Upload
eduart-gjokutaj
View
971
Download
0
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax për vitin 2013 dhe 2014. Një vlerësim i kësaj natyre është për here të dytë, që publikohet në ambientin ekonomik-fiskal në Shqipëri. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, duke treguar për aftësinë që duhet të mbartin në rritjen e të ardhurave, me qëllim financimin e shpenzimeve, që vijnë më së shumti nga rezidentët.
Citation preview
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 1
AL-Tax Centre
Dokumente Fiskale,
Nr. 2014/03/21
www.al-tax.org
Datë 02.03.2014
Tiranë, Shqipëri
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në
Shqipëri për 2012 dhe 2013 dhe krahasimi
me vendet e rajonit ballkanik:
Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë
Barra tatimore në Shqipëri dhe Ballkan
Dita e Lirisë Fiskale 2014 në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 2
©AL-TAX Dokumente fiskale
Mars 2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2012 dhe 2013 dhe
krahasimi me vendet e rajonit ballkanik: Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë
Përgatitja dhe shpërndarja
Aurela Gjokutaj
PËRMBLEDHJE
Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton për herë të dytë, vlerësimin e barrës tatimore, sipas
renditjes për qarkun me barrën më të ulët deri te qarku me barrën tatimore më të lartë. Kjo barre krahasohet
edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik.
Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që
mund të mos pëlqejnë këtë vlerësim apo kanë pyetje në lidhje me metodologjinë.
Bazuar në të dhënat që janë marrë nga burime të ndryshme, u përdorën mënyrat e llogaritjes dhe përdorimi i
raporteve të të dhënave.
Fjale kyç: barra tatimore, Shqipëria, tatime, taksa, TVSh, qark, bashki, Ballkan, 2014, liria fiskale
Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të
kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në
zbatimin e praktikave të tyre.
Autorësia është e ©
AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë material, kërkohet të shënojë autorësinë si
referencë në materialet që do të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org
Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 3
Sqarime termash
1 Barrë Tatimore
Shuma totale e tatimeve të paguara dhe detyrimeve doganore dhe sigurimet shoqërore, sipas
bazës të të ardhurës të tatimit përkatës (tatimet mbi kapitalin, mbi punën dhe tatimet mbi
konsumin) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie, rajoni, shteti etj., të krahasueshme
me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet, shtetet, etj.
2 Tatimet mbi të ardhurat
Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim mbi
individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim mbi të
ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi personat juridikë,
si p.sh. shoqëritë.
Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në, ose lidhur
me, një vit fiskal të caktuar.
Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor global dhe
një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e tatimit global, në
pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave, shumica e vendeve i
specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore. Shkallët e tatimit mbi të
ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e tatimit rritet me rritjen e të
ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të vendoset një mbipagesë.
Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë
botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e
jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të ardhurat me
burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas parimit të territorit.
©IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)
3 Tatimet mbi kapitalin
Ky term përdoret në një kontekst qeveritar ose ndërkomunitar qeveritar për t’iu referuar
grupimeve specifike të tatimeve që aplikohen në lidhje me kapitalin. Termi përdoret për
qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar “detyrimeve kapitale (d.m.th.
ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve
ose pasurinë neto në pronësi të njësive institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e
kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale
si rezultat i trashëgimisë, dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë)
ose transferime të tjera”. Në disa vende (p.sh. MB) termi gjithashtu përfshin tatimet mbi
shtimet e kapitalit.
©IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 4
4 Tatimet mbi punën
Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga puna. Të
ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i sigurimeve shoqërore
dhe shëndetësore.
© DPT. Statistika Tatimore 1994-2011, Tatimet mbi punën.
