17
1 BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE KOMISIONI I PROVIMEVE TË AFTËSIVE PROFESIONALE Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë 11 Maj 2019 Seksioni 1 Pyetje me alternativa (1 pikë secila). Zgjidhni alternativën e saktë, pa dhënë sqarime. 1. Pronësia mbi monedhat dhe letrat me vlerë të vjedhura: A. Fitohet me parashkrim fitues me titull; B. Fitohet me mirëbesim; C. Fitohet me gjetje; D. Nuk fitohet pronësia mbi to. Përgjigja e saktë është alternativa (B) 2. Për regjistrimin fillestar të shoqërive aksionare nuk është e nevojshme të regjistrohen: A. Numri i anëtarëve të organeve drejtuese; B. Akti i themelimit; C. Të dhënat e identifikimit të ekspertit kontabël/Auditues Ligjor; D. Forma e aksioneve të nënshkruara. Përgjigja e saktë është alternative (B) 3. Ortakët/aksionerët mund të kontribuojnë me shërbime për themelimin e shoqërisë: A. Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar; B. Në shoqëritë anonime; C. Në të gjitha shoqëritë tregtare; D. Në asnjërën prej tyre; Përgjigja e saktë është alternative (D)

BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE KOMISIONI I PROVIMEVE TË ... me pergjigje... · kthimin e asaj që ka paguar, si dhe të gezojë frytet dhe kamatat nga dita e pagimit, nese personi

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

1

BORDI I MBIKËQYRJES PUBLIKE KOMISIONI I PROVIMEVE TË AFTËSIVE PROFESIONALE

Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë

11 Maj 2019

Seksioni 1 Pyetje me alternativa (1 pikë secila). Zgjidhni alternativën e saktë, pa dhënë sqarime. 1. Pronësia mbi monedhat dhe letrat me vlerë të vjedhura:

A. Fitohet me parashkrim fitues me titull; B. Fitohet me mirëbesim; C. Fitohet me gjetje; D. Nuk fitohet pronësia mbi to.

Përgjigja e saktë është alternativa (B)

2. Për regjistrimin fillestar të shoqërive aksionare nuk është e nevojshme të regjistrohen:

A. Numri i anëtarëve të organeve drejtuese;

B. Akti i themelimit;

C. Të dhënat e identifikimit të ekspertit kontabël/Auditues Ligjor;

D. Forma e aksioneve të nënshkruara.

Përgjigja e saktë është alternative (B)

3. Ortakët/aksionerët mund të kontribuojnë me shërbime për themelimin e shoqërisë:

A. Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar;

B. Në shoqëritë anonime;

C. Në të gjitha shoqëritë tregtare;

D. Në asnjërën prej tyre;

Përgjigja e saktë është alternative (D)

2

4. Ortaku i kufizuar në një shoqëri komandite përballon humbjet e shoqërisë deri në:

A. Vlerën e pjesës së tij në kapital;

B. Vlerën e kontributeve ende të pashlyera;

C. Vlerën e fitimit të tij;

D. a+b.

Përgjigja e saktë është alternativa (D)

5. Ortakët, që kanë marrë nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dividendë, përgjigjen

personalisht ndaj shoqërisë për kthimin e dividendëve kur:

A. Nuk është lëshuar certifikata e aftësisë paguese;

B. Pavarësisht lëshimit të certifikatës, këta ortakë kanë pasur dijeni për gjendjen e

paaftësisë paguese të shoqërisë;

C. Në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishin pasur dijeni për këtë

gjendje;

D. Të treja alternativat janë të sakta.

Përgjigja e saktë është alternative (D)

6. Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen për ta konsideruar figurën e veprës penale

të “Mospagimit të taksave dhe Tatimeve” të konsumuar:

A. Mospagimi i tatimeve dhe taksave brënda afatit të caktuar;

B. Mundësia materiale e pagimit të tatimit dhe taksës;

C. Ndaj personit, të jetë marrë masa administrative;

D. Të gjitha alternativat e mësipërme;

Përgjigja e saktë është alternative (D)

7. Cili nga subjektet e Ligjit nr.9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të

Parave dhe Financimin e Terrorizmit’’ i ndryshuar, nuk licencohet nga Banka e

Shqipërisë?

A. Subjektet bankare;

B. Zyrat e këmbimeve valutore;

C. Shoqëritë të cilat merren me sigurimin e jetës ose risigurimin, agjentët apo

ndërmjetësit e tyre si dhe fondet e pensionit;

D. shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre;

Përgjigja e saktë është alternative (C)

3

8. Për cilën periudhë të raportit mjekësor punëmarrësi paguhet nga punëdhënësi i tij dhe

sa është masa e kësaj pagese?

