16
ZBARDHEN FAKTET TRONDITËSE CMYK GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Incidenti në ceremoni I riu kritika Ramës për arsimin: Po e largoni rininë. Kryeministri e ofendon: Jepini recetë Rritja e çmimeve KLSH: Telefonia celulare, treg oligopol. Mes 10 vendeve me tarifat më të larta Në Durrës Krimi në familje, babai i Manjola Cukut: Shkaku i sherrit, vëllai i dhëndrit, donte shtëpinë Para Kryeministrisë Rrëzimi i bustit, FRPD protestë: Njësoj si 29 vite më parë po sundon një kastë Politikë Faqe 4 Aktualitet Faqe 15 Aktualitet Faqe 6 Aktualitet Faqe 8 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Helenisti në krye të Arsimit Faqe 12-13 Tryeza e reformës zgjedhore Politikë Faqe 2 Me Ahmet Zogun President, si e mbrojti Sotir Papahristo nga ministrat dhe deputetët e korruptuar << 3 Opozita propozon moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, PS s’pranon. PD-LSI: Ata duan dështimin e reformës Bylykbashi: Synim i PS, të blejë vota. Qeveria kujdestare, garanci. Vasili: Interesi i Gjiknurit dhe i Ramës bllokimi i reformës zgjedhore Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës! 20 shkurti, dita e ngadhenjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptar Nga Agim Nesho Nga Sali Berisha Opinion Faqe 14 Faqe 14 Këshilltari i Presidentit zbardh faktet tronditëse: Si vepruan Dvorani, Ministria, QBZ dhe Kuvendi për ta bërë Arta Vorpsin ilegalisht anëtare të Kushtetueses Lista e plotë Faqe 10 Emrat e trashëgimtarëve të të përndjekurve që marrin këstin e tretë. Dokumentet që duhen

GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

ZBARDHEN FAKTET TRONDITËSE

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE PREMTE, 21 SHKURT 2020

Nr. 4641, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Incidenti në ceremoniI riu kritika Ramës për arsimin: Po e largoni rininë. Kryeministri e ofendon: Jepini recetë

Rritja e çmimeve KLSH: Telefonia celulare, treg oligopol. Mes 10 vendeve me tarifat më të larta

Në DurrësKrimi në familje, babai i Manjola Cukut: Shkaku i sherrit, vëllai i dhëndrit, donte shtëpinë

Para KryeministrisëRrëzimi i bustit, FRPD protestë: Njësoj si 29 vite më parë po sundon një kastë

Politikë Faqe 4

Aktualitet Faqe 15

Aktualitet Faqe 6

Aktualitet Faqe 8

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Helenisti në krye të Arsimit Faqe 12-13

Tryeza e reformës zgjedhore Politikë Faqe 2

Me Ahmet Zogun President, si e mbrojti Sotir Papahristo nga ministrat dhe deputetët e korruptuar

<<3

Opozita propozon moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, PS s’pranon. PD-LSI: Ata duan dështimin e reformës

Bylykbashi: Synim i PS, të blejë vota. Qeveria kujdestare, garanci. Vasili: Interesi i Gjiknurit dhe i Ramës bllokimi i reformës zgjedhore

“MD” E KUVENDI FALSIFIKUAN SHKRESATPresidenti: Më 2 mars Shqipëria

nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por vetëm kuq e zi

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!

20 shkurti, dita e ngadhenjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptar

Nga Agim Nesho

Nga Sali Berisha

Opinion

Faqe 14

Faqe 14

Këshilltari i Presidentit zbardh faktet tronditëse: Si vepruan Dvorani, Ministria, QBZ dhe Kuvendi për ta bërë Arta Vorpsin ilegalisht anëtare të Kushtetueses

Lista e plotë Faqe 10

Emrat e trashëgimtarëve të të përndjekurve që marrin këstine tretë. Dokumentet që duhen

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 20202

Tryeza politike, ankimimet

Opozita propozon moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor: Vettingu të nisë pas mbarimit të mandatit 4-vjeçar

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën për Re-formën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur Damian Gjiknurit. Përmes një deklarate n딑Facebook” Bykykbashi thek-soi se qëllimi i vetëm për PS-në është që të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë krim-inelët në zgjedhje. “Qendrimet e PS ne re-forme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne rapor-tin perfundimtar per 30 qershorin 2019.”,

shkroi përfaqësuesi i PD-së, ndërsa shtoi se propozimi i opozitës për qeveri kujdestare është garancia që masat e reformës zgjed-hore nuk mbeten vizatime në letër.

“ I përgjigjet përfaqësuesit të kryeminis-trit: Kushtëzim me qëllim bllokimin e Re-formës Zgjedhore

Deklaratat e sotme te perfaqesuesit te Kryeministrit ne Reformen Zgjedhore, nuk jane asgje tjeter vecse kushtezim i saj me nje qellim te vetem: te bllokojne reformen zgjedhore dhe PS te vazhdoje te bleje vota

dhe te perdore kriminelet. Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedh-jeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion poli-tik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershor-in 2019”. OSBE/ODIHR e tha qarte se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marre ne konsiderate interesin e zgjed-hesve per te zgjedhur te lire dhe ne fshe-htesi dhe per pluralizem demokratik. Opozita e bashkuar, ne perputhje me an-

gazhimin e saj publik ka bere propozime qe synojne te mbrojne voten e shqiptareve nga kriminelet dhe te korruptuarit qe rretho-jne Edi Ramen.

Propozimi i Opozites se Bashkuar per nje qeveri kujdestare pa Edi Ramen es-hte garancia qe masat e reformes zgjedhore nuk mbeten vizatime ne leter, por garanto-jne realisht interesin e zgjedhesve shqiptare. Opozita nuk pranon reforme farse por ve-tem nje reforme zgjedhore te vertete!”- u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Synim i vetëm i PS-së, të blejë vota. Qeveria kujdestare garanci

Grupi politik i reformës zgjedhore, i përbërë nga dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga

përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, u takuan ditën e djeshme për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë. Mësohet se opozita ka paraqitur një draft lig-jor, që synon zbatimin e rekomandimit pri-oritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nx-jerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit. ODIHR tha se Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e vetingut dhe për këtë shkak nga 8 anëtarë, ai mori vendime me 6 anëtarë. Prishja e këtij mekanizmi ndikon negativisht për një proces të lirë dhe demokratik. Gjithashtu, ODIHR vë në dukje se, për shkak të vetingut, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale dhe nuk mundi të shqyrtojë çështje të karak-terit kushtetues në raport me zgjedhjet. Për këto arsye, ODIHR bëri rekomandimin pri-oritar, i cili kërkon që reforma zgjedhore të garantojë një gjykatë funksionale dhe të pa-varur në procesin zgjedhor. Në zbatim të ket-ij rekomandimi, opozita propozon morato-rium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrto-jë ankimimet në procesin zgjedhor. Aktu-alisht është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendim-it të papritur të Komisionit të Vetingut, ndër-kohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rendësishëm për zgjedhjet. PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas lloga-rive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15. Aktualisht, Kolegji Zgjedhor

krijohet nga gjyqtarë të Apelit, por duke qenë se ata janë në vetting prioritar, pra në pre-sion të vazhdueshëm, sipas ODIHR-it, Par-tia Demokratike propozon zgjerimin e bazës së gjyqtarëve edhe në shkallën e parë. Përveç përmbushjes së disa kritereve të integritetit profesional, ata duhet të kenë të paktën 7 vjet eksperiencë pune, që është kriter barazues me gjyqtarët e apelit. Vetëm një javë më parë opozita në tryezën katër paleshe propozoi risi të reja për draftin e reformës zgjedhore. Demokratët kërkuan që brenda Qendrave

të Votimit të vendosen kamera monitorimi, kontrolle jashtë QV ku supozohet se , dom-inojnë bandat, ngritjen e strukturave të poli-cisë për të parandaluar krimin zgjedhor men-jëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, stafi i çdo subjekti elektoral t’i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit si dhe analiza risku nga policia, prokuroria e policia gjyqësore, Ish deputet kërkuan që dhe drejtori i policisë të emerohet 100 ditë para datës së zgjedh-jeve. Sipas tyre qytetari nuk duhet të ketë frikë nga pushteti por të ndodhë e kundërta. Kujtojmë se palët u ulën për të dialoguar me 14 janar të ndërmjetsuar nga ndërkombëtar ndërsa pritet që më 15 mars drafti i reformës të jetë i përfunduar. Ndërkohë kanë deklaru-ar se hapi i rradhës pas miratimit të reformës do të jene zgjedhjet e parakohshme.

Gjiknuri: Nuk mund të bllokohet vettingu, PD vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi

Damian Gjiknuri duket se ka rënë në kontradiktë me propozimin e PD për një

moratorium të vettingut gjyqtarëve të Koleg-jit Zgjedhor. Gjiknuri shprehet se nuk mund të bllokohet procesi i vettingut për shkak të ngritjes së Kolegjit Zgjedhor, kur nga ana tjetër mund të përzgjidhen gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Po ashtu bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore tha se PD me këtë propozim vendos në pikëpyet-je Reformën në Drejtësi sikur ajo mos ketë ndodhur kurrë. ”Nuk duket normale që pro-cesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor. Do ishte e ar-syeshme që ata që kanë kaluar vettingun të jenë pjesë e saj dhe gjithashtu të zgjero-het edhe shkalla. Nuk mundet PD të ven-dosë në pikëpyetje Reformën në Drejtësi dhe ato çfarë kemi arritur. Po ata që kanë kalu-ar vettingun, madje unë dua të pakësohen anëtarët e Kolegjin Zgjedhor por s’dua që të mbaj qëndrime sepse jemi në negociata. Shpresoj që opozita brenda javës tjetër të sjellë të gjitha propozimet dhe shqetësimet që më pas koha të shfrytëzohet për kom-promise. ”- tha Gjiknuri.

Vasili: Interesi i Gjiknurit dhe i Ramës bllokimi me çdo kusht i reformës zgjedhoreNënkryetari i LSI, Petrit Vasili, rea-gon pas tryezës politike për Reformën Zgjedhore, e cila zhvilloi dje mbledh-jen e radhës, me praninë e të gji-tha forcave politike. Vasili shkroi në “Facebook” se Damian Gjiknuri, i cili është bashkëkryetar i tryezës poli-tike për Reformën Zgjedhore, po pro-vokon bllokimin e kësaj reforme. Si-pas Vasilit, Gjiknuri kërkon të pengojë propozimet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore, për pastrim-in e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339. “Dami-an Gjiknuri provokon bllokimin e Re-formës Zgjedhore! Është qartë që Gjik-nuri dhe Rama kanë vetëm nj mision të

bllokojnë reformën zgjedhore. Gjiknuri kërkon të bllokojë tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandis-tike bajate. Gjiknuri kërkon të pengo-jë propozimet e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, për pastrim-in e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339. Gjiknuri e Rama si peng të “çunave problem-atike” të Dibrës dhe të Shijakut kanë vetëm një interes atë që të bllokojnë me çdo formë reformën zgjedhore. Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjik-nurit te sjelle furgonin e “çunave prob-lematike”, shkroi Vasili.

Politikë

Tryeza e Reformës Zgjedhore

Damian Gjiknuri

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 3

numrat

e faqevePresidenti i vendit Ilir Meta në

një nkonferencë për medi-at deklaroi dje se maxhoran-ca e sotme ka frikë nga popul-

li shqiptar. Kreu i shtetit u shpreh se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën, e se Shqipëria nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por do të bëhet kuq e zi. “Të gji-tha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi lig-jin antishpifje. Kemi anti-KCK me po-licinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta mar-rin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asn-jëherë. Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dri-tash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblid-hen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, deklaroi Meta.

QëndrimiPresidentit Meta solli fakte të reja për

atë që e quan grusht shteti nga maxhoran-ca, Meta akuzoi maxhorancën për rrëm-bimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese. “Këtu rrëmbehet, vidhet, në mënyrë mafioze duke dhunuar kushte-tutën, ligjet, duke bërë falsifikime të rën-da shtetërore ku është i përfshirë gjithë parlamenti se nuk është se parlamenti nuk i dinte këto gjëra. Parlamenti i ka di-tur se të gjitha këto akte kanë qenë pub-like. Kanë krijuar idenë se shqiptarët si-kur janë lodhur dhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është

një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja dhe shqipon-jat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë gjithë Shqipërinë kuq e zi. Dhe nuk i ftoj këtu unë shqiptarët për të ardhur për Presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim asn-jë merak për veten e tij, aq më tepër për Ilir Metën. Unë i ftoj për fëmijët e tyre. Sepse në qoftë se sot është është Shqipëria kështu, kemi shpopullim jo largim. Në qoftë se sot ikën një mala-zez nga Mali i Zi, ikin 11 shqiptarë nga Shqipëria, në qoftë se ikën një serb nga Serbia, ikin 8 shqiptarë. Të marrin e të rrëmbejnë në mënyrë ma-fioze edhe Gjykatën Kushtetuese, kur janë të gjitha të drejtat e çdo qytet-ari të Shqipërisë, pra të mos keni më mundësi as të ankoheni jo më ta fito-ni të drejtën, ju e kuptoni çfarë ndodh këtu. Ndodh pikërisht ai projekt që syn-on kapja e shtetit dhe grushti i shtet-

it dhe ky është vetëm grusht shteti dhe asgjë tjetër që të kemi një Shqipëri pa shqiptarë”, deklaroi Meta.

Presidenti e ndau Partinë Socialiste nga Rilindja dhe tha se PS ka e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokra-tike por se sot është asgjësuar nga shush-unjat. “Po pastaj s’do të ketë as emër Shqipëri se këta që ia ndërruan em-rin stadiumit ‘Qemal Stafa’ ia ndërrojnë Shqipërisë sa herë të duan për shkak se nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare dhe asnjë shqetësim për këtë vend dhe gjithë këtë popull që vuan prej vitesh dhunimin dhe poshtërimin e Rilind-jes jo të Partisë Socialiste. Sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike në vitin ‘98 dhe ka votu-ar mbarë populli shqiptar. Por këto vetë janë shushunjat e PS-së që e kanë asg-jësuar dhe atë parti që ka qenë një forcë e madhe që i ka dhënë shumë Shqipërisë.”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Politikë

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi ka bërë publike pro-va të tjera kundër kreut të KED, Ardi-an Dvorani dhe instancave të tjera. Si-pas Dervishit , qendra e botimeve me urdhër të këshilltarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ka botuar në fle-toren zyrtare, në ditë të shtunë, 9 shta-tor 2019, dekretin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të gjyqtares, Arta Vorp-si. Gjithashtu Dervishi tha se në fletor-en zyrtare janë publikuar vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësti, gjë e cila sipas ligjit është e papranueshme. Sepse vendimet e Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. “Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Si-pas ligjit, Këshilli ka vendosur që ligji hy në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë. Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykata e Lartë pub-likohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi mi-ratimin e anëtarëve për balancën e shpal-lur nga Presidenti, nga Kuvendi, Presi-denti dhe katër nga Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetu-ta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre ak-teve në faqen e Gjykatës së lartë. Ka-lojmë te prova tjetër. Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të ven-doste për anëtarin e dytë.

