26

Click here to load reader

Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

  • Upload
    vandang

  • View
    241

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

KLASA X

“Laokoonti”

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtënë muze të Louvrit në Madrid, Në New YorkPara syve tuaj e aparate turistësh.Qindra vjet kam që vuajnga që s'flas dotSi të flas?A mundet një nofull mermeritë lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?vini re syte e mi, te zgavrat e thellanjë enigmë, si amebë të tharë atje ka.Një të fshehtë të madhe ndrydh brënda gjoksitpara syve tuaj, në Paris, në Madrid.Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,veç sekretin e madhë të shkarkoja një ditë.Tek më vini rrotull, unë them me vetekaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,që ky ngërç e ky ankth në qënien times'êshtë nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

- Po s'ndërron ai kurrë.Art i skulpturës gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme,të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si çdo gjë e tmerrshme është i thjesht sekreti,që brënda boshllëku i gjoksit mban.Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,mua s'më mbytën gjarpërinjtë por trojanët më vranë.-------------------------Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit,unë "kundra", kryesova me tërbim.Dhe juve ju kam thënë atëhere se hyjnitgjarpërinjtë më dërguan si ndërshkim.Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtëunë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.Po ç'ti bëj fushatës së tradhëtarëve kundër mejeshantazheve, letrave anonime plot helm.-----------------Atë kalë unë i pari e kisha goditur,ndaj,e dija, ate s'do të ma falnin përjetë.Më në fund "vijë e butë" fiton mbi të "ashprën",dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.--------------------Në mëngjez që pagdhirë në breg të detitma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.Rapsodet anembanë përhapënversion fals të gjarpërinjve hyjnorë.Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.Tre mijë vjet rrjesht,nga muzeu në muzera,unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojes

Page 2: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

si floknaje e kuqe më rrinë në sy.Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vometishte fundi fare,kur u bë qetesi.Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallës'depërtoni dot deri në gjoksin tim?

------------Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,ashtu si atëhere ka mbetur njëlloj.Prej patkonjve të tij unë rrënqethem akomadhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,

kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kockevërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

1. Cili është ligjëruesi në këtë poemë? Si është organizuar ajo, në formë monologu apo dialogu? ( 3 pikë)

2. Cilat janë fjalët që ka përdorur poeti për të luajtur me kuptimet njeriu-statuja ( për t’i bashkuar në një ato) ? ( 3 pikë)

3. Cili është shkaku i vuajtjes së Laokoontit sipas poemës? ( 2 pikë)4. Cilat janë fjalët që ka përzgjedhur Kadareja ta bëjnë këtë vuajtje të

vazhdueshme, universale? ( 5 pikë) 5. Listoni disa arsye pse poeti ka përzgjedhur si hero të poemës statujën e

Laokoontit jo vetë atë. ( 5 pikë)6. Cilat janë figurat kryesore të poemës? Në ç’raport qëndrojnë ato me njëra-tjetrën?

( 5 pikë) 7. Çfarë simbolizon kali i Trojës? Gjeni vargjet për të ilustruar mendimin tuaj.

( 2 pikë)8. Ku qëndron tragjizmi i figurës së Laokoontit? Me ç’figura stilistike është shprehur

në poemë? ( 5 pikë)

9. Në cilin kontekst e vendosin ngjarjet , vargjet e mëposhtme: ( 5 pikë)

“Po ç'ti bëj fushatës së tradhëtarëve kundër meje shantazheve, letrave anonime plot helm…”

…kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kockevërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Page 3: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

10. Kadare shquhet për pasurimin e fjalorit poetik me fjalë të regjistrave të ndryshëm? Nënvizoni këto fjalë. ( 5 pikë)

11. Argumentoni në formën e një eseje, simbolikën e poemës : “ Laokoonti.” Pse themi që figura e tij simbolizon fjalën e lirë dhe të vërtetën? (10 pikë)

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Page 4: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1.

a. Ligjëruesi është Laokoonti. Në fakt Laokoonti flet përmes gojës së Laokoontit statujë

b. Në pamje të parë është e fare e thjeshtë të thuash se është një monolog . Kadare zgjedh gjetjen e artistike të krijimit të mëdyshjes te lexuesit që Laokoonti dialogon me me njerzit , me vizitorët . Pikërisht këtu qëndron brenga e tij që nuk u flet dot atyre. ( qindra vjet kam që vuaj, ngaqë s’flas dot.)