A. Për 30 ditët e para të raportit mjekësor, në masën 100% të pagës;

B. Për 30 ditët e para të raportit mjekësor në masën 80% të pagës;

C. Për 14 ditët e para të raportit mjekësor në masën 80% të pagës;

D. Për 14 ditët e para të raportit mjekësor, në masën 100% të pagës.

Përgjigja e saktë është alternative (C)

9. Kush kërkon fillimin e procedurës së falimentimit?

A. Administratori; B. Gjykata; C. Debitori; D. Përmbarimi;

Përgjigja e saktë është alternative (C)

10. Në kategorinë e kreditorëve të falimentimit nuk përfshihen:

a. Kreditorë të siguruar; b. Kreditorë të preferuar; c. Kreditorë të pasiguruar; d. Kreditorë kujdestar.

Përgjigja e saktë është alternative (D)

Seksioni II E Drejta civile

11. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE i ka faturuar personit A, shumën prej

27 000 lekësh për muajin dhjetor 2018. Ndërkohë në muajin janar 2019 personi A derdh

shumën përkatëse në llogarinë bankare të OSHEE dhe kërkon verifikimin e matësit elektrik,

pasi gjatë këtij muaji ai ka qenë jashtë shtetit dhe nuk ka shpenzuar energji, madje personi

A pretendon që kjo është një taktikë e papërshtatshme që OSHEE e përdor çdo fund viti me

qëllimin që të pasqyrojë sa më shumë të ardhura në pasqyrat e veta financiare. Nga

verifikimet rezulton se personi A ka shpenzuar energji në vlerën vetëm të 7 000 lekëve,

gjithashtu edhe fatura e lëshuar nga OSHEE ka të printuar të njëjtën shifër, por disa njolla

të zeza boje të lëshuar nga printeri e bëri personin A të besonte se shifra ishte 27 000 lekë.

4

Kërkohet:

Cilat do të jenë të drejtat dhe detyrimet e palëve (personit A dhe OSHEE) në këtë rast?

Bazuar në cilin parim/argument? Tregoni në mënyrë të detajuar zërat e detyrimeve në

rastin e mësipërm; si dhe në rastin që nga verifikimet përkatëse do të kishte rezultuar se

pretendimet e A janë të vërteta dhe OSHEE qëllimisht kishte shënuar shifrën 27 000 lekë.

(4 pikë)

Përgjigje:

Personi A ka të drejtën për kthimin e shumës që ka paguar më shumë sesa fatura

përkatëse, konkretisht në shumën 20 000 lekë. OSHEE ka detyrimin të kthejë shumën që

është paguar mbi vlerën totale të faturës, konkretisht në shumën 20 000 lekë. Secila palë

ka të drejtën dhe detyrimin të marrë dhe të kthejë reciprokisht atë çka nuk ishte një

detyrim i ligjshëm. (1 pikë)

Bazuar në cilin parim/argument?

Sipas ligji parashikohet se: Cilido që ka berë një pagim të padetyruar, ka të drejtë të kerkojë

kthimin e asaj që ka paguar, si dhe të gezojë frytet dhe kamatat nga dita e pagimit, nese

personi që ka marrë pagesën është në keqbesim, dhe nga dita e kërkesës per kthim, kur

personi është në mirëbesim. (Alternative: nëse jepen argumente mbi begatimin pa shkak të

konsiderohet përgjigje e saktë) (1 pikë)

Tregoni në mënyrë të detajuar zërat e detyrimeve në rastin e mësipërm; si dhe në rastin që

nga verifikimet përkatëse do të kishte rezultuar se pretendimet e A janë të vërteta dhe

OSHEE qëllimisht kishte shënuar shifrën 27 000 lekë.

- Në rastin e mësipërm, meqënëse të dyja palët ishin në mirëbesim atëherë OSHEE do të

paguajë vetëm detyrimin prej 20 000 lekësh që ajo ka arkëtuar më tepër sesa ishte detyrimi

i A-së, si dhe kamatëvonesat duke filluar nga dita e kërkesës që ka berë A.

Zërat:

- detyrimi kryesor (që përbëhet nga pagimi i padetyruar)

- kamatëvonesat nga dita që A ka bërë kërkesë pranë OSHEE për verifikim.

(nëse thuhet vetëm detyrimi kryesor përgjigjia gjithësesi të konsiderohet e saktë) (1 pikë)

- Në rastin se OSHEE qëllimisht/në keqbesim ka faturuar më shumë se detyrimi real atëherë

ajo duhet të kthejë përveç shumës prej 20 000 lekësh, edhe kamatëvonesat/interesat nga

dita (nga muaji janar) që A ka kryer pagesën e faturës për llogari të OSHEE. (1 pikë)

Zërat:

- detyrimi kryesor (që përbëhet nga pagimi i padetyruar)

- kamatëvonesat që nga dita që është kryer pagesa e faturës.

