33
PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PËR BARAZI, AUTENTIK PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM, PRODHUES, PËR STUDEN- TIN, KRITIK, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, I DIJES, EDUKUES, PUBLIK PA PAGESË, i PAKORRUP- TUAR, i PAVARUR, EDUKU- ES, EMANCIPUES, PA PAG- ESË, I DIJES, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHO- QËRINË, AUTENTIK, PUBLIKi SHKENCËS, PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PËR BARAZI, AUTENTIK, PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PROD- HUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PA PAGESË, i PA- KORRUPTUAR, i PAVARUR, PRODHUES, PËR STUDEN- TIN, KRITIK, PËR ZHVILLIMPUBLIK, PRODHUES, PËR PËR DIJE, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHOQËRINË, AUTENTIK PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM,PUBLIK PRODHUES, PËR STUDENTIN, AUTENTIK, KRITIK, PËR BARAZI, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR,PËR SHOQËRINË STUDIM KRITIKË VEPRIM PËR UNIVERSITET PËR STUDIM KRITIKË VEPRIM

Programi Studentor

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Programi Studentor i Lëvizjes studentore për barazi Studim Kritikë Veprim

Citation preview

Page 1: Programi Studentor

1

PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PËR BARAZI, AUTENTIK PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM, PRODHUES, PËR STUDEN-TIN, KRITIK, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, I DIJES, EDUKUES, PUBLIK

PA PAGESË, i PAKORRUP-TUAR, i PAVARUR, EDUKU-ES, EMANCIPUES, PA PAG-ESË, I DIJES, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHO-QËRINË, AUTENTIK, PUBLIK, i SHKENCËS, PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PËR BARAZI, AUTENTIK, PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PROD-HUES, PËR STUDENTIN, KRITIK, PA PAGESË, i PA-KORRUPTUAR, i PAVARUR, PRODHUES, PËR STUDEN-TIN, KRITIK, PËR ZHVILLIM, PUBLIK, PRODHUES, PËR

PËR DIJE, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHOQËRINË, AUTENTIK PUBLIK, i SHKENCËS, PËR DIJE, PËR ZHVILLIM,PUBLIKPRODHUES, PËR STUDENTIN, AUTENTIK, KRITIK, PËR BARAZI, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR,PËR SHOQËRINË

STUDIM KRITIKËVEPRIMPËRUNIVERSITET PËR STUDIM KRITIKË VEPRIM

Page 2: Programi Studentor

2

Page 3: Programi Studentor

3

LËVIZJA STUDENTORE PËR BARAZI

STUDIM KRITIKË VEPRIM

Parimet dhe prioritetet programore

Page 4: Programi Studentor

4

Page 5: Programi Studentor

5

Universiteti i Prishtinës është universitet i rezistencës. Është universitet ikonë e angazhimit për liri. Ai u themelua pas demonstratave të vitit 1968 dhe vazhdoi ekzistencën e tij të vërtetuar vazhdimisht si hapësira ku niste rezistenca e një populli të shtypur ndaj pushtuesit të tij.

Në vitet 1990 pushteti serb shpallte: ‘‘S’ka universitet në Kosovë’’. Komuniteti politik i studentëve dhe profesorëve përgjigjej: “Ne jemi Universitet dhe universiteti është vendi më intensiv i ekzistencës politike të Kosovës, ikona e kësaj ekzistence dhe vendi i artikulimit të saj’’. Sot, pushteti na thotë se në Republikën e Kosovës, ka universitete plot, publike e private: e Ne përgjigjemi: s’ka Universitet. Universiteti është i munguar, i mohuar, i pabanuar e papopulluar, apo edhe aktivisht i ndalur. Fakti që shumë institucione, banesa e pallate mbajnë në ballinë të tyre një emër të

Page 6: Programi Studentor

6

tillë, jo vetëm nuk është kundër-argument, por është vetë shenja e sa më sipër, është kushti i bjerrjes së Universitetit në Idenë e vet. Dikur pra, mohimit të një emri i kundërvihej intensifikimi i vendit ku ai emër bëhej i kuptimshëm. Sot, imponimit për një emërtim të zbrazët na duhet t’ia kundërvëmë Idenë e munguar.

