9
Bujqësia dhe Zgjerimi European Commission Komisioni Evropian Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

Bujqësia - European External Action Serviceeeas.europa.eu/archives/delegations/the_former_yugoslav_republic_of... · çdo Shtet Evropian që respekton parimet e lirisë, demokracisë,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Bujqësia dhe

Zgjerimi

European CommissionAgriculture and Rural Development

Komisioni EvropianBujqësia dhe Zhvillimi Rural

modelit të Evropës. Politika e Përgjithshme e Bujqësisë, me

kapacitetin e vet për të përkrahur të ardhurat e bujqve, për

të stabilizuar tregjet dhe për të diversifikuar ekonominë

rurale, është pjesë kyçe e këtij modeli evropian.

Përvoja tregon se në procesin e zgjerimit, bujqit janë ndër

partnerët më të interesuar por edhe më kritik. Frika e shprehur

në të kaluarën, siç është rreziku i humbjes së të ardhurave,

disturbance e tregjeve dhe problemet e kualitetit, nuk u

materializuan pas anëtarësimit të 12 Shteteve të reja Anëtare.

Përkundrazi, të ardhurat e bujqve janë rritur dukshëm, tregu

i brendshëm për prodhime bujqësore funksionon mirë dhe

zgjedhja e konsumatorëve është më e madhe.

Agenda aktuale e zgjerimit përmban Ballkanin Perëndimor

dhe Turqinë. Mu sikur në Shtetet tona Anëtare , bujqësia luan

rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale të këtyre

vendeve. Megjithatë, ekonomia në Ballkanin Perëndimor dhe

në Turqi karakterizohet me një dominim relativ të bujqësisë

në prodhimin dhe punësimin e përgjithshëm. Kjo e bën

bujqësinë një nga çështjet më të ndërlikuara, më të ndijshme

dhe më kritike në kontekstin e zgjerimit.

Komisioni Evropian luan rol kryesor në procesin e zgjerimit. Ai

negocion në emër të Shteteve Anëtare dhe siguron ndihmë

dhe drejtim për vendet kandidate dhe kandidate potenciale,

në detyrën e tyre të përgatitjes për anëtarësimin e ardhshëm

të tyre në BE. Ndihma e rëndësishme financiare sigurohet

për investime në zonat rurale, të cilat përkrahin ndryshime

strukturore në bujqësi. Edhe BE-ja edhe vendet që kanë

aspirata për anëtarësim do të duhet të përpiqen më tepër për

të komunikuar me komunitetin bujqësor, me përpunuesit e

ushqimit dhe me konsumatorët, në mënyrë që të informojë

ato dhe t’i përgatisë sa më mirë për anëtarësim të ardhshëm

në Bashkimin Evropian.

Për sektorin bujqësor evropian, zgjerimi sjell sfida të reja

dhe konkurrencë më të madhe si për shtetet aktuale ashtu

edhe për Shtetet e reja Anëtare. Zgjerimi gjithashtu ofron

mundësi të mëdha: tregti më të gjerë, zgjedhje më të madhe

të produkteve, kualitet më e mirë dhe siguritë e ushqimit,

si dhe komunitet më të fuqishëm rural. Zgjerimi në bujqësi

dhe zhvillim rural mund të menaxhohet në mënyrë që të

dyja palët të dalin fituese.

Marian Fisher Boel,Komisionere për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Më 1 maj 2004, Bashkimi Evropian pranoi 10 Shtetet të reja

Anëtare: Qipron, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë,

Letoninë, Lituaninë, Maltën, Poloninë, Sllovakinë dhe

Slloveninë. Më 1 janar 2007, Bullgaria dhe Rumania me sukses

përfunduan raundin e pestë të zgjerimit, dhe kështu, numri

i Shteteve Anëtare arriti në 27.

Zgjerimi i fundit i BE-së ka qënë një tregim i suksesshëm

për Bashkimin Evropian. Ky zgjerim ka ndihmuar tejkalimin

e ndarjes të Evropës dhe ka demonstruar atraktivitetin e

Parathënie

Marian Fisher Boel, Komisionere për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

4 5

1. Rëndësia e zgjerimit për sektorin bujqësor evropian

30% më tepër tokë, kurse prodhimi i numrit më të madh të produkteve u shtua vetëm për 10-20%. Megjithatë, Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) u ndihmoi bujqve që gradualisht të zhvillojnë potencial të vazhdueshëm të prodhimit. Zgjerimet e ardhshme do të përforcojnë edhe më tepër sektorin bujqësor të Evropës.

