16
GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (31). NENTOR 2008. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO “Aurora Group” vlerësohet me “Trofeun e Artë Ndërkombëtar të Cilësisë” “Risku” sh.p.k. Market “Ken” Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 22 50 480 Cel. 068 20 36 394 Në foto: Presidenti i Aurora Group, z. Rakip Suli duke marrë çmimin nga Presidenti i B.I.D, Jose Pietro. Londër, 24 nëntor 2008 Presidenti i Kompanisë, dibrani Rakip Suli, merr çmimin në një ceremoni madhështore në Londër KRITERET MBI TE CILAT U DHA ÇMIMI: Lidershipi Qëndrueshmëria dhe rritja e tregut Inovacioni dhe teknologjia Shërbimi ndaj klientit Angazhimi për kualitet dhe përmbushje standardesh Satisfaksioni i punonjësve Shërbimi dhe satisfaksioni i klienteve LEXONI NË FAQEN 9 Skënderbeu në Peshkopi Një përmendore madhëshorte për Skënderbeun po punohet nga skulptori Sadik Spahia, Dekan i Fakultetit të Arteve Figurative. Shtatorja është sponsorizuar nga biznesmeni dibran Zaim Korsi. Shtatorja 3.3 metra e lartë, do vendoset mbi një piedestal 1.5 metra para Pallatit të Kulturës në Peshkopi në pranverë. Faqe 4-5 Në foto: Para shtatores së Skënderbeut që po punohet. Nga e majta në të djathtë: Zaim Krosi, Qerim Sula, Naim Plaku dhe Sadik Spahia. PO MBYTET DIBRA, KU JANË DIBRANËT? Nga: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 6-7 DEBAT Ja si po ecin punimet në Rrugën e Arbërit Nga: ING. SHKËLQIM LUSHA - FAQE 2 AKTUALITET Dibra e Madhe po plaket Nga: REXHEP TORTE - FAQE 10 AKTUALITET Poetika e legjendës Nga: XHAFER MARTINI - FAQE 12-13 BOTIME Rreth librit Legjenda e një fisi të Ilir Spatës “Transform”, libri që mban erë Shqipëri Nga: BEQIR SINA - FAQE 15

GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (31). NENTOR 2008. ÇMIMI: 50 LEKË ...rrugaearberit.com/arkiva/2008/nentor2008.pdf · mularë për hotele e mjedise të mund-shme për turizëm, kemi parashtruar

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

cyan magenta yellow black 1

GAZETË E PAVARUR. NR. 11 (31). NENTOR 2008. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DENARË. 1.5 EURO

“Aurora Group” vlerësohetme “Trofeun e ArtëNdërkombëtar të Cilësisë”

“Risku” sh.p.k.Market “Ken”Laprakë, Tiranë

Tel: +355 4 22 50 480Cel. 068 20 36 394

Në foto: Presidenti i Aurora Group, z. Rakip Suli duke marrë çmimin nga Presidenti iB.I.D, Jose Pietro. Londër, 24 nëntor 2008

Presidentii Kompanisë,dibrani RakipSuli, merr çmiminnë një ceremonimadhështore nëLondër

KRITERET MBI TE CILAT U DHA ÇMIMI:LidershipiQëndrueshmëria dhe rritja e tregutInovacioni dhe teknologjiaShërbimi ndaj klientitAngazhimi për kualitet dhe përmbushje standardeshSatisfaksioni i punonjësveShërbimi dhe satisfaksioni i klienteve

LEXONI NË FAQEN 9

Skënderbeu në PeshkopiNjë përmendoremadhëshorte përSkënderbeun popunohet nga skulptoriSadik Spahia, Dekani Fakultetit të ArteveFigurative. Shtatorjaështë sponsorizuarnga biznesmenidibran Zaim Korsi.Shtatorja 3.3 metrae lartë, do vendosetmbi një piedestal 1.5metra para Pallatit tëKulturës në Peshkopinë pranverë.

Faqe 4-5

Në foto: Para shtatores së Skënderbeut qëpo punohet. Nga e majta në të djathtë:

Zaim Krosi, Qerim Sula, Naim Plaku dheSadik Spahia.

PO MBYTET DIBRA,KU JANË DIBRANËT?

Nga: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 6-7

DEBAT

Ja si po ecin punimetnë Rrugën e Arbërit

Nga: ING. SHKËLQIM LUSHA - FAQE 2

AKTUALITET

Dibra e Madhe po plaketNga: REXHEP TORTE - FAQE 10

AKTUALITET

Poetika e legjendës

Nga: XHAFER MARTINI - FAQE 12-13

BOTIME

Rreth librit Legjenda e një fisi të Ilir Spatës

“Transform”, libri qëmban erë Shqipëri

Nga: BEQIR SINA - FAQE 15

2 - Nëntor 200831nr.

DREJTOR:Rakip Suli

Këshilli Botues:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Redaksia:Në Dibër:Rexhep TorteNë Athinë:Abdurrahim AshikuNë Itali:Selman MziuNë New York:Beqir SinaNë Tiranë:Prof. Dr. Bashkim Lleshi,Naim Plaku

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. (04) 2233 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

aktualitetPosta e

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj, zotërinjve Agron Tufa,Viron Kona, Sakip Cami, PerikliJorgoni, Selman Mziu, Ymer Keta,Xhelal Roçi, Ali Hoxha, KujtimBoriçi, Beqir Sina, etj., se shkrimet etyre, për arsye vendi nuk janëbotuar në këtë numër.Ato do të botohen në numrat eardhshëm të gazetës “Rruga eArbërit”.

Kujtojmë bashkëpunëtorët, të cilëtduan që shkrimet e tyre të botohenpatjetër në numrin e radhës, tëkonfirmojnë më parë sjelljen ematerialit në numrat e telefonit tëredaksisë ose emailin e gazetës.

Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

Po mbushet gati një vit nga dita kur filluan për herë të parë punimet në segmentin e parë tërrugës së Arbërit, Bulqizë-Ura e Çerenecit. Po të punohet me këto ritme dhe në segmentet etjerë të Rrugës së Arbërit jemi të bindur se Dibra shumë shpejt do të bashkohet me Tiranën

Vdiq edhe një minator tjetër nëminierën e Bulqizës. Vetëm pak

minuta para se të përfundonte orarine punës minatori Ivzi Veseli humbijetën poshtë zgafellave të frikshmetë nëntokës. E prisnin dy fëmijët etij, gruaja dhe të gjithë të afërmit por47 vjeçari Ivzi Veseli, këtë mëngjeztë ftohtë nëntori u kthye i vdekur nështëpinë e tij mbi supet e shokëvePunonte në nivelin 16 duke hapurvrimat e minave por gjeti vdekjen ngashpërthimi i fortë i eksplozivit. Faktështë tashmë se Ivzi Veseli nga fs-hati Herbel humbi jetën poshtë nëpusin nr2,në thellsitë 800 metra.Tragjedia në familjen Veseli është emadhe pasi para viteve nëntëdhjetpo në minierën e Bulqizës të njëjtinfat pati dhe vëllai i Ivziut i cili hum-bi nëpër zgafellat e lagështa të kësajminiere pa iu gjetur as eshtrat. Nëceremoninë mortore morën pjesëshokë e miq të familjes Veseli porshteti heshti dhe Ivziu e moripërgjegjësinë e vdekjes së vet me

Nga: Ing. SHKËLQIM LUSHA

Po mbushet gati një vit nga ditakur filluan për herë të parë

punimet në segmentin e parë tërrugës së Arbërit, Bulqizë-Ura eÇerenecit. E sot po të flasim me gju-hën e shifrave dhe volumeve e punëssë kryer themi me bindje se vërtetështë punuar me ritme të larta. Po tëpunohet me këto ritme dhe në seg-mentet e tjerë të Rrugës së Arbëritjemi të bindur se Dibra shumë shpejtdo të bashkohet me Tiranën në njëdistancë prej 74 km.

Në këtë segment rruge kanë punu-ar firmat e njohura si “Albavia” e“Karl Gega” Shkodër, “Euraldi SHPK”Peshkopi dhe “Delia Group” Pukë,“Almo Konstruksion” Dibër, “Ulzandërtim” Mat si dhe “GPG” e “Eurostar”. Sot pothuaj në të gjithë këtësegment rruge gërmimet janë drejtpërfundimit. Me ritme të larta ësh-të ecur dhe në veprat e artit të cilatkanë qenë jo të pakta. Në tre lotet ekëtij segmenti kanë filluar dhe sh-tresat asfaltike. Kështu në lotin e parëku punojnë “Albavia” e “Karl Gega”realizimi i vlerës është në masën63%. Janë gërmuar dhe zhvendosur85000 m3 dhe. Janë përfunduar ve-prat e artit në masën 95%. Është kry-er nënshtrsa rrugore në masën 68%ose 25000m3. Shtresa asfaltike nëmasën 20%. Në lot 2 ku punon “Eu-raldi SHPK” dhe “Delia Group” janërealizuar këto volume pune: Realizi-mi i vlerës totalë në masën 65%. Ësh-të gërmuar dhe zhvendosur 178000m3 dhe e shkëmb e gjitha kjo nëmasën 95%. Nënshtresa rrugore25000 m3 ose 69%. Shtresa asfaltikenë masën 25%. Në lot 3 punojnë“Almo konstruksion”, “Ulzandërtim”, “GPG” si dhe “Euro star”.Ky është një nga pjesët më të vështi-ra të këtij segmenti. Në këtë lot ështërealizuar vlera totale në masën 65%.Janë gërmuar dhe zhvendosur dhe e

Ja si po ecin punimet në Rrugën e ArbëritShumë shpejt do të fillojë tenderimi i segmentit të dytë, Bulqizë - Tiranë

shkëmb 251700 m3 ose 90% e gjithëgërmimeve sipas projektit. Janë reali-zuar 90% e veprave të artit. Shtresa

rrugore 16000 m3 ose 48% e tëgjitha shtresave. Shtresa e asfaltitështë realizuar në masën 17%.

Pra, i gjithë volumi i punës sëkryer në të tre lotet e këtij segmentiarrin 65%. Gërmimet pothuaj kanëmbaruar të gjitha përveç pak gjëravetë vogla që kanë mbetur. Po puno-het me ritme të shpejta në shtresatrrugore si dhe në shtresat asfalitikemegjithëse koha tashmë nuk është epërshtatshme për një proces pune tëtillë. Edhe veprat e artit si kanale,tombino dhe një pjesë muresh kanëmbaruar. Mbeten për të përfunduarurat si dhe disa pjesë muri.

“Nuk është mbushur ende një vitnga koha që u hodhën kazmat e paranë këtë segment, shprehet inxhinierShaban Bitri, administrator i ko-mpanisë “Almo konstruksion”, dhepo të llogariten vështirësitë e mëdhaqë kemi hasur, jemi të bindur se në

të tre lotet është punuar shumë e mecilësi të lartë. Kjo është vërtet një rrugëe kategorisë së parë dhe për të ardhurderi këtu ku jemi, na është dashurmjaft punë, është derdhur mjaftdjersë. Skarpatat shkojnë mbi 30-40metra. Sigurimi teknik i punonjësveka qenë primare. Sigurimi i rrugëspasi trafiku i ngjeshur shpesh na pen-gonte. Për këtë tregojnë dhe volumete punës që janë kryer dhe shifrat janëato që flasin vetë”. Tashmë këtij seg-menti po i vjen fundi. Që Dibra tëbashkohet me Tiranën duhet që të fil-lojnë punimet në segmentet e tjrë tëkësaj rruge. E jemi të bindur se shumëshpejt do të tenderohet pjesa ngaKlosi (Ura e Vashës) e deri në Bul-qizë. Atëherë dibranët do të bindense nuk do të jetë e largët ajo ditë qëatë rrugë ku të parët tanë e kanëshkelur më këmbë, tashmë ne do eshkelim me makinë.

Asfalt mbi Rrugen e Arberit . Foto: Grehans Uka

Bulqiza vajton përsërivete në varr. Dhimbje, lot e zi kanëpërjetuar familjarët, miq e të afërmtë viktimës gjatë ceremonisë mor-tore. Gjatë kohës që trupi i pa jetë iIvzi Veselit përcillej për në banesëne fundit, një përfaqësi e minatorëvetë Bulqizës zhvilluan një protestëduke i bërë thirrje shtetit që të shqetë-sohet seriozisht për Bulqizën, dikurqytet të njohur ku minerali i kromitçante bllokadën e sot është kthyernë një qytet të mjerimit shqiptar.Shteti dhe vetëm shteti ështëpërgjegjës direkt për këtë varfëri tëtej skajshme në Bulqizë, thanë pro-testuesit atë ditë para kryeministrisë.Apeli që bëjnë minatorët është qëndërhyrja direkte e qeverisë, ndalondhe këto tragjedi të një pas njëshmeqë po ndodhin. Në këtë ceremonimortore morën pjesë edhe përfaqë-sues të firmës ruso-austriake, të cilëtkonfirmuan lidhjen e një pensionipër familjen e minatorit të vrarë. Nukjanë pak por vetëm në dy vjet egjysmë në galeritë e thella të nën-

tokës kanë humbur jetën 18 mina-torë. Nuk është vetëm nëntoka eBulqizës që po rrëmben jetë njerëz-ish të pafajshëm. Këtu shikon dhje-tra e dhjetra fëmijë të vegjël të cilëtkanë braktisur bankat e shkollës, kanëflakur librat dhe në çantat e tyre fu-tin çdo ditë gur të vegjël kromi tëcilët i shesin tek “pronarët” e këtyrestoqeve të mbetura . Mes tyre sto-qeve kanë mbetur dhe viktima dhe

shteti ka bërë rolin e të paditurit.Vetëm pak dit më parë në këto sto-qe kromi një banorë u plagos një njëshpërthim eksplozivi. Askush nukmbajti përgjegjësi as për këtë pla-gosje. Bulqizakët më tepër po i vretheshtja e shtetit. E deri sa shteti dotë hesht Bulqiza do të vazhdojë tëvajtojë e lotët e nënave nuk ështëlehtë të thahen nga sytë e tyre.

Sh.Skarra

Pra, i gjithë volumi ipunës së kryer në të trelotet e këtij segmentiarrin 65%. Gërmimetpothuaj kanë mbaruartë gjitha përveç pakgjërave të vogla qëkanë mbetur.Po punohet me ritmetë shpejta në shtresatrrugore si dhe nështresat asfalitike

3 - Nëntor 200831nr.

aktualitetPrefekti i Dibrës, z. Xhafer Seiti i shkruan Ministrit të Turizmit, Kulturës,

Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango: Kërkohet një grup specialistësh të Ministrisëpër të vënë piketat në vendet më pikante për turizmin.

Në qarkun e Dibrëspër të gjitha vitet edemokracisë nuk ështëvënë dorë për prob-lemet e turizmit, nukka pasur asnjë llojinvestimi, gjithçka iështë lënë spontanitetit

Problemet e turizmit në qarkun eDibrës janë ndjekur në vijimësi

nga Institucioni i Prefektit, pavarë-sisht faktit që në këtë qark nuk kaZyrë Rajonale të Turizmit, gjë që ekemi konsideruar domosdoshmëri,në njësitë vendore nuk ka një struk-turë apo person të caktuar për të nd-jekur këtë problem dhe Institucionii Prefektit ka një organikë të cunguardhe problematika, që ndjek, ështëtepër e ngjeshur.

Gjithsesi problemet e turizmit,krahas me ato të kulturës, rinisë esporteve në çdo moment kanë pasurvëmendjen e duhur nga institucioniynë duke synuar të japim ndihmëmodeste e të bëhemi pjesë ezgjidhjes së problemeve.

Me kërkesë të institucionit, që judrejtoni, herë pas here kemi sjellë tëdhënat e kërkuara, kemi plotësuar for-mularë për hotele e mjedise të mund-shme për turizëm, kemi parashtruarpara jush vendet me resurse të jash-tëzakonshme për turizmin, kemi bërëdhe propozime konkrete, por për tëgjitha shkresat tona (ndër ta përmen-dim atë nr. 1027 prot, datë25.05.2006, nr. 1259/1 dhe 1333/1të qershorit 2007, 1448/1 datë02.07.2007, 1516/1 datë 06.09.08etj), kurrë nuk morëm përgjigje.

Që nga viti 2006 kemi bërë njësërë komunikimesh shkresore, si meMinistrinë tuaj, ashtu dhe me insti-tucionet qendrore në nivel vendordhe organet e qeverisjes në njësitëvendore të qarkut Dibër, ku kemingritur problemet për turizmit nëkëndvështrimin tonë dhe kemikërkuar angazhim maksimal të gjithëaktorëve e faktorëve për ecuri më tëmirë në fushën e turizmit. Njëkohë-sisht subjektet e faktorët e rëndë-sishëm në fushën e turizmit dheOrganet e Qeverisjes Vendore i kemipajisur me bazën e plotë ligjore nëkëtë fushë.

Me shkresën nr. 1027 prot, datë25.05.2006 "Për nevojën e ndërhyrjesme investime në Parkun Kombëtartë Lurës në veçanti dhe për zhvillimine turizmit në qarkun e Dibrës", drej-tuar ish-ministrit, zotit Bujar Leskajdhe për dijeni Kryeministrit të Sh-qipërisë, zotit Sali Berisha, Minis-trit të Brendshëm, zotit Sokol Oll-dashi dhe dhjetë deputetëve që nënjë mënyrë apo tjetër kanë lidhje meqarkun e Dibrës, kemi kërkuar e ar-gumentuar domosdoshmërinë e ndë-rhyrjes së shtetit me investime përturizmin në këtë qark me resurse tëshumta, duke filluar nga Parku Ko-mbëtar i Lurës, i cili në fakt vetëmemrin ka të tillë, për të vazhduar meshumë e shumë mjedise që me tëvërtetë mund të konsiderohen "pa-suri të çuara dëm".

Jo vetëm nga unë si Prefekt, pordhe nga një opinion i tërë intelektu-al në qarkun e Dibrës është vlerë-suar përkushtimi i Kryeministrit tëShqipërisë, zotit Sali Berisha për këtëproblem dhe porositë e dhëna prej

NgaXHAFERSEITI*

tij për institucionet përgjegjëse.Duke përsëritur ato që kemi vënë

në dijeninë tuaj dhe herë të tjera si-pas kërkesës informojmë:

Qarku i Dibrës dallohet për njënumër të madh objektesh me vleratë spikatura historike, kulturore enatyre, të cilat tërheqin vëmendjene studiuesve dhe vizitorëve.

Nxjerrja në pah e këtyre vlerave,përbën një potencial të rëndësishëmpër zhvillimin e turizmit në këtë ra-jon.

Në shkallë qarku janë gjithsej 65objekte të propozuara për monu-mente natyre, nga të cilat 12 si mon-umente natyre të rëndësisë kombëtaresi: Liqenet e Kacnisë, (në shpatin emalit të Balgjajt), Liqeni i Zi (nëmalin e Korabit), Ujëvata e Pocestës(në shpatin lindor të malit të Des-hatit), Lisi i Madh (në Parkun Ko-mbëtar të Lurës), Shpella e Qytezës(në afërsi të fshatit Bellovë), burimitermomineral i llixhave të Peshko-pisë, liqeni i Luleve, liqeni i madh,liqeni i zi (tre liqene në parkun ko-

mbëtar të Lurës), Boroviku i Beg-junecit (në afërsi të fshatit Rabdisht),Fusha e Pelave (në parkun Kombëtartë Lurës), liqeni i zi i Martaneshit.

Një pjesë e mirë e këtyre monu-menteve ndodhen në Parkun Ko-mbëtar të Lurës. Ky par, me lartësi1375-1919 metra mbi nivelin e detit,ndodhet 55 km larg qytetit të Pesh-kopisë, ka një sipërfaqe 1180 ha, ngatë cilat 1100 ha pyje, 80 ha kullotasë bashku me sipërfaqen ujërave tëliqeneve, konsiderohet si një ngaperlat e natyrës shqiptare, por ka njëinfrastrukturë rrugore që në dekadaështë lënë pas dore.

Parku ka 14 liqene akullnajorë,nga të cilët shtatë mbajnë ujë gjatëgjithë vitit. Në pjesën jugore të parkutndodhet livadhi Fusha e Pelave mesipërfaqe 18 ha, një mrekulli enatyrës.

Do të quanim me vend ripropoz-imin për një përpjekje të Ministrisësë Turizmit, Kulturës, Rinisë dheSporteve, për ta futur Parkun Ko-mbëtar të Lurës në planet e mbrojtjes

Objektet turistikenë Dibër kërkojnë

vëmendjen e shtetit

Objektet turistikenë Dibër kërkojnë

vëmendjen e shtetit

së UNESKO-s.Në qarkun e Dibrës janë të shumta

mjediset me vlera të spikatura pei-zazhore, estetike, çlodhëse dhe ku-rative si në Qafë Shtamë dhe liqenete Gërmanjit në Mat me shtrirje derinë Krujë, në Ulëz, Derjan e në shu-micën e komunave të Matit, në disapika të Martaneshit, Zerqanit, Shu-penzës, Gollobordës, llixhat e qytetitPeshkopi, në gjatësinë e lumit Drinnga Gjorica në Qafë të Kolesjanit,të lumit të Matit e zalleve aq pik-toreskë, të liqeneve të shumtë, nëmjediset e mrekullueshme të Kalasësë Dodës, Sllovës, Selishtës, Luznisë,Arrasit, Zall Dardhës, Zall Reçit etj.

Nga gjithë kjo mori resurseshmund të përzgjidhen mjaft vende tur-istike ku mund të vihet dorë nga sh-teti për të krijuar mjedise të kulturu-ara për një turizëm të kulturuar.

Në qarkun e Dibrës, në çdo ceptë tij, syri i specialistit shikon njëvend ku me pak shpenzime mund tëkthehet në qendër turistike dimëroreapo verore për turistët të huaj, por

dhe për shtetas shqiptarë brenda ejashtë qarkut.

