54
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA KOSOVA BAR ASSOCIATION Qendra Trajnuese për Avokatë Programi kornizë i trajnimeve 2014

27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

  • Upload
    vominh

  • View
    234

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËSADVOKATSKA KOMORA KOSOVA

KOSOVA BAR ASSOCIATION

Qendra Trajnuese për AvokatëProgrami kornizë i trajnimeve

2014

Ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale për Avokatët dhe Praktikantët

Page 2: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

PërmbajtjaHyrje ........................................................................................................................................3

Qëllimi i programit .............................................................. ................................................4

Prioritetet e programit ..........................................................................................................5

Programi i Arsimimit të vazhdueshëm ligjor të obligueshëm .......................................6

Trajnimet në fushën penale ..................................................................................................9

Trajnimet në fushën civile ...................................................................................................17

Administrative ......................................................................................................................28

Kushtetuese............................................................................................................................28

E drejta Evropiane ................................................................................................................30

Trajnimet në fushën Komerciale.........................................................................................30

Etika profesionale e avokatëve............................................................................................35

Kurse speciale .......................................................................................................................35

Publikime ...............................................................................................................................37

Përfundim ..............................................................................................................................38

3| F a q e

Page 3: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Hyrje

Programi i Punës i Qendrës Trajnuese te Odës së Avokatëve të Kosovës (më tutje OAK), për trajnimin e avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë për vitin 2014, shpreh synimet tona drejtë realizimit të arsimimit të vazhduar ligjor për avokatë. Për OAK-në viti 2013 ishte periudhë e sfidave dhe mundësive të shumta. Programi i Punës së OAK-së për vitin 2014 është reflektim i nevojave për mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të avokaturës dhe mbështetje në tejkalimin e sfidave për zbatim e Ligjit për Avokatinë dhe legjislacionin tjetër të OAK-së.

Realizimi i objektivave të këtij programi do të bëhet duke u mbështetur në parimete transparencës, mosdiskriminimit, pavarësisë institucionale, profesionalizimit, bashkëpunimit, zbatimit të ligjit si dhe standardeve më të larta të përcaktuara për arsimimin e vazhduar ligjor për avokatët.

Bazuar në funksionet ligjore të OAK-së, janë hartuar programe trajnimi të veçanta të cilat mbështesin këtë program pune. Me këto programe janë përcaktuar aktivitetet konkrete dhe metodologjia e realizimit të tyre. Përveç aktiviteteve për arsimim ligjor, gjatë vitit 2014 QTA ka planifikuar

4| F a q e

Page 4: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

edhedisa aktivitetenëfushëne hulumtimeve dhe publikimeve me interes për avokatët.

Nëpërmjet këtij programi pune, dotëpasqyrohetnë mënyrëtëpërmbledhurangazhimii OAK-sëpër realizimineprogramevetëveçantatrajnuesedheaktiviteteve tjera për vitin 2013.

1.Qëllimet e Programit Kornizë

Disa nga qëllimet kryesoretë cilat synohen të arrihen me programine punës për vitin 2014, janë:

Ngritja e vazhdueshme profesionale e avokatëve;

Përgatitja profesionale epraktikanteve të avokatisë;

Zbatimi itrajnimeve të specializuara për avokatë;

Zgjerimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët vendor dhe

ndërkombëtar në fushën e trajnimeve;

Zhvillimi i një metodologjie moderne gjatëzbatimittëprogrameve

trajnuese;

Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme për arsimim ligjor të

karakterit ndërkombëtar.

5| F a q e

Page 5: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

2.Prioritetet Programore

Realizimi i aktiviteteve trajnuese do të bëhet mbi bazë të prioriteteve të përcaktuara me programin vjetor të punës për vitin 2014, duke pasur parasysh edhe kapacitetet administrative, profesionale dhe financiare të OAK-së.

Renditja e prioriteteve programore sipas rëndësisë së tyre, bëhet si më

poshtë:

Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor i Obligueshëm për Avokatë;

Organizimi iProvimit Përgatitor/Hyrës përavokatë;

Hulumtime dhe Publikime.

6| F a q e

Page 6: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

3.Programi i Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obligueshëm (AVLO)

Përmbajtja e AVLO për vitin 2014 shpreh nevojat e avokatëve bazuar në pyetësorin e trajnimeve për vlerësimin e nevojave të anëtarësisë.

Programi i AVLO-së, është hartuar nga stafi i OAK-së, ekspert të ndryshëm dhe trajnues të OAK-së. Ai bazohet në nevojat e shprehura nga përfituesit e tij si dhe është përmbledhur duke përdorur teknika dhe metodologji të veçanta të cilat kanë mundësuar një program gjithëpërfshirës dhe të llojllojshëm.

3.1 Objektivat e AVLO -së

Në përmbushje të nevojave dhe pritjeve për një avokati me integritet të lartë profesional, etik, të paanshëm, të pavarur dhe modern, AVLO ka këto objektiva:

7| F a q e

Page 7: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Arsimim Ligjor për avokatët lidhur me reformat legjislative si dhe

zhvillimet në praktikën e avokatisë;

Ofrimi i mbështetjes profesionale avokatëve në punën e

tyre praktike;

Nxitja e shkëmbimit të njohurive, metodave dhe praktikave më të

mira profesionale;

Forcimi i shkathtësive profesionale të shkrimit, arsyetimit dhe

argumentimit gjatë zbatimit të ligjit në praktikë;

Dhënia e kontributit për mbajtjen e avokatëve të informuar për

zhvillimet në lëmin e jurisprudencës, ekonomik, social dhe kulturor;

Ngritja e njohurive të avokatëve rreth të drejtës ndërkombëtare në

veçanti të Drejtës Evropiane;

Ofrimi i njëqasje multidisiplinare për temat apo çështjet e adresuara

nga nevojat për trajnim të avokatëve;

3.2. Përmbajtja e AVLO

AVLO për vitin 2014 përmban në vete për trajtim çështje nga:

E drejta Penale (materiale, procedurale dhe ekzekutimi i

sanksioneve penale);

Drejtësia për të Mitur;

E drejtaCivile(materiale dhe procedurale);

E drejta Tregtare;

E drejta Administrative;

E drejta e punës;

E drejta Kushtetuese;

8| F a q e

Page 8: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

E drejta e BE-së;

Mbrojtja ndërkombëtare e lirive dhe të drejtave themelore (përfshirë

por duke mos u kufizuar në KEDNJ);

Etika profesionale dhe sistemi disiplinor;

Kurse të specializuara (përfshirë zhvillimine shkathtësive të veçanta

të avokatëve.)

