51
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME MITOLOGJIA E LAHUTËS SË MALËSISË SI PJESË E LETËRSISË GOJORE MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Anila Prela Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

  • Upload
    others

  • View
    68

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MITOLOGJIA E LAHUTËS SË MALËSISË SI PJESË E LETËRSISË

GOJORE

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Anila Prela

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: MITOLOGJIA E LAHUTËS SË MALËSISË SI PJESË E LETËRSISË GOJORE

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena VATA Anila PRELA

Gjakovë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

3

Pasqyra e lëndës

HYRJE ......................................................................................................................................................... 4

KREU I: Gjergj Fishta në letërsinë shqipe ......................................................................................... 6

1.1Gjergj Fishta dhe miti ....................................................................................................................... 6

1.2Gjergj Fishta dhe fytyra e folklorit në veprën e tij ........................................................................ 9

KREU II: Prania e figurave të mitologjisë shqiptare në veprën e Fishtës ............................... 12

2.1 Zana ................................................................................................................................................. 12

2.2 Ora ................................................................................................................................................... 14

2.3 Dragoi dhe Kuçedra ...................................................................................................................... 15

2.4 Lugetërit dhe Shtrigat .................................................................................................................... 18

KREU III: Oraliteti dhe literaliteti ........................................................................................................ 20

3.1 Raporti letërsi gojore-letërsi e kultivuar në veprën e Fishtës .................................................. 20

3.2 Gjergj Fishta-pjesë e etnografisë shqiptare ............................................................................... 23

3.3 Mali mitik i Gjergj Fishtës.............................................................................................................. 29

3.4 Fjalorth mitologjik i malit në veprën e Gjergj Fishtës ............................................................... 32

PËRFUNDIME: ......................................................................................................................................... 48

BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................................................... 50

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

4

HYRJE

1. Motivimi i temës

Mitologjia e Lahutës së Malësisë si pjesë e letërsisë gojore ka të bëjë me fillimin e mitologjisë së veprës

si dhe endjen mitologjike të subjektit, e cila vjen si gërshetim paralel me bëmat e heronjve shqiptarë në

të gjitha episodet. Mitologjia e Lahutës lidhet gjithashtu edhe me figurat mitologjike në këtë vepër të

jetës së Gjergj Fishtës, me marrëdhëniet e tyre me heronjtë realë të veprës, me mjedisin ku ato

veprojnë dhe mentalitetin e tyre, si dhe me frymën e përgjithshme të kësaj vepre. Studimi i figurave

mitologjike në veprën Lahuta e Malsisë nis me Zanën e frymëzimit e cila duke i qëndruar përkrah autorit

në të gjitha episdoet e Lahutës, kthehet edhe në personazh kryesor. Ajo merr pjesë në të gjitha këngët e

Lahutës si narratore e gjithëdijshme, por edhe vepron, ashtu si Dragonjtë luftojnë, si Orët punojnë si

fisnike, Shtrigat përleshën me Orën e Shkijeve.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Analiza ka kë kemi ndjekur është metoda krahasuese në këtë punim të diplomës.

Janë parë figurat mitologjike një nga një në raport me të gjithë veprën: Zanat, Orët, Dragonjtë, Floçkat,

Lugetërit, Shtrigat, Ulkonjat etj. Më pas këto janë shqyrtuar në marrëdhëniet e tyre personazhet

mitologjikë të individualizuar në Lahutë të Malcis: janë gjithsej 98 figura mitologjike, 92 prej të cilave me

emra të përveçëm, si p.sh., Zana e Veleçikut, Ora me emrin Dake, Dragoi me emër Lleshi i Zi, Shtriga me

emër Pasuta.

Krahas metodës së analizës, mbizotërues ka qenë edhe krahasimi emër për emër dhe sipas grupeve i

figurave mitologjike të Lahutës së Malcis, me figurat mitologjike të folklorit shqiptar, si dhe me pasurinë

mitologjike. Duhet të theksojmë faktin se Gjergj Fishta është i ndikuar nga folklori, foklori gjallon në

veprën e tij, por ai nuk i mori figurat mitologjike ashtu si ata gjallonin në folklorin shqiptar: ai i ka

rikrijuar në përputhje me përfytyrimet popullore.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

5

3. Baza teorike e punimit

Për të realizuar këtë punim jemi mbështetur në një literaturë të pasur, ku siç dihet nuk mungojnë

studimet që janë bërë në lidhje me Gjergj Fishtën, në monografitë dhe në artikujt të shumtë të cilat kanë

lidhje me temën tonë të studimit. Një ndihmëse të madhe në këtë studim më ka dhënë edhe studimi i

mentores sime Dr. Rovena Vata, “Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni dhe

Martin Camaj”1.

4. Synimi i temës

Kushdo nga ne që ka lexuar veprën e Gjergj Fishtës Lahutën e Malcis është ndjerë i mrekulluar nga kjo

vepër madhështore e tij, kjo gjë u ka ndodh edhe atyre që e kanë njohur mirë mitologjinë e popullit

shqiptar. Synimi i kësaj teme është edhe mrekullimi që u ndodh të gjithëve ku një Zanë, që i rri përkrah

poetit nga episodi i parë i Lahutës së Malcis deri te kënga e fundit; një Zanë tjetër, Zana e madhe e

Vizitorit, që përleshet me Orën thepe të Malit të Zi; një Zanë-Orë e Shqipërisë që mëkon me energji të

mbinatyrshme Ali pashën e Gucisë; Orët e Dukagjinit tek gatuajnë e u shërbejnë heronjve në bjeshkët e

largëta, Orë e Zana, tek i bëjnë ceremoninë mortore Tringës; një Floçkë që mëson të flasë shqip dhe

pastaj martohet e lind bij e bija me një djalosh malësor.

1 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

6

KREU I: Gjergj Fishta në letërsinë shqipe

1.1 Gjergj Fishta dhe miti

Gjergj Fishta, një mendimtar me potencial teorik, po aq sa dhe praktik, e dha kontributin e tij në shërbim

të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe. Fishta është dhe do mbetet personalitet i

kulturës shqiptare, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si kritik, historian, estet, filozof.

Gjergj Fishta është shkrimtar “I rrënjosur thellë në vendin e tij, të cilin e linte vetëm për pak, për t’u

kthyer gjithmonë rishtas atje. Fishta fuqitë e tija njerëzore e poetike i thithi prej kësaj toke”2.

Në fushën e letërsisë ai lëvroi lirikën, epikën, satirikën, dramën e tragjedinë, përkthimin, publicistikën.

Nga pikëpamja historike dhe etnokulturore, Fishta njohu “shpirtin e racës”, mënyrën tradicionalisht

shqiptare të jetesës, gojëdhënat, doket, zakonet, normat juridike, të cilat do t’i shfrytëzojnë mjeshtërisht

në veprat e tij3. Për këtë arsye ai do të cilësohej nga intelektuali Lefter Dilo, bashkëkohës i tij, si: “Ai i

lëvroi të gjitha gjinitë letrare dhe në të gjitha ka shkëlqyer”.

Në jetëshkrimin e Gjergj Fishtës përfshihen të dhëna me shumë interes për angazhimin e tij në zhvillimin

e arsimit e të gjuhës shqipe dhe sidomos për përdorimin alfabetit të saj në të gjitha komunikimet.

Studiuesi dhe albanologu Maksimilian Lamberc, e quajti atë “Homer të letërsisë shqiptare”, Lasgush

Poradeci “shkëmb të shpirtit dhe shkëmb të tokës shqiptare”, Gjeçovi më parë e pastaj Çabej, Xhuvani,

Cipo e të tjerë e quajtën “poet kombëtar” të shqiptarëve.

Gjergj Fishta është personalitet i veçantë dhe i shumanshëm, unik e ende i papërsëritshëm, që ka lënë

gjurmë të mençura e të thella në shumë fusha të artit, të dijes, të patriotizmit e të kulturës shqiptare4,

Fishta ishte intelektuali i kërkesave tona historike shprehet Engjëll Sedaj5.

Fishta përmes vetëdijes historike dhe vetëdijes mitike ka shtrirë dhe ka shprehur realitetin historik në

veprën e tij letrare. Përmasa fiktive-mitike në veprën e tij de në pah në Lahutën e Malcisë6.

2 Eqrem Çabej, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, Prishtinë, 1990, nr. 11-12, f. 1444. 3 Mustafa Ibrahimi, Fishta-personalitet profetik i gjuhës dhe kulturës shqiptare, në: Konferencën Ndërkombëtare për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, “Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë”, Tetovë, 24 nëntor, 2006, f. 108. 4 Kolec Çefa, Nëpër gjurmët e Fishtës, Botime françeskane, Shkodër, 2003, f. 3. 5 Engjëll Sedaj, në: revista “Hylli i Dritës”, 1993/1, f. 41.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

7

Duke i qenë i bindur për vlerat e artit popullor, por edhe i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e

bashkëkohësve të tij nuk dinin shkrim dhe lexim, Fishta e shkroi veprën e vet duke u mbështetur

gjerësisht në poezinë gojore: në sistemin figurativ shprehës folklorik, në modelet formulative të

retorikës tradicionale, në kumtin e drejtpërdrejtë emocional që del nga vargjet e tyre.