[*Sqarim - çdo përgjigje që pak a shumë i ngjan llogjikës së mësipërme në përgjithësi të

konsiderohet e saktë, pavarësisht nga terminologjia juridike e përdorur.]

5

12. Personi A në një aksident automobilistik dëmton automjetin e personit B.

Personi B kërkon shpërblimin për dëmin që ka pësuar automjeti në masën 125 000 lekë,

shpërblimin prej 40 000 lekësh që do të paguajë për transportin gjatë kohës që automjeti

është në ofiçinë për t'u rregulluar, si edhe shpërblimin e dëmit për arsye se gjatë shkaktimit

të aksidentit ai humbi një takim të rëndësishëm në kompaninë e tij ku do të nënshkruante

një kontratë mjaft të leverdishme me administratorin e një shoqërie furnitore, ku fitimi i

llogaritur do te ishte 250 000 lekë në vit.

Kërkohet:

a) A duhet të përgjigjet personi A për shpërblimin e dëmit ndaj personit B? Në cilën masë?

Për cilat arsye?

b) A ka të drejtë personi B të kompensohet për shumën prej 250 000 lekësh? Cila është

shuma totale mbi të cilën personi B ka të drejtën e dëmshpërblimit?

(5 pikë)

Përgjigje:

a) - (3 pikë)

- Personi A duhet të përgjigjet për dëmshpërblimin ndaj personit B në masën e dëmit që ka shkaktuar.

- Dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga humbja e pësuar dhe fitimi i munguar. Për këtë arsye personi A do të përgjigjet për dëmin mbi automjetin në vlerën 125 000 lekë dhe për shpenzimet e transportit që personi B duhet të kryejë për shkak të dëmit që pësoi automjeti i tij, në vlerën 40 000 Lekë.

- Arsyet se pse personi A do të përgjigjet për dëmet e mësipërme janë: Personi që, në menyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë demin e shkaktuar. (Në marrëdhënien e mësipërme ekziston veprimi i paligjshëm, dëmi, lidhja shkakësore midis veprimit të paligjshëm dhe dëmit si dhe faji i shkaktuesit të dëmit).

b) (2 pikë)

- Personi B nuk mund të dëmshpërblehet për dëmin e pretenduar prej 250 000 lekësh, pasi ky dëm (fitim i munguar) nuk është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të personit A. Në këtë rast mungon lidhja shkakësore si element i qenësishëm në shkaktimin e dëmit, pasi pasoja e ardhur (mosnënshkrimi i kontratës së furnizimit) është mjaft e largët në raport me veprimin e paligjshëm (aksidentin automobilistik). [Ligji parashikon: Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit te personit.]

- Shuma totale e dëmit të shpërblyer do të jetë gjithsej 165 000 lekë, e përbërë nga dëmi i pësuar në vlerën 125 000 lekë dhe fitimi/kursimi i munguar në vlerën 40 000 lekë.

6

Seksioni III E Drejta Tregtare dhe e Shoqërive 13. Cilat janë të dhënat e detyrueshme që duhen regjistruar në regjistrin tregtar për

shoqëritë tregtare?

(4 pikë) Përgjigje:

Për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare janë të detyrueshme këto të dhëna: a) emri; (0,5 pikë) b) forma; (0,5 pikë) c) data e themelimit; (0,5 pikë) ç) të dhënat e identifikimit të themeluesve; (0,5 pikë) d) selia; (0,5 pikë) dh) objekti, në qoftë se është i përcaktuar; (0,3 pikë) e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar; (0.2 pikë) ë) të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre. (0,5 pikë) f) specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve. (0,5 pikë)

14. Në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, a ka tagër administratori të ndërpresë

marrëdhëniet me shoqërinë, përpara përfundimit të mandatit? Nëse po, si veprohet?

(3 pikë) Përgjigje:

Administratori, mund të jap dorëheqjen nga detyra e tij, për shkaqe të arsyeshme, duke

bërë njoftimin paraprak, në një kohë të përshtatshme, për të mundësuar vazhdimin e

veprimeve nga administratorët e tjerë, me përjashtim të rasteve kur dorëheqja e

menjëhershme vlerësohet e justifikuar për një arsye të rëndësishme.