Duke parë që Kuvendi kishte ven-dosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në

maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Ku-vendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Ruçi, Avokatit të Popullit dhe Dvoran-it. Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezentë në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërim-it të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo letër u administrua në KED në datë 6 dhe në datë 7 u mblodh këshil-li për ta diskutuar. Këshilli dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendi-min e Presidentit të Republikës sepse do të kapërcenin kompetencat e tyre. Në atë datë asnjë vendim nuk ka marrë këshil-li. Një ditë më pas, Kryetari i Kuvendit i drejton një letër, ku i kërkon informa-cion kryetarit të KED mbi ecurinë e pro-cesit të emërimit ët anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Kërkesë subjektive dhe e pavend.

Më datë 8, kreu i KED, nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte Këshillin e Emëri-meve në Drejtësi dhe i kthen një përgjig-je, në cilësi personale, pa vendimmarrje të këshillit, nuk ka ardhur ndonjë letër nga Presidenti i Republikës për ush-trimin e së drejtës së Presidentit për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kus-htetuese. Dvorani në mënyrë të qël-limtë lidh nenin e Kushtetues me nenin e ligjit dhe bën një përshkrim jo fort ë mirë të paragrafit, ku thotë se kandidatja e renditur e para, zon-ja Arta Vorpsi konfirmohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për këtë arsye para dy ditësh depozituan kallëzimin shtesë”, tha ndër të tjera Dervishi.

Këshilltari i Presidentit zbardh faktet tronditëse: Si vepruan Dvorani, Ministria, QBZ dhe Kuvendi për Vorpsin

Presidenti: Më 2 mars Shqipëria nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por vetëm kuq e zi

Qëndrimi i kreut të shtetit

Nga konferenca për shtyp e Presiden-tit të Republikës dolën dje fakte të reja për grushtin e shtetit të Rilindjes për të ka-pur Gjykatën Kushtetuese. Aty përpos Ar-dian Dvoranit, i tashmë ka dalë zbuluar si një militant socialist, gjenden edhe dy per-sonazhe të tjerë që kanë vepruar në shkel-je të hapur të ligjit. Ata janë sekretari i përgjigjshëm i kuvendit të Shqipërisë, ish avokati i PS në KQZ, Genc Gjonçaj dhe

sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Dre-jtësisë, Gentian Deva, ish drejtor i prokuri-meve në Bankën e Shqipërisë.Të tre këta persona nën urdhrat direkt të shefave të tyre politikë kanë krijuar një skenë manipulimi për të vërtetuar se presi-denti i Republikës e kishte humbur të dre-jtën e dekretimit të njërës prej gjykatësve kushtetuese dhe se këtë post e fitonte au-tomatikisht Arta Vorpsi e cila më pas do

të betohej tek noteri. Për të realizuar këtë skemë ata kanë shkëmbyer me njëri tjetrin letra te shtunën, në datën 9 nëntor, për të ar-ritur tek një akt i paligjshëm: shpalljen e Arta Vorpsit si Anëtare e Gjykatë së Lartë në fletoren zyrtare, në mënyrë që më pas, Kuvendi i Shqipërisë të votonte edhe dy kanidatura të tjera të preferuara nga partia në pushtet. Dhe e gjithë kjo procedurë ka disa shkelje. E para këshilli i Emërimeve

në Drejtësi nuk e ka tagrin të interpreto-jë se kur mbaron afati 30 ditor i presiden-tit. Së dyti Kuvendi i Shqipërisë, në emër të të cilit ka firmosur Genc Gjonçaj nuk ka tagrin të vendosë për një kandidaturë që nuk emërohet prej tij, por prej presidentit. Së treti, ministria e drejtësisë, në emër të së cilës ka firmosur Gentian Deva, nuk mund ta detyrojë futjen në Fletoren zyrtare të një akti që nuk e lejon ligji të botohet aty.

Shkurt dhe thjeshtë: Ja skema e përdorur për kapjen e Kushtetueses

Ilir Meta

Bledar Dervishi

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 20204

Në këtë datë të shënu-ar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetor-in e rrëzimit të bustit të

diktatorit Enver Hoxha, kryetari i Opozitës Lulzim Basha erdhi me një thirrje të fortë për shqiptarët. Nga teatri Kombëtar, ku po mba-hej një konkurs për memorialin e Lëvizjes Studentore, ku të pran-ishëm ishin dhe ish-studentë të Dh-jetorit, artistë dhe qytetarë, Basha pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit. Mes të tjerash Basha u kthye pas në kohë, ndërsa tregoi se mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1991-in, ishte pranë shtatores së Enver Hoxhës, bus-ti i të cilit ditën tjetër u rrëzua. “Faleminderit për atë çka shënoi 20 shkurtin. Ajo është vepra më e pastër dhe e kulluar të çdo shqiptari. Falënderimi i takon të gjithëve, të cilët ndezën shkëndi-jën e shpresës. Sot jemi mbled-hur këtu për ta kujtuar atë. Qytet-arët me të njëjtën pathos u vërsulën që t’i qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për ras-tësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëk-ush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasigu-ria po na rrethonte. A ka kombi një

shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse për-masa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetu-am. Për fatin që shkelen dhe përd-hosën krenarinë e tjetrit. E mung-esës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha. Mes të tjerash ai tha se tashmë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të nde-

zur shpresën. “Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Eu-ropa. Zoti ju bekoftë ju qëndëre-star që rrëzuar diktaturën, Bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, tru-pat tanë do të jenë bashkë në real-izmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë.”, përfundoi Basha.

Ish deputeti i PD-së Maltezi: Sa kohë të jemi të bashkuar me artistët do e mbrojmë edhe Teatrin

Në sheshin para Teatrit Kom-bëtar po zhvillohet shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studen-tore dhe Qytetare për Demokraci. Gjatë fjalës së tij, anëtari i Krye-sisë së PD dhe njëherazi ish stu-dent i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Jamarbër Malltezi, foli për ën-drrën e studentëve 30 vite më parë dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas tij, nëse jemi të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, jemi gjith-monë fitimtarë. “Hoqëm Ram-iz Alinë, por pas 30 vitesh kemi djalin e Kristaqit që është i lidhur edhe me drogën, edhe me krim-in. Jemi i vetmi vend në plan-et pa gjykata. Ne duhet të përbal-lemi me të keqen, jo të ikim. Kur qytetarët bashkohen me kauza të demokracisë dhe lirisë, nuk ka regjim që ti bëjë ballë. Në dhjetor u përballëm me diktaturën dhe fi-tuam pluralizmin, në shkurt 91 u përballëm dhe rrëzuam simbolin e sistemit, në nëntor 2013 u bëmë bashkë për mbetjet kimike dhe fi-tuam. Sa kohë ishim të bashkuar, e mbrojtëm Unazën. Sa kohë të jemi të bashkuar me artistët do e mbrojmë edhe Teatrin Kombëtar”, u shpreh ndër të tjera Malltezi.

30-vjetori i Levizjes Studentore

Basha: Të bëhemi bashkë për një komb të lirë. Kurrë s’është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona

Politikë

Incidenti në ceremoninë e diplomimit

I riu: Duam bileta për arratisje. Rama e ofendon: Çojeni te shërbimi mjekësor, jepini recetënKryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomim-it të 1600 studentëve të Universi-tetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u përball me një situatë aspak të këndshme, teksa një i ri i ngriti zërin dhe kritikoi ashpër. Në fillim, kur i riu ngri-ti zërin, Rama me shaka u shpreh se “ky person me siguri që është pacienti i parë që mjekët e ard-hshëm duhet ta kenë si pacient”. Edhe pas kësaj, zëri nga salla ka vazhduar prapë replikën. “A e

dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam pre-rë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e tij. Pas kësaj, kryeminis-tri reagoi ashpër: “Jepjani pra re-cetën këtij”, tha kreu i qever-isë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se brezat e rinj të mjekëve kanë shërbime më të mira. Ai tha se qeveria ka dhënë shuma parash të duhura, për të rregulluar sistemin shën-detësor në vend. Sipas Ramës, mjekët që do pranojnë të ikin larg

vendbanimit, do kenë edhe bo-nuse. Kryeministri Edi Ram u shpreh se ky brez ka kushte më të mira sesa brezat paraardhës. “Jo vetëm studentët e diplomuar, por edhe prindërit meritojnë të gjithë urimet për të punuar në këtë degë ku janë diplomuar. Ata merito-jnë respekt në një vend, ku pa-drejtësisht është bërë zakon që të flitet pa respekt ndaj atyre që nën bluzën e bardhë shpëtojnë mijëra jetë cdo vit. Një duartrokitje në këto momente duhet t’ju shko-

jë të gjithë prindërve, gjyshërve dhe gjysheve. Uroj fillimin e një karriere në shërbim të drejtpër-drejt të jetës së njeriut. Ky brez ka kushte më të mira sesa brezat më herët. Kushtet sot janë më të mira. Sot nuk ka asgjë tjetër nev-ojë përvec aftësisë. Vendi i punës është i garantuar në bazë të mer-itës. Duhet t’ja dinë për nder vec vetes dhe prindërve”, tha Rama. Duke folur për ikjen e mjekëve nga vendi, Rama deklaroi se ky është një trend pan-europian.

Lulzim Basha

Edi Rama

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 5

Ditën e djeshme është zhvil-luar tek Godina ‘Iliria’ në Qytetin Studenti një aktiv-itet me sloganin “Shqiptarë

mos ikni, kthehuni në Atdhe” ku të pran-ishëm ishin një grup studentësh, peda-gogësh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimeve të ndryshme fetare. Të rin-jtë dhanë mesazhe rreth situatës me të cilën po përballet vendi ku emigrimi ma-siv është shndërruar në diçka që ndodh çdo ditë me dyer ambasadash e agjen-sishë kontraktuese të mbushura plot me njërëz e kryesisht të rinjë që ikin dhe ten-tojnë të ikin në vendet e BE-së. Nisma është ndërmarrë fillimisht nga dy peda-goge të UT-së, Ilirjana Kuçana dhe Har-ris Vongli, të cilat janë shprehur se ka një largim masiv dhe të vetë studentëve, duke ndikuar jo vetëm në uljen e num-rit të tyre në auditor, por edhe në cilësinë e brezave që po rriten . Kjo nismë është përkrahur gjerësisht nga kolegë të tyre, studentë dhe aktivistë ndërsa gjatë aktiv-itetit të sotëm janë dhënë mesazhe të for-ta ndaj politikës, shoqërisë e kryesisht të rinjve që largohen për shkak të mungesës së shpresës, punësimit dhe pesimizmit.

Deklaratat gjatë takimit Gjatë takimit të ditës së djeshme

fjalën hyrëse e mbajti pedagogia e Ekonomikut Ilirjana Kuçana e cila foli për raportin e OKB-së duke thënë se se ky është një raport i frikshëm që e katandis Shqipërinë në 500 mijë banorë a 1 milionë. Sipas saj duhet bërë pat-jetër diccka për ta ndalur këtë hemor-ragji. Në këttë takim folën dhe Krerët e Komuniteteve fetare të cilët gjithash-tu kanë shprehur shqetësimin për të rin-jtë që emigrojnë. Në fjalën e tij Kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se problemi nuk është i Shqipërisë, por i “Shqipërisë së ndenjur’ e cila është e uzurpuar, negataviste. Sipas tij Shqipëria ka diell në më shumë se 363 ditë të vitit, studentët duhet të detyro-jnë shoqërinë, politikën të ndrysho-jnë axhendë. Sipas tij shqipëri ka nev-

ojë për një axhendë të re që respekton dialektikën e vendit. Ai tha se dialektikën e mban peng politika. Më tej në takim mbajti fjalën e tij dhe aktivisti Sazan Guri i cili iu drejtua të rinjve duke u thënë se nëse ka 50 arsye për të ikur të rinjtëë du-hen të gjejnë 500 të tjera për të qëndru-ar. “Faktorët natyrorë, oksigjeni, ditët me diell që xhiron ky vend janë disa nga arsyet që duhet t’i mbajnë të rinjtë në Shqipëri”-tha Sazan Guri.

Fenomeni i emigrimitJo më larg se ditën e djeshme u bënë

publike të tjera shifra të cilat pohonin se 3 mijë mjekë shqiptarë kanë zgjed-hur të punojnë në Europë. Të dhënat u bënë publike nga një studim i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Sipas tyre, shifra është edhe më e lartë, pasi jo të gjithë mjekët janë të regjistruar. Kus-htet ekonomike dhe infrastruktura janë

shkaqet kryesore të largimit të bluzave të bardha. “Në Europë rezultojnë 3 mijë mjekë të punësuar, afro 1 mijë prej tyre janë në Gjermani ku është edhe vendi që ka më shumë interes”, tha mjekja Elo-na Meta Haubrich. Por, sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përballë këtij fenomeni, Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës. “Bo-nusi dhe incentivat financiarë, mbështet-je për strehim, lehtësi fiskale dhe një kon-tratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”. Megjithatë mjekët special-istë që shërbejnë në sistemin tonë shën-detësor, ngritën sërish probleme. “E gjithë vëmendja duhet të fokusohet se si t’i kthejmë këtë mjekë në Shqipëri. Por si mund të kthehet një mjek, kur që tek roja paguan për t’u futur. Unë kërkova një llambë në QSUT për sallën dhe u tallën. Mjekët që vijnë këtu duhet të jenë të fortë

sepse do t’i hanë të gjallë”, u shpreh kar-diokirurgu Altin Veshti. Jo vetëm largimi i mjekëve, por edhe infermierëve vijon të jetë problem në vendin tonë. Shoqata e Infermierëve përllogarit se gjatë një viti janë larguar afro 3 mijë infermierë.