Në kapërcyell të shekujve XIX-XX apo, më saktë, në fillimshekullin e 20-të kur zë fill Lahuta e Malcis dhe

Fishta këndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamësuar nëpër shkolla, nocioni shqiptarizëm

qarkullonte kryesisht ndër intelektualë atdhetarë të diasporës, të cilët deri atëherë kishin krijuar një

letërsi të konsiderueshme në gjuhën amtare.

Vepra nis me këndimin e heroizmave shqiptarë për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të

përqendruara në Shqipëinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në hapësirë dhe në kohë për të kapur

ndodhitë e cilësitë shqiptare.

Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i

idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet në zona kohe as hapësire. Duke

marrë karakteristikat krej kombëtare vepra ngrihet në nivelin e eposit kombëtar, me mbështetjen në

jetën autentike, në ambientimet relae e fantstike të mendësisë shqiptare dhe me kërkimin e modelit të

shkrimit që mbështetet në letërisinë popullore shqiptare7.

Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1- historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta

e Ballkanit, Konferenca e Londonit, ku ka referenca te këngët hsitorike; 2) kreshnike, me shpërthimet

krijuese imagjinative, që shpien te referncat e cilit të kreshnikëve, apo të këngët baladike dhe 3)

autoriale, si Patër Gjoni apo tringa, që artikulojnë imagjinimet e poetit edhe kur mbështeten në

paratekstet baladike, duke I transformuar ato në stilin vetjak8.

Në mungesë të letërsisë së kultivuar, në popull gjallonte një letërsi e pasur gojore, ku elementet

fantastikë dhe figurat mitologjike bashkëjetonin besueshëm me figura historike të së kaluarës së largët e

të afërme. Kështu, besohej se Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si

konsiderohej Dragua edhe një hero i ditës si Mehmet Shpendi, që luftonte maleve për mbrojtjen e

trojeve shqiptare prej shovinistëve sllavë. Kjo mendësi vinte deri në Shkodër, qyteti më i madh në

Ballkan i Perandorisë Osmane, ku ishte krijuar një bërthamë intelektualësh me kulturë evropiano-

6 Rovena Vata, Kulti i shqipes dhe kulti i të parëve në veprën e Fishtës, në: “Studime të gjuhës shqipe”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2014, f. 554-555. KDU 811.18-26 (05). 7 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 217. 8 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 217.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

8

perëndimore që inspironte Rilindjen Kombëtare. Duhet shtuar se, së bashku me besime popullore,

bashkëjetonin edhe bestytni të importuara orientale. Në këtë realitet të përzier fantazish, Fishta këndon

mitologjinë thjeshtë shqiptare, atë që rridhte prej bjeshkëve të larta ku historia ishte ende mit dhe miti

përjetohej çdo ditë si realitet epik.

Kur shkruhej Lahuta e Malcis, në të cilën fillesa mitologjike zë vend të rëndësishëm në strukturën e

veprës, komunikimi i intelektualëve me kombin nuk ishte i lehtë. Shqiptarët, pothuajse në masë, nuk

dinin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën e tyre. Gjithçka që krijohej në shqip botohej thuajse e gjitha

në diasporë. Edhe Fishta fillimet letrare i ka te revista “Albania” e Faik Konicës që botohej në Bruksel.

Madje edhe bleni i parë i Lahutës së Malcis u shtyp me ndërmjetësinë e Faik Konicës në Kroaci me 1904-

5. Fishta nënshkroi me pseudonimin “Kangë Popullore”, sepse orientimi i veprës së tij ishte vërtetë për

popullin shqiptar, përfshirë edhe atë masë që nuk dinte shkrim e këndim, por jetonte estetikisht kohët

mitike. Lahuta e Malcis do të “lexohej” pak a shumë si këngë folklorike, duke qarkulluar gojë më gojë.

Ky fakt duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik në letrat shqipe, një gjetje që përbën kyçin e

suksesit të veprës Lahuta e Malcis, së cilës Fishta ia dha dorën përfundimtare më 1937. Të shprehemi

qartë: jo folklorizmi përbën risinë dhe kyçin e suksesit të një vepre letrare, si janë shprehur shpesh herë

edhe në mënyre spekulative për eposin fishtjan.

Por komunikimi i fuqishëm ideo-emocional i një vepre letrare me të gjitha shtresat e shoqërisë, duke

filluar nga intelektualë të shquar të kohës si Lasgush Poradeci e Eqrem Çabej, që me gjuhën e Umberto

Ekos do të cilësoheshin “Lexues model të nivelit të dytë”, e deri tek ai bariu, “lexues” i nivelit të parë, që

nuk dinte shkrim e këndim, por e ndjente bukurinë e fjalës shqipe që të ngazëllen e të shiton si

pingërimë Zanash.

Në Lahutën e Malcis janë figurat e mitologjisë së lashtë. Në Lahutën e Malcis ndeshen figura mitike, që

qarkullonin në ato kohëra në përrallat, mitologjinë, besimet ose legjendat popullore, si Zanat, Orët,

dragojtë, floçka, Kxhetza, Qyqja, kuçedrat, lugetërit, shtrigat, fantazmat e hije të vdekurish. Figura të tilla

mitike ë bëjnë të mundur që shkrimtari të përdorë poetikën fantastike, imagjinare, si shtrat mbi të cilin

të krijijë tablo të gjera të mrekullueshme të botës tjetër.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

9

1.2 Gjergj Fishta dhe fytyra e folklorit në veprën e tij

Fishta u lind dhe u rrit në një mjedis ku epika gojore, por edhe llojet e tjera të poezisë sonë gojore, bënin

një jetë intensive në shtresat e ndryshme të popullit. Duke qenë i bindur për velrat e artit popullor, por

edhe i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e bashkëkohësve të tij nuk dinin shkrim dhe lexim, Fishta e

shkroi veprën e vet duke u mbëhstetur në poezinë gojore: në sistemin figurative shprehës folklorik, në

modelet e retorikës tradicionale, në kumtin e drejtpërdrejtë emocional që del nga vargjet e tyre.

Për krijimin e veprës së vet ai zgjodhi vargun tetërrokësh, me të cilin u krijuan pjesa më e madhe e

llojeve të lirikës gojore si dhe këngët me tematikë historike, që ishin mjaft të përhapura në kohën e

Fishtës9.

Gjergj Fishta, poet, studiues i letërsisë dhe i traditës popullore, njeri i letrave në përgjithësi, njohës i

psikikës nacionale shqiptare dhe i së drejtës zakonore të vendit. Si shumica e intelektualëve të formuar

në periudhën romantike ai u mor njëherësh me të gjitha, duke filluar nga angazhimet politike deri tek

nocionet e së bukurës10.

Folklori është ndërgjegje që lëviz në rrjedhën e kohës, reflekton dhe pasqyron artistikisht kohën,

modelohet dhe qarkullon në kohë, ruan kohën, tanimë si histori, si realitet social, si shpirtëzim, si shenjë

identitare, mirëfilli vetanake dhe e patjetërsueshme, shprehet profesor Agron Xhagolli11.

Si rrallë ndonjë shkrimtar tjetër shqiptar, Atë Gjergj Fishta (1871-1940) ka kaluar nëpër një trajektore të

çuditshme komunikimi me popullin e vet12. Fishta me veprën e tij paraqitet si një nga ata krijues

shqiptarë që në fushën e letrave mbështeten së tepërmi në trashëgiminë popullore.

9 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 62-63. 10 Sabri Hamiti, Studime letrare, Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 27. 11 Agron Xhagolli, Folklori shqiptar në bashkëkohësi, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2013, f. 5. 12 Agim Vinca, Mes mohimit dhe fetishizimit, në Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë, Sesioni II Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Tetovë, 24 nëntor, 2006, botuar në Tetovë, 2008, f. 27.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

10

Letërsia gojore, aq shumë e përhapur te Fishta, si dukuri edhe letrare, por edhe dukuri antropologjike,

shprehet studiuesja Rovena Vata13.

