15
3/27/2017 1 Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve Th.Korini, 2017 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave Master Gjeologji Inxhinierike Leksioni 3 Ngarkesat e lendëve plasëse zakonisht vendosen në bira apo puse që shpohen me anën e makinave të shpimit. Makinat e shpimit ashtu si edhe ato të rrëzimit janë përshtatur për punë në sipërfaqe ose për punë në nëntokë duke patur parasysh kërkesat e shtruara ndaj tyre si : përmasat e vogla fuqia dhe prodhushmëria e madhe qëndrushmeria e lartë mekanike Në varësi edhe të kushteve të punës ku makinat jo vetëm duhet të punojnë por edhe do të zhvendosen , përgjithesisht karakterizohen prej : Ngushtësisë së vendit të punës Atmosferës me pluhur apo me gaz që ka aftësi plasëse Ndryshueshmëria e vetive fiziko – teknike e mekanike e mjediseve shkëmbore Mundësia e shkëputjes së copave të mjedisit shkembor Kufizimi i ndriçimit përreth hapsirës së punës Lagështisë së vendit të punës MAKINAT E SHPIMIT DHE RREZIMIT TE MJEDISEVE SHKEMBORE Gjatë hapjes së punimeve minerare apo nxjerrjes së mineraleve të fortë e shumë të fortë, menyra më efikase dhe me përdorim të gjerë është ajo e zbatimit të punëve të shpim – plasjes.

Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

1

Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve

Th.Korini, 2017

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Ma

ste

r G

jeo

log

ji In

xh

inie

rik

e

Leksioni 3

Ngarkesat e lendëve plasëse zakonisht vendosen në bira apo puse që shpohen me anën e makinave të shpimit.

Makinat e shpimit ashtu si edhe ato të rrëzimit janë përshtatur për punë nësipërfaqe ose për punë në nëntokë duke patur parasysh kërkesat e shtruara ndaj tyre si :• përmasat e vogla• fuqia dhe prodhushmëria e madhe • qëndrushmeria e lartë mekanike

Në varësi edhe të kushteve të punës ku makinat jo vetëm duhet të punojnë por edhe do të zhvendosen , përgjithesisht karakterizohen prej :• Ngushtësisë së vendit të punës• Atmosferës me pluhur apo me gaz që ka aftësi plasëse• Ndryshueshmëria e vetive fiziko – teknike e mekanike e mjediseve shkëmbore• Mundësia e shkëputjes së copave të mjedisit shkembor• Kufizimi i ndriçimit përreth hapsirës së punës• Lagështisë së vendit të punës

MAKINAT E SHPIMIT DHE RREZIMIT TE MJEDISEVE SHKEMBORE

Gjatë hapjes së punimeve minerare apo nxjerrjes së mineraleve të fortë e shumë të fortë, menyra më efikase dhe me përdorim të gjerë është ajo e zbatimit të punëve të shpim – plasjes.

Page 2: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

2

Në varësi nga forma e ballit dhe zhvendosja e tij birat apo pusetvendosen vertikalisht, pjerrtazi ose horizontalisht. Simbas kushtevee karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojete balleve mund të ndahen sipas drejtimit të zhvendosjes në ballë :

• në ngjitje (a)

• në zbritje (b)

• anësore ose horizontale (c)

• të pjerrët (d)