EFEKTET POZITIVE TË KONKURRENCËS MË TË MADHEMe numrin më të madh të bujqve nënkuptohet më shumë potencial për bujqësinë e Evropës dhe më tepër mundësi specializimi dhe ekonomi me çmime më të ulëta si rezultat i numrit të shtuar të prodhimeve. Nga njëra anë, shumë bujq të shteteve të ardhshme anëtare (shtetet kandidate) mundohen të shënjestrojnë konsumatorët me të ardhura relativisht të mëdha në BE të cilët kërkojnë kualitet të lartë dhe ndonjëherë, produkte të veçanta të tregut; nga ana tjetër, bujqit e BE-së e dinë se rritja e të ardhurave të parashikuara në Shtetet e ardhshme Anëtare do të shpiejë drejt tregjeve më të mëdha. Për më tepër, konkurrenca më e rreptë është e dobishme si për konsumatorët e BE-së, ashtu edhe për ata të Shteteve Anëtare të ardhshme.BE-ja mundohet të sigurojë se të gjithë bujqit e BE-së kanë mundësitë e barabarta në treg.

PSE BUJQIT NË SHTETET E REJA ANËTARE JANË MË TË FAVORIZUAR NË BASHKIMIN EVROPIAN?Bujqit në Shtetet e reja Anëtare nuk do t’i gëzojnë vetëm beneficionet e pranimit në tregun unik të BE-së; ata do të përfitojnë edhe nga politikat e disejnuara për zhvillimin e bujqësisë së tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe profitabile. Këto përfshijnë:

Ndihmën financiare dhe ndihmë tjetër për ristrukturimin e zonave rurale;

Ndihmën e posaçme të paraparë për nevoja të veçanta dhe programe të mbrojtura për zhvillim rural për të ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit dhe për të inkurajuar diversifikimin. Këto, shumë shpesh kofinancohen nga qeveritë nacionale, mirëpo në përgjithësi kontributete e BE-së janë më të mëdha se ato në Shtetet e vjetra Anëtare;

Ndihmën e njëjtë direkte siç është e siguruar për bujqit e tanishëm të BE-së nga Politika e Përbashkët Bujqësore (të sinkronizuar për një periudhë të caktuar).

BENEFICIONET REALE PËR BUJQIT – PËRVOJA PAS 5 VJETËSHNdihma para-anëtarësuese e shënjestruar mirë, si dhe rezultatet e shëndosha të negociatave (që fokusohen më shumë në zhvillimin rural dhe që kalojnë nga ndihma e tregut në ndihmë nga të ardhurat direkte) kanë mundësuar integrimin e papenguar të Shteteve të reja Anëtare në BE. Zhvillimet e përgjithshme pozitive dhe mundësitë e reja i tejkalojnë sfidat dhe shpenzimet e integrimit të plotë në Politikën e Përbashkët Bujqësore. Anëtarësimi në BE nxit modernizimin substancial dhe ristrukturimin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit në Shtetet e reja Anëtare. Kjo pjesërisht doli si rrjedhojë e mundësive të ofruara nga tregu unik, mirëpo gjithashtu edhe nga investimi kapital përbrenda shoqatave aksionare bujqësore të bashkë financuara me fondet e BE-së për zhvillim rural.

