14
Kariesi i dhembeve, faktoret riskant dhe percaktimi i metodave te parandalimit bazuar ne riskun e kariesit

Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

Kariesi i dhembeve, faktoret riskant dhe percaktimi i metodave te parandalimit bazuar ne

riskun e kariesit

Page 2: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

VESHTRIMI MBI FAKTORET RISKANT• Risku: eshte probabiliteti sasior i shfaqjes se nje dukurie

shendetesore tek individi ne nje periudhe te caktuar kohore.• Faktoret riskante jane markues ose indikator risku.• Faktor risku konsiderohen: ambiental dhe biologjike.• Indikator risku: eshte faktor qe besohet se lidhet me

semundjen por nuk eshte demostruar ne studime afatgjate.• Markues risku: eshte faktor qe rrit incidencen e semundjes.• Faktoret qe ndryshohen nga nderhyrjet quhet te

modifikueshem.• Faktoret qe nuk ndryshohen nga nderhyrjet quhen

determinant te pamodifikueshem.• Faktoret dhe indikatoret e riskut kategorizohen ne grupe:

– Grupi pare: qe perfshine faktoret te pamodifikueshem, kryesishte faktoret sociodemografik :mosha, gjinia, raca dhe kombesia.

– Grupi dyte: perfshine ato qe kontrollohen nga vete individi si: dieta, menyra e larjes se dhembeve etj.

– Grupi trete: perfshine ambientin ku jeton individi, kryesishte perqendrimin e fluorureve ne ujin e pijshem te komunitetit.

Page 3: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

Vleresimi i faktoreve te riskut te kariesit • Kariesi i dhembeve eshte nje semundje multifaktoriale, qe

shkaktohet si pasoje e rritjes se virulences mikrobike dhe proliferimit te strukturave mikrobiale ne pllaken dhembore.

• Ndikohet nga 4 faktore riskant: bakteriet, dhembi, dieta dhe koha.BAKTERIET

• Vetem pak lloje bakterie nga 300 specie jane implikuar ne procesin karioz ato jane: Streptokoku Mutans, Streptokoku Sobrinus, Laktobacilet dhe Aktinomices.

• Bakteriet kariogjene te pranishme ne pllaken dhembore fermentojne sheqernat e dietes ne acide dhe ulin pH e pllakes duke shkaktuar demineralizimin: i cili eshte proces qe favorizon daljen e joneve te kalciumit dhe te fosforit dhe nese zgjate per nje kohe te gjate krijone karies.

• Kariesi i dhembeve eshte nje semundje infektive e transmetueshme ku transmetimi bakterial behet nga nena tek femija dhe nga personi tek personi.

• Ky risk per karies mund te ulet nga modifikimi i dietes, higjenes se gojes, nepermjet perdorimit te fluorideve dhe stimulimit te peshtymes

Page 4: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

DHEMBI• Duhet vleresuar edhe morfologjia e siperfaqeve pertypese te

dhembit ne zhvillimin e kariesit.• Dhemballet e sapodala kane morfologji okluzale, te shprehur

me tuberkula te thepisura dhe me fisura te thella qe jane vende retentive per vendosjen e pllakes dhembore.

• Po ashtu duhet vleresuar edhe percaktimi i aktivitetit karioz qe arrihet nepermjet studimeve afatgjata (longitudinale).DIETA

• Sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme jane faktoret etiologjike kryesor ne zhvillimin e kariesit.

• Karbohidratet e fermentueshme favorizojne fermentimin bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale ne 5.0.

• P.sh : Saharoza sherben si substrat per sintezen bakteriale te glukaneve te patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) ne pllaken dhembore, duke krijuar mundesi per ngjitjen e bakterieve ne kete nivel.

• Bakteriet kariogjene metabolizojne sheqernat per te prodhuar energjine e nevojshme per rritjen dhe riprodhimin e tyre.

Page 5: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

• Kur pH ulet ne 5.2 – 5.5 mjedisi i dhembit nuk eshte i ngopur me jone kalciumi dhe fosfori, smalti fillon te demineralizohet.

• Kur dekalcifikimi arrin niveli smalt – dentin, dekalcifikimi acid i dentines mund te progresoje dhe vete bakteriet mund te invadojne proteinat e dentines dhe ti shkaterrojne ato permes proteolizes.

• Sasia e sheqernave te konsumuara ndermjet vakteve te ngrenies konsiderohet faktor kryesor ne zhvillimin e kariesit.

• Ngrenia ndermjet vakteve, stili i jetes, i te ngrenit dhe praktikat e higjenes percaktojne rolin e dietes si faktore risku per karies.KOHA

• Koha eshte nje faktor madhor ne zhvillimin e kariesit.• Kjo semudje mund te kaloje nga faza e hershme e zhvillimit,

deri ne formimin e zgavres karioze me humbje te struktures dhembore.

