Upload
aurela-elmasllari
View
193
Download
11
Embed Size (px)
Citation preview
Detyre kursi.Tema:
Terapi arti.Punoi :#MesueseAurela
Historia e rastit.
J është një fëmijë 8 vjec dhe jeton bashkë me prindërit e tij. Ai është fëmijë i vetëm, nuk ka as motër dhe as vëlla. J është nxënës i klasës së dytë. Duke u bazuar nga mini-bisedat me të dhe bisedës me mësuesen e tij ajo thekson se J është një djalë shumë i zgjuar dhe shumë i rregullt. Në mësime ka rezultate të larta. Mësuesja e tij thekson se J ka vështirësi në të shkruar por në lëndët e tjera është shumë mirë. J duke qënë se është i vetmi fëmijë në shtëpi është mësuar të jetë gjithmonë në shoqërinë e më të rriturve. Përvec shokëve dhe shoqeve që ka në shkollë J gjithë pjesen tjetër të ditës e kalon brënda në shtëpi, i vetëm në dhomën e tij. Ndonjëherë shef kukulla,,luan me disa letra që kanë përsonazhe të filmave vizatimorë, pikturon, shfleton libra që kanë të bëjnë me qytetet, planete etj duke qënë se që i vogël ishte i fiksuar pas këtyre librave. Duke qënë se J ka përjetuar një Traumë në moshën 6 vjec kur ai dhe familja e tij humbën shtëpinë e tyre në pamundësi për të paguar një kredi që kishin marë në bankë ata ngelën në rrugë. Tani ata jetojnë në shtëpi me qera.
:#MesueseAurela
Vazhdim:
Nëna e tij është një grua shumë punëtore dhe punon gjatë gjithë kohës. Merret me cdo lloj pune që ti dali përpara duke qënë se ajo nuk ka mbaruar një fakultet. Babai i tij është përdorues i pijeve alkolike dhe luan bixhoz çdo lloj pune që ai mund të fillojë i zgjat shumë pak. J pushimet verore dhe pushime të tjera që mund të bëhen gjatë vitit i kalon ke gjyshja e tij. Prindërit e J zihen shumë shpesh dhe djali që i vogel ka qënë prezent në zënkat që ata kanë bërë. Babai i tij pas zënkave me të shoqen ikën nga shtëpia dhe nuk kthehet me ditë të tëra kështu që J e përjeton shumë keq ktë gjë. Duke qënë se J është gjithmonë pranë nënës së tij në këto raste dhe i përjeton bashkë me të problemet familjare, bëhët pjesë e tyre emocionalisht si një i rritur. Gjithashtu mendimet e J janë si mendimet e një të rrituri dhe jo te një fëmije të moshës së tij. J është një fëmijë i dashur dhe i shoqërueshëm me të tjerët. Ai dëshiron që kur të rritet të bëhet pilot dhe të vizitojë shumë vende të botës, të mbarojë shkollën dhe të mbajë mamanë e tij. J dëshiron shumë të kete një vëlla, gjë që nuk i realizohet sepse nëna e tij nuk bën dot më fëmijë.
:#MesueseAurela
Vizatimi i parë:
:#MesueseAurela
Interpretimi I vizatimit të parë:
Në këtë vizatim J ka pikturuar një shtëpi që ai do donte ta kishte, gardhin në anën e djathtë të figurës,pemën në anën e majtë, një lumë përpara shtëpisë sepse J thekson se çdo shtëpi duhet të ketë një lumë, gjelbërim rreth e qark lumit, re ne qiell dhe diellin.
:#MesueseAurela
Vazhdim:
-Vizatimet e mëdha: ndjenjë madhështore,kontrolle të brendshme të zhvilluara dobët.
-Të vizatuarit lart në letër: standarte të larta arritjeje, kërkim i kënaqësisë përmes fantazisë, i vetizoluar,në përpjekje për tu nxjerrë si i vetëpërmbajtur,relativisht i paarritshëm,ankth dhe pasiguri në përballimin e stresoreve te mjedisit.
-Të vizatuarit në qëndër të faqes:i orientuar nga vetja, ndjenjë sigurie. -Vija të gjata:arrin të kapë, identifikojë shqetësimin tek vetja, kërkon
mbështetje dhe rikthim të sigurisë. -Pema:3 ngjyra -Shtëpia: 4 ngjyra -Mbipërdorim ngjyrash:paaftësi për të ushtruar kontroll ndaj vetes, impulsive
dhe emocioneve. -Ngjyra të forta të përdorura tek pema,shtëpia dhe gardhi:theksim normal i
një detaji për ta shprehur atë më qartë. -Tension në përdorimin e ngjyrave dhe përforcim i përsëritur i ngjyrës
jeshile, kaf dhe të verdhë:ankth përsonal.