5 Mesatarisht
Kjo fjalë sqaron kuptimin e përdorur në këtë dokument duke përfaqësuar mesataren
aritmetike. Vlera e mesme e numrave të dhënë në rend zbritës, që rezulton si raport i shumës
së numrave me sasinë e tyre (p.sh. (5+2+3+4+1)5 = 15/5 = 3)
Tatime indirekte
Tatimet indirekte nuk lindin nga personi që ja paguan ato administratës tatimore, por ato
zhvendosen nga një person i tatueshëm te tjetri derisa paguhen nga blerësi më i fundit, që e
konsumon të mirën matëriale (mall ose shërbim). Zhvendosja e tatimit realizohet nëpërmjet
vendosjes së çmimit mbi mallrat ose shërbimet, deri sa gjithë vlerat që i janë shtuar mallit ose
shërbimit nga një shitës te tjetri blihen nga konsumatori që e konsumon atë dhe ka blerë
mallin ose shërbimin edhe me vlerat e shtuara dhe tatimin indirekt brenda çmimit. Në këtë
dokument tatimet indirekte përfshijnë TVSH, Akcizë dhe Taksat doganore
Tatime direkte
Tatimet direkte janë ato që ne i paguajmë personalisht, ose kur punëdhënësi jonë paguan për
llogari tonë në administratën tatimore. Këto tatime janë një përqindje detyrimi mbi të
ardhurat apo aktivet tona, por që nuk mund t’i zhvendosen një tjetri. Tatimi direkt kur paguhet
mbartet nga ai që e paguan. Tatimi mbi pagën është përfaqësuesi më i kuptueshëm për këtë
grup tatimi direkt. Në këtë dokument tatimet direkte përfshijnë tatim fitimin, tatimin mbi të
ardhurat personale, taksat nacionale, taksat vendore, dhe kontributet e sigurimeve
PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto
IHD Investimet e Huaja Direkte
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 5
Përshkrim
Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax për vitin 2013
dhe 2014. Një vlerësim i kësaj natyre është për here të dytë, që publikohet në ambientin ekonomik-
fiskal në Shqipëri. Objekti i prezantimit është niveli i barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, duke
treguar për aftësinë që duhet të mbartin në rritjen e të ardhurave, me qëllim financimin e shpenzimeve,
që vijnë më së shumti nga rezidentët.
Një analizë e tillë është vlerë e shtuar për transparencë në debatin mbi barrën tatimore të qarkut, duke
u mundësuar politikë bërësve, bizneseve, studiuesve, analistëve, medias, si dhe qytetarëve për të parë
se si shpërndahet barra tatimore në zonat pranë tyre. Paraqitja e renditjes sipas barrës fiskale jep
mundësinë për të analizuar vendimet mbi biznesin dhe politikat, si dhe alokimin e shpenzimeve publike
në kuadër të transparencës së financave publike. Në këtë analizë, ku vendoset për bazë krahasimi i
zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar më shumë,
dhe nga ana tjetër një analizë më e detajuar orienton politikën për të parë se cila industri apo zonë
duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.
Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga
rezidentët dhe jo rezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të ligjit të
procedurave tatimore. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që
administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale),
taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore
sipas qarkut ku janë arkëtuar. Rezultatet e këtij studimi analizë janë të bazuara mbi të ardhurat e
realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga
tatimpaguesit e mëdhenj të vendit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50%
të gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 6
Të dhënat statistikore për qarqet janë objekt edhe i analizave, sipas krahasimit të të dhënave të
programeve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.
Prezantimi i të dhënave mbi prodhimin e brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi
informacionin që gjendet në raportet e Fondit Monetar (Country Report), te i cili gjenden tabela, analiza
dhe projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2013. Për
Shqipërinë, të dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Instituti i Statistikave, ndërsa
të dhënat makro për tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga prezantimi i statistikave dhe
buletineve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave.
Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave
statistikore në nivel ndërkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes dhe
klasifikimeve rajonale.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 7
I
Barra tatimore në Ballkan
Analiza përqendrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime dhe
detyrime të tjera fiskale përgjatë vendeve të Ballkanit, por edhe si e mbartin barrën tatimore
rezidentët e këtyre shteteve, të shprehur në vlerë (milion)dhe në përqindje.
Nëpërmjet të dhënave në tabelë, të ndarë në dy vite për vendet e rajonit të Ballkanit (2013 dhe
2014) me prodhimin e brendshëm më të madh mund të diskutohet se si barra tatimore ka
rënduar tatimpaguesit nga njeri shtet në tjetrin, si dhe mundësitë për të bërë krahasime midis
vendeve dhe grupeve.
