15
Menorrhagjia Kohezgjatja apo sasia e tepert e ciklit menstrual, në intervale pak a shumë të rregullta. Menorrhagjia është përcaktuar si sasi ose kohëzgjatje e tepërt, e rrjedhjes menstruale, në intervale pak a shume të rregullta. Menorrhagjia karakterizohet nga menstruacione jashtëzakonisht të rënda apo edhe rrjedhje te zgjatur menstruale. Sasia mesatare e humbjes së gjakut gjatë një periudhe normale menstruale është 40 deri ne 50 ml. Ne menorrhagji, një grua mund të humbasë 80 ml gjak ose edhe më shumë. Rrallë kjo gje nënkupton një çrregullim serioz. Menorrhagjia dallohet por edhe mund të përputhet me: Metrorrhagjia (fluks i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik), Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, me teprice, ose e parregullt; menorrhagjia + metrorrhagjia), Polimenorrhea (rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ), Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me shkaqe hormonale dhe te lidhura me mosovulacionin. Dallon por edhe mund te perputhet me: Metrorrhagjia (fluksi i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik), Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, e tepruar, ose e parregullt; menorrhagjia + metrorrhagjia), Polimenorrhea ( rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ), Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB

Menorrhagjia

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menorrhagjia

Menorrhagjia

Kohezgjatja apo sasia e tepert e ciklit menstrual, në intervale pak a shumë të rregullta.

Menorrhagjia është përcaktuar si sasi ose kohëzgjatje e tepërt, e rrjedhjes menstruale, në intervale pak a shume të rregullta. Menorrhagjia karakterizohet nga menstruacione jashtëzakonisht të rënda apo edhe rrjedhje te zgjatur menstruale. Sasia mesatare e humbjes së gjakut gjatë një periudhe normale menstruale është 40 deri ne 50 ml. Ne menorrhagji, një grua mund të humbasë 80 ml gjak ose edhe më shumë. Rrallë kjo gje nënkupton një çrregullim serioz.

Menorrhagjia dallohet por edhe mund të përputhet me:

Metrorrhagjia (fluks i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik), Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, me teprice, ose e parregullt; menorrhagjia +

metrorrhagjia), Polimenorrhea (rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ), Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe

gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me shkaqe hormonale dhe te lidhura me mosovulacionin.

Dallon por edhe mund te perputhet me:

Metrorrhagjia (fluksi i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik), Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, e tepruar, ose e parregullt; menorrhagjia +

metrorrhagjia), Polimenorrhea ( rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ), Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe

gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me shkaqe hormonale dhe lidhur me mos-ovulacionin).

Sistemi/ sistemet e prekura : riprodhues

Frekuenca / Prevalenca në SHBA: gjakrrjedhja jonormale eshte e zakonshme; Prevalenca varion ne baze te përkufizimit (carcinoma( tumor) endometriale: rreth 40.000 raste të reja në vit).

Mosha mbizotëruese (Predominanca):

Nga menarche (fillimi i menstruacioneve) deri ne menopauzë; ne rreth 50% te rasteve, ndodh pas moshes 40 vjeç

Gjakderdhja jofunksionale është mjaft e zakonshme në adoleshencë dhe afër menopauzes

Gjinia mbizotëruese : ndodh vetëm te femrat

Page 2: Menorrhagjia

Menorrhagjia - mezenterike

Menorrhagjia (primare) 626,2 Menorrhagjia kulmore 627,0 Menorrhagjia menopausale627,0 Menorrhagjia postkulmore 627,1 Menorrhagjia postmenopauzale 627,1 Menorrhagjia prekulmore 627,0 Menorrhagjia premenopausale 627,0 Menorrhagjia puberteti (menstruacione te mbledhura ose te ruajtura) 626,3

Shenjat dhe simptomat

Rrjedhja menstruale "E tepërt" e përkufizuar subjektivisht, varion ne masë të madhe nga nje grua te tjetra (rrjedha mesatare normale menstruale është rreth 30-40 ml për cikël)

Karakteristika të dobishme historike përfshijnë: Gjakderdhje ne mënyrë thelbësore me e rënde se rrjedhja e zakonshme e pacientes Gjakderdhje që zgjat më shumë se 7 ditë Rrjedhje te lidhura me copeza mpiksje të konsiderueshme Anemia

Simptomat ne vijim kane tendencen te sugjerojne qe ciklet jane ovuluese: Interval i rregullt menstrual Dhimbje në mes të ciklit (mittelschmerz) dismenorrea Simptomat premenstruale - dhimbje e gjoksit, luhatjet ne humor, etj. Dhimbja

abdominale apo ngërçi në kohë të tjera të ciklit mund të jetë i lidhur me shkaqe te tjera strukturore si:

miomat polipset tumoret ovariane Hirsutizmi apo aknet Mund të shoqërojnë sindromin policistik ovarian