:#MesueseAurela
………vazhdim:………
-Intensitet i pakontrolluar në përdorimin e ngjyrave:i papërshtatshëm, i pavullnetshëm,dëmtime organike,gjendje patologjike,dëmtime të mundshme të sistemit nervor qëndror.
-Figura të qarta, të detakuara:konflikt, tension brenda vetes i ruajtur me mekanizmin mbrojtës të intelektualizimit.
-Theksim i detajeve të tepërta,të panevojshme, mbisimetrike:crregullimi obsesiv, kompulsiv, pamundësi për të përdorur intelektualizimin.
Shtepia: -Dera:mundesi hyrjeje në marrëdhënie brenda familjes,mundësi për
të krijuar marrëdhënie jashtë familjes me pëlqimin e saj. -Dera mbi bazamentin e shtëpisë pa shkallë:
paarritshmëri,mosrealizim i marrëdhënieve ndërpërsonale. -Dera e vogël: refuzim i marrëdhënieve me jashtë,mosdashje për të
lejuar të tjerët të afrohen dhe të vendosin marrëdhënie.
:#MesueseAurela
……vazhdim:…… -Dera e ngjyrosur:kujdes i skajshëm për mënyrën e funksionimit në
marrëdhënie apo në aktivitetin e përditshëm, ngërce fallike,hipërvigjilencë.
-Perdet e hapura:kontroll i skajshëm mbi ndërveprimin me shoqërinë dhe mjedisin, ankth i manifestuar, takti në marrëdhëniet ndërpërsonale.
-Hekura në dritare:mbimbrojtje, ndjenjë vetëburgimi,vetizolim, vetmi. -Përspektiva e shtëpisë nga poshtë:refuzim i shtëpisë dhe ndjenja
për një jetë shtëpiake të dëshirueshme por të paarritshme. -Gardh në anën e djathtë të shtëpisë: nevoja për një mbrojtje
emocionale,nevojë për të ndërtuar barriera mbrojtëse të egos. -Çati njëdimensionale (një vizë e vetme që lidh dy muret): paaftësi
imagjinuese ose mbifokusim emocional. -Çati e madhe:kërkim i kënaqësisë në fantazi, KI e ulët. -Çati e përforcuar: mbrojtje ndaj kërcënimeve fantaziste,kaos para
psikotik mendimesh dhe përjetimesh.
…..vazhdim:…. -Mungesa e oxhakut: mungesa e ngrohtësisë psikologjike, konflikte në
marrëdhëniet autoritare sidomos ne figurat mashkullore. -Pema: Pema simbolizon jeten, arritjet dhe rritjen. Terapisti e analizon për të
identifikuar ndjenja të pavetëdijshme të vetes në kontekst, situate, preukopime aktuale dhe corientimin e klientit në mjedise të caktuara.
-Vija të holla të ndërprera në vizatimin e penës: ankth i dukshëm. -Pemë e vogël: ndjenja inferioriteti, fiksim erotik oral, nevojë për mbrojtje
nga nëna,përjetime të vetes si i parëndësishëm. -Trungu: përforcon ndjenjën bazë mbi fuqinë e egos. -Trungu thjesht dy vije dhe nje harkim sipër: impulsivitet, ngutje në sjellje
dhe humor. -Fruta(molle): varësi dhe nevoja orale. -Molle që bien nga pema: mbyllje në vetvete, ndjenja të vizatimit. -Degë të munguara:tërheqje, mungesë e marrëdhënieve përsonale. -Fruta të përforcuara së jashtmi:shokim i madh.
:#MesueseAurela
Vizatimi i dytë:
:#MesueseAurela
Interpretimi i vizatimit të dytë:
Në këtë vizatim J ka vizatuar veten ( i pari), nënën (të dytën), vëllain imagjinar ose vëllain binjak që do donte ta kishte (të tretin) dhe babain (të katërtin). Në vizatim sipas J duket sikur anëtarët janë ndarë në dy grupe dhe janë praën njëri tjetri dy e nga dy. Vëllai imagjinar sipas J është praën babait sepse ai pretendon se pot ë kishte një vëlla ndoshta babi do ndryshonte dhe do e donte më shumë atë sepse nëna e do J më shume se çdo njeri.
:#MesueseAurela
vazhdim: -Koka: shprehje e nevojave dhe përgjegjshmërisë sociale, lokusi i
kontrollit të vetes. -Kokë e madhe: preukopim me fantazinë për jetën,fokusim në jetën
mendore, dëshirë për më shumë mencuri, mungesë organizimi i paorganizuar.