Tabela 1
PRODHIMI I BRENDSHEM BRUTO DHE BARRA TATIMORE NE BALLKAN milion
Njesia
monetare 2012 2013 2012 2013
1 Shqipëria LEK 1,317 1,347 22.8 21.5
2 Kosova EURO 4,920 5,142 22.6 22.6
3 Maqedonia DINAR 462,602 483,402 24.6 24.1
4 Kroacia EURO 43,904 43,772 33.1 33
5 Greqia EURO 193,790 188,220 36.2 35.4
6 Bullgaria LEVE 77,641 78,713 26.5 27.2
7 Rumania LEI 587,595 627,290 28.2 28.2
8 Bosnjë-Hercegovina MARKA 25,654 26,797 38.9 38.1
9 Mali i Zi EURO 3,276 3,411 33.7 34.3
10 Serbia DINAR 3,386 3,750 36.2 35.6
Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA
Nr. ShtetiBarra fiskale (%)PBB
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 8
Ballkani llogarit një prodhim të brendshëm për vitin 2012 në shumën te 475 miliard Euro dhe
për vitin 2013 prodhimi i brendshëm është te 483 miliard Euro. Pesha e 10 vendeve ballkanike
për secilin nga vitet është te 1%-1.1% e PBB-së botërore. Pesha e vendeve anëtare të Bashkimit
Evropian (BE) është sa 25.3% e PBB-së botërore.
Peshën më të madhe në Ballkan
në vitin 2012 e mban Greqia
(40.8%), ndërsa peshën më të
ulët e mban Mali i Zi (0.7%). Në
vitin 2013 peshën më të madhe
të prodhimit të brendshëm
ballkanik e mban përsëri Greqia
(39%) dhe më të ulëtin e mban
Mali i Zi (0.7%). Shqipëria mban
një peshë sa 2% e PBB-së së
Ballkanit, për të dy vitet radhazi.
Kosova mban një peshë prej 1%
të PBB-së së Ballkanit në vitin 2012 dhe 1.1% në vitin 2013.
Barra tatimore1 në rajonin e Ballkanit në vitin 2012 është mesatarisht sa 30.3 përqind e
Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013 barra tatimore është 30 përqind, me ulje të
barrës tatimore me 0.28 pikë përqind. Në vlerë absolute, barra tatimore e Ballkanit në vitin
2012 është 143.8 miliard Euro, kurse në vitin 2013 është 144.9 miliard Euro. Vendet me barrën
më të lartë tatimore në Ballkan (Greqi, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë 50.4% të prodhimit të
brendshëm të Ballkanit.
1 Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve,
pasi rregullat dhe mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe tipit të tatimit.
Tabela 2
PESHA E VENDEVE TE PBB e BALLKANIT
2012 2013
1 Shqipëria 2.0% 2.0%
2 Kosova 1.0% 1.1%
3 Maqedonia 1.6% 1.6%
4 Kroacia 9.2% 9.1%
5 Greqia 40.8% 39.0%
6 Bullgaria 8.4% 8.3%
7 Rumania 27.4% 28.8%
8 Bosnjë-Hercegovina 2.8% 2.8%
9 Mali i Zi 0.7% 0.7%
10 Serbia 6.1% 6.7%
Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA
Nr. ShtetiPESHA (%)
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 9
Nëse shikojmë shpërndarjen gjeografike në Ballkan, barra tatimore më e ulët gjendet në shtetet
e Ballkanit Jugperëndimor dhe Qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) dhe Ballkanit Lindor
(Bullgari, Rumani). Ndërsa barra tatimore më e lartë gjendet në shtetet e Ballkanit Perëndimor
(Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci) dhe veriut e jugut të Ballkanit (Serbi, Greqi).
Por, kur analizojmë efektin e barrës tatimore
sipas këndvështrimit të statistikave të
investimeve neto në përqindje të prodhimit të
brendshëm për vitet 2009-2013, vërehet se
vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën
tendencë me barrën tatimore. Shqipëria ka
një hyrje të IHD neto (10% të PBB) ndër më të
lartat edhe pse ka barrë tatimore ndër më të
ulëtat (21.5% të PBB). Ndërkaq, Mali i Zi ka
IHD neto (14.1% të PBB) më të lartën në
Ballkan, por me një barrë tatimore ndër më të
lartat (34.3% të PBB).
