13
1 © 2011 Nexhmi Rexha SHEMBULL I ESESË HULUMTUESE Gjatë ligjëratave ju keni parë si mund të lindin idetë për ese. Kjo ese është nxitë nga një shkrim i publikuar në gazetën Express të datës 11 dhjetor 2010, që bëhet fjalë për suksesin afarist të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës (ANP), të dëshmuar nga auditues të jashtëm. Mirëpo, temë e esesë nuk është afarizmi i ANP-së por terminologjia e përdorur në shkrimin e gazetës Express. Në veçanti, eseja përqendrohet në dëshmimin se në shkrim janë përdorë terma togfjalësh të gabuar, të cilët kanë pasë efekte negative në komunikimin e suksesshëm me lexuesit. Eseja ju kushtohet studentëve të Studimeve Mastër të Fakulteti Ekonomik, dhe ka qëllime arsimore: Synon të ndihmojë studentët të shkruajnë ese hulumtuese me shumë pak informata, por të trajtuara në imtësi. Në kolonën e majtë gjendet teksti i esesë, kurse në kolonën e djathtë jepen shpjegimet e nevojshme. Në këtë kolonë është e shkruar eseja. Secila celulë paraqet një titull apo një paragraf. Në këtë kolonë janë dhënë komentet që kanë për qëllim të ndihmojnë studentët të kuptojnë funksionin shkrimit në anën e majtë. JU NUK KENI NEVOJË TË BËNI KËTO KOMENTE NË ESENË TUAJ. ESEJA JUAJ NUK DUHET TË SHKRUHET SI TABELË POR SI TEKST NORMAL. TITULLI: PËRDORIMI I TERMINOLOGJISË SË GABUAR NË GJUHËN SHQIPE PO VENË NË DYSHIM EDHE FAKTET NË TË CILAT MBËSHTETET SHKRIMI Është vënë një titull përshkrues që josh lexuesit, të cilët kanë interes në këtë fushë, duke ju bërë me dije edhe për burimet e dëshmive në të cilat do të mbështetet eseja. Teza: Për shkak të përdorimit të termave të gabuar, shkrimet nga fusha e ekonomisë në gjuhën shqipe po kuptohen me vështirësi nga lexuesi. Për të kuptuar drejtë një shkrim, shpeshherë, është e nevojshme të konsultohen burimet origjinale në gjuhën angleze në të cilat bazohet shkrimi. Dy teza, që kanë lidhmëni të ndërsjellë, paralajmërojnë shprehimisht argumentin kryesor të esesë që do të mbështetet në këtë ese duke ofruar dëshmi konkrete. HYRJE Hyrja përbëhet nga tri paragrafë Përkundër zhvillimit relativisht të mirë të terminologjisë profesionale nga fusha ekonomisë deri në vitin 1999, administrimi nga UNMIK-u bëri që gjuha angleze të bëhet realisht gjuhë zyrtare në Kosovë. Ligjet dhe aktet nën Paragrafi i parë e njofton lexuesin për sfondin e problemit që e adreson eseja.

ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

1

© 2011 Nexhmi Rexha

SHEMBULL I ESESË HULUMTUESE

Gjatë ligjëratave ju keni parë si mund të lindin idetë për ese. Kjo ese është nxitë nga një shkrim

i publikuar në gazetën Express të datës 11 dhjetor 2010, që bëhet fjalë për suksesin afarist të

Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës (ANP), të dëshmuar nga auditues të

jashtëm. Mirëpo, temë e esesë nuk është afarizmi i ANP-së por terminologjia e përdorur në

shkrimin e gazetës Express. Në veçanti, eseja përqendrohet në dëshmimin se në shkrim janë

përdorë terma togfjalësh të gabuar, të cilët kanë pasë efekte negative në komunikimin e

suksesshëm me lexuesit.

Eseja ju kushtohet studentëve të Studimeve Mastër të Fakulteti Ekonomik, dhe ka qëllime

arsimore: Synon të ndihmojë studentët të shkruajnë ese hulumtuese me shumë pak informata,

por të trajtuara në imtësi. Në kolonën e majtë gjendet teksti i esesë, kurse në kolonën e djathtë

jepen shpjegimet e nevojshme.

Në këtë kolonë është e shkruar eseja. Secila celulë

paraqet një titull apo një paragraf.

Në këtë kolonë janë dhënë

komentet që kanë për qëllim të

ndihmojnë studentët të kuptojnë

funksionin shkrimit në anën e

majtë. JU NUK KENI NEVOJË TË

BËNI KËTO KOMENTE NË ESENË

TUAJ. ESEJA JUAJ NUK DUHET TË

SHKRUHET SI TABELË POR SI

TEKST NORMAL.

TITULLI: PËRDORIMI I TERMINOLOGJISË SË GABUAR

NË GJUHËN SHQIPE PO VENË NË DYSHIM EDHE

FAKTET NË TË CILAT MBËSHTETET SHKRIMI

Është vënë një titull përshkrues

që josh lexuesit, të cilët kanë

interes në këtë fushë, duke ju

bërë me dije edhe për burimet e

dëshmive në të cilat do të

mbështetet eseja.

Teza: Për shkak të përdorimit të termave të gabuar,

shkrimet nga fusha e ekonomisë në gjuhën shqipe po

kuptohen me vështirësi nga lexuesi. Për të kuptuar drejtë

një shkrim, shpeshherë, është e nevojshme të konsultohen

burimet origjinale në gjuhën angleze në të cilat bazohet

shkrimi.

Dy teza, që kanë lidhmëni të

ndërsjellë, paralajmërojnë

shprehimisht argumentin

kryesor të esesë që do të

mbështetet në këtë ese duke

ofruar dëshmi konkrete.

HYRJE Hyrja përbëhet nga tri paragrafë

Përkundër zhvillimit relativisht të mirë të terminologjisë

profesionale nga fusha ekonomisë deri në vitin 1999,

administrimi nga UNMIK-u bëri që gjuha angleze të bëhet

realisht gjuhë zyrtare në Kosovë. Ligjet dhe aktet nën

Paragrafi i parë e njofton lexuesin

për sfondin e problemit që e

adreson eseja.

Page 2: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

2

© 2011 Nexhmi Rexha

ligjore hartoheshin në gjuhën angleze, kurse ato

përktheheshin në gjuhën shqipe për të ndihmuar lexuesin

që nuk e di anglishten. Në rast të ndryshimeve midis

tekstit në gjuhën shqipe dhe atij në gjuhën angleze, teksti

në gjuhën angleze është konsideruar si version zyrtar i

dokumentit. Kjo gjë mund të duket krejt e logjikshme, për

arsye se ligjet dhe aktet tjera nënligjore janë shkruar në

gjuhën angleze nga ekspertë ndërkombëtar dhe

ndërkombëtarët kanë pas autoritetin për zbatimin të tyre.

Formalisht, Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të

Përkohshme në Kosovë 1 (KKVPK)që ka hyrë në fuqi më

15 maj 2001 njeh gjuhën shqipe si gjuhë të parë zyrtare,

nga se aty figuron sa vijon: “Të gjitha dokumentet zyrtare

të Qeverisë shtypën në gjuhën shqipe dhe serbe.” (KKVPK,

2001, Neni 9.3.17)

Neni 5 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2007) e

njeh gjuhën shqipe si gjuhë të parë zyrtare në Republikën

e Kosovës. Gjuha angleze as që përmendet. Pra, me

shpalljen e pavarësisë së Kosovës janë krijuar të gjitha

kushtet ligjore që gjuha shqipe funksionalisht të jetë gjuhë

zyrtare në Kosovë. Megjithatë, për shkak të varësisë nga

këshilltarët e huaj, të cilët mbajnë barrën kryesore të

hartimit të dokumenteve të rëndësishme në të cilat pastaj

bazohen ligjet dhe aktet nënligjore në Kosovë, fitohet

përshtypja se pa njohjen e gjuhës angleze, shpeshherë

është vështirë jo vetëm të kuptohen ligjet themelore që

rregullojnë jetën ekonomike në Kosovë, por madje edhe

artikujt e botuar në gazeta.

Paragrafi i dytë e njofton lexuesin

për aktualitetin e esesë.

Duke u bazuar në një shkrim të botuar rishtazi në një

gazetë ditore në Kosovë, në këtë ese analizohet një rast

kur përdorimi i gabuar i terminologjisë profesionale mund

të hedhë dyshime në një temë plotësisht të vërtetë për të

cilin flitet në raport. Ky rast mund të përgjithësohet

lirshëm në shumë shkrime në të cilat lexuesit e kanë të

vështirë të kuptojnë drejtë shkrimet e caktuara pa e

konsultuar burimin në gjuhën angleze nga i cili buron

informata e raportuar në at shkrim.

Paragrafi i tretë e njofton

lexuesin për përmbajtjen e esesë.

1 Shih: Kornizë Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, zbartur nga uebfaqja:

http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ALB_Dec2002.pdf

Page 3: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

3

© 2011 Nexhmi Rexha

PËRDORIMI I TERMAVE TOGFJALËSH TË PËRKTHYERA

GABIMISHT LAJTHITË LEXUESIN

Brendia e esesë është emërtuar

me një nëntitull përshkrues, që

ndihmon lexuesin të kuptojë

përmbajtjen.

Më 11 dhjetor 2010 Gazeta Express botoi në uebfaqen e

saj2 një shkrim me titull “ANP, mbi 10 milionë euro fitim

më 2009”, titulli i të ciliti më vonë është ndryshuar në

“ANP, OK me auditor”. Ky shkrim sjell lajmin se kompania

prestigjioze ndërkombëtare e specializuar për auditim

dhe konsulencë biznesi Grant Thornton, e paska bërë

auditimin e pasqyrave financiare të Aeroportit

Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” (APN) për

vitin 2009. I njëjti lajm, me pak ndryshime të

parëndësishme, është raportuar po at ditë apo të

nesërmen edhe në së paku pesë portale tjera elektronike.

Kjo hyrje e njofton lexuesin për

burimin që ka shkrepë idenë

për këtë ese. Pasi që në hyrje

lexuesi është paralajmëruar për

çka po shfrytëzohet ky shkrim në

ese, paragrafi nuk është

përmbullë. Ai ka mbetur i hapur

për të mundësuar lidhjen që do të

bëhet në paragrafin vijues.

Gjatësia e esesë bënë që brendia e

tij të ndahet në nënseksione. Për

të ndihmuar lexuesin, secili

nënseksion do të emërtohet me

një nëntitull përshkrues.

Lajm i mirë për një kompani shumë të mirë Për shkak të mungesës së

kulturës së të lexiuarit kritik të

disa lexuesve, është e nevojshme

që të vihet një nëntitull i cili

ndihmon që parandaloj dëmin

“kolateral” që ky shkrim mund të

bëjë kompanisë për të cilën bëhet

fjalë në ese.

Informatë boshte në shkrimin e lartëpërmendur është

deklarata e Drejtorit Menaxhues të APN-së se kompania

që ai e drejton ka marrë “një opinioni të kualifikuar nga

ana e kompanisë audituese(kursivi ynë)”. Ai citohet të ketë

thënë.: “I gjithë opinioni (publik, shoqëror, vërejtja jonë)

është në dijeni se deri para dy vitesh kjo kompani ka

pasur vetëm vlerësime negative, apo deri në vitin 2009,

auditorët e jashtëm kanë qenë të rezervuar në dhënien e

opinionit për auditimet (kursivi ynë) e bëra në ANP”, dhe

vazhdon: “Fitimi neto për 2009 nga ana e kompanisë

audituese është vlerësuar në 10 milionë e 233 mijë euro

nga 6 milionë e 677 mijë euro që ishin fitimet në 2008.”

Fraza e parë e fjalisë së parë të

këtij paragrafi e lidhë këtë

paragraf me paragrafin e

mëparshëm. Togfjalëshat në

kursiv theksojnë informacionin që

ka shkrepë idenë se ekziston një

mospërputhje e rëndësishme

midis asaj që është pritur të

lexohet në këtë shkrim dhe asaj

që figuron këtu. Vënia e tekstit në

kursiv paralajmëron lexuesin se

çfarë do të trajtohet në ese.

2 ANP, OK me auditor, Gazeta Exrpess (11 dhjetor 2010). Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331

Page 4: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

4

© 2011 Nexhmi Rexha

Përcjellja e citatit të fundit në

këtë paragraf, informon lexuesin

e esesë për faktet e vërifikuara në

raportin e auditorit për pasqyrat

financiare të ANP-së.

Fjalia e fundit paraqet fakte për arritjet shumë të larta

afariste të kësaj kompanie. Këto suksese duhet çmuar

shumë lartë nga se janë arritur në kushtet kur kompanitë

e ngjashme në botë përballën me rënie të fitimit.

Mirëbesimi në këtë lajm mund të mbështetet edhe në

lajmet e publikuar më parë në media se sivjet ANP ka

derdhë në buxhetin e Kosovës 10 milion euro dividentë.

Pra, këto fakte dëshmojnë për suksesin e shkëlqyeshëm

afarist të ANP-së në vitin e kaluar.

Suksesi i ANP-së dhe i drejtuesëve të tij është i

pakontestueshëm, por mund të thuhet lirisht se ky shkrim

jo vetëm që nuk ka sjellë dëshmi të reja për këtë sukses,

por, për shkak të përdorimit të togfjalëshave “opinion i

kualifikuar” dhe “rezervë në dhënien e opinionit”, mund të

lajthitë pothuaj çdo lexues.

Për të mënjanuar “hallo” efektin

(paragjykimet eventuale që mund

të ketë marrja e shembujve të

përdorimit të terminologjisë së

gabuar nga fusha e auditimit në

përfytyrimin e ANP-së dhe

drejtuesve të saj nga lexuesi),

është e nevojshme të bëhet

përkufizimi i qartë se çfarë

trajton eseja.

Me qëllim përsigurimi se lexuesi

se edhe analiza e mëvonshme

nuk do të ketë aspak “hallo” efekt

në lexuesin, në këtë paragraf

jepen disa të dhëna për sukseset

shumë të mira afariste të ANP-së,

të cilat mund të vihen në dyshim

për shkak të gabimeve

terminologjike në raportin e

përmendur.

Problemi i parë për të kuptuar shkrimin është

togfjalëshi “opinion i kualifikuar”

Për shkak të analizës së gjatë,

ishte e nevojshme ndarja e

seksionit në nënseksione që

paraprihen me nëntituj

përshkrues

Në këtë shkrim të shkurtë, terminologjia e shprehur në

lidhje me auditimin e bërë nga kompania Grant Thornton

janë të ngarkuara aq shumë me pasaktësi terminologjike,

sa që lexuesi i cili nuk e njeh mirë ANP-në mund të fillojë

të dyshojë edhe në faktet e lartpërmendura. Analiza e

kujdesshme e togfjalëshave të përdorur për të shprehë

opinionin e audituesit do të na mundësojë të vlerësojmë

shkallën e saktësisë së shkreses në përcjelljen së opinionit

të audituesit te lexuesi.

Tani kur është bërë përkufizimi

se çfarë nuk do të bëhet fjalë në

këtë ese, hapet rruga për analizë.

Kjo preambulë nisë mundëson që

në paragrafët në vazhdim të

shpalosën dëshmitë pa komente

shtesë.

Së pari, në ANP krenohen se kanë marrë “një opinion të

kualifikuar” nga ana e kompanisë audituese. Kjo shprehje

shtron dyshimin se lexuesi do të kuptojë çfarë thuhet në

raport. Togfjalëshi “opinion i kualifikuar” në kontekstin e

Dëshmia e parë: Një test i shpejtë

vërteton se togfjalëshi i përdorur

nga studentët e ekonomisë (që

duhet të jetë grup i synuar i

Page 5: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

5

© 2011 Nexhmi Rexha

fjalisë së përdorur mund të kuptohet se kompania

audituese është e kualifikuar të jep këtë opinion, prandaj

edhe udhëheqja e ANP-së krenohet me këtë raport. Një

seri prej testesh të shpejta që i janë bërë kësaj teze me

katër grupe prej 70-100 studentë të Studimeve Master në

Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, dëshmoi se nga

togfjalëshi “opinion i kualifikuar” i përdorur në shkresë

ata kuptonin se bëhet fjalë është për një opinion të dhënë

nga auditues të kualifikuar, që në këtë rast është

kompania Grant Thornton.

artikullit) nënkupton një koncept

tjetër nga ai që pretendon

artikulli.

Ky test tregoi se studentët mbiemrin “i kualifikuar”, dhënë

në shkrimin e Express-it, e kuptojnë ashtu si ai është

përkufizuar në gjuhën standarde shqipe. Sipas Fjalorit të

gjuhës së sotme shqipe (FGJSSH) mbiemri “(i,e)

kualifikuar “emërton cilësinë si diçka që ka përgatitje të

lartë shkencore e profesionale në një degë a fushë të

caktuar të prodhimit, të shkencës, të arsimit etj., dhe diçka

që “ka fituar njohuri të gjera e të thella dhe aftësi të mëdha

në një fushë të caktuar, që ka arritur një kualifikim të

lartë.” Gjithashtu, ky mbiemër përdorët për të treguar

cilësinë e një punë që “kërkon përgatitje të lartë e të

veçantë për t'u kryer, që kërkon njohuri të gjera e të

thella, që kërkon kualifikim.” (Kostallari et al. 1981, f.

902-903).

Dëshmia e dytë: Studentët

kuptojnë togfjalëshin “opinion i

kualifikuar” njësoj si është edhe

përkufizimi leksikografik i këtij

termi. Dëshmia ofrohet nga

burimit me autoritetin më të lartë

siç është FGJSSH.

Në gjuhën profesionale të ekonomistëve kosovar,

togfjalëshi “opinion i kualifikuar” përdorët ashtu si është

përkufizuar në gjuhën standarde shqipe, sikurse në këtë

shembull: “Në opinionin publik dhe në skenën politike të

Kosovës ka opinione të ndryshme dhe ide të ndryshme siç

është kjo për themelimin e Bankës për Zhvillim, për të

cilën ne si bankë qendrore nuk kemi pranu asnjë

aplikacion konkret, apo biznes plan konkret në bazë të

cilit kishim mund të japim opinion të kualifikuar apo të

marrim qëndrim për këtë çështje”, deklaron guvernatori

Hashim Rexhepi. 3

Dëshmia e tretë: Edhe

ekonomistët kosovar e përdorin

termin opinion i kualifikuar sipas

përkufizimit leksikografik, e jo

atij që përdoret në shkrimin që

po trajtohet.

3Ekspertët: Interesi bankar i Kosovës më i larti në Evropë. Zbartë më 26 dhjetor 2010 nga Bota Sot Online,

uebfaqja http://www.botasot.info/home.php?id=16850.

Page 6: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

6

© 2011 Nexhmi Rexha

Si u vërtetua më lartë, togfjalëshi “opinion i kualifikuar”

kuptohet si mendim i dhënë nga ekspertë të kualifikuar të

fushës, që në artikullin në fjalë e bënë të mendojë lexuesin

se deklarata e cituar thotë se audituesit e kompanisë

Grant Thornton, të cilët e kanë bërë auditimin e ANP-së,

kanë dhënë një mendim që bazohet në njohuritë e thella

dhe të gjëra që ata i kanë në fushën e auditimit. Mirëpo,

togfjalëshi “opinion i kualifikuar” në Raportin e auditimit

të kompanisë Grant Thornton për pasqyrat financiare të

ANP-së është një lloj opinioni që nuk e përcakton cilësinë e

punës së vet audituesve, por të cilësisë së pasqyrave

financiare të ANP-së. Pra, togfjalëshi shpreh cilësinë e

pasqyrave financiare dhe është njëri nga disa lloje të

opinioneve të mundshme që mund të jep audituesi për

pasqyrat financiare. Për të vërtetuar informatat në të cilat

bazohet shkrimi në fjalë nuk është vështirë—të gjitha

pasqyrat financiare të ANP-së janë të publikuara në

uebfaqën e kësaj kompanie.

Vënia e dëshmive në funksion të

mbështetjes së argumentit në

lidhje me kuptimin e togfjalëshit

“opinion i kualifikuar”

Në Raportin original në gjuhën angleze për vlerësimin të

pasqyraave financiare të ANP-së nga kompania Grant

Thornton është dhënë velerësimi i audtuesit me

togfjalëshin anglisht “qualified opinion”4. Në gjuhën

shqipe ky togfjalësh është përkthyer “opinion i

kualifikuar”, kurse është dashtë të përkthehet “opinion

me rezervë”5 Pra, për shkak të përkthimit të ngathtë që e

bënë togfjalëshin “opinion i kualifikuar” të pakuptueshëm,

në gjuhën shqipe nuk është e mundur të kuptohet drejtë

as shkresa e Expressit e as raporti i përkthyer në gjuhën

shqipe para se të lexohet raporti origjinal i audituesit i

shkruar në gjuhën angleze.

Po sa grupet e studentëve, të përmendura më lartë, lexuan

shpjegimin shtesë (që figuron në kllapa) në shprehjen

“marrja e një opinioni të kualifikuar(opinioni me rezervë)

nga ana e kompanisë auditues” ata kuptuan porosinë e

shkrimit se bëhet fjalë për një opinion për pasqyrat

financiare, sipas të cilit pasqyrat financiare paraqesin

drejtë gjendjen financiare të ANP-së për vitin 2009, përveç

çështjeve për të cilat auditorët shprehin rezervë në raport.

Si shihet pra, mbiemri në gjuhën angleze “qualified” në

Përdorimi i tri dëshmive të para

për të mbështetur argumentin.

4 Financial Statment and Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31

December 2009. f 2. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331

5 Shih: N. Rexha, Fjalori i biznesit, ekonomikes dhe financës (anglisht- shqip, shqip-anglisht), ASAU, 2009, fq. 227.

Page 7: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

7

© 2011 Nexhmi Rexha

toglfalëshin që e shprehë opinionin e audituesit emërton

cilësinë e raporteve finaciare, duke shprehë një rezerve

(në rasting konkret kishte të bëjë me disa probleme që

janë paraqitur në vlerësimin e aseteve të ANP-së shumë

më parë), por që nuk mund të kenë pas ndikim të

rëndësishëm në rezultatin financiar të kompanisë për

vitin e raportimit financiar 2009. Prandaj, togfjalëshi

“opinion i kualifikuar” nuk mund të jetë një term i

përshtatshëm për të shprehur këtë lloj të opinionit të

audituesit, nga se dikush ka mund të lajthitet se audituesit

kanë dhënë opinion pa rezervë në pasqyrat financiare të

ANP-së për vitin financiar 2009, kurse realisht ata kanë

dhënë opinion me rezervë në këto pasqyra.

Problemi i dytë: A ishin audituesit e jashtëm “të

rezervuar në dhënien e opinionit” për vitin 2008, apo

opinioni i tyre ishte “refuzim i dhënies së opinionit”?

Ata që njohin mirë llojet e opinioneve që mund të japin

audituesit e jashtëm, nga deklarata “auditorët e jashtëm

kanë qenë të rezervuar në dhënien e opinionit për auditimet

e bëra në ANP”, do të mund të kuptonin se auditorët

paskan dhënë “mendim me rezervë” në raportet

financiare të ANP-së për vitin 2008. Megjithatë, për shak

se, sipas të gjitha gjasave, kjo deklaratë është mbështetur

në përkthimin e raportit, për të vërtetuar se çfarë ishte

opinioni i audituesit, duhet lexuar raportin origjinal në

gjuhën angleze. Në rapotin origjinal në gjuhën angleze, që

është botuar në uebfaqën e ANP-së, thuhet se, për shkak

të rëndësisë së çështjeve që kanë diskutuar në raport, në

ata japin opinionin e llojit “disclaimer of opinion”6. Ky

term në gjuhën shqipe përkthehet si“refuzim i dhënies së

opinionit”7. Pra, audituesit refuzojnë të dhënë një opinion,

e jo rezervohen për të dhënë opinion, për pasqyrat

financiare të ANP-së për vitin 2008. Ashtu si është

paraqitur në shkresën e Expressit, lexuesi mund të

kuptojë se audituesit kanë dhënë opinion me rezervë. Pra,

edhe në këtë rast, pa lexuar raportin në gjuhën angleze,

Dëshmia e katërtë: Pasi që gjatë

diskutimit të problemit të parë

është shpjeguar se për kuptimin e

shkrimit në gazetë është dashur

të lexohet raporti origjinal i

shkruar në gjuhën angleze, tani

vetëm duhet të përforcohet

argumenti me një dëshmi shtesë

që ofrohet duke përmendur se

audituesit nuk janë rezervuar në

dhënien e opinionit për pasqyrat

financiare të ANP-së, por

“refuzuar dhënien e opinionit”

për shkak të lëshimeve që

përmendën në raport.

6 Financial Statment ans Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31

December 2008, f. 2. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331

7 Rexha (2009, f. 86)

Page 8: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

8

© 2011 Nexhmi Rexha

lexuesi nuk është në gjendje të kuptojë mirë çfarë flitet në

shkrimin në gazetë.

Problemi është rezultat i përkthimit të fjalëve në

togfjalësh jashtë kontekstit kuptimor të tërë

togfjalëshit.

Ky nëntitull përshkrues e njofton

lexuesin për pjesën e dytë të

argumentit

Kjo analizë e shkresës së shkurtë të publikuar Express

tregon se faktet ishin të sakta dhe nuk jepnin asnjë arsye

për dykuptimësi, por për shkak të gabimeve

termunologjike opinionet e dhëna ishin burim i

dykuptimësisë dhe ngatërrimit. Është interes publik që të

hulumtohen shkaqet e përdorimit të terminologjisë së

gabuar.

Është e natyrshme të supozohet se kushdo që e ka

përkthyer raportet e auditimit të kompanisë Grant

Thornton për pasqyrat financiare të ANP-së është

konsultuar me një burim autoritetshëm. Autoriteti më i

lartë në fushën e auditimit në Kosovës është Zyra së

Audituesit të Përgjithshëm (ZAP)8. Për të ndihmuar

audituresit, kjo Zyrë ka botuar Manualin e Auditimit të

Rregullsisë (Manuali), i cili do të duhej të ishte burimi më i

sigurt i terminologjisë në fushën e aditimit. Në Manual

përkufizohet kuptimi i çdo lloji të opinionit të auditimit.

Mirëpo, përkundër pritjeve të larta që dikush mund të

ketë në këtë dokument, fatkeqësisht, termat togfjalësh që

emërtojnë llojet e auditimit janë përkthyer gabimisht në

gjuhën shqipe, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në

këtë fushë. Sipas të gjitha gjasave, Manuali ka mund të jetë

referencë për përkthyesin e Raportit për pasyrat

financiare të ANP-së.

Mbështetja e pjesës së dytë të

argumentit: Hulumtimi i

shkaqeve që kanë sjellë deri te

problemet terminologjike.

8 Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 nga

uebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF

Page 9: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

9

© 2011 Nexhmi Rexha

Një prej detyrave themelore të institucioneve shtetërore

është komunikimi kuptimi i drejtë nga publiku i

legjislacionit të gjitha organeve dhe organizatave

shtetërore. Është detyrë e Zyrës së Audituesit (ose si

zyrtarisht quhet deri me tani, Auditorit) të Përgjithshëm

të sigurojë që në opinionet e audituesve të mos ketë

dykuptimësi si ato që përmendëm më parë. Fatkeqsisht,

në bazë të rezultatit të analizës së paraqitur më lartë, ky

institutcion është burimi kryesor i këtyre problemeve.

Kjo gjë mund të vërtetohet nga tabela në fund të këtij

paragrafi, ku është dhënë një pasqyrë se si janë përkthyer

në Manual të ZAP termat togfjalësh, të cilëtë emërtojnë

llojet e opinionit të audituesit nga gjuha angleze në gjuhën

shqipe , dhe është dhënë barasvlerësi i plotë i këtyre

termave në gjuhën shqipe nga fjalori.

Tablela nr. 1: Përkthimi i termave togfjalësh që

tregojnë llojin e opinionit që jep audituesi në pasqyrat

ftinanciare

Termi anglisht

në Manualin

ZAP-it9

Termi shqip që

figuron në

Manualin e ZAP-

it10

Barasvlerësi i plotë

i termit në gjuhen

shqipe11

Unqualified

opinion

Opinion i

pakualifikuar

Opinion pa

rezervë

Qualified

opinion

Opinion i

kualifikuar

Opinion pa

rezervë

Disclaimer of

opinion

Mohim i

opinionit

Refuzim i dhënies

së opinionit

Adverse

opinion

opinion i

kundërt

Opinion kundër

9 Regularity Audit Manual, Office of the Auditor General of Republikc of Kosovo. Zbartë më 4 janar 2011 nga

uebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/anglisht/Manual-ang.PDF, f. 146-147. 153-154 10

Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 nga uebfaqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF, f. 153-154. 11

N. Rexha, Fjalori i biznesit, ekonomikes dhe financës, ASAU, 2009, f. 288, 227, 86 dhe 8.

Page 10: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

10

© 2011 Nexhmi Rexha

Analiza e këtij rasti do të ishte shumë e njëanshme nëse

nuk trajtohet pozita në të cilën gjenden audituesit,

drejtuesit e ndërmarrjeve, përkthyesit e raporteve të

auditimit, gazetarët, redaktorët dhe lektorët tanë. Ata nuk

janë studiues të terminologjisë dhe nuk mund të

ngarkohen me problemin e përdorimit të termave të

gabuara kur këto terma “zyrtarizohen” nga autoritetet më

të larta në fusha të caktuara. Pra, problemi i

terminologjisë është problem institucional dhe është i

lidhur me interesin e institucioneve për ndërtimin e

sistemit në fushëveprimin e vet. Këto probleme mund të

zgjidhen vetëm kur u mënjanohen shkaktarët e krijimit të

tyre—përdorimi i terminologjisë së gabuar. Deri atëherë,

rastet e përdorimit të terminologjisë së gabuar në mediet

tona nuk do të jenë të rralla, duke kontribuar kështu

“ngërçit mendor” që nuk po shprehet vetëm si pengesë e

komunikimit por edhe pengesë e zhvillimit kognitiv të

atyre që shfrytzojnë vetëm burimet në gjuhën shqipe.

PËRFUNDIMI

Dëshmitë e diskutuara në kët ese tregojnë se si

përdorimi i gabuar i terminologjisë ekonomike në

shkrimi i botuar në Express bënë që tregimi për një

ngjarje plotësisht të vërtetë (ANP është nga nga

kompanitë më të suksesshme në Kosovë), të

mbështetur nga një burim plotësisht i besueshëm

(drejtori i përgjithshëm i ANP-së ka bërë një kthesë të

efektshme në këtë kompani), të vihet në dyshim.

Siç shihet nga analiza e këtij shkrimi, dy opinionet kyçe

që ka dhënë kompania Grant Thornton për raportet

financiare janë përkthyer gabimisht në gjuhën shqipe,

dhe kështu lexuesi i raportit jo vetëm që është

ngatërruar por mund të jenë venë në lajthitje. Lexuesi

mund të lajthitet se në raportin e tij për vlerësimin e

pasqyrave financiare të ANP-së për 2009 audituesi ka

dhënë opinion pa rezervë, kurse në realitet adituesit

kanë dhënë opinion rezervë. Lexuesi, gjithashtu, mund

të lajthitet se në vitin 2008 audituesi është rezervuar

të jep opinion në pasqyrat financiare, kurse në fakt ai

ka refuzuar të jap opinion. Kjo gjë ishte e mundur të

hetohet vetëm pas leximit të raportit në gjuhën

angleze dhe përkthimit të drejtë të llojeve të

Në përfundim përmblidhet

diskutimi dhe gjetjet e eseut. Nuk

ofrohet asgjë e re, përveç

porosisë që del nga eseja.

Page 11: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

11

© 2011 Nexhmi Rexha

opinioneve me fjalor terminologjik dhe vënies në

kllapa të termit të drejtë që jep kuptimin llojit të

opinionit të audituesit.

Një lajthitje e tillë mund të venë lexuesin në dyshim

edhe për atë që lexuesi e konsideron të

pakontestueshme si që ishte suksesi i ANP-së e

besueshmëria e deklaratave të drejtorit të sajë. Duke u

mbështetur në gabimet e lartpërmenduara në këtë

shkrim dikush do të mund të kontestonte pa të drejtë

edhe suksesin e ANP-së dhe të udhëheqjes së tij duke

kontestuar terminologjinë e gabuar që është përdorur

në shkrim.

Zgjerimi i hulumtimit për të zbuluar burimet e

problemit zbuloi se edhe në dokumentet kryesore të

ZAP-it termat togfjalësh janë përkthyer gabimisht.

Nga kjo del se probleme terminologjike janë natyrës

sistemore. Këto probleme janë rrjedhojë e mungesës

së përpjekjeve sistematike gjithëpërfshirëse në

mëvetësimin gjuhës profesionale shqipe duke gjetë

barasvlerës të plotë të termave togfjalësh që shprehin

konceptet e ndërlikuara nga fusha e ekonomisë. Për

këto probleme nuk mund të fajtohen vetëm gazetarët,

vetëm përkthyesit, vetëm drejtuesit e organizatave

ekonomike, vetëm drejtuesit e institucioneve

shtetërore, apo vetëm institucionet shkencore e

arsimore, por të gjithë së bashku. Nevojiten përpjekje

të bashkërenditura që të gjenden zgjidhje një zgjidhje

gjithëpërfshirëse në zhvillimin e terminologjisë së

përshtatshme. Harmonizimi dhe njësimi i përdorimit

të terminologjisë nga fusha e ekonomisë do të mund të

mënjante shkaqet e përdorimit të gabuar të

terminologjisë ekonomike.

Mungesa e këtij interesimi në zhvillimin e

terminologjisë e ven në pikëpyetje vullnetin politik

për zbatimin e Nenit 5 të Kushtetutës së Kosovës, nga

se i bënë dokumentet në gjuhën shqipe të

papërdorshme—duke përzgjatur rëndësinë e teksteve

në gjuhën angleze, përkundër faktit se nga aprovimi i

Kushtetutës së Kosovës, gjuha angleze pushon të jetë

gjuhë zyrtare në Kosovë.

Page 12: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

12

© 2011 Nexhmi Rexha

Literatura:

ANP, OK me auditor, Gazeta Exrpess (11 dhjetor 2010). Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331.

Ekspertët: Interesi bankar i Kosovës më i larti në Evrop., Zbart më 26 dhjetor 2010 nga Bota Sot

Online, uebfaqja http://www.botasot.info/home.php?id=16850

Financial Statment and Independent Auditor’s Report, Prishtina International Airport J.S.C., 31

December 2008. Zbartë më 4 janar 2011 nga uebfaqja:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331

Financial Statment and Independent Auditor’s Report: Prishtina International Airport J.S.C., 31

December 2009. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja:

http://gazetaexpress.com/?cid=1,14,43331

Kornizë Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë. Zbartë nga uebfaqja: http://www.unmikonline.org/pub/misc/FrameworkPocket_ALB_Dec2002.pdf

Kostalari, A., et al. (1981) Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Prishtinë: Rilindja.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zbartë nga uebfaqja http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Kushtetuta_sh.pdf më 5 janar 2011.

Manuali i Auditimit të Rregullsisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Zbartë më 4 janar 2011 nga ueb faqja: http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/shqip/Manuali%20i%20auditimit%20te%20Rregullsise.PDF.

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur (për vitet 2008 dhe 2009 të përkthyera në

gjuhen shqipe), Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Sh. A., 31 dhjetor 2009. Zbartë më 18

dhjetor 2010 nga ueb faqja: http://www.airportpristina.com/page/sub/id/c5/s54/

Regularity Audit Manual, Office of the Auditor General of Republikc of Kosovo. Zbartë më 4 janar 2011 nga uebfaqja? http://www.ks-gov.net/oag/Standardet/anglisht/Manual-ang.PDF,.

Rexha, N. (2009). Fjalor i biznesit, ekonomikes dhe financës: anglisht-shqip, shqip-anglish. Prishtinë: ASAU.

TEZA ALTERNATIVE TË CILAT DO TË MUND TË MBËSHTETËSHIN NË BURIMET E

NXJERRA NGA I NJËJTI ARTIKULL (ME TË NJEJTAT DËSHMI):

1. Për shkak të rolit të rëndësishëm të shpërndarjes së informatës, në një shoqëri

që media ka probleme terminologjike zvogëlohet efektiviteti dhe efikasiteti i

komunikimit në shkallë të gjerë.

2. Përdorimi i togfjalëshit si term do të shtyjë për një kohë më të gjatë përdorimin e

mjeteve përkthyese si është Google Translate për përkthimin e teksteve në

gjuhën shqipe. Prandaj, është e nevojshme qe së pari të bëhet një harmonizim në

shkallë më të gjerë i terminologjisë në fushën e ekonomisë që po përparon me

hapa të pa parë.

3. Për të zhdukë “ngërçit të menduarit”, që po krijon probleme në komunikim në

gjuhën shqipe si rrjedhojë e shperputhëjeve të shpeshta midis konceptit dhe

Page 13: ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

13

© 2011 Nexhmi Rexha

termit që e emërton atë, është e nevojshme të punohet në njësimin e

terminologjisë profesionale në fushën e ekonomisë në gjuhën shqipe.

4. Për shkak të problemeve terminologjike, lexuesit tonë po i shkaktohet një formë

e “ngërçit mendor”, duke e ngarkuar atë, padrejtësisht, me ndjenjën e

inferioritetit pasigurisë që sjell pasiguria e përkufizimit të saktë të koncepteve që

emërtojnë termat e caktuara nga fusha e ekonomisë. Artikuj me probleme

terminologjike venë në dyshim edhe faktet e dëshmuara më parë.

5. Në mungesë të kujdesit institucional në fushën e kulturës gjuhësore, në kushtet e

imtësimit të medies deri në masë që asnjë institucion nuk ka burime për të

zhvilluar kapacitete për kujdesie të mjaftueshëm në kultivimin e kulturës

gjuhësore. Shembulli i një informate të publikuar nga disa media elektronike, për

shkak të problemeve terminologjike mund të venë në dyshim edhe faktet e

njohura nga publiku.

6. Shpërfillja e institucioneve të arsimit të lartë dhe shoqërisë civile për përpjekje

sistematike në ngritjen e kulturës gjuhësore, si dhe plakja e brezit idealist që

barti mbi supe të veta projektin kombëtar të kulturës gjuhësore,po shprehet në

probleme gjithnjë e më të shpeshta në komunikimin midis njerëzve në Kosovë.

Lexuesi i sotëm kosovar e ka gjithnjë e më të vështirë të kuptojë shkrimet në

media.