Edhe për vitin 2008, siç kemi in-formuar dhe më parë, u vu re prirjaqë njerëzit duan të dalin nga sh-tëpitë, të kalojnë një fundjavë largsaj, por atje ku grupohen apo grum-bullohen nuk ka asnjë lloj kushti.Kështu ndodh me përpjekjet për tëbërë plazh pranë lumenjve Drin eMat, pranë zalleve, apo liqeneve,duke u ngritur tashmë mbiparagjykimet, apo për të kaluar ditëfestash në vende e pika të ndryshmerealisht pushim pranë staneve nëbjeshkë, por pa asnjë kusht të plotë-suar, ose me kushte modeste të kri-juara nga ndonjë privat siç kandodhur në bjeshkët e Hinoskës nëkomunën Melan që për vitin 2008qenë shumë të frekuentuara.

Më lejoni të nënvizoj se nëqarkun e Dibrës për të gjitha vitet edemokracisë nuk është vënë dorë përproblemet e turizmit, nuk ka pasurasnjë lloj investimi, gjithçka i ështëlënë spontanitetit, duke shpresuar senën drejtimin tuaj do të ketë rikon-siderim të këtyre problemeve.

Me vlerë do të konsideronim or-ganizimin e një studimi me grup spe-cialistësh të ministrisë suaj për tëvënë piketat në vendet më pikantepër turizmin.

Duke ju falënderuar sinqerisht përmirëkuptimin, shprehim gatish-mërinë për të ndihmuar me sa tëmundemi në plotësim të kërkesavetuaja.

* Autori është Prefekt i Dibrës.Titulli është i redaksisë.

Në Dibër të Madhe qëndroi për vizitëBehixhudin Shehapi, drejtor i Qendrës

nacionale për konservimin e trashëgimisëkulturore të Maqedonisë me bashkëpunë-torët e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte kon-servimi dhe rikonstruimi i Hamamit tëVjetër në Qytet, që ndodhet në veriperën-dim të Xhamisë së Hynqarit.

Argëtim Fida, deklaroi para medieve se,“kjo Qendër nacionale, ka angazhuar ek-spertët e saj për të bërë projektin përmbrojtjen dhe rikonstruimin e këtij objektitë rëndësishëm dhe nga më të vjetrit në qy-tetin tonë”.

Behixhudin Shehapi,shtoi se: “Në vazh-dimësi Dibra e Madhe si qytet i vjetër dheme shumë objekte të trashëgimisë kultur-ore mbetet në fokusin e Qendrës nacionalepër konservim dhe mbrojtje të trashëgimisëkulturore. Në kuadër të programit për vep-rim në vitin 2008 kemi parashikuar të për-gatitet elaborate për këtë hamam. Ky hamami vjetër i arkitekturës profane qytetare i për-ket shekullit të 16-të. Ekipi i arkitektëve dhekonservatorëve është duke zhvilluar aktivite-

Drejtori i Qendrës Nacionale për konservimin e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë viziton Dibrën e Madhe

Behixhudin Shehapi: Do rikonstruktohet Hamami i Vjetërtet hulumtuese. Pas kësaj do të bëhet për-gatitja e projektit për konservim dhe rikon-struksion. Projekti do të përgatitet në kuadërtë standardeve të parashikuara në Ligjin përtrashëgiminë kulturore. Pas marrjes së lejesnga Drejtoria për mbrojtjen e monument-eve do të merret leja përkatëse. Pastaj nëDrejtorinë për mbrojtjen e monumenteve dhepas financimit nga Ministria dhe donatorëtë jashtëm, në fillim të vitit 2009 do tëfillojë rikonstruksioni i këtij objekti të rëndë-sishëm të kulturës qytetare islame në Dibërtë Madhe.

Ky është një hamam me karakteristikat etekhamamave të shekullit të 16-të. Stili indërtimit është me gur dhe tulla. Janë ruaj-tur shtyllat, harqet interesante, përpunimi istallaktitit dhe çdo gjë do të ruhet ashtu siçështë”, tha Shehapi

Rexhep TORTE

Në foto: Behixhudin Shehapi dhe Argëtim Fidanë mjediset e Hamamit të Vjetër

4 - Nëntor 200831nr.

Botimi i monografisë “Skënderbeu” të Oliver Jens Schmitt, sjellë në shqip nga përkthyesi ArdianKlosi hap një debat mbi figurën e Skënderbeut dhe rolin e tij në historinë e Shqipërisë. Pronon-cohen për debatin personalitete të kulturës shqiptare, mes të cilëve edhe Ismail Kadare debat

Pas botimit të monografisë “Skënderbeu”të Oliver Jens Schmitt është hapur një debatpro dhe kundër figurës së Skënderbeut. Si-pas jush, pse tani ky debat dhe çfarë synon?

Debati është krejtësisht i gabuar, turpëruespër Shqipërinë, për kombin shqiptar, për din-jitetin e kombit shqiptar. Do të kujtohet sinjë gjë e neveritshme më vonë, siç kujtohenbarbaritë e Haxhi Qamilit ose të Esat Top-tanit. Ky është një debat që përsëritet nëpërshekuj. Problemi është shumë i thjeshtë. Ësh-të një mashtrim kolosal në radhë të parë.Skënderbeu është një figurë që nuk ka ç’tiqortohet. Ka figura kundërthënëse në botë siçështë Napolon Bonaparti. ka lavdi, ka dhevërejtje të shumta. Megjithatë e ka zënë ven-din e tij në historinë e Francës, në qytetetfranceze me bustet e tij. Të kthehemi në Ball-kan, i famshmi Drakula i rumunëve. Ka qenënjë prijës rumun që ka luftuar në perandorinëosmane, por duke qenë tepër i egër, e liga,mizoritë e tij e errësuan figurën dhe ndërsarumunët mundohen më kot ta mbrojnë, disanatyrisht e kanë mohuar. Europa e ka hedhurposhtë me përçmim dhe ai është bërë sim-bol i së keqes. Pra, komuniteti europian kaqenë i pamëshirshëm me figurat që ndonësekanë kryer një rol heroik nga ana e jashtme,kanë qenë të papranueshëm saqë janë mo-huar. Tani çfarë ka bërë ky Skënderbeu të keqeqë ne shqiptarët duhet ta vëmë në diskutim?Dhe del një gjerman në mënyrë të papriturqë ka nja njëmijë e pesëqind libra për të dhene duhet si servil të ulim kokën të gjithë dhetë shohim ç’thotë ky gjerman, kur kemi qin-dra e qindra libra dhe vlerësim të padisku-tueshëm të Skënderbeut. Ka qenë një kohëkur ai ishte më i njohur në Europë se në Sh-qipëri. Figura e tij është zbërthyer nga të gjithaanët. Çfarë i qortohet Skënderbeut? Ështëvërtet për të vënë duart në kokë. Si është emundur që kjo çmenduri të ndodh në Sh-qipëri. Ose kjo lidhet më një shëmti më tëmadhe që neve sot nuk e kuptojmë, por qëdo të dalë më vonë. Është një lloj përpjekjepër destabilizim psikotik të brendshëm tëvendit. Se çfarë ka ku e gjetën të keqen tekSkënderbeu? Disa e qortojnë se tradhtoi Tur-qinë. Del shqiptari avokat i perandorisë os-

ISMAIL KADARE:

mane që vetë Turqia e ka hedhur poshtë.Ç’është kjo Shqipëri e sotme? Disa kërkojnëheqjen e tij historia e Shqipërisë dhe ven-dosjen e Ballaban Pashës në vend të tij,shikoni pra një kthim kokëposhtë një talljeme kombin shqiptarë.

Disa thonë që emri i babait është Ivandhe jo Gjon?

Domethënë Skënderbeu ka këto dy alter-nativa që i lejohen tani nga renegatët tanëose të Kosovës, se edhe këta nuk janë mëpak aktivë në këtë gjë. Dhe është një turpgjithashtu për Kosovën që ka probleminthemelor sot që të mbajë pavarësinë, ta ush-qejë pavarësinë dhe lirinë e sapofituar dhepër çudi disa prej gjoja intelektualëve të Ko-sovës i vënë një njollë kësaj aspirate për tëcilën u derdh gjak, e vënë në dyshim papri-tur dhe duan të tregojnë që edhe nëse do tambajmë Skënderbeun ose do ta hedhim sifigurë negative që paska tradhtuar perandorinëosmane, se njerëzve u vika keq për këtë per-andori. Unë nuk e kuptoj pse. Ose nëse dota mbajmë, do ta mbajmë si serb. Kjo ështëshpifje monstruoze. Në fillim u gjet që babaii Skënderbeut paska pasur një grua sllave. Kjomund të jetë e vërtetë. Tërë feudalët, tërë prin-cat e Europës merrnin gra të huaja dhe asn-jëherë gruaja e huaj nuk kthente identitetin evendit. Tani i gjetën edhe babanë, na e paskaserb. Ky është kuptimi shëmtuar i kësaj, d.m.thqë nëse kjo figurë do të mbahet, do të mbahetsi figurë më zanafillë sllave, që nuk është evërtetë fare, d.m.th që Kosova do të kthehetpërsëri në statusin e provincës serbe dhe nor-malisht kryezotin e saj, heroin e saj do ta ketëserb. Shikoni pra, “harmonia” do të kthehetsi më parë, Kosova ka qenë provincë e Serbisëdhe heroin tani ia gjetën e paska pasur serb,dhe është normale statusi i përjetshëm i sajqë duhet të kthehet përsëri aty ku ka qenë dheështë turp për Kosovën për intelektualët e sajqë nuk gjejnë energji për të vënë në pozitë tëvështirë ata që janë bashkuar në këtë shëmti.Në radhë të parë mendoj se përgjegjësia ësh-të këtu tek ne.

Pjesë nga intervista e Ismail Kadaresë nëemisionin “Studio e hapur” në TV ALSAT

Debati ështëkrejtësishti gabuar,turpërues përShqipërinë,për kombinshqiptar,për dinjitetine kombitshqiptar

Në mënyrën më të kamu-flluar ka nisur një sulm ipa parë kundër figurës sëheroit tonë kombëtar,Gjergj Kastrioti Skëndër-beu. Ka ditë që mediatreflektojnë mbi këto sul-me por pjesa intelektu-ale dhe ajo politike hesh-tin dhe nuk janë bërë tëgjallë. Por kur ndërkohëfushata kundër Skender-beut fillon, në një studioarti në qendër të tiranëspo hedh shtat një shta-tore për Skenderbeun 3.3metra e lartë, e cila nëpranverë pritet të ven-doset ne qytetin e Pesh-kopisë. Ky hap, tregonmë së miri se kur të tjerëtkërkojnë të rrënojnë atëqë se kanë krijar vetë,janë vetë njerëzit që eduan këtë vend, që kanëmenduar ti ngrenë njëpërmendore Heroit tonëkombëtar.

SULMI

Vetëm pak javë mëparë, Këshilli Bashkiak iQytetit të Burrelit vendo-si të hiqte bustin e Sk-endërbeut nga qendra eqytetit, duke vendosur nëtë njëjtin vend një bustpër Ahmet Zogun. Por,pas reagimit qytetar,drejtuesit e këshillitbashkiak u mbrojtën meargumentin se Burrelimeritonte një bust tëSkënderbeut të madh, kë-shtu që më mirë ta hiq-nin atë të voglin. Por,vetëm disa ditë me parë,përkthyesi Ardian Klosisolli në shqip njëmonografi të Skender-beut të Oliver JensSchmitt. Sipas përkthyes-it Klosi në një të përdrit-shme shqiptare, “kryengritja e Skënderbeut ish-te qysh në fillim një akt sa madhështor aq dhei pashpresë. Sikurse e shtjellon Schmitt-i qartë,gjithmonë në bazë të dokumentacionit dhefakteve, Skënderbeu asnjëherë nuk ka kërkuargjysmëzgjidhje, ndonjë principatë autonomevasale etj. Ai që në fillim ka luajtur me tëtërën, ka kërkuar dëbimin e osmanëve ngaArbëria dhe Evropa; edhe pse lufta e tij prak-tikisht ka qenë ajo guerilase, rrallëherë në fushëtë hapur, në kombinimet që kërkonte, qoftëme Huniadin ose Korvinin, qoftë me mbretinAlfons, qoftë me Papën Piu II ose me Vene-dikun, synimi ishte po ai: thyerja e sulltanëvedhe dëbimi i Perandorisë Osmane nga konti-nenti. Diku Schmitt-i, lëvizjen e tij e quantejet konservatore. Skënderbeu së bashku meAranitin, Muzakën etj., kërkonte rikthimin egjendjes paraosmane, kur secili fisnik arbërishte zot i plotë në trevat e sundimit të tij, s‘ipaguante taksa, nuk i jepte as ushtarë as pengjeasnjë lloj perandori. Mospranimi i perandorittë ri në Konstantinopojë - sulltanit - edhe psesot mund të na duket një gjest i madh, heroik,prokrishterimit etj., ishte vetvetiu një ecjekundër kohës, çka e vërtetoi dhe fundi tragjik

i Skënderbeut që la pas vetes një Arbëri të rrënu-ar, një kasaphanë e një shkretim aq të madh,sa këtij vendi iu harrua edhe emri e vendasitdalëngadalë filluan ta quajnë veten ndryshe,të pajtohen e të bashkëjetojnë me zotërinjtë erinj në shumë pikëpamje”. Sikur të mos mjaf-tonte me këtë përshkrim të veprës, Klosi e mbyllopinionin e tij kështu: Motivi i parë i brak-tisjes së kampit osman nga Skënderbeu ka qenëvendeta, gjakmarrja: kërkonte të hakmerrej përbabanë e vet, Ivanin, të vrarë nga Murati II.?!Por, pavarësisht nga dokumente të veçanta,libri ... “Skënderbeu” i Oliver Schmitt-it do tëndihmojë që të shpërbëhen në kokat tona mi-tologjitë skënderbejane, të ndërtuara prej mëshumë se njëqind vjetësh”.

REAGIMI

Menjëherë pas botimit të librit, kanë re-aguar historianë, akademikë, historianë dhestudiues të historisë. Por më i ashpër ka qënëreagimi i shkrimtarit Ismail Kadare, kandidatpër çmimin NOBEL, i cili ka thënë: Debatiështë krejtësisht i gabuar, turpërues për Sh-qipërinë, për kombin shqiptar, për dinjitetine kombit shqiptar. Do të kujtohet si një gjë e

Ne foto: Skulptori Sadik Spahia dhe biznesmeni Zaim Krosi para shtatores sëSkënderbeut që po punohet

5 - Nëntor 200831nr.

Ndërkohë që në Burrel dua ta heqin bustin nga qendra e qytetit dheOliver Jens Schmitt e bën gjysëm serb e gjysëm grek, një shtatore 3.3 metra

e lartë po përgatitet për tu vendosur në pranverë në Peshkopihistorik

neveritshme më vonë, siç kujtohen barbaritëe Haxhi Qamilit ose të Esat Toptanit. Ky ësh-të një debat që përsëritet nëpër shekuj. Prob-lemi është shumë i thjeshtë. Është një masht-rim kolosal në radhë të parë. Skënderbeu ësh-të një figurë që nuk ka ç’ti qortohet!

Përsa i përket heqjes së bustit në Burrel, uprononcua edhe kryetari i Bashkisë së Burre-lit, Skënder Lleshi. Ai e cilësoi vendimin sinjë vendim kolegjial, duke premtuar njekohë-sisht edhe gjetjen e menyrave për ndërtimin enjë busti më të madh për Burrelin.

Më i ashpër ka qenë reagimi i Komitetit tëOrganizatës së Veteranëve të LANÇ të rrethittë Matit. Nëj një peticion të drejtuar z. BujarNishani, ministër i Punëve të Brendshme,Këshillit të Bashkisë të qytetit Burrel, Prefek-tit të qarkut Dibër, z. Xhafer Seiti, dhe përdijeni Presidentit të Republikës së Shqipërisë,z. Bamir Topi, Kryeministërit Sali Berisha, kry-etares së Kuvendit znj. Jozefina Topalli, etj,ata shprehen indinjatën e thellë për veprimine këshillit bashkiak të Burrelit. “Nëpërmjetmedias vizive e asaj të shkruar, jemi njohurme tentativën e Këshillit të Bashkisë të qytetitBurrel, për të marrë vendim për heqjen ngasheshi kryesor i këtij qyteti, bustin e bronxtëtë Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe në vendin e tij të vendosetshtatorja e Ahmet Zogut, ish-mbret i Sh-qipërisë e i shqiptarëve, thuhet në fillim tëpeticionit. “Komiteti i Organizatës së veter-anëve të LANÇ të rrethit Mat, mbështetur edhenga mendimet e dhëna në takimet me anëtarës-inë e kësaj organizate, si dhe nga opinione tëshumta dhënë nga qytetar të ndryshëm deridhe nga përfaqësues të forcave politike inicuesee këtij vendimi, është tejet i indinjuar, pran-daj e injoron këtë nismë për marrjen e këtijvendimi, duke kërkuar njëherazi, urgjentishtheqjen dore nga kjo tentative e rrezikshme”.

Më pas, veteranët sjellin disa argumentapër këtë: E para, Simboli historik, busti i HeroitKombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, pa-varësisht se në ç'rrethana është vendosur aty,nuk mund të jetë objekt diskutimi i Këshillittë Bashkisë, përveçse Këshillit të Ministrave.Pra nuk ka një bazë ligjore. E dyta, Ështëkënaqësi kur njihesh me fakte të shumta, qëGjergj Kastriotin - Skënderbeun e kanë dhe poe respektojnë shumë vende e popuj të Evropësndërsa neve për interesa politike sektoriale ekeqadashëse, po përpiqen ta heqin”.

Veteranët e Matit përfundojnë peticionin etyre, duke premtuar akte të tjera demokratikenë mbrojtje të bustit të Heroit Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Deri më tani, i vetmi reagim zyrtar ka qenëai i Prefektit të Dibrës, z. Xhafer Seiti. “Prefektika të drejtën e verifikimit dhe shprehjes përbazueshmëri ligjore për vendimet që marrinkëshillat vendorë brenda dhjetë ditëve nga datae depozitimit të tyre në institucionin e prefek-tit”, thuhet në përgjigjen e tij. “Siç thoni dheju në peticionin tuaj bëhet fjalë për një ven-dim që akoma nuk është marrë për heqjen ebustit të Skënderbeut dhe vënien e shtatoressë Ahmet Zogut, por është i pritshëm dhe, si itilllë, prefekti nuk mund të shprehet paraprak-isht pa pasur më parë në dorë vendimin e ar-gumentuar ligjërisht. Shprehja e prefektit parakëtij momenti do ta bënte palë Prefektin dheInstitucionin që drejton, gjë që është nëkundërshtim flagrant me ligjin”, mbyllpërgjigjen e tij zyrtare Prefekti i Dibrës.

Një përmendore madhëshorte për Skënderbeun!Skulptori Sadik Spahia po punon shtatoren e Skenderbeut, e sponsorizuar nga Zaim Korsi.Në Pranverë në Peshkopi, para Pallatit të Kulturës do vendoset shtatorja 3.3 metra e lartë.

SHTATORJAE SKËNDERBEUT

Ndërkohë që media po pasqyron një fush-atë “pro” dhe “Kundra” Skënderbeut, në qendërtë Tiranës, në studion e skulptorit Sadik Spa-hia, po punohet një shtatore për Skenderbe-un. Kjo shtatore është sponsorizuar nga biznes-meni Zaim Krosi dhe mendohet që stina epranverës në Peshkopi të vije së bashku meshtatoren. Shtatorja, 3.3 metra e lartë, do ven-doset në një bazament rreth 1.5 metra, duke eçuar lartësinë e përmendores 4.8 metra, njëndër më të mëdhatë ngritur për Heroin tonëKombëtar.

Zaim Krosi, i pyetur për arsyet e këtij spon-sorizimi, nuk preferon të flasë shumë, por thek-son se “kjo ka qenë një dëshirë e hershme dhejam shumë i gëzuar që po ia arrij kësaj”.

Në studion e Dekanit të Fakultetit të ArteveFigurative në Akademinë e Arteve të Bukuranë Tiranë, shkojnë pothuajse çdo të shtunëmiq dhe dashamirës të tij, por edhe dibranëqë kanë informacion se po ndërtohet shtatorjapër Skenderbeun. Ata e lënë pa punë “artis-tin”, por edhe ai ndjehet i gëzuar që i ka mestyre. “Kjo është një vepër që do qëndrojë mestyre gjatë gjithë kohës, thotë skulptori Spahia,dhe unë, para se kjo vepër të dalë në publik,kam dëshirë të marr çdo perceptim të atyre qëneser do ta kenë në qytetin e tyre”.

Shtatoren që po punohet e vizitojnë shpesh,përvec sponsorizuesit, Zaim Krosi, edhe NaimPlaku dhe Qerim Sula. I pari ka hartuar teks-tin e një kënge për Skënderbeut, ndërsa i dytie këndon atë. Muzikën e këngës e ka kompo-zuar kompozitori dibran Përparim Tomcini.

Skënderbeu në shtatoren e artistit Sadik Spa-hia nuk është siç e kemi njohur ne, në krye tëushtrisë duke luftuar për atdheun, me shpatënë dorë dhe majë kalit, por nuk është as sipërshkrimet romaneske të Oliver Jens Schmitt,por është i gjallë, burrëror, mes trimash të tjerëdibranë, që u shtrin dorën dhe i fton për bete-jat për çlirim. Në shtatoren e Spahisë formë-sohet çdo ditë që kalon një figurë artistike emadhështisë së Skënderbeut, siç nuk është parëkurrë me parë.

Lidhur me detajet e vendosjes së bustit nëqytetin e Peshkopisë, organizatorët kanë men-duar çdo gjë, shumicën e të cilëve duan tiruajnë suprizë për ditën e vendosjes. Gjithçkapo ecën normalisht dhe deri në pranverë, kurshtatorja prej bornxi të jetë gati për në Pesh-kopi, duhet të pritet vetëm një vendim i Këshil-lit Bashkiak të Qytetit për ta vendosur HeroinTonë Kombëtar në mes të qytetit të Peshko-pisë.

Korresp. “Rruga e Arbërit”

Në shtatoren e Spahisëformësohet çdo ditëqë kalon një figurëartistike e madhështisësë Skënderbeut,siç nuk është parëkurrë me parë.