( http://data.worldbank.org/indicator/BX.KLT.DINV.WD.GD.ZS )
Nëse, analizën e shtrijmë edhe për vendet e tjera, në të njëjtën shpërndarje gjeografike si më
lart, mund të shihet se:
- shtetet e Ballkanit Jugperëndimor dhe qendror (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) kanë barrë
tatimore të ulët (21.5%, 22.6%, 24.1%) dhe IHD neto jo reflektuese sipas nivelit të barrës
tatimore (10%, 4.5%, 2.9%);
- shtetet e Ballkanit Lindor (Bullgari, Rumani) kanë barrë tatimore jo të lartë në Ballkan
(27.2%, 28.2%) dhe IHD neto jo reflektuese sipas nivelit të barrës tatimore (4.1%, 1.1%);
- shtetet e Ballkanit Perëndimor (Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci) dhe veriut e jugut
të Ballkanit (Serbi, Greqi) kanë barrë tatimore të lartë (38.1%, 34.3%, 33%) dhe (35.6%,
35.4%).
Tabela 3
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE, NETO (%)
IHD
2009-2013
1 Shqipëria 10
2 Kosova 4.5
3 Maqedonia 2.9
4 Kroacia 2.4
5 Greqia 0.7
6 Bullgaria 4.1
7 Rumania 1.1
8 Bosnjë-Hercegovina 2
9 Mali i Zi 14.1
10 Serbia 0.9
Burimi: Banka Botërore
Nr. Shteti
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 10
Një tjetër element analize për të parë barrën tatimore për tatimet dhe taksat është ballafaqimi i
normave tatimore (tabela 4). Për TVSH-në, normën tatimore më të lartë e kanë Kroacia,
Rumania dhe Greqia, ndërsa normën më të ulët e kanë Kosova, Bosnja, Mali i Zi. Për tatimin
mbi fitimin, normën tatimore më të lartë e kanë Greqia, Kroacia, ndërsa normën më të ulët e
kanë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja. Për tatimin mbi të ardhurat personale
(përfshirë tatimet në burim) normën tatimore më të lartë e kanë Rumania, Greqia, Kroacia,
ndërsa normën tatimore më të ulët e kanë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja. Për
sigurimet shoqërore, normën më të lartë e kanë Greqia, Rumania, Serbia, ndërsa normën më të
ulët e kanë Kosova, Maqedonia, Shqipëria.
Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, shihet se
barrën më të lartë tatimore e mbajnë Rumania, Greqia, Kroacia. Barrën më të ulët sipas
normave tatimore së bashku e mbajnë Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria. Në
llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk përfshin skemat e përjashtimeve
tatimore, si dhe politika të përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal).
Tabela 4
TVSH Tatim fitimi TAPSigurimet
shoqërore
1 Kosova 16% 10% 4%, 5%, 8%, 9%, 10% 10%
2 Maqedonia 5%, 18% 27%
3 Shqipëria 10%; 20% 27.9%
4 Bullgaria 7%, 20% 10% 5%, 10% 30.3%
5 Mali i Zi 7%, 17% 9% 19% 33.8%
6 Kroacia 5%, 10%, 25% 20% 12%, 15%, 40% 35.2%
7 Greqia 6.5%, 13%; 23% 26% 10%, 20%, 22%, 32%, 42% 44.5%
8 Bosnjë-Hercegovina 17% 10% 5%, 10% 31%
9 Serbia 8%, 20% 15% 12%, 20%, 25% 35.8%
10 Rumania 5%, 9%, 24% 16% 16%, 50% 44.2%
17.6% 12% 15.6% 27.6%
Burimi i Informacionit: IOTA, pwc, atk-ks.org, kpmg.com
Ballkani
Shkallët tatimore, 2012-2013
Nr. Shteti
10%
10%
2012-2013
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 11
II
Barra Tatimore në Shqipëri
Për t’ju përgjigjur pyetjes se kush zonë gjeografike në bazë qarku paguan më shumë tatime në
buxhet (e shprehur si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-së),
paraprakisht do të sqarojmë ndikimet e faktorëve që e bëjnë vlerësimin të mundshëm.
Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e
madhësisë së qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por nga ana tjetër nuk është
as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai
realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).