Makinat për shpimin e birave Në praktiken e parashpenies se punimeve minerare për shpimin e birave përdoren makinat shpuese që bëjnë pjesë në tre grupet si më poshtë :• makina shpuese me goditje – rrotullim• makina shpuese me rrotullim• makina shpuese hidraulike. Në grupin e parë bëjnë pjesë çekiçet shpues pneumatike, të cilët karakterizohen nga numuri i madh i goditjeve gjatë procesit të shpimit dhe mbas çdo goditje behet rrotullimi i daltes se shpimit nën një kënd të ngushtë. Çekiçët shpues pneumatike perdoren per shpimin e birave në shkëmbinj shume te fortë, të fortë e mesatarë. Keta çekiçë kanë gjetur përdorim në tëgjitha minierat metalore edhe në vendin tonë si në ato të kromit, të hekur –nikelit, të bakrit etj. Në grupin e dytë perfshihen makinat shpuese elektrike ose elektroturjelat. Ketu procesi i shpimit karakterizohet nga rrotullimi i panderprere dhe njëkohesisht me lëvizjen parashpënëse drejt ballit të daltes shpuese qëështë shufra spirale me thikë ose prefse.Elektroturjelat përdoren për shpimin e birave ne shkembinj me fortesi mesatare dhe nën mesatare. Në vendin tonë këto makina kanë gjetur përdorim në minierat e qymyrgurit për shpimin e birave në qymyr dhe nëshkëmbinjtë rrethues.

Page 3: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

3

Në grupin e tretë bejne pjesë makinat shpuese me rrotullim –goditje hidraulike, te cilat në kushte te pershtateshme arrijne njeshpejtesi shpimi dy – tri here me te larte se çekiçet shpuespneumatike dhe elektroturjelat, por jane me te nderlikuara dhe tevellimshme. Me keto makina shpohen edhe bira me diameter tëzmadhuar. Me i leverdiseshem eshte perdorimi i ketyre makinave neshkembinj me fortesi të madhe.

Çekiçët shpues pneumatike – vihen në levizje me ajer te komprimuar ( 4 –6 atm ) dhe ndahen ne tre grupe :

• çekiçë shpues të dorës

• çekiçë shpues teleskopike

• çekiçë shpues me kollonë

Çekiçët shpues të dorës gjate punes mbahen në dorë ose me ndihmën emjeteve të posaçme mbajtëse. Ky lloj çekiçi përdoret për shpimin e birave deri4 m thellesi te drejtuara poshte , lart ose horizontalisht. Per te lehtesuar punene minatorit ne dy rastet e fundit duhen perdorur mbeshtetese te posaçme qemund te jene mekanike dhe pneumatike.Çekiçet shpues te dores , sipas peshës së tyre ndahen në :

• të lehtë, me peshë mesatare 18 – 25 kg;

• të rëndë me peshë mbi 25 kg.

Çekiçet shpues mbi kollonë perdoren per shpimin e birave ne shkembinj me fortesi mesatare dhe te forte . Keta duke qene te rende me peshe 40 – 110 kgfiksohen mbi kollona horizontale ose vertikale per lartesi te ndryshme te punimitminerar dhe me kend te ndryshem kundrejt planit horizontal apo vertikal. Thellesiae birave qe shpohen me keta çekiçe shpues arrin deri ne 5 m.

Karelat e shpimit sigurojne vendosjen ne front te disa çekiçeve shpuespneumatike, ( prej 2 deri 6 e me teper ) per shpim te njekohshem. Ne krahasimme çekiçet shpues te veçuar , karelat e lehtesojne shume punen e minatorit dheshkurtojne numurin etyre ne front , shpejtojne se tepërmi proçesin e shpimit dhebejne te mundur realizimin e birave te thella.

Kohet e fundit perhapje te gjere kane marre çekiçet shpues me goditje te shpejtaku numuri i goditjeve shkon deri 3000 – 4000 god / min ne vend te 1900 – 2000 god / min , duke rritur shpejtesine e shpimit ne 2 deri 3 here. Edhe perdorimi i presionit te ajrit te komprimuar nga 5 – 6 atm ne 7 deri 9 atm ka çuar ne rritjen e prodhushmerise se çekiçeve shpues.

Çekiçët shpues teleskopikë me peshe 25 – 50 kg perdoren per shpimin e birave nga poshte – lart. Forca shtytese çekiçit i jepet me anen e teleskopit pneumatik i cili zakonisht eshte pjesë perberese e tij. Teleskopi gjate shpimit krijon nje presion boshtor mbi çekiçin shpuesdhe e zhvendos ate nga poshte – lart me thellimin e bires. Keta çekiçeshpojne me diameter deri 75 mm dhe thellesi deri 12 – 15 m ( janeperdorur ne minierat e hekur – nikelit Prrenjas , Skroske etj ).