Shkaqet:

Page 3: Menorrhagjia

Menorrhagjia mund të shkaktohet nga një sërë faktoresh. Këto faktore përfshijnë: çekuilibër të hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit), Fibroidet (tumoret beninje te mitrës), infeksionet pelvike, çrregullimet endometriale, pajisje intrauterine, Hipotiroidizmi, Shtatzënia, kisti Ovarian (tumoret) si edhe plot shkaqe të tjera hormonale.

Hipotiroidizmi Përhapja Endometriale / teprica / hiperplazia:

o Mos-ovulacioni, oligo-ovulacioni

o Sëmundje policistike ovariane (PCOD)

o Tumor Ovarian

o Obeziteti

o Terapia hormonale (estrogjeni)

Atrofi Endometriale:o Postmenopauzë

o Progjestin i zgjatur ose administrimi i kontraceptiveve oral

Faktorët lokal:o Polipset endometriale

o Neoplazia endometriale

o Adenomioza / Endometrioza

o Mioma e mitrës (fibroidet)

o Pajisje intrauterine (IUD)

o Sarkoma e mitrës

Çrregullime të koagulimit:o Trombocitopenia, çrregullime te trombociteve

o Sëmundja von Willebrand

o Leukemia

o Gëlltitje të aspirinave ose antikoagulante

o Mos-funksionimi i veshkave / dializa

Faktoret e rrezikut

o Obeziteti

o Administrimi i estrogjenit (pa progestin)

o Trajtimi paraprak me agjentë progjestativ apo me ane te kontraceptivëve oral, rrit

rrezikun e atrofise endometriale, por zvogëlon rrezikun e hiperplazisë endometriale ose

neoplazisë

Diagnoza diferenciale

o Komplikime të shtatzënisë:

Page 4: Menorrhagjia

o Abort i kërcënuar

o Aborti i paplotë

o Shtatzënia jashtë mitrës

Gjakderdhje jo uterine

o Ektropion cervikal / erozioni

o Neoplazia e qafës / polip

o Trauma e qafës ose vaginale

o Kondilomata

o Atrofik vaginitis

o Trupa te huaj

Sëmundje inflamatore e pelvikut (PID):

o Endometritis

o Tuberkulozi

Laboratori

Testi i shtatzënisë

CBC për të vlerësuar peshën e gjakut te humbur, me përjashtim te trombocitopenise dhe

leuçemise.

Në raste të përzgjedhura:

o TSH – e ngritur në hipotiroidizem,

o Numërimin e trombociteve, kohezgjatja e gjakderdhjes, kohezgjatja e

prothrombines (PT), kohezgjatja e pjesshme e thromboplastines (PTT) për ekranin

e koagulimit

o Kreatinina, BUN

o Serumi i progesteronit - 5-20 ng / mL (15,9-63,6 nmol / L) në fazën Luteale, <1

ng / mL (<3.18 nmol / L) në fazën folikulare ose ciklin joovulator.

Droga që mund të ndryshojnë rezultatet laboratorike:

progestina e përdorur para biopsisë endometriale mund të shkaktojë decidualizim

dhe të errësojë diagnozën e vërtetë.

Gjetjet patologjike

Variojne ne baze te llojit te shkakut: shih Shkaqet ne paragrafin me lart

Page 5: Menorrhagjia
Page 6: Menorrhagjia

Testet veçanta

Biopsia endometriale zbulon hiperplazine , displazine , ose atrofine . Nëse bëhet para

menstruacioneve të pritshme , mund të ndihmojë për te bërë diagnozën e mosovulacionit apo te

fazes luteale problematike.

Imazhet

Ultrasonografia për të vlerësuar masat adneksale ose fibroidet të dyshuara nga

ekzaminimet e legenit

Ultrasonografia Transvaginale për të matur trashësinë e endometriumit mund të

ndihmojë të dallojë gjakderdhjen për shkak të atrofise nga gjakderdhja për shkak të

hiperplazisë,

Tomografia e kompjuterizuar përdoret në hetimin e masave potenciale malinje të legenit

Procedurat diagnostike

Egzaminimi i legenit dhe i zorrës së trashë

Pap testi

Biopsia endometriale

Histeroskopi

Trajtimi

Kujdesi i përshtatshëm shëndetësor

Shumica e rasteve mund të menaxhohen si pacientë jashtëspitalorë, në zyrë ose në

emergjence

Shtrimi në spital për gjakderdhje të shoqërohet me hipotension orthostatik apo hematokrit

<25%

MASA TË PËRGJITHSHME

Te kontrollohen komplikime të shtatzënisë dhe gjakderdhjet jouterine

Trajtoni gjakderdhjen akute të rrezikshme për jetën :

o Estrogjeni intravenoz

o Histerektomi në rastin ekstrem

o Curettage nese eshte e nevojshme

Të vazhdohet për të identifikuar shkakun e gjakderdhjes dhe trajtimin për të parandaluar

përsëritjen e saj.

