14
Frytet e realizimit të Teuhidit Hytbe e mbajtur nga shejhu i nderuar: Muhamed ibën Ramzan el Haxhiri

Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Frytet e realizimit te teuhidit

Citation preview

Page 1: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

Frytet e realizimit të

Teuhidit

Hytbe e mbajtur nga shejhu i nderuar:

Muhamed ibën Ramzan el Haxhiri

Page 2: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

2

Hytbja e parë:

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Atë e

falënderojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë

strehim tek Allahu nga e keqja e veteve dhe veprave tona. Atë

që Allahu e udhëzon nuk ka se kush e humbë, ndërsa atë që

Allahu e humb nuk ka se kush ta udhëzojë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut

të vetëm e të pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i

Dërguari i Tij. Më pas:

Robër të Allahut! Devotshmëria është shkak i çdo shpëtimi.

Ajo është lumturi në Dynja, është lumturi në jetën e varrit dhe

është lumturi Ditën e Takimit me Allahun. Transmeton

Bukhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah ibën

Mihsan el Ensarij radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar

Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:

نيا مو فكأنما حيزت لو الذ من أصبح آمنا في سربو ، معافا في جسذه ، عنذه قت ي

بحذافرىا

“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në

trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është

sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”

Allahu ekber! Sa kuptime gjithpërfshirëse, sa fjalë të

dobishme dhe këshilla të drejta përmban ky hadith? E si mos të

jetë, kur këto janë fjalët e Pejgamberit të zgjedhur sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem; atij i është dhënë retorika (dhe gojëtaria), të

Page 3: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

3

cilat janë fjalë të pakta në numër, por që përmbajnë kuptime

madhështore. E si mos të jetë kështu, kur këto fjalë kanë

përmbledhur të mirat e Dynjasë dhe Ahiretit; drejt realizimit të

të cilave i shkojnë nga pas individët, shoqëritë dhe shtetet.

Vërtetë ky hadith ka përfshirë disa çështje tërësisht

madhështore.

Sa i përket çështjes së parë: ajo ka të bëjë me thënien e

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush gdhihet dhe

është i sigurtë në veten e tij”, dhe kjo ka të bëjë me atë që sot

në gjuhën e bashkëkohore quhet “siguri e vendit”, apo “siguri e

popullit”, apo “siguri e shtetit”; kjo në varësi të shprehjeve që e

pëmbajnë këtë kuptim.

“shëndosh në trupin e tij”, e kjo ndryshe quhet “siguri

sanitare” (apo shëndetësore). “dhe zotëron ushqimin e asaj

dite”, e kjo në gjuhën bashkëkohore quhet “siguri ushqimore”.

Vështrojini këto tre fjalë të përmendura nga Pejgamberi

sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me anë të cilave e përkujton

njeriun se ai është në mes të hajrit, mirësisë dhe dhuntive të

shumta nga Dhuruesi i Madh i të mirave azze ue xhel-le.

Atij që i përmbushen këto tre gjëra (të lartpërmendura),

atëherë ai jeton jetën e mbretërve, jetën e pasanikëve dhe jetën e

atyre që nuk u ka humbur asgjë nga kjo Dynja. Çfarë kërkojnë

(njerëzit) në të? Çfarë gjëje dëshirojnë? Çfarë gjëje synojnë?

Ata dëshirojnë të jenë të sigurtë në vendet e tyre, të

shëndoshë (me shëndet), dhe të kenë siguruar me çfarë të

Page 4: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

4

ushqehen; pra, nëse je i tillë o rob i Allahut, dhe ke siguruar këto

tre gjëra, atëherë nuk ke humbur asgjë nga kjo Dynja, sepse

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “atëherë

është sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.” Pra, e ka

marrë dhe nuk i ka humbur gjë prej Dynjasë, por atij i janë

mbledhur çdo gjë e saj, dhe është sikur ta ketë përpara duarve

duke mos i ikur asgjë.

