13
Detyre kursi FAKULTETI I BIZNESIT LENDA:BIZNES NDERKOMBETAR TEMA:AIDA PRANOI: PUNOI: BLERIM KOLA BLEDAR ALIZOTI ABAS KUçI ARBEN SHABA

Detyre kursi -AIDA.pptx

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Detyre kursi -AIDA.pptx

Detyre kursiFAKULTETI I BIZNESITLENDA:BIZNES NDERKOMBETAR

TEMA:AIDA

PRANOI: PUNOI:BLERIM KOLA BLEDAR ALIZOTI

ABAS KUçI ARBEN

SHABA

Page 2: Detyre kursi -AIDA.pptx

MisioniTërheqja e investimeve të huaja, rritja e

konkurrueshmërisë së ekonomisë Shqiptare nëpërmjet mbështjetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe inovacionit.”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, ka një mision të dyfishtë. Ajo synon të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët e huaj por njëherazi, duke mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme dhe të eksporteve shqiptare (kliko për ligjin e AIDAs)

Page 3: Detyre kursi -AIDA.pptx

Struktura organizative

Bordi drejtues

siguron që AIDA të luaj një rol bashkëveprues me të gjitha institucionet qëndrore dhe vendore në shërbim të investitorëve të huaj dhe biznesit vendas.

Bordi Drejtues kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Sali Berisha, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrin e Financave, Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe 

Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

sektori privat përfaqësohet nga katër anëtarë:Seyhan PencapligiEdmond GjikaAvni Ponari. LekaGjergj

Page 4: Detyre kursi -AIDA.pptx

Sherbimet tona AIDA ofron për investitorët, e huajt dhe të vendit, suport gjithëpërfshirës për proj ektet e tyre

të investimeve. Stafi i kualifikuar asiston jo vetëm me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave  dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese.

Gjithashtu, AIDA ofron shërbime të përkujdesjes së mëtejshme duke synuar të përmbush në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj edhe pas përfundimit të suksesshëm të projekteve.

NVM(NDERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME) dhe Zhvillimi i Eksporteve

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, ka një mision të dyfishtë. Ajo synon të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët e huaj por njëherazi, duke mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme dhe të eksporteve shqiptare (kliko për ligjin e AIDAs).Departameni SME-ve&Zhvillimit të eksporteve i AIDA-s është në shërbim të gjithë sipërmarrësve

shqiptarë dhe partnerëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në partneritet me kompani shqiptare. Ne mund t’ju ndihmojmë nëpërmjet shërbimeve të shumta si me dhënien e granteve të Shtetit shqiptar apo dhe me identifikimin e tregjeve apo partnerëve të rinj për eksport, të nevojave tuaja për trajnim dhe për çertifikim produkti, pjesëmarrjen tuaj në panaire ndërkombëtare etj. (kliko për shërbimet tona).

Stafi ynë është terësisht në shërbim të kompanive që kërkojnë ndihmën tonë (kliko për fishën e regjistrimit) për t’ju shoqëruar në të gjitha hapat e zhvillimit të biznesit tuaj. Si një agjenci publike, shërbimet tona për SME-të dhe eskportuesit shqiptarë janë pa pagesë dhe në mbështetje të “Strategjisë së Zhvillimit të

Biznesit dhe Investimeve 2013-2020” të Shtetit shqiptar dhe të planit të saj të veprimit.

Page 5: Detyre kursi -AIDA.pptx

Inovacioni Qëndra e Ndërmjetësimit dhe Inovacionit (QNI) përkufizon inovacionin si çdo ide të re, e cila përdoret për të përmirësuar një

produkt, shërbim apo sistem në kompani.  Këto ide mund të përdoren dhe për të krijuar një produkt apo shërbim të ri, që nuk ekzistonte më parë, por që duhet të sjellë fitim për kompaninë. Inovacioni shpesh herë lidhet me teknologjinë. Nëse një kompani thuhet se është “inovative” kjo do të thotë që kompania në mënyrë konstante kërkon të përmirësohet. Kur inovacioni ndodh me hapa të vegjël, ai njihet si “incremental innovation”. Këtu çdo person në kompani angazhohet me përmirësimin e produktit, shërbimit apo strukturës organizative të kompanisë. Kur inovacioni ndodh me hapa gjigand, inovacioni është radikal. Inovacioni në vetvete sjell një ndryshim pozitiv në kompani, në jetën e konsumatorëve, rrit produktivitetin dhe sjell ndryshime pozitive në ekonomi. Tek SME-të ai rrit eficensën, produktivitetin, cilësinë, konkurrueshmerinë, pozicionin e saj në treg, etj.