3.3. Burimet për hartimin e AVLO

Me qëllim që AVLO t’u përgjigjet nevojave të avokatëve për trajnim janë përdorur burimetsi më poshtë:

Analizae formave të vlerësimit të aktiviteteve trajnuese të

organizuara në vitin 2013;

Përgjigjet e pyetësorëve të dërguara avokatëve me qëllim të

propozimit të temave për trajnim në vitin2014;

Propozimetegrupittë ekspertëvetë caktuar për hartim të

programeve trajnuese;

Diskutimet me avokatët;

Propozimet etrajnuesve të OAK-së të dhëna në takime të veçanta

gjatë vitit2013;

Propozimet edonatorëve/partnerëvetë ndryshëm të cilët mbështesin

OAK-në;

Rekomandimet e raporteve të ndryshme të organizatave vendore

dhe ndërkombëtare;

Konkluzionet e takimeve të Këshillit Drejtues të OAK-së

9| F a q e

Page 9: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

3.4. Përfituesit

Përfitues të trajnimeve dhe aktiviteteve të QTA-së, janë:

Avokatët;

Praktikantët;

Profesionistëtjerëligjor të përcaktuar nga OAK.

4. Trajnimet në fushën penale

4.1. Penale materiale

Mbrojtjaenevojshme – (Legjislacioni dhe praktikagjyqësore) -

Me qëllim të ngritjes së shkathtësive praktike, ky trajnim do të trajtojë institucionin e mbrojtjes së nevojshme në të drejtën penale me fokus të veçantë në kategoritë vijuese:

Elementetedomosdoshmetëmbrojtjessënevojshme; Dallimi ikëtij institutimeinstitutet tjera penalo juridike; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Ramë Gashi dhe Tahir Rrecaj

Dënimet kryesore, plotësuese dhe alternative

10| F a q e

Page 10: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Përmes këtij trajnimit synohet nxitja e avokatëve të propozojnë gjykatave aplikimin sa më të madh të dënimeve plotësuese dhe alternative kur janë te plotësuara kushtet ligjore.

Dënimet kryesore, alternative dhe plotësuese në legjislacionin penal Karakteristikat dhe efektet e aplikimit të dënimeve alternative Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: NjëditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Sali Mekaj dhe Avdi Dinaj

Veprat penale kundër të drejtave të Votimit

KPK përmban një kapitull të veçantë në të cilën parasheh për herë të parë vepra penale kundër të drejtave të votimit. Trajnimi për këtë temë do të përfshijë:

Keqpërdorimi i të drejtës së votimit; Kanosja e kandidatit; Cenimi i fshehtësisë së votimit; Falsifikimi i rezultateve të votimit.

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Laura Pula dhe Florin Vërtopi

Krimet e Rënda

Pjesë e këtij trajnimi do të jenë këto tema:

Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë përfshirë terrorizmin;

Veprat penale kundër njerëzimit (gjenocidi, krimet e luftës dhe

11| F a q e

Page 11: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

marrja peng); Veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe pronës; Veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit

publik; Veprat penale kundër rendit publik, krimet e rënda si kidnapimi,

tortura dhe dhunimi; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Hamdi Ibrahimi, Reshat Millaku dhe Tahir Rrecaj

Krimi i Organizuar

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të avokatëve, në kuadër të këtij trajnimi do të elaborohen temat lidhur me:

Tregtinë ilegale të narkotikëve; Trafikimin me qenieve njerëzore; Pastrimin e parave; Korrupsioni; Kontrabandimi i mallrave; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja: Disa ditorëPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Besim Kelmendi dhe Teki Bokshi

Krimi Kibernetik

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve të përfaqësimit në rastet e krimeve kibernetike ky trajnim do të trajtojë këto tema:

Provat elektronike;

12| F a q e

Page 12: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Mbrojtja e të dhënave personale; Sanksionet ligjore të krimeve kibernetike; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Skender Çoçaj, Enver Buçaj dhe Laura Pula

Konfiskimi i aseteve dhe pasurisë së fituar me vepër penale

Struktura e re ligjore themelon institucione dhe mekanizma adekuat të cilët merren me konfiskimin e aseteve dhe pasurisë së fituar me vepër penale. Në këtëfrymë trajnimi i avokatëve do të ketë në përmbajtje këto çështje: Baza ligjore për konfiskim; Procedura dhe afatet; Subjektet e procedurës së konfiskimit; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Hamdi Ibrahimi dhe përfaqësuesi i Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë

4.2. Procedura penaleDetyratdheautorizimetembrojtësitnë procedurën penale

Ngritja e njohurive rreth tëdrejtave dhe autorizimeve të mbrojtësit në të gjitha fazat e procedurës penale shtrohet si nevojëpas ndryshimeve në kodin e procedurës penale. Në këtë trajnim do të trajtohen këto cështje:

Faza parapenale; Faza e hetimeve; Shqyrtimi Gjyqësor.

13| F a q e

Page 13: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Kohëzgjatjaetrajnimit: NjëditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Destan Rukiqi dhe Ramë Gashi

Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në Procedurë Penale

Mundësia e propozimit të njërës nga masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale shtron nevojën e ngritjes së njohurive për propozimin e shqiptimit të këtyre masave nga avokatët.

Nga thirrja e deri tek Paraburgimi; Raste nga praktika.

Kohëzgjatjaetrajnimit: NjëditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Ali Kutllovci dhe Shemsedin Piraj

Procedura e provave me vështrim të posaçëm në ekspertizë dhe provat e papranueshme

Zbatimi kësaj procedure dhe administrimi i këtyre provave kërkon profesionalizëm të lartë i cili mund të arrihet nëpërmjet trajnimeve. Çështjet të cilave do t’iu kushtohet një vëmendje të posaçme gjatë këtij trajnimi janë.

mënyra e marrjes së provave, cilësimi i tyre si të pranueshme apo të papranueshme dhe

administrimi me to marrja e aktgjykimit duke u bazuar vetëm në një provë, raste nga praktika.

Kohëzgjatjae trajnimit: njëditorPërfituesit:Avokatë

14| F a q e

Page 14: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Trajnues: Xhevdet Elshani dhe Teki Bokshi

Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit

Për shkak të ndjeshmërisë së theksuar zbatimi apo moszbatimi i drejtë i masave teknike të hetimit dhe vëzhgimit e bën të nevojshëm trajnimin lidhur me këto masa.