Tabela 5
Raporti i të ardhurave tatimore ndaj Prodhimit të Brendshëm
1 Pesha e Totalit të të ardhurave tatimore ndaj PBB 22.8% 21.5%
2Pesha e të ardhurave nga tatimet dhe doganat ndaj
PBB18.4% 17.7%
2.aPesha e të ardhurave nga tatimet qendrore ndaj PBB
(pa kontributet shoqërore)8.4% 7.3%
2.b Pesha e të ardhurave nga doganat ndaj PBB 9.1% 8.9%
3 Pesha e të ardhurave nga pushteti lokal ndaj PBB 0.9% 0.8%
4Pesha e të ardhurave nga kontributet shoqërore ndaj
PBB4.4% 4.5%
Burimi i Informacionit: INSTAT, Ministria e Financave
Nr. Emërtimi 20132012
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 12
Pesha e të ardhurave tatimore gjithsej në buxhet
Raporti i tatimeve, detyrimeve doganore, taksave nacionale, taksave lokale dhe tarifave lokale,
si dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2012 dhe 2013, respektivisht është te
22.8% dhe 21.5% e PBB-së. Detyrimet tatimore qendrore dhe doganore përbëjnë një barrë
fiskale në vend respektivisht te 18.4% dhe 17.7% e PBB-së. Barra tatimore nga administrimi
tatimor vendor (administratat fiskale lokale) në dy vitet 2012 dhe 2013 është te 0.9% dhe 0.8%
e PBB-së. Ndërsa sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përbëjnë një barrë fiskale sa 4.4%
dhe 4.5% e PBB-së.
Pesha e barrës tatimore të pushtetit qendror ndaj totalit të barrës tatimore është 76.7%.
Raporti i barrës tatimore të pushtetit vendor ndaj totalit të barrës tatimore është 4.3%. Ndërsa,
raporti i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj të totalit të barrës tatimore është 19%.
Nga monitorimi i shpërndarjes së barrës tatimore sipas strukturës së saj (tatime indirekte dhe
tatime direkte), vërehet se tatimet indirekte zënë respektivisht 53% dhe 51% në barrën
tatimore për vitet 2012 dhe 2013. Ndërsa, tatimet direkte (përfshirë edhe sigurimet shoqërore
dhe shëndetësore) zënë respektivisht 47% dhe 49% të barrës tatimore për vitet 2012 dhe 2013.
Nëpërmjet këtyre raporteve, shikohet se barra kryesore në Shqipëri është zhvendosur nga
taksat mbi konsumin te taksat mbi punën dhe kapitalin. Në këtë mënyrë, barra tatimore ka një
shpërndarje që është duke tatuar një bazë më të gjerë individësh, si dhe duke ndikuar më pak
në rëndimin e barrës për bizneset për të rritur çmimet e mallrave dhe shërbimeve që individët
konsumojnë përditë. Ndërsa, tendenca e rritjes së barrës së tatimit mbi vlerën e punës dhe
kapitalit është një rrjedhë që përkon me tendencën e ekonomisë duke u shpërndarë mbi
kursimet e individëve dhe kapitalet e shoqërive tregtare. Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës
tatimore sipas muajve të periudhave të viteve 2012 dhe 2013 ka një proporcion të barabartë
shpërndarje. Çdo muaj barra tatimore është në nivelin mesatar të 8% të totalit të barrës
tatimore. Më e ulët barra tatimore është në muajin Shkurt ndërsa më e lartë është në muajin
Dhjetor.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 13
Indeksi i Lirisë Fiskale
Llogaritja
Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të krahasimit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin
e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet
doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton shumëzohet me
numrin e diteve të vitit (365). Numri që rezulton loogaritet si ditë të muajve duke filluar nga 1 Janari.
Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas muajit që i
përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale. Kuptimi i kësaj dite lidhet me
faktin se tatimpaguesit e vendit në këtë ditë kanë mbyllur llogaritë e pagimit të detyrimeve tatimore dhe
nga kjo ditë e vitit e në vijim ata punojnë për veten e tyre, pa i patur asnjë detyrim tatimor shtetit.