Pyetja 2.

Fjalët të cilat përshkruajnë njeriun dhe statujën dhe të cilat bashkojnë në një të vdekurin dhe statujën janë:

“ Nofull mermeri , zgavrat e syve ( statuja i ka sytë e zgavërta ashtu siç i ka i vdekuri antik, Laokoonti)

Pyetja 3.

Nuk është vuajtje prej gjarpërinjve , siç mund të duket në pamje të parë ( sidomos kur të marrim parasysh edhe skulpturën), por prej pamundësisë për të thënë sekretin që mban përbrenda. Këtë mendim e vërtetojnë dy vargjet:

“ Ah, do të doja gjarpërinjtë dyfish të m’i shtonit, veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.”

Pyetja 4.

Page 5: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Fjalët kyç të strofës së parë me anë të së cilave rriten përmasat e vuajtjes së Laokoontit duket të jenë: më shihni, syve tuaj, aparate(fotografike), qindra vjet , s’flas.

- Më shihni , syve tuaj, aparate ( fotografike)…Vuajtja e Laokoontit bëhet më e madhe , shumëfishohet, sepse shihet dhe stampohet në mijëra sy e fotografi në mbarë botën. ( Madrid, Neë Jork)

- Qindra vjet…Ka qindra vjet që kjo vuajtje vazhdon , madje më keq , shpërndahet nëpër botë dhe është e kudogjendshme në mënyrën e sipërpërmendur.

- S’flas…Kjo fjalë i jep vuajtjes përmasa apokaliptike, e bën atë si dënimet e përjetshme të Ferrit të Dantes., për shkak të pamundësisë për ta thënë sekretin, për ta shkarkuar diku.

Pyetja 5.

Përfitimi i autorit prej kësaj zgjedhjeje është i dyfishtë:

1. Thelbi i poemës është brenga prej pamundëisë së përcjelljes të një mesazhi, brenga prej pamundëisë të thuhet e vërteta . Si mund të jepet më mirë kjo pamundësi, sesa me ngrirjen e mermertë të një statuje ( e cila nuk flet dot)?

2. Nga ana tjetër , duke e bërë Laokoontin statujë mermeri( praktikisht të përjetshme ) , Kadareja e bën atë dhe brengën e tij të përjetshme , sa të djeshme , po aq dhe të sotme e të nesërme.

Laokoonti ka brengë, sepse nuk u dëgjua nga të vetët dhe për këtë shkak ra Troja. Por i shndërruar në statujë Laokoonti nuk po dëgjihet as nga të sotmit (vizitorët e muzeve) të cilët, nëse e vazhdojmë mendimin , do të pësojnë të njëjtin fat me Trojën.

Pyetja 6.

Figurat kryesore janë Laokoonti dhe Kali i Trojës. Këto figura janë në raport kundërshtues me njëra-tjetrën, në një luftë të përjetshme me njëra-tjetrën, në një luftë që shkon edhe përtej caqeve të së zakonshmes ( p.sh vdekje)

Në këtë mënyrë këto figura përgjithsohen dhe shndërrohen në simbole të gjithëkohshme( jo më kot Kadareja ka përzgjedhur si detaj artistic një kalë të drunjtë dhe një statujë mermeri.)

Pyetja7.

Page 6: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Kali i Trojës simbolizon tradhtinë , por në këtë poemë Kadareja e ka shndërruar në një të keqe simbol. Kjo duket qartë në vargjet:

Dëgjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë, emra kombesh e popujsh të rinj……. Ashtu si atëherë ka mbetur njëlloj.

Shtetet, kombet e popujt që ndërrohen në rrjedhë të historisë, ndërsa tradhtia mbetet po ajo, me atë formë e me atë përmbajtje. ( njëlloj, i vjetri/ të reja, të rinj.) Kjo ide përforcohet edhe me vargjet:

..Për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish, pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet , në një ditë të rëndomtë , një mëngjes me shi.

( motorë, qeveri-modë, e përkohshme dhe e përjetshmja , tradhtia)

Pyetja 8.

