Projekt Biologji XIb Ervis Cara

Preview:

Citation preview

PROJEKTLENDA:BIOLOGJIPUNOI:ERVIS CARAPRANOI:MS.GEZIM FRAKULLI

PARATHENIE:Organizmi jone eshte nje sitem

nderveprues shume kompleks qe na mundeson cdo aktivitet qe ne kryejm.

Se pari ne duhet te kujdesemi per shendetin tone dhe te tregoim respekt per organizmin tone.

Ushqyerja ne menyr te shendetshme eshte njera nga format e kujdesit qe ne duhet te tregoim per organizmin tone.

Nje ushqim I shendetshem do te thote nje organizem mirefunksionues dhe nje jet me e bukur.

TEMA: TE USHQYERIT SHENDETSHEM,BULIMIA DHE ANOREKSIAObjektivat:1-Edukimi mbi kujdesin ndaj trupit dhe shendetit

vetijak.2-Te mesojme te duam veten dhe te kujdesemi

per te.3-Te njohim disa semundje te kockave dhe te

lekures dhe si ti parandalojme ato.4-Te ushtrohemi ne veprimtari

kerkuese ,studiuese te sistemojm e prezantojme mire punen.

5-Te nxitet puna individuale e harmonizuar me ate ne grup.

Përmbajtja e projektit:Në këtë projekt ne kemi studiuar dhe punuar mbi crregullimet në të ngrënë.Kemi mbledhur dhe paraqitur informacione të ndryshme mbi obezitetin, buliminë dhe anoreksinë nervore. Gjithashtu në këtë projekt ne kemi paraqitur foto të ndryshme në lidhje me këto crregullime.

SI DUHET TI KUPTOJMË ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT, SI DHE NË ÇFARË FORMASH SHFAQEN?    Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e

shtrembërimeve të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë Anoreksia nervore, Bulimia nervore, çrregullime të paspecifikuara, si dhe obeziteti. Në thelb anoreksia nervore mund të konceptohet si një sjellje e mësuar, e cila bëhet e qëndrueshme nëpërmjet përforcimeve pozitive, që e shoqërojnë në fillimet e saj. Anoreksia nervore, e cila shfaqet me refuzimin e mbajtjes së peshës trupore mbi peshën minimale normale është një çrregullim me rrezik serioz për jetën që nuk shkaktohet nga asnjë sëmundje fizike. Etimiologjia e termit anoreksi, nënkupton një humbje të rëndë të oreksit me bazë emocionale, ndërsa bulimia e prejardhur nga fjalët greke “bous’ që do të thotë kafshë dhe “limos” që do të thotë uri, është e njohur ndryshe edhe si “sindroma e pastrimit”. Origjina gjuhësore e këtyre termave përputhet vetëm në dukje me këto çrregullime problematike për individët që i mbartin. Është interesant fakti që fjala anoreksi është përdorim i pasaktë, pasi shumë anoreksikë nuk shfaqin aq humbje të forta të oreksit sesa kanë frikë për të ngrënë. Si anoreksia, ashtu edhe bulimia nervore shfaqen zakonisht në nivelet më të ngritura të shoqërive, apo tek njerëz për të cilët eleganca fizike konsiderohet e rëndësishme.

NË ÇFARË FORMASH SHFAQEN KËTO LLOJE ÇRREGULLIMESH? Bazuar në praninë ose jo të episodeve të rregullta aktuale të

të ngrënit pa kriter ose të sjelljeve të eliminimit, për vlerësim përdoren nëntipat e mëposhtëm: “Nëntipi kufizues, në të cilin kemi të bëjmë me rastet kur humbja e peshës tek këta individë arrihet në fillim përmes dietës, mosngrënies ose aktivitetit të tepërt fizik. Në përgjithësi tek këta persona nuk vërehen të ngrëna pa kriter ose sjellje eliminimi. Një tjetër formës e shfaqjes është edhe nëntipi me të ngrënët pa kriter ose të sjelljeve eliminuese. Kjo formë ndodh kur humbja e peshës tek këta individë arrihet përmes ngrënies pa kriter dhe përdorimit në vijim të sjelljeve eliminuese që kanë të bëjnë me : “të vjella të provokuara”, diuretikët dhe laksativët. Në disa raste individët nuk hanë pa kriter, po shfaqin përdorim të këtyre metodave pas marrjes së sasive të kufizuara të ushqimit. Duket se shpeshtësia e këtyre sjelljeve në këtë nëntip është, së paku javore, por të dhënat në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të specifikuar shpeshtësinë minimale.