Na duhet të theksojmë se edhe areali i figurave mitologjike në Lahutë të Malcis nuk është folklorizëm,

sado që derisa Fishta i rikrijoi në veprën e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetëm në folklor e në besime

popullore. Kulti i Zanave, p.sh, është ruajtur i gjallë, si mbijetojë e një Panteoni të hershëm mitologjik të

bashkësisë fshatare ndër male “deri në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, aty-këtu edhe pas Luftës

së Dytë Botërore”. Madje kulti i Zanave në Shqipëri është edhe shumë më i hershëm se sa është

menduar prej atyre që e kanë përafruar me Dianën e romakëve, e cila kishte marrë atributet e

Artemidës së grekëve. Çabej shkruante se te “kjo Diana kemi të bëjmë me një “interpretatio latina” të

një hyjnie epikore (vendore) pararomake”. Kështu mund të flitet edhe për Floçkën e Ranës së Hedhun

që del në Lahutë të Malcis si një mit i etnogjenezës së stërlashtë të rodit të shqiptarit, si dhe për

Dragonjtë, gjithashtu, dëshmi të prejardhjes mitologjike pellazgo-ilire, të cilët vijnë në veprën e Fishtës

me përmbajtjen simbolike të ndryshme ose më të hershme se përmbajtja simbolike që ata demonë

kishin marrë në epokën antike greko-romake e biblike.

Folklori ndër shqiptarë u ka qëndruar shekujve, ndërsa është transmetuar e ruajtur në kujtesën e

popullit brez pas brezi. Duke e mbledhur, ruajtur dhe studiuar atë, ne mësojmë sesi ka ecur dhe është

zhvilluar një shoqëri, etni, popull a komb, si i ka përjetuar fatet e veta historike dhe si i ka pasqyruara

dhe si ka reflektuar mbi to. Përmes të shkruarës analizojmë të sotmen dhe hedhim bazat e së ardhmes.

Edhe folklori ka qenë një nga shprehjet e vetëqenies së pavarur të popullit shqiptar dhe, njëkohësisht,

një instrument i fuqishëm për afirmimin dhe konsolidimin e kësaj vetëqenieje, origjinalitetit, dhe

individualitetit të jetës shpirtërore kombëtare14.

Në poemën Lahuta e Malcis së Fishtës, elementi mitik gjeti hapësirë të re, mënyrë tejet të paraqitjes së

saj. Në kohën kur për letërsinë evropiane këto elemente i takonin së kaluarës, poema epike e Fishtës me

reflektimet e peshën e elementit mitik të ndërtimit të subjektit të ngjarjes, u vlerësua si vepër shumë

origjinale duke ndryshuar shumë edhe nga epi klasik. Lahuta nuk përfshin një nagjrje kryesore me një

ose disa personazhe kryesorë ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe personazhet mitologjike. Zana e lhutës si

figurë e besimeve popullore shqiptare që jeton në male, pyje e lugina, bëhet bashkëpunëtorja më e afërt

e poetit, ajo vuan dhe gëzohet bashkë më të, varësisht nga zhvillimet e luftërave mes shqiptarëve dhe

13 Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi, Tiranë, 2013, f. 64. 14 Alfred Uçi, Folklori dhe letërsia e kultivuar, Estetika e Folklorit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, f. 174.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

11

forcave pushtuese serbo-malaziase. Zana e frymëzimit, e poetit bëhet “pjesë e pasionit të vet Fishtës që

realizon imagjinativisht në mjedisin ku jeton, në një realitet magjik, natyror e shpirtëror15.

Fishta, kur nisi aventurën letrare për të krijuar eposin artistik të popullit shqiptar, përcaktoi objektivin e

saj, që ishte Marash Uci e të bijtë e Calëve; konfliktin e tyre me krajl Nikollën e Cetinës e carët e

Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjët e Evropës. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të kënduar së

bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e

Frymëzimit. Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për

të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis. Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na

sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin nëLahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht,

lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht

magjinë e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Ai krijoi

edhe personazhe të tjerë mitologjikë: Orën e Shqipërisë dhe Orë të tjera, Zanën e Madhe dhe Zana të

tjera, Dragonjtë e Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, Floçkën. Të gjitha këto figura përbëjnë shtratin

mitologjik të Lahutës së Malcis: kënga e 11-të mban titullin “Lugati”, sikundër e 16-ta “Kuçedra” dhe e

24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e “Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet

krejtësisht ose pjesërisht Shtojzovalleve, të cilat janë të kudogjendura në vepër, shpesh herë së bashku

me figura të tjera mitologjike.

15 Tonin Çobani, Miti dhe antimiti fishtjan, Tiranë, 1999, f. 19.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

12

KREU II: Prania e figurave të mitologjisë shqiptare në veprën e Fishtës

2.1 Zana

Zana e Madhe (Episodi i Tringës)

Fishta përveç personazheve të njohura nga historia, në poezinë epike ka përfshirë edhe figura të

mitologjisë shqiptare siç janë: Zana e Orët të ngjashme me këngët kreshnike popullore16.

Episodi i Tringës, botuar së pari tek revista “Hylli i Dritës” në vitet 1934-1935, përcjell një marrëdhënie të

re të Zanës me malësorët, në rastin konkret, me Tringën. Në konceptin e Fishtës qeniet mitologjike nuk

mund të ndëryshojnë drejtpërdrejtë fatin e njerëzve. Por Zanat ndiejnë dhe vuajnë së bashku me qeniet

humane, njësoj si ato. Në episdoin e Tringës, në varrimin e saj, Zana dhe Orë kryejnë ceremoninë

mortore, vajtojnë dhe shpaguajnë. Zanat mund t’u shfaqen njerëzve si hije, ose si hije të personave

konkretë. Kështu, Zana e Madhe e Vizitorit i ka qenë shfaqur Tringës:

A t’bie n’mend, moj rrezegi,

Si kur ishte ti ende fëmij,

Flokët rreth ballit rrumbullue,

Bajshin zheg ne t’dyja bashkë,

N’për ato mrize t’Vizitorit?

Ku unë, marrë hijen e ndo’j vashe,

Me ty shoqe ase kushërinë,

T’mësojshme këputat si me nisë,

Si me qepë, si me qendisë? (XXV, v. 521-529).

Personazhe si Tringa, veprojnë brenda pikave hapësinore dhe kohore të kufizuara, por që pajisen

mjeshërisht me tipare tipizimi krijojnë momentet artistike dhe kompozicionale më të arrira.

Tringa, personazhi më i palëvizshëm, personazhi me ekzistencë më të kufizuar kohore, e tipizuar deri në

shkallën më të lartë të mundshme artistike, edhe pse qëndron brenda pikës hapësinore tejet të ngushtë

të kullës, edhe pse vepron brenda njësisë kohore tejet të kufizuar, me botën e saj të ngjeshur

emocionale dhe shpirtërore ndikon që kënga për të të jetë aq e përmbushur dhe e përpunuar

artistikisht, sa që, thuaja, është kënga e vetme që mund të lexohen me një frymë.

16 Isak Shema, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996, f. 26.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

13

Në anën tjetër, gati në të gjitha këngët në të cilat këndohet për luftën, bëhet paraqitja e një numri të

pakufizuar personazhesh, për të cilat flitet në momente të caktuara dhe vetëm në kontekstin e veprimit

që kryejnë brenda atij momenti kohor. Në rastet tjera orët dhe zanat, po edhe lugati dhe kulshedra, do

të marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarje, bile, si në epet e vjetra apo poemat epike të arbëreshëve, ato

anojnë dhe krijojnë situata të favorshme apo të disfavorshme për ndonjërën palë

Në mortin e Tringës Fishta ka sjellë shumë Zana dhe Orë. Madje ato cilësohen edhe me emra, por nuk

individualizohen.

Trupin e Tringës, qe e sjell para duarve Zana e Madhe, ajo edhe po e lan me ujë gurre e lotët e syve të

saj:

Zana e Madhe, shpërvjelë llanash,

E dhanë rizës ajo mbas shpine,

T’mjerën Tringë, sa mirë po e lante,

Me një gurrë e lott e syve!

(XXIV, v. 495-496).

Disa Zana të tjera ndihmojnë për ta larë trupin e Tringës, të tjerat qëndrojnë rrotull “tue dënesë”:

Tjerat ndejë ki’n rreth e rrotull,

Shkatërrue flokësh, mollzat n’lot ri;

Disa n’kambë, disa n’lëndinë,

Ulë n’njen gju e n’tjetrin duert,

Mbërthye gishtash, mbështetë kaluer,

Tue dënesë dhimbshem tue qa,

T’ngratën Tringë....

(XXIV, v. 444-450).

Edhe më befasues ëhstë Fishta në fantazinë e tij kur përshkruan duelin e Zanës së Madhe të Vizitorit me

Orën e Dormitorit. Zana e Madhe e Vizitorit është betuar se do të ketë shpagim për vrasjen e Tringës.

Ajo lëshon një piskamë kushtrimi në të katër anët. Kurse imazhi i Fishtës për zanën e shkijeve ëhstë një

lëvizje e shqetësuar sa në tokë, sa në re:

Se ç’ka nisë ajo me dredhë,

Poshtë përpjetë, kryq e tërthuer;

Herë n’një re, herë n’tjetrën strukë;

Tash mbas malit, tash mbas suke;

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

14

Rrafsh për tokë herë rrahi flatrat,

Prap pingul flutro përpjeta,

Vec si t’mund soje me shpëtue.

(XXV, v. 999-1005).

