View
26
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
1
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
2
P ë r m b a j t j a HYRJE............................................................................................................................. ............................5
I. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE............................................................................7
1.1 Direktiva VSM e BE-së ....................................................................................................... 7
1.2 Direktiva të tjera të BE-së .................................................................................................. 7
1.3. Strategjia 2020 e BE-së ...................................................................................................... 8
1.4 Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit të KB ....................................................................... 8
1.5 Konventa Århus, Konventa Espoo dhe Protokolli i Kievit .................................................. 9
1.6 Konventa ESPOO dhe Protokolli i Kievit ............................................................................ 9
1.7 Protokolli i Kievit ............................................................................................................... 9
1.8 Historiku Legjislativ, Organet Administrative Përgjegjëse ............................................... 10
1.9 Ligji i Kosovës për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit (VSM).............................................. 10
1.10 Planet dhe programet e tjera të rëndësishme .................................................................. 11
II. GJENDJES EKZISTUESE – ANALIZA.......................................................................................13
2.0. POZITA GJEOGRAFIKE ................................................................................................. 13
2.1. KUSHTET FIZIKO-GJEOGRAFIKE ..................................................................................... 16
2.1.1 Hipsometria dhe topografia .............................................................................................................................. 16
2.1.2. Gjeologjia dhe tokat ........................................................................................................................................... 16
2.1.3. Kushtet klimatike .............................................................................................................................................. 17
2.1.4. Hidrografia .......................................................................................................................................................... 22
2.1.5. Flora dhe fauna ................................................................................................................................................... 23
2.2. KUSHTET SOCIO-EKONOMIKE .................................................................................... 26
2.3. Shfrytezimi i tokës........................................................................................................... 27
2.3.1. Trashëgimia kulturore dhe natyrore .............................................................................................................. 28
2.4 Infrastruktura teknike ...................................................................................................... 34
2.4.1 Infrastruktura rrugore ....................................................................................................................................... 34
2.4.2 Infrastruktura e energjisë elektrike .................................................................................................................. 36
2.4.3. Infrastruktura e ujësjellësit ................................................................................................................................ 36
2.4.4. Infrastruktura e kanalizimit ............................................................................................................................. 40
III. ANALIZA SWOT............................................................................................................................45
3.1 Zonat me Probleme Mjedisore.......................................................................................... 45
IV. OBJEKTIVAT E VSM-së...............................................................................................................50
4.1 Projekt-Raporti perfundimtar .......................................................................................... 51
4.2 Roli dhe natyra e Hartës Zonale Komunale ..................................................................... 52
4.3 Kriteret mjedisore qe kufizojne kushtet e zhvillimit komunal .......................................... 53
V. PARIME, OBJEKTIVA E KRITERE MJEDISORE QE KUFIZOJNE......................................57
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
3
VI. VSM - VLERËSIMI STARTEGJIK MJEDISOR I KOMPONENTEVE KRYESORE
MEDISORE VI. VSM - VLERËSIMI STARTEGJIK MJEDISOR I KOMPONENTEVE
KRYESORE MJEDISORE.......................................................................................................................58
6.1 KUSHTET ZHVILLIMORE të HZK-së KUNDREJT OBJEKTIVAT TË VSM-së.......................60
6.2 LLOJET E SHFRYTËZIMIT NË HZK TË FERIZJT..................................................................................................61
VII. MASAT E NEVOJSHME NË HZK PËR MBROJTJEN E MJEDISIT VII. MASAT E
NEVOJSHME NË HZK PËR MBROJTJEN E MJEDISIT.................................................................72
VIII. MONITORIMI................................................................................................................................94
IX. PËRFUNDIME..................................................................................................................................100
LITERATURA.........................................................................................................................................103
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
4
LISTA E SHKURTIMEVE
MMPH – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
AKMM - Agjencia Kosovarë për Mbrojtjen e Mjedisit
BE - Bashkimi Evropian
KF - Komuna e Ferizajt
GIS – Sistemi i Informacionit Gjeografik
GNP - Grimcat e Ngurta Pezull
NOQ - Ndotsë Organike të Qëndrueshem
OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë
OJQ - Organizata Jo Qeveritare
VBJ – Vendbanime jo Formale
OZHM - Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
HZK - Harta Zonale Komunale
PZHK - Plani Zhvillimor Komunal
PRRH – Plani Rregullues i Hollësishëm
TeR - Termat e Referencës
UNDP - Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara
UNEP - Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara
VNM - Vlerësim i Ndikimit në Mjedis
VSM - Vlerësim Strategjik Mjedisor
ZVM - Zona e Veçanta e Mbrojtura
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
5
HYRJE
Vlerësim i Strategjiki Mjedisit (VSM) sipas Direktivave të BE-së dhe OKB-së si dhe
Ligjit të Planifikimit Hapësinor dhe Ligjit për Vlerësimit Strategjik Mjedisor hartohet gjatë procesit të Hartimit të Planeve, Politikave dhe Programeve. Si proces ndërmerret shumë më herët në procesin vendimmarrës se sa Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor të projektit (VNM) dhe prandaj konsiderohet si mjet kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm.
Komuna e Ferizajt edhe në të kaluarën ka pasur përvoja të ndryshme në proceset e hartimit të dokumenteve hapësinore dhe hartimin e raporteve të Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Kjo Komunë ka të hartuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) sipas Ligjit të ri të
Planifikimit Hapësinor konform me reformat ligjore në këtë fushë. Poashtu ka të hartuar edhe raportin e Vlersimit Strategjik Mjedisor (VSM) të PZHK-së. Në zonën urbane të Ferizajt ka të Hartuar disa Plane Rregulluese Urbane dhe disa të tjera janë në proces.
Vlerësimi Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale të Komunës së Ferizajt është detyrim ligjor, i cili parashihet në nenin 23 të Ligjit të Planifikimit Hapësionor nr. 04/L-174. VSM-së për Hartën Zonale Komunale të Komunës së Ferizajt do të bëjë identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimeve të mundëshme që mund të rezultojnë nga zbatimi i kushteve zhvillimore dhe kushteve zhvillimor të përgjithshme, masat dhe rregullat nga Hartën Zonale Komunale, si edhe të japë alternativën më të favorshme për zhvillimin e tij nga pikepamja mjedisore dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Në raportin e VSM-së janë të përfshira edhe propozimi i masave për mënjanimin dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme që dalin nga kushtet zhvillimore dhe kushtet e përgjithshme zhvillimore që dalin nga Harta Zonale Komunale.
Kjo VSM është e bazuar në metodolgjinë e cila është është në perputhje me Direktivën e BE: 2001/42/EC „Mbi Vlerësimin e Efekteve të disa Planeve dhe Programeve në Mjedis‟ dhe ligjin për Vlersimin Stragjik Mjedisorë, i cili është transpozimi i direktivës së BE 2001/42/EC. Harta Zonale Komunale si dokument përmban norma të planifikimit, kushte zhvillimore të përgjithshme të cilat vlejn për gjithë territorin, kushte zhvillimore ku hyjn kushtet ndërtimore dhe hapësinore, si dhe masat. Dokumenti i HZK të Ferizajt është i hartuar sipas Direktivavave të INSPIRE, HILUCS dhe HSRLC.
Ky dokumentacion përveç materialeve që dispononte vete grupi hartues i VSM-s, u sigurua nga komuna e Ferizajt, institucione të tjera publike dhe kerkimet në internet.
Raporti i Vlerësimi Strategjik Mjedisior të Hartës Zonale Komunale është dokument i parë i llojit të tij që hartohet për këtë qëllim, dhe si i till besohet se do mundësoj që zhvillimet e ardhëshme të jenë në harmoni me legjislacionin vendore të mjedisit, si dhe me direktivat dhe konventat ndërkombëtare.
VSM-ja si dokument do ti përfshijë pikat e mëposhtme:
- Një përmbledhje të informacionit bazë për vlerësimin mjedisor; - Përshkrim i informacioneve që vijn nga dhe Planit Zhvillimor Komunal si dhe VSM-
në e këtij dokumenti dhe marrëdhëniet e tij me politikat, Planet dhe Programet e tjera që kanë lidhje me dokumentin e Hartës Zonale Komunale;
- Përshkrim të aspekteve të gjendjës aktuale të mjedisit si edhe zhvillimin e pritur të tij në rast se nuk zbatohet plani;
- Përshkrim të karakteristikave mjedisore të zonave që ka të ngjarë të ndikohen në mënyrë të konsiderueshme nga plani;
- Përshkrim të problemeve ekzistuese mjedisore të cilat kanë lidhje me HZK;
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
6
- Përshkrim të objektivave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, të cilat kanë të bëjnë me Planin dhe Programin si dhe mënyrat në të cilat këto objektiva janë marrë parasysh gjatë përgatitjes së raportit;
- Përshkrim të ndikimeve të mundshme dhe të konsiderueshme në mjedis duke përfshirë shëndetin publik, florën, faunën, biodiversitetin, tokën, klimën, ajrin, ujin, peizazhin, zonat natyrore, vlerat materiale, trashëgiminë kulturore si dhe ndërveprimin ndërmjet këtyre faktorëve.;
- Përshkrim të masave të parashikuara për të parandaluar, reduktuar ose lehtësuar ndikimet negative në mjedis, të cilat mund të rezultojnë nga zbatimi i planit.
- Një përmbledhje për përzgjedhjen të kushteve zhvillimore dhe masave të shqyrtuara, duke përfshirë vështirësite e ndryshme ose mungesën e të dhënave që hasen gjatë përpilimit të raportit.
- Përshkrimin e masave të parashikuara për monitorimin e ndikimeve.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
7
I. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE
1.1 Direktiva VSM e BE-së
Direktiva e BE-së 2001/42/EC mbi vlerësimin e efekteve të planeve dhe të programeve të caktuara në mjedis u aprovua më 27.06.2001. Kjo direktivë vlenë për një varg të gjerë të planeve dhe të programeve publike (p.sh. mbi shfrytëzimin e tokës, transportin, energjinë, mbeturinat, bujqësinë, etj.). Kjo direktive nuk ju referohet politikave. Direktiva (Parlament i Evropian…, 2001) thotë që planet dhe programet në kuptim të Direktivës VSM duhet të përgatiten dhe të aprovohen nga një autoritet (në nivel kombëtar, rajonal apo lokal) dhe të urdhërohen nga dispozitat legjislative, rregulluese ose administrative. Një VSM është i obligueshëm për planet/programet si vijon:
Përgatiten e planeve për bujqësi, pylltari, peshkim, energjetikë, industri, transport, menaxhimtë mbeturinave/ ujit, telekomunikim, turizëm, planifikimin të qytetit & venditose hfrytëzimtë tokës dhe të cilat vendosin kornizën për miratimin e zhvillimit të ardhshëm të projekteve të shënuara në listën e Direktivës për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor (VNM);
Janë përcaktuar për të kërkuar një vlerësim sipas Direktivës së Vendbanimeve. Gjerësisht, për planet/programet që nuk janë të përfshira më lart, shtetet anëtare duhet
ta kryejn një procedurë të shoshitjes për ta përcaktuar nëse planet/programet ka
mundësi të kenë efekte domethënëse mjedisore. Nëse kanë efekte domethënëse nevojitet një VSM. Procedura e shoshitjes bazohet në kriteret e përcaktuara në Shtojcën II të Direktivës.
Procedura VSM mund të përmblidhet si vijon: raporti VSM përgatitet dhe në të identifikohen efektet domethënëse të mundshme në mjedis dhe alternativa të arsyeshme të planit ose të programit të propozuar. Autoritetet publike dhe mjedisore informohen dhe konsultohen lidhur me projektin e planit ose të programit dhe përgatitet raporti VSM. Raporti VSM dhe rezultatet ekonsultimeve merrën parasysh para aprovimit. Kur të aprovohet plani ose programi, informohen autoritetet mjedisore dhe opinioni dhe informatat përkatëse vihen në dispozicion të tyre. Në mënyrë që të identifikohen efektet e pa parashikueshme të pafavorshme në një fazë të hershme, efektet domethënëse mjedisore të planit ose të programit duhet të monitorohen.
1.2 Direktiva të tjera të BE-së
Ekzistojnë shumë direktiva të tjera të BE-së me të cilat Direktiva VSM ka lidhje të qarta dhe të cilat janë të rëndësishme nëse janë duke ushqyrtuar çështjet mjedisore dhe të. Sipas Marsden (2008) VSM-ja ka lidhje të ngushta procedurale me Direktivën VNM, në veçanti me që vlerësimi i mjedisit për sektorët e shënuar nën këtë të fundit duhet ta vendosë kornizën për projektet e shënuara nën këtë të parën. Po ashtu ka lidhje të ngushta procedurale me Direktivën për Vendbanimet, e cila përmendet qartë në direktivën VSM. Direktiva Kornizë për Ujërat bashkërisht me Direktivën për Vendbanimet përmban kërkesat e veta jo vetëm për paraqitjen e planeve dhe të programeve, por po ashtu edhe të vlerësimit, duke nxitur nevojën për procedura të bashkërenduara ndërmjet ligjeve të ndryshme.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
8
1.3. Strategjia 2020 e BE-së
Përveç dokumenteve të sipërpërmendura legjislative të BE-së, strategjia 2020 e BE-së me prioritetet, objektivat dhe nismat më të mëdha1është dokument i rëndësishëm i politikave si për vetë BE-në ashtu edhe për rajonet fqinje, në veçanti Ballkanin Perëndimor me që bashkëpunimi rajonal me këtë rajonë është identifikuar si njëri prej prioriteteve të politikave për BE-në. Në kuadër të strategjisë 2020 të BE-së (Komisioni Evropian, 2010 ) zgjerimi i mundshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është identifikuar si mjet i jashtëm i politikave për zhvillim dhe vende pune. Prioritetete strategjisë janë “zhvillimi i shpejtë, i qëndrueshëm gjithëpërfshirës”. Janë shtatë nisma të mëdha, prej të cilave Evropa efikase sa ju përket burimeve dhe Një politikë industriale për epokën e globalizimit janë
drejtpërdrejt të lidhur me çështje të që ndrueshmërisë, por nismat e tjera si Agjenda digjitale për Evropën, Unioni i përtëritjeve, Rinia në lëvizje, Një agjendë përshkathtësi dhe vende të reja pune dhe Platforma evropiane kundër varfërisë dotë mundeshin poashtu të kontribuonin në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm po të zbatoheshin në mënyrë efikase. Në strategji poashtu përfshihen objektivat e matshëm që duhet të arrihen gjatë periudhës së zbatimit, nuk ka dyshim që është plotësisht e dobishme sipër shtetet anëtare aktuale ashtu edhe për
ato të ardhshmet që të bashkëpunojnë në mënyrë që t‟i arrijnë objektivat mjedisore të strategjisë siç është zvogëlimi prej 20% i emetimeve të gazrave të serrave, 20% rritje të shkallës së energjisë nga gjëra tepër të ritshme dhe nga efikasiteti i energjisë. Prandaj është e arsyeshme që drejtimi i këtyre objektivave të integrohet në strategjitë dhe në planet e veprimit mjedisore kombëtare, rajonale dhe lokale, përfshirë procedurat për vlerësimin strategjik të mjedisit.
1.4 Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit të KB
KB kan një rol aktiv në zhvillimin e Kosovës, edhe pse Kosova nuk është shtet anëtar, KB vepron në Kosovë nën mandatin e misionit UNMIK në mënyrë që t‟isigurojë kushtet për jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe për avancimin e stabilitetit
rajonal në Ballkanin Perëndimor. Objektivat strategjike të KB janë aprovuar nëvitin 2000, kur udhëheqësit botërorë u mblodhën në NjuJork për të marrë pjesë në Samitin e Mijëvjeçarit, pjesëmarrësit aprovuan Deklaratën e Mijëvjeçarit të KB (Asambleja e Përgjithshme e KB, 2000) me qëllimin kryesor të përgjithshëm për ta zvogëluar varfërinë me afatin e fundit kohor vitin 2015. Kjo nismë është bërë e njohur si Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit2. Janë 7 objektiva me qëllime specifike, një prej objektivave i kushtohet qëndrueshmërisë mjedisore, në mënyrë që të sigurohet vendosja e qëllimeve në vijim:
- Integrimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në politikat dhe programete vendit dhe kthim i mbrapsht i humbjes së burimeve mjedisore;
- Zvogëlimi i humbjeve të biodiversitetit duke arritur deri më 2010 një zvogëlim domethënës të shkallës së humbjes;
- Përgjysmimi i përqindjes së popullsisë pa qasje të qëndrueshme tek uji i sigurt i pijshëm dhe higjiena publike themelore deri në vitin 2015;
- Deri më 2020 të arrihet një përmirësim i rëndësishëm në jetëte sëpaku100 banorëve të lagjeve të varfra.
1http://ec.europa.eu/europe2020/index_en.htm
2http://ec.europa.eu/europe2020/index_en.htm
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
9
1.5 Konventa Århus, Konventa Espoo dhe Protokolli i Kievit
Konventa Århus
Kjo Konventë (Konventa për qasje në informata, pjesëmarrje publike në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për çështjet mjedisore) është aprovuar më 25 qershor 1998 në qytetin danez të Aarhus (Århus) në Konferencën e Katërt Ministrore si pjesë e procesit “Mjedisi për Evropën". Ajo hyri në fuqi më 30 tetor 2001. Konventa Århus vendosë një numër të të drejtave të opinionit në lidhje me mjedisin. Sipas konventës (Konventa UNE CE mbi Qasjen…,1998) ´Nga palët në këtë Konven të kërkohet t‟i hartoj në dis pozitat e nevojshme ashtu që autoritetet publike (në nivel kombëtar, rajonal apo lokal) do të kontribuojnë që këto të drejta të bëhene fektive. Konventa parashikon:
Të drejtën e secilit që të marrë informata për mjedisin të cilat i mbajnë autoritetet publike. Këtu mund të përfshihen informatat lidhur me gjendjen e mjedisit, por po ashtu edhe politikat ose masat e ndërmarra. Kërkuesit kanë të drejtë t‟i marrin këto informata brenda një muaji pas bërjes së kërkesës dhe pa treguar arsyen pse ju nevojiten ato. Përveç kësaj, sipas Konventës autoritetet publike janë të obliguara që në mënyrë aktivet‟i shpërndajnë informatat për mjedisin të cilat iposedojnë;
Të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrjen për mjedisin. Autoritetet publike duhet t‟i bëjnë përgatitjet që t‟ia mundësojnë opinionit të influencuar dhe organizatave jo qeveritare për mjedisin që të bëjnë komente, për shembull, lidhur me propozimet për projektet të cilat ndikojnë në mjedis, ose për planet dhe programet që kanë të bëjnë me mjedisin, që këto komente të merren parasysh në vendimmarrje dhe informatat të ofrohen në vendimet përfundimtare dhe në arsyet për atë vendim;
të drejtën për rishikimin e procedurave për kundërshtimin e vendimeve publike të cilat janë marrë pa i respektuar dy të drejtat e sipërpërmendura ose të drejtën mjedisorenë për gjithësi.
1.6 Konventa ESPOO dhe Protokolli i Kievit
Konventa Espoo (EIA) (Konventa UNECE mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor, 1991) përcakton obligimet e palëve për ta vlerësuar ndikimin në mjedis të aktiviteteve të caktuara në një fazë të hershme të planifikimit. Poashtu i formulon obligimet e përgjithshme të shteteve për ta njoftuar njëra tjetrën dhe për t‟u këshilluar me njëra tjetrën lidhur me të gjitha projekte te mëdha që janë në shqyrtim dhe që ka gjasa të kenën dikim të rëndësishëm të pafavorshëm në mjedis përtej kufijve. Konventa u aprovua më 1991 dhe hyri në fuqi më10 shtator 1997. Siç thekson Marsden (2008).
1.7 Protokolli i Kievit
Është i rëndësishëm për t‟u përmendur në kontekst të vlerësimit strategjiktë mjedisit, meqë dotë mundtë konsiderohej si njëri prej instrumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare që parashtron kushte për vlerësimin e propozimeve strategjike (Marsden, 2008). Protokolli është aprovua rnë një takimtë jashtëzakonshëm të Palëve pjesëmarrëse në Konventën ESPOO, të mbajtur më 21 maj 2003 dhe kërkon nga Palët e saj që t‟i vlerësojnë pasojat mjedisore të projekteve të planeve dhe të programeve të tyre zyrtare. Vlerësim i Strategjiki Mjedisit (VSM) ndërmerret shumë më herët në procesin vendimmarrës se sa Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor të projektit (VNM) dhe prandaj konsiderohet si mjet kryesor për
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
10
zhvillimine qëndrueshëm. Protokolli poashtu parashikon pjesëmarrje të gjerë publike në vendimmarrjen qeveritare në shumë sektorë të zhvillimit. Protokolli kërkon që vlerësimistrategjikimjedisittë kryhetpër planet dhe programet të cilat përgatiten për bujqësi, pylltari, peshkim, energjetikë, industripërfshirë minierat, transport, zhvillimi rajonal, menaxhim të mbeturinave, menaxhim të ujërave, telekomunikim, turizëm, planifikimi të qytetit ose të fshatit ose shfrytëzim të tokës, dhe të cilat vendosin kornizën për miratimine zhvillimit të ardhshëm për projektet. Sugjerimet për promovimin e pjesëmarrjes publike dhe përfshirja e aktorëve po ashtu janë në përputhje me protokollin.
1.8 Historiku Legjislativ, Organet Administrative Përgjegjëse
Ligji i Kosovës për Planifikim Hapësinor Ligji për Planifikimin Hapësinor është aprovuar në shtator 2003 dhe është ndryshuar në nëntor 2008 (Ndryshimi i Ligjit për Planifikim Hapësinor, Ligjinr. 03/L-106), ndërkaq në korrik të viti 2013 është aprovuar Ligji i ri i Planifikimit (Ligji Nr. 04/L-174) duke pasur si qëllim kryesor:
Rregullimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe
urban;
Duhet t‟i respektojë parimet e mbrojtjes së burimeve natyrore të dhe ta përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm;
Duhet t‟i përkrahë proceset gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse dhe duhet t‟i përfshijë të gjitha palët e interesuara dhe komunitetet
Përkrahja e zhvillimeve hapësinore evropiane që janë duke ndodhur etj. Sipas Ligji Nr. 04/L-174 në Kosovë ekzistojnë 2 nivele të planifikimit (Qendror dhe lokal) dhe llojet e planeve janë Plani Hapësinor i Kosovës, Harta Zonale e Kosovës, Planet Hapësinore për Zona të Veçanta, Planet Zhvillimore Komunale (PZHK), Harta Zonale e Komunës, dhe Planet Rregulluese Urbane të Hollësishme. Për të gjitha ato lloje të planeve është i obligueshëm rishikimi dhe mundësitë për pjesëmarrje të opinionit. HZK si lloji më i rëndësishëm për detyrën aktuale është plani multi-sektorial për gjithë territorin e komunës që i përcakton kushtet zhvillimore dhe masat për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe hapësinor. Ai duhet ta përfshijë periudhën prej së paku 4 vjetëve dhe ta përfshijë një Plan për zhvillimin e hapësirave urbane dhe fshatrave brenda komunës. Te gjitha nivelet e Planeve duhet te përfshijnë zhvillimin e qendrueshëm si dhe për secilin Plan obligohet përgaditja e raportit të VSM paralelisht me Planin.
Sipas Ligji Nr. 04/L-174 Ministria e Mjedisitdhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) është përgjegjëse për bashkërendimin e planifikimit hapësinor në Kosovë dhe për propozimin për politikat për zhvillim hapësinor në fushën e planifikimin hapësinor, si dhe për hartimin e dokumenteve dhe të raporteve përkatëse për planifikimin hapësinor, shqyrtimin dhe monitorimin e të gjitha dokumenteve planifikuese në mbarë territorin e Kosovës. Ndërsa autoritetet lokale janë përgjegjës për zbatimin zhvillimet urbane të nivelit lokal të cilat duhet të jenë në harmonime politikat dhe programet nacionale si dhe duke rrespektuar përgjegjësitë qe dalin nga Ligji Nr. 04/L-174.
1.9 Ligji i Kosovës për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit (VSM)
Ligji Nr. 03/L-230 nënvizon rëndësinë e integrimit të parimeve për mbrojtjen e mjedisit gjatë përgatitjes, aprovimit dhe realizimit të Planeve dhe të Programeve përkatëse nëse është e qartë që këto të fundit kanë ndikime domethënëse në mjedis. Lista e Planeve dhe e Programeve të obligueshme është e përcaktuar në kuadër të ligjit. Ato Plane nuk mund të aprovohen ose t‟i dorëzohen organit legjislativ për aprovim pa raportin VSM. Nëse
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
11
mendohet që VSM nuk nevojitet vendimi për katë s‟duhet të jetë në formë të shkruar dhe duhet t‟i përfshijë arsyet e tij. Raport i VSM-së identifikon, përshkruan dhe vlerëson ndikime të mundshme të rëndësishme në mjedis nga zbatimi i Planit ose Programit dhe vlerëson alternativat e arsyeshme. Kërkesat përcaktohen në Ligj në mënyrë që t‟iu ofrojnë qasje në dokumente të VSM-së organeve këshilluese dhe opinionit të përgjithshëm. Projekti i dokumenteve VSM-së është një dokument për diskutim publik. Në kuadër të ligjit përcaktohet kërkesa të posaçme për raste të këshillimeve ndërkufitare. Para se të aprovohet raporti VSM, ministria duhet ta shqyrtojë atë dhe të pajtohet me të. Po ashtu janë përcaktuar procedurat për informimin lidhur me aprovimin e vendimeve, për monitorimin dhe mbikëqyrjen. Shtojcat e ligjit përmbajnë kritere të caktuara për përcaktimin e rëndësisë së mundshme të ndikimeve në mjedis dhe informatat e nevojshme që duhet të ofrohen në raportet VSM si edhe kriteret për vlerësimin e raporteve të VSM-së.
1.10 Planet dhe programet e tjera të rëndësishme
Përveç legjislacionit raporti i VSM-së duhet të merr parasysh edhe Planin Hapsinore të Kosovës
2010-2020+, Strategjin për Mjedisin dhe Planie Veprimit në Mjedis, si dhe disa Plane, Programe dhe
dokumente të ndryshme të politikave të përgatitura dhe të lëshuara rishtazi nga autoritetet
nacionale dhe institucionet e tjera relevante për të vazhduar më tutje me zbatimin e objektivave
strategjike dhe të kërkesave ligjore.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
12
II. GJENDJES EKZISTUESE - ANALIZA
Në këtë pjesë janë dhën disa informata të cilat janë marr kryesisht nga
dokumnete tjera si PZHK, PRRU dhe Plani Lokal i Veprimit në Mjedis i
Komunës së Ferizaj.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
13
II. GJENDJES EKZISTUESE - ANALIZA
2.0. POZITA GJEOGRAFIKE
Kjo pjesë e VSM-së përmbanë infirmacione të gjendjës ekzistuese në gjitha fushat, të cilat do
të analizohen. Profili komunal përpos raportit tekstual përmbanë edhe pjesën grafike.
Raporti i profilit komunal dhe analiza e gjendjes ekzistuese të komunës së Ferizajt, vlerësimi
i kapaciteteve dhe resurseve, problemet e identifikuara dhe sfidat përbëjnë udhërrëfyes për
nevojat, formën dhe mënyrën e zhvillimit të ardhshëm komunal të Ferizajt.
Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm,
sepse nëpër Ferizaj kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga
veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje
dhe në rajon.
Tabela 1 Karakteristikat hapësinore të Komunës
Sipërfaqja km2 Numri i banorëve 2011 Dendësia (ba/km2) Lartësia mesatare mbidetare
344.64 108,610 315.14 500m
Komuna e Ferizajt ka 344.64 km2, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune. fshatrat më mëdha janë Dardania, Gremja, Komogllava, në të cilat jetojnë mbi 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka 108 610 banorë3, gjersa sipas vjetarit të fundit 2016, në Komunë aktualisht jetojnë 101,174 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë, Romë, Goranë, Mysliman, Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06 % të popullatës.
Në komunë e Ferizajt janë 44 vendbanime rurale dhe 8 vendbanimeve urbane. Komuna ka identifikuar 6 vendbanime Joformale, 5 në zonën urbane dhe 1 në zonën rural.
Rrjeti hekurudhor në Kosovë momentalisht ka standard relativisht të ulët. Tradicionalisht ai është shfrytëzuar vetëm për transport të mallrave, me vetëm një numër të vogël të trenave për transport publik. Përmes qytetit të Ferizajt kalon hekurudha, e cila planifikohet të zgjerohet edhe me një vijë të re hekurudhore që do ta lidhë Ferizajn me Gjilanin dhe më tutje me Bujanocin. Rajoni përreth Ferizajt merret si mbarimi i Fushës së Kosovës dhe lidhja e saj hapësinore me Anamoravën. Ky rajon kufizohet me Malin e Sharit në jugperëndim, me Karadakun dhe Anamoravën në lindje, dhe me Malet e Drenicës në veriperëndim. Nëpër territorin e Komunës rrjedhin lumenj dhe përrenj të shumtë. Lumi kryesor është ai i Nerodimes, i cili kalon edhe nëpër qytetin e Ferizajt. Ky lumë është i mbuluar brenda qytetit. Hidrografinë e këtij lumi e përbëjnë 13 përrenj. Lartësia mbidetare e lumit në Ferizaj është 580m.
