Barbaritë greke në Shqipëri

Preview:

DESCRIPTION

Barbaritë Greke në Shqipëri, 1913-1914. Kosta Papa Tomori Libri qe denoncoi masakren e pare kunder Shqiperise. Kosta Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime vendesh historike dhe shenjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. http://sq.wikipedia.org/wiki/Barbarit%C3%AB_greke_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri_%28kujtime_historike_1913_%E2%80%93_1914%29

Citation preview

Recommended