6 - Nëntor 200831nr.

opinionDebat mbi ndërtimin apo jo të Hidrocentralit të Skavicës. Çfarë duhet të bëjnë dibranët?Gazetari Abdurahim Ashiku me banim në Athinë u bën thirrjeve specialistëve të reagojnë përnjë vepër kaq të madhe hidroenergjetike në vend.

PO MBYTET DIBRA, KU JANË DIBRANËT?Letër e hapur drejtuar historianit Ali Hoxha dhe tërë trurit dibran në botë

Nga: ABDURAHIM ASHIKU

Të kisha harruar i dashur Ali nëfjalën që diçka të shkruaja për

brengën tënde dhe timen, brengë qëma do mendja është e të gjithë di-branëve që nuk e kanë përzierë gjakundhe qelizat e trurit me serbë e mend-je serbësh që donin t’i hynin shqipesmes përmes për të dalë e mbushëvegshat me ujë të kripur deti. Arritënqë t’i presin kokën e t’i linin trupin,t’ia merrnin qytetin e qendrëngjeografike të shqiptarëve, qendër qëngado që t’i heqësh drejtëzat në Dibërbashkohen.

E fillova këtu bisedën me ty sepsesapo zbrita nga interneti një përkthimtë Gëzim Aliut nga gazeta Corrieredelle Puglia, Bari XXVI, 354, e 21dhjetorit 1913 me titull: “Raportzyrtar paraqitur Fuqive të Mëdha: Jamasakrat serbe të 1913 në Dibër.”

Unë e ti e njohim këtë “raport”falë shkrimtarit të shquar dibran HakiStërmilli në librin e tij “Dibra në praktë historisë” i vitit 1940 (çuditërishtende në dorëshkrim) por edhe të “Kal-endarit kombjar” dhe “Përlindjes sëShqipërisë” të qeverisë së Vlorës...

E nisa bisedën me “Masakrat ser-be në Dibër, sepse ato mu përballensot kur lexova një njoftim në internetse METE (Ministria e Ekonomisë dheTregtisë) kishte shpallë tenderin përndërtimin e hidrocentralit të Skav-icës....

Do të thotë lexuesi në skaj të ng-jarjeve se çfarë lidhje kanë masakratserbe në Dibër, gati një shekull mëparë, me hidrocentralin e Skavicës gatinjë shekull më vonë.

Unë them se ka një lidhje. Masakratserbe në Dibër kishin si qëllim ta zh-duknin popullsinë autoktone, t’i zh-duknin shqiptarët dhe në vend të tyretë vendosnin kolonë serbë, plan i cili,afro tri dekada më vonë, do të para-qitej në nivel akademik në leksionin“Shpërngulja e arnautëve” të aka-demikut famëkeq serb Vasa Çubrilov-iç. Asaj kohe i takon shpërngulja ma-sive e qytetarëve të Dibrës drejt Tiranës( ku ka edhe sot një lagje me emrin“Lagja Dibrane”), Elbasanit etj.

Ja si e përshkruan shkrimtari HakiStërmilli pamjen e asaj ikjeje biblike...

“Ndërsa burrat e Dibrës po luftof-shin egërshëm mbi majat e Kërçinit,të Korabit dhe të Jabllanicës, famil-jet e Dibranëve – të qytetit dhe tëkatundeve – ishin vu n’ikje drejt Ti-ranës e Elbasanit.

Ishte natë dhe nji nga ata ma tëzezat për Dibranin, pse po i thoshtelamtumir Atdheut, liris, pasunis, elumnis. Ma shumë se 100.000 frymë– gra, burra e çilimij – po vrapojshindrejt Perëndimit për me mos ra në

dorë t’anmikut. Terri i natës ishteshdukë nga drita e zjarrit të katundevetë djegun prej Serbëve. Klithma e fëm-ijëve dhe gjama e grave që përbëf-shin koncertin e asaj nate dy herë tëzezë, përziheshin me krismën e push-këve dhe bubullimën e topave për t’ungjitë naltë. Ky ishte marrshi funerali Dibrës së vorrueme në robëni, ishtevaji i zemrave të plasuna e tëpërvëlueme për liri. Dy kortezhë tëgjatë – Dibër – Elbasan dhe Dibër –Tiranë – përcjellën lirin në robni.

Kjo qe kanga e fundit q’i këndoiDibrani liris e lumntunis...

Të gjithë kishin ikë vetëm me pet-kat e shtatit dhe shumë kush pa asnjëdysh në xhep, pse s’kishin paskohë...”

Në një nga faqet e Balkan Webmë 17/4/2008, ora 08.54 më ra në synjë titull i bujshëm “Harrohet prej3 vitesh Hidrocentrali i Skavicës”. Mëtërhoqi vëmendjen ndaj si të gjithashkrimet që Verilindjen e shohin nga“ sisët “ dhe jo nga “ goja “, e lexovadhe e rilexova me vëmendje. Zoti G.K. ishte i shqetësuar se një investimprej 600 milionë eurosh ka mbeturpezull “ ndonëse bëhet me financimtërësisht të huaj dhe ka të bëjë mesektorin problematik të energjetikës“. Ai është tepër i shqetësuar se “Qeveria shqiptare ka lënë në harresëzhvillimin e tenderit për dhënien mekoncesion të HEC-it të Skavicës.”

Pas kësaj zoti K. nuk mungon tëbëjë avokatin e konsorciumit italianTGK duke theksuar se “ duhej të për-bënte investimin më të madh të real-izuar ndonjëherë nga kapitali i huajprivat deri tani, me fondet e veta...”

Më tej kalon nga roli i avokatit nëatë të inxhinierit projektues hidroele-ktrik dhe të zëdhënësit të firmave tëmëdha private italiane të cilat janë tëshqetësuara për vonesën pa asnjë jus-tifikim të tenderit “ndonëse”Geoteknika “kishte paraqitur një stu-dim të plotë për hidrocentralin e Skav-

icës si dhe projekt idenë përkatëseqë ekonomizon terrenin”. Nuk har-ron zoti Kondi të sqarojë edhe “ mer-aket “ e qeverisë, “ me një zgjidhjeorigjinale edhe pse me një liqen mëtë vogël, pa u shtrirë në tokën maqe-donase, jep të njëjtin rendiment sime liqen më të madh, ruan ambien-tin dhe konsideron veçoritëgjeologjike të tokës e zonës në për-bërjen e materialeve të digës “.

Nisur nga kjo bëra një shkrim metitull: “Skavica mbyt një qytetërim tëlashtë”, shkrim të cilin ia përcolla“Ballkan Web” dhe gazetës me pro-nar italian. Shkrimi nuk u botua dheas u mor mundimi të më bënin njëpërgjigje njerëzore. Nuk kish si tabotonin dhe as të përgjigjeshin përfaktin se gazeta është një gazetë ital-iane në gjuhën shqipe dhe nuk kishtese si të mbronte interesat e një trevetë tërë që mbytej kundër interesave tëbosëve italianë që bashkë me z. K.ishin skandalizuar pse “ Qeveria sh-qiptare ka lënë në harresë zhvillimine tenderit për dhënien me koncesiontë HEC-it të Skavicës.”

Më 17 nëntor 2008, më në fund,e njëjta agjenci, njofton si “sihariq tëmadh” se METE, Ministria e Energje-tikës dhe Tregtisë, ka shpallur tenderinpër ndërtimin e Hidrocentralit të Skav-icës (!)

Dibra i nderuar miku im Ali do tëmbytet. Qeveria shqiptare kërkonxhelatin për ta mbytë atë. Në qoftëse, në ata që ju përcolla më lart, djeorekset për shuarjen e Dibrës vininnga Beogradi, sot ata vijnë nga Tira-na. Mjerisht në zërin thirrës përmbytjen e Dibrës ka edhe dibranë“me grada” në qeveritë që brohorasin“Ta mbysim Dibrën”, të majta e tëdjathta, se zërat për mbytjen e saj janëgjithëpërfshirës në politikën shqiptare.

Më 8 prill 2008 ju gjeta në Bib-liotekën Kombëtare me një faqe gazetepërpara me titull me germa të mëdhakapitale: “NDAL! PROJEKTEVE PËRSHITJEN DHE ASGJËSIMIN EPELLGUT TË DIBRËS”, fiksuar edhenë një fotografi që po ta dërgoj.

Nuk do të ndalem në hollësitë eshkrimit tuaj botuar më 14 qershor2005 në faqen 6 të gazetës “Rimëkëm-bja”, as edhe në shkrimet e tjera qëjanë përcjellë në “Rruga e Arbrit”,“Dibra” dhe në ndonjë gazetë tjetër.Kush ka dëshirë ato mund t’i gjejë

dhe t’i lexojë, veçanërisht dibranët“me grada”.

Ti je historian dhe unë do të de-sha të di prej teje se çfarë dëmi i sil-let historisë shqiptare me fshehjen nënujë të historisë të një treve nga më tëlashtat dhe nga më krenaret, një treveqë ka nxjerrë Heroin tonë kombëtarGjergj Kastriotin – Skënderbeun i cili,nga 26 beteja fitoresh të mëdha mezë në historinë e Shqipërisë dhe tëEvropës kundër dy sulltanëve osman-linj, 19 i ka zhvilluar me dibranët dhenë tokën dibrane. Vetëm kaq do tëmjaftonte që Dibra të shndërrohej nënjë “Park Kombëtar Kujtimesh të Lufti-meve të Mëdha”, i mbrojtur nga sh-teti, madje edhe më gjerë.

Ju, i nderuar Ali jeni nismëtar dhekryetar nderi i shoqatës “Përmbrojtjen e pronave dhe të mjedisittë pellgut të Drinit të Zi”. Në njëdëshmi para ministrit Ruli disa muajmë parë, në një takim me të në pran-inë edhe të një deputetit dibran tëdjathtë keni deklaruar: “Dëmiekonomik qëndron në plan të dytënë krahasim me dëmin historik dheetnokulturor që i shkaktohet Kombit.”Duke ballafaquar rastin e Dibrës meatë të Vlorës ju theksonit, “...Vlon-jatet kundërshtojnë ndërtimin e njëTEC – i në krahinën e tyre, vetëm mepretekstin se ai u dëmtuaka atyre bi-znesin dhe turizmin. Krejt e kundër-ta ndodh me projektin e Skavicës. Këtunuk bëhet fjalë për një “ dëmtim “mjedisi, por me zhytjen përgjithmonënën ujë të gjithë pellgut të Dibrës,më saktë zhdukjen e gjithë Dibrës dhehistorisë së saj. Këtu nuk është fjalapër cenim të pronës, por është fjalapër zhdukjen e vendbanimit të njëkrahine të tërë, për zhdukjen e kujti-meve historike dhe varreve të tëparëve, të trashëgimisë kulturore, bilemijëravjeçare, të rrënjëve etnokultur-ore të një krahine të tërë.”

Para ministrit ju deklaruat: “Nëqoftë se shteti ka me të vërtetë inter-es kombëtar për ndërtimin e atij HEC– i, atëherë më parë duhet të ndër-tojë një Dibër të re...”

Ju, në shkrimin tuaj “Ndal! Pro-jekteve për shitjen dhe asgjësimin epellgut të Dibrës” ndaleni në faktinse fqinjët i kanë bërë dhe i bëjnë pre-sion qeverisë shqiptare që të ndryshojëhistorinë e Shqipërisë sipas interesavetë tyre. Grekët, më në fund, nën pre-

sionin e njohjes së marrëveshjes sëasocim stabilizimit, arritën që të kenëvarrezat e tyre në tokën shqiptare dukei dhënë një kuptim tjetër historisë.Nesër këtë gjë mund ta bëjnë edheturqit duke kërkuar që të ngrenë njëvarrezë në kodrat e Gjoricës atje kudibranët, me shpatë dhe pushkë megjalmë, në vitin 1844 bënë, siç thotëkënga, “nand mijë vorre” të nizamëvetë Hajredin Pashës. Po të njëjtën gjëdo të kërkojnë edhe serbët për mijëratë vrarët e tyre në luftërat e paepuratë dibranëve në dekadat e para të shek-ullit të kaluar për mbrojtjen e Dibrësnga synimi i tyre i afërt që vija e ku-firit të kalonte nga Qafa e Buallit nëMërkurth të Lurë-Mirditës dhe ajo elargët për të dalë në Durrës e Shëngjin.Për ju projekti për ndërtimin e hidro-centralit të Skavicës, “jo vetëm e ndry-shon, por, bile, e përmbyt dhe ezhduk krejt Dibrën me gjithë historinëe saj”.

Më poshtë, duke hulumtuar në“ndërtimin e një Dibre të re” ju thek-soni: “Në qoftë se do të ishte fjala qëai projekt të ishte bërë me të vërtetëpër interesa kombëtare, atëherëQeveria Shqiptare që e ka firmosuratë koncesion për HEC-in e Skavicës,le të ndërtojë më parë një qytet të ri,ashtu siç u ndërtua Kukësi i Ri dhepronarëve që u përmbyten pronat tusigurojë një sipërfaqe toke të bara-bartë me aq sa përmbytet, afro 64kilometra katrore, pra të krijojë njëDibër të re...dhe pastaj të hyhet nëbisedime me pronarët e ligjshëm tëPellgut të Dibrës për atë problem.Në qoftë se u plotësohen të gjithakushtet e lartpërmendura, përfshirëkëtu edhe të qenurit aksionarë tëpërhershëm të gjithë pronarëve ebanorëve të zonës që përmbytet...”

Këtu i dashur Ali ke harruar të sh-tosh se duhet të ndërtojë shteti edhenjë varrezë ku të varrosen eshtrat eqindra mijë dibranëve se ata që do tëikin nuk do t’i lënë eshtrat e të parëvetë mbyten e mbulohen nga llumi iharresës.

Më sipër e treguar pak ëndërruesdhe ke dalë jashtë realitetit të kohësqë jetojmë dhe shoqërisë që po ndër-tohet dhunshëm me synimin e fitim-it maksimal. Ju në shkrimin tuaj kenillogaritur, në bazë të kostove finan-ciare të deklaruara, se për 64 kilome-tra katrore tokë të rrëmbyer e të mby-tur ofrohen 41.3 milionë euro. “Ital-ianët, vreni ju, kanë vlerësuar Pell-gun e Dibrës, me 41.3 milionë euro,që për 64 kilometra katrorë të sipër-faqes që parashikohet të përmbytet, ibie një vlerë prej rreth gjysmë eu-roje për metro katror...”

Kalemxhinjtë e kapitalit shfrytë-zues deri në palcë të vendeve të tjerae kanë mësuar se si rezultat i lëvizjesmasive të dibranëve drejt Tiranës eDurrësit pas viteve ’90-të (ikje disaherë më e madhe pas asaj të vitit 1913nga pushtimi serb i trojeve shqiptare)vlera e tokës më pjellore në Dibër,tokë e cila është në planin e përm-bytjes, rrotullohet nga 50 – 100 lekë.Kaq është kocka që ata japin. Ndërsapër atë që thua për një “Dibër të Re”,për 64 kilometra katrore, apo 6400hektarë tokë për të përmbyturit dhepër varrezat që shtova unë, harroje.

Në foto: Ali Hoxha

Shënim i redaksisëLetra e hapur e bashkëpun-

ëtorit tonë, Abdurahim Ashiku,drejtuar intelektualëve dibranë,dhe në veçanti, Presidentit të sho-qatës “Për mbrojtjen e pellgut tëDrinit të Zi”, trajton një problemshumë madhor për Dibrën dhedibranët. Problemi nuk ështëvetëm lokal, është gjithkombëtar.

Të gjithë jemi të ndërgjegjsh-ëm se Hidrocentrali i Skavicës ësh-të një vepër “madhore”, por ajonuk duhet të kthehet një një ve-për “mizore”. Ndaj, para se të jetëvonë, të gjithë duhet ti japin opin-ionet e shkruara, në radhë të parëspecialistët që përmendën në këtëshkrim dhe më pas gjithë qyteta-rët. Në mënyrë që të bëhet ajo qëështë më e mirë për Dibrën dheShqipërinë.

Gazeta do të mirëpresë dhe dobotojë çdo opinion lidhur me këtëproblem, duke mos preferuar tëbëhet palë në këtë debat, por dukerezervuar të drejtën të japë njëopinion të saj, vetëm pasi të kenëfolur më parë specialistët.

7 - Nëntor 200831nr.

debatSot në Shqipëri nuk ka një metër ka-tror tokë të lirë nga pronarët eligjshëm dhe të kundërligjshëm, tokëe cila vlerësohet jo me një gjysmëeuroje për metro katror por me një-qind. Nuk është koha kur tokat ishin“pronë shtetërore” dhe shteti i merrte“të mbyturit” e Ulzës e i zbriste nëMamurras e Thumanë, të mbyturit eFierzës i ngjiste në Qytetin e Fajzaveduke i punësuar në ndërmarrjen bujqë-sore të Krumës, në gjeologji, minieraetj, të mbyturit e Banjës i zbriste nëvila të ndërtuara apostafat për ta mespishave, vetëm njëqind metra largdetit dhe i punësonte në Ndërmar-rjen Bujqësore të Hoxharës. Harrojeatë që shkrove i nderuar Ali. Shteti kavendosur ta mbysë Dibrën në intere-sa të një kompanie të huaj fituese etenderit që ka shpallur duke u lënëdibranëve alternativën e vetme për tëshpëtuar, daljen me not në breg dhengrohjen në diell, në qoftë se do tëketë diell.

Ti je dibran i nderuar Ali me rrën-jë në një fshat që i ka dhënë kombitkujtesën e masakrës më të madhe nëhistorinë e Shqipërisë që njihet meemrin e dhimbshëm “Masakra e Çidh-nës”, qyteti-kështjellë që përjetoimasakrimin nga shpata e pushtimitosman të më se dhjetë mijë sh-qiptarëve në rezistencën e fundit pasvdekjes së Skënderbeut. Ti je histori-an dhe për krimin historik të mbytjessë Dibrës duhet të ftosh në tryezënjerëz që i dinë mirë gjërat, të ftoshautorin e veprës madhore për Skënder-beun - Kristo Frashërin, njeriun që mëshumë se kushdo tjetër i ka qëndruarpranë historisë së lashtë dhe të re tëDibrës, të ftosh historianin dhe poli-tikanin Pëllumb Xhufi, të ftosh arke-ologun-nënkryetar të Kuvendit të Sh-qipërisë Neritan Ceka... dhe të tjerëpër ta thënë fjalën e tyre dhe për t’ithënë ndal krimit të shuarjes së njëtreve dhe të historisë së saj.

Unë nga ana ime, desha të ftoj nënjë tavolinë debati publik, jo si spe-cialist, por si gazetar, si një njeri që injeh burimet energjetike të Dibrës,specialistë të hidroenergjisë me nëkrye akademikun, projektuesin ehidrocentraleve të mëdhenj të Sh-qipërisë, njeriun që më mirë se kush-do në Shqipëri i njeh projektet dhepotencialet hidroenergjetike të ven-dit dhe besoj edhe të Dibrës, FarudinHoxhën. Do të desha të ftoj inxhin-ierin e talentuar dibran ElmasXhediku, kryeinxhinierin e fundit tëndërtimit të një hidrocentrali shtetërornë Shqipëri, njeriun që drejtoi mekompetencë punimet e hidrocentralittë Banjës, njeriun që i mbytetvendlindja e tij, Zall-Dardha, të ftojata që bënë projektin e ndërtimit tëhidrocentraleve të vegjël lokalë mbiveprat ujore të Dibrës e që dolën nëpërfundimin se Dibra nga 15 milionëkilovat-orë energji që prodhonte nëvitet ’80-të mund të prodhojë 220milionë kilovat-orë, me mundësinëe ngrohjes dhe gatimit me energji ele-ktrike të tërë krahinës, inxhinierinhidroteknik Kliton Rusi dhe atë elek-trik Bardhok Rajta.

Do të desha të komunikoj në njëmjedis debati televiziv edhe membrojtësin më konsekuent të mjedis-it shqiptar zotin Xhemal Mato.

Dua që “pretencën për mbytjen eDibrës” ta bëjnë jo shtetarët por sh-kencëtarët.

Dibra ka një potencial ujor dhebasen ujëmbledhës nga më të mëd-henjtë (në mos më të madhin) në të

gjithë rrjedhën e lumenjve, basen icili fillon nga Struga me Drinin e Zi,në Dibër të Madhe me Radikën dhedegëzimet e tjera. Në të majtë tërrjedhës së Drinit të Zi ajo merr ujërate maleve të Gollobordës nëpërmjetpërrenjve e burimeve ujëgjallë tëTuçepit, Okshtunit, Bulqizës, Mur-rës, Setës dhe Mallës. Në të djathtëajo mbledh ujërat e basenit të Bell-ovës, Deshatit, Gramës dhe Ve-leshicës.

Dua që t’i pyes njerëzit e mëdhenjtë shkencës hidroelektrike të venditse çfarë potencialesh ujore dhe en-ergjetike fshehin këta burime ush-qyese të Drinit të Zi në qoftë se atafuten në skemën e shfrytëzimit tëforcës së ujit.