Shpopullimi i vendit Zbrazja e Shqipërisë, sidomos në zo-

nat malore e ruraleështë një fatkeqë-si kombëtare. Dhe pikërisht kjo është emergjenca kryesore në vend: ndal-ja e kësaj hemorragjie njerëzore. Të rin-jtë shqiptarë po ikin për ditë e më shumë nga vendi. Dy nga faktorët kryesorë që po i largon nga vendi janë pagat e ulë-ta dhe kostot e larta të jetesës. Vendi drejt të cilit ata po largohen më shumë është Gjermania. Ndërsa të rinjtë shqiptarë po lënë vendin e tyre, një krah i lirë pune ka ardhur nga Afrika. Punëtorët e parë afrikanë në vendin tonë kanë nisur të vinë. Ata punojnë kryesisht në fushën e ndërtimit. Kurse nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë vazhdojnë e presin në radhë të gjata para Ambas-adës Gjermane në Tiranë. Kujtojmë këtu se është thënë prej kohësh se nëse largimi i të rinjve vazhdon me këto ritme, vendi ynë rreikonte të mbetej pa krah pune dhe kjo gjë ka nisur të vi-het re. Qysh herët, Shqipëria është dal-luar për lëvizjet e forta të emigracion-it, përjashtuar periudhën komuniste. Megjithatë duket se dhe vitet efundit ky fenomen po bëhet masiv ndër shqiptarë, por, cilat janë arsyet kryesore që i shty-jnë shqiptarët të emigrojnë? Në përgjithë-si, të rinjtë mendjnë se është e mundur që të mund të ndërtohet një familje e re, të jetohej me një standard jete pa pasur nevojë për shumë të ardhura. Por ata be-sojnë se kjo nuk është e mundur në kus-htet e Shqipërisë me atë çfarë parashiko-jnë që të bëjnë. Ndaj vendosin që të ikin. Papunësia, punësimi rastësor, të ardhurat e pakta për të paktën një prej partnerëve e detyron një familje që të largohet. Kus-htet e këqija të jetesës, gjithashtu, konsid-erohen si një faktor nxitës për emigrimin

në vend. Ndërkohë për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në ven-det, ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndi-mor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.

OKB: Popullsia shqiptare rrezikon të katandiset me 860 mijë banorë deri në vitin 2100

Shqipëria është nga të paktat vende në Europë që do përjetojë një tranzicion të trishtë të popullsisë. Shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate fatale të popullsisë së vendit, sipas projeksion-eve të reja të Departamentit të Popullsisë

në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të publikuara para disa muajsh në faqen zyrtare të këtij institucioni ndërkom-bëtar. Duke marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto të lindjeve (norma e fertilitetit) sipas të gjithë skenarëve, Shqipëria do të ketë ulje të popullsisë së saj. Varianti pesi-mist parashikon që vitin në 2100, popull-sia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashi-kon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari op-timist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitet-it parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numëro-hen afërsisht aktualisht.

“Shqiptarë mos ikni, kthehuni në Atdhe”

Shqipëria drejt shpopullimit, 3 mijë mjekë shqiptarë kanë zgjedhur të punojnë në Europë

Sociale

Skandali me mësuesit në Fier, Kryetarja e Komisionit të Arsimit kërkon dorëheqjen e ministres ShahiniKryetarja e Komisionit të Arsim-it dhe Medias, Fatjona Dhimi-tri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqjen, teksa komenton ngjar-jen e bujshme në gjimnazin e Fier-it, Jakov Xoxa, ku profesori Agron Bego i kërkonte favore seksuale një nxënëseje. Përmes një postimi në “Facebook”, Dhimitri i drejto-het ministres Shahini me disa pyet-je rreth këtij skandali seksual, duke i kërkuar të gjejë kurajon dhe të

përgjigjet publikisht. “Znj. Shahi-ni meqë ju belbëzoni sa herë që pa-raqiteni në komisionin e Edukim-it dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publik-isht disa pyetjeve:

Kur do të veproni lidhur me ng-jarjen e turpshme të abuzimit sek-sual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medi-as? Cilat janë masat që ju keni mar-rë per të eleminuar nga stafet ped-agogjike mësuesit pedofilë? Kush

na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?! A ka mar-rë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste? Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit sek-sual? Si mund të uleni në atë kar-rige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucio-net arsimore publike që ju mbulo-ni dhe keni për detyrë të menax-

honi, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dhunues të rën-domtë? Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni pub-lik e pa live se si sillej me nxënësit! Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me hesht-jen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në stre-hë dhune!”-ka shkruar Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias.

Besa Shahini

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 20206

Detaje te reja

Krimi në familje në Durrës, babai i Manjola Cukut: Shkaku i sherrit vëllai i dhëndrit, donte shtëpinë në Xhafzotaj

Detaje të reja kanë dalë në drite për krim-in brenda familjes në Xhafzotaj të Dur-

rësit ku Lulzim Cuku vrau bash-këshorten e tij Manjola Cuku në mënyrë makabre. Babai i vik-timës, Kadri Lika ka thënë për gazetarin Enver Doçi se ngjar-ja sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit. Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse. Ndërkohë Manjola Cuku refuzon-te të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulëzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpi-kur edhe gënjeshtra për të, si ka një të dashur në Xhafzotaj apo është vend i keq. Kjo ka çuar më pas në një konflikt prej kohësh, derisa më 1 shkurt Lulzim Cuku zgjodhi të vrasë me thikë në mesnatë bash-këshorten e tij nën praninë e tre fëmijëve te tyre në shtëpi. “Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njo-hur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime që atëhere sapo kishte mba-ruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bash-

kë. Ranë dakort, ndejtën 3 vite fe-jesë. Bënë dasmën. Rrinte tek i vël-lai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Gre-qi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi. Goca punon-

te parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punon-te në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shka-ku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erd-hën dy fëmijët me shkollë në Dur-

rës me qera, dhe se si ja mbushi mendjen të vëllait hajde se po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë. Gruaja e saj ishte rrob-aqepëse, dhe thoshte që paruker-inë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo. Tani vëllai i tij i tho-shte që ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty. Ne-jse ramë dakort, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakort, le

të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat. Se unë e di si bëhet bashki-mi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ja marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali. ”- tha Kadri Lika.

45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krim-it makabër që la të vdekur bash-këshorten, duke e goditur 3 herë me thikë, u nis për t’u strehuar në Dibër.

Lulzim Cuku ka hipur në një makinë dhe është nisur drejt Di-brës për t’u strehuar atje e për t’i shpëtuar policisë. Mirëpo, duket se gjatë rrugës autori është pen-duar.Menjëherë pasi ka kaluar Shkopetin, ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe është vetëdorëzuar në Komisaria-tin e Burrelit.

Përpara policisë së Matit, au-tori i dyshuar i krimit Lulzim Cuku ka deklaruar se është pendu-ar për atë që ka bërë. Ai ka thënë para uniformave blu se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Një 28- vjeçar u arrestua në Elbasan pasi kishte vjedhur pasqyrat e një automjeti tip ”Benz”. Pas arrestimit u zbulua se personi i arrestuar me ini-cialet H.L, kishte thyer xhamat e dy makinave të tjera ditën e djeshme dhe më datën 16 shkurt. “Elbasan Specialistët për Hetimin e Krim-it në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestu-an në flagrancë shtetasin H. L., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur pas-qyrat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shteta-sit I. S. Në vijim të veprimeve hetimore dysho-het se ky shtetas është autor edhe i dy ngjarjeve të tjera, konkretisht:Më datë 19.02.2020, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit M. K. Më datë 16.02.2020, në lagjen “Visarion Xhuvani”, El-basan, ka thyer xhamin e një mjeti në pronësi të shtetasit K. Z. Materialet hetimore i kaluan Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”- njoftoi policia

Një 33- vjeçar me inicialet L.D, u arrestua nëLapardha të Beratit për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ishte bashkëshortja e tij e cila e kallëzoi dhe Poli-cia mori menjëherë masat duke e arrestuar. Tashmë Policia ka referuar në Prokurorinë e Beratit materialet për veprën penale ”Dhuna në familje”.“Ushtronte dhunë fizike dhe psikolog-jike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në fla-grancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 33 vjeç, banues në Lapardha, Berat, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Materialet iu referuan Prokuror-isë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”-njoftoi policia .

Vidhte dhe thyente pasqyrat e makinave në Elbasan, arrestohet 28- vjeçari

E kallëzoi bashkëshortja për dhunë, arrestohet 33-vjeçari në Berat

Kronikë

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 7

Kronikë

Trafikoi 1.2 ton kokainë me anije mallrash, zbulohet identiteti i 42-vjeçaritAlfred Arapi është 42- vjeçari nga Mirdita i cili u arrestua në itali për llogari të shtetit grek .Dje mediat italiane shkruanin se Arapi u arrestua pasi ka trafikuar me anije mallrash 1.2 ton kokainë në një periudhë prej shtatorit të 2018 deri në ja-nar të 2020. Ai po udhëtonte në një BMë të zezë me targa italiane bashkë me dy shtetas të tjerë në Pordenone, në rrugën ”Vallona”, dy ditë më parë rreth orës 20:00. Po në Greqi është kapur një tjetër person, kësaj radhe grek si pjesë e të njëjtin grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, pjesë e të cilit ishte dhe Alfred Arapi. Kohët e fundit në Greqi janë kapur disa ngarkesa kokaine, të disa grupeve të ndryshme dhe me kryesisht pro-tagonistë shqiptarë por nuk dihet me kë grup ka lidhje Arapi. Ndërkohë ai prej vitesh jetonte në Itali si emigrant ku punonte në një kompani të përpunimit të hekurit.

Aksident tragjik në SHBA, makina e plehrave përplas për vdekje shqiptarin Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, teksa një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Mediet e huaja raportojnë se ka mbe-tur viktimë shqiptari Nuri Kaloshi, i cili njihej si një njeri i apasionuar pas motorëve. Ai është përplasur me motorin e tij nga një makinë plehrash, ku është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbi-jetojë. Shoferi i kamionit është thirrur nga autoritetet dhe po hetohet për ngjarje makine të shkujdesur dhe mosvëzhgim sinjalistike.

Aksident në aksin Korçë-Voskopojë, makina përfundon në pikën e servisitNjë aksident rrugor është regjistruar dje në aksin Korçë-Voskopojë. Mjeti tip “Lancia” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pikë servisi. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale M.M., 24 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Korçës. Momentalisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vrasja në ish-bllok, Ervis Martinaj merret i pandehur18 muaj nga vrasja në lokalin ‘Monopoli’ në zonën e ish-bllokut, Proku-roria e Tiranës ka vendosur të marrë të pandehur Ervis Martinajn. Ndaj 38-vjecarit, Martinaj, i cili deri pak ditë më parë ishte person nën hetim, prokurorët e çështjes kanë ngritur 4 akuza penale, e më konkretisht: ‘Sig-urimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Falsi-fikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave’, si edhe ‘ Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, vepra këto të parashikuara në nenet e Kodit Penal. Vrasja që tronditi mbarë opin-ionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ng-jarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bash-ku me Elion Haton. Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë komandoja i Forcave Ushtarake Merviol Billo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, i cili shërbente si truprojë e saj.

Detaje të reja zbardhen nga sasia e madhe e kokainës prej 1.1 ton, e kapur mbrëmjen e së

mërkurës në një magazinë frutash, në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se droga është futur në pikën ku-fitare të Hanit të Hotit, në Shkod-ër, me tre kamionë frigoriferikë, që drejtoheshin nga tre shoferë mala-zezë. Raportohet ,se kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kami-onëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalim-in e mjeteve pa verifikime të ngark-esës. Lënda narkotike është sinjal-izuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e koka-inës me një lëndë tjetër, duke mbaj-tur nën vëzhgim kamionët, për të zb-uluar destinacionin e tyre. Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mje-tet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve. Në aksion u përfshinë DEA Amer-ikane, Guardia di Finanza, policia

shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit. Në fakt operacioni kishte nisur që ditën e martë kur Ita-lia kishte zëvendësuar ngarkesën me lëndë tjetër. Në Tivar të Malit të Zi ngarkesa ‘e rreme’ kishte shkuar me GPS kurse në Shqipëri u sinjalizua SPAK. Prokuroria e Posaçme filloi menjëherë procedimin për të konfir-muar nëse kjo ngarkesë ishte e des-tinuar për në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër. Prej Tivarit, kokaina me një kamion bananesh kaloi pa prob-lem Pikën Kufitare të Hanit të Hotit për të hyrë në Shqipëri, dhe më pas për të dalë nga Qafë Thana për në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa dje u bë e mundur zbulimi i destinacionit i cili ishte një magazinë frutash afër Shkupit dhe deri tani janë arrestuar dy shoferë si dhe një magazinier.

Policia shqiptare: U krye në siguri të plotë, ishim pjesë e aksionit

Policia shqiptare ka reaguar lidhur me sasinë e konsiderueshme të kokainës së sekuestruar në Maqe-

doninë e Veriut, e cila kaloi nga ter-ritori shqiptar. Përmes një njoftimi shpërndarë mediave, policia e shtet-it thekson se ishte pjesë e këtij op-eracioni dhe se transporti është kry-er në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. “Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njof-tojmë se Policia e Shtetit ka kry-er me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës. Në operacionin, që synon-te dorëzimin e kontrolluar të një sa-sie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërg-esës nga Mali i Zi nëpërmjet ter-ritorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigu-rie dhe konfidencialiteti. Ky oper-acion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organi-zuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”- thuhej në sqa-rimin e Policisë së Shtetit.

Kamioni me kokainë 1.1 ton kaloi nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut

Operacioni

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

8

PRINTO ME NGjyRA cMyK

CMyK

Para Kryeministrisë

Rrëzimi i bustit të Hoxhës, FRPD protestë: Njësoj si 29 vite më parë po sundon një kastë

Dje ishte një ditë e shënu-ar për popullin shqiptar, dita që ndau përfun-dimisht vendin nga sis-

temi diktatorial i Enver Hoxhës. Si dje 29 vite më parë, dhjetëra mi-jëra studentë e qytetarë shqiptarë u ngritën në protestën më masive, duke shembur simbolin e komu-nizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, që ishte i vendo-sur në qendër të Tiranës. Në mes të Tiranës u zhvillua një protestë madhështore, por edhe drithëruese, ku iniciativës së studentëve të Uni-versitetit të Tiranës, të cilët kish-in nisur protestat që në muajin dh-jetor 1990, iu bashkuan edhe mijëra qytetarë, duke çuar në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, dhe duke i dhënë fund kështu komunizmit. Fat-mir Çepani ishte njeriu, që me ob-jektivin e kamerës, fokusoi momen-tet rrëqethëse të rrëzimit të bustit të diktatorit, që tregojnë përlesh-jen masive në sheshin e Tiranës, mi-jëra njerëz që vrapojnë, brohorasin e qëllojnë me gjithçka drejt bustit, qentë e kufirit, makina policie, ty-mues dhe … rrëzimin përtokë të monumentit të diktatorit.