• Qe kariesi te perparoje dhe te krijoje nje lezion te dukshem, e me vone nje kavitet eshte i nevojshem faktori kohe.

Page 6: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

MODELET E GJYKIMIT TE RISKUT PER KARIES• Gjykimi i riskut per karies behet duke u bazuar ne:

1. Historine e pacientin2. Vezhgimin e dietes3. Gjendjen e kariesit ne zgavren e gojes4. Vleresimin e pershtymes5. Perdorimin e fluorideve

HISTORIA E PACIENTIT• Ka te beje me percaktimin e gjendjes shendetesore ne te

kaluaren dhe duke motivuar ate nese mund te ndryshoje menyren e jeteses qe te reduktoje riskun per karies.VEZHGIMI DIETES

• Bazohet ne monitorimin e marrjes se saj per 24 ore, duke perfshire sasine e ushqimit te konsumuar, menyrat e ngrenies, sheqernat dhe karbohidratet e fermentueshme qe sherbejne si indikator per te percaktuar ne menyre te sakte ku duhet te nderhyhet per ndryshimin e dietes.

Page 7: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

GJENDJA E KARIESIT NE ZGAVREN E GOJES• Percaktohet nga:

– Numri i dhembeve te prishur (prishjet e reja)– Numri i dhembeve te mbushur (qe jane bere me pare)– Numri i dhebeve te hequr (shkaqet e heqjes se tyre)– Thellesia e prishjeve ne indet smalt/dentine.

PERDORIMI I FLUORUREVE• Bazohet ne ne menyrat e marrjes se fluorit si nga uji i

pijshem, nga perdorimi i pastes se dhembeve me fluor, i xheleve fluorike si dhe i shpelaresve te gojes.VLERESIMI I PESHTYMES (HYPOSALIVACION)

• Per te percaktuar riskun per karies duhet vleresuar sasia e peshtymes se pastimuluar.Morfologjia e siperfaqet pertypese: Gropezat dhe fisura ne dhemballet e sapo dala jane vende retentive per vendosjen e pllakes dhembore duke favorizuar risk te shtuar per karies.Ngarkesa bakteriale si tregues i riskut per karies: p.sh vleresimi i Streptokokeve mutans ne pershtymen e pastimuluar sherben si tregues i riskut per karies.

Page 8: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

TESTIMI I NIVELIT TE SASISE SE PESHTYMES• Roli i testimit te peshtymes ne vleresimin e rrezikut per

karies eshte shume e rendesishme, ku sasia e paket e peshtymes dhe goje teper e thate ka te beje me semundje kronike.

• Kserostomia, hipofunksioni i gjendres se peshtymes shoqerohet me shtim te numrit te dhembeve te prishur.

• Niveli mesatar i qarkullimit te peshtymes eshte 0.4ml/min.• Hipofunksioni i gjendres se peshtymes diagnostifikohet

ateher kur niveli i qarkullimit te peshtymes se pastimuluar eshte me i ulet se 0.2ml/min.

• Kapaciteti buferik percaktohet me ane te analizave kolorometrike te cilat tregojne pH e peshtymes kur ajo ka kapacitet buferik:– Te ulet (pH acid),– Te moderuar (pH neutral)– Te larte (pH bazik)

Page 9: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

Strategjite preventive bazuar ne riskun e kariesit

• Strategjite e parandalimit te kariesit jane:1. Kujdesi i zgavres se gojes2. Perdorimi lokal ose i pergjithshem i kriperave te fluorit3. Modifikimi Dietes4. Perdorimi silanteveKUJDESI I ZGAVRES SE GOJES

• Ka rendesi shume te madhe ne prevenimin e kariesit • Duhet te behet eleminimi i pllakes dhembore nepermjet

furcimit te kujdesshem te dhembeve, perdorimit te flosit per pastrimin e hapesirave nderdhembore si dhe perdorimin e shpelarsave te gojes me permbajtje fluori.

• ADA rekomandon perdorimin e pastave terapeutike te fluorit me perberje te : fluorur natriumit, monofluorfosfat natriumit dhe fluorur staniumit qe ndikojne ne uljen e prekshmerise se dhembeve nga kariesi ne mase 17 – 35% ku limitojne demineralizimin e smaltit dhe nxisin procesin e remineralizimit te indeve te forta te dhembeve.

Page 10: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

• Si dhe disa pasta dhembesh me veti antibakteriale ne saje te permbajtjes se triklosanit, ndikojne ne parandalimin e inflamacionit te gingivave.

• Perdorimi i shpelarsave: me tretesire fluorur natriumi 0.05% jane shume efikas kur perdoren tek femijet mbi moshen 5 vjec qe paraqesin rrezik te mesem dhe te larte te kariesit. Goja duhet te shpelahet per 30 sekonda dhe nga ky trajtim ndikon ne uljen e kariesit ne masen nga 30 – 50%.PERDORIMI LOKAL DHE I PERGJITHSHEM I FLUORIT

• Xhelet Fluorike: – Perdoren ne pacientet me rrezik te moderuar dhe te larte

te kariesit.– GelKam dhe OmniGel: perdoren te individet me

hiperndjeshmeri dentinare, ne saje te depozitimit te fluorfosfatit te staniumit ne brendi te tubulave dentinare.

