12
3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve Th.Korini, 2017 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave Master Gjeologji Inxhinierike Leksioni 2 Punimet minerare janë hapësirat që krijohen nga njeriu me mënyra e mjete të ndryshme në koren e tokës për qëllime të caktuara praktike dhe që mbahen për të gjithë kohën e përdorimit të tyre. A ) Sipas qëllimit , dallojmë punime minerare: 1 . të kërkim – zbulimit të mineraleve të dobishëm; 2. të shfrytëzimit të mineraleve; 3. hidroteknike , transporti etj. Punimet minerare të kërkim – zbulimit kryhen në zonat mineral – mbajtëse për të evidentuar karakteristikat sasiore e cilësore të vendburimit . Punimet minerare të shfrytëzimit ( ose të minierës ) shërbejnë për hapjen dhe përgatitjen për nxjerrje të rezervave të mineralit të dobishëm. Punimet e tjera minerare shërbejnë si rrugë kalimi të ujrave (ato hidroteknike ) , të mjeteve të transportit ( rrugor apo hekurudhor ) , si depozita nëntokësore etj. PUNIMET MINERARE NENTOKSORE DHE SIPERFAQSORE

Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

1

Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve

Th.Korini, 2017

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Ma

ste

r G

jeo

log

ji In

xh

inie

rik

e

Leksioni 2

Punimet minerare janë hapësirat që krijohen nga njeriu me mënyra e mjete të ndryshme në koren e tokës për qëllime të caktuara praktike dhe që mbahen për të gjithë kohën e përdorimit të tyre.

A ) Sipas qëllimit , dallojmë punime minerare: 1 . të kërkim – zbulimit të mineraleve të dobishëm;2. të shfrytëzimit të mineraleve;3. hidroteknike , transporti etj.

Punimet minerare të kërkim – zbulimit kryhen në zonat mineral –mbajtëse për të evidentuar karakteristikat sasiore e cilësore tëvendburimit .Punimet minerare të shfrytëzimit ( ose të minierës ) shërbejnë për hapjen dhe përgatitjen për nxjerrje të rezervave të mineralit të dobishëm. Punimet e tjera minerare shërbejnë si rrugë kalimi të ujrave (ato hidroteknike ) , të mjeteve të transportit ( rrugor apo hekurudhor ) , si depozita nëntokësore etj.

PUNIMET MINERARE NENTOKSORE DHE SIPERFAQSORE

Page 2: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

2

B ) Në raport me relievin punimet minerare janë :

• sipërfaqësore

• nëntokësore

• Nënujore ( pranë fundit të lumejve , deteve apo oqeaneve )

Përhapje më të madhe kanë punimet minerare nëntokesore, të cilataktualisht kryhen në thellësi të ndryshme nga siperfaqja e tokës dhe nëraste të veçanta kalohet në thellësi deri mbi 4000 m.

Renditjen hapsinore të punimeve minerare e dikton gjendja e trupaveminerale, karakteristikat e shkëmbinjeve rrethues, raporti i vendosjesnëntokësore të trupave me relievin si dhe mënyra e pranuar e shfrytëzimit .

C ) Në varësi nga forma dallohen punimet minerare :

trapezoidale qemerore

katerkëndëshe patkua

katrore vezake

rrethore eliptike

D ) Sipas afatit te sherbimit dallohen punime minerare :

•kapitale ( ose të hapjes ) me afat të gjatë shërbimi , zakonisht këto punime sigurojnë lidhjen e sipërfaqes me vendndodhjen e vendburimit dhe kalojnëkryesisht në shkëmbinjtë shterpë që rrethojnë vendburimin ( në anen e shtruar ose të varur të tij ).

•Përgatitore të cilat degëzohen nga punimet minerare të hapjes duke kaluar në trupat minerale apo në shtresa dhe më rallë në afërsi te tyre , për tëformuar fushat e nxjerrjes në katet e ndryshme të minierës. Afati i shërbimit tëtyre është i kufizuar deri në disa vite dhe diferencohen në punime shtresore dhe fushore.