Komuna e Ferizajt ka pozitë të përshtatshme gjeografike për zhvillim ekonomik. Në lindje kufizohet me komunën e Gjilanit dhe të Vitisë, nga të cilat qendra ka distancën rrugore prej 32, përkatësisht 21 km. Në jug kufizohet me komunën e Kaçanikut (16 km), në jugperëndim me Shtërpcën (32 km), në perëndim me Prizrenin (60 km) e Therandën (42) dhe në veri me Shtimen (13) e Lipjanin(17). Distanca e Ferizajt nga kryeqendra e Kosovës, Prishtina, është 36 km, kurse nga Shkupi 48 km. Lidhjet ajrore për Ferizajn realizohen përmes aeroportit të
3 Agjensioni i Statistikave të Kosovës
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
14
Prishtinës që është në largësi prej 33 km. Distanca rrugore Ferizaj- Tiranë është 350 km, kurse me portin e Durrësit 384 km. Nëpër Ferizaj kalon edhe arteria kryesore e Kosovës, rruga Magjistrale M2/E65 në drejtim të Shkupit, si dhe rruga magjistrale M25-3 e cila lidh Ferizajn me Gjilanin dhe Bujanocin. Kjo paraqet një urë lidhëse të Kosovës me korridorin evropian. Rruga magjistrale M25/E752 e lidh Ferizajn me Prizrenin.
Ekzistojnë plane të ndërtimit të autostradës, e cila lidh Prishtinën me Nishin me korridorin e transportit evropian në verilindje dhe me Tiranën dhe Detin Adriatik në jugperëndim. Ndërtimi i autostradës Merdare, Prishtinë, Vërbnicë dhe Durrës do të ketë rëndësi të madhe si për komunikacionin brenda Kosovës, ashtu edhe për lidhjet ndërkombëtare. Ferizaj ka tradicionalisht lidhje shumë të mira tregtare dhe kulturore me Kumanovën e Shkupin dhe me Bujanocin e Preshevën. Gjatë kohës së Jugosllavisë, Ferizaj ka qenë njëra prej qendrave të mëdha industriale dhe tregtare të Kosovës. Këtu edhe sot ka një numër relativisht të madh të fabrikave, edhe pse shumica prej tyre nuk prodhojnë. Toka në komunën e Ferizajt është shumë pjellore dhe me kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë.
Gjithashtu, komuna e Ferizajt është e begatshme me pasuri nëntokësore të cilat mund të shfrytëzohen. Komuna ka gjithashtu edhe ujëra termale dhe peizazhe atraktive, të cilat mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.
Harta .1. Pozita Gjeografike e Komunës së Ferizajt
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
16
2.1. KUSHTET FIZIKO-GJEOGRAFIKE
2.1.1 Hipsometria dhe topografia
Territori i Komunës së Ferizajt gjendet në lartësinë mbidetare mbi 500m ose 43.0 % të
sipërfaqeve (bruto) gjinden në pjesën e rrafshët do të thotë gjer në 600 m të lartësisë
mbidetare të cilat janë edhe më të përshtatshme për prodhimtarinë bimore. Kështu që
në kuadër të këtyre sipërfaqeve gjendet numri më i madh i vendbanimeve, rrugëve,
objekteve ekonomike dhe objekteve të tjera si dhe lumenjve me degët e tyre të cilat
përfshijnë rreth 6 % të territorit të përgjithshëm të Komunës. Komuna paraqitet në
ndarje të tërthortë në rrafsh të Fushës së Kosovës e rrafshlartat e Jezercit, Neredimes
në perëndim dhe rrafshlarta e fshatrave Zllatar, Rahovicë etj. në juglindje. Lugina e
Moravës. Kjo zonë ka lidhje më të afërt hapësinore me Lipjanin dhe me Kaçanikun.
Qyteti i Ferizaj shtrihet në mes të rrafshit të Fushës së Kosovës dhe luginës së
Moravës. Majat më të larta në lindje dhe perëndim së bashku arrijnë mbi 1000m. Pjesët
më të larta janë kryesisht të mbuluara me pyje, një zonë e madhe pyjore e mbrojtur
shtrihet në male në veriperëndim. Pas luftës 1990 është bërë një vend i rëndësishëm
për rekreacion.
2.1.2. Gjeologjia dhe tokat
Morfologjinë e relievit të hapsirës së Ferizajt si dhe e kosovës e kan përcaktuar
fuqit e brendshme dhe të jashtme gjatë një kohe të gjatë gjeologjik. Krijimi i hapsires së
Ferizajt nuk mund të shikohet si hapsirë e ndarë nga ajë i Kosovës. Territori i Kosoves
i takon sistemit orogjenik të Tetisit i rrudhosur në depozitimet e formuara gjatë
mesozoikut dhe pjesërisht kenozoikut. Ndertimi gjeologjik i Ferizajt përbëhet
kryesisht prej: Serpentinite; Ranor, marlstone; Ranor, lymore, marlstone, rere me olistoliths
(flishit rërë); Gur ranor, mudstone, siltstone; Ranor, marlstone, rere; Ranor, konglomerat,
mudstone, lymore; Tarraca lumore; Rife gëlqeror, gur gëlqeror rudist; Rife gëlqeror; Rreshpe
kuarc kuarcite; kuarcite metakuarcsandstone, konglomerat; Proluvium; Paraschist (phyllite,
sericite schist, quartz schist, metasandstone); Rreshpe orto (epidote, aktinolite dhe rreshpe
klorite); Orto rreshpe (epidote rreshpe, rreshpe chlorite, intercalations pjesërisht diabaz); Orto
rreshpe (epidote rreshpe, actinolite rreshpe chlorite, intercalations pjesërisht diabaz); Quartzite
mikë, metasandstone, metamudstone; Metaquartz poroze; Metadiabaz, metaspilit; Përzierje me
olistolits; Mermer, gëlqeror në rikristalizim; Mermeri kuarcite, rreshpe sericite; Mermer, cherty
reshpe gelqerore, partly black recrystallised limestone; Mermer, rreshpe gëlqeror; Mermer;
Limestone, marlstone, siltstone, sandstone (calcareous flysch); Guri gëlqeror me qert; Sediment
lumor dhe liqenor; Diabaz, spilite, basalt; Konglomeratit brecia, ranore, gur gëlqeror; Argjile,
rërë, zhavorr, mergelore, pjesërisht linjitit; Breccias and blocks; Biotite, muskovite, reshpe;
Amfibolite, amfibole, reshpe; Alluvium.
Në të dy anët e lumit Neredime mbi rrafshinat aluviale janë të përhapura sendimentet
liqenore të pliocenit. Ato janë të përfaqësuar me argjila ranore dhe mergele. Si një
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
17
rezultat i një ndertimi gjeologjik të llojllojshëm kemi një larmi të mineraleve të
metaleve:
2.1.3. Kushtet klimatike
Temperaturat mesatare mujore dhe vjetore
Temperatura mesatare vjetore në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes është 10 gradë celsius kështu
që në viset malore, janë në 9 gradë celsius. Muajt më të nxehtë janë Korriku dhe Gushti më
temperaturë mesatare 20,6 dhe 20,5 gradë celsius, ndërsa më i ftohti është Janari më –1,4 gradë
celsius.
Tabela 2 Temperatura mesatare për muajt dhe vjetore e ajrit për periudhën 1949 – 2007
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore
t
°C
-1.2 0.9 5.7 9.9 14.6 17.9 19.9 19.8 16.0 10.5 5.3 0.9 10.0
-5
0
5
10
15
20
25
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajtë
Te
mp
era
tura
Grafika 1. Temperatura mesatare për muajt dhe vjetore e ajrit për periudhën 1949 – 2007
Maksimumi absolut i temperaturës së ajrit është në gusht 37,3 gradë celsius, ndërsa minimumi
–26,0 gradë celsius. Sipas të dhënave të IHMK, në vitin 1963 në Ferizaj është regjistruar
temperatura maksimale ekstreme -34.0 gradë celsius.
Tabela 3 Temperatura maksimale absolute për muajt dhe vjetore për periudhën 1949 – 2007
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore
t °C 14.8 18.2 28.5 29.8 32.3 36.3 39.3 37.7 34.4 29.3 22.0 19.4 28.5
tvjet. = 10.0 ºC
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
18
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajtë
Te
mp
era
tura
Grafika 2 Temperatura maksimale absolute për muajt dhe vjetore për periudhën 1949 – 2007
Tabela 4 Temperatura minimale absolute për muajt dhe vjetore për periudhën 1949 – 2007
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore
t °C -27.2 -25.2 -16.6 -5.3 -2.4 0.5 3.9 3.0 -4.0 -5.6 -17.6 -12.4 -7.2
-30
-25
-20
-15
-10
-5
0
5
10
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajtë
Tem
pera
tura
Grafika 3 Temperatura minimale absolute për muajt dhe vjetore për periudhën 1949 – 2007
Reshjet
Sasitë e të reshurave në këto rajone janë të shpërndara në mënyrë jo të barabartë. Sasitë
mesatare të reshjeve vjetore, sipas të dhënave të IHMK, sillën rreth 673,3 mm në Ferizaj.
Muaji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore
Hmest 38.7 36.7 36.1 48.5 69.3 60.1 47.2 44.3 44.9 51.3 66.2 52.1 595.4
tvjet =28.5 ºC
tvjet = -7.2 ºC
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
19
0
10
20
30
40
50
60
70
80
Muajtë
Të r
esh
ura
t (m
m)
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Tabela 5 Shuma mesatare mujore dhe vjetore e të reshurave në mm për periudhën 1949 – 2007
Hvjet = 595.4 mm
Grafika 4 Shuma mesatare mujore dhe vjetore e të reshurave në mm për periudhën 1949 – 2007, Hvjet =
595.4 mm
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Vjetore
t (h) 68 93 141 171 218 232 280 274 221 171 92 57 2018
Tabela 6 Shuma mesatare mujore dhe vjetore e zgjatjes së shkëlqimit të diellit në orë për periudhën
1961 – 2007
Grafika 5 Shuma mesatare mujore dhe vjetore e zgjatjes së shkëlqimit të diellit në orë për periudhën
1961 – 2007
Lagështia relative e ajrit
Ka vlerë mesatare vjetore prej 74,7%, me mesataren:
Më të ultë prej 63% gjatë muajit Gusht;
Më të lartë prej 86.1 % gjatë muajit Janar.
tvjet = 2018 h
0
50
100
150
200
250
300
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajtë
Ko
ha (
h)
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
20
Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Mesatarja
Ferizaj 86.1 80.2 75.9 71.0 71.5 69.5 65.0 63.0 66.2 78.1 84.5 85.5 74.7
Tabela 7 Vlera mesatare shumëvjeçare në % e lagështisë relative për periudhën 1949 - 2007
Lagështia relative për Ferizajin
0
20
40
60
80
100
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajt
vle
ra e
lag
ësh
tisë n
ë%
Lagështia
total
Grafika 6 Vlera mesatare shumëvjeçare në % e lagështisë relative për periudhën 1949 - 2007
Muajt I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Mesatarja
Ferizaj 941.2 943.2 940.9 939.7 946.9 948.7 946.7 941.3 947.8 948.6 948.3 946.9 945
Tabela 8 Shtypja atmosferike mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1949 - 2007
Shtypja atmosferike për Ferizajin
934936938940942944946948950
I II II IV V VI VII VIII IX X XI XII
Muajt
Vle
ra e
sh
typ
jes m
bar
Shtypja
mes mb
Grafika 7 Shtypja atmosferike mesatare mujore dhe vjetore për periudhën 1949 - 2007
Erërat
Frekuencën më të madhe vjetore në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes e kanë erërat verilindore
(NE) me 226 0/00, ndërsa më të voglën ato lindore (E) me gjithsejtë 36 0/00. Sipas të dhënave
të IHMK, shpejtësia mesatare është më e madhja te erërat jugperëndimore (SW) 4,0m/sek.
Muaji I II II IV V VI VII VIII IX X XI XII vjetore
N 236 232 214 192 203 191 225 254 339 216 188 236 226
NE 105 91 89 77 57 60 85 68 65 93 93 94 81
E 80 47 57 37 73 42 31 45 31 74 81 67 56
SE 25 37 63 51 23 14 23 20 27 35 46 47 34
S 98 76 115 138 96 74 63 41 49 101 120 98 90
SË 20 37 37 30 23 32 23 27 21 27 17 27 27
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
21
Ë 34 44 35 71 81 83 72 79 41 40 32 52 56
NË 30 56 43 90 58 58 82 125 78 42 54 38 62
C 372 380 347 314 386 446 396 341 349 372 369 341 368
Tabela 9 Shpeshtesit e qetësisë së erës sipas muajve të vitit dhe drejtimit të erës në Ferizaj
Drejtimi/ muaji I II II IV V VI VII VIII IX X XI XII
N 2.4 2.4 2.8 3 2.6 2.4 2.6 2.6 2.4 2.2 2.8 1.9
NE 1.9 2.1 1.9 2.4 2.1 2.1 2.1 1.8 1.8 1.9 1.9 1.8
E 3.4 2.4 2.4 2.2 2.4 1.9 2.1 2.2 1.9 3.4 2.8 2.4
SE 4.4 4.4 4.8 6.7 3.6 3 2.8 2.2 3.2 3.2 4.8 4.6
S 3 2.8 2.8 5 3.4 2.4 2.4 2.2 1.9 2.4 3 3
SW 2.2 2.8 2.4 2.4 2.6 2.4 2.2 2.4 1.6 1.8 2.4 2.4
W 2.6 2.6 3 3.4 3 2.4 2.4 2.4 2.2 2.1 2.4 2.2
NW 3 3.4 3.6 3 2.2 2.8 2.8 2.8 2.8 2.6 2.8 2.8
Tabela 10 Shpejtësia mesatare e erës sipas muajve të vitit dhe drejtimit të erës ne Ferizaj
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
22
Grafika 8 Trëndafili erës në komunën e Ferizajt
2.1.4. Hidrografia
Rajoni përreth Ferizajt merret si mbarimi i Fushës së Kosovës dhe lidhja e saj
hapësinore me Anamoravën. Ky rajon kufizohet me Malin e Sharit në jugperëndim,
me Karadakun dhe Anamoravën në lindje, dhe me Malet e Drenicës në
veriperëndim. Nëpër territorin e Komunës rrjedhin lumenj dhe përrenj të shumtë.
Lumi kryesor është ai i Nerodimes, i cili kalon edhe nëpër qytetin e Ferizajt. Ky lumë
është i mbuluar brenda qytetit. Hidrografinë e këtij lumi e përbëjnë 13 përrenj. Lartësia
mbidetare e lumit në Ferizaj është 580m.
Ujërat Sipërfaqësore
Ujërat sipërfaqësore rrjedhin përgjatë lumit Neredime, i cila është degë e rëndësishme
e Lumit Lepenc. Lumi Neredime përbëhet prej dy lumenjve, Lumi i Madh dhe Lumi i
Vogël, që burojnë në rrëzën jugore të malit të Neredimës, në lartësi mbidetare prej
600m.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
23
Gjatësia e rrjedhës së lumit Neredime është 29 km, sipërfaqja e pellgut 209 km2,
ndërsa shpejtësia mesatare 0.9m³/sec. Lumi Neredime është rrjedhë e dobët për shkak
të bigëzimit – bifurkimit, fenomen i rëndësishëm gjeografik, i njohur edhe në botën e
jashtme. Bifurkacioni gjendet 1 km në veri-perëndim të Ferizajt, mbi dhe nën vendin e
quajtur te Mulliri i Nikës. Si fenomen natyror është i njohur që nga viti 1321.
2.1.5. Flora dhe fauna
Zhvillimi i biosferës në komunën e Ferizajt është i lidhur gusht me evolucionin gjeografik të
korës së tokës që nga etapa abiogjene e deri te etapa biogjene. Boigjeografinë e komunës së
Ferizajt në varësi nga mjedisi gjeografik mund ta ndajmë në fitogjeografi dhe zoogjeografi.
Fitogjeografi apo fitocenozat e Ferizajt: për shkak se faktori antropogjen mundë të prek gati
secilën pjesë të territorit të Ferizajt, fitocenozat e këtij rajoni janë mjaft të dëmtuara. Në këtë
rajon hasim fitocenozën e Fitocenoza e qarrit (Quercetum cerris), Fitocenoza e Ahut malor
(Fagus moesiacae), Fitocenoza e verrit të zi (Alnetum glutinosae) përgjatë rrjedhës së lumit
Neredime, Fitocenozat e algave, myshqeve, likeneve, fiernave. Fitocenoza e bimëve barishtore,
shkurreve me vlera mjekësore dhe ushqyese, Fitocenoza e Lajthisë (Coryletum avellanae).
Komuna e Ferizajt, karakterizohet me prezencën e shpendëve shtegëtar, si lejleku që ndërton
strofullat interesante dhe atraktivej (fshatrat Greme (Topojan), Surqinë dhe lugina e
Neredimes etj.).
Pyjet e larta dhe ekosistemet e Kosovës, në veçanti malet e Sharrit, ofrojnë kushte për jetesën e
gjitarëve të mëdhenj, si: Ariu i Murmë (Ursus arktus), Rrëqebulli (Lynx –lynx), Kaprolli
(Kapreolus kapreolus), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), pastaj të shumë llojeve të
shpendëve grabitqarë dhe këngëtarë, mjaft të rëndësishm për Ornitofaunën e Kosovës dhe më
gjerë, siç janë: Shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), Faikoi thonjëbardhë (Falco naummani),
pula e egër (Tetrao urogallus), janë disa nga llojet më reprezantive të vendit të cilat kanë
status të mbrojtur kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjendja e forës dhe faunës nuk është e kënaqshme, shkaktarë të kësaj gjendje janë: gjuetia e
paligjshme dhe pa kriter, përndjekja dhe kapja e kafshëve me qëllim tregtie, shqetësimi i
vazhdueshëm nga ana e njeriut, peshkimi i paligjshëm, prerja, djegia dhe dëmtimi i pyjeve,
shkatërrimi i habitateve natyrore, ndikimi i urbanzimit, transportit dhe turizmit, grumbullimi
pa kriter i bimëve mjekuese dhe këpurdhave etj.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
24
Grafika 9 Spektri florisitik i llojeve bimore të Maleve të Sharrit me status ndërkombëtar të mbrojtur4
Zhvillimi veprimtarive të shumta dhe të ndryshme në natyrë, siç janë: ndërtimi i
vendbanimeve, zhvillimi i turizmit malorë, prerja e pyjeve, shpeshherë janë bërë pa një kriter
të qëndrueshëm për ruajtjen e natyrës. Ky shfrytëzim i natyrës dhe i vlerave të saja ka atakuar
ekosistemet dhe diversitetin biologjik në masë të konsiderueshme. Nga kjo nuk janë kursyer
as zonat e mbrojtura me vlera të veçanta të trashëgimisë natyrore si: Bifurkacioni I lumit
Neredime, ndërtimet e shtëpive, ndërhyrjet (ngushtimet) në shtretërit e dy degëve të lumit,
derdhja e ujërave të ndotura etj.
Bifurkacioni I lumit Neredime nga Mulliri i Nikës, dega që derdhet në drejtim të lumit Sitnicë,
nuk funksionon fare si pasojë e faktorit njeri. Menaxhimi i zonave të mbrojtura të natyrës
bëhet për qëllim të kërkimeve shkencore të mbrojtjes së llojeve të egra, habitateve dhe
ekosistemeve. Të ruajtjes së diversitetit gjenetik dhe të llojeve të përkujdesjes së shërbimeve
mjedisore të mbrojtjes së veçorive specifike të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të turizmit
dhe rekreacionit etj.
Statusi i zonave të mbrojtura të natyrës do të definohet me aktet nënligjore, në pajtim me
ligjin, të cilat do të përcaktojnë shkallën e mbrojtjes dhe parimet e menaxhimit sipas secilës
kategori. Për çdo zonë të mbrojtur të natyrës përcaktohet shkalla e I, II dhe III e mbrojtjes.
Akti për shpalljen e zonës së mbrojtur të natyrës do të përcaktojë qëllimet e menaxhimit dhe
masat e veçanta për mbrojtjen e natyrës dhe teknikat të cilat do të aplikohen në zonën e
mbrojtur të natyrës. Pas nxjerrjes së aktit për shpalljen e zonës së mbrojtur të natyrës nxirret
plani i menaxhimit nga organi që e venë nën mbrojtje (komuna) dhe i cili miratohet nga
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Emri i objektit Viti i shpalljes Kategoria mbrojtëse
1. Bifurkacioni i lumit Neredime 1979 Rezervat special natyror
2. Zona turistike 120 ha 01.Nr.4603, dt: 17.09.2002 Zona turistike është shpallur hapësira në mes
lumit të vogël dhe të madh të Neredimes
Tabela 11 Zonat e mbrojtura nga niveli qendror
Rreziqet natyrore
Kohëve të fundit në mbarë botën ka pasur rritje të rasteve të fatkeqësive natyrore duke
rritur numrin e viktimave shkallen e dëmeve. Rreziku nga fatkeqësitë pritet të rritet edhe më shume në të ardhmen. Ka dy arsye për këtë: Ka rritje të dëshmive për lidhjet në mes ndryshimit të klimës dhe rrezikut ndaj fatkeqësive. Ngrohja globale pritet të rrisë nivelet e ndryshueshmërisë dhe ndodhive ekstreme. Ngritja e dobësisë “cenueshmërise” së popullatës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Fatkeqësitë natyrore janë të lidhura ngushtë me statusin e zhvillimit te një rajoni. Ato ndërprenë apo përkeqësojnë zhvillimin e një vendi, dhe ne te njëjtën kohe, niveli i ulet i zhvillimit rrit shanset që fatkeqësitë të marrin përmasa edhe më të mëdha.
4 PLVM Ferizaj. 2009-2015
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
25
Fatkeqësitë e ndodhura kohëve të fundit në vendet të ndryshme anekënd botës kanë provuar rëndësinë e menaxhimit për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Ilustrim më i mire lidhur më këtë janë tërmetet e ndodhura kohëve te fundit në Haiti (mbi 230,000 të vrarë, 300,000 të lënduar, 1,000 000 pa strehë mbi kokë) si dhe tërmeti i cili ka goditur Zelandën e Re (me intensitet të përafërt me atë të tërmetit në Haiti) që përkundër dëmeve materiale nuk kishte viktima. Kjo rezulton nga suksesi në adresimin e mangësive në legjislacion lidhur me identifikimin e shkaktareve të rrezikut gjegjësisht vlerësimin e rrezikut, ngritjen e vetëdijes, zhvillimin e kontrolluar dhe menaxhimin e fatkeqësive. Përvojat tregojnë se në vendet në zhvillim, siç është edhe Kosova, menaxhimit me fatkeqësitë i jepet rendësi vetëm atëherë pasi që ato ndodhin. Arsyet për këtë zakonisht janë të lidhura me shkallen e vogël të zhvillimit të vendit dhe në veçanti me buxhetin e kufizuar që ndahet nga niveli qendror për komuna kundrejt prioriteteve të mëdha që ato kanë. Tipi
Atmosferike Reshjet e shiut/borës, temperaturat e larta/ulëta, erërat e forta, thatësira, etj
Hidrologjike Përmbytjet, Akullnaja
Gjeologjike Tërmetet, Rrëshqitjet e tokës, ortekët
Biologjike Sëmundjet Epidemike
Teknologjike Incidentet ne komunikacion, zjarret dhe shpërthimet industriale, rrjedhja e materieve te rrezikshme, etj
Tabela 12 Llojet e rreziqeve natyrore
Sidoqoftë, studimet dhe hulumtimet të ndërmarra nga institucione të ndryshme tregojnë se përfshirja e zvogëlimit të rrezikut në zhvillim të qëndrueshëm dhe në planifikim rezulton se përkundër ngritjes së kostos për zbatimin e projekteve, përfitimet janë shume me te mëdha. Fatkeqësitë vijuese nga dukuritë natyrore janë identifikuar në Komunën e Ferizaj-it: Komuna e Ferizajt është e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore si pasoje e tipareve të saja gjeo-klimatike. Rreziqet më të mëdha natyrore në Komune janë:
Përmbytjet;
Tërmetet;
Zjarret; dhe
Erozioni.
Territori i komunës së Ferizajt ka përjetuar fatkeqësi nga përmbytjet e viteve të 70-ta. Këto fatkeqësi kane shkaktuar dëme te mëdha ne prona-publike dhe private dhe kane dëmtuar aktivitetet ekonomike dhe kanë shkaktuar vështirësi te shumta për popullatën e prekur. Gjithashtu përmbytje të një shkalle më të ulët ka pothuajse çdo vit ne pjesë të ndryshme të territorit të komunës. Fatkeqësitë natyrore ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik të komunës në veçanti në zhvillimin e bujqësisë. Ndonëse rreziqet natyrore nuk mund të kontrollohen, cenueshmeria si pasoje e këtyre rreziqeve mund te reduktohet ndjeshëm me planifikim adekuat dhe ndërmarrjen e masave të gatishmërisë. Masat qe ndërmerren per zvogëlimin e rreziqeve qe vijnë nga fatkeqësitë nuk është një zgjedhje me dëshirë, por ajo është qendrore ne suksesin e vete zhvillimit. Kjo është prioritet jo vetëm për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, por gjithashtu edhe për Drejtoritë tjera komunale.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
26
2.2. KUSHTET SOCIO-EKONOMIKE
Ndarja administrative
Në kuadër të sektorit të gjendjes civile në Ferizaj janë 11 zyre të gjendjes civile që iu
ofrojnë shërbime për banorët e Komunës. Dy zyre eshtë në zonën urbane, gjersa 9 janë
në vendbanimet rurale.
Popullsia
Baza e të dhënave mbi popullsinë në Kosovë në tërësi, si dhe mbi popullsinë e qytetit dhe
Komunës së Ferizajt, është relativisht e pasigurt. Regjistrimi i përgjithshëm i fundit në Kosovë
ka qenë në vitin 1991, dhe të dhënat e prezantuara janë treguar të pasigurta.
Regjistrimi i përgjithshëm më i sigurt daton nga viti 1981 dhe 1971. Megjithatë, ato të dhëna
nuk mund të shikohen si baza të mjaftueshme për ta vlerësuar zhvillimin e popullsisë mes
asaj kohe dhe të tanishmes. Kështu që çfarëdo prognoze në lidhje me shtimin e popullsisë
mund të jetë i bazuar vetëm nga këto vlerësime dhe llogaritje.
Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm mbi mungesat e bazës së të dhënave, megjithatë,
prognozat e zhvillimit të popullsisë janë esenciale për çfarëdo planifikimi strategjik; kështu
për më tepër, prognozat e prezantuara më poshtë mund të merren si të përkohshme dhe të
përmirësohen menjëherë kur të jenë të gatshme të dhënat e sakta, nga regjistrimi i popullsisë.
Zhvillimi i ardhshëm i popullatës në Kosovë edhe i Ferizajt, i cili varet nga shumë faktorë, si
ai ekonomik, shoqëror dhe politik, nuk mund të parashihet mirë pa të dhënat e duhura
statistikore.
Pikërisht për këtë, është marr në konsideratë koncepti i planifikimit hapësinor sipas një plani
urbanistik të qëndrueshëm që mund të zbatohet hap pas hapi, si kërkesë e nevojave relative
për banim, tregti ose ndërtimeve publike gjatë kohës.
Ndër vlerësimet e popullsisë së Kosovës, të bëra pas luftës, vlerësimi i bërë nga OSBE-ja (2000)
është njëri nga më të qëndrueshmit. Ai është i bazuar në parashikimin e shtimit të madh të
popullsisë, siç është i njohur nga dekada 1981 deri 1991, rreth 23 për 1000 persona ose
përafërsisht 2% e popullsisë vjetore.
Vlerësimet e tjera i marrin parasysh një shtimit të popullsisë dukshëm më të vogël. Shifrat e
paraqitura nga UNMIK-u në vitin 2002 (ESTAP) p.sh janë të bazuar në një shkallë të rritjes së
reduktimit të popullsisë prej 1,1% për çdo vit, e cila është rreth gjysmë shkallë e rritjes, e
supozuar nga OSBE-ja.
Sipas të dhënave të paraqitura nga statistikat jetësore (ESK 2004), shkalla e lindjes (i gjallë) në
vitin 2003 ishte 13.2 për njëmijë dhe shuma e shtimit natyral ishte 10,5 për njëmijë, të cilat
mund të jenë të barabarta me shtimin natyror vjetor të popullsisë prej rreth 1,05%, duke iu
referuar popullsisë aktuale prej 1.860.000 banorësh në Kosovë.
