23
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË Mentorë: Punoi: Prof.Dr. Gani Dragusha Bylbyl Kadrijaj

Dieta dhe Diabeti

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Roli i aktiviteti fizik dhe dietes ne semundjen e sheqerit.

Citation preview

Page 1: Dieta dhe Diabeti

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I MJEKËSISË

Mentorë: Punoi:

Prof.Dr. Gani Dragusha Bylbyl Kadrijaj

Page 2: Dieta dhe Diabeti
Page 3: Dieta dhe Diabeti

DIABETES MELLITUS ; Hyrje� Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje

endokrino-metabolike,që ka si tipar rritjen e nivelit tëglukozës në gjak.

� "Diabet" do të thotë "urinim i shpeshtë". Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritjetë sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar ngaglomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar tëglukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim tëshpeshtë.

� Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonitantidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t`iu përgjigjurhormonit antidiuretik.

Page 4: Dieta dhe Diabeti

Diabeti i sheqerit është 2 llojesh:

� a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinës, qëvjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansitnga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonishtë fëmijëose adoleshentë.b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, aporezistencea e qelizave ndaj saj. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.

Komplikimet:

� a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.b. Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve. c. Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike -- parezë gastrike dhe impotencë.

Page 5: Dieta dhe Diabeti

AKTIVITETI FIZIK dhe Diabeti� Diabetikët që kryejnë aktivitet fizik të rregullt janë më

pak të rrezikuar nga një sërë sëmundjesh që i atashohen pathologjisë, si p.sh. ato që prekin sisteminkardiovaskular. Por jo vetëm kaq, ushtrimet fizikelejojnë që të përgjysmohen kurat mjekësore, pra dozatditore të insulinës që i sëmuri duhet të marrë për tëmbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer ngaprof. Pierpaolo De Feo i Universitetit të Peruxhas, mbinjë grup pacientësh të prekur nga diabeti i tipit 2. Sipasmjekut, këta pacientë duhet të bëjnë 4 kilometra ecje, not apo biçikletë, për të përfituar nga ky efekt.

Page 6: Dieta dhe Diabeti
Page 7: Dieta dhe Diabeti

� Studimi ka zgjatur rreth 2 vjet dhe është kryer mbinjë kampion prej 180 pacientësh. Nga analizimi i tëdhënave ka rezultuar se aktiviteti fizik ul deri në 32 % rrezikun për t’u prekur nga sëmundjetkardiovaskulare dhe lejon uljen deri në 10 cc dozatditore të insulinës.

Sipas studimit, aktiviteti fizik arrin të ulë dhe nivelete triglicerideve të gjakut, rrezikun për kardiopatitëishemike, arrin të ulë peshën trupore deri në 2 kg, ulnivelet e presionti të gjakut deri në 4 mmHg dhe rritnivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL).

Rezultatet e mësipërme i bashkangjiten studimeve tëmëparshme, që kanë treguar se aktiviteti fizik i tipitaerobik, nëse praktikohet me rregullsi, ul deri në 60% rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 tepersonat .

Page 8: Dieta dhe Diabeti
Page 9: Dieta dhe Diabeti

DIETA dhe Diabeti !!

Page 10: Dieta dhe Diabeti

DIETA dhe DIABETI

Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë përshfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të rrinë pa ngrënë për të mbajturnën kontroll sëmundjen. Kohët e fundit porekomandohet një dietë e shëndetshme për këta tësëmurë, që do të thotë se ata mund të ushqehenme gjithçka, por me masë.

� Si mund të jetë regjimi ditor i një diabetiku? Çfarëushqimesh mund të konsumojë? A ekzistojnëushqime kategorikisht të ndaluara? Sa herë në ditëduhet të ha? Këto janë disa nga pyetjet që njëdiabetik ia bën vetes çdo ditë. Por në të vërtetë a këshillohen ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike?

Page 11: Dieta dhe Diabeti

� Mjekët endokrinolog sqarojnë se siduhet të jetë regjimi ditor i njëdiabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojnëushqime kategorikisht të ndaluara përdiabetikët. Sipas mjekëve, dieta e shëndetshme që rekomandohet përdiabetikët, ku këta të sëmurë mund tëushqehen me gjithçka, por me masëjep efekte pozitive nëse nuk abuzohetme të. Për t’u bindur për këtë, mjekëtpohojnë se diabetikut i lejohet që nëdisa raste të hajë dhe ëmbëlsira, përshembull pasta, por me kusht qëkaloritë që ka ëmbëlsira të llogaritenbrenda kalorazhit ditor të përcaktuar qëmë parë. Madje në bazë të këtyrekoncepteve të reja, diabetikut i lejohettë pijë dhe pije alkoolike, por natyrishtbrenda kalorazhit ditor të përcaktuar qëmë parë.

Page 12: Dieta dhe Diabeti

Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin !!

� Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshmepër shëndetin e njerëzve, ndaj ata e kanë quajtur atë, "helm i bardhë"…Ja disa nga dëmet e këtij "helmi"...

1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij nëgjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjesshpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria përushqime të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohetgradualisht një vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjellnjë lehtësim të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira…

2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumëprodukte glikemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku ngadhjamosja ose diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun ngasëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.

3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhesidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.

Page 13: Dieta dhe Diabeti

� 4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i nivelit tësheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhehidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime.

5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tijhyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e rejamolekulare që krijohen si pasojë e këtij procesi ndikojnë nëdobësimin e elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deritek indet e organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindjae sheqerit në gjak, aq më shpejt vjen pleqëria.