8/1

a. Por e keqja më e madhe sipas , është se më indinjuese se verbëria e njerzve është indiferenca e tyre. Njerzit që kanë shkuar deri në hënë janë mospërfillës dhe indiferentë ndaj brengës së heroit lirik. Laokoonti është hero i shpërfillur. Ai është një zë në shkretëtirë.

b. Nga ana tjetër ai është I dënuar të mbartë kumtin e gënjeshtërt të kafshimit të gjarpërinjve ndëshkues dhe kjo është më tragjike.

c. Njerëzit e kanë para syve kudo Laokoontin( në Paris, Londër, Madrid) , por janë aq të verbër sa nuk munden ta kapin mesazhin që ai mundohet t’u përcjellë:

“Jo gjarpërinjtë, por tradhtia është armiku që e ka vënë poshtë Laokoontin. “

8/2

Metaforë- hamalli i mermertë.

Pyetja 9.

Kadare shquhet për universalitetin e penës së tij dhe aktualizimin e mesazheve. Laokoonti u flet njerëzve të kohës së tij , por statuja u flet brezave të sotëm. Dhe leksiku i përdorur e tregon këtë.

Pyetja 10.

vijë e butë", shantazheve, letrave anonime, nga salla në sallë.

Page 7: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Pyetja 11.

KLASA XI

“ ZOGA”

I

N'për ograjë po këndojnë bylbylat si tu u prrallë me shoqi-shojnë, drandafilleve zymbylat t'kandshmen erë dhunti ia çojnë.

E nalt n'qiell ma e bukur hana rreze t'paqta shkon tue shkri; maje bjeshkve fillon zana n'valle shoqeve m'u pri.

Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet, si u ba natë, ndej Zoga n'votër; ndej m'u xe me dru dullijet që kish ba n'për mal, pa motër!

E kuvendte me nanë-locen si përgjumshëm, ndonji fjalë, derisa bri votrës gocën e muer gjumi dalkadalë.

Fjet bri votrës: e kur shkëndija shndritte at fëtyr' të patravajë, ejëll prej qiellit ulet te shpia dukej faret fëtyra e sajë.

Herë n'at' gjumë tue qeshun dukej, si m'u falë herë dorën çote; herë përmallshem n'veti strukej e n'fëtyrë gjaku t'tan' i vëlote.

(Ngrimun n'ar, mbi 'i pullali nën balkue nji beg kish dalë; holl' e i gjatë porsi selvi n'rrugë nën gardh ish dukë nji djalë.)

E nan-bardha tue shikjue: "Flej me engjuj, thotë, o bi; pusho shtatin me i ndihmue Lokes sate nëpër shpi".

II

Page 8: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Prej nën nji tjegllet kish dalë si 'j tra, ku nji mij' tesha vëloshin pa da; përmbi shpi ndihej tue rrahun troka e ushtonte toka

prej kambësh t'bag'tive. Ka dalë Harapi herët, e shpatit delet ja hapi; ka dalun Mica me lopë të mëdhaja nëpër ograja.

Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni e pau se bleta vëlonte te zgjoni; pau se n'at' nade poshtë nji lavruer kish ba nji shpuer.

Tue sjellun krahnin këndote me veti, e i rridhte krahve si nji valë deti, ku shndriçëm dielli lëshonte si zhgjeta rrezet e veta.

Rreze flak' arit. Por rrotull fëtyra e fushës kish nd'rrue; kish nd'rruemun zyra e bimës e e pem've; përmbi balkue deri kish nd'rrue

erë filcigeni; po vite 'j tjetër erë: porsi makthit; e rruga e vjetër nën shpi, mbas gardhit, porsi nji dritë shkonte tue qitë.

Nuk e kish vrumun kurr nder dit' t'veta at rrugë n'balkue. Ktheheshin me çeta asaj katundsit, tue dalë pa pra e ajo s'kish pa.

U nis te puna mërziçëm. Nisi ndër penj sovajkën, e shpata krisi, cirliknë rrotllat posht' e përpjetë nën kambë të shpejtë.

E vojt n'dritare prap. Ndoshta begu ka mbërri te rruga e pret te shtegu veshun me t'arta, mbi 'j pullali për bukuri.

Nuk ishte begu: nën diell t'valtë

veç dy dallëndysha bajshin do baltë, balt' e kashtare për çerdhe t'vet, se Shën Ejëlli a nget.

Ndoshta po avitet nji djal' i ri i holl' e i gjatë porsi 'j selvi, me rrip rreth brezit, me nji gjashtore e 'j kacatore.

Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla, nji n'drandofille, nji ndër zymbyla, përmallshëm thrrasin, e shoqi-shojnë me kangë gazmojnë.

III

Vijnë dallëndyshat porsi era përte' det te çerdhja e vet; vijnë bylbylat ku pranvera n'pyje t'veshuna po i thrret.

Se qe pemët kan' endun lulet, e u vesh fusha me blerim; lehtas prroni malit ulet da prej borës që i nep ushqim.

E, i dish'ruem, bje për fushore me rritë bimën për gjith' vend, ku 'j erë akullit mizore kishte hupë lul'zim e shend.

Edhe ti prej asaj që t'rriti daju, vash', e mos vajto; me nji veshë, që kurr s'ta shndriti paras, shtatin hijesho.

Bashkë me lule len dashtnija, me kangë t'shpendit që galdon; e pranverës bukuria bashkë prej gjumit t'tan' i zgjon.

Del, o bij', prej shpisë sate, del prei t'vorfënit katund; njajo flakë që n'zemër pate do t'përvjellin tjetërkund.

Page 9: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

T'pret nji zemër flak' e shkëndija, pret me tanden m'u ba nji; sa jetë t'apin Perëndia mos m'u damun kurr prej 'si.

T'lypë nji bes' e ta nep t'ndershme dora e unazaqë t'ven n'gisht; e ndërmjet pr'at besë t'gjithhershme a dorzan' i lumi Krisht.

Sogjetarë, porsi furia e nji rrfes' që qetat shpon, janë të qiellit nalt ushtria e n'dorë shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi, e dinë lott që pa pra qet, kur sheh morten se kositi an' e mb'an krajlninë e vet.

IV

E kandshme asht hana kur del me zana,

e n'tokë me dritë përndaret, Hyjzit që shndrisin e që shetisin n'për qiell, jan' t'bukur faret.

Kur del agimi e rruzullimi me 'j dritë kuqloshe mbëlohet e përmbi kashta shndritë pika-lashta, zemra për mall gazmohet.

Asht i madh shendi, kur ndihet shpendi ndër pyje tue pingrue; e knaqshme a 'j lule kur iu përkule, o fllad i leht', me e l'mue.

Por s'i giet qielli, nuk i giet prilli as fllad që shetitë lulet e me erna veshet, foshnjës që i qeshet nanës, kur mbi 'të përkulet

1. Cfarë simbolizon rrezja e diellit që depërton në vargun e parë dhe të dytë të strofës së parë? (2 pikë)

2. Pse Mjeda e ka perceptuar këtë pjesë në 4 këngë? ( 3 pikë)3. Si mund ti interpretojmë vargjet : (5 pikë)

“ Por rrotull fëtyraE fushës kish ndërrue.”

4. Me c’qëllim ka përdorur autori ka përdorur detajin e lules së borzilokut dhe të makthit në vargjet: ( 5 pikë)

“ Erë filcigeni po i vite’j tjetër , Erë porsi makthit; e rruga e vjetër “?

Page 10: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

5. Ku qëndron karakteri filozofik i poemës : “ Andrra e jetës.”? ( 5 pikë)6. C’vlera përfton poema nga konciziteti dhe elipsa e përdorur ndërmjet pjesëve?

( 5 pikë)7. Pse themi që cdo këngë në poemë ka strukturë treshe? ( 5 pikë)8. Cilat janë disa nga pyetjet që na lindin kur lexojmë poemën? Shpjegojini ato.

(10 pikë)9. Cila është fryma që e përshkon këtë vepër? Cilat janë karakteristikat kryesore të

stilit të metrikës së përdorur nga Mjeda? (10 pikë)

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetje 1.

Vargjet 1,2 të strofës së parë japin figurën e depërtimit të një rrezeje dielli nëpër një tjegull të thyer të catisë. Ky shkulm drite thyen gjysmëerrësirë dhomash , thyen atë gjysmëerrësirë dhomash malësore.

Pyetje 2.

Kjo pjesë është perceptuar me 4 këngë , të cilat kanë një bosht, jetën dhe vazhdimësinë e saj. Në këngën e parë dhe të dytë jepet ëndërrimi për dashurinë dhe martesën , në këngën e 3-të dhe të 4-ët jepet martesa dhe familja, lindja e fëmijës.

Page 11: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Pyetje 3.

