31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Mentori: Studenti: Prof.ass.dr.Muharrem GASHI Valentin MATAJ Gjakovë, 2017

FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

  • Upload
    lequynh

  • View
    611

  • Download
    20

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Mentori: Studenti:

Prof.ass.dr.Muharrem GASHI Valentin MATAJ

Gjakovë, 2017

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: RRETH DISA FJALËVE TË HUAJA NË TË FOLMËN E NOVOSELLËS

Mentori: Studenti:

Prof.ass.dr. Muharrem GASHI Valentin MATAJ

Gjakovë, 2017

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

3

Ky Punim Diplome u mbajt me datën:05. 10. 2017

Para komisionit vlerësues, në përbërje prej:

1. Prof.Ass.Dr. Muharrem Gashi kryetar

2. Prof.Ass.Dr. Fridrik Dulaj anëtar

3. Prof.Ass.Dr. Labinot Berisha anëtar

Komisioni vlerësues, e vlerësoi punimin me notë:dhjetë( 10 )

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. _______________________, kryetar/e

2.________________________, anëtar/e

3.________________________, anëtar/e

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

4

Abstrakt

Fjalë kyqe: huazim, anketim, leksik, gjuhë shqipe, Novosellë

Në këtë punim synuam të bëjmë një përmbledhje të përdorimit të disa fjalëve të huaja në

Novosellë të Epërme, të cilat po përdoren vazhdimisht nga shumica prej nesh.

Qëllimi i këtij punimika qenë evidentimi Çdo ditë e më shumë i huazimeve të panevojshme në

komunikimin e përditshëm, si dhe deshira shumë e madhe për të pasur një gjuhë të pastër pa

nevojën e perdorimit të fjalëve të huaja. Në studim kemi paraqitur zhvillimin historiktë

huazimeve, faktorët që kanë ndikuar në futjen e fjalëve të huaja si dhe rëndësinëe pastrimit të

gjuhës shqipe.

Në këtë punim kemi perdorur disa metoda si:shqyrtimi i studimeve të mëparshme për huazimet,

anketimi i disa personave, pastaj në vëzhgimin dhe interpretimin e folësve të kësaj treve. Për ta

realizuar mbledhjen e materialeve kemi përdorur edhe një pyetësor, të hartuar për këtë qëllim,

me të cilin janë intervistuar subjekte që përfaqësojnë të folmen e kësaj treve.

Jemi përpjekur të sjellim një pasqyrë të qartë të disa fjalëve të huaja me prejardhje turke dhe

sllave, ndikimet e tyre në sfera të ndryshme, pastaj disa nga gabimet kryesore fonetike,

gramatikore dhe leksikore, si dhe një vështrim historik, kulturorë dhe arsimorë mbi famullinë e

Novosellës.

Nga i gjithë ky studim vijmë në përfundim se në arealin e së folmes së Novosellës me rrethinë,

është konstatuar që në të folmen shqipe ka një përdorim të konsiderueshem i fjalëve të huaja,

madje shumica prej tyre janë të panevojshme.

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

5

Falenderime

Do të doja të shprehja falenderimet e mia për të gjithë ata të cilët më kanë ndihmuar në

realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.

Mirënjohja më e madhe dhe falenderimi i pare është për Prof. Muharrem Gashi, i cili e ka

ndjekur ecurinë e këtij punimi hap pas hapi më përkushtim të madh dhe profesional, duke ndarë

kohën e tij të çmueshme në shërbim të realizimit të këtij punimi.

Falenderoj gjithashtu të gjithë profesoret e Universitetit “Fehmi Agani”, për punën e tyre të

jashtëzakonshme gjatë këtyre tri viteve.

Falenderime të veÇanta shkojnë edhe për miqtë e kolegët e mi, të cilët më kanë ndihmuar me

diskutimet dhe mbështetjën që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Falenderimi i fundit i

takon familjes time nga të cilët kam gëzuar gjithmonë mbështetjen, durimin dhe dashurinë e tyre.

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

6

PASQYRA E LËNDËS:

Institucioni shkollor – Universiteti “Fehmi Agani”…………………………………..1

Komisioni vlerësues…………………………………………………………………..3

Hyrje……………………………………………………….…………….…………....7

KREU I: Rëndësia e gjuhës dhe faktorët që ndikojnë në futjen e fjalëve të huaja……8

1.2 Rëndësia e pastërtisë së gjuhës shqipe…………...………….……….……..……..8

1.3 Faktorët që ndikojnë në futjen e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe të sotme……..9

KREU II: Rreth disa fjalëve të huaja në të folmen e Novosellës………………......…12

2.1 Vështrim historik dhe kulturor mbi Novosellën e Epërme me rrethinë………..…12

2.2 Tregim historik nga jeta e banorëve në Novosellë……………………………….12

2.2 Pamje nga treva e kësaj së folmeje…………………………….………………...13

2.4 Personazh historik nga Novosella e Epërme……………………………………..14

2.5Fjalë nga burimet turke dhe sllave që përdoren në të folmen e Novosellës…..….17

2.6Pyetësori i zhvilluar me një subjekt dialektologjik…………..…………………..21

2.7Fjalë e shprehje nga të folmet Novosellës me rrethinë…………………………..23

KREU III: Ndikimet e gjuhëve të huaja në shqipen letrare……………………..……24

3.1 Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe…………………………………..…..…24

3.2 Ndikimi i gjuhës sllave në gjuhën shqipe……………………………………...…26

3.3Problemet më të dukshme në të folmen e Novosellës……………...………….…28

KREU IV:

Përfundime……………………………………………….……..….….….…………..30

Literatura e shfrytëzuar…………………………….…...…….….…………….….....31

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

7

HYRJE

Si gjithandej edhe në Gjakovë u kushtohet rëndësi ndërtimeve gjuhësore origjinale, duke u marrë

më konkretisht me pastrimin e gjuhës në përgjithësi, si dhe duke u munduar që të jenë sa më të

pastër ndaj shprehjeve të huazuara që janë futur në përditshmërinë e të folmës sonë në Kosovë.

Që prej rilindësve deri në kohët e sotme ka përpjekje të vazhdueshme për ta pastruar gjuhën

shqipe, duke filluar me orientalizmat e asaj periudhe e deri tek autorët e sotëm, të cilët mëtojnë ta

fusin dëlirësinë, si pjesë e domosdoshme për një shqipe të pastër e standarde

Në këtë punim synojmë që përmes shqyrtimeve të vëmë në dukje disa fjalë të huaja mes shqipes

standarde dhe shqipes së folur në Gjakovë, gjegjësisht në Novosellë të Epërme, për të përcaktuar

nivelin e përvetësimit të standardit si dhe punën që duhet bërë në këtë drejtim për shtrirjen e tij.

Arsyeja për përzgjedhjen e kësaj teme për punim diplome është gjendja jo e kënaqshme e

përdorimit të standardit të shqipes, ndonëse kanë kaluar 40 vjet nga standardizimi i saj në

Kongresin e Drejtshkrimit, mbajtur në Tiranë, më 1972. Për t’ia mbërritur këtij qëllimi fillimisht

jemi ndalur në një kundrim historik, ku do të trajtohen përpjekjet për standardizimin e gjuhës

shqipe që nga rilindësit tanë e këndej, që të kemi një shtet, një komb dhe një gjuhë.