2.2 Ora

Ora e Shqipërisë (Kënga “Ali Pasha i Gucisë”)

Për krijimin e personazhit të Zanës-Orë, Fishta u mbështet në folklor. Në këngët e Kreshnikëve të Veriut

Zana u shfaqet heronjve dhe, kur duam, u ndihmojnë atyre, ua plotësojnë dëshirat, u japin fuqi të

mbinatyrshme. Tepër poetike është paraqeitja e Zanës-Orë. Ajo është një lëvizje në lojën e rrezeve të

dritës. Ali Pashë i Gucisë dyshon “pale a ish njeri ose hyjni”. Madje ai edhe e pyet:

Pash Njatë që të ka dhanë,

A je njeri ase je Zanë (VII. V. 140-141).

Kurse për reagimin e kalit të tij, kur shfaqet Zana, kemi vargjet:

U trand gjoku kur e pa,

(Thonë se kali proskë nuk ka)

Curroi veshët e ngrehi kryet,

E haru pa ia nda sytë;

Turfulloi nja dy a tri herë,

Tue e zmbrapsë rudinës blerë

Kah kish ndejë Alia mbështetë (VII. V. 127-133).

Ora e Shqipërisë, në këngën për Ali Pashë Gusinë, do t’i japë atij fuqi mbinatyrore. Në anën tjetër Zana e

Durmitorit i udhëheq malazezët në sulmin kundër shqiptarëve. Ose Zana e Vizitorit organizon vajtimin

dhe varrmin e Tringës. Nëse, në këto raste, marrëdhëniet e personazheve mitike dhe njerëz janë

indirekte, ka raste kur këto personazhe krijojnë marrëdhënie direkte brenda llojit të tyre.

Në këtë lëvizje drite Zana kundrohet “si hije veshë në të bardha”, “ardhë shtatit si breshana”. Kështu, në

portretizimin e Zanës, Orës së Shqipërisë, që i shfaqet te kroi Ali pashë Gucisë, kemi këto elemente

reale: një nuse veshur me të bardha (si një vashë që fat ve s’pari), me një shtat të drejtë e të gjatë si

breshana, me një brez të artë shtrënguar në mes, me flokët të lëshuar përgjatë trupit.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

15

Orët e Dukagjinit (Kënga “Kuçedra”)

Fishta sjell nga folklori edhe Orët e Dukagjinit, kjo këngë ka subjekt mitologjik ku pasqyron përleshjen e

Dragonjve me Kuçedrën dhe darkën e tyre me Orët e maleve. Orët e tjera të Dukagjinit kanë qenë strukë

shpellave “prej gazepit t’asaj nate”. Vetëm Ora e Shalës, motra e tyre e madhe, e ka ndjekur me

vëmendje luftën e Dragonjve me Kuçedrën:

Edhe e Mira fort asht gëzue,

Kur ka pa e ka kundrue,

Se dragojt’ e Shqiptarisë,

Keq shemtue e kanë kuçedrën,

Se tri krena ia kanë gjymtue:

Se ‘i germaz ia kanë shporue;

Shtatit krejt se e kanë shkallmue,

E se n’shpellë e kanë ngujue,

Tue i zanë grykën me i’buzë mali,

Mos me mundë ma për së gjallit,

Me damtue Dukagjinin (XVI, v. 380-390).

Ora e Shalës, si motër e madhe e Orëve të Dukagjinit, është mbrojtëse e gjithë krahinës, prandaj është

entuziaste për fitoren e Dragonjve. Kjo përputhet me burimet popullore se çdo vend në Shqipëri ka Orën

e vet të bardhë.

2.3 Dragoi dhe Kuçedra

Te kënga e 16-të shfaqen Dragonjtë në një përleshje me Kuçedrën, Orët e Maleve, që u shtrojnë darkën

Dragonjve pas betejes.

Në një lexim të parë të veprës Lahuta e Malcis, lufta kundër Kuçedrës vjen si një konflik paralel me

konflitin e shqiptarëve kundër trupave pushtuese të knjaz Nikollës së Malit të Zi. Në thelb, lufta e

Dragonjve me Kuçedrën është një konflikt universal midis të mirës dhe të keqes, që, në tërësinë e

poemës, na kumton se heronj të tillë, si: Marash Uci, Oso Kuka, Ali pashë Gucia, Çun Mula e plot të tjerë

përfaqësojnë të mirën, prandaj edhe fitojnë.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

16

Kuçedra, e cila duhet mundur prej dragonjve, është një mostër e stërmadhe “me shtatë krena e gjashtë

palë kthetr”. Ajo shfaqet në Bigë të Shalës (Dukagjin) dhe shtrihet me bisht deri në breg të lumit Drin).

“N’Bigë t’Shalës ka dalë Kuçedra/… Bishtin gjatë me i mbërrijtë në zall”). Kuçedra është zemëruar dhe

“zjarr e squfur tue flakërue,/ krepa e gur tue rrokullue,/Dukagjinin don me shue”).

Dragonjtë e Lahutës së Malcis, figura mitologjike të folklorit shqiptar, nuk janë gjë tjetër veçse vetë

luftëtarët malësorë, të njohur që fantazia popullore i ka mbrujtur me elemente të mbinatyrshme. Ata

kanë emra të përveçëm, i përkasin një krahine të përcaktuar gjeografikisht, kanë bëma të njohura që

prej kohëve më të hershme deri në ditët e sotme. Emrat e Dragonjve të Lahutës së Malcis sipas

krahinave janë: Llesh Gjoni, ose Lleshi i Zi, Bibë Llesh Markola (Mirditë); Ndrekë Heqimi, Gjokë Vukli,

Shtjefën Çapaliku, Beqo Qoshja, Hamz Sadiku (Shkodër); rrustem Uka, Xhem Sadria (Pejë); Ton Golia

(Gjakovë); Gjeto Gega (Shllak), Prel Tuli (Mertur); rran Dodë Preci (Kastrat), Gjeto Marku (Hot), Gjin

Pjetri (Kurbin), Vocër Bala (Shalë-Shosh).

Dragoi Llesh i Zi, i cili u prin Dragonjve kundër Kuçedrës dhe vetë i jep asaj goditjen kryesore:

Ngërthye Lleshi, ba si grep,

Njerën kambë zatetë për ‘i shkrep,

Djersa rrkajë tue i shkue për ballë,

Tue kërcnue me dhambë e tmallë,

……………………………………..

Kur, qe, Lleshi po përmblidhet,

Po përmblidhet, po përdridhet,

Po përdridhet tue ngrehë n’dana,

Me ato duer e me ato llana,

Si të shkrime prej çelikut,

Ku për t’gjatë të trashë kërrcikut,

I janë ngrehë dejet toje-toje,

Edhe shkrumë tue qitë për goje;

Shkumb e gjak, ofshe, përzi,

I jep shtatit me furi,

Edhe ngrehë kaq me fuqi,

Që i asht shkulë shkrepi për nën kambë,

E i janë thye në gojë dy dhambë,

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

17

Edhe ‘i pash rrëshqanë tue ngrehë,

Nxjerr Kuçedrën nën gur fshehë.

At’herë mbrapa kthen një hap,

Edhe shtatit i jep prap,

E dy pash, po, dy pash t’mirë,

Prap ma jashtë Kuçedrën nxier.

Kështu tue i dhanë pesë herë a gjashtë,

Nxjerr për gjysmë Kuçedrën jashtë.

At’herë t’madhe, sa i mujt zani,

Briti shokëve kapitani;

Ushtoi ashta lak e n’lak,

Trembë kucedra, pshurri gjak,

Me blue ‘i ditë një gur mullini (Kënga XVI, v. 203-241).

Dragonjtë kanë armët e tyre, që mund të jenë gurë të stërmbëdhenj (“Po i shtrëngohet Let Patani/edhe

dyndë një bet currani,/njizet vetë, po, mos m’e lujtë”), vegla të përdorimit të përditshëm (“e me fuzhnja

e dana t’gjara,/me veriga e rrfanë çeliku,/hekra barkash të Venedikut”) apo armë tradicionale, si: shpata

(“Rrustem Uka, trimi i trimit/… e rrokë shpatën me dy dyer”), topuzë (“Tom Galia..trandë topuzin,

njëqind okë”), heshta (“Gjeto Gega shpejt ka rrahë/heshtën trashë sa një mashkull qerri”) e deri te armët

e zjarrit (“N’atë Mar lulën, trim bujar,/n’Gjelosh Kolën, kuvendtar,/n’Mehmet Shpendin, pushkatar”).

Lum e lum për t’madhin Zot!

Ç’ka shkrehë sonte gjithë ky mot,

Gjithë ky mot e kjo vetimë,

Gjithë kjo gjamë e bubullimë,

Thue po shemben qiell e dhe.

La lëshue prue, po, ka lëshue she;

Rreth shtërngata, shungullon era;

Ushtojnë malet me t’hy mnera;

Kaq një mot ka shkrehë n’Malci,

Çka do t’jetë, vallë, nuk e di (Kënga XVI, v. 1-10).