Në vitin 2011Agjencioni Statistikor i Kosovës ka bërë regjistrimin e popullsisë, mbi të cilin
mbështetet ky Plan Zhvillimor Komunal.
Viti Numri i
banorëve
Banorë shtesë
2011 108,610 3,992
1991 104,618 20,849
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
27
1981 83,769 24,710
1971 59,059 17,254
1961 41,805 7,314
1953 34,491 4,056
1948 30,435
Tabela 13 Numri i banorëve të Komunës së Ferizaj-it gjatë periudhës 1948 - 2011
Sipas analizës të numrit të banorëve të Ferizaj-it, brenda periudhës 1948 – 2011, numri i banorëve të Ferizaj-it gati është trefishuar, duke u rritur me 78,175 banorë shtesë. Sipas të dhënave ekzistuese, numri i banorëve në Komunë është rritur për 1,150 në vit, që nuk përkon rritjen graduale të banorëve. Ky supozim për projektime të ardhme nuk mund të merret parasysh, sepse në Komunën e Ferizajt para vitit 1999 kanë jetuar pjesëtar të komuniteteve tjera, të cilët kanë lëshuar Kosovën dhe përbënin 10% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Përpos, komuniteteve tjera të cilët kanë lëshuar Kosovën pas vitit 1999, shumë shqiptar kanë qenë të detyruar të lëshojnë vendlindjen gjatë viteve këtë 1991 – 1999, që parashikohet të përbëjë 20% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Komunës. Për këtë arsye, regjistri i popullsisë shënon një rënie të thellë për periudhën 1991 – 2011.
2.3. Shfrytezimi i tokës
Në Komunë dominon shfrytëzimi bujqësor i tokës me 45.57% të territorit të përgjithshëm dhe pyjor me 41.82% , që paraqet një tregues shumë të rëndësishem drejtë politikave zhvillimore ekonomike.
Tabela 124 Sipërfaqja dhe përqindja e shfrytëzimit të tokës sipas shfrytëzimeve primare
Bujqësore Pyjore E ndërtuar Hekurudhë Rrugë Ujore Afarizëm Gjithsejt
Ha 15626.5 14343.27 2952.6 44 915 145 267.9 34294.27
% 45.57% 41.82% 8.61% 0.13% 2.67% 0.42% 0.78%
Për shkak të sipërfaqeve të mëdha për zhvillimin e bujqësisë, ky sektor duhet të merret parasysh gjatë hartimit të strategjisë të zhvillimit ekonomik dhe planifikimit të shfrytëzimit të tokës, sic është krijimi i një rrjeti të ujitjes së tokës bujqësore, i cili aktualisht nuk ekziston.
Graf. 13 Përqindja e sipërfaqeve sipas shfrytëzimit të tokës
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
28
Harta. 2. Harta e shfrytëzimit aktual të tokës
2.3.1. Trashëgimia kulturore dhe natyrore
Ferizaj si qytet është i ri por, rrethina e tij ka qenë e banuar që nga kohët e lashta dhe
për këtë ka dëshmi e gjetje të shumta, të cilat, për shkak të mungesës së mjeteve
materiale dhe për shkak të injorimit të kulturës së kësaj treve nga pushtetet e
mëhershme, nuk kanë mundur të hulumtohen e të trajtohen aq sa duhet nga ana e
shkencëtarëve. Megjithatë, hulumtime të herë pas hershme janë bërë, si në Varosh,
Komogllavë, Jezerc, Neredime e vende të tjera dhe nga arkeolog e etnograf është thënë
se rrethina e Ferizajt ka një potencial të madh të objekteve me vlerë nga lashtësia.
Ndër këto duhet veçuar Kishën Dardane, mbeturinat e të cilës gjenden në malet midis
fshatrave Komogllavë, Sojevë e Fshat i Vjetër. Ujësjellësi i kohës Ilire-Romake në
fshatin Komogllavë, që furnizon me ujë të pijes edhe sot disa familje. Tumat (varrezat)
Ilire në fshatin Varosh. Mbetjet e qytetit të vjetër në Jezerc, gërmadha të ndryshme të
kohëve të ndryshme në Nerodime etj. Me rëndësi të veçantë është puna hulumtuese
dhe mbledhja e materialeve nga antika e nga trashëgimia kulturore e kësaj treve.
Ferizaj ka këto objekte dhe institucione kulturore: Shtëpinë e Kulturës “Hivzi
Sylejmani”, godinë e ngritur më 1924, një nga objektet më të lashta në qytet;
Bibliotekën Publike të Qytetit ” Sadik Tafarshiku”, godinë e ngritur më 1928 dhe
Graf. 14 Përqindja e sipërfaqeve sipas shfrytëzimit të tokës
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
29
shtatë biblioteka nëpër fshatra; Bibliotekën Ndërkomunale “Anton Çetta” në qytet;
Teatrin Profesional “Adriana Abdullahu”; Galerinë e Arteve; Kinemanë e Qytetit;
Arkivin Historik të Qytetit; Mullirin e Nikës, ende në funksion, që nga viti 1321 etj.
Stacioni i trenit
Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të
Ferizajt dhe të zhvillimit ekonomik të tij, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore
(1873) dhe stacioni hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e
udhëtarëve dhe të mallrave, që njëkohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e
fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së qytetit
tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin
1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç
fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërmarrjet tjera që ekzistojnë në Ferizaj, janë
themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.
Biblioteka Publike ,,Sadik Tafarshiku”
Ky objekt me një arkitekturë të radhë për qytetin u themelua në vitin 1873 dhe
konsiderohet si objekti më i vjetër i qytetit të Ferizajt. Përkon me themelimin e qytetit
të Ferizajt. Kjo bibliotekë dikur kishte shërbyer si objekt komune për qytetin e
Ferizajt, më pas edhe si burg, por vlen të ceket se pas mbarimit të luftës ajo u
shëndrua në tempullin e dijes duke marrë edhe emrin e Sadik Tafarshiku, njeriu që
shpërndau librin në kohë të vështira.
Biblioteka është themeluar nga Këshilli i rrethit të Ferizajt në vitin 1950 me degët e saja
në Talinovc i Muhaxhereve, Nerodime dhe Komogllavë.
Biblioteka kaloi nëpër kohë të vështira dhe me përkushtim të madh ka arritur të
konsolidohet ku edhe pa dyshim nuk kanë munguar edhe sukseset.
Puna profesionale shtrihet në disa sektorë si: Sektori i përpunimit të koleksioneve
librare, sektori i informatikës, sektori i periodikut, sektori i huazimit të librave për
fëmijë, sektori i huazimit të librave për të rritur dhe salla e leximit. Për momentin janë
të punësuar pesëmbëdhjetë punëtorë.
Arkivi i Ferizajt, ish-Biblioteka publike ,,Anton Qeta”
Bibliotekat publike janë një fenomen botëror. Ato gjenden në shoqëri të ndryshme, në
kultura të ndryshme dhe në nivele të ndryshme zhvillimi. Pavarësisht nga kushtet e
larmishme në të cilat ato veprojnë, shërbimet e ndryshme që ofrojnë, si dhe mënyrat e
kryerjes së tyre, ato zakonisht kanë karakteristika të përbashkëta që, mund të
përcaktohen si më poshtë.
Biblioteka publike është një organizëm i krijuar, i mbështetur dhe i financuar nga
komuniteti nëpërmjet qeverisjes lokale, rajonale ose kombëtare, mbase edhe nëprmjet
formave të tjera të organizimit të të komunitetit. Ajo siguron hyrje në dije, informacion
dhe vepra, nëpërmjet një sërë burimesh e shërbimesh dhe ofron shërbim të barabartë
për të gjithë anëtarët e komunitetit, pavarësisht nga raca, kombësia, mosha , besimi
fetar, gjuha, shkalla e aftësisë, gjendja ekonomike, punësimi dhe edukimi.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
30
Xhamia dhe kisha në një oborr, fenomen i rrallë
Sa i përket xhamisë e cila njihet nga banoret lokal edhe si xhamia e madhe është
ndërtuar në vitin 1891 e cila ishte e njohur edhe si xhamia e Mulla Veselit. Sa i përket
restaurimit të kësaj xhamie një ka ndodhur në mes vitit 1942-43, ndërsa në vitin 1957
është bërë ngritja e minares, pasi që kjo xhami edhe nuk kishte minare. Në vitin 1993
ka pasur edhe një restaurim nga BIK dhe autoritetet e atëhershme. Duke parë të
nevojshme dhe rritja e besimtarëve në këtë xhami, në vitin 2003 është bërë rritja e
xhamisë dhe ndërtimi i shatërvanit. Në vitin 2006 është ngritur edhe minarja e dytë
dhe kapaciteti përballues për momentin është deri në 600 përçona Kisha Pravosllave
serbe e njohur si kisha e Shën Uroshit është ndërtuar ndërmjet viteve 1929-1933 e cila
edhe është ndërtuar në oborrin e xhamisë. Sa i përket ndërtimit në atë kohë ishte një
kuriozitet i veçantë pasi në territorin e atëhershëm në ish-Jugosllavi ishte e vetmja,
ndërsa në botë ishte e dyta, pasi që ngjashëm ekziston edhe një tjetër. Kishën e ka
ndërtuar arkitekti nga Shkupi Josif Mihajlloviq.
Ish- gjimnazi “Ismajl Qemajli”
Objekti në fjalë është i ndërtuar në vitin 1928. Ky objekt më herët ka shërbyer si
shkollë, por me dëbimin e nxënësve shqiptarë në këtë shkollë, objekti është i lënë pas
dore. Në këtë shkollë kanë mësuar nxënës të komuniteteve pa dallim që jetojnë në
komunën e Ferizajt qoftë ata shqiptarë, serb, romë, ashkalinjë, etj. Objekti është në
gjendje të mirë, por deri më tani ai ka mbetur pa funksion. Në oborrin e kësaj shkolle
në vitin 1991 regjimi i asaj kohe ka ndërtuar një ndërtesë disa katërshe të cilën
ndërtesës nuk arriti ta finalizoj dhe pas lufte këtë ndërtesë të ndërtuar në oborrin e
kësaj shkolle e kanë finalizuar zyrtaret komunal të cilën e kanë shpërndarë për familjet
me nevojë.
Ish-Konvikti për studentë
Sa i përket këtij objekti kisha ofroj një historik të shkurtër lidhur me aktivitetin e tij.
Objekti në fjalë është i ndërtuar në vitin 1930 dhe deri në përfundim të viteve 1991-92
ka shërbyer si shkollë fillore deri në largimin e nxënësve shqiptar nga shkolla. Pas
përfundimit të luftës, prapë kjo shkollë u shëndrua në një objekt edukimi, por dallonte
objektivi i saj, pasi që tani këtu përgatiteshin njerëz për profesione adekuate
profesionale si: instalues i ujësjellësit, instalues i rrymës elektrike, axhustatorë,
drupunuese, ndërtimtari e disa profile të tjera. Në vitin 2012, ky objekt është liruar nga
Qendra për Aftësi Profesionale dhe tani është në shfrytëzim të disa organizatave e
shoqatave të ndryshme siç është shoqata e të verbërve në komunën e Ferizajt.
Teatri i qytetit
Sa i përket këtij objekti edhe ky numërohet nder më të vjetrit në qytet. Është ndërtuar
ndërmjet viteve 1924-28. Sa i përket objektit është përdorur për nevoja të ndryshme.
Thuhet se në këtë objekt ka qenë e vendosur dikur edhe shoqata e gjuetarëve, por
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
31
gjëra që janë të dokumentuara, janë se në mes të dy luftërave botërore, objekti në fjalë
ka shërbyer për nevoja teatrale. Sipas shënimeve të kohës dhe të dhënave, aktiviteti
kulturorë në qytetin e Ferizajt ishte i organizuar në Shoqëritë Kulturore Artistike
(SH.K.A). Në vitin 1941 në krye të këtyre aktiviteteve ishte Lorenc Antoni, i cili thuhet
se ishte i transferuar nga Shkupi, pasi që në atë kohë nuk kishte mundësi për ta
ushtruar aktivitetin ashtu siç kërkohej, ndërsa këtu në qytetin e Ferizajt ishte më
ndryshe.
Sa i përket objektit në fjalë ai ishte i dëmtuar në mas të madhe edhe në luftën e fundit
të viti 1998-99. Është rinovuar disa herë dhe sot objekti është në gjendje të mirë dhe
mjaft funksionalë.
Është bërë i përhershëm edhe organizime të ndryshme festivali si: festivali i teatrove
profesionale etj, që i përkasin fushës së kulturës në këtë qytet.
Mulliri i Nikës
Sa i përket mullirit të Nikës i cili është i mbrojtur me ligj gjendet në Ferizaj në
perëndim të qytetit, afër me fenomenin natyror Bifurkacioni. Mulliri i Nikës shumë
më herët ishte i propozuar për mbrojtje, por në fakt vetëm pas lufte ka hyrë nën
mbrojtje, por territori i saj është prekur, pasi nuk është respektuar perimetri i paraparë
me ligj. Është restauruar për tre herë duke u munduar që mos ti humbet pamja dhe të
ndryshohet asgjë nga ndërtimi i mëparshëm.
Bifurkacioni
Sa i përket trashëgimisë natyrore në qytetin e Ferizajt, nuk është edhe aq e pasur, por
atë që e bëjnë më të njohur pa dyshim është edhe degëzimi i ujit që është i vetmi në
Evropë dhe i dyti në botë, është Bifurkacioni. I ngjashëm me këtë fenomen natyrorë
thuhet se është edhe një në shtetin e Kolorados të Shteteve të Bashkuar të Amerikës.
Sa i përket këtij fenomeni natyrorë, deri më tani edhe nuk janë marrë shumë seriozisht
me këtë çështje, por viteve të fundit ka filluar një përkujdesje më e veçantë dhe ka
filluar mirëmbajtja. Vlen të cekët se në vitin 2012 nga Komisioni Evropian i cili vepron
në pjesën tonë është bërë rregullimi i shtratit dhe rregullimi i trotuarit për vizitorë.
Xhamia e Berishëve
Në juglindje të qytetit të Ferizajit, afro katër (4) kilometra shtrihet fshati Greme. Një
fshatë më i madhi për nga numri i banorëve të kësaj komune. Fshati është mjaftë i
vjetër për këtë edhe dëshmon edhe gjetjet në fushën e arkeologjisë, por edhe xhamia
që është brenda fshatit. Xhamija gjendet në lagjen e Berishëve, e cila sipas banorëve,
por që nuk është e dokumentuar i përket shek.XV.
Sa i përket arabeskave apo arkitekturës, për pos që dëshmon se është e vjetër nuk ka
nga këto të cekura më lartë. Asnjëherë nuk ka pasur as minare. Sa i përket restaurimit
në këtë xhami është bërë disa herë. Sipas rrëfimit të disa hoxhallarëve që, në këtë
xhami kanë investuar disa herë dhe po këta hoxhallarë përkujdesën për mirëmbajtjen
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
32
e kësaj xhamie që është mbi 400 vjeçare dhe me mjaft sukses i ka rezistuar kohës fal
përkujdesjes së banorëve.
Kjo xhami ka shërbyer edhe si strehë për shumë kohë edhe e luftërave që kanë
vepruar në këto anë e sidomos në luftën e fundit të vitit 1998-99 ku ishte në shërbim të
UÇK-së. Duke parë të nevojshme ndërhyrjet emergjente QRTK-ja në Ferizaj, me
nismën e disa banorëve dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës është bërë edhe
restaurimi i fazës së parë. Punët në xhami kanë filluar me datën 10.06.2012 ku për
mbikëqyrjen e këtyre projekteve është caktuar edhe zyrtari nga Instituti për Mbrojtje.
Mulliri i Selman Begës
Ky është mulliri i Selman Begës i financuar nga Komisioni Evropian i cili është i
angazhuar në komunën e Ferizajt. Sa i përket mullirit në fjalë, edhe pse punët kanë
përfunduar, konsideroj se mulliri është i gatshëm për vizitorë, por e vërteta është se
para se të ndërtohej ose më mirë të thuhet të rindërtohet nuk është plotësuar me
dokumente dhe përpilim të historikut.
Kështu që ndoshta në një të ardhme duhet edhe të bëhet një hulumtim, sepse edhe
dokumenti i cili është përshkruar lidhur me mullirin në fjalë nuk përshkruan asgjë sa i
përket rëndësisë dhe vlerave që ka, për këtë mendoj se është duhur të jetë një foto e
më hershme për mullirin.
Shtëpia ka vlera arkitektonike -Shtëpia e z. Hasan Fazlia nga Kosharja e Ferizajt ka
vlera të trashëgimisë kulturore arkitektonike karakteristike për arkitekturën e Rrafshit
të Kosovës. Sa i përket stilit të ndërtimit, vërehet shumë mirë edhe mënyra e ndërtimit
të saj me gurë dhe qerpiç të lidhur në mese edhe me drunj, që ishte kulturë e ndërtimit
e shekullit XIX. Pas grumbullimit të të dhënave, del se shtëpia në fjalë është rreth 150
vjet e vjetër e që duket të jetë shtëpia më e vjetër në komunën e Ferizajt dhe të Shtimes,
e cila i ka rezistuar kohës. Ajo i përket periudhës së gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Të ngjashme me këtë shtëpi, po në këtë fshat, kanë qenë edhe dy të tjera, por për fat të
keq ato nuk ekzistojnë më, ndërsa e veçanta e kësaj shtëpie është stili i formave të
kullave të ndërtuara në Rrafshin e Kosovës. Sa i përket historikut të kësaj shtëpie e cila
mendohet të jetë e shekullit XIX më saktësisht fundit të këtij shekulli, të gjitha të
dhënat janë gojore, pasi që deri në ditët e sotme nuk kemi shkrime të cilat kanë
trajtuar këto stile të ndërtimit në mënyrë të veçantë për rrethin e Ferizajt. Krahas
vlerave arkitektonike, shtëpia e fshatit Koshare ka edhe vlera historike. Gjatë
periudhës së sundimit osman, në fshatin Koshare dhe në këtë shtëpi janë mbajtur
shumë takime, mbledhje e kuvendime nga patrioti i kësaj ane të çështjes shqiptare si
Mulla Syla. Në këtë shtëpi, ai së bashku me shumë udhëheqës të tjerë të kohës, kishte
organizuar takime të fshehta për çlirim nga pushteti osman.
Kroi i periudhës Iliro-romake
Sa i përket objektit në fjalë, ky ndodhet në fshatin Komogllavë në juglindje të Ferizajt.
Në bazë të literaturës së konsultuar dhe mbledhja e informacioneve nga terreni, del se
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
33
këta gypa duhet të jenë vendosur në periudhën para romake, pasi që romakët për
sistemet e ujësjellësit që ngrisnin, përdornin më së shumti gypa prej plumbi e shumë
radhë nga dheu si ky i cili po prezantojmë. Gjurmët e vendbanimit antik hasen në të
gjitha anët e fshatit, por më së lehti mundë të hetohen nëse do të ndiqet shtrirja e
gypave të ujësjellësit, pasi që edhe aty janë të ruajtura dhe mendoj se edhe orientimi
për hulumtime është shumë më i lehtë, sepse aty mund të gjenden shtresa hiri, blozë
por edhe pjesë të enëve nga qeramika, që nga forma dhe përbërja që ka i takojnë
poçerisë vendase (dardane) të Antikës së vonshme.
Gjetjet arkeologjike
Ne fshatin Nikadinë, më saktësisht në kilometrin e dytë të daljes nga Ferizaji, gjendet
një lokalitet arkeologjik shumë i çmuar i cili në brendësin e vetë ruan shumë histori të
llojit të kishës paleokristiane.
Sa i përket gjetjeve në këtë lokalitet, ai sot ndodhët në duart e një qytetari, i cili edhe
kujdeset për këto të mira materiale dhe shpresojmë se një ditë këto të mira materiale
do të ekspozohen në vendet e duhura aty edhe ku ka nevojë. Objektet e gjetura në këtë
lokalitet janë të një rëndësie të veçantë dhe prezanton kohën e vjetër të civilizimit në
këtë rajon.
Ansambël objektesh
Sa i përket këtij lloji të shtëpive të ndërtuara me gurë, në rrethin e Ferizajt shumë rrallë
gjenden dhe janë në zhdukje e sipër, por vlera e kësaj është tipikë sepse përbën një
ansambël objektesh të ndërtuara nga guri dhe kryesisht këto tipe të shtëpive janë të
ndërtuara në vendet rurale siç është kjo e fshatit Jezercë.
QRTK në Ferizaj në bashkëpunim me Komisionin Evropian kemi paraparë që këto
shtëpi të restaurohen dhe të vendosën në dispozicion për vizitorë, ku për këtë edhe
kemi bërë një planë që të futën nën mbrojtjen e ligjit dhe të shëndrrohen në bujtina për
vizitorë.
Lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme 2015
Në Komunën e Ferizajt, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka identifikuar dhe
përshirë në mbrojtje të përkohshme:
12 Monumente/ Ansamble të trashëgimisë kulturore arkeologjike;
8 Rezervate arkeologjike;
23 Monumente/ Ansamble të trashëgimisë kulturore arkitekturore;
1 Zonë të Veçantë të Mbrojtur.
Manastiri i Shën Uroshit (Zonë e Veçantë e Mbrojtur)
Manastiri i Shen Uroshit mbrohet me Ligjin mbi zonat e veçanta të mbrojtura,
Nr.03/L-039. Kjo zonë do të kufizohet me një hapësirë prej 100 metrash rreth
perimetrit të sajë sipas nenit 7.4 të po këtij ligji.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
34
2.4 Infrastruktura teknike
2.4.1 Infrastruktura rrugore
Sa i përket shtrirjes së rrugëve publike, Komuna qëndron shumë shumë mirë, sepse
nga 344 km2 të territorit, 3.37 km2 janë rrugë të asafaltuara, që përfërafërsisht 1% të
territorit.
Përbrenda Komuës shtrihen rrugët publike me sipërfaqet vijuese:
Lloji i rrugës Autoudha Magjistrale Regjionale Urbane Rurale
Sipërfaqja (ha) 176.73 17.8 16.94 18.39 107.15
Përqindja (%) 52.44% 5.35% 5.09% 5.53% 32.22%
Tabela 15 Sipërfaqet sipas llojit të rrugëeve
Grafika 10 Diagrami i sipërfaqeve në hektarë të rrugëve publike të asfaltuara sipas llojit
Gjersa sa përket raportit të rrugëve komunale të asfaltuara në mes të vendbanimeve
rurale dhe urbane për kokë banori, kryesojnë vendbanimet rurale me 16.33 m2 për
kokë banori në krahasim ato urbane prej 4.31 m2 për kokë banori.
Rrugë rurale Rrugë urbane
Sipërfaqja (m2) 1,077,534 183,954
Numri i banorëve 65,982 42,628
m2/kokë banori 16.33 4.32
Tabela 16 Raporti i rrugëve komunale të asfaltuara në mes të zonës rurale dhe urbane
Sasia e lartë e rrugëve të asfaltuara në vendbanime rurale, krahasuar me ato urbane,
është si pasojë numrit të lartë të vendbanimeve rurale të shkapërderdhura dhe lineare,
të cilat kërkojnë më shtrirje më të lartë të rrugëve publike.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
35
Grafika 12 Diagrami i raportit të sipërfaqeve m2, të rrugëve komunale të asfaltuara për kokë banori në mes të
zonës rurale dhe urbane
Harta. 3. Rrjeti rrugor dhe hekurudhor
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
36
2.4.2 Infrastruktura e energjisë elektrike
Rrjeti elektrik është i shtrirë në të gjitha vendbanimet e Komunës. Stacioni i 400KV në Sojevë paraqet një mundësi të mirë për furnizim të qëndrueshëm të rrymës elektrike në Komunë. Mirëpo, furnizimi me energji elektrike në Komunë karakterizohet me këto mangësi:
numrit të madh të TS-ve në një linjë dhe mungesës së balancës në TRD (>70% të ngarkuar, të ngarkuar<35%);
egra dhe linjave të gjata radiale me shumë degëzime të shtërngakuara; mëdha teknike deri në 23.5%
total, prej të cilave 15% janë humbje teknike dhe rënieve të mëdha të tensionit.
Harta. 4. Shperndarja e rrjetit elektroenergjetik
2.4.3. Infrastruktura e ujësjellësit
Qyteti i Ferizajt furnizohet me ujë nga katër burime , uji merret nga katër lumenj
me rrjedhje direkte pastaj që të katër kaptimet e ujit shkojnë në fabrikën për trajtimin
e ujërave në Pleshinë dhe nga aty përmes rezervuarit V=5000 m³ furnizohet pjesa
Urbane dhe fshatrat Nekodim, Doganaj, Dubravë, Pleshinë e Ulët , Zaskok, Talinoc i
Jerlive dhe Blenisht.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
37
Kapaciteti i Burimeve të ujit dhe sasitë e nxierrjës apo kapjes sipas KRUK
„Bifurkacioni‟ janë:
1. Lumi i Madh- Jezerc (80-100) l/s, apo (5480 - 6480) m³/ditë, që ka pellg ujëmbledhës me sipërfaqe 33.73 km2 .
2. Lumi i Vogël- Nerodime (45-70) l/s, apo (3888 - 6048) m³/ditë, që ka pellg ujëmbledhës me sipërfaqe 14.09 km2.
3. Prroji i Sylës- Pleshinë (20-45) l/s, apo (1728 - 3888) m³/ditë, që ka pellg ujëmbledhës me sipërfaqe 7.87 km2.
4. Prroji i Pukës- Pleshinë (10-25) l/s, apo (864 - 2160) m³/ditë, që ka pellg ujëmbledhës me sipërfaqe 3.11 km2.
Të gjitha këto burime-apo kaptime të ujit trajtohen në fabrikën për pastrimin e ujërave
të pijshëm në Pleshinë. Kapaciteti maksimal i pastrimit të kësaj fabrike është 200-250
l/s.
Fabrika për trajtimin e ujit
Burimi kryesor për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Ferizajt është fabrika
për prodhimin e ujit në fshatin Pleshinë, e cila daton nga data 1965 me një kapacitet të
vogël për prodhimin e ujit afërsisht 80 l/s që plotësonte nevojat minimale të asaj kohe,
ndërsa në vitin 1988 është bërë një renovim i cili u vu në funksion, duke ju falënderuar
qeverisë Zvicerane në vitin 2002-2003 ku Fabrika për prodhimin e ujit pësojë një
renovim rrënjësor me një vlerë investive 2,000,000 €.
Në këtë investim pësuan ndryshime të mëdha ku Fundërruesi, Sistemi i Filtrimit,
Sistemi i Dozimit të kemikaleve dhe laboratori tani në çdo moment kontrollon ujin e
trajtuar dhe të patrajtuar. Tani kjo fabrikë funksionon në mënyrë automatike dhe me
këtë është rritë kualiteti i ujit, përparësi tjetër e FPU-it është se në kohë reale përcjellët
procesi i përpunimit të ujit nga dhomat komanduese nëpërmes sistemit kompjuterik
SCDA-s ku njëkohësisht bëhet edhe ruajtja e të dhënave në Data Bazë.
Pjesa Urbane - Gjendja ekzistuese e furnizimit me ujë
Në kuadër të nevojës së analizës te gjendjes ekzistuese të sistemit të furnizimit me
ujë të Qytetit, pjesëve Urbane dhe rurale janë angazhuar ekipe profesionale për të
analizuar dhe planifikuar këtë gjendje në mënyrë që në të ardhmen të kemi një sistem
të qëndrueshëm të furnizimit me ujë të pijes.
Aktualisht, KRUK „Bifurkacioni‟ Sh. A. e cila është ofruesi kryesor me ujë të pijshëm
në komunën e Ferizajt, e cila ofron shërbime për pjesën e qytetit dhe 7 fshatrave te
cilat furnizohen nga burimet sipërfaqësore . Koha e shërbimit – ofrimit të ujit të
pijshëm është 19 orë.
Burimet e marrjes së ujit për qytetin dhe 7 fshatra janë ujerat sipërfaqësor (Lumi i
Madh, Lumi i Vogël, Përroi i Sylës dhe Përroi i Pukës), ku uji merret nga katër
lumenj me rrjedhje direkte pastaj që të katër kaptimet e ujit shkojnë në fabrikën për
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
38
trajtimin e ujërave në Pleshinë dhe nga aty përmes rezervuarit V=5000 m³ furnizohet
pjesa Urbane vendbanime si: Talinovc i Jerlive ,Nokodim, Doganaj, Dubravë,
Pleshinë, Zaskok shiko tabelën vijuese:
Vendbanimet Burimi dhe Kaciteti Nr I
Banoreve
Kyçje Shtepiake ne
databazë
Gjatësia
1 Doganaj 200 l/s (Pleshinë) 1100 144 124 km-147km
2 Dubravë+ Blenisht 200 l/s (Pleshinë) 1472 265 Për Qytetin dhe 6 fshatra
3 Ferizaj 200 l/s (Pleshinë) 42628 10387
4 Nekodim 200 l/s (Pleshinë) 3718 753
5 Talinoc i Jerlive 200 l/s (Pleshinë) 3428 112
6 Pleshinë e Ulët 200 l/s (Pleshinë) 4 506 220
7 Zaskok 200 l/s (Pleshinë) 1235 270
Tabela 17 Vendbanimet që furnizohen me ujë nga fabrika në Pleshinë
Uji i ofruar për zonën e shërbimit të cilën e mbulon KRUK “Bifurkacioni” i plotëson
standardet e ujit të pijshëm sipas rregullores, respektivisht standardeve të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe rregulloreve dhe normave të IKSHP.