Në kreun e dytë do të paraqesim një vështrim historik, kulturor dhe arsimor mbi Novosellen me

rrethinë dhe disa fjalë të huaja që kanë pasur dhe kanë ende përdorim të gjerë në të folmen e

Novosellës, si fjalë dhe shprehje nga ndikimet e huaja si: turqizma, arabizma, sllavizma. Poashtu

do të paraqitet një pyetësor me një person të moshuar, ku synimi i kësaj interviste janë fjalët e

huaja të cilat i ka përdorur dhe që nuk kanë të bëjnë me standardin.

Në kreun e tretë do të flitet për ndikimet e gjuhëve të huaja gjegjësisht për ndikimet turke dhe

sllave në gjuhën shqipe. Poashtu, për disa shprehje karakteristike që përdoren jo rrallë herë në

Novosellë dhe në rrethinën e saj, si dhe disa nga problemet kryesore fonetike, gramatikore dhe

dialektologjike.

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

8

1.1 KREU I: Rëndësia e pastërtis së gjuhës dhe faktorët që ndikojnë në futjen efjalëve të huaja

1.1Rëndësia e pastërtisë së gjuhës shqipe

Çdo njeri është pjesë e një shoqërie, qoftë kjo e madhe në numër apo e vogël, me tëcilën e ka të

domosdoshme të komunikojë në çdo hap të jetës së tij për të përmbushurnevojat jetike të

përditshme. Për të komunikuar e ka të nevojshme të përdorë njëgjuhë të njëjtë me shoqërinë ku

ai bën pjesë, pasi në të kundërt nuk mund të realizohetkomunikimi.

Në qoftë se folësi gjatë komunikimit përdor fjalë të huaja, të cilat dëgjuesitnuk ua dinë kuptimin

apo e marrin kuptimin e këtyre fjalëve të shtrembëruar sipasnjohurive që kanë, mund të themi me

siguri se nuk është arritur komunikimi, sepsemesazhi nuk është marrë i plotë dhe i saktë. Kjo

është një arsye, e cila na vë përballëpërgjegjësisë për të mos përdorur fjalë të huaja, sepse mund

të lindin keqkuptime sinë rastin, p.sh., kur dikush dëgjon fjalën kuroj në shprehjen kuroj veshjen

time, ai/ajoqë nuk ka njohuri të gjuhës nga është marrë fjala, konkretisht të italishtes, i duket e

pakuptueshme, madje e çuditshme se si mund të “kurohet” veshja, pasi ai apo ajo e njehsi fjalë

që përdoret në mjekësi p.sh. kuroj / shëroj një sëmundje.

Sot jetojmë në një botë të lirë, ku secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, poraskush nuk ka të

drejtë të shpërfytyrojë gjuhën, pasuri e të gjithëve, vetëm se ka zënënjë pozicion publik e fjalën e

tij/të saj janë të detyruar ta dëgjojnë një masë e madhenjerëzish.

Ky numër i konsiderueshëm fjalësh të huaja që janë futur në leksik çon nësituata të paqarta

komunikimi.

“Liria e fjalës është e lidhur ngushtë me lirinë e personit, po edhe me të drejtat e

detyrat e secilit njeri si qytetar, si anëtar i një bashkësie shoqërore të caktuar, si edhe metraditat

më të mira etnokulturore e gjuhësore të çdo populli. Kjo parakupton dhe na bëntë theksojmë me

forcë se liria e fjalës nuk do të thotë shthurje e gojës”.1

Kujdesi i parë i rilindësve ishte pastrimi i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme,

kryesisht turqizma e greqizma, duke i zëvendësuar ato me fjalë shqipe të gjuhës popullore ose

me fjalë të krijuara rishtas.

1Gjovalin Shkurtaj, Kultura e gjuhës, Tiranë 2006, f. 5.

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

9

Për pastërtinë e gjuhës shqipe kanë dhënë ndihmesë të çmueshme edhe një varg përfaqësuesish të

shquar të gjuhësisë shqiptare, si: Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Lirak Dodbiba, Selman Riza,

Mahir Domi, Idriz Ajeti etj.Leksikografia shqiptare, veÇanërisht “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954)

dhe “Fjalori i gjuhë së sotme shqipe” (1980) e “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), i kanë shtuar

kujdes të veçantë pastërtisë së gjuhës dhe brenda caqeve tëlëndës së tyre kanë pasqyruar arritjet e

gjuhësisë sonë në këtë fushë në periudhën përkatëse.

Formimi i Komisionit të përhershëm për organizimin e punës për pastrimin dhe pasurimin e

mëtejshëm të gjuhës letrare shqipe(1979) si dhe botimi i revistës ”Gjuha jonë” (1981) u dhanë

një nxitje të re diskutimeve shkencore dhe punës konkrete në fushën e pastërtisë së gjuhës. Një

grup punë i posaqëm, i përbërë nga Androkli Kostallari, Emil Lafe, Jani Thomai, Engjëll

Angoni, kanë mbajtur rregullisht te kjo revistë rubrikën “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”, e

cila është mirëpritur nga arsimtarët dhe lexuesit e interesuar.2

2 Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor. Tiranë,1998. f.4,5,6.

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

10

1.2Faktorët që ndikojnë në futjen e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe të sotme

Në më shumë se dy dhjetëvjeçarët e fundit gjuha shqipe po përballet me huazime

nga gjuhë të ndryshme, të cilat janë rrjedhojë e disa faktorëve, si: globalizmi, emigrimi,

arsimimi jashtë vendit, politikat e shkollimit dhe e punësimit, martesat e përziera. Në vijim po

shpjegojmë disa prej tyre.

Globalizmi

Tashmë pranohet nga të gjithë se globalizmi ka depërtuar në të gjitha fushat e jetës

dhe nuk kishte se si gjuha të bënte përjashtim. Rritja e shpejtësisë dhe komoditetit

të lëvizjes ka rritur shpeshtësinë e lëvizjes së njerëzve nga njëri vend në tjetrin.

Gjithashtu, rritja e komunikimit me anë të teknologjive të fjalës së fundit, rrjeteve

sociale, bashkëpunimet ekonomike, shoqërore, kulturore etj., mes shteteve të ndryshme

ka çuar që edhe huazimet t’i shohim si rrjedhojë e këtij globalizmi e të shkëmbimeve

mes shteteve. Kontaktet e njerëzve me kombësi të ndryshme, e rrjedhimisht me gjuhë

të ndryshme, ndikojnë në rritjen e fjalëve të huaja në gjuhët respektive.

