27
Tema: Dokumentari mbi romantikun e fundit të poezisë shqiptare “Lasgush Poradeci”

dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Tema: Dokumentari mbi romantikun e fundit tëpoezisë shqiptare “Lasgush Poradeci”

Page 2: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Objektivat: Të mbledhim fakte dhe të dhëna të plota mbi ngjarjet

më të rëndësishme të jetës së Lasgushit.

Të sjellim dëshmi që kanë dhënë bashkëkohësit dhekritika të ndryshmë rreth gjenalitetit poetik të tij.

Të përshkruajmë rolin që ka luajtur vendlindja dhemjediset kulturore në formimin e tij letrar –kulturor.

Të vlerësojmë kompleksitetin e veprës së tij poetike.

Të krijojmë një mozaik me krijmet më të bukura tëLasgushit.

Të cmojmë dhe vlerësojmë krijimtarinë e tij letrare.

Page 3: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

PIKAT E STUDIMIT Jeta e Lasgush Poradecit Veprat e tij Motivet kryesore të poezisë lasgushiane Tiparet e lirikës së tij Lirika filozofike: “Gjeniu i anijes” Lirika e peisazhit: “Poradeci Lirika e dashurisë: “Vallja e Yjeve” Risitë e poetikës së Lagushit Origjinaliteti i tij Moderniteti i tij Mendimi I Kutelit për L. Poradecin Recitme Përfundime.

Page 4: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Lasgush Poradeci (LlazarGusho) u lind në Pogradecnë një familje që kishtendihmuar lëvizjetpatriotike. Poradeci ështëpoeti lirik që solli nëletërsinë shqiptare njëndjeshmëri të vecantë tëfjalës, poezisë. Krijimtariapoetike e tij dallohet në tri aspekte kryesore: nëpoezinë filozofike, patriotike dhe erotike.

LASGUSH PORADECI

Page 5: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

VEPRAT E TIJ Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga

lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë“Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasimme poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet ngamendime të thella, ndjenja labirintike e ide të fuqishmeuniversale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinëshqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushitshprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhemisioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike.

Page 6: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematikesipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimitdhe të konceptimit që ka ai për secilin cikë. Atydallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhepoezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janëpoezi meditative-filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij.

Page 7: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

LIRIKAT E TIJ

Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquarme të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetikeshpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Nëlirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi ingritjes piramidale i emocionit e i shprehjesgjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj.

Lirika filozofike

Page 8: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

GJENIU I ANIJES

Një ndër lirikat filozofikë më të arrira tëLasgushit. Poezia është e ndërtuar e gjithanë bazën e simbolit. Vetë gjeniu i anijëspërfaqëson njeriun dhe anija jetën e njeriut. Gjatë gjithë poezisë poeti shfaq idetë e tij nëlidhje me jetën e vështirësitë e saj, të cilatmund t’i kapërcesh me vullnet e dëshirë. Vetë Poradeci indentifikohet me figurën e gjeniut i cili nuk mposhtet para sfidave por ipërballon më fuqishëm se kurrë.

Page 9: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

LIRIKAT E TIJ

Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parëduken si poezi përshkruese peisazhi, por nëfakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janëshprehje të trazimeve të brendshmeshpirtërore. Duke përdorur elementënatyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjene madhe njerëzore e poetike për tema tëcaktuara.

Lirikat e peisazhit

Page 10: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Kjo poezi është një poezi peisazhi, por në faktështë edhe poezi ku duket qartë trazimishpirtëror. Ndër lirikat më e njohur të tij“Poradeci”, paraqitet një pamje të veçantë e vendlindjes së vet, e cila është më dalluese. Poeti ngjyros pamjen e vendlindjes së vet, duke derdhur ngjyrat e një qasjeje disi më faktikedhe qenësore. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendlindja për individin.

Page 11: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

• Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore

jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij,

figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë.

Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar

magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën

autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më

shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke

dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe

duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat

shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që

krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është I

projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush

Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i

njohjes, I kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e

raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe

kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies

njerëzore

Lirikat e dashurisë

Page 12: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

VALLJA E YJEVE

“Vallja e Yjeve” është klasifikuar te lirikat e dashurisë së Lasgush Poradecit, e cila ka njënëntekst të fuqishëm filozofik. Duke filluar përnga titulli (Vallja e Yjeve) e cila është metaforëemërore. Lasgushi i këndon dashurisë si fuqitokësore, pra harmonizon jetën kozmike (yjet) me jetën njerëzore. Yjet janë burimi i energjisësë dashurisë që s’ka mbarim.

Page 13: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një

magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike tëmendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek“Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme përreformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe tëngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ iLasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale sip.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bërilirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në njëperiudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushikështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një universemocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikëne poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos tëjashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madheinformacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijejekonkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv.

Page 14: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

ORIGJINALITETI I TIJ •Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unikpoetik.Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhendjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këtonë një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamontedomosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai sollinjë model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë tëndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhënmetaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Autori nëpoezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflektonperceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësishtvendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale nëpoezinë e tij.

Page 15: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

MODERNITETI I TIJ Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern

evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen nëjetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apotema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhemuzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e njëjete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet nëlëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkoshmë kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndërshkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquankëtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij idetyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprësLasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe

Page 16: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Mendimi I Kutelit për LasgushPoradecin Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike,

forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnëpërveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nukmund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe tënatyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sae sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janëvjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike tëLasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalëfjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilinpërgjithërisht.

