16
E MERKURE 25 NËNTOR 2009 - VITI 1 I BOTIMIT - NR 9 (9) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Një nga vetitë më evidentë në Shqiperinë e pas 90-tës është tendenca e një shumice të intelektualëve për tu shpallur në fillim si franceskanë të së djathtës, e më pas si me magji të pa-anë. Ky adresim i botës së mendimit nuk mund të ishte pa pasoja dhe në iniciativat e mëpasshme të të gjithë shoqërisë tonë, dhe asaj që ne do besonim se donim me të vërtetë... Shumë nga miqtë e mi jashtë shtetit kanë ende një imazh të Francës të ravijëzuar me episodet më lavdiplotë të historisë politike dhe intelektuale: mendimtarët e mëdhenj të Iluminizmit në shekullin e tetëmbëdhjetë, Revolucionit të 1792 – 94... Novela që prezantojmë shenjon kalimin në një periudhë të rëndësishme në veprën e Beckett-it, pasi ajo është konceptuar në zhvendosjen e autorit prej gjuhës angleze në atë frënge si mjet shprehës... Të qënurit palë Domethënia e Sarkozisë Dashuria e Parë në Beckett Country 03 analiza 08 vepra 07 kosova 16 arte Harmonia mes individit dhe shoqërisë do të qe tepër e dëshirueshme nëse shoqëria do t’i ofronte individit kushtet për zhvillimin e tijLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | albana rexhepaj, albin kurti, andi kananaj, arber zaimi, arlinda guma, dejona mihali, endrit kromidha, ermira danaj, flavio qarri, hysamedin feraj, leart kola, krenar zejno GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim Të gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes... Nuk e meriton POPULLIN QE KA Zgjedhjet e të përzgjedhurve

Gazeta Nr. 9

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 9

E MERKURE 25 nëntoR 2009 - VItI 1 I BotIMIt - nR 9 (9) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 SHtAtoR - GAZEtE E PERJAVSHME E PAVARUR - VItI 1 I BotIMIt - nR 1 (1)

Një nga vetitë më evidentë në Shqiperinë e pas 90-tës është tendenca e një shumice të intelektualëve për tu shpallur në fillim si franceskanë të së djathtës, e më pas si me magji të pa-anë. Ky adresim i botës së mendimit nuk mund të ishte pa pasoja dhe në iniciativat e mëpasshme të të gjithë shoqërisë tonë, dhe asaj që ne do besonim se donim me të vërtetë...

Shumë nga miqtë e mi jashtë shtetit kanë ende një imazh të Francës të ravijëzuar me episodet më lavdiplotë të historisë politike dhe intelektuale: mendimtarët e mëdhenj të Iluminizmit në shekullin e tetëmbëdhjetë, të Revolucionit të 1792 – 94...

Novela që prezantojmë shenjon kalimin në një periudhë të rëndësishme në veprën e Beckett-it, pasi ajo është konceptuar në zhvendosjen e autorit prej gjuhës angleze në atë frënge si mjet shprehës...

Të qënurit palë

Domethënia e Sarkozisë

Dashuria e Parë në Beckett Country

03analiza

08vepra

07kosova

16arte

“Harmonia mes individit dhe shoqërisë do të qe tepër e dëshirueshme nëse shoqëria do t’i ofronte individit kushtet për zhvillimin e tij”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | albana rexhepaj, albin kurti, andi kananaj, arber zaimi, arlinda guma, dejona mihali, endrit kromidha, ermira danaj, flavio qarri, hysamedin feraj, leart kola, krenar zejno

GAZEtE E PERJAVSHME - BotUAR nGA InStItUtI “AntonIo GRAMSHI”, tIRAnE

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotimTë gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes...

nuk e meritonpopullin qe ka

Zgjedhjet e të përzgjedhurve

Page 2: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 2Taçi heroi kryesor i boksit në kushtet e pub-it, pa e ditur as vetë është transformuar në një farë Jezu krishti modern

Bllof për të treguar që kemi shtetQytetarët jo mediatikë dhe ata mediatikë mund të rrihen nga Taçi & co

Duket sikur “paqja” është baraz “e mira”, dhe “konflikti” është baraz “e keqja”

Kulturat prodhojnë konflikt

(Vijon në faqen 14-15)

Hysamedin Feraj

Shumë është shkruar se kultura i afron popujt. Por ka shumë më tepër të ngjarë që kultura t’i ndajë popujt. Së paku strategjitë e sotme për ta kthyer kulturën në faktor integrimi të popuj-ve duken larg të qenit frytëdhënëse. Cilat janë strategjitë që e kthejnë kul-turën vërtet në faktor përbashkimi dhe zbutjeje të konflikteve? Nuk e di. Por, çmitizimi i mitit se “kultura i afron popujt” dhe i strategjive të sotme kul-turore për ta arritë këtë mund të jetë

një hap drejt përgjigjes.

I. Kultura I bashKon popujt sI slogan mIstIfIKues.

“Kultura i afron popujt” ka funk-sionuar, sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore, si parullë, si seri pa-rullash mistifikuese të realiteteve të ndryshme: se konflikti është i lidhur me natyrën e njeriut si qenie e lirë, se konflikti nuk është patjetër e keqja, se kultura ka shumë gjasa të çojë në kon-flikt etj., etj.

Ne, këtu, mund të hyjmë në konflikt

për secilën prej fjalëve që e përbën temën e këtij diskutimi: mund të hyj-më në konflikt se çka shënon fjala “kulturë”, fjala “popull”, fjala “de-mokratizim” etj.; mund të hyjmë në konflikt nëse “konflikti” është diçka e mirë apo e keqe, nëse “paqja” është diçka e mirë apo e keqe etj.

Duket sikur “paqja” është baraz “e mira”, dhe “konflikti” është baraz “e keqja”. Ky thjeshtizëm...

Andi kananaj

Po bëjmë si italianët. Po në ndrys-him nga ata (italianët), ne (shqiptarët) po e bëjmë bllofin me veten tonë. Ita-lianët (ata) me një vendim të Gjykatës së tyre kushtetuese para gati një muaji i hoqën imunitetin Berluskonit. Kjo te-knikë shërbeu për t’i treguar botës se janë shtet për t’u respektuar. Funksionoi deri në një farë mase. Profesorët e të drejtës kushtetuese në disa universitete treguan me artikujt e tyre se kjo lëvizje ishte një formë makiazhi diletant për të mbuluar gropat në fytyrën e Italisë. Problemi i vërtetë - sipas profesorëve - qëndron tek pushteti funksional i Sil-vios, dhe se ky reagim ishte dhe mbetet ende fillestar. Në fund sigurisht që fitoi Berluskoni, i cili jo më kot zotëron tre rrjete të fuqishme televizive; qeshni po të doni por ai ka në dispozicion edhe Ronaldinho-n edhe Gattuso-n, që hyjnë po me të njëjtën lehtësi gurgulluese në mendjet e njerëzve.

Po ne (shqiptarët) si do ta tregojmë se kemi shtet? Patjetër duke përdorur aparaturat tona, nganjëherë dhe të para vetëm në televizor.

Duke lënë të futet vetë në burg Taçin, këtë manjat budalla e të rrezikshëm, përcillet mesazhi që njerëzit e fuqishëm nuk kanë sistem suplementar të mbroj-tjes. Ndërkohë që Berisha nuk preket as kur bëhet fjalë për të marrë shembuj nga e përditshmja e përditshme.

Rezi, pasi goditi me dorën e vet Mero Bazen, u largua duke harruar se teatri me shtetin ishte shumë i rën-dësishëm vizualisht. Nuk vonoi shumë dhe një gjykatës politikisht korrekt, pikërisht çka nuk duhet të jetë një gjykatës, dha masën e arrestit pa afat për të plotfuqishmin Rezi.

Si të thuash, sistemi i drejtësisë së këtij vendi po merr masat, pa pasur asnjë referencë me statusin e bizne-smenit. Është vërtetë e vërtetë?

Nëse jo çfarë ndodhi?Taçi nuk gëzon më mbështetjen e

Berishës, apo çfarë? Se në qoftë kjo e vërteta e vertetë, na qenkësh për-keqësuar situata e zotërisë në fjalë. Duket se në këtë rast informacioni intim ka avancuar ngadalë. Njerëzia e tulatur pret ndërkohë në kafene për të ditur që më parë emrin e fituesit, thje-sht për t’u investuar emocionalisht në tre ditët e çudisë.

Këtë herë nuk ka më histori sukse-si, por gjithçka është më e thjeshtë. Taçi nuk u gjykua nga një gjykatë me atributet e gjykatës. Nëse do të ish gjykuar nga një gjykatë me seancë të rregullt, pasaniku grushtues tani do të ish duke festuar në liri (ndoshta te Ka-priço). Taçi u gjykua nga popullsia me të vetmin parametër të matshëm, atë të indinjatës. Por siç ndodh random, opinioni publik të dënon me burg dy

ditët e para pastaj pasi vetëkënaqet, fillon të kërkojë informacion për kun-dërshtarin duke i zhveshur veladonin e viktimës. Me këtë ritëm pak do të duhet që edhe Mero, me vendim të popullit të futet në “kaush”, dhe t’i ndalohet me ligj e drejta për të sh-kruar. Populli ynë sidomos, bëhet pak xheloz kur letërsia nuk shpërndahet me thashethem, edhe sikur autorësia të mos jetë anonime.

Rezart Taçi heroi kryesor i bok-sit në kushtet e pub-it, pa e ditur as vetë është transformuar në një farë Jezu Krishti modern. I pasur dhe i fuqishëm, pa asnjë aspiratë për t’u kryqëzuar në emër të ndonjë dogme dhe pa dashjen e vet, po bën atë për të cilën nuk ishte as i përgatitur fizikisht. Po vetëflijohet për të tjerët. Vepra e tij “maxima” do të jetë gozhdimi në majë të një kryqi dhune, i të cilit ishte vetë arkitekt. Kamzhiku që projektoi për të qënë efiçent me të punësuarit ngjyrë skllavi të Armos po kolaudohet në kurrizin e tij. Brezat që do të vijnë do ta kuptojnë më mirë këtë akt sublim. Ky veprim do të jetë fatkeqësisht në një të ardhme më normale, dëshmia e vetme që ne kemi patur shtet, paçka se të gjithë do të shqyhen gazit kur të lexojnë për të. Taçi më burgosjen e tij po zë hapësirat që krijon vakuumi i madh istitucional, kaq evident.

Ky njeri pavarësisht sjelljes së tij brutale, aspak logjike dhe tejet toro-llake është sot iluzioni i fundit që kemi për të imagjinuar shtetin. Patjetër që po u fut në mes një njeri me atributet e një biznesmeni që nuk shkruan dot në autobiografi si i bëri xhixhat e filli-mit, imagjinata do të jetë e deformuar

si profil gamilesh kokë përmbysur në shkretëtirë. Ato gamile, që na tregonin në librat e fizikës kur na shpjegonin thjerrëzat e mysta dhe konkave. Tani ndjej gati turp që kam qënë gjithmonë i pavëmendshëm në orët e fizikës, pa ditur se kjo do të ish tabloja më afër realitetit që do të kisha për të gjitha vitet në vazhdim, sa here që do të flitej për republikën ku linda.

Gjykata e Lartë, në një vendim të ve-tin saktëson se masa e sigurisë duhet caktuar duke patur parasysh shkallën e nevojës së sigurisë, rëndësinë e fak-tit, rrezikshmërinë e veçantë të veprës, si dhe mundësinë e ikjes të të pande-hurit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke bërë anketën popullore dhe me vullnetin për të vënë drej-tësinë në vend me çdo kusht, dënoi një njeri që përndryshe as në ëndërr s’do të kish guxuar ta dënonte. Taçi

është shumë i surprizuar se ai nuk ka respektuar një semafor, nuk para paguan taksa; as gjoba se nuk para e gjobisin. Taçi është i habitur që këtë herë është edhe viktimë.

Për të këtë herë nuk ka kredit për t’u ankuar, se ka rrahur një gazetar (a thua se po të rrahë një jo gazetar është situatë më e pranueshme). Nuk mund t’u bëjë apel të drejtave dhe lirive të njeriut, e as nuk t’i drejtohet Amba-sadës Amerikane meqë kjo e fundit ka konflikt interesi. Ambasada mbajti anën e gazetarit Mero.

Fati i madh është ndërkohë që Be-rishës ky naftëtar i është dukur simpa-tik, se me eksperiencat që kanë patur lloji i tij në Rusi, duhet të ishte matur mirë përpara se të kthehej në burg me këmbët e veta.

Sidoqoftë, në ketë amulli shtet-for-muese, kjo histori është qar i madh

për Gjykatën e Apelit dhe gjyqtarin e shortit për gjyqin që do ta heqë ma-sën e sigurisë sipas ligjit, por dhe do t’ia “shesë” se i ka bërë nder. Me këtë rast gjykatësi edhe po pati biçikletë (për t’u mbajtur në formë, se nuk laj-thitëm të lëmë gjykatësit në këmbë) nafta nuk do t’i mungojë kurrë më në jetë.

Nga kjo dhunë e ndodhur në mes të kryeqytetit, ne shqiptarët dolëm me fitim. Tani, mbasi treguam me anë të gjykatës se ne kemi shtet, mund t’i konsiderojmë të ezauruara reformat e gjyqësorit. Pas këtij akti dyfish të rrezikshëm të shkallës së parë, vërtet jemi në drejtim të kundërt me ligjin, por e vërtetë është gjithashtu që jemi në rregull me ndërgjegjen. Tani dhe Ministria e Drejtësisë ka pjesën e vet të lavdisë, siç pati lavdi me pasapor-tat biometrike Ministria e Rendit. Sa për të kujtuar në këtë valë pozitiviz-mi se për pasaportë kanë aplikuar shumë njerëz që s’e dinë fare që u duhet pasaporta. Ndërkohë askush nuk dyshon më për kufijtë që janë të pakalueshëm që nga momenti kur Ro-bert Boshit me lejen speciale të tij iu kontrollua makina.

Ky shtet sado qesharak që të du-ket, ka gjetur një teknikë të vetën për të plotësuar kushtet e transformimit nga shqiptar në europian. Ne duhet t’i jemi mirënjohës asaj çka ndodh rreth nesh pa vullnetin tonë, e që bashkë me raportet e ndërkombëtarëve na bëjnë ditën më të lumtur.

Pas këtij bllofi që besoj që na eci, gazetarët mund të mbeten të pasigu-ruar në punë se nuk do të ankohet më asnjeri, përveçse në kushtet e arsyeti-mit të verbuar. Qytetarët jo mediatikë dhe ata mediatikë mund të rrihen nga Taçi & co., sepse siç thotë edhe ligji, ne bis in idem, askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën gjë. Se fundja edhe herën e parë ai e kreu mi-sionin e tij më së miri. Ç’rëndësi do të ketë nëse viktimat do të jenë të tjera ... e përsëris, ne bis in idem.

Page 3: Gazeta Nr. 9

3e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

Komunikimi i ndërsjelltë nëpërmjet internetit ofron diçka më tepër

Bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe krijimi i vlerës

çfarë kuptimi ka kërkesa e përsëritur për konsensus pa kushte

Të qënurit palëAndi kananaj

Një nga vetitë më evidentë në Shqi-perinë e pas 90-tës është tendenca e një shumice të intelektualëve për tu sh-pallur në fillim si franceskanë të së dja-thtës, e më pas si me magji të pa-anë. Ky adresim i botës së mendimit nuk mund të ishte pa pasoja dhe në iniciativat e mëpasshme të të gjithë shoqërisë tonë, dhe asaj që ne do besonim se donim me të vërtetë.

Alkimia e pazakontë e kohës ka sjellë një peisazh të deformuar në drejtime aspak historike dhe logjike, dhe në po-litikën e terrenit. Socialistët janë vendo-sur në anën e së djathtës; të vendosur për të privatizuar çdo të mirë publike dhe për ta lënë pronën e shtetit në kuj-desin eskluziv të privatit. Në asnjë rast nuk ka rezistencë të partive të majta për politikat liberale të Berishës, por më së shumti kritika për mungesë efiçence. Demokratët në ndryshim nuk duket fare se kanë ceh’ren e konservatorit, por du-ken haptas që janë në rolin e të papër-gjeshmit gjithmonë të egërsuar, duke luajtur disa herë jashtë fushës së tyre duke i marrë tokën e çertifikuar Kika-jve për ta bërë pronë publike(konflikti i kohëve të fundit në qendër të Tiranës).

Lehtësia e padurueshme me të cilën Partitë fitojnë çdo herë terrenin politik që duan në kërkim publicitetit të kollaj-të, nuk ndesh thuajse kurrë në rezisten-cën e njerëzve të letrave.

Tendenca për tu shmangur me ele-gancë e intelektualeve nga të gjitha be-tejat e “nxehta” nuk ka ndikuar vetëm tek tentativa për të ndërtuar bashkëve-primin social por dhe drejtëpërdrejtë tek parametrat mbi të cilat mbështetet demokracia. Sulmet pa siklet të politi-kanëvë ndaj çdo instrumenti të sistemit siç janë media dhe gjyqësori, nuk kanë gjetur veç pak pengesë nga sinqeriteti intelektual.

Tolerohet rrahja e një gazetari si të ish’ veprim normal. Opinioni publik

endrit kromidha

Sot jetojmë në një kohë kur njerëzit kanë gjithmonë e më pak kohë. Puna me orare të zgjatura, shkolla dhe kuali-fikimet gjatë gjithë jetës, kompleksiteti i aktiviteteve të përditshme në rritje sjellin një gjendje ankthi dhe stresi që është bërë e zakonshme. Munge-sa e një jete të pasur kulturore drejton vëmendjen drejt politikës në një dës-hirë të pashpresë të shkëputjes nga realiteti vetjak. Përqëndrimi pikërisht në këtë mikrokozmos imagjinar të qu-ajtur politikë, sjell krijimin nga banalja të legjendës. Pikërisht në këtë moment, kur politika shndërrohet në legjendë, kur debatet politike i ngjasojnë më te-për betejave të heronjve mitologjikë të përrallave, vëmendja e lë atë për një moment dhe i rikthehet realitetit të përditshëm mediokër. Kjo është fare e kuptueshme pasi legjenda është aty gjithmonë, ajo kalon brez pas brezi dhe si e tillë humbet rëndësinë e momentit të së tashmes.

Në pamundësi për të komunikuar me legjendën, njerëzit më në fund riz-

bulojnë mundësinë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Problemi kohë gjithse-si është prezent dhe mundësitë për t’u takuar janë të kufizuara. Atëherë nevoja për të gjetur dhe përdorur metoda al-ternative bëhet thelbësore. Në atë mo-ment, një diskutim në Facebook merr të njëjtën rëndësi sa një takim për një kafe, një rrahje mendimesh në një forum on-line kthehet në tryezën e rrumbullaket të një grupi pune. Ndërgjegjësimi për hapësirën e pakufizuar që ekziston për paraqitjen dhe rrahjen e ideve në botën virtuale lind nevojën e prezencës onli-ne, po aq sa edhe nevoja për tu informu-ar duke lexuar shtypin e ditës ose duke parë emisionin e lajmeve.

Ngjashmëria e forumeve online me demokracinë greke të lashtësisë është e admirueshme, pasi edhe aty çdo qyte-

tar njëlloj ka të drejtën e fjalës, kuptohet, nëse kishte diçka me vlerë për të thënë.

Komunikimi i ndërsjelltë nëpërmjet internetit ofron diçka më tepër se ko-munikimi nga tribuna e mitingut, kon-ferenca e shtypit, kryeartikulli i gazetës apo goja e analistit. Ai nuk funksionon vetëm në drejtimin nga lartë-poshtë por edhe nga poshtë lartë dhe ç’është më e rëndësishmja edhe në mënyrë horizon-tale. E thënë ndryshe, kushdo me pak fantazi ose diçka për të shprehur mund të ketë audiencën e tij në botën virtu-ale, pa qenë nevoja të vendoset para kamerave, në faqet e gazetave apo në podiume.