Por, përveç shkëmbimit të fjalëve mes gjuhëve, në disa vende dhe gjuhë, për arsye

të ndryshme dhe në një periudhë të caktuar kohe ka ndodhur formimi i një gjuhe tjetër.3

Globalizmi si dukuri ka nisur të ekzistojë në formën e shkëmbimeve të thjeshta tregtare, por sot

është shndërruar në një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat e jetës të njerëzve dhe të

shteteve në të gjithë botën duke filluar nga më të mëdhatë dhe më të zhvilluarat, që përfshijnë

brenda tyre miliona banorë, deri në ato vende me disa mijëra banorë dhe me sipërfaqe të vogël.4

Emigrimi

Vendi ynë është një ndër vendet e varfëra në Evropë, si i tillë, e ka akoma të pamundur të ofrojë

një të ardhme të sigurtë dhe të kënaqshme për popullsinë e saj.

Jo vetëm të rinjtë e shkolluar, por edhe shtresat e tjera të popullsisë kanë emigruar

për arsye ekonomike. Në këtë mënyrë ata bëhen shkak, që duke filluar nga ata vetë dhe familjarët

e tyre më pas, të përdorin fjalë të gjuhës së vendit ku ata jetojnë e punojnëgjatë një periudhe të

caktuar kohe.

3 Shezai Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 3, Tiranë 2014, f.37.4http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=12.0.

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

11

Arsimimi jashtë vendit

Një elitë e shoqërisë shqiptare ka zgjedhur si investim për të ardhmen arsimimin e

fëmijëve jashtë vendit në universitete më të mira. Këta të rinj, pasi përfundojnë studimet

dhe vendosin të kthehen në vendlindjen e tyre, kthehen duke marrë me vete jo vetëm njohuritë e

degës ku janë diplomuar, por edhe njohuri shumë të mira të gjuhës së atij shteti. Këto

fjalë apo shprehje, dashur pa dashur, bëhen pjesë e leksikut të tyre dhe i përziejnë

me ato të gjuhës shqipe gjatë akteve të komunikimit. Jo rrallëherë dëgjojmë shprehje

shqip, me fjalë të huaja të vendosura tek-tuk, p.sh., me fjalë të anglishtes e bëra copy

paste (kopi pejst) - e kopjova, ka nevojë gjithmonë për një push nga unë – ka nevojë

gjithmonë për një shtytje nga unë etj.5

5 Doktoratura-Shpresa-Dorda-Fakultetti I Historisë dhe I Filologjise Departamenti I Gjuhesise.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

12

KREU II

2.1 Vështrim historik dhe kulturor mbi Novosellën e Epërme me rrethinë

Novosella e Epërme është fshat në komunën e Gjakovës, që shtrihet në pjesën veri-perëndimoretë saj. Kufizohet me disa fshatra të tjerë me: Novosellën e Ulët, Biteshin, Palabardhin, Dobriqendhe Dujakën. 6

PopullsiaPërbërja etnike është shqiptare, pasardhës të ilirëve, ndërsa një pjesë e vogël është e komunitetitashkali. Për nga besimi fetar Novosella është e krishterë, ndërsa në fshatrat përreth ka edhe tëbesimit mysliman, kryesisht të komunitetit ashkali. Novosella e Epërme sëbashku me rrethinë karreth 3.500 banorë.7

Kultura

Në Novosellë të Epërme gjendet kisha e “Shën Rrokut”, e cila daton që nga viti 1921 memeshtarin e parëDon. Shtjefën Kurti.

Novosella është gjithashtu shtëpia e Drane Bojaxhiut(1889), nënës së Gonxhe Bojaxhiut (NënëTerezës), humansites më të madhe shqiptare e njohur në të gjithë botën.8

Zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore: muzikore (këngëtë kishës), organizime të ndryshme,lojra për fëmijë si dhe orë të ndryshme edukative. Këto aktivitete zhvillohen në oborrin e kishëskatolike “Shën Rroku” në Novosellë me ndihmën e CARITAS-it

ArsimiHistoriku i shkollës në Novosellë të Ulët: Kjo shkollë ka zhvilluar veprimtarinë në vitin 1927 mekatër paralele në gjuhën jo amtare, ndërsa në vitin 1941-42, kjo shkollë u shndërrua në shkollëshqipe. Themelimi i kësaj shkolle është bërë në vitin 1964, me emrin shkolla fillore “EngjëllGjoni”, ndërsa objekti i sotëm i kësaj shkolle u ndërtua në vitin 1983. Në vitin shkollor 2015-16 ivijuan mësimet 178 nxënës.Në Novosellë shkolla e parë filloi punën në janar të vitit 1983, siparalele e ndarë nga shkolla “Engjëll Gjoni”. Në vitin 1988 shkolla u pavarësua dhe e mori emrin“Eduard Kardeli”. Në vitin 1992, kjo shkollë riemërtohet me emrin e martirit të kombit “ShtjefënKurti”. Në vitin shkollor 2015-16 i vijuan mësimet rreth 100 nxënës.9

6https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Novosella_Ep%C3%ABrme&action=edit&redlink=17www.Kqz-ks.org/sq/gjakove8https://sq.wikipedia.org/wiki/Drane_Bojaxhiu9http://gjakovaportal.com/sr/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

13

2.2 Tregim historik nga jeta e banorëve në Novosellë

“Masakra qe u përgatit per 40 burrat e Novoselles”

U kâ:nviti 1941 që pleqt i thoshin “Serbia parë” kur kân hy forcat gjermane me shliru Kosovendhe Shqipnin.Xhandarmeria serbe t’dillen e Pashkëvekur nâ festonimfesten, xhandaret serb hynënëfshat të armatosum me armë te gjata dhe bajoneta(thika), i bashkun 40 burra dhe i nisën drejtqytetit tëGjakôves për m’i vra. Atai rânë ngaPiskota trǔp Skivjanit pastaj Osekit deri:: n’qytet.Në kët mes t’burrav qe po iqonin per t’i bâ batâre,ishte edhe Gegë Lleshi, pasi kys’kishtetrashegimtar vllaui tij Deda,i lutet oficirit serb që ky ta zâveńsoj atë,serbët e lejun dhe ky hyni nëvend të vllaut.Ky grup prej 40 burrash u ñis për Gjakôvë në percjellje të xhandarve serb, mirëpo në fshatin tonëatëher jetonte edhe ñi::malazez të cilin e quanin Mirk Iliqi, t’cilin bashkëfshatârt e thirrnin MirkLidina. Fshatart e kërkun ńihmën e tij për m’i pshtu gjithë ata burra, per kët t’mire ai kerkoi150(niqin e pêsdhet) lira turke, ato lira bashkëfshatart tonëi grumullun shumë shpejt sepse atolira i gjeten shpejt te ninjerii qujtun Ndue Koni, mâsii grumbullun paret, Mirk Iliqi e kishte nit’âfërm në mesin e xhandarve dhe per fâtin e tyre t’mire, para se me hy n’Gjakôvë në stacioninpolicor zatetën (takuan) vodnikun serb i ashtuqujtun Joviq, i cili pasi mori lirat u dha urdhënxhandarve që kta njerz të ktheheshin në shtëpit e tyñe, kshtu pra ata i percollen deri ne fshâtinSkivjan dhe pastaj trǔp nëpër Piskotë u kthyn në fshâtin Novosellë, ku po i prisnin njerzit e tyñemat dâshtun.10

