445
Biseda fetare Hamdi NUHIJU

Biseda fetare

  • Upload
    nuhiju

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Libri "Biseda fetare" eshte libri i gjashte i autorit kumanovar Hamdi Nuhiju, i botuar me ndihmen e Ministrise se Kultures te Republikes se Maqedonise Veriore.

Citation preview

Page 1: Biseda fetare

Biseda fetareHamdi NUHIJU

Kumanovë, 2019

Page 2: Biseda fetare

Recenzent: Doc.Dr.Muhamed KajolliRedaktor profesional: Abaz SelmaniRedaktor gjuhësor: Arsim JonuziDizajni dhe grafika: Ylber VeliuRedaktor teknik: Pranvera Selmani

Page 3: Biseda fetare

Përkushtim:Këtë libër ia kushtoj djalit tim Malikut dhe vajzës Imana.

Botimin e këtij libri e ndihmoi financiarisht Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë Veriore

Page 4: Biseda fetare

1.

Evoluimi i mendjes së njeriut në krahasim me shpirtin e tij kërkon një rikthim në konceptin e fshehtë të bukurisë së kësaj feje. Bukuria e saj shprehet në të gjitha përmasat e qenies njerëzore. Ajo shtreson karakteret e njohjes dhe hududeve të shumta të cilat e udhëzojnë shpirtin e tij drejt pranimit të këtij realiteti. Rruga drejt këtij pranimi ka pengesa të cilat e oscilojnë mendësinë e tij dhe e devijojnë shoqërinë njerëzore prej përmasave të gjëra drejt atyre të ngushta! Bukuritë nuk shprehen përmes gjuhës së bukurisë, fascinimit e dashurisë. Ato realizojnë një gjuhë të petaltë e cila në konceptin e brendshëm të dashurisë e nxjerr në pah revolucionin e shpirtit karshi qenies. Në fakt, shpirti është qenia! Por, kjo qenie e ujit trupin e njeriut të kahëzuar kah dyndjet pragmatike të cilat nuk e evoluojnë konceptin e dashurisë.Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi: “U mendova thellë dhe arrita në përfundimin se shpirti vazhdon të jetë zgjuar dhe zemra vazhdon të jetë në dijeni, vetëm se ndërprejet janë të shumta, mendimi i cili duhet të përdoret për njohjen e Allahut i Lartësuar dhe larg të metave qoftë, është lodhur duke u përdorur në arritjen e dynjasë, për të plotësuar nevojat e vetes, ndërsa zemra është e mbytur në këtë realitet dhe trupi është kthyer në një rob të përdoruesit të tij.” (Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, f. 81)Nëse mendja dhe zemra ushqejnë trupin me njohjen e Allahut të Lartësuar dhe arrijnë grada të atilla njohjeje padyshim se fitorja do të ishte një ëmbëlsi e papërshkruar nëpër pllakat e mendimtarit të ri. Rrugët e njohjes dhe biseda rreth tyre janë shumë të lidhura ngusht me shpirtin, mendjen dhe zemrën. Këto komponentë e ndërtojnë konceptin e jashtëm dhe konstruktin e brendshëm të të gjitha sfidave dhe

Page 5: Biseda fetare

përballjeve të cilat mezi presin të hudhen në vallen e radhës. Ekziston edhe një karakter tjetër i këtyre përmasave reale të cilat përmasa e thërrasin mendjen nga teoria në praktikë. Praktika e adhurimeve është domosdoja dhe arealja e pikëpamjeve konstruktive në shoqërinë njerëzore. Njerëzit e llogarisin veten me një identitet, ndërsa në realitet aspak nuk i përmbahen atij identiteti i cili i fton ato në rregulla dhe kushte të caktuara të cilat rregulla dhe kushte dëshmojnë se ai i përket atij identiteti. Shtylla identifikuese e secilit mysliman në rruzullin tokësor është namazi. Ekzistojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të Resulullahit s.a.v.s. rreth namazit.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Kuran, 11: 114)Namazi është shtylla e imanit të çdo besimtari në Allahun e Plotfuqishëm. Ai dallon besimin prej mosbesimit. Nëse largohemi prej tij, si kemi mundësi që të identifikohemi në shoqërinë njerëzore se jemi në rrugën e së vërtetës? Nëse largohemi prej tij, si kemi mundësi ta jetojmë jetën ashtu të qetë dhe pa derte për këtë segment të tij? Zoti përmend në Kuran këshillën bashkë me namazin. Ai njashtu në shumë vende të tjera në Kuran specifikon namazin bashkë me zekatin. Të jesh pjesë e lëmoshës së mendjes dhe të frikësohesh që të shprehësh dashurinë, respektin dhe veçantinë e falënderimin për Allahun përmes namazit, kjo gjë është një paradoks i cili po i kushton shumë unitetit të myslimanëve në shoqërinë njerëzore. Nuk mund ta ujitësh shpirtin tënd me frymën e meditimit dhe adhurimit nëse nuk realizon shtyllën, e cila dallon dritën prej errësirave, vezullimin prej ndryshkjes, ëmbëlsinë prej idhëtisë. Edhe pse

Page 6: Biseda fetare

ndoshta do të thuash se ilaçet janë të idhëta, por të domosdoshme për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, ty me siguri se namazi të është shndërruar në idhëti e cila idhëti domosdo do të të shërojë prej kësaj sëmundje të rëndë. Si mund t’i largohesh këtij kozmosi të ndjenjave dhe futesh thellë në skëterrën e vetëtimës së vrasëse të mrekullisë. Ndoshta të është shndërruar jeta në demode e cila pret shpëtim në ajkat e vyshkura të tundosjes së mendjes.

2.

Osman Nuri TOPBASH tha: “Engjujt janë krijuar me aftësinë vetëm për të bërë mirë. Shejtanët janë krijesa që përpiqen vetëm për të keqe e çorientim, Kurse njerëzit janë vendosur në një pozitë mes këtyre të dyjave. Prandaj, njeriu, duke e ruajtur zemrën nga teprimet në të djathtë e në të majtë, duhet as të mos bjerë në gjendjen e një djalli, e as të mos e shtrëngojë veten aq sa të mos e përballojë dot fuqia njerëzore për t’u ngjitur në nivel engjëllor. Njeriu duhet të ruajë masën dhe ekuilibrin, gjë që është domosdoshmëri e natyrës së krijimit të tij.” (Mistika ose Tesavufi, Stamboll, 2006, f. 143)E një mesatarie të këtillë bota do t’i shembëllente fytyrën dhe virtytin e vet. Egoja do të shndërrohej në kënaqësi, ndërsa kënaqësia do të kalonte në adhurim. Rrugët e meditimit do të mbusheshin me devotshmërinë e ritkhyer të dashurisë. Një rrugë e gjatë e cila të kujton saharanë e vështirë në kërkim të oazave të pakëta që ftohin e flladisin ezofagun tonë. Perlat e kësaj rruge të këtij meditimi takohen në kuvendim me bukurinë dhe mrekullitë e Ibrahimit a.s., babait të Pejgamberëve të Zotit. Nga ky kuvendim i famshëm i cili vulos shoqërinë njerëzore me nevojën e realizimit në praktikë të urdhrave të Krijuesit dalin aroma të këndshme që

Page 7: Biseda fetare

dëgjohen thellë në xhenetet e Adnit të parafytyruara në shqisën tonë. Do të më akuzonin se po prek në derën e pahapur e cila është e mbyllur në kalimtar. Ti, o i mjeri shkrues, po shkruan për Adnin, e përshkrimi për to është syri s’i ka parë, e veshi nuk i ka dëgjuar... Sikur vërtet të trilloja diç e të thosha fjalën e cila nuk thuhet, do të më shembte historia e nuk do të më mbanin për të gjallë në tokën e vdekur. Përgëzoni, o njerëz, e mos i frikësoni njerëzit që kanë nevojë për përgëzim. Përgëzoni me xhenetin, me dashurinë, me lehtësimet në natën e varrit për ato njerëz që bëjnë vepra të mira e ndalojnë nga të këqijat. Përgëzoje shpirtin tënd e mos e frikëso, sepse frika nuk është pjesë e natyrshmërisë sate. Nuk ka dyshim se njerëzit duhet të kenë frikë nga Krijuesi, por deri tek frika nuk arrihet përmes rrugës së trishtueshme të këtij filmi horror.Biseda fetare nuk përfundon këtu. Këtu e fillova, e do ta përfundoj në xhenet, in sha Allah!

3

Edhe sikur t’i ktheheshim jetës në qenësinë e saj e të kërkonim pandryshueshmërinë e devotshmërisë me siguri se do të fitonim fjalën e cila nuk do të bind as thneglat në sinqeritetin e falsifikuar. Por, jeta e kalitur dhe e molisur në mesin e shkronjave të cilat shkrihen si të ishin akullnaja në zenitin e dashurisë harmonizon dëshirën e flakt për t’u lidhur ngusht në karavanin e thirrjes. Këtij karavani i përgjigjen ndjenjat të cilat ende nuk janë sterilizuar nga stuhitë e djallit të mallkuar. Por, me përgjigjen e ndjenjave nuk fiton jeta, por erosi mbyllet në qoshet e së vërtetës dhe kufizohet nga budallakia e shfrenimi, në natyrshmërinë e njerëzimit. Është normale dhe e natyrshme që njeriu të jetë i prirur seksualisht drejt gjinisë së kundërt, por jo të njëjtë. Por, nuk është në

Page 8: Biseda fetare

natyrshmërinë e tij dhe në normalitetin e ndjenjave që kjo prirje të mos kufizohet dhe të shfaqet edhe në meset ku gjendja kritike e shpirtit jehon në thellësinë e shpirtit. Në natyrën e njeriut nuk është vjedhja, krimi, dhuna, por në natyrën e tij është dashuria, lumturia, bukuria, fshehtësia e jetës private! E kur del njeriu prej natyrës së tij të pastër, harron ndjenjat dhe Krijuesin e hudhet pas guackave të pafundme të djallit të afatizuar deri në Ditën e Llogarisë. Prandaj bota rënkon thellë prej devijimeve dhe vesveseve të ndryshme të cilat pasqyrojnë anën e kundërt të realitetit të jetës. Po qe se do ta kuptonim porosinë e Muhamedit a.s. se feja është këshillë, me siguri se nuk do të ekzistonte qosh ose model në rruzullin tokësor i cili nuk do të ishte pjesë e karavanit të mjekëve myslimanë që shërojnë rruzullin tokësor prej sëmundjeve të ndryshme morale dhe të së pavërtetës. Në fakt, e pavërteta i nxit njerëzit në këto sëmundje morale të cilat sëmundje janë të përhapura në të katër anët e rruzullit tokësor dhe po e shfrytëzojnë mendjen e njeriut që të ngjizet karshi propagandave të djallit të mallkuar.Njeriu në esencë lind i lirë, ndërsa robërohet e orientohet në drejtime të cilat i sjell prindi i tij. Nëse prindi është i krishterë edhe fëmija kalon në fenë e tij, nëse prindi është jehud edhe fëmija bëhet jehud. Por, është e pamundur që natyra e njeriut e pastër të njolloset përgjithmonë dhe të zhdukë qenien e tij si pjesë të urtësisë së Krijuesit të botëve. Unë nuk e besoj se njerëzit janë të këqij. “Të gjithë njerëzit janë të mirë”, thoshte prof. Sejid Kutubi. Por, me rëndësi është se si të arrijmë deri tek mirësia e njerëzve. Kjo mirësi është e pakushtëzume dhe e lidhur direkt me veten tonë. Nëse nuk e lidhim veten për mirësinë ne duhet që të zhdukemi nga rrënjët e jetës, sepse nuk kemi çka kërkojmë në rruzullin tokësor si njerëz që bëjmë krime ndaj vetvetes, shokëve e shoqërisë. Nuk e di a ju kujtohet qortimi që i bënte nefsit

Page 9: Biseda fetare

Seid Nursi. Ai i drejtohej nefsit dhe e qortonte gjithmonë kur kishte nevojë për një gjë të këtillë. Nëse dalim në gjuetinë e fjalëve, me siguri se do të arrinim edhe në diçka plus fjalës dhe besës. Por, turbullirat e kohëpaskohshme që gjenerojnë frikë në sinqeritetin tonë e nxisin dashurinë në molisje vlerash.Ka thënë Mevlana Xhelaludin Rrumi: “Erdhëm të zhveshur, u veshëm, u zhveshëm dhe ja shkojmë.” (Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë, 2008, f. 29)

4.

Muhamed Gazali tha: “Liria nga frika është një prej objektivave kryesore të Islamit, sepse mjedisi ku ekziston një klimë mirëbesimi dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë, është mjedisi në të cilin jeton dhe lulëzon feja.” (Feja jonë, Tiranë, 2003, f. 66)Pasi ky qenka objektivi kryesor i cili ngjitet lart si lapidar i vetmuar i historisë së zhurmshme të njerëzimit, me siguri se pjesë e urtësisë dhe e begatisë është jetesa me krijesat e tjera në harmoni të plotë. Si mund të jetojmë në harmoni dhe dashuri me krijesat e tjera, kur nuk kemi shembull mundësi me e kuptu natyrën e një qeni, ose një ujku të cilët ashtu si i ka krijuar Krijuesi kryejnë funksionin dhe rolin e tyre në këtë botë? Ne duhet t’i kuptojmë natyrat e tyre e jo t’i gjykojmë në bazë të natyrës dhe t’i nxjerrim jashtë sistemit të krijesave në rruzullin tokësor. Përderisa ekzistojnë si popull, ata nuk guxojnë që të vriten, kështu na porosiste shpesh i dashuri ynë Muhamedi s.a.v.s..Në këtë kohë të zhurmshme ku teknologjia ka hapur shtigjet e saj dhe është thelluar nëpër të gjitha qoshet e qenies njerëzore dhe mentalitetit historik, është bërë frikë shprehja e mendimit të lirë. Islami si objektiv kryesor ka lirinë nga frika

Page 10: Biseda fetare

e shprehjes dhe frika e jetës në këtë botë. Por, me lirinë nuk nënkuptojmë manipulimin, e as degradimin moral dhe devijimin e shoqërisë në rrugët të cilat janë në kundërshtim me natyrën njerëzore. Me lirinë nënkuptojmë bashkëjetesën dhe mirëkuptimin midis popujve dhe krijesave të ndryshme në rruzullin tokësor. Sot, nuk mund ta paramendojmë një shoqëri të shumëngjyrshme e cila jeton me frikë dhe mllef ndërmjet njëri-tjetrit. Por, duhet që kjo shoqëri të lirohet prej paragjykimeve që ka ndaj njëri-tjetrit dhe të gjejë pikat që bashkojnë e jo ato që përçajnë. A harruat, o njerëz, se Zoti në shumë ajete në Kuran na urdhëron bashkimin e jo përçarjen?Në emër të -izmave të ndryshme në shoqëri, bota është shndërruar në një çerdhe vlimi të gjakut të njerëzve për hir të interesave të ndryshme ideologjike, fetare ose kombëtare. Sot, vetëm se shohim dikë me mjekër pak më të gjatë se tonën, komplet mllefin tonë e drejtojmë drejt atij dhe nëpër gojët tona merret dinjiteti dhe krenaria e shumicës së myslimanëve si rezultat i këtij imazhi i cili na krijohet në kokën tonë. E në vendet e tubimet e tyre nëse nuk je prej tyre që nuk mban mjekër si të tyren bëhesh pjesë e përqeshjeve dhe bisedave të tyre të cilët tërë natën e ditën të japin mësime e fetva se si duhesh të udhëzohesh në mjekër, e jo në Islam. Nuk mund ta mohojë askush këtë konstatim të cilin e kam fituar si rezultat i praktikës time në këtë shoqëri të shumëngjyrshme. Kemi një kible, një fe, një Kuran, një Allah, një Pejgamber, por na dallon vetëm gjatësia e mjekrës dhe për këtë arsye gjithë mllefin që duhet t’ia drejtojmë shejtanit ne duhet t’ia drejtojmë njëri-tjetrit?Të gjithë ne jemi të njëjtë në esencë, por dallojmë në metoda, karaktere dhe në formën e thirrjes së njerëzimit në rrugën e drejtë. Allahu na bashkoftë në esencën tonë, ndërsa na faltë gabimet që bëjmë ndaj njëri-tjetrit.

Page 11: Biseda fetare

5

Në fillim ishte fjala. Kështu na rrëfehet në shkrimet e hershme të Krishterimit të cilat shkrime nëpër shekuj janë devijuar dhe kanë kaluar prej kahut të vërtetë në të pavërtetën.Fjala e thënë në rruzullin tokësor si formë e përmbajtjes së degjenerimit të shoqërisë njerëzore dhe inflitrimit të asaj shoqërie thellë në rrugicat e ngushta të identitetit të djallit të mallkuar, është e destinuar të vdesë. Por, fjala e cila thuhet nga burimi i saj që është zemra dhe që depërton në burimin e saj në zemër, e që mbillet aty dhe lëshon fryte e degë lart deri në qiell, që të mos mund asnjë stuhi ta lëkundë, është fjalë e mbështetur në burimin e botëve, Kuranin Famëlartë.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.” (Kuran, 2: 204)Qëllimi i fjalës nuk duhet të jetë mahnitja, e as krekosja e krenimi para të tjerëve se sa të lartë jemi. Ne, në fakt fundosemi në fundërrinat e errësirës së zemrës sonë, shpirtit e gjenezës po qe se realizojmë jetën dhe e orientojmë fjalën në këtë drejtim. Nëse nuk e kemi frenuar fjalën dhe nëse nuk e kemi kontrolluar atë, pa dyshim që do të shijojmë dënimet e dynjasë dhe të ahiretit. Të vulosur në këto dënime hapërojmë drejt botës së djallit të mallkuar me kokën lart. Të tillët e përdorin fjalën e tyre në lavdërimin dhe ngritjen e idhujve në mesin e zemrave të njerëzve, i përdorin fjalët në kreimin e politikave përçarësve në mesin e njerëzve dhe si rezultat i atyre fjalëve ata vulosin fatin e tyre në ushtrinë e djallit të mallkuar. Fjala është çeliku i cili ndërton raportet ndërnjerëzore dhe i lidh ato fort deri ditën e Mbrame. Por,

Page 12: Biseda fetare

duhet të jetë i ndërtuar dhe i lidhur ngushtë prej besimit në Allahun e Plotfuqishëm. Duhet të jetë i ngjyrosur me këto ngjyra të cilat e ripërtrijnë dashurinë dhe frikën në këtë rrugë të gjatë e cila vetëmse po zgjerohet dhe po zgjatet. Të mos bëhemi shembull i keq në shoqërinë njerëzore përmes fjalës sonë, por edhe të mos kemi synim bërjen shembull i mirë në shoqëri njerëzore. Synimi ose qëllimi në këtë botë duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Krijuesit. Po qe se filluam të meditojmë rreth fjalës, me siguri se pa veprën nuk do të arrinim në përfundimin e fjalës. Fjala thuhet me qëllim që të depërtoj aty ku duhet depërtuar dhe të ndryshoj atë që duhet ndryshuar. E nëse e realizon atë mision që ka do të fitojë dynjan dhe ahiretin thënësi i fjalës, dhe fjala e tij do bartet gjeneratë pas gjenerate si kujtim vlerash pozitive në shoqërinë njerëzore. Ta ledhatosh fjalën, do të thotë t’i bashkohesh karavanit të atyre që e shfrytëzojnë po fjalën në rrugën e ndryshimit të zemrave. Nuk ka dyshim se Allahu është ndryshuesi i zemrave tona prej mosbesimit në besim. Por, deri tek Allahu ne vijmë nëse flasim mirë, urdhërojmë njerëzit në të mirë dhe i ndalojmë ato nga e keqja. Fjala shpreh bukurinë e kësaj feje e cila është e mbjellur thellë në identitetin tonë prej myslimani. Fjala paraqitet në përballje me frikën, jetën dhe vdekjen. Ajo gjithmonë është fitimtare, nëse është e mbjeshtjellë dhe e ndërtuar prej mureve të devotshmërisë dhe dashurisë për hir të Allahut të Plotfuqishëm. E nëse nuk është e ndërtuar dhe e rrethuar me ato mirësi të cilat e determinojnë frymën e tij, me siguri se do të zhbëjë realitetin historik të identitetit të saj. Ky identitet i thyer nga ana e fjalës e cila kërkon rrjedhën e saj është i zhdukur nga faqja e dheut si faraoni i fundit. Njerëzit të cilët synojnë zhdukjen e shpejt nga kjo botë dhe përmendjen e tyre vetëm për të keq, veprojnë me fjalën atë që nuk duhet vepruar, atë që nuk duhet sygjeruar. Ata që synojnë

Page 13: Biseda fetare

kënaqësinë e Krijuesit dhe vendosjen e gjurmëve të përmirësimit në rruzullin tokësor e jo të shkatërrimit, fjalës ia japin rrugën e duhur, atë të përmirësimit dhe jo të shkatërrimit.

6

Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi: “I mençuri e mendon në trurin e vet jetesën e tij në këtë dynja. Nëse është i varfër, ai përpiqet të fitojë apo të prodhojë diçka që e bën të ruhet nga të lypurit e krijesave, pakëson lidhjet dhe përdor të kënaqurin me pak. Kështu, ai jeton në paqe dhe i nderuar ndërmjet tyre.” (Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, f. 537)Roli i mendjes është më shumë se kaq! Mendja depërton edhe nëpër strehët të cilat strehë rrjedhin të keqen dhe nxisin në të mirën e të lavdishmen. Në saje të mendjes shpirti gjenë rrugën e drejtuar drejtë Hyjnores. Ai që ka mend dhe mendjen e tij e shfrytëzon në këtë rrugë të pasur dhe të mbushur me sakrifica të shumta me siguri se do të arrijë në përfundime që do t’i ndihmojnë mjaft shoqërisë njerëzore. Mendja është ciceroni i cili e fut procesin e të jetuarit në shpëtimin e shkronjave dhe harmonisë. Po qe se ky proces nuk realizohet në suaza të të lejuarës, pa dyshim që do të pasojnë shkaqet që do të nxisin mendjen tonë të fundoset në skëterrën e dynjasë e të ahiretit. Ne nuk shpresojmë që mendja jonë të zhduket në këtë formë të errët dhe përmes saj të na zhdukë edhe ne në këto ujëra të turbullta të cilat e turbullojnë ate. Si të mos ishe ti më me vlerë se engjëlli, kur Krijuesi i tha engjëllit t’i bjerë në sexhde Ademit, njeriut, mu për shkak të mendjes, devotshmërisë, sinqeritetit, logjikës. Në meditimet e Abdurrahman ibën Xhevzit mësuam se njeriu gabon dhe pendohet, kjo gjë e kënaq Allahun xh.sh., ndërsa engjëlli është i krijuar që të mos gabojë dhe ai shënon gjithë

Page 14: Biseda fetare

çka i ndodh njeriut. Mendja të bën zotëri në tokë e të qiell, përderisa ajo është me burim në Kuranin Famëlart. Por, përmes mendjes ne mund edhe të zhdukim mijëra ndjekës së mendimeve tona të cilat i shprehim në forma të ndryshme. Nëse mendojmë një të keqe dhe nuk e veprojmë, do të shpërblehemi për këtë gjë. Por, nëse e mendojmë të keqen dhe e veprojmë atëherë padyshim se dënimi do të pasojë për ne. O ju të zotët e mendjes, a harruat amanetin e Zotit që keni në tokë, të mos bëni prishje të rendit por të rregulloni raportet shoqërore dhe t’i nxisni krijesat tjera që të bëjnë mirë? A harruat se sa vlerë të madhe ke nëse fillon të mendosh veprat e mira dhe si rezultat i atyre mendimeve lirohen shumë njerëz prej barrave të ndryshme? Apo ndoshta për hir të mendimeve tona të këqija nxisim përçarje dhe tollovi edhe nëpër familjet tona? Jeta e njeriut është e vënduar në peshojën e veprave të tij. E deri te veprat vijmë si rezultat i të menduarit të atyre veprave dhe realizimit në praktik të atyre ideve. Sot në rruzullin tokësor bëhet një luftë e ashpër ideologjike për hir se dikush mendon ndryshe prej dikujt dhe si rezultat i kësaj nisin lufta e vrasje të ndryshme. O ju të zotët e mendjes keni kujdes se çka mendoni, mos mendoni në Krijuesin, por mendoni, logjikoni e meditoni në krijesat. Kjo është rruga më e mirë.

7

Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran: “Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!” (Kuran, 68: 1)Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Kur lexon shpirti këtë ajet kuranor fillon të trembet dhe frikësohet deri në thellësitë e tij. Si mund të mos mbajmë përgjegjësi për atë që shkruajmë, kur Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Ne të harruar në historinë

Page 15: Biseda fetare

e mendimeve dhe ideologjive të ndryshme në rruzullin tokësor kemi zhveshur prej vetes petkun e modestisë dhe shkruajmë pa fije modestie gjithçka që është në favor të tregut dhe asgjë të vërtetë e reale. Shkruajmë jetën tonë me veprat e këqija që i bëjmë dhe nuk pendohemi fare për ato vepra. Shkruajmë gjurmët e jetës së njerëzve të ndryshëm të cilët e shëndërruan jetën e miliona njerëzve në krim dhe degjenerim moral. O ju bartësit e lapsave, duhet të vetëdijësoheni për rreshtat e shkronjat që i nxjerrni në letër, nuk guxon asnjë shkronjë të dalë prej nesh me qëllim që Allahu të hidhërohet me këtë vepër. Nuk guxon asnjë vepër, vezullim e shndërrim dogmatik i jetës sonë të fshehet pas termave të cilat bien ndesh me vetë jetën tonë. Nëse dëshiron ta arrish kënaqësinë e Allahut, dije që posedon një mjet për të cilin mjet Allahu është betuar në Kuran. O ju që manipuloni me këtë mjet kaq të lartë, kini frikë Zotin, ruajuni mendjemadhësisë e në këtë formë edhe shkatërrimit.

8

Kur ndalesh me kohën dhe logjikon të kaluarën tënde e cila ndoshta është e hidhur, e lumtur, e shumëngjyrshme, mediton rreth krijesave dhe kohës e cila t’u harxhua e nuk t’u kthye më. Sheh gjurmët e tua që ke lënë nëpër kohë si të ishe një kalorës i pafundëm i dendurisë së mendjes sate. Në ato gjurmë gjen qëllimin e ekzistencës sate! Ky është fenomeni më i madh i krimit të harxhimit të jetës në kotësi. Si mund të kishe qëllim jetën e paqëllimtë e cila u la pas teje si të ishte një ushtar i fundit i luftës së re botërore?Veprat shpërblehen sipas qëllimit, kështu na tha Muhamedi a.s. Vepra është e lidhur me qëllimin dhe pa qëllimin vepra

Page 16: Biseda fetare

do të ishte e zhvlerësuar dhe e hedhur në qoshet e shoqërisë njerëzore. Problemi më i madh i shumicës së të rinjve që kalojnë nëpër bankat shkollore është jeta pa qëllimin e vërtetë. Të rrallë janë ata që prej mësimeve në shtëpi janë të edukuar ta jetojnë jetën me qëllim të vërtetë. Ata nuk njohin shtigjet e jetës dhe mendojnë se ajo është një film i servuar nëpër kinematë e Hollivudit. E rritur si gjeneratë e këtillë me mision të mbrapshtë, mendojnë se gjithçka u takon atyre dhe asgjë nuk duhet të jetë e botës. Nga qëllime të këtilla të paqëllimta shoqëria njerëzore mund të humbë identitetin e saj të vërtetë. Rruga ose kahu i drejtë dhe i qëllimtë duhet të jetë e vulosur në mendjen tonë. Nuk guxon asnjë forcë e jashtme të ndikojë në brendinë e këtyre qëllimeve që duhet të jenë të pastra si loti dhe të ushqejnë shpirtin tonë me dashamirësi e bukuri të fytyrës së pastër të realitetit tonë. Nëse humbemi në këtë realitet i cili devijon në masë të madhe shoqërinë njerëzore prej qëllimit fisnik dhe të vërtetë, arritjen e kënaqësisë së Zotit, atëherë do të meritojmë dënimin i cili do të bëhet pjesë e pandashme e shkaqeve tona. Rrugën ne nuk e njohim po qe se nuk e ndjekim drejt dhe pa pengesa të ndryshme. Hapërojmë në këtë rrugë të panjohur dhe mendohemi thellë se në çfarë gjurmë kemi ndërtuar identitetin tonë të humbur. E nëse i gjejmë gjurmët dhe e harrojmë jetën si pjesë integrale të gjurmëve, nëse i shtypim ato gjurmë dhe mundohemi që sa më shumë të paraqitemi si pjesë devijante e kontruksioneve që gjenden në natyrë, do të oscilonim ëndërrimet e djallit të mallkuar.Osman Nuri TOPBASH tha: “Çdo gur varri i mbuluar nën heshtjen e vdekjes është një këshillues i zjarrtë që flet me gjuhën e gjendjes së vet. Fakti që varrezat janë formuar brenda qyteteve, përreth rrugëve dhe në avllitë e xhamive, është një lloj meditimi mbi vdekjen, dmth mendim i vdekjes dhe rregullim i botës sipas saj. Peshën rrëqethëse të vdekjes

Page 17: Biseda fetare

nuk munden ta mbajnë supet e dobëta të fjalëve. Përballë vdekjes marrin fund dhe shkrihen të gjitha pushtetet.” (Mistika ose Tesavufi, Stamboll, 2006, f. 188)Edhe qëllimi ose nijeti jonë në këtë botë merr fund dhe shkrihet përballë vdekjes e cila është një rrugë reale drejt transformimit tonë në botën tjetër. Po qëllimi, nuk na vyn vetëm për botën e pastajme që të gjejmë shpëtimin dhe shpërblimin. Qëllimi duhet të jetë kahu ynë e drejt në këtë botë të shkurtër dhe të pavlerë. Por, vlerën e kësaj bote ia di njeriu i qëllimshëm i cili jeton ndërmjet frikës dhe shpresës në Zotin e Madhnueshëm. Përndryshe, sprovat ose dënimet e varrit do të na zgjasin dhe do të na tmerrojnë shpirtin tonë dhe nuk do të kemi mundësi që të rikthehemi në këtë botë e të shlyejmë prej jetës sonë ato vepra që nuk na përkisnin në natyrën tonë. Jeta e njeriut është e lidhur ngushtë me qëllimin e ekzistencës së tij, por duhet pasur parasysh edhe portën e lartë të pendimit i cili pret gjithmonë trokitësit e saj. Po qe se nuk shlyejmë nga qëllimet tona ato që duhet shlyer ne me siguri se rrugën drejt portës së lartë të pendimit nuk do ta kishim mundësinë e gjetjes. Por, po qe se pastrojmë qëllimet tona prej cytjeve të djallit të mallkuar, mesiguri se shumë lehtë do ta gjejmë rrugën drejt portës së lartë të pendimit dhe në këtë formë do të fitojmë dynjanë e ahiretin.

9

A keni menduar ndonjëherë se sa të pakujdesshëm jemi ne krijesat e Zotit ndaj një mjeti i cili është kaq i rëndësishëm në jetën tonë? Me siguri se sikur t’i kushtonim pak më shumë kujdes abdesit, këtij mjeti pastrues mëkatesh dhe papastërtish tona, do të ishim më të lumtur, më të qetë dhe më të rehatshëm. Sikur t’i kushtonim kujdes të veçantë këtij mjeti, me siguri se do të ishim imun karshi të gjitha rrymave e

Page 18: Biseda fetare

propagandave të ndryshme të djallit të mallkuar. Do t’u bënim ballë të gjitha sfidave dhe problemeve që do të na lindin në jetën tonë të shkurt dhe në këtë formë do të kishim mundësi që të kërkojmë nga Krijuesi i botëve mëshirë dhe shpëtim. Po, sikur të merrnim me rregull dhe sipas normave të përcaktuara abdes ne do të shkëlqenim si nur në rrugën e errëta të shoqërisë njerëzore. Do të kalonim në trans, bile edhe engjëjt do të kishin lakmi pastërtinë dhe lidhjen tonë direkte me Krijuesin e pastërtisë. Duart e tona të padukshme do të krijonin fuzitet në mesin e njerëzve të papastër dhe aroma e cila do të ndihej kilometra larg do të këndellte edhe zërin e këndshëm të bilbilave. Sikur vërtet të pastroheshim dhe të kujdeseshim për abdesin, ne me siguri se do të kishim mundësi t’u bënim ballë të gjithëve, edhe jetës edhe vdekjes. Për t’u kryer adhurimet në këtë botë, na duhet një trup i shëndoshë, ndërsa në trup të shëndoshë nevojitet një mendje e pastër dhe e çiltër. Nëse nuk i realizojmë këta parametra që ndërtojnë sistemin tonë të të jetuarit ne do të ishim të zhdukur në pluhurosjen e mëkateve dhe dyshimeve që na ngjall djalli i mallkuar.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuran: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. Allahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” (Kuran, 5: 6)

Page 19: Biseda fetare

Krijuesi i botëve na mësoi se si të marrim abdes, dhe na tregoi edhe në raste nevojash lehtësimet dhe rrugët alternative. A nuk je i gëzuar, o njeri? Prapë vazhdon rrugën tënde të papastërtisë dhe nuk ke aspak frikë për gabimet që mbart në vete papastërtia. Prapë kërkon zgjidhje të pastërtisë në ndonjë civilizim tjetër duke mohuar librin i cili të është pluhurosur në raftin tënd. Këtij libri ia ke bashkëngjitur edhe Marksin e Engelsin dhe aspak nuk ke hapur asnjë fletë të Kuranit e të mësosh jetën. Kurani është libri i të gjallëve dhe jo i të vdekurve, ai është për jetën, për vdekjen, për kozmoset, për gjithçka dhe për gjithmonë. Kujdes, o bijtë e Ademit, këtë pastrues zemrash e dashurish. Me të vërtetë, me të përmendurit e emrit të Zotit zemrat stabilizohen dhe qetësohen. Allahu pastroftë mendjet, shpirtrat, zemrat dhe jetën tonë prej mëkateve që i bëjmë ndaj Tij dhe ndaj vetes. Amin!

10

Biseda fetare ka filluar të transformohet nga një material silikoni në një çelik ndjenjash që e zhbirëron jetën shekuj me radhë. Edhe pse e shndërruar si e tillë, ajo ka nevojë për buzëqeshjen, heshtjen, meditimin. Meditimi si pjesë e përqafimit të mendjes, shpirtit, trupit me procesin e këtij adhurimi të sinqertë është domosdoja e çdo krijese në rruzullin tokësor. Sikur të gjithë të vepronim në rrugën e meditimit me siguri se do të ishim të gjithë fitimtarë dhe bota do të vezullonte prej pastërtisë së besimit në Allahun e Lartësuar. A nuk është e vërtetë që meditimi shton indikacionet që lidhin shpirtin e njeriut me njeriun dhe e harmonizojnë qenësinë e tij karshi celulave të pafundme të dashurisë hyjnore.

Page 20: Biseda fetare

Said Nursi tha: “Shikoje këtë kopsht të universit, këtë pemishte të tokës, shikoje me vëmendje fytyrën e bukur të qiejve të stolisur me yje! Ti do të shohësh se në secilin nga artifaktet e përhapura e të shpërndara sipër tyre është një vulë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe në nivelet e qenieve të shkruara në faqet e natës e të ditës, të verës e të dimrit, secila e botuar nga pena e fuqisë, janë nënshkrime të paimitueshme dhe ilustruese të Aturoptit të Gjithëlavdishëm, Krijuesit Hirplotë.” (Solzer-1, Instabul, 2006, f. 432-433)Ky kopsht i universit i cili na drejton në rrugën e gjurmimit të arritjes sonë deri tek besimi, është i ndërtuar në atë formë që të mahnit kokat e krijesave në rruzullin tokësor. Nga faktet e Madhërisë së Tij, janë edhe këto krijime të bukura të cilat e përqafojnë shpirtin tonë dhe ecin rrugëve të jetës sikur të ishin të fundshëm në fillimin e mbarë. E kjo penë e fuqisë dhe e mëshirës ngjyrosi jetën tonë qysh para termit “ekzistencë” dhe filloi ky teatër të realizohet. Në thellësitë e qiejve, e në bukurinë e yjeve që janë të ngulitura në qiell na shtohet meditimit ynë për Krijuesin, Allahun e Lartësuar. E nga këto yje të cilat janë të renditura në uvertyrë si nuse të posamartuara. Nata shndërit si një bukuroshe e shekujve të kaluar. Sytë e mi të vënduar në brendinë e këtyre yjeve të pastra në këtë natë të qetë me ndjenja të mia të trazuara filluan të rrjedhin lot. Lot i rrjedhshëm edhe për historinë e gjurmëve të jetës sime të kaluar nën strehën e Krijuesit sikur të isha i vetmi besimtar në rruzullin tokësor. Shkrepëtimat e syve të mi arrijnë në zemër, meqë rrugën orientuese të meditimit e kanë nga zemra. Kemi mendje, por nuk logjikojmë, kemi sy, por me to nuk shohim, jemi të verbër edhe pse të “shëndoshë”, jemi të vdekur edhe pse ecim rrugëve të botës me frymën tonë! Nga kjo pozitë diletante

Page 21: Biseda fetare

kërkohet të sqarohet implikimi i meditimit tonë në brendinë e dashurisë hyjnore.Po kumbojnë oqeanet prej dallgëve të zërit të hafizit që ngrit në peshën e meditimit secilën sakrificë të mbyllur karshi stuhive të pafundme të devijimeve në shoqëri. Zë i ngritur lart me shtyllat e saj të vënduara në shtresat e tokës, zë që arrin edhe në brendinë e yjeve të shndëritshme mahnit e përmallon zemrën time e cila është strehuar në meditimin e radhës për Krijuesin e saj.Abdurrahman ibën Xhevzi tha: “Gjithashtu, edhe arritja e fisnikërisë me bujari dhe zemërgjërësi, sepse kjo ka nevojë të mundësh veten, kur bëhet fjalë për të shpenzuar atë që e do, veprim i cili mund të të hedhë edhe drejt varfërisë. Edhe trimëria është gjë fisnike e cila mund të përfitohet vetëm duke rrezikuar veten.” (Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, f. 307) Por, deri tek fisnikërimi i mendjes, zemrës dhe besimit tonë në Allahun nuk mund të arrijmë po qe se dalim jashtë dallgëve të meditimit dhe harxhojmë e shpenzojmë kohën tonë të shtrenjtë në mbetje aty ku jemi pa përfituar asgjë shoqëria njerëzore prej nesh. Ky fisnikërim është i domosdoshëm për të vënë në jetën tonë shpirtërore sistemin e meditimit i cili pastron atë shpirt që ndryshim kërkon. E deri tek pastrimi ose pastërtia arrihet me durim, përballje, dhimbje dhe mëshirë nga ana e Mëshiruesit.

11

Sa harxhojmë ne në rrugën e urtësisë dhe kërkimit të saj prej një skaji në skajin tjetër të rruzullit tokësor? Nëse vërtet harxhojmë masën e duhur, kohën dhe dëshirën ne do të arrijmë në rezultate të këndshme në këtë botë, por edhe në ahiret. E nëse e harxhojmë kohën vetëm në argëtim e duke u larguar prej kërkimit dhe shfrytëzimit të urtësisë, do të

Page 22: Biseda fetare

meritojmë masën e duhur të dënimit në dynja dhe në ahiret. Jeta e njeriut në këtë botë nuk është vetëm dyngjyrëshe bardhë e zi, por është kolorit ngjyrash që toleron dhe lejon që në kuadrin e saj të përfshihen edhe të gjitha shkallët e argëtimit të lejuar. Sepse, natyra e njeriut është e tillë, ai nuk guxon të dalldiset pas argëtimit duke mënjanuar komplet kërkimin e dijes dhe urtësisë, por edhe nuk guxon që në emër të vrapimit pas urtësisë prej jetës së tij të mënjanojë ose largojë argëtimin. Njerëzit si krijesa të Zotit shpeshherë tentojnë të anojnë kah njëra anë. Nëse anojmë vetëm kah urtësia, nuk do të kemi mundësi t’u bëjmë ballë të gjitha digave në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë do të shkatërroheshim. E nëse anojmë vetëm kah argëtimet, do të humbte vlerën jeta jonë dhe do të ishim të humbur në dynja e në ahiret. Megjithatë, duhet të gjendet mesi i artë në mes argëtimit dhe kërkimit të urtësisë. Por, neve urtësia na mundëson të dallojmë vlerën prej antivlerës, të vërtetën prej së kotës, ndërsa e këmbëllejmë shpirtin tonë përmes disa argëtimeve të lejuara.Ka thënë Ibën Kajim el- Xhevzije: “Drita e urtësisë është dritë me të cilën Allahu i shndërit zemrat e atyre të cilët pasojnë profetët. Sa më e madhe të jetë drita, aq më shumë do të vëresh dallimet dhe do të jeni të aftë për vetëllogaritje. Me dritën e urtësisë nënkuptohet dituria me të cilën robi e dallon të vërtetën nga e pavërteta, udhëzimin nga humbja, të dobishmën nga e padobishmja, të përsosurën nga mangësitë, të mirën nga e keqja.” (Rrugët e njerëzve të devotshëm, Shkup, 2008, f. 191)Po kaluam në të gjitha shkallët e meditimit dhe u pajisëm me dritën e urtësisë, me siguri se do të ishim pasuesit e profetëve në rruzullin tokësor dhe do të shndërisnim në çdo skaj të kësaj bote me këtë dritë të cilën Allahu na dhuroi. Por, nëse nuk kalojmë nëpër të gjitha shkallët e meditimit dhe

Page 23: Biseda fetare

nuk pajisemi me dritën e urtësisë, ne do të kishim tendencë të zhduknim jetën tonë prej mirësive dhe do të bëheshim pasues të djallit të mallkuar. Në këtë balancim midis dritës së urtësisë dhe shkallëve të meditimit, robi gjithmonë kërkon rehatinë, qetësinë dhe mëshirën e Mëshiruesit. E nëse nuk e kërkon këtë gjë, e fiton të kundërtën e të gjithave dhe shndërrohet në një armik të hapur i rrugës së të devotshmëve.Dyert e bisedës fetare janë të hapura! E në karavanin e ideve do të sjellim, me ndihmën e Krijuesit, edhe shumë perla të tjera. Deri në episodin e radhës, ju lë në mëshirën e Krijuesit.

12

Krijesat në këtë botë janë të krijuara nga ana e Allahut të Lartësuar për të kryer dhe shërbyer në një funksion të caktuar në këtë botë. Asnjë krijesë në rruzullin tokësor nuk është pa qëllim të caktuar. Të gjitha krijesat në rruzullin tokësor kanë një rrugë të përbashkët e cila është e pasqyruar shumë bukur në urdhrat e Allahut të Lartësuar drejtuar neve. Ajo rrugë e përbashkët është arritja e kënaqësisë së Krijuesit përmes bërjes mirë dhe ndalimit nga e keqja. E si të bëjmë mirë në rruzullin tokësor kur nuk kujdesemi për qenien tonë si krijesa të Zotit dhe mohojmë vlerat e qenieve të tjera si krijesa të Zotit? Rruga është e ndërtuar prej atij matriali të vështirë e me therra me qëllim që kërkuesit të mirësisë t’i bëhet e vështirë rruga, por e lezetshme mirësia. Nëse nuk stolisemi me durimin, mençurinë, besimin, pandashmërinë, vullnetin dhe punën, ne nuk do të kemi mundësi të arrijmë as te thërrmia e mirësisë. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor që bile një herë në jetën e tij ose saj të mos ketë përjetuar çastet e mirësisë që iu janë dhuruar. Ky konstatim do të jetë i zhveshur prej realitetit nëse nuk përmendim se vetë

Page 24: Biseda fetare

ekzistenca jonë në këtë botë është një mirësi e dhuruar nga ana e dhuruesit të mirësisë dhe krijuesit të saj, Allahut Fuqiplotë. Në saje të këtyre mirësive kemi mundësi të dëgjojmë zëra të ndryshëm dhe të gjithë t’i dallojmë mbi baza të karakteristikave të tyre. Mund të shijojmë në brendinë tonë melodinë e cila krijohet prej zërave të ndryshëm e cila është e stolisur me mirësinë që na dha Krijuesi i botëve. Po, mund edhe të egërsohemi me fatkeqësinë që lind në rruzullin tokësor nga aksidentet të cilat i shohim me sy dhe i përjetojmë më zemër. Zemra është një organ shumë i ndjeshëm në trupin e njeriut. Ajo është simbol i dashurisë dhe burim i saj, por mund të jetë edhe simbol i dhembjes, sakrificës, egërsisë. E nëse në të kultivojmë besimin në Allahun e Lartësuar, nuk ka dyshim se degëzimet e zemrës do të arrijnë deri te dyert e mirësisë. Do të trokasin aty dhe ndikimi i zemrës në dyert e mirësisë do të dyfishojë mirësinë në rruzullin tokësor.Seid Nursi tha: “Kjo shfaqje e dashurisë dhe e bërjes së njohur, pa dyshim, buron nga një prirje drejt të qenët i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira dhe dëshira për të dhuruar mirësi sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet dhe zbukurohet me të gjitha llojet e mirësive dhe gjithashtu do t’i dhurohet e do t’i vishet forma e lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, kraharorin dhe xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formës e lules si gjënë më të vyer si një xhevahir.” (Sozler-1, Fjalët-1, Instanbul, 2006, f. 929)Mëshira me dëshirën për të dhuruar mirësi sipas këtij gjuetari të fjalëve është një mrekulli të cilën mrekulli e bartin njerëzit gjeneratë pas gjenerate. Ne nuk duhet t’i harrojmë për asnjë moment këto lidhje të cilat janë pjesë e sistemit të njerëzve dhe nuk duhet të largohemi prej tyre, meqë largimi prej tyre do të thotë çrregullim i marrëdhënieve

Page 25: Biseda fetare

ndërnjerëzore në rruzullin tokësor. Nuk ka dyshim se Allahu është Bamirës. Kur Ai thotë “Kun” (Bëhu!), ajo do të bëhet. Po atëherë pse duhet të ekzistojë smira, urrejtja dhe xhelozia ndërmjet njerëzve? Pse për shkak të këtyre vetive të cilat janë pjesë e manipulimeve të djallit të mallkuar njerëzit nuk flasin me vite? Termi “mirësi” duhet të zbërthehet thellë në brendinë e njerëzve dhe të reflektojë ndër njerëz si pjesë e natyrshmërisë së tij. Nëse nuk ekziston, atëherë edhe krijesat e tjera të cilat janë të varura prej njerëzve do të vazhdonin ekzistencën e tyre në formë të çrregulluar. O ju robërit e Allahut, kapuni të gjithë për mirësinë dhe mos harroni porositë e Krijuesit të botëve. Ne kemi lindur të pastër, do të jetojmë të pastër dhe Zoti na mundësoftë të vdesim të pastër, e jo të ndyrë me cytjet dhe kurthat e djallit të mallkuar.

13

G. tha: “Edhe sikur atyre që bëjnë keq, askush të mos u bëjë gjë, është e pashmangshme që një ditë pa tjetër të kapen nga vetë e keqja e vet. Sigurisht, rruga e të këqijave që zgjatet e shkon, herët a vonë do të soset duke përfunduar në humnerën e asgjësimit.” (Kriteret ose dritat e rrugës, Tiranë, 2003, f. 145)Nëse ka këtë rrugë dhe këtë solucion e keqja, atëherë pse të ekzistojë ajo dhe të rrëmbejë zemrat e mijëra njerëzve në rruzullin tokësor? Pse duhet njeriu të jetë i përqafuar me të keqen dhe bërjen keq, kur ka mundësi të shfrytëzojë mirësitë dhe të jetë i dobishëm në rruzullin tokësor? A nuk duhet luftuar e keqja e cila shpeshherë vjen nga vetë ne? Ne vazhdimisht ankohemi, ankohemi, por nuk falim namazin në kohë, ankohemi se nuk na pranohen duatë, sillemi keq me nënat tona, ankohemi pse nuk jemi të suksesshëm, mirëpo

Page 26: Biseda fetare

nuk japim as pjesën më të vogël të kohës sonë në arritjen e atij suksesi. A nuk po biem në kundërshtim me vetë natyrën tonë të cilën Allahu na ka krijuar? Ne i lejojmë djallit të mallkuar të na vjedhë kohën e bërjes së veprave të mira, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-krijesë, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-Krijues, dhe në fund ankohemi se nuk po na pranohen duatë. Nëse vërtet tentojmë të përmirësohemi vetë dhe të jemi përmirësues në shoqëri, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do të na e lehtësojë rrugën drejt realizimit të këtij projekti. Por, ne nëse vetëm deklarojmë se po përmirësojmë veten tonë dhe shoqërinë, e në fakt ne po veprojmë të kundërtën e asaj që veprojmë, atëherë me të drejtë të plotë qortohemi prej Allahut të Lartësuar i cili thotë: “A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?”(Kuran, 2: 44)A nuk kemi fare frikë prej këtij qortimi të Krijuesit të botëve, e ne prapë të vazhdojmë të thërrasim njerëzit në përmirësim e veten ta harrojmë? Seid Nursi kur ftonte njerëzit në përmirësim nga modestia e tij i drejtohej nefsit të tij e jo nefsit të njerëzve të tjerë. Komentatori i famshëm i Kuranit Shejh Muhamed Sharavi për të qortuar veten dhe për të përmirësuar atë u ndal t’i pastrojë banjot e një xhamie. Duhet ta kemi të qartë se asnjë njeri nuk mund t’u ikë sprovave, pasi ne nuk mund të shijojmë kënaqësitë e xhenetit pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo nuk do të thotë që të bëhemi pjesë e ushtrisë së të keqes dhe të harrojmë ushtrinë e së mirës dhe bërjes mirë e thirrjen në mirësi. Në atë moment që trokasim në portat e djallit të mallkuar, ne ua kthejmë shpinën portave të mirësisë, dashurisë, modestisë. E kur ua kthejmë shpinën portave të mirësisë ne ia kemi kthyer shpinën Allahut, e Allahu është Bamirës.Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë: “O bir i Ademit! Saherë që të më lutesh dhe të shpresosh në Mua, do

Page 27: Biseda fetare

të t’i fal ato që i ke në vete e aspak nuk mërzitem. O bir i Ademit! Sikur gjynahet e tua ta arrijnë kupën e qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të fal e aspak nuk mërzitem. O bir i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por kur më vjen, më vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd do të të vijë aq sa është toka me falje.”(Transmeton Tirmidhiu, Lutjet e jetës, Shkup, 2001, hadithi gjendet në kopertinë).

14

Biseda fetare pranon ndryshimin e mendjes dhe kahut së shpirtit. Ajo njoftohet me identitetin e vërtetë, por aspak nuk i jep liri veprimi identitetit i cili është në rrugë tendencioze për zhdukjen e mirësive të shpirtit. Uniteti i veprimit të mendjes në drejtimin e identitetit kërkon një sintezë të çuditshme për t’u elaboruar. Kush jemi ne? Ne jemi ata që ndjekim rrugën e të Dërguarve të Zotit e që ishin njerëz për popuj të caktuar me identitet të tyre kombëtar. Ndërsa i dërguari i fundit, Muhamedi s.a.v.s. ishte i dërguar me mesazh për të gjithë popujt e kombet.Askush nuk e mohon identitetin kombëtar të Muhamedit a.s. Ai ishte arab dhe aspak nuk e bën të pavlefshëm për rruzullin tokësor kjo gjë. Ne jemi shqiptarë dhe aspak nuk dallohemi prej arabëve, iranianëve, francezëve, anglezëve. Ata falen, ne falemi, ata luten, ne lutemi, ata shkojnë në xhami, ne shkojmë në xhami. Ndërsa pamja, gjuha, forma e realizimit të urdhrave të Zotit mundet të ketë dallim të vogël në bazë të disa karakteristikave të atyre vendeve. Po pse njeriu duhet të identifikohet me kombin? A nuk i mjafton vetëm identiteti i tij fetar?

Page 28: Biseda fetare

Ekzistojnë dy vija ekstreme në këtë drejtim. Njëri grup është plotësisht kundër identitetit kombëtar, ndërsa grupi tjetër është plotësisht kundër identitetit fetar. Për këtë gjë do të flasim në pikën e fundit të kësaj bisede. Kombi është trupi i njerëzve në rruzullin tokësor. Si mund ne të jetojmë në rruzullin tokësor pa trup, si mund të obligohemi ndaj Krijuesit kur ne nuk jemi trup? Engjëjt nuk janë trup (që e shohim me sy), prandaj janë të krijuara në atë formë të pagabueshme.Ka thënë Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Kuran, 49: 13)Zoti na sqaroi në Kuran identitetet tona “kombëtare”, duke na thënë se na ka krijuar si popuj e si fise që të njihemi ndërmjet vete. Pra, realizimi i urdhrave të Zotit bëhet i pamundur nëse nuk identifikohemi edhe kombëtarisht dhe nëse jemi kundër këtij identifikimi. Kombi është trupi i njeriut, meqë në vete përfshin: traditat, kulturën, letërsinë, doket, gjuhën, stilin e jetës, e që janë të domosdoshme për të jetuar jetën në këtë botë. Kështu na ka krijuar Allahu, popuj e fise të ndryshme, ne nuk mund të mohojmë për asnjë moment këtë gjë. Allahu nuk tha në Kuran se na krijoi vetëm një popull, por Ai përmendi vetëm një të Vërtetë të plotësuar me të cilën e angazhoi Muhamedin s.a.v.s. që t’ia plasojë njerëzimit. Të mos harrojmë asnjëherë se Muhamedi s.a.v.s e lëshoi Mekën jo me dëshirën e tij dhe se ishte i përmalluar shumë për atë vend të bukur e të mrekullueshëm. Ai edhe pse në familje kishte Ebu Xhehlin, asnjëherë nuk mohoi identitetin e tij dhe të prejardhjes së familjes së tij. Ishte i nënçmuar, i luftuar, i persekutuar, por ai asnjëherë nuk u bë pishman se është arab. E kjo që po e them nuk është nxitje

Page 29: Biseda fetare

nacionalizmi në mesin e lexuesve të këtij teksti. Por, është pasqyrim real i vlerave që bart në vete ky identitet. E nëse keqkuptohem prej lexuesit e lus Allahun e Lartësuar të m’i falë gabimet. Ai pranon vetëm qëllimet tona që janë të lidhura direkt me veprën. E nëse qëllimi është i mirë dhe i pastër edhe vepra do të realizojë në konton e vet vlerat që duhet të futen. Nëse qëllimi është urrejtja, përçarja, shtimi i këtij shtegtimi midis njerëzve, zgjerimi i kësaj plage, atëherë pa dyshim që do ta meritojmë mallkimin e Allahut në këtë botë dhe dënimin e Tij në ahiret. Zoti na e ruajttë mendjen, trupin dhe shpirtin prej cytjeve të djallit të mallkuar. Amin!

15

Nuk njoh asnjë civilizim, popull, komb, fis në rruzullin tokësor që ka jetuar jetën e tij jashtë fesë ose riteve fetare. Kështu njëherë u shpreh një filozof! Feja është shpirti i njerëzimit, a mund të jetojë trupi pa shpirt? Aq njeriu mund të funksionojë dhe jetojë pa fe. Rruzulli tokësor ka fe të ndryshme, monoteiste, të shpikura prej njeriut etj. Ndërsa shumica e popullit shqiptar si fe të tij ka Islamin. Nuk anashkaloj fetë e tjera, por do të shkruaj për mazhorancën shqiptare.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: “Dhe thuaj: ‘Erdhi e vërteta e u zhduk e kota’. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” (Kuran, 17: 81)Njeriu nuk mund të jetojë pa fenë. Ai mund të kërkojë qetësinë dhe rehatinë shpirtërore nëpër shumë gjëra të tjera, por të gjitha janë të kota. E kota gjithnjë ka qenë e zhdukur meqë Krijuesi i saj është Ai i cili është gjithmonë i Gjallë. Njerëzit duhet të largohen nga e kota dhe të përqafojnë të vërtetën, meqë jeta e njeriut pa të vërtetën është e njëjtë si e kota. Atëherë njeriu gjithnjë do të jetë i zhdukur, nëse përqafon të kotën. Por, për njeriun ekziston dera e pendimit

Page 30: Biseda fetare

e cila i lejon atij të trokasë dhe të kërkojë të vërtetën saherë që rrugëve të jetës përballet me dallgët e të kotës.Ka thënë Mulla Idris Gjilani: “O Zot! Urrejtjen nga zemrat e njerëzve shndërroje në dashuri; Të pafeve u dhuro besim; Syve të verbër u fal dritë...!” (Mulla Idris Gjilani, Dr. Muhamed Pirraku, Prishtinë, 1995, f. 22)Mulla Idris Gjilani, Allahu e mëshiroftë!, përmes duasë së tij na bëri me dije se njeriu gjithmonë do të ketë nevojë ta mbushe zemrën e tij me besim, sepse zemra e zbrazur nga besimi dhe e mbushur me urrejtje, smirë e keqësi, është një zemër e egër e cila nuk njeh njerin, nuk njeh as komb e as fe. Zemra e cila është pa besim dhe e mbushur me urrejtje, ka nevojë për dashuri. Nëse nuk realizon këtë gjë, atëherë ajo zemër është e destinuar të jetojë dhe të vazhdojë ekzistencën e saj jashtë mëshirës së Mëshiruesit. Shumë njerëz ecin në rruzullin tokësor, por janë të vdekur, meqë zemrat e tyre janë të vdekura e të mbushura me gjëra të kota. Ndërsa ka njerëz që trupat e tyre prehen nëpër varreza, por ata janë të gjallë, meqë zemrat e tyre në këtë botë ishin të ushqyera gjithmonë me besim dhe prej atyre zemrave degëzoheshin shumë mirësi në rruzullin tokësor, të cilat mirësi kanë arritur gjeneratë pas gjenerate edhe te ne. Mulla Idrisi ka vepruar në atë drejtim që populli shqiptar të jetë i shkolluar fetarisht, duke qenë se njeriu pa fe është si trupi pa shpirt. A mund të ekzistojë trupi pa shpirt, aq mund edhe të funksionojë jeta e njeriut pa fe! Ai, pra, Mulla Idrisi, në një vend ka thënë: “Pa shkollim fetar nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili është argat i robërisë dhe i xhehenemit.” (Burim i lartshënuar, f. 25)E dija është ajo e cila kërkohet dhe mësohet me qëllim që të ruhet shpirti i njeriut e që është feja e tij. Pa dije nuk ka fe, e pa fe nuk ka as atdhe. Kështu e kuptuan të parët tanë këtë gjë dhe gjithmonë ishin në shërbim të atdheut të tyre. Mulla

Page 31: Biseda fetare

Idrisi shumë bukur pasqyroi në një thënie “piramidale” të tij rreth dijes, ekzistencës dhe fesë e përhapjes së saj në rruzullin tokësor. Ai thotë: “Është fakt se po të mos ekzistonte Meka dhe Medina shkenca në Damask nuk do të ekzistonte. E po të mos ishte Damasku si qendër e shkencës, nuk do të ekzistonte Bagdadi në mungesë të të cilit nuk do të lindnin Samarkanda dhe Buhara, e në to edhe shkencat astronomike dhe fizike, kimia, mjekësia, filozofia e shkencat e tjera. Po të mos ishin Samarkanda dhe Buhara si qendra shkencore nuk do të ekzistonte as Andaluzia. Drita nga Andaluzia po të mos ndriçonte, vallë SI DO TË ZGJOHEJ EVROPA?” (Burimi i njëjtë, f. 25)

16

Injoranca i ka shtyrë disa njerëz të parashtrojnë pyetje të pakuptimta, se cila është më me rëndësi: kombi a feja? Edhe pse këto pyetje janë të pabaza dhe shumë irreale, janë mbjellë në gjakun e disa njerëzve si të ishin shenjtëri të amshueshme. Qysh në esencën e pyetjes, ekziston një makabër jo e realtë e cila sfidon pyetësin e saj. Feja është shpirti i njerëzimit, kombet janë trupet e njerëzve. A mund të ekzistojë një trup pa shpirt? Përderisa feja u ka zbritur njerëzve nga ana e Krijuesit të Madhnueshëm, atëherë mund të themi se është e domosdoshme të ekzistojnë kombet që të jetë pjesë përbërëse e tyre edhe feja. E nga kjo nuk themi që po bëjmë përçarjen e unitetit të vëllezërve dhe vëllazërisë myslimane në rruzullin tokësor. Por, thjesht njerëzit janë me karakteristika të ndryshme, kanë gjuhë të ndryshme, por bartin në vete mesazhin islam i cili duhet të depërtojë në të katër anët e globit. Nëse traditat kombëtare nuk bien ndesh me sheriatin islam, atëherë ato tradita bëhen pjesë e

Page 32: Biseda fetare

sheriatit. Kështu na mësonte hoxha i ndjerë Jakup efendi Asipi.Inicues të këtyre pyetjeve janë zakonisht ata njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë as kombëtare e as fetare, për to vlerë është vetëm paraja dhe materia. Ata nuk shohin jashtë tyre asgjë dhe gjithçka që nuk është interes i tyre vetjak domosdoshmërisht duhet të mohohet e të destinohet në zhdukje.Grupit tjetër të njerëzve të cilët pranojnë verbërisht ideologjitë, dhe jo fenë e vërtetë (Islamin), iu përgjigj shumë qartë dhe bukur Mulla Idris Gjilani: “S’ka fe pa atdhe.” (Burimi i njëjtë, f. 18) Edhe pse kemi mendime të ndryshme dhe jemi të ndryshëm prej njëri-tjetrit, edhe pse jetojmë në një botë të cilën ndoshta vetë nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si të tillë, ne nuk duhet të jetojmë të ndarë për asnjë çast të jetës sonë. Ne jemi pjesë e këtij sistemi e këtij globi dhe nuk duhet që për hir të cytjeve të djallit të mallkuar të bëhemi pre e kurtheve të tij dhe në këtë formë të mohojmë vlerat e njëri-tjetrit dhe të mos njohim as fe e as atdhe. Sipas mendimit tim, njeriu i cili bën ndarje midis kombit dhe fesë, ai nuk njeh as komb e as fe, ai nuk njeh ndoshta as veten. Por, kjo nuk do të thotë që njeriu i tillë duhet të përjashtohet prej shoqërisë njerëzore. Ne duhet të reflektojmë dashuri, mirëkuptim dhe rrespekt ndërmjet njëri-tjetrit, edhe pse nuk njohim ndoshta vlerat e njëri-tjetrit.Mevlana Xhelaludin Rrumi tha: “Eja, prapë eja, përsëri eja./ Si do që të jesh,/ Jobesimtar qofsh, zjarradhurues qofsh,/ Njëqind herë në ke bërë tevbe,/ Njëqind herë n’e paç prishur tevben, /Kjo nuk është derë e pashpresës,./ SI DO QË TË JESH ASHTU EJA!...” (Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë, 2008, f. 5)

17

Page 33: Biseda fetare

“Në emër të Allahut vendosa ta fal sunetin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla” (Drita e zemrës, Tetovë, 2007, f. 18). E kur robi vendos të veprojë një punë në emër të Allahut, a mundet kush ta ndalë?! Pyete veten, o vëlla dhe oj motër, se sa sunete të namazit të sabahut të kanë ikur pa i hetuar fare dhe nuk janë kthyer më? Na ikën koha më e mirë për të vepruar dhe kujtuar Allahun xh.sh. duke e kaluar këtë kohë në përtaci e në gjumë. Si arritëm të na ikë suneti i namazit të sabahut? Duke përqeshur deri vonë njerëzit e ndryshëm, duke bartur fjalë prej veshi e në vesh, duke shikuar filma serikë spanjolë, duke e ndotur shpirtin tonë dhe veten tonë e duke e nënçmuar përmes shikimit të filmave çnjerëzorë apo duke i bërtitur nënës se nuk paska të drejtë?Edhe pse kemi lindur myslimanë dhe jemi praktikues të parimeve të fesë islame, ne injorojmë vlerën e sunetit të sabahut. Duke u dhënë pas kënaqësive të kësaj bote jemi bërë shumë përtacë dhe nuk zgjohemi herët. Jemi shndërruar në një popull i cili identifikohet në rruzullin tokësor si populli i gjumit dhe jo popull i zgjimit. Edhe pse edhe gjumi është pjesë e natyrshmërisë dhe nuk është diç jashtë natyrës njerëzore e sistemit të tij, prapëseprapë duhet të ekzistojë në njeriun një orar jete e dite. Njeriu pa orar jete e dite nuk mund të hapërojë lehtë dhe arsyeshëm drejt sukseseve të tij. Askush në rruzullin tokësor nuk ka arritur deri tek suksesi pa u munduar dhe pa sakrifikuar mundin e tij drejt realizimit të atij suksesi. E si mund të dëshmojmë ne ditën e llogarisë së e duam Pejgamberin s.a.v.s. kur ne asnjë sunet të namazit të sabahut nuk e kemi falur? Kur Sulltan Fatihu kërkonte dikë që nuk i kish ikur asnjë sunet i namazit të sabahut për të udhëhequr me ushtrinë, vallë çfarë kritere ne kërkojmë prej njerëzve tanë për të na udhëhequr

Page 34: Biseda fetare

politikisht? Në fakt, ne as që vëndojmë kritere për to, por e kemi lënë derën e hapur dhe secili hajn vepron krye më vete për të arritur deri tek interesi i tij vetjak e duke e keqpërdorur djersën e popullit. E nesër kur këta persona të marrin poste udhëheqëse, ne dridhemi para tyre dhe frikësohemi që të identifikohemi se jemi myslimanë. Këta persona me dyfytyrësinë e tyre veprojnë në kundërshtim të identitetit tonë duke gjurmuar në rrënjët e popullit tonë se paskemi qenë të krishterë e duhet që t’u kthehemi Krishterizmit. Harruam, ai i riu i cili çliroi Stambollin kriter të suksesit kishte faljen e sunetit të namazit të sabahut, ndërsa për ne kriter është patriotizmi në letër dhe jo në vepër. E shohim dikë që di të lidhë fjalët e të fshehë mendimet, themi për të se është njeri i mirë, patriot i zgjuar e ku e di çka. E po ai njeri ta mohon identitetin tënd mysliman, e mos të flasim që është i kujdesshëm për faljen e sunetit të namazit të sabahut.Nëse dëshirojmë vërtet të rikthejmë lavdinë e myslimanëve në rruzullin tokësor, nëse dëshirojmë popullin shqiptar ta shohim të përparuar në të gjitha sferat, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj sunetit të namazit të sabahut. Nëse nuk rrespektojmë dhe nuk falim sunetin e namazit të sabahut, nuk rrespektojmë veten tonë, fenë tonë, kombin tonë (shqiptar), Pejgamberin tonë, Allahun! E kur nuk respektojmë këta, atëherë pse na vyen të identifikohemi se jemi myslimanë? Ne e dëmtojmë edhe veten përmes injorimit të sunetit të namazit të sabahut. E humbim vlerën e duasë sonë për ndërmjetësimin e Resulullahit s.a.v.s. ditën e llogarisë, edhe pse shpresa vdes e fundit dhe dera për ndryshim është e hapur e nuk mbyllet ajo asnjëherë nga të tjerët. Atë derë mund ta mbyllim vetëm ne përmes mosfaljes së sunetit të namazit të sabahut dhe në këtë formë përmes mbylljes së kësaj dere, ne meritojmë të mos kemi përkrahjen

Page 35: Biseda fetare

dhe mbështetjen e Resulullahit s.a.v.s. Vazhdimisht proklamojmë se duhet të ndjekim sunetin e Resulullahit s.a.v.s, ndërsa pikërisht ato që bëjnë një proklamim të këtillë, ndoshta gjatë kohë nuk e kanë falur sunetin e namazit të sabahut. Persona të këtillë tërbohen për disa vepra të tjera që janë logjikisht dhe sheriatikisht të lejueshme e që veprohen prej një grupi të myslimanëve, ndërsa aspak nuk brengosen se vetë ata nuk falin ndoshta asnjëherë sunetin e namazit të sabahut. Se sikur vërtet myslimanët dhe myslimanet të falnin sunetin e namazit të sabahut dhe gjitha namazet në kohë e me frikë rrespekt, nuk do të ekzistonin probleme në shoqërinë tonë. O Allah, na i prano veprat tona të mira, na përmirëso dhe na mundëso që të mos na ikë asnjë sunet i namazit të sabahut. Amin!

18

“Në emër të Allahut vendosa ta fal farzin e namazit të sabahut, në kohën e vet, u ktheva kah kibla” (Drita e zemrës, Tetovë, 2007, f. 29) Njeriu i cili është gjithmonë në kërkim të rehatisë dhe lumturisë si mund të jëtojë dhe të shpresojë në këto gjëra pa kaluar nëpër dyert e farzit të namazit të sabahut? Nëse nuk është lumturi dhe rehati e qetësi falja e farzit të namazit të sabahut në kohë e me xhemat, atëherë pyes se çka është lumturia? Ne jemi në kërkim të gjurmëve të kësaj rehatie shpirtërore e cila rehati na orienton drejt realizimit të jetës sonë në mënyrë më të përballshme e më të sinqertë. Ujërat e jetës që kalojnë e na stërpikin shpirtin tonë, pastrohen pa dyshim me nijetet e sinqerta dhe me namazet tona të cilat i fillojmë me sunetin e sabahut, pastaj me farzin e i mbarojmë vonë me namazin e vitrit. Jeta jonë nuk do të kishte kuptim nëse nuk fillon me përkulje e nënshtrim dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për

Page 36: Biseda fetare

mirësitë e pafundme që na i dha. Nga kjo përkulje dhe falënderim ndaj Allahut, ne përfitojmë mirësitë e shumta në oqeanet e thella e të gjëra të mbushura me mirësi. Nëse realizojmë në përpikmëri urdhrat e Allahut, pa dyshim që pjesë e sistemit të shpërblimit në këtë botë dhe në botën tjetër do të ishim ne. E nëse hedhemi në greminat e thella të rrugës së djallit të mallkuar, atëherë edhe ne do të fitonim disa cilësi të atij djalli duke mohuar vlerat dhe duke nënçmuar rrugën të cilën Allahu na ka urdhëruar ta ndjekim. Namazi është shtylla e besimit tonë që na dallon prej mosbesimit, ndërsa farzi i namazit të sabahut, është më shumë se shtyllë, është një yll i cili shndritë natën i zbukuar pa shtylla, është diell i cili na ngroh ditën, pa shtylla, është një mrekulli që pastron shpirtin tonë prej papastërtive.A kemi harruar, o vëllezër dhe motra, se namazi i sabahut dallon prej namazeve të tjera edhe për nga një karakteristikë tjetër që në ezanin e namazit të sabahut kemi një shtesë e cila na bënë me dije shumë gjëra me rëndësi jetike për të gjithë ne? Apo ndoshta jemi hutuar në këmbim me kohën dhe jemi bërë lecka të saj? Jemi të humbur, sepse asnjëherë deri në fund nuk kemi dëgjuar ezanin e namazit të sabahut, ose edhe kemi dëgjuar, por asnjëherë nuk iu jemi përgjigjur. Si mund të jemi një popull i përparuar kur ezanin e namazit të sabahut nuk e dëgjojmë dhe nuk i përgjigjemi? E kur t’i përgjigjemi dhe të lidhemi në farzin e namazit të sabahut, a ka ndonjë fuqi të sherrit në rruzullin tokësor që do të mund të na thyente unitetin dhe vëllazërinë tonë?Na ka treguar Ahmed b. Meni’i i cili thotë: Na ka treguar Ebu Ahmed ez-Zubejri i cili thotë: Na ka treguar Ebu Israili, ky prej Hakemit, ky prej Ebu Abdurrahman b. Ebu Lejlasë, ky prej Bilallit i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka thënë: Mos i thuaj në asnjë namaz fjalët: Namazi është më i

Page 37: Biseda fetare

mirë se gjumi, përveçse te namazi i sabahut. (Suneni i Tirmidhiut-1, Shkup, 2007, f. 327)Kujdes, o ju vëllezër dhe motra, faleni namazin e sabahut në kohën e vet dhe bëni program jete përmes fillimit me namazin e sabahut, e mbaroni ditën me namazin e jacisë, ndërsa jetën ta mbaroni me fjalët e dëshmisë. Zoti na mundësoftë të gjithëve që në kohë dhe në xhami të gjithë myslimanët anekënd botës ta falim namazin e sabahut, e të mos bëhemi përtac dhe në këtë formë të ndjekim udhën e djallit të mallkuar. O Allah, na fal ne, familjet tona dhe të gjithë besimtarët e besimtaret. Amin!

19

Seid Nursi tha: “Njeriu arrogant, i cili mbështetet tek vetja dhe supozon se ai do të jetojë përgjithmonë, është i dënuar për zhdukje. Ai kalon shpejt. Bota, gjithashtu, e cila është shtëpia e njeriut, bie në errësirën e mosekzistencës. Shpresat nuk zgjasin, ndërsa dhimbjet qëndrojnë në shpirt.” (Fjalët-1, Stamboll, 2006, f. 316)Nëse njeriu arrogant ka këtë fat, atëherë pse nevojitet të ekzistojë në mesin e njerëzve arroganca si pjesë e sistemimit të antivlerave në mesin e këtyre njerëzve. Njeriu lind i lirë dhe i pastër prej cilësive të ndryshme, ndërsa me kalimin e kohës fiton cilësi të cilat nuk janë domosdoja e jetës së tij. Ai kujton me veten se gjithë këtë mllef dhe jetë e realizon në suaza të normales, dhe se kjo kauzë është një e drejtë e cila fitohet përmes sjelljes dhe djersitjes së trupit të tij. Ai është në gjendje të luftojë për këtë kauzë, bile sakrifikon edhe jetën e vet, me të vetmin qëllim që të arrijë deri tek rruga të cilën ai e quan si të drejtë. Por, në heshtje djalli i mallkuar e stolis me cilësinë e mynafikut dhe e mbështjell me mbështjellësin e arrogancës dhe në këtë formë njeriu bëhet

Page 38: Biseda fetare

pre e djallit të mallkuar. Njerëzit bien shpesh në këto kurtha. Nuk është në pyetje vullneti dhe dëshira e tyre për të rënë në këto kurtha e për të realizuar më të mirën e mundshme të jetës së tyre të shkurtër. Po mirë, pyesim shpirtin tonë, pse duhet të stolisemi me arrogancën, pse sillemi me kaq arrogancë ndaj gruas, fëmijëve, nxnënësve, nënës, motrës, ndaj Allahut? A nuk është arrogancë jona mohimi i faljes së namazit dhe mosrespektimi i urdhëresave të Allahut të Lartësuar? Kjo gjë është një arrogancë e atillë e cila na bën të humbim këtë botë dhe botën tjetër. Përmes saj ne nuk arrijmë as edhe deri tek përfitimet e shkurtra të kësaj bote, e as që mund të shijojmë ndonjë kënaqësi të shkurtër. Jeta kalon prej lumturisë e qetësisë e drejt mosrehatisë e smirës. Shpirti na ngushtohet dhe na vdesin venat në trupin tonë. Një pasqyrim i këtillë i panevojshëm për trupin dhe mendjen tonë është bërë trend i përditshmërisë sonë. Ne kemi shndërruar atë përditshmëri sikur të ishim të varur përgjithnjë për cytjet e djallit të mallkuar. Deklarojmë me fjalë se do të jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj kohëve të namazit, ndërsa ne gjithmonë vjedhim prej kohës e në këtë mënyrë gjithmonë bëhemi pjesë e thyerjes së betimit tonë se ne do të falim namazet në kohë. E si do të rrjedhë mirësia në jetën tonë të shkurtër, nëse ne thyejmë moralin dhe kapemi thellë pas dallgëve të thella të mossuksesit të jetës? Ky mossukses është i lidhur ngushtë me arrogancën dhe sjelljen tonë mitike me njerëzit përreth. Nëse nënës i themi edhe “uh”, me siguri se do të jemi prej tyre të cilët do të përfitojmë prej dënimit në Ditën e Llogarisë. E arroganca është një rrugë e cila e orienton njeriun drejt modeleve të brishta të jetës së tij. Këto modele janë aq të brishta saqë njerëzit të cilët kanë pak mendje në kokë dhe logjikojnë me ato mendje frikësohen edhe ta përmendin realitetin e këtillë i cili infiltron në vete solucione të frikshme. Pezmatimi i

Page 39: Biseda fetare

shoqërisë njerëzore prej problemeve të njëpasnjëshme është i thelluar në brendinë e shtresave të tokës dhe i ngritur lart me degët e saj deri në qiell. A mund të jetojë njeriu pa pezmatimin e këtij lloji? Nëse nuk mund të jetojë pa këtë pezmatim, atëherë pse nevojitet gjithmonë t’u përshtatet mentaliteteve të cilat synojnë të prishin e jo të ndërtojnë? Ato mentalitete që synojnë këtë gjë, janë aq të ulëta saqë njerëzit kujtojnë mbi to sikur mbi mitet, ndërsa u frikësohen atyre sikur ujqërve në pyll. E dimë të gjithë se miti nuk është i realtë dhe se njeriu i cili është i lidhur për mitet ai përfaqëson jetën e tij nën hijen e një frike e cila nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shkatërrimit dhe skëterrës. Mitet në vete sipas ideologjive janë moralizuese, por edhe nxisin arrogancën e miliona njerëzve në rruzullin tokësor. Nëse prek njeriu ose ndonjë fuqi e jashtme në mitet, ekzegjeza e tij reagon dhe frikshëm nxit arrogancën tek brendia e njeriut. E përderisa nxit një gjë të këtillë, atëherë është mirë të përmbahemi prej miteve dhe të mos lëshohemi në këto aventura pa fund. O Zoti, ynë na ruaj prej arrogancës, na shto mirësitë dhe modestinë. Amin!