Disa shembuj të inovacionit: Përmirësim i cilësisë Krijimi i tregjeve të reja Ulje e kostove të punës Përmirësim i proçeseve të punës Përmirësim i shërbimeve Ulje e konsumit të energjisë Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka një pozicion unik brenda rrjetit të institucioneve publike shqiptare. Ajo ka

një mandat të trefishtë: në mbështetjen e IHD-ve, inovacionit, dhe SME-ve. AIDA nga njëra anë ofron informacion dhe shërbime ndaj investitorëve të huaj të cilët duan të investojnë në Shqipëri mbi mundësitë e

investimit, zhvillimit të biznesit apo partnerët lokalë. Nga ana tjetër ne ofrojmë mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Shqiptare, në mënyrë që ato të bëhen gjithnjë e më konkurruese në tregun vendas e të huaj veçanërisht në zhvillimin e eksporteve si dhe në stimulimin e Inovacionit.

Që nga krijimi i saj, AIDA ka marrë pjesë dhe organizuar forume biznesi, workshope, seminare brenda dhe jashtë Shqipërisë, në New York, Moskë, Romë, Milano, Brescia, Torino, Bruksel, Otava, Madrid, Sofje. Ne kemi takuar më shumë se dyqind investitorë potencialë dhe u kemi siguruar atyre informacione gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara. Ne kemi nisur një sondazhi mbi perceptimin e investitorëve të huaj të vendosur në Shqipëri, i cili ka lehtësuar komunikimin e tyre të vazhdueshëm, marrëdhëniet me subjektet e tjera tregtare dhe organeve qeveritare.

Ne gjithashtu morëm pjesë në përgatitjen e Raportit mbi IHD në Shqipëri të vitit 2011. AIDA menaxhon Fondin e Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit të Qeverisë Shqiptare, për të cilën kemi bërë një fushatë të gjerë

promovimi në të gjithë vendin në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Fier, Shkodër, Vlorë. Struktura organizative dhe stafi i kujdesshëm bën të mundur që AIDA t’ju ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase. Ne kemi tre

Departamente të cilat merren direkt me klientët tanë: Drejtoria e Investimeve dhe e Shërbimit, Departamenti i NVM-ve dhe Zhvillimit të Eksporteve, Qendra e Ndërmjetësimit dhe Inovacionit (BRIC). Për të plotësuar punën e këtyre departamenteve është krijuar Departamenti i eMarketingut dhe Operacioneve.

Tashmë kemi filluar pregatitjen e një Newsletter-i, ku do të informojmë si klientët vendas dhe të huaj ashtu si edhe organizatat partnere mbi zhvillimet më të reja në fushën e ekonomisë, aktivitetet e Agjencisë dhe mbi lajmet më të fundit në fushën e biznesit.

Na lejoni të bëhemi partneri juaj, në vendimarrjen për të investuar, në zhvillimin e eksporteve apo aftësinë konkurruese në Shqipëri

Page 6: Detyre kursi -AIDA.pptx

Perse Shqiperia Me zhvillimin e ekonomisë së tregut, Shqipëria ofron shumë mundësi për

investitorët – kostoja e pronës dhe e punës është e ulët, popullata e re dhe e arsimuar është e gatshme të punojë, si dhe tarifat e kufizimet e tjera ligjore janë të ulëta në shumë raste e në disa të tjera nuk ekzistojnë.

Vendndodhja Shqipërisë ofron një potencial të dukshëm të tregtisë, në veçanti me tregjet e BE-së – kufizohet me Greqinë dhe me Italinë ndahet vetëm nga deti Adriatik. Shqipëria bën pjesë dhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë me të gjitha vendet e Ballkanit, duke krijuar kështu NVM dhe Zhvillimi i Eksporteve

Departameni SME-ve&Zhvillimit të eksporteve i AIDA-s është në shërbim të gjithë sipërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në partneritet me kompani shqiptare. Ne mund t’ju ndihmojmë nëpërmjet shërbimeve të shumta si me dhënien e granteve të Shtetit shqiptar apo dhe me identifikimin e tregjeve apo partnerëve të rinj për eksport, të nevojave tuaja për trajnim dhe për çertifikim produkti, pjesëmarrjen tuaj në panaire ndërkombëtare etj. (kliko për shërbimet tona).

