ASP 2016 KRIJIMI I BORDIT TE ZHVILLIMIT EKONOMIK PRANE ... 1).pdf¢  p£«rgatit n£« form£« komunikimi

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Text of ASP 2016 KRIJIMI I BORDIT TE ZHVILLIMIT EKONOMIK PRANE ... 1).pdf¢  p£«rgatit...

  • ASP 2016

    2016

    Përgatiti: Senida Mesi Olta Kepucka Besard Buzi Julinda Mansaku Romira Muka Armela Mitku

    KRIJIMI I BORDIT TE ZHVILLIMIT EKONOMIK PRANE BASHKIVE

    Shembulli i bashkisë Shkodër

    Ky dokument u prodhua si pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” dhe u mbështet nga Akademia e Studimeve Politike. Ofrimi i ekspertizës profesionale të këtyre hulumtimeve ndaj politikëbërësve synon të sigurojë një platformë diskutimesh për shkëmbimin e ndërsjelltë të ideve të reja.

  • Bordi i Zhvillimit Ekonomik pranë Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) si domosdoshmëri për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit

    dhe nxitës për mirëqeverisje; Bashkia Shkodër

    Permbajtje 1. Hyrje : .................................................................................................................................................... 3

    1.1. Metodologjia ................................................................................................................................. 5

    1.2. Hipoteza .................................................................................................................... .................... 5

    2. Bordet e zhvillimit dhe Bashkia Shkodër ..................................................................................... ......... 5

    2.1. Çfarë është bordi........................................................................................................................... 5

    2.2. Komisioni i Planifikimit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik të Bashkisë Shkodër ........................... 6

    3. Parimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje ................................................................................................ 7

    4. Qeverisia vendore, ligji dhe bordet e zhvillimit: ................................................................................. 10

    4.1. Referenca ligjore ......................................................................................................................... 10

    4.2. Përfshirja e publikut ....................................................................................................... ............. 11

    4.3. Krijimi i strukturave ndihmese, siç jane Bordet .......................................................................... 11

    5. Diskutime, pritshmeri dhe sugjerime ......................................................................................... ......... 13

    5.1. Pritshmëri .................................................................................................................................... 13

    5.2. Rekomandime: ............................................................................................................................ 14

    Shkurtime: NJQV_ Njësi e Qeverisjes Vendore PPV_Plan i Përgjithshëm vendor PZHS_Plan i Zhvillimit Strategjik PBA_Plan Buxhetor Afatmesëm KB_ Këshill Bashkiak KEAV_ Karta Europiane e Autonomise Vendore OJF_ Organizata Jo qeveritare

    2 | P a g e

  • Bordi i Zhvillimit Ekonomik pranë Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) si domosdoshmëri për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit

    dhe nxitës për mirëqeverisje; Bashkia Shkodër

    1. Hyrje : Vitet e fundit i është dhënë shumë rëndësi parimit të autonomisë vendore, duke synuar që gjithnjë e më shumë NJQV të jenë sa më autonome dhe pushteti të decentralizohet. Me këtë mënyrë synohet të realizohet dhe parimi i subsidiaritetit, i cili specifikon që përgjegjësitë publike duhet të ushtrohen përgjithësisht nga ato autoritete që janë më pranë qytetarëve, pra i kryerjes së funksioneve dhe ushtrimit të kompetencave në një nivel qeverisjeje sa më pranë komunitetit. Alokimi i përgjegjësive një autoriteti tjetër duhet të gjykohet në përputhje me

    shtrirjen dhe natyrën e detyrës dhe kërkesat e eficencës dhe ekonominë1.

    Gjate 2 viteve të fundit NJQV janë hasur me një sërë ndryshimesh ligjore dhe rritje kompetencash. Kështu ligji mbi reformën e re territoriale, ligji i ri mbi qeverisjen lokale, akte nënligjore të shumta që shërbejnë për mirë rregullimin e kompetencave të shtuara, funksioneve të reja të transferuara nga qeverisja qëndrore, mes nevojës për më shumë decentralizim dhe sfidës së financave të vakta i vendosin Bashkitë e reja përballë vështirësive të mëdha në ofrimin e shërbimeve të standartizuara dhe me cilësi për banorët e tyre. Sikur te mos mjaftonte kjo, stafi i pakualifikuar mjaftueshëm dhe domosdoshmëria për të rritur mirëqënien ekonomike dhe sociale të banorëvë të Bashkive rrit dhe me tej sfidën e Bashkive. Krijimi i njësivë tepër të mëdha, nga zona me diversifikim të madh mentaliteti, tradite, formimi dhe mënyre jetese, zhvillimi ekonomik, edukimi, mund të shoqërohet me specifika negative si: largimi i shërbimit dhe vendimmarrjes nga përfituesi, largim të banorit të thjeshtë nga strukturat vendimmarrëse, rënie të nivelit të përfaqësimit të komunitetit dhe kryerja e shërbimeve bazë gjithnjë e më larg përfituesit, zhvillimi disproporcional dhe jo i intergruar i zonave.