Po kthehem dhe një herë tek ky hadith si përkujtim;

transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah

ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam

dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:

نيا مو فكأنما حيزت لو الذ من أصبح آمنا في سربو ، معافا في جسذه ، عنذه قت ي

بحذافرىا

“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në

trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është

sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”

Robër të Allahut! Vërtetë siguria është fryt prej fryteve të

realizimit të Teuhidit. Allahu tebareke ue teala na ka lajmëruar

rreth kësaj gjëje, dhe ka thënë:

ى ميحذو ل ي بسا يماني ب م أل لي ٱمن لذين آمنا

“Sa për ata që besojnë dhe nuk e pleksin besimin e tyre me

padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të

udhëzuar.” [el En’am: 82].

Page 5: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

5

Çfarë do të thotë kjo? “Sa për ata që besojnë”, dmth e

veçojnë Allahun me adhurim. “dhe nuk e pleksin”, dmth nuk e

përziejnë. “besimin e tyre”, dmth Teuhidin e tyre. “me

padrejtësi”, dmth me shirk. “pikërisht atyre u takon siguria

dhe ata janë të udhëzuar”, dmth siguri në jetën e kësaj bote

(në Dynja), siguri në jetën e varrit dhe siguri Ditën e Ringjalljes

përpara Allahut Fuqiplotë.

Shikoni o robër të Allahut, sesi frytet e Teuhidit mbeten

dhe vazhdojnë; Teuhidi është lumturi në Dynja dhe Ahiret. E për

kë është lumturi? Kjo për ata që e veçojnë Allahun me adhurim;

atyre u takon siguria e plotë, siguri me plot kuptimin e fjalës.

Kjo është një dhunti prej Allahut, Ai është i Cili ua ka dhënë

këtë. Ai është i Cili u jep atyre qetësisë, rehatinë dhe prehjen,

ndërsa të tjerët janë të frikësuar; edhe pse rreth tyre janë rojtarët,

ndërsa të tjerët janë në ankth; edhe pse qëndrojnë në ndërtesa të

sigurta.

Sa i përket atij që e veçon Allahun me adhurim, ai është i

sigurtë, edhe nëse rreziqet përreth tij janë të shumta. Ai është i

sigurtë dhe i bindur në premtimin dhe kërcënimin e Allahut. Ai

që mediton rreth asaj që Allahu u ka premtuar besimtarëve, do të

vërejë se Teuhidi ka fryte madhështore, ku prej tyre është

siguria. Madje Allahu tebareke ue teala i ka përkujtuar

kurejshitët që të kthehen tek Zoti i tyre, në mënyrë që hajri,

siguria dhe rehatia të vazhdojë tek ata. Allahu i ka thënë atyre:

م آمني من ف يعبذا ىذا البيث الذ أ عمي من جوم

Page 6: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

6

“Prandaj le ta veçojnë me adhurim Zotin e kësaj shtëpie

(Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë

frike.” [Kurejsh: 3-4].

الحات ليسحخ فني في ٱ ض كما سحخ ف عم ا لص عذ هللا الذين آمنا منك

في لن لي من بعذ ليبذ نن لي ديني لذ جضى لي ليمك الذين من قب ي

أمنا يعبذنني ي ركو بي ي ا

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që

bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë prijësa në Tokë, ashtu si i

ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me

të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë

në siguri. Le të më adhurojnë vetëm Mua e të mos më

shoqërojnë asgjë dhe askënd (në adhurim) .” [en-Nur: 55].

Ky është një premtim i kushtëzuar. Allahu i ka dhënë

njerëzve premtim duke i kushtëzuar që ta veçojnë dhe mos t’i

shoqërojnë asgjë në adhurim. Cilido që synon sigurinë pa

realizuar Teuhidin, atëherë (le ta dijë se) nuk ka siguri, mirëpo

ndodh që të drejtat të ruhen, dhe në mungesë të mbikëqyrjes, i

afërmi e cenon të afërmin.

Mirëpo, kur Teuhidi është prezent, atëherë kjo mbikëqyrje

është në zemër, kjo mbikëqyrje gjendet tek vetë njeriu dhe

gjendet në brëndësi; sepse njeriu ka besur premtimin dhe

kërcënimin e Allahut.