Fabrikë funksionon në mënyrë automatike dhe me këtë është rritë kualiteti i ujit,
përparësi tjetër e FPU-it është se në kohë reale përcjellët procesi i përpunimit të ujit
nga dhomat komanduese nëpërmes sistemit kompjuterik SCDA-s ku njëkohësisht
bëhet edhe ruajtja e të dhënave në Data Bazë.
Aktualisht fabrika në Pleshinë ka kapacitet projektues prej 200-250 l/s.
Sipas raporteve nga KRUK “Bifurkacioni” pjesa urbane me 7 fshatrat arrin 95% të
mbulueshmërisë së furnizimit me ujë të pijshëm.
Rrjeti Shpërndarës Ekzistues
Fabrika ne Pleshinë furnizon me ujë zonën urbane dhe 7 fshatra përreth:
Numri i kyçjeve dhe lloji ( 12500 Amvisëri duke përfshirë rreth 1400 konsumatorët komercial dhe institucional.
Gjatesia e përgjithshme e rrjetit në pjesën urbane me furnizim me ujë të pijëshme L= 124,000.00 m‟ ose L=124,00km;
Matrialet në sistemin e ujësjellësit ( 10%AC, 5% PVC, 5% Zn, 80 % HDPE );
Numri i Pompave dhe Zerervuareve (Pompa 0, Rezervur i Betoni 1 copë
me V=5000m3).
Gjithashtu gjatë dekadës së fundit janë bërë zëvendësime të tubave të vjetra dhe
thuajse diku rreth 74 km gjatësi ose 60 % janë zëvendësuar që nga viti 2000 e këndej
ku pjesa më e madhe e zëvendësimeve është bërë gjatë vitit 2010-2013 dhe kryesisht
zëvendësimet e bëra janë kryesisht me diametër te vegjël dhe të mesëm.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
39
Matrialet e tubave nga vendburimet deri te fabrika në Pleshinë:
Vendburimi Materiali Diametri Gjatësia
Prroni i Pukës FPU-Pleshinë AC DN 200mm 850m
Prroni i Sylës FPU-Pleshinë AC DN 200mm 1100m
Lumi i vogël FPU-Pleshinë AC DN 250mm 10000m
Lumi i madhë FPU-Pleshinë HDPE Ø 400mm 9500m
Tabela 18 Burimet e furnizimit me ujë dhe gjatësitë e tubave nga burimi deri te fabrika
Sipas gjendjes ekzistuese rezulton se në pjesën urbane mbulueshmëria e furnizimit
me ujë sipas numrit të banorëve arrin 98 %.
Nr Emri i Vendburimeve X Y Z Sasia e Burimit (l/s)
1 Lumi i Madhë 7,502,689.38908 4,691,979.30249 722 85
2 Lumi i Vogël 7,504,319.02116 4,690,169.91837 725 55
3 Përroi i Sylës 7,508,186.31325 4,688,588.40293 740 30
4 Përroi i Pukës 7,509,042.95957 4,688,505.12050 705 20
5 Përroi Nerodime EP 7,503,029.27783 4,691,529.79241 821
Tabela 19 Burimet sipërfaqësore
Harta. 5. Rrjeti i ujësjellësit
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
40
2.4.4. Infrastruktura e kanalizimit
Ferizaji është qytet i rrethuar me shumë fshatra dhe thuajse i gjithë qyteti dhe
fshatrat kanë të ndërtuar sistemin e kanalizimit ku shkarkimet e ujërave të zeza
bëhen kryesisht ne lumin Neredime dhe në disa përroska të afërta ku numri i pikave
të shkarkimeve arrin në 22 pika shkarkimi dhe më ketë ndotin ujin e lumit Neredime.
Te gjitha kanalizimet e ndërtuara gjere me tani janë te ndërtuara si sisteme te
përbashkëta ku:
Ujërat atmosferike në pjesën urbane te qytetit shkarkohen në të njëjtin
kolektor me ujerat e zeza ; dhe
Ujërat Industriale shkarkohen pa trajtim paraprak në kolektorin e ujëra ve
të zeza apo atmosferike.
Fshatrat e Ferizajt në bazë të topografisë së terrenit janë të shtrira në katër zonat
vijuese:
Zona Veri;
Zona Jug;
Zona Lindje; dhe
Zona Komogllavë.
Në vitet e fundit , nga viti 2006 e tutje , komuna e Ferizajt ka pasur një program
pothuajse të vazhdueshëm të instalimit të kanalizimeve në fshatrat rurale të Ferizajt.
Tabela vijuese tregon shtrirjen e rrjetit ekzistues:
Lloji Pjesa Urbane Total
Qendra e Qytetit Pjesa e re e Lindjes
Rrjeti m' 70285 46700 116985
Pusetat nr 2144 1305 3449
Tabela 20 Gjatësia e rrjetit të kanalizimeve dhe numri i pusetave në pjesën urbane të Ferizajt
Lloji Pjesa Rurale-Fshatrat Total
Jug Veri Lindje Komogllavë
Rrjeti m' 138380 155423 62598 16514 372915
Pusetat nr 3757 4301 1735 476 10269
Tabela 21 Gjatësia e rrjetit të kanalizimeve dhe numri i pusetave në pjesët rurale në tri zonat e Ferizajt
Aktualisht, KRUK Bifurkcioni operon dhe mirëmban sistemet e ujërave të zeza në 17
fshatra dhe është duke planifikuar për të marrë përsipër përgjegjësinë edhe për
24 fshatra në të ardhmen e afërt. Pasi të gjitha Sistemet e kanalizimeve ekzistuese
janë marrë përsipër KRUK Bifurkacioni do të jetë përgjegjës për L=372 km rrjet të
kanalizimeve në zonat rurale plus 117 km në qytet, dhe duke e bërë një rrjet të
përgjithshme prej L=489 km.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
41
Gjeri më tani numri i fshatrave qe kanë sistem të kananalizimit janë:
17 Fshatra, që menaxhohen nga KRUK Bifurkacioni;
24 Fshatra, që planifikohen të hyjnë ne sistem të menaxhimit;
2 Fshatra, që nuk kanë sistem të kanalizimit.
Materialet e përdorura
Materialet e përdorura gjatë periudhave kanë evoluar dhe atë varësisht nga zhvillimi
i teknologjisë ku në vazhdimësi në etapën e fundit në rrjetin e qytetit janë bërë
zëvendësime të shumta të tubave.
Deri ne dekadën e fundit janë përdorur tubat e betonit, qeramikës dhe PVC ku në 10
vjetshin e fundit janë zëvendësuar me materialet e PE SN së, dhe po ashtu janë rritur
diametrat e tyre në pjesë të caktuar të sistemit si dhe janë rritur gjatësitë në pjesët e
zgjeruara urbane.
Gjatësia e rrjetit ne pjesën Urbane L=117000m’ ose L=117.00 km gjatë të tubave.
Në tabelën e vijuese janë paraqitur gjatësitë e tubave për çdo material që është në
sistemin e kanalizimit në pjesën urbane:
Tabela 22 Gjatësitë e tubave për çdo material që është në sistemin e kanalizimit në pjesën urbane
Vendbanimet që kanë rrjet të kanalizimit në zonën e Veriut, shkarkohen në 14 pikat
vijuese:
Vendbanimi Gjatësia (m)
1. Muhovc
2. Pjesa Veriore Ferizaj zona industriale
3. Talinoc i Muhaxhereve 11675
4. Talinovc i Jerlive
5. Sazli 5909.33
6. Pojatë 32594
7. Softaj 4194.89
8. Papaz 56217
Diametri i tubave Betonit Keramikë PVC PESN
160.00 1,530 15,800
200.00 1,900 1,530 13,640 4,000
250.00 3,000 1,850 6,840 12,500
300.00 6,600 4,000 4,700 7,500
400.00 7,300 3,600 2,200
500.00 1,900 3,200
600.00 5,600 1,000
800.00 1,960
1,000.00 5,600
1,200.00 498
Totali (m) 32,114 7,387 30,502 46,168
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
42
9. Rahavicë 23084
10. Cërnillë 14085
11. Babush 7949
12. Surqinë 23384
13. Mirash 68002
14. Bablak deri te ITU
15. Prelez i Jerlive 64010
16. Prelez i Muhaxherve 30582
17. Kosine 5169
18. Loshkobare 10171
19. Slivove 1947
20. Dremjak 9093
21. Koshare 13465
22. Tërn (Trim) 8690
Tabela 23 Gjatësitë e tubave për çdo material që është në sistemin e kanalizimit në zonën veri
Vendbanimet që kanë rrjet të Kanalizimit në zonën e Jugut, shkarkohen me 8 pika
vijuese:
Vendbanimi Gjatësia (m)
23. Neredime e Eperme 12013
24. Neredime e Poshtme 8737
25. Balaj 8470
26. Manastirc
27. Dubravë
28. Pleshinë 7857
29. Doganaj
30. Greme 33689
31. Varosh 16029
32. Gaçkë 3454
33. Rakaj 12402
34. Gërlicë 19355
35. Bibaj 33523
36. Zaskok
37. Nikadin 14781
Tabela 24 Gjatësitë e tubave për çdo material që është në sistemin e kanalizimit në zonën jug
Vendbanimet që kanë rrjet të Kanalizimit në zonën e Lindjes shkarkohen vetëm në
një pikë afër fshatit Dardani, janë të paraqitura në vijim:
Tabela 25 Gjatësitë e tubave për çdo material që është në sistemin e kanalizimit në zonën lindore
Vendbanimi Gjatësia (m)
38. Zllatar 6852
39. Dardani (Tankosiq) 13535
40. Sojevë 21474
41. Mirosalë 15873
42. Fshati i Vjeter 40414
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
43
Tabela 26 Gjatësia e tubave për çdo material që është në sistemin e kanalizimit në zonën lindore
Nga përshkrimi i gjendjes aktuale shpërndaja e rrjeteve te kanalizimeve deri ne vitin
2016 arrin mbulueshmëri deri në 98 % të banorëve.
Vendbanimet e vetme që nuk kanë qasje në rrjet të kanalizimit, janë vendbanimet
vijuese, të zonës jugore:
Burrnik; dhe
Jezerc.
Rrjeti i kanalizimit nuk trajtohet nga impjantet, por në zonën veriore, disa
veëndbanime derdhet në gropa septike, në vendbanimet vijuese:
43. Muhovc;
44. Talinovc i Jerlive;
45. Bablak, jashtë funksion;
46. Tërn.
Vendbanimi Gjatësia (m)
Komogllavë 43078
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
44
III. A N A L I Z A e Kushteve Mjedisore dhe Komponenteve Mjedisore
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
45
III. ANALIZA SWOT
Më poshtë paraqiten problemet më të rëndësishme mjedisore, zonat mjedisore
dhe faktorët avantazhues, përkeqësues, kërcënues dhe mundesi për permiresim.
3.1 Zonat me Probleme Mjedisore
Ky seksion bënë një përmbledhje të analizës së mësipërme të kushteve mjedisore
në Komunën e Ferizajt dhe vë në dukje:
Zonat që vuajnë nga një degradim i thellë mjedisor apo që po kalojnë një shok
mjedisor;
Zonat me ndjeshmëri të veçantë mjedisore, të cilave mund të pësojnë
ndryshime të pakthyeshme të ekosistemeve, nëse nuk u ofrohet një mbrojtje më
e mirë mjedisore; dhe
Përmbledhje të natyrës dhe shkallës së ndikimeve të mundshme në mjedis,
nisur nga përshkrimet e bëra në këtë kapitull.
Diskutim i grupeve të faktorëve në analizën SWOT.
Zonat që vuajnë nga degradim i thellë mjedisor
Të gjithë lumenjtë dhe proskat, vuajnë degradim dhe ndotje mjedisore të
shkaktuar nga depozitimi i vazhdueshëm i mbetjeve të ujërave të ndotura dhe i
lëndëve të ngurta sidomos lumi Neredime në të cilin ka shakarkime të mëdha të
ujërave të zeza nga kanalizimet që hidhen në të. Pastrimi i lumenjve të Ferizajt kërkon
një menaxhim më të mirë të mbetjeve të ngurta, sidomos në vendbanimet e mëdha, si
dhe sigurimin e kolektorëve të duhur gjatë rrugës.
Nëse nuk kontrollohet rritja e numrit të automjeteve dhe nuk ndërmerren masa
për të përmirësuar rrugët, standardet e karburanteve dhe të shkarkimeve, atëherë
rritja eparashikuar me katër herë më shumëe mjeteve do të ketë pasoja në cilësinë e
ajrit. Masat e ndërmarra nga Qeveria për reduktimin e makinave të vjetra nëpërmjet
taksimeve dhe renia e ritmit të ndërtimeve kanë dhënë efekte pozitive në ndotjen e
ajërit, por jane të pamjaftushme për të siguruar cilesi te ajrit dhe nivel te zhurmave
brenda standardeve.
Zonat që kanë nevojë për Mbrojtje Mjedisore
Gjatë planifikimit të rrugëve dhe zonave të reja apo objekteve tjera në Planin
Zhvillimir Komunal në radh të parë duhet të ruhen zonat me vlera natyrore, objektet e
mbrojtura të natyrës siç janë trungjet e vjetra dhe interesante për shkencën,
gjeomunumentet dhe objekte tjera të cilat janë me vlera të veçanta për shkencën dhe
kulturën.
Burimi i ujit mineral në Burrnik, Jezerc.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
46
Bifurkacioni në lumin Neredime – fenomen ky i rrallë natyror dhe hidrografik në
botë.
Peisazhet natyrore në fshatin Jezerc dhe Burrnik.
Trungjet e vjetra si objekte natyrore me rendesi, etj.
Ndërkohë që këto zona dhe objekte të natyrës duhet të jenë të mbrojturanë
mënyrë institucionale dhe trajtim ose rishiqim të statusit të tyre. Komuna dhe
institucionet përgjegjëse përkëto zona duhet të marrin në konsiderat sugjerimet e
PZHK-së për zonat me vlera të larta natyrore.
Duhen marrë vendime në lidhje me përdorimin e ardhshëm të tokës në zonat e
parapara për vikende si dhe zonat tjera të pazhvilluara rreth vendbanimeve konform
kufijve të propozuar ndërtimor.
Mjedisi i ndërtuar është një fushë tjetër shqetësuese. Monumentet kryesore të
rëndësisë së Kosovës në Ferizaj do të vazhdojnë të ruhen, por ndërkohë duhen të
merren vendimet në lidhje me atë se sa nga trashëgimia e ndërtimit në Ferizaj, e
krijuar në periudha të ndryshme gjatë shekujve, do të ruhet. Këto vendime duhen
marrë sa me pare, pasi komuna po transformohet me shpejtësi dhe mbushja e zonave
të ndërtimeve tradicionale me godina mund të demtoje ose shkatërrojë vlerat e këtyre
zonave.
Ajo që është e rëndësishme është se pjesa më e madhe e degradimit mjedisor të
komunës nuk është i pariparueshëm. Problemet mjedisore të identifikuara të
menaxhimit të mbetjeve, të ngurta apo të lëngëta, si dhe ndotja e ajrit janë të
trajtueshme në se investimet kryhen në kohe dhe ne mënyrë efektive. Me ketë planë
janë trajtuar:
furnizimin me ujë;
menaxhimin e ujërave të zeza;
trafikun; dhe është në proces manaxhimi i integruar i mbetjeve.
Ekzistojnë ndërkohë edhe legjislacioni dhe politikat përkatëse të cilat po
zhvillohen me qëllim që t‟u përgjigjen problemeve mjedisore. Potencialisht eksizton
problem i ndotjes dhe i rënies së nivelit të ujërave nëntokësore për shkak të lumenjve
të ndotur dhe të degraduar nga eksploatimi i rërës dhe zhavorit dhe pompimit të
ujërave nëntokësore. Efekti i kësaj ndotjeje dhe i zvogëlimit të ujërave nëntokësore
mund të jetë i vështirë për t‟u parashikuar dhe riparuar.
Nëse nuk ndalohen ndërtimet pa kritere në zonat e rëndësishme mjedisore, në
mënyrë të veçantë, zhvillimi i cili po ndodh në rrethinë të disa vendbanimeve si në
tokat me bonitet të lart ashtu edhe në zonat kodrinore, ndikon në aspektin biologjik,
prishjen e zingjirëve ushqimor, ndërprerjen e korridoreve të rëndësishme për
komunikim të ekosistemeve mes veti, si dhe në apektin peizazhistik dhe mund të
sjellë rritje të rrjedhjeve, gjë e cila mund të përshpejtojë proceset natyrore të erozionit
dhe të shkaktojë rrëshqitje të tokës ose përmbytje.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
47
Projektet të cilat janë realizuar më herët sidomos ato të infrastrukturës rrugore
nuk janë përcjellë me vlerrësim të ndikimit në mjedis, kështu duke rezultuar në
degradim mjedisor në prishje të ashtuquajtura korridore të qarkullimit të shtazëve,
vendstrehimit të tyre dhe duke i larguar përgjithmon disa lloje nga ky territor.
Deri më tani nuk rezulton të ketë studime që të lidhin në mënyrë të
drejtpërdrejtë me ndikimin e cilesise se mjedisit, studime ka në nivel të përgjithshëm
kryesisht për cilesin e ajrit, ujit të pishem, zhurmat,por jo vetem, në shëndetin e
banoreve.
Në raportet e nivelit qendror ofrohen në formë të përgjithësuar informata të
sektorit shëndetësor në Kosovë, duke vënë në dukje çështje si siguria e ujit të pijshëm
dhe siguria rrugore si shqetësime madhore, por në këto raporte nuk trajtohet në
mënyrë specifike, ndërkohë që vë në pah edhe natyrën kontradiktore të disa prej
treguesve shëndetësorë. Kto raporte që kanë edhe dimensionin mjedisor mundë
shfrytzohen për të rekomanduar që Qeveria e Kosovës dhe ajo komunale duhet të
kalojnë nga ndërhyrjet me karakter kurativ në mjedis dhe shëndetësi, në ato me
karakter parandalues. Raporti tregon se stili i jetës.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
48
Analiza AWOT
Përparsitë
Kushte të përshtatshme fiziko-gjeografik, turizëm në zhvillim dhe burime natyrore kryesisht të mjaftueshme (Jezerci, Neredimja); Interesim ne rritje i qytetarve, autoriteteve shteterore dhe shoqerise civile per mjedisin Jan trajtuar shumë probleme dhe sfidat mjedisore me HZK Legjslacion mjedisor dhe planifikimi hapsinor i zhvilluar dhe permiresuar; Prani e teknologjive inovative në procese industriale dhe ndërtimore; Kushte të mira të transportit të mallrave dhe njerzëve hekurudha nëpërmes të komunës; Rritja e efektshmërisë së zbatimit të Ligjeve dhe detyrimeve financiare të popullsisë dhe biznesit në raport me taksat komunale; Përfshirja e ekipeve të kualifikuara në zbatimin e planeve dhe hartimin e projekteve të rendësishme në kuadër të HZK-së;
Dobësitë Mungesa e disa informatave për thellim të analizave për zhvillimet e planifikuara me HZK. Shkall e lartë e ndërtimeve informale; Shpopullimi i zonav malore dhe përqëndrim i konsiderushëm në zonat e ulta; Autostrada e cila kalon në komunë, burim i ndotjes, nxanje e tokës dhe gjenratorë i zhurmës; Rrugë me përmbajtje jot ë plotë (trotuar, parkingje, etj) Shkall e konsiderueshme nga ndotja e zhurmës dhe gazrave të djegieve të brendsëshme motorike; Motivim i ulët në segment të caktuar të administratës publike dhe qeverisjes lokale; Zvogëlimi i hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave të tjera publike; Ndërtimi i banimit kolektiv pa norma të duhura urbanistike dhe ndërtimore; Mungesa e koordinimit me komunat për rreth; Infrastruklturë jo shume e zhvilluar dhe e paintegruar (jo shumefunksionale); Manaxhim i dobet i mbeturinave; Mos trajtimi i hot spoteve mjedisore; Menaxhim jo i mirë i turizmit; Shkallë e ulët e të hyrave vetanake në buxhetin e komunës; Mos trajtimi i vendeve ku është gjuajtur me uranium të varfëruar gjatë luftës së fundit në Kosovë
Mundësitë Marrja e masave për mbrojtje dhe zhvillim të qështjeve mjedisore; Gadishmërie donatorve dhe Qeverisë për trajtim të pikave të nxehta mjedisore; Zhvillimi i kapaciteteve manaxhuese të politikave, planeve dhe programeve në nivel komunal;
Kërcënimet Prishje e balancit ekologjik; Shkatrrim i resurseve toksore,ujore dhe resurseve tjera; Shkatrrim i ekosistenmeve, biodiversitetit, florës dhe faunës; Rrezikim i shëndetit të populates; Shkatrrim i trashegimisë kulturore dhe
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
49
Krijimi i një Forumi qytetar gjithë përfshirës për kualitet të jetës më të mire, si nje njësi për oponencë dhe edukim mjedisor; Bashkëveprim i kordinuar me komunat tjera; Ndërtimi i impjantit për trajtim të ujërave të zezanë Gërlicë dhe trajtimi i përkohëshëm në pikat e fundit të derdhjeve të ujit të përdorur. Ndërtimi i deponive të përkohëshme të mbeturinave; Përmirësimi i shërbimeve në transportin publik; Përfshirja e biznesit privat në hapsirat pyjore,të gjelbra dhe rekreative (parqe, salla lojrash, sipërfaqe për femijët).
natyrore; Konflikte në lidhje me çështjet e pronësisë; Pakësimi i hapsirave publike për shkak të presionit; Mungesa dhe/ose kosto e lartë për disponimin e sipërfaqeve të lira për projekte zhvillimore; Ulje e ndjeshme e biodiversitetit; Mungesa e koherencës midis aksioneve të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, donacioneve dhe departamenteve universitare/studiove profesioniste etj.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
50
IV. OBJEKTIVAT E VSM-së
VSM si dokument i cili aplikohet për Plane, Programe dhe Politika, përkon
edhe me qëllimin e vënjes së kushteve zhvillimore dhe masave tjera për mbrojtje të
mjedisit të vetë HZK-së së Ferizajt. Objektivat mjedisore të VSM-së janë përcaktuar,
poashtu edhe objektivat mjedisore qëndrojnë po njëlloj për Planet e niveleve tjera. Për
më tepër, këto objektiva janë ndërtuar në përputhje me politikat e strategjitë mjedisore
kombëtare, me Planin Hapësinor të Kosovës, si dhe me qëndrimet e sektorëve
përkatës (që preken nga objektivat). Për çdo objektiv janë listuar ndikimet e
mundshme të HZK-së në mjedis, nëse objektivi nuk realizohet, pra nëse nuk merren
masat zbutëse, eleminuese apo parandaluese të dëmit mjedisor.
Sipas rëndësisë së tyre, objektivat mund të ndahen në objektiva primare apo
globale dhe në objektiva lokale të nivelit komunal. Objektivat kryesore të shqyrtimit të
gjerë që lidhen me këtë HZK mund të jetë i definuar si:
Objektivi Mjedisor 1 (OM1) – Ajri: Përmbushja e objektivave afatmesme për sasitë
vjetore të shkarkimeve të ndotësve, sipas kufijve maksimalë e normave të lejuara nga
Bashkimi Europian.
Objektivi Mjedisor 2 (OM2) – Uji: Zbutja, kufizimi dhe parandalimi i efekteve
negative të aktivitetit njerëzor në territorin e bashkisë, mbi burimet dhe trupat ujorë
sipërfaqësorë e nëntokësorë, përfshirë ujin e pijshëm, ujërat bregdetare dhe brigjet.
Objektivi Mjedisor 3 (OM3) – Toka: Mbrojtja dhe përdorimi e manaxhimi i
qëndrueshëm i tokës dhe burimeve natyrore të lidhura drejtpërdrejt me të.
Objektivi Mjedisor 4 (OM4) – Biodiversiteti: Mbrojtja dhe manaxhimi i
qëndrueshëm i biodiversitetit në funksion të ruajtjes së ekosistemeve, shërbimeve të
tyre dhe garantimit të aftësisë vetëripërtëritëse të mjedisit.
Objektivi Mjedisor 5 (OM5) – Pyjet: Konservimi, shtimi dhe manaxhimi i
qëndrueshëm i pyjeve në funksion të garantimit të aftësisë vetëripërtëritëse të
ekosistemit, zbutjes së efekteve të ndryshimeve klimatike dhe ofrimit të një burimi të
qëndrueshëm jetese për banorët e zonave rurale.
Objektivi Mjedisor 6 (OM6) – Peizazhi dhe Ekosistemet: Konservimi dhe
manaxhimi inteligjent i peizazhit, si matricë bazë për sigurimin e qëndrueshmërisë së
shërbimeve të ekosistemeve.
Objektivi Mjedisor 7 (OM7) – Ndryshimet klimatike: Realizimi i masave dhe
infrastrukturës për të mos kontribuar në ndryshimet klimatike dhe efektin serë, si dhe
për të parandaluar, apo zbutur efektet negative nga ndryshimet klimatike, në
përmbushje edhe të angazhimeve përkatëse kombëtare.
Objektivi Mjedisor 8 (OM8) – Trashëgimia kulturore: Konservimi e restaurimi për
jetëgjatësi i objekteve dhe zonave historike e të trashëgimisë kulturore e arkeologjike.
Objektivi Mjedisor 9 (OM9) – Cilësia e jetës: Garantimi i zhvillimit social dhe
ekonomik në harmoni me mjedisin dhe burimet natyrore.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
51
Objektivat strategjike të mësipërme synojnë përmirësimin e cilesisë së jetes në komunë
(rritja e sigurise, shtim i mundesive për menyre aktive të jetesës, shtim i sipërfaqeve të
gjelbra, përmirësim i cilësisë së ajrit, etj.). Ato duhen shoqëruar me veprime
operacionale konkrete që çojne në përmbushjen e objektivave strategjike të planit.
Ndër të tjera, HZK-ja duhet të zbatoje disa parime dhe modele zhvillimi të
pranuara gjeresisht, si psh. komuna e Ferizajt me koncept i cili është aprovuar në
PZHK i cili është i aprovura si koncept policentrike, me zhvillime të korridoreve në
rrugët kryesore ku qytetari është afër sherbimeve.
Harta Zonale e Komunës së Ferizajt parashikon kushte të përgjithshme dhe
kushte zhvillimore të cilat parashohin hapësira të hapura publike (gjelbërim, parqe,
rekrezcion), objekte të shërbimeve (shkolla, qerdhe, administrative dhe objekte
religjioze), si dhe masa mbrojtëse të shëndetit publik dhe për mbrojtjen e resurseve
natyrore dhe të tjera. Në kete fazë, duke qenë HZK-ja, do jepen kufijt, kriteret,
intensitetet, densitetet dhe standartet e parashikuara për tërë komunën që nënkupton
edhe refleksion në çdo vendbanim përmes kushteve zhvillimore dhe masave, dhe më
pas puna do vijoje me Planet Rregulluese të Hollësishme të detajojnë zhvillimin për
çdo zonë banimi apo kompleks banimor dhe zona tjera. HZK-ja do të perfshije kushtet
zhvillimore dhe masat për menaxhimin e pronës në menyre adekuate pa dallime të
pronarve gjatë dhënies së kushteve në zona ndërtimore, gjelbrim etj. Sfidues është
fakti nga se në HZK nuk vërehen sakt të specifikuara si zona zhvillimet e reja të
infrastrukturës, zonat industriale, etj., të cilat do të analizohej ndikimi i tyre në
korridoret e qarkullimit të shtazëve “korridoret ekologjike” ose a janë marrë masa të
duhura për qarkullim natyrorë të shtazëve dhe llojeve bimore nga një habitat në
tjetrin, pyllzimin, ripyllëzimin, krijimin e disa shiritave të gjelbër, tampn zonave,
parqeve, etj. Këto zona apo vija të infrastrukturës përmenden vetëm në pjesën
strategjike. Një sfidë e veçantë mbetet zbatimi në praktike i këtyre kushteve
zhvillimore të HZK-së; për pyllëzim, rypyllëzim, shirita të gjelbër, tampon zona, dhe
në përgjithësi shtimin e hapësirave të gjelbra, krijimi i zonave rekreative dhe
permiresimi i treguesve mjedisore të komunës.