10 (Tregoi: Zef Kolaj, 84 vjeÇar, Novosell e Eperme, gusht 2017)Zanoret e gjata i kemi shënuar me dy pika prapa tyre /: / si p.sh: /deri::/, /ni::/ etjZanoret hundore me / ˆ / p.sh: sŷt, pês, zô (zëri)Zanoret e shkurtra me / ˇ/ trǔp. Grupi nd/ń/ ńihmën, bashkëtingëllorja hundore Ñ /ñ/ ñis/

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

14

2.3 Pamje nga Novosella e Epërme

2.4 Personazh historik nga Novosella e Epërme

Don.SHTJEFËN KURTI

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

15

Don.Shtjefën Kurti lindi më 24 dhjetor 1898, në familjefisnike, atdhetare dhe me tradita patriotike. Shgurohet meshtarnë Romë dhe jep meshën e pare me 13 maj 1921, pastajkthehet në vendlindje dhe emërohet meshtar në fshatinNovosellë të Gjakovës. Atje punoi me zell në detyrën emeshtarit në përgatitjen dhe edukimin e masës me dashurinëpër fe dhe atdhe, nga ana tjetër doli hapur kundër qëndrimeveshoviniste serbe ndaj popullates të fshatit Novosellë.11

Ishte pranvera e vitit 1925, kur u hap fjala në mbarë fshatinNovosellë se një prift i ri, djalë nga një familje e njohur nëFerizaj do të shërbente në kishën e vogël të fshatit për shtatëvite, që asaj kohe varej nga Ipeshkvija e Prizerenit. Prifti i ri 25-vjeÇar u paraqit para besimtarëvepatriot të Novosellës një mëngjes maji dhe hyri natyrshëm në kishën-barakë prej dërrase tëfshatit. Fshatarët u habitën dhe u ngazëllyen, pasi pas predikut të zakonshëm, prifti i ri u folifshatarëve të varfër për mizoritë dhe tmerrin që po ushtronin shovinistët serbë mbi popullsinë epafajshmë të Kosovës. Ky ishte kushtrimi që po jepte ai djalosh i ri, ky patriot i vërtetë dhe bir iPërëndisë. Fshatarët e Novosellës vështronin me sy njëri-tjetrin. Si guxonte ky djalosh të diltehapur kundër një fuqie kaq të madhe, siÇ ishte armata Jugosllave?Puna e parë që bëri, ngriti zërin tek autoritetet vendase për ndërtimin e një kishe të re. Pas një vitikasha e re kishte hedhur shtat. Veladoni i priftit nuk e pengoi Don.Shtjefën Kurtin të bëhej injohur në mbarë Kosovën si një mbrojtës i denjë i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.Veprimtaria e tij në dobi të fesë dhe patriotizmit ra në sy të autoriteteve të Beogradit, prandajshpesh u kërcënua, u servejua, por kurrë nuk u frikësuar. Don.Shtjefën Kurti bashkë me trevëllezërit e tij shkojnë në Beograd për të protestuar për vrasjen në pabesi të Atë ShtjefënGjeqovit, por rezultati ishte minimal, pastaj u detyrua të largohej ne Shqipëri pasi ishin future nëlistat e zeza të denimit më vdekje.12

Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dyfamullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nëGjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Shqipëria.

Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. Arrestohet në vitin 1946 dhe një vitmë vonë dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve.

Dënim me vdekje. Ishte ky vendimi që mori Gjykata Ushtarake në vitin 1971, ndaj të pandehuritDom Shtjefën Kurti. Akuzat që rëndonin mbi të ishin ato të sabotazhit dhe spiunazhit në favor tëtë huajve. Por e vërteta ishte vetëm një: prifti dioqezian kishte pagëzuar një fëmijë, në një kohë

11 Vlash Prendi,”Don.Shtjefën Kurti , Kronikë e një jete në amshim”, Tiranë 2003, fq 612 Vlash Prendi,”Don.Shtjefën Kurti , Kronikë e një jete në amshim”, Tiranë 2003, fq 7,8,9

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

16

kur Shqipëria ishte shpallur vend ateist dhe kur feja ishte e ndaluar me ligj. Për Dom ShtjefënKurtin nuk ishte hera e parë që përballej me dyert e burgjeve dhe të hetuesisë shqiptarë. Dhe përmë tepër, ky ishte dënimi i dytë. Fillimisht me akuzën si agjent i shërbimeve franceze, amerikanee angleze, ai ishte dënuar 20 vjet burg, dënim të cilin e kishte vuajtur në burgun famëkeq tëBurrelit. Por cila është historia e plotë e priftit kosovar, që sot qëndron në listën e miratuar ngaVatikani për t’u shpallur martir? Veprimtaria e tij fetare në Shqipëri dhe jashtë saj. Bindjetnacionaliste dhe qëndrimi kundër komunizmit, që do e çonin drejt fundit tragjik: pushkatimit. Përherë të parë, historia e Dom Shtjefën Kurtit vjen e plotë përmes materialeve të siguruara dhe tëpërpunuara nga studiuesi Pjetër Pepa, i cili është duke punuar mbi një libër voluminoz për fatin eklerikut katolik në Shqipëri gjatë viteve të regjimit komunist. Duke qenë ambasador i vendit tonënë Vatikan, në vitet ‘90, Dr. Pepa ka pasur mundësinë të hulumtojë me kujdes në shumë prejarkivave që disponojnë materiale, për jetën dhe veprimtarinë e klerikëve në Shqipëri, mes tëtjerëve edhe për Dom Shtjefën Kurtin, i pushkatuar në moshën 73-vjeçare.

U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Atëherë shumë gazeta të huaja shkruan përkëtë krim, ndërsa qeveria komuniste e quajti reagimin e Vatikanit e më gjerë si “antikomunizëmpatologjik”. Sot Don Shtjefën Kurti është një ndër 38 martirët shqiptarë që u kanonizuan ngaVatikani.13

2.5FJALË TË HUAJA NGA BURIMETTURKEDHE SLLAVENË TË FOLMEN ENOVOSELLËS

Pas shumë mëtimeve dhe shqyrtimeve që kam bërë në fshatin tim në Novosellë,kam zhvilluarbiseda të ndryshme me bashkëfshatarë, kam arritur t’i vë në dukje disa fjalë të huaja.

