar me Konventën evropiane të të Drejta-ve të njeriut. Liritë dhe të drejtat e nje-riut nuk janë në marrëdhënie diakro-nike por sinkrone me njëra-tjetrën. nuk ka një moment a një periudhë të ndarë kohore kur liritë dhe të drej-tat duhet të praktikohen. Ato janë aty bashkë, të njëkohshme.

Po ashtu edhe reciprociteti është vlerë e Bashkimit evropian. Shtetet në Be e njohin njëra-tjetrën. nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tje-trën, megjithatë të kenë marrëveshje të tregtisë së lirë. Meqë Serbia nuk e njeh republikën e Kosovës, as Ko-sova nuk duhet ta njeh republikën e Serbisë. Asnjë automjet ose kamion me tabela të Serbisë s’duhet lejuar të hyjë në Kosovë. Serbia na ka shumë borxh për okupimin, gjenocidin dhe dëmet që na i ka shkaktuar. Sipas Qe-verisë së Kosovës, jo vetëm që kjo as s’kërkohet e as s’përmendet, por po del që Kosova na e paska veten e saj si treg borxh ndaj Kosovës.

Sot janë bërë 45 ditë prej se Qeve-ria e Kosovës është rebeluar. Ajo është rebeluar kundër vendimit demokratik të Kuvendit për reciprocitet të plotë me Serbinë. Janë bërë 45 ditë prej se Qeveria nuk po e respekton rendin institucional. Qeveria e Kosovës po promovon anarki, sepse në mënyrë arbitrare po vendos se cilin vendim a ligj të institucioneve ta zbatojë e cilin jo. Tash, kjo Qeveri synon të shkojë edhe një hap më tej. Ajo dëshiron që ta suspendojë vendimin e kuvendit, ta shpërfillë Kuvendin jo vetëm në të tas-hmen por edhe të kaluarën e tij. nuk është e rastësishme që Thaçi është ta-kuar dy herë tinëz me Boris Tadiqin, madje njëherë sa ka qenë në opozitë, siç ka njoftuar Ëikileaks. Kjo rrugë e kësaj Qeverie e cila e bën Kosovën të hapur për Serbinë dhe të mbyllur për Shqipërinë, është rrugë e Ali Shukrisë dhe Sinan Hasanit. Udhëtim të këndshëm në atë rrugë nuk mund t’iu dëshiroj sepse s’mund të keni. Udhëtimi dhe destinacioni i asaj rru-ge janë edhe të pakëndshme edhe të palavdishme.

Prishtinë, 22 janar 2012

Page 3: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 3Opinion

Unë isha në Bllacë me Albinin - Se ju na dëbuat atje

Vadrin Ahmeti*

Më 14 janar, unë isha nisur në Merdarë për të mbrojtur vendimin e Kuvendit të Ko-

sovës të datës 7 dhjetor i cili e obligon Qeverinë për reciprocitet politik, eko-nomik dhe tregtar me Serbinë. në dis-kutimet e mëhershme në zyrë bashkë me plotë aktivistë të tjerë ishim marrë vesh që atë ditë të ndalohen kamio-nët që vijnë nga Serbia dhe veturat me targa të Serbisë. nëse Serbia nuk i pranon targat e republikës së Ko-sovës, pse duhet që Kosova t’i pranojë ato targa?

Kur mbërritëm në Besianë, Policia e Kosovës kishte bllokuar rrugën në udhëkryqin Prishtinë-Besianë-Me-darë. Më herët na kishin lodhur me deklarata që nuk do lejonin bllokimin e lëvizjes së lirë, kurse unë i shihja po-licët teksa i detyronin veturat me targa rKS të ktheheshin mbrapa.

në orën 13.50 u vendosëm dy me-tra para kordonit të policisë, dhe sapo Albini bëri shpjegimin e parë para protestuesve, të cilëve ju bëri thirrje të mos e provokonin dhe sulmonin policinë, ishte policia ajo e cila fi-lloi të na sulmojë ne, duke na shtyrë dhe duke na hedhur sprej lotësjellës. Sulmi i policisë për një moment nda-loi. Që prej asaj kohe, ne lejuam mbi dhjetë vetura me tabela të republikës së Kosovës të kalonin në njërën korsi të rrugës. Veturat kalonin në drejtim të Merdarës në të dyja kahet. Për çudi kjo nuk u paraqit në asnjë edicion të lajmeve. Polici kufitar nuk ishte Fisi (për çudi).

në orën 14:10, njësitë speciale të Policisë së Kosovës u afruan drejt nesh nga vendi ku ishte më herët. ne iu bëmë thirrje policisë që të mos na provokojë, e mos të na sulmojë, meqe-nëse ne ishim aty për të zbatuar një vendim të Kuvendit të Kosovës, të cilin vendim qeveria nuk po e përfill. Për eprorët e policisë së Kosovës thirrjet tona hynin në njërin vesh e dilnin në tjetrin. ne u ulëm të gjithë para inter-venimit të Policisë, por as kjo nuk ju bëri përshtypje. gjatë arsyetimit për intervenimin, zyrtarët policor thanë se kanë hasur në rezistencë aktive. nuk di si mund të rezistojë një person ulur në tokë. Filluan të na shqelmonin sa is-him të ulur në tokë, të na hidhnin sprej e të tërhiqnin zvarrë ata që mundën t’i kapnin. Sollën edhe topat e ujit, të ci-lët na detyruan të ngriheshim në këm-bë, dhe pastaj filluan të gjuanin gaz

lotësjellës me aq sa kishin kapacitete. ne u tërhoqëm prapa, dhe unë

qëllova që të jem afër Albinit, i cili kishte pësuar më së shumti nga spreji lotësjellës. U larguam afër një oborri (ndoshta Hotel Besianës). U ulëm që të mund të merrnim frymë më lirshëm. Por nuk vonoi përsëri sulmi i policisë, dhe na u desh të tërhiqemi përsëri, me sy mbyllur, me frymëmarrje të bllokuar, dhe me rroba të lagura. Po-licët hynin edhe nëpër oborre të shtë-pive e arrestonin kë gjenin aty. Policia nuk u ndal. Për afër më shumë se dy orë, policia na ndoqi deri në qendër të qytetit të Besianës. Ata qytetarë që i zuri duke hyrë në autobus në stacio-nin e autobusëve në Besianë, i arrestoi pavarësisht se nuk ishin fare pjesë e protestës. Pak pasi kaluam stacionin e autobusëve në drejtim të qendrës së Besianës, unë morra një plagë në arkadë dhe në sy nga gazi lotsjellës, të cilin policia e përdornin në vend të plumbave, nuk isha unë i vetmi, dikë e qëllonin në këmbë, dikë në shpinë, e dikë në kokë. Pas kësaj unë hipa në automjetin e mikut tim i cili më solli në Prishtinë për të marrë ndihmë për plagën që kisha marrë. Atë ditë nuk mund t’i shihja as lajmet nga dhimbja në sy, por të nesërmen në edicionin kryesor të lajmeve pashë një koment të një zv.ministri, i cili për ta dëshmuar veten para shefit të tij, sulmon VV-në si i çartur. Ai në rrjetin social fb, kishte thënë: ... pamja e dytë ishte me Albin Kurtin, i cili pas debateve kinse trium-faliste nëpër media, ish ul i thyem skaj një gardhi e u doke si një refugjat i Ko-sovës diku në Bllacë më 1999 ...:))) - (Sesi ka qenë saktësisht në Bllacë Iliri e dinë mirë, ndoshta i ka treguar miku i vet Berat Buzhala, (zëvendësministri tjetër) nga përvoja e jetës së tij).

Unë pas intervenimit të policisë deri sa mora plagën në sy, isha me Al-binin, jo si roje e tij siç thuhet në ndo-një TV, por si aktivist i cili i ndihmon aktivistit tjetër në secilin aksion tonin. ne u tërhoqëm nga gjithë ai gaz lot-sjellës e gjithë ai ujë, dhe njëmend u ulëm pranë një gardhi që të pusho-nim.

Po, ne ishim në Bllacë atë ditë. Shqiptarët ikën për në Bllacë pas

dhunës dhe represionit të ushtruar nga shteti i Serbisë. Shqiptarët qanin në Bllacë, meqenëse nuk kishin se si t’i kundërviheshin shtetit të Serbisë. Shqiptarët ishin në Bllacë, sepse poli-cia e ushtria serbe po ju hynte nëpër oborre e nëpër shtëpi, duke i rrahur

vrarë e arrestuar të gjithë që i dilnin përpara.

ne, policia na sulmoi me të gjitha mjetet që i pati aty në dispozicion. ne ishim në Bllacë. në ekzil brenda ven-dit tonë.

ne treguam që jemi paqësor, dhe me shumë se aq nuk mund të du-ronim me trupat tanë(sprej e gaz lotësjellës, topa uji, shkopinj gome e hekuri, shqelma, etj.). ne protestues paqësorë që ishim nuk kishim se si t’i ta ndalonin policinë, andaj edhe po të dukeshim si refugjatët në Bllacë. Po ne u dukëm ashtu nga pamundësia për të ushtruar një të drejtë themelore, atë të protestës.

Policia arrestoi edhe ata që dilnin të shuanin gazin lotsjellës në oborret e shtëpive të tyre, edhe ata që ishin

nisur për në Prishtinë, e policia i zuri duke hipur në autobus. edhe atëherë ne ishim në Bllacë.

Zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës i cili e shkroi këtë koment, harroi që në Bllacë shqiptarët i dëboi dikush. Ishte një sistem i cili i luftonte shqiptarët e i cili i dëboi më shumë se 800.000 shqiptarë nga Kosova, e mbi 1.500.000 shqiptarë nga shtëpitë e veta.

Po ashtu ne afër atij gardhi si në Bllacë na largoi dikush nga protesta jonë. Ishte policia e shefit të zëvendë-sministrit, për të cilin shkruan ngado: në FB, në gazetat qeveritare, flet nëpër emisione, e bile edhe shan nëpër mu-habete. Krahasim të policisë së Ko-sovës, me paramilitarët serbë, nuk kam parë të ketë bërë ndonjëherë

ndonjë zyrtarë qeveritarë. Me gjithë këmbënguljen e zëven-

dësministrit, ne nuk e besojmë atë. ne besojmë që në Policinë e Kosovës ka më shumë njerëz të drejtë, të cilët nuk e duan Serbinë në Kosovë, ashtu si shefat e tyre.

Meqenëse ata mendojnë që duke tentuar të na poshtërojnë do të na mundin, unë Ilirit i them: Po, unë isha në Bllacë bashkë me Albinin, sepse atje na dërgoi policia e Thaçit.

*Valdrin Ahmeti është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i cili u lëndua rëndë gjatë protestës së 14 janarit 2012, në Merdar gjatë intervenimit të policisë me gaz lotsjellës. Ai ende sot që po botohet ky shkrim nuk sheh nga njëri sy.

Page 4: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 4 Analize

Vetëfundosja e shteteve shqiptare në Prishtinë

Idlir Azizi

1. Dhuna e paralajmëruar

Shumë pak ditë pasi kryeministri i Kosovës nxori në tryezë termin “Vetëfundosja” dhe pas vërejtjes

prej edukatore kopshti të zonjës Doris Pak, pamë përleshjen policore të shte-tit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes! te Dheu i Bardhë. ndodhi egërsia policore e tipit Terminator, prej policëve që ulërinin shqip, por me muskuj FBI-je, si në filmat e shëmtuar me Van Damme.

egërsia vinte ndaj një demonstrimi që ishte lajmëruar, për të cilin ishte marrë leje. Shkopinjtë e policisë desh i “fundo-sën” vërtetë aktivistët e Vetëvendosjes!, madje dhe deputetët e saj, që duhet të ketë imunitet. Shkurt, shteti dhunoi me “bekimin” e paradoditshëm të kryetarit të qeverisë së Kosovës; u nis drejt një fun-dosjeje. Më saktë, kryeministri thjesht ka çuar policinë që t’i japë një dorë ndihmë vetëfundosjes së lëvizjes, përderisa ajo ende rezistuaka!

Termi i kryeministrit është shumë i go-ditur; habia mbetet gjithsesi te “ngeja” e tij për të arritur në lojna të tilla linguistike! Paralel me të, një tjetër kryeministër, ai i Tiranës tashmë, nxori një term për lëvi-zjen; më folklorik ai, më prej “gallate”, se me atë e ka mësuar prej kohësh spektato-rin televizivo-parlamentar shqiptar. Termi “faqezi” ishte lëshuar në rezonancë me deklarimet pushtetarë të Kosovës, por edhe me deklaratat fort të njëanshme të përfaqësuesve të Mëdhenj perëndi-morë, që si gjithmonë çfarë nuk korrin, e çfarë nuk shijnë ndër ne! Mirëpo termi “Vetëfundosje” është ideal, për të treguar katandisjen mjerane të pushteteve shqip-tare në Prishtinë e në Tiranë, për të tregu-ar armiqësinë e tyre ndaj qytetarit, ndaj popullit. Është rezistenca e Vetëvendosjes që e ka çuar pushtetin shqiptar që ta sfor-cojë veten sa të shpikë edhe terma gju-hësore, ku ndihet vetëfundosja e staturës së shteteve shqiptare të gjithë këtyre vite-ve të fundit. Shtetet oligarkike të Tiranës e të Prishtinës, të gjendur përballë rezisten-cës vetëvendosëse, kanë ndjerë të nevoj-shme të shpikin terma përdhosës, duke parë që aksioni i Lëvizjes është kokëfortë dhe emancipues njëkohësisht. Pra, është veprim dhe koncept bashkëngjitur tij. Deri dje pushtetet tona shqiptare, ishin mësuar me “aksionerë të aksionit” (Mjaft! etj etj), dhe jo me kapilarizues të revol-tës e të ballafaqimit të vërtetë popullor. ndaj dhuna e fundit kundrejt aktivistëve vetëvendosës, e mbarsur qysh në lodrat gjuhësore të shtetit, arriti ta bëjë fjalën e vet mish, me anë të shkopit, detyrimisht. na mbetet të urojmë që në demonstri-min e ardhshëm, të paktën të mos ketë ndihma speciale policore nga Tirana për pushtetin e Prishtinës, meqë edhe qeve-

ritë janë (siç thuhet) edhe ato për bashki-min e kombit (të tyre).2. Zëvendësministri anti-popull

Dikur në Shqipëri jetonte e dënonte ajo shprehja “Anti-parti”, për këdo që kërcënohej si jashtë linjës ideologjike të shtetit. në këto ditë demokracie, në vijim të dhunës ndaj demonstruesve vetëvendosës, u shfaq për habi edhe komenti “hokatar” i një ministri kosovar. në facebook, i pafytyri pushtetar kishte bërë pak “hajgare” me imazhin e liderit të Vetëvendosjes, i cili, sipas komentit të tij, i plagosur i ngjante një fakir refugjati i Bllacës...

Atëherë paska filluar negacionizmi shqiptar ndaj vuajtjes së shqiptarëve? Që kur vallë të qenit vuajtës i spastrimit etnik, refugjat i përzënë nga vendi yt qen-ka një figurë qesharake? e pse imazhi i një refugjati kosovar të vitit ‘99 na dalka tani si mishërim i një varfanjaku, i një hiçi, i një qenieje për t’u përdorur si ko-ment denigrimi? Ministri i mjedisit (i kujt mjedisi në fakt?) pa dashur ka tradhtuar inkoshientin anti-popullor që ka pushteti shqipfolës, në të dyja anët. Komenti i tij vjen nga mjedisi thelbësisht anti-popull, injorant e përthithës i jetës qytetare, po-pullore, në Kosovë (në Shqipëri po se po).

Ka kohë që televizionet e “mjediset” shqiptare, Tiranë e Prishtinë, i mëshojnë dukës aristokrate, shpikjes së elitës, eli-tizmit të të menduarit, nëpërkëmbjes së popullit, gjithë duke shtruar kilometra plot me beton-populizëm të dyanshëm; duke futur në një tunel çdo orvatje për të dalë nga terrorizmi i pushtetbërjes, në Tiranë e në Prishtinë.

Facebooku i ministrit të paktën ka ndi-hmuar të nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të horrorit, me të cilin përballet subjekti

shqipfolës në këto dhjetë vitet e fundit. Mbetet vetëm shpresa që shefi i ministrit, pra i qeverisë, të paktën t’i kërkojë llo-gari vartësit se ku e gjen tërë atë kohë të rrijë në internet gjithë ditën e lume!3. Arti i të vetëvendosurit

Të vetëvendosurit si art duhet të jetë një punë fort e vështirë, sidomos në gj-uhën shqipe. Vetëvendosja ka dalë në hartën e turbulencave e të sporadizma-ve të revoltës shqiptare në një moment, kur shumë nga ne po ngrinim supet lidhur me rezultatin e rezistencës. Të mos harrojmë që për shumë nga ne, lëvizja e aktivizmi model ideor e veprimtar i Lëvi-zjes përkon edhe me fundin e pikëpyetje-ve mbi origjinat e trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Lidhja nuk është e drejtpërdrej-të, kuptohet. Por ama, uria për të vetëven-dosur e ka mundësuar edhe mendimin shqip që të ketë frymëzimin e vet prej ek-zistencës së saj. e theksoj: jo mbi ndodhi-të e vitit ‘97, por me fundin apo me shka-lafitjen e hetimit mbi arsyet dhe nxitësit e gropës së zezë shqiptare të vitit ‘97.Mendoj se është e kotë të kërkojmë maj-tas e djathtas; e kotë të qurravitemi mbi dëmin që iu bë imazhit të Shqipërisë. Du-ket se zezona e vitit ‘97 ishte një shpikje e përbashkët e të gjitha palëve partiake shqiptare (në Tiranë), vetëm e vetëm që qytetari të kërkonte me shumë dëshirë e me shumë këmbëngulje Praninë e fortë të shtetit!E në jetë të jetëve!

Dhe ja ku e kemi. Tirana e Prishtina po vringëllijnë atë shpatë që s’e kish dot kurrë Skënderbeu. Shkarthja e nivelit të protestës dhe e shpirtit vetëvendosës në Tiranë e ka shtojcën pikërisht te kjo futje me pushtet e në pushtet të individit. Te shpirti shtetar i qytetarit, si dhe te ofshana

e ngathët lidhur me zaptimin që shteti i ka bërë jetës shqiptare në çdo vis.

ndërsa ushtrohej dhunë policore ndaj aktivistëve vetëvendosës në Prishtinë, në Tiranë kryeministri dhe ish ministri i tij i kapur gafil me imazh korrupsioni, po krijonin videogame-in e ri lokal, me titull “Qengjit të urtë i q... nëna!”

“Vetëvendosje” doli dikur, pra, në anën popull-ore, përkundër intensifiki-mit të tërbuar të pushtetit shqipfolës. në antipod e në rezistencë ndaj shkëmbimit metodik e teknik që bën pushteti Tiranë-Prishtinë, e me autobusë aq të shpejtë, sa asnjë doganë s’i ndal dot.

Kështu VV-ja mendoj se ka ditur të je-tojë gjithë këtë kohë “me ekzilin më të ashpër, por më emancipues: me ekzilin brenda vendit të vet”. Pra, duke demon-struar kundër kolonializmit tregtar serb, por ama i sulmuar, i përzënë nga policia e shtetit të vendit të vet. Atëherë VV-ja sulmohet, si përherë, me babaxhanllëqe perëndimore: me iniciativën e lirë, me qarkullimin e lirë, me çuçurima për dia-log, me predikime për paqe etj.

Por e gjitha kjo nuk shkon më, kur e gjithë jeta e subjektit shqiptar është në dorë të shtetit. Kur pushteti e vdes përditë qytetarin, “duke e konsideruar thjesht një refugjat të demokracisë”. Ky duket është thelbi i iniciativës së lirë demokratike të viseve shqiptare, e që Kuinta perëndimo-re ndoshta s’do ta kuptojë, ose, përton ta kuptojë, si zakonisht kur është fjala për vende si puna jonë.4. Si Serbia nuk kalon

rreth një qind vjet me parë, Serbia ka qenë “edhe” vatra e një lëvizjeje artistike të fortë e të paprecedent. Lëvizje artisti-ke e politike, si ajo zenitiste , që synonte një zhytje të popullsisë në art, një art të

rrethuar e të ngjeshur me popull. Mëtues të një lëvizjeje artistike e teatrore e arki-tekturore, Miçiç e të tjerë hidhnin idenë një “barbarie” të thellë poetike e kon-ceptuale; bazat për një mosbindje dhe një radikalizëm të artit, e të ndryshimit të shoqërisë përmes tij.