Nuk ka frikë nga ndëshkimi i shtetit, as nga ndjekjet penale

të ligjit, por ai ka frikë nga mbikëqyrja e Allahut, dhe i ruan

kufijtë e vendosur nga Allahu azze ue xhel-le; duke ruajtur

Page 7: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

7

fqinjin përpara shtëpisë së tij, e kjo për shkak të besimit që ka në

zemër.

Kështu pra duhet të jesh o rob i Allahut. Ai që mediton në

lidhje me gjendjen e shumë prej vendeve Islame sot, lidhur me

ngjarjet që ndodhin; e lusim Allahun tebereke ue teala që t’i

“shuaj” trazirat, dhe të mbrojë gjakrat e muslimanëve. A mos

vallë (në këto vende muslimane) ka zemërim për Teuhid?

Shumica e zemërimeve, ose janë për demokracinë, ose për lirinë.

Ku është ai që thotë: adhuroni Allahun dhe mos i bëni shirk

Atij? Ndiqni Sunetin dhe braktisni bidatet? Ku janë ata që bëjnë

të tilla thirrje? A nuk jemi krijuar për këtë? Po! Për këtë jemi

krijuar pasha Allahun!

Nëse ne realizojmë atë për të cilën jemi krijuar, atëherë ne

do të na vijë premtimi i Allahut; siguria, mbrojtja, furnizimi me

bollëk, mirësitë e shumta të cilat janë të vazhdueshme dhe të

pandërprera, e kjo sepse është premtim prej Allahut, dhe Allahu

nuk e thyen premtimin.

Them këto fjalë, dhe i kërkoj falje Allahut.

Hytbja e dytë:

Falenderimi i përket Allahut ashtu siç i takon, salavatet dhe

selamet qofshin mbi atë që ska të dërguar pas tij, mbi familjen

dhe shokët e tij.

Page 8: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

8

Më lart, përmendëm lidhur me sigurinë e vendit, se ajo është fryt

prej fryteve të realizimit të fetarisë ndaj Allahut; duke e

adhuruar Allahun të vetëm e të pashok, duke vazhduar me

qëndrueshmëri të palëkundur në ndjekje të fesë dhe Pejgamberit

sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke u ruajtur nga bidatet, duke iu

përmbajtur bindjes së Allahut, duke u larguar nga gjynahet, nga

të këqijat, epshet dhe dyshimet; Allahu na mbroftë neve dhe

juve prej tyre!

Pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush

gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij”, ai shtoi: “shëndosh

në trupin e tij”. Shiko o rob i Allahut se çfarë dhuntie të ka

dhënë Allahu përmes shëndetit. Bëhu falenderues i Allahut,

sepse ti je prej atyre që ecin, dëgjojnë dhe shikojnë; pra bëhu

falenderues i Allahut për këto gjymtyrë të trupit.

ٱف ذ ق يي ما ج كرو ٱبصا م جع لك لس لذ أن أك ق ى

“Thuaju: “Ai është që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë

dëgjimin, shikimin dhe zemrat, e megjithatë ju pak e

falënderoni!” [el Mulk: 23].

Allahu të ka begatuar me këto mirësi, andaj bëhu prej

falenderuesve të Allahut! Sytë tuaj shikojnë, ndërsa të tjerët janë

të verbër. Ti flet dhe dëgjon, kurse ka të tjerë që nuk i kanë këto

mirësi. Pra, bëhu falenderues i Allahut për mirësitë që t’i ka

dhuruar. Ti logjikon, ndërsa ka të tjerë që janë budallenj. Ti

ecën, ndërsa ka të tjerë që janë sakatë. Ti je shëndosh në organet

e brëndshme (të stomakut), në zemrën tënde, mëlçinë dhe trupin

Page 9: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

9

tënd, ndërsa ky tjetri ka sëmundje në zemër, mëlçi, diabet,

tension etj. Kush është ai që të ka mbrojtur? Kush është ai që të

ka dhënë shëndet? A nuk duhet ta falenderosh Allahun për këto

mirësi?! Falenderim për to është që (këto mirësi) t’i shfrytëzosh

në adhurimin e Allahut. Falenderim për to është që të dëgjosh

vetëm atë që e kënaq Allahun, të flasësh vetëm atë që e kënaq

Allahun, të shikosh, të kuptosh, të ecësh dhe të përpiqesh ta

adhurosh Allahun me këtë trup që posedon, sepse mirësitë e

Allahut janë të shumta:

ا نعمة هللا جحصىا و جعذ

“Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund

t’i llogarisnit ato.” [en-Nahl: 18].