Ky proces anashkalimi i mënyrave të zakonshme të komunikimit, nxjerr në pah një mundësi reale bashkëpunimi mes masave që anashkalon pushtetin

politik të drejtuesve të zgjedhur. Në një dimension ku politika nuk ka pushtetin e monopolit të megafonit, ekranit, shty-pit apo mjeteve të tjera të paguara të komunikimit në masë, autoriteti i saj bie. Pikërisht këtu nga mungesa e liderit si strukturë, lind nevoja për të bashkëpu-nuar.

Për një popull me një histori mjaft të gjatë vartësie mendimi dhe diktati, marrja e përgjegjësisë për të krijuar vlerë rezulton mjaft e vështirë në fillim. Së pari duhet të lindë mendimi për një gjë të tillë. Është vështirë të shprehet një mendim origjinal kur për shumë kohë nuk ka qenë e lejuar të kishe një të tillë. Është akoma edhe më e vështirë që ky mendim të vihet në shërbim të të gjithëve, pra të masës. Për këtë du-het bashkëpunim dhe ky duhet të jetë

jo nën diktat, por i natyrshëm. Janë më të guximshmit ata që hedhin hapat të parët në këtë tokë të pashkelur, por nuk mungojnë as aventurierët kokëkrisur e mashtruesit. Në fund të fundit kjo është shoqëria.

Le t’i kthehemi edhe njëherë ritmit dinamik të jetës që jetojmë, mungesës së kohës, dëshirës për t’u shkëputur nga realiteti dhe shndërrimit të poli-tikës në legjendën shpëtimtare. Foru-met dhe mundësitë e rrahjes së ideve të masave në internet janë vetëm një mjet dhe ky është vetëm një kanal ku mund të rrjedhë informacioni. Më i rën-dësishëm është qëndrimi, për të mos parë vetëm lart, drejt legjendës (poli-tikës e pushtetit) por edhe anash, drejt të afërmve, shokëve, kolegëve e qoftë edhe të panjohurve. Dikush (George Bernard Shaw) ka thënë që nëse unë kam një ide dhe ti ke një ide dhe ne i këmbejmë ato, në fund secili do ketë dy ide. Kjo është një forcë e madhe që mund të rilindë ato vlera që kanë hum-bur por që na mungojnë kaq shumë. Në këtë mënyrë, mbase edhe legjenda do të rikthehet sërish në realitet.

kërkon të dijë shkakun pa mundur të vlerësojë pasojën; dhe nëse nuk e gjen fantazon mbi prishje pazaresh. Kryemi-nistri mbasi ndërton rrugë patriotike vendos për kufinjtë duke mos lajmëru-ar askënd, si të ish’ zot mesjetar terri-toresh. Pushteti i zë vendin shtetit dhe të gjithë entuziasmohen. Duket haptas se askush nuk beson tek institucionet që do të krijonin klimë për të zhdukur diferencat abisale të pasurisë me var-fërinë. E vështirë që qytetari pa poste të shohë sot e kësaj dite si opsione ende të arritshëm shtetin e të drejtës apo të drejtat e liritë e njeriut.

Në një situatë të tillë pse njerëzit e mendimit nuk janë palë me një ide?

Ndikimi i politikës në këtë sens është jo vetëm ekonomik por edhe psiko-logjik. Opinionisti (shpesh pa lidhje organike me intelektualin) shqiptar i fillimit të viteve 90, mbarti në mënyrë të

dyfishtë peshën e kompleksit ndaj poli-tikave të majta. Përveç ndikimit antiko-munist që ndikonte realisht në psiken e tyre, llogaritë personale dilnin më mirë djathtas.

Një intelektual në vitet e para të demokracisë nuk kishte mundësi të zgjidhte kahe politikash. Ishte e pa-mundur të kërkoje në ato vite deliri teknikën që do te përmirësonte jetën e gjithëkujt. Profesorët e matematikës dështuan para Gjeneralit, dhe qëndru-an të heshtur para çdo gjeometrie pira-midale. Pa dyshimin më të vogël, në atë kohë çdo njeri besonte djathtas (dhe komunistët); e që në mënyrë jo tejet të informuar për sistemin kapitalist dhe logjikat e reja luftonin pasurimin e su-pozuar të familjes Hoxha. Rreziku i kri-jimit të mendimit “uniform”mbi kapita-lizmin, kaq të përhapur në ditët e sotme, nuk erdhi i ndërtuar mbi baza empirike

por u krijua nga emocionet e forta si pa-sojë e zbulimit të botës së re. Koha për ti zëvendësuar librat ishte e shkurtër; aq e shkurtër sa librat e Marksit i bënë vend librave të Bushit plak, dhe Monika Le-vinskit; jo pikërisht autorëve më të mirë për të kuptuar sistemin e ri.

Kompleksi i krijuar ndaj të majtës ka ndikuar dhe Partinë Socialiste, e cila imagjinon (meqë është në opozitë) re-forma të djathta për të larë duart me të kaluarën. Kaq e vërtetë është kjo sa dhe fushatën elektorale Partia Socialiste e nisi duke rrëzuar dhe një herë bustin e Enver Hoxhës tek Qyteti i varfër Stu-denti.

Peng i pasivitetit të tij intelektuali nuk e gjen më forcën tek argumenti, por jas-htë tij; tek teknikat e servilizimit. Qën-drimi në mes, e bën intelektualin të jetë njeriu i duhur në kohën e duhur përsa i përket marrëveshjeve mes poltikanëve.

Sekseri që bën më estetik pazarin. Nëse jo, çfarë kuptimi ka kërkesa e

përsëritur për konsensus pa kushte. Sa herë ka konflikt mes partive, intelektu-alët në emër të ndërkombëtarëve kër-kojnë paqe; le të jetë dhe fiktive. Çfarë sensi duhet të ketë që grupe të kundër-ta interesi të bien dakort, pa zgjidhur problemet e tyre shpesh dhe egzisten-ciale? Si mund të jenë të afërta pikat e kërkesës midis një biznesmeni që do të ndërtojë klinikë private, dhe një pensi-onisti që mezi shtyn ditët ndërkohë që i duhen dhe medikamente? Si mund të ketë marrëveshje mes një partie të maj-të dhe një partie të djathtë kur bëhet fjalë për re-format? Si mund të bien dakort për re-format në arsim; a mund të jetë logjike që PD dhe PS të kenë të njëjtën linjë për shëndetësinë?

Pikë-ndalimi më i favorshëm, ai pa anë i intelektualit, e bën atë një mer-cenar; me vlera profesionale kur bëhet fjalë për respektim afatesh, oraresh, darkash plot humor. Qëndresa pa anë e bën amorf të mysët, por të përdorshëm ashtu si rrota që ish shpikja më e madhe e 5000 vjetëve të fundit; dhe intelektu-ali i tranzicionit është i pa-ndalshëm në këtë sens. Duke vepruar në këtë mënyrë, intelektualët janë fajtorët që kanë gjetur dhe mjetet për tu justifikuar pafundësisht.

Kjo klimë bashkëfajësie e ndikuar dhe nga mundësia shumë e madhe për përfitime personale, bën që inte-lektualët të jenë në një mendje. Sa e vështirë është që të ndikosh tek njerëzit nëse politika dhe mendimi intelektual janë me një linjë. Sa vështirësi duhet të shpjegosh që pushtimi Turk ka qënë shumë vite më parë, se komunizmi në formën e tij diktatoriale nuk është fajto-ri që sot plasi “Gërdeci”. Se kriza e dje-shme për vezë dhe sallam nuk duhet të shtojë frikën për të kërkuar të drejta sot. Se njerëzit që dje studiuan me lekët tua-ja sot po ju shesim me gjysëm çmimi, se ndoshta aq vleni vërtetë.....

Page 4: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 4

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

Arbër Zaimi

Nga përkufizimi më klasik i forca-ve politike (partive apo organizata-ve), dihet se këto janë grumbullime vullnetarësh rreth kauzave e progra-meve politike të caktuara. Kështu ka qenë që në krye të kohës politike, që në organizimet e para të këtij lloji të dëshmuara në kulturat antike që lanë dokumenta të shkruar.

Bashkë me evoluimin e qytetëri-mit përgjatë historisë, natyrisht që ka evoluuar dhe mënyra e të bërit politikë, organizimi, mjetet e përdo-rura, por edhe vetë kauzat politike kanë ndryshuar, si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Zhvillimi hi-storik, edhe pse ka ndjekur kryesisht një vijë dialektike, duke u zhvilluar mes kontradiktave trekëndore që garantonin përparimin nëpërmjet kritikës (dhe kundërshtimit), ka pa-tur raste që ka shënuar edhe regres, apo anakronizëm. Këto të fundit i përshtaten një përshkrimi të shkur-tër të politikës shqiptare, që sheku-llin e njëzetenjëtë e filloi njësoj si të njëzetin, zhytur në një feudalizëm të jashtëkohshëm, që jashtë korrek-tesës, mund ta quajmë dhe barbar. Pse ndodh kjo?

Të apasionuarve pas historisë së mesjetës (që në Shqipëri nuk duhet të jenë pak po të llogarisësh faktin që bestsellerat më të mirë janë libra që stërhollojnë në mënyrë thuajse shkencore etimologjira e historira Pellazgësh, Ilirësh e Arbërish) ka mundësi të kenë parë edhe perlat e kinemasë britanike të drejtuara nga Lorens Olivjeri, Riçardin e Tretë apo Henrin e Pestë, apo kryeveprat e Sergej Ajzenshtajnit, Aleksandër Njevskin dhe Ivanin e Tmerrshëm. Të katër filmat që ngjarjet i kanë të vendosura në mesjetë, në fakt janë shfaqje të pastra politike, metafora që u zgjodhën pikërisht pse i për-shtateshin kontekstit konfliktual të kohës që u prodhuan (gjatë luftës së dytë botërore, e në kulm të luftës së ftohtë). Titulli i të katër filmave tregon shumë për ta, se në fakt tek të katër filmat ngjarja zhvillohet rreth personazheve eponimikë, ka-tër burrave të shteteve mesjetare, përqark të cilëve vërtiten tragjedi, heroizma, dashuri e tradhti, duke

Situatë që ofron pasiguri dhe mungesë stabiliteti politik, e varur nga humoret e nga dëshirat e prijësave

Të flakur në MesjetëPërplasja individuale e Ramës me Berishën nuk është veçse një luftë gjelash

krijuar një ambient të përshtatshëm për epizëm. Natyrisht që mes Ser-gej Ajzenshtajnit dhe Lorens Oli-vjerit ndryshimet janë të mëdha, dy regjizorët i përkisnin shkollave të ndryshme, kishin në dispozicion te-knologji të ndryshme, dhe kërkesat politike, etike e estetike me të cilat u përballën në zhvillimin e veprës së tyre ishin gjithashtu të pangjas-hme. Por të katër filmat e tyre për-shkruhen nga një lajtmotiv, nga një frazë-formulë klishe e stërpërsëritur që ka të bëjë me kauzën politike të personazhit kryesor.

Aleksandër Njevski, Riçardi i Tretë, Henri i Pestë apo Ivani i Tmerr-shëm, edhe pse si personazhe janë shumë të ndryshëm, kanë diçka që i bashkon, të qenit mbretër, prijës po-litikë, dhe të jetuarit në komunitete e kulturë tipike feudale mesjetare. Për këtë arsye, kur i kërkojnë bindje e besnikëri fisnikëve e bujarëve, apo kur i kërkojnë sakrificë e mbështe-tje popullit, të katër mbretërit bëjnë ftesën solemne për t’iu bashkangji-tur kauzës së tyre. Kështu Aleksan-dër Njevski ka si kauzë shpëtimin e Rusisë nga kalorësit teutonë, Riçardi

i Tretë ka si kauzë fitoren pushtetit të brendshëm dhe supremacinë e fisit të Jorkut ndaj atij të Lankasterit, Henri i Pestë ka si kauzë pushtimin e Francës prej Anglisë, dhe Ivani i Tmerrshëm ka si kauzë bashkikmin e Rusisë dhe mposhtjen e armiqve të brendshëm e të jashtëm. Historia ka dëshmuar (dhe regjizorët e dinin) që këto kauza u ngritën në politikë vetëm nga këta persona, nga kariz-ma e tyre e nga rrethi i tyre i ngushtë shërbyes. Prandaj nëpër filma, kur i drejtojnë ftesën popullit e fisnikëve mbretërit të gjithë thonë (thuajse me të njëjtat fjalë) “Bashkohuni me kauzën time”. Një kauzë që siç lind, ashtu edhe vdes, me rënien e me zhdukjen e këtyre figurave histori-ke. Kjo është kultura mesjetare, ky është feudalizmi, sistemi që siç di-het pushtetin e merr prej së lartmi e sjell në formë piramidale të ushtruar deri në bazë, sistemi ku secili e di se kush është “shefi” i tij, “shefi i shefit” dhe “shefi i madh fare”. Paradigma politike të zhvillimit, apo administri-mit nuk mund të priten në këtë lloj ambienti, ku gjithçka është e paqën-drueshme dhe e varur nga humori e nga dispozicioni i “shefit” dukë,

princ a mbret.

E çuditshme, por situata politi-ke në Shqipëri nuk është shumë e ndryshme. Në vend që të ketë konflikt për zhvillim, ka konflikt për pushtet. Në vend që të ketë përballje tezash e kauzash programore, ka përballje individësh e kauzash individuale. Në vend që të ketë pjesëmarrje të gjerë e të interesuar të popullit nëpërmjet diskutimeve, informimit e shtrirjes në bazë të politikëbërjes ka mili-tantizëm, shpërndarje të injorancës dhe propagandë agresive. Pse? Një përgjigje e thjeshtë do të qe t’ia hidhnim fajin të kaluarës abstrakte, mënyrës se si na robëruan bizan-tinë, sllavë e turq, italianë, gjerma-në e komunistë, se si nuk na lanë t’i përjetonim fazat tona historike siç do të qenkësh dashur të ndodhte. Kjo përgjigje faktikisht është sa e thjeshtë aq edhe e pavlerë. Së pari sepse dihet historikisht që pjesa më e madhe e dhteteve të sotme euro-piane (apo ballkanike), historinë e kanë patur po aq të ashpër, në mos më shumë gjakësore. E megjithatë, asnjë prej këtyre vendeve nuk është në kushtet tona. Së dyti, t’i hedhësh

fajin të kaluarës nuk ka asnjë vlerë, përderisa politikës njeriu i drejto-het për të gjetur zgjidhje për të ar-dhmen.

Gabimi nuk qëndron tutje në kohë apo në hapësirë, gabimi qën-dron pikërisht këtu, tek mënyra e organizimit politik në Shqipëri, tek forma e tek esenca e tij. Që ky gabim të ndreqet, duhet të ndrys-hojnë në mënyrë radikale forcat e mëdha politike në vend. Politika duhet të rigrumbullohet rreth pro-grameve, e duhet të largohen të gjithë liderat mesjetarë që vijojnë të snobojnë institucionet me gjithë-pushtetshmërinë e tyre. Përplasja individuale e Ramës me Berishën nuk është veçse një luftë gjelash, një ndeshje nga e cila varet e ardhmja e vendit. Por nuk arrin të jetë ndeshje alternativash, apo opsionesh.

E dimë që boshti i PD-së është Berisha dhe kauza e tij “antikomuni-ste” (sic!), i cili së fundmi ka marrë përsipër kauzën nacionaliste (në re-minishencë të Skënderbeut), ndërsa boshti i PS-së është Edi Rama me ka-uzën e tij “antiberishiane”. Asnjëra preej partive nuk ka guxuar të ketë një kauzë të zhvillimit shoqëror e politik, një kauzë që të premtojë krijimin e një ekonomie funksionale të tregut, garancinë e konkurencës, regjimin e zbutur të taksave (për të djathtët) apo ruajtjen e ekuilibrave shoqërorë, të drejtat e njeriut dhe taksat progresive (për të majtët). Në fakt të dyja partitë nuk bëjnë dalli-me programore, janë catch all, të gatshme për të pranuar çfarëdolloj njeriu, me çfarëdolloj formimi apo bindje, mjaft që të jetë gati t’i përu-let feudalit, carit të demokratëve apo khanit të socialistëve.

Kjo është situata e korruptuar “fe-udale” ku ka përfunduar sot politika shqiptare, një situatë që ofron pasi-guri dhe mungesë stabiliteti politik, e varur siç është nga humoret e nga dëshirat e prijësave. Një situatë që lë të papërfaqësuar shtresat e gru-pet e interesit, një situatë që vetë këto parti po i kthen në mjete gjith-një e më të pështira të oligarkëve e monopolistëve vendas apo të huaj, në vegla të Taçëve e të tjerëve të kësaj sëre.

Page 5: Gazeta Nr. 9

5e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

Çfarë mallkimi e pruri rruzullimin tokësor deri në fund të humnerës së varfërisë?

Lajmëtari i ishullit NauruMos i lini burimet natyrore që të shfrytëzohen

Sami karagjozi

...Si një lajmëtar i ishullit Nau-ru, dëshiroj ta tërheq vëmendjen e qytetarit të Kosovës: mos i lini buri-met natyrore që të shfrytëzohen në atë mënyrë që e dëmton të ardhmen e vendit. Dëgjova se keni qymyr ..., shfrytëzojeni me mend, duke ruaj-tur edhe shëndetin e fëmijëve tuaj si edhe përfitimet, në mënyrë që këto të fundit të investohen në fushat që sigurojnë zhvillimin e së ardhmes...

“Nauru është një ishull i bërë me jashtëqitje, që ngjason me jashtëqi-tjen dhe të cilit i vjen era jashtëqitje. Por, nëse je i zoti në biznes, atëherë në këtë vend do ta mbushesh me-njëherë një thes plot me para.”

Kështu kishte shkruar një avokat australian për këtë ishull të vockël në mes të oqeanit paqësor (21 km katrore, 9000 banorë). Kjo Republi-kë, më e vogla në botë, që nga fundi i luftës së dytë botërore gjendej nën protektoratin australian, me një man-dat të Kombeve të Bashkuara. Duke u mbështetur pas Kartës së OKB-së, ishulli e fitoi pavarësinë e vet më 1968, dhe, për njoftimin e lexuesit, ai e njohu pavarësinë e Kosovës më prill 2008. Brenda këtyre 40 vjetëve, ky shtet kaloi prej mes më të pasur-ve të botës te më të varfrit e botës.

Çfarë mallkimi e pruri atë pikë të padukshme në rruzullimin tokësor deri në fund të humnerës së var-fërisë? ... Përgjigja është: jashtëqitja e zogjve – glasat, “the bird shit”, - thonë Naurutë.

Ata tregojnë se kinse me kalimin e mijëvjeçarëve u grumbulluan jas-htëqitjet dhe kockat e zogjve migru-es. Duke u përzier me tokën dhe me koralet, ato u shndërruan në rezerva të stërmëdha fosfati. Qe një shekull Nauru ra pre e kompanive gjerma-ne, australiane, neo-zelandeze dhe britanike, të cilat përdorën çdo dina-këri për t’i marrë nën kontroll këto rezerva të kësaj lënde të parë shumë të kërkuar për prodhimin e farave bujqësore, por edhe të eksplozive-ve. Që nga Traktati i Versajës, më 1920, deri te pavarësia, shfrytëzimi i pasurive natyrore të ishullit nuk qe vënë nën përgjegjësinë e popullit të Naurus, por të grupeve industri-ale ndërshtetërore. Bile, anashkali-mi i Naurutëve shkonte deri atje sa as punëtorët nuk ishin të Naurus, ...“dembelë dhe të dhënë sidomos pas peshkimit”, por Kinezë!