TË ARDHURAT MË TË MËDHABujqit e Shteteve të reja Anëtare kanë qënë shumë më të favorizuar në suaza të Bashkimit Evropian. Të ardhurat reale për bujqit me orar të plotë u rritën tre herë më shumë prej vitit 2000 deri në vitin 2007 në Letoni, u dyfishuan në Estoni, Lituani dhe Poloni dhe u shtuan mbi 50% në Republikën Çeke dhe në Sllovaki. Ky zhvillim pozitiv në të ardhurat e fermave në Shtetet e reja Anëtare kryesisht është falë kushteve të përmirësuara të tregut pas zgjerimit, pas sinkronizimit të pagesave direkte të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe efektit të masave për zhvillim rural.Tregu i zgjeruar i BE-së ka ofruar shumë mundësi për bujqit dhe për bizneset që merren me ushqime bujqësore, gjë që shpie drejt tregtisë së shtuar përbrenda komunitetit dhe e përforcon pozitën e BE-së në tregjet ndërkombëtare, duke sjellur më tepër stabilitet për bujqit dhe duke lejuar numrin më të madh të investimeve direkte nga jashtë pa ndonjë alarm të madh që ka të bëjë me aspektin ekonomik, social dhe atë të sigurisë së ushqimit.Pas anëtarësimit të suksesshëm të 12 Shteteve të reja Anëtare, Komisioni Evropian vazhdon të ndihmojë vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE, me këshilla dhe ndihma financiare dhe teknike, në mënyrë që t’i përgatisë ato për anëtarësim të ardhshëm në sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Gjatë 50 viteve të fundit, qëllimi kryesor i BE-së ka qënë eliminimi i barrierave tregtare midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe krijimi i tregut unik, ku mallërat, njerëzit, paratë dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm. Me krijimin e një tregu të vetëm pa kufij dhe një valute të vetme (euro), BE-ja ka përmirësuar dukshëm tregtinë e brendshme dhe punësimin.

Shumë bujqë në vendet kandidate tani më kanë shijuar beneficionet e anëtarësimit para zgjerimit. Skemat e parapara për financim nga Komuniteti, për zhvillim rural dhe investime janë tani më në funksion në këto vende. Kurse liberalizimi gradual i tregut për prodhimet bujqësore në BE u ka ndihmuar bujqve të

përgatiten për punë dhe për konkurrencë në suaza të tregut të zgjeruar. Operatorët ekonomikë në BE dhe vendet e zgjerimit kanë përfituar nga kufijtë e hapur dhe nga kushtet më të lehta të tregtisë. Turqia dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor shtuan eksportet e prodhimeve bazike bujqësore dhe produkteve të përpunuara bujqësore drejt BE-së, nën dispozitat e favorizuara tregtare.

ÇKA DO TË THOTË ZGJERIMI PËR TË GJITHË BUJQIT NË BASHKIMIN EVROPIANRaundi i fundit i zgjerimit në vitin 2004 shtoi numrin e përgjithshëm ekzistues (7 milionë) të bujqve edhe për 4 milionë të tjerë. Shtetet e reja Anëtare i sollën BE-së rreth 38 milionë hektarë të një zone të shfrytëzuar bujqësore, krahas 130 milionë hektarëve ekzistues në kuadër të BE-15. Kjo përfaqësonte

Potential candidate countries

Candidate countries6 7

2. Procesi i zgjerimit

Sipas nenit 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian, çdo Shtet Evropian që respekton parimet e lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale, si dhe sundimit të ligjit, parime të përbashkëta në të gjitha Shtetet Anëtare, mund të aplikojnë për anëtarësim.

KRITERET E KOPENHAGËSVendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, duhet doemos të plotësojnë kushtet e njohura si 'Kriteret e Kopenhagës' sipas të cilave, një shtet i ardhshëm anëtar duhet:1. të ketë arritur stabilitet të institucioneve që garantojnë

demokraci, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave;

2. të ketë një ekonomi funksionale tregu si dhe kapacitetin për t’u ballafaquar me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut përbrenda Bashkimit Evropian;

3. të ketë aftësinë për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit,

përfshirë këtu edhe respektimin e qëllimeve të unionit politik, ekonomik dhe monetar. Kjo, ndër të tjera, nënkupton miratimin dhe implementimin e efektshëm të rregullave, standardeve dhe politikave të përbashkëta, të cilat e përbëjnë trupin ligjor të BE-së.

Kapaciteti i Bashkimit Evropian për të integruar anëtarë të rinj, dhe njëkohësisht të ruajnë vrrullin e integrimit Evropian, është gjithashtu një kusht i rëndësishëm, si për interesin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian ashtu edhe për atë të vendeve kandidate.