15. Në shoqëritë aksionere, a është e mundur që aksionari të jetë njëkohësisht

administrator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës? Argumentoni përgjigjen tuaj. (3 pikë)

Përgjigje:

Në nenin 166/1 të ligjit “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregtare”, përcaktohet se:”Në

sistemin me dy nivele, administratorët drejtojnë shoqërinë dhe marrin vendime për

mënyrën e vënies në zbatim të politikave tregtare, ndërsa këshilli mbikëqyrës, këqyr

vënien në zbatimin të këtyre politikave dhe përputhje me ligjin. Bazuar në sa më sipër, si

dhe në parimin e ndarjes së kompetencave, aksioneri nuk mund të jetë njëkohësisht

administrator dhe antarë i këshillit mbikëqyrës të së njëjtës shoqëri.

7

16. Cfarë nënkupton termi dividend? A mund të shpërndahet ky i fundit nga dega e një

shoqërie të huaj?

(3 pikë) Përgjigje:

Fitimi i deklaruar në pasqyrat financiare të shoqërisë që vendoset të ndahet ndërmjet

ortakëve të shoqërisë, njihet me termin dividendë

Për sa i përket ndarjes së dividendit nga dega e një shoqërie të huaj, vlen të theksojmë

se kjo e fundit ka personalitetin juridik të shoqërisë që e ka krijuar. Për rrjedhojë. edhe

fitimet e kësaj të fundit konsiderohen si të shoqërisë. Dega e shoqërisë së huaj pas

zbritjes së shpënzimeve si dhe ruajtjes së rezervës sipas legjislacionit shqiptar, i kalon

fitimin shoqërisë së huaj.

Sa më sipër, vendimet për ndarjen e dividendit merren nga organet drejtuese të

shoqërisë së huaj dhe jo nga dega e saj.

17. Kush janë organet e shoqërisë aksionere?

(4 pikë) Përgjigje:

Organet e shoqërive aksionare janë:

a) asambleja e përgjithëshmë;

dhe në varësi të dispozitave të statutit,

b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht,

funksione administrimi e mbikëqyrjeje të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një

nivel);

c) këshilli mbikëqyrës dhe një apo më shumë administrator, ku funksionet e

administratorit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre dy organeve (sistemi

me dy nivele).

18. Për të regjistruar një shoqëri aksionere me ofertë publike, cfarë vlere duhet të këtë

kapitali minimal?

(4 pikë) Përgjigje:

Për të rregjistruar një shoqëri aksionare me ofertë publike, kjo e fundit nuk mund të

ketë një kapital më të vogël se 10,000,000 lekë.

8

19. Cfarë kuptoni me termin “sekret tregtar”, rëndësia dhe mjetet mbrojtëse?

(4 pikë) Përgjigje:

Sekreti tregtar është një e dhenë e vlerësuar nga shoqëria si informacion i brendshëm

apo dokument, që shoqëria mbron në mënyrë të përshtatshme, i cili nëse do ti përhapej

personave të paautorizuar do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm të interesave

tregtare të shoqërisë.

Nuk përben sekret tregtar, informacionim që duhet të bëhet publik në bazë të ligjit, që

lidhet me shkeljen e ligjit apo që duhet të publikohet në bazë të praktikave të mira

tregtare e të parimeve të etikës tregtare. Përhapja e këtij informacioni vlerësohet e

ligjshme, nëse ndërmjet këtij akti synohet të mbrohet interesi publik.

20. Kur Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, mbetet me ortak të vetëm, cilat janë veprimet

që duhet të kryejë ortaku i vetëm, përgjegjësia e mosveprimit të tij si dhe statusi në

vazhdim i kësaj shoqërie?

(3 pikë) Përgjigje:

a) Nëse shoqëria mbetet me një ortak, atëherë ortaku i vetëm detyrohet ta regjistrojë

këtë fakt, sipas nenit 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007. (1 pikë)

b) Nëse ortaku i mbetur nuk përmbush këtë detyrim, atëherë ai përgjigjet personalisht

për detyrimet që shoqëria ka marrë përsipër. (1 pikë)

c) Nga çasti i regjistrimit të ndryshimit, sipas pikës 1 të këtij neni, shoqëria tregtare vijon

si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me ortak të vetëm. (1 pikë)

21. Anulimi i kuotave nga shoqëria, parashikohet në statutin e një shoqërie me përgjegjësi

të kufizuar? Cilat janë pasojat e anulimit të kuotës?