Fillojmë pikërisht me emrin e fshatit: Novosellë,-është fjalë e burimit sllav (fshat i ri)

13https://kurbini.info/2017/06/20/don-shtjefen-kurti-dokumentar-nga-nikolin-kurti/

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

17

agë-a, em. turq. zoti i shtëpisë, por që përdoret edhe për moshën e vjetër si formë nderimi.

aman, pasth. turq. të lutem!

amanet-i, em.sh,turq. porosi; porosi që ia japim dikujt për t’na bërë patjetër një punë; dëshira efundit!

allahile, pasth. arab. pashë Zotin!

aksham.turq.mbrëmje

aferim, pasth.turq. të lumtë, aferim të qoftë!

arnaut-i.em.turq. Shqiptar (i quajtur kështu prej turqve)

adet-i, em.turq. zakon, e kanë për adet(zakon)

axha,(agja) em. xhaxhai (vëllai i babait).

astar.em.turq. pëlhurë

ashiqare.ndajf.turq. haptas, sheshit

avaz.em.turq. diÇka që është bërë zakon; diÇka e mërzitshme

azgan. mb.turq. që ka shtatë të lartë; i shkathët; sypatrembur

baballëk.mb.turq. i pa të keq; shpirtmirë ???

baticë,em. serb. zonjë shtëpie, gruaja që e shikon mbarëvajtjen e shtëpisë.

badihava, ndajf. turq. kot, kot së koti.

batare, serb. shkatërroj, pushkatoj

bahÇe,(baqe) em. turq. kopsht.

bajrak, em. turq. flamur.

bajraktar .m.turq. flamurtar; krushku që mban flamurin e dasmës.

bajat.mb.turq. që e ka humbur vlerën; bukë(gjellë) bajate; është bërë i mërzitshëm

bardak, em. turq. gotë.

bakllava. em.turq.embëlsirë me petë të holla.

baxhanak-i, em. turq. kunati;secili nga burrat që i kanë gratë motra.

bereqet, mb.turq.harmoni, (përdoret në shenjë falenderimi)

bakshish. em.turq. të holla që i jepen dikujt për shërbime të vogla.

begenis. f.turq. kur e pelqejmë dike; tregojm simpati

beter, mb. turq. njeri i shëmtuar.

bollovanje.serb.pushim.(pushim mjeksor)

berber.em.turq. Ai që ka për mjeshtri të rruaj flokët; të qethë

buçuk, mb.turq. ngushtë, e ka punën buçuk, e ka punën ngushtë.

buallicë,(bullicë) em, gj. fem., (nga serbishtja) budallaçkë.

bujrum, pasth. turq. Mirë se erdhe! (përdoret kryesisht në fshatin Palabardh)

burek, em. turq. byrek.

bunar, em.turq. pus

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

18

cërgash-i-em.serb. magjup.

çoban, em. turq. çoban dhensh. (Ai që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë)

çarshi, em. turq. treg.

cakmak. em.turq. mjet i vogel xhepi për të bërë zjarr.Në disa raste përdoret edhe fjala shkrepsë.

çikë, em. vajzë (mendohet që rrjedh nga serbishtja kçi, kçer)

çirak, mb. turq. ndihmës, në formë ironie gjoja ke bërë shumë (a me ke bërë çirak),

Çizmë. em.turq. këpucë prej lekure;

dakik, em. turq. minutë ose çast.

dert, em. turq. shqetësim- mundim.

dogri, ndajf. menjëherë, (Në të folmen e novosellës. gjithmonë)

domacica, em. serb. zonja e shtëpisë.

dynja, em. turq. botë.

evlat, em. turq. fëmijë.

ezbel, em. turq. orator, i shkathtë nga goja.

fikall- ndajf. turq. i vetmuar (është fikall).

fukarallëk.mb.turq. varfëri

gafil.ndajf.turq. në gjendje të pa pregatitur

gazep.em.turq. mundim i madh, vuajtje,

gjynah.em.turq. mekat, gabim, dhembshuri.

hala, ndajf. turq. ende. .

hasret, em. turq. djalë/vajzë e vetme si gjini apo si fëmijë.

harxh, em. turq. Ushqimet që blihen për t’i përrdorur për njëkohë; bën pazarin e shtëpisë.

helbet, ndajf. turq. ndoshta, (helbet del naj sen).

hajvan.em.turq. kafshë, idiot.

hallall.turq. diÇka e lejusheme dhe drejtë, E ki halllall(e meriton)

hasm-i.em.turq.ai që është në gjak me dike për shkak vrasjeje.

hyzmeqar. turq. shërbyes, shërbëtor

hazer, ndajf. turq. gati

inxhe, em. turq. gruaja e xhaxhait.

izën, ndajf. turq. lejë për të shkuar (a po ma jepni izën).

jadranka, em. serb. sandale.

javash, ndajf. turq. ngadalë.

japi, em. turq. shtëpi.

jatagan, em. turq. pushkë.

pegull, em. serb. hekur për hekurosje.

jakne, em. serb. xhaketë. - kabile, em.mb. turq. familja e gjerë.

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

19

kaci, em. serb. lopatë me bisht të gjatë.

kanop,em. (litar)

kanun, em. turq. ligj, Kanuni i Lekë Dukagjinit.

kasavet, ndajf.turq. shqetësim (i ka futë vetes kasavet).

kauç, em. serb. divan.

kerr, em. tur. qerre, makinë.

konak, ndajf. turq. Odë, mikpritje për mysafirë.

kërrutë,(krrutë) em. serb. bastun.

kimet, em. turq. rëndësi, vlerë.

kismet, ndajf. turq. fat, përdoret për të uruar në të ardhmen (kësmet po martohem).

kyvet, ndajf. turq. fuqi, forcë (i ka dhonë Zoti kyvet).

magaricë, mb. serb. gomaricë, e sharë për femrat (prapashtesa –icë vjedh nga serbishtja).

mëhallë (mahallë), em. turq. lagje,

magjup, em. cigan, romë.

mesele, em. turq. tregim, ndodhi.

misit, mb. turq. përson që shkon për shkuesi. (Nv. msit-i)

mixhë, em. turq. xhaxhai (përdoret vetëm në fshatrat e Gjakovës).

mraz, ndajf. serb. i ftohtë i madh.

nalet, em. turq. djall. dreq.

nishan, em. turq. shenjë.

opshtinë, em. serb. komuna (ka ngelë te mosha e vjetër, nuk thuhet më)

oriental.mb.turq. që ka të bëjë me vendet ose me popujt e lindjes

pastërm, em. turq. mish gjedhi i konservuar për ushqim dimri.

penxhere, em. turq. dritare. (Përdorët më shumë në fshatin Palabardh, në Novosellë përdoretfjala -dollap,dallap)

pilafem, turq. ushqim me oriz, bereqet-mbarësi.

purri, em. preshë.

raqun.serb. llogari.kupon

sakicë, em. serb. sopatë.

sade. turq.(kafe sade)- pa sheqer

sarillak, em. turq. sëmundja e verdhëzës.

serbez- ndajf. turq. i trimëruar.

sklubë- em. serb. giliqe, që bëhen rreth syrit.

spirrë, mb. serb. i/e hollë, zakonisht përdoret për të sharë.

stabilizator.em.serb.rregullator

sjalicë, em. serb. poqë elektrik

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

20

stupc, em. serb. dru i trashë, hu.

shtagë, em. serb. shkop.

shejtan.em.turq. djall

tavan, em. turq. pjesa e sipërme që mbulon një dhomë.

teslicë, em. serb. sqepar, vegël që përdoret nga marangozi

tezak, em. turq. cuni i tezes.

troha/ trosha, em. serb. thërrmija.

vilushkë.turq. pirun

vadit, f. serb. ujis, ujis lulet, lëshoj ujin në oborr.

vesvese-sja,em. (turq.) dyshim; T’u ka ba vesvese.xham, em. turq. qelq. (shqiptohet edhe gjam, gjami)

zagar, em. serb. qen gjahu, (përdoret edhe për të share dikë)

zullum, ndajf. turq. dëm, i bën zullum- i bën dëm.

zhabë- em. serb. bretkosë.