20

Seid Nursi tha: “Dhe kështu, o nefsi im! Mos prit. Bëje këtë tregti e cila është fitimprurëse në pesë drejtime, që të shpëtosh nga pesë humbje; bëj befas një përfitim të pesëfishtë.” (Fjalët-1, Stamboll, 2006, f. 317)Mendimi i plotë i Seid Nursit shprehet në librin e tij. Ky është mendim i përgjysmuar ose edhe i paraqitur në formë të enigmës. Lexuesi mund të pyesë se për çfarë tregtie bëheshte fjalë në mendimet e Seid Nursit? Një tregti e thjeshtë midis tregtarëve apo një tregti pak më ndryshe prej asaj se si e kuptojmë ne? Nuk ka dyshim se besimtarët i

Page 40: Biseda fetare

shitën shpirtrat e tyre Allahut dhe bënë tregti me Të dynjanë për ahiretin. A nuk ka tregti më të mirë dhe më fitimprurëse sesa ky lloj tregtie? Dikush mund të thotë, po e kam ditur unë këtë gjë, ti nuk ke paraqitur asnjë risi në fushën e hulumtimit dhe gjurmimit të mendimeve të ndryshme e të thella. Ke të drejtë, o mik! Seid Nursi iu drejtua nefsit dhe jo ty, ndërsa përmes nefsit të tij dhe tonin ne mund të arrijmë deri tek intepretimet e ndryshme logjike të cilat domosdo duhet të jenë të lidhura me ndryshimin tonë. E nëse nuk arrijmë deri te ndryshimi, i gjithë mundi ynë do të ishte thjeshtë i destinuar që të shpërbëhet dhe të zhvlerësohet sikur zhvlerësimi i valutave të ndryshme karshi recesioneve ekonomike. Në fushën e dashurisë a nuk fiton, o ti shpirt i bindur plotësisht, më shumë nëse bën tregti me Allahun dhe nëse i nënshtrohesh komplet Atij? Ai nuk është i varur prej nesh, por ne jemi të varur nga Ai. Përmes dashurisë hyjnore ne arrijmë të kuptojmë thelbin tonë në këtë jetë. Si mund të jetojmë në këtë kolorit krijesash në rruzullin tokësor dhe në harmoni të plotë ndërmjet vete e pa dashurinë hyjnore. Si mund që të gjendemi përballë sprovave të ndryshme në jetën tonë e të mos kemi afër zemrës e në zemër dashurinë hyjnore, a do të ishte e mundur fitorja jonë karshi këtyre sprovave nëse ne nuk do të pajiseshim dhe forcoheshim me këtë dashuri? Mendo, o njeri, sepse të menduarit është një segment tjetër i tregtisë sate me Allahun. Ti nëse mendon të keqen dhe nuk e vepron, pa dyshim se do të fitosh edhe në këtë tregti, ndërsa nëse vazhdimisht mediton dhe mendon në krijesat e Allahut dhe përmes këtij meditimi arrin në përfundime të cilat ta qetësojnë zemrën dhe shpirtin tënd, atëherë kjo gjë do të ishte një shumëfishim dhe një fitim i dynjasë dhe i ahiretit. Sa e pavlerë është kjo botë e përkohshme karshi ahiretit i cili është i Përjetshëm e me kënaqësi ose dënime? Lusim Zotin që ahireti ynë të mos jetë

Page 41: Biseda fetare

në grupin e dënimeve, por të mbyllet në suazat e kënaqësive që Ai na i ka premtuar. E nuk ka dyshim se Allahu është Premtuesi i Vërtetë. A mundet nëna të ishte e mëshirshme me foshnjën e saj, nëse nuk do të ekzistonte mëshira e Zotit për krijesat në rruzullin tokësor? Si do ta paramendonim jetën e kësaj nëne e cila me plot sakrificë e nxjerr në jetë foshnjën e saj dhe vetes i ngjalli shumë mundime, e të jetë e pamëshirshme ndaj saj, me siguri se të gjithë do ta kundërshtonim dhe do të llogarisnim se ajo ka probleme psikike. Kjo foshnje e cila ujitet me dashurinë, përkëdheljen dhe mëshirën e kësaj nëne, arrin të forcohet, rritet dhe t’i realizojë ose t’i thyejë urdhrat e Zotit të Madhnueshëm. Nuk është tregti thyerja e urdhrave të Zotit, por kjo është një humbje dhe falimentim i jetës sonë në këtë botë dhe në ahiret. Njeriu duhet të kthjellohet dhe të bëjë tregti me Allahun e Lartësuar, sepse nuk ka tregti më të mirë dhe më fitimprurëse se ajo. Deri tek kjo tregti ne arrijmë përmes faljes së pesë kohëve të namazit me namaze shtesë vullnetare, përmes agjërimit të Ramazanit me agjërim shtesë nafile, përmes zekatit me sadakatë e ndryshme, përmes Haxhit e umreve të ndryshme, dhe përmes jetës sonë në suaza të urdhrave të Zotit e jo jashtë tyre. Më beso, o ti shpirti im! Nuk është rëndë të realizohet kjo tregti. Nëse nuk e realizon, gjithmonë do të jesh humbës, ndërsa nëse përpiqesh dhe e realizon, nuk ka dyshim se do të jesh i fituar në dynja e në ahiret.

21

Saadi Shirazi tha: “Me të lutur gjë lamashit n’i kërkove,/ Fryve barkun, por në shpirt u varfërove.” (Gjylistani dhe bostani, Tiranë, f. 78)

Page 42: Biseda fetare

Jeta e njeriut nuk është një gjë e pavlerë e cila duhet të sorollatet rrugëve të saj sikur të ishte një humbës pa u vërejtur fare. Ajo nuk mund as të blihet e as të shitet, e në suazat e sprovave njeriu vepron edhe veprën e cila është në dëm të shpirtit dhe mendjes së tij. Sa e sa njerëz kanë jetuar në rruzullin tokësor dhe asnjëherë nuk janë ankuar te krijesat, por gjithmonë kanë kërkuar prej Krijuesit dhe janë mbështetur në të. Përderisa nuk mbështetemi në Krijuesin jetën e kemi ferrë përmes streseve dhe raporteve tona ndër shoqërore me njerëzit e tjerë. Ne veprojmë në kundërshtim me natyrën të cilën Allahu i Lartësuar na e ka krijuar. Harrojmë të mbështetemi dhe të influencojmë jetën tonë në suaza të rriskut të Allahut, dhe po këtë harresë e arsyetojmë me paaftësi dhe mungesë mundësish. Nëse hyjmë tek tezat e mikroekonomiksit do ta kuptojmë shumë mirë se kjo shkencë ekziston mu për arsye se në rruzullin tokësor resurset të cilat duhet të shfrytëzohen janë të rralla, ndërsa kërkesat për ato resurse janë shumë të mëdha, ndërsa kjo shkencë merret me formën e alokimit të atyre resurseve në mënyrën më të saktë. Logjikisht mund të ekzistojë dhe mbajë kjo tezë ekonomike, por nëse kuptojmë në thelb mesazhet e Krijuesit, Allahut të Lartësuar, do të kishim një mendim plus këtij që përmendëm. Allahu askë nuk e lë pa rriskun e tij, por askujt nuk ia ka shfaqur rriskun pa u munduar dhe pa vepruar në suaza të ligjeve dhe ligjshmërive të Tij. Nëse gjithmonë presim prej qiellit, prej qiellit nuk zbret as ar e as argjend, ndërsa prej duarve tona mund të arrijmë t’i zbulojmë edhe diamantet më të çmuara që ekzistojnë në rruzullin tokësor. Këto diamante nuk kanë vlerë po qe se nuk do të ekzistonin njerëzit të cilët i shfrytëzojnë dhe zbukurojnë me to veten. Edhe pse diamantet janë zbukurime për njerëzit t’i shfrytëzojnë në rruzullin tokësor dhe janë elemente të veçanta në rruzullin tokësor, prapëseprapë për të arritur deri

Page 43: Biseda fetare

te to nevojitet një proces i gjatë i veprimtarisë njerëzore dhe një mundim i trupit të njeriut karshi sfidave të ndryshme të njerëzimit. Sa është me vlerë diamanti dhe safranët e ndryshëm, po aq është me vlerë edhe jeta e njeriut e cila hyn në procesin e jo dembelizmit dhe drejt afirmimit të veprimtarive njerëzore. E nga këto konstatime ne nuk zhveshim qenien njerëzore prej kërkimit të ndihmës dhe përkrahjes së njerëzve në faza dhe periudha të ndryshme të jetës së njeriut. Meqë vetë jeta në bashkësi ka një koncept të këtillë urtie nga ana e Allahut të Lartësuar. Por, nuk dëshirojmë që njeriun gjithmonë ta mësojmë drejt aplikimit të kësaj metode e duke harruar Allahun dhe rriskun e tij. Saadi Shirazi kur u shpreh në vargjet e tij nuk pati qëllim ato njerëz të cilët nuk kanë mundësi të punojnë, por kanë nevojë materiale për gjëra të caktuara. Këto njerëz janë të privuar prej mundësive për një periudhë të caktuar me qëllim që deri tek këto mundësi të arrijnë në periudha të tjera të caktuara të jetës së njeriut dhe kështu përfundimisht të pavarësohen në esencë prej njerëzve, ndërsa ta shtojnë ende më shumë varësinë ndaj Allahut. Edhe pse varësia ndaj Allahut e lidh njeriun me njeriun, por përmes kompensimeve të ndryshme në raportet e ndërsjellta. Por, nuk është kusht të vdesim dhe të mos jetojmë në suaza të normaleve të Allahut, pra me nevoja dhe njerëz që kanë mundësi për t’i plotësuar ato nevoja. Krenaria sa është e dobishme, po aq është e dëmshme. Përmes saj ndoshta arrijmë të pavarësohemi prej njerëzve e të varësohemi ndaj Allahut, por në anën tjetër pasojat janë shumë të mëdha sepse në vete ngërthejnë edhe elemente të tjera po aq të rrezikshme sa varësia komplet ndaj njeriut dhe harrimi i mbështetjes në Allahun. Mësimet islame kërkojnë mesatarinë tonë në suaza të normave dhe rregullave të Allahut të Plotfuqishëm. Përmes këtyre mësimeve ne arrijmë që të jetojmë me njerëzit, por edhe të

Page 44: Biseda fetare

mbështetur në Allahun. Por, duhet gjithmonë të preferojmë mundin para kërkesës, e nëse japim mundin dhe nuk arrijmë deri tek plotësimi i nevojës sonë, atëherë kemi të drejtë edhe të kërkojmë. Në anën tjetër, nëse për një periudhë të caktuar jemi të privuar prej dhënies së mundit në atë segment ku pavarësohemi materialisht, kemi të drejtë të kërkojmë përkrahje prej njerëzve, por të mbështetur në Allahun, me synim që në atë moment që të na afrohet mundësia e këtij pavarësimi, ta realizojmë atë. O Allah, na mundëso ta arrijmë atë ditë. Amin!

22

Saadi Shirazi tha: “Buka mu shtua, nderi m’u shter,/ Më mir’ i varfër sesa pa nder./” (Gjylistani dhe bostani, Tiranë, f. 79)Hijëzim i frikës është trimëria e cila ndoshta fshehet në gojën e luanit dhe dhelpërinë e dhelprës. Më pati thënë miku im se nuk i përgjigjet luani të lehurës së qenit. Ndoshta në esencë ai pati të drejtë. Por, në përballje me frikën, edhe pse janë dy krijesa të krijuara jo të njëjta dhe kanë karakteristika të ndryshme prej njëra-tjetrës, ata prapëseprapë realizojnë harmoninë e sistemit të krijesave të Allahut xh.sh. Kush është më i ndërshëm luani apo qeni i cili leh gjithmonë në kërkim të realizimit të nevojave të tij? Pse nuk leh luani? Normal, luani nuk ka nevojë të lehë meqë nuk është qen. Ndërsa qeni leh meqë është qen dhe Allahu i mundësoi atij të arrijë deri tek rrizku i tij përmes kësaj metode. Të dytë janë gjallesa të ndryshme që kanë finesa të caktuara në krahasim me njerëzit. Të mos ikim prej njeriut dhe shkronjave. Ai pati lexuar librin dhe së përfunduari erdhi deri tek ky konstatim: I thashë çka kuptove prej tij?, ma ktheu: Në të pashë tri punë, shkronjat, vijat dhe faqet. Shkronjat simbolizojnë diturinë, vijat-diturinë e drejtë, ndërsa faqet simbolizojnë formën e

Page 45: Biseda fetare

kërkimit të diturisë në formë sistematike. Edhe pse pati të drejtë me këtë konstatim ne mund të dalim në brendinë e temës sonë. Jo rastësisht u përmend më lart sistematizimi. Njeriu mundohet në këtë jetë për të arritur deri te caqet e caktuara dhe ndoshta ndonjëherë përmes mosdurimit ai mundohet të shtyjë këto procese të cilat arsyeshëm i ndodhin jo vetëm atij, por shumicës së njerëzve në rruzullin tokësor. Duhet të mbajmë mend se gjithmonë në secilën punë e vepër tonën ka një arsye dhe një urtësi se pse ajo veprohet e është ashtu si është. E nëse nuk e mbajmë mend këtë gjë, atëherë jemi të destinuar të vlohemi në suazat e stresit dhe mosdurimit. Gjithmonë ne mundohemi të pavarësohemi materialisht, por duke harruar mbështetjen në Allahun dhe duke u mbështetur vetëm në mundësitë tona si njerëz që në fakt këto mundësi janë dhuratë prej Zotit ose ndëshkim për ne. Diku tjetër Saadi Shirazi tha: “Njeriu i ndjerë, kur paska dëgjuar lutjen e njeriut të ditur, paska kthyer kokën mënjanë i mërzitur dhe e paska parë si një gjë të pahijshme që të lypin njerëzit e ndershëm.” (burim i njëjtë, f. 78) Por, të mos ikim prej idesë bazë, pse është më mirë i varfër e i ndershëm sesa i pasur e pander? Kush është ai i cili na shtyn të bëhemi të pandershëm? Ai është djalli i mallkuar. Kush na stolis me nder? Allahu xh.sh. Më mirë i varfër materialisht e me Allahun xh.sh. sesa i pasur e në jetë me djallin e mallkuar. O Allah, na mundëso të jetojmë jetën ndershmërisht, të thjeshtë, të ditur dhe modestë. Amin!

23

Muhamed Kutub tha: “O Allah! Ta mbjellë Po ç’është ajo? Farë e pemës të cilën, edhe po qe se e mbjellim, nuk do të japë dot fryte, pos pas ca viteve, e kijameti është duke

Page 46: Biseda fetare

ndodhur! Me bindje të plotë...” (Shkëndija pejgamberike, Shkup, 2002, f. 19)A ka mësim më të lartë se mësimi të cilën na mësoi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili na orientoi mendjen dhe shpirtin tonë që të gjurmojmë thellë rreth mirësisë dhe të vrapojmë pas veprës së mirë, qoftë edhe nëse vjen kijameti. Hadithin e Resulullahut s.a.v.s. nuk e ceka këtu me qëllim që lexuesi i këtij teksti të hulumtojë, ta kërkojë dhe ta mësojë e ta praktikojë në jetën e tij të përditshme. Në dorën e kujt janë frytet? Nëse ne mbjellim pemën, a jemi të sigurt se do t’i nxisim ato pemë që të nxjerrin fryte e të jenë të dobishme për njerëzimin? Secili njeri në rruzullin tokësor nëse pak logjikon do ta kuptojë se deri te frytet arrihet vetëm përmes punës dhe mundit. Një mund i vogël mund të ketë fryte të mëdha. Shembull nëse bëjmë dua për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza, dhe nëse agjërojmë në ditën e ashurës e në ato momente agjërimi bëjmë dua për këto njerëz dhe për njerëzit tjerë në rruzullin tokësor që kanë fatin e njëjtë, pa dyshim se duaja jonë do të pranohet nëse është e sinqertë dhe e nxjerrë prej thellësisë së shpirtit dhe zemrës sonë. Por, nëse i llogarisim palestinezët si një popull tjetër dhe nuk mërzitemi fare për to, në ato momente ne nuk po mbjellim farën për t’u ruajtur prej fatkeqësisë, por në fakt në veten tonë po mbjellim farën e fatkeqësisë e cila do të bëhet pemë dhe frytet e saj do të jenë shkatërrimi jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.Lidhja e njeriut me njeriun bëhet përmes shpirtit të tij dhe të qenët i dhembshur për njëri-tjetrin, e jo përmes formës e përmbajtjes së jashtme e cila vetëm se e largon njeriun prej njeriut dhe aspak nuk e afron. Edhe ne si popull shqiptar kemi të drejtë më shumë se popujt e tjerë t’i dalim në përkrahje popullit palestinez për dy arsye të vetme dhe të fuqishme: arsyeja e parë dhe më e rëndësishme është se të

Page 47: Biseda fetare

dy popujt kemi një kible, një fe, ndërsa arsyeja e dytë është se edhe ne si popull gjatë kohë kemi qenë sakrificë e padrejtësisë shoqërore. Prandaj, nëse bëhemi egoistë dhe nuk mbjellim në veten tonë duatë që të arrijnë deri tek Allahu e të çlirohen popujt e pafajshëm në këtë rast palestinezët, atëherë ne jemi zhvlerësues të veprave të mira dhe harrojmë të falënderojmë për të mirat që na janë bërë. Gjatë historisë sonë si popull mund të kujtojmë se 25.000 burra nga po ky popull ishin në çlirim të Kudsit ose Palestinës, ndërsa sot sa paturpshëm bëhemi kinse nuk dëgjojmë dhe nuk brengosemi fare për padrejtësinë e cila ka kapluar këtë popull. Urtësia e secilit njeri në rruzullin tokësor është të punojë dhe të mos flejë, por gjithmonë të jetë në kërkim të mundësive të reja. Zaten, një prej synimeve të hadithit të Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së mbjellur është edhe arritja deri te zgjimi e jo fjetja. Bota e shurdhër perëndimore nuk po brengoset fare për gjenocidin i cili po ndodh në Gaza, ndërsa ne si myslimanë, të cilët e kemi dëgjuar madje një herë hadithin e Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së mbjellur, e prapë nuk e angazhojmë veten në ndryshimin e kësaj pozite minoritare karshi aventurave të botës perëndimore do të ishte një turp i madh. Të mos harrojmë për asnjë moment se edhe jeta jonë e përditshme është e lidhur ngushtë me këtë segment të brengës së të gjithë myslimanëve në rruzullin tokësor. Nuk guxojmë për asnjë moment t’ia hapim dyert padrejtësisë dhe mosmirnjohjes, dhe duhet të jemi gjithmonë vigjilentë e asnjëherë të mos flemë karshi armikut mjaft të organizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ne jemi ato që duhet ta mbjellim farën e paqes në rruzullin tokësor dhe të kërkojmë bashkërisht nga Allahu xh.sh. që popujt e robëruar të lirohen, që Gaza të çlirohet, që zullumqarët të shkatërrohen dhe nga instancat ndërkombëtare të kërkojmë pak më shumë vigjilencë dhe zgjim. Nëse ne nuk e bëjmë

Page 48: Biseda fetare

këtë gjë, atëherë ato nuk janë në gjendje të ndryshojnë këtë gjë, meqë ndoshta ata vetë janë inicuesit e këtyre gjërave të dëmshme për komplet një popull. Në definimin e armiqëve shumë bukur u shpreh Muhamed Gazali. Ai tha: “Islami nuk luftoi kundër Judaizmit, por luftoi kundër bandave të armatosura çifute të cilat sulmonin dhe plaçkisnin myslimanët. Por, pasi këto banda ishin asgjësuar, hebrenjtë – si individë – jetonin në paqe dhe siguri.” (Feja jonë, Tiranë, 2003, f. 68) Ndërsa një pasues tjetër i këtij dijetari ende më shumë e sqaron idenë e tij: “Qëndrimi ynë ishte: Ne luftojmë cionistët, prej të cilëve edhe vetë profeti Musa do të largohej, sepse ata janë zvetënuar plotësisht nga mësimet e Tevratit. Ne besojmë se profeti Musa është vëlla i profetit Muhamed dhe se atij iu shpall një prej librave hyjnorë, në të cilën ne si myslimanë e kemi kusht të besojmë dhe për të cilin flitet edhe në Kuran.” (Feja jonë, Tiranë, 2003, f. 69)

24

Muhamed Kutub tha: “Vërtet është një botë e gjerë e cila është përplot dashuri, është përplot devotshmëri, përplot shpresë, përplot frikë dhe respekt, përplot dritë.” (Shkëndija pejgamberike, Shkup, 2002, f. 95)Optimizmi në fjalët e Muhamed Kutubit shihet qartë dhe bukur edhe në përmasa të thella të meditimit tonë në krijesat e Allahut. Me të vërtetë nëse e vështrojmë botën në syrin e bukurisë dhe lumturisë do të kemi mundësi që të gjejmë të bukurën e cila na stolis brendinë tonë sikur të ishim përballë një universi kaq të ngjyrshëm e i cili vezullon mbi shpirtin tonë. Ky shpirt i nxitur nga devotshmëria dhe përkulshmëria ndaj Allahut shndërit si nur në gjithësi prej shpirtrave të tjerë të cilat janë mësuar të nxisin trupat e tyre drejtë krimit, vrasjes, vjedhjes, braktisjes së të vërtetës e përqafimit të të

Page 49: Biseda fetare

kotës. Botë pa dashuri me të vërtet do të ishte një botë shumë e egër mu ashtu si e ëndërruan dhunuesit izraelitë në Gaza. Një botë ku do të sundojnë më të fuqishmit, ndërsa më të dobëtit gjithmonë do të jenë të nënçmuar dhe në heshtje do të destinohen të zhduken nga faqja e dheut. Muhamed Kutubi i mësuar nga mësimet islame dhe këto shkëndija pejgamberike ai ka të drejtë t’i mësojë njerëzimit se si duket një botë përplot dashuri, meqë mësoi porositë nga ajka e dijeve të mësuesit të njerëzimit Muhamedi s.a.v.s. Nëse e vështrojmë historinë më të hershme të më të dashurit në mesin e krijesave nga Allahu xh.sh., do të kuptojmë fare lehtë zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe do të krijonim një botë e një rrethi përplot dashuri e humanitet. A nuk ishte Muhamedi s.a.v.s. i cili fiset e Medines i bashkoi dhe luftërat e tyre të cilat kishin arritur në faza të trishtueshme i shuajti me ujin e modestisë, urtësisë, mençurisë? E sot kemi shumë njerëz në mesin tonë të cilët me emër janë myslimanë, ndërsa për Muhamedin s.a.v.s. thonë që ka qenë një epsharak i cili ka vrapuar pas grave dhe ka qenë një i çmendur. Njerëzit e këtillë sot po përkrahin agresionin izraelit në Palestinë, njerëzit e këtillë po përkrahin dhunën, prishjen e moralit, dhe në skenë po veprojnë në këtë segment e me gojën plot po deklarojnë se mu këto janë shpëtuesit e kombit shqiptar. Ky është realiteti i popullit tonë i cili botën e sheh vetëm në dy ngjyra dhe jo në më shumë ngjyra, dhe gjithçka që është e jona e që simbolizon fenë duhet patjetër të urrehet dhe të çrrënjoset prej kujtesës sonë historike, ndërsa të gjitha vlerat së bashku me pseudo-vlerat e jashtme duhet të pranohen dhe miratohen pa konsulltim me askë, ashtu verbërisht. Zgjohu, o njeri, dhe shiko botën e cila është përplot dashuri e nuk është përplot dhunë, shiko e kujto pak Bagdatin ku shkenca dhe civilizimi ishin në kulmin e saj përderisa ky vend ishte nën udhëheqjen e myslimanëve,

Page 50: Biseda fetare

ndërsa në ato momente kur kaloi në duart e të tjerëve ky vend u shndërrua në një deponi masive e armëve dhe e vrasjeve padrejtësisht nga ana e një agresori të fuqishëm. Shiko botën e bukur plot dashuri të Endelusit i cili përgatiste rilindjen Evropiane, ndërsa sot ky vend u shndërrua në një deponi prostitutash me numër më së shumti në rruzullin tokësor. Shiko bukuritë e Samarkandës e Buharës të cilat bukuri dhe mrekulli ngjisnin në qiell artet e bukura dhe shkencën e dijen, derisa ishin nën administrimin e myslimanëve, ndërsa sot janë vende të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë probleme të ndryshme ekonomike dhe sociale të cilat i nxiti mu ky globalizëm e industrializim i botës. Shiko Kudsin përplot shpresë të cilin Omer Ibën Hattabi hapi dyert e saj dhe i lejoi të gjithë të tjerëve që të jetojnë në paqe e harmoni, ndërsa sot ky vend është i okupuar dhe dhunshëm merret prej qarqeve të ndryshme cioniste që synojnë zhdukjen e popujve myslimanë nga faqja e dheut. O soditës i këtyre fjalëve, shiko dhe analizo Shkupin, qytetin e devotshmërisë dhe dinit të Allahut, kur ishte nën administrimin e të devotshmëve (Osmanlinjve), ndërsa sot ka një pamje diametralisht të kundërt me vetë identitetin e këtyre njerëzve. A thua vallë kur do të zgjohet bota prej kësaj skëterre dhe padrejtësie e cila po ngulfat qeniet njerëzore? Kur më në fund do t’i shohim dyert e Kudsit të çliruara prej dhunës dhe agresionit çifut? Salahudin, ku je? I drejtohem Salahudinit të ri, sepse Salahudin Ejubi gjendet në vendin e tij të merituar. O umeti im, edhe sa kohë do të duhet për të përgatitur Salahudinin e ri?

25

Sikur Mexhnuni të pyetej: “A e dëshiron Lejlën apo gjithë dynjanë/ me të gjitha stolitë e saj?!/ me siguri do të thoshte:

Page 51: Biseda fetare

“Ai pluhur nga nallanet/ të cilat Lejla tash i mban/ është më e dashur sesa ajo/ që më ofroni ju për të!” (Thesari i diturisë, Ibën Kajjim el- Xhevzi, Shkup, 2006, f. 521) Edhe, me të vërtetë, Mexhnuni do të kishte një dëshirë të atillë të flaktë për të bukurën e tij e cila nxiste dashurinë, modestinë e mirësinë. Me të vërtetë ai do të shkulte edhe pluhurin e dheun në të cilin do të kalonte e shkelte këmba e Lejlas. Një dashuri e këtillë kuantike e cila ndryshoi rrënjësisht identitetin e Orientit karshi frymës së botës, një dashuri e cila dhuron dashuri, i sqaron botës anëmbanë se myslimanët asnjëherë nuk kanë qenë për dhunën dhe luftën, por kanë qenë njerëz të dashur saqë kanë kaluar në faza të çuditshme të dashurisë së tyre për njerëzit. Mexhnuni nuk donte botën, por Lejlën, dheun, pluhurin ku shkel këmba e saj. Ajo pushtoi zemrën e tij dhe plotësisht ndjenjat e jeta e tij ishte e orientuar në atë frymë që të dashurojë dhe të reflektojë dashurinë. Ai nuk shihte në botën dhunën, por botën e vështronte me syrin e dashurisë, modestisë e bukurisë. Lejla jonë e bukur sot po digjet në Gaza, ndërsa zemra jonë e vyshkur dhe e përmalluar për të, e sakatosur dhe e inatosur për të gjithë ata që po i bëjnë dëm dhe po mundohen ta shkatërrojnë atë, është shndërruar në një ogurzi. Nuk do të donim botën, porse çlirimin e Palestinës dhe njohjen e rruzullit tokësor se po i bën padrejtësi haptazi popullit të saj. Hamasi është një organizatë e cila doli nga gjiri i këtij populli, në mënyrë demokratike, u zgjodh po nga ky popull, ndërsa sot bota perëndimore e akuzon atë për të gjitha krimet të cilat vetë ajo i organizon. Për umetin islam Hamasi dhe Palestina janë si Lejla për Mexhnunin e shkretë. Ai humbej në breshërimat e duave për të dashurën e tij, së cilës dëshironte t’ia dëgjojë aromën dhe prej saj t’i shtohet jeta e frymëmarrja e tij. Puthte edhe macen e cila ishte në lagjen e Lejlas, edhe gurët e dheun që kishte rrëfimin e së dashurës së

Page 52: Biseda fetare

zemrës së tij. Ishte i shkrirë dhe i përkushtuar për të sikur sevdaja për sevdanë. E fati ishte i vështirë për atë zemër të përvëluar për një erë dashni. Ajo zemër e ndrydhur midis stuhive të kohës që priste lajmin e bekuar dhe shekullor nga goja e ëmbël e Lejlas, ajo zemër e cila shkrihej në mendime për të dhe meditime, sikur të ishte prej një materiali i cili tundoset lehtë nëpër të gjitha rrymat e jetës, kërkonte dhe rënkonte pas asaj dashurie të humbur nëpër gjurmët e kësaj shkretëtire. Ishte i vendosur, nuk kishte humbur shpresat, se një ditë do ta arrijë atë dashuri kaq të kërkuar të zemrës së tij, se do të jetojnë të lumtur përgjithmonë. Edhe umeti islam nuk i humbi shpresat, ato i mban në dua dhe në forma të ndryshme të ndihmimit të popullit të Palestinës dhe organizatës saj legale Hamas për çlirimin e saj. Ne jetojmë me shpresë dhe asnjëherë nuk jemi larguar këtij optimizmi që sot gjendet në zemrat tona. Ne nuk i frikësohemi asnjë agresioni dhe dhune që ndodh mbi popullin tonë të dashur mysliman që sot digjet në Palestinë. Duatë tona ndërrojnë fatin e historisë së njerëzimit. Rrota e historisë sot fuqitë e mëdha do t’i ngulisë thellë në identitetin e saj të brishtë. Ata që merituan dënimin më të turpshëm se vetë termi turp para miliarda njerëzve në rruzullin tokësor u panë dhe u sqaruan. Sot bota islame me dashuri do të rikthejë dashurinë, Lejlën e saj të kërkuar ndër shekuj. Ne jemi myslimanë dhe të dashur për njerëzimin, nuk njohim dhunën, agresionin, luftën, por në mbrojtje të vetvetes do të përdorim edhe jetët tona. Mexhnuni i dashuruar pas Lejlas po takoi dikë që do i bënte dëm asaj edhe veten do ta jepte për atë, sot umeti islam është në gjendje ta bëjë të njëjtën gjë për Palestinën dhe popullin e saj. Askush nuk ka të drejtë t’i marrë të drejtën e ekzistencës dikujt tjetër në rruzullin tokësor. Askush nuk ka të drejtë që ndërmjet krijesash të ushtrojë dhunë, agresion e t’i shkaktojë dëme të mëdha. Bota duhet të vezullojë në

Page 53: Biseda fetare

frymën e dashurisë dhe meditimit për njëri-tjetrin, e jo në këtë frymë që janë mësuar një numër i vogël popujsh të na servojnë. Ne nuk duam botën vetëm për veten, por nuk japim as identitetin tonë, atë pjesë të dashurisë sonë asnjëherë nuk ia japim tjetërkujt dhe këtë gjë nuk e kërkojmë nga askush tjetër të na e japë.

26

Mexhnuni iu drejtua Lejlas me këto fjalë: “Unë, i cili më në tokë nuk kam vend të përhershëm, e shkruaj këtë letër për ty, përderisa ti në duart e tua e mban fatin tim. Gjakun tim mund ta shesësh me çmim si të duash ti, shumë lirë ndoshta. Ti tregon, ndërsa unë ëmbëlsisht ruaj? Dije se unë jam një tokë e hapur para këmbëve të tua. Por ti je ujë jete për kë?” (Lejla i Medznun, Nizam, Sarajevo, 2003, f. 133) Këto fjalë pesimiste të Mexhnunit drejtuar Lejlas, këto fjalë rrëqethëse të cilat ngrenë kodrat lart dhe oqeanet thellojnë ende më thellë, janë një uvertyrë e kësaj dashurie të çmendur karshi kësaj bukurie të pashterrshme. Ti Palestina ime mban fatin tim në duart e tua, sikur ti zhdukesh nga faqja e dheut edhe unë zhdukem, umeti islam. Jam xheloz për ty, që të jesh ujë jetë që të shpërdorojnë të tjerët dhunshëm, të mbysin dhe sjellen me ty sikur me një egërsirë. Ti je aq e bukur, sikur Lejla për Mexhnunin, në shadërvanet e jetës shkëlqen si një hyri dynjaje, ndërsa në thellësitë e zemrave rrah tik-taket e bukurisë së saj. Ti je e veçantë, edhe pse sot e mbuluar me ngjyrën e vrasjes dhe dashurisë, një ditë do të jemi bashkë përgjithmonë. Atëherë, nuk do të mundet askush të të joshë, nuk do të mundet dora e këmba e tjetërkujt mbi ty të shkelë, Palestina ime. Pse njerëzit nuk dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe harmoni me njerëzit e tjerë? Pse të ekzistojë dhuna, urrejtja, lufta, agresioni? Kudsi është një vend i shenjtë për të

Page 54: Biseda fetare

gjithë pjesëtarët e shoqërisë njerëzore, e pse në suaza të kësaj shenjtërie njerëzit nuk mirëkuptohen dhe jetojnë të lirë? A duheshte që me dhunë dhe imponim të hyhet në Palestinë dhe të zhduken e të vrahen të gjithë ata myslimanë të pafajshëm? Sikur secili popull në rruzullin tokësor që ka të drejtën e ekzistencës edhe populli mysliman në Palestinë e ka atë të drejtë dhe këtë të drejtë po mundohet që në mënyrë të dhunshme t’ia marrë faktori ndërkombëtar përmes ushtrisë së Izraelit. Umeti i thotë Palestinës: gjakun mund të ma shesësh sa të duash, sepse gjaku im është edhe gjaku yt, gjaku im derdhet në rrugën tënde, sepse përmes gjakut tim ti frymon dhe frymojnë të gjithë myslimanët e rruzullit tokësor. Kusht për të besuar është dashuria ndërmjet vëllezërve myslimanë e jo urrejtja, dhuna dhe përçarja. Urrejtja dhe përçarja zgjojnë vetëm apetitet e forcave të huaja për dhunimin me masën myslimane. Sot regjimet arabe i frikësohen udhëheqjes së Hamasit e cila është një forcë e umetit dhe kërkon zgjimin e këtij umeti. Për inate kolltuku me Hamasin, këto regjime kanë mbyllur kufijtë e tyre për ndihmimin e popullit të përvuajtur të Gazës dhe në këtë formë po nxisin edhe më shumë urrejtjen dhe dhunën ndaj myslimanëve. Ata i bashkohen agresioneve izraelite kundër popullatës së pafajshme myslimane me të vetmin synim që t’i ruajnë kolltuqet e tyre dhe rehatshëm ta vjelin edhe për shumë dekada popullatën e pafajshme myslimane. Palestinë, ti trego brengën, ndërsa umeti ëmbëlsisht ruan dhe ndan atë brengë me ty, mundohet të rikthejë lavdinë e humbur ndër shekuj. Lotët më janë shndërruar në një kovë prej argjili për rrjedhën e jetës sate. Nga pamjet e dhimbshme që bota civilizuese u trondit, penda ime filloi të vizatojë vargje. Po përfundoj bisedën me ato vargje të nxjerra thellë prej thellësisë së thellësisë. O Allah, ruaje popullin mysliman në Palestinë dhe bashko umetin nën flamurin e Hilafetit. Amin!

Page 55: Biseda fetare

Rrugët e mbushura me jetim,Familje të djegura,Nëna të përvëluara,Fëmijë të vrarë... Fytyra e egër e Izraelit,Në tundosjen e shpirtrave të pafajshëm,Kërkon strehën e duave,Nën mëshirën e Krijuesit.. Palestinë, lotët më janë tharë,Nuk mundem më të të shoh në flakë,Gaza e shndërruar në shpellën Hira...Ku ekzistenca e jonë kërkon dritë... Zgjohu, tokë, e ngjall vetëdijen,Të mbjellur me farën e hilafetit,Pëllëmbë më pëllëmbë Palestina rënkon,Ejani, o Salahudin, Kudsin ta çlirojmë... Ngremë duart lart me zemër të nënshtruar,Lutemi për vëllazërinë në Palestinë,Për nënat, pleqtë, fëmijë e vajza,Për çlirimin e Palestinës me muxhahedinët...

27

Njerëzit në rruzullin tokësor janë të lindur që të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pa sfida dhe probleme të cilat nxisin në prishjen e kësaj harmonie e cila dëmton dukshëm intelegjencën e njerëzve dhe moralin e tyre. Nëse ato kanë një mision të këtillë, jetesën në harmoni dhe largimin prej mosjetesës së njerëzve në këtë kornizë ideale, atëherë prishet sistemi i vlerave të njerëzve në rruzullin tokësor. Secili njeri ka një përfaqësues ashtu si çdo popull ka përfaqësuesin

Page 56: Biseda fetare

e vet. Njerëzit të cilët hulumtojnë thellë në këto modele dhe modalitete të natyrshmërisë së tyre ata zhduken thellë në influencën e digave të rënda të remishiencës shoqërore. Përfaqësuesi në tokë i shpirtit është trupi dhe gjymtyrët e tjera të njeriut. Ndoshta në pamje të parë njerëzit do të mund të më kundërshtonin për mënyrën dhe esencën e dialogimit të njerëzve me masën njerëzore dhe mendimeve të zhdërvjellta! Por, nëse gjurmojmë pak më thellë, do të kuptojmë se këto esenca i përballojnë të gjitha sfidat të cilat i ka jeta në shoqëri. Dikush mund të kërkojë këtë përballje duke mënjanuar pengesat dhe dobësitë e shoqërisë njerëzore. Deri te mënjanimi arrihet vetëm përmes krijimit të një klime e cila rregullon shoqërinë njerëzore në suaza të kuligulës së aftë polemizuese. Për t’u shtuar njerëzimi dhe gjeneratat ekziston një rrugë e natyrshme në mesin e njerëzve e cila njihet me emrin martesë. Përmes martesës mundësohet të ruhet soji njerëzor dhe të shtohet ky soj derisa Zoti të përcaktojë ndryshimet e tjera. Sot biseda fetare mund të ndërrojë në trajtë prej njerëzve të cilët nxisin në të mendimin e bashkëjetesës midis dy personave të gjinive të kundërta dhe jo në formën e legalizimin dhe aplikimit të martesës në formën sheriatike. Edhe pse këto mendime implikojnë frikë dhe veprimtari e cila bie në kundërshtim me vetë natyrën e po këtyre njerëzve, atëherë domosdo që duhet rrënjësisht të ndryshojmë të menduarit në këtë drejtim dhe veprim. Ky ndryshim kërkon kthimin në bazamente të forta të cilat e shërojnë shpirtin e njeriut prej lëngimeve të ndryshme të cilat duhet ai t’i përballojë. Këto probleme të cilat paraqiten në të gjykuarit e myslimanëve dhe njerëzve që edukohen në frymën e Perëndimit duhet të rikthehen në esencën dhe bazën e të gjitha bazave, e cila ringjall në mesin e njerëzve siguri, durim dhe prosperitet.

Page 57: Biseda fetare

Si në secilin mendim dhe veprim të njeriut në rruzullin tokësor në suaza të një elementi që e përfaqëson këtë gjë, edhe këtu ekziston një përjashtim ose urtësi e Krijuesit të botëve. Allahu xh.sh. i krijoi njerëzit të lirë dhe me të drejta e obligime të njëjta ndaj Tij. Por, disa i veçoi prej disave me disa cilësi dhe pozita të tyre në mesin e shoqërisë. Por urtësia e Tij shihet edhe te mëshira dhe sakrifica e shoqërisë për individët dhe në raste të tjera edhe te pozita dhe sakrifica e individëve karshi shoqërisë. Në kësi raste Zoti përcaktoi si përgjegjës për fëmijët babain dhe rolin e nënës nuk e mohoi. Nëse babai është i edukuar dhe e udhëzon në rrugën të cilën kërkon Krijuesi i botëve të kalohet, atëherë në atë mes dhe në atë shtëpi do të ketë bereqet. Nëse ndodh e kundërta e këtij veprimi, atëherë ai mes dhe ajo shtëpi orientohet drejt shkatërrimit dhe humbjes në dynja, dhe dënimit të Përjetshëm në Xhehenem. Kjo është kategoria e parë e njerëzve të cilët ekzistojnë në rruzullin tokësor si shumicë dhe për të cilat jemi përgjegjes ose edhe bëhemi përgjegjës pas një periudhe të jetuar në këtë botë. Ndoshta në dukjen e parë kjo kategori e njerëzve është më virtuoze dhe më e komplikuar se kategoritë e tjera, porse mëshira dhe elementet tjera të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse të njerëzve janë më të kapshme dhe më të realizueshme në planin praktik se te kategoritë e tjera. Kemi edhe një grup tjetër të njerëzve të cilët sprovohen në këtë botë në një mënyrë tjetër, dmth me mungesën e babait ose me mungesën e dy prindërve. Atëherë logjika shoqërore e rehatisë dhe mosinteresimit për njëri-tjetrin këtë grup njerëzish duhet t’i përjashtoje prej shoqërie ose edhe të kujdeset për to ma mirë se për veten. Islami dha shërim e ilaç edhe për këtë sëmundje e cila gjendet thellë në mendimet dhe zanafillën e disa njerëzve të cilët këtë gjë e perceptojnë në këtë formë. Në mungesën e një prindi, Allahu është Ai i cili

Page 58: Biseda fetare

kujdeset për njeriun në mënyrë direkte përmes formave të ndryshme të cilat shumë bukur i gjeni të shpjeguara në dituritë e “usuli-din-it”.Allahu xh.sh. në një prej ajeteve të Tij në Kuranin Famëlartë tha: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.” (Kuran, 4: 10)

28

Maxhid Ali Khan tha: “Jehudinjtë u tërbuan nga zemërimi me ndryshimin e kiles, gjë që prekte epërsinë e tyre për problemet fetare në Medine. Ata filluan me vërejtjet e tyre, tërë mllef. “Muhamedi a.s. dëshiron të vihet kundër nesh, ja, prandaj e ndryshon kiblen.” (Muhamedi a.s. i dërguari i fundit, Tiranë, 2008, f. 150)Po lexuam jetëshkrimin e Muhamedit s.a.v.s. dhe përvojat e tij të idhëta me jehudët do të kuptonim në esencë themelin e problemeve të cilat sot po ndodhin në Gaza. Diplomacia perëndimore e sponsorizuar prej duarve të thella të jehudëve sot po shuan dhe po shikon prej anash sikurse nuk po ndodh asgjë në Lindjen e Mesme. Kjo diplomaci po vepron në të njëjtën kartë të cilën kartë e shfrytëzonin edhe jehudët e kohës së Resulullahit s.a.v.s. Por, dëmtimi më i madh nuk është në mesin e njerëzve të janë përkrahës ose në ballë të kësaj diplomacie, por thjesht në mesin e shpirtrave dhe zemrave të njerëzve të cilët janë të sfiduar prej solucioneve të djallit të mallkuar. Po, ky djall veproi edhe në kohën e Resulullahit s.a.v.s kur u vendos që në planin e Allahut të bëhet ndërrimi i kibles ku jehudët shihnin zhdukjen e dinjitetit dhe veprimtarisë së tyre në Medine dhe zhdukjen e ndikimit të fuqisë së tyre.

Page 59: Biseda fetare

Ndërrimi i kiblës mund të këndvështrohet nëpër shumë aspekte të cilat e nxisin mendjen dhe shpirtin e njeriut të mendojë thellë rreth pozitës së jehudëve në rruzullin tokësor qysh prej kohës së Resulullahit s.a.v.s. e deri në ditët e sotme. Edhe pse kemi premtime nga ana e Resulullahit s.a.v.s. që jehudët një ditë do ta humbin ndikimin e tyre në rruzullin tokësor, prapseprapë myslimanët duhet të jenë të lidhur për kiblen e tyre të vërtetë. Kthimi i fytyrave të myslimanëve kah kibla dhe zemrat e tyre të lidhura për Allahun xh.sh.. nënkupton edhe rikthimin e lavdisë së humbur të myslimanëvë ndër shekuj nga ana e jehudëve. Cilësitë e atyre të cilët veprojnë në këtë rrugë duhet të influencojnë direkt në ndryshimin e pozitës shpirtërore të njerëzve përreth dhe të reflektojnë mendime dhe ide që janë të bazuara në hyjnizimin e mendimeve të tyre. Pa këtë bazë dhe pa këtë reflektim ndikimi i rikthimit ose rikthimi nuk mund të arrihej dhe bile myslimanët në rruzullin tokësor do të pësonin humbje marramendëse të cilat do të ishin në dëm të kauzës së tyre. Sot kemi shpresa për ata myslimanë të cilët janë të bazuar me të njëjtat mendime dhe vizione të po të njëjtëve myslimanë të Medine të cilët aplikuan ndryshimin ose ndërrimin e kibles prej Jerusalemit e në Mekë. Ky ndryshim ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm për kohën, dhe rrethanat, por edhe përgjithësisht urtësia e atij ndryshimi do t’i kaplojë dhe do të reflektojë në të gjitha gjeneratat e njerëzve që do të ekzistojnë në rruzullin tokësor deri në Ditën e Llogarisë. Nuk guxojmë të hyjmë në anën fetare të ndryshimit të kibles se myslimanëve, meqë nuk jemi të kualifikuar të flasim për atë gjë, edhe pse biseda e lansuar në tregun e mendimeve të përafërta është fetare. Megjithatë, kemi të drejtë ta lusim Zotin e Plotfuqishëm t’u ndihmojë myslimanëve të dy kiblëve e që sot po vriten në

Page 60: Biseda fetare

Gaza. O Allah, çliro dhe bashko umetin islam në rruzullin tokësor. Amin!

29

Pas një pauze të qëllimshme i rikthehemi bisedës sonë fetare! Me siguri keni kuptuar se rrjedhat e njeriut në këtë botë janë shumë të ndryshme prej krijesave të tjera të cilat ekzistojnë dhe binden. Njeriu si i tillë ka qëllime, misione dhe vizione se si të arrijë deri tek caku i tij përfundimtar. Por misioni i tij, edhe pse i kompletuar në esencë dhe përmbajtje, ai në formën e realizimit të tij mund të hasë në pengesa dhe alternativa të ndryshme të cilat ia tundojnë mendjen dhe zemrën atij. Këto alternativa nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa një ujitje e përditshme e zakonshme e zemrës së tij me besimin në Allahun e Lartësuar. Kjo zemër nuk mund të frymojë dhe ripërtrihet pa këtë ujitje e cila duhet të jetë pjesë përbërëse e jetës së tij. Pjesët përbërëse të jetës së tij duhet të jenë shtylla të shëndosha e të cilat ripërtërijnë mendjen dhe shpirtin e tij. Po me këtë ujitje nuk nënkuptojmë në qenësinë e vlerave të njerëzve në rruzullin tokësor të cilat vlera raportojnë në brendinë e njerëzve vrushkullin e modaliteteve ideologjike. Edhe pse disa mund të mendojnë se në kuadrin e shtyllave të forta dhe të vërteta fshehet vetëm e vërteta imanore e cila nuk është e përshkruar përmes idhujtarisë ose se njihet vetëm përmes shenjave të mëshirës dhe Njëshmërisë së Krijuesit, Allahut Fuqiplotë.Muhamed Gazali tha: “Njëshmëria nuk do të thotë vetëm kundërshtim i idhujve prej guri, për të ngritur idhuj të tjerë si pasuria, autoriteti, fama apo idhuj të tjerë njerëzorë. Në të gjitha këto raste njerëzit do të drejtonin të gjitha apo një pjesë të ndjenjave të tyre tek këta idhuj.” (Feja jonë, Tiranë,

Page 61: Biseda fetare

2003 f. 80) Një Njëshmëri e cila është e ngjeshur me një mendim të këtillë të kundërt me realitetin e Njëshmërisë krijesat njerëzore nuk do të kishin mundësi që t’i përshtateshin me të gjitha përmasat ideologjike të tyre. Ata theksojnë Njëshmërinë më zemër, por vrapojnë me pas famës, pasurisë, autoritetit dhe duke thirrur në Njëshmëri bien në kundërshtim po me vetë këtë koncept i cili pastron mendjet, shpirtrat dhe zemrat e njerëzvë në rruzullin tokësor. Por, deri në këtë rrugë arrijmë përmes besimit tonë në sinqertë dhe palëkundërshmërisë në këtë besim. E jo të proklamojmë me bindje besimin tonë në Njëshmërinë e Krijuesit, e në anën tjetër maltretojmë popuj të pafajshëm duke ia mbyllur kufijtë dhe pa fije turpi duke u mbështetur mbi parimet e të keqes dhe me emër të emancipimit të luftojmë të mirën.Nëse vëmë në shënjestër mendjen tonë për të arsyetuar trupin, atëherë domosdoshmërisht do të vraponim pas kërkesave të pashmangshme të egos sonë. Në dukje janë të pashmangshme, por në realitet janë shumë larg sfidave që krijohen me reflektimin e hënës nën diell. Fijet e shpirtit të cilat gjurmojnë thellë në ato shenja në rrugë që krijojnë probleme për djallin e mallkuar janë po ato fije të cilat vijimisht duhet të përballen me atë grup njerëzish që i bëjnë sexhde parasë, duke reflektuar me idetë e tyre të zvetënuara se janë kundër kësaj idhujtarie moderne. Nëpër bisedat fetare që i zhvillon intelekti im me intelektin e të tjerëve kam kuptuar dhe shpeshherë edhe jam dëshpëruar prej mendimeve mistrece të grupeve mistrece që fshehen pas termave me hipokrizi dhe moralizim të skajshëm. Bile isha i bindur se të gjithë njerëzit shohin me dioptrinë e besimit pa përjashtuar edhe gabimin i cili arsyetohet por nuk sfidon. Logjikisht gabimi i cili arsyetohet, por nuk sfidon, nuk mban!!! Por, nëse mendimin e përpunojmë fillimisht nëpër punëtoritë

Page 62: Biseda fetare

teorike, atëherë do të kuptojmë se kemi edhe grupe të atilla të cilat në emër të izmave të ndryshme “hiperbolizojnë” thirrjen për besim në besueshmërinë e argumenteve të tyre dhe jo në besim të Allahut Fuqiplotë në formë pragmatike. Njerëzit i frikësohen realitetit dhe shprehjes së saj nëpër vokabularet e përditshme dhe përsërisin si papagaj parullat e tyre nacionaliste duke afishuar gjitha të mirat e thirrësve në të vërtetën (Osmanlinjve) sikur të ishin pushtues dhe jo çlirues. Fatkeqësia më e madhe qëndron po aty se bazamentet e këtij afishimi janë të fshehura në cektësinë ideologjike e cila rikrijon thirrje për të përplasur civilizimin e besimit karshi mosbesimit. Një lëvozhgë e këtillë ideologjike e frikshme dhe e servuar në masën e ideve të pastra kërkon një riciklim të mendjes së njeriut. Shejhu i nderuar më lart sqaroi se me Njëshmëri nuk do të thotë vetëm largimi prej idhujve të gurit, por idhujtari moderne duhet që të jetë pacifizimi i disa njerëzve karshi erërave të ndryshme të Oksidentit kundër Orientit dhe Perandorisë së Besimit. Sot kundërshtitë e njerëzimit dhe deklaratave të njerëzve mund t’i gjejmë edhe në Rripin e Gazës ku njerëzit të cilët historikisht sulmuan besimin e pastër në Allahun dhe thirrësit në këtë besim, me preteksin e “popullit të zgjedhur” sulmojnë dhe terrorizojnë fëmijë, pleq dhe gra. Habia më e madhe në krahasimin tonë midis ithtarëve të besimit dhe atyre që zhvlerësojnë besimin është edhe reagimi i një grupi të madh njerëzish në shtetet të deklaruara haptasi si laike e të cilat lejojnë që të protestohet kundër dhunës së ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme. Ndërsa në vendet e deklaruara si islame me ligj është e ndaluar të protestohet, si p.sh.: në Arabinë e Saudëve, e i cili vend indirekt përkrah gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme myslimane në Gaza.Por, realiteti i njerëzve të cilët shprehen në atë formë për vëllezërit e tyre të besimit nuk është i reflektuar vetëm në

Page 63: Biseda fetare

rastin e myslimanëve në Gaza. Edhe traditat dhe pjesët përbërëse të traditave e të cilat janë shndërruar në mite te disa popuj e veçanërisht tek populli shqiptar mysliman i Maqedonisë janë shndërruar në areale të thyerjes së modeleve të besimit të pastër në Allahun Fuqiplotë. Lidhja martesore e cila është bërë ose magnetizuar në suaza të besimit në Allahun e Lartësuar gjenë shtigje të ndarjes vetëm në suaza të disa traditave të qyteteve të caktuara e të cilat tradita bëhen shkak i moskuptimit dhe mosrrespektimit të njëri-tjetrit dhe kjo lidhje e cila është bërë në suaza të besimit në Allahun e Lartësuar cënon të prishet. Në raste të këtilla pyetemi lidhja a është në emër të Allahut apo në emër të traditave të cilat na rrethojnë dhe jetojmë mbi baza të tyre? Nëse është e deklaruar në emër të Allahut dhe traditat bëhen shkak për ndarje, atëherë kemi mungesë besimi në Allahun dhe Njëshmërinë e Allahut e kuptojmë në suaza lokale të mendjes sonë. Traditat janë të pranueshme dhe të mira deri në atë moment kur nuk cënon integritetin dhe shenjtërinë e lidhjeve të besimit në Allahun e Lartësuar. E nëse kanë tendencë të thyerjes së kësaj shenjtërie, atëherë traditat duhet që të mos respektohen. Përmes respektimit të shumë traditave e të cilat bëhen shkak i ndarjes së njerëzve dhe jo i bashkimit ne thyejmë të vërtetat islame të mbjellura në zemrat tona, dhe duke u nisur nga logjika se të vërtetat islame nëse mbjellen është vështirë të thyhen, atëherë duhet të dalë në pah realiteti i hidhur i hipokrizisë sonë të shprehur me zemër dhe me gjuhë.

30

Muhamed Gazali tha: “Në një jetë e cila udhëhiqet nga besimi është e pamundur të metat të kalojnë pa u kundërshtuar dhe dhunimet të mos përballen me ata që

Page 64: Biseda fetare

përpiqen t’i ndreqin ata, madje edhe nëse kjo përpjekje mund të jetë e gjatë dhe e kushtueshme.” (Feja jonë, Tiranë, 2003, f. 78)Këtë jetë myslimanët e komplet rruzullit tokësor po e kërkojnë si popull, edhe pse ndoshta e jetojnë si individ. Kur mblidhen individët myslimanë të cilët kanë të jetësuar sheriatin në shtëpitë dhe në vetet e tyre, atëherë pa dyshim se sheriati do të sundojë në krejt botën edhe në formën e aplikimit të tij në kolektiv. Po dëshmon vetëdija jonë se sot njerëzit të cilët po kërkojnë jetën të udhëhiqet prej besimit quhen terroristë dhe pa asnjë gabim vriten dhe janë të destinuar të zhduken nga faqja e dheut. Ndërsa popujt të cilët kanë marrë frerët e lëvizjes së globit në kahun e padrejtësisë, po ato popuj sot po vrasin dhe masakrojnë me qindra e mijëra njerëz të pafajshëm. A nuk është çudi që një njeri ose grup njerëzish të kërkojnë udhëheqjen e besimit në Allahun, ndërsa forcat e tolerancës dhe mirëkuptimit ia ndalojnë këtë kërkesë me dhunë? A nuk është kjo frikë në sytë e zullumqarëve të cilët vazhdimisht punojnë në zhdukjen e fjalës së Allahut dhe në lartësimin e fjalës së tyre të padrejtë? Nuk kanë mundësi ta zhdukin fjalën e Allahut, edhe pse punojnë për këtë gjë ditë e natë. Njerëzit të cilët priren për udhëheqje nga besimi dhe jo nga udhëheqësitë e tjera, këta njerëz kur i shohin padrejtësitë dhe dhunimet që ndodhin në rruzullin tokësor nuk heshtin, por luftojnë padrejtësitë dhe këto dhunime. Për këtë arsye në sytë e botës së padrejtë rezistenca e një populli të pafajshëm llogaritet si dhunë dhe terror ndaj fuqisë më të fuqishme ushtarake në botë. Vizioni i myslimanit të sinqertë është të jetojë në paqe dhe harmoni me të tjerët, ndërsa si dhuratë për këtë vizion këto mysliman fituan dhunën, agresionin dhe terrorizmin deri në fund të terrorit të mundshëm. E në çaste të këtilla frike dhe katastrofe shihen haptasi edhe një grup

Page 65: Biseda fetare

njerëzish të inflitruar në umet e që kanë qëllime të tyre të fshehta për ndihmim të agresorit në forma të ndryshme. Një prej formave të tyre është edhe ndalimi i protestave për dhunën që zhvillohet në Gaza. Formë tjetër mjaft perfide e njerëzve të këtillë është edhe kapja tek akideja ose imani i atyre të cilët sot po bëjnë rezistencë karshi ushtrisë më të fuqishme në botë. Në një shkrim të tyre një ditë pashë se kishin deklaruar se këto forca rezistuese një herë duhet ta pastrojnë akiden e tyre në Allahun, e pastaj të luftojnë për hir të Allahut. Këto forca nuk kërkojnë udhëheqje mbi baza të besimit, por udhëheqje mbi baza të epsheve dhe ideologjive të tyre prapanike e të cilat ia mveshin Islamit dhe myslimanëve. Kjo dukuri e cila po ndodh këto ditë është tepër prekëse në një segment, por në segmentin tjetër është edhe shumë premtuese dhe shpresëdhënëse. Është e këtillë ngaqë njëherë e përgjithmonë i mësojmë njerëzit e rezistencës me të atyre të cilët ndihmuan agresorët duke i këshilluar e duke u dhënë nasihat këtyre njerëzve të rezistencës për pastrimin e akides. T’ju them të drejtën kur lexoja se si u humb hilafeti islam nga rruzulli tokësor, përmes këtyre njerëzve që jepnin këshilla në emër të fesë, e që thirrnin në luftë kundër kufrit në emër të fesë, më dukej me veten se nuk mundet të jetë e vërtet. Edhe pse argumentet ishin të fuqishme dhe të dokumentuara historikisht, unë prapë mundohesha t’i shfajësoj, duke thënë me veten se ndoshta me të vërtetë kanë qenë kohë të atilla ku është përhapur me të madhe shirku. Por, në kohët e fundit me komentet dhe fetvatë e po këtyre njerëzve shumë më shumë po bindem se me të vërtetë armiku në këtë formë sulmon në mënyrë efikase unitetin e myslimanëve, i dobëson ata dhe në fund edhe ua humb pushtetin dhe fuqinë. Por, njerëzit të cilët janë të prirur të udhëhiqen mbi baza të besimit dhe jo mbi baza të shpalljes qafir të myslimanëve, të ndalimit të

Page 66: Biseda fetare

solidarizimit të myslimanëve me popullin e pafajshëm të Gazës përmes protestave, e përmes gjetjes së gabimeve në akiden e këtyre njerëzve; nuk ndalen së punuari në këtë rrugë madje qoftë edhe e gjatë dhe shumë e mundimshme. Ata luftojnë të keqen dhe dhunën e thërrasin në besim dhe në pasim të besimit në Allahun e Lartësuar. Por, kjo rrugë është shumë e gjatë dhe e mundishme. Njerëzit që kanë tendencë të jetojnë nën hijen e besimit dhe të udhëhiqen nga besimi, ia vëndojnë detyrë vetes që të përpiqen në këtë rrugë. Kjo përpjekje kërkon mund dhe sakrificë. Diku tjetër kam përmendur vargjet e Mehmet Akif Ersoyt që kanë të bëjnë me përpjekjen. Ai thotë: “Kush thotë kam të drejtë të ekzistoj përjetësisht, E quan për detyrë të përpiqet e të punojë; Përpiqu, përpiqu se ekzistenca e përjetshme Fitohet si e drejtë me përpjekje!” (Fletët, Mehmet Akif Ersoy, Shkup, 2007, f. 319)O Allah, na e mundëso të udhëhiqemi mbi baza të besimit në Ty. Na e mundëso të vdesim në rrugën Tënde. Nuk ka rrugë dhe udhëzim më të mirë se udhëzimi Yt. Nuk ka kënaqësi më të madhe për robin se arritja e kënaqësisë Sate, o i Madhi Mëshirues. Të lutem, na streho nën hijen e besimit, bëji fitimtarë të drejtët mbi të padrejtët, besimtarët mbi jobesimtarët. Amin!

33

“Vendosa në emër të Allahut të fal sunetin e namazit të drekës, në kohë u ktheva kah kibla.” (Dritat e zemrës, Tetovë, 2007, f. 33)

Page 67: Biseda fetare

Shpirti i njeriut dhe trupi i tij e gjejnë qetësinë dhe rehatinë në namaz. Këto dy komponentë nuk dalin jashtë qetësisë dhe rehatisë po qe se nuk e falin namazin në kohë dhe me rregull.Në dy Sahihët, transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s kur hapte namazin thoshte: “O Allah, më largo nga gabimet e mia ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah, më pastro nga gabimet e mia ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia! O Allah, laji gabimet e mia me ujë, borë dhe akull!” (Shiu i rrëmbyer i fjalës së mirë, Ibën Kajim el-Xhevzi, Tiranë, 2006, f. 144) Pra, Pejgamberi s.a.v.s hapte çdo namaz të tij me këto fjalë të cilat depërtojnë thellë në zemrën dhe shpirtin e çdo njeriu. Njeriu më i dashur i Allahut edhe sunetin e namazit të drekës e hapte me këto fjalë mallëngjyese dhe këto ndjenja të cilat e ngritnin shpirtin e tij lart mbi qiej. Prej kësaj lutje ose duaje a mund që të ketë ndonjë kontakt trupi dhe shpirti i njeriut me përditshmërinë? Me siguri se ne të cilët e kuptojmë se para kujt dalim dhe i kërkojmë që të na pastrojë shpirtrat tanë prej cytjeve të djallit të mallkuar, me siguri që ne veprojmë në këtë formë si veproi Resulullahi s.a.v.s. Është me rëndësi të dihet se suneti i namazit të drekës është një shtyllë prej shtyllave që mban fort lidhjen tonë me Allahun në radhë të parë e më pastaj me Resulullahin s.a.v.s. E është bërë praktikë e disa myslimanëve të moderuar që sunetin e namazit të drekës të mos e falin dhe të presin ta falin direkt farzin dhe menjëherë të ikin për në shtëpi ose t’i kryejnë punët e tyre të përditshme. Kjo praktikë patjetër që duhet të ndryshojë nëse duam që raportet tona me Allahun t’i kemi ashtu si do Allahu dhe rruga e drejtë, e jo ashtu si do djalli i mallkuar që ne t’i kemi raportet me Allahun. Nëse nuk ndryshon atëherë shpirti jonë për shumë kohë do të lëngojë nga sëmundjet dhe veset të cilat i nxit djalli i mallkuar. Ne do të kemi një jetë të çrregulluar dhe e gjithë veprimtaria jonë do të hasë në

Page 68: Biseda fetare

probleme dhe sfida të rënda. Disa njerëz e shohin me përtesë faljen e sunetit të namazit të drekës, e kur e shohin me përtesë këtë gjë, atëherë ato njerëz pritojnë që të falin edhe namazet e tjera. Ose edhe ndoshta falen, vetëm sa për ta hequr obligimin prej supeve, ndërsa nuk i përmbahen asnjë rregulle dhe nuk shohin asnjë ndjeshmëri në namazin e tyre. Forma mekanike e realizimit të sunetit të namazit të drekës është formë e cila nuk duhet të bjerë ndesh me formën shpirtërore ose të brendshme. Ne vlojmë prej brenda, prej halleve dhe cytjeve të ndryshme që na ndodhin në jetë dhe aspak nuk ndryshojmë edhe kur hyjmë të falim sunetin e namazit të drekës. Ne vlojmë edhe atëherë kur na sygjerojnë njerëzit të veprojmë sipas tekave të tyre, ndërsa aspak nuk brengosemi se na ikën suneti i namazit të drekës pa u falur. Gjithmonë gjejmë arsye të llojllojshme për t’i ikur faljes së sunetit të namazit të drekës dhe gjejmë arsye të llojllojshme për të qenë pranë të dashurave tona. Nëse nuk e duam Allahun dhe Resulullahin s.a.v.s., si mund t’i duam njerëzit, nënën, gruan e fëmijët? Ne i gënjejmë se i duam njerëzit kur nuk e duam Allahun dhe Resulullahin s.a.v.s. Hipokrizia e njerëzve mund të shprehet edhe në këtë formë e cila është mjaft e përhapur në rrethet tona ku jetojmë. Ne nuk falim sunetin e namazit të drekës a thuam se e duam Resulullahin s.a.v.s., ne nuk falim fare namazin a themi se e duam Allahun, nuk kujdesemi të falim namazin në kohë, ndërsa shprehemi se ne do të fitojmë xhenetin etj. Allahu na e mundësoftë që të gjitha sunetet e namazit të drekës t’i falim në kohë dhe të përqëndrohemi me trup e me shpirt gjatë faljes së suneteve të namazit të drekës dhe të namazeve të tjera.34

Page 69: Biseda fetare

“Vendosa në emër të Zotit të Madhërueshëm për të falur farzin e drekës, në kohën e vet, u ktheva kah kibla.” (Dritat e zemrës, Tetovë, 2007, f. 34)Kjo rrugë të cilën ne e ndërtojmë me veprat dhe jetën tonë duhet të jetë gjithmonë në vijë të drejtë me realizimin e urdhrave të Zotit. Nëse ndjekim diskurset e kundërta me këtë vijë, atëherë ne tentojmë të zhdukim vlerat njerëzore në vetë jetën tonë. Sepse përgjegjësia e faljes së namazeve është për njerëzit dhe jo kafshët, e nëse ne i ikim kësaj përgjegjësie kemi tendencë t’u përngjasojmë krijesave të cilat i përmenda në fillim të kësaj fjalie. Paramendo njeriun i cili del para Allahut xh.sh. duke iu lutur dhe duke kërkuar ndihmë prej Tij? Ky njeri kur hyn në farzin e namazit të drekës harron jetën në këtë botë dhe hyn në botën e qetësisë, harmonisë dhe dëshirës. Ai i frikësohet Allahut dhe me këtë frikë mundohet në formën sa më të mirë të kryejë faljen e namazit të drekës. Përderisa mundohet që në këtë formë të kryejë farzin e namazit të drekës, ai pa dyshim se do të jetë një njeri prej të përgëzuarve me xhenet. Njerëzit duhet të ndërtojë jetën e tyre përmes veprave të mira dhe duhet të menjanojnë prej jetës së tyre të gjitha ato vepra ose dukuri të cilat nxisin që ai të gjendet në një përballje ose sfidë e cila krijon metodologji të largimit të tij rreth kësaj rruge. Prandaj, ky njeri duhet namazin e tij ta falë në emër të Zotit dhe në kohë të caktuar. Veprimtaria njerëzore është e shumëllojshme saqë këta njerëz gjejnë arsye për mosfaljen e namazit në kohë se nuk kanë kohë e janë të nxënë. Në esencë, nëse analizojmë faljen e namazit dhe qëllimin e tij do të kuptojmë se kjo arsye e disa njerëzve është aq paradoksale saqë edhe qiejt do të qesheshin me një arsye të këtillë. Koha është ajo që na dha Zoti dhe Ai na mundësoi që në kohë të jetojmë dhe në hapësirë. Falja e namazeve e sidomos e

Page 70: Biseda fetare

namazit të drekës në kohë është ajo që na urdhërohet prej Allahut të Lartësuar i cili krijoi edhe kohën.Njeriu në farzin e namazit të drekës duhet të hyjë i lirë dhe pa pengesat e kësaj jete. Ai duhet që komplet mendjen dhe trupin e tij ta çlirojë dhe të orientohet drejt kryerjes së këtij riti i cili për njerëzit që kanë mend dhe logjikojnë nuk është gjë lodhëse, por më shumë është një identitet i cili ndryshon rrjedhat e jetës së tij për shumë vite. Reflektimi i kënaqësisë sonë në namazin e drekës e më saktësisht në farzin e namazit të drekës ku jemi bashkë me xhematin dhe ku bashkërisht i drejtohemi një Zoti të vetëm, është i dukshëm edhe në përditshmëri. Në këtë namaz nuk ka ndasi politike, e as sociale, të gjithë kryejmë ritet njëjtë para Allahut të Plotfuqishëm. Të gjithë në kohën dhe vendin e caktuar, të drejtuar kah drejtimi i njëjtë falin farzin e namazit të drekës, duke iu lutur Allahut xh.sh. për paqe, mirësi, dashuri, respekt e shpërblim në dynja e në ahiret. Të bardhë e të zinj, punëtorë krahu e profesorë universiteti, pleq e të rinj, shqiptarë e joshqiptarë, të gjithë para Allahut të barabartë me gjuhën e bukur të namazit e cila nuk njeh nacionalizma e cila nuk pranon asnjë antologji të fjalës së humbur të krijimit të kombeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

35

“Vendosa në emër të Allahut të fal sunetin e namazit të drekës, në kohë, u ktheva kah kibla.” (Dritat e zemrës, Tetovë, 2007, f. 34)Ky sunet i namazit të drekës dallon prej sunetit të parë ose para farzit të namazit të drekës. Suneti para farzit të namazit të drekës falet në katër rekatë, ndërsa ky pas farzit të namazit të drekës është dyrekatësh. Thjesht është një përmbyllje dhe një përkujtim i mirë i riteve tona drejtuar

Page 71: Biseda fetare

Allahut xh.sh. Forma më e përshtatshme dhe më e mirë e këtyre riteve është përmes faljes dhe bërjes së rukusë e sexhdes sonë. Besimtari pastron shpirtin dhe ndjenjat e tij kur është në sexhde, meqë gjendet më afër Allahut xh.sh. Ai përmes këtij veprimi arrin të forcojë ndjenjat e tij prej të gjitha stuhive të djallit të mallkuar që ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në rruzullin tokësor. Ai bëhet imun karshi të gjitha lëvizjeve të këtilla të cilat mundohen ta mposhtin atë. Kulmi i përsosmërisë së një namazi është përfundimi i tij përmes faljes dhe në fund dhikri i përbashkët që bëhet me xhematin mysliman.Suneti i fundit i namazit të drekës është një galaktikë e cila qëndron mbi vezullimin e mendjes dhe shpirtit të çdo besimtari. Nuk është galaktikë pa shtylla, meqë shtyllë e kësaj galaktike është vetë besimtari i cili me vëmendjen më të madhe i drejtohet Allahut Fuqiplotë për ndihmë dhe falje.O Allah, na mundëso të mos na ikë asnjë namaz i drekës në jetën tonë pa e falur në kohë dhe me xhemat. Amin!