•Punime prerëse qe si rregull janë me afat të shkurtër shërbimi.

•Në metrazhin e përgjithshem të punimeve minerare që kryhen në miniera , vendin kryesor e zenë punimet përgatitore.

Page 3: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

3

E ) Në bazë të pozicionit hapsinor që zenë në zgjatjen e tyre punimet minerare ndahen në:

• horizontale;

• të pjerrta;

• vertikale .

Karakteristikë e përgjithëshme e tyre është se si hapsirë kanë zgjatje

shumë më të madhe se sa prerja terthore. Ato mund të fillojne nga

sipërfaqja dhe të mbarojnë në nëntokë ose të fillojnë nga një punim tjetër

në nëntokë për të përfunduar në një largësi të dhënë në nëntokë.

F ) Elementët përbërës të punimeve minerare nëntokësore – Punimet

minerare nëntokësore kanë të lirë vetëm drejtimin e lëvizjes , kurse anët e tjera

janë të kufizuara nga shkëmbinjtë ose nga trupa minerale. Në punimet

horizontale dhe të pjerrta sipërfaqja që kufizon punimin lart quhet tavan i

punimit, sipërfaqja poshtë quhet dysheme, kurse sipërfaqet kufizuese anësore

quhen faqe të punimit.

Çdo punim përcaktohet gjeometrikisht me seksionin tërthor dhe me aksin e tij. Seksioni mund të jetë formë e rregullt gjeometrike drejtkëndëshe, trapezoidale, eliptike, rrethore etj. Fillimi i punimit nga sipërfaqja në përgjithësi quhet hyrje , kurse në punimet e pjerrta e vertikale quhet grykë. Sipërfaqja ku mbyllet ose mbaron punimi në zgjatje quhet fund ; kurse në rastin kur ai është në ndërtim e sipër quhet balli i punimit.

Page 4: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

4

Punimet minerare nëntokësore

• Punimet minerare horizontale ndryshojnë njeri nga tjetri nga :

• përmasat në seksionin tërthor dhe zgjatje;

• pozicioni përkundrejt trupit mineral dhe shkëmbinjeve rrethues ;

• qëllimi për të cilin shërbejnë

Në lidhje me këto ndryshime përdoren edhe emertime të ndryshme siç janë :

• traverbank;

• galeri;

• tërthore;

• kalesë;

• dhomë;

• tunel.

Traverbanku është punimi horizontal , që fillon nga sipërfaqja e tokës apo nga

ndonjë punim tjetër nentokësor dhe shkon drejt trupit mineral duke kaluar kryq

ose nën një farë kendi me shtrirjen e tij dhe të shkëmbinjve rrethues

Traverbanku kur hapet nga punime të tjera nëntokësore quhet traverbank ibrendshëm.Në përgjithësi traverbanku hapet në relieve kodrinore dhe malore ( si në mjaft ngaminierat qymyrore e metalore të vendit tonë dhe në disa raste i kombinuar me puset ).Traverbanku mund te jetë kryesor kur i shërben transportit dhe ndihmës kur shërben përqëllim ajrimi apo largimin e ujrave etj. Format më të zakonshme të traverbankut nëseksionin terthor, përshtatur gjendjes së mjedisit shkëmbor ku kalon dhe mënyrës sëmbajtjes, mund të jenë trapezoidale, qemerore ( harkore ), patkua, vezake e derirrethore.

Page 5: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

5

Galeria është punimi që zgjatet sipa shtrirjes së fushës minerare dhe shërben si punim përgatitor me funksionet e transportit e të ajrimit, sipas rastit galeria mund të jetështresore ose fushore. Në shumicën e rasteve galeria kalon nëpër mineral dhe më rallënë shkëmbinjtë rrethues kryesisht të anës së shtruar ( dyshemesë ) dhe në këtë rast ato quhen fushore .