Pra, o rob i Allahut, të gjitha këto mirësi janë dhunti prej

Allahut, dhe dhuntitë e Tij janë të shumta, andaj bëhu

falenderues.

ل ن كرج ٱ يذنك

“Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë

begatitë e Mia.” [Ibrahim: 7].

Sa më shumë që ta falenderosh Allahun, po aq të shton Allahu

prej mirësive të Tij; dhe Allahu i jep mirësi kujt dëshiron.

Dije o rob i Allahut, se për çdo mirësi trupore apo materiale nga

Allahu, apo çfarëdo mirësie që ta ka dhuruar, dije se je i

sprovuar me dy gjëra:

Page 10: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

10

Ose je prej falenderuesve.

Ose je prej mosmirënjohësve.

Falenderuesit e Allahut tebareke ue teala, janë ata të cilët

(mirësitë) i kanë përdorur për të kënaqur Allahun. Ndërsa shenjë

e mosmirënjohjes, është që këto mirësi njeriu t’i shfrytëzojë në

gjëra që e zemërojnë Allahun.

Kujdes veten o rob i Allahut! Sepse shikimin e ke amanet,

dëgjimin e ke amanet, gjuhën e ke amanet, gjymtyrët i ke

amanet... dhe të gjitha kanë për të fëlliqur nëse nuk i përdor për

të kënaqur Allahun:

ج يذ أ ج ي بما كانا يكسبو جك منا أيذيي اىي نخح ع ى أف لي

“Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e

tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë

bërë.” [Jasin: 65].

Dije o rob i Allahut, se fëlliqja që ia bën vetes, do të ndodhë

përpara se të dëshmojnë gjërat e tjera. Dije se toka do të

dëshmojë:

خ أ با ىا م ذم جحذ ي

“Atë Ditë ajo (toka) do të tregojë lajmet e saj.” [ez-Zelzeleh:

4].

Gjithashtu, dije se çfarë është bërë dhe vepruar, çdokush do të

dëshmojë atë që ka dëgjuar dhe shikuar. Dhe Ai do t’i flasi

atyre, ndërsa këta njerëz do të flasin rreth çdo gjëje që e kanë

Page 11: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

11

bërë dhe vepruar. Përfito dhe pendohu në këtë Dynja përpara se

të takosh Allahun me gjynahet tuaja; dmth shpejto që nga ky

moment, dhe mos e përdor një mirësi që Allahu ta ka dhuruar

për të hidhëruar të Plotëfuqishmin azze ue xhel-le.

Shpjetohu! Shpejtohu! Sepse kjo botë është vetëm një çast

përpara dhënies lamtumirë, është një qëndrim përpara se të

zhvendosesh... pra, përfito dhe pendohu, sepse nëse neglizhon,

përton, nëse i shtyn gjërat dhe çdo ditë i thua vetes “nesër”!

“Pasnesër”! do të vijë vdekja, dhe do të merren shpirtrat, mirëpo

çfarë justifikimesh do të kenë përpara Krijuesit të tyre?!

Sa i përket çështjes së tretë, pasi ka thënë:

“i sigurtë në veten e tij, shëndosh në trupin e tij”, ka shtuar:

“dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, që është rrisku.

“i sigurtë në veten e tij”, dmth në pasurinë e tij, fëmijët,

pasardhësit, në pasuritë e tundshme, në pasuritë e patundhsme,

në fermat etj; kjo është siguria në vetvete.

Rruga e njeriut, posedimet e tij, familja, pasuria; si është kur je i

sigurtë në këto gjëra? Kjo është një mirësi e pakrahasueshme.

E lusim Allahun që të largojë nga vendet muslimane frikën,

tmerrin dhe ta zëvendësojë me siguri dhe qëndrueshmëri.