Vargu jep një moment psikologjik . Gjithë ky ndërrim në natyrë ka sjellë ndërrim dhe te vetë Zoga. Përpara syve të saj natyra përftohet ndryshe , ajo e sheh atë me ndjenjat dhe kënaqësinë e ndjesive të saj.

Pyetje 4.

Filcigeni mbahet në saksi për hijeshi dhe erë të mirë kurse makthi mblidhet fushave dhe vendoset mes rrobave të pajës për aromë. Është parfumi i nuseve malësore.

Pyetje 5.

Tri pjesët dhe raportet e tyre mund të kuptohen dhe si simbole, një jetë njerëzore ku bashkëjetojnë lindja dhe vdekja, vdekja nga sëmundja, vdekja nga pleqëria, lumturia dhe lufta për ekzistencë, të gjitha këto të dhëna në një plan psikologjik- filozofik.

Pyetje 6.

Pushimet ndërmjet 3 pjesëve të nxitin liri mendimi dhe fantazie. Kjo e rrit dhe më tej karakterin simbolik dhe metaforik të poemës. Konciziteti i të shprehurit e bën poemën një tekst të hapur poetik. Ajo në vetvete është një metaforë e madhe e madhe , metaforë e jetës njerëzore.

Pyetje 7.

Cdo këngë në poemë ka strukturë treshe; natyra, personazhet, poeti, të cilat alternohen natyrshëm duke krijuar marrëdhënie të përsosura ndërmjet njëra –tjetrës.

Pyetje 8.

C’është jeta? Cili është kuptimi i asaj? A është ajo një ëndërr? Apo jeta ka një ëndërr? etj.

Pyetje 9.

Poema ka një stil dhe gjuhë tejet të përpunuar estetikisht. Ajo përshkohet nga një frymë sa romantike aq edhe neoklasike me elemente aty-këtu realiste. Në të gjithë veprën ndihet kujdesi për gjuhën poetike dhe ndërgjegjësimi për të gjitha vlerat metrike etj.

Page 12: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

KLASA XII

(Teksti rrëfimtar)

Në një katund që do të quhet qytet.Stacioni i fundit automobile. Mbrapa nga lindja s’ka më rrugë të gjana, por rrugë kuajsh. Njerëzit që vijnë vetëm nga shtrëngesa e jetës. Një ditë kur automobile I postës nisej nga katundi që do të quhet qytet, për qendër perfekturë, erdhi në mes të dy gjindarmve, një grue me duer lidhë. -U Lukja,- briti njeni nga njerëzit që ishin mbledhë rreth automobilit. -Po nga kjo kështu? -Ku paske qenë? -Pse me dy gjindarmët? -Paska bo noj horllëk… -Shiko,edhe duert ia paska lidhë… E Lukja, nga ana e saj, shikonte njerëzit dhe buzëqeshte. -U,pse mi kanë lidh duer-ej?-Hihi… -Paska dalë menç-u dëgjue nga turma. -E shkreta,-tha një malsore tue kalue me barrë karthijash mbi shpinë. Dhe njerëzit filluan të lozin me fjalë, tuej a kujtue Lukës së çmendun jetën e kalueme.E ajo, shkonte me at shikim të marrit dhe buzëqeshte; -Hi-hi-hi…Po pse mi kanë lidh duert…hi-hi-hi. Një djalosh, gjysmë nënpunësi,s’di, seriozisht apo përtallje,ia dorëzoi një tufë me lule të vyshkuna-s’di se ku I kish gjetë. E ajo me një lëvizje komplimentuese tue buzëqeshëm e falenderoi. -Falenderës, I dashtuni zotni: Hi-hi-hi dhe mundohej t’I mbaj lulet drejt ndër duer të lidhuna. Automobili u nis.Dhe Lukja, me fytyrë të nxime nga vuajtja, me ato sy të marri me at Hi-hi-hi,shkoi në çmendinë. Në çmendinë me at hi-hi-hi-k me tregue historine e jetës së vet.Por të pakët kanë me qenë ata që kan me e kuptue at hi-hi-hi.Burri I saj,kallajxhiu vagabond shëtitës,atje në ndonjë fshat të humbun të malsis, nga e kish dërgue Lukën në çmendinë, kallaiste dhe ndashta qeshte për fatin e saj kurves, që ishte gruaja e tij:-shyqyr, u shporr asajë.

