24
#MesueseAurela

PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”

Embed Size (px)

Citation preview

#M

esu

ese

Au

rela

GJERGJ FISHTA

DHE

” LAHUTA E MALCIS”

#M

esu

ese

Au

rela

OBJEKTIVAT:

1) JETA DHE VEPRA

- LIRIKE-

-EPIKE

- DRAMATIKE

2) ANALIZE “LAHUTA E

MALCIS”

3) “LAHUTA E MALCIS”

PERKRAH LETERSISE

ARBERESHE

4)LAHUTA E MALCIS DHE

EPOSET E TJERA

SHQIPETARE

5) VLERESIMI QE KANE

DHENE PER LAHUTEN E

MALCIS

6) VLERESIMI JUAJ PER

GJERGJ FISHTEN DHE

LAHUTEN E MALCIS

#M

esu

ese

Au

rela

Gjergj Fishta (1871-1040)

• Jeta dhe veprimtaria letrare

Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 ibiri i Ndokë Simon Ndocit dhe i Prendes të Lazer Kacit prej Kotrri me emrinZekë/Zef Ndoci mbas tre vëllezërve dhe një motre.

Familja e tij u shpërngul nga Domgjoni i Mirditës.

Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (joprofesionist) mendohet të ketë mbi 20 piktura,deputet dhe mbrojtës i Shqipërisënë arenën ndërkombëtare.

Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.

Titujt e veprave:1-Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925

2-Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907)

3-Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)

4-Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911)

5-Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë

6-Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912)

7-Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues.

8-Juda Makabé - tragjedi (1914)

9-Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)

10-Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924)

11-Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)

12-Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)

13-Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirnjohjet1-Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002

2-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

3- Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i

Shkodrës (1911).

4- Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).

5- Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë

(1912).

6- Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).

7- Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).

8- Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan

(1929).

9- Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Gjergj Fishta në botën e teatrit përbën një befasi krijuese. Një varg dramash, shkruar dhe

vënë në skenë kryesisht në vitet e para Luftës së Dytë Botërore edhe janë mbledhur e janë

botuar ne vitin 2007 nga shtëpia botuese "Naim Frashëri". Në të përfshihen "Shna Ndou i

Padues", "Shqiptari i qytetnuem", "Juda Makabe", "Barinjtë e Betlehemit", "Hajrija" dhe

"Shqiptarja e qytetnueme". Gjergj Fishta i është kushtuar teatrit, nisur fillimisht nga

qëllime të dukshme didaktike, religjoze e kombëtare. Më pas përkushtimi i tij për teatrin ka

marrë tërë vëmendjen e merituar artisike, duke na lënë pjesë të tillë, si tragjedia "Juda

Makabe" e vënë në skenë më 1916 dhe botuar në 1920, e cila për nga vlerat ideoartistike

është padyshim vepra më e arrirë e dramaturgjisë shqiptare,

Satira e tij u tregua e pamëshirshme ndaj veseve të kohës. Pa kompromis, ai goditi dukuritë e shëmtuara

negative dhe mbartësit e tyre, cilëtdo që qenë ata. Këto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetëm brenda individit,

por në rrafshin e gjithë shoqërisë kombëtare. Ai nuk fal askënd që të abuzojë me postin që mban dhe të zhvatë

financën kombëtare, të marrë ryshfete, të bëjë veprime prej kopuku e dallkauku, të trajtojë Atdheun si çiflikun

e tij, si tapet për karrigen e tij. Në radhë të parë ajo është satirë kundër tradhtarëve, atdhemohuesëve,

parazitëve të kombit. Në radhë të dytë është satirë kundër elitës zyrtare dhe veseve klasore të saj. Këtu

Fishta na shfaqet si realist i fuqishëm. Vepra artistike më e përkryer artistikisht e Fishtës mbahet "Palokë

Cuca", (1912), bashkë me "Gomarin e Babatasit" (1913) që e botoi me pseudonimin Gegë Toska, janë dy

kryeveprat e satirës sonë. "Palok Cuca" është poema e heroit komik

Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj

njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e

ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të

përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit.

Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është

quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia

e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e

bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë

tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb

metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e

bëjnë atë krijim himn të përkryer.

“Lahuta e Malcis” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën

autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin

1937.Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të

zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor.

Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914)

nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i

kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike

midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e

famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë.

Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan

në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923,

1931 dhe 1933.

Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më

1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së

Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të

shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas

Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet.

Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më

1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht

dhe italisht.