Page 7: Menorrhagjia

o Terapia hormonale

o Dilatacion (Zgjerimi) dhe curettage për rastet reaguese hormonale

o Konsideroni ablacionin (largimin) endometrial ose histerektomine në rastet e

vazhdueshme kur fertiliteti nuk është i dëshiruar

o Trajtim specifik për neoplazinë, polipset, sëmundjet sistemike, etj

o Pacientët të cilët dëshirojnë fertilitetin mund të kenë nevojë për trajtim të përshtatshëm

mbi mos-ovulimin, Endometriozen , miomaten , etj

Aktiviteti

Si tolerohet. pushimi me këmbët e ngritura mund jetë i dobishem.

Dieta

Plotësimi i nevojes per hekur mund të ndihmojë të korigjoje rritjen e humbjes se gjakut

Arsimimi i pacientit

Informacion në lidhje me efektet anësore të medikamenteve

Mjekimet

Drogat qe mund perdoren

Për kontrollin akut te gjakderdhjeve të rënda:

Estrogjeni i konjuguar (Premarin) 25 mg IV çdo 4 orë deri ne 6 doza deri sa gjakderdhja

te zbehet

Për gjakderdhje më të butë ose pas kontrollit të gjakderdhjes akute:

Acetat medroksiprogesteron (Provera) 10-30 mg në ditë për 5-10 ditë

Çdo kombinim i kontraceptivëve oral, (zakonisht nje prej "dozave te larta" te

kontraceptivëve oral) një tabletë 4 herë në ditë për 5-7 ditë.

Për të parandaluar gjakderdhjen e rëndë në ciklet vijuese:

Acetat medroksiprogesteroni, 10-20 mg në ditë për 10 ditë në muaj

Doza e zakonshme ciklike e kombinimit te një kontraceptivi oral

Për atrofi endometriale te gruaja ne fazen postmenopausale:

Terapia e zëvendësimit të estrogjenit + progesteronit

Kundërindikacionet:

Estrogjeni, kontraceptivët oral, ose progjestinet:

o Shtatzënia

o Kanceri i gjirit orendometrial

Page 8: Menorrhagjia

o Sëmundje tromboembolike, e kaluar ose e pranishme

o Mos funksionim i mëlçisë

Masat paraprake:

o Përzierjet dhe të vjellat janë të zakonshme nga estrogjeni IV; antiemetiket jane ndihmues.

o Estrogjeni mund të përshpejtoje ndërprerjen akute

Ndërveprime të rëndësishme të mundshme: Referojuni profilit të prodhuesit të çdo droge

Droga alternative

Frenuesit jo-steroidal sintetizues te prostaglandinës (naproksen, acid Mefenamic,

ibuprofen, dhe të tjerët) mund të reduktojnë humbjen e gjakut me ane te cikleve të

ovulimit dhe te zvogëlojnë dismenorrhean.

Acetat noretindrone (Aygestin) 2,5-10 mg në ditë për 10 ditë në muaj, gjatë gjysmës së

dytë të ciklit menstrual të supozuar

Danazol dhe GnRH, agonistët janë gjithashtu terapi efektive, por ka më shumë të ngjarë

të kenë efekte të padëshirueshme anësore.

Acetate megestroli (Megace) 40 mg në ditë për 10 ditë në muaj (kujdes kërkohet për te

parandaluar përparimin e karcinomës endometriale)

Acetate Megestroli (Megace) 40 mg në ditë vazhdimisht për të trajtuar hiperplasine

atipike.

Monitorimi i pacientit

Ndryshon në varesi me shkakun e gjakderdhjes

Trajtimi mjekësor i endometriumit hiperplastik / displastike duhet të pasohet me

biopsi të përsëritur për të konfirmuar se struktura histologjike është kthyer në

normale.

Parandalimi

Pap testi dhe ekzaminimi I pelvikut çdo vit

Komplikimet e mundshme

Anemia

Pritshmeria / Prognoza

Ndryshon ne varesi me shkakun e gjakrrjedhjes

Shumica e pacientëve me shkaqe hormonale do ti përgjigjen manipulimit hormonal.