Ne e njohim Studentin si subjektin politik që bënë ndryshimin shoqëror. Ne ia njohim forcën për ndryshim të rrethanave e të situatës organizimit studentor. Prandaj, Ne po shpallemi Studentë. Kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për angazhim:

Page 7: Programi Studentor

7

Duke pasur vullnet për krijimin e një universiteti

Duke besuar se arsimi përbën shtyllën kryesore të emancipimit shoqëror

Duke qenë të vendosur që aksionin e drejtpërdrejtë ta përdorim si mjet për ngritjen e problemeve dhe zgjidhjen e tyre

Duke synuar që t’i organizojmë studentët dhe të rinjtë e vendit në një organizim të përbashkët emancipues gjithëshoqëror

Ne shtrojmë pikat në vazhdim si një program dhe një orientim i studentëve të Universitetit të Prishtinës drejt një uni-versiteti të shoqërisë dhe një emancipimi të saj.

Page 8: Programi Studentor

8

1. Ne besojmë që Universiteti duhet të jetë i pavarur nga interesat e pushtetit në vendimet që merr. Ne angazhohemi që Universitetin e Prishtinës ta nxjerrim nga duart e pushtetit dhe ta kthejmë atë në institucion që përfshihet në zhvillimin shoqëror.

2. Fuqia vendimmarrëse në Universitetin e Prishtinës duhet t’i takojë organeve të tij funksionale dhe studentëve të tij. Ne angazhohemi që vendimmarrja të ndërmerret si demokraci e drejtpërdrejtë e studentëve dhe personelit të tij akademik, ndërsa administrimi i financave në Universitet të jetë i decentralizuar.

3. Duhet të hiqet Këshilli Drejtues i

Pavarësi politike për Universitetin dhe autonomi në administrim financash

Page 9: Programi Studentor

9

Universitetit të Prishtinës si organ i dëmshëm i sipërvendosur mbi Senatin dhe Këshillet e Fakulteteve. Mbetet angazhimi ynë primar forcimi i pozitës së Këshilleve Studentore në Fakultete me qëllim që të forcohet pozita e studentit në Universitet.

4. Demokracia e drejtpërdrejtë, dhe autonomia në administrim të financave është qenësore që Universiteti të mos kapet nga pushteti. Fondet publike të Republikës së Kosovës duhet të shpenzohen si fonde për krijimin e një universiteti për qytetarët e vendit. Angazhimi ynë është për rritje të fondeve të institucioneve arsimore publike në përgjithësi, e Universitetit të Prishtinës në veçanti.

Page 10: Programi Studentor

10

UP = universitet publik, jo privat

5. Ne besojmë se duke qenë publik, Universiteti është tërësisht në shërbim të interesave të të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj ai duhet të jetë mundësi për të gjithë. Për të qenë për të gjithë, ne angazhohemi që të hiqen pagesat për semestër në UP. Tarifat e mundshme për shërbime të veçanta duhet të jenë të arsyeshme dhe në përputhje me kushtet ekonomike të qytetarëve të vendit.

6. Si institucion publik, Universiteti i Prishtinës duhet të jetë transparent. Ne themi që raportet e detajuara financiare të Universitetit të Prishtinës duhet të shpallen publikisht dhe të diskutohen në debate publike me studentët, qytetarët dhe

Page 11: Programi Studentor

11

personelin akademik, ashtuqë orientimi i shpenzimeve të përmirësohet nga viti në vit.