Poashtu (e lusim) që të mbrojë gjakun e muslimanëve, dhe

njerëzit më të mirë t’i bëjë prijësa të tyre. (e lusim) që prijësat e

muslimanëve t’i bëjë mëshirë për popullin, të cilët gjykojnë mes

Page 12: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

12

tyre me Ligjin e Allahut; me Librin e Allahut, dhe me Sunetin e

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Më pas, dijeni se ne jemi në mirësi të mëdha... për shkak të

thënies së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“dhe zotëron ushqimin e asaj dite”, le të shikojmë se çfarë ka

në shtëpiat tona, dhe çfarë ushqimesh kanë raftet tona; a kanë

ushqim për një ditë? Apo për shumë ditë? Apo mos kanë për

javë dhe muaj të tërë? Sa mirësi gjenden brenda tyre? Sa ushqim

ka brenda tyre?

Dijeni Allahu ju begatoftë, se ne jetojmë në një kohë kur këto

gjëra janë të përhapura, bile ndoshta të është mundësuar që

frutat e verës t’i hashë në dimër, ndërsa frutat e dimrit t’i hashë

në verë.

Këto janë prej gjërave më të cilat Allahu nderonte evlijatë e Tij

më përpara; ngase mungonin mjetet konservuese, Allahu i

furnizonte ata me këto gjëra si dhunti dhe nderim prej Tij.

Kurse ti o rob i Allahut po begatohesh me mirësitë e të parëve, a

je pra ti prej falenderuesve? A je prej atyre që i përgjigjen

urdhëresave të Allahut lidhur me këto mirësi që t’i ka dhuruar?

Apo je prej atyre që hajnë, ushqehen dhe i përdorin (këto mirësi)

në të keqe?! I përdor në mosbindje dhe në gjynah.

O robër të Allahut! Dijeni Allahu ju begatoftë se ky është prej

haditheve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili

përmban këto kuptime të gjëra dhe të plota. E përsëris:

Page 13: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

13

Transmeton Buhariu në librin el Edebul mufrad, nga Ubejdullah

ibën Mihsan el Ensari radijAllahu anhu se ka thënë: kam

dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë:

نيا مو فكأنما حيزت لو الذ من أصبح آمنا في سربو ، معافا في جسذه ، عنذه قت ي

بحذافرىا

“Kush gdhihet dhe është i sigurtë në veten e tij, shëndosh në

trupin e tij dhe zotëron ushqimin e asaj dite, atëherë është

sikur iu është mbledhur e gjithë Dynjaja.”

Çfarë lakmon? Çfarë të tërheq? Në një kohë kur i ke të gjitha,

(dhe Dynjaja) është sikur një copë që është kapur nga të gjitha

cepat, e më pas të është dhënë në dorë; asgjë e Dynjasë nuk të ka

humbur. O robërit e Allahut! Është obligim për robin që t’i

përdor këto mirësi në bindjen e Allahut dhe në adhurimin e Tij

të Vetëm.

E lus Allahun tebareke ue teala që të na japë ne dhe juve

lumturinë dhe kërkojmë strehim tek Allahu nga rruga e mjerimit.

O Zot! Krenoje Islamin dhe muslimanët, përdhose idhujtarinë

dhe idhujtarët!

O Zot! Ndihmoji robërit e Tu muvahidin-ë (që të veçojnë Ty me

adhurim)!

O Zot! Na jep sukses drejt kënaqësisë Tënde, dhe na largo nga

hidhërimi Yt, o i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!

Page 14: Frytet e realizimit te teuhidit - Shejkh Muhamed Ramzan El Haxhiri

www.ForumiSelefi.net

14

E lus Allahun tebareke ue teala që të na bëjë ne dhe juve prej

atyre që e adhurojnë Allahun siç i takon Atij, të na bëjë prej

atyre që e falenderojnë dhe e kujtojnë, që pendohen dhe

kërkojnë falje. Salavatet dhe selamet qofshin mbi zotëriun e

njerëzimit.

Burimi i transkriptit:

http://www.imam-malik.net/vb/showthread.php?t=3585

Përktheu: Besmir Cacani

Kontrolloi: Emin Ago