Forma gjeometrike e galerive në seksionin tërthor të tyre varet kryesisht nga mënyra e mbajtjes, por më shpesh përdoren format trapezoidale dhe ato harkore, patkua, vezake e rrethore, kurse madhësia e seksionit tërthor lidhet me numurin e rrugëve të transportit nëpunim. Sipas pozicionit në fushën e katit të minierës dallohen galeri kati dhe nënkati. Ndërtohen galeri me madhësi të seksionit tërthor nga rreth 4 m2 deri në më shumë se 12 m2, kurse zgjatja mund të jetë nga disa dhjetra metra deri në disa kilometra.

Tërthore quhet punimi minerar horizontal i shkurtër, nganjëherë pa lidhje fundore ( qorre ), që hapet tërthor punimeve të tjera më të gjata siç janëtraverbankët , galeritë etj, për qëllime të takimit të trupit mineral ose konturimit të tij. Tërthoret hapen si punime minerare për qëllime të zbulimit gjeologjik apo dhe të përgatitjes së mineralit për nxjerrje. Tërthoret dallohen për madhësi tëseksionit tërthor dhe gjatësi të kufizuar.

1. Pus; 2. Traverbank; 3. Oxhak; 4. Galeri ; 5. Tërthore

Page 6: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

6

Kalesa është punim i shkurtër horizontal , drejtimi i së cilës ndryshon deri në mbyllje

në formë unaze. Kalesa kryen kryesisht funksione lidhëse në punimet e hapjes për

lëvizje të mjeteve të transportit , sidomos në vendet e ngarkim – shkarkimit, për

kalimet në dhoma e ujëmbledhësa , për levizjen e njerëzve , ndërmjet punimeve

përgatitore dhe të nxjerrjes së mineralit . Kalesa është me seksion të kufizuar .

Dhoma është punim horizontal me seksion relativisht te madh ( mbi 20 m 2 ) dhe me

gjatësi të kufizuar ( deri disa dhjetra metra ), që ndërtohet për qëllime të posaçme

pranë horizonteve kryesore të minierës sikundër janë oborret e puseve , dhomat e

pompave, dhomat e nënstacionit elektrik, dhomat e mjekimit, garazhe , ofiçina

nëntokësore etj. Në disa raste , gjate shfrytëzimit të vendburimeve krijohen hapsira

të tilla që quhen dhoma siç ka ndodhur në disa miniera të hekur – nikelit dhe të

kripës në vendin tonë.

Skemë e punimeve me seksion të rritur dhe lidhjet e tyre :1. Dhoma; 2. Galeri kryesore; 3. Kalesë; 4. Tërthore.

Tuneli është punimi horizontal që ka lidhje të dyanëshme me siperfaqen e tokës , dhe mund të shërbejë për qëllime të transportit rrugor, hekurudhor, rrjedhje të ujrave, instalime industriale etj.

Madhësia e seksionit tërthor ndryshon sipas fushave të përdorimit dhe mund tëshkojë deri mbi 100 m 2. Forma karakteristike e seksionit tërthor të tuneleve është ajo qemerore e deri rrethore. Përhapje më të mëdha kanë tunelet për qëllime hidroteknike, transporti, instalimesh industriale etj , që mund tëgërshetohen edhe me komplekse dhomash nentokesore , punimesh të pjerrta e vertikale etj.

Page 7: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

7

•puset e pjerrët ( si dhe rampat ose spiralet );• dishenteritë;• bremsbergët;• oxhaket e pjerrët.

Puset e pjerrët ( si dhe rampat ose spiralet ) janë punime me seksion tërritur dhe zgjatje të madhe nga lart – poshtë. Shërbejnë si punime hapjeje përtë gjithë minierën ose për një pjesë të saj. Këto punime mund të hapen ngasipërfaqja e tokës ose nga punime të tjera nëntokesore dhe në ketë rastin edytë janë puse të pjerrët qorrë. Nëpërmjet tyre mund të nxirret prodhimi dheatëherë janë kryesore, sikurse mund të jenë edhe me funksione ndihmësepër ajrim , furnizim materialesh etj.Lëvizja në puset e pjerrët bëhet me transportjerë, me anë të ashensorëve enëmbajtës ose me ane të skipeve . Kohet e fundit po përdoren puse të pjerrëtme pjerrësi te butë si dhe rampat ose spiralet për transport me automjete.Forma karakteristike e seksionit terthor të tyre mund të jetë drejtkëndëshe ,qemerore deri rrethore.