Stafi ynë është terësisht në shërbim të kompanive që kërkojnë ndihmën tonë (kliko për fishën e regjistrimit) për t’ju shoqëruar në të gjitha hapat e zhvillimit të biznesit tuaj. Si një agjenci publike, shërbimet tona për SME-të dhe eskportuesit shqiptarë janë pa pagesë dhe në mbështetje të “Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2013-2020” të Shtetit shqiptar dhe të planit të saj të veprimit. mundësi tregtie në të gjithë rajonin.

Page 7: Detyre kursi -AIDA.pptx

Sektoret dhe shifrat Agroindustria.Nr. i kompanive agropërpunuese : 2156 kompani (viti 2010)

Eksporte : 6 % të totalit të Eksporteve shqiptare të vitit 2011; 32% rritja 2010/2011Kontributi ekonomik : 17% të PBB-së së venditRreth 50-53% e popullates jeton ne fshat dhe është e punësuar në këtë sektor

Sektorët prioritarë : Frutat, ullinj dhe prodhimi i rrushitProdhimi i perimeveBulmeti dhe prodhimi blegtoralPërpunimi i frutave dhe perimeve, i rrushit i mishit dhe qumështit

Page 8: Detyre kursi -AIDA.pptx

Minierat Nr. i kompanive : 682 kompani vendase dhe të huaja të pajisura me leje minerare shfrytëzimi 154

kompani vendase dhe të huaja të pajisura me leje minerare kërkimi, kërkim-zbulimi ose zbulimi Eksporte: 8,3% rritje, balanca komerciale +30% (2010/2011)

Kontributi ekonomik : 4.689 persona të punësuar (2010)Volumi tregtar i mineraleve arriti 23,542 mln LekeProduktet e eksportuara : Kromi dhe materialet e ndërtimit (psh. çimento)

Turizmi Nr. i kompanive : 248 hotele ose 18.905 shtretër (2011)

Zhvillimi: 25% rritje i numrit të vizitorëve (2010/2011) 32% më shumë turistë mesatarisht nga Gjermania, anglia, Greqia, Franca dhe Zvicra (2010/2011) Kontributi ekonomik : 6,1% e PBB (2011)

51.000 persona të punësuar (20110Sektorët prioritarë : produktet turistike dhe zhvillimi i turizmit malor,zhvillimi i industrisë (cilësia e shërbimeve, burimet njerëzore)infrastrukturat dhe oferta bregdetare

Departamenti i SME & Zhvillimit të eksporteve mund t’i ndihmojë sipërmarrësit, shoqatat apo organizatat e tjera të biznesit duke i asistuar ato pa pagesë në format e mëposhtme.

Kërkoj të marr informacione mbi:Legjislacionin në fuqi (taksat, kodi i punës, doganat etj);Si mund të marr një liçencë, një çertifikim apo një vërtetim origjine;Kontakte administrative, shoqatash, projektesh në sektorit tim;Inovacionin dhe si mund ta implementoj atë;Rrjetin Europian i Ndërmarrjeve (EEN).

Kërkoj të zhvilloj konkurrueshmërinë e kompanisë sime duke:Identifikuar tendencat ekonomike të sektorit në të cilin operoj;Mësuar mbi mënyrën sesi të hartoj një plan biznesi apo marketingu;Identifikuar mundësitë për trajnim profesional të punonjësve;Diagnostikuar nivelin e inovacionit.

Kërkoj të zhvilloj eksportet e kompanisë sime dhe kam nevojë për:Partnerë të huaj për shtetet që dua të eksportoj;Listën e panaireve dhe takimeve ndërkombëtare kryesore të sektorit ku operoj;Informacione mbi sektorin ku operoj dhe shtetet importuese kryesore;Preferencat tregtare drejt BE-se, SHBA-ve, vendeve të Ballkanit etj;Duke ndjekur dhe kuptuar inovacionet e fundit në fushën e biznesit.

Kërkoj të informohem për mundësitë e financimit mbi:Fondin e Konkurrueshmërisë (fond i menaxhuar nga AIDA);Fondin e Inovacionit (fond i menaxhuar nga AIDA);Programet mbështetëse të Shtetit Shqiptar në sektorin ku operoj;Mekanizmat financiarë që ofron tregu shqiptar;Fondet dhe projektet ndërkombëtare.

