16
PUNE ME PROJEKT TEMA: “AMERIKA JUGORE” LENDA: GJEOGRAFI

Amerika e jugut

  • Upload
    arlinda

  • View
    3.206

  • Download
    5

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Amerika e jugut

PUNE ME PROJEKTTEMA: “AMERIKA

JUGORE”

LENDA: GJEOGRAFI

Page 2: Amerika e jugut

POZITA GJEOGRAFIKE

Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i Tokës.

Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dhe Oqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i ofrohet më së shumti Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndanë në dy pjesë jot ë barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i përngjanë shumë kontinentit të Afrikës.

Page 3: Amerika e jugut

Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detit të karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashk me Amerikën Qendrore ndryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.

Page 4: Amerika e jugut

RELIEVI Relievi i Amerikës Jugore është shum i ngjajshëm

me relievin e Amerikës Veriore. Në relievin e Amerikës Jugore dallojmë tri tërësi natyrore: Malet Ande, Ultësirët Qendrore dhe Pllajat e Guajanës , Brazizlit dhe pllajën e Patagonisë.

Andet (Kordileret) janë vargmale të rrudhosura të cilat kan shtrirje përgjat bregdetit perëndimorë të Oqeanit Paqësorë në një gjatësi prej 7200 km.

Andet janë mjaft labile dhe njëherit janë zonë vullkanike.

Vullkane aktive dhe të shuara më së shumti ka ndërmjet Kolumbisë dhe Ekuadorit. Vullkani më i njohur është Chimborazo

Page 5: Amerika e jugut

Anët lindore të Andeve janë të pasura me minerale, ndërsa në Andet veriore jan të vendosura vendbanimet me lartësi më të madhe mbidetare në botë. Chimborazo është majë më e lartë malore në Ekvador, me një lartësi 6,267 metra,vullkan i shuar, ju takon MaleveAnde

Sipas disa gjeografëve , Chimborazo është maja më e lartë në botë (nëse llogaritet lartësia nga bërthama e Tokës, e jo lartësia mbidetare). Kjo është përshkak se Toka nuk është krejtësisht sferike, por është e zgjeruar në ekuador dhe e shtypur në pole. Për shkak të zgjerimit ( e cila arrinë rreth 20 km.) maja Chimborazo e cila ndodhet pothuajse në ekuator, e që është më larg nga bërthama e Tokës - mesi i Tokës se sa Mont Everesti . Edhe majat tjera të larta malore janë më larg nga mesi i Tokës se sa Mont Everesti.

Page 6: Amerika e jugut

KLIMA

• Zona e klimës ekuatoriale

• Zona e klimës subekuatoriale

• Zona e klimës tropikale• Klima subtropikale• Zona e klimës mesatare

Page 7: Amerika e jugut

KLIMA

• Klima percaktohet nga shtrirja gjeografike dhe lartesia. Nje pjese e mire e territorit, pellgu i Amazones dominohet nga klima ekuatoriale e ngrohte dhe e lagesht, pothuajse gjate gjithe vitit. Me ne jug klima behet mesatare e bute dhe e ftohte pertej paralelit 55 0 si dhe lartesive mbi 3000 m.

Page 8: Amerika e jugut

HIDROGRAFIA• Amazona (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka

ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonit gjindet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perendimor. Amazona i ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazona bashk me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazones me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazona bartë emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në sekond (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s). Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazon e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana në vitin 1542.

Page 9: Amerika e jugut

Bota bimore dhe shtazore e Amerikes Jugore është e lidhur ngusht me kushtet klimatike. Ato kanë mundësuar që bota bimore dhe shtazore e Amerikës Jugore të jetë shumë e pasur, e zhvilluar dhe e llojllojsme.

Zona e pyjeve ekuatoriale, shtrihet në dy anët e ekuatorit . Kjo zonë është e pasur me pyje të pashkelura, që nga vendasit quhenselvase.

Në veri dhe në jug të pyjeve ekuatoriale rriten kullotat e larta. Krahinat me bar të lartë në rrjedhën e Orinokos , quhen lanose, ndërsa në Rrafshnalten e Brazilit quhen me emrin kampose.

Druri tipik i savaneve është druri shishe që ka formën e një shisheje ku grumbullohet lagështia për stinën e thatë . këtu kultivohen kafeja, kallamsheqeri, kakao, etj.

Page 10: Amerika e jugut

Gjarpëri më i madh dhe më i rrezikshëm është Anakonda, i gjatë 100 m.

Duke shkuar në jug të Amerikës Jugopre, savanet zëvënsohen me barishta të ulta, që popullsia vendase i quan pampase.