Edhe Orët e Maleve, në sytë e Dragonjve ato ngjajnë me gratë “fisnike” të malësorëve, punëtore dhe të

hijshme. Fishta i përshkruan kështu si më poshtë:

Njena, bukën përmbi krye;

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

18

Tjetra, mjelcën për nën dorë,

Mjelca ba me lëvore blini;

Dikush bie fashoje mjaltet;

Tjetrat n’hej, vendue tërthuer,

Bajnë mbi krahë dy drej të majmë,

Ora e Shalës si u kishte thanë,

Që me pjekë fërlikë në hell (Kënga XVI, v. 435-442).

Dragonjve, pavarësisht nga mosha (“Vocërr Bala ishte fëmijë”), krahinat prej nga vijnë (“kur Dragonjtë e

Shqiptarisë/si të fushës, si të malësisë) apo religjioni (“a turk a i kshtenë”), janë luftëtarë të

jashtëzakonshëm. Kur shfaqet Kuçedra, ata mblidhen të gjithë së bashku, duke u ngritur fluturim (“ata

çue janë fluturim”), prej kullave të tyre në banimit:

E për re e nëpër thellim,

Mbi Bigë të Shalës kanë rra fluturim (Kënga XVI, v. 52-53).

2.4 Lugetërit dhe Shtrigat

Një vend të veçantë në veprën e Fishtës e zënë edhe Lugetërit e Shtrigat. Një këngë e veprës, kënga e

11-të, titullohet “Lugati”.

Lugetërit dhe Shtrigat nuk marrin pjesë në ngjarjet e poemës, si dragonjtë e deri diku, Orët e Zanat, janë

personazhe antagonist. Kështu Lugati që i shfaqet në ëndërr Oso Kukës është një “hije vdekjeje”, nisur

pre rjekje për t’i vënë fjalën fuqisë së barotit në këshjellën e Varaninës:

Kish ta di ç’ka ai Oso Kuka,

Që tue i shkue s’asht sonte buka,

S’po i shkon buka as mishi i dashit,

Kot pranë tryez’s asht ndejë për rrafshit,

Tue përdredhë ato musteqe!

Thonë, ka pa një andërr t’keqe,.

Andërr t’keqe, thonë, ka pa,

Mbramë, që shkoi, porsa ka ra.

Ka pa n’andërr se prej Rjeke,

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

19

Qenka nisë një hije vdekje,

Ndezë flakë, si flakë lugatit,

Që, tue ecë fushës e ahpatit,

E n’ për këneta e n’për zallina,

Fill po vinte kah Vranina.

Kur n’Vraninë ajo ka mbërri,

N’xhebehane paska hi,

Edhe i dhanë zjarr barotit.

Kur ka dhanë zjarr barotit.

Ka plasë kulla e ka marrë gjamë,

Asht dridhë toka për nën kambë,

Ka suhtue liqeni, mali e lumi,

Edhe Osos po i del gjumi. (V, v. 1-22).

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

20

KREU III: Oraliteti dhe literaliteti

3.1 Raporti letërsi gojore-letërsi e kultivuar në veprën e Fishtës

Njëri ndër problemet më aktualë edhe sot është ai i raportit të letërsisë gojore me letërsinë e shkruar17.

Pikëtakimet e letërsisë gojore me letërsinë e shkruar janë hershme. Letërsia e shkruar lindi si nevojë nga

fillimet e zbulimit të shkrimit, përkatësisht të krijimit të veprave të letërsisë së shkruar dhe u shtri në

periudha të ndryshme dhe në letërsitë e shumë popujve, për të mbërritur edhe në ditët tona.

Pra, këto marrëdhënie u dëshmuan edhe në veprat e shkrimtarëve më të shquar të letërsisë së

përbotshme. Meqenëse e para ishte letërsia gojore, që ishte zhvilluar me shekuj, autorët e letërsisë së

kultivuar artistike u mbështetën te kjo letërsi dhe te llojet e saj, duke shfrytëzuar elemente të

rëndësishme të tematikës, të shtjellimit, të gjuhës dhe të sistemit shprehës artistik.

Lidhjet e shumëfishta të letërsisë sonë gojore me letërsinë tonë të shkruar provohen në veprën e

Fishtës, në mënyrë të veçantë në epin “Lahuta e Malcís”, këngët e para të së cilës Fishta i botoi duke

filluar nga viti 1905, ndërsa të plotë veprën e botoi më 1937. Megjithatë Fishta nuk është i pari autor

shqiptar që mbështet fort te folklori.

Dukurinë e pikëtakimeve të letërsisë gojore me letërsinë e shkruar e ndeshim që në veprat e para të

botuara në gjuhën tonë. Në “Mesharin” e Buzukut18 gjinden të ashtuquajturat lloje të shkurtëra të

letërsisë gojore: urime, fjalë të urta, mallkime etj.

Këtë fenomen e ndeshim te poezia e Pjetër Budit,19 ku autori vargun e vet e ndërton mbi bazën e vargut

tonë gojor. Duke folur për këtë varg, Kolë Ashta shkruan: “Budi shkruen i pari në vargun tetërrokësh, i

njohun si varg kombëtar i shqipes; ketë e vetëm ketë përdor Budi. E gjeti te populli i vet, me ketë punoi

ma se 3000 vargje”20.

17 Anton Berisha, “Çabej mbi letërsinë gojore”, f. 165-166. 18 Eqrem Çabej, Hyrje. Në “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Botim kritik i punuar nga E. Çabej, Rilindja, Prishtinë, 1978. 19 Shih Pjetër Budi, Poezi (1618-1621), Parathënia, tejshkrimi, komentet: Rexhep Ismajli, Rilindja, Prishtinë, 1986. 20 Kolë Ashta, Pjetër Budi prozator e vjershëtar (1566-1623). Në “Shkodra” nr.6, viti VI, Shkodër, 1966, f. 282-301, f. 295. Shih

edhe Henrik Lacaj, Pjetër Budi vjershëtar i parë i letërsisë sonë. Në: Probleme të historisë së gjuhës shqipe. Zgjodhi dhe

mbarështroi Idriz Ajeti, Rilindja, Prishtinë, 1971, f. 437 - 446.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

21

Elemente të përkimeve të tilla i ndeshim edhe në veprën e Pjetër Bogdanit “Cuneus prophetarum”, të

botuar më 1685, ku autori, përdor elemente që janë të njohura në letërsinë që bartet gojarisht, qoftë në

vetë tekstin e veprës, qoftë në Sibilat21.

Dukurinë e ndeshim edhe në poezinë e Nikollë Brakatit, Nikollë Filjes e Nikollë Ketës, për të marrë një

përmasë më të theksuar në veprën e Jul Varibobës, “Gjella e Shën Mërisë Virgjer” (1762)22.

Kjo vepër e tij dëshmon kalimin prej formës së poezisë gojore në atë të shkruar. Ky fenomen është i

pranishëm edhe në veprat e poetëve të tjerë arbëreshë si De Rada, Skiroi, Dara i Riu, Farnçesk Anton

Santori, Serembe.

Mbështetja e autorëve në letërsinë gojore, sidomos në poezinë, ndodhte për arsye se ajo bënte një jetë

të gjallë e funksiononte nëpërmjet llojeve të shumta lirike, pastaj këngëve kreshnike, këngëve

legjendare, baladave, këngëve me tematikë historike, që rrëfimin e kanë përbërës të rëndësishëm.

Kjo poezi kishte krijuar sistemin e vet të pasur gjuhësor shprehës; kishte arritur një nivel të lartë artistik

dhe ushtronte ndikimin në marrësin, prandaj ishte e natyrshme që ajo të bënte ndikim edhe në

shkrimtarët tanë dhe në veprat e tyre të shkruara.

Fishta e ndjeku dhe e thelloi këtë traditë të pasur në letërsinë tonë, duke i dhënë atë dimension e

thellësi që nuk e kishte pasur deri atëherë. Këtë e bëri sidomos me veprën “Lahuta e Malcís”23.

Marrdhënia e fuqishme e veprës së Fishtës me folklorin, ka një ndikim pozitiv, si për nga karakterzimi

psikologjik i situatave, ashtu dhe nga natyrshmëria e komunikimit me receptuesin hipotetik. Një veçori e

letërsisë gojore është roli psikologjik dhe funksional i saj. Në strukturën e krijimeve letrare gojore, si

elemente kryesore konsiderohen edhe formulësimet. Kështu studiuesi i njohur i çështjeve dhe i

problemeve homerike, Milan Parry, formulësimet në poezinë gojore do t’i emërtojë si “grumbull fjalësh”

që rregullisht përdoren në kushte të njëjta metrike për të shprehur një ide qenësore të caktuar24.