Kushtet e shoqëruara

Page 9: Menorrhagjia

Metrorrhagjia; menometroragjia; çrregullime androgjene

Faktorët që kanë lidhje me moshen

Pediatrike: gjakderdhja gjenitale para pubertetit mund të rezultojë nga trauma,

organet e huaja, infeksione vaginale, ose administrimi ekzogjen i hormoneve

Geriatrike: Atrofia gjenitale mund të predispozojë në gjakderdhje me trauma

minimale. Neoplazma e vezores ose endometriumi duhet të përjashtohet.

Gjakderdhje jo normale te mitrës

Midis menarche (fillimit te menstruacioneve) dhe menopauzes (mbarimit te menstruacioneve) ,

pothuajse çdo grua përjeton një ose më shumë episode të gjakderdhjes jo normale te mitres, ne

kete kontekst eshte përcaktuar si çdo model gjakderdhje , që ndryshon në frekuencë ,

kohëzgjatje, ose ne sasi te vërejtur gjatë ciklit anormal menstrual. Te gratë normale(me cikel

menstrual normal) ,cikli zgjat mesatarisht 28 ± 3 ditë, kohëzgjatja mesatare e fluksit menstrual

është 4 ± 2 ditë , dhe humbja mesatare e gjakut është 35 deri në 80 ml . Një shumëllojshmëri e

termave përshkrues (si menorrhagia, metrorrhagia dhe menometroragia ) janë përdorur për të

karakterizuar modelet jonormale te gjakderdhjes se mitrës . Një qasje më e logjikshme është që

të ndahet gjakderdhja jonormale e mitrës në modelet e lidhura me ciklet e ovulimit dhe ne ato

që lidhen me ciklet e mosovulimit .

Ciklet e ovulimit

Gjakderdhja menstruale normale me ciklet e ovulimit është spontane, e rregullt, ciklike, e

parashikueshme dhe shpesh është e lidhur me shqetesime, jorehati, siklet ( dysmenorrhea ).

Devijimet nga ky model, që lidhen me cikle që janë ende të rregullt dhe të parashikueshme,

shpesh ndodhin për shkak të sëmundjeve organike të traktit rrjedhes. Për shembull, episode të

rregullta por të zgjatura dhe të tepërta te gjakderdhjes , mund të rezultojnë per shkak te

anomalive te mitrës, si leiomiomas, submukusi, adenomioza, apo polipset endometriale.

Menstruacionet e parashikueshme, të rregullta dhe ciklike karakterizohen nga nje gjakderdhje e

lehte e quajtur hypomenorrhea dhe ndodh për shkak të pengesave qe hasen ne traktin rrjedhes

ose nga dhëmbëzat në qafën e mitrës. Gjakderdhja intermenstruale ndërmjet episodeve të

rregullta, menstruacioneve ovuluese, shpesh ndodh edhe për shkak të lezioneve (demtimeve) te

qafës së mitrës ose lezioneve endometriale. Një përjashtim per lidhjen mes sëmundjes organike

dhe gjakderdhjes jonormale te mitrës, është kur dukuria e menstruacioneve të rregullta, ndodh

më shpesh se 21 ditë (polymenorrhea). Cikle të tilla mund të jetë një variant normal.

Page 10: Menorrhagjia

Ciklet jo ovuluese

Gjakderdhja jofunksionale e mitrës i referohet gjakderdhjes që është e paparashikueshme në

lidhje me sasinë, fillimin , kohëzgjatjen dhe zakonisht nuk shoqerohet me dhimbje. Ky

çrregullim nuk ndodh për shkak të anomalive te mitrës, por për shkak te mos evolimit kronik

dhe ndodh kur ka ndërprerje të sekuencës normale të fazave folikulare dhe luteale nën ndikimin e

një gjëndre dominuese, qe quhet luteum corpus.

Sic u diskutua me lart, gjakderdhja uterine ne ciklin ovulator, ndodh per shkak te terheqjes se

progesteronit, dhe kerkon qe si fillim endometriumi te ngrihet me estrogjen (Kur grave ne

postmenopauze u janë dhënë progesterone, tërheqja e gjakderdhjes zakonisht nuk ndodh).

Gjakderdhja jofunksionale e mitrës mund të ndodhë te gratë që kanë një përçarje të përkohshme

të modeleve sinkron hipotalam-hipofizë-ovarian , te nevojshme për ciklet e ovulimit, më shpesh

në ekstremet e jetës riprodhuese, në fillimin e menstruacioneve të hershme dhe në periudhën

perimenopauzale, por edhe pas nje stresi te përkohshem ose sëmundjeje. Gjakderdhja

jofunksionale primare e mitrës mund të rezultojë nga tri çrregullime.