FRPD, protestë para kryeministrisë

Rreth 29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Foru-mi Rinor i Partisë Demokratike or-ganizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht stu-dentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë pro-testë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokra-cie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale. Në fjalën e tyre të rin-jtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Li-ri-Demokraci, mbetet edhe sot aktu-ale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të brak-tisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë. Sipas tyre, Edi Rama dhe qever-ia e tij ka vrarë shpresën e të rin-jve dhe të gjithë shqiptarëve. Krye-tari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë. “Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë,

edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, - u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD.

Fjala e Belind KëlliçitNë fjalën e tij Këlliçi u shpreh se

kur i dërguan njoftimin policisë për këtë tubim që po bënin, përgjigja që morëm ishte arsyeja pse dolën. Ai u shpreh se policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort! “Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot! Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre.

Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit.

Si nuk paska urgjencë një vend

që po plaket?!Si nuk paska urgjencë një vend që po braktiset nga rin-ia, nga p ofesionistët, nga studentët, nga pjesa e tij më vitale? Një vend ku po ikin të gjithë, paska ende kohë?!-“-tha Këlliçi. Më tej ai u shpreh se ne fatkeqësisht jemi kthy-er në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kësh-tu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet; kësh-tu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në considerate dhe në një vend ku qeveria ka prioritet rri-tjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.”Haëpsirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe mode-let që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me dam-kë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rr-jeti nepotik i rilindjes. Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkur-tit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite

më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i li-risë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur. Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezisto-jnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dako-rt me këtë qeverisje e me këtë sis-tem, e duan ndryshim!”-tha kretari i FRPD-së. Ai nënvizoi më tej se ndryshimi do të vijë në momen-tin më të parë që të ketë një bal-lafaqim politik të ndershëm, me votë të lirë, me këtë organiza-të të korruptuar që e ka zyrën këtu pas nesh. Më tej Këlliçi theksoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin që duam që në ditët e para pasi anullimi i ligjit për ar-simin e lartë, dhe hartimi i një lig-ji të ri, që ka në thelbin e vet, stu-dentin dhe nevojat e tij do të jetë nga vendimet e para të PD. “Do hapet gara në këtë vend, do shto-hen mundësitë, do të ketë energji. Vendi do gëlojë nga idetë, nga sipër-marrja, nga zhvillimi. Sado gjatë, nuk mund të mbahet peng përgjithn-jë një vend me një rini si e jona. Një rini që kërkon të studiojë, që kërkon të aftësohet, që endërron të jetë si gjithë Europa. Është e pamundur, dhe falë jush, e bashkë me Partinë Demokratike, ditë më të mirë na presin, dhe ne do i prijmë atij real-iteti!”-përfundoi Këlliçi.

Basha: 20 shkurti hapi i parë për Shqipërinë e lirë dhe demokratikeKryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hox-ha, që shënon edhe fundin e rrëzim-it të diktaturës. Basha thotë se çdo shqiptar, si 29 vite më parë, edhe sot ka për qëllim ta bëjë Shqipërinë si Europa. “20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shem-bën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e dik-tatorit.Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komuniz-mit.20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sher-bimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”, ka shkruar Basha.

Voltana Ademi: Mesazhi i 20 shkurtit është aktual edhe sotKryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka përcjellë një mesazh të mprehtë Kryeministrit Edi Rama. “29 vjet më parë, shqiptarët ho-qën nga qendra e kryeqytetit të tyre, simbolin e të keqes më të madhe të Shqipërisë! Mesazhi i 20 shkur-tit 1991 është aktual edhe sot: ky është fundi i pashmangshëm i çdo diktatori, në çdo kohë!” përfundoi Ademi.

Aktualitet

printo

cmyk

Protesta e FRPD

Rrëzimi i bustit

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 9

CMyK

Grevistët e Ballshit janë futur sot në ditën e pestë të grevës së urisë. Ata janë shprehur ditën e

djeshme se kërkojnë zgjidhjen e sit-uatës dhe se nuk janë vizituar nga askush tjetër veçse nga mjekët. Po ashtu, ata kanë thënë se të dielën do të bëjnë një tubim shumë të madh, ndërsa të hënën do të futen në uz-inë të ngujohen në uzinë. “Dita e katërt e grevës, ne do vazhdojmë nuk kërkojmë asgjë të tepërt deri në zgjidhjen e situatës. Nuk ka ardhur askush përveç grupit të mjekëve. Kryeministri nuk na shikon, pse nuk pyet çfarë po ndodh me ne, të na ndihmojë për pagat, kërko-jmë pune, i lutemi shtetit të ktheje sytë nga Ballshi të punësohen dhe njerëzit të paguajnë dritat, ujin. Nuk na duhet ndihma mjekësore, më mirë të vdesin se sa të rrimë kësh-tu. Të vijnë deputetët dhe kryemi-nistri të na shikojnë, se si jemi ne. Nuk a ardhur asnjë reagim, përveç medieve dhe përfaqësuesi i avokatit të popullit. Nuk heqim dorë pa mar-rë rrogat tona.”-kanë thënë ata për Ora News ditën e djeshme. Ndër-kohë, pardje ata veç bukës ven-dosën të ndërpresin ujin dhe të refuzojnë ndihmën mjekësore. Mjekët që u qëndrojnë pranë u kanë kërkuar të ndërpresin grevën, por ata kanë refuzuar. Dy ditë më parë, gjendja e rënduar shëndetësore de-tyroi një prej naftëtarëve të ndër-presë grevën, ndërsa u zëvendësua nga një tjetër koleg. Prej 5 muajsh në protesta dhe një jave në Grevë, punonjësit e Uzinës së Ballshit kanë kërkuar ndërhyrjen e qever-isë për zgjidhjen e çështjes së pa-gave dhe rinisjes së punës, por siç thonë askush nuk është angazhuar.

Rafineria e naftës u mbyll pasi kompania që e administron thotë se Bankers Petrolium nuk e furnizon me naftë bruto.

Vazhdon greva e urisë dhe te punonjësit e nënstacionit të Poçemit

Greva ka hyrë në ditën e 8-të saj ndërkohë që akoma nuk ka një re-agim nga ana e instancave shtetërore. Ndërkohë, gjendja shëndetësore

e tyre është rënduar, por ata kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe ndihmën mjekësore. Grevistët janë shprehur sot se do të qëndrojnë në grevë deri në zgjidhjen e problemit dhe u kanë bërë thirrje ambasa-dorëve, pasi, sipas tyre, qeveria nuk reagon. Grevistët kërkojnë të mar-rin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.

Aktualitet

Stresi i lidhur me punën ka një prev-alencë të lartë te punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga Fondacioni Frie-drich Ebert, i cili shton se, stresi i për-jetuar nga punonjësit ka potencial-in të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre. Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 per-sona të punësuar. Për të matur nive-lin e stresit, u përdor Shkalla e Stre-sit në Punë dhe për të gjetur faktorët u hartua një pyetësor, i cili përmban shkaktarë të stresit në punë të iden-tifikuar nga studime të kryera në vende të tjera. Sipas formës së mat-jes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5%) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve, stres të nivelit problematik. Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prira se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%). Sipas studimit, një shpjegim i mundshëm mbi këtë fakt është se pa-varësisht nga profesioni, femrat janë më të ekspozuara se meshkujt ndaj disa faktorëve stresues siç janë rolet e shumëfishta, pengesat për një karrierë normale dhe diskriminimi.

ArsyetGjetjet e studimit sugjerojnë

gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjeg-jësia për njerëzit e tjerë; promovimi përtej mundësive; mungesa e sigurisë në punë; marrëdhënie negative me she-fin apo kolegët; komunikimi i papër-shtatshëm me shefin apo kolegët; dhe mungesa e pushimeve në punë nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit. Ndërsa faktorë si presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i ro-lit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, ndikojnë në rrit-jen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në krah të punëtorëve të nënstacionit të pompimit Poçemit që prej një jave janë në një grevë urie për shkak të mosmarrjes së 27 pagave. Ai ka qenë pranë tyre dhe ka parë gjend-jen shëndetësore që ka nisur të rën-dohet. Basha akuzoi qeverinë dhe Ramën për tradhti ndaj punëtorëve ndërsa thekson se ai vetë do të zh-bëjë të gjitha padrejtësitë që janë bërë ndaj punëtorëve.

“Juve jeni shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Ata pasurohu, ndërsa ju varfërohu. Ju punoni për familjen dhe frigoriferi është bosh. Kështu siç jeni shtrirë ju, është e shtrirë e gjithë Shqipëria. Kjo nuk është qeveri, janë një grup prej 15 vetësh që po vjedhin xhepat e juaj dhe po mbushin xhepat e tyre. Ta dini që nuk jeni vetëm, keni të gjithë Shqipërinë nga mbrapa. Këta nuk kanë vesh për t’ju dëgjuar s’kanë shpirt për tju kuptuar. Ndaj ne na keni gjithmone mbrapa. Kjo do t’i përkasë së shkuarës, kam ard-hur këtu t’ju them se jeni shembulli i gjendjes ku ndodhen shqiptarët”, kanë qenë fjalët e Bashës në bisedën e bërë me grevistët.

Statusi i BashësNdërkohë në statusin e ditës së

djeshme Basha ka thënë se do ketë mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre. “Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e nder-shëm shqiptarë që luftojnë për mbi-jetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështet-ja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.”-pohoi Basha.

Greva në Poçem

Basha viziton punëtorët: Janë tradhtuar nga qeveria

Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta, shkak ngarkesa e punës si dhe orët e zgjatura

Punonjësit: Nuk na ka ardhur asnjë reagim nga Qeveria, të dielën dalim në protestë masive

Greva e urisë në Ballsh e Poçem

Një tjetër shtet evropian ka hequr vi-zat me Shqipërinë. Këshilli i Min-istrave miratoi dje heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Me propozimin e Kryeministrit dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendo-si miratimin e marrëveshjes, ndërm-

jet Këshillit të Ministrave të Repub-likës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heq-jen reciproke të kërkesave për vizë. Ky vendim hyri në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Marrëvesh-ja ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë,

ku ambasadori shqiptar në Rusi, Ar-ben Gazioni ka firmosur së bashku me homologun Vladimir Semashko. Ajo synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit dhe turiz-mit, si dhe të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale.

Bjellorusia heq vizat me Shqipërinë, duhet vetëm pasaporta

printo

cmykGreva e urisë

Basha me grevistët

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 202010

EMER ATESIA MBIEMERQANI CAKRANI SABRI BESHIRE ZIHNI CAKRANI AJRON QANI CAKRANI SKENDER QANI CAKRANI SYBI VELIU SULEJMAN FETIJE HAMIT VELIU BEKTASH SYBI VELIU PELLUMB SYBI VELIU ZAMEDIN SYBI VELIU FATMIR SYBI VELIU ANDREA SYBI VELIU DEDE KOLZIU DAVE DEDE MATIA MARTE DEDE GJINI PRENG JAK GJININIKOLL JAK GJININDRE JAK GJINIDILA JAK GJINI(LIKA)DAVE JAK GJINI(DERVISHLLARI)SAFET BRACI ABAS ABAZ KAREMAN BRAÇI BEJAZE XHELAL BRAÇI NAZIME ABAZ MUCO CARCIKO SYDI JAUPLLARIHAIRE SYDI BAXHIABAYRAK SYDI BERATHDEMIR SYDI MUCAHAMZA SYDI MUCO

AJET SYDI MUCOMADE SYDI CANIXHEVRI ABAZ GURI KASTRIOT BARI GURILUAN BARI GURIPETRO BARI GURITEFTA BARI BEUHENA BARI ELMAZIXHEVAT ABAZ BRAÇI KAREMAN XHEVAT BRACESAFET XHEVAT BRACEDALLENDYSHE XHEVAT ZADEMYREDIN XHEVAT BRACEMIMOZA XHEVAT COLLAKUILIRJAN XHEVAT BRACIISMAIL SEITLLARI KARAFIL AVNI ISMAIL SEITLLARI AFRIM AVNI SEITLLARIDURIM AVNI GEITLLARIMYNEVER AVNI GJOKAISMETE ISMAIL BESHILLARI DIANET HEKURAN CEKICISELAMI HEKURAN BESHILLARILEFTERI HEKURAN BEQARIVIOSE HEKURAN PASHOLLARITOMORR HEKURAN BESHILLARINAZMIE ISMAIL XHEMOLLARI BAJAMI HEKURAN XHEMOLLARIDRITA HEKURAN BRAME

FIRDES HEKURAN JASHALLARILAVDIE HEKURAN KROJ(XHEMOLLARI)ZAIM HEKURAN XHEMOLLARIREMZI ISMAIL SEITLLARI HALIT ISMAIL SEITLLARI MEHMET PAJUNI MUSTAFA SADETE MEHMET KUNGULLI HENRIETA KADRI FORTUZIFIQIRETE MEHMET KELLICI EMIL ABDYRRAMAN KELLICIURAN ABDYRRAMAN KELLICIBARDHYL ABDYRRAMAN KELLICIYLLI ABDYRRAMAN KELLICIFAIKA MEHMET SHERO SILVANA MEHMET PREBILA ELVIRA MEHMET PA JUNI PRANVERA MEHMET PAJUNI GENC MEHMET PAJUNI KLODJAN GENC PAJUNIARJEL GENC PAJUNITHIMI CULLUFE RAKO VANTHI LLAZO CULLUFE IRAKLI THIMI CULLUFE NONDA THIMI CULLUFE ALBERT THIMI CULLUFE FRAHIM CICAJ LAZE TELHA HAXHIHALILI KALO KALO TELHA HAXHIHALILI HITO TELHA HAXHIHALILI

HADIL TELHA HAXHIHALILI MIRE SHULLANI NDUE MRIJ MARK SHULLANI(SHKOZA) GJIN MARK SHULLANI LULASH MARK SHULLANI PJETER LULASH SHULLANIAGE LULASH UJISOKOL LULASH SHULLANIGJELOSH LULASH SHULLANIGEGE LULASH SHULLANIBARDHE LULASH SHULLANIFILE LULASH SHULLANI(TOPALLI)SEIT KOPRENCKA QAZIM MYNEVERE KOPRENCKA ORHAN SEIT KOPRENCKA ALMA ORHAN KOPRENCKASEIT ORHAN KOPRENCKAARTAN ORHAN KOPRENCKAPLATON SEIT KOPRENCKA ANIDA PLATON HASSIELENA PLATON NIKOLLAASTRIT SEIT KOPRENCKA XHAFERR KONDI XHEMAL HELGA XHAFERR KONDI AREL XHAFERR KONDI CRISTIAN AREL KONDIXHEMAL XHAFERR KONDI TEDI XHEMAL KONDIKLELIA XHEMAL KONDI

Lista, ja trashëgimtarët e të përndjekurve që marrin këstin e tretë, kërkohen dokumentatMinistria e Finan-

cave dhe Ekono-misë ka publikuar listën e radhës të

trashëgimtarëve të ish-të përnd-jekurve që mund të marrin dëm-shpërblimin financiar, por kanë probleme me dosjet dhe duhet të plotësojnë dokumentacionin. Ata kanë 3 muaj afat duke fiolluar nga data 20 shkurt që të plotëso-jnë këto mangësi. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të siguro-hen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogar-

ia nuk është aktive, shuma e dëm-shpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitet-it, Emër/Mbiemër, apo në ras-tet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevo-jshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjend-ja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një cer-

tifikatë e një periudhe të caktu-ar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërte-timi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.Në rastet e ekze-kutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjend-jen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i in-teresuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta sho-qërojë me një certifikatë negative.