Gjithashtu HZK-ja synon të integroje dhe përmirësoje situaten aktuale
komunale, si psh. zgjerimi i vendbanimeve në drejtimin më të favorshëm në kuptimin
e shtrirjes në tokë më plleshmëri të dobët dhe me perdorim të perzier.
Një tjetër aspekt mjedisor i HZK-së është masat për rehabilitmin e pikave të
nxehta mjedisore (si deponit e ilegale të mbeturinave, tetë vendet e goditura me
uranium të varfëruar në luftën e fundit, hekurudha, autoudha etj.).
4.1 Projekt-Raporti perfundimtar
Raporti Përfundimtar do të jetë rezultati kryesor raportues i procesit të VSM-së.
Mbas shqyrtimeve dhe komenteve të komunës, si edhe seancave të dëgjesave me
pubikun, do shihen pyetjet, komentet apo sugjerimet qe dalin gjate procesit, do u jepet
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
52
pergjigje dhe do integrohen nese gjykohen të drejta, dhe ne fund do të prodhohet
Raporti Përfundimtar për miratim nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor.
4.2 Roli dhe natyra e Hartës Zonale Komunale
Një ndër qëllimet e para të Hartës Zonale të Komunës së Ferizajt, është përmbushja e
kërkesës ligjore, e cila obligon komunën për hartimin e HZK-së dhe e cila është
rezultat i zbatimit të projektit të reformës së integruar ligjore, që ka filluar për t‟u
zbatuar, me aprovimin e ligjit të ri të planifikimit Ligji Nr. 04/L-174.
Qëllimi tjetër i rëndësishëm i Hartës Zonale të Ferizajt është të sigurojë zhvillimin e
qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e
komunës së Ferizajt, e cila do krijojë bazat e qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të
përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Kjo Hartë nëpërmes kushteve, rregullave, masave, standardeve ka për qëllim të
sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, parakushte
për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar, rregullim të qëndrueshëm të
hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë dhe qasje adekuate në
shërbimet publike për qytetarët dhe banorët e komunës së Ferizajt.
Duke marrë për bazë zhvillimet e viteve të fundit (2012-2019) që janë bërë në Ferizaj,
në të gjitha fushat që nga banimi, zhvillimi ekonomik deri te infrastruktura teknike,
rrugore dhe sociale, zhvillime të cilat janë me intensitet ndër më të lartat në Kosovë,
ne si Komunë e Ferizajt i kemi vënë vetes për qëllim të HZK-së edhe ndërtimin e një
procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe më të disiplinuar në funksion të ruajtjes së
shëndetit, pasurisë dhe mirëqenies publike duke kontrolluar vendndodhjen, volumin
dhe shfrytëzimin e të gjitha parcelave, ndërtesave dhe strukturave, nëpërmjet
zhvillimit të qëndrueshëm të tokës brenda territorit të komunës.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
53
4.3 Kriteret mjedisore qe kufizojne kushtet e zhvillimit komunal
Në kuadër të këtij Raporti të VSM-së, do të paraqiten disa kritere mjedisore që
duhet të kufizojne zhvillimin komunal, të grupuara në kater kategori kryesore,
përkatesisht (1) kriteret e forta mjedisore-shëndetsore, (2) kritere të trashëgimisë
kulturore, (3) kritere peisazhike dhe (4) kritere inxhinierike dhe të infrastrukturës.
Kriteret mjedisore qe kufizojne zhvillimin komunal
Më poshtë paraqiten disa kritere mjedisore që duhet të kufizojne zhvillimin
komunal, të grupuara në kater kategori kryesore, përkatesisht (1) kriteret e forta
mjedisore-shëndetsore, (2) kritere të trashëgimisë kulturore, (3) kritere peisazhike dhe
(4) kritere inxhinierike dhe të infrastrukturës.
Kritere të forta mjedisore-shëndetësore
Këto kategori kriteresh përcaktojne zonat e përjashtuara nga zhvillimi komunal.
Kriteret e forta përfshijnë (I) zona me vlera të veçanta mjedisore (psh. zonat e
mbrojtura të natyrës), (II) zona të rrezikshme për zhvillim, dhe (III) zona të ndotura të
njohura si “hot-spote” mjedisore (psh. mbetje kimike).
(I) Zonat me vlera të veçanta mjedisore përfshijnë:
- Zona e mbrojtur e Bifurkacioni
- Lumi Neredime dhe vlerat e tij peisazhike dhe natyrore;
- Zonat përgjat lumenjve dhe disa rrjedheve tjera të identifikuara si biokoridore
kryesore dhe bikoridore sekondare;
- Kaptazhat e burimeve ujore në të gjithë komunën;
- Mbrojtja e burimeve të ujërave minerale;
Nuk lejohen ndërtimet në zonat e mësiperme që bartin vlera të veçanta mjedisore.
(II) Zonat e rrezikshme për zhvillim përfshijnë:
- Shtrterit e lumejve dhe pjesët buferike rreth tyre
- Basenet nentokësore ujëmbajtëse;
- Zonat me pjerresi më të madhe së 15 apo 20%.
Nuk lejohen ndertimet në (apo pranë) shtretërve të lumenjve pasi ndërtimet
mund të jenë në zonën e përmbytjeve (qofte dhe shumë të rralla), mund të shkaktojnë
erosion të brigjeve, si dhe të cenojnë rregjimin hidrologjik të sistemit ujor.
Në mënyrë të ngjashme, nuk lejohen ndertimet ne zonat me pjerresi të madhe
pasi në mjedis argjilor këto ndërtime mund të shkaktojnë (ose përkeqesojnë) situatë
erodive të kodrave dhe janë një rrezik publik i përhershëm. Në ketë fazë të Planit
Zhvillimor Komunal është vështirë të përcaktohen me detaje këto zona, por gjate
hartimit të këtij plani është punuar një planë me pjerrëtësi dhe gjatë zhvillimeve të
ardhëshme mundë të superpunohet me informata tjera dhe të shfrytzohet si bazë për
Plane Rregulluese dhe projekte tjera.
(III)Zona të ndotura të njohura si “hot-spote” mjedisore (psh. mbetje kimike)
perfshijne:
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
54
- Deponia e e egra përgjat lumenjve dhe kanalizimet që derdhen drejt për drejt
në lumenj;
- Vendet e goditura me uranium të varfëruar
- Thertore;
- Ndërrmarrjetë riparimit të automjeteve;
- Deponit e veturave “varrezat e veturave”.
Këto zona duhet të jenë objekte të studimeve për vlersimin e situates mjedisore
mbi bazën e të cilit do te mund të gjykohet mbi nivelin e ndotjës së ujit dhe tokës dhe
masat eventuale që duhen ndërrmarre për rehabilitimim.
Kritere të trashëgimisë kulturore
Komuna e Ferizajt ka objekte të trashegimisë kulturore që duhen ruajtur për vlerat e
tyre kulturore dhe potencialin turistik në të cilat nuk duhet të lejohet zhvillimi i
pakontrolluar.
Vlerat e trashegimisë kulturore duhen të konsiderohen rast pas rasti me qellim
rinovimin e objekteve në funksion të vlerës së tyre tradicionale, zhvillimin
eqendrueshëm në përputhje me funksionin e tyre kryesor.
Lista e monumenteve te kultures do duhet rishikuar dhe lehtesuar ndjeshem. Disa prej
monumenteve te kultures jane cenuar, tjetersuar apo zhdukur. Disa prej
monumenteve kanw qenw shpallur pwr motive qartesisht politike dhe lista duhet
avancuar.
Ka disa zona tradicionale me vlere konservimi qw mund të mbrohen. Duke
pasur vlera të ndërtimit tradicional, këto zonaturistike duhet ruajtur me karakter të
veçant.
Kriteret peisazhike
Kjo komunë ka vlera të larta pejsazhike të llojeve të ndryshme si peizazhe që
krijonë pyjet dhe Malet që shtrihen në very perendim (Jezerci Neredimja Burrniku),
livadhet dhe fushat e mbjellura përgjat luginave të lumenjve. Kriteret peisazhike janë
vështirë për tu përcaktuar, pasi duhen konsideruar rast pas rasti dhe duhen caktuar në
bashkepunim dhe pajtueshmeri me institucionet tjera.
Zona me vlera të larta peisazhike në të cilat nuk duhet të lejohet ndërtimi pa kritere
përfshijnë:
Zonën e bifurkacionit
Peisazhet në Neredime ;
Peisazhet në Pleshinë dhe Jezerc;
Peisazhe malore dhe kodrinoro-malore;
Zonat për rreth monumentve të natyrës
Bukuria e peizazhit është pasuri për turizmin. Për t‟i mbrojtur sa më mirë,
intervenimet e njeriut në pikat skenike-atraktive, duhet të minimizohen. Posaçërisht,
në zonat e dedikuara për zhvillimin e turizmit. Shkaktarët kryesorë të degradimit të
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
55
peisazhit janë minierat sipërfaqësore (gurthyesit), djegja e pyjeve dhe prerja e
pakontrolluar e tyre.
Duke pasur parasysh se Ligji i Planifikimit ngarkon komunat me përgatitjen e
Planeve Hapesinore, ndërkohë që Ferizaj edhe se ka përgatit këtë planë duhet që të
gjejë mirekuptim dhe bashkepunim me Institucionet tjera kompetente dhe akterët tjer
për nevojen e mos-lejimit te ndertimeve në keto zona, qofte duke e sanksionuar këtë
edhe me akt-normativ.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
56
V. PARIME, OBJEKTIVA E KRITERE MJEDISORE
QE KUFIZOJNE ZHVILLIMIN KOMUNAL
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
57
V. PARIME, OBJEKTIVA E KRITERE MJEDISORE QE KUFIZOJNE
ZHVILLIMIN KOMUNAL
Ky kapitull paraqet parimet për planifikimin hapesinor të qëndrueshëm,
objektivat strategjike dhe veprime operacionale në kuadër të hartimit të HZK-së. Më
tej paraqiten edhe kriteret mjedisore që kufizojne zhvillimin komunal në vendbanime
të ndryshme të komunës dhe pjesë të caktuara të qytetit.
Parimet e pergjithshme për planifikim hapësinor
Parimet e përgjithshme për planifikimin hapësinor janë një tërësi rregullash të
bazuara mbi eksperiencat ndërkombëtare, të cilat shkurtimisht mund të përmblidhen
në dhjetë pika si mëposhte:
1. Nxitja e zhvillimit të qёndrueshёm;
2. Parandalimi i ndikimit tё dёmshёm nё mjedisin natyror;
3. Ruajtja e tipareve karakteristike natyrore, pejzazhore, tё florёs e faunёs;
4. Zhvillim ekologjikisht i shёndetshёm, ruajtje e korridoreve ekologjike pёr tё
garantuar mbrojtjen e habitateve dhe komunikimin e habitateve mes veti;
5. Marrja e masave parandaluese dhe rigjenerimi i mjediseve natyrore;
6. Pёrfshirja e parimeve tё tilla si „ndotёsi paguan” ose „pёrdoruesi paguan”;
7. Pёrdorimi i teknikave dhe metodave mё tё mira për mbrojtjen e mjedisit;
8. Pёrdorimi i teknologjisё mё tё mirё tё disponueshme bazuar nё ndikimin
minimal, ndёrtimin pa ndotje dhe pergatitjen e sheshit;
9. Informimi i publikut, pёrfshirja e komunitetit nё vendimmarrje dhe aksesi i
publikut nё informacion; dhe
10. Bashkёpunim ndёrkombёtar.
Ne kuader të hartimit te HZK-së parimet e mësipërme përkthehen në përparesitë e
meposhtme (siç janë paraqitur edhe në këtë material):
Densifikim përmes kushteve zhvillimore përpara shtrirjes – kjo ka për qëllim
përdorimin e tokës në vendbanime në mënyrë më efektive dhe ngadalësimin e
shpërndarjes së disa vendbanimeve përtej kufijve të planifikuar;
Strukturimi dhe ristrukturimi i zhvillimit koherent të vendbanimeve – kjo
synon kryesisht të krijojë një përdorim më të efektshëm të tokës;
Krijimi i rrugëve të reja brenda strukturës së vendbanimeve – aksesi nëpër
vendbanime dhe komuna fqinje është një faktor madhor për udhëheqjen e
zhvillimit;
Rehabilitimi i tokës bujqësore;
Rizhvillimi i pyjeve ekzistuese, pyllzime të reja;
Ruajtja e trashëgimisë kulturo – historike dhe natyrore;
Ruajta e shumëllojshmërisë së aktiviteteve dhe përdorimeve nëpër
vendbanime;
Zgjerimi i zonav të banimit atje ku kushtet janë të favorshme.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
58
VI. VSM - VLERËSIMI STARTEGJIK MJEDISOR I
KOMPONENTEVE KRYESORE MEDISORE
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
59
VI. VSM - VLERËSIMI STARTEGJIK MJEDISOR I KOMPONENTEVE
KRYESORE MJEDISORE
HZK është zhvilluar duke u bazuar në principet e mëposhtme. Ato janë principe të përgjithshme që duhet të ndërmerren nga HZK-ja duke u ngritur nga korniza legjislative e një niveli më të lartë dhe Planin Hapësinor të Kosovës (zhvillim I qëndrueshëm dhe kohezion social). Ferizaj si shumica e qyteteve të tjera përballet me një sërë problemesh mjedisore, si psh cilësi e dobët e ajrit, nivel i lartë i trafikut, nivel i lartë i zhurmës së ambjentit, mjedis i ndërtuar me cilësi të ulët, toka të braktisura, emisione të gazrave, shtrirje të gjërë urbane, dhe trajtimi i mbeturinave e kanalizimeve, etj. Këto problem lidhen me një zhvillim urban që nuk është i orientuar drejt mjedisit. Principet e përgjithshme për zhvillimin dhe mbrojtjen ofrojnë një kornizë direktivash të cilat vijnë nga një planifikim i rëndësishëm dhe dokumente zhvillimore në nivelin vendor, Europian, dhebotëror: Ligjet dhe udhëzimet administrative në Planifikimin Hapësinor dhe Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020; Principet udhëzuese për zhvillim të qëndrueshëm BE (nga strategjia tematike për direktivat mjedisore urbane për qytetet e së nesërmes) Principet për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 21 Për të kundështuar aspektet negative të listuara më lartë, janë listuar më poshtë disa principe të rëndësishme për HZK të Ferizajt:
Tabela. 2. Elementet e përfshira në VSM
Elementet e Përfshira në VSM Kategoritë e përdorura gjatë vlerësimit Strategjik
Mjedisor
Biodiversiteti, bota bimore dhe bota
shtazore
Ruajtja e biodiversitetit dhe natyrës(që përfshinë
botën bimore dhe shtazore, dhe funksionimi i
ekosistemeve)
Popullsia Popullësia (përfshirë efektet socio-ekonomike dhe
çasja)
Shëndetësia e popullsisë Shëndetësia e popullsisë
Toka Toka(përfshirë shfrytëzimin e tokës, zona të
rëndësishmegeologjike, ndotja e tokës
Uji Burimi dhe cilësia e ujit (përfshirë ujërat e freskët
të sipërfaqes dhe ujërat nëntokësor)
Ajri Cilësia e ajrit
Faktorët klimatikë Ndryshim i klimës (përfshirë emetimet e gasit të
Serrave, efektet e parashikuara nga ndryshimi i
klimës sikur: përmbytjetdhe aftësitë për t‟u
përshtatur
Asetet materiale dhe energjia Menaxhimi i mbeturinave dhe mineraleve; dhe i
energjisë
Trashëgimia kulturore, përfshirë atë
arkeologjike dhe arkitektonike
Trashëgimia kulturore (përfshirë trashëgiminë
arkologjike dhearkitektonike)
Peizazhi Peizazhi dhe pamja e qytetit
Për të ruajtur token bujqësore dhe për një përdorim më racional të territorit dhe mbrojtjes së burimeve, HZK duhet të synojë për një zhvillim më kompakt me dendësi mëtë lartë të zënies së tokave.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
60
Përdorimi më i përzirë, densifikimi dhe kontrollimi i shtrirjes urbane janë tri çështjet kyçe që duhet të frymëzojnë HZK-në: më shumë ndërtesa, banorë, dyqane, dhe shërbime pranë njëra tjetrës që e lehtësojnë të ecurit, për të mundësuar një përdorim më efikas të shërbimeve dhe burimeve, dhe për të krijuar një vend më të përshtatshëm dhe kënaqshëm për të jetuar. Një qytet më kompakt është një qytet që konsumon më pak burime dhe mund të zbatojë sisteme të transportit në mënyrë më efektive me një kosto më të ulët.
6.1 KUSHTET ZHVILLIMORE të HZK-së KUNDREJT OBJEKTIVAT TË VSM-së
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor duhet të jetë efektive në mbështetjen e procesit
të planifikimit HZK-së, fokusi i tij duhet të jetë në 1. Kushtet Zhvillimore të
Përgjithshme ku parashihen hapësirat e gjelbërta dhe hapësirta tjera publike dhe
2. Kushtet Zhvillimore në kuadër të cilave janë edhe kushtet ndërtimore të cilat
parashohin edhe hapësirat e lira dhe të gjelbërta brenda parcelave ndërtimore; dhe 3.
Zonat Mbishtresore për të cilat parashihen masa dhe kushte shtesë për gjitha zonat e
identifikuara në kuptimin e ruajtjes dhe mbrojtjesë së resurseve. Problem paraqesin
çështjet kritike të cilat ne dëshirojmë t‟i adresojmë dhe përmirësojmë përmes HZK-së.
Mundësitë janë elemente të kontekstit mjedisor që mund të përdoren në HZK-në për
t‟i arritur arritur realizimin e kushteve dhe masave, ose për t‟i përmirësuar kushtet
mjedisore. Një gjë e tillë mundëson identifikimin e objektivave specifike të VSM-së për
t‟i adresuar çështjet e tilla dhe për t‟i përdorur këto objektiva si referencë gjatë hartimit
të planit, po ashtu gjatë zbatimit të tij. Objektivat e VSM-së janë identifikuar duke
marrë parasysh edhe objektivat e zhvillimit mjedisor dhe të qëndrueshëm të
përcaktuara në ligjet përkatëse dhe veprimet strategjike (shih Kapitullin 2). Objektivi i
gjerë i Vlerësimit Strategjik Mjedisor është të integrojë çështjet mjedisore të politikave,
planeve dhe programeve në proceset e vendim marrjes, të tilla që informacioni
mjedisor që rrjedhin nga shqyrtimi i politikave të propozuara, planeve, programeve
apo projekteve që është përdorur për të mbështetur vendim marrjen. Kushtet
zhvillimore dhe masat të paraqitura me HZK mjaftueshëm i trajtojn mbrojtjen e të
gjitha komponenteve mjedisore si dhe mjedisin jetësor dhe shëndetin publik. Kushtet
zhvillimore të përgjithshme, kushtet zhvillimore masat, Zonat mbishtresore dhe
brezat mbrojtës të rrugëve burimeve të ujit dhe zonave të trashëgimisë parashohin
kritere dhe kufizime për Ndotjen Akustike, për Ajrin, Ujin, Tokën/dherat,
Biodiversitetin dhe Ekosistemet në përgjithësi duke përfshir edhe vendbanimet
njerëzore. Të gjitha këto kushte dhe masa të parapara me HZK janë në harmoni me
objektivat e VSM-së të cekura më lart.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
61
6.2 LLOJET E SHFRYTËZIMIT NË HZK TË FERIZJT
Shfrytëzimet e lejuara
Në kuadër të zonave të banimit me një njësi, shfrytëzime të lejuara janë funksionet dhe aktivitetet si në vijim:
Ndërtesat e banimit me një njësi – objektet e banimit individual, siç janë shtëpitë e veçanta, shtëpitë dyshe dhe shtëpitë në varg, si dhe shërbimet fetare, bujtinat, infrastruktura e transportit rrugorë, infrastruktura e shpërndarjes së energjisë elektrike, termike, gazit, furnizimit me ujë, kanalizimit fekal dhe atmosferik, infrastruktura e post-telekomit dhe internetit, si dhe infrastruktura tjetër në shërbim të ZB-së.
Shfrytëzimet e lejuara dytësore
Në kuadër të zonave të banimit me një njësi, shfrytëzime të lejuara dytësore janë funksionet dhe aktivitetet, të cilat janë në varësi të shfrytëzimeve të lejuara dhe mund të jenë pjesë përbërëse e së njëjtës parcelë me shfrytëzimet e lejuara. Shfrytëzimet e lejuara dytësore janë si në vijim:
Hapësirat e lejuara rekreative, shërbimet kulturore, administratës publike, mbrojtjes dhe sigurisë sociale, dhe shoqërore,
tregtisë me pakicë, mallrave përsonale dhe shtëpiake, shërbimet financiare dhe të sigurimeve, shërbimet teknike profesionale
dhe shkencore, shërbime të informimit dhe komunikimit, shërbime administrative dhe mbështetëse dhe shërbime arsimore.
Shfrytëzimet e lejuara të veçanta
Funksionet dhe aktivitetet të cilat janë në pajtueshmëri me shfrytëzimet e lejuara në kuadër të zonave të banimit me një njësi, por të cilat i nënshtrohen kushteve plotësuese dhe kërkesës për leje të veçantë për shfrytëzim janë:
Shërbimet argëtuese, hapësirat e hapura rekreative, kampingjet, hotelet, shërbimet shëndetësore, sallonet e ondulimit, shërbimet e auto-servisimeve, infrastruktura e transportit ajror, infrastruktura e transportit ujor, infrastruktura e telekomunikacionit.
Shfrytëzimet e lejuara përkohësisht
Funksionet dhe aktivitet e lejuara përkohësisht në kuadër të zonave të banimit me një njësi, pas së cilës largohen plotësisht janë:
Prodhimet bujqësore për prodhim vetjak, mbledhja e produkteve natyrore, peshkimi, gjuetia.
Shfrytëzimet e ndaluara
Funksionet dhe aktivitet të cilat në mënyrë specifike janë të ndaluara në kuadër të zonave të banimit me një njësi për shkak që nuk janë në pajtueshmëri me kushtet e zbatueshme në kuadër të kësaj zone janë:
Minierat e materialeve për prodhimin e energjisë, xeheve metalike, guroret dhe sepëracionet, akuakultura, gjuetia, menaxhimi i kafshëve shtegtare, prodhimi i produkteve të tekstilit, prodhimi i drurit dhe produkteve me bazë të drurit, prodhimi i produkteve të letrës, prodhimi i produkteve të koksit, vajgurit dhe karburantit bërthamor, prodhimi i produkteve kimike dhe fibrave, prodhimi i produkteve bazike dhe metaleve te fabrikuara, prodhimi i produkteve jo metalike minerale, prodhimi i produkteve prej gomës dhe plastikës, prodhimi i lëndëve të tjera të para, prodhimi i makinerive, prodhimi i automjeteve dhe pajisjeve të transportit, prodhimi i produkteve të tjera të
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
62
rënda, prodhimi i pijeve, ushqimeve dhe produkteve të duhanit, prodhimi i rrobave dhe lëkurës, prodhimi i pajisjeve elektrike dhe optike, prodhimi i energjisë bërthamore, prodhimi i energjisë i bazuar në lëndë të fozilisuara, biomasë, energjisë së ripërtëritshme, prodhimet bujqësore komerciale – infrastrukturë bujqësore, pylltari e bazuar në rrotacion kohorë, pylltari e bazuar në mbulesë të vazhdueshme, infrastrukturë bujqësore.
Tabela ..... Kushtet zhvillimore për zonat e banimit me një njësi
Prodhim primarë ZB1 ZB2 ZB3 ZB4 ZB6 ZB7
Bujqësi LV,N LV,N LV,N LV,N LV,N LV,N 1.1.2 1.1.1
Pylltari N N N N N N
Minierë dhe gurore N N N N N N
Akuakulturë dhe peshkim LV,N LV,N LV,N LV,N LV,N LV,N 1.4.2 1.4.1
Prodhimtari parësore tjetër N N N N N N
Prodhim dytësor
Industri e lëndës së parë N N N N N N
Industri e prodhimeve të rënda N N N N N N
Industri e prodhimeve të lehta N N N N N N
Prodhim i energjisë N N N N N N
Prodhim tjetër dytësorë N N N N N N
Prodhim tretësor
Shërbim tregtar LD,LV,N
LD,LV,N
LD,LV,N
LD,LV,N
LD,LV,N
LD,LV,N
3.1.2/3 3.1.1
Shërbim profesional financiar dhe i informacionit LV LV LV LV LV LV 3.2.1-3.2.5
Shërbim i komunitetit LD,LV LD,LV LD,LV LD,LV LD,LV
LD,LV 3.3.1
Shërbim kulturor, argëtues dhe rekreativ LD,N LD,N LD,N LD,N LD,N LD,N 3.4.2
Shërbim tjetër LD LD LD LD LD LD
Rrjetet e transportit, logjistikës dhe infrastrukturës publike
Rrjetet e transportit LD,N LD,N LD,N LD,N LD,N LD,N 4.1.3/4
Shërbim i logjistikës dhe magazinimit N N N N N N
Shërbim publik LV LV LV LV LV LV 4.3.1-4.3.4
Banim
Banim i përhershëm L L L L L L
Banim me funksione të tjera në pajtueshmëri LD LD LD LD LD LD
Banim tjetër LV LV LV LV LV LV 5.3
Shfrytëzim tjetër
Tokë kalimtare LP LP LP LP LP LP
Tokë e braktisur LP LP LP LP LP LP
Tokë natyrore e cila nuk është nën ndonjë LP LP LP LP LP LP
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
63
shfrytëzim tjetër ekonomik
Hapësirë në të cilën të gjitha shfrytëzimet janë të lejuara
LP LP LP LP LP LP
Hapësirë pa ndonjë shfrytëzim të specifikuar apo të planifikuar
N N N N N N
Hapësirë me shfrytëzim të panjohur N N N N N N
L-lejuar; LD-Lejuar Dytësore; LV-Lejuar e Veçantë; LP-Lejuar e Përkohshme dhe N-Ndaluar
Tab. ...... Kushtet ndërtimore për zonat e banimit me shumë njësi
Kushtet ndërtimore ZB8
Vija Ndërtimore 12m
Vija rregullative Profili i rrugës së planifikuar
Etazhiteti P+5
Lartësia e lejuar/largësinë nga kufiri i parcelës kadastrale përgjatë rrugës publike 1.5L / 1GJ
Lartësia e lejuar/largësinë nga kufiri anësor i parcelës kadastrale 2 L / 1 GJ
Lartësia e lejuar/largësinë nga kufiri i pasmë i parcelës kadastrale 2 L / 1 GJ
ISHPKZh 40%
% e gjelbërimit 60%
SNP 80%
ISN 2.5
Kërkesat minimale për vendparkingje 2 VP/100 m²
Koeficienti minimal I përçueshmërisë termike (U-value [Ë/m²K])
Muri 0.5
Kulmi 0.3
Dyshemeja 0.5
Kufizimet e ndotjes mjedisore 08:00-22:00 = 45db (A)
22:00-08:00 = 35db (A)
Dendësia maksimale banesore 250 njësi banimi/ha
Madhësia e parcelës Kadastrale 10 ari
Gjatësia e pjesës së përparme të parcelës Min.: 25
Max.: 100
Lartësia maksimale e ndërtesave Min.: 19
Max.: 22
Zonat për Shfrytëzim të Përzier
Shfrytëzimet e lejuara
Në kuadër të Zonat e Shfrytëzimeve të Përziera, shfrytëzime e lejuara janë funksionet dhe aktivitetet si në vijim:
Ndërtesa banimit me një njësi, ndërtesa banimi me shumë njësi, shërbimet e komunitetit, shërbimet tregtare si (hotelet), funksioni i shërbimit profesional financiar dhe informacionit me aktivitetet e tyre, infrastruktura rrugore si dhe infrastruktura ujësjellësit dhe ujërave të zeza, infrastrukturë e shpërndarjes së gazit dhe energjisë termike dhe elektrike.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
64
Shfrytëzimet e lejuara dytësore
Në kuadër të ZSHP, shfrytëzime të lejuara dytësore janë funksionet dhe aktivitetet, të cilat janë në varësi të
shfrytëzimeve të lejuara dhe mund të jenë pjesë përbërëse e së njëjtës parcelë me shfrytëzimet e lejuara.
Shfrytëzimet e lejuara dytësore janë si në vijim:
Shërbimet argëtuese, shërbimet e komunitetit duke përjashtuar vetëm shërbimin fetar, shërbimet tregtare si: (tregtia me pakicë, riparimi i automjeteve, mallrave përsonale dhe shtëpiake, shërbim i ushqimit, hotel), shërbimet profesionale financiare dhe informacionit.