Më 1968, kur erdhi në pushtet kryetari i parë i Naurus, Hammer De-roburt, i cili e kishte parë botën duke i kryer studimet larg ishullit, shfrytë-zimin e fosfatit e vuri nën autoritetin e shtetit. U krijua “Nauru Phosphate Corporation” e cila zëvendësoi “Bri-

tish Phosphate Commission”.Ky kryetar e dinte nevojën urgjen-

te për të investuar shpejt nga përfiti-met e shfrytëzimit të burimit natyror: 30 vjet kishin mbetur për mundësitë e rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit, sepse kaq kohë kishte mbe-tur deri tek shterimi i rezervave të fosfatit pas 60 vjetësh shfrytëzimi prej të tjerëve.

Kryetari shpiku një sistem për-mes së cilit shumica e Naurutëve filluan të punonin për shtetin, i cili nxirrte të gjitha të ardhurat e tij prej fosfatit. Banorët u bënë edhe si ak-sionarë tokësorë duke marrë kom-pensime për çdo ton fosfati të hequr prej nëntokës së pronësive të tyre. Shumë prej tyre u shndërruan shpejt në milionerë, ndërsa punëtorët vinin nga ishujt e oqeanit paqësor. Kriza e parë e naftës së vitit 1970 i rriti çmimet e lëndëve të para, dhe gjatë këtyre viteve fosfati bëri që ishulli të kishte GDP-in afër të atij të vendeve prodhuese të naftës: rreth 20 000 do-llarë amerikanë për kokë banori.

Kështu, në atë kohë, Naurutë pot-huajse nuk punonin (të tjerët puno-nin për ta) dhe vetëm importonin dhe konsumonin gjithçka dhe pa kufizim, aq shumë saqë sot obeziteti (d.m.th. trashja) u bë një sëmundje e përgjithshme. Të gjitha shërbi-met ishin shtetërore (edhe banjot e

banorëve pastroheshin nga shteti!), ndërsa tatimet nuk ekzistonin.

Paratë e shtetit u shpenzuan në mënyrë të papërgjegjshme dhe jo duke e përgatitur vendin për të ar-dhmen, duke planifikuar për t’iu përgjigjur kohës së shterjes së re-zervave të fosfatit. Shumë këshilltarë ndërkombëtarë u afruan me push-tetin për t’i mundësuar Naurus investimet larg vendit, në veçanti në ndërtimtari dhe në hotelieri në Australi, në Zelandë të Re, në Sh-tetet e Amerikës etj. Pushtetarët e Naurus josheshin kollaj prej prem-timeve për përfitime të shpejta. Si rrjedhojë, harxhonin pa shqyrtuar arsyeshmërinë e investimeve, pa pyetur veten “a ka ky investim një kthim pozitiv për zhvillimin afatgja-të të vendit?”. Gjatë 20 vjetëve rri-tjeje populli po flinte, sepse paratë e fosfatit i binin drejtpërdrejt në xhep. Atëherë populli nuk kërkon-te llogari për menaxhimin e Fondit të investimeve, Nauru Phosphate Royalties Trust. As nuk u shqetësua kur, më 1991, Qeveria humbi gjur-mët e 8.5 milionë dollarësh, tran-sferimin e të cilave e kishte reko-manduar një këshilltar australian. Ato mbërritën në City të Londrës dhe që prej atje, përmes parajsave fiskale u zhdukën përgjithmonë.

Çështja është që e tërë klasa po-

litike kërkonte marrjen e pushtetit për të përfituar nga këto të arritu-ra. Nëse “Babi i pavarësisë” arriti ta administronte Shtetin më shumë se 20 vjet, 27 qeveri u emëruan gjatë 40 vjetëve pavarësie. Që nga 1986 deri sot, ka pasur 23 kryetarë. Pra, kërkimi i përfitimeve të majme është burim i mungesës së stabili-tetit politik të vendit. Nëse mund ta quajmë ashtu, gjëja e mirë e ishu-llit tim sot është që atij nuk i mbe-ti asgjë për të hapur orekset e të pangopurve…

Vetëm vonë, më 1993, erdhi re-volta e parë. Rreth 50 gra kërkuan llogari prej qeveritarëve të mashtru-ar përsëri prej një ndërkombëtari. Bërtitën: “Ku janë milionat tona? Po-litikanët po pasurohen dhe trashen, njerëzit varfërohen dhe fëmijët do-bësohen!”. Ishte shenja e parë që afrohej fundi. Siç ishte paraparë, ndodhi shterja e rezervave: 80% e territorit të vockël ishte gërryer gjit-hkund, bile gati asnjë pemë s’kishte mbetur. Shërbyesit civilë dhe kom-pensimet e pronarëve paguhen ende, por me para të marra hua prej bankave. Vendi hyri në borxhe të thella, të cilat paguheshin pas shitjes së ndërtesave dhe hoteleve luksoze në të cilat qeveritarët kishin investu-ar jashtë vendit pa kurrfarë dobie.

Në hyrje të shekullit të XXI-të,

ishulli u specializua në transferimet bankare ndërkombëtare të paligj-shme, u bë si një kuti postare-ban-kare për paratë në drejtim të paraj-save fiskale. Për disa vjet paratë e pista të mafisë ruse kaluan kështu përmes “bankave mburojë”, por kjo veprimtari u ndërpre pas reagimeve të vendeve perëndimore. Ishulli u bë edhe shënjestra e luftës kundër terrorizmit, sepse disa pjesëtarë të Al Kaides u gjetën me pasaporta të Naurus. Para pak vitesh, ndërsa ishu-lli kishte mbetur pa asnjë kacidhe, Australia e përdori atë për të strehu-ar refugjatë afganë me kompensim për Shtetin e falimentuar. Sot erdhi një brez i ri, i pastër dhe i frymëzuar për ta zhvilluar vendin. Por rrethanat e përshkruara më lart tregojnë për-masën e sfidave, kohën e humbur për shkak të qeveritarëve të paditur dhe të papërgjegjshëm.

Në përfundim, si një lajmëtar i ishullit të Naurus, dëshiroj ta tërheq vëmendjen e qytetarit të Kosovës. Mos i lini burimet natyrore që të shfrytëzohen në atë mënyrë që e dëmton të ardhmen e vendit. Dëgjo-va se keni qymyrin (të zi, si jashtëqi-tjet e zogjve tanë), shfrytëzojeni me mend, duke ruajtur edhe shëndetin e fëmijëve tuaj si edhe përfitimet, në mënyrë që këto të fundit të investo-hen në fushat që sigurojnë zhvillimin e së ardhmes. Analistët e huaj e ci-lësuan sistemin e kaluar të ishullit tim: “Naurutopia”. Kishin të drejtë: ishulli varfëronte tokën e vet duke pasuruar tokën e të tjerëve.

E lexova me vëmendjen raportin e fundit të Komisionit evropian për përparimet në Kosovë. Më vjen keq të jua them, por del qartë se prapa fjalëve burokratike dhe zbutëse, kritikat janë të ashpra dhe s’lënë dyshime për natyrën e menaxhimit të parave tuaja nga ana e pushtetit. Ka edhe miliona që dalin jashtë Kosovës. Bile, për ata që mendoj-në se është mendim i mençur të investosh në Dubai, duhet ta dinë se sikur ishullin tim, fati i njëjtë po e pret edhe këtë vend të ndërtuar mbi rërë. Trusti juaj pensional po ngjason me Trustin tonë të mjerë investues: askush s’merr vesh si menaxhohet. Për sa u përket KEK-ut dhe këshilltarëve ndërkombëtarë, më duket se ata vetëm lypin “piece of cake” të tyre. Ndërsa ata i takojnë këtij brumi të keqdashësve që e so-llën edhe krizën financiare globale, por që prapë sot nuk mund të pra-nojnë se kapitalizmi i ekonomisë së tregut kërkon një rregullim moral të praktikave... Pra, kujdes!, kujdes!… po ju thotë një i mbijetuar prej një pike të vockël, plotësisht të dështu-ar, të botës.

Page 6: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 6Noam Chomsky, The Boston Review, SHBA.

(Vijon nga numri i kaluar)

rezIstenca e brendshme Seymour Melman, ekonomist ek-

spert i ekonominse ushtarake dhe industriale, kishte theksuar disa here qe SHBA po shkaterronin kapacitetin e tyre produktiv. Melman shpjegonte edhe se ka nje menyre te kuptimte per te per t’i ndryshuar rrymen ketij procesi. Shoqerite tregtare dhe shteti kane plane te ndryshme, po “mbaj-tesit e interesave te tjera”, punetore dhe komunitetet, nuk kane arsye per te qendruar pasive. Me mbeshtetjen e popullit, mund te merrnin persiper fabrikat dhe te drejtonin vete punimet rindertuese. Nuk eshte nje propozim radikal. Nje tekst klaisk mbi shoqe-rite tregtare The myth of the global corporation, nenvizon se nuk eshte e shkruar ne asnje vend se interesat afatshkurtra te pronareve te aksione-ve te shoqerive amerikane meritojne prioritet ndaj mbajtesve te interesave te tjera te cfaredolloj natyre.

Ideja e kontrollit nga ana e puneto-reve, nder te tjera, eshte nje concept tipik amerikan. Ne fillim te revolucio-nit industrial, ne New England njere-zit e merrnin per te qene se “ata qe punonin neper fabrika duhet dhe te ishin pronare te tyre”. E konsideron-te punen me rroge te ndryshme nga skllaveria vetem sepse eshte e per-kohshme. Abraham Lincoln e men-donte ne te njejten menyre. Filozofi me i madh social i shekullit XX, John Dewey, ishte ne thelb dakord. Ashtu si edhe punetoret e 900-es, kerkonte eli-minimin e “shoqerive tregtare te fina-lizuara ne perfitimin privat nepermjet kontrollit te bankave, te tokes dhe te industrive, e perforcuar nga kontrolli i mediave dhe mjeteve te tjera publici-tare dhe te propagandave”. Industria duhet te ndryshoje dhe te kaloje “nga nje sistem feudal ne nje sistem soci-al e demokratik” bazuar ne kontrollin nga ana e punetoreve, mbi shoqatat e lira, dhe mbi organizimin federal. Eshte nje linje mendimi e socializmit te korporatave te G.D.H. Cole dhe te marksisteve te majte si Anton Panne-koek, Rosa Luxemburg, Paul Mattick dhe te tjere, si dhe te shume anarki-steve. Nese nuk arrihen keto obiekti-va, sipas Dewey, politika do qendroje “hije e hedhur mi shoqerine nga nga shoqerite e medha tregtare dhe zvo-gelimi i asaj hije nuk do te ndryshoje substancen”. Sipas Dewey, pa demo-kraci industriale cfaredolloj forme e demokracise politike nuk ka perm-bajtje dhe njerezit nuk punojne “ne menyre te lire dhe inteligjente”, por vetem per te qenen e paguar, duke je-tuar ne nje situate “jo te lire dhe imo-rale”. Per te cituar fjalet e perdorura 70 vjet me pare nga anarkosindakali-sti Rudolf Rocker, perpara se te anek-soheshin ne thatesite e kapitalizmit keto ideale ishin te lidhura me ilumi-nizmin dhe liberizmin klasik.

U bene shume tentativa per te hequr keto ide nga mendjet e njere-zve, per te fituar ate qe bota e biznesit e quante “lufta e perhershme per te

Fundi i demokracisë

pushtuar mendjet e njerezve”. Ne si-perfaqe, mund te duket se inetresat e shoqerive tregtare te kene fituar, por nuk eshte e domosdoshme te ger-mosh shume thelle per te gjetur nje rezistence te brendshme qe mund te ringjallet. Ka patur tentativa te rende-sishme ne kete fushe. Nje gjendet 30 vjet me pare dhe ka te bej me qyete-tin e Yongstown, ne Ohaio, ku US Steel po mbyllte nje impiant ne ne zemren e qytetit. Fillimisht nisen protestat e nenpunesve dhe te komunitetit, me pas perpjekja e Staughton Lynd per te bindur gjykaten se punetoret duhet te kisin prioritet. Atehere gjerat shku-an keq, por me nje mbeshtetje me te madhe nga ana e popullit mund te kis-hin shkuar me mire.

Qytetare pjesemarresEshte moment I duhur per te ripro-

pozuar inisiativa te tilla, edhe pse du-het te kalojme efektet e propagandes se meduar per te na bere te harroj-me historine dhe kulturen tone. Nje shembull I rendesishem I kesaj sfide e patem ne fillim te shkurtit 2009, kur Barack Obama vendosi te tregonte so-lidaritetin e tij ndaj punetoreve duke folur ne nje fabrike ne Illinois. Zgjodhi Caterpillar, me gjithe kundershtimin e kishes, te paqefisteve dhe te shoqa-tave per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, sepse Caterpillar-i furnizon Israelin me mjete per shkaterrimin e territoreve qe okupon dhe per te shkaterruar jeten e popullsise. Nje buldozer i Caterpillar eshte perdorur edhe per te vrare vullnetaren ameri-kane Rachel Corrie nderkohe qe per-piqej te ndalonte shembjen e nje sh-tepie. Kishe edhe dicka tjeter. Ne vitet 80, duke ndjekur gjurmet e Reagan qe

kishte shfarrosur sindakaten e kontro-lluesve te fluturimeve, menaxheret e Caterpillar kishin vendosur te prish-nin marreveshjen me sindakaten Uni-ted auto workers (Uaw) dhe per here te pare pas dhjetevjecaresh perdoren punetoret qe nuk donin te bashkohe-shin me grevistet, per te ndaluar gre-ven gjenerale. Ne ate periudhe, kjo sjellje antisindakaliste ishte e jashte-ligjshme ne te gjitha vendet e tjera te industrializuara pervec Afrikes se Ju-gut. Sot mendoj se SHBA kane mbetur ne nje izolim te shkelqyer.

Nuk e di nese Obama e zgjodhi posacerisht nje firme qe kishte hapur rrugen e shkeljes se te drejtave te punetoreve. Me shume mundesi jo, por ne kohen e perplasjeve me Uaw Obama ishte nje avokat qe merrej me te drejtat civile ne Chicago Tribune e cila kishte publikuar nje analize te detajuar per ate cfare kishte ndodhur. Tribune kishte shkruar se sindakata kishte mbetur “e befasuar” kur kishte pare te papunet te kalonin grevistet pa asnje vrarje ndergjegje, nderkohe qe punetoret e Caterpillar kishin marre shume pak “mbeshtetje morale” nga komuniteti i tyre, nje nga te shumtatat ne te cilat sidakata “kishte ndihmuar

per te permiresuar standartet e je-teses”. Zhdukja e kujtimit te ketyre ngjarjeve qe nje tjeter fitore e èlites se biznesit amrikan ne luften e saj per te shkatrruar te drejtat e punetoreve dhe demokracine. Vetem ne 1978 pre-sidenti i Uaw, Doug Frazer kuptoi ate qe po ndodhte dhe kritikoi biznesmenet qe paten “vendosur te shkaktonin nje lufte te njeanshme kunder punetoreve, te papuneve, te varferve, minorancave, me te rinjve dhe me te vjeterve, deri dhe nje pjese te shtreses se mesme”. Frazer i akuzoi per ”shkeljen e paktit delikat e te pashkruar qe ekzistonte gjate periudhes se zhvillimit dhe te pro-gresit”. Te kesh besim tek nje pakt me padronet dhe menaxheret eshte nje ve-tevrasje. Uaw po e kupton sot qe shteti dhe shoqerite tregtare po zhdukin te drejtat e fituara me aq djerese nga pu-netoret dhe po crrenjosin bazen e pro-duktivitetit te ekonomise amerikane.

Tani investitoret ankohen sepse sin-dakatat munden t’I lene ne dore pune-toreve kontrollin dhe ristrukturimin e industries automobilistike. Por e dine shume mire se fale nderhyrjes shtetero-re punetoret nuk do te kene asnje fuqi reale. Do te humbin rrogen dhe ndih-mat, duke hequr dore nga te gjitha arri-tjet e shtreses punetore.

Kjo eshte vetem nje pjese e vogel e asaj qe po ndodh. Tregon rendesine e strategjive afatshkurtra e afatgjata per te ndertuar, dhe pjeserisht rindertuar, bazat e nje shoqerie demokratike funk-sionale. Nje nga obiektivat me emer-gjente eshte te behet presion mbi kon-gresin ne menyre qe te njohi vertete te drejtat e punetoreve per tu organizuar ne sindakata te forta dhe te pavaruara. Nje obiektiv afatshkurter eshte mbe-shtetja e atyre levizjeve te punetoreve qe ne kulmin e tyre ishte aq e domos-doshme per zhvillimin e demokracise dhe te drejtave te njerezore dhe civile. Nje obiektiv me afatgjate eshte lufta kulturore e “guerrilies se njeanshme” e denuncuar nga presidenti i Uaw. Kjo do te thote rrezimin e nderteses se iluzio-neve te merkatos, shkembimit te lire dhe demokracise qe eshte ndertuar me kujdes nder vite. Do te thote te ka-percehet diskriminimi dhe atomizimi i qytetareve, per t’i bere ata “aktore kryesore” dhe jo vetem “spektatore”.

Nga te gjithe krizat qe na rendojne, deficiti i demokracise ne rritje te vazh-dueshme, ndoshta eshte me e renda. Nese nuk gjejme nje menyre per ta korigjuar, demokracia do trasformohet ne nje spektakel ne te cilin qyetaret jane spektatore te thjeshte dhe pasojat mund te jene shume te renda.

Përktheu Besa Pëllumbi

Noam CHomsky eshte nje linguistik i fames mondiale dhe nje perfaqesues i se majtes radikale te amerikes se veriut. I lindur ne 1928 ne SHBA, nga 1955 eshte profesor linguistike ne Mit te Boston-it.

Page 7: Gazeta Nr. 9

7e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

MANIFIESTO ZAPATISTA, 1995

Manifesti Zapatist Kryekomandanti i Ushtrisë çlirimtare të Jugut, Emiliano Zapata

Popullit të Meksikës:Popujve dhe qeverive të botës:Vëllezër:Ajka e fjalës nuk ka për të vdekur. Mund të vdesë mënyra okulte me të cilën e përdorin, por fjalën që vjen nga thellësi-të e historisë dhe nga rrënjët e tokës nuk mund ta çjerrë apo ta dhunojë arrogan-ca e pushtetit.Ne lindëm në terr. Dhe aty jetuam. Do të vdesim aty. Por drita është e nesërmja e të gjithëve, e atyre që sot qajnë natën, e atyre të cilëve u është mohuar dita, e atyre të cilëve vdekja u ofrohet si dhuratë, e atyre që u është ndaluar të jetojnë. Për të gjithë dritë. Për të gjithë, gjithçka.Për ne dhimbje dhe ankth, për ne rebelimi frymëzues, për ne e ardhmja e mohuar, për ne dinjiteti i ringjallur... Për ne asgjë...Ne luftojmë që të na dëgjojnë, ndërsa keqqeverisja ulëret me arrogancë dhe i mbyll veshët me të shtëna armësh.Ne luftojmë prej urisë, ndërsa keqqeve-risja i dhuron plumb në letër barqeve të fëmijëve tanë.Ne luftojmë për një strehim të denjë, ndërsa keqqeverisja shkatërron shtëpitë tona dhe historinë tonë.Ne luftojmë për dijen, ndërsa keqqeverisja shpërndan injorancën dhe përçmimin.Ne luftojmë për tokën, ndërsa keqqeve-risja na ofroi varreza.Ne luftojmë për një punë të drejtë e të denjë, ndërsa keqqeverisja shet e blen trupa edhe turpe.Lufta jonë është për jetën, ndërsa keqqe-verisja ofron vdekjen si të ardhme.Lufta jonë është për respektimin e të drejtës për të qeverisur e për t’u qeve-risur, ndërsa keqqeverisja i impohet shu-micës me ligjet e pak njerëzve.Ne luftojmë për të qenë të lirë, për të men-duar e për të ecur përpara, ndërsa keqqe-verisja na pengon me burgje e me varre.Lufta jonë është për drejtësi, ndërsa keqqeverisja është mbushur me krimi-nelë e me vrasës.Lufta jonë është për historinë, ndërsa keqqeverisja propozon harresën.Lufta jonë është për Atdheun, ndërsa keqqeverisja ëndërron nën flamuj e në gjuhë të huaja.Lufta jonë është për paqen, ndërsa keqqeverisja shpall luftë e shkatërrim.Strehë, tokë, punë, bukë, shëndet, arsim, pavarësi, demokraci, liri, drejtësi edhe paqe. Këto ishin parrullat tona në agimin e vitit 1994. Këto ishin kërkesat tona në natën e gjatë 500 vjeçare. Këto janë sot kushtet që ne vëmë.Ushtria Zapatiste e çlirimit Kombëtar

shënimKy manifest është mbajtur fillimisht në gjuhën Nahuat, është shkruar nga ga-zetarët e studiuesit meksikanë Navarro dhe Rojas, si shpallje politike e Lëvizjes Civile Zapatiste, e më pas e Ushtrisë Za-patiste për Çlirim Kombëtar.Ekzistojnë disa versione të këtij mani-festi, kjo vjen pasi nuk ekziston nje ver-sion zyrtar i printuar, por është shpërn-darë dorazi, ose nëpërmjet internetit.Si shumë prej shpalljeve të EZLN, edhe kjo drejtohet simbolikisht në emër të kryekomandantit Emiliano Zapata.