1.Përshkruaj mjedisin në të cilën zhvillohet ngjarja në këtë fragment. Cili është fuksioni artistik i një zgjidhje të tillë nga ana e autorit? ( 3 pikë )

Mjedisi ( vendi) :

_______________________________________________________________________________________

Funksioni artistik:

Page 13: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2.Kush shpreh keqardheje për Lukën në këtë fragment? Shpjego arsyen e kësaj keqardhje. ( 3pikë)

3.Ka raste kur fjalitë fillojnë me lidhëza bashkërenditëse shtuese. Gjej dy raste të tilla në fragment dhe shpjego arsyet e përdorimit. ( 3 pikë )

Fjalitë me lidhëza____________________________________________________arsyeja e përdorimit ___________________________________________________________________________________________________________________________

4. Në togfjalshin ‘lule të vyshkura’’ gjeni figurën letrare me të cilën është ndërtuar dhe fuksioni shprehës të saj.

( 2 pikë )

Figura (përveç epitetetit)

______________________________________________________________________

Fuksioni shprehës

5.Shtjello duke u bazuar në teksin e dhënë elementët e analizës së teksit narrative. Jep shembuj për secilin element.

( 8 pikë)

Rrëfimtari

Teknikat e rrëfimit (ligjëratat)

Page 14: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

______________________________________________________________________________________

Prometeu i lidhur- fragment

Hermesi …. Zeusi nuk gënjen, ç’ka thotë vërtetë do kryhet ai mbi yje shtjella marrt’ përpjetë Pra mendohu mirë, dhe më beso se je më I fituar dhe në skëterr trupin hidhma, Te jesh I urtë, se sa kokëfortë. Mu në Tartar, mu ne humnerë.Me dorën e hekur , fat, vërtitem. Te ferr të zi si trup të vdekurKori: Hermesi thotë fjalë bash me vend. Por vetëm trupin tim të mjerë,Të këshillon ta mposhtesh zemërimi. Se kurrë, kurrë un’ nuk vdes.Hiq dorë pra nga kokfortësia. Hermesi Dëgjoje! Ji I mënçur! Eshtë turp por mos harro ç’far’ ju thash, Për t’urtin këmbëngulja në gabim. As mos mallkoni fatin tuaj

Prometeu kur dallgë dhembjesh t’ju godas. Çdo gjë që tha ky lajmëtar mos u rropatni, as mos të thoni E dija mirë, e parashihja. Se gjoja Zeusi krejt papritur

Page 15: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Por si armik të të trajtoje ju pat qelluar me flak’ e zjarr.armiku s’është aspak për turp. Ju në humnere u hodhet vete,He, përvëlom’ me zjarr rrufesh, vet’ u gremisët në skëterr.Me vetëtima, shkrep qëllomë! Në befasi askush s’ju zuriMe zhurmë, britma dhe potere pusi askush s’ju ngriti juveTitok’ e det plot tmerr tronditi, me dashjen tuaj rrjetën endet ,Me bubullimë, er’ e shqotë, në rrjetë të fatit zutë veten. Tllaz të eger, uturimëTi ajër tok’ e det pështilli,

1. Dalloni në fjalët e Prometeut figurat e epitetit dhe thoni si paraqitet tragjizmi nëpërmjet tyre. ( 3 pikë )

Figurat: ____________________________________________________________________________Tragjizmi: __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. Gjej përdorimin e figurës së enumeracionit dhe shpjego funksionet e saj. ( 3 pikë)

Enumeracioni: ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Funksioni: _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 16: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

3. Ndëshkimi i Zeusit paraqitet me fjalë kyç, folje dhe emra. Gjejini në tekst dhe thoni çfarë imazhi krijojnë. (3 pikë)

Folje: ______________________________________________________________________________________Emra: ______________________________________________________________________________________Imazhi që krijojnë: _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

4. a) Cilat janë dy motivet qëndrore të pjesës. ( 8pikë )

_______________________________________________________________________________________________ b) Analizoni një nga motivet e zbuluara më sipër.

_______________________________________________________________________________________________

5.Shkruani një ese ‘’Prometeu një hero i vetmuar’’ ( 10 pikë )

Për këtë ese do t’ju vijnë në ndihmë këto vargje:

Sa shpikje të dobishme bëra unëPër njërëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet Për të shpëtuar nga ky kob i madh.