1. Tërheqja e gjakderdhjes me Estrogjen ndodh kur estrogjeni i është dhënë nje gruaje ne fazen postmenopausale dhe pastaj ndodh tërheqja. Ashtu si në llojet e tjera të gjakderdhjes jofunksionale të mitrës, kjo formë e gjakderdhjes menstruale zakonisht është pa dhimbje.

2. Thyerja e estrogjenit nepermjet gjakderdhjes ndodh kur ekziston nje stimulim estrogjeni i vazhdueshëm, i endometriumit pa ndërprerje nga sekretimet ciklike te progesteronit dhe tërheqjes. Ky është lloji më i zakonshëm i gjakderdhjes jofunksionale të mitrës dhe ndodh zakonisht për shkak të mosovulimit, i shoqeruar me prodhimin kronik dhe aciklik të estrogjenit, si psh në gratë me PCOS. Gra të tilla mund të kenë historik menstruacionesh të parregullta, dhe të paparashikueshme; oligomenorrhea; ose amenorrhea (shih më poshtë).

3. Thyerja e progesteronit nëpërmjet gjakderdhjes ndodh në praninë e shkallës jonormale të lartë të progesteronit ndaj estrogjenit, respektivisht, në femrat qe përdorin ne menyre te vazhdueshme kontraceptivët oral ne dozë te ulët. Qasja te një paciente me gjakderdhje jofunksionale të mitrës, fillon me një histori të kujdesshme të modeleve menstruale dhe nje terapi hormonale paraprake. Meqenese jo të gjitha gjakderdhjet e traktit urogjenital vijne nga mitra, duhet të përjashtohen nga ekzaminimi fizik burimet rektale ( zorrës së trashë), te fshikëzes, dhe ato vaginale apo qafës së mitrës. Nëse gjakderdhja vjen nga mitra (uterusi), duhet të përjashtohet mundesia per ekzistencen e nje çrregullimi lidhur me shtatzënine, i tille si aborti i shtatzënisë ektopike.

Page 11: Menorrhagjia

Trajtimi

Pasi behet percaktimi i diagnozes se gjakderdhjes jofunksionale te mitres, ndodh nje qasje

racionale mbi menaxhimin si ne vijim:

Gjatë episodit të parë të gjakderdhjes jofunksionale është e arsyeshme qe të vëzhgohet pacienti

pa ndërhyrje, gjithnje ne rast se nese gjakderdhja nuk është me shumicë apo e rende. Nëse

gjakderdhja është mesatarisht e rëndë, kontrolli mund të arrihet me dozë relativisht të lartë të

estrogjenit kontraceptiv oral për 3 javë. Në mënyrë alternative, është gjithashtu efektive

perdorimi I një regjimmi prej tre ose katër pilulave ne dozë te ulët kontraceptivesh oral në

ditë ,për 1 javë rresht , pasuar me vone nga doza te zakonshme deri në 3 javë,. Nëse

gjakderdhja e mitrës është më e rëndë, shtrimi në spital, regjimi ne shtrat, dhe injeksionet

intramuskulare , valerat e estradiolit (10 mg) dhe hidroksiprogesteronit (500 mg) ose estrogjenet

e konjuguara intravenoze apo intramuskulare (25 mg), zakonisht kontrollojne gjakderdhjen ne

mase. Pas trajtimit fillestar, duhet të implementohet zëvendësimi i hekurit, dhe rishfaqja mund të

parandalohet me ane te kontraceptivëve oral ciklike për 2 deri në 3 muaj (ose më shumë në qoftë

se shtatzënia nuk është e dëshiruar). Përndryshe, menstruacionet mund të nxiten çdo 2 deri në 3

muaj me acetat medroksiprogesteroni, 10 mg të marra me ane te gojës një herë ose dy herë në

ditë për 10 ditë me rradhe. Nëse terapia e hormoneve nuk arrin të kontrollojë gjakderdhjen e

mitrës, mund të jetë e nevojshme një biopsi endometriale, histeroskopi për diagnostifikimin dhe

terapine. Me të vërtetë, marrja e kampjoneve (mostrave) ne miter duhet të kryhet para terapise

hormonale në gratë qe rrezikojne kancer forendometrial (p.sh., në gratë që janë afer moshës se

menopauzës, ose të cilat janë masivisht obeze); kanceri endometrial rralle shfaqet te gratë

ovulatore të moshës riprodhuese.