I gjendur përballë një furie të tillë radikale, shefi i surrealistëve André Bre-ton (që ngjan shumë në foto me enver Hoxhën) e përjashtoi nga shkolla surre-aliste Ljubomir Miçiçin e të ngjashmit e tij! e vite me pas, intelektualë ballkanikë, pak demokratë e të “ekuilibruar” prej shoqërive të hapura post-komuniste, kanë arritur të nxisin idenë se lëvizje si ajo zenitiste dikur në Serbi, ka qenë bazë për shovinizmin serb të mëvonshëm, siç e kemi pësuar dhe ne. Kam parasysh këtu D. Katunariq etj.

një rrenë me bisht, përderisa pro-jekti për “ballkanizimin e europës” që synonin zenitistët dikur, nuk donte të “arjanizonte” serbin, por kërkonte krea-tivitetin rebel ballkanik brenda normimit euro-perëndimor. në të kundërt të kësaj është Serbia e sotme, për fat të keq. Por në njëfarë mënyre akti vetëvendosës po ia merr armën, parcelën e traditës, duke krijuar modulet e një rezistence e të ar-gumentimit rreth një Dëshire, që duhet ta pranojmë se është pa precedent ndër ne.

Koha e vjershave me bajrakë e me Mica e Baca, ka marrë fund, mesa duket. Koha e rezolutave fallco e hipokrite te parlamenteve e shqiptare lidhur me Ko-sovën e lirinë, u vetëfundosës. Aktivisti vetëvendosës i këtyre kohëve ka për-vetësuar si duket artin e të qenit radikal, kontestues dhe kreativ.

Dhe mirë është që ky term të mos për-doret për të nxitur frikë nesër. radikal mendoj se do të thotë: lëvizja që i reziston kolonialit të çdo lloji, por që ka më shumë përplasje me pushtetin brenda vendit! Ai që e sheh serbin si jo-ndryshe, por që e “përdor” atë si revulocionarizues të të tijëve. Ai arrin të rezistojë, e me atë “art lëvizjeje”, sa duhet të nxisë dhe kontesta-torin e mundshëm serb atje, që të shohë degjenerimin e ish revolucionarizmit serb dikur. Lëvizje që ndoshta ka artin e kapërthimit të popullores me konceptua-len; që mund të jetë kontestues revoluci-onar, gjithë duke qenë deputet. (Dhe kjo është ajo që s’do ta besojë ende pushteti Tiranë-e-Prishtine, prandaj dhuna vjen e madhe dhe aq e unifikuar).

Jo, dialogu i një demokracie “in vitrio” si po e duan në Kosove, është shterpë. një lëvizje vetëvendosëse e ka më për zemër të refuzojë dialogun vicioz, por që në monologun e vet e inkuadron në rezi-stencë praninë e një Tjetri, shqiptar, serb, grek apo peruan, të çdo kontestimi ndaj privatizimit total të jetës, sepse jeta është përherë më e dhimbshme e më konkrete se Demokracia.

Page 5: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 5

Është politika budalla!Analize

Leart Kola

Aty rreth viteve ‘90, në Ame-rikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me pa-

rullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të re-flektonte mbi paaftësinë e Bushit në menaxhimin e krizës ekonomike, pavarësisht sukseseve që ai kish arritur në politikën e jashtme me mposhtjen e bllokut Sovjetik.

Kaq! Këtu mbaron gjithë muha-beti i këtij termi, truk ky i gjetur nga oficerët e marrëdhënieve me publi-kun pranë administratës së Klinto-nit. Por nëse mbaroi për Klintonin, çuditërisht nuk mbaroi për ne. një mori artikullshkruesish (ndër ta dhe politikani regjisor Dritan Prifti) kanë mbushur faqet e gazetave, ku nën titullin kopjac “është ekonomia budalla”, mundohen të kundërsh-tojnë regjimin e Berishës.

gjithmonë mendimtarët në Shqi-përi, me një kastrim shembullor, janë përpjekur t’i shmangin refe-rencat ideologjike. Ata nuk duan të shpallen fjala bie marksistë në qëndrim sepse kësisoj do t’u kujto-nin shqiptarëve një sistem totalitar, ndërkaq duke ndjekur konsensusin e plotë e afshin që të gjithë të men-dojnë si ata nëpërmjet këtij mendi-mi konsensual, de facto e ndërtojnë mendimin e hegjemonisë totalitare. Kësisoj bëhen viktima të asaj që po e luftojnë e kundërshtarë të asaj që kinse duket se i përkasin.

ekonomia thirret në lojë sepse shqiptarët po jetojnë keq, janë të varfër, nuk ka dyshim, që një anali-zë ekonomike është e rëndësishme, por kjo duhet të ndodhë vetëm atëherë kur kemi një qeverisje de-mokratike e jo kur kemi një regjim autokratik si ky i Berishës së 2011-ës, një lloj putinizmi tallava. Atëherë kur populli vërtet të ketë mundësi të zgjedhë mes alternativash eko-nomike. ne sot gjendemi përballë një situate ku Berisha ka çertifiku-ar vjedhjen e votës me zgjedhjet e 8 Majit. Ky çertifikim i jep luksin të ndërtojë një sistem fiskal që të mbështesë 4% të popullsisë kun-dër 96% të tjerëve. Mund të ndër-tojë një marrëdhënie me kompani-të e ndërtimit totalisht klienteliste. e të ndërtojë rreth vetes një oborr pushtetarësh e gazmorësh të mbre-tit, pikërisht sepse nuk funksionon leva e demokracisë përfaqësuese.

Me zgjedhjet e 8 Majit, Berisha arriti një fitore të jashtëzakonshme jo se fitoi Bashkinë e Tiranës, por sepse vendosi standardin autokra-tik të çertifikuar në shoqëri. në këtë mënyrë Berisha dha sinjalin: politi-kat e mia edhe në mos ju pëlqefs-hin, do jenë aty sa kohe unë kam

gardën e republikës në mbrojtje të tyre.

Pra në Shqipëri është totalisht e kotë të thuash që Berisha po bën një politikë për pakicën e për vetë-pastrim. Kjo është e dukshme dhe nuk mohohet, madje as nga Berishi-anët, por nuk është se Berisha nuk e di se si bëhet më mirë, por ai thje-sht nuk do. ekonomia pa një qasje politike është një shkencë numero-logjie e pashpirt.

Politika vendos për qasjen eko-nomike që duhet të kemi. Arsye-timit të zhvillimit i mungon sot një debat tjetër: a na duhet një zhvi-llim (edhe pse as ky nuk po ndodh empirikisht) që krijon hendeqe të mëdha të ardhurash mes grupe-sh shoqërore? A duam që për hir të zhvillimit të ndërtojmë geto ku njerëzit s’kanë as punë, e as te ar-dhme? e nëse shtrojmë këto pyetje,

shoqërisë, që medemek po ta lësh të lirë, rregullohet vetë siç thoshte profesori Milton Fridman. Pa asnjë çudi, pikërisht kjo qasje politike e ndihmuar nga këto metoda ekono-mike ka prodhuar dje dhe sot siste-me fashiste apo të përafërta me to, siç janë dhe këto në të cilat jetojmë në Shqipëri dhe Kosovë.

Protesta e Vetëvendosjes është pika më e kulluar ku bashkohet qëndrimi i shprehur në këtë sh-krim. Vendimi i Vetëvendosjes për të mbrojtur produktet vendase me bllokimin e pikave kufitare nuk është një vendim ekonomik, por mobilizim politik i cili ndodh mbi një qëndrim që e ka si pikësynim mirëqenien e popullit, e jo mirëqe-nien e mallit. Kur malli është më i vlefshëm se njerëzit, atëherë kemi arritur në kulmin e fetishit të ko-moditetit, siç e shpjegon Marksi. e i vetmi përkthim për këtë është skllavëria e popullit në shërbim të elitave politiko-ekonomike.

Është politika budalla, jo eko-nomia, janë vullnetet e njerëzve që bashkohen për të mirën e për-bashkët ato që e drejtojnë vendin drejt paqes e mirëqenies sociale. ne sot kemi detyrimin historik jo vetëm ta çlirojmë vendin nga berishizmi, por mbi të gjitha të heqim mentalitetin neo-liberal berishian që me hegjemoninë e tij e bën të ardhmen të duket e errët, i bën të pushtetshmit të pa-prekshëm nga asnjë drejtësi ligjore apo morale e shoqërore, dhe e bën të varfrin të dorëzohet në mëshirën e kalimtarëve të rastit.

Periudha pas Berishës nuk du-het të jetë një periudhë ku ne ka-lojmë nga një varfëri mizerabël në një varfëri dinjitoze. Përkundrazi, duhet të jetë çlirim i energjisë popullore dhe mobilizim social, për ta kaluar TË gJITHË së bashku nivelin e varfërisë sepse varfëria nuk është e nuk duhet t’i përkasë vetëm të varfërve, por duhet traj-tuar si një njollë e shoqërisë në tërësi. nuk duhet të kalojmë, siç thoshin disa protestues, drejt një nanoizëm që nuk i vret njerëzit në protestë, si kundërshtim i një be-rishizmi që i vret ata në protestë, por duhet që jo vetëm në protestë, por askush askund të mos vdesë: as në spitale, e as nga i ftohti siç ndodh rëndom sot. Pra sot dua t’i drejto-hem artikullshkruesve duke thënë: “Është politika budalla!” - këto janë vendime të përbashkëta politike, e kur të kthejmë politikën në duart e popullit, duke ja marrë Berishës, atëherë imagjinata jonë do duhet t’i bashkojë vullnetet popullore për të bërë që ekonomia të jetë shprehje e këtyre vullneteve.

kanë joshëse, për ata që jetojnë jas-htë sigurisht. nga ana tjetër Suedia ka një rritje prej 0% sepse kujdeset që surplusin ta vërë në dispozicion të punëve publike, shërbimeve dhe hapësirave publike. Suedezët pa-guajnë taksa të larta sigurisht, por kanë akses në të gjitha institucionet e arsimit, shëndetësisë etj, jetojnë mbi minimumin jetik, nuk vriten në protesta dhe kanë të drejta të pacenueshme.

nuk është e vështirë të kuptohet se në cilën kategori bëjmë pjesë ne, por na rezulton shumë e vështi-rë për të kuptuar që trajtimi i eko-nomisë në shërbim të shoqërisë është një diskutim politik, e kurr-sesi ekonomik. Të kuptosh këtë do të thotë të çlirohesh nga hegjemo-nia neo-liberale që ka kapluar të gjitha mendjet e këtij vendi, duke e parë ekonominë si faktor mistik të

atëherë kjo na çliron nga terrori i “zhvillimit” për të na futur në një territor politik që është ai i mirëqe-nies popullore.

Le të bëjmë një krahasim të thje-shtë me eksperiencat botërore. nëse krahasojmë Kinën me Sue-dinë, absolutisht, ky është argu-menti që përdoret sot nga beris-hianët, përfundimi del në favor të Kinës. Shteti i madh komunist ka një rritje galopante, por kjo rritje reflektohet vetëm tek një elitë e cila për çudi edhe atje, si tek ne, është pjesë e politikës, ndërkohë që masat popullore vriten në pro-testa, jetojnë nën minimumin je-tik, kanë të drejta të kufizuara dhe janë subjekte të një subjektiviteti të të pushtetshmëve gjithë kohës. Pikërisht shfrytëzimi çnjerëzor i krahut të lirë të punës i ka sjellë në këtë pikë, por ama rritjen vjetore e

Page 6: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 6 Opinion

(VIJON NGA FAQE 2)

Shteti ynë legenAndi Kananaj

Shteti ynë legen është temë e shpeshtë në tv. Flasin për shtetin tonë legen pikërisht

ata qe e kanë kthyer në një teatër mesjetar. Them mesjetar se në ske-në nuk lejohen femrat të aktrojnë. nëse janë të tilla duhet të masko-hen si Mesila D, që aq pak duket se i përket seksit të vet anagrafik. Teatër bën gjykata, ku për nder të gjykatësit duhet të ngrihesh në këmbë; Ku një vendim për Metën duhet të pritet deri në momentin e fundit. Ka debat pas një rezultati që gjithkush e kish parashikuar që di-tën kur ish zv Kryeministri dorëzoi imunitetin(sigurisht jo atë realin). gjykata ka 20 vjet që zhgënjen. Po ashtu si skena e teatrit ku aktron, dhe ajo sillet si në mesjetë; kohë kur gjykatësi vendoste me bindjen e tij të brendshme. ndoshta dhe ajo kohë ius natyralizmit duhet parë me zili. gjykatësi nuk ishte në nivelin e prostitutës(maksimumi i respektit për zonjat që kryejnë atë funksion) që paguhej vetëm pasi kryen atë për të cilën është paguar. ndoshta dhe më keq, gjykatësit funksionin e tyre oral po e kryejnë dhe pa pasur në shkëmbim monedha. Përveç pak prej tyre. Mund të jenë vetëm tre ose katër që dinë se pozicioni i tyre vlen aq sa i gjithë sistemi.

Prokuroria ka bërë maksimumin që gjykata të duket e vetme në këtë rrugë. Po kjo nuk është e vërtetë. Teatri fillon me tekstin e përgatitur me gabimet e duhura nga proku-rorët. Asnjëherë të vetme prokuro-ria nuk ka parë gabime në tekstet e veta. Tek rasti Bashës, për rrugën Durrës Kukës, mungonin në afa-te vetëm 10 ditë. Për një lexues jo jurist kjo nuk do të thotë asgjë. Për teatrin e madh të një shteti formal, këtu ka argument për t’u diskutuar. nga ky moment duket sikur drej-tësisë i ka ngelur pak që t’ia dalë. Por për fat të keq i gjithi është teatër që mbulon fasadën e një shteti le-gen. Kryeprokurorja hetimet i kryen në SHBA dhe vetëm kur amerikanët tregojnë atë që ne e kemi parë live në TV, ekzekutuesit vihen për pak orë në skenë duke luajtur rolin e të dënuarit. Ambasadori amerikan del në deklaratën për shtyp të Krye-prokurores. Kryeprokurorja në de-klaratë për shtyp në vetvete është qesharake, aq më keq kur hetimet janë kryer nga të FBI-së. nëse kemi pyetje na jepni emailin e profesio-nistëve të paktën. Ambasadori në krah të akuzës tregon që Kryepro-kurorja nuk do as përgjegjësi për atë që ka lexuar për shtypin që çu-ditërisht ka dhe pyetje.

në pikën si kanë ardhur punët, mirë që ambasadori nuk vendos të iki. Të paktën dimë se kemi një shtet pa sovranitet. Kjo nuk du-ket problem sepse që të kesh sovranitet funksional, duhet të kesh minimumin e një ngrehine. ndarja e pushteteve në tre, e më pas dhe në katër apo 5 si në libra duket se nuk është mi-rëpritur nga aktorët e skenës. ndarja me fise ka gjasa të jetë më serioze. në kushte të tilla, kur duhet të luhet teatri i shtetit të ko-hëve moderne, atij të qytetërua-rit, e kthen diplomacinë në miun kriçet që vrapon në rrotën pa fund për të gjetur një fund që ekziston. ndërkohë flitet për shtet. Pas 21 janarit flitet ende për shtet. Pasi kryeministria fshiu materialin e kamerave të sigurisë; të një ndër-tese që ka për zemër mesa duket

vetëm sigurinë e vet. Shtet që zyrën e vet më të rëndësishme e ka si KULLË gjak-sash, nga ku dilet veç për të vrarë, e nëse afrohesh je i laj-mërum.

Pas 21 janarit 2012, mund të thu-het që administratën e vërtetë e kemi në SHBA dhe që mesa duket dhe raportet për integrimin du-het të plotësohen atje. Po deshën amerikanët e lodhen për ne, po-pullin më të vjetër në botë, mund të vazhdojë teatri me shtet. Përn-dryshe fasada do bjerë. ne të gjithë do nxjerrim jataganët.

Vetëm se SHBA-të nuk mund ta marrin kaq seriozisht familjen Doda, as Berishën, as se çfarë an-kesash ka raporti për drejtësinë në Shqipëri. Kanë minimalisht punët e tyre. Fakti që ne presim Bushin me servilizëm të neveritshëm nuk mund te jetë arsye që administra-

ta e tyre të punojë për ne pafun-dësisht. Teknikat ballkanike për të marrë me të mirë udhëtarët, që më pas t’i vjedhim, nuk mund të jenë të pafundme në kohë. Doda tha në këtë moment në tv klan se vetëm një plumb i pistoletës së Koman-dantit të gardës ka vrarë vetëm një protestues. ndoshta kjo është arsyeja pse është arrestuar. Du-hej të kish vrarë 11, aq sa plumba kish’ harxhuar. Shtet kriminal që justifikohet nga deputetë me prir-je sadiste: kaq mund të mendosh më mendje të ftohtë. Por kur je brenda teatrit, dëgjon me vëmen-dje fundin e debatit

opozita shpesh ka frikë të sulmojë rolin ornamental të prokurorisë. Sulmi do ta çonte kryeprokuro-ren atje nga ku u nis. Te kryemi-nistri i shtetit miza-skenë(messa in scena), dhe socialistët nuk duan

një armik tjetër me këto atribute. Llogaritë që duhen për t’u qajt tek ndërkombëtarët komplikohen nëse në listë futet dhe prokuroria.

Ky shtet justifikohet nga Fahri Balliu. Justifikohet nga Çim Peka. Justifikohet nga ministrat e LSI-së. nga ata që organizojnë bizne-se si ai i gërdecit, si importimi i plehrave, si tenderët e ilaçeve. Justifikuesit janë të aftë disa herë dhe elokuentë në përzgjedhjen e fjalëve. Kanë vullnet që me fjalët e tyre t’i çojnë gjërat në një tjetër planet brenda të njëjtës kohë te-levizive, sikur të mos mjaftonte realiteti.

Ky shtet mbrohet nga krimine-lët: kaq duhet të mjaftonte që të kërkonim ta ndryshonim pa pritur që suflerët të na sugjerojnë sesi të jemi pjesë përbërëse e këtij proce-si që po na vret çdo ditë.

Page 7: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 7Analize

Censura 2.0cilat janë tërësisht në disproporcion me shkeljen e kryer. Duhet të kemi parasysh se shkëmbimi i veprave në Internet, në shumicën e rasteve nuk bëhet për qëllime fitimi por vetëm për të përmbushur dëshirën e përdo-ruesit për të pasur një vepër. në këtë kuptim, dënohet me burgim vetëm fi-timi i munguar i industrive muzikore. gjithashtu, në Internet dhe në legji-slacionet e deritanishme, ishte krijuar praktika mjaft e mirë e njoftimit para-prak të shkelësit para se të veprohej me anë të procesit gjyqësor. Kështu, faqet që mund të transmetonin një vepër të mbrojtur nga e drejta e au-torit njoftoheshin paraprakisht nga personat e interesuar dhe personi që menaxhonte faqen kishte nje afat të caktuar për ta hequr atë material. Lo-gjika e kësaj praktike është e drejtë: në një botë virtuale ku informacioni transmetohet shumë shpejt dhe në shumë vende njëkohësisht, do të ish-te e gabuar që të dënohej çdokush që transmetonte një vepër të mbroj-tur nga e drejta e autorit, pasi mund ta bënte një gjë të tillë pa dashje ose në mënyrë krejt rastësore. Me ligjet e reja, kjo praktikë eliminohet dhe kalo-het direkt në një proces gjyqësor, pasi konstatimit të shkeljes.

ekziston një zgjidhje kundër kë-saj fryme anti-liri që po fryn nëpër botën e qytetëruar. në fakt, ka ekzi-stuar por e kanë harruar dhe kjo vjen ngaqë nxjerrin ligje konjukturale dhe jo ligje për të zgjidhur në mënyrë afatgjatë një problem, siç është ai i të drejtës së autorit. Kur dolën kasetat audio dhe video, industria muzikore u përball me të njëjtin problem, atë të masivizimit të kopjeve, që përkthe-hej me një fitim të munguar për të. gjykata Supreme e SHBA-ve vendo-si se regjistrimi në kaseta video dhe audio nuk përbën shkelje të të drejtës së autorit, por përfiton nga e drejta për të përdorur një kopje për përdo-rim vetjak. e njëjta analogji mund të përdoret dhe sot. Dhe zgjidhja që u dha atëherë ishte pagesa nga konsu-matori i një shume të vogël që ishte pjesë e çmimit të blerjes së një kasete audio ose video, praktikë që u shtri dhe për cD-të, me pak fjalë, një lloj mekanizmi kompensimi. Përse mos të përdoret kjo logjikë për botën e In-ternetit? Përse duhet të kufizohet liria e shprehjes dhe përse duhet të futen në burg njerëz vetëm se industritë artistike nuk po zgjidhin dot proble-min e fitimit të munguar? Ligje re-presive është shumë kollaj të bëhen, por duhet më shumë të punohet për ligje perspektive, që zgjidhin punë në mënyrë afatgjatë dhe jo që ndreqin situata aktuale, duke krijuar shqetësi-me serioze për të ardhmen e lirisë së njerëzve për t’u shprehur, shkëmbyer ide dhe për të inovuar.