“Lahuta e Malcis” është eposi i shqiptarëve, është eposi

më i ri kombëtar i njëri prej popujve më të lashtë të

Evropës. Kjo “kontradiktë” moshash, e shpjeguar nga

rrethanat historiko-kulturore të veçanta të popullit

shqiptar, justifikohet me vlerat artisktike autentike

dhe origjinale të veprës. Parimet nga të cilat u udhëhoq

Gjergj Fishta në krijimin e epopesë së shqiptarëve janë

një sintezë e poetikës aristoteliane me shkollën

romantike të Evropës Perëndimore te shek.XIX.

“Lahuta e Malcis” nuk është një vepër historike,

megjithëse mbështetet në ngjarje historike dhe

përshkruan persona realë që kanë marrë pjesë në këto

ngjarje reale. Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një

trillim fantastik, megjisë në të pasqyrohet një popull që

bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat

e veta. Ajo nuk është, gjithashtu, as një memorial i një

analisti të situatës ndërkombëtare, megjithëse autori i

saj analizon me hollësi të gjitha vendimet e fshehta apo

legale të Fuqive të Mëdha të kohës, që ndikuan në fatin

e Shqipërisë.

“Lahuta e Malcis” është një

poemë epiko-heroike, një vepër

epope, subjekti i së cilës është

ndërtuar mbi epizode të shumta

ku veprojnë një numër i madh

personazhesh historike e

mitologjike.

Baza kompozicionale e poemës

është konflikti ndërmjet dy

popujve të Ballkanit: i

shqiptarëve dhe malaziasve.

Ky konflikt nis në Vraninë, një

ishull i vogël në Liqenin e

Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet

Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe

përfundon në Londër, në

Konferencën e krerëve të Fuqive

të Mëdha, të cilët morrën

vendimin që forcat

shumëkombëshe të vendoseshin

në qytetin e Shkodrës për ta

zgjidhur këtë konflikt.

Konflikti i “Lahutës së Malcisë”

zhvillohet duke zgjeruar

përmasat e veta.

Në Vraninë ndeshet shkodrani

Oso Kuka, në krye të rojeve të

postës kufitare, me malaziasin

Vuk Radoviq, që i printe një

bande cubash.

Më pas ndeshen forcat e dervish

Pashës, të dërguara nga Sulltani,

me ushtrinë e Mark Milanit, të

ngritur nga krajl Nikolla i Malit

të Zi, për të pushtuar tokat e

Perandorisë Osmane në Ballkan.

Konflikti mbetet jashtë kufijve të

shteti të ri të sapoformuar, në

Kosovë e Çamëri, në rrethinat e

liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit.

Poema përmban tre tipa këngësh:- këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët

popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë;

- këngët kreshnike, ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit

ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë);

- këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak.

Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare.

Lahuta e malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e

folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti

vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm – në trajtën e urimeve

dhe të mallkimeve.Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve.

Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor,

ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para

të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë

frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës.

Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit.

Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si:

- Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi;

- Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike;

- Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i

përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve;

- Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë

homerike;

- Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi

etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive;

- Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën

dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.

Analizae Lahutes

se madhe

Pers

on

azh

et

ne “

Lah

ute

ne M

alc

ise”

Personazhet krahas idesë, struktures dhe figuracionit

janë ndër elementet më qenësore të Lahutës, që e bëjnë

veprën të përkryer, qoftë si ide, strukturë, apo si

realizim artistik e estetik.Lahuta e Malcis edhe pse

nuk e ka një hero (personazh) kryesor që do të përbënte

boshtin e poemës, ajo ka tridhjetë këngë të lidhura

organikisht në mes veti që përbëjnë një tërësi, dhe

dhjetra personazhe që degëzohen në tri kategori;

historike, mitologjike dhe autoriale (imagjinare).

Personazhet historike janë të shumtë: Ali Pashë Gusia, Abdyl

Frashëri, Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Abdullah Dreni, Knjaz Nikolla etj.

Te këta Personazhe më tepër kemi përshkrimin e tyre të jashtëm si

pamjen fizike, veshjen etj. Përjashtim bëjnë Oso Kuka, Knjaz Nikolla e

ndonjë tjetër. Te Oso Kuka përshkruhet ndjenja e pikëllimit si dhe

arsyeja që e shkakton atë, pra është një ëndërr që ai e kishte pare një

natë më herët. Një përshkrim dramatik e të tmerrshëm e kemi te

personazhi Knjaz Nikolla te kënga Lugati, kur atij në mesnatë i hyn në

dhomë Lugati-Mehmet Ali Pasha, i vdekur.