Page 4: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

4

Elektroturjelat – dallohen per konstruksionin dhe perdorimin e tyre tethjeshte, per rendimentin e larte dhe per koston e ulet te shpimit te birave. Atojane te nje shkalle te larte sigurie per tu perdorur edhe ne minierat qeparaqiten me rrezikun e gazit e te pluhurit. Elektroturjelat ndahen ne ato :• të dorës• me kollonë

Elektroturjelat e dores perdoren per shpimin e birave ne qymyr dhe neshkembinj me fortesi te vogel. Pesha ndryshon nga 9, 6 deri 21, 5 kg kursefuqia e motorit nga 0, 9 deri 1, 4 kw.Elektroturjelat me kollone sherbejne per shpimin e birave ne drejtimhorizontal e te pjerret ne shkembinj me fortesi te mesme si shiste te forte,ranore dhe gelqerore jo te forte . Kollonat mbeshteten ne tavan e dysheme .Pesha ndryshon nga 60 deri 110 kg kurse fuqia motorike nga 1, 8 deri 10 kw.

Makinat shpuese hidraulike- Jane të përshtateshme per shpimin e biravene shkembinj te forte e shume te forte gjate ndertimit te punimeve minerareme seksion te madh.

Daltat shpuese – Perfaqesohen nga purteka metalike me seksion terthorrrethor, gjashtkendesh, trekendesh dhe kryq. Dy format e para per çekiçete dores , kurse te tjerat per çekiçet teleskopike e me kollone. Diametri ndryshon nga 16 deri 32 mm. Dalta per çekiçet shpues perbehet nga kurora, trupi, unaza dhe bishti. Ne elektroturjelat dalta perbehet nga shufra spirale me thiken dhe bishtin.

Çekiçet rrezues - perdoren per rrezim te shkembinjeve dhemineraleve duke shfrytezuar energjine mekanike te organit te punesne trajten e goditjeve qe arrijne deri ne 1800 goditje / minute.Çekiçet rrezues perdoren ne ndertimin e punimeve minerare dhefrontet e nxjerrjes se mineralit apo per ricoptimin e copave te medhadhe mund te jene : te lehte me peshe deri 8 kg, te mesem 8 – 10, 5 kg dhe te rende mbi 10, 5 kg.Çekiçet rrezues mund te jene pneumatike dhe hidraulike.

Page 5: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

5

Çekiçet shpues pneumatike, ndërtimi dhe parimi i punës së tyreÇekiçet shpues pneumatike janë makina për shpim ne shkëmbinj te ndryshem , ne te cilet parimi i punes dhekonstruksionet e tipeve te shumta kryesisht jane tëngjashem. Pjeset kryesore te çekiçëve shpues pneumatike janë: cilindri, pistoni, mekanizmi i shperndarjes së ajrit dhebaromina

BBD 94WE (Atlas Copco)Shkëmbinj mesatarë deri në të fortë

Pesha:28.50 kg

Gjatësia: 670 mm

Konsumi i ajrit 97 l/s

Goditjet:3300 goditje/min

Diametri i pistonit: 90 mm

Diametri i birës:27 - 41 mm

LHD 23 M (Atlas Copco): Çekiç shpueshidraulikPesha: 28.5 kgQarku i vajit: 20-25 l/minGoditje: 2550 goditje/minRrotullime: 320 - 400 rpmDiametri i birës: deri 50 mmGjatësia e birave: deri 6m

Page 6: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

6

Karelat e shpimit (Jumbo)

Boomer S1 D (Atlas Copco)Për galeri e tunele me seksionderi 31 m2

Boomer XE4 C - COP 3038

Boomer E2 C

Page 7: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

7

Kompresorët

Një numur i konsiderueshëm i makinave per shpim , rrezim e ngarkim vihennë pune me ndihmen e energjise se ajrit te komprimuar ( ose pneumatike )qe prodhohet ne impiante te posaçem siç jane kompresorët.