Ti e njeh Setën i dashur Ali, e njehjo vetëm nga kanali që ushqen njëhidrocentral që më ngjan se është imjaftueshëm për të furnizuar aktual-isht me energji elektrike fshatrat eÇidhnës dhe të Sinës. E njeh sepseme siguri në fëmijëri ke zbritur mono-patin e thepisur dhe ke freskuar trupinditëve të nxehta të verës në ujërat esaj. Sikur t’i pyesnim bashkë, madjetë ftonim edhe ekonomistin e njohur,ish guvernatorin e Bankës së Sh-qipërisë çidhnakun Shkëlqim Cani,ndihmësin e kryeministrit Berisha,ekonomistin e talentuar me rrënjë lind-je në Shumbat, Selami Xhepa dhe tëtjerë, çfarë vlerash do të kishte qëpikërisht pak më lart se godina e hidro-centralit të vogël të ngrihej një digëhidrocentrali mbi Setë? Unë do të ftojaedhe drejtues të Ministrisë së Turizmitqë nga sheshi mbi trapezin e digës sëliqenit të Setës të më përgjigjeshin sea nuk do të ishte e udhës që prej atjetë lundronin midis atij monumentinatyror, por edhe të një monumentitrimërie për hapjen e kanalit të Setësnë verën e vitit 1967, varka-gondolaqë do t’i merrnin turistët për t’i zbri-tur në Gurë-Lurë e nëpërmjet njëteleferiku për t’i ngjitur në sheshin tekLiqeni i Luleve? Do të kishim disagjëra bashkë: një ujëmbledhës tëmadh, dritë elektrike, veprimtari tur-istike. Po të njëjtën gjë këtyre, dhe tëtjerë, do tua bëja edhe në qoftë se dotë ngrinim të tillë hidrocentrale meliqene “turistikë” mbi Mallë, Murrë,Veleshicë, Zallin e Okshtunit etj.Dibra me një potencial të tillëhidroenergjetik, me një luginë pjel-lore ku molla, dardha, qershia, vish-nja, arra, kumbulla, gështenja janë në“shtëpinë e vet”...dhe me prime e njëblegtori të shëndetshme, me liqenetë mrekullueshëm malorë si ato tëLurës dhe Kacnisë, me bjeshkëmadhështore si ato të masivit tëKorabit...do të ishte një perlë e ma-leve tona.

Në shoqëri të këtyre specialistëve,për të vënë dorën në zemër dhe për tëthënë fjalën e tyre “Ndal mbytjes sëDibrës!” do të ftoja edhe deputetinFarruku për ta pyetur në se më e udhësështë mbytja e Muhurrit, evendlindjes së tij apo ndërtimi i njëhidrocentrali mbi Murrë me vlera tëbarabarta me ato të Setës.

Po në të njëjtën shoqëri do të fto-ja edhe deputetët e tjerë ngjitur nëKuvend me votën e popullit të Di-brës, zotërinjtë Kaleci, Shehu dheAbazi

Për t’i pyetur në se më mirë ështëqë mbi degëzimet e Drinit të Zi, nëtë dy krahët e tij, që nga Zalli i Oksh-tunit e deri në Veleshicë të krijo-heshin ujëmbledhës dhe hidrocentraledhe me ta edhe pika turistike në këm-

bë dhe drejt majave të maleve të Di-brës me Korabin në ballë apo ta mbys-nim gjithë luginën pjellore të Dibrësnë rritje të fitimeve të një firme tëhuaj që veç parasë nuk i hyn asgjë nësy.

Pasi të merrja një përgjigje “tekni-ke” dhe “politike” do të desha të shuajkuriozitetin me një pyetje komple-kse: Sa do të ishte volumi ujëm-bledhës i të gjithë këtyre hidrocen-trale mbi degëzimet e Drinit të Zi dhecili është raporti i ujëmbledhjes sëtyre me “kazanin” e Skavicës? Sa dotë ishte energjia elektrike e prodhuarnga këto ndërtime “të vogla” në raportme atë që do të prodhojë Skavica?Nuk e di, ndoshta gaboj me hamend-jet e mia por më ngjan se raportet dotë jenë një me një dhe sasia e ujit qëdo tu jepet hidrocentraleve të Fierzës,Komanit, Vaut të Dejës dhe “Bush-atit” në kohë piku do të ishte po aq,madje e sigurt, sa ajo e Skavicës.Them “e sigurt” pasi unë dyshoj sekompania e huaj do ta mbaj fjalënqë kur niveli në Fierzë të arrijë pikënminimale do ta ndërpresë prodhimine energjisë elektrike për të hapur por-tat për boshatisjen e ujëmbledhësitmbasi kjo ka qenë (nuk e di në seedhe tani është) vendi i hidrocentralittë Skavicës në raport me hidrocentra-let e tjerë. Kam frikë se do të ndodhësi një herë e një kohë kur Maqedonianuk i hapte portat e hidrocentralit tëSpiles dhe shteti i diktaturës ekërcënoi me ultimatumin: “Në qoftëse nuk hapni portat atëherë ne do tëhapim një tunel për ndërtimin e njëhidrocentrali në Përrenjas dhe nive-lin e liqenit të Ohrit do ta zbresimnë pikën ku Drinin e Zi nuk do tërrjedhë më ujë”. Një ultimatum i tillëpër kompaninë italiane shfrytëzuesetë ujit të Skavicës nuk vlen. Ajo, eshumta, mos prodhimin e energjisë

elektrike si pasojë e hapjes së por-tave, do të kërkonte ta kompensonteme “shitje uji”.

Por, në lidhje me ujin, mbushjene rezervuarit ka një problem që nukka se si të mos ngjallë kontradikta mesfirmës së huaj dhe shtetit shqiptar,Dikur thuhej se mbushja e rezervuar-it do të kërkonte kohë, jo muaj porvite. Gjatë kësaj kohe sistemit tëhidrocentraleve mbi kaskadën e Drin-it, pronë, tani për tani, shtetërore dot’i mungojnë tërësisht prurjet e Drin-it të Zi, prurje që janë shumë më tëmëdha se sa prurjet e Drinit të Bardhë.Gjatë kësaj kohe Shqipëria, pa alter-nativë të shpejtë burimesh energje-tike ujore e termike, do të përjetojënjë errësirë marramendëse. Mbytja eDibrës nga hidrocentrali i Skavicës dotë reflektojë me “mbytje” energjetikenë mbarë Shqipërinë.

Por le të ndalemi edhe në një çasttjetër, atë të ndërtimit të hidrocen-tralit dhe të mbushjes së rezervuarit.

Nuk ka ndonjë të dhënë për brig-jet e pasqyrës ujore të rezervuaritpërveç asaj që është deklaruar si“zgjidhje origjinale ... me një liqenmë të vogël, pa u shtrirë në tokënmaqedonase”. ( Sa largpamës jemi,nuk shqetësohemi se po mbytet njëtrevë e tërë, po mbytet fusha eGjoricës dhe fushëzat e fshatrave përrreth, por shqetësohemi se po mbytendisa dhjetëra dynymë në bërrakat efshatrave shqiptarë nën Maqedoni!)

Po përfytyroj një skenë miqsh emiqësish i dashur Ali. Ti je nëÇidhën. Unë jam në Zdojan. Të dykemi në sy përpara Dibrën e përmby-tur. As ty dhe as mua nuk na ka prekuruji as tokat, as shtëpitë dhe as na kambytur varret e të parëve tanë. Në këtëkomoditet indiferent mua më shkonmendja që të vij mik tek ti, ta pi njëkafe në atë kullën e hershme të gjy-

shërve të tu, t’ju marr përkrahu tëkalojmë anës kullës në tri pode tëKrrashëve për të kundruar liqeninposhtë këmbëve. Nuk e di në se bu-rimet ujëvarës të Sopanikës do të jenëmbytur apo jo por, sidoqoftë, syri dotë na ndalet mbi ujë e kujtesa nënujë. Do të na ndalet në Sinë, diku atyku është muzeu i vendlindjes sëSkënderbeut, në “Kuvendin e Arrasit”e më tej te “Pusi i Gjonit”, “Ara eGjonit”, “Fusha e Torviollit” dhekujtesa historike për fitoren e sh-qiptarëve, me përmasa të fitores mëtë madhe botërore të kohës...Ato janëzhytur në ujë e mbuluar me lluminqë shirat rrëmbyes të vjeshtës e tëpranverës mbledhin nga Gjagjishti nëKorab dheun e të gjitha ngjyrave. Nuke di në se do të jetë “ishull” apo “ga-dishull” Suka e Arrasit, kodra e bukurqë dominon tërë pamjen në veri, lind-je e jug, e merr e ta jep Dibrën mbipëllëmbë duarsh të hapura, ashtu siçi falemi Zotit. Por një gjë di: Unënuk mund të vij ta pi një kafe me tydhe të dal shëtitje ndash poshtë endash lart Gjalicave. Nuk mund tëvij sepse ura e hekurit në Muhurr dotë jetë mbytur dhe të “Nëntë Malet eDibrës” nuk mund të jenë më të Di-brës. “Rruga e Rinisë” e nisur në vitin1946 është e mbytur dhe mbi bregune ujëmbledhësit nuk ka as rrugë dh-ish që të lidhë tërë “Malet e Dibrës”.Tërë fshatrat në perëndim, që ngaHoteshi e deri në Bardhaj Reç do tëjenë përfundimisht të ndarë nga Di-bra. Do të ndodhë një shpërndarjeadministrative e Dibrës. Lura me sig-uri do të shkojë me Mirditën. Me tëmund të bashkohet edhe Çidhna eDardha. Reçi mund të bashkohet meArrnin e të bëhet “mal” i Kukësit.Katër Grykët e Murrës do të bashko-hen me Matin. Nuk e di se me kë dotë shkojnë Muhurri dhe Luznia, meBulqizën apo me Matin. Dibrës dot’i mbetet vetëm një rrip majëmaleshqë nga Kërçini në Korab e Sorokol dhenjë “prehër” tokë...

...E ndjen se sa tragjike do të jetënjë ndarje e tillë i nderuar Ali? E nd-jen se si ai ujë i amullt mbuluar meleshterikë të gjelbër mbyt dhe ndanpërgjithmonë kohët, njerëzit,miqësitë, krushqitë. Nuk të duket kybrez ujor më i tmerrshëm se “brezate butë - klonet elektrikë” që në kohëtë shkuara ndanin kufijtë? Nuk tëduket kjo ndarje më e tmerrshme dhemë e kobshme se sa ndarja e dhun-shme e Dibrës –qytet me Dibrën-fs-hat nga Konferenca e Londrës e vitit1913? Nuk të duket kjo si në tregimine fillimit të këtij hulumtimi për “Bar-baritë serbe në Dibër” në fillim shek-ullin e kaluar?

Mos donë të thuash se “shtoj dheekzagjeroj” i dashur Ali? Ma korrigjotë lutem shikimin tim për “Dibrën embytur”. Jo vetëm ti por të gjithë ataqë i thonë vetes intelektualë, dibranëqofshin apo jo, ata që u dhemb nëshpirt çdo pëllëmbë e kësaj toke tëmbrojtur me gjak, çdo skelet nëntokëme plagë nga shpata e plumbi ngulurthellë në gjoks nga armiqtë e të gjithakohërave.

Unë fola dhe shkrova i nderuar Ali.Po e lë fjalën time në Odën Dibrane,në Universitetin e Dibrës, për ta mar-rë e thënë kushdo, nga çdo hapësirë eglobit ku jeton, me gojë e me zë tëlartë...

Shënim: Lexoje, reflekto, dorëzo-jua miqve dhe armiqve të Dibrës!

Athinë, Nëntor 2008

Skavica. Foto: Sven Jacobs.Foto është ilustruese dhe nuk ka të bëjë me përmbajtjen e shkrimit

Unë fola dhe shkrova i nderuar Ali. Po e lë fjalën timenë Odën Dibrane, në Universitetin e Dibrës, për ta marrë e thënë kushdo,

nga çdo hapësirë e globit ku jeton, me gojë e me zë të lartë...

8 - Nëntor 200831nr.

cyan magenta yellow black

kulturëMbyllet festivali Oda Dibrane, që tashmë është kthyernë një festival tradicional, duke u renditur për nga rëndësiapas atij të Gjirokastrës.

Nga: YMER KETA

Bulqiza, si krahinë e veçantë nëzonën verilindore të Shqipërisë,

është disi tipike. Ajo përfaqëson diç-ka shumë të rëndësishme. Atë Zotie ka bekuar. Me ata bukuri e pasuritë panumërta dhe njerëzit e mrekul-lueshëm të saj.

Në vështrimin gjeometrik,gjeografik dhe ekologjik, Bulqizapërbën një kaleidoskop të mrekul-lueshëm të natyrës, gati një lloj prin-cipate të pashembullt ekologjike, kumalet hijerëndë, fushat, pllajat nëkëto male, si dhe thesari i mineralittë Kromit që fshihet në barkun e saji kanë bërë mjaft tërheqës investi-torët e huaj. Gjithashtu burimet epashtershme ujore përbëjnë njëunitet të spikatur dhe bazën kryesoretë zhvillimit ekonomik të kësaj treve.

Në portat kryesore të Urës së qy-tetit me Harqe dhe atë të Qafës sëBuallit kanë hyrë e dalë grabitqarëlindorë e perëndimorë, luftëtarë eprijës popullorë, studiues, qiraxhi ekurbetçinj, ku këto dy porta hyrje edalje e kanë bërë dhe më të rëndë-sishme këtë krahine që ka lidhurDibrat me Matin, Mirditën, Lezhëne Shkodrën dhe Perëndimin. Në këtëluginë heroi dhe strategu legjendar

Përfundoi edicioni i 14-të i festivalit folklorik“Oda Dibrane” 2008. Për tri net me radhë, nëPallatin e Kulturës të qytetit të Peshkopisë,grupet folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqe-donia, Mali i Zi etj., kanë shpalosur para art-dashësve dibranë vlerat më të mira burimorefolklorike të trevave nga kanë ardhur. Kështu,në natën e tretë të ditës së shtunë konkurruangrupet folklorike të Strugës, Rumanisë, Tetovësdhe Vlorës. Nata finale u ndoq nga një numërrekord shikuesish dhe të ftuarish të shumtë.Me interes të veçantë në këtë natë finale undoq ansambli artistik “Giurgiu”, Rumani, icili kishte bërë një figurë të mirë në përshën-detjen që dha natën e parë të hapjes së këtijfestivali. Interesimi i madh për natën finalelidhej edhe me ndarjen e çmimeve nga juriapër grupet pjesëmarrëse. Kështu, mes duartro-kitjeve të të pranishmeve, juria nën drejtimine Rexhep Çelikut nderoi me çmim të parë gru-pet folklorike të qytetit pritës të Peshkopisë,Tetovës dhe ansamblin folklorik “Giurgiu” tëRumanisë, i cili bëri një figurë shumë të mirënë interpretimin me nivel tepër të lartë artis-tik të këngës dhe valles burimore folklorikerumune. Gjithashtu, përveç çmimeve të parapër tri grupet fituese, juria akordoi çmime edhepër interpretimet më të mira të këngës dhevalles së dhënë nga grupet pjesëmarrëse. Nëpërfundim, kryetari i jurisë, Rexhep Çeliku,shprehu vlerësime dhe konsiderata për të gjithagrupet dhe pjesëmarrësit në këtë festival, përpërgatitjet mjaft serioze dhe me nivel të lartëartistik që ata kishin bërë, që padyshim, siçtha ai, do të shërbejnë si një bazë mjaft e mirëpër rritjen e mëtejshme të nivelit të këtij festi-vali, që tashmë është kthyer në tradicional,duke u renditur për nga vlerat dhe gjithçka tjetërpas atij të Gjirokastrës.

“Oda Dibrane”, vlerësohen me çmim grupet folkloriketë Peshkopisë, Tetovës dhe Giurgiu-Rumani

Kryetari i jurisë, RexhepÇeliku, shprehu vlerësimedhe konsiderata për të gjithagrupet dhe pjesëmarrësit nëkëtë festival, për përgatitjetmjaft serioze dhe me niveltë lartë artistik që ata kishinbërë, që do të shërbejnë sinjë bazë mjaft e mirë përrritjen e mëtejshme të nivelittë këtij festivali

Vështrime

Fotot: Grehans Uka

Në portat e kështjellës natyrore të Bulqizës

Gjergj Kastriot Skënderbeu, në tokëne tij në krye të ushtrisë së vet, luftoidhe doli fitimtar kundër hordhive tëshumta turke, si në betejën e Torv-jollit dhe dy beteja të Vajkalit.

Në këto dy porta mund të hyshpa trokitur, duke njohur fytyrën dhethelbin e saj. Nga njohja mund tëmagjepsesh pambarimisht, ku mësonpër luftërat që janë zhvilluar në këtëkrahinë, jo vetëm në kohën eSkënderbeut, por dhe më pas, nëkohën e Fejzë Cangës, Dalip Karajite të Mehmet Duriçit. Ajo është gjith-një e përhershme dhe një estetike egjallë e sendeve dhe e qytetërimit

iliro-shqiptar, një stacion diturak imijërvjeçarëve dhe i kënaqësive tëveçanta të banorëve, të udhëtarëvedhe studiuesve. Çdo tregim mi-tologjik për Bulqizën i paraprin his-torisë së saj plot motive e kontraste.

Jo më kot, kronikania euridite bi-zantine Ana Komnena e quan kra-hinën e Bulqizës “Kështjellënatyrale” të mbrojtur nga të gjithaanët. Nuk është thjesht një metaforëe skajshme, por po të ngjitesh nëmajën e malit të Temles, tek pikatrigonometrike në lartësinë 1703 mtë jepet mundësia të filmosh me atësyrin tejvështrues (të dy Dibrat) me

fshatrat e saj, ku duken si në pëllëm-bë të dorës. Aty mund të vështroshkrahinën e Bulqizës në lartësinë e his-torisë së saj, në ajrin e shekujve, sitë dalë nga frymëzimi poetik i“Bagërit, Stërmillit apo i Fishtës”. NëBulqizë nga të katër anët, të rrethojnëmetaforat e historisë.

Botimeve të fundit në fushën eletrave, për historinë, kulturën, vler-at dhe pasuritë e saj tashmë u shto-het edhe interesi për mineralin eKromit, që sot ndodhet në tavolinate biznesit botëror. Gjithashtu në shër-bim të biznesit vendas të atyre qëkanë interes për të investuar në këtë

krahinë (zonë mineral-mbajtëse) janëdhe burimet e shumta (Hidrike) ujoree me projekte konkrete të përgatitu-ra, ndaj biznesmenët bulqizak du-het të mos humbin kohë, për këtëmundësi të përshtatshme përfitimi eprodhimi energjie elektrike.

Ky reliev përmban një informa-cion mjaft të gjerë e të pasur, si përatë që vjen dhe e viziton për herë tëparë këtë krahinë dhe për ata që pre-tendojnë se e njohin Bulqizën merrethinat e saj. Ilustrimet e zgjedhu-ra, adresat e institucioneve të rrethitdhe të mjediseve, të shërbimit e tëpushimit e bëjnë atë mjaft praktikepër këdo, pasi kohët e fundit po ivjen në ndihmë dhe ndërtimi i seg-mentit të “Rrugës së Arbrit” nga fir-ma e ndërtimit Albavia, e cila gjatëpunës ka hequr disa nga objektet ekultit që përkujtonin ngjarje historiketë luftërave me emër si Beteja e Va-jkalit dhe atë të LNÇL lapidare.

Në valën e ndërtimeve të mëdhadhe në përkujdesjen e qeverisë aktu-ale për këtë zonë, në qoftë do të zba-tohet projekti i nisur në vite më parëpër “Rrugën e Arbrit”, Bulqiza do tëbëhet lagje e Tiranës, me një largësiprej 70 km, ku do të jetë më afërqendrave industriale, e do lidhet meEvropën Qendrore e Perëndimore.

Foto. Shpëtim Cami

9 - Nëntor 200831nr.

cyan magenta yellow black

““Aurora Group”, tha në vlerësimin e tij, presidenti i organizates B.I.D,z. Jose Pietro, është shndërruar në një kompani model për përhapjen

e kulturës së cilësisë në botën e biznesit në Shqipëri.biznes

“Aurora Group” vlerësohet me “Tro-feun e Artë Ndërkombëtar të Cilë-sisë”. Çmimin e mori Presidenti i“Aurora Group”, z. Rakip Suli, njënjë ceremoni madhështore të zhvillu-ar javën e fundit të nëntorit në Londër.Mbi 500 veta ishin të pranishëm nëmbrëmjen gala të zhvilluar më 24 nën-tor në Londër, në Gouman Tower.Gjatë gjithë paradites u zhvilluan ve-primtari të ndryshme, takime biznesi,intervista, biseda, ndërsa në orën 6pasdite deri në orën 11 u zhvilluambrëmja gala. Në këtë veprimtarimarrin pjesë përfaqësues të biznesit tëmbi 74 shteteve të botës. Gjithashtu,pjesmarrës ishin diplomatë dhe trupadiplomatike të vendosura në Londër,protagonistë dhe menaxherë të artit,akademikë të fushave të ndryshme,profesorë të ekonomisë dhe mar-rëdhënieve ndërkombëtare. Kjo vep-rimtari u ndoq pa ndërprerje nga 16media publike nga e gjithë bota, qëkanë në fokus biznesin.

Çmimi, me të cilin u nderua “Au-rora Group”, jepet pas një selektimidhe votimi që u bëhet konkurentëvenga një staf ekspertësh ndërkombëtarë.Konkurentët e këtij çmimi përzgjid-hen nga një staf ekspertësh nga e gjithëbota, duke pasur për bazë vlerësimindhe çertifikimin e biznesitmbarëbotëror.

Ekspertët ndërkombëtarë të bizne-sit ndjekin një sërë kriteresh korrektembi bazën e të cilave jepet edheçmimi “Trofeu i Artë Ndërkombëtari Cilësisë”.

Disa nga kriteret janë lidershipi ikompanisë, aftësia e tij menaxhuesedhe drejtuese, qëndrueshmëria dherritja e tregut në vitet e fundit, futja eteknologjive të reja dhe novatore nëbiznes, shërbim ndaj klientit në sdan-darde të përcaktuara nga ISO, angazhi-mi i kompanisë për përmbushje tëstandardeve të prodhimeve dhe rritjessë kualitetit, etj.

Aurora Group vlerësohet me “Trofeune Artë Ndërkombëtar të Cilësisë”

Presidenti iKompanisë,dibrani RakipSuli, merrçmimin në njëceremonimadhështorenë Londër

KRITERET MBI TE CILATU DHA ÇMIMI:

LidershipiQëndrueshmëriadhe rritja e tregutInovacioni dheteknologjiaShërbimi ndajklientitAngazhimi përkualitet dhepërmbushjestandardeshSatisfaksionii punonjësveShërbimi dhesatisfaksionii klienteve

Në foto:Presidenti i Aurora Group,

z. Rakip Suli duke marrë çmiminnga Presidenti i B.I.D, Jose Pietro.