Për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, rëndësi të veçantë kanë dy elemente:

Aspektet ekonomike = gjendja e vendeve, në bazë të kritereve ekonomike për anëtarësim, që përbëhet nga:

Ekzistenca e ekonomisë funksionale të tregut, e cila bazohet në të drejtat e qarta të pronësisë, tregjet funksionale, liberalizimin e çmimeve dhe stabilitetin ekonomik;

• Kapaciteti për t’u ballafaquar me presionin e konkurrencës dhe me forcat e tregut përbrenda Bashkimit Evropian, ipërfshirë këtu edhe importin e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore.

Standardet e komunitetit = kapaciteti i vendit për të implementuar dispozitat ligjore dhe administrative në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural:

Kapaciteti adekuat administrativ i administratave bujqësore, sidomos në fushën e hartimit të politikës së bujqësisë, analizës, implementimit, pagesave përkrahëse dhe kontrolleve të caktuara.

Kapacitet adekuat administrativ për formulimin dhe implementimin e masave para-anëtarësuese për zhvillim rural (IPARD) dhe rrjedhimisht edhe programet e Komunitetit për Zhvillim Rural.

Harmonizimi legjislativ dhe themelimi i kapaciteteve administrative në fushat e bujqësisë organike, politikës së kualitetit dhe aspekte të tjera horizontale.

Në nivel të tregut bujqësor, themelimi i mekanizmave të tregut (përfshirë këtu edhe standardet e marketingut, raportimin e çmimeve, menaxhimin e kuotave, organizatat e prodhuesve, intervenimi publik etj.).

SKRINING – PIKAT REFERUESE FILLESTAREPara fillimit të negociatave për një kapitull të caktuar, Komisioni realizon një ushtrim "skrining", i cili paraqet procedurën formale dhe teknike për vlerësimin e nivelit aktual të harmonizimit të çdo vendi kandidat me acquis-në, qoftë kur bëhet fjalë për legjislacionin, qoftë për kapacitetet institucionale.

Rezultatet e përzgjedhjes të quajtur ‘skrining’, për çdo kapitull, nxirren në pah në raportin përzgjedhës, në të cilin Komisioni propozon fillimin e negociatave për këtë kapitull, nëse konsideron se vendi kandidat ka bërë progres të mjaftueshëm për të lejuar negociata të plotëkuptimta të anëtarësimit. Në rastet ku progresi konsiderohet si i pamjaftueshëm, Komisioni rekomandon që Këshilli të përcaktojë disa kushte ("pika referuese") të cilat duhen plotësuar para fillimit të negociatave për kapitullin e caktuar.

NEGOCIATAT E ANËTARËSIMITPasi që Komisioni dhe Këshilli të jenë bindur se vendi është i përgatitur mjaftueshëm për negociata në kapitullin e bujqësisë

dhe zhvillimit rural, Presidenca fton vendin kandidat të dorëzojë qëndrimin e vet të negociatave në Konferencën e Anëtarësimit lidhur me hapjen e kapitullit. BE-ja pajtohet me Qëndrimet e Përbashkëta Evropiane si përgjigje për qëndrimin e vendit kandidat lidhur me negociatat. Vetëm atëherë, negociatat e anëtarësimit për një kapitull të caktuar mund të konsiderohen të hapura.

Negociatat realizohen midis Shteteve Anëtare të BE-së dhe vendit të caktuar kandidat në suaza të Konferencës për Anëtarësim. Komisioni përgatit qëndrimet negociuese të Bashkimit Evropian dhe paralelisht orienton vendet kandidate (dhe potenciale për kandidate) drejt harmonizimit gradual me kornizën ligjore dhe strukturat administrative sipas kërkesave të Acquis-së.

ACQUIS COMMUNAUTAIREPër të lehtësuar negociatat e anëtarësimit, trupi i përgjithshëm i politikave dhe ligjeve të BE-së, i njohur si "acquis communautaire" ndahet në 35 kapituj, dhe secili nga këto kapituj korrespondon me një politikë të veçantë. Një kapitull përfshin të gjitha aspektet e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural, gjegjësisht Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural.