Ajri i ngjeshur ose i komprimuar prej kompresorit kalon ne rezervuar emandej nepermjet tubacioneve prej çeliku, qe formojne rrjetin kryesor,drejtohet per ne ballet e parashpenies se punimeve minerare apo fronteve teprodhimit. Nga tubacioni metalik, ajri kalon me pare ne tub gome, e prej atyne makinat pneumatike per procese pune te ndryshme.

Kompresoret jane me piston, turbinë dhe rotacion.

•Tek te paret ajri ngjishet ne cilindrin e pistonit qe kryen levizje tutje e tehu.

•Tek te dytet ajri ngjishet nen veprimin e forces centrifugale qe zhvillohet ngarrotullimi i lopatave.

•Tek të tretët ajri ngjishet me ndihmen e nje rotori eksentrik qe rrotullohet mepllaka levizese.

Në miniera dhe gjeologji perdorim te gjere kane gjetur kompresoret mepiston qe dallohen sipas numurit, pozicionit te cilindrave, menyres seveprimit, shkalleve te ngjeshjes e tipit te ftohesit.

Page 8: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

8

Model DACY-17/817 m3/min ajër8 atmDiezelPesha 3600 kg

Model DACY-12/1312 m3/min ajër13 atmDiezelPesha 2650 kg

DUKURIA E EKSPLOZIONIT ( SHPERTHIMIT OSE PLASJES ) TE LENDEVE PLASESE

•Eksplozioni (shpërthimi ose plasja) përfaqëson shndrrimin shumë të shpejtë tëenergjisë potenciale në energji kinetike mbas ndryshimit të menjëhershëm tëgjendjes së lendes plasëse, dhe që shoqërohet me rritje të konsiderueshme tëpresionit të gazeve të nxehtë me temperaturë të lartë, të afte për kryerjen e punesmekanike ne drejtim te shkaterrimit dhe zhvendosjes se mjedisit rrethues tengarkeses plasëse, si edhe me formimin e vales goditese nga perhapja meshpejtesi te madhe e gazeve qe veprojne ne largesi te mjedisit duke shkaktuarlekundje nga i ashtuquajturi veprim sizmik perderisa kalohet ne vale zanore.

•Dekompozimi kimik i lendes plasëse fillon 2 milisekonda ose 0.002 sekondanga momenti i ngacmimit te ngarkeses nepermjet nje impulsi paresor dhe si pasojee shpejtesise se madhe arrihet nje force e fuqishme goditese ne siperfaqen ebrendeshme te thellimit ku eshte vendosur lenda plasese.

•Çlirimi i energjise gjate eksplozionit është me i shpejtë se format e tjera teçlirimit te saj në kushte te ngjashme p. sh se sa ajo e djegejes. Me e rendesishmjagjate kesaj dukurie eshte ajo qe energjia e çliruar ne kufijte e ngarkeses plaseseeshte me e shpejte se ajo qe pastaj i transmetohet mjedisit rrethues.

•Vala goditese duke shoqeruar presionin e gazeve ne saje te veprimit dinamikshkakton coptim, shkeputje dhe levizje te materialit te shkatërruar.

Page 9: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

9

•Shpejtesia e perhapjes se vales goditese mund te llogaritet sipasshprehjes:

g E

m/sek

Ku : g – shpejtimi ose nxitimi ( 9.8 m / sek 2 ) - pesha vellimore e mjedisit shkembor , kg / m 3

E – moduli i elasticitetit , kg / cm 2; ( E = 0.1 2. 4 , kg / cm 2 )

Në veprimin e eksplozionit të lëndëve plasese ndikojnë faktorë tëndryshëm siç janë :• sasia dhe cilesia e lendes plasese;• gjatesia e vijes se rezistences me te vogel;• siperfaqja e lire;• konstruksioni i ngarkeses;• mënyra e inicimit ose ngacmimit;• mënyra dhe radha e shperthimit.