Page 12: Programi Studentor

12

Universitet burim i projektit shoqëror për zhvillim

7. Në Kosovë mungon një plan zhvillimor afatgjatë. Universiteti i Prishtinës do të duhej të ishte pjesë e një plani të tillë. Ne angazhohemi që t’i mobilizojmë studentët dhe të rinjtë e vendit në një lëvizje të përbashkët për nxitjen e atij plani në të cilin Universiteti do të kishte rolin kyç që i takon.

8. Përmes veprimit konkret, ne angazho-hemi që Universiteti të formojë institucione shkencore dhe një bashkësi intelektuale që do t’i shërbenin zhvillimit ekonomik e socio-politik të vendit.

Page 13: Programi Studentor

13

9. Ne besojmë që Universiteti i Prishtinës mund të realizojë projekte shkencore e profesionale. Përmes ndarjes së fondeve për funksionalizim të instituteve dhe revistave shkencore në kuadër të njësive akademike, si dhe themelimit të Shtëpisë Botuese të Universitetit të Prishtinës do të nxitej studimi dhe puna me metoda shkencore, ndërkaq publikimi dhe shpallja e saj përmes shtypit të vet.

10. Praktika është e domosdoshme në formimin intelektual e profesional. Ne angazhohemi që në Ligjet e Republikës të parashihen lehtësimet e nevojshme tatimore a të tjera lehtësime, ashtuqë studentët të përfshihen si praktikantë që do të paguhen me paga të përcaktuara në përputhje me ligjet, në ndërmarrjet dhe institucionet

Universitet prodhues dhe në shërbim të dijes

Page 14: Programi Studentor

14

publike, por edhe në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha private. Kështu do të lehtësohej Universiteti nga barra për kryerjen e praktikës së studentëve në shumë fusha, në anën tjetër do t’i ndihmonte institucionet dhe ndërmarrjet publike në projektet zhvillimore që ato kanë.

Page 15: Programi Studentor

15

Page 16: Programi Studentor

16

Angazhimi për çështjet që po shtrojmë duhet të jetë i gjithëmbarshëm. Ne nuk besojmë që këto probleme mund të zgjidhen përmes përfaqësimit, prandaj, angazhimi i secilit student është i domosdoshëm që problemet të zgjidhen dhe idetë e shprehura këtu të realizohen.

Page 17: Programi Studentor

17

11. Dixhitalizimi i administratës

Administrata e Universitetit të Prishtinës sot është një penguese e zhvillimit të studimeve duke na harxhuar kohën e vlefshme për to. Angazhimi i përbashkët për dixhitalizimin e administratës së universitetit është i domosdoshëm. Duhet të kërkohen fonde të nevojshme nga institucionet relevante të Republikës ashtuqë të sigurohet dixhitalizimi i administratës dhe të rritet efikasiteti i saj.

12. Papërgjegjësia e stafit akademik

Në Universitetin e Prishtinës nuk zbatohen rregullat dhe vendimet e nxjerra nga vetë ai. Profesorë dhe pjesëtarë të tjerë të personelit akademik e administrativ nuk i respektojnë oraret e ligjëratave dhe mekanizmave të tjerë për zhvillimin e studimit. Ne angazhohemi

Universitet në shërbim të studentëve

Page 18: Programi Studentor

18

që të ketë mbikëqyrje në punën e tyre, duke përdorur Këshillet e Studentëve nëpër Fakultete dhe mekanizmat e tjerë studentorë. Profesorët e Universitetit të Prishtinës duhet të jenë në shërbim të plotë të Universitetit dhe interesave të tij. Punët dytësore nuk guxojnë të ndikojnë në zhvillimin e procesit studimor e akademik të Universitetit të Prishtinës. Ne themi se duke çliruar Universitetin nga pushteti do të ndodhë edhe çlirimi i personelit akademik nga ngërçet që e pengojnë punën akademike të tij. Ne nuk i shohim profesorët dhe anëtarët e tjerë të personelit akademik si kundërshtarë, përkundrazi, ne i vendosim theks të veçantë nevojës së angazhimit të tyre që plani që kemi shtruar të realizohet.