36

Patë thënë poeti: “Ndoshta rrënjët e tua do të sjellin përfundim të mirë/ E ndoshta trupi me sëmundje shërohet.” (Rrugët e njerëzve të devotshëm, Ibën Kajjim el- Xhevzi, Shkup, 2008, f. 275)Po, mirë, fjalët e poetit nëse shkojnë dhe pushtojnë vëshin i cili është i shurdhër dhe ndjenjat të cilat janë sterile a thua do të kenë suksesin e tyre të duhur? Apo ndoshta do të duhet t’i hapim dyert e zemrave tona, belbëzimet e gjuhëve tona dhe njëherësh të shprehemi qartasi për këtë formë të realizimit të urtësisë në mesin e njerëzve të ndryshëm. Njeriu pret shpëtimin si mëngjesin pas një nate të tmerrshme të

Page 72: Biseda fetare

cilën e ka kaluar i venitur dhe i trishtuar prej zërit të maceve në një lagje moderne. Jeta e njeriut në këtë botë është aq e gjatë sa një natë e tmerrshme e cila kalon dhe jetës i rikthehet shkëlqimi pas një pluhurosjeje të rëndë. E kjo pluhurosje e cila e largon prej plogështive të ndryshme dhe e trazon në mesin e fokusit të tij ideologjik, kërkon dashurinë e fshehur nën petkun e vashës. Fjala e mirë, ajo e bukura, piedestalja, është si pema e mirë e cila është e vendosur me rrënjë thellë në tokë dhe degët e saj janë lart mbi qiej. Frutat e saj arrijnë t’i vjelin edhe engjëjt të cilët vazhdimisht bëjnë lutje dhe dua për këtë lëshues fjalësh në mesin e lëvozhgave të gjurmëve pa arsye. Poeti iu rikthye shpirtit të tij të fshehur në trupin e sëmur i cili vazhdimisht kërkon melhemin për t’u shëruar dhe për të qenë në gjendjen e mëparshme. Njeriu është si trupi i lindur në këtë botë, i pastër dhe i patëmeta, e ndot dhe e njollos atë me veprat e tij të këqija dhe pas kërkimit falje e pendimit mundohet këtë trup ta rikthejë në gjendjen e tij të mëparshme. Trupi i sëmurë prej mëkateve të besimtarit kërkon të shërohet dhe të lëshojë rrënjë në mesin e kësaj toke të fortë e jo të pjellshme. Edhe pse është një tokë e këtillë e egër dhe e fortë, besimtari përmes fjalës së tij të mirë dhe veprës ai e bën pjellore dhe mjaft të vyeshme për tërë njerëzimin. Besimtari është ajka e njerëzimit, meqë prej tij rrjedhin të gjitha vlerat të cilat e thërrasin në bërjen mirë dhe ndalimin nga e keqja. Ai kur ka një sëmundje në trupin e tij gëzohet meqë Allahu i Lartësuar i mundëson pastrimin prej mëkateve që ka bërë ndaj Tij dhe njerëzve të tjerë. E kur sëmuret trupi i besimtarëve të tjerë, ky besimtar bën dua që Allahu ta pastrojë prej mëkateve dhe që t’ia mundësojë t’i shijoje mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.Besimtarët myslimanë jetojnë në një botë me vizion tjetër prej njerëzve të tjerë, meqë këto besimtarë botën e shohin si tërësi unike e cila duhet detyrimisht të ndryshohet njëjtë siç

Page 73: Biseda fetare

duhet ndryshuar trupi prej lëndimeve që i merr nga sëmundjet e ndryshme. Njeriu i cili bazohet në rrënjët e tij e që janë të forta dhe të shëndosha, me siguri se do të ketë një përfundim të mirë. Por, ka disa grupe njerëzish të cilët kanë dalë në popullin tonë për t’i sulmuar rrënjët e identitetit tonë fetar. Përfundimi i mirë i myslimanëve është Xheneti, ndërsa përfundimi i keq pa dyshim është xhehenemi. Por, kemi disa raste kur disa njerëz vuajnë për një kohë dënimet e tyre në xhehenem dhe pastaj kthehen në xhenet, këto gjëra shumë bukur i sqaron dijetari i famshëm mysliman Sulejman el-Eshkar. Me rëndësi është që rrënjët tona vazhdimisht t’i ujisim përmes veprave tona dhe të mos i lëmë të kablen dhe të prishen përgjithmonë.Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: “A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart, E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. Allahu, pra, u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar. Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët Allahu i bën të humbur. Allahu punon çka të dojë.” (Kuran,14: 24-27)Allahu xh.sh. ia mundëson besimtarit i cili mundohet të flasë mirë dhe të mos flasë keq, që ta thotë fjalën e tij në mesin e njerëzve dhe engjëjve. Por, ai që thotë fjalën e mirë, ka rrënjën e mirë dhe pa dyshim se për të do të luten edhe engjëjt e Zotit e sevabet do të rrjedhin gjeneratë pas gjenerate deri në Xhenet. Këta njerëz janë të lidhur fort për fjalën e Allahut dhe mesazhin e dërguar përmes Pejgamberit s.a.v.s. Janë besnikë, të pastër, të devotshëm, modestë dhe të mençur. Për asnjë moment nuk flasin keq dhe gjithmonë

Page 74: Biseda fetare

mundohen të bëjnë mirë, sepse ekziston një hadith i Resulullahit s.a.v.s. se: “Besimtari për besimtarin ose duhet të flasë mirë ose të heshtë.” O Allah, na e mundëso të flasim mirë dhe të heshtim kur duhet heshtur.

37

Ismet U. Shehibrahimoviq tha: “Përse duhet dashur kaq fuqishëm? Ç’është ajo që na fton të synojmë me aq admirim përsosmërinë e shpirtit? Do të them ty: Vetëm besimi në Një Zot. E Ai është themel i besimit: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut!” (Fuqia e besimit, përsosmëri e shpirtit, Shkup, 2008, f. 32)Shpesh herë na bie rasti të dëgjojmë kaside e këngë të ndryshme ku i këndohet dashurisë si diç të bukur, të ëmbël, të dashur dhe mjaft sensitive për zemrat e njerëzve. Kur hapet kjo temë e dashurisë në mesin e njerëzve të ndryshëm çelin fytyrat e tyre dhe secili ka rrëfimin e jetës së tij. Edhe ata që i përkasin rrymës pak më të mbyllur në këto tema kaq të hapura, vlugin e dashurisë që rrjedh dhe vlon në zemrat e tyre nuk mund ta fshehin dot. Edhe qiejt e toka nuk përmbahen prej kësaj teme e cila është ditari i njerëzimit prej babait të saj Ademit a.s. me nënën e njerëzimit Havën. Bile disa nga dëshpërimi në përshpëritjet e vargjeve të ndjenjave të tyre u shprehën me gjuhën e cila ngjyros në natyrë këtë formë të recitimit: “Dashuria nuk është parajsë...” Po rruga e cila të shpie në shpëtim në ahiret dhe në jetë të qetë në dynja është dashuria e cila shprehet ndaj Allahut të Lartësuar. Dashuria është një rrugë ose një kah drejt përsosmërisë së besimit të besimtarit në Allahun e Plotfuqishëm. Ajo e drejton drejt maksimës së artë islame se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Allahut. Për këtë maksimë të

Page 75: Biseda fetare

shprehur dhe të spjeguar në “manifestin e revolucionit mysliman” i titulluar si “Shenjat në rrugë” me autor Prof. Sejid Kutub, njerëzimi që kishte përqafuar të keqen dhe djallin e mallkuar filloi të dridhet. Ndërsa ata që lexonin ose edhe posedonin këtë “manifest” zgjidhje e vetme për ta ishte burgu i dynjasë. Por, njerëzit që jetonin me këtë maksimë të artë nuk i frikësoheshin burgut të dynjasë. Kishin vendosur ta ekzekutonin me varje mendimtarin e madh mysliman Prof. Sejid Kutub. E njoftuan se po ia ndërrojnë qelinë, por njeriu i madh e kuptoi se vërtet po i ndërrohet qelia, meqë ishte i njoftuar prej më të dashurit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. në ëndërr se ky po ndërron qelinë e dynjasë me depotë e xhenetit ku përgjithmonë do të shijojë kënaqësitë e tyre. Kështu u sollën ndaj atij që deshi të arrijë përsosmërinë e shpirtit, por me siguri, o vëlla dhe motër, edhe ndaj teje bota tjetër do të reflektojë të njëjtat reflekse po qe se dëshiron të arrish deri tek përsosmëria e shpirtit tënd. Besimi në Një Zot ndryshon rrënjët e njerëzimit që janë mbjellur me farën e djallit të mallkuar. Toka në të cilën ka hedhur farë djalli i mallkuar është tokë e cila mund të pastrohet vetëm me besimin tonë në Allahun e Plotfuqishëm.Përmes besimit në Allahun e Lartësuar njeriu asnjëherë nuk është i vetmuar, por e ndien afërsinë e Allahut në zemrën e tij. Në të përshpërisin fjalët e mira dhe janë të larguara fjalët e këqija, përshpërisin zërat e imanit të tij e fishkëllojnë prej frikës zërat e djallit të mallkuar. Ne në asnjë moment nuk guxojmë të mos duam Allahun, pastaj të besojmë dhe në fund të arrijmë deri tek Premtimi i Tij, shpërblimi ynë në xhenet.

38

Page 76: Biseda fetare

Dr. Sulejman Omer Eshkar tha: “Është i njohur qortimi i ndokujt i cili shkon nga njëra anë duke mos anuar kah drejtësia. Prandaj, thonë: Filani e filani shkon nga njëra anë dhe meriton qortim dhe thonë: Filani dhe filani është i matur dhe meriton lavdërim.” (Si ta rikthejë umeti islam autoritetin e vet, Shkup, 2005, f. 11)Maturia është pjesë e urtësisë së popujve, zemrave dhe mendjeve të njerëzve të cilët synojnë të ngjyrosin jetën e tyre në këtë botë me një ngjyrosje shpirti. Kur shpirtrat ngjyrosin në rruzullin tokësor, atëherë mangësitë e trupit dhe të veprimit të ëndjeve të trupit do të ishin shumë të ngurta. Në fakt, shpirtrat e njerëzve vazhdimisht ngjyrosin jetën e tyre në rruzullin tokësor në forma të ndryshme. Disa e stimulojnë dhe e afrojnë atë, njeriun drejt rrugës e cila njihet si më stabilja dhe më konceptualja. E disa shpirtra të tjerë ngjyrosin mllefin, arrogancën, të keqen dhe mbjellin farën e urrejtjes midis popujve, trupit dhe mendjes së njeriut. Njerëzit janë të ndryshëm edhe në veprimtaritë e tyre të jetesës. Disa gjejnë arsye dhe forma të cilat nuk janë të përshtatshme për të aplikuar realizimin e qëllimeve të tyre në jetë, e disa të tjerë në forma shumë primitive mundohen që t’u përmbahen kodekseve të cilat e shfryjnë mendjen e njeriut dhe aspak nuk e pastrojnë. Realizimi i urdhrave të Zotit në mënyrë të përpiktë dhe me një lëvizje të sinqertë ose të lejuar nuk janë të njëjta. Kemi një dallim konceptual në realizimin e këtyre urdhrave të cilat shpirti dhe trupi i njeriut duhet të përshtatet me to. Disa nëse nuk realizojnë disa gjëra sekondare të Resulullahit s.a.v.s. e që mund të mos realizohen, bëjnë shumë zhurmë, janë në gjendje të nisin luftë për këtë gjë e aspak të mos brengosen. E kanë nga sinqeriteti këtë gjë dhe nuk është në shikim të parë e keqe. Ata e duan Resulullahun s.a.v.s. prandaj edhe veprojnë në atë mënyrë. Por, këta njerëz, disa prej të cilëve kanë aftësi dhe

Page 77: Biseda fetare

afinitete edhe udhëheqëse ose politike nuk realizojnë të mirën e përgjithshme të myslimanëve duke u aktivizuar politikisht në vendet e tyre, por këtë segment të rëndësishëm të jetës së njeriut ua lënë në duar komunistave të cilët nuk kanë as komb e as fe. E pastaj prej njerëzve të atillë të cilët udhëheqin me politikën tek populli ynë, ne kemi probleme gjatë realizimit të urdhrave të Zotit. Do të ishte mirë që ata myslimanë që janë të sinqertë në rrugën e Zotit të gjejnë të gjitha mënyrat dhe metodat që të aktivizohen në të gjitha shoqëritë njerëzore dhe të integrohen aty përmes rregullave të tyre. Është normale që përmes rregullave të tyre, meqë nuk mund që të lëshosh rrënjë në ato shoqëri ku rregullat nuk i vënë myslimanët. Është rast i njejtë si me Resulullahun s.a.v.s kur pranoi të hiqet termi “i Dërguar i Zotit”, meqë kundërshtari i tij nuk e njihke si të Dërguar të Zotit.Ky është vetëm një segment i veprimtërisë së myslimanëve në shoqërinë njerëzore duke iu ruajtur kodekseve dhe rregullave kryesore islame e duke “mënjanuar” disa pjesë formale të rregullave sunetike e që janë sekondare dhe që nëse nuk realizohen nuk ka shpërblim për atë që si realizon, por as nuk dënohet për to. Por, gjithmonë duhet të tentojmë sa më përgjithësisht të ndjekim rrugën e Resulullahut s.a.v.s., gjithmonë duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat se si duhet të aplikojmë sunetin e tij. Duhet të kemi parasysh se ka dy lloje njerëzish të cilët mundohen të realizojnë këto urdhra në dy forma jo të njëjta. Disa prej tyre janë tolerantë dhe aspak nuk përfillin urdhrat e Zotit, ndërsa disa të tjerë në formë ekstreme e mundojnë veten dhe mundohen në mënyrë të përshpejtuar dhe jo në formë të shkallëzuar të realizojnë urdhrat e Zotit. Janë dy vija të cilat nuk janë të njëjta, por ato do të bashkohen në mes, duke qenë se feja islame është fe e mesit. Besimtarët janë të matur dhe mesatarë, ata nuk janë të skajshëm, por realizojnë urdhrat e

Page 78: Biseda fetare

Zotit në formën më të mirë. Në mes ose mesatarinë gjendet rezultati i drejtësisë dhe nuk ka mundësi të ketë rezultat tjetër po në këtë mes jashtë drejtësisë. Nëse do të kërkonim padrejtësinë në mesin e maturisë dhe mesatarisë së besimit në Allahun Një, atëherë ne kemi shndërruar koordinatat e besimit në rrjete të zhbiruara të budallakisë. Ne jemi popull i mesit, sepse mesi është diamant.

39

Ismet U. Shehibrahimoviq tha: “Nëpërmjet përjetimit të vërtetë të namazeve, të zekatit, të agjërimit, të haxhit dhe të kurbanit, njeriu me siguri bëhet njeri i vërtetë. Atë e shoqëron bekimi i Allahut. Njerëzit e këtillë nuk i frikësohen as jetës as vdekjes. Ata i presin hapekrah dyert e xhenetit.” (Fuqia e besimit, përsosmëri e shpirtit, Shkup, 2008, f. 44)Përjetimi i momenteve të adhurimit është gjëja e cila e bën njeriun të transformohet në formë medituese prej dynjasë ose qiellit të parë të dynjasë e drejt lartësive nëpër qiejt e Allahut të Plotfuqishëm. Njeriu arrin deri tek përsosmëria e shpirtit përmes përjetimeve të tij të drejta dhe të paharruara në namazin, zekatin, sadakanë e tij. Ai nuk humbet në ekstazat e dynjasë duke përfshirë jetën e tij në përçarje, dhunim dhe aneksim të të drejtave të njerëzve të tjerë. Ai kërkon gjithmonë rehatinë e shpirtit të tij dhe nuk ka punë të merret me epshin ose nefsin e tjetrit. Duke ndryshuar veten, ai reflekton në shoqërinë njerëzore ndryshimin dhe në këtë formë arrin deri te qëllimi piedestal. Teoriticientët arritjen e qëllimit përfundimtar e quanin në gjuhën e globalizmit si ekstremizëm. Ndërsa gabuan në ato momente kur si ekstremist quanin njerëzit të cilët deklaronin besimin e tyre përmes rrugëve shtrënguese të cilat në melodinë e heshtjes së besimit karshi frymave të ndryshme zhdukeshin. Njeriu

Page 79: Biseda fetare

përjeton namazin në thellësitë e tij dhe jo në formën mekanike sikur të kryente një rit pa vlerë i cili rit detyrimisht duheј të kryhej. Besimtari mysliman e ndien veten rehat dhe të kënaqur kur e fal namazin e tij se duhet ta falë e të gjejë qetësinë, dhe jo vetëm se urdhëron Zoti i Madhërishëm. Nëse e kuptojmë esencën e faljes së namazit si obligim ndaj Zotit dhe jo edhe kënaqësi, qetësi, lumturi dhe rehati, atëherë ne nuk arrijmë deri tek shpërblimi i plotë i namazit tonë. Praktika islame na mëson se ne qetësohemi përmes namazit, e kur nuk qetësohemi, atëherë ne namazin tonë e kuptojmë vetëm si obligim i cili duhet të kryhet dhe jo si një takim i jonë me Zotin e Madhërishëm për disa momente të caktuara veçmas. E besimtarët të cilët japin zekatin në formë formale për të kryer një obligim ndaj Allahut dhe jo në logjikën e tij për të pastruar pasurinë e tij, ai me siguri se nuk do të jetë i qetë dhe shpirti i tij do të vlojë prej brengave dhe cytjeve të djallit të mallkuar. Zekati është shtyllë e Islamit, që lidh direkt të pasurit me të varfrit, por edhe robin me Allahun e Plotfuqishëm. Pasuria patjetër duhet që të pastrohet një herë në vit, ashtu siç duhet të pastrohet edhe trupi ynë së paku një herë në javë. Nëse nuk kujdesemi për pastërtinë e trupit dhe pasurisë tonë, atëherë do të na kaplojë papastërtia dhe do të lindin epidemi të ndryshme mbi trupin dhe “pasurinë” tonë. E kemi të qartë se çka kuptojmë me epidemi mbi trupin tonë, por mbi pasurinë, disa mund të thotë se ishte vetëm një gafë shkronje. Epidemia e cila kaplon pasurinë tonë është më e keqe se epidemia e trupit tonë. Përmes barnave të ndryshme ne shërojmë trupin, por pasojat e epidemisë së pasurisë janë shumë më të rënda se të trupit. Përmes pasurisë ne nuk ngopemi, por gjithmonë kërkojmë më shumë, meqë nuk jemi kujdesur që ta pastrojmë atë, dhe në momentet që nuk arrijmë në formë të drejtë të arrijmë deri tek shumëfishimi i pasurisë sonë, ne si epidemi kemi

Page 80: Biseda fetare

rrugën e gabuar dhe të padrejtë, shkelim mbi dinjitetin dhe vlerat e njerëzve të caktuar. Njeriu pasurinë e ka lidhur në grykën e fytit të tij dhe nëse i thua se duhet ta pastrojë, ai asnjëherë nuk pajtohet me këtë gjë, përderisa nuk është një prej tyre i cili kërkon përsosmërinë e shpirtit të tij dhe fuqinë e besimit. E njëjta gjë ndodh edhe me agjërimin dhe prerjen e kurbanit. Ne agjërojmë për hir të Allahut të Plotfuqishëm, nëse bëhemi të padurueshëm dhe nëse agjërimi ynë nxit nervozë dhe gjëra që bien ndesh me etikën islame, atëherë ne nuk kemi kuptuar esencën e këtij agjërimi. Ne duhet që të ndiejmë ndryshimet tona përmes agjërimit tonë dhe jo të agjërojmë e prapë të jemi të njejtë, të pandryshuar. Besimtari i cili pren kurban për hir të Zotit, ai duhet të kuptojë se kurbani është sakrificë për Allahun dhe se ai një ditë do të jetë në gjendje që edhe veten e tij ta sakrifikojë për hir të rrugës së Zotit, e jo pasi të presë kurban dhe të mjaftohet me kaq, nuk vjen më as në xhami, e nuk falet as në shtëpi. Filozofia e prerjes së kurbanit nuk është vetëm mishi, shpërndarja e atij mishi dhe riti i myslimanëve. Por, është më thellë në vetë qenien e të kuptuarit esencial tonë. Ne shpresojmë se do të praktikojmë në esencë urdhrat e Zotit dhe jo vetëm në formë. E nuk ka dyshim se nëse praktikojmë esencën e Islamit, ne do të ndiejmë kënaqësi, rehati, begati edhe në këtë botë e jo vetëm në ahiret.

41

Nëse futemi në thellësitë e kuptimeve të fjalëve të Llukmanit të urtë të thëna djalit të tij, do të kuptonim esencën e raporteve midis njerëzve dhe Allahut. Nuk do të lindin probleme, ose edhe ato do të zgjidheshin në formën më të bukur. Në vazhdim do të shpalosim disa fjalë të Llukmanit të urtë të paraqitura në Kuranin Famëlartë.

Page 81: Biseda fetare

Në Kuranin Famëlart thuhet: “O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. ( Kuran, 31: 16-17)Pra, Llukmani i urtë e urdhëron djalin e tij që të veprojë në rrugën e Zotit dhe të mos bëhet parazit në rruzullin tokësor duke u shërbyer në këtë formë tekave të djallit të mallkuar. Nuk ka dyshim se Allahu nuk na humb asnjë vepër, qoft ajo shumë e vogël ose edhe e madhe, meqë Ai është i informuar për çdo gjë. Ne nuk kemi frikë që të veprojmë mirë në këtë botë, meqë i gjithë mundi ynë do të vlerësohet nga ana e Krijuesit dhe nuk kemi nevojë për lëvdëratat e krijesave. Llukmani i urtë të birin e tij e mëson se si duhet të veprojë në këtë botë, vepra të mira dhe jo të vjedhë e të shajë, e jo që të bëjë dëme e të ngucet me shokët e tij. Secila vepër e bërë për hir të Allahut xh.sh. do të gjendet në peshojën tonë ditën e llogarisë dhe asgjë nuk do të fshehet. Bile veprat e mira edhe do të shumëfishohen dhe shpërblimet do të jenë marramendëse. Edhe pse jemi të informuar për këtë gjë përmes shumë verseteve kuranore dhe transmetimeve të Resulullahut s.a.v.s. ne prapëseprapë veprojmë vepra të këqija, dyndemi në këtë botë dhe bëhemi parazit? Është një habi ose çudi e cila ka kapluar këtë popull i cili popull veçanërisht shekullin e fundit gjendet në gjumë. Ndërsa pjesa tjetër e këshillave të Llukmanit të urtë dhënë djalit të tij ka të bëjë me piedestalin e veprave të mira. Ajo që dallon besimtarin prej jobesimtarit është namazi pa dyshim, dhe shtylla e fesë është namazi. Nëse nuk falemi ne jemi një objekt pa shtyllë, që jetojmë diku në hapësirë dhe jo të sigurt. Por, nëse falemi pesë kohët e urdhëruar nga ana e

Page 82: Biseda fetare

Allahut dhe nuk urdhërojmë për punë të mira e nuk ndalojmë nga të këqijat, atëherë namazi ynë do të jetë një shtëpi e marimangës, e ju e dini se sa e dobët është shtëpia e marimangës. E në momentin kur ndalojmë nga të këqijat ne duhet të përballojmë të gjitha sfidat me durim e jo ta humbim durimin dhe në këtë formë të na bëjnë thirrje të tjerët në prishjen e urdhrave të Zotit dhe jo ne t’i thërrasim në realizimin e këtyre urdhrave. Sepse urdhër i Zotit është të durojmë dhe të mos bëhemi të padurueshëm e në momentin që të tjerët ndikojnë për të na prishur durimin ne thejmë urdhrat e Zotit. Kjo gjë është evidente te çdo njeri i cili mundohet të thërrasë në të vërtetën dhe të largojë njerëzit nga e liga ose e pavërteta. E në universitetin e fjalëve të Llukmanit të urtë dhënë djalit të tij kemi edhe shumë gjëra për të mësuar. Të shpresojmë se ndonjëherë Zoti do të na mundësojë të nxjerrim një pjesë të atyre urtësive në ndonjë botim të veçantë. O Allah, na i pastro zemrat tona prej cytjeve të djallit të mallkuar. Amin!

42

Muhamed Kutub tha: “Shpirtrat e tyre jetuan në dashurinë e Allahut dhe punës për hir të Tij, në ibadetin ndaj tij sikur ta shohën, edhe pse disa herë gjatë kalimit të kohës shpirtrat e tyre ndaheshin e disa herë bashkoheshin.” (Shkëndija pejgamberike, Shkup, 2002, f. 109)Secili njeri i cili pretendon të ketë një jetë të qetë, të moralshme, të ndershme dhe të dinjitetshme në rruzullin tokësor, ai për asnjë moment nuk guxon të harrojë Krijuesin e Tij i cili është Mbikëqyrës në secilën gjendje... Nuk guxon që jetën e tij ta harxhojë në manifestet e budallakisë dhe të harmonisë me djallin e mallkuar, nuk guxon që ndjenjat e tij të harxhohen në mossinqeritetin dhe në moslojalitetin e

Page 83: Biseda fetare

kësaj rruge. Njerëzit e mëdhenjë që mëtojnë të vdesin, por të mbeten të gjallë në tokë, ato asnjëherë nuk i lëshojnë momentet të ikin në stuhinë e kohës. Gjithmonë kërkojnë dhikrin dhe mrekullinë e ndikimit të dhikrit në jetën e tyre të përditshme. Nuk largohen për asnjë moment prej kësaj rruge, edhe pse është rrugë e vështirë ndoshta, por zemra e saj është lavdia, përjetësia, harmonia, modestia, sinqeriteti, morali... Nëse pimë ujë në oqeanet e dijes së të Dërguarit Fisnik, me siguri se do të shuajmë etjen tonë dhe do të qëndrojmë të rehatshëm në të gjitha sfidat, stuhitë dhe dekadencat që jeta i servon.Njeriu nuk mund ta arrijë dashurinë në këtë botë, e as në botën tjetër nëse nuk sakrifikon asgjë për të. Ai duhet ta kërkojë atë, të kujdeset, të jetë i butë dhe i moralshëm, e kur ta arrijë atë, përmes veprave të mira ta ruajë dhe ta shtojë. E jo të ndalet me veten e hallin e tij dhe të vijë në konstatim se vetëm atë Zoti nuk po e dashuron. Zoti është i Mëshirshëm për të gjitha krijesat e Tij. Por, njerëzit edhe ndër njerëz gradat e tyre në shoqëri i marrin dhe i ndërtojnë në bazë të meritës dhe mundit të dhënë. Nëse nuk japim aspak mund për t’i hequr provimet në fakultet, vallë si mendojmë që të diplomojmë? Nuk mund të arrihet deri tek dashuria pa punuar dhe vepruar në drejtim të saj. Dashuria është diçka e cila merret me mund dhe punë e nuk fitohet duke qëndruar në shtëpi dhe duke mos i respektuar njerëzit. Njerëzit të cilët nuk respektojnë njerëzit, padyshim që nuk respektojnë as Allahun e Madhërishëm. Personat e këtillë gojën e kanë plot mjaltë, ndërsa zemrat e tyre janë të mbushura me helm dhe në fund i ngrejnë duart lart e i luten Krijuesit për dashurinë, mirësinë... Në fund, ankohen se nuk janë të dashur ndër njerëz e as të dashur tek Allahu. Jeta e njeriut në këtë botë është një urtësi e cila duhet të jetohet midis frikës dhe shpresës, midis dashurisë dhe tolerancës. Si mund ta

Page 84: Biseda fetare

kuptojmë dashurinë kur njuk e njohim tolerancën dhe mirëkuptimin? Nga ky model i paraqitur në këtë pyetje të thjesht ne nuk pretendojmë se kemi arritur në përgjithësim të këtij veprimi pa mendim. Zemra është ajo e cila e sqaron gjendjen e njeriut dhe të gjitha fytyrat e tij. Është e vërtetë që njeriu nuk ka arritur të shohë zemrat e njerëzve dhe se ato i sheh Krijuesi e jo njeriu, por padyshim se diktohet zemra e dashuruar prej asaj të ngurt dhe të egër. Zemra e egër nuk pranon asnjëherë fjalën e ëmbël dhe të mirë, ose edhe e pranon, por në formën e degradimit dhe të idhujtarisë. Zemra e butë, e dashuruar, është ajo e cila reflekton në komplet personalitetin e njeriut shenja të Dashurisë Hyjnore. Mund shumë lehtë të konstatojmë se kishte persona të cilët kishin zemrën e butë dhe të dashur, por kishte edhe të tillë të cilët kishin një zemër të egër e miskine. Do të habiteni kur do të sjell një konstatim pak më të përafërt me realitetin e sahabëve të Resulullahut s.a.v.s. Të gjithë që kemi pirë ujë prej oqeanit të dijeve të Resulullahut s.a.v.s. e dimë dhe e njohim shumë mirë Omer Ibën Hattabin r.a. E dimë fëmijërinë e tij, personalitetin e tij, veprimtarinë e tij para dhe pas Islamit. Shumë bukur e njohim krenarinë dhe drejtësinë e tij. Dëshmojmë për të sikur të ishim bashkohanikë të tij dhe krenohemi para popujve të tjerë se gjiri ynë ka pasur një personalitet të këtillë. Edhe pse krenohemi dhe e dimë se ai ishte një njeri mjaft i drejt dhe i moralshëm i cili bëri shumë për këtë fe, megjithate disa atë e identifikojnë si një njeri i egër, i dhunshëm dhe jo i përshtatshëm për shoqërinë. Normalisht konstatimet e këtilla janë prej atyre njerëzve të cilët nuk dijnë aspak prej historisë së lavdishme të kësaj feje, ose edhe dinë, por dëshirojnë t’i shtrembërojnë argumentet në dobi të tyre dhe në dëm tonin. Ai ishte Omer Ibën Hattabi i cili nuk mësonte ajetin e radhës, pa e praktikuar atë që e kishte mësuar më

Page 85: Biseda fetare

parë. Ai ishte Omer Ibën Hattabi i cili i dha gruas liri që në xhami të kërkojë para të gjithë njerëzve drejtësinë e saj dhe të gjithë motrave të tjera si ajo. E si mund të jetë i dhunshëm, i egër dhe i frikshëm një njeri që bën kësi punë? Zemra e tij ishte e mbushur me iman, butësi e modesti. Por, butësi, modesti, thjeshtësi nuk ka para armikut, ashtu si e kuptojnë këtë gjë disa krerë tanë fetarë që para krerëve laikë politikë bëhen qengja, ndërsa me vartësit e tyre tregojnë krenarinë e kryeneçësinë e tyre.

43

Muhamed Kutub tha: “Islami përfshin tërë jetën, me tërë atë që përfshin nga rregullativat të cilat përcaktojnë një formë apo një pasqyrë të plotë mbi të cilën duhet mbështetur e tërë jeta e tyre në këtë tokë.” (Shkëndija pejgamberike, Shkup, 2002, f. 221)Pra, Islami nuk është fe shpirtërore si e mendojnë disa, e as vetëm formale e kësaj bote, si e mendojnë disa të tjerë. Ai përfshin të dyja anët e medaljes, edhe më shumë se kaq. Gabimet konceptuale të njerëzve rreth perceptimit të Islamit janë shumë të mëdha. Ata Islamin e fusin në një vend me Krishterizmin dhe Judaizmin. Bile disa e bëjnë konfesion ose edhe ideologji. Të tjerët Islamin e perceptojnë si religjion, por Islami është më shumë se religjion. Disa njerëz në emër të paragjykimeve të tyre dhe mentaliteteve të thjeshta kërkuan t’i japë përgjigje se pse myslimanët në rruzullin tokësor nuk kanë një qendër shpirtërore ashtu si është Vatikani, ku ekziston Papa dhe prej tij merren të gjitha vendimet fetare të komplet botës katolike. Islami nuk është i ndarë as nga politika dhe nuk mund të ketë një “Vatikan” të këtillë myslimanësh të cilët pretendojnë se bëjnë unitetin e umetit përmes marrjes së vendimeve prej një qendre. Është e

Page 86: Biseda fetare

domosdoshme të rikthehet ose edhe të ndërtohet një qendër e re bërthamë në rruzullin tokësor për të gjithë myslimanët e botës. Por, kjo qendër nuk guxon të jetë vetëm fetare, dhe nuk guxon aspak të jetë e ndarë prej politikës, ekonomisë dhe kushteve e rrethanave të kësaj bote. Paradokset e njerëzve kërkojnë edhe përgjigje të këtilla të cilat krijojnë vëmendjen e një ngjashmërie midis një feje monoteiste me disa fe politeiste. Përderisa të krishterët mbështeten në trinitet dhe ithtarët e Musait a.s. që devijuan prej rrugës së tij, pretendojnë se Uzejri është bir i Zotit, atëherë nuk mund të jenë të ngjashme Islami, Krishterizmi dhe Judaizmi.Islami është sistem jete i cili sistem rregullon jetën e njeriut në këtë botë, por edhe jep përgjigjet përfundimtare për botën tjetër. Ka disa myslimanë të cilët besojnë në Zotin, por nuk mbështesin ajetet kuranore ku flitet rreth kamatës, besojnë Zotin, por nuk e besojnë botën tjetër, besojnë Zotin, por urrejnë Resulullahun s.a.v.s. vetëm se është arab, besojnë Zotin, por nuk pranojnë poligaminë e lejuar. Njerëz të këtillë në fakt vetëm deklarojnë se e besojnë Zotin, se nuk ka besim tek ai njeri i cili nuk beson në botën tjetër, nuk ka besim tek ai njeri i cili nuk pranon madje një shkronjë në Kuranin Famëlart. Islami është i tërë, ai urdhëron myslimanët që të aktivizohen në politikë, në ekonomi, të integrohen në shoqërinë njerëzore, madje qoftë kjo shoqëri edhe jo në rrugën e duhur. Por, integrimi i myslimanëve në shoqëritë e devijuara nuk do të thotë asimilim i tij, e as dalje prej besimit. Por, ky integrim është imperativ kuranor për të urdhëruar në të mirën dhe për të ndaluar nga e keqja. Nëse nuk e zbatojmë këtë imperativ të Zotit me siguri se kjo shoqëri për shumë kohë do të jetë e këtillë dhe problemet asnjëherë nuk do të zgjidheshin, por vetëm do të shtohej volumi i tyre. O Zot, na e mundëso Islamin ta jetësojmë si të tërë, sepse të tërë na ke krijuar.

Page 87: Biseda fetare

44

Njerëzit në këtë botë mendojnë se mund të arrijnë gjithmonë deri te qëllimet e tyre ashtu si i mendojnë dhe si i paraqesin ato. I luten Zotit për ndihmë dhe mëshirë dhe ndalin lutjen duke kujtuar se kanë përfunduar punën e tyre dhe kanë dhënë mundin. Nëpër shumë biseda fetare gjejnë njerëz të atillë që deklarojnë se iu luten Zotit, por Zoti nuk iu përgjigjet lutjes së tyre dhe ata janë të dëshpëruar në fjalë, por në vepër asesi. Jeta e tyre mundohet dhe ata gjithmonë gjejnë shkaqe se si të veprojnë në rrugën të cilën ata vetë e kanë servuar. Ka të tillë të cilët bëjnë mëkate ose gjynahe, pendohen te Zoti dhe janë aq të sigurt në pranimin e pendimit nga ana e Zotit, saqë prapë rikthehen në një mënyrë tjetër në të njëjtin gjynah ose mëkat. Këta njerëz të cilët janë të sigurt në pranimin e pendimit, edhe pse ndoshta me grada ndër njerëz janë profesorë në fakultete të studimeve islame, por kanë një mbivlerësim të vetes dhe të tjerëve. Ata edhe mesazhin islam nuk e kuptojnë në formën e përqafimit e ripërtrirjes, por gjithmonë gjejnë shtigje se si ta mbivlerësojnë veten e të tjerët t’i shohin të vegjël. Është një karakteristikë të cilën edhe vetë Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. e përshkruan në disa prej haditheve të tij. Mëkatari gjithmonë mëkatet e tij i sheh të vogla, aq shumë i duken të vogla, saqë i bëhen përditshmëri, e kur t’i bëhen përditshmëri hidhet edhe në mëkatet e mëdha dhe nuk i frikësohet askujt. Besimtari mysliman mëkatet e tij të vogla i merr me aq ndruajtje sikur të kishte bërë mëkate të mëdha, edhe aq shumë është i kujdesshëm ndaj mëkateve, saqë jeta e tij është shumë e thjeshtë, produktive dhe është shumë i

Page 88: Biseda fetare

lartësuar edhe ndër njerëz, por edhe ndër krijesa tjera të Zotit në tokë e në qiej.Dijetari i famshëm mysliman Abdurrahman ibën Xhevzi ka thënë: “Duhet që njeriu i mençur të jetojë në frikën ndaj gjynaheve, edhe nëse pendohet dhe qan për to. Kam vënë re se pjesë më e madhe e njerëzve ndihen të qetë për pranimin e pendesës së tyre, duken sikur e dinë prerazi një gjë të këtillë, kur kjo është një çështje e fshehtë. Pastaj, edhe sikur gjynahet të falen, përsëri mbetet ndrojtja nga bërja e tyre.” (Gjuetia e meditimeve, Tiranë, 2007, f. 429)Ky dijetar po specifikon njeriun i cili është i mençur dhe që jeton midis frikës dhe shpresës. Kjo është një urtësi e cila urtësi e kaplon njeriun i cili e shfrytëzon mendjen e tij në rrugën e Allahut. Ai i cili nuk e shfrytëzon mendjen e tij dhe punon pa mend në këtë rrugë, me siguri se do të jetë një njeri i cili do të mbështetet në instiktet e tij dhe jo në Allahun e Lartësuar. Vetë filozofia e mëkateve ose gjynaheve tona fshehet tek pendimi drejtuar Zotit, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të jemi rehat dhe të mos bëjmë asgjë në ripërtrirjen e pendimit tonë. Dikush mendon se mjafton vetëm me pak mund që një mëkat ose gjynah yni të largohet prej nesh dhe të pranohet pendimi ynë tek Allahu. Ky është një konstatim jo i drejtë dhe jo praktikë. Për një gabim ose gjynah besimtari pendohet, kërkon falje, dhe bënë vepra të mira, duke qenë se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky proces i bërjes vepra të mira dhe ndalimit prej të këqijave duke u nisur prej vetes, është një proces i cili zgjat gjatë tërë jetës së njeriut në këtë botë. Nëse vetëm e mendon një të mirë dhe nuk ke mundësi ta realizosh në praktikë, ti, o besimtar, shpërblehesh për atë mendim sikur ta kishe realizuar. Nëse mendon të bësh një mëkat ose gjynah dhe nuk e bën, nuk dënohesh për atë mendim tëndin. Këto gjëra shumë bukur i shpjegojnë të gjithë dijetarët e fikhut dhe shkencave të tjera bazike islame.

Page 89: Biseda fetare

Njeriu duhet gjithmonë të ketë kujdes se si vepron në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë. Por, ai duhet të jetë i kujdesshëm edhe në raport me Allahun e Lartësuar. Ai në asnjë moment nuk guxon që t’i harrojë urdhrat e Allahut, ndalesat e Tij, e lejesat. Duke u kujdesur mbi ndalesat dhe lejesat ai gjithmonë do të gjejë një baraspeshë në këtë botë dhe do të ketë një jetë më të qetë e më të rehatshme. Edhe pse rehatia e vërtetë gjendet vetëm në kënaqësitë e pafundme të xhenetit, njeriu i cili logjikon në suaza të mendimit islam, ai di që edhe këtë botë ta bëjë një botë që i mundohet ta marë model xhenetin. Këto përsiatje dhe mendime të njerëzve rreth pranimit të pendimit, rreth mëkatit, rreth sjelljes me njerëzit e tjerë dhe me Allahun, mendoj se janë kulmi i lumturisë njerëzore. Sepse mund të jesh një njeri prej atyre të bankrotuarve ditën e Llogarisë, mu si rezultat i përgojimit, përçarjes, nënçmimit, përbuzjes e shumë veseve të tjera që bën ndaj besimtarëve të tjerë. Edhe pse ndoshta fal namaz, jep zekat, agjëron ramazan, shkon në haxh, prapëseprapë do të jesh i bankrotuar ose i varfër për nga volumi i veprave të mira ditën e Llogarisë. Të shpresojmë se tek ne do të mbillet ndrojtja ndaj bërjes së mëkateve që ditën e Llogarisë të mos dalim të bankrotuar para Allahut, por fitimtarë.

45

Poeti i mirënjohur mysliman Aid el-Karni në një thënie të tij shprehet: “Njeriu i mençur në qëndrimet edhe vendimet e veta nuk mbështetet te të tjerët. Njerëzit janë të kufizuar në përkrahjen që mund të japin dhe në sakrificat që mund t’i ofrojnë.” (Mos u trishto, Gostivar, 2006, f. 207)Njeriu i cili ka ardhur në këtë botë për të thirrur njerëzimin prej errësirave të shumta në dritën e vetme ka nevojë që të

Page 90: Biseda fetare

bashkëveprojë me të tjerët. Ai nuk mund ta realizojë misionin e tij i vetëm. Edhe vetë Pejgamberi Muhamed s.a.v.s. misionin e tij në këtë botë nuk e filloi i vetëm. Ishte Xhibrili a.s. ai i cili iu bashkua Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. dhe që i sillte Relevatën Hyjnore për të gjitha botët dhe kohët. Ishte Hadixheja r.a. ajo e cila e para e pranoi mesazhin e këtij misioni, por edhe që qëndroi në ndihmë të këtij misioni deri në përfundim të jetës së saj. Nëse e hulumtojmë jetën e Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. do të gjejmë shumë urtësi, plane e strategji të cilat edhe ne në ditët tona moderne pa dyshim se do të mundim t’i realizojmë. Komplet jeta e Pejgamberit Muhamed s.a.v.s është një univers në vete që njeriun e mëson se si të përballet në të gjitha gjendjet dhe sfidat e jetës së tij në këtë botë. Paraqitja e Islamit në Mekke në atë kohë ishte një rrezik i madh për jetën e Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. Por, ky i fundit ishte i bindur në ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe me krenarinë, modesti, thjeshtësi e bindje i thërriste fillimisht familjen e tij, më pastaj fisin e tij, dikur popullin e tij dhe më në fund të tërë popujt e botës në Islam. Nëse e analizojmë këtë segment të jetës së Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. do të kuptojmë shkallëzimin e thirrjes ose edhe të drejtimit të njerëzve në rrugën e Zotit. Por, ky ishte shkallëzim dhe tentim i Pejgamberit Muhamed s.a.v.s., ndërsa rezultatet i jep Allahu i Madhërishëm. Vetë Ebu Lehebi, Ebu Xhehli dhe shumë të tjerë që ishin pjesë e familjes së Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. nuk iu përgjigjën thirrjes së tij. Por ky fakt nuk e tronditi Pejgamberin Muhamed s.a.v.s. që të hyjë në ujërat e dëshpërimit dhe që të largohet nga kjo rrugë. Ai vazhdoi misionin e tij dhe me siguri se suksesin e këtij vazhdimi e dha Zoti. Por, nëse hulumtojmë një tjetër element të misionit dhe jetës së tij do të dilnim aty ku duam të dalim përmes kësaj teme. Pejgamberi Muhamed s.a.v.s nga brenda shtëpisë kishte një

Page 91: Biseda fetare

përkrahje të fuqishme nga ana e nënës së besimtarëve Hadixhes r.a. Kështu që, gjithmonë kur e sulmonin, e persekutonin dhe i bënin lloj-lloj intrigash atij, ishte një grua në shtëpi e cila e qetësonte, i jepte përkrahje dhe i ndihmonte që të vazhdojë këtë rrugë më tej e që t’i përballojë sa më lehtë të gjitha sfidat. Me të vërtetë në misione të këtilla nëse një njeri nuk ka përkrahje nga dikush në familje, ai do ta ketë shumë të vështirë që të veprojë edhe në shoqëri. Këtë që po e themi e kemi përjetuar edhe vetë praktikisht jo vetëm në teori. Në shoqëri Pejgamberi Muhamed s.a.v.s e kishte axhën e tij Ebu Talib i cili gjithmonë i dilte në ndihmë dhe e përkrahte deri në përfundim të jetës së tij. Edhe pse Ebu Talibi nuk kishte pranuar mesazhin të cilin e barte Muhamedi s.a.v.s. prapëseprapë ai ndenji deri në përfundim të jetës së tij në përkrahje ose mbështetje të Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. e në këtë mënyrë në përkrahje edhe të misionit islam. Në jetëshkrimet për Muhamedin s.a.v.s. në të gjitha, si të orientalistëve, po ashtu edhe të dijetarëve myslimanë, gjen një element të rëndësishëm i cili është i shënuar dhe do të shënohet deri në ditën e Llogarisë. Një vit në jetën e Resulullahut s.a.v.s. njihet si vit i dëshpërimit. Njihet si vit i këtillë meqë i vdes xhaxhai i tij Ebu Talibi, e mënjehërë pas i vdes edhe gruaja e tij Hadixheja r.a. Pejgamberi s.a.v.s. ishte në një pozitë shumë të keqe pas vdekjes së këtyre dy personave. Ai gjithmonë kishte përkrahje te këta dy persona dhe tash ngeli pa mbështetje. Keqtrajtimet për të filluan të rriteshin dhe ai u përballë me një fazë të jetës së tij që ishte shumë e vështirë. Në shikim të parë nëse lexuesi i këtij teksti e lexon këtë pjesë të historisë së Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. ai do të na akuzonte se ne kemi shkoqitur një pjesë të kësaj historie e cila nuk përshtatet dhe nuk përkon aspak me temën. Ai mund të na thotë se këto gjëra i kemi lexuar në jetëshkrimet për

Page 92: Biseda fetare

Muhamedin s.a.v.s. dhe nuk kemi nevojë të përsëriten të njëjtat edhe në tekstet e këtij karakteri. Ndoshta edhe mund të ketë të drejtë nëse e shikojmë vetëm aspektin e jashtëm të kësaj historie të Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. Por, nëse e analizojmë pak më thellë dhe me një dioptri tjetër, po të njëjtën histori do të dilnim te mesazhi i temës sonë. Allahu i Lartësuar përmes kësaj ngjarjeje i tregoi Muhamedit s.a.v.s. dhe të gjithë neve deri në Ditën e Llogarisë, se besimtarët duhet të mbështeten në Allahun, duke qenë se Allahu është i Përhershëm pa fillim dhe i Përhershëm pa mbarim. Është mirë dhe e urdhëruar që besimtarët të ndihmohen ndërmjet vete, bile ndihmë të ketë edhe prej të tjerëve që nuk janë besimtarë, por mbështetjen duhet gjithmonë ta kemi në Allahun dhe jo në njerëzit.

46

Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm gjatë jetës së tij me njerëzit e tjerë, por edhe në raport me Allahun e Plotfuqishëm. Nëse nuk tregojmë kujdes, atëherë pasojat e këtij moskujdesi do t’i vuajmë për shumë kohë në jetën tonë në këtë botë. Ne, prej krijesave të Zotit në tokë jemi shembull mbi të gjitha, prandaj edhe si të tillë duhet të veprojmë dhe të reflektojmë në shoqëri. Kjo botë është e shumëngjyrshme dhe në të ka kolorit veprimesh të krijesave të ndryshme të cilët kanë rolin e tyre në rruzullin tokësor. Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe kur jemi të pikëlluar, edhe kur jemi të gëzuar. Të matur dhe të sinqertë edhe në veprime biznesore edhe në ato familjare. Në raport të njëjtë me të gjithë njerëzit duke mos i lënduar dhe duke mos paraqitur para tyre cilësitë tona prej një njeriu të shkujdesur. Buzëqeshja është sadaka, kështu na mësoi Mësuesi i Botëve, Pejgamberi s.a.v.s. Por, nëse

Page 93: Biseda fetare

buzëqeshjen e shndërrojmë në qeshje të tepruar, atëherë i japim hapësirë djallit të mallkuar të luajë me ne.Ebu Derda thoshte: “Kur qesh, qeshjen ia bëj shërim zemrës. Buzëqeshja është kulmi i rehatisë dhe vula e kënaqësisë. Por, kjo është buzëqeshja pa teprim: “Mos qesh së tepërmi, se të qeshurit e tepërt e vdes zemrën.” (Melhemet e zemrës-2, Saimir Bulku, Tiranë, 2007, f. 181)Njeriu duhet të jetojë midis tolerancës dhe ekstremizmit, e assesi të fundoset thellë në njërin skaj të qëndrimeve të tij dhe të humb relativitetin dhe kuptimin e jetës së tij. Ai edhe duhet të qeshë, edhe duhet të qajë dhe të duket serioz. Nëse vetëm qesh gjatë tërë kohës, njerëzit nuk e marrin për serioz dhe asnjëherë nuk ia dëgjojnë as fjalën dhe nuk i besojnë asnjë vepre të tij të jetësuar. Edhe kur të jetë më së ngushti në jetën e tij, njerëzit nuk do t’i ndihmojnë, meqë ky njeri e ka shpërdoruar një të mirë që ia ka dhënë Allahu i Plotfuqishëm. Mendoj se asnjë njeri nuk guxon t’i shpërdorojë të mirat që ia ka dhënë Allahu dhe me këtë gjë të lëndojë të tjerët ose veten. Njeriu duhet të jetë mesatar dhe asnjëherë të mos tentojë që prej petkut të tij të zhveshë sensin e mesatarisë. Por, edhe jeta gjithmonë nuk mund të vazhdojë seriozisht, pa asnjë qeshje në të, pa asnjë përkëdhelje, pa asnjë argëtim. Nëse dikush tenton ta jetojë jetën e tij në këtë formë, atëherë do të zhgënjehet thellë. Meqë Zoti i ka krijuar njerëzit me natyrë të atillë që të kenë nevojë edhe për pushime e argëtime. Zaten, antipodi i kësaj bote është ahireti ose bota e përtejme e cila specifikohet me kënaqësi dhe argëtime të pafundme për ato që meritojnë xhenetin. Dhe në anën tjetër të medaljes paraqiten ata të ferrit që meritojnë dënimin dhe përjetësinë e dënimit të tyre për shkak se thyen urdhrat e Zotit dhe nuk vepruan drejt me njerëzit dhe krijesat e tjera. Në xhehenem gjen edhe njerëz të tillë të cilët kanë shpërdoruar mirësitë e Allahut dhe

Page 94: Biseda fetare

dhuntitë e dhëna njeriut. Dikush ka shumë dhunti, por i shfrytëzon në gjëra që e arrijnë hidhërimin e Allahut dhe jo kënaqësinë e Tij. Njeriu për nga natyra është lakmitar dhe i pangopur. Por, besimtarët janë ata të cilët arrijnë ta kontrollojnë jetën e tyre në këtë botë duke jetuar në modesti dhe rehati e në këtë formë duke shpresuar në shpërblimet e pafundme të Krijuesit të mirësisë në botën e përtejme. Këto gjëra edhe pse duken elementare në jetën e njeriut megjithate ne gjejmë plot të tillë që aspak nuk i mendojnë dhe tërësisht ose pjesërisht i mohojnë. Gjen njerëz të atillë të cilët nuk besojnë në botën e përtejme, gjenë të tillë që besojnë vetëm në xhenetin, ndërsa harrojnë që ka edhe xhehenem. Njerëzit janë të ndryshëm, prandaj edhe Zoti ka dërguar shumë Pejgamberë që t’i thërras njerëzit në rrugën e Tij. Sikur ne të ishim të pagabueshëm me siguri se Zoti do na bënte krijesa të atilla që të gabojmë. Sepse Ai është i Gjithëfuqishëm, ndërsa ne kemi nevojë për kërkimin e faljes. Filozofia e jetës sonë në këtë botë nuk është në thyerjen e urdhrave të Zotit, nuk është as në dëmtimin e njerëzve dhe krijesave tjera në rruzullin tokësor. Por, është në realizimin e urdhërave të Zotit dhe në bindjen tonë ndaj Tij. Nëse ne nuk i bindemi Krijuesit, me siguri se do ta meritojmë ndëshkimin dhe për këtë gjë nuk kemi se çka të bisedojmë. Por, Falja e Mëshira e Allahut e ka tejkaluar hidhërimin e Tij. Gjithmonë duhet të tentojmë të ndryshohemi dhe të mos ngelim në vend. Allahu na e dha vullnetin e të vepruarit, por na hapi edhe portën e Pendimit. Shpëtojnë vetëm ato që trokasin në atë portë, ndërsa ato që vazhdojnë të mohojnë dhe të mos njohin atë portë, me siguri se do të meritojnë ndëshkimin e Zotit të Plotfuqishëm. Karakteret e njerëzve asnjëherë nuk kanë qenë të njëjta. Gjen njerëz të atillë që shohin se po veprohet një vepër e mirë në rrugën e Zotit, ndërsa atë punë e sulmojnë dhe e etiketojnë si risi. Ndërsa në anën tjetër

Page 95: Biseda fetare

shohin shumë njerëz tjerë të cilët haptasi e fyejnë këtë din ose fe, ndërsa nuk ndërmarrin asgjë për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Për të mos lëruar shumë larg temës sonë, për në fund mund të themi se njeriu nuk guxon ta teprojë as në tolerancë e as në shtrëngim, por duhet të jetë në mes: I buzëqeshur, por i matur!

47

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që i pajton njerëzit, mbjell mirësi dhe flet mirë.” (Melhemet e zemrës-2, Saimir Bulku, Tiranë, 2007, f. 245)Është hadith shumë i shkurt ky që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, por themelet e këtij hadithi janë thellë në shoqërinë njerëzore duke pritur që të dalin në pah ose sipërfaqe. Thelbi i problemeve midis popujve të ndryshëm, grupeve të ndryshme, shteteve të ndryshme janë përfshirë në këtë hadith kaq të shkurtër. Nëse i qasemi pak më me vëmendje këtij hadithi i gjejmë tri pika që janë shtylla kryesore e marrëdhënieve ndërnjerëzore. A nuk është e vërtetë që sot shumë njerëz janë të hidhëruar njëri me tjetrin dhe nuk flasin me vite? A nuk është e vërtetë që për shkak të mos mbjelljes së mirësisë në shoqëri kanë lindur shumë trazira? A nuk është e vërtetë se duke folur keq për njëri-tjetrin ne kemi dalë jashtë kontekstit të të bashkëjetuarit në harmoni dhe mirëqenie?Pika e parë është një pikë shumë e rëndësishme të cilës vetë Resulullahu s.a.v.s. i vë theks të veçantë. Nuk është gënjeshtar ai i cili i pajton njerëzit. Njeriu është i prirur të gabojë dhe asnjëri prej tyre nuk është i pastër e pa gabime. Filozofia e jetës së tij me të tjerët është të kërkojë falje dhe ta pranojë gabimin e bërë. Nëse në rrugë normale nuk arrihet

Page 96: Biseda fetare

që dy veta të pajtohen, atëherë lejohet të gënjehet nga pala e tretë ose nga njëra palë në kontest me qëllim pajtimin dhe jo hidhërimin e Allahut xh.sh. Sot shumë bashkëshortë ndahen për shkak se nuk shfrytëzojnë këtë hadith të Resulullahut s.a.v.s. Ne kemi mësuar prej Muhamedit s.a.v.s. se nuk bën të ndahet një burrë prej gruas së tij pse tek ajo ka parë disa cilësi që nuk i pëlqejnë. Duke qenë se në atë grua ka cilësi të tjera të cilat i pëlqejnë dhe përshtaten me të. Gjithashtu, kjo gjë vlen edhe për një grua e cila prej burrit të saj kërkon gjithmonë etikë të jashtme të trupit, e cila kërkesë është me vend. Por nëse këmbëngul në këtë gjë, dhe prej kësaj lindin probleme, atëherë kërkesa e saj nuk është me vend. Ajo duhet të durojë dhe të gjejë metoda e mënyra të ndryshme që gradualisht të ndryshojë etikën e jashtme të trupit të burrit të saj. Bile ajo mund të veprojë në këtë segment edhe pa e vënë re fare burri i saj.Pika e dytë është pika e cila hedhet në shoqëri përmes familjes. Nëse në familje mbjellim mirësi dhe i orientojmë forcat e familjes sonë në atë drejtim, pa dyshim se do të jemi fitimtarë në këtë botë dhe në botën tjetër. Por, konteksti i kësaj pjese të hadithit mund të aludojë edhe në atë që pajton dy njerëz, meqë vetë pajtimi i këtyre dy njerëzve është mbjellje e mirësisë dhe nuk mund të pajtosh dy njerëz nëse nuk flet mirë që lidhet direkt me pikën e tretë e mjaft të rëndësishme të këtij hadithi të Pejgamberit s.a.v.s. Ne nëse i edukojmë fëmijët tanë me Islam, pa dyshim se kemi mbjellë mirësi në familjet tona dhe i kemi mësuar se ata duhet të bashkëjetojnë me të tjerët, të dijnë të falin dhe t’i pajtojnë njerëzit. Si mund të zgjasë një shoqëri nëse nuk ka në atë shoqëri njerëz që falin, të tillë që pendohen dhe të tillë që tentojnë t’i pajtojnë njerëzit e jo t’i përçajnë?Pika e tretë mendojë se ka një kontradiktë me myslimanët e ditëve tona. Sot ke myslimanë të cilët kur arrijnë të botojnë

Page 97: Biseda fetare

ndonjë libër, flasin e përfolin te të tjerët, duke thënë se ky nuk është kështu, por e ka shkruar kështu të mos ia mohosh deklarimin e tij. Është shumë e vështirë sot të gjesh myslimanë të cilët flasin mirë për njëri-tjetrin, që përkrahin njëri-tjetrin dhe që veprojnë në këtë mënyrë të harmonishme deri në përfundim të jetës së tyre. Shkak i grindjeve dhe mospajtimeve midis myslimanëve janë pikërisht fjalët e këqija që thuhen për njëri-tjetrin. E deri te pajtimi i myslimanëve dhe i njerëzve në përgjithësi arrihet përmes fjalës së mirë. Pejgamberi s.a.v.s. na mëson përmes një hadithi të tij se myslimani për myslimanin ose duhet të flasë mirë, ose të heshtë. Sikur e kemi harruar këtë hadith të tij! Biseda vazhdon, derisa kapakët e syve të kërkojnë strehën nën hijen e Tij. O Allah, na fal!

48

Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë! Kjo fazë e njeriut është faza e cila kërkon kulmin e kënaqësisë, ëmbëlsisë, rehatisë dhe të gjitha segmenteve të kësaj jete. Në këtë fazë njeriu arrin të veprojë drejtë që mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, por në këtë fazë nëse njeriu është në gjumë, atëherë e tërë shoqëria është në gjumë dhe në vdekje. Njeriu pa dyshim do të pyetet për rininë se ku e ka kaluar dhe se si e ka kaluar. Këto gjëra na shpalosi i dashuri i Allahut, Resulullahu s.a.v.s. E prej tij, pra prej Resulullahut s.a.v.s. ne mesojmë jetën se si duhet ta jetësojmë dhe të mos biem pre e intrigave dhe kurthave të djallit të mallkuar. Të gjithë Pejgamberët në rininë e tyre ishin njerëz shumë aktivë dhe të përkushtuar në natyrën e pastër njerëzore. Ata janë yje të cilat na ndriçojnë jetën tonë! Por, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan, dhe njerëzit i analizuan të gjitha pikat e dobëta të kësaj faze të njeriut. Me sytë e një ekonomisti panë përfitime

Page 98: Biseda fetare

të mëdha duke shfrytëzuar këtë fazë dhe energji të cilën duan ta orientojnë aty ku veçse e kanë orientuar. Rinia filloi të turbullohet dhe ta kaplojë jetën me gjëra të kota e pavlerë.Mësuesi im Jakup Efendi Asipi (Allahu më takoftë me të në xhenet!) tha: “Rini, kthjellu! Disa gjëra që tani të duken të ëmbla, do të bëhen të hidhura në pleqëri, e do të të shkaktojnë vetëm se dhimbje e vuajtje të mëdha.” (Për diturinë, Jakup Asipi, Kumanovë, 2009, f. 15)Një prej fazave shumë të rrezikshme është faza e rinisë të cilën disa njerëz e kalojnë në argëtime të skajshme pa llogari. E disa duke u munduar të shfrytëzojnë të gjitha gjërat që i servohen arrijnë të përdorin edhe mjete të ndryshme të cilat bien ndesh me mendjen dhe zemrën e njeriut. Zemra e cila është e mbuluar me epshe të ndryshme ndoshta mund të aprovojë gjithë atë budallaki të cilën ia mëson mendja e djallëzuar disa të rinjve. Por, nëse mbahen në ekuilibër mendja dhe zemra dhe ujiten gjithmonë me frikë, shpresë, kujdes ndaj urdhrave të Krijuesit pa dyshim se prej asaj zemre dhe mendje do të dalin gjëra të bukura, bile do të realizohen shumë çlirime të cilat njerëz të pjekur e të aftë nuk kanë arritur me vite e dekada t’i realizojnë. Shokët e Resulullahut s.a.v.s. të gjithë ishin të rinj, dhe si të tillë ndryshuan rrjedhat e historisë së njerëzimit. E sot gjen të rinj për të cilët Resulullahu s.a.v.s. ka thënë se janë ‘Vëllezërit e mi’, ndërsa këto mohojnë urdhrat e Zotit, të Pejgamberit dhe bile pengojnë edhe ata njerëz të tjerë të cilët mundohen ta jetojnë jetën e tyre në suazat e urdhrave të Zotit. Nëse flasim fetarisht, atëherë do të duhet patjetër të rikthejmë rininë tonë kah Kurani Famëlart. E ky rikthim nuk mund të bëhet ndryshe pos përmes udhëzimeve pejgamberike të cilat e drejtojnë të riun në udhën e Allahut. Në fazën e rinisë duhet që të kemi kujdes se me çfarë dijesh pajisim mendjet tona,

Page 99: Biseda fetare

meqë nëse nuk i kushtojmë kujdes dijeve të cilat na vyen për tërë jetën tonë, atëherë ne do të ndikoheshim shumë lehtë prej të gjitha cytjeve të djallit të mallkuar. Droga, alkooli, dhe veset të cilat nuk i përkasin një njeriu të ndershëm, shumë lehtë mund të bien në duart e të rinjve të cilët nuk e mendojnë ardhmërinë dhe jetojnë për të tashmen. Sipas manipuluesve të botës, momentet janë mbret i botës. Nëse futemi në esencën e kësaj fjalie të shkurtër do të shihnim mashtrimet e mashtruesve! Edhe pse po e analizuam nga këndi tjetër, me të vërtetë nëse momentet shfrytëzohen në rrugën e Zotit, atëherë ato e sundojnë botën. Por, qëllimi i lansimit të kësaj fjalie në tregun e mendimeve laike është që njeriun ta turbullojë dhe t’i jap hapësirë që egos së vet t’i ndërtojë një ‘parajsë’ përmes rrugëve të djallit të mallkuar. Meqë nën sloganin e këtillë i riu fillon të mendojë për momentet dhe të mos shohë qartë ardhmërinë e tij. Mashtruesit mund të ndikojnë te ky i ri duke i thënë se ardhmërinë nuk e di kush pos Zotit. Por, pa dyshim se ardhmërinë ne e ndërtojmë, edhe pse nuk e dimë. Nëse nuk e ndërtojmë atë, ne nuk do e posedojmë dhe nuk do ia shohim dritat. Prandaj, është e domosdoshme që në rini, njeriu të ndërgjegjësohet dhe të jetë i kujdesshëm se në cilat rrugë po kalon. Zoti e bëftë të mundur që rinia jonë të ecë udhëve të Tij. Amin!

49

Mësuesi im Jakup Efendi Asipi (Allahu më takoftë me të në xhenet!) tha: “Ata që nuk besojnë nuk e çmojnë jetën e tyre. Ata ia dedikojnë të gjitha mrekullitë e botës stihisë së forcave të verbra. Vërtet, pa besim, njeriu bëhet i pashpresë, i frikësuar dhe i zbrazët deri në thelbin e qenies së vet. Fundi i jetës së jobesimtarëve është akt jashtëzakonisht i rëndë,

Page 100: Biseda fetare

sepse para se ata të vdesin, e dinë se për ta ka vdekur e gjithë ajo për të cilën kanë jetuar.” (Për diturinë, Jakup Asipi, Kumanovë, 2009, f. 15)Në vazhdim të kësaj bisede fetare do të ndalemi pak në këtë fjalë ose konstatim të hoxhës së nderuar i cili m’i mësoi bazat e kësaj feje. Të shpresojmë se gjatë shtjellimit të saj në pika të shkurtra të arrijmë të prekim deri tek thelbi i kësaj bisede fetare. Ndërsa thelbi i kësaj bisede është rinia dhe besimi.Me të vërtetë ata të cilët nuk besojnë nuk e çmojnë jetën e tyre. Sikur ta çmonin, nuk do të bënin pjesë në grupin e njerëzve të cilët nuk besojnë. Bota rrotullohet në mendimet dhe ndjenjat e tyre, edhe pse në fakt ato mendime dhe ndjenja munden të mos jenë reale. Si mundet njeriu t’ia dijë vlerën jetës së tij kur nuk njeh ose nuk do të njohë Krijuesin e jetës së tij? Zemrat e njerëzve të këtillë janë të verbra, ndërsa sytë kohë më parë iu janë mbyllur nga pluhuri i injorancës. Përksaj botës materiale ata nuk shohin gjë, janë në gjendje të sakrifikojnë gjithçka për kënaqësitë e kësaj bote. Kjo botë në vete ka pasur dhe ende ka njerëz të këtillë. Faraonët ishin sundues të Egjiptit, të pasur e të pavarur prej njerëzve. Por injorantë dhe pa dije për vlerën e jetës së tyre. Njeriu i cili di vlerën e jetës së tij, nuk gënjen, nuk vjedh, nuk korrupton, nuk çnderon vajzën e huaj dhe realizon urdhrat e Zotit deri në përfundim të jetës së tij. E mira gjithmonë ka qenë antipodë e së keqes.Forcat e verbra janë ato forca të cilat i afrojnë në epiqendrën e budallakisë të gjithë këta njerëz që janë shndërruar në jobesimtar. Këto forca janë në gjendje të shpikin edhe teori të atilla të pakuptimta të cilat ende më shumë e turbullojnë mendjen e njeriut të shkretë. Në mesin e teorive të këtilla pa kuptim gjendet edhe teoria e nismës së njerëzimit përmes një lloji të veçantë majmunësh. Në fakt, një turbullirë e këtillë ende sot e kësaj dite po mundohet të ndërtojë botën mbi

Page 101: Biseda fetare

baza të këtij koncepti. Njeriu arriti deri në këtë shkallë që të mohojë ekzistencën e Zotit, të nxjerrë në shesh budallakinë e tij përmes teorisë së rastësisë dhe prejardhjes së njerëzimit prej një lloj majmunësh.Njeriu bëhet i pashpresë, i frikësuar dhe nuk njeh në thelb vetë qenien e tij pa besim. Ai nuk di rrugën në të cilën duhet të kalojë jetën e tij dhe hutohet në mesin e shumë pyetjeve të cilat lindin në kokën e tij. Në pamundësi, sipas tij, për të gjetur përgjigje, ai fillon të hutohet, frikësohet, t’i humbet shpresa dhe në këtë formë të shndërrohet nga një njeri i lindur i pavarur, në një njeri i varur skajshmërisht për dukuri të cilat janë imagjinatë e mendjes së tij. Nëse i godet ndonjë fatkeqësi në këtë botë, ata arrijnë të nervozohen dhe t’u lindin dyshime të ndryshme rreth kësaj bote. Kërkojnë strehë dhe qetësi në mjete destruktive të cilat vetëm se e largojnë prej rrugës së drejtë njerëzore. Njerëz të këtillë në kohët tona kemi pasur rastin t’i shohim e të dëgjojmë për to. Momentalisht rruzullin tokësor e ka kapluar kriza financiare botërore. Përmes mjeteve të informimit kemi dëgjuar për një sipërmarrës të një banke gjigande në Gjermani. Të ardhurat e tij mujore ishin mbi 10 milionë euro. Me rastin e krizës financiare botërore të ardhurat mujore të këtij sipërmarrësi ranë prej 10 milionë euro në 6 milionë euro. Për këtë shkak ky sipërmarrës bëri vetëvrasje.Mund ta paramendojmë fundin e jetës së jobesimtarëve. Kur ata për një fatkeqësi prej fatkeqësive të kësaj bote bëjnë vetëvrasje, si mund të reagojnë në rastet kur kanë fatkeqësi ende më të mëdha? O Zot, të lutem, udhëzoji në Islam zemrat e paudhëzuara. Amin!

51

Page 102: Biseda fetare

Pjesa tjetër e medaljes është shtylla e zhvillimit të demokracisë ose të sistemeve politike në rruzullin tokësor. Asnjë sistem politik nuk mund të funksionojë si duhet nëse në vete nuk ka politikat e saj ekonomike dhe nëse nuk i përkushton kujdes e kohë edhe ekonomisë.Mësuesi im Jakup efendi Asipi (Allahu më takoftë me të në xhenet!) tha: “Homo economicusi i zhvilluar nga konkurrenca dhe garimi i individëve në ekonomi, gjeti strehë në biologji (Darvini), në politikë (Tokvili), sociologji (Maks Veberi) dhe në ekonomi (Adam Smit).” (Për diturinë, Kumanovë, 2009, f. 91)Do të mundohemi të ndalemi pak tek kjo thënie e këtij hoxhe të nderuar.Homo economicus është qenie ekonomike, ose ana ekonomike e jetës së njeriut në rruzullin tokësor. Nëse futemi thellë në analiza ekonomike, do të nxirrnim në pah disa padrejtësi të cilat i ngërthen në vete ky term. Realisht, shpikësit e këtij termi mendojnë këtë botë pa Krijues, por gjithçka që është materiale dhe që duket është vlerë dhe e dobishme për njerëzimin. Sipas konceptit të homo economicusit fetë janë opium i popujve dhe ata duhet të zhduken nga faqja e dheut. Teoriticientët e ekonomisë i vënduan thelb të veçantë lidhjes së botës materiale në të gjitha sferat e njeriut. Nëse e analizojmë pak më ndryshe thënien e hoxhës së nderuar, do të kuptonim se homo economicus nuk paraqet gjenezën e njeriut vetëm në ekonomi, por ky term ose koncept fton njeriun edhe biologjikisht ta mendojë veten si materie ose rastësi, ekonomikisht të përballet me sfidat e jetës ose të mbijetesës ku i forti ka të drejtë të sundojë dhe të shtypë, ndërsa sociologjikisht shoqëria njerëzore sipas këtij koncepti gjithmonë është në luftë klasore, racore, e etnocentrike. Islami nuk e përjashton termin homo economicus, por i cakton kufij. Në të ardhmën, in sha Allah, do të na mundësojë

Page 103: Biseda fetare

Zoti të sqarojmë këtë gjë përmes tezave ekonomike dhe sheriatike.

52

Në këtë bisedë fetare do të mundohemi të flasim rreth karakteristikave të gruas myslimane. Këtë temë është e domosdoshme ta trajtojmë drejt dhe saktë nëpër të gjitha aspektet e saj teorike e veçanërisht është i domosdoshëm aplikimi i saj në praktikë. Sepse teoria pa praktikë nuk vlen! Në ditët tona kanë ndikuar mjaft dukuritë e ndryshme që ndodhin në Perëndim me qëllim që gruaja myslimane të mos i ngjaje një gruaje të sinqertë dhe të devotshme. Bota bashkëkohore e nxori jashtë shtëpisë gruan dhe femrën myslimane, dhe në këtë mënyrë e nxori në pah një element mjaft të ndjeshëm për tërë shoqërinë njerëzore. Nëse problemet që ndodhin në rruzullin tokësor si shkak i daljes jashtë shtëpisë nga ana e gruas myslimane i vështrojmë me sytë e një pesimisti, gabojmë dhe në këtë mënyrë më shumë dëmtojmë identitetin e gruas myslimane sesa ndikojmë që ai identitet të kultivohet dhe të dalë në pah. Identiteti i gruas myslimane ekziston dhe është i qëndrueshëm edhe në këto kohë të errëta. Për këtë identitet ka garantuar Allahu xh.sh. dhe atë që e garanton Ai nuk mund ta shuajë kush. Sipas kësaj, ne nuk e vëmë në pikëpyetje ekzistencën e identitetit të saj. Por, mund të flasim rreth qëndrueshmërisë dhe lëkundjeve të këtij identiteti. I gëzohemi çdo qëndrueshmërie, ndërsa mundohemi të gjejmë mënyra dhe metoda që lëkundjet që ekzistojnë te ky identitet të zbuten dhe të rikthehen në esencën e saj të pastër. Lexuesi provokativ mund të nxjerrë në pah një ‘mangësi’ të këtij teksti duke vënë në kundërshtim konstatimin tim se për

Page 104: Biseda fetare

ekzistencën e identitetit të gruas myslimane ka garantuar Allahu, me konstatimin tjetër se ky identitet mund të ketë lëkundje të padëshirueshme. Është e vërtetë që Allahu ka garantuar identitetin e gruas myslimane përderisa ka garantuar se deri në Ditën e Llogarisë do të ketë myslimanë që do të thërrasin në të vërtetën dhe do të urdhërojnë për gjërat e mira e do të ndalojnë nga gjërat e këqija. Por, nuk është e vërtetë se ky identitet i gruas myslimane i jepet vetëm një populli ekskluzivisht në rruzullin tokësor, siç nuk është e vërtetë se vetëm një popull në rruzullin tokësor ka të drejtë të jetë mysliman, ndërsa popujt e tjerë nuk e kanë këtë të drejtë. Pra, Allahu mund ta marrë Islamin prej nesh, (nëse nuk dimë ta ruajmë dhe kultivojmë në jetën tonë) dhe t’ia jap një populli tjetër i cili punon mbi parime morale dhe të sinqerta. Allahu është i Fuqishëm që edhe identitetin e gruas myslimane e cila lëkundet dhe në këtë mënyrë bëhet pre e kurtheve të djallit të mallkuar ta marrë dhe atë identitet t’ia jap një gruaje tjetër e cila kapet fort pas së Vërtetës dhe largohet nga gënjeshtra.Rreth kësaj teme janë shkruar shumë libra dhe qasje të ndryshme nga rrafshi teorik të autorëve të ndryshëm bashkëkohorë, por edhe klasikë. Ata libra janë të vlefshëm për të kuptuar esencën e temës në rrafshin teorik, por kur të dalim në praktikë gjërat ndryshojnë. Është gati njëjtë si një student i cili mëson vite të tëra funksionimin e ekonomisë së tregut, e kur të përballet me realitetin dhe praktikën ai habitet dhe i ngre duart lart.Islami është e vetmja fe dhe sistem në rruzullin tokësor i cili i dha lirinë e merituar femrës. Njëkohësisht, është feja më e sulmuar në këtë element prej qarqeve të ndryshme që ekzistojnë në rruzullin tokësor. Fatkeqësisht sot gjen shumë paragjykime dhe keqkuptime që i bëjnë Islamit dhe myslimanëve edhe vetë disa myslimanë e myslimane të

Page 105: Biseda fetare

paformuar sa duhet si personalitet i shëndoshë. Sulmet që i bëjnë këto mysliman dhe myslimane janë më të dhimbshme dhe më të dëmshme se ato që i bëjnë armiqtë e Islamit.Duhet të dimë mirë se Allahu i dha liri veprimi dhe lërimi në këtë jetë, si burrit, ashtu edhe gruas. Ai e mundësoi që njerëzimi të rrjedhë deri në kiamet përmes bashkimit midis mashkullit dhe gruas. Gruaja është prehje dhe qetësi për burrin. Por edhe burri duhet të jetë prehje dhe qetësi për gruan e tij. Islami nuk justifikon sjelljen e pahijshme të disa burrave të cilët duke u arsyetuar se janë burra sillen keq me gratë e tyre. Por, Islami nuk justifikon as mosbindjen e gruas e cila është në gjendje që për shoqet e saj të mos dëgjojë fjalën dhe kërkesën e burrit të saj. Në vazhdën e këtij shkrimi do të mundohemi t’i përmendim shkurtimisht disa karakteristika të gruas myslimane duke mos pretenduar se kemi thënë fjalën përfundimtare në këtë gjë.Ajo i bindet burrit – Gruaja myslimane karakterizohet prej grave të tjera me atë se ajo i bindet fjalës së burrit të saj. Kur burri i saj kërkon që ajo të mos bëjë ndonjë vepër si hallall, si haram, ajo nuk ia kthen fjalën dhe në heshtje i bindet fjalës dhe kërkesës së burrit të saj. Sot gjen shumë gra të cilat vetes i thonë myslimane, ndërsa burrat e tyre s’i dëgjojnë, ua kthejnë fjalën dhe bëjnë çmos që ta lëndojnë atë. Gra të këtilla duke u arsyetuar në atë se ato vepra që i bëjnë nuk janë të ndaluara sipas Islamit, bëjnë disa vepra të ndaluara sipas Islamit e që është mosdëgjimi i fjalës së burrit. Mundohen gjithmonë të gjejnë arsye në atë se i frikësohen robërisë, ndërsa në fakt nuk u japin hapësirë burrave të tyre të tregojnë se a janë për robërinë e grave të veta a nuk janë. Bile ka gra të atilla të cilat nuk dinë të bëjnë dallimin midis fejesës, aktit të martesës dhe ceremonisë së martesës. Secila fazë prej këtyre ekziston dhe është shumë e ndjeshme njëra prej tjetrës. Periudha e fejesës është periudhë kur njoftohen

Page 106: Biseda fetare

djali me vajzën dhe marrin informacione rreth karakteristikave dhe vizioneve të njëri-tjetrit. Akti i martesës është periudhë në të cilën vajza edhe djali bëhen burrë e grua, por nuk jetojnë në një kulm të vetëm. Qysh prej aktit të martesës gruaja obligohet të dëgjojë kërkesat e burrit të saj dhe nëse nuk u përgjigjet kërkesave të tyre dhe vepron në kundërshtim me to, sipas sheriatit, burri ka të drejtë ta ndëshkojë këtë grua. Por, kërkesat e burrit duhet të jenë në harmoni me kërkesat e familjes së saj. Ai burrë në kohën e aktit të martesës nuk guxon të kërkojë prej gruas së tij gjëra të pamundura. Ndërsa me ceremoninë e martesës, burri dhe gruaja vetëm se jetojnë nën një kulm dhe burri nuk ka nevojë që kërkesat e tij t’i harmonizojë me kërkesat e prindërve të familjes së gruas. Në fazën e dytë dhe të tretë shumë gra myslimane nuk u binden burrave të tyre. Një prej shkaqeve se pse shoqëria jonë është kaq e prapambetur dhe kaq e turbullt është edhe kjo. Për raste të këtilla vlen ajeti 34 i sures En Nisa, por vlejnë edhe shumë hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. që flasin në këtë temë.Ajo i ndihmon atij – Gruaja myslimane nuk është e tillë që duhet ta shikojë vetëm jetën e saj, karrierën, studimet e saj. Ajo nuk e xhelozon burrin e saj për gjëra në të cilat vetë mundet t’i ndihmojë. Fatkeqësisht sot gjen shumë gra myslimane të cilat jo që u ndihmojnë burrave të tyre në vizione të ndryshme jetësore, por edhe i akuzojnë, i sulmojnë dhe i lëndojnë duke paraqitur në pah një dëshirë meskine për të rënduar ndjenjat e tij. Gruaja myslimane nuk i shikon vetëm veprimet e saj që shkon në favor vetëm të jetës dhe orekseve të saj personale. Sot gjen gra të cilat kërkojnë ndihmë prej burrave të tyre në gjërat të cilat ato i bëjnë, ndërsa nuk i përkrahin e as që u ndihmojnë burrave të tyre në gjërat të cilat burrat veprojnë dhe bëjnë punë.