Oltion Spiro

censura është kufizimi i qëllimshëm i lirisë së shprehjes prej qeverive.

censura mund të mveshë forma të ndryshme dhe, mbi të gjitha, ka gjetur dhe një fushë zbatimi të suksesshme dhe në Internet. një metodë e re dhe më pak e dhimbshme është kalimi në heshtje i saj me anë të një ligji që sh-pall si qëllim kryesor mbrojtjen e një të drejte, siç është e drejta e autorit.

Ka shumë keqkuptime në lidhje me qëllimin që kanë masat drastike ligjo-re të Kongresit amerikan në lidhje me luftën kundër piraterisë në Internet. Është krijuar përshtypja, përkrahur ndoshta dhe pavetëdije nga intelek-tualë të ndryshëm që shqetësohen nga shkelja e të drejtës së autorit, se këto ligje janë të mira dhe se duhet të rregullojnë veprimtarinë e Inter-netit, si zonë ku nuk ekziston e drejta. nuk mund të mohohet dot shqetësi-mi i industrisë muzikore se përhapja e veprave të mbrojtura nga e drejta

e autorit nëpërmjet download-imit (ose shkarkimit) nga faqe Interneti pa autorizim sjell një humbje finan-ciare të konsiderueshme. Të paktën kjo është deklaruar zyrtarisht dhe disa shifra që janë ofruar lart e poshtë sugjerojnë realisht një gjë të tillë. Shqetësimi arriti majat me daljen për herë të parë e faqes napster në vitin 2000, faqe e cila lejonte shkarkimin e veprave nga një përdorues në tjetrin, pa marrë autorizimet paraprake. In-dustria muzikore bëri namin derisa arriti të dënojë napster-in për për-cjellje të paligjshme të veprave në publik dhe, më pas, napster-i hyri në një rrugë institucionale, duke u kthyer në një faqe me pagesë, ku shkarkimet bëheshin pasi ishte marrë autorizimi nga titullarët e të drejtave. gjithashtu, industria muzikore filloi të investon-te në shërbimet online, duke parë se fitimet mund të gjeneroheshin edhe duke përdorur shkarkimet nëpërmjet Internetit. Por nuk duhet ekzagjeru-ar me një mbrojtje pafre, që në fakt nuk ka si qëllim primar mbrojtjen e

të drejtës së autorit, por mbrojtjen e industrisë artistike dhe fitimet e saj. Me Internetin, bie rëndësia e ndër-mjetësve siç janë prodhuesit dhe shpërndarësit e veprave pasi lidhja mund të bëhet në mënyrë të drejtpër-drejtë me autorin dhe publikun.

Çështja është se faqet ku promo-vohet shkarkimi falas pa autorizimin e titullarëve kanë lulëzuar këto kohët e fundit. Dukshëm vihet re vështi-rësia e kontrollit të të gjitha faqeve, pasi është vënë re në praktikë se sa herë që bllokohet një ose dy syresh, hapen 3 ose 4 të tjera menjëherë më pas. Për të mos përmendur çështjen e koklavitur të vendosjes së servera-ve të këtyre faqeve në vende të botës së tretë ku kontrolli është minimal ose inekzistent. Dhe duke mos lënë më-njanë dhe faktin se bllokimi i këtyre faqeve jo vetëm eviton shkeljen e të drejtave të autorit por edhe bllokon një shërbim teknologjik që nuk ka asnjë titullar që gëzon të drejtën mbi të (program i shkëmbimit të vepra-ve nga një përdorues në tjetrin) dhe,

mbi të gjitha, veprat që shkëmbehen nuk janë të gjitha të mbrojtura nga e drejta e autorit. Është ky realitet mjaft i ndryshëm që ligjet e reja amerikane e rrokin mbrapsht duke u përpjekur që të përdorin mjete të disproporci-onuara, që shkelin lirinë e shprehjes për të mbrojtur të drejtën e autorit. Të mos harrojmë se e drejta e autorit ka lindur si koncept në revolucionin francez dhe pikënisje ka qenë mbroj-tja e lirisë së fjalës dhe idesë. Ku qën-dron problemi me këto ligje konjuktu-rale dhe si mund të zgjidhet çështja e shkarkimeve të paligjshme? Të dyja pyetjet kërkojnë studim të thelluar dhe nuk mund të trajtohen plotësisht në një shkrim të shkurtër. Megjitha-të duhet të theksojmë se ligjet e reja janë një rrezik për faqe të cilat promo-vojnë fjalën e lirë për arsye se ligjet kanë sy objekt të tyre ato faqe të cilat angazhohen, nxisin ose lehtësojnë sh-keljet e të drejtave të njeriut. Me këtë gamë kaq të gjerë veprimi, shumë faqe do të bien pre e këtij ligji dhe i sanksioneve që ato parashikojnë, të

Page 8: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 8 Filozofi

Agon Hamza

Përfundimi i ‘botës post-ideo-logjike’ e riktheu religjionin/teologjinë në agjendë. Por, cili

Zot vjen si pjesë e ‘pakos’ teologjike? Zoti onto-teologjik, pilot i avionit, i cili tërheqë litarët nga lartë dhe/ose kontrollon proceset. Por, a është ky Zoti i Krishterimit? Ky punim tenton të lexon agape-n nga perspektiva e traditës së Shën Palit dhe psikanali-zës së Lacan-it, si dy praktika anti-fi-lozofike. Kështu, religjioni/teologjia shfaqen si ‘kush në hije’ për filozo-finë. objekt i punimit është agape (si njëri ndër kushtet e shfaqjes së subjektit të Krishterë) e pozicionuar kundër ligjit, dhe si rrjedhojë, kun-dër Zotit onto-teologjik. Subjekti i krishterë është subjekt ateist, i cili e deklaron besnikërinë e tij ndaj vdekjes së Jezu Krishtit (ngjarjes) dhe ekziston në kolektivitetin e be-simtarëve, nga ndjenja e dashurisë – këtë ne e quajmë Fryma e Shenjtë. Fryma e Shenjtë është kolektiviteti i besimtarëve në të cilin Krishti jeton pas vdekjes së tij, dhe në këtë kon-tekst, besimtarët nuk i besojnë Zotit, por Zoti beson në ta; Zoti beson në vet besimin. në këtë linjë, Krishteri-mi ofron Subjektin-Substancë (si në Hegeliançe), i cili mund të lexohet edhe si versioni më radikal i “proce-sit pa subjekt” (Althusser) – Zoti nuk kontrollon procesin dialektik, por ai është pjesë e agjentit (klasës, kolek-tivitetit) që e kontrollon atë.

Si duhet të mendohet rikthimi i re-ligjionit jo vetëm si pikë reference, por si forcë rikonfiguruese e filozofi-së e politikës, por edhe e disiplinave tjera, si psikanaliza, letërsia, historia, teoria kritike, e kështu me radhë? Me fjalë të tjera, si duhet të mendohet sh-faqja e epokës post-post-metafizike? Dhe me këtë, si duhet të mendohet kjo epokë, por pa rënë në kleçkën e të ashtuquajturës “kthesës post-se-kulare”, si mbështetje ideologjike, ose më saktë, si shtyllë ideologjike pas rënies së murit të Berlinit dhe rikonfigurimit ideologjik e politik si pasojë?

Por, çfarë teologjie dhe çfarë reli-gjioni po na ofrohet sot? Për më te-për, me çfarë Zoti ballafaqohemi sot? Kjo është vështirësia kryesore në triadën filozofi – teologji – religjion, praktikat e së cilës duhet menduar si praktika singulare. “Kthesa post-sekulare” e ktheu edhe dimensionin sublim të asaj që sot perceptohet si teologjia post-metafizike. Si duhet llogaritur kjo dhe efektet e saj?

Kjo qasje bëhet edhe më intere-sante kur religjioni, pavarësisht se cili, analizohet/lexohet nga perspek-tiva e ateistit. Por, çfarë ateisti? Për të vazhduar në leximin e figurës së Shën Palit dhe lidhjen e tij (të çu-ditshme) me Lacan, fillimisht dua të pozicionoj figurën e Zotit. ose më saktë, si ateistë që jemi, për çfarë Zoti po flasim? Deri tash, ne jemi ballafaquar me një Zot, gardianët tokësor të së cilit, i jepnin karakter onto-teologjik. në anën tjetër, po këta rojtarë, e degjeneruan religjio-nin në bestytni. Së këndejmi, bashkë me Spinozën, duhet t’i shpallim luftë nënshtrimit ndaj diskursit metafizik-ontologjik të religjionit dhe degje-nerimit të religjionit në spekulim. në këtë kontekst, Krishterimi (por jo vetëm) merr formën e paganizmit.

gardianët e moralit shoqëror, të cilët ne i quajmë konservativë, në mbrojtje të Zotit, kanë dëshirë t’i referohen autoritetit transcendent. Kriza financiare, hedonizmi ateist, homoseksualizmi dhe ekzibicionet e tjera seksuale në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, vrasjet masive, kam-pet e punës– të gjitha këto i atribu-ohen predikamentit ideologjik, të cilit ata i referohen si nihilizëm. Dhe

kështu, kanë qejf dhe nxitojnë të ci-tojnë (atë fjali që gabimisht i atribu-ohet) Dostoyevskyn: “nëse Zoti nuk ekziston, çdo gjë është e lejuar”. në këtë kontekst, përmbysja që Lacan i bën kësaj teze: “nëse nuk ka Zot, gjithçka është e ndaluar” është kru-ciale. Ky dictum i Lacan-it mund të lexohet në dritën e asaj që Kierke-gaard-i e quan “suspendimi religjioz i së etikshmes”. Çka do të thotë kjo? “gjithçka është e lejuar” për ata që i referohen dhe e “shfrytëzojnë” Zotin në mënyrë direkte, duke u vet-atri-buar si instrumente direkte të vullne-tit të tij. nëse veproj në emër të Zotit, unë mund të vrasë me mijëra njerëz. Dhe për të vrarë, një kauzë e shenjtë është e domosdoshme: dhe kjo vlen si për komunizmin (ateist) stalinist, ashtu edhe për militantët teistë. Por, stalinistët ateistë nuk e perceptonin veten si hedonistë; përkundrazi, për ta Zoti funksionon si Tjetri i Madh. në psikanalizë (dhe realisht, ky moment duhet të kuptohet si fillimi i këtij diskutimi), Tjetri i madh qua rendi shoqëror simbolik ka kuptimin e autoritetit shoqëror, i cili e rregullon realitetin shoqëror. Por, në kuptimin teologjik, Zoti nUK është i reduktue-shëm mekanikisht në Tjetrin e madh.

në anën tjetër, Zoti teologjik per-ceptohet si “Padroni që garanton përmbajtjen pozitive të universit” (Zizek). në këtë kuptim, Zoti paraqitet si Forca e Lartë, ose thënë në termet që gabimisht i atribuohen Hegelit, Zoti si Absolut i Universit, garantu-esi i kuptimit të fshehur të gjërave, etj. Por, cili është mësimi i Krishte-rimit këtu dhe cilin Zot e gjejmë në Krishterim? Duke përcjellë Hegel/chesterton/Zizek, Krishterimi është religjioni i vetëm në të cilin Zoti shn-dërrohet dhe bëhet ateist, blasfemik: momenti i parë është ai në Librin e Jobit (Testamenti i Vjetër), ndërsa, momenti tjetër është ai i kryqëzimit të Jezu Krishtit. Sipas Hegel, në kryq nuk vdesë përfaqësuesi tokësor i Zo-tit, por “Zoti përtej vetvetes”; “Krishti është “ndërmjetësuesi në zhdukje” ndërmjet Zotit transcentendal su-bstancial në vet-vete dhe Zotit si ko-munitet virtual spiritual” (Zizek) [ky nuk është rasti me ortodoksizmin, në të cilin, për dallim nga Katolicizmi dhe Protestantizmi, Fryma e Shenjtë nuk fillon me Babain dhe Djalin, por me Babain vet. Por, kjo është temë tjetër. Akti i kryqëzimit është akti i zhvendosjes së besimit: nuk është më Zoti ai të cilit duhet besuar; akti

Dashuria kundër ligjit, apo çifti sublim anti-filozofik: shën Pali dhe Lacan-i

i sakrifikimit është momenti kur Zoti “bëhet njeri”, e hedhë vetën në ko-lektivitetin e besimtarëve, bëhet i vetëdijshëm për mosekzistencën e vetvetes, dhe kështu bëhet pjesë e kolektivitetit të besimtarëve, të cilët janë të lidhur ndërmjet vete nga das-huria për njëri tjetrin – me fjalë të tje-ra, siç thotë Zizek-u, kjo është Fryma e Shenjtë.

Por, cila dashuri është dashuria e Krishterë? edhe pse në Shkrimet e Shenjta fjala “dashuri” ka kuptimin strikt të “agape”-s, në disa qarqe obskurantiste spiritualiste, “aga-pe” lexohet si “eros”. “erosi” është dashuria intime, ndërmjet dy (ose më shumë, varet se ç ka bën) njerëzve, dhe si e tillë, është komplet e parëndësishme. në anën tjetër, “agape” është dashuria politike. Së këndejmi, shfaqja e subjektit të Krishterë (subjektin lexoje në dri-tën e filozofisë së Badiou-së) është e kushtëzuar përveç nga besimi e shpresa, edhe nga agape si dashuri politike për kolektivitetin. Por, çka do të thotë subjekti i Krishterë, në dritën e filozofisë së Badiou-së? Subjekti i Krishterë nuk i paraprinë ngjarjes (që në këtë rast është ringjallja e Krishtit). Subjekti shfaqet me, nëpër-mjet, dhe pas ringjalljes së Krishtit, duke e afirmuar besnikërinë ndaj ngjarjes. Së këndejmi, bartësi më besnik i së vërtetës së Krishterë nuk janë dymbëdhjetë (12) apostujt zyr-tarë, por ai ishte Shën Pali. Procedu-ra e tij ishte kjo: duke konstatuar se kishte ndodhur një ngjarje, dhe duke besuar se e vërteta konsiston në de-klarimin e saj dhe njëkohësisht, në të qenurit besnik ndaj deklarimit të kë-saj të vërtete, Shën Pali ‘deklaroi’ se e vërteta nuk është aksiomatike, as strukturore, dhe as legale. nuk ka li-gje për të vërtetën, sepse duke qenë deklarim subjektiv, nuk ka subjekt që mund t’i paraprijë dhe ta mbësh-tesë atë. Së këndejmi, së vërtetës nuk mund t’i vijë në ndihmë asgjë që tashmë është etabluar histori-kisht ose/dhe që ekziston në “su-bstancën” e komunitetit. Ajo shkon përtej çdo identiteti, sepse adreson të gjithë; siç thoshte Shën Pali, prej perspektivës së Krishterë, “nuk ka Çifut, e as grekë, nuk ka skllevër e as të lirë, nuk meshkuj e as femra” (gal. 3.28). ose, siç do të thotë ai në letrën apostolike romakët (rom. 2.10) “lav-di, nderë dhe paqe për të gjitha ata që veprojnë mirë, për Çifutin së pari, por edhe për grekun. Zoti nuk tre-gon parcialitet”. Shihni sa lehtë është të zëvendësohet fjala “Zot” me fjalën

Page 9: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 9Filozofi

“e Mirë”, ose me “të vërtetën”. e gjit-hë struktura e mësipërme qartësohet.

e vërteta është çarje me rendin e etabluar të situatës, me opinionet e etabluara, si dhe me “trupat dhe gjuhët”; ajo nuk vendoset nën regji-min e ligjit (por, jo ligjit në kuptimin e thjeshtë formal juridik). e vërteta e deklaruar nga Shën Pali është kriji-mi i universalitetit (Badiou). në fakt, e gjithë “karriera” e tij religjioze, që nga “rruga për në Damask” e deri në vdekje, ishte në afirmimin e së vër-tetës së Krishterimit. Kur ai flet dhe

shkruan, ai e bën atë si subjekt për t’u bërë pastaj vet subjekti. Subjektit i paraprinë besimi. Shën Pali kishte besi-min në ringjalljen – kjo ishte ngjarja e tij personale – dhe kështu, duke e de-klaruar si ngjarje, ai e depersonalizoi ose e impersonalizoi atë. Për t’u kthyer te definimet “abstrakte” të Badiou-së: procedura e së vërtetës është univer-sale për aq sa ajo është e përkrahur në pikën në të cilën ajo e indekson realen, nga njohja e menjëhershme e singularitetit të saj. Badiou-ja sh-kon tutje, duke deklaruar se “secili

universalitet është i lirë (apo nuk ka) qendër”.

Por, çka bën Pali? Badiou-ja thotë se Pali duhet kuptuar si intervenues: tek-stet e tij (të shkruara në një periudhë të shkurtër: nga viti 50 deri në vitin 58) is-hin të tilla – shkrimet e tij apostolike nuk janë aspak të ngjashme, as në frymë, e as në stil e strukturë me Ungjijtë. Por, duke qenë se tekstet apostolike të Palit janë tekstet më të vjetra të Krishtere, në të njëjtën kohë ato janë edhe tek-stet më doktrinare, shkruan Badiou-ja. P.sh., shkrimet apostolike të roma-

këve konsiderohen të jenë si shkëpu-tja me ligjet Çifute. Ligji është vdekje-prurës, konsideron Pali. Së këndejmi, në librin e galatasve (gal. 2.13), Pali shkruan se “Krishti na shpëtoi nga mall-kimi i Ligjit”. ose, ende më mirë: “ne e dimë se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besi-mit në Jezu Krishtin”. Këto dy tekste duhet të lexohen nga perspektiva e dy të tjerave, nga libri i romakëve:

1) “dashuria nuk i bën keq komshi-ut; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit” (rom. 13.10).

2) “përfundimi i ligjit është Krishti” (rom. 10.4)

Atëherë, si të mendohen këto në raport me subjektivizimin? Si të men-dohet politikisht universaliteti (si e vetmja procedurë jo-aristokratike) nga perspektiva e Shën Palit? Për më tepër, pse duhet mohuar Ligji, dhe të përqafojmë konceptin e agape-s në predikamentin e sotëm ideologjik-politik?

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Islami emancipuesSead Zimeri

Paraqitja ime është filozofike, dhe deri diku abstrakte, por logjika nuk është e vështire të

ndiqet. Sot, kur të gjitha leximet tjera kanë dështuar sepse ato nuk ofrojnë kritikë serioze të parimeve mbi të cilat ngritet religjioni, është bërë e domosdoshme të fillohet me filozofi. Vetëm filozofia posedon aftësinë për të ndryshuar ekonominë e kuptimit të religjionit. Disiplinat tjera mund ta iluminojnë shumë me materiale kon-krete dhe shkencore përmbajtjen e kritikës së filozofisë, por ato nuk janë në gjendje të zhvillojnë kritikë të re-ligjionit.