2. Punimet minerare të pjerrta janë punime të cilat zgjaten nërënie ose në ngjitje me pjerrësi që ndryshon nga disa gradë deri nëmë pak se 900 . Në grupin e punimeve të pjerrta, sipas funksionit qëkryejnë dhe përmasave përkatëse bëjnë pjesë:

Skemë e hapjes me pus të pjerrët nga sipërfaqja dhe punime të tjera:1. Pus i pjerrët; 2. Traverbank i brendshëm; 3. Galeri; 4 Trupi mineral.

Page 8: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

8

Dishenteria është punim karakteristik zbritës me pjerresi 5 deri 45 o , zakonisht 15deri 25 o, hapet nëpër trupin mineral ose jashtë tij. Dishenderia shërben zakonisht për tëngritur masën e mineralit ose shkëmbit nga horizontet e mëposhtëm në ato më tësipërmet dhe për zbritjen e materialeve të ndryshme me ndihmën e mekanizmave (vagona të terhequr me litar ose ngritje me skip ). Ndërtohen me një dhe dy rrugëshinash , për afate mesatare deri të gjata shërbimi. Forma e seksionit tërthor ështëdrejtkëndëshe, trapezoidale , qemerore e më rallë rrethore.Funksioni i tyre mund të jetë kryesor ( për nxjerrje minerali ) ose ndihmës ( për ajrim,lëshim materialesh etj). Dallimet me puset e pjerrët konsistojnë në zgjatjen dheseksionet më të kufizuara , kapacitetet më të ulta të nxjerrjes dhe shpejtësi më tëkufizuar në lëvizjen e enëve bartëse.

1. Galeria e transportit; 2. Galeria e ajrimit; 3. Dishenteria; 4. Dhoma earganellos; 5. Vagoni plot.

Bremsbergu është punim minerar i pjerrët i ngjajshëm me dishenterinë por ndryshon nga qëllimi dhe mënyra e hapjes. Bremsbergu shërben për të ulur (zbritur) masën minerale nga lart – poshtë dhe zakonisht hapet nga poshtë – lart. Ashtu si edhe dishenteria mund të kryejë funksione kryesore ( të transportit ) dhe ndihmëse ( të ajrimit, furnizimit me materiale , kalimin e njerëzve etj ).

1. Galeria e transportit; 2. Galeria e ajrimit; 3. Bremsbergu; 4. Arganello; 5. Vagoni bosh; 6. Vagoni plot.

Pjerrësia e bremsbergut nuk kalon 30 – 35 o , d. m. th. pjerresinë e zbritjes së mineralitpër peshën e vet. Bremsbergu kur shërben për transport pajiset me rruge shinash osedhe me transportjer. Format e seksionit tërthor janë analoge me atë të dishenterive .

Page 9: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

9

Oxhakët e pjerrët janë punime të pjerrta karakteristike përgatitore që shërbejnë

për zbritjen e mineralit ose edhe për funksione të tjera ndihmëse. Oxhakët e pjerrët

kalojnë në mineral por mund të kalojnë edhe në shkëmbinjtë shterpë rrethues.

Levizja e masës minerale ose shkëmbore bëhet për efekt të gravitetit ose duke

rrëshqitur në dysheme. Oxhakët e pjerrët mund të shërbejnë për lëshim materialesh ,

për ajrim, kalim të njerzve etj. Zakonisht hapen nga poshtë – lart dhe forma e

seksionit tërthor mund të jetë këndrejtë ose qemerore deri rrethore .

Oxhak i pjerrëtNë minierat metalore ndërtohen me pjerrësi mbi 50 o ( 50 o – 70 o ), por nuk përjashtohen edhe rastet e oxhakeve me pjerrësi të vogël ku për lëvizjen e mineralit përdoren skreperat.