-Kokë e madhe te përsonat e seksit tjetër (tek nëna e tij):seksi i kundërt shikohet si autoritar ose më i zgjuar.
-Flokët: potencë, përpjekje, maskilitet ose fuqi. -Theksim i flokëve (tek vetja dhe tek nëna e tij):shprehje e ankthit,
fantazisë dhe preukopimit. -Flokë të gjatë (tek nëna): shenjë e nevojës dhe dëshirës për liri. -Shikimi anësor: ( tek të gjithë): tendencë paranojake dhe hetimore. -Goja tepër e theksuar( tek të gjithë): papjekuri, agresivitet oral,
fiksim,varësi e tepruar ndaj të tjerëve.
:#MesueseAurela
vazhdim:
-Goja shumë e madhe (tek të gjithë): erotizem oral, crregullime me të folurit ose me komunikimin.
-Buzët e lakuara (tek të gjithë):zhvillim i parakohshëm,i hershëm seksual.
-Hunda mbitheksim (tek të gjithë):preukopim fallik. -Hunda e mbitheksuar, e zgjeruar: ndjenjë paaftësie. -Veshët, lënia jashtë e tyre (normale tek fëmijët e vegjël) (tek të
gjithë pervec nënës): halucinacion, dëshirë për tu izoluar nga kritika. -Qafa e shkurtër dhe e trashë (tek nëna): impulse të brendshme të
bllokuara, prania e objekteve të ngercuara intrapsikike. -Shpatullat e rena (tek të gjithë): vuajtje, ndjesi faji. -Trungu i trupit (është vendi i nevojave dhe stimujve bazë të
organizmit). -Trungu i trupit tejet i holle (tek te gjithe përvec babait) :dobësi,
fraçhilitet, kompensim i pakënaqësisë trupore, vecanërisht peshës se padeshiruar të trupit.
:#MesueseAurela
vazhdim: -Trungu i madh i trupit (tek babai): nevoja të papërbushura. -Bel i theksuar me vijë (tek vetja, babai dhe vëllai imagjinar): preukopime
somatike, maturitet emocional,ndjesi e papërshtatshmërisë, varësi nga nëna, përdorim i mundshëm i mekanizmit mbrojtës të konversionit somatik.
-Krahët dhe duart (tregojnë fuqinë pëe të ndryshuar mjedisin, zhvillimin e egos dhe fuqinë e saj për përshtatje sociale. Ato interpretohen si organe të marrëdhënieve, të kontakteve bazë emocionale, si simbole të aktivitetit dhe fuqisë, shkallës së kontaktit me mjedisin).
-Krahë flatra: tipare skizoide. -Krahë të shkurtër (tek të gjithë): ndjenja pamjaftueshmërie dhe
papërshtatshmërie. -Krahë të varur në jë anë (tek vëllai imagjinar): përceptim i varësisë , i
pavetëndihmë, i padobishëm. -Duar të mëdha (tek të gjithë): kompensim i dobësisë, reagim ndja
episodeve të keqpërdorimit të duarve për vepra të ndëshkueshme. -Duar të shtrëmbëruara me gishtërinj të hapur (tek të gjithë): arritje
minimale. -Gishta në duar të mëdha (tek të gjithë): armiqësi, agresivitet.
:#MesueseAurela
vazhdim: -Gishta të munguara ( vetëm katër gishta në një dorë tek të gjithë):
paaftësi për tu përshtatur, për të rregulluar marrëdhëniet, faj , pasiguri,vështirësi në ndërveprimin me mjedisin.
-Duar më pak se pesë gishta (tek të gjithë): paaftësi, pavetëndihmë. -Këmbët (përfaqësojnë kontaktin me mjedisin). -Këmbë te shkurtra ( tek te gjithë përveç babait): paaftësi për të
ndjerë emocione,stanjacion emocional, ngërç emocional, mpirje. -Këmbë të hapura ( tek të gjithë): nevojë për siguri, mosbindje ndaj
autoritetit, sfidim. -Shputat e kembës (instrument i analizës së kompetencës së
marrëdhënieve ndërpërsonale). -Shputa të mësha (tek të gjithë): përpjekje për siguri dhe potencë. -Shputa në drejtime të kundërta ( tek të gjithë): ambivalencë,
paqartësi orientimi,konflikt i brendshëm. -Detajet e këpucëve (tek nëna, vëllai imagjinar dhe babai): paaftësi,
pafuqishmëri, impotencë mashkullore.
:#MesueseAurela
:#MesueseAurela