Ekonomi

Pasi rriti rezervat e arit me 82% në 6 muaj, e pasi ndaloi hapin e bler-jes në Nëntor të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka rinisur sërish të ble-jë masivisht ar në muajin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga vetë banka, institucio-ni qendror i politikave monetare ka blerë në muajin dhjetor shufra ari në formë rezerve për një vlerë

prej rreth 16 milionë euro, duke e çuar në total në 120 milionë euro rezervën në ar.

Gjatë Dhjetorit, Banka e Shqipërisë rezulton të ketë blerë rreth 300 kilogram ar, duke rritur me 15% rezervat. Në muajin janar të vitit të kaluar rezervat në ar ishte në 58 milionë euro. Kjo do të thotë se përgjatë të gjithë vitit të kaluar,

rezervat në ar u rritën me 107%, pra më shumë se dyfishim i rezervave. Kjo rritje e ndjeshme e rezervave të jashtme në ar nga ana e Bankës së Shqipërisë është në linjë me ten-dencën globale.

Bankat qendrore në çdo cep të globit janë duke u ngutur të blejnë ar, pasi metali i verdhë cilësohet si një strehë e sigurtë në kohë pasig-

urish, trazirash gjeopolitike, konf-liktesh, apo kërcënimesh të tjera. Mbetet për t`u parë nëse Banka e Shqipërisë do të vazhdojë opera-cionin e nisur që në muajin qershor të vitit të kaluar për të rritur nd-jeshëm rezervat në ar. Sot Shqipëria ka rreth 2.5 ton ar rezerva. Ekzaktë-sisht 12 muaj më parë kishte vetëm 1.2 ton.

Banka e Shqipërisë vijon të blejë ar. Çfarë fshihet pas kësaj?

Ish-të përndjekur

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 11

HADIL TELHA HAXHIHALILI MIRE SHULLANI NDUE MRIJ MARK SHULLANI(SHKOZA) GJIN MARK SHULLANI LULASH MARK SHULLANI PJETER LULASH SHULLANIAGE LULASH UJISOKOL LULASH SHULLANIGJELOSH LULASH SHULLANIGEGE LULASH SHULLANIBARDHE LULASH SHULLANIFILE LULASH SHULLANI(TOPALLI)SEIT KOPRENCKA QAZIM MYNEVERE KOPRENCKA ORHAN SEIT KOPRENCKA ALMA ORHAN KOPRENCKASEIT ORHAN KOPRENCKAARTAN ORHAN KOPRENCKAPLATON SEIT KOPRENCKA ANIDA PLATON HASSIELENA PLATON NIKOLLAASTRIT SEIT KOPRENCKA XHAFERR KONDI XHEMAL HELGA XHAFERR KONDI AREL XHAFERR KONDI CRISTIAN AREL KONDIXHEMAL XHAFERR KONDI TEDI XHEMAL KONDIKLELIA XHEMAL KONDI

Statistikat zyrtare të ministrisë së Financave flasin për një pikiatë të vërtetë të të ardhurave buxhetore. Në dhjetor u mblodhën 39 miliardë lekë në total, pak a shumë në të njëjtin nivel me mesataren vjetore, por ecu-ria u nxit nga ndihmat dhe mbështet-ja buxhetore pas tërmetit që arritën në rreth 4 miliardë lekë. Të ardhurat ta-timore në dhjetor ishin 31 miliardë lekë, duke qenë shumë poshtë mesa-tares prej gati 36 miliardë lekësh të 11 muajve të mëparshëm dhe planit prej 42 miliardë lekësh të parashikuar në fillim të vitit.

Në vlerë absolute, të ardhurat ta-timore u rritën me vetëm 7 mil-iardë lekë në 2019-n, më e ulëta rri-tje që nga 2015-a. TVSH-ja, zëri që sjell më shumë të ardhura në bux-het, kishte dhe mosrealizimin më të madh të planit, me -19 miliardë lekë. Të ardhurat nga TVSH shënuan dhe një rënie vjetore me 7.7% në raport me faktin e një viti më parë. Finan-cat kanë sqaruar se kjo tendencë ka ardhur për shkak të përjashtimit nga TVSH të nënkontraktorëve të TAP, uljes së çmimeve të disa produkteve të importit, mbylljes së lojërave të fatit, zerimi i TVSH-së për produk-tet bujqësore. Në total, TVSH solli 144 miliardë lekë në buxhet, ose rreth 32% të totalit të buxhetit.

Mosrealizimi vjen si rrjedhojë e rritjes së ulët të të ardhurave, por dhe planifikimit optimist që bëhet gjithnjë në fillim të vitit. Të dhënat historike tregojnë se vetëm në 2013-n. plani është tejkaluar (ndonëse ai ishte cak-tuar shumë i ulët pasi të ardhurat re-ale ishin me rënie), në vitet e tjera, të ardhurat tatimore kanë qenë gjithnjë më të ulëta se plani.

Në momentin që të ardhurat nuk realizohen, qeveria është e detyru-ar të shkurtojë shpenzimet e planifi-kuara, në mënyrë që të ruajë parame-trat e deficitit, ku ato që preken janë investimet kapitale. Dhe duket se kjo ka ndodhur me të vërtetë.

Shpenzimet buxhetore gjatë vitit 2019 reflektuan dobësitë në grumbul-

limin e të ardhurave, duke rezultu-ar me një mosrealizim prej 27,6 mil-iardë lekësh në raport me planin ose rreth 225 milionë euro. Mungesa e injektimeve buxhetore të planifikuara për të hedhur në qarkullim nëpërm-jet investimeve apo shpenzimeve të tjera është sa 1.6 për qind e PBB-së. Por në raport në faktin e vitit 2018 shpenzimet buxhetore ishin në rrit-je me rreth 16 miliardë lekë (130 mil-ionë euro) ose 3.3 për qind më të larta se një vit më parë.

Nga të gjitha zërat e shpenzi-meve buxhetore, investimet kapi-tale kishin përformancën me negative si në raport me vitin e kaluar edhe në raport me planin. Gjatë vitit 2019 shpenzimet në këtë zë ishin 74.9 mil-iardë ose 3.4 miliardë lekë më të ulta se, një vit më parë. Rënia vjetore me 4.5 për qind e investimeve kapitale erdhi si pasojë e rishikimit me ulje të shpenzimeve në disa projekte që nuk kishin avancuar për shkak të vone-save në kontraktime dhe punime ka shpjeguar më parë Ministria e Finan-cave. Sakaq shkurtimet u bënë të de-tyruara për shkak të mosrealizimit te të ardhurave buxhetore thuajse me 180 milionë euro.

Duke i krahasuar me planin shpenzimet kapitale më 2019 kanë një hendek të lartë prej 12 për qind ose rreth 11,1 miliardë lekë (91 mln euro).

Ecurinë më të mirë në raport me vitin e kaluar e patën shpen-zimet korrente të cilat ishin 19,7 miliardë lekë (160 mln euro) ose 4.7 për qind më të larta se një vit më parë. Kjo ecuri u nxit nga rrit-ja e alokimeve për pagat e adminis-tratës publike për të cilat u shpen-zuan 5.3 për qind më shumë se në vitin 2018. Rritja e shpenzimeve të personelit reflektoi rritjen a paga-ve në sektorë të administratës pub-like vitin e kaluar. Në raport me planin shpenzimet e personelit ish 13 miliardë lekë më të ulta ose 3 % me pak. Gjithashtu shpenzimet op-erative patën një ecuri pozitive në

raport me faktin e vitit 2018 duke reflektuar një rritje me 4 % ose 2 miliardë lekë, por në raport me planin e vitit ato ishin 1.4 % më të ulta.

Shpenzimet për mbrojtjes so-ciale, ku përfshihen pagesat e pen-sioneve, ndihma ekonomike etj që është zëri i dytë më i madh i shpen-zimeve buxhetore shënoi 175,6 mil-iardë lekë me një rritje prej 4.2 për qind në raport me vitin 2018. Rritja erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për pensionet me rreth 4.5 për qind më shumë se një vit më parë. Pagesat e pensioneve u rrit-en prej numrit më të lartë të pen-sionistëve përfitues dhe indeksim-it të pensioneve. Por në raport me planin ky zë shënoi një mosrealizim prej 4.6 miliardë lekësh ose 2.6% më pak.

Shpenzimet për pushtetin vendor patën rritje të lartë në raport me vi-tin 2018, me 11 % më shumë se fak-ti ose 54 milionë euro. Kjo rritje e pazakonte për pushtetin vendor u nxit nga transferimet e funksioneve nga pushteti vendor tek ai vendor si pa-soje e procesit të decentralizimit dhe zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Shpenzimet për interesat e borxhit patën ecuri pozitivë si në raport me faktin ashtu edhe planin. Ato shënu-an një rënie prej 1,3 miliardë lekësh në raport me vitin 2018 ose 3,9 për qind si pasojë e interesave më të ulta të pagesave të borxhit. Në raport me planin e vitit shpenzimet për pagesat e interesit të borxhit ishin gati 5 mil-iardë lekë më pak ose 12 për qind më të ulta.

Mosrealizimi i shpenzimeve bux-hetore me gati 5.9 për qind nga plani erdhi si pasojë e planifikimeve op-timiste si në të ardhura si në shpen-zime gjatë vitit 2019. Me gjithë mos-realizimet në fushën e shpenzimeve qeveria nuk arriti të frenonte defici-tin buxhetor gjatë vitit 2019. Defici-ti u thellua me rreth 5 miliardë lekë, duke arritur në minus 31.5 miliardë lekë më 2019 nga minus 26,5 mil-iardë lekë që ishte më 2018.

Dhjetori dhe 12-mujori, Financat zhgënjejnë me buxhetin

Shkolla e Lartë e Ekonomisë (HSE), një prej universiteteve më prestigjioze në Europë dhe Botë ka publikuar një studim mbi ndry-shimet klimatike në 27 vende të Europës qendrore dhe lindore, vendeve të kaukazit dhe Azisë qen-drore, mes të cilave edhe Shqipëria. Studimi flet gjerësisht për ndry-shimin klimatik si një kërcënim serioz për këto vende. Por, për Shqipërinë alarmi duket edhe më i madh, pasi listohet si një prej 3 shteteve të cilat ndihen të kërcënu-ara nga rritja e nivelit të detit, rrjed-hojë e pashmangshme e ngrohjes globale. Së bashku me Shqipërinë të rrezikuara janë edhe Sllovernia me Rusinë. Këto tre shtete thotë

studimi janë të paktat shtete në këtë rajon të gjerë të cilat ndihen të kërcënuar nga erozioni i brigjeve detare dhe rritja e nivelit të det-it. Ky është rreziku numër një me të cilin do të përballet Shqipëria në vitet në vijim, thotë studimi, duke rekomanduar që ky kërcënim të shi-het si prioriteti numër një i qever-isë. Shqipëria ka vlerësuar si pi-kat e saj vulnerabël sektorë si; uji, bujqësia, pyjet, gjëja e gjallë, bio-diversiteti, turizimi, popullsia dhe shëndeti, thotë raporti. Por, vjen edhe një lajm i mirë nga ky stu-dim, rritja e temperaturave si paso-jë e ndryshimit klimatik do të sho-qërohet me një rënie të ndjeshme të rrezikut për përmbytje.