13. Vjetari

Ne themi se Universiteti i Prishtinës duhet të raportojë detajisht për punën e tij. Raporti vjetor i Universitetit duhet të jetë publik dhe në të duhet të përfshihen raportet e punës

Page 19: Programi Studentor

19

studimore e kërkimore të secilit pjesëtar të personelit akademik të tij. Kështu, vlerësimi real i tyre dhe punës së Universitetit do të bëhej çështje e gjithë shoqërisë.

Page 20: Programi Studentor

20

14. Literaturë të mirëfilltë

Lëndë të tëra në shumë nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës përfundohen me skripta. Të kryerit e lëndës duke përdorur skripta dhe jo literaturë të mirëfilltë do të sjellë në të ardhmen paaftësi në profesion dhe mosgatishmëri të të diplomuarve për të ushtruar profesionin përkatës. Literatura që përdoret në Universitetin e Prishtinës shpesh është edhe e vjetëruar apo në gjuhë të huaja; prandaj ne angazho-hemi që të formohen dy Komisione Univer-sitare: njëri që do të vlerësonte literaturën ekzistuese dhe tjetri që do të merrej me përkthimin e literaturës së domosdoshme për studime bazë në fusha të ndryshme.

Hapësirë dhe mjete për studim

Page 21: Programi Studentor

21

15. Biblioteka dhe salla për lexim

Bibliotekat e tanishme të Fakulteteve të ndryshme nuk janë të pajisura me tituj të kohës dhe në gjuhën shqipe. Ne angazhohemi që përmes Shtëpisë Botuese Universitare të sigurohet literatura bazë për secilin fakultet, ndërkaq bashkëpunimi me shtëpitë botuese private do të mund të ishte i frytshëm për sjelljen e literaturës bashkëkohore pranë studentëve.

16. Laboratore dhe hapësira punuese

Në Universitetin e Prishtinës mungojnë laboratoret dhe hapësirat e punës për studentët. Mungesa e laboratoreve, e hapësirave të punës dhe mjeteve për punë bëjnë që sidomos disa drejtime, si drejtime të shkencave natyrore, ai i Arkitekturës, Arteve e të tjera drejtime, të shndërrohen në drejtime luksoze. Studentëve të këtyre degëve u duhet të harxhojnë së tepërmi për t’i realizuar projektet e tyre të domosdoshme për punën studimore. Ne angazhohemi që

Page 22: Programi Studentor

22

ta ngrejmë këtë çështje te institucionet relevante ashtuqë të gjitha fakultetet të kenë laboratoret dhe mjetet për punë, apo hapësirat e tyre punuese që studimi të zhvillohet mirëfilli.

Page 23: Programi Studentor

23

17. Anëtarësimi në Bibliotekë pa pagesë

Ne do të angazhohemi që Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës si institucion publik të jetë e hapur për të gjithë. Ne do të angazhohemi që të gjithë studentët e universiteteve publike të Kosovës të jenë automatikisht edhe pjesëtarë të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.

18. Dixhitalizimi i Bibliotekës

Modernizimi i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës është i domosdoshëm. Ajo duhet të dixhitalizohet dhe të krijojë mundësi për gjetjen e literaturës bashkëkohore duke bërë marrëveshje e

Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës në shërbim të Kombit dhe Universitetit

Page 24: Programi Studentor

24

duke qenë pjesë e rrjeteve të ndryshme të bibliotekave botërore. Ne angazhohemi që presionet për këtë të orientohen drejt dhe që përmes veprimit konkret kjo gjë të bëhet prioritet i shtetit.