Temat të cilat do të përmbajë ky trajnim janë: Lejueshmëria e aplikimit të këtyre masave; Pranueshmëria e provave të siguruara përmes këtyre masave; Praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Ibrahim Dobruna dhe Ali Kutllovci

Roli i mbrojtësit në procedurën e shqyrtimit të aktakuzësSeanca për shqyrtimet e aktakuzës është fazë në të cilën verifikohet arsyeshmëria e aktakuzës. Roli i mbrojtësit në këtë fazë kërkon një trajtim të veçantë përmes diskutimit të temave si më poshtë:

Rregullsia e përmbajtjes së aktakuzës; Procedura për ngritjen e aktakuzës; Shkresat që plotësojnë aktakuzën; Kërkesa për hedhjen e aktakuzës; Kundërshtimi i provave; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfitues: AvokatëtTrajnues: Muharrem Hoti dhe Osman Cucovic

Ndërmjetësimi

15| F a q e

Page 15: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Me procedurën për ndërmjetësim synohet zgjidhja e çështjes penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vite me marrëveshje midis të dëmtuarit dhe të pandehurit me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesit. Nëkëtë trajnim do të trajtohen këto çështje:

Raste që plotësojnë kushtin për ndërmjetësim; Baza ligjore dhe procedura e ndërmjetësimit; Roli i mbrojtësit në procedurën e ndërmjetësimit; Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditor Përfituesit: AvokatëtTrajnues: Yll Zekaj dhe Kujtim Kërveshi

Negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe pranimi i fajësisë

Nevoja për të dalluar elementet e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe pranimin e fajësisë shtron si domosdoshmëri mbajtjen e një trajnimi me këto tema:

Propozimi dhe procedura e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë;

Zbatimi praktik i negocimit tëmarrëveshjes për pranimin e fajësisë (raste praktike);

Roli i subjekteve të procedurës penale me rastin e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë;

Dallimi në mes marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe pranimit të fajësisë.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Xhevdet Elshani dhe Et’hem Rogova

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar (penale – civile)Për shkak të krijimit të komunikimit të rregullt në fushën e ndihmës

16| F a q e

Page 16: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

juridike ndërkombëtare dhe për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje, është paraqitur nevoja e organizimit të një trajnimi lidhur me këtë temë. Në këtë trajnim do të trajtohen këto çështje:

Njohja dhe zbatimi i vendimeve të huaja; Sigurimi i provave; Ekstradimi; Transferimi i personave të gjykuar; Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëTrajnues: Armend Hamiti dhe Arbër Gegaj

Mjetet juridike në procedurë penale

Hartimi dhe propozimi i mjeteve të ndryshme juridike është një prej të drejtave dhe funksioneve kryesore të avokatit. Është e nevojshme që në kuadër të këtij trajnimi të shtjellohen:

Kundërshtimi kundër urdhrit ndëshkimor (parimi reformacio in peius) Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Hashim Qollaku dhe Osman Havolli

DrejtësiapërtëMitur

Kodi i Drejtësisë për të Mitur përcakton procedura të veçanta për të miturit si kryes të veprave penale dhe prezanton koncepte dhe institute të reja në legjislacionin dhe administrimin e drejtësisë për të mitur në Kosovë.

17| F a q e

Page 17: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Në këtë trajnim do të trajtohen këto cështje: Parimet me theks të veçantë në parimin interesi më i mirë i të

miturit, Fusha e zbatimit për kryerësit e veprave penale si madhorë të rinj, Masat dhe dënimetezbatueshmendajtëmiturve, Shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për vepra penale të

kryera si të mitur, Masatediversitetit; Ndërmjetësimi në procedurën për të mitur, Qëllimi llojet dhe kohëzgjatjae masaveedukative, Gjoba dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme, Burgimi për të mitur, Gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve, Kompetenca e gjykatave, Arresti, ndalimi policor dhe paraburgimi, Shqyrtimi gjyqësor, Vendimetegjykatës, Standardet dhe instrumentet ndërkombëtare të drejtësisë për të

mitur, Viktimat dhe dëshmitarët e mitur; Raste nga praktika.

Kohëzgjatjae trajnimit:DyditorëPërfituesit:AvokatëtTrajnues: Trajnerët e OAK-së, Fllanza Kadiu, Rasim Rasimi dhe Nesrin Lushta

Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve penale -

Trajnimi lidhur me këtë temëdo te ndikoj në ngritjen e njohurive të avokatëve në lëmin e ekzekutimit të sanksioneve penale. Ky trajnim do të përfshijë për trajtim:

Procedurën e ekzekutimit të sanksioneve penale;

18| F a q e

Page 18: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Fillimi i ekzekutimit të sanksioneve penale – Parashkrimi; Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Sali Mekaj dhe Teki Bokshi

5. Trajnimet në fushën civile5.1 Civile materiale

Pronësia – autorizimet dhe kufizimet e pronarit dhe servitutet reale

Pronësia dhe servituti si e drejtë mbi sendin e huaj janë institutet më të rëndësishme të së drejtës sendore që gëzon mbrojtje ligjore dhe gjyqësore. Praktika ka treguar se këto raste janë mjaft të komplikuara prandaj meritojnë trajtim të veçantë. Është në interes të përgjithshëm të trajtohet kjo temë në këtë kohë kur ka ndryshime në legjislacion dhe probleme të trashëguara. Prandaj do të jenë pjesë e trajnimit këto tema:

Autorizimet e pronarit të sendit të paluajtshëm, Kufizimet e të drejtave sendore, Servituti sendor, Servitutet personale Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Dy ditor

Përfituesit: Avokatët

Trajnues: Erdogan Haxhibeqiri dhe Ruzhdi Berisha

E drejta e ndërtimit (fokus i veçantë në ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje)

19| F a q e

Page 19: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Me legjislacionin e ri, e drejta e ndërtimit nënkupton të drejtën për të pasur pronësinë në një ndërtesë, mbi ose nën sipërfaqen e paluajtshmërisë. Si institut i ri, përcakton të drejtën e pronarit jo vetëm në objektin e ndërtuar por edhe mbi paluajtshmërinë mbi të cilën ndërtohet prandaj meriton trajtim të veçantë. Tema të shtjellimit do të jenë:

Ndërtimi i objekteve afaristo banesore, Lejimi i ndërtimit dhe procedura, Trajtimi i ndërtimeve pa leje përkatëse, Procedura e legalizimit të këtyre ndërtimeve pa leje Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit:Një ditorPërfituesit:AvokatëtTrajnues:

E drejta dhe procedura e shpronësimit

Ky institut është i rëndësishëm të trajtohet sepse gjatë vendosjes për caktimin e kompensimit për pasurinë e shpronësuar ka dallime lidhur me caktimin e kompensimit varësisht prej kulturës së paluajtshmërisë së shpronësuar. Në procedurë është me rëndësi qe gjykata të caktoje ekspert të lëmisë përkatëse me qëllim që të caktohet kompensimi real dhe adekuat, për pasurinë e shpronësuar. Prandaj tema shqyrtimi do të jenë:

Organi kompetent për shpronësim, Procedura e cila duhet paraprirë shpronësimit, Procedura e vlerësimit të pasurisë e cila është objekt i

shpronësimit, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: Avokatët

20| F a q e

Page 20: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Trajnues: Shukri Sylejmani dhe Nuredin Sylejmani