(3 pikë) Përgjigje:

a) Statuti mund të parashikojë të drejtën e shoqërisë për të anuluar një kuotë. Në këto

raste statute duhet të parashikojë shkaqet e procedurat për anulimin e likuidimin e

kuotës. (1 pikë)

b) Kuota mund të anulohet në çdo rast me miratimin e ortakut përkatës, me përjashtim

të rasteve kur parashikohet ndryshe nga statuti. (1 pikë)

c) Të drejtat e detyrimet, që i rrjedhin ortakut nga zotërimi i kuotës, shuhen me

anulimin e saj. (1 pikë)

9

22. Kur thirret Asambleja e përgjithshme tek shoqëria me përgjegjësi të kufizuar?

(3 pikë) Përgjigje:

a) Asambleja e përgjithshme thirret nëse, sipas bilancit vjetor apo raporteve të

ndërmjetme financiare, rezulton ose ekziston rreziku që aktivet e shoqërisë nuk i

mbulojnë detyrimet e kërkueshme brenda 3 muajve në vazhdim. (1 pikë)

b) Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria propozon të shesë apo të disponojë në

mënyrë tjetër aktive, të cilat kanë një vlerë më të lartë se 5 përqind të aseteve të

shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të certifikuara. (1 pikë)

c) Asambleja e përgjithshme thirret kur shoqëria, brenda 2 viteve të para pas

regjistrimit të saj, propozon të blejë nga një ortak pasuri, që kanë vlerë më të lartë se 5

përqind të aseteve të shoqërisë, që rezulton në pasqyrat e fundit financiare të

certifikuara. (1 pikë)

23. Cilat konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e ortakut tek shoqëria me

përgjegjësi të kufizuar?

(4 pikë) Përgjigje:

a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të

tjerë; (1 pikë)

b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me

ligj; (1 pikë)

c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve

midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; (1 pikë)

ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.

(1 pikë)

24. Shkaqet e prishjes së shoqërisë aksionare?

(4 pikë) Përgjigje:

a) kur mbaron kohëzgjatja, për të cilën është themeluar; (1 pikë)

b) me përfundimin e procedurave të falimentimit apo në rast të pamjaftueshmërisë së

pasurive për të mbuluarshpenzimet e procedures së falimentimit; (1 pikë)

c) në rast se objekti bëhet i parealizueshëm për shkak të mosfunksionimit të vazhduar

të organeve të shoqërisë apo për shkaqe të tjera që e bëjnë absolutisht të pamundur

vazhdimin e veprimtarisë tregtare; (0,5 pikë)

10

ç) në rastet e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë, të parashikuara nga neni 3/1 i

këtij ligji; (0.5 pikë)

d) në rastet e parashikuara sipas nenit 47, të këtij ligji; (0.5 pikë)

dh) në raste të tjera, të parashikuara në statut, me ligj apo me vendim të ortakëve. (0.5

pikë)

25. Përkufizimi dhe karakteristikat e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar?

(4 pikë)

Përgjigje:

a) Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga

persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare

dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të

kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të

shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. (1 pikë)

b) Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë

në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas

këtij raporti. (1 pikë)

c) Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara nuk mund të ofrojnë kuotat e tyre si mjete

investimi për publikun e gjerë. (0.5 pikë)

d) Me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet

ortakëve mund të përcaktohen në statutin e shoqërisë. (0.5 pikë)

e) Kontributi i ortakëve mund të jetë në para ose në natyrë (pasuri të luajtshme/ të

paluajtshme apo të drejta). Statuti përcakton mënyrat e shlyerjes së kontributeve. (0.5

pikë)

f) Ortakët e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar i vlerësojnë kontributet në natyrë në

marrëveshje të ndërsjella me njëri-tjetrin dhe i shprehin vlerat e tyre në para. Nëse nuk

mund të arrihet një marrëveshje, secili prej ortakëve mund t'i drejtohet gjykatës

përkatëse, për të ngarkuar një ekspert vlerësues, me një vendim me efekt detyrues.

Raporti i ortakëve ose i ekspertit për vlerësimin e kontributeve i dorëzohet Qendrës

Kombëtare të Regjistrimit, sëbashku me të dhënat e tjera të kërkuara për regjistrim.

(0.5 pikë)

11

Seksioni IV

E Drejta Penale

26. Cilat janë dënimet kryesore, të cilat aplikohen në Republikën e Shqipërisë sipas Kodit

Penal?

(4 pikë) Përgjigje:

Sipas Kodit Penal (neni 29), për personat të cilët kanë kryer krime aplikohen këto

dënime kryesore

1. Me burgim të përjetshëm.

2. Me burgim.

3. Me gjobë.

Për personat të cilët kanë kryer kundërvajtje penale aplikohen këto dënime kryesore

1. Me burgim.

2. Me gjobë.

Por edhe nëse janë përmendur vetëm dënimet si 1. Me burgim të përjetshëm. 2. Me

burgim. 3. Me gjobë. Janë të sakta.