Ekspertët, Shqipëria rrezikohet seriozisht nga rritja e nivelit të detit

Ekonomi

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E mërkurë, 19 shkurt 202012 •

Kulturë

Nga Sotir Papahristo

(vijon nga numri i kaluar)

Në korrik të vitit 1922 në kongres-in arsimor që u bë në Tiranë, u ftuam Spiro Konda dhe unë nga profesorët e gjimnazit grek, nga të tjerët asnjë nuk u thirr. Në

fund të kongresit që zgjati pothuaj një muaj, u emëruan Konda drejtor i shkollës femërore shqipe dhe unë kryeinspektor i shkollave të Prefekturës së Korçës. Të tjerëve profesorë mjerisht nuk iu dha ndonjë detyrë në liceun franko-shqiptar që sapo ishte çelur po vetëm në shkollat fillore. Natyrisht këta nuk pranuan dhe shkuan në Follorinë ku u emëruan në gjimnazin e atjeshëm. Unë si kryeinspektor zura vendin e Dh. Hajvarit, ish-tregtar vogëlsirash. Ky pas një muaji nga data e emërimit shkoi në Tiranë dhe atje me miq rregulloi të kthehet në detyrën që kishte pasur; mua m’u dha titulli i inspek-torit të parë, dhe më duhej të shërbeja nën të. Natyrisht u preka moralisht dhe vendos të shkoj në Greqi, por me njërën anë lotët e gruas sime që s’deshi të ndahej nga vëllezërit (të cilëve ua kisha dhënë fjalën se nuk do të largohesha nga Korça) dhe nga ana tjetër këshillat e disa miqve dhe personaliteteve shqiptare (që më siguronin se së shpejti do ta gjeja të drejtën) më detyru-an të qëndroj, si inspektor i parë. Fati deshi që të mos largohesha nga Shqipëria, ku do të zhvilloja një veprimtari të shumanshme (peda-gogjike, didaktike, letrare e tjera). Si inspektor vizitova shkollat e qytetit. Personeli për tokë, pa asnjë dije pedagogjike e didaktike, i rekru-tuar nga meshkuj e femra, që kishin mbaruar vetëm një shkollë fillore. U dëshpërova, si të bëja? Kërkova rregullore që të caktonte detyrat e inspektorit. S’kishte fare. Atëherë iu drejtova ndërgjegjes; kjo më udhëzoi ç’të bëja. Së pari duhej përmirësuar personeli, sa ishte e mundur, pedagogjikisht e didaktikisht. Duhej të bëhe-sha mësues i mësuesve. Për këtë qëllim fillo-

va një seri të gjatë konferencash pedagogjike dhe mësimesh shembullore, mbi tërë lëndët që mësoheshin në shkollat fillore. I mblidhja për ditë tërë arsimtarët e qytetit në një sallë të madhe, unë isha mësues, ata ishin nxënës. Veç kësaj, në çdo shkollë pas çdo inspektimi, në tërë klasat, bënin mbledhje, bëja kritikën dhe pas një bisede të lirë shënoheshin në një reg-jistër të posaçëm të shkollës parimet didaktike që duheshin ndjekur në çdo mësim. Duke parë se masat disiplinore që përdoreshin, nuk ishin aspak pedagogjike mbajta një sërë konferen-cash mbi qeverisin e fëmijëve në shkollë. Këto konferenca i botonte edhe gazeta “Shqiptari i Amerikës”, drejtor i së cilës m’i kërkoi me këmbëngulje (konferencat dhe mësimet shem-bullore pasi i ripunova dhe i plotësova, i bot-ova më vonë në libra të veçantë me titullin “Qeverimi i fëmijëve në shkollë” dhe “Mësime shembullore për lëndët që mësohen në shkollat fillore dhe të mesme”. Siç munda të konstatoj, si konferencat ashtu edhe mësimet, sollën një dobi të madhe në arsimtarët, të paktën ndër ata që kishin zell dhe dëshirë për të kryer sa më mirë detyrën e tyre të shenjtë.

Opinioni publik i priti me gëzim këto kon-ferenca dhe përpjekjet e mia për të përmirësuar gjendjen e arsimit. Po vetëm ata që vetë s’puno-jnë, por edhe të tjerët nuk i lënë të punojnë, i ndezi nakari dhe ambicia - dy të këqija që do të ekzistojnë sa të jetë bota, siç thotë Tuqididi - kundër meje. Ua mbushnin mendjen disa arsimtarëve të protestonin, bile të bënin, edhe grevë dhe të kërkonin nga ministria pushimin e Inspektorit, të Drejtorit të shkollës femërore, dhe të disa ish-mësuesve në shkollat greke, duke e vënë si pretekst, se ishin grekomanë, dhe s’kishin ndjenja shqiptare. Për mua bile thoshin se punoja me zell, për të fshehur ndjen-jat filogreke. Po këta - kur s’kisha filluar aktivi-tetin tim - nuk e kishin për turp të thoshin posh-të e lart, se s’punon, mbasi nuk ja do zemra! Si të bëja? Të punoja keq, të mos punoja keq. Vuajtja shpirtërisht për një kohë. Por në fund vendosa t’i bindem zërit të ndërgjegjes, të këtij udhëheqësi të vyer. Iu përvesha punës më me shumë zell, s’mora parasysh se ç’do të thoshte ajo klikë e keqe dhe pseudopatriote. E drejta triumfoi; u imponova, i çarmatosa zemërliqtë.

Jo vetëm, por edhe një nga organizatorët e grevës, duke u larguar nga Korça, këshilloi shokët e tij të më çmojnë, se “është njeri me vlerë”. Një tjetër arsimtar, pohoi më vonë se “inspektor si ky as ka ardhur, as ka për të ardhur”. Për fat të mirë ministër Arsimi u ndodh R. Mitrovica, i cili jo vetëm i kërcënoi grevistët me pushim, por edhe mua më mbushi me lëvdata në një letër, që

më dërgoi personalisht; çmonte punën time dhe premtonte se do të kthehesha së shpejti në ofi-qin e kryeinspektorit, gjë që u bë pas një kohe të shkurtër. Në mes kokëçarjeve dhe lodhjeve më ndodhi një gëzim familjar. Zoti na fali vajzë, fëm-ijën e parë, që unë i vura emrin Meri (Maria). Më 28 nëntor 1922 gruaja ime e dashur lindi vajzën, pasi u mundua mjaft. Gëzimi ynë nuk përshkru-het. Dëshiroja të kisha fëmijë, por më tepër dëshi-ronte gruaja ime e adhuruar. Ky gëzim më shtoi entuziazmin dhe zellin për të kryer detyrën time. Nuk u kufizova vetëm në veprimtarinë thjesht ar-simore, u mora edhe me vepra që kishin për qël-lim zhvillimin e jetës shoqërore të qytetit.

Kështu nëpër gazetat e asaj kohe “Shqiptari i Amerikës” dhe “Gazeta e Korçës”, botova artikuj të gjatë mbi dobitë e gjimnastikës dhe të atletizmit, dhe të atletizmit, mbi nevojën e themelimit të një fushe sportive, ndikimin që ushtron muzika mbi shpirtin dhe karakterin e njeriut dhe mbi nevojën e një orkestre simfo-nike; paralelisht s’pushoja së botuari studime mbi probleme të përgjithshme mësimore, si p.sh., mbi sistemimin shkollor në Shqipëri, mbi lartësinë e kulturës klasike e tjera. Në mes të kësaj veprimtarie një lajm gazmor më erdhi nga Tirana; Ministria në fillim të janarit 1923 përsëri më emëroi kryeinspektor në vend të Dh. Haviarit, i cili u emërua në zyrat e financës. Kështu triumfoi e drejta, dhe puna ime inten-sive e mori shpërblimin e merituar.

Periudha VI (1925-1932)Pa marrë veten nga tronditja shpirtërore që

më shkaktoi sëmundja e vajzës, befas një ng-jarje e papritur më tronditi më tepër. Nga fundi i dhjetorit të vitit 1924 qeverinë e Fan Nolit e

rrëzoi Ahmet Zogu i ndihmuar siç flitet prej Ju-gosllavisë dhe Greqisë. Së parës, siç thoshin, i kishte premtuar manastirin e Shën Naumit me rrethin e tij, ndërsa Greqisë i kishte dhënë fjalën se shkollave minoritare greke do t’u jepte të drejtën të funksiononin në gjuhën greke.

Menjëherë u formua qeveria nën kryesinë e Koço Kotës (Zogu u proklamua më vonë Pres-ident). Ministria e Arsimit u suprimua (ishte suprimuar prej qeverisë së Fan Nolit) dhe u bë Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit. Kjo komu-nikonte me Këshillin e Ministrave me anë të Ministrisë së Drejtësisë. Titullar në këtë dre-jtori ngeli përsëri prof. Mihal Sherko, mirëpo nuk e mbajti për shumë kohë dhe ja si: në Li-ceun franko-shqiptar grindeshin atëherë pro-fesorët francezë në mes tyre. Ishin formuar dy parti, secila nga këto përpiqej me çdo mënyrë të tërhiqte me vete nxënësit, kështu që disipli-na ishte paralizuar krejt. Sherkoja në vend që të mbante paanësi si drejtor i përgjithshëm që ishte, u bashkua me njërën parti dhe kësaj i jepte (me shifra konvencionale) institucione se si të luftonte partinë tjetër. Po një nga këto shkresa me shifra i ra në dorë edhe partisë tjetër dhe një profesor mundi ta deshifronte. Përmbajtja e saj u botua në të atëhershmet e Korçës dhe doli në shesh një seri institucionesh dhe udhëzimesh që i jepte njërës parti për të luftuar partinë tjetër. Skandali arriti në vesh të qeverisë dhe kjo aty për aty vendosi pushimin e M. Sherkos. Kryeminis-tri Koço Kota më rekomandoi mua këtë detyrë. Unë e refuzova menjëherë, pasi s’desha të larg-ohesha nga familja. Po pastaj pasi më siguruan se do të isha për një kohë të shkurtër, gjersa të përpiloheshin ligje, rregullore e tjera, pranova, por me dhimbje të madhe u ndava nga gruaja ime e dashur. Erdha në Tiranë në muajin mars 1925 dhe qëndrova aty gjer në muajin shtator të po atij viti. Fillova nga detyra, por me ç’per-sonel? Tërë nëpunësit e vjetër i kishin pushuar dhe zëvendësuar me të rinj që s’merrnin vesh

Autobiografia e panjohur e helenistit/ Me botimin e plotë, për herë të parë, të tetë librave, vepra monumentale të Tuqididit, “Lufta e Peloponezit”, përkthyer nga Sotir Papahristo në vitin ‘70-të, gazeta “standard” e kujtoi helenistin, me botimin edhe te një pjese të shënimeve autobiografike që i pat lënë familjes…

Helenisti në krye të ArsimitMe Ahmet Zogun President, si e mbrojti nga ministrat dhe deputetët e korruptuar

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E mërkurë, 19 shkurt 2020 13•

Kulturë

fare nga arsimi. U brengosa fort, u shtrëngova të bëja vetë detyrat e sekretarëve dhe të she-fave. S’qe mjaft kjo. Brengat m’i shtonte edhe sjellja e Pogës, ministrit të Drejtësisë i cili më sillte shumë pengesa në kryerjen e detyrës. Çdo propozim që i bëja për t’ia paraqitur Këshillit të Ministrave ai e refuzonte. Atëherë iu drejtova Koço Kotës dhe i thashë se në këto kushte unë s’mund të punoj më, bile kërkova të më hiqnin nga Drejtoria e Përgjithshme dhe të më dërgonin në Korçë me detyrën e mëparshme. Të nesër-men Kota më thirri dhe më tha se pas një bisede që pati me Presidentin A. Zogu, u vendos që drejtori i përgjithshëm të lihet i lirë në veprimet e tij dhe të jetë i pavarur nga ministri i Drejtë-sisë, me të vërtetë pas ca ditësh më erdhi shkresa nga zyra e Presidentit e cila përveç që më la të lirë në veprime, por edhe më urdhëronte t’ia komunikoja ministrit të Drejtësisë përmbajtjen e shpresës në fjalë. Natyrisht Poga u zemërua, por nuk e shfaqi sheshit zemërimin. Kështu unë mbeta i lirë dhe fillova nga veprimtaria. Thirra një komision nga arsimtarët më të mirë: A. Xhu-vanin, M. Ivanën, Nd. Palucën, dhe L. Naçin (këtë të fundit ndonëse jo për arsimtar e mora për mëshirë). Me anë të këtij komisioni që pu-noi gati për tre muaj, përpilova ligje, rregullore, programe të tjera dhe i vura baza arsimit. Përveç këtyre përpilova edhe një rregullore të veçantë për Liceun e Korçës sipas rregullores së shkollës së Stambollit “Gallata Seraj”. Në bazë të kësaj rregulloreje krijoheshin dy drejtori: drejtoria administrative që merrej me administratën dhe disiplinën e shkollës dhe drejtoria teknike që merrej me zaptimin e programës e kontrollimin e personelit arsimor. Drejtor administrativ do të ishte shqiptar, ndërsa teknik një nga profesorët francezë. Erdhi muaji shtator, bëmë edhe listat e personelit mësimor për tërë shkollat e mesme dhe fillore të Shqipërisë. Me të mbaruar edhe këtë vendosa të jap dorëheqjen dhe të kthehem në Korçë. Arsyet ishin këto: vuaja shumë larg

tit ishin tepër patriotë dhe në disa çaste shfaqën hidhërimin për humbjen e pavarësisë dhe urrejt-jen ndaj Italisë fashiste! Dhe për këtë fajtor ishte drejtori, i cili edhe duhej dënuar. E çuditshme me të vërtetë politika italiane; pretendonin t’i prisnim krahëhapur pikërisht ata që na rrëmbyen lirinë! Sa axhaminj paskan qenë italianët në politikën kolo-nialiste dhe sa ndryshojnë nga anglezët!

Ky transferim më hidhëroi tepër si mua, si familjen time, për padrejtësinë dhe për çrregul-limin që më solli në jetën time familjare. Isha rregulluar mirë në shtëpinë e institutit, ku bano-va gjashtë vjet me radhë; fëmijët kishin marrë radhë të mirë në shkollat e kryeqytetit. Më e madhja ishte se më prishi krejt planet e bukura për të ardhmen e shkollës... Vendimi relativ shtonte se do të qëndroja në instituti gjersa të merrnin fund provimet e maturës. Me të mbaruar provimet në fjalë shkova familjarisht në Korçë, ku qëndrova deri në ditët e para të shtatorit. Në këto ditë një telegram nga një profesor i gjimna-zit të Shkodrës më njoftonte se filluan regjistri-met e nxënësve. Me dhimbje shpirti u ndava nga familja dhe në javën e parë të shtatorit 1939 ar-rita në Shkodër, ku mora drejtorinë e gjimnazit...Këtu qëndrova gjer në fund pothuaj të nëntorit. Isha tepër i mërzitur, mendoja për vajzat që do të ndërronin shkollë, mendoja për gruan që do të jetonte në një shoqëri krejt të panjohur; kup-toja rrethanat e asaj kohe, përgjegjësia e drejtorit ishte e madhe, në mos e rrezikshme. Italianët okupatorë vëzhgonin çdo veprim në të gjitha aparatet shtetërore. Disiplina ishte e parealizuar, personali i dyshimtë. Nga detyrat dhe të drejtat e drejtorisë kisha hequr dorë fare pothuaj. Ia kisha lënë një profesori që ishte besnik dhe mik i Er-nest Koliqit, ministër i atëhershëm i Arsimit. Në ato kushte vendosa të kërkoja leje për të shkuar në Tiranë. Aty do të kuptoja nëse ishte e mundur të kërkoja transferim si profesor i gjimnazit të atyshëm. Leja m’u dha dhe unë zbrita në Tiranë, prej nga shkova në Korçë për të marrë familjen,

se koha kalonte dhe vajzat humbitnin mësim-et. U ktheva në Tiranë dhe fillova përpjekjet për të kërkuar transferimin. Për fat në ato ditë profesori i greqishtes u zu me drejtorin, vendi u lirua dhe me ndërhyrjen e Xhafer Ypit, ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, u emërova profesor i greqishtes, nën drejtorinë e Eqerem Çabejt, linguistit të dëgjuar. Po të mos lirohej vendi i profesorit në gjimnaz, nuk do të ishte e mundur të qëndroja në Tiranë dhe gjendja e familjes do të ishte problematike. Pozita ime u rregullua, por mbeti për t’u rregulluar edhe banesa. Në atë kohë ishte shumë e vështirë, e pamundur pothuaj të gjeje shtëpi. Çdo përpjekje dështonte. Atëherë u shtrënguam të mblidheshim në dy dhoma të shtëpisë së Kristo Floqit. Këtu banuam tetë muaj. Gjatë kësaj kohe vuajtëm shumë si nga shkaku i ngushticës, ashtu edhe nga natyra e keqe e zon-jës së shtëpisë. E mjera Evdhoksi sidomos hoqi shumë nga sjelljet barbare të gruas në fjalë. Ishte një grua anormale, grua e keqe dhe mendjele-htë, s’dinte e mjera Evdhoksi si t’i sillej; të bënte ndonjë punë të shtëpisë egërsohej duke thënë “është shtëpia ime”, të mos bënte ndonjë pastrim bërtiste: “shtëpia m’u bë si han i ndotur”. Kur ngrihej në mëngjes me zemër të ngrirë priste se si do ta gjente, me ç’damarë. Dridhej e shkreta. Tetë muaj vuajtje, o shpirt ëngjëllor! S’meritoje aq vuajtje, o grua zemërdhembshur... Lotët më bien tani kur i shkruaj këto dhe s’të kam që t’i kujtojmë edhe një herë....

