25
PROVIMET E LIRIMIT 2012 Tiranë, PRILL 2012 - - Njohja me dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e PL 2012 - Udhëzime për informatizimin e të dhënava dhe përpunimin statistikor të rezultateve të PL. - Plotësimi i tabelës së rezultateve të PL dhe i përgjigjeve të nxënësve për çdo kërkesë të pyetjeve. Pregatitur nga: Valbona SARAÇI, Ismet NESIMI

PROVIMET E LIRIMIT 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tiranë , PRILL 2012. PROVIMET E LIRIMIT 2012. - Njohja me dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e PL 2012 - Udhëzime për informatizimin e të dhënava dhe përpunimin statistikor të rezultateve të PL. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: PROVIMET E LIRIMIT 2012

PROVIMET E LIRIMIT 2012

Tiranë, PRILL 2012

- - Njohja me dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e PL 2012

- Udhëzime për informatizimin e të dhënava dhe përpunimin statistikor të rezultateve të PL.

- Plotësimi i tabelës së rezultateve të PL dhe i përgjigjeve të nxënësve për çdo kërkesë të pyetjeve.

- - Njohja me dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e PL 2012

- Udhëzime për informatizimin e të dhënava dhe përpunimin statistikor të rezultateve të PL.

- Plotësimi i tabelës së rezultateve të PL dhe i përgjigjeve të nxënësve për çdo kërkesë të pyetjeve.

Pregatitur nga:

Valbona SARAÇI, Ismet NESIMI

Page 2: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Në detaje do të shohim…

1. Forma e tabelës bazë të të dhënave të Dar/Za.

2. Udhëzime të përgjithshme dhe të detajuara për plotësimin e tabelës.

3. Forma e listës së pjesëmarrjes në provimet e lirimit.

4. Forma e listës së rregjistrimit në provimet e lirimit.

Page 3: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Tabela bazë e të dhënave të Dar/Za

Page 4: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të përgjithshme për plotësimin e tabelës

1. Tabela bazë e të dhënave është dokumenti kryesor mbi bazën e të cilës shkolla dhe me tej DAR/ZA, do të ndërtojë bazën e të dhënave për Provimet e Lirimit 2012.

2. Komisioni Shkollor i Provimeve të Lirimit (KSHPL) duhet ta plotësojë Tabelën bazë të të dhënave në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Plotësimi duhet të bëhet me shkronja të mëdha shtypi (kapitale) dhe detyrimisht në formatin e dhënë nga AKP.

3. Në Tabelën bazë të të dhënave, do të përfshihen të gjithë nxënësit që kanë mbaruar klasën e nëntë.

Page 5: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të përgjithshme për plotësimin e tabelës

4. KSHPL-ja, plotëson dhe dorëzon në KPL e DAR/ZA, Tabelën bazë të të dhënave të shkollës, deri më datë 20 Prill 2012.

5. KPL-ja e DAR/ZA bashkon dhe plotëson tabelat bazë, të të gjitha shkollave që ka në varësi, deri më datë 1 Maj 2012.

6. Tabela bazë e të dhënave e DAR/ZA, në përfundim të proçesit (20 korrik - 25 korrik), dorëzohet në AKP, në kopje sipas formatit të dhënë nga vetë AKP, dhe e plotësuar sipas këtij udhëzimi. Bashkë me kopjen elektronike dorëzohet në AKP dhe një kopje e printuar dhe e vulosur.

Page 6: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të detajuara për plotësimin e tabelës

1. Nr. Rendor, shënohet numri rendor për çdo nxënës.

2. Nr. Rregjistrimit, do të përmbajë numrin e rregjistrimit për çdo nxënës, i cili duhet të jetë një numër 4-shifror, psh 1000, 1001, .. etj, ose duke filluar nga 2000, 2001, .. etj. Ky numër përcaktohet në DAR/ZA dhe do të përdoret për proçesin e sekretimit të testeve.

3. Dar/Za, shkruani emrin e Dar ose Za ku ndodhet shkolla, pranë së cilës nxënësit do të japin Provimin e Lirimit.

Page 7: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të detajuara për plotësimin e tabelës

4. Emri Q/F, shkruani emrin e qytetit ose fshatit në të cilin ndodhet shkolla.

5. Q/F, shkruani vetëm Q nëse shkolla është në qytet dhe vetëm F nëse shkolla është në fshat.

6. Emri i shkollës, shkruani emrin e shkollës ku është i rregjistruar nxënësi.

7. Mjedisi, shkruani mjedisin në të cilin nxënësit do të zhvillojnë provimin e lirimit. Kjo fushë plotësohet nga DAR/ZA.

Page 8: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të detajuara për plotësimin e tabelës

8. Publike/Jopublike, shkruani PUBLIKE nëse shkolla është publike, dhe JOPUBLIKE nëse shkolla është jopublike.

9. Emri, Atësia, Mbiemri, shkruani emrin, atësinë dhe mbiemrin e nxënësit.

10. Data, Muaji, Viti, shkruani të plotë daten, muajin dhe vitin e lindjes në kolonat përkatëse për secilin nxënës.

Page 9: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të detajuara për plotësimin e tabelës

11. Gjinia M/F, shkruani gjininë përkatëse të nxënësit F ose M.

12. Amza, shkruani të numrin e amzës që ka secili nxënës në shkollë.

13. Klasa, shkruani saktë klasën në të cilën nxënësi ka bërë pjesë. Psh. 9A, 9B, etj.

14. Kalueshmeria, shënoni N, për nxënësit që kanë ngelur në klasë dhe nuk fitojnë të drejtën për të hyrë në provimet e lirimit. [Kjo fushë plotësohet nga DAR/ZA, në bazë te informacionit që merr nga çdo shkollë në përfundim të vitit shkollor.]

Page 10: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Udhëzime të detajuara për plotësimin e tabelës

15. Nota vjetore P1, shkruani për secilin nxënës notën vjetore të Gjuhës Shqipe dhe Leximit Letrar.

16. Nota P1, shkruani notën me të cilën është vlerësuar nxënësi në provimin e lirimit të Gjuhës Shqipe dhe Leximit Letrar.

17. Nota vjetore P2, shkruani për secilin nxënës notën vjetore të Matematikës.

18. Nota P2, shkruani notën me të cilën është vlerësuar nxënësi në provimin e lirimit të Matematikës.

Page 11: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Forma e listës së pjesëmarrjes në provimet e lirimit. LISTA E PJESËMARRJES NË PROVIMET E LIRIMIT

LËNDA: ___________________ DATA: _________________

Këta nxënës kanë fituar të drejtën që t’i nënshtrohen provimeve të lirimit 2012.

Nr. rendor Emri Atësia Mbiemri

Nr. i rregjistrimit Shkolla Mjedisi

Mungon/ Merr pjesë

Emri i AP. dhe Salla

1 2 3 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

Page 12: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Përse përdoret lista e pjesëmarrjes?

1. Lista e pjesemarrjes perdoret nga PAP dhe AP.

2. Lista e pjesëmarrjes do të shërbejë vetëm për të drejtuar procesin e hyrjes së nxënësve në mjedisin e provimit.

3. Listën e pjesëmarrjes në provim, PAP do ta ketë për përdorim personal (nuk e dorëzon) dhe aty mund të kryejë dhe shënime të ndryshme mbi ndarjen e AP, administratorëve të sekretimit (AS) dhe mungesat e nxënësve.

Page 13: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Përse përdoret lista e pjesëmarrjes?

4. PAP drejton hyrjen e nxënësve në mjediset e provimit një orë përpara fillimit të tij duke ndjekur rigorozisht rendin zbritës të listës së pjesëmarrjes në provim.

5. AP i caktuar për të administruar provimin në sallën e parë drejton të gjithë nxënësit e programuar për ta zhvilluar provimin në atë sallë, dhe cakton vendin e tyre duke ndjekur rendin e hyrjes.

6. Në rastin kur një nxënës mungon ose është me vonesë PAP mban shënim në listë dhe plotëson vendin me nxënësin pasardhës. Me këtë rend hyrje veprohet dhe për sallat/klasat e tjera deri në sallën/klasën e fundit.

Page 14: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Forma e listës së rregjistrimit

Page 15: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Përse përdoret lista e rregjistrimit?

1. Lista e rregjistrimit përdoret për proçesin e sektretimit. [Çdo nxënës pjesëmarrës duhet të firmosë në listën e rregjistrimit në kolonën përkatëse.]

2. Lista e rregjistrimit përdoret më tej nga KPL në DAR/ZA, për të kryer proçesin e ç’sekretimit.

Page 16: PROVIMET E LIRIMIT 2012

PYETJE

Page 17: PROVIMET E LIRIMIT 2012

PLOTËSIMI I TABELËS SË REZULTATEVE TË

TESTEVE SIPAS KËRKESAVE

Tabela e rezultateve sipas kërkesave të testeve është dokumenti, mbi bazën e të cilit AKP do të bëjë analizën e testeve, do të bëjë studime dhe do të nxjerrë përfundime mbi rezultatet e Provimit të Lirimit 2012.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E TABELËS

Page 18: PROVIMET E LIRIMIT 2012

TABELA E REZULTATEVE TË TESTEVE SIPAS KËRKESAVE

Nr. Ren Dar/Za Nr rregjistr. P1 P2 P3 P4 P5 P6 P7 P8 P9 P10 P11 P12 P13 P14 P15 P16 P17 P18 P19 P20 P21 P22 P23 P24 P25

Page 19: PROVIMET E LIRIMIT 2012

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

Komisioni i Provimit të Lirimit (KPL), duhet ta plotësojë tabelën e rezultateve sipas kërkesave të testeve, në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Plotësimi duhet të bëhet detyrimisht në formatin e dhënë nga AKP.

Në tabelën e rezultateve sipas kërkesave të testeve, do të përfshihen rezultatet e të gjithë nxënësve që kanë marrë pjesë në provimet e lirimit (PL).

Tabela e rezultateve sipas kërkesave të testeve, plotësohet veç për provimin e Gjuhës shqipe e Leximit letrar dhe veç për provimin e Matematikës.

Tabela e rezultateve sipas kërkesave të testeve e DAR/ZA, dorëzohet në AKP në periudhën 20 korrik -25 korrik 2012, në kopje elektronike, sipas formatit të dhënë nga vetë AKP, dhe e plotësuar sipas këtij udhëzimi.

Tabela e rezultateve sipas kërkesave të testeve do të formatohet në mënyrë të tillë që të shmangen gabimet e mundshme, gjatë hedhjes së të dhënave.

Tabela e rezultateve sipas kërkesave të testeve, do t’u jepet DAR/ZA-ve në disk dhe e formatuar, ditën që do merren materialet e testit të Gjuhës shqipe dhe Leximit letrar.

Page 20: PROVIMET E LIRIMIT 2012

UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E

TABELËS TË TË DHËNAVE SIPAS KËRKESAVE

Nr. Rendor, shënohet numri rendor për çdo nxënës.

Dar/Za, shkruani emrin e Dar ose Za ku ndodhet shkolla, pranë së cilës nxënësit kanë dhënë provimin e lirimit.

Fushat 1, 2, plotësohen nga DAR/ZA, pasi të jenë hedhur të dhënat.

Page 21: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Nr. Rregjistrimit, shkruhet numri i rregjistrimit për çdo nxënës, i cili merret nga testi tashmë i ç’sekretuar.

Plotësimi i fushave P1, P2........P25 Në fushat (kolonat) P1, P2, ...........P25, do të hidhen përgjigjet

e nxënësve për çdo kërkesë të pyetjeve.

- Testet do të kenë gjithsej 25 pyetje. Nga këto 13 pyetje do të

jenë me alternativa dhe 12 pyetje me zhvillim.

- Numri total i pikëve për çdo test do të jetë, 50 pikë.

Page 22: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Me qëllim që AKP të bëjë një analizë sa më reale dhe të plotë të testeve, të dhënat mbi përgjigjet e nxënësve në test do të hidhen në tabelë në këtë mënyrë: për pyetjet me alternativa do të shënohet në fushën (kolonën)

përkatëse në tabelë, alternativa që ka qarkuar nxënësi, P.sh. A ose B ose C ose D, dhe jo pikët që kanë vënë korigjuesit.

nëse nxënësi nuk ka qarkuar asnjërën nga alternativat në fushën përkatëse do të shënohet 8.

nëse nxënësi ka qarkuar më shumë se një alternativë në fushën përkatëse do të shënohet 9.

për pyetjet me zhvillim do të shënohet në fushën (kolonën) përkatëse në tabelë numri i pikëve që ka marrë nxënësi, p.sh. 0 ose 1 ose 2 ose 3, etj.

nëse pyetja me zhvillim është e ndarë në dy a më shumë kërkesa, në tabëlë do të ketë fushën (kolonën) e vet çdo kërkesë p.sh. P18a, P18b dhe do hidhen pikët për secilën kërkesë më vete.

Page 23: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Për të shmangur gabimet e mundëshme gjatë hedhjes së të dhënave, tabela do të jetë e formatuar në këtë mënyrë: në fushat ku do të hidhen alternativat (pyetjet me

alternativa), qelizat nuk pranojnë asnjë simbol tjetër pëveç A, B, C, D, 8 dhe 9

në fushat ku do të hidhen pikët, për pyetjet me zhvillim, do të pranohen vetëm shifrat në kufijtë e pikëve të çdo kërkese. P.sh. nëse kërkesa ka dy pikë fusha pranon vetëm shifrat 0, 1, 2.

Page 24: PROVIMET E LIRIMIT 2012

Është e nevojëshme që para se të dorëzohet në AKP tabela të kontrollohet dhe të korigjohet nëse konstatohet ndonjë pasaktësi.

Së fundi është e domosdoshme që operatorët që do të merren me hedhjen e rezultateve të testeve, të trajnohen nga DAR/Za-të, me qëllim që procesi të shkojë mbarë.

Page 25: PROVIMET E LIRIMIT 2012

PYETJE

Ju faleminderit!