Page 9: Detyre kursi -AIDA.pptx

BRIC është krijuar si një trup mbështetës, për të promovuar dhe për të forcuar kapacitetin e inovacionit të ndërmarrjeve shqiptare ashtu si dhe për të nxitur ato drejt dinamikave e risive duke mbushur boshllëkun që ekziston në Sistemin Kombëtar të Inovacionit.

BRIC është organi ekzekutiv, qëllimi i të cilit është të përcjellë programet e Strategjisë së Biznesit, Teknologjisë dhe Inovacionit (BITS) si dhe Planit të Veprimit të Biznesit, Teknologjisë dhe Inovacionit (BITAP) të miratuar nga Qeveria Shqiptare.

Roli i BRIC-ut është të ndërtojë dhe promovojë një kulturë inovacioni tek bizneset shqiptare, duke rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e inovacionit, përmirësimin teknologjik, krijimit dhe zbatimit të aktiviteteve lidhur me inovacionin.

BRIC synon të rrisë konkurrencën e NVMve në tregjet lokale dhe evropiane. Ai konsiderohet të jetë një pikë qendrore për koordinimin dhe shpërndarjen e shërbimeve të inovacionit e të teknologjisë në biznese, si dhe nismave për grupin e synuar të SME-ve.

BRIC komunikon rregullisht me NVM-të shqiptare duke bërë të mundur të kuptojnë nevojat e tyre për përmirësim, duke i drejtuar ato ose kundrejt Fondit të Inovacionit ose drejt nismave të tjera të financimeve Europiane.

BRIC gjithashtu ofron shërbime ndërmarrjeve që kanë lidhje transferimin e  inovacionit dhe teknologjisë, duke përfshirë kërkimet e produkteve dhe proçeseve për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë brenda një biznesi, si dhe për të orientuar drejt perspektivave të tregut. 

Rreth BRICC

Page 10: Detyre kursi -AIDA.pptx

Fondi inovacionit Fondi i inovacionit  është krijuar në zbatim të VKM-së Nr.795, datë

11.07.2007 “Për Miratimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për periudhën 2007 – 2013”, të ndryshuar. Ky fond është hartuar për t’i shërbyer ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Fondi do të asistojë firmat në formën e subvencioneve, për ekspertë që të auditojnë nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji si dhe për vetë ndërmarrjet që të identifikojnë ofruesit dhe partnerët e teknologjisë në vende të tjera. Këto veprime bëjnë që ndërmarrjet të zgjedhin rrugën optimale të zhvillimit.

Skema e Grantit për Ndarjen e Kostove për Inovacion ka një impakt të rëndësishëm mbi biznesin mikro, të vogël dhe të mesëm, duke synuar të nxisë gjithnjë e më tepër zhvillimin teknlogjik dhe inovacionin në këto biznese, duke i bërë ato më konkurrues në tregun rajonal, europian e global.

ÇFARË ËSHTË SKEMA E GRANTIT PËR NDARJEN E KOSTOVE?Skema e Grandit për Ndarje të Kostove ofron subvencionim për kosto që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së kostove. Kjo nënkupton se grandi nuk financon gjithë kostot, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grandit (në këtë rast, kompania shqiptare). Qëllimi i grandit nuk është zëvendësimi i asaj që kompania do të financonte me burimet e saj, por t’i shtohet buxhetit të kompanisë, duke shërbyer si një nxitje për NMVM-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji dhe për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, duke mundësuar një zgjedhje më të informuar mbi mënyrën e zhvillimit optimal të tyre.

Page 11: Detyre kursi -AIDA.pptx

Financimi maksimal Pranimi i aplikimeve është subjekt i disponueshmërisë së fondeve dhe mund të pezullohet në çdo kohë në rast

se fondet kanë mbaruar. Në rast të tillë, pranimi i aplikimeve dhe miratimi i granteve mund të rifillojë vetëm pas plotësimit të SGNK me fonde.

AIDA do të publikojë gjendjen e disponueshmërisë së fondeve për këtë SGNK kur të shihet e përshtatshme dhe në periudhat e hapjes apo mbylljes së dorëzimit të aplikimeve.