Përktheu nga spanjishtja: A.Zaimi

Albin kurti

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim

Të gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë po befasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet për dhjetë vjet me radhë, pragu i imuni-tetit ndaj vjedhjes është bërë i lartë. Njerëzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartë vjedhja. Ata e kanë ditur. Ashtu siç e kanë di-tur bërllokun në tokë e ndërtimet pa leje në qiell. Më shumë ka të atillë që qeshin ndër hundë me ata që an-kohen për vjedhje votash, sesa aso që shqetësohen dhe mendojnë se duhet bërë diçka. Njerëzit e kanë di-tur se do të ketë vjedhje më 15 nën-tor 2009. Jo vetëm në Gjakovë, por anekënd Kosovës. Sepse vjedhje kishte secilën ditë të lume para saj.

Njerëzve që ua kanë vjedhur ujin, dritat, vendin e punës, arsimin, për-kujdesjen shëndetësore, ndërmarr-jet publike e shoqërore, pasuritë tokësore e nëntokësore, flamurin e himnin, hapësirën urbane e rura-le, mirëqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ëndrrat, njerëzve që në përgji-thësi ua kanë vjedhur të kaluarën e të ardhmen, t’iu thuash tash se ua vjedhën edhe votën, është një lloj i çuditshëm ofendimi për ta.

Ata që s’lanë gjë pa ia vjedhur qytetarit, pse do të hezitonin të vjedhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtë? Po, a nuk ishte kjo shenj-tëria tipar i rezervuar për pronën private? Në fakt, kur thuhet se diçka është e shenjtë, kjo bëhet vetëm për ta mbrojtur atë gjë në brishtësinë e saj. Nëse diçka do të ishte njëmend shenjtërisht e pacenueshme, ajo nuk do të kishte nevojë për fjalët mbroj-tëse të askujt.

Disa komisionerë në zgjedhjet lokale të së dielës kishin fotografu-ar kolegët e tyre meqë s’kishin pa-sur se çfarë të bëjnë tjetër. Të ngu-juar në pozitën e spektatorit para vjedhjes së votave, ata e ndanë me të gjithë të tjerët ulësen e tyre, duke na bërë spektatorë edhe neve. Kër-cënimi klasik “Paratë ose jetën?” i kaubojve ndaj udhëtarëve të trenit të rrëmbyer, në Kosovë komisionerëve u ishte shndërruar në kërcënimin “Votën ose jetën?”, e që sërish është e njëjta gjë.

Mbase tash e kemi kuptuar më së

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit

Zgjedhjet e të përzgjedhurveVota e fshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas

miri pse nuk pati kamera në vendvo-time. Patën qenë ambasadorët e Qu-intit (SHBA, Francë, Gjermani, Bri-tani e Madhe dhe Itali) ata që muaj më parë e vulosën debatin për ose kundër kamerave. Me vetë faktin që kishim një debat të tillë të nxehtë, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit për to, natyr-shëm u shndërrua në inkurajim të asaj që do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas qyte-tarëve mandej.

Si bëhet që ambasadorët e Quintit u përzien në një çështje si kamerat në vendvotime? A nuk do të duhej që ata të merreshin me çështjet e bash-këpunimit bilateral midis Kosovës dhe vendeve të tyre? Po mirë, edhe atëherë kur nuk janë vetëm amba-sadorë, pse ata rregullisht përzihen në hollësira në të gjitha aspektet e jetës sonë politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi që e praktikon Quinti në Kosovë është dëshmi se sa i brishtë është sistemi në Kosovë me në krye Thaçin e Sej-diun, sistem ky që më shumë është sistem i Quintit (shto këtu edhe Pie-ter Feithin e shefin e EULEX’it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarëve

të këtij vendi. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kulle prej letre është siste-mi politik në Kosovë, andaj ndërhyj-në gjithandej, duke observuar me mikroskop. Dështimi në një detaj të sistemit mund t’i kushtojë fatalisht tërë sistemit.

Pasditen e këtyre zgjedhjeve, të njëjtit diplomatë nxituan t’i sh-pallin ato shumë të suksesshme, ani se gjithnjë e më shumë flitej për parregullsi dhe përkundër faktit që shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanë nota të larta sikurse arsimta-ri nxënësit, duke e konfirmuar ne-vojën e tyre që Kosova e varfër dhe e ndarë përbrenda, pa zhvillim eko-nomik, demokraci e drejtësi, me çdo kusht të portretizohet si një rrëfim i suksesshëm. Një mik imi thotë që Kosova është e privuar nga e drejta për të dështuar. Thjesht, s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë për-caktuar fatin: duhet të jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suk-sesshëm. Rrëfimi ynë s’është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratët ndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë e cila orga-nizon zgjedhje.

Kjo është arsyeja pse tamam

atëherë kur nis të krijohet një valë e kritikës kundër elitës sonë na vijnë personazhe të famshme të politikës botërore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., të cilët i lavdërojnë poli-tikanët tanë, ua rrahin krahët atyre, dhe e dekurajojnë popullin që t’i kundërshtojë ata. Ia ushqejnë popu-llatës vendase inferioritetin: kush jam unë t’i kundërshtoj këta politikanët tanë që, ndonëse aq të korruptuar e të paaftë, megjithatë janë miq me politi-kanët më të fuqishëm në botë!

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kuti është në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm sa mund ta përkëdhel me fletëvotim. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë. As-htu sikurse që e dinte edhe kryetari i Ukrainës, Viktor Yushchenko. I bin-dur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t’ia vjedhin votat në zgjedhje, Yushchenko përgjatë fjali-mit të tij një javë para zgjedhjeve të 31 tetorit 2004, do ta citojë – s’mund ta merrni me mend kë – Stalinin: “Në vitin 1936, Josif Stalin, ka thënë që nuk ka rëndësi se si voton, por rëndësi ka se si numërohen votat”. Zgjedhjet në Kosovë ta kujtojnë Yushchenkon teksa kujton Stalinin.

Page 8: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 8Parathënie e botimit në gjuhën angleze.

humë nga miqtë e mi jashtë shtetit kanë ende një imazh të Francës të ravijëzu-ar me episodet më lavdiplotë të histo-risë politike dhe in-

telektuale: mendimtarët e mëdhenj të Iluminizmit në shekullin e tetëm-bëdhjetë, të Revolucionit të 1792 – 94, të Kryengritjeve të punëtorëve dhe njerëzve të thjeshtë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, të ditëve të Korrikut 1830 dhe Komunës më 1871; mund të përmendja gjithashtu dhe Qershorin e 1848, formësimin e Frontit popullor në 1936 dhe kontributin e madh të dhënë për Brigadat Ndërkombëtare në Spanjë, Rezistencën, legjislacionin social të Çlirimit, lëvizjen e madhe fi-lozofike dhe progresive nga 1950 deri më vitet ’70, Maj 1968 dhe pasojat që rrodhën… Rezultati i të gjithë kësaj është se kur një fakt i ngjashëm (poli-tik, intelektual, ose të dyja së bashku) por me një karakter reaksionar të pa-diskutueshëm ndodhi në Francë, këta miq të mitë mbeten të habitur duke pyetur se ç’është duke ndodhur. Në secilin rast më duhet t’ju sjell në kuj-tesë se Franca është po aq një vend thellësisht konservator, gjë e cila i përgjigjet episodeve revolucionare në historinë e saj me sekuenca të gja-ta të reaksionit të zi, dhe të atyre që erdhën në pushtet në këto sekuenca të dhimbshme të cilët nuk ndjenë kurrë mungesën e mbështetjes në numër të madh e të mirëfilltë të klikave inte-lektuale. Ekziston një histori e dytë e Francës, më e gjatë dhe e lidhur ng-ushtë me strukturat e shtetit se historia e kryengritjeve e shkruar nga masa. Mund të mendojmë për Thermidore-anët pas 1794, në mbrojtje edhe pse jo duke praktikuar ndonjë terror të bardhë, i cili do të kërkonte një numër më të madh viktimash sesa Terrori i të mëdhenjve Jakobinë; ose të Restaura-cionit pas 1815, me “miliardin” e pa-guar në kompesim të të emigruarve dhe hakmarrjen e të privilegjuarve të çdo lloji; gabimin që solli Monarkinë Orleaniste në fuqi më 1830 me sloga-nin “pasuro vetveten”, i cili u kthye në himn kombëtar; sundimin pafund të Napoleonit III dhe bankierëve të tij, i cili përvijoi nga revolucioni i shkurtit 1848 dhe masakra e punëtorëve të Pa-risit në qershor në të njëjtin vit; kon-sensusi rreth ekspeditave të tmerr-shme koloniale, veçanërisht marrja e Algjerisë; represioni i Komunës nga

Versaja dhe masakra e tyre frenetike; thertorja e nacionalistëve gjatë 1914 – 18; menjëherë pas Frontit Popullor patëm Petain, menjëherë pas viteve të kuq më 1966 – 76 patëm Giscard d’Estaing. Dhe në çdo kohë një oborr i tërë intelektualësh në shërbim për të vlerësuar rithemelimin e rendit dhe grirosjen mbi “tmerret” e revolucio-narëve. Lavdërues të rivendosjes së Monarkisë nën Luigjin XVIII, sahanlë-pirës të Perandorisë së dytë, karrieri-stët – e penës të Versajës dehur mbi kufomat e punëtorëve, rioshat plot vrull të legjioneve anti – Bolshevike, Petainist-ë dhe bashkëpunëtorë…

Nuk duhet të ketë asnjë surprizë, pra, që në Majin e 1968 dhe pasojat

që rrodhën një bandë mashtruesish zunë vend në skenë me tabelën biza-rre të “filozofëve të rinj” të ngarkuar për të prezantuar, përsëri, neverinë nga revolucionarët, lavdërimin e ka-pitalizmin, “demokracinë” parlamen-tare, forcat e armatosura të SHBA-ve dhe perëndimit. Kjo ishte pikërisht vazhdimësia e invarianteve të mëdha të historisë tonë: shpërthime mbre-sëlënëse të histerisë popullore, për të qenë të sigurt, por dhe obsesione të kalbura reaksionare.Unë do të përpiqem të tregoj këtu se zgjedhja e Sarkozy-së është një përqendrim i kësaj historie të dytë të Francës, historisë së errët e të pa-mëshirshme të konservatorizmit. Kjo është arsyeja pse e kam quajtur prin-

cipin e saj njërin prej “Petain-izmit transhendental”, duke i dhënë një emër me jehonë paksa historike. Gji-thashtu përpiqem të tregoj si, kundër këtij “restaurimi të restaurimit”, është e nevojshme të kthehesh prapa tek pjesa më e madhe e principeve të përgjithshme e thelbësore, ato të ci-lat unë i quaj “hipotezat komuniste”, prej të cilave paraqes një interpretim të ndarë në periudha. Këto janë per-spektiva afatgjata, të shkaktuara nga një episod që dikujt mund t’i duken relativisht të parëndësishme.

A duhet pra të dëshpërohem me bashkëqytetarët e mi? Siç e dimë, të hedhur tutje nga marramendja e frik-shme e çorientimit politik, elektorati zgjodhi një karakter tek i cili shumë shpejt pa se asgjë e mirë s’mund të pritej. Atëherë mundet që në fund të fundit “Sarkozy” do të shënojë fundin e zymtë të këtij reaksioni ogurzi gjith-një në rritje, që filloi në 1980 dhe nuk është ndalur së ndoturi substancën si dhe inteligjencën e vendit tonë. Le të shpresojmë në këtë drejtim.

Armiqtë e mi – dhe një numër mjaf-tueshëm i madh prej tyre të frikësuar siç janë nga kthimi i shpresës që një botë e ndryshme nga bota të cilës i shërbejnë është e mundur, insinu-ojnë se unë jam anti-semit: një kurth

që e kanë shpikur dy apo tre vite më parë dhe e kanë përdorur kundër çdokujt që i ka irrituar. Jam krenar të sulmohem nga profesionistët e vër-tetë të kësaj insinuate. [Akuzat për anti – semitizëm Badiou-s i janë bërë menjëherë pas publikimit të tekstit të tij nga Circonstances 3, Paris, Lignes Manifeste, 2005. Një nga shembujt më skandaloz të këtyre deklaratave është bërë nga Eric Marty në librin Une qu-erelle avec Alain Badiou, philosophe (Paris: Editions Gallimard, 2007).]

Qartësisht kur kritikoj politikat e sh-tetit izraelit, që është më e pakta, apo kur tregoj se si disa prej tyre, poshtër-sisht u përulën në grumbujt e të vde-kurve nga Shfarosja, duke u përpjekur për të ngjitur emrin “Çifut” në fatin e perëndimit dhe mjeshtrit të tij SHBA-ve, duke e shkulur kështu këtë fjalë nga tradita e saj e shkëlqyer revolu-cionare dhe duke e prostituuar atë në një mënyrë e cila s’është thjesht e urryeshme por në të vërtetë është e rrezikshme për ata të cilët e dekla-rojnë atë, i jap këtyre profesionistëve grurë për mullinjtë e tyre. E përsëris këtu, prapëseprapë, ata profesionistë gjuha e të cilëve është anglishtja, që nëse kaloj në rrugën e ndonjërit prej tyre, duke qenë se mbahem si kam-pion i veprimit të drejtpërdrejtë më shumë sesa i proceseve ligjore, do të

(“TheMeaning of Sarkozy” - “De quoi Sarkozy est-il le nom”)Lindur në Rabat, Marok, 1937. Student në école Normale Supérieure gjatë viteve

’50. Profesor në Universitetin Paris VIII (Vincennes-Saint Denis) nga 1969 – 1999, vit në të cilin u kthye në école Normale Supérieure si drejtues i departamentit të filozofisë. Ai vazhdon ende të japë një nga seminaret e tij më të njohura në Collège International de Philosophie, mbi çështje që variojnë nga “antifilozofët” e mëdhenj (Shën Pali, Nietzsche, Wittgestein, Lacan,…) deri tek inovacionet më të mëdha kon-ceptuale të shekullit XX.

Në shqip nga Alain Badiou mund të gjeni “Seminar mbi librin G.Deleuze dhe F.Guattari – ç’është filozofia?” mbajtur në “College International de Philosophie” Paris 1991-92, përkthyer nga Orgest Azizi, në botimin shqip të “ç’është filozofia?” Zenit 2008, përkthyer nga Elvis Hoxha.

Të dy përkthyesit kanë qenë studentë të filozofit Alain Badiou.

nga alain Badiou

domethënia Sarkozisë

Page 9: Gazeta Nr. 9

9e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

marrin shuplakën që i takon përgoju-esve torollakë.

Për aq larg sa shkon libri në fjalë, do ta keni të vështirë të gjeni ndonjë gjë në të cilën të gozhdoni akuzën e poshtër të Anti – semitizmit. Asnjë përmendje e “çifutëve”, veçse si një aludim kalimtar? Pa problem! Kjo për-bën pak më shumë se një vështirësi të vogël për të penguar informatorët profesionistë e servilë, të cilët do të gjejnë gjithnjë diçka për të t’u turrur (edhe nëse për këtë i duhet të gë-njejnë ditën me diell). Një karakter i tillë padyshim me një inteligjencë të limituar, Imzot Assouline-i, kishte theksuar në blog-un e tij- ose je mo-dern ose nuk je – që unë i kam quajtur Socialistët që iu bashkuan qeverisë së Sarkozy-së minj, dhe e kam pagëzu-ar vetë Sarkozy-në me “Njeriu – Mi”. Çdokush me minimumin e edukimit menjëherë duhet ta kishte kapur që po i referohem (jo pa një delikatesë retorike ata duhej me siguri ta lëvdo-nin) metaforës të minjve që jetonin në një anije të fundosur, në legjendën e Pied Piper-it i cili i drejtoi minjtë për jashtë qytetit, dhe rastit të famshëm të Freud-it, Njeriu – Mi. [Pierre Assouline është shkrimtar dhe gazetar që drej-ton një nga blog-et më të popullore të quajtur La République des Livre.] A ka Imzot Assouline-i ndopak edu-kim? Ai e di mjaftueshëm mirë ku do të dalë. Që nga lufta e fundit dhe Nazi-stët, deklaron ai (duke e ndjekur nga afër), askush nuk ka trajtuar dikë si mi. Nga ana tjetër, Sarkozy ka disa paraar-dhës çifut. Kështu që …. e sheh? Ok? E sheh me tërë mend?Më e veçanta nga të gjitha është që lideri i këtyre intelektualëve media-tikë të përkushtuar ndaj Restaurimit, Bernard-Henri Levy, duhej të hidhej në anën e fitimtarëve ende pa cituar burimin e tij të padëgjuar. Si rrjedhim lexojmë në Le Monde: Në librin e fundit “De quoi Sarkozy est-il le nom” (The meaning of Sarko-zy) Alain Badiou ka përdorur si sulm kundër asaj çka ai gjen si “të neve-ritshme” rivendosjen brenda fjalorit politik të këtyre metaforave zoolo-gjike (“minj”, “Njeriu – Mi”) të cilat Sartre-i i ka paraqitur pa ekuivoke, në parathënien e [Fanon’s] The Wret-ched of the Earth nën shenjën e fas-hizmit. (“De quoi Sine est-il le nom?”, Bernard-Henri Levy, Le Monde, 21 July 2008) Dhe ja ku jemi! Pierre Vidal-Naquet, një burrë që madhërisht mungonte, tashmë u shfaq, me njohuritë e tij të pafundme, si Bernard Henri Levy dhe ai ishte gjithashtu një profesionist i gafave dhe injorancës. Dhe Sartre-i gjatë gjithë esesë së tij thelbësore “Les Communistes et la paix” (Komu-nistët dhe Paqja) e shkruar në 1953 – 54, i referohet anti- komunistëve si “minj”. Ai padiskutim shkroi kështu duke qenë me një lloj humori të mirë, duke marrë parasysh që ai vetë u traj-tua si “hiena që shkruan”, jo nga fas-histët por nga aleatët e tij Komunistë. I njëjti Sartre tha fjalinë e famshme që “çdo anti – komunist është një derr”. Kështu që vërehet se menjëherë pas luftës, kafshët ende përdoreshin nga

të gjitha krahët... Unë pëlqej veça-nërisht përdorimin kinez të shenji-mit të dy armiqve të jashtëm të cilët janë përplotës të njëri-tjetrit – ashtu siç ishin për Mao-n Bashkimi Sovjetik nën Khrushchev-in dhe SHBA-të nën Kennedy-n dhe unë mund të them të njëjtën gjë nga ana ime për Partinë Socialiste dhe Sarkozy-në për sa i ta-kon ksenofobisë dhe legjislacionit për “sigurinë”. Kinezët atëherë flisnin për “dy baldosa nga e njëjta kodër”. E dashuroj këtë imazh, dhe do ta përdor në këtë libër me referencë për faktin

se lexuesit e mi anglishtfolës do ta vlerësonin: gjatë fushatës elektorale, të dy, Sarkozy dhe Segolene Royal e lavdëruan Tony Blair – Blair, blaireau [badger]... përktheheni si të munde-ni! [shqip: baldosa]

Kështu që i kam shtuar “metaforave zoologjike” një lojë të turpshme me fjalët.Unë mund të luaj vetëm të fajshmin dhe t’ia ekspozoj veten legjislacionit të Sarkozy-së për recidivizëm (legji-slacion, le të themi kalimthi, që është

haptazi kundër njerëzve të zakon-shëm, dhe si rrjedhim i neveritshëm). Deklaroj të drejtën e përdorimit të “metaforave zoologjike” – nuk kam për të hequr dorë prej tyre. Është ka-rakteristikë e politikës që ekzistojnë armiqtë, edhe pse kapitalo-parlamen-tarizmi e shtyn dominimin e tij deri në pikën që të na bëjë ta harrojmë këtë. Dhe pse dreqin, nëse ka armiq realë, s’duhet të lejohem t’i fyej ata? T’i kraha-soj ata me grabitqarë, çakej, zvarrani-kë, madje dhe minj pa përmendur hi-enat, që shkruajnë apo jo? Jo çdokush

mund të krahasohet me një shqiponjë, si Bossuet-i, apo me një dem, si Repu-blika e katërt e Kryemistrit Joseph Laniel, madje dhe me një dhelpër, siç krahasohej rregullisht Mitterrand-i. Dhe tani zonja dhe zotërinj, një prekje e lehtë humori. Nëse Sélogène Royal më bën të mendoj për një dhi të pik-turuar, dhe kryeministri Fillon për një nuselalë të përgjumur, nuk ka nevojë të nxeheni.