8

KAPITULLI BUJQËSORKorniza ligjoreKapitulli bujqësor përfshin një numër të madh të rregullave obligative, shumica prej të cilave janë rregullativa të zbatueshme drejtpërsëdrejti. Zbatimi i duhur i këtyre rregullave dhe vënia efikase e tyre në fuqi nga një administratë publike efikase është esenciale për funksionimin e Politikës të Përbashkët të Bujqësisë. Këtu përfshihen ligjet që qeverisin sistemet menaxhuese siç janë agjensia e pagesës dhe Administrata e Integruar dhe Sistemi i Kontrollit (IACS), si dhe kapaciteti për të implementuar aktivitete të zhvillimit rural. Për anëtarësim në BE nevojitet integrim i një game të produkteve bujqësore, përfshirë këtu edhe arable crops, sheqerin, prodhimet e kafshëve dhe drithërat e specializuara, në organizimin e përbashkët të tregut.

Strukturat administrativeImplementimi, menaxhimi dhe kontrolli i Politikës së Përbashkët Bujqësore kërkojnë themelimin, modifikimin dhe/ose përforcimin e strukturave të duhura administrative (p.sh. Agjensia e Pagesës dhe IACS). Në disa raste, acquis përcakton specifikimet e hollësishme për strukturat e nevojshme administrative.

Për elemente të tjera, acquis-a e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë përdor rtermine siç është "autoriteti kompetent" për t’iu referuar strukturës së nevojshme administrative. Shtetet Anëtare janë ato që emërojnë institucionin përgjegjës për implementimin efektiv të acquis-së. Mirëpo, acquis përcakton objektivat që duhen arritur dhe funksionet që duhet të sigurohen nga një trup adekuat administrativ në Shtetet Anëtare.

RREGULLAT NEGOCIUESE DHE ATO TË PA NEGOCIUESHMENegociatat e anëtarësimit në kapitullin për bujqësinë kryesisht fokusohen në kushtet dhe koordinimin kohor të miratimit, implementimit dhe zbatimit të acquis-së nga vendet kandidate. Çdo kandidat duhet doemos të pranojë të drejtat dhe obligimet e anëtarësimit, që do të thotë se këto rregulla si të tilla nuk janë të negociueshme. Prandaj, negociatat fokusohen në procedurat për pagesat direkte në të ardhmen, përkrahjen e zhvillimit rural ose nevojën për masa të tranzicionit, të cilat lehtësojnë integrimin në BE, duke marrë parasysh rrethanat specifike të sektorit bujqësor në vendet që janë në proces të kandidimit.

10 11

Qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Evropës Juglindore është kryesuar nga procesi për Stabilizim dhe Asocim, që nga viti 1999, duke iu ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor një kornizë që promovon paqe, stabilitet, liri dhe prosperitet ekonomik. Marrëveshja për Asocim midis Turqisë dhe BE-së daton që nga viti 1963.

PROCESI I STABILIZIMIT DHE ASOCIMITProcesi i Stabilizimit dhe Asocimit përcakton synimet e përbashkëta politike dhe ekonomike. Arritja e këtyre synimeve mbështetet me anë të instrumenteve kontraktuese, ekonomike dhe financiare, për të përforcuar reformat dhe për të shoqëruar procesin e tranzicionit në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal është element fundamental i procedurës.

Dy instrumentet kryesore që lejojnë BE-në të stabilizojë dhe

gradualisht të afrojë vendet e Ballkanit në drejtim të sistemit të vet ekonomik dhe ligjor, janë:

Marrëveshjet e Stabilizimit dhe Asocimit, përfshirë edhe preferencat tregtare, Ndihma teknike dhe financiare (IPA – Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësuese).

KËSHILLI I SELANIKUT 2003Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit filloi në vitin 1999, në Samitin e Zagrebit, dhe kështu u dha vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për anëtarësim në BE. Në vitin 2003, Këshilli Evropian që u mbajt në Selanik, konfirmoi sërish perspektivën e anëtarësimitr të ardhshëm për të gjitha vendet e rajonit dhe konfirmoi Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë si "vende potenciale kandidate". Njëkohësisht, Këshilli i Selanikut ripohoi se anëtarësimi në BE do të kushtëzohej me përpjekjet e vendit për arritjen e reformave të nevojshme – "Axhenda e Selanikut" u miratua për të trasuar rrugën përpara për vendet e caktuara. BE-ja theksoi se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, në pajtim me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim luan rol kyç përbrenda kornizës të Procesit për Stabilizim dhe Asocim. Kjo marrëveshje përfaqëson marrëdhëniet e përgjithshme kontraktuese midis BE-së dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke imponuar të drejta dhe obligime reciproke. Një asocim i këtillë ka vlerë të lartë politike dhe bazohet në implementimin gradual të zonës së lirë tregtare dhe në reformat e disejnuara për të arritur miratimin e standardeve të BE-së. Është i disejnuar që të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik, të përforcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit, stabilizimin politik të vendit dhe rajonit, të kultivojë bashkëpunimin rajonal dhe të krijojë asocim të ngushtë dhe afatgjatë midis palëve kontraktuese.