Në praktikën e minierave të qymyrit përdoren oxhake edhe me pjerresi të butë ( shtresore ), duke futur si mjete transporti transportjerët ose lugjet zbritëse .

3. Punimet minerare vertikale Janë punime minerare hapsirat e të cilave zgjaten vertikalisht nga lart – poshtë ose nga poshtë – lart. Këto punime sipas madhësisë , mënyrës së ndërtimit dhe shërbimit qe do të kryejnë përfaqësohen nga :

• pusëza;

• puse;

• oxhake vertikale .

Pusëzat janë punime minerare që kanë seksion tërthor dhe gjatësi të vogël dhe mund të hapen në shkëmbinj të dobët ose të fortë, duke ju dhënë formëdrejtkëndëshi deri rrethore, që shërbejnë kryesisht si objekte për kërkim – zbulimin gjeologjik por nuk përjashtohet edhe mundësia e përdorimit për qëllime ndihmëse gjatë shfrytëzimit të vendburimit. Thellësia e pusëzave ndryshon nga disa metra deri në disa dhjetra metra. Zakonisht hapen nga sipërfaqja e tokës por ka raste që hapen edhe nga punime të tjera nëntokesore pa dalje direkte në sipërfaqe ( pusëza qorre ) me drejtim nga lart – poshtë por pa u degëzuar me punime të tjera.

Pusëzat : 1, 2 - me dalje direkte në sipërfaqe të tokës

Page 10: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

10

Pusëza pa dalje direkte nësipërfaqe të tokës

Puset vertikale janë punime minerare kapitale që shërbejnë për të gjithë minierën

ose për pjesë të rëndësishme të fushës së saj. Në një fushë miniere mund të

vendosen një ose disa puse miniere, të cilët mund të kalojnë nëpër shkëmbinjtë

rrethues dhe trupat mineral mbajtës ose vetëm në shkëmbinjtë shterpë sidomos të

dyshemesë së vendburimit. Format e seksionit tërthor të puseve që takohet më

shpesh në praktikën e hapjes së tyre janë rrethore dhe më rallë ato këndrejtë,

ndërsa madhësia e siperfaqës së seksionit tërthor ndryshon nga disa metra katror në

disa dhjetra metra katror. Thellësia e zgjatjes së puseve i kalon disa qindra metra e

deri në mbi 2500 metër.

Puset nisin nga sipërfaqja e tokës dhe vazhdojnë deri në thellësi por mund tënisin nga horizonte të caktuara nëntokësore për të kaluar në thellësi më tëmëdha ( puse qorre ). Sipas funksionit puset janë kryesore ( për nxjerrje minerali me enë të bartura në ashensor ose me skipe ) dhe ndihmës ( për tënxjerrë ajrin e papastër , për të lëshuar materiale të nevojshme për minierën si lëndë ndërtimi, materiale mbushëse etj ).

Skemë e punimeve minerareab-Pus vertikal; mn – Pus i pjerrët; cd - ef – Puse qorre; kl – Traverbank; v, g, n, s, t, j,p, q – Galeri shtresore; pj – Tërthore; hg – Bremsberg; st – Dishenderi; pk – Oxhak ipjerrët; y – Oborri i pusit; yk – traverbank i brendshëm; o – shfrytëzim në sipërfaqe.

Page 11: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

11

Oxhakët vertikalë janë kryesisht punime përgatitore dhe më rallë kapitale, që sipasrastit shërbejnë për zbritje minerali brenda një horizonti miniere ose edhe nga disa kate,për lëshim materialesh ndihmëse si dhe për levizje njerëzish, ajrim etj, duke lidhur katedhe nënkate të ndryshme. Oxhakët dallohen për gjatësi dhe seksione të kufizuar dhepër mungesën e instalimeve të ngritjes. Oxhakët vertikale mund të ndërtohen brendatrupave minerale ose edhe në shkembinjtë anësore ( të dyshemesë ) si punime fushore.Format e seksionit terthor të oxhakëve vertikale janë ato drejtkëndëshe dhe rrethore.