Shijoni leximin, çfarëdo qoftë kafsha juaj e preferuar.

Albana rexhepaj

Gjëja e parë që të bie në sy në Borsh është ullishtja e tij, që mbush hapësirën midis kodrave përreth dhe bregdetit. Eshtë një pyll ullinjsh bu-kuria e të cilit nuk të lë indiferent. Nuk di të them sa mijëra rrënjë ullinjsh mban ky pyll, por di që ka shumë vite, askush nuk di ta thotë me saktësi sa, që ky pyll nuk mirëmbahet më. Shteti nuk ka treguar ndonjë interes për të, por as fshatarët e zonës. Ullinjtë e tregojnë sheshit indiferencën e njeriut: shumë pemë janë pushtuar dukshëm nga parazitët dhe sëmundjet, shumë të tjera janë tharë, asnjë prej tyre nuk është krasitur, shumë nuk kanë lidhur këtë vit asnjë kokërr dhe, tek-tuk, ndonjëra prej tyre ruan akoma gjurmët e gëlqeres dezifektuese të një epoke tjetër. Fs-hatarët i vjelin ullinjtë për përdorim vetjak, për fisin, mikun dhe funksionarin e shtetit dhe për të shitur. Koha e vjeljes së ullirit është edhe piku i dytë i makinave me targa të Tiranës në Borsh pas atij të verës: ulliri i Borshit është me emër, pylli një supermarkatë vetëshërbimi.

Pylli është zakonisht i qetë, shumë i qetë deri kur qentë fillojnë t’u lehin derrave gjysëm të egër që vërtiten këtej pari. Përveç derrave, ba-norët e tij natyrorë janë breshkat e mbushura me këpusha, lloje të ndryshme zvaranikësh, minj dhe një pafundësi (shumica të padukshëm) in-sektesh. Pylli është erëmire; përveç ullinjve, aty ka fiq dhe limona, por dhe shumë erëza që rriten të egra duke mbushur hapësirat midis pemëve. Në pyll fshatarët sjellin për të kullotur lopët mu-skuloze dhe tufat e deleve. Mu në mes të tij, një burrë dhe një grua që hyjnë e dalin me një ma-kinë me targa të Tiranës, pasi kanë prerë shumë rrënjë ullinjsh, kanë ngritur një fermë gjelash deti. Çdo mëngjes tufa e madhe e gjelave të de-tit shpërndahet nëpër ullishte për dy-tre orë, për t’u rimbyllur në fermën pa tavan deri mëngjesin tjetër. „Bujqësia nuk sjell të ardhura, me bujqësi nuk i ushqen dot fëmijët“, thonë fshatarët që ku-llosin gjënë e gjallë në pyll. „As ullishtja nuk të ushqen“.

Më të rinjtë e këtij fshati punojnë, si rëndom, në Greqi. Në bujqësi ose ndërtim. Në fshat kthe-hen për të bërë pushimet e verës. Për të takuar prindërit. Disa prej këtyre bijve nuk bëjnë vetëm turistin por edhe hotelierin për tre muajt e verës, për t’iu rikthyer më pas bujqësisë dhe ndërtimit në Greqi. Hotelet, jashtë sezonit turistik, i mirëm-bajnë prindërit që lënë pas.

Borshi është një fshat jo i madh dhe dikur një pikë strategjike ushtarake; numri i madh i bun-kerëve shpërhapur përgjatë bregdetit ta rikuj-ton këtë fakt. Ndoshta kjo shpjegon edhe përse Borshit i mungojnë shtëpitë elegante kaq karak-

teristike për këtë zonë të jugut të Shqipërisë. I hapur për turistin vonë, Borshi nuk është kaq i populluar nga turistët si fshatrat fqinjë. E, megji-thatë, Borshi është një vend që po përpiqet të krijojë hapësirën e vet në hartën turistike: ka-panonet e dikurshme të ushtarakëve apo të in-ternuarve sot janë shndërruar në hotele. Hotelet e reja, dhe kapanonet e shndërruara në hotele, janë kryesisht tre katëshe. Nga cdo cep i cative zgjaten drejt qiellit shufra metalike qe sinjalizoj-ne të ardhmen: kate shtesë.

“Avash-avash”, thonë hotelierët, ish ushtarakët e dikurshëm, ose fëmijët e tyre, „kështu bëhen punët e mira, apo jo?“ „Këtë vit“, shton njëri prej tyre, „kam shtuar katin e tretë“. Vitin tjetër ka pla-ne më të mëdha. „Dua të hedh edhe një kat të ka-tërt, do heq parkimin e makinave nga oborri dhe do ta hap më tutje në pyll, do ndërtoj një restorant në këtë anë, kurse mbrapa hotelit do ndërtoj një pishinë“, dhe teksa thotë këto, vret një gjarpër që ka hyrë në oborrin e hotelit-ishkapanon.

Jo të gjithe guxojnë të ndërtojnë në Borsh. Li-gji i tokës nr. 7501, në fakt, i ka mpirë, të tregojnë fshatarët që kullosin gjënë. „Investojnë ata që kanë krahë të ngrohta, nga ata lart“, dhe lëvizin kokën në drejtim të Vlorës dhe Tiranës.

„Këtu do të vijë Banka Botërore“, rrëfejnë ata. „Do pritet pylli dhe aty do ndërtohen hotele, ato afër bregut me 3-4 kate dhe ato me larg tij me më shumë kate. Kodra do jetë me vila.“ Tek e fundit, Borshi ka vijën më të gjatë bregdetare të shfrytëzueshme për plazh në gjithë Rivierën.

„Është fitimprurëse. Jo, jo si Plazhi i Durrësit. Ky do ndërtohet me plane urbanistike. Do jetë model.“ Fshatarët të thonë emra konkretë të in-vestorëve nga Tirana, të thonë emra konkrete të projektuesve të planit urbanistik.

„Ullishtja? Na vjen keq, po çdo bëjmë? Kësh-tu e kanë vendosur ata lart. Pastaj, duan të jetoj-në njerëzia. Ullinjtë i mbjell prapë, në mos këtu diku tjetër.“

Disa njerëz i vijnë rrotull ndërtesës së banjos së fushës së kampingut, me letra nëpër duar. Hyjnë brenda, dalin prapë jashtë, i vijnë prapë rrotull. Eshtë një ndërtesë një katëshe, e vogël sa një dhomë. „I sheh“, tregojnë fshatarët, „vitin tjetër fillojnë punimet aty.“

Pylli i Borshit është i qetë dhe erëmirë. Ba-norët e tij kanë akoma një shtëpi, shtëpinë e tyre. Turistët akoma kanë mundësinë e shëtitjeve të mëngjesit e të mbrëmjes mespermes tij. Fëmijët akoma mund të kapin breshkat dhe me ndihmën e të rriturve t’u pastrojnë këpushat. Hardhucat vazhdojnë të fshihen pas gjetheve, shkurreve apo trungjeve të pemëve kur ndjejnë hapat e njerëzve afër tyre. Ullinjtë, fiqtë dhe limonat do vazhdojnë të zënë kokrra (nganjëherë jo), e t’ua japin ato njerëzve, cave me kokrra e cave me thasë. Vitin tjetër pemët do kenë më shumë pa-razitë, mbase te njëjtët, mbase të tjerë. Fshatarët akoma kullosin bagëtinë e ndajnë të rejat mes tyre nën hijen e pemëve. Bukuria dhe atmosfe-ra e këtij pylli në vdekje të ftojnë të rikthehesh përsëri. Akoma.

Borshi është një fshat jo i madh dhe dikur një pikë strategjike ushtarake

Një pyll në vdekje ... ose ... Ullishtja e Borshit

Page 10: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 10

Marrë nga “Mohime: Ese të Teorisë së Kritikës” (1968) - Pjesa e Parë

Agresiviteti në Shoqëritë e Përparuara Industriale

Herbert Marcuse Këtu propozoj të konsiderohet stre-

si dhe shqetësimi në të ashtuquajturat “shoqëri të bollëkut”, frazë që (mirë a keq) është krijuar për të përshkruar shoqërinë amerikane bashkëkohore. Karakteristikat e saj janë: (1) kapaci-tet i bollshëm industrial dhe teknik që në masën më të madhe përdoret për të prodhuar e shpërndarë mallra luksoze, aksesorë, kotësira, sende të cilat dihet që s’hyjnë në punë, paji-sje ushtarake apo gjysëm-ushtarake – shkurt, ato që sociologët dhe eko-nomistët i quajnë të mira e shërbime “joproduktive”; (2) një standart jetese në rritje, që kap madje dhe pjesë të popullatës që më parë kanë qenë të paprivilegjuara; (3) një sasi e lartë e përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe politik që kombinohet me një sasi të lartë të planifikimit dhe të ndërhyr-jes qeveritare në ekonomi; (4) hetimi, kontrolli dhe manipulimi shkencor apo pseudoshkencor i sjelljeve të in-dividit apo të grupit, si gjatë punës ashtu dhe gjatë kohës së lirë (duke përfshirë sjelljen e psikës, shpirtit, të pandërgjegjshmes dhe të nënndër-gjegjshmes) për qëllime tregtare dhe politike. Të gjitha këto tendenca janë të ndërlidhura: ato formojnë sindro-mën që shpreh funksionimin normal në një “shoqëri të bollëkut”. Por qëlli-mi im këtu nuk është të provoj ndër-lidhjen e këtyre tendencave; unë e marr ekzistencën e kësaj ndërlidhjeje si bazë sociologjike për tezën që dua të shtroj, përkatësisht, që shqetësimet e streset e vuajtura prej individëve në shoqërinë e bollëkut rrjedhin prej funksionimit normal të kësaj shoqërie (dhe të individit) dhe jo prej devijime-ve apo sëmundjeve.

“Funksionimi normal”: Mendoj se

ky përkufizim nuk paraqet probleme për mjekun. Organizmi funksionon normalisht nëse funksionon i pas-hqetësuar në harmoni me strukturën fiziologjike dhe biologjike të tru-pit njerëzor. Mundësitë dhe aftësitë njerëzore natyrisht që janë shumë të ndryshme mes individëve të species, dhe vetë kjo specie ka evoluar së te-përmi gjatë rrjedhës së historisë, por

këto ndryshime kanë ndodhur brenda një konteksti biologjik dhe fiziologjik që ka mbetur kryesisht konstant. Mje-ku, për të qenë i sigurt në diagnozë dhe në prognozë, merr parasysh am-bientin ku pacienti jeton, ku është rri-tur, dhe ku punon; këta faktorë mund ta kufizojnë arritjen dhe përcaktimin e “funksionimit normal”, madje mund ta bëjnë dhe të pamundur këtë përcak-tim, por si kriter dhe si qëllim “norma-liteti” mbetet një koncept i qartë dhe kuptimplotë. Si i tillë barazohet me “shëndetin” dhe çdo devijim është në një sasi të caktuar “sëmundje”.

Situata e psikiatrit duket e

ndryshme. Në shikim të parë, nor-maliteti duket se përcaktohet me të njëjtën metodë që përdor dhe mjeku. Funksionimi normal i mendjes (psike, psike-soma) është çka e bën njeriun të aftë të performojë, të funksionojë në harmoni me pozicionin e tij si fëmi-jë, si adoleshent, si prind, si beqar apo i martuar, në harmoni me punën e tij, profesionin dhe statusin. Por ky përkufizim përfshin faktorë të rinj nga një dimension krejt i ndryshëm, për-katësisht nga shoqëria, dhe shoqëria përbën për normalitetin një faktor shumë më thelbësor se sa “ndikimi nga jashtë”, madje aq shumë sa “nor-maliteti” shfaqet më tepër si konditë sociale apo institucionale, se sa si gjendje individuale. Është e lehtë, ndoshta, të biesh dakord se cili është funksionimi normal i aparatit tretës, i mushkërive dhe i zemrës, por cili është funksionimi normal i mendjes gjatë dashurisë, në marrëdhënie të tjerë ndërpersonale, në punë e në kohë të lirë, në një takim të bordit të drejtorëve, në fushën e golfit, në geto, në burg apo në ushtri? Ndërkohë që funksionimi normal i aparatit tretës apo i mushkërive është njësoj si për drejtorin e korporatës ashtu dhe për punëtorin, kur janë të dy të shën-detshëm, për mendjen nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Në fakt punëtori do të ishte jonormal nëse do të mendon-te, do të ndjente dhe do të vepronte si drejtori (dhe e anasjellta). Por çfarë qenka pra dashuria “normale”, fami-lja “normale, punësimi “normal”?

Psikiatri mund të vazhdojë proçe-

durën njësoj si mjeku i përgjithshëm dhe të veprojë me terapi të drejtpër-drejtë që ta bëjë pacientin funksional në familje, në punë apo në ambient, ndërkohë që do të përpiqet të influ-encojë, madje dhe të ndryshojë fak-torët e jashtëm, aq sa ka mundësi. Por shpejt kjo praktikë shfaq kufizimet e veta, për shembull, nëse shqetësimet e streset mendore të pacientit shkak-tohen jo thjesht prej ca kushteve të këqija në punë apo në lagje, por prej vetë natyrës së punës së tij, apo të lagjes, prej statusit në vetvete – qoftë dhe në gjendje normale. Pra, që ky individ të jetë normal për këto kush-te do të thotë që shqetësimet e stre-set e tij të kthehen në normalitet, ose për ta thënë troç: duhet të bëhet i aftë për të qenë i sëmurë, për ta përjetu-ar sëmundjen si shëndet, pa e lënë të kuptojë se është i sëmurë pikërisht kur e sheh veten e kur e shohin si të shën-detshëm e si normal. Ky rast ndodh nëse puna e individit është nga natyra e mërzitshme, mpirëse, dhe e kotë (edhe pse puna mund të jetë e paguar mirë dhe e nevojshme “shoqërisht”), ose nëse individi i përket një minori-teti të nënprivilegjuar në shoqërinë ekzistente, nëse është tradicionalisht i varfër dhe i punësuar kryesisht si shërbyes apo për punë krahu. Mirëpo e njëjta gjë ndodh (në forma shumë të ndryshme) në anën tjetër të gar-dhit mes manjatëve të biznesit dhe politikës, të cilëve performanca efi-kase dhe me përfitim iu kërkon (dhe i detyron) të kenë cilësitë e zgjuarsisë të pamëshirshme, indiferencës mora-le dhe agresivitetit të vazhdueshëm.

Në raste të tilla funksionimi “normal” shfaqet si shtrembërim dhe gjymtim i qenies njerëzore – pavarësisht mode-stisë në përcaktimin e asaj që quhet qenie njerëzore. Erich Fromm shkroi “Shoqëria e Shëndetshme”; ku nuk trajton shoqërinë ekzistente, por atë të së ardhmes, duke lënë të nënkup-tohet se shoqëria ekzistente nuk është e shëndetshme, por e sëmurë. Indivi-di që funksionon normalisht, që për-shtatet dhe që është i shëndetshëm si qytetar i një shoqërie të sëmurë – vallë nuk është edhe vetë i sëmurë? Një shoqëri e sëmurë, a nuk do të kërkonte një koncept antagonist të shëndetit mendor, një meta-koncept që përshkruan (dhe që ruan) cilësitë mendore që janë tabu, të ndaluara apo të shtrembëruara prej “shënde-tit” mbizotërues të një shoqërie të sëmurë? (Pra shëndeti mendor është i barabartë me aftësinë për të jetuar si disident, për të jetuar një jetë të pa-përshtatshme).

Në tentativë për të përkufizuar

“shoqërinë e sëmurë” mund të the-mi se shoqëria është e sëmurë kur institucionet dhe marrëdhëniet e saj themelore janë të tilla që nuk e lejoj-në përdorimin e aseteve materiale dhe burimeve intelektuale për zhvi-llimin optimal dhe për përmbushjen e nevojave individuale. Sa më i gjerë hendeku mes konditave njerezore të mundshme dhe atyre aktuale, aq më shumë ka nevojë shoqëria për atë çka unë e quaj “tej-shtypje”, shtypja që nuk i nevojitet rritjes dhe ruajtjes së qytetërimit, por vetëm interesit hedo-nistik të drejtpërdrejtë në konservimin e shoqërisë ekzistente. Kjo tej-shtypje sjell (përveç të tjerave, dhe në përgji-thësi nën konfliktet sociale) strese e shqetësime të reja për individët. Në përgjithësi këto i rregullon funksio-nimi normal i proçeseve sociale, që siguron përshtatjen dhe nënshtrimin (prej frikës së humbjes së vendit të punës, apo të statusit, ostracizmit etj.), kështu që nuk ka nevojë për veprime detyruese e shtrënguese në lidhje me mendjen. Mirëpo në shoqëritë bashkëkohore të bollëkut hendeku mes formave ekzistente të jetesës dhe mundësive reale të lirisë njerëzore është aq i gjerë sa, në mënyrë që të parandalohet shpërthimi, shoqëria duhet të sigurojë një koordinim men-dor efektiv për të gjithë individët: në nivelin e pandërgjegjshëm si edhe në të ndërgjegjshmin, psika hapet dhe i nënshtrohet manipulimit dhe kontro-llit sistematik.

Kur flas për tej-shtypjen që “nevoji-

tet” për të konservuar shoqërinë, ose për nevojën e manipulimit dhe kontro-

Page 11: Gazeta Nr. 9

11e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

Arlinda Guma

“Hapim dhe mbyllim varre”, u qesh kalimtarëve një tabelë në anë të njërit prej bulevardëve kryesorë të Tiranës. Më poshtë është shkruar një numër celulari dhe një togfjalësh i fu-tur ngutshëm në kllapa, i cili patjetër duhet të ketë të bëj me ndonjë zbritje çmimi, të llojit, “ofertë”.

Tabela është shkruar me ngjyra op-timiste. Çdo fund-viti, ajo zbukurohet me drita shumë-ngjyrëshe (optimiste edhe këto), të cilat fiken e ndizen me rradhë. Po aq me rradhë, fiken e ndi-zen edhe dritat në xhamat e errët, pas të cilëve reklamohen zakonisht kurora të variacioneve të ndryshme, madhe-sia e këtyre të fundit, duket se është gjithmonë në varësi të cilësive, jo rrallë-herë, hiperbolike, të klientëve të kompanisë, të cilët, siç dihet, e kanë gjithmonë një herë të. parë...