Page 107: Biseda fetare

Ajo ruan sekretet e tij – Shumë burra nuk u besojnë grave të tyre sekrete të cilat kanë të bëjnë me karrierën e tyre, studimet, punën, jetën e gjithçka tjetër. Ata arsyetohen se gratë nuk dinë të ruajnë sekrete dhe në këtë mënyrë nëse ia paraqesin këto sekrete grave të tyre kanë mundësi që të mos realizohen planet e tyre për të ardhmen. Por, unë jam i bindur se ka gra të tilla të cilat dinë të ruajnë sekrete.Ajo bëhet prehje për të – Nën termin prehje bëjnë pjesë shumë gjëra. Në mesin e atyre gjërave bën pjesë edhe zbukurimi i gruas për burrin e saj, fjalët e ëmbla të gruas, ngushëllimi i gruas në rastet e rënda për burrin, ledhatimet e saj etj. Sot fatkeqësisht gjen disa gra të cilat kanë harruar të bëhen prehje për burrat e tyre.

53

“Vendosa në emër të Zotit të Madhërueshëm për të falë sunetin e namazit të ikindisë, në kohën e vet, u ktheva kah kibla.” (Dritat e zemrës, Tetovë, 2007, f. 36)Robi i Allahut është ai i cili i lutet Atij për çdo ditë në kohën e caktuar. Koha prej namazit e në namazin tjetër është periudhë në të cilën njeriu zhvillon tregti e veprime të ndryshme të kësaj bote. Ai gjatë kësaj kohe ka mundësi të veprojë veprime në kundërshtim me ligjin e Allahut të Madhërishëm dhe në këtë mënyrë edhe të mëkatojë ndaj Tij. Por, namazi është ai i cili i shlyen gabimet e besimtarit. Nuk ka dyshim se veprat e mira janë ato të cilat i shlyejnë veprat e liga. Por, këto konstatime nuk i japin të drejtë robit të Allahut ose njeriut që gjithmonë të justifikojë veten dhe në këtë mënyrë të veprojë vepra të cilat bien në kundërshtim me ligjet e Allahut dhe që i do egoja e tij. Ai nuk guxon t’i shërbejë egos së tij. Kishte myslimanë të cilët para se të hynin në namaz përgatiteshin sikur të ishin për t’u dërguar në

Page 108: Biseda fetare

varr, fryma fillonte t’i përshpejtonte, fytyra i zverdhej dhe dridheshin para madhërisë së Allahut. Namazi i tyre pa dyshim është namaz i cili nuk i lë në baltë. Edhe pse ka namaze që i bëjmë ne dhe që ditën e llogarisë do të na jepen për fytyre (Allahu na ruajttë prej namazeve të atilla). Besimtari mysliman nuk mundet të jetojë në këtë rruzull tokësor duke mos e respektuar sunetin e Resulullahut s.a.v.s. Ai njëherë i porositi disa besimtarë që namazin e ikindisë të mos e falin rrugës, por kur të mbërrijnë në vendin e caktuar të falin atë. Një grup prej atyre besimtarëve duke u mbështetur në sintagmën ‘po e fali namazin në kohën e vet’, e falën namazin e ikindisë në rrugë, në këtë mënyrë duke mos dëgjuar urdhrin e Pejgamberit s.a.v.s. Ndërsa grupi tjetër duke u mbështetur në sunetin e Resulullahut s.a.v.s. dhe në fjalën e tij, nuk e falën namazin e ikindisë derisa arritën në vendin e caktuar. E kur arritën atje, menjëherë u drejtuan kah kibleja dhe falën namazin e ikindisë. Kur dëgjoi Pejgamberi s.a.v.s. se si kishin vepruar këta shokë të tij, ai asnjërin grup prej tyre nuk e qortoi. Në këtë mënyrë legjitimoi veprimin e dy grupeve të cilët grupe vepruan në këtë rast. Por, kohët ishin atëherë të tilla, nuk kishte mundësi që djalli i mallkuar të lozë lojën e tij të fëlliqur. Sot haptazi grupe të caktuara myslimane kanë vjedhur termin ‘selefi’ dhe nën emrin e sunetit të Pejgamberit s.a.v.s. secilin grup myslimanësh që nuk mendojnë si ta thjesht i nxjerrin jashtë ligjeve të bashkëpunimit, bile disa prej tyre i shndërrojnë edhe në kafshë. Allahu na ruajttë prej një mentaliteti të këtillë. Ata ndoshta janë të devotshëm si havarixhët, ndoshta falen më shumë se sa na ka urdhëruar Allahu, ndoshta plotësojnë rukunë e sexhden, por nuk janë të vetëdijshëm kur u thonë myslimanëve të tjerë se janë të barabartë me kafshët, vetëm se këta mysliman paskan pranuar rrugët mistike për të arritur deri te kënaqësia e Allahut. Këto rrugë

Page 109: Biseda fetare

mistike kishte pranuar edhe vetë Hasan el Basri, një dijetar i madh i myslimanëve, ndërsa sipas konstatimeve të tyre edhe ky dijetar bën pjesë në grupin e atyre myslimanëve që duhet thënë kafshë. Islami ndalon të nënçmohet krijesa e Allahut, ndërsa ata në emër të sunetit dhe të emrit të vjedhur ‘selefi’ janë në gjendje secilin njeri ta barazojnë me të pavërtetën, me të vetmin qëllim se nuk mendojnë si ta. Besimtarët e devotshëm janë ata të cilët frikësohen kur falin sunetin e namazit të ikindisë, e plotësojnë atë dhe në këtë mënyrë presin shpërblime prej Allahut të Lartësuar. Ata besimtarë të cilët në emër të sunetit të Pejgamberit s.a.v.s. tentojnë të zhdukin lëvizjet e tjera islame në vetë umetin tonë, ata janë të dëmshëm tamam si ishin të dëmshëm edhe havarixhët. Allahu na ruajttë prej sherreve të tyre.

54

“Vendosa në emër të Zotit të madhërishëm, të fal farzin e ikindisë, në kohë, u ktheva kah kibla.” (Dritat e zemrës, Tetovë, 2007, f. 37)Pas faljes së sunetit të ikindisë njeriu është i gatshëm t’i drejtohet Allahut për lutje dhe për falje. Ai tashmë ka hyrë në farzin e namazit të ikindisë, i gëzuar tashmë se po i drejtohet Allahut të tij. Nuk ka rob në rruzullin tokësor që nuk i gëzohet një fakti të këtillë. E veçanërisht kur Allahu na mundëson që namazet t’i falim me xhemat dhe të lidhur pas imamit të xhamisë. Në këtë mënyrë funksionon bashkësia islame e cila dikur sundonte në të katër anët e rruzullit tokësor. Në këtë mënyrë besimtarët myslimanë kujtojnë Allahun bashkërisht dhe bashkërisht shpresojnë të fitojnë xhenetet e Tij. Nëse edhe pas faljes së farzit të ikindisë ne nuk ndryshojmë sjelljen tonë me nënën, me gruan, me fëmijët, me familjen, me shokët, me shoqërinë në përgjithësi, atëherë namazi ynë do

Page 110: Biseda fetare

të na hidhet për fytyre në ditën e llogarisë. Allahu i Madhërishëm nuk ka nevojë për namazin tonë, ndërsa ne jemi të varur prej namazit tonë. Ne nuk guxojmë ta nënvleftësojmë vlerën e këtij namazi i cili na mundëson të pastrohemi prej mëkateve që i bëjmë dhe në këtë mënyrë na lehtëson rrugën drejt xhenetit. Të gjithë duam të hyjmë në xhenet, por ja që disa prej nesh e nënvleftësojnë faljen e namazit të ikindisë, nuk vijnë në xhami, sepse në xhami po falen disa persona ndryshe prej nesh, u pengon realizimi i suneteve të namazit nga ana e xhematit dhe në këtë mënyrë largohet komplet prej xhamisë dhe është në pikëpyetje falja e namazit të tij në shtëpi. Një injorancë e këtillë e ka kapluar mesin tonë. Një grup prej umetit tonë i tregon edhe vetë imamit se si të falë namazin ose farzin e ikindisë edhe atë në formë shumë të egër, edhe pse imami ka kryer fakultet për rregullat e namazit dhe ky djalë i ri me shumë vështirësi ka përfunduar shkollën fillore dhe ka dëgjuar nja dy hadithe nga imami i tij i lëvizjes. Ekstremi tjetër që shohim nëpër xhamitë tona është se shumë njerëz këta persona edhe i largojnë prej xhamive dhe nuk i pranojnë aty. I shohin me sy të keq dhe në këtë mënyrë nuk i mundësojnë që farzin e namazit të ikindisë dhe të asnjë namazi tjetër ta falin me pjesën tjetër të xhematit. Mendoj se të dyja anët e kanë tepruar në vlerësime dhe në gjykime. Gjuha e përbashkët e dy anëve është të falin namazin në kohë, në xhami dhe secili sipas mësimeve prej ku i ka marrë për rregullat e faljes së namazit.

55

Rrëfimi i njerëzve për vdekjen është tmerrues. Ata frikësohen të e përmendin atë, e të mos flasim të jenë të dashuruar në të. Vdekjen e shohin si një përmasë që ngjyros botën e tyre të shkurtër drejt botës pafund, ose edhe si përfundim të

Page 111: Biseda fetare

gjithçkaje për hir të interesave ose ideve të kësaj bote. Njeriu jeton në një fazë kur nuk mund ta njohë esencën ose qëllimin e ekzistencës së tij. Ai edhe vdekjen e sheh në këtë element kaq të ndjeshëm dhe aq të turbullt për mendjen dhe shpirtin e tij. Sikur vdekja të identifikohej vetëm me plagët, e assesi me lotët e gëzimit për të arritur deri tek favoret e pafundme të Allahut xh.sh.Por, kjo botë nuk është e përhershme, për të u dhënë pas saj. E as ahireti nuk mund të arrihet pa fenomenin vdekje.Midis kësaj bote dhe ahiretit, njeriu është në dilemë për zgjedhjen e rrugës. Ai gjithmonë kërkon rrugën pa dhimbje, atë që e sheh, e ndien dhe e prek. Të padukshmen, por të rrëfyer, të largët, të përhershme, ai nuk mund ta perceptojë dhe kuptojë. Frikësohet prej saj, por edhe thërret edhe të tjerët në frikë. Bile, disa edhe mohojnë ekzistencën e saj.Kjo rrugë nuk është pesimizëm, por fryt i besimit apo imanit tonë në Allahun xh.sh.. Për të kuptuar fenomenin e vdekjes, duhet kuptuar fenomenin e dashurisë. Në asnjë vend nëpër hadithet e Resulullahut s.a.v.s. nuk gjetëm kriterin e dashurisë për burrin ndaj gruas, ose të gruas ndaj burrit, për t’u martuar. Si kritere mund të gjejmë, fenë, pasurinë, bukurinë, nderin familjar. Por, dashurinë, në asnjë vend nuk e hasim.Kjo në vete fsheh një filozofi që rrallë kush e analizon. Burri dhe gruaja janë të detyruar ta duan Allahun xh.sh. dhe Pejgamberin s.a.v.s., d.m.th. të mbështeten në Allahun për çdo gjë, pasi që Ai është i Gjithëfuqishëm dhe njerëzit nuk kanë mundësi t’i gjenden njeriut në secilën pozitë ose nevojë, edhe pse ekziston termi se nga dashuria njeriu bën gjithçka. Dhe vdekja është një rrugë që na çon kah Allahu xh.sh.. Ne besojmë Atë, prandaj edhe e besojmë jetën pas vdekjes. Ata që mohojnë jetën pas vdekjes, mohojnë edhe vdekjen si

Page 112: Biseda fetare

rezultat që vjen prej Zotit, por mohojnë edhe Zotin si Krijues të tyre.Për vdekjen, Said Nursi tha: “Ashtu si gjumi që është një lehtësim për njeriun, është mëshirë dhe një pushim, veçanërisht për ata që janë goditur nga fatkeqësia, për të plagosurit dhe të sëmurit,; po ashtu vdekja, që është vëllai më i madh i gjumit, është një mirësi e pastër dhe mëshirë për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe vuajnë mundime e prova të rënda të cilat i shtyjnë ata në vetëvrasje.” (Letrat-2, Said Nursi, Stamboll, 2010, f. 15-16)Gjumi dhe vdekja qenkan sinonime. Ata janë vëllezër prej një soji dhe nuk janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Janë forma përngjasimi, e aspak elemente degradimi. Janë mirësi të dhuruara nga ana e Allahut dhe jo fatkeqësi për njeriun që vuan, ose edhe që nuk vuan. Paramendoje jetën po të mos ishin gjumi dhe vdekja. Po, të mos ekzistonte Xheneti dhe Xhehenemi. Paramendoje se si do të dukeshin fatkeqësitë, problemet, e sfidat tona në këtë botë, po qe se gjumi nuk do të ishte fryt i mirësisë së Allahut xh.sh. për njeriun që njeh Atë dhe që nuk njeh. Nga kjo mirësi, Allahu xh.sh. nuk e ka privuar asnjë njeri. Ai i besoi Allahut xh.sh. apo nuk i besoi, do të përfitojë prej mirësisë së gjumit dhe vdekjes. Edhe në rastet e fatkeqësisë ai i zgjat duart kah Allahu xh.sh. për të kërkuar ndihmë, nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. është i Mëshirshëm dhe Ai nuk e lë duarbosh robin e tij mëkatar. Ai, nuk ka nevojë për lutjet tona, por ne kemi nevojë për Atë. Ne duhet ta njohim Atë, ta besojmë Atë dhe t’i praktikojmë urdhrat dhe ndalesat e Tij, nëse duam të përfitojmë shumëfish nga mirësitë e Tij në këtë botë, po edhe në botën tjetër.

56

Page 113: Biseda fetare

Bota e ekzistencës dhe ekzistenca e botës. Në njërën anë kemi dyshimin që për botën e ekzistencës mohon fjalën, por jo edhe veprën. Ndërsa ekzistencën e botës e sheh në raport të njëjtë me Përhershmërinë e saj. Dyshimi vjen prej djallit, pasi që djalli kërkon nga ne që t’i nënshtrohemi. Ai mohoi Krijuesin e ekzistencës, iu duk vetja sikur të ishte më me vlerë se njeriu dhe për njeriun ai humbi mëshirën e Krijuesit. Ndërsa ne duke ikur nga djalli i mallkuar dhe duke iu bindur urdhrave të Zotit të Madhërishëm do të kemi mundësi të përfitojmë nga bota e ekzistencës, po edhe nga ekzistenca e botës.“Ekzistenca e frutit është aq e sigurt dhe e qartë sa ajo e degës; ekzistenca e rezultatit është aq e sigurt sa siguria e ekzistencës së zinxhirit; ekzistenca e pellgut është aq e sigurt sa siguria e ekzistencës së lumit; ekzistenca e vendeve të shfaqjes është aq e sigurt dhe e qartë sa siguria e ekzistencës së mëshirës dhe e zemërimit.” (Letrat-2, Said Nursi, Stamboll, 2010 , f. 19)Fruti simbolizon të shijshmen, jetën, të bukurën, ngjalljen. Ndërsa dega, bazën, esencën, fjalën. Njëra pa tjetrën nuk mund të funksionojnë. Të dyjat orientojnë dikah. Ata nuk mund të mashtrojnë njeriun me pretendimin e djallit. E as djalli nuk mund të mashtrojë njeriun me pretendimin e mosekzistencës së frutit. Pellgu dhe rrjedha tregojnë kahun e lumit që pastron trupin, shpirtrat dhe zemrat e besimtarëve. Të marrësh pesë herë në ditë abdes është njëjtë sikur të rrjedhë një lumë në shtëpinë tënde dhe të të pastrojë pesë herë në ditë ndyrësirat. Në formë të parafrazuar kështu tingëllon një hadith madhështor i Pejgamberit s.a.v.s.Njeriu është i lidhur pas ekzistencës. Vetë ai dëshmon ekzistencën. Atë, pra, ekzistencën mund ta mohojnë ata që shohin me sytë e egos e mashtrimit, dhe jo me sytë e esencës së pastër që fshihet pas çdo njeriu.

Page 114: Biseda fetare

57

Secili njeri në këtë botë ka brenga. Brengat janë për to, por edhe sinjale se Allahu xh.sh. na do ne. Sikur të mos ekzistonin brengat, ne nuk do të dinim mirë kuptimin e jetës. Ka brenga që kalohen më lehtë sesa disa brenga tjera. Dikush mund që të mos pajtohet me idenë se brenga kalohet lehtë. Por, vetë angazhimi ynë në sfera të ndryshme të kësaj bote është brengë në vete. Ne dallojmë prej kafshëve përmes brengave.Në natyrën e njeriut është mbjellë ky lis që kërkon nga ne të kujdesemi për të me urtësi e mirësi. Po qe se nuk përdorëm urtësi e mirësi, dhe po qe se iu bashkuam brengës në nivelin e nënshtrimit, atëherë ne nuk do të ishim në gjendje të gjenim zgjidhje. Zgjidhjet janë më efektive kur koka e njeriut nuk turbullohet dhe nuk ndikohet aq prej brengave.Paramendoni të ndanim në dysh brengat në një anë dhe njeriun në anën tjetër. Si do të dukej bota e këtyre të dyve? Me siguri as që mund ta paramendojmë një ndarje të këtillë midis botës së brengave dhe njeriut që i përjeton ato. Nuk mund ta paramendojmë njeriun të larguar përgjithmonë prej brengave. Ai gjithmonë do të jetë me to, gjithmonë do të luftojë me to dhe deri në përfundim të jetës së tij do të mundohet që të fitojë betejën e tij me brengat.Mevlana Xhelaludin Rumi ka thënë në vargje:“Kush largohet nga vatani larg,Kërkon të kthehet e ta shoh prapë.Qava e rënkova gjithë për të tjerë,Ndjenja bashkë me të këqij e të mirë.Gjithkush m’u bë mik siç e mendoi,Por askush s’ma pyeti brengën, s’ma kuptoi.Sado e fshehta ime vetë të vajtojë,

Page 115: Biseda fetare

Jo çdo sy e vesh mund ta dallojë.” (Mesnevi, vëllimi 1, Shkup 2010, f. 48)Nga këto pika eliksiri secili njeri mund të përfitojë. Edhe i lodhuri psikikisht, por edhe ai fizikisht. Mund të përfitojmë po i vjelim këto pika dhe i shtrydhim deri në çastin e çastit. Asnjëherë nuk do të zhgënjehemi nga rezultati i shtrydhjes. Por, gjithmonë do të ekzistojë tendenca e shtrydhjes. Argumente e fakte të pamohueshme të përmendura në gjuhën e ndjenjave. Po, ne jemi duke biseduar për brengën, atë ndjenjë që njeriun e bëri të fortë karshi të gjitha botëkuptimeve.Njeriu largohet prej vatanit të tij jo nga dëshira, por nga halli. Prandaj, kërkon ta shohë vatanin e tij prapë. Pejgamberi s.a.v.s. kur u largua nga Meka, e shikoi atë me sy të përlotur dhe tha se ai nuk po largohet nga dëshira e tij, por ngaqë e përzunë dhe shpresoi se një ditë do të kthehet përsëri në Mekë. Dikujt ndoshta nuk i mundësohet të kthehet në vatanin e tij, por ai pandërprerë kërkon deri në momentin kur kërkesa e tij shndërrohet në aksion për shuarjen e mallit të tij.Njeriu larg vatanit të tij nuk do të ketë mundësi të zgjedhë deri në përpikëri shokët. Do të gjej pranë vetes të mirë e të këqij, por ky i përmalluar për vatanin qan dhe nuk zgjedh se para kujt po qan. Të gjithë u bënë miq, në formën dhe mënyrën e tyre. Ata hallexhiut ia hapën dyert e rrëfimit, por vetëm në suaza të veshëve. Shumica e rrëfimeve që janë të vërteta prekin në zemër, por disa prej tyre nuk kanë mundësi të prekin në zemër ngaqë njerëzit zemrat e tyre i mbyllin me drynin e padrejtësisë. Brengën askush nuk ia kuptoi, rrëfyesit të saj. Harruan se një ditë e njëjta brengë do të jetë e pranishme te jeta e tyre, por në një formë tjetër dhe ndoshta atëherë ata nuk do të kenë mundësi ku të rrëfehen. Secila brengë është e rëndë. Por kur shpërndahet në më shumë

Page 116: Biseda fetare

pjesë, bëhet e lehtë. Pejgamberi s.a.v.s. na porosit që t’ua heqim brengat besimtarëve me aq sa kemi mundësi. Nëse duam që të jemi myslimanët më të mirë.

58

Të vetmohesh për të medituar rreth krijesave të Allahut, rreth gjithësisë, të mirave të dukshme dhe të padukshme është pjesë e natyrshmërisë njerëzore. Meditimi nuk bëhet në mesin e miliarda njerëzve. Por, kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u larguar nga njerëzit. Njerëzit janë pjesë e sistemit dhe të drejtës, por assesi rrugë e së shtrembrës në kuptimin e simboleve.Ibën Kajjim el Xhevzi tha: “Në këtë botë nuk ekziston vend ku njeriu mund të vetmohet, për këtë shkak kërko vetminë në shpirtin tënd!” (Thesari i diturisë, Shkup, 2006, f. 546)Është e vërtetë se në këtë botë nuk ekziston vend që të mundëson vetmimin. Pasi që edhe hadithet e Resulullahut s.a.v.s. na aludojnë në mosvetminë, por në përzierjen me njerëz dhe durimin e brengave dhe halleve të tyre. Njeriu më i mirë është ai i cili i dëgjon brengat e besimtarëve, edhe nëse ka mundësi t’i zgjidhë. Njerëzit e këqij janë ato të cilët ikin prej brengave të njerëzve, nuk i durojnë ato, kanë mundësi t’i zgjidhin, por nuk i zgjidhin. E gjithë kjo bëhet me pretekstin e adhurimit ndaj Allahut xh.sh., ndërsa në fakt ato mohojnë në këtë mënyrë ligjet e Tij.Ibën Kajjimi kërkon nga ne të vetmohemi në shpirtin tonë. Ky shpirt është qetësia e jetës sonë. Por, mund që të shndërrohet edhe në shqetësim nëse e egërsojmë me veprime të pahijshme.Shpirtin nuk e shohim, por e dimë që ekziston. Të vetmohesh në shpirtin do të thotë që të gjitha gjërat t’i lësh në vullnetin

Page 117: Biseda fetare

e Allahut xh.sh., të mbështetesh tek Ai dhe të mos veprosh asgjë jashtë urdhrave të Tij.Për fund thotë Osman Nuri Topbash: “Fryma dhe shpirtin që do t’i mbrojë individin, familjen dhe shoqërinë me frymën e diturisë, virtytit dhe kulturës shpirtërore nuk është fryma e ndërgjegjes egoiste si rezultat i interesit.” (Pika eliksiri nga deti i Mesnevisë, shiko në kopertinë)

60

“Ai që frikësohet nga ngjitja në maleGjithmonë jeton në hendeqe.” – Dr. Muhamed Abdurrahman el Arifi, Kënaqu me jetën tënde, Prishtinë, 2009, f. 13Të jetosh gjithmonë buzë greminës nuk është e lehtë. Sheh hendekun dhe nuk ke mundësi ta kapërcesh. Tenton disa herë, por përsëri gjendesh në vend. E humb besimin në vetvete dhe nuk je në gjendje ta këndellësh veten për të rimarrë një aksion tjetër. E gjithë kjo bëhet nga frika, pesimizmi dhe urrejtja e ndjekjes së rrugës së njerëzve të mëdhenj. Njeriu për të qenë i madh duhet të kalojë nëpër shumë hendeqe në këtë botë, të masë durimin e tij, të ndërtoje strategji veprimi dhe kapërcimi e në fund edhe të arrijë qëllimin ngjitjen lart në male.Nëse jemi në situata të palakmueshme nuk do të thotë që ne duhet të dorëzohemi para atyre situatave dhe të mos rimarrim veten. Shumë studentë që kanë ngelur pak mbrapa me studime për arsye të ndryshme, demoralizohen dhe mendojnë të ikin nga fusha e betejës. Por, ata në mesin e të gjitha ngjyrave të zeza që ka kapluar realitetin e tyre, nuk shohin të vetmen ngjyrë të bardhë të tyre, se janë në përfundim të studimeve, ose edhe janë në përfundim të

Page 118: Biseda fetare

çështjes së tyre. Vetëm duhet durim, dua dhe punë për të kapërcyer të gjitha këto pengesa.Besimtari mysliman për asnjë moment nuk bën të dorëzohet. Sepse si thotë edhe G.: “Besimtari është përfaqësuesi i besimit dhe sigurisë mbi tokë!”Po, e vërtetë, ai përfaqëson besimin dhe sigurinë, ngaqë nuk ka frikë nga hendeqet dhe arritja drejt lartësive. Besimtari gjithmonë duhet të synojë larg dhe asnjëherë të mos futet në botën e pesimizmit si një viktimë.Shumë sprova në këtë botë gjenden tek besimtarët që Allahu xh.sh. i do dhe ata e duan Allahun. Po Allahu nuk na sprovon me aq sa nuk mundemi të bartim.Besimtari mysliman simbolizon sigurinë mbi rruzullin tokësor. Ai nuk shkatërron, e as që është i padrejtë me komunitetet e tjera, por si rezultat i besimit të tij, frikës ndaj Allahut xh.sh. dhe veprimtarisë së tij të pandërprerë ai arrin të krijojë siguri edhe te komunitetet e ndryshme në botë.Besimtarët myslimanë nuk janë pakicë askund në botë. Pasi që ata nuk njohin kufij gjeografikë, nacionalë e politikë. Ti duhet të jetosh dhe veprosh përtej logjikës vetjake të kufirit. Kufiri simbolizon ndarjen, ndërsa Allahu xh.sh. na e ka bërë farz bashkimin.

61

“Uni i vërtetë i njeriut fshihet në gjuhën e tij. E cila është shprehja e botës së brendshme të tij. Kur era fryn dhe ngre lart perden, shohim se çka shtëpia përbrenda.” – Mevlana Xhelaludin RumiBota e brendshme është botë ndjesore e njeriut. Ajo di të fshihet përmes botës së jashtme, por asnjëherë nuk do të qëndrojë përgjithmonë indiferente. Ajo botë është botë e çudirave të ndryshme. Njeriu habitet se sa ngatërruese mund

Page 119: Biseda fetare

të jetë bota e brendshme. Por, ai edhe mund të gëzohet për qëndrimet e asaj bote. Po qe se ndryshojmë kahun e bisedës sonë fetare dhe dalim jashtë suazave të logjikës së thjeshtë, do të kuptonim realitetin e kësaj bote. Secili njeri e njeh veten. Allahu na njeh më mirë se ne njohim veten. Prandaj, duhet pasur kujdes në raport me Allahun, urdhrat dhe ndalesat e Tij. Duhet pasur kujdes edhe me amanetet e tij në këtë botë. Ne nuk guxojmë të largojmë prej logjikës sonë Allahun dhe të veprojmë në këtë botë ashtu si na merr mendja neve dhe ashtu të bëhemi të padrejtë ndaj njerëzve, por edhe krijesave të ndryshme.Bota e brendshme është botë meskine. Ajo çalon përtej vetvetes dhe kërkon gjithmonë të dalë në pah. Nuk njeh egon dhe unin e atyre njerëzve që jetën e tyre e ndërtojnë mbi principe të padrejtësisë. E harron veten në suksesin e Allahut dhe nuk pret rezultat prej Tij. Njeriu përmes botës së brendshme edhe mund të devijojë të gjithë njerëzit e tjerë. Një lëvizje jashtë mase e sferës së dashurisë dhe, ja, e shohim njeriun duke u nënshtruar karshi dëshirave të pafundme të epshit të tij. Zemra e tij bëhet një vend i ndërtuar prej smeraldi për të kthyer kataklizmën e identitetit të tij. Shpirti, jeta dhe njeriu nuk do të kishte kuptim pa vezullimin e veprave të tij.Veprat, qofshin ato të mira apo të liga, nuk do të dilnin në pah me rrugën që ndërton koncepti i shkrirjes midis trupit dhe shpirtit në një qenie që duket ose nuk duket. Dikush mund të më akuzojë për koklavitje fjalësh, por e vërteta është se njeriu gjithmonë tenton të largohet prej fjalës. Askush nuk do që ta marrë barrën e përgjegjësisë përmes të cilës fjala peshon atë.Do të humbnim betejën me shpirtin, po qe se rregullat e lojës midis trupit dhe shpirtit nuk i respektojmë.

Page 120: Biseda fetare

Mevlana na sugjeron të kemi kujdes me gjuhën. Pasi që përmes gjuhës njeriu shpreh unin e tij të vërtetë. Dhe po qe se secili njeri e nxjerr në pah unin, do të krijohej një disekuilibër në rruzullin tokësor. Natyra e unit është e tillë, rrebeluese që gjithmonë lëshon gjëra të padëshiruara jashtë vetes. Njeriu betejën e tij të përjetshme e ka me unin e tij. Pejgamberi s.a.v.s. aludoi në këtë gjë kur tha se trim i vërtetë nuk është ai që lufton në luftë, vret e mbytet, por trim i vërtetë është ai njeri që e përmban veten në momentet e hidhërimit.Po, ilaç i zemrave dhe shpirtrave është ky hadith i Resulullahut s.a.v.s. Njeriu që arrin ta përmbajë veten në momente të zemërimit dhe hidhërimit është trim i vërtetë. Ai nuk i jep hapësirë unit që të dalë jashtë përmes gjuhës së tij. Njëjtë sikur Aliu r.a. kur donte ta vriste një armik të Allahut në luftë. Armiku i tij e shan Aliun r.a. dhe njeriu i drejtë e lëshon prej atij momenti të rëndësishëm. Njeriu i lig i cili e shau Aliun r.a. habitet nga ky akt dhe e pyet pse më lëshove? Ndërsa Aliu r.a. i tregon se herën e parë donte ta mbyste njeriun për hir të Allahut xh.sh., ndërsa kur më pështyve u hidhërova dhe kisha frikë që të të mbys, ngaqë qëllimi im nuk ishte Allahu, por qetësimi i egos dhe unit tim, prandaj edhe të lirova.Kur era fryn perdet nuk mund të qëndrojnë rehat. Ata do të lëvizin ngaqë janë perde. Dhe kur perdet lëvizin e nuk qëndrojnë rehat, shumë lehtë do të duket brendia. Perdet që mbrojnë mendjen, shpirtin dhe zemrën tonë prej nxjerrjes në pah të egos janë shumë të dobëta. Prej frymës së djallit ato edhe mund të lëvizin dhe të dalin në shesh gjithë çka ka brenda. Por, ne kemi një rrugë që mund të përforcojmë ato perde dhe të mos i japim asnjë moment egos dhe unit tonë të dalë në shesh. Kjo rrugë ose ky përforcim i perdeve është besimi dhe bindja në Allahun xh.sh. Po qe se besojmë, duam

Page 121: Biseda fetare

dhe urrejmë vetëm për hir të Allahut xh.sh. atëherë nuk do të ketë mundësi asnjë erë të fryjë në perdet tona, dhe jeta jonë në këtë botë në raport me njerëzit dhe krijesat e tjera nuk do të kishte probleme të ndryshme të nxjerrjes në pah të egove dhe unit tonë.

62

“ Çdo gjë që prej Teje më vjen,Asht mahnitëse!Qoftë gonxhe trëndafili apo gjemb!Qoftë ajo një veshje luksi...apo qefin...E mira, por edhe e keqjaJanë të bukuraVetëm kur nga Ti vijnë!”Të gjitha që vijnë prej Teje, o Zot, më janë të dashura. Edhe e mira, edhe e liga. Edhe pasuria, edhe varfëria. Përmes pasurisë Ti me jep favor që ta shpenzoj në rrugën Tënde dhe në këtë mënyrë të fitoj shpërblimet e pafundme në botën përtej. Ndërsa përmes varfërisë më sprovon durimin dhe në këtë mënyrë më mundëson që të shpërblehem për durimin që kam.Përmes së mirës unë bëj të mirën, ndërsa përmes së ligës unë pastrohem prej mëkateve dhe në këtë mënyrë fitoj favoret e tua, o Zot.Qefini dhe veshja e luksit janë veshje. Ato nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetrа. Nëse janë për hir Tëndin, pa dyshim që do të shoh shpërblimet e Tua, ndërsa nëse ato janë si rezultat i mëkateve të mia, unë në atë mënyrë do të pastrohem.Ti më dhuron jetën dhe dhimbjen. Kur dhimbja është e padurueshme, qefini mbi trupin tim është shërim për mua

Page 122: Biseda fetare

dhe familjen time. Në botën përtej me mua nuk vijnë as familja, e as pasuria, por veprat që kam bërë në këtë botë.

63

“Islami është sistem për jetën praktike të njeriut në të gjitha aspektet e saj. Ai është sistem i cili imponon koncept ideologjik, të përcaktuar, koncept bindës i cili interpreton natyrën e gjithësisë, duke konstatuar pozitën e njeriut në atë gjithësi si dhe qëllimin përfundimtar në të.” - Prof. Sejid KutubNjeriu ka nevojë për një sistem në jetën teorike. I njohim mirë sistemet në botë. Ekziston sistem i cili sheh vetëm anën shpirtërore të njeriut pa përshirë atë pjesën praktike ose materiale të jetës së tij. Ekzistojnë edhe shumë sisteme të tjera të cilat e përjashtojnë tërësisht anën shpirtërore të njeriut duke u dhënë vetëm pas anës materiale.Të gjitha këto raporte i ndodhin njeriut në rruzullin tokësor si një mëkëmbës i Zotit i cili ka barrën e amanetit. Këtë barrë nuk arriti ta marrë mbi vete asnjë krijesë tjetër përveç njeriut.Zoti në Kuran përmend shumë rrëfime për Pejgamberët në pjesë të ndryshme të historisë së njerëzimit. Njashtu përmend edhe shumë sisteme në të kaluarën, por edhe profetizohet për të ardhmen.Kurani si libër hyjnor përmbledh të gjitha ligjet, kodet dhe sistemet e pejgambereve të mëparshëm. Ai nuk përshkruan vetëm raportin e njeriut me Allahun xh.sh. në aspektin e lutjeve dhe adhurimeve. Nuk kërkon nga njeriu të veçohet dhe të jetojë jetë murgërie jashtë realitetit që e rrethon. E as që kërkon nga njeriu të largohet nga të mirat e kësaj bote për hir të të mirave të botës tjetër. Por, në Kuran përshkruhet rruga më e mirë të cilën duhet ta ndjekë njeriu. Kurani

Page 123: Biseda fetare

përshkruan Islamin si sistem praktik të jetës së njeriut. Gjithçka që nuk është praktike, ose që nuk mund të realizohet në praktikë, në gjuhën bashkëkohore quhet utopi ose fantazi. Dhe në Islam nuk ka asnjë rregull të vetëm që nuk mund të realizohet në praktikë. Si në aspektin e adhurimeve bazë, si në aspektin e marrëdhënieve familjare e bashkëshortore, si në aspektin e biznesit, ose marrëdhëniet shtetërore, të gjitha rregullat islame janë të përshtatshme për çdo kohë dhe për çdo vend.Perëndimi e akuzon Islamin për primitivizëm në aspektin e së drejtës penale me ligjin për vdekje, ndërsa vetë e realizon. Perëndimi e quan primitivizëm poligaminë, ndërsa vetë me të gjitha forcat e veta ligjore dhe praktike i mundëson pjesëtarëve të saj poligaminë, por në rrugë jashtë përgjegjësisë shpirtërore, morale e familjare. Të realizosh poligaminë pa asnjë përgjegjësi dhe ndërgjegje familjare është krim njerëzor.Perëndimi e akuzon si anti-demokratik kushtin e xhihadit në Islam, ndërsa vetë nën termin e demokratizimit të shteteve të ndryshme e përdor luftën dhe mjete të ndryshme të saj. Ato i përdor për t’i nënshtruar popujt e jo për t’i çliruar, ndërsa Islami edhe në raporte të tilla ka venduar norma, rregulla dhe kushte të ndryshme.Islami përcakton pozitën e njeriut në natyrën e gjithësisë. Kjo botë nuk është qëllim në vetvete për njeriun, por një mjet dhe rrugë për të arritur deri tek qëllimi. Nuk është gjë e ndarë adhurimi prej veprimtarisë sonë në këtë botë. Allahu xh.sh. adhurim e quan edhe kujdesin tonë ndaj shoqërisë, kujdesin ndaj kafshëve, madje edhe marrëdhëniet seksuale me gratë tona nëse janë për qëllim ruajtjen e nderit të familjes, llogariten si adhurime.Ata njerëz që janë larguar nga rruga islame qëllim në vetvete e kanë këtë botë. Ata jetojnë për të konsumuar kënaqësitë e

Page 124: Biseda fetare

kësaj bote dhe nuk besojnë në botën tjetër. Ata pajtohen me një pjesë të kushteve të Islamit, por mohojnë xhihadin në Islam si rregull i përgjithshëm dhe i domosdoshëm islam. Nuk ka në Islam besimtar parcial që diçka beson e diçka nuk beson.Ekzistojnë grupe të tilla në mesin e njerëzve, por ata nuk janë besimtarë.Islami është tërësi që rregullon raportet e njeriut me njerëzit e tjerë, por edhe me Allahun xh.sh. Ai, pra Islami, nuk është vetëm dije teorike pa praktikë. Ai merr formë dhe përmbajtje vetëm atëherë kur realizohet në praktikë.

64

“Gjithashtu, jemi të sigurt se nevoja e ethshme e njerëzimit për këtë sistem është më e madhe se urrejtja e hidhët e armiqve të tij” - Prof. Sejid KutubNevojë e ethshme dhe urrejtje e hidhët. Një definicion mjaft i përshtatshëm nga profesori i nderuar Sejid Kutub. Njeriu në asnjë moment të jetës së tij nuk mund të jetojë pa sistemin e Allahut. Edhe po pati zemrën e vulosur më hidhëtinë e mosbesimit, prapëseprapë nuk mund të ikë nga ligjet e Allahut xh.sh. Ai ato ligje do t’i quajë natyrore, por edhe termi “natyrore” është term krijesë e Allahut xh.sh..Njeriu mund të jetë armik i sistemit të Allahut, por në shtratin e vdekjes do të rënkojë si një i pafuqishëm fjalën Allah, Allah...Prandaj, është me rëndësi për njeriun që të mos ngutet. E as për thirrësit në Islam që të mos nguten me armiqtë e Allahut xh.sh., se mund të ndodhë të ndërrohen shumë lehtë pozicionet. Allahu pranon pendimin e çdokujt. Dhe dënon secilin edhe në përfundim të jetës së tij që mohon rrugën e Tij.

Page 125: Biseda fetare

Njeriu duhet të ketë kujdes ngaqë është në luftë të vazhdueshme me djallin e mallkuar. Ai gjithmonë tenton ta largojë prej rrugës së Vërtetë dhe për këtë gjë shfrytëzon të gjitha kapacitetet që ekzistojnë në këtë botë. Ai nuk mohoi Allahun xh.sh., i besoi ditës së ringjalljes dhe kërkoi afatizim prej Zotit deri në Ditën e Ringjalljes.Paramendo djalli i mallkuar i besoi ditës së ringjalljes, ndërsa njeriu i cili ka lindur mysliman, familjen e ka mysliman, dhe nuk i beson ditës së ringjalljes. Ka edhe njerëz që shkojnë në xhami, por nuk e dinë se çka do të ndodhë me ta pas vdekjes. Në fakt, sipas logjikës së tyre gjithçka përfundon me vdekjen dhe nuk ekziston ringjallje.Nevoja e njerëzimit për këtë sistem është e ethshme, sepse sistemi islam është rehati shpirtërore dhe praktikë e këndshme e njeriut.Sulmet ndaj tij, pra sistemit islam, janë hidhëti. Ato janë gjëra helmuese që janë të ngjyrosura dhe lyera me ngjyra nga djalli i mallkuar.Mevlana Xhelaludin Rumi na sugjeron të mendojmë rreth një fakti. Ai thotë se më i mirë është një gjarpër i keq, sesa një njeri i keq. Gjarpri i keq të mbytë në vend, ndërsa njeriu i keq nuk të mbyt në vend, por të degradon deri në atë moment sa ta lusësh Zotin të mos jesh në mesin e të gjallëve. Njerëzit e këqij janë kundër sistemit islam, por me lutjet tona zemrat e tyre mund të zbuten. Prandaj, unë dhe ti duhet të lutemi që Allahu të na i zbusë zemrat të gjithë njerëzve.

65

“Mbill një lis”Kështu nisin njëqind nasihatet e shkruara për një veprimtari të suksesshme në këtë botë po edhe rrugë e arritjes së suksesit në botën tjetër. Mbill një lis me qëllim që njerëzit të

Page 126: Biseda fetare

kanë dobi prej tij. Lisin mbjelle me qëllim që dobinë ta shohësh edhe ti në këtë botë po edhe në botën tjetër. Lisi është zbukurim i vendit ku mbillet, por edhe mbrojtës prej ndotjeve të ndryshme. Si mund të jetë ai armik i njeriut kur prej tij njeriu sheh vetëm mirësi e aspak të këqija?Në të simbolizohen shumë gjëra. Një lis do të thotë edhe një familje e lartë, e edukuar mirë me fe dhe e orientuar kah rruga e Allahut xh.sh. Të mbjellësh një lis të këtillë do të thotë t’i kushtosh vëmendje edhe detaleve më të vogla të devotshmërisë, moralit, edukatës dhe dijes së fëmijëve të tu. Njeriu nuk guxon të tolerojë që fëmijët e vet t’i edukojë rruga, por për edukimin e tyre duhet kujdesur vetë ai. Shohim nëpër familjet tona shumë gabime që bëhen gjatë edukimit të fëmijëve dhe si rezultat i këtyre gabimeve mu atëherë kur na duhen fëmijët nuk i kemi, ngaqë janë humbur në vorbullën e paragjykimeve dhe veprimtarisë çedukuese të rrugës. Njeriu më pastaj kërkon frytet e fëmijëve të tij, por ngelet i vetëm në hallin e tij. Ai nuk u kujdes për fëmijët e tij që ato të i gjenden në pleqëri, prandaj edhe në pleqëri është i vetmuar dhe me halle. Disa madje kanë edhe probleme psikike si rezultat i moskujdesit se me çka dhe si po i ushqejnë dhe edukojnë fëmijët e tyre.Fëmija është yti përderisa ti kujdesesh për të. Kur fillon ta neglizhosh kujdesin për të, ai më nuk është yti, por i rrugës, i bastoreve sportive, i mëkateve të rënda shoqërore që vetëm se të sjellin telashe edhe ty. Prandaj, kujdesu për fëmijën përderisa ende nuk është bërë lis. Se kur të bëhet lis, ai më duhet të japë frytet e tij. Dhe si mund të japë fryt dikush që është rritur në formë hibride, pa asnjë kujdes të veçantë?“Nuk është e rëndësishme zhurma dhe tërheqja në fillim, por dega me fruta në fund!” - GKjo thënie e G. ka rëndësi esenciale për trajtimin e kësaj teme. Zhurma dhe tërheqja në fillim është e parëndësishme,

Page 127: Biseda fetare

edhe pse duket e rëndë, ngaqë është zhurmë dhe tërheqje. Por, qëllimi është që dega në fund të bëhet me frute nga ky lis i gjatë që simbolizon familjen e edukuar. Bota është shumë e shkurtër për të e kaluar ashtu bosh pa kujdesin e duhur. Shumë shpejt vjen dita e transferimit tonë për në botën tjetër. Shumë shpejt do të merremi në llogari për të gjitha gjërat e bëra në këtë botë. Do të pyetemi edhe për edukimin e fëmijëve tanë. Ekziston një thënie që disa e quajnë hadith, por ai nuk është hadith, por thënie e Aliut r.a. se fëmija edukohet njëzet vite para lindjes së tij. Për të pasur një fëmijë të edukuar duhet të kemi një familje të edukuar, d.m.th. duhet vetë të jemi të edukuar. Ne nuk mund të presim degë hallall nga rrënja haram. Prandaj, ta ujitësh rrënjën dhe ta bësh lis me mirësi, devotshmëri e moral, edhe dega do të dalë hallall. Ajo do të japë frytet e saj dhe për rrënjën do të jetë krenari.Është me rëndësi të mbjellësh një lis. Edhe nëse e sheh që po vjen kiameti, dhe ke një farë ose fidan në dorë për ta mbjellë, mbille. Njeriu nuk duhet dëshpëruar nga pozicioni i botës për të mbjellë lisin ose fidanin. Njeriu duhet të shpresojë prej shpërblimeve të pafundme të mbjelljes së një lisi që do të jetë i dobishëm për shoqërinë, po edhe për ty.Përndryshe, çfarë kuptimi do të kishte mbjellja e një fidani edhe po qe se e sheh që bota është para shkatërrimit? Dobia është për ty në Ditën e Ringjalljes edhe nëse askush nuk sheh dobi prej atij fidani të mbjellë ose lisi.

66

“Po qe se unë do të shkruaja një skenar, fjalët e para të tij do të ishin: “... Dhe njeriu u gënjye!””- G

Page 128: Biseda fetare

Po, njeriu u gënjye nga lajkat e djallit të mallkuar. Ai i besoi Allahut xh.sh. po iu bënë të këndshme gjërat e kësaj bote me qëllim që të harrohen gjërat e ahiretit. Iu bë e këndshme jeta e kësaj bote dhe u harrua vdekja. Njeriu në mënyrë ta humbasë veten në lajkat e djallit të mallkuar, ai gjithmonë kapet pas arsyes. Edhe pse arsyeja është shumë e paarsyeshme, edhe pse ai e di shumë mirë se një ditë do të japë llogari për veprat e tij, edhe pse ai e di fort mirë se çka ndodhi në fillim të njerëzimit, por djalli i mallkuar ua mbylli mendjet dhe zemrat e të logjikuarit, prandaj edhe ai ka mangësi në perceptimin e gjërave.Ky skenar filloi të shkruhet qysh me njeriun e parë në këtë botë. Djalli i mallkuar tentoi ta mashtrojë Ademin a.s. përmes metodave të ndryshme. Ai nuk arriti të ketë sukses, pa iu betuar në Allahun se atë që thotë ai është e vërtetë. Pa u betuar se pema prej së cilës janë të ndaluar të hanë Ademi a.s. me Havanë është pemë që i mundëson përjetësi në Xhenet. Dhe njeriu u gënjye ngaqë besoi në betimin e djallit të mallkuar. Ai edhe sot betohet. Nuk të thotë mos shko në xhami, por thotë ke kohë për të shkuar në xhami. Nuk të thotë mos shko në Haxh, por thotë do të vijë një ditë kur patjetër do të shkosh në Haxh. Nuk të ndalon nga dhikri, por të thotë se më mirë do të ishte që dhikri të bëhej në shtëpi, dhe në shtëpi ta merr mendjen me gjëra të kësaj bote që janë të një rëndësie të veçantë dhe ty gjithmonë të vë në cytje të ndryshme.E shohim që njeriu është afër pendimit prej një mëkati, djalli i pëshpërit në vesh duke e shtyrë afatin e pendimit të tij. Ke kohë, bëj edhe pak veprime të shijshme të kësaj bote, e pastaj pendohesh për të gjitha.Pëshpëritjet e djallit të mallkuar janë shumë të rrezikshme. Po qe se njeriu fillon t’u bindet plotësisht atyre, ai shndërrohet në një përbindësh prej të cilit kanë frikë të gjithë

Page 129: Biseda fetare

njerëzit e tjerë, jo vetëm ai. Nëse Ademit a.s. engjëjt i mësuan shumë gjëra, Zoti i mundësoi që edhe djalli i mallkuar t’i japë mësim. Por, urdhri për të rënë në sexhde ishte edhe për engjëjt edhe për djallin. Ngaqë Ademi a.s. është më i rëndësishëm edhe se engjëjt edhe se djajtë. Prandaj, është me rëndësi të mos biem nën ndikimin e djajve dhe të lusim Zotin që të kujdeset gjithmonë për ne.Dhe njeriu u gënjye kur hëngri nga pema e ndaluar dhe zbriti në tokë. Zoti i bëri armiq të vetvetes njerëzit me djallin, por edhe njerëzit ndërmjet vete. Dhe kjo luftë vazhdon deri në Ditën e Llogarisë. Ai i cili është më i durueshëm me vepra të mira, me sjellje, moral e dije të qëndisur me frikë ndaj Allahut xh.sh., ai në fund do të dalë fitimtar. Përndryshe, po qe se ia lëshuam rrugën djallit të mallkuar, ne shkatërruam jetën tonë në këtë botë, por edhe e vulosëm fatin tonë përgjithmonë në Xhehenem.

67

Veziri Salih Jahja in Hubejre ka thënë: “Koha është gjëja më e çmuar që të është besuar për ta ruajtur, por unë shoh se është gjëja më e lehtë për ta shpenzuar.”Njeriu ekziston në kohë dhe përmbajtje. Ai nuk është jashtëkohor, ngaqë i tillë është Allahu xh.sh. Koha është një dhunti që iu është dhënë atij, por ai mund ta mohojë, shkelë ose edhe përbuzë atë dhunti. Po qe se kohën e shfrytëzojmë drejt, atëherë do të kemi mundësi të vjelim frytet e shfrytëzimit të saj. Po qe se kohën nuk e shfrytëzojmë si duhet dhe jemi nga ata që e humbim kot, atëherë rezultati i gjithë kësaj është humbja, kotësia dhe prapësia.Njeriu duhet që të përqendrohet në betejën e tij me djallin e mallkuar. Nëse nuk e shfrytëzon kohën, atëherë djalli i mallkuar lozë me të dhe më lehtë ia shkatërron imunitetin.

Page 130: Biseda fetare

Ndërsa nëse kohën e harxhon në prapësi, atëherë djalli i mallkuar është i kënaqur dhe në atë kënaqësi organizon ahengje me djajtë e tjerë.Të kesh mendim pozitiv mbi kohën është gjëja me e çmueshme. Ti nuk guxon ta shash kohën ngaqë sipas një hadithi të Resulullahut s.a.v.s. koha është Allahu.Koha të është besuar për ta ruajtur. Koha nuk largohet nga ti, po qe se e programon jetën tënde në bazë të saj. Në Islam nuk ka jetë pa program. Secila sekondë e jetës së njeriut është e programuar. Besimtari mysliman nuk guxon të jetojë pa program, ashtu i çrregulluar dhe të përziejë prioritetet me dytësoret.Dijetarët e mëparshëm gjithmonë merrnin një laps në dorë në mbrëmje dhe llogaritnin veprat e mira dhe të këqija që kishin bërë gjatë ditës. Ata nuk toleronin që kohën ta harxhonin kot, në lojëra të ndryshme ose në thashetheme. Por, edhe dijetarët bashkëkohorë kohën u munduan ta shfrytëzojnë në maksimum. Jemi të njohur me njërin prej muhadithinëve shqiptarë i cili gjatë kohës së pushimit pesëminutësh në orën e mësimit, ai e shfrytëzonte kohën të mësonte hadithe përmendësh. Dhe ashtu për një periudhë të shkurtër kohore kishte arritur të mësojë një koleksion të gjerë hadithesh.Po e shfrytëzuam kohën mirë, pa dyshim se ajo do të jetë e bereqetshme për ne. Do të habitemi edhe ne se prej kah na erdhën gjitha këto mirësi prej veprimtarisë sonë, kur unë nuk dalloj prej tjetrit në orët, minutat e sekondat e jetës. Koha është e njëjtë për të gjithë njerëzit, por disa e shfrytëzojnë në mirësi e dobi, ndërsa disa të tjerë e humbin kot.Koha është e shkurtër për secilin njeri. Shumë shpejt do të të thirret tallkini edhe ty. Prandaj, është me rëndësi që ajo kohë të shfrytëzohet në maksimum. Nuk duhet të kemi mëshirë me kohën në shfrytëzim. Zaten, ajo për atë gjë është krijuar.

Page 131: Biseda fetare

Paramendo të thuash më dhimbset koha ta harxhoj në lexim, studim, mësim, shkencë e adhurim. Do t’ia lehtësoj vetes pak edhe në argëtim. Dhe tërë kohën ta kalosh në argëtim me arsyetimin e mëshirës për kohën. Ti bëhesh ndoshta i mëshirshëm me kohën, por bëhesh i pamëshirshëm ndaj vetes. Dhe në Islam është e ndaluar t’i veprojmë ato gjëra që janë në dëm të vetvetes sonë dhe për llogari të të tjerëve. Edhe urdhri për të shkuar në Haxh, kërkon nga besimtarët myslimanë që të mos kanë borxhe, që ta kanë familjen mirë financiarisht. Edhe urdhri për zekatin kërkon nga besimtarët myslimanë të arrijnë nisabin e pasurisë për të dhënë zekat. Edhe urdhri për faljen e namazit kërkon nga njeriu të jetë i shëndoshë në aspektin mendor dhe njerëzit që kanë probleme psikike janë të lejuar nga obligime i faljes së namazit. Pra, si e shihni në çdo gjë kërkohet përpikëri dhe nuk kërkohet rëndim. Njeriu nuk mund të realizojë diçka përtej asaj çka mundet të bëjë.Edhe ndaj kohës nuk duhesh të jesh i mëshirshëm në kontekstin e harxhimit të saj në gjëra zbavitëse e argëtuese, por duhesh të bëhesh i mëshirshëm ndaj vetvetes në kontestin e shfrytëzimit të kohës në gjëra që lënë gjurmë në shoqërinë njerëzore për të mirë.

68.Ka thënë Edh-Dhehebi në “Tedhkiretu-l-hufadh” dhe Ibën Rexhep në “Dhejl”. Ka thënë Ebu el-Mudhafer, nipi i Ibnu-l-Xhevziut: E kam dëgjuar gjyshin tim në vitet e fundit të jetës së vet se si thotë nga mimberi: “I kam shkruar me dorën time 2000 vëllime”. Ka thënë Ibën El Verdi në “Tetimetu-l-muhtesar fi ahbari-l-besher’. Është thënë: “I kam përmbledhur fletoret që i ka shkruar Ebu el Ferexh Ibnu-l-Xhevzi dhe pastaj e kam llogaritur periudhën e jetës së tij dhe

Page 132: Biseda fetare

të gjitha ato i kemi përpjesëtuar dhe rezultati ishte se për çdo ditë i ka shkruar nga nëntë fletore”. (Vlera e kohës te dijetarët, Abdul Fettah Ebu Gudde, Shkup, 2009, f. 66)Ky është vetëm një shembull i qindra mijëra shembujve në historinë islame se si dijetarët mysliman e kanë shfrytëzuar kohën.Kam dëgjuar shumë të rinj pesimistë duke e arsyetuar veten, se ato kanë qenë dijetarë dhe ne jemi vetëm njerëz të thjeshtë, që Allahu në ne nuk jep begati nga shfrytëzimi i kohës sonë. Pesimizmi i këtillë e ka sjellë gjendjen e umetit tonë këtu ku jemi. Sipas logjikës së tyre, Zoti qenka i padrejtë me njerëzit. Disave po ia begatuaka shfrytëzimin e kohës, ndërsa një grupi tjetër njerëzish po i privuaka prej kësaj mirësie.Paramendo 2000 vëllime të shkruara me dorën e Ibën-Xhevziut, ndërsa ti ndoshta i ke 30 vjet dhe nuk ke arriturtë lexosh të tëra as 100 libra, e të mos flasim të kishe shkruar.Ne, nëse nuk marrim për shembull dijetarët myslimanë, atëherë te kush tjetër të referohemi? Te Perëndimi dhe teknologjia e tyre? Ata arritën në shkencë dhe dije duke shfrytëzuar kohën, këtë model e morën prej neve myslimanëve dhe ne u larguam prej këtij modeli dhe u futëm në modelin e shfrytëzimit të kohës në përgojimin e njerëzve, në përçarjen e tyre, në vepra të liga e amorale.Ka thënë Omeri r.a.: “Koha është shpatë me dy tehe, nëse nuk pret me të, ajo pa dyshim të pret ty.”

69

“’Bismilah’ është fillimi i të gjitha gjërave të mira. Dije, o nefsi im! Edhe ne gjithashtu do të fillojmë me të”. – Seid Nursi

Page 133: Biseda fetare

Të gjitha punët e bëra në këtë botë duhet të bëhen në emër të Allahut xh.sh.. Gjithçka fillon me të dhe gjithçka përfundon për të. Krijimi i qiejve dhe tokës, dita, nata, fryma, era, njerëzit e gjallesat e ndryshme fillojnë që të jetojnë në këtë botë me emrin e Allahut. Asgjë nuk mundet t’i ikë emrit të Tij. Dijet tona në këtë botë duhet t’i marrim me emrin e Allahut dhe po qe se nuk i morëm me emrin e Allahut, atëherë nga dija jonë nuk ka dobi. Veprimtaria jonë me njerëzit e tjerë duhet që të jetë për emrin e Allahut dhe po qe se nuk qe për këtë qëllim, atëherë i gjithë mundi ynë do të ishte i kotë.Allahu xh.sh. është krijuesi ynë, prandaj ne duhet ta besojmë Atë. Përveç kësaj, duhet ta duam dhe ta ndjekim rrugën e Tij që na ka shpjeguar përmes Pejgamberëve të ndryshëm të dërguar në periudha të ndryshme historike.Në periudhën e parë të njerëzimit të gjithë njerëzit ishin monoteistë që besonin në Njëshmërinë e Allahut xh.sh. se Ai është Një dhe se nuk ka Zot tjetër përpos Tij. Por më vonë, pas mëkatit të parë në rruzullin tokësor, njerëzimi filloi të degradohet dhe largohet nga rruga e Allahut duke i hequr asaj rruge diçka dhe duke shtuar në atë rrugë diçka tjetër.Njeriu shpeshherë largohet prej qëllimit të vërtetë, Allahut xh.sh. dhe duke u mbështetur në ndonjë qëllim të kësaj bote, realizon veprën e tij. Ai harron Allahun dhe rrugën e Tij, e në këtë mënyrë merr shembull nga djalli i mallkuar. Djalli i mallkuar njihte për autoritet Allahun xh.sh., por nuk iu bind urdhrit të Tij. Është rasti i njëjtë si me shumë njerëz që njohin Allahun xh.sh. për Krijues dhe Zot të tyre, por nuk iu binden urdhrave të Tij, për të falë namazin, për të dhënë zekatin, për të agjëruar Ramazanin, për të thirrur në të mirën dhe këshillimin e njerëzve për largim nga e keqja.Njeriu midis të mirës dhe të keqes duhet të jetë i bindur për të zgjedhur të mirën. Kjo gjë duhet të rrjedh prej besimit të tij

Page 134: Biseda fetare

në Allahun e Madhërishëm se vetëm Ai e meriton që t’i bindemi dhe askujt tjetër.E keqja, përveç që është një rrugë me shumë dhimbje në këtë botë, ajo na humb edhe përfitimet e botës tjetër duke na i shndërruar në dënime.Njeriu nuk duhet të humbë mëshirën nga Allahu xh.sh. asnjëherë. Ai duhet të shpresojë deri në përfundim të jetës së tij se Allahu xh.sh. do t’ia falë gabimet që ka bërë ndaj Tij dhe që falen nëse ne kërkojmë falje. Por, ne po e kemi të vështirë që të kërkojmë falje ndaj njëri-tjetrit e të mos flasim që t’i kërkojmë falje Allahut të Madhërishëm, që disa prej nesh as që e njohim Atë. Edhe pse nëndija jonë kërkon që ti nënshtrohemi Atij, megjithatë ne kryelartë veprojmë në tokë duke thënë se po ndërtojmë, a në fakt ne vetëm se po bëjmë shkatërrime.Me emrin e Allahut xh.sh. fillon gjithçka. Edhe dënimi ynë në botën e ahiretit, po edhe në këtë botë. Allahu e vendosi njeriun si mëkëmbës të Tij në tokë, por njashtu nuk e privilegjoi prej krijesave të tjera duke e larguar prej ligjeve dhe ligjësive të Tij. Të gjitha normat, rregullat dhe kushtet që vlejnë për të gjithë njerëzit në rruzullin tokësor, njashtu vlejnë edhe për mëkëmbësin e tij. Është rasti i njëjtë si me rastin e dënimit të Aliut r.a. në kohën kur ai ishte halife. Ai u dënua nga gjykatësi Shurejm dhe ky gjykatës në mungesë të fakteve nga halifeja i myslimanëve i doli në krah çifutit.Me emrin e Allahut jeta jonë fillon në këtë botë, po me emrin e Allahut kjo jetë përfundon dhe transferohet ose në Xhenet përgjithmonë ose në Xhehenem.

70

Page 135: Biseda fetare

“Në faqen e universit, në faqen e tokës dhe në faqen e njeriut janë tri shenja të Hyjnisë njëra brenda tjetrës dhe secila tregon modelet e të tjerave.” - Seid NursiKëto tri shenja tregojnë për vulën e madhe të Zotit, vulën e madhe të Mëshirës Hyjnore dhe Vulën e Mëshirëgjërësisë. Këto tri shenja janë tri simbole të ekzistencës midis universit, faqes së tokës dhe faqes së njeriut. Njeriu për asnjë moment nuk guxon të miratojë ekzistencën e njërës palë duke mënjanuar palën tjetër, por duke mos njohur Allahun xh.sh..Mbi të gjitha, njeriu në faqen e universit gjen prehjen dhe qetësinë që kërkohet për çdo sekondë dhe moment. Ai nuk ik prej vetvetes, edhe pse i vetmuar është karshi krijesave të tjera për nga barra e përgjegjësisë. Ai është i vetmuar edhe për nga aspekti i amanetit, kujdesit dhe formës së vendosjes së rregullit në këtë botë.Raporti i njeriut me universin është invers, i brendshëm dhe jo i ndikueshëm prej paragjykimeve të ndryshme. Edhe pse djalli i mallkuar mundohet të depërtojë edhe në këtë raport, megjithatë nuk do të ketë sukses.Në faqen e tokës gjen njerëz të cilët nën pretekstin e drejtësisë hyjnore bëjnë padrejtësi, nën pretekstin e rregullimit, bëjnë parregullsi dhe nën pretekstin e dijes, shpërndajnë injorancë.Në faqen e njeriut gjen shenjën e Mëshirës së Allahut xh.sh.. Ai sikur të mos ishte i mëshirshëm me njerëzit, atëherë do të duhej t’i dënonte të gjithë dhe menjëherë. Nuk duhej tentuar njerëzit që të thërrisnin në të vërtetën dhe të ndalonin nga e pavërteta. Në saje të Faljes dhe Mëshirës së Tij, njeriu gjithmonë kërkon një shteg për t’iu afruar Allahut xh.sh. me veprat e tij të mira dhe me pendim e kërkim falje.Në faqen e universit e gjen njeriun duke medituar mbi ato krijesa gjigante që në krahasim me vlerën e njeriut janë të vogla, mikroskopike. Ndërsa në faqen e tokës gjen njeriun me

Page 136: Biseda fetare

njeriun dhe krijesat e tjera duke u munduar dhe duke vepruar deri në arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.sh.. Po qe se njeriu nuk vepron në suaza të së lejuarës së Allahut xh.sh., ai atëherë do të gabojë dhe gjithmonë do të tentojë të bëjë gabime, të cilat janë të pafalshme, po qe se për to nuk kërkohet falje. Prandaj, njeriu midis faqes së universit dhe faqes së tokës duhet të strehohet në meditimin e pendesës. Njeriu gjithmonë kur pendohet dyert i ka të hapura në të gjitha sferat dhe në të gjitha qiejt e meditimit. Por, kur gabon, nuk pendohet dhe bëhet kryelartë sikur djalli i mallkuar, atëherë ai destinohet të largohet prej Mëshirës së Allahut xh.sh..

71

“Ecja për dituri është sikurse udhëtimi nëpër ara që nuk kanë rrugë. Ai i cili bën lëvizje në kundërshtim me atë që e dëshiron, prish më shumë në vend që të përmirësojë.” - Hasan el BasriuRruga për kërkimin e diturisë nuk qenka e asfaltuar. Ajo nuk qenka e mbrojtur as nga ndotjet e ndryshme të cilat mund t’i mveshen njeriut gjatë kërkimit të dijes. Qenka rrugë si nëpër ara. Varësisht prej kushteve klimatike ashtu është edhe rruga. Nëse jemi në mesin e verës, atëherë rruga është ndoshta e pastër, por e mbushur me fryte të ndryshme. Edhe kërkuesi i diturisë verës do të hasë në frytet e kërkimit të diturisë, duke u përballur me njerëz të ndryshëm të cilët gjatë tërë vitit kanë kërkuar dituri nëpër institute dhe universitete të ndryshme. Ai para atyre njerëzve duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos debatojë me to edhe për detalin më të vogël, ngaqë frytet janë të freskëta dhe të ëmbla. Por, nëse nuk dimë t’i përdorim ose t’i përfitojmë për

Page 137: Biseda fetare

vetveten, ato dinë të bëhen të hidhura dhe helmuese për organizmin tonë.Kjo fazë kërkon nga kërkuesi i diturisë që në maksimum t’i respektojë frytet e të tjerëve dhe të mos shohë vetëm në veten. Të mundohet të vjelë prej atyre fryteve sa më shumë dhe të jetë i durueshëm gjatë vjeljes së frytit të tyre. Duhesh ta kesh parasysh se nëse ekziston vështirësi gjatë vjeljes së dijes nga ti, atëherë në të njëjtën vështirësi kanë kaluar edhe ata të tjerët, me të cilët në këtë periudhë të mundësohet të takohesh dhe të mundësohet të përfitosh prej tyre.Po qe se bën udhëtimin në ara në një sezon jashtë verës, do t’i shohësh arat bosh nga frytet e ndryshme dhe do të shkojë mendja në farërat që përgatiten për hedhjen e tyre në një periudhë të caktuar. Prandaj, është e nevojshme mësimi i rrugës deri tek këto farëra dhe njohja me përdorimin e tyre për hedhjen e tyre në arat e dijes. Kjo fazë e udhëtimit pas dijes kërkon nga njeriu të absorbojë sa më shumë dije nga librat e ndryshme, e veçanërisht nëse është kërkues i dijeve fetare është e preferueshme që të lexohen librat histori të Pejgamberëve, histori e Pejgamberit s.a.v.s., histori të sahabëve, tabiinëve, tabi tabiinëve etj. Kjo renditje është spontane dhe nuk kemi asnjë bazë shkencore për të. Thjeshtë ne po bëjmë interpretim të thënies së Hasan el Basriut, interpretim ky i cili mund të jetë edhe i gabuar.Fillimisht duhet zgjedhur rruga ose dija për të cilën ne luftojmë. Nëse bëjmë lëvizje në kundërshtim me zgjedhjen dhe dashurinë tonë për dijen, në vend që të përmirësojmë ne do të dëmtojmë më shumë. Nëse ne zgjedhim rrugën e kërkimit të dijeve në një sferë të caktuar, duhet të jemi të qëndrueshëm në atë sferë dhe kjo gjë nuk do të thotë se ne kemi bërë zgjedhjen e duhur që kënaq zemrat dhe shpirtrat tanë. Por, gjatë rrugës nëse e kuptojmë vërtet se çka duam nga dijet e përgjithshme në rruzullin tokësor dhe orientohemi

Page 138: Biseda fetare

kah ato dije, atëherë e kemi të domosdoshme që t’i përmbahemi asaj rruge. Se përndryshe me logjikën e ndërtimit, ne do të shkatërrojmë ara, ura, qytete, shtete, njerëz, individ e shoqëri.Malik Ibën Dinar ka thënë: “Kur një rob kërkon dije për ta praktikuar atë, dija e bën atë modest (të përulur) dhe kur e kërkon atë për diçka tjetër, ajo do t’i shtojë moralin e poshtër dhe fodullëkun.”Kjo thënie e Malik Ibën Dinarit r.a. është thënie për të menduar thellë rreth saj. Bën pjesë te qëllimi i kërkimit të dijes. Nëse si qëllim kërkimin e dijes e kemi për diçka jashtë rrugës së Allahut, dija jonë do të na poshtërojë ne duke na prishur moralin dhe duke na bërë fodull.Por, kur dijen e kërkojmë për hir të Allahut xh.sh. për ta praktikuar në rrugën e Tij, atëherë kjo dije na stolis me modesti.

72

“Duhet ruajtur nga shoqërimi me kokëtrashët. Më e keqja është se, jo vetëm mund të kenë qëllime të këqija, por, edhe në s’paçin të tilla, mund të të bëjnë keq pa qëllim...” - GKëshillë e dobishme veçanërisht për kohën në të cilën po jetojmë. Në mesin e grupeve që thërrasin në të Vërtetën ka shumë kokëtrashë të cilët më shumë po dëmtojmë Islamin, myslimanët dhe imazhin e myslimanëve e të Islamit sesa po i ndihmojnë thirrjes islame. Të tillët, në emër të ndërtimit, po shkatërrojmë, në emër të civilizimit, po kërkojnë kthim mbrapa. Shpeshherë nga vetë këta persona, disa aktivistë të lëvizjes islame akuzohen për disa çështje të caktuara, por kur shohim pas një periudhe edhe ata veprojnë në të njëjtën rrugë. Duke hapur faqe të ndryshme nëpër internet për t’i shfrytëzuar në rrugën e thirrjes.

Page 139: Biseda fetare

Megjithatë, edhe pse ndiqet kjo rrugë e cila është e gjallë për një pjesë të madhe të aktivistëve islam, përsëri kokëtrashësia e tyre nuk zgjidh çështjen. Njeriu nuk duhet të jetë i mëshirshëm dhe në shoqëri me njerëz të tillë se i sheh sherrin dhe jo hajrin. Ata bëjnë keq edhe pa qëllim, ngaqë aq mendojnë, aq logjikojnë dhe shumë lehtë manipulohen. Disa të tjerë të dhënë pas karrierizmit në emër të së mirës prishin projekte të ndryshme islame nën termin projekte për izolim individësh.Por, Allahu xh.sh. është Ai që hap rrugë dhe po Ai është që mbyll rrugë. Nuk jam as unë ai që i mbyll rrugë dikujt, por as ti nuk je ai që mund t’i mbyllësh rrugë dikujt. Mund të ndodhë të kemi sukses në shikim të parë në disa gjëra, por ajo do të jetë dënim për ne, ngaqë po ndalim disa projekte, ndërsa individët e orientuar kah padrejtësia, si rezultat të padrejtësisë që iu është bërë Allahu xh.sh. ia hap dyer të tjera dhe nuk i lë të flenë në thirrjen islame. Ata do të kontribuojnë në këtë rrugë pa marrë parasysh se kush çfarë projekte izolimi nis.

73

“Kur erdhi Jusufi ndë dunja,Iu dha meshhur bukurija,Jakupi e kish ndë sevda,S’e nda hiç ga dashurija.”-Jusufi e Zylejhaja, Muhamet Çami, Shkup, 2002, f. 13Me bukurinë e vargut, autori i kësaj vepre përshkruan bukurinë e Jusufit a.s. i inspiruar nga vargjet e Kuranit dhe nga historia e treguar në Kuran për Jusufin a.s., ky autor tregon për dashurinë e prindit ndaj fëmijës të tij. Kjo dashuri do t’i kushtojë me verbërimin e syve, verbërim ky i cili nga malli dhe loti do t’i shndërrohet në një averzion.