Londër, 24 nëntor 2008

Në foto: Presidenti i Aurora Group, z. Rakip Suli dhe zv Presidenti i B.I.D.

Jo vetëm këto, por edhe krijimi ihapsirave të punonjësve të kompanisëpër të punuar të pavarur, duke lënëhapsira për krijueshmëri e vendim-marrje, duke i vlerësuar ata në arritjene sukseseve të kompanisë, është njënga kriteret e tjera që kanë parasyshekspertët në përzgjedhjen e fituesve.

Gjithashtu, një nga kriteret krye-sore është edhe shërbimi ndajklientëve dhe satisfaksioni që u jepëtatyre.

Pas këtij vlerësimi, “Aurora Group”u nderua me Trofeun e Artë të Cilë-sisë, çertifikatën e cilësisë, duke nën-shkruar edhe deklaratën për an-gazhimin për përmbushjen e stan-dardeve në aktivitetin e saj.

Presidenti i “Aurora Group”, z.Rakip Suli, duke marre çmimin thase “ky çmim është mjaft i rëndë-sishëm për “Aurora Group”. Ajo kamë shumë vlerë, pasi i akordohet nganjë organizatë mjaft e njohur e vlerë-simit të biznesit. Ne do të punojmëedhe në të ardhmen për rritjen e stan-dardeve të shërbimit dhe cilësisë,

duke u bërë kështu një nga pararojate biznesit shqiptar në këtë drejtim.

““Aurora Group”, tha në vlerë-simin e tij, presidenti i organizatesB.I.D, z. Jose Pietro, është shndër-ruar në një kompani model përpërhapjen e kulturës së cilësisë nëbotën e biznesit në Shqipëri. Në fundtë fundit ky është dhe qëllimi i orga-nizatës, të vlerësojmë dhe njohimkompani të cilat jane të angazhuarapër të ofruar cilësi e inovacion. Ko-mpania B.I.D. ushton aktivitetin e sajqë në vitin 1984, duke certifikuar dhenderuar kompani nga e gjithe bota përrezulatet e tyre.

Pas këtij çmimi, “Aurora Group”shndërrohet menjeherë në anëtarebordi.

Ky event organizohet çdo vit nëqytete të rëndësishme si: New York,Londër, Paris, Gjeneve, Frankfurt, etj.

Në këtë ceremoni gala, përvecPresidentit të Aurora Grup, z. RakipSuli, merrnin pjesë edhe drejtori ikompanisë, Njazi Marku.

Korresp. “Rruga e Arbërit”

Aurora Group ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1996, e krijuar dhedrejtuar nga z. Rakip Suli, President dhe Administrator.

Aurora Group e ka nisur aktivitetin e saj në tregtimin e materialeve tëndërtimit, në projektimin, zbatimin, rikonstruksion dhe në finitura tëmjediseve të brendshme dhe të jashtme.

Nën administrimin e z. Rakip Suli, Aurora Group filloi të shtrihej menjë shpejtësi të madhe në të gjithë territorin e vendit. Kjo, falë cilësisësë materialeve që Aurora Group tregton, si dhe stafit të saj të speciali-zuar.

Me këtë ritëm, Aurora Group merr ekskluzivitetin e kompanisë ameri-kane USG DONN për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Kjo ishte njëarritje e madhe dhe një mundësi më shumë për klientët e saj.

Gjithashtu, Aurora Group bashkëpunon me kompanitë europiane mëprestigjioze si: Usg, Metaxiotis, La Farge, KNAUF, Rigips, CKM, Akifix,Heraklith, Rockfon, Bitum, Stir xps, Permabase, Onduline, Ursa, Deco-ra, Pratt & Lambert, Neoboard, Petridhis, Ergis, Real Generator, PFT,etj., prodhimet e të cilave janë të lincensuara sipas standardeve europi-ane ISO 9001.

Për t’ju gjendur më pranë kërkesave gjithnjë e në rritje të klientëve tësaj, çdo vit Aurora Group vjen në treg me një shumëllojshmëri produk-tesh.

Në vitin 2006, Aurora Group ka ndërtuar në autostradën Tiranë -Durrës, ambjente me parametra bashkëkohore. Në një sipërfaqe prej5000 m2, ajo ka magazinën me një sipërfaqe 3000 m2, ekspozitën 500m2si dhe zyrat 250 m2, duke ju ofruar kështu klientëve lehtësi nëpërzgjedhjen e mallrave dhe produkteve.

Mjafton të filloni me Aurora Group dhe do të ndjeheni më komod nëmjediset tuaja.

PROFILI I KOMPANISË

10 - Nëntor 200831nr.

aktualitetZbrazja e qytetit është e dëmshme për biznesin, për shkollat,shëndetësinë, gjykatat dhe sektorët e tjerë, por edhe arka e shtetitdo të zvogëlohet në mungesë të tatimpaguesve

Argëtim Fida, kryetar i komunëssë Dibrës së Madhe i pyetur për

natalitetin në komunën që drejton,deklaroi se “fatkeqësisht jo të gjithakomunat janë paraparë në Ligjin e ripër stimulimin e natalitetit në Maqe-doni”.

“Unë nuk jam aspak dakord mekëtë ligj, i cili nuk është i barabartëpër të gjithë qytetarët e Maqedonisëdhe si i tillë është diskriminues. Mëshumë se dy decenie nga Dibra eMadhe ka një mërgim të paparë tëgjeneratës gjenerative, gjeneratës ecila ka aftësi të shumohet dhe taripërtërijë popullatën. Në dhjetë vitete fundit në lindjet e fëmijëve në ko-munën tonë vërehet një disbalancëshumë e madhe në krahasim me para10-15 viteve, kur në Dibër të Madhekishte diku 900 lindje në vit, dukellogaritur edhe gravitimin nga Komu-na e Zhupës dhe nga fshati Skudrin-jë”, tha Fida.

Por vetëm nga komuna e Dibrëssë Madhe, sipas tij, asokohe kishtembi 600 lindje në vit. Aktualisht tëdhënat numerike tregojnë se në ko-munën tonë përafërsisht ka afër 200lindje në vit, që është numër shumëi vogël.

Duke folur për treguesit e kësajgjendje , ai shton se: “Sot në sh-kolllat fillore “Vllazrim Bashkim”dhe “Said Najdeni” na paraqiten nga50 nxënës të klasës së parë më paknga ata që janë lindur.

“Kjo do të thotë se nga lista efëmijëve të lindur në Dibër të Mad-he rezulton se rreth 100 fëmijë je-tojnë në mërgim me prindërit e tyredhe aktualisht nuk janë më banorëtë Dibrës së Madhe. Ligjet që vlejnëpër tërë Maqedoninë duhet jenë edhepër Dibrën e Madhe, sepse gjendjae natalitetit në komunën tonë ështëmë e rëndë se sa në shumë komunatjera ku me ligj u mundësohet tëkenë stimulim nataliteti, që popul-lata që ka mërguar, të plotësohet ngaata që janë të pranishëm duke e sh-tuar popullatën, në mënyrë që edheDibra e Madhe të përtërihet me gjen-eratat që vijnë”, thotë më tej Fida.

Në organizim të Myftinisë së Dibrës, umbajt tribuna shkencore me temë “Dro-

ga, alkooli dhe rinia dibrane”.Xhemail Çupi, teolog në hapje të kësaj tri-

bune shkencore, tha se: “Paqja, harmonia dhedashuria të zotërojë në shpirtrat tuaj”. Krizasociale, ekonomike dhe shpirtërore që ështëduke na sunduar, kanë bërë që armiku më imadh i njerëzimit të jenë droga dhe alkooli.Kjo tribunë ka për qëllim të informohemi përshkaqet, rrethanat që i favorizojnë këto duku-ri devijuese të shoqërisë dhe për mënyrën siduhet shpëtuar nga këto rreziqe”.

Qausere Haxhirexha, pedagoge, foli përaspektin psiko-sociologjik të alkoolit dhedrogës, duke theksuar numrin alarmues nërritje të përdoruesve të alkoolit e drogës,nevojën për një luftë më aktive ndaj kësaj tëkeqeje për të parandaluar shpërndarësit dheburimet e furnizimit me drogë. Prindërit, ped-agogët dhe shoqëria duhet ta pengojnë këtërrezik që dëmton gjendjen fizike e shpirtëroretë individit, prish gjendjen morale dhe sh-kakton konflikte në familje”.

Dr.Spec. Hekuran Duka, duke folur për

Argëtim Fida, kryetar I Komunës së Dibrës së Madhe lidhur mendërtimin e godinës së re të kësaj komune, thotë se, “Si garniturë e

re e pushtetit vendor gjetëm vetëm themelet dhe fillimin e punimevetë godinës së re të komunës në Dibër të Madhe. Edhe ato para përfillimin e punimeve në vlerë prej 250 mijë euro u akorduan asokohe kurBDI ishte në koalicionin e pushtetit qëndror. Në vitin 2005 vazhduampunimet dhe arritën me pjesën e konstruksionit me beton arme deri nëkatin e tretë. Me daljen e BDI në opozitë ishte vështirë që të sigurohenmjete për vazhdimin e punimeve. Në vitin 2008 Qeveria aktuale ndaumjete tjera financiare. Kështu që e kryem pjesën e karabinasë dhe tëkulmit, vendosjen e dritareve e të fasadës dhe aktualisht punohet meintensitet të madh ku është duke përfunduar faza e parë e instalimeveelektrike, e nxemjes qëndrore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Janë dukevazhduar punimet në suvatimin e objektit në pjesën e brendshme dhenëse lejojnë kushtet atmosferike do të vendosim shtresat e dyshemesë,që deri në fund të këtij mandati t’i afrohemi përfundimit të objektit. Nëkëtë object të ri të komunës parashihet puna me sistemin njësportelik,ku qytetarët do të kenë shërbime të shpejta dhe të një cilësie të lartë”.

Në pyetjen se cilat dikastere do të vendosen në këtë objekt të komu-nës, Fida, shtoi se,”Përveç zyrave të administratës së pushtetit vendor,sallës së Këshillit të Komunës, në këtë godinë do të vendosen edhe Një-sia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Agjensioni për Zhvillimin e Bujqë-sisë, Njësia rajonale e Ministrisë së Mbrojtjes, e Ministrisë së Drejtë-sisë, Drejtoria për Menaxhim me krizat, Agjensioni për Shpëtim, zyra einspektorëve të ministrisë së ekonomisë dhe zyra e deputetit ku do t’ipresë palët në ditën e caktuar. Përveç Drejtorisë së Kadastrës dhe njësisërajonale të Ministrisë së Financave, të gjitha shërbimet e tjera qytetarëtdo të mund t’i marin në këtë godinë të re.

Ky është një sukses i madh i pushtetit vendor sepse bëhet fjalë për njëobjekt kapital bashkëkohot me afër 3000 metra katrorë që rrallë e kandonjë komunë në Maqedoni.

Sa i takon anës financiare, ai thekson se, “përkundër ndryshimeve qëkemi bërë në projektin lidhur me kulmin që tu përshtatej kushteve kli-materike dhe me fasadën strukturale të sallës së KK, me ekonomizimmaksimal do të mundohemi që ndërtimin e objektit ta përfundojmë meparatë e akorduara deritani, ndryshe do të detyrohemi të kërkojmë parashtesë nga Qeveria”, tha në fund kryetari Argëtim Fida.

R.T.

Dibra e Madhe po plaketNë dhjetë vitet efundit në lindjet efëmijëve në këtëkomunë vërehet njëdisbalancë shumë emadhe në krahasimme para 10-15 viteve,kur në Dibër të Madhekishte diku 900 lindjenë vit. Aktualisht tëdhënat numeriketregojnë se në komunëpërafërsisht ka afër 200lindje në vit.

Lidhur me hapat që duhet tëndërmerren në këtë drejtim, Fidashprehet se “intelektualët dibranësë bashku me OJQ-të dhe pushtetinvendor për këtë temë duhet të orga-nizojnë një tryezë të rrumbullakët,ku ky problem do të elaborohet nëmënyrë shkencore. Ndryshe nësenuk ndërmerret asgjë, pasojat do tëvërehen në decenien që vjen në kup-tim të humbjes së vendeve të punësnë arsim, në shëndetësi dhe në sek-torët e tjerë, por nga kjo do të rezu-ltojë edhe plakja e popullatës”,shprehet ai.

Për shqiptarët, thekson ai, “plakjae popullatës, nuk ka qenë fenomen,por në vendet ku mërgimi i madh karrezikuar gjeneratën gjenerative, kjoparaqet problem shumë serioz dheduhet të trajtohet në të gjitha instan-cat vendore e qendrore, për të gjeturzgjidhje dhe që efektet e dëmshmetë mos na paraqiten në dhjetëv-jetëshin që vjen”.

Sipas tij, madje, “zbrazja e qy-tetit është e dëmshme për biznesin,për shkollat, shëndetësinë, gjykatatdhe sektorët e tjerë, por edhe arka eshtetit do të zvogëlohet në mung-esë të tatimpaguesve”.

“Dikur mërgimi ka qenë për sh-

kaqe politike, thotë Fida, ndërsa paspluralizmit mërgimi ndodh për sh-kaqe ekonomike”.

“Tranzicioni në komunën tonëishte nga më të dhembshmit nëMaqedoni. U mbyllën rreth 3000vende pune, siç ishte Kombinati iQilimave me 1000 vende pune,Ndërmarrja “8 Shtatori” me 200vende pune, Kombinati Bujqësor“Progres”, me rreth 250 vende pune,“Deplasti” me rreth 300 vende punedhe shumë objekte tjera ekonomike.Nisma private në Dibër të Madheende nuk është fuqizuar, si vendkufitar me infrastrukturë rrugore tëlënë pas dore, që me siguri nuk kaqenë edhe stimulim për të bindurinvestitorët e huaj të investojnë këtu”tha ai.

Ne si pushtet vendor aktualishtkemi përgatitur plane detaj dhe jemiduke biseduar me mërgatën tanë,që të vijnë të investojnë në vendlind-je dhe ta zbusin papunësinë. Ata ekanë obligim moral dhe patriotik tandihmojnë Dibrën e Madhe, me çkado të ndikojnë edhe në zbutjen eplakjes së qytetit dhe të qëndrimittë gjeneratave të reja në vendlind-je”, tha në fund kryetari Argëtim Fida.

Rexhep TORTE

Argëtim Fida

Komuna me godinë të re

Dibër- Tribunë e Myftinisë kundër drogës dhe alkoolit

Ta luftojmë drogën duke mos e përdorur

dëmin shëndetësor nga alkooli, droga e du-hani dha shpjegime të hollësishme për tok-sikomaninë, nikotizmin, politoksimaninë dhenarkomaninë. Sipas tij për dhjetë vitet e fun-dit në Maqedoni janë evidentuar dhjetëramijëra përdorues të drogës dhe alkoolit qërezulton me sëmundje të vartësisë dhe ndry-shime fizike e psikologjike te përdoruesit. Per-sonat e varur nga alkooli dhe droga ndryshojnëpamjen e tyre, regjimin e jetës, pësojnë nësistemin nervor, kardiovaskular, duke dëmtu-ar enët e gjakut, zemrën dhe mëlçinë e zezë

me pasojë cirozën alk-oolike. Sipas tij për ev-itimin e këtyrerreziqeve nevojitet njëangazhim në familje,shkollë, mjetet e in-formimit, institucionetshëndetësore, organiza-tat humanitare, polici,gjyqësi, institucionetfetare dhe komunale”.

Reshat Kaçaniku,teolog, në diskutimin e

tij për aspektin shpirtëror nga droga dhe alk-ooli, theksoi se edhe profeti Muhamed thoshtese është dërguar si mësues për të përforcuarnormat e besimit, të moralit dhe mirëqenies.Rinia është krenaria e kombit dhe shoqërisë,ndaj mbështetja e rinisë nuk duhet të jetë tedroga dhe alkooli, sepse ato janë nëna e shqetësi-meve dhe e zullumeve. Ruani shëndetin parase ta humbni. Kur dhemb një pjesë e trupitlëngon tërë trupi. Droga dhe alkooli janë vepradjallëzore. Njeriu më i dashur është ai që nëfamilje fut gëzim. Të qëndrojmë sa më larg

këtyre fenomeneve negative”.Emine Gashi-Rexha, duke folur për drogën

dhe alkoolin nga këndvështrimi i prindërit, ushpreh se: “pushteti vendor dhe tërë institu-cionet duhet ta parandalojnë këtë uragan tepërtë dëmshëm për shoqërinë, që vështirëson jetëndhe shkakton strese të paimagjinueshme famil-jare. Të punojmë më me ngulm në edukimine fëmijëve tanë në familje dhe shkolla. T’ishtojmë aktivitetet kulturore, artistike dhesportive të nxënësve dhe rinisë sonë. Tëapelojmë dhe veprojmë që kafeteritë të mospunojnë pas mesnate dhe që fëmijët tanë tëmos bredhin rrugëve deri në orët e vona”.

Arben Dumani, polic, shtoi se: “vartësit ealkoolit dhe drogës janë prishësit kryesorë tërendit dhe qetësisë publike në qytet. Ata nënndikimin e alkoolit dhe drogës rrezikojnëtrafikun, përdorin fyerje, sharje dhe janë konf-liktuozë. Droga është e pranishme edhe në qy-tetin tonë. Drogat të lehta apo të rënda, janënjëlloj vrasëse sikundër armët e lehta apo tërënda. Përdoruesit e drogës janë shkatarë edhetë vjedhjeve që bëhen në qytet për të ardhur teparatë për të blerë drogë. Ne si polici veprojmësipas planeve tona operative për të ndjekur eluftuar kontrabandën dhe përdorimin e drogës”,tha në fund Arben Dumani.

R.TORTE

11 - Nëntor 200831nr.

gjuha Prof. Dr. Hajri Shehu sjell një studim praktik për mjetet e informimit të publikut,mbi standardet e gjuhës së shkruar dhe të folur shqipe. Të gjithë shembujt e dhënë

në shkrimin e mëposhtëm janë marrë nga televizionet, radiot e gazetat e Tiranës.

Nga:Prof. dr. Hajri SHEHU

Përdorimi pa vend i fjalëssë huaj e burokratizongjuhën e shtypit, tëtelevizioneve e të radiove.Në përmasa të ndryshme,këtë soj burokratizimi esheh në mjetet tona tëinformimit masiv

(Vijon nga numri i kaluar)

Përse janë të papranueshme fjalë të tilla tëhuaja si këto që u përmendën më lart?

Janë të papranueshme për disa arsye:1. Siç dihet, gjuha është një ndërmarrje

bashkëpunimi e ortakërie: lexuesi, shikuesi adëgjuesi është ortak i shkruesit a i folësit.Është e vërtetë se ka një lexues, shikues adëgjues, përgjithësisht me nivel jo të vogëlkulturor, me një fjalor aktiv e pasiv, gjithashtu,jo të vogël, madje, një pjesë, edhe me njohjegjuhësh të huaja. Por ka edhe një lexues qënuk e ka këtë nivel e kur përdoren fjalë tëhuaja, bashkëpunimi e ortakëria prishen,sepse dëmtohet aftësia kumtuese e shprehësee thënies, dëmtohet qartësia e kuptueshmëriae saj. Mbase, edhe ata e ato me nivel jo tëvogël kulturor nuk do t’i kuptonin të thënatë tilla: strukturat e bujqësisë do të jenëagresive…; kopje libri të dekoruara mear; monedhat janë konservuar; do tëekzekutojë projektin; dosje që janëekzekutuar; çështja do të ketë një solucion;divizioni i energjisë elektrike…; konkurrencëe konkordancave; në substancë (për nëthelb); për indeksin e performancës ...; mosna presoni se jemi të presuar etj.

2. Ndër fjalët e shenjuara stilistikisht nëfaqet e gazetave (kryesisht në kryeartikuj,në artikuj publicistikë etj.), më së pari, janëato librore. Fjala e huaj, siç dihet, tingëllondomosdo librore në krahasim me fjalënshqipe. Pra, jo vetëm, thjesht si të huaja, porsi librore, ato e rëndojnë gjuhën dhe vetëmjetin e informimit masiv.