Më lejoni te filloj me një citat të një orientalisti bashkëkohor ameri-kan, dhe njëkohësisht ideologut të tezës së konflikteve mes civilizimeve, Bernard Lewis. Arsyeja që po filloj me një citat prej një orientalisti me nam jo të mirë në botën islame dhe një ideologu të drejtimit ultra të dja-thtë në politikë është se, megjithatë mund të mësojmë diçka nga ai rreth origjinës së Islamit. Diçka e njejtë është thënë edhe prej të tjerëve që janë më dashamirës ndaj Islamit, por thënia e Lewis-it e bën këtë, më të bindshme, edhe pse statusi i saj epistemik dhe historik nuk ndryshon aspak, e sidomos për ata që mbase janë skeptik kur edhe studiues me prirje politike të majtë thonë të njëj-ten gjë. Bernard Lewis thotë:

“në një kuptim ardhja e Islamit në vetvete ishte një revolucion. Besimi i ri tronditi Kishat dhe doktrinat ek-zistuese; mjeshtërit e saj të ri përm-bysën një sistem të vjetër dhe kriju-an një të ri. në Islam nuk do të kishte as kishë e as prift, as ortodoksi, e as hierarki, as mbretëri, e as aristokra-ci.” Megjithatë, vazhdon Lewis-i, për-derisa “pushtuesit Arab sollën fenë e tyre, ata gjithashtu krijuan shtetin e tye, dhe shumë konflikte të kohëve të hershme Islame lindën nga për-plasja mes këtyre dyjave… Sa më shumë që u forcohej shteti islam, aq më shumë dhe aq më shumë u lar-gua nga idealet shoqërore dhe etike të Islamit. rezistenca ndaj këtij pro-

cesi të ndryshimit ka qenë konstante dhe e fuqishme, ndonjëherë e sukse-shme, por gjithmonë pa efekt – dhe nga kjo rezistencë u shfaqë një seri e sekteve fetare, të ndryshme në ideo-logjite dhe mbeshtetjet e tyre, por të ngjajshme në kërkimin për të riven-dosur dinamizmin radikal që ishte duke humbur”

Por, çka thotë Bernard Lewis-i këtu: Ai thotë tri gjëra shumë të rëndësishme: 1) Islami ka qenë një ngjarje revolucionare: ai ka bërë re-volucion dhe ka krijuar- interpelluar një subjekt të ri në analet e historisë botërore. 2) Ky revolucion shpejt e shpejt është zëvendësuar jo me ide-alet egalitare shoqërore dhe etike të Islamit revolucionar, por me idealet e shtetit i cili pastaj retrospektivisht ka krijuar islamin që i është dashtur atij, islamin shtetëror dhe bile imperial. Islami bëhet ideologji shtetërore. 3) Ky ndryshim nuk është pritur kra-hëhapur prej atyre që akoma kanë mbajtur mend karakterin revolucio-nar te Islamit, ata të cilët e kanë di-tur se thirrja Islame ka qenë thirrje për liri prej robërisë që ka marrë dy forma para islamit: një metafi-zike dhe tjetra shoqëroro–politike. Kjo kujtesë e momentit revolucionar përmes grupeve që u kanë qëndruar besnik traditës revolucionare, kanë bërë (ose, konstitu) një çarje që nuk mund të sintetizohet dialektikisht. Tensioni mes Islamit revolucionar emancipues dhe atij konservativ au-toritar, pra është pjesë konstitutive e

narrativit të zhvillimit të Islamit si fe dhe si ideologji. nuk mund të kupto-het njëra pa tjetrën. Islami revolucio-nar është e pavetëdishmja e Islamit konservativ, dhe sado që të shtypë në të pavetëdisjshmen e vet, kthimi i tij përherë mbetet mundësi reale. Ky dinamizëm i Islamit revolucionar gjatë persekutimeve të tij të shumta, është detyruar të marrë forma mito-logjike, sikurse ajo e kthimit të Meh-diut, i cili para përfundimit të botës do të krijojë një shoqëri të ngritur mbi idealet e Islamit revolucionar. Megjithatë, ideja këtu nuk duhet të ngatërrohet me formën e mitit që ajo ka marrë: çka ka mbetur gjallë në këtë mit është pikërisht ideja se idealet e Islamit janë përdhosur nga ata që krijuan shtet dhe ortodoksi. Tradita shiite e para revolucionit ira-nian ndoshta është sinjalizuesi më i madh i një tradite që përkundër per-sekutimit dhe shtypjes, ka refuzuar të vdesë tërësisht. Islami revolucionar përherë ka qenë dhe është Islami i opozitës, jo ai i shtetit dhe sulltanit, është Islami i Mekës, e jo ai i Medinës. Kjo traditë revolucionare detyrimisht delegjitimon çdo instrumentalizim të shtetit (tradita militante e Harixhite-ve është shembulli më konkret këtu), sepse ajo nuk njeh shtet islamik, dhe çdo përdorim ideologjik i Islamit për të legjitimuar ekzistencën e shtetit që nuk mishëron idealet revolucio-nare të Islamit…..

Këto grupe, sado te vogla dhe margjinale që kanë qenë, ato kanë

mbajtur gjallë shpirtin revolucionar në një formë të përhershme. Bile, edhe mund të thuhet se revolucio-net në botën Arabe, në një mënyrë apo tjetër, jane shprehje e këtij eto-si dhe elani që ka refuzuar të vdesë tërësisht, madje përkundër trysnive dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të shuar ekzistencën e tyre. Kjo është me rëndësi të theksohet, pasi që ekziston një bindje e përhapur gjithandej se Islami është vetëm ai korpus i mësimeve dhe doktrina-ve teologjike, që e gjejmë në tradi-tën dominante të Ahli Sunnetit. Këtu nuk duhet anashkaluar edhe një fakt tjetër shumë të rëndesishëm: atë se kjo traditë, është bërë dominante jo në saje të racionalizmit që e përsh-kon atë, jo vetëm në bazë të argu-menteve, por në saje të mbështetjes politike të këtij grupi, si dhe perse-kutimit e zhbërjes me dhunë të tradi-tave tjera. Andaj, çdo diskutim, qoftë edhe teologjik, duhet të niset prej premisave se fondacionet e tyre dhe shtrirja e tyre globale është rezultat i aleancave dhe intrigave politike. gjeneza e tyre është politike, for-mulimi i dogmave te tyre ka pasur si parim kryesor të legjitimojë një kon-cepcion politik të ideologjisë sundu-ese. Kjo ideologji, me konsolidimin e saj në shtet dhe mbështetjen e pare-zervë të udheheqësve fetare, gardia-neve të së shenjtës, është bërë edhe pjesë e pandashme e asaj që sot, pa-kushtimisht, e quajmë dhe e njohim si Islam. Prandaj, edhe çdo diskutim mbi Islamin sot, çdo persiatje mbi mundësinë e reformimit të Islamit, duhet detyrimisht të inkuadrohet neë momentet formative të Islami si ideologji dhe fe, të cilen e njohim sot. një debat që është zhvilluar me shumë kujdes në shekujt e parë të ekzistencës së Islamit, ka qenë edhe çështja e statusit të Kuranit si fjalë e Zotit. A është Kurani fjalë e pa krijuar e Zotit apo është fjalë e krijuar? Me fjalë të tjera, a është fjalë eternale apo fjalë historike? Konsekuencat e kësaj çështje janë revolucionare edhe sot e kësaj dite, prandaj edhe ortodoksia Islame i përndjek pamës-hirshëm të gjithë ata që detyrohen

t’i referohen këtij momenti bazik në krijimin e Islamit.

një sqarim konceptual është me vend këtu. Çka kuptojmë me lëvizje emancipuese, dhe si hyn Islami në këtë traditë? nuk ka lëvizje emanci-puese pa plotësimin e disa kushteve (conditions of possibility/kushteve të mundësisë), apo veçorive që e dallojnë atë prej lëvizjeve tjera. Unë do të permendi vetëm dy kushte, të cilat janë qenësore dhe (njëko-hësisht) të përbashketa për çdo lëvi-zje emancipuese.

1) Lëvizjet emancipuese lin-din prej konflikteve dhe kontradik-tave të një shoqërie në një epokë të caktuar historike. Kur sintetizimi dialektik i kontradiktave bëhet i pamundur, ato shpërthejnë në re-voltë dhe revolucione. Çdo lëvizje emancipuese është lëvizje historike, vetëdija për problemet dhe pazgjit-hshmërinë e tyre bëhet motori i cili e shtynë atë shoqëri të kërkojë forma tjera të organizimit politk, e cila, ose do t’i zgjidhte kontradiktat ose do t’i bënte ato të paefektshme. Vetëdija historike ngritet mbi horizontin histo-rik në atë utopik, e që në raste të tilla funksionon si pikë e përbashkët prej ku mund të qërohen hesapet me një sistem dominues. në specificitetin e tyre historik, ato mishërojnë aspiratat mbi-historike, aspiratat e refuzimit të pranimit dhe nënshtrimit ndaj ligje-ve të situatës. Është pra, vetëdijësimi për limitin dhe pamundesinë e ide-ologjisë dominante për të zgjidhur problemet e veta që e bën çarjen në dispozitën e trupave të rendit të mundshëm. nëse ideologjia është ajo që e eternalizon dhe natyralizon situatën prezente/ekzistuese, duke riprodhuar marrëdhëniet e prodhi-mit dhe dominimit, lëvizja emacipu-ese angazhohet në kritikë të kësaj ideologjie, prej një pike utopike, që shërben si vështrimi i Zotit mbi situa-tën aktuale dhe dëshmon në formën më transparente limitet e racionali-zimit të situatës. Me një fjalë, vetëdi-jesimi për historicitetin e formave të organizimit politik dhe shoqëror, për natyrën e tyre kontingjente dhe bën të dukshëm rrënjet politike të atij si-stemi.

2) Veçoria e dytë eshte uni-versaliteti, apo horizonti utopik abstrakt, i cili gjithnjë e me shumë merr karakter konkret. Por, çka do të

(VIJON NË FAQE 11)

Page 10: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 10Analize

Revolta e borgjezisë rrogëtareSlavoj Zizek Përktheu: Arlind Qori

Si është bërë Bill gates-i njeriu më i pasur në Amerikë? Pasuria e tij nuk ka të bëjë me kostot e prodhimit

të atyre çka shet Microsoft-i: pra, ajo nuk vjen si rezultat i prodhimit të software-ve të mirë me çmim më të lirë nga konkurren-tët apo nga “shfrytëzimi” më i suksesshëm i punëtorëve të vet (Microsoft-i u paguan punëtorëve të vet intelektualë paga relati-visht të larta). nëse do të ndodhte kështu, Microsoft-i do të kishte falimentuar prej kohësh: njerëzit do të kishin zgjedhur siste-me pa pagesë si Linux-i të cilat janë po aq të mira sa produktet e Microsoft-it, në mos edhe më të mira. Miliona njerëz ende blej-në software të Mirosoft-it sepse Microsoft-i e ka imponuar veten si standard pothuajse universal, duke e monopolizuar praktikisht fushën, si mishërim i asaj që Marksi e qu-ante “intelekti i përgjithshëm”, që nënkup-ton dijen kolektive në të gjitha format, nga shkenca deri tek njohuritë praktike. gates-i ka privatizuar në mënyrë të efektshme një pjesë të intelektit të përgjithshëm dhe është bërë i pasur duke përvetësuar rentën që buron prej tij.

Mundësia e privatizimit të intelektit të përgjithshëm është diçka që Marksi nuk arriti ta përfytyronte në shkrimet e tij mbi kapitalizmin (gjerësisht për shkak se shpërfillte dimensionet e tij shoqëro-re). e megjithatë, kjo qëndron në zemër të luftërave të sotme mbi pronësinë inte-lektuale: ndërsa roli i intelektit të përgji-thshëm – i bazuar në dijen kolektive dhe bashkëveprimin shoqëror – është rritur gjatë kapitalizmit pas-industrial, po ashtu pasuria akumulohet përtej çdo mase në ra-port me punën e shpenzuar për prodhimin e saj. rezultat i kësaj nuk është, sikundër besonte Marksi, vetëshpërbërja e kapita-lizmit, por shndërrimi gradual i fitimit që buronte nga shfrytëzimi i punës në rentë të përvetësuar nëpërmjet privatizimit të dijes.

e njëjta gjë ndodh me burimet natyro-re, shfrytëzimi i të cilave përbën një prej burimeve kryesore të rentës në botë. Ajo që vjen për pasojë është lufta permanente për të përfituar rentën: qytetarët e Botës së Tretë apo korporatat perëndimore. Është ironik fakti që në shpjegimin e dallimit mi-dis punës (e cila prodhon mbivlerë) dhe mallrave të tjera (të cilat e konsumojnë krejt vlerën e tyre gjatë përdorimit), Mar-ksi merr naftën si shembull të një malli “të zakonshëm”. Tashmë, çdo përpjekje për të bërë lidhje midis rritjes e rënies së çmimit të naftës dhe rritjes apo rënies së kostove të prodhimit apo çmimit të punës së shfrytëzuar do të ishte e pakuptimtë: kostot e prodhimit janë të shpërfillshme si përpjesëtim i çmimit që paguajmë për naftën, çmim i cili në të vërtetë përbën ren-tën që pronarët e burimeve vendosin falë ofertës së kufizuar të saj. Pasojë e rritjes së produktivitetit, që ka ardhur si pasojë e impaktit në rritje të dijes kolektive, është ndryshimi i rolit të papunësisë. Vetë sukse-

si i kapitalizmit (efiçensa më e madhe, rritja e produktivitetit etj) është ai që prodhon papunësi, duke i bërë punëtorët gjithnjë e më shumë të padobishëm: ajo çka do të duhej të ishte bekim – nevoja më e paktë për punë të rëndë – shndërrohet në mall-kim. ose, e thënë ndryshe, shansi i të qenit i shfrytëzuar në një punë me kohë të gjatë, sot përjetohet si privilegj. Sikundër thotë Fredric Jameson-i, tregu botëror është sot ‘një hapësirë në të cilën secili dikur ka qenë punëtor produktiv dhe në të cilën puna gjithkund po e humb vlerën brenda sistemit’. në procesin në vazhdim të glo-balizimit kapitalist, kategoria e të papunit nuk mund të rrethshkruhet në atë që Mar-ksi e quante ‘ushtria rezervë e punës’; ajo përfshin gjithashtu, siç thotë Jameson-i, ‘ato popullata të gjera përreth botës të cilat, si me thënë, “janë dëbuar nga historia”, që janë përjashtuar qëllimisht nga projektet modernizuese të Botës së Parë kapitaliste e që konsiderohen si raste të pashpresa e terminale’: të ashtuquajturat shtete të dështuara (Kongoja, Somalia), viktimat e urisë apo katastrofave ekologjike, të zëna mat në ‘urrejtje etnike’ pseudoarkaike, shënjestrat e filantropisë, oJF-ve apo ‘luf-tës kundër terrorizmit’. Kështu, kategoria e të papunit është zgjeruar duke përfshirë pjesë të mëdha popullsie, prej të papunëve të përkohshëm e të papunësueshmit, të pa-punëve permanentë, banorëve të getove apo lagjeve të varfra (të gjithë ata që vetë Marksi i ka konsideruar si lumpen-proleta-riat), deri te popullata të tëra apo shtete të përjashtuara nga procesi kapitalist global, ngjashëm me hapësirat e bardha të har-tave antike. Ka ca që thonë se kjo formë e re kapitalizmi mbart mundësi të reja për emancipim. Kjo është pak a shumë teza e Shumësisë së Hardt-it dhe negri-t, e cila rreket të radikalizojë Marksin, për të cilin mjafton t’i presim kokën kapitalizmit dhe do të kemi socializëm. Sipas tyre, Marksi

ka qenë i kufizuar historikisht nga nocioni i punës industriale mekanike, të organizu-ar në mënyrë hierarkike, automate dhe të centralizuar, çka e shtynte ta kuptonte ‘in-telektin e përgjithshëm’ si diçka të ngjas-hme me një agjenci planifikuese qendrore; vetëm sot, me rritjen e ‘punës jomateriale’, është bërë ‘e mundur objektivisht’ përm-bysja revolucionare. Kjo punë jomateriale shtrihet midis dy poleve: prej punës in-telektuale (prodhimit të ideve, teksteve, programeve etj) deri te puna afektive (e kryer nga doktorët, dadot dhe stjuardesat). Sot, puna jomateriale është ‘hegjemonike’ në kuptimin që Marksi i jepte në sheku-llin XIX kapitalizmit të prodhimit të gjerë industrial: ajo nuk imponohet nëpërmjet forcës së numrave, por nëpërmjet luajtjes së një roli strukturor kyç dhe emblematik. Ajo çka vjen në jetë është një sferë e re dhe e gjerë e atyre që quhen ‘të përbash-këtat’: njohuritë e bashkëndara dhe format e reja të komunikimit dhe bashkëveprimit. Produktet e prodhimit jomaterial nuk janë objekte, por marrëdhënie të reja shoqëro-re dhe ndërvetjake: prodhimi jomaterial është biopolitik. Ai është prodhim i jetës shoqërore.

Hardt-i dhe negri po na përshkruajnë procesin që prej ideologëve kapitalizmit të sotëm ‘pasmodern’ kremtohet si kalimi nga prodhimi material drejt atij simbolik, nga logjika e centralizuar-hierarkike drejt logjikës së vetorganizimit dhe bashkëve-primit shumëqendror. Dallimi qëndron në atë që Hardt-i dhe negri i qëndrojnë besni-kë Marksit: ata rreken të provojnë se Mar-ksi ka pasur të drejtë se ngritja e intelektit të përgjithshëm është e papërputhshme me kapitalizmin në afatgjatë. Ideologët e kapitalizmit pasmodern pretendojnë të kundërtën: teoria marksiste (po ashtu praktika), argumentojnë ata, mbetet bren-da shtrëngesave të logjikës hierarkike të kontrollit të centralizuar shtetëror e kështu

s’mund të përballojë efektet shoqërore të revolucionit informativ. Ka arsye të mjaftu-eshme empirike për ta mbështetur këtë pretendim: ajo çka i rrënoi realisht regji-met komuniste ishte paaftësia e tyre për t’u përshtatur me logjikën e re shoqërore që mbështetej në revolucionin informativ: ato u përpoqën ta drejtonin revolucionin duke e shndërruar në një tjetër projekt planifi-kimi shtetëror të centralizuar në shkallë të gjerë. Paradoksi qëndron në faktin që ajo çka kremtohet nga Hardt-i dhe negri si shansi unik për kapërcimin e kapitalizmit, kremtohet gjithashtu nga ideologët e revo-lucionit informativ si ngritja e një kapitaliz-mi të ri e ‘pa fërkime’.

Analiza e Hardt-it dhe negri-t ka disa pika të dobëta të cilat shpjegojnë se pse kapitalizmi ka qenë i aftë t’i mbijetojë asaj që duhet të kishte qenë (në termat klasikë marksistë) një formë e re e organizimit të prodhimit që do ta bënte atë të vjetruar. Ata nënvlerësojnë shkallën në të cilën ka-pitalizmi i sotëm ka privatizuar me sukses (të paktën në afatshkurtër) vetë intelektin e përgjithshëm, e po ashtu shkallën në të cilën më shumë se borgjezia, janë vetë punëtorët ata që janë bërë të tepërt (ndër-kohë që numra gjithnjë e më të mëdhenj të tyre janë bërë jo vetëm përkohësisht të papunë, por të papunësueshëm struktura-lisht).

nëse kapitalizmi i vjetër nënkuptonte në mënyrë ideale praninë e një sipër-marrësi që investonte paratë (e tija ose të huamarra) në prodhim, të cilin e organi-zonte dhe e drejtonte e prej të cilit merrte fitim, sot po ngre krye një tip i ri ideal: jo më sipërmarrësi që ka në pronësi kompa-ninë e tij, por menaxheri ekspert (ose ndo-një bord menaxherial i kryesuar nga një ceo) që drejton kompaninë e cila është në pronësi të bankave (të cilat gjithashtu drejtohen nga menaxherë që nuk e kanë në pronësi bankën) ose të investitorëve të shpërndarë. në këtë tip të ri ideal ka-pitalizmi, borgjezia e vjetër, e dalë jashtë funksioni, rifunksionalizohet si menaxhe-ri rrogëtare: borgjezia e re merr paga, dhe edhe nëse kanë në pronësi një pjesë të kompanisë, i marrin fitimet si pjesë e shpërblimeve për punën e tyre (‘bonu-se’ për ‘suksesin’ e tyre). Kjo borgjezi e re ende përvetëson mbivlerë, por në një for-më (të mistifikuar) të asaj që është quajtur ‘mbipagë’: atyre u paguhet më shumë se ‘paga minimale’ proletare (një pikë referi-mi shpesh herë mitike, shembulli i vetëm real i të cilës në ekonominë e sotme globa-le është paga e një punëtori të tejshfrytëzu-ar në Kinë ose Indonezi) dhe statusi i tyre përcaktohet nga ky dallim prej proletarëve të zakonshëm. në këtë mënyrë, në kupti-min klasik borgjezia ka prirje të zhduket: kapitalistët ridalin në pah si nënbashkësi e punëtorëve rrogëtarë, si menaxherë të ku-alifikuar për të fituar më shumë për shkak të kompetencës së tyre (prandaj ‘vlerësi-mi’ pseudo-shkencor është i rëndësishëm: përmes tij, legjitimohen pabarazitë në të ardhura). Kategoria e punëtorëve që

përftojnë mbipagë nuk kufizohet te me-naxherët, por shtrihet te të gjitha llojet e ekspertëve, administratorëve, punonjësve publikë, doktorëve, avokatëve, gazetarëve, intelektualëve dhe artistëve. Mbipaga që marrin merr dy forma: më tepër para (për menaxherët etj), por po ashtu edhe më pak punë e më shumë kohë të lirë (për disa, p.sh. intelektualët, por gjithashtu edhe për administratorët shtetërorë etj).