Page 140: Biseda fetare

Sa të këndshme janë historitë e pejgambereve. Ato janë plot urtësi e mësim për të gjithë njerëzit që meditojnë dhe logjikojnë. Janë udhërrëfyes për një jetë të suksesshme në këtë botë, por edhe për kalim sa më dinjitoz në botën e ahiretit. Kjo bisedë fetare përqendrohet tek ideja e bukurisë dhe pastërtisë morale e shpirtërore. Pejgamberi s.a.v.s. u dërgua për të plotësuar moralet më të larta, ndërsa Jusufi a.s. ishte virtyt dhe shembull i moralit të lartë. Në ajkën e pejgambereve të Zotit, ai simbolizon vetëdijen, qenien, bukurinë dhe qëndrimin në rrugën e Zotit karshi tradhtisë, mëkateve dhe epshit. Njashtu edhe forca e rinisë fshehët tek urtësia e Pejgamberit Jusuf a.s.. Mund të arsyetohej për të gjitha gabimet e tij, ngaqë ishte i ri. Por, edhe pse i tillë ai nuk lejoi të shesë ahiretin për dynjanë. Njerëzit e mëdhenj nuk e shesin atë botë për këtë botë. Ata nuk dashurohen në këtë botë për atë botë, e as që e kuptojnë dashurinë te koncepti i marrëdhënieve seksuale, ose tek epshi.Ashtu i ri dhe i bukur, ai, pra Jusufi a.s. fillimisht u tradhtua nga vëllezërit e tij për shkak të xhelozisë që kishin ndaj tij. Ata xhelozonin pasi që Jakubi a.s. e donte Jusufin a.s. më shumë prej të gjithë djemve të tjerë. Dhe kjo ishte një sprovë për të gjithë ata, duke përfshirë edhe Jusufin a.s. së bashku me Jakubin a.s..Dashuria ndaj fëmijëve është gjë e natyrshme, por ajo nuk guxon të krijojë tek fëmijët xhelozinë e smirën, se mund të vijë deri te më e keqja. Vetë vëllezërit e Jusufit a.s. e hedhën në pus atë.Pastaj, ai u shit si rob tek veziri ose mbreti i asaj kohe dhe atje u sprovua me thirrjet e epshit të gruas së mbretit. Përveç kësaj, kur qëndroi stoikisht i palëkundur në qëndrimet e tij, ai u burgos. U burgos në burgun e dynjasë, ngaqë nuk e donte burgun e ahiretit. Ai i dha besën Allahut xh.sh. se nuk do ta

Page 141: Biseda fetare

tradhtoj dhe se do t’i respektoj urdhrat e Tij deri në përfundim të jetës, pa marrë parasysh pasojat.Dhe nuk ka dyshim se pas çdo vështirësie Allahu xh.sh. sjell lehtësimin dhe Jusufi a.s. si rezultat i qëndrimeve të tij burrërore dhe si rezultat i interpretimeve të ëndrrave në burg, shpëtoi prej burgut dhe u bë ministër i financave. U kuptua se gruaja e mbretit është gabim dhe jo Jusufi a.s. Kur ne i qëndrojmë besnik parimeve islame, pa marrë parasysh padrejtësive që na bëhen, Allahu xh.sh. do të na shpërblejë për qëndrimet tona në këtë botë po edhe në botën tjetër. Dhe kalimi ynë prej një situatë në tjetrën do të jetë kalim triumfal të cilin njerëzit do ta shohin me xhelozi dhe smirë.Dhe njeriu i cili mund të hakmerrej ndaj vëllezërve të tij i dha një leksion edhe babait të tij, por edhe të gjithë vëllezërve të tjerë. Ai i fali ata atë ditë, dhe pa marrë parasysh se çka i bënë ata atij, ai ende i do ato. Si rezultat i kësaj fryme modeste dhe burrërore të Jusufit a.s., Jakubit a.s. iu kthye shikimi i syve të tij.Allahu xh.sh. e shpërblen robin e tij durimtar.

74

“Të lexoni shkrimet e mia është njëqind herë më mirë sesa të bisedoni me mua.” – Seid Nursi (Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, Tetovë, 1994, përpiloi Jusuf Zimeri, f. 52)Një porosi mjaft frytdhënëse e mistikut të madh islam Seid Nursi. Ai i cili i përjetoi sistemet e ndryshme politike, por edhe pa më sy dyfytyrësinë, tradhtinë dhe largimin prej principeve islame të njerëzve të ndryshëm. Në shumë kuvende të partisë, ai në vend të problemeve politike, kërkonte nga anëtarët që të falin namaz dhe që t’i luteshin Allahut xh.sh.. Qëllimi i futjes së Seid Nursit në politikë ishte që ta kthejnë kah vetja, por ata shihnin rrezikun e

Page 142: Biseda fetare

veprimtarisë së tij, që jepte kahe të kundërta me qëllimet e tyre.Ata që flasin dhe studiojnë për historinë e Pejgambërëve, kur do të bisedojnë për periudhat e para të njerëzimit, do të hasni në mendimin se Allahu xh.sh. në fillim krijoi lapsin, pastaj 50.000 vjet më vonë krijoi tokën, qiejt dhe krijesat e tjera. Burimi i hulumtimit të tyre qoftë i saktë ose i gabuar ka vlerë simbolike dhe bazë në konceptin e fesë për kërkimin e dijes.Lapsi është simbol i dijes që duhet shfrytëzuar deri në përfundim të jetës nga njerëzit besimtar. Njerëzit nuk guxojnë të largohen nga ai, pra nga dija, nga hulumtimi, nga studimi, se përndryshe do të hasnin në probleme të ndryshme në të gjitha sferat e jetës.Për ata që përcjellin ngjarjet politike, e dimë mirë orientimin e ri të diplomacisë turke në botë. Përveç sferave të ekonomisë, politikës dhe aspekteve sociale të jetës, diplomatët e rinj turq në shtete të ndryshme të botës duhet të interesohen edhe për zhvillimet më të reja teknologjike, arsimore dhe shkencore.Qeveria aktuale e Turqisë, kjo e kryeministrit të saj Rexhep Taip Erdoan, po bën investime të mëdha në sferën e kërkimeve shkencore dhe teknologjike. Ekonomia turke po kalon prej asaj të tekstilit, në industrinë e rëndë. Fitimi për shtetin është te industria e rëndë dhe jo tek tekstili. Por deri në krijimin e kushteve për investim në këtë sferë, elitat turke u edukuan dhe u arsimuan në frymën e porosisë së Seid Nursit. Më mirë të lexoni shkrimet e mia sesa të bisedoni me mua. Shkrimet e mia mund t’i analizoni në shumë këndvështrime, mund t’i shumoni e interpretoni, por unë një ditë do të vdes, do të transferohem në botën tjetër dhe në këtë botë nuk do të takohem me ty. Ti nëse lidhesh direkt për mua, për fjalën time, atëherë ti konceptin e kërkimit të dijes

Page 143: Biseda fetare

e ke gabim. Ti po e kufizon dijen tënde, me jetesën time në këtë botë.

75

“Kështu, udhëzimi dhe lumturia gjithmonë janë së bashku, ndërsa humbja dhe fatkeqësia gjithmonë janë bashkërisht” - Ibën Kajjim el XhevziAllahu xh.sh. e udhëzon njeriun në rrugën e drejtë. Dhe po Ai, e lajthit atë nga rruga e drejtë. Nuk ka ndihmëtar pos Allahut, Krijuesit, Bamirësit, Mëshirëplotit. Allahu pranon pendimin e secilit njeri. Por, Ai edhe dënon njerëzit kur ata ia kthejnë shpinën udhëzimit të tij. Nëse vazhdojnë në mosbindje deri në përfundim të jetës nuk ka dyshim se dënimi i tyre është shumë afër. Vulosja e fatit të tyre është larg shpresave të përmirësimit të gjendjes së zemrës. Zemra e përmirësuar me moral dhe nënshtrueshmëri ndaj Allahut, është ajo zemër e pastruar prej së cilës dalin fryte smeraldi e që përgëzojnë njerëzit në rruzullin tokësor e nuk frikësojnë. Është zemër e cila ruhet nga Allahu dhe Ai betohet se nuk ka vend më të mirë për të sesa në zemrën e njeriut. Hadithi kudsij është i qartë për këtë çështje.Nuk ka dyshim se udhëzimi sjell lumturinë. Dhe nuk mund lumturia të gjendet jashtë udhëzimit. Edhe pse njerëzit lumturinë e mendojnë jashtë konceptit të udhëzimit, ata nuk e hetojnë fare mërzitjen e shpirtrave dhe zemrave të tyre me mëkatet e përditshme e që bëhen nën pretekstin e arritjes së lumturisë. Unë dua të jem i lumtur, prandaj edhe kam kapur rrugën jo të duhur. Pi duhan, drogohem, pi alkool, bëj vepra të ndyta duke kënaqur epshin tim, pasi që ka kohë kur do të përmirësohem. E di që jam gabim, prandaj të lutem mos mu përziej. Unë kështu e arrij kënaqësinë e shpirtit dhe zemrës time dhe ti duhesh të qëndrosh anash dhe të mos përziesh. Ti

Page 144: Biseda fetare

jeto me atë mentalitetin tënd, me ato idetë e tua dhe unë kam botën time. Kjo bota ime është botë e paqes dhe lirisë, ndërsa bota jote është botë e dhunës dhe robërisë.Sa bukur qëndis fjalët e djallit të mallkuar njeriu i paudhëzuar. Ai flet sikur të ishte djalli vetë. Edhe djalli mahnitet me elokuencën e tij dhe i jep kurajë që të vazhdojë në këtë rrugë të prapësive. Ai e furnizon me ide duke i thënë se ka kohë të përmirësohet, që ka rininë për ta shfrytëzuar sa të mundet, se nuk ka nevojë të shkojë në xhami, se ato që shkojnë në xhami mendjen e kanë vetëm te lufta dhe do të robërojnë në mentalitet edhe ty. Pastaj ti nuk mundesh të kënaqesh, të bësh çka të duash, të shëtitësh dhe të plotësosh të gjitha dëshirat e epshit në mënyrë të lirshme. Për të bërë marrëdhënie seksuale ti e ke patjetër të martohesh dhe plus nuk të lejohen të gjitha format e marrëdhënies. Po u martove ti do të kesh përgjegjësi për fëmijët, do të mbyllesh në shtëpi, nuk ke mundësi t’i ndërrosh femrat sa herë të duash etj. Prandaj, dëgjomë mua, prit edhe pak. Ka kohë, mos ndrysho.Llogarit, bota perëndimore e sheh si të dëmshme pse në një qytet shqiptar mysliman si Tetova do të të shërbejë vetëm një grua? Dhe sociologët e shohin këtë gjë në mentalitetin e brishtë të popullatës së kësaj ane, me një fjalë, ata kërkojnë që femrat të dalin jashtë shtëpisë dhe të shijojnë ‘lirinë’ e tyre absolute. Kjo gjë sipas tyre analizohet sikur të ishte një pabarazi gjinore në këtë vend. Femra qenka e robëruar në shtëpi dhe po lirohet prej robërisë në momentin e daljes prej shtëpisë, daljes prej kontrollit. Këto vlera janë ato që po na imponohen për çdo ditë. Kjo lloj lumturie po kërkohet të servohet në logjikën e të jetuarit tonë në këtë botë.E llogarisin si gjë të rëndësishme dhe një zbulim epokal atë se si mund të jetë ende gjallë Kit Riçards një përdorues drogash të ndryshme i cili ende nuk ka vdekur. Ai ka qenë një këngëtar dhe ka përdorur për shumë vite me radhë droga të

Page 145: Biseda fetare

ndryshme. Dhe mediumet e fasnicuara pas këtij fakti sikur dëshirojnë të thërrasin të rinjtë dhe të rejat në përdorim të atyre drogave se nuk i gjen asnjë pasojë. Ja, merrni shembull te ky këngëtar, prandaj edhe mos u mërzisni, se përdorimi i tyre nuk jua shkakton vdekjen.Lumturia pa dyshim gjendet tek udhëzimi i zemrës së besimtarit. Ajo nuk është në të gjitha këto gjëra që përmendëm deri më tani. Ndërsa humbja dhe fatkeqësia janë në rrugën e atij që e quan pabarazi tretmanin me kujdes të myslimanëve ndaj gruas, e quan budallallëk mospërdorimin e drogave të ndryshme, dhe e quan prapambetje ngeljen e vajzës me virgjinitet deri në ditën e martesës.

79

“Efekti i lavdërimit të mbetet për shumë ditëDuke u bërë tharm për krenari e mashtrim në shpirt.” – Mevlana Xhelaludin RumiKy efekt që Mevlana e përmend është gjëja që ndoshta i ndodh secilit njeri. Të ka ndodhur edhe ty, më ka ndodhur edhe mua dhe do të na ndodhë edhe në të ardhmen. Njeriu për t’u mbrojtur prej këtij efekti duhet të kërkojë ndihmë dhe mbrojtje prej Allahut të Madhërishëm, të pajiset me dituri dhe modesti, e të mos bëhet kryelartë.Sa më pak dije që njeriu ka, aq më kryelartë është. Këtë gjë e shohim në praktikë te shumë njerëz. Por, ka edhe të tjerë që kanë dije, por edhe janë thellë të futur në kryelartësi. Ka njerëz të tillë që nën pretekstin e modestisë i bëjnë hyzmet egos dhe unit të tyre. Ata bien në kurthet e djallit të mallkuar që ia lyen haramin me pamje hallalli dhe i thotë merr prej tij se nuk ta dëmton fenë, as dynjanë e as ahiretin. Dhe njeriu i mashtruar duke i besuar djallit të mallkuar bie në kurthën e tij, kërkon prej haramit, e përsërit atë, i vjen mirë, ia do

Page 146: Biseda fetare

shpirti atë gjë, ngaqë gjithmonë me ide dhe mendime të këtilla e ushqen edhe djalli i mallkuar, dhe në fund kur ta shohë efektin e këtij veprimi do të habitet me veten. Prej këtij kurthi, prej këtij mendimi, prej kësaj veprimtarie nuk është i mbrojtur askush.Zoti shumë mirë na porosit që të kemi kujdes, se nuk do të kemi mundësi të fitojmë ahiretin aq lehtë pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo botë është shumë e lehtë për t’u kapërcyer, nëse ne dimë se si të jetojmë në të. Nëse ne ushqehemi me haram, vishemi me haram dhe predikojmë ide që janë haram, pa dyshim se do ta kemi shumë të vështirë këtë botë ta shkulim prej zemrave dhe shpirtrave tanë dhe në këtë mënyrë edhe bëhemi ushtar të ushtrisë së djallit të mallkuar.Lavdërimi të shton krenarinë, e krenaria në vetvete është gjë e rrezikshme dhe e dëmshme për njeriun. Njeriu nuk duhet krenuar me vetveten, me veprat e tij, ose me aktivitetin e tij në thirrjen islame. Njëherë Shejhut të nderuar Mutevel Shaa’ravi iu ishte futur vetja në qejf. Ishte krenuar me vetveten për numrin e madh të njerëzve të pranishëm në ligjërimet e tij, për elokuencën e tij gjatë ligjërimit, për dijen, por edhe për dashurinë e pjesëmarrësve të treguar ndaj shejhut. Pas ligjëratës së fuqishme, pjesëmarrësit e kishin ngritur veturën e shejhut në duar dhe e kishin bartur deri në një vend të caktuar. Kjo gjë i kishte shtuar krenarinë Shejhut të nderuar i cili në veturë ishte së bashku me djalin e tij. Dhe pas një udhëtimi për deri në shtëpi, shejhu ndal veturën në rrugë dhe e porosit djalin e tij të presë brenda në veturë. Mirëpo, shejhu vonohet dhe djali i tij mërzitet mos i ka ndodhur gjë. Shkon tek objekti ku u fut shejhu dhe e sheh babain e tij, Shejh Mutevel Shaa’ravin, duke i pastruar nevojtoret e atij vendi. Dhe thotë ky jam unë, një pastrues nevojtoresh as më shumë e as më pak. Ai në këtë mënyrë

Page 147: Biseda fetare

qortonte veten dhe egon e tij. Në këtë mënyrë kritikonte krenarinë e tij dhe kërkonte të kthehej në normalen e besimit dhe frikësohej prej dënimit të Allahut xh.sh..Shembuj të këtillë si të shejhut të nderuar kemi plotë në historinë islame. Por, në historinë më të re të myslimanëve fatkeqësisht shohim gjërat e kundërta. Arrijmë t’i lexojmë dy a tri libra dhe menjëherë ngutemi të japim mendimet tona para secilit njeri. Asnjëherë nuk i pjekim ato mendime dhe nuk i ujisim me urtësi me përvojë dhe me durim. Por gjithmonë ngutemi. Ndërsa ngutësia është prej shejtanit të mallkuar, prandaj nuk bën njeriu të ngutet dhe të gabojë.Krenaria është mashtrim për shpirtin. Prandaj, të kemi kujdes me këtë gjë, ngaqë mund të humbin dynjanë dhe ahiretin nëse futemi thellë në kurthet e djallit të mallkuar.

80

“O bir, këputi lidhjet me ar e argjend e shpëto,Gjer kur do të mbetesh rob nën to?” – Mevlana Xhelaludin RumiNjeriu i ditës së sotme është bërë rob i arit e argjendit. Ai nuk mund t’i këpusë lidhjet me to, ngaqë ato lidhje i ka krijuar me shpirt. Pasuria e tij është shtyllë e shpirtit të tij. Ai nuk sheh përtej asaj pasurie, nuk njeh të varfrit dhe shkel të gjithë njerëzit në të gjitha mënyrat. Mendon se mund të bëjë gjithçka dhe mendon se ai ka të drejtë, kurse të gjithë të tjerët e kanë gabim. Ai harron Zotin dhe nuk i beson Atij. Favorin për arritjen e asaj pasurie ia përshkruan vetëm vetes dhe nuk njeh ndihmën e Zotit deri në absorbim të asaj pasurie.Përderisa nuk njeh Zotin me siguri nuk do të kishte mundësi as t’u bindet urdhrave të Tij. Vepron në krye në vete duke mos e pyetur askënd dhe duke vepruar ashtu si do shpirti,

Page 148: Biseda fetare

egoja dhe uni i tij. Edhe pse e sheh që njerëzit ankohen, edhe pse e sheh që po shtyp, po bën padrejtësi ndaj njerëzve, ai bëhet kryelartë dhe nuk dëgjon askënd përveç pëshpëritjeve të djallit të mallkuar. Ndoshta në këtë mënyrë i duket edhe vetja Zot ashtu si iu duk vetja Zot edhe faraonit. Por, ky njeri nuk merr mësim nga dështimi i faraonit i cili pretendoi se jep jetë dhe vdekje me logjikën se ai urdhëron vrasjen e njerëzve dhe urdhri i tij çohet në vend.Në mënyrë ledhatuese na drejtohet të gjithë neve Mevlana Xhelaludin Rumi me termin “bir”. Po, ne jemi bij të këshillës dhe rrugës së vërtetë. Ne nuk jemi bij e as robër të argjendit e arit. Ne nuk veprojmë si Hamani, as si Karuni, as si Faraoni, e as si faraonët modernë të cilët janë shumuar në rruzullin tokësor. Me shtypje, me dhunë dhe me përbuzje nuk mund që të ekzistojmë gjatë kohë në rruzullin tokësor. Dhe ne nuk arrijmë lartësitë e shpirtit tonë po qe se shtypim, përbuzim e shkelim gjithçka që shohim rrugës.Duke parë botën perëndimore njeriu hutohet dhe mahnitet me zhvillimin teknologjik të tyre. Por, brendia e këtij shkëlqimi fatkeqësisht ose fatmirësisht është e kalbur. Shohim gra, femra që përdhunohen për çdo sekondë në demokracitë perëndimore. Shohim femra në Letoni të cilat flasin haptas se si të flirtojnë me djem, pasi që 50% më shumë femra janë në atë shtet sesa meshkuj. Meshkujt për arsye të ndryshme janë përdorues të mëdhenj të alkoolit, veturat e tyre i vozisin si të çmendur dhe si rezultat i caktimit të Zotit vdesin të rinj. Shumë femra ngelin pa martuar në këtë shtet, e zgjidhje për brengat e tyre shohin jashtë vendit të tyre.Biri im, mos u bën rob i arit dhe argjendit se do të vish në një pozitë të rëndë. Ari dhe argjendi le të jenë në dorën tënde se nuk e ke të ndaluar t’i kesh në dorë. Por, ato mos i fut në

Page 149: Biseda fetare

zemrën tënde, se zemra jote është e rezervuar për Allahun e lartësuar.

81

“Njerëzimi sot gjendet buzë greminës, jo pse i kanoset rreziku i zhdukjes që i është varur mbi kokë – kjo është pasojë e sëmundjes, e jo edhe vetë sëmundja në fjalë, por për shkak të dështimit në botën e vlerave në të cilën, dhe vetëm nën hijen e së cilës është i mundur zhvillimi i shëndoshë i jetës njerëzore dhe përparimi i saj i qëndrueshëm.” – Prof. Sejid KutubKy detektim i sëmundjes së njerëzimit nga ana e Prof. Sejid Kutub ishte në një periudhë kur njerëzimi ishte buzë ateizmit dhe nuk njihte Krijuesin e saj, Allahun Fuqiplotë. Ishte periudhë e socializmit kur gjithçka ishte pronë shtetërore duke përfshirë edhe jetën e individëve të caktuar në suaza të një shteti. Individët nuk kishin të drejtë të posedonin pronë private, ndërsa besimi në Zotin Një ishte çështje personale, ose jetë private e secilit njeri. Për këtë gjë njeriu duhej që të vepronte fshehtas në shtëpinë e tij dhe nuk guxonte ta shprehë besimin e tij haptas pasi që ishte e kundërligjshme.Njerëzimi është buzë greminës për shkak të dështimit në botën e vlerave. Nuk dallon shumë koha kur ka jetuar prof. Sejid Kutub prej kohës në të cilën po jetojmë ne në aspektin e vlerave. Njerëzimi është i dhënë pas vlerave që në fakt janë pseudovlera. Sot vlerë llogaritet mësimi nëpër shkolla të ndryshme i martesës së të njëjtës gjini. Dhe kjo gjë hyn në raportin e të drejtave të njeriut në shoqërinë perëndimore. Kjo vlerë sipas tyre është vlerë e cila duhet ruajtur dhe kultivuar edhe në të katër anët e rruzullin tokësor. Kjo vlerë po shndërrohet edhe në kusht te shumica e vendeve të

Page 150: Biseda fetare

Bashkimit Evropian për ato vende që duan të hapërojnë drejt BE-së.Zhvillimi i shëndoshë i jetës njerëzore nuk është i mundur me vlera të tilla ku nëpër shkolla mësohet dhe predikohet mundësia e martesës së të njëjtës gjini. Kjo gjë është sëmundje shoqërore që prish moralet e rinisë, por edhe është kundër natyrës njerëzore.Njeriu që merr shembull të këtillë të jetesës ai është i destinuar të dështojë në të gjitha aspektet e jetës së tij. Islami është fe e pastër dhe njerëzimi është i pastër. Njerëzimi ndotet prej dukurive të këtilla me ndihmën e cytjeve të djallit të mallkuar. Paramendoje shoqërinë njerëzore duke përbuzur vlerat e shenjta njerëzore, siç është martesa dhe zhvillimi e shumimi i njerëzimit në mënyrë të natyrshme dhe duke gjetur një rrugë tjetër e cila nuk i ka hije natyrës njerëzore. Edhe pse këto shembuj që sot po i shohim ishin edhe në kohën e Lutit a.s., por ajo kohë ishte kohë për të marrë mësim e për të mos vepruar sikur ai popull. Perëndimi sot po merr mësim prej popullit të Lutit a.s., jo për të mos vepruar si ai popull, por duke vepruar bile edhe më keq se ai popull.Luti a.s. popullit të tij i tregoi rrugën e së Vërtetës, rrugën njerëzore dhe të natyrshme. Ai nuk deshi t’i shohë të dënuar në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Ai nuk deshi ta shohë popullin e tij të poshtëruar në këtë botë, por edhe as me mëkate në botën tjetër. Por, njeriut çka i bën vetja, asgjë nuk i bën. Njeriu që mendon me logjikën e djallit të mallkuar dhe që hyjnizon epshin e tij është në gjendje për këtë qëllim të bëjë çmos. Ai do të gjejë një milion mënyra dhe rrugë se si të kënaqë epshin e tij në rrugë jo të lejuara. Bile edhe do të dalë jashtë normave dhe rregullave njerëzore vetëm për të kënaqur atë epsh. Cytjet e djallit të mallkuar i japin njeriut ide të ndryshme për të vepruar.

Page 151: Biseda fetare

Njerëzimi është i sëmurë, por nuk është vetë sëmundja. Me këtë fjali Prof. Sejid Kutubi na thotë se ne nuk duhet të dorëzohemi prej njerëzimit dhe ta lëmë ashtu në baltë duke mos e ftuar në dritën e së Vërtetës. Përndryshe, ne do të zëvendësoheshim me ato shumë lehtë dhe shumë shpejt.

82

“Ky Umet tash nuk është në gjendje – e as që kërkohet prej tij – që njerëzimit t’i ofrojë përparim të jashtëzakonshëm në zbulimin material të cilit do t’i nënshtroheshin kokat dhe në këtë pikëpamje të dominojë udhëheqja e tyre në botë.” – Prof. Sejid KutubProfesori i nderuar këtë konstatim e jep në kohën kur ai ishte aktiv dhe gjallë. Por, tash kanë ndryshuar gjërat në të mirë. Ky umet ka kapacitete ekonomike, politike, ushtarake dhe sociale që të bëhet jetë një umet udhëheqës i njerëzimit në botë. Por, këto kapacitete janë të shpërndara, janë të përçara, janë të paorganizuara ende. Është fatkeqësi e këtij umeti që me të gjitha këto kapacitete ekzistuese në të dhe ende të jemi të nënshtruar nga forcat e ndryshme në rruzullin tokësor.Ky umet duhet zgjuar prej gjumit dhe duhet kuptuar drejt njëshmërinë e Krijuesit, formulën se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguar i Tij. Kjo formulë është formulë e praktikës e aspak formulë e teorisë. Kjo formulë është e rëndë për përtacin për t’u realizuar në praktikë. Bile për shumë popuj të umetit mysliman po është e rëndë për t’u realizuar në praktikë.Kapacitetet ekzistojnë në mesin e popujve myslimanë, por ende po mungon vetëdija e lartë e unitetit. Ende ky umet është i përçarë në sekte, popuj, fise, krahina e rajone. Dhe

Page 152: Biseda fetare

bëhen projekte të ndryshme që kjo përçarje të jetë ende më e thellë.Nuk mund të jemi umet i bashkuar kur paragjykojmë për popujt myslimanë, kur nuk arsyetojmë ata dhe veprojmë në baza nacionale, lokale e krahinore. Islami nuk njeh kufij nacionalë, as kufij gjeografikë, e as ideologjik. Islami është gjithëpërfshirës dhe umeti islam është umet mesatar dhe gjithëpërfshirës. Ai nuk ndahet nga një pjesë e botës për hir të pjesës tjetër të botës. Myslimanët në botë janë shumë, ata edhe nëpër ato vende ku sipas statistikave të tyre janë pakicë, janë shumicë, ngaqë myslimani nuk njeh kufij gjeografikë.Përderisa ne logjikojmë në këtë mënyrë, mbi kufij nacionalë, gjeografikë, ekonomikë, socialë e politikë, dhe në praktikë veprojmë në bazë të kësaj logjike, atëherë ne do të jemi në gjendje të udhëheqim njerëzimin. Atëherë nuk do të kishte mundësi askush të na përçajë dhe do të përsëriteshin historitë si në kohën e Shejhul Islam Ibën Tejmije që kërkoi lirimin edhe të robërve jomyslimanë, por që ishin pjesëtarë të shtetit islam.

83

“Sot e gjithë bota jeton në injorancë nga pikëpamja e bazës prej së cilës frymojnë faktorët e jetës dhe organizmat e saj, injorancë të cilin nuk mund ta zbusin as këto mundësi të çuditshme materiale as ky zbulim i pakapshëm material!” – Prof. Sejid KutubKëtë injorancë nuk mund ta zbusë as zbulimi i madh shkencor e material. Këtë injorancë nuk e zbut dot as bollëku ekonomik. Këtë injorancë nuk e zbut dot as edhe një aspekt tjetër i zhvillimit shkencor dhe teknologjik.

Page 153: Biseda fetare

Kjo injorancë është mungesa e besimit në zemrën dhe shpirtin e njeriut. Kjo zbrazëti shpirtërore është aktuale edhe në ditët tona dhe gjurmët e saj po shihen në çdo skaj të rruzullit tokësor. Djalli i mallkuar betejën me njeriun po e bën përmes këtij segmenti.Njeriu që shpirtin e tij e ka të zbrazur nga besimi, kërkon ta mbushë me diçka. Natyra e shpirtit është e tillë që nuk bën të qëndrojë zbrazët. Patjetër të plotësohet me diçka, të mirë ose të keqe, por e plotësuar.Mëkatet në të kaluarën të familjeve të të rinjve, mëkatet në të tashmen, mohimi i Zotit, bazimi vetëm në mundin e njeriut dhe në të gjitha parametrat shkencorë e bëri njeriun të jetë shumë larg rrugës së Zotit. Kemi argumente të panumërta për injorancën e njerëzve që jetojnë dhe veprojnë në Perëndim e Lindje.Një fëmijë maqedonas në rrezik me jetë shpëtimin e vetëm e kishte në synetimin e tij. Gjatë kohë babai i tij është menduar se a ta bëjë operacion fëmijën e tij apo ta lërë në rrezik jete që të mos përdorë një mjet mysliman efikas për njerëzimin. Kur dhimbjet ishin të mëdha dhe të padurueshme, pëlciti zemra e prindit për fëmijën e tij, një dhembshuri e natyrshme, dhe pranoi që biri i tij të operohet, por me një kusht, që ai akt të mos quhet synet.Deshi Allahu xh.sh. që kjo çështje të dalë në shesh dhe njerëzit të kuptojnë ngurtësinë e këtij njeriu që është vetëm njëri prej qindra milionave në rruzullin tokësor.Sëmundje e këtij shekulli nuk është ateizmi i njerëzve. Ateistët janë pakicë në këtë shekull, ata janë të poshtëruar dhe është turp para botës që ende të deklarohen si ateistë. Por, sëmundje e këtij shekulli është materializmi që po mohon Zotin në forma të ndryshme duke u bërë më të rrezikshëm se ateistët.

Page 154: Biseda fetare

Ato njohin një Zot, njohin disa cilësi, por pjesën më të madhe të cilësive të Tij nuk i njohin. Ata e njohin Zotin si Krijues, por nuk e njohin si Ndëshkues. Ata e njohin Zotin si Pranues i Faljes, por nuk e njohin Zotin si Urdhërues.Ka të tillë edhe në mesin e njerëzve që kanë emër dhe mbiemër mysliman. Besojnë këtë botë, por e mohojnë ahiretin dhe mendojnë se gjithçka përfundon me vdekjen.Logjika e këtyre njerëzve është se ka Zot deri aty ku i pëlqen të ketë Zot, përtej dëshirave dhe epsheve të tyre nuk ekziston Zot, por Zot i tyre është arsyeja.Njeriu kur bën gabime në këtë botë është e logjikshme të gjejë forma të ndryshme për të pranuar gabimin dhe për të kërkuar falje. Nuk është e lehtë kjo gjë, por është më e dashura prej të gjitha gjërave. Disa i mbisundon epshi dhe nuk u jep hapësirë për të kërkuar falje, prandaj edhe gjithmonë arsyetohen dhe arsyetojnë. Kërkojnë të arsyetohen prej secilit njeri, kërkojnë të jetojnë si të ishin ata të drejtit dhe të gjithë të tjerët duhet t’u binden atyre dhe veprave të tyre. Secila vepër nuk është e mirë, prandaj duhet mësuar për të mos gabuar.Nuk ka njeri pa gabime në këtë botë, por bota do të vezullonte më ndryshe po qe se njerëzit sinqerisht do të kërkonin falje për gabimet e tyre.Injorancën që përshkruan Prof. Sejid Kutub e mbulon vetëm dija dhe drita e Islamit.

84

“O dhimbje, unë kam një Zot!” – Fatmir MujaGati secili njeri ka lexuar monologjet dhe poezitë e Fatmir Mujës. Dhe ka hasur në këtë fjali të shkurtër, por me kuptim të thellë dhe të gjerë. Njeriu duhet biseduar me vetveten, me shpirtin e tij, me dhimbjen e tij, me ndjenjat e tij, po qe se

Page 155: Biseda fetare

dëshiron të përmirësohet. Kur do që të qëndroj në vend i papërmirësuar, ai nuk do të bisedojë me askë, se mendon se nuk ekziston asnjë nevojë për të biseduar.Duhet t’i tregosh dhimbjes se ti ke një Zot. Po qe se nuk i tregon këtë gjë dhimbje, dhimbja nuk do të kuptojë ty dhe do të thellohet, thellohet dhe zgjerohet saqë të bëhet e padurueshme. Edhe në atë moment ti deshe apo nuk deshe patjetër e ke të kthehesh te Zoti, Krijuesi i dhimbjeve, por edhe Krijuesi i ilaçit të dhimbjeve.Zemra qan nga mëkatet, përderisa djalli hidhërohet me këtë gjë. Zemra e mbuluar dhe e bërë e zezë nga mëkatet ajo nuk qan, e as nuk rënkon, por jeton ashtu e vdekur në një trup të gjallë, por pa shpirt funksional. Shpirti është funksional kur iu është nënshtruar rregullave dhe urdhrave të Allahut xh.sh., ndërsa njeriu kur e fut nën urdhra të djallit të mallkuar shpirtin e tij, atëherë ai më është i gjallë, por i vdekur. Ai jeton në saje të Mëshirës së Mëshiruesit.O dhimbje, dije që kam një Zot dhe nuk të frikësohem ty. Ai është Allahu, Krijuesi i tokës dhe i qiejve, Krijuesi im dhe yti që kujdeset për neve. Ai nuk është i padrejtë ndaj askujt. Nëse ti erdhe tek unë pa asnjë shkak, dije që shërimi im është në durim dhe me durim do ta largojë prej vetvetes. Të duroj më urdhëroi Allahu xh.sh., ngaqë Ai ka treguar në Kuran se është me durimtarët.Nuk ka dhimbje pa fund. Pas çdo vështirësie Allahu xh.sh. sjell lehtësinë për robërit e Tij të sinqertë. Ose dhimbja do të largohet me ndonjë gëzim, ose kërkim faljesh për gabimet që kemi bërë ne dhe si rezultat i kësaj kemi dhimbje. Ose dhimbja do të largohet nga ne në momentin e dhënies së frymës së fundit në këtë botë. Vdekja është shërim i dhimbjeve, por njeriu nuk ka dëshirë të dëgjojë për vdekjen. Gjenerata e parë e myslimanëve ishin gjenerata e artë dhe

Page 156: Biseda fetare

njëra prej arsyeve pse ishin e artë është edhe kjo se ato ishin të dashuruar pas vdekjes.E gjithë bota kishte frikë nga njerëz të atillë, që nuk i frikësoheshin aspak vdekjes dhe që në momentet e vdekjes përgatiteshin si për në dasmë, ngaqë duan të takohen me Allahun xh.sh..Gjeneratat e tjera të myslimanëve me gojë duam të takohemi me Allahun xh.sh., por kur është në pyetje jeta jonë dhe interesi ynë për këtë botë, ne frikësohemi, ngrysemi dhe arsyetojmë vetveten se ka kohë kur do ta japësh jetën për hir të Allahut xh.sh..Megjithatë, Islami na mëson se si të jetojmë në këtë botë, por nuk ka urdhëron që të dashurohemi në të. Ai kërkon prej nesh që të jetojmë në këtë botë, ta shfrytëzojmë atë dhe të mirat e saj për të arritur sa më lehtë deri tek Allahu xh.sh..Prandaj, të kishe parasysh, o njeri, kur bisedon me dhimbjen, ti thuash dhimbjes, o dhimbje unë kam një Zot.”

84

“I iku butësia, u fry, u shtang në bark,Në vend që ta freskonte, uji e ndizte flakë.” – Mevlana Xhelaludin RumiButësia është sinonim i mirësisë, modestisë dhe sjelljes. Njeriu pa butësi është njëjtë sikur ndonjë kafshë e egër që rrezikon jetesën e njerëzve. Njerëzit e egër, zakonisht janë ato padije, që jetojnë në kushte katastrofike. Nuk kanë pasur mundësi që të takohen me njerëz të tjerë, ose edhe janë rritur në suaza të një familjeje pa butësi.Butësia është mbret i botës. Pa butësi njeriu nuk mund të arrijë asgjë në këtë botë. Por, ne nuk e kemi fjalën për butësinë që kërkon perëndimi ndaj Islamit në lidhje me

Page 157: Biseda fetare

dhunën, padrejtësinë e veprimet amorale që i bën ai. Këtu e kemi të ndaluar që të jemi të butë dhe të predikojmë butësinë. E kemi të ndaluar që të jemi të butë ndaj dukurive degjeneruese në shoqërinë njerëzore.Por, kjo gjë nuk do të thotë që me të sëmurin prej sëmundjeve shpirtërore duhet të sillemi egër. Për to Mevlana Xhelaludin Rumi thotë: “Eja, ashtu siç je...” Mos u frikëso, afrohu, kjo derë nuk është derë e pashpresës. Kjo derë për të sëmurin prej sëmundjeve degjeneruese të shoqërisë njerëzore është derë e hapur. Por, për sëmundjen nuk ka butësi, për sëmundjen nuk ka derë të hapur, për sëmundjen ka ilaç i cili në të shumtën e rasteve është i hidhur.Smirëziun uji në vend që ta freskojë e ndez flakë. Ai gjithmonë mendon se si të veprojë keq në mesin e njerëzve. Shikon të prishë shoqëri të ndryshme, bën plane për të përgojuar njerëz të ndryshëm, merret me thashetheme dhe me zbulimin e të metave të njerëzve të tjerë. Në këtë mënyrë e fsheh veten dhe mangësitë e tij, por edhe vepron keq në shoqërinë njerëzore. Të tillë kemi shumë në mesin tonë. Kur ata ishin pak, gjendja jonë ishte superiore dhe ne ishim prijatarë të popujve në rruzullin tokësor. Atëherë patëm arritur deri në Spanjë dhe sundonim botën me mirësi e drejtësi. E gjithë bota na merrte lakmi dhe mundohej që të na imitonte në veshje, në shkencë dhe përparim. Duke na imituar, arriti të zhvillohet vetë dhe ne të na robërojë. Për të vërtetat e botës perëndimore dhe sundimit të myslimanëve mund të shikojmë filmin për Nostradamusin, në të cilin film shihet qartas se cilat libra ishin të ndaluara për t’u lexuar. Librat me germa arabisht, d.m.th. libra të myslimanëve ishin të ndaluara të lexohen dhe vetëm një pjesë e kishtarëve lexonin ato në mënyrë të fshehtë pa lejen e Kishës. Në momentin kur kuptonte kisha se çka po bëjnë këto kishtarë i digjte librat, por edhe lexuesit i saj i dënonte me vdekje.

Page 158: Biseda fetare

D.m.th. frymë revolucionare për Evropën dhe botën perëndimore ishin librat e shkruara prej dijetarëve myslimanë.Njeriu ka nevojë të jetë objektiv me vetveten po edhe me të tjerët. Po qe se fsheh të mirat e të tjetrit që janë bërë për ty dhe zbulon të këqijat e tij, atëherë ai është në rrugën e gabuar, rrugë kjo e cila e çon në humbje. I shton arrogancën atij dhe ia lufton butësinë. Njeriu pa butësi është njeri i vdekur edhe pse ecën në rruzullin tokësor. Ndërsa njeriu me butësi edhe pse nuk është i pranishëm në mesin e njerëzve është njeri për të cilin flitet vetëm mirë dhe mendohet vetëm mirë. Njerëzit i merr malli për ta dhe pyesin për të. Nuk lejojnë të kalojë një javë pa u takuar me të dhe pa përfituar prej tij.Butësia stolis zemrat e besimtarëve myslimanë. Ajo ka fytyra të buzëqeshura dhe nuk toleron të ndotet ajo zemër dhe ajo fytyrë me egërsi.

85

“O Zot që na gjendesh gjithmonë në nevojë,Unë prapë gabova, më fal, e kuptoj!” – Mevlana Xhelaludin RumiZoti xh.sh. gjithmonë gjendet në nevojë të njeriut. Ai pranon pendimin dhe kërkimin falje prej robit të tij, por e urren arrogancën e tij dhe krenarinë me mëkatin. Njeriu duhet t’u bindet urdhrave të Zotit të tij, t’i nënshtrohet Atij dhe të veprojë në bazë të atyre urdhrave. Ai nuk guxon të veprojë jashtë kësaj rruge, edhe po qe se vepron jashtë kësaj rruge duhet që të pendohet dhe të kërkojë falje.A ka kush, pos Zotit, që fal dhe mëshiron robin? Pa dyshim që nuk ka, prandaj mos e humb shpresën në mëshirën e Tij. Ti falu, kërko falje dhe pendohu tek Allahu xh.sh.. Dënesa e

Page 159: Biseda fetare

robit është më e mirë për Allahun xh.sh. se krenaria me mëkatin.Në kohën e Musait a..s kishte një njeri që shumë kishte gabuar. Ishte kohë thatësie dhe popullata u detyra të lutet që Zoti të sjell shi. E dimë mirë se njëra prej mrekullive që iu dha Musait a.s. ishte biseda e tij me Zotin, pa ndërmjetësim. Zoti i tha Musait a.s. që të luten të gjithë njerëzit për shi, dhe nuk ka dyshim se do të ketë shi pas lutjes.Musai a.s. e mbledh popullin e tij dhe i thotë t’i lutemi Zotit për shi dhe se Allahu menjëherë e sjell shiun. Mblidhet populli dhe fillojnë të luten, së bashku me Musain a.s. Por, shi nuk po bie. Musai a.s. u dëshpërua dhe u mërzit. I tha Zotit: “O Zot, ne u lutëm po Ti pse nuk na sjellje shi?”. Zoti xh.sh. i thotë Musait a.s. se në mesin e popullit ka një njeri që ka bërë mëkate dhe nuk është penduar, prandaj nuk ju solla shi, nëse pendohet ai, do t’ju sjell shi. Musai a.s. iu drejtohet popullit duke i treguar shkakun pse nuk erdhi shi edhe pse premtoi se Allahu xh.sh. do të sjellë shi. Dhe tregoi se në mesin e popullit ka një njeri që ka bërë shumë mëkate dhe se nuk është penduar asnjëherë. Duke përfunduar fjalën, Zoti xh.sh. lëshoi shiun. Populli i gëzuar u kthyen nëpër punët e tyre se Zoti sjelli shiun dhe se po i japin fund thatësisë.Musai a.s. kërkoi të dijë prej Zotit se kush është ai mëkatar nga populli i tij. Zoti i tha Musait a.s. unë e kam duruar atë mëkatar duke më bërë mëkate me vite të tëra dhe nuk e kam bërë publike mëkatin e tij, tashmë që është penduar sinqerisht, nuk do ta bëj publike hiç e më hiç.Po, Zoti xh.sh. na mbulon shumë mëkate që bëjmë ne ndaj Tij, por ne prapë po vazhdojmë në mëkate, nuk po pendohemi.

86

Page 160: Biseda fetare

“Ashku e bën qiellor kurmin e ngurtë,Ashku e bën të dridhet malin e fortë.” – Mevlana Xhelaludin RumiO njeri, mos jeto pa dashuri. E gjithë bota, me gjithçka ka në të është në rrugën e kurmit të dashurisë. Edhe hëna, edhe yjet, edhe qiejt, edhe toka, edhe dielli edhe krijesat e ndryshme dëshmojnë për rrugën e dashurisë. Dashuria ose ashku është kulminacioni i ndjenjave të tua karshi Krijuesit të Plotfuqishëm. Ti nuk mund të jetosh pa dashuri, nuk mund të vdesësh pa dashuri dhe nuk mund të transferohesh në botën tjetër pa dashuri.Dashuria është një lumë që rrjedh nëpër venat e tua, një arë që kërkon përkëdhelje dhe kujdes të veçantë për frytet e saj, një fryt që rritet e zhvillohet e piqet nën prehrin tënd.Dashuria është rruga që të çon kah përjetësia e ndjenjave, kah molisja e hidhërimit, kah shkatërrimi i rrugës së shkatërruar. Dashuria nuk kërkon nga ti të shkatërrohesh dhe të shkatërrosh. Por, ajo kërkon nga ti përkujdesje maksimale për të ndërtuar. Dhe gjatë ndërtimit duhet që të kujdesesh edhe për detalet më të vogla të këtij objekti gjigant.Ai që jeton pa dashuri është i vdekur edhe pse ecën në rruzullin tokësor së bashku me njerëzit e tjerë. Dashuria e dridh edhe malin e fortë me rrënjë të thella nën tokë. Mali nën tokë është edhe sa dy herë që duket përmbi tokë. Sipas kësaj logjike është një forcë gjigante e cila është e pamundur të dridhet lehtë. Mirëpo, dashuria e dridh edhe këtë mal, bile e lëkund sikur të ishte një njeri dhe jo një mal.Zoti në saje të dashurisë së tij për krijesat e krijoi botën dhe ia nënshtroi njeriut. Gjithçka që është në botë është nën direktivat e njeriut. Pra, ai menaxhon të gjitha krijesat e tjera, pasi që e mori amanetin e përkujdesjes. Është i vështirë ky amanet, por në saje të dashurisë së robit për Zotin ky amanet bëhet shumë i lehtë për t’u realizuar. Të përkujdesesh për

Page 161: Biseda fetare

popujt, për drejtësinë në botë, për krijesat e ndryshme, për kushtet klimatike të botës, për kushtet dhe rrethanat e kësaj bote deri aty sa ka arritur të depërtojë dora e njeriut dhe të mos ankohesh, kësaj i themi dashuri.Trëndafili në saje të dashurisë qëndron mbi gjemb dhe zbukuron miliona krijesa të tjera në rruzullin tokësor, duke simbolizuar për shpirtin dhe zemrën e njeriut të shndërruar në ashk, ashkun.Po ashku e bën qiellor kurmin e ngurtë. Ngaqë detyra e ashkut është të thyejë të gjitha ngurtësitë dhe t’i shndërrojë në forca të brendshme ndjesore.Ashku e bën të dridhet edhe malin e fortë. Mali i fortë karshi ashkut dridhet dhe nuk gjen zgjidhje tjetër për ekzistencën e vet përpos dridhjes. Paramendoje malin të mos dridhej nga ashku dhe të simbolizonte ngurtësinë. Me siguri se ekzistenca e malit dhe fortësia e tij nuk do të dilte në pah po të mos ishte ashku ai që i jep peshë dhe vlerë këtij mali.Junus Emre na sugjeron të njihemi, të dimë si quhemi, të duam e të duhemi për hir të Krijuesit. Nuk guxojmë të ngelim pa dashuri për asnjë moment. Nuk guxojmë të thërrasim botën me gjuhën e urrejtjes dhe smirës e xhelozisë. Por duhet që botën ta thërrasim në dashurinë e Islamit dhe që të futemi në dehjen hyjnore.

87

“O ashik, ashku i dha shpirt malit Sina,Mali u deh, Musai u përhumb e ra!” – Mevlana Xhelaludin RumiAshku i dha shpirt malit Sina. Si mund ashku t’i japë shpirt malit Sina? Si mund të mos mbetet pa shpirt ashku malit Sina, kur në malin Sina, Pejgamberi Musa a.s. bisedoi me Allahun xh.sh.?

Page 162: Biseda fetare

Mali i deh dhe është normale të dehet nga dashuria hyjnore. Është normale edhe shpirtrat të dehen nga dashuria hyjnore. Është normale edhe zemrat të pushtohen nga dashuria hyjnore. Por, nuk është normale që në një zemër të ngurtë të deklarohet dashuria hyjnore kur të gjitha veprat bëhen në kundërshtim me këtë dashuri. Ne themi se e duam Allahun xh.sh. dhe se e kemi të dehur zemrën nga dashuria hyjnore, por nuk falim namazin, nuk japim zekatin, nuk agjërojmë Ramazanin, nuk shkojmë në Haxh dhe bëjmë vepra të shëmtuara. Po, e dua Allahun, por unë veproj keq dhe në kundërshtim me urdhrat e Allahut xh.sh.. Kjo nuk është dashuri e Allahut, kjo thjeshtë është një kënaqje e epsheve tona.Musai a.s. u përhumb e ra, po përhumbet njeriu karshi fjalës hyjnore, e cila është e mbuluar prej në këmbë e deri në krye me dashuri. Përhumbet nga ashku që ka për Allahun xh.sh., përhumbet nga malli që ka për takimin me Allahun xh.sh. Por, a thua ne kur herën e fundit jemi përhumbur nga malli që kemi për Allahun xh.sh., apo ndoshta nuk kemi nevojë të përhumbemi për të kur kemi me miliona gajle për gratë tona, për mallin që kemi për to, për dashurinë që kemi për fëmijët tanë, për dashurinë që kemi për këtë botë?O ashik, kur do t’i japësh shpirt vetvetes që ta njohësh Krijuesin tënd si më të dashurin e të gjitha dashurive? Kur do t’i japësh përparësi Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.v.s. në zemrën tënde para të gjithë të tjerëve, madje edhe para vetes? A harrova që Omeri r.a. një herë e donte vetën më shumë se Pejgamberin s.a.v.s, por ai nuk kishte dashurinë e plotë? E plotësoi dashurinë vetëm atëherë kur e donte Pejgamberin s.a.v.s. më shumë se vetveten. U shkri në thirrjen dhe rrugën islame përmes botës së ashkut.A nuk simbolizon dashurinë në zemrën e besimtarit lotët që rrjedhin duke i kërkuar falje Allahut xh.sh. për gabimet e bëra

Page 163: Biseda fetare

ditën e natën? I vetmuar natën vonë, në sytë e vetvetes, larg njerëzve dhe duke kërkuar mëshirën dhe faljen nga Allahu xh.sh. Nëse kjo nuk është dashuri, atëherë nuk e di se çka është dashuria.Allahu xh.sh. tregon rrugën e besimtarit deri tek Ai, përmes dashurisë. Në një hadith kudsij e përmend dashurinë dhe thotë se kur unë do ta dua robin, do të bëhem syri i tij me të cilin sheh, veshi i tij me të cilin dëgjon dhe goja e tij me të cilin fol. Lexo këtë hadith kudsij dhe medito rreth atyre fjalëve të Allahut xh.sh. të transmetuara direkt nga ana e Pejgamberit s.a.v.s. dhe do të kuptosh shumë mirë gjendjen shpirtërore të Pejgamberit Musa a.s. kur nga ashku hyjnor u përhumb dhe ra nga mali Sina kur dëgjoi fjalën e Zotit.

88

“I ndari nga shoku që flet të njëjtën gjuhë,Sado gjuhë të dijë, mbetet i pagojë” – Mevlana Xhelaludin RumiFol me gjuhën e shokut dhe mos fol me gjuhën tënde, ngaqë gjuha jote nuk mund të jetë e mbrojtur prej cytjeve të djallit të mallkuar po qe se je i ndarë nga shoku, po qe se i ke bërë padrejtësi shokut, po qe se edhe pse i ke bërë padrejtësi shokut ti e akuzon atë dhe nuk merr përgjegjësi mbi vete.Shoqëria është gjë e rëndësishme për jetën e njeriut. Askush nuk mund të jetojë pa një shok. Edhe Musai a.s. i kërkoi Zotit që Haruni, vëllai i tij, të jetë shok në thirrjen islame dhe në Pejgamberin. Ai nuk mund t’i përballonte sfidës së thirrjes vetë, prandaj kishte nevojë për një ndihmë. E veçanërisht tek një popull si ai i Musait a.s. i cili popull ishte shumë i prishur dhe nuk mbanin premtimin gati se asnjëherë. Kur Musai a.s. shkoi të bisedojë me Zotin, popullin e la në duar dhe nën kujdesin e Harunit a.s.. Populli i Musait a.s. ndërtuan një viç

Page 164: Biseda fetare

prej ari dhe filluan që ta adhurojnë atë duke e mohuar thirrjen e Musait a.s. duke e mohuar Allahun xh.sh., por edhe duke mos respektuar prezencën dhe thirrjen e Harunit a.s. për kujdes në mos adhurimin e gjërave të tjera përpos Allahut xh.sh..Musai a.s. e qortoi Harunin a.s. për devijimin e popullit të tij, por Haruni a.s. i qëndroi përballë Musait a.s. dhe ia bëri me dije se ata kanë vepruar në kundërshtim me të dhe se edhe ai ia ka tërhequr vërejtjen.Me shokun njeriu ndan të gjitha. Edhe të mirën, edhe të keqen. Me të është edhe në çastet e gëzimit, po edhe në çastet e hidhërimit, edhe në momentet e luftës, por edhe në rrugën e paqes. Nëse do ta mallkosh një njeri thuaji që Zoti të mos i dërgojë asnjë shok dhe të qëndroje vetë gjithë jetën.Por edhe te shokët kemi rregulla, kritere dhe mënyra të zgjedhjes. Nuk bën të bëhemi të padrejtë ndaj shokëve, por edhe as që ato të bëhen të padrejtë ndaj nesh. Nuk duhet të shkelim në nderin e shokëve, por as ato nuk duhet të shkelin në nderin tonë, duhet t’i respektojmë deri në maksimum shokët tanë dhe të mos e teprojmë me shaka.Njeriu që nëpërkëmb nderin e shokut të tij, që e përbuz, e shkel dhe në fund e akuzon me fajin e tij se ai ka faj dhe se është i ngutshëm, është i papjekur, është mëkatar është jashtë rrugës së Zotit, në fakt të gjitha këto cilësi gjenden tek ai dhe jo tek shoku i tij. Ai jeton i qetë në hallin e tij, ndërsa të tjerët e përgojojnë atë dhe flasin fjalë të këqija e të ndyta për të.Por më keq është kur shoku të përgojon. Ai të shndërrohet në armik pa dëshirën tënde dhe vepron vepra të ndyta pa pasur aspak respekt dhe llogari për ty. Fjalët e shokut shkaktojnë dhimbje më të mëdha sesa fjalët e armikut. Umeti mysliman është i përçarë pikërisht në këtë rrugë. Përmes shokëve, duke stimuluar njërin në dëm të tjetrit, duke krijuar

Page 165: Biseda fetare

klane në kuadrin e një grupi për të shkatërruar dhe prishur plane veprimi, duke përgojuar njërin në llogari të tjetrit, duke i sulmuar dhe fryrë egot e njerëzve të cilat ego janë gati që të plasin dhe kërcasin për dëshirën e djallit të mallkuar. Ato shumë lehtë mashtrohen dhe për pak mashtrohen. Ato ego shumë lehtë prishin miqësi e shoqëri të ndërtuar vite me vite, dhe shumë lehtë dy miq i bëjnë armiq të njëri-tjetrit. Prandaj, është me rëndësi që egot gjithmonë t’i mbajmë nën kontroll dhe të mos lejojmë dhe tolerojmë që djalli i mallkuar të marrë kontrollin e egove tona. Nuk ka dyshim se secili bir i Ademit është gabimtar. Por më i miri prej tyre është ai i cili e pranon gabimin dhe pendohet.

89

“Kur trëndafili thahet, trëndafilishta bëhet shkretë,Ku t’ia gjej aromën? Në lëngun e trëndafilit vetë!” – Mevlana Xhelaludin RumiPër të mos u tharë trëndafili duhet ta ujitësh vazhdimisht atë. Për të mos u bërë shkretë lidhja jote martesore me gruan tënde duhet ta ujitësh vazhdimisht atë. Përndryshe, trëndafilishta dhe lidhja jote martesore bëhet shkretë, ngaqë trëndafili thahet, dashuria thahet. Dashuria e tharë është dashuri e humbur dhe e përvëluar jashtë rregullave të Krijuesit. Me dashuri nuk nënkuptojmë dashurinë midis burrit dhe gruas, por kemi parasysh dashurinë e burrit dhe gruas ndaj Allahut xh.sh., ndaj Pejgamberit s.a.v.s. dhe ndaj rrugës islame. Nëse kjo dashuri vyshket dhe thahet, atëherë ajo familje thahet dhe vyshket. Atë lidhje martesore ose familje e kap ndryshku, shkretohet dhe në fund edhe mund të vdesë ose shkatërrohet. Prandaj, është me rëndësi trëndafilin ta ujisim përgjithmonë dhe asnjëherë të mos lodhemi nga ujitja.

Page 166: Biseda fetare

Njeriu i ditëve tona kujton se për të jetuar i qetë dhe i lumtur në familje duhet treguar sa më i rreptë ndaj gruas së tij dhe fëmijëve dhe duhet që ata t’i mbajë afër vetes me frikë. Por, harron se frika është gjë relative e cila një ditë mund të largohet prej njeriut dhe se Allahu mund të të poshtërojë para njerëzve, por edhe para Tij, po qe se ti vazhdon në këtë rrugë deri në përfundim të jetës sate.Në ato familje ku nuk ka lumturi dhe harmoni bashkëshortore atje ka edhe frikë, ka edhe thatësi dhe gati trëndafili është tretur diku nëpër fletorët e vjetra të mentalitetit oriental.Njeriu ia kërkon aromën trëndafilit. Por nuk e gjen dot, ngaqë hundët i ka të mbyllura nga ndotjet e ndryshme. Aromën e trëndafilit e gjen në lëngun e trëndafilit vetë. Por, ti duhesh ta njohësh ekzistencën e trëndafilit si trëndafil, duhet të pajtohesh edhe me gjembat e trëndafilit dhe pastaj të përfitosh nga aroma dhe lëngun i trëndafilit.Nëse gruan nuk e trajton me aq kujdes si trëndafilin, me siguri se nuk do të kishe mundësi të përfitosh nga dashuria e gruas sate për ty. Ajo dashuri do të vyshket, do të thahet dhe një ditë edhe do të vdesë. Por, e njëjta gjë vlen edhe për gruan. Gruaja nuk duhet gjithmonë t’i ankohet burrit dhe të mos i bëjë lajka dhe t’ia bëjë qejfin atij. Ajo duhet të mos i shpeshtojë ankesat, të jetë e arsyeshme me burrin e saj, të sillet me butësi me të dhe të kujdeset për shijet dhe ndjenjat e tij. Përderisa ekziston kujdesi i ndërsjellët i burrit ndaj gruas dhe i gruas ndaj burrit, atëherë kjo lidhje martesore ose kjo bashkëshortësi nuk do të vdesë, por do të vazhdoj të jehojë me emrin e Allahut xh.sh. edhe në Xhenet.Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith të tij na sugjeron që të duhemi në këtë botë duke na thënë se në ditën e gjykimit, në xhenet, do të jemi me ata që i kemi dashur më së shumti në këtë botë. Prandaj, ti mos humb shpresën se me burrin tënd

Page 167: Biseda fetare

mund të takohesh edhe në xhenet. Por, ujite zemrën dhe shpirtin tënd me dashuri, kujdes e përkëdhelje ndaj burrit tënd. E njëjta gjë vlen edhe për burrin i cili si duket nga problemet e përditshme të jetës shpeshherë harron që ka një thesar të çmuar në shtëpi, një mbretëreshë që kërkon nga padroni i dashurisë një kujdes të veçantë.

90

“Nëse sheh se t’i kanë lidhur këmbët,Se mbi kokë të janë ngutur çaushët e mbretit.As ti mos u sill si çaush i të dobëtëve!Sepse kjo s’është shprehi dhe natyrë e të dobëtëve!” – Mevlana Xhelaludin RumiPo, njeriut shpesh herë i lidhen këmbët. Nga mbreti i kësaj bote po edhe nga mbreti i shpirtrave. Kur këmbët i lidhen nga mbreti i kësaj bote, nga sundimtari nga njeriu, ti bë durim se do të fitosh. Nëse ke bërë ndonjë vepër penale, ti prapë duro dhe lute Zotin vazhdimisht që të ta lehtësojë dënimin në këtë botë dhe të të mos dënojë në botën tjetër. Por, nëse ke bërë ndonjë gabim ndaj Sovranit, ndaj Allahut xh.sh. dhe të lidhen këmbët qysh në këtë botë, mos kërko shpëtim prej njerëzve dhe duhesh që sinqerisht të pendohesh nga Allahu xh.sh. për gabimet që ke bërë, duhesh të mbulosh atë periudhën e errët me mëkate, në një periudhë ngritjeje me vepra të mira dhe garim e vrapim pas kësaj rruge. Ti nuk guxon ta shohësh veten jashtë mëshirës së Allahut. Por, nëse të lidhen këmbët nga Mëshiruesi i botëve, ti duhet të kompensosh kohën me veprimtari të suksesshme në këtë botë, për të fituar ahiretin.Njeriu ndien dhimbje për secilin njeri. Dhe shoqëria kur të të shohë me këmbët e lidhura, edhe pse ke bërë ndonjë mëkat do të ndiejë dhimbje ndaj teje. Paramendoje Imam Ahmed Ibën Hanbelin i cili nuk pranoi se Kurani është i krijuar dhe

Page 168: Biseda fetare

për këtë gjë u kamxhikos nga mbreti i kësaj bote. Paramendoje Imam Ebu Hanifen r.a. i cili nuk pranoi të bëhet kadi ose gjykatës dhe të gjykojë padrejtësisht dhe për këtë gjë u burgos. Paramendoje Shejhul Islam Ibën Tejmije i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në burg pasi që nuk pranoi t’i bëhet servil mbretërve të kësaj bote.Këta dhe të ngjashëm si këta ia kanë dhënë besën dhe shpirtin Mbretit të kësaj bote dhe të botës tjetër Allahut Fuqiplotë.Imam Ahmed ibën Hanbeli kishte frikë nga kamxhikosja, por atij i dha kurajë dhe forcë një hajdut i cili mijëra herë ishte kamxhikosur duke i thënë: O Shejh, duro, unë për rrugën e pavërtetë po duroj dhe po kamxhikosem, ndërsa ti për principet e larta islame po frikësohesh nga kamxhikosja.Njeriu gjatë jetës së tij bie disa herë në kundërshtim me pushtetin. Me dëshirën e tij o pa dëshirën e tij ai do të bjerë në kundërshtim me pushtetin e një shteti të caktuar. Dhe është me rëndësi se si të sillemi në ato momente, si do të veprojmë dhe çfarë do të bëjmë. A do të kërkojmë ndihmë të kësaj bote duke gënjyer dhe duke humbur shpresën në Allahun xh.sh. apo do t’i lutemi Zotit të zbardhë çështjen tonë.Paramendoje pozicionin e Ibrahimit a.s. karshi zjarrit. Dhe momentin e ardhjes në ndihmë të engjëllit. Përgjigjja e Ibrahimit a.s. ndaj engjëllit ishte se nuk do ndihmën e tij, pasi që ai që e ka sjellë zjarrin, ai edhe do ta shuajë atë. Ai ishte i bindur plotësisht në Allahun xh.sh.. Ai iu ishte dorëzuar Allahut xh.sh. dhe nuk kishte frikë nga asgjë. E sot shohim shumë njerëz të cilët janë të veshur me petkun fetar dhe paraqiten si predikues në popull, e kanë frikë të mbrojnë të Vërtetën karshi pushtetit dhe njerëzve të shtetit, sepse do t’u rrezikohet furnizimi i tyre. Kanë frikë të shprehin mendimet e

Page 169: Biseda fetare

tyre rreth Islamit në gjerësi dhe në thellësi sepse do të rrezikohet jeta e tyre me burgun e kësaj bote.Nëse ti, o njeri, je i lidhur nga çaushët e mbretit dhe po dënohesh padrejtësisht, mos vepro si to ndaj të dobëtëve, por me to sillu me mëshirë dhe mirësjellje. Paramendoje pozitën tënde karshi Mbretit të Mbretërve, Allahut Fuqiplotë i cili t’i mbuloi gabimet e tua dhe nuk të dënoi. Ai priti të pendohesh për to, prandaj edhe ti prit dhe mos dëno menjëherë. Mos e shkel të dobëtin dhe të varfrin.

91

“Si ndodh të gëzohet i lidhuri në zinxhirë?I burgosuri në burg si mund të ndjehet i lirë?” – Mevlana Xhelaludin RumiTi e lidh njeriu në zinxhirë dhe pret prej tij të jetë i gëzuar? Ti shpreson se edhe pas këtij momenti ky njeri do të të respektojë ty? Si mund ta lidhësh njeriu në zinxhirë kur Allahu xh.sh. e ka krijuar të lirë? Si mund ti në cilësinë e Zotit t’ia presh fatin njerëzve sikur Faraoni qysh pretendonte një kohë?Njerëzit mahniten me piramidat. Ato janë njëra prej shtatë çudirave botërore. Të gjitha aspektet e ndërtimit të piramidave të Faraonëve janë habi dhe çudi në vete. Si mund që me mijëra njerëz të punojnë për ty si robër të tu, të lidhur në zinxhirë për të ndërtuar disa piramida? Dhe me to të krenohet bota se, ja, u arrit diçka që në kushte normale kurrë nuk mund të arrihet. Po, e saktë, në kushte normale me trajtim normal ndaj njerëzve njeriu kurrë nuk do të shpenzonte energjinë, vullnetin dhe lirinë e tij për të ndërtuar disa piramida dhe në këtë mënyrë për t’ua plotësuar qejfet faraonëve.

Page 170: Biseda fetare

Sot nuk kemi faraonë në kuptimin klasik të fjalës, por me vepra kemi njerëz që janë më të këqij se faraoni. Sot për të punuar në perëndim patjetër e ke ta ndërrosh emrin nga Muhamed në Aleks ose në ndonjë emër tjetër, përndryshe do të dalësh nga puna, se nuk ke mundësi të punosh me atë emër. Sot për të marrë patentën e shoferit, duhesh që të zbulohesh, të heqësh të drejtën e Allahut që është mbi femrat, d.m.th. shaminë dhe të plotësosh të drejtën e shejtanit mbi njerëzit që është lakuriqësia, kurvëria dhe veset e këqija.Bota moderne perëndimore haptas është me frymë anti njerëzore. Në Holandë, myslimanët janë të frikësuar prej qeverisë dhe në këtë mënyrë edhe të prangosur e të lidhur, pasi që kjo qeveri ngjall urrejtje ndaj Islamit dhe myslimanëve. Njerëzit kanë frikë të shkojnë edhe në xhami, nga cytjet dhe veprimet çnjerëzore të Perëndimit. Ndërsa Amerika me frymën e re të diplomacisë u kthye në frymën e vjetër me alibitë e saj të kërcënimit të Bin Ladenit dhe shfrytëzimin e këtyre alibive për të nënshtruar botën islame. Për të gjithë ata që ndjekin rrjedhat politike dhe ekonomike në botë e dinë fort mirë se Iraku ishte më mirë në kohën e Sadam Huseinit sesa në ‘demokracinë’ e sjellë prej Amerikës dhe aleatëve të saj. Ishte e varfëruar prej politikës, ishte e shtypur prej politikës, por prapë ishte nën sundimin e brendshëm, ishte prapë nën dirigjimin e brendshëm, ishte nën rrethana dhe kushte të brendshme që kurdoherë do të sjellin paqe dhe stabilitet në Irak. Por, me rrëzimin e Sadam Huseinit dhe nënshtrimin e Irakut nga Amerika, Iraku është bërë një vend i vjedhjeve, plaçkitjeve, dhe konsumues i madh i të gjitha ‘vlerave’ perëndimore që i imponohen atij populli dhe atij vendi.I burgosuri në burg nuk mund të ndihet i lirë. Dhe momentalisht tërë umeti mysliman është i burgosur nga

Page 171: Biseda fetare

padrejtësia, dhuna dhe shtypja e botës perëndimore që po bëhet ndaj nesh. Shpresojmë se do të vijnë ditë më të lumtura për ne.

92

“Në kohën kur Pejgamberi s.a.v.s. u dërgua me këtë fe, shoqëria arabe ishte në një gjendje kaotike sa i përket ndarjes së pasurisë dhe drejtësisë.” – Prof. Sejid KutubNë librin e tij ‘Shenjat në rrugë’ i cili për shumë vite ishte i ndaluar nëpër shumë vende të botës, profesor Sejid Kutub flet për shenjat e udhëzimit, të rizgjimit dhe të udhëheqjes së botës nga myslimanët. Ai bën krahasime interesante midis periudhave të ndryshme të thirrjes islame në kohën e Pejgamberit s.a.v.s, por edhe në kohën e tij.Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. shoqëria ishte e ndarë në aspektin e pasurisë dhe drejtësisë. Kjo thënie në këtë formë, vetëm duke ndërruar termin në kohën e Pejgamberit a.s., me në kohën tonë, shoqëria njerëzore është e ndarë në aspektin e pasurisë dhe drejtësisë.Bota perëndimore për dikë po paraqitet si nënë, ndërsa për dikë tjetër si mjerkë. Nuk po ia njeh të drejtën shoqërisë islame që t’i shfrytëzoj resurset natyrore në llogari të vet. Nuk po ia njeh të drejtën shoqërisë islame të jetë e organizuar, të jetë e gjallë dhe e frytshme në aspektet e ndryshme të jetës së njeriut në botë.Nëse protestantizmi u shpik me financimin dhe ndihmën e një sulltani, kjo gjë edhe pse po paraqitet si problem në një pjesë të botës perëndimore si për shembull në Irlandë, e gjithë bota po shfrytëzon kapacitetet e saj diplomatike dhe ekonomike për të zbutur problemet midis protestantëve dhe katolikëve në Irlandë. Dhe gati pas disa dekadave luftë të

Page 172: Biseda fetare

përgjakshme nëpër rrugët e Irlandës, kjo shoqëri u stabilizua, pasi që perëndimi vepron në interes dhe në dobi të vet.Si rezultat i një gjenialiteti të një sulltani, qendra botërore e ortodoksisë gjendet në Stamboll, për t’ia humbur vlerën në këtë mënyrë një shteti të fuqishëm si Rusia. Dhe myslimanët duke u bazuar në drejtësi dhe mirëqenie sociale dhe ekonomike, me ligj rregulluan të drejtat e të krishterëve në Turqi, ndërsa atje edhe pse myslimanët janë shumicë, me ligj nuk mbrohen të drejtat e myslimanëve.Të vështrosh shoqëritë Perëndimore, por edhe ato ballkanike do të shohësh disa krahasime interesante midis së kaluarës osmane dhe periudhës së tashme laike. Në të kaluarën osmane, shqiptarët dhe myslimanët e Ballkanit ishin zotërinj të tri kontinenteve, ndërsa në të tashmen laike, Bashkësitë Islame, janë të themeluara me status të organizatave joqeveritare të cilat mund të shkatërrohen në çdo moment nga laicizmi, po qe se kjo shoqëri laike kërkon një shkatërrim të këtillë.Edhe pse nëpër shumë vende të botës myslimanët janë shumicë, ata po përbuzen dhe po shkelen në mënyra të ndryshme. Dhe kjo gjë nuk dallon aspak prej kohës kur Pejgamberi s.a.v.s. erdhi me mesazhin e tij tek populli arab. Shoqëria e ndarë midis të pasurve dhe të varfërve, ku të pasurit kanë të drejta gjithmonë, ndërsa të varfrit privohen edhe prej të drejtave dhe në qoftëse vijnë në konflikt me të pasurit, ata gjithmonë humbin betejën. Një gjë të këtillë i mundësojnë ligjet perëndimore që janë të ndërtuara në frymën e mbrojtjes së të pasurve për interes dhe llogari të të pasurve, pa marrë parasysh a shkelet mbi dikë a nuk shkelet.Mesazhi i Pejgamberit s.v.a.s. ishte paqe për gjithë njerëzimin. Ai erdhi me mesazhin e paqes, ndërsa shoqëria arabe e asaj kohe i kapi armët dhe filloi të luftojë mesazhin e paqes. Në emër të ruajtjes së tradicionales, në emër të

Page 173: Biseda fetare

ruajtjes së ‘zotave’ të tyre ata thanë gjithçka për Pejgamberin s.a.v.s.. Atë e bënë magjistar, falltar, poet, të çmendur, bile me të i frikësonin edhe fëmijët. Por, Pejgamberi s.a.v.s. dhe shoqëria islame e asaj kohe i duroi të gjitha torturat e shoqërisë së përgjithshme dhe ashtu unike arriti që të na bartë mesazhin e Islamit edhe neve.E njëjta gjë ndodh edhe sot. Sot akuzohesh për terrorizëm, akuzohesh për prapambeturi, akuzohesh për ligje jodemokratike, ndërsa nën akuza të këtilla fshihet gjithmonë apetiti i shoqërisë perëndimore ndaj tokave dhe vendeve të shoqërisë islame.

94

“Dëmi më i madh i dijes vjen nga harresa dhe ajo humbet kur ua jep atyre që nuk e meritojnë..” – Muhamedi s.a.v.s. (Transmetoi ibën Ebi Shejbah).Dija për tu absorbuar në mendjen e njeriut ka nevojë që mendja të jetë e pastër. Ajo mund të dëmtohet kur njeriu fillon të harrojë nga mëkatet ose pleqësia. Ajo mund të zhduket po qe se ti dhe mendja jote nuk e meritoni atë dije. Ajo mund të të dëmtojë ty dhe të tjerët kur ti nuk je njeriu adekuat për atë dije.Dëmi dijes i vjen nga harresa. Harresa parimisht nuk është dëm. Por, shkaku për të harruar janë mëkatet, d.m.th. mosbindja ndaj urdhrave të Allahut dhe ndalesave të Tij.Shumë të rinj harrojnë. Jo nga përditshmëria e jetës, jo nga gajlet e hallet e mëdha që kanë, por nga mëkatet që nuk i hetojnë se si i veprojnë.Prandaj, është me rëndësi që të pendohemi qindra herë brenda ditës dhe natës, duke i llogaritur në një fletore tonën të gjitha gabimet që kemi bërë ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të tjera.

Page 174: Biseda fetare

Dija nuk mund të dëmtohet, por ajo mund të largohet nga ti. Dhe dëm shumë i madh është kur largohet nga ti pa e vërejtur fare. Nga harresa ti fillon të flasësh gjëra që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin, gjëra që nuk janë të argumentuara me asgjë, që nuk bien në sferën e dijeve.Përdorimi i dijes dhe orientimi i saj në gjëra të dëmshme për shoqërinë është gjë e cila të vlerëson ty si një njeri që se meriton ta marrësh atë. Ti mund ta kërkosh vazhdimisht dijen, por qëllimin e kërkimit të dijes nuk e ke arritjen e kënaqësisë së Zotit, por plotësimin e egove të tua. Ky qëllim në vetvete është i dëmshëm që mund të plotësohet shumë lehtë, por për ty është dënim qysh prej kësaj bote dhe aspak nder. Ti mund ta realizosh këtë qëllim, ngaqë Zoti ta mundëson ta realizosh, por ti nuk mund të përfitosh prej këtyre dijeve, ti shkatërrohesh përmes tyre, ti zhdukesh nga to.Në një hadith tjetër që e transmetojnë Dejlemiu nga Ibën Abasi, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Feja dëmtohet prej tre personave; Nga mësuesi i prishur, nga prijësi diktator dhe nga myftiu injorant.”Për t’u bërë mësues, prijës dhe myfti, sipas kushteve islame, duhesh të jesh i ditur. Pa qenë i ditur nuk mund të bëhesh i tillë. Por, ka mësues që janë të prishur moralisht. Ata kanë dije, por jo edhe urtësinë, jo edhe frikën e Allahut nga ajo dije. Ata janë njerëz të papërgjegjshëm, të pamoralshëm, që prishin dhe janë të prishur. Një mësues mund të prishë një shoqëri të tërë, por një mësues nëse është i ditur, i urtë dhe ka frikë Allahun xh.sh., mund të rregullojë një shoqëri të tërë.Prijësi nuk duhet të jetë diktator për shoqërinë. Sa më diktator që është, sa më shumë që e shtrëngon shoqërinë, aq më shumë do ta dëmtojë atë. E privon prej gjërave elementare të kësaj bote, e mban me frikë dhe jo respekt për veten dhe sundimin tënd. Një ditë mundet ky sundim të

Page 175: Biseda fetare

kthehet përmbys dhe shoqëria të shkatërrohet ende më, ose në faza më të ngadalshme të rregullohet për gjenerata të tëra. Prijësi diktator është ai prijës i cili e dëmton botën e vet të ndjenjave, të sundimit, por dëmton edhe mijëra njerëz të tjerë. Ai është diktator ngaqë ka bërë padrejtësi ndaj popullit të tij duke e shtrënguar. Dhe gjithë këtë e lyen me termin se po bën vepra të mira, të urdhëruara në Kuran e Sunet.Në anën tjetër, myftiu injorant e shet ahiretin për dynjanë, e shet drejtësinë për padrejtësinë dhe fenë për amoralitetin. Këta njerëz, sipas Muhamedit s.a.v.s., e dëmtojnë më së shumti fenë. Prandaj, ki kujdes dhe mos bjer në kategorinë e tyre.