Fitimi dhe humbja e pronësisë si dhe e drejta e parablerjes

Një paluajtshmëri mund të ngarkohet me të drejtën e parablerjes që i takon një personi tjetër. Në rastet e shitblerjes së kësaj paluajtshmërie mund të shkelet kjo e drejtë e cila është e paraparë me ligj ose kontratë. Prandaj është e nevojshme thellimi i njohurive profesionale të avokatëve edhe në këtë drejtim, për çfarë do të shqyrtohen këto tema:

Mënyra e fitimit të pronësisë, Kur humbet pronësia dhe në ç’mënyrë, Kush e gëzon të drejtën e parablerjes, Përmbajtja e të drejtës së parablerjes, Njoftimi dhe ushtrimi i të drejtës së parablerjes, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues: Erdogani e Ruzhdiu

Kompensimi i dëmit – format e ndryshme të kompensimit

Numri i madh i kontesteve gjyqësore për kompensim të dëmit, qoftë të dëmit material apo jo material, praktika gjyqësore jo e harmonizuar sa i përket vendosjes dhe kritereve për përcaktimin e lartësisë së dëmit jo material, janë indikator që tregojnë se kjo temë është shumë me rëndësi të diskutohet në mes të avokatëve. Temat që do të përmbaj ky trajnim janë:

Dallimi në mes të dëmit material dhe atij jo material, Caktimi i lartësisë së dëmit jo material nga ana e gjykatës,

21| F a q e

Page 21: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Shqyrtimi i propozimeve të Kompanive të sigurimit mbi vlerat të cilat ata i sugjerojnë për tu pranuar nga ana e gjykatave,

Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit:Një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues: Adem Vokshi dhe Erdogan Haxhibeqiri

Parashkrimi i kërkesave

Duke marrë parasysh se në praktikën gjyqësore e edhe në ato të vet avokatëve ka njohuri jo të bollshme lidhur me parashkrimin e kërkesave është pa e domosdoshme që avokatët përmes një trajnimi të njoftohem mbi këtë temë për çfarë në këtë trajnim do të shtjellohen këto tema:

Çka është dhe kur lind parashkrimi i kërkesave sipas LMD, Cilat janë afatet e parashkrimit dhe për cilat kërkesa, A mund të kërkohet kthimi i përmbushjes së detyrimit i cili është

parashkruar, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit:Një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues: Adem Vokshi dhe Erdogan Haxhibeqiri

Shkurorëzimi, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe besimi i fëmijëve

Numri i rritur i rasteve të shkurorëzimit në Kosovë paraqet një çështje që duhet trajtuar shpejt dhe drejtë aq më tepër kur në procedurën e shkurorëzimit nuk vendoset vetëm për raportin në mes bashkëshortëve, por vendoset edhe për fatin e fëmijëve të mitur nga ato martesa të dështuara dhe pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Bashkëpunimi i gjykatave me qendrat për punë sociale është i rëndësisë së

22| F a q e

Page 22: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

veçantë duke u nisur nga interesi i mbrojtjes së fëmijëve konformë dispozitave në fuqi dhe konventat të aplikueshme ndërkombëtare. Temë shqyrtimi do të jenë:

Shkaqet për shkurorëzim, Mbrojtja e fëmijëve dhe bashkëshortëve, Marrëdhëniet pasurore pas shkurorëzimit, Besimi i fëmijëve Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: dy ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Adem Vokshi e Erdogan Haxhibeqiri

Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë ose amësisë

Është temë e ndjeshme meqenëse përfaqëson njërën ndër të drejtat themelore në raportin prindër - fëmijë dhe anasjelltas. Në gjykatat e Kosovës mbetën pa u zgjedhur shumica e lëndëve në këto konteste, për shkak të mungesës të institucioneve që bëjnë ekspertiza lidhur me analizat e nën grupeve të gjakut si dhe ADN-së. Me qëllim që avokatët të jenë sa më të suksesshëm në këto konteste është e nevojshme të marrin informata lidhur me çështje procedurale në këto konteste dhe llojet e ekspertizës që duhet të kryhen për çfarë temë e shqyrtimit do të jenë:

Procedura gjyqësore në kontestet rreth vërtetimit dhe kundërshtimit të atësisë ose amësisë,

Kundërshtimi i atësisë ose amësisë nga personi i tretë, Dispozitat e posaçme për atësinë dhe amësinë e fëmijëve të

zënë me asistencë mjekësore,

23| F a q e

Page 23: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: NjëditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Adem Vokshi dhe Erdogan Haxhibeqiri

Adoptimi (birësimi)

Për shkak se në raportin e OSBE dhe Ombudspersonit janë prezantuar shumë mangësi te procedura e besimit të fëmijëve në procedurën gjyqësore dhe për shkak të ndryshimit të ligjit në drejtim të rregullimit të çështjes së adoptimit e me qëllim të eliminimit të dilemave rreth kompetencave – kjo temë sërish është e domosdoshme të trajtohet me kujdes të veçantë aq më tepër kur janë në pyetje interesat e të miturve duke marr parasysh se adoptimi është një prej formave të mbrojtjes së veçantë të fëmijëve pa kujdes prindëror. Në këtë trajnim do të trajtohen këto tema:

Ndërmjetësimi i adoptimit, Parimet e adoptimit, Pëlqimi për adoptim, Procedura e adoptimit (kompetenca), Shuarja e adoptimit, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Erdogan Haxhibeqiri dhe Beshir Islami (Gjykata Themelore Mitrovicë)

Kujdestaria Duke marrë parasysh situatën kur prindërit nuk janë në gjendje të ushtrojnë kujdesjen prindërore për shkak se të dy prindërit kanë vdekur

24| F a q e

Page 24: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

ose nuk njihen, janë shpallur të zhdukur, u është hequr kujdesi prindëror ose kanë humbur aftësinë për të vepruar apo ndonjë shkaku tjetër i cili jep arsye gjykatës për vendosje në të mirë të mirëqenies së fëmijës organi i kujdestarisë e vë nën kujdestari personin e mitur. Kjo është një procedurë e cila kërkon vëmendje të posaçme të përfaqësuesit prandaj gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen këto tema:

Kujdestaria ndaj të miturve, Kujdestaria ndaj personave të cilëve u është hequr aftësia për

të vepruar, Kujdestaria për raste të veçanta, Procedura e caktimit të kujdestarit dhe vlerësimi i punës së tij, Shkarkimi i kujdestarit nga detyra, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Adem Vokshi dhe Erdogan Haxhibeqiri

E drejta e trashëgimisë

Një çështje me rëndësi e rregulluar me Ligjin për Trashëgiminë është edhe mundësia e bartjes së pasurisë për së gjalli, mirëpo duke pasur parasysh faktin se në praktikë kjo situatë rregullohet në mes të personave të ndryshëm në mënyrë të pavarur pa e respektuar procedurën, më pas lindin situata kontestuese të cilat duhet të zgjidhen nga gjykatat. Në parim Ligji për Trashëgiminë mbron trashëgimtarët në kuptim të së drejtës së trashëguar, por në raste të caktuara kur vije në shprehje padenjësia për të trashëguar trashëgimlënësin - ligji parasheh edhe përjashtimin e tyre nga trashëgimia. Të drejtat e kreditorëve pas vdekjes së trashëgimlënësit, për borxhet që kishte trashëgimlënësi ndaj kreditorëve të ndryshëm kalojnë në trashëgimtarë. Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen këto tema:

25| F a q e

Page 25: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

bazat e thirrjes në trashëgimi, cedimi i pasurisë për së gjalli (inter- vivos), përjashtimi nga trashëgimia, borxhet e trashëgimlënësit, pjesa e domosdoshme e trashëgimisë, raste nga praktika.