Dita e Lirisë Fiskale 2014 në Shqipëri
Ky indeks kuptohet në gjithë botën si një indeks i lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve
dhe taksave. Në Shqipërinë e vitit 2014, Dita e Lirisë Fiskale është në ditën e 19-të të muajit Mars. Me
këtë kuptohet se gjithë shqiptarët u duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri në fund të
dhjetëditëshit të dytë të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më
në llogarinë e shtetit, por në llogarinë e tyre.
Në Ballkan Dita e Lirisë Fiskale në
2014 vjen më herët në Shqipëri në
19 Mars 2014, ndërsa më vonë
vjen në Serbi, në 10 Maj 2014.
Në Kosovë kjo ditë mbërrin në 23
Mars 2014, dnërsa në vendet e
tjera fqinje me Shqipërinë ajo
mbërrin në 9 Prill në Greqi, në 5
Maj në Malin e Zi dhe në 29 Mars
në Maqedoni.
Tabela 6
Dita e Lirise Fiskale ne Ballkan, 2013 dhe 2014
2013 2014
1 Shqipëria 24 19 Mars
2 Kosova 23 23 Mars
3 Maqedonia 31 29 Mars
4 Kroacia 1 31 Prill
5 Greqia 12 9 Prill
6 Bullgaria 7 9 Prill
7 Rumania 13 13 Prill
8 Bosnja 22 19 Prill
9 Mali i Zi 3 5 Maj
10 Serbia 12 10 Maj
Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA
Nr. ShtetiDita e Lirise Fiskale
Muaji
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 14
Pesha e të ardhurave tatimore ndaj prodhimit të brendshëm, 2012 dhe 2013 Tabela 7 prezanton një panoramë të veçantë të vitit fiskal 2012 dhe 2013 që tregon peshën e
barrës tatimore (qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm, ku përfshihen llogaritja
e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili qark (prefekturë) ndaj PBB-së së vendit.
Në këtë renditje nuk mund të shihet barra tatimore, por vetëm një renditje e peshës që mban
secili nga qarqet në ekonominë e vendit.
Në këtë kategori të ardhurash përfshihen barra tatimore që mbajnë tatimpaguesit për llogari të
administratës tatimore qendrore (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve), si dhe administratat
tatimore vendore (Bashkitë dhe komunat). Për gjithë qarqet barra tatimore peshon sa 22.8% e
PBB-së së vitit 2012 dhe 21.5% e PBB-së së vitit 2013.
Qarku i Kukësit mban peshën më
të ulët të barrës tatimore në
raport me PBB-në e vendit, me
0.2%, i pasuar nga qarku i Lezhës
dhe Dibrës me 0.3%, qarku i
Beratit me 0.4% dhe qarku i
Korcës dhe Shkodrës me 0.6%.
Qarku i Tiranës mban peshën më
të ulët të barrës tatimore në
raport me PBB-në e vendit, me
14.8%, i pasuar nga qarku i
Durrësit me 1.8%, qarku i Vlorës
me 0.9% dhe qarku i Elbasanit dhe
Fierit dhe 0.7%. Në ndryshim nga
viti 2012 ka rënë pesha e qarkut
të Tiranës me 1.3 pikë përqind më pak dhe është rritur pesha e qarkut të Vlorës me 0.1 pikë përqind.
Tabela 7
2012 2013
1 Berat 0.4% 0.4%
2 Diber 0.3% 0.3%
3 Durres 1.8% 1.8%
4 Elbasan 0.7% 0.7%
5 Fier 0.7% 0.7%
6 Gjirokaster 0.3% 0.3%
7 Korce 0.6% 0.6%
8 Kukes 0.2% 0.2%
9 Lezhe 0.3% 0.3%
10 Shkoder 0.6% 0.6%
11 Tirane 16.1% 14.8%
12 Vlore 0.8% 0.9%
22.8% 21.5%
Burimi: INSTAT, Ministria e Financave
Pesha e barres tatimore ndaj PBB, sipas qarqeve
Barra tatimore total
Qarqet
Viti
Nr.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 15
Pesha specifike që zënë qarqet e vendit, ka specifikat që përfshijnë numrin e tatimpaguesve që
mbajnë barrën tatimore, karakateristikat industriale, përbërjet gjinore, strukturën e popullsisë,
arsimimin, burimet natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasuritë individuale të trashëguara dhe
aktivet e krijuara në këto dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde
publike dhe private duke përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal.