95

“Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që rrobat i ka më të mira sesa punët që kryen, rrobat i ka si të mbretërve, ndërsa punët i bën si arrogantët.” – Muhamedi s.a.v.s..Kur fjala bie në kundërshtim me veprën tënde, ti bëhesh i urryer tek Allahu xh.sh., por edhe te njerëzit. Ti nuk kujdesesh aspak që fjala jote të jetë në përputhshmëri me veprën tënde dhe në këtë mënyrë vepron gjëra që mendja jote i konsideron si të lejuara, ndërsa vepra jote është gjë e urryer tek Allahu xh.sh. dhe te njerëzit.Kjo pozitë midis fjalës dhe veprës ka rëndësi të veçantë në sferën e marrëdhënieve ndër shoqërore, por kjo rëndësi fillon të tkurret kur ti si një individ që ke harruar të drejtën e Allahut tek ti, nuk e llogarit aspak dënimin.Llogarite krahasimin midis rrobave dhe punëve. Rrobat janë gjëra që duken, ndërsa të gjitha punët nuk janë gjëra që duken. Ato i sheh vetëm Allahu i Madhërishëm i cili e urren njeriun i cili rrobat i vesh më të mira sesa punët e padukshme që bën. Ai të urren edhe kur ti rrobat i ke më të bukura sesa

Page 176: Biseda fetare

punët që duken e që bën. Në momentet e krizës së një vendi të caktuar që nuk është në suaza të ligjeve dhe rregullave islame dhe ty të mundësohet të punosh për atë vend. Ke mundësi t’i lirosh njerëzit besimtarë myslimanë prej padrejtësisë, por nuk i lejon dhe kujdesesh në përpikëri për normat dhe rregullat e këtij vendi duke i respektuar. Ti nuk bën gjë, përveç që e mbështet këtë shtet në padrejtësinë që bën ndaj popullatës së tij. Ti kujton se po vepron mirë, ngaqë po respekton ligjin e këtij shteti, por ti po harron ligjin e Allahut që thotë se besimtarit mysliman nuk duhet bërë padrejtësi.Përderisa këtij njeriu i jepet mundësia të përmirësojë një padrejtësi dhe ky e bën këtë padrejtësi me logjikën e mbrojtjes së ligjeve të këtij shteti, atëherë ky njeri rrobat i ka më të mira sesa punët.O njeri, pse po e thua atë që nuk e punon. Jo vetëm tek Allahu, por edhe te njerëzit do të jesh i urryer po qe se e fol atë që nuk e punon. Gjërat më të shëmtuara në jetë janë këto. Njeriu bën edhe imoralitet me logjikën e lejimit dhe jo ndalimit. Por, e fsheh para botës dhe para njerëzve vishet me rrobat e mira që të duket si një njeri i mirë. Ekziston një logjikë te mafiozët shqiptarë, se pasi të arrijnë të bëjnë miliona dollarë e euro pasuri, tashmë duhet shoqëruar me hoxhallarët, me njerëzit e mirë, duhet kontribuar për shoqërinë, duhet donuar për të etj. Kjo logjikë është e veshur me rrobat e mira, por me punët e liga, e dëmton më rëndë pozitën e njeriut në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Prandaj, të jemi të kujdesshëm që të mos veshim rroba të mira, e të bëjmë punë të liga. Më mirë të veshim rroba jo të mira dhe të bëjmë punë të mira, më e mira e së mirës është që të veshim edhe rroba të mira edhe të bëjmë punë të mira. Kjo pozitë është pozitë e të nderuarve në këtë botë, por edhe të shpëtuarve në botën tjetër.

Page 177: Biseda fetare

96

“Zemrat kënaqën vetëm kur e përmendin Allahun!” ( Kuran, Rra’d: 28)Shpirti, goja dhe zemra e ndotur nuk ka mundësi ta përmendë Allahun xh.sh.. Veset e këqija që gjenden tek njerëzit janë ato që e mbulojnë shpirtin, zemrën, mendjen dhe gojën me ndyrësira që nuk i japin mundësi njeriut të përmirësohet dhe që të përmendë Allahun xh.sh..Paramendoje robin e Allahut duke e përmendur Atë në çdo moment dhe në secilin çast, duke medituar rreth krijesave të Tij dhe duke gjetur prehje në Mëshirën e Tij të pafundme. Paramendoji ndjenjat e këtij njeriu i cili fluturon me mendime herë në Lindje e herë në Perëndim.Zemrat qetësohen dhe kënaqen kur e përmendin Allahun. Por, ka disa zemra që janë nën cytjen e djallit të mallkuar e që nuk qetësohen dhe nuk kënaqen me përmendjen e emrit të Allahut. Ata egërsohen ende më shumë, sulmojnë dhe thërrasin edhe të tjerët në egërsim. Po a mund të jetojë një zemër pa Allahun? Ajo ndoshta jeton, por pa mëshirën e Tij dhe e vdekur nën krijesat e gjalla që në radhë i bëjnë dhikër Allahut xh.sh..Zemrat janë vendet më pjellore të njeriut. Nëse zemrat prishen, prishen tërë pjesët e tjera të trupit. Pejgamberi s.a.v.s. na sugjeron për zemrat që të kemi kujdes për atë copë mishi dhe këtë copë mishi e krahason me umetin që e llogarit si degë të një trungu. Nëse një degë këputet, trungu dëmtohet dhe vdes nën sulmet e njëpasnjëshme të jashtme. Nëse vetëm një herë mendojmë të mbjellim siguri në zemrat tona, këtë siguri nuk mundemi ta kemi pa prezencën e Allahut dhe Mëshirës e dashurisë së Tij. Zemrat janë

Page 178: Biseda fetare

melheme të shpirtit. Ata ose ndërtojnë në mënyrë të drejtë jetën e njeriut, ose e shkatërrojnë tërësisht.Në fjalorin e përgjithshëm në mesin e ashikëve të kësaj bote, ekzistojnë termat: dashuri me zemër, dashuri me shpirt dhe dashuri me trup. Nëse një njeri e do dikë me zemër është ndryshe prej një njeriu që e do dikë me shpirt dhe prej njeriut që e do dikë tjetër për trup. Pra, sipas këtij fjalori të këtyre ashikëve, ti dashurohesh në zemrën e një gruaje ose burri, në shpirtin e tij ose të saj, ose në trupin e tij ose të saj. Dhe nëse dashurohesh në shpirtin dhe zemrën e tij ose të saj, ti e ke më të vështirë ta harrosh në krahasim me po qe se u dashurove në trupin e tij ose të saj.Zemra është një organ shumë i ndjeshëm. Në të mblidhen të gjitha emocionet dhe ndjenjat e njeriut. E tërë beteja bëhet për pushtimin e zemrës së njeriut. Djalli mundohet me çdo kusht që atë zemër ta pushtojë. Ai të gjitha gjërat e shëmtuara arrin t’i bëjë përmes pushtimit të mendjes së njeriut dhe jo të zemrës. Dhe prej në mendje djalli mundohet të depërtojë në zemrën e njeriut, e kur depërton aty, atëherë ai njeri e ka të vështirë që të gjejë rrugën e udhëzimit.Edhe pse kë do Allahu xh.sh., ai edhe udhëzohet në Islam, por njeriu që e ka zemrën e pushtuar prej djallit të mallkuar, ai njeri e ka të vështirë udhëzimin. Duhet një mundim i madh i njerëzve për ta bindur mendjen dhe zemrën e tij për ta pranuar të vërtetën. Njeriu që nuk njeh të Vërtetën ai nuk njeh për autoritet as Allahun e së Vërtetës dhe në këtë mënyrë e sheh veten larg përmendjes së Allahut. Ai nuk qetësohet me këtë gjë, ai nuk kërkon të qetësohet me këtë gjë, por e qetëson mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij me muzikë të çoroditur, me plotësimin e dëshirave të epshit, me fjalë të kota, e assesi me përmendjen e Allahut. Kjo zemër i ngjan enës e cila është e mbuluar me ndyrësirat e kësaj bote, por që tenton ta mbulojë me ndyrësira edhe në botën tjetër.

Page 179: Biseda fetare

97

“Sufive u duhet bisedë,Miqve u duhet tjetra jetë,Mexhnunit, Lejlaja vetë;Mua, Ti, më duhesh Ti!” – Junus EmreSufitë janë të vetmuar në këtë botë. Koha e tyre kalon në dhikër dhe jo në bisedë. Koha e tyre kalon në adhurim dhe si humbje kohe e shohin nëse ndonjë njeri ndërhyn te ta dhe ia prishën rehatinë e adhurimit. Por edhe ato janë njerëz dhe kanë nevojë për bisedë. Seid Nursi i porosiste nxënësit e tij që më mirë t’i lexojnë librat e tij sesa të bisedojnë me të, me arsyen se donte të rrinte i vetmuar me Allahun xh.sh.. Por, edhe ai vetë e pranon se vetmia është gjë jo e mirë dhe se shpeshherë e merrte malli për shokët që të bisedojë tema të ndryshme rreth islamit.Miqve të Zotit u duhet tjetra jetë. Ata nuk jetojnë për këtë botë dhe ata duket që janë në mesin e njerëzve, por bëjnë çmos që të përfitojnë prej favoreve të Zotit. Ata nuk janë sufinj, por as sufinjtë nuk janë si ata. Sufinjtë vetmohen, ndërsa evliatë, ose miqtë e Zotit nuk vetmohen, gjenden ndër njerëz, por shpeshherë natën vonë i gjen duke adhuruar Allahun xh.sh., i gjen duke vepruar vepra të mira natën jashtë syve të njerëzve, i gjen duke u lutur për tërë umetin e myslimanëve.Mexhnuni i dashuruar pas Lejlas gjente të gjitha momentet e favorshme vetëm për të depërtuar tek ajo. Ai, pra, vraponte pas Lejlas, ngaqë e dashuronte atë, por Mexhnuni nuk do të ishte Mexhnun po qe se nuk do të arrinte deri te dashuria e vërtetë, dashuria hyjnore. Ai kur e kuptoi që Lejlaja nuk do t’i përgjigjet pozitivisht tentimeve të tij, u dorëzua dhe u strehua nën dashurinë hyjnore.

Page 180: Biseda fetare

Kjo dashuri është më e larta dhe më e sigurta për njeriun. Kjo dashuri e deh njeriun karshi bukurisë së ndjenjave që robi ndjen për Zotin.Junus Emres i duhesh Ti, o Zot, vetëm Ti. Edhe mua me duhesh Ti, edhe secilit njeri i duhesh Ti. Nuk e besoj se ka ndonjë njeri në këtë botë që do të shihte veten të pavarur prej Zotit dhe në këtë mënyrë të jetonte pa vullnetin hyjnor. Ai jeton në mirësitë e pafundme të Zotit, por harron se ato mirësi janë të Zotit dhe jo të tij. Ai kujton se deri te ato mirësi ka arritur në saje të mundit të tij vetjak duke mos ndërhyrë këtu vullneti i Zotit, por këtu gabon rëndë. Po qe se do Zoti ti nuk do të kishe mundësi asnjëherë në këtë botë të shohësh pasuri. Por, edhe në anën tjetër, po deshi Zoti ti shumë shpejt do të bëhesh njeriu më i pasur në rruzullin tokësor. Gjithçka ndodh nën dirigjimin dhe vullnetin e Zotit. Por, pasuria mund të na humbet, po qe se ne nuk njohim të drejtën reale të pronësisë së saj. Pasurinë ne nuk duhet t’ia pronësojmë vetvetes, shpirtit dhe zemrës sonë. Pronari i vërtetë i pasurisë është Allahu xh.sh.. Dhe prandaj ne duhet të ndjekim urdhrat e Allahut xh.sh. për të shpërndarë pasurinë aty ku duhet, dhe jo që të veprojmë në krye më vete dhe të bëhemi të padrejtë ndaj njerëzve. Kur veprojmë në krye në vete dhe bëhemi të padrejtë ndaj njerëzve, neve nuk na duhet Zoti në logjikën tonë vetjake, por djalli i cili pëshpërit në mendjet dhe zemrat tona.Prandaj, Ti më duhesh, o Zot, vetëm Ti dhe askush tjetër.

98

“…dhe, nëse kërkojnë falje, Allahu nuk ka për t’i ndëshkuar!” (el-Enfal:33)Njerëzit jetojnë midis së mirës dhe së keqes. Ata jetojnë midis kënaqësisë së kësaj bote, por edhe hidhëtisë së

Page 181: Biseda fetare

ahiretit. Ata jetojnë për këtë botë, ndërsa disa të tjerë për ahiretin. Aliu r.a. e porositi botën që të mos e joshë dhe mashtrojë, sepse ai iu është dorëzuar Allahut dhe askujt tjetër pos Tij. Ai nuk është i dashuruar pas kësaj bote, prandaj momentet e jetës së tij ishin pasuri, por edhe varfëri, veprimtari të suksesshme të kësaj bote, por edhe probleme të mëdha në këtë botë.Njeriu jeton midis frikës dhe shpresës. Ai duhet të frikësohet nga dënimi i Zotit, por edhe duhet të shpresojë në faljen dhe Mëshirën e Tij. Ky ajet na tregon qartë se ne çka duhet të bëjmë për t’i ikur ndëshkimit të Zotit. Ne duhet që pas gabimit të kërkojmë sinqerisht falje dhe të mos përsërisim atë. Dhe dalim në anën tjetër të medaljes, te shpresa se Allahu do të na e falë gabimin.Ky ajet na jep të drejtën për të mos humbur shpresën në Allahun xh.sh. asnjëherë. Prandaj, o ti që e ke ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humb shpresën në Allahun dhe në këtë mënyrë të vazhdosh me gabime duke mos u përmirësuar asnjëherë. Mos e humb shpresën në Allahun xh.sh. dhe në këtë mënyrë të mos kërkosh falje asnjëherë për gabimet e bëra. Allahu është Falës dhe Mëshirues. Ai i pranon gabimet e njerëzve dhe i fal ato. Atij i takon çka ka në tokë dhe në qiej.Nëse do të bësh ndonjë gabim, gjej ndonjë vend ku nuk të sheh Allahu xh.sh.. Ti do të thuash se nuk ka vend të tillë. E saktë, por si guxon të veprosh gabime kur e di që Allahu xh.sh. gjithmonë të sheh dhe asnjëherë nuk mund t’i ikësh shikimit të Tij? Dikush pyeti për Allahun dhe tha se a është Ai i mençur? Aludoi në termin mençuri të kësaj bote, mençuri kjo e cila shtohet dhe pakësohet. Pyetja është banale pas përgjigjes së dhënë se Allahu xh.sh. është i gjithëditur. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor të jetë e gjithëditur. Kjo cilësi i takon vetëm Allahut xh.sh. dhe askujt tjetër.

Page 182: Biseda fetare

Sikur të bënim analogji midis dijes së pakufishme të Allahut xh.sh. me dijet më të sofistikuara të njerëzve, pa dyshim se do të bënim një vepër të shëmtuar. Ne nuk mund të bëjmë një analogji të këtillë se dy gjëra të kundërta me njëra-tjetrën nuk mund të krahasohen asnjëherë. As gjërat e kësaj bote nuk mund të krahasohen me gjërat e ahiretit dhe gjërat e ahiretit nuk mund t’i përngjajnë gjërave të kësaj bote. Njeriu i cili tenton të bëjë krahasime të këtilla dhe gjithë këtë tentim e përshkruan me fjalën se ai po bën hulumtim të teksteve islame, ai është në rrugë të gabuar.Shumë dyer janë të hapura për shumë njerëz. Por, ka edhe dyer të mbyllura ku nuk mund të depërtojë askush aty. Ato dyer të mbyllura nuk guxohet të tentohet të hapen ngaqë njeriu mund të gabojë. Sa më thellë që të futet në ato dyer, aq më shumë do të shkatërrojë veten dhe botën e tij.Ta shkatërrosh veten me pretendimin se ti mund të arrish deri te thellësitë e dijes ku të është ndaluar dera është njëra prej gjërave të shëmtuara. Ti mund të dukesh se je në rrugën e drejtë se po bën gjëra të lejuara të kësaj bote, por edhe sikur të kërkosh falje Allahut për gabimet e bëra në këtë mënyrë, për këtë rrugë, ti nuk do të gjesh faljen e Allahut xh.sh.. Në këtë rrugë shumë lehtë njeriu bie në shirk dhe shumë lehtë mund të harrojë Allahun xh.sh. prej zemrës dhe mendjes së tij. Prandaj, njeriu ka nevojë të jetë i kujdesshëm për të gjitha veprimet e tij në këtë botë.Sikur të mos kërkonim falje për gabimet tona, ne do të vazhdonim me gabimet deri në përfundim të jetës dhe ashtu vetës do t’ia përshkruanim fatin për t’u ndëshkuar në botën tjetër përgjithmonë. Prandaj, ngutu në kërkimin e faljes sa është më herët se një ditë mund të bëhet vonë për gjithçka.

99

Page 183: Biseda fetare

“Po s’qau reja, si do të qeshin barërat, po s’qau fëmija, si do t’i japë nëna sisë?” – Sadi ShiraziSecili njeri duhet ta shprehë brengën e tij. Ai nuk guxon ta mbajë fshehtas prej njerëzve, por edhe nuk bën të teprohet me imponim. Duhet gjetur një mesatare midis shprehjes dhe mosshprehjes së brengave. Njeriu i cili e tepron me imponim të brengave të tij, ai bëhet i padurueshëm i njerëzve dhe edhe nëse ka të drejtë ai gjithmonë shahet, sulmohet dhe humb shoqërinë.Brengat ti dëgjon Allahu xh.sh. pa u mërzitur, por njeriu është një krijesë që mërzitet. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me njerëzit e tjerë se si ia shpreh mërzinë dikujt me qëllim që të mos e mërzis dikë në llogari të largimit të mërzisë sate. Nëse i mërzisim të tjerët me brengat tona dhe nuk arrijmë që të tregojmë brengat, t’i zgjidhim dhe të mos i mërzisim të tjerët atëherë ne kemi probleme serioze në raportet ndërshoqërore. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm se si sillemi me të tjerët në situata të caktuara. Njeriu mund të jetë i mërzitur prej gjërave të ndryshme që kanë ndodhur në jetën e tij dhe po qe se ti i tregon një brengë serioze që ke njeriut tashmë të mërzitur, ti më shumë do të dëmtoje veten dhe shokun sesa do të arrije deri tek qëllimi i caktuar.Por, është me rëndësi të tregohen brengat. Jo gjithmonë të mbahen në vete dhe ashtu ta mbytësh veten me to, duke mos shpresuar ndihmë nga askush, as nga Allahu xh.sh.. Edhe pse ti nuk shpreson ndihmë nga Allahu xh.sh., Ai pa dyshim të gjendet në ndihmë, por Ai ka treguar edhe rrugë të paraqitjes së brengave në këtë botë me qëllim zgjidhjen e tyre e assesi shtrëngimin. Po i mbajtëm gjithmonë brengat në vetvete një ditë ato do të mbushen dhe do të kemi mundësi të eksplodojmë prej brenda. Të mbash një brengë është sikur të mbash një zjarr të madh që përvëlon dhe djeg gjithçka. Të shpërndash një brengë është njëjtë sikur të shpërndash një

Page 184: Biseda fetare

zjarr në ndonjë vend që mund të shuhet. Zjarri i cili është në një vend djeg më shumë sesa ai që shpërndahet në më shumë vende.Është e qartë se Allahu xh.sh. nuk e ngarkon robin e tij me aq sa nuk mundet të bartë. Por, është e vërtetë që brengat nuk duhet të ngelin vetëm në një njeri dhe nga shembujt e shumtë praktikë që kanë ndodhur në shoqërinë tonë kemi parë njerëz që gjithmonë i kanë mbajtur brengat afër vetes, asnjëherë nuk i kanë shprehur dhe kanë dështuar në jetë, duke kaluar në të sëmurë psikikë. Allahu na ruajt prej një gjendje të këtillë. Amin!

100

“Buzëqesh me njerëzit”, ky është nasihati i dytë prej njëqind nasihateve. Ky nasihat ose kjo këshillë vlen për secilin njeri.Njeriu nuk duhet të jetë i nevrikosur me njerëzit. Ai nuk guxon t’i shikojë ata me arrogancë dhe të sillet me ta me arrogancë. Ai nuk guxon t’i shikojë ato me përçmim e as të sillet me ta me përçmim. Ai nuk guxon t’i shkelë njerëzit dhe as njerëzit ta shkelin atë. Ai nuk guxon t’i demoralizojë njerëzit karshi qëllimeve fisnike që janë qëllime të larta, e as t’i pengojë drejt realizimit të atyre qëllimeve. Nëna e Dr. Vehbi Zuhejl, në dhomën e tij qysh si fëmijë e pati shkruar, kjo është dhoma e Dr. Vehbi Zuhejl. Dhe përnjëmend ai u bë doktor dhe mjaft i njohur në shoqëri.Njeriu i cili shkel njerëzit e tjerë në formën e përbuzjes së ndjenjave dhe emocioneve të tij në momentet kur shprehin këto njerëz qëllimet e tyre të larta, ai njeri do të shkelet shumë keq nga Allahu xh.sh..Do të vijë një ditë që njerëzit do të arrijnë qëllimin e tyre në këtë botë shumë shpejt, dhe ai do të shohë përparimet e njerëzve në të gjitha aspektet. Ai do të ngelet në vend duke i

Page 185: Biseda fetare

parë përparimet e atij njeriu që deri dje e ka shkelur në momentin e shprehjes së qëllimit të tij.Njeriu duhet t’u buzëqeshë njerëzve të tjerë. Ngaqë edhe buzëqeshja është sadaka, sipas hadithit të Resulullahut s.a.v.s.. Të buzëqeshësh do të thotë të pranosh atë me mendimet e tij, me dinjitetin e tij dhe me personalitetin e tij. Të pranosh edhe shprehjen e mendimeve të tij dhe shpalosjen e qëllimeve të tij për të ardhmen.Secili njeri ka nevojë të takohet me njerëzit të cilët buzëqeshin dhe nuk janë të mërrolur. Ai gëzohet kur takohet me ata njerëz që buzëqeshin dhe janë të hareshëm e të dashur në bisedë. Askush nuk ka dëshirë të takohet me njerëzit që janë të rëndë në sjellje dhe që nuk buzëqeshin. Askush nuk ka dëshirë që me këta njerëz të rëndë të ketë punë, madje kur takohet me ta mundohet që takimin ta përfundojë sa më shpejt. Edhe pse në esencë të gjithë njerëzit janë të mirë dhe se me rëndësi është arritja deri tek mirësia e njerëzve, kjo mirësi reflektohet jashtë përmes buzëqeshjes së ngrohtë të njerëzve, buzëqeshje kjo e sinqertë.Ka njerëz të tillë në shoqërinë tonë që tërë kohën buzëqeshin me ty, por kur të vijë puna për të ndihmuar diçka apo për ta lehtësuar ndonjë brengë, ata jo që nuk janë në gjendje të të ndihmojnë, por sillen me ty shumë vrazhdë dhe të lëndojnë me fjalë të rënda. Ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ka aluduar në ato besimtarë që u ndihmojnë njerëzve nëpër brenga dhe halle, se janë besimtarët më të mirë sesa ata që nuk i durojnë brengat dhe hallet e njerëzve e veçohen prej tyre.Buzëqeshje nuk do të thotë fytyra e lyer me fjalë false. Buzëqeshje që është sadaka nuk është ajo buzëqeshje kur jemi mirë me bollëk dhe nuk kemi asnjë problem, por jemi takuar për ta kaluar kohën e lirë. Buzëqeshje që është sadaka nuk është edhe ajo buzëqeshje e lyer me fjalë dhikri,

Page 186: Biseda fetare

subhanallah, elhamdulilah vëllai. Por, buzëqeshja që është sadaka është buzëqeshja e zemrave, shpirtrave dhe fytyrave tona kur takojmë vëllain mysliman. Ndoshta nuk mund të reflektojë gjithmonë në fytyrë buzëqeshja e sinqertë, por kjo nuk do të thotë që nuk ekziston tek ai person.Përmes buzëqeshjes së sinqertë njeriu i cili nuk mund t’i ndihmojë vëllait të tij në mënyra të ndryshme që ai ka nevojë, bile nuk e përjashton prej paraqitjes së brengave dhe lehtësimin e tyre në këtë mënyrë. Por, nëse njeriu i paraqet brengat e tij para njerëzve që buzëqeshin vetëm në momente të caktuara për interesa të caktuara të kësaj bote, atëherë ai më shumë do të dëshpërohet dhe në këtë mënyrë do të humbasë prej gabimit që ka bërë deri në paraqitjen e brengave një njeriu të këtillë.

101

“Ledhato kokën e një jetimi”.Kjo porosi ose kjo këshillë nga mesi i njëqind këshillave është njëra prej këshillave që më prek më së shumti. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj porosie ose këshille njeriu vetë duhet të jetë jetim, vetë duhet të përjetoj ledhatimin e kokës nga njerëzit e ndryshëm. Përndryshe, është e vështirë të kuptohet kjo këshillë.Të ledhatosh kokën e një jetimi do të thotë të kujdesesh që një njeri i cili është në këtë botë pa prezencën e prindërve të mos ndihet i vetmuar nga ledhatimi dhe dashuria. Dashuria është ajo që e rrit dhe e ushqen me jetë njeriun. Pa dashuri asnjë njeri nuk mund të rritet në mënyrë natyrore dhe të rehatshme. Ai që është i privuar prej dashurisë qysh në fëmijëri, ai është destinuar të bëhet i dhunshëm dhe në këtë mënyrë të mos dijë për asnjë moment dobitë e dashurisë dhe ledhatisë. Ndërsa ai njeri që ka mundësi të ledhatojë kokën e

Page 187: Biseda fetare

një jetimi dhe nuk e bën, por e privon prej kësaj mundësie bash ai njeri gabon rëndë dhe këtë gabim e paguan në mënyra të ndryshme.Kujdesu për jetimin, sepse kujdesia për të është mëshirë për popullin tënd, mëshirë për ty, dhe mëshirë për të gjithë popujt e botës. Përderisa ti nuk kujdesesh për jetimin, e injoron dhe e përjashton prej shoqërisë, ti në fakt do të thuash me këtë se nuk e pranon caktimin e Zotit që ai njeri të jetë jetim dhe fajet ia hedh Zotit e nuk pajtohesh me atë caktim. Në këtë mënyrë bën një mëkat dhe nga ky mëkat përfshihet e tërë shoqëria njerëzore po qe se u ndikua prej veprimtarisë sate.Nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. është ai që kujdeset direkt për jetimët, por ai i dërgon jetimëve edhe sebepe ose shkaqe. Ato shkaqe janë ose dënim ose mëshirë për ata njerëz dhe shpërblim në botën e pafundme në ahiret. Ndërsa jetimi pastrohet dhe edukohet në të gjitha situatat dhe pozicionet. Ai e ndien veten të nënçmuar dhe të përjashtuar prej shoqërisë. Pa krah nga askush, por në krah të tërë shoqërisë. Një njeri i këtillë është vështirë të jetonte dhe vepronte në një vend, po qe se nuk do të ekzistonte kjo këshillë ose ky nasihat: “Përkëdhele kokën e një jetimi.”

104

“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë!” (el-Hixhr, 99)Njëra prej porosive mjaft të shkurtra të Allahut xh.sh. për robin e Tij është kjo. Njeriu që është rob i Allahut xh.sh. dhe është i vetëdijshëm për këtë pozicion, ai nuk është në gjendje të kthejë mbrapsht fjalën e Allahut xh.sh.. Ani pse gjatë historisë së njerëzimit ka mësuar për kthimin e përgjigjes negative nga ana e djallit të mallkuar ndaj urdhrave të Allahut

Page 188: Biseda fetare

xh.sh.. Ani pse njeriu e di se djalli i mallkuar ka arritur ta mashtrojë Ademin a.s. së bashku me Havanë duke i premtuar se pemët që do të hanë do të kanë mundësi ta mbajnë përjetësisht të gjallë atë dhe Havanë në Xhenet.Urdhri i Zotit është i prerë dhe ai duhet respektuar. Njeriu nuk guxon të shikojë majtas e djathtas me qëllim ikjen prej këtij urdhri. Ai nuk guxon bile edhe të mendojë se ka mundësi të manovrojë në këtë formë me qëllim ta ndiejë veten të rehatshëm dhe të pavarur para Allahut të Madhërishëm.Ti dhe unë duhet ta adhurojmë Zotin sa të jemi gjallë. Se kur do të vdesim nuk do të kemi dobi nga adhurimi. Atëherë ose do të fitojmë shpërblime të pafundme në Xhenet që kënaqësi e këtyre shpërblimeve do të jetë që të mos lodhemi sikur në dynja, ose do të dënohemi për gjatë kohë në Xhehenem, duke shpresuar se një ditë nga Mëshira e Pafundme e Zotit do të përfitojmë edhe ne për t’u larguar prej Xhehenemit dhe për t’u futur në Xhenet.Ky urdhër për ty dhe për mua, do të thotë se nuk ke kohë për të kryer Haxhin. Po të erdhën mundësitë për të kryer këtë obligim dhe ti nuk e kryen me synimin se do ta kryesh më vonë, në këtë mënyrë do të bësh një gabim. Njeriu asnjëherë nuk duhet të gjejë kohë për të mos kryer urdhrat e Zotit. Disa njerëz po gjejnë kohë të thonë se nuk kanë kohë për të falur namazin, disa të tjerë nga aspekti i komplekseve që ia ngjall djalli i mallkuar arsyetohen me atë se po qe se fillojmë të falim namaz duhet që edhe të mbulohemi. E kemi fjalën për vajzat që refuzojnë t’i bien në sexhde Allahut xh.sh.. Jam i bindur se secili prej këtyre që arsyetohet, bile ka kohë më shumë se të gjithë njerëzit e tjerë për t’i kryer këto obligime të lehta dhe të thjeshta islame. Është lehtë të falesh pesë herë në ditë, por është e rëndë kjo gjë, kur njeriu është nën ndikimin e epshit dhe egos së tij. Kjo gjë bile është ende më e

Page 189: Biseda fetare

rëndë për atë njeri që është mësuar gjatë tërë kohës të kërkojë rrugë të ndryshme për të argëtuar botën e çmendisë së tij.Nga njeriu kërkohet të adhurohet Allahu xh.sh. sa të jemi gjallë. Edhe në fazën e rinisë, edhe në kohën e pleqërisë, edhe kur jemi të sëmurë, por edhe kur jemi të shëndoshë, edhe kur jemi mirë financiarisht, por edhe kur jemi të zhytur në varfëri të thellë, njeriu duhet ta adhurojë Allahun dhe të mos e harrojë Atë për asnjë moment e as për asnjë çast.Është e vërtetë që Allahu xh.sh. nuk e sprovon asnjë njeri me aq sa nuk mundet të bartë dhe nuk e obligon përtej mundësive të tij. Po ashtu është më se e vërtetë se njeriu gjatë jetës së tij në periudha të ndryshme të vështirësive në sheriatin islam gjen shumë lehtësi për kryerjen e obligimeve islame. Si për shembull shkurtimi i namazeve, rregulla të veçanta për agjërimin në kushte të veçanta të njeriut, rregulla të veçanta për haxhin, për xhihadin etj. Njeriu do të ketë mundësi të gjejë shumë zgjidhje për ta mbajtur fenë e tij. Ashtu edhe femra e cila arsyetohet me një mijë e një arsye për mosmbajtjen e shamisë, edhe ajo mund të gjejë një mijë e një rrugë për të veshur shaminë islame, por edhe për të vepruar në shoqërinë njerëzore pa asnjë fije problemi. Problem mund të paraqitet vetëm epshi i njeriut i mësuar gjithmonë duke iu bindur atij. Njashtu, problem mund të bëhen edhe ato njerëz që janë mësuar të thërrasin edhe të tjerët në bindje ndaj epsheve dhe kënaqësive të kësaj bote, por jo në bindje ndaj urdhrave të Allahut xh.sh.. Por, këto probleme mund të kapërcehen me durim dhe urtësi nga njeriu i cili iu është mbështetur Allahut xh.sh. dhe që sa të jetë gjallë e adhuron Atë.

105

Page 190: Biseda fetare

“Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.” (Fussilet: 51)Në këtë ajet kuranor është e përshkruar shumë bukur natyra njerëzore. Njeriu ka natyrë të atillë që të harrojë shpejt dhe të mos i bindet Allahut xh.sh. kur është mirë. Kemi rastin e njëjtë me popullin e Musait a.s. i cili tërë kohën Musait a.s. i thoshte gjithçka për të dhe për Zotin e tij, ndërsa kur ishte periudhë thatësie ata iu bindën Musait a.s. dhe kërkuan që t’i lutet Zotit për t’i lëshuar bereqet ose shi.Menjëherë pas pranimit të kësaj duaje nga ana e Allahut xh.sh., po ky popull që lutej për bereqet, ia ktheu shpinën udhëzimit të Allahut xh.sh. dhe ndërtuan një viç prej ari për ta adhuruar.Njeriu i cili nuk falënderon për begatitë që ia ka dhënë Allahu xh.sh., ai pa dyshim do t’i humbë shumë shpejt ato. Duhet të kuptojë se ato begati nuk janë të tij, por të Allahut xh.sh. të dhëna në përdorim atij me qëllim që ta falënderojë dhe kujtojë Allahun xh.sh. gjithmonë. Por, njeriu harroi begatitë dhe mirësitë e Allahut xh.sh. dhe në këtë mënyrë u bë kokëfortë dhe kryelartë. Ai nuk iu bind Allahut xh.sh. dhe çdo begati ia përshkroi mundit të tij.Por njeriun kur e godet ndonjë e keqe ai lutet shumë dhe përulet. Po ai njeri i cili dikur nuk njihte për autoritet Allahun xh.sh. i cili harroi ndihmën e Allahut xh.sh. deri në arritjen e atyre begative, po ai njeri lutet shumë dhe përulet. Po ky njeri u bindet urdhrave të Allahut xh.sh. dhe gjatë lutjeve të tij qan sikur një fëmijë i lazdëruar. Ai e sheh veten me faj, e pranon fajin, pendohet dhe kërkon mëshirën dhe bereqetin e Allahut xh.sh.. Dhe nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. ia pranon pendimin dhe kërkimin falje secilit njeri. Por, nëse njeriu vazhdon me të njëjtin gabim dhe me të njëjtën harresë të Allahut në momentet e begatisë së tij, atëherë nuk e di çfarë

Page 191: Biseda fetare

kuptimi do të kishte lutja e tij e vazhdueshme drejtuar Atij në momentet e vështirësisë.Nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. pas çdo vështirësie për robin sjell lehtësinë. Por, robi është bërë i keq i vetvetes dhe në këtë mënyrë ai po ia mbyll dyert vetvetes. Robi po mendon në vetveten sikur të kishte mundësi të luajë me gjithçka duke përfshirë edhe fatin e tij. Allahu xh.sh. na bën me dije se nuk do të arrijmë që të shpërblehemi aq lehtë në ahiret, pa u sprovuar në këtë botë. Ne do të punojmë shumë në këtë botë, për të jetuar gjatë në ahiret. Ne do të punojmë për të pushuar, por nuk duam të punojmë për t’u dënuar në botën tjetër. Asnjë njeri nuk ka dëshirë që mundi i tij në këtë botë në botën tjetër të stoliset me dënim. Secili njeri ka dëshirë që edhe në këtë botë, por edhe në botën tjetër, të jetë në një jetë të rehatshme pa probleme. Por, për të arritur deri në një nivel të këtillë, njeriu duhet të kuptojë se në këtë botë vazhdimisht do të sprovohet, d.m.th. do të jetë me probleme, ndërsa në botën tjetër do të shpërblehet përgjithmonë po qe se i zgjidh problemet e kësaj bote dhe në këtë mënyrë është i durueshëm. Po qe se nuk i duron sprovat e Zotit, atëherë njeriu nuk është në gjendje t’u bindet urdhrave të Tij dhe në këtë mënyrë do të humbet në këtë botë, por edhe në botën tjetër përgjithmonë. Dhe nuk ka dyshim se një përfundim të këtillë nuk e do askush.

106

“Mos e dëgjo fjalën që të ndan prej mikut.” – Mevlana Xhelaludin RumiFjala e thellë me degët e zgjatura në qiell është fjala që nuk të ndan me mikun. Fjala që nuk të ndan prej mikut është fjala e Vërtetë, fjala e realtë, fjala e sinqertë. Ajo që të ndan prej mikut dhe të shndërron në armik të mikut është fjala e djallit

Page 192: Biseda fetare

të mallkuar. Ajo fjalë është fjalë e mosbindjes, është fjalë e egos, është fjalë e unit, është fjalë e vesveseve, është fjalë jo e pastër.Njerëzit kanë nevojë për fjalët e pastra dhe të drejta karshi miliona fjalëve të papastra dhe të padrejta që thuhen në mesin e njerëzve. Njerëzit nisin projekte dhe i realizojnë ato me qëllim për t’i ndarë njerëzit ndërmjet vete dhe jo për t’i bashkuar. Këto projekte shpeshherë dinë të jenë të suksesshme ngaqë djalli i mallkuar e ndërton kurthin në atë mënyrë që projektet e këtilla të kanë sukses.Fjala shpeshherë di të jetë edhe në rolin e helmit. Madje, ajo helmon edhe më shumë sesa helmet natyrore ose artificiale që i ndërtojnë njerëzit për të dëmtuar të tjerët.Njeriu hutohet karshi lajkave të djallit të mallkuar. Ai nuk mendon shumë rreth pozitës që bie si rezultat i lajkatimit të atyre gjërave. Ai nuk mendon edhe rreth pasojave që vijnë si rezultat i futjes në këto kurthe. Se sikur të mendonte, me siguri se do të ishte në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja, fjalën e mirë nga fjala e ligë.Fjala e mirë është ajo e cila të mëson se si ta respektosh mikun dhe armikun, ndërsa fjala e keqe ta përzien mikun prej armikut dhe në këtë mënyrë më shumë ta dëmton shoqërinë duke ta bërë mikun armik, sesa që ta përmirëson atë duke ta shtuar dashurinë dhe sinqeritetin e ndërsjellë.Rruga e cila na çon drejt ruajtjes së shoqërisë dhe miqve tonë është ajo rrugë e mosdëgjimit të fjalës që të ndan prej mikut.Mevlana Xhelaludin Rumi e tregoi këtë rrugë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lehtë. E goditi shkakun e ndarjes së miqve me një fjalë. Pra, fjala dhe jo vepra, qenka ajo që shpif, që përgojon, që nënçmon, që shan, që lëndon dhe në fund edhe ndan pa dyshim.Fatkeqësisht, kohët e fundit, por edhe në periudhat e mëhershme, njerëzit ishin të dhënë shumë pas fjalëve. Aq

Page 193: Biseda fetare

shumë i dhanë pas tyre sa që ishin në gjendje të shpifin edhe për nënën e besimtarëve Ajshën r.a.. Dhe gjatë të gjitha periudhave historike këta njerëz arritën të persekutojnë më fjalë edhe shumë dijetarë të mëdhenj të umetit si për shembull Ebu Hanifen r.a., Imam Ahmed ibën Hanbelin, Shejhul Islam Ibën Tejmijen, Fahrudin Raziun, Ibën Sinanë dhe shumë dijetarë të tjerë.Ka shekuj të tërë që disa dijetarë kanë ndërruar jetë, fatkeqësisht ende sot e kësaj dite përgojohen dhe shpifet për to.Dhe të gjitha këto gjëra bëhen nga njerëz të papërgjegjshëm, nga njerëz që nuk kanë dije ose janë kërkues dijesh. Ata nuk i llogarisin fjalët që thuan për dijetarët dhe nuk e llogarisin se ata janë në nivelin e dijetarëve dhe unë e ti jemi në nivelin e kërkimit të dijes. Çka është më e keqja, shkruhen libra të tërë kundër disa dijetarëve dhe përkthehen nëpër shumë gjuhë të botës duke përfshirë edhe gjuhën tonë, vetëm se për të nxjerr në pah sipas tyre të metat e këtyre dijetarëve.Në formë të parafrazuar ekziston një rregull islam rreth moshulumtimit dhe gjurmimit të të metave të njëri-tjetrit. Por, këta njerëz që po thirren në Islam, po hulumtojnë të metat e dijetarëve me arsyetimin e mbulimit të të metave të tyre.Pejgamberi s.a.v.s. na ka mësuar nga një hadith i tij se për myslimanin ose fol mirë, ose hesht. Edhe nëse di diçka të keqe për të hesht dhe mos ia nxjerr në pah. Ndoshta një ditë ai do të pendohet për atë gjë.Ndërsa në një hadith tjetër ai na porositë të duam dhe të urrejmë me masë armikun dhe mikun. Ngaqë armiku një ditë mund të na bëhet mik dhe miku një ditë mund të na bëhet armik. Shpresojmë që armiqtë të na bëhen miq një ditë dhe jo miqtë të na shndërrohen në armiq.

Page 194: Biseda fetare

107

“Nëse nuk ke un të pastër për lutje,dëgjoje lutjen e miqve me shpirt të pastër.” – Mevlana Xhelaludin RumiKa njerëz që unin e tyre nuk e kanë të pastër. Ata kanë nevojë për lutje, ngaqë duhet ta pastrojnë atë dhe të ecin me njerëzit e mirë rrugëve të të Vërtetës.Këta njerëz nuk duhet larguar as nga mëshira e njerëzve. Me syrin e mëshirës dhe lutjen e pendesës për to, njeriu duhet të lidhet shpirtërisht me tjetrin. Nëse nuk lidhemi shpirtërisht ndërmjet vete, atëherë fizikisht shumë lehtë do të ndahemi nga njëri-tjetri. Nëse shpirtërisht nuk duhemi, fizikisht shumë lehtë do të lëndohemi dhe vritemi. Gjeje dikë, o njeri, që ka shpirtin e pastër dhe kërko prej tij që të lutet për ty. Kjo nuk do të thotë se ti nuk duhet të lutesh, kjo nuk do të thotë se ti nuk duhet të trokasësh në derën e pendimit. Por, ti duhet të ndryshosh diçka nga vetja. Duhet të lidhesh shpirtërisht me dikë me qëllim që sa më lehtë të largohesh prej veseve të këqija. Duhet të lidhesh me dikë i cili nuk është i ndotur njëjtë si je i ndotur ti. Dhe pastrimi i unit të njeriut është gjë e vështirë, por nuk është e paarritshme. Nuk është i paarritshëm as mendimi se ti mund të ndryshosh veten dhe të tjerët në rrugën e së mirës dhe për të mirën.Pra, për t’u ndryshuar ti dhe unë po duheshka të marrim aksion. Në vrap pas njerëzve të pastër shpeshherë ne ndoshta do ta shohim veten të nënçmuar. Por, në këtë mënyrë do të ndjeheshim ngaqë ne jemi të ndikuar ende prej unit të papastër. Dhe në momentin e pastrimit të unit, në atë moment ne do të ndjeheshim të lirë dhe të lumtur në këtë botë. Me këtë gjendje shpirtërore do të kërkonim botën tjetër me qëllim arritjen e kënaqësisë së Zotit.

Page 195: Biseda fetare

Ti dhe unë duhet të jemi të lidhur dhe jo të ndarë. Ti dhe unë duhet që të jemi të lidhur me prangat e devotshmërisë, mirësisë, butësisë dhe jo të ndarë me zemrat e helmuara dhe të ndikuara prej djallit të mallkuar.

109

I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:“Shfrytëzo pesë para pesë gjërave tjera: 1. Jetën para vdekjes, 2. shëndetin para sëmundjes, 3. rininë para pleqërisë, 4. pasurinë para varfërisë dhe 5. kohën e lirë para zënies së saj.”Ky hadith i shkurtër i Resulullahut s.a.v.s. ka kuptim të gjerë. Njeriu duhet shfrytëzuar jetën e tij para vdekjes. Në jetë duhet vepruar vepra të mira, duhet dhënë sadaka, zekat, duhet agjëruar dhe punuar drejt. Në momentin kur do të vijë vdekja, atëherë ai moment është moment dhënie llogarie në botën tjetër për veprimtarinë tonë në këtë botë.Shëndetin njeriu duhet shfrytëzuar para se të sëmuret. Ai duhet shkuar në haxh në kohën kur është i shëndetshëm dhe të mos e presë kohën e pleqërisë së thellë për të kryer këtë obligim islam. Në atë moment ai njeri nuk do të ketë mundësi që të kujdeset për veten e të mos flasim që të jetë në gjendje të kryejë ritet islame. Këto rite ai do t’i kryejë me shumë vështirësi dhe shumë vështirësi do t’i krijojë edhe njerëzve që do të janë bashkë me të.Rinia është kulmi i forcës dhe suksesit. Njeriu si i ri mund të arrijë shumëçka për arsye se e ka forcën dhe kohën. Në momentin kur rinia fillon t’i ikë, këtij njeriu koha do t’i mungojë, do ta kapin gajle dhe halle të tjera, e nuk do të ketë mundësi që shumë të jetë aktiv. Ai do të jetë aktiv, por jo në shumë sfera siç mund të ishte në kohën e rinisë. Prandaj,

Page 196: Biseda fetare

rininë duhet shfrytëzuar në gjëra të dobishme dhe të hajrit e jo në paragjykime të njëpasnjëshme dhe etiketime të ndryshme ndaj njerëzve të caktuar.Shfrytëzoje pasurinë para se të varfërohesh. Varfërimi mund të ndodhë edhe në shpirt. Prandaj, shfrytëzoje edhe pasurinë e shpirtit para se të varfërohesh në shpirt. Sikur që njeriu duhet pastruar prej ndyrësirave të ndryshme edhe pasuria duhet pastruar përmes dhënies së zekatit, fitrave dhe sadakave të ndryshme. Pasuria e cila nuk pastrohet në këtë mënyrë ajo shumë lehtë do ta shkatërrojë njeriun dhe në këtë mënyrë do ta varfërojë atë.Koha e lirë është dhuntia më e madhe që na e ka dhuruar Allahu xh.sh.. Njerëzit që e shfrytëzojnë drejt kohën e lirë gjithmonë kanë sukses. Shpeshherë duke e shfrytëzuar kohën e lirë në gjëra të ambicies sime, kam hasur në shumë kundërshtime nga njerëz të ndryshëm. Ata vetëm të shohin duke e shfrytëzuar kohën e lirë në gjëra ambicioze, do t’i ngushtohet shpirti dhe as që mund ta paramendojnë ata ta shfrytëzojnë kohën e lirë në kësi gjëra. Por, unë i sugjeroj të gjithë që duan të janë të suksesshëm dhe duan të punojnë në ambiciet e tyre, se shfrytëzimi i kohës së lirë në jetën e njeriut edhe në kushtet moderne bën çudira.

110

“Etika dhe morali islam janë të karakterit hyjnor: d.m.th. themelet e tyre i ka vënë dhe përcaktuar zbulesa hyjnore, themele këto të cilat paraqesin shenja dalluese të personalitetit islam, të përsosura, kompakte dhe të shkëlqyeshme në domethënie dhe dukje, të njohura me udhën të cilën e trasojnë.” – Shejh Jusuf el-KardaviEtika dhe morali janë dy cilësi dhe fenomene të rëndësishme të njeriut. Pa to njeriu nuk mund të jetojë si njeri, por thjesht

Page 197: Biseda fetare

si një qenie ekzistuese në mesin e miliarda qenieve të këtilla. Ai do të jetojë sikur një mal, ose kodrinë, por edhe ky krahasim nuk është i saktë. Malet ose kodrinat kanë frikë nga amaneti i Zotit dhe ata besojnë Atë, ndërsa njeriu pa moral dhe etikë është njëjtë si një kafshë poshtëruese që Zoti e ka krijuar. Ai e ka krijuar edhe të keqen edhe të mirën. Njeriu duhet të pajiset me të mirën përgjithmonë dhe duhet që të përshtatet me normat etike dhe morale.Etika dhe morali islam janë të karakterit hyjnor. E saktë. Ata frymëzohen dhe vijnë në jetë si rezultat i urdhëresave dhe ndalesave të Allahut xh.sh.. Ata ekzistojnë si rezultat i frikës dhe shpresës së robit për mëshirën e Mëshiruesit, Allahut xh.sh..Njeriu po qe se nuk ka frikë Allahun xh.sh. dhe nuk ka shpresë në mëshirën dhe faljen e Tij, ai me siguri do të bënte gjëra të çoroditura, të tilla që do të bien ndesh me të gjitha parimet morale dhe etike.Themelet e moralit dhe etikës i paska caktuar zbulesa hyjnore. Këto themele qenkan të përshkruara në Kuran. Vetëm njeriu duhet që jetën e tij ta përshtasë me Kuranin dhe të mos largohet rrugës së tij asnjëherë. Pejgamberi s.a.v.s në një hadith ka treguar se ai ka ardhur në këtë botë për të plotësuar moralet më të larta.Në esencë moralet ekzistojnë. Edhe etika ka ekzistuar qysh me ardhjen e njeriut të parë në këtë botë. Ne nuk duhet shikuar gjërat nga ky segment. Duhet të mendojmë se si u thyen rregullat dhe normat etike dhe morale. Ato u thyen nga bijtë e Ademit a.s. për një ligj që u pati përcaktuar për shtimin e njerëzimit.Është i njohur fakti se Allahu xh.sh. e inspiroi Ademin a.s. për formën e shtimit të njerëzimit. Se si do të martohen mashkull me femër dhe në çfarë forme do të shtojnë numrin e njerëzve në rruzullin tokësor. Në këtë rregull ndërhyri dora e

Page 198: Biseda fetare

njeriut, pra dy vëllezërit Kabili dhe Habili që grindeshin ndërmjet vete se kush do të martohet me atë vajzë. Dhe kështu u thyen normat dhe rregullat etike për të parën herë. Filloi të derdhej gjaku.Themelet e etikës dhe moralit janë të përshkruara në Kuran dhe të sqaruara detalisht nga ana e Resulullahut s.a.v.s..Allahu i Madhërishëm në një hadith kudsij thotë: “Ia pranoj namazin atij që tregohet modest ndaj madhështisë Time, nuk tregohet mendjemadh ndaj krijesave të Mia, nuk ka vdekur duke vepruar gjynahe, atij që më përmend ditën, që mëshiron të varfrit dhe nevojtarët, që mëshiron gratë e veja dhe njerëzit me fatkeqësi.”Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Buzëqeshja jote ndaj vëllait tënd është lëmoshë, të urdhërosh për punë të mira dhe të ndalosh nga të këqijat është lëmoshë, të mbushësh enën e vëllait tënd nga ena jote është lëmoshë, të ndihmosh një njeri që nuk shikon është lëmoshë. Kurse lëmosha më e madhe është kafshata që e vendos në gojën e gruas tënde.”Ky hadith madhështor i Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai kudsij na bëjnë të mendojmë thellë rreth etikës dhe moralit të veprimtarisë sonë në këtë botë.

111

“Universaliteti, me të gjitha kuptimet dhe dimensionet e veta, është një prej veçorive me të cilat Islami dallohet nga çdo fe, filozofi e botëkuptim.” – Shejh Jusuf el KardaviUniversaliteti është cilësi e fesë islame. Në mesin e cilësive dhe veçorive të kësaj feje, Shejh Jusuf el-Kardavi përmend edhe aspektin hyjnor. Feja islame nuk mund të jetë e ndarë vetëm për ahiret. Ajo nuk mund të ketë kuptim vetëm për një popull duke mënjanuar popujt e tjerë. Kjo fe është fe universale për të gjithë njerëzit e të gjitha shtresave të

Page 199: Biseda fetare

shoqërisë. Është fe e cila i drejtohet secilit popull dhe secilit mentalitet. Pa Islam nuk mund të ekzistojë paqe sociale dhe shoqërore. Pa Islam nuk mund të ekzistojë as drejtësi shoqërore dhe qetësi shpirtërore.Islami është feja e parë dhe e fundit e njerëzimit. Allahu xh.sh. me veçorinë e universalitetit këtë fe e dalloi prej filozofive, feve e botëkuptimeve të tjera. E dalloi edhe prej mentalitetit të brishtë të njerëzve të prishur në rruzullin tokësor.Njerëzit e keqkuptuan këtë veçori të Islamit. Disa e mohuan një pjesë të Islamit dhe pjesën tjetër e pranuan. Disa pranuan që të jenë me emër mysliman, të jenë gjatë muajit të Ramazanit mysliman, por gjatë tërë vitit të mohojnë vlerat islame, kushtet dhe shtyllat e saj. Islami nuk është fe sezonale.Njeriu është bërë i keqi i vetvetes kur mendon se mund të arrijë deri tek paqja shpirtërore pa Islamin. Ai kujton se nuk ekziston Ditë e Llogarisë dhe prandaj edhe guxon të thyejë rregullat dhe kushtet islame. Me vdekjen, sipas tyre, përfundon gjithçka dhe nuk rinis asgjë.Disa e besojnë Xhenetin pasi që verbërisht shpresojnë se do të jenë xhenetlinj, ndërsa të tjerët e mohojnë se ekziston xhehenem ose vend i dënimeve për njerëzit. Dr. Ali Sheriati shumë bukur përshkruan këtë grup të njerëzve. Ai thekson se ekzistojnë njerëz që jetojnë në xhenetin e kësaj bote, që kanë pemën e ndaluar dhe nuk pyesin fare për të, por e kafshojnë. E mohojnë vlerën e botës tjetër dhe kapen fort pas kësaj bote. E mohojnë universalitetin e Islamit dhe kapen fort pas logjikës së ‘përjetësisë’ së kësaj bote.Imam Shehid Hasan el Benna thotë: “Misioni islam është një mision përfshirës që shtrihet deri në pafundësinë temporale, që i përmbledh horizontet e të gjitha bashkësive njerëzore;

Page 200: Biseda fetare

një mision i cili në aspekt të thellësisë i përfshin si çështjet e kësaj bote ashtu edhe të botës tjetër.”

114

Transmeton Abdullah ibën Amër ibën Asi, r.a., i cili thotë: “Nuk ka qenë Pejgamberi, s.a.v.s., i pamoralshëm e as i degjeneruar. Ai çdo herë thoshte: “Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë.” (Buhariu dhe Muslimi)Ky hadith gjendet në koleksionin e haditheve të vërteta të Buhariut dhe Muslimit. Është hadith madhështor që njeriun e kahëzon drejt rrugëve të sinqerta të përgatitjes shpirtërore. Njeriu nuk mund të anashkalojë rëndësinë e këtij hadithi në jetën e tij. Dikush mund të keqkuptojë konstatimin tim për termin “njeriu”. Ai menjëherë do të thotë se ky hadith i drejtohet myslimanit në veçanti dhe jo të gjithë njerëzve në përgjithësi. Është e vërtetë se hadithi u referohet myslimanëve në rend të parë, e pastaj të gjithë njerëzve në të gjitha kohërat.Pjesa e parë e hadithit jep një konstatim të saktë dhe mbyll dyert e ziliqarëve dhe shpifësve për Pejgamberin s.a.v.s.. Shumë orientalistë atë e akuzuan si një njeri që kujdeset shumë për epshin. Bile disa thanë se ai ka kryer edhe pedofili me fëmijë të vogël duke e marrë shembull nënën e besimtarëve Ajshen r.a..Pjesa e parë e hadithit përforcohet me pjesën e dytë.Pjesa e parë e hadithit u jep përgjigje shumë njerëzve të degjeneruar të ditëve të sotme që degjenerimin e tyre e mbështesin në akuza të padrejta ndaj Pejgamberit s.a.v.s.. Abdullahu ishte bashkëkohës i Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai e njihte mirë atë. Ai dëshmon se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ishte njeri i pamoralshëm dhe i degjeneruar, por për të dëshmon

Page 201: Biseda fetare

edhe historia, po edhe Allahu xh.sh. në Kuran. Ajsheja r.a. në këtë kontekst shpesh herë thoshte:” Morali i tij (i Pejgamberit s.a.v.s.) ishte Kurani.”Të kthehemi te pjesa e dytë e hadithit dhe ta ndajmë në dy pjesë. Pejgamberi s.a.v.s. shpeshherë i nxiste shokët e tij të bëjnë vepra të mira dhe të garojnë ndërmjet vete. Ai tha se “më të mirët në mesin tuaj, që do të thotë se i nxiti në kërkimin dhe bërjen e mirësisë. Ne sot shohim shumë prindër që fëmijët e tyre i mësonin për keq se si të shajnë dhe të fyejnë në rrugë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. gjithë njerëzimin e nxiti në mirësi. Ne shohim sot shumë të rinj dhe të reja që garojnë ndërmjet vete në gjëra të kësaj bote, e që janë degjenerim në esencë dhe përbërje, e nxitjen e njerëzve në mirësi dhe garimin në të njerëzit e shohin me përbuzje dhe nënçmim. Njerëzit nuk mund ta kuptojnë porosinë e nxitjes për garimin në vepra të mira. Është normale kjo gjë ngase ata janë të zhytur thellë në gjëra të këqija, janë mësuar se si të tradhtojnë shokët dhe të janë të tradhtuar. Ata nuk janë mësuar me njerëz besnikë dhe të devotshëm që fjalën, nderin dhe veprën e mikut e shohin me xhelozi dhe e ruajnë deri në përfundim të jetës së tyre e asnjëherë nuk e dorëzojnë. Shejhul Islam Ibën Tejmije nuk u pajtua të jetë i lirë ai dhe myslimanët, kur jomyslimanët e shtetit islam janë nën robëri. Ai tha po qe se na jepni lirinë, atëherë patjetër edhe jomyslimanët tanë t’i lironi nga robëria. Përndryshe, ne nuk e duam këtë liri. Ne nuk pajtohemi me këtë marrëveshje dhe nuk kthehemi mbrapa pa marrjen e amanetit që e kemi dhënë dikur. Paramendoje këtë trajtim të këtij kolosi të madh të dijes ndaj jomyslimanëve, po mirë, çfarë trajtimi duhet të kemi ne ndaj myslimanëve? Fatkeqësisht, sot jo vetëm që prehemi në besë nga myslimanët e ditëve tona, por edhe nuk kemi mundësi të realizojmë idealet tona të garimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, ndërsa pjesa e dytë e hadithit

Page 202: Biseda fetare

është e lidhur direkt me pjesën e parë dhe gati me të gjitha punët që bëjmë ne në shoqëri. Nuk ka asnjë punë të pranuar nga Allahu xh.sh. e që është e pamoralshme. Njeriu më i mirë është ai i cili është i pajisur me moralin më të lartë. Dhe këtë gjë e thotë Pejgamberi i Zotit, Muhamed Mustafaja a.s..

115

Thotë Allahu xh.sh. në Kuran: “Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran:134).Sa është i domosdoshëm realizimi i këtij ajeti kuranor në praktik aq është e rëndësishme edhe mësimi i tij. Njeriu nuk guxon të kalojë jetën e tij dhe të mos ketë mundësi të mësojë asgjë prej fjalëve të Allahut xh.sh. dhe të Pejgamberit s.a.v.s.. Ai nuk duhet ta privojë veten prej këtyre melhemeve që janë rrugë shpirtërore dhe orientim i saktë i mendjes dhe venave të dashurisë.Allahu xh.sh. i do bamirësit. Po, bamirësit të cilët japin kur janë të vështirësi dhe në lehtësi. Bamirësit të cilët nuk i lënë duarthatë të varfrit asnjëherë. Ata trokasin në dyert e këtyre bamirësve dhe gjejnë prehje dhe zgjidhje të problemeve dhe halleve të tyre financiare e ekonomike. Dhe pjesë e këtij ajeti kuranor është edhe njeriu që mban mllefin. Po ti kur ke mundësi të hakmerresh dhe je i mllefosur, po e mbajte mllefin ke shpërblim të madh nga ana e Allahut xh.sh. në këtë botë po edhe në botën tjetër. Allahu xh.sh. është me bamirësit, ata që e frenojnë veten kur të mllefosen. Pra, bamirës qenka edhe njeriu i cili kur ka mundësi të shfryejë mllefin e tij nuk e shfryn, por e mban veten. E përmban njeriu veten, ua fal të keqen njerëzve dhe jeton i lirë në këtë botë. Ai futet në zemrat e njerëzve dhe jeton me dashuri në to.

Page 203: Biseda fetare

Nuk mundet të largohet prej dashurisë së njerëzve pasi që në këtë mënyrë e privon veten edhe prej dashurisë hyjnore. Rruga e cila të largon prej dashurisë hyjnore është mllefosja e njeriut pa shkak, mosfrenimi i vetes në momente të mllefit dhe mosfalja. Paramendo, Allahu xh.sh. fal të gjitha gabimet robërve të Tij përveç shirkut, ndërsa unë dhe ti nuk po i falim gabimet njerëzve që kanë bërë keq ndaj nesh, madje edhe nuk po kërkojmë falje për gabimet që kemi bërë ndaj njerëzve të tjerë?Mos jeto i privuar prej dashurisë hyjnore. Bëhu i pari njeri në këtë botë që vendos t’ia falësh të gjithëve që të bëjnë keq dhe mundohu t’i duash njerëzit. Ti duhet të urresh të keqen e tyre dhe mundohesh ta luftosh, por jo njerëzit që bëjnë të keqen. Ti duhet të gjesh metoda dhe mënyra se si të keqen ta largosh prej njeriut dhe ai të mos dëmtohet. Pra, duhet të kesh tretman të veçantë ndaj tij dhe jo të sillesh vrazhdë me të, madje edhe ta përjashtosh prej së drejtës së shoqërimit me ty.

116

Është pyetur Muhamedi s.a.v.s. për veprën e cila më së tepërmi e fut njeriun në Xhenet, ka thënë: “Devotshmëria dhe morali i lartë.” (Transmeton Tirmidhiu, hadithi është hasen sahih)Njeriu i devotshëm dhe me moral të lartë është ai i cili kujdeset për edukimin e brendshëm të tij. Me fjalën edukim i brendshëm nuk e kemi për qëllim hedhjen në ekstazë të disa grupeve të devijuara të sufijve. E as logjikën e shiiave të vetëflijimit duke e rrahur vetveten pa nevojë me paragjykimin se në këtë mënyrë edukohen shpirtërisht.Por, edukim i brendshëm shpirtëror është ai edukim i cili e përgatit njeriun për t’u gjendur nëpër të gjitha situatat e

Page 204: Biseda fetare

caktuara dhe të palakmueshme. Njeriu të gjitha cytjet e djallit të mallkuar duhet t’i sulmojë vazhdimisht përmes edukimit të brendshëm. E them edukim dhe jo budallaki, ashtu si veprojnë disa grupe të sufinjve.Morali i lartë në vetvete është mirësi. Ai e mëson njeriun të mos bjerë ndesh me urdhrat e Allahut xh.sh dhe të Pejgamberit s.a.v.s.. Bile njeriut ia tregon rrugën e udhëzimit dhe përmirësimit, e assesi të zhdukjes dhe të krimit. Devotshmëria dhe morali i lartë janë dy pasuri të qëndisura në brendinë e njeriut. Njerëzit dallojnë ndërmjet vete jo për nga raca, jo për nga gjuha, jo për nga përkatësia nacionale, por për nga devotshmëria. Ai i cili është më i devotshëm në mesin e besimtarëve ai njeri është më afër Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.v.s. në Ditën e Llogarisë. Përderisa njeriu e largon devotshmërinë prej vetvetes, veprat e tij të mira fillojnë të njollosen dhe të pluhurosen me gjëra të këqija. Dhe kur përzihet e keqja me të mirën në të shumtën e rasteve e keqja ka tendenca të përhapet më shpejt se e mira dhe ky njeri bie në grackën e djallit të mallkuar.Është me rëndësi që njeriu në jetën e tij të arrijë shkallën e devotshmërisë. Lufta më e vështirë është lufta me vetveten, pra me egon.Shpeshherë keni dëgjuar sloganin po kthehemi prej luftës së vogël në luftën e madhe. Lufta e madhe është lufta ndërmjet njeriut dhe egos së tij. Ai patjetër të pajiset me devotshmërinë. Ai patjetër ta luftojë egon nëse do që të pajiset me devotshmërinë. Duhet larguar mendjemadhësia, vetëpëlqimi, krenaria me vetveten dhe nënçmimi i të tjerëve nga ne nëse duam të pajisemi me devotshmërinë.Njeriu i devotshëm është me nivelin minimal të cilësive të këqija dhe ka arritur në shkallë të lartë të largimit të mendjemadhësisë prej vetvetes. Ai ka arritur në atë nivel që ti i shpall luftë djallit të mallkuar përmes rrugëve që djalli i

Page 205: Biseda fetare

mallkuar i shpalli luftë njeriut. Djalli i mallkuar u betua dhe u afatizua deri në Ditën e Llogarisë për t’i larguar njerëzit nga rruga e udhëzimit, ndërsa njerëzit prej betimit të djallit të mallkuar, prej dhënies së besës në kohën kur ishin shpirtra e deri në ditën e llogarisë duhet të luftojnë me një armik të fuqishëm si djalli i mallkuar i cili përdor taktika dhe teknika shumë të këqija për ta dezorientuar njeriun.Është me rëndësi të dihet se vetë Imam Shafiu r.a. pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në sqarimin e dispozitave dhe mendimeve rreth moralit, edukatës, devotshmërisë e cilësive të mira, ndërsa shumica e njerëzve në ditët tona pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në hulumtimin e mangësive të ndryshme të njeriut dhe nxjerrjen në pah të tyre.

117

Ka thënë Allahu xh.sh. në Kuran: “Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës.” (Insan-3)Ky ajet është shumë i qartë. Udhëzimi nuk vjen prej askujt përveç prej Allahut xh.sh.. Pejgamberi s.a.v.s. pati tentuar gjatë kohë për t’i ftuar në Islam një grup njerëzish, por ata nuk iu përgjigjën thirrjes së tij. Megjithatë, ai shpresonte se ndoshta mund t’u zbutet zemra dhe të kthehen në Islam. Si rezultat i mundit të tij të dhënë, Allahu xh.sh. ia dërgon Abdullah ibën Mektumin r.a. njeriun e verbër për t’u interesuar rreth Islamit dhe për ta pyetur Pejgamberin s.a.v.s. disa pyetje. Por, ai si një qenie njerëzore u mërrol dhe gaboi rëndë. Ishte nën presion të thirrjes së disa njerëzve të caktuar dhe sikur nuk donte t’i kushtojë kujdes vetë Abdullah ibën Mektumit r.a..Për këtë gjë ai u qortua në suren Abese në 16 ajete. Njeriu i verbër u bë shkak që Pejgamberi s.a.v.s. drita e njerëzimit

Page 206: Biseda fetare

dhe botëve të qortohet në Kuran nga ana e Allahut xh.sh.. Njeriu i verbër u bë shkak që Pejgamberi s.a.v.s. dhe të gjithë besimtarët në rruzullin tokësor ta kuptojnë se Ai që udhëzon zemrat e njerëzve nuk është njeriu, por Allahu xh.sh.. Kur e kuptojmë këtë gjë mirë dhe qartë, atëherë ne do të kemi mundësi shumë lehtë të kyçemi në veprimtarinë e thirrjes islame dhe t’i ftojmë njerëzit në Islam.Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Rruga më e afërt tek Allahu, subhanehu ve teala, është: Ndjekja e Sunetit dhe të përqendruarit në të. Të kuptuarit se kemi nevojë në çdo çast për Allahun, subhanehu ve teala. Të jetë qëllimi me veprat dhe fjalët tona vetëm për Allahun, subhanehu ve teala. Nuk është afruar dikush tek Allahu, subhanehu ve teala, vetëm se me këto tri rrugë dhe nuk është larguar dikush nga Allahu, subhanehu ve teala, vetëm se me anashkalimin e njërës apo të gjitha këtyre rrugëve.”Dhe njeriu gjatë rrugës së udhëzimit të Allahut xh.sh. ose do të jetë mirënjohës dhe do të fitojë edhe në këtë botë dhe në botën tjetër, ose do të jetë përbuzës e të humbë rrugën e udhëzimit dhe të futet në rrugën e devijimit që ia qëndis djalli i mallkuar.Ne nuk duhet të humbemi në rrugën të cilën na e zgjedh djalli i mallkuar. Ne duhet të jemi mirënjohës për udhëzimin tonë në Islam nga ana e Allahut xh.sh.. Dhe të mos thyejmë marrëveshjen tonë me Allahun që e bëmë atë ditë kur ishim vetëm shpirtra. Ne dëshmuan se Zoti është Allahu ynë. E njohëm për autoritet të vetëm dhe sovran të jetës sonë. Dhe nuk duhet të shkelim mbi këtë njohje dhe dëshmi. Po shkelëm, e thyem premtimin dhe u orientuam në rrugën e humbjes.Ndërsa rruga e udhëzimit është e lehtë dhe shumë bukur e përshkruan këtë rrugë kolosi i madh i dijes Ibën Kajjimi r.a..

Page 207: Biseda fetare

118

Shpeshherë njeriut i ngushtohet shpirti i tij. Ai nuk gjen rrugën e prehjes dhe në këtë mënyrë mund të perceptojë të gjitha gjërat gabim. Shoqëria atij njeriu nuk i mundëson të shprehet, por e lë të vuajë në vrushkullin e paragjykimeve dhe mendimeve që bien në kundërshtim me çdo logjikë. Dëshiron të ndryshojë vetveten, por dëshira ngelet vetëm dëshirë. Aksion konkret drejt ndryshimit të vetvetes nuk shohim. Jo pse njeriu harron për t’u ndryshuar, po ngase nuk mund të stigmatizojë ndjenjat e tij karshi botës.Këtij njeriu i mungon ledhatimi, prehja dhe dashuria. Njerëzit në vend që të brengosën për të dhe t’i ofrojnë mundësinë e ndryshimit, ata e largojnë duke e lënduar. Ai i ngrati kërkon qetësi dhe prehje në zemrat e tyre dhe ua bën me dije me shpirt dhe me zemër se nuk ka asgjë kundër tyre. Por, shikimi i njerëzve është vetëm në pamjen e jashtme dhe për këtë arsye ata gjykojnë në atë që shohin.Disa herë me radhë pati ardhur para Resulullahut s.a.v.s. një njeri i dehur i cili pretendonte se është penduar për gabimin e tij. Ai kërkonte ndëshkimin, por edhe falje dhe mëshirë nga Pejgamberi s.a.v.s.. Me të vërtetë gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Ajo nuk do justifikim nga askush. Shokët e Pejgamberit s.a.v.s. të lodhur nga gjendja e këtij njeriu, një ditë iu vërsulën atij duke prekur në ndërgjegjen e tij, por në mënyrë të gabuar. Dhe këtij njeriu të gjorë i cili ishte mëkatar më shumë se disa herë i del në krah vetë Pejgamberi i Mëshirës. Ai nuk e justifikoi deliktin e njeriut. Por, i erdhi keq për gjendjen e tij dhe aktin që bënë shokët e Pejgamberit s.a.v.s. ndaj tij si njeri. Pejgamberi i Mëshirës tha se ky njeri e do Pejgamberin s.a.v.s. dhe Allahun xh.sh. më shumë se gjithë të tjerët.

Page 208: Biseda fetare

Dhe kjo gjë nuk ishte shkak për të justifikuar deliktin e tij. Në esencë, Pejgamberi s.a.v.s. nuk e justifikoi deliktin e këtij njeriu, por ia bëri me dije secilit mëkatar se dera e pendimit është e hapur për secilin njeri. Ky njeri bënte gabime, por edhe pendohej shpejt dhe ofrohej te Pejgamberi s.a.v.s.. Dhe paramendo sikur Pejgamberi s.a.v.s. të thoshte se nuk do të pastrohesh ti kurrë prej vetes, si nuk të vjen turp sa herë ke ardhur tek unë për të kërkuar falje?Në frymën e këtij mesazhi madhështor të Pejgamberit të Allahut xh.sh. shumë mistik në të kaluarën kanë vepruar gati se njëjtë. Ata nuk ia kanë mbyllur dyert e shpresës askujt. Bile edhe dijetarët e mëdhenj të Islamit nuk ia kanë mbyllur dyert e shpresës asnjë mëkatari. As që ia kanë rënduar pozicionin e mëkatarëve, por nuk kanë lëshuar pe në parimet islame. Dhe këtë gjë e bëri edhe Pejgamberi s.a.v.s.. Ai nuk lëshoi pe në parimet islame, por nuk e la pa shpresë njeriun e gjorë. Tek e fundit nuk është Pejgamberi s.a.v.s. ai që fal dhe ndëshkon, por Allahu xh.sh., ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. është i dërguar si Mëshirë për botët dhe jo si vështirësi dhe ndëshkues i tyre.Sot njeriu më shumë se kurrë duhet të veprojë si Pejgamberi s.a.v.s.. Sheh me miliona njerëz që bëjnë gabime të ndryshme, ngaqë mundësitë për të gabuar në ditët e sotme janë shumë më të mëdha sesa mundësitë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s.. Dhe disa njerëz duke kujtuar se po bëjnë mirë, po mbyllin dyert e shpresës për njerëzit duke i akuzuar ato dhe ia caktuar fatin e qëndrimit në gabim. Si mund të përmirësohet ai njeri kur ti nuk i jep asnjë shenjë shprese për pranim të tij si personalitet? Esenca e asnjë njeriu nuk është e ndotur. Prandaj, të kemi kujdes se si sillemi me ta në momente të caktuara. Nuk duhet të justifikojmë gabimet e tyre dhe të pajtohemi me ato gabime, por duhet të gjejmë formë dhe mënyrë se si t’i largojmë ata njerëz prej atyre gabimeve.