Skema do të rimbursojë kostot e miratuar në përputhje me udhëzimet e mëposhtme: Një kompani mund të përfitoj maksimalisht 400,000 Lek për një projekt. Skema mbulon 30%-50% të kostove të pranuara brenda limitit të mësipërm. Në një vit, mund të asistohet 1 auditim dhe/ose 1 projekt për ndërkombtarizim. Kompanitë që aplikojnë për herë të dytë për auditim, duhet të paraqesin rezultate e aritura pas auditimit të

parë. Pagesa e subvencionit bëhet në fund të projektit, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera KUSH MUNDTË APLIKOJË PËR NJË GRANT TË TILLË? Skema e Grantit për Ndarje të Kostove është hartuar për t’i shërbyer ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të

Mesme. Kompanitë që do të përfitojnë do të duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme :Përshtatshmëria e biznesit me skemën e grantit e cila aplikohet mbi specifikat e mëposhtme e mëposhtme:Biznes i besueshëm dhe minimumi dy (2) vjet eksperiencë në treg.Janë në gjendje të financojnë 100% të gjitha kostot e projektit, të propozuara para përfundimit të tij.Janë biznese të klasifikuara si mikro, te vogla apo të mesme, sipas ligjit nr. 8957, date 17.10.2002, “Për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar.Kanë selinë dhe fabrikën apo fabrikat e tyre kryesore te prodhimit brenda territorit të Republikës së Shqipërise.Përshtatshmëria e projektit me skemën e grantit e cila aplikohet mbi specifikat e mëposhtme e mëposhtme:Prodhojnë në Shqipëri produkte dhe/apo shërbime, të cilat tregtohen brenda dhe/apo jashtë vendit.Propozojnë të zhvillojnë veprimtari, brenda programit të përgjithshëm zhvillimor të kompanisë, në përputhje me politikën e Fondit të Inovacionit.Tregojnë se veprimtaritë e propozuara për t’u mbështetur nga Fondi i Inovacionit janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, duke përcaktuar se ato kanë:nevojë për t’u përmirësuar teknologjikisht, për veprimtaritë e propozuara;një vlerësim për përmirësimet e pritshme të biznesit nga përmirësimi, në bazë të së cilit do të zhvillohen veprimtaritë e propozuara;

Demonstrojnë që ata nuk kanë mundësinë të vazhdojnë në mënyrë optimale pa asistencë. Argumentojnë se asistenca nëpërmjet Fondit të Inovacionit do të ndihmojë në rritjen e veprimtarisë ekonomike

të kompanisë përfituese. Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës personelit e cila aplikohet mbi specifikën e mëposhtme: Staf i aftë për vendimmarrjen në marketing dhe për menaxhim operacionesh në Shqipëri Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës së konsulentit që kryen auditin e NMVM-së e cila aplikohet mbi

specifikën e mëposhtme:I/e aftë për të kryer auditimin.

Page 12: Detyre kursi -AIDA.pptx

Rreth Shqiperise Shqipëria ndodhet në Europë, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe mbulon një sipërfaqe prej

rreth 28.748 km katror, me një popullsi afër 3,194,417 banorë. Vendet Kufitare: Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi – veriperëndim, Kosova-verilindje, Maqedoni-lindje, Greqi-

jug dhe juglindje, Itali-72 km (50 milje) pertej detit Adriatik. Detet: Adriatiku dhe Joni-perëndim dhe jugperëndim. Kryeqyteti: Tirana (afro 800.000 banorë). Masat: Sistemi metrik. Monedha: Lekë. Klima: Shqipëria ka një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë, të thatë dhe dimër të butë e me lagështi. Moti në Tiranë: muaj i nxehtë është Gushti, deri në 40 C, muaji më i ftohtë është Janari, me temperatura të

ulëta si -2 C. Reshjet janë të bollshme në Shqipëri, por kjo ndodh në mënyrë jo të barabartë gjatë gjithë vitit. 40-45 për qind

e reshjeve vjetore bie në dimër. Muajt e thatë janë Korrik dhe Gusht, muajt me lageshtirë janë Nëntori dhe Dhjetori.