Kohëzgjatja e trajnimit: Disa ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Erdogan Haxhibeqiri dhe Ruzhdi Berisha

Procedura e shpalljes së personit të zhdukur si të vdekur të një personi dhe të provuarit e vdekjes

Avokatët gjatë përfaqësimit të palëve me që kanë interes në këtë procedurë, hasin në vështirësi në praktiken e kësaj procedure, nuk bëhen dallime mbi shpalljen e zhdukjes së një personi që është një risi në procedurën kontestimore dhe shpalljen e vdekjes së një personi, veprimet e gjykatës si dhe kushtet ligjore për shpalljen e zhdukjes së një personi. Prandaj temë e këtij trajnimi do të jenë këto tema:

Kompetenca për zhvillimin e procedurës, Forma e vendimeve Shpallja e vdekjes së një personi, Raste nga praktika.

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Ruzhdi Berisha e Erdogan Haxhibeqiri

5.2. Procedura civile

Sigurimi i kërkesëpadisë

26| F a q e

Page 26: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Arsyeshmeria e organizimit te një trajnimi me këtë teme qëndron ne faktin se sigurimi i kërkesëpadisë paraqet siguri juridike të palëve duke parandaluar shkaktimin e dëmeve të pa riparueshme që do t’i pësonin ato si dhe siguron kushtet për mbarëvajtjen e procesit kontestimor. Në këtë trajnim do të trajtohen veçanërisht:

Vlerësimi i kushteve për caktimin e masave për caktimin e kërkesëpadisë

Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: Avokatët. Trajnues: Erdogan Haxhibeqiri e Adem Vokshi

Procedura sipas ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes

Mjetet juridike garantojnë ligjshmërinë dhe parimin e dyshkallshmërisë në realizimin e të drejtës së palëve tek gjykata e instancës më të lartë në rastet kur gjykatat nuk vërtetojnë sa duhet gjendjen faktike, bëjnë aplikimin e gabuar të normës juridike si dhe kur gjatë procedurës bëhen shkelje të dispozitave procedurale. Çështjet më të rëdësishme që do të trajtohen gjatë trajnimit janë:

Dilemate Ligjit për Procedurën Kontestimore lidhur me shkaqet e paraqitjes së mjeteve të jashtëzakonshme

Kompetenca dhe shkaqet për përsëritjen e procedurës, Kompetenca për të vendosur lidhur me vendimet e marra shkallë

të parë. Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: Avokatët Trajnues: Adem Vokshi e Erdogan Haxhibeqiri

27| F a q e

Page 27: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Përmbarimi

Shqyrtimi i drejtë i propozimit para se të caktohet përmbarimi vetëm se do të kursejë kohë dhe do ta bëjë procedurën më efikase. Propozimi përmbarimor parashtrohet vetëm në bazë të dokumentit përmbarimor ose autentik ku nga këta tituj del detyra e gjykatës që sipas propozimit të kreditorit të caktojë dhe zbatojë ekzekutimin pasi që në bazë të ligjit të aplikueshëm kjo është kryesisht procedurë gjyqësore.Gjatë trajnimit do të diskutohet:

shqyrtimi i propozimit përmbarimor dhe lejimi i përmbarimit, dokumenti përmbarimor dhe dokumenti autentik, përmbarimi në llogaritë bankare, përmbarimi në sendet e paluajtshme dhe kundërekzekutimi, si

dhe mjetet e rregullta në procedurën përmbarimore. Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Disa ditorePërfituesit: AvokatëtTrajnues: Isa Shala

Juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Procesi i privatizimit në Kosovë, ka hapur dilema lidhur me juridiksionin e Dhomës së Posaçme, ku si palë në procedurë paraqiten ndërmarrjet që janë nën administrimin e AKP – së. Gjykatat e rregullta i procedojnë lëndët në juridiksionin e Dhomës se Posaçme edhe pse në dispozitat e Rregullores mbi kompetencat e Dhomës së Posaçme nuk është përcaktuar se gjykatat e rregullta kanë autorizime të procedimit të lëndëve të tilla që janë në kompetencë të Dhomës së Posaçme.

28| F a q e

Page 28: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Kjo situatë ka krijuar disa vështirësi për të cilat duhet të diskutohen siç janë përcaktuar më poshtë:

////// Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: Avokatët Trajnues: Nuredin Sylejmani

5.3. E drejta Familjare

Martesa dhe zgjidhja e saj, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe besimi i fëmijëve

Në procedurën e shkurorëzimit nuk vendoset vetëm për raportin në mes bashkëshortëve, por vendoset edhe për fatin e fëmijëve të mitur. Avokatët kanë nevojë që të thellojnë njohurit në ligjeve vendore dhe ndërkombëtare në këtë fushë në drejtim te përfaqësimit e veçanërisht për çështjet si më poshtë:

Kompetenca lidhur me shkurorëzimin dhe besimin e fëmijëve Ndarja e pasurirë së përbashkët të bashkëshortëve Besimi i fëmijëve Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Adem Vokshi e Erdogan Haxhibeqiri

Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë ose amësisë

Është temë e ndjeshme meqenëse përfaqëson njërën ndër të drejtat

29| F a q e

Page 29: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

themelore në raportin prindër - fëmijë dhe anasjelltas. Praktika ka treguar që këto raste duhet të trajtohen me ndjeshmëri dhe profesionalizëm të veçantë nga gjyqtarët. Numri i rasteve që kanë për nevojë për ekspertizë me analizat e nën grupeve të gjakut si dhe ADN-së është mjaft i madh. Me qëllim që avokatet te jenë sa me te suksesshëm ne këto konteste është e nevojshme të marrin informata lidhur me;

çështje procedurale në këto konteste llojet e ekspertizës që duhet të kryhen dhe Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: NjëditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Shukri Sylejmani e Beshir Islami

Adoptimi (birësimi)