Burimet e eksplozionit jane të ndryshme , kështu mund të përmenden :• Elektrike (p.sh. shkarkesat elektrike në atmosferë );• atomike;• Kinetike (përplasja e trupave me energji të lartë, p.sh. Meteoritët);• Kimike (reaksionet kimike).

Shpërthimi kimik perfaqeson shndrrimin shume te shpejte te disa lendeveme çlirim te nxehtesise dhe me formim te produkteve gazore.

Reaksioni kimik i ngarkeses plasese perhapet me shpejtesi disa mijra metra ne sekonde ( 2deri 8 mije m / sek ) per kohe shume te shkurter ( te qindat deri te qindmijtat apo miliontatpjese te sekondes ).

Shndrrimi i lendes plasese ne produkte gazore ndodh per shkak te oksidimit teperberesave te tille si C, H, S etj, ne pranine e oksigjenit qe permban vete lenda plasese.

Sasia e gazeve arrin ne 600 – 1000 l / kg lëndë plasese .

Nxehtësia e çliruar shkon prej 500 deri 1700 kkal / kg.

Temperatura e produkteve gazore në çastin e plasjes arrin 1500 o deri 4500 o C.

Shpërthimi i 1 kg Amoniti me densitet 1 gr/cm 3 ben te formohen produkte gazore dhe teçlirohet 1300 kkal nxehtesi qe i nxeh gazet deri ne temperaturen 3000 o C ndërsa rezultonvolumi rreth 10 000 l / kg

Ne pershtatje me kete presioni i gazeve arrin 10 000 kg / cm 2.

Të dhënat e ndryshme tregojne se humbjet e energjise gjate shperthimit për

punë të padobishme janë të larta.

Page 10: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

10

Gjate eksplozionit kemi te bejme me forma te punes se padobishme te energjise siç jane :• humbjet kimike qe lidhen me transformimin jo te plote te lendes

plasese;• humbjet per nxehjen e mjedisit rrethues;• humbjet për formim të valës goditëse dhe të resë së gazeve;• humbjet per flakërim te panevojshem të copave;• humbjet për krijim të lëkundjeve të padobishme.

Gjithashtu kemi të bejmë dhe me format e punës së dobishme qëdrejtohen në masën shkëmbore për të kryer :• shkëputje;• coptim ;• zhvendosjeKërkimet e reja kane treguar se, per zgjedhjen e lendes plasese per situatat konkrete, pershtatet lenda plasese e karakterizuar nga produkti ishpejtesise se detonacionit ( vd m/s) dhe peshës vëllimore të lëndësplasëse (ng ) per mjedise shkembore te karakterizuar nga produkti ishpejtesise se perhapjes se valeve zanore ( vls ) dhe peshes vellimore tëshkëmbit ( sh ).

LP d ng

shk ls sh

I v

I v

LP

shk

IZ

I në se 0.4 0.7 lënda plasëse është e përshtatshmeZ

Ngarkesat plasese dhe kushtet e perdorimit te tyre Teknologjia e punes me lende plasese perfshin te gjitha llojet e puneveapo veprimeve qe lidhen me rrezimin e coptimin e shkembinjeve dhemineraleve me lende plasese. Ne varesi nga kushtet konkrete te punes me lende plasese percaktohen :• lloji i ngarkesave;• madhesia e ngarkesave dhe vendosja e tyre;• menyra dhe radha e shperthimit te ngarkesave. Rendesi te veçante merr sidomos menyra e vendosjes se lendes plasese,menyra e dhenies se nxitjes se plasjes ne vendvendosje dhe perdorimiracional i aftesise se punes perkatese te lendes plasese. Ne praktiken e punes me lende plasese ne siperfaqe dhe ne nentokengarkesat paraqiten dy lloje :A ) Ngarkesa te brendeshme qe vendosen ne brendesi te masesshkembore ose minerale dhe qe nendahen akoma ne :• ngarkesa te birave te minave;• ngarkesa te puseve te minave;• ngarkesa kazanore;• ngarkesa në dhomëza e dhoma minash.