Konkursi “Plane Biznesi Konkurruese”Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE),  Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me  projektin e OECD-se “Kompaktin e Investimeve për Evropën Juglindore”, përzgjodhën me datë 8 nëntor fituesit e Konkursit të parë kombëtar “Plane Biznesi Konkurruese”.Ky konkurs u lançua zyrtarisht në prill 2012 dhe kishte si qëllim kryesor zhvillimin e konkurrencës së bizneseve “startup-s” nëpërmjet mbështetjes për inovacion dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor. Në formën e një konkursi kombëtar, nisma do të mbështeste çdo ide inovative për zhvillimin e produktit, të proçeseve, të marketingut apo dhe të menaxhimit. Fillimi i një biznesi të ri, kërkon jo vetëm një ide të mirë, por dhe një plan logjik, të strukturuar dhe të realizueshëm financiarisht i cili mund të përdoret për të tërhequr investitorët potencialë.Konkursi është një përpjekje për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj shqiptarë në realizimin sa më efikas të hapave të tyre të parë për të filluar një biznes. Fituesit do të marrin një konsulencë të specializuar nga specialistët ndërkombëtarë të OCDE në mënyrë që plani i tyre të jetë sa më i sukseshëm dhe i zbatueshem. Agjencia shqiptare e Zhvillimit të investimeve – AIDA, ka kënaqësinë t’ju prezantojë me projektin fitues : “Handmade in Albania”.Objektivat kryesorë të Konkursit :Nxitja e sipërmarrjes dhe mbështetja e sipërmarrësve të rinj;Krijimi i ideve të reja të biznesit , lidhja me burimet e financimit dhe krijimi i kontakteve të biznesit;Krijimin e Inovacionit në Biznes; Projekti u zhvillua në tre faza:Në fazën e Parë, u bë pranimi i aplikimeve më të mira dhe përzgjedhja për të vazhduar në fazën e Dytë-të.Në raundin e 2, kandidatët u mbështetën nga konsulentë dhe ekspertë vendas dhe të huaj sipas fushave përkatëse në përgatitjen e planeve të biznesit.Në raundin e 3-të u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve ku Kompakti i Investimeve për Evropën Juglindore (OECD) dha 3 çmimet për planet më të mira të biznesit përkatësisht:Çmimi i parë € 8,000,Çmimi i dytë € 6,000Çmimi i tretë € 4,000Këto çmime do të ofrohen në formën e Asistencës Teknike nga ana e ekspertëve të OECD-së në fusha si, Konsulencë Biznesi, Studime Fizibiliteti dhe Kërkim Tregu.

Page 13: Detyre kursi -AIDA.pptx

Intervista Fituesi i vendit të parë të këtij konkursi, projekti “Handmade in Albania” i gjen fillesat e saj në një

ide të prezantuar gjatë një takimi të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) mbi inovacionin në startup-et e reja dhe që u zhvillua dhe më tej në kontekstin e konkursit “Plane Biznesi Konkurruese”.

Në çfarë konsiston idea e startup-it? Startup-i “Handmade in Albania” konsiston në krijimin e një platforme shitjesh on-line për produktet e

artizanatit, turistike apo më gjërë me origjinë shqiptare. Qëllimi është kapja e tregut të diasporës dhe të turistëve të huaj duke synuar njëkohësisht promovimin e produkteve të zejtarëve/prodhuesëve të vegjël të cilët nuk kanë burime të mjaftueshme për t’u zgjeruar në tregun që synon platforma e shitjes. E-comerce është akoma një sektor shumë pak i zhvilluar në Shqipëri për arsye të vështirësive në pagesat on-line si dhe në zhvillimin e një rrjeti distibucioni/grumbullimi performant. Modeli më i mirë krahasues për do të ishte të thonim qe “Handmade in Albania” është një format si  www.amazon.com i cili aplikohet për herë të parë për Shqipërinë.

Rreth Nesh Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është themeluar dhe funksionon në bazë të

Ligjit nr. 10303, datë 15 korrik 2010 “Për krijimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.

Objektivat kryesore të AIDAs janë tërheqja e investimeve të huaja, rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë Shqiptare nëpërmjet mbështjetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe inovacionit.

Kontributi direkt i AIDAs në zhvillimin ekonomik të vendit evidentohet nëpërmjet Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Republikën e Shqipërisë Rritjes së aftësisë konkurruese të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, NVM Nxitjes dhe ndihmës ndaj eksporteve të mallrave e të shërbimeve AIDA ofron për investitorët, e huaj dhe të vendit, suport gjithëpërfshirës për projektet e tyre të

investimeve. Stafi i kualifikuar asiston jo vetëm me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese.

Gjithashtu, AIDA ofron shërbime të përkujdesjes së mëtejshme duke synuar të përmbush në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj edhe pas përfundimit të suksesshëm të projekteve.