15
Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet… 1 Nga bisedat në pyllin e Badenit Tregime Provimet... Ata janë katër intelektualë pensionistë. Kanë ardhur në Baden në kohë të ndryshme dhe rastësia i ka bashkuar të bëjnë shëtitjet e përditshme në parkun e madh të qytetit e në rrugicat e shumta të pyllit kurativ të tij. Shpejtojnë jo vetëm për të qenë të pürpiktë në takim, por edhe se ndihen të tensionuar. Nuk u vjen keq se do të ikin nga kjo botë, por se do të lënë plot punë pa i mbaruar. Inxhinjeri që udhëhiqte rrugicave të parkut psherëtiu dhe ndaloi hapin, sikur ta kishte penguar pikërisht psherëtima që i doli nga shpirti. Iu bë sikur dëgjoi pranë veshit një si shkrepje aparati dixhital. I doli para syve profesori i tij më i preferuar, i cili, me sytë gjysmë të lotuar, nuk linte rast pa ua përsëritur studentëve që ata ende nuk po e kuptonin se koha është flori. “Do ta kërkoni kohën bijtë e mi, e kur nuk do ta gjeni dot, do të më kujtoni mua.” Të kujtoj vërtet, profesor, tha me mend inxhinjeri, por mjerisht shumë vonë, kur dy silueta që po hapin një gropë para meje m’i sheh tani veç mendjes edhe syri. Respekti për veten kishte filluar t’i zbehej inxhinierit, ja, pikërisht për atë që profesori nuk lodhej së thëni, dhe psherëtiu për së dyti. Ata të katër takohen aq shpesh në parkun kurativ të qytetit, sa që po të mungojë ndonjë, do të afrohet dikush nga shëtitësit e

Bisedat në kohë shiu. Provimet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

1

Nga bisedat në pyllin e Badenit Tregime Provimet... Ata janë katër intelektualë pensionistë. Kanë ardhur në Baden në kohë të ndryshme dhe rastësia i ka bashkuar të bëjnë shëtitjet e përditshme në parkun e madh të qytetit e në rrugicat e shumta të pyllit kurativ të tij. Shpejtojnë jo vetëm për të qenë të pürpiktë në takim, por edhe se ndihen të tensionuar. Nuk u vjen keq se do të ikin nga kjo botë, por se do të lënë plot punë pa i mbaruar. Inxhinjeri që udhëhiqte rrugicave të parkut psherëtiu dhe ndaloi hapin, sikur ta kishte penguar pikërisht psherëtima që i doli nga shpirti. Iu bë sikur dëgjoi pranë veshit një si shkrepje aparati dixhital. I doli para syve profesori i tij më i preferuar, i cili, me sytë gjysmë të lotuar, nuk linte rast pa ua përsëritur studentëve që ata ende nuk po e kuptonin se koha është flori. “Do ta kërkoni kohën bijtë e mi, e kur nuk do ta gjeni dot, do të më kujtoni mua.” Të kujtoj vërtet, profesor, tha me mend inxhinjeri, por mjerisht shumë vonë, kur dy silueta që po hapin një gropë para meje m’i sheh tani veç mendjes edhe syri. Respekti për veten kishte filluar t’i zbehej inxhinierit, ja, pikërisht për atë që profesori nuk lodhej së thëni, dhe psherëtiu për së dyti. Ata të katër takohen aq shpesh në parkun kurativ të qytetit, sa që po të mungojë ndonjë, do të afrohet dikush nga shëtitësit e

Page 2: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

2

t'i pyesë për shëndetin e shokut të tyre që nuk paskësh dalë me ta. Ishin të gjithë të një mendjeje. Secili duhej të sillte në takim ndonjë ide, të hapte ndonjë diskutim apo të tregonte ndonjë ngjarje, qoftë dhe të sajuar. Vetëm ju lutem, pa politikë, tha zotëria që nuk e hiqte asnjëherë nga koka një kapele të bardhë peshkatari. Na ka ardhur në majë të hundës. Ke të drejtë, tha tjetri, që nga kapela të kujtonte oficerët. Nuk e di nëse e ke parë, por dikush, ka nxjerrë në internet një pllakë varri prej mermeri të zi, në të cilën paska gdhendur vetë një epitaf: “Vendin tonë e bëri zoti, / jetoi gjatë i brengosur, / e vdiqën politikanët / dhe e lanë pa varrosur. Kur grupi po i ngjitej rrugicave të monopatit, një shi i lehtë i detyroi të futeshin në njërën prej kupolave të parkut. Dukej paksa komike ecja e tyre e shpejtë nga që shoqërohej me ca lëvizje sikur të mbroheshin nga copëzat e ndonjë predhe që sapo kishte shpërthyer. Ai me kapele të bardhë u shkund nga e lagura e shiut, si të imitonte një ari. Tjetri shkoi te kangjellat e ballkonit për të soditur imazhin që formonin pikat e imta të shiut. Çfarë mrekullie, mendoi. I treti, me një shall të lehtë rreth qafe, që nuk e hiqte, ndoshta as në plazh, i hodhi një vështrim qiellit, leu gishtin tregues me pështymë, e ngriti lart dhe si një specialist i motit, tha se do të vinte një shi i dendur që mund të zgjaste jo më shumë se një orë. Sipas tij, do të kishin kohë me bollëk për debate të gjata.

Page 3: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

3

E kuptuake mirë qiellin, i tha inxhinier Fatosi, që dukej mjaft i lodhur. Ai mori frymë thellë, lëvizi pak e mori një pamje si për të thënë ndonjë nga sekretet e rinisë. Por ai vazhdoi indiferent bisedën e lënë përgjysmë nga dita e djeshme. Tha se në shkollë kishte qenë nxënës dhe student i shkëlqyer, se kishte studiuar e vazhdon të studiojë edhe sot e kësaj dite si një peshkop i vërtetë, se nuk kishte bërë asnjë herë kopje dhe as i kishte dhënë kujt edhe pse shokët e shoqet ia kërkonin vazhdimisht. Kaloi një heshtje e lehtë, por ai me kapele peshkatari nuk duroi. Unë mendoj, tha ai, se edhe pamja jote nuk i lë gjë mangët një peshkopi. Por, inxhinier, të mos i japësh ndihmë atij që ndodhet në vështirësi, kur dhe ta paska kërkuar, kjo, më fal, por nuk është ndonjë trimëri apo zotësi, përkundrazi, është egoizëm i theksuar e dashakeqësi e pa akceptueshme. Është njëlloj, tha ai, sikur të kesh xhepin plot monedha e të mos i japësh një cent shokut tënd që i mungon për të blerë një paketë cigaresh, për shembull. Është njëlloj si të mos dallosh peshkun nga ngjala, zoti peshkatar, ironizoi Tosi. E kupton ti çfarë krahasimi bëre? Unë ngordh duke mësuar përmendësh të gjitha parimet dhe formulat e vështira të shkencës, ndër kohë që t'i shqepesh duke bërë të shtatë palët e qejfeve e në fund ti më kërkon pa të keq të dalësh baras me mua, në mos dhe pak përpara meje. Ka paturpësi më të madhe se kjo? As komunizmi i barazisë sociale nuk e pranon këtë ide. Pale ky kapitalizmi që po sajojmë. Natyra nuk u ka dhënë të gjithëve të njëjtin tru, tha zooveterineri që inxhinjeri e quante peshkatar, duke i shoqëruar fjalët me një buzëqeshje ironike, ashtu siç nuk u ka dhënë as të

Page 4: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

4

njëjtën gjatësi trupore, pale të tjerat. Ty të ka lënë xhuxh, mos të të vijë keq, ndërsa mua hosten. Ndaj dhe ka lejuar të jepet ndihmë e ndërsjellë. Nëse unë arrij të marr kokrrat nga dega e mollës, ti nuk do të qëndrosh duke më parë si ha unë. Do të kërkosh ndihmë dhe unë do të të jap më parë ty, pastaj do të ha vetë. Ti vazhdon me idiotizma, tha inxhinieri. Unë kam mësuar ta vë trurin në punë, miku im. Nuk mund të pres unë të thahet përroi për të kaluar në bregun matanë. Të dija të zgjuar, koleg. Por nuk e kuptoj pse kërkon t'i veshësh kostum të bukur e kuptim humanitar një vesi të ndyrë, siç është kopja. Pse nuk i jep kuptimin e vërtetë të vjedhjes, a ndoshta një kuptim edhe më të keq akoma. Në shkollë dënohet me ulje të notës së sjelljes, a me përjashtim, por në jetë vjedhja është krim, që i sjell dëm të madh shoqërisë deri dhe në konflikte serioze mes shtetesh. Fore Kreli, zooveterineri, u ngrit i nervozuar dhe i skuqur në fytyrë. Përmendi njerëzit e shumtë në nevojë dhe posterat kudo në stacione trenash e aeroporte me thirrje për ndihma ndaj tyre. Njëlloj duhet të jetë edhe në shkolla. Ti duhet ta pranosh se ke qenë një zbatues fanatik i rregullave dhe një frikacak i rëndomtë. Paske mbaruar shkëlqyeshëm, pale. Fatosi vazhdoi qetë, tregoi se kishte qenë në Paris e kishte kaluar nëpër Pigal. Tregoi për një rrugë me shtëpi përdhese, ku para çdo dere rrinte ulur a shtrirë një lypës a lypëse me dorën zgjatur e i drejtohej çdo kalimtari me "lasharite". Të gjithë të pa larë e të pa krehur, tha ai. Me ca vështirësi, por ai kishte hyrë në nja dy prej shtëpive të tyre e kishte parë brenda një pisllëk të tmerrshëm. Ata janë dembelë, tha ai, janë njerëz që nuk e duan punën, që nuk i pastrojnë as shtëpitë, as rrobat, as fytyrën. Dhe ne duhet t'i ndihmojmë se paska postera në çdo stacion. Po ty

Page 5: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

5

nuk ta mbush dot mendjen unë, se kapela që mban në kokë, është "pasqyrim adekuat i trurit tënd". Të gjithë qeshën me fjalët e fundit të Fatos Kafos. Edhe Forja qeshi me zë të lartë për shprehjen e bukur që sajoi Fatosi. Bukur, për zotin, kapela pasqyrim i trurit, dhe qeshi përsëri. Major Besimi, që e mbante veten si specialist për motin, kishte mbaruar shkollën e aviacionit në një zonë të largët të Ukrainës. Sipas Besimit, pedagogu i tij, një gjeneral i moshuar, nuk i vinte rëndësi ndonjë fjale a shenje që mund të këmbenin studentët me njëri-tjetrin në provimet me shkrim. Madje ishte gati të bindte këdo se kopje mund të bënte vetëm ai që e kishte mësuar lëndën, sepse, siç u ndodh të gjithëve, tregonte ai, ka gjëra që në moment s’të vijnë në mend. Dhe ai solli si shembull veten e vet, që nuk iu përgjigj dot shokut që e pyeti për emrin e djalit. Dhe shtoi se në çast e kapi një lloj paniku e nuk mundi të kujtonte dot as emrin e gruas. Studentët qeshën me të madhe. Dhe një situatë e ngjashme mund t’i ndodhë kujtdo, thoshte ai, sidomos në provim, kur ty të kërkohet të kujtosh “atë që dua unë dhe jo atë që ke dëshirë ti”. Më fal, Besim, por nuk mund të marrësh gjeneralin tënd plak për model në pedagogji, aq më tepër duke qenë në një shkollë aviacioni, tha Fatosi. Më dëgjo pak, inxhinier. Gjatë një provimi gjenerali pa një student që nuk po shkruante. E pyeti. Ai iu përgjigj se nuk i kujtoheshin ato dy tema dhe se ndihej tërësisht i bllokuar. Ti mos u shqetëso, i tha gjenerali, ja ku e ke librin, dhe ia la mbi tavolinë, gjej temat që të duhen, rikujtoji, mbylle pastaj librin dhe shkruaj përgjigjen. Studenti buzëqeshi i kënaqur, e shfletoi librin faqe për

Page 6: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

6

faqe, për të dytën a të tretën herë, por ato që i duheshin nuk i gjeti dot. Sipas gjeneralit, kjo ishte kërkesa minimale e mësimit, të cilën ai e formulonte: Të dish ku ta kërkosh dhe pastaj të dish ta gjesh atë që të duhet. Ai që nuk di këtë, ai nuk di asgjë. Besimi morë frymi si i lehtësuar që arriti ta tregojë atë që deshi dhe pastaj shtoi: gjenerali kishte të drejtë për konceptin e tij të kopjes; ajo nuk mund të quhet ndihmë, përkundrazi. Mekor Ameri, më i moshuari i grupit, e kishte tretur shikimin në pafundësi, por me vetëdijë analizonte gjithçka që dëgjonte nga shokët. Pastaj, si të zgjohej nga ndonjë ëndërr, tha se i dukej interesant diskutimi që hapi Tosi dhe se atij vetë i zbuloi ca kujtime jo fort të këndshme. Ai mendonte se problemi ishte shumë më shqetësues nga sa paraqitej. Për të kishte po aq sulme sa dhe mbrojtje, gjë që e linte problemin në baraspeshë, të pa prekur, të padënuar, madje shpesh me thurje lavdesh për ata që e bëjnë. Ai ndaloi ca sekonda, kaloi nëpër mend diçka e më pas filloi të tregonte. Mekor e quajnë edhe shokun tim të ngushtë, për të cilin dua t’u tregoj. Kishte ndodhur që vitin e fundit të gjimnazit ta fillonte e ta mbaronte në një nga qytetet, të cilin do ta quante më vonë si ndër dy a tre më të mirët e vendit, në mos më të mirin. Duket se fati e solli të qëndronte vetëm 9 muaj në atë qytet, si fëmija në barkun e nënës, e pastaj kush e di se kur do ta shihte për herë të dytë. Kujtoi kohën kur tek maturantët kishin filluar ethet e provimeve, ku ata do t’u tregonin komisioneve se ishin pjekur

Page 7: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

7

vërtet. Dhe si gjithnjë, ankthi më i madh ishte për matematikën. Maturantët sajonin lloj-lloj skemash se me kë dhe se ku duhet të ulelshin në sallën e madhe të palestrës, ku do të zhvillohej provimi. Mekori dhe një shoku i tij, një talent i lindur për poet, e kaluan gjithë lëndën me kujdesin që kanë alpinistët kur ngjiten në shkëmbinj, pa lënë asnjë nga ushtrimet e libri pa e zgjidhur për herë të dytë a të tretë, njëlloj si ata që kontrollojnë çdo gur nëse luan. Por, gjithsesi, shoku i tij dridhej nga frika. Jo se mund të mbetej i papjekur e pa dëftesë, por nga që donte notë sa më të mirë, se nota ishte e lidhur me shkollën e lartë, sidomos për të studiuar jashtë shtetit, në universitetet e lindjes, që ishin në modë atëherë. Ishte vit i veçantë ai për të cilin po tregoj. E gjithë administrata e lartë e pushtetit lokal ishte detyruar të kishte arsimin e mesëm, ndaj dhe gjimnazi punonte me dy turne. Kuadrot drejtuese ishin zotuar në organizatat e tyre të partisë për të marrë me nota te larta dëftesën e pjekurisë. Nëse nxënësit e ditës ishin një herë të shqetësuar nga provimi, kuadrot e administratës ishin njëqind herë më shumë. Por edhe kontrolli thuhej se ishte dyfishuar me këtë rast. Mekori së bashku me shokun i tij u futën në palestër dhe zunë vend aty ku e kishin menduar më parë, por në çast erdhi Xhebrishi, profesori i gjuhës ruse dhe sekretari i rinisë për gjimnazin, u buzëqeshi, e ngriti nga vendi poetin dhe e mori me vete. U ngrit dhe Mekori por ai e uli në vend dhe i përshpëriti te veshi. "Mos u mërzit i dashur, do të të sjell një kuadër të

Page 8: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

8

rëndësishëm që të ma kesh kujdes t’ia shkruash mirë dhe bukur të gjitha. Do t’ia kesh nevojën më vonë, më kupton?” Mekori e ndjeu veten të humbur ende pa filluar. Vendi pranë mbeti bosh. As kuadri i Xhemrishit nuk u duk. Kaluan 35 minuta nga fillimi i provimit. Mekori iu hodhi një sy zgjidhjeve që kishte bërë për ndonjë gabim të mundshëm dhe u ngrit për t'i dorëzuar fletët në tavolinën e komisionit, të mbushur tej mase me lule, si për ndonjë çift që do të kurorëzonte martesën. Përfaqësuesi i ministrisë së arsimit, një profesor i njohur matematike me emrin Mandel Timo, e kapi Mekorin për krahu. Je në rregull nga trutë mor djalë, tha ai, për ku nxitohesh, ulu dhe kontrolloje punën që ke bërë. Kjo nuk është garë vrapimi, bukurosh, dhe as garë me kuaj, i tha Mandeli, ulu në tavolinë, qetësohu, kontrolloi për së dyti, bile edhe për së treti e pastaj dil. Le që çfarë do të bësh përjashta, vërdallë do të vish? Mekori, si të mos i kishte dëgjuar fjalët e tij, e pa në sy, la fletët mbi tavolinë dhe doli. Kishte dëshirë të vendoste ndonjë rekord por më shumë, mbase të krijonte ndonjë mundësi për shokun e vet. "E mbarove? Kaq shpejt? Hajde me mua lart në zyrën time, se është edhe zyra jote ajo, e gjithë komitetit të rinisë." Ishte Xhemrishi që po e tërhiqte, duke i ngjitur shkallët dy e nga dy. Ai i tregoi vendin ku të ulej, i vuri një tufë letrash të bardha përpara dhe i pëshpëriti në vesh. Këtu ke pesë fije letër me katër fije karboni mes tyre. Tani fillo menjëherë të bësh zgjidhjen e hollësishme të tezës. Kur të mbarojë kjo pesëshja e

Page 9: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

9

parë e fletëve të bardha, formo një të dytë, një të tretë, deri sa t’i mbarosh të gjitha ushtrimet e tezës. Kuptove? E mbaron shpejt ti, je rekordmen, veç shkruaje bukur e kuptueshëm, se ata që do ta marrin, do ta kopjojnë siç e ke bërë ti. Se kuadrot e nuk e njohin mirë shkrimin e dorës, flasin shumë, por lexojnë e kuptojnë pak. Jepi tani. Është detyra jonë t'i ndihmojmë ata të marrin maturën, kuptove? Në fakt, kështu ndihmojmë qeverisjen, tha ai, dhe për rrjedhojë, vazhdoi, ndihmojmë atdheun të ecë përpara. Mekori i tha Xhebishit se gjithçka që po dilte nga goja e tij ishte e shtrembër. Pastaj, pa e fshehur ironinë, iu afrua dhe i tha që ta shihte mirë në ballë se mos kishte ndonjë të shkruar që nuk e kishte parë dot në pasqyrë. Ai ishte afruar aq shumë sa tani ndjenin edhe frymën e njëri-tjetrit. “Kjo që më kërkon të bëj, aq më tepër ajo që ti do të bësh pas kësaj, duke qenë edhe profesor i këtij gjimnazi, që njihet si më i miri i vendit, është realisht një minë që ti po i vë, është një veprim kriminal, më kuptove?” Mos u mërzit ti, kampion, i kishte thënë Xhebrishi, pa lënë mangët ironinë e tij labe. Ti do t’i shkruash për mua. Ti nuk di gjë se çdo të buj unë me to. Ti e ke mbaruar provimin, ke dalë jashtë nga salla. Do marrësh notën maksimale dhe nuk mban më asnjë përgjegjësi. Dhe mbaje mend se ndoshta nuk takohemi. Ditën që do të jepen rezultatet, do të më presësh te lulishtja përballë, ulur në stol. Kuadrot dinë t’i trajtojnë miqtë e tyre, ndër të cilët hyn edhe ti, duke filluar nga ky çast. T’i thashë të gjitha, tani jepi gaz. Mekori e kuptoi që nuk dilte nga loja dhe i propozoi që numrin e kopjeve ta shtonin dhe njërën prej tyre t'ia çonte shokut të tij, poetit, që ai e kishte larguar.

Page 10: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

10

“Në vend, - tha, – të parën poetit, sepse më vret ndërgjegjja që e hoqa. Megjithatë, në palestër ku është ai, rreziku është më i madh, si në buzë gremine. Më duhet kujdes prej alpinisti.” Përfundimet e provimit të matematikës i dha drejtori i gjimnazit të pasnesërmen. Ai njoftoi për seriozitetin e punës së bërë, për rregullin e përsosur në provim dhe për rezultate shumë të mira të arritura nga maturantët. Përmendi në vazhdim si ngjarjen më me rëndësi, që shtatë nga maturantët e shkollës së natës, kishin arritur rezultate shumë të larta, një përputhje kjo shumë e bukur me cilësinë e punës së tyre në krye të pushtetit lokal dhe me zotimin e bërë në organizatat e partisë. * * * Kjo që tregove, Mekor, më kujtoi një ngjarje të padëgjuar ndonjëherë, të ndodhur në një nga gjimnazet e Tiranës, tha inxhinier Fatosi. Po ua tregoj siç ma tregoi djali, kur ishim ulur për të ngrënë drekën. Edhe ai, djali im, ishte në palestrën e shkollës ku përgjegjëse për mbarëvajtjen e provimit ishte mësuesja e tyre e matematikës, një mësuese e rreptë, por që rreptësia e saj venitej nga bukuria që rrezatonte nëpër korridoret e shkollës dhe jashtë saj. Ne prindërit ishim shumë të afërt me të, jo pse ajo ishte e bukur, por se ishte ajo që na thërriste shpesh e na këshillonte si t'i vinim në punë fëmijët. Bashkë me të në palestër ishin dhe nja katër a pesë mësues të tjerë, të shpërndarë nëpër cepat e sallës, për të mos lejuar askënd të kopjonte.

Page 11: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

11

U lexua teza, nuk kishte asnjë pyetje, nxënësit ulën kokat nëpër letra dhe nuk po shpejtonin të shkruanin. Lexonin dhe mendonin. Kaloi ndonjë orë. Erdhi për kontroll drejtori i shkollës, pa nëpër tavolinat ku punohej dhe u largua i kënaqur për rregullin dhe qetësinë që zotëronte. I bëri një lavd tërë buzëqeshje edhe mësueses, e cila e shoqëroi deri te dera e palestrës dhe para se ta mbyllte derën nga pas e kapi tek supi dhe e ftoi, duke e liruar plotësisht buzëqeshjen e saj, që të vinte përsëri. Nxënësit dëgjuan zërin prej tenori, të qeshurën gazmore të drejtorit dhe fjalët e tij “ti mendon se unë s'kam punë tjetër?” Mësuesja eci përmes sallës me hap të shpejtë e plot seriozitet dhe ndaloi pra tabelës së madhe në krye të palestrës. Fshiu me shpejtësi formulimin e pyetjeve dhe filloi të shkruajë zgjidhjet, duke filluar nga ushtrimi i parë. Ajo mbaroi dy të parat dhe iu drejtua nxënësve. Tani, tha ajo duke buzëqeshur, ju lutem shikoni fletët tuaja dhe nëse nuk i keni bërë kështu si i shihni në dërrasë, bëni korrigjimet e duhura. Kohë keni me bollëk. Nuk keni pse shpejtoni. Kjo është disi më tepër se minimalja për të marrë dëftesën e pjekurisë. Jepini tani, miqtë e mi. Kaloi pak a shumë një orë tjetër dhe papritur u hap përsëri dera e palestrës. Hyri drejtori duke biseduar me atë që kishte në krah. “Urdhëroni i dashur, tha drejtori, kjo është salla kryesore, ku është shumica e maturantëve. Unë s'ka shumë që isha. Gjendja është po ajo që lashë pak më parë, e qetë dhe e pastër si një akuarium, pa asnjë problem.” - Bukur vërtet, - tha inspektori i ministrisë, - të gjithë punojnë, qetësi e madhe dhe ...- dhe shikimi i tij mbeti i pa lëvizur

Page 12: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

12

mbi dërrasën e zezë. Ai qëndronte si ta kishte gozhduar njeri te këmbët dhe aq i tmerruar si të priste nga çasti në çast t'i binte tavani mbi kokë. Nuk u besonte dot as syve për për atë imazh që shihte. Mësuesja e matematikës u turr me vrap te dërrasa duke folur përçart. Mori copën e madhe të sfungjerit dhe filloi të fshinte me nervozizëm. “Ç'është kjo, e mbetur nga dje, nga konsultimi, nuk e vura re, asnjë nuk e vuri re, asnjë nuk tha gjë.” Ajo mbaroi së shuari dërrasën, fshiu duart tek përparësja, zbardhi fundin e zi dhe një pjesë të fytyrës, pastaj doli me vrap nga palestra, duke e përplasur derën me forcë. Në palestër nuk lëvizte asgjë. Nxënësit kishin ulur kokat. Mësuesit në cepat e sallës ishin zbehur e qëndronin si të murosur. U dëgjua vetëm zëri i dobët i inspektorit të Ministrisë. “Kot më fute në palestër. Ti e kishe parë që çdo gjë ishte në rregull.” Dhe të dy dolën. Mekori nuk foli asnjë fjalë, por pas pak pyeti. - Ti, Fatos e ke dëgjuar vërtet nga djali, apo nga gojë të tjera, si ndonjë thashethem të asaj kohe? - Nga djali, kur të mos kem njeri. Po, pse e vure në dyshim? - Në ç'vit ka ndodhur kjo, ose më mirë në cilin vit e ka marrë djali tënd dëftesën e pjekurisë? Fatosi u mendua pak dhe tha se ka qenë një nga vitet tetëdhjet e ... - Po, po, tha Mekori. Është plotësisht e saktë. - Mos ke qenë ti ai inspektori i ministrisë në atë provim?

Page 13: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

13

Mekori tha se ky rast, mund të ketë qenë ndoshta ngjarja më e rëndë e ndodhur ndër gjimnazet e botës, para viteve nëntëdhjetë, të shekullit te kaluar, natyrisht. Ajo mësuese ishte e rrallë për nga profesioni. Kam qenë nxënës i saj në praktikat tona pedagogjike. Ishte po aq e mirë në shpirt dhe po aq e ëmbël dhe e bukur si grua, sa ç’ishte edhe e çmendur. Burri i saj ishte shkencëtar me emër në akademinë e shkencave. Ç'mund të bëja unë me të, pas asaj ngjarjeje? Unë, përfaqësuesi i shtetit. Me veprimin që bëri, ajo duhej të përfundonte në gjykatë e prej andej në burg. Unë me drejtorin dolëm nga salla me fytyra të prishura, u ulëm në zyrën e tij, ndezëm në heshtje nga një cigare dhe nuk e zumë fare në gojë atë ngjarje. Heshtëm gjatë. Secili nga ne, veças nga njeri-tjetri, përpunonim mendimin se nuk kishim parë asgjë reale, ndoshta ndonjë një vizion dhe kaq. Shihnim nga dritarja pemët që lëkundeshin lehtë nga flladi i ngrohtë i fillimit të verës. U ngritëm dhe shkuam të pinim nga një kafe në klubin përballë. Atë ditë, mësuesja nuk u kthye në shkollë. As tre a katër ditë më vonë. Ishte shtruar në spital, sepse e sëmurë duhej të kish qenë. Unë me drejtorin shkuam ta takonim në spital, por ajo, sapo na pa në derë, ktheu kokën nga ana e murit dhe nuk deshi të na shihte në sy. Unë i urova shërim të shpejtë, i thashë se shkolla e nxënësit e saj po e prisnin, se të gjithë mësuesit ishin të shqetësuar për shëndetin e saj. Po të pres edhe unë, i thashë, nxënësi dhe praktikanti tënd. Nuk mund t'ia fal vetes, thoshte ajo si të fliste me vete, nuk mund t’ia fal, duke vazhduar ta mbante fytyrën nga muri. Pse, e pyeta, çfarë ke bërë që nuk ia fal vetes? Ti s'ke bërë asgjë, veç në ke parë ndonjë makth. Ti je vetëm pak e sëmurë, profesore, e do të shërohesh shumë shpejt. Ajo ktheu

Page 14: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

14

kokën, më pa, deshi të buzëqeshte, por nuk arriti dot dhe u kthye përsëri nga muri duke qarë me ngashërim. Në shkollë, siç më tha drejtori, nuk pati asnjë problem më vonë. Mësuesja e bukur e matematikës doli nga spitali. Burri e shoqëronte për krahu gjithandej. Ata të dy morën pjesë edhe në mbrëmjen e ndarjes së maturantëve. Por buzëqeshja e saj simpatike i ishte shuar përfundimisht dhe nuk iu shfaq më as dhe më vonë, kur doli në pension. - Më fal, por ti, nuk kishe frikë se mund ta pësoje edhe vetë nga ajo ngjarje? Deri sa e mora vesh unë, me aq pak lidhje me atë gjimnaz, mendo sa e sa të tjerë duhet ta kishin marrë vesh. Ti ishe një dëshmitar okular që nuk denoncove një krim. Ti duhej të përgjigjeshe para ligjit. - Eh, i dashur Tos. Sa herë e sjell në mend atë ngjarje aq herë e quaj veten me fat që nuk e denoncova. Një njeri normal, aq më tepër një nuse aq e mirë dhe e bukur, nuk mund ta bënte atë gabim fatal. Po të kisha bërë në atë moment qoftë dhe zhurmën më të vogël, ajo ndoshta mund të ishte hedhur nga dritarja e hapur, të cilën e kishte fare pranë kur po shuante atë që kish shkruar. Truri i saj në atë moment nuk punonte më. Kjo ishte fare e qartë. Por shumë nga njerëzit, mësues e prindër, e quajtën trimëreshë atë. Burrneshë, kishte thënë dikush nga mësuesit e fizkulturës. - Po djali tënd, Fatos, a e dënoi veprimin e saj? Jo, tha Fatosi, qau kur vajti me shokët e klasës për ta takuar në spital. Por ty të mbanin në gojë të gjithë mësuesit dhe nxënësit për qetësinë dhe maturinë që tregove.

Page 15: Bisedat në kohë shiu. Provimet

Mustafa (Muci) Fezga Nga bisedat në pyllin e Badenit_Provimet…

15

Mekori e falënderoi Tosin, për fjalët e mira, por shtoi se ka edhe gjëra që ai nuk mund t’ia falte vetes. “A mund të na i tregosh?” Një herë tjetër Tos, u përgjigj ai, sepse pas tregimit që nise ti, humori im është fare pranë pikës së ngrirjes. Shtator 2013