Page 209: Biseda fetare

119

“Dhe kështu, o shpirt i pabindur. Dije se njëri nga të dy udhëtarët përfaqëson ata të cilët i nënshtrohen ligjit Hyjnor, ndërsa tjetri përfaqëson ata që ndjekin dëshirat dhe tekat e tyre, sa për rrugën, ajo është rruga e jetës, e cila vjen nga bota shpirtërore, kalon përmes varrit duke të çuar ty në botën e përtejme. Sa për çantën e pajimeve dhe armën, ato të dyja janë adhurimi dhe frika ndaj Allahut. Dhe megjithëse adhurimi nga ana e jashtme duket i rëndë, por në kuptimin e tij ai ka një lehtësi që nuk përshkruhet.” – Seid NursiNjeriu duhet komunikuar me shpirtin e tij. Në situata të lavdisë, por edhe të frikës, ai kërkon prej shpirtit të tij bindjen. E nëse shpirti është i pabindur ndaj urdhrave të Allahut xh.sh., atëherë jeta e njeriut merr rrugën e devijimit dhe të degradimit. Jeta e tij nga një xhenet i kësaj bote shndërrohet në ferr të saj në këtë botë, po edhe në ahiret. Shpirti i pabindur di shpeshherë të manipulojë ndjenjat e njeriut. E nxit të lëshohet gjerë e thellë në epshe dhe nuk kërkon asgjë normale prej tij. Të gjitha veprimet që bën njeriu me shpirt të pabindur janë veprime të pamatura. Ata veprime bien në kundërshtim me logjikën njerëzore, por edhe në peshojën e veprave të mira dhe të liga, e rëndojnë peshojën e veprave të liga dhe i nxjerrin punë plus engjëllit që shkruan punët e liga.Pra, ekzistojnë dy rrugë në këtë botë. Njeriu duhet të ndjekë njërën prej tyre. Ai nëse ndjek rrugën e tekave dhe dëshirave të tij, atëherë përfundimin e kësaj rruge e ka shumë të vështirë. Në këtë botë në aspektin e jashtëm material, gjithçka i duket e lehtë dhe e ëmbël, por në aspektin e brendshëm atij i mungon frymëzimi shpirtëror dhe besimi. Ai është i orientuar në aspektin e hulumtimit të mangësive të

Page 210: Biseda fetare

njerëzve të tjerë. Nuk qetësohet në asnjë mënyrë, po qe se nuk arriti të tradhtojë, e as që mundohet të gjejë ndonjë metodë ose mënyrë për të përmirësuar vetveten. Këta njerëz janë të destinuar të shkatërrojnë në këtë botë në emër të ndërtimit.Ndërsa rruga e parë që ndjekin udhëtarët e parë janë ata që iu nënshtrohen ligjeve hyjnore. Secila punë e tyre shkëlqen. Madje, në ballët e tyre shihen shenjat e sexhdes që bëhen shenjë identifikuese për shumë njerëz. Nëse shokët e Pejgamberit s.a.v.s. janë si yje në qiell dhe cili të ndiqet njeriu del në dritë, atëherë edhe këta njerëz me shenja të sexhdes në ballë janë yje të shoqërisë sonë. Po qe se u ndoqën, me siguri se njeriu nuk ka për të humbur. Ai do të gjejë rrugën e shpëtimit, ngaqë bashkë me këta njerëz do të përkujtojë shpesh Allahun xh.sh., do t’i përkushtohet ibadeteve dhe do të reformojë jetën e tij shpirtërore.

120

“Si në botën tjetër, lumturia në këtë botë gjithashtu qëndron në adhurim dhe duke qenë ushtarë të bindur ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm. Meqenëse është kështu, ne në mënyrë të vazhdueshme duhet të themi: “Lavdi Allahut për bindjen dhe suksesin”, dhe duhet ta falënderojmë atë që jemi mysliman.” – Seid NursiLumturia në këtë botë qëndron vetëm në adhurim. Njeriu nuk mund të ndihet i lumtur po qe se nuk e adhuron Allahun xh.sh., por ne duhet ta kemi të qartë konceptin e adhurimit në Islam. Nëse me adhurim kuptojmë vetëm kushtet themelore të Islamit duke përjashtuar jetën e përditshme dhe punën në të, atëherë ne kemi gabuar edhe konceptin e lumturisë. Nuk konsiderohet adhurim në Islam, po qe se falim namazin, japim zekatin, agjërojmë Ramazanin, por ne përsëri

Page 211: Biseda fetare

shahemi, përbuzim gratë tona, nuk respektojmë prindërit tanë. Ky koncept i adhurimit është i gabuar dhe mund të na kushtojë me një dënim të dhimbshëm në botën tjetër. Ne nuk mund që të themi se në saje të lumturisë sonë në këtë botë, kemi të drejtë t’ia marrim lumturinë dhe lirinë e respektin të tjerëve. Nuk guxojmë në asnjë moment të mendojmë se kemi të drejtë që të shtypim dhe të përbuzim vlerat familjare tonat në emër të adhurimit.Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë shoh shumë njerëz të cilët bëjnë veprime të pahijshme nëpër familjet e tyre me pretekstin e lirisë së tyre për adhurim. Liria e adhurimit nuk kërkohet dhe nuk fitohet duke shkelur mbi dinjitetin e familjes.Gjejmë shumë të vjetër që falin namazin ashtu si e kanë mësuar në fëmijërinë e tyre dhe gjenden përballë akuzave të panumërta të të rinjve të ndryshëm që janë bij të tyre se pse nuk njeri falet kështu. Këta fëmijë në vend që të respektojnë bindjet e babait ose babagjyshit të tij, ata i sulmojnë ato dhe pa fije respekti sillen me ta. Nëse ti ke fituar bindje ideologjike të tillë që dallon prej plakut tënd, por edhe ti je i kujdesshëm ndaj faljes së namazeve, dhënies së zekatit, agjërimit të Ramazanit, shkuarjes në Haxh, nuk ke nevojë t’ia ndërrosh bindjet babait tënd. E sidomos nuk e ke këtë të drejtë duke pasur parasysh se e ke babë që është kujdesur për ty dhe që është në gjendje gjithçka të japë për ty. Njëra prej koncepteve bazë të adhurimit në Islam është edhe kujdesi ndaj familjes. Si mund ti të sillesh në atë mënyrë me babain tënd dhe këtë gjë t’ia përshkruash Islamit, ndërsa në Kuran urdhërohesh që as “uf” të mos u thuash prindërve të tu? Patën ose nuk patën të drejtë prindërit e tu, ti nuk duhet t’i mënjanosh prej respektit dhe nderimit të tyre. Nuk është lumturi shkaktimi i dhimbjes dhe fatkeqësisë në zemrat e tyre. Një lot i nënës që shihet se ka dalë nga dhimbja e

Page 212: Biseda fetare

shkaktuar prej teje është më i rëndë për ty sesa e tërë bota të binte përmbi krye.Ne duhet të jemi ushtar të bindur ndaj Allahut të Gjithëfuqishëm. Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të shkelim mbi urdhrat e Tij dhe në këtë mënyrë të dukemi se jemi të lumtur në këtë botë. Njeriu nuk është i lumtur duke shkelur dhe shkatërruar, por ai do të duhej të ishte i lumtur duke ngritur dhe ndërtuar. Në vend që të ndërtojmë konceptet e mirësjelljes në vetëdijen tonë, ne po përbuzim edhe ato pak vlera që gjenden në rrethet tona. Në vend që të merremi me gjërat e ndaluara që ekzistojnë në rrethet tona, ne te gjërat e lejuara po tentojmë të gjejmë gabime dhe imtësi. Kjo fazë e shoqërisë sonë është shumë e rrezikshme. Por besimtar i bindur plotësisht ndaj urdhrave të Allahut të Madhërishëm, ai realizon lumturinë e tij në adhurim në këtë botë. Si shpërblim pret lumturinë e pafundme në Xhenet.

121

“Prandaj, çfarë humbje i shkakton vetes ai njeri i cili i harxhon njëzet e tre orët në jetën e shkurtër të dynjasë dhe dështon të shpenzojë një orë për atë jetë të gjatë e të përhershme të botës së përtejme; sa padrejtësi i bën vetes; sa pa logjikë sillet ai.” – Seid NursiJetë e shkurtër e dynjasë janë orët e shpenzuara jashtë faljes së pesë kohëve të namazit. Ndërsa një orë e përjetësisë është orë në të cilën njeriu fal namazet brenda ditës dhe natës. Njeriu sillet si i pa logjikë ngaqë nuk e kupton rëndësinë që ka ora e përjetësisë. Ai nuk e kupton se përmes asaj ore nëse i përmbahet edhe rregullave të saj që dalin jashtë në 23 orët e tjera, ai do të fitojë shpërblime të pafundme në Xhenet.

Page 213: Biseda fetare

Si është e mundur t’i themi vetes mysliman dhe të tolerojmë që jeta jonë të mos stoliset me faljen e namazeve brenda ditës dhe natës? Ne ndoshta shpenzojmë shumë kohë në hulumtimin e gjërave të ndryshme të kësaj bote, ndërsa harrojmë vetën dhe Allahun tonë. Kur them harrojmë veten, e kam parasysh ndjenjën e njeriut që krijohet gjatë një ore përkushtim në faljen e namazeve. Kjo ndjenjë njeriun e kthen në vetvete dhe e bën që të qetësohet nën fjalët e Allahut xh.sh..Muhamedi s.a.v.s. na ka thënë se besimtari prej jobesimtarit dallon përmes namazit. Është e vërtetë, ngaqë për jobesimtarin nuk ka orë të përjetësisë qysh në këtë botë. Ndërsa besimtari qetësohet në këtë orë të përjetësisë në këtë botë, i kërkon falje Allahut xh.sh. për 23 orët e shkurtra të kësaj bote dhe mundohet të veprojë sa më shumë vepra të mira. Po qe se ai njeri u përmbahet si duhet rregullave të namazit, të jashtme dhe të brendshme, ai njeri do të ketë mundësi të përfitojë prej namazit të tij shpërblimin në këtë botë po edhe në botën tjetër.Njeriu i sinqertë ka nevojë që të takohet me Allahun xh.sh. pesë herë në ditë. Në ato takime ai duhet të harrojë gjithçka nga kjo botë dhe t’i përkushtohet tërësisht atij ideali ose qëllimi: takimi me Allahun e Madhëruar, ndërsa kur njeriu e privon veten prej kësaj mirësie, atëherë nuk kemi se çka i themi përpos se po bën padrejtësi ndaj vetes dhe idealeve të tij.

122

“Dhe kështu, o shpirti im! Në qoftë se ti e bën jetën e kësaj bote qëllimin e jetës sate dhe punon vazhdimisht për të, ti do të bëheshe si harabeli më i ulët. Por në qoftë se ti do ta bëje jetën e botës tjetër qëllimin dhe synimin tënd, dhe ta bëje

Page 214: Biseda fetare

këtë jetë si mjet për tek ajo dhe si tokë e kultivuar për të dhe të bëje përpjekje për tek ajo në përputhje me të, atëherë ti do të bëheshe një komandant i fuqishëm për kafshët, një shërbëtor i dashur i Krijuesit të Gjithëfuqishëm dhe miku i Tij i nderuar e i respektuar.” – Seid NursiAllahu xh.sh. na bën me dije se njerëzit dhe xhinët i ka krijuar vetëm për ta adhuruar Atë dhe për asgjë tjetër. Por, njeriu dhe xhini dinë që të largohen prej qëllimit dhe esencës së krijimit. Ata kanë dëshirë që të mos jenë në rrugën e drejtë dhe për këtë arsye edhe të mos u binden urdhrave të Allahut të Madhërishëm.Njerëzit, po ashtu edhe xhinët, nëse këtë botë e bëjnë qëllim në vetvete janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të. Ata do të shkatërrojnë në emër të ndërtimit, do të nxisin risi në fe, dhe do të thërrasin edhe njerëzit tjerë në ndjekjen e atyre risive.Dyshimi i njeriut ndaj këtyre raporteve që ekzistojnë në botë, pra nxitjes së risive në fe dhe ndjekjes së tyre, është edhe një mëkat plus në saldon e tij të paragjykimeve në këtë botë.Njeriu duhet të vizatojë qëllimin e tij. Ai në bazë të atij qëllimi vepron, punon dhe në fund edhe shpërblehet ose dënohet. Nëse qëllimi yt është kjo botë, nuk ka dyshim se Allahu do të ta plotësojë qëllimin tënd. Edhe pse ti qëllimin tënd e ndërton jashtë konceptit Allah, përsëri Allahu është Ai i cili ta mundëson realizimin e atij qëllimi.Por, në qoftë se jetën tjetër ti e bën qëllim tëndin, ti do të jesh pa dyshim mik i Allahut xh.sh.. I nderuar në këtë botë mbi krijesat e tjera, por edhe i shpërblyer në ahiret me shpërblime të pafundme. Qëllimi ynë duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Allahut xh.sh.. Nuk ka qëllim më të lartë dhe më fisnik se ky qëllim. Nëse dikush pretendon se ka gjetur qëllim më të lartë dhe më fisnik se ky, gabon rëndë. Të gjitha qëllimet tjera janë nën këtë qëllim dhe as që mund të bëjmë krahasim midis këtij qëllimi me qëllimet e tjera të kësaj bote.

Page 215: Biseda fetare

Njeriu i cili botën e tij në vetvete e bën qëllim qysh në fillim është i dëshpëruar. Po qe se nuk arrin t’i realizojë dëshirat e tij në këtë botë, ai do të bëjë vetëvrasje. Kjo gjë lind si rezultat i dëshpërimit të tij për dështimet e panumërta në këtë botë. Shumë njerëz kanë vepruar në këtë mënyrë duke e bërë këtë botë qëllim në vetvete. Madje këta njerëz si krijesa janë shumë të rrezikshme. Për to është e lejuar gjithçka vetëm për të arritur deri tek qëllimi i tyre. Ata janë në gjendje të vrasin, të presin, të nisin luftë, të helmojnë një popull, të nënshtrojnë popuj të tërë, vetëm për të arritur deri te qëllimi i tyre. Për ta nuk ka Zot dhe besim, pasi që sipas tyre Zoti janë vetë ata. Ata nuk besojnë në botën e përtejme dhe jetojnë në këtë botë sikur të jetonin përgjithmonë në të. Edhe koncepti i lumturisë te këta njerëz është i gabuar. Ata lumturinë e shohin në prishjen e nderit të vajzave të huaja, por edhe të familjeve të ndryshme. Paramendo shumë familje ndërmjet vete duke e prishur nderin. Dhe për këtë gjë nuk marrin në konsideratë as një kod të vogël etik dhe moral. Jeta e këtyre njerëzve është më e shëmtuar se e disa kafshëve të egra. Ata janë edhe nën nivelin e disa kafshëve, pasi që disa kafshë pllenimin e tyre e realizojnë jashtë syve të botës duke pasur kujdes mos po shikohen nga dikush. Ndërsa këta njerëz që qëllim në vetvete e kanë këtë botë, nuk kujdesen për asnjë rregull etike dhe morale të kësaj bote, prandaj edhe e kanë vulosur fatin e tyre qysh në këtë botë. Por, megjithatë, përsëri ekziston dera e Pendimit për të gjithë.

123

“Mendja për shembull është si një vegël. Në qoftë se ti nuk ia shet atë Allahut të Plotfuqishëm, por e përdor për hir të tekave të tua e të nefsit, ajo do të bëhet një vegël ogurzezë, e

Page 216: Biseda fetare

dëmshme dhe ligështuese, që do të rëndojë mbi personalitetin tënd të dobët me të gjitha fatkeqësitë e trishtueshme të së shkuarës dhe me frikësimet e tmerrshme të së ardhmes; ajo do të bjerë në rangun e një instrumenti orëzi e shkatërrues.” – Seid NursiMendja është një mjet perceptues i gjërave. Në fillimin e rrëfimit kuranor gjejmë drejtimin e mendjes si bazë të veprimtarisë së ardhme të një epoke të përgjithshme, përmbledhëse të të gjitha epokave të tjera. Fillimi ishte “lexo”. Edhe në Biblën e devijuar gjejmë margaritarin e ndikimit të mendjes. Në fillim ishte fjala. Aty e gjejmë! Lexo dhe fjala gjenden në mendjen e njeriut. Ata e përdorin mendjen si mjet për të arritur deri te qëllimi. Por qëllimi nuk duhet të jetë konstatimi se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit. E as konstatimi tjetër se nuk ka Zot. E as dashuria ndaj egos dhe degëve të saj, duke harruar Krijuesin e botëve, po edhe të mendjes sate.Mendja është mjet i cili po u përdor drejt dhe saktë do të arrijë të vjelë fryte të mëdha në këtë botë, që do t’i shërbejnë njeriut edhe për në botën e pafundme. Ai do të arrijë të kuptojë dhe perceptojë mirësitë e kësaj bote, por edhe përmes mendjes do të arrijë të kuptojë dhe perceptojë edhe të këqijat dhe kurthet që përgatit djalli i mallkuar. Përderisa kupton kurthet e djallit të mallkuar, atëherë ai njeri do të ketë mundësi që të mbrohet prej tyre e asesi që të lëshohet më thellë në to. Pra, mendja duhet që të jetë e orientuar kah Allahu i Plotfuqishëm, ndërsa njeriu i cili nuk e orienton në këtë rrugë mendjen e tij, atëherë përmes këtij mjeti mjaft të frytshëm do ta shkatërrojë jetën e tij në këtë botë, po edhe në ahiret.G. thotë: “Njëra prej rrugëve më të rëndësishme që çojnë në ngadhënjimin e zemrës së njerëzve është vazhdimisht ruajtja e rastit për t’u bërë mirë atyre dhe, sapo të jepet një rast i

Page 217: Biseda fetare

tillë, bërja e së mirës pa humbur kohë. Eh, sikur t’i akordonim zemrat tona sipas mendimit për të bërë gjithmonë mirë.”

124

Në Sahihul Muslim, transmetohet nga Xhabir Bin Abdullahu se Profeti a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç, e nëse ilaçi qëllon mbi sëmundjen, ajo shërohet me lejen e Allahut.”Ky hadith është i saktë. Rrëfimi i kësaj bisede nis me këtë temë kaq të rëndësishme. Njeriu është i sëmurë, por sëmundja e tij nuk ngelet përgjithmonë. Ai është i sëmurë nga sëmundjet e ndryshme shpirtërore, të zemrës ose trupore. Do të ngelet si i tillë po qe se nuk e kërkon ilaçin e sëmundjes së tij. Përderisa nuk kërkon ilaçin, ai humb shpresat në shërim dhe në këtë mënyrë edhe më shumë e vulos fatin e tij në gjëra të ndaluara. Por, të gjitha sëmundjet nuk shërohen në mënyrën se si e mendojnë disa njerëz, duke përdorur teknika Pejgamberike. Vetë Pejgamberi s.a.v.s. i ka dërguar disa njerëz për shërim te një mjek i cili nuk ishte mysliman. Ai ishte çifut, por ishte mjek dhe dinte mënyrën e shërimit të njeriut.Njerëzit kujtojnë se shërim jashtë hoxhës ose fesë nuk munden të gjejnë. Shërim jashtë Allahut xh.sh. nuk mund të gjejnë, kjo gjë është e saktë, dhe se njeriu duhet të kërkojë shkaqet për të arritur deri te shërimi. Ne nuk do të presim nga qielli të na vijë ndonjë shpallje ose ndonjë shërim direkt prej Allahut xh.sh. pa u munduar aspak dhe pa hulumtuar drejt ilaçit.Prandaj, është e nevojshme edhe kërkimi i ilaçit. Por, njeriu si gjithmonë neglizhon gjërat që kanë të bëjnë me shëndetin e tij mendor, trupor dhe shpirtëror dhe në këtë mënyrë sëmundja i zgjerohet. Ai nuk kujdeset në kohë për gjetjen e zgjidhjes së përshtatshme për brengat e tij, por kur të bëhet

Page 218: Biseda fetare

vonë fillon të ankohet në mënyrë të padrejtë. Ankesat ai i drejton kah Zoti, Krijuesi i botëve, ndërsa harron se Zoti i dha mendjen për ta shfrytëzuar në hulumtimin e gjetjes së ilaçit. Edhe mendjen e ke, edhe ilaçi gjendet në rruzullin tokësor, por pengesë po paraqitet dembelizmi.Njerëzit që nuk kanë aspak kujdes ndaj botës së tyre shpirtërore e kalojnë jetën e tyre ashtu si kafshët duke mos u mërzitur shumë e shumë për sëmundjet që janë mbjellë në shpirtin e tij. Ai lëngon nga mosnjohja e Krijuesit dhe kërkon që të gjejë një mbushje të asaj pjese të shpirtit e cila është e zbrazët. Nuk mund të jetojë njeriu me shpirt të zbrazur. Ose do ta mbushë atë me mirësi dhe gjëra që janë produktive për shoqërinë njerëzore, për njeriun dhe për botën e tij shpirtërore, ose do ta mbushë atë me ligësi, gjëra që nxiten prej egos dhe veseve të këqija te njeriu. Ka njerëz që egoja i nxit të hanë për të jetuar, ndërsa disa të tjerë jetojnë për të ngrënë. Ata nuk mendojnë larg dhe nuk kanë dëshira kreative në mentalitetin e tyre të brendshëm.Esenca e hadithit të Resulullahut s.a.v.s. është shumë e qartë. Ajo esencë e orienton njeriun kah kërkimi i shërimit. Ajo esencë njeriun e bën që të mos hedhet në qoshet e dëshpërimit dhe ashtu ti japë hapësirë djallit të mallkuar të manipulojë me ndjenjat dhe mendimet e tij. Nuk ka dyshim se sëmundjen e jep Allahu xh.sh., por nuk ka sëmundje që e jep Allahu xh.sh. e që për të nuk ka dhënë edhe shërimin. Por, ti për të gjetur shërimin e sëmundjeve të tua, duhet ta njohësh Allahun xh.sh.. Ti edhe po qe se njohe Atë, Ai përsëri ta mundëson ta gjesh ilaçin e sëmundjeve të tua. Por, ti duhet të turpërohesh para Tij. Edhe nuk e njeh Allahun për Zot tëndin, edhe përfiton prej Mëshirës së Tij të pafundme. Ka njerëz që thuan se e njohin Allahun xh.sh. për Krijues, por veprimet e tyre janë çnjerëzore. Ata madje kanë edhe profesionin e mjekut, por këtë profesion nuk e përdorin për

Page 219: Biseda fetare

të shëruar të sëmurët me ndihmën e Allahut, por për të çnderuar të nderuarat me ndihmën e shejtanit.

125

Se duaja është prej ilaçeve të dobishme e mbështet edhe el-Hakimi në librin e tij të saktë, me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Duaja është arma e myslimanit, shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.”Këtë hadith do ta ndajmë dhe do të mundohemi që të nxjerrim urtësi prej tij. 1. Duaja është arma e myslimanit, është një mesazh gjithëpërfshirës për të gjithë myslimanët në mbarë rruzullin tokësor. Besimtari mysliman nuk guxon për asnjë moment të qëndrojë i paarmatosur karshi ushtrisë së madhe të djallit të mallkuar. Ai nuk duhet të armatoset me armë që njihen botërisht në botë, e që shkatërrojnë shtete, e mbysin njerëz, por duhet të armatoset me një armë e cila nuk shkatërron civilizime, por i ngrit ato. Duhet armatosur me një armë e cila nuk ia ndërron kahen mendjes së njeriut, por e thellon në parimet e idesë islame dhe as nuk e përbuz ndjenjën e njeriut për këtë botë, por thjesht e bën të vetëdijshëm se përmes kësaj bote njeriu duhet ta fitojë ahiretin.2. Duaja është shtylla e fesë dhe kjo gjë është e saktë. Për t’u pranuar duaja duhet të plotësohen shumë parakushte e që e bëjnë duanë të ketë këtë rol të rëndësishëm në jetën e besimtarit mysliman. Nëse nuk plotësohen ato kushte për pranimin e duasë nga ana e Allahut xh.sh., me siguri se duaja vetëm me fjalë nuk do të kishte asnjë vlerë për të.3. Duaja është dritë e tokës dhe e qiejve. Ajo është dritë, pasi që njeriu në errësirë i lutet Zotit për t’ia pranuar gabimet. Ajo është dritë edhe për arsyen se njeriu gjendet në errësirën e

Page 220: Biseda fetare

dëshirave epsharake, e kërkon të dalë prej kësaj sëmundjeje në dritën e Allahut xh.sh.. Njeriu i penduar shpeshherë lutet. Lutja e tij e sinqertë e bën atë të pranueshëm në mesin e besimtarëve të sinqertë. Lutja dhe pendimi i tij e mospërsëritja e gabimeve, e bën njeriun të pastër si loti. Allahu xh.sh. e do robin e tij mëkatar, e që i lutet Atij.Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë: “O bir i Ademit! Sa herë që të më lutesh dhe të shpresosh në Mua do të t’i fal ata që i ke në vete e aspak nuk mërzitem. O bir i Ademit! Sikur gjynahet e tua të arrijnë kupën e qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të fal e aspak nuk mërzitem. O bir i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por kur më vjen, më vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd, do të të vij aq sa është toka me falje.”(Transmeton Tirmidhiu, hadithi është hasen).

126

“Kërkoj mbrojtje përmes fjalëve të plota të Allahut nga hidhërimi dhe dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij dhe nga shqetësimet e shejtanëve dhe prania e tyre.” – Muhamedi s.a.v.s.Kjo dua është kur njeriu trembet në gjumë. Por, esenca dhe mesazhet e saj janë më të gjera se kaq.Pejgamberi s.a.v.s. kërkonte mbrojtje dhe na mësoi që të kërkojmë mbrojtje përmes fjalëve të plota te Allahut. Ai na mësoi në këtë gjë dhe në këtë mënyrë të veprojmë, ndërsa ne shpeshherë kërkojmë mbrojtje dhe siguri përmes veprimeve të pahijshme që nuk i do as njeriu, po as Allahu xh.sh.. Ne kërkojmë mbrojtje përmes magjive të ndryshme që janë në dëm tonin, por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Ne përdorim magji të ndryshme për t’u mbrojtur prej njerëzve, ndërsa në fakt nuk jemi të vetëdijshëm se në këtë

Page 221: Biseda fetare

mënyrë vetëm se po e shkatërrojmë vetveten e aspak nuk po e përmirësojmë e as që po mbrohemi.Përmes fjalëve të plota të Allahut nga hidhërimi dhe dënimi i Tij, besimtari mysliman duhet të kërkojë mbrojtje. Hidhërimi dhe dënimi i Tij nuk janë të njëjtë sikur hidhërimi dhe dënimi më i rëndë i kësaj bote. Besimtari mysliman duhet të jetë i kujdesshëm në këtë gjë, të mos e hidhërojë Allahun xh.sh. dhe në këtë mënyrë të mos e meritojë dënimin e Tij. Dera e pendimit është e hapur, prandaj nuk ke nevojë që të qëndrosh gjatë kohë ti në këtë botë me veprat e këqija dhe Allahu i hidhëruar me ty. Ti ke frikë ta hidhërosh një kryetar shteti apo një kryeministër se po t’u hidhërua ai nuk do të gjesh shpëtim nga dënimet dhe përndjekjet e tij të drejta apo të padrejta, ndërsa nuk ke frikë aspak nga Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Sunduesi, Mbykqyrësi, Furnizuesi?Njeriu duhet të kërkojë mbrojtje nga sherri i njerëzve, por edhe nga prania e shejtanëve dhe kurthet e tyre. Sherri i njerëzve është shumë i keq. E sidomos në prani të shejtanëve, ai sherr vetëm se thellohet dhe zgjerohet. Pasojat e tij ti i përjeton në mënyrë të dhimbshme dhe nuk ke mundësi në asnjë mënyrë të dalësh prej krizës. Duaja është armë për çdo moment dhe sekondë, dhe përmes duasë ti ke mundësi të përfitosh shumë prej kësaj situate të rëndë, por është me rëndësi ta përgatitësh veten që të mos biesh në kurthet e djallit të mallkuar dhe sherret e njerëzve. Ti mendon se shumë njerëz i ke miq, pasi që jeni në të njëjtën rrugë dhe bisedoni për të njëjtat ideale. Por, ai njeri të tradhton duke folur gjëra të pahijshme për ty pas shpine dhe duke të përgatitur kurthe të ndryshme vetëm për të dëmtuar. Ai njeri kujdeset për prishjen e imazhit tënd nëpër vende publike dhe gjithmonë ti përmend mangësitë e tua. Ai është një armik i hapët yti dhe një përkrahës i flaktë i rrugës së djallit të mallkuar. Edhe pse në fjalë, ai kumbon Islam dhe

Page 222: Biseda fetare

Sunet, por në vepër ai kundërmon prej kurtheve të ndryshme që i përgatit me mjaft mjeshtëri. Kjo dua të cilën e ka praktikuar Pejgamberi s.a.v.s. është udhëzim dhe një mjet mjaftefektiv për daljen prej krizave të ndryshme të njeriut. Vetëm të analizosh kuptimet e tij të brendshme dhe të jashtme, të përcjellësh këto mesazhe edhe në shoqërinë njerëzore, ose në rrethin ku vepron mjafton. Ti do të jesh përgjithmonë i përgatitur prej kurtheve të ndryshme dhe as njerëzit e as shejtanët nuk do të kanë mundësi të përvetësojnë prej kohës sate të shtrenjtë duke të sharë dhe ndotur.

127

“O Allahu im, veten time ta kam dorëzuar Ty, çështjen time e kam ngritur te Ti dhe shpinën time e kam mbështetur në Ty, nga dëshira dhe droja ndaj Teje; s’ka strehim e as shpëtim nga Ti përveç se në Ty. Kam besuar në librin tënd të cilin e ke zbritur dhe Pejgamberin tënd të cilin e ke dërguar.” – Muhamedi s.a.v.s.Kjo dua është njëra prej duave të gjumit. E kemi parasysh se njeriu në gjumë është gjysmë i vdekur dhe nuk e di se të nesërmen a do të zgjohet a jo, prandaj edhe është e nevojshme që gjithmonë të kemi kujdes për duatë e gjumit. Këtë dua e ka preferuar Pejgamberi s.a.v.s. për besimtarët myslimanë. Ai e ka thënë shpesh dhe na ka mësuar edhe neve që ta praktikojmë.Por, njeriu për ta bërë këtë dua duhet që gjatë ditës ta përgatisë veten. Ai nuk guxon veten t’ia dorëzojë në këtë mënyrë Zotit, kur gjatë gjithë ditës ka bërë mëkate të ndryshme. Ai nuk guxon të kujtojë se ka arritur në piedestalin e mirësisë dhe ka arritur që t’i ikë shikimit të Allahut xh.sh.

Page 223: Biseda fetare

dhe në këtë mënyrë përmes duasë të mundohet që të bëjë ndonjë manipulim të caktuar.Shpirtin, zemrat, mendjet dhe ne tërësisht na njeh Allahu xh.sh., ngaqë Ai është Krijuesi ynë. Ne në asnjë moment nuk kemi mundësi t’i ikim shikimit të Tij e as Dëgjimit të Tij. Djalli i mallkuar u mundua ta mashtrojë Ademin a.s. dhe Havanë në xhenet rreth çështjes së pemës së ndaluar se përmes asaj peme ata njerëz do të ishin të përhershëm në xhenet. Dhe ia arriti qëllimit. I mashtroi. Por, Ademi a.s. iu lut Zotit xh.sh. duke e pranuar gabimin e tij dhe Zoti ia fali gabimin, por gjërat ndryshuan. Ademi a.s. dhe Havaja nga xheneti zbritën në tokë.Gjërat ndryshojnë për njeriun. Ata nuk ngelin gjithmonë të njëjta. Ai gabon, kërkon falje, Allahu xh.sh. ia fal gabimin. Por, gjërat nuk ngelin në vend. Ata lëvizin, sikur që duhet të lëvizë edhe njeriu drejt bërjes së veprave të mira. Ai pa asnjë vepër të mirë të bërë gjatë ditës kërkon natën nga ana e Allahut xh.sh. që të mbështetet në Të?Por, për besimtarin e devotshëm kjo dua është melhem i një pune të lodhshme dhe të mundimshme gjatë ditës. Ai gjatë tërë jetës së tij nuk ka harruar se Krijuesi i Tij është Allahu xh.sh. dhe e ka ditur se nuk ka shpëtim tjetër përpos shpëtimit nga Allahu xh.sh.. Duaja këtë njeri e stolis, por edhe njeriun i cili dëshiron të përmirësojë vetveten prej veseve të këqija që ka vepruar gjatë ditës. Ai duhet të mos përsërisë ato punë të liga dhe të orientohet në kahun e vërtetë.

128

“Një njeri që merret me kotësi nuk mund të gjejë rast që të mund të merret me gjëra që e interesojnë atë vetë.” – G.

Page 224: Biseda fetare

Kotësitë janë gjërat më të shëmtuara që na rrethojnë. Njeriu në kotësi e humb kohën dhe shpreson së mund të ndryshojë rrjedhat e shoqërisë njerëzore. Ai bëhet monoton te njerëzit me idetë e tij patetike dhe nuk mendon aspak për të ndryshuar vetveten.Gjatë tërë kohës merret me thashetheme dhe akuzon të tjerët se atij po i bëjnë padrejtësi. Kinse është njeriu më i pastër në botë dhe që ka mendimin më të drejtë në mesin e të gjithë njerëzve në shoqërinë njerëzore, prandaj edhe ai ka të drejtë që të merret me thashetheme. Kur e drejta del karshi tij dhe e sulmon, ai mbrohet duke luajtur rolin e viktimës.Në fakt, nëse shohim në tërësi gjendjen tonë, do të vërejmë se shumë njerëz kanë dëshirë të luajnë rolin e viktimës. Asnjëri prej nesh nuk merr përsipër përgjegjësinë e fajësisë dhe t’i dalë në krah njeriut tjetër bile duke i kërkuar një të falur për gabimet që ka bërë ndaj tij.Kotësitë shoqërinë tonë e kanë mbuluar. Kur të shohin duke lexuar libra ose duke shkruar tekste të ndryshme menjëherë të ofendojnë para syve ose prapa tyre dhe asnjëherë nuk gjejnë një fjalë të mirë të vetme për ty. Shumica e të rinjve që janë të pasionuar pas librit, madje edhe akuzohen prej familjarëve të tyre se pse po harxhojnë kaq shumë para në libra, d.m.th. sipas tyre në gjëra të padobishme kur deri tash nuk iu është parë asnjë dobi atyre. Ata njerëz të akuzojnë kur ti qëndron pranë librave dhe me librat, ndërsa kur largohesh prej tyre të përbuzin dhe nënçmojnë. I nënçmuar se i nënçmuar nga kjo shoqëri, bile kohën ta harxhojmë në gjëra të dobishme si leximi i librave të ndryshëm ose hartimi i teksteve me vlerë.Një njeri që merret me kotësi nuk do të gjejë rast ose kohë të merret me gjërat që do ai. Ngaqë kotësitë e preokupojnë atë duke ia marrë kohën dhe duke e shndërruar në rob të tyre.

Page 225: Biseda fetare

Sa herë që ai tenton të largohet prej tyre, kotësitë e ngrenë afër vetes dhe nuk e tolerojnë largimin e tij prej tyre. E ke parë veten ndonjëherë në pozitë duke thirrur ezani i namazit të sabahut dhe ti je duke menduar diçka. Ezani thërret, kryhet, ti ende nuk e ke kryer mendimin, fillojnë të të mbyllen sytë dhe vazhdon gjumin tënd të rehatshëm. Kalon koha e namazit të sabahut dhe ti nuk mërzitesh fare për këtë gjë. Shpreson se Allahu xh.sh. do të ta falë dhe duke shpresuar, ti këtë gjë e shndërron në traditë. Secilin mëkat të vogël, shumica prej nesh e përsërisim shpesh dhe e shndërrojmë në traditë. Duke menduar se është mëkat i vogël, nuk i kushtojmë shumë rëndësi, por ai mbushet dhe mund të na e zëjë frymën në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Mëkati është mëkat, si i vogël si i madh, edhe pse ekziston një dallim mes tyre në aspektin e faljes. Por, megjithatë mëkatin nuk duhet shikuar me syrin zhvlerësues duke qenë jo të kujdesshëm ndaj tij ose tyre.Vetë marrja jonë me kotësi gjatë gjithë kohës është mëkat në vetvete. Ngaqë ne kohën në vend që ta shfrytëzojmë në gjëra të dobishme për vetveten dhe për shoqërinë, ne merremi me shpifje, me thashetheme, me përgojim dhe gjëra që janë edhe në term edhe në përmbajtje shumë neveritëse.Kotësi është edhe humbja e kohës në hartimin e teksteve të gjatë në gjetjen e gabimeve të grupeve të ndryshme, dijetarëve të ndryshëm dhe medhhebeve të caktuara. Në këtë mënyrë këta njerëz duan që të arsyetojnë vetveten duke u marrë me të tjerët.

129

“Po, ai ishte një mbret i fjalës. E si mos të ishte kur Zoti e kishte dërguar atë si interpreto të fjalës së Vet?” – G.

Page 226: Biseda fetare

Bëhet fjalë për Pejgamberin Muhamed s.a.v.s.. Në këtë mënyrë e cilësohet Pejgamberi s.a.v.s. nga ana e G.Si është e mundur që Muhamedi s.a.v.s. të ishte mbret i fjalës, ndërsa ne pasuesit e tij të jemi urrejtësit e fjalës? Apo ndoshta ne duhet të pëlqejmë vetëm fjalën haram dhe asgjë tjetër? Ndoshta edhe duhet të ndryshojmë strukturën e të menduarit tonë duke mënjanuar prej logjikës sonë termin fjalë. Ne nuk kemi nevojë për fjalë. Por, nevoja jonë janë paratë. Jeta është bërë e vështirë, prandaj edhe na duhen shumë në këto kohë paratë. Kështu do të shpreheshin shumica e ndjekësve të rrugës së Pejgamberit s.a.v.s. vetëm në letër. Këta ndjekës jetojnë në Perëndim në kushte të vështira, punojnë punë të rënda dhe janë të kënaqur edhe me statusin e tyre ekonomik, politik dhe social. Përderisa kanë para sa për t’i ngopur barqet, ata nuk mërziten për pjesën tjetër të jetës. Nga një umet i fjalës jemi shndërruar në umet të barkut. Edhe pse edhe në Perëndim gjen përjashtime që bien në kundërshtim me konstatimet tona. Ka shumë myslimanë dhe myslimane që praktikojnë Islamin dhe që janë të dashuruar pas jetës islame dhe fjalës. Ata bëjnë çmos për të ndryshuar gjendjen ekonomike dhe politike të myslimanëve, por jo në rrugën e dhunës dhe luftës.Pejgamberi s.a.v.s. ishte mbret i fjalës, ndërsa ti i sulmon të dashuruarit pas fjalës. Sipas teje secila fjalë është e ndaluar. Po të dëgjova ty edhe interpretimin e Kuranit do ta gjej ndryshe nga realja dhe praktikja, sepse nuk duhet t’u bindem fjalëve të Zotit, por egos sate. Shumë hoxhallarë fatkeqësisht të rinjtë dhe të rejat i dezorientojnë në rrugë të panjohura. Me fjalë të tjera, ata nuk janë kundër fjalës, por me vepër nuk duan të shohin te fjala. Ata duan që të të mbajnë të varur karshi tyre dhe gjithmonë të jemi në pozitën e kërkuesit te hoxha. Nuk duan nga ne që të ndryshojmë statusin e kërkuesit te hoxha, por të jemi kërkues te dijetari, te

Page 227: Biseda fetare

mendimtari, te filozofi e letrari. Duan të na mbajnë gjithmonë afër vetes me qëllim që të mos zhvillojmë kreativitetin e mendimeve tona. Dhe te këto njerëz gjithmonë gjen arsye. Do të thuan ende nuk je i përgatitur për këtë lloj literature, të tjerët do të thuan kjo lloj dije është e ndaluar, të tjerët do të thuan se ti nuk mund të kuptosh dijet pa pasur një hoxhë që të udhëzon drejt tyre etj. Ndërsa kur të vijë puna për nevojën tonë për hoxhallarët, ata dinë të ikin dhe të mos mbajnë fjalët e tyre. Ne kemi nevojë për vulën e tyre fetare nëpër punimet tona, ndërsa ata ikin dhe arsyetohen me fjalën se nuk kanë kohë. Bile disa prej tyre edhe të përbuzin dhe të nënçmojnë për mundin e derdhur në këtë veprimtari.

130

“Më vonë pas tyre Ne dërguam Musain dhe Harunin me Shenjat Tona te Faraoni dhe prijësit e tij, por ata u sollën me arrogancë dhe qenë njerëz keqbërës (jobesimtarë, mëkatarë). (Kuran, 10: 75)Historia e Musait a.s., Harunit dhe Faraonit është njëra ndër historitë më të bukura në Kuran.Musai a.s. kishte shumë mangësi në të folur, prandaj edhe i kërkoi Zotit një përkrahës në rrugën e tij në përballje me Faraonin. Allahu xh.sh. Musait a.s. ia dërgoi vëllain e tij Harunin si ndihmës në përballje me Musain a.s.. Haruni kishte një oratori të shkëlqyer. D.m.th. ishte i përgatitur deri në maksimum për t’ia kumtuar fjalën e Allahut xh.sh. në mënyrën më të mirë Faraonit famëkeq. Por, edhe pse këto dy shkuan te Faraoni dhe paria e tij, për t’ia kumtuar mesazhin e Allahut xh.sh., Faraoni së bashku me parinë e tij u sollën shumë keq me Musain a.s. dhe Harunin.Kjo histori kaq e bukur ka nevojë të përkujtohet shpesh nga të gjithë ne. Allahu xh.sh. e dërgoi Musain a.s. së bashku me

Page 228: Biseda fetare

vëllain e tij Harunin te Faraoni famëkeq i cili haptas thoshte se ai është zoti dhe i urdhëroi ata të dy që të sillen me butësi me të. Ndërsa sot shohim shumë thirrës myslimanë të cilët në familjet e tyre të ngushta dhe të gjëra mesazhin e Islamit mundohen ta përhapin me arrogancë dhe përbuzje.Allahu xh.sh. tregon në Kuran se Ai e ka dërguar Musain a.s. dhe vëllain e tij me shenja të qarta. Por, Faraoni ishte keqbërës. Thuhet në histori se Faraoni në përfundim të jetës së tij kishte filluar të ndryshojë bindjet e tij për gjithësinë, botën dhe Krijuesin. Por, përfundimi i jetës së tij nuk i bëri dobi as atij as shumë prej mohuesve aktualë të kohës sonë të cilët e përfunduan disa prej tyre jetën e tyre në mënyrë shumë të poshtër.Harun Jahja thotë: “Dialogu mes Musait dhe Faraonit rrëfehet në Kuran. Një vlerësim i hollësishëm i përgjigjeve që Faraoni i dha Musait zbulon mënyrën e tij tejet të paarsyeshme dhe joracionale të të menduarit. Nga ajo që ai tha ne kuptojmë se në vend që të merrte parasysh fjalët e Musait ai kërkonte rrugë për ta mposhtur atë dhe për ta akuzuar. Për këtë qëllim, Faraoni u përpoq të bindte njerëzit rreth tij ose të impononte arsyen e tij të shtrembëruar tek të tjerët.” (shih më gjerësisht librin: Historia e Profetit, Musai a.s.)Dialogu midis Faraonit dhe Musait a.s. përshkruhet gjerësisht në Kuran. Faraoni u mundua të bindë parinë dhe njerëzit përreth se Musai a.s. e ka gabim dhe se ai ka të drejtë në gjykimin e tij. Por, Allahu xh.sh. nuk e lë në baltë Pejgamberin e Tij Musa a.s..Allahu xh.sh. nuk e lë në baltë asnjë njeri që e thotë të vërtetën para një tirani.

131

Page 229: Biseda fetare

“Lavdi Allahut të lartë që na ka dhënë pjesë neve, robërve të Tij të ngratë, nga kënaqësia dhe lumturia e besimit!” – Osman Nuri TopbashPo, njeriu duhet të falënderojë dhe të kujtojë Zotin e tij. Ai nuk guxon të mendojë se mund të jetojë jashtë ligjeve të Tij dhe falënderimin ta bëjë për tjetër kë. Allahu xh.sh. na ka dhënë pjesë nga kënaqësia e lumturisë së besimit. Ne nuk guxojmë ta mohojmë këtë mirësi asnjëherë. Bile për asnjë çast nuk guxojmë të lëvizim prej principeve që na i ka përcaktuar ai për t’i jetësuar. Përndryshe, do të përballeshim me hidhërimin e Tij.Zoti na ruajttë prej hidhërimit të Tij. Ti mund të shkëputesh prej besimit tënd dhe të kalosh në ateizëm ose në ndonjë besim tjetër të pavërtetë. Në këtë mënyrë do ta humbasësh vetveten, po edhe shoqërinë tënde do ta thërrasësh në këtë rrugë. Njeriu me besimin e humbur dhe me një zemër të këtillë të egër është tamam si një kafshë shtëpiake e cila jeton dhe ushqehet nga instinktet. Ajo kafshë nuk ka mundësi të kuptojë dhe perceptojë gjërat që ndodhin rreth saj, ngaqë Zoti xh.sh. nuk ia ka mundësuar perceptimin dhe kuptimin e tyre. Jeta në bazë të instinkteve dhe epsheve tek njeriu është një jetë pa besim. Prandaj, një mijë e një herë duhet të themi dhe asnjëherë të mos e harrojmë fjalën: ‘Lavdi Allahut...’ Po, po, lavdi Allahut që na e fali besimin dhe kënaqësinë e të jetuarit si mysliman. Lavdi Allahut xh.sh. që na nderoi mbi të gjitha krijesat e tjera dhe na bëri që të mos e harrojmë identitetin tonë të shprehur qysh në lashtësi. Ne dikur dëshmuam se ‘Ti je Zoti ynë...’, ndërsa sot një pjesë prej nesh po ia kthejmë shpinën kësaj dëshmie duke shkelur mbi fjalën e dhënë.Njeriu i cili ka shijuar kënaqësinë e besimit e di se për çka bëhet fjalë në këtë temë. Paramendoje veten vetëm për një moment si jobesimtar dhe të shohësh se si do të ecnin

Page 230: Biseda fetare

rrjedhat e jetës sate. Ti do të jetoje me dyshime dhe për asnjë moment nuk do të ishe i qetë. Përveç që dyshon në ekzistencën e Krijuesit ti dyshon edhe në ekzistencën e krijesave. I sheh, por nuk e ke të qartë ekzistencën e tyre. I prek, por nuk mund ta perceptosh se si munden këto krijesa të jenë pjesë e natyrës. Mundohesh me filozofitë e tua të gjesh përgjigje për të gjitha dyshimet e tua, por, kot, dyshimet nuk largohen nga mendja dhe zemra jote. Ti përsëri ngelesh i njëjti si në fillim.Po, ne jemi robërit e Tij të ngratë që kemi nevojë për Të përgjithmonë. Ne nuk jemi të pavarur nga ndikimi dhe nevoja jonë për Të. Kur jemi vetëm në errësirën e natës kemi nevojë për Allahun dhe kujtimin e Tij. Kur jemi vetëm në shkretëtirë në horizontet e rrezikut ne përsëri kemi nevojë për Të. Kur ngelemi pa ujë dhe ushqime në mes të një rruge të rrezikshme para kafshëve të egra, nevoja jonë përsëri do të alarmojë zemrën dhe shpirtin tanë. Dhe si ka mundësi që gjithmonë të kemi nevojë për Të, e asnjëherë të mos i përkulemi dhe të mos i besojmë Atij?

132

“Çdo njeri me arsye e kupton lehtë se gjithësia nuk është krijuar pa qëllim dhe se jeta nuk është lënë në një rrjedhë të vetvetishme e të pakuptimtë.” – Osman Nuri TopbashFaza e parë e njohjes është njohja. Po të mos njihnim Allahun xh.sh. për Krijues, ne nuk do të kishim mundësi të kalojmë nëpër fazat e tjera të perceptimit tonë mbi botën. Po qe se mendojmë se mund të jetojmë të pavarur prej Krijuesit të botëve, ashtu si e sqaruam më lartë, ne do ta kishim shumë të vështirë kuptimin e ekzistencës dhe qëllimit të ekzistencës.Po pse është me rëndësi të dimë për ekzistencën, botën, qëllimin dhe vetëdijen?

Page 231: Biseda fetare

Kjo pyetje lidhet direkt me aspektin e obligimeve dhe të drejtave. Përderisa ti ekziston, duhet të njohësh autoritetin e Krijuesit të ekzistencës sate. Po qe se mendon se ti je vetëm trup dhe shpirt që nuk shihet dhe kuptohet, por që ke ardhur në këtë botë për t’i shijuar të gjitha kënaqësitë e kësaj bote të lejuara ose të ndaluara, ti do të jetosh përsëri, por injorant për qëllimin e ekzistencës.Ekzistenca jote në këtë botë ka nevojë për njohjen me ligjet e Krijuesit dhe qëllimin e aplikimit të atyre ligjeve në jetën e përditshme. Edhe sikur të mos e njohësh Zotin tënd për autoritet suprem të jetës sate, ti përsëri do të përballesh me ligje, norma dhe rregulla të kësaj bote. Përndryshe, po qe se nuk ekzistojnë ligje, norma dhe rregulla edhe të kësaj bote, do të kishte anarki dhe njerëzit do të shndërroheshin shumë lehtë në kafshë që do ta hanin njëri-tjetrin.Për në fund të kësaj bisede fetare, po citoj Leonardo Da Vinçi-n një piktor të njohur italian i cili tha: “Ashtu si një ditë e kaluar mirë të jep gjumë të ëmbël, ashtu një jetë e shpenzuar si duhet të jep vdekje të qetë.” Njeriu që kupton qëllimin e ekzistencës jeton në bazë të atij qëllimi dhe në fund shpërblehet për atë qëllim.

134

Thotë Hasan El Basri: “Ta dinte njeriu se sa vlerë ka mendja, do ta harxhonte gjithë pasurinë e tij për ta blerë atë, por njeriu e harxhon pasurinë për ta humbur atë...“E gjithë kjo gjendje krijohet nga zbukurimi i djallit. Ti mendon se vepron mirë dhe je i përshtatshëm për botën bashkëkohore duke marrë disa vese negative të Perëndimit ose Lindjes dhe duke mohuar edhe bazamentet e besimit

Page 232: Biseda fetare

tënd. Por, mendja jote është turbulluar prej propagandës dhe paragjykimeve që ke krijuar për fenë tënde.Njeriu me logjikë të shëndoshë nuk shpenzon pasurinë e tij dhe as kohën në humbjen e mendjes. Pasi që ai ndien kënaqësi në rënie në sexhde Allahut xh.sh. dhe nuk ka nevojë që për disa momente ose çaste të humbë vetëdijen. Sipas këtij grupi të njerëzve, mungesa shpirtërore e tyre plotësohet përmes humbjes së vetëdijes dhe mendjes. Ata e kanë zëvendësuar kënaqësinë e namazit, sexhdes, rukusë e abdesit me hidhëtinë e alkoolit, lojërave të fatit ose lëndëve narkotike.Nexhip Fazëll Kësakyrek thotë: “S’u bëra as kurva e mendimit, as zagari që bredh pas tij. Sa është parapagimi i një ndërgjegjeje? S’e di!”Mendja nuk mund të jetë mjet që duhet adhuruar. Por, përmes mendjes njeriu arrin ta adhurojë Allahun xh.sh.. Ai që e përdor mendjen në humbjen e mendjes, mendjen e llogarit si piedestalin më të lartë në botë. Këta njerëz janë vrastarët më të mëdhenj të saj. Përmes kësaj vrasjeje arrijnë të humbin dynjanë dhe ahiretin e tyre. Shumë doktrina idhujtarie janë krijuar dhe ende po krijohen duke u bazuar në mendjen. Edhe zhvlerësimi i mendjes e mospërdorimi i saj sjell prapambeturinë e popujve. Paramendoje Islamin si fe dhe sistem jetese pa ajetet kuranore që i drejtohen mendjes...!Nuk do të kishte kuptim ardhja e Pejgamberëve në qoftë se nuk do të ishte në funksion mendja.Mendja e pastër dhe e pandikuar prej ideve djallëzore është mendje që krijon ndërgjegje të pastër të individit dhe shoqërisë. Prandaj, edhe myslimani i kohës së Pejgamberit s.a.v.s. dhe i kohës së sotme nuk ka nevojë të dijë për çmimin e ndërgjegjes. Ai jeton i pastër duke e përdorur mendjen në

Page 233: Biseda fetare

punë të dobishme dhe përmes këtyre punëve të dobishme duke arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh..

135

Bota ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Edhe njeriu në të duhet të jetë pjesë e ndryshimeve, ose bartës i tyre. Ai nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe i huaj karshi rrjedhave. Secila periudhë historike i mëson dhe i tregon njeriut ndryshimet kryesore të saj. Për shembull, periudha e ekzistencës së Musait a.s. në botë ndryshon prej periudhës së ekzistencës së Isait a.s.. Po ashtu, edhe koha kur ka vepruar Imam Shehid Hasan el-Bena ndryshon prej kohës sonë. Gjithçka ndryshon përveç ndryshimit. Kështu mund të gjejmë me miliona thënie të shkruara në letër të bardhë. Koha ecën për ata njerëz që dinë ta shfrytëzojnë deri në maksimum dhe stagnon për të gjithë ato njerëz dhe popuj që nuk e shfrytëzojnë. Gjermania në kohën e Perandorisë Osmane shtyhej me këtë gjigant përmes prodhimit të lugëve. E zëmë se për një orë gjermanët prodhonin 20 lugë, Osmanlinjve u duheshin 4 orë për ta arritur këtë gjë.Gjithmonë ka shpresë, derisa shpresa të shfrytëzohet në mënyrë të drejtë. Nëse nuk mund ta arrijmë kulmin, mjafton të zgjohemi prej gjumit. Është më mirë i zgjuar sesa në gjumë, pasi që në gjumë jemi gjysmë të vdekur. Bota perëndimore e kuptoi rëndësinë e kohës dhe zgjimit prej gjumit, prandaj edhe arriti të depërtojë edhe në çdo shtëpi. Myslimanët në kohët e fundit filluam të zgjohemi prej gjumit, duke ia ditur vlerën kohës. Nëse Egjipti për 30 vite ka qenë nën diktaturë, do t’i duhen edhe shumë vite për të arritur në një nivel të njëjtë ose të ngjashëm me Gjermaninë.Kjo botë është e padrejtë dhe në të vlerësohet fuqia e jo drejtësia. Gjermanët e rrëzuan murin e Berlinit për të

Page 234: Biseda fetare

bashkuar dy Gjermanitë, në anën tjetër kontribuuan mjaft për ndarjen dhe dobësimin e Jugosllavisë, për ndarjen e Qipros dhe futjen e Qipros greke në Bashkimin Evropian.Njëri prej shkaqeve të dobësimit tonë si umet është edhe mosshfrytëzimi i kohës në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Ne duam të ndryshojmë botën dhe vetveten, por nuk mundemi pasi që ende nuk e vlerësojmë kohën ashtu si duhet.Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi na porosit: “Nëse je serioz dhe dëshiron ta ndryshosh veten, atëherë fillo menjëherë!”Porosinë e këtij thirrësi islam mund ta ndajmë në tri pjesë të rëndësishme:1. Serioziteti2. Ndryshimi3. Shfrytëzimi i kohës.Mendoj se një njeri që ka qëllime të larta në këtë jetë, nuk e lejon veten e tij që të jetë i shkujdesshëm. Ai është serioz deri në momentin e fundit të jetës së tij për arritjen e idealeve. Me këtë nuk dua të them se njeriu duhet të mos argëtohet në mënyrë të arsyeshme.Hapi i dytë për të arritur deri te realizimi i atij qëllimi fisnik dhe final është ndryshimi i vetvetes dhe tendenca për të ndryshuar të tjerët. E gjithë kjo arrihet duke u ndryshuar menjëherë dhe duke shfrytëzuar kohën deri në pikën e fundit, pasi që po qe se nuk e shfrytëzuam kohën ne nuk do të kemi mundësi ta ndryshojmë as vetveten e të mos flasim për arritjen e qëllimeve fisnike. Ngaqë shumë vite jemi mbrapa të tjerëve, neve na kanë ngelur edhe shumë punë për të bërë. Njeriu që është mbrapa të tjerëve, shpeshherë edhe ngatërrohet dhe nuk di se prej nga t’ia fillojë së pari. Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi na zgjidhi këtë problem duke kërkuar prej nesh që të ndryshojmë menjëherë vetveten.

Page 235: Biseda fetare

136

Harrojmë shkallët për të arritur deri tek kulmi. Dëshirojmë që të kapërcejmë shumë shkallë dhe nuk kemi aspak durim në këtë gjë. Nuk mund të jemi të suksesshëm në veprimtarinë njerëzore dhe islame përderisa veprojmë në këtë mënyrë. Ne nuk mund ta shohim as vetveten se në çfarë pozite gjendemi duke shtuar kërkesat për të arritur te kulmi, por duke minimizuar mundin për këtë gjë. Shpeshherë zbresim shumë shkallë te poshtë duke menduar se ne veçse jemi në kulm dhe nuk kemi më nevojë të lëvizim. Në këtë mënyrë paralizohemi, edhe pse paraliza nuk ka asnjë lidhje me ne. I dëshirojmë titujt e etiketimet, por nuk e posedojmë diturinë dhe punën. Në kohën e artë të Islamit dhe myslimanëve, sa më shumë që njeriu të fitonte dituri, bëhej aq më modest, ndërsa sot kemi shumë tituj, pak dituri dhe tepër mendjemadhësi. Kjo gjendje jona nuk është për t’u admiruar.Gati secili prej nesh bie në kurthet e vetëpëlqimit. Por, asnjëri prej nesh nuk e pranon këtë gjë dhe në mënyrë deklarative e mohon këtë ves për vetveten. Nuk ka rëndësi se a e pranove këtë gjë ose nuk e pranove, por e rëndësishme është të gjejmë udhën e daljes prej kësaj gjendjeje. Kur dëgjojmë për suksese të caktuara të vëllezërve tanë xhelozojmë dhe nuk gëzohemi, ndërsa për dështimet tona gjithmonë ankohemi te vëllezërit tanë e jo te vetvetja. Mendojmë se kemi arritur në kulmin e diturisë, ndërsa duke menduar në këtë mënyrë shpeshherë futemi nëpër ato oqeane ku nuk dimë të notojmë. Njeriu për të arritur në fazën e përcaktimit të një pune, fillimisht duhet të planifikojë, pastaj t’i caktojë kohë atij planifikimi, të japë mund dhe rezultatet të mos i presë.Dr. Muhamed el-Arifi tha: “Një kafshatë e madhe e ushqimit kërkon përtypje para se të gllabërohet.”

Page 236: Biseda fetare

Por, ne nuk po e shohim madhësinë e kafshatës, thjesht po kërkojmë përtypjen e shpejtë dhe në këtë mënyrë të arrijmë deri te çrregullimi.

137

Në procese ngutjeje merren vendime të gabuara. Ngutja është prej djallit të mallkuar, ndërsa analizimi, e planifikimi i mirë i gjërave është e preferuar. Jeta e njeriut është aq serioze sa nuk kemi nevojë që vetveten ta hedhim në zjarr përmes vendimeve të ngutshme dhe të palogjikshme. Ndodhin keqkuptime të ndryshme në shoqërinë njerëzore si rezultat i ngutimit. Lexojmë ndonjë lajm mbrapsht duke mohuar të vërtetën e cila gjendet pas perdes. Ne nuk e kemi peshuar atë lajm mirë. Por, jemi ngutur dhe kemi krijuar një paragjykim të caktuar për ndonjë ngjarje, individ ose shoqëri. Paragjykimet e vdesin mirëkuptimin dhe tolerancën midis njerëzve.Ka njerëz që jetojnë me mijëra vite me paragjykime dhe nuk kanë dëshirë ende të pastrohen prej tyre. Ata kanë ngritur mite dhe realitete të tyre që janë në kundërshtim me natyrën njerëzore. Për shembull, miti i cili është më i përhapur në botë është miti i idesë së popullit të zgjedhur nga izraelitët. Nga historia e dimë se izraelitët ishin njerëz ngatërrimtarë dhe jofalënderues. Edhe pse panë me sy çlirimin e tyre prej Faraonit përmes mrekullive të Musait a.s., prapëseprapë ishin të pakënaqur. Ata u ngutën me vendimet e tyre dhe ende sot e kësaj dite nguten.Të mos keqkuptojë lexuesi frazën “nguten”. Ata nguten kur është në pyetje drejtësia dhe e logjikshmja për interesa të tyre personale.

Page 237: Biseda fetare

Rezultatin e ngutjes e kemi hasur secili në vetvete. Gati të gjithëve na ka ndodhur ndonjëherë në jetë të ngutemi për çështje të caktuara. Të ngutesh d.m.th. të mos kesh durim, ndërsa Allahu xh.sh. është me durimtarët. Edhe në punë të mira edhe në çështje të liga, e ngutura është punë e djallit të mallkuar, ndërsa durimi është dritë. A ka ndodhur ndonjëherë në jetën tënde që të durosh në një çështje dhe të kishe gabuar për zgjedhjen e durimit? Tek unë asnjëherë. Ndërsa gjithmonë kur jam ngutur në çështje të caktuara, gjithmonë kam gabuar.Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi thotë: “Allahu ka thënë: ‘Njeriu është i ngutshëm.’ Ki kujdes, mos e lejo nxitimin tënd ta tejkalojë arsyen.”Shumë gjëra përfshihen në këtë thënie të shkurtër. Allahu xh.sh. e njeh shumë bukur njeriun dhe e di se ai është i ngutshëm. Prandaj, edhe për njeriun sugjeron durimin dhe planifikimin e urren ngutjen. Nëse njeriu është i ngutshëm këtë gjë nuk duhet ta marrim si fakt të mbyllur dhe të mos tentojmë për të ndryshuar në drejtim të kundërt me ngutjen. Po qe se e morëm si fakt të mbyllur, atëherë nuk e kemi kuptuar mesazhin e Allahut xh.sh.. Nuk duhet ta lejojmë nxitimin që ta tejkalojë arsyen. Dy gjëra që shumë bukur i përmend ky thirrës janë nxitimi dhe arsyeja. Këto dyja gjithmonë janë në garë njëra me tjetrën. Arsyeja gjithmonë anon kah besimi, ndërsa nxitimi anon kah prishja, çrregullimi e besëtytnitë. Djalli nxitoi me deklaratën e tij në mosbindje urdhrit të Zotit për rënie në sexhde njeriut. Ndërsa engjëjt përdorën arsyen për të pyetur për krijesën e re që po vjen në botë e që bën gjakderdhje. Ata pyetën dhe u bindën, pasi që përdorën arsyen e jo nxitimin në mosbindje.Edhe Ademi a.s. nxitoi në momentin kur u mashtrua nga djalli i mallkuar. Pas nxitimit ekziston mundësia e dytë, por duhet të jemi të kujdesshëm me nxitimin se jo çdoherë kjo mundësi

Page 238: Biseda fetare

i jepet njeriut. Ndoshta dikush shpreson se gjithmonë do të ketë mundësi të dytë dhe në këtë mënyrë do ta zhysë veten në mëkate të njëpasnjëshme. Kjo gjë për të nuk do të vlejë për përmirësimin e gjendjes së tij, por për varrosjen e gjendjes së tij në këtë botë dhe në botën tjetër.

138

Secila punë kryhet në kohën e caktuar. Nuk ka punë pa kohë. Përderisa jemi krijesa njerëzore ne kemi nevojë të zhytemi thellë në planifikimin e punëve e të mos veprojmë pa planifikim. Ne planifikojmë, Allahu vendos. Duhet t’i marrim parasysh të gjitha kushtet dhe rrethanat e një pune. Nëse ne nuk i dimë kushtet dhe rrethanat e një pune, atëherë si marrim guxim të zhytemi në atë punë? Apo ndoshta dëshirojmë vetëm të bëjmë punë pa ia ditur vlerën asaj? Paramendo të mos vlerësosh gjërat në peshojën e së lejuarës dhe së ndaluarës dhe çdo mundësi të jepet në këtë botë t’i thuash po. Ti nuk je në gjendje të klasifikosh të mirën nga e liga sipas pikëpamjes së sheriatit, prandaj edhe e sheh veten në gabim.Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi thotë: “Haji ata për drekë para se ata t’ju hanë për darkë!”Gjithçka në kohën e duhur. Nuk bën t’ia ndërrojmë kohën gjërave dhe sendeve, pasi që mund të kemi pasoja negative. Ne mendojmë se po bëjmë punë të dobishme, në fakt, vetëm shpenzojmë mund, kohë dhe energji joproduktive. Në këtë mënyrë nuk dëmtojmë vetëm vetveten, por edhe shoqërinë.Është koha e unifikimit të radhëve të myslimanëve, ndërsa myslimanët i shohim duke u marrë me problemin e mevludit, mjekrës ose bidatit. Kjo kohë nuk është e përshtatshme për të hapur problematika të këtilla, e as problematika të atilla që veprojnë në kundërshtim me unifikimin e radhëve tona

Page 239: Biseda fetare

duke i llogaritur si joislame protestat që po ndodhin në botën arabe-islame. Sipas këtyre njerëzve, këto regjime që ekzistojnë në këto vende, ose që janë në prag të rrënimit, kanë qenë parajsa dhe zgjidhja më e mirë e myslimanëve të tërë globit. Shtypja, dhunimi, padrejtësia, qenkan islame, ndërsa protestat e popullit kundër këtyre gjërave qenkan joislame.

139

Nuk mund të arrijmë deri te përfitimi i diturisë pa pyetur për të. Ne duhet të pyesim, të interesohemi, të kërkojmë e hulumtojmë rreth saj me qëllim përvetësimin. Ndodh e kundërta kur mënjanojmë pyetjen dhe frikësohemi të shprehemi. Nuk ka frikë në kërkimin e diturisë, por me këtë nuk po them që nuk ka etikë në kërkimin e diturisë.Dituria nuk mund ta bëjë njeriun arrogant. Ajo gjendet te zemra e butë dhe mendja e shëndoshë, ndërsa arroganca gjendet te zemra e fortë dhe mendja e butë. Arrogancën mund ta gjejmë edhe në mes dy njerëzve të ditur duke polemizuar. Polemika nuk është gjë e mirë, pasi që krijon përçarje dhe hendeqe të ndryshme. Por, jo çdoherë duhet të largohemi nga polemika. Nëse kemi synim arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe nxjerrjen në shesh të ndonjë vërtete, atëherë e kemi patjetër të polemizojmë me të tjerët.Polemika pa nevojë është sikur zjarri që djeg shtëpinë me të gjitha gjërat e vlefshme brenda. Nuk zgjidhen gjërat përmes zjarrit dhe dëmi i zjarrit është më i madh sesa dëmi i ujit po qe se ujin e përdorim në mënyrë jo të drejtë. Njeriu ka nevojë të gjejë një mesatare në përdorim. Të përdorë zjarrin kur ka nevojë për zjarr dhe ujin ta përdorë me masë duke mos e keqpërdorur.

Page 240: Biseda fetare

Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi na sugjeron: “Inteligjencë nuk është të fitohet në një polemikë, por të shmangemi nga ajo.”Kjo fjali e shkurtër ka shumë nënkuptime. Njeriu shpeshherë futet në polemikë pa dëshirën e tij dhe e ka të vështirë daljen prej saj. Djalli insiston që njeriu të futet në polemikë dhe të mos dalë kurrë prej saj. Është zotësi dalja prej një polemike, jo si fitimtarë, e as si humbës. Pozita asnjanëse është pozita më e bukur në mesin e një polemike.Njerëzit që bëjnë shumë polemika e humbin edhe dinjitetin e tyre. Ata edhe nëse kanë shumë afinitete dhe kualitete, futja e shpeshtë nëpër polemika e humb vlerën dhe seriozitetin. Më e mira e së mirës është të mundohemi në maksimum të ikim nga polemikat, por kur detyrohemi të polemizojmë, atëherë të polemizojmë në mënyrën më të mirë, me qëllim që fjala e Allahut të ngadhënjejë mbi njerëzit dhe jo krenaria jonë.Në një thënie rreth debatit midis femrave dhe meshkujve ekziston ky citat: “Mirë, mirë”, kjo është fjala që femrat përdorin kur duan të mbyllin një debat, e kjo do të thotë se ato kanë të drejtë e ti duhet ta mbyllësh gojën.”Por, jo çdo herë debatet dhe polemikat janë gjëra të panevojshme dhe të dëmshme. Në disa raste ato luajnë rol vendimtar për çështje me rëndësi. Paramendoje pozitën e Musait a.s. para faraonit, sikur të mos ishte krah i tij Haruni? Roli i Harunit a.s. te misioni i Musait a.s. ishte edhe përgatitja e tij në debat para faraonit. Pra, duhej një elokuencë dhe një qartësi në paraqitjen e argumenteve para një diktatori të tillë si faraoni, gjë që vetë Musai a.s. nuk e kishte si aftësi. Këtë zbrazëtirë e plotësonte Haruni a.s. dhe si ekip bashkë me Musain a.s. arritën të korrin sukses në misionin e tyre.Në shoqërinë tonë njohim disa persona të caktuar që tërë kohën merren me shpifje për Pejgamberin Muhamed s.a.v.s.,

Page 241: Biseda fetare

për fenë islame, për xhamitë, për ezanin e minaret. Dhe këta persona kanë përkrahje të pakufizuar nga ana e disa mediumeve të caktuara, të cilat haptas nxisin në islamofobi përmes shumë shpifjeve. Këto mediume nuk e tolerojnë mendimin tjetër dhe bëjnë censurë të disa mendimeve të caktuara. Në këtë rast, ka nevojë për kyçje në polemikë dhe debat, ngaqë lufta nuk po bëhet vetëm me një individ, por edhe me mediumet e caktuara të cilat servojnë ide të këtilla regresive në mesin e popullit tonë. Zgjidhje nuk është dhënia e fetvasë për vrasje, ashtu si u dha fetva për vrasjen e Selman Ruzhdi ku ai prapë vazhdoi propagandën e tij të errët anti-islame. Por, edhe heshtja nuk është zgjidhja e këtyre problemeve.

140

Një problem shumë i përhapur në mesin e shoqërisë sonë është edhe tallja, ose përqeshja e njëri-tjetrit. Përveç kësaj, në mesin tonë ekziston edhe mospërfillja e njerëzve, përbuzja, nënçmimi si dhe shumë dukuri të tjera çoroditëse. Për të gjitha këto dukuri ekziston një ilaç mjaft efektiv që e sugjeron Dr. Muhamed Abdurrahman el-Arifi: “Ekspertiza jonë në dëgjim të vëmendshëm të të tjerëve i bën ata të kenë dashuri të thellë për ju.”Duhet të dëgjojmë në mënyrë të vëmendshme të gjithë njerëzit, nëse duam që të na dëgjojnë edhe ato ne. Kjo është edhe etikë e një debati midis dy personave të kulturuar.

141

Njeriu në këtë botë ka shumë dëshira. Aq shumë janë në numër, saqë duket sikur ata nuk kanë fund. Njeriu kërkon

Page 242: Biseda fetare

horizontin, por nuk mund të arrijë as deri në breg. Ai gjurmon pas së tashmes, edhe pse e mendon të ardhmen sikur të ishte pjesë e përditshmërisë së tij. Thjesht, njeriu është rrëfim i vetvetes në vetvete. Të njohësh botën në prizmin e njeriut nënkupton të njohësh njeriun. Njohja me vetveten është gjëja më e bukur, më e dashur dhe më e lartësishme.Bisedat nisin dhe përfundojnë në skaje. Ti gjunjëzohesh karshi mëkateve të cilat të rrethojnë dhe stilizojnë mendjen, shpirtin dhe trupin. T’i kthehesh nefsit dhe ta qortosh si prind i mllefosur është më mirë sesa të udhëtosh nëpër shkallët e ngritjes medituese. Shpirti dhe meditimi, edhe pse ndaras jetojnë, ato kanë një prehje, zemrën. Ti përfundimisht mund të bësh gjumë rehat në dhomat e thella dhe të shtrira me kalldërma. Dhomë prej kalldrëme apo shpirt prej sufiu?Zgjedhja është e thjeshtë. Nuk mund të jetosh në shpellën e meditimit pa kryer adhurimet e Allahut xh.sh., farzet e tij. Nuk mund të ngrohesh në shpellën e meditimit, pa respektuar sunetet e Pejgamberit më të dashur, yllit ndriçues, Hënës Vezulluese, Muhamed Mustafasë alejhi selam.Bota e ashkut ngrohtësisht na pret, para këmbëve të të Dashurit të Allahut. Edhe pse Pejgamberi Ibrahim a.s. ishte i mbushur me epitete një ndër një, ashku, frymëzimi dhe respekti nuk mungon as te Pejgamberi i Fundit, vula e Pejgamberisë, Imami i Pejgamberëve, Muhamedi alejhi selam. Qortimi për punën e lënë në gjysmë na vjen nga prapa si një hije trishtuese. Ne nuk e ruajtëm mesazhin e Pejgamberit alejhi selam. O Zot, ne jemi të këqijtë e vetvetes. Nderi, morali dhe respekti janë shuar nga përditshmëria, edhe pse përditshmëria ende rron.Pejgamberi alejhi selam lutej në përgjërim: “Të përgjigjem me gëzim, o Zot! Prej Teje pritet vetëm e mira, ndërkohë që e liga nuk e ka burimin prej Teje!”

Page 243: Biseda fetare

E keqja vjen nga vetë ne, njerëzit. Murteza Mutahhari thotë: “Vetëm lidhja e tij me Zotin mund ta kënaqë plotësisht njeriun.”Sikur e keqja të kishte erë do të mbulonte katër skajet e shoqërisë sonë. Ne duam të jetojmë të lirë, nën Mëshirën e Mëshiruesit, ndërsa të tjerët duan të garojnë në zëvendësimin e vetvetes me pozitën e ‘zotit’. Perëndimi, po edhe Lindja materialiste duan që ta zëvendësojnë ‘zotin’ me sukseset e tyre. Ata gjithçka ia përshkruajnë mundit, ndërsa fillimin dhe përfundimin e mundit nuk e njohin. Krijuesin e mundit, njeriut, dhe universit, sipas tyre, nuk ka nevojë të njihet.Pse disa e fillojnë ditën me disa gllënjka alkool, ndërsa disa të tjerë e fillojnë ditën në dehjen shpirtërore në sexhde, dhikër, lexim Kurani? Lexuesi, simpatizant i Islamit, dhe jo praktikant i tij, nuk mund ta kuptojë asnjëherë dehjen shpirtërore. Pozita kur të vlon shpirti nga ashku të derdhen lotët pa i thirrur, të pëshpërit zemra emrin Allah, është pjesë e dehjes shpirtërore, po nuk është tërë dehja.Pse nuk vendosim prej sot të bëhemi praktikantë të Islamit dhe jo vetëm simpatizues të tij? Më e vështirë është të falësh pesë kohë të namazit, të agjërosh Ramazanin, të shkosh në haxh, të bësh punë të mira, apo kohën ta kalosh duke bërë gjëra të këqija? Këto gjëra, nuk të ndalin nga jeta, nga puna, nga suksesi, nga dija, nga shkenca, nga hulumtimi, nga lumturia, nga pasuria. Këto vetëm se t’i zbukurojnë të gjitha këto pjesë të jetës sate.Pse prej sot nuk vendosim të jetojmë me Allahun dhe për Allahun? A aq vështirë e kemi të mos vjedhim në peshë, të mos gënjejmë, të mos ofendojmë, të mos lëndojmë? Apo ndoshta nuk mundemi të largohemi prej shikimit të filmave të pistë, ndoshta nuk mundemi të largohemi nga ushqimi i pashfrenuar i epsheve tona?

Page 244: Biseda fetare

Pse prej sot nuk vendosim të bëhemi robër të Allahut dhe jo robër të epshit?E nëse i vendosim këto gjëra, ne kemi bërë zgjedhjen e duhur.