Puset e shpimit janë punime që kryhen në shkëmb ose mineral për qëllime tëcaktuara studimi gjeologjik, gjeologo – inxhinerik dhe në raste të veçanta edhe për nxjerrjen e mineraleve të dobishme të lëngëta dhe të gazta në natyrë ose që kthehen në këto gjendje në rruge artificiale ( me tretje , nxehje, djegje etj ).Puset e shpimit happen me makineri të posaçme shpuese me seksion rrethor me

diametra që ndryshojnë nga 50 deri 300 mm dhe me gjatësi që kalojnë nga disa dhjetra metra deri në mbi 1000 metra. Puset e shpimit që përdoren nëfazën e kërkim – zbulimit mund tëshpohen me drejtim horizontal , tëpjerrët dhe vertikal, duke filluar nga sipërfaqja e tokës ose nga punime të tjera nëntokësore të minierës për të zgjeruar zbulimin më nëthellësi të vendburimit si dhe për tëdetajuar pozicionin e trupave minerale në shfrytëzim .

Puse shpimi nga sipërfaqja e tokes dhe ngapunime nentokesore

Page 12: Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks2.pdf · 3/21/2017 1 Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjve Th.Korini, 2017

3/21/2017

12

Punimet minerare sipërfaqësore

Në praktiken e ndërtimit të objekteve civile , industriale dhe ushtarake ( hapjae bazamenteve të ndryshme ) si edhe në kërkim – zbulimin e shfrytëzimin emineraleve të dobishme në qiell të hapur ose në sipërfaqe ) përdoren shpeshpunimet minerare sipërfaqësore.

Llojet më karakteristike të punimeve minerare sipërfaqësore janë :

• kanalet,

• transhete,

• shkallet

Kanalet jane punime me gjatësi relativisht të madhe dhe me seksion tërthortë kufizuar, në formë zakonisht të trapezit të përmbysur. Kanalet hapenkryesisht për qëllime kërkim – zbulimi të mineraleve të dobishëm si dhe përqëllime ndihmëse në minierë. Përmasat e kanaleve zgjidhen në varësi ngaqëllimi . Në punimet gjeologjike gjerësia në pjesën e poshtme merret 0.5 –0.75 m kurse thellësia arrin 2 – 4 m. Në masat shkëmbore relativisht tëqëndrushme shpatet ose faqet e kanaleve merren me pjerrësi rreth 50o – 70o.Kanalet që kanë thellësi të vogël, faqet e tyre nuk armatosen, kurse nëformacione të shkrifta dhe me shpate të paqëndrushme dhe që do tëshërbejnë për kohë të gjatë duhet të mbahen me konstruksione mbajtëse .

Transhetë jane punime me seksion trapezoidal të përmbysur, por me gjerësi fundore dhe lartësi më të madhe, deri mbi 10 m. Në mjaft raste përdoren gjysëm transhetë qëshërbejnë për hapje rrugësh kalimi në relieve të pjerrët. Transhetë hapen si në trupin mineral ashtu edhe në shkëmbinjtë shterpë, duke kryer funksionin e punimeve tëhapjes si dhe të punimeve përgatitore për heqjen e mbulesës shterpë, si dhe për nxjerrjen e mineralit të dobishëm për horizontet e ndryshme të minierës në qiell tëhapur.

Shkallët janë gërmime qëkufizohen me dy faqe dhe shërbejnë për organizimin e shkëputjes së materialit shterpë dhe të mineralit sipas horizonteve tëpunës. Lartësia e shkalleve luhatet nga disa metra deri në mbi 10 metra. Në praktiken e nxjerrjes sipërfaqësore tëmineraleve diferencohen shkallë zbulimi të heqjes së shterpës dhe shkallëprodhimi të nxjerrjes sëmineralit .

Pamje shfrytëzimi në qiell të hapur