Shfrytëzimet e lejuara të veçanta
Funksionet dhe aktivitetet të cilat janë në pajtueshmëri me shfrytëzimet e lejuara në kuadër të ZSHP, por të
cilat i nënshtrohen kushteve plotësuese dhe kërkesës për leje të veçantë për shfrytëzim janë:
Shërbim kulturor, hapësirë e mbuluar rekreative, hapësirë e hapur rekreative, infrastrukturë e transportit ajror, infrastrukturë e transportit ujor dhe infrastrukturë e telekomunikacionit.
Shfrytëzimet e lejuara përkohësisht
Funksionet dhe aktivitet e lejuara përkohësisht në kuadër të ZSHP, pas së cilës largohen plotësisht
janë:
Prodhim bujqësor për konsum vetjak, Mbledhje e produkteve natyrore.
Shfrytëzimet e ndaluara
Funksionet dhe aktivitet të cilat në mënyrë specifike janë të ndaluara në kuadër të ZSHP, për shkak që nuk
janë në pajtueshmëri me kushtet e zbatueshme në kuadër të kësaj zone janë:
Në Zonën e Shërbimeve të Përziera ZSHP kemi edhe shfrytëzimet e ndaluara, të cilat i kemi përcaktuar si funksionet dhe aktivitetet që nuk janë në pajtueshmëri me kushtet e zbatueshme në zonë dhe i kemi deklaruara në mënyrë specifike si të pa lejuara, e këto janë:
Funksione dhe aktivitete që ndaluara në këtë zonë janë: kampingu, Bujtinat, infrastrukturë e transportit
hekurudhor, infrastrukturë për trajtimin e mbeturinave, minierë e materialeve për prodhimin e energjisë, minierë e
xeheve metaleve, miniera dhe gurore tjetër, akuakulturë, gjuetia, menaxhim i kafshëve shtegtare, prodhimi i
produkteve të tekstilit, prodhimi i drurit dhe produkteve me bazë të drurit, prodhimi i produkteve të letrës,
prodhimi i produkteve të koksit, vajgurit dhe karburantit bërthamor, prodhimi i produkteve kimike dhe fibrave,
prodhimi i produkteve të metaleve bazike dhe metaleve të fabrikuara, Prodhim i produkteve jo metalike minerale,
prodhimi i produkteve prej gomës dhe plastikës, Prodhim i lëndëve tjera të para, prodhimi i makinerive,
prodhimi i automjeteve dhe pajisjeve të transportit, prodhimi i produkteve tjera të rënda, prodhimi i pijeve,
ushqimeve dhe produkteve të duhanit, prodhimi i rrobave dhe lëkurës, prodhimi i pajisjeve elektrike dhe optike,
prodhimi i energjisë bërthamore, prodhimi i energjisë së bazuar në fosile, prodhimi i energjisë së bazuar në biomasë,
prodhimi i energjisë së ripërtëritshme, prodhimi bujqësor komercial, infrastrukturë bujqësore, pylltaria e bazuar në
rotacion të shkurtër, pylltaria e bazuar në rotacion të mesëm apo të gjatë, pylltaria e bazuar në mbulesë të
vazhdueshme, infrastrukture bujqësore.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
65
Tab....... Kushtet zhvillimore për zonat me shfrytëzim të përzier
Lloji i funksioneve dhe aktiviteteve Kushtet e shfrytëzimit Hilucs3
Hilucs2 ZSHP LV N
Prodhim primarë
Bujqësi LV,N 1.1.2 1.1.1
Pylltari N
Minierë dhe gurore N
Akuakulturë dhe peshkim LV,N 1.4.2 1.4.1
Prodhimtari parësore tjetër N
Prodhim dytësor
Industri e lëndës së parë N
Industri e prodhimeve të rënda N
Industri e prodhimeve të lehta N
Prodhim i energjisë N, LV 2.4.4
Prodhim tjetër dytësorë N
Prodhim tretësor
Shërbim tregtar L
Shërbim profesional financiar dhe i informacionit L
Lloji i funksioneve dhe aktiviteteve Kushtet e shfrytëzimit Hilucs3
Shërbim i komunitetit LD,LV 3.3.4/5
Shërbim kulturor, argëtues dhe rekreativ L
Shërbim tjetër LD
Rrjetet e transportit, logjistikës dhe infrastrukturës publike
Rrjetet e transportit LV 4.1.3/4
Shërbim i logjistikës dhe magazinimit N
Shërbim publik LV 4.4.4 4.3.3
Banim
Banim i përhershëm L, LV 5.1
Banim me funksione të tjera në pajtueshmëri L, LV 5.2
Banim tjetër LV 5.3
Shfrytëzim tjetër
Tokë kalimtare LP
Tokë e braktisur LP
Tokë natyrore e cila nuk është nën ndonjë shfrytëzim tjetër
ekonomik
LP
Hapësirë në të cilën të gjitha shfrytëzimet janë të lejuara LP
Hapësirë pa ndonjë shfrytëzim të specifikuar apo të planifikuar N
Hapësirë me shfrytëzim të panjohur N
L-lejuar; LD-Lejuar Dytësore; LV-Lejuar e Veçantë; LP-Lejuar e Përkohëshme dhe N-Ndaluar
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
66
Zona Industriale Zona Industriale shënohen me kodin ZI1 dhe ZI2, e cila është një zonë e destinuar kryesisht për prodhimtari industriale dhe aktivitete tjera afariste-shërbyese.
Shfrytëzimet e lejuara
Në kuadër të ZI1 dhe ZI2, shfrytëzimet e lejuara janë funksionet dhe aktivitetet në vijim:
-Shërbim argëtues, tregti me shumicë, tregti me pakicë, shërbim i ushqimit, riparimi i automjeteve, mallrave përsonale dhe shtëpiake, prodhimi i produkteve të tekstilit, prodhimi i drurit dhe produkteve me bazë të drurit, prodhimi i produkteve të letrës, prodhimi i rrobave dhe lëkurës, botim dhe shty, prodhim i pasjeve elektrike dhe optike, prodhimi i pijeve, ushqimeve dhe produkteve të duhanit, Prodhim i produkteve tjera të lehta, shërbime të informimit dhe komunikime, shërbim administrativ dhe mbështetës, infrastrukturë e transportit rrugor, infrastrukturë e transportit hekurudhor, infrastrukturë e shpërndarjes së gazit dhe energjisë termike dhe elektrike, infrastrukturë e ujësjellësit dhe ujërave të zeza.
Shfrytëzimet e lejuara dytësore
Në kuadër të ZI1 dhe ZI2, shfrytëzime të lejuara dytësore janë funksionet dhe aktivitetet, të cilat janë në varësi të shfrytëzimeve të lejuara dhe mund të jenë pjesë përbërëse e së njëjtës parcelë me shfrytëzimet e lejuara. Shfrytëzimet e lejuara dytësore janë si në vijim:
Shërbime të informimit dhe komunikime, shërbim administrativ dhe mbështetës.
Shfrytëzimet e lejuara të veçanta
Funksionet dhe aktivitetet të cilat janë në pajtueshmëri me shfrytëzimet e lejuara në kuadër të ZI1, por të cilat i nënshtrohen kushteve plotësuese dhe kërkesës për leje të veçantë për shfrytëzim janë:
Shërbim i administratës publike, mbrojtjes dhe sigurisë sociale, motel, infrastrukturë e transportit ajror, infrastrukturë e telekomunikacionit.
Shfrytëzimet e lejuara përkohësisht
Funksionet dhe aktivitet e lejuara përkohësisht në kuadër të ZI1 dhe ZI2, pas së cilës largohen plotësisht janë:
Prodhim bujqësor për konsum vetjak , Mbledhje e produkteve natyrore.
Shfrytëzimet e ndaluara
Funksionet dhe aktivitet të cilat në mënyrë specifike janë të ndaluara në kuadër të zonave të banimit me një njësi për shkak që nuk janë në pajtueshmëri me kushtet e zbatueshme në kuadër të kësaj zone janë:
Minierë e materialeve për prodhimin e energjisë, minierë e xeheve metaleve, miniera dhe gurore tjetër, akuakulturë, gjuetia, menaxhim i kafshëve shtegtare, prodhimi i produkteve të koksit, vajgurit dhe karburantit bërthamor, prodhimi i produkteve kimike dhe fibrave, prodhimi i produkteve të metaleve bazike dhe metaleve të fabrikuara, prodhim i produkteve jo metalike minerale, prodhimi i produkteve prej gomës dhe plastikës, Prodhim i lëndëve tjera të para, prodhimi i makinerive, prodhimi i automjeteve dhe pajisjeve të transportit, prodhimi i produkteve tjera të rënda, prodhimi i energjisë bërthamore, prodhimi i energjisë së bazuar në fosile, prodhimi i energjisë së bazuar në biomasë, prodhimi i energjisë së ripërtëritshme, prodhimi bujqësor komercial, infrastrukturë bujqësore, pylltaria e bazuar në rotacion të shkurtër, pylltaria e bazuar në rotacion të mesëm apo të gjatë, pylltaria e bazuar në mbulesë të vazhdueshme, infrastrukture bujqësore.
Tab. ..... Kushtet zhvillimore për Zone Industriale
Lloji i funksioneve dhe aktiviteteve Kushtet e shfrytëzimit
Hilucs3
Hilucs2 ZI1 ZI2
LV N
Prodhim primarë
Bujqësi LP LP
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
67
Lloji i funksioneve dhe aktiviteteve Kushtet e shfrytëzimit
Hilucs3
Pylltari LP LP
Minierë dhe gurore LP LP
Akuakulturë dhe peshkim LP LP
Prodhimtari parësore tjetër LP LP
Prodhim dytësor
Industri e lëndës së parë L L
Industri e prodhimeve të rënda L L
Industri e prodhimeve të lehta L L
Prodhim i energjisë L L
Prodhim tjetër dytësorë L L
Prodhim tretësor
Shërbim tregtar LD LD
Shërbim profesional financiar dhe i informacionit LD LD
Shërbim i komunitetit LV LV 3.3.4/5
Shërbim kulturor, argëtues dhe rekreativ LD LD
Shërbim tjetër LD LD
Rrjetet e transportit, logjistikës dhe infrastrukturës publike
Rrjetet e transportit L L
Shërbim i logjistikës dhe magazinimit L L
Shërbim publik L L
Banim
Banim i përhershëm N N
Banim me funksione të tjera në pajtueshmëri LV LV 5.2
Banim tjetër N N
Shfrytëzim tjetër
Tokë kalimtare LP LP
Tokë e braktisur LP LP
Tokë natyrore e cila nuk është nën ndonjë shfrytëzim tjetër ekonomik LP LP
Hapësirë në të cilën të gjitha shfrytëzimet janë të lejuara LP LP
Hapësirë pa ndonjë shfrytëzim të specifikuar apo të planifikuar LP LP
Hapësirë me shfrytëzim të panjohur LP LP
L-lejuar; LD-Lejuar Dytësore; LV-Lejuar e Veçantë; LP-Lejuar e Përkohshme dhe N-Ndaluar
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
68
Harta 6. Shfrytëzimi i planifikuar i tokës dhe kodet e zonimit
HZK-ja duke u bazuar edhe në PZHK ka dhën një List të Zonave të cilat janë formuar
duke precizuar në mënyrë të sakt zonat sipas Udhëzimit Administrativ për Normat
Teknike të Planifikimit Hapësinor.
Të dhënat e Ferizjat janë strukturuar sipas grupimit tematik të emrave dhe temave të direktivës INSPIRE si në vijim:
1. Grupimi statistikor, do të përmban informata për njësitë statistikore, shpërndarjen e popullsisë, shëndetin e njeriut dhe sigurinë;
2. Grupimi atmosferik, do të përmban informata për kushtet atmosferike dhe të dhënat meteorologjike gjeografike;
3. Grupimi sipas shkencës së tokës, do të përmban informata gjeologjike, pedologjike, zonat me rreziqe natyrore, burimet minerale, burimet energjetike;
4. Grupimi sipas mbulueshmërisë dhe shfrytëzimit të tokës do të përmbajë informata për gjendjen e mbulueshmërisë dhe shfrytëzimit të tokës sipas klasifikimit Corine CLC, HILUCS dhe HRSCL;
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
69
5. Grupimi sipas hipsometrisë (MDR), do të përmbajë imazheve ajrore, modelin digjital relievor, sistemeve referuese koordinative dhe rrjetit gjeografik;
6. Grupimi sipas monitorimit dhe vëzhgimeve mjedisore, do të përmbaj informata për pajisjet mjedisore të monitorimit, vëzhgimit dhe matjeve;
7. Grupimi sipas biodiversitetit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura, do të përmban informata për zonat e mbrojtura, menaxhimin e zonave / kufizimin / rregullimi i zonave dhe njësitë raportuese, habitatet dhe biotopet, shpërndarja e specieve, rajonet bio-gjeografike;
8. Grupimi sipas ndërtesave, shërbimeve komunale dhe shërbimeve publike do të përmbaj informata lidhur me infrastrukturën e publike; dhe
9. Të dhënat topografike dhe referencat kadastrale, do të përmban informata për hidrografinë, emrat gjeografik, njësitë administrative, parcelat kadastrale, adresat, ndërtesat dhe rrjetet e transportit.
Lista e zonave të destinuara sipas kushteve zhvillimore
Emërtimi i Zonave Përmbajtja Zonave (Shfrytëzimi i Planifikuar i Zonave) Kodi Simboli
Zonë banimi Banim me një njësi ZB1 ZB1
Banim me një njësi ZB2 ZB2
Banim me një njësi ZB3 ZB3
Banim me një njësi ZB4 ZB4
Banim me një njësi ZB5 ZB5
Banim me shumë njësi ZB6 ZB6
Banim me një njësi ZB7 ZB7
Banim me një njësi ZB8 ZB8
Zonë për shfrytëzim të përzier Banim me një njësi dhe Afarizëm ZSHP1 ZSHP1
Banim me një njësi dhe Afarizëm ZSHP4 ZSHP4
Banim me një njësi dhe Afarizëm ZSHP6 ZSHP6
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP7 ZSHP7
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP8 ZSHP8
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP9 ZSHP9
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP10 ZSHP10
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP11 ZSHP11
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP12 ZSHP12
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP13 ZSHP13
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP14 ZSHP14
Banim me shumë njësi dhe Afarizëm ZSHP115 ZSHP15
Zonë industriale Zonë industriale ZI1 ZI1
Zonë industriale ZI2 ZI2
Zonë komerciale Afarizëm, Tregti - Industri ZK1 ZK1
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK2 ZK2
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK3 ZK3
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK4 ZK4
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
70
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK5 ZK5
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK6 ZK6
Tregti-Afarizëm-shërbime ZK7 ZK7
Zonë e shërbimeve Administrat ZSH1 ZSH1
Arsim ZSH2 ZSH2
Arsim ZSH3 ZSH3
Arsim ZSH4 ZSH4
Arsim ZSH5 ZSH5
Arsim ZSH7 ZSH7
Arsim ZSH8 ZSH8
Arsim ZSH9 ZSH9
Religjion ZSH10 ZSH10
Kulturë ZSH15 ZSH15
Shëndetësi ZSH16 ZSH16
Shëndetësi ZSH17 ZSH17
Shëndetësi ZSH20 ZSH20
Shëndetësi ZSH21 ZSH21
Shëndetësi ZSH22 ZSH22
Institucione Shkollore / Qerdhe ZSH23 ZSH23
Zonë rekreative-turistike Hotelieri ZrT1 ZrT4
Zonë e komunikacionit- transportit Autoudhë ZKT ZKT1 Antenë Transmetimi ZKT ZKT8 Zonë e mbrojtur Zonë e mbrojtur sipas MMPH ZM ZM Zonë bujqësore Bujqësi Zb Zb
Zonë pyjore Zonë pyjore ZP ZP
Sipërfaqe ujore Lumë SU SU
Zonë e mbrojtur arkeologjike historike Zonë mbrojtur arkeologjike - historike ZmaH ZmaH
Zonë-minierë sipërfaqësore Minierë sipërfaqësore ZmS ZmS
Lista e Zonave Mbishtresore
ZONAT MBISHTRESORE Kodi
Zonë Seizmike ZmSh-A
Zonë e Vërshimeve ZmSh-B
Zonë e Akuifereve ZmSh-C Zonë e Pasurive Minerare ZmSh-D
Zonë mbishtresore Arkeologjike ZmSh-E
Zonë e Trashëgimisë Natyrore ZmSh-G
Zonë me Uranium të Varfëruar ZmSh-H
HZK-ja zonat mbishtresore i ka përdorur për vendosjen e kushteve zhvillimore më
strikte, dhe masave mbrojtëse shtesë në disa hapësira specifike gjeografike, për
definimin e zonave mbishtresor kemi analizuar në komplet territorin e komunës së
Ferizajt se ku ka nevojë të: përcaktohen masa mbrojtëse për resurset kulturore,
historike, ekonomike, turistike, bujqësore të cilat nuk janë adresuar me zonën bazë;
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
71
Janë përcaktuar masa mbrojtëse dhe parandaluese për Sipërfaqet e Mbrojtura, Zonat e
Veçanta, Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Zonat Mbrojtëse;
Janë përcaktuar masa mbrojtëse për resurset lokale natyrore, si: mbrojtja e natyrës, e
sipërfaqeve ujore, klimës, pyjeve, etj. të cilat nuk janë të adresuara me zonën bazë;
Të përcaktohen masa mbrojtëse për ndikimet në mjedis, si: ndotja e ajrit, zhurmës, etj.;
Të përcaktohen masa mbrojtëse dhe parandaluese për sipërfaqet me rrezikshmëri nga
zjarri, nga përmbytja, sipërfaqet sizmike, erozive, rrëshqitja e gurëve, ortekëve,
tërmetet, e të tjera; dhe Standarde të caktuara që nuk janë të nevojshme për tu
zbatuar në gjithë territorin e Komunës së Ferizjat.
Harta 7. Zonat Mbishtresore
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
72
VII. MASAT E NEVOJSHME NË HZK PËR MBROJTJEN E
MJEDISIT
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
73
VII. MASAT E NEVOJSHME NË HZK PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Në analizën e territorit është vrejtur se në Ferizjt kemi problem me shtrirjen
shumë disperse (objekte të shpërndara) dhe shtrirje lineare sidomos përgjat rrugëve
Nacionale Prishtinë-Shkup, Ferizja-Gjilan dhe Ferizaj-Shtime të ndërtimeve të cilat më
tutje paraqesin problem në ofrimin e infrastrukturës dhe elementeve tjera urbane.
Harta e shfrytëzimit të planifikuar të tokës tregon destinimin për përdorim të tokës
deri në vitin 2023. Këtu prezantohen edhe kufijt e rinjë ndërtimor dhe kushtet
zhvillimor të përgjithshme, kushtet zhvillmore dhe masa tjera për zhvillimet. Kjo do të
sjellë humbjen e mëtejshme të tokës bujqësore, por njëkohësisht do të sigurojë ruajtjen
e pjesës së konsiderushme të tokes me plleshmëri, tokës së pasur me resurse dhe
pyjeve. Kemi të prezantuar edhe zonat e shënuara me ngjyrë e cila potencialisht mund
të paraqesin pikat e nxehta mjedisor.
Konfliktet e mundshme për hapsira mund të adresohen vetëm nëpërmjet
zbatimit më të mirë të këtyre planeve. Masa e parë duhet të jetë arritja e një
marrëveshje për mbrojtjen e këtyre zonave, e cila duhet të ndiqet nga plane
rregulluese dhe tjera për komunën, të cilat do të viheshin më pas në zbatim. Kjo është
një sfidë e madhe për qeverinë komunale. Gjatë procesit të hartimit janë organizuar
takimet me komunitetin për të filluar këtë proces.
Zhvillimi dhe rritja e Ferizajt besohet se do të vazhdojë, e në fakt sa më shumë
sukses ekonomik të prodhojë vendi, aq më shumë do të përshpejtohet rritja e saj. Kjo
do të ishte e dëshirueshme dhe është në të mirë të Kosovës, duke supozuar se
realizohen investimet në infrastrukturën mjedisore dhe menaxhimi efektiv komunal,
komuna e Ferizjat me kushte zhvillimore nga HZK ka mundësi të akomodojë një
numër shumë më të madh popullsie me zgjerimin e kufinjeve ndertimore dhe
turisteve me zgjerimin e kapaciteteve receptive turistike. Burimet ujore nuk janë të
mjaftueshme. Kapaciteti mjedisor mbajtës i Ferizjt nuk përbën problem, ndërkohë që
problem përbëjnë menaxhimi dhe planifikimi urban jo-efektiv dhe nevoja për
financime të mëdha në infrastrukturën mjedisore.
7.1 Ndikimi në klimë
Aktivitetet të cilat do të zhvillohen brenda territorit të kësaj komune, vlerësohet se nuk ka indikacione se me aktivitetin aktual dhe ate që do të ketë në perspektivë të ndikoj në klimën globale, pasi që komuna e Ferizajt ngjajshëm si shumica e komunave të Kosovës përpos disa industrive përpunuese të vogla nuk ka ndonjë industri apo objekt industrial që do të emitonte gazra të serrës në atë mas sa të ketë ndikim në klimën globale. Ndërsa si komunë është nën ndikim të ndotjës së ajrit nga zjarret të cilat i ndezin qytetaret në mënyr të pa kujdesshme, komunikacioni, disa fabrika për përpunimin e bazës së asfaltit, kurse ndikimin më të madh në klimën në nivel lokal të Ferizajt e ka shkatrrimi i pyjeve dhe përdorimi i drurit për djegie si dhe mungesa e ngrohjeve qendrore dhe përdorimi i energjive alternative dhe efiçencen e energjisë. Është e rëndësishme që të bëhen studime për të vlerësuar rritjen e temperaturës dhe
faktorëve tjerë klimatik. Megjithatë komunikacioni hekurudhor dhe ai rrugor sidomos
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
74
tani me ndërtimin e autostradave në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojë një ndikim në mikroklimën rajonale duke ndikuar edhe në ngritjen e temperaturave dhe praninë e ndotësve në ajër, ujë dhe tokë.
7.2 Mbrojtja e pyjeve, zonave të gjelbra ekzistuese dhe zhvillimi i zonave të reja
Destinimet për shfrytëzim dhe të planifikuar të tokës të propozuara nga PZHK-
ja dhe kushteve zhvillimore nga HZK-ja krijojnë mundësinë për struktura reja të
pyjeve, kryesisht për përdorim të ndryshem, kështu duke krijuar edhe habitate
natyrore dhe mjedise atraktive. Komuna duhet që në kuadër të zbatimit të planit të ket
në prioritet projektet si:
Projekte pyllëzimi konform HZK-së;
Projekte ripyllëzimi dhe mirë mbajtje konform planit;
Numrin e këtyre strukturave që do të lejohet dhe ku do të lejohet (apo nuk do
të lejohet) ngritja e tyre;
Projekte për ndërtim të infrastrukturës si rrugët malore melorim dhe
drenazhim për pyjet, etj.
Arkitekturën e tyre për të siguruar harmoninë vizuale me mjedisin rrethues;
7.3 Cilësia e ajrit
HZK adresonë problemet e ajrit në apektin e ndotjës dhe cilësisë së tijë. Në këtë komunë kalojnë disa korridore të rëndësishme të qarkullimit të cilat kanë një intensitet të konsiderueshem të cilat janë një element që tregon se ka shkarkim të konsiderueshëm të gasrave në atmosfer si dhe lirim të zhurmave të ndryshme që vijnë nga komunikacioni si autoudha “Arbën Xhaferri”, hekurudha Shkup-Prishtinë, rrugët nacionale Prishtinë-Shkup, Ferizaj-Gjilan-Bujanoc dhe rrugët rajonale të cilat kanë një intensitet të theksuar të qarkullimit. Ndërkohë që rritjet e qarkullimit e parashikuar për trafikun në vitin 2022 do të bëjë që cilësia në përgjithësi e ajrit të përkeqësohet, veçanërisht për Pb, SOx, NOx, të cilat aktualisht janë brenda normave të BE-së dhe Kosovës. Zbatimi i standardeve më strikte për çlirimet në ajër nga automjetet, permiresimi dhe kontrolli i cilesisë se karburanteve menaxhimi më i mirë i trafikut, perfshire perdorimin biçikletave, si dhe furnizimi i plotë me energji (për të ulur
përdorimin e gjeneratorëve) ka shumë gjasa të ngadalësojnë përkeqësimin e mëtejshëm të cilësisë së ajrit për një periudh afatshkurtër deri në afatmesme. Grimcat e imëta PM10 (të ngurta, të lëngshmeose gaz) mund të depërtojnë në mushkëri duke shkaktuar efekte të mëdha shëndetësore të tilla si sulmet në zemër, kanceri në mushkëri, bronkitin kronik dhe ndikim më serioz tek të moshuarit, fëmijët dhe diabetikët. Efekte të vogla shëndetësore përfshijnë. Këto efekte shëndetësore ndikojnë në cilësinë e jetës së çdo kujt dhe ndërhyjnë në mirëqenien ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore të banorëve të komunës së Ferzajt. Duhet bërë vlerësimi i ndikimit të cilësisë së ajrit mbi shëndetin dhe ekonominë nëpërmjet llogaritjes së shkallës së sëmundshmërisë me qëllim vlerësimin sasior të dëmit në shëndet dhe kostos ekonomike që sjell ndotja e ajrit për Komunën.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
75
HZK-ja adreson mirë problemet e zhurmës përmes kushteve, si dhe ka dhënë disa rekomandime dhe ka propozuar masa se si zhurma të reduktohet, poashtu HZK parashe kushte dhe masa për ndotje të ajrit, ujit dhe biodiversitetit.
7.4 Kushtet Zhvillimore dhe Masat për Rrugët e propozuara
Në HZK janë të kategorizuara rrugët lokale dhe ndryshim ose zgjerim të
traseve të disa rrugëve regjionale dhe magjistraleve si dhe propozon unazën e jashtme
komunale dhe unazën urbane. Komuna e Ferizajt është një territor tranzit në mes të
qendrave nacionale vjen në shprehje edhe infrastruktura tjetër e cila diktohet nga
niveli nacional dhe e cila ka impaktet më të lrta mjedisore. HZK ka parapar brezat
mbrojtës për gjitha kategoritë e rrugëve dhe për hekurudhën të cilat vlerësohet se
kanë një impakt pozitiv në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.
7.5 Ndikimi i Zonave Industriale, ekonomike, komerciale në mjedis
Ferizaj aktualisht zotëron një zonë industriale në pjes veriore të qytetit që tani
është pjesërisht aktive pasi që disa nga industrit tani më nuk punojnë apo janë
tjetësrsuar. Zona shtesë me aktivitete ekonomike janë zhvilluar përgjatë aksit rrugor të
rrugës Ferizaj Shtime dhe në disa pjesë të ndryshme në afërsi të kësaj zone, kurse zona
më e madhe me aktivitete ekonomike komerciale dhe industriale të lehta është e
zhvilluar për gjat gjithë aksit rrugor Prishtinë – Shkup. Zonë tjetër e cila është
ngjajshëm e zhvilluar me aktivitete të njejta ekonomike është edhe zona përgjat aksit
Ferizaj – Gjilan, ndërkaq një zonë tjetër me aktivitete industriale të prodhimeve dhe
përpunimit të drurit është e zhvilluar në fshatin Greme.
Vlerësohet se zbatimi rigoroz i kushteve zhvillimore dhe masave të parapara me HZK
dhe zbatimi i objektivave të VSM-së do të ketë ndikime positive në gjitha aspektet në
komunën e Ferizajt. Vlerësimi i këtyre objektivave do të mund të bëhet përmes një
sistemi monitorimi, i cili do të ndjekë ecurinë e tyre gjatë gjithë kohës që shtrihet
zbatimi i këtij Plani shumë të rëndësishëm për këtë Komunë. Përputhja e objektivave
të VSM me zhvillimin e aktiviteteve të gjithanshme dhe shumëllojshme ekonomike –
sociale është një moment i rëndësishëm për mjedisin dhe shëndetin publik. Bujqësia,
industria e drurit, ajo e pijeve sikurse edhe ajo e ndërtimit në qytet kryesisht te banimi
kolektiv, turizmi me shërbimet e tij por edhe elementë të tjerë të lidhur me to, si
trafiku, cilësia e karburanteve dhe e automjeteve të transportit, duhen monitoruar në
mënyrë rigoroze nga institucionet përkatëse. Realizimi i këtyre projekteve dhe
plotësimi i objektivave të VSM do të sjellë një përmirësim në jetën e banorëve dhe të të
ardhurve si në infrastrukturë, mjedis, shërbime dhe për shëndetin publik përmes
rritjes së cilësisë së ajrit, ujit të pijshëm etj.