Formulësimet që janë të shumta në poemë, kalojnë përmes të qenit brenda asaj që e kemi quajtuar

letërsi gojore, flasim duke ju referuar temave të Albert Lordit oralitetit gojor, ku këto formulësimë

marrin detyrimisht edhe një vlerë antropologjike dhe etnozakonore.

21 Ibrahim Rugova, Vepra e Bogdanit 1675 - 1685. “Rilindja”, Prishtinë, 1982. 22 Shih Jul Variboba, Gjella e Shën Mërís Virgjër. Transkriptimin V. Belmonte, “Faik Konica” & “Shpresa”, Prishtinë 2002. 23 Për Fishtën dhe veprimtarinë e tij shih dy vëllimet , At Gjergj Fishta, Shkëndija, 1941; At Gjergj Fishta (1871-1940), Botim “Distaptur”, Tiranë, 1944. 24 Albert B. Lord, “The singer of Tales”, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts London, England, 2000, f. 3-4.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

22

Krijimtaria shpirtërore në përgjithësi, po edhe letërsia gojore në veçanti është studiuar kryesisht nga

aspekti i elementeve tematike-motivore, formësore, si dhe i ndikimit të saj estetik në marrësin. Me kohë

shtohen edhe studimet e kësaj letërsie në raport me traditën, me format, llojet e stilin e saj, që

njëkohësisht janë edhe karakteristikat e saj dalluese nga letërsia e shkruar25.

Bashkësia apo rrethi shoqëror ku lind një krijim gojor popullor e pranon atë, atëherë ky krijim, prej çastit

të përvetësimit nga ana e mjedisit të caktuar do ta fitojë edhe legjitimitetin e vet folklorik. Kjo sa e

dëshmon karakterin individual të letërsisë gojore, aq kësaj i jep dimensione edhe të karakterit kolektiv.

Një veçori e letërsisë gojore, është edhe e vërteta se krijuesi gojor nuk ka për qëllim që ta ndryshojë

ambientin shoqëror, ai nuk synon të krijojë një ambient të ri, këtë gjë nuk synonte as Fishta, ai mbeti i

njësuar me traditën gojore të popullit të tij. Këtë detyrë, e ka autori i vepës së shkruar letrare26.

Oraliteti dhe literaliteti në veprën e Fishtës ndëlidhen në mënyrë thellësore dhe janë të pandashëm.

Duke bërë fjalë për këtë dukuri Ernest Koliqi, thekson: “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet frymzimin e vet në

burime të letrësís gojore apo letrësija gojore qi fatlumisht gjet në Fishtën vleftësuesin e vet mâ të

përshtatun. Mysteri i fateve të kombit. E vërteta âsht qi zâni i Poetit u përzí e u shkri në nji mënyrë të tillë

me zânin e mbarë popullit sa mos me dijtë ku fillon njâni e ku mbaron tjetri”27.

Duke i parë këto dy letërsi në kuadrin edhe nacional, që sipas tij së bashku shprehin njësinë dhe shpirtin

e popullit, duhet theksuar se populli shqiptar pati dhe zhvilloi qysh herët një letërsi të pasur gojore, e

cila pasqyroi nga shumë aspekte atë jetë, doket dhe zakonet, pra gjithë atë që e cilëson dhe e dallon një

popull prej tjetrit.

Krijimtaria që shprehet përmes fjalës poetike të folur, sipas tij, u transmetua prej goje në gojë, prej brezi

në brez; bëri jetë dinamike dhe gjallëroi përmes llojeve e formave të modeleve, që gjatë periudhave të

ndryshme, nuk u shprehen përherë në vëllim dhë në formë të njëjta28.

Oraliteti dhe literaliteti në veprën e Fishtës ndëlidhen në mënyrë thellësore dhe janë të pandashëm.

Duke bërë fjalë për këtë dukuri Ernest Koliqi, mes të tjerash, thekson: “Nuk dihet a qe Fishta qi gjet

frymzimin e vet në burime të letrësís gojore apo letrësija gojore qi fatlumisht gjet në Fishtën vleftësuesin e

25 Leontina Gega-Musa, “Refleksione folkloristike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011, f. 39. 26 Po aty, f. 42-43. 27 Shih Ernest Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997; cituar sipas “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, vep. e cit. f. 322. 28 Eqrem Çabej, “Studime Gjuhësore V”, Rilindja, Prishtinë, 1970, f. 37.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

23

vet mâ të përshtatun. Mysteri i fateve të kombit. E vërteta âsht qi zâni i Poetit u përzí e u shkri në nji

mënyrë të tillë me zânin e mbarë popullit sa mos me dijtë ku fillon njâni e ku mbaron tjetri29.”

Përderisa njeriu i ndarë nga mitet, thoshte Niçe, përjetësisht i uritur, gërmon gjithë epoka e mëparshme

për të zbuluar në to rrëjët, qoftë dhe në u dashtë të hulumtojë gjer në moçmërinë më zanafillore. Mitet

janë gjithë çka letërsia ka shndërruar në mite. Miti është shpjegim ngaqë pikësëpari është dija brenda

vetë historisë. Kjo dije tregon se si miti është organizim i botës: çdo mit është histori e prejardhjeve, mit

themelues. Në planin kulturor, ai është referim pak a shumë i vazhdueshëm që i bën thirrje përsëritjes,

ritualizimit.

Fishta e shkruajti lahutën, jo për t’u recituar, por për t’u kënduar, që vargjet e saj të mbahen

përmendesh dhe të këndohen kurdoherë në çdo lloj rastesh.

3.2 Gjergj Fishta-pjesë e etnografisë shqiptare

“Për me shtrue këto bjeshkë e vërrí,

shka merr Drinin për s’ të gjatit

der’ n’ Kala të Rozafatit”30.

Procesi i të menduarit kryhet më shumë se gjithkund brenda marrëdhënieve midis tokës dhe territorit.

“...për pa këcye mbi post të Mbretit,

me u bâ zot i tokës e i detit,

edhe Europës tregun m’ia pré,

mos m’e lanë ne shitë, me blé”31.

29 Shih Ernest Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997; cituar sipas “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”, vep. e cit. f. 322. 30 Gjergj Fishta, Kanga IV, f. 45. 31 Gjergj Fishta, Kanga I, f. 8.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

24

Toka ngatërrohet vetvetiu me lëzivjen e atyre që lënë masivisht territoret e tyre, toka nuk është një

element mes të tjerash, por është ajo që i bashkon të gjithë elementët në të njëjtën përqafje, duke

përdorur njërin ose tjetri për të ç’territoralizuar territorin32.

“Jo, për Zotin ! Para toka

E përpiftë me male e boka

E me lume e fusha t’ gjana :

për tê dielli e errtë e hana!”33.

Gjeografia i heq historisë kultin e domosdoshmërisë për të nxjerrë në pah kontingjencën si të

pareduktueshme. Ia shkëput historinë kultit të origjinave për të afirmuar fuqinë e “mjedisit”, që në

rastin tonë kjo fuqi mjedisi është jo vetëm natyore, por ka më shumë fuqi etnografike.

“...me marrë Plavë, me marrë Gusí,

me marrë Shkodër me Malsí,

der’ ku danë vendi me Dri”34.

Drini jepët si kufi brenda harte gjeografike të Plavës, Gucisë, Shkodrës dhe Malsisë:

“... me hi n’ Plavë, me hi n’ Gusí,

me marrë Shkodrën me Malsí,

der’ ku danë vendi me Dri”35.

Ose

“Pse, si shtrue ta kemë Malsinë,

t’ kemë marrë Plavën e Gusinë,

atëherë na po t’ rras’na n’ Shkodër,

32 Gilles Deleuze & Félix Guattari, “Ç’është filozofia?”, Zenit & Art, Tiranë, 2008, f. 109. 33 Gjergj Fishta, Kanga IV, f. 45. 34 Gjergj Fishta, Kanga e VII, f. 82. 35 Gjergj Fishta, Kanga e XIX, f. 98.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

25

tue luejtë valle e tue këcye lodër”36.

Këtë njësi etnografike që Fishta e përdor jo rradhë herë e jep përmes ujit i cili shërben si kufi ndarës mes

fiseve. Ky uji përcakton kufitë e Shqipërisë, kufitë e atdheut, kufitë e Leknisë, kjo kuptohet nuk është

gjetje e tij, por atë e gjeti aty në popull dhe e vuri në veprën e tij madhore.

“... mbrapa kamba kah s’i rrëshet

kujë, veç ndiqen rreth e okolla

çeta çetës rreth po i përmveshet,

si kulaç qi mblidhet bolla,

e si vala e Drinit, kur

t’ dêhet, bora”37.

Në traditën etnozakonore gjithmonë është përdorur si kufi uji dhe si megjë toka, kufiri i ujit në malsi

është përdour dhe përdorët edhe sot e kësaj dite përmes vijes së ujit, vetëm një vijë uji ndan shumë

tokë, ose ngatërron fiset mes njëri tjetrit. Në raste të shumta janë vrarë e prerë edhe mes vëllazërisë për

një vijë uji.