B ) Ngarkesa të jashtme që vendosen mbi objektin qe do te shkatërrohetose në afërsi të tij.

Page 11: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

11

Ngarkesat e birave të minave - perdoren ne shkalle te gjere ne punimet nentokesore, gjate parashpenies se punimeve horizontale (a), te pjerrta ( b ) dhe vertikale nga poshte – lart ( c ) ose nga lart –poshte ( ç ) si edhe ne shfrytezimin nentokesor ( e ).Gjithshtu perdoren per zhbllokime ( si ngarkesa te brendeshme ) ( d ) dhe ( si ngarkesa te jashteme ) ( dh ) ne oxhaket e zbrazjesse mineralit. Kjo menyre perdoret dhe ne punimet siperfaqesoreper coptimin e copave te medha te shkembit apo mineralit.

Ngarkesa me lende plasese ne punimet minerare nentokesore me bira minash

b) Ngarkesat e puseve te minave – perdoren ne rrezimet siperfaqesore(per zbulimin ose largimin e mases shkembore si edhe gjateshfrytezimit ) por edhe gjate rrezimeve masive qofshin keto ne siperfaqe apo ne nentoke (a, b, c,d ).

c) Ngarkesat kazanore – perdoren ne birat te minave qe kryhen per qellime te posaçme ( si shkriferim ) . Ngarkesa te tilla perqendrohen ne fund te birave ose te puseve ne hapsire te zgjeruar paraprakisht (b ).

d) Ngarkesat ne dhomeza e dhoma – perdoren per te rrezuar masenshkembore ose minerale ne siperfaqe por edhe ne shfrytezimin nentokesorte mineraleve te forte (c )

Ngarkesat me lende plasese ne punimet siperfaqesore e nentokesorea) e zgjatur kollone; b) kazanore ( ngarkese e perqendruar );c) ngarkese e perqendruar ne dhome; d) ngarkesa te zgjatura per rrezim

gjate shfrytezimit nentokesor.

Page 12: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

12

B ) Ngarkesat e jashtme – jane te kufizuara dhe zakonishtvendosen ne nje ane te objektit qe do te coptohet , apo shkriftohet.Te tille jane copat e medha qe dalin nga plasjet masive ne nentokeapo ne siperfaqe .

Ngarkesat sipas konstruksionit jane disa llojesh si me poshte :

• te zgjatura ose kollone pa nderprerje (a ) ;

• me nderprerje te pjeseshme (b );

• me nderprerje gjatesore (c ) ;

• me kate (d ).

Sistemet e nxitjes së plasjesNë punet me lende plasese perdoren kater sisteme te nxitjes se plasjes per ngarkesat e ndryshme.

1. Nxitja me fitil zjarrpercjelles dhe detonator ( kapsolle )

Fitili zjarrpercjelles transmeton flaken ose tufen e shkendijave per tek nje detonator ose kapsolle ne nje kohe te paracaktuar. Kapsollashperthen dhe shkakton plasjen e ngarkeses qe pason.

Page 13: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

13

Fitili eshte formuar nga nje kordon qe permban nje zemer te barutitte zi i mbeshtjelle me disa shtresa te fijeve spirale. i gjithe fitili eshte imbuluar nga nje mbeshtjellje e jashteme prej lini te katranuar dhezakonisht nga nje mbrojtje e padepertushme nga uji.