Page 25: Programi Studentor

25

19. Kushtet në të cilat jetojnë studentët në konvikte janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ne besojmë se barazia është themelore në vënien e rendit dhe paqes shoqërore. Nëse diku shkelen të drejtat dhe për këtë nuk ndërmerret asgjë, është çështje e kohës kur hapi i shkeljes do të mbërrijë te secili prej nesh. Zgjidhjet individuale të problemeve janë të përkohshme, ato nuk janë universale, prandaj nuk janë zgjidhje. Ne angazhohemi që ta ngrisim vetëdijen e secilit student për kushtet në konvikte dhe angazhohemi që të ngrejmë çështjen e banorëve të konvikteve në secilën hapësirë të shoqërisë e të secilit institucion të Republikës.

Qendra e Studentëve në shërbim të studentëve

Page 26: Programi Studentor

26

20. Qendra e Studentëve nuk duhet të jetë vetëm vendstrehim për studentët. Atje do të duhej zhvilluar kryesisht jeta studentore. Aktivitetet kulturore e rekreative do të duhej të ishin pjesë e një programi arsimoro-edukativ të shtetit. Ne angazhohemi që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e Qendrës së Studentëve për zhvillimin e aktiviteteve të domosdoshme për socializimin dhe formimin e mëtejmë intelektual e kulturor të studentëve.

Page 27: Programi Studentor

27

Bashkëpunim mbarëkombëtar

21. Duke parë mungesën e pakuptimtë të një bashkëpunimi më të ngushtë me universitetet shqiptare, ne themi se shkëmbimi i studentëve dhe personelit akademik të Universitetit të Prishtinës me universitete të tjera shqiptare, duhet të jetë plan i Universitetit të Prishtinës. Në buxhetin që ndan për bashkëpunimet, si kategori e veçantë e buxhetit të tij do të duhej të ndaheshin mjete që të mundësohej shkëmbimi i studentëve, shkëmbimi i përvojave shkencore dhe e praktikave akademike me universitetet tjera shqiptare. Ne themi se shkenca zhvillohet në gjuhë, prandaj besojmë se bashkëpunimi i universiteteve në të cilat studimi zhvillohet shqip është në dobi të një shkenceje të mirëfilltë mbarëkombëtare.

Page 28: Programi Studentor

28

22. Duke besuar se gjuha është domethë-nëse në zhvillimin e studimit e të shkencës, ne themi se të gjithë studentët shqiptarë, pa marrë parasysh shtetësinë e tyre, duhet të shihen të barabartë nga Universiteti i Prishtinës në ofrimin e kushteve për studim. Ne nuk qëndrojmë indiferentë ndaj gjen-djes së sotme të shqiptarëve në Ballkan, prandaj themi se studentët shqiptarët që vijnë nga vende ku shtypen, duhet të kenë lehtësime në studime, por kjo do të duhej të jetë në shërbim të ngritjes së frymës mobilizuese të shqiptarëve në vendet prej nga ata vijnë.

23. Synim kombëtar mbetet bashkërendimi i planeve për arsim. Në kuadër të këtij bashkërendimi, harmonizimi i literaturës së përdorur në institucionet arsimore shqiptare është i domosdoshëm. Ne angazhohemi që Universiteti i Prishtinës të luajë një rol nxitës në këtë drejtim.

Page 29: Programi Studentor

29

24. Besojmë se sistemi universitar duhet t’i përshtatet nevojave dhe karakteristikave kombëtare e shoqërore të vendit në të cilin ndodhet. Procesi i Bolonjës po aplikohet në Universitetin tonë pa ndonjë analizë apo përllogaritje të të mirave që mund të sjellë. Ne jemi për analizimin e hollësishëm dhe nxitjen e debatit publik për Procesin e Bolonjës dhe rishikimin e aplikimit të tij në Universitetin e Prishtinës.

25. Funksioni i Universitetit nuk duhet të reduktohet në plotësimin e nevojave të tregut për prodhimin e dijes teknike, por funksioni i tij është edukimi mbi vlerat universale emancipuese.