Për shkak se në raporte të ndryshme të organizatve monitoruese të sistemit gjyqësor janë prezantuar shumë mangësi te procedura e besimit të fëmijëve në procedurën gjyqësore dhe për shkak të ndryshimit të ligjit në drejtim të rregullimit të çështjes së adoptimit e me qëllim të eliminimit të dilemave rreth kompetencave, kjo temë është e domosdoshme të trajtohet me kujdes të veçantë aq më tepër kur janë në pyetje interesat e të miturve. Adoptimi është një prej formave të mbrojtjes së veçantë të fëmijëve pa kujdes prindëror në bazë të Ligjit për Familjen e Kosovës. Gjatë trajnimit fokusi do të jetë tek:

Procedura për themelimin dhe anulimin e adoptimit Shuarja e adoptimit, Adoptimi me element ndërkombëtarë Raste nga praktika

30| F a q e

Page 30: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues:

Procedura e shpalljes së personit të zhdukur si të vdekur të një personi dhe të provuarit e vdekjes

Zhvillimi i kësaj procedure në gjykata është i shpeshtë dhe ka angazhim mjaft të lartë të avokatëve në këto raste. Kjo është një procedurë sa profesionale aq edhe e ndjeshme prandaj avokatët gjatë përfaqësimit te palëve me qe kane interes ne këtë procedure, hasin në disa vështirësi praktike në këtë procedurë veçanërisht;

Dallimi mbi shpalljen e zhdukjes dhe shpalljen e vdekjes së një personi,

Veprimet e gjykatës si dhe Kushtet ligjore për shpalljen e zhdukjes së një personi, Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues:

6.Trajnime nga lëmia Administrative

E Drejta Administrative

Konflikti administrativ është procedurë gjyqësore për vlerësimin e ligjshmërinë së akteve administrative me të cilat organet kompetente të administratës publike, vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizik dhe juridik dhe palëve të tjera si dhe për ligjshmërinë e veprimeve të organeve administrative. Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të familjarizohen me:

31| F a q e

Page 31: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Procedurën e konfliktit administrativ (kontrolli gjyqësor i akteve administrative);

Hartimi i padisë për hapjen e konfliktit administrativ; Raste nga praktika me theks të veçantë në çështje mjedisore,

financiare dhe planifikim hapësinor).

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Mirlinda Batalli

7. Trajnime nga lëmia Kushtetuese

Referimi kushtetues në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – me theks të veçantë në ankesën individuale kushtetuese dhe referimin incidental

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Ndër referimet më të shpeshta kushtetuese viteve të fundit ka rezultuar të jetë ankesa individuale kushtetuese. Referimet incidentale vazhdojnë të jenë thuajse inekzistente dhe kjo shtron nevojën për ngritjen e kapaciteteve institucionale për zbatimin e saj. Ky trajnim ofruar avokatëve do të trajtoj këto dy aspekte jashtëzakonisht të rëndësishme për referimin kushtetues:

Ankesa individuale kushtetuese (afatet, kërkesat dhe procedurat) Referimi incidental Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Visar Morina

32| F a q e

Page 32: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore(KEDNJ)

Kushtetuta e Kosovës në nenin 53 të saj parasheh domosdoshmërinë e referimit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me kufizimet në ushtrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim trajnimi do të fokusohet në sqarimin e procedurës së referimit të rasteve në GJEDNJ ndërsa vëmendje e veçantë do ti kushtohet garancioneve të së drejtës për gjykim të drejtë të shoqëruara më përvojën gjyqësore të KEDNJ. Trajnimi do të përfshij por nuk do të kufizohet në:

Qasja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut (procedura e referimit të rastit);

Konventa evropiane e të drejtave të njeriut (me theks të veçantë në nenin 5 dhe 6 të Konventës).

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: AvokatëtTrajnues: Remzije Istrefi

E Drejta EvropianeKy modul ka për qëllim avancimin e njohurive të avokatëve lidhur me strukturën e Bashkimit Evropian dhe të drejtën e BE-së. Në këtë drejtim do të elaborohen kompetencat dhe fushë veprimtaria e Parlamentit Evropian, Këshillit të Ministrave, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Trajnimi do të përfshijë:

Parimi i supremacisë të së drejtës së BE-së; Efekti i të drejtës evropiane në të drejtën vendore; Burimet relevante të së drejtës së BE-së, Referimi preliminar

33| F a q e

Page 33: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues: Emrush Ujkani

Arbitrazhi

Ky trajnim iú ofrohet avokatëve lidhur me njërën nga metodat më të shpeshta për zgjidhjen alternative të kontesteve sic është arbitrazhi. Në këtë trajnim trajtohet rregullimi ligjor i kësaj fushe në Kosovë, poashtu do të diskutohet:

- Ligji i Kosovës për arbitrazhin

- Marrëveshja e arbitrazhit

- Tribunalet e arbitrazhit në Kosovë

- Procedura e arbitrazhit

- Forma dhe efekti i vendimit

- Njohja dhe përmbarimi i vendimeve të arbitrazhit- Zbatimi i Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe

përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit- Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues:

Kontratat për kredinë, kamatën dhe kamatëvonesën

Ky trajnim ka për qellim trajtimin nga këndveshtrimi praktik i kontratës për kredinë, formës se kontratës për kredinë, elementet esenciale dhe klauzolat e kontratës për kredinë, me theks të vecantë do të diskutohet:

34| F a q e

Page 34: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

- Rregullimi i kontratës për kredinë me legjislacionin në fuqi në Kosovë

- Forma e kontratës për kredinë

- Elementet esenciale të kontratës për kredinë

- Kamata, ndalimi i kamatës në kamatë

- Supozimi i kontratës me fajde

- Mënyra e llogaritjes së kamatës dhe kamatëvonesës

- Riprogramimi i kredisë- Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues:

Shoqëritë tregtare

Gjatë këtij trajnimi do të diskutohet për konceptet kryesore të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i cili rregullon veprimtaritë afariste në Kosovë. Qëllimi themelor i këtij trajnimi është ofrimi i njohurive më të thella lidhur me themelimin, operimin, dhe shpërbërjen në mënyrë të rregullt dhe efikase të shoqërive tregtare, si dhe për çështjet që i përkasin këtyre shoqërive. Një vëmendje e posaçme do t’i përkushtohet llojeve të ndryshme të shoqërive tregtare, arsyeve pse të zgjedhet njëra strukturë mbi tjetrën, si dhe çështjet të tjera të rëndësishme të cilat profesionistët e lëmit juridik do t’i hasin në praktikën e tyre. Rëndësi do tíu kushtohet edhe kategorive si në vijim:

- Roli i gjykatatave në zgjidhjen e kontesteve të aksionarëve

- Regjistrimi i shoqërive tregtare dhe ndryshimet themelore korporative

- Ndërmarrjet individuale- Shoqëritë kolektive- Shoqëritë komandite- Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar - Shoqëritë aksionare- Raste nga praktika

35| F a q e

Page 35: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues:

Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i kontratave

Në këtë trajnim do të trajtohen çështjet ligjore që ndërlidhen me kontratat, e në veçanti theksi vihet mbi detyrimet dhe përgjegjësinë parakontraktuese, si dhe problemet aktuale në fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore në lidhje me përgjegjësinë parakontraktuese në praktikë, si dhe një përshkrim i përgjithshëm i Ligjit për detyrimet për këtë institut juridik. Gjatë këtij trajnimi do të diskutohet:

- Baza ligjore për përgjegjësinë parakontraktuese- Detyrimet para-kontraktuale - detyrimet e informimit të palës- Lidhja e kontratave - Interpretimi jashtëgjyqësor dhe gjyqësor i kontratave- Interpretimi i dispozitave të qarta dhe jo-kontestuese, dhe

interpretimi i dispozitave të kontestueshme dhe jo të qarta të kontratave

- Teknika e interpretimit- Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorPërfituesit: Avokatët Trajnues:

Qeverisja korporative

Ky trajnim ka për qëllim shpjegimin e çështjeve dhe koncepteve kryesore ligjore të qeverisjes korporative/rregullimit të brendshëm të shoqërive tregtare. Prezantimi është posaçërisht i dobishëm për avokatët të cilët punojnë me shoqëri tregtare në mënyrë të rregullt si dhe që u ndihmojnë klientëve dhe palëve për qeverisjen e shoqërive të tyre tregtare në përputhje me rregullat dhe rregulloret përkatëse, qofshin ato të brendshme ose të jashtme. Prezantimi përqendrohet më shumë në profesionistët ligjor të cilët kanë klientë që dëshirojnë të mësojnë të qeverisin në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme subjektin të cilin e udhëheqin dhe drejtojnë në bazë ditore, pra me klientë dhe/ose raste nga komuniteti i biznesit. Ndër të tjera do të diskutohet edhe për:

36| F a q e

Page 36: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Qeverisja korporative në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar

Qeverisja korporative në Bashkimin Evropian Parimet e OBZhE-së për qeverisje korporative korporatave Marrëveshja e ortakërisë dhe rregulloret/ Etika e biznesit në

përgjithësi Politika për parandalimin e konfliktit të interesave Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: avokatët Trajnues:

Konventa e Kombeve të Bashkuara për shitjen ndërkombëtare të mallrave

Ky trajnim iu ofrohet avokatëve me qëllim që të diskutohet për Konventën e Kombeve të Bashkuara për shitjen ndërkombëtare të mallrave, aplikimin a kësaj Konvente në Kosovë, në vecanti do të diskutohet:

- Fushëveprimi i aplikimit të Konventës; - Rregullat për fushëveprimin e aplikimit- Kontratat për shitjen e mallrave dhe karakteri ndërkombëtar- Aplikimi i KSHNM nga tribunalet e arbitrazhit - Formimi i kontratës- Modeli tradicional i ofertës dhe pranimit - Modifikimi i kontratës- Obligimet/detyrimet e palëve- Të drejtat e palës së tretë - Mjetet juridike të blerësit- Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: avokatët Trajnues:

37| F a q e

Page 37: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Ligji për ndërmjetësimin

Ky trajnim njëditor është dizajnuar për të siguruar kornizën e koncepteve kryesore të Ligjit për Ndërmjetësimin si një nga instrumentet kyçe ligjore që rregullon aktivitetet e ndërmjetësimit në Kosovë.

Objektivi parësor i këtij trajnimi është që të ofrojë kuptimin e rrënjësor të parimeve dhe të rregullave më të rëndësishme të cilat qeverisin aktivitetet e ndërmjetësimit në Kosovë, të cilat rrjedhin nga legjislacioni kombëtar.

Vëmendje e veçantë do i kushtohet:

marrëdhënies në mes të ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhje alternative të kontestit,

rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, pasojave ligjore të çfarëdo detyrimi për ndërmjetësim, marrëveshjes së ndërmjetësuar e ujdisë dhe pasojat ligjore të saj, rolit dhe përgjegjësive të ndërmjetësuesve si dhe kornizës

institucionale dhe rregullative që qeverisë ndërmjetësimin, protokollit të referimit të rasteve nga gjykatat dhe prokuroritë në

qendrat e ndërmjetësimit etj. Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: avokatët Trajnues:

Markat tregtare

Ky kurs është i përpiluar për grupe profesionistësh të lëmit juridik dhe grupe të tjera profesionistësh që punojnë me Markat Tregtare. Kursi është posaçërisht i dobishëm për gjykatës dhe avokatë të cilët merren me raste të markave tregtare dhe të cilët u ndihmojnë klientëve dhe palëve në procesin e fitimit, realizimit, dhe mbrojtjes së të drejtave të markave tregtare.

Pronësia Intelektuale dhe Markat Tregare Ndikimi i Markave Tregtare në Zhvillimin e Ekonomisë Instrumentet Kryesore Ndërkombëtare dhe ato të Acquis

Communautaire të BE-së relevante për Markat Tregtare Ligji për Markat Tregtare i Kosovës dhe Përputhshmëria e tij me

Instrumentet Ndërkombëtare dhe të BE-së për MT-të38| F a q e

Page 38: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Llojet e markave tregtare Parakushtet për mbrojtjen e markave tregtare Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: avokatët Trajnues:

Falimentimi

Ky trajnim një ditor është dizajnuar me qëllim që të trajtohet procedura e faliementimit dhe tíu ofrohet një pasqyrë më e qartë juristëve të cilët trajtojnë rastet e falimentimit në Kosovë. Me theks të vecantë do të trajtohen temat si në vijim:

Ligji për falimentimin, likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik

Parashtrimi i kërkesës për falimentim Pasuria e falimentimit Paraqitja e kërkesave Riorganizimi Likuidimi dhe mbyllja e rastit Përgjegjësia civile dhe penale Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit:një ditorPërfituesit: avokatët Trajnues:

Etika profesionale e Avokatëve dhe sistemi disiplinor

Ky modul është i nevojshëm me qëllim që avokatët të avancojnë njohuritë e tyre për kërkesat që përmbajnë dispozitat ligjore dhe rregullat e “Kodit të Etikës profesionale të avokatëve”. Rregullat e Etikës paraqesin ndihmesë dhe mbështetje për avokatët në kryerjen e detyrave të tyre. Nga avokatët pritet të zbatohen standarde të larta në kuptim të korrektësisë, sjelljes së dinjitetshme dhe humanitetit. Temat që do të trajtohen në këtë modul do të jenë:

39| F a q e

Page 39: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Puna e avokatëve, Pavarësia, Besimi në publik, Parimet e përgjithshme të etikës profesionale, Përgjegjshmëria, Procedurat dhe sanksionet për shkelje të etikës, Konflikti i interesave., Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Disa ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues:

8. Kurse speciale Legjislacioni vendor dhe ndërkombëtarë për Ambientin

në Kosovë

Zbatimi i akteve normative të Kosovës, por edhe atyre ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes sëambientit është shumë i rëndësishëm në radhë të parëpër shkak të mbrojtjes të shëndetit të njerëzve. Ndotja e ambientit shkakton dëme të mëdha tek shëndeti i njeriut, duke sjellë kështu edhe probleme ekonomike dhe sociale. Ky trajnim do të ndihmoj në zbatimin e drejtë të ligjit duke iu adresuar çështjeve konkrete në ndalimin e ndotjes së ambientit në Kosovë. Gjatë këtij trajnimi do të diskutohet për:

Konventa ndërkombëtare për mjedisin Ligji për mbrojtjen e mjedisit Veprat penale kundër mjedisit Raste nga praktika

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditor

40| F a q e

Page 40: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Përfituesit: avokatët Trajnues:

Themelimi dhe menaxhimi i zyrave të përbashkëta të Avokatëve

Ky trajnim është i nevojshëm më qëllim që avokatët të njohin më për së afërmi me menaxhimin e një zyreje të përbashkët;Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohet prezantimi i një Firme të imagjinuar Avokatie e cila do të përfshijë:

Marrëveshjen e partneritetit për themelimin e një zyreje avokatie; Përgatitjen e planit të biznesit; Zgjedhjen e fushave primare të shërbimeve ligjore, tregun dhe

konkurrencën si dhe fitimet e pritshme dhe shpenzimet; Raste nga Praktika;

Kohëzgjatja e trajnimit: Një ditorePërfituesit: AvokatëtTrajnues:

Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit

Ky trajnim ka të bëjë me ngritjen e shkathtësive praktike lidhur me prezantimin dhe administrimin e provave, metodat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe prezantimin e rasteve në gjykatë. Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen çështjet si;

fjala hyrëse, marrja e drejtpërdrejt në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje, vënia në dyshim, riekzaminimi dhe rehabilitimi dhe argumentimi përfundimtar.

Kohëzgjatja e trajnimit: Tre ditorPërfituesit: AvokatëtTrajnues:

41| F a q e

Page 41: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Ligji kundër diskriminimit

Mosdiskriminimi është kategori kushtetuese dhe gjithashtu është e paraparë në ligjet procedurale dhe materiale por në praktikë ndodhë të mos ushtrohen mjete juridike kundër vendimeve me të cilat shkelet kjo e drejtë e cila është e garantuar me Kushtetutë. Andaj, është e nevojshme që edhe kjo fushë e së drejtës të trajtohet në një trajnim te veçantë lidhur me:

Diskriminimi- standardet evropiane Diskriminimi – praktika e GJEDNJ Ligji kundër diskriminimit – praktika vendore Raste nga praktika

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: AvokatëtTrajnues:

E drejta Doganore

Në kohët e sotme, kur liberalizmi dhe integrimi i tregjeve i ka zënë vendin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri qe ka të bëjë me (1) lehtësimin e tregtisë dhe (2) mbrojtjen e komunitetit.Është më se e domosdoshme që të trajtohet e drejta e doganavedhe atë bazuar në:

Konceptet bazë; Legjislacionin doganor të Kosovës; Legjislacionin Doganor të vendeve të rajonit; Unioni Doganor; Raste nga praktika.

Kohëzgjatja: Një ditorePërfituesit: Avokatët

42| F a q e

Page 42: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Trajnues:

9. Publikimet

Gjatë vitit 2014Qendra Trajnuese e OAK ka planifikuar që aktivitetin e saj ta plasoj përmes buletineve të OAK-së. Në këto publikime do të pasqyrohen aktivitetet trajnues i QT të OAK-së dhe atëpërmes:

Revista informative Avokati Kosovar; Publikimin e materialit trajnues; Web faqja.

Nëpërmjet kësaj avokatet do të informohen si dhe do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme varësisht nga vlerësimi i tyre lidhur me nevojën për trajnim.

10. Bashkëpunimi dhe Integrimi Ndërkombëtarë

Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë, përfaqësuesit e QT të OAK gjatë vitit 2014 do të vazhdojnë kontaktet dhe takimet e rregullta. QTA, ka themeluar raporte bashkëpunimi me shumë institucione ndërkombëtare që mbështesin sistemin e drejtësisë në Kosovës. Do të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi me partner të ndryshëm me qëllim të njoftimit të tyre me projektet, nevojat dhe identifikimin e mundësive të mbështetjes për programet e QTA të OAK-së. Në fushën e integrimeve ndërkombëtare QTA do të vazhdojë kontaktet e komunikimit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet trajnuese të regjionit dhe më gjerë me qëllim të ngritjes së cilësisë së trajnimeve, kryesisht lidhur me metodologjinë dhe programet trajnuese.

11. Përfundim

43| F a q e

Page 43: 27 Maj 2014 Programi Kornize 2014 Shkarko

Draft Plani i punës - Qendra Trajnuese për Avokatë 2014

Programi i Punës i Qendrës Trajnuese të OAK për vitin 2014 është një program profesional me qëllim të përmbushjes së nevojave reale të avokatëve.

Përveç trajnimeve dhe moduleve të përcaktuara me këtë program, OAK, sipas nevojës do të mund të organizoj edhe aktivitete tjera trajnuese apo profesionale, për profesionistët tjerë të përcaktuar nga OAK, apo nëse aktivitetet propozohen dhe mbështeten nga donatorët të cilët bashkëpunojnë me OAK-në. Megjithatë në përcjellje të reformës në sistemin gjyqësor me të cilën është e lidhur ngushtë edhe avokatia, mund të rishikohet zbatimi i këtij programi në aspektin e përmbajtjes dhe mundësive financiare.

Ky program prezantohet për miratim duke qenë të bindur se është i hartuar në pajtim me parametrat ligjor, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare si dhe në pajtim me nevojat e përfituesve të tij.

Zbatimi i këtij programi është prioriteti kryesor i QTA-së, veçanërisht tani kur sistemi idrejtësisë së Kosovës është duke kaluar në një reformë rrënjësore në të cilën avokatia ka një rol të rëndësishëm.

Në këtë drejtim roli i OAK-së është sigurimi dhe garantimi i një avokatie profesionale për të shërbyer në sistemin e drejtësisë të Kosovës, sistem i cili iu shërben dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Programi Vjetor i Punës se QT te OAK për vitin 2014, është miratuar nga Bordi Drejtues i QTA-së, më 20 Mars 2014.

44| F a q e