Seksioni V E Drejta e Punës (Kodi i Punës) dhe sigurimet shoqërore 27. Subjekti AA është i punësuar pranë punëdhënësit BB. Ai njëkohësisht me punësimin

kryen edhe një aktivitet ekonomik si i vetëpunësuar, pas orarit të punës. Personi AA paguan kontribute vetëm për pagën e punës që merr nga punëdhënësi BB, ndërsa nuk paguan kontribute për aktivitetin si i vetëpunësuar. A është i detyruar personi AA të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për secilin nga aktivitetet ekonomike që kryen? Nëse po, deri në çfarë mase?

(3 pikë) Përgjigje:

Po, personi AA është i detyruar të paguajë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo aktivitet ekonomik që ai realizon, si i punësuar apo i vetëpunësuar. Kontributet e sigurimeve shoqërore për të gjitha aktvitetet ekonomike që kryen personi AA do të llogariten dhe paguhen deri në kufirin e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqëore, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa, kontributet e sigurimeve shëndetësore paguhen mbi të gjitha pagat që përfiton personi AA nga aktivitetet e tij ekonomike, pa kufizim.

12

28. Cilët janë elementët përbërës të pagës së punës, si llogaritet, cilat janë afatet e pagesës

dhe në cilën monedhë duhet paguar ajo?

(3 pikë) Përgjigje:

Paga e punës përbëhët nga paga bazë dhe shtesat me karakter të përhershëm të llogaritura mbi mbi pagën bazë, të tilla si shtesa për vjetërsi pune, shtesa për vështirësi pune, shtesa për pozicion drejtues etj. Paga e punës mund të llogaritet në kohë, sipas punës së kryer (njësi/detyrë/komision) ose në funksion të rezultateve të ndërmarrjes. Paga e punës duhet të paguhet në kohë, e cila mund të jetë çdo 2 javë ose 1 herë në muaj. Paga e punës paguhet si rregull në monedhën vendase dhe në sistemin bankar.

29. Çfarë kuptoni me kontribute të sigurimeve shoqërore? Cilat janë subjektet që kanë

detyrimin ligjor të paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe për cilat degë duhet t’i paguajnë këto kontribute?

(3 pikë)

Përgjigje:

Kontributet e sigurimeve shoqërore janë pagesa të detyrueshme, që llogariten dhe paguhen mbi pagën e punës, nga të gjithë personat ekonmikisht aktivë në territorin e Republikës së Shqipërisë, shtetas shqiptarë apo të huaj, ku përfshihen punëdhënësit, punëmarrësit, të vetëpunësuarit dhe anëtarët e papaguar të familjes së tyre, të vetëpunësuarit në bujqësi, etj.

Punëmarrësit janë të siguruar për të pesë degët e skemës së sigurimeve shoqërore, dhe paguajnë kontribute për degën e pensioneve, barrëlindjes dhe të sëmundjes. Punëdhënësit paguajnë kontribute për punëmarrësit e tyre për të pesë degët e skemës së detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Personat e vetëpunësur, anëtarët e papaguar të familjes së tyre dhe të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore vetëm për degën e barrëlindjes dhe atë të pensioneve.

13

Seksioni VI Falimentimi dhe Proçedurat e tij 30. Përshkruaj fillimin e procedurës së falimentimit.

(4 pikë)

Përgjigje:

Fillimi i procedurës së falimentimit kërkohet nga debitori ose kreditori në formë të shkruar. Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit bazohet në paaftësinë e tij të momentit ose në pamundësinë paguese në një të ardhme të afërt. Kërkesën drejtuar gjykatës debitori e shoqëron me dokumentacion si: raport, ekstrakti historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit, bilanci, pasqyrat financiare, listën e pronave të paluajtshme etj. Debitori paraqet kërkesën brenda 60 ditëve që është bërë i paaftë të paguaj. Gjykata pranon kërkesën e kreditorit për fillimin e procedurës së falimentimit nëse ai provon se debitori është në gjendje paaftësie paguese. Kreditori duhet të provojë në gjykatë ekzistencen e një detyrimi të maturuar. Gjykata shqyrton kërkesën e debitorit ose kreditorit dhe brenda pesë ditëve dhe vendos për pranimin e saj ose jo. Debitori ka dhjetë ditë afat për të kundërshtuar vendimin e gjykatës për fillimin e procedures. Nese kjo ndodh gjykata cakton seancën dëgjimore ku thërret debitorin dhe kreditorin, cakton një ekspert ose administrator të përkohshëm. Në përfundim të seancës gjykata vendos refuzimin e kërkesës ose pranimin e saj duke nisur procedurën e falimentimit. Kur gjykata konstaton se debitori nuk ka pasuri të paluajtshme vendos përfundimin e procedurës së falimentimit për shkak të mungesës së pasurisë. Për sa kohë nuk është marrë një vendim në lidhje me fillimin e procedurës së falimentimit gjykata mund të vendosë çdo masë të veçantë për të shmangur dëmin e masës së falimentimit. Veprimet e debitorit në kundërshtim me kufizimet e vendosura në disponimin e pasurisë prej gjykatës janë të pavlefshme dhe palët e përfshira duhet të kthejnë përfitimet e tyre. Kur gjykata cakton një administrator të përkohshëm i kërkon debitorit ta shpërblejë atë dhe të rimbursojë shpenzimet e kryera. Vendimi i Gjykatës për fillimin e procedurës së falimentimit përmban: Për personat fizikë emrin, mbiemrin, datëlindjen, numrin personal dhe vendbanimin. Për personat juridik emrin, llojin e veprimtarisë, numrin e idrntifikimit të personit të tatueshëm dhe vendbanimin. Caktimin e administratorit të falimentimit. Urdhërin për botimin e vendimit në fletoren zyrtare. Kërkesën ndaj kreditorëve për të parashtruar pretendimet e tyre. Datën e mbledhjes së raportimit.