Por të gjitha këto të marra së bash-ku nuk më çudisin aq sa pjesa e dytë e fjalisë publicitare në tabelë; ...dhe mbyllim...

Duket se me gjymtyrën e dytë të fjalisë, shoqëria që garanton shër-bimin, si t’ua ketë kuptuar me një të kërcitur të lehtë të gishtit, paranojat, sikletet dhe frikërat, të afërmve të të ndjerëve, i siguron këta të fundit se ajo i gropos mirë klientët e saj.

një foto çasti shkrepur Tiranës, pa photoshop e ngjyra të stisura

Qyteti i një mbi një funeralëveKa kaq shumë çudira në këtë qytet të përgjumë

- Ju s’duhet të bëni gjë tjetër, për-veçse të vdisni... me të tjerat merremi ne, - sikur të garanton tabela me sloga-nin e saj, promocional. Në dukje është fare e thjeshtë... tek e fundit, - vdekja është e vetmja punë që mund ta bësh i shtrirë, - ka thënë diku Woody Allen.

Një burrë i vjetër me fytyrë të mun-duar, ka ndalur hapat përballë tabelës dhe rrokjëzon heshturazi përbrenda

buzëve të fishkura përbetimin publi-citar, si të jetë në një dilemë ekzisten-ciale; të vdesë këto kohë që ka dhe zbritje çmimi, apo më vonë... Ai men-dohet e mendohet me sy të pulitur përgjysëm, thua se është në dilemë për cilësinë e shërbimit...

- Me ne nuk do ta ndieni fare udhëtimin, - sikur buzëqesh gëzue-shëm tabela që nga lart, si në një nga

ato reklamat, prej të cilave, bota duket gjithmonë një fushë me lule ngjyra-ylberëshe, e njerezia duket aq e dli-rë... po aq e dlirë... gati e budallepsur prej dlirësisë.

Burri vazhdon të mendohet...Në të vërtetë tabela nuk të lë sh-

kas për ekuivoke apo mëdyshje të paparashikuara, si nga ato të çasteve të fundit, ajo e thote qartë, saktë, gë-

zueshëm madje, që ata, jo vetëm që i hapin por edhe i mbyllin...

Atje ngjituarazi, ndarë vetëm prej një faqeje muri të hollë, i bën gji-tonllëk një byrektore. Edhe ajo zbu-kurohet në fund-vit me drita shumë-ngjyrëshe (optimiste natyrisht) që fiken e ndizen, (me rradhë dhe ato), e me një tabelë ku shkruhet me të njëj-tën lyrosje të bollshme ngjyrash; Pra-nojmë bakllava me porosi, byreqe me mish të grirë, spinaq, qepë etj.

Në dallim nga tabela promocionale e shoqërisë së shërbimeve funerale, tabela e byrektores nuk ka të shkruar ndonjë numër celulari, por ama edhe slogani i saj, publicitar, i menduar kushedi në sa e sa netë të pagjuma, nuk të lë vend për ekuivoke.

Burri i vjetër vazhdon të qëndroje mëdyshas përballë tabelës së fune-ralëve, ndërsa shitësja e byrektores në kthinën tjetër, e cila ka vetëm një dhëmb kryeneç në gojë, është duke folur me disa nxënës shkollash, të ci-lët janë duke e pyetur nëse byrekët janë të freskët. Shitësja i siguron ata që byrekët janë të sapo-nxjerrë nga furra. Fëmijët kënaqen. Ata duken kaq të patrazuar për praninë, vetëm një mur më tej, të shërbimit funeral, sa mua fillon të më krijohet, pak nga pak, ndjesia që ky i ashtuquajtur anormali-tet gjendet vetëm në kokën time.

Këtë ma përforcon edhe më shumë fakti që burri i moshuar, më në fund, mbasi u ka dhënë fund dilemave të tij, ekzistenciale, vendos të futet në byrek-tore e të blejë edhe ai dy byrekë... si gjithë të tjerët...

Njëlloj si të tjerëve do ia mbështje-llë byrekët, shitësja, me të vetmin dhëmb kryeneç te mbetur në gojë, ndersa burri do marrë rrugën heshtu-razi, duke u përtypur ngadalë ( bash-kë me byrekët do vërtisë nëpër men-dje edhe shifrën e discount-it ) derisa, diku më tej, t’i zënë sytë një tjetër ofertë shërbimesh funerale…

Ka kaq shumë çudira në këtë qytet të përgjumë, me ëndra të paralizuara, të cilin ironikisht, ose jo, vazhdojmë ta thërrasim “metropol”... Në këtë qytet, ku zor se mund të gjesh një banjë pu-blike, por ama, për çdo bulevard, mund të gjesh nga një shërbim funeral...

A thua se qëllimi i zyrtarëve të ci-lët japin leje pa kurrfarë kriteri për biznese të tilla, eshte të n’a kujtojnë që ajo, ( vdekja ) është gjithmonë aty, duke n’a përgjuar me pritjen e saj, të palodhur ? Apo për të n’a kujtuar se duhet të jetojmë çdo dite si ta kemi të fundit ?

Hmm... të ofron kaq shumë shërbi-me të tilla ky qytet, ashtu siç panevoj-shmërisht të ofron; kaq shumë parti... politikanë... analistë... këngëtarë... sa mua më vjen ta quaj; qyteti i një mbi një funeralëve...

llit sistematik nuk i referohem vetëm nevojave shoqërore të përjetuara in-dividualisht, apo vetëm veprimeve të ndërmarra në mënyrë të ndërgjegj-shme: në fakt ato mund të përjetohen e mund të ndërmerren në mënyrë të tillë, por mund edhe të mos jetë kësh-tu. Më tepër i referohem tendencave, forcave që mund të identifikohen prej analizës së shoqërisë ekzistuese të ci-lat shfaqen edhe kur vendimmarrësit nuk janë të ndërgjegjshëm për to. Ato shprehin kërkesat e aparatit ekzistent të prodhimit, shpërndarjes e konsumit – kërkesat ekonomike, teknike, politi-ke, mendore që duhen përmbushur në mënyrë që të sigurohet funksioni-mi i vazhdueshëm i aparatit prej të cilit varet popullsia, dhe i marrëdhënieve sociale që rrjedhin prej organizimit të aparatit. Këto tendenca objektive manifestohen në trendin ekonomik, në ndryshimet teknologjike, në po-litikën e brendshme dhe të jashtme të një shteti apo të një grupi shtete-sh, ndërkohë që gjenerojnë nevoja e qëllime të përbashkëta mbiindividu-ale në klasat e ndryshme shoqërore. Në kushte normale të kohezionit so-cial tendencat objektive e tejkalojnë ose e përthithin interesin dhe qëllimet personale, duke mos e shkatërruar shoqërinë; gjithsesi interesi personal nuk determinohet kaq thjeshtë prej atij universal: i pari ka hapësirën e vet

të lirisë, dhe sipas pozicionit social që ka, kontribuon në formëzimin e inte-resit të përbashkët – mirëpo nëse nuk ndodh ndonjë revolucion, nevojat dhe qëllimet personale do të vazhdojnë të përcaktohen nga tendencat objektive mbizotëruese. Marx-i besonte se këto tendenca shfaqen “pas shpinës” së individit; por në shoqëritë e përpa-ruara bashkëkohore kjo është e vër-tetë vetëm në rastet më të forta. Ma-kineria sociale, menaxhimi shkencor i ndërmarrjes dhe i marrëdhënieve njerëzore, dhe manipulimi i nevojave instinktive praktikohen në nivel ven-dimmarrës, dhe dëshmojnë shkallën e ndërgjegjësimit brenda verbërisë së përgjithshme.

Sa i përket manipulimit dhe kontro-

llit sistematik të psikës në shoqëritë e përparuara, nga kush dhe për çfarë bëhet ky manipulim e kontroll? Mbi të gjitha manipulimi personal është në interes të disa bizneseve, politika-ve, lobeve – dhe qëllimi kryesor është ta pajtojë individin me mënyrën e je-tesës të cilën ia imponon shoqëria. Për shkak të shkallës së lartë të shtypjes-mbivlerë që përmban ky pajtim, është e nevojshme të arrihet një ngarkesë (cathexis) libidinale tek mallrat që individi duhet të blejë (apo të she-së), tek shërbimet që individi duhet të përdorë (ose të shërbejë), tek qejfi

që duhet të shijojë, dhe tek simbolet e statusit që duhet të mbajë – të ne-vojshme pasi prej prodhimit dhe kon-sumit të pandërprerë të tyre varet ek-zistenca e shoqërisë. Me fjalë të tjera, nevojat shoqërore domosdoshmërisht duhet të shndërrohen në nevoja indi-viduale dhe instinktuale. Dhe këto nevoja duhet të standartizohen, të ko-ordinohen, të përgjithësohen deri në gradën që i nevojitet produktivitetit të shoqërisë prodhimi masiv dhe konsu-mi masiv. Natyrisht që këto kontrolle nuk janë konspirative, ato nuk janë të centralizuara në ndonjë agjensi, apo në ndonjë grup agjensish (edhe pse tendenca drejt qendërzimit po fiton momentum); ato janë të shpërndara nëpër shoqëri, ushtrohen nga fqinjët, nga komuniteti, nga kolegët, nga ma-smedia, korporatat, dhe (ndoshta më së paku) nga qeveria. Por ushtrimin e këtij kontrolli e ndihmon, në fakt e bën të mundur shkenca, shkencat shoqëro-re dhe ato të sjelljes, veçanërisht nga sociologjia dhe psikologjia. Si socio-logji dhe psikologji industriale, ose në mënyrë më eufemike si “shkenca e marrëdhënieve njerëzore”, këto për-pjekje shkencore janë bërë një mjet i domosdoshëm në duart e fuqive ek-zistente.

Këto vërejtje të shkurtra sugjerojnë

thellësinë e ndërhyrjes së shoqërisë

në psikë, sasinë në të cilën shëndeti mendor, normaliteti nuk i përket in-dividit por shoqërisë ku ai jeton. Har-monia mes individit dhe shoqërisë do të qe tepër e dëshirueshme nëse shoqëria do t’i ofronte individit kush-tet për zhvillimin e tij si qenie njerëzo-re në përputhje me potencialin e mun-dshëm të lirisë, paqes dhe lumturisë (që është në përputhje me çlirimin e mundshëm të instikteve jetësore), por është tepër destruktive për individin nëse këto kushte nuk plotësohen. Nëse nuk plotësohen atëherë individi i shëndetshëm dhe normal, është një individ i pajisur me të gjitha cilësitë që e aftësojnë të shkojë mirë me të tjerët në shoqëri, dhe pikërisht këto cilësi dëshmojnë represionin, dëshmojnë një qenie njerëzore të gjymtuar që bashkëpunon në shtypjen e vet, në përmbajtjen e potencialit individual dhe lirisë shoqërore, apo në çlirimin e agresivitetit. Dhe kjo situatë nuk mund të zgjidhet me metodat e psi-kologjisë – një zgjidhje mund të për-vijohet vetëm në nivel politik: në be-tejën kundër shoqërisë. Me siguri që terapia do ta zbulonte këtë situatë dhe do ta përgatiste terrenin mendor për këtë betejë – por më pas psikiatria do të vepronte në mënyrë subversive.

Përktheu Arbër Zaimi

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 12: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 12

emiljo Leka

Është e pamundur teksa ndodhesh në shekullin e XXI dhe të mos kesh para syve reklama produktesh të ndriçuara nga spote shumë ngjyrëshe, dyqane me vitrina të stolisura për të tërhequr aty klientin e rradhës, që do të jetë justifikimi i orëve të gjata të punës për pronarin. Jemi në kapitali-zëm dhe “kapitalizmi është i vështirë” thonë pjesa më e madhe e atyre me të cilët kam të bëj.

Vallë a e dinë se për çfarë po fla-sin?

Viktima demokratike e burokracisë është më parë viktima imperialiste e burokracisë për të thënë që; burokra-cia në shembujt e imperializmit u for-mua si precedent për t’u rimarë dhe aplikuar në vendet e individëve që e prodhuan.

Njeriun e shekullit XXI i cili në mun-gesë të vullnetit për të kuptuar nuk mund ta di ndikimin që ka mbi të si-stemi i organizuesve shoqëror.

Për ta nisur citojmë çfarë Arendt thotë: Shteti burokratik zhvillohet pa-ralelisht me ekspansionin e demokra-cisë politike, meqë, kërkesat e për-faqësimit politik dhe ato të barazisë përballë ligjit, të kërkuara nga demo-kratikët, vendosin masa juridike dhe administrative shumë komplekse për të eleminuar privilegjin. Lidhja midis demokracisë dhe burokracisë theme-lon një nga burimet më të mëdha të tensionit në fushën e sistemit modern kapitalist. Në fakt, edhe pse zgjerimi i të drejtave demokratike në fushën e shtetit modern kërkon rregullime të reja burokratike, ekziston një kun-dërvënie – kundërshti e thellë midis demokracisë dhe burokracisë.

Këto procedura abstrakte juri-dike, të kërkuara nga demokratët për të eleminuar privilegjin, mund të sjellin një formë të re dhe më të pakontrollueshme të privilegjit sesa ajo ekzistuese. Kjo për shkak të ma-save juridike dhe administrative më komplekse që nevojiten për të kënaqur prirjet e demokratëve. Rre-ziku pra mund të krijohet pikërisht nga ky kompleksitet. Po të ndjekim mirë tekstin në vazhdim gjejmë një shembull domethënës të kombinimit ose bashkëpunimit kundërthënës mes demokracisë dhe sistemit bu-rokratik në zemër të shtetit mo-dern. në leximin weberian zhvillimi i demokracisë ka pësuar një efekt specifik “nivelimi” që mund të dalë në pah duke krahasuar shoqërinë bashkëkohore me shembujt e më-parshëm historikë të shteteve tejet burokratikë. Një krahasim i tillë tre-gon shumë qartë, megjithëse raporti midis burokacisë dhe demokracisë në shtetet moderne është i ngushtë,

Karakteristika themelore e burokracisë moderne është sigurisht specializimi i lartë i funksioneve

Viktima demokratike e burokracisëBurokracia vetëm si një tip i organizimit shoqëror

se “është patjetër i mundur një zhvi-llim i burokracisë pa zgjerimin e të drejtave demokratike edhe pse nuk vlen e kundërta”.

Veçanërisht “shembujt e Egjiptit antik dhe Romës janë prova të nën-shtrimit total të popullit ndaj një sh-teti tejet burokratik”. Kjo lloj analize na ofron tashmë një këndvështrim: demokracia ka qenë një karahasim me shtetet e mëparshme burokrati-ke të cilët mbërritën në nënshtrimin e plotë të popullit prej sundimtarit. Në këtë rast mund të citojmë pa fri-kë Lefort-in që thotë: “demokracia u ngrit në rrënojat e shtetit totalitar”.

Karakteristika themelore e bu-rokracisë moderne është sigurisht specializimi i lartë i funksioneve. Ky zhvillim e nxjerr jashtë loje çdo përpjekje të shoqërisë për t’u liruar nga pushteti i saj. “Një aparat i tillë… e bën gjithnjë e më të pamundur… “revolucionin”, i kuptuar si krijim i dhunshëm formësimesh pushteti absolutisht të reja.” (Weber)

Detyrimisht, fuqia sistemike e bu-rokratizimit në kapitalizmin modern shpie njëkohësisht në racionalizimin e mëtejshëm të jetës në tërësi, ose të të gjitha sferave të veprimtarisë së saj: industri, politikë dhe e drej-të. Simptomë konkrete do ta quante Giddens racionalizimin e sjelljes në nivel administrativ: preken të gjithë sferat e kulturës perëndimore. Nuk shpëtojnë as fusha të konsideruara deri në atë kohë si jashtë efikasitetit të prodhimit: arti, muzika, arkitektu-ra.

Përqasja e racionalizimit si for-

më jetese dhe krijuese identifikon shoqëritë kapitaliste moderne. Kjo epidemi u zhvillua nga fakti se si-stemi politik demokratik u bazua në themelimin e sipërmarrjes kapi-taliste dhe vendosi burokratin për mirëmbajtjen e tij gjë që çoi në ra-cionalizimin total të individit dhe po-litikës. Prirja pra drejt racionalizimit të botës perëndimore është i bazuar sigurisht në një shpirt llogaritar, me synime shpërndarjeje ose tregtimi.

Tek gjykojmë racionalizimin e botës perëndimore nuk duhet të humbim prej vëmendjes dallimin “midis racionalitetit formal dhe ma-terial”. Racionaliteti formal i sjelljes ka të bëjë me shkallën në të cilën, sjellja strukturohet në bazë të një llo-garitjeje racionale. Prandaj burokra-cia mund të shihet si tip ideal. Në një kuptim më të gjerë mund të konfir-mojmë se përhapja e shkencës ose dijes, në gjuhën e Foucault-së, nëpër mikroorganizime dhe mikropushte-tet, veti tipike perëndimore, kthehet në treguesin e racionalitetit formal të vetë kulturës së tij. Shkenca nuk është natyrisht vetëm një fenomen perëndimor. Le të flasim atëherë për fazë perëndimore të shkencës.

Ndeshim pra një sistem të tëra vlerash që ka rënë në ndikimin e operacioneve të shkencës. Mund të themi se këtë rënie e ka bërë të mundur përqafimi i shoqërive me formën e re të kapitalit modern, gjë që formën e vetme të jetesës e kthen në sjellje; të jetojmë për të mos na munguar gjë, buka, gjella, drekat, telefoni, pushimet, dixhitali,

etj. Bukuria e faktit të dhimbshëm në shoqëritë moderne evropiane qëndron në atë se: fakti që një pjesë e mirë e jetës shoqërore moderne varet nga aplikimi i parimeve shken-core, nuk nënkupton se secili nga in-dividët i njeh këto parime dhe nga ana tjetër “nuk e ka domosdoshmëri njohjen e tyre”. Giddens sjell një shembull për të ilustruar problemin e lartpërmendur të individit evropi-an: “njeriu primitiv ka një njohje pa-krahasueshmërisht madhore të mje-teve që i nevojiten për jetesën e tij”.

Përkundër këtij fakti historik, duke shtuar dhe faktin e njohjes që na thotë se parime të tilla mund të kuptohen prej cilitdo që dëshiron, në gjendjen moderne të njeriut, sje-llja e secilit udhëhiqet nga: “ndërgje-gjja se mjafton vetëm të dëshirosh për të pasur, që çdo gjë – si formë pari-more – mund të zotërohet me arsye.

Paralajmërimi në formë shqetësimi i Weber-it për organizimin shoqëror modern nuk ka të bëjë vetëm me fak-tin se mënyra e jetesës së individit po kalon në sisteme shumë raciona-le. Por më tepër vuan pavetëdijen e sistemeve në lidhje me këtë dukuri, kur ata vetë janë konceptuesit e kësaj forme. Pavetëdija arrin kulmin kur ata e pranojnë këtë gjendje dhe si të mi-rëqënë.

Raporti midis zgjerimit të raciona-litetit formal dhe aktualizimit të një racionaliteti material – pra, aplikimi i llogaritjes racionale për realizimin e qëllimeve dhe vlerave konkrete – është problematike. Kështu që atë çka mund ta themi për organizimin politik

mund ta themi dhe për atë shoqëror.Që racionaliteti formal të shenjojë

hartimin e rregullave ose ligjeve prej aparatit administrativ, në bazë të llo-garitjes, e kthen termin “formal” në shenjues të diçkaje konkrete. Racio-nalizimi material qëndron në faktin se individi aplikohet për realizimin e qëllimeve të ndryshme të shoqërisë. Këtij gjykimi i bashkangjitet dhe një citim që shkëputa nga analiza e We-ber-it në essenë e Claude Lefort. As-htu si Giddens ky autor dedukton të njëjtat përfundime:

“Weber e shikon burokracinë vetëm si një tip të organizimit shoqëror”.