Personazhet autoriale poashtu janë të shumtë, por si më të rëndësishëm që

ndikojnë në rrjedhën dhe vazhdimin e ngjarjes janë Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani e

Rrushman Hasani. Por prej të gjithve, figura e Tringës paraqitet me të gjitha tiparet,

vyrtytet e bukurinë e një vajze shqiptare.

Ajo mbas luhatjeve të mbrendshme; frikës, dyzimit të mendimeve, manifeston karakterin e

heroines.

Në Lahutë përveç personazheve shqiptarë është edhe një numër i madh i personazheve të

taborrit tjetër si atyre malazez, serb, e edhe më gjerë si Cari i Moskovit dhe personazhe nga

ana e turqëve.

Ndërsa, nëse bëjmë ndarjen klasike në heronj pozitiv e negativ do të vrejmë se shqiptarët që

luftojnë për lirinë e tyre janë personazhe pozitive, kurse ata të palës kundërshtuese, si

zaptues, personazhe negative. Derisa shqyrtojmë karakterin e personazheve shqiptarë që

përafërsisht është i njëjtë, por që kanë veçoritë dhe veçantitë e heroizmit shqiptar, duhet të

merremi edhe me personazhet e taborrit kundërshtar , që nga studiuesit e Lahutës deri më

tash, janë parë vetëm si një sfond dekorimi.

Këta personazhe janë poashtu elemente funksionale pa të cilët kjo vepër nuk do ta kishte

madhështinë dhe funksionin si në rrafshin letrar artistik, ashtu edhe në rrafshet e tjera.

Këtyre personazheve, vetë autori u jep peshë edhe funksion me rëndësi në vepër, duke i

vendosur në pesë këngët e para të saj, ngase është nisur nga aksioma “shkak-pasojë”.

Pra, nuk janë trimat dhe heronjtë shqiptarë, po kundërshtarët e tyre, si Knjazi i Cetinës e

Cari i Moskovit, dy personazhe të realizuara artistikisht në shkallën më të përsosur, dhe

autori perms tyre i dha një pasqyrë besnike, jo vetëm lexuesit shqiptar të kohës, por edhe

atij evropjan për rrezikun e idesë së pansllavizmit që bota e provoi gjatë gjithë shekullit pas

botimit të veprës së Fishtës.

Personazhet ne “Lahuten e Malcise”

Prej personazheve mitologjikejashtëzakonisht funksionojnë mirë Dragojt, Zanat,

Orët, e të tjerë. Dragojt janë njerëz të rëndomt ashtu si

Marash Uci, Xhemë Sadria, Rrustem Uka, Gjetë Gega

etj, të cilët te kënga Kulshedra marrin tiparet e

elementet e herojnve të këngëve kreshnike, që ngriten

në qiell duke fluturuar . Po ashtu edhe Zanat e Orët

kanë tipare fantastike, janë aq të shpejta sa hap e

mbyllë qerpikun e synit . Bota e mbrendshme e Zanës

së Madhe te tufa e këngëve për Tringën portretizohet

në të gjitha konturat njerëzore si, dhembja, vajtimi,

mllefi, e dëshpërimi ndaj jetës.

Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e

bukur dhe luftarake, e cila

jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke

shituar(shkelur). * E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e

Lahutes se Malcis.

Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj.

Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të

kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur

konvencionalisht Zana e Frymëzimit.

Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për

të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis.

Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik

të Fishtës, lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së

poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinë e verbit

fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit.

Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe

perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne

trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te

keqija. * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me

te njejtin titull,

Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe

perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i

keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb

njerezit.

Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze

a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te

keqinjte i ndeshkon. * Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire.

Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i

hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS':Jerja, Gilja, Talja, Culina,

Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana,

Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e

ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve 527-

531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe

te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia

Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje

plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret

me magji per te bere te keqija.

*Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur

mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht

Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se

Dormitorit, personazhe te Lahutes*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se

Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te sigurt

qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar Fjalorin e

ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit

te vjeter komunist)

Dragoi - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohet si

njeri shume i fuqishem, i cili, luftonte trimerisht me kuçedren*Per

dragojte flet Fishta ne Vepren e paperseritshme "Lahuta e Malcis'", te

Kenga "Kulshedra"

Mendimet tona Maturanti 1: Nje nder arsyet qe une rizgjodha letersin e avancuar

ne vitin e dyte ka qen ”Lahuta e Malcise” pasi kete veper mund ta quajm pa

diskutim si nje trashgimi kulturore te vendit ton.Sepse me ane te ketij libri Gjergj