Këto raporte orientojnë edhe shpërndarjen e segmentimit të tatimpaguesve, sipas madhësisë
që ata kanë (mikro, të vegjël, të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund të
shihet se barra tatimore në qarqe mbahet në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë
që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro (vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e
tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve të mesme dhe të mëdhenj.
Një tjetër faktor me ndikim në shpërndarjen e barrës tatimore është se ndaj cilës administratë
tatimore, qendrore apo vendore kanë prirjen më të madhe që të paguajnë detyrimet
tatimpaguesit? Një faktor ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për
konsum, të cilat kanë një prirje të konsumohen jashtë zonës në të cilën krijohen apo prodhohen
drejt eksportit apo në zonat me dendësi popullsie.
Shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore.
Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën
kohë edhe zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën.
Nga ana tjetër, të barra tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më
shumë se 4% në totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe
krijojnë të ardhura brenda territorit të Shqipërisë.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 16
Llogaritja e barrës tatimore për rajonet
Metodologjia
Barra tatimore për rajonet e vendit është bazuar mbi të dhënat e shpërndara mbi bazë qarku
sipas ndarjes administrative e territoriale. Të dhënat statistikore janë marrë nga buletini
informativ i Instat, si dhe të dhëna të tjera të publikuara nga administratat tatimore, doganore
dhe pushteti lokal, të kryqëzuara me të dhënat e publikimeve të Fondit Monetar, Bankës
Botërore, si dhe të studimeve të kryera për Shqipërinë nga projekte vendore kanë shërbyer si
referencë për llogaritjen e barrës tatimore dhe treguesve të tjerë krahasuesë.
Për përllogaritjen e prodhimit të brendshëm rajonal për vitin 2012 dhe 2013 janë përllogaritur
nga ekspertët sipas tendencës së shmangies rajonale të prodhimit të brendshëm në 10 vitet e
mëparshme me mesataren. Për llogaritjen e detyrimeve doganore janë llogaritur sipas
arkëtimeve të degëve doganore. Ndërsa tatimet e paguara nga shoqëritë më të mëdha janë
llogaritur si një barrë tatimore që i përket Tiranës. Në këtë mënyrë, gabimi në përllogaritje
është deri në 3%.
Pas përcaktimit të tatimeve të paguara sipas rajoneve është bërë raporti me prodhimin e
brendshëm sipas rajonit përkatës duke rezultuar në raportet e paraqitura në analizë.
Rajonet me barrën tatimore më të ulët
Nga raporti midis tatimeve dhe
taksave të paguara në vitin
2012 dhe 2013 me prodhimin
e brendshëm rajonal për
secilin nga këto vite, raporti
tregon se barra tatimore më e
ulët është në qarkun e Fierit
me 7%. Në vend të dytë është
qarku i Elbasanit me 7.4% dhe
Tabela 8
Nr. Qarku 2012 2013
1 Fier 7.1% 7.0%
2 Elbasan 7.6% 7.4%
4 Berat 7.3% 7.5%
5 Kukes 8.1% 8.1%
6 Lezhe 8.4% 8.2%
7 Gjirokaster 8.9% 8.2%
Burimi : INSTAT, Ministria e Financave
Qarqet me Barren tatimore me te ulet 2012 dhe 2013
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 17
në vend të tretë qarku i Beratit me 7.5%. Të 6 qarqet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore
më të ulët janë me përhapje gjeografike në jug, në Shqipërinë e mesme, verilindje dhe
perëndim.
Rajonet me barrën tatimore më të lartë
Nga raporti midis tatimeve
dhe taksave të paguara në
vitin 2012 dhe 2013 me
prodhimin e brendshëm
rajonal për secilin nga këto
vite, raporti tregon se barra
tatimore më e lartë është në
qarkun e Tiranës me 42.3%.
Pas këtij qarku barrën më të
lartë e mban qarku i Durrësit me 19.9% dhe më pas qarku i Vlorës me 15.4%. Të 6 qarqet dhe
bashkitë e tyre me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e
mesme, jugperëndim, veriperëndim, juglindje dhe verilindje.