Procedura vlerësuese që i kualifikon disa punëtorë për të marrë mbipagë është një mekanizëm arbitrar pushteti dhe ideo-logjie, pa pasur ndonjë lidhje serioze me aftësinë e vërtetë; mbipaga nuk ekziston për arsye ekonomike, por për arsye politi-ke: për të ruajtur një “klasë të mesme” për qëllimin e stabilitetit shoqëror. Arbitrariteti i hierarkisë shoqërore nuk përbën ndonjë gabim, por thelbin e çështjes meqenëse arbitrariteti i vlerësimit luan një rol analog me arbitraritetin e suksesit në treg. Dhuna ka rrezik të shpërthejë jo kur ka shumë pa-përcaktueshmëri në hapësirën shoqërore, por kur tentohet të eliminohet papërcak-tueshmëria. Te La Marque du sacré, Jean-Pierre Dupuy e përfytyron hierarkinë si një prej katër procedurave (‘dispozitivëve simbolikë) që kanë për funksion ta bëjnë marrëdhënien e epërsisë joposhtëruese: vetë hierarkia (një rend i vendosur for-cërisht nga jashtë që më lejon ta përjeton statusin e ulët shoqëror si diçka të pavarur nga vlera ime e brendshme); çmistifiki-mi (procedura ideologjike që dëfton se shoqëria nuk është meritokratike, por pro-dukt i luftërave shoqërore objektive, çka më mundëson ta shmang përfundimin e dhimbshëm se epërsia e tjetrit vjen si re-zultat i meritave apo arritjeve të tij); papër-caktueshmëria (një mekanizëm i ngjashëm përmes të cilit kuptojmë se pozicioni ynë në shkallaren shoqërore varet nga lotaria natyrore e shoqërore; fatlumët janë ata që në lindje kanë gjenet e duhura, pra u për-kasin familjeve të pasura); dhe kompleksi-teti (forcat e pakontrollueshme kanë pasoja të paparashikueshme; për shembull, dora e padukshme e tregut, megjithëse unë pu-noj më fort e jam mjaft më inteligjent, mund të sjellë për pasojë dështimin tim dhe suk-sesin e fqinjit). ndryshe nga ç’mund të du-ket, këta mekanizma nuk i kundërvihen ose nuk e kërcënojnë hierarkinë, por e bëjnë të pëlqyeshme meqenëse ‘ajo çka ndez fi-tilin e smirës është ideja se tjetri e meriton fatin më të mirë dhe jo e kundërta – çka përbën të vetmen gjë që mund të shprehet publikisht.’ Dupuy nxjerr prej kësaj premi-se përfundimin se mendimi që një shoqëri e drejtë dhe e arsyeshme që e sheh veten si të tillë do të ishte e çliruar nga ndjenja e fyerjes do të ishte i gabuar: përkundrazi, pikërisht në një shoqëri të tillë ata që do të zinin pozicionet inferiore do të nxiteshin që fyerjen e nderit ta derdhnin në shpërthime të dhunshme.

rruga qorre në të cilën ka hyrë Kina e sotme lidhet me të mësipërmet: synimi ide-al i reformave të Tenit ishte ndërtimi i ka-pitalizmit pa borgjezi (meqenëse ata do të përbënin klasën e re sunduese); sidoqoftë, sot, udhëheqësit e Kinës po përballen me zbulimin e dhimbshëm se kapitalizmi, nëse nuk shoqërohet me një hierarki të qëndru-eshme (që vjen si rezultat i ekzistencës së një borgjezie), prodhon destabilitet permanent. Kështu që, çfarë rruge do të ndjekë Kina? ndërkohë, ish-komunistët po ngrenë krye si menaxherët më efiçentë të kapitalizmit meqenëse armiqësia e tyre hi-storike ndaj borgjezisë si klasë i përshtatet për bukuri prirjes së kapitalizmit të sotëm,

(VIJON NË FAQE 12)

Page 11: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 11Opinion

(VIJON NGA FAQE 9)thotë të jesh universal? Kjo është një çështje e vështirë dhe e komplikuar filozofike, sidomos kur kihet parasysh se konfliktet përherë inkuadrojnë ele-mente apo edhe flasim permes gjuhes se universalitetit. Konfliktet janë për-herë konflikte mes dy a me shumë uni-versaliteteve të partikularizuara (Shteti eshte nocion universal por ekzistenca e shteteve është diçka partikulare, është universalitet i konkretizuar në kohë dhe vend të veçantë, prandaj edhe konfli-ket nuk janë konflikte mes univerali-

teteve si të tilla). Universaliteti rrjedh jo prej partikulares, apo prej ngritjes së një elementi partikular në status të universalitetit (që ndryshe mund të quhet edhe universalizim i një partiku-lariteti mbi partikularitetet tjera dhe kjo detyrimisht inkuadron dhunën, por jo të vërteten: këtu edhe ndahem prej linjës së mendimit të etienne Balibar-it, i cili thotë se dhuna është veçori e çdo uni-versaliteti sepse përmes përfshirjes/inkludimit ai përjashtin/eksludon). Uni-versaliteti dallohet prej partikularitetit

përmes veçorisë që e bën universalen të menjëhershme (të menjëhershme/imediate). Universalja është menjëherë universale ose nuk është fare e tillë. Ajo nuk është proces që shndërrohet prej partikulares. Çdo gjë që e meri-ton emrin universal është përnjëherë universal, sepse në të e gjejnë veten të gjithë, ajo u drejtohet të gjithëve pa përjashtim. Ajo mund të refuzohet, por nuk mund të bëhet mohimi/negacioni i saj pa u futur në kontradiktë absolute. Universalja nuk është abstraksion prej

ndonjë partikulariteti, por është ajo e cila i shquan partikularitetet qua parti-kularitete dhe njëkohesisht ua uzurpon të drejtën e eksluzivitetit që përpiqen ta paraqesin si një formë e autenticitetit te tyre. Ajo natyrisht se vjen në ekzisten-cë si rezultat i fërkimeve të ideologji-ve, i përplasjeve të parikulariteve mes vete dhe një universaliteti të etabluar (universalitetit konkret), i konflikteve te klasave, etj. Universalja ka një staus paradoksikal: ajo është një lloj krijese e njeriut, por nuk është fëmiu i tij. Par-

tikularja ka statusin e një instrumenti që mundëson lindjen e universales, që pastaj te relativizohet në raport me te. Çdo lëvizje që i plotëson këto dy kush-te është lëvizje emancipuese. Këto dy aspekte, nuk janë kontradiktore, edhe pse mund të duken të tilla; ato plotësoj-ne njëra tjetrën, janë dy anët e së njejtës medalje. nuk mund të mendohet njëra pa tjetrën, dhe abstrakcionet janë pi-kërisht ato që mundohen ta mendojnë njerën pa tjetrën. (Vijon në numrin e ardhshëm)

Ismail Ruçaj

një student është dikush që ka lekë borxh, që ka provime ne vjeshtë… e të tjera batuta

qarkullonin për studentët e viteve “90. në këto batuta reflektohej gjëndja në të cilën ndodheshin studentët e atyre viteve. Duket sikur koha ka qëndruar në vend sepse edhe sot ka shumë stu-dent që vazhdojnë të shkollohen me lekë borxh apo që kanë provime në vjeshtë. Kjo e fundit shpesh ndodh jo për faj të tyre, por ngaqë pedagogu nuk ua jep lëndën pa u marrë “vezët”. nuk duhen përjashtuar edhe ata stu-dent, bij pasanikësh që e marrin di-plomën edhe pa shkuar asnjë ditë në universitet. Më parë, në Shqipërinë Komuniste numri i atyre që kishin të drejtën për të ndjekur studimet e larta ishte i kufizuar. nuk mjaftonin vetem njohuritë, por duhej edhe të rridhje nga nje familje e pastër ko-muniste dhe e devotshme ndaj parti-së. ndjekja e studimeve të larta kishte rëndësi tepër të madhe, në atë kohë e numri i studentëve ishte i vogël. Me liberalizimin e sistemit politik, krahas universiteteve publike, u çelen edhe shumë universitete private. Feno-men ky që vazhdon të rrisi numrin e studentëve . Prandaj, sot perceptimi mbi rëndësinë e arsimit të lartë, është krejt tjetër. “Të shkosh në shkollë të lartë është kthyer në modë”- ky është mendimi mbizotërues në shoqërinë shqiptare. Sot “nuk ndiqen studimet e larta”. Sot, shkohet në shkollë të lar-të ashtu siç mund të shkohet në kafe, pub apo ambiente të tjera ku mund kalohet koha e lirë. në Shqipërinë demokratike, qeveritarët me një “lar-mishmëri” reformash të miratuara, ia kanë tejzbehur rolin Universitetit . reformat qeveritare hapën tregun e pakufijshëm universitarë. Çdo kush që ka milionat e nevojshme mund të hap një biznes fitimprurës, një uni-versitet. Duke pasur si qëllim rritjen

Studentët nuk janë kavje ekperimentale.

e të ardhurave përmes pranimit të sa më shumë studentëve, këto pseudo-universitete janë kthyer në punishte që prodhojnë panumërueshmërisht diploma, pa reflektuar aspak dije. Qeveritarët janë kujdesur fort që kra-has nxitjes së çeljes të sa më shumë universiteteve private, të rrisin edhe kuotat e pranimit në universitetet pu-blike. Ky është kurthi që ata u kanë ngritur të rinjve sepse qeveritarve u intereson vjelja e tarifës së studi-mit jo arsimimi i të rinjve. Kjo duket në faktin se kujdesi qeveritar për t’i punësuar, pasi studentët diplomohen, është inekzistent. e kështu ,sot, ven-di ynë ka privilegjin që një pjesë të madhe të papunëve ta ketë me arsim të lartë, ka privilegjin që shumicën e kamarierëve apo shpërndarësve të picave, ta ketë me master në ekonomi ose në juridik. në vend që reformat të ulnin barrën financiare të ndjekjes së studimeve të larta, shihet qartë një rritje e vit-pas-vitshme e tarifave të studimit. e si të mos mjaftonte kjo, tas-hmë me ndryshimet më të fundit në “Ligjin për Profesionet e rregullua-ra”, na duhet të punojmë edhe ca vite të tjera pa u paguar. reformat bëhen për të rritur cilësinë e studimeve. Por si mund të flitet për rritje të cilësisë së studimeve në universitetin publik kur ende sot ka mungesa ambientesh dhe infrastrukture, kur ende mësimi vazhdon të zhvillohet me turne, kur korrupsioni në hapësirën akademike është i lartë, kur rektorët e dekanët nuk mbrojnë interesat e studenteve por linjën e partisë ku bëjnë pjesë? S’është kjo që i shqetëson ata që na qeverisin. Ata shqetësohen me tepër për faktin që ne të mësojmë me çdo kusht anglisht se kështu zgjidhen gji-thë problemet e arsimit të lartë. Sh-tetarët do i ndajnë fondet e Universi-tetit publikë me pseudouniveristetet private. Shembulli është marrë nga reforma e zbatuar në Kilin fashist pi-noçetist. Qëllimi i kësaj reforme fas-

histe; favorizimi i privatëve, përfitimi i pronarëve të pseudouniversitetve, pronarë që janë pjesëtarë të oborrit qeveritar. Tashmë, do të aplikohet dhënia e kredive studentore, misioni i së cilës është “të ndihmojë studentët me pamundësi financiare, për të studi-uar” . Por kjo kredi do rrisë përfitimet e bankave, ndërsa studentët që do e marrin do t’i zhysë në borxhe përjetë ashtu siç janë kthyer në borxhlinj të përjetshëm studentët ku aplikohet dhënia e kësaj kredie. Sindroma që ka prekur dhe vazhdon të prekë klasën politike, qeverinë në veçanti, është sindroma e çkonceptimeve sepse gjit-hçka në këtë vend, e kanë shndërruar ashtu si u intereson atyre. në vargun e gjatë të çkonceptimeve apo shn-dërrimeve sipas interesave qeveritare është edhe Universiteti. Por ka ardhur koha, për t’u rikujtuar qeveritarëve absurdo-fashistë se Universiteti nuk

është thjesht një godinë. Universiteti është hapësirë publike ku gjithkush në bazë të meritës ka të drejtën e for-mimit profesional e sidomos atij inte-lektual. Universiteti nuk është biznes apo punishte diplomash, por është hapësira publike ku shpalosen ide, ku reflektohet, ku fitohen vlera qytetarie e ku liria e shprehjes gjen shprehjen më të lartë. Barrën e vështirë por jo të pamundur, për t’u rikujtuar konceptin e Universitetit qeveritarve absurdo-fashist, e kemi vetë ne studentët sepse askush nga ata pseudointelektual që shëtisin çdo mbrëmje nga njëri emi-sion në tjetrin, nuk kujtohet për çre-formimin që po i bëhet Universitetit përmes reformave të qeverisë. Pran-daj ne studentët sot, duhet t’i japin fund pasivitetit, pranimit “pa bërë zë” të asaj se çfarë të tjerët vendosin për fatin tonë. Sepse gjatë gjithë rrjedhës së çkonceptimit të Universitetit, qeve-

ritarët eksperimentues, i ka ndihmuar pasiviteti i studentëve. Duhet të nda-lim eksperimentet që po bën qeveria me studentët. Studentët nuk janë ka-vje ekperimentale. Makina shtetërore që shtyp të drejtat e studenteve, duke folur ne emër të vetë studentëve, du-het ndalur me çdo mjet demokratik presioni. Sepse siç e thotë shkrimta-ri i madh frëng V. Hygo:”Politikanët zmbrapsen kur populli kërcënon”. Studentët duhet t’i zmbrapsin shte-tarët nga rrënimi i hapësirës publike universitare. ne nuk i duam reformat fashiste. ne duhet të tregojmë sot më shumë se kurrë, se nga Universiteti nuk dalin vetëm individ që mbartin nje copë letër të quajtur diplomë në një profesion të caktuar, por edhe profesionist që mbartin vlera qyteta-rie, që përdorin çdo mjet proteste, kur u shkelen të drejtat. Për këta qytetar profesionist ka nevojë vendi ynë.

Page 12: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 12 Opinion

(VIJON NGA FAQE 10)

i cili kërkon kapitalizmin menaxherial pa borgjezi – në të dyja rastet, siç thoshte Stalini kohë më parë, ‘shokët vendosin gji-thçka.’ (Ja një dallim interesant midis Kinës dhe rusisë së sotme: në rusi, mësuesit universitarë janë të nënpaguar në mënyrë qesharake – ata janë de facto pjesë e prole-tariatit – ndërkohë që në Kinë ata përftojnë rehat mbipagë si mjet i garantimit të bin-djes së tyre.)

nocioni i mbipagës gjithashtu nxjerr në dritë të re protestat e sotme ‘antikapitali-ste’. në kohë krize, kandidatët e dukshëm për ‘shtrëngim rripi’ janë shtresat e ulëta të borgjezisë rrogëtare: protesta politike është i vetmi burim që kanë në përdorim për të shmangur bashkimin me proletari-

atin. Megjithëse protestat e tyre drejtohen nominalisht kundër logjikës brutale të tre-gut, në fakt, ata protestojnë kundër erozio-nit gradual të vendit të tyre të privilegjuar ekonomik (dhe politik). Ayn rand-i i jepet fantazisë kur te “Atlasi që ngre supet” për-shkruan kapitalistë ‘krijues’, fantazi që re-alizimin e vet pervers e gjen në grevat e sotme, të cilat janë më së shumti greva të ‘borgjezisë rrogëtare’ të nxitur nga frika e humbjes së privilegjeve të veta (shtesës mbi pagën minimale). Këto nuk janë prote-sta proletare, por protesta kundër kërcëni-mit të të qenit të reduktuar në proletarë. Kush ka guxim të bëjë grevë sot, kur të pa-surit e një pune të përhershme është bërë privilegj? Jo punëtorët e nënpaguar të (asaj

që ka mbetur nga) industria e rëndë etj, por ata punëtorë të privilegjuar që kanë punë të garantuara (mësuesit, punonjësit e transportit publik, policët). Kjo shpjegon edhe valën e protestës studentore: motivi i tyre kryesor është frika se mos arsimi i lar-të nuk do t’u garantojë mbipagë më vonë.

në të njëjtën kohë është e qartë se rin-gjallja e protestave vitin e shkuar, nga Pra-nvera Arabe në evropën Perëndimore, nga occupy Wall Street-i në Kinë, nga Spanja në greqi, nuk duhen shpërfillur si thjesht revolta të borgjezisë rrogëtare. Secili rast duhet të gjykohet sipas domethënies së vet. Protestat studentore kundër reformës universitare në Mbretërinë e Bashkuar ishin qartësisht të ndryshme nga trazirat

e gushtit, të cilat ishin një karnaval konsu-merist shkatërrimi, një shpërthim autentik i të përjashtuarve. Mund të thuhet se kryen-gritjet në egjipt nisën si pjesë e revoltës së borgjezisë rrogëtare (të rinj të arsimuar që protestonin kundër mungesës së perspek-tivës), por kjo përbënte vetëm një aspekt të një proteste më të gjerë kundër një regjimi shtypës. nga ana tjetër, protesta zor se mo-bilizoi punëtorët e varfër e fshatarët, dhe fitorja zgjedhore e islamikëve përbën një tregues të bazës së ngushtë shoqërore të protestës shekullare fillestare. greqia për-bën një rast të veçantë: në dekadat e fundit është krijuar një borgjezi e re rrogëtare (veçanërisht në administratën e tejfryrë sh-tetërore) falë kredive dhe ndihmës financi-

are të Be-së, dhe protesta motivohej në një shkallë të madhe nga kërcënimi i humbjes së këtij privilegji. ndërkohë, proletarizimi i shtresës së poshtme të borgjezisë rro-gëtare shoqërohet në krahun tjetër nga rritja iracionale e fitimeve të menaxherëve të lartë dhe bankierëve. Këto përfitime janë iracionale ekonomikisht meqenëse, sikundër kanë treguar hetimet në SHBA, ato priren të jenë në përpjesëtim të zhdrej-të me suksesin e kompanive. në vend që këto prirje t’ia nënshtrojmë kritikës mora-lizuese, duhet t’i lexojmë si shenja të faktit që sistemi kapitalist nuk ka më aftësi gjejë ndonjë nivel stabiliteti të vetërregulluar – pra, me fjalë të tjera, kapitalizmi rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Xhuliano Bregasi

Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata të cilëve më së shumti iu duhet”. në

kufirin midis shek. XIX dhe atij të XX, ky ishte perceptimi dhe përkufizimi i shtetit nga shkrimtari i shquar rus, Leon Tolstoi. Pra, shteti, si një organizëm që ruan in-teresin e përgjithshëm dhe afatgjatë të shoqërisë, ndaj interesave të ngushta eko-nomike të një grupi individësh, të cilët e shohin pasurimin si qëllim në vetvete, qoftë kjo edhe kundër interesave të gjit-hë shoqërisë. ndërsa sot, ne jemi në shek. XXI dhe realiteti na tregon krejt të kundër-tën e asaj që thotë Tolstoi. Kemi të ndërthu-rura me njëra-tjetrën, në një marrëdhënie simbiotike, shoqatën e individëve që sh-faqet publikisht nën petkun e ruajtëses së pasurisë së përgjithshme shoqërore, por njëkohësisht e vjedh, rrënon dhe shka-tërron atë, por “privatisht”.

në harkun e rreth 20 viteve të fundit, pa-suritë publike, që nga degët e ndryshme të ekonomisë e deri tek institucionet nga më të rëndësishmet e funksionimit të një shteti, iu nënshtruan një procesi të et-hshëm privatizimi, që e vendos shitësin apo konçesion-dhënësin, shtetin, në pozi-ta aspak komode kundrejt sektorit privat. Dhe kur themi shtetin, nuk duhet ta nga-tërrojmë aspak me “shtetarët”. Ky është edhe paradoksi në këtë mes: pothuajse çdo pasuri shtetërore e privatizuar, është shndërruar në pronë private të drejtuesve shtetërorë, ka kaluar nga shteti tek “shte-tari”. Pra, janë privatizuar pikërisht nga njerëzit që janë përzgjedhur gjoja për të (mirë)administruar pasuritë publike, të cilët me njërën dorë (publiken) i “konçen-sionojnë”, ndërsa me tjetrën (private, por të njohur nga publiku) i blejnë (vjedhin). Janë të paktë institucionet që ende nuk kanë rënë në këtë dorë rrjepëse, midis të cilëve mund të përmendim sistemin arsi-mor, deri diku atë mjekësor, dhe ndonjë tjetër që s’i ka ardhur ende radha. Është pikërisht ky i pari, sistemi arsimor, të cilit sot i kanoset një rrezik imediat dhe shka-tërrues. Janë thënë dhe stër-thënë kohët e fundit pikat që e degradojnë sistemin e lar-të arsimor publik por, me sa duket, grupe

Paranojat e shitura për skepticizëm, tregojnë pseudo-skepticizëm

të ndryshme shoqërore ose nuk i kuptoj-më, ose (më keq akoma për veten e tyre) nuk duan t’i kuptojmë. Provimi i detyruar i gjuhës angleze dhe stazhi për profesionet e rregulluara janë dy goditje të fuqishme për këtë sistem arsimor, por “reforma” fi-nanciare, që e nxjerr në ankand, duket se do jetë goditja e “knock out”-it. Pikërisht tek kjo pikë dua të përqendrohem pak më shumë.