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 17: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Çelësi: 1.Vendi në Shkodër kur zbret në qytetin e madh të Veriut nga malet, jo për t’u bërë qytetare, por për të mbijetuar.

Fuksioni artistik: Migjeni dëshmon arritjen në një pikë të përbashkët që gjersa të ekzistojë e të mbretërojë shtypja, tallja me atë që ke poshtë, përbuzja dhe kriminaliteti dhe njeriu i cili, sado të përpiqet e kudo që të fshihet nuk ka asnjë mundësi të shpëtojë prej tyre.

2.-E shkreta-tha një malësore tue kalue me barrë karthija mbi shpinë

Luka është e çmendur. Ata që dikur argëtoheshin përmes relakseve magjike, tani e përçmojnë. Ashtu siç thotë Migjeni’’Andrrat çirren si këmisha e bome nga pejat e mirimangës dhe mbetet vetëm lakuriqsia banale e jetës reale’’ është shpjegimi më i qartë më i dhimbshëm.

3.E Lukja nga ana e saj shikonte njerëzit dhe buzëqeshte.

Dhe njerëzit filluan të loznin me fjalë, tuej a kujtue Lukës se çmënur jetën e kalueme. E ajo shikonte me at shikim të marrtit dhe buzëqeshte.

Autori i përdor për të bashkërenduar mendimin e tij dhe për ta bërë sa më tërheqëse duke shtuar në rrëfimin e tij, renditjen e mendimeve dhe fatin tragji të Lukës.

1. Personifikim

Fuksioni shprehës: Lukja zbriti prej maleve, dalë prej poemës së Migjenit, vajza që e di se nuk është as e para, as e fundit e kthyer nga shtojzovallë në prostitute,ardhur me mendimin e bukur t’i shpëtojë me çdo kusht varfërisë dhe halleve.

5.Akti i rënies, çmendurisë, fundi tragjik dhe sjellje së pamëshirshme jepet:

Page 18: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e

Një vajzë që zbret nga male në një qytet për t’i shpëtuar urisë dhe një dëshirë për një jetë më të mirë, duke u kthyer në një prostitute.

Veta e tretë. Rrëfim e jashtëm.

Prometeu i lidhur-fragment Hermesi.

Me dorën e hekurt, fat vertitem

Veprimi i tij është tronditës dhe i guximshëm, një veprim që ngreh dyshime dhe pakënaqësi të papritura që trondit themelet e Olimpit. Zeusi e dënon Prometeun në mënyrë të përjetshme e gjakatare, nuk ka se si i përulet kryeperëndisë dhe gjthë lakejve të tij.

2. Me zhurmë, britma e potere

Funksioni: Tregon një shkallëzim të tingullit, në atë mënyrë sa ai paraqitet duke ngritur nivelin e situatës.

Enumeracioni është ngjitës.

3. Folje : përvëlom, shkrep, qëllom, godas

Emra : zemërim, zjarr, armik, humnerë, pranga

Imazhi : krijon imazhin e Zeusit si një njeri të pamëshirshëm, zemërak. Nga ana tjetër Prometeu si një luftëtar.

4 Cilat janë dy motivet qëndrore të pjesës

1.Eskili shkëput nga gjrigja e Olimpit Hermesin për të treguar që e keqja ka lindur e po fuqizohet fatalisht jo vetëm midis njerëzve të thjeshtë, por edhe midis perëndive.

2. Unë po vuaj dhe po torturohem për ju vetëm , por jam i lumtur dhe duroj çdo gjë vetëm sakrifica për njeriun, për përparimin e jetës së tij mund ta bëjnë një perëndi apo një njeri krenar përballë çdo lloj Olimpi të zvenitur nga koha.

Analiza e një motivi: Eskili synon të tregojë që njeriu, pavarësisht nga adhurimi dhe përulja e etërve ndaj përëndive dhe botës së tyre hyjnore, kishte nisur të lëvizte e të gjallëronte jetën duke e ndryshuar atë. Prometeu është padyshim kryengritësi i parë i njerëzimit që guxon të verë në diskutium pushtetin e patundur të perëndive.

2. Eseja do të përmbahet fragmentit të më sipërm

Page 19: Çelesi i zgjidhjes se tezes se gjuhe shqipe dhe letersise per fazen e