Periudha VIII (1944-1947)Gjatë këtyre vjetëve dhe pikërisht gjer në

vitin 1946 shërbeva si profesor në shkollën femërore (ish-instituti femëror) dhe në 1946-1947, mbasi u suprimua greqishtja e vjetër nga kjo shkollë, jepja mësime në një nga shkollat fillore! ...Në tetor 1947 na ndodhi një fatkeqësi sa s’tregohet. Djali ynë i vetëm, i shkreti Amin-da, vdiq pas një sëmundjeje që zgjati jo më shumë se një muaj. U sëmur duke punuar me shokët në hekurudhën Durrës-Elbasan. Men-jëherë vajta dhe e mora djalin. Doktorët më në fund konstatuan tumor në zorrë. Ishte e vërtetë diagnoza apo jo, Zoti e di. Fakti është se pas një muaji djali vdiq. Unë i shkreti dhe Evdhoska e mjerë nuk dinim, nuk na thoshin gjë, vetëm dhëndrit tonë Dedalo i tha doktor Tomço se ishte kancer dhe se shpëtim s’ka.

Si ta përshkruaj atë skenë tragjike? Më dridhet dora, lotët s’më mbahen. Përpëlitjet shpirtërore i përshkruaj në kalendarët e përvitshëm që nga viti 1947 e tutje gjersa më ndodhi tragjedia tjetër; vdekja e gruas sime, Evdhoksisë së shtrenjtë. Si shkoja shpesh në varr, si vajtoja aty, si qaja në shtëpi, si derdhja lot kudo që gjendesha, tërë këto i përshkruaj çdo ditë në kalendarët që ruaj në bib-liotekë. Isha atëherë mësues në një nga shkollat shtatëvjeçare. Në gjendjen shpirtërore që ndod-hesha, nuk ishte e mundur të jepja mësim me nxënës se më dilte përpara fytyra e djalit. Kërk-ova detyrë tjetër, si përkthyes në Institutin e Stu-dimeve Shqiptare; ata të Institutit s’deshën, por me ndërhyrjen e Enverit, u pranova si përkthyes nga greqishtja e vjetër. Punën e fillova në janar të vitit 1948. Më 1949, vdiq mitera në gusht dhe e varrosa pranë djalit, vdekja e të cilit e përvëloi të mjerën plakë. Nuk e pata nënë, por më deshte dhe e desha më shumë se nënë. Vdekja e saj më hapi plagën e djalit, qava dhe vajtova për një kohë të gjatë. Në vitin 1950, në muajin tetor, pata një gëzim familjar që na ngushëlloi disi për vdekjen e djalit, martesën e Vasilikës me Islam Petrelën, djalë nga familjet më të mira të Tiranës, dhe violinist i mbaruar. Unë tani rroj bashkë me këta, më duan, më respektojnë, Zoti i bekoftë! Në Insti-tut vazhdova punën (përkthim i arkivës nga gre-qishtja në shqipe; përkthim copash nga historianë të vjetër, grekë e latinë, që flisnin për Shqipërinë dhe fillim përkthimesh të dramave e veprave klasike). Më 1953 u transferova në Ndërmarr-jen e botimeve “Naim Frashëri”. Këtu vazhdova përkthimet e tragjedive klasike (Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani) gjer në vitin 1964 kur i trans-ferova si punëtor shkencor pranë Fakultetit His-tori-Filologji. Këtu vijova përkthimet e dramave sikundër fillova edhe përkthimet nga prozatorët grekë Aristoteli, Tuqididi, dhe autorë të tjerë.

familjes, s’rroja dot pa patur pranë familjen, gru-an time të adhuruar dhe Merin e vogël. Që ta sill-ja në Tiranë ishte e pamundur, se s’kishte banesa të sakta (gruaja më këshillonte të qëndroja); le-tra një pas një (tri në javë, se aq herë udhëtonte aeroplani) dërgoja dhe merrja. Për fat, humbën këto letra se ishin pasqyrë e vërtetë e pasqyrimit reciprok. Arsyeja tjetër ishte kjo: herë pas herë kërkonte Ministria e Brendshme të transferoja dhe të pushoja arsimtar “për arsye administra-tive” kërkonin deputete bursa për miqtë e tyre, pa paraqitur dokumente relativ, më detyronin më në fund të veproja kundër ndërgjegjes sime. Iu drejtova Kotës (se ky ishte shkaktar) dhe iu luta të ndërhynte pranë Presidentit që të largohesha nga Tirana dhe të transferohesha në Korçë ose si drejtor administrativ pranë Liceut ose inspek-tor pranë arsimit. Gjeta kundërshtime edhe nga Presidenti, edhe nga Këshilli i Ministrave.

Më kishte dalë fama se isha punëtor me ndërg-jegje se organizova arsimin etj. Më çmonin dhe s’deshën të largohesha. Por mbasi ngula këmbë dhe deklarova se do të jepja dorëheqjen, më le-juan dhe më emëruan drejtor administrativ në Lice. U ktheva në Korçë mbasi qëndrova në Ti-ranë 6 muaj e ca. S’mund të tregoj gëzimin që ndjeva kur u përqafova me njerëzit e mi të dashur, me Miterën plakë, me gruan e adhuruar dhe me Merin e vogël. Kur arritëm në shtëpi (kishin dalë për të më pritur gjerë në katundin Dishnicë) në këndin e dhomës kërcente Meri dhe dridhej nga gëzimi i madh. I kujtoj këto çaste me mallëng-jim. I krahasoj me çastet e tanishme, çaste plot hidhërim dhe nuk i mbaj dot lotët...

Periudha VII (1939-1944)Një nga viktimat e para të mendjelehtësisë së

italianëve kam qenë edhe unë. Më 5 maj 1939, Ministria e Arsimit më transferoi në gjimnaz-in e Shkodrës. Ministër pati qenë Ernest Koliqi, njeriu i zhveshur nga çdo virtyt. Si argument i transferimit u paraqit fakti se nxënësit e institu-

Korçë, pamje nga balloja e vitit 1938

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 202014

Kur baballarët e kom-bit krijuan Kushtetutën Amerikane, një grua py-eti Benxhamin Franklin

se cfarë modeli qeverisje kishin zg-jedhur. “Republikë – tha Franklin, nëse ju mund ta mbani.” Shqetësi-mi i tyre qëndronte në mbrojtjen e shtetit dhe republikës nga arroganca e mazhorancës.

Shqipëria, që me revolucionin demokratik të 90-ës idealizonte perëndimin dhe sistemin Amerikan të qeverisjes. Por ndërsa amerikanët mbetën të vendosur dhe të përgjeg-jshëm në mbrojtje të vlerave të de-mocracisë, shqiptarët mbeten peng të psikologjisë lindore të pranim-it të pagabueshmërisë së liderit, au-

toriteti i të cilit dominon.Shqipëria gjithmonë e më shumë

po shket në një regjim autokra-tik dhe jo- liberal ku shteti lig-jor gjithmonë e më shumë është vënë në funksion të interëeave oligarkike të një pakice që domi-non pushtetin politik. Balancat e pushtetit janë prishur, institucio-net e shtetit janë kapur, parlamen-ti është një shtojcë e ekzekutiv-it, nuk ka as transparencë dhe as llogaridhënie. Thjesht nuk ka as republikë dhe demokracia veg-jeton imagjinare.

I vetmi institucion i pavarur që po reziston është institucioni i Pres-identit të Republikës. Beteja e fun-dit ishte kapja e drejtësisë. Vepri-

mi i fundit i regjimit për të kapur Gjykatën Kushteuese nuk është një luftë midis Presidentit dhe Mazhorancës së kapur të regjimit. Ajo është fillimi i instalimit të një shteti autoritar që kërkon të mbro-jë interesat e tij duke kapur dre-jtësinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kushtetuta mund të jetë një ‘letër’ që mund të griset shpejt, por bashkë me të prishet kontrata sociale me popullin dhe e ardhmja që ai ka zgjedhur.

Sot Ilir Meta nuk është vetëm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushte-tutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai mund të ketë bërë gabime duke ndi-

hmuar në instalimin e këtij sek-ti në pushtet në 2013 apo lejuar në heshtje disbalancën e pushteteve dhe marrjen e kompetencave të in-stitucioneve të pavarura nga ekze-kutivi.

Por sot Ai është gardiani i fun-dit i asaj që shqiptarët duhet ta kup-tojnë që përbën qëllimin e ekzist-encës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thel-bësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar.

*Autori ka qenë ambasador i Shqipërisë në Organizatën e

Kombeve të Bashkuara në Nju jork. Ka qenë zv.president i Or-ganizatës Ekonomiko-Sociale të

Kombeve të Bashkuara

Si sot 29 vite me pare, me 20 shkurt te vitit 1991 Rev-olucioni Demokratik me perballjen me te fuqishme

midis forcave demokratike me ato komuniste do te kulmonte me permbysjen ne Tirane te shtatores dhe kultit te diktatorit mizor Enver Hoxha dhe kultit te tij, kultit me te lig, me poshterues dhe me barbar qe kishte pushtuar shpirtrat e qin-dramijra shqiptareve ne tere histo-rine e tyre.

Ndaj dhe ora 14:05 e 20 shkur-tit te vitit 1991 eshte dhe mbetet dhe Ora e ngadhenjimit, triumfit te te shtypurve qe permbysen tira-nin, Ora e Lirise dhe Dinjitetit te shqiptareve. Enver Hoxha, diktatori monster qe ne 47 vite te sundimit te tij barabar persekutoi, burgosi, in-ternoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje ne sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mi-jra shqiptare, dy here me shume se sa te gjithe diktatoret e tjere te ven-deve ishkomuniste te Europes per-vec Bashkimit Sovjetik.

Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise, te organizuar nga Par-tia Demokratike dhe Sindikatat an-tikomuniste u mblodhen ne qytetin Studenti ne revolten me masive, me te fuqishme ne tere historine tone, ne mbeshtetje te greves epike te ur-ise te mbi 720 studenteve, e cila ku-rorezoi me nje fitore tjeter historike

levizjen studentore te shkurtit 1991 te organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.

Me 20 shkurt te vitit 1991 ura-gani i lirise i qytetareve, te rin-jve, studenteve, te persekutuarve, me i madhi qe Shqiperia kishte pa-tur ne tere ekzistencen e saj do ver-shonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me nje en-ergji “nukleare”, guxim ne kufijte e legjendes do te perballej dhem-be per dhembe me diktaturen me te eger te Europes, do te ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, pan-ciret e saj dhe do permbyste ne ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjere-zor Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se dyte Boterore siç do ta quante ne deklaraten e Samitit te Parisit Bashkimi Demokratik Euro-pian, organizate qe gruponte te gji-tha partite e qendres se djathte te Europes dhe Botes!

Ne piedestalin e zbrazur te shta-tores se diktatorit gjaksor, qyte-taret heronj te Tiranes vendosen Flamurin tone te lire Kombetar, Fl-amurin e Skenderbeut. Revolta gji-gande e shqiptareve e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmose heqjen e emrit “Enver Hoxha” Universitet-it dhe plotesimin e te gjitha kerke-save te greves se urise te mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Uni-versitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit!

Me 20 shkurt te vitit 1991 shqiptaret çliruan vehten e tyre nga zinxhiret e pushtimit me barbar te mendjeve, shpirtrave dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokes se shtatores se diktatorit i bene gjyqin publik antikrishtit te historise se tyre qe ju kishte ndal-uar me kushtetute Krishtin, Muha-medin e madje edhe vet Zotin. Por 20 shkurti eshte dhe dita e shemb-jes se busteve te gjalla, bllokmen-eve hoxhist, gjakpires ne pushtet, rregjimit te tyre mizor dhe eshte gjithashtu diteindja e dyte e Par-tise Demokratike, e cila jo vet-em organizoi dhe drejtoi me suk-ses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe mbare popullore, revolucionin demokratik te shkur-tit 1991 por qendroi fuqishem ndaj grushtit te shtetit, kurtheve dhe ak-teve terroriste te klikes komuniste ne pushtet qe kishin si qellim hak-marres primitiv shpalljen e gjnd-jes se jashtezakonshme dhe shka-terrimin e Partise Demokratike, asgjesimin e saj.

Ne valen e terrorit te eger te klikes hoxhiste u ekzekutuan ato dite pa gjyq nga fallangat e krim-it ne pushtet ne rruget e Tiranes, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetare te tjere! Nderim perjete martireve te shkurtit te vitit 1991, studenteve dhe pedagogeve greviste te urise dhe te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe

firmosen me gjakun, sakrificat, tri-merine e tyre shembullore librin e lirise dhe dinjitetit te shqiptareve!

Por 20 shkurti 1991, si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar, me te izol-uar e me te uritur te botes mbi tira-nine me çnjerezore, me te eger te kohrave, eshte gjithashtu dita e Ku-jteses tone kombetare. Kjo esht dita e nderimit te sakrifices, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, fem-ijeve dhe te moshuarve, qendre-stareve, viktimave te kalvarit horror te regjimit te satanit shqiptar, En-ver Hoxha

Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jet-en para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktat-ures si viktima te luftes se klasave, kundershtare te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga se-mundjet e saj ne sistemin skllavo-pronar te diktatures hoxhiste!! Te dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt per mbare shqiptaret eshte dita e kushtrimit te lirise, guxim-it, trimerise se qytetareve shqiptar per tju rezervuar, me revolucion demokratik bijeve bastard me ne krye Edvin Kristaq Tradhetarin dhe narkoshtetit te tyre, fatin e merituar te diktatures se eterve primitiv dhe barbare!