Manifestimi i studentëve javën që sh-koi, kundër këtyre tre çështjeve, tregoi se ka një grup shoqëror të interesuar që është kundër këtyre nismave absurde, të cilat çojnë në shkatërrimin e një hapësi-re publike të parikuperueshme mëpastaj: universitetit. Por, si gjithmonë, do ketë edhe një grup tjetër interesi (nga më të ndryshmit) që do përpiqet të bëjë skep-tikun, të anatemojnë dhe mundësisht të minojnë ende pa nisur mirë këto nisma për mbrojtjen e hapësirave publike, të të gjithë shoqërisë, edhe të vetë atij grupi “skeptik” që nuk arrin të kuptojë si dhe sa duhet interesin e tij. Dhe për ta përligjur “skepicizmin” e tyre, hamendësojnë lloj-lloj gjërash, thjesht për ta kompromen-tuar që në nisje këtë nismë. Pararojë në paranoja, për rastin konkret, janë sidomos drejtuesit e strukturave (jo-funksionale) studentore, ndoshta edhe pa dëshirën e tyre të plotë, por është akoma më keq që të jenë paranojakë me imponim. nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të kalosh pjesën më të bukur dhe aktive të jetës si i marrë “peng”, jo i lirë. Hamendësimet janë nga më të ndryshmet dhe më “kon-spiracionistet”, sa edhe David Icke do i kishte zili, duke nisur me hipotezën se

“studentët nismëtarë dhe organizatorë janë të politizuar ose të shtyrë politikisht”, për të kaluar tek “shfrytëzimi i tyre nga pedagogët”, dhe “paranoja e studentëve se universiteti na qënka në rrezik (në një kohë që nuk është realisht)”.

në një shoqëri kaq të politizuar partia-kisht, ose më mirë ta quajmë “shoqëri të partitizuar”, ku mund të quhesh i politi-zuar mjafton të përmendësh edhe vetëm fjalën “politikë” (!), ku (pothuajse) çdolloj nisme e mundshme (duhet të) ndërmerret nga partitë apo forumet e tyre, ku s’mund të ndërmarrësh iniciativa publike pa të të ngjitur nofkën “i politizuar”; është e pritshme të ketë anatemime e hamendësi-me të tilla. Por në këtë rast, ku transparen-ca ka qenë dhe është e plotë, dhe mund të kuptohet fare mirë se nuk ka asnjë lidhje “partiake”, këto nuk janë më dyshime, por kalojnë në sajesa paranojake. Duhet thënë se kjo nismë, sigurisht që ka të bëjë me diçka thelbësisht politike, se në fund të fundit është një politikë publike (vetë-financimi), por nuk është aspak diçka e “partitizuar”. gjithashtu, është një reagim që pranon dhe kërkon mbështetje sa më të gjerë shoqërore, sidomos studentore, qofshin apo jo në këshilla studentorë apo edhe këshilla rinorë, mjafton që të mbajnë distancë nga “partitizimi” i tyre gjatë akti-vizimit në këtë nismë; që për një herë të vetme të veprojnë dhe të tregojnë se janë studentë, që interesohen për institucionet ku arsimohen ata sot, apo të afërmit e tyre nesër. Pra, kjo lëvizje i ka dyert hapur për këdo, mjafton që ta lërë jashtë saj “partiti-zimin” (nqs është i/e tillë).

“Këta studentë shfrytëzohen nga një

grup pedagogësh, për interesat e këtyre të fundit...”. eh, sa mirë do ishte që një ha-mendësim i tillë të ishte i vërtetë! një grup pedagogësh e akademikësh që shërben si katalizator për të nxitur studentët që të kundërshtojnë një nismë që cenon, denigron, shkatërron institucionin e tyre të përbashkët të marrë-dhënies së dijes! Kjo do ishte ideale! Por realiteti nuk është aspak i tillë, dhe për këtë nuk besoj se ka shumë dyshime. Për arsye nga më kom-plekset, më të çuditshmet, më të pakuptu-eshme, stafet akademike dhe pedagogët e universiteteve publike shqiptare janë (fatkeqësisht) nga më pasivët, më të paan-gazhuarit, më të paorganizuarit, edhe kur u cenohen drejtpërdrejtë interesat e tyre, e jo më të luajnë rolin e organizatorëve, drejtuesve, apo “pararojës” së studentëve. e aq më pak akoma që të shfrytëzojnë këta të fundit!

Por kjo s’do të thotë që kjo nismë nuk ka lidhje me “shfrytëzimin”. Përkundrazi, ajo synon që t’i dalë kundër një shfrytëzimi të pamëshirshëm, të shfrenuar të privatit (që është njëkohësisht publik) ndaj publikut, me bashkëpunimin e kolaboracionistëve, të (vetë)zgjedhur duke vjedhur, si mbroj-tës të interesave pikërisht publike. Që të jemi të sinqertë, nëse sot do ishte gjallë (hipotetikisht) ndonjë figurë e rilindjes Kombëtare, do isha shumë dakord që nga taksat tona, nga kontributet tona, tu jepej një pension dhe ndihmë për kontributin që kanë dhënë, qoftë naum Veqilharx-hit apo edhe naim Frashërit, por që me djersën tonë, me mundin tonë, me gjakun tonë të financojmë biznesin marramendës të naim Çilit, kjo është një idiotësi dhe poshtërim kombëtar! Ky është shfrytëzi-mi që duhet të ndalojmë, ta kundërshtoj-më me sa dhe si mundemi, sa nuk është vonë...!

Pjesa tjetër e “skepticizmit” përqendro-het tek fakti se “të gjitha këto gjoja-rreziqe që i kanosen universitetit, janë paranoja të vetë studentëve, sepse në horizont nuk duket ndonjë rrezik konkret që i kanoset universitetit (a thua se rreziku do mishëro-het në ndonjë gogol a përbindësh, që me leva nëpër duar do rreket të shkallmojë muret e universitetit); se as vlera e diplo-mës nuk bie dhe as me pagesat e tarifave

nuk do ketë probleme përderisa do ketë një rimbursim nga shteti”, etj etj. Le t’i marrim me radhë, duke nisur nga tarifa e studimit. Duke qenë se qëllimi i reformës financiare ka të bëjë në thelb me vetëfi-nancimin, vetëmjaftueshmërinë, e institu-cioneve të arsimit të lartë, tarifa e studimit në universitetin shtetëror do rritet disa herë, në mënyrë që ky i fundit të mund të mbajë në këmbë vetveten. Aktualisht, në universitetet publike shqiptare, nga Shko-dra deri në gjirokastër, duke iu referuar edhe nismës së qeverisë për rritjen e ku-otave të studimit (diploma për të tërëëë!), studiojnë disa dhjetëra mijëra studentë, nga tarifat e studimit të të cilëve sistemi i sotëm i arsimit të lartë publik nuk qenka efiçent dhe i vetëmjaftueshëm! Pra, shteti merr pará (tarifat e studimit) dhe preten-don se kostot janë të papërballueshme. Po nesër, që nuk do marrë pará në dorë, por vetëm do rimbursojë studentët, nga do t’i gjejë këto pará për t’i rimbursuar ky shtet, që nuk ka mundësi tu japë pensionin in-validëve dhe as çurrakun pensionistëve?! Do t’i marrë nga kumbaraja gjigande me kursimet e naimit me emër të “europiani-zuar”, apo nga “xhepi i kombit” i Lul-it?! Apo, njësoj si për “rrugën e kombit”, do na kërkojë t’i falemi që e ndërtoi me lekë borxh, e pastaj duke na dhuruar ndonjë faturë mijëra euro t’na lërë të vrasim ve-ten në mes të këtyre rrugëve të kombit të privatizuar?!

e për të kaluar tek diploma: i bie apo nuk i bie vlera diplomës së universitetit publik... Ky është një muhabet “e lagu, s’e lagu”, pa lidhje me këtë kauzë. Ata që interesohen thjesht dhe vetëm për diplomën, ndaç me vlerë apo pa vlerë, e shikojnë universitetin si mjet për të arritur një qëllim (diplomimin), pas kësaj nuk ka rëndësi ç’bëhet me të, ose e thënë shqip “hodha lumin, të dhjefsha kalin”. ndërsa ne, të politizuarit e pa “partitizuar”, të sh-frytëzuarit që duam të lirojmë duart nga prangat që po na hedhin, që nuk duam të paguajmë borxhe për majmjen e derrave; nuk na intereson as thjesht diploma, e as thjesht vlera e saj! na intereson UnIVer-SITeTI, dhe na intereson për vetë faktin se është PUBLIK dhe duhet të ngelet publik, i publikut dhe për publikun!

Page 13: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 13

por që ka potencialin ta vetëzhvillojë ekzistencën e saj deri në kufirin e një duzine dimensionesh. Bukuri, ja ku e krijove dhe njeriun. Bëj dhe pak det, ca male, ca bimë, ca kafshë e ca lule, dhe lërja aty që të englediset e të mos mërzitet. Ki parasysh ama, këë qenie e ke krijuar për një qellim të caktuar që do të kristalizohet në një kohë më të vonë, por kjo qenie që ke krijuar ka tendencën e shkatërrimit të ambien-tit që e rrethon, bile dhe tendencën e vetëshkaterrimit. Me pak fjalë ten-denca e kësaj qenieje është të prishë çfarë ti ke ndërtuar. Është vërtet për tu habitur, po pikërisht në sajë të kësaj tendence kjo qenie ka perceptimin se vetërealizohet. A mund t’i bëjë të tilla gabime një zot? Këtë qenie, nje-riun, s’ke ditur ta bësh hiç konstruktiv. Ti i ke dhënë mundësinë të zhvillojë egzistencën në kufirin e një duzine dimensionesh, dhe ai e ka burgosur vetveten në ato tre dimensione në të cilat ti e krijove fillimisht. Kjo tregon mangësi kreativiteti, dhe mungesë af-tësish për të zhvilluar shqisa të tjera. Madje, edhe ato pesë shqisa me të ci-lat ti e krijove fillimisht, i përdor si mos më keq duke evituar pothuaj në mak-simum intuitën dhe ndjesitë. Si është e mundur një gjë e tillë? Mirë është të bësh një kontroll të shpejtë... Aha! Shiko-shiko! një tjetër race dimensi-onale, me inteligjencë shumë më të avancuar, paska ndërhyrë në evoluci-onin e qenies njerëzore. Të ndërhyrë, e çfarë të ndërhyre se... U paskan bërë një modifikim në kodin gjenetik njerëz ve, që ta zhvillojnë jetën vetëm me një pjesë të vogël të mundësive të tyre, dhe të influencohen lehtësisht sipas interesave të kësaj race që i ka modifikuar. U paskan çaktivizuar mënyrat e aksesit të dimensioneve shtesë, dhe u kanë dhënë akses për të zhvilluar vetëm një përqindje të vogël

Sprove

Delet dhe bariu - një analogji e thjështëOrion Garo

Imagjino për një çast se je një kafshë, le të themi, një dele. Dhe jeton në një kope, bashkë me një

tufë delesh të tjera, që ruhet nga një bari dhe një qen stani. Lugina ku ti ku-llot ka gjithçka që ty të nevojitet: barin e gjelbër që shtrihet në fushën e gjerë e të paanë, mbrojtjen dhe sigurinë (nga qeni i stanit) dhe udhërrëfimin (nga bariu). natyrisht ke dhe shoqëri mjaft të mirë nga delet e tjera, e jeton në qetësi e paqe me to. Ti duhet të jesh një dele e lumtur, ashtu siç janë të gji-tha delet që të rrethojnë.

Megjithatë, ti je një dele disi kurioze dhe dyshuese në krahasim me delet e tjera. Për me tepër ka ca kohë që ke një ndjesi jo të mirë në jetën tende, që nuk e ke pasur më parë. Dhe qëllon që të pyesësh ndonjëherë veten: – Çfarë dreqin bëj unë këtu në këtë luginë “të gjelbër e të begatë?” Ka ndonjë qëllim të qenies time këtu? Unë vërtet kam bar sa të dua në këtë luginë, po kur dua të kullot tek ajo lugina tjetër atje tej, pse nuk më le bariu? Bariu është vërtet një qenie shumë më inteligjen-te dhe e ditur se unë, dhe ka të drejtë të shpërfille mendimet e dyshimet e mia. Ai di të merret me aktivitete që unë as që i konceptoj dot, si shkenca, arti, e krijimtaria. Atëherë, ç’interes ka ai të na rrisë e mbarështojë ne? Përse vallë mund t’i duhemi ne – qenie kaq primitive – atij që është një qenie kaq e realizuar? e vërtetë, mua dhe shoqet e mia ai na mjel për qumështin dhe na qeth për leshin. Kjo shpjegon në një fare mënyre interesin e tij për ne. edhe shumica e deleve të tjera këtë më thonë… gjithsesi, ka diçka që s’më bind. një dite një dele e vetmu-ar, me një pamje disi të çuditshme më ka thënë që pasi në kalojmë moshën e pjellorisë dhe nuk kemi me rendiment në prodhimin e qumështit, na ndajnë nga tufa, na hipin në një kamion, dhe na dërgojnë në një qendër sakrifi-kimi. Unë fjalën “sakrifikim” nuk e kuptoj, po s’më tingëllon si gjë e mirë. Kur ua thashë këto gjëra shoqeve të mia ato filluan të qeshin me mua. Ato më thane që bariu na do shumë, dhe s’do të lejonte të na ndodhte asgjë e keqe (fjalë që më janë thënë e stërt-hënë që nga koha kur kam qenë një qingj i vogël). Megjithatë disa fakte janë vërtet kokëforte. Shumë nga de-let e vjetra nuk janë më midis nesh. Dhe mua disa herë më ka qëlluar të shoh me sytë e mi sesi çdo javë, një apo dy dele të vjetra bariu i ndan nga tufa. e keqja është se kur mundohem t’u hapëm shoqeve për këto dyshime të miat, ato më shpërfillin. Madje më

kanë thënë që tashme kanë filluar të bezdisen nga këto “tema konspirati-ve” që kam filluar të hap. Kështu që dhe unë, dua s’dua, detyrohem të rri urtë. gjithsesi, një ndjesi brenda meje më thotë që gjerat nuk janë ashtu siç më janë thënë e stërthënë përgjatë gjithë jetës, dhe ashtu siç shumica e shoqeve të mia mendojnë... “Fatmi-rësisht” ti nuk je aspak një dele, por një qenie njerëzore, qenia më e zhvi-lluar dhe më komplekse e këtij plane-ti. Për çudi nuk ka ndonjë shpjegim logjik për këtë “dhuratë të rrallë” që të ka bërë natyra, dhe për më tepër kjo s’është aspak merita jote. Thjesht zhvillimi yt si qenie i atribuohet kom-pleksitetit gjenetik që është shumë më i avancuar tek ty, sesa tek kafshët. gjë e mirë që je njeri e nuk je dele, se po të ishe dele me siguri do për-fundoje në ndonjë qendër sakrifikimi edhe ti. Është njësoj sikur nëna na-tyrë rrotulloi ruletën dhe fati për të qenë njeri të ra pikërisht ty. “S’ka si të ishte ndryshe!” do të që përgigjia e arrogancës njerëzore. Për fat të keq harrojmë se kjo arrogancë është po aq primitive në koncept sa dhe vetë fati gjenetik i asaj deles. Është për t’u habitur sesa primitiv tregohesh ti, qenia më “komplekse e globit,” kur e vë veten në piedestailin e qenies më komplekse pa pasur në dorë asnjë fakt apo të dhënë mbi kufijtë e mun-dësive të kompleksitetit në këtë pla-net, sistem ndërplanetar, galaktike, apo univers.

Tani, imagjino për një çast se je me të vërtete një entitet tepër kompleks, le të themi, një engjell apo një zot (siç e shpreh gjuha e besimit). Dhe ke dës-hirë të krijosh një planet Toke diku në një X sistem ndërplanetar, e ta popu-llosh me një qenie inteligjente të ma-terializuar nëpërmjet lëndës dhe të bazuar në tre dimensione themelore,

të trurit. Po ashtu kanë sjellë Hënën në një orbitë rreth Tokës, për ta përdorur si qendër transmetimi për bandën e frekuencave të realitetit holografik në të cilin njerëzit kanë iluzionin se jetoj-në. Hmmm... Po nga dreqin mbiu kjo racë më e përparuar? Do ta ketë kriju-ar ndonjë zot tjetër. ose mund ta kesh krijuar edhe vetë ti, dhe s’të kujtohet tani. Pak rëndësi ka kjo. rëndësi ka që raca njerëz ore s’duhet të vazhdojë të evolojë kështu, se mund të prishë goxha punë në këtë qoshe të universit. Plus që s’ka pse të vihet nën zgjedhë nga një racë tjetër, thjesht sepse është më primitive se kjo e fundit. Ajo raca tjetër me inteligjencë më të avancuar le t’ia dalë vetë, s’ka pse të mbajë nën vargonj racën njerëzore për interesat e saj që në fund të fundit janë fare të parëndësishme dhe mbeten vetëm në kufinjtë e dimensioneve. Kanë ne-vojë për arin monatomik për telepor-timin përmes hapësirës dhe kohës? Ta gjejnë vetë mënyrën e sigurimit të tij; s’kanë pse përdorin njeriun. njeri-un e ke krijuar për të zhvilluar të tjera funksione. gjithsesi, tani ke në dorë krijimin e një tjetër qenieje dimen-sionale, problemit të njerëzve do t’u kthehesh pak më vonë, ndoshta mbas nja 70-80 mijë vjetësh tokësorë. Deri atëherë, të bëjnë si të bëjnë.

Për fat të keq ti nuk je aspak një zot, apo jo. Je thjesht një njeri, dhe tani jo vetëm që nuk ndihesh qenie e zhvillu-ar e komplekse, por përkundrazi ndi-hesh primitiv, i parëndësishëm, dhe për më tepër, nën zgjedhë. gjithsesi mos u dëshpëro se ka dhe me keq. Mund të ishe fare dele e të përfundoje si mish i konservuar në ndonjë super-market...