Fishta ka arritur te percjell tek lexuesi gjithe vuajtjet dhe peripecit e ndryshme

qe ka kaluar kombi jone gjat atyre vitesh qe ka qen ne roberim ndaj pushtimit

Osman dhe ndaj pushtuesit e perjetshme shkijet.Sado e veshtir qe mund te ket

qen ne fillimet e saja leximi dhe kuptimi I kesaj vepre qe mund te themi se me

gjith punen e palodhshme qe kemi ber gjat gjith vitit shkollor kemi arritur ta

kuptojm dhe analizojme me se miri kete veper.Pasi kjo veper eshte nje deshmi e

historis se kombit ton dhe I pershtatet me se miri cdo kohe qe ju mund ta

lexoni.Pasi Gjergj Fishta eshte nje nder shkrimtaret me te mir qe mund te ket

pasur dhe do te ket ndonjher vendi yne,kjo gje tregohet dhe nga kandidimi I tij

per cmimin Nobel.

Maturanti 2: Vleresimet per Lahuten e Malsis kane qene te shumta

e nga njerez goxha te rendesishem per letersine.Per kete arsye,ndoshta mendimi

im do te duket I rendomte.Dita kur mora ne fillim librin ne dore,le te themi nuk

ishte me e bukura. Shikoja fjale qe si kuptoja ,fjale qe si kisha degjuar

ndonjehere,fjale qe ndoshta nuk dija as t’I shqiptoja. Megjithate ja ku jam sot

dhe mund te them e sigurt qe fale punes qe eshte bere gjate gjithe vitin une arrij

t’I kuptoj kto fjale , e jo vetem. Arrij te kuptoj qellimin e vepres e mesazhin qe

percjell. Lahuta e Malsis eshte deshmi e kultures shqiptare. Mjafton ta lexosh dhe

edhe pse nuk ja ke idene periudhes per te cilen flitet , arrin te imagjinosh

gjithcka. Une nuk di shume gjera per Fishten por nese ai ishte ne gjendje te

shkruaje nje veper te tille , atehere ai ishte vertet nje njeri I jashtezakonshem.

Thenie per “Lahuten e Malcise”

“Qe ne hapat e pare,kur nisi te

shfaqej emir I GjergjFishtes ne letratshqipe,terhoqi

vemendeje timbre original I zerit te tij

poetik”

Ndue ZefToma

Kombetare Lahuta e Malcise Fishtes me epiqendrenactive te Lidhjes se Prizerenit dhe te pavarsiseshqipetare,e vene ne retrospektiven pellazgo-ilire-shqipetare e bejne njeepope modern te civilizimitshqipetare dheevroperendimore”

Ibrahim Rugova

“Shkembi I tokes dheshkembi I shpirtit

shqipetar,ky eshte sit e thesha

“monopolitetit”gjenetik I artit te Fishtes,keshtu do t’I

thesha me dy krahasimeparalele gjithe poezise qe naka falur ky vigan I kombit:ne

te cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo fjaladhe e cila duket sikur eshtemberthyer ose shperthyer

prej tokes dhe jo prej fjales”

LasgushPoradeci

VLERESIMET QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS

Eqerem Cabej: “..Fishta ze fill me njesine e vogel te fisit per te mbaruar

te njesia me e madhe e kombit, ai fillon me bariun e mocem Marash

Ucin dhe ia mberrin te Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Duket

qartas perpjekja e tij te zgjeroje dalengadale boten me nje brendi me

fort nacionale, te ngreje keshtu vepren ne sfere kombetare. Burre me

pamje madheshtore qe net e folur dhe I dashur dhe I kthjellet, mik I

kallzimeve te kendshme, aq terheqes si njeri, sa ka qene original e I

madh si shkrimtar. Nje drite jete homerike shkelqen mbi vepren e tij:

sin e dukje te zanave qe u perngjajne dianes e Atenes, si se fundi ne

pershkrimin e figurave heroike dhe te nje bote . e cila te terheq me

thjeshtesine e saj heroike..”

Lasgush Poradeci: “Shkemb I tokes dhe shkemb I shpirtit shqipetar, ky

eshte sit e thuash “monopoliteti” gjenetik I artit te fishtes, keshtu do t’I

thosha me dy fjale krahasime paralele gjithe poezise qe na ka falur ky

vigan I popullit: net e cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo

fjala, dhe e cila duket sikur eshte mberthyer ose shperthyer prej tokes

dhe jo fjales”.