KUSHTET PËR MARRËVESHJEN PËR STABILIZIM DHE ASOCIMMarrëveshja për Stabilizim dhe Asocim varet nga kushte të caktuara, gjegjësisht:

respektimi i parimeve fundamentale të demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga vendet dhe territoret përfituese,

gatishmëria e vendeve të caktuara për të zhvilluar marrëdhënie ekonomike midis vete dhe për t’u angazhuar në reformat ekonomike dhe integrimin rajonal, përmes tregtisë.

BE-ja ka përfunduar negociatat e Marrëveshjeve të Stabilizimit dhe Asocimit me të gjitha vendet e rajonit. Tre Marrëveshje të këtilla janë në fuqi:

me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (hyri në fuqi më 1 maj 2004),

me Kroacinë (hyri në fuqi më 1 shkurt 2005), dhe me Shqipërinë (hyri në fuqi më 1 prill 2009).

Mali i Zi nënshkruajti Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit më 15 tetor 2007, kurse Marrëveshja e Përkohshme hyri në fuqi më 1 janar 2008. Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim me Bosnje e Hercegovinën u nënshkrua më 16 qershor 2008; Marrëveshja e Përkohshme hyri në fuqi më 1 korrik 2008. Serbia nënshkruajti Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim më 29 prill 2008.

TURQIATurqia ka pasur asocim të gjatë me projektin për integrim evropian. Ajo dorëzoi aplikacionin e parë për anëtarësim në korrik të vitit 1959, në kohën kur Bashkimi Evropian quhej Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC). Përgjigja e EEC-së ndaj këtij aplikacioni të parë ishte të propozojë themelimin e një asocimi midis EEC-së dhe Turqisë, gjë që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asocim, në Ankara, në vitin 1963. Një Protokol Plotësues u nënshkrua në nëntor 1970, i cili përcaktonte një axhendë për anulimin e tatimeve dhe kuotave për mallërat që qarkullojnë midis Turqisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian. Unioni Doganor u themelua në vitin 1995 dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis BE-së dhe Turqisë. Njohja zyrtare e Turqisë si vend kandidat u bë në Këshillin Evropian të Helsinkit, në dhjetor 1999.

3. Asocimi, një hap drejt Evropës

12 13

Politika tregtare është një instrument esencial për të dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik,Prosperitetin dhe stabilizimin e rajonit.

BALLKANI PERËNDIMORNë vitin 2000, Komuniteti Evropian lëshoi Masat e Tregtisë Autonome, të cilat përfshinin qasje të jashtëzakonshme të pakufizuar dhe pa tatime në tregun e BE-së, pa kufizime kuantitative, duke mundësuar qasjet e pakufizuara dhe pa tatime në tregune Bashkimit të zgjeruar Evropian. Këto masa përfshijnë pothuajse të gjtha produktet bazike bujqësore, përveç disa prodhimeve të peshkut, "bifteku i viçit", verës dhe sheqerit, për të cilat nuk janë vënë aspak ose janë përcaktuar tatime të reduktuara përbrenda kuotave të favorizuara.

MASAT TREGTARE TË MARRËVESHJES PËR STABILIZIM DHE ASOCIM Prej atëherë, shumica e këtyre dispozitave janë transformuar në marrëveshje kontraktuese me nënshkrimin e Marrëveshjeve për Stabilizim dhe Asocim me vendet e caktuara. Në pritje të ratifikimit të Marrëveshjeve për Stabilizim dhe Asocim, marrëdhëniet tregtare të BE-së me disa vende qeverisen me Marrëveshjet e Përkohshme.