20 shkurti, dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptar

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!

Nga Agim Nesho*

Komente & Opinione

Me 20 shkurt te vitit 1991 qindra mijra qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiper-ise, te organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antiko-muniste u mblodhen ne qytetin Studenti ne revolten me masive

Nga Sali Berisha

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 2020 15

Sociale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka botu-ar të plotë raportin mbi problem-atikat e konstatuara në kopshtet e çerdhet e Tiranës dhe të Vlorës, si dhe ka nxjerr rekomandimet për këto institucione.Në raport ndër të tjera thuhet se kopshtet dhe cerd-het publike janë të mbipopulluara, dhe shërbimi i mjekut dhe psikolo-gut është formal, pasi ata nuk pa-raqiten asnjëhere. Auditimi i kryer nga KLSH ka nxjerrë edhe prob-lematika në lidhje me ushqimet dhe fjetjen, ku ndër të tjera thuhet se në disa kopshte fëmijët flenë në krevate portativë dhe ka lagështirë. Fjetja në kushte të pa përshtatshme dhe dëmet në formimin fizik gjatë kësaj moshe janë të pariparueshme, thuhet në raport. Po kështu konsta-tohet se prindërit përballen me “ko-sto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shër-bim i tillë si ujë, lodra, mjete dida-ktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngro-hje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj. Sa i përket ushqim-it, KLSH ndër të tjera thotë se duke qenë se shumë ushqime nuk konsu-mohen nga fëmijët, dieta ushqimore duhet të ndryshojë, duke përfshirë edhe rastet e femijeve me intoler-ancë. Sa i përket financave, KLSH kërkon që menjeherë Bashkia e Ti-ranes dhe ajo e Vlorës te marrin masa per ngritjen e nje mekaniz-mi të posacem per administrimin e kontributeve të prinderve. KLSH parashtron se tarifa për frekuen-timin në çerdhe dhe kopshte për-caktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe në këtë vendim për-caktohet se kjo tarifë mbulon ush-qimin dhe paguhet një herë në muaj në varësi të ditëve që ka frekuentu-ar çerdhen ose kopshtin. Nga shqyr-timi i këtij dokumentacioni vihet re se në dy rastet Tiranë dhe Vlorë ky vendim nuk shoqërohet me asnjë studim apo përllogaritje të kostove apo elementë të tjerë të marra në konsideratë për arritjen në këtë tar-

ifë përfundimtare. Audituesit nën-vizojnë se ajo çka bie në sy në të dy bashkitë është se tarifa në të dyja rastet është e njëjtë (130 lekë/ditë për çerdhet dhe 160 lekë/ditë për kopshtet) pavarësisht se niveli i të ardhurave në këto dy qytete është i ndryshëm. Po kështu shpenzimet si-pas audituesve jo në të gjitha rastet janë shoqëruar me fatura ndërkohë që fondet e mbledhura adminis-trohen nga përgjegjësit e kopshtit apo çerdhes dhe në raste të tjera nga bordi i prindërve I njëjti au-ditim nënvizon se ka paqartësi apo mbivendosje sa i takon standardeve apo rregulloreve të aplikueshme në shërbimin e kopshteve dhe çerdheve kjo e lidhur me çështje të mjedisit, sigurisë, ushqimit apo hig-jienës. Në këto kushte KLSH ka re-komanduar që të hartohet një stu-dim i detajuar që do të përcaktojnë një tarifë të saktë për shërbimin duke evituar pagesat e fshehta.

Problemi me mbipopulliminKopshtet e kryeqytetit janë të

mbipopulluar dhe shumica e tyre nuk plotësojnë kushtet për mirër-ritjen e fëmijëve. Por problema-tikat që shpesh denoncohen nga prindërit në lidhje me mbipopul-limin apo shërbime të tjera që of-rohen në kopshtet edhe çerdhe janë konfirmuar edhe nga rezulta-tet e një auditimi 6 mujor të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në in-stitucionet parashkollore të Tiranës dhe Vlorës. Auditimi i kryer nga KLSH ka nxjerrë edhe problema-tika në lidhje me ofrimin e shërbim-it mjekësor dhe psikosocial. Në qyte-tin e Vlorës ky shërbim nuk ofrohet në asnjë kopshtet e çerdhe ndërsa në Tiranë ekziston formalisht, pasi kop-shtet nuk disponojnë kartelat e fëmi-jëve që vërtetojnë vizitat e kryera nga mjeku.Kontrolli i shtetit ka lënë de-tyra për pjesën më të madhe të kop-shteve dhe çerdheve të Tiranës dhe Vlorë. Përmbushja e tyre do të verifi-kohet nga KLSH pas 6 muajsh.

Problem me mbipopullimin dhe tarifat e fshehura, mangësitë që gjeti KLSH në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës

Tregu i telefonisë celulare në vend cilësohet me strukturë oligopoli ndërkohë që vendi ynë është në vendin e 9 mes

37 vendeve për tarifat e larta. Një au-ditim i Kontrollit të Lartë të Shtet-it nënvizon problematikat që shfaqen në këtë treg duke vënë përpara përg-jegjësisë në këtë rast Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Pos-tare. Sipas KLSH lidhur me tarifat mesatare në vendet e BE dhe BEREC variojnë nga 0,77 eurocent/min, që është mesatarja e thjeshtë aritme-tike në 28 vendet anëtare të BE (EU Avg (S)) deri në 0,88 eurocent/min që është mesatarja e thjeshtë aritmetike e 37 vendeve të BEREC (Average S). “Tarifa e terminimit në Shqipëri është 0,98 eurocent/min, më e lartë se me-satarja e thjeshtë në vendet e BE dhe se tre mesataret e tjera të përllogaritu-ar nga BEREC. Shqipëria është ven-di i 9-të me tarifat më të larta nga 37 vendet e BEREC” vlerëson KLSH. Tek konstatimet raporti vlerëson se “tregu i telefonisë celulare ka përqen-drim të lartë, duke reflektuar një strukture oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut”. Përqendrimi i lartë

duket se ka ndikuar negativisht tek konkurrenca në treg duke bërë që të ketë mungesë efektive të saj. Lidhur me këtë situatë KLSH ka vlerësuar se Autoriteti i Komunikimeve Elektron-ike dhe Postare për periudhën nën au-ditim 2017-2018 nuk ka përmbush-ur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare kah ruajtjes së konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregun e telefonisë celulare. Sa i takon teknologjisë 5G, raporti vlerë-son se AKEP dhe Qeveria në tërësi nuk kanë kryer një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. “Përfitimet ekono-miko-sociale duhet të ecin krah per krah me ato të Sigurisë Kombëtare. Implementimi i teknologjisë së gjen-eratës së 5-të (5G) në Shqipëri mbart me vete një risk të lartë të thyerjes së sigurisë së informacionit dhe kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një plan-veprimi kom-bëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërf-shirës, me qëllim mbrojtjen e padis-kutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mos-dis-ponueshmëria, e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni” vlerëson KLSH.

Situata me kompanitë celulare Tre kompanitë celulare, Voda-

fone, Albtelekom dhe Telekom Al-bania rritën para disa ditësh me 200 lekë çmimet e të gjitha paket-ave mujore duke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi. Në paketa janë shtu-ar njësitë në MB dhe çmimi po ashtu. Pas këtij vendimi ka pasur denocnime nga shumë klientë të kompanive duke thënë se çmimi nuk justifikon cilësinë dhe sasinë e njësive në paketa. Ndërkohë Au-toriteti i Konkurrencës ka marrë dy vendime në datën 14 shkurt, që lidhen me tregun e telefonisë celu-lare. Në njërin prej tyre, Konkur-renca kërkon që operatorët të ndërpresin menjëherë paketat e reja, të cilat u shoqëruan me rritje çmimi, ndërsa në vendimin tjetër, njofton hapjen e një hetimi para-prak mbi tregun. Prej disa ditësh, tre operatorët celularë njoftuan rritjen në grup me 200 lekë të pa-ketave të telefonisë që ata ofronin për konsumatorët, çka u shoqërua me pakënaqësi të madhe. Au-toriteti njoftoi se është vënë në lëvizje për këtë hap, pas ankesave të konsumatorëve.

Raporti i KLSH-së: Telefonia celulare ka krijuar treg oligopol, mes 10 vendeve me tarifat më të larta

Rritja e çmimeve të paketave mujore

Godina e KLSH-së

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E PREMTE, 21 SHKURT 2020 Nr. 4641, … · 2020. 2. 21. · E premte, 21 shkurt 2020 3 P residenti i vendit Ilir Meta në numrat e faqeve një nkonferencë për

E premte, 21 shkurt 202016

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Mbreti i Shakespeare -Kufijtë e mendjes -Janë sulme ushtarake2. Malet pa kufij -Elvira aktore -Ruhet nga piolici -Është Au në tabelë3. Fund janari -Një ruse në pjatancë -Janë vërsnikë4. Dy asa.

-Janë klandestinë të tillë pa dokumente -Qendër mësimi -Agjenci Ndërmjetësi-mi Rajonale5. Në hyrje të sallës -Ai dhe ajo -Fillojnë lejen -Ekstreme në trup -Lumë në Siberi -Të paat në stafetë -Kështu fillon dashuria

6. Është vjedhës -Emri i Heyerdahl -Ndërrohen në fejësë7. Inicialet e Koko-schka-s -Një racë kombi -Morissette këngëtare -Qe peërëndi e dashurisë8. Gjysmë mundim -Në fund të fundit -Luc regjisor

-Tikaram këngëtare9. Janë toka buke -Gareth futbollist uellsian -Janë tek në guvë -Është pelerinë si togë 10. Janë sportistët me stil të lirë. -Ishin pallate të beut -Qyteti i përjetshëm -Kështu fillon udhëti-mi

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46

HORIZONTALE1. Përndiqeshin nga Inkui-zicioni të tillë.9. Janë në masë.12. Jetojnë të vetmuar të tilla.18. Hidhen si slogan.21. Mund të tregohet me kuotë.23. Eshtë llogari.24. Eshtë shkenca e ushqi-meve.28. Tesera pa zë.

29. Ishte veshja e nënë Terezës.30. Ndajnë kapitujt.31. Të parat në stadium.32. Jonathan regjisor.34. U shpik nga Mary Quant.35. Pesci aktor.36. Mbahet me inat.37. Një kalë i egër.38. Një material inert.40. Gjysmë arrest.41. Lumë në Gjermani.

43. Një verë në Paris.45. Fara këngëtare.47. Alain aktor.49. Këndohet në meshë.50. Dy asa në dorë.52. Mbyllin kënde.53. Lezha e dikurshme.55. Zanore orari.56. I famshëm ai i Prokus-tit.59. Nolde piktor.60. U shit për një pjatë thjerrëza.

63. Një ëmbëlsirë me qiri.64. Bëjnë arte me re.65. Ishte Gjermania e Ade-nauer.68. Si lindore.71. France që shkroi Thaïs.72. Në radhë të parë.73. Dhjetë angleze.74. Ndaheshin me sinor.

VERTIKALE2. Ente Prodhuese Elbasan.3. Një këshilltar për negus.

4. Humanisti i Rotter-damit.5. Qenë revoluciojnarët uruguajanë.6. Eshtë vendi vakant.7. Kapen të parat.8. Ente Autonome Greke.10. Ishin gjeneralët që luftonin ainutë.11. Qenë gjigantët Oto dhe Efialti.12. Këndohen në opera të tilla.13. Kështu thirrej Ju-piteri.14. Kufizojnë kënde.15. Janë festat pa fat.16. Një markë ore.17. Eshtë medalja e të parit.19. Inicialet e Gide.

20. Film i Andrew Bergman.22. Eshtë si Koloseu.23. Hapen të parat.25. Qyteti i luleve në Itali.26. Iu shfaq si Azaria Tobias.27. Ndërmarrje Rajon-ale Ndërtimi.32. Eshtë leshkoja.33. Çahet me dritë.35. Morrison që thirrej Lizard King.36. Maten në krye.39. Ishte porta e Sull-tanit.42. Mbyllin krahun.44. Leroux i Fantazma e operas.46. Mund të jenë anti-doping.

48. Ato të së keqes janë të Baudelaire.51. Fillojnë studimet.53. Brena, këngëtare e njohur.54. Memoria në com-puter.57. Një pjesë e hormon-eve.58. Agjenci Ekonomike Ndërkombëtare.60. Ente Doganore Lokale.61. Janë teke në stle.62. Union Operativ Ra-jonal.64. Gjysmë alarmi.66. Në krye të notarëve.67. Në radhë të parë.69. Fillojnë tatëpjetën.71. Të parat në argu-ment.

11. Dinë të flasin -Është vend si Katari -Është anestetik12. Janë si dall-gëzime -Qe poet pers -Janë katër në vit

VERTIKALE1. Fabian këngtëtare -Familja e carit të fundit2. Canetti i Auto- Da- Fé. -Tregon martesë3. Inicialet e Einstein -Aktualisht në krye -Provinca e boerëve4. Kështu fillon se-anca -Diftong në duel -Sharon që qe akore5. Prokusti siç quhej në të vërtetë

-Proza pa kufij6. Një ushtar i par-tisë -Veriu pa ekstrreme7. Emilio i Sandokan -Inicialet e Munch8. Pak marketing -Mund të vihen live me skedina të tilla9. Një gabim i pan-dreqshëm -Shpaloset në direk10. Janë pika në ligj -Është bitumi11. Kufizojnë artet -Me të bëjnë thasë -Tri të parat në Am-sterdam12. Estreme gabimi -Eshtë shkencë që studion sjelljen e kafshëve.13. Nuk vjen me një lule.14. Grezda futbollist

-Stade pa ekstreme15. Një mund të jetë shkencor -Qendër votimi16. Institucione Hu-manitare Tiranë. -Një thikë kirurgu17. Janë dhoma -Një pjesë e anom-alive18. Ndërmarrje In-dustriale Tiranë -Merren në bllok19. Është shtet isla-mik 20. Reid aktore -Mund të jetë pro-teste -Ruhen në fund21. Është gravitet -Një pleh kimik22. Ai i argjendit përdoret për zhvil-limin e filmit -Mihali soprano

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

CMyK

PRINTO ME NGjyRA cMyK