2.6Pyetësori me një subjekt dialektologjik

Mbiemri: Dedaj

Emri; Lajde

Mosha: 73vjeçare

Vendi i lindjes: Novosellë e Epërme

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

21

Profesioni: amvise, blegtore

Qëllimi i këtij pyetësoriështë që të vëmë në dukje në mënyrë të natyrshme fjalë të huaja të

burimit turk dhe sllav, ku dihet se shqipja është ndikuar me të madhe dhe vazhdon të ndikohet

nga shumë fjalë të panevojshme.

Gjatë bisedës me të, në më shumë se dy orë, duke i dëgjuar dhe analizuar tregimet e saj, siq janë:

“Bora e madhe” e vitit 1954, “vrasja e familjes Vokrri me familjen Dodaj” në Novosellë, si dhe

disa tregime tjera se si kanë jetuar ata në një kohë me kushte shumë të vështira,nga të gjitha këto

kam arritur t’i nxjerrë këto fjalë të huaja:

Nga turqishja kemi këto fjalë:

ahmak,m. - budalla, i trashë nga mendja

alamet,ndajf. - shumë

atâvë-a, f. - bári i dalë pas kositjes së parë

baballâk-i, m.- babai i gruas

jatagan, em. - pushkë

kanop,em. - litar

kasavet, ndajf. - shqetësim

kimet, em.- rëndësi, vlerë

kismet, ndajf. - fat

lulak, em. - fëmijë i lidhur në djep

llahusë,em. - gruaja që ka lindur brenda 40 ditëve

llugë, ndajf. - për një person që i ka punët keq

msit, mb. - person që shkon për shkuesi, me kërku nuse

nalet, em. - djall. dreq

pastërm, em. - mish gjedhi i konservuar për ushqim dimri

pramë, ndajf. – mbrëmë

hasm-i.em.sh. ai që është në gjak me dike për shkak vrasjeje.

qervish-i, m. - gatesë në miell të skuqur dhe lëndë pule me pak hudhër

tërpijan, mb. njeri që ha shumë

Nga sllavishtja kemi këto fjalë:

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

22

adete. – zakonellafe. -fjalë

strujë-a, -rrymë-azagar. -qen gjahu

te(i)slicë, em. serb. sqepar sobë. -dhomë për musafir

vadit, f.( ujis), dugajodë. -dhomë e fjetjes

pllug -lavrues, terniraq. -imtues, përpunues i tokës

devojk -vajzë e rritursetër. -xhaketë

stradoletë.-embëlsirëburgi-a. -vegël metali për të hapur vrima

bâgjë (vendi që shërben për t’u larë, në vend të banjos).

llubunicë. -shalqiprekulicë. -rimorkio

strujë. -rrymësabraqaj. -polic ikomunikacionit

shliker.-prizëstanica. -stacion

shumarem.(rojtar pylli) vozhnje. -vozitje

brisaq-pastrues xhamash.bure. -shishe e plastikës

sakicë, - sopatë.dërzhavë. - shtet

porez. - tatim pivë. - birrë

carinë. - doganë bollnicë– spital

“Qist gramatik pa asnjë greshk” (gramatikë e pastër pa gabime)

Shënim: Fjalët e paraqitura në punim janë shënuar ashtu siq janë shqiptuar nga personi në fjalë.

2.7Fjalë e shprehje nga të folmet Novosellës me rrethinë.

Po i paraqesim më poshtë disa fjalë dhe shprehje të ndryshme që perdorën në këtë trevë:

zajbanci është bre burr…(mahi/humor është bre burrë).

e kam ni i shtos (apo vic) të ri...(e kam dëgjuar një barsoletë).

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

23

na bje i sok, apo na bje do soka..(na sill një lëng apo na sill disa lëngje).

mshele derën (apo dritaren) se përmaja na myti...(mbylle derën apo dritaren se na zuri shkuja).i

pashë ni par tesha t’bukra n’izllog...(i pashë një palë rroba të bukura në vitrinë).u shtrina

n’kauç....(u shtriva në divan).çohu prej dvosetit…(dvoset, divan me dy ulëse).bjerma ni krane

t’dhamve...(sillma një rrëmojs, për kruarje/gërryerje dhëmbësh).piktura n’zit asht e

bukur…(piktura në mur është e bukur).e zitova shpinë...(e murosa shtëpinë).pas luftës i rash

mallter shpisë....(pas luftës e bëra me llaç shtëpinë).ma kapi vollanin prej dorës...(ma mori

timonin nga dora).vozitsha kerrin si pa kry...(e ngasja makinën si pa kokë).kam kuqit fort...(kam

frenuar fort/shumë).kuçit bre burr...(freno bre burrë).i kam lan në fiok…(i kam lënë në

sirtar).s’kishim as grejalic afër...(s’kishim as ngrohëse afër).e kemi ni cev qitu/ktu...(e kemi një

gyp këtu).i patëm lonë sahanat në llavabo...(i patëm lënë pjatat në lavaman/pjatalarës).kravatën

ia dhash për dhuratë....(kollaren ia dhashë për dhuratë).e hapëm dhenë me teslic...(e hapëm

dheun me sqepar).s’mujshim m’i hap as sjalicat...(s’mundeshim t’i hapnim as llambat/poçet

elektrike).

Disa nga betimet:Pasha Krishtin, t’rujt Zoti, n’ëmën të Zotit, pasha besen e Zotit, pasha shëjtine sh’frrok (drejtuar shën.Rrokut)

KREU III: Ndikimet e gjuhëve të huaja në shqipen letrare

3.1 Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe

Një tipar i përbashkët që i shquan gjuhët e Ballkanit nga gjuhët e tjera indoevropiane të

kontinentit, është edhe prania e një shtrese fjalësh të ardhura nga turqishtja, të cilat disa studiues i

quajnë thjesht turqizma e disa orientalizma, meqë një pjesë e mirë e tyre janë me burim nga

arabishtja e nga persishtja dhe turqishtja ka qenë vetëm gjuha ndërmjetëse14

Historia e orientalizmave bën pjesë në shtresën e huazuar të leksikut të gjuhës shqipe. Depërtimi

i tyre u bë në një periudhë të gjatë kohore dhe detyrimisht u futën në çdo sektor të jetës shqiptare.

14 Emil Lafe, Vendi i orientalizmave ndër huazimet e shqipes, Studime filologjike, nr. 1-4, 1993, f. 35.

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

24

Faktorët kryesorë që ndikuan në depërtimin e tyre ishin islamizmi i popullit shqiptar, vendosja e

administratës shtetërore otomane, dhe autorët e letërsisë së bejtexhinjve që ndikuan me shkrimet

e tyre dhe letërsia që zhvillohej në Perandorinë Osmane ndikoi që të fusnin shumë shprehje të saj

në këto poezi që u bënë të njohura që në atë kohë.