3. Natyrisht, gazetat, televizioni e radioja,si mjete të informimit masiv, kanë edheshkrime e emisione me rreze të gjerë, ngatë gjitha fushat e jetës, pra, edhe shkencore,teknike, fetare etj. Ndërkaq, lexuesit,shikuesit e dëgjuesit u përkasin grupeve tëndryshme sipas shkollimit, profesionit etj.dhe i duan të tilla shkrime e emisione. Kjodo të thotë që nuk mund të mos ketë shkrimee emisione që u përkasin rretheve të tillalexuesish, shikuesish e dëgjuesish; kjo dotë thotë, atëherë që nuk mund të mosintelektualizohet gjuha e shkrimit a eemisionit e nuk mund të mos përdorenterma; pra, nuk mund të mos ketë në këtoshkrime e emisione vlera të domosdoshmegjuhësore, që pasqyrojnë zhvillimin ekulturës botërore e që gjuha i ka bërë të vetatpër arsye gjuhësore e jashtëgjuhësore(ndërkombëtarizma - fjalë ndërkombëtare,huazime të vjetra greke, huazime latine,angleze, italiane etj., të tilla, si blister (bakërblister), buxhet, çek, telefaks, teletekst,skaner, klonim, kultivar (nga cultivatedvariety), olimpiadë, laburist, lord, rokenrolletj.). Këtu, sigurisht ortakëria e thjeshtësiamund të mos jenë të kënaqshme. Por ajo qëështë për t’u qortuar në mjetet tona tëinformimit masiv është: a) Përdoren fjalë tëhuaja të panevojshme, jo vetëm në teksteshumë të veçanta (që gjithsesi, të tilla tekstenuk duhet të kenë vend aty sepse shtypi,televizioni, radioja nuk janë tubimespecialistësh, financierësh, mjekësh etj.),por edhe në tekste me karakter shkencor-popullarizues (shih, p.sh. si flitet në njëemision për drogat: vetitë psikotrope (tëkanabisit); si kreativ klasifikohet si drogë;produktet e derivuara të kanabisit; kanabistranzitohej ...; aplikoi politikë ... etj. etj.)

e edhe më keq, edhe në shkrime, emisioneetj. të zakonshme (shih, p.sh.: skuqja efytyrës që themi se zgjat pesë orë, quhetflashing; data materiale; kutia do të hapetlaiv , me veshjet e dezinjuara; situatahidrike; këmba e amputuar; panel (panelspecialistësh etj.); kampus (kampusuniversitar); park publik linear; gjeneratëe anijeve kozmike; qumësht i kontaminuar;Shqipëria nuk është vend i intoksikuar;erdhi nga një penalizim (është fjala për garatautomobilistike); nuk e rikuperon rezultatin;jetojmë në këtë botë kompetitive; etj.),madje, edhe në reklama (shih, p.sh. në njëreklamë televizive: në kohë reale...;rregullojnë metabolizmin; sistemin tonëimunitar; sistemi kardiovaskular ... etj.etj.). b) Nuk kërkohen fjalë të analizueshmenga pikëpamja kuptimore e fjalëformuese,domethënë, nuk kërkohen fjalë shqipe,formime shqipe a edhe huazime tëpërkthyera nga ndonjë gjuhë e huaj(gjuhësisht: kalke). Një shembull. Kohë mëparë, për ndërtesat shumëkatëshe nëAmerikë u përdor fjala billding, madje bënëedhe shumësin billdingje; kurse në njëemision për Tokion u përdor fjala italianegrataç(i)elë, e cila është vetë përkthim ngaanglishtja. Por, sipas gjedhes popullore, nëshqipe ka një formim shumë të këndshëm –rrokaqiell (si formimi popullor djegagur),me ndërtim të brendshëm që përputhet menocionin “ndërtesë aq e lartë sa rrok qiellin”e me shprehësi më të madhe edhe sepërkthimi (kalku) i dikurshëmqiellgërvishtës a qiellgërryes. Por, pikërishtte ndërtimi i brendshëm e te shprehësia ështëedhe një nga vlerat e fjalës vendëse ose eformimit vendës dhe një ndër mundësitë për

ta përzënë fjalën e huaj të panevojshme. c)Nuk ruhen lidhjet me gjuhën e gjallë tëpopullit e nuk shfrytëzohet gjuha e popullit.Përfundimi: jemi në udhë të kundërt medemokratizimin e mëtejshëm të gjuhës sëgazetës, të televizionit a të radios.

4. Përdorimi pa vend i fjalës së huaj eburokratizon gjuhën e shtypit, tëtelevizioneve e të radiove. Në përmasa tëndryshme, këtë soj burokratizimi e sheh nëmjetet tona të informimit masiv. Fjalë tëhuaja, të marra drejtpërdrejt a të përkthyeradrejtpërdrejt (të kalkuara) keq nga gjuhët ehuaja, kryesisht nga anglishtja janë bërësimbol e stil të kumtuari e janë kthyer gati-gati në zhargon (shih staf e draft, impakt eimplementim, efiçensë e bekgraund, shou eemergjencë, kompeticion e prioritet, asistoje inicioj, lider e lidership, risk e resurs,startoj e monitoroj, kolaps e akses, opsione handikap, suport e suportoj, supervizoj einvestigoj, prononcim e kontestim,performoj e performancë, axhendë e evazionfiskal, në respekt / të ligjit e në akordancë(në akordancë të plotë me faktorinndërkombëtar) etj. Jo rrallë, ato dëshmojnëjo vetëm për thënie stereotipe, por edhe përkeqkuptime e gabime në shprehjen emendimeve; shih, p.sh.: pasi u instaluaqeveria e re / u instaluan policë rrethambasadës; muzikë e masterizuar; shërbiminteligjent / për “shërbim zbulimi” ose“shërbim i fshehtë”; policia veproi sipasinteligjencës; me potencial të madh përaksidente; të procedojmë me një politikë tëre; operojnë jashtë ligjit; ajo që duhetekzekutuar në këtë çast; polici kriminale;shndërrim aksidental; opozitë aksidentale;politikë aksidentale; ju keni zgjedhuraksidentet; për promovimin e grave nëzgjedhje; të gjithë vijnë nga jurisprudencadhe implementohen në sektorë që nuk kanëlidhje me jurisprudencën; në këtë panel dotë jetë akomoduar juria jonë / vini re: njerëzitzgjedhin aksidentet, gratë promovohen silibrat, instalohen policë, siç instalohen nënjë ndërtesë pajisjet hidraulike,implementohen njerëzit, siç implementohetnjë marrëveshje a premtim, akomodohennjerëz në panel, por akomodimi lidhet edheme hotele e me fjetje (!) etj.

Vërtet, shqipja është gjuhë e hapur edinamike dhe ka aftësinë t’i rindërtojë fjalëte huaja për nga shqiptimi, shkrimi e ndërtimi

gramatikor, por kjo nuk na jep kurrsesi tëdrejtë të fusim pa të keq në shkrimet e nëkumtimet tona barbarizma, fjalë të marrakallëp nga gjuha e huaj. Shih, p.sh., si merretpa farë ngurrimi folja e huaj, rindërtohet menjë – o/j dhe dëgjuesi e lexuesi ndritet mekryqëzime a hibride të tilla të neveritshme:agravoj, akomodoj, alinjoj, alokoj,anunçoj, çekoj, çertifikoj, definoj,dekonfliktoj, dipendoj, diversifikoj,elaboroj, embarkoj, eskaloj, evadoj,finalizoj, gjeneralizoj, gjeneroj, impostoj,impotentoj, induktoj, inicioj, interferoj,investigoj, involvoj, komportoj, kondicionoj,konkordoj, konstituoj, kontestoj,multiplikatoj, nominoj, performoj, persistoj,prevenoj, prezumoj, relaksoj, selektoj, startoj,supervizoj, suportoj, surprizoj etj. Po se mosvetëm folje?! Me një –isht pas, edhe ndajfolje(civilisht, nominalisht, probabilisht etj.). Inderuar lexues, ka edhe kryqëzime të tjera“më të bukura”. Pse, a nuk është më i bukurmultigrindje?!Ku shkon kumtimi a shkrimiynë? Për kë flasim e për kë shkruajmë? A nakuptojnë, vallë të tjerët kur shkruajmë a kurflasim kështu: 20000 euro konvertib(i)le ...,në shtatë lokacione; në instancë të parë...;në prag të falimentit; frustrimet kanë ardhur...; eveniment universal... llaiv; do të vijnëpër të performuar; opozita kthen në fokusine saj; pas samitit ...; sensi i gjyqtarëve;penalizim për gjyqtarët; të startojnë sezoninpa sponsor; lobingjet...; impenjimi ifutbollistëve; administrata rekrutonpunonjës të rinj etj. Ku shkojmë kështu ?! Anuk është thyerje subjektive e standardit ?!*

Atëherë, që subjektivisht, të mos hapetshtegu për të depërtuar fjalë të huaja tëpanevojshme në mjetet tona të informimitmasiv, a mund të biem në një mendje e tëvendosim një kriter themelor për praniminose për mospranimin e tyre? Kriteri mund tëishte vlera e fjalës së huaj në gjuhën shqipestandarde. Sipas këtij kriteri, në qoftë se fjalëte huaja nuk sjellin vlera të reja - nuk shënojnësende, nocione, koncepte e dukuri të reja,nuk kanë ngjyresa të reja kuptimore oseshprehëse – emocionuese e stilistikore përgjuhën shqipe standarde, nuk ka pse tëpranohen. Përse? Sepse janë thjesht dysorë(dublete) të fjalëve shqipe. Duke qenë dysorë,ato nuk sjellin as rritje sasiore të fjalorit(leksikut) të shqipes, domethënë nuk zënëdot qeliza të tij të zbrazëta e aq më pak, nuksjellin ndonjë ndikim cilësor në të. Krahaso,p.sh., lider e lidership. Në të kaluarën, këtonjësi e të tjera si këto, me përmbajtje politiko-shoqërore shënonin ndryshime të karakteritideologjik, politik e shoqëror dhe siideologjizma e politicizma, nuk mund tëkishin të njëjtin ngjyrim, domethënë, nukpërputheshin ngjyrimet vlerësuese-emocionuese midis fjalës angleze në anglishtedhe fjalës angleze në shqipe. Në anglishte tëtilla njësi janë asnjanëse; në shqipen kishinngjyresë mospëlqimi; krahaso thëniet: liderëtperëndimorë …, por udhëheqësit e Partisëdhe të shtetit… Sot, këto fjalë nuk e kanëkëtë ngjyrim, sot kanë mbërritur në kuptiminfillestar që kanë në gjuhën angleze,domethënë, ato dalin tërësisht si dysorë krejttë panevojshëm të fjalëve shqipe udhëheqëse udhëheqje e prandaj përdorimi i tyre nëmjetet e informimit masiv është i gabuar.

A mund të quhet purizëm përpjekja për tëmos pranuar fjalë të huaja të panevojshmeose për t’i zëvendësuar ato me fjalë a meformime shqipe?

Jemi të bindur se nuk mund të ketë nërrethet tona mediatike ndonjë mendim që ebarabit kërkesën për të mos përdorur fjalë tëhuaja të panevojshme me purizëm, kur siçdihet, lufta për pastërtinë e shqipes ka qenëe është edhe vetë historia e qenia e saj.Sidoqoftë, le të përgjigjemi shkurt.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Për pastërtinë e gjuhëssë mjetevetë sotme tëinformimitmasiv

Për pastërtinë e gjuhëssë mjetevetë sotme tëinformimitmasiv

12 - Nëntor 200831nr.

kritikëIlir Spata është një poet i lindur që poezinë e ka mbajtur në gjirin e vetë si Këngë tëpakëndueme për shumë e shumë vjet dhe sot ajo shpaloset e bukur, e sinqertë, meplot figura artistike, disa mjaft brilante

Poetika e legjendësRreth librit Legjenda e një fisi të Ilir Spatës

Nga: XHAFER MARTINI

PROFIL I RI I ILIR SPATËS

Deri më tani Ilir Spatën e keminjohur si nxënës të shkëlqyer të

tri kategorive të shkollave (fillore,shtatëvjeçare dhe gjimnaz), që patimundësi të mbaronte në kohën ediktaturës; si një sfidues i sajnëpërmjet bejteve që krijonte nëpërbërjen e grupit artistik tëkooperativës bujqësore te FushëÇidhnës, si ish – i burgosur politik,si një aktivist i shquar dhe lider lokali Partisë Demokratike dhe si njëdrejtues i suksesshëm i pushtetitvendor.

Ka vite që Iliri jeton familjarishtnë SHBA. Në librin timPedagogjikasit, botuar dy muaj mëparë, bëja edhe portretin e Ilir Spatës,si një nga ish-nxënësit më tëshkëlqyer që kisha mësuar në jetëntime si mësues. Këtë portret unë equaja të përfunduar, në kuptimin qënuk mund të thoshja më gjë për Ilirin.Po ja ku ai na detyron të merremiprapë me të, duke e parë në njëkëndvështrim tjetër, në atë të poetit,përderisa kemi në duar librin e tijpoetik Legjenda e një fisi, botuar ngashtëpia botuese “M&B”, dhe nxjerrënë qarkullim kohët e fundit. E morame kërshëri të madhe këtë libër, poredhe me një farë mosbesimi të lehtë,se kisha frikë që Iliri tashmë kishtehyrë në një livadh të huaj. Shkurt,kujtova se edhe atë e kishte përfshirësëmundja e shumë të tjerëve që duanpatjetër të botojnë të paktën një libër,edhe kur nuk kanë talent për një fushësi ajo e letrave. Talenti, kur nuk e ketë lindur, nuk blihet as me ar, prandajas kultura, as puna, as dëshira emadhe nuk japin rezultat. Duke unisur nga sa thashë, më vinte keq qëdashamiri im Ilir Spata të lodhej dhetë përpiqej kot. Por Iliri, për fat tëmirë, na shfaqet si poet i vërtetë. Leta shikojmë në këtë profil.

LEGJENDA DHE HISTORIA

Legjenda e një fisi, për nga llojiletrar, është një poemë shumë e

gjatë, mbështetur tek një legjendë qënë Dibër, mbase edhe më larg saj,njihet mirë. Është fjala për një ngafisi Lusha në Arras të Dibrës sëPoshtme që, në krye të krushqve tëzgjedhur, shkoi dhe i mori vashën efejuar vezirit të Shkodrës. Ka nevojëpër pak shpjegim. Sipas legjendës,Hoxholli i Dibrës, që në veprën esipërpërmendur cilësohet Pasha, kafejuar djalin me një vashë të vezirit tëShkodrës. Për arsye nga më tëndryshmet, ku më kryesoret ishinarsyet politike dhe rivalitetindërkrahinor dhe krahinor, veziri nukia jep vashën e fejuar Hoxhollit. Kur ishkojnë krushqit e parë, ai u pret atyrenga një palë petka të reja dhe i përcjellpa nuse. Hoxholli dërgon krushqit edytë, të zgjedhur nga shtëpitë më tëmira të Dibrës së Epër, të cilëtbesonte se nuk do t’i vinin pa nuse.Por edhe ata, ashtu si edhe të parët,

u kthyen me petka të reja, pa nuse.Hoxholli detyrohet të bjerë në Dibërtë Poshtme, tek Lusha, që të shkojëpër t’i marrë nusen. Lusha shkon,pranoi detyrën e ngarkuar, por jo përt’i bërë nder Hoxhollit, ose pse u bleprej tij. Hoxholli dhe veziri gradatdhe privilegjet i kishin fituar prejTurqisë. Për çidhnakët, parë nga kyprizëm, ata janë të njëjtë. Por ka edhenjë nder krahinor, që është i NëntëMaleve të Dibrës, dhe këtë ndershkojnë për të vënë në vend Lushadhe çidhnakët. Kjo është legjenda.

Legjenda mund të jetë pjesë ehistorisë, ose, si të themi, një historie muzguar, e pashkruar, që, dukekaluar vite e shekuj, duke mos udokumentuar, kalon më parahistoridhe mjegullohet fare. Pra, kthehet nënjë legjendë. Por ajo mund të jetëvetëm një sajesë e njerëzve, të cilët,me kalimin e viteve, zmadhojnë dheglorifikojnë ngjarje dhe personalitete,duke u dhënë atyre dimensione dhecilësi të paqena.

Ilir Spata mbështetet mbilegjendën për të krijuar poemën e tij,jo mbi historinë. Ai krijon një vepërletrare, pa mundësi referencehistorike, ndonëse, si ka thënë njëdijetar, legjenda nganjëherë është mëe vërtetë se historia. Pra, me pakfjalë, poema e Ilir Spatës ështëpoetizimi i një legjende. Për këtëarsye autori, duke i dalë përpara çdokeqkuptimi, shkruan në hyrje të libritse “Asnjë ngjarje apo personazh nëkëtë poemë nuk duhet të merren përreferencë historike. Pavarësishtmbështetjes në ngjarje dhe gojëdhënahistorike, si dhe në traditën folkloriketë vendit, ajo është një krijimartistik.”

REALIZIMI ARTISTIK

Por, pavarësisht nëse poetimbështetet mbi një ngjarje të

vërtetë ose mbi një legjendë, kurgjykojmë si krijim artistik (dhe kështudo të gjykojmë), shikohet realizimiartistik, a është vepër e arrirë, a kacilësi artistike, apo është njëvargëzim i thjeshtë. Këto shikohen,dhe jo vërtetësia e ngjarjeve.

Por, para se të shkojmë tek kyproblem kyç, ashtu si e kam kuptuarunë, nocioni fis, në këtë poemë ështëshumë më i gjerë se sa një fis icaktuar, qoftë ky edhe fisi i LushëÇidhnakut, që është heroi kryesor ikësaj poeme. Pra, përveç fisit të LushëÇidhnakut, kuptojmë edhe fisin eÇidhnës, Malin e saj, dhe më tej:poema na krijon hapësira që tëkuptojmë me fjalën fis edhe NëntëMalet e Dibrës. Madje unë do tëthosha se fjala fis në këtë poemëpërdoret edhe në kuptimin e racës

shqiptare, fisit shqiptar, cili paraqitetme ato veti dhe karakteristika qëshprehin më mirë identitetin tonëkombëtar, si janë: besa, mikpritja,nderi kombëtar, krenaria kombëtare,gjuha, traditat, kultura, mënyra ejetesës, etj. Këtë mendim që poshfaqi, pra, për krijimin e njëhapësire më të madhe për fjalën fis,na e imponon vetë poeti te kënga eparë e poemës që titullohet : Nëvendin tim mos trazo gurët, e cilaështë jo vetëm me përmbajtje tëthellë, por edhe me vlera të spikaturaartistike. Kjo këngë është mëprezantuesja për poezinë e Ilir Spatëssi lloj vargu dhe, sidomos përrealizimin artistik. Po citojmë pakvargje:

“Në vendin timMos trazo gurët!Lisat e moçëmMos i gërgat!Se britma dhimbjejeDo lëshojnë muretRrënjët e degëtDo kullojnë gjak.Në vendin timMos prek muranatSe malet shembenE të mbulojnë!Telave të shpirtitMos trazo nanatSe detet thahen,Lumenjtë shterojnë!”Për nga vargu, si shikohet, është

një dhjetërrokësh i thyer, që ështëtamam varg popullor, por i rrallë dhei vështirë në përdorim. Me këtë vargpothuaj është shkruar krejt poema,megjithëse poeti herë- herë, përnevoja artistike, por edhe për të mose lodhur lexuesin, kalon në vargje dhestrofa të tjera. Meqë jemi tek kyproblem, duhet thënë se Ilir Spata sipoet ka një larmi ritmike, larmivargjesh, rimash dhe asonanacash,çka e bën poetin të përballojë njëkrijim aq të gjatë, si është kjo poemë.

Për mendimin tim legjenda nëfjalë, vetëm i ka shërbyer si pikënisjepoetit për të krijuar hapësira dashuriepër kombin shqiptar. Këto ndjenjadhe mendime që i kanë vëluar nëzemër prej shumë e shumë vitesh, aii thotë në moshën 50 - vjeçare. Ështënga të paktët poetë që ka pritur qëfjala të bëhet e lirë. Më shumë se safati i një krushqie, poetin Ilir Spatanë këtë poemë e preokupon fati ikombit shqiptar; ai është i trazuarshpirtërisht dhe i helmatisur në zemërse si të gjitha të këqijat i kanë rënënë kokë pikërisht kombit që ai ipërket. Duke mos u distancuar asnjëgrimë prej tij, por, përkundrazi, dukeu shkrirë në çdo qelizë me të, poetirreket të tregojë se nga i ka ardhur kymallkim këtij kombi që gjatë gjithëhistorisë vetëm ka vuajtur. Mos vallë

ky është një mallkim hyjnor? Mosvallë ky komb e ka të keqen brendavetes së tij, nga që djemtë e vetë nukjanë të zotët ta nxjerrin nga baltovinaku ka rënë dhe ta shpien në rrugët eprogresit historik? Ja, këto pyetje eshumë të tjera si këto, e shqetësojnëpoetin. Ky shqetësim del sidomos tekkënga E parathëna (mallkimi), ku kavargje mjaft të bukur si këto:

“S’u gjend një djalëS’doli një burrë,Të zgjojë nga gjumiShpirtin e lashtë.Mbi Lumë të ZiTë hedhë një urëDheun e MaleveTa bëjë bashkë?!Nëma e vjetëri mbajti veçasS’i la t’mblidheshinT’bëheshin tog.Ngelën pas botësViteve, shekujveRitmin e kohësS’e ndoqën dot!”.

Ajo që në të vërtetë ka lidhje melegjendën, del mjaft vonë në poemë,dhe integrohet mjaft mirë në kohë.Shqipëria, si del qartë në poemë,ndodhet nën pushtimin osman qëngre në këmbë dhe fuqizon me pasuridhe me ushtri pikërisht shqiptarët siPasha dhe Veziri për të nënshtruarshqiptarët e tjerë. Ndaj poeti, kur naprezanton për herë të parë se përsegrinden pashai më vezirin e madh,ndërron jo vetëm vargun, por edheqëndrimin artistik, duke shpalosur njëhumor të hidhur:

“Bota rrotull qesh e tallet,Një milet po bën sehir.Një pasha që sundon MaletPo e tallka një vezir.Dy herë krushqit i pat nisurTek veziri në Veri.Të dy herët të ujdisurPrerë e qepur ndër terzi.Ndër terzi i fut e ndreqKokë e këmbë prerë e qep.“Mirë ardhshi herë tjetër!”Edhe nusen nuk ua jep.Tym e mjegull egërsohetVeten haka një Pasha.Iku, vate burrëriaTurp e marre kush i mba?”

AKSIONI KONKRET

Aksioni konkret i poemës fillonaty ku pashai mendon se cilin

duhet të dërgojë në krye të krushqvepër të marrë nusen nga veziri. itregojnë për një usta, që duk e pamjenuk i kishte dhënë Perëndia, pormendje e trimëri ia kishte dhënë pamasë. Poeti e portretizon shumëbukur, me ca penelata të shkathtaheroin kryesor të poemës, Lushë

Çidhnakun, i cili është përfaqësues itërë malësorëve të mençur dheatdhetarë që kanë bërë shumë përatdheun, por për ta historia hesht, sedegët e dafinave kanë qenë për tëtjerët, që kanë ditur të përfitojnë ngagjaku i derdhur nga mijëra njerëz tëthjeshtë. E pra, ky njeri i zoti, imençur dhe trim, jepet ashtu si ështënga poeti, pa lajle e lule:

“Thekur qe nga halletMendja bërë tel.E nuhaste ujkun,Thellë në zabel.Dovletin e ndjenteLarg si stuhinë.Sherret s’i kërkontePo priste t’i vinë.Qe komit i regjurRritur me t’pa pasë.Pa i folur mendja,Nuk ngutej të flasë,Si gurët e tullatVendosur në muri venonte fjalëtNë kuvend si burrë.Zoti, PerëndiaPamje s’i kish dhënëPo mendjes e shpirtitDuart kishte lënë. “Janë nga më të bukurat ato faqe

të poemës ku Pashai bisedon me këtënjeri të popullit. Poeti ka dhënë mevërtetësi botën e brendshme të tyre,pozicionin nga i cili flasin, çështjenqë mbrojnë, interesat e cilës shtresëshoqërore përfaqësojnë. Pashai ithotë:

“Ja pse të kam thirrur:Desha që ta di:Hyn në gjë për tjetër,A veç për llaç, mistri?Më duhet një burrëNë Male ta kemQë t’i shkojë fjalaSikur unë të jem.Taksa e xhelepS’paguan njeri.Mbajtur duhet shteti,Si t’ja bëj s’e di?Më duhet dikushQë t’i bëjë zap,Herë me marifete,E herë me dajak.”