    Që një NJVQ të jetë eficente dhe të realizojë misionin e saj me sukses në këtë kuadër kompleks, të ri, dhe shumë divers, mendojmë se mirëqeverisja në bazë të normave dhe kërkesave ligjore do të jetë një avantazh për të gjitha ato Bashki që do të dinë ta përdorin dhe ta vënë në funksion për të mirën e komunitetit.

    Qeverisja e mirë është “mënyra se si pushteti ushtrohet në menaxhimin e burimeve ekonomike

    dhe sociale të një vendi në zhvillim”2. Ajo përfshin gjithashtu kapacitetin e qeverisë për të menaxhuar me efikasitet burimet e veta dhe për të zbatuar politika të përshtatëshme, si dhe

    ekzistencën e një kontrolli demokratik mbi agjentët e ngarkuar nga autoriteti3. Qeverisja e mirë është ndërveprimi i institucioneve publike, trupave politike, dhe shoqërise duke përfshirë sisteme të përfshirjes, lobimit dhe koalicioneve. Synimi i një qeverisje të tillë është ndërveprimi me publikun me qëllim realizimin e interesit të përbashkët dhe legjitimimimin e qeverisjes. Në nivel lokal mirëqeverisja shihet si një mënyrë për të qeverisur më me ekuilibër, më 1 Ligj 139/2015, neni 4, paragrafi 3

    2 Sipas definicionit të Bankës Botërore

    3 Sipas www.shtetiweb.org

    3 | P a g e

  • Bordi i Zhvillimit Ekonomik pranë Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) si domosdoshmëri për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit

    dhe nxitës për mirëqeverisje; Bashkia Shkodër

    gjithpërfshirëse, duke synuar përdorimin me eficensë të burimeve në dispozicion dhe shërbyer nevojave pa kufi të komunitetit që mbulon.

    Për një mirëqeverisje duhet të kemi parasysh një seri faktorësh (ref: diagram 1), ku nëse qeverisja bëhet sipas ligjit dhe ligji mbizotëron mbi cdo vendimarrje, për cdo veprim ose mosveprim mbahet përgjegjësi e plotë, qeverisja është përfshirëse dhe nxit pjësëmarrjen e komunitetit dhe jo vetëm i informon ato ato të dyja palët së bashku kanë realizuar misionin dhe “Kontratës sociale”, ku sovrani vendos dhe delegon, dhe qeveria zbaton dhe jep llogari.

    pergjegjeshme ri

    pjesemarrje transparence

    Qeverisj a e mire

    perfshirje qeverisja me baze ligjin

    eficense dhe

    efektivitet

    Diagram1

    Për të kuptuar marrëdhënien midis zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies Diagram 2 më poshtë jep lidhjen midis faktorëve të ndryshëm:

    Zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi I burimeve natyrore akoma te patrajtura

    zhvillim ekonomik

    sherbime

    publike

    mireqenia e

    komunitetit

    menaxhim burimesh financiare

    sherbime

    menaxhim

    burimesh sociale e

    natyrore kulturore

    dhe territori

      Deri tani zhvillimi ekonomik, menaxhim I burimeve natyrore dhe I territorit ne funksion te zhvillimit nuk kane ndonje eksperience te

    konsoliduar ne nivel lokal 

     Cilesia e sherbimeve dhe e mireqenies varet pikerisht nga mundesia e zhvillimit ekonomik dhe menaxhimi I burimeve

    Diagram 2

    4 | P a g e

  • Bordi i Zhvillimit Ekonomik pranë Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) si domosdoshmëri për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit

    dhe nxitës për mirëqeverisje; Bashkia Shkodër

    1.1. Metodologjia

    Kjo është një temë përshkruese dhe për realizimin e saj do të ndiqet metoda cilësore. Për vërtetimin e hipotezës së mësipërme i jemi referuar, Kushtetutës së Shqipërisë dhe neneve

    përkatëse, Kartës Evropiane gjithashtu literaturave teorike të cilat shpjegojnë konceptet e ‘bordit zhvillimor’ dhe parimit të ‘pjesëmarrjes’.

    1.2. Hipoteza

    Angazhimi qytetar, i specialistëve të fushës dhe sipërmarrësve në një Bashki, përmes themelimit te Bordit te Zhvillimit Ekonomik, nxit pjesëmarrjen, përfshirjen e komunitetit, duke përmirësuar qeverisjen e NJQV, përmes ndikimit të drejtë për drejtë në ndërtimin së bashku të politikave zhvillimore ekonomike, strategjive të zhvillimit (PSZH), apo duke suportuar në ndërtim