Për kundërvlerë, vendet e Ballkanit Perëndimor pajtohen në suaza të obligimeve kontraktuese të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të heqin gradualisht tatimet e veta për importin nga Bashkimi Evropian, për të arritur liberalizim substancial tregtar përbrenda 5 – 10 vjetëve pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim.

BE-ja është dukshëm tregu më i rëndësishëm i eksportit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe preferencat tregtare kanë krijuar një mjedis të përshtatshëm për shtuarjen e eksportit. Në periudhën prej vitit 2003 deri 2007, eksporti i produkteve elementare bujqësore nga Ballkani Perëndimor në BE u shtua për rreth 50%.

UNIONI DOGANOR MIDIS BE-SË DHE TURQISËTurqia dhe BE-ja vendosën të themelojnë union doganor në vitin 1995. Prej atëherë, pjesa e Turqisë nga tregtia e jashtme e BE-së është shtuar dukshëm, deri në pikën ku – në vitin 2008 – Turqia ishte partneri i shtatë me madhësi për tregti me BE-në (që raporton për 3.7% të tregtisë së BE-së me vendet në zhvillim). Edhepse vendimi i Unionit Doganor përfshinte koncesione tregtare për produkte të përpunuara bujqësore, në vendim nuk u përfshinë produktet elementare bujqësore.

MARRËVESHJA TREGTARE BILATERALE MIDIS KOMISIONIT EVROPIAN DHE TURQISË PËR PRODUKTE BUJQËSORENë vitin 1988 Këshilli për Asocim midis Komisionit Evropian dhe Turqisë themeloi koncesione reciproke tregtare për prodhimet bujqësore. Ky vendim u ndryshua nga Këshilli i Asocimit midis Komisionit Evropian dhe Turqisë në vitin 2006 në vazhdimin e anëtarësimit të 10 Shteteve të reja Anëtare në BE, në maj të vitit 2004. Me këto marrëveshje, importet e prodhimeve bujqësore nga Turqia në BE-27 u shtua për 16% midis 2004 dhe 2008, kurse

eksporti nga BE-27 në Turqi u shtua për 52%, duke e lënë BE-në me deficit tregtar me Turqinë në vlerë prej 1 463 milionë euro (të dhëna për vitin 2008).

4. Marrëdhëniet tregtare

14 15

BE-ja ka instrument financues për të ndihmuar vendet që janë në rrugë drejt anëtarësimit. Në pajtim me qëllimin e Komisionit për të thjeshtësuar koordinimin dhe për të realizuar ndihmën e paraparë nga jashtë, Komisioni ka krijuar Ndihmën për Ndihmë Para-Anëtarësuese – IPA – e cila përfshin periudhën 2007-2013. IPA zëvendëson instrumentet paraprake para-anëtarësuese, si për shembull: PHARE, ISPA, SAPARD, ndihmën para-anëtarësuese për Turqinë dhe CARDS, të cilat deri më tani kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor.

KOMPONENTET IPA1. Ndihma e Tranzicionit dhe Ndërtimi Institucional2. Bashkëpunimi Ndërkufitar3. Zhvillimi Rajonal4. Zhvillimi i Resurseve Njerëzore 5. Zhvillimi Rural

Në rastet e vendeve kandidate, të gjitha komponentet janë në dispozicion. Komponentet 3, 4 dhe 5 synojnë veçanërisht përgatitjen për implementimin e kohezionit të BE-së dhe politikave bujqësore pas anëtarësimit. Sa u përket vendeve poteciale kandidate dhe Kosovës, ndihma e IPA-s koncentrohet në komponentet 1 dhe 2. Dokumentet zyrtare të Komisionit, siç janë MIPD (Dokumentet për Planifikim Multi-Indikativ) dhe Partneritetet e Anëtarësimit/Evropiane, definojnë prioritetet për çdo fushë të acquis-së, përfshirë këtu edhe bujqësinë dhe zhvillimin rural.

PRIORITETET PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR DHE RURALNë kuadër të komponentës 1 (Ndihma gjatë tranzicionit dhe ndërtimi i institucioneve), prioritet për të ndihmuar administratatnacionale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural janë të ndryshueshme dhe në masë të madhe varen nga konteksti specifik i secilit prej vendeve.