... “Malsisë s’ Madhe e Dukagjinit,

m’ Qafë të Diellit n’ Breg të Drinit,

n’Pejë, n’ Gjakovë, Rekë e Rugovë”38.

Në veprën e Fishtës ky kufi jepet përmes lumit Drin, ky emër i ka thënë pothuajse gjysmës së Shqipërisë

nga emri i tij si në rastet: Podrime, Zadrime, përdrine, Balldren, Gjadren, etj.

“...me i pushtue këto Malet tona,

ku çëse rrëmben Drini e Valbona”39.

Drini del si kufi në këto forma:

36 Gjergj Fishta, Kanga VII, f. 83. 37 Gjergj Fishta, Kanga e XXV, f. 428. 38 Gjergj Fishta, Kanga XXV, f. 410. 39 Gjergj Fishta, Kanga e VIII, f. 92.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

26

“der’ ku danë vendi me Dri”, shka merr Drinin për s’ të gjatit, pa u shterrun Dri e Shkumin, m’ Qafë të

Diellit n’ Breg të Drinit, der’ n’ valë të Drinit, kjo Shqipní këtu e der’ n’ Drí, kjanë vala e Drinit, rrjedhes s’

drinit der’ në detë, e si vala e Drinit.

Kreshtat e maleve, sado të nalta që të jenë, nuk formuen pengesa aq të mëdha midis banorëve, sa

rrjedhjet e lumejve40.

Drini qëndron në diktonimi me lumin Shkumbin, përmes këtyre dy lumenjve përcakohesh nëse je toskë

apo gegë.

“Se mbas flamurit kuq e zí,

Gegë e Toskë, fushë e malsí,

kanë me dalë ndo’i herë n’ ushtri,

me derdhë gjakun për Shqipní?”41.

Regjioni në veri të Drinit të Zi dhe deri te kompleksi i Bjeshkëve të Namuna shqiptare formonte në kohën

e mesme një brez shumë interesant të simbiozës etnike në të cilën elementi shqiptar dhe rumun i

barinjve u shkri me elementin sllav bujqësor42.

“Jo, po; as ti vetë

s’ ké dyndë top e bajonetë,

për të xjerrun Turqit “dinit”;

por për t’ shtruem Shqipninë e shkretë

pak me thanë der’ n’ valë të Drinit”43.

Familja Dukagjini e ruante deri në kohën e Turqisë karakterin e shtëpisë së madhe dhe të vëllazërisë.

Gjin Tanushi e mori titullin “dukë” duke qenë ithtar i Paleologëve bizantinë, por ndoshta edhe si

40 Rrok Zojzi, vep., e cituar, f. 21. 41 Gjergj Fishta, Kanga VI, f. 70. 42 Milan Shuflaj, “Serbët dhe Shqiptarët”, Kumi, Tiranë, 2002, f. 17 43 Gjergj Fishta, Kanga e XXI, f. 294.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

27

flamurtar ose si vojvodë në ushtrinë e mbretit serb. Kjo shtëpi e fortë sundonte në territorin midis

Lezhës dhe Fandit, ndërsa selia e saj kryesore ishte në qytezë të Lezhës në grykën e Drinit44.

“Me atë anë t’ Drinit, n’ kjoftë gjykue,

m’ atë anë t’ Drinit m’ trap të Lezhës”45.

Për krahinë etnografie kuptojmë njësitë e vogla ekonomike shoqnore që u formuen historikisht në gji të

një populli me jetë ekonomike, territor, drejtim ekonomik të veçantë nga krahinat e tjera të krijueme në

gji të tij.

“Se ti jé nji rreze drite,

s’ të ka randë pulëbardha ty;

e mbi tê mandej vozite

rrjedhes s’ drinit der’ në detë”46.

Këto krahina, me gjithë që kanë një bazë etnike të përbashkët, si rrjedhim i kushteve të vecanta të jetës,

i marrëdhanieve të veçanta ekonomike shoqnore, i fateve të veçanta historike, krijuen në mes tyne edhe

nuanca të lehta gjuhësore, ndryshime të vogla traditash kulturore, që u shprehën edhe me ndërgjegje

shoqnore dhe me emën të tyne të veçantë.

“Ké me ndie edhe si kjanë

vala e Drinit prap n’ ditë t ‘sotit

për urë vorrit t’ Gjergj Kastrjotit,

shpata e t’ cilit dikur motit,

vezulloi n’ hazëm t’ Shqipnisë

si ajo rr’feja e Perendisë”47.

44 Milan Suflaj, vep., cit, f. 23. 45 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 277. 46 Gjergj Fishta, Kanga XXVI, f. 454. 47 Gjergj Fishta, Kanga XXVI, f. 450.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

28

Në popullin tonë gjatë shekujsh u formuen mjaft krahina etnografie të tilla, disa nga të cilat, jetojnë

edhe sot si p.sh., Luma, Martaneshi, Verça, Kurveleshi48.

Këto krahina etnografie lindën historikisht në gji të popullit në bazë të disa kushteve të vecanta të jetës.

Shekulli XIX njihet si shekulli i formimit kombëtar të popullit shqiptar në një unitet të vetëm të

përbashkët, shek. XVIII mund të njihet si shekulli i formimit të dy grupeve të mëdha të krahinave

etnografie që u quejtën Gegni dhe Toskni.

“Prandaj sot nuk ka zot tjetër

kjo Shqipní këtu e der’ n’ Drí,

përposë Knjazit t’ Malit t’ Zí”49.

Si vijë kufini në mes të këtyne dy grupeve krahinash etnografie merret në përgjithësi lumi Shkumbin. Me

gjithë se lumi Shkumbin asht një kufi natyror, ai shpreh ma së miri edhe një kufi etnografik. Në

përgjithësi në Shqipëri lumejtë janë edhe si vija kufini etnografik dhe vërehet se sa midis dy shpateve të

një mali.

“... me shkrue ’i letër n’ kanu t’ vjetër

për t’ shtatë Krajlat mbledhë n’ Berlin:

qi, pa u shterrun Dri e Shkumin,

edhe Buena për pa u thâ,

na për t’ gjallë nuk rrijmë nën Shkjá”50.

Megjithatë kemi edhe një zonë kalimtare në mes të Tosknisë e Gegnisë, e cila shtrihet gjatë bregut jugor

të Shkumbinit, e përbërë prej Bërzeshtës, Polisit, Shpatit, dumresë dhe Cermave, që lëkundet ndërmjet

këtyne dy grupeve51.

48 Rrok Zojzi, “Etnonografia shqiptare 1”, Tiranë, 1962, f. 16. 49 Gjergj Fishta, Kanga XXV, f. 412. 50 Gjergj Fishta, Kanga e XIX, f. 112. 51 Rrok Zojzi, f. 21.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

29

3.3 Mali mitik i Gjergj Fishtës

“E me male të madhnueshme,

e me pyje të blerueshme”52.

Fishta reflekton malin me të gjithë qenien dhe krijimtarinë e tij, reflekton malësorin me të gjitha

mendësitë dhe shqetësimit e tij, reflekton mitologjinë me gjithë dominimin që i bën jetës së malit.

Fishta nuk është i vetëm në dashurinë e pashërueshme për malin. Rose Lane, në librin e saj “The Peak of

Shala”, shprehet se: “Unë ndieja keqardhje, mbase thjesht romantike, për zhdukjen e pashmangshme të

kësaj mbetjeje të fundit të gjallë të përbashkët primitive ariane, në të cilën kanë jetuar stërgjyshërit

tanë”, duke iu referuar gjendjes në malësitë veriore shqiptare. Dhe vijonte: “Unë jam konservatore,

madje edhe reaksionare. Unë do të doja t’i ruaja malet shqiptare kështu siç janë”53.

Mali fishtjan është një mal që në asnjë moment nuk e pranon qasjen e tij me qytetin, mali i Fishtës është

aq fanatik sa edhe vetë poeti, ky mal ka vetëm një shteg që të hysh në të, por në asnjë moment nuk

gjejmë shteg-dalje, mali për Fishtën është madhështor, është i pakrahasuar me qytetin dhe aq me pak

me erën perëndimore, atë e ndjek deri në Londor Zana e mitologjisë së këtij mali.

Mali për Fishtën është gjithçka mban ai, mali është kulturë, mali është i shenjtë, mali është qytetërim,

mali është e gjithë bota që e rrethon botëkuptimin e Fishtës. Këtë fakt e vërtetojmë me elementet që

janë të pranishme në veprat e tij duke filluar me më të madhen vepër: “Lahuta e Malsisë”.

Mali fishtjan është brenda këtyre shenja:

Kanun-traditë,

doke-zakone,

kulturë-qytetërim.

Mali është i lidhur edhe me bukën, pasi malësorët përmes tokës në mal arrijnë të sigurojnë ushqimin për

të jetuar, tokë bukë është shprehja që ata përdorin për të treguar që përmes saj mbijetojnë.