Pa diskutim që një kritikë e buro-kracisë dhe e kapitalizmit modern, vlerat i ka në atë që Max Weber e sheh si problematik dhe objekt kundërshti-mi identifikimin e evropianit me histo-rinë e tij. Në të njëjtën kohë, ai njofton rënien dhe pësimin që po i shkak-ton kapitalizmi shoqërive evropiane moderne. Por mesa duket shoqëria evropiane besoj se nuk interesohet të marrë masa për tragjedinë që po i ka-noset. Mund të themi se kjo mënyrë jetese do të zhdukë të gjitha format që e lidhin njeriun me ekonominë e së bukurës duke u ribërë sipas eko-nomisë sublime të spektaklit. Pa rënë në reflektime estetike, kthimi në qe-nie të robotizuara, qenie që harrojnë që kanë shpirt dhe trup, i përgjigjet frikës sublime prej trupit.

Hyrja e procedurave shkencore në veprimtarinë shoqërore dhe llogaritja e racionalizimit të kapitalit prodhon individin që ka për figurë: ecje me kokën ulur te makina llogaritëse e tij.

Page 13: Gazeta Nr. 9

13e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

Ardit rada

Kryesisht në botën e zhvilluar, liria e shtypit është një nga faktorët bazë për të cilësuar një shoqëri si të drej-të dhe të paanshme.Shkëmbimet, shpesh herë kritike apo joshëse dhe tërheqëse, janë një kërkesë e domos-doshme për një shoqëri demokratike dhe funksionale. Nga ana tjetër, zhvilli-met e jashtëzakonshme të teknologji-së së telekomunikacionit në dekadën parardhëse dhe në vazhdim kanë mo-dernizuar mënyrën e transmetimit të lajmeve në cdo anë të botës duke u mjaftuar vetëm me një klikim të mo-use-it apo vetëm me shtypjen e një butoni.

Shqetësuese për publikun dhe disa organizata vëzhguese të ndryshme është fakti nëse raportimet e mediave,dhënë mbi cështje apo ngjarje të ndryshme, jepen me objek-tivitet dhe paanshmëri apo janë të krijuara nëpërmjet imazheve grafike, interesave komerciale dhe dramatizi-mit.

E ndërsa media e përgjithshmë mban pergjegjësi për pastërtinë dhe origjinalitetin e gazetarëve, këta të fundit duke qenë se shpesh herë kanë marrëdhënie me njerëz dhe vende të

privilegjuar, kanë një shkallë të lartë dhe të konsiderueshme pavarësie në dhënien e lajmit.

Një tjetër cështje po me kaq rën-dësi, vënë në dukje nga shumë orga-nizata vëzhguese në lidhje me mediat, është dhe sasia e burimeve dalëse të mediave, shpesh herë të kontrolluara nga një individ i vetëm apo kompani e një me një drejtues absolut, që rrjedhi-misht do të sillte një kufizim të opinio-neve të ndryshme që do ti servireshin publikut. Për këtë arsye, lexues të inte-resuar dhe të vendosur, në të shumtën e rasteve gjejnë rrugë dhe mënyra të tjera për të arritur burimin e vertëtë.

Ajo që më shqetëson më tepër në vendin tonë, nuk është vetëm historia e hidhur e mungesës së një tradite shumë vjecare në fushën e medias së pavarur.

Aktualisht po ndeshemi me një mori rubrikash dhe emisionesh tele-vizive te kopjuara si dhe me një numër të madh termash dhe opsionesh për persona publikë të ndryshëm.Kemi shumë raste kur një drejtues emsioni “talk show”, vetem pse prononcohet për një cështje dite apo jave, merr titullin analist, komentator, opinionist etj.Por ajo që i ndryshon nga analistët botërorë është dicka fare e thjeshtë;

që të quhesh një analist nuk duhet thjeshtë të flasësh një herë në javë për dicka në një media elektronike apo të shkruar, por të bësh krahasi-met dhe të nxjerrësh diferencën në rrugë logjike.Në rradhë të parë është e nevojshme të njihesh me faktin që na rrethon; me gjëndjen e shtypit në vend dhe atë në botë; me gjëndjen dhe kushtet ku jeton popullsia; bin-djet politike të shumicës nëse janë koherente apo të gabuara dhe cdo ishte më e mira për ta duke u bazuar në gjëndjen aktuale të botës.

Megjithatë duhet saktësuar se këto “kauza” të medias nuk po i kalon vetëm vendi ynë por shumica e ven-deve të ish-bllokut lindor.Kjo vjen sic e thashë edhe mësipër, nga mungesa e një traditë të shtypit të pavarur dhe e shumë faktorëvë të tjerë.

Ndryshe nga perëndimi, atje nuk hasim të njëjtat probleme dhe kri-za.Në shumë vende të zhvilluara perëndimore, shqetësimet në lidhje me shtypin janë të një natyre tjetër. Mbeshtetës të shprehjes së lirë, janë të alarmuar nga censurimet në pothu-ajse cdo kanal të mediave.Kjo ndodh kryesisht në ato raste kur kemi kun-dërshtime nga disa gazetarë ndaj po-litikës së luftës që shtete të ndryshme

po bëjnë të grumbulluar në një koa-licion.

E gjitha kjo nuk do të thotë se gjën-dja larg kufirit tonë është më alarmue-se por se etapat të cilat po kalojmë ne aktualisht, ato i kanë hedhur pas supe-ve me kohë dhe se tani po përballen me gjëra më të vështira në thelb por më të lehta për tu bërë ballë pasi kanë një eksperiencë në përballimin e këtyre situatave penguese për një burim informacioni të pavarur.

Megjithëkëtë, në vende të tjera, qeveritë kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me mediat që në shkëmbim të një raportimi të saktë, japin një mbu-lim artificial dhe tendencioz të gjëndjes aktuale, duke mos dhënë informacionin e saktë dhe që e bën publikun të jetë më larg të vërtetës.Kjo nuk sjell vetëm mos informimin e publikut por edhe kontro-llimin e medias nga shteti për interesa politike.Po të shohim rastet e shteteve me karakter diktatorial si Bjellorusia, Kuba apo Korea e Veriut do ta kuptojmë edhe më mirë.Mjafton të përmendim faktin se në Kubë ekziston vetëm një gazetë zyrtare që quhet “Granma” dhe që bën politikat dhe propagandën sh-tetërore.

Në vendet ku censura është më e fortë, gazetat, meqë kundërshtojnë

disa interesa të shtetit janë ndërprerë, kanalet televizive po ashtu, komenta-torët kritikë dhe gazetarë të pavarur janë burgosur apo torturuar, dhe faqe interneti të ndryshme filtrohen apo bllokohen fare.

Në këto vende që sapo përmendëm shohim se ka një desidencë në rradhët e gazetarëve dhe shkrimtarëve të ci-lët duke e pasur të pamundur të gjej-në mbështetje në mediat shtetërore, e “shesin” mendimin e tyre në internet apo botojnë diku gjetkë nëpër shty-pin ndërkombëtar kryesisht duke përdorur pseudonime.Por në një rast ideal, është në natyrën e cdo gazetari të drejtë dhe me guxim që ta rapor-tojë lajmin pikërisht sic është dhe sic e shohin ata, shpesh herë duke rrezi-kuar dhe jetën.

Të gjithë ato gazetarë të cilët bien preh e presioneve apo korruptohen dhe nuk shkruajnë atë që shohin dhe mendojnë, duhet të kujtojnë vetëm një thënie të Frank Zappas; Gazetarët mund të shkruajnë se mbreti ka vde-kur, dhe pavarësisht se ai është shën-doshë e mirë, populli niset për në ce-remoninë e lamtumirës së tij.

Pra, keqinformimi nuk sjell gjë tjetër vecse shkakton dëme sociale dhe destabilitet për të gjitha mediat.

Një vështrim mbi gjendjen e mediasKeqinformimi nuk sjell gjë tjetër vecse shkakton dëme sociale

Page 14: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 14

Hysamedin Feraj

(Vijon nga faqe 2)

...nuk është informues mbi dialek-tikën e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Paqen zakonisht e kërkojnë dy palë: sunduesit dhe të sunduarit tepër të dobët. Sunduesit kur ndjehen mirë me pozitën e tyre si sundues kërkojnë të ruhet paqja, kërkojnë që të sunduarit të ruajnë paqen, të mos hyjnë në konflikt kundër sundimit. Të dobëtit, kur janë aq të dobësuar sa nuk durojnë më por nuk mund të bëjnë asgjë, kërkojnë paqe, kërkojnë që sunduesit të mos i rëndoj-në edhe më shumë. Si fëmija kur është duke u rrahur nga një i rritur që mund t’i kërkoj “le të bëjmë paqe”, në kupti-min mos më rrih më tej! Ose një ushtri e mundur që kërkon paqe, kapitullon, pranon pushtimin dhe madje skllaëvri-min, vetëm për të mbetë gjallë.

Paqja nuk është vlera më e lartë po-litike. Siç thotë një shprehje “paqe ka në varreza” por askush nuk e dëshiron paqen e varreve. Edhe besimet fetare më të përhapura, paqen e vendosin në botën tjetër, për tek e cila rruga kalon nëpër varreza. Paqja si vlerë shoqërore e politike duhet të hyjë në pazare me vlera të tjera si liria, siguria, drejtësia, barazia, dinjiteti i njeriut etj. Vetëm e lidhur me vlera të tjera, paqja është edhe vetë vlerë, e merr kuptimin e vet si vlerë ose antivlerë.

Paqja dhe harmonia mund të arri-hen duke zhdukur lirinë. Në botën e gjallë, në botën e kafshëve ku nuk ka liri mbretëron harmonia me natyrën: secila kafshë ha dhe hahet nga tjetra në zinxhirin ushqimor... krejt në harmoni me natyrën. Në shoqëri paqja dhe har-monia mund të arrihen duke zhdukur li-rinë, konfliktin për lirinë. Por pak njerëz priren të pranojnë se kjo lloj paqeje është... e mirë.

Nga ana e vet, konflikti duket se është i lidhur me natyrën e njeriut edhe si qe-nie e lirë. Konflikti duket si gjendja on-tike e njeriut, si përbërës i qenies së tij. Njeriu konfliktohet me veten: p.sh. thje-sht kur blen diçka dhe pastaj mallkon veten pse e bleu, i thotë vetes budalla, idiot që nuk di të bëj pazar etj. Natyrisht, po t’ia thoshte dikush tjetër këto cilësi-me konflikti do të ishte vërtetë serioz. Por jo patjetër.

Si qenie e lirë njeriut i duhet të zgjedhë, të vendosë përparësinë e pa-rapëlqimeve, hierarkinë e dëshirave, pushtetin e dëshirave të veta d.m.th. pushtetin e ndonjë dëshire mbi të tjerat. Edhe në qoftë e dhënë nga natyra hie-rarkia e dëshriave, siç mendonte Niçe se dëshira për pushtet natyrshëm qën-dron mbi gjithë të tjerat, prapë hyn në konflikt me veten e të tjerët, sepse janë të shumtë llojet e pushteteve ndërmjet të cilave i duhet të zgjedhë.

Edhe kur flasim këtu, jemi duke luaj-tur një lojë pushteti, i kuptuar si sundim, për sundimin e paqes e të integrimit mbi konfliktin e dezintegrimin.

Nëse njeriu hyn në konflikt edhe me veten, aq më shumë me të tjerët. Në shoqëri njerëzit mund të hyjnë në konflikt për qëllimet që duhet të ndjekë shoqëria; në qoftë se merren vesh për qëllimet, mund të hyjnë në konflikt për rrugët dhe mjetet që duhen për të shku-

ar tek qëllimi; në qoftë se merren vesh edhe për rrugët e mjetet, mund të hyjnë në konflikt për shpërndarjen e kostos e përfitimeve të rrugëve dhe mjeteve për arritjen e qëllimeve; nëse merren vesh edhe për to, nuk do të merren vesh për rradhën e plotësimit të dëshirave në një shoqëri bollëku etj .

Konfliket për të drejtat dhe liritë njerëzore, konfliktet kundër praktikave antinjerëzore etj., shpesh janë legjiti-muar më shumë se paqja e siguruar në zhdukjen e lirisë, drejtësisë, barazisë, sigurisë etj.

Mbizotërimi i një konceptimi harmo-nicist të botës gjatë gjithë mesjetës nuk kishte prodhuar një botë me më pak luftëra, mizori dhe dhunë. Legjitimimi i konfliktit në modernen, konfliktet për të drejtat dhe liritë e njerëzve etj., nuk ka prodhuar më shumë luftëra, mizori e dhunë.

Njeriu krejt pacifist mundet me qenë i neveritshëm si “heroi” i filmit “Porto-kalli mekanik” i Stanley Kubrick. Aleksi (Alex) nuk është më pak i neveritshëm si pacifist në fund të filmit sesa si i dhun-shëm në fillim të tij.

Pra, siç shihet, mund të mos merremi vesh aspak nëse paqja është vlerë që duhet mbështetë, ndërsa konflikti an-tivlerë që duhet shmangë. E duke pro-vuar se kultura i shërben paqes, nuk du-ket se kemi provuar se kultura i shërben diçkaje të mirë. Sigurisht, siç thoshte Aristoteli, luftërat e drejta bëhen për hir të paqes, dhe kështu paqja është vlera

e brendshme, ndërsa lufta vetëm vlerë së jashtmi. Por nuk provon se çdo situa-të paqeje është e mirë. Madje as se nje-riu mundet me qenë “kafshë plotësisht paqësore”.

II. modIfIKImI I njerIutNë qoftë se konflikti është i lidhur

me natyrën e njeriut, disa filozofi kanë propozuar rrugë të ndryshme për mo-difikimin e vetë natyrës së njeriut. Që të arrihet paqja e përjetshme. Janë përpu-nuar dy rrugë kryesore të modifikimit të njeriut: a) drejpërdrejt: duke ndërhyrë në natyrën bio-kimike të njeriut; b) tër-thorazi: duke ndryshuar shoqërinë; ose duke ndryshuar kulturën.

Edgar Morin p.sh. propozon ndrys-himin bio-kimik të njeriut si rrugë drejt një politike vërtetë paqësore, një po-litike të njeriut. Ky modifikim mund të bëhet përmes ndërhyrjes shkencore. Sipas tij, tani janë krijuar mundësitë që shkenca të ndërhyjë në vetë natyrën e njeriut, në sistemin e tij nervor, në botën ndjesore, në ndjenjat dhe mendimet e tij etj.. Në qoftë se është arritur kjo sh-kallë zhvillimi, atëherë shkenca mund të ndërhyjë për t’i hequr njeriut impul-set negative, t’i heqë ndjenjat e tjera, dhe t’i lërë në funksionim vetëm ndje-njën e dashurisë dhe të mëshirës.

Të tjerët propozojnë rrugë më të tërt-horta. Marksistët e shikonin konfliktin të lidhur me shkallën e zhvillimit shoqëror dhe organizimin përkatës. Për një poli-

tikë të paqes duhet ndryshuar shoqëria, e bashkë me të ndryshon edhe vetë njeriu. Me fjalë të tjera, për të ndryshuar njeriun duhet ndryshuar shoqëria dhe organizimi i saj.

Disa e shikojnë si rrugë të ndryshimit të njeriut socializimin e tij, ndryshimin e kulturës, (apo shpërlarjen e truve?). Për shembull, besimet e ndryshme fetare mbajnë gjallë shpresën se me sociali-zimin dhe edukimin prej tyre të njeriut, njerëzit do të bëhen më paqësor, më të dashur e të mëshirshëm me njëri-tjetrin. Çdo filozofi tjetër ka përpunuar programe të ndryshme socializimi dhe edukimi të njeriut për ta bërë më njerë-zor, më të afërt, të dashur e respektues ndaj njerëzve të tjerë.

Në vijim të tyre, është vënë në qen-dër ndërhyrja kulturore në njeriun për ta bërë më njerëzor. Kultura është menduar shpesh si tipar përkufizues i natyrës njerëzore: vetëm njeriu është i predisponuar nga natyra të prodhojë kulturë, vetëm njeriu është i aftë të kri-jojë kulturë, vetëm njeriu është qenie kulturore. Kultura është parë kështu si horizonti i vetë qenies njeri. Prandaj ndërhyrja kulturore në natyrën kultu-rore të njeriut është rrugë e natyrshme për përmirësimin e natyrës njerëzore.

Pavarësisht dallimeve e nuancave ndërmjet tyre, pothuajse të gjitha filo-zofitë e ndryshme pajtohen se tek nje-riu duhen shtypë impulset e ndjenjat e dhunshme dhe duhen lejuar e nxitur impulset e dashurisë.

III. Kultura dhe socIalIzImI pacIfIst

Kultura është përmendë si faktor i ndryshimit të sjelljes njerëzore në një kontekst filzofik që e shikon soci-alizimin e tij si rrugë të ndryshimit të impulseve të dhunshme të njeriut dhe rritje e ndjenjës së dashurisë.

Kultura është veshë me misionin e nxitjes së dashurisë ndërmjet njerë-zve, popujve dhe vetë kulturave, e afrimit të njerëzve me njëri-tjetrin, dhe e popujve të ndryshëm. Në këtë hulli është krijuar parulla se “kultura i afron popujt”. Ndërsa përçarja sh-kaktohet nga faktorë të tjerë si po-litika, elitat manipuluese të masave, etj.

Ka pak të ngjarë se kultura vepron patjetër në drejtim të afrimit të popuj-ve, të zbutjes së urrejtjes dhe nxitjes së dashurisë ndërmjet njerëzve e po-pujve. Së paku, jo me strategjitë që janë zgjedhur deri tani që kultura të kryejë këtë mision.

Këtu do të ndalem në tri strategji kryesore: dashuria – ndërmjet indi-vidëve të popujve në konflikt; rishkri-mi i historisë; kultura liberale. Këto tri strategji janë përmbledhë dhe kanë prodhuar tri parulla:

1. Arti bashkon: dashuri (seks) në vend të luftës!

2. Historia na mëson: populli në vend të elitave!

3. Kultura liberale: tregti në vend të luftës!

onflikt

Page 15: Gazeta Nr. 9

15e mërkurë 25 | nëntor 2009 |

tyre”, si diçka kafshërore në kohë lufte për gjëra shumë më të rëndësishme, se sa si ideal pajtimi e afrimi. Personazhet e këtij lloj arti, qoftë film, letërsi apo pik-turë ka shumë të ngjarë të përjetohen si personazhe të neveritshme.

Këtë e përforcon edhe një kornizë tjetër shumë e përhapur e kuptimit të njeriut: korniza darviniane që e sheh dashurinë dhe seksin si nevojë biologji-ke riprodhimi, si tek të gjitha kafshët.

c) seKs apo spIunazh?Dashuria e një femre dhe një mash-

kulli që u përkasin popujve ndërluftu-es ka mundësi të interpretohet edhe si spiunazh, si një Hari Mata Hari, si gjithë ato afera të seks-spiunazhit që njihen në histori. Personazhet e tillë të artit ka shumë më tepër të ngjarë të mos çojnë në pajtimin e popujve por në krijimin e heronjëve ose tradhtarëve përkatës. Një mashkull (ose femër) i cili vetëm për të kënaqë “epshet e veta kafshëro-re”, nxjerr sekrete të cilat mund t’i sje-llin humbje popullit të tij përjetohet si tradhëtar i pafalshëm; një femër që sakrifikon deri në këtë shkallë, sa t’i jepet seksualisht mashkullit armik, ka të ngjarë të pranohet si një heroinë në popullin e vet.

Kështu në qoftë se “dashuria” në këtë lloj klisheje (dashuri ndërmjet mashku-llit e femrës së popujve ndërluftues) kuptohet si seks-spiunazh, sërish ka pak të ngjarë të çoj në afrimin e popuj-ve e jo në largimin ndërmjet tyre.