Çka lexove deri tani mund të të duken thjesht fantazi të përziera me trillime. Fantazia mund të ekzistoje vërtet në rreshtat e mësipërm, po kur ajo mbështetet në copëza evidence që shkenca standarde nuk i jep dot shpjegim, shkakton trazime rrënjëso-re që i kundërvihen me forcë per-ceptimit të deritanishëm të jetës që jetojmë dhe botës ku jetojmë. Librat e shenjtë të besimit si Bibla e Kur’ani predikojnë se besimi e devotshmëria ndaj Zotit duhet të jenë të plota e pa kushte. Po pse vallë të ketë kaq shumë nevojë Zoti i gjithëpushtetshëm për besimin tonë kur Ai fare mirë mund të bëjë edhe pa të? edhe në qoftë se besimi ynë do të që kaq i nevojshëm për Zotin, a nuk do të që zgjidhje më efikase që Zoti ta vërtetonte praninë e tij nëpërmjet një evidence logjike, lehtësisht të deshifrueshme nga tru-ri kritik i njeriut? Po të vesh veten në pozitat e një zoti të gjithëpushtetshëm,

natyrshëm del në përfundimin se be-simi i krijesave të tua në faktin se ti i ke krijuar ato dhe se ti ekziston, është fare i panevojshëm për ty. e nëse vër-tet ka një Zot të gjithëpushtetshëm, ndoshta Ai ka zgjedhur të bëjë gjënë më të thjeshtë e racionale; na ka lënë të orvatemi për aq kohe sa është e nevojshme për potencialin tonë të kuptojmë e vërtetojmë se Ai ekziston. Megjithatë, institucionet e dy besime-ve të mëdha, Krishterimit dhe Islamit, kanë bërë historikisht, dhe vazhdojnë të bëjnë, përpjekje vigane që njerë-zit e thjeshtë të besojnë verbërisht në një entitet të paperceptueshëm nga botëkuptimi njerëzor. A nuk përngjet kjo e vërtetë me një shtypje të liri-së e potencialit njerëzor dhe me një indoktrinim të imponuar? Dhe kur mendon që kjo shtypje dhe ky indok-trinim i imponuar bëhet nga njerëz si gjithë të tjerët (që kanë qëlluar të jenë në funksionet e larta të këtyre in-stitucioneve të kultit, apo që janë vënë në këto funksione për t’i shërbyer një morie interesash të larta që mund të kenë të bëjnë së paku me pushtetin apo paranë) dhe që nuk përzgjidhen aspak nga masa e madhe e njerëzve besimtarë, atëherë arrin të kuptosh shkallen e vërtetë të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. natyrshëm lind pyetja: kujt i intereson kjo shtypje e lirisë e potencialit njerëzor, dhe pse? Me siguri kjo pyetje e ka munduar arsyetimin kritik të njeriut për she-kuj me radhë, e ndoshta do të vijojë ta mundojë edhe për shumë të tjerë. Megjithatë kristalizimi i përgjigjeve për disa nga misteret më të mëdha të ekzistencës njerëzore tashmë ka fillu-ar. Mjafton të hapim sytë rreth e rrotull gjurmëve të civilizimit tonë, dhe do të vëmë re se mjegulla e misterit dalën-gadalë po fashitet. Ky fakt duhet të na ngrohë, megjithatë ato përgjigje që mund të marrim lidhur me pikëpyetjet mbi ekzistencën tonë nuk sigurojnë aspak eliminimin e shtypjes që i është bërë e vazhdon t’i bëhet lirisë dhe po-tencialit njerëzor. Dhe nëse nuk arrij-më të kuptojmë fillimisht se nga kush vjen kjo shtypje, dhe ta kërkojmë këtë entitet përtej botëkuptimit tonë aktual (e fatkeqësisht të mangët), nuk do të arrijmë dot të dalim nga verbëria “tre-dimensioneshe” në të cilën gjende-mi të burgosur tashmë prej dhjetëra shekujsh. Për sa i përket evolucionit biologjik njerëzor, tashmë pranohet nga shumëkush që përdor logjikën e racionalitetin se njeriu i parë nuk u krijua nga balta në kopshtin e edenit, siç shkruhet në Bibël e në Kur’an. Bi-bla e Kur’ani janë gënjeshtra – ku dhe e vërteta përfshihet – por në fund të

(VIJON NE FAQE 15)

Page 14: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 14 Kinema

Procesi Paradine si paradigmë

Alain Brossat

Dora gjeniale e Hitchcock-ut në këtë film, dallon në fabri-kimin e një “fabule” në të

cilën çështja e rivalitetit seksual (dy burra që luftojnë në distancë për të njëjtën grua) dhe ajo e luftës së lloje-ve njerëzore ndërthuren në mënyrë të përkryer. Për një kineast i cili s’ka pasur ndonjëherë reputacionin e një radikali apo ekstremisti, fabula është e një mprehtësie politike mahnitëse: Drejtësia, me gjithë pompozitetin, ceremonialin dhe presupozimin e paanësisë, duket si një mënyrë e pa-stër për të paraqitur një përfaqësues të vlerësuar e plot talent të llojit të “zotërinjve” (apo patricëve) tek ten-ton të fitojë ndaj rivalit të tij, një për-faqësuesi të llojit të “shërbëtorëve” (apo plebenjve) - dhe kjo, për një ar-sye krejt tjetër ndaj çështjes në fjalë: pra, më tepër për zotërimin e një gru-aje, sesa për qartësimin e rrethanave të dyshimta të vdekjes së një tjetër përfaqësuesi të klasës së zotërinjve - kolonelit të verbër.

nga këndvështrimi i motivit të tij

kryesor - luftës së pashtershme të llojeve njerëzore si memorial i asaj që ne, modernët e quajmë shpesh “lufta e klasave”, - Procesi Paradine bën pjesë në një gjenealogji “të pa-dukshme”, por megjithatë lehtësisht të dallueshme për atë që i kushton vëmendje. në këtë regjistër, ai na sjell ndër mend Dasmën e Figaros, Zhak fatalistin dhe mjeshtrin e tij, Të Kuqen dhe të Zezën, Lartësitë e Wuthering, Dashnorin e Zonjës chatterlay, Zotin Puntila dhe shërbëtorin e tij Matti, Aventurat e ushtarit të mirë Shveik; apo nga kinemaja, më pranë nesh, një film si The Servant të Joseph Losey. Procesi Paradine është një film mbi konfliktin e pakapërcyeshëm që vë përballë zotërinjtë dhe shërbëtorët, në një luftë për vdekje (në rastin kon-kret - dy - ose më saktë tre - të vde-kur), që përball patricët dhe plebenj-të - referenca e romës së lashtë nuk vjen rastësisht. Është një vepër që pa-raqet paragjykimin e klasës dhe për-buzjen sociale në format e tyre më të hapura dhe të qarta, të sigurt se janë në të drejtë (në anën e “atyre lart”, të “fitimtarëve të Historisë”).

Me siguri, ajo që avokati ynë i ri

dhe i pashëm nuk duron dot, është më tepër ideja që ajo mund të prefe-

rojë një njeri të thjeshtë nga populli, shërbëtorin e burrit të saj të ndjerë që ajo tradhton, duke krijuar kështu një tmerr të madh në plot kuptimin e fjalës, sesa fakti që dashuria e pa-pritur për vejushën e bukur mund të mbetet pa përgjigje. Ka një fakt mospërshtatjeje (disconvenance) so-ciale, siç e quan Beaumarchais, që për të është njëherazi i patolerueshëm dhe i pakuptueshëm. Ky pra, është një film mbi dhunën e marrëdhënie-ve klasore, si ajo bëhet pjesë, jetohet dhe vihet në veprim nga individët - një dhunë pa kufij përderisa patrici qëllimisht e shtyn rivalin e tij deri në vetëvrasje. Dhe, pas një momenti të shkurtër lëkundjeje dhe rrëmuje, në fund të filmit, na tregohet se si juristi ynë e rigjen vendin dhe rangun e tij mes klasës, profesionit dhe familjes, duke harruar kështu shpejt pasionin e paarsyeshëm për gruan fatale, të ci-lën me hovin e tij e çon pa dashje drejt dënimit me varje.

Këto motive, siç po thoja, nuk janë

të rralla - në romane, teatër, kinema. e veçanta këtu, është mënyra se si Hitchcock e “ngarkon” Drejtësinë, aparatin e drejtësisë, në demonstri-min e saj. në fakt, fabula radikalizohet ndjeshëm teksa filmi tregon mënyrën se si marrëdhëniet e klasave dhe lufta për vdekje e llojeve rrethojnë hapësirën e procesit, korruptojnë ce-remoninë e Drejtësisë dhe tallen me mitin e paanësisë së Drejtësisë (Drej-tësi me sy të lidhura, ironi e heshtur e paimitueshme e Hitchcock-ut që nuk do të thotë Drejtësi e paanshme, por Drejtësi e verbër). Duke shfrytëzu-ar të gjitha mundësitë që jep sistemi anglo-sakson i marrjes në pyetje nga oponenti (cross-examination), avo-kati e kthen sallën e gjyqit në mjet për t’i treguar vendin plebeut, duke e akuzuar ashpër, duke e provokuar, poshtëruar, duke e ridërguar në ori-gjinën e tij “të ulët” (të huaj, për më te-për) duke ju drejtuar me mospërfillje në emër (“Latour!”) pa forma të tjera më etike, ndërkohë që tjetri është i detyruar t’i përgjigjet me “Po Zotëri”

ose “Jo Zotëri”, duke vënë kështu në dukje ndryshimin social.

gjëja befasuese për ne që jemi mësuar me një tjetër ceremoni të Drejtësisë, është se në këtë rast, dhu-na e paragjykimit dhe arrogancës së zotërinjve vihet në gojën e avokatit dhe jo të prokurorit apo presidentit të jurisë. edhe më befasuese është mënyra se si regjisori ndërton një lloj sfondi të dyfishtë në film: nën dukjen e një “drame” të ngritur rreth motivit të përjetshëm të rivalitetit në dashu-ri, të pasionit që errëson gjykimin, të xhelozisë etj., Hithchcock ngre një padi jashtëzakonisht të fuqishme kundër shoqërisë së zotërinjve dhe mënyrës se si ata manipulojnë edhe institucionet më të nderuara për të arritur qëllimet e tyre personale; një “shoqërie të mirë”, prototipet e së cilës janë gjenerali i verbër (i traj-tuar sipas një programi të vecantë, shoqëruar me pikturën e lartë), një kryegjyqtar cinik dhe epshor (“njerë-zit për së mbari nuk vriten me njëri-tjetrin!”), disa të shpunësuar elegan-

të... një “shoqëri e mirë” e zhytur në paragjykime dhe rutinë, e cila mër-zitet (mbrëmja te Presidenti i jurisë), por që mbi gjithçka aspiron që asgjë të mos ndryshojë. Pasi i huaji që solli skandalin të jetë degdisur në të Për-tejmen, këta njerëz të mirë do mund të rinisin të merren me punët e tyre zakonshme: dreka në qytet, fundjava në pronat e tyre pranë liqenit, pushi-me në Venecia etj.

Është interesante të ndalemi një çast në atë që përbën nyjen e fabulës së imagjinuar nga Hitchcock, e cila do të vendoset në proces: intriga lidhet aty ku për shkak të një ngatërrese, ta-kohen, “përzihen” dy speciet sociale të cilat në gjendjen normale të gjëra-ve, nuk do duhej kurrë të “prekeshin” e aq më pak të përzienin fatet e tyre - secili do duhej në vendin e tij, në punën e tij, sipas meritës ose munge-sës së meritës. Le të kujtojmë skenën ku Latour hyn në dhomën e Keane te hoteli në fshat: këtij të fundit i duhet të marrë përsipër t’i propozojë shër-bëtorit të ulet dhe t’i ofrojë një cigare

(VIJON NE FAQE 15)

Page 15: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 15Kinema

(VIJON NGA FAQE 13)fundit mbeten gënjeshtra të krijuara me qëllimin e thjeshtë për të mbajtur jetët e njerëzve brenda kornizave të verbërisë. Teoria Darviniane e evolu-cionit të species me siguri është një tjetër sistem kangjellash burgosje-je (i ndërtuar për “ateistët,” përpa-rimtarët, dhe ata që nuk e identifikoj-në veten me fenë e besimin, apo ata që e shohin me përçmim dimensionin shpirtëror të ekzistencës) dhe nuk është aspak bindëse kur vjen puna tek disa pika të forta evidence të cilat e kundërshtojnë katërcipërisht. edhe për këtë teori ka indkime të forta se historia është shtrembëruar, dhe kjo është bërë për të njëjtin qëllim, pra për të mbajtur njerëzit në verbëri. Si është e mundur që civilizimi i parë i njohur nga arkeologjia, ai i Sumeria-nëve në Mesopotami (Irakun e sotëm jugor) u zhvillua aq vrullshëm brenda një kohe fare të shkurtër, nga njerëz që më parë jetonin në primitivitet to-tal në fise e në fshatra, sipas shkencës moderne? Si ka mundësi që ai civili-zim, i vetëm, i themeluar nga asgjëja, arriti t’i japë njerëzimit: dokumenti-met e para të shkruara (pllakat su-meriane), matematikën, astronominë,

mjekësinë, fillimet e kultit, politikën, praktikën e ligjit, etj? Si është e mun-dur që në ndryshim nga “primatët” tanë të drejtpërdrejtë, majmunët, të cilët kanë 48 kromozome në infor-macionin e tyre gjenetik, ne njerëzit kemi 46? Si u zhdukën 2 kromozome kaq papritur, dhe pse pikërisht tek specia jonë? Si është e mundur që përgjatë dekadave të fundit arkeo-logët kanë nxjerrë në dritë skelete qeniesh gjigande që arrijnë lar-tësi mitologjike prej 12-13 metrash dhe që nga struktura e skeletit janë identike me qeniet njerëzore (me përjashtim të numrit të gishtërinjve të gjymtyrëve i cili është 6 për çdo gjymtyrë)? Si dhe pse u zhdukën këto qenie disa mijëra vite më parë? Si shpjegohet që shkenca ka zbuluar se në rrënojat e para 4000 vjetëve në Pakistanin e sotëm është gjetur evi-dencë për shpërthime atomike? Për ç’arsye të gjitha këto të dhëna shken-core (që janë copëza të vyera të një mozaiku kaq të pakonceptueshëm – për mendjet tona të vogla – të një të vërtete të lashtë e mistike) përbalten me kaq egërsi nga skepticizmi i sh-kencës dhe medias se uzurpuar nga

dinastia e re e faraonëve të urdhrit të ri botëror? Vërtet nuk është në gjendje njerëzimi të shohë rikthimin modern të kryqëzatave, heretikëve, inkuizicionit, dhe djegieve në turrën e druve? Mendjet e njerëzve duhet të arrijnë të përtypin faktin se qenia njerëzore është pjesë e një hierarkie kozmike qeniesh. eterit tanë të lashtë e kanë ditur më se miri këtë, dhe e kanë të paraqitur në çdo shkrim an-tik, hieroglif, pikturë, skulpturë, reli-ke artistike pamore, dhe gojëdhënë. njerëzit e lashtë nuk i ndërtuan pi-ramidat, apo struktura gjigande të tjera si Stonehenge e Pumapunku me dalta prej guri. Teknologjinë e siguruan diku, dhe ato entitete nga të cilët e siguruan i quajtën zotër e i për-jetësuan nëpër gojëdhëna e legjenda. Është e thjeshtë të kuptosh sesi disa njerëz primitivë janë manipuluar dhe janë bërë të besojnë se perëndite zbriten nga qiejt e jetuan mes tyre. Është e hidhur ama të mendosh se në njerëzit modernë kemi mbetur po aq primitive, dhe vijojmë të manipu-lohemi po aq lehtësisht. Me kohë do të arrijmë të kuptojmë se civilizimi ynë është ngritur mbi rrënojat e dy

civilizimeve shumë më të përparuara se ky i yni (Lemuria dhe Atlantis) të cilat nuk kanë pasur asnjë lidhje me specien tonë. Me kohë do të arrijmë të kuptojmë se Toka në lashtësi ka qenë një laborator eksperimentesh gjenetike të paimagjinueshme, dhe se vetë ne, raca njerëzore jemi pro-dukti final i këtyre eksperimenteve. Fatkeqësisht ky produkt final është konceptuar (që në fillim) dhe pro-gramuar për të mbetur një “kope delesh” dhe për të mos zbuluar apo dyshuar mbi qëllimet e fshehta të “bariut.” Pasi s’është e nevojshme të dinë delet se për çfarë tjetër i duhen bariut, përveç, bie fjala, qumështit dhe leshit...

ndryshimi nga koha e lashtësi-së qëndron në faktin se “barinjtë/zotat” e kanë shfaqur me krenari “madhështinë” e tyre, ndërsa tani në kohët moderne e fshehin atë plotësisht, duke lënë në udhëheqje pinjollët e tyre, të ashtuquajturit “blu-ebloods” – ata me gjakun blu, ose Iluminatet. Por ama prezenca dhe ndi-kimi i “barinjve/zotave” mbretëron kudo: në librat e shenjtë të besimit dhe misteret e kultit, në muzikë, në

influencën hollivudiane, në një pafun-dësi simbolesh që përjetësohen në ndërtesa qeveritare, struktura inx-hinierike, obelisqe, emblema insti-tucionesh, simbolizma artistike kar-tmonedhash, etj... ndoshta kthesa e madhe mund të filloje me ty, dhe me ndryshimin e mendësisë tënde për tu bërë një “dele” pak më kurioze. Mjafton të vëzhgosh pak me kujde-sshëm rreth-e-rrotull, dhe ta sho-hësh realitetin ku jeton në një kënd pak më të ndryshëm vështrimi, për të dalluar rrjetën e merimangës brenda së cilës njerëzimi përpëlitet prej shekujsh, që nga lashtësitë. Dhe do të vazhdojë të përpëlitet kështu për sa kohë në njerëzit do t’i kthej-më krahët principeve të vetme që na bëjnë të ndihemi njerëz: përmbushjes shpirtërore, mirësisë, dhe dashurisë pa kushte.

Të ftoj të kërkosh dhe studjosh më tej punët e:

Erich von Daniken, Zecharia Sitchin,Michael Tellinger, Giorgio Tsoukalos, Jim Marrs, etj.

(të cilën ai e refuzon, madje me guxim të tepruar - si një plebe i revoltuar e i panënshtruar). Por, ky gjest i thje-shtë, t’i propozosh shërbëtorit të ulet pranë, është në fakt krejt i pazakontë, sepse ky është një gjest që ia barazon kushtet dhe ne e ndjejmë angështinë si te njëri, ashtu edhe te protagonisti tjetër i skenës.

Vazhdojmë: nyja e intrigës, është thjesht fakti se Keane gabimisht besoi se Znj. Paradine është një grua e sërës së tij - një gabim logjik, meqë i shoqi i saj i vdekur, me titullin dhe shtëpinë e tij prej çifligari, paraqet të gjitha garancitë e përkatësisë së llojit të pa-tricëve. e meqë bukuria magjepsëse e të huajës e bind edhe më shumë, Keane do bëjë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar atë ku drejtohen të gjitha shenjat dyshuese, duke akuzu-ar kështu shërbëtorin rebel. në asnjë moment, magjia e dashurisë së pa-pritur dhe e “kristalizimit” (Stendhal) nuk do kish luajtur rol, në rast se që në takimet e para Keane do kish ditur ç’të priste nga Znj. Paradine: një aven-turiere me origjinë të turbullt, një ple-be të maskuar, e aftë të mashtrojë falë qëndrimit të saj dhe sjelljeve të mira.

Është ky konfuzion mbi personin

e saj, mbi njollën e origjinës së saj sociale që do të prodhojë një varg çrregullimesh zinxhir, fundi i të cilave është katastrofa e procesit. Vihet re se n.q.s. Keane nuk heziton për asnjë moment të fajësojë Latour (emër ky i një shërbëtori dhe shoqëruesi të Mar-kezit de Sade, meqë ra fjala, humor i këndshëm i Hitchcock) për të nxjerrë të pafajshme muzën e tij, ky i fundit, nga çdo këndvështrim është tërësisht i sakrifikueshëm - homo sacer - në

gjendjen e tij prej shërbëtori të pa-bindur të shtresës së ulët - me një jetë pa asnjë vlerë. nga njëra anë dashuri pasionante e marramendëse, nga ana tjetër një urrejtje instiktive dhe e pas-hpjegueshme për klasën e tjetrit.

edhe një herë, guximi befasues i

Hitchcock-ut në këtë film, konsiston në kthimin e gjyqit në pikë konden-simi ekstrem të intensiteteve sociale, politike e afektive, të lidhura rreth kë-saj figure - larje hesapesh, me ç’rast plebeu i revoltuar bëhet zap dhe rre-gulli i lojës riafirmohet. ceremonia e Drejtësisë kthehet para syve tanë në larje hesapesh, në gjueti ndaj njeriut, në një tjetër rast që zotëria të riafir-mojë refuzimin për të ndarë çfarëdo qoftë me shërbëtorin e tij. Mirëpo, në këtë traditë të rëndësishme të kine-masë anglo-saksone dhe amerikane, procesi, gjykata dhe ceremoniali i Drejtësisë janë vendet dhe ritet ku mirëfilli kremtohet institucioni demo-kratik si “vatër e kuptimit” (“foyer du sens”), në marrëdhëniet e tij të ngush-ta me debatin e lirë, parimin e barazi-së përpara ligjit, sovranitetin popullor etj. në Procesin Paradine, Hitchcock përdor këtë formë të njohur (Twelve Angy Men, Young Mr Lincoln etj) dhe e përshtat për të na treguar thjesht këtë: çdo Drejtësi, në thelb është drej-tësi klase, bëhet fjalë pa përjashtim për përfaqësues të çertifikuar të spe-cies së zotërinjve të thirrur për të ven-dosur për fatin e plebës - më tepër se për të qartësuar një çështje kriminale, për të fajësuar njërin apo tjetrin.