Është shumë me rëndësi që me HZK ëshë bërë një kufizim i përdorimit të tokës
për aktivitete të ndryshme ekonomike dhe industriale si dhe janë dhën disa masa dhe
janë parapar disa hapsira si tampn zona që shërbejn si barierë dhe filter për partikulat
dhe emitmet tjera që vinj si rezultat i aktiviteteve ekonomike dhe industriale. Zonat
industriale dhe zonat tjera të karakterit ekonomik dhe komercial janë të kufizuara dhe
të destinuara me PZHK, kurse kushtet tjera zhvillimore, ndërtimore dhe kushtet e
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
76
veçanta dhe masa mbrojtëse kundër ndotjes dhe ndikime tjera bezdisëse për këto zona
janë dhënë me këtë Hartë Zonale Komunale. Kurse me Ligjin për VNM dhe
Udhëzimin administrative për Leje Mjedisore Komunale (LMK) parashihet të bëhen
Vlerësime të Ndikimit në Mjedis për secilin objekt dhe veprimtari ekonomike dhe
industriale i cili bjen në kategorit e parapara më Ligjin për VNM dhe Udhëzimin
Administrativ për LMK.
7.6 Zonat e banimit
Zonat e banimit janë të kategorizuara sipas tipologjive të mëposhtme: Zona e banimit me shumë njësi me afarizëm, kjo zonë pëfrshin një hapësirë prej 248.13 ha dhe shtrihet në zonën urbane të Qytetit të Ferizajt. Ato janë të karakterizuara nga blloqe të mëdha banimi të organizuara me hapësira të kufizuara, rrugë të gjera dhe hapësira të përbashkëta të gjera të parapara me këtë PZHK, kurse me Hartën Zonale Komunale janë dhën kushte tjera zhvillimore dhe kushtet e veçanta dhe masa tjera mbrojtëse. Në këto zona lejohet edhe afarizmi dhe aktivitetet tjera komerciale por jo industriale. Këto zona dhe aktivitetet tjera komerciale dhe afariste do të jenë konform me objektivat e VSM-së dhe masat do të jenë adekuate për kufizimin e zhurmës, ndotjes dhe elementeve tjera të dëmshme të cilat kanë ndikim në shëndetin publik. Këto zona sipas Planit do të përmbajn hapësira të gjelbërta me një fond më të madh se në zonat tjera të mbulueshmërisë me gjelbërim. Është me rëndësi që kryesisht ky lloj destinimi është i shtrir përgjat rrugëve kurse në pjesën e pasme kufizohen me pjesën tjetër të banimit. Zona e Banim me shumë njësi - kjo zonë rezidenciale përfshin një hapësir prej 33.26
ha në zonën urbane të qytetit të Ferizajt. Kjo zonë karakterizohet kryesisht me banim
me aktivitete të kufizuara komerciale si shitore dhe minimarkete të vogla që shkojnë
në shërbim të banimit, por që nuk kan ndikim në ndotje dhe në ndotjen akustike dhe
bezdisjet tjera. Kjo zonë karakterizohet me parqe të mdha dhe sheshe publike të cilat
do të jenë atraktive për banorët dhe do të jenë në favor të mjedisit jetësor.
Zona e Banimt me një njësi:- kjo zone përfshin një zone goxha të madhe Brenda
qytetit dhe në gjitha vendbanimet e komunës së Ferizajt. Edhe në këtë lejohen
aktivitete komerciale të kufizuara, lejohen kopshtet si ekonomi familjare si dhe kushte
dhe masa tjera për mbrojtjen e karakterit të banimit individual dhe mbrojtjes së
shëndetit të qytetarëve.
7.7 Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe cilesia e strehimit brenda qytetit Disa pjesë të strukturave ekzistuese urbane të Ferizajt janë duke vuajtur nga
perkeqesimi i banimit, që ndikon në kushtet e jetesës së popullsisë urbane. Cilësia e
ulët e strehimit mund të jetë një dekurajim për tërheqjen e atyre që duan të emigrojnë
në zonën urbane. Harta Zonale Komunale propozon kushte zhvillimore dhe masa për
zhvillimin e objekteve banesore të reja në zonën periferike por edhe në zonën
qendrore të kombinuara me stimuj për rikonstruim urban të banimit ekzistuese
brenda qendrës. Qendra e qytetit ka përmbajtje historike është një kategori e veçantë
që ka turizmi dhe tregtia mund të sigurojë nxitje për investimet private. Një zonë
problematike është rasti me komplekset e banimit, ish-shtetërore të vendosura brenda
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
77
qytetit, kryesisht në qender. Për të ruajtur karakteristikat e tyre pozitive, si hapësirat e
hapura publike, llojin e ndërtimit, si dhe t'i pranojnë ato si pjesë të historisë së qytetit
dhe identitetit të qytetit, Plani i prezanton parimin minimal të ndërtimit, e cila
mundëson zëvendësimin i njësisë me një ndërtim të ri në gjurmë të saktë të ish
ndertimit, por me kate shtesë. HZK nxit rigjenerimin e qytetit në qendër të qytetit së
(zona 1.8,7dhe4) në aspektin e aksesit të përmirësuar, hapësira të hapura, vendet e
parkimit dhe mjedisin e ndërtuar. Përmirësimi i imazhit të qytetit dhe rigjenerimin e
hapësirës së hapur edhe të bëhet përmes vazhdimit e mëtejshëm të projekteve
komunale. Natyrisht ritmi për përmirësimin e banimit do të varet nga ecuria e
përgjithshme e ekonomisë së qytetit të Ferizajt.
7.8 Integrimi dhe formalizimi i zonave të banimit joformal Ferizaj mund të jetë një qytet që promovon kohezionin social, nëpërmjet integrimit të
duhur të zonave informale në qytet. HZK merr veprime në këtë drejtim duke ndjekur
tendencat e zhvillimit. Komuna e Ferizajt ka identifikuar 6 Vendbanime Joformale, 5
në zonën urbane dhe 1 në zonën rurale. Sikur se Planin Zhvillimor Komunal ashtu
edhe HZK ka identifikuar 4 (3 në zonën urbane dhe 1 në rurale). Në vendbanimin
Joformal në Dubravë është punuar në rregullim me realizimin e disa projekteve
infrastrukturën fizike dhe me ndërtim të njësive të banimit për të zhvendosurit nga
viti 1999.
Në këto vendbanime jetojnë banorë të komunitetit rom, ashkali e egjiptian, serb dhe shqiptarë. Karakterizohen me mungesë të pjesshme të infrastrukturës sociale dhe fizike, kanë ndikim negativ në mjedis, ndërsa vendbanimet në zonën urbane ka raste që karakterizohen edhe me zotërim joformal të pronës. Plani parashikon zgjidhjen e problemit pronësor dhe problemet tjera sociale dhe infrastrukturore në këto zona.
7.9 Krijimi i një rrjeti të hapësirave të gjelbra dhe të hapura HZK parashe kushte zhvillimore për një rrjet të integruar të hapësirave të hapura që i
referohet gjithë qytetit. Hapësira e gjelbër në shkallë të gjerë të qytetit, të krijojë një
entitet të vazhdueshëm fizik dhe mjedisore. Plani synon të maksimizoj qasje në
shkallë të gjerë hapësirave të gjelbra, duke siguruar një koleksion të korridoreve të
gjelbra dhe promovimin e biçikletave dhe këmbësorëve zonave. Për më tepër,
hapësira nivel lagjeje të hapura do të duhet të rehabilitohet si kopshte xhep, në zonat e
banimit të periferi të qytetit dhe në komplekset e banimit kolektive të banimit. HZK
merr masa mbrojtëse për kanalet e ujit që ekzistojnë sot në periferi të qytetit. Pas
zgjerimit të banimit dhe integrimin e zonave tjera të qytetit, këto kanale mund të
zhvillohet në hapësira të gjelbra lineare dhe zonat rekreative që do të lidhin lagjet dhe
dukshëm të përmirësuar imazhin dhe mikroklimë e zons së banimit dhe pritjet do të
jenë rigjenerimi i mjedisi urban dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mikroklimës
urbane.
7.10 Ndikimi i HZK-së në Ekosistemet natyrore
Në disa zhvillime të cilat janë planifikuar ka disa ndikime të cilat janë të kthyeshme
dhe të riparueshme. Në HZK janë propozuar masa kundër zhurmës dhe masa kundër
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
78
ndotjes në pjesët ku ndjeshmëria në ekosisteme është e lartë. Ekosistemet ku atakohen
janë ekosisteme pyjore në disa korie (zabele) dhe në disa pjesë ekosisteme lumore por
që ndikimi nuk është shumë i madh. Ndërkaq Plani parashe edhe projekte të cilat
kanë ndikim pozitiv në ekosisteme siç shihen në hartat më posht.
Harta 8. Ndikimi i HZK-së në ekosistemet natyrore
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
79
Harta 9. Parashikimi i ndikimeve të HZK-së në aspektin hapësinore.
7.11 Efektet kumulative
VSM-ja nuk do të kufizohet vetëm në analizën e elementeve individuale të
planit, por duhet të bëjë gjithashtu edhe një vlerësim të përgjithshëm në vazhdën e të gjitha aktiviteteve dhe politikave të cilat përfshihen në Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
80
Tab. 27. Matrica e përmbledhjeve të efekteve kumulative të të gjitha elementeve të HZK-së në komponentet mjedisore
Në këtë Raport ndikimet mjedisore kumulative percaktohen si një kombinim i ndikimeve të zbatimit të veprimeve të HZK në aspekte të ndryshme të mjedisit. Gjatë
implementimit të kushteve zhvillimore, impaktet mjedisore kumulative variojne sipas aspekteve individuale te mjedisit. Kur vleresohen impaktet mbi token, ajrin, ujin dhe faktoret klimatike, biodiversitetit impaktet kumulative të zbatimit të veprimeve të Planit shprehen si shuma e impakteve të të gjitha masave, si të tilla në vleresimin e impakteve kumulative mbi:
ajrin, shkarkimet e ndotesve që pasojne zbatimin e masave qe kombinohen; dhe
burimet natyrore si burimet ujore, minerale dhe resurseve tjera të cilat kombinohen;
token, zona toke bujqesore dhe e pyjeve e fragmentuar per shkak te integrimit te strukturave te infrastrukturës së re që kombinohen si efekte;
faktorët klimatik, shkarkimet e gazeve serrë që pasojnë zbatimin e masave që kombinohen.
Nga aspekti i impakteve mbi ajrin dhe faktorët klimatik, impaktet kumulative si shumë e impakteve te të gjithë veprimeve të HZK-së janë të rëndesishme për realizimin e objektivave mjedisore:
shkarkimet limiteve të ndotësve
menaxhimin e mbetjeve inerte dhe
sasia vjetore më e lartë e shkarkimit të gazeve serre.
Komponentet mjedisore
Kushtet zhvillimore dhe masat e HZK-së
Vlerësimi i efekteve
kumulative
Rrugët e planifikuara
Autostrada dhe
hekurudha
Zonat e planifikuara
të ndërtimeve
Banimi me
sh.njësi dhe
afarizem
Zonat ekonomike dhe
industriale
Pyllëzimi
Emetimi i gazrave serrë 0 - + 0 - +
Pa ndonjë
efekt
domethënës Burimet natyrore + 0 - 0 + + Pozitive
Toka + 0 + + - + Pozitive
Biodiversiteti
0 - 0 0 0 +
Pa ndonjë
efekt
domethënës Uji
0 0 + - - +
Pa ndonjë
efekt
domethënës
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
81
Në vleresimin e impakteve mbi ujin, natyren, trashegimine kulturore dhe peisazhin, efekteve kumulative zakonisht nuk mund të shprehën si një shumë e impakteve te të gjithe veprimeve për të arritur synimet e HZK-së. Kur vleresohen efektet kumulative në aspektet e permendura me sipër, karakteristikat e një impakti individual që kontribuon në efektet kumulative janë shumë të rëndesishme. Këto janë përgjithesisht karakteristika në të cilat impaktet ndryshojnë njëri nga tjetri sipas vendit (impakt direkt dhe ne distance) dhe kohës (afat-shkurter, afat-mesem dhe afat-gjate, perkohesisht dhe permanent) të efekteve.
Nëse vleresohen efektet mbi shëndetin njerëzor, efekti komulative të ZHK-së shprehen si efekte të kombinuara komulative dhe zakonisht referohen për:
zvoglimin e ekspozimit në nivelet e tejkaluara të bezdisjes akustike;
zvoglimin e ekspozimit ne nivelet e tejkaluara të ajrit të ndotur në mjedis; dhe
masat e marrura në HZK që lehtesojnë veprimtari shlodhëse dhe rekreative në një mjedis.
Kur vleresohen impaktet mbi popullaten dhe asetet materiale, impaktet
kumulative të zbatimit të HZK-së shprehen si një kombinim i impakteve të ndryshme që ndikojnë në hapësirën e tyre të jetesës dhe në jetën e tyre. Masat për të arritur synimet e HZK-së janë pozitive nga aspekti i impakteve mbi popullsinë dhe asetet materiale, nëse efektet kumulative të tyre kontribuojnë në arritjen e kohezionit social, sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
Në vlerësimin e efekteve komulative në larmaninë biologjike të llojeve organike (biodiversitet) në zhvillimet e planifikuara shprehën si efekte të kombinuara duke rritur impaktin në biodiversitet, mirëpo me masat që janë marr me HZK efekti do të jet më i zbutur deri te efekti pozitiv për biodiversitetin.
7.12 Probleme të mjedisit në Ferizaj dhe përgjigja që jepet përmes HZK-së
Tabela e mëposhtme bënë një përmbledhje të problemeve mjedisore që u
identifikuan në kapitullin më lart dhe të shkallës në të cilën HZK-ja i u përgjigjet atyre,
duke sugjeruar njëkohësisht edhe masa të tjera për mbrojtjen e mjedisit.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
82
Tabela. 28. Përmbledhje e Problemeve Mjedisore dhe përgjigja sipas HZK-së
Problemi mjedisor
Shkaqet Ndikimi në mjedis Ndikimi në shëndet
Kushtet zhvillimore dhe masat e Propozuara me HZK
Ndërhyrje të tjera të propozuara
Masa të tjera të nevojshme të marrura me HZK
1. Cilësi e ajrit. Aktiviteti ndërtimor i pakontrolluar; Rrugë të pashtruara; Rritja e shpejtë e numrit të automjeteve; Karburante të cilësisë jo të mirë; Gjeneratorë me naftë; Ngrohjjet individuale. Zonat ekonomike, komerciale dhe industriale
Të gjitha shkaqet e përmenduara e ulin cilësinë e ajrit edhe pse kjo komunë është e mbuluar mjaft me vegjetacion.
Nuk ka të dhëna që provojn këtë lidhje për sëmundjet, apo ndonje sëmundje tjetër që vjen si rezultat i cilësisë së ajrit.
Propozimet për pyllëzim Propozimet për shirita gjelbrues Propozimet për transportin publik dhe ciklizmit ka si qëllim ngadalësimin e rritjes së numrit të makinave private dhe reduktimin e ndotjes së ajrit të disa zonave të komunës. Rrugët e reja të cilat duhet të lehtësojë trafikun nëpër vendbanime.
Duhet të bëhen studime mbi pyllëzimin; Duhet të bëhen studime mbi transportin; Përdorimi i karburanteve më të pastra (përmbajtje e squfurit të bjerë); Përmirësimet e rrugëve nga Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.
Studim për të përcaktuar ndikimin dhe koston e cilësisë së dëmshme të ajrit në shëndetin publik dhe në ekonominë në tërësi; Përmirësimi i teknikave të ndërtimit për të pakësuar ndotjen; Shtrimi i rrugëve, përmirësimi i trafikut edhe futja e korsive të biçikletave; Edukim më i mirë i publikut mbi shëndetin dhe cilësinë e ajrit; Përmirësimi i furnizimit me energji-zbutja e kërkesës nëpërmjet burimeve alternative të energjisë dhe përdorimit të gjeneratorëve; Vendosja e kritereve strikte për pyllëzimin; Vendosja e kritereve strikte për cilësinë e zonave të gjelbra (cilësia e mbulesës së tokës, dhe e mbulesës bimore).
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
83
2. Cilësi jo e mirë e ujit të lumenjve
Mungesa e trajtimit të ujërave të ndotura fekale dhe mbetjeve industriale që shkaktohet nga mungesa e sistemit të grumbullimit dhe trajtimit adekuat të ujërave të ndotura.
Ndikim në shëndetin e popullates njerezore, humbje e flores dhe faunes ne ekosisteeme ujore (mikrozoobentosit dhe makrozoobentosit); Ndotja e rezervave të ujërave nëntokësorë.
Ndikon në sëmundjet infektive, sëmundjet tjera të cilat lidhen me përdorim të ujit dhe përmes zingjirit ushqimor.
Skenari i zhvillimit të HZK në përputhje me studimin e Planit hapësinor të Kosovës. Vendi i identifikuar për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura është në përputhje me Planit hapësinor të Kosovës pjesa e trajtimit të ujërave të ndotura. Trajtimi i përkohshëm dhe sipas zonave I ujrave të ndotura.
Përgatitja e Projekteve Sektoriale për Trajtimin e ujërave të zeza të Ferizajt
Zëvendësimi i tubacioneve të vjetra dhe të vogla qe do te shoqerohet edhe me minimizimi i rrjedhjeve. Maksimizimi i lidhjeve. Rregullimi i lidhjeve të paligjshme. Reduktimi i përdorimit të gropave septike dhe lidhja me sistemin e kanalizimeve per ujërat e ndotura, lidhja me kolektorin kryesor të fshatrave,dhe ndertimi i impiantit të planifikuar.
3. Cilësi dhe sasi jo e kënaqshme e ujit të pijshëm
Humbje në sistem të furnizimit, tubat jo të cilësisë së duhur dhe mungesa e kontrollit të ujërave
Ndotja e ujërave nëntokësore Konsum i ujit në shishe dhe gjenerimi i mbetjeve plastike.
Shpërthim i sëmundjeve gastro-enterike, por lidhja e qartë nuk është provuar nga të dhënat shëndetësore.
Skenari i zhvillimit i HZK përputhet me studimet e mëhershme për cilësin dhe sasinë; Në HZK janë parashikuar edhe përfshirja e infrastrukturës për shkak të interferencave që ka.
Duhet përgatiten projektet Sektoriale përkatës dhe trajtohet mundësia e financimit.
Zvogëlimi i humbjeve në rrjet. Shmangia e intersektimeve me linjat e ujrave te zeza. Reduktimi i lidhjeve të paligjshme. Përgatitja e projekteve për të shkuar drejt furnizimit të vazhdueshëm me ujë; Mbrojtja e burimeve mbi sipërfaqe, eleminimi i shfrytëzuesveindividual të burimeve ujore.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
84
4. Mbledhja dhe grumbullimi i mbeturinave
Mungesa e një sistemi reduktim-ripërdorim-riciklim për mbetjet e ngurta në nivel të Komunës Grumbullimi i mbetjeve në komunë nuk është plotësisht i rregulluar pasi shumë prej tyre hidhen në lumenj dhe zona të tjera. Nëse vazhdohet me këto ritme, Ferizaj do të ketë disa deponi ilegal brenda viteve të ardhshme. Mbetjet ndërtimore, dhe ato të tjera përzihen me mbetjet komunale.
Komuna gjeneron sasi të konsiderueshme të mbetjesh të ngurta. Në disa vendëbanime të pamjet e mbeturinave mbeten të shëmtuara. Në komuna, sidomos në shtratin e lumit Neredime por edhe në lumenjt tjer pamja është shumë e shëmtuar. Mund të jenë burim semundjesh veçanerisht në stinën e nxehtë.
Djegia e mbeturinave shton ndotjen e ajrit. Personat që jetojnë pranë ktyre deponive dhe her pas here kontrollojnë mbetjet janë të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze për shëndetin. Rrezik potencial për shëndetin nga hedhja e mbetjeve të rrezikshme në zona afër dhe në disa raste edhe brenda vendbanimeve të komunës së Ferizajt.
HZK sugjeron adoptimin e një sistemi të integrur të administrimit të mbetjeve në bashkpunim me kompaninë regjionale, bazuar në itinerarin reduktim-ripërdorim-riciklim-rekuperim. HZK përmend riciklimin, selektimin, por nuk tregon për vendet apo zonat se ku do të grumbullohen selektohen dhe riciklohen mbeturinat në të ardhmen.
Duhet përgatitet Projekti Sektorial përkatës me mundësi financimi; duhet të propozoj vendet për deponim të përkohshëm në të cilat mundë të bëhet selektimi, grumbullimi dhe riciklimi i mbeturinave.
Grumbullim më i mirë në vendbanime dhe nivel komunal. Vënie në jetë e strategjive për reduktimin e mbetjeve dhe për riciklimin. Ndarje më e mirë e materialeve të rrezikshme. Për të shmangur hedhjet e paligjshme, organizimi mund të bëhet nga komuna për një numër të mjaftueshëm kamionësh, dhe të menaxhohet me transport nga deponia e përkohëshme drejt asaj regjionale njejtë të menaxhohet me pagesë për tone për hedhjen e mbeturinave në Deponin e regjionale duke krijuar sistem pagesash nga ata që hudhin mbeturina. Zbatimi i projekteve për pika grumbullimi në sistemin e stacioneve të transferit .
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
85
5. Rehabil-itimi /Inkapsulim i pikave te nxehta të ndotjes
Ndotja e tokes nga aktivitete e ndryshme ekonomike dhe bujqësore
Ndotja e tokes dhe ajrit nga perberje të demshme per shëndetin e njeriut dhe biodiversitet
Ne vartesi te lendeve ndotese,mund të shkaktojnë një game të gjerë semundjesh
Propozohet të studiohen të gjitha hapësirat,zonat me rrethinë ku janë zhvilluar industritë të vogla ose edhe sot ku pjesërisht funksionojnë në territorin e komunës së Ferizajt që kane perdorur ose gjeneruar kimikate te rrezikshme per shendetin, para,gjatë edhe pas viteve 90-ta dhe mbi bazen e shkalles se rrezikut të behen nderhyrja teknike
Te mblidhet informacione më të thelluara për ketë gjendje, per nivelin dhe llojin e ndotjes,për ndikimet në tokë,ujë ajrë egzistencen e lidhjeve të territoreve te ndotura me kërcnimet për shëndetin,llojin e kërcnimit të bëhen analiza ne terren dhe laborator, të trajtohen me PZHK dy vendet ku është goditur me Uranium të Varfëruar gjat luftës së fundit në mënyr që në të ardhmen të bëhen studime lidhur me ndikimin në mjedis të këtyre zonave dhe të bëhet inkapsulimi apo izolimi i këtyre zonave nëse është e nevojshme.
Plani i menaxhimit dhe rehabilitimit të pikave të nxehta bazuar edhe në studim,analiz dhe VNM të detajuar; Masat adekuate për shëndetin e njerëzve; Masat tjera për konsolidim të tokës, mbrojtje të ujit dhe cilësisë së ajrit dhe Biodiversitetit dhe ekosistemeve tjera.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
86
6. Shtrirja e ndërtimeve
Nevojat për banim; Zhvillim i pakontrolluar dhe i paplanifikuar brenda dhe rreth vendbanimeve sidomos nëpër terrene me tokë të plleshme bujqësore dhe ato kodrinore.
Humbje e tokës së plleshme dhe gjelbrimit e pemëve të ndryshme, humbje e shtresës së sipërme të tokës, rrjedhje dhe mundësi për rrëshqitje/ përmbytje. Humbje e vlerave estetike. Humbje e vlerave peizazhistike të teritorit komunal.
Jo i drejtperdrejte dhe i menjëhershëm; Por shtrirja pa përcjellë me infrastruktur normal që shkakton edhe pasoja në shëndet; Edhe rrëshqitjet e mundëshme të tokës dhe përmbytjet mund të shkaktojnë dëme serioze për jetën dhe pronën. Edhe humbja e gjelbrimit ka ndikimin e vetë në shëndetin e njeriut
Planifikohet kufiri ndërtimor për të gjitha vendbanimet; Standartet dhe normat e planifikimit të përdorura në HZK bëhen automatikisht të vlefshme; Për të gjitha vendbanimet në Komunë. Parqe,zona të gjelbra rreth disa vendbanimeve
HZK ka propozuar për zonat jashtë kufijve të propozuar ndërtimor rreth vendbanimeve statusin e zonave ku nuk lejohet ndërtimi; HZK ka propozuar për zonat jashtë kufijve të ndërtimit të marrin statusin e parkut, zones së gjelbër. HZK ka parapar Banim Kolektiv dhe koncentrim të ndërtimeve më të madh duke e mbrojtur tokën dhe zgjerimin e ndërtimeve.
Të përgatitet ekipi dhe një plan i Menaxhimit të ndërtimeve; Të përgatiten projekte për gjelbrim dhe parqe Moratoriumi për ndërtimet duhet të shtrihet edhe në gjitha zonat jasht kufijve të propozuar ndërtimor. Është e nevojshme të hartohen Plane Rregulluese edhe për vendbanimet në konceptin e zhvillimit me nënqendra.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
87
7. Degradimi i pyjeve,
Prerja e pakontrolluar dhe ilegale e pyjeve; Djegëjet e pyjeve; Zhvillim i pakontrolluar dhe i paplanifikuar i disa vendbanimeve.
Ndotja e ajrit; Ndotje e ujit, mungesë e kënaqësisë si për rezidentët ashtu edhe për vizitorët. Erozini në shkall të lart dhe prishjee balancit natyror.
Ndotja e ajrit edhe e ujit kan ndikim dhe pasoja në shëndet;
Revitalizimi i pyjeve ekzistuese; Propozohen mbulim me fidane të reja siperfaqet e zhveshura; Dhe parqe tjera të reja në disa vendbanime.
Projekte konkrete pyllëzimi, revitalizimi, sanim për pyjet e Ferizajt në zonat e parapara me HZK. Përgatitja e projekteve për shfrytëzimin e burimeve tjera alternative për ngrohje dhe energji tjera në mënyr që mos të shfrytëzohet druri për djegie.
Ngritja e një mekanizmi bashkpunues në nivel të komunës dhe ministrive për këto projekte; Kushtëzimi i projekteve të reja të infrastrukturës me gjelbrim dhe tampon zona; Aktivizim i gjykatave,policis inspektorëve në mënyr cilësore. Në ish venddepozitimet legale dhe ilegale masat rehabilituese dhe ri gjelbrim ose rivitalizim të atyre ekosistemeve.
8. Degradimi dhe eksploatimi i gurit nga Gurëthyesit dhe degradimi natyror i tokës
Degradimi i pjesëve të ndryshme të tokës gjat eksploatimit të gurëve nga gurëthyesit për ndërtimtari
Degradim i tokës, pyjeve dhe hapësirave me pesazhe të bukura duke i shëndrruar në hendeqe të pa këdëshme.
Natyrshëm ka ndikim në shëndet të popullatës njerzore dhe organizmave tjerë.
HZK ka trajtuar ndotjen që vjen nga nxjerrja e mineraleve duke lënë hapësirë për trajtim të mëtutjeshëm në të ardhmen.
Duhet të parashihen masa për kthimin në gjendjen e më parshme të vendeve ku janë nxjerrur gurët.
Në bashkpunim me nivelin qendror të merren masa për rehabilitimin e vendeve ku është eksploatuar.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
88
9. Humbje e trashëgimisë së ndërtuar
Zhvillimet me trende të ndryshme nëpër vendbanime nuk jan në harmoni me arkitekturën ekzistuese.
Humbja e disa nga karakteristikat unike të vendbanimeve, cenim i identitetit dhe e kujtesës historike, kryesisht hubja e kullave karakteristike për këtë zonë.
Të dhëna të pa disponueshme por aspektin psikologjik dhe shpirtror mendohet se do jetë prezent.
Identifikon zonat brenda studimit të cilat do të ruhen. Propozon masat për ruajtjen. E orienton presionin për ndërtime drejt vendbanimeve dhe zonave më pak të pasura me këtë lloj trashëgimie
Identifikimi i instrumentave ekonomike dhe të valorizimit të territorit (psh, itinerare apo shtigje kulturore) që mund të bëhen mbështetje për komunitetet autoktone të Ferizajt që banojnë ne këto vendbanime dhe zona.
Zgjerimi dhe mbajtja/pasurimi i listës së monumenteve të kulturës, e cila është përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale për të mirëmbajtur zonat,ndërtesat që kanë vlerë të trashëgimis së ndeërtuar
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
89
10. Rrezik për tërmete,rrëshqitj
a e tokës,vërshimet dhe element tjer
rreziku
Sikurse i tër territori i Kosovës edhe Ferizaj bënë pjesë në zonë sizmike aktive të nivelit mesatar; Ka erosion e burime tjera rreziku.
Varsisht por dine të jetë me ndikim të lartë mjedisor sidomos nga ndikimet idirekte
Mund të rezultojë katastrofik
HZK nuk paraqet në mënyr specifike zonat e rrezikuara nga tërmetet, nuk tregon për zonat ku ka erozion dhe shkarje dheu dhe çfar shkalle si dhe nuk tregon por zonat të cilat janë nën ndikim të vërshimeve dhe mbytjeve.