6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit mëshumë se çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak përinfektimin e mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithë sistemin imunitar të organizmit, sjellin edhe dëmtimin e tyre.

Page 14: Dieta dhe Diabeti
Page 15: Dieta dhe Diabeti

Shprehitë dhe stili i jetës…

Page 16: Dieta dhe Diabeti

Pijet…� Pijet alkoolike nuk e rrisin glikeminë, sepse nuk përmbajnë

sheqerna, veçse në sasi të mëdha ato mund të çojnë nëhipoglikemi, pasi është përcaktuar shkencërisht se hipoglicemiavjen nga alkooli i marrë në sasi të mëdha. Natyrisht që ëmbëlsiratdhe pijet alkoolike nuk rekomandohen të merren përditë. Marrja e ëmbëlsirave apo dhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit të lejuarbëhet për të pasur variacion në marrjen e ushqimeve dhe për tëhequr frikën e ushqimeve “të ndaluara” në mënyrë kategorike përdiabetikët.

� Te diabetikët me diabet të tipit 2, që në shumicën e rasteve janëdhe obezë, ku makroangiopatia diabetike (arteroskleroza diabetike) është më e shprehur se te diabetikët me diabet të tipit 1, kërkohetpërdorimi i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe të verdhës sëvezës. Natyrisht kjo për të frenuar në maksimum përparimin e procesit aterosklerotik që zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të“fshehtë”. Këtyre personave u rekomandohet të përdorin vajëmisri.

Page 17: Dieta dhe Diabeti

DIETA……� Peshku, i mirë për zemrat e grave diabetike

Zemra e grave diabetike “preferon” një dietë të pasur me peshk. Nëfakt sëmundja e diabetit në shumicën e rasteve shoqërohet me pathologji që prekin kryesisht sistemin kardiovaskular, sidomos tepacientet femra. ``Mjafton të hani 5 vakte peshk në javë, -këshillojnë profesorët e Universitetit të Harvardit - për të ulur deri në64 % rrezikun për shfaqjen e këtyre pathologjive”. Por për autorin e studimit, Frank B. Hu, përfundime të njëjta janë vërejtur edhe tepacientët meshkuj.

Sipas studiuesve, efekti dobiprurës i peshkut i referohet acideveyndyrore Omega 3, që ndodhen me shumicë te saradelet dhesalmoni. ``Nëse futen në menu, acidet yndyrore ndihmojnë në uljene rrezikut për shfaqjen e takikardive, ngushtimin e enëve të gjakutdhe nivelit të triglicerideve në gjak. Të gjithë këta faktorë favorizojnëshfaqjen e sëmundjeve kardiake``,- sqaron Fu.

Page 18: Dieta dhe Diabeti
Page 19: Dieta dhe Diabeti

� Studimi ka zgjatur 16 vjet dhe gjatë kësajperiudhe janë shqyrtuar regjimet ushqimoretë 5.103 grave të prekura nga diabeti i tipit II.

“Te gratë që konsmumojnë më tepër peshkse të tjerat, është vënë re se kanë një stil jetemë të shëndetshme dhe bëjnë më shumëlëvizje. Natyrisht që kjo përkthehet në njëgjendje shëndetësore të mirë. Madje gratë qëkonsumojnë më tepër peshk rrezikojnë mëpak të vuajne edhe nga sëmundje të tjera, qënuk kanë të bëjnë me diabetin apo dhesëmundjet kardiake”, - përfundon Fu.

Page 20: Dieta dhe Diabeti

Regjimi ushqimorëKëshillohet që ushqimin ditor të llogaritur në bazë të kalorazhit dhe

diabetikët të mos e marrin tri herë në ditë, por gjashtë herë në ditëdhe konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit. Ushqimi i marrë nëorën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël ose “kafshatë”. Në këto orare zakonisht rekomandohenfrutat, biskotat apo dhe ushqime të tjera, që i merr në sasi të pakët.

Marrja e ushqimit gjashtë herë në ditë, bën që diabetiku “të jetë i ngrënë” gjatë gjithë ditës, çka bën të mundur shmangien e hipoglikemisë nga mjekimi me insulinë apo me kokrrat e sulfaniluresë. Buka duhet të përdoret në të trija vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqime të tjera rekomandohen si mëposhtë: Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçeetj. Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame tëndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj. Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj.Mënyra e mësipërme e ndarjes së ushqimeve është relative dhenatyrisht ka në bazë traditën popullore, si dhe kulturën sociale tëdiabetikut.

Page 21: Dieta dhe Diabeti
Page 22: Dieta dhe Diabeti

REFERENCAT ;

� Diabetes - type 2 (update), NICE Clinical Guideline (May 2008); Type 2 diabetes: the management of type 2 diabetes (update)

� DESMOND research abstract; Davies M et al., The DESMOND Programme from pilot phase to randomised control trial in a study of structured group education for people newly diagnosed with type 2 diabetes mellitus. ABSTRACT: Diabetes UK APC, Glasgow, 20-22 April 2005.

� Diagnosis and management of type 1 diabetes in children, young people and adults, NICE Clinical guideline (July 2004)

� DAFNE; Homepage and access to information for patients and professionals on the course.

� International Diabetes Guidelines; Newcastle University 2008.; St Vincent Declaration

� Exercise Management for Persons with Chronic Diseases and Disabilities-; American College of Sports Medicine 2003.

Page 23: Dieta dhe Diabeti