Por përgjigja e Lushë Çidhnakutështë shumë e zgjuar:

“Anës Lumit ZiEndem fukara.Tanë ditët e motitBredh nëpër dynja.Gjyshër e stërgjyshërNjë emër më lanë.Ruej mos e ndyejBota më shanë.Për ca groshë endemT’i fitoj me mund.Po e humbe nderinNuk e gjen kërkund.”

13 - Nëntor 200831nr.

Botimet “M&B”ISBN 978-99956-04-14-1Çmimi: 500 lekë

Botimet “M&B”ISBN 978-99956-04-13-4

Çmimi: 1200 lekë

Botimet “M&B”ISBN 978-99956-04-19-6Çmimi: 700 lekë

botimeLloji i poemës narrative, kërkon aftësi kompozicionale dhe Iliri këto i ka shfaqun.Poema ka edhe mjaft pjesë të tjera që jo vetëm nuk shkaktojnë shkapërdredhje

kompozi-cionale, por, përkundrazi, japin dorë për kompaktësim të kompozicionit...

Poema fiton hapësira të reja kurpashai i thotë që duhet të gjejë njerëzme marrë nusen tek veziri, pasi të dyjapalët e krushqve m’i ka kthyer, duke iveshur e i mbathur sikur të ishinleckamanë. Lushë Çidhnaku i thotë:

“Nuk ke rrugë tjetërTë bëhesh me nder.Jo me shpurë të vjetër,Duhen krushq të tjerë.”

Kurse pashai:“Ku t’i gjejë krushqitQë të jenë tamam,Të më sjellin nusenE nderin që kam?Të mos shkojn’ e vijnëMbushur edhe ngjeshë,Me rroba te rejaVeziri t’i veshë?”

Kurse Lushë Çidhnaku i thotë:“O pasha i naltë,fajin e ke vetë,se malet e fushati shkretove krejt.Në litar e plumbÇove djelmninëT’i kishe taniTmerronin vezir’n.Mbrapa po t’i kisheGjithë ata që qenë

Nami dhe zaniT’kishte marrë dhenë”.

Por, në fund, për arsyetqë i thamë në fillim, pasi“Vihet në lojë/ nderi iDheut” Lush Çidhnaku merrpërsipër t’ja sjellë nusen nëderë pashait. Në këtë pikëpoema merr një hapësirë tëre, pasi në të shkrihen edhelegjenda të tjera, si përshembull, ajo e ngritjes sëvëllait nga varri, por që këtuka marrë një trajtim të ri,pasi akti i ngritjes nuk bëhetpër motive personale, poratdhetare. Kjo del në këngënVegimi, që është nga më tëbukurat për nga niveliartistik. Poema në tërësifiton një konfiguracion të ri,pasi del nga shtrati i

zakonshëm, dhe pasurohet meelementë të mrekullishëm si janë:udhëtimet e të vdekurve me të gjallët,ringjalljet, shfaqja e zanave dhekreshnikëve , shkurt një pasuri e tërëmitologjike, si ajo që është edhe nëeposin tonë të kreshnikëve.

Nisja e krushqve është vërtetmadhështore, dhënë me vargje tëspikatura që do t’i kishte zili çdo poeti mirë:

“Vargan i gjatëTretet me dritën.Kuajve këmbëtS’u zënë dhè,Në vend të tagjisëPërtypin yje,Në vend të barit,Bashka me re.

Mbi kreshta, maleveJelet e bardhaEra i tundSi det me valëTek turijtë shfryjnë,E turfullojnëMbushen luginatMe mjegull t’bardhë.”

Ndeshja me vezirin, ndeshjeshpirtërore, se nuk u bë me pushkë,do të zhvillohet në Shkodër. Poeti nuk

ka dashur që dikush që nuk mendonshumë, të konfondojë Shkodrën mevezirin. Prandaj një nga këngët mëtë mrekullueshme është ajo kushtuarShkodrës, historisë dhe kulturës sësajë, që poeti i evidenton me figuratmë brilante.

Lushë Çidhnaku edhe me vezirintregohet i matur se është prej atyretrimave që nuk e kërkon sherrin, pornuk i trembet kur ia ndezin të tjerët.Shprehet qartë dhe pamendjemadhësi, si burrë malësie:

“Të fala me shëndetKe prej Pashait.Një amanetKem ardhë me marrë.Si miku-mikutSi vllau-vllaitRrugën ta marrimDrita pa zbardhë”.

Me gjithë këtë, veziri kujton sekëta krushq me Lushë Çidhnakun nëkrye, janë si ata të parët, prandaj,sipas tij, nuk ka përse të sillet ndryshe:

“Zakoni, sëraMa do respektin,Krushqit t’i presëE t’i gatit.Rrobat ma t’miraUrdhër t’i presinMe kohë kanë marrëTë gjithë terzijtë.”

Por Lushë Çidhnaku i përgjigjetashpër në përmbajtje, por ulët meton:

“S’e kem marrë rrugënPër tirq, koprane.Nusen ne duem,se jemi krushq.E sa për rroba,Ndera t’u rritëtTë gjithë i kemiPalosun në dujq.”

Por veziri edhe pse nuk ka kuptuarse me kë ka të bëjë, dërgon njerëzit evetë për të shikuar se ç’rroba kanëkrushqit në dujq. i raporton njeriumë i afërt, që e ka edhe këshilltar:

“Vezir i ndritshëm,Ymër dhe jetëTë dhëntë ZotiNdën Padishah!Qefinë të bardhëVdekjen vetë,Kanë marrë me veteMbi kuaj të bardhë.”

Pasi merr këtë njoftim, veziri endërron pllakën dhe vendosë t’uajapë nusen këtyre krushqvemendjendarë, që kanë udhëtuar mevdekjen. Vendosë t’u bëjë edhedhurata, jo fyese, duke i veshur dhe imbathur, por prej atyre që japinmiqtë e pasur për miqtë e varfër.Veziri do me çdo kusht të bëjë përvete Lushë Çidhnakun, se mendon qëai ndonjë ditë mund t’i duhet,prandaj i thotë:

“E shohë: skamjaTë ka mbulue.Gjezdis njerëzinëPër pak para.Po ta dinteNahija joteSe sa mend keS’të linte usta.”

Por Lushë Çidhnaku i përgjigjetndryshe:

“Vezir i naltë,Ty t’u shtoftë ndera.Për vete s’dueBesa një groshë.Jam derë sojlieE ma do sëraTa ruaj nderinMe xhepat bosh.Po ti në donEmri të t’mbetetVepër që s’shuhetNë Histori,Na ndih me pareTë ngremë një urëKu mblidhet, tkurretLumi i Zi”.

Dhe veziri:“E thanë, e bame,Ja kthen veziri.Eh, burrë i dheutÇ’asht ajo fjalë?!Ti bashqitapGatit e nxiriDy palë dujqN’ma t’mirin kalëFlori safiUrën ta ngrenëGati të jenëDrita pa dalë.”

Lushë Çidhnaku kthehet jo vetëmme nuse në Dibër, por edhe medujqit me flori me të cilin ndërtoiurën. Nuk i mbet urës emri i vezirit,por i Lushës, që e ka edhe sot: Ura e

Lushës.

DISA PËRFUNDIME

Përfundimet jepen në fund tëstudimeve shkencore. Unë bëra

vetëm një vështrim panoramik dhejo të thelluar të poemës së Ilir SpatësLegjenda e një fisi, duke iu përgjigjurkështu dëshirës së lexuesve të shumtëtë gazetës Rruga e Arbërit. Me gjithëkëtë, edhe me këtë mënyrë vështriminë disa përfundime mund të arrihet.

Për mendimin tim, Ilir Spataështë një poet i lindur që poezinë eka mbajtur në gjirin e vetë si Këngëtë pakëndueme për shumë e shumëvjet dhe sot ajo shpaloset e bukur, esinqertë, me plot figura artistike, disamjaft brilante.

Lloji i poemës narrative, ose mesubjekt, kërkon aftësi kompozicionaledhe Iliri këto i ka shfaqun. Përveçboshtit kryesor - marrja e nuses ngaLushë Çidhnaku- poema ka edhe mjaftpjesë të tjera që jo vetëm nukshkaktojnë shkapërdredhje kompozi-cionale, por, përkundrazi, japin dorëpër kompaktësim të kompozicionit,pasi pasurojnë veprën duke i dhënëasaj një frymëmarrje më të gjerë,sidomos në aspektin e paraqitjes liriketë jetës. Ky ka qenë, me sa duket, edhepikësynimi i autorit, i cili nuk kadashur të jetë një narrator i rëndomtëdhe i mërzitshëm. Kështu, sishembull, kemi përshkrime tëshkëlqyera të natyrës, jepen memjeshtëri portrete të luftëtarëve,nënave, vashave, zanave, hyjnive, etj,etj. Poema është, pra, sa epike aq edhelirike.

Poema e Ilir Spatës ka edhe pjesëtë zgjatura dhe të stërzgjatura, vargjepa nerv dhe vargëzime, por këto janëtë meta të të gjitha krijimeve të gjata.Me të drejtë është thënë se edheHomerin e madh nga njëherë e zintegjumi.

Poema ka edhe ndonjë këngë tëtepërt që nuk është funksionale nëasnjë këndvështrim që ta shikosh, sipër shembull, Kanga e rapsodit. Këto,megjithatë, janë punë redaktoriale.

Në tërësinë e vetë poemaqëndron. Dhe qëndron me dinjitet.

Botimet “M&B”ISBN 978-99956-04-19-6Çmimi: 700 lekë

Janë në qarkullim nga shtëpia botuese “M&B”

Botimet “M&B”ISBN 978-99956-04-12-7

Çmimi: 1000 lekë

Mund ti porosisnime tel:

+355 4 2 233 283

Mund ti porosisnime email:

[email protected]

Kërkojeni librin tuaj në tel.04 22 33 283 ose shkruani nëemail. [email protected]

14 - Nëntor 200831nr.

portretHoxhë Buci është dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”.Një vlerësim do të ishte në nderin e institucioneve tona demokratikenë këtë 95 vjetorin e rënies së Bajram Bucit dhe djalit të tij Mustafait.

Hoxhë Bajram Buci lindi në Lukan të komunës së Selishtës

rreth viteve 1835-1840. Mësimet epara dhe të mesme i mori në me-dresën e Shkupit ku veç gjuhëve ori-entale mësoi dhe atë sllave 1). Ar-simimi në këtë medrese, siç duket,është bërë nga Iljas Pashë Dibra. Iati i Bajramit, Daliu, kishte luftuarpërkrah Iljas Pashës e burrave të tjerëdibranë në mbrojtje të trojeve sh-qiptare kundër sllavëve në Mal të Zidhe grekëve në Thesali.

Kjo shkallë njohje padyshim qëka ndikuar që Iljas Pasha të kujdesetpër arsimimin e Bajramit. Studimete larta Bajram Buci i vazhdoi nëStamboll ku mori dhe titullin mol-la, si shprehje e njerëzve të ditur. 2)

Pas kthimit nga Stambolli HoxhëBuci shumë shpejt bëri zë jo vetëmsi klerik, por dhe si një veprimtar mepeshë në të mirë të çështjes ko-mbëtare. Në prag të Lidhjes Shqiptaretë Prizrenit, 1860-1870, kur Hoxhanuk ishte më shumë se 25 vjeç, sëbashku me Sul Koneshën e Mer Ko-lecin, luajtën një rol të rëndësishëmnë zhvillimin e ndjesive kombëtaretë katërgrykasve. 3) Ndër kohë person-alitetet më të qënësishëm të kombitshqiptar ishin përfshirë në një lëvizje

Hoxhë Buci i KatërgrykëveNga:MOISIMURRA

që dalëngadalë po konturohej në njëorganizëm mbarëkombëtarë që ukurorëzua me themelimin e LidhjesShqiptare të Prizrenit, me 10 qershor1878. Ndër përfaqësuesit e kësajlëvizjeje në Dibër, ka peshën e vettë padiskutueshme edhe HoxhëBuci. Ai që në vitin 1870 kishte ar-ritur të afronte dhe të organizonte njëçetë kryengritëse në Katërgrykët e qëveprimet e saja i lidhi me ato tëHasan Kacit e Halil Menës në Lurëtë Najram Dodës në Reç. 4)

Si njeri i mësuar, si shqiptar, siatdhetar Hoxhë Buci, qe i pranishëmnë të gjitha ngjarjet e mëdha që kaloiShqipëria në 30 vitet e fundit të shek-ullit XIX dhe 10 vitet e para të shek-ullit XX. Ai u vu përkrah Iljas PashëDibrës dhe mori pjesë gjallërisht nëLidhjen Shqiptare të Prizrenit. Tetëditë pas themelimit të Lidhjes, për-bri gjithë përfaqësuesve të viseveshqiptare, hedh firmën dhe HoxhëBuci në “Urdhëresën e Lidhjes Sh-qiptare për organizimin e adminis-tratës dhe të ushtrisë së saj tëveçantë”.5) Që nga ky çast dhe derikur Lidhja Shqiptare e Prizrenit pus-hon funksionet e saja, Hoxhë Buciqëndroi pranë Iljas Pashë Dibrës sisekretar i tij. 6)

Nga mesi i shkurtit të vitit 1881,ideologu i Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit, Abdyl Frashëri, vjen nëqytetin e Dibrës së Madhe ku i bëhetnjë pritje me të vërtetë madhështore

nga dibranët. Elementet prosulltanistqë nuk i shihnin me sy të mirë lëviz-jet shqiptare për shkëputjen nga Tur-qia Osmane i organizojnë atentatAbdyl Frashërit që për fat të mirëpërfundoi vetëm në plagosjen e kalittë tij. 7) Abdyl Frashëri pasi fali aten-tatorin e i qetësoi dibranët e tension-uar për këtë ngjarje, vazhdoi udhëndrejt jugut të Shqipërisë. Nga qytetii Dibrës së Madhe ndoqi udhën eSalistës. Një natë bujti në konakune Has Bajramit në Kacni. Të nesër-men u përcoll nën sigurinë e katër-grykasve me Hoxhë Bucin në krye përnë Qafë-Murrë e prej aty në Mat eTiranë.8)

Pas shuarjes së veprimtarisë sëLidhjes Shqiptare të Prizrenit, HaxhiZeka ngriti dhe një herë flamurin eLidhjes në Pejë, në janar të vitit1899. Nën frymën e Kuvendit të Pe-jës u mbajt dhe ai i Dibrës, me 27shkurt të po atij viti. Kuvendi i Di-brës nxori qeverinë për Sanxhakun eDibrës me president Salim Rusin eDibrës së Madhe. Midis 31 dele-gatëve të Sanxhakut të Dibrës është ipranishëm edhe Hoxhë Buci. Nëdokument është shënuar bajramDule. 9) Këtu ka mundësi të kemi njështrembërim të emrit Daliu, babaittë Bajramit, në Dule.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Sh-qipërisë nga pushtimi i gjatë osman,Dibra ra nën pushtimin e egër serb.Ëndrrat e dibranëve, përpjekjet e tyre

shekullore për të qëndruar të lirë etë pavarur në trojet e tyre sikur u fash-itën. Sjelljet e serbëve në Dibër ubënë me të vërtetë të padurueshme:vrasje, varje, mbytje, djegie,përdhunime e vjedhje. Këta veprimeçnjerëzore bënë që me 21 shtator1913, në Dibër të shpërthente kry-engritja më e madhe në atë kohëkundër serbëve.

Udhëheqësit e kryengritësve pop-ullorë, Elez Isufi, Mersim Dema,Selman Alia, Bajram Buci, SefedinPustina, Halil e Haxhi Kaloshi, DanCami, Hasan Koçi, Ramadan Kanx-ha, Qazim Lika, organizuan dhenisën sulmin në tri drejtime kundërtrupave serbe të përqendruara në tëgjithë Dibrën. Në drejtimin Dibër ePoshtme – Kala e Dodës – Lumë –Prizren sulmuan trupat e përbashkë-ta dibranë e lumjane të udhëhequranga Elez Isufi, Selman Alia, HalilKaloshi sulmuan boshtin kryesor tëpërqendrimit të trupave serbe mebazë nisje Dibër e Poshtme – Pesh-kopi – Maqëllarë, Dibër e Madhe.Në krahun e djathtë Selishte – Home-sh – Gollobordë, Strugë, Malet ePetrinos sulmuan kryengritësit di-branë të udhëhequr nga Bajram Buci,Mersim Dema, Dan Cani, HasanKoçi e Ramadan Kanxha. Ky krah,me 26 shtator 1913, çliroi Strugëndhe vazhdoi sulmin e mëtejshëm. Më27 shtator 1913 kryengritësit e këtijdrejtimi kishin kapur pozicione

Referencat1. Bajram Totraku, tregimtar gojor, vjeç 70, Peshkopi.2. “Dibra dhe dibranët”, Peshkopi, 1981, f.148.3. Po aty, f.201.4. Po aty, f.233.5. “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912”,

përgatitur nga Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, Tiranë,1978, f.47.

6. Bajram Totraku, kujtime të cituara.7. Kristo Frashëri, “Abdyl Frashëri”, Tiranë, 1984, f.298.8. “Dibra dhe dibranët”, Peshkopi, 1981, f.225.9. Arkivi i Institutit të Historisë, fondi i Vjenës, informa-

cion i konsullit austriak, Manastir, 11 mars 1899, nr.279.10. Kristaq Prifti, “Lidhja e Pejës”, Tiranë, 1984, f.279.11. Masar Rizvanolli, Gjurmime albanologjike, seria e

shkencave historike, Prishtinë 1991, nr.2, f.331.

strategjike në Malet e Petrinos qëdominojnë mbi Resne. Po këtë ditëushtritë serbe detyrohen të tërhiqentek Resnes. Në këto luftime ku ush-tria serbe la 1000 të vrarë e 300 ush-tarë të kapur rob, 10) ra dhe HoxhëBuci me të birin, Mustafajn. 11)

Gjaku i Hoxhë Bucit, i të birit,Mustafait dhe i dibranëve të tjerë uderdh në malet e Petrinës, Jamës dheVllanicës, duhet t’i kujtojë diploma-cisë evropiane se vendimet e Kon-ferencës së Ambasadorëve në Londër,1913 duhen hedhur poshtë. Janë esh-trat e Bajram Bucit në malet e Petri-nos, në këtë vis të Shqipërisë Lin-dore, që dëshmojnë e i apelojnë Eu-ropës së sotme demokratike të korri-gjojë gabimet e 95 vjetëve më parë.

Hoxhë Buci është dekoruar memedaljen “Për veprimtari patriotike”.Një vlerësim do të ishte në nderin einstitucioneve tona demokratike nëkëtë 95 vjetorin e rënies së BajramBucit dhe djalit të tij Mustafait. Kësh-tu u bëftë!

Në 5 vjetorin e pesënjakëve!

Kujtesë

E shikojmë çdo mëngjez kur bashkëme pesë fëmijë të vegjël ecën e qetëpara bllokut të banesave“Gintash”kur çon fëmijët në ko-pësht. Janë pesë djem pesënjak dhetani edhe pak e mbushin pesë vjeç.Fëllënza Kupa i lidh fëmijët e vetëu shkon pas, pasi e ka tepër të vësh-tirë që t’i marrë vetëm. Ajo zbritinga Kalaja e Dodës drejt metro-polit shqiptar për një jetesë më tëmirë. Atëherë ishte bërë nënë dhekishte vetëm dy fëmijë të vegjël përtë rritur. Nuk e kishte imagjinuar senjë mrekulli në qenjen e saj njerë-zore do të ndodhte. Pikërisht nëmetropolin shqiptar, në maternite-tin e Tiranës lindi pesë fëmijë e qëtë pestët ishin në peshë e djem.Asllani, Beqiri, Sabedini, Shkëlzeni,Resuli. Kjo ishte një dhuratë ngavetë Zoti për Fëllënza Kupën e cilau bë nëna e pesë djemve njëherësh.Emri i saj u lakua mjaft nga mediattë cilat e sensibilizuan mbarë opin-ionin shqiptar.

Mjaft individ dhe shoqata shpre-hën gadishmërinë për t’i ardhur nëndihmë kësaj nëne nga Kalaja eDodës që solli në jetë pesë djem. Ajoqë e mori seriozisht dhe e zgjidhiqesen për këtë familje të re ishte Xho-ana Nano e cila me kontributet e sajbëri të mundur që në bllokun e bane-save “Gintash” t’i dhurojë një shtë-pi banimi kësaj familje tashmë tëmadhe. Sot fëmijët janë rritur edhepër pak kohë festojnë pesë vjetorin elindjes. Në çdo përvjetor XhoanaNano ka qenë e pranishme, ka gëzuarbashkë me Fëllënzën e fëmijët. Në

këtë pesë vjetor që po vijnë Fëllënzanuk e di se a mund të vijë kjo gruabujare të gëzojë bashkë me të.

-Ka kohë që nuk më merr në tele-fon. Para pak kohësh më merrteshpesh e më pyeste për shëndetin efëmijëve. Nejse unë i jam mirënnjo-hëse për jetë për atë që bëri ajo gruae mirë e bujare për mua. Fëmijëttashmë po mbushin pesë vjeç.

Kur ishin të vegjël nuk kishashumë probleme me to, tregonFëllënza.