14

Me miratimin e kreditorit/kreditorëve dhe të gjykatës administratori i falimentimit mund të marrë hua pas fillimit të procedurës së falimentimit. Për marrjen e vendimit gjykata konsideron kohëzgjatjen e procedurës së falimentimit, nëse huaja është e vetmja mundësi për ristrukturimin e kompanisë, natyra dhe vlera e pasurisë në lidhje me kredinë. Vendimi i gjykatës për fillimin ose jo të procedurës së falimentimit mund të ankimohet në

gjykatën e Apelit nga debitori ose kreditori.

31. Si do ta përkufizoni masën e falimentimit? (3 pikë)

Përgjigje:

Përshkrimi i pikës 20 të nenit 3 të Ligjit Nr. 110/2016 datë 27.10.2016. “Masë e falimentimit” është tërësia e pasurive dhe të drejtave të debitorit në datën e fillimit

të procedurës së falimentimit, si dhe pasurive dhe të drejtave të fituara gjatë kësaj

procedure, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ose jashtë tij, përveç pasurive që

janë të përjashtuara nga ekzekutimi i detyrueshëm, siç parashikohet në Kodin e Procedurës

Civile

32. Cilat janë efektet mbi të drejtat e debitorëve në administrimin dhe disponimin e pasurive të falimentuara?

(3 pikë)

Përgjigje:

Përshkrimi i nenit 60 të Ligjit Nr. 110/2016 datë 27.10.2016.

Neni 60

Efektet mbi të drejtat e debitorëve në administrimin dhe disponimin e pasurive të

falimentuara

1. Kur procedura e falimentimit nis me kërkesë të debitorit, automatikisht të drejtat e

administrimit e të disponimit të masës së falimentimit do të vazhdojnë të jenë nën

autoritetin e debitorit me kufizimet e mëposhtme:

a) të drejtat e debitorit do të jenë të kufizuara në veprime të administrimit të zakonshëm

dhe janë objekt i kontrollit të përgjithshëm nga administratori mbikëqyrës;

b) administratori mbikëqyrës autorizon paraprakisht të gjitha veprimet e disponimit që janë

jashtë fushës së veprimtarisë së zakonshme të biznesit ose që nuk përbëjnë vepra të ruajtjes

së thjeshtë të pasurisë. Çdo posedim i pasurive, që janë objekt i të drejtave të siguruara,

konsiderohet si një veprim jashtë veprimtarisë së zakonshme të aktivitetit të debitorit;

c) debitori nuk mund të kryejë veprime që janë brenda veprimtarisë normale të biznesit, të

cilat në mënyrë të qartë janë kundërshtuar nga administratori mbikëqyrës;

15

ç) administratori mbikëqyrës ose çdo kreditor mund të kërkojë në çdo kohë nga gjykata e

falimentimit heqjen tërësisht ose pjesërisht të të drejtave të administrimit e të disponimit të

debitorit. Kjo kërkesë duhet të justifikohet sipas rregullave dhe të bazohet në ekzistencën e

rrezikut ndaj pasurisë dhe interesit të kreditorëve.

2. Kur procedura e falimentimit nis me kërkesë të kreditorit, automatikisht të drejtat e

debitorit për të menaxhuar dhe disponuar pasuritë e tij do të jenë nën autoritetin e

administratorit të falimentimit.

3. Në vendimin për fillimin e procedurës së falimentimit dhe sipas vlerësimit të rrethanave,

gjykata e falimentimit mund të ndryshojë efektin e të drejtave të debitorit që vijnë

automatikisht nga identiteti i kërkuesit siç është parashikuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.

33. Cila është radha e përparësive në shpërndarje të kreditorëve?

(3 pikë)

Përgjigje:

Përshkrimi i nenit 144 të Ligjit Nr. 110/2016 datë 27.10.2016.