1. artI: dashurI (seKs) në vend të luftës

Ndër strategjitë më të përhapura, që ka zgjedhë arti për t’i bashkuar popujt deri në kthimin në klishe, është kundër-vënia e dashurisë ndaj luftës e dhunës. Klishja pak a shumë përshkruan dashu-rinë e një djali dhe një vajze që u për-kasin popujve të ndryshëm që janë në luftë me njëri-tjetrin.

Mbas Luftës së Dytë Botërore u bë i famshëm romani “Niemansland” (Toka e askujt) i publicistes Utta Danella ku përshkruante “fatin dramatik të një të reje gjermane dhe një francezi, das-huria e madhe e të cilëve përthyhet në paragjykimet e kohës së tyre”. Kjo fabul u kthye në klishe. Janë shkruar romane, novela, drama, poezi dhe janë realizuar filma në të cilët dashurohet një vajzë boshnjake me një djalë serb, ose e kundërta; dashurohet një vajzë shqiptare dhe një djalë serb (maqe-donas, grek etj.), ose e kundërta. Dhe me këtë klishe autorët mendojnë se po i shërbejnë afrimit të popujve, se po tregojnë se është më mirë që njerëzit të dashurohen se sa të luftojnë kundër njëri-tjetrit.

Klishea ka pak të ngjarë të dërgoj këtë mesazh. Ka shumë më tepër të ngjarë të dërgoj mesazhin e kundërt: neverinë ndaj dashurisë (së tillë). Kjo dashuri e përshkruar nga “artistët” përthyhet në korniza kuptimore që e kthejnë në të kundërtën e vet. Korniza të tilla kuptimore ka shumë në kulturat

mbizotëruese të cilat e përthyejnë kup-timin e “dashurisë”.

a) dashurI apo seKs?Një pjesë e madhe e kornizave kupti-

more në të cilat përthyhet “fakti artistik” e thjeshtojnë në seks këtë lloj dashurie ndërmjet vajzës e djalit.

Me shekuj, në një kulturë të krish-terë, sidomos katolike, dashuria ndër-mjet sekseve të kundërta është parë si diçka e keqe. Edhe akti seksual mes burrit e gruas duhej kryer fshehtas, në errësirë, larg syve të çdo njeriu tjetër. Celibati, virgjëria janë paraqitë si ide-ale. Në qoftë se kjo është e pamundur për shkak të vijimit të llojit njerëzor, atëherë seksi është toleruar si e keqe e domosdoshme për shtimin e familjes.

Vetëm romantizmi arriti disi ta glori-fikojë dashurinë si diçka fisnike dhe e lartë që nuk reduktohet në seks: kalorës që vuajnë për zonja të mbyllura; zonja që presin kthimin e kalorësve, e prin-cave të kaltër pranë tyre; dashuri pa-sionante ku seksi gati nuk luan rol. Por romantizmi nuk arriti të shmangë sek-sin si baza e dashurisë. Sepse romantiz-mi përshkruan vuajtjet e dashurisë të njerëzve me sekse të ndryshme, duke lënë të hapur kuptimin se dashuria ka në bazë seksin. Përndryshe sëmundja e dashurisë do të duhej përshkruar njëlloj edhe për dashurinë e një burri ndaj një burri dhe të një gruaje ndaj një gruaje. Vetëm arti bashkëkohor e kë bërë temë të veten edhe këtë dashuri. Por këtu tër-

heqja seksuale pranohet hapur.Në qoftë se dashuria barazohet me

seksin, atëherë bëhet efiçiente korniza kristiane (veçanërisht katolike) e in-terpretimit të artit që i kundërvë luftës dashurinë, si kundërvënje të kënaqësi-së seksuale ndaj idealve të tjera për të cilat bëhen luftërat. Ky lloj arti mund të in-tepretohet e kuptohet lehtë si vendosje e kënaqjes seksuale mbi çdo ideal tjetër të njeriut. Dhe njerëzit që shpërfillin e brak-tisin çdo ideal tjetër vetëm për orgazmën personale që përjetojnë në seks, nuk bëhen shëmbëlltyre për t’u ndjekur nga të tjerët, nga popujt dhe kulturat.

Në një kuptim fetar dashuria është vlerë qendrore. Por ajo është dashuri për Zotin dhe kërkesat e tij për sjelljen ndaj njerëzve të tjerë. Edhe në këtë kuptim dashuria nuk shmang domosdo sakrificat dhe mundimin: Zoti i mundon njerëzit të cilët i do, kërkon sakrifica prej tyre, ose së paku, gatishmërinë për sakrifica, ashtu si kërkesa Abrahamit për të sakrifikuar të birin për dashurinë e besnikërinë ndaj Zotit.

b) dashurI apo epsh Kafshëror?

Dashuria e reduktuar në seks mund të përthyhet si diçka “e keqe” edhe në një kornizë kuptimore laike, madje anti-kristiane. P.sh. në një kornizë kuptimore niçeane dashuria është po aq kafshëro-re, egoiste, etje për pushtet: “Dashuri... Ekziston vallë ndonjë gjë më egoiste se kjo? Dhe kur ato (femrat – H.F.) sa-

krifikojnë veten e tyre, nderin e tyre, emrin e tyre, për kë e sakrifikojnë? Për një burrë? Apo për një nevojë të sh-frenuar të veten? Bëhet fjalë pikërisht për dëshirat tepër egoiste...”. Edhe tek mashkulli dashuria “do të nënshtrojë, të marrë zotërimin dhe duket si një dhuratë për veten. Në thelb ajo është vetëm dashuria për veglën tënde, për ‘kalin’ tënd, bindja që një gjë të përket, ashtu si dikujt mund t’i shërbejë”. Në këtë kontekst kuptimor, një djalë e një vajzë që bëjnë dashuri për egon e tyre seksuale, që kënaqin veglat e tyre, zor se bëhen shembull për t’u ndjekë nga popujt sado t’i glorifikojë letërsia, piktu-ra apo artisti. Vetë artistët, në këtë kup-tim niçean, “janë kafshë të fuqishme, të ndjeshme: pa një lloj teprie në nxehjen e sistemit seksual nuk mund të mendo-het një Rafaelo...”, dhe se gjendja este-tike është përzierje e këtyre shkallëve (impulsit seksual, dehjes, mizorisë – H.F.) shumë delikate të ndjenjave të mi-rëqenies kafshërore” .

Pa pasë të përbashkët me Niçen gjithë kornizën kuptimore, ky kuptim që e sheh dashurinë si seks dhe sek-sin si diçka kafshërore është shumë i përhapur në kulturat e popujve të ndryshëm. Seksi, si përdhunim i femra-ve të popullit tjetër, është fenomen i përhapur. Prandaj arti që jep si shem-bull dashurinë e një femre e të një mashkulli që u përkasin popujve ndër-luftues ka shumë më tepër të ngjarë të përthyhet si “kënaqje e veglave të

Page 16: Gazeta Nr. 9

e mërkurë 25 | nëntor 2009 | 16

krenar Zejno

Novela që prezantojmë shenjon kalimin në një periudhë të rëndësishme në veprën e Beckett-it, pasi ajo është konceptuar në zhvendosjen e autorit prej gjuhës angleze në atë frënge si mjet shprehës, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.Dashuria e parë dhe tre novelat (Fundi, I Zbuari dhe Qetësuesi), janë një urë drejt trilogjisë së famshme (Molloy, Maloni vdes dhe I Paemërtueshmi). Personazhet monologues do të jenë lajmëtarë të temave dhe gjithë poetikës që bashkë me kryeveprën “Duke pritur Godonë”, përbën palcën e korpusit beketian. Pjesa Pa Mua që vijon në këtë botim është shkruar fillimisht anglisht me titullin Not I, përkthyer si përherë nga vetë autori me titullin Pa Moi. Beckett-i, mik i Joyce-it, nën supervizionin e të cilit ka përkthyer në frëngjisht fragmente nga veprat Finegan’s Wake dhe Uliksi (Zenit 2003, përkthyer nga Idlir Azizi). Në veprat e tij të hidhëta dhe surreale, eksponenti më i lartë i teatrit absurd portretizon individë paralitikë, të ngurrur në ankth e ngërç përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes. Vepra e tij vendos në skenë makthin e njeriut ballë absurditetit të ekzistencës. Përmes një rrëfimi që bëhet gjithnjë e më i ngjeshur dhe esencial, dramat shprehin, edhe fizikisht, gozhdimin e personazheve në një kuadër ku nuk është i mundur asnjë evoluim ekzistencial apo psikologjik.

absurditeti i absurdit Para se ta fusim lexuesin shëndetlig në dhomën ku ekzekutohet dashuria e parë dhe thuret alibia Pa Mua, i kemi rezervuar një pritje në paradhomë me Emil Cioran-in, mendues që endet bohem, përkrah vetëvrasjes në periferi të letërsisë, filozofisë dhe marrëzisë. Me mbresat në takime me Beckett-in, ai do t’i gatisë lexuesit vaksinën ndaj pesimizmit, përftuar nga filozofia e vet praktike, sipas së cilës “jeta është interesante dhe tërheqëse për shkak se s’ka pikë kuptimi”. Kësisoj, mund ta jetosh shumë mirë atë paralel me idenë e dobishme të vetmohimit përsaqë, duke e zotëruar kaq lirisht jetën, vrasja e vetes mund të shtyhet për kur të kesh kohë. Për të fokusuar imazhin e një dashurie prej Beckett-i, do ta drejtonim objektivin mbi elementin parafabrikat të pranishëm në inskenimin e veprave të tij, murin. Ballë tij le të përfytyrojmë një trup të tkurrur në pikëpyetje dhe kryet e vetë Samuel Beckett-it. Përhumbur drejt një pike të murit, rreket që të rrokë horizontin. Aleph… Borges-i do të rrëfente më vonë se, ngrirë mes mureve të territ, pat zbuluar pikën aleph, në të cilën përmblidhet horizonti ku ai shquan edhe dashurinë e tij. Ndërsa Beckett-i përkundër, tenton një pikë që të hapet drejt horizontit. Absurdi i tij e gjen pikërisht në dekadencën e dashurisë pikë-mbështetjen. Aty penetron levën për të zhvendosur mendimin drejt vizionit të gjithçkasë.Edhe Borges-i, si rrëfimi dantesk, e shndërron dashurinë në udhërrëfyese për një vizion universal. Beckett-i po aq, por nga rruga e kundërt: - “Nuk ndihesha mirë pranë saj, vetëm se ashtu mund të mendoja për gjithçka, veç saj”.Dashuria beketiane mbart kështu

motivin ‘jam, pra mendoj’ duke e kthyer me këmbëpërpjetë moton karteziane e cila do t’i shkonte më për shtat aleph-it të Borges-it apo opusit të Dantes, dashurive imagjinare që ‘mendohen, pra janë’. Meqë ne e ftojmë vëmendjen, siç vëren Valery, vetëm në shërbim të ndonjë zbavitjeje, le të sjellim një imazh panoramik. Një arkitekt kritizer që stigmatizonte kullën Eifel, pyetjes bizarre të gazetarit: pse e pini përditë kafenë në kullën që ju duket kaq e shëmtuar? iu përgjegj: “Veçse nga kjo pikë, mund ta shoh qytetin pa shpifanepsjen e saj”.Nëpërkëmbja që pëson Borges-i për hir të Beatriçes së tij, ashtu si sfilitja e Dantes për Beatriçen e Purgatorit, i përkasin dashurisë së Madhe, të pamundur dhe ireale. Ndërsa kjo Premier amour as nuk poshtëron dhe as poshtërohet. Po aq e pamundur, jeton për së vdekuri midis dy të gjallëve.Aleph i Beckett-it vjen nga rrokullima (“Në rënie, vetëdija është shumë më e theksuar”, thotë Cioran-i). Ndërkohë që Borges-i mbërrin vetë në dijen se aleph-i i tij ishte një aleph i rremë.Beckett-i do të kërkojë nëpër yje e kostelacione Arushën e Madhe dhe të Vogël, por nuk i gjen dot, ndonëse aty duhet të ishin, meqë të parën ia pat dëftuar i ati. Rrëfimi i dashurisë çelet me vdekje… Vizitë pranë varrit të atit për të marrë shënim datëvdekjen. Data e lindjes së paraardhësit të tij adamik, nuk i interesonte. Natyrisht e prej këtej, kjo dashuri aleph – emri i gërmës së parë të alfabetit të gjuhës së shenjtë – zë fill prej fundi.Lulu quhet dashuria numër një e Beckett-it. Një rrokje që përsëdytet për të nisur vargun e parreshtur të numrave, brenda të cilit ai veç mund ta vendosë (zhvendosë) në rresht, duke i

shndërruar emrin.Ana, riemërtohet dashuria beketiane. Megjithë bezdinë për emrat e përveçëm, formalistit i duhet gërma e parë e alfabetit për fillim e fund, lidhur nga një urë bashkë-tingëllore. Kështu mund ta thërrasë me një rrokje të vetme rreshtin e pafund. Kësisoj, raporti i kësaj dashurie brenda vargut është si te numrat transfinit (aleph quhet simboli i tyre), ku e tëra nuk është më e madhe se çdonjëra nga pjesët.Dashuri origjinale dhe origjinare. E vogël dhe e madhe. Njëshi dhe “rrënja katrore e njëshit”.Nuk është e vërtetë! Nuk është njësoj!… Pikërisht. Por, në absurd, një soj apo dy soj është pak a shumë njëlloj, ashtu si pak apo shumë bëhet pakashumë.E vërteta, kujton Cioran-i, nuk gjendet nëpër libra, por veçse në ndjesi. Kështusoj, dashuria e parë mund të tingëllojë si një parodi estrade ose si një simfoni me kadenca biblike (Të qeshurat zëulët dhe rënkimet ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën). Për organo ose orkestër. Apo të dyja bashkë? Ndoshta të gjitha së bashku. Si të dojë. Se dashuria, e parë apo e fundit, e madhe a e vogël, është gjithsesi më e madhe se ne. Ndodh aq sipër nesh, sa mund të thuhet:

Jo Unë, Pa Mua.Si alibia e gjuhës, syrit a gjeniut vetë, ngritur në dramën pa dramë Not I. Shkulm fjalësh që rrjedh në eter, nga një gojë mbi tokë, zhytur në terr.

Në pafuqi për të hapur një imazh të denjë për lebetinë Pa Mua, po i falemi sërish pamjes mbinjerëzore të kokës Samuel Beckett.Gjithë brazda cerebrale, e hirtë ngjyrë truri, duket sikur në të lëkura është cipë korteksi që pështjell brenda shqisat.

shpërdorimi gjuhësor, duket sikur ia kemi marrë borxh heroit për t’ia dhënë hekurit).

Meqë ra fjala (fjala është vërtet heroike, një bie mijëra ngrihen), pse të mos themi me të njëjtën pafajësi që historia është borxh, që ia marrim gjuhës për t’ia dhënë syrit, në mos është gjuha vetë. Si dashurinë që ia kemi marrë borxh metaforës për t’ia (për)veshur njeriut, në mos qenkesh metafora vetë.Gjenia e Beckett-it sugjeron që gjuha mund të përçojë tek fuqitë dhe thellësitë lirike të rregullit të parë të brendshëm, fare rastësisht, vetminë, refuzimin e emërtimit adamik. “Vetmia është një gjë e bukur, citon Poe Zimmerman-in, sido që duhet dikush, për t’ju thënë se vetmia është një gjë e bukur.”

Për lexuesin e vetmuar, rrokja e lëndës që rrjedh nga përroi i psiqikës është një mund i pazakontë. Për përkthyesin e vetmuar është një zhytje rrokapjekthi kundër rrymës.Për botuesin e vetmuar, botimi i absurdit është i njëjtë me absurdin e botimit. Këta i përngjajnë tre vajzave të mbretit Danae, përdaljes së Danaideve mitike të ndëshkuara për të mbushur me ujë fuçinë e pabythë.

Kontekstin si, pse, qysh, kur, ku, në të cilin po botojmë absurdin, do ta quanim shkurt: kohë xhojsiane në një vend beketian. E meqë shkurt i del më gjatë, le ta quajmë pa pikë pa presje:“koha e një kurvërimi të kapitur që kërkon qorrazi perëndinë e vet” në arenën madhështore me kufij të vërtetë të teatrit absurd me titull “Pa titull” regjisor hiç skenarist lesh vu regji e dëng skenarë me skenograf sylesh tek e bën me lule qesh dhe me skenografi tërë mure makthi të squllët ku aktorët kaps por vitalë si vullneti i çdo fanatiku zvarrisin historinë zvarrë kush më i pari drejt vetmurosjes vullnetare me të shkuarën çerekbrenda-gjysmajashtë murosur si gji legjende.“Hiç... si shumë zgjati kjo frazë”, do të thonte Beckett-i.

eureka

gojafjalëshkulm

tej përtej territbarkë eksodi biblikbraktis gjuhën eteritspirancë pikëpyetjen

e dhimbjes beketiane i vërvit farit në stere:

e dini ç’është të moskesh më ku të mbërrish?

Dhe fanari si kokërdhok Prustisyrin i vërtit barkës në lundrim sërish

‘udhëtim i vërtetë zbulimi është të gjesh

sy të rinj jo tokë të re’

Gjithsesi ky teatër beketian, që kufizohet vetëm me vetveten, mbart një të madhe shpresë … mençurinë që pason rënien. Zgjuarsia e zgjuar nesër do të dijë ta çelë skenën me pikëçudinë e Emerson-it: “Çdo mur është një portë!”.

_____________________*Ese në vend të parathënies në librin “Dashuria e Parë” e Samuel Beckett, Botim Zenit 2005.

Dy zgafella, ku kokërdhokët përmbysen për të mos iu bindur përthyerjes kokëposhtë të imazhit në retinë. Kësisoj, syri percepton realen duke fotografuar drejt në këmbë iluzionin.Një zgavër, nga ku fjalët dalin krruspull për t’i ikur shtypjes së gjuhës që zgjatet për t’i heshtur. Kësisoj, goja nuk e rresht dot arratinë e fjalës dhe gjuha bën hatanë. Ekses i tillë duhet të jetë edhe gjuha një pëllëmbë e Ajnshtainit në atë foto të çastit, por ndoshta aspak të rastit, ndërkohë që mendimi i tij – të folurit e brendshëm, zëri, fjala – pat dalë përtej kohës në boshin pa zbrazësi… Nuk është njësoj! Për më tepër në këtë rast, një soj apo dy soj është pak a shumë njëlloj, ashtu si pak apo shumë bëhet pakashumë.Muri beketian ulet si një digë në ‘përroin e psiqikës’ duke bërë në një anë kataklizmën e duke shpallur në tjetrën zbrazëtinë (Natyra e urren zbrazësinë, vëren miku i tij Joyce-i) që ai e mbush me fjalë.Kjo përmbytje rrapëllimë e Dashurisë së parë dhe ky shkulm simbolesh i alibisë Pa mua vjen edhe në shqip pas kimerës së përkthimit. Dhe nuk mjafton me kaq. Përkthyesi Azizi e përmbush atë me një pas-thënie-pas-thirrmë, për ta folur shqip në rrëzë të veshit. Gjuha, promotor i keqkuptimit, bën luftërat, kthesat dhe historinë, denoncon Joyce. Azizi merr përgjegjësinë të shpallë keqkuptimin e urithëve të psiqikës që gërmojnë mure dhe i bëjnë gropën fjalës, e pastaj, fton për mirëkuptim ndaj keqkuptimit. Duke e vënë “dashurinë përfund”, meqë atë nuk e shtiem dot në dorë, studiuesi ngreh pajimet e hekurkthyesit për ta shtrënguar në darë. Ndryshe, nuk mund të kthehet parç kjo dashuri e temperuar prej metali të kalitur dhe të paepur (cilësi metalore që, nga

dashuria e parë në

beckett country*