142

Bota ideologjike karshi botës fetare gjithmonë gjendet e zbehur dhe e pavlerë. Edhe pse burimin e frymëzimit e kërkojmë nëpër shumë vende jashtë burimit kryesor, edhe pse harrojmë se jemi krijuar për të adhuruar Allahun dhe jo të tjerët, edhe pse harrojmë se jemi shpirt, trup dhe mendje, ne prapë vazhdojmë në rrugën e kotjes dhe neglizhencës.Paramendo ndjesinë shpirtërore të njeriut i cili përballet me problemet e kësaj bote, ndërsa pas tensionimit të situatës me ato probleme strehohet në vetvete dhe kërkon zgjidhje në mimika, meditim, adhurim në heshtje!Heshtja nuk është e preferuar nga njeriu besimtar, ideator i rrugës së komunikimit, edhe pse zhurma e botës së globalizuar shpeshherë na e imponon heshtjen.Në një leksion jete mbi vetëdijen të gjithë u vetëdijesuam se sa të pavetëdijshëm jemi për kushtet e Islamit, adhurimet ndaj Allahut xh.sh.. Të gjithë iu kthyem vetvetes dhe na u zbeh fytyra njëjtë sikur para vdekjes. Ne nuk jemi të gjallë, edhe pse shumica na shohin se flasim, ecim e bëjmë gjëra njerëzore. Njeriu asnjëherë nuk guxon të humbet nga mundësia e ndryshimit të gjendjes. Edhe pse kundërshtohemi nga vetvetja, edhe pse na e ka ënda gjërat e lehta dhe të dynjasë, ne nuk duhet të dorëzohemi në përballje me djallin.Vështirësitë vijnë një ndër një, ndërsa ne ende të papërgatitur presim ditën e fitores. Shpresojmë se do të ndryshojë gjendja jonë për të mirë, fillimisht pa e ndryshuar

Page 245: Biseda fetare

ne vetveten. Njëjtë sikur në udhëtimin drejt lumturisë me kryen cullak e mendjen e demonizuar.Ndalu pak dhe dëgjo trokitjet e zemrës. Ato rrahin dhe shpejtojnë rrahjen kur ti je i kotur, neglizhent dhe e kalon kohën në gjëra perverse. Dëgjon shumë versete kuranore, por nuk mund të ikësh nga shikimi në gjëra të ndaluara. Të është bërë gjellë kryesore prishja e kodeksit etik në mendjen dhe shpirtin tënd. Mëson për Islamin dhe rreth Islamit vetëm për të qarë, por jo edhe për të ndryshuar gjendjen tënde për të mirë.Unë e di se kjo gjë nuk bën, po nuk mundem pa të. Kështu tha protagonisti kryesor i rrëfimit meskin. Sikur e tërë bota të ishte e mbështjell te rrëfimet e individëve të cilët nxjerrin në pah feminitetin e tyre. Rizgjimit ose reformimit të shoqërisë ata i referohen me nxjerrjen në shesh të stolive të gruas. Gruaja sa më shumë që del në shesh me stolitë e saj, sa më shumë e dashuruar pas tradhtive të njëpasnjëshme, aq më e moderuar, më e civiluar, më e lartë është. Stolia e saj nuk është seksi e as që shkaku i ekzistencës së saj nuk fshihet në atë gjë. Njeriu është i krijuar për ta adhuruar Allahun, të Vetëm pa Fillim dhe Pa Mbarim.Njeriu, si pjesëtar i umetit të Muhamedit alejhi selam, Pejgamberit të Fundit, të Dashurit të Allahut, Besnikut, ka qëllime fisnike në këtë botë. Ai nuk guxon të jetojë kot e as të mendojë kot.Nëse Nuhu a.s. në gjithë atë periudhë të thirrjes së tij në të vërtetën ka pasur për dëshmitar Umetin e Muhamed Mustafasë alejhi selam, për mesazhin, misionin, besnikërinë e tij, ti si mendon të jetosh kot, pa qëllim dhe pa aktivitet konkret?Nëse Allahu xh.sh. e ka bërë barrë të Umetit të Muhamed Besnikut alejhi selam, ruajtjen e popullit dhe territorit të

Page 246: Biseda fetare

Palestinës, ti si mendon ta kalosh natën, në hulumtim, në gjumë apo në shikimin e filmave të prishur?Amër Halid thotë: “Lumturia është rizk prej Zotit, prandaj le ta lusim Atë të na bëjë të lumtur. Vetëm Zoti e ka në dorë lumturinë tonë. Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin Famëlartë: “...se Ai jep gazin dhe vajin.’ (en-Nexhm:43)

143

“Duke shëtitur shkova, varret në mëngjes i pashë;Të përzjerë në tokën e zezë, ata trupa të brishtë i pashë...” – Junus EmreDuke shpjerë mendjen në botën e përtejme, të padukshme, të tejskajshme, fizike ose metafizike, njeriu kujton se mund të pëshpërisë secilën fjalë. Fjalët nuk pëshpëriten pa ndjenjat në to dhe ndjenjat nuk ekzistojnë, pa trumbetimin e zemrave. Zemra, mendja dhe vetëdija gjenden të fshehura në kraharorin e udhëtarit.Mund ta kuptosh shumë lehtë porosinë të cilën e jep një varrëhimës, po qe se ndalesh dhe analizon pozitën e tij. Si nuk ka frikë nga varret? Po nga toka e zezë e cila reflekton në njeriun si një hije e rëndë? Po nga pelerinat të cilat fluturojnë pa krah dhe në heshtje në rrafshnaltën e meditimit? Shpeshherë zhytem në fjalë të cilat sot nuk kanë kuptim, por pas një kohe merret vesh puna e tyre. Si ka mundësi që njeriu të jetë më i fortë se dheu? A nuk e përpin dheu njeriun, trupin e tij, eshtrat, mishin, gjakun?Varrezat e myslimanëve janë bahçe prej bahçeve të Xhenetit, ndërsa varrezat e të tjerëve nuk janë të tilla.Ti kalon pranë tyre dhe nuk je i vetëdijshëm për mësimin që ta japin. Ata të tregojnë, të afrojnë dhe të nxisin të mendosh, se nuk je përgjithmonë në këtë botë.

Page 247: Biseda fetare

Mund ta paramendojmë gjendjen e një diktatori të kësaj bote i cili ka pasur gjithçka nga kjo botë dhe nuk ka mundur askush t’i bëjë asgjë. Ai shpeshherë ka kaluar nëpër varre, po vetëdija, ku gjendet ajo?Sejid Kutubin, të dashurin e Allahut, e burgosën, e maltretuan, e varrën, e vranë, e sakatuan. Ai duke qëndruar i palëkundur në bindjet e tij, pak para varjes, e përzuri tallkënin e hoxhës së shtetit, për t’ia bërë me dije se jeton për tallkënin e melaikeve. Ato e thërrasin në Xhenetet e Adnit dhe Firdeus. Ti je edhe një yll që ke jetuar në këtë botë, por pa frikë nga vdekja.Kur forcat e Vëllezërve Myslimanë u futën në frontin e Palestinës për ta çliruar atë, gjeneralët, kronikanët dhe ideologët çifutë e amerikanë u mahnitën nga trimëria e tyre. Prej nga rrjedh gjithë ajo trimëri? Pse ato nuk frikësohen nga vdekja? Ku gjendet vetëdija e tyre në krahasim me vetëdijen e të tjerëve? Përgjigja ishte e thjeshtë: “Ne erdhëm në Kuds për të jetuar, ndërsa ata erdhën në Kuds për të vdekur...” O Kuds i lyer me gjakun e mijëra dëshmorëve, si nuk zbukurohesh një herë në kraharorin e secilit besimtar në botë? Deri kur ne do të ngelemi të pandërgjegjshëm për gjendjen tënde? Ti je barrë. Nuk je fëmijë i llastuar, nuk je çështje arabe, nuk je çështje palestineze, nuk je çështje e Gazës, por BARRË.Sot njeriu brengoset pse kaq shpesh vjen në xhami dhe nuk brengoset pse ti nuk vjen në xhami. Bota është sakatosur dhe alivanosur nga qëndrimet dhe mendimet perverse. Brengë e besimtarëve myslimanë është se si ta bindë njërin ta lëshojë mjekrën, ndërsa nuk ka brengë se si ta bindë që në namazin e sabahut të vijë në xhami. Brengë imja dhe jotja është se si të pengojmë njëri-tjetrin nga veprimet e mira që po bëjmë në dobi të shoqërisë dhe vetvetes, madje në rolin e këshillëdhënësit shpeshherë paraqitemi, duke këshilluar për

Page 248: Biseda fetare

të mos vepruar. Ne jemi të vdekur edhe pse ekzistojmë dhe jetojmë mbi tokë. Ne jemi të vdekur, edhe pse japim selam në të djathtë dhe në të majtë me të përfunduar namazin. Si është e mundur të jemi të gjallë dhe zemrat tona të janë të helmuara aq rëndë dhe aq thellë?Diku lexova se dikur bëheshin plane për rikthimin e hilafetit, ndërsa Rexhep Tajip Erdoan bënte plane se si ta pastrojë Stambollin nga mbeturinat. Po, ky ishte hilafeti i tij. Po hilafeti yt sot është se si t’i përmirësosh të gjitha notat në shkollë të mesme, si t’i marrësh provimet në kohë në fakultet, si të bëhesh i suksesshëm në punë.Varrezat të përkujtojnë edhe në hilafetin. Sa shkollë e mirë që janë.”Trup i kalbur i bërë dhe, shtrihet fshehur brenga në varr;Damarë të zbrazur, gjak të derdhur, qefinë të ndotur pashë...” – Junus Emre

144

“Varre të shembur të mbushur, shtëpitë s’u dallohen;Të çlirët nga çdo frikë, të paëndërra i pashë.” – Junus EmreVarret e shembura janë nga populli i shkujdesur. Agresori hyri ndër ne dhe na bëri varre, ndërsa ne nuk u zgjuam nga varret, nuk patëm kujdes për to e as që brengosemi për gjendjen e tyre. Tolerojmë botën dhe bota na toleron ne, deri në momentin e bërjes varre. Zgjimi nga varret nuk do të thotë vetëm rizgjim në Ditën e Llogarisë dhe fillimi i hapjes së fletoreve tona. Ai zgjim është më shumë hipotetik sesa real, është më shumë zgjim shpirtëror sesa fizik. Egoja, shpirti dhe fryma kërkojnë nga njeriu strehën e zemrës. Po, njeriu zemrën nuk ia dha as egos, as shpirtit e as frymës. Zemra i takon vetëm Allahut, Ai na tha se gjendet në zemrën e robit të sinqertë.

Page 249: Biseda fetare

Frytet e jetës sonë në këtë botë nuk duhet shndërruar në varreza të shembura që as historia nuk dëshmon mbi ne. Aq të pavlefshëm ishim në këtë botë, saqë u shembëm, njëjtë si varreza. Menjëherë pas këtij mendimi na vjen në pah sistemi ynë i drejtësisë të cilin e kemi mënjanuar tërësisht. Ne nuk po punojmë me të drejtën, për t’u vlerësuar nga e drejta. Po bëhemi të shtrembër, duam të jetojmë me të drejtën, por dëshirat ngelin të tilla, përderisa nuk jepet mund që ato të shndërrohen një ditë në realitet. Mundimi yt në këtë botë shpërblehet një ditë nga Allahu në këtë botë, po edhe në botën tjetër. Neglizhenca jote në këtë botë neglizhon varrin tënd prej shoqërisë në këtë botë, por edhe neglizhohesh nga sevapet dhe shpërblimet e Zotit edhe në botën tjetër. Gjithçka ndër ne është matematikë. Ti thuash dikujt “duaj”, se nga dashuria do të rrojnë qiejt, toka, kodrat, malet e fushat, do të kujtojë se po e porosit ta ushqejë egon dhe nefsin e tij. Keqkuptimi asnjëherë nuk e orienton njeriun në dritën e tunelit. Po e ngulfat në hekurudhën e jetës deri para daljes para trenit. Në vend që treni me shpejtësinë e tij të pandalshme të të sulmojë ty, ti tenton ta ndalësh trenin me pakuptimësinë tënde deri në vetëshkatërrim. Është e lehtë të shndërrohemi në varre, por e rëndë në lulishte. Bota njeh shumë kopshte. Kopsht i thuan edhe vendeve ku janë të varrosur njerëzit, madje atje qëndrojnë qytete e shtete të tëra. Nuk është i njëjtë një kopsht me lule me një kopsht tjetër barishtor. Po mirë, lulet a nuk e kanë esencën e njëjtë të barit?Kësaj pyetje t’i jepi përgjigje, jo unë, ti mendohu pak, e jo unë, ti më kthjello pak, e jo unë ta kthjelloj vetveten. Nuk ekziston në këtë botë unë dhe të tjerët, por ekzistojnë të tjerët dhe unë. Kështu janë të ndërtuara interesat, kështu është i ndërtuar vizioni ynë për jetën. Ne nuk jetojmë që të shihemi nga të tjerët, por nga puna jonë për të tjerët, të

Page 250: Biseda fetare

tjerët na shohin ne. Nuk guxojmë të ngrysemi e mbyllemi nëpër oazat e meditimit duke harruar përgjegjësinë që kemi për tjetrin. Dikush me barkun e zbrazur, ndërsa ti vjell ushqimet e panumërta e të tepërta që ke ngrënë. Dikujt i mungojnë ca para për ta shkolluar djalin e tij, ndërsa dikush tjetër e mbush deri në gji këngëtaren e caktuar për një natë për disa këngë të dëgjuara dhe në fund arsyetohet se nuk ka për t’i ndihmuar të tjerët. Bota është shëmtuar, me të edhe vetë ne. Varret e shembura nuk janë të ruajtura, nuk janë të ngritura, sepse ndriçimi, përparimi, civilizimi është larguar moti kohë nga ne. Më dhunë askush nuk mundet të ta japë besimin në Allahun, po me dhunë askush nuk mund të ta marrë të njëjtin. Bota sillet në zemrat e miliona njerëzve të papunë që presin para sportelit të jetës fatin. Ajo nuk qëndron në vend për punëtorët, nuk punon pro të papunëve dhe i shtrëngon diktatorët.“Këmbësorë që s’ecin, kështjella që s’mbrojnë;Ndër gojë, gjuhë që kanë zënë bar, që s’flasin më, pashë...” – Junus Emre

145

“Akëcilin në dëfrim e pije, akëcilin në fuqi dhe lumturi,Akëcilin në bela e mundime, ditë të djeshme pashë…” – Junus EmreNjeriu e kalon pjesën e kohës në dëfrim dhe pije. Ai nuk dëshiron të largohet nga dëfrimet, jo pse është i krijuar për to, po nga që egoja, nefsi i tij nuk do në esencë seriozitetin. Në dëfrim e pije me secilin je mirë. Edhe për shoqërinë islame je njeriu më i mirë. Bëhen plane, analiza, komente se do të pushtohet e tërë botë. Po në dëfrim e pije, njerëzit bashkohen dhe janë në gjendje të harxhojnë para marramendëse. Dikush jep para një këngëtareje për këngën e

Page 251: Biseda fetare

saj, dikush paguan pijet, e gjithë puna është në rregull. Duket sikur këto njerëz shumë mirë kuptohen dhe në esencë nuk kanë asnjë problem. Po, vetë dëfrimi dhe pija që bëjnë bashkë është problem.Fuqia dhe lumturia shpeshherë nuk shkojnë bashkë. Por, Pejgamberi s.a.v.s. na porosit të mos jemi të dobët, por të fuqishëm. Të fuqishëm në të gjitha aspektet e fuqisë, por jo edhe të padrejtësisë. Për umetin më mirë është ti të jesh i fuqishëm sesa i dobët. Paramendo, shumë individë të fuqishëm në shoqërinë islame dhe pak individë të dobët. Raporti do të ishte i drejtë, në rregull, dhe bollëku, lumturia dhe mbështetja e njerëzve në Allahun do të ishte pak më ndryshe. Askush askujt të mos ia teprojë, pasi që forcat janë të baraspeshuara.Lumturia sheshazi ndahet prej fuqisë. Dikush mund ta keqkuptojë interpretimin dhe të interpretojë dogmatizmin nga skizma e vetëdijes së tij.Njeriu ndihet i lumtur edhe me aq sa ka. Ndoshta është i pafuqishëm për të arritur një mirësi të madhe për shoqërinë islame, por është i lumtur nga gjendja e tij shpirtërore, fizike dhe materiale. Me atë pak që Allahu ia ka dhënë ai jeton i qetë dhe në heshtje. Heshtja nuk duket nga bota, por bota fshihet në zgjimin e heshtjes. Ritmika e Junus Emres është e qartë. Nga dëfrimi e pija, nga fuqia e lumturia, në bela e mundime. Rruga, shkallët janë të thjeshta. Ditë të djeshme. Kaluan. Sot, me pasojat e së djeshmes, të vetëdijshëm për të ardhmen, vazhdojmë udhëtimin tonë. Nuk guxojmë të shikojmë prapa e as të dashurohemi pas së tashmes dhe me ëndje ta presim të ardhmen. Duhet të jetojmë nën vullnetin e Allahut, nën dëshirën e Tij, nën kënaqësinë e Tij. Nuk guxojmë të lindim dhe të zgjohemi mbi kryelartësinë tonë, e të mos njohim vetveten, shoqërinë dhe Allahun.

Page 252: Biseda fetare

Duke mos njohur Allahun ne nuk njohim as të tjerët. Duke mos njohur të tjerët ne nuk bëjmë dallimin midis mirësisë dhe fatkeqësisë. Sepse, gjithherë e kundërta e mirësisë nuk është ligësia në kuptimin e thjeshtë të fjalës, por fatkeqësia në kuptimin e fatit të njeriut.Rruga në pije e dëfrime të dërgon në bela e mundime. Belatë vijnë njëra pas tjetrës dhe ti nuk ke mundësi t’u dalësh me krye. Në momentet më të vështira kur të turbullohet mendja, ti që nuk e njihje Zotin tënd, i kthen duart lart kah Ai, me lot në sy dhe kërkon zgjidhje për hallet e tua. Zgjidhje efektive, pa dhimbje dhe me dozë kënaqësie...!!! Bëhesh njëjtë sikur popujt e Pejgamberëve të kaluar të cilët nga fatkeqësitë dilnin duke kërkuar ndërmjetësim te Pejgamberët e tyre dhe duke e gënjyer se do të bëhen besimtarë të mirë, e pak pasi të ndryshonte gjendja e tyre materiale, e harronin fjalën e dhënë dhe i kthenin shpinën thirrjes.Pierre Vogël thotë: “Nëse do t’i dhuroja unë ty 24 Euro dhe do të kërkoja nga ti të ma ktheje vetëm një, do ta bëje këtë? – Allahu i Madhërishëm na i dhuron neve çdo ditë nga 24 orë jetë! Pse, pra, të mos ia japim Atij vetëm një?”“Sy të zinj të zbehur, fytyrë-hëna të shformuara,Nën tokën e zezë, duar që kanë mbledhur trëndafila pashë...” – Junus EmreTë sheh e të shoh, në tokën e zezë, edhe pse ecën mbi tokë. Ai ti dha njëzet e katër orë, po ti çka i dhe?

146

“Dikush kishte përkulur qafën, ia kishte lëshuar trupin tokës,Zemëruar me nënën dhe ikur, qafëpërdredhur pashë..” – Junus EmreQafën e përul halli dhe i thotë njeriut sa hall të rëndë që kam. Si mund të jetë aq i dobët, kur nga dobësia ushqen të tjerët

Page 253: Biseda fetare

dhe mban gjallë trupin e tij të njomë e hipotetik? Halli nuk është tek ahireti, por te dynjaja, të gjithë vrapojnë pas saj. Por një ditë, edhe unë, edhe ti, do të shohim një fytyrë të vrenjtur e të zverdhur nga britmat në horizont. Horizonti në pamje të pasqyrës paraqet fytyrën tonë të vërtetë. Ajo nuk reflekton diçka që nuk ekziston e as që mund të ekzistoj në diçka që reflekton. Dikujt i duket e pakuptimtë qasja, por çfarë kuptimi ka njeriu pa ekzistencën e pasqyrës ku do ta shohë veten dhe veprat e tij.Diku dëgjova se ekzistojnë tri pasqyra. Njëra pasqyrë ta zmadhon fytyrën. Tjetra ta zvogëlon shumë, kurse e treta ta paraqet fytyrën reale. Mund t’ia shtojmë edhe një pasqyrë këtij koleksioni pasqyrash, ekziston edhe pasqyra e thyer.Tek e para, ekzistojnë dy interpretime. Dikush t’i zmadhon mëkatet para njerëzve ma shumë sesa janë, e t’i zvogëlon të mirat që i ke dhe që i ke bërë në shoqërinë njerëzore. Ato nuk duan që të ta dinë vlerën e vërtetë. Dhe interpretimi i dytë i qasjes së parë është se dikush i zmadhon mirësitë që i ka bërë. Ato i ulen para Allahut dhe nuk kanë asnjë vlerë as para njerëzve. Ti mund të krenohesh dhe ta zmadhosh një vepër tënden shumë të vogël, por ka njerëz të cilët kanë bërë vepra shumë të mëdha, por as që guxojnë ta hapin gojën dhe të tregojnë një pjesë të vogël të tyre, e të mos flasin edhe t’i zmadhojnë.Pasqyra e dytë, e cila ta nxjerr fytyrën më të vogël, sesa që e ke, është ajo gjendje, në të cilën të zvogëlohen mëkatet që ke bërë para njerëzve, ndërsa të zmadhohen të mirat e pakta që ke. Edhe kjo pasqyrë nuk është as funksionale e as reale. Edhe interpretimi i kundërt i kësaj ekziston shumë në mesin e shoqërisë sonë.Pasqyra e tretë është pasqyra reale e cila të paraqet në shoqëri ashtu si je. Me të mirat e të këqijat, me veset e me

Page 254: Biseda fetare

aftësitë, ashtu si je, dukesh para të gjithëve, por edhe para vetvetes.Pasqyra e katërt e thyer nga njerëzit tenton ta paraqesë vetveten me imponim si diçka që ekziston në skenën e veprave të mira ose të liga, por kjo pasqyrë është e thyer dhe jofunksionale. Nuk mund të shohim asnjë lloj fytyre në të, as ti, as unë, as tjetri.“Dikë duke qarë, zebanitë që vulosnin me hekur të skuqur shpirtrat,Varre që kishin marrë zjarr, tymin që u dilte pashë...”Dënimi është i frikshëm. Njeriu nuk mund ta paramendojë atë e as të jetojë me shpresën se lehtë mund të kapërcejë në botën tjetër, po qe se nuk ka bërë asnjë vepër të mirë në këtë botë. Dënimet e kësaj bote nuk janë të njëjta me dënimet e botës tjetër. Zebanitë e kësaj bote nuk janë aq të frikshëm sa zebanitë e botës tjetër. Xhelatët e kësaj bote nuk janë aq të tmerrshëm sa xhelatët e botës tjetër. Njëherë Shejh Abdulhamid Kishkin – Allahu e mëshiroftë! – e patën vendosur në një burg, në vendin e kryerjes së nevojës. Dhe disa e pyetën se në çfarë gjendje shpirtërore gjendet Shejhu? Ai iu përgjigj se unë gjendem në një kopsht të cilin ju nuk mund ta kuptoni. Po, jeta e tij ishte kopsht i mirësive, e vdekja e tij ishte shembull i mirësive për dijetarët e së Vërtetës. Ai vdiq në sexhde, e fjalët e tij ngelën inspirim për miliona hoxhallarë në komplet globin, por edhe thirrës të cilët jetojnë në frymën e veprimtarisë së Shejhut.Kopsht që nuk mund ta kuptoni, ndërsa ai gjendej në nevojtore. Po, si e mendojnë gjendjen ata njerëz që jetojnë rehat, nëpër pallate, me bollëk, dhe duke pasur frikë nga nxjerrja e fjalës së drejtë gjithmonë kur është nevoja? Si jetojnë ata myslimanë të cilët shohin se sa padrejtësi bëhen në mesin e myslimanëve dhe nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë gjendje? Si jetojnë ata myslimanë të cilët

Page 255: Biseda fetare

gjithçkaje të tyre i kanë vënë çmim dhe po qe se një veprimtari për hir të Zotit nuk paguhet, destinohet që të përqeshet, përbuzet dhe sulmohet nga vetë ata myslimanë?“Junusi i pa atje këto, erdhi e na lajmëroi ne;S’dita më ç’të them, mendja më iku-thashë...” – Junus Emre

147

Pse e mendojmë botën me shkronja të arta, kur e dimë se të gjitha arterite në këtë krizë financiare gjenden në rrezikun permanent të vjedhësve? Duam të jetojmë në akullin e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit, pa soditur në vetvete-vetveten. Kujtojmë se vetëm ne jemi në këtë botë që jetojmë drejt, mendojmë dhe veprojmë drejt. Të gjithë të tjerët janë hije ose sindroma të hijeve që kataklizma e botës i mban në prehër.Sa do të vezullonte bota, mendja dhe shpirti, po të mos ekzistonte xhelozia, inati e smira? Si do të dukej mendja pa prezencën e zemrës në të? Përgjigjet lindin nga pyetjet dhe pyetjet shpeshherë dinë të ngelin pa përgjigje.Kujtuan se u treta në vrushkullin e buzëve të tua. Përmes tyre ti nxjerr duatë, lutjet tek Allahu xh.sh. për sukseset ose mbulimin e dështimeve të mia. Në dua bashkohesh edhe ti, sikur një lexues i sinqertë i rrugës së gjatë.Të gjithë njerëzit pritën me padurim ditën e shpëtimit të Musait a.s. nga Faraoni. Asnjëri prej tyre nuk mori hapin e Musait a.s. dhe thënies së fjalës së drejtë para Faraonit të padrejtë. Asnjëri nuk mori hapin konkret dhe të guximshëm drejt zhvendosjes së vëmendjes botërore dhe shndërrimit të shoqërisë islame nga një shoqëri e margjinalizuar në një shoqëri udhëheqëse në botë. Si mund ta akuzosh tjetrin për paaftësi, për mosveprimtari, për ngecje, për dembelizëm, kur ti vetë nuk merr hapin konkret për t’i ndryshuar gjërat?

Page 256: Biseda fetare

Si mund ta kundërshtosh guximin e tjetrit për ta shprehur fjalën e drejtë para udhëheqësit të padrejtë, kur ti vetë gjunjëzohesh para padrejtësive të panumërta që bëhen ndaj teje dhe shoqërisë islame në tërësi?Ebu Hamid el-Gazali, njëri prej perlave të dijes dhe shkencës botërore thotë se njeriu duhet të mos shikojë thënësin e thënies, por thënien e thënësit. Ne, shpeshherë, njerëzit i vlerësojmë në bazë të emrave, jo të veprave të tyre. Po qe se emri është pompoz, i fryrë, e i rritur në skenë, fjalës së tij i japim jehonë, i besojmë dhe kapemi për të, sikur të ishte e vetmja fjalë e vërtetë. Edhe pse thënës të tjerë, ndoshta të margjinalizuar kanë thënie më kuptimplote se këto pompozët, thëniet e tyre i censurojmë dhe nuk i japim leje të trokasin në dyert e mendjeve të njerëzve.Kush është njeriu që ia mbyll dyert fjalës së drejtë? Apo ndoshta mos e mendon veten njeriu se gjendet në pozitën e ‘zotit’ që mund t’u japë jetë dhe vdekje edhe fjalëve?Faraoni e pati marrë veten mësysh aq shumë, sa që tha: unë jap jetë dhe vdekje. Faraoni i Musait a.s. është sinonimi i të gjithë faraonëve deri në ditën e fundit.A nuk gjen edhe sot njerëz që pretendojnë se janë në pozita të tilla si të faraonit? A nuk ishte Gadafi një faraon modern i cili e poshtëroi popullin e tij aq shumë gjatë tërë sundimit të tij? Apo ndoshta Gadafi ishte një udhëheqës i mirë për popullin, pasi që populli kishte barkun e mbushur plot e përplot?Sot Evropën e ka kapur një krizë ekzistenciale. Ato i bashkuan interesat e tyre ekonomike dhe politike, po harruan se njeriu duhet bashkuar edhe interesat e tij shpirtërore. Si mund të gjejë prehje shpirtërore, kur shpirti sulmohet nga secila ideologji dhe interpretohet në mënyra dhe metoda të ndryshme. Njeriu i dhënë pas materiales i nxitur prej

Page 257: Biseda fetare

sistemeve njerëzore harron se mund të sharrojë lehtë në këtë botë, po edhe në botën tjetër.Sot, me gjakun e popullit po i zgjatet sundimi shumë njerëzve. Por, shumë njerëz janë zgjuar nga gjumi, ngaqë iu është harxhuar më gjaku i vjedhur nga këta sundues.Biseda nis në një cep të dynjasë dhe nuk përfundon në cepin tjetër të dynjasë, porse transferohet në botën e përtejme.

148

“Koha e faljes së namazit të sabahut, në mëngjesin e hershëm. Kjo kohë deri në lindjen e diellit i ngjason dhe të kujton pranverën e hershme, momentin e ngjizjes në mitrën e nënës, e ditën e parë prej gjashtë ditëve të krijimit të qiejve dhe tokës. Ajo i sjell ndërmend njeriut veprat e mëdha Hyjnore që janë në ato kohë.” (Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f. 63)Namazi i sabahut, edhe pse edhe më parë i reflektuar në këto shkrime, ka rëndësinë esenciale për besimin e besimtarit. Besimtari mysliman mat pulsin e besimit të tij me faljen e këtij namazi në kohë dhe mat ndryshkun e besimit të tij me mosfaljen e këtij namazi në kohën e tij.Zakonisht myslimanët kanë probleme me kohën e namazit të sabahut dhe të tjerët i frikësohen zgjimit të myslimanëve në këtë kohë.Të tjerët bëjnë plane dhe analiza të ndryshme se si myslimanët të mos e falin në kohë namazin e sabahut dhe gati ta harrojnë tërësisht faljen e namazit të natës në thellësi të saj. Këto janë dy vija paralele që nuk janë të ndara, por orientimin e kanë të njëjtë. Besimtari është me besim të plotë në Allahun xh.sh. në namazin e sabahut dhe arrin sevapin e tërësishëm të tij, po qe se atë e fal me xhemat dhe në xhami. Ndërsa, namazi i natës e ka sevapin dhe trajtimin

Page 258: Biseda fetare

gati të njëjtë, por dallon prej namazit të sabahut, ngaqë falet vetë dhe në shtëpi.Këto dy kohë janë kohë frike për jomyslimanët. Ndërsa kohë zgjimi dhe vetëdijesimi për myslimanët.Edhe ti lexuesi im besnik, edhe unë shkruesi yt besnik, shpeshherë kemi probleme me këto dy kohë namazi. Sikur unë dhe ti të rregulloheshim në këtë element, pa dyshim që edhe elementet e tjera të jetës sime dhe tënde do të shkëlqenin si yje në thellësi të natës së bukur. Por ne u hedhim pluhur syve të vetëdijes sonë dhe mundohemi të arsyetojmë vetveten me vepra të cilat bien në kundërshtim me ligjet e Allahut xh.sh..Koha e namazit të sabahut të kujton pranverën e hershme, atë freski shpirtërore që duhet ta përjetosh dhe ta ngjizësh në mendjen dhe shpirtin tënd. Dobitë e pranverës askush nuk i mohon. Ndoshta stina më e bukur e vitit është pranvera, fillimi i një rrugëtimi të begatshëm të luleve dhe begative të pafundme të Allahut. Pranvera është fillimi i meditimit. Njeriu nuk humbet dhe nuk ambientohet vetëm në natën e vonshme, pa kërkuar begatinë në ditën e hershme. Gjërat e bukura e të freskëta krijojnë te njeriu ndjenja të pafajësisë, të virgjinitetit të fillimit të një gëzimi, lumturie, dashurie e begatie. Ngritja nga krevati i ngrohtë dhe i nxehtë, për në mëngjesin e hershëm dhe takimi direkt me ujin të përkujton kërkimin e qetësisë e begatisë së Allahut në këtë botë parajsore që e ndien vetëm në momentin e bërjes, jo edhe në momentin e kryerjes së nevojave të djallit të mallkuar.Koha e namazit të sabahut të kujtojnë edhe momentin e ngjizjes, lindjes së fëmijës në mitrën e nënës. Nuk ka dyshim se nëna ndien dhimbje të paparamenduara, por në ato moment lind edhe një dashuri dhe ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë dhe ndjenjat nuk kanë fund për të. Momenti i ngjizjes siguron te nëna krenarinë e vazhdimësisë së

Page 259: Biseda fetare

njerëzimit dhe rrolit të saj në shoqëri. A thua vallë, vetëm meshkujt janë të vlefshëm në këtë botë dhe ne, femrat jemi aq të pavlefshme dhe të lëna anash? Perëndimi hodhi shumë baltë mbi personalitetin e gruas myslimane si nënë. Por, Allahu i siguroi asaj vendin e merituar në shoqëri, përmes dhembshurisë dhe dashurisë së saj, për krijesat që vijnë në këtë botë. Momenti i ngjizjes, paralajmëron nënën edhe për rrezikun e jetës së saj. Janë dy pikëpyetje në jetën e saj të mëtejme. A do të jetojë ajo, apo nuk do të jetojë, ngaqë lindja e një fëmije është një proces i vështirë dhe i komplikuar. Këso ndjenja dhe momente që ka nëna për fëmijën, të tilla, ka besimtari për namazin e tij të sabahut që fal në kohën e tij.Dita e parë prej gjashtë ditëve të krijimit të qiejve dhe tokës është një ditë madhështore. Allahu po krijon teatrin e njerëzimit dhe shkakun e futjes së njeriut në Xhenet ose në Xhehenem. Dita e parë e krijimit prej gjashtë ditëve duket sikur lulishtja e xheneteve të pafundme që simbolizojnë jetën e njeriut në mirësi dhe bollëk. Dita e parë e krijimit simbolizon fillimin e jetës së besimtarit dhe rrugëtimit të tij drejt hartimit të kushtetutës jetësore të bazuar në drejtësi dhe harmoni shoqërore. Për besimtarin e kohës së namazit të sabahut, të fal në kohën e tij namazin e sabahut është njëjtë sikur fillimi i krijimit të qiejve dhe të tokës.Tashmë është në dorën tënde dhe timen se a do të ndryshojmë ose jo. Më thuaj, o miku im i shtrenjtë, kur do ta përmirësojmë jetën dhe ta shkatërrojmë armikun tonë, përmes faljes së namazit të sabahut në kohë, leximit të Kuranit dhe vrapimit pas punës e jo përtacisë?Më thuaj, o mik, të lutem, kur do t’i trembim armiqtë tanë, përmes faljes së namazit të sabahut në xhami, sikur kur falim namazin e xhumasë në xhami, dhe vrapimit tonë për

Page 260: Biseda fetare

sigurimin e kafshatës së gojës për fëmijët dhe vetveten, e jo dhënien pas lypjes?Myslimani i fortë është më i mirë sesa myslimani i dobët. Kështu tingëllon një hadith i Resulullahut alejhi selam.Nuk ka dyshim se ai që nuk e fal namazin e sabahut në kohën e tij nuk mund asnjëherë të jetë mysliman i fortë. Gjithmonë do të jetë në pozitën e lypësit dhe nënshtrimit para njerëzve.Allahu ndryshon gjendjen për të mirë e shkruesit të këtyre rreshtave, po edhe lexuesit të këtyre rreshtave. Amin.

149

“Koha e drekës. Kjo i ngjason dhe tregon mesin e verës, përsosmërinë e rinisë dhe periudhën e krijimit të njeriut në jetën e dynjasë dhe i sjell ndërmend njeriut treguesit e mëshirës dhe mirësitë e bollshme në to.” (Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f. 63)Dreka, namazi i trajtuar edhe më herët në këto shkrime meriton një vëmendje të sërishme dhe të përpjesëtueshme me praktikumin e saj. Paramendo filizat e pranverës të shndërruara në lule të verës qysh zbukurojnë dhe lëshojnë erë e aromë dynjaje. Ashtu, besimtarin e zbukuron namazi i tij me të gjitha kushtet në të. Sidomos namazi i drekës mund të përqaset me kolosët e mendjes që gjurmojnë në natyrë, porsi thnegla në rrugën e vetëdijes dhe harmonisë. Njeriu i qaset këtij namazi, sikur në jetën e tij në botën, të ishte namazi i fundit i përplasjes së syve me dritën dhe gjallërinë e njerëzve. Të gjithë lëvizin dhe me lëvizjet e tyre dëshmojnë Madhështinë e Krijuesit të botëve. Të gjithë heshtin dhe me heshtjen tyre krijojnë përshtypjen e meditimit në krijesat e Zotit.A mund ta paramendojmë hapësirën e mendimeve pa prezencën e besimit të njeriut në to? Aq e

Page 261: Biseda fetare

paparamendueshme është hutia dhe humbja pas kësaj dynjaje e njeriut, pa ndaljen, ndërprerjen e aktiviteteve njerëzore dhe kthimi i tij në drejtim të Qabesë. Është koha e përgjigjes sonë ndaj ezanit. Ejani në shpëtim, minaret jehojnë dhe zemrat e besimtarëve të lodhur nga përditshmëria dridhen. Dridhet edhe mendja e cila nuk mund ta kuptojë dëshirën e zemrës për t’u ambientuar në sferat parajsore të Allahut xh.sh.. Dëshira e besimtarit është kozmosi i ndjenjave i cili kozmos vrapon në kroin e besimit për të marrë abdesin e namazit të drekës. Pesë herë në ditë gjymtyrët e trupit duhet pastruar. Janë njëzet e katër orë në pyetje dhe brenda tyre gjymtyrët e trupit, por edhe gjymtyrët e shpirtit pa gjymtyrë pluhurosen me ndyrësirat e kësaj bote. Si mund ta lëmë takimin tonë në xhami, ashtu të papastër dhe të ndotur nga mijëra erëra të rënda dhe të dobëta? Si mund ta lëmë takimin tonë në xhami, me shpirtin tonë të ndotur përmes bartjes së fjalëve, dëshirës së keqe, vetëkënaqësisë, admirimit e pëlqimit të gjërave që nuk janë në pronësinë tonë?Të gjithë e dinë në vetveten e tyre se sa shumë gjëra kanë për t’i thënë vetvetes dhe të tjerëve për gjendjen e tyre pa gjendje dhe pa shpirt. Në fshihemi pas skutave të kësaj bote dhe nuk duam të na shohin të tjerët se jemi myslimanë. Nuk duam që të identifikohemi me këtë fe, e cila sipas propagandës së mediumeve perëndimore është fe e urrejtjes dhe e dhunës. Si mund të na shohin në pikën e ditës, njerëzit duke u futur në xhami? Ti je në mesin e rinisë, prit të plakesh, e pastaj shko në xhami. Ky opinion është i përgjithshëm në shumë rrethe dhe rrethana të cilat shtrëngojnë moszhvillimin kulturor të mendjes dhe shpirtit të kombit tonë. Dhe si rezultat i të gjitha këtyre paragjykimeve, ti pajtohesh me mosfaljen e namazit të drekës në kohë dhe në xhami.

Page 262: Biseda fetare

Kohën e namazit të drekës bukur e përshkroi mrekullia e kohës Sejid Nursi, si një kohë, mesi i verës. Po, vlimi, flluskat, dëshira, dhe mosdurimi janë të bashkuara në mesin e verës. Pikërisht në atë kohë, ti merr rrugën e abdesit dhe drejtimit kah Qabeja për t’i përkujtuar të tjerëve se jeta nuk është ashtu si e përshkruan djalli i mallkuar nëpërmjet gjuhës së modernistëve, satanistëve e idiotëve shqiptarë e të huaj. Mesi i verës nuk është vakt i fitnes, në qoftëse ne nuk jemi të fitnes. Është vakt i namazit të drekës dhe përgjigjes sonë ndaj thirrjes së myezinit për faljen e tij.Njerëzit e harxhojnë kohën në biseda kote dhe nuk duan t’i përgjigjen Allahut xh.sh.. Joshen pas fitneve, dëshirave dhe vesveseve të djallit për të mos përshëndetur jetën e tyre me sevape të panumërta të Allahut xh.sh.. E si rezultat i kësaj, koha e namazit të drekës na ik. Ashtu si na ik edhe rinia e harxhuar bosh në kënaqësi të kësaj bote, në mosseriozitet, në mospunë, humbje energjie në bastore, në sport, e vrapim pas epsheve të kësaj bote.Njeriu i drejtohet nefsit dhe i përkujton Allahun xh.sh.. Përveç përkujtimit, ai e qorton atë duke i treguar se falja e namazit të drekës në kohën e tij është e njëjtë sikur fillimi i krijimit të njeriut. Paramendo gëzimin dhe hidhërimin e engjëjve me ardhjen e njeriut të parë në botë. Ata iu përgjigjen Zotit me frikë dhe respekt për njeriun e parë ndaj të cilit duhet në të ardhmen të bjerë në sexhde. Njeriu në gjuhën e engjëjve është ngatërrimtar, sepse di të përngjasojë në engjëjt, por di edhe t’u përshtatet djajve të mallkuar. Ai nuk mund të jetë njeri në kuptimin e përgjithshëm të fjalës.Njeriu mund të thotë sa për të thënë, se asnjëherë nuk ka probleme me namazin e drekës. Madje, disa të tjerë që i përshtaten pamjes së jashtme të namazit dhe jo esencës së tij, në emër të Sunetit të Resulullahut alejhi selam gati se asnjëherë nuk falin sunetin e namazit të drekës. Në emër të

Page 263: Biseda fetare

Sunetit të Resulullahut alejhi selam, gati se asnjëherë nuk bëhen të dashur me xhematin dhe pjesë e xhematit e jo pjesë e ndarë prej tij, në dhikret e përbashkëta. Merren me gjëra të kota, ka thënë ky e ka thënë ai dhe e zhveshin namazin e drekës nga esenca e tij. Si mund ta kuptosh mesazhin e faljes së namazit të drekës pa qenë i përkushtuar në të? Është lehtë ta kritikojë tjetrin se pse nuk mban mjekër, por është shumë e rëndë arritja e përkushtimit të besimtarit në namaz.Lus hoxhallarët e andej urës dhe këto të këndej urës, të flasin më shumë për esencën e namazit, për përkushtimin në të, dhe të mos merren shumë me pamjen e jashtme të tij. Duke u marrë me pamjen e jashtme, harruam esencën dhe koha e namazit të drekës dhe të gjitha namazeve të tjera po futet në sherrin e djallit të mallkuar, e jo në begatitë e Allahut xh.sh..

150

“Koha e iqindisë. Kjo i ngjason vjeshtës, moshës së pleqërisë dhe kohësisë Pejgamberit të fundit alejhi selam, e njohur si Epoka e Lumturisë, dhe të kujton të gjitha aktet Hyjnore dhe mirësitë e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm në to.” (Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f. 63)Njeriu hutohet, por nuk e humb tërësisht vetëdijen. Ai ndjek qenësinë e tij, egon, unin, epshin, deri në momentin kur të përballet me të vërtetën. Përballja nuk kërkon rikthim në gjendjen e mëparshme, e as falje për gjendjen e tanishme, ajo orientohet drejt së ardhmes, në botën e pakuptueshme të pikave të ujit të abdesit të besimtarit.Shpirti, ndjenjat dhe egoja frymëzohen në heshtjen e abdesit. A ka abdesi fjalë, apo fjalët janë abdesi? Një moment kyç i veprimtarisë së njeriut në ndaljen e kohës dhe përkushtimit në lutjet dhe dhikret ndaj Allahut.

Page 264: Biseda fetare

Ejani në shpëtim, ndërsa është mesditë. Shpëtimi rrugë e zgjidhjes edhe në mesditë. Apo ndoshta kujtove që në mesditë shpëtim janë eurot, marrëveshjet tregtare e zgjerimi i bizneseve të shumta? Askush nuk i mohon ato, por shpirti kërkon të ndalet, të anojë kah meditimi dhe jo të anojë kah eurot dhe përplasja e egos në këtë botë.Shpirti u alivanos kur e kuptoi se para kujt po qëndron. Ai po kërkon derman! Zgjidhja, e mesditës, sikur frymëmarrjet e vjeshtës është përgatitja e kauzës së shpirtit me abdesin dhe përtëritjen e besimit të besimtarit në drejtimin e Qabesë. Ti do të dalësh para Allahut. Mjaft i kushtove kohë njeriut. Duhesh të raportosh për shpirtin të mirat dhe të ligat e tij.Njeriu është i lodhur nga vera e gjatë dhe kërkon prehjen, shpëtimin, meditimin, soditjen, fshehjen. Ai nuk mund të durojë dimrin pa paralajmërim. Duhet përgatitur për ftohësit dhe ngricat e dimrit. Namazi i iqindisë në këtë kohë, është porsi vjeshta flladitëse dhe paralajmëruese për rrugëtimin e njeriut në stacionin e dimrit. Lulet e vyshkura, dominimi i vetëm një ngjyre, fryma, era e lehtë, shiu, të gjitha në vetvete janë mrekulli për syrin, shpirtin dhe trupin e njeriut. Të gjitha janë parametra për qetësimin dhe frymëzimin e tij. Iqindia në këtë kohë, është porsi kjo vjeshtë me këtë shi, me këtë erë, me këtë ngjyrë të luleve të vyshkura. A mund ta durojë dot njeriu largimin e bukurisë nga vetvetja ashtu pa parë plakjen e tij? Bukuria largohet duke u shndërruar në bukuri tjetër dhe assesi të zhduket. Këtë gjë e kupton mendja e shëndoshë e njeriut e cila mediton në këtë kohë të vjeshtës.Namazi i iqindisë të përkujton edhe moshën e pleqërisë. Në pleqëri njeriu të gjitha gjërat i sheh me dyshim dhe e ka të vështirë të vendosë shpejt. Mendohet shumë, flet pak, rrudhat e tij dëshmojnë për kohën e kaluar në adhurim.Njeriu duhet të ngutet për në xhami në kohën e iqindisë, sepse nuk guxon që ‘pleqëria’ ta marrojë atë. A mund të

Page 265: Biseda fetare

shohim ndonjë vepër të pahijshme nga pleqtë? Jo! Atëherë s’i lejojmë që ne të bëhemi të pahijshëm para Allahut dhe të mos falim namazin e iqindisë në kohë?Nga leximi i sures Hud, Pejgamberit s.a.v.s. iu thinjën flokët. Po nga përditshmëria jonë pa faljen e namazit të iqindisë në kohën e vet, a nuk na ndryshket mendja, shpirti dhe zemra? A nuk e mbushim vetveten me mëkate deri në fyt për moskujdesin tonë ndaj këtij namazi?Koha e namazit të iqindisë dëshmon edhe Epokën e Artë të Pejgamberit të Fundit Muhamed Mustafasë alejhi selam. Ajo epokë në vetvete na përkujton për të gjitha sferat e shoqërisë që shndërrisnin nga njerëzit e devotshëm dhe robër të Allahut xh.sh.. Ndërsa neve, ndjekësve të tij të mëvonshëm, koha e namazit të iqindisë na ik, ose në gjumë, ose në vrapim pas dokumenteve të ndryshme, ose në biseda të kota, ose në lojëra kompjuterike, ose, ose... Assesi të ndalet në xhami, në abdes, në namaz, në sexhde, në ruku, në drejtimin tonë kah kibla, në meditim, në lutje, në adhurim.

151

“Koha e akshamit. ‘Perëndimi i diellit’: Duke të sjell ndërmend largimin e shumë krijesave në fundin e vjeshtës, vdekjen e njeriut, shkatërrimin e botës në fillimin e kiametit, kjo kohë të kujton treguesit e lavdisë Hyjnore dhe të madhështisë dhe e zgjon njeriun nga gjumi i pakujdesisë.” (Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f. 63)Namazi i akshamit është një frymëzim dhe ujitje e besimtarit që udhëton në kohë dhe jeton në tokë. Rëndësia e tij është e pamohueshme, vlerat, simbolikat, përplasja e mendjes me zemrën në kohën e akshamit është e padiskutueshme. Kjo dukuri duket gjithmonë nga secili besimtar i vëmendshëm i

Page 266: Biseda fetare

cili vjedh momentet më të këndshme të jetës së tij në përkushtim dhe adhurim ndaj Allahut.Në namazin e akshamit dielli perëndon, por mendja rilind. Zemra, shpirti dhe trupi bëhen bashkë për të luftuar kundër djallit të mallkuar. Për të parën herë ato strehohen në qëndrimet e palëkundshme të dhikrit dhe nga aty fillojnë rrotullimin e ndjenjave në sexhde. Pjesë përbërëse e namazit nuk është vetëm sexhdeja, por edhe përshëndetja-selami në të djathtë e në të majtë. Ndërsa ne kemi marrë vetëm sexhden në praktikën e idhujtarisë moderne dhe e aplikojmë me përpikëri para secilit njeri në këtë botë, por vjedhim nga sexhdeja jonë në namazin e akshamit. A mund të jetë e saktë ajo sexhde pa meditimin dhe adhurimin tonë ndaj Krijuesit? Apo ndoshta ne mund të harxhohemi dhe të fundosemi në logjikën e mbrapshtë të konsumerizmit ndaj çdo gjëje që ekziston në këtë botë, përveç konsumimit të vlerave të mirëfillta.Invazioni kulturor ndaj një vendi është më i rëndësishëm sesa invazioni ekonomik e politik. Sepse, përmes invazionit kulturor njeriu zhvlerëson vetveten, qenien e tij, vlerat, fenë, namazin e tij, duke filluar me nënvleftësimin e kohës së namazit të akshamit, ndërsa kjo kohë na përkujton vdekjen e njeriut, kur të gjithë njerëzit e përcjellin atë për në banesën e përhershme, ndërsa me të, në botën e përtejme shkojnë vetëm veprat e tij. Shumë krijesa në përfundimin e vjeshtës largohen pa dëshirën tonë, por edhe ajo kohë është e mrekullueshme. Është faza më e bukur për t’u ndalur me kohën dhe për t’i drejtuar duart tona në drejtim të Mëshirëplotit dhe për t’i thënë: “O Allah, na Mëshiro.” Askush nuk shpërblehet në botën tjetër në saje të veprave të tij që ka bërë në këtë botë, po vetëm në saje të Mëshirës së Allahut xh.sh.. Kjo gjë nuk nënkupton se veprat janë të pavlefshme për besimtarin.

Page 267: Biseda fetare

Besimtarit i ik koha e namazit të akshamit, ndërsa ka mundësi të zgjohet nga pakujdesia e tij në këtë botë. Koha e namazit të akshamit është koha më e shpejtë, më e shkurtër, por edhe më mësimdhënëse për secilin njeri. Paramendo të zhvlerësojmë jetën në këtë botë, të bëhemi të pakujdesshëm, të mos i bëjmë gjërat me rend dhe mirë, si do të dukej jeta jonë? Me siguri se kjo jetë do të dukej jo e drejtë dhe anarkike. Besimtari për asnjë moment nuk guxon të jetojë jetën e tij pa planifikim. Ai, nuk duhet të jetojë midis të lagëtit e të thatit dhe të arsyetohet në këtë mënyrë për dembelizmin dhe pakujdesinë e tij.I lagëti dhe i thati të bën dembel dhe të pakujdesshëm edhe ndaj kohëve të namazit. Kjo gjë më së bukuri vërehet në kohën e namazit të sabahut dhe të akshamit. Përndryshe, çfarë kuptimi do të kishte roli i duasë-lutjes, po qe se ne nuk do t’ia bashkëngjesim asaj edhe veprën, punën, mundin? Ne shpresojmë në Mëshirën e Allahut, ndërsa namazin e akshamit gati se asnjëherë nuk e falim në kohë. Ne shpresojmë në faljen e Allahut, ndërsa nuk gjendemi në safat e besimtarëve të namazit të akshamit. Ne shpresojmë në Shpërblimet e Pafundme të Allahut xh.sh., po asnjëherë nuk ndërmarrin hapim e rizgjimit të mendjes, shpirtit, zemrës dhe trupit tonë, me ashkun e vëllazërisë myslimane në xhaminë e lagjes, fshatit, qytetit, kryeqytetit, në kohën e namazit të akshamit.

152

“Gjithashtu, kuptohet nga shikimi i reflektimit të dritës së diellit dhe nga kjo që i ngjason imazhit të tij prej çdo grimce të tejdukshme sipas kapacitetit dhe ngjyrës së saj, dielli sikur është i pranishëm në çdo grimcë dhe shikon kudo që hyn drita e tij. Për më tepër, gjithëpërfshirja e diellit dhe

Page 268: Biseda fetare

depërtimi i tij rriten me madhësinë e ndriçimit të tij” (Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f. 242)Jeta në errësirë t’i verbëron ndjenjat dhe sytë. Ti më nuk sheh me dritën e argumenteve dhe logjikës, por vepron dhe percepton në bazë të prekjes dhe dukjes. Kujton se vetëm dukja dhe prekja janë të vlefshme dhe reale në këtë botë, e gjithçka tjetër është e kotë dhe e pavlefshme.Jetën në errësirë e kanë jetuar shumë marksistë dhe materialistë modernë. Ata, ende nuk duan të dalin nga errësirat e mosbesimit në dritën e besimit. Me këmbëngulje luftojnë për idetë e tyre se çdo gjë që simbolizon dritën, jashtë errësirës së tyre që i thonë dritë është e kotë dhe e pavlefshme. Sipas tyre, ne jemi në rrugën e humbur, ndërsa ata janë në rrugën e vulosur dhe të vërtetë.Kur ndodh transformimi i jetës nga errësira në dritë, rilind një ndjenjë e re, një pamje e jashtëzakonshme në fytyrat e njerëzve. Paramendoni, shkencëtarin më të madh të botës për hulumtimin e gjenezës së jetës, shkencëtari rus Oparin, i cili pas 37 viteve kërkim të argumenteve dhe shkaqeve për mosekzistencën, për mosfillimin e kësaj bote nga Krijuesi, pranon se kjo botë ka një Krijues.Duhej të kalonte një kohë e madhe në errësirë me hulumtimin e argumenteve, shkaqeve, arsyeve, iluzioneve dhe pyetjeve të pakuptimta dhe të panumërta, për të jetuar disa minuta dritë. Dhe drita e diellit është më e bukura. Dielli merr pjesë me secilën rreze të tij. Madhështia e tij fshihet në fshehjen në natyrë me urdhrin e Allahut xh.sh në momentin e fshehjes. Ai, pra dielli, nuk është i përhershëm. Edhe ajo është një krijesë që i bie në sexhde Allahut xh.sh., dhe kërkon Mëshirën e Tij.Mund të takojmë dy veta, njëri me besim të plotë në Allahun xh.sh. dhe tjetri me kufër-fshehje të besimit të tij. Në fytyrat e tyre duken shenjat e dëlirësisë dhe dritës. Po edhe te

Page 269: Biseda fetare

fshehësi i të vërtetës, duke errësira që e ka ngrysur dhe kapluar mendjen, zemrën, trupin, fytyrën dhe shpirtin e tij. Raporti është i këtillë në dukjen e brendshme shpirtërore, ndërsa në dukjen e jashtme, materiale, ky që fsheh të vërtetën dhe nuk e pranon, është i rregulluar bukur. Shihen qartë shenjat e pasurisë dhe vrapimit pas saj nga ky njeri. Ndërsa, ai me dritën e besimit, si me dritën e diellit, shpeshherë nuk është i veshur me rroba të shtrenjta, por nuk ka aspak dyshim se edhe ato rroba modeste janë të pastra dhe të rregulluara mirë.Njeriu sa më i përpiktë që është në adhurimet ndaj Allahut, pa dyshim se besimi i tij do të jetë më i gjithë përfshirës. Njëjtë sikur e gjithë përfshishmëria e diellit që rritet me anën e ndriçimit të dritës së tij.Dijetari i madh bashkëkohor Muhamed Gazali, kur definon Njëshmërinë e Allahut apo Tevhidin-shkencën e besimit, thotë: “Në të vërtetë Teuhidi është shpirti i Islamit, është esenca e akides dhe boshti i adhurimeve të shumëllojshme. Parimet e Teuhidit depërtojnë te të gjitha mësimet islame, ashtu siç depërton uji nëpër bimët dhe ashtu siç ndërthuren nervat në trupin e njeriut"

153

Njeriu, si një krijesë shpirtërore dhe materiale është i detyruar të jetojë në spektrin e dijes. Ai për asnjë moment nuk guxon të zhvendoset në spektra të tjerë, edhe pse situatat e ndryshme në shoqëri, ia imponojnë atij, kushte të ndryshme, të papërshtatshme.Të jetosh me dijen dhe për dijen është sikur të pish ujë nga oqeani i njelmët. Pra, të meditosh mbi krijesat nënujore, nëntokësore dhe ato mbitokësore. Rruga e meditimit nuk është rrugë e ngulitjes thellë në zhgaravitjen e mendimeve

Page 270: Biseda fetare

dhe ideve të pakuptimta. Dikur dukej se lëmshi është mbledhur në kokën tënde dhe nuk mund të gjendet peri i zgjidhjeve. Drita e perit del në sipërfaqe vetëm nën dritën e ndikimit të meditimit si simbiozë serioze për besimin.Të gjithë njerëzit kanë dëgjuar për fjalën e parë në Kuran. Edhe ato që nuk përcjellin bisedat fetare, e dinë se me “Lexo” nisi rrugëtimi përfundimtar në këtë botë. Po fjala ‘Lexo’ ka kuptime dhe perceptime të ndryshme. Ajo hap horizonte të reja dhe pret nga besimtarët e jobesimtarët që të zhyten në oqeanin e thellë si profesionistë të vërtetë.Përballë kësaj fjale ‘Lexo’ qëndrojnë mijëra orë të harxhuara kot në gjëra të padobishme. Dikush e quan të kotë edhe tentimin për të bërë diçka edhe jashtë profesionit të profesionistit. Edhe pse gjërat më të ëmbla janë ato që rrjedhin nga duart më të zota. Edhe Davudi a.s. fitonte nga duart e tij. Fitimi më i mirë është ai fitim i nxjerr nga duart e tua. Davudi a.s. një ditë agjëronte, e ditën tjetër jo. Nuk ishte ekstrem në ekstremitet, po as i thjeshtë në përmbajtje. Paramendo historinë fanatike të botës, në luftë dhe përplasje civilizimesh, gjendet e frymëzuar në mbijetesën politike të Davudit a.s.. Ai nuk ishte vetëm Pejgamber, e as edhe vetëm Mbret. Ishte më shumë se kaq. Gabojnë të gjitha përshkrimet e Talmudit dhe të Biblës për të. Edhe në gjurmimet arkeologjike dhe historike të ekzistencës së tij, vetë ithtarët e Talmudit dhe të Biblës bazohen në citatet kuranore. Nga mësuam ne për Davudin a.s.? Pse, të tjerët që krenohen me sundimin e tij bazohen në librin tonë, në Kuran?Përgjigjja gjendet pak më lart, në fakt në fillim të njerëzimit: “Lexo me emrin e Zotit Tënd”.Sufjan b. Ujejne ka thënë:” E kam dëgjuar Xhafer b. Muhamedin duke thënë: “Dituria e njerëzve gjendet në katër gjëra; e para: në njohjen e Zotit tënd, e dyta: njohja e asaj me të cilën të ka begatuar Zoti yt, e treta: njohja e asaj se çfarë

Page 271: Biseda fetare

kërkon Zoti yt prej teje, dhe e katërta: njohja se si të pastrohesh prej mëkateve të tua, kurse disa thonë: njohja e asaj që mund të të nxjerrë prej fesë sate.” (Treguesi i përgjithshëm i diturisë dhe i begative të saj, Ibën Abdul Berr, botues: Art Books, f. 33)Kjo çështje, e ndarë në këtë mënyrë, nga Xhafer b. Muhamed meriton një vëmendje të veçantë. Jam i bindur se për këtë çështje janë të shkruara edhe libra voluminozë.1. Njohja e Zotit Tënd: Si mund të quhesh i ditur kur nuk e di kush është Zoti yt? Shpirti yt ende jeton i hutuar. Ti beson në diçka, po nuk e di se në çka. Sikur ai poeti i cili nuk e dinte se nga ka ardhur, pse ka ardhur dhe ku do të shkojë. Momente të caktuara e harron vetveten dhe kalon nga soji njerëzor në një gjendje kafshërore. Si mund t’i arsyetosh disa hapa të ndërmarra në jetën tënde, duke u treguar mendjemadh i madh, faraon i vogël dhe mosnjohës i Krijuesit Tënd?2. Njohja me begatitë e Zotit Tënd: çfarë diturie është ajo e cila gjithçka ia përshkruan mundit, vetvetes? A mos arrite ta përfundosh fakultetin në bazë të mundit tënd? Të mos keqkuptohem, edhe pa mund asgjë në këtë botë nuk kryhet. Por, ishte pajisja me begati nga ana e Allahut xh.sh. ajo e cila na mundësoi predispozita për të dhënë mundin tonë dhe për të korrur suksese.3. Njohja me atë se çka kërkon Zoti prej nesh: është baza e diturisë po edhe e lumturisë. Ai na dha begati dhe të mira të shumta, po ne duhet të falënderohemi. Burimi i begative, Allahu xh.sh., për asnjë moment nuk i ndali ata nga jeta jonë, ndërsa ne nuk jemi të interesuar me atë se çfarë kërkon Ai nga ne? Aq të vështirë e paskemi të kryejmë urdhrat e Allahut xh.sh. të përshkruara në Kuran, në Sunet dhe të shpjeguara nga zinxhiri i dijetarëve të sinqertë?4. Njohja e rrugës së pastrimit prej mëkateve; Nëse pretendon se je një njeri pa mëkate, ti je injoranti më i madh

Page 272: Biseda fetare

në këtë botë. Edhe nëse nuk tenton të përmirësohesh për të mirë, duke u pastruar prej mëkateve, duke bërë të mira në vend të ligave, duke u penduar dhe kërkuar falje nga Allahu dhe nga njerëzit për gabimet tona që bëjmë ndaj Allahut po edhe ndaj njerëzve, nuk e di se si mund të quhemi të ditur?

154

Në urtësinë e Davudit, alejhi selam, thuhet: “Dituria në gjokse është sikurse drita në shtëpi.” (Treguesi i përgjithshëm i diturisë dhe i begative të saj, Ibën Abdul Berr, botues: Art Books, f. 62)Rruga e udhëzimit është rrugë përmes diturisë. Njeriu jeton në errësirë dhe nuk arrin asnjëherë të shohë përfundimin e punëve të tij, pa dritën e diturisë. Dituria praktike, ajo e vënë në punë, e nxjerr nga mendjet dhe zemrat, dhe e shpërndarë në mendje e në zemra, është dituria më e mirë. Si mund që ende në shoqërinë tonë të ekzistojnë të rinj, të tillë, që kërkimin e diturisë e kufizojnë me arsyetimin e vetvetes në harxhimin e minutave, të sekondave, në thashetheme dhe përgojime? Dituria në gjokse është dituri e mirë dhe e dobishme.Ajo që fshehët në ne, nxirret nga ne prej gjokseve tona, me ose pa dëshirën tonë. Pastaj shpërndahet, pranohet ose nuk pranohet. Njeriu duhet të ushqejë vetëm mendjen, po edhe gjoksin. Nëse nuk kujdeset që ushqimi të jetë i fituar hallall dhe me djersë, edhe frytet e tij do të jetë në vijë të drejtë me ushqimin.Madhështia e Pejgamberit Davud a.s. nuk qëndron vetëm në nxjerrjen e perlave të urtësisë botërore, nga nëntoka e panjohur në ballinat e politikave botërore. Nuk është e njëjtë shuarja e zjarrit me ndezjen e zjarrit. E as djegia e shtëpisë me ndërtimin e saj. Njeriu kujdeset që shtëpinë e tij ta

Page 273: Biseda fetare

ndërtojë me kujdes dhe me materialin më të mirë të mundshëm. Po qe se nuk ka sukses në këtë gjë, ai do të përballet me pasoja që do të ndikojnë tek ai dhe tek familja e tij. Dituria në gjokse është sikurse drita në shtëpi. Mos harro për asnjë moment këtë moto të nxjerrë nga urtësia e Davudit a.s..Myslimanët bashkëkohorë kanë filluar të bëhen histerikë. Një grup prej tyre kujtojnë se dinë gjithçka dhe harxhojnë energjitë e tyre duke u shpërndarë në gjithçka. Ai grup ka kualitet në vetvete, por ai kur shpërndahet, zhvlerëson vlerën e njeriut. Në të nuk ngelet as respekt dhe as nderim. Ndërsa grupi tjetër, duke u thirrur në më të lartën, në më të përsosurën, në kohëra më të mira, dhe duke pritur momentin, ngelin duke pritur dhe duke mos bërë asgjë. Vazhdimisht shajnë dhe ofendojnë, aspak nuk përzihen me njerëzit. Jetojnë me disa ideale të kota dhe të pamundshme. Në mënyrë të përkryer nuk mund të kryhet asnjë vepër nga njeriu. Veprat e njerëzve kanë mangësi. Ndërsa, i vetmi, Allahu xh.sh. është i pamangësi dhe i patëmeta.Rruga më e mirë është rruga e mesit. Nuk do të ngelim duke pritur që veprat t’i perfeksionojmë, t’i bëjmë të përkryera, po edhe nuk do të shpërndahemi gjithandej. Asnjë i ri mysliman nuk guxon të pretendojë në gjithë diturinë. E gjithë dituria i takon vetëm Allahut xh.sh.. Engjëjt, dinin dhe kishin cilësi në diçka, që Ademi a.s. nuk dinte dhe nuk kishte cilësi në to. Po Allahu Ademit a.s. ia mësoi të gjitha emrat, gjë për të cilën engjëjt nuk kishin njohuri.Dituria është dritë. Ajo nuk guxon të nxirret vetëm nga gjuhët. E as të ngelet vetëm në mendje. Duhet shpërndarë diturinë, me shumë kujdes dhe dëlirësi. Në rrugën e shpërndarjes ka vetëm dy rezultate përfundimtare. Ose do të kemi sukses dhe do të meritojmë shpërblimet e Allahut

Page 274: Biseda fetare

xh.sh., ose nuk do të kemi sukses dhe do të meritojmë injorimin e shoqërisë dhe dënimet e Allahut xh.sh..

155

“Rendi shoqëror i Islamit është i lirë. Nëse ngrihet me anë të forcës, apo nëse programet e tij realizohen me anë të detyrimit të njerëzve, atëherë ky rend shoqëror nuk do të mund të quhet islam.” Dr. Ismail Raxhi el-Faruki (Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën, f. 199)Njeriu është një qenie shoqërore e lirë dhe jo e robëruar. Zoti e krijoi të lirë, me vullnet që të vendosë për të ardhmen dhe të tanishmen e tij. Përmes veprave të tij ai përcakton fillimin dhe fundin e jetës së tij. Nuk hutohet e as ngutet nga influenca hyjnore. Jeton në hijen e asaj influence duke e pasur parasysh se sundimi i botëve i takon vetëm Allahut dhe jo njerëzve.Paramendoni një shoqëri, ku rendi shoqëror do t’u impononte njerëzve vlera ose pseudovlera të caktuara. Rende të tilla ekzistonin në komunizëm, në sisteme diktatoriale, po edhe në demokraci njeriu përballet me një dozë imponimi dhe influencimi të vlerave ose të pseudovlerave të caktuara.Populli i Lutit a.s. është modeli më eklatant që sqaron dhe shpjegon se çka mund të krijojë në vetvete një rend shoqëror, i cili imponon vlera ose pseudovlera. Forma e disiplinimit të shoqërisë dhe imponimit me forcë të vlerave ose pseudovlerave janë dy gjëra të ndryshme. Islami kujdeset për edukimin dhe disiplinimin e shoqërisë deri në atë masë sa ndërhyn në aplikimin e së drejtës, ndërsa nuk lejon të zhvillohet deri në fenomen e padrejta.

Page 275: Biseda fetare

Imponimi me forcë kthehet si bumerang në raste dhe rrethana të caktuara. Njerëzit dikur u detyruan ta prishnin agjërimin e Ramazanit, në klasë, para profesorëve myslimanë. Mësonin se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, se teoria evolucioniste e Darvinit është teori shkencore, ndërsa ideja materialiste mbi botën dhe mbi gjithçka që ekziston në këtë botë, e Marksit, Engelsit, Leninit, e Stalinit, frymonte në secilin skaj të shoqërisë sonë. Imponimi me forcë solli deri te çoroditja njerëzore, ku vetë myslimanët shembnin xhami, me duart e tyre, burgosnin hoxhallarë dhe nuk lejonin të shkruhet dhe botohet literatura fetare.Këto sisteme rrjepëse Islami i dënoi dhe triumfoi mbi to. Ai është triumfal mbi të gjitha sistemet. Edhe sistemi demokratik ka doza të imponimit dhe implikimit të pseudovlerave në kushte dhe rrethana të caktuara. Homoseksualizmi është bërë standard i Bashkimit Evropian. Po qe se një shtet, pretendent për t’u futur në Bashkimin Evropian nuk e merr si vlerë homoseksualizmin dhe ‘të drejtat’ e tyre, atëherë ai shtet e ka shumë të vështirë aderimin në këtë Bashkim. Edhe pse, po qe se krahasohet, me komunizmin e totalitarizmin, kjo fletë e historisë, deri diku krijoi rrethana për mendimin alternativ.Kjo qasje e Dr. Ismail Raxhi el-Faruki rreth këtij rendi shoqëror na nxjerr në pah shumë refleksione. Paramendoni disa sisteme ose rende shoqërore që thirren si islame, ndërsa ndërhyjnë në secilën sferë të jetës së njeriut, duke imponuar ideologji, po assesi islam. Censurohen mediumet, fjala e lirë nuk guxon të nxirret në shesh, njerëz të caktuar definohen si të pagabueshëm, madje edhe si të plotëfuqishëm që janë ligji, po edhe mbi ligjin. Paramendoni sistemin e ajatollahëve iranianë, ku katërcipëshi është e ndaluar qasja kritike ndaj tyre. Ata llogariten si të pagabueshëm, po edhe me të drejtë

Page 276: Biseda fetare

të plotfuqishme për të rrëzuar secilën qeveri në Iran. Cili njeri, pas Pejgamberëve të Allahut është njeri i pagabueshëm? Për të pasur më të qartë këtë mendim, edhe vetë Pejgamberi alejhi selam, njeri me natyrë njerëzore, e assesi hyjnore, siç i hyjnizojnë gjërat ajatollahët e Iranit, u qortua ashpër nga ana e Allahut xh.sh., në gjashtëmbëdhjetë ajete kuranore të sures Abese.

156

“Fjala islam do të thotë të bësh paqe dhe dorëzim. Të bësh paqe do të thotë që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe rrethin ku jeton” (25 pyetje për Islamin, për Muhamedin a.s., për agjërimin e muajit Ramazan, për gruan në Islam, për Kurbanin, Logos-a, Shkup, 2012, f. 17)Baza e myslimanëve është paqja. Ata jetojnë në paqe dhe harmoni me shpirtin, trupin, mendjen. Po ashtu edhe me myslimanët, të krishterët dhe të gjithë popujt e tjerë në botë. Logjika e luftës nuk është parim ekzistencial i myslimanit. Xhihadi është koncept i mbrojtjes, jo i luftës. Nëse termin “xhihad” mundohemi ta përshtatim në gjuhën tonë, atëherë gjen shprehjen kuptimi i saj si përpjekje në rrugën e Zotit.Myslimanët e tërë botës duhet të përpiqen në rrugën e Zotit për të çliruar Palestinën nga dora e okupatorit. Me këtë nuk nënkuptojmë terrorizmin, dhunën, luftën. Po mbrojtjen e tokës së zotërisë së vërtetë nga ana e okupatorëve.Paramendoni sikur dikush të futet me dhunë në shtëpinë tuaj dhe t’jua uzurpojë, a nuk keni të drejtë të mbroheni? Kjo pyetje vlen për ata myslimanë që kanë zhvlerësuar rolin e çlirimit të Palestinës. Le t’i thirrin mendjes, se është gjë e njëjtë sikur iu okupua shtëpia e tyre dhe dikush kërkon t’ju largojë, po ashtu edhe okupimi i Palestinës është okupim i shtëpive të myslimanëve individualisht në tërë botën.

Page 277: Biseda fetare

Për ta sjellë paqen në botë, d.m.th ekzistencën e Islamit, myslimani duhet të përpiqet. Fillimisht duhet të krijojmë raporte paqësore me vetveten, duke e trajnuar dhe edukuar atë me Islam. Si mund të mendojmë për disa ide universale, kur ne nuk jemi në gjendje ta agjërojmë muajin Ramazan?Ose edhe si i gëzohemi fatit se ne duhet të jemi mbrojtësit e truallit islam, ndërsa ne nuk jemi në gjendje që gjatë kohës së verës të agjërojmë, por agjërojmë vetëm në kohën e dimrit kur koha është shumë e shkurtër dhe e freskët?Përfundimi i namazit është paqe. Në mënyrë simbolike myslimani, njerëzve që gjenden në anën e tij të djathtë dhe atyre që gjenden në anën e tij të majtë i tregon siguri dhe qetësi nga ‘sherri’ që mund të dalë prej tij. Ai zotohet në përfundim të namazit se nuk do ta dëmtojë fqinjin e tij, po as rrethin e tij më të gjerë. Myslimanët janë të butë me njëri-tjetrin, ndërsa obligohen që jomyslimanëve t’ua paraqesin Islamin. Këtë element myslimanët e Ballkanit ose e kemi harruar, se nuk jetojmë në paqe dhe qetësi me vetveten e nuk kemi mundësi ta realizojmë.Ne obligohemi që të tjerëve t’ua paraqesim Islamin, pra paqen. Hendeku midis neve dhe të tjerëve është thelluar aq shumë, saqë ne imitojmë ato gati në gjithçka përveç që edhe formalisht nuk kemi pranuar religjionin e tyre, ndërsa nuk komunikojmë me ta, për t’ia shpalosur idenë e paqes islame. Është e vërtetë se nuk mund t’i japësh dikujt diçka po qe se nuk e posedon. Përveç emrave myslimanë që mbretërojnë në rrethet tona, çka mbretëron tjetër islame? Shumë të rinj nuk po agjërojnë Ramazanin, nuk po falin namazin, shumë pasanikë nga mesi ynë nuk po japin zekatin, nuk po shkojnë në haxh dhe tallen me dëshminë islame-shehadetin. Të mos flasim për femrat tona të cilat pikë për pike po ndjekin të tjerat si në veshje, si në mendime. Madje, edhe një grup të madh prej tyre që janë të mbuluara, po i parashtruam pyetje

Page 278: Biseda fetare

se si e shohin ato të ardhmen e tyre, shumica prej tyre do të japin përgjigje duke u bazuar në serialet spanjolle, turke e indiane që kanë vërshuar etrin tonë. Shumë pak prej tyre e duan jetën e Aishes r.a., të Zejneb Gazaliut, të Fatimes r.a., ndërsa pjesa dërrmuese jetojnë me ëndrrat e dynjasë. Gjërat janë të lidhura dhe femrat nuk e bartin tërësisht fajin e kësaj gjendjeje. Meshkujt po qe se do të jetonin me ëndrrat e Selman Farisiut r.a., të Omer bin Hattabit r.a., të Ebu Hurejres r.a., të Abdullah ibën Mektumit r.a., të Othmanit r.a., me siguri se Allahu nuk do t’u jepte gra me ëndrra të kësaj bote, e as nuk do t’u jepte fryte të gjinisë femërore me ëndrra dhe ide të Perëndimit.Të jetosh në paqe me vetveten dhe rrethin ku jeton d.m.th.:1. Ta njohësh Allahun dhe ta besosh atë pa i përshkruar shok.2. Ta njohësh Pejgamberin a.s. dhe ta ndjekësh atë deri në përfundim të jetës.3. Të jetosh dhe veprosh sipas Kuranit.4. Të shtosh dituritë e tua për fenë.5. Ta praktikosh fillimisht vetë atë që e mëson nga feja jote. dhe6. T’i ftosh edhe të tjerët në Islam.