Dihet se kinemaja e Hitchcock-ut është një kinema e shqetësuar nga temat e fajësisë, pafajësisë dhe të “ndërrimeve” apo ndërveprimeve

mes tyre, por këtu situata merr një kthesë të papritur: Drejtësia, gjykata dhe procesi janë hapësirë-koha ku skllavi i panënshtruar, i fajshëm apo i pafajshëm, pak rëndësi ka, nuk do të ketë asnjë mundësi për të kërku-ar të drejtën e tij, pozicionin e tij, për të shprehur argumentet apo për t’iu njohur dinjiteti personal. një demon-strim i tillë bëhet me anë të gjuhës: fuqitë e saj janë të gjitha të kontrollu-ara nga zotëria, në të kundërt nga ra-stet e veprave të frymës emancipuese të Lumière-ve, në fund të shek të XVI-II-të: te Beaumarchais, Diderot, gjuha, fjala, janë elementë me të cilët shër-bëtori afirmon emancipimin e tij - në të gjitha lojërat verbale ku përballen, Figaro dhe Zhak ia kalojnë zotërinjve përkatës. ndërsa Latour, në bankën e dëshmitarëve, gjendet i tëri i kapur në një dispozitiv totalisht të kthyer kun-dër tij dhe që e shndërron pak nga pak dhe pareshtur në të akuzuar.

Me një mprehtësi të pabesueshme, Hitchcock e shmang atë që mund të ishte thjesht një film gjyqi i spërka-tur me romantizëm pak kitsch, për të shkatërruar mitin e Drejtësisë së paanshme, dhe mbi të gjitha për të paraqitur figurën e të ndryshmit që shqetëson çdo ceremoni të Drejtësisë: sepse ai flet një tjetër gjuhë nga ajo e atyre që e gjykojnë, sepse ai nuk i njeh marifetet e aparatit të Drejtësisë që e ka kapur, sepse arsyet dhe moti-vet e tij janë thelbësisht të paartikulu-eshme në këtë kuadër, sepse atij i du-het të vihet në lëkurën e fajtorit; gjatë këtij procesi që nuk është as proçes i veti, plebeu do të ndjejë vazhdimisht që Drejtësia përvidhet, që diçka nuk shkon, që rregullat e lojës nuk respek-tohen - dhe kjo vlen cilido qoftë moti-

vi për të cilin gjykohet.Kjo është një pikë ku Foucault është

rikthyer me ngulm dhe që mbështet gjithë llojet e filmave dokumentarë, të tillë p.sh. si të raymond Depardon, apo më mirë akoma disa rubrika të rralla shkeljesh flagrante që gjenden nëpër gazeta (Libération, Le canard enchaîné): në ceremoninë e Drejtësi-së, ka diçka thelbësore e cila vazh-dimisht dhe strukturalisht qëndron jashtë sferës së Drejtësisë, dhe kjo gjë është pikërisht dhuna e raporte-ve klasore e cila investon dhe kapër-cen në mënyrë sa të fshehtë aq edhe

ngulmuese çdo lloj procesi, duke prodhuar e riprodhuar pa fund ndar-je mes gjykuesit dhe të gjykuarit, e cila vjen të na kujtojë shkujdesshëm se filmi i Hitchcock s’është veçse një figurë e ndarjes mes zotërinjve dhe shërbëtorëve. një ndarje e shënjuar simbolikisht nga “i nderuar” që pa-raprin ritualisht mbiemrin e avokatit në gojën e shokëve të tij, ndërsa shër-bëtorit i privohet edhe atributi ele-mentar “Zoti” para mbiemrit...

Botuar në “Philosophie et ciné-ma”, L’Harmattan, Paris 2011Përktheu: Bora Ylli

(VIJON NGA FAQE 14)

Page 16: Gazeta Nr. 52

E mërkurë,25 janar 2012 16 Arte

Krenar Zejno“Gomari ecte plot zell, ndjekur nga har-

buti me kamzhik në dorë. Zotnia kokorrosh i gjendur atypari, i thotë

këtij gomari: “ju uroj një vit të mbarë e të lumtur”.

Gomari vijon zellin. Zotëria: “ah, qen i qenit, po të të kisha

dhuruar ndonjë top muti, do t’i kishe marrë tërë endje erë e mbase

kullufitur. Edhe ti mor mik i padenjë i jetës sime të

trishtë, publikut i ngjason të cilit kurrë si duhen dhënë parfume

delikate, pse na e acaron, por veç plehra të përzgjedhura me

kujdes”. Charles

Baudelaire

gjithçka njohim përmes shqisave sh-kon dhe para shqisave na paraka-lon, si reshta parade para podiumit,

duke e kapërcyer ndjesinë shqisore për të mbërritur kështu tek gjëja apo simboli që ajo përfaqëson. Prandaj, edhe nën mrekullinë e nuhatjes, nuk ka si mbetemi vetëm tek ndjesia e erës, por na mbin konkretisht në mend edhe objekti prej nga vjen, vetë lënda që e fluron atë: në rastin konkret, muti. Meqë perceptimi shqisor në përgjithësi - ngjyrë, shije, urra a zhurmë, dhe të prekurit, janë tepër të kufizua-ra – pra, monokromatike (përgjithësisht ngjyrë e tonalitete në gri), monomenu (përgjithësisht fasule dhe derivate të saj), monomelodi (për-gjithësisht balada në kor brohoritjesh), mono-toni prekjeje (përgjithësisht të njëjtat objekte e sende), që edhe kur shtyn gabimisht portën e komshiut, në terr e gjendje të dehur nga e njëj-ta pije, preken të njëjtat orendi, të cilat edhe në gjendje të esëllt, zor se mund t’i dallosh si të ndryshme nga të shtëpisë tënde.

- Mjaft, dreqin, ç’duhen këto teorira, xha-nëm!

- Dakord, po është interesante ama! edhe këtu, e vetmja gjë që mund të të ndihë është era e ndryshme e halesë që gjeneron nga muti çuditërisht i ndryshëm, me variacion dhe identitet të spikatur familjar. Çdo kat në pallat ka variablin e vet, erën e tij të mutit.

Por, jo rrallë, ngjet të llokoçiten dhe përzi-hen erërat me njëra-tjetrën. njëra erë shpuese me karakteristikën shquese të familjes tjetër. Sidomos kur pikon shurra pikë-pikë, si torturë kineze, shkak plasaritjes së gizës së sifonit, prej dyshemesë së katit sipër te tavani i atij poshtë. ndërsa kur çahet si gojë, ia plas dhe muti vetë. Pëlcet!

Menjëherë familjari kërkon leje për nevoja imedite në qendrën e punës, sepse i ka plasur muti në guzhinë, biles po avancon drejt dho-mës së gjumit.

Vrojtohet një përpikmëri e hatashme në këtë ekzekutim, si dhe era e thekshme që ndërzehet gjithashtu me glasat e pulave dhe gjeldetit të vitit të ri ngujuar në banjo.

e në këtë trajtim shqisor, i bie që muti duhet të ketë atribute të ndryshme nga lëndët e tjera që përcjellin shije moniste.

Ulluku i familjes së katit të mësipërm çan dhe çelet në tavanin e familjes së mëposhtme, del në pah si molla e Adamit.

Kur rasti e sjell të gjendesh me femër në kushte dhome, të mbetet i pashlyeshëm në mendje imazhi sipër kokës, që kur je shtrirë duket disi më lart, i sifonit të shtëpisë. ndosh-ta edhe nga frika mos ia beh i zoti... dhe, po të proftasësh të vishesh me shpejtësinë e erës, duhet të bësh si çirak hidrauliku komunaleje, që të paska dërguar si mirëmbajtës për të ve-rifikuar gjendjen e ullukut të shkarkimit. Me shpresën që tjetri, ose ta besonte këtë, ose të bënte sikur.

Frika sajon edhe kombinime t’lezetshme

parandjenjash e fantazie, që marrin formën e kallëpit të ullukut. Pikërisht, për të hamen-dësuar e parashikuar që, nëse ky i fundit del poshtë si qytë e gushë arme, kemi të bëjmë me familje pushke, burrërie mashkullore. Prej së cilës duhet të ruash kokën, megjithë vështi-rësinë praktike të kësaj kur ndodhesh mes joshjes pas ndonjë evakuimi t’beftë të shtëpi-së, aq më mirë në raste vakie, ku prushi i eksiti-mit ndizet, si dhe shlirimit të minderit t’paepur, për një punë nderi q’i ka hije.

Kurse aty ku giza e ullukut del në katin e poshtëm si gungë ose gushë njeriu me shyta a tiroide, i takon të jetë familje më e butë, më pak burrërore, pothuaj femërore. Sa që po të duash ia heq fare fjalën pothuaj.

Do thuash, s’ka si varet vetëm nga fakti se si është bërryli i sifonit lart, por edhe nga qëndri-mi ndaj suvasë ose gjithë strukturës së tavanit të familjes poshtë...

Sidoqoftë, madje pikërisht, ka nevojë njeriu, ballë gjërave që pikojnë si shi e rrjedhin prej varësie të shumëfishtë, që në rast rreziku t’i be-sohet e dorëzohet një parandjenje!

Kur dëgjohet ai bëlldum qitës i familjes sipër, sipas tingullit sifonik dallohet e për-caktohet qartë edhe autorësia: aha, tani po e bëka anëtari i thjeshtë, ndërsa qëparë në të ngrysur... kryefamiljari. Mund të ndërtohen fare kollaj edhe kadencat, fonia. Si dhe regjimi, radha e frekuentimi. Prej sifonit... tek simfonia.

gjithsesi s’kam për ta rrokur dot, hiqe men-djen, atë enigmë aq të thekshme se nga mutin ngjizet e gjithë kjo nevojë?!

S’ke as si e pret se mos të bie ne mend pa mendje. Pse duke pritur je gjithë mendim, kur edhe po të të bjerë pa dashje në mend, s’ka ku të zejë vend. Sidomos kur s’e lë mendjen rehat dhe e vret për atë çka po pret, të cilën, për më tepër, në vend ta presësh pas pritjes e pret me doemos që tani.

ndërkohë që familjarët e lodhur të sifonit të mësipërm, qyshkur e kishin bërë regjim të zbrisnin për të lypur nga një dorë gjë borxh, sa për të mbajtur frymën, për të ngjizur si prej

tharmi magjik shumëfishin e gjësë dhe fuqinë për ta shtyrë herë pas here në sifon.

Ti mund të zhytesh edhe në pandehma të ngjashmërisë apo dallimit të zërave njerëzorë, megafonit nga njëra anë, dhe nga tjetra gurgu-lesë së zorrëve dhe sifonit. Sado të rrëmosh, vështirë se mund të pikasësh gjëkafshë tjetër, veç dy anëve ekstreme, si skaje t’përkundërta të një tubi tretës. Madje njëherë kur isha më nge’ e diskutova për të satën herë me vete, kë-saj radhe në formë autoritare duke marrë po-zën e lektorit para auditorit, i cili sikur e ndjen empatikisht problemin mu në lëkurë, si të ishte një kakadermik akademik: në këtë kuadër, të kërkosh arsyen për këtë ngjizje s’mbetet tjetër vetëmse vetia e mutit si prodhim, si krijim. nje-riu është në kontakt të përditshëm me këtë akt krijimi, po të lëmë mënjanë rastet e kapsllëkut. Dhe deri këtu ne nuk se ndryshojmë fort nga historirat e qytetërirat e tjera, për të marrë ku-rajon e për ta quajtur mirëfilli krijim autentik.

Problemi barrset e rëndohet kur ne eviden-tojmë specifikën e një muti prodhuar prej hiçit. Pra, mospërputhjes fatale në bilancin mes asaj çka ushqen prodhimin e kësaj materjeje, të këtij kolektiviteti. A thua se nuk flitet për bëma njerëzish, por për gjëra fatash! Dhe bëja sikur para një katedre kisha mikrofon përpara... që i shfryja dhe e çukisja me gisht, i fryja dhe i bija me gisht... një, dy, tre, katër, prova teknike, një dy, tre... vijojmë... Vijojmë: pra, besoj se jemi dakort për dy afirmime: i pari (aksiomatik), që miti i krijimit na grish të prodhojmë diçka prej hiçit... dhe ky është krijim i mirëfilltë; i dyti (ndër aksione provuar), që nëmos hiç fare, ushqimi është aq i pakur, edhe në llojshmëri, sa e shpie larushinë e shumtë të mutrave drejt të qënit shumë më shumë se sa prodhim. Pot-huaj krijim! Domethënë, kaq pranë krijimit sa po të duash e heq fare fjalën pothuaj.

Si çdo shoqëri - që është organizëm i gjallë me imunitetin që mbart apo lypset të kalitet si nga vaksinat, aq më tepër kur i duhet të kom-pesojë edhe mungesën e besimit në zot dhe hapësirave të tjera krijuese - , kjo shoqëri ka

pjellë gjeneratorin e krijimit në formën më të kursyer dhe efikase: jashtëqitjen e saj. Bash si në një legjendë ballkanike, ku i paudhi rreket të ndërtojë një shtëpi pa dyer e dritare dhe vetëvarroset brenda saj. Mendo, nëmos një të paudhë, një të pafat të shkretë, që vijon të dhi-tet brenda kësoj kulle, kullës së tij, çfarë fund i këtillë i ka paska rënë për hise! Kjo e shkoi prapë mendimin tim, fill siç përshkon shikimi i rreshtit në paradë vijën drejt me podiumin e udhëheqjes. Padyshim e në funksion të çka kishim në gojë para legjendës, shfaqen edhe dy idetë më libertine të kohës: lirimi i ushtrimit të veprimtarisë private të shitjes së farave të lu-lediellit - e jashtëligjshme, por qëllimisht dhe heshtazi e legjitimuar -, ngrënien, konsumin e tyre kudo, gjer edhe në mbledhje organizate bazë dhe doemos, liria e dhjerjes kudo, në çdo kohë dhe vazhdimisht. Ide që çlirojnë nga ten-sionet e kohës dhe të fusin në një sensacion flu-turak prej shpendi, duke zëvendësuar njëherit edhe atë ndalim kategorik të metaforës së flu-turimit – pra, shpërnguljes migratore nga një vend në një vend tjetër, më të shqyer dhe më të ushqyer. Sigurisht, të huajt e paktë që vijnë për shkëmbim përvoje, por jo, sado akademi-kë të lartë e të nderuar qofshin, nuk munden të kqyrin e shkërqyrin gjer në thellësi të kësaj përvojtjeje, pa e patur ndjesi në lëkurë. Pam-varësisht se dija, njohja dhe shija e tyre, mbase s’e ka të vështirë, tek sheh popullatën që diç përtyp si zogjtë, t’ia mbërrijë përcaktimeve të tipit: këtu hanë miza dhe përshtyjnë krahët. Pas një farë kohe, pasi hasen gjithë e më shpesh me fenomenin e dhjerjes së kudondodhur dhe mutit të bëshëm me fara shalqiri nëpër të, vjen edhe rezultati nga këndvështrimi i anasjelltë: këta hanë krahë dhe përshtyjnë miza.

e kështu mbërrihet në përfundimin se këtu individi është i zoti të bëjë diçka prej hiçit. Madje, në instancën më të lartë, të bëjë gjthçka prej hiçit. I zoti të krijojë, i zoti i vetes! Dhe më tej, lidhur me prodhimet e tij, kriji-min e jashtëqitur të tij, bëhet kësisoj edhe i zoti i plaçkës, zoti i gjithçkaje që i përket vendit të

tij. Zot i vendit të vet... gati – gati, i zoti të ndje-het Zot!

në konkluzionin final, pas evidentimit të faktit se letra e përdorur për të fshirë bythën mund të thahet, kruhet, fërkohet dhe ripërdo-ret sërish për fshirjen e bythës së radhës, duke marrë parasysh dhe pamundësinë e shko-pit për ripërdorim, si dhe hyrjes në funksion zëvendësues të gishtit, vjen përcaktimi i fun-dëm i individit të epokës:

vetë zot, vetë shkop! Tubeti i kolinozit me një copë mut të tharë

në majë më shtyu të imagjinoja një përkuj-desje të rrallë, tepër luksoze e mikroborgje-ze, për pastrimin e menderes deri me pastë dhëmbësh, kushedi me ç’rast evenimenti. Pa le sikur të shfaqej diku pranë edhe furça e dhëmbëve, që mbase do të ketë shërbyer për rifiniturën finale. Po pse xhanëm, gjithë ky mo-bilizim, mos ka patur ditën për të bërë klizmën nga shiriti i derrit dhe krimbat e zorrës?

- Ti je jashtë kësaj bote, fluturon me presh! më shkundi tjetri që po rruante mjekrën para xhamit të thyer të dritares. Ai, normalisht, pa-ska fshirë bythën me tubetin e harxhuar.

e qartë! S’na lënë rehat edhe këto vegime muti, për ta patur të pasqyruar realitetin ash-tu siç duhet! në pamundësi mjetesh të tjera, mund t’vijojë të shërbejë edhe një syresh i këtillë klasik, por aspak me kuptim m-l, por dhe ai arkaik: shkopi.

Mobilizim me mjete rrethanore. Me kusht që kleçka të jetë përdorur vetëm nga njëra anë. rrallë, përballesh edhe me rastin ektrem të ushtrimit të funksionit të fshirjes me anë të një këpuce të shqyer. Punë e mbrapshtë, që bie erë dhe sjell ters. Shih këtu, më qafsh! Vetë këpucën kaq kaba, e cila shtyp dhe e shkel kudo, ky tjetri e paska përdorur për fshirje bythe! Të thuash të drejtën, duket edhe më e jashtëzakonshme se rasti kur haset një këpucë jashtë përdorimi apo opingë e lënë mënjanë... që i kanë dhjerë brenda. Kushedi, në kohë acari e thëllime! ose kur dikush ngujohet pas ndonjë elektroshoku.

Ç’mut moti edhe sot! Ja, po të dalësh për të dalë jashtë, të kryesh nevojën personale në natyrë, rrezikon të t’ngrijë nevoja... si stalagmit. ose stalaktit, varet se kush nga të dyja varet nga lart poshtë. As gjyshi nuk e mbante mend dhe, kur më pyeti më gjerë, tha dale-dale, se kjo patjetër duhej sqaruar, përndryshe lindin keqkuptime dhe pastaj nevoja personale në vend që të dalë, hyn.

rastet më të mundimshme, por jo tërësisht të dështuara, mbeten ato të bythëfshirjes me sende, ose shumë të ashpra, siç është një rrjetë mizash, letër zumpara etj., ose mjaft të llustrua-ra, siç janë copa akllaz, tafta’, fëshfëshe etj. Por edhe rastet kur përdoren fotografi, kartolina...

Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mën-dafshta*,

mos kujto se të harrova kartolinën ta dërgo-va...gëzuar vitin e ri*! Vëllai i madh.

**** Pullë- njollë me ngjyrë tjetër në trupin

e një kafshe; shenjë në sipërfaqen e dickaje; blanë, larë, nishan; copë letre zakonisht katër-këndëshë me një figurë dhe me emrin e shtetit mbi të, që vendoset mbi objektin që postojmë si dëshmi e pagesës së kryer kundrejt shërbi-mit postar e që ngjitet mbi një letër a kartolinë.

*varg nga William Shakespeare.*Klishe anonime në përdorim si tekst urimi

për vitin e ri gjatë një epoke të ngazëllyer në gazrat dhe haretë e veta.

Kartolinë e ricikluar për vitin në vijim: Pulla* mungon