HZK duhet të tregoj dhe paraqes grafikisht për zonat të cilat janë nën ndikim të rreziqeve të përmendura. Komuna duhet të ndërtojë brenda standarteve të larta anti-sizmike,
Studim i terreneve për qëndrueshmëri sizmikenë rast se do të duhet të ndërtohet ndonjë pikë karburanti, duhet patur parasysh raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe raporti i vlerësimit të sigurimit teknik të karburantit, i cili duhet të ketë standarde shumë të larta.
11. Rreziqe nga uraniumi.
Hedhja e predhave nga NATO-ja gjat luftës në Kosovë në tetë pikat e përmendura në komunën e Ferizajt
Mund të shkaktoj probleme të shumta shëndetësore, por më kryesore është kanceri dhe sëmundje tjera.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj radioaktivitetit mund të shkaktojë kancer dhe sëmundje tjera.
Me HZK parashihen masa për rehabilitim profesional.
Kërkohen studime dhe hulumtime shtesë për të përcaktuar rrezen e veprmit
Duhet të bëhen studime të mëtejmë në nivel vendi dhe sipas nevojës do duhej hartuar strategji e veçant për këtë problematikë.
12. Rreziqe nga Zjarret.
Shkatrrimi i pyjeve, rrezikimi i pasurisë dhe pronës së qytetarëve, ndotja e ajrit.
Shkatrrimi i pasurisë qytetare duke djegur pronën dhe pasurit tjera të paluajtëshme.
Rrezikimi i jetës së qytetarëve dhe pasurisë.
Bënë identifikim të zonave me probabilitet të zjarrndezjes dhe krijon kushte që zjarret tëmenaxhohen më lehtë.
Duhen ndërhyrje bonifikuese në ndërtesat me përmbajtje amianti - asbesti.
Duhet bëhenë studime të mëtejme mbi shkaqet e zjarrvënjes, kohen dhe lokacionet më të atakuara.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
90
13. Rënie e biodiversitetit dhe humbje e florës dhe faunës.
Rritja e disa vendbanimeve por edhe zhvillimet me karakter ndërtimi po shkaktojn humbje në pyje dhe habitat. rritje e ndotjes, zhurmës dhe forma tjera të bezdisjes dhe gjuetia e pa kontrolluar.
Nuk njihet plotësisht, por ka probleme të përgjithshme të humbjeve ekologjike. Rënie e efektit zbutës të florës për gjurmën e karbonit në disa zona të komunës
Humbje e zingjirit ushqimor, Aspekti kulturor, shkencor dhe rekreativ. Ndikim negativ në gjendjen psikologjike të banorëve.
Përkufizimi i ndërtimit është propozim i drejtpërdrejtë, dhe ulja e zhvillimit të çrregullt të vendbanimeve do të sjellë edhe uljen e humbjes në biodiversitet.
Projekte të asistuara nga BE, me qëllim fuqizimin e monitorimit të mjedisit në komunëduhet zhvilluar studime të situatës.
Nevoja për të pasur një studim bazë për Ferizajn me qëllim identifikimin e humbjeve në biodiversitet dhe inventarizimin e florës dhe faunës, mundesite per permiresimin e situates.
14. Zonat e ndikimit të aktiviteteve në Ferizaj
Të gjitha problemet e lartpërmendura, por nuk ka informacion të detajuar mbi ndikimin
Ndotje e lumenjve dhe tokës
Nuk dihen në hollësi por nënkuptohen
Jashtë studimit, por problemet janë të njohura, sidomos rritja vendbanimeve dhe zhvillimet tjera industrial dhe ndërtimore.
Projekte të asistuara nga MMPH,BE etj për identifikimin e nivelit të ndikimit dhe zones së veprimit loka, komunal, kombëtar ose edhe ndërkombëtar
Nevoja për të pasur një studim bazë për Ferizajn me qëllim identifikimin e ndikimit të aktiviteteve në zona dhe mundesite për permiresimin e situates
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
91
15. Ndotje-bezdisja nga zhurma (ndotja akustike) në Ferizaj
Komunikacioni hekurudhor, Autostrada qarkullimi i dendur dhe kaotik rrugor vlen të ceket me theks rrugët magjistrale dhe rajonale mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, numri i lartë i automjeteve private për shkak të mosefiçensës së transportit publik, ushtrimi i aktiviteteve argëtuese jashtë standarteve, cilësia e ulët e automjeteve,
Nivel i lartë i zhurmës në vendbanimet pran arterieve kryesore rrugore, hekurudhore si dhenë zonat turistike.
Efekte kronike dhe akute në sistemin e dëgjimit, dhe dëmtim i sistemit nervor.
Krijim i një rrjeti më të disiplinuar dhe më të mirë rrugor.
Edukimi qytetar për mosshkaktimin e ndotjes akustike. Aplikmi ne ndertesat ekzistuese dhe te reja te materialeve izolues të zhurmave.
Masa të karakterit rregullator për standartet e mjeteve që lëvizin në komunë dhe penalitetet daj shkaktuesve të zhurmave në vendbanimet e Ferizajt. Përmirësim i transportit publik; Krijimi i barrierave me bimësi aty ku është e mundur anës rrugëve si dhe pengesa tjera të përshtatëshme.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
92
VIII. MONITORIMI
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
94
VIII. MONITORIMI Për të mbajtur nën kontroll zbatimin e strategjive, planeve, programeve dhe projekteve monitorimi i aspekteve të mjedisit
është element kryesor. Në ligjin e “Vleresimit Strategjik Mjedisor”, kërkohet monitorimi i pasojave të ndjeshme mjedisore ose
shendetesore të zbatimit të planit apo programit, në mënyrë që të identifkohen në fazë të hereshme pasojat negative të
paparshikuara dhe me qellim marrjen e masave rregulluese.
E njejta kerkesë është parashikuar në nenin 10 të Direktives se BE per VSM-n. Sipas po kësaj direktive, me qellim që të
shmangen dublikimet në procesin e monitorimit, mund të perdoret sistemi aktual i monitorimit, nëse konsiderohet i përshtatshëm.
Institucioni përgjegjës për monitorimin e mjedisit në vendin tonë është MMPH-ja nëpërmjet AKMM Agjensise Kosovare të
Mbrojtjes së Mjedisit, e cila zbaton Monitorimin në bashkepunim me institucionet përkatese të Ministrive të tjera dhe institucioneve
në nivel qendror dhe lokal.
Me qëllim që HZK-ja të zbatohen me efektivitet dhe te realizohen objektivat dhe synimet qe janë përcaktuar në Plan, është e
domosdoshme dhe siç e parashtruam edhe më sipër; është kërkesë ligjore, që të monitorohet zbatimi i kushteve të HZK-së, për të
shmangur që në fazat fillestare ndikimet eventuale negative në mjedis.
Për të qenë sa më racional dhe efektiv në monitorimin e mjedisit, do ti referohemi atyre tregueseve që kanë rezultuar nga
objektivat dhe synimet që janë përcaktuar për mbrojtien e mjedisit dhe kapitullin mbi ndikimet dhe masat zbutese të HZK-së. Plani
Monitorimit përmbledh shumë treguesë që perfaqësojnë një numër të konsiderueshëm të elementeve të mjedisit.
Realizimi me sukses i kesaj ndermarrje kerkon angazhimin e mjafte institucioneve të cilët duhet të bashkërendojne aktivitet
përkatës monitoruese nën drejtimin e Agjensise Kosovare të Mbrojtjes së Mjedisit.
Mbeshtetur në Ligjin për Mbrojtien e Mjedisit, Ligjin për VSM dhe VNM Komuna e Ferizajt ka për detyre të kryej
monitorimin e aktiviteteve që kryen në kuadrin e zbatimit të HZK-së. Këtu perfshihen qoftë Planet, projektet e Infrastrukturës që
po hartohen ndërkohe, edhe detajimi i HZK-së në Plane Rregulluese të Hollësishme për vendbanimet me nënqendra, lagje apo
blloqe banimi.
Komuna e Ferizajt ka karakter administrativ dhe pa struktura të plota dhe të afta për të kryer veprimtari si monitorimi
mjedisor dhe për rrjedhojë, nuk mund të mbuloje me kapacitetet dhe burimet e saj njerezore dhe financiare të gjithë këtë
veprimtari. Megjithate ajo, duke angazhuar Drejtorin Urbanizmit dhe Mjedisit dhe struktura të tjera në vartesi të saj mund të kryej
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
95
një pjesë të programit të monitorimit si cilesinë e ndertimeve, ecurinë e pyllzimit dhe zhvillimit të pyjeve, zgjerimit të parqeve dhe
siperfaqeve te gjelbra, ecurinë nderimit të rrugëve të reja perfshirë ato për qarkullimin me bicikleta dhe të tjere indikatore që janë
paraqitur në programin e monitorimit të HZK-së.
Rezultatet e monitorimit, komuna e Ferizajt sipas ligjit për VSM-n, duhet ti publikoj në menyrë periodike çdo vit. Për
elementet e tjere të mjedisit duhet të procedohet sipas ligjeve që mbulojn fushen VSM për monitorimin dhe rezultatet ti përcillën
komunës së Ferizajt dhe Agjensise Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit. Kjo e fundit ka detyrimin ligjor ti publikoj në kuadër të
Raportit Vjetor për Gjendjën e Mjedisit në Republiken e Kosovës.
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
96
Tabela. 29 tabela e monitorimit të zbatimit të VSM-së
Receptoret mjedisor
Objektivat e Mbrojtes së Mjedisit
Synimi Indikatori Raportimi Institucioni pergjegjes
Shendeti i banoreve
Promovimi per krijimin e nje komune të qendrueshem dhe të shëndetshme
1. Cilesia e burimeve te ujit te pishem konform stand. te BE ujrat siperfaqsore dhe nentokesore destinuara per uje te pishem 2. Cilesai e ujit te pishem konfrom standardit 3. Dendesia e popullsise e qendrushme në vendbanimet me trend të rritjes së popullësisë
1. Cilesia e burimeve te ujit te pishem, kundrejt standardit te BE. 2. Cilesia e ujit te pishem ne perputhje me standardin 3. Dendesia mestare për këto
vendbanime
1. Rap.Vjetor 2. Rap.Vejtor 3.Rap.Vjetor
1. Drejt. E Urbanizmit e Ferizajt dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2. Drejt. Shërbimeve Publike e Ferizajt; 3. komuna e Ferizajt
Biodiversiteti Ruajtja e llojeve të cilat janë në rrezik të zhdukjes nga aktiviteti njerzor
1. ndalimi i gjuetis së egër 2. marrja emasave per mbledhesit e bimeve mjekuese 3.Rehabilitimi i siperfaqeve te pyjore në zonat pyjore dhe ato të gjelbra ne zonat e banimit 5. Krijimi i korridoreve të gjelbera dhe tampon zonave
1. Siperfaqet e reja te krijuara, sip. m2 2. Siperfaqe te reja, m2 3.Siperfaqet te rehabilituara, m2
5. Siperfaqe te kthyera ne zone te gjelber, pjese e koridorrit dhe tampon zona; m2
1. Raportim 1 here vit 2. Raportim 1 here ne vit. 3. Raportim 1 here ne vit 4. Raportim 1 here ne vit 5. Raportim 1 here ne vit
1. komuna e Ferizajt dhe MMPH 2. komuna e Ferizajt dhe MMPH 3. komuna e Ferizajt dhe MMPH 4. komuna e Ferizajt dhe MMPH &MBPZHR 5. komuna e Ferizajt dhe MMPH &MBPZHR dhe Ministria e Infrastrukturës
Ajri Permiresimi i cilesise se ajrit
1. Ulja e niveli te ndotjes se ajrit per: NOx; CO2 ; O3, PM10. 2. Rruge te asfaltuara rishtas 3. Ulja e nivelt te zhurmave ne zonat e ndjeshme ndaj zhurmave 4. Aplikimi ne banesat e reja i materialeve termizolues dhe mbrojtie akustike
1. Arritja e vlerave te standardit per cilesin e ajrit lidhur me tregusit mbi norme 2. Gjatesia e rrugeve te asfaltuara rishtas 3. Respekt i niveleve te lejuara te zhurmes gjate dites dhe nates 4. Ulja e niveli te zhurmave ne mjediste e banimit
1. Raportim 1 here ne 6 muaj 2. Raportim 1 here ne vit 3. Raportim 1 here ne 6 muaj 4. Raportim 1 here ne vit
1. AMMK dhe komuna e Ferizajt 2. komuna e Ferizajt 3. komuna e Ferizajt 4. komuna e Ferizajt
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
97
Faktoret klimatik
Kursimi i, energjise dhe paksimi i emisioneve te gazeve serre
1. Promovimi i objekteve me izolim adekuat. 2. Promovimi i paneleve diellor per gjenerim energjie ne ndertesat residenciale dhe sociale dhe energjia e krijuar nga era
1. Siperfaqja e objekteve (m2) me izolim adekuat 2. Siperfaqja (m2)e paneleve te instaluar dhe sipërfaqja e ngrohur nga energjia e erës (m2)
1. 1 here ne vit 2. 1 here ne vit
1. komuna e Ferizajt 2. komuna e Ferizajt
Uji Cilesia e ujrave sip.ne perputhje me kerkesat e legjislacionit të Kosovës dhe Direktives kuadre per ujin te BE
1.Shmangia e shkarkimeve te ujrave te ndotura ne Lumenj 2. Sigurimi i hudhjeve të mbeturinave në lumenj. me qellim ruajtien e niveleve minimal të ndotjes
1a. Vellimi i ujrave qe shkarkohen ne Lumenj; 1b. Vellimi i ujrave mbi normat e lejuara qe shkarkohen Lumenjë; m3. 2. Siperfaqia e ndotjes (m2) vllimi i mbeturinave (kg ose m3) ,lloji mbeturinave shkruhet emir i saktë i mbeturinave të forta të gjetura në shtrat të lumit
1.Dy here ne vit 2. Dy here ne vit
1. Komuna e Ferizajt, AMMK. 2. Komuna e Ferizajt dhe AKMM
Mbetjet 3)Pakesimi i sasise se mbetjeve dhe manaxhimi qendrueshem i tyre b) Shnderrimi i pikave te nxehta mjedisore ne siperfaqe te gjelbra/parqe ose zona residenciale
a.1. Pakesimi ne burim dhe riciklimi i mbetjeve a.2. Vendosja e sistemit me disa konteniere per ndarjen ne burim te mbetjeve urbane b.1. Rehabilitim/inkapsulimi i pikave te nxehta ne territoret te mbyllura
a.1. Sasia e mbetjeve urbane/person/vit dhe sasia(ton) e mbetjeve te ricikluara. a.2. Numri i residenteve qe mbulohen nga sherbimi me kontenier b.1. m2te rehabilituara ose inkapsuluara
a.1. 1 here ne vit a.2. 1 here ne vit b.1. 1 here ne vit
a.1. komuna e Ferizajt, kompania regjionale e mbeturinave dhe MMPH gjegjësisht AKMM a.2 komuna e Ferizajt ,kompania regjionale e mbeturinave dhe MMPH gjegjësisht AKMM b.1. komuna e Ferizajt, kompania regjionale e mbeturinave dhe MMPH gjegjësisht AKMM
Rruget dhe Transporti
Reduktimi i intesnsitetit te trafikut
1.Zgjerimi i rrjetit rrugor per trafikun publik 2. Zgjerimi i rrjetit te korsive per
1. Km rruge shtese qe mbulohen nga trafiku urban. 2. Km korsi shtese per levizje
1.1 here ne vit 2. 1 here ne vit 3. 1 here ne vit
1. Komuna e Ferizajt ,Ministria e infrastrukturës dhe MMPH
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
98
nepermjet promovimit te transportit publik, qarkullimi me bicikleta ku mundet me ndodhë
bicikleta 3. Ndertimi i rrugeve te reja me hapsira te pershtatshme trotuaresh (perfshire korsite e bicikletave). Zgjerimi i trotuareve gjate rehabilitimit te rrugeve ekzistuese. 4. Rehabilitim/asfaltimi i rrugeve lokale
me bicikleta. Numuri i bicikletave ne qarkullim. 3. Km rruge te reja dhe te rehabilituara. m2trotuarre dhe korsi bicikletash te shtuara. 4. Km rruge lokale te rehabilituara ose/dhe asfaltuara
4. 1 here ne vit 2. Komuna e Ferizajt. 3. Komuna e Ferizajt, Ministria e infrastrukturës dhe MMPH 4. Komuna e Ferizajt.
Trashegimia kulturore
Shtimi dhe mbrojtia e vlerave te kulturore, perfshire ato arkeologjike dhe arkitekturore
Rehabilitimi, mirembajtia dhe ruajtja e objekteve te trashegimise kulturore
1.Numri i objekteve/ndertesave me status mbrojtes 2. Numri i objeketve/ndertesave te restauruara
1. 1 here ne vit 2. 1 here ne vit
1. Komuna e Ferizajt, Instituti për mbrojtjen e Monumenteve 2. Komuna e Ferizajt, Instituti për mbrojtjen e Monumenteve
Trashëgimia natyrore dhe zonat e mbrojtura
Mbrojtja e vlerave të trashëgimis natyrore, llojeve të cilat janë në listën për mbrojtje
Promovimin e vlerave natyrore rekreative, turistike dhe shkencore të këtyre zonave dhe rendesisë së llojeve te cilat janë në Listën për mbrojtje.
Gjetja e formave per sensibilizim dhe kërkime shkencore me te shumta.
1 here ne vit Komuna e Ferizajt, Ministria e MMPH-ja dhe instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës
Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjdeisor i Hartës Zonale Komunale të Komunaës së Ferizajt
99
Peizazhi, pyjet dhe toka
1.Konservimi dhe shtimi i zonave dhe elementeve peizazhistik 2. Mbrojtja e mjedisit natyror ne hapësirat për rreth vendbanimeve 3. Riperdorimi i tokave te ndotura 4.Mirmbajtje dhe zhvillim i pyjeve 5.Kultivim i pyjeve të reja
1. Shtimi i hapsirave te reja dhe numurit te pemeve e shkurreve. 2. Dhenie e statusi mbrojtie dhe hartimi i nje plani manaxhimi mjedisor i ktyre hapësirave. 3. Rehabilitimi i tokave te ndotura( pikat e nxehta mjedisore) dhe venia ne eficiense per zona te gjelbera/parqe ose rezidenciale 4.Zhvillimi i pyjeve ekzistuese 5. Pyllëzimi I hapësirave të zhveshura
1. Siperfaqet ne m2 dhe numuri i pemeve te mbjella 2.Progresi i zbatimit te planit 3. Siperfaqe toke e ndotur e rehabilituar (m2) dhe e vene ne perdorim sipas PZHK. 4. Siperfaqe toke së zhvilluar pyjore (ha) 4. Siperfaqe toke së re pyjore (ha)
1.Një here ne vit 2. Një here ne vit 3. Një here ne vit 4. Një here ne vit 5. Një here ne vit
1. Komuna e Ferizajt 2. Komuna e Ferizajt 3. Komuna e Ferizajt 4. Komuna e Ferizajt dhe MBPZHR 5. Komuna e Ferizajt dhe MBPZHR
IX. PËRFUNDIME Qëllimi kryesor i VSM-së së HZK-së së Ferizajt është që të siguroj mbrojtje të lartë të
mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm gjatë zbatimit të kushteve zhvillimore dhe
masave për gjithë territorin e komunës së Ferizajt. VSM përkufizohet si:
VSM përkufizohet si një instrumentet kyç për integrimin e çështjeve mjedisore dhe parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në planifikimin strategjik dhe vendim-marrjen. Ai është një mjet i njohur globalisht për planifikimin me pjesëmarrje që përdoret për të analizuar dhe përfshirë çështjet e mjedisit në politikat, planet dhe programet e propozuara.
Instrument i cili do të sigurojë udhëzime për menaxhimin e qëndrueshëm të aspekteve dhe konsideratave mjedisore të HZK-së;
VSM do të jep udhëzime për përfshirjen e çështjeve mjedisore në projektet të cilat do të realizohen në të ardhmen;
Raporti i VSM-së propozon rregullore institucionale për menaxhimin e qëndrueshëm të aspekteve mjedisore të HZK-së.
HZK-në e Ferizajt prezanton Kushtet Zhvillimore të përgjithshme zhvillimore,
kushtet zhvillimore ku hyn gjitha kushtet ndertimore, si dhe masat për zhvillimet e
planifikuara. HZK prezanton edhe një pregnozim demografik ku tregon trendet
demografike të gjitha vendbanime të Ferizajt dhe zonës urbane bazuar edhe në
përkufizimet e zonave të ndërtimit e me qëllim dendësimin në zonat që janë ende në
proces zhvillimi dhe kanë synim zgjerimi edhe në zonat e reja të banimit duke marrë
parasysh edhe shërbime të qëndrueshme rreth këtyre vendbanimeve aktuale në
komunën e Ferizajt.
Përmes masave HZK-ja ka rrol përmbajtësor edhe në ruajtjen e trashëgimisë
kulturore dhe trashëgimisë së ndërtimeve. HZK-ja dhe sugjerimet që dalin nga VSM
duhet të ndikojnë pozitivisht në revitalizimin e ekosistemeve të degraduara,
ripyllëzimin e zonave të zhveshura, pyllëzimin e disa zonave që vazhdimisht janë nën
ndikimin e erozionit. Pozitivisht do të ndikoj edhe në ruajtjen e zonave të pasura me
ujëra nëntokësore, ekosistemeve të lumenjve nga degradimi dhe nga ndërtimet në
brigje të lumenjve.
Gjatë përpilimit të Raportit të VSM-së kemi hasur disa sfida, por ndër ato
kryesore gjatë hartimit të VSM-së ka qenë, për territorin e Ferizajt ka disa studime në
fushën e mjedisit, informata, hulumtime, analiza profesionale si dhe VSM-në e PZHK-
së, VSM-në e PRRU Zona 2 dhe Planin e Veprimit Lokal në Mjedis. HZK-ja ka
definuar disa tregues numerik ose kualitativ për disa pika, vija dhe sipërfaqe të
rëndësishme për trajtim adekuat të aspektit mjedisor të Kushteve dhe masave të HZK-
së, vlen të vihet theksi në zonat e zhvillimeve të reja të infrastrukturës (korridoret
rrugore, hekurudhore), zona industriale (sipërfaqja), ndikimi i tyre në korridoret e
qarkullimit të shtazëve, shiritat mbrojtës, masa të duhura për qarkullim natyrorë të
shtazëve dhe llojeve bimore nga një habitat në tjetrin, zonat me ujëra nëntokësore,
zonat me erozion, zonat me deponi dhe ndotje, zonat me mundësi pyllëzimi dhe
ripyllëzimi, shiritat e gjelbër, tampn zonat, zonat mbrojtëse, zonat e mbrojtura, parqet,
101
si dhe janë treguar disa vende si zona të ndotur apo hot-spote mjedisore. Këto zona
apo vija të infrastrukturës përmenden edhe në pjesën strategjike. Një sfide e veçante
mbetet zbatimi në kushteve zhvillimore dhe masave mjedisore në praktik apo terren
të HZK-së; për dendësim, kompkatësim, zhvillim i barazpeshuar, pyllëzim,
ripyllëzim, shirita të gjelbër, tampon zona, dhe në përgjithësi shtimin e hapësirave të
gjelbra, krijimi i zonave rekreative dhe përmirësimi i treguesve mjedisore të komunës.
Rekomandimet që dalin nga VSM-ja janë:
Gjatë realizimit të korridoreve rrugore dhe infrastrukturore të jenë pjesë e
kushteve zhvillimore dhe masave edhe ndërtimi i korridoreve ekologjike;
Studime mbi gjendjen e biodiversiteti dhe i habitateve natyrore në komunën e
Ferizajt;
Të ketë masa adekuate për rehabilitim të zonave me potenciale rrezatimi, por edhe
planifikimi i mundësive për trajtimin e rrezatimit dhe uraniumit të varfëruar në
vendet ku është goditur me bomba në luftën e fundit mendohet të paraqitet si një
burim vazhdueshëm i ndotjës në komunën e Ferizajt;
Masa dhe kushte plotësuese për zonat erozive dhe të vërshimeve në kuadër të
zonave mbishtresore;
Planifikim i masave dhe kushteve adekuate sipas normave të emitimit te ndotësve
për zonat ekonomike;
Duke dhën masa adekuate te ruaje e zhvilloje biodiversitetin nëpërmjet mbrojtjës
se florës, faunës dhe habitateve te zonës (lumenj, ligatina dhe laguna, pyje dhe
kullota, duna ranore dhe plazhe;
Kushte dhe masa për rehabilitim të zonave, vijave ose mundsisht edhe pikave të
zeza të ndotura nga mbeturinat dhe planifikohen mundësi trajtimi edhe se është
përmend riciklimi si një mundësi por ka edhe mundësi tjera, definimi i hapësirave
për deponi tranzite dhe sistemit të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave
dhe proceset tjera;
Masa dhe kushte zhvillimore për zonave industriale ekziston nevoja që të
rezervohet hapësira e zonave sanitare dhe e tampon zonave dhe që objektet e
papërshtatshme industriale (niveli i madh i zhurmës, ndërtesat masive, transporti i
madh) të mos vendosen në afërsi të vendbanimeve dhe të vendeve me vlerë të
madhe natyrore/piktoreske.
Kushte shtesë në kuadër të zonave mbishtresore konform standardeve dhe ligjeve
në fuqi për ujrat nëntokësor dhe sipërfaqësor;
Masa dhe kushte për konservim të veçorive natyrore (Monumentet e Natyrës) si
objekte natyrore dhe si zona;
Definimi i pejsazheve, parqeve me vlera ose ndikime mjedisore dhe parashikimi i
masave;
Masa adekuate dhe kushte të veçanta për komplekset e banimit kolektiv gjatë
ndërtimi te këto zona duhet të parashihen hapësira të gjelbërta si parqe kënde për
lojra dhe hapësira tjera sportive dhe parkingj kurse te shfrytëzimi i përzier banim
me afarizëm dhe komerciale të parashihen masa për kufizim të ndotjes akustike
102
dhe masa tjera për eleminim dhe minimizim të ndotjes si gjat ndërtimit ashtu edhe
gjat fazës së operimit;
Te permiresoje cilesine dhe shumellojshmerine e aktiviteteve e sherbimeve dhe
bizneseve;
Te permiresoje administrimin e destinacioneve turistike, duke perfshire ketu
zhvillimin e sherbimeve turistike e qendrave te informacionit;
Trajtimi i mënyrës së ngrohjes së qytetit të Ferizajt por edhe vendbanimeve si një
dimension i rëndësishëm i ndotjes dhe ndikimit në ekosisteme;
Masa adekuate sipas normave dhe direktivave europiane për zonat e zhurmës;
Definimi dhe trajtimi i zonave të pasura me florë dhe faunë.
103
LITERATURA
1. American Planning Association (Steiner Frederick and Butler Kent eds.). 2010. 2. Standartet e planifikimit dhe projektimit urban, Ufo University Press. 3. Assessment Study for the Proposed Eastern Industrial Park Njiru area, Nairobi
County; 4. Konventa e UNECE Mbi Qasjen në Informacione, Pjesëmarrjen Publike në
Vendim-marrje dhe Qasjen në Drejtësi në Çështjet Mjedisore (Konventa Aarhus), 1998;
5. Ernest A. Lowe (1997-2001) Eco-industrial Park Handbook for Asian Developing Countries;
6. Agjensia Kosovare e Mbrojtjes së Mjedisit. Raport i Gjendjes së Monitorimit të Mjedisit per vitin 2010.
7. Agenda 21, UN-Habitat (2009). Planning for Sustainable Cities, UN-Habitat. Nairobi, Kenya.
8. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (2011). Strategjia për Mjedisin 2013-2022). Prishtinë, 2013;
9. Berisha S., Baftjari I., Sokoli A., Berisha E. - 2019 Strategic Environmental
Assessment (SEA) Analysis for the Municipal Development Plan (MDP) of Ferizaj
Municipality. Medwell pubpications. Journal of Engineering and Applied Sciences.
ISSN: 1816 -949X;
10. Berisha S., Baftjari I., Sokoli A., Berisha E., Malsiu M., 2019. Strategic Environmental Assessment, (SEA) Objectives for the Municipal Development Plan (MDP) of the Municipality of Shterpca. Medwell pubpications. Journal of Engineering and Applied. ISSN: 1816 -949X;
11. Komuna e Ferizajt 2016 Hartat e prezantuar në PZHK. 12. Emetimi i gazeve serrë në Kosovë 2008 – 2009; UNDP- Kosovë; 13. Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010; 14. Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiverzitetin; 2011 – 2020; 15. Millennium Development Goals Global Targets-Local Approaches; 16. Qendra Rajonale e Mjedisit. REC;
17. Plani Zhvillimor Komunal; 18. Vlerësimi Strategjik Mjedisor i PZHK-së, Komuna e Ferizajt; 19. Plani i Veprimit Lokal në Mjedis i Komuna e Ferizajt; 20. Draft Harta Zonale e Komunës së Ferizajt.
Recommended