Neni 144

Radha e përparësive në shpërndarje

1. Pas përmbushjes së detyrimeve në përputhje me këtë ligj, në të gjitha rastet e likuidimit

procedura vazhdon me përmbushjen e pretendimeve të kreditorëve sipas kësaj radhe:

a) pretendimet e siguruara deri në vlerën e pronës që shërben si kolateral;

b) pretendimet e kreditorëve të preferuar, sipas nenit 38, të këtij ligji;

c) pretendimet e kreditorëve të pasiguruar;

ç) pretendimet e kreditorëve fundorë, sipas nenit 40, të këtij ligji;

d) pretendimet e anëtarëve të shoqërisë së thjeshtë, aksionarëve dhe ortakëve të shoqërive

tregtare, në cilësinë e tyre si të tillë.

2. Pagesa e kreditorëve të procedurës së falimentimit kryhet pasi pretendimet të jenë

maturuar. Pagesa e kreditorëve të falimentimit bëhet duke marrë parasysh nevojën për të

paguar në radhë të parë kreditorët e procedurës së falimentimit. Në rast dyshimi,

administratori i falimentimit ndan një shumë monetare përpara se të fillojë pagesën e

kreditorëve të përmendur në pikën 1 të këtij neni.

Seksioni VII Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

16

34. Për cilën kategori transaksionesh apo veprimtarie, ekspertët kontabël apo zyra të

konsulencës financiare janë subjekte dhe i nënshtrohen detyrimeve të ligjit Nr.9917, dt

19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit”?

(3 pikë)

Përgjigje:

Ekspertët kontabël të autorizuar të pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur, zyrat e

konsulencës financiare dhe profesionet e rregulluara, që ofrojnë shërbimet e konsulencës

financiare kur përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre për veprimtaritë e

mëposhtme:

i) kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimin e parave, të letrave me

vlerë ose të aseteve të tjera;

ii) administrimin e llogarive bankare;

iii) administrimin e pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose

administrimin e shoqërive tregtare;

iv) krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë dhe/ose organizimeve

ligjore ;

v) marrëveshjet ligjore, shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive

aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare;

35. Cilat janë kategoritë e klientëve, ndaj të cilëve zbatohet vigjilenca e zgjeruar?

(3 pikë)

Përgjigje:

Klientët Personalë të ekspozuar politikisht,

Klientët, të cilët janë organizata jofitimprurëse:

Klientët jorezidentë, veçanërisht kur këto transaksione kryhen pa praninë fizike të

klientit.

Kategoritë e klientëve, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende

që nuk zbatojnë ose që zbatojnë pjesërisht standardet përkatëse ndërkombëtare,

për të parandaluar e luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Klientë, siç janë trustet dhe shoqëritë që kanë aksione të mbajtësit.

17

36. Cilat janë 3 kategoritë e detyrimit për raportim tek Autoriteti Pergjegjes DPPPP?

(3 pikë)

Përgjigje:

1. Subjektet i paraqesin një raport autoritetit përgjegjës, ku parashtrojnë dyshimet që kanë

për rastet kur e dinë apo dyshojnë se po kryhet, është kryer apo tentohet të kryhet pastrimi

i produkteve të veprës penale, financimi i terrorizmit apo fondet e përfshira rrjedhin nga

veprimtari kriminale. Raportimi bëhet menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë.

2. Kur subjekti, të cilit i kërkohet nga klienti të kryejë një transaksion, ka dyshime se

transaksioni mund të përfshijë pastrim të produkteve të veprës penale, financim terrorizmi

apo fonde që rrjedhin nga veprimtari kriminale, ai duhet të mos e kryejë transaksionin, t’ia

raportojë menjëherë rastin autoritetit përgjegjës dhe të kërkojë udhëzime nëse duhet ta

kryejë apo jo transaksionin. Brenda 48 orëve nga marrja dijeni, autoriteti përgjegjës kthen

përgjigje, duke parashtruar qëndrimin për lejimin e transaksionit ose nxjerrjen e urdhrit të

bllokimit. Kur autoriteti përgjegjës nuk përgjigjet brenda afatit të parashikuar, subjekti mund

të vazhdojë me kryerjen e transaksionit.

3. Subjekteve u kërkohet t’i raportojnë autoritetit përgjegjës, sipas afateve të përcaktuara

në aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji, për të gjitha transaksionet në para fizike, në një

vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 000 000 (një milion) lekë ose kundërvlerën në

monedha të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me

njëra-tjetrën brenda 24 orëve.

Ju urojmë suksese! Erton Kaleshi Kryetar Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale