147
B B A A Z Z A A T T E E K K R R I I M M I I N N A A L L I I S S T T I I K K Ë Ë S S M M E E T T A A K K T T I I K K Ë Ë N N K K R R I I M M I I N N A A L L I I S S T T I I K K E E PRISHTINË 2006 FSK/S 06/06 Doc.Dr. Borislav Petroviq

Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

Embed Size (px)

Citation preview

BBAAZZAATT EE KKRRIIMMIINNAALLIISSTTIIKKËËSS

MMEE TTAAKKTTIIKKËËNN KKRRIIMMIINNAALLIISSTTIIKKEE

PRISHTINË 2006 FSK/S – 06/06

Doc.Dr. Borislav Petroviq

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

1

Përmbajtja:

KAPITULLI I PARË: PUSIA

KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË

KAPITULLI I TRETË: RACIA

1. Përgatitjet për raci

2. Taktika e zbatimit të racisë

2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë

2.2. Dalja në vendin e racisë

2.3. Bllokada e brendshme

2.4. Bllokada e jashtme

2.5. Prezantimi zyrtar

2.6. Legjitimimi

2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë

2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve

2.9. Arrestimi

2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë

2.11. Shoqërimi

2.12. Zhbllokimi

2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë

2.14. Bastisja e personave

2.15. Vërtetimi i identitetit

2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave

2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike

2.18. Biseda informative

2.19. Bastisja e shtëpive dhe hapësirave tjera

2.20. Verifikimi i alibisë

2.21. Përfundimi i racisë

2.22. Analiza e racisë

2.23. Raporti mbi racinë

KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

2

KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL

1. Hyrje

2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ

3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar

4. Përcjellja e fshehtë këmbë

5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese

KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL

1. Vërejtje hyrëse

2. Kallëzimi penal i policisë

2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë

2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë

2.3. Të dhënat mbi parashtruesin e kallëzimit penal

2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin

2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale

2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale

2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale

2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar

2.4.5. Të dhënat mbi masat dhe veprimet e ndërmarra

2.4.6. Të dhënat mbi dëshmitë

2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmet dhe të dëmtuarin

3. Shtesat e kallëzimit penal

4. Plotësimi i kallëzimit penal

KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA

1. Koncepti i bastisjes

2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë

3. Objektet e bastisjes

3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera

3.2. Hapësira e hapur

3.3. Pasuria

3.4. Personat

4. Baza juridike e bastisjes

4.1. Marrja e vendimit për bastisje

4.2. Bastisja me urdhëresë të gjykatës

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

3

4.3. Bastisja pa urdhëresë të gjykatës

5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme

6. Kushtet juridike për bastisje

6.1. Koha e bastisjes

6.2. Prania e obliguar gjatë bastisjes

6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarëve

6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit

6.5. Përdorimi i forcës gjatë bastisjes

6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes

6.7. Prania e mbrojtësit në bastisje

6.8. Procesverbali për bastisjen

7. Taktika e bastisjes

7.1. Bastisja e shtëpisë

7.1.1. Përgatitjet për bastisje

7.1.2. Plani operativ i bastisjes

7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi

7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë

8. Bastisja e personave

8.1. Bastisja provizore e personave për çështje të sigurisë

8.2. Bastisja e detajuar e personave

9. Bastisja e mjeteve transportuese

9.1. Bastisja e automobilave të udhëtarëve

9.2. Bastisja e autobusëve

9.3. Bastisja e automjeteve transportuese të mallrave

9.4. Bastisja e trenit

9.5. Bastisja e objektit lundrues

9.6. Bastisja e aeroplanit

9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe automjeteve tërheqëse

9.8. Bastisja e objekteve publike

9.9. Bastisja e hapësirës së hapur

KAPITULLI I TETË: KONFISKIMI I PËRKOHSHËM

1. Konfiskimi i përkohshëm

2. Procesverbali i konfiskimit të përkohshëm

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

4

3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm

KAPITULLI I NËNTË: INSPEKTIMI DHE REKONSTUKSIONI

1. Kuptimi i inspektimit

2. Karakteristikat e inspektimit

3. Detyrat e inspektimit

4. Organi inspektues

5. Tekniku i kriminalistikës si person kompetent

6. Inspektimi dhe ekspertët

7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor

7.1. Aspekti kriminalistik

7.1.1. Procedimi i kujdestarisë operative

7.1.2. Fazat e inspektimit

8. Rekonstruksioni i ngjarjes

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

5

KAPITULLI I PARË: PUSIA

Pusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhe arrestimit të autorëve të veprave penale.

Për sukses të pusisë është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve kriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë). Duke pasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësisht karakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë e përbëjnë konspiracioni dhe befasia. Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë përgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë të personave interesantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e veç. Gjatë pushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi, konspiracioni duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe pusia nuk do të jetë efikase.

Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe i rrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, si edhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale. Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojë personi ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhet stërshitja e drogës. Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret, sheshet, udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat, stacionet e autobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar.

Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë vepra të ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz, falsifikimi i parave dhe dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj.

Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet vlerësimi i vendeve ku planifikohet vepra penale. Në të vërtetë, në qoftë se policia siguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër të caktuar penale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset pikërisht në objektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë. Në këtë rast, qëllim i pusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i kriminelëve.

Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera kriminalistike e hetimore, siç janë: arrestimi, bastisja e personave dhe objektit, shoqërimi, marrja në biseda informative etj.

KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË

Në shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me stërvitje speciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë. Shqisat e qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e dëgjimit te qeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe shqisa e të parit, sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se sa njeriu dhe, përveç kësaj, sheh mirë edhe në terr. Por, shqisa e të nuhaturit është shqisa më me

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

6

vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka dëshmuar se të nuhaturit e qenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa të nuhaturit e njeriut gati një milion herë.

Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre, qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra të ndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë për lidhje dhe qentë sanitarë.

Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues. Ata mund të shërbejnë për gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve të veprave penale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese.

Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa drogave, qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e kanabisit dhe opiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës është e nevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet stërvitjes, disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa drogave halucinogjene dhe amfetaminave.

Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin. Ata mund të përdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave, automobilave të udhëtarëve, trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhe magazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhe hapësirave të hapura. Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit, mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse është futur para pak kohësh.

Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që qeni të dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur droga. Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të zbulojë shtëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në objektin e caktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi. Natyrisht, gjurmimi duhet të bëhet nën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në mënyrë që objekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Së këndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi i policit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur, në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të nuhaturit të qenit në secilin rast konkret.

KAPITULLI I TRETË: RACIA

Racia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e hapësirës së hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të gjithëve dhe kontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës. Në rastet e zbulimit të personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen dhe shoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik, kurse mjetet konfiskohen përkohësisht.

Marrja e vendimit për zbatimin e racisë nënkupton ekzistimin e informacioneve se në një hapësirë të caktuar ose në një objekt të caktuar

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

7

tubohen persona të shpallur në kërkim, persona që dyshohet se kanë mjete për kryerjen e veprave penale, persona që përgatisin ose planifikojnë kryerjen e veprave penale, si dhe personat që kanë kryer vepra penale por nuk janë identifikuar si të tillë.

Pas marrjes së vendimit për zbatimin e racisë është e domosdoshme të hartohet plani i veprimit dhe në bazë të tij të bëhen verifikime dhe përgatitje të detajuara, pa të cilat nuk mund të zhvillohet një raci.

1. Përgatitja e racisë

Në kuadrin e përgatitjeve të racisë është e domosdoshme të bëhet verifikimi i të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me personat apo me mjetet e veprave penale si edhe mbi objektin ku do të zhvillohet racia, sepse kjo është shumë e rëndësishme.

Kur bëhet fjalë për persona të dyshuar, atëherë është e nevojshme të grumbullohen sa më shumë informacione mbi biografinë e tyre kriminale si edhe mbi lidhjet e tyre me kriminelë të tjerë. Po kështu, është e nevojshme të sigurohen sa më shumë informacione për strukturën e veprimtarisë kriminale me të cilën merren personat e dyshuar, sepse prej kësaj varet zgjedhja e taktikës së kontrollimit dhe bastisjes së hapësirës, gjegjësisht karakteristikat morfologjike të disa mjeteve të caktuara të veprave penale.

Duhet të theksohet posaçërisht rëndësia e vëzhgimit të fshehtë të objektit të racisë. Pa vëzhgim të objektit të dyshuar nuk është e mundur të përcaktohen të gjitha karakteristikat e tij, kështu që nuk është e mundur të përcaktohet numri i policëve që do të marrin pjesë në raci dhe as taktika precize për zbatimin e racisë.

Më në fund, pa përgatitje të mira nuk do të mund të hartohet as plani adekuat për zbatimin e racisë.

2. Taktika e zbatimit të racisë

Racia mund të fillojë vetëm pasi të gjithë policët të jenë njoftuar me planin. Këtu është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht prej specifikës së secilës situatë konkrete, ndërmarrja e veprimeve të caktuara kriminalistike ose hetimore duhet të rrjedhë sipas orarit të caktuar. Kjo do të thotë se racia paraqet një mozaik të veprimeve të përcaktuara me saktësi, efikasiteti i të cilave, para së gjithash, varet pikërisht prej rendit të veprimeve të ndërmarra. Për këtë arsye, është e domosdoshme që policët t'i përmbahen metodologjisë së racisë, e cila bazohet mbi kërkesat e praktikës bashkëkohore kriminalistike.

Racia fillon me vëzhgimin e fshehtë të objektit ose hapësirës së caktuar dhe vazhdon me bllokadën e brendshme dhe të jashtme, me legjitimin, kontrollimin ose bastisjen e personave dhe hapësirës, me konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, me arrestimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar në lokalet e policisë, e pastaj me zhbllokimin e objektit ose

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

8

hapësirës dhe me vëzhgimin e objektit ose të hapësirës, që paraqet përfundimin e pjesës së parë të racisë.

Pjesa e dytë e racisë fillon në lokalet e policisë, së pari, me bastisjen e detajuar të personave të shoqëruar, me konfiskimin e përkohshëm të mjeteve eventuale, e pastaj mund të fillojë me marrjen në bisedë informative. Varësisht prej rastit konkret, pason ndërmarrja e veprimeve tjera, siç janë: bastisja e shtëpisë apo hapësirave tjera, verifikimi i alibisë dhe dërgimi i personit të arrestuar në institucionin ndëshkues-korrektues apo lirimi i tij nga arresti. Pas përfundimit të racisë organizohet një takim i të gjithë pjesëmarrësve, në të cilin bëhet analiza kritike e racisë e pastaj hartohet raporti përfundimtar.

2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë

Racia mund të zbatohet në objekte të caktuara, siç janë: diskotekat, kafeteritë, restorantet, hotelet, stacionet e autobusëve e stacionet e trenave, si edhe në hapësira të caktuara të hapura, siç janë: tregjet e plaçkave, sheshet, pjesët e lagjeve, ndonjë rrugë e caktuar, vend-piknik, etj. Para se të shkojë policia në vendin e caktuar, është e domosdoshme që ai vend të vëzhgohet. Për këtë punë është e mjaftueshme të angazhohen dy-tre policë, të cilët do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë objektin ose hapësirën e caktuar si edhe rrethinën e afërt. Ky vëzhgim fillon disa orë para kohës së caktuar për fillimin e racisë, zgjat gjatë gjithë kohës së zbatimit të racisë dhe përfundon pas zhbllokimit të objektit ose hapësirës ku është kryer racia.

Vëzhgimi i fshehtë bëhet me qëllim të vërejtjes së ngjarjeve ose zhvillimeve eventuale të pazakonshme ose të paparashikueshme. Mos vërejtja me kohë e ngjarjeve ose zhvillimeve të tilla mund të ketë ndikim të rëndësishëm në efikasitetin e racisë, si edhe në vetë ndërmarrjen e racisë. Ngjarje dhe zhvillime e tilla mund të jenë, p.sh. zbrazja e papritur ose mbyllja e restorantit, kafiterisë ose diskotekës, gjë që mund të ndodh rastësisht apo si pasojë e shkeljes së parimeve të konspiracionit. Po ashtu, është e mundur që në rrugë të bëhet një bllokim i komunikacionit ose të kalojë ndonjë ekskursion ose ndonjë vizitë e paplanifikuar e një delegacioni të caktuar, gjë që mund të shkaktojë shtyrjen e kohës së caktuar për fillimin, madje edhe ndryshimin e datës së zbatimit të racisë. Prandaj, sigurimi me kohë mbi rastet si këto që u përmendën ose të ngjashme do t'i mundësojë udhëheqësit të racisë që të marrë vendime përkatëse, qoftë për heqjen dorë nga koha e planifikuar për fillimin e racisë, qoftë për shtyrjen e racisë për disa ditë. Pra, qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri të madh policësh në një lokalitet të caktuar, në kushte dhe rrethana të paparashikuara apo të papërshtatshme, sepse kjo do të ndikonte negativisht jo vetëm në efikasitetin e tyre, por edhe do të vinte në pikëpyetje ndërmarrjen e racisë në rastin konkret.

Nëpërmjet vëzhgimit të rrethinës së ngushtë të lokalitetit ku zhvillohet racia mund të vërehet reaksioni i qytetarëve dhe i kriminelëve. Me interes të veçantë është vërejtja e reaksionit të kriminelëve që kanë për qëllim

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

9

pengimin e punës së policisë. Këto vërejtja i përcillen menjëherë udhëheqësit të racisë, i cili ndërmerr masat e nevojshme, siç është, p.sh. dërgimi urgjent e përforcimeve, në mënyrë që racia të mund të zhvillohet në mënyrë të papenguar. Më në fund, pas zhbllokimit të vendit të racisë, është me interes të vërehen reaksionet e caktuara dhe komentet lidhur me vetë racinë dhe, eventualisht, të zbulohen kriminelët që kanë ardhur të marrin lëndët e veprës penale që nuk janë gjetur dhe nuk janë konfiskuar gjatë racisë.

2.2. Dalja në vendin e racisë

Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë që eventualisht mund të ndikonte në planin e mëhershëm për zbatimin e racisë, pjesëmarrësit nisen në kohën e saktë nga stacioni i policisë dhe shkojnë në vendin ku zbatohet racia. Dalja në vendin e racisë bëhet sipas rrugës së përcaktuar qartë në fazën e përgatitjeve. Në plan parashikohet saktë deri ku mund të shkohet me automjete dhe prej ku shkohet këmbë, ashtu që të ruhet konspiracioni i plotë derisa të bëhet bllokada e objektit. Për këtë arsye, pavarësisht prej numrit të policëve dhe automjeteve, duhet të respektohet drejtimi i lëvizjes që është caktuar më parë, qysh prej daljes nga stacioni i policisë e derisa të arrihet në vendin e ngjarjes.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një drejtim lëvizjeje. Në vendin e ngjarjes, policët mund të veprojnë në mënyrë individuale ose në grupe, që do të thotë se është e dëshirueshme që ata të lëvizin edhe në drejtime të ndryshme, për të ruajtur konspiracionin. Ndryshimi eventual i lëvizjes së planifikuar mund të bëhet vetëm me urdhër të udhëheqësit të racisë, në qoftë se për këtë shtrohet nevoja, si për shembull në rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit ose të ngjashme.

2.3. Bllokada e brendshme

Bllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së jashtme, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Numri i policëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet varësisht prej madhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një numër i caktuar i policëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe duhet të jenë relativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal, hyjnë në objektin ose hapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Ky duhet të jetë funksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme, sepse kur të bëhet bllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të caktuara brenda hapësirës së bllokuar.

Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti. Në qoftë se kjo është e pamundur, është e logjikshme që ata të përpiqen që t'i hedhin mjetet e veprës penale si edhe armët që mund t'i kenë me vete. Këtë mund ta bëjnë në disa mënyra. Së pari, ata përpiqen që të fshehin shpejt e shpejt mjetet e veprës penale në vende më të përshtatshme, siç janë: ujëvara e Ë C-së, shporta e bërllokut, hapësirat brenda banakut ose kuzhinës, kurse në hapësira të hapura mund të jenë gjërat e mbuluara, siç janë: kontejnerët e bërllokut, kanalizimi, të çarat në tokë, në mure apo

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

10

në drurë, etj. Së dyti, në qoftë se nuk kanë kohë që mjetet e veprës penale t'i fshehin në vendet e përmendura, varësisht prej mjetit që kanë me vete, kriminelët kërkojnë ndihmën e të njohurve dhe njerëzve të ndershëm. Për shembull, drogën, paratë e falsifikuara, revolen ose thikën, kriminelët mund t'ua japin femrave që i njohin, për shkak se femrat janë më së paku të dyshimta për policinë dhe kontrollohen në mënyrë më sipërfaqësore nga policia.

Kriminelët evitojnë shumë shpesh kontrollin e policisë duke ua lënë mjetet e veprës penale personave të panjohur, të cilët gjenden në vendin e bllokuar. Pasi i shikojnë me kujdes që t'i mbajnë në mend, ata ua lëshojnë në xhep apo në çantë mjetet e veprës penale, më shpresë se ata nuk do të kontrollohen nga policia e pastaj do t'ua marrin përsëri. Në qoftë se nuk janë në situatë që në ndonjërën prej mënyrave të përmendura të lirohen nga mjetet e veprës penale, kriminelëve u mbeten dy mundësi: që t'i asgjësojnë, nëse është e mundur, për shembull duke e hedhur drogën në Ë C, kanalizim ose lavabo, ose duke i hequr prej vetës e veprës penale dhe duke i lënë në hapësirën në të cilën gjenden. Përveç këtyre, duhet të kihet parasysh se disa persona, sidomos kriminelët që gjenden në arrati, përpiqen të fshehen, varësisht prej karakteristikave të hapësirës së bllokuar.

Të gjitha situatat dhe ngjarjet brenda objektit ku zhvillohet racia mund të vërehen nga policët që marrin pjesë në bllokadë, para së gjithash, duke vëzhguar në mënyrë të fshehtë gjithë hapësirën dhe njerëzit e pranishëm. Policët që bëjnë vëzhgimin e fshehtë brenda objektit të bllokuar, sipas nevojës, mund të reagojnë duke hequr dorë nga roli i tyre konspirativ, kështu që ata mund të veprojnë për të parandaluar asgjësimin ose fshehjen e mjeteve të veprës penale, madje edhe duke penguar lëvizjen e kriminelëve e personave të dyshuar brenda objektit të bllokuar. Përveç kësaj, këta policë mund t'u ofrojnë mbrojtje policëve që hyjnë në hapësirën e bllokuar dhe kryejnë veprime të caktuara në kuadrin e racisë.

2.4. Bllokada e jashtme

Pas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është bllokada e jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga policët me uniformë. Bllokada e jashtme duhet të bëhet në mënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy objektiva: së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e bllokuar dhe, sipas nevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda hapësirës së bllokuar. Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe mundësia e rezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj bllokada e jashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose mbështetje për policët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e personave të caktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që kriminelëve t'u vijë ndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e ndihmësit e tyre, nga jashtë. Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të mos parashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grup kriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

11

kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose hapësira ku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së jashtme duhet të jenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në këso situatash.

Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i qeneve të stërvitur zyrtarë.

2.5. Prezantimi zyrtar

Pavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme që policët të prezantohen në mënyrë zyrtare. Të gjithë të pranishmit në brenda objektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar dhe që mënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale. Prezantimi zyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohet racia dhe situatës së caktuar.

2.6. Legjitimimi

Renditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund të jetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale. Në qoftë se në plan të parë duhet të jetë maturia, atëherë veprimi i parë i policisë duhet të jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë. Por, në rastin e zbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e qytetarëve që gjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as njerëz të dyshimtë. Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet t'u përshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të mos kufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja të prishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave të pranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuar paraprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit, vlerësohet nëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të bllokuar apo duhet të lirohet të dalë jashtë. Eliminimi i shpejtë i personave që nuk janë të dyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe për sigurinë e policisë dhe të personave tjerë brenda objektit. Personat që konsiderohen të dyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të veçanta (në qoftë se brenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një pjesë të caktuar të hapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë, mbahen nën vrojtimin e policisë deri në përfundim të racisë.

2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë

Meqenëse, në raste të zbatimit të racisë, bastisja bëhet në vende publike, është e natyrshme që bastisja të mos jetë e bastisje individuale e detajuar, si veprim hetimor, por si bastisje preventive për arsye të sigurisë. Në të vërtetë, policët mund t'i bastisin personat e caktuar, në qoftë se ekziston dyshimi se ata kanë armë ose mjete të përshtatshme për sulm fizik, në qoftë

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

12

se ekziston dyshimi se mund të hedhin, të fshehin apo të asgjësojnë mjetet e veprës penale, të cilat mund të konfiskohen dhe të përdoren si prova gjatë procedurës penale. Bastisja bëhet sipas normave të taktikës kriminalistike.

Duke pasur parasysh se personat bastisen në mënyrë publike, në sytë e qytetarëve të tjerë, midis të cilëve mund të ketë të njohur ose të afërm të personave që bastisen, policët duhet të kenë sjellje e veprime korrekte maksimale. Mënyra e veprimit gjatë bastisjes duhet të jetë korrekte, pavarësisht se personi që bastiset është kriminel apo qytetar i ndershëm. Pra, bëhet fjalë për një veprim shumë delikat të policisë, gjatë të cilit duhet të respektohen plotësisht parimet e veçanta etike. Veprimi mbi bazë të etikës së policisë është i domosdoshëm për shkak se bastisja është veprim që nuk e prek vetëm personin që bastiset, por edhe familjen, fqinjët dhe miqtë e tij. Prandaj, bastisja duhet të bëhet në mënyrë shumë të kujdesshme dhe duke respektuar plotësisht integritetin e personalitetit.

2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve

Sende që mund të konfiskohen përkohësisht janë sendet që duhet të konfiskohen sipas Kodit të Procedurës Penale, sendet që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale ose sendet e të mirat materiale që janë fituar me kryerjen e veprës penale. Duke pasur parasysh fazat e zbatimit praktik të racisë, ky veprim hetimor mund të ndërmerret brenda hapësirës së bllokuar, pas përfundimit të bastisjes së personave dhe të hapësirës për çështje të sigurisë si dhe pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë. Natyrisht, në stacionin e policisë mund të bëhet edhe bastisja e personave si veprim hetimor, për shkak të kushteve që janë të domosdoshme për punën e policisë.

2.9. Arrestimi

Gjatë operacionit të racisë, arrestimi i personave bëhet në mënyrë specifike. Racia është vetvetiu njëfarë veprimi që cenon liritë kolektive, pas gjatë këtij veprimi u kufizohet e drejta e lëvizjes të gjithë personave që janë gjetur brenda objektit ose hapësirës së bllokuar. Për këtë arsye, është e rëndësishme që policia t'u përmbahet me përpikëri dispozitave ligjore mbi arrestimin, pasi bëhet fjalë për kufizimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Por, është e arsyeshme që gjatë racisë të ndërmerren edhe veprime të tilla, pasi bëhet fjalë për veprime që kanë të bëjnë me zbulimin e autorëve të veprave penale. Gjatë racisë, personat mund të arrestohen për arsye të ndryshme, siç janë: të arratisurit nga burgu, të dënuarit që nuk u janë përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit, të dyshuarit që nuk u janë përgjigjur ftesës së gjykatave ose personat ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim për çfarëdo arsyesh.

Kur zhvillohet racia, arrestimi bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike-taktike, pavarësisht prej bazës juridike për arrestimin e personave të caktuar. Këto dispozita përfshijnë gjetjen dhe zbatimin e mënyrave më të përshtatshme të veprimit, të vështruar nga aspekte të ndryshme, siç janë: siguria personale e policit, siguria e qytetarëve, evitimi i rezistencës aktive,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

13

evitimi i arratisjes, evitimi i marrjes peng, evitimi i asgjësimit ose hedhjes së sendeve të veprave penale si edhe evitimi i vetëlëndimit.

2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë

Bastisja për çështje të sigurisë ose kontrolli i objektit të racisë mund të bëhet në praninë e disa personave ose të të gjithë personave që gjenden brenda hapësirës së bllokuar, varësisht prej situatës konkrete. Kjo bëhet me qëllim të gjetjes së personave që fshehen ose me qëllim të gjetjes së sendeve që mund të jenë fshehur. Para së gjithash, pas secilit rast individual të arrestimit është e domosdoshme që rrethina ku është bërë arrestimi të kontrollohet ose, së paku, të mbahet nën vrojtim, në mënyrë që të zbulohen sendet që mund të jenë hedhur. Pas kësaj, pas përfundimit të legjitimimit dhe bastisjes për çështje të sigurisë (e cila nuk është e detajuar), është e nevojshme që edhe objekti ose hapësira e hapur të kontrollohet ose të bastiset, me qëllim që të gjenden mjetet që mund të jenë fshehur. Zhbllokimi i objektit ose hapësirës nuk duhet të bëhet para se të bëhet kontrolli ose bastisja. Gjatë këtij veprimi është e preferueshme të përdoren edhe qentë e stërvitur zyrtarë.

2.11. Shoqërimi

Me qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuar shoqërohen në lokalet zyrtare të policisë. Ky shoqërim bëhet me automjet zyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë personave, kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituar komunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre. Shoqërimi është masë nëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë, në lokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar. Shoqërimi hyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja formale-juridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësaj problematike.

Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike, kurse ne, në këtë rast, do të ndalemi vetëm në disa segmente që kërkojnë kujdes të veçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të personave me automjet zyrtar ekzistojnë disa momente kritike, siç janë: hyrja në automjet, dalja nga automjeti dhe hyrja në stacionin e policisë.

I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar në automobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë të papërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset. Gjatë futjes në automjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit të përkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet e veprës penale që i ka me vete.

Edhe gjatë daljes nga automjeti, në afërsi të hyrjes së lokaleve zyrtare, personi i shoqëruar mund të përpiqet të arratiset, edhe duke i sulmuar policët. Praktika ka treguar se, në situata të tilla, policët nuk janë mjaft të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

14

koncentruar, sepse ata mendojnë se e kanë kryer gjithë punën e tyre, kurse krimineli e shfrytëzon pikërisht këtë. Për këtë arsye, policët duhet të jenë maksimalisht vigjilentë dhe, menjëherë pas nxjerrjes së personit nga automobili, ta kontrollojnë automobilin nëse personi ka hedhur ndonjë send të veprës penale. Kontrolli i automobilit në këtë rast është me interes të shumëfishtë. Së pari, gjetja eventuale e ndonjë sendi a mjeti (drogë, para etj.) i kontribuon suksesit të provave gjatë procedurës penale. Në qoftë se kontrolli i automjetit nuk bëhet në praninë e personit të shoqëruar, por bëhet më vonë, personi mund të mohojë se sendi a mjeti i gjetur ka qenë i tij. Më në fund, në rast të veprimit tjetër fare, policia kurrë nuk do të jetë e sigurt se kush e ka hedhur sendin a mjetin në automjetin zyrtar dhe, në rastin më të keq, kjo mund të shpie edhe te mundësia e keqpërdorimit. Për këtë arsye, është rregull që pas çdo shoqërimi, menjëherë dhe në prani të personit të shoqëruar, të bëhet kontrolli i automjetit me të cilin është transportuar personi i shoqëruar.

Por, edhe kur personi i shoqëruar vendoset në lokalin e caktuar zyrtar, nuk do të thotë se ka kaluar rreziku i rezistencës ose sulmit fizik, i vetëlëndimit ose arratisjes dhe i hedhjes ose asgjësimit të mjetit të veprës penale. Praktika ka treguar se kriminelët kanë ikur në mënyra të ndryshme, nëpër dyert e hyrjes ose nëpër dritare, kur është fjala për katet e ulëta, ose nëpërmjet qyngjeve të shiut, rrufepritësve, kërcimit në drurët e afërt, madje edhe kërcimit në kulme të automobilave të parkuar, kur bëhet fjalë për katet e larta. Këto janë vetëm disa prej mundësive të shumta që mund t'i shfrytëzojnë kriminelët, duke përfituar nga mungesa e syçeltësisë në lokalet zyrtare.

Përveç këtyre, policët duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shoqërimit të femrave, për shkak të reaksioneve të paparashikueshme të tyre.

2.12. Zhbllokimi

Pas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet zhbllokimi i objektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë graduale e sistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike. Zhbllokimi bëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që mund të ketë ndryshuar në vendin e ngjarjes. Kjo përfshin tërheqjen e organizuar të policisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare. Policët tërhiqen nga vendi i racisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë.

2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë

Pas zhbllokimit dhe tërheqjes së policisë, vendi ku është kryer racia është e nevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë. Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar pas legjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parë pasojat. Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku është kryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave penale, qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhur gjatë racisë. Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga racia

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

15

mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët okularë për rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i kujdesshëm, njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i mëvonshëm adekuat mund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar dhe mund të gjenden e të konfiskohen mjete të veprës penale.

Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, në diskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhe kamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë për veprimet në të ardhmen.

Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë.

2.14. Bastisja e personave

Pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë, fillon faza e dytë e racisë, e cila përfshin një përpunim kompleks kriminalistik të të gjithë të shoqëruarve.

Veprimi parë i paevitueshëm është bastisja e detajuar e të gjithë personave të shoqëruar. Kuptohet, paraprakisht, brenda objektit ose hapësirës së bllokuar, është bërë bastisja e tyre për çështje të sigurisë dhe kontrolli i personave të dyshuar, por në stacionin e policisë bahet bastisja e detajuar. Bastisjes së detajuar në stacionin e policisë i nënshtrohen edhe personat e shoqëruar te të cilët më parë mund të jetë gjetur e konfiskuar diçka. Kjo bëhet me qëllim që të gjenden e konfiskohen mjete dhe gjurmë të veprave penale, si edhe armë apo mjete të përshtatshme për sulm, për mbrojtje apo për vetëlëndim. Në qoftë se, gjatë bastisjes, gjenden mjete ose gjurmë të caktuara, armë ose mjete të caktuara, ato konfiskohen në pajtim me dispozitat e Procedurës Penale.

2.15. Vërtetimi i identitetit

Në qoftë se gjatë legjitimit, një person nuk është identifikuar, për çfarëdo arsyesh, identifikimi i tij është i domosdoshëm të bëhet pas shoqërimit dhe bastisjes së detajuar. Përcaktimi i identitetit është i nevojshëm për shumë arsye: personi nuk ka dokumente personale, personi nuk i jep të gjitha të dhënat mbi identitetin e tij, dyshohet se personi ka letërnjoftim apo dokument tjetër të falsifikuar, personi nuk ka dokumente identifikimi dhe, për shkak të metave psiko-fizike (shurdhmemec) nuk është në gjendje të japë të dhënat mbi identitetin e tij, etj.

Vërtetimi i identitetit është veprimtari kriminalistike-taktike dhe teknike e cila ndërmerret gjithnjë kur shfaqet dyshimi mbi identitetin e personit të caktuar. Vërtetimi i plotë i identitetit nënkupton vërtetimin e cilësive (juridike, faktike e fizike) sipas të cilave një person dallon nga të tjerët. Për rëndësinë e kësaj veprimtarie të policisë flasin edhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale (KPP), sipas të cilave policia mund të ndërmarrë masat e nevojshme në lidhje me vërtetimin e identitetit të personit, kurse në raste të caktuara personi

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

16

mund të arrestohet dhe mbahet në arrest. Gjithashtu, në bazë të Nenit 281, gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit ndaj personave që e fshehin identitetin e tyre ose kur ekziston rreziku që ai të arratiset dhe identiteti i tij nuk mund të verifikohet.

Identiteti mund të verifikohet me mjete të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme: vërtetimi i cilësive juridike mund të bëhet nëpërmjet të dhënave mbi gjendjen civile; identifikimi në bazë të fizionomisë së personave mund të bëhet nëpërmjet përshkrimit, fotografisë, të dhënave antropometrike dhe nëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë; identifikimi mund të behte edhe në bazë të vijave papilare të gishtërinjve ose shuplakave të duarve.

Është e domosdoshme që vërtetimi i identitetit të bëhet pikërisht në fazën e racisë, ndryshe nuk do të mund të vazhdojë përpunimi i mëtejmë kriminalistik i personit të dyshuar. Nuk është e mundur të bëhen verifikime kriminalistike ose të zhvillohet bisedë informative me një person identiteti i të cilit nuk është verifikuar plotësisht. Për këtë arsye, vërtetimi i identitetit është parakusht që kundër personit të caktuar të mund të ndërmerren çfarëdo veprimesh ose masash.

2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave

Sipas Nenit 205. alineja 1. të Kodit të Procedurës Penale, policia mund të fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtërinjve të tij, në qoftë se ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale. Përveç kësaj, sipas të njëjtit nen (alineja 2), prokurori publik mund të autorizojë policinë që të bëjë fotografimin, në rastet që është e domosdoshme të bëhet vërtetimi i identiteti të të dyshuarit ose në raste të tjera që kanë rëndësi për efikasitetin e procedurës. Gjithashtu, sipas të njëjtës dispozitë ligjore (alineja 3), në qoftë se është e nevojshme të vërtetohet se të kujt janë gjurmët e gishtërinjve që janë gjetur në ndonjë mjet, policia mund të marrë gjurmët e gishtërinjve të personit për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë në kontakt me mjetin në fjalë. Policia, me ndihmën e mjekut ose teknikut te kualifikuar, mund t'ia marrë të dyshuarit mostrat e flokëve, folikulës, pështymës, urinës, brisit të hundës, brisit të lëkurës përfshirë edhe të shputës, mostrat e thonjëve e të materialit nën thonj. Në raste të veçanta, policia mund t'i marrë këto mostra edhe vetë, pa ndihmën e mjekut ose teknikut medicinal.

Ky veprim bëhet me qëllim të caktuar gjatë zbatimit të racisë, sepse, në këtë rast, mund të ndodh që të arrestohen persona që dyshohet se kanë kryer vepra penale ose se kanë pasur lidhje me sendet dhe gjurmët e veprave penale, por identiteti i tyre nuk është e mundur të vërtetohet. Në këso rastesh, bëhet njohja nëpërmjet fotografisë ose fotografia publikohet në mjetet e informimit publik, në mënyrë që të bëhet vërtetimi i identitetit. Por, publikimi i fotografisë në mjetet e informimit publik mund të rezultojë me njohjen e ndonjë personi që ka kryer vepër penale, kështu që efekti do të jetë i plotë.

Përveç kësaj, fotografimi mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, në qoftë se bëhet fjalë për person të dyshuar për kryerjen e veprave penale ose për

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

17

përsëritës të veprave penale. Në të tilla raste, fotografia futet në albumin e fotografive të evidencës kriminalistike. Në qoftë se përsëritësi i veprave penale është fotografuar më parë, atëherë foto-albumi duhet të freskohet me fotografi të re.

2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike

Kur bëhet vërtetimi i identitetit ose kur identiteti është i njohur, pas bastisjes së detajuar të personave, fillon verifikimi kriminalistik. Vendimi për ndërmarrjen e racisë, përveç tjerash, bazohet edhe në informacionet mbi veprimtaritë kriminale të një personi ose të më shumë personave. Kështu, që në fazën e përgatitjes dhe planifikimit, duhet të bëhen verifikime të caktuara në evidencat e të dënuarve dhe evidencat kriminalistike, me qëllim të njohurive sa më të shumta për personat e caktuar. Por, gati gjithnjë, racia organizohet për të zbuluar e për të kapur një rreth të panjohur personash, për të cilët është e domosdoshme të bëhen verifikimet përkatëse.

Përveç evidencës së të dënuarve, është më se e domosdoshme që të verifikohen edhe evidenca MOS (mënyra e kryerjes së veprave penale), evidenca e kategorive të caktuara të kriminelëve (përsëritësit dhe kriminelët e specializuar), kartoteka e përgjithshme sipas alfabetit, evidenca e ofiqeve, evidenca e gjërave të vjedhura e të zhdukura, si edhe evidenca lajmërimit dhe çlajmërimit të vendbanimeve të qytetarëve, evidenca e letërnjoftimeve, evidenca e dokumenteve të udhëtimit, evidenca e shoferëve dhe automjeteve dhe regjistri i veprimtarisë hulumtuese.

Verifikimet e përmendura kriminalistike janë me interes, pa marrë parasysh se do të japin ose jo rezultate pozitive, sepse në këtë mënyrë policia formon profilin e caktuar të personave që përpunohen në mënyrë kriminalistike. Duke pasur parasysh karakterin kriminalistik të evidencave, këto verifikime është e mundur të kryhen shumë shpejt dhe në çdo kohë.

2.18. Biseda informative

Veprimi vijues që ndërmerret në kuadrin e zbatimit të racisë është zhvillimi i bisedës informative me personat e shoqëruar. Për kryerje me sukses të bisedave të tilla është e nevojshme të plotësohen disa parakushte. Këto janë: përgatitjet me kohë dhe hartimi i planit të bisedës, përcaktimi taktik i kohës dhe vendit të bisedës, aftësia që bashkëbiseduese të bindet për bisedë, si edhe zgjedhja e drejtë e pyetjeve dhe e taktikës së shtrimit të tyre, pra taktikës së marrjes në pyetje. Këto parakushte do të plotësohen vetëm në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona për të cilët është organizuar racia. Në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona shoqërimi i të cilëve nuk ishte planifikuar, atëherë situata është e ndryshme. Në këso rastesh, për shkak të urgjencës së veprimit, përgatitjet përkatëse për bisedë do të mungojnë. Por, kjo nuk do të thotë se biseda duhet të zhvillohet në mënyrë stihike dhe sipas gjykimit të rastit. Në situata të tilla e

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

18

të ngjashme do të ishte e dëmshme në qoftë se biseda informative do të zhvillohej pa kurrfarë përgatitjesh dhe pa kurrfarë plani, sepse atëherë nuk do të mund të flitej për taktikën kriminalistike të marrjes në pyetje. Mendojmë se edhe në situata të tilla është e mundur dhe e nevojshme të hartohet një përkujtues i shkurtër ose, së paku, të krijohet në mendje një plan i shkurtër i bisedës. Pas kryerjes së bisedës informative është e nevojshme të hartohet një procesverbal zyrtar.

Rezultati përfundimtar i bisedës informative mund të ndikojë në zgjedhjen dhe efikasitetin e veprimeve të mëtejshme që do të merren në kuadrin e racisë.

Në qoftë se vërtetohet se disa persona janë të pafajshëm, që do të thotë se eliminohet çdo dyshim për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, atyre duhet t'u jepet arsyetimi përkatës dhe duhet të lirohen. Ndërkaq, ndaj të tjerëve ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme të mëtejshme.

2.19. Bastisja e shtëpisë dhe hapësirave tjera

Personave që gjenden në evidencat e të dënuarve ose kriminalistike, por edhe atyre që nuk janë shoqëruar gjatë racisë për shkak të dyshimit për përfshirje në veprimtari kriminale, si edhe atyre që u janë gjetur mjete të veprave penale gjatë racisë, është me interes t'u bastisen shtëpitë, banesat dhe hapësirat tjera.

Në qoftë se kjo vlerësohet me interes, në situatë të caktuar, bastisja mund të bëhet edhe para bisedës informative. Kjo mund bëhet në rastet kur dyshohet se dikush prej të njohurve të personit të shoqëruar mund t'i ketë njoftuar familjarët e tij që të hedhin ose të asgjësojnë dëshmitë apo që personat fshehen në shtëpinë e tij të ikin nga shtëpia përkatëse, nga banesa ose nga hapësira tjetër. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të parashikohen situatat e tilla dhe bastisja duhet të bëhet menjëherë pas vërtetimit të identitetit ose pas një bisede të shkurtër informative. Natyrisht, në këso rastesh është e nevojshme që biseda informative me personin e dyshuar të vazhdojë edhe pas bastisjes.

Kur bëhet fjalë për racinë, përparësia qëndron në faktin se personi i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në lokalet e policisë, prandaj gjasat për bastisje të suksesshme janë më të mëdha se rëndom. Megjithatë, është i nevojshëm një minimum i përgatitjeve nga aspekti i verifikimit në evidencat e përmendura.

Në qoftë se, gjatë bastisjes, janë gjetur autorët e veprës penale ose dëshmi të caktuara për kryerjen e saj, veprimet e mëtejshme ndaj personit të cilit i është bastisur shtëpia, banesa apo ndonjë hapësirë tjetër mund të tejkalojnë kornizat themelore dhe qëllimet e përcaktuara për ndërmarrjen e racisë. Natyrisht, kjo varet nga secila situatë konkrete. Megjithëkëtë, pavarësisht prej rezultatit, efektet e bastisjes pothuaj kurrë nuk do të mungojë, pasi do të fitojmë njohuri të caktuara mbi personalitetin e të dyshuarit dhe, në fund

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

19

të fundit, do të vërtetohen ose do të eliminohen dyshime të caktuara në lidhje me veprimtarinë e tij kriminale.

2.20. Verifikimi i alibisë

Gjatë zhvillimit të bisedës informative me qëllim të grumbullimit të dëshmive personale, shpesh shfaqet nevoja që të verifikohet deklarata e të dyshuarit që thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën konsiderohet i dyshuar ka qenë në një vend tjetër. Verifikimi i tillë është verifikim i alibisë ( (alibi, lat. = tjetërkund, diku tjetër, diku në vend tjetër). Si alibi konsiderohet dëshmia se personi konkret ka qenë në një vend tjetër kur është kryer vepra penale dhe jo në vendin ku është kryer ajo. Prej kësaj mund të nxirret përfundimi se personi i dyshuar nuk ka mundur të kryejë veprën penale konkrete. Verifikimi i alibisë duhet të bëhet për të gjithë personat që janë shoqëruar ose janë privuar nga liria gjatë zbatimit të racisë. Në raste të tilla, për shkak të efektit të befasisë, i dyshuari nuk do të ketë të përgatitur alibi të bindshme, gjë që, në raste të caktuara, mund të shtojë shkallën e besueshmërisë se ai e ka kryer veprën e caktuar penale. Meqenëse vetë prezenca në vendin e kryerjes së veprës penale është një prej indicieve më të rëndësishme orientuese-eliminuese, atëherë nuk ka dyshim se verifikimi i alibisë është veprimtari shumë e rëndësishme kriminalistike, e cila kontribuon për zbulimin e suksesshëm dhe argumentimin e veprave penale. Verifikimi i alibisë kërkon qasje plotësisht profesionale, por, gjithsesi, duhet të shikohet edhe evidenca e personale të dyshuar të legjitimuar.

2.21. Përfundimi i racisë

Racia mund të përfundojë në disa mënyra apo, thënë në mënyrë më të saktë, veprimi përfundimtar ndaj personave që janë përfshirë në raci ka forma të ndryshme kriminalistike e procesore.

Siç është thënë, personat identiteti i të cilëve është vërtetuar menjëherë pas shoqërimit dhe nuk janë konsideruar të dyshuar për çfarëdo veprimtarie kriminale, lirohen menjëherë në liri; personat që nuk i janë përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit me burg arrestohen dhe dërgohen në institucionin përkatës ndëshkues-korrektues; personat që janë arratisur nga institucionet ndëshkuese-korrektuese dërgohen me detyrim për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Procedura ndaj personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se mund të kenë kryer vepër penale mund të jetë e ndryshme: personat për të cilët nuk është vërtetuar dyshimi gjatë përpunimit kriminalistik lirohen në liri; personat për të cilët ekziston ndonjë prej bazave të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale dërgohen në paraburgim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme kriminalistike e hetimore dhe me qëllim të ngritjes së kallëzimit penal, përkatësisht inicimit të procedurës penale. Këtu do të përfundojë pjesa operative e racisë.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

20

2.22. Analiza e racisë

Menjëherë pas përfundimit të racisë organizohet takimi i të gjithë policëve që kanë marrë pjesë në raci. Takimi mbahet me qëllim të analizës së rezultateve. Së pari, udhëheqësi i racisë jep një pasqyrë të shkurtër të rrjedhës, përmbajtjes dhe efektit të racisë, pastaj udhëheqësit e grupeve operative paraqesin vrojtimet e tyre, kurse në fund, sipas nevojës, secili pjesëmarrës i racisë paraqet vrojtimet e tij kryesore. Nëpërmjet diskutimit që zhvillohet, diskutohet për gabimet eventuale, për lëshimet dhe vështirësitë në të cilat kanë hasur, sikundër edhe për efektet pozitive të racisë. Në këtë mënyrë mund të nxirren përfundime reale e të drejta mbi rezultatin përfundimtar të racisë. Përfundimet, si ato pozitive ashtu edhe ato negative, shërbejnë shumë për planifikimin dhe zbatimin me sukses të racive të ardhshme.

2.23. Raporti mbi racinë

Pas përfundimit të të gjitha veprimeve, masave dhe analizave të racisë, hartohet raporti përfundimtar mbi gjithë atë që është bërë dhe është vërejtur. Raportin e harton udhëheqësi i racisë, me ndihmën e udhëheqësve të disa grupeve operative që kanë marrë pjesë në raci. Në raport duhet të përfshehen edhe përfundimet e analizës së racisë, në mënyrë që në të ardhmen të evitohen gabimet eventuale dhe të veprohet në mënyrë më efikase. Ky raport futet në evidencën e kriminalistikës operative.

KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT

Organet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë pasur nevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i kanë shfrytëzuar shërbimet e informatorëve. Informatorët janë persona që i japin policisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose vazhdimisht, por gjithnjë në mënyrë të fshehtë. Puna kriminalistike dhe hetimore është më efikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të ndryshme të marra nga informatorët. Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve është punë shumë komplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në tërësi në mënyrë konspirative. Pavarësisht prej arsyeve përse një person i caktuar ia jep policisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi afatgjatë i informatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit reciprok. Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga shkalla e besimit reciprok.

Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, atëherë duhet të kihet parasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të specializuar, udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash që u sjellin privilegje të ndryshme. Në grupet e organizuara kriminale ose në mafi sundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë konspiracionin maksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e përhershëm ndaj

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

21

rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme, mohimin e veprimtarisë kriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj denoncuesve, tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme. Bartësit e kriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe i ruajnë lidhjet me njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë të informuar mbi arritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe gjyqësisë, kurse shumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të zgjedhur, në mënyrë që t'i konsultojnë menjëherë në rast nevoje.

Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se, pa marrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës së policisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbi veprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale. Dhe jo vetëm kaq. Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë e grupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimet kriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbi kryerjen e veprave penale konkrete .

Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata të zgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve të grumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale të bandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje që përfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandës veprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar. Pas kësaj ai informator paraqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, mund të përfundojë procedura penale dhe t'u shqiptohet dënimi autorëve të veprave të rënda penale. Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtje nëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjë informacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë lidhje farefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë kriminelët. Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të jenë informatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund t'i japin policisë informacione me interes.

Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të përhershëm, sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e policisë. Në këtë bashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për sa është e mundur e pastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit – informatorit. Kjo do të thotë se informacionet e informatorit duhet të shfrytëzohen si iniciativë fillestare ose bazike për punë kriminalistike e hetimore në gjurmimin dhe dëshmimin e veprave penale.

Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas normave të kriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të shndërrohet në rrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te nëntoka.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

22

KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL

1. Hyrje

Shkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen e grupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit, si edhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve. Zbulimi, hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar kërkon kuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i cili duhet të jetë i specializuar për punë të tilla.

Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnë veprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është e paevitueshëm observimi special.

Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të fshehtë të informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo përfshin vrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të caktuar, të automjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim të krijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen kriminale, veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim kompleks është me interes të shumëfishtë në punën e policisë me rastin e zbulimit dhe hetimit të veprave penale dhe autorëve të tyre. Zbatimi i observimit, në mënyrë të pavarur ose të kombinuar me veprime të tjera kriminalistike, është i domosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore, duke filluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër penale dhe autorin e saj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se personi i caktuar e ka kryer veprën penale konkrete.

Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe përcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve të veprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve të punës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes së kryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen dhe aktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës dhe strategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi i informacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë, bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i aksioneve të organizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve gjatë kryerjes së veprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit dhe dëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes (vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penale ashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale.

Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose të kombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës; vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhet veprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e fshehtë me mjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupet kriminale.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

23

2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ

Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para së gjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra penale. Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret detyrimisht kur është e domosdoshme të bëhen përgatitje për ndërmarrjen e veprimeve kriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet, arrestimet, racitë dhe pusitë. Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i një objekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të drogës, depot e fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet, diskotekat, automjetet, parqet ose shëtitoret, në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë të grumbullohen informacione mbi karakteristikat e objektit apo hapësirës së caktuar. Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohen si për zgjedhjen e bazës së përshtatshme për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtë të veprimtarisë kriminale të cilat priten, ashtu edhe për planifikimin dhe zbatimin e bastisjeve, arrestimeve, pusive ose racive.

3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar

Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila edhe zgjedhur dhe është pajisur mirë paraprakisht. Objekti ose hapësira e caktuar vrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari kriminale. Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe identifikohen autorët e veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra e kryerjes së veprës dhe shkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritë kriminale të vërejtura mund të dokumentohen me fotografi, video-xhirime dhe incizime tonike.

Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të tjera zbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë se nuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi.

4. Përcjellja e fshehtë këmbë

Përcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me rastin e hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale. Meqenëse vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose hapësira e caktuar, ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të kriminelëve që janë në lëvizje. Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në mënyrë të pavarur por edhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me përcjelljen e fshehtë me mjete transportuese. Në praktikë, kryesisht bëhet fjalë për mënyra të kombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë. Natyrisht, kjo varet nga secili rast kriminal konkret i cili hetohet.

Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrë qasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve. Nëpërmjet observimit

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

24

të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet strehimorja e fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo te bashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi i shitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga, etj. Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në lëvizjen dhe sjelljen e kriminelëve.

5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese

Përcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjera transportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe në mënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special. Duhet të merret parasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhe mjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si në komunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe në transportin detar.

Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së fshehtë me mjete transportuese, policia ka për qëllim të ketë vështrim në lëvizjen e kriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në vendtakimet e fshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë kriminalistike.

Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe të pajisur mirë me mjete transportuese.

KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL

1. Vërejtje hyrëse

Sipas Nenit 197 të Kodit të Procedurës Penale, organet publike janë të obliguara t'i kallëzojnë (paraqesin) veprat penale, të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, për të cilat janë të informuara ose për të cilat kanë njohuri në çfarëdo mënyre. Me këtë rast është e nevojshme të paraqiten faktet të cilat u janë të njohura dhe të ruajnë gjurmët e veprës penale, të mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale ose ndaj të cilave janë kryer veprat penale.

Më tutje, sipas Nenit 198 të Kodit të Procedurës Penale, secili qytetar ka të drejtë të denoncojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kurse në rastet kur moskallëzimi i veprës penale konsiderohet vepër penale, kallëzimi është obligim i secilit.

Në të njëjtin nen është parashikuar edhe një dispozitë shumë e rëndësishme, sipas së cilës punëtorët shoqërorë dhe shëndetësorë, mësimdhënësit, edukatorët dhe personat tjerë që kryejnë punë të ngjashme, të cilët kanë

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

25

njohuri ose zbulojnë se ekziston dyshimi i bazuar se fëmija është viktimë e veprës penale, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijës, janë të obliguar që këtë ta denoncojnë menjëherë.

Kallëzimi penal i parashtrohet prokurorit publik kompetent në formë të shkruar, nëpërmjet mjeteve teknike të komunikimit ose në mënyrë verbale (të drejtpërdrejt). Por, në qoftë se kallëzimi i parashtrohet gjykatës, policisë ose prokurorit publik kompetent, këto organe janë të obliguara që t'ia përcjellin menjëherë prokurorit publik kompetent. Kjo dispozitë ligjore është plotësisht e arsyeshme, pasi qytetarët nuk janë të obliguar dhe nuk duhet t'i dinë këto çështje. Ata e dinë se edhe prokurori, edhe gjykata, edhe policia janë organe që e luftojnë kriminalitetin, prandaj është e logjikshme që cilitdo prej këtyre organeve t'ia paraqesin veprën penale ose autorin e saj.

Në këtë libër flasim për kallëzimin penal që policia ia parashtron prokurorit publik. Në të vërtetë, sipas Nenit 200 të Kodit të Procedurës Penale, policia është e obliguar që sapo të mësojë se ekziston dyshimi se është kryer një vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kallëzimit penal ose në formë tjetër, ta informojnë prokurorin publik, më së largu 24 orë prej momentit të marrjes së informacionit. Meqenëse bëhet fjalë për një afat shumë të shkurtër, është e logjikshme që parashtruesi i veprës penale nuk ka mundësi për hetim të detajuar dhe për grumbullimin e dëshmive mbi veprën penale. Për këtë arsye, në të njëjtën dispozitë ligjore është parashikuar që edhe pas njoftimit të parë të prokurorit publik kompetent, të dorëzohen raporte të reja dhe informacione shtesë. Nga një interpretim logjik të kësaj dispozite ligjore mund të konkludohet se obligim i parë i policisë është njoftimi mbi veprën e kryer, i cili, në esencë, nuk është në formë të kallëzimit penal. Mendojmë se këtu bëhet fjalë për njoftim gojor, ndërsa kallëzimi penal mund të parashtrohet pas grumbullimit të dëshmive mbi kryerjen e veprës penale dhe/apo kryesit të saj.

1. Kallëzimi penal i policisë

Sipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të informacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në të cilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit të informacioneve. Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokurorit publik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra, procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin e inicimit të procedurës penale. Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime të caktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave të caktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e së cilës është informuar. Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e Nenit 201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia është e obliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose arratisjen e kryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale, për të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

26

zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale e të mjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të mbledhur të gjitha informacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës penale.

Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative, policia duhet të ketë autorizime të shumta. Natyrisht, me ligj janë parashikuar këto autorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në veprimtaritë operative kriminalistike. Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa (sipas Nenit 201, alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i informacioneve nga qytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të tyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën që kjo konsiderohet nevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave dhe mjeteve; ndjekja e personave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-arrest; bastisja e ndërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe hulumtimi i dokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe sigurimi i kontrollit mjekësor të të dëmtuarit.

Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor, i cili ia ofron prokurorit publik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj, të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si rregull, përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik primar, bazë faktike për prokurorin publik. Përmbajtja e kallëzimit penal varet prej nivelit dhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë. Jo rrallë, efikasiteti i procedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal dhe shtesave të tij. Gjatë paraqitjes së dëshmive, policia mund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të informacionit. Në këtë punim. Burime materiale të informacionit konsiderohen gjurmët dhe mjetet që kanë lidhje me veprën penale, dokumentet e identifikimit dhe incizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime personale të informacionit konsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e tyre gjatë procedurës.

Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur (vetëm për kryerjen e veprës penale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të dyshuarit. Në rastin e dytë mund të bëhet fjalë edhe për situatën në të cilën është arrestuar i dyshuari dhe për situatën në të cilën është identifikuar ai, por nuk është arrestuar.

2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë

Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë kallëzimi penal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson obligimin e paraqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave, fotografive, raporteve të siguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të ndërmarra, shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund të jenë me interes për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet dhe dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen në përmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike dhe procesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal. Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit zyrtar të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

27

autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të jetë e plotë, e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar. Përveç kësaj, janë të rëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e të dhënave të paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike. Të dhënat dhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë jodykuptimore, ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme. Kompleksiteti i të dhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës penale.

Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt nga cilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sasinë dhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencës kriminalistike. Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnë përmbajtje cilësore të kallëzimit. Natyrisht, në praktikën bashkëkohore kriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale e përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat e shkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Nga dispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale del se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik kompetent të marrë vendimin përkatës në bazë të saj. Ndonëse në KPP nuk theksohet qartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të marrë ndonjërin prej këtyre vendimeve: hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e kallëzimit për plotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose ngritjen e aktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet të përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të tregojë të gjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për marrjen e ndonjërit prej vendimeve që i përmendëm. Paraqitja e plotë e fakteve në përmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas dhe operativ të të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës. Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit duhet të jetë i qartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë që të krijohet një ide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi.

Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhe njëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante penalo-juridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisë duhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjera publike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhe dëshmive. Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siç duket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik kompetent për një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj. Në aspektin kohor, ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer, prandaj destinimi i tij është shumë i rëndësishëm. Pikërisht nga përmbajtja e kallëzimit burojnë edhe përmbajtja dhe elementet që duhet t'i përmbajë. Në praktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë kristalizuar përmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji të kallëzimeve.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

28

Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal i policisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin publik kompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme:

1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të ndonjë personi fizik ose juridik.

2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e ngjarjes.

3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi çfarë baze, e sidomos:

(a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij, etj.

(b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj.

(c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur.

(d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën.

(e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes, çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.

4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjes penale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.

5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe dëshmish) nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer vepër penale apo se ndonjë person është kryes i veprës penale.

6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor ( kualifikimi ligjor) i veprës penale, dhe sidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të personit të denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi i denoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhe bashkëpjesëmarrës etj.

7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së dëshmive në lidhje me burimet e informacionit të tyre ( burimet e natyrës materiale dhe personale).

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

29

8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë kryes i veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi dhe të dhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo.

9. Shtesat e kallëzimit, etj.

Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë. Në kallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike ( sipas kohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese). Kjo është çështje e vlerësimit në secilin rast konkret. Zakonisht bëhet fjalë për procesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të kallëzimit (fotografive, dokumenteve, skicave, etj.), procesverbali mbi veprimet tjera të ndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara përkohësisht, dokumentet personale dhe dokumentet tjera, etj. Përveç këtyre, këtu përfshehen edhe shënime të ndryshme zyrtare, dokumente mjekësore, analiza dhe mendime mbi shkallën e varësisë së pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbi ndërhyrjet e mëhershme, listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbi identifikimin e kryesit ose të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryera poligrafike, shënimet mbi kontrollimin e terrenit, etj.

Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë, prokurorit publik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit, gjegjësisht, në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që janë në vijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë, si edhe mbi vazhdimin e përpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave shtesë që kanë lidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër.

2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë

Kur është e obliguar policia që ta bëjë kallëzimin penal? Pavarësisht prej dispozitës së Nenit 200, alinesë 2 të KPP, sipas të cilës policia është e obliguar që në afat prej 24 orësh të bëjë kallëzim penal ose në ndonjë mënyrë tjetër ta njoftojë prokurorin publik për veprën e kryer penale që ndiqet sipas detyrës, konsiderojmë se ky nuk është afati ligjor për parashtrimin e kallëzimit penal të policisë. Sipas kësaj, mendojmë se kallëzimi penal i policisë për vepër penale bëhet me kohë gjithnjë deri sa të mos hyjë në fuqi vjetrimi i ndjekjes penale. Sipas dispozitave pozitive të KPP, policia vlerëson dhe e përcakton vetë momentin e dorëzimit të kallëzimit sipas iniciativës së saj. Në praktikë, ky moment varet nga një sërë faktorësh, sidomos rrethanave të ngjarjes ose veprës penale dhe një sërë çështjesh faktike. Ndonjëherë policia e zhagit momentin e dorëzimit të kallëzimit sipas detyrës zyrtare, në mënyrë që kallëzimi të jetë sa më i plotë dhe të ketë numër të mjaftueshëm të dëshmive të nevojshme. Siç duket, me këtë rast nuk mendohet sa duhet në mundësinë e plotësimit të kallëzimit penal. Për shkak të kompleksitetit të situatave jetësore, të cilat cilësohen si vepra

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

30

penale, në praktikën e përditshme kriminalistike janë të rralla rastet kur kallëzimi nuk ka nevojë të plotësohet me njohuri të reja, sidomos në qoftë se me rastin e dorëzimit të kallëzimit ka pasur dilema të caktuara. Siç shihet, sa i përket afatit dhe momentit të parashtrimit të kallëzimit penal të policisë sipas iniciativës personale nuk ekzistojnë afate ligjore as kufizime, prandaj vlerësimi është ekskluzivisht çështje e policisë. Në këtë rast, prokurori përkatës mund të ketë rol të madh nxitës.

Meqenëse parimi i përgjithshëm i legalitetit të ndjekjes penale vlen edhe për policinë, si kundër edhe parimet tjera procesore, momenti i parashtrimit të kallëzimit penal të policisë duhet të jetë sa më i afërt me kohën e kryerjes së veprës penale, gjegjësisht me kohën e informimit për kryerjen e veprës, sepse në këtë mënyrë gjasat për zbatimin me sukses të procesit penal janë shumë më të mëdha. Nga ana tjerë, kallëzimi penal do të jetë më cilësor sa më e shkurtër që të ketë qenë koha midis marrjes së informacionit për kryerjen e veprës penale dhe reagimit të policisë. Por, kjo vlen me kusht që policia të ketë vepruar në mënyrë adekuate.

Nga sa u tha deri më tash del se policia është e obliguar që prokurorit publik t'ia dorëzojë kallëzimin penal sipas iniciativës personale, kur të arrijë në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale ose se personi i caktuar është autor i kësaj vepre, gjë që bëhet në bazë të përpunimit kriminalistik të të dhënave dhe dëshmive të grumbulluara. Kallëzimi është rezultat i vlerësimi të të dhënave dhe dëshmive, gjë që do të thotë se rol të rëndësishëm ka momenti subjektiv i vlerësimit mbi ekzistimin e „dyshimit të bazuar“. Përsëri duhet të tërhiqet vërejtja se në praktikë ky vlerësim lëviz prej rastit në rast, varësisht prej llojit të veprës penale, mënyrës, mjeteve dhe vendit të kryerjes etj.

2. 3. Të dhënat për parashtruesin e kallëzimit penal

Duke i trajtuar dispozitat e KPP si dispozita të vetme meritore për përmbajtjen e kallëzimit penal, si edhe të parimeve të shkencës kriminalistike, kallëzimi penal duhet të ketë këto elemente: (1) të dhënat mbi organin e policisë që bën parashtrimin e kallëzimit dhe (2) të dhënat mbi veprën penale dhe kryesin që kallëzohet. Sipas natyrës së kallëzimit penal që e parashtron policia sipas detyrës zyrtare duhet të jetë e dukshme se kush është parashtrues (emri i njësisë organizative adresa, numri i lëndës të regjistrit të veprave penale, data dhe vendi i hartimit të parashtresës, të dhënat mbi personin e autorizuar zyrtar që e ka hartuar kallëzimin dhe të dhënat mbi udhëheqësin e asaj njësie organizative. Po ashtu, duhet jetë e dukshme se kujt i parashtrohet kallëzimi. Në qoftë se më herët është ndërmarrë diçka lidhur me veprën ose/dhe personin, në parashtresë duhet të tregohet se çka është ndërmarrë, numri dhe data e parashtresave në mënyrë që të bëhet bashkimi i tyre.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

31

2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin

Para së gjithash, kjo është përshkrimi faktik-juridik i veprës penale, sidomos në kuptimin e vendit, kohës, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes, si edhe cilësimit ligjor të veprës penale (kualifikimi ligjor). Kualifikimi ligjor i veprës është i rëndësishëm për shkak të kompetencave reale të prokurorisë dhe gjykatës. Këtu bëhet fjalë për përshkrimin detaj të elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale. Shprehja “përshkrim i detajuar faktik” do të thotë përshkrim “i rëndësishëm” i veprës penale, pra pa kurrfarë njolle, në kuptimin e fakteve irelevante penale-juridike. Siç është thënë, kjo do të thotë se duhet të jepen sa më shumë përgjigje në pyetjet e arta të kriminalistikës. Bëhet fjalë për kriminogjenezë dhe viktimogjenezë të plotë dhe kualifikim të veprës penale. Nga përshkrimi i veprës penale duhet të jetë e dukshme se a bëhet fjalë për krim të tentuar apo të kryer.

2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale

Sipas dispozitës së Nenit 33, alineja 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (në tekstin e mëtejmë KPPK), vepra penale është kryer në vendin ku ka vepruar ose është dashur të veprojë kryesi, si edhe në vendin në të cilin është shfaqur pasoja. Në alinenë 2 të këtij neni thuhet se tentimi për kryerjen e veprës është kryer në vendin ku ka vepruar kryesi dhe në vendin ku kryesi ka planifikuar të shfaqet pasoja.

Vendet e përgatitjes, tentimin ose kryerjes së veprës penale paraqesin burimin kryesor të fakteve relevante të natyrës materiale. Duhet të dallohet vendi i kryerjes së veprës në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Në kuptim të ngushtë, është vendi ku është tentuar apo është kryer vepra penale. Në kuptim të gjerë, janë të gjitha vendet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale, në të cilat mund të gjenden burime relevantë të informacioneve materiale ose personale, të cilat janë me interes për sqarimin e rastit dhe të gjitha rrethanave të rëndësishme për çështjen e ardhshme penale. Të tilla janë, p.sh., vendet ku është planifikuar vepra penale, vendet ku janë fshehur mjetet në lidhje me veprën penale, vendet ku janë provuar mjetet për kryerjen e veprës penale, vendet ku është fshehur trupi pa jetë, rruga e ardhjes dhe shkuarjes së kryesve të veprës penale (itinerari), etj. Vendet për të cilat bëhet fjalë këtu duhet të jenë të shenjuara qartë në kuptimin gjeografik, sepse prej kësaj varet kompetenca lokale e prokurorisë publike kompetente dhe gjykatës (përcaktimi hapësinor i qëndrueshmërisë së veprës penale). Në qoftë se vendi i ngjarjes gjendet në vend të banuar, duhet të ceket rruga, sheshi, lagjja, numri i shtëpisë, kati dhe të dhënat tjera për të caktuar saktë vendin e kryerjes së veprës penale. Duhet të theksohen edhe kushtet (situata) e vendit të veprës penale, në ato raste kur kjo është e rëndësishme për kualifikimin e veprës, njohjen e rrethanave që i kanë paraprirë veprës etj. Te disa vepra penale, p.sh. deliktet e komunikacionit dhe të ashtuquajturat delikte të gjakut, në kuptimin e ngushtë të tyre, duhet të theksohet edhe topografia e vendit të veprës. Kështu, tek tentim vrasja, në bazë të topografisë së vendit të kryerjes së veprës mund të nxirret përfundimi mbi ekzistimin e paramendimit të vrasjes tempore delicti (animus

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

32

nocendi), si edhe nëse vepra është kryer në mënyrë dinake ose të fshehtë, etj. Duhet të kihet parasysh se kushtet në vendin e veprës penale, në kuptimin topografik, ndikojnë në kualifikimin e veprës dhe në zbatimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Në praktikë, përcaktimi i vendit të veprës penale bëhet me vështirësi në situata të incidenteve ekologjike, aksidenteve gjatë lundrimit dhe aksidenteve ajrore.

2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale

Sipas dispozitës së Nenit 32 të KPPK, vepra penale është kryer në kohën kur kryesi ka vepruar ose është dashur të veprojë, pa marrë parasysh kur është shfaqur pasoja. Në kallëzimin penal kjo kohë duhet të përcaktohet sa më saktë, në kuptimin e vitit, muajit, ditës së javës, orës dhe, eventualisht, minutës, në qoftë se kjo është vërtetuar. Kjo kohë është e rëndësishme për shkak të zbatimit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës (ligj më i fortë apo më i butë), verifikimit të alibisë, përcaktimit të moshës së kryesit dhe viktimës, përcaktimit të përgjegjshmërisë, lajthitjes reale, etj.

Prej kësaj që u tha deri më tash del se të dhënat mbi veprën penale në kallëzimin penal të policisë duhet të jenë të atilla që prej tyre të mund të nxirret përfundimi se vepra penale e parashkruar vërtet është kryer. Në qoftë se bëhet fjalë për më shumë vepra penale duhet të theksohet numri dhe kualifikimi ligjor i tyre, bashkë me paraqitje të detajuar të të dhënave për cilësimin e veprës penale. Si rregull, renditja e veprave bëhet sipas kohës së kryerjes së tyre ose sipas peshës së tyre, duke filluar prej atyre me peshë të rëndë kah ato me peshë më të lehtë. Në mënyrë të veçantë duhet të përshkruhen format e shfaqjes së veprës (aspekti morfologjik-fenomenologjik). Në kallëzim duhet të paraqitet në mënyrë të dukshme nëse vepra penale është kryer apo ka mbetur në frazën e tentimit dhe duhet të tregohet se a bëhet fjalë për ndikim real apo ideal, etj. Situata është veçanërisht e komplikuar kur bëhet fjalë për kufirin e ndarjes së vetëmbrojtjes së nevojshme dhe vetëmbrojtjes së paevitueshme.

Në qoftë se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumë persona të cilët denoncohen duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar mënyra e pjesëmarrjes së secilit prej tyre në kryerjen e veprës. Me fjalë të tjera, duhet të përshkruhet forma e pjesëmarrjes në rastin konkret (kryerje e përbashkët, bashkëkryerje, nxitje, ndihmë, etj), pra mënyra e hyrjes në zonën e dënueshme.

2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale Mënyra e kryerjes së veprës penale, në fakt, është modus operandi teknik. Sipas dispozitës së Nenit 31, alineja 1 të KPPK, vepra penale mund kryhet me dashje dhe pa dashje. Mënyra e kryerjes duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar, sepse kështu, përveç tjerash, sheshohen karakteristikat e kryesit, vullnetit të tij kriminal. Këto të dhëna kanë rëndësi të veçantë kur kombinohen me mjetet e përcaktuara ose të dyshuara që janë përdorur gjatë

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

33

kryerjes së veprës penale konkrete, si edhe përshkrimi i objektit të sulmit dhe i pasojave të shfaqura. Në këtë mënyrë mund të nxirren përfundime mbi formën e fajësisë (me qëllim apo nga pakujdesia). Përveç përshkrimit të detajuar të mjeteve të kryerjes, sidomos në kuptimin e funksionalitetit të tyre, duhet të përshkruhet edhe gjendja e tyre, në kuptimin e rregullsisë e efektshmërisë, etj. Kjo është posaçërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për armë të zjarrit dhe armë të ftohta. Në qoftë se janë përcaktuar aftësitë (shkathtësitë) e kryesit për përdorimin e mjeteve të kryerjes së veprës, prirjet dhe shprehitë e tij për përdorimin e mjeteve të kryerjes, ato duhet të tregohen dhe të përshkruhen, sepse mund të tregojnë profesionalizmin, profesionin, motivin e kryesit, etj. Sjellja e kryesit duhet të përshkruhet sipas fazave të kryerjes së veprës penale: faza para kryerjes (ante delictum), faza gjatë kryerjes (tempore delicti) dhe faza pas kryerjes (post delictum). Kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën situatë të paradeliktit (fazës para kryerjes së veprës penale) duhet të përshkruhen rrethanat që i kanë paraprirë ose që kanë qenë në lidhshmëri me atë situatë. Me interes të veçantë janë të dhënat mbi përgatitjen ose paralajmërimin e kryerjes së veprës penale (veprimet përgatitore). Përveç përshkrimit të vetë mënyrës së kryerjes së veprës penale, duhet të përshkruhen edhe veprimet të cilat i ka ndërmarrë apo të cilat nuk i ka ndërmarrë kryesi pas kryerjes së veprës penale. (p.sh. asgjësimi i gjurmëve, mosdhënia e ndihmës viktimës etj.). Zakonisht, bëhet fjalë për ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të heqjes së dyshimit, duke zhdukur gjurmët dhe mjetet në lidhje me veprën penale, për krijimin e alibisë së rreme, për instrumentalizimin e dëshmitarëve të rremë etj. Të gjitha faktet e përmendura që kanë lidhje me situatën e deliktit në vendin e ngjarjes ose veprës penale tregojnë një sërë elementesh të veprës penale, si edhe të vullnetit kriminal e të këmbëngulësisë së kryesit, sidomos kur ka vazhduar të veprojë përkundër rrethanave që ia kanë pamundësuar ose vështirësuar kryerjen e veprës penale. Në rast të arratisjes duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar mënyra e arratisjes dhe evitimit të zbulimit.

2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar

Në këtë pjesë të kallëzimit penal duhet të tregohen të dhënat personale të personit ose personave të denoncuar. Këto të dhëna, do të ishin: emri e mbiemri, emrat tjerë ose ofiqi, emrat e mbiemrat e prindërve, mbiemri i vajzërisë i nënës, vendi i lindjes, vendi i banimit, dita, muaji dhe viti i lindjes, përkatësia kombëtare dhe shtetësia, profesioni, gjendja familjare, shkalla e arsimimit, a e ka kryer shërbimin ushtarak dhe kur, grada eventuale që ka pasur si ushtar, as gjendet në evidencën ushtarake dhe në cilën, te cili organ, a ka qenë i dekoruar, gjendja materiale, a ka qenë i dënuar dhe kur e për çka, a ka vuajtur ndonjë dënim, ku dhe kur, a zhvillohet ndaj tij ndonjë procedurë tjetër, çfarë procedure, nga cili organ dhe përse, në qoftë se është i mitur cila është procedura ligjore që zhvillohet ndaj tij, etj. Pra, këto të dhëna janë njëfarë anamneze e kryesit të veprës penale.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

34

Duhet të theksohen edhe të dhënat të cilat kanë mundur të kenë ndikim në kryerjen e veprës penale ose në përfshirjen e kryesit në veprimtari kriminale, të cilat janë të rëndësishme për procedurën penale, p.sh. a bëhet fjalë për përsëritës dhe për çfarë përsëritje bëhet fjalë: të përgjithshme, të ngjashme, të njëjtë, të shumëfishtë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme te të ashtuquajturat vepra penale serike dhe kryesve serikë. Meqenëse kallëzimi penal i policisë është njoftim zyrtar i prokurorit publik kompetent, duhet të jepen edhe të dhëna për jetën e personit të denoncuar dhe për tiparet (vetitë) e karakterit te tij, në qoftë se ato i janë të njohura policisë në momentin e paraqitjes së kallëzimit. Këtu, përveç tjerash, përfshehen edhe të dhënat për mentalitetin e kryesit. Me nocionin «mentalitet» duhet te nënkuptohen reaksionet aktive shpirtërore dhe sjella e individit. Kjo është sinonim i fjalës «temperament dhe, shpesh, edhe te fjalës «karakter», por nocioni mentalitet ka të bëjë me tiparet e lindura, me prirjet dhe me disponimin. Duke pasur parasysh gjenezën dhe dinamikën e veprave te caktuara penale, p.sh. vrasjeve, ajo duhet të vërtetohet edhe në shënim të veçantë zyrtar, i cili dorëzohet bashkë me raportin, duhet të tregohen cilët shkaktarë kanë prishur baraspeshën emocional të personit të denoncuar në rastin konkret dhe kanë shkaktuar emocione negative që kanë çuar në kryerjen e veprës penale. Këtu bëhet fjalë për vlerësim laik të policisë. Ka persona që, për shkak të strukturës së veçantë të temperamentit të tyre, mund të dalin lehtë nga «vetvetja» dhe më lehtë se të tjerët bien në depresion dhe në gjendje të dobët emocionale. Te personat e tillë «pragu» për kryerjen e veprave penale është më i ulët se te njerëzit tjerë. Në këtë pjesë të kallëzimit penal përfshehen edhe të dhënat mbi të ashtuquajturën «e kaluar e fshehtë» të kryesit të veprës penale, siç janë të dhënat nga evidenca e të dënuarve dhe të dhënat tjera për jetën e të denoncuarit, në qoftë se ato janë relevante për vlerësimin e personalitetit të tij, si edhe vetitë që kanë mundur të ndikojnë në kryerjen e veprës penale ose në zgjedhjen e karrierës kriminale, të cilat janë me interes për procedurën penale. Në qoftë se denoncohen më shumë persona, për secilin prej tyre duhet të tregohet mënyra e hyrjes në zonën e dënuar (pjesëmarrje në vepër) dhe të dhënat e përmendura më parë.

Gjatë grumbullimit të të dhënave dhe dhënies së tyre, policia është e obliguar të veprojë në mënyrë të kujdesshme, duke pasur kujdes që të mos cenohet nderi dhe autoriteti i personave me të cilët kanë të bëjnë këto të dhëna. Kjo çështje do të trajtohet veçanërisht te rasti i grumbullimit të të dhënave dhe nga prizmi i dispozitës së Nenit 347 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me «sekretin zyrtar».

2.4.5. Të dhënat për masat dhe veprimet e ndërmarra

Në këtë pjesë të kallëzimit penal duhet të tregohen, në mënyrë kronologjike, masat dhe veprimet që janë ndërmarrë. Këtu bëhet fjalë për njëfarë hodogrami të përpunimit kriminalistik Para së gjithash, këtu përfshehen masat e ndërmarra të kujdestarisë operative pas marrjes së njoftimit, në qoftë se vepra penale është paraqitur në kujdestari, sepse ato janë relevante

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

35

për përmbajtjen e raportit. Pastaj vijnë masat e ndërhyrjes së parë, kryesisht të policisë. Këto janë masat dhe veprimet që i ka ndërmarrë policia pas marrjes së paralajmërimit ose njoftimit për kryerjen e veprës penale, para së gjithash nëpërmjet policisë me uniformë, dhe veprimet e policisë më pastaj. Këtu bëhet djalë, para së gjithash, për veprimet e shërbimit të kujdestarisë dhe patrullues, por edhe të personave tjerë të organeve policore, përfshirë edhe përdorimin e qenve zyrtarë të policisë. Pas këtyre të dhënave vijnë të dhënat mbi masat dhe veprimet e ashtuquajtura «të goditjes së parë», pra mbi zbatimin e të gjitha mjeteve në disponim dhe mjeteve të nevojshme (Neni 201, alineja 2, KPP), apo të mjeteve të disponueshme kriminalistike taktike-teknike e metodike, metodave dhe procedurave të veprimit me qëllim të grumbullimit dhe përdorimit të shpejtë e gjithëpërfshirës të informacioneve të burimeve personale të informacioneve. Si rregull, masat e goditjes së parë ndërmerren nga personat e autorizuar të organit të policisë, kryesisht të policisë kriminalistike. Këto mund të jenë masa dhe veprime formale apo joformale. Masat dhe veprimet e ndërmarra në kuadrin e goditjes së parë krijojnë premisat për sqarimin e shpejtë të përmasave të veprës penale, gjë që është bazë e rëndësishme për zbulimin e kryesve të veprës penale dhe/ose kapjen e tij. Pra, bëhet fjalë për një ndërmarrje të shpejtë të sistemit kriminalistik taktik-teknik e metodik dhe masave dhe veprimeve të ndërmarra në kuadrin e procedurës kriminalistike. Në këto raste, bëhet fjalë kryesisht për zbatimin e masave për shikim, bastisje dhe konfiskim të përkohshëm të mjeteve. Në bazë të informacioneve të grumbulluara e nëpërmjet rekonstruksionit ideor (sipas nevojës edhe rekonstruksionit real) bëhet analiza (vlerësimi) i veprës penale dhe bëhen përpjekje për sigurimin e njohurive të reja ose të nevojshme mbi veprën penale.

Për sa u tha deri më tash, në kallëzim duhet të jetë e qartë: kush, kur dhe si e ka paralajmëruar (njoftuar) veprën penale, kush dhe kur e ka marrë njoftimin, kur ka dalë policia në terren për të bërë verifikimin e saktësisë së njoftimit, kur kanë filluar masat për sigurimin e vendit të ngjarjes ose veprës penale, çfarë masash e veprimesh janë marrë për sigurimin provizor të vendit të ngjarjes dhe si i kanë zbatuar ato, a janë shfaqur ndërrime eventuale të gjendjes traseologjike, pasojë e çfarë veprimi janë shfaqur ndërrimet dhe si janë manifestuar ato, a është bërë grumbullimi i informacioneve nga qytetarët, posaçërisht nga dëshmitarët okularë, a ka refuzuar ndokush të japë informacione dhe përse, derisa është vlerësuar se ai mund të japë informacione relevante për procedurën e ardhshme penale, a janë konfiskuar përkohësisht mjete të veprës penale dhe çfarë mjetesh, kush i ka konfiskuar dhe numrin e vërtetimit të lëshuar mbi konfiskimin e mjeteve, si janë paketuar mjetet e konfiskuara dhe ku gjenden, duke përmendur edhe arsyet për nevojën e konfiskimit urgjent dhe sipas cilës baze juridike (p.sh. Neni 201, alineja 2 i KPP), a është bërë bastisje dhe çfarë bastisjeje, sipas cilës dispozitë juridike dhe cilat kanë qenë rezultatet e bastisjes, të dhëna për shikimin e vendit të ngjarjes penale dhe rezultatet e shikimit, etj. Njëkohësish, duhet të përmendet se a i janë përcjellë prokurorit publik personat që janë gjetur në vendin e kryerjes së veprës penale apo janë mbajtur derisa ka ardhur prokurori, si edhe a është zbatuar dispozita e Nenit

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

36

205 e KPP, në kuptimin e fotografimit, marrjes së gjurmëve të veprës penale, shenjave të gishtërinjve, mostrës së flokëve, pështymës, urinës, brisit të hundës dhe sipërfaqes së lëkurës, mostra e thonjve dhe materialit nën thonj të personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale. Kur bëhet fjalë për efikasitetin e procedurës, është e nevojshme të bëhet vërtetimi i identitetit të të dyshuarit, kurse, me lejen e prokurorit publik, mund të publikohet edhe fotografia e tij.

Në qoftë se në vendin e kryerjes së veprës penale janë ndërmarrë edhe masa dhe veprime tjera, duhet të tregohet se cilat masa e veprime janë ndërmarrë, kush i ka ndërmarrë, për çfarë arsyesh janë ndërmarrë dhe cilat janë rezultatet e tyre. Në kallëzimin penal nuk përfshehen përmbajtjet (rezultatet) e masave të ndërmarra, por vetëm bëhet regjistri i tyre. Rezultatet e masave dhe veprimeve të ndërmarra paraqiten bashkë me njoftimin si shtesë.

2.4.6. Të dhënat për dëshmitë

Sipas Kodit të Procedurës Penale (Neni 207, alineja 1), kallëzimi penal i policisë bazohet në grumbullimin e informacioneve dhe të dhënave. Pra, bëhet fjalë për dëshmitë e grumbulluara dhe të paraqitura, në kuptimin kriminalistik e procesor. Për shkak se dëshmitë duhet të jenë të dukshme, është e nevojshme që ato të vendosen në një vend. Më së miri është që ato të vendosen në fund të kallëzimit penal dhe renditja e tyre të bëhet sipas forcës dëshmuese. Këto janë dëshmitë prej të cilave nxirren përfundimet për ekzistimin e «dyshimit të bazuar» mbi kryerjen e veprës penale dhe të ndonjë kryesi të saj. Këtu bëhet fjalë për dëshmitë që e ngarkojnë personin e denoncuar dhe për dëshmitë që shkojnë në favor të tij. Më vonë, gjatë procedurës, dëshmitë që e ngarkojnë personin e dyshuar quhen dëshmi të akuzës, ndërsa dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit quhen dëshmi të mbrojtjes. Natyrisht, këtu gjithmonë bëhet fjalë për mënyra të lejueshme të grumbullimit të dëshmive. Në këtë punim, dëshmitë nënkuptojnë të dhënat faktike (faktet dëshmuese), të cilat janë siguruara nga burime të përcaktuara me ligj ose nga burimet tjera (materiale e personale), në bazë të të cilave organi kompetent konstaton ekzistimin ose mosekzistimin e veprës penale, fajësinë e ndonjë personi të caktuar dhe rrethanave tjera relevante për marrjen e vendimit. Në kuptimin e gjerë (kriminalistik), dëshmia mund të definohet si fakt i vërtetuar që shërben për vërtetimin e fakteve të tjera. Dëshmitë kanë lidhshmëri të ngushtë edhe baza dëshmuese dhe fuqia dëshmuese e tyre. Baza dëshmuese nënkupton përmbajtjen e dëshmisë së paraqitur, ndërsa forca dëshmuese e dëshmisë nënkupton përshtatshmërinë e dëshmisë për vërtetësinë e fakteve që dëshmon ajo. Nga kjo që u tha del se, gjatë procedurës së paraqitjes së dëshmive, e cila është veprimtari joformale e formale e rregulluar me ligj, policia i gjen, i grumbullon, i siguron, i verifikon, i paraqet dhe i vlerëson dëshmitë e veprës penale. Tërësinë sistematike operative të dëshmimit e përbëjnë: zbulimi, nxjerrja, verifikimi dhe vlerësimi i dëshmive. Nga kjo del se dëshmimi është një formë e veçantë e njohjes së realitetit objektiv që e karakterizojnë dy specifika: (1)

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

37

me dëshmi bëhet përcaktimi i fakteve që kanë ndodhur në të kaluarën dhe (2) vërtetimi i këtyre fakteve realizohet në mënyrë joformale ose në formën e përcaktuar procesore. Në shkencën e kriminalistikës, dëshmitë joformale quhen dëshmi në kuptimin njohës. Kur bahet fjalë për dëshmitë në kuptimin strikt formal, duhet të kihet parasysh se subjektet e dëshmisë janë të përcaktuara në mënyrë precize me KPP. Ndër to bën pjesë edhe policia. Por, për t'u bërë dëshmi, faktet relevante dhe rrethanat duhet të jenë të njohura (të zbuluara) dhe të fiksuara në mënyrë taksative me veprimet e përmendura procesore dhe në formë procesore të parashikuar në mënyrë të saktë. Në këtë kontekst shtrohet pyetja: çka mund të jetë lëndë e dëshmisë për policinë. Lënda e dëshmisë përcaktohet me normat e të drejtës penale materiale. Këtu përfshehen elementet e veçanta të disa veprave penale, rrethanat rënduese dhe lehtësuese, fajësia e kryesit të veprës penale, etj. Faktet që janë lëndë e dëshmisë gjatë procesit (joformale e formale) mund të sistemohen në këtë mënyrë: (1) faktet që janë shenja ligjore të veprës penale, (2) faktet që kanë të bëjnë me identitetin e kryesit të veprës penale dhe përgjegjësia e tij penale, (3) faktet që kanë të bëjnë me rrethanat rënduese dhe lehtësuese dhe (4) faktet tjera të rëndësishme për marrjen e vendimit të organit gjatë procedurës. Të gjitha faktet që përbëjnë lëndën e dëshmisë gjatë procedurës penale mund të ndahen në: a) fakte që kanë vlerë penale-juridike (të gjitha rrethanat faktike) dhe b) fakte që nuk kanë vlerë penale-juridike, por kanë kontribuuar për kryerjen e veprës penale.

2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmin dhe të dëmtuarin

Objekti i sulmit është kuptim kriminalistik. Në të drejtën penale flitet për objektin e veprimit. Kur i dëmtuari është person fizik, duhet të jepen të dhënat personale, adresa e vendbanimit ose veprimit, profesioni e të ngjashme. Të dhënat mbi të dëmtuarin shpesh kanë karakerrin e viktimogjenezës. Kjo do të thotë se prej tyre duhet të duket qartë se cili ka qenë roli i viktimës në kriminogjenezë, p.sh. pjesëmarrës, provokues, pasiv etj. Më tutje duhet të tregohet nëse i dëmtuari parashtron propozim për kërkesë pasurore juridike, çfarë (Neni 107 dhe 108 i KPP) dhe çfarë dëshmish paraqet në lidhje më këtë. Ndërkaq, kur i dëmtuari është person juridik, duhet të tregohet titulli i tij, të dhënat mbi veprimtarinë me të cilën merret, organi te i cili është regjistruar dhe data e regjistrimit, adresa e saktë, numrat e telefonit, telefaksit, e-maili etj. Të personit përgjegjës etj.

Kur flitet për dëmin duhet të lloji dhe vlera e dëmit (së paku përafërsisht), regjistrimi dhe përshkrimi i detajuar i dëmit, siç janë: mjetet e tëhuajsuara, lëndimet trupore, vdekja etj. Përveç këtyre, duhet të tregohet nëse pasuria dhe personat kanë qenë të siguruar ose jo, prej kur dhe në çfarë vlere kanë qenë të siguruar, kush është shfrytëzues i sigurimit, etj. Vlera e dëmit duhet të shprehet gjithnjë në shuma parash, sepse të disa vepra penale ajo është rrethanë kualifikuese ose privilegjuese. Një arsye tjetër për vlerësim preciz është fakti se ndonjëherë të dënuarit duhet t’i konfiskohet pasuria e paligjshme dhe me kohë të pamundësohet evitimi i kësaj mase nga i dënuari. Në këto të dhëna bëjnë pjesë edhe shpenzimet tjera, siç janë pagesat e

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

38

sigurimeve, shpenzimet e shërimit, invaliditeti, vdekja etj. Siç shihet, në këtë pjesë të kallëzimit penal jepen të dhënat mbi dëmin në tërësi, prandaj në të duhet të bëhet specifikimi.

3. Shtesat e kallëzimit penal

Ligjdhënësi (Neni 2007, alineja 2 KPP) përmend këto shtesa të kallëzimit penal: mjetet, skicat, fotografitë, raportet, procesverbalet mbi masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera, të cilat mund të kontribuonin për efikasitetin e procedurës. Siç shihet, ligjdhënësi, në formë të klauzolës së përgjithshme, u ka lënë hapësirë personave të autorizuar zyrtarë edhe për dorëzimin e shtesave tjera. Këto, p.sh., mund të jenë poligramet, nëse është bërë testi poligrafik. Shtesat nënkuptojnë materialin e tërësishëm, të cilin ligjdhënësi e ka nominuar vetëm pjesërisht, që mund të shërbejë për sqarimin e çështjeve dhe akuzave, por edhe ekskulpimi i personit të dyshuar. Shtesat e përmendura i mundësojnë prokurorit publik kompetent që të marrë vendime objektive në drejtim të ndjekjes penale. Dorëzimi i shtesave është i obliguar për policinë.

Shihet se kallëzimi nuk përmban dëshmi, por shtesa të cilat kanë ose mund të kenë statusin e dëshmive. Në të bëhet rezymimi i rezultatit të përpunimit kriminalistik. Siç është theksuar, pasqyrimi i rrjedhës së veprës penale duhet të jetë i vërtetë, i qartë, gjithëpërfshirës dhe pa kurrfarë teprimi ose “animi”. Për shkak të kornizës së kufizuar të raportit, në të përmenden vetëm faktet relevante më të rëndësishme, ndërsa faktet më pak të rëndësishme duhet të mos përfshehen në raport. Siç është thënë më herët, konstatime dhe vrojtimet e policisë, të cilat mund të jenë me shumë interes për prokurorin publik, duhet të regjistrohen ndarazi dhe duhet t’i shtohen raportit. Por, vrojtimet dhe mendimet e policisë duhet të bazohen në të dhënat faktike të arsyetuara dhe duhet të jenë të bindshme. Qartësia e përmbajtjes së kallëzimit, përveç tjerash, arrihet nëpërmjet shkoqitjes logjike. Kjo duhet të bëhet sipas rrjedhës së natyrshme dhe zhvillimit të veprës penale, si edhe sipas rrjedhës së tërësishme të përpunimit kriminalistik.

Më në fund, në pajtim me dispozitën e Nenit 207, alineja 3 të KPP, në qoftë se policia ka ndërmarrë masa dhe veprime kurse informacionet e grumbulluara nuk paraqesin bazë për parashtrimin e kallëzimit penal të policisë dhe nuk ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale, policia megjithatë i dërgon prokurorit publik raport të veçantë.

4. Plotësimi i kallëzimit penal

Siç është thënë edhe më herët, në qoftë se policia merre vesh për fakte të reja, për dëshmi ose për gjurmë të veprës penale ajo është e obliguar që pa ndërprerë të grumbullojë informatat e nevojshme dhe menjëherë t’i dorëzojë prokurorit publik raport lidhur me to, i cili do të jetë si plotësim i kallëzimit penal të policisë (Neni 207, alineja 3 e KPP). Natyrisht, të gjitha njohuritë e siguruara ndërkohë duhet të jenë relevante nga aspekti penalo-juridik. Në të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

39

kundërtën, bëhet fjalë për savurrë. Këto të dhëna të reja mund të kenë të bëjnë me vepra penale të zbuluara ndërkohë, për të cilat është bërë kallëzim ndaj personit ose personave të dyshuar, me fakte të reja të karakterit dëshmues, sidomos për llojin dhe përmasat e pasojave të veprës penale për të cilën është bërë kallëzim, me zbulimin e pjesëmarrësve të tjerë, etj, për çka është bërë fjalë. Në ligj nuk është përshkuar forma e plotësimit të kallëzimit penal të policisë, por kjo çyshtje i është lejuar praktikës. Për këtë arsye, kur bëhet fjalë për raportin si plotësim të kallëzimit penal të mëhershëm, në kuptimin përmbajtjesor, vlen gjithë ajo që është thënë për të drejtën penale.

Plotësimi i kallëzimit penal është obligim i policisë në rast se kallëzimi i bërë më herët ka të bëjë vetëm me veprën penale, kurse kryesi është zbuluar ndërkohë. Raporti i veçantë si plotësim i kallëzimit penal paraqitet edhe atëherë kur kryesi është zbuluar por nuk është i arritshëm, pra kur është i njohur. Plotësimi i kallëzimit penal është i obligueshëm edhe nëse ndërkohë janë zbuluar pjesëmarrës të rinj të veprës penale, të cilët kanë qenë të panjohur në momentin e dorëzimit të raportit ose nëse zbulohen vepra të reja penale ose fakte të reja relevante për procedurën penale që zhvillohet në lidhje me llojin dhe përmasat e pasojave të veprës penale tashme të paraqitur. Nga funksioni i organit, personat e autorizuar zyrtarë të të cilit marrin pjesë në procedurën parapenale dhe penale, si është përshkruar në dispozitat e KPP, del se ata janë të obliguar që me vetiniciativë të vazhdojnë grumbullimin e të dhënave dhe dëshmive të nevojshme që ndihmojnë në sqarimin më të mirë të çështjes penale, të cilat nuk janë përfshirë në kallëzimin penal dhe ne shtesat e tij. P.sh., i tillë është rasti kur janë të diskutueshme përmasat e veprimtarisë kriminale të personave, për shkak se, ta zëmë, ekzistojnë gjasat se personi ndaj të cilit është bërë kallëzim ka kryer edhe vepra tjera penale ose se ka pasur bashkëpjesëmarrës, etj. Këto mund të jenë të dhënat mbi personat që mund të japin të dhëna relevante për procedurën, për të cilët nuk është ditur me parë, etj.

Në lidhje me veprimin e përmendur, ligjdhënësi ka vënë një kusht në Nenin 207, alineja 3 të KPP, ku thuhet se njohuritë e mëvonshme mbi faktet, dëshmitë dhe gjurmët e veprës penale duhet të jenë të reja. Të gjitha risitë i dërgohen prokurorit publik në formë raporti. Nga ana tjetër, policia nuk mund të ndërmarrë asgjë në lidhje me sasinë kriminale të cilën e ka paraqitur pa iniciativë dhe kërkesë të prokurorit publik, sepse atëherë, thënë kushtimisht, do të bëhej fjalë për njëfarë hetimi paralel, gjë që nuk parashikohet me KPP. Marrja e policisë me lëndën lidhur ndaj të cilës ka filluar procedura penale do të ishte ë dëmshme për procedurën penale, sepse për të njëjtën vepër penale do të zhvilloheshin dy procedura paralelisht. Përveç kësaj, kjo do të ngarkonte pa nevojë këto organe dhe do të ishte në kundërshtim me parimin e ekonomizimit të procedurës. Me fjalë të tjera, policia është e obliguar të gjurmojë gjurmë fakte të reja, por jo të vazhdojë gjurmimin e mëtejshëm në raport me substratin faktik (rastin) që është paraqitur. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë vazhdim të përpunimit kriminalistik për të njëjtën çështje, sepse, siç u tha, kështu do të bëhej hetim joformal paralel. Pra, do të bëhej fjalë për njëfarë diskriminimi të parimit ne

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

40

bis in idem (Neni 4, alineja 1, KPP). Pra, në qoftë se policia merr vesh për fakte të reja, jo në kuadrin e gjurmimit lidhur me çështjen p4enale të paraqitur por në kuadrin e aktiviteteve të saj të rregullta, është e obliguar të ndërmarrë masa dhe për këtë ta njoftojë prokurorin publik, në formë të raportit.

Kriter themelor për sigurimin e informacioneve për fakte të reja, brenda veprimtarisë së rregullt të policisë, është ajo se bëhet fjalë për fakte vendimtare që mund të ndikojnë në sasinë kriminale dhe përgjegjësinë penalo-juridike të personit të paraqitur. Në raport duhet të jetë e dukshme se këto fakte dhe dëshmi të reja janë zbuluar pas parashtrimit të kallëzimit penal. Më së shpeshti, të tilla janë rastet e zbulimit të mëvonshëm të pjesëmarrësve në vepër, të rrethanave rënduese ose lehtësuese, etj. Rastet e tilla shfaqen më së shpeshti të kriminaliteti i organizuar dhe deliktet serike.

KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA 1. Kuptimi i bastisjes Bastisja është veprim kompleks dhe i shumëllojshëm penalo-procesor dhe kriminalistik, njëkohësisht, i cili ndërmerret me qëllim të gjetjes së personit dhe arrestimit të tij ose me qëllim të gjetjes së mjeteve të rëndësishme për nevoja të procedurës penale të cilat do të shikohen, do t’i nënshtrohen ekspertizës ose do të ekspozohen për t’u njohur. Në këtë kuptim, bastisja përfshin masat e detyrimit, nëpërmjet të cilave: a) sigurohet prania e personave dhe b) gjenden lëndë të rëndësishme për procedurën penale. Bastisja mund të ndahet sipas disa kritereve: sipas fazave të procedurës, sipas bazës ligjore, sipas qëllimit dhe sipas objektit ose hapësirës. Varësisht prej fazave të procedurës, bastisja mund të jetë: (1) si veprim në hetim, (2) si veprim jashtë hetimit, (3) si veprim pas ngritjes së aktakuzës dhe (4) si veprim nëpërmjet të cilit ofrohet ndihma ndërkombëtare penalo-juridike. Në këtë libër bëhet fjalë për bastisjen si veprim hetimor. Bastisja, varësisht prej bazës ligjore, mund të bëhet me mandat të gjykatës ose pa pandat të gjykatës. 2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë Me qëllim të qasjes së drejtë të përpunimit të kësaj teme, është e domosdoshme që bastisja si veprim hetimor të ndahet nga bastisja provizore për çështje sigurie. Në të vërtetë, bastisja provizore për çështje sigurie është kontroll, të cilin mund ta bëjë policia kur ekziston rrezik që personi të ketë armë ose mjete të rrezikshme që mund të përdoren për sulm ose për vetëlëndim (Neni 204, alineja 1, KPP). Bastisja provizore për çështje sigurie nuk përfshin bastisjen e personave në kuptimin e veprimit hetimor, por është

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

41

e kufizuar në bastisjen e rrobave të jashtme të personave, e sidomos në verifikimin provizor të valixheve ose automjeteve të cilat janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të personave të tillë (Neni 204, alineja 2, KPP). Bastisja e tillë nënkupton shfrytëzimin e shqisave të ta parit, dëgjuarit dhe nuhaturit dhe, eventualisht, të të prekurit, por jo edhe veprimet që do të bënin të mundur zbulimin e gjërave që nuk mund të zbulohen nëpërmjet këtyre shqisave. Pra, bëhet fjalë për veprim kriminalistik parandalues. Për dallim prej kësaj, ekzistojnë dhe bastisje represive të policisë, që quhen bastisje kriminalistike, të cilat ndërmerren kur ekzistojnë bazat për dyshim se është kryer një vepër penale konkrete. Bastisja si veprim penalo-procesor gjithmonë ka karakter represiv, nëpërmjet të cilit gjurmohet, me ndihmën e shqisave dhe, si edhe të pajisjeve teknike. Për këtë arsye, dyshimi për ekzistimin e veprës penale konkrete duhet të jetë në nivel të dyshimit të bazuar (Neni 240, alineja 1, KPP). Dallimi tjetër midis bastisjes si veprim hetimor dhe bastisjes provizore për çështje sigurie qëndron edhe nga pikëpamja e bazës ligjore. Kështu, bastisja provizore për çështje sigurie e personave zbatohet në mënyrë direkte, në bazë të normës ligjore (Neni 204, KPP), kurse bastisja si veprim hetimor bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit, por në raste të jashtëzakonshme (Neni 245, alineja 1 KPP) edhe pa mandat të gjykatësit. 3. Objektet e bastisjes KPP përshkruan bastisjen e shtëpisë, të hapësirave tjera e të pasurisë, si edhe të personave. Mirëpo, me interpretimin e dispozitës së Nenit 240, alineja 1, KPP, me togfjalëshin “hapësirat tjera” nënkuptohen edhe mjetet e transportit (automobili, autobusi, aeroplani, anija, barkat), objektet publike (restoranti, diskoteka, kafeteria, stacioni i autobusëve dhe i trenit, limani dhe aeroporti). Gjithashtu, mendojmë se, sipas këtij togfjalëshi, objekte të bastisjes si veprim hetimor mund të jenë edhe hapësirat e hapura (parku, pylli, parkingu, sheshi, shëtitorja etj.). Prandaj, bastisja e objektit mund të jetë: (1) bastisje e shtëpisë dhe hapësirave tjera, (2) bastisje e hapësirës së hapur, (3) bastisje e pasurisë dhe (4) bastisje e personave. 3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera Një prej pyetjeve që logjikisht mund të shtrohen është kjo: çka nënkupton shtëpia apo banesa e çka nënkuptojnë objektet tjera apo objektet që i përkasin dikujt. Mendojmë se shtëpia, sipas dispozitave të KPP, nënkupton hapësirën e përgjithshme që një person e ka zgjedhur si vend të banimit të tij. Në këtë hapësirë është i mbrojtur intimiteti (privacia) dhe janë të lejuara sjelljet që do të ishin të papranueshme për publikun. Kualiteti i hapësirës që konsiderohet shtëpi ka rol të parëndësishëm. Për këtë arsye, është e nevojshme marrëdhënia psikike dhe fizike e banorit ndaj hapësirës në të cilën banon, por nuk kërkon kualitet ndërtimor të hapësirës. Në këtë kuptim,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

42

në kushtet e përmendura, personi mund të jetojë edhe në hapësira të tjera që i takojnë atij, çfarë mund të jenë podrumi, çarraniku, qilari etj. Analiza e praktikës kriminalistike dhe gjyqësore dhe disa qëndrimeve teorike të gjithë-pranueshme tregon se për njohjen e statusit të shtëpisë apo të banesës është i nevojshëm një minimum i hapësirës së mbyllur, e cila mundëson formësimin e pavarur të jetës shtëpiake dhe krijon mundësi që personi të strehohet në hapësirën e vet. Në bazë të kësaj, mund të thuhet se banesa mund të konsiderohen edhe automjetet e artistëve endacakë dhe të cirkut, kabinat e fjetjes në automjete, kamp-shtëpizat dhe hapësirat tjera të ngjashme, në të cilat mund të zhvillohet jeta private. Po ashtu, si shtëpi ose si banesë mund të konsiderohen edhe hapësirat të cilat personat e dyshuar i shfrytëzojnë dhe i konsiderojnë si të tyre, pavarësisht se i shfrytëzojnë ato në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, se janë pronarë apo bashkëpronarë dhe se e kanë apo nuk e kanë të “drejtën e shtëpisë”. Këtu përfshehen hapësirat e punës, të fabrikave dhe hapësirat afariste, pronat e rrethuara, siç janë: oborri, kopshti ose qilari, dhoma e hotelit, etj. Qëndrimeve paraprake duhet t’u shtohet edhe qasja “subjektive-ambientale”, sipas të drejtës amerikane precedente. Sipas kësaj qasjeje, ndër objektet e bastisjes për të cilat është i nevojshëm mandati i gjykatës konsiderohen banesat, si hapësira banorët e të cilave kanë qëllim faktik të realizuarit, pavarësisht prej marrëdhënieve pronësore, poseduese dhe marrëdhënieve tjera pronësore-juridike në momentin e bastisjes. Sipas të njëjtit qëndrim duhet të vështrohen edhe hapësirat tjera që i përkasin banesës. Më në fund, duhet të theksohet se në doktrinën bashkëkohore juridike dominon mendimi se banesa, si objekt i bastisjes, nuk përcaktohet vetëm në kuptimin ndërtimor, por, para së gjithash në kuptimin subjektiv. Vendimtar është qëndrimi dhe sjellja e personave në një tërësi të caktuar ndërtimore, e cila konsiderohet hapësirë personale në të cilën personi mund të bëjë veprimet që dëshiron dhe aktivitetet e jetës së tij private. Natyrisht, gjithmonë duhet të merret parasysh edhe përkufizimi ligjor mbi banesat. Nga hapësira banesore duhet të dallohen hapësirat tjera që mund të jenë objekt i bastisjes. Hapësirat tjera nënkuptojnë, p.sh. hapësirat e punës ose vendet në të cilat zhvillohet ndonjë aktivitet afarist. Përveç kësaj, ka edhe pikëpamje se hapësira të tjera mund të konsiderohen edhe depot, anijet, sefat e bakës, hapësirat publike, lokalet, etj. Më në fund, hapësira të tilla mund të konsiderohen edhe hapësirat afariste të karakterit ekonomik, shkencor, artistik e të ngjashëm, me ç’ rast afarizmi nuk do të thotë se duhet të jetë destinimi primar. Si rregull, hapësirat afariste karakterizohen për qasje të më shumë njerëzve, por me kufizime. Kufizimi i qasjes me qëllim bën që që hapësira e tillë të ketë mbrojtje, prandaj nuk mund të bastiset lirisht.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

43

Gjithashtu, është e mundur që objekte të bastisjes të jenë edhe hapësirat e organeve publike, të organizatave afariste dhe të personave tjerë juridikë. Meqë bëhet fjalë për objekte të karakterit specifik, në Nenin 243, alineja 6, të KPP parashikohet që “kur bëhet bastisja e hapësirave të organeve publike, drejtori i atij organi ftohet të marrë pjesë në bastisje”. Siç shihet, bëhet fjalë për kushte të ndryshme gjatë bastisjes së hapësirave zyrtare. 3.2. Hapësira e hapur Hapësirat të cilat gëzojnë mbrojtje duhet të jenë të rrethuara, kurse në qoftë se nuk janë atëherë qasja në to është e lejueshme dhe është e mundur të ndërmerren veprim, nëpërmjet të cilave duhet të sqarohet vepra penale, si p.sh. të shikimi i vendit. Në këtë kuptim, dominon pikëpamja se në hapësirat e hapura nuk bëhet bastisja, por shikimi i vendit. Përndryshe, për të gëzuar mbrojtje nga bastisja e lirë, hapësira duhet e dukshme prej së jashtmi se ajo gëzon mbrojtje nga hyrja e arbitrare apo nga qasja e dhunshme. Nuk është e rëndësishme se çfarë është mbrojtja e hapësirës, por kjo duhet të jetë e dukshme se bëhet fjalë për hyrje të paautorizuar në këtë hapësirë. Si rrethojë mund të shërbejnë edhe pengesat natyrore (përroskat, kanalet, etj) si edhe pengesat artificialet, muret ose rrethojat e ndryshme. Pengesa nuk është e domosdoshme që të jetë e pakalueshme. Është e mjaftueshme që ajo të jetë një pengesë, për kalimin e së cilës nevojitet mund. Rrethoja nuk bën të paraqesë vetëm veprim psikik, siç janë mbishkrimet dhe vërejtjet për ndalimin e hyrjes. 3.3. Pasuria Prej sa u tha më lart është e nevojshme të theksohet se edhe pasuria mund të bastiset, pra mjetet e lëvizshme që gjenden jashtë shtëpisë apo banesës. Kështu, bastisja nënkupton edhe kontrollin e të gjitha gjërave të lëvizshme dhe të të gjithë personave që takohen, në qoftë se kjo konsiderohet e domosdoshme. Mirëpo, shpesh është e domosdoshme që të bastisen edhe gjërat që gjenden në shtëpi, të cilat konsiderohet të rëndësishme për procedurën penale. Interpretimi i Nenit 240, alineja 1 të KPP çon në përfundimin se bëhet fjalë për të ashtuquajturin definicion i hapur i pasurisë, në të cilin mund të përfshehen të gjitha gjërat e lëvizshme, lëvizshmëria e të cilave buron vetvetiu prej tyre ose prej një forcë tjetër lëvizëse, që me ligj konsiderohen si mjete të lëvizshme (automjetet, valixhet, rrobat dhe të gjitha gjërat që personat i bartin me vete). Si objekt i veçantë i bastisjes në lidhje me një vepër të caktuar penale sot konsiderohet edhe kompjuteri, bastisja e të cilit bëhet sipas regjimit të bastisjes së gjërave të lëvizshme. 3.4. Personat Bastisja e personave nënkupton bastisjen e jashtme dhe të brendshme të trupit të personit me përdorimin e mjeteve medicinale e mjeteve tjera që nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut ose nuk bien ndesh me normat

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

44

morale. Këtu përfshehet bastisja e sipërfaqes së tërësishme të trupit (flokëve, parukës, mjekrës, etj), si edhe nën gjinj, nën buzë, nën sqetull, midis gishtërinjve, nën thonj, në grykën anale dhe vaginale, dhe, eventualisht, protezat, fashat apo gipsin. Përveç kësaj, bastisja e personin nënkupton edhe bastisjen e rrobave, këpucëve dhe gjërave tjera që i ka me vete personi në momentin e bastisjes, siç janë aksesorët, çantat etj. Është plotësisht e drejtë edhe pikëpamja se bastisja e personit përfshin edhe bastisjen e biçikletës, të motoçikletës apo ndonjë mjeti motorik, në të cilin gjendet personi në momentin e bastisjes. Arsyeshmëria e zgjerimit të bastisjes së personit, në kuptimin e hapësirës, qëndron në faktin se pikëpamjet e kundërta shpesh pamundësojnë grumbullimin e mjeteve, gjurmëve ose dëshmive të rëndësishme për procedurën penale. Për këtë arsye, zgjerimi i bastisjes së personave, në kuptimin e hapësirës, ka të bëjë edhe me rastet kur personi i hedh mjetet e veprës penale (si, p.sh., gjatë bastisjes në vend publik ose në mjete të transportit publik). Për këtë arsye, në praktikë, zgjerimi i bastisjes është shumë i rëndësishëm dhe i shpeshtë.

4. Baza juridike e bastisjes Sipas KPP, bastisja mund të bëhet në bazë të mandatit të gjykatësit për bastisje (nenet 240 dhe 244), si edhe pa mandatin e gjykatësit (Neni 245). Por, që të mund të merret vendimi për bastisjen e shtëpisë ose hapësirave tjera të të dyshuarit, gjegjësisht të të akuzuarit dhe personave tjerë, si edhe gjerave të tyre të lëvizshme, duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe se ekziston mundësia reale që si rezultat i bastisjes të jetë arrestimi i atij personi ose zbulimi dhe konfiskimi i dëshmive të rëndësishme për procedurën penale 9 neni 244, alineja 1). Sipas disa pikëpamjeve teorike, baza materiale për bastisjen e shtëpisë apo banesës së personave të caktuar që mund të mbahet në mënyrë të paligjshme, marrëdhënia subjektive ndaj shtëpisë dhe fakti se nuk bën të veprohet për sqarimin e veprës penale të marrjes së shtëpisë në mënyrë të paligjshme. Me këtë rast, marrëdhënia subjektive ka të bëjë me qëllimin e shprehur se shtëpia konsiderohet hapësirë jetësore private. Pavarësisht prej qëndrimit teorik se qëllimi i tillë nuk ekziston në qoftë se është vërtetuar se ndonjë person ka banuar në një shtëpi të huazuar vetëm disa ditë, se nuk i ka paguar shpenzimet e mirëmbajtjes, se shtëpinë përkatëse nuk e ka paraqitur si adresë të vendbanimit të tij, vlerësojmë se kjo banesë, megjithatë, mund të konsiderohet shtëpi, në kuptimin e dispozitave të KPP, dhe të bastiset. Më tutje, në nenin 240 alineja 1 të KPP, thuhet se “Gjykatësi mund të urdhërojë bastisjen personale të personit të caktuar, në qoftë se ekzistojnë gjasat reale që rezultatet e bastisjes të çojnë në zbulimin e gjurmëve ose në konfiskimin e dëshmive të veprës penale”. Disa autorë mendojnë me të drejtë se bastisja mund të bëhet ndaj personit që është i dyshuar për

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

45

kryerjen e veprës penale, por edhe të personave të tjerë, p.sh. të cilët për shkak të farefisnisë ose lidhjeve të tjera me të dyshuarin janë të liruar nga obligimi që të dëshmojnë. Me këtë rast mundësisë reale që me bastisje të arrihen rezultate të caktuara duhet t’i paraprijë mundësia reale që të jetë kryer vepra penale. Nuk mund të ndërmerret bastisje, për të gjetur dyshimin, sepse në këtë rast, do të mund të bastisej secili person.

4.1. Marrja e vendimit për bastisje Duke interpretuar dispozitat e nenit 240 të KPP, mund të përfundohet se, si rregull, për bastisjen e shtëpisë, hapësirave tjera dhe pasurisë, janë të nevojshme dy kushte kumulative: (1) ekzistimi i dyshimit të bazuar se personi i caktuar ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe (2) ekzistimi i gjasave reale se rezultat i bastisjes do të jetë arrestimi i këtij personi ose zbulimi dhe konfiskimi i dëshmive të rëndësishme për procedurën penale. Marrja e vendimit për bastisje, siç duket qartë, nuk është çështje e normave juridike apo kriminalistike, por është një proces kompleks mendor që varet nga disa komponenta. Këto janë: përvoja e atij që merr vendim, ekzistimi i indicieve që vërtetojnë dyshimin e bazuar në situatën e caktuar, mundësia që dëshmitë eventuale të asgjësohen, të dëmtohen ose të bëhen të papërdorshme në ndonjë mënyrë tjetër, mundësia e ndërmarrjes së veprimeve të tjera hetimore dhe kriminalistike pas bastisjes, si edhe besueshmëria se personi i caktuar është kryes i veprës penale konkrete. 4.2. Bastisja me urdhëresë të policisë Meqenëse e drejta për privatësi, gjegjësisht për respektimin e jetës familjare dhe të shtëpisë është një prej të drejtave themelore të njeriut, është e logjikshme se vetëm gjykatësi mund të urdhërojë bastisjen. Nga kjo del se asnjë organ tjetër shtetëror, përveç gjykatës nuk mund të urdhërojë bastisjen, madje as prokurori, i cili udhëheq procesin hetimor. Kur është fjala për mandat, përshkrimi i formës dhe përmbajtjes së tij bëhet në dispozitën e nenit 240, alinetë 2 dhe 5 të KPP. Aty është parashikuar se mandati mund të lëshohet në bazë të kërkesës së shkruar për bastisje, të cilën e paraqet prokuroi, ndërsa, në rastet urgjente edhe policia gjyqësore. Mandati për bastisje përmban: a) identifikimin e personave për të cilët lëshohet mandati, b) shenjën e veprës penale në lidhje me të cilën lëshohet mandati, c) arsyetimin e bazës për dyshim dhe gjasa reale, d) përshkrimin e mjeteve që kërkohen gjatë bastisjes, e) përshkrimin e veçantë të personave që do të bastisen, f) përshkrimin e veçantë të hapësirave që do të bastisen

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

46

g) përshkrimin e veçantë të pronës që do të bastiset dhe h) informacione tjera të rëndësishme për kryerjen e bastisjes. Informacione të rëndësishme për bastisje mund të jenë: Mandati duhet të zbatohet ndërmjet orës 6.00 dhe orës 22.00, autorizimi se zbatuesi i urdhëresës mund të hyjë pa paralajmërim në hapësirat që do të bastisen dhe rekomandimi se cilat gjerat nuk mund të konfiskohen përkohësisht. Ndërkaq, në nenin 241 të KPP, parashikohet që mandati duhet të zbatohet në afat prej 48 orësh, pas lëshimit të tij. Më në fund, në dispozitën e nenit 245 të KPP, përshkruhet mënyra e lëshimit të mandatit në rrethana urgjente, kur ekziston rreziku i shtyrjes. Atëherë, policia gjyqësore, mund të fillojë bastisjen në bazë të miratimit gojor të gjykatësit. Në këto raste gjykatësi praktikisht jep mandatin me gojë. Me qëllim të zbatimit të parimit të legalitetit, KPP parashikon që në rast të bastisjes pa mandat të shkruar të gjykatësit, në afat prej 12 orësh pas bastisjes duhet që prokurorit publik dhe gjykatës t’u paraqitet raporti. Situatat kur ekziston rreziku real nga shtyrja dhe është e nevojshme të bëhet bastisja urgjente e shtëpisë së dikujt, nuk mund të parashikohen. Ligji e ka zgjidhur këtë me një klauzolë të përgjithshme ku thuhet se kjo ndodh në rrethana “që mund të shpien në zhdukjen e dëshmive ose në rrezikimin e jetës dhe të shëndetit të njerëzve”. Pra, jeta është aq e paparashikueshme sa përpjekja për definimin e disa normave specifike, pra edhe të situatave kur urgjenca e veprimit është e paevitueshme, do të ishte shumë e diskutueshme. Kriminelët e profesionalizuar dhe të specializuar aftësohen në mënyrë permanente, duke gjetur modalitete të reja të veprimit kriminal, i cili mund të përballet me sukses vetëm me profesionalizimin permanent të metodave dhe mjeteve kriminalistike. Praktikisht, kjo do të thotë se nuk ka formula për veprim, prandaj në secilën situatë duhet të kërkohet një mënyrë e re, natyrisht, në bazë të përvojave ekzistuese kriminalistike dhe në bazë të situatave të ngjashme. 4.3. Bastisja pa mandat të gjykatësit Në raste të përcaktuara qartë, policia mund të hyjë në shtëpi apo në hapësira të tjera dhe të bëjë bastisje pa mandat, kur de facto bëhet fjalë për mandat gojor, i cili jepet në vendin e ngjarjes. Kështu, sipas Nenit 245, alineja 1 e KPP, bastisja pa mandat me shkrim mund të bëhet në këto raste: kur personi i caktuar, në mënyrë të vetëdijshme dhe vullnetare, pajtohet të bëhet bastisja; kur ndonjë person kërkon ndihmë; kur kryesi i kapur gjatë kryerjes së veprës duhet të arrestohet pas ndjekjes; kur e kërkojnë këtë arsyet e sigurisë së njerëzve dhe pasurisë; dhe kur personi ndaj të cilit gjykata ka lëshuar fletarrest gjendet në shtëpi apo në hapësirat tjera.

5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme Imuniteti paraqet përjashtim prej normave të së drejtës penale procesore se bastisja zbatohet ndaj të gjithë personave. Personi që gëzon imunitet

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

47

materialo-juridik nuk mund të cilësohet i dyshuar ose i akuzuar, prandaj nuk mund të jetë as objekt i bastisjes, qoftë ai personalisht, qoftë shtëpia apo hapësirat tjera të tij. Tek imuniteti procesor-juridik, personi mund të ketë atributin e të dyshuarit ose të të akuzuarit, prandaj parimisht është e lejuar edhe bastisja e tij, përveç hapësirës që më dispozita ndërkombëtare ose të vendit konsiderohet e pacenueshme. Është e padiskutueshme se personi që gëzon imunitet procesor mund të ketë cilësinë e të dyshuarit, por shfaqet problemi se a mund të bëhet bastisja e këtyre personave. Ky problem buron nga mungesa e precizitetit të normave juridike që e rregullojnë këtë fushë, kurde mund të zgjidhet nëpërmjet fiksionit juridik se kryesi i veprës penale është i panjohur. Te personat që gëzojnë imunitet ekziston mundësia e udhëheqjes së procedurës penale, por jo edhe e ndjekjes penale në përgjithësi, prandaj është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha veprimet me të cilat do të sigurohen dëshmi për procedurë të mëvonshme penale, kur ndërpritet imuniteti ose kur merret miratimi i nevojshëm. Në këtë kuptim është e mundur edhe bastisja. Më në fund, gjithnjë duhet të kihet parasysh procedimi në rast të përjashtimit nga ndjekja penale të personave që gëzojnë të drejtën e imunitetit dhe të hapësirave ku punojnë e jetojnë. Këtu, para së gjithash, bëhet fjalë për hapësirat e misioneve diplomatike e konzullare. Sipas Nenit 22 të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, të miratuar më 18 prill 1961, hapësirat e misioneve diplomatike janë të pacenueshme dhe në to mund të hyhet vetëm me lejen e shefit të misionit. Është e ndaluar të kryhen bastisje ose konfiskime të mjeteve në hapësirat e misioneve diplomatike (ndërtesa, oborre, kopshte, garazhi, etj.), orendi, mjete tjera (arkivi dhe dokumentet e misionit, shënimet zyrtare dhe paliza diplomatike) dhe mjetet transportuese. Gjithashtu, në Nenin 30 të Konventës së Vjenës, parashikohet edhe pacenueshmëria e banesës, dokumenteve, letërkëmbimit dhe pasurisë së agjentëve diplomatikë. Situata është e ngjashme, por jo e njëjtë, edhe me hapësirat e misioneve konzullare (përjashtimet në raport me imunitetin diplomatik janë dukshëm më të ngushta). Pra, sipas Nenit 31 të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet konzullare, të miratuar më 24 prill 1963, organet kompetente të shtetit mund të hyjnë në hapësirat e konsullatës që shfrytëzohen ekskluzivisht për punën e saj, me pëlqimin e shefit të konsullatës, të personit që ai e cakton ose të shefit të misionit diplomatik të shtetit që e ka emëruar. Arkivi konzullar dhe dokumentet, si edhe paliza janë të pacenueshme. Por, nëse organet kompetente të shtetit nikoqir kanë arsye serioze që të dyshojnë se paliza përmban edhe mjete tjera, përveç shkresave, dokumenteve dhe mjeteve të përcaktuara qartë, mund të kërkojnë që paliza të hapet në praninë e tyre nga përfaqësuesi i autorizuar i shtetit që e ka emëruar. Në rast të refuzimit, paliza kthehet në vendin nga ka ardhur. Amnistia dhe falja e tërësishme janë akte diskrecioni të organeve më të larta të pushtetit (më së shpeshti të shefit të shtetit), në bazë të së cilës bëhet lirimi nga ndjekja penale ose lirimi i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja e dënimit. Kështu, sipas Nenit 96 të KPP, personat e përfshirë në ligjin për

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

48

amnisti lirohen nga ndjekja penale, lirohen plotësisht ose pjesërisht nga vuajtja e dënimit, u zëvendësohet masa e caktuar e dënimit me ndonjë masë më të butë, ose u fshehet dënimi. Në këtë rast, neve na intereson lirimin nga ndjekja penale (që në fakt është abonim), sepse prej momentit të hyrjes në fuqi të aktit të amnistisë ose faljes, në qoftë se procedura e ndjekjes nuk kishte filluar ajo nuk mund të fillojë më, kurse nëse procedura ka qenë në vazhdim ajo ndërpritet. Më tutje, në qoftë se është dhënë lirimi nga ndjekja penale për vepra të caktuara penale, kjo ka të bëjë me të gjithë kryesit e veprave të tilla penale dhe me bashkëpjesëmarrësit e personave të falur. Mirëpo, në qoftë se janë caktuar disa kushte që kanë të bëjnë me persona që janë kryes të këtyre veprave, lirimi nga ndjekja ka të bëjë vetëm me ata kryes dhe bashkëpjesëmarrës që i plotësojnë këto kushte, derisa ndaj të tjerëve vazhdon ndjekja penale. Pra, ndaj personave që janë liruar nga ndjekja ndërpritet mundësia e ndërmarrjes së bastisjes.

6. Kushtet juridike të bastisjes

Në Kodin e Procedurës Penale janë përcaktuar edhe kushtet për kryerjen e bastisjes. Këtu bëhet fjalë për një numër më të madh të kushteve të përcaktuara qartë të cilave duhet t’u përmbahet policia. Duke marrë parasysh konstruksionin e normave ligjore, është e nevojshme përmbushja kumulative e të gjitha kushteve të përcaktuara me ligj dhe ekzistimi i bazës juridike.

Kështu, bastisja bëhet gjatë ditës, prej orës 6 deri në orën 22, kurse gjatë natës bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme: personi të cilit i takon shtëpia ose hapësirat tjera apo përfaqësuesi i tij kanë të drejtë të jenë të pranishëm gjatë bastisjes; gjatë bastisjes duhet të jenë të pranishëm dy dëshmitarë, qytetarë të moshës madhore, por në raste të jashtëzakonshme bastisja mund të bëhet edhe pa praninë e dëshmitarëve; para fillimit të bastisjes, personit i cili bastiset i dorëzohet mandati për bastisje, por bastisja mund të fillojë edhe pa dorëzimin e mandatit, në rast se mund të pritet rezistencë e armatosur apo në qoftë se vlerësohet se efikasiteti i bastisjes do të ulej po qe se bastisja nuk bëhet menjëherë dhe pa paralajmërim paraprak ose kur bëhet bastisja e objekteve publike; para fillimit të bastisjes , nga personi që bastise kërkohet që në mënyrë vullnetare të dorëzojë personin apo mjetet e kërkuara, por bastisja mund të fillojë edhe pa kërkesën paraprake për dorëzimin e personit apo mjeteve, nëse pritet rezistencë e armatosur apo nëse vlerësohet se efikasiteti i bastisjes do të jetë më i vogël, në rast se bastisja nuk fillon menjëherë ose kur bëhet fjalë për bastisje të objekteve publike; hapësirat e mbyllura me çelës, orenditë dhe gjërat tjera mund të hapen me dhunë vetëm nëse pronari nuk është i pranishëm ose nëse refuzon t’i hapë në mënyrë vullnetare; personi duhet të jetë i informuar se ka të drejtë të kontaktojë me mbrojtësin e tij, i cili ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë kryerjes së bastisjes; policia është e obliguar të shtyjë fillimin e bastisjes deri në dy orë prej momentit që avokati informohet për bastisjen, por nëse ai nuk arrin brenda kësaj pohe bastisja mund të fillojë pa

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

49

praninë e tij; për çdo bastisje hartohet procesverbal, ndërsa në rastet kur konfiskohen mjete të caktuara lëshohet vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm; në qoftë se policia hyn në shtëpi por nuk e kryen bastisjen, atëherë personit i lëshohet një vërtetim zyrtar në të cilin shpjegohen arsyet e hyrjes në shtëpi. 6.1. Koha e bastisjes Mandati për bastisje duhet të zbatohet më së largu 48 orë prej lëshimit. Në të kundërtën, është e logjikshme që ai mandat duhet t’i kthehet menjëherë gjykatësit i cili e ka lëshuar. Mandati për bastisje mund të zbatohet vetëm prej orës 6 deri në orën 22. Në raste të jashtëzakonshme, me mandat të gjykatës mund të jepet autorizim i prerë se bastisja mund të kryhet në cilëndo kohë, ditën dhe natën. Pra, është e logjikshme se edhe bastisja pa mandat të gjykatësit mund të kryhet në cilëndo kohë, ditën dhe natën. Është plotësisht e arsyeshme që e ashtuquajtura bastisje “e rregullt” kryhet gjatë ditës, por në disa situata bastisja shpesh është e nevojshme të bëhet edhe gjatë natës. Me këtë nuk dëshirojmë të pohojmë se, në aspektin ligjor, bastisja gjatë natës do të duhej të barazohej me bastisjen gjatë ditës, sepse kjo nuk do të ishte e arsyeshme, por mendojmë se nuk ka nevojë të vendosen kufizime strikte në këtë aspekt. Sipas normave të kriminalistikës, bastisja gjatë ditës është më e preferueshme se sa bastisja gjatë natës, sidomos për shkak të shikueshmërisë më të mirë dhe sigurisë së policisë. 6.2. Prania e obligueshme gjatë bastisjes Sipas dispozitës së Nenit 243, alineja 1 të KPP, pronari i shtëpisë ka të drejtë, por nuk është i obliguar, të jetë i pranishëm gjatë bastisjes. Nëse ai nuk është i pranishëm, atëherë gjatë bastisjes ka të drejtë të jetë i pranishëm përfaqësuesi ose i autorizuari i tij. Natyrisht, më së miri është që gjatë bastisjes të jetë i pranishëm pronari ose shfrytëzuesi i shtëpisë apo banesës, por kjo nuk është e domosdoshme. Në rast të mungesës së tij, nuk hiqet dorë nga bastisja, por në vendin e ngjarjet caktohet përfaqësuesi apo i autorizuari i tij. Sipas ligjit, përfaqësues mund të caktohet një prej anëtarëve të familjes, por, në rast se asnjëri prej familjarëve të tij nuk gjendet në shtëpi, mund të caktohet edhe ndonjë fqinj i tij. Në qoftë se ndodh që, gjatë hyrjes së papritur e të dhunshme në shtëpi ose në banesë dhe aty nuk gjenden as pronari, as shfrytëzuesi, as anëtarët e familjes, atëherë bastisja nuk mund të kryhet. Në këso rastesh, sipas mendimit tonë, do të duhej të bëhej sigurimi i shtëpisë apo hapësirave tjera, sipas rregullave të sigurimit të vendit të ngjarjes penale, derisa nuk sigurohet prania e pronarit, shfrytëzuesit apo përfaqësuesit të tij. Më në fund, për shkak se ndaj personave që refuzojnë të jenë të pranishëm gjatë bastisjes nuk mund të ndërmerret asnjë masë detyruese dhe nëse shtëpia apo banesa nuk mund të sigurohet, nuk mbetet tjetër veçse shtëpia

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

50

ose banesa të sigurohet dhe të vuloset, sepse bastisja pa praninë e pronarit, kujdestarit, banorëve të rritur apo përfaqësuesit do të ishte e kundërligjshme.

6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarit Sipas KPP (Neni 243, alineja 2), gjatë bastisjes së shtëpisë, hapësirave tjera ose personave duhet të jenë të pranishëm dy dëshmitarë, të cilët duhet të jenë të moshës madhore. Para fillimit të bastisjes, dëshmitarëve u tërhiqet vërejtja që në mënyrë të kujdesshme të vëzhgojnë se si zhvillohet bastisja dhe se kanë të drejtë që të bëjnë vërejtje në përmbajtjen e procesverbalit mbi bastisjen. Ka përjashtime kur bastisja mund të bëhet edhe pa praninë e dëshmitarëve, në rast se prania e tyre nuk mund të sigurohet menjëherë dhe në rast se shtyrja e bastisjes do të ishte e rrezikshme (Neni 245, alineja 4 KPP). E konsiderojmë me interes që këtu të shprehim mendimin tonë lidhur me bastisjen pa praninë e dëshmitarëve. Natyrisht, kjo dispozitë është e arsyeshme, sepse në raste të caktuara është oportune që bastisja të bëhet edhe pa praninë e dëshmitarëve. Por, edhe kur ekzistojnë kushtet ligjore për veprim të tillë, kjo mundësi duhet të shfrytëzohet vetëm përjashtimisht, që do të thotë se dëshmitarët angazhohen kur krijohen kushtet e domosdoshme për këtë. Policët duhet të jenë maksimalisht këmbëngulës për të krijuar kushtet për angazhimin e dëshmitarëve, përveç në rastet kur kjo është vërtetë e pamundur, qoftë për shkak të rrezikshmërisë së tyre, qoftë për shkak të urgjencës së veprimit. Këto çështje i shtrojmë për shkak të problemeve eventuale që mund të shfaqen gjatë shqyrtimin kryesor, kur paraqitet procesverbali, në të cilin tregohet se çka është gjetur dhe çka është konfiskuar gjatë bastisjes. Në qoftë se në bastisje nuk ka pasur dëshmitarë të pranishëm, ekziston mundësia që i akuzuari të përpiqet të kontestojë autenticitetin e përmbajtjes së procesverbalit. Atëherë, sigurisht do të krijohen situata delikate për gjykatësin që e udhëheq procedurën dhe vlerëson dëshmitë. Natyrisht, situatat e tilla do evitohen kur dëshmitarët vërtetojnë përmbajtjen e procesverbalit mbi bastisjen dhe dëshmitë e gjetura. Për këtë arsye, pa marrë parasysh dispozitat ligjore, bastisja pa dëshmitarë duhet të bëhet vetëm në situata të veçanta. Në rastet e bastisjes pa praninë e dëshmitarëve, rrjedha e bastisjes do të duhej të fiksohej me regjistrime teknike, p.sh. me video-xhirim. Kur bëhet fjalë për dëshmitarë të ligjshëm, përveç asaj që u tha, është me interes të theksohet se shtrohet edhe pyetja se si të sigurohen dëshmitarët, në qoftë se ata nuk duan, derisa KPP nuk parashikon ndonjë mënyrë për sigurimin e dëshmitarëve. Kjo mund t’i vë policët në pozitë shumë të pakëndshme, kur ata janë të obliguar të sigurojnë praninë e dëshmitarëve gjatë bastisjes. Për fat të keq, në teorinë kriminalistike flitet shumë pak për këtë, gjë që paraqet një problem shtesë. Duke hulumtuar arsyet që në teorinë e kriminalistikës sigurimit të dëshmitarëve nuk i është kushtuar kujdes i

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

51

veçantë, duhet të bëjmë një vështrim të shkurtër mbi disa karakteristika të kriminalitetit te ne. Në këtë kuptim është shumë e rëndësishme shkalla e rrezikshmërisë shoqërore nga kriminaliteti. Në dekadën e fundit, në këtë plan kanë ndodhur lëvizje të mëdha, për fat të keq, në kuptimin negativ. Në disa vende të botës, krimi i organizuar është në rritje të vazhdueshme. Kjo ka refleksione të caktuara edhe në vendet që më parë nuk ishin ballafaquar me këtë lloj të krimit. Kështu qëndron çështja edhe në vendet e rajonit tonë, sidomos në periudhën e pasluftës. Mendojmë se disa forma të krimit të organizuar ekzistojnë edhe të ne, por ato nuk janë zbuluar, nuk janë shpjeguar dhe nuk janë sqaruar ende, deri më sot. As teoria e re procesore e kriminalistike nuk flet për çështjen e pranisë së dëshmitarëve gjatë bastisjes. Sipas mendimit tonë, arsyet për këtë duhet të kërkohen në faktin se, kohët e fundit, nuk është zhvilluar ndonjë debat lidhur me këtë problematike. Kjo as që mund të ndodh nëse me këtë çështje nuk merren autorë që kanë përvojë praktike kriminalistike në këtë fushë. Me qëllim të shqyrtimit të kësaj problematike, duhet të theksojmë se në praktikën tonë kriminalistike, në fund të viteve ’80, ka pasur probleme lidhur me sigurimin e dëshmitarëve. të cilët do të ishin të pranishëm gjatë bastisjes, në pajtim më dispozitat e KPP. Natyrisht, frika e qytetarëve për të qenë dëshmitarë të bastisjes është e kuptueshme, kur mendohet se bëhet fjalë për kriminelë të rrezikshëm ose për persona që janë të gatshëm të ndërmarrin veprime të paparashikueshme. Analiza e praktikës sonë kriminalistike në gjysmën e dytë të viteve ’80 nxjerr në shesh disa mënyra të zgjidhjes së këtyre problemeve nga ana e policisë. Disa policë i kanë bindur qytetarët se nuk u kërcënohet kurrfarë rreziku dhe se prania e tyre në cilësinë e dëshmitarëve gjatë bastisjes është e sigurt. Duhet të thuhet se, pas shpjegimit me durim, shumica e qytetarëve e kanë pranuar kërkesën e policisë për të dëshmuar. Disa policë të tjerë i kanë kërkuar personit që është bastisur që t;i zgjedhë vetë dhe t’i ftojë dëshmitarët që do të merrnin pjesë në bastisje. Kuptohet që nuk kanë mundur të vijnë dëshmitarë anëtarët e farefisit, pra personat që janë të liruar nga obligimi për të dëshmuar ose personat që nuk mund të dëshmojnë fare. Duhet të thuhet se kriminelët i kanë propozuar për dëshmitarë të afërmit e tyre, ndërsa kur u është kumtuar se të afërmit nuk mund të dëshmojnë, ata i kanë propozuar miqtë e tyre, të cilët më së shpeshti kanë qenë po ashtu kriminelë. Ka ndodhur që në kërkim të dëshmitarë policia ka angazhuar edhe persona për të cilët nuk ka pasur njohuri se kanë qenë kriminelë. Pasojat e kësaj janë manifestuar ashtu që dëshmitarët e bastisjes e kanë vëzhguar me kujdes shtëpinë ose banesën dhe i kanë parë gjërat me vlerë, kështu që më vonë kanë shkuar dhe i kanë vjedhur ato ose u kanë dhënë informacione kriminelëve të tjerë. Praktika ka treguar gjithashtu se policia ka vepruar në mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe duke bërë gabime. Ka ndodhur që si dëshmitar të angazhohet ndonjëri prej anëtarëve të familjes dhe kjo ka paraqitur

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

52

vështirësi në gjykatë. Ndër gabimet e bëra gjatë angazhimit të dëshmitarëve të bastisjes është edhe angazhimi i policëve. Gjatë procedurës penale, kriminelët janë përpjekur të kontestojnë gjetjet gjatë bastisjes, duke thënë se gjithçka u është montuar. Pra, kriminelët janë nxitur nga fakti se policët nuk mund të angazhohen si dëshmitarë të bastisjes. Për këtë arsye, situatat e tilla është dashur të zgjidhen me bastisje pa praninë e dëshmitarëve, sepse kjo është vlerësuar më e përshtatshme se sa dëshmitarët të angazhohen në kundërshtim me dispozitat e KPP. Më në fund, mendojmë se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo kriminalistike që në prag të bastisjes të sigurohen dy dëshmitarë, të cilët do të shkonin bashkë me policinë në vendin e bastisjes. Në këtë mënyrë do të evitoheshin vështirësitë rreth gjetjes dhe angazhimit të dëshmitarëve, pra edhe zhagitjet që do të mund të ndikonin negativisht në rezultatin përfundimtar të bastisjes. Në qoftë se çështja e angazhimit të dëshmitarëve zgjidhet pa probleme, policët mund të përqendrohen maksimalisht në detyrën e tyre primare – bastisjen. Në favor të këtij qëndrimi, në njëfarë mase, janë edhe pikëpamjet e disa autorëve që mendojnë se organi që kryen bastisjen është i lirë të bëjë përzgjedhjen e dëshmitarëve. 6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit Para fillimit të bastisjes, policia duhet të identifikohet, sidomos nëse është me rroba civile, në mënyrë që pronari i shtëpisë të dijë se bëhet fjalë për veprim zyrtar. Pas prezantimit, pronarit të shtëpisë apo banesës që bastiset i dorëzohet mandati për bastisje ose i kumtohet me gojë, në qoftë se bastisja bëhet në bazë të autorizimit gojor të gjykatësit. Siç është thënë, bastisja mund të fillojë edhe pa e treguar mandatin, në qoftë se pritet rezistencë e armatosur ose në qoftë se besohet se efikasiteti i bastisjes do të binte po qe se bastisja nuk do të bëhej në mënyrë të papritur. 6.5. Përdorimi i dhunës gjatë bastisjes Para fillimit të çdo bastisjeje të shtëpisë, hapësirave tjera apo pasurisë, ekziston mundësia që policisë t’i pengohet qasja në objektin që duhet të bastiset. Atëherë, shtrohet pyetja si të veprohet në këto raste. Me Nenin 143, alineja 4, ligjdhënësi e ka autorizuar policinë se mund të përdorë forcën. Praktikisht janë të mundura variante të ndryshme. Para së gjithash, mund të bëhet fjalë për shtëpi, banesë ose automobil që është i mbyllur, kurse shfrytëzuesi nuk dëshiron ta hapë vullnetarisht ose nuk është i pranishëm. Por, në qoftë se pritet rezistencë e armatosur ose ndonjë rezistencë tjetër nga shfrytëzuesi i shtëpisë ose banesës, policia do të duhej të futej me dhunë, duke thyer në mënyrë të përshtatshme dyert ose dritaret, pa bërë paraprakisht thirrje që të hapet në mënyrë vullnetare.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

53

Natyrisht, kjo duhet të arsyetohet në procesverbal ose në shënimet zyrtare që do t’u shtoheshin procesverbalit mbi bastisjen. Në praktikë, më së shpeshti bëhet fjalë për orendi të mbyllura ose për arka. Për dallim nga rastet e hyrjes së dhunshme në shtëpi ose në banesë, orenditë e mbyllura ose arkat nuk do të duhej të hapeshin para se t’i bëhet thirrje shfrytëzuesit që ta hapë vetë. Vetëm në qoftë se ai e refuzon këtë, fillon hapja e dhunshme, me ç‘ rast duhet të kohet kujdes që të mos shkaktohen dëme të panevojshme. 6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes Megjithëse me ligj nuk është e parashikuar në mënyrë strikte, mendojmë se bastisja duhet të kryhet në mënyrë të kujdesshme, duke mos prishur rendin e shtëpisë. Kjo nënkupton njëfarë etike të bastisjes, pra një sjellje sipas kodeksit të zakonshëm të kulturës. Prandaj, policët që marrin pjesë në bastisje duhet të sillen në mënyrë korrekte, duke evituar thirrjet e panevojshme dhe zhurmën, ofendimin ose sjelljen e papëlqyeshme ndaj banorëve, pa marrë parasysh se kanë bërë apo nuk kanë bërë rezistencë paraprakisht. Disa autorë nuk preferojnë bastisje në praninë e fëmijëve, por preferojnë që fëmijët dhe anëtarët tjerë të familjes të mbahen nën mbikëqyrje, në mënyrë që të mos arrijnë t’i njoftojnë bashkëpjesëmarrësit ose që të mos pengojnë bastisjen. Policët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj gjërave që i bastisin, në mënyrë që të mos i dëmtojnë ose shkatërrojnë. P.sh., është e panevojshme që nga orenditë dhe raftet është e panevojshme të hidhen rrobat, gardëroba ose hedhja e gjërave të ndryshme nga sirtarët. Veprimi joprofesional i policisë zvogëlon efikasitetin e bastisjes dhe shton gjasat që diçka të dëmtohet ose të asgjësohet. Tekefundit, shtrohen pyetjet: a është e nevojshme që rrobat e varura të hidhen përtokë dhe si do të mund të arsyetohej lëvizja nëpër shtëpi apo banesë me këpucë të përbaltura. 6.7. Prania e mbrojtësit gjatë bastisjes Në qoftë se bastisja kryhet me urdhëresë të gjykatës, policët duhet të dijnë se i dyshuari ka të drejtë ta njoftojë mbrojtësin (avokatin). Por, bastisja mund të kryhet edhe pa praninë e mbrojtësit, në qoftë se këtë e kërkojnë rrethanat e jashtëzakonshme (Neni 242, alineja 2, KPP). Një prej arsyeve për bastisje pa praninë e mbrojtësit mund të jetë, p.sh. urgjenca, pra kur policia nuk mund të presë më se dy orë që të arrijnë mbrojtësi. 6.8. Procesverbali mbi bastisjen Kodi i Procedurës Penale parashikon mbajtjen e procesverbalit pas çdo bastisjeje (Neni 243, alineja 7). Ky procesverbal nënshkruhet nga personi të cilit i është bastisur shtëpia, banesa ose prona, avokati i tij (nëse ka qenë i

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

54

pranishëm) dhe dëshmitarët. Në procesverbal duhet të regjistrohen dhe të përshkruhen saktë mjetet dhe dokumentet që kanë lidhshmëri me qëllimin e bastisjes. Në procesverbal regjistrohen dhe përshkruhen me besnikëri edhe mjetet dhe dokumentet që konfiskohen, por kjo nuk do të tregohet edhe në vërtetimin mbi konfiskimin e gjërave ose dokumenteve, i cili i dorëzohet menjëherë personit që i takojnë gjërat dhe dokumentet e konfiskuara. Në procesverbalin e bastisjes shkruhen edhe të dhënat që janë të rëndësishme për natyrën e këtij veprimi ose që shërbejnë për vërtetimin e identitetit të mjeteve (masat dhe madhësia e mjeteve ose gjurmëve, vendosja e shenjave në mjete, etj.). Procesverbalit duhet t’i bashkëngjiten edhe planet, fotografitë, xhirimet filmike e të ngjashme, nëse ato janë bërë. Më tutje, procesverbali duhet të hartohet ashtu që prej tij të shihet qartë cili organ e ka kryer bastisjen, se është urdhëruar në mënyrë të ligjshme apo jo, a është kryer bastisja me urdhëresë apo në bazë të autorizimeve ligjore dhe duhet të japë një pasqyrë të plotë dhe të saktë të gjithë asaj që eventualisht është marrë, pasi procesverbali është dëshmi në procedurën penale. Sipas Nenit 86, alineja 2 KPP, procesverbalin e shkruan procesmbajtësi, por kur bëhet fjalë për bastisje të shtëpisë apo banesës ose për bastisje të personave dhe procesmbajtësi mund të sigurohet, procesverbalin mund ta shkruajë personi i cili e kryen bastisjen. Në qoftë se gjatë bastisjes është i pranishëm edhe procesmbajtësi, mendojmë se procesverbali mund të fillojë para fillimit të bastisjes. Në këtë mënyrë, që në fillim do të konstatohej se a është dorëzuar vullnetarisht ose jo çkado që është kërkuar nga policia. Procesmbajtësi do të regjistronte edhe mjetet e gjurmët që mund të gjendeshin më vonë, gjatë bastisjes. Në qoftë se në bastisje nuk është i pranishëm procesmbajtësi, atëherë është e logjikshme që procesverbali të hartohet menjëherë pas kryerjes së bastisjes, nga polici që e ka kryer bastisjen. Pasojat e bastisjes së paligjshme të shtëpisë, hapësirave tjera ose pasurisë mund të jenë penale-materiale, penale-procesore dhe pasurore-juridike. KPP i parashikon pasojat penale-materiale si dy vepra penale. Në Nenin 167 thuhet se “në qoftë se personi zyrtar, gjatë kryerjes së detyrave të veta, hyn në banesën ose hapësirat tjera të mbyllura të një personi tjetër në mënyrë të kundërligjshme ose në qoftë se nuk largohet nga këto hapësira sipas kërkesës së personit të autorizuar” kryhet vepra penale Bastisje e kundërligjshme. Me KPP parashikohet edhe dënimi për tentim. Sipas Nenit 167 të KPP, “personi zyrtar që, gjatë kryerjes së detyrës së tij, kryen bastisje të kundërligjshme të banesës, hapësirës ose personave” ka kryer vepër penale Bastisje të kundërligjshme. Në Nenin 246 të KPP janë sanksionuar edhe rastet e dëshmive të papranueshme, siç janë këto raste: kur bastisja kryhet pa mandat të gjykatësit; kur mandati i gjykatësit paraqet shkelje të veprimeve të përcaktuara në KPP; kur esenca e mandatit të gjykatës paraqet shkelje të kërkesave të shtruara në KPP; kur bastisja nuk kryhet në pajtim me mandatin e gjykatësit; kur personi prania e të cilit është e obligueshme nuk

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

55

është i pranishëm gjatë bastisjes; dhe kur bastisja nuk kryhet në pajtim me Nenin 245, alinetë 1, 3, 4 dhe 5 të KPP. Në qoftë se aktvendimi do të mbështetej në dëshmi të tilla, do të bëheshin shkelje serioze të dispozitave të procedurës penale. Pasojat pasurore-juridike mund të shfaqej nëse, me rastin e hapjes së dhunshme të shtëpisë apo banesës ose të orendive të mbyllura me dry do të shkaktoheshin dëmtime të panevojshme, kur pronari ose shfrytëzuari nuk është i pranishëm ose nuk pranon t’i hapë në mënyrë të vullnetshme. Për dëmtimin e gjërave, gjatë kryerjes së bastisjes (televizorit, pianos, pikturave dhe veprave tjera artistike, etj.), i dëmtuari mund të paraqesë kërkesë pasurore-juridike për kompensimin e dëmit. 7. Taktika e bastisjes Në kuadrin e taktikës së bastisjes është përpunuar aspekti kriminalistik i bastisjes së të gjitha objekteve. Për këtë arsye, krahas veprimit primar kriminalistik-taktik, rëndësi e konsiderueshme i kushtohet edhe strategjisë kriminalistike ë tërësi gjatë kryerjes së këtij veprimi hetimor. 7.1. Bastisja e shtëpisë Shtëpia ose banesa janë objektet më të shpeshta të bastisjes. Për këtë arsye, së pari e kemi përmendur këtë objekt, në të gjitha fazat e bastisjes, duke filluar prej përgatitjeve, planifikimit dhe hyrjes e deri te vetë taktika e bastisjes. 7.1.1. Përgatitjet për bastisje Në të gjitha tekstet e kriminalistikës paevitueshëm trajtohet çyshtja e përgatitjeve për bastisje. Kjo çon në përfundimin se bëhet fjalë për një segment të rëndësishëm gjatë ndërmarrjes së bastisjes. Me disa përjashtime të papërfillshme, shumë autorë tregojnë elementet e përgatitjeve për bastisje. Sipas shumicës prej tyre, në tërësinë e përgatitjeve është e nevojshme të përcaktohet vendi i bastisjes, koha e bastisjes, tiparet e personave që bastisen, zgjedhja e drejtë dhe numri i mjaftueshëm i policëve si edhe pajisjet e nevojshme për bastisje. Përveç këtyre, duhet të përcaktohet edhe mjeti që kërkohet, sepse midis policëve që marrin pjesë në bastisje mund të ketë edhe të tillë që nuk janë specialistë për këtë fushë, prandaj duhet të njoftohen me specifikat e mjetit që kërkohet. Disa autorë mendojnë se në rastet urgjente bastisja kryhet praktikisht pa përgatitje paraprake, prandaj, nga aspekti kriminalistik, dallojnë bastisjes e përgatitura nga bastisjet e papërgatitura. Sipas mendimit tonë, faza e përgatitjeve është një prej momenteve më vendimtare për suksesin e bastisjes, prandaj duhet të evitohen bastisjet pa kurrfarë përgatitjesh. Me që bëhet fjalë për veprim urgjent, këto përgatitje nuk guxojnë të ndikojnë në efikasitet, pra nuk

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

56

guxojnë ta ngadalësojnë punën. Natyrisht, nuk duhet të harrohet se përgatitjet janë pjesë përbërëse të të gjitha veprimeve hetimore e kriminalistike. Me fjalë të tjera, përgatitjet janë metodë e përhershme e punës së policisë dhe prokurorisë, gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve të tyre. Edhe në rastet kur ekziston rreziku për zhagitje, nuk do të thotë se nuk është e nevojshme të bëhen së paku përgatitje minimale, pa të cilat bastisja nuk do të ishte e mundur, sepse edhe në rastet urgjente duhet të bëhen përgatitje, së paku, të pjesshme dhe të improvizuara dhe të hartohet plani ideor, me qëllim të përshtatjes urgjente të taktikës me situatën përkatëse. Meqenëse më ligj nuk është përcaktuar afati i kryerjes së bastisjes në rast të rrezikut nga zhagitja ose të urgjencës, mendojmë se përgatitjet nuk mund të cenojnë esencën e veprimit të tillë. Duke pasur parasysh specifikat e secilës situatë, në praktikë përgatitjet mund të zgjasin më shumë ose më pak, por ato nuk guxojnë të mungojnë. Prej përgatitjeve varet edhe planifikimi i punës, sepse punë e paplanifikuar kriminalistike mund të ketë për pasojë humbjen e kohës për veprimet e nevojshme hetimore ose kriminalistike retroaktive, nëpërmjet të cilave do të duhej të korrigjoheshin lëshimet paraprake të shkaktuara nga mungesa e përgatitjeve. Për këtë arsye, konsiderojmë se përgatitjet janë absolutisht pjesë përbërëse të bastisjes. Lënda e bastisjes Duke marrë shembull kërkimin e drogave, do të tregojmë se si bëhen përgatitjet për bastisje. Lëndë e bastisjes mund të jenë llojet e ndryshme të drogave, materieve dhe substancave për përpunimin e drogave, aparaturat e laboratorëve për prodhimin dhe përpunimin e narkotikëve, pajisjet për konsumimin e drogave, pajisjet për paketimin dhe ruajtjen e drogave, pajisjet për transportin ilegal të drogave, si edhe kryesit e veprave penale të tregtisë ilegale me drogë dhe personat qe e blejnë drogën për nevoja personale (të cilët nuk do të thotë se duhet të jenë narkomanë). Përveç këtyre, gjatë bastisjes, duhet të kërkohen edhe para, letra e shkresa të ndryshme, numra telefonash, kartëvizita, llogari të ndryshme, adresa të hoteleve, pasaporta, dokumente mbi pronësi të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme (shtëpi, banesa, shtëpi vikendi, lokale, punëtori, automobila ,etj.), sepse këto prona mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale. Duka pasur parasysh karakteristikat e ndryshme të drogave, është e domosdoshme të dihet se cilat droga janë të kërkuara në momentin e caktuar, cilat janë karakteristikat e tyre (për shkak të detektimit të suksesshëm në vendin e ngjarjes), ku sheshen më së shumti, ku mund të fshehen në rastin konkret (eventualisht përvojat e mëhershme në lidhje me persona të caktuar). Duka pasur parasysh përgatitjen profesionale kriminalistike të policisë në kushtet tona, është vështirë të pritet se të gjithë policët që marrin pjesë në ekipin e bastisjes kanë njohuri specialistike nga kjo fushë, prandaj është me interes që në planin e bastisjes të parashikohet njohja e të gjithëve me mjetin e bastisjes dhe me shkallën e domosdoshme

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

57

të kujdesit gjatë veprimit me materiet e gjetura, të cilat dyshohet të jenë droga. Në këtë vështrim, nuk guxon të ketë kurrfarë improvizimesh, si, p.sh., shijimi me qëllim të identifikimit të shijes (marrja e pluhurit në gisht dhe lëpirja, siç ndodh në filmat e aksionit), lënia e drogës së gjetur në tavolinë (mund të asgjësohet nga banorët) ose paketimi joprofesional me qëllim të sigurimit. Mendojmë se policia nuk do të duhej të kryente bastisje pa dorëza përkatëse, kryesisht për shkak të mbrojtjes shëndetësore personale. Ky qëndrim nuk duhet të shpjegohet në mënyrë të veçantë nëse dihet se narkomanët janë persona që hyjnë në grupin e njerëzve të rrezikuar nga infektimi me AIDS. Gjatë bastisjes policët mund të bien në kontakt me shiringa të përdorur, me gjilpëra, me droga dhe gjëra tjera që janë përdorur nga narkomanët. Natyrisht, as vetëm prekja e disa materieve nuk është e preferueshme. Bëhet fjalë për materie të rrezikshme bio-toksike. Përveç drogave, gjatë bastisjes mund të gjenden edhe materie të ndryshme që nuk i kanë vetitë e narkotikëve, por shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e drogave. Këto janë të ashtuquajturit prekursorë. Gjetja e prekursorëve është me interes të veçantë, sepse tregon mundësinë e ekzistimit të laboratorëve ilegalë të narkotikëve. Natyrisht, në fazën e përgatitjeve duhet të parashikohet edhe mundësia e zbulimit të laboratorëve ilegalë të narkotikëve, prandaj të gjithë policët që kryejnë bastisje duhet të njoftohen në mënyrë adekuate. Përveç tjerash, është e nevojshme që policët të veprojnë më kujdes maksimal, duke pasur parasysh se çfarë mund të ndodhë në qoftë se do t’i qaseshin punës në mënyrë joprofesionale, në situatë të caktuar. Së fundi, duhet të parashikohet çfarë pajisjesh mund të gjenden në banesën që bastiset. Këtu mendojmë në dy lloje pajisjesh: në pajisje për konsumimin e drogës dhe në pajisje për matjen dhe paketimin e drogës. Të tilla mund të jenë shiringa, gjilpëra, luga e zakonshme e ushqimit, goma për shtrëngimin e venave, gryka e shishes, qafa e gotës së thyer, peshorja e vogël precize (mund të jetë edhe e zbukuruar), brisku ose mprehësi i lapsave, letra stanioll, kutitë e zbrazëta të shkrepsës, etj. Gjërat që nuk janë pronë e askujt, siç janë, p.sh., paketat, valixhet e hedhura prej trenit, paketat e rëna nga kamionët, automjetet e braktisura, etj., bastisen sipas parimit të pronës, pavarësisht nga pronësia, por, ato mund të bastisen lirisht, pasi janë pronë e askujt. Gjërat e tilla kanë pronarë, por ata nuk i posedojnë, prandaj pronarëve as nuk u cenohet e drejta e pronësisë, as e drejta e disponimit të pronës dhe as e drejta e privacisë. Përgatitjet për bastisje me qëllim të gjetjes së personave që kërkohen ose që duhet të bastisen përfshijnë vërtetimin e gjeneralieve komplete dhe, eventualisht, biografia kriminale. Në këtë kuptim, së pari është e domosdoshme të vërtetohet identiteti i personit të caktuar, e pastaj të gjitha të dhënat në dispozicion që mund të jenë me interes për bastisje efikase. Kjo nënkupton emrin, mbiemrin(për gratë e martuara dhe mbiemrin e vajzërisë), ofiqin, emrin e babës, emrin dhe mbiemrin e vajzërisë së nënës, ditën,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

58

muajin dhe vitin e lindjes, vendin e lindjes, vendbanimin e përhershëm (shtetin, qytetin, rrugën dhe numrin), eventualisht edhe vendbanimin e përkohshëm, numrin e telefonit, të telefonit të dorës dhe faksit, adresën e e-mailit (në qoftë se ka), profesionin, vendin e punës, shtetësinë, përkatësinë nacionale dhe gjendjen familjare. Kur flitet për gjendjen familjare duhet të vërtetohet nëse personi është në bashkësi jashtëmartesore dhe, në qoftë se ka mundësi dhe kohë, duhet të vërtetohet nëse eventualisht ka lidhje intime jashtëmartesore me persona të caktuar. Kjo është me rëndësi të veçantë për të ditur se ku mund të kërkohet. Po kështu, mendojmë se është me interes që, sipas mundësisë, të mësohet nëse personi jeton në më shumë banesa, pra se, përveç në banesën e vet, kohë pas kohe banon edhe në ndonjë banesë tjetër (p.sh. në banesë të dashnores apo të dashnorit). Nuk bën të përjashtohet as mundësia që dikush mund të banojë kohë pas kohe edhe në banesën e prindërve apo në shtëpizën familjare të vikendit, jo larg vendbanimit të përhershëm. Për këtë arse, sa herë që ekzistojnë mundësitë reale, gjithmonë duhet së paku të bëhen përpjekje që të konstatohet nëse i dyshuari, përveç në shtëpinë apo banesën e vet, ndonjëherë banon edhe në ndonjë shtëpi apo banesë tjetër. Kjo e dhënë mund të jetë kyçe, sidomos kur gjurmohet ndonjë person që fshehet apo kur më parë i është bastisur shtëpia ose banesa, por pa sukses. Këto mund të jenë indicie që tregojnë që personi mund ta shfrytëzojë ndonjë objekt tjetër për banim ose për fshehjen e mjeteve të veprës penale. Përveç këtyre, nuk duhet të harrohet se çështje kyçe është edhe përshkrimi i personit, sepse në ekipin e bastisjes mund të marrin pjesë edhe policë që nuk e njohin personin përkatës. Në qoftë se ekziston ndonjë fotografi signaletike apo ndonjë fotografi tjetër, ajo duhet t’u tregohet pjesëtarëve të ekipit. Sipas mundësisë, duhet të vërtetohet se a ka personi i dyshuar qen që e mban në shtëpi ose banesë, sepse kjo mund të prodhojë komplikime të caktuara gjatë hyrjes në shtëpi apo banesë. Gjithmonë duhet të llogaritet edhe mundësia e vendosjes së kurtheve të ndryshme, më qëllim të hakmarrjes për bastisje (p.sh, shfrytëzimi i energjisë elektrike, lëndëve e mjete shpërthyese, helmeve, etj.). Kur bëhet fjalë për biografitë kriminale eventuale, atëherë pa përjashtim duhet të bëhen verifikime në evidencën e të dënuarve dhe në evidencën kriminalistike. Këto verifikime mund të kryhen shpejt, kështu që nuk do të ndikojnë në urgjencën e veprimit. Në qoftë se personi është evidentuar në evidencën e të dënuarve ose në ndonjërën nga evidencat operative kriminalistike, kjo është mundësi e mirë që të bëhet vlerësimi i shumë karakteristikave të tij, kështu që mund të planifikohet veprimi adekuat. Nëpërmjet verifikimin në evidenca mund të vërtetohet nëse personi ka prirje për sjellje të dhunshme apo për rezistencë, nëse posedon armë ilegale dhe, eventualisht, nëse është i varur, p.sh. nga droga. Sipas mundësisë, policia duhet të njoftohet me përshkimin ose me fotografinë e të dyshuarit, në qoftë se ajo gjendet në evidenca.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

59

Vendi i bastisjes Kur bëhet fjalë për vendin e bastisjes, pra shtëpisë, banesës dhe hapësirave tjera, atëherë përgatitjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të domosdoshme. Për këtë arsye, pavarësisht prej urgjencës, mendojmë se së paku përgatitjet minimale nuk duhet të mungojnë. Edhe diçka, përgatitjet nuk janë çështje e teorisë kriminalistike, por veprime që kanë lidhje të drejtpërdrejt me praktikën kriminalistike. Në teorinë kriminalistike nuk flitet në mënyrë shumë të detajuar për vendin e bastisjes, prandaj këtu do të bëjmë një vështrim të veçantë për vendin e bastisjes. Verifikimi i parë bëhet në evidencën e lajmërim-çlajmërimit, pasi gjithnjë ekziston mundësia që personi i caktuar të ketë ndërruar vendbanimin. Ky verifikim mund të ketë përfundime të ndryshme. Përvojat e praktikës sonë kriminalistikë tregojnë se qytetarët nuk i respektojnë shumë evidencat dhe nuk janë shumë të kujdesshëm që të paraqesin ndërrimin e vendbanimit. Këtë duhet pasur parasysh, sepse mund të ndodhë që pikërisht personi banesa e të cilit duhet të bastiset nuk e ka paraqitur ndërrimin eventual të vendbanimit. Këtë verifikim duhet shfrytëzuar për të vërtetuar kush jeton në familje me personin të cilit duhet t’i bastiset banesa. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se kriminelët, madje edhe qëllimisht, nuk e paraqesin vendbanimit, në mënyrë që të vështirësojnë punën e policisë. Natyrisht, nga evidenca nuk mund të konstatohet me saktësi se personi i caktuar vërtet banon në adresën e paraqitur. Për këtë arsye, është e domosdoshme që të bëhen verifikime në terren, para së gjithash në adresën e paraqitur në shërbimin e lajmërim-çlajmërimit. Verifikimi në terren përfshin vëzhgimin operativ dhe mbikëqyrjen e objektit, shtëpisë ose banesës. Para së gjithash, duhet të gjendet rruga dhe numri i caktuar që është identifikuar në evidencën e lajmërim-çlajmërimeve. Si pasojë e rrethanave të ndryshme, në vendin tonë është e mundur që në numrin e caktuar të mos jetojë askush, sepse mund të bëhet fjalë për shtëpi apo banesë të dëmtuar e të shkatërruar, në të cilën nuk është e mundur të banohet. Situatat e tilla nuk janë të shpeshta, por nuk janë edhe të paparashikueshme. Në qoftë se ndodh kjo, atëherë është e domosdoshme që në terren, në mënyrë të drejtpërdrejt të mësohet se ku banon pronari i shtëpisë së dëmtuar apo të shkatërruar. Kur të gjendet shtëpia ose banesa e caktuar, atëherë është e nevojshme që të përcaktohen pozita dhe karakteristikat e objektit. Së pari përcaktohet pozita e objektit në raport me rrugën e pastaj në raport me objektet tjera të rrethinës. Gjatë përcaktimit të lokacionit të saktë, është e nevojshme të vërtetohet nëse objekti nëse objekti gjendet pranë rrugës ose jo, çfarë ka në rrethinë dhe, mbi të gjitha, a ka pranë objektit lokale hoteliere në të cilat eventualisht tubohen kriminelët. Nëse bëhet fjalë për shtëpi, përcaktohet se është e izoluar apo jo, se a ka dyer dhe dritare në të katër muret dhe çfarë janë mundësitë e qasjes në rrethanat e caktuara. Natyrisht, situata më e komplikuar është nëse shtëpia është e zoluar prej të tjerave dhe nëse ka

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

60

dyer e dritare në të katër muret, sepse kjo pamundëson qasjen e pavërejtur të policëve që shkojnë për të kryer bastisje. Në qoftë se bëhet fjalë për banesë, atëherë përcaktohet në cilin kat gjendet dhe si është e vendosur brenda ndëertesës. Gjithashtu, përcaktohen edhe dritaret, në mënyrë që të përcaktohen më vonë drejtimet e qasjes konspirative të policëve. Është e nevojshme gjithashtu që të vërtetohet nëse ndërtesa ka halje dytësore e shkallë zjarri, nëse ballkoni i banesës është e lidhur me ballkonin e banesës së fqinjit, i cili mund të shfrytëzohet për arratisje dhe, sipas mundësisë, duhet të vërtetohet nëse banesa është e siguruar me dyer të blinduara. Pas kryerjes së vëzhgimit dhe mbikëqyrjes në terren, është e nevojshme të verifikohet nëse në fqinjësi banojnë persona të tjerë të dyshuar, në mënyrë që të evitohen situatat e pakëndëshme gjatë bastisjes. Në qoftë se situata konkrete e kërkon, duhet të sigurohet edhe projekti i banesës, sepse kjo mund të ndihmojë për zbulimin e strehimoreve eventuale dhe bunkerëve të ndërtuar enkas për fshehjen e veprave penale. Shtrohet pyetja se si të veprohet me hapësirat që nuk janë banesa, pra me pjesët përbërëse të banesës që janë në pronësi të pronarit të banesës, siç janë shkallët para banesës. Duhet të dihet se në çfarë rastesh dhe në çfarë kushtesh bëhet bastisja e tyre. Qëndrimet lidhur me këtë çështje janë të ndryshme. Ka mendime se hapësirat e tilla nuk bëjnë pjesë në kategorinë kushtuese-juridike të banesës dhe hapësirave tjera, prandaj mund të bastisjen në mënyrë të papenguar e në mënyrë të veçantë, si edhe mendime se ato bëjnë pjesë në hapësirat që i përkasin banesës, prandaj mund të bastisen vetëm kur bastiset edhe shtëpia. Sipas mendimit tonë, hapësirat siç janë: korridoret, shkallët dhe ashensorët, nëpërmjet të cilave arrihet deri të banesa, mund të bastisen lirisht, si të ashtuquajturat “vende publike fiktive”, me kusht që kryerja e bastisjes nuk rrezikon pacenueshmërinë e banesës dhe jetës private e familjare. Hapësirat e tilla shfrytëzohen jo vetëm nga banorët, por edhe nga kategoritë tjera të personave, siç janë mysafirët, akvizitorët, postierët, lypësit, etj., prandaj do të ishte joekonomike të shtrohen kushte më të ashpra se sa ato të parashikuara në KPP. Me këtë rast, duhet të dallohen mjetet siç janë: vitrinat, arkat, etj, që gjenden në hapësira të tilla, të cilat i kanë shfrytëzuesit dhe pronarët e tyre. Për këto objekte vlejnë dispozitat që vlejnë edhe për banesat. Koha e bastisjes Ekziston një pikëpamje e gjithëpranueshme se bastisja nuk guxon të jetë e as e hershme dhe e vonuar, në kuptimin e kohës së kryerjes dhe se është më mirë që bastisja të kryhet ditën se sa natën, për shkak të kushteve të bastisjes. Caktimi i kohës së bastisjes mund të bëhet pas kryerjes së përgatitjeve. Me këtë rast duhet të kihet kujdes që në tërësi të zbatohet parimi i befasisë së goditjes së parë, gjatë hyrjes në banesë apo në hapësira të tjera. Praktikisht, kjo do të thotë se koha e bastisjes nuk duhet të caktohet sipas hamendjes së policisë, por në bazë të informacioneve të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

61

caktuara, të cilat kanë të bëjnë me kriminelët, që do të thotë se bastisja duhet të bëhet në kohën kur personi i caktuar gjendet në banesë. Vërejtjet paraprake tregojnë qartë se përgatitjet duhet të jenë maksimalisht të bazuara dhe se asgjë nuk bën t’i lihet rastit. Nëpërmjet mbikëqyrjes së banesës, është e nevojshme të vërtetohet më siguri koha kur gjendet në shtëpi krimineli, dhe në atë kohë të planifikohet momenti më i përshtatshëm për hyrje në banesë dhe për kryerjen e bastisjes. Ka pikëpamje të ndryshme lidhur me kohën më të përshtatshme për bastisje, por koha më e përshtatshme për bastisje varet nga rrethanat dhe nga secili rast konkret. Karakteristike për mënyrën e jetës së shumicës së kriminelëve, gjë që është me interes në raste të tilla, është se ata kthehen në banesë në orët e vona të natës, madje edhe në orët e hershme të mëngjesit, dhe flenë deri vonë në mesditë, madje edhe më gjatë. Por, një numër më i vogël i kriminelëve zgjohen herët dhe gjatë gjithë ditës qëndrojnë shumë pak në shtëpi. Në qoftë se ekziston mundësia që kjo të përcaktohet me saktësi, atëherë kjo është bazë e mirë për caktimin e kohës së hyrjes në banesë dhe të bastisjes. 7.1.2. Plani operativ i bastisjes Në teori nuk është e diskutueshme se çka do të duhet të përmbante plani, gjegjësisht se çka do të duhet të planifikohej për bastisjen e banesës. Me plan duhet të parashikohet kush e përbën ekipin (grupin) operativ të bastisjes dhe kush është udhëheqës i tij; cilat janë detyrat individuale të secilit anëtar; kush dhe ku do të bastiset; cili është objekti i bastisjes; cilat mjete materiale e teknike do të përdorën gjatë bastisjes (mjetet transportuese, armët, mjetet për lidhjes, mjetet e lidhjes, dorëzat për kryerjen e bastisjes, bateritë, qeset për paketimin e mjeteve të veprës penale, mjetet për dyllosjen e banesës, mjetet për hyrje të dhunshme gjegjësisht për hapjen e dhunshme të dyerve të hyrjes, siç janë i ashtuquajturi “katapult” ose “çelës i qytetit”, dokumentet për bastisje të ligjshme); koha e saktë e bastisjes, koha e saktë e bashkimit (duhet të përcaktohen saktë rrugët nëpër të cilat do të levizë grupi operativ); mënyra e hyrjes në banesë; nëse do të përdoret qeni i stërvitur zyrtar për gjetjen e drogës dhe për paralizimin e qenit që eventualisht e mban pronari i banesës dhe, sipas nevojës, si do të angazhohen dëshmitarët. 7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi Afrimi shtëpisë ose banesës Veprimi i afrimit, në kuptimi e gjerë, sipas mendimit tonë, praktikisht fillon që në momentin e daljes së grupit operativ nga lokalet zyrtare dhe lëviz rrugës së përcaktuar me saktësi në drejtim të objektit të bastisjes. Rruga përcaktohet në fazën e përgatitjeve dhe ka rëndësi të veçantë që grupi t’i afrohet në mënyrë të padiktueshme ose konspirative banesës që do të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

62

bastiset. Arsyet për një veprim të tillë janë tashmë të njohura. Domethënë, arritja konspirative deri në banesë është parakusht themelor për suksesin e bastisjes. Në të kundërtën, mund të ndodhë që krimineli të arratiset ose të fshehë a të asgjësojë mjetet e veprës penale dhe dëshmitë, apo mund të shtihet sikur në shtëpi nuk ndodhet askush, gjë që mund të shpie në heqjen dorë nga bastisja. Gjithashtu, kriminelët mund të përgatiten në banesë për rezistencë. Për këtë arsye, ekipi operativ duhet të lëvizë rrugës së përcaktuar më parë, me automobil deri ku është e mundur, e pastaj këmbë. Konspiracioni i përmendur duhet të ruhet deri në momentin e hyrjes në banesë. Bllokada e shtëpisë ose banesës Grupi operativ duhet të përbëhet prej dy grupesh: grupit për bastisje dhe grupit për bllokadën e shtëpisë. Pavarësisht prej të gjitha rrethanave të rastit konkret, mendojnë se ky ekip nuk guxon të ketë më pak se shtatë policë, tre në grupin për bllokadë dhe katër në grupin për bastisje, një prej të cilëve duhet të jetë femër. Disa autorë thonë se bastisja duhet të paraprihet nga një bllokadë e rrufeshme, forca e së cilës varet nga rrethanat konkrete dhe shkalla e rrezikut potencial, më së shumti nga sulmet apo rezistencës nga banesa në të cilën duhet të kryhet bastisja. Bllokada duhet të mbetet fshehtësi deri në fillimin e bastisjes. Kjo bllokadë mund të shndërrohet në pritë, në qoftë se është e nevojshme për përgjigje ndaj sulmit ose rezistencës së kriminelit nga banesa. Detyrë e grupit për bllokadë është që të sigurojë dyert dhe dritaret, në mënyrë që askush të mos mund të largohet nga shtëpia as të hyjë në shtëpi apo që në mënyrë të pavërejtur të hidhen dëshmitë. Në qoftë se është konstatuar se personi shtëpia e të cilit bastiset është i armatosur dhe është i gatshëm t’i përdorë, atëherë për sigurinë e policëve, gjatë bllokadës është e nevojshme që në vendin e përshtatshëm të vendoset snajperisti. Një prej momenteve kritike është ai kur grupi i bastisjes hyn në shtëpi. Në atë moment mund të ketë përpjekje të kriminelit që të arratiset nëpër dritare ose të hedhë mjetet e veprës penale, po ashtu nga dritarja. Varësisht prej mjete që posedon, kryesi i veprës penale mund t’i paketojë shpejt mjetet e veprës penale në ndonjë qese dhe t’i varë në ndonjë gozhdë në pjesën e jashtme të murit të shtëpisë, afër dritares, gjë që mund të bëhet në mënyrë të pavërejtur, kështu që mjetet nuk do të gjendeshin gjatë bastisjes. Në raste të lidhjes së ballkonit të banesës me ballkonin e banesës në fqinjësi, mjetet e veprës penale mund të hidhen në ballkonin e banesës fqinje, gjë që do ta bënte bastisjen pjesërisht ose plotësisht joefikase. Përveç kësaj, grupi për bllokadë mund të shërbejë edhe si mbështetje në rast të rezistencës fizike ose të armatosur së kriminelit në banesë. Së fundi, grupi për bllokadë ka për detyrë që të pengojë hyrjen e kujtdo qoftë në banesën që bastiset. Mënyra e hyrjes në shtëpi Mendojmë se lidhur me çështjen e hyrjes në shtëpi ekziston një mospërputhje e caktuar midis zgjidhjeve që ofron teori dhe veprimit në

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

63

praktikën kriminalistike. Në Teori, shumë pak flitet rreth çështjes si të zgjidhet mënyra më e përshtatshme që në mënyrë sa më efikase dhe më të sigurt të hyhet në shtëpi, përveç që theksohet se grupi i batisjes duhet të veprojë me kujdes maksimal në rast se pritet rezistencë e armatosur nga shtëpia. Disa autorë ofrojnë zgjidhje në aspektin e ndihmës nga ana e kujdestarit të shtëpisë ose ndonjë personi tjetër, gjë që, sipas mendimit tonë, nuk është zgjidhje e mirë në situata të rrezikshme. Kjo ndoshta ka mundur të zbatohet në praktikë para dhjetë a më shumë vjetësh, por sot kjo është pothuaj e paimagjinueshme. Mbi të gjitha duhet të kihet ndërmend rreziku për qytetarët që do të ndihmonin policët për të hyrë në banesën e dikujt. Ky rrezik mund të manifestohet si në momentin e aktit të hyrjes në banesë ashtu edhe më vonë, në formë të hakmarrjes së kriminelit. Por, nuk është vetëm kjo arsye që kjo pikëpamje të jetë e papranueshme. Duhet të besohet se edhe qytetarët (kujdestari i shtëpisë ose dikush tjetër) janë të vetëdijshëm për rreziqet e ndryshme, prandaj nuk do të pranojnë lehtë që të bashkëpunojnë me policinë në këtë formë. Ne mendojmë se një zgjidhje e tillë do të duhet të nxirrej plotësisht nga teoria kriminalistike ose që të sistemohen në variantet rezervë që do të aplikoheshin vetëm në situata të përshtatshme. Prandaj, për hyrja me mashtrim në shtëpinë e kriminelit të rrezikshëm duhet të planifikohet duke shfrytëzuar një polic të bërë tebdil, në mënyrë që qytetarët e pafajshëm të mos i ekspozohen rrezikut për jetë. Meqenëse ka shumë mënyra të hyrjes në banesën ose shtëpinë e caktuar, për secilin rast është e domosdoshme të përcaktohet paraprakisht mënyra më e përshtatshme si edhe varianti rezervë, i cili do të zbatohej në rast të dështimit të planit. Kështu, në Banesë mund të hyhet: duke u prezantuar zyrtarisht dhe duke i kërkuar pronarit që ta hapë derën; duke u prezantuar në mënyrë të rrejshme, në qoftë se dyshohet se personi nuk do ta hapë derën vullnetarisht (prezantimi i rrejshëm bëhet duke u paraqitur si postier, inkasant, fqinj, etj); duke u bërë tebdil me uniformë të postierit ose me mantel të bardhë të punëtorit shëndetësor që bën grumbullimin vullnetar të gjakut; nëpër dritare; nëpër ballkon, nëpërmjet kulmit; ose mund të hyhet edhe me dhunë, duke zhvendosur derën me mjete të përshtatshme, me të ashtuquajturin “katapult”. Më në fund, gjë që mund të ndodh rrallë, njerëzit nganjëherë nuk i mbyllin me dry dyert e hyrjes, gjë që mund të shërbejë për hyrje të papritur, efikase dhe të sigurt në banesë. Por, në qoftë se përgatitjet për bastisje tregojnë se bëhet fjalë për kriminel të rrezikshëm që sigurisht nuk do ta hapë derën vullnetarisht apo në qoftë se bëhet fjalë për dyer të blinduara (të cilat vështirë mund të hapen në mënyrë të dhunshme), atëherë është e nevojshme të planifikohet një mënyrë specifike për hyrje në banesë. Në raste të tilla, është e nevojshme që, nëpërmjet vëzhgimit e mbikëqyrjes së fshehtë të banesës dhe nëpërmjet përcjelljes së fshehtë të të dyshuarit, të bëhen përgatitje dhe të arrestohet në vendin dhe në kohën e përshtatshme, e pastaj bashkërisht me të të shkohet në bastisjen e banesës. Por, edhe kriminelët vazhdimisht i hulumtojnë dhe analizojnë veprimet e policisë. Këtë e dëshmon fakti se ata kanë gjetur mënyrë që të mbrohen nga ky trik i policisë. Në rast se në shtëpi ose në banesë mbahet dhe stërshitet

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

64

drogë, atëherë të gjitha anëtarët e familjes janë të njoftuar për këtë. Në këtë rast, gjithmonë në shtëpi gjendet ndonjëri prej tyre, ndërsa ata që dalin jashtë e mbajnë çelësin me vete. Kohët e fundit aplikohet edhe vendosja e dyerve metalike me grila, si dyer të dyfishta, prapa dyerve të hyrjes, kështu që edhe hyrja me dhunë është pothuaj e pamundur. Përvojat e praktikës kriminalistike tregojnë se hyrja në banesë duhet të planifikohet në shumë mënyra, pasi kurrë nuk është e sigurt se plani paraprak mund të realizohet në mënyrë efikase dhe të sigurt. Madje edhe te planet më precize gjithmonë mund të ndodh diçka e papritur, prandaj është e domosdoshme që paraprakisht të planifikohen më shumë variante që mund të zbatoheshin në rastin konkret. Mund të ndodh që rrethanat në vendin e ngjarje të jenë aq të papritura, pra aq të ndryshme nga ato që janë përcaktuar në fazën e përgatitjeve, sa vetëm varianti rezervë i hyrjes në banesë mund të jetë i mundur dhe jo varianti kryesor i planifikuar, prandaj është e nevojshme të planifikohen më shumë variante të ndryshme. Duhet të tërheqim vërejtjen se secili polic duhet të jetë i gatshëm për përdorimin e forcës, madje edhe të armës së zjarrit, në qoftë se do të ketë nevojë. Analiza paraprake shpie në përfundimin se hyrja në banesë është pjesë më delikate e bastisjes. Kjo është plotësisht e logjikshme, sepse në qoftë se hyrja në banesë është efikase atëherë plotësohet njëra prej parakushteve kryesore kriminalistike për bastisje të suksesshme dhe për gjetjen e dëshmive të caktuara. Në këtë rast, udhëheqësi i ekipit të bastisjes ka përgjegjësi të madhe. Ai duhet të llogarisë disa çështje. Këto janë: siguria e anëtarëve të ekipit, siguria e banorëve, veprimi në rast të rezistencës, shpejtësia e veprimit dhe ligjshmëria e veprimit. Goditja e parë pas hyrjes në shtëpi ose banesë Pa marrë parasysh mënyrën e hyrjes na shtëpi a banesë, është i domosdoshëm veprimi metodik, kur bëhet fjalë për veprimet e para që duhet të ndërmerren menjëherë pas hyrjes. Të gjitha autorët, pothuaj pa përjashtim flasin veprimin metodik, por ajo që kemi vënë re ka të bëje me masat dhe veprimet që i rekomandojnë me rastin e “goditjes së parë”. Mendojmë se gjithmonë duhet të insistohet në renditjen e veprimeve, për shkak se veprimet paraprake janë parakusht për ndërmarrjen e veprimeve të mëvonshme. Në bazë të konstatimeve paraprake, mendojmë se ekipi së pari duhet të prezantohet dhe të tregojë arsyet për hyrje në shtëpi, pa marrë parasysh zhvillimin e situatës momentale (a është bërë apo nuk është bërë rezistencë), sepse qytetarët duhet të dinë se bëhet fjalë për veprim zyrtar, e pastaj, pa humbur kohë, duhet t’u kufizohet lëvizja të gjithë personave që gjenden në shtëpi dhe ata duhet të mbahen nën kontroll dhe mbikëqyrje. Pothuaj njëkohësisht duhet të vrojtohet brendia e shtëpisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve për asgjësimin e dëshmive. Pas kësaj duhet të bëhet patjetër bastisja e pjesshme e të gjithë personave, pa përjashtim, e pastaj duhet të legjitimohen të gjithë, në mënyrë që të identifikohet i

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

65

dyshuari, në qoftë se është i pranishëm. Në qoftë se të gjithë banorët nuk i kanë me vete lejet e identifikimit, kjo e vështirëson identifikimin e të dyshuarit, sidomos nëse policët e takojnë për herë të parë dhe nuk dinë as se si duket. Por, momenti i legjitimimit mund të shfrytëzohet për rezistencë eventuale apo për shkaktimin pengesave të ndryshme, për të asgjësuar ose për të hedhur dëshmitë. Prandaj, propozojmë veprime të tilla që, para së gjithash, do të jenë të sigurta si për policinë ashtu edhe për banorët, në mënyrë që shkalla e rrezikut të ulet në minimum. Me këtë rast nuk ka nevojë të kryhet bastisja provizore për çështje sigurie apo kontrolli i të gjithë të pranishmëve, pa marrë parasysh se cilët janë ata. Ka shembuj të shumtë nga praktika kriminalistike që tërheqin vërejtjen për syçeltësi. Me që ka raste që dëshmitë të fshehen në rrobat e ndonjë plake të palëvizshme ose të ndonjë foshnje, konsiderojmë se duhet të bastisen të gjithë të pranishmit, pa përjashtim. Vlerësimi eventual mund të bëhet nga aspekti i bastisjes së detajuar të personave të pranishëm, por nga aspekti i bastisjes provizore për çështje sigurie nuk duhet të bëhen kurrfarë përjashtimesh. Pas bastisjes bëhet veçimi i personit të dyshuar (personit për shkak të të cilit bëhet bastisja apo personit që kërkohet) nga personat tjerë të pranishëm në shtëpi, të cilët vendosen në një hapësirë të banesës dhe mbahen nën mbikëqyrjen e njërit prej policëve. Njëkohësisht, edhe i dyshuari mbahen nën mbikëqyrjen e një polici tjetër. Polici që mbikëqyr të dyshuarin ka detyrë delikate. Ai duhet të kujdeset që i dyshuari të mos arratiset, të mos bëjë rezistencë, që të mos ndërmarrë diçka kundër vetvetes, që të mos e marrë peng ndonjërin prej banorëve dhe që të mos hedhë apo asgjësojë dëshmitë. Përveç kësaj, ky polic duhet të vëzhgojë me kujdes të dyshuarin, me qëllim që të hetojë me kohë reagimet e tij psiko-fizike dhe t’i shfrytëzojë ato për ngritjen e efikasitet të bastisjes. Reagimet e të dyshuarit mund të shfaqen kur polici që bastis i afrohet vendit ku është fshehur mjeti i veprës penale. Në këto raste, i dyshuari mund të shqetësohet, gjë që mund të manifestohet me dridhjen e duarve, me dridhjen e zërit, me skuqje ose zverdhje të përnjëhershme të fytyrës, me djersitje të përnjëhershme, me lëvizje të shqetësuara, me evitimin e shikimit në drejtim të caktuar, me manifestimin e përnjëhershëm të shenjave të lehtësimit, me provokime, etj. Në situata të caktuara, vërejtja me kohë dhe interpretimi i drejtë i këtyre reaksioneve, mund të shpie në përfundimin se mjeti i fshehur gjendet në zonën e veprimit të policit që bastis apo se ai ka kaluar pranë mjetit të fshehur dhe nuk e ka gjetur. Natyrisht, këto reagime duhet të shfrytëzohen. Polici që vëren ndonjë reagim të dyshimtë duhet t’i sugjerojë në një mënyrë të përshtatshme kolegut të tij që bastis, në mënyrë që ai t’i kushtojë më shumë kujdes vendit të caktuar. Në këtë mënyrë, polici që bën bastisjen vepron në mënyrë plotësisht të papenguar dhe mund të koncentrohet vetëm në kërkim. Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së rolit operativ, mendojmë se polici që kontrollon të dyshuarin duhet të jetë njëkohësisht edhe udhëheqës i operacionit konkret të bastisjes. Për fat të keq, në praktikë nuk bëhet gjithmonë një ndarje e tillë, gjë që ndikon në efektin final të bastisjes. Natyrisht, nuk duhet të gënjehemi se është e mundshme që gjithmonë të vëmë re reaksionet e caktuara të të dyshuarit, gjatë mbikëqyrjes. Duhet të kihet parasysh se ka persona që mund ta kontrollojnë shkëlqyeshëm veten e

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

66

tyre dhe të duken të qetë, indiferentë e gjakftohtë edhe në momentet më të vështira për ta. Dorëzimi i dokumentacionit mbi bastisjen Sapo të jenë kryer paraprakisht masat dhe veprimet fillestare, udhëheqësi i ekipit e njofton pronarin apo shfrytëzuesin e shtëpisë mbi funksionin dhe shkakun e ardhjes dhe ia dorëzon mandatin për bastisje, dhe merret me çështjen e angazhimit të dëshmitarëve të bastisjes. Siç shihet, praktikisht, vetëm prej këtij momenti mund të fillojë bastisja në kuptimin e ngushtë kriminalistik, duke respektuar njëkohësisht edhe parimet e Kodit të Procedurës Penale. 7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë Pavarësisht prej mënyrës së angazhimit të dëshmitarëve apo nëse bastisja kryhet pa praninë e dëshmitarëve, veprimi i mëtejmë kriminalistik duhet të zhvillohet sipas kësaj metodike. Së pari, fillon të mbahet procesverbali, në të cilin regjistrohen të dhënat e zakonshme, në formë të formularit. Personit te i cili bastiset i kërkohet të dorëzojë në mënyrë vullnetare personin ose dëshmitë. Nëse dëshmitë e kërkuara ose mjetet tjera që janë në lidhshmëri më veprën penale dorëzohen vullnetarisht, regjistrohen në procesverbal bashkë me konstatimin se janë dorëzuar vullnetarisht. Edhe nëse dorëzohen të gjitha mjetet se gjenden te pronari, bastisja vazhdon sikur të mos ishte dorëzuar asgjë, në qoftë se dyshohet se mund të ketë edhe mjete tjera të pa dorëzuara. Në këtë aspekt, janë të mundura situata të ndryshme, të cilat është shumë vështirë të vërtetohen. Mund të ndodh se pronari vërtet dorëzon krejt çka ka, gjë që është varianti më i mirë, por kjo ndodh rrallë. Në këtë rast, bastisja e mëtejshme nuk do të rezultojë me gjetjen e çfarëdo mjeti tjetër. Është e mundur që pronari të dorëzojë mjete më pak të rëndësishme, duke shpresuar se policia nuk do t’i gjejë mjetet tjera, sepse ato janë të fshehura mirë. Në këtë rast, pronari mendon se dorëzimi i mjeteve do të ndikojë që policia të jetë më pak e kujdesshme dhe me pak këmbëngulëse gjatë vazhdimit të bastisjes. Dhe ç‘është më e keqja, kjo edhe ndodh në praktikë, jo për shkak se policët e konsiderojnë të panevojshëm vazhdimin e bastisjes, por për shkak se konsiderojnë se ia ka arritur qëllimit pjesërisht, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar. Gjithashtu, është e mundur që pronari të mos dorëzojë asgjë prej dëshmive që i posedon. Është rregull kriminalistik, por edhe procesor që bastisja të bëhet bastisja të bëhet me të njëjtën shkallë profesionalizmi dhe përgjegjësie sikur të mos ishte dorëzuar asgjë paraprakisht. Vetë bastisja duhet të kryhet sipas metodologjisë së caktuar, si të shtëpisë si objekt i bastisjes ashtu edhe të hapësirave tjera të saj. Së pari, të gjithë personat e pranishëm vendosen nën mbikëqyrje në një hapësirë. Gjatë bastisjes së disa hapësirave, bastisja bëhet nga ana e djathtë në të majtë e pastaj bëhet bastisja e hapësirës qendrore, dyshemesë, tavanit dhe daljeve

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

67

(dritareve, ballkoneve, terasave, etj). Ky është garancia më e mirë se asnjë pjesë e hapësirës nuk do të anashkalohet. Gjatë kryerjes së bastisjes, përveç veprimit të ligjshëm e profesional, e konsiderojmë të rëndësishme që ekipi që bën bastisjen t’u përmbahet parimeve kriminalistike të sistematikës, themelësisë dhe këmbëngulësisë, sepse kjo është garancia më e mirë për gjetjen me sukses të dëshmive të fshehura në vende të ndryshme brenda banesës. Përveç tjerash, shpesh shfrytëzohen zbrazëtitë e orendive, instrumenteve muzikore, lodrave, çadrave, llambave elektrike, radioaparateve dhe televizorëve. Kriminelët shpesh ndërtojnë strehimore dhe bunkerë në mure, në orendi, në tavan dhe nën dysheme apo parket. Gjithë kjo shpie në përfundimin se është e pamundur të përmenden të gjitha vendet ku mund të fshehen dëshmitë. Madje, e konsiderojmë të paarsyeshme që të përmendim dhe të veçojmë vendet ku mund të fshehen mjetet ose dëshmitë, sepse kjo do të mund t’i mashtronte policët ashtu që ata do të mund të koncentroheshin në këto vende dhe mund të anashkalonin vendet tjera. Në këtë kuptim, ndoshta do të mund të flitej për vende në të cilat janë gjetur më së shpeshti, gjatë praktikës konkrete kriminalistike, duke konstatuar se gjithë banesa duhet të bastiset me kujdes të njëjtë dhe me profesionalizëm. Më në fund, në kuadrin e trajtimit të bastisjes duhet të theksohet edhe posedimi i informacioneve që flasin për fshehje të dëshmive konkrete në vendin e përcaktuar saktë të shtëpisë. Në këtë rast, duhet të kihet parasysh se bastisja në vendin e caktuar nuk do të bëhet që në fillim, sepse do të dekonspironte informatorin. Ky veprim do të kishte pasoja të shumëfishta negative. Së parti, pronari i dëshmive sigurisht do të zbulonte burimin e informacioneve, gjë që do të rrezikonte sigurinë e informatorit dhe, rrjedhimisht, do të çonte në ndërprerjen e bashkëpunimit të informatorit me policinë. Ky veprim do të kishte edhe ndikime të dëmshme profesionale, sepse do të vështirësonte çështjen e angazhimit të informatorëve të rinj. Është vështirë, pothuaj e pamundur, që për veprime të tilla joprofesionale të mos merrej vesh në qarqet kriminale. Në këtë rast do të rritej shkalla e mosbesimit në relacionin midis kriminelëve dhe policisë, gjë që mund të ndikojë në rënien e efikasitet të bashkëpunimit për sigurimin e informacioneve, sidomos në nivelin lokal. Mendojmë se, në rast të marrjes së informacionit se dëshmia është fshehur në një vend të caktuar të banesës, bastisja nuk duhet të fillojë nga hapësira ku gjendet ai vend, ndërsa kur të arrihet te ajo hapësirë, bastisja duhet të kryhet sipas parimeve të përgjithshme taktike, duke pasur kujdes që në asnjë mënyrë të mos vërehet se që më parë është ditur se ku ishte fshehur mjeti apo dëshmia. Në qoftë se kjo nuk është përcaktuar paraprakisht me plan, atëherë udhëheqësi i ekipit operativ përcakton hapësirat prej të cilave do të fillojë bastisja, por mendojmë se batisja do të duhej të fillonte prej banjës, kuzhinës dhe korridorit. Pikërisht në banjë dhe në kuzhinë mund të fshehen disa dëshmi, para hyrjes së policisë në shtëpi ose banesë, apo në këto hapësira mund të bëhen përpjekje për asgjësimin e dëshmive. Kur është fjala

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

68

për korridorin, kjo hapësirë është me interes për shkak të lëvizjes dhe, eventualisht, daljes së domosdoshme ose hyrjes së papritur në banesë. Për arsye kriminalistike, ndonjëherë është e preferueshme që të bëhet edhe e ashtuquajtura bastisje e përsëritur e shtëpisë dhe hapësirave tjera. Kjo nënkupton një bastisje të dytë, pas kryerjes së bastisjes së pasuksesshme. Arsyet për mossukses mund të jenë të ndryshme, por më së shpeshti ndodh për shkak të veprimit sipërfaqësor, të ngutshëm, jo metodik dhe këmbënguljes së pamjaftueshme dhe veprimit të vonuar. Por, për arsye kriminalistike-taktike, që më parë mund të planifikohet një bastisje “sipërfaqësore”, e cila zakonisht jep rezultate negative. Kur i dyshuari shqetësohet ose qetësohet dhe ndjehet i sigurt, duke vepruar sipas parimit të befasisë, kryhet një bastisje e befasishme dhe e thellë. Pas bastisjes ë parë sipërfaqësore dhe daljes nga objekti i bastisjes, i dyshuari mund të ketë sjellje të ndryshme. Së pari, në qoftë se parashikon mundësinë e përsëritjes së bastisjes, mund t’i fshehë mjetet apo dëshmitë në vende që i konsideron më të sigurta. Së dyti, në qoftë se mashtrohet nga bastisja e pasuksesshme, mund të marrë për të ruajtur mjete të reja ose persona të tjerë, sepse nuk e parashikon mundësinë e bastisjes së serishme. Për këtë arsye, objekti i bastisjes duhet të vëzhgohet vazhdimisht dhe të përcaktohet koha më e përshtatshme e bastisjes së sërishme (e njëjta ditë, dita në vijim ose pas disa ditësh), në mënyrë që suksesi i bastisjes së përsëritur të jetë i plotë. Në literaturën kriminalistike flitet kryesisht mbi bastisjen si institut kriminalistik dhe më pak mbi bastisjen për gjetjen e drogës. Për këtë arsye, materien në vijim do ta elaborojmë në bazë të analizave të materialit empirik nga praktika jonë kriminalistike dhe gjyqësore, duke iu përmbajtur postullateve të përgjithshme teorike të këtij instituti procesor e kriminalistik. Bastisja e banjos, WC-së dhe tualetit Gjatë bastisjes së hapësirave të tualetit, krahas metodologjisë së kriminalistikës së përgjithshme, duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë vendeve dhe mjeteve të këtyre hapësirave, siç janë: filxhani i WC-së dhe ujëvara, lavamani, lavariçja, shporta e rrobave të palara, bojleri me gaz dhe kapaku i poshtëm i bojlerit klasik,hapësira nën vaskë, zgavra e ventilimit dhe oxhaku si edhe tubat e pastave të dhëmbëve e të pastave të rrojës, kremat e ndryshme, sprejet, shamponët e parfumet dhe detergjentet. Kur është fjalë për filxhanin e WC-së, kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet së pari përmbajtjes së tij, sepse mund të ndodhë që atu të jetë hedhur ndonjë mjet, p.sh. droga e cila mund të jetë hedhur për t’u asgjësuar, gjatë hyrjes së policisë në banesë. Pastaj duhet të kontrollohet pjesë e poshtme e gypit të ujit midis ujëvarës dhe filxhanit. Ky është vend i përshtatshëm për fshehjen e mjeteve të vogla, sidomos në prag të hyrjes së policisë në banesë. Natyrisht, ujëvara duhet të kontrollohet në mënyrë të kujdesshme, sepse në të, përveç drogës, mund të fshehen edhe mjete të tjera, sidomos armë. Tërheqim vërejtjen se policët nuk duhet të jenë tepër të ndjeshëm ndaj

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

69

mjeteve dhe materieve kundërmuese. Policët nuk bën të ngurrojnë që të kontrollojnë ndyrësinë e njerëzve (prej rrobave të palara që kundërmojnë e deri te letra e përdorur e tualetit. Gjithashtu, pa hamendje duhet të kontrollohet edhe WC-ja fushore ose grumbulli i plehut të kafshëve. Si edhe në rastin e filxhanit të WC-së, duhet t’i kushtohet kujdes edhe kontrollit të lavamanit, të sifonit, gypave të lavamanit dhe gypave të kanalizimit. Lavatriçja mund të shërbejë për fshehjen afatgjatë të mjeteve të caktuara. Gjatë bastisjes së lavariçes, duhet t’i kushtohet kujdes këtyre katër vendeve: hapësirës për vendosjen e detergjentit dhe gypit për nxjerrjen e ujit, filtrit, hapësirës së rrobave dhe pjesës së brendshme. Filteri i lavariçes duhet të nxirret e të kontrollohet patjetër, si edhe hapësira ku vendoset filtri. Në qoftë se në lavariçe ka rroba të përgatitura për larje, atëherë ato duhet të nxirren dhe të kontrollohen në mënyrë të detajuar. Hapësira për vendosjen e rrobave duhet të kontrollohet me kujdes edhe kur ajo është e zbrazët. Veprimet e kontrollit të pjesës së brendshme të lavariçes kryhen sipas planit paraprak të veprimit, sipas vlerësimit të situatës momentale në vendin e ngjarjes ose në bazë të informacioneve eventuale se në këtë hapësirë janë fshehur mjetet apo dëshmitë që kërkohen. Pas lavatriçes është e logjikshme të kontrollohet shporta e rrobave të palara. Duhet të kontrollet çdo rrobë, por kujdes duhet t’i kushtohet rrobave më të palara, siç janë brekët, të cilat kundërmojnë kështu që policët mund të heqin dorë nga kontrolli i detajuar. Shporta e bërllokut është gjithashtu vend i përshtatshëm për fshehjen e mjete dhe dëshmive, sidomos para hyrjes së policisë në shtëpi. Meqë në të hidhen mbeturinë të ndryshme, është e mundur të vendosen edhe çfarëdo mjetesh. Veçanërisht duhet të t’i kushtohet kujdes fundit të shportës, sepse në fund të shportës shpesh vendoset ndonjë kartuç ose qese plastike, në mënyrë që të mos ngjiten mbeturinat kur shporta të mbushet. Më sipër kemi bërë dallim midis bojlerit me gaz dhe bojlerit klasik elektrik, për shkak se ata kanë karakteristika të ndryshme teknike. Bojleri me gaz, për shkak të konstruksionit të tij, është shumë i përshtatshëm për fshehjen e gjërave. Sa i përket bojlerit elektrik, atëherë duhet t’i kushtohet shumë kujdes kapakut të pjesës së poshtme, nën kazanin e ujit. Me heqjen e këtij kapaku shfaqet një hapësirë ku mund të fshehen gjëra të ndryshme. Pas hapjes është e domosdoshme heqja e maskës plastike, sepse nën të mund të fshehen gjëra të ndryshme. Është e zakonshme që, për arsye statike dhe estetike, vaska të mbulohet me pllaka. Zakonisht kjo bëhet në një kënd të banjës, kurse në njërën nga pjesët anësore lihet një pjesë e hapur, i cila shërben për ndërhyrje, në rast të plasjes apo mbylljes së gypave të ujësjellësit apo të kanalizimit. Zakonisht, këto pjesë të hapura kanë përmasat e një pllake qeramike dhe

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

70

mbyllen me një derë. Sa më e madhe që të jetë vaska, aq më ë madhe është hapësira midis vaskës dhe murit të pllakave, gjë që mundëson fshehjen e sasive të më mëdha të gjërave të ndryshme. Zgavrat e ventilimit të banjës mund të jenë të ndryshme, varësisht prej vjetërsisë së banesës. Ato mund të jenë zgavra të thjeshta në pjesën e jashtme të murit, pastaj zgavër me ventilator dhe zgavër ventilimi për shporet me gaz. {faro që të jenë këto zgavra, ato duhet të kontrollohen me kujdes. Në kohën e sotme, së paku në shtëpitë e banesat tona, nuk është e pazakonshme që në banjë të ketë edhe oxhak, i cili mund të ketë funksion të dyfishtë. Së pari mund të shërbejë për nxjerrjen e tymit të stufës që shërben për ngrohjen e banjës dhe, së dyti, mund të shërbejë për nxjerrjen e tymit të bojlerit me gaz. Gjatë bastisjes, duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë sidomos pjesës së poshtme të oxhakut, ku gjendet zgavra për pastrimin e tij. Kjo pjesë duhet të kontrollohet detyrimisht. Pronarët e banesave shpesh arsyetohen se oxhaku nuk është pastruar prej kohësh, prandaj në banjo mund të bjerë bloza dhe llaçi u pjesës së brendshme të oxhakut, nëse hapet pjesa e poshtme e tij. Këto arsyetime nuk bën të merren në konsideratë, dhe oxhaku duhet të hapet në qoftë se vlerësohet e nevojshme. Preferohet që së pari pronarit t’i kërkohet ta hapë oxhakun, në mënyrë që në bazë të reagimit të tij të merret vendimi për hapje, qoftë edhe nëse udhëheqësi i bastisjes nuk e ka pasur këtë qëllim. Së fundi, edhe detergjenti për larjen e rrobave, i cili paketohet në sasi më të mëdha, është i përshtatshëm për fshehjen e disa gjërave. Në qoftë se bana e cila bastiset ka edhe një apo më shumë kate sipas apo në qoftë se bëhet fjalë për shtëpi private që ka dy banjë, njërën pas tjetrës, atëherë ka mundësi që të jetë ndërtuar ndonjë strehimore speciale (bunker) për fshehjen e mjeteve të ndryshme të veprës penale. Zakonisht, këto strehimore bëhen në zgavrën e kanalizimit. Gypat e kanalizimit, për shkaqe estetike, zakonisht murosen me pllaka qeramike. Me që gypat kanë formë cilindrike, hapësira rreth tyre mund të përdoret për fshehjen e gjërave. Zgavrat e murimit të gypave të kanalizimit, kryesisht i kanë përmasat e një pllake të qeramikës, të cilës i përshtatet një derë e vogël. Por, prapa ndonjërës prej pllakave tjera mund të jenë fshehur gjëra apo dëshmi të veprës penale. Natyrisht, në shikim të parë nuk mund të vërehet asgjë e dyshimtë, por, duke trokitur lehtë, pllaka e vendosur në mënyrë provizore, nxjerr një tingull që dallon nga tingulli i pllakave tjerë të murosura. Në bano, zakonisht, gjenden edhe raft për tualet apo dollap për rroba të pastra dhe orendi të tjera. Të gjitha duhet të bastisen sipas normave të përgjithshme kriminalistike.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

71

Bastisja e korridorit Korridori duhet të bastiset me po aq kujdes sa edhe secila pjesë tjetër e banesës. Këtë e theksojmë për shkak se, ndonjëherë, bastisja e korridorit bëhet me nguti dhe sipërfaqësisht, pasi besohet se në këtë hapësirë rrallë fshehen gjëra. Varësisht prej madhësisë së korridorit, në të mund të ketë dollap për këpucë apo vetëm këpucë, dollap për rroba ose vetëm varëse të rrobave dhe ndonjë orendi apo send tjetër. Kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet këpucëve, pavarësisht se ku gjenden, sepse këpucët janë të përshtatshme për fshehjen e armëve, municionit dhe sasive të vogla të drogës. Këpucëve që nuk mbathen zakonisht u futet letër e zhubrosur, në mënyrë që të ruhet forma e këpucëve. Për këtë arsye, të gjitha këpucët duhet të kontrollohen me kujdes, duke përqendruar vëmendjen te nënshtresat, taket dhe shtresa e shputës. Nuk duhet të nënçmohen as këpucët e reja, të paketuara. Gjatë kontrolli të këpucëve të reja duhet të kihet në vëmendje paketimi, sepse mund të ndodhë që paketa të ketë fund, mure apo kapak të dyfishtë. Rrobat të cilat gjenden në dollap ose në varëse duhet të kontrollohen sipas parimeve të kontrollit të detajuar individual, sistematik e të themeltë. Asgjë nuk bën të mos kontrollohet, siç është, p.sh. çadra. Ndonjëherë, në korridor është e vendosur edhe kutia e njehsorit të energjisë dhe e siguresave të rrjetit elektrik. Kjo kuti duhet të hapet patjetër, sepse brenda saj ka hapësirë të përshtatshme për fshehjen e gjërave të vogla. Në derën e hyrjes mund të jetë vendosur edhe kutia e postës, e cila duhet te kontrollohet gjithashtu detyrimisht. Detyrimisht duhet të kontrollohet edhe kutia e postës në hyrje të ndërtesës. Për çdo eventualitet, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet dyerve. Bastisja e kuzhinës dhe depos Kuzhina dhe depoja, për shkak të destinimit të tyre, janë vende shumë të përshtatshme për fshehjen e drogës, por edhe delikate për bastisje. Gjatë bastisjes së këtyre hapësirave të veçanta, duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë të gjitha gjërave ushqimore, sidomos atyre që janë të paketuara, si edhe ushqimeve të përgatitura. Kuptohet, gjatë hyrjes në banesë është shikuar se a ka qenë në proces përgatitja e ndonjë ushqimi, pjekje apo zierje, sidomos nëse në banesë përdoret shporeti me dru. Kjo masë e goditjes së parë ka për qëllim parandalimin e asgjësimin eventual të disa dëshmive. Për këtë arsye, bastisja e kuzhinës detyrimisht fillon nga shporeti, qoftë elektrik, me gaz apo me dru e thëngjill. Pavarësisht prej gjendjes në të cilën është gjetur kuzhina pas hyrjes në banesë, është e domosdoshme të shikohet ushqimi që ka qenë duke u përgatitur ose që ka qenë në shporet. Shporeti duhet të kontrollohet me kujdes, duke hapur furrën e zjarrit, furrën

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

72

e pjekjes dhe, eventualisht, zgavrat tjera. Bastisja e lavamanit dhe e kuzhinës në tërësi duhet të bëhet njësoj si hapësira e tualetit. Enët e palara mund të vendosen në lavaman që të kontrollohen në mënyrë të kujdesshme. Makina për larjen e enëve është gjithashtu e përshtatshme për fshehjen e disa mjeteve, prandaj është e nevojshme që ajo të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet enëve të palara që mund të jenë vendosur në makinë. Në qoftë se pas hyrjes në banesë makina ka qenë duke punuar, është e domosdoshme që ajo të shkyçet menjëherë. Gjatë bastisjes, nuk bën të anashkalohet kontrolli i hapësirës ku vendosjet detergjenti, sepse kjo hapësirë është e përshtatshme për fshehjen e gjërave të vogla. Sipas nevojës, duhet të kontrollohet edhe gypi për nxjerrjen e ujit. Frigoriferi dhe ngrirësi konsiderohen gjithashtu vende ku mund të fshehen gjërat, sepse në hapësirat e tyre mbahen shumë gjëra ushqimore të paketimeve të ndryshme. Ngrirësi është i përshtatshëm për fshehje edhe për shkak se gjërat ushqimore gjenden në akull, kështu që duhet të kontrollohen me vëmendje. Gjërat ushqimore, siç janë: kripa, sheqeri, mielli dhe kafja, pavarësisht se janë apo nuk janë të paketuara dhe pavarësisht se janë apo nuk janë të hapura, duhet të kontrollohen gjithsesi. Gjatë kontrolli të këtyre artikujve duhet te veprohet në mënyrë korrekte, në mënyrë që ata të mos dëmtohen pa nevojë. Me interes të veçantë është ndonjë enë e caktuar, e cila kontrollohet në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur ushqimin që gjendet në të. Pijet, lëngjet, komplotet, uthulla dhe mëlmesat e ndryshme, të paketuara në kuti tetrapak apo në kuti metalike duhet të shikohen të gjitha, pa përjashtim. Me këtë rast, policia nuk guxon të mashtrohet për shkak se paketa e ndonjërit nga artikujt duket se nuk është hapur fare. Siç është e njohur, çdo paketë mund të hapet pa vështirësi dhe të mbyllet përsëri, pa u vënë re se është bërë kjo. Natyrisht, këtë e dinë mirë kriminelët dhe mund të fshehin gjëra të ndryshme në paketim që duket origjinal, p.sh. në shishen e verës së zezë. Patjetër duhet të kontrollohen edhe buka, kiflet ose brumërat tjera dhe ëmbëlsirat. Në bukën e fortë bajate mund të fshehet ndonjë send. Krimineli gjithmonë ka një përgjigje në pyetjen se përse mban bukë bajate në shtëpi. P.sh. ai do të thotë se ia ruan dikujt që e përdor për ushqimin e kafshëve. Gjithashtu, mund të thonë se buka u ka mbetur rastësisht dhe, madje në praninë e policëve, e marrin bukën që ta hedhin në shportën e mbeturinave, me qëllim që të evitojnë dyshimin e policisë. Gjatë bastisjes së kuzhinës, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe aparateve të ndryshme të amvisërisë, siç janë: mulliri i kafes, termosi, shtrydhësi, mikseri, tosteri, friteza, furra mikrovalore, thithësja. etj. Të gjitha mund të shërbejnë për fshehjen e mjeteve të veprës penale.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

73

Bastisja e dhomës së gjumit Dhoma e gjumit, ku ka orendi, gardërobë dhe shumë gjëra personale, ofron mundësi të shumta për fshehjen e dëshmive të ndryshme dhe të personave. Në këtë dhomë mund të ketë edhe vendstrehim, ekzistuese ose të ndërtuara enkas. Si vendstrehime ekzistuese mund të shërbejnë jastëkët, jorganët, dyshekët, kornizat e fotografive, zbrazëtirat e orendive, abazhuri si edhe disa pjesë të gardërobës dhe papuçet. Përveç kësaj, mund të ndërtohen edhe bunkerë specialë, në pjesët fundore ose anësore të sirtarëve dhe vitrinave, karrigeve të mbështjella, tre-ulëseve, dy-ulëseve, dyerve, vendstrehimet në mur të kamufluara me piktura, pastaj nën dysheme e nën parket, etj. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet lodrave të fëmijëve. Duke pasur parasysh mundësitë e paskajshme të taktikës dhe strategjisë kriminale, gjithmonë duhet të mendohet për befasitë dhe situatat atipike. Kështu, mund të ndodh që në banesë të ketë foshnja të posa lindura, të sëmurë që lëngojnë në shtrat ose persona të palëvizshëm. Këto situata mund t’i shfrytëzojnë kriminelët për fshehjen e gjërave, duke llogaritur se policët nuk do të bastisin shtretërit e foshnjave, të sëmurëve ose invalidëve. Përvojat tona tregojnë se policët, për shkak të dhembjes apo keqardhjes, nuk u kushtojnë gjithmonë vëmendje të mjaftueshme situatave të tilla, gjë që ka për pasojë bastisje jo mjaft efikase. Përveç të gjitha këtyre, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe gjërave tjera, të cilat në shikim të parë duken të parëndësishme. Meqenëse në dhomën e gjumit, përveç tjerash, ka edhe shumë rroba, garderobë dhe shtrojë, është e nevojshme që kontrolli të bëhet me këmbëngulje dhe përkushtim, në mënyrë që të mos ndodh që të mbetet diçka e pakontrolluar. Pothuaj të gjithë teoricientët e kriminalistikës tërheqin vërejtjen për mundësitë e shumta të ndërtimit të bunkerëve për fshehjen e mjeteve të veprave penale, prandaj kërkojnë që gjatë bastisjes t’i kushtohet vëmendje e veçantë këtyre mundësive. Nga kjo del përfundimi logjik se mjetet e veprës penale duhet të kërkohen në të gjitha vendet ku mund të fshehen ato. Suksesi i bastisjes varet shumë nga informacionet e grumbulluara paraprakisht lidhur me bunkerët e fshehtë dhe vendet ku janë fshehur mjetet e veprës penale. Vendstrehime të fshehta mund të jenë hapësirat “qorre”, të ndërtuara në mënyrë speciale dhe të kamufluara brenda banesës. Sot nuk është lehtë të ndërtohen hapësira të tilla, por disa kriminelë profesionistë, sidomos kontrabandistë, të cilët përcaktohen për veprimtari afatgjatë kriminale, ndërtojnë edhe vendstrehime të tilla dhe bunkerë. Për këtë arsye, në rast se ekzistojnë dyshime për hapësira të tilla, është e detyrueshme matja e mureve e të sipërfaqes së hapësirës dhe të krahasohet me projektin e banesës, i cili sigurohet paraprakisht. Zbrazëtitë dhe hapësirat e kamufluara në mure mund të zbulohen nëpërmjet trokitjes me çekan ose me ndonjë mjet tjetër të fortë në mur. Vendstrehimet dhe bunkerët e fshehtë mund të gjenden edhe në hapësirën nën shkallë,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

74

prapa stufave të murosura dhe nën vatër (kaminë). Hyrjet e fshehta ë bunkerëve dhe vendstrehimeve më së shpeshti kamuflohen me dollapë, vitrina, rafte, komodina, shporet, pasqyra ose piktura, madje edhe me raste të ndërtuara. Duke pasur parasysh këtë, gjatë bastisjes patjetër duhet të maten të gjitha pjesët e orendive dhe të gjitha gjërat që janë të mbështetura në mur. Ndonjëherë është e domosdoshme që të hiqen edhe tapiceritë, në mënyrë që të zbulohen vendstrehimet e fshehta. Kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, atëherë, përveç drogës, duhet t’i kushtohet vëmendje edhe gjetjes së shënimeve të ndryshme, adresave, numrave të telefonit e fotografive, arit dhe stolive tjera, parave, librezave të kursimit dhe xhiro-llogarive dhe dokumenteve të ndryshme. Shënimet mund të shërbejnë për zbulimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, borxheve e borxhlinjve, etj. Adresat, numrat e telefoni dhe fotografitë mund të shërbejnë për identifikimin e kriminelëve të caktuar dhe, në fund të fundit, edhe për identifikimin e bashkëpjesëmarrësve eventualë në kryerjen e veprave penale. Ari, stolitë dhe paratë mund të nxjerrin papajtueshmërinë midis statusit të personit të caktuar dhe pasurisë së tij, më ç‘rast shfaqen indiciet se pasuria është fituar me shitjen e drogës. Po kjo vlen edhe për librezat e kursimit dhe xhiro-llogaritë. Verifikimet e mëvonshme të gjendjes dhe dinamikës së pagesave në xhiro-llogari mund të shërbejnë për zbulimin e llojit të veprimtarisë kriminale të personit të caktuar. Ndërkaq, prej dokumenteve personale, janë me interes dokumentet e udhëtimit, sepse prej tyre mund të konstatohet se në cilat vende dhe kur ta udhëtuar personi i dyshuar. Përveç kësaj, me interes të veçantë janë lejet e qarkullimit me emra të huaj. Bastisja e dhomës së ditës Dhoma e ditës është me interes, si për shkak se në të qëndrohet gjatë ditës, ashtu edhe për shkak se në të ekzistojnë shumë mjete dhe gjërat të ndryshme. Në këtë dhomë ka karrige, tavolina, kolltuqe, dy-ulëse, tre-ulëse, vepra artistike, mjete dekorative, vazo e saksi lulesh, televizor, studio muzikore, audio e video kaseta, CD, instrumente muzikore (piano, harmonikë, kitarë etj), telefon, telefaks, kafaz të zogjve ose të kafshëve tjera, akuarium me peshq. Në qoftë se banesa nuk ka dhomë pune, në dhomën e ditës mund të ketë edhe kompjuter, bibliotekë etj. Ka mundësi që në dhomën e ditës të ketë edhe vatër (kaminë) apo stufë me dru, kurse për banesën tërësi nga aspekti i bastisjes janë interesantë edhe radiatorët dhe gypat e ngrohjes qendrore, abazhurët dhe llambat elektrike. Praktikisht, gjithçka që u përmend mund të shërbejë për fshehjen e gjërave të ndryshme, kështu që ekipi kriminalistik që bën bastisje duhet t’i ketë parasysh këto. Por, bazuar në përvojat shumëvjeçare personale, tërheqim vërejtjen posaçërisht na disa mjete dhe gjëra, të cilat janë përdorur më së shpeshti nga kriminelët për fshehjen e mjeteve të veprës penale. Në rastet tjerë, kriminelët i kanë përdorur shumë shpesh saksitë e luleve, duke ndërtuar

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

75

fund të dyfishtë ose mure të dyfishta të pjesëve anësore të saksive të drurit, duke futur saksitë e vogla në saksi më të mëdha dhe duke i kamufluar në mënyrë të shkathët. Po ashtu, kriminelët i kanë përdorur shpesh edhe abazhurët, kafazet dhe ushqimin e zogjve, hapësirën nën pjesët e poshtme të mobilieve dhe orendive, sidomos të vitrinës, si edhe në qilima apo në televizor. Veçanërisht e përshtatshme për fshehjen e gjërave është biblioteka, sidomos nëse në të ka shumë libra. Mjetet mund të fshehen në raftet e bibliotekës, prapa librave dhe në libra. Më të përshtatshme janë librat e trashë, pjesa e brendshme e fletëve të tyre pritet ashtu që krijohet hapësirë që merr funksionin e kutisë. Në këtë hapësirë mund të fshehen gjërat të ndryshme, duke përfshirë edhe paratë. Për këtë arsye, të gjitha librat duhet të kontrollohej me kujdes, duke i hapur dhe, eventualisht, duke i shfletuar. Në këtë rast vjen në shprehje sidomos parimi kriminalistik i themelësisë dhe këmbënguljes. Gjatë bastisjes së cilëso pjesë të banesës nuk duhet të harrohen indicet, për të cilat tërheqin vërejtjen shumë autorë. Ato tregojnë se, shpesh, gjërat mjetet në gjërat që kanë lidhje me profesionin e kriminelit. P.sh. është e natyrshme të pritet që zdrukthëtari t’i fshehë mjetet në gjërat prej druri, muratori i fsheh në mure, amvisja i fsheh në rroba, kurse bibliotekari në libra. Dhomat e ditës zakonisht kanë edhe terasa apo ballkone. Pas bastisjes së dhomës së ditës bastiset terasa, nëse në të ka gjëra e sende. Natyrisht, edhe hapësirat tjera të banesës mund të kenë ballkone, terasa ose thertore, kështu që për të gjitha vlen i njëjti veprim i bastisjes. Bastisja e nënkulmit Siç dihet, gati të gjitha shtëpitë private kanë tavan, kurse shumë ndërtesa të banimit kanë edhe nënkulm. Shpesh nënkulmi është fizikisht i ndarë nga banesa, prandaj edhe nuk merret parasysh gjatë bastisjes, sepse, praktikisht, nuk dihet për të. Këtë duhet pasur parasysh gjatë përgatitjeve për bastisje, kur duhet të vërtetohet se cilat hapësira i shfrytëzon personi i caktuar, përveç banesës. Ky është një fakt që na bind se parimi i shpejtësisë dhe befasisë mund të aplikohet në praktikën kriminalistike vetëm në saje të përgatitjeve kualitative. Me fjalë të tjera, nuk ekziston kurrë situatë aq urgjente që do të mund të arsyetonte nënçmimin e përgatitjeve. E shfrytëzojmë këtë rast që të konstatojmë se përgatitjet janë pjesë përbërëse e parimit të shpejtësisë dhe befasisë, gjegjësisht urgjencës, të veprimeve kriminalistike lidhur me bastisjen. Për çfarë befasie mund të flitet, nëse personi i caktuar befasohet vetëm për shkak se policia ka hyrë papritur në banesën e tij dhe ka bastisur, ndërsa nuk ka qenë në dijeni për ekzistimin e nënkulmit, ku është fshehur personi i kërkuar apo dëshmia kryesore? Sipas mendimit tonë, urgjenca e veprimit nuk mund të përjashtojë përgatitjet adekuate, përndryshe ajo e humb kuptimin.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

76

Tavani apo nënkulmi mund të shfrytëzohet për banim ose si depo. Në qoftë se shfrytëzohet për banim, atëherë bastiset sipas metodologjisë së bastisjes së banesës, por vëmendje e veçantë i kushtohet konstruksionit të kulmit. Situata është shumë më e komplikuar, nëse nënkulmi përdoret si depo, pasi në të nuk ka rregull. Po ashtu, bastisjen mund ta vështirësojë mungesa e dritës së mjaftueshme, gjë që vlen sidomos për nënkulme të shtëpive të vjetra. Si edhe në hapësirat tjera, të gjitha gjërat duhet të kontrollohen me kujdes dhe në mënyrë sistematike. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet konstruksionit të nënkulmit, dritareve të kulmit, qyngjeve të shiut, si edhe aparateve shtëpiake të papërdorshme, siç janë: frigoriferi, lavatriçja, shporeti elektrik, etj. Bastisja e podrumit Kur bëhet fjalë për shtëpi private, nuk është vështirë të konstatohet se a ka podrum dhe hapësira të tjera ndihmëse, por në ndërtesat e banimit, ndonjëherë, është shumë vështirë të vërtetohet nëse ka apo nuk ka podrum ose hapësira tjera ndihmëse banesa përkatëse. Ndonjëherë, as vetë policët nuk e kanë parasysh faktin se banesës së caktuar i takon edhe hapësira e podrumit. Ky gabim mund të shkaktojë pasoja të dëmshme. Podrumi është me interes sidomos për shkak se në të mund të hapen gropa, në të cilat mund të groposen mjete të ndryshme, madje edhe kufoma apo pjesë kufomash. Për këtë arsye, gjatë bastisjes së podrumit duhet të konstatohet së pari se çfarë dyshemeje ka. Në qoftë se podrumi nuk është i shtruar, në tokë duhet të ngulen gozhda, për të parë nëse në të është gërmuar së voni. Me hedhjen e ujit mund të konstatohet se a është hapur ndonjë gropë, madje edhe nëse podrumi është i shtruar me dysheme. Gjatë bastisjes, është e domosdoshme që të lëvizet nga vendi çdo send, në vend të të cilit konstatohet nëse është gërmuar apo jo. Në podrum, shpesh, ka edhe dru, thëngjill, etj., të cilat krimineli mund t’i përdorë për fshehjen e mjetit të veprës penale. Bastisja e detajuar nënkupton zhvendosjen e plotë të të gjitha gjërave, pra edhe të druve dhe thëngjillit, përndryshe bastisje e podrumit është e kotë. Natyrisht, kriminelët llogarisin se policët nuk do të zhvendosin sasi të mëdha të druve dhe thëngjillit. Edhe turshitë dhe artikujt ushqimorë që gjenden në podrum (patatet, lakrat, etj.), duhet të kontrollohen në mënyrë të detajuar. Mund të ndodh që në podrum të kultivohen edhe kërpudha, prandaj është e nevojshme që të kontrollohen thasët ose enët e drurit, në mënyrë që të konstatohet nëse në dheun brenda tyre ka mjete apo dëshmi të veprës penale. Bastisja e oborrit Oborri ose kopshti rreth shtëpisë apo ndërtesës së banimit bastiset sipas metodologjisë së caktuar, ngjashëm me metodologjinë e banesës. Natyrisht, këto hapësira janë të përshtatshme për fshehjen e mjeteve të ndryshme dhe

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

77

të kufomave, kryesisht nëpërmjet groposjes. Në qoftë se bëhet fjalë për oborr apo kopsht më të madh, preferojmë që ai të ndahet në pjesë më të vogla, në mënyrë që të mos ndodhë që të shpëtojë pa u kontrolluar. Vëmendje duhet t’u kushtohet edhe kontejnerit të bërllokut, grumbullit të zallit, grumbullit të tullave apo të tjegullave, grumbullit të gurëve, etj., të cilët mund të gjenden në oborr. Në oborr mund të ketë edhe shtëpizë qeni, të cilën kriminelët mund ta përdorin për fshehjen e gjërave të ndryshme. Shtëpiza duhet të kontrollohet dhe të zhvendoset, në mënyrë që të kontrollohet hapësira përfund saj. Në oborr duhet të kontrollohen edhe nyjat e ujësjellësit dhe të kanalizimit, kutia postare, etj. 8. Bastisja e personave Sipas Nenit 240, alineja 3 e KPP, gjykatësi mund të mandatojë bastisjen e personave, nëse ekzistojnë gjasat reale që bastisje të shpie në zbulimin e gjurmëve ose në konfiskimin e dëshmive të veprës penale. Por, policia mund të bastisë personat edhe pa urdhëresë dhe pa praninë e dëshmitarëve, sikur edhe në të gjitha rastet e bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave tjera (Neni 245 i KPP), pastaj gjatë arrestimit të përkohshëm dhe shoqërimit, si edhe kur ekziston rreziku që të jetë i armatosur ose të ketë mjete të rrezikshme, të cilat mund të përdoren për sulm ose për vetëlëndim. Varësisht prej dispozitave ligjore dhe qëllimi i synuar, bastisja e personit mund të jetë bastisje hetimore dhe bastisje e sigurisë. Në rastin e parë, qëllim i bastisjes është gjetja e gjurmëve të veprës penale ose gjërave të rëndësishme për procedurën penale, ndërsa në rastin e dytë qëllim i bastisjes është gjetja e armëve ose mjeteve të përshtatshme për sulm, mjeteve të përshtatshme për arratisje, mjeteve për mbajtjen e lidhjeve ilegale dhe mjeteve e sendeve të përshtatshme për vetëvrasje. Natyrisht, në qoftë se gjatë bastisjes provizore për çështje të sigurisë gjenden mjete që mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale, policia vepron në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet çyshtja e bastisjes si veprim hetimor (Neni 204, alineja 4. KPP). Gjatë elaborimit të bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, kemi trajtuar edhe çështjen e përjashtimit nga ndjekja penale të personave që gëzojnë të drejtën e imunitetit. Në këtë kuptim kemi folur mbi pacenueshmërinë e banesës, hapësirave tjera, shënimeve dhe dokumenteve të caktuara zyrtare të misioneve diplomatike e konzullare. Por, me që imuniteti ka të bëjë, para së gjithash, me persona, në këtë rast do të theksojmë rëndësinë e imunitetit në kontekst të bastisjes së personave. Imuniteti penalo-juridik parashikohet pjesërisht në burimet e të drejtës lokale e pjesërisht në burimet e të drejtës ndërkombëtare (Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike, e vitit 1961, Konventa e Vjenës mbi marrëdhëniet konzullare, e vitit 1963, Konventa mbi privilegjet dhe imunitetet e OKB-së, e vitit 1946, Konventa mbi privilegjet dhe imunitetet e institucioneve të specializuara të OKB-së, e vitit 1947, Konventa e OKB-së mbi misionet speciale, e vitit 1969). Përmbajtja e

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

78

këtij imuniteti niset prej ndalimit të qarkullimit dhe udhëheqjes së procedurës penale ndaj personit të caktuar e deri te ndalimi i kryerjes së veprimeve të caktuara penalo-procesore dhe ndalimi i arrestimit. Sipas të drejtës ndërkombëtare, imuniteti mund të jetë absolut (p.sh. u takon shefave të shteteve dhe agjentëve diplomatikë të shteteve të huaja) dhe relevant (u takon personave që kanë salvus conductus, imunitet konzullar dhe imunitet i cili u takon kategorive të caktuara të zyrtarëve ndërkombëtarë). Imunitet gëzojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët e institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë (p.sh. të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës). Sipas të drejtës vendore, imunitet të caktuar penalo-procesor gëzojnë edhe deputetët, gjykatësit dhe gjykatësit-porotë. Përjashtimi nda ndjekja penale përfshin të gjitha veprimet, si gjatë procedurës penale ashtu edhe gjatë procedurës parapenale, por gjykata mund t’i ndërmarrë veprimet hetimore që prekin në të drejtat e personit që e gëzon këtë imunitet. Bastisja e personave mund të kryhet në dy mënyra, pjesërisht dhe e detajuar, prandaj në literaturën e kriminalistikës ajo ndahet në bastisje personale të pjesshme dhe në bastisje personale të detajuar. Sipas pikëpamjes sonë, ndarja e tillë është e drejtë. Sipas rrjedhës logjike të ngjarjeve, në praktikën e kriminalistikës operative, së pari flitet për bastisjen e pjesshme, e cila ndonjëherë cilësohet edhe si bastisje paraprake, e pastaj për bastisjen e detajuar. 8.1. Bastisja provizore e personave për çështje sigurie Kjo bastisje kryhet në situatat siç janë arrestimi i personave me rastin e ndërmarrjes së disa veprimeve kriminalistike (pusia, racia), me rastin e ndërmarrjes së veprimeve të dëshmimit (bastisja e banesës dhe shikimi i vendit të veprës penale), si edhe me rastin e rastin e dërgimit të personit në entin ndëshkues-korrektues. Kjo bastisje ka, kryesisht, karakter të sigurisë, gjë që është e logjikshme pasi bëhet fjalë për kontakt të parë të drejtpërdrejt me kriminelin apo me personin e dyshuar. Bastisja e pjesshme e personave që dyshohet se kanë drogë kryhet gjithmonë në vende publike. Siç kemi thënë, kjo bastisja e pjesshme kryhet, para së gjithash, për arsye preventive të sigurisë, pra me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të armëve të zjarrit, armëve të ftohta dhe sendeve të përshtatshme për vetëlëndim, si edhe për gjetjen eventuale të dëshmive të tjera. Parakusht kryesor kriminalistik-taktik për bastisjen e personave është qasja e befasishme dhe efikase dhe arrestimi i personave që duhet të bastisen. Duke iu qasur e arrestuar në mënyrë të rrufeshme, personi i caktuar jo vetëm që parandalohet që eventualisht të hedhë ose të asgjësojë dëshminë materiale, por pamundësohet edhe arratisja, rezistenca e armatosur apo rezistenca fizike, rezistenca pasive apo vetëlëndimi i tij, si edhe marrja peng

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

79

e personave tjerë. Me që kjo ndodh në vendet publike dhe personat e tillë janë shumë të rrezikshëm, qasja dhe arrestimi i tyre efikas është veprim shumë delikat në praktikën kriminalistike. Një çështje që duhet të theksohet, ndonëse nuk është përfshirë në literaturë, është prezantimi zyrtar i policëve në kontaktin e parë me personin e dyshimtë. Ky prezantim duhet t’i përshtatet situatës konkrete, që do të thotë se është i mjaftueshëm prezantimi gojor. Prezantimi duhet të bëhet për një sërë arsyesh. Para së gjithash, policët duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë. Kjo do të thotë se secili qytetar duhet të dijë se bëhet fjalë për veprim zyrtar. Kriminelët janë gjithmonë të kujdesshëm, për shkak të konkurrencës. Kriminelët e nivelit më të lartë i kanë trup-rojet e tyre, të cilët i mbrojnë nga si nga konkurrentët ashtu edhe nga policia. Përvojat e praktikës sonë kriminalistike tregojnë se edhe kriminelët më të rryer nuk bëjnë rezistencë, kur e dinë se për çfarë veprimi bëhet fjalë. Së pari, për ta është e rëndësishme të dinë se bëhet fjalë për veprim zyrtar, sepse kjo do të thotë se bëhet fjalë për sjellje korrekte dhe të lejuar. Në të kundërtën, në qoftë se dyshojnë se janë të sulmuar nga kriminelë të tjerë, ata bëjnë rezistencë shumë fortë. Për këtë arsye, pa përjashtim, policët duhet të prezantohen në mënyrë zyrtare, duke treguar distinktivin (shenjën), kartat e identitetit dhe akreditimet, por mund të jenë të veshur në uniformë me mbishkrimin “policia”, kështu që, të shumtën e rasteve, evitojnë mundësinë e rezistencës. Ngjashëm veprohet edhe me personat që nuk janë kriminelë, por janë të dyshuar për një sërë arsyesh. Secili qytetar, në momentin që ndonjë i panjohur i afrohet befasisht, dyshon se mund të jetë viktimë e ndonjë vepre penale, prandaj është normale të pritet që ai të bëjë rezistencë dhe të mbrohet. Por, në qoftë se e kupton se bëhet fjalë për veprim zyrtar, ai nuk do të rezistojë. Për arsye të sigurisë, bastisjen e personave duhet ta bëjnë së paku dy policë, kurse në situata të rrezikshme mund të jenë edhe tre policë. Njëri polic e kryen bastisjen, ndërsa i tjetri ose dy të tjerët e sigurojnë veprimit, duke qenë të gatshëm që të reagojnë në çdo moment. Bastisja provizore për çështje të sigurisë, e cila mund të cilësohet edhe si bastisje e pjesshme, mund të kryhen në katër mënyra: në mënyrë klasike, mbështetur për muri, në gjunjë dhe shtrirë (në bark). Bastisjen në mënyrë të shtrirë e preferojmë në rast se një polic kryen bastisjen e një krimineli të rrezikshëm. Pavarësisht se në çfarë mënyre bëhet bastisja, ajo duhet të kryhet sipas metodologjisë së caktuar kriminalistike aspo sipas rendit të veprimit, më së shpejti, prej kokës te thembra. Bastisja e pjesshme klasike nënkupton bastisjen e kriminelit që qëndron me këmbë të hapura dhe me duar të ngritura lart. Bastisja me mbështetje për muri e vë kriminelin në pozitë jostabile, prandaj e pamundëson rezistencën e tij. Ajo kryhet ashtu që personit që bastiset i urdhërohet të qëndrojë një metër prej murit, t’i hapë këmbët dhe të qëndrojë në majë të gishtërinjve dhe gishtërinjtë e duarve të ngritura lart t’i mbështesë për muri, duke marrë pozitë të pjerrët të trupit. Bastisja me qëndrim në gjuan të kriminelit është bastisja më e sigurt për policin. Së pari, kriminelit i urdhërohet t’i ngre duart lart e pastaj të ulet në gjunj e pastaj fillon bastisja e tij. Bastisja në pozitë të shtrirë bëhet ashtu që,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

80

pas qasjes së befasishme, kriminelit i urdhërohet t’i ngre duart lart, të bie në gjunjë ngadalë (së pari në njërën e pastaj në këmbën tjetër, pastaj ta lëshojë ngadalë njërën dorë në tokë dhe të shtrihet në bark. Duke pasur parasysh qëllimin e kësaj bastisjeje, është e logjikshme që së pari të kërkohen armë (të zjarrit ose të ftohta), prej për paaftësim të veprimit dhe mjete tjera të përshtatshme për sulm. Të gjitha këto mund të gjenden në rrobat personale të kriminelit, në valixhen e dorës, në trup ose në dorë. Për këtë arsye, tërheqim vërejtjen se së pari duhet t’u kushtohet vëmendje duarve apo shuplakave. Shpesh kriminelët mbajnë drogën në dorë, në mënyrë që ta hedhin menjëherë, në rast të arrestimit. Në dorë e mbajnë edhe bombën eventuale, me qëllim që ta aktivizojnë menjëherë. Mund të ndodhë që krimineli të mbajë në njërën dorë mjetin e veprës penale, kurse në dorën tjetër sprejin për paaftësim apo thikën, e cila zakonisht futet nën mangë, sikur edhe bombën. Është ideale që dy policë, në momentin e afrimit të rrufeshëm, ta kapin kriminelin për të dy duart, në mënyrë që t’ia pamundësojnë rezistencën dhe hedhjen eventuale të dëshmive të veprës penale. Varësisht prej situatës konkrete, policia zgjedh ndonjërën prej mënyrave të bastisjes së pjesshme, e cila duhet të bëhet shpejt dhe sa më parë. Është e preferueshme që, në rast se në afërsi ka ndonjë hyrje banesash ose ndonjë korridor kalimi, krimineli të dërgohet atje dhe bastisja ta kryhet në kushte më të mira për siguri ose të arrestohet në vendin e takimit. Përveç normave të përgjithshme kriminalistike mbi bastisjen e pjesshme të personave, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe disa elementeve të tjera. Siç thamë, vëmendja më e madhe, që në hapin e parë të veprimit, duhet t’u kushtohet duarve të kriminelit. Pasi t’i jenë qasur personit me armë të drejtuara ndaj tij, policët urdhërojnë ngritjen e duarve e pastaj e kapin për të dy duart dhe ia kontrollojnë, kështu që evitojnë mundësinë që krimineli të sulmojë papritur apo të përdorë ndonjë armë që mund ta ketë në dorë ose nën mëngë. Kuptohet, me kujdes duhet të kontrollohen edhe dorëzat, në qoftë se krimineli ka dorëza në momentin e qasjes së policisë (rrobat që mund t’i ketë në dorë krimineli, kontrollohen më vonë). Pas duarve, vëmendja duhet të përqendrohet në kokë, ku përfshehet kontrolli i flokëve, parukës dhe kapelës (nëse ka). Pastaj detyrimisht, duhet të kontrollohet shalli ose shamia dhe, në fund, duhet të kontrollohen edhe stolitë, duke konstatuar se bëhet fjalë për ar apo për bizhuteri. Në qafore, hall-halle, unazë, brosh apo varëse të çelësave mund të jenë krijuar hapësira speciale për fshehjen e gjërave të vogla. Në qoftë se këto elemente të bizhuterisë nuk kontrollohen menjëherë, ekziston rreziku që krimineli t’i hedhë ato gjatë bastisjes, në mënyrë të pavërejtur. Varësja e çelësave, përveç që mund të përshtatet për fshehje, mund të ketë edhe prej për paaftësim veprimi, gjë që është me shumë rrezik. Në qoftë se gjatë bastisjes së pjesshme provizore nuk gjenden kurrfarë mjetesh të veprës penale, pra as armë dhe as mjete tjera të palejueshme, kështu që është hequr çfarëdo dyshimi, personit duhet t’i jepet një shpjegim

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

81

zyrtar dhe mund të lirohet. Por, në qoftë se personi konsiderohet edhe më tutje i dyshuar, pavarësisht se është gjetur apo nuk është gjetur te ai çfarëdo dëshmie a mjeti të veprimit penal, merret vendimi për bastisje të detajuar. Meqenëse bastisja e detajuar mund të bëhet vetëm në lokalet zyrtare të policisë, personi i dyshuar duhet të dërgohej patjetër atje. Me qenë se edhe transportimi i të dyshuarit me automjet zyrtar mund të ketë rreziqe të caktuara, e konsiderojmë të nevojshme të shpjegojmë situatat kritike dhe mënyrat për parandalimin e tyre. Shoqërimi me qëllim të bastisjes së detajuar Mbi të gjitha, tërheqim vërejtjen posaçërisht për kontrollimin e vendit të arrestimit të kriminelit.. Duhet të kontrollohet me kujdes si vendi ku është arrestuar krimineli, ashtu edhe vendi ku është parë dhe është ndalur. Gjithnjë ekziston mundësia që ai të ketë hedhur një apo më shumë gjëra. Është gabim të mendohet se, nëse personi i caktuar është arrestuar në mënyrë efikase, në atë vend nuk duhet të ndërmerret asgjë. Shoqërimi këmbë ose me mjete të transportit publik i të dyshuarit në lokalet zyrtare të policisë nuk preferohet. Duke pasur parasysh punën e policisë kriminalistike, mjeti më i përshtatshëm për transportim është automjeti zyrtar. Shoqërimin duhet ta bëjnë se paku dy policë dhe, përveç në raste të jashtëzakonshme, kriminelët duhet të shoqërohen në mënyrë individuale. Situata e parë kritike shfaqet gjatë hyrjes së kriminelit në automjetin zyrtar. Atëherë mund të ndodhë që policët të mos jenë mjaft të koncentruar, pasi vetëkënaqen me faktin se e kanë arrestuar me sukses një person të dyshuar. Krimineli futet në automjetin zyrtar në pozitë të kërrusur, prandaj ai mund të godasë papritur me kokë ose të përpiqet të arratiset. Po ashtu, në rast të kujdesit të pamjaftueshëm, krimineli mund hedhë në mënyrë të pavërejtur ndonjë send, i cili nuk i është gjetur gjatë bastisjes së pjesshme. Për këtë arsye, kriminelit nuk bën t’i lejohet që të hyjë vet në automjetin zyrtar, por duhet të futet në mënyrë të kujdesshme. Siç kemi thënë, shoqërimin duhet ta bëjnë së paku dy policë, njëri prej të cilëve do ta mbikëqyrë kriminelin gjatë gjithë kohës së vozitjes, pasi nuk përjashtohet mundësia që personi i arrestuar të hedhë në automjet ndonjë send. Kjo mund të ndodhe sidomos në rast se në automjet ndodhen njëkohësisht dy persona që shoqërohen. Raste të tilla kanë ndodhur në praktikën kriminalistike. Situatë tjetër kritike është momenti i daljes së kriminelit nga automjeti. Në momentin e arritjes deri te lokalet zyrtare, shumë policë mendojnë se tashmë e kanë kryer punën e tyre, prandaj nuk janë mjaft të kujdesshëm dhe vigjilentë. Por, kriminelët e dinë këtë dhe munda ta shfrytëzojnë pakujdesinë e policëve që të sulmojnë e të arratisen ose vetëm të arratisen apo që të hedhin dëshmi të veprës penale. Në këto situata janë veçanërisht

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

82

të paparashikueshme reagimet e personave të gjinisë femërore, të cilat krijojnë skena të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë hapësirë për t’i hedhur dëshmitë e veprës penale, për të sulmuar apo për t’u arratisur. Për këtë arsye, me rastin e arritjes së automjetit te lokalet zyrtare, krimineli duhet të nxirret dhe jo të lejohet që të dalë vetë nga automjeti. Me këtë rast, policët duhet të jenë po aq të vëmendshëm sa edhe me rastin e arrestimit të personit. Njëkohësisht, është e nevojshme që në praninë e kriminelit të shoqëruar të bëhet kontrolli i automjetit zyrtar, në mënyrë që të vërtetohet nëse gjatë rrugës ai ka lëshuar ndonjë send në automjet. Vetëm pas këtyre veprimeve personi i shoqëruar futet në lokalet zyrtare. Në praktikën kriminalistike janë regjistruar raste që në automobilin zyrtar të gjenden mjete të veprës penale. Zakonisht, policët vërtetojnë se kush është sjellë i fundit me automjet në lokalet zyrtare dhe, në bisedë me të, ia dëshmojnë këtë fakt, duke i lëshuar edhe vërtetim mbi konfiskimin e përkohshëm të mjetit të gjetur në automjet. Natyrisht që krimineli nuk pranon që mjeti i gjetur është i tij dhe as nuk dëshiron të nënshkruaj apo të marrë vërtetim. Në situata të tilla ekzistojnë dy mundësi: se mjeti i gjetur është vërtet pronë e këtij krimineli apo e një tjetri, sepse mund të ndodhë që të jetë mjet i hedhur nga dikush tjetër që është shoqëruar para tij në lokalet zyrtare të policisë. Cilado prej këtyre dy varianteve që të jetë e vërtetë, gabimi është i policisë, prandaj ajo gjithmonë duhet të kontrollojë automjetin zyrtar, në praninë e personit që shoqërohet, në mënyrë që të gjendet mjeti i hedhur eventualisht. Kjo është plotësisht në pajtim me normat ligjore. Më në fund, ekziston edhe një situatë tjetër kritike, e cila mund të manifestohet gjatë qëndrimit të personit të arrestuar në lokalet zyrtare. Në praktikën kriminalistike janë regjistruar shumë raste të arratisjes së kriminelëve nga lokalet zyrtare, madje edhe nga kati i tretë apo i katërt i ndërtesës, gjë që ka qenë pasojë e mungesës së vigjilencës së policëve. Kur shoqërohen në lokalet zyrtare, kriminelët shpesh kërkojnë që të shkojnë në tualet. Me këtë rast ata përpiqen ta shfrytëzojnë pakujdesinë e policëve dhe të ikin, qoftë duke shkuar në WC apo nga vetë WC-ja. Për arratisje nga lokalet e WC-së mund t’i shfrytëzojnë qyngjet e shiut, rrufepritësit, apo ndonjë dru që eventualisht gjendet në afërsi të dritares. Në qoftë se nuk kanë sukses të arratisen, kriminelët përpiqen të hedhin ose të asgjësojnë në WC mjetet e veprës penale. Përveç kësaj, ata janë të gatshëm edhe të kërcejnë nga dritarja e lokalit zyrtar, në të cilin gjenden. Për këtë arsye, krimineli nuk guxon të lejohet që të shkojë në WC para se të bëhet bastisja e detajuar e tij. Prej sa u tha deri më tash del se vigjilenca profesionale e policisë duhet të jetë e lartë gjatë gjithë kohës së shoqërimit të kriminelëve në lokalet zyrtare, në mënyrë që atyre t’u pamundësohet rezistenca, arratisja, ose hedhja e mjetit të veprës penale. 8.2. Bastisja e detajuar e personave Bastisja e detajuar e personave, përveç në lokalet zyrtare, mund të bëhet eventualisht edhe gjatë bastisjes së banesës. Këtë bastisje do të duhej ta

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

83

kryenin dy policë, por në situata të jashtëzakonshme mund të marrin pjesë edhe tre policë, në qoftë se ka dallim të madh në konstruksionin fizik midis policëve dhe kriminelit. Pas marrjes së vendimit për bastisje të detajuar të personit të caktuar, është e domosdoshme që të sigurohet prania e dy dëshmitarëve, të cilët duhet të jenë qytetarë të moshës madhore, të të njëjtës gjini me personin që bastiset. Natyrisht që edhe policët të cilët e kryejnë bastisjen duhet të jenë të të njëjtës gjini me personin që bastiset. Policia duhet t’i kërkojë personit që bastiset që në mënyrë vullnetare të dorëzojë mjetin apo dëshminë e kërkuar. Në qoftë se personi dorëzon mjetin e kërkuar, gjatë dorëzimit bëhet fotografimi e pastaj paketimi i mjetit të dorëzuar në qese të caktuara plastike. Në qese shënohet përmbajtja, e cila duhet nënshkruhet nga pronari dhe policia. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të paraqitjes së dëshmisë në procedurën e mëvonshme penale. Në procesverbalin mbi bastisjen konstatohet se çfarë ka dorëzuar vullnetarisht personi, apo të konstatojë se nuk ka dorëzuar asgjë. Natyrisht, bastisja do të kryhet pavarësisht se personi i caktuar mund të dorëzojë vullnetarisht mjetin apo dëshminë e veprës penale. Së pari personit i urdhërohet që të zhvishet lakuriq (për këtë rast është përgatitur një pelerinë) dhe t’i zbathë këpucët. Pas kësaj vazhdon kontrolli i detajuar i rrobave dhe i këpucëve, si edhe i tërë trupit. Në mënyrë të detajuar bastisen të gjitha rrobat, këpucët, si edhe gjërat që janë gjetur në rroba. Me kujdes kontrollohet edhe trupi i të dyshuarit. Gjëra të ndryshme mund të fshehen në cilëndo pjesë të rrobave apo të këpucëve, kështu që veçimi i cilitdo send do të ishte i panevojshëm. Thënë shkurt, me vëmendje të njëjtë duhet të kontrollohet gjithë gardëroba dhe të gjitha gjërat që gjenden në të. Bastisja e personit mund të përfshijë edhe bastisjen intime, të cilën e kryen mjeku ose tekniku i kualifikuar, në pajtim me normat e shkencës së mjekësisë e duke e respektuar plotësisht dinjitetin e personit ( Neni 243, alineja 5, KPP). Praktikisht, këtu bëhet fjalë për persona profesionistë, siç janë mjeku i praktikës së përgjithshme, apo gjinekologu, por ndonjëherë edhe rëntgenologu. Pavarësisht se më parë është bërë bastisja e pjesshme, për të cilën kemi folur, i gjithë trupi i personit, sipas metodologjisë së caktuar. Mjetet dhe dëshmitë mund të fshehen në flokë, nën parukë dhe në mjekër, prandaj ato duhet të kontrollohen me krehër. Edhe vrimat e veshit e të hundës, si edhe pjesa e brendshme e buzëve, mund të shërbejnë për fshehjen e gjërave e dëshmive, sikundër edhe nën sqetull, nën gjinj dhe në rrugët anale e vaginale, te femrat. Por, gjëra të imta mund të fshehen edhe midis gishtërinjve të këmbëve. Në qoftë se personi i caktuar ka fasha, fllasterë apo proteza në pjesë a në gjymtyrë të caktuara të personit, atëherë është e nevojshme që të angazhohet mjeku që do ta bëjë kontrollin. Në qoftë se dyshohet se personi i caktuar e ka fshehur drogën në lukth, mënyrë e vetme për verifikimin e kësaj është kontrolli me rëntgen. Në qoftë se kontrolli rëntgenologjik jep rezultat pozitiv, atëherë droga nxirret nga lukthi dhe konfiskohet, në pajtim me KPP. Të gjitha gjërat që gjenden dhe konfiskohen, regjistrohen dhe sigurohen në mënyrën që e kemi

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

84

përshkruar, kurse pronarit i jepet menjëherë vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm të mjetit. 9. Bastisja e mjeteve transportuese Bastisja e mjeteve transportuese është shumë komplekse, prandaj ky veprim duhet të kryhet në pajtim me veprimet e caktuara kriminalistike e sidomos hetimore. Për këtë arsye bastisjes së mjeteve të transportit, veçanërisht, të kamionëve të mëdhenj, aeroplanëve dhe anijeve duhet t’i paraprijë observimi special, shfrytëzimi i informatorëve dhe forma tjera të veprimtarisë kriminalistike operative, në mënyrë që të grumbullohen indicie të mjaftueshme që tregojnë për veprimtari të paligjshme. Bastisja e mjeteve transportuese duhet të bëhet me ndihmën e automekanikut, teknikut të makinerisë, teknikut të aviacionit, etj. Me rastin e bastisjes, përveç tjerash shfrytëzohen edhe mjete të tjera ndihmëse, siç janë: rëntgeni, shufrat e gjata metalike, pasqyrat e montuara me bisht të gjatë etj. Gjatë bastisjes së mjeteve transportuese duhet të përdoren edhe të dhënat teknike të tyre, sidomos në rastet kur policia ka informacione konkrete se në një mjet të caktuar transportues fshehet mjeti i veprës penale. 9.1. Bastisja e automobilit të udhëtarëve Ka dy mënyra të bastisjes së automobilit të udhëtarëve. Njëra mënyrë është që automobili të bastiset derisa është i parkuar, ndërsa tjetra kur automobili është në lëvizje dhe është e nevojshme që të ndalet. Në rastin e dytë personat që gjenden në të arrestohen dhe atëherë fillon bastisja e automobilit. Natyrisht që rasti i dytë është shumë delikat dhe i rrezikshëm për policët. Kur bëhet fjalë për bastisjen e automobilit të parkuar, ai nuk mund të gjendet në garazh private, në garazh kolektive, apo në parking të hapur, ose të jetë i parkuar në mënyrë jo të rregullt në trotuar ose në hapësirë të gjelbër. Kjo bastisje shpesh bëhet bashkë me bastisjen e banesës ose menjëherë pas bastisjes së banesës së personit që i takon automobili. Mënyra e dytë e bastisjes nënkupton ndaljen paraprake të automobilit në situata të ndryshme. Kështu, mund të bëhet fjalë për bastisje të qëllimshme të një automobili të caktuar dhe njerëzve që gjenden në të, i cili ndalet në një vend të përshtatshëm, të zgjedhur paraprakisht, gjë që mund të bëhet në rrugë ose në parking. Bastisja e automobilit të udhëtarëve mund të bëhet edhe në vendkalimin kufitar, në bazë të informacioneve të grumbulluara paraprakisht ose sipas metodës së mostrës së rastit. Së fundi, mund të ndodhë që gjatë kontrollit rutinë të automobilit dhe vozitësit të vihen re indiciet e caktuara, prandaj menjëherë merret vendimi për bastisjen e atij automobili. Pavarësisht se në literaturën e kriminalistikës nuk i kushtohet ndonjë rëndësi e veçantë bastisjes së automobilit, konsiderojmë se kjo bastisje mund të jetë e dyllojshme: e pjesshme dhe e detajuar. Këtë qëndrim e mbështesim me përvojat tona empirike të bazuar në praktikën

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

85

shumëvjeçare të policisë, e cila do të jetë si bazë për bastisjen e pjesshme të automobilit. Bastisja e pjesshme e automobilit të udhëtarëve Bastisja e pjesshme e automobilit të udhëtarëve kryhet kur automobili është i parkuar ose i ndalur. Sa i përket bazës penale-procesore, ajo është e njëjtë me banesën, hapësirat tjera dhe personat. Natyrisht, bastisja mund të kryhet në bazë të mandatit me shkrim të gjykatës ose pa mandat, sikundër që mund të bëhet në praninë e dëshmitarëve ose pa praninë e tyre. Megjithatë, ne e mbrojmë qëndrimin se bastisje duhet të behet me praninë e dëshmitarëve, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Më poshtë do të flasim në mënyrë të veçantë për bastisjen e e pjesshme të automobilit të parkuar dhe, sidomos, për bastisjen e automobilit të ndalur. Bastisja e pjesshme e automobilit të parkuar Sipas mendimit tonë, në bastisjen e automobilit të parkuar është e domosdoshme të marrin pjesë tre apo më shumë policë, sipas mundësisë. Një polic e mbikëqyr pronarin e automobilit, i dyti siguron bastisjen, kurse i treti e bën bastisjen. Polici që e bën sigurimin e bastisjes ka për detyrë që të mos lejojë askënd t’i afrohet automobilit e sidomos kriminelëve të cilët do të mund të pengonin veprimin zyrtar, në mënyra të ndryshme, madje edhe duke përdorur armë zjarri. Ai duhet të parandalojë rezistencën ose arratisjen eventuale të pronarit të automobilit, duke vepruar në mënyrë profesionale, madje edhe duke e përdorur dhunën, në rast nevoje, gjithnjë në pajtim me dispozitat ligjore. Në qoftë se planifikohet bastisja e banesës e pastaj e automobilit të të njëjtit person, me rastin e bllokadës së banesës bëhet edhe bllokada e automobilit, me kusht që të jetë ditur që më parë se ku është i parkuar. Polici që mbikëqyr pronarin e automobilin e ka po atë detyrë që ka polici që mbikëqyr pronarin e banesës, siç është bërë fjalë, me qëllim që polici që bën bastisjen të mos pengohet në asnjë mënyrë që të kryejë detyrën e tij zyrtare. Së pari, është e nevojshme të identifikohet saktësisht automobili që do të bastiset. Kjo është plotësisht e logjikshme, pasi pronari mund tregojë ndonjë automobil të huaj, për të vënë në lajthitje policinë. Natyrisht, automobili që bastiset nuk është e thënë të jetë pronë e personit të dyshuar, por mund të jetë automobil të cilin ai e shfrytëzon përkohësisht. Pra, mund të jetë automobil i marrë me qira në rent-a-car, i huazuar nga ndonjë mik, i marrë si kundërvlerë për drogën e shitur, i marrë peng derisa t’i jepen paratë për drogën ose armët e shitura etj. Sidoqoftë, identiteti i automobilit vërtetohet, kryesisht, nëpërmjet të dhënave identifikuese të lejes së qarkullimit, por nganjëherë është e nevojshme që të kontrollohet numri i karrocerisë dhe numri i motorit. Pas identifikimit, dallon bastisja e pjesshme. Për arsye sigurie, pronarit i urdhërohet që të shkyçë automobilin, që t’ia dorëzojë

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

86

çelësat policit, e pastaj t’i hapë të gjitha dyert, derën e bagazhit dhe kapakun e motorit. Pastaj i urdhërohet që të ulet brenda, ku i kërkohet që në mënyrë vullnetare t’i dorëzojë mjetet e veprës penale që i ka në automobil. Këto masa duhet të ndërmerren gjithnjë, sepse mund të ndodhë që në automobil të jetë vendosur ndonjë kurth, madje edhe ndonjë mjet shpërthyes. Në qoftë se automobili është i minuar, pronari nuk do ta hapë dhe të hyjë në të, për shkak të sigurisë së tij personale, prandaj do të jetë i detyruar të tregojë. Por, në automobil mund të vendosen edhe kurthe të tjera të ndryshme, si elektroshok, ndonjë qen i rrezikshëm që nuk duket pas xhamave të errët apo ndonjë gjarpër. Nëse pronari e dorëzon në mënyrë vullnetare mjetin e veprës penale, atëherë ai mjet fiksohet dhe sigurohet, si në rastin e bastisjes së banesës, dhe regjistrohet në procesverbalin mbi bastisjen. Pastaj fillon bastisja e automobilit. Së pari, për orientim vizual, vështrohet pjesa e brendshme e automobilit. Në fillim kontrollohen gjërat dhe mjetet që mund të gjenden në automobil, pastaj kontrollohen kasetat e dyerve dhe taketuket, si edhe kaseta përpara bashkë-drejtuesit. Bastisja vazhdon me kontrollin e hapësirës nën ulëse, të cilat duhet të lëvizin. Në qoftë se bëhet fjalë për Golf ose automobil të ngjashëm, detyrimisht lëvizin edhe ulëset e prapme, të cilat janë të përshtatshme për fshehje. Pas kësaj, kontrollohen mbështetëset e kokës, mbështjellëset, gjërat e varura, hapësira rreth timonit dhe tabelës së instrumenteve. Nga bagazhi nxirren të gjitha gjërat si edhe pajisjet rezervë. Të gjitha kontrollohen me kujdes. Hapësira e motorit të automobilit vështrohet me kujdes, në mënyrë që në vendet e dukshme të zbulohet mjeti i veprës penale, p.sh. droga. Në fund, është e nevojshme që automobili të vështrohet me kujdes në pjesët e jashtme, në pjesën e përfundme dhe rreth rrotave. Pavarësisht se ku është parkuar automobili, detyrimisht kontrollohet edhe rreth tij, ndërsa nëse është i parkuar në garazh, ajo kontrollohet sipas metodologjisë së bastisjes së banesës. Me kaq përfundon bastisja e pjesshme e automobilit të udhëtarëve. Bastisja e pjesshme e automobilit të ndalur Është e logjikshme që kjo bastisje të kryhet sipas një qasjeje dukshëm të ndryshme nga bastisjet tjera. Sa i përket vetë aktit të bastisjes së pjesshme, ai është i njëjtë me bastisjen e automobilit të parkuar, por dallimi qëndron te qasja. Për shkak të punës praktike hetimore-kriminalistike, është i domosdoshme përpunimi teorik i materies që ka të bëjë me këtë bastisje. Praktikisht, gjatë bastisjes së automobilit të ndalur, paraqiten tri situata: (1) ndalja e automobilit për shkak të informacioneve se në të transportohet drogë apo mjete tjera të veprës penale (2) ndalja e automobilit në vendkalimin kufitar dhe (3) ndalja e automobilit për kontroll rutinë të trafikut. Për kriminalistët, situata më interesante është ajo kur policia ka informacione se në automobil ka mjete të veprës penale që transportohen në mënyrë ilegale. Kjo është situata më delikate për policinë. Natyrisht, problemi më i

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

87

madh është si të ndalet një automobil i tillë e të arrestohen personat që gjenden në të, sepse dyshohet se ata mund të jenë kriminelë të rrezikshëm. Nga literatura e konsultuar kemi veçuar shembullin e praktikës së policisë amerikane, ku i kushtohet rëndësi kryesore sigurisë, përkatësisht mbrojtjes së policëve me rastin e ndaljes së automobilit në të cilin gjenden kriminelë të dyshuar të armatosur. Ndonëse kjo praktikë është aplikuar qysh moti, ajo është aktuale edhe sot e kësaj dite. Në situatat kur ndalet automobili me kriminelë të armatosur, zakonisht problemet shfaqen pa shumë paralajmërime dhe policët nuk kanë shumë kohë për organizim taktik. Me rastin e kontaktit të drejtpërdrejt, duhet të zbatohet taktika e goditjes dinake, në mënyrë që të parandalohet çfarëdo rezistence e kriminelit. P. sh., kriminelët duhet të goditet me gishtërinj në sy, me gju në brinjë, me kokë në hundë apo të kafshohet. Me këtë rast, gjithsesi, duhet të bëhen përpjekje që t’i merret arma, para se ai ta përdorë atë. Është shumë e rëndësishme që krimineli të mundet me shkathtësi luftarake. Ndërkaq, kur polici gjendet ballë për ballë me kriminelin e armatosur, së pari duhet t’i kërkojë ta hedhë armën dhe të dorëzohet, Nëse krimineli e refuzon këtë, polici duhet t’i afrohet me kujdes. Në këtë situatë, polici duhet të qëllojë në veprimin e parë armiqësor të kriminelit. Autorët theksojnë se është e rëndësishme që polici të marrë pozicion të tillë të trupit që të zvogëlojë shënjestrën e kriminelit. Është shumë e rëndësishme që polici të mbajë qëndrim anësor, në gju ose shtrirë, në mënyrë që trupi i tij të jetë shënjestër më e vogël. Në qoftë se, gjatë ndaljes së automobilit, është i paevitueshëm përdorimi i armës, së pari duhet të qëllohen në shoferin. Ne mendojmë se këto situata duhet të bëhen përpjekje që të zgjidhen nëpërmjet përcjelljes së fshehtë. Siç kemi theksuar te tema e bastisjes së banesës, pothuaj nuk ka situatë urgjente që do të përjashtonte mundësinë e përgatitjeve minimale. Në fakt, urgjenca e tillë do të ishte qëllim për vetveten, gjë që nuk mund të arsyetohet te veprimet delikate, siç janë bastisjet dhe arrestimet e kriminelëve të rrezikshëm. Prandaj, konsiderojmë se jo vetëm që duhet të evitohet arrestimi i personave nëpërmjet ndalimit të automobilit, por diçka e tillë nuk duhet të aplikohet fare. Nëse kemi informacione të besueshme se droga transportohet me automobil dhe ekzistojnë arsye për ndaljen e automobilit dhe për arrestimin e personave, atëherë është plotësisht e logjikshme që, madje edhe në rast të urgjencës më të madhe, automobili i caktuar të vendoset nën vëzhgim të fshehtë. Koha që është e nevojshme për vendosjen e pusisë në vendin e përshtatshëm është e mjaftueshme që të organizohet vendosja e saj dhe përcjellja e fshehtë. Nëpërmjet përcjelljes së fshehtë do të kontrollohet drejtimi i lëvizjes së automobilit të dyshimtë dhe do të zbulohet kundër-përcjellja eventuale dhe, njëkohësisht, do të formohen urgjentisht dy grupe operative për arrestim, të cilat do të vënë menjëherë kontakt me udhëheqësin e ekipit për përcjellje dhe do të kyçen në sistemin e radio-lidhjes. Me automobilat e tyre, pa shenja zyrtare, këto grupe të policëve do të inkuadrohen në sistemin e përcjelljes, duke qenë gjithmonë prapa automobilave që bëjnë përcjelljen e fshehtë. Konsiderojmë se automobili i dyshimtë nuk duhet të ndalet kurrsesi,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

88

por duhet të pritet të ndalet vetë dhe momenti i ndaljes të shfrytëzohet për arrestimin e personave që gjenden në të. Arsyet për ndalje mund të jenë të ndryshme, si: furnizimi me karburant, blerja e cigareve, pushimi në kateteri ose restorant, etj. Në situata të tilla, kriminelët presin më së paku të arrestohen, kurse automobili nuk është i ndezur dhe nuk mund të përdoret si mjet sulmi ose arratisjeje, gjë që ia lehtëson punën policisë. Variant i dytë do të ishte ndalja e automobilit nga pjesëtarët e policisë speciale, të cilët janë aftësuar në mënyrë të veçantë për veprime të tilla të rrezikshme. Në situatën konkrete, arrestimi planifikohet varësisht prej numrit të personave që gjenden në automobil si edhe prej faktit se a kanë dalë të gjithë nga automobili, pas ndaljes së tij. Nëse bëhet fjalë për një person, rasti më i përshtatshëm për arrestimin e tij është kur ai kthehet në automobil, në momentin e hyrjes. E njëjta situatë është edhe në qoftë se bëhet fjalë për më shumë persona. Kujdes i veçantë kërkohet në situatën kur në automobil gjenden më shumë vetë, por në momentin e ndaljes kanë dalë jashtë vetëm disa prej tyre. Një prej varianteve është që arrestimi i tyre të bëhet në mënyrë të ndarë, por në të njëjtën kohë. Varianti i dytë është që gjatë hyrjes së kriminelëve në automobilin e ndalur, ai të bllokohet në mënyrë të rrufeshme dhe, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, nën kërcënimin e dhunës, të behet arrestimi i kriminelëve. Në qoftë se, me këtë rast, është realizuar në tërësi parimi kriminalistik i befasisë, atëherë do të përjashtohet nevoja për përdorimin eventual të armëve. Në qoftë se kriminelët megjithatë nuk kanë qenë plotësisht të befasuar me këtë veprim dhe përpiqen që të bëjnë çfarëdo rezistence, atëherë arrestimi duhet të bëhet edhe duke i mbajtur në shënjestër të armëve. Lidhur me përdorimin e armëve të zjarrit nuk ka asnjë dilemë, pasi kriminelët e rrezikshëm kryesisht janë të armatosur dhe të gatshëm që t’i përdorin armët në çdo moment. Konsiderojmë se momenti i hyrjes në automobil është momenti më i përshtatshëm, përveç tjerash, edhe për faktin se kriminelët në automobil nuk mund t’i mbyllin dyert dhe të fitojnë kohë për rezistencë dhe arratisje. Natyrisht, karakteristikat e situatës së caktuar i diktojnë edhe modalitet e caktuara të cilësdo prej varianteve, por është e rëndësishme që të realizohet kontakti fizik, në mënyrë që kriminelët të mos mund të marrin peng apo të lëndojnë kalimtarët e rastit. Kriminelët e arrestuar duhet të bastisen menjëherë në mënyrë të pjesshme, e pastaj duhet të bëhet bastisja e pjesshme e automobilit të tyre. Kur bëhet fjalë për ndaljen e automobilit në vendkalim kufitar, situata është shumë më e përshtatshme, pavarësisht se a bëhet fjalë për automobil të pritur, për automobil të ndalur sipas metodës së mostrës së rastit apo lindjen e dyshimit gjatë kontrollit rutinë. Përparësia qëndron në mundësitë e kufizuara të rezistencës apo arratisjes së kriminelëve. Mirëpo, as regjimi i veçantë i sigurimit në vendkalimin kufitar nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet në mënyrë të kujdesshme. Kështu, në qoftë se ndalet automobili për të cilin ka njohuri se transporton në mënyrë ilegale drogë ose armë, pavarësisht se kontrolli kufitar është veprim i zakonshëm, personat që gjenden në automobil duhet të arrestohen menjëherë dhe duhet të bastisen

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

89

në mënyrë të detajuar. Me që në vendkalime kufitare ekzistojnë mundësitë, menjëherë bëhet kontrolli i detajuar i automobilit. Por, ndalja dhe kontrolli u automobilit mund të bëhet edhe sipas metodës së mostrës së rastit ose dyshimit që mund të lindë gjatë kontrollit të zakonshëm kufitar. Së fundi, në qoftë se me rastin e kontrollit rutinë të komunikacionit apo në bazë të vërejtjes së indikacioneve të caktuara lind dyshimi se personi transporton ose ka në automobil mjete të veprës penale, atëherë vendimi për bastisje merret në mënyrë urgjente, në basë të vlerësimit momental të situatës. Vetëm në rast se kontrollin e qarkullimit rrugor e bëjnë së paku dy policë dhe në automobil gjendet vetëm një person, mund të vendoset që ai person të arrestohet dhe, pas bastisjes së pjesshme, të futet në automjetin zyrtar dhe të mbahet nën mbikëqyrje e një polici deri në lokalet zyrtare të policisë. Polici tjetër njofton me radiolidhje shërbimin kompetent të policisë mbi atë që është vërejtur e masat e ndërmarra dhe do të kërkojë udhëzime për veprimet e mëtejshme. Në të gjitha situata e mundshme, gjatë kontrollit rutinë të qarkullimit, nuk preferohet arrestimi i vozitësit të automobilit të dyshuar, sepse kjo mund të jetë më shumë e dëmshme sa e dobishme. Është plotësisht e pranueshme që polici i komunikacionit ta bëjë kontrollin e detajuar të shoferit e të automobilit. Pavarësisht prej dyshimit, ai nuk ndërmerr kurrfarë veprimesh të tjera shtesë, por me mirësjellje lejon që ai të vazhdojë rrugën. Mirëpo, menjëherë pas kësaj, nëpërmjet radio-lidhjes, ai duhet ta njoftojë shërbimin kompetent të policisë për gjithë çfarë ka vërejtur, i cili duhet të vendosë për veprimet e mëtejshme. Bastisja e detajuar e automobilit të udhëtarëve Ne mendojmë se bastisja e tillë duhet të bëhet ekskluzivisht në garazhin zyrtar, kryesisht të policisë, dhe me pjesëmarrjen aktive të auto karrocierit dhe automekanikut. Vetëm këtu ekzistojnë kushte optimale për bastisje të detajuar të automobilit, e cila nënkupton edhe demontimin e pjesëve të caktuara. Automobili, i cili paraprakisht është bastisur pjesërisht, duhet të transportohet në garazh me automjet special, me “merimangë” ose me automjet të shërbimit të ndihmës në rrugë, në mënyrë që të evitohet çfarëdo situate e paparashikueshme që mund të ndodhte gjatë vozitjes së automobilit. Gjatë transportimit të automobilit, pronari i cili është arrestuar paraprakisht, duhet të shoqërohet me automjetin zyrtar të policisë që lëviz pas “merimangës”. Njësoj veprohet edhe më dëshmitarët, në qoftë se ata kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes së pjesshme të automobilit. Maturia e tillë është e nevojshme, në mënyrë që të evitohet plotësisht mundësia që pronari i automobilit të arsyetohet se policët ia kanë montuar dëshmitë në automobil. Duke pasur parasysh se ekzistojnë mundësi të mëdha që në automobil të fshehen mjete të veprës penale, del se automobili duhet të demontohet. Ne do të fokusohemi në ato vende që, gjatë praktikës kriminalistike, janë shfrytëzuar për fshehjen e drogave dhe mjeteve të ndryshme të veprës penale. Këto janë: hapësira midis mbështetëses së ulëseve dhe bagazhit,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

90

rezervuari i dyfishtë i karburantit, rezervuari shtesë i karburantit, hapësira te pjesët anësore të rrotave, nën dysheme, në rrotën rezervë (e cila duhet të kontrollohet se a ka gomë të brendshme, përveç gomës së jashtme), në ulëse, në mbështetës të kokës, në dyer, prapa tabelës instrumentale, në hapësirën e siguresave, në retrovizor, në hapësirën prapa radioaparatit dhe CD player-it, në kulm, në pjesën e poshtme të akumulatorit, në enën për larjen e xhamit të përparmë, prapa dritave, prapa dritave sinjalizuese, në kapakët e rrotave, në gypat e ngrohjes dhe ventilimit. Gjatë bastisjes, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet saldimeve të reja, sepse mund të ndodh që janë ndërtuat vendstrehime speciale. 9.2. Bastisja e autobusit Bastisja e autobusit bëhet sipas rregullave taktike që zbatohen me rastin e bastisjes së automobilit të udhëtarëve, duke pasur parasysh specifikat e caktuara, të cilat kanë të bëjnë me këtë lloj të mjetit transportues. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet specifikave që dalin nga hapësira shumë më e madhe, hapësirat e ndërmjetme, zgavrave dhe elementeve të konstruksionit, të cilat mund të shërbejnë si vendstrehime të rastit apo afatgjata. Autobusët shfrytëzohen relativisht më pak se automobilat privatë, për shkak se shoferi e sidomos udhëtarët, nuk kanë mundësi që t’i fshehin mjetet në karroceri, përveç në bagazhin personal. Me interes të veçantë nga aspekti kriminalistik janë autobusët e linjave ndërkombëtare. Vëllimi i bastisjes varet nga vlerësimi i një sërë faktorësh, siç janë: shkalla e bazueshmërisë së dyshimit se në autobus fshehen dhe transportohen mjete të veprës penale, bazueshmërisë së dyshimit se personeli i autobusit shfrytëzon vendstrehime speciale apo se një numër i caktuar i udhëtarëve fsheh mjete të veprës penale. Autobusit që do të bastiset mund t’i qasemi në katër mënyra: (1) duke e ndalur në vendkalimin kufitar, (2) duke e ndalur gjatë vozitjes, (3) duke e ndalur në stacionin e autobusit buzë rrugës, dhe (4) duke e ndalur në stacionin e fundit të autobusit. Vendi ku do të ndalet autobusi varet prej rrethanave në rastin konkret apo indiceve me të cilat disponon policia lidhur me autobusin konkret ose disa udhëtarë të tij. Për shkak të numrit të madh të udhëtarëve në autobus, duhet të planifikohet pjesëmarrja e një numri të mjaftueshëm të policëve që do të kryejnë bastisjen. Kjo është me rëndësi, sidomos për shkak të mbikëqyrjes së udhëtarëve, sepse kurrë nuk mund të dihet paraprakisht se te cili gjendet mjeti i veprës penale (p.sh. droga). Është për t’u besuar se kriminelët që kanë me vete mjete të veprës penale, gjatë ndaljes së autobusit, do ta shfrytëzojnë rastin e volitshëm për t’ia dhënë ose për t’ia lënë mjetin e veprës penale ndonjërit prej udhëtarëve tjerë. Mu për shkak të mundësive të tilla, është e domosdoshme të bastisen të gjithë udhëtarët dhe jo vetëm kriminelët e njohur për shkak të të cilëve është ndalur autobusi në rastin konkret. Udhëheqësi i bastisjes do të vlerësojë situatën konkrete dhe do të vendosë se a do të bëhet bastisja e të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

91

gjithë udhëtarëve apo vetëm e atyre për shkak të të cilëve është ndalur autobusi. Situatë relativisht e përshtatshme për bastisjen e autobusit është ndalja në vendkalimin kufitar, ku ndalesa është e zakonshme dhe ku ka mundësi për bastisje të të gjithë udhëtarëve dhe të autobusit. Sa i përket bastisjes në stacionin e autobusëve buzë rrugës ose pas ndaljes në rrugë, duhet të kihen parasysh disa çështje. Para së gjithash, në këto vende nuk ekzistojnë kushtet adekuate për bastisjen e autobusit dhe as të personave që gjenden në të. Po ashtu, për shkak të mbajtjes më të gjatë të autobusit do të ketë vonesë, kështu që do të pësojnë qytetarët e pafajshëm, të cilët mund të dëmtohen. Më në fund, për arsye të sigurisë së udhëtarëve, gjatë planifikimit të bastisjes së autobusit, planifikohet si të baht arrestimi efikas i kriminelët, në mënyrë që të mos arrijë të arratiset, të bëjë rezistencë apo të marrë peng ndonjë udhëtar, gjë që do ta komplikonte edhe më shumë situatën. Për arsyet që u thanë, pavarësisht prej planit konkret të veprimit, në situata të tilla, është e nevojshme të veprohet me kujdes maksimal, në mënyrë që bastisja e planifikuat të kryhet me sukses. Prandaj, në qoftë se bëhet fjalë për ndaljen e autobusit në vendkalim kufitar, vend i përshtatshëm për bastisje të detajuar të autobusit mund të jetë vetëm stacioni i policisë me oborr dhe garazh. Me përjashtime, në qoftë se është planifikuar paraprakisht, kjo mund të bëhet në mënyrë adekuate edhe në hapësirën e ndonjë organi tjetër shtetëror, p.sh. në hapësirat e prokurorisë ose gjykatës apo në hapësirat e ndonjë ndërmarrjeje transportuese. Vetëm në këto vende ekzistojnë kushtet e nevojshme që në mënyrë profesionale të bëhet bastisja e autobusit dhe udhëtarëve. Në këto situata nevojitet vigjilencë, duke pasur parasysh faktin se veprimet e kriminelëve profesionistë e të specializuar, janë të paparashikueshme. Në praktikën kriminalistike, shpesh, kësaj nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme, prandaj ndodhin gabime të panevojshme dhe dështime. Bastisja e pjesshme e autobusit Qasja autobusit, pa marra parasysh se ku dhe si është ndalur, duket të bëhet sipas metodologjisë së caktuar. Menjëherë pas ndaljes së autobusit, vozitësit i urdhërohet të fikë motorin, ta heqë prej shpejtësisë, të heqë çelësin dhe t’ia dorëzojë policit. Gjatë kësaj kohe, tre ose katër policë hyjnë në autobus, prezantohen, radhiten brenda në autobus dhe i urdhërojnë të gjithë udhëtarët që të mos lëvizin nga ulësit e tyre për shkak të kryerjes së veprimit zyrtar. Njëkohësisht, së paku katër policë bëjnë bllokadën e autobusit, në mënyrë që të sigurojnë bastisjen. Personat e parë te të cilët duhet të përqendrohet vëmendja janë të dyshuarit, vozitësi dhe ndihmësi i vozitësit. Të i dyshuari arrestohet menjëherë dhe, bashkë me valixhet e tij, nxirret nga autobusi, ndërsa udhëtarët tjerë qëndrojnë në autobus, nën mbikëqyrje. Menjëherë, në vendin e ngjarjes, i dyshuari dhe valixhet e tij bastisen në mënyrë të pjesshme. Me këtë rast, prej të dyshuarit kërkohet që

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

92

të tregojë se cilat janë valixhet e tij në bagazhin e autobusit. Në qoftë se thotë se nuk ka valixhe, kjo vërtetohet, ndërsa ai vendoset në automobilin zyrtar të policisë. Pavarësisht se bëhet fjalë për bastisje të pjesshme, konsiderojmë se bastisja duhet të bëhet në praninë e dy dëshmitarëve, sepse bastisen edhe plaçkat e tij, ku mund të gjendet mjeti i veprës penale. Meqenëse midis udhëtarëve mund të ketë edhe korrierë të kontrabandistëve e tregtarëve të drogës që nuk janë të njohur për policinë, e konsiderojmë të nevojshme që të gjithë udhëtarët e autobusit të bastisen në mënyrë të pjesshme. Vozitësi urdhërohet të hapë bagazhin, ndërsa udhëtarët, pasi njoftohen për veprimin zyrtar që do të ndërmerret, zbresin një nga një nga autobusi dhe bastisen, bashkë me valixhet dhe plaçkat e tyre. Kur kryhet bastisja e pjesshme e të gjithë udhëtarëve dhe kontrollohen valixhet e tyre, verifikohet nëse në bagazh ka mbetur edhe ndonjë valixhe, e cila eventualisht mund të jetë e personit të dyshuar, i cili nuk ka dashur t’i tregojë të gjitha gjërat e tij. Atëherë kontrollohet në mënyrë të detajuar edhe bagazhi.. Bastisja e pjesës së brendshme të autobusit duhet të bëhet në praninë e dy dëshmitarëve dhe duhet të jetë sistematike dhe themeltare. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet ulëseve, duke filluar nga mbështjellësi, çarçafët dhe zgavrave, të cilat mund të jenë të kamufluara. Gjithashtu, secila ulëse duhet të kontrollohet edhe në pjesën e poshtme, në mënyrë që të konstatohet nëse është ngjitur ndonjë pako e vogël. Pastaj vazhdon kontrolli i pasqyrës, fotografive dhe stolive. Detyrimisht duhet të kontrollohet edhe shporta e bërllokut dhe, eventualisht, faculetat e hedhura, kudo qoftë, apo gjërat tjera. Në qoftë se autobusi ka WC, duhet të bëhet kontrolli detaj. Pastaj bëhet kontrolli vizual i motorit, hapësirës rreth rrotave, pjesa poshtme dhe tavani i autobusit. Ndonjëherë, nën autobus, mund të lidhen paketa të tëra, në hapësirën mbi rrota mund të lidhen thasë të tërë, ndërsa në kulm mund të gjenden vendstrehime speciale apo të improvizuara, në të cilat mund të transportohen sasi e madhe e mjeteve të veprës penale. Pas të gjitha këtyre veprimeve, udhëheqësi i ekipi vlerëson dhe merr vendim nëse do të bëhet ose jo bastisja e detajuar e autobusit, e ndonjë udhëtari apo e të gjithë udhëtarëve. Ky vendim varet nga fakti se a është gjetur ndonjë mjet i veprës penale gjatë bastisjes së pjesshme. Bastisja e detajuar e autobusit Siç kemi thënë, bastisja e detajuar duhet të bëhet në hapësirën zyrtare. Kjo do të thotë se që më parë duhet të përgatitet hapësira ku do të bëhet bastisja dhe të sigurohen automekaniku dhe auto karrocierit. Nga vendi ku është ndalur për bastisje të pjesshme, autobusi duhet të dërgohet në vendin ku do të bëhet bastisja e detajuar. Natyrisht, njëkohësisht do të shoqërohet edhe i dyshuari (apo të dyshuarit), i cili që është arrestuar, në mënyrë që në praninë e tij të bëhet bastisja e detajuar e autobusit. Mendojmë se autobusin

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

93

duhet ta drejtojë polici që gjendet në ekipin e ndaljes së autobusit dhe kjo vozitësi i autobusit të ndalur. Kjo bëhet për shkak të maturisë, meqë ekziston mundësia që vozitësi i autobusit ka miqësi ose marrëdhënie me të dyshuarin që transporton mjete të veprës penale. Nëse bëhet fjalë për situatë të tillë, atëherë duhet të llogaritet se vozitësi, gjatë vazhdimit të vozitjes, do të përpiqet që të bëjë manovra me të cilat do të rrezikonte jetët e udhëtarëve ose do të përpiqet të arratiset, duke kërcyer nga autobusi. Në qoftë se autobusi është ndalur dhe është bastisur pjesërisht në stacionin e tij të fundit, udhëtarët lirohen pasi të jenë bastisur në mënyrë provizore, ndërsa vozitësi dhe ndihmësi i tij mbahen. Por, në qoftë se autobusi është ndalur gjatë udhëtimit, atëherë edhe e nevojshme që, nëse nuk cenohet veprimi zyrtar, udhëtarët duhet të dërgohen në stacionin e fundit. Në raste se kjo do të kishte lidhshmëri me çfarëdo rreziku, atëherë është e nevojshme që të sigurohet udhëtim adekuat i udhëtarëve deri në vendin që dëshirojnë. Me të arritur në lokalet zyrtare, së pari bëhet bastisja e detajuar e të dyshuarit të arrestuar. Në qoftë se ekziston çfarëdo dyshimi se vozitëse dhe ndihmësi i tij janë të përzier në kriminalitet, edhe ndaj tyre bëhet bastisja e detajuar. Është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të ligjshmërisë së veprimit., vozitës dhe ndihmësi i tij nuk mund të largohen përnjëherë nga autobusi. Në qoftë se do të ndodhte kjo dhe, ndërkohë, në autobus do të gjendeshin mjete të veprës penale, ata mund të deklaronin se vetë policia i kishte vendosur në autobus mjetet e gjetura, gjë që do të shkaktonte probleme me rastin e dëshmimit në procedurën penale. Siç u tha, së pari bëhet bastisja e detajuar e personave të arrestuar. Pas kësaj, ekipi, i cili përbëhet nga një polic, auto karrocieri dhe automekaniku, bën kontrollin vizual të autobusit, në mënyrë që të konstatojë nëse ka ndërhyrje të mëvonshme në cilëson pjesë të autobusit. Pas kësaj mund të fillojë bastisja e detajuar e autobusit. Pa marrë parasysh faktin se, në vendin e ndaljes, është bërë bastisja e pjesshme, është e nevojshme që brendia e autobusit të kontrollohet deri në detaje. Gjatë bastisjes brenda, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet tabelës komanduese, kutisë së ndërruesit të shpejtësive, ventilatorit, hapësirës rreth timonit dhe dyshemesë. Pastaj ,e ndihmën e mjeteve të nevojshme, hapet hapësirat e ndërmjetme, zbrazëtirat e konstruksionit të dritave dhe hulumtohet homogjeniteti i materialit. Disa pjesë të autobusit demontohen dhe montohen përsëri, pas kontrollit. Më tutje, vazhdon kontrolli i konstruksionit të karrocerisë, hapësirës së bagazhit dhe pjesëve rezervë, rrotës rezervë si edhe rezervuarit ndihmës. Gjatë kontrollit është e nevojshme të zbulohet nëse janë kontraktura mure të dyfishta. Me mure të dyfishta mund të ndërtohen bunkerë të mëdhenj në sipërfaqen e dyshemesë dhe të tavanit, të cilët janë të përshtatshëm për fshehjen e drogës apo të mjeteve të ndryshme të veprës penale. Mure të dyfishta mund të konstruktohen bunkerë edhe në kutitë e mjeteve për riparim e të pjesëve rezervë. Rezervuari ndihmës është shumë i përshtatshëm për ndërtimin e bunkerit. Ai mund të ndahet me mure të dyfishta në mënyra të ndryshme,

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

94

për të krijuar vendstrehime speciale. Sigurisht, nuk bën të nënçmohet as rezervuari kryesor. Mund të ndodh që rezervuari ndihmës të jetë funksional, ndërsa rezervuari kryesor të shërbejë si bunker për fshehjen e mjeteve dhe dëshmive të veprës penale. Ekipi që bën bastisjen e detajuar të autobusit duhet t’i kushtojë vëmendje edhe dëmtimeve të jashtme të karrocerisë dhe zgavrave të kamufluara të konstruksionit, të cilat mund të shërbejnë si strehimore speciale për transportimin e drogës. Përndryshe, bastisja e autobusit duhet të bëhet sipas metodologjisë së bastisjes së automobilit të udhëtarëve, duke respektuar me përpikëri parimet e themelësisë dhe këmbëngulësisë, në mënyrë që bastisja të jetë efikase. 9.3. Bastisja e automjeteve transportuese Bastisja e kamionëve frigoriferë, cisternave, kamionëve me rimorkio e pa rimorkio, si edhe e kombi-busëve është veprim me përmbajtje shumë komplekse kriminalistike. Ky veprim duhet të kryhet nga një ekip shumë anëtarësh i policisë, bashkë me specialistë (p.sh. automekanikë, auto-karrocierë, auto-elektricistë, piroteknikë, inspektorë sanitarë etj.), me përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme. Pjesëmarrja e ndonjërit prej specialistëve varet nga lloji dhe tipi i automjetit transportues që bastiset. Kur bëhet fjalë për transport ndërkombëtar, ekipi i policisë duhet të bashkëpunojë me personelin e doganës, jo vetëm në vendkalimet kufitare, por edhe pas kalimit jashtë territorit të shtetit. Në qoftë se ka indicie se automjeti i caktuar transporton drogë, qëllimisht mund të lejohet që automjeti të kalojë pa kontroll në vendkalimin kufitar, e pastaj bëhet përcjellja e fshehtë e lëvizjes së automjetit, në mënyrë që të ndalet dhe të bastiset në një vend të përshtatshëm. Kur transporti i drogës bëhet rrugëve tokësore, mjetet më të përshtatshme të transportit janë kamionët me shenjën TIR (Transporti Ndërkombëtar Rrugor), të cilët edhe shfrytëzohen më së shumti për këtë qëllim. Shenja TIR garanton një regjim të veçantë doganor në vendkalimet kufitare, sepse kontrolli bëhet kryesisht me rastin e ngarkimit e shkarkimit. Kriminelët mund ta shfrytëzojnë (keqpërdorin) këtë për kalimin e kufirit pa ndonjë kontroll të veçantë. Për këtë arsye, shenja TIR nuk është gjithmonë garanci se në automjetin e dyllosur (me plumb) gjendet malli që është regjistruar në deklaratën e transportit, por mund të ndodh se gjendet mall i kontrabanduar. Në praktikën kriminalistike janë zbuluar raste që kriminelët kane hequr plumbin, e kanë ndërruar gjithë ngarkesën ose një pjesë të saj, e pastaj e kanë vënë përsëri plumbin e hequr. Natyrisht, kjo nuk është e lehtë të zbulohet, prandaj është e mundur që një numër i caktuar i këtyre kamionëve të kalojë vendkalimin kufitar pa kontroll të detajuar. Kur bëhet fjalë për bastisjen e automjeteve transportuese të trafikut rrugor, në teorinë bashkëkohore kriminalistike nuk ka dallime lidhur vendet më të përshtatshme për fshehjen e mallrave që transportohen në mënyrë ilegale. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zbrazëtirave të konstruksionit dhe

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

95

ndarjeve të ndryshme, sidomos mundësisë së ekzistimit të llamarinës së dyfishtë të karrocerisë, të cilat përdoren shpesh nga kriminelët e specializuar për këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, nuk duhet të harrohen as pjesët e caktuara të automjetit transportues që janë të përshtatshme për fshehjen e drogës., të cilat janë përmendur gjatë trajtimit të bastisjes së detajuar të automobilit të udhëtarëve. Bëhet fjalë për shtratin e fjetjes në hapësirën e kabinës së vozitësit, për dyert, tavanin e dyfishtë, dyshemenë e dyfishtë, kutinë dhe boshtin e ndërruesit të shpejtësisë, hapësirën prapa tabelës së instrumenteve, pjesën e poshtme të automjetit, karrocerinë, pjesët anësore të rrotave, boshti i lëvizjes, kutitë e mjeteve rezervë që mund të kenë shtresa të dyfishta në fund apo në pjesët anësore, rrota rezervë, rezervuarët e karburantit dhe zbrazëtisë në motorin e automjetit. Kamionët cisternë dhe kamionë frigoriferë ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për transport ilegal të mallrave të ndryshme, në hapësirat ekzistuese dhe në bunkerët specialë. Kamionët cisternë i kanë disa hapësira të lidhura me hapje të vogla, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për transport ilegal. Mjafton që një prej këtyre hapësirave të mbyllet me rastin e mbushjes me lëng dhe të fshehet malli që transportohet në mënyrë ilegale. Nuk duhet të harrohen as gypat për mbushjen dhe zbrazjen e lëngut që transportohet me cisternë, pjesa e përparme e shtratit në të cilin vendoset cisterna, si edhe muret e cisternës të cilat kryesisht ndërtohen prej llamarinës së dyfishtë. Këto automjete transportuese më së shumti shfrytëzohen për kontrabandë dhe, në anën tjetër, shumë rrallë kontrollohen. Një prej arsyeve për këtë mund të jetë fakti se bastisja e kamionëve cisternë me lëngje që digjen lehtë dhe kamionëve frigoriferë me mallra që prishën është punë delikate dhe merr shumë kohë. Por, kompleksiteti i bastisjes së këtyre mjete transportuese nuk guxon të jetë arsye për pasivitet. Aktivitet të veçantë kërkon ndalja dhe bastisja e automjeteve të tilla jashtë vendkalimit kufitar. Meqenëse bëhet fjalë për një lloj shumë delikat të bastisjes, atëherë rekomandohet kombinimi me veprime tjera kriminalistike operative, siç është përcjellja e fshehtë, përcjellja e mbikëqyrja dhe shfrytëzimi i informatorëve. Në këtë mënyrë, për shkak të grumbullimit të informacioneve dhe indiceve, do të jetë më lehtë të merret vendimi për bastisje, në krahasim me bastisjen sipas metodës së mostrës së rastit. Sipas mendimit tonë, përcjellja e fshehtë është posaçërisht e përshtatshme të kombinohet për bastisjen e këtyre automjeteve. Në bazë të indiceve të caktuara ndërmerret përcjellja e fshehtë e automjetit konkret, kurse në bazë të vrojtimeve organizohet bastisja në vendkalimin kufitar. Më tutje, konsiderojmë se do të ishte me interes që në vetë vendkalimin kufitar të kryhet mbikëqyrja e fshehtë e stacionuar e disa automjeteve transportuese që janë kontrolluar në mënyrë rutinë, e pastaj të organizohet përcjellja e fshehtë gjatë udhëtimit të mëtutjeshëm. Ekziston mundësia që të zbulohen reaksionet e vozitësit dhe ndihmësit të tij, të cilët, p.sh., e kanë kaluar pa probleme vendkalimin kufitar, ndonëse transportojnë në mënyrë ilegale ndonjë mall apo edhe ndonjë person. Kështu, më vonë bëhet bastisja e automjetit me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të mallit të kontrabanduar ose personave që janë objekt tregtie.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

96

Përveç kamionëve cisternë, edhe kamionët frigoriferë kanë shumë të përshtatshëm për transport ilegal të mallrave. Hapësira midis mureve të dhomës së frigoriferit është e gjerë rreth 15 centimetra. Me nxjerrjen e materialit izolues fitohet një hapësirë e konsiderueshme për fshehjen e mjeteve të ndryshme. Po ashtu, mjetet mund të fshehen edhe bashkë me artikujt ushqimorë që transportohen në mënyrë legale. Së fundi, ekziston mundësia mallrat që transportohen në mënyrë ilegale të paketohen në paketime të njëjta me mallrat që transportohen në mënyrë legale, por edhe në paketime të tjera origjinale të artikujve në konserva të metalta. Për këtë arsye, përveç tjerash, duhet të vijë në shprehje sidomos parimi kriminalistik i themelësisë dhe këmbëngulësisë. 9.4. Bastisja e trenit Treni është mjet specifik i transportit, për shkak se ai përbëhet prej më shumë vagonëve, qoftë tren i udhëtarëve apo tren i mallrave. Për këtë arsye, bastisja e trenit është mjaft specifike. Përveç faktit se përbëhet prej më shumë vagonësh, treni është interesant kryesisht derisa është në lëvizje, gjë që paraqet vështirësi të veçantë me rastin e bastisjes. Kur bëhet fjalë për trena ndërkombëtare, bastisja mund të bëhet në vendkalimin kufitar, por bastisja mund të zgjasë shumë dhe mund të shfaqen ehe komplikime të tjera. Në qoftë se, megjithatë, bastisja kryhet derisa treni është në lëvizje, atëherë siguria e policit është e rrezikuar gjithnjë. Trenat ofrojnë aq shumë mundësi për shfrytëzimin e vendstrehimeve të fshehta sa është e pamundur të numërohen. Për këtë arsye, kriminelët profesionistë rrallë mbajnë me vete valixhe me mjete të veprës penale, në mënyrë që të mos arrestohen, në rast të zbulimit dhe konfiskimit të mjeteve të veprës penale të gjetura në valixhe. Për këtë arsye, mund të konkludohet se, para bastisjes, është e domosdoshme të organizohet mbikëqyrja e fshehtë e valixhes së dyshimtë ose e personit që gjendet në tren. Duke pasur parasysh madhësinë e kompozicionit dhe mundësitë e fshehjes, treni është mjet i përshtatshëm për kontrabandë. Pikëpamjet e gjithë-pranueshme të teorisë kriminalistike thonë se bastisja e gjithë trenit është joefikase pikërisht për shkak të vështirësive të përmendura. Atëherë shtrohet pyetja se cila është mënyra më efikase e bastisjes së trenit kur ka indicie se në të transportohen mjete të veprës penale. Në këtë kuptim, është e rëndësishme që në tren të zbulohet personi për të cilin ka indicie se transporton drogë, armë apo ndonjë mjet tjetër i veprës penale ose të zbulohet a të vërehet ndonjë valixhe e dyshimtë. Duhet të kihet parasysh se mund të bëhet fjalë për transportim të drogës pa praninë e pronarit apo të korrierit, që do të thotë se droga mund të fshehet në vendstrehimet e trenit dhe atë ta marrë një person tjetër kur treni arrin në vendin e caktuar. Në qoftë se ekzistojnë indicie se personi i caktuar do të transportojë ilegalisht drogë apo armë me një tren të caktuar, atëherë është e nevojshme të bëhen

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

97

përgatitjet e domosdoshme në mënyrë që të kryhet bastisje efikase. Për këtë qëllim është me interes të organizohet mbikëqyrja e fshehtë dhe përcjellja e fshehtë në tren. Ndonëse indiciet mund të tregojnë një person të caktuar si korrier, drogën që e transporton dhe trenin me të cilin transportohet, kjo nuk do të thotë se me bastisje do të gjenden lehtë mjetet e veprës penale që transportohen. Në situata të tilla janë të mundura variante të ndryshme të fshehjes së mjeteve penale. Ato mund të fshehen në valixhe, në plaçkat personale apo në trup, por mund të fshehen edhe në vendstrehimet e trenit. Transportimi i drogës në gardërobën personale apo në trup është varianti më i përshtatshëm i bastisjes, sepse me arrestimin e korrierit krijohen parakushtet që me bastisjen e mëtejshme të gjendet dhe të konfiskohet droga e cila transportohet në mënyrë ilegale. Në qoftë se droga ose mjetet tjera transportohen në valixhe, atëherë situata është më delikate. Korrierët nuk i mbajnë kurrë valixhet afër vetes, d.m.th. në kupenë e trenit ku e kanë rezervuar vendin. Kjo është masë preventive, me qëllim që, në rast të zbulimit të valixhes, të mos zbulohet se korrieri apo në rast të bastisjes së korrierit te ai të mos gjendet asgjë e dyshimtë. Kjo taktikë kriminale duhet të merret parasysh gjatë planifikimit të bastisjes së trenit, me qëllim të gjetjes së mjeteve të veprës penale. Praktikisht, kjo do të thotë se është e nevojshme të organizohet përcjellja e fshehtë e personit të dyshuar dhe mbikëqyrja e fshehtë e valixhes së dyshuar në tren. Vetëm kështu është e mundur të zbulohet me siguri se cila valixhe i përket korrierit. Gjatë udhëtimit me tren korrieri mund të bëjë truçe të ndryshme që të zbulojë se a është nën përcjellje, gjë që është gjithashtu pjesë përbërëse e taktikës kriminale. Konsiderojmë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet faktit se krimineli, në rast se dyshon se gjendet nën përcjellje ose dëshiron të verifikojë këtë, mund të zbresë nga treni dhe të hipë përsëri në stacionin e ardhshëm apo ta presë atë në stacionin e fundit për ta marrë valixhen. Në rast se policët mendojnë se personi i dyshuar ka arritur ne destinacionin e tij, prandaj e arrestojnë dhe e bastisin, ata nuk do të gjejnë asgjë dhe do ta lirojnë. Kjo do të çonte në përfundimin se policia ka pasur të bëjë me indicie të pasakta, ndërsa krimineli do të arrinte përsëri ta merrte valixhen e tij me drogë, armë apo mjete tjera dhe do ta vazhdonte veprimtarinë e tij kriminale. Në situata të tilla preferohet që mbikëqyrja dhe përcjellja e fshehtë të bëhet nga më shumë persona, në mënyrë që krimineli, edhe pasi të ketë zbritur nga treni, të vazhdojë të përcillet në mënyrë të fshehtë, sepse kurrë nuk dihet se zbritja e tij është truk apo jo. Mendojmë se nuk do të ishte mirë që ai të arrestohet menjëherë, por do të duhej të vazhdonte përcjellja e tij. Gjatë kësaj kohe, një ekip tjetër do të vazhdonte të udhëtonte me tren, në mënyrë që të ndodhet aty në rast se kriminali kthehet përsëri për të vazhduar udhëtimin. Dhe jo vetëm kaq. Në qoftë se gjatë përcjelljes është vënë re ndonjë interesim i veçantë i kriminelit për ndonjë kupe ose ndonjë pjesë të trenit, është e nevojshme të bëhet bastisja, edhe në qoftë se kriminali nuk kthehet fare në tren. Kjo masë ndërmerret për arsye se, në qoftë se krimineli ka dyshuar se ai është nën mbikëqyrje të fshehtë, ai mund të përfundojë udhëtimin para kohe dhe do të vë kontakt me

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

98

bashkëpjesëmarrësin, i cili do të merrte mjetet e veprës penale në ndonjë vend të përshtatshëm, gjatë udhëtimit ose në fund të udhëtimit. Në raste të tilla gjithmonë duhet të llogaritet se në operacion mund të marrin pjesë më shumë persona, gjë që në fillim të përcjelljes së fshehtë ndoshta nuk do të jetë e mundur të vërtetohet. Të përkujtojmë se, jo rrallë, kriminelët organizojnë edhe kundër-përcjellje, në mënyrë që të konstatojnë se a gjenden nën përcjellje të fshehtë. Në këso rastesh në tren nuk do të jenë bashkë të gjithë kriminelët, sepse disa do të mbrojnë të tjerët. Këtë duhet ta kenë parasysh sidomos personat që bëjnë përcjelljen e fshehtë. Dalja nga treni i një krimineli tërheq vëmendjen e përcjelljes së fshehtë gjë që u mundëson bashkëpjesëmarrësve që në mënyrë të papenguar të vazhdojnë veprimtarinë kriminale. Për këtë arsye, në situata të tilla, përcjellja dhe mbikëqyrja është veprim delikat por e pazëvendësueshme, e cila, për mendimin tonë, duhet të kombinohet patjetër me bastisjen në tren. Edhe kur bëhet fjalë për transportim të mjeteve të veprës penale pa përcjelljen e askujt, përcjellja e fshehtë dhe mbikëqyrja janë shumë të nevojshme për të përcaktuar se cila pjesë e trenit do të bastiset dhe për të hulumtuar se kush do të vijë për t’i marrë mjetet e veprës penale në fund të udhëtimit. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se kjo bëhet në stacionin e fundit, por mund të bëhet edhe në ndonjë ndalesë më të gjatë të trenit, ku mund të merren mjete e veprës penale që janë vendosur në ndonjë vendstrehim të fshehtë. Si po shihet, mbikëqyrja e fshehtë është pjesë e pazëvendësueshme e veprimit kriminalistik për bastisje efikase të trenit. Më në fund, shtrohet pyetja se ku duhet të kërkohen mjetet e fshehura në tren. Kur merret vendimi për bastisjen e trenit, është e nevojshme të bëhet bllokada e vagonit apo vagonëve të caktuar. Bllokada nënkupton mbylljen efikase të të gjitha hyrjeve dhe daljeve, në mënyrë që të pamundësohet kërcimi ose ngjitja në kulm, dhe të sigurohet bastisja që do të pasojë. Kjo është e mundur të bëhet me një numër më të madh të policëve me uniformë, ndërsa bastisjen duhet ta bëjnë më shumë policë të veshur me rroba civile, të cilët do të ndaheshin në disa grupe operative. Gjatë bastisjes sipas metodologjisë klasike, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre vendeve: mureve të vagonëve, mureve ndarëse të kupeve, mureve të korridorit nëpër të cilin hyhet në kupe, hapësirave, zbrazëtive dhe elementeve të konstruksionit nënë vagonë, dyshemesë dhe tavanit, hapësirës së banjës dhe filxhanit të WC-së, shportës dhe vitrinës së letrës së tualetit, sipërfaqes nën qilim, hapësirës nën ulëse dhe prapa ulëseve dhe mbështetëseve, hapësirës prapa pasqyrës, fotografive dhe abazhurit, lidhjes së vagonëve, shkallëve, rezervuarit të ujit, pajisjeve të ngrohjes dhe ventilimit, dritareve, hapësirës së lokomotivës, vagonit të postës dhe paketave, vagonit restorant dhe kupeve të fjetjes. 9.5. Bastisja e mjeteve lundruese

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

99

Pothuaj të gjitha mjetet lundruese janë të përshtatshme për transport ilegal të mjeteve të ndryshme dhe personave, ndërsa veprimi i bastisjes ka një sërë specifikash, pasi bëhet fjalë për një mjet më të madh apo më të vogël ose për mjet lundrues të vendit apo të huaj. Objektet lundruese janë: anijet e udhëtarëve dhe të mallrave, barkat, jahtet, veloret, gliserët, sandalinat, trapet dhe skelet. Bastisja e këtyre objekteve bën pjesë në njërën nga veprimet më të vështira dhe më komplekse të veprimeve hetimore e kriminalistike, sidomos kur bëhet fjalë për bastisje të anijeve. Për shkak të hapësirës, konstruksionit, vëllimit dhe ngarkesës, anijet ofrojnë mundësi të shumëllojshme për fshehjen e mjeteve dhe personave. Në literaturën kriminalistike flitet pak për taktikën dhe teknikën e bastisjes së anijeve. Është e qartë se praktikisht secila pjesë e anijes mund të shërbejë për fshehjen e mjeteve dhe personave, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i kushtohet mënyrës së caktuar ose, së paku, parimeve të bastisjes, sidomos kur bahet fjalë për anije të mëdha. Specifika e bastisjes së anijes qëndron në fatin se ky veprim mund të kryhet si kur është e ankoruar në liman ashtu edhe gjatë lundrimit në detin e hapur. Kjo nënkupton shumëllojshmërinë e qasjes një objekti të caktuar lundrues. Nuk është njësoj kur bastisja kryhet në anije më të vogël, barkë, jahte dhe gliser apo në anije tej-oqeanike. Vendstrehimet më të përshtatshme për fshehje në anije janë: pjesa e poshtme e anijes, e cila është e ndarë në tërë gjatësinë e saj, hapësirat nën motorin kryesor e nën motorin ndihmës si edhe hapësira prapa tyre, hapësirat brenda motorëve, kalimet ndërmjet depove e motorit, tuneli i boshtit të anijes, hapësirat ndërmjet ftohësve, depoja e materialit shpenzues, në kuvertë dhe në kabinën e kapitenit, muret e dyfishta të kabinave, sallonet dhe korridoret, barkat për shpëtim, hapësira për vendosjen e brezave për shpëtim, pajisjet kundër zjarrit, zbrazëtitë dhe kanalet e instalimeve, rezervuari i karburantit, rezervuari i ujit të pijshëm, hapësira nën litarët e anijes, hapësira në kulmin e urës komanduese, distilatori i ujit të detit dhe shtëpiza e kuvertës. Disa prej rezervuarve të karburantit mund të zbrazen e të thahen dhe të bëhen shumë të përshtatshëm për fshehjen e gjërave të ndryshme, prandaj duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Për bastisjen e anijes së madhe nevojiten përgatitje të veçanta. Përveç tjerash, përgatitjet nënkuptojnë edhe sigurimin e dokumentacionit projektues të anijes, sigurimin e mekanikut të makinerisë ose një eksperti tjetër që e njeh konstruksionin e anijes, doganierit, punëtorit të kapitanerisë dhe një numri më të madh policësh me pajisjet e nevojshme. Me qëllim të efikasitetit të bastisjes, por duke respektuar parimet e ligjshmërisë, është e domosdoshme të sigurohet një numër më i madh dëshmitarësh të bastisjes. Kjo është e nevojshme për shkak se bastisja e anijes kryhet nga disa grupe operative dhe, pa praninë e dëshmitarëve, në raste të caktuara mund të jetë e kundërligjshme dhe, çka është më e keqja, mund të shprehet negativisht në rrjedhën e mëvonshme të procedurës penale.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

100

Kur bëhet fjalë për bastisjen e çfarëdo objekti lundrues në detin e hapur, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet qasjes, për shkak të mundësisë së hedhjes së mjete të veprës penale në det. Hedhja mund të jetë e planifikuar ose e paplanifikuar nga ana e kontrabandistit që ndodhet në anije. Në qoftë se është e planifikuar, atëherë mjetet paketohen mirë dhe hidhen, në mënyrë që pas bastisjes të nxirren përsëri, nëse thellësia e detit nuk është e madhe. Bastisja e anijes së ankoruar në liman është më e lehtë, sepse më e lehtë është qasja, bllokada dhe hyrja në anije. Përvojat nga praktika kriminalistike tregojnë se objektet më të vogla lundruese që janë të ankoruar në liman, kryesisht gliserët, mund të shërbejnë si punkte për ruajtjen e përkohshme të drogës, armëve dhe personave. Mjetet paketohen në materiale mbrojtëse të padepërtueshme, lidhen me litarë dhe mbahen nën sipërfaqen e ujit. Sipas nevojës, në paketa vendosen spiranca, në mënyrë që mjetet të fundosen më shpejt dhe që të mos barten larg nga rrymat e ujit. Krimineli që e ruan në objektin lundrues, në rast se vëren ardhjen e policisë apo të doganës, e zgjidh ose e pret litarin dhe çlirohet nga paketa ilegale. Nëse objekti lundrues është i ankoruar në detin e hapur dhe është i vetmuar, është vështirë e pothuaj e pamundur që t’i qaset në mënyrë të pavërejtur, përveç tjerash, edhe për shkak se mund të jetë i pajisur me radar. Por, kur bastisja duhet të bëhet në objektin lundrues që është i ankoruar në liman, atëherë është e mundur qasja e befasishme dhe parandalimi i hedhjes së drogës apo mjeteve të veprës penale në det. Në bastisjen e mjeteve lundruese mund të përfshihen edhe zhytësit, të cilët do të bënin paraprakisht observimin e anijes apo të asaj pjese të anijes që ndodhet nën sipërfaqen e ujit dhe të zbulojnë paketën që eventualisht është e varur në litarin e lidhur me anijen. Gjatë bastisjes së anijes, duke pasur parasysh specifikat e përmendura, ekipet e policisë duhet t’i përmbahen metodologjisë së përgjithshme të bastisjes, duke i kushtuar vëmendje të veçantë parimit të sistematikës, në mënyrë që të bastiset çdo pjesë e anijes. Në qoftë se anija është e ankoruar, bastisja do të duhej të fillonte me vëzhgimin e fshehtë të stacionuar. Pas fillimit të vëzhgimit, anija duhet të bllokohet, së pari nga një numër i caktuar i zhytësve që do të zinin pozicione në pjesën e anijes së zhytur në ujë, e pastaj duhet t’i qaset anijesie barka të shpejta patrulluese. Në njërën nga barkat duhet të gjendet ekipi për hyrje efikase në anije dhe për arrestimin e kapitenit, i cili duhet të jetë i pranishëm gjatë bastisjes si edhe të nënshkruajë procesverbalin mbi bastisjen dhe, eventualisht, vërtetimin e konfiskimit të përkohshëm të mjeteve. Po ashtu, duhet të arrestohen edhe personat e dyshimtë, në qoftë se ka informacione se ata gjenden në anije. Në qoftë se anija është në lundrim, atëherë së pari duhet të përcillet në mënyrë të fshehtë, në pajtim me kushtet e lëvizjes në det, e pastaj duhet të ndalet. Pas ndaljes pason bllokada e anijes, çfarë është i mundur në situatën konkrete, e pastaj pason hyrja në anije dhe arrestimi i kapitenit dhe personave të dyshimtë, në qoftë se ka informacione se në anije ka persona të tillë. Para bastisjes së anijes është e nevojshme të bëhet bastisja e kapitenit, anëtarëve të ekuipazhit dhe, në rast nevoje, të disa apo të të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

101

gjithë udhëtarëve. Pas kësaj fillon kontrollimi me ndihmën e qenit të stërvitur për gjurmim, e pastaj fillon bastisja e detajuar e anijes. 9.6. Bastisja e aeroplanit Transporti ilegal i drogës bëhet shpesh me mjete të transportit ajror. Për këtë qëllim shfrytëzohen kryesisht linjat e rregullta të fluturimit të aeroplanëve, por ndonjëherë edhe aeroplanët privatë. Organizatat e fuqishme kriminale, siç janë ato kolumbiane, kanë flotat e tyre ajrore më të cilat transportojnë ilegalisht kokainë në SHBA. Për transaksione të tilla shfrytëzohet, kryesisht, pistat ilegale për aterrim, të cilat janë ndërtuar vetëm or veprimtari kriminale. Edhe në Evropë pothuaj nuk ka aeroport më të madh që nuk janë konfiskuar droga të transportuara ilegalisht nëpërmjet linjave të rregullta të fluturimeve, kryesisht nga vendet aziatike. Aeroplani është i përshtatshëm për transportimin ilegal të drogës, për më shumë arsye: shpejt bartet në largësi të mëdha, si mjet transportues aeroplani ofron mundësi të mëdha për fshehjen e drogës, gjatë hyrje-daljeve në aeroplan udhëtarët kontrollohen me detektorë, por kryesisht për konstatimin e mjeteve shpërthyese dhe armëve. Format tjera të kontrollit bëhen vetëm nëse ka indicie që flasin për ndonjë veprimtari kriminale. Kjo është plotësisht e logjikshme, kur dihet se nëpër ndërtesat e aeroporteve qarkullojnë mijëra njerëz gjatë ditës, ndërsa në aeroportet e mëdha ndërkombëtare edhe dhjetëra mijëra. Ky fakt i është i mirë i njohur tregtarëve të drogës, prandaj ata i dërgojnë shpesh korrierët e tyre me aeroplanë të linjave të rregullta. Këto vërejtje tregojnë sa delikate është zbulimi i drogës dhe mjeteve tjera që transportohen ilegalisht me aeroplan. Frekuentimi i madh i njerëzve dhe konstruksioni i aeroplanit janë faktorë që e vështirësojnë kontrollin efikas dhe bastisjen me qëllim të zbulimit të gjëra që kontrabandohen. Për këtë arsye, vetëm njohja e mirë e metodikës së zbulimit të tregtisë ilegale me drogë ofron mundësi për identifikimin e personave të dyshimtë, pa llogaritur metodën e mostrës së rastit. Në këtë kuptim, bastisja duhet të paraprihet nga faktorë të caktuar prej të cilëve më të rëndësishmit janë informacionet dhe disa indicie. Informacionet mund të merren nga informatorët e përhershëm, por edhe nga kriminelët, të cilët dëshirojnë të hakmerren ose, ndoshta, që të tërheqin vërejtjen nga korrierët e tyre. Informacionet mund të grumbullohen edhe nga qytetarët e ndershëm, por, kur bëhet fjalë për këtë formë të kriminalitetit, këto janë raste të rralla. Si indicie mund të shërbejnë profili i udhëtarit të caktuar ose situata aktuale në aeroport. Profili i udhëtarit, në të vërtetë, është zinxhiri i indiceve që shpie në dyshimin se personi i caktuar është narko-korrier. Mendojmë se ky profil mund të zbulohet gjatë kontrollit të pasaportës, në bazë të këtyre indicieve: shtetësisë së caktuar të udhëtarit, numrit të udhëtimeve (që shihet në pasaportë), udhëtimet e shpeshta në vende të caktuara (prodhuese të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

102

drogës), udhëtimi në linja ajrore kritike (në të cilat shpesh transportohet drogë), udhëtimi nëpërmjet linjës jo-logjike (anashkalimi i aeroporteve të caktuara), udhëtimi me kompaninë e caktuar ajrore, mënyra e pagesës së buletës (kesh, me kartelë apo me çek), mënyra e veshjes, lloji i valixheve (i cili përdoret më së shpeshti për transportimin e drogës). Situata momentale, pra sjellja e udhëtarit me rastin e kontrollit të pasaportës mund të shërbejë si indicie se bëhet fjalë për narko-korrier. Këtu mendojmë në indikatorë të caktuar, të cilët mund të manifestohen gjatë kontrollit të pasaportës në vendkalimin kufitar, për çka kemi folur te bastisja e automobilit në vendkalimin kufitar. Përveç kësaj, në qoftë se bëhet fjalë për korrierin që e bart me vete drogën në lukthin e tij, ekziston mundësia që atij t’i vijë të vjellë për shkak të udhëtimit të gjatë, sidomos kur ka vonesa gjatë udhëtimit, kur manifeston shenja të nervozes, e cila nuk është e zakonshme në këtë situatë. Indiciet ose informacione e përmendura mund t’i shërbejnë policisë që të marrë vendim për bastisjen e personit të caktuar, i cili dyshohet të jetë narko-korrier. Vendimi për bastisjen eventuale të aeroplanit varet, para së gjithash, nga ajo se a do të vazhdojë aeroplani fluturimin menjëherë apo do të mbetet në pistë edhe për njëfarë kohe. Në qoftë se ka informacione konkrete se në aeroplan transportohet drogë, atëherë është e mundur të bëhet bastisja, e cila nuk do të shkaktojë vonesë të madhe ose të njoftohet policia e aeroportit të ardhshëm ku, p.sh. përfundon fluturimi, në mënyrë që atje të bastisja pa nguti e aeroplanit. Është e njohur se të gjithë udhëtarët, para se të hyjnë në aeroplan, kontrollohen bashkë me plaçkat e tyre, por jo në mënyrë aq të detajuar sa të mos kalojë pa u vërejtur droga. Përveç kësaj, për fshehjen e drogës janë për përshtatshme vende të caktuara dhe zbrazëtirat e konstruksionit në trupin e aeroplanit që hapen pa përdorimin e çelësave ose kaçavidave. Kjo do të thotë se droga mund të vendoset në aeroplan nëpërmjet personelit të aeroportit. Këtu mund të bëhet fjalë për të njohur të kriminelëve ose për persona të korruptuar. Përveç në aeroplan, droga mund të fshehet e transportohet edhe bashkë me dërgesa të caktuara, të cilat transportohen në mënyrë legale, si edhe në ambalazh origjinal të artikujve dhe mallrave të ndryshme, çka e bën shumë të vështirë zbulimin e drogës. Për këtë arsye, vëmendja e policisë duhet të orientohet si në aeroplan ashtu edhe në ngarkesën që transportohet me aeroplan. Sa i përket ngarkesës, mund të konstatohet se bastisja e saj është më delikate se bastisja e vetë aeroplanit, për shkak se ngarkesa vendoset në depo, ku është vështirë të vëzhgohet në mënyrë permanente para bastisjes eventuale. Në depo, pavarësisht prej sistemit të sigurisë dhe kontrollit, është e mundur të hyjnë persona nga jashtë apo që ndonjëri nga personeli që punon aty të bashkëpunojë me kriminalë, kështu që mundëson që droga, e transportuar me aeroplan dhe depozituar me mallrat tjera, t’i dërgohet në vendin e destinacionit. Për sa u tha deri më tash, duket qartë se sa delikate është bastisja e aeroplanit, si edhe e udhëtarëve, plaçkave dhe ngarkesës që transportohet

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

103

me aeroplan. Për këtë arsye, në qoftë se ka indicie ose informacione konkrete se në aeroplanin e caktuar transportohet drogë, atëherë është e nevojshme që të bëhet përgatitjet e caktuara. Këto përgatitje, përveç tjerash, nënkuptojnë organizimin e një numri të mjaftueshëm të policëve, udhëheqësit me qenin e stërvitur të gjurmimit për bastisjen eventuale të aeroplanit. Posaçërisht duhet t’u tërhiqet vërejtja policëve dhe doganierëve që punojnë rregullisht në kohën e fluturimeve kritike për informacionin e marrë. Më tutje, duhet të vendoset sistemi i mbikëqyrjes së fshehtë të aeroplanit, udhëtarëve dhe depove të aeroportit, duhet të bëhet përcjellja e personelit të aeroportit që punon në shkarkimin e magazinimin e ngarkesës së ngarkesës dhe në transportimin e valixheve të udhëtarëve nga aeroplani deri në ndërtesën e aeroplanit. Duke pasur parasysh kompleksitetin e ndërmarrjes së bastisjes, është e nevojshme që të caktohet një udhëheqës i vetëm për gjithë aksionin e bastisjes, pra ndërmarrjen e masave e veprimeve gjatë kohës së bastisjes dhe pas përfundimit të saj. Për të kryer me sukses bastisjen e aeroplanit, duhet të njihen mirë karakteristikat themelore teknike të disa llojeve të aeroplanëve, pavarësisht se bëhet fjalë për aeroplanë të udhëtarëve apo për aeroplanë transportues. Logjikisht, kjo nënkupton domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në bastisje të avio-mekanikut, piloti dhe avio-inxhinierit, të cilët do të ndihmojnë me njohuritë e tyre dhe do kujdesen që të mos dëmtohen aparaturat dhe pajisjet e aeroplanit. Vendet për fshehjen e drogës gjenden në kabinën e pilotit (prapa dhe mbi pllakën e instrumenteve, para dhe rreth pedales së këmbës, prapa dhe rreth konzolës drejtuese, në karriget e ekuipazhit e rreth tyre, në vitrinat e pajisjeve të fluturimit, në shportat e bërllokut, nën shenjat “exit” sipër dyerve, në sektorin për palosjen e rrotave të përparme, në sektorin e aparateve elektrike e elektronike, midis pajisjes për incizimin e fluturimit, në hapësirën e rrotës së prapme, në hapësirën midis sektorit të pajisjeve elektrike e elektronike dhe bagazhit të përparmë, në vitrinat për ofrimin e shërbimeve për udhëtarë, në tualete, në hapësirat midis tualeteve anësore dhe brinjëve të konstruksionit të trupit, në kuzhinë, në ndarjet për vendosjen e brezave për shpëtim, në gardërobë, rreth toboganit për evakuimin e udhëtarëve e nën të, në hapësirën midis ndarjeve dhe mbështjellësve, në karriget e udhëtarëve dhe hapësirën midis karrigeve dhe murit të kabinës dhe në bagazhe. Autori shton se më të përshtatshmit për fshehjen e gjërave të ndryshme janë aeroplanët e tipit DC-9, për shkak të konusit të forcuar. Bastisja nuk është më pak delikate edhe kur bëhet fjalë për bastisjen e ngarkesës së aeroplanit. Përveç kësaj, mund të ndodhë ë informacioni mbi transportin ilegal të drogës është marrë pas njëfarë kohe që ngarkesa është shkarkuar dhe është magazinuar. Atëherë, ekziston mundësia që kontejnerët ose paketat e caktuara përzihen qëllimisht me të tjerat në depo. Po ashtu, mund të ndodhë që dokumentet përcjellëse të kontejnerëve dhe të paketave edhe të falsifikohen. Në këso rastesh, para së gjithash, duhet të vendoset një bashkëpunim i mirë midis policëve dhe doganierëve, në mënyrë që bastisja të kruhet në mënyrë të sinkronizuar dhe me themel. Në disa vende, në të cilat është më i shprehur problemi i tregtisë ilegale me drogë, si, p.sh, në

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

104

SHBA, ekziston një shërbim i veçantë i doganës, i specializuar për zbulimin e drogave. Meqë ky është një shërbim ekskluziv, personeli i tij që ka një specializim të ngushtë, është në përparësi në raport me organizatat klasike të shërbimit doganor që merren me zbulimin e të gjitha llojeve të kriminalitetit. Përveç informacioneve mbi transportin ilegal të drogës, zyrtarët e doganave mund ta zbulojnë drogën edhe në bazë të indiceve mbi profilin e ngarkesës së caktuar. Sikur edhe te profili i udhëtarëve të dyshimtë, ekziston edhe profili i ngarkesave të dyshimta. Zinxhiri i indiceve që do të mund të tregonin se në ngarkesën e caktuar legale fshehet drogë, përfshin: llojin e ngarkesës me të cilën është transportuar më së shpeshti droga, vendin se prejardhjes së ngarkesës, vendin e ngarkimin, avio-kompaninë e caktuar, numrin e caktuar të fluturimit, ndërrimin e personelit të njëjtë të aeroportit gjatë të cilit janë konfiskuar droga, specifikat e paketimit të ngarkesës, specifikat e dërguesit dhe pranuesit të ngarkesës, rregullsinë e dokumenteve përcjellëse, etj. Përveç kësaj, doganierët dhe policët që do të kryejnë bastisjen i pret një punë e mundimshme që, para së gjithash, kërkon respektimin e parimeve të themelësisë dhe këmbëngulësisë. Pa zbatimin me konsekuencë të këtij parimi kriminalistik është pak e besueshme se gjatë bastisjes mund të gjendet droga e cila gjendet në ngarkesën e caktuar dhe në depon e cila bastiset. Kjo është veçanërisht e vështirë në aeroportet më të mëdha dhe më frekuentuese botërore, në të cilat pothuaj ndërprerë pranohen e dërgohen ngarkesa. Pra, dyshimi në suksesin ne bastisje nuk ka të bëjë vetëm në bastisjen e sasisë së madhe të ngarkesës së caktuar, por edhe me mënyrën se si është fshehur droga. Invencioni i kriminelëve është i paskajshëm, kështu që është praktikisht e pamundur të numërohen të gjithash mënyrat se si mund të paketohet e të fshehet droga. Natyrisht, më së vështiri është të zbulohet droga e cila paketohet në konserva të caktuara (pemëve e perimeve), shihe (të pijeve e lëngjeve të ndryshme), qese (të kafes, çajit, mëlmesave), të cilat kanë etiketa origjinale dhe duken sikur brenda të ketë prodhimet që tregojnë etiketat. Gjithashtu, droga mund të fshehet edhe në lloje të ndryshme të mishit të ngrirë, i cili transportohet në sasi të mëdha. Këto mënyra të transportimit ilegal të drogës janë karakteristike edhe për transportin e anijeve të mallrave, gjë që patjetër duhet të kohet parasysh gjatë bastisjes së ngarkesave në limane. 9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe mjeteve tërheqëse

Motoçikletat dhe biçikletat shfrytëzohen shpesh për transportimin e drogës nga dilerët e rrugës. Biçikletat janë karakteristike për transport në vendin ku jetojnë dilerët, ndërsa motoçikletat përdoren edhe për udhëtime më të gjatë të dilerëve, sidomos gjatë sezonit veror të turizmit. Praktika kriminalistike

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

105

tregon se dilerët e rrugës nuk e mbajnë me vete drogën, por e fshehin në motoçikletë ose biçikletë, si edhe në automobil, siç është bërë fjalë më sipër. Kështu, në qoftë se arrestohen e bastisen, dilerëve nuk do t’u gjendet drogë ose do t’u gjenden sasi shumë të vogla, sepse sasitë tjera më të mëdha ata i fshehin në mjetet transportuese që i përmendëm. Te biçikleta mund të shfrytëzohen zbrazëtitë e gypave të kornizës e të timonit, në ulëse, në kutinë e mjeteve, në pedale, në zile dhe në dritën e prapme të sinjalizimit, ndërsa te motoçikleta, përveç në të njëjtat vende, mund të fshehen edhe në rezervuarin e karburantit, në auspuh, në dritë dhe në mbrojtësin e erës. Mjetet tërheqëse mund të shfrytëzohen për transport ilegal të drogës në zonën kufitare. Në shumicën e rasteve, banorët e vendeve fqinje kanë në të dy anët e kufirit toka të punueshme, prandaj për ta vlen një regjim i veçantë i qarkullimit si në brezin kufitar, ashtu edhe në vendet fqinje. Në jetën dhe punën e përditshme të bujqve dhe fshatarëve, zakonisht shfrytëzojnë mjetet tërheqëse dhe gati përditë e kalojnë kufirin, në vendkalimet e veçanta kufitare dhe pa kontroll të veçantë doganor e policor. Situatat e tilla mund të shfrytëzohen edhe për transportimin e drogës nga njëri vend në tjetrin. Këtë veprimtari kriminale mund të kryejnë banorët e brezit kufitar, në regjinë e tyre ose për llogari të narko-kriminelëve profesionistë. Gjatë bastisjes së mjeteve tërheqëse të transportit, së pari duhet t’i kushtohet kujdes ngarkesës që bartet e pastaj zgavrave të caktuara në rudë e në pjesë të tjera të mjete tërheqëse, në rrota dhe në rripa të ndryshëm. Nuk duhet të nënçmohen as kafshët tërheqëse, sepse droga mund të fshehet edhe në pajisjet e tyre. Siç është e njohur, në disa raste janë shfrytëzuar për transportimin e drogës edhe kafshët (p.sh. devetë). Kafshëve u është dhënë droga që ta gëlltisin dhe, pas kalimit të kufirit janë therur, për t’iu nxjerrë droga e gëlltitur. Natyrisht, për transportimin e drogës në zonën kufitare mund të përdoren edhe biçikleta dhe motoçikleta. 9.8. Bastisja e objekteve publike Objektet publike mund të shërbejnë si vende ku bëhet tregtia ilegale e drogës, fshehja e drogës, konsumimi i drogës, por edhe grumbullimi i kriminelëve me qëllim të marrëveshjes për shit-blerjen e drogës ose për këmbimin e informacioneve të karakterit kriminal. Në qoftë se ka informacione të besueshme se në ndonjë objekt publik fshehet drogë apo ndonjë person i dyshuar ose se gjendet ndonjë laborator ilegal i drogës, ai objekt duhet të bastiset në mënyrë që të zbulohet e dokumentohet veprimtaria kriminale dhe aktorët e kësaj veprimtarie të arrestohen. Përvojat e praktikës sonë kriminalistike tregojnë se shitja e drogës me pakicë shpesh bëhet në lokale hoteliere dhe diskoteka ose në afërsi të tyre. Në kryerjen e kësaj vepre penale marrin pjesë së paku tre kriminelë. Njëri prej tyre që qëndron brenda e ka drogën me veti ose diku brenda në objekt, i dyti vendos kontakte me blerësit, merret vesh për kushtet e shit-blerjes e pastaj

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

106

shkon te personi që e ka drogën që ia shet blerësit. Gjatë kësaj kohe, së paku një kriminel e bën sigurimin e transaksionit, për shkak të ardhjes eventuale të policisë ose të grupeve kriminale rivale. Karakteristikë e veçantë për këtë situatë është se blerësi nuk ka fare kontakt me kriminelin që e mban drogën. Kjo masë e vigjilencës ndërmerret me qëllim që, në rast të aksionit rutinë eventual të policisë në objektin publik, ai që e mban drogën të mos zbulohet apo, në rastin më të keq, ta fshehë, ta hedhë ose ta asgjësojë. Sidoqoftë, kur merret vendimi për bastisjen e objektit të caktuar publik, gjatë planifikimit të metodës së veprimit kriminalistik duhet të merren parasysh variante të ndryshme të taktikës dhe strategjisë kriminale. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të arrihen rezultatet e caktuara, pra të gjendet droga dhe dilerët. Gjatë bastisjes së objektit publik, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet taktikës dhe sistematikës së bastisjes, në mënyrë që, për shkak të hapësirës së madhe, të mos ndodh që bastisja të mos jetë e detajuar. Pavarësisht se kjo bastisje praktikisht kryhet sipas metodologjisë së bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, mendojmë se nga aspekti taktik kriminalistik do të duhej të kishte disa specifika në raport me bastisjet tjera. Për këtë arsye, në vijim do të paraqesim pikëpamjet personale mbi metodikën e bastisjes së objekteve publike, me qëllim të gjetjes se drogës dhe personave që merren me tregti ilegale të drogës. Sa u përket përgatitjeve dhe planifikimit, ato janë krejtësisht të ngjashme me ato për bastisjen e banesës, siç e kemi përshkruar më herët. Vetë bastisja do të duhej të fillonte me një formë të observimit special, pra me vëzhgim të fshehtë të objektit të bastisjes. Vëzhgimi i fshehtë ka për qëllim vërejtjen e dukurive ose ngjarjeve eventuale të pazakonshme e të papritura, të cilat, në rast se nuk vërehen me kohë, mund të ndikojnë dukshëm në efikasitetin e bastisjes. Pavarësisht se bëhet fjalë për restorant, kafiteri apo diskotekë, është e mundur që objekti të jetë i zbrazët dhe i mbyllur papritur. Kjo mund të ndodh rastësisht, por edhe si pasojë e mosrespektimit të parimit të konspiracionit apo edhe korrupsionit. Po ashtu, është i mundur edhe ndonjë bllokim i komunikacionit, ndonjë ekskursion i paplanifikuar ose ndonjë vizitë e ndonjë delegacioni të caktuar, gjë që mund të ndikojë në shtyrjen e fillimit të bastisjes e, madje, edhe e ndryshimit të kohës apo ditës së bastisjes. Natyrisht, sigurimi me kohë i njohurive për situata të tilla e të ngjashme i mundëson udhëheqësit të bastisjes që të marrë vendimin eventual për heqjen dorë nga plani për fillimin e bastisjes. Më në fund, qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri më të madh të personave zyrtarë në një lokalitet të caktuar, në kushte e rrethana të paparashikueshme dhe të pafavorshme, gjë që do të mund të ndikonte në efikasitetin e bastisjes, madje edhe në organizimin e vetë bastisjes. Me vëzhgimin e rrethinës derisa bëhet bastisja mund të vërehen edhe reaksionet e qytetarëve por edhe të kriminelëve, gjë që është me interes për udhëheqësin e bastisjes konkrete. Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë që, eventualisht, do të mund të ndikonte në bastisjen e planifikuar, atëherë, mu

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

107

në kohën e caktuar, ekipi niset nga stacioni në drejtim të objektit që do të bastiset. Me këtë rast, duhet të respektohet drejtimi i caktuar i lëvizjes deri te objekti, duke zbatuar parimin e konspiracionit. Gjithsesi, konspiracioni është një prej premisave kryesore për bastisjen që do të bëhet. Duke pasur parasysh destinimin e objekteve publike, gjithmonë duhet të kihet parasysh se në momentin e caktuar do të ketë shumë njerëz brenda, si edhe në faktin se shumica prej tyre janë qytetarë të ndershëm. Për këtë arsye, është shumë i rëndësishëm zbatimi i parimit të ligjshmërisë, në mënyrë që në asnjë mënyrë të mos shkelen të drejtat themelore të njeriut. Pas daljes në vendin e ngjarjes është e nevojshme të bëhet bllokada e dyfishtë, e brendshme dhe e jashtme. Nga aspekti metodologjik është plotësisht e arsyeshme të bëhet së pari bllokada e brendshme. Varësisht prek madhësisë dhe karakteristikave të objektit, përcaktohet edhe i personave që do të bëjnë bllokadën e brendshme. Pas hyrjes në objekt, ata renditen në pikat e caktuara kritike dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Funksioni i bllokadës së brendshme është i dyfishtë. Nëpërmjet vëzhgimit të fshehtë zbulohen personat e dyshimtë dhe vërehen reaksionet e tyre para bastisjes dhe gjatë kohës së hyrjes së personave që do të bëjnë bastisjen. Kështu mund të zbulohen sjelljet e dyshimta të personave dhe kriminelëve, sidomos pas bllokadës së jashtme, kur të pranishmit do ta kuptojnë se nuk mund të dalin nga hapësira në të cilën gjenden. Funksioni i dytë i bllokadës së brendshme ka të bëjë me ndihmën eventuale gjatë hyrjes së ekipit të bastisjes në objektin e bllokuar, kur mund të pritet edhe rezistencë nga ana e kriminelëve. Pas bllokadës së brendshme bëhet bllokada e jashtme e objektit të bastisjes, e cila përfshin mbylljen e përnjëhershme të të gjitha hyrjeve dhe daljeve të objektit nga ana e policëve me uniformë. Kjo bllokadë duhet të vendoset në mënyrë të rrufeshme e të papritur. Bllokada e jashtme efikase i pamundëson kujtdo qoftë që të dalë nga objekti i bllokuar dhe, sipas nevojës, i ofron mbështetje personave të autorizuar zyrtar që veprojnë në hapësirën e bllokuar. Gjithmonë duhet të kihet parasysh mundësia e rezistencës së armatosur të kriminelëve ose e ndihmës nga jashtë, kështu që bllokada e jashtme mund të transformohet pjesërisht në pusi, pra në mbrojtje dhe mbështetje të forcave që e bëjnë bastisjen. Gjatë bllokadës së jashtme, varësisht prej vlerësimeve zyrtare, mund të shfrytëzohen edhe qentë e stërvitur zyrtarë. Pas vendosjes së bllokadës së jashtme, siç kemi thënë, është e mundur që kriminelët të ndërmarrin masa dhe veprime të caktuara, me qëllim të fshehjes, hedhjes ose asgjësimit të drogës dhe mjeteve tjerë të veprës penale. Varësisht prej karakteristikave të objektit (p.sh. hotel, pansion ose restorant), ka persona që mund të përpiqen të fshehen. Në këso rastesh vihet në funksion të plotë bllokada e brendshme. Kështu, personat që bëjnë bllokadën e brendshme do të vërejnë aktivitetet e kriminelëve të caktuar dhe, në mënyrën e përcaktuar më parë, do të njoftojnë ekipin e bastisjes. Përveç kësaj, sipas nevojës, ata mund të dekonspirohen dhe të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

108

reagojnë, me qëllim të parandalimit të asgjësimit të drogës dhe mjeteve e gjurmëve tjera të veprës penale. Varësisht prej madhësisë së objektit mund të parashikohet që bastisja të bëhet nga dy apo më shumë ekipe. Në raste të tilla, është e nevojshme të sigurohet një numër më i madh dëshmitarësh (për secilin ekip nga dy), në mënyrë që bastisja të zhvillohet sipas normave ligjore. Në objektin e bllokuar, së pari hyn ekipi për arrestimin e kriminelëve të njohur, për shkak të të cilëve edhe bëhet bastisja. Natyrisht, bëhet fjalë për kriminelë që e kryejnë veprimtarinë e tyre pikërisht në objektin që do të bastiset. Menjëherë pas arrestimit bëhet bastisja sipërfaqësore (provizore ose e pjesshme). Gjithashtu, e konsiderojmë të domosdoshme legjitimimin dhe bastisjen e pjesshme të të gjithë personave të dyshimtë që gjenden në objektin e bllokuar. Është e mundur që në objekt të ketë edhe bashkë-kryes të veprës penale ose blerës droge, por edhe persona që kanë marrë përsipër fshehjes ose nxjerrjen e drogës nga objekti i bllokuar. Pasi nga objekti të largohen të gjithë personat e pranishëm, përveç kriminelëve të njohur dhe personave të dyshuar, mund të fillojë bastisja. Kjo bastisje kryhet sipas metodologjisë së bastisjes së banesës, siç është shpjeguar më sipër. 9.9. Bastisja e hapësirës së hapur Mjete të ndryshme të veprës penale, kufoma dhe pjesë të kufomave mund të fshehen duke i groposur në tokë, në zgavrat e trungjeve të drunjte, në shkurret e parkut, nën ulëset e parqeve e shëtitoreve, në shporta e kontejnerë të bërllokut, etj. Gjatë bastisjes së hapësirës së hapur ose hapësirës së lirë, duhet të veprohet në mënyrë të matur e të themeltë, duke shfrytëzuar qentë e stërvitur gjurmues, si edhe shufrat e çelikta për gërmimin ne tokës. Bastisja e hapësirës së hapur është veprimtari e shumëllojshme kriminalistike-taktike e gjurmimit të personave, kufomave ose gjërave të ndryshme. Ajo mund të jetë edhe pjesë përbërëse e veprimit inspektues, pjesë përbërëse e racist, bllokadës dhe mbikëqyrjes, por mund të jetë edhe veprim i pavarur hetues. Bastisja e hapësirës së hapur varet nga sipërfaqja, konfiguracioni dhe dallimeve të hapësirës që duhet të bastiset. Ajo mund të jetë hapësirë në fushë, det, lum, liqen, pyll, etj. Natyrisht, nga specifikat e secilës prej hapësirave që i përmendëm varet edhe metodika e bastisjes. Një prej faktorëve të rëndësishëm është sipërfaqja e hapësirës, prej të cilës varet numri i njerëzve që do të marrin pjesë në bastisje. Në qoftë se bëhet fjalë për hapësirë të madhe, bastisja do të jetë e vështirë, sepse mund të ndodh që ndonjë pjesë e saj të mos bastiset në mënyrë të themeltë. Për këtë arsye, është e domosdoshme që hapësira e madhe të ndahet në sektorë ose zona, në mënyrë që në tërësi të respektohet parimi i themelësisë, i cili është shumë i rëndësishme në këso rastesh. Por, kjo nuk do të thotë se sektorë

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

109

apo zonat e ndara duhet të kontrollohen në mënyrë rutinore, duke menduar se puna është kryer me vetë faktin se është bërë ndarja e sipërfaqes. Përkundrazi, e gjithë hapësira duhet të bastiset me vëmendje të njëjtë, në mënyrë profesionale e sistematike. Çdo sektor i bastisur duhet të shenjohet në mënyrë të dukshme, në mënyrë që të mos ndodh përsëritja e panevojshme e bastisjes së pjesëve të caktuara të hapësirës. Para bastisjes është e nevojshme të bëhet vëzhgimi i terrenit, në mënyrë që të vërehen indiciet eventuale të pranisë së mjeteve të veprës penale. Indicie mund të jenë gjurmët e shputave, gjurmët e rrotave, gërmimet, degët e thyera, mjetet e hedhura ose të harruara, etj. Vërejtja e gjurmëve dhe mjeteve të tilla mund të jetë me interes të madh për bastisjen e terrenit. Mënyra më e mirë e bastisjes së hapësirës së hapur është i ashtuquajturi “rreshti i shigjetarëve”. Kjo do të thotë se një numër më i madh policësh renditen në një distancë prej 2 deri në 5 metra. Duke respektuar parimin e themelësisë dhe këmbëngulësisë, ata e bëjnë bastisjen (apo më mirë të thuhet kontrollimin) e hapësirës së caktuar, me qëllim të gjetjes së mjeteve të veprës penale. Mendojmë se bastisjet e tilla duhet të bëhen me ndihmën e qenve të stërvitur zyrtarë dhe të mjeteve të caktuara teknike, siç janë shufrat metalike dhe lopatat. Në qoftë se në hapësirën e caktuar ka çfarëdo objektesh, ato bastisen sipas metodës së bastisjes së banesës dhe hapësirave tjera, për çka kemi bërë fjalë. Çdo veprim tjetër kryhet sipas rregullave të përgjithshme kriminalistike. KAPITULLI I TETE: KONFISKIMI I PËRKOHSHEM 1. Konfiskimi i përkohshëm i mjeteve Ky veprim hetimor përfshin konfiskimi apo marrjen e përkohshme të: 1) mjeteve që duhet të konfiskohen, sipas Kodit e Procedurës Penale, 2) mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale ose 3) mjeteve materiale të fituara me kryerjen e veprës penale. Në Kodin e Procedurës Penale nuk bëhet saktësimi i mjeteve konkrete, por mund të nxirret përfundimi se bëhet fjalë, para së gjithash, për gjëra të luajtshme, por nuk mund të përjashtohet as mundësia e konfiskimit të përkohshëm të mjeteve të paluajtshme. Kur bëhet fjalë për mjete të luajtshme, zbatimi i kësaj mase do të thotë kufizim i posedimit dhe ruajtje e veçantë e mjeteve, në bazë të vendimit gjyqësor. Marrja e përkohshme nënkupton marrjen e mjetit në kuptimin e ndërrimit të pronësisë dhe marrjen në kuptimin e mbajtjes ose ruajtjes në gjykatë, që do të thotë ndërrimin e gjendjes së pronësisë së pasurisë së paluajtshme dhe objekteve të ngjashme me to (p.sh. anija), duke përjashtuar qasjen e persona tjerë. Po ashtu, konfiskimi i përkohshëm nënkupton edhe marrjen e mjeteve që mund të shërbejnë për vërtetimin e fakteve në procedurën penale, për secilin që posedon mjete të tilla.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

110

Sipas dispozitave të KPP, de facto, mund të merren tri lloje të mjeteve. Këto janë mjetet që janë përdorur për kryerjen e veprës penale, mjetet që ishin destinuar për kryerjen e veprës penale dhe mjetet që janë shfaqur me kryerjen e veprës penale. Këtyre mund t’u shtohen edhe mjetet e fituara si shpërblim për kryerjen e veprës penale. Sipas dispozitës së Nenit 247, alineja 3 e KPP, personi që posedon mjete që mund të konfiskohen përkohësisht është i obliguar t’i dorëzojë ato në bazë të kërkesës së gjykatës. Gjykata lëshon kërkesë të tillë, në bazë të propozimit me shkrim të prokurorit publik. Në qoftë se personi që i posedon këto mjete nuk i dorëzon ato, mund të gjobitet me para, por edhe mund të arrestohet (në qoftë se edhe pas gjobitjes refuzon t’i dorëzojë mjetet e kërkuara nga gjykata). Arrestimi zgjat derisa në dorëzimin e mjeteve ose deri në përfundimin e procedurës penale, por jo më shumë se një muaj. Më tutje, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale (Neni 247, alineja 5), për mjetet e konfiskuara duhet të tregohet se ku janë gjetur dhe të jepet përshkrimi i tyre. Prej kësaj del përfundimi se për këtë veprim hetimor mbahet procesverbal sikur edhe për veprime tjera hetimore. Natyrisht, në qoftë se marrja e mjeteve është bërë gjatë bastisjes, atëherë këto mjete do të përshkruhen në procesverbalin e bastisjes së shtëpisë, banesës ose hapësirave tjera. Gjithashtu, në qoftë se është e domosdoshme, vërtetimi i identitetit të këtyre mjeteve do të sigurohet edhe në mënyrë tjetër. Këto bëhet fjalë për fotografimin e mjeteve pas gjetjes ose dorëzimit, pastaj paketimin e shenjimin e tyre, si edhe fotografimin pas paketimit. Më në fund, për mjetet e konfiskuara jepet vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm. Me që është pak e besueshme se mjetet do të dorëzohen vullnetarisht, mund të përfundohet se do të ishte e preferueshme që ky veprim të kryhet në kombinim me bastisjen. Natyrisht, kjo mund të bëhet në mënyrë efikase edhe në kombinim me inspektimit, racisë ose arrestimin, varësisht prej situatës konkrete. Atëherë nuk do të mund të mbetet dilema se ka personi i dyshuar mjete të tjera që nuk ka dashur t’i dorëzojë vullnetarisht. Me dispozita të KPP është parashikuar mundësia që, në raste të caktuara, policët të bëjnë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve edhe pa urdhëresë të gjykatës. P.sh., kjo mund të ndodhë me rastin e bastisjes pa mandat të gjykatës. Në nenin 248 të KPP janë parashikuar edhe mjetet që nuk mund të konfiskohen përkohësisht. Bëhet fjalë për këto mjete: 1) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe personave që, me dëshmitë e tyre, do të mund ta shkelnin detyrimin për mbrojtjen e sekretit zyrtar ose ushtarak, 2) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij mbi gjërat që i akuzuari ia ka besuar mbrojtësit, 3) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe të akuzuarit tjetër për të njëjtën veprës, derisa zhvillohet procedura penale, 4) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe bashkëshortit ose bashkëjetuesit (jashtë kurorës), 5) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe të afërmve të tij sipas linjës vertikale, të afërmeve

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

111

sipas vijës anësore deri në shkallën e tretë, edhe të afërmve sipas afrisë bashkëshortore deri në shkallën e dytë, 6) shënimet dhe shkresat e të akuzuarit me birësuesin (adaptuesin) ose të birësuarin e tij, 7) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe bariut të tij fetar (hoxhës ose priftit), 8) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe avokatit, këshilltarit, mjekut, punëtorit social ose psikologut lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kohën e kryerjes së profesionit të tij (të cilat ata janë të obliguar t’i ruajnë si sekrete profesionale), dhe 9) shënimet dhe shkresat midis të akuzuarit dhe gazetarit. Kufizimet e përmendura nuk zbatohen ndaj personave që mund të dëshmojnë (Neni 159, KPP) apo personave që nuk janë të obliguar të dëshmojnë dhe kanë refuzuar të dëshmojnë (Neni 160 KPP), në qoftë se të dyshuarit për nxitje, për bashkëpjesëmarrje, për pengim të drejtësisë, për marrjen ose blerjen e mallrave të vjedhura, për blerjen ose marrjen e mjeteve të fituara me vepër penale, blerjen ose marrjen e mjeteve që është dashur të shfrytëzuara për kryerjen e veprës penale apo kur burojnë nga vepra penale. 2. Procesverbali mbi konfiskimin e përkohshëm Në dispozitat e KPP është parashikuar që të tregohet se ku janë gjetur mjete e konfiskuara e të përshkruhen ato dhe, sipas nevojës, tregohet edhe mënyra e sigurimit të verifikimit të ngjashmërive të tyre. Megjithëse kjo nuk përcaktohet në mënyrë strikte, pa dyshim se mund të nxirret përfundimi se, me këtë qëndrim, ligjdhënësi ka parashikuar mbajtjen e procesverbalit mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve. Me dispozitat e KPP është parashikuar përmbajtja e procesverbalit që mbahet me rastin e zbatimit të masave hetimore të dëshmimit. Në këtë kuptim, procesverbali mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve duhet të përmbajë të dhënat se kush, kur dhe çfarë mjetesh ka dorëzuar, ku janë gjetur mjetet e konfiskuara përkohësisht, sipas cilës çështje penale dhe me çfarë qëllimi është bërë konfiskimi, përshkrimin e saktë të mjeteve të konfiskuara dhe, sipas nevojës, edhe autenticitetin e mjeteve të konfiskuara. Përshkrimi bëhet si në procesverbal ashtu edhe në vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm, i cili i jepet mbajtësit të tyre. Më tutje, përshkrimi duhet të jetë i atillë që, sipas nevojës, mund të shërbejë për identifikimin dhe eliminimin e mundësisë së ndërrimit me ndonjë mjet tjetër të ngjashëm dhe, së fundi, që mund të shërbejë si dëshmi, në qoftë se personi prej të cilit është marrë kërkon dëmshpërblim për dëmtimin apo humbjen eventuale të këtyre mjeteve. 3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm Nga shqyrtimet e deritashme buron se vërtetimi për konfiskimin e përkohshëm të mjeteve është dokument zyrtar që hartohet pas konfiskimit, i cili mund të shërbejë si dëshmi në procedurën penale. Siç kemi parë, mjetet

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

112

konfiskohen përkohësisht gjatë ndonjërit prej veprimeve hetimore, me ç‘rast hartohet edhe procesverbali mbi veprimet e ndërmarra. Është e rëndësishme të theksohet se në procesverbalin e veprimit hetimor (konfiskimit të përkohshëm të mjeteve, bastisjes, inspektimit) gjithmonë duhet të regjistrohet numri i vërtetimit për konfiskimin e përkohshëm të mjetit, sepse këto janë dokumente që plotësohen reciprokisht. Në procesverbalin e veprimit të caktuar dëshmues edhe vërtetimin për konfiskimin e përkohshëm të mjeteve duhet të shihen qartë gjurmët e lëvizjes së mjeteve të konfiskuara përkohësisht, si edhe te kush gjenden këto mjete momentalisht. Në KPP është rregulluar që për mjetet e konfiskuara të lëshohet vërtetim, por nuk flitet për formën dhe përmbajtjen e tij. Në mendojmë se në këtë rast duhet të veprohen në analogji me procesverbalin mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, prandaj vërtetimi duhet të hartohet në të njëjtën formë. Me që vërtetimi është gjithnjë dokument përcjellës i procesverbalit, konsiderojmë se ai nuk duhet t’i ketë të gjitha elementet e procesverbalit, pasi kjo nuk do të ishte e domosdoshme, por vetëm disa prej tyre. Siç kemi thënë, me rastin e bastisjes nuk hartohet procesverbali për konfiskimin e mjeteve, por procesverbali për bastisjen. Në këtë procesverbal regjistrohen dhe përshkruhen mjetet e gjetura dhe të konfiskuara përkohësisht. Edhe me konfiskimin e mjeteve veprohet në të njëjtën mënyrë, gjë që është e logjikshme. Në vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, i cili është dokument përcjellës i procesverbalit mbi bastisjen, me të vetmin dallim se një kopje e këtij vërtetimi (madje ajo origjinale) i dorëzohet personit të cilit i konfiskohen mjetet. Esenca e vërtetimit është mënyra e regjistrimit të mjeteve të konfiskuara përkohësisht. Këtu bëhet fjalë për individualizimin e plotë të secilit mjet të konfiskuar. Natyrisht, kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë të bëhet, sepse ndonjëherë është shumë vështirë të regjistrohen në mënyrë precize mjetet e konfiskuara. Mendojmë se paketimet origjinale të barërave droga nuk mund të konsiderohen apriori droga. Është e mundur që paketimet origjinale të kenë tableta të ngjashme me narkotikët, por nuk bëhet fjalë për narkotikë. Kriminelët me përvojë i mashtrojnë narkomanët fillestarë duke u shitur drogë të rrejshme. Nuk përjashtohet mundësia që, p.sh., në paketimin e morfinës të ketë heptanon, etj. Këtë e theksojmë duke pasur parasysh të gjitha truçet e kriminelëve. Në qoftë se, në këso rastesh, në vërtetim shkruhet se është konfiskuar një drogë e caktuar, p.sh. morfinë, kurse më vonë konstatohet se de bëhet fjalë për një drogë tjetër apo se nuk bëhet fjalë fare për drogë, mund të shfaqen probleme të ndryshme, si të natyrës juridike ashtu edhe të natyrës kriminalistike. Vërejtje e theksuara paraprakisht duhet të kuptohen si sugjerime që janë të domosdoshme me rastin e konfiskimit të dhunshëm të drogave dhe mjeteve tjera të lidhura me narko-kriminalitetin, përkatësisht me rastin e lëshimit të vërtetimit mbi konfiskimin e mjeteve në raste të tilla. Për këtë arsye, vërtetimi duhet të shkruhet në mënyrë të qartë e të saktë, duke evituar çfarëdo improvizimi ose konkluzioni. Mjetet që konfiskohen duhet të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

113

regjistrohen sipas gjendjes reale momentale, duke respektuar me përpikëri parimet e veprimit kriminalistik dhe juridik. Situata më delikate është kur në vërtetim regjistrohen materiet që konsiderohen droga. Në këso rastesh, siç është theksuar, kurrë nuk duhet të shkruhet se bëhet fjalë për drogë, por për një materie ose substancë e cila duket se drogë ose që dyshohet të jetë drogë. Pjesa më e rëndësishme e vërtetimit është pjesa e ashtuquajtur përshkruese, pra ajo pjesë në të cilën regjistrohen mjetet që konfiskohen. Para së gjithash, gjithë teksti duhet të jetë pa gabime. Në rast se është përmirësuar diçka, kjo duhet të tregohet qartë, në mënyrë që të mos shfaqet dyshimi në autenticitetin e tekstit dhe, rrjedhimisht, edhe në vërtetësinë e tij. Secili mjet i konfiskuar duhet të regjistrohet nën numrin e veçantë rendor. Për fat të keq, në disa vërtetime, mjetet konfiskuara evidentohen si droga (p.sh., “lloji kanabis”, “bari kanabis”, “marihuanë”, etj), disa vërtetime nuk janë të shkruara lexueshëm, kurse disa edhe janë të dëmtuara. Natyrisht, ky veprim është i parregullt, sepse konstatimi se a bëhet fjalë për droga dhe për cilat mund të bëhet vetëm pas ekspertizës. Materiet e substancat e konfiskuara patjetër duhet të përshkruhen dhe të maten. Prejudikimi i identitetit të materiales së konfiskuar përkohësisht është absolutisht i papranueshëm, sepse, në qoftë se ekspertiza e konstaton se kjo materie nuk është droga e caktuar apo nuk është fare drogë, mund të shfaqen pasoja të dëmshme. Situata më e vështirë paraqitet nëse, në ndërkohë, në bazë të vërtetimit në të cilin është konstatuar konfiskimi i drogës, kane filluar veprimet hetimore dhe janë kryer veprime të caktuara për dëshmimin e veprës penale ndaj personit të caktuar, por më vonë konstatohet se materia e konfiskuar nuk ka qenë drogë. Në qoftë se kjo është e vetmja dëshmi për veprimtarinë antiligjore ndaj personit të caktuar, është e paevitueshme ndërprerja e hetimeve. Parimisht, në vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm të mjeteve është thjeshtë të regjistrohen mjetet të cilat kanë etiketa, shenja ose numra, kurse është shumë delikat regjistrimi i materieve në gjendje të ngurtë ose të lëngshme, të cilat nuk kanë paketa origjinale, si dhe mjeteve pa kurrfarë shenjash. Pikërisht drogat bëjnë pjesë në mjete të tilla, prandaj ato duhet të regjistrohen në mënyrë të saktë në vërtetimin për konfiskimin e përkohshëm të mjeteve. Sipas mendimit tonë, pas konstatimit se bëhet fjalë për një materie apo substancë që dyshohet të jetë drogë (jo se bëhet fjalë për drogë), duhet të përshkruhen disa karakteristika të tyre. Në këto karakteristika bëjnë pjesë: sasia ose pesha (shpjegohet se a është matur dhe me çfarë peshorje), gjendja e materies (pluhur, kristalor, tabletë ose lëng), aroma (nëse ka), mënyra e paketimit (shenjat eventuale të paketimit), vendi ku është gjetur dhe mënyra e sigurimit (e paketuar dhe e shenjuar). Në janë konfiskuar më shumë mjete, atëherë midis numrave rendorë nuk duhet të lihet kurrfarë hapësire, përveç hapësirës së rëndomtë midis rreshtave të shkrimit. Lënia e hapësirës më të madhe mund të shfrytëzohet për regjistrin e mëvonshëm eventual dhe, ndonëse vërtetimi shkruhet në më

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

114

shumë kopje, kjo do të shkaktonte vështirësi rreth autenticitetit të tekstit të vërtetimit, si edhe identifikimit të mjeteve të konfiskuara. Pas regjistrimit të të gjitha mjeteve të konfiskuara, pra pas numrit të fundit rendor, duhet të shkruhet se vërtetimi mbyllet me numrin e caktuar, në mënyrë që të evitohet mundësia e falsifikimit. Në qoftë se të gjitha mjetet ose vetëm një pjesë e tyre është fiksuar me fotografim, atëherë është e nevojshme që kjo të konstatohet në vërtetim. Mendojmë se mjetet që konfiskohen përkohësisht duhet të fotografohen dhe të bëhet foto-dokumentacioni i cili do t’i shtohet vërtetimit. Sigurisht, kjo do të eliminojë çdo dilemë në rast të shfaqjes së dyshimit mbi identitetin e mjeteve te konfiskuara. Nënkuptohet se edhe në procesverbalin mbi veprimet e dëshmimit, me rastin e të cilave është bërë konfiskimi i përkohshëm, duhet të tregohet se a është bërë fotografimi i mjete të konfiskuara. Më në fund, vërtetimi nënshkruhet nga pronari ose mbajtësi i mjeteve dhe zyrtari që e bën konfiskimin. Konsiderojmë se vërtetimi duhet të nënshkruhet edhe nga dy dëshmitarë, sidomos kur bastisja kryhet në praninë e dëshmitarëve. Natyrisht, problemi shfaqet tek inspektimi, prandaj mendojmë se, në raste të caktuara, edhe veprimi i dëshmimit duhet të kryhet në praninë e dy dëshmitarëve, si për shkak të ligjshmërisë ashtu edhe për shkak të objektivitetit në punën e organeve shtetërore. KAPITULLI I NENTE: INSPEKTIMI DHE REKONSTRUKSIONI 1. Nocioni i inspektimit Në teorinë kriminalistike nuk ekziston një definicion i vetëm për inspektimit. Kjo nuk është për t'u habitur, pasi bëhet fjalë për një veprim hetimor kompleks, me përmbajtje shumë të komplikuara kriminalistike. Për disa teoricientë të kriminalistikës, sipas qëndrimeve të tyre, inspektimi është puna në vendin e veprës penale, gjegjësisht të vërejturit e drejtpërdrejt të organit inspektues, si edhe punët e caktuara jashtë vendit të veprës penale (inspektimi i njerëzve dhe gjërave). Disa të tjerë inspektimin e zgjerojnë edhe në disa veprime të tjera shoqëruese (por të pandashme nga inspektimi). Këto janë sigurimi i vendit të ngjarjes penale si dhe veprimet lidhur me mjetet dhe gjurmët e gjetura në vendin e veprës penale. Asnjëri prej këtyre qëndrimeve nuk është i gabueshëm, por mendojmë se ky i dyti meriton më shumë vëmendje, për shkak se e pasqyron inspektimin në tërësi, në të pesë fazat e tij. Nga këto vërejtje buron se inspektimi mund të definohet në mënyra të ndryshme. Në esencë, mund të thuhet se ekziston inspektimi në kuptimin e ngushtë (procesor) dhe në kuptimin e gjerë (procesor-kriminalistik). Natyrisht, kjo ndarje ka ekskluzivisht karakter teorik, derisa në praktikë kjo është një tërësi, e cila e ka formën, rrjedhën dhe përmbajtjen e saj.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

115

Duke theksuar se definimi i nocionit „inspektim“ një prej çështjeve të diskutueshme, të cilës ndonjëherë i qaset edhe me lehtësi, Vodineliqi konsideron se nocioni i pranueshëm i inspektimit duhet t'i përmbajë katër elemente: Këto elemente janë: (1) vërejtja shqisore e subjekti të inspektimit, bashkë me operacionet logjike ideore si tërësi të vërejtjeve shqisore dhe racionale; (2) shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe hulumtimi i objekteve materiale si mjete të inspektimit; (3) Njëkohshmëria e përmbajtjes së punës kriminalistike-procesore dhe (4) krijimi i versioneve. Më e rëndësishmja mbi të gjitha është se ky autor nuk është kufizuar vetëm në përcaktimin e elementeve që do të duhej të përmbante nocioni bashkëkohor i inspektimit, por, në bazë të kësaj, e ka përcaktuar edhe vetë nocionin. Ai thotë se inspektimi është sistem i rregulluar procesor i veprimeve kriminalistike-taktike e teknike, për kryerjen e të cilit, nëpërmjet të të vërejturit shqisor (të vërejturit e drejtpërdrejtë ose të vërejturit nëpërmjet shqisave „të zgjatura“) dhe nëpërmjet hulumtimit të objekteve materiale, me ndihmën e versioneve (në bazë të induksionit, deduksionit, abstraksionit, gjeneralizimit, komparacionit, analizës e sintezës) planifikohet dhe verifikohet paralelisht rrjedha e inspektimit, bëhet fiksimi i situatës së tërësishme në vendin e ngjarjes si sistem material-ideal (gjendjet, shenjat, tiparet e lidhjet reciproke dhe marrëdhëniet e informacioneve dëshmuese) në formë e vet origjinale të pandryshuar, për të sqaruar strukturën e ngjarjes penale. Siç shihet, bëhet fjalë për një definicion kompleks dhe shumë përmbajtjesor, i cili përmban të gjitha karakteristikat e këtij veprimi hetimor dhe, njëkohësisht, ndahet nga veprimet tjera hetimore, gjë që me definicionet tjera, kryesisht, nuk ndodh kështu. Me këtë definicion, në kuptimin teorik, sipas mendimit tonë, inspektimi përfundimisht është „veshur“ me petkun kriminalistik. Prej tij buron veprimtaria e organit inspektues në vendin e ngjarjes penale, pavarësisht se a është ai gjykatësi hetues, kryetari i këshillit të gjykatësve, prokurori publik apo policia. 2. Karakteristikat e inspektimit Sipas dispozitave të KPP (Neni 254), inspektimi në vendin e ngjarjes ndërmerret për të shqyrtuar dëshmitë e grumbulluara ose për të sqaruar faktet që janë të rëndësishme për procedurën penale. Inspektimi është veprim hetimor penalo-procesor, i cili zbatohet sipas metodologjisë kriminalistike. Ky veprim, para së gjithash, është penalo-procesor, sepse është i rregulluar me norma të KPP, ndërsa veprim hetimor është për më shumë arsye. E para, sipas KPP, inspektimi është veprim hetimor, por ka edhe funksion të theksuar hetimor. Më në fund, vështruar edhe nga aspekti kriminalistik, inspektimi është absolutisht në funksion të hetimit dhe dëshmimit. Kur themi se zbatohet sipas parimeve të kriminalistikës, mendojmë në mungesën e rregullave procesore, sepse në

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

116

KPP nuk tregohet se si kryhet inspektimi. Edhe në shkencën penalo-procesore ky veprim është i papërpunuar në këtë vështrim dhe thirret edhe në shkencën e kriminalistikës. Për këtë arsye, konsiderojmë se nuk është gabim të thuhet se inspektimi është veprim hetimor-kriminalistik me komponentë të theksuar hetimore. Madje, kjo i përgjigjet më së shumti gjendjes reale. Në normat ligjore është e dukshme se ekziston bazë formale-juridike për ndërmarrjen e inspektimit, në formë të urdhëresës së prokurorit publik apo gjykatësit. 3. Detyrat e inspektimit Ekzistojnë tri detyra globale të inspektimit: (1) gjetja, grumbullimi dhe sigurimi i informacioneve dëshmuese reale, në formë të gjetjeve objektive, (2) hulumtimi i informacioneve dëshmuese reale dhe informacioneve tjera të disponueshme me qëllim të sigurimit të njohurive mbi mënyrën e kryerjes së veprës penale, dhe (3) identifikimi i kryesit të veprës penale e të viktimës, nëse janë të panjohur, si edhe kapja e tyre, nëse janë të njohur. Detyrat e përmendura të inspektimit, si rregull, arrihet nëpërmjet: (a) kontrollit të vendin të ngjarjes në tërësi, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë, (b) kontrollit të objektit të sulmit dhe mjeteve tjera në vendin e ngjarjes, për të cilat besohet se kanë lidhje me kryerjen e veprës penale, (c) kontrollit të gjurmëve që kanë lidhje me veprën penale, (d) kontrollit të personave të dyshimtë, personave të dëmtuar dhe personave tjerë, dhe (e) shfrytëzimin e burimeve personale të informacionit, i cili nuk bën pjesë në kryerjen e inspektimit, por do të duhej të zhvillohej paralelisht me zbatimin e inspektimit, kur këto burime ekzistojnë, me qëllim të kontrollit të rezultatit të inspektimit. Në bazë të qëndrimit të paraqitur, mund të bëhet konkretizimi i disa detyrave të inspektimit, të cilat kanë të bëjnë me veprën penale, kryesin dhe dëshmitë me të cilat vepra mund t’i ngarkohet kryesit. Praktikisht, çdo inspektim do të duhej të planifikohej dhe realizohej në bazë të pyetjeve të arta të kriminalistikës: çka (ka ndodhur), ku (ka ndodhur), kur (ka ndodhur), si (ka ndodhur), me çka (është kryer), me kë (është kryer), kush ose çka (ka qenë objekt i sulmit), pse (është kryer) dhe kush (e ka kryer). Konsiderojmë se nga inspektimi nuk është gjithmonë e mundur që të merren përgjigje në të gjitha pyetjet, prandaj është e nevojshme që, me vërtetimin e përgjigjeve të mundshme, të krijohen parakushtet juridike dhe kriminalistike për hartimin e versioneve mbi kryesin eventual. Detyrë kryesore e inspektimit është që të japë përgjigje në pyetjen se a bëhet fjalë për vepër penale apo jo. Për këtë arsye, disa autorë theksojnë se inspektimi zhvillohet në vendin e ngjarjes kriminale apo penale dhe jo në vendin e veprës penale. Ky qëndrim nuk është i pabazë, nëse dihet se

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

117

ngjarja për të cilën kryhet inspektimi nuk do të thotë se është vepër penale, ndonëse është paraqitur si e tillë ose dukej e tillë, në shikim të parë. Nga pyetja e artë se çka ka ndodhur dhe nga inspektimi, në rastin konkret, mund të marrim përgjigje të ndryshme. Le të marrim si shembull një situatë kur është njoftuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes dhe organi i inspektimit e ka gjetur në vendin e ngjarjes kufomën. Nga pyetja se çka ka ndodhur mund të nxirren katër përgjigje të ndryshme: vrasje, vetëvrasje, aksident ose vdekje e natyrshme. Siç shihet, vetëm një prej këtyre përgjigjeve ka të bëjë me veprën penale. Mirëpo, në praktikë mund të paraqiten situata të ndryshme, prandaj duhet të kihet parasysh se mund të bëhet fjalë edhe për veprën penale të nxitjes së vetëvrasjes ose ndihmës në vetëvrasje. Edhe rasti i aksidentit duhet të vërtetohet, sepse mund të bëhet fjalë për pasojë të shkaktuar nga ndonjë vepër penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë. Natyrisht, përgjigja e vërtetë nuk mund të nxirret pa kryerjen e inspektimit dhe shqyrtimit të fakteve të gjetura, të cilat mund të japin ndonjëherë prej përgjigjeve të mundshme. Por, me këtë nuk është shteruar çështja deri në fund. Në qoftë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, është e nevojshme të vërtetohet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë, pra duhet të merret përgjigje mbi elementet e veprës penale dhe qenësinë e saj, siç është thënë në ndonjërën nga inkriminimet e përfshira në Kodin Penal. Këtu duhet të theksohet se vdekja e dhunshme nuk do të thotë se duhet të jetë ekskluzivisht produkt i veprës penale të vrasjes (së thjeshtë, të kualifikuar apo të privilegjuar), por edhe pasojë e lëndime të rënda trupore, pjesëmarrjes në rrahje, terrorizmit, marrjes peng, plaçkitjes apo dhunimit.. Detyrë tjetër e inspektimit është përcaktimi i vendit të veprës penale, me ç’ rast nxirret përgjigje në pyetjen e artë se ku ka ndodhur. Kjo detyrë ka rëndësi të veçantë nëse dihet se vendi i kryerjes së veprës penale është edhe kategori penale-juridike. Kodi Penal përcakton saktë se çka konsiderohet vend i kryerjes së veprës penale, me çka kanë lidhshmëri normat procesore mbi kompetencat e organeve shtetërore për veprim në rastin konkret. Vështruar nga aspekti kriminalistik, vërtetimi i vendit të kryerjes së veprës penale, para së gjithash, vendimit të veprimit të kryerjes, është e domosdoshme të gjendet për shkak të gjetjes së informacioneve dëshmuese reale. Të disa vepra penale, siç janë: vrasjet, lëndimet trupore, pjesëmarrjet në rrahje, vjedhja, plaçkitja, dhunimi, nxitja dhe detyrimi, zbatimi i kësaj detyrë të inspektimit ka rëndësi të veçantë, sepse ekziston mundësia e fshehjes së vendit të kryerjes së veprës penale. Nuk është e thënë që vepra penale të jetë kryer në vendin ku është gjetur kufoma apo dëshmia. Vepra penale e vrasjes, vjedhja, plaçkitja, dhunimi mund të kenë ndodhur në një vend tjetër. Dhunuesi mund ta ketë dërguar viktimën në një vend të fshehtë, të cilin personi i dhunuar nuk mund ta njohë. Situatat e tilla janë të mundura edhe te nxitja, ndërmjetësimi ose detyrimi për prostitucion. Në qoftë se do të niseshim gjithmonë nga gjasat se vend i veprimit të kryerjes së veprës penale është ekskluzivisht vendi që është paraqitur, atëherë shumë vepra penale do të mbeteshin të pandriçuara. Në qoftë se

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

118

organi inspektues nuk e shtron gjithmonë pyetjen se ku është kryer vepra penale, atëherë ekziston rreziku i konkluzioneve të gabueshme për çështje qenësore. Në qoftë se, p.sh., pas kryerjes së vrasjes kufoma është dërguar në një vend tjetër apo është hedhur në lum, i cili e ka bartur me kilometra larg, natyrisht që në vendin ku është gjetur kufoma nuk mund të gjenden gjurmë të veprimit të kryerjes së veprës penale. Po kështu, kjo mund ta shpie organin inspektues në drejtim të gabuar, sepse, duke e konsideruar vendin e kallëzimit të veprës penale si vend të kryerjes së saj, ekziston mundësia e dyshimit dhe fajësimit të personave të pafajshëm ose mundësia e gjurmimit dhe ndriçimit të lajthitur të veprës penale. Gjithsesi, një prej detyrave të inspektimit është edhe vërtetimi i kohës së kryerjes së veprës penale, pra kërkimi i përgjigjes në pyetjen e artë: ku ka ndodhur. Sikur edhe në rastin paraprak, këtu bëhet fjalë jo vetëm për kategorinë procesore dhe kriminalistike, por edhe për kategorinë penale-juridike. Shumë gjëra varen nga fakti se, gjatë inspektimit, a është vërtetuar koha e kryerjes së veprës penale. Nga kjo varet përcaktimi i përgjegjësisë penale, alibisë, vjetrimit të ndjekjes penale, vërtetimi se bëhet fjalë për kryes të moshës së mitur, të moshës madhore apo për fëmijë. Prandaj, detyrë e inspektimit është që të vërtetojë kohën e saktë të kohës së kryerjes së veprës penale (viti, muaji, dita, ora dhe minuta). Por, kjo nuk është e mundur të bëhet gjithmonë, për shkak se nuk ka informacione të mjaftueshme dëshmuese reale, të cilat do të ndihmonin saktësimin e kohës. Në këto raste vërtetohet intervali kohor i kryerjes së veprës penale, me kusht që gjatë procedurës penale të bëhen përpjekje që të saktësohet koha e kryerjes. Vështirësi lidhur me përcaktimin e kohës së kryerjes së veprës penale mund të shfaqen sidomos te deliktet pronësore e, deri diku, edhe të deliktet e gjakut, kur nuk ka pasur dëshmitarë të ngjarjes. Në qoftë se, përveç kësaj, kalon kohë e gjatë deri në zbulimin e të fajësuarit dhe kapjen e tij, në procedurën penale do të jetë vështirë që të përcaktohet intervali kohor i kryerjes së veprës penale. Detyrë e inspektimit është edhe vërtetimi mënyrës së kryerjes së veprës penale. Me marrjen e përgjigjes në pyetjen e artë: si ka ndodhur, krijohen mundësi për sukses në zbulimin e kryesit të veprës penale. Mënyra e kryerjes së veprës, pa dyshim, është indicie që shpie drejt kryesit të mundshëm, gjë që lehtëson rekonstruksionin identifikues ideor dhe krijimin e versioneve sa më reale. Te vrasjet, kjo ndihmon përcaktimin më të lehtë të shkaktarëve të vdekjes. Natyrisht, ndonjëherë ndodh edhe e kundërta. Meqë përcaktimi i mënyrës së kryerjes së vrasjes penale has në vështirësitë, atëherë vërtetimi i shkakut të vdekjes ndihmon përcaktimin e mënyrës së kryerjes së veprës. Kjo ndodh në situatat kur nëpërmjet lëndimeve të caktuara të kufomës kryesi synon të fshehë mënyrën e vërtetë të kryerjes, më qëllim që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar. P.sh., kryesi e ka bërë vrasjen me helmim e pastaj e ka therur kufomën me thikë ose e ka bërë vrasjen duke e goditur viktimën me ndonjë mjet të fortë e pastaj ndaj kufomës ka shtënë me armë zjarri. Ngjashëm mund të ndodhë edhe te deliktet pronësore. P.sh., plaçkitja e banesës është bërë duke e hapur me

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

119

çelës derën e hyrjes, është mbyllur prapë me çelës dhe, pas plaçkitjes, kryesi ka dalë nga banesa nëpër dritare, duke thyer xhamat, ashtu që të duket se ka hyrë në banesë nëpër dritaren e thyer nga jashtë. Në qoftë se gjatë kryerjes së inspektimit nuk i kushtohet kujdes i mjaftueshëm mënyrës së kryerjes së veprës penale, mund të ndodhë që hetimi dhe ndriçimi i veprës konkrete penale të çojë në drejtim të gabuar, siç ka për qëllim kryesi i vërtetë t veprës. Detyrë e inspektimit është edhe vërtetimit se më çfarë mjetesh është kryer vepra penale dhe t’i gjejë ato. Kështu kërkohet përgjigja në pyetjen e artë: me çka është kryer. Me gjetjen e mjete të kryerjes, përveç tjerash, ndihmohet sqarimi i dilemave eventuale për mënyrën e kryerjes së veprës. Detyrë tjetër e inspektimit është vërtetimi se a është kryer vepra penale nga një apo nga më shumë persona, gjë që bëhet me marrjen e përgjigjes në pyetjen e artë: me kë është kryer. Kjo detyrë është e rëndësishme për shumë arsye. Nga aspekti penalo-juridik, vërtetohet se a ka pasur apo nuk ka pasur bashkëpjesëmarrje në kryerjen e veprës. Edhe nga aspekti penalo-procesor kjo detyrë e inspektimit është shumë e rëndësishme. Nëse ndonjëri nga bashkëpjesëmarrësit në kryerjen e veprës është i mitur apo fëmijë bën që procedura penale të ketë specifika të caktuara. Kështu ndodh edhe nëse ndonjëri prej bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës është shtetas i huaj, sepse, në këtë rast, mund të aplikohet instituti i ndihmës juridike ndërkombëtare. Natyrisht, edhe nga aspekti kriminalistik nuk është krejt njësoj se vepra është kryer nga një apo nga më shumë persona. Me rekonstruksionin ideor të ngjarjes mund të krijohen versione mbi rolin e vërtetë të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës, gjë që do të rezultojë me gjetjen e informacioneve adekuate dëshmuese. Kështu mund të vërtetohet se si kanë hyrë personat bashkëpjesëmarrës në zonën e dënueshme, p.sh. si ndihmës apo si bashkëpjesëmarrës. Sipas metodologjisë kriminalistike, detyrë e inspektimit është identifikimi i objektit të sulmit apo kërkimi i përgjigjes në pyetjen: ndaj kujt ose ndaj ç’ gjëje është kryer. Duhet të thuhet se, shpesh, qysh në fillim është e qartë se për çfarë objekti të sulmit është fjala. Por, ndonjëherë, duhet të vërtetohet kjo, siç është, p/sh., vërtetimi i viktimës së veprës penale të vrasjes. Detyrë e inspektimit është që të nxjerrë përgjigje bë pyetjen e artë: pse është kryer vepra penale. Te disa vepra është më lehtë të gjendet përgjigja në këtë pyetje, ndërsa te disa të tjera është edhe e pamundur. Në kërkimin e përgjigjes në këtë pyetje mund të kontribuojnë dëshmitarët okularë që janë takuar në vendin e ngjarjes, viktima, profesionistët dhe ekspertët. Përgjigjen në këtë pyetje e bëjnë të vështira rastet kur motivi është i shtirur. Së fundi, detyrë e inspektimit është kërkimi i përgjigjes në pyetjen e artë: kush është kryesi i veprës penale. Nganjëherë është lehtë të nxirret përgjigja në këtë pyetje, p.sh. në rastet kur kryesi kapet në vendin e kryerjes, në rastet kur kryesi dorëzohet vetë por, edhe në rastet që identiteti i kryesit është vërtetuar, ndonëse ai gjendet në arrati.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

120

Nga elaborimi i detyrave të inspektimit mund të përfundohet se thelbi i metodikës së inspektimit, në fakt, është zbulimi dhe fiksimi i informacioneve dëshmuese. Në këtë përfundim vjen edhe Modly, i cili thekson se “në praktikë, bartës të këtyre informacioneve janë gjurmët dhe mjetet e realitetit objektiv, si sinjale të llojit të vet, të cilat janë shfaqur gjatë kryerjes së veprës penale. Gjatë inspektimit, këto sinjale, si fenomene të manifestuara objektivisht në realitetin objektiv duhet të nxisin reaksionin në formë të njohurive që do afrojnë me veprën penale. Me këtë autor pajtohemi në tërësi sa i përket konstatimit se cilësia dhe sasia e materialit dëshmues varet më së shumti nga vendi i inspektimit adekuat, si edhe nga koha e kryerjes së inspektimit. 4. Organi i inspektimit Inspektimi e bën gjykatësi hetues, kryetari i këshillit, prokurori publik ose policia (Neni 254, alineja 2, KPP). Ndonëse në ligj nuk është përcaktuar qartë, mendojmë se organit inspektues duhet t’i ndihmojnë profesionistët, para së gjithash specialistët e kriminalistikës. Kështu, gjykatësi apo prokurori nuk mund t’i kenë të gjitha shkathtësitë e nevojshme për kryerjen e inspektimit. Prandaj, është e logjikshme që personat profesionistë të ndihmojnë në gjetjen, sigurimin ose përshkrimin e gjurmëve, të bëjnë matjet e nevojshme dhe incizimet, të bëjnë skicat dhe dokumentacionin fotografik ose të grumbullojnë të dhënat tjera. Në erën e sotme të krimit të organizuar, inspektimi përbën një tërësi veprimesh hetimore komplekse e delikate, të cilat mund t’i kryejë vetëm një ekip i aftësuar mirë dhe i pajisur mirë me mjete teknike. Teoria kriminalistike, si edhe ajo procesore, vlerësojnë se teknikët e kriminalistikës dhe specialistët e kriminalistikës kanë një rol të rëndësishëm te disa delikte. Madje edhe nga aspekti i teorisë procesore, mund të nxirret përfundimi se roli i profesionistëve të kriminalistikës nuk mund të barazohet me rolin e personave tjerë që mund të angazhohen në kryerjen e inspektimit. 5. Tekniku kriminalistik si person profesionist Mendojmë se tekniku i kriminalistikës është person profesional, pa praninë e të cilit është vështirë të mendohet kryerja e inspektimit. Për këtë arsye edhe e kemi veçuar nga personat tjerë profesionistë. Pos tij, vend i rëndësishëm i takon policisë së specializuar për hetimin e dekolteve të caktuara. Për gjetjen dhe sigurimin e gjurmëve të veprës penale është e nevojshme dhe një njohje solide teknike, të cilën nuk e kanë gjykatësit dhe prokurorët. Për këtë arse, gjatë inspektimit, gjykatësit dhe prokurorët është e nevojshme të shërbehen me dijen, shkathtësinë dhe mjetet teknike që disponojnë teknikët e kriminalistikës. Nga kjo pikëpamje mund të përfundohet se nevoja për praninë e teknikut të kriminalistikës në kryerjen e inspektimit është e pashmangshme.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

121

Siç vëren me të drejtë Modly, disa forma të ndihmës profesionale janë estabilishuar tashmë në praktikë dhe, shfaqen shpesh në formë të ndihmës kriminalistike-teknike, para së gjithash në fushën e traseologjisë. Këtu, para së gjithash, bëhet fjalë për gjetjen, fiksimin, interpretimin dhe dorëzimin e gjurmëve dhe fakteve, si edhe fiksimin e gjendjes në vendin e ngjarjes penale. Por, hiç më pak të rëndësishme nuk janë as fushat e taktikës kriminalistike dhe metodikës. Kjo manifestohet gjatë planifikimit të inspektimit, metodologjisë së zbatimit, sigurimit të vendit të ngjarjes penale, bllokimit të hapësirës së caktuar, identifikimit dhe sigurimit të dëshmitarëve okularë dhe dëshmitarëve të mundshëm, ndjekjes së të dyshuarit që është arratisur pas kryerjes së veprës penale, pastaj planifikimit të veprimeve tjera kriminalistike dhe penalo-procesore, të cilat janë të domosdoshme për ndriçimin e veprës penale konkrete. Në teori, gjithashtu, theksohet se çdo inspektim, përveç karakteristikave të përgjithshme, ka edhe karakteristika të veçanta, të cilat, sipas rregullit, janë lëndë e hulumtimeve kriminalistike. Pa marrë parasysh kur bëhet inspektimi, është e nevojshme që ai t’u përmbahet dispozitave të KPP dhe rregullave përkatëse të taktikës, teknikës dhe metodikës kriminalistike. Roli i kriminalistikës taktike gjatë kryerjes së inspektimit është shumë i rëndësishëm. Ajo merret ne verifikimin e informacioneve mbi veprën penale, organizimin dhe funksionimin e organit inspektues, planifikimin e inspektimit, sigurimin e vendit të inspektimit, grumbullimin e njoftimeve mbi veprën konkrete dhe mbi pjesëmarrësit. Pikërisht kjo degë e kriminalistikës merret edhe me përpunimin e normave procesore, në kuptimin e vendit dhe mënyrës së kryerjes së inspektimit, si edhe të përmbajtjes së procesverbalit të inspektimit, gjë që nuk e bën madje as e drejta penale procesore. 6. Inspektimi dhe ekspertët Në KPP është parashikuar që në inspektim mund të thirret edhe eksperti, në qoftë se prania e tij do të jetë me interes (Neni 254, alineja 7). Në këtë dispozitë ligjore mund të vërehet menjëherë dallimi midis ekspertit dhe personave profesionistë gjatë kryerjes së inspektimit. Dallimi themelor është se pjesëmarrja e ekspertit në kryerjen e inspektimit nuk është e lidhur me ofrimin e ndihmës për organin inspektues, gjë që është obligim për personat profesionistë. Duke parasysh statusin juridik, ku eksperti është burim i dëshmive, është e logjikshme që eksperti të jetë ndihmës i gjykatës. Këtu bëhet fjalë për grumbullimin e të dhënave të domosdoshme për marrjen e mendimeve dhe konstatimeve të ekspertit mbi veprën penale konkrete, për shkak të së cilës bëhet inspektimi. Nevoja e ekspertizës gjatë inspektimit duhet të vështrohet njësoj me urgjencën e veprimeve. Kjo do të thotë se ekspertiza e mëvonshme nuk do të mund të kryhej fare ose do të kryhej me vështirësi të mëdha. Ekspertiza e vonuar mund të ketë për pasojë paqartësi të madhe sa i përket rezultateve.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

122

Gjatë inspektimit, ekspertiza ndërmerret kryesisht kur bëhet fjalë për delikte komunikacioni, për zjarre, gjëra të djegura, shpërthime, aksidente të minierave dhe përdorim të armëve të zjarrit. Kur bëhet fjalë për deliktet e gjakut, konsiderojmë se mjeku ligjor mund ta ketë rolin e personit profesionist dhe të ekspertit. Më poshtë do të ndalemi në pjesëmarrjen e ekspertit në inspektimin e aksidenteve të komunikacionit, zjarreve, gjërave të djegura dhe shpërthimeve. Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mjekut të forenzikës në inspektim, duhet të theksohet se këtë rol nuk mund ta kryejnë mjekët e praktikës së përgjithshme. Në situatë lufte, çfarë ka ndodhur në këto hapësira para pak vitesh, ka pasur raste që rolin e forenzistëve e kanë luajtur mjekët e praktikës së përgjithshme, por kjo ka qenë një situatë e jashtëzakonshme. Në praktikën e kohës së paqes këtë mund ta bëjnë ekskluzivisht mjekët që janë specialistë të mjekësisë forenzike. Në raste të aksidenteve të komunikacionit që kanë pasojë vdekjen apo lëndimet trupore, është e domosdoshme që në inspektim të marrë pjesë edhe eksperti i mjekësisë ligjore. Në këso rastesh, gjetja, shpjegimi i drejtë dhe vlerësimi i dëshmive mjekësore-kriminalistike shprehin ngjarjet mekanike të aksidenteve të komunikacionit dhe renditjen e tyre në të gjitha fazat. Për më tepër, në rastet me pasojë vdekjen dhe arratisjen e vozitësit, kur nuk ka pasur dëshmitarë apo ata kanë qenë në amnezi, pjesëmarrja e ekspertit të mjekësisë ligjore në inspektim është e vetmja mënyrë për vërtetimin e gjendjes faktike. Në këtë punim flitet mjaft për rolin e teknikut të kriminalistikës, si person profesionist, në kryerjen e inspektimit. Por, tekniku i kriminalistikës dallon nga eksperti i fushës së kriminalistikës teknike. Në praktikë hasen këto ekspertiza kriminalistike-teknike, për të cilat është e nevojshme të përgatitet materiale qysh gjatë kryerjes së inspektimit: - përcaktimi i mekanizmave të shfaqjes së gjurmëve dhe përcaktimi i

dinamikës së aksidentit të komunikacionit sipas gjurmëve dhe mjeteve të aksidentit;

- ekspertiza e mjeteve të ndryshme të gjetura në vendin e ngjarjes dhe i ngjyrave, llaqeve, karburanteve dhe vajit;

- ekspertiza e flokëve dhe indeve; - identifikimi sipas gjurmëve të rribave në vendin e ngjarjes dhe në

automjete; - identifikimi i automjeteve ose pjesëve të automjeteve, sipas gjurmëve

dhe mjeteve tjera në vendin e ngjarjes; - identifikimi i pjesëmarrësve të aksidentuar në aksidentin e

komunikacionit; - identifikimi i vozitësit dhe pjesëmarrësve tjerë në aksidentin e

komunikacionit, sipas shenjave të gishtërinjve dhe shputave të këmbëve;

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

123

Së fundi, orientimi i drejtë i punës së ekspertëve nënkupton se organi që bën inspektimin duhet të ketë njohuri përkatëse të materies. 7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor Më sipër u trajtua aspekti penalo-procesor i inspektimit, kurse tash po trajtojmë vetëm dispozitat që kanë të bëjnë në inspektimin para inicimit të procedurës penale, gjegjësisht hetimeve. Me qenë se policia është e barabartë me organet tjera inspektuese, detyrë primare shtrohet aspekti kriminalistik i inspektimit, pa marrë parasysh se ai udhëhiqet nga prokurori, nga gjykatësi apo nga polici, sidomos për shkak se inspektimet e tilla janë të shumta dhe të lidhura me akt të freskët apo me situatë menjëherë pas ndodhjes së deliktit. Prej kësaj del se inspektimi, si veprim urgjent hetimor, bëhet në rastet kur ai kryhet para inicimit të procedurës penale (fillimit të hetimeve) dhe se funksionin e organit inspektues e ka policia. Duke pasur parash natyrën e ngjarjeve penale, të cilat imponojnë ndërmarrjen e veprimeve urgjente, përmbajtjet kriminalistike duhet të jenë të njëjta me rastet kur organ inspektues është prokurori apo gjykatësi. Në teorinë kriminalistike procesore është përqafuar qëndrimi mbi veprimet e inspektimit. Nuk është e rastit që numri më i madh i inspektimeve kryhet pikërisht para fillimit të hetimeve, për shkak të rrezikut nga zhagitja. Ka arsye të shumta për këtë, por më e rëndësishmja është që situata në vendin e ngjarjes të gjendet sa më besnike me situatën menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Në vendin e ngjarjes mund të gjenden gjurmë dhe mjete të ndryshme, të cilat tregojnë për veprën penale, kryesit, viktimat dhe dëshmitarët. Këtu është shumë i rëndësishëm faktori kohor. Pa së gjithash, kryesit e veprave penale, sidomos profesionistët dhe specialistët, përpiqen të lënë sa më pak gjurmë në vendin e ngjarjes, kurse ato që mbesin në vendin e ngjarjes, sipas mundësisë, i heqin ose i shkatërrojnë. Kështu veprojnë edhe me mjetet e veprës penale. Ndryshimi i gjurmëve dhe mjeteve mund të bëhet për shkak të ndikimeve të faktorëve të jashtëm, me veprimin e qëllimshëm apo të paqëllimshëm të njerëzve, të kafshëve, insekteve dhe mikroorganizmave, si edhe me veprimin e fenomeneve atmosferike, siç janë: shiu, bora, mjegulla ose dielli. Gjithashtu, me kalimin e kohës shfaqen ndryshime në vetë strukturën e materies, të cilat ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjurmëve dhe mjeteve. Vetë kryesit e veprës penale përpiqen që sa më parë të largohen nga vendi i ngjarjes, në mënyrë që të shpëtojnë nga arrestimi. Më në fund, vonesa e ndihmës për viktimën e veprës penale mund të ketë pasoja katastrofave. Këtu mund të shtohet edhe problemi i ndërprerjes së komunikacionit nga aksidenti, i cili ka për pasojë rrezikimin e sigurisë së komunikacionit dhe dëme ekonomike.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

124

Në trajtimet paraprake fshehet edhe arsyeja kryesore që ka bërë që ligjdhënësi të vendosë për verifikimin e kryerjes së inspektimit dhe policisë. Pikërisht policia është e përgatitur në aspektin organizativ dhe funksional që të dalë shpejt në cilindo vend, për dallim nga prokurori ose gjykatësi, të cilët nuk kanë mundësi të tilla organizative e funksionale. Natyrisht, teorikisht është e mundur që as policia, sidomos në qytetet e mëdha, të mos arrijë t’i përmbushë të gjitha nevojat për inspektim. Fakti se në të njëjtën kohë mund të paraqitet nevoja për kryerjen e inspektimit e bën të pamundur efikasitetin në të gjitha rastet. Kjo ka të bëjë sidomos me prokurorin ose gjykatësin, të cilët nuk mund të dalin në një vend tjetër të ngjarjes, në kohën që janë duke kryer inspektimin e filluar në një vend të paraqitur më parë. Nevoja për inspektim urgjent mund të dalë nga kushtet atmosferike (shiut, borës ose erës), në rastet kur ekziston mundësia që të dëmtohen ose asgjësohen gjurmët dhe mjetet e veprës penale në vendin e ngjarjes. Megjithatë, mundësia e veprimit efikas është gjithmonë në anën e policisë, prandaj pikëpamja e ligjdhënësit lidhur me këtë çështjes është e drejtë. 7.1. Aspekti kriminalistik Ky nëntitull nënkupton elaborimin e tërësishëm kriminalistik të inspektimit si veprim urgjent penalo-procesor, duke filluar nga momenti i njoftimit për veprën penale dhe sigurimit të vendit të ngjarjes e deri te rrjedha e tërësishme e inspektimit dhe hartimi i procesverbalit. Praktikisht, veprimi kriminalistik do të trajtohet pikërisht sipas rrjedhës së ngjarjes penale. Qëllim i këtij libri është që në mënyrë besnike të pasqyrojë praktikën kriminalistike, duke respektuar kornizën ligjore të veprimit. Parimet e kriminalistikës në lidhje me inspektimin Fryt i praktikës kriminalistike personale shumëvjeçare është edhe njohuria se nuk ekziston formulë universale për zgjidhjen e cilëso vepër penale. As veprat penale të njëjta nuk mund të hetohen dhe të ndriçohen sipas një metodologjie plotësisht të njëjta, për shkak të specifikave, të cilat, ndonjëherë, janë vendimtare për ndriçim. Kjo lidhet me elementet e veçanta të qenësisë së veprës penale, të cilat e bëjnë të ndryshme e të veçantë secilën vepër penale, p.sh. tregtinë ilegale të drogës, miton e korrupsionin, gjenocidin, etj. Natyrisht, kjo nuk është njohuria e parë e këtij lloji, por është vënë re se në teorinë kriminalistike kjo nuk elaborohet sa duhet. Ndoshta, diçka e tillë nënkuptohet, por kjo nuk është arsye që të trajtohet aq pak. Pra, nuk ekzistojnë kurrfarë rregullash të përhershme, të cilat do të vlenin për secilin rast, që do të shpinin te suksesi. Por, ekziston diçka tjetër e këto janë parimet kriminalistike. Këto parime, të cilat nisen nga marrëdhëniet reciproke të të përgjithshmes dhe të veçantës zbatohen pothuaj në punën e tërësishme kriminalistike, ashtu që parimet e

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

125

përgjithshme dhe themelore mund të zbatohen gati në punën e tërësishme kriminalistike, kurse u përshtaten sidomos disa instituteve kriminalistike. Autorët e teorisë kriminalistike pajtohet plotësisht për parimet themelore të të drejtës penale procesore dhe parimet themelore të kriminalistikës, ndërsa kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me parimet tjera. Sipas disa autorëve, parimet tjera më shumë u janë përshtatur instituteve të caktuara, si p.sh., inspektimit, bastisjes etj., të cilat e përbëjnë bashkërisht një platformë të sistemuar penalo-juridike për asgjësimin e kriminalitetit. Këto parime mund të ndahen në parime themelore, parime të përgjithshme dhe parime të veçanta, të cilat lidhen me detyrat, rrjedhën dhe disa institute dhe nocione të caktuara të procedurës penale. Në mënyrë analogjike më këtë është i mundur edhe klasifikimi i parimeve kriminalistike, siç kanë bërë disa autorë. Përveç kësaj, është e rëndësishme të thuhet se parimet kriminalistike plotësohet reciprokisht, që do të thotë se ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Nëse e vështrojmë interaksionin midis të drejtës penale procesore dhe kriminalistikës në asgjësimin e kriminalitetit, do të vërejmë se këto dy shkenca përbëjnë një tërësi organike, në aspektin teorik dhe praktik. Atëherë është e logjikshme që edhe parimet themelore të tyre të plotësohen reciprokisht. Pra edhe procesualistët edhe kriminalistët i respektojnë njëkohësisht parimet e të dy shkencave. Ekzistojnë gjithsej 16 parime kriminalistike. Këto janë: parimi i ligjshmërisë, parimi i së vërtetës materiale, parimi i objektivitetit, parimi i operativitetit dhe shpejtësisë, parimi i planifikimit metodik e taktik, parimi i themelësisë e këmbëngulësisë, parimi i koordinimit e bashkëpunimit, parimi i udhëheqjes së njësuar, parimi i fshehtësisë, parimi i ekonomizimit, parimi i preventivës, parimi i profesionalizmit dhe specializimit, parimi i etikës, parimi i maturisë, parimi i lirisë tekniko-taktike gjatë udhëheqjes së procedurës dhe parimi i qasjes kritike ndaj procedurës (parimi skeptik). Në këtë pjesë të librit nuk do të flasim për parimet tjera kriminalistike, përveç parimit të themelësisë dhe këmbëngulësisë, i cili, sipas mendimit tonë, është një prej parimeve themelore të inspektimit. Parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë Ky parim vjen në shprehje sidomos ma rastin e kryerjes së inspektimit në vendin e ngjarjes penale, ku është e nevojshme të aplikohet dija dhe përpjekje e madhe për të gjetur dhe për të përpunuar gjurmët relevante të ngjarjes penale konkrete. Përveç tjerash, kjo nënkupton edhe punë të durueshme dhe afatgjatë në vendin e ngjarjes. Është vështirë të mendohet që kryerja e inspektimit të bëhet shpejt, pa marrë parasysh se për çfarë vepre penale bëhet fjalë. Kur bëhet fjalë për inspektimin, parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë ka lidhje të drejtpërdrejt me parimin e operativitetit, shpejtësisë si edhe planifikimit e metodikës. Me fjalë tjera, kjo

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

126

nënkupton përmbushjen paraprake të parimeve të përmendura, sepse, në të kundërtën, as themelësia dhe as këmbëngulësia nuk do të jenë në funksion të plotë. Dalja e organizuar me plan dhe e shpejtë në vendin e ngjarjes penale është parakushti kryesor për zbatimin e parimit të themelësisë dhe këmbëngulësisë, që i kontribuojnë kontinuitetit të punës kriminalistike dhe penalo-procesore, i cili është i domosdoshëm për zbulimin, gjurmimin dhe ndriçimin efikas të ngjarjes penale. Parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë duhet ta inspirojë organin inspektues, në mënyrë që me aktivitetin e vet të krijojë kushte për fillimin e procedurës penale lidhur me ngjarjen penale konkrete dhe për marrjen e shpejtë të vendimit të gjykatës apo për ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, në qoftë se në vendin e ngjarjes nuk gjenden elemente të veprës penale. Në teorinë e kriminalistikës ekziston pajtueshmëri e plotë lidhur me pikëpamjen se vetëm me punë me themel dhe këmbëngulëse mund të ndriçohen veprat penale më delikate, kur shkalla e paqartësisë është e lartë, në aspektin e mënyrave dhe mjeteve të kryerjes të veprës penale, si edhe në aspektin e bashkëpjesëmarrjes eventuale. Kjo ka të bëjë me rastet kur në vendin e ngjarjes nuk gjenden mjete apo të dëshmi adekuate të veprës penale. Për ndriçimin e rasteve të tilla, shpesh është e domosdoshme një punë afatgjatë penalo-procesore, të cilën duhet ta karakterizojë pikërisht ky parim. Me rënësi të veçantë është të theksohet se me kujdes të njëjtë duhet t’u qasemi të gjitha fakteve, si atyre që janë evidente, ashtu edhe atyre që në shikim të parë duken të vogla e të parëndësishme, sepse mund të ndodhë që pikërisht faktet që në të parë duken të parëndësishme të jenë dëshmi kyçe të veprës penale konkrete. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë ndriçimit të veprave të rënda penale të krimit të organizuar. Kriminelët profesionistë e të specializuar i kushtojnë rëndësi të madhe gjurmëve, kështu që rrallë ndodh që në vendin e kryerjes së veprës penale të mbeten gjurmë të shumta, sidomos të dëshmive kyçe të veprës penale. Në këso rastesh, zakonisht, vendin e ngjarjes gjenden gjurmë të pakta ose mikrogjurmë. Rregull i pashkruar i kriminalistikës është që kriminelët “e mëdhenj” të zbulohen nga “imtësitë”, pra dëshmitë që në shikim të parë mund të duken të parëndësishme. 7.1.1. Veprimi i kujdestarisë operative Kujdestaria operative është nervi qendror i secilit organ policor. Secili pjesëtar i këtij trupi është zbatues i drejtpërdrejt i detyrave operative të kujdestarisë. Prandaj, veprimi i kujdestarisë operative është një prej segmenteve më të rëndësishme që ndikon në efikasitetin e inspektimit. Në qoftë se kujdestaria e kryen punën e vet në mënyrë profesionale dhe në pajtim më parimet e operativitetit, shpejtësisë dhe metodikës, krijohen të gjitha parakushtet që rezultati final i inspektimit të jetë pozitiv. Në të kundërtën, në qoftë se kujdestaria operative nuk do ta kryejë si duhet punën e vet, rrjedha e mëvonshme vështirë se mund të përmirësonte lëshimet e bëra.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

127

Gjithsesi, inspektimi është një prej veprimeve ku shërbimi i kujdestarisë operative ka rol të pazëvendësueshëm. Në këtë rast, veprimtaria e kujdestarisë operative ka të bëjë me pranimin e informacioneve mbi ngjarjen penale, gjë që përbën kallëzimin penal të qytetarëve, me vërtetimin e kallëzimit të veprës penale, me organizimin e sigurimit të vendit të ngjarjes penale, si edhe me njoftimin e prokurorit, gjykatësit ose policit kompetent për ngjarjen penale. Pranimi kallëzimit penal Ndonëse në teorinë kriminalistike nuk thuhet shprehimisht, mendojmë se veprimi i qytetarëve me rastin e kallëzimit të ngjarjes penale është në fakt kallëzim penal, i cili i dorëzohet policisë. Kjo del edhe nga predispozitat e KPP dhe teorisë penalo-juridike. Natyrisht, as teoria kriminalistike nuk konteston asnjë nga kallëzimi penal, por nuk i vendos ato në kontekst konkret me njohuritë për veprën penale, para kryerjes së inspektimit. Kallëzimi i veprës ose ngjarjes penale, më së shpeshti, bëhet nga të dëmtuarit ose dëshmitarët, por ndonjëherë bëhet edhe nga personat që kanë marrë vesh në mënyrë të drejtpërdrejt për ngjarjen e caktuar. Natyrisht, kallëzues i ngjarjes penale ndodh të jenë edhe policët apo zyrtarët e organeve tjera, por ka raste që kallëzimin e ngjarjes penale në polici ka bëjnë edhe vet kryesit re veprave penale. Praktika kriminalistike dëshmon se procedura e kallëzimit të veprës penale mund të bëhet me kontaktin e drejtpërdrejt të kallëzuesit dhe kujdestarit të operativës ose drejtpërdrejt me telefon. Më i preferuar do të ishte kallëzimi me kontakt të drejtpërdrejt me kujdestarin e operativës, por kjo varet nga kallëzuesi. Kallëzimi i veprës penale në mënyrë të drejtpërdrejt nënkupton kontaktin e kallëzuesit me kujdestarin e operativës, i cili harton procesverbalin e kallëzimit. Së pari, kujdestari identifikon kallëzuesin e pastaj, në procesverbal, e konstaton kallëzimin e tij. Pas deklaratës së lirë të kallëzuesit, në rast nevoje, kujdestari i shtron kallëzuesit pyetje shtesë, në mënyrë që të marrë informacione mbi të gjitha elementet e ngjarjes që paralajmëron, sepse kallëzuesi mund t’i vlerësojë të rëndësishme disa elemente që i di. Në qoftë se është e mundur, duhet të thuhet se çfarë vepre kallëzohet (megjithëse kjo nuk do të thotë se duhet të jetë e saktë nga aspekti juridik, sepse qytetarët nuk është e thënë t’i dinë kualifikimet e veprave sipas kodit penal), cilat janë elementet e saj (sidomos vendi dhe koha e kryerjes), si ka marrë vesh kallëzuesi për kryerjen e veprës (në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë) dhe kur ka marrë vesh për kryerjen e veprës. Në qoftë se ka informacione mbi kryesin e mundshëm, edhe kjo futet në procesverbal. Në procesverbal duhet të jepen edhe informacionet mbi mjetet dhe gjurmët e ngjarjes, si edhe mbi dëshmitarët eventualë të ngjarjes që kallëzohet. Pas përfundimit të bisedës, kujdestari i operativës ia bën të ditur kallëzuesit të ngjarjes penale se, në rast nevoje, mund të thirret

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

128

për të sqaruar ndonjë prej elementeve të ngjarjes, pas kryerjes së inspektimit. Në qoftë se kallëzimi bëhet me telefon, veprimi i kujdestarit të operativës duhet të jetë i njëjti, në qoftë se kjo është e mundur. Pra, së pari duhet të bëhet identifikimi i kallëzuesit. Kjo nuk mund të bëhet gjithnjë, në qoftë se kallëzuesi nuk dëshiron të identifikohet. Por, kujdestari i operativës duhet së paku të regjistrojë numrin e telefonit nga i cili bëhet kallëzimi, gjë që nuk është e thënë t’i bëhet e ditur kallëzuesit. Edhe në rast se bëhet fjalë për foltore publike, regjistrimi i numrit bëhet me qëllim që të dihet vendi prej nga është bërë kallëzimi. Pa marrë parasysh konstatimin paraprak, kujdestari i operativës e zhvillon bisedën sipas metodologjisë së njëjtë me atë të kallëzimit me kontakt të drejtpërdrejt dhe ajo regjistrohet në procesverbalin e kallëzimit të ngjarjes penale me telefon, nga kallëzuesi që identifikohet, nga kallëzuesi anonim apo nga kallëzuesi me pseudonim. Me rastin e kallëzimit anonim dhe me pseudonim, duhet të konstatohen sidomos vrojtimet gjatë bisedës, siç janë: ngjyra e zërit, mënyra e të shprehurit, dialekti, shprehjet specifike, zhurma e ambientit nga i cili ka marrë në telefon kallëzuesi, etj.), sepse fshehja e identitetit nga kallëzuesi mund të bëhet për shkak se kallëzimi mund të jetë i rremë. Por, mund të ndodhë se kallëzuesi të mos identifikohet nga frika e hakmarrjes eventuale të kryesit të veprës penale, në rast se merret vesh se kush e ka kallëzuar veprën. Pavarësisht prej arsyeve, kallëzime anonime paraqesin problem, për shkak se nuk mund të verifikohen dhe të plotësohen më vonë zbrazëtitë e e mbetura, pas kryerjes së inspektimit. Verifikimi i kallëzimit penal Operativisti kujdestar, menjëherë pas pranimit të kallëzimit penal, në pajtim me parimet e shpejtësisë, koordinimit dhe bashkëpunimit, nëpërmjet stacionit kompetent të policisë, duhet të bëjë verifikimin e pohimeve të kallëzimit. Me ndihmën e pajisjeve për lidhje (radiolidhje apo telefon). Ai kontakton me stacionin kompetent të policisë, i cili është i obliguar të bëjë verifikimin. Duke marrë parasysh urgjencën, kujdestari i operativës së stacionit kompetent të policisë, po ashtu me mjete të lidhjes, urdhëron policin apo patrullën e policisë në rajonin ku është kallëzuar vepra penale, që të verifikojë saktësinë e kallëzimit. Informacioni që kthehet nga patrulla i përcillet menjëherë kujdestarit të operativës që ka kërkuar të bëhet verifikimi i saktësisë së kallëzimit. Në qoftë se është verifikuar ekzistimi i ngjarjes, një apo më shumë policë bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes, në mënyrë që të krijohen kushtet për kryerjen e inspektimit. Natyrisht, në qoftë se kallëzimi ka qenë i rremë, operativisti kujdestar kompetent do të njoftohet, me qëllim që të konstatohen arsyet për kallëzim të rremë. Njoftimi i gjykatësit, prokurorit ose policit kompetent

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

129

Në pajtim me parimet kriminalistike, operativisti kujdestar e njofton prokurorin publik, gjykatësin ose policin kompetent për ekzistimin e ngjarjes e cila duhet të inspektohet. Këto përfundon puna e operativistit kujdestar lidhur me rastin konkret. Natyrisht, sipas rendit të caktuar me ligj, së pari njoftohet gjykatësi hetues, pastaj kryetari i këshillit, pastaj prokurori publik dhe, në fund, polici kompetent. Secili prej këtyre organeve, menjëherë pas marrjes së informacionit, merr vendim se a mund të kryhet inspektimi. Duke marrë parasysh organizimin dhe funksionimin e këtyre organeve shtetërore dhe përvojat e praktikës kriminalistike, duhet të konstatohet se, më së shpeshti, inspektimin e kryen policia. Por, pavarësisht se kush e kryen mbikëqyrjen, mendojmë se ai duhet të kryhet gjithnjë bashkë me personin e fushës së teknikës kriminalistike. Sipas nevojës, në inspektim merr pjesë edhe një specialist i ndonjë fushe tjetër. Sigurimi i vendit të ngjarjes penale Vendi i ngjarjes penale është burimi kryesor i informacioneve relevante (penalo-juridike dhe kriminalistike), sepse, gjatë kryerjes së veprës penale, aty mbeten makro-gjurmë dhe mikro-gjurmë, të dukshme e të padukshme, të cilat janë bartëse materiale të informacionit. Sigurimi i vendit të ngjarjes fillon që në momentin e daljes së policisë në këtë vend. Siç kemi thënë lidhur me daljen e policisë në vendin e kallëzuar të ngjarjes penale, me qëllim të vërtetimit të saktësisë së kallëzimit, në rast se konstatohet se ngjarja e kallëzuar është e vërtetë, sipas rregullit, menjëherë fillon sigurimi i vendit të ngjarjes. Këtij veprimi kriminalistik i kushtohet rëndësi e posaçme, për shkak të efikasitetit të inspektimit, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në qoftë se kjo punë nuk bëhet siç duhet, organi inspektuese vështirë se do të përmirësojë lëshimet e caktuara ose nuk mund t’i bëjë fare, gjë që do të kenë ndikime në efikasitetin e inspektimit. Nga kjo del se policët duhet t’i njohin llojet e gjurmëve e morfologjinë e tyre dhe të dinë se si mund të përdoren gjatë procedurës dëshmuese. Sigurimi i vendit të ngjarjes është punë shumë komplekse dhe e rëndësishme, kështu që ajo shndërrohet në një formë të veçantë të veprimtarisë operative kriminalistike, e cila shfaqet si formë e ndihmës kriminalistike-juridike për prokurorinë. Sigurimi i vendeve te ngjarjeve penale përfshin një sërë veprimtarish kriminalistike, siç janë: a) kujdesi për të lënduarit (në qoftë se ka), duke ua ofruar ndihmën e parë

dhe duke njoftuar ndihmën e shpejtë mjekësore (në rast nevoje); b) përcaktimi i drejtë i sipërfaqes së vendit të ngjarjes dhe shënimi i tij në

mënyrë të dukshme; c) ndalja e pjesëmarrësve në ngjarje, nëse janë takuar; d) bastisja e pjesshme provizore e të dyshuarve, nëse janë takuat; e) sipas nevojës, bëhet inicimi i ndjekjes së kryerve të arratisur;

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

130

f) ndalja e dëshmitarëve, identifikimi i tyre dhe marrja në bisedë të shkurtër informative (në qoftë së dëshirojnë të japin ndonjë informacion), ose dërgimi i tyre te prokurori publik;

g) largimi i kureshtarëve; h) ndalimi i qasjes së personave të paftuar në rrethin e vendit të ngjarjes; i) mbrojtja e gjurmëve nga asgjësimi ose dëmtimi, sidomos nëse ato

gjenden në hapësirë të hapur; j) ndërrimi i drejtimit të qarkullimit të automjeteve, në qoftë se bëhet fjalë

për delikt të komunikacionit, k) njoftimi i specialistëve të mbrojtjes nga diversioni (në qoftë se ekziston

rreziku nga shpërthimi ose nga zjarri), sepse inspektimi nuk mund bëhet, pa pjesëmarrjen e tyre;

l) përshkrimi i gjendjes së gjetur, me qëllim që t’i raportohet organit inspektues dhe me qëllim të regjistrimit të veprimeve të sigurimit të vendit të ngjarjes, të cilat duhet të shërbenin edhe për hartimin e planit për zbulimin dhe hetimin e ngjarjes penale konkrete;

Siç shihet, bëhet fjalë për një vëllim të madh punës e detyrash, të cilat, pa dyshim, e tejkalojnë sigurimin, në kuptimin e parë të fjalës. Në vazhdim do të elaborojmë secilën prej veprimeve kriminalistike të përmendura. a) Rregullat e kriminalistikës kërkojnë që të bëhet lokalizimi i një rrethi sa

më të gjerë të vendit të ngjarjes penale ose vendit të dyshuar të ngjarjes penale, pa marrë parasysh se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Natyrisht, është vështirë që, menjëherë pas daljes ne vendin e ngjarjes, të vlerësohen me saktësi përmasat e kësaj hapësire. Për këtë arsye, është më mirë që të bëhet sigurimi i një hapësire më të madhe se sa më vonë, gjatë inspektimit, të konstatohet se është bërë vlerësim i gabueshëm i hapësirës së vendit të ngjarjes. Bllokimi i vendit të ngjarjes penale bëhet me qëllim që askujt të mos i lejohet largimi apo hyrja në hapësirën e caktuar. Kjo do të thotë se të gjithë personave të pranishëm dhe kalimtarëve të rastit u bëhet me dije se qasja në vendin e caktuar është e ndaluar. Sot, policia ka shirita për shenjimin e vendit të ngjarjes (të ashtuquajturat pengesa psikologjike), apo në ndonjë mënyrë tjetër të dukshme (me litarë, me gurë, kufizues, etj.). Natyrisht, këtu bëhet edhe sigurimi fizik. Në qoftë se vlerësohet se për sigurimin e vendit të ngjarjes është i nevojshëm një ekip më i madh i policëve, atëherë kërkohet ndihma e stacionit përkatës të policisë.

b) Kur bëhet fjalë për akt freskët, pra për veprën penale që sapo është

kryer, atëherë policia duhet të dalë sa më shpejt në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të arrijë t’i kapë kryesit e saj, por kjo nuk ndodh shpesh. Kapja e të gjithë pjesëmarrësve në ngjarje (të dëmtuarve, kryesve dhe dëshmitarëve) mundëson krijimin e gjasave të mëdha për ndriçimin e shpejtë të ngjarjes. Atëherë është e mundur që të grumbullohen informacione me interes për kryesit. Për çdo eventualitet, është e nevojshme që të identifikohen të gjithë personat që takohen në vendin e ngjarjes.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

131

c) Në qoftë se midis personave që takohen në vendin e ngjarjes ka të

dyshuar për ngjarjen konkrete, ata praktikisht arrestohen. Para arrestimit, për arsye sigurie, ata bastisen në mënyrë provizore ose sipërfaqësore në vendin e ngjarjes. Kjo bëhet, para së gjithash, për të krijuar kushtet për sigurinë e policisë dhe qytetarëve të pranishëm, por edhe të personit të arrestuar. Po ashtu, gjatë bastisjes, mund të gjenden edhe mjete dhe gjurmë të veprës penale, gjë që ndihmon ndriçimin e ngjarjes penale konkrete.

d) Në qoftë se, pas daljes së shpejtë në vendin e ngjarjes, nga personat që

takohen aty, policia merr informacione se kryesi apo kryesit janë larguar pak kohë më parë nga vendi i ngjarjes, është e nevojshme që menjëherë të njoftohet stacioni kompetent i policisë, në mënyrë që të organizohet ndjekja e tij ose e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që kryesi të fillojë të largohet nga vendi i ngjarjes pikërisht në momentin e arritjes së policisë. Në këtë rast, është e nevojshme që policia të fillojë ndjekjen, nëse ajo ka numrin e mjaftueshëm dhe pajisjet e nevojshme për ta bërë këtë.

e) Është e mundur që askush nga të pranishmit të mos dëshirojë të japë

kurrfarë informacionesh, gjë që, gjithsesi, do të ndikojë në efikasitetin e veprimeve kriminalistike dhe penalo-procesore. Por, kjo nuk vlen gjithmonë, sepse ka dëshmitarë okularë që japin informacione. Megjithatë, në fund të fundit, policëve u mbetet që të mbajnë dëshmitarët potencialë derisa të arrijë organi inspektues në vendin e ngjarjes, e pastaj ata mund të dërgohen te prokurori kompetent që të merren në pyetje.

f) Kureshtarët janë të pranishëm në vendin e ngjarjes zakonisht kur bëhet

fjalë për ngjarje penale të kryer në hapësirë të hapur. Ata mund ta pengojnë, madje edhe ta rrezikojnë, punën e policisë. Kureshtarët mund të rrezikojnë edhe të dëmtuarit ose të dyshuarit që eventualisht janë ndaluar. Për këtë arsye, policët që bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes duhet t’i largojnë kureshtarët, duke i urdhëruar gojarisht. Mund të ndodhë që, pas njëfarë kohe, në vendin e ngjarjes të arrijnë kureshtarë të tjerë, prandaj policia duhet t’i urdhërojë përsëri që të largohen. Mirëpo, duhet të tërheqim vërejtjen se midis kureshtarëve mund jetë edhe ndonjëri prej kryesve të veprës penale, prandaj, nganjëherë, kureshtarët që arrijnë më vonë në vendin e ngjarjes është e nevojshme që identifikohen dhe, eventualisht, të bastisen dhe të arrestohen. Kjo mund të ndodh gjatë kohës së sigurimit të vendit të ngjarjes apo të inspektimit. Për arsye taktike, është e nevojshme që të vëzhgohen të gjithë personat e pranishëm kureshtarë, në mënyrë që midis tyre të zbulohet eventualisht edhe kryesi i veprës, i cili ndonjëherë kthehet në vendin e krimit, me qëllim që të informohet për rezultatet e inspektimit. Edhe në rastet që ngjarja penale ndodh në banesë ose në ndërtesë banimi, nga vendi i ngjarjes largohen të gjithë personat e paftuar, duke përfshirë edhe të afërmit, bashkëbanuesit dhe banorët e ndërtesës, ndërsa kafshët e lira lidhen ose largohen.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

132

g) Nëse bëhet fjalë për ngjarje penale me persona të lënduar, prioritet është

ofrimi i ndihmës për të lënduarit, Kjo varet nga lloji i lëndimeve dhe gjendja e të lënduarve. Policët duhet të kenë kujdes të veçantë që gjatë ofrimit të ndihmës për të lënduarit të mos i asgjësojnë gjurmët e dukshme. Për këtë arsye, policët duhet ta kryejnë të ashtuquajturin “konstruksion ideor të ngjarjes”, në mënyrë që të veprojnë drejt në vendin e ngjarjes. Rekonstruksioni ideor u mundëson policëve që së paku të supozojnë se në cilin drejtim duhet të lëvizin për t’u ofruar ndihmë të lënduarve, duke pos asgjësuar gjurmët. Gjithsesi, lëvizja duhet të evidentohet dhe, sipas mundësisë, të regjistrohen gjurmët e personave, të cilat gjenden në rrethin e vendit të ngjarjes. Kur bëhet fjalë për të lënduar që janë pa vetëdije rekomandohet që një polic t’i shoqërojë gjatë transportimit në spital. Kjo mund të jetë e frytshme në rast se i lënduari fillon të flasë dhe të tregojë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja penale. Ndonjëherë, kjo bisedë përbën çelësin e zgjidhjes së gjithë rastit apo së paku të disa detajeve lidhur me veprën penale konkrete.

h) Ndonjëherë është shumë vështirë që të pengohet hyrja e personave të

paftuar në rrethin e vendit të ngjarjes penale. Kjo ndodh te deliktet e rënda, sidomos kur ka të vdekur. Në raste të tilla, dikush nga të afërmit insiston me ngulm që t’i qaset viktimës. Kjo situatë nuk është lehtë të zgjidhet. Por, situata më e vështirë është ajo kur në vendin e ngjarjes dalin udhëheqësit e pushtetit lokal, të cilët dëshirojnë të informohen në mënyrë të drejtpërdrejt për ngjarjen penale. Megjithatë, situata më e rëndë krijohet në rast se në vendin e ngjarjes dalin edhe udhëheqës të policisë. Policët e kanë të vështirë t’i pengojnë eprorët e tyre që të hyjnë në rrethin e vendit të ngjarjes, nëse këta të fundit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë nuk guxojnë të bëjnë.

i) Problemi më i madh shfaqet kur ngjarja penale ndodh në hapësirë të

hapur, ku ekziston rreziku u dëmtimit apo asgjësimit të gjurmëve. Kjo mund të ndodh kur bie shi apo borë, kur fryn era dhe kur ka diell të fortë. Në teorinë kriminalistike rekomandohet që mbrojtja e gjurmëve të bëhet sipas mundësive të rastit. Në këso rastesh rekomandohet që disa gjurmë të mbrohen duke i mbuluar me kontejnerë, me sëndukë dërrasash, me paketa letre, etj. Në rast se ka më shumë gjurmë që mund të asgjësohen apo të dëmtohen, atëherë pihen përpjekje ato gjurmë që vlerësohen më të rëndësishme, por kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet gjurmëve të gjakut. Natyrisht, gjatë përpjekjeve për ruajtjen e gjurmëve që konsiderohen më të rëndësishme duhet të kihet kujdes që të mos asgjësohen ose dëmtohen edhe gjurmët tjera. Detyrimisht duhet të kontrollohet edhe kutia e postës dhe të sigurohen dërgesat me postë që mund të gjenden në kuti. Po ashtu, duhet të pengohet nxjerrja e bërllokut, derisa në vendin e ngjarjes të arrijë organi inspektues.

j) Kur bëhet fjalë për delikt komunikacioni, atëherë, përveç tjerash, shfaqen

probleme në qarkullimin rrugor. Në qoftë se viktimat dhe gjurmët gjenden

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

133

në rrugë dhe lëvizja e tyre do të ndikonte në rezultatet e inspektimit, atëherë në rrugë nuk lejohet qarkullimi i automjeteve. Në këtë rast, është e nevojshme që në koordinim me stacionin kompetent të policisë, sa më parë që është e mundur, të caktohet rruga alternative në të cilën do të bëhet qarkullimi i automjeteve. Tërheqim vërejtjen sidomos në hapat e parë të daljes në vendin e deliktit të komunikacionit. Konsiderojmë se gjëra e parë që duhet të bëjë policia është vendosja e shenjave të komunikacionit që shenjojnë aksidentin në rrugë. Kjo është e domosdoshme për të parandaluar përfshirjen e automjeteve tjera në vendin e aksidentit. Kështu parandalohen edhe viktimat e reja eventuale dhe dëmet materiale, sidomos në kushte të shikueshmërisë së ulët (nata, mjegulla, reshjet, ngricat, etj.)

k) Në qoftë se sigurimi bëhet për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer

akt terrorist, atëherë është e nevojshme që menjëherë të njoftohet operativisti kujdestar, në mënyrë që të organizohet pjesëmarrja në inspektim e specialistëve të mbrojtjes nga diversionet. Policët që bëjnë sigurimin e vendin e ngjarjes nuk duhet të hyjnë vetë dhe as të lejojnë ndonjë person tjetër që të hyjë në rrethin e vendit të ngjarjes derisa të arrijnë specialistët e luftës kundër terrorizmit. Kështu evitohen viktimat e shpërthimit eventual të ndonjë mjeti që mund të ketë mbetur i pashpërthyer.

l) Pa përjashtim, është e nevojshme të regjistrohet koha e daljes së policisë

në vendin e ngjarjes. Në qoftë se në vendin e ngjarjes ka persona të lënduar që duhet të dërgohen për ndihmë në institucionin shëndetësor, është e nevojshme që të shënohet pozicioni dhe gjendja në të cilën janë gjetur, Sipas mundësisë, duhet të bëhet edhe fotografimi dhe fotografitë duhet t’i tregohen organit inspektues. Gjithashtu, duhet të shënohen kushtet atmosferike, shikueshmëria, zhurmat, aromat dhe kundërmimet e caktuara, kurse në hapësirat e mbyllura duhet të shënohet se a ka qenë drita e ndezur, a ka qenë i kyçur ndonjë nga aparatet shtëpiake (televizori, radioaparati, shporeti, oxhaku (kamini), si edhe a ka qenë i hapur rubineti, a ka qenë e hapur ndonjë dritare, etj. Kurrë nuk duhet të mbështetemi në kujtesë, por gjithmonë duhet të shënojmë menjëherë , sepse, me kalimin e kohës, shumë gjëra harrohen, kështu që zbrazëtitë e kujtesës mund të ndodhë të plotësohen me përmbajtje të hamendur. Për këtë arsye, duhet të shënohen të gjithë vrojtimet, madje edhe ato që duken të parëndësishme në shikim të parë, sepse kurrë nuk dihet se sa do të jenë të rëndësishme në rastin konkret. Natyrisht, varësisht nga ngjarja penale, duhet t’i kushtohet vëmendje gjërave të ndryshme, kështu që vrojtimi i policit duhet të fokusohet në objektet dhe fenomenet konkrete, sidomos atyre që janë specifike për deliktin e caktuar.

7.1.2. Fazat e inspektimit Të teorinë kriminalistike ka dallime qëndrimesh lidhur me fazat e kryerjes së inspektimit. Qëndrimet e autorëve që mendojnë se inspektimi zhvillohen në

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

134

dy faza (statike e dinamike) si edhe të atyre që thonë se inspektimi duhet të zhvillohet në tri faza (informative, statike dhe dinamike), nuk janë të pranueshme për shkencën bashkëkohore kriminalistike. Sipas Modlyt, në aspektin teorik, inspektimi mund të ndahet në pesë faza (etapa): faza informative-orientuese-organizative, faza statike-identifikuese, faza dinamike, faza kontrolluese dhe faza finale. Kjo ndarje është plotësisht e pranueshme. Kur kjo pikëpamje teorike vihet në funksion të zbatimit praktik të inspektimit, vjen në shprehje secila fazë teorike e veprimit të organit inspektues në vendin e ngjarjes penale. Ky interaksion është treguesi më i mirë i pikëpamjeve teorike për fazat e inspektimit. Në trajtimet e mëposhtme do të paraqesim karakteristikat themelore të secilës fazë të inspektimit. Faza informative-orientuese-organizative e inspektimit Gjatë trajtimit të fazave të inspektimit, në këtë libër, nisemi nga hipoteza se vendi i ngjarjes penale është siguruar nga policia, në pajtim me normat e kriminalistikës. Por, ekziston mundësia që sigurimi i vendit të ngjarjes edhe të mungojë. Natyrisht, situatat e tilla janë të rralla, por nuk përjashtohen, sidomos kur, p.sh. në rajonin e një stacioni të policisë është e nevojshme të bëhet njëkohësisht sigurimi i disa vendeve të ngjarjeje penale apo kur policia është e angazhuar në ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Atëherë, mund të ndodhë që ndonjë vend i ngjarjes penale të mos jetë i siguruar nga policia. Me këtë rast, nuk mund të bëhet seleksionimi sipas ngjarjeve të rënda e të lehta, për shkak se për secilën prej tyre do të duhej të punohej sipas renditjes së njohurive. Në qoftë se ndodhin situata të tilla, operativisti kujdestar do të duhej që së paku të përpiqej që qytetari apo i dëmtuari që e bën kallëzimin e veprës penale të bëjë vetë sigurimin e vendit të ngjarjes, në bazë të mundësive të tij. Sido që të jetë, organi inspektues mund të dalë në vendin e ngjarjes edhe kur ai nuk është i siguruar në pajtim me normat kriminalistike. Gjatë fazës informative-orientuese-organizative të inspektimit, organi inspektues dhe personat profesionistë informohen për gjendjen në vendin e ngjarjes në bazë të vrojtimeve të tyre dhe në bazë të deklaratave të personave që takohen në vendin e ngjarjes, siç janë, p.sh. policët që marrin pjesë në sigurim, dëshmitarët okularë dhe qytetarët tjerë, të cilët tregojnë se çfarë ka ndodhur, kur, si, etj. Praktikisht, kjo do të thotë se gjykatësi, prokurori ose polici, menjëherë sa del në vendin e ngjarjes, vë kontakt me udhëheqësin e ekipit që bën sigurimin e vendit të ngjarjes, me qëllim që të informohet për rrjedhën e deriatëhershme të ngjarjes. Gjatë raportimit për organin inspektues për gjithçka që është vënë re dhe është ndërmarrë, theksohet posaçërisht nëse, eventualisht, ndonjëri prej personave të takuar në vendin e ngjarjes ka shprehur gatishmërinë që të japë informacione lidhur me rastin konkret.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

135

Pas grumbullimit të informacioneve të para, merret vendimi se a duhet apo nuk duhet të kryhet inspektimi. Në qoftë se organi inspektues vlerëson se nuk ka gjurmë që tregojnë ekzistimin e veprës penale, merret vendimi që të mos bëhet inspektimi. Në të kundërtën, fillon realizimi i planit për kryerjen e inspektimit, i cili përfshin hapësirën ku do të bëhet inspektimi dhe aplikimin e masave e veprimeve inspektuese, detyrave konkrete dhe i zgjidhjes së dy çështjeve themelore: çka duhet të kërkohet dhe të hetohet në vendin e ngjarjes dhe si duhet të bëhet kontrolli dhe hetimi. Kjo do të thotë se bëhet orientimi në hapësirë, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësira të hapur apo të mbyllur. Natyrisht, së pari vlerësohet nëse është caktuar drejt perimetri i vendit të ngjarjes, kur mund të bëhen edhe korrigjime të nevojshme. Kjo nënkupton zhvendosjen e shenjave që shënojnë hapësirën e vendit të ngjarjes. Orientimi nënkupton vëzhgimin e vendit të ngjarjes nga disa pika, të cilat gjenden kryesisht jashtë hapësirës së shenjuar, në mënyrë që të krijohet pasqyrë e saktë për karakteristika e hapësirës. Kjo është e domosdoshme për punë të drejtë dhe efikase të organit inspektues. Në bazë të kësaj, hartohet plani orientues i punës së organit inspektues (organizimi i inspektimit). Siç shihet, në fazën e parë vepron vetëm organi inspektues. Kjo është e logjikshme, pasi është e nevojshme që, para së gjithash, të merret vendimi për kryerjen e inspektimit e pastaj për realizimin e planit të punës. Organi inspektues, që në fillim, regjistron informacionet e grumbulluara në procesverbalin e inspektimit, mbajtja e të cilit është e obligueshme. Këto informacione mund të regjistrohen në mënyra të ndryshme, si: duke i diktuar procesmbajtësit, regjistrimi në diktafon ose regjistrimi i të dhënave të caktuara në formë tezash. Mënyra më efikase është regjistrimi në diktafon, por nuk përjashtohet edhe regjistrimi i tezave, në rast të dështimit eventual të diktafonit. Faza identifikuese-statike (pasive) e inspektimit Në këtë fazë bëhet kontrolli i vendit të ngjarjes penale dhe rrethinës së gjerë, fotografimi i gjendjes së gjetur, regjistrimi dhe përshkrimi i gjurmëve dhe mjeteve të gjetura që kanë lidhje me kryerjen e veprës dhe matjet e nevojshme (pa prekjen dhe lëvizjen e tyre, pra pa ndryshimin e pozitës dhe pamjes së tyre). Për të bërë këtë, është e nevojshme që, sipas planit paraprak të punës, të bëhet vrojtimi i detajuar i vendit të ngjarjes, në mënyrë që të mos ndodhë që të mos vërehet diçka që është e dukshme. Kjo nënkupton lëvizjen, prandaj pjesëmarrësit në inspektim duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos asgjësojnë ose dëmtojnë gjurmë apo mjete të caktuara. Për orientim të drejtë, më e rëndësishmja është që të bëhet rekonstruksioni ideor i ngjarjes, në mënyrë që të evitohet lëvizja e panevojshme dhe e pakujdesshme. Me rekonstruksion ideor të ngjarjes, organi inspektues krijon versione mbi

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

136

ngjarjen penale, sipas të cilave bëhet orientimi më i mirë për gjetjen e mjeteve dhe gjurmëve të veprës penale, veçanërisht të mikrogjurmëve. Shenjimi (markimi) i mjeteve dhe gjurmëve të identifikuara bëhet me numra ose shkronja, sipas renditjes së caktuar logjike. Numrat ose shkronjat nuk guxojnë të vendosen me hamendje. Renditja e tyre duhet të shprehë rrjedhën logjike të ngjarjes. Kjo mund të bëhet vetëm me rekonstruksionin ideor, i cili bazohet në rezultatet e informacioneve të grumbulluara nga të pranishmit dhe nga lidhja logjike e mjeteve dhe gjurmëve të identifikuara. Ndonjëherë, kjo është vështirë të bëhet, por gjithnjë duhet të bëhet rekonstruksioni ideor dhe të caktohen versionet e mundshme, sepse, në fakt, kjo paraqet planin aksionar të punës në vendin e ngjarjes. Kjo është mënyra e vetme që edhe shenjimi i mjeteve dhe gjurmëve të dukshme të bëhet sipas rendit logjik. E konsiderojmë si veprim të vetëm të drejtë identifikimin dhe shenjimin e njëkohshëm të mjeteve dhe gjurmëve të dukshme, në mënyrë që të minimizohet mundësia e asgjësimit ose dëmtimit të gjurmëve. Kjo nënkupton gjithashtu veprimin e përbashkët të organit inspektues dhe teknikut të kriminalistikës, në qoftë se prania e personave tjerë në rrethin e vendit të ngjarjes nuk është e domosdoshme. Pikërisht atëherë vjen në shprehje parimi i themelësisë dhe këmbëngulësisë, që nënkupton punë sistematike dhe të detajuar. Në hapësirën e hapur preferohet lëvizja sipas sistemit të spirales ose rrathëve të koncentruar, prej periferisë kah qendra, në mënyrë që të përfshehet e tërë hapësira e shenjuar si vend i ngjarjes, por edhe puna sipas sektorëve. Themelësia nënkupton kontrollin e rrethit të gjerë të vendit të ngjarjes, ku gjithmonë ekziston mundësia e gjetjes së gjurmëve ose mjeteve të caktuara. Kjo ka të bëjë sidomos me mundësinë e zbulimit të gjurmëve të ardhjes dhe shkuarjes së kryesit të veprës penale në vendin e ngjarjes, siç janë: gjurmët e shputave, rrobave, mbetjeve të cigareve, kutive të cigareve, pastaj gëzhojat e plumbave, paketimet e municionit, gjurmët e automjetit të përdorur nga kryesi, etj. Me qëllim të evitimit të asgjësimit të gjurmëve të këpucëve dhe shputave në hapësirën e mbyllur, sot, ato së pari sigurohen duke i mbuluar me folie plastike në dysheme dhe në shtroja dhe hiqen nëpërmjet elektricitetit statik. Pas kësaj, anëtarët e ekipi inspektues mund të lëvizin lirisht në vendin e ngjarjes. Ndonjëherë është e nevojshme që, paralelisht me shenjimin, të bëhen edhe matje të caktuara, nëpërmjet të cilave përcaktohet madhësia e gjurmëve, distanca midis tyre, etj. Matjet mund të shërbejnë si pikë orientuese për interpretim sa më efikas të skicave dhe foto-dokumentacionit që do të hartohen me rastin e inspektimit. Natyrisht, organi inspektues shënon dhe përshkruan njëkohësisht gjendjen e identifikuar, e cila duhet të paraqitet në procesverbalin e inspektimit. Pas zbulimit, identifikimit dhe regjistrimit të mjeteve dhe gjurmëve, bëhet fotografimi dhe skicimi i tyre. Foto-dokumentacioni dhe skicat e vendit të ngjarjes janë shtesa të procesverbali të inspektimit, të cilat kontribuojnë për

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

137

paraqitjen besnike të pamjes së qengjit të ngjarjes. Dhe, jo vetëm kaq. Gjatë planifikimit dhe kryerjes së veprimtarisë zbuluese e hetimore, foto-dokumentacioni ka vlerë të paçmueshme për punë efikase. Më në fund, duhet të theksohet se statika shprehet në faktin se në këtë fazë nuk preket dhe as nuk lëvizet asgjë, në mënyrë që sa më besnike të pasqyrohet gjendja e gjetur në vendin e ngjarjes penale. Faza dinamike (aktive) e inspektimit Në teorinë e kriminalistikës dominon pikëpamja se faza identifikuese-statike dhe faza dinamike (aktive) nuk duhet të ndahen me çdo kusht sepse nganjëherë as nuk mund të ndahen. Këtu bëhet fjalë për një kufi të ashpër midis këtyre dy fazave. Në praktikë, sidomos kur bëhet fjalë për hapësira të mëdha të vendit të ngjarjes penale, mund të ndodhë që inspektimi të bëhet sipas sektorëve, kur inspektimi i tërësishëm përfundon në një sektor, e pastaj fillon inspektimi në sektorin tjetër. Pra, gjithçka varet nga vendi konkret i ngjarjes dhe karakteristikat e tij. Praktikisht, vazhdon kontrolli i drejtpërdrejt dhe i detajuar i hapësirës së shenjuar, me të vetmin dallim se në këtë fazë ngatërrohet rendi i gjërave dhe pamja e gjetur në vendin e ngjarjes. Faza identifikuese-statistike dhe dinamike e inspektimit ndërrohen shpesh midis tyre. Në këtë fazë, organi inspektues është më dinamike dhe më aktive, për vetë faktin se në këtë fazë kërkohen e zbulohen, shikohen, studiohen, sigurohen dhe fiksohen gjurmët dhe mjetet e ngjarjes penale, të cilat janë objekt i inspektimit. Po ashtu, në këtë fazë, gjurmët e mjetet e ngjarjes penale lëvizen, veçohen, kapen në dorë (me dorëza mbrojtëse, për të mos dëmtuar integritetin e gjurmëve dhe për të evituar infeksionin eventual), shikohen me kujdes, hulumtohet kuptimi i renditjes së gjurmëve dhe mjeteve si edhe marrëdhëniet e tyre reciproke. Përveç tjerash, kjo nënkupton edhe ndryshime të caktuara të gjendjes së gjetur në vendin e ngjarjes. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet të ashtuquajturave “fakte negative”. Ekzistimi i tyre mund të çojë në në vepër penale të simuluar apo në një segment të caktuar të saj. Kjo ndodh kur, p.sh. plaçkitësi që ka hyrë nga dera, e then dritaren nga brenda që të krijojë idenë se ka hyrë nga dritarja. Në praktikën kriminalistike dhe gjyqësore, rastet më të shpeshta të silurit të veprës penale janë vjedhjet e shtëpive të mallrave dhe shitoreve nga personat përgjegjës, të cilët inskenojnë plaçkitjen e objektit para regjistrimit të mallit. Vodineliqi, i cili tërheq vërejtjen për këtë, thekson se detyrë e organit inspektues është që të zbulojë edhe mungesën e gjurmëve të caktuara. Pyetjet më të rëndësishme në të cilat duhet të nxirren përgjigje nga inspektimi janë: 1) cilës rrugë ka ardhur kryesi në vendin e ngjarjes; 2) kah ka lëvizur nëpër vendin e ngjarjes;

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

138

3) në çfarë kohe qëndruar kryesi në vendin e ngjarjes; 4) në çfarë kohe është kryer vepra; 5) çfarë kushtesh atmosferike kanë mbretëruar në kohën e kryerjes së

veprës (me diell, kthjellët, vranët, më shi, me erë, me hënë, etj.) 6) çfarë kanë qenë rrethanat në kohën e kryerjes së veprës; 7) me çfarë mjetesh dhe në çfarë mënyre është kryer vepra (modus

operandi); 8) sa njerëz kanë qenë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprës,

ku kanë lëvizur, ku kanë qëndruar dhe cili ka qenë roli i tyre; 9) cili është vendi i kryerjes së veprës, cila ka qenë pozita e kryesit dhe cila

ka qenë pozita e objektit të sulmuar në momentin e kryerjes së veprës; 10) nga cilat vende ka mundur të shihet e të dëgjohet se çka ka ndodhur

në vendin e ngjarjes; 11) cilat kanë qenë rrethanat negative, a gjenden të gjitha gjurmët në

vendin e tyre (logjik); 12) cilat kanë qenë masat për përgatitjen e kryerjes së veprës, masat e

sigurisë nga situatat e papritura dhe nga njohja eventuale e kryesve nga persona të tretë;

13) a ka mbetur në vendin e ngjarjes ndonjë gjë e kryesit; 14) a ka indicie tjera në vendin e ngjarjes; 15) çfarë dëmesh janë shkaktuar, cila është vlera e dëmit, a është

zhvlerësuar objekti i dëmtuar dhe përse; 16) ciki mund të ketë qenë motivi për kryerjen e veprës; 17) cilës rrugë është larguar kryesi nga vendi i ngjarjes; 18) a duhet të urdhërohet mbikëqyrja e vendit të ngjarjes gjatë kohës së

kryerjes së inspektimit apo më vonë (sipas përvojës, te disa vepra të rënda penale kryesi shpesh kthehet në vendin e ngjarjes);

19) në qoftë se gjatë kohës së inspektimit është arrestuar ndonjë person i dyshimtë, duhet të bëhet menjëherë bastisja (inspektimi), që të konstatohet se a a kanë konsumuar alkool ose se a kanë marr lëndime trupore. Vërtetimi i gjendjes reale pamundëson mbrojtjen e rreme në gjykatë;

20) a do t’u lejohet personave të caktuar që të marrin pjesë në inspektim, në mënyrë që të mbikëqyren gjendja e tyre emocionale dhe reagime;

Natyrisht, duhet të kihet parasysh se nxjerrja e përgjigjeve në të gjitha këto pyetje është shumë e vështirë, ndonjëherë edhe e pamundur. Gjithashtu është shumë vështirë të nxirren përgjigje edhe në pyetjet e arta. Kjo varet shumë nga puna e organit inspektues. Për këtë arsye, duhet të theksohet posaçërisht se sa e rëndësishme është përgatitja profesionale e organeve shtetërore kompetente që merren me luftimin e kriminalitetit. Varësisht prej rezultateve të inspektimit, pas kësaj faze, organi inspektues mund të bëjë rekonstruksionin e ngjarjes dhe eksperimentin kriminalistik. Faza kontrolluese e inspektimit

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

139

Në teorinë kriminalistike flitet shumë pak për fazën e kontrollit të inspektimit, gjë që është për t’u habitur. Në shqyrtimet teorike mbi fazën dinamike të inspektimit, nuk ka përmbajtje që do t’i përgjigjej fazës së kontrollit të inspektimit. Esenca e fazës kontrolluese qëndron në faktin se të gjithë pjesëtarët e ekipit inspektues bëjnë rezymimin e rezultateve të inspektimit dhe kërkojnë lëshimet eventuale që duhet të korrigjohen duke përsëritur masa dhe veprime të caktuara taktike e teknike. Prej kësaj fjalie buron se asnjë inspektim nuk do të duhej të përfundonte pa fazën e kontrollit. Lëshimet janë gjithmonë të mundshme, sidomos kur bëhet fjalë për raste me komplekse të inspektimit, ku ka pasur viktima dhe kur është anashkaluar metodologjia e inspektimit. Është e logjikshme që në këso rastesh mund të ndodhin edhe lëshime të ndryshme, të cilat mund të evitohen para përfundimit të inspektimit. Por, nuk është e thënë të bëhet fjalë gjithmonë për lëshime klasike. Është e mundur që gjatë rezymimit të rezultateve të inspektimit të nxirret përfundimi se vendi i ngjarjes duhet të zgjerohet ose që persona të caktuar që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht nuk janë vënë në lidhje me ngjarjen të arrestohen dhe të merren në pyetje. Na fazën kontrolluese praktikisht pasqyrohet rrjedha e deriatëhershme e inspektimit, bëhet një analizë e shkurtër dhe, eventualisht, merret vendimi për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve tjera. Ndonjëherë shprehet nevoja edhe për përsëritjen e disa veprimeve, gjë që bëhet pikërisht në fazën kontrolluese. Në fillim është vështirë të planifikohet në mënyrë precize rrjedha e përgjithshme e inspektimit. Ky plan është gjithmonë orientues dhe fleksibil, gjë që është e kuptueshme. Vetëm kur të kryhet shumica e punës është e mundur që të vlerësohet se a duhet të bëhet diçka që nuk është bërë, gjegjësisht që nuk ka qenë e mundur të parashikohet më parë (p.sh., a gjetur e grumbulluar të gjitha gjurmët, sidomos gjurmët që do të dërgohen për eksperetizë; a është i nevojshëm angazhimi i specialistëve ose ekspertëve në vendin e ngjarjes, etj.). Jemi të sigurt se në këtë mënyrë evitohen lëshimet e shumta dhe inspektimi është më efikas. Faza finale e inspektimit Sikur edhe në rastin fazës kontrolluese, faza finale trajtohet në mënyrë trajtohet vetëm te një numër i vogël autorësh. Në fazën finale apo përfundimtare vendoset mbi fatin e corpora delicti, në kuptimin e grumbullimit e ruajtjes dhe të dërgimit të tyre në ekspertizë e të ngjashme. Gjithashtu, në këtë fazë është e nevojshme të hartohet edhe procesverbali për rrjedhën e inspektimit. Në këtë fazë, organi inspektues dhe tekniku kriminalistik kanë shumë punë. Organi inspektues ka për detyrë të hartojë procesverbalin mbi inspektimin në bazë të tezave, shënimeve ose diktimit gjatë rrjedhës së inspektimit. Çdo zhagitje e kësaj pune është e papranueshme, si nga aspekti kriminalistik

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

140

ashtu edhe nga aspekti juridik. Edhe në KPP parashikohet që procesverbali të hartohet njëkohësisht me veprimet që kryhen ose, nëse kjo nuk është e mundur, menjëherë pas kryerjes së veprimeve. Mendojmë se procesverbali duhet të hartohet pikërisht në fazën finale, sepse pjesa e dispozitës ligjore që thotë se procesverbali hartohet “menjëherë pas kësaj” do të thotë se duhet të kryhet menjëherë pas përfundimit të katër fazave të inspektimit në vendin e ngjarjes. Paraprakisht, tekniku i kriminalistikës mund të bëjë hartimin e skicave të vendit të ngjarjes, sepse ai nuk mund ta kryejë punën në kushte të terrenit. Atëherë ai e bën të ashtuquajturin “kroki”, me marrjen e masave të nevojshme, në mënyrë që në fazën finale, në bazë të të gjithë parametrave, të mund të bëjë skicën e vendit të ngjarjes. Më tutje, në lokalet zyrtare bëhet zhvillimi i filmit e përpunimi i fotografive dhe bëhet kompletimi i foto-dokumentacionit. Gjithashtu, për mjete dhe gjurmë të caktuara, bëhet kërkesa për ekspertizë dhe e gjitha komplet i dërgohet laboratorit kompetent. Shpesh, në ekspertizë dërgohen vetëm pjesë të materieve të gjeturat (mostrat), ndërsa pjesët tjera ruhen në arka zyrtare, frigoriferë ose ambiente të tjera për këtë destinim. Siç shihet, në fazën finale kryhen veprime të shumta, pa të cilat nuk është e mundur të kryhet në mënyrë të drejtë inspektimi. Prej sa u tha deri më tash, del se nga pikëpamja teorike është plotësisht e drejtë që inspektimi të ndahet në pesë faza. Konceptimi i deritashëm për ekzistimin e dy gjegjësisht tri fazave nuk mund të jetë i pranueshëm, sepse nuk e shpreh gjendjen reale të çështjes. Procesverbali i inspektimit Nuk ekzistojnë dispozita të caktuara që trajtojnë vetëm procesverbalin e inspektimit. Me qenë se në procedurën penale ndërmerren veprime të shumta, të cilat është e nevojshme të përmenden në procesverbal, KPP e ka trajtuar këtë problematikë në një kapitull të veçantë mbi procesverbalin. Por, ekziston edhe qëndrimi i gjithë pranueshëm i teorisë kriminalistike në kuptimin e formës dhe përmbajtjes së procesverbalit mbi inspektimin, me që preciziteti i pamjaftueshëm i dispozitave të KPP mund të sjellë në praktikë deri të larushia e madhe si nga aspekti i formës ashtu edhe nga aspekti i përmbajtjes së procesverbalit. Përmbajtja e procesverbalit të inspektimit duhet të jetë fotografi besnike e vendit të ngjarjes apo “fotografi përshkruese” e gjendjes së vërtetuar nëpërmjet vrojtimit të drejtpërdrejtë dhe ndërmarrjes së veprimeve tjera nga ana e organit inspektues dhe pjesëmarrësve tjerë në inspektim, pa kurrfarë primesash subjektive. Kryesore është që në procesverbal të futën faktet në mënyrë sa më objektive, pa shprehjen e mendimeve personale ose konkluzionet e organit inspektues. Në teorinë bashkëkohore të kriminalistikës procesore është i gjithë pranueshëm qëndrimi se procesverbali i inspektimit përbëhet nga tri pjesë: pjesa hyrëse, pjesa përshkruese dhe pjesa përmbyllëse. Me këtë rast tërhiqet

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

141

vërejtja në pjesën përmbyllëse, e cila, ndonjëherë, cilësohet gabimisht si konkluzion. Me që procesverbali është dokument publik, ai duhet të përmbajë vetëm faktet e padyshimta, të cilat duhet të jenë praktikisht të palëkundshme, gjë që automatikisht përjashton çfarëdo konkluzionesh dhe vlerësimesh subjektive të organit inspektues. Pra, nuk është gabim të thuhet se procesverbali i inspektimit i ka vetëm dy pjesë: pjesën hyrëse dhe pjesën përshkruese. Pjesa hyrëse e procesverbalit mbi inspektimin ose preambula duhet të përmbajë: (1) emrin e organit që e bën inspektimin (p.sh. X. Y., prokuror publik i Qarkut të Prishtinës ose N. N., inspektor i lartë për delikte të gjakut e seksuale në Stacionin e Policisë nr. 1 në Prishtinë); (2) emrin e procesmbajtësit, në qoftë se ai e mban procesverbalin; (3) ngjarjen penale për të cilën bëhet inspektimi, pa kualifikime juridike, në mënyrë që të mos prejudikohet esenca e çështjes, e cila, si rregull, atëherë është ende e panjohur (p.sh., inspektimi kryhet me rastin e gjetjes së kufomës në ujë, në shtëpinë e djegur nga zjarri, etj.) Përkundër kësaj, në rast se vërtetohet me siguri se bëhet fjalë për një vepër të caktuar penale, atëherë mund të jepet edhe kualifikimi juridik; (4) emrin teknikut të kriminalistikës që merr pjesë si person profesionist; (5) emrat dhe specializimet e personave tjerë profesionistë (p.sh., B. B., dipl. ing i komunikacionit, ose A. A. Ekspert i mjekësisë forenzike); (6) të dhënat e sakta për vendin e ngjarjes (rruga dhe numri, emri i objektit, numri ose emri i parcelës me orientim, shenja e rrugës, emri i qytetit, lagjes, paralarjes, fshatit, etj.), përshkrimin e përgjithshëm të vendit të ngjarjes dhe objekteve më të rëndësishme në të, si edhe kushtet gjatë kryerjes së inspektimit (kushtet atmosferike, shikueshmëria, temperatura e ajrit, etj.), (7) të dhënën se a ka qenë i siguruar vendi i ngjarjes, si edhe emrin e policit apo ndonjë personi tjetër që ka qenë i ngarkuar me sigurinë e vendit të ngjarjes; (8) shënimin e kohës së saktë të fillimit dhe përfundimit të inspektimit (viti, muaji, data, ora dhe minuta). Pjesa përshkruese e procesverbalit përmban pasqyrimin e gjendjes faktike të vërtetuar në vendin e ngjarjes penale. Është e rëndësishme që, para përshkrimit të masave dhe veprimeve kriminalistike, të përshkruhet në mënyrë të detajuar dhe të fiksohet gjendja objektive e gjetur dhe të përshkruhen ndryshimet e shfaqura prej kryerjes së veprës penale deri në fillim të inspektimit. Ne do të thoshim se në fillim të pjesës përshkruese të procesverbalit do të duhej të konstatohej se a janë takuar persona të caktuar në vendin e ngjarjes. Këtë e konsiderojmë të nevojshme për shkak të lidhshmërisë eventuale të personave të takuar bë vendin e ngjarjes penale me veprën penale konkrete. Këtu mund të bëhet fjalë për persona të dyshuar ose të dëmtuar dhe për dëshmitarë okularë të ngjarjes. Sipas mundësisë, në procesverbal do të duhej të përfshiheshin edhe deklaratat e dëshmitarëve okularë mbi rrethanat dhe kohën e ngjarjes penale. Me qenë se inspektimi bëhet me rastin e veprave të ndryshme penale, atëherë edhe përmbajtja e pjesës përshkruese varet nga vepra penale

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

142

konkrete dhe rrethanat që lidhen me kryerjen e tyre. Por, ajo që duhet t’i përmbahemi gjithmonë, pavarësisht nga lloji i veprës penale, është përshkrimi sistematik i gjendjes së gjetur. Kjo nënkupton përshkrimin e pamjes së përgjithshme dhe tipareve e veçantive të vendit të ngjarjes. Çdo mosrespektim i kësaj metodologjie mund të shkaktojë konfuzionin, madje edhe pasaktësinë e vetë procesverbalit, gjë që do të vështirësonte punën e mëvonshme në ndriçimin e veprës penale konkrete. Me rastin e përshkrimit të gjurmëve dhe mjeteve, si informacione relevante të dëshmive materiale, duhet të konstatohet çka është gjetur dhe çka nuk është gjetur në vendin e ngjarjes e, logjikisht, do të duhej të gjendej (të ashtuquajturat rrethana negative), si edhe çka është gjetur në vendin e ngjarjes që, logjikisht, nuk do të duhej të gjendej. Gjatë përshkrimit, gjithmonë duhet të merren parasysh sidomos shenjat e mjeteve dhe gjurmëve që i bëjnë ato të dallueshme nga mjetet dhe gjurmët e njëjta, në mënyrë që më vonë të mos shfaqet dyshim në autenticitetin e tyre. Gjithashtu, në procesverbal duhet të theksohet saktë se a janë marrë të gjitha gjurmët e dëshmitë apo vetëm disa (cilat), si janë shenjuar dhe me çka janë fiksuar (me skica, me fotografi, me video-regjistrim, etj.). Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet përshkrimit të gjurmëve të viktimës (lëndimeve), pa marrë parasysh shkaktarin e lëndimeve. Me këtë rast, gjithmonë duhet të kihet në mendje pyetja e artë “çka ka ndodhur”. Mbi të gjitha, duhet të zgjidhet dilema se bëhet fjalë për veprës penale ose jo (p.sh. vrasje ose vetëvrasje), e pastaj për çfarë vepre bëhet fjalë. Gjithashtu, mund të bëhet fjalë për vepër penale të rreme. Kjo mund të ndodhë kur dikush paraqet plaçkitje, kurse, në fakt, bëhet fjalë për lëndime trupore të shkaktuara me qëllim që të fshehë veprën e vërtetë penale (p.sh. vjedhjen e rëndë). Përshkrimi i drejtë duhet të përfshijë si gjurmët e viktimës ashtu edhe gjurmët që kanë çuar deri te pasojat e tilla, natyrisht, në qoftë se ato nuk janë zbuluar. Këto mund të jenë gjurmët e armëve, mjeteve të ndryshme, njerëzve, kafshëve ose gjurmët e automobilit, në rastet e aksidenteve të komunikacionit. Këtu është e rëndësishme të konstatohet se në çfarë pozicioni është gjetur viktima, por edhe mjeti i sulmit, pa marrë parasysh për çfarë mjeti bëhet fjalë (revole, thikë, shufër hekuri, automobil, etj.). Në rast se gjatë inspektimit dëmtohen gjurmët latente (të padukshme), bashkë me përshkrimin e tyre duhet të tregohet se çfarë mjetesh janë përdorur dhe çfarë metodash janë aplikuar, si edhe cili person e ka bërë këtë. Gjetjet e teknikut të kriminalistikës, personave profesionistë dhe ekspertëve përfshehen në procesverbal në mënyrë që të jetë e dukshme se bëhet fjalë për gjetjet dhe konstatimet e tyre. Po ashtu, pavarësisht se për çfarë gjurmësh e mjetesh bëhet fjalë, gjatë përshkrimit duhet të përmenden edhe fotografitë dhe skica, në mënyrë që të krijohet përshtypje sa më e plotë për pamjen reale.

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

143

Nga sa u tha deri më tash, del se nga kjo pjesë e procesverbalit duhet të jenë të dukshme se si është arritur deri te dëshmitë e vërteta, si edhe mënyrat e mjetet me të cilat janë fiksuar ato. Më tutje, duhet të tregohet lloji dhe mënyra e matjeve që janë bërë për përpilimin e skicës, kush dhe me çka e ka bërë matjen, të dhënat për mënyrën e fotografimit (lloji i aparatit fotografik ose kamerës), tiparet e objektit, materialit negativ (filmit), këndit të fotografimit, shfrytëzimin eventual të filtrit, kush e ka bërë fotografimin, në çfarë kushtesh, etj. Kjo do t’i kontribuojë autenticitetit të mjeteve dëshmuese dhe, sipas nevojës, do të shërbejë për kontrollimin e mënyrës së përpunimit të tyre. Në fund të pjesës përshkruese të procesverbalit patjetër jepn të dhëna edhe për llojin dhe vlerën (e përafërt) të dëmeve materiale, të dhënat për të dëmtuarin dhe, eventualisht, sigurimet. Pjesa përmbyllëse e procesverbalit të inspektimit përmban kohën e saktë të përfundimit të inspektimit, nënshkrimet e organit inspektues, procesmbajtësit dhe, eventualisht, vërejtjet e pjesëmarrësve në inspektim, si edhe mënyrat lidhur me corpora delicti. 8. Rekonstruksioni i ngjarjes Kuptimi dhe qëllimi i rekonstruksionit të ngjarjes Rekonstruksioni i ngjarjes penale baht me përsëritjen e mënyrave të kryerjes së veprës ose të disa fazave të veprimit gjatë kryerjes së veprës apo me vendosjen e gjërave dhe personave në pozitë të caktuar, për të vërtetuar deklaratat e dhëna. Nga kjo del se ekzistojnë dy lloje të rekonstruksionit: rekonstruksioni i ngjarjes penale në tërësi (rekonstruksioni i plotë) dhe rekonstruksioni i disa pjesëve të ngjarje penale (rekonstruksioni i pjesshëm). Kur bëhet fjalë për rekonstruksionin e ngjarjes, duhet të theksohet patjetër se ai bëhet gjithmonë në kushtet e krijuara artificialisht, në vendin e ngjarjes penale. Për këtë arsye, konstruksioni ka tipare të ngjashme me inspektimin, sepse në kornizat e tij në mënyrë artificiale përsëriten disa fakte dhe rrethana të ngjarjes penale në kushte artificiale. Pra. Bëhet fjalë për simulimin e ngjarjes penale. Sipas teorisë kriminalistike, ky simulim duhet të bëhet në kushte e rrethana të njëjta me ato që kanë mbretëruar në kohën e ndodhjes së ngjarjes penale. Objektivat më të rëndësishme të rekonstruksionit janë: a) të verifikojë dëshmitë e gjetura ose të vërtetojë faktet; b) të kompensojë lëshimet e bëra gjatë kryerjes së inspektimit ose të heqë

dilemat e kundërshtitë që janë pasojë e inspektimit joprofesional e sipërfaqësor;

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

144

c) të vërtetojë mënyrën e kryerjes së veprës penale, ku kjo nuk ka mundur të bëhet gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, me rastin e inspektimit;

d) që të vërtetohet mbrojtja e të dyshuarit ose që të verifikohet saktësia e pranimit të tij;

e) që të verifikohet saktësia e dëshmive të të dëmtuarit dhe dëshmitarëve nga aspekti i rrethanave të lidhura me vendin e kryerjes së veprës penale (a ka mund të shihet, të dëgjohet apo të vërehet në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë rrethanë ose dukuri, duke pasur parasysh vendin në të cilin kanë qenë ose situatën në të cilën kanë qenë në kohën e kryerjes së veprës penale);

f) që të verifikohet konstatimi dhe mendimi i ekspertit ose që ekspertit t’i krijohen kushte më të mira për ekspertizë;

Zbatimi i rekonstruksionit të ngjarjes Zbatimit të rekonstruksionit duhet t’i paraprijnë përgatitjet dhe planifikimi, ashtu sikur ndodh edhe me veprimet tjera procesore e kriminalistike. Përgatitjet dhe plani përmbajnë: a) caktimin e vendit dhe kohës së rekonstruksionit. Vendi i rekonstruksionit

është vendi i ngjarjes penale. Pamja dhe kushtet në vendin e ngjarjes duhet të jenë relativisht të njëjta me ato të kohës së kryerjes së veprës, me të njëjtën renditje të mjeteve dhe gjurmëve, me të njëjtat kushte atmosferike dhe të njëjtën shkallë të dukshmërisë. Vendi i rekonstruksionit hartohet në bazë të procesverbalit të inspektimit, skicës e fotografive, të deklaratave të dëshmitarëve e të dyshuarit, si edhe fakteve tjera që janë të njohura;

b) caktimin e personave që bëjnë rekonstruksionin. Pa marrë parasysh se a e bën rekonstruksionin gjykatësi hetues, kryetari i këshillit, prokurori apo policia, është me interes që ta bëjnë personat që e kanë kryer inspektimin, e, varësisht prej specifikave, edhe ekspertët e fushës përkatëse. Kuptohet se në rekonstruksion merr pjesë edhe tekniku i kriminalistikës. Sipas mendimit tonë, me rastin e rekonstruksionit të ngjarjeve penale delikate, si persona profesionistë, mund të marrin pjesë edhe punëtorët e filmit e të teatrit, siç janë: regjisori, skenaristi dhe aktorët, profesionet e të cilëve mund të jenë me interes gjatë planifikimit të zbatimit të rekonstruksionit;

c) caktimin e personave që do të marrin pjesë në rekonstruksion. Në rekonstruksion mund të marrin pjesë edhe i akuzuari, i dëmtuari, mbrojtësi dhe dëshmitarët e ngjarjes penale. Te disa vepra penale (vrasje, dhunime), në vend të viktimave të veprës penale vendosen kukulla;

d) vëllimin e rekonstruksionit dhe mjetet që do të përdoren. Vëllimi varet nga lloji i rekonstruksionit, që do të thotë se bëhet fjalë për rekonstruksion të plotë apo të pjesshëm. Për përsëritjen e veprimeve gjatë rekonstruksionit shfrytëzohen të njëjtat mjete që janë përdorur

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

145

gjatë kryerjes së veprës penale (në qoftë se ato ekzistojnë si prova materiale), prandaj ato duhet të sigurohen;

e) metodën e zbatimit të rekonstruksionit dhe mënyrën e fiksimit. Zakonisht, metoda e rekonstruksionit është e caktuar që më parë, sipas llojit dhe karakterit të rastit që duhet të përsëritet. Për fiksimin e rekonstruksionit është e nevojshme të sigurohet materiale për hartimin e procesverbalit, skicat, teknika fotografike e filmime, magnetofoni dhe mjetet tjera të nevojshme, varësisht prej rastit konkret;

Me rastin e zbatimit praktik, rekonstruksioni paraqitet si tërësi e formës dhe përmbajtjes, pra si veprim kriminalistik, duke respektuar format procesore. Rezultati i rekonstruksionit duhet të pranohet në mënyrë kritike, sepse ai është rezultat i situatës së krijuar nëpërmjet modelimit. Ajo kurrë nuk është gjendja reale e gjetur në vendin e ngjarjes, si te inspektimi, por nëpërmjet tij, megjithatë, mund të korrigjohen gabimet e bëra gjatë kryerjes së inspektimit. Vetë rezultatet më së shumti varen nga përgatitjet dhe planifikimi. Fiksimi i rezultateve bëhet në bazë të planit të rekonstruksionit, ngjashëm me fiksimin gjatë inspektimit. Por, për dallim nga inspektimi, në procesverbalin e rekonstruksionit përfshehen edhe deklaratat e personave, pjesëmarrësve ose dëshmitarëve të veprës penale. Më në fund, sipas mendimit tonë, rrjedha e rekonstruksionit të ngjarjes, veç tjerash, gjithsesi do të duhej të fiksohej me video-kamerë. Etika e inspektimit dhe rekonstruksionit të ngjarjes Meqë inspektimi mund të cenojë interesat e palëve, gjatë kryerjes së tij duhet të respektohen normat etnike. Ato manifestohen sidomos kur në inspektim përfshehet edhe personaliteti i kryesit të veprës penale ose i të dëmtuarit. Në qoftë se bëhet kontrolli i kufomës duke e zhveshur në praninë e personave të vjetër, nga të afërmit kjo mund të cilësohet si përdhosje e të ndjerit, gjë që, më në fund, mund të manifestohet me qëndrim armiqësor ndaj veprimeve të organit zyrtar kompetent. Të gjithë pjesëmarrësit në inspektim duhet t’i trajtojnë si sekret zyrtar njohuritë për çfarëdo intimitetesh të të dëmtuarit. Prokurori ose policia duhet t’ua tërheq vërejtjen për këtë të gjithëve. Etika e rekonstruksionit është sanksionuar nga ligjdhënësi. Sipas dispozitave të KPP, rekonstruksioni nuk mund të bëhet ashtu që mund të cenojë rendin publik e moralin apo që të vë në rrezik jetën ose shëndetin e njerëzve. Sipas analogjisë, kjo dispozitë vlen edhe për inspektimin. Kështu, p.sh., rekonstruksioni mund të rrezikojë rendin publik, në qoftë se zbatimi i tij do t’ shqetësonte qytetarët (bëhet fjalë për veprës penale, kurse qytetarët e pranishëm nuk kanë qenë të njoftuar as të përgatitur për këtë, prandaj mund të shprehin revoltën e tyre). Rekonstruksioni mund të cenojë moralin publik, në qoftë se, p.sh., simulohen veprimet e veprës penale të dhunimit. Më në fund, rrezik për jetë paraqet, p.sh. rekonstruksioni i aksidentit të rëndë të

Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“

146

komunikacionit, e cila ka lënë të vdekur ose të lënduar rëndë apo rekonstruksioni i zjarrit. Etika e inspektimi dhe rekonstruksionit, pa asnjë hamendje, i obligon gjykatësin, prokurorin apo policinë, si edhe të gjithë pjesëmarrësit e inspektimit ose rekonstruksionit që t’i respektojnë të drejtat e njeriut. Prandaj, është plotësisht i arsyeshëm rregullimi me ligj i kësaj çështjeje. Konsiderojmë se ajo, sipas rëndësisë së saj, është në rrafshin e rrugës legale për grumbullimin e dëshmive. Natyrisht, kjo vlen edhe për ndërmarrjen e çfarëdo veprimi zyrtar, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kontakt të drejtpërdrejtë me të akuzuarin, me të afërmit e tij dhe me pasurinë e tij.