Tabela 9
Nr. Qarku 2012 2013
1 Tirane 45.4% 42.3%
2 Durres 19.6% 19.9%
4 Vlore 14.1% 15.4%
5 Shkoder 9.6% 9.5%
6 Korce 9.4% 9.0%
7 Diber 8.9% 8.6%
Burimi : INSTAT, Ministria e Financave
Qarqet me Barren tatimore me te larte, 2012 dhe 2013
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 18
Përmbledhje
Në mbyllje, duke u bazuar në termat e përmendura në fillim të tij, si dhe duke shfrytëzuar gjithë
të dhënat e burimeve të ndryshme dhe të përpunuara sipas raporteve të përfshira përgjatë
dokumentit mund të shprehemi se matja e barrës tatimore për një shtet, qark apo bashki
brenda një shteti nuk mund të prezantohet thjesht me të dhënat e të ardhurave tatimore të
mbledhura nga administratat qendrore dhe vendore. Ajo që është e rëndësishme në këtë
dokument lidhet me synimin për të paraqitur një informacion të konsoliduar dhe të strukturuar
që mbështet diskutimin e të gjithë palëve të interesuara nëpërmjet krahasimit të të dhënave të
natyrës së ngjashme.
Me peshën që mban Shqipëria (2% e PBB-së së Ballkanit), apo peshën që mban Kosova (1.1% të
PBB-së së Ballkanit) hyn te vendet e fundit në barrën tatimore në Ballkan (tabela 2). Por edhe
barra tatimore në Shqipëri është më e ulëta e rajon it të Ballkanit edhe pse normat tatimore i ka
të ngjashme me disa shtete (tabela 4), të cilët kanë barrë tatimore disa pikë përqind më të lartë
(tabela 1). Ky fakt duket te Indeksi i Ditës së lirisë Fiskale që në Shqipëri natyrshëm vjen më
herët se në cdo shtet tjetër ballkanik (tabela 6).
Megjithatë, nëse shikohen Investimet e Huaja Direkte neto Shqipëria është në vend të dytë në
Ballkan (tabela 3) për peshën e tyre në raport me PBB-në për periudhën 2009-2013 duke
treguar se efekti i barrës së ulët dhe normave të ulëta ka dhënë një ndikim në tërheqje
investimesh, të cilat kanë nevojë për më shumë disiplinë fiskale dhe administrim të fortë. Këtë
konkluzion e mbështet treguesi i IHD neto në Malin e Zi, që ka një nivel të lartë të barrës fiskale
me normat tatimore në nivelet më të ulëta, që tregon se ka harmonizuar me sukses normat
tatimore të ulta me rritjen e kapaciteteve të administrimit duke nxitur dhe rritur flukset e
investimeve të huaja në vend. Ky konkluzion duhet të vlejë edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe
shtetet e tjera ballkanike.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 19
Logjika e renditjes së rajoneve me barrën më të ulët (tabela 8) dhe më të lartë (tabela 9) në
Shqipëri është treguesi që nëpërmjet analizimit dhe paraqitjes së shpërndarjes së barrës
tatimore duhet të tërheqë vëmendjen e politikës fiskale dhe modelimit të ekonomisë. Barra
tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe kapacitetet në
dispozicion në këto rajone dhe duke ndërthurur në mënyrë më racionale ndikimin e rolit të
programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për
investitorët aty ku barra nuk është nxitëse, do të ndihmonte secilën bashki apo komunë, që të
mendonte më thellë mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes
ekonomike të vendit.
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Publikimi i treguesve të ngarkesës tatimore për 12 qarqet administrative në Shqipëri 20
REFERENCA
Ministria e Financave, Treguesit makroekonomike 2012 dhe 2013
Ministria e Financave, Buletini Fiskal 2012 dhe 2013 (ne tremujore)
Ministria e Financave te Republikës se Kosovës, Treguesit makro dhe buxhetore 2012 dhe 2013
INSTAT, PBB sipas rajoneve statistikore nivel 2,3 viti 2011
James Rogers, Cécile Philippe, Tax burden of typical workers in the EU 27
Tax card 2013 in Kosovo, Kpmg.com.al
Taxes at a glance 2013, pwc.com
Paying taxes 2013, pwc.com