Page 17: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitjae tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të njëshkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluarnë një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janëgjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimipoetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota"transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim tëfjalës:

Sbret një yll prej lartësije,Një të ndritur shkrepëtimePosi flakë e posi hijeAjo ryn në zemër t’i me.E kuptoj me shpirt të sosurSi kullon dale nga daleE si fjalës së palosurM’i hap kindën e një pale...

Page 18: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Naimin e quan Lasgushin Fjalëtor i mallëngjyer. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalëngadalëdo ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementetkryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e lashta e tërralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtittë gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve nëvargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënëngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisimkëtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla tëkuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.

Page 19: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Disa luleM’a cik qipallëzën e fjeturMe gjishtërinj si prej zëmbaku.Eja motërTungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapiZog i qiejve

Disa sende të përdorura si përfytyrime poetikeNë cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pakNaim FrashëritPikon si sumbull engjerviKjo fjala jote ti moj tiMbretërija jonëSesa nër pah shkëndijash...Një yll përjetësijeMë vërtitet mëndj’ e shkretë

Posi shaqituarSyr’ i fshehur

Page 20: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Disa fjalë të tjera

Esht agim tashi moj mike

Dhe ja se ku dolla

Nënë strehë venetike

Syri i fshehur

Dyke ngjitur për së nalti

Fërfëllon një flakë e himët

Rri mbështetem në tryezë

Që prej zallit të përbujshëm

Nisën lundrat levorashe

Zemra e liqerit

Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të

Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të

shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj

nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është

marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa

Kristo Negovani.

Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim

metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra

nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë

njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.

Page 21: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Disa shëmbëllaVijnë vashat valle-valleGushë e gji stolisuraNjë pëllumb, një sy-zorkalleVallja e luleve

Kur m’u rite vogëlosheVogëlo si flutura,Mes – hollë-këputuraKur m’u rite vogëloshe

M’u shti vashëza në gjumëE-ëmbla –mi shoqe-shumëDo t’a mar t’a kem për fareMoj lesh-verdhën – lozonjare.Vate prilliMbledhur shoqet në një qosheDic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe,Gushë-e llërë e gji bardhoshe.Kush të fali bukurinë

Page 22: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një

gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i

shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme.

Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurjaquasi –

sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i

dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të

shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të

cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i

mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera

më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre

dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë

balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti,

as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e

veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo

Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime,

dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij

nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e

ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të

fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron

në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e

“krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të

tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e

përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët

“lasgushiane” tingëllojnë kështu:

Page 23: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

E kur pat humbur jet e dherit,Kur syr’i lodhur m’u përgjum,Në shkëndijim të kandileritM’i cfaq ylberin e një rruaze...Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze,Dhe nër mjerime je fatlum!Shpirtit

Tashi dh’agimi llambaritësPo svagullon në fund liqeri.Mëngjes

Po nga mërgimi zemërakTë pres me mardhje të më vish,Të më rrëfehesh si zëmbakNër mijë lule dhemshurishTë ritë e viteve të mi

Ti det, brohori fshehtësire!Kuptim i potershmë, ti det!Dh’aspak nuk më tremb zhurmërijaNdaj turret me hov e vërtikGjeniu i anijes

Mi zall të pyllit vjeshtarakDremit liqeri pa kufi,Ay ndaj fundesh u përflakPosi me zjarr e me flori.Dremit liqeri

Page 24: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbipërfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Njëshënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushiështë këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjithametaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve tëbotës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj nëvjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëmshqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithëfletët e jetës.

Page 25: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

GJENIU I ANIJES Veshtroni si shket siper valash

E tundet anija me nge? –…Me krisme-e me prush prejsterkalashMi te shkrepetiu nje rrufe!…

Ti det, brohori fshehtesire!Kuptim i potershem, ti det!…Po heshtje: ndaj vales se nxireGjeniu i anijes po flet:

Prej zallit qe sot po largohem,Fillova mergimin e ri;Hepohem…anohem…humbohem…Po sulmin s`e ndal kurrsesi.

Dh`aspak nuk me trembzhurmeria,Ndaj turret me hov e vertikMi balle-e mi korje te miaNdersimi-i tallazit armik.

Perpara kur shoh gjeratore,Dh`ato me gremisin ne fund-Mi kulmin e vales maloreUn` heq te shpetoj sa me mund.

E morti fatkeq ne me ciku,N`u desh tmerresisht te fundas-Aspak nuk me thyen rreziku,Po nis e permbysem me gas:

Se prapa le vazhden e ndritur-Q`e hapa me shpirtin fatos:Fistonin gazmor ku pat shkiturValim-i anijes q`u sos.

Valim-i anijes se leteQetohet,ndalohet,mbaronNjeriu i anijes perjeteHepohet…anohet…valon…

Page 26: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një

dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai

paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik

i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të

pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin

thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu,

jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të

lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës,

si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive

nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e

një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore.

Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga

për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis

morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e

ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.

Page 27: dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci

Anëtarët: Dionista Braushi ( Lider)

Fatjona Plaka

Mimoza Cala

Shqiponja Muca

Amarilda Gjini

Klasa XII B