SËMUNDJET QË VIJNË NGA KEQUSHQYERJA

Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm. Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave mund të jenë fatale për jetën. Disa prej sëmdundjeve kryesore që vijnësi pasoje e kequshqyerjes janë:

1. Bulimia nervore2. Obeziteti3. Anoreksia nervore

BULIMIA Bulimia është e ngjashme me

anoreksinë, por ka disa ndryshime. Bulimikët nuk humbasin shumë në peshë dhe në të vërtetë ata janë pak mbipeshë.Gjithashtua ata janë të shqetësuar për masën e tyre trupore dhe duan të dobësohen. Ata kanë shpesh një babëzi për të ngrënë, konsumojnë sasi të mëdha karbohidratesh në një periudhë të shkurtër kohe dhe përdorin laksative që shtojnë jashtëqitjen për të eliminuar ushqimin që kanë konsumuar ose provokojnë të vjella. Bulimia nervore prek më shumë adoleshentet.

SI MANIFESTOHET BULIMIA NERVORE?

Individët me bulimi nervore mund të përdorin mënyra të ndryshme për të shkaktuar të vjellët si: përdorimi i gishtave apo i mjeteve të tjera që shkaktojnë refleksin e të vjellit përmes stimulimit të faringut. Në faza të avancuara këto individë arrijnë të vjellin me komandë. Rrallë përdorin nxitësit e tipit të shurupëve apo përdorimi i papërshtatshëm i laksativëve, diuretikëve, enteroklizmave dhe medikamenteve të tjera. Të tjera masa nxitëse, janë mbajtja e dietës në ditët në vijim, ose kryerja e ushtrimeve të tepruara fizike.

 

STATISTIKA Bulimia me shume prek femrat

Rreth 10% e individeve te diagnostikuar me bulimi jane meshkujt ndersa 10% te individeve qe vuajne nga bulimia do te vdesin nga uria, sulmi ne zemer, komplikimet e tjera mjeksore apo vetvrasja.

CILAT JANE SIMPTOMAT E BULIMISE? Depresioni dhe humor I luhatshem Abuzim ndaj droges dhe alkoolit Agjerimi Ndjenja e fajit Perdorimi I shpeshte banjo pasi hahet Periudha menstruale te parregullt Te vjella Urth Probleme me stomakun Gjendra te fryra ne fytyre Prishjen e dhembeve

ANOREKSIA Anoreksia - nënkupton një dëshirë

të egzagjeruar për të qenë i dobët, duke pasur tendencën të ruash të njëjtën peshë trupore përkohësisht. Personat të cilat kanë anoreksi prezantojnë një imazh të deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shumë më të shëndoshë se sa janë në realitet dhe në periudhat kur janë shumë nën peshën normale. Këta persona hanë shumë pak, preferojnë frutat dhe perimet, evitojne sa më shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe djathrat sic dhe gjellën e gatuar.

ANOREKSISË NERVORE, KARAKTERISTIKAT QË E SHOQËROJNË :

Refuzimi i mbajtjes së peshës trupore, mbi peshën minimale normale

Frika e fortë dhe e vazhdueshme e ngritjes në peshë dhe shtrembërimi i imazhit trupor i lidhur me përmasat trupore.

Humbja e peshës në fillim arrihet përmes pakësimit të sasisë së përgjithshme të ushqimit të marrë.

Megjithëse ulja e nivelit të kalorive mund të kufizohet në fillim përmes përjashtimit të ushqimeve të konsideruara hiperkalorike.

Në pjesën më të madhe të rasteve këto subjekte arrijnë të kufizohen në pak kategori ushqimesh.

Për më tepër, ata mund të kryejnë sjellje eliminimi apo pastrimi siç janë: “Të vjella të provokuara nga vetë personi, përdorim i papërshtatshëm i laksativëve dhe diuretikëve, praktikim të tepruar të aktivitetit fizik me qëllim uljen e peshës.

Megjithëse disa individë mund të jenë të ndërgjegjshëm për dobësinë e tyre fizike, ata në mënyrë tipike i mohojnë pasojat e rënda mbi shëndetin e tyre mendor dhe emocional.

STATISTIKA Rreth 10 milione gra e nje milion burra ne

SHBA vuajne nga anoreksia. Pamjet ne revista ndikojne menyren se si

grate e vajzat shohin veten e tyre. Studimet tregojne se 80 % e vajzave dhe

grave jane te pakenaqura me trupin e tyre. Anoreksia dhe bulimia godasin para

adoleshences. Shqetesimet me ushqyerjen si anoreksia dhe

bulimia godasin 1 ne 10 vete para adoleshences.

SHENJAT E ANOREKSISE Humbje ne peshe(15% e peshes qe pritet te

humbet) Perdorimi I metodave per nxjerrjen e ushqimit Ndryshim I ciklit te mestruacioneve Probleme me kockat Probleme me aparatin e dhembeve Ndryshimi I ngjyres se lekures(ngjyre e

verdhe) Shenja depresioni Izolim social Perfeksionimi

FALEMINDERIT!