Proces të ndërtimit të sistemit autentik universitar

Page 30: Programi Studentor

30

26. Ne e shohim arsimin publik si themelor në shoqërinë tonë, ndërkaq atë privat si komplementar të tij. Ne kërkojmë që kontrolli ndaj kolegjeve universitare private të shtohet dhe që standardet e përcaktuara të funksionimit të arsimit të lartë të vlejnë njësoj edhe për kolegjet private. Kriteret për profesorë dhe avansimin e tyre në nivele akademike duhet të jenë të njëjta me ato të universiteteve publike. Sado të quhet privat, institucioni i arsimit çdoherë pasojën do ta bartë në publik, prandaj themi se angazhimi ynë për përmirësim të kontrollit ndaj institucioneve private të arsimit është i drejtë dhe i domosdoshëm.

Kontrroll i institucioneve private të arsimit

27. Fakultetet veç e veç kanë specifikat e tyre, si në zhvillim ashtu edhe me problemet që përballen. Ne, aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, sipas fakulteteve ku përkasim angazhohemi për zgjidhjen e problemeve dhe ngritjen e çështjeve të nevojshme për përmirësim të kushteve për studim dhe zhvillim të jetës akademike në Universitet të Prishtinës. Problematikat e ndryshme në Fakultete të ndryshme janë simptoma të problemeve të tërësisë sistemore universitare. Zgjidhja për to nuk është e veçantë. Ashtu siç problemet në Fakultete burojnë nga sistemi edhe zgjidhja e tyre bëhet duke u angazhuar për transformimin e tij. Prandaj angazhimi i secilit kudo, duhet të jetë nën një frymë me të gjithë gjithkund!

Page 31: Programi Studentor

31

27. Fakultetet veç e veç kanë specifikat e tyre, si në zhvillim ashtu edhe me problemet që përballen. Ne, aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM, sipas fakulteteve ku përkasim angazhohemi për zgjidhjen e problemeve dhe ngritjen e çështjeve të nevojshme për përmirësim të kushteve për studim dhe zhvillim të jetës akademike në Universitet të Prishtinës. Problematikat e ndryshme në Fakultete të ndryshme janë simptoma të problemeve të tërësisë sistemore universitare. Zgjidhja për to nuk është e veçantë. Ashtu siç problemet në Fakultete burojnë nga sistemi edhe zgjidhja e tyre bëhet duke u angazhuar për transformimin e tij. Prandaj angazhimi i secilit kudo, duhet të jetë nën një frymë me të gjithë gjithkund!

Problemet veç e veç, probleme të së tërës

Page 32: Programi Studentor

32

Page 33: Programi Studentor

33

PËR DIJE, PA PAGESË, i PAKOR-RUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHOQËRINË, AUTENTIK , i SHKENCËS, PËR ZHVILLIM,PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, AUTENTIK, KRITIK, PËR BARAZI,PËR DIJE, PA PAG-ESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHO-QËRINË, AUTENTIK , i SHKENCËS, PËR ZHVILLIM,PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, AUTENTIK, KRITIK, PËR BARAZI, PËR DIJE, PA PAG-ESË, i PAKORRUPTUAR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHO-QËRINË, AUTENTIK , i SHKENCËS, PËR ZHVILLIM,PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, AUTENTIK, KRI-TIK, PËR BARAZI,PËR DIJE, PA PAGESË, i PAKORRUPTUAR, i PA-VARUR, EDUKUES, EMANCIPUES, PËR SHOQËRINË, AUTENTIK , i SHKENCËS, PËR ZHVILLIM,PUBLIK, PRODHUES, PËR STUDENTIN, AU-TENTIK, KRITIK, PËR BARAZI, PËR DIJE, PA PAGESË, i PAKORRUPTU-AR, i PAVARUR, EDUKUES, EMANCI-PUES, PËR SHOQËRINË, AUTENTIK