– Per te ulur ndjeshmerin e rrenjeve te zbuluara perdoret xhel qe permbane : 0.4% SnF2 si dhe xhel (dentine block).

– Pacienti duhet te mos e gelltise xhelin dhe te mos e shpelaje gojen me uje menjehere mbas perdorimit te xhelit.

Page 11: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

• Varnishet fluorike: perdoren ne stadin sekondare te prevenimit te kariesit per remineralizimin e prishjeve te hershme.

• Shtesat e komponimeve fluorike qe perdoren nga vete pacienti:– Marrja e rregullt e fluorit ne ujin e pijshem ndikon ne

uljen e semundshmerise karioze ne masen nga 11 – 80%.

• Tabletat: duhet te pertypen per 30 sekonda te formojne nje emulsion me peshtymen dhe te gelltiten ( ku fluori pastaj perthithet ne rruge te pergjithshme te organizmit)

Sasia e fluorit ne ujin e pijshemMosha <0.3ppm 0,3 – 0.6 ppm >0.6ppmDeri 6 muaj --- ---- ----6muaj-3vjec 0.25mgF ---- ----3 – 6 vjec 0.5mgF 0.25mgF ----6 – 16 vjec 1.0mgF 0.5mgF ----

Page 12: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

PERDORIMI I ANTIMIKROBIKEVE:• Eshte nje metode ndihmese per prevenimin e kariesit.• Perdoret Chlorhexidine gluconate per te ndikuar ne floren

mikrobike te gojes, por perdorimi i tij ka dhe ane negative si ne ngjyrosjen e dhembeve ashtu dhe ne ndryshimin e shijes se gojes.

• Perdorimi: shplahet goja dy here ne dite me 0.5 oz (oz=25ml) per 30 sek per nje periudh kohore 30 dite cdo 3 muaj.

• Ksilitoli: eshte nje alkool me 5 atome karbon qe nuk metabolizohet nga bakteriet acidformuese te pllakes dhembore, dhe ndikon ne remineralizimin e smaltit te demineralizuar per faktin se ai lidhet me jonet e kalciumit.

• Sorbitoli: eshte nje substance qe ndodhet me shume ne fruta. Gjithashtu kemi edhe camcakezat me sorbitol dhe ksilitol qe ndikojne ne rritjen e stimulimit te peshtymes dhe ne pH e pllakes dhembore.

Page 13: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

MODIFIKIMI DIETES• Duhet te eleminohet perdorimi i karbohidrateve te

fermentueshme dhe ushqimveve te sheqerosura ndermjet vakteve te ngrenies te cilat ulin pH e pllakes ne 5.5 per 30 minuta, si dhe te percaktohet marrja e rregullt te lendeve ushqyese si proteina, vitamina dhe yndyrnave.

• Ushqimet antikariogjene: jane ato qe prevenojne aktivitetin kariogjenik te produkteve acide.

• Ushqimet kariostatike: jane ato qe nuk metabolizohen nga bakteriet e pllakes dhe nuk ndikojne ne pH e peshtymes.PERDORIMI I SILANTEVE

• Eshte nje mase parandaluese shume e rendesishme qe mbron siperfaqet e dhembeve nga prishjet.

• Molaret e pare te perhereshme duhet te silanohen ne moshen 6-7vjec si dhe molaret e dyte te perhershem duhet te silanohen menjeher ne moshen 12-13 vjec pas daljes se tyre.

Page 14: Kariesi i dhembeve dhe parandalimi i bazuar ne riskun e kariesit

Prevencioni bazuar ne riskun e kariesit

• Risku i ulur i kariesit– Fokusohet ne higjenen e gojes.– Duhet vleresuar larja e dhembeve me pasta me fluor,

perdorimi i ujit te fluorizuar si dhe nje diete e pershtatshme.

• Risku i moderuara i kariesit– Cdo 6 muaj duhet te behet rivleresimi per nje higjene te

mire te gojes dhe nje diet te pershtatshme.– Duhet te behet: aplikimi lokal i fluorureve, kontrolli i

pllakes dhembore pas larjes se dhembeve dhe perdorimi i flosit te dhembeve.

• Risku i larte i kariesit– Kur cdo individ ka me shume se 4 dhembe te prishur.– Duhet te behet: Trajtimi profilaktik nepermjet

dekontaminimit te siperfaqeve dhembore nga germet patogjene si dhe duhet te vleresohen faktore te tjere si : dieta jo e pershtatshme dhe medikamentet qe pakesojne fluksin e peshtymes.