Atëherë më sollën dhe një eduka-tore në shtëpi (Fondacioni Amerikan)e cila më ndihmonte shumë në rritjene fëmijëve . Sot vërtet fëmijët porriten por telashet e mia po shtohen

dita ditës. Edhe një fëmijë të rritëshështë vështirë për kohën që pokalojmë dhe jo më pesë. Ja unë çdoditë zbres dhe ngjitem katër herënëpër shkallët e pallatit pasi këtu nukka as ashensor. Imagjino të zbresëshshkallët me pesë fëmijë njëherësh tëcilët duhet t’i kontrollosh pasi ka-cavjeren në hekurat anësore të sh-kallëve. E Fëllënxa i lidh të pestëkur i çon në kopësht.

-Nuk kam rrugë tjetër pasi më ikindhe më largohen, tregon Fëllënxa.

Ato sot janë të rritur dhe ështëvështirë që t’i mbash bashkë për rrugeku trafiku i makinave është mjaft ingarkuar. E kanë parë të gjithë kal-imtarët këtë nënë shembullore çfarë

sakrifice bën për të rritur fëmijët. Nëkopësht e kanë ndihmuar pasi nukka mundësi për ta përballuar pagesënpër pesë fëmijë. Fëllënxa edhe sikurtë gjejë punë e ka të pamundur pasie gjithë dita e saj është tej e ngarkuarvetëm me përkujdesjen ndaj fëm-ijëve. Burri emigrant në Greqi e mësë fundi pa punë pasi nuk ka doku-mente të rregullat. Për këtë familjeme shtatë fëmijë të vegjël mjaftojnëvetëm 25000 mijë lek që jepen ngabuxheti i shtetit dhe asgjë mëshumë.

-Shpeshherë më kanë ndihmuarbiznesmenë dibranë, thotë Fëllënxa.Tashmë për një vit ushqimet m’i jep“Euromax”. Po shteti pse hesht? Në

minibashkinë nr 11 Laprakë ku dheka lejen e banimit kjo familje zbri-tur nga Kalaja e Dodës e kanë tepërtë vështirë me i dhënë një ndihmëekonomike ashtu siç përfitojnë mjaftfamilje shqiptare në nevojë. Epërcjellin me buzëqeshje se do tashikojmë me kujdes problemin tuaj.Deri tani asgjë nuk i japin e kjothjeshtë për çështje burokratike pasinjë ndihmë ekonomike i takon kësajfamilje të madhe e në nevojë.Fëllënxa nuk është shumë kërkuesendaj një të drejte që i takon sipasligjit fundja nuk ka as kohë që tëbredh dyerve të zyrave që janë zhy-tur në burokraci. . Për të mjafton njërespekt, nja dashamirësi që kanënjerëzit qofshin biznesmenë, qofshinme pushtet për fëmijët e saj dhevetëm kaq. Po atë që i takon si mbarëfamiljeve të tjera pse nuk ia japin?Eh si qenka kjo jetë. Pushtetarët asqë e dinë se në Laprakë jeton njënënë, një nënë shembullore që kasjellë në jetë pesë fëmijë njëherëshe sot që të pestët po mbushin pesëvjeç. Ndoshta do të kujtohen një ditë.Sigurisht që po kur këto fëmijë tëmbushin 18 vjet e të kenë të drejtëvote. Atëherë do të trokasin dhe nëdyert e kësaj nëne shembullore. EFëllënza Kupa sot nuk kërkonmëshirë, nuk kërkon lëmoshë. Fëm-ijët po i rrit si rrallë grua tjetër. Pobën një sakrificë që ndoshta dheshumë të tjera nuk do të kishinmundësi që ta bënin. Sot ajo kërkonvetëm atë që i jep ligji, të cilën nukpo ia japin.

SH. SKARRA

15 - Nëntor 200831nr.

botime “Barnes & Noble”, supermarketi më i madh në SHBA,për tregtimin e librave, edhe me një autore shqiptare.

Dibrania Iva Çipuri sjell sukses me librin “TRANSFORM”

“Transform”, libri që mbane erë ShqipëriNga: BEQIR SINA, Nju Jork

PHILADEPHIA - PENNSYLVANIA:Libri “Transform”, është një nga li-brat e vetëm që ka hyrë deri mëtani në njërën prej librarive më pre-tigjoze në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Libri i botuar dhe promo-vuar vitin e kaluar mund të gjendetnë të gjitha libraritë e “Barnes &Noble”, supermarketi më i madh nëSHBA, për tregtimin e librave. “Bar-nes & Noble”, ka libra të autorëvemë të famshmit në botë. “Barnes &Noble”, jo vetëm tregton, por edhe furnizon me libra bibliotekat pub-like e institucionet shkollore tëSHBA-së. “Barnes & Noble”, ështëqendër e blerjes dhe shitjes, ndër-huazimit dhe katalogimit për litera-turën në gjuhë të huaja, më e madh-ja në botë. Autorja e librit, një di-brane e emigruar në SHBA, Iva Çipu-ri, i tha gazetës sonë se: “Kam 10 vjetqë jetoj në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Së fundi, kam botuar njëlibër të ri në gjuhën angleze, bazuarnë një përrallë shqiptare. Libri titullo-het “Transform” që në shqip përkthe-het “Transformo” ose “Transformo-hu”. Ky libër, që tashmë mund tëgjendet në të gjitha libraritë e “Bar-nes & Noble”, tha ajo, është nëzhandërrin e fantazisë, dhe bën fjalëpër dashurinë e dy të rinjëve që ndesh-en edhe me konflikte me personazhetqë mëshirojnë të keqen. Gjatë rrugëssë përshkruar në libër këto personazhetransformohen në qëneje të ndryshme,të cilat në lidhje me transformimetkane një kuptim simbolik. Dhe gjith-ashtu ata shkaktojnë transformimin evetë personazhit negativ, që është dra-goi i madh, ose siç e njohim ne nëgjuhën popullore, “Kuçedra”.

Në rast se lexuesi ka interes(meqënëse libri i shkruar bazohet nënjë përrallë shqiptare), mund të sho-hë edhe një artikull të botuar në njëgazete lokale: University City Revië,në Filadelfia për librin Transform.Libri është në gjuhën angleze me tit-ullin Transform! dhe nëntitull Basedon an Albanian Fairy Tale. Ështëgjithashtu edhe në dy faqet elektron-ike të shitjes dhe blerjes së libravewww.amazon.com dhewww.barnes&noble.com

Autorja e librit Iva Çipuri, tha përgazetën “Rruga e Arbërit”, se libri derimë tani është pritur mjaft mirë nëqarqe të ndryshme të letërsisë, e teklexuesi në SHBA, sidomos ai ështëvlerësuar nga shqiptaro-amerikanët.

Gjate një aktiviteti që është zh-villuar në Filadelfia për promovimine librave të autorëve shqiptarë, që

jetojnë e punojnë në këtë qytet, kry-etari i shoqates ”Bijtë e Shqipes”,zoti Llazar Vero, ka folur ndër të tjeraedhe për librin e autores Iva Cipuri“Transform”. Ai ka thënë se: ”Ky nukështë libri i parë i kësaj autoreje botu-ar në anglisht. Libri i saj i parë ështëvellimi poetik “Lightfoam” i botuarnë Tiranë më 1998. Në Amerikë, më2005, ajo botoi në revistën përletërsinë e fëmijëve “Up the Bean-stalk”, poemen “Water is an animal”.Në fund të vitit që shkoi ajo botoilibrin “Transform”, mbështetur mbinjë përrallë shqiptare.

Libri është pritur mirë ngamedia dhe lexuesit, që në hapat epara të tij. E veçanta e kësaj autorejeqëndron në faktin se ajo ka vendo-sur të botojë kryesisht në anglisht dhe libri i fundit, flet për një nismëtjetër të bukur të saj, të shfrytëzojëme fantazi e frymë krijuese folklor-in, kulturën dhe traditën shqiptare.Ne kemi shumë nevojë për këtë, thafolësi, dhe tani i kemi të gjithamundësitë që brezi i ri i emigrantëveshqiptarë ta bëjë këtë jo vetëm nëanglisht, por edhe në gjuhë të tjeratë mëdha si në frengjisht, gjerman-isht, spanjisht, italisht, etj.

Ne kemi nevojë që historinë dhekulturën tonë ta njohë e gjithë bota,kësaj radhe të shkruar nga vetë sh-qiptarët dhe jo nga vetëm pak miq edashamirës të vendit tonë e mëshumë autorë dashakeqë të tij, kapohuar kryetari i shoqates ”Bijtë eShqipes”, zoti Llazar Vero . Për au-toren dhe krijimtarinë e saj kane foluredhe lexues të tjere, poetë, shkrimtarëe kritikë.

TRANSFORM

Libri i saj i sapobotuar në Shtetete Bashkuara të Amerikës, është në

zhanrin e fantazisë dhe titullohet“Transform”. Ky liber është bazuarmbi një përralle shqiptare dhe ështëshumë tërheqës për lexues të të gjithamoshave.

Ja me pak fjalë çfarë trajtohet nëkëtë libër.

Që nga faqja e pare e deri në atëtë fundit, libri mban erë Shqipëri, jovetem për faktin se është mbështe-tur mbi një përralle shqiptare, poredhe sepse autorja e ka patur këtë në

“Uji është kafshë” Uji është kafshë:Ai zvarritet,Fryme merr,Mblidhet kutullaç;Lëkurë të shumta ka:Të kaltra,Të gjelbra,Të kafta.VraponPërmes luginash,Fushash e rrëpirash,Nëntokë të flerë shtrihet,Pastaj pupthi hidhet,PengohetE përdridhet,Rënkon,Si luan çirret,Pastaj në pritë fshihet;Si gjarpërKullonFije-fije,Gjersa në kope të madhe mblidhet;Një çast gjithë inat zien,Çastin tjetër fare s’ndihet;Si ngjalëTë rrëshqetMes gishtërinjve,Pastaj të përmbledh me

forcë goxille.Uji është kafshë-O ti e zbut atë,O ai të gëlltit të tërë

IVA CIPURI Iva Çipuri, thonë ata që e njohën, është si gjithë të tjerët nga

Shqipëria. E lindur në Peshkopi, atje kreu dhe studimet e para. Nëvitin 1996 ajo mbaron Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, për gjuhënangleze në Universitetin e Tiranës. Për rezultate të larta në përfundi-min e Universitetit, emërohet po aty dhe fillon të japë mësim përgjuhën angleze. Mbas një viti, në vitin 1997, Iva largohet për nëGreqi ku punon në Ambasadën Amerikane në Athinë. Paralelisht jepedhe mësim në anglisht në shkollat greke.

Në vitin 1998 boton në Tiranë, librin e saj të parë “Lightfoam”,(Shkume drite), një përmbledhje poezish në gjuhën angleze. Në vitin2000, Iva shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2005del botimi i saj i dyte dhe i pari në Amerike me poezine “Water is anAnimal” (Uji është kafshë),që u botua në revistën e letërsisë për fëm-ijë “Up the Beanstalk”.

Iva ka bërë edhe mjaft përkthime / shqipërime. Disa prej tyre janëbotuar në revistën kulturore shqiptare Mehr Licht në Tiranë, si p.sh.:poezi nga katër poetë suedeze (Edith Sodergran, Par Lagerkvist, Gun-nar Ekelof, Harry Martinson), botuar në numrin 3 të revistes së sipër-përmendur në maj 1997 dhe “Shtëpia e magjepsur”, nje tregim ngashkrimtarja e shquar angleze, Virginia Woolf, botuar në numrin 5 tësë njëjtës revistë, në shkurt 1998. Iva Çipuri, së bashku me babain esaj sot punon e jeton ne qytetin e Filadelfias dhe është anëtare aktivee shoqatës “BIJTE E SHQIPES”. Ajo flet në gjuhët shqip, anglisht,frengjisht dhe greqisht.

B Ë H U N I P J E S Ë E G A Z E T Ë S !duke u pajtuar dhe duke bashkëpunuar

gazeta hap faqet e saj për të rinjtë e shkollave, kryesisht për ataqë pretendojnë të fillojnë rrugën e gazetarisë, duke krijuar hapsira të posaçme

për krijimet e tyreletrare e publicistike...ww

w.d

ibra

.org

Shkruaj dheti mendimin

tënd!

qendër të vëmendjes së saj. Stili isaj është elegant dhe i thjeshtë njëko-hësisht, interesant për lexuesit e tëgjitha moshave. Autorja ka dalebukur tej kufijve të përrallës, dhe kabërë që gjithë subjekti të tingëllojëherë-herë si një triller i ditëve tona,por i mbushur me fantazinë, alego-rinë e shquar dibrane dhe bukurinëe përrallave shqiptare. Në qendër tësubjektit është dashuria e dy të rin-jëve si mijëra e miliona dashuri të

bukura, por që u duhet të luftojnëkundër mallkimit që ka rënë mbi njëpopull të kthyer në dragon: “Drag-oners were normal human beingsbefore they started to fight with theSons of the Son…” Dy të rinjve uduhet të kalojnë shumë rreziqe. Rru-ga e tyre është e mbushur plot me tëpapritura, pengesa, zgjuarsi dhe ga-bime, fantazi dhe humor, është embushur, natyrisht, me transformimebefasuese.

Dragonieret, ishin njerëz normalpërpara se të fillonin të luftonin medjemte e Diellit. “Transform” ështënjë histori e pa kohë, që gëlon medashuri dhe urrejtje, me rreziqe dheguxim, me mençuri dhe çmenduri,me ankth dhe humor e mbi të gjitha,natyrisht me transformime. Kur vaj-za e guximshme e mbretit, gjithnjee etur për aventura, niset në kërkimtë të dashurit të saj të ikur, jo vetëmqë arrin të zbuloje sekretin e tij, pornjë botë e tërë e re dhe e çuditshmehapet përpara saj dhe e mbështjelltë tërën. Është një botë e mbushurme prova dhe rreziqe, në një vendkrijesash nën “mallkim”.

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected] i radhës së gazetës do të dalë çdo të diel të fundit të muajit.

16 - Nëntor 200831nr.

cyan magenta yellow black

Grafika: Studio “m&b”. Tel: (04) 2233 283.

kulturëKëngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Vera Laçibëri promovimin e albumit të saj “Oj Xhemile”

Më datë 12 nëntor në një ngasallat e Akademisë së Arteve,

këngëtarja e mirënjohur e muzikëspopullore Vera Laçi bëri promovimine albumit të saj “Oj Xhemile”. Umblodhën të gjithë bashkë, këngëtarëe artistë, qytetarë e njerëz dashamirëstë artit, biznesmen e politikanë. Ish-te pikërisht këngëtarja Vera Laçi ajoqë i bashkoi dibranët bashkë në njësallë dhe në qendër të metropolitshqiptar. Një promovim ky disi iveçantë për llojin e tij. Një takimmes miqsh e kolegësh, një mbrëmjee bukur, një festë mes këngëtarëve eartistëve. Gazetari i njohur sportivDefrim Methasani kishte marrë bar-rën më të vështirë në këtë spektakël. Ai drejtoi me profesionalizëm këtëaktivitet kulturor. Ishin të pranishëmdeputetët e Dibrës Sadri Abazi e Al-bert Faruku. Kishte ardhur për këtëaktivitet të veçantë nga Peshkopiaedhe kryetari i bashkisë zoti Ilir Kro-

Në sallën e koncerteve të mbushurpërplot në Qendrës kulturore

në Dibër të Madhe, më datë 27nëntor 2008, u mbajt një manifestimspektakël me tinguj e ritme sh-qiptare, kushtuar Ditës së Flamuritorganizuar nga Unioni Artistik iKombit Shqiptar në bashkëpunimme komunën Dibra e Madhe. Në këtëmanifestim merrnin pjesë përfaqë-sues të pushtetit vendor mes tyreedhe Azgan Aklaj, deputet nga Tira-na dhe president i Unionit Artistiktë Kombit Shqiptar dhe Agron Bux-haku, funksionar i BDI.

Siç u tha këtu spektakle të këtillaorganizohen në kuadër të 100-Vje-torit të Kongresit të Manastirit, 96vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sëShqipërisë, 76 vjetorit të vrasjes sëpatriotit Hasan Prishtina, 5 vjetorittë lumturimit të Nënë Terezës, nëvitin e Shpalljes së Pavarësisë sëKosovës,me rastin e Implementimittë Marrëveshjes së Ohrit, njohjennga Maqedonia të Pavarësisë së Ko-sovës, Aprovimit nga Parlamenti iEvropian i Rezolutës për Çamërinë,Futja e Shqipërisë në NATO etj. Nëkëto spektakle marrin pjesë këngëtarëe ansamble më të shquara të kombitshqiptar nga Tirana, Shkupi, Tetova,Dibra, Mali i Zi, Kosova e deri teÇamëria e diaspora.

Argëtim Fida, kryetar i komunësduke përshëndetur të pranishmittheksoi, “Urime Dita e Flamurit,urime 100- Vjetori i alfabetit, urimepër tërë përvjetorët e lavdishëm,urime mysafirëve, artistëve, art-dashësve nga tërë trojet etnike qësonte në Dibër të Madhe që sontenëpërmjet artit, këngës e valles,madhërojnë festën tonë më të mad-he kombëtare me moton “Njëkomb, një histori”. Shqiptarët ndërshekuj identifikuan veten nëpërm-jet flamurit që nga Piroja e Skender-

Vera Laçi menjë album të ri

si, i cili u fut i pari në valle mesartistëve dibranë.

-Na zbardhët faqen edhe këtu nëmetropolin shqiptar tha në fjalënpërshëndetëse kryetari i bashkisë. Jukeni bërë shumë për Dibrën dhe jatani po bëni dhe për vendin. Në këtëpromovim ishin dhe poetët AgimDoçi e Naim Plaku, biznesmeni Rak-ip Suli, këngëtarët Denis Delia,Hajredin Gjeta, Aranit Hoxha, Val-bona Mema, Vitore Matoshi, LirieRasha, Ingrid Jushi, Qerim Sula eSherif Dervishi.

Deputeti Sadri Abazi në fjalën etij tha:

-Sa mirë për artistët e Dibrës qëvlerat e tyre po i demonstrojnë edhekëtu në Tiranë. Jo vetëm kaq poredhe në skenat e botës dibranët kanëtreguar se në Dibër ka vlera të mëdhakulturore. Edhe deputeti AlbertFaruku përgëzoi këngëtaren Vera Laçibashkë me kompozitorin e mirënjo-

hur Edmond Zhulali-Mondi ka mar-rë pak nga Gjirokastra, tha AlbertFaruku, pasi këtë muzikë të bukur kaditur se kujt duhet me ia dhënë.

-Kjo sallë është e vogël për artistëtdhe këngëtarët dibranë, tha në fjalëne tij biznesmeni Rakip Suli. Dibranëte kanë treguar herët se kanë vlera dhekëto vlera të bukura që mbartin du-het që t’i demonstrojnë në jë sallëtjetër. Pse jo dhe në Pallatin e Kon-greseve.

Ky promovim sado që Defrim

Methasani u mundua që t’i jap ngjyrate seriozitetit doli edhe nga kornizatdhe çdo gjë u improvizua në çast nëato mjedise tepër festive dhe mëshumë se familjare. Bashkë me Verëndilnin edhe Liri Rasha me vajzën esaj Ingridin, Kujtim Shehu e Hajre-din Gjeta, Denis Delia e Aranit Hox-ha, Vitore Matoshi e Rita Lati, Val-bona Mema e Qerim Sula, Sherifi evetë Mondi. Kënga nisej nga Vera enuk dihej se kush e përfundonte.

-Të lumtë Vera, na kënaqe të

gjithëve. Dua dhe unë të isha pak siti por nuk mundem ,tha këngëtarjaValbona Mema. Sado që e këndojkëngën popullore por ja që nuk mun-dem që të këndoj si ti. Me ty vetëmbilbili mund të krahasohet. Kjo natëe bukur në Akademinë e Arteve ishtee dibranëve. Ndarja ishte me njëurim për Verën dhe takime të tjeramë të mëdha në metropolin shqiptar.Nga vetë këngëtarja Vera Laçi të pran-ishmit morën albumin në disk dhu-ratë. / Sh. Skarra

Festa e Pavarësisë

Dibër, spektakël festiv për Ditën e Flamuritbeu, Lidhja e Prizrenit, Alfabeti,Kongresi i Manastirit, Kongresi iDibrës dhe Vlora e 1912, kur ushpall Mëvetësia e Shqipërisë. Edhepse sot fatkeqësisht ekziston një ndar-je administrative e kombit tonë nëpesë shtete, po përjetojmë një peri-udhë të bashkimit shpirtëror. Sot fes-tojmë ditën e flamurit me dy shtetetë pavarura dhe gradualisht po kor-rigjohet gabimi i Kongresit të Ber-linit, Konferenca e Londrës dhe eParisit dhe apetitet grabitqare të fqin-jëve në të kaluarën. Flamuri kombëtarka bashkuar gjithnjë zemrat e sh-qiptarëve.

Në koncertin që zgjati tri orë parapublikut u paraqitën këngëtarët ArifVladi, raposodët dibranë Ibrahimdhe Elmaz Lala, Selim Beqiri dheNehat Kupa, pastaj këngëtarët NazifÇelaj, Elizabeta Marku, Bashkim Si-nani, Tahir Sinani, Shaban dhe Flui-da Zeneli, Nurie Miftari, Flora Te-turi, Evajete Fazliu, Xheladin Miftari,Tefik Osmani, Pajazit Murtishi dheFetije Beqiri me monologët kushtu-ar lirisë, Ansambli këngë e valle ngaTirana dhe SHKA Haki Stërmilli ngaDibra e Madhe .

Rexhep TORTE

PAJTOHUNI NË GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”Pajtimet në Tiranë mund t’i bëni pranë redaksisë së gazetës në numrat:

Cel: 068 31 19 232 ose në numrin fiks (04) 22 33 283.Pajtimet në Peshkopi mund t’i bëni pranë librarisë “Fleta XXI”, pranë Gjimnazit “Said Najdeni”,

me nr. tel: 0218 2 4233.Të interesuarit për abonime duhet të lënë patjetër emrin e saktë dhe adresën ku presin t’ju shkojë gazeta.

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected] .org