Orientalizmat në Gjakovë datojnë shumë herët, përveç huazimit të fjalëve dhe të shprehjeve nga

gjuha e folur, janë dhe mësimet fetare që zënë fill me arsimin e gjakovarëve, që nga periudha e

pushtimit otoman. Siç e kemi përmendur më lartë në arsimin e qytetit të Gjakovës kjo gjuhë ishte

gjuhë prestigji që tregonte për një shtresë arsimimi më të lartë për atë kohë.

Se sa ka depërtuar kultura dhe leksiku oriental në jetësen dhe zhvillimin e Gjakovës dhe të

fshatrave përreth, dhe po ta filloja që nga përshëndetja e parë sipas dialektit apo varietetit

gjakovar, si dhe ta përktheja nëgjuheën turke përshëndetjen, do të hasnim këto fjalë: merhaba

(përshëndetje), ortak (përbashkët), misafir, dost (miq) etj.

Depërtimi i orientalizmave u fut në çdo sferë të jetës, ato u trashëguan qysh herët dhe ngelën e

depërtuan historikisht në gjuhën shqipe. Pra, kanë hyrë që nga shekulli XV. Fushat që janë

prekur prej terminologjisë turke janë që nga jeta shtëpiake që i hasim edhe sot e kësaj dite,

sidomos nga mosha e tretë.

Nga kuzhina:

-pazar, byrek, raki, tepsi, sini, xhezve, tenxhere, kafjall- kahvalti, bakllava, kadaif, paçë, pekmez,

pilaf, turshi, qofte, reçel, sheqer, bozë, niseshte, sheqerpare (ëmbëlsirë), tavë, taze etj.

Nga gjërat shtëpiake:

-çarçaf, çorape, perde, temel, oxhak, hajat, konak, bahshqe, zingjir, peshqir, qilim, legen, qyshk,

kafaz, hanxhar, penxhere, hambar, hendek, bodrum,ballkon etj.

Nga jeta shoqërore:

-adet, amanet, boja, bullë, bela, hesap, teneqe, pishman etj.

Nga administrata:

-kadi, bej, aga, shahit, miftaretj.

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

25

Pra, ky fond i fjalëve turke, erdhi dhe u rrit edhe më shumë në fjalë të kuzhinës e të jetës

shoqërore, kurse në fjalorin e administratës thuajse këto fjalë nuk ekzistojnë më.

Nga zhargoni fetar dhe personeli i shërbimit fetar:

-allah, abdes, dervish, duva, exhel, gjynah, hafiz, imam, mulla, teqe, tyrbe, pejgamber, xhami etj.

Dimë se në fjalësin folklorik të shqipes gjenden rreth 3000 fjalë të përbashkëta me gjuhën turke.

Mos të harrojmë se shumë nga këto fjalë janë asimiluar plotësisht nga shqipja dhe janë bërë

pronë e saj, si: baba, top, xhep, tepsi, hendek, bilbil, kafe, xhezve,15

3.2 Ndikimi i gjuhës sllave në gjuhën shqipe

Ndikimi i gjuhës sllave, konkretisht serbishtes në leksikun e gjuhës shqipe, përbën një korpus të

veçantë studimi. Depërtimi i sllavishtes në gjuhën e sotme letrare, shndërrimet fonologjike, dhe

gjendja bashkekzistuese e këtyre dy gjuhëve, lë vend për t’u diskutuar. Megjithë rëndësinë e

padiskutueshme që ka kjo çështje, ne nuk do ta bëjmë objekt të posaçëm trajtimi, pasi kjo do të

na shpinte jashtë temës që po trajtojmë. Dihet se sllavët erdhën në Ballkan që para 14 shekujsh

dhe krijuan fqinjësi në këto vise të Ballkanit Perëndimor dhe Qendror. Që nga ajo kohë, Iliria e

atëhershme u pushtua nga sllavët dhe ku medoemos gjuha shqipe ka rënë nën ndikimin e

15Jani Thomai, Leksikologjia e Gjuhës Shqipe, SHBLU, Tiranë, 1984, f. 246.

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

26

gjuhësor të sllavishtes. Është e vërtetë se gjuha shqipe ka pësuar huazime gjuhësore nga ndikimet

e huaja pushtuese, duke shfaqur aftësitë e saj përthithëse si dhe duke e treguar forcën dhe

pasurimin e saj. Në vijim do të vërejmë disa fjalë që janë futur në leksikun e gjuhës sonë, si:

gjobë, lopatë, pushkë, opingë, rob, si edhe toponime si: Berat (Bel+grad), Dropull (Drino+polje),

Konispol (Kon+polje), Velipojë (Veliko+polje), Zadrimë (Za+drin), Zagori (Za+gor) etj.

Është për t’u theksuar në këtë studim për të folmen e Gjakovës se gjatë hulumtimeve tona me

individët e incizuar vihet re një rënie e përdorimit të tyre në krahasim me vitet e paraluftës.

Duhet të përmendim se fjalët që kemi hasur i gjejmë kryesisht te mosha e mesme dhe mosha e

tretë, kurse tek të rinjtë dhe fëmijët e moshës 6-14, nuk kemi gjetur përdorime të gjuhës serbe në

të folmen e tyre.

Pra, në Gjakovë ka qenë një situatë e përdorimit të gjuhëve në kontakt, konkretisht në kohën e

bashkëjetesës së ish-Jugosllavisë me komunitetin serb, prandaj kemi pasur edhe përdorimin e

varieteteve sipas kodeve të huaja siç ishte serbo-kroatishtja, ku me plot të drejtë e përmend

Rexhep Ismajli duke e parë nivelin e gegërishtes dialektore si një shumësi kodesh e stilesh

dialektore me bazë regjionale.16

Ndërsa, kosovarët po t’i dëgjojmë në rrugë, në shkolla apo në media televizive, do të hasim me

disa mangësi dhe përzierje kodesh që kanë ngelur që para luftës së Kosovës (1999). P.sh., në

fakultetin tonë, në Gjakovë: “N’sa ora është provimi”?, duhet të thuhet “ Në cilën orë është

provimi?” (pra, është përkthyer nga serbishtja -U koliko sati je... përkthimi direkt nga serbishtja

është – Në sa ora është-, pra e ngjajshme me të folurën e kësaj studenteje), ose në dyqanet e

ndryshme “ Këta xhempera (serbisht) janë tash in ( këtu kemi edhe huazimet nga anglishtja,

tipike e pas luftës së Kosovës), po ta kthenim në shqipen standarde do të ishte “ Këto triko janë

në modë tani”, (ku edhe fjala triko është me origjinë franceze, po që është futur në shqipen

16Ismajli, Rexhep, Standarde dhe identitete, Dukagjini, Pejë, 2003

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

27

standarde që ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe si veshje e sipërme e trashë që bëhet me

thurje).17

3.4 Problemet më të dukshme në të folmen e Novosellës

Novosella e Epërme, ashtu si edhe i gjithë qyteti i Gjakovës flet dialektin e gegërishtes.