Ndezja nga njeri fund i fitilit ben te digjet baruti i zi me nje shpejtesikonstante deri ne skajin tjeter. Nga kjo del nje tufe shkendijash qenxit ngarkesen primare ku eshte lidhur fitili. Djegeja e barutit nukkerkon pranine e oksigjenit te jashtem dhe prandaj mund te perdorenedhe nen uje. Koha e djegejes eshte 120 10 % sekonda / m qe ikorespondon 0.83 10 % cm / sek ( ose rreth 0.5 m / minutë ).

Kapsolla është përbërë nga një tubetë cilindrike metalike osekartoni e mbyllur nga nje anë dhe përmban një ngarkesë të vogëleksplozivi primare me ndjeshmeri ndaj flakes dhe nje eksplozivisekondar , me permasa te tilla :

•diametri i jashtëm 6.4 mm;

•diametri i brendshëm 5.75 mm;

•gjatësia e kapsolles 45 mm.

2. Nxitja me detonatorë elektrike

Shperthimi elektrik është sot sistemi më i përhapur i nxitjes, sepseka përparësi lidhur me lejimin e shperthimit te nje numuri te madh tengarkesave plasese, me saktesi ekstreme dhe jep garanci sigurie.

Detonatori elektrik aktivizohet nga kalimi i rrymes elektrike nepermjetnje eksploditori ( makine shperthimi ), qe eshte lidhur me detonatoret me nje kabel bipolar ( linja e shperthimit )

Skema e “ zinxhirit “ ( eksploditor – linje shpërthimi – detonator ) per nje lidhje ne seri

Page 14: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

14

Detonatori elektrik perfaqeson nje gëzhoje metalike ( alumini ose bronxi ) nete cilen ndodhen :

• nje dispozitiv i ndezjes ( ura e ndezjes )

• nje element vonese

• nje ngarkese shperthyese identike si ne detonatoret e zakonshem

Detonatoret elektrike jane disa llojesh si me poshte :

• te çastit

• me interval ngadalesimi

• me interval te shkurter ngadalesimi.

3. Nxitja me fitil detonant ( plases) Fitili detonant ( plases ) eshte ndertuar nga nje kordon i perbere prej nje

zemre Pentriti ( Teni ose Teneresi ) , qe eshte lende plasese shume e ndjeshme nga goditja ose ferkimi, me densitet 1760 kg / m 3 , ne trajtepluhuri kristalesh te bardha ne sasi 10 deri 100 gram per metër fitil. Zemra e fitilit eshte e mbrojtur nga lageshtia nepermjet mbeshtjelljellimeve

te fijeve spirale, qe garantojne fleksibilitet dhe qendrushmeri te lendesplasese. Shpejtesia e detonacionit te fitilit detonant ( plases ) eshte mbi 6000 m /

sek. Fitili detonant ( plases ) ka zbatim ( perdorim ) interesant si ngarkese

gjatesore dhe nepermjet tij kryhet shperthimi i disa ngarkesave plasese

Skema e ngarkeses ne biren e nxitur me fitil detonant ( plases )

4. Nxitja NONEL

Vitet e fundit, është vënë në zbatim nje sistem i nxitjes jo elektrike , i cili mund te perdoret per te gjithe tipet e puneve te shperthimit, ne siperfaqe , ne nentoke aponen uje, ku eshte kerkuar ngadalesimi milisekondar.

Sistemi NONEL është tregtuar për disa kohë në formën e fitilave plases.

Njësia bazë në këtë sistem te ri përbëhet nga një linjë NONEL, që është një gypplastik me diametër të jashtëm 3 mm dhe muret e brendshëm janë të veshur me njëcipë të hollë të eksplozivit ( lëndës plasëse ). Nje vale goditese kalon nëpër gyp pas inicimit me një shpejtësi afërsisht 2000 m / sek. Linja NONEL nuk shpërthen ngarryma elektrike ose zjarri apo goditja dhe mund të përdoret ne teknologjinë e punëveme lëndë plasëse me siguri të larte.

Page 15: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks3.pdf · e karakteristikave të makinave shpuese dhe rrëzuese të gjithë llojet e balleve mund

3/27/2017

15

NONEL