Prioriteti për vendet kandidatePër vendet kandidate, përqëndrimi kryesor është harmonizimi i përgjithshëm i legjislativës dhe ndërtimi i kapaciteteve adekuate administrative për të implementuar acquis-në, e cila e përbën Politikën e Përbashkët Bujqësore. Për shembull, ndihma teknike mund të sigurohet për themelimin e sistemeve të pagesës direkte (përfshirë këtu edhe mekanizmat kontrollues dhe axhencinë e pagesave), skemat e çertifikimit për prodhimet organike, dispozitat e organizimit të tregut të përbashkët unik dhe definimi i planeve për zhvillim rural.

Prioriteti për vendet potenciale kandidate dhe për KosovënPër vendet potenciale kandidate, prioriteti kryesor i ndihmës për ndërtim institucional është të përkrahë miratimin gradual të standardeve të BE-së. Në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural,

mund të shënohen prioritetet kryesore në vijim: Përforcimi i kapacitetit administrativ të administratave bujqësore, sidomos në fushën e formulimit, analizës, implementimit dhe kontrollit të politikës bujqësore. Zhvillimi i statistikës bujqësore të besueshme dhe regjistrat (e tokës, drithërave, kafshëve dhe bujqve) janë prioritetet kryesore në fazat e hershme. Ndërtimi i kapacitetit administrativ për implementimin e ardhshëm të masave para-anëtarësuese për zhvillim rural (IPARD): midis çështjeve të tjera këtu përfshihet zhvillimi i programimit dhe kapacitetit analitik, strukturat e pagesës të cilat duhet të akreditohen sipas standardeve të BE-së, kushtet e marrjes së kredive të mbërritshme për bujqit/bizneset rurale, hulumtime efektive, shërbimet këshilldhënëse dhe strukturat efektive të inspekcionit.

PËRKRAHJA E ZHVILLIMIT RURAL NË VENDET KANDIDATEMe komponentën (5) të Zhvillimit Rural, vendet kandidate do të fitojnë ndihmë përmes instrumentit specifik të quajtur IPARD – Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësuese në fushën e Zhvillimit Rural. Objektivat e tij janë:1. Përmirësimi i efikasitetit tregtar dhe implementimi i standardeve

të komunitetit;2. Aktivitetet përgatitore për implementimin e masave bujqësore-

të ambientit jetësor dhe strategjitë e zhvillimit rural lokal;3. Zhvillimi i ekonomisë rurale.

TRE BOSHTET KRYESOREKëto synime duhet të plotësohen me anë të implementimit të masave të ndryshme nën tre boshte prioritare:

Boshti 1 – Përmirësimi i Efikasitetit të Tregut dhe Implementimi i Standardeve të Komunitetit – Masat:

1. Investimi në shoqëritë aksionare bujqësore për ristrukturim dhe harmonizim me standardet e Bashkimin Evropian

2. Investimi në përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë për të ristrukturuar dhe harmonizuar me standardet e BE-së

3. Përkrahja e themelimit të grupeve prodhuese

Boshti 2 – Aktivitetet përgatitore për implementimin e masave bujqësore-të ambientit jetësor dhe Udhëheqës – Masat:

4. Përgatitja për implementimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe fshatin

5. Përgatitja dhe implementimi i strategjive të zhvillimit rural

Boshti 3 – Zhvillimi i Ekonomisë Rurale – Masat:

6. Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës rurale7. Zhvillimi dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ekonomike rurale8. Trajnimi

Veç kësaj, administratës i mundësohet ndihmë teknike, në mënyrë që të implementohet programi IPARD (Komisioni Monitorues, përkthime, ekspertizë, përgatitje e masave).

Buxheti për vitet 2007–2010 është si vijon: rreth 425 milionë euro për Turqinë, Kroacinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, nga të cilat 290.5 milionë euro për Turqinë.

5. Ndihma financiare dhe teknike

Qendra Informative e Unionit Europian Mito Haxhivasilev Jasmin 52v, 1000 Shkup

Tel/Fax ++389 (0)2 329 63 63E-mail: [email protected]

www.euic.mk

Komisioni EvropianDrejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

http://ec.europa.eu/agriculture/

MK-32-11-788-SQ

-C