Më poshtë do t’itheksojmë disa gabime fonetike, gramatikore dhe leksikore.

Ndër përdorimet më të shpeshta që bëhen në të folmen e Novosellës është ngatërrimi i

bashkëtingëlloresparagjuhore afrikateÇ,dhe mesgjuhorës mbylloreq. P.sh.:

çeroj- qeroj,çështje – qështje, çantë –qantëetj.

Rotacizmi:hini-hiri, vena-vera, zani-zëri etj.

17Fjalori i shqipes së sotme, Toena, Tiranë, 2002, f.1363

Page 28: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

28

Përdorimi i zanores hundore âqë i kundërpërgjigjet zanores ë në standard.Psh.:

nâna – nëna, hâna – hëna, dhânë – dhënëetj.

Kemi mjaft raste kur zanorja a kthehet në i nëpërmjet ë, p.sh: livrit (lëviz, lëvrit), livroj (lëvroj),

livdoj (lëvdoj) etj

Asimilimi i grupeve të bashkëtingëlloreve me -mb, -nd, që dalin si: m, n, ń

kâma-këmba, vêni-vendi, katuń -katundetj.

Zëvendësim të bashkëtingëllores -nj me -j, ku ndodhet sidomos në fund të fjalës tek

shumësi i emrave. P.sh.: ftonj-ftoj, hunj-huj, thonj-thoj etj.

Hasim raste të tilla të një hundorësie mjaft të zhvilluar, sidomos â-në,në këto fjalë: jâm, kâm,

njâni(njëri), bâni(bëri), me dhân (për të dhënë), me thân (për të thënë), me bâ(për të bërë)

Po ashtu, në togjet vokalike -ie, është asimiluar në -i, p.sh.:milli (mielli), dilli (dielli), qilli

(qielli) etj.

Kemi mjaft raste kur zanorja akthehet në inëpërmjet ë, p.sh.: livrit (lëviz, lëvrit).

Monoftongimi i togjeve -ua, -uenë -u: grua/grue-gru, duar/duer-dur, ftua/ftue-ftuetj.

Prania e paskajores së tipit -mebâdhe -kish pásë kânë.

Forma e së ardhmes -dotë del në formën -kâmme, p.sh.: Do të shkoj. Kam me shku

Gabime në trajtat e emrit në të folmen e Novosellës, emrat e pashquar: kalë, bar, përdorengjithmonë në të shquarën: kali, bari.

Tek përemrat vetorë, në rasën dhanore dhe kallëzore, ky përemër përdoret në këtë formë: -mu:p.sh.:mu: m’tha nana(mua më tha nëna/mamaja), mësusja m’thirri mu:(mësuesja më thirrimua) etj.

Tek përemri pronor në numrin njëjës, e shoqëruar me emër të shquar del në këtë formë: librijẽm, lapsi jẽm etj., pra, në gjininë mashkullore, ndërsa në gjininë femërore ajo del në këtëformë: banka jẽme, maca jẽme, shpija jẽmeetj.

Page 29: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

29

PËRFUNDIME

Në këtë punim synuam që përmes shqyrtimeve të vëmë në dukje një numër fjalësh të huaja mes

shqipes standarde dhe shqipes së folur në Novosellë.Në këtë kontekst punimi synon edhe

përcaktimin e nivelit të përvetësimit të standardit si dhe punën që duhet bërë në këtë drejtim për

shtrirjen e tij. Arsyeja për përzgjedhjen e kësaj teme, për punim diplome, është gjendja jo e

kënaqshme e përdorimit të standardit të shqipes, ndonëse kanë kaluar 40 vjet nga standardizimi i

saj në Kongresin e Drejtshkrimit, mbajtur në Tiranë, më 1972.

Page 30: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

30

Përmes këtij vështrimi, në këtë punim të diplomës jemi përpjekur të qartësojmë disa nga

problemet me të cilat i kanë në perdorim dhe vazhdojnë t’i përdorinfolësit gegë të fshatit

Novosellë, të cilët kanë vështirësi në përvetësimin e standardit.

Metodat që kemi përdorur në trajtimin e çështjes sonë i kemi të mbështetura në punime,pastaj në

vëzhgimin dhe interpretimin e folësve të kësaj treve. Jemi përpjekur që përveÇ disa fjalëve të

huaja t’i pasqyrojmë edhe disa nga gabimet kryesore fonetike, leksikore dhe gramatikore që

bëhen vazhdimisht në të folurën e fshatit tim.

Qasja mbizotëruese është ajo e anketimit dhe interpretimit, ndërsa një vend me rëndësi në

trajtimin e kësaj teme ka zënë edhe metoda e shqyrtimit kritik të përdorimeve si dhe pyetësorit.

Vijmë në përfundim se në arealin e së folmes së Novosellës si dhe në rrethinë të saj është

konstatuar që në të folmën shqipe ka një perdorim të konsiderueshem i fjalëve të huaja, madje

shumë nga sosh janë fare të panevojshme. Ne kemi njëgjuhë shumë të bukur dhe të pasur, gjuhë

për të cilën luftuan dhe dhanë jetën shumë atdhetarë, prandaj duhet të vetëdijësohemi që të mos

përdorim fjalë të huaja dhe t’i minimizojmë gabimet gramatikore. Në punim janë përfshirë terma

dhe shprehje fjalësh nga vendlindja ime me rrethinë. Janë përdorur rreth 200 fjalë të huaja me

shpjegime në gjuhën shqipe, që janë fjalë kryesisht nga gjuha turke dhe sllave.

Literatura e shfrytëzuar

THOMAI Jani, Leksikologjia e gjuhes shqipe,Tiranë, 2006.

RAKA Fadil, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005.

SHKURTAJ Gjovalin , Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2003.

SHKURTAJ Gjovalin, Kultura e gjuhes, Tiranë 2006.

Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor. Tiranë,1998.

Page 31: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE · PDF file2 universiteti i gjakovËs “fehmi agani” dega: gjuhË shqipe punim diplome tema: rreth disa fjalËve tË huaja nË tË folmËn

31

Fjalori i shqipes së sotme, Toena, Tiranë, 2002,

RROKAJ SHezai, Çështje të gjuhës shqipe 3, Tiranë,2014

Vlash Prendi, Don.Shtjefën Kurti , Kronikë e një jete në amshim, Tiranë 2003

Emil Lafe, Vendi i orientalizmave ndër huazimet e shqipes, Studime filologjike, 1993.

ISMAJLI Rexhep, Standarde dhe identitete, Dukagjini, Pejë, 2003

Doktoratura-Shpresa-Dorda-Drejtimet kryesore të huazimeve të sotme në gjuhënshqipe,Tiranë,2015.

Nga interneti:

http://psikologji.net/forumi/index.php?topic=12.0.

http://www.fjalori.shkenca.org

https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Novosella_Ep%C3%ABrme&action=edit&redlink=1

www.Kqz-ks.org/sq/gjakove

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=255987

https://sq.wikipedia.org/wiki/Drane_Bojaxhiu

http://gjakovaportal.com/sr/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

albaniapress.com/lajme/16103/SHQIPJA-STANDARDE.htm