Pampaset zënë sipërfaqe të mëdha në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj. Ky rajon është i përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë dhe është rajon i drithërave dhe bimëve industriale

Page 11: Amerika e jugut

TE DHENAT KRYESORE PER SHTETET E AMERIKES JUGORE

EMRI SIPERFAQJA POPULLSIA DENDESIA

Argjentina 2,766,890 37,812,817 14Bolivia 1,098,580 8,445,134 7.7Brazili 8,511,965 176,029,560 21Kili 756,950 15,498,930 20Kolumbi 1,138,910 41,008,227 36Ekuador 283,560 13,447,494 47Guiana 214,970 698,209 3.2Paraguaj 406,750 5,884,491 14Peru 1,285,220 27,949,639 22Surinami 163,270 436,494 2.7Uruguaj 176,220 3,386,575 19Venezuela 912,050 24,287,670 27

Page 12: Amerika e jugut

BRAZILI

Brazil , zyrtarisht Republika Federative e Brazilit , është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë,dhe sipërfaqe prej 8,514,876,599 km²—47% e Amerikës Jugore—Brazili është vendi i pestë në botë përnga siperfaqja dhe popullsia. I lagur nga Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km. Kufizohet në veri me Venezuelën, Guajanën, Surinamin dheGuajanën Frënge; në veriperëndim me Kolumbinë; në perëndim me Bolivinë dhe Perunë; në jugperëndim me Argjentinën dhe Paraguain dhe në jug me Uruguain. Arkipelagë të shumtë janë pjesë e truallit brazilian, sikurse Fernando de Noronha, Atolli Rocas, Shkëmbinjtë e Shën Pjetrit dhe Palit, Trindade dhe Martim Vaz.

Page 13: Amerika e jugut

Brazili shtrihet në dy anët e ekuatorit. Në pjesën jugore ka kufij ujor dhe tokësor në veri. Është shteti më i madh për nga sipërfaqja në Amerikën latine. Dhe i pesti në botë. Brazili zë 8.511.965 km² dhe ka rreth 186.112.794 banor me dendësi prej 22b/km². Ai zë pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, dhe shteti i pesti me madhësi në bot.

Relievi Relievi i Brazilit është shum

karakteristik. Përbëhet prej fushës së gjerë të lumit Amazon, maleve të larta të Andeve dhe Pllajës së Brazilit.

Pika më e lartë : Pico da Neblina 2.994 m

Page 14: Amerika e jugut

HIDROGRAFIA BIMESIA

• Brazili nuk ka liqene të mëdha, por është i pasur me lumenj. Lumi më i madh është Amazonia që ka mbi 2oo degë të mëdha lumore. Ky sistem lumor i degëzuar ka potencial të madh hidroenergjetik e njëkohësisht paraqet lidhjen më të mirë komunikuese në territoret e paarritshme të pyjeve tropikale.

• Lumi Amazona dhe degëzimet e tij përmbajnë 20 % të tepricave botërore të ujërave për të pirë. Ky lumë i madh çdo orë hedh në Oqeanin Atlantik 773 miliarda litra ujë

• Pyjet tropikale me shira mbulojnë pothuajse 60 % të sipërfaqes se Brazilit. Xhungla e Amazonës është një nder pyjet më të pasura me bimësi ku në 5 km² ka rreth 500 lloje të drunjve. Amazona shtrihet në ekuator. Në këtë mjedis të ngrohtë dhe të lagësht, gjendet pylli tropikal me shi, e cila nga sipërfaqja është 12 herë më e madhe se Franca

Page 15: Amerika e jugut

ARGJENTINAArgjentina  është një shtet

në Amerikën Jugore. Në lindje kufizohet nga Oqeani Atlantik, në perendim me Kilin, në veri me Bolivinë dhe Paraguain ndërsa në verilindje me Brazilin dhe Uruguain. Emri i saj ka ardhur nga kolonizatorët spanjollë të cilët shpresonin se në këtë tokë do të gjenin Argjend. Argjentina morri pavarësinë me 9 korrik 1816 nga Spanja.

Page 16: Amerika e jugut

Ajo në lindje ka kufi ujor, ndërsa në verilindje , në veri dhe perëndim, ka kufi tokësor. Ajo ka shtrirje meridionale. Gjatësia veri jug e saj është 3700 km. Argjentina zë pjësën më të madhe te rajonit të pampës. Vendi është shteti i dytë me sipërfaqe më të madhe në Amerikën Latine.

Relievi i Argjentinës cilësohet me disa tërësi të mëdha natyrore:

Grand Çako Pampa Rrafshnalta e Patagonisë Andet