“Prandaj Pash ka gabue,

52 Gjergj Fishta, f, 90. 53 Rose Lane, “Majat e Shalës”, në “Sfinga” 1999/3, f. 217.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

30

haps me i bâ Krenët e Shqipnisë;

përsé toka nuk pat plasun

qi me i qitë vetit mbi dhé,

e kurrkush mos me u rá mbrapa”54.

“Gjithashtu ne duhej të kishim bërë shenjën e kryqit, sepse në kato male buka është e shenjtë”55, betimi

që bëhet në këto zona është pasha bukën që e gjejmë edhe të Fishta.

“Punë e keqe, pashá bukën:

s’âsht për burra hapsi as shkopi:

për ta â’ shpata ase konopi”56.

Ndërkohë Rose Lane përfytyrimi që asaj i jep mali dhe të jetuarit në të është i tillë: “Më dukej sikur isha

kthyer në një vend që e njihja prej shumë kohësh dhe këtu e ndieja veten në vendin tim. Kisha harruar

se këta njerëz ende po jetonin fëmijërinë e racës ariane dhe se unë isha bijë e një shekulli që, për ta,

ishte në një të ardhme të largët e të panjohur. Për mua njëzet e pesë shekuj ishin zhdukur sikur të mos

kishin qenë kurrë”57.

Ndërsa Fishta e shpërnguli letërsinë nga “moti i madh” tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit;

Lidhjet e shumëfishta të letërsisë sonë gojore me letërsinë tonë të shkruar provohen në mënyrën më të

qartë në veprën e Fishtës, sidomos në epin “Lahuta e Malcís”.

“Dërsá n’ bjeshkë të Ljubotinit

për nën hije t’ mraztë të blinit

po ligj’rojshin Zana e Ora,

krye me krye e dora – dora,

atje poshtë në Prizeren

54 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 118. 55 Rose Wilder Lane, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004, f. 74. 56 Gjergj Fishta, Kanga XX, f. 119. 57 Rose Wilder Lane, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004, f. 63.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

31

Abdull Frashëri, ’i Toskë me mend,

kështu ka nisë më çilë kuvend”58.

Vepra e Fishtës bashkon në vete letërsinë heroike, letërsinë etnike e letërsinë fantastike, të tria si

trashëgimi të veprave të mëdha. Mbas tij Ernest Koliqi, me novelën Gjaku, shpalon thellësitë e traditës

së Kanunit në psikologjinë e individit dhe ndeshjen tragjike të zgjedhjes individuale përballë kodit

kolektiv. Pashku lakon temën e dashurisë nëpër kushtëzimet kanunore te novela Nën qarr po rrinte

vasha; nga ana e tij Kadare, te romani Prilli i thyer, rindërton me një hollësi psikologjike historinë e

hakmarrjes, duke e përshkruar viktimën të pambrojtur nga fati i vet tragjik59.

Fishta e ndoqi dhe e thelloi këtë traditë të pasur në letërsinë tonë, duke i dhënë atë dimension e thellësi

që nuk e kishte pasur deri atëherë. Këtë e bëri sidomos me veprën “Lahuta e Malcís”60.

Arsyen pse veproi në këtë mënyrë Fishta e thotë vetë në parathënien e “Kanunit të Lek Dukagjinit”, të

mbledhur nga Shtjefën Gjeçovi e të botuar më 1933: “Folklora asht pasqyra e kthjelltë e psihes së

komit; âsht rrasa mermerit, me të cillen historija zgavrron t'endunt e të shendunt e popujve; âsht cehja

e pashterrshme e gjuhsís e e letërsís komtare. ‘Folklorën’, po do të skjyr-tojsh, po deshte me shkrue

historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhe pa tê komi jetë nuk ka; ‘folklorës’ do t'i

sillesh, po deshte me shtue pasunín e gjuhës me fjalë të permvetsueme, me frazeologjí shprehsore, me

shembulltyra të gjalla e dramatike; në ‘folklorë’ prap ke me ndeshë me type ma të nalta, me karaktere

ma të forta, e me motive mâ t'ardhuna e të perkueshme për zhvillimin e leteratyrës komtare. - Epopét

mâ të mdha e mâ të bukura të botës: si nji ‘Iliade’, nji ‘Shah-Name’, nji ‘Niebelungen’, nji ‘Fingal’ etr. etr.

kanë ngallitë e janë zhvillue mbi bazën e ‘folklorës’ komtare”61.

Zbërthimi i termit mal sipas kuptimit të parë dhe sipas vështrimit antropologjik na jepet kështu:

Mal (vend i lartë) - Mal (lidhje bashkësish)

Plak (i moshuar) - Plak (i pari i lagjes)

58 Gjergj Fishta, Kanga IX, f. 105. 59 Sabri Hamiti, “Albanizma”, vep e cit., f. 68-69. 60 Për Fishtën dhe veprimtarinë e tij shih dy vëllimet , At Gjergj Fishta, Shkëndija, 1941; At Gjergj Fishta (1871-1940), Botim “Distaptur”, Tiranë 1944. 61 Fishta, Parathânje. Në “Kanuni i Lek Dukagjinit”. Përmbledhë e kodifikue prej A. Shtjefën Konst. Gjeçov, O. F. N., Shtyp.

Françeskane, Shkodër, 1933, f. XXI.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

32

Krye (kokë) - Krye (i pari i katundit)

Bark (pjesë e trupit të njeriut) - Bark (degëzim i vëllaznisë).

Me Fishtën jemi në mal edhe kur ai mendon si një qytetas, pra atë e vendos në një log zanash, në një

përballje me orën dhe zanën, Abbyl Frashëri ishte një jugor që detyrimisht i kalonte rruga nga qyteti, por

me të ardhun në mrizet e Vraninës ai ulët në ballafaqim me Orën, me Zanën, figurat historike si Oso

Kuka është në një paralele me një dragua dhe si i tillë trajtohet deri në fund të poemës.

3.4 Fjalorth mitologjik i malit në veprën e Gjergj Fishtës

Mali-malci

Mali-lahutë

Mali-Mal i Shejtë

Mali- Rumia

Mali-Lekët

Mali-Leka

Mali-Kastriota

Mali-amanet

Mali-çetë

Mali-Shqiptaria

Mali-bijtë e Skanderbegut

Mali-bijtë e Dukagjinit

Mali-vala e Drinit

Mali-9 male të Dibës

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

33

Mali-besa

Mali-kanuni

Mali-gjakmarrja

Mali-vrasja

Mali-kuvendi

Mali-mejdani

Mali-majet e Prizrenit

Mali- përrue

Mali-kodra

Mali-zalle

Mali-krye Sutjeskës

Mali-njegull tymi

Mali-rranzë bjeshkë

Mali-orgajë

Mali-malsuer

Mali-dushknajë

Mali-zabeli

Mali-katallâ

Mali-lugat

Mali-nemë

Mali-bajraku

Mali-vojvoda

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

34

Mali-kapidana

Mali-zjarm

Mali-votër

Mali-qyqe

Mali-korb

Mali-supatë

Mali-kep në kep

Mali-cujtë të thatë

Mali-kulshedra

Mali-kërcuna

Mali-mallkim

Mali-sokoleshë

Mali-sokol mali

Mali-log

Mali-cungu

Mali-drangue

Mali-druni

Mali-hije malukati

Mali-vetull mali

Mali- sy mali

Mali-log Zanash

Mali-log mejdani

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

35

Mali-shtek

Mali-rranxë mali

Mali-kanuja e maleve

Mali-pushka e kuvendi

Mali-Shkreli

Mali- Vermoshi

Mali-Valbona

Mali-suka

Mali-laku i bjeshkës

Mali-tokë

Mali-kufi

Mali-megjë

Mali-Vuthaj

Mali-dhé

Mali-atdhe

Mali-pushtet

Mali-morije

Mali-ferra

Mali-shlliga

Mali-kaçubë

Mali-rosa

Mali-glina

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

36

Mali-log t’ Malazezvet

Mali-zhibël

Mali-flamur

Mali-doke

Mali-gjuhë

Mali-fé

Mali-vorr

Mali-hatull

Mali-katund

Mali-mrizet e Sutjeskës

Mali-majen e bjeshkës

Mali-kulla

Mali-hija e malit

Mali-rrahi

Mali-driz

Mali-murrlani

Mali-gurë vorrit

Mali-tërthuer bjeshkës

Mali-gurra

Mali-djepi

Mali-moti i bjeshkës

Mali-ahi

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

37

Mali-bijë mali

Mali-Shejti Shëna Ndue

Mali-Rrogam

Mali-Zana e Vizitorit

Mali-Ora e Dormitorit

Mali-shërbele

Mali-ashta e breshta

Mali-bisha malit

Mali-zajet

Mali-logje

Mali-Shllaku

Mali-thep me thep

Mali-bollat

Mali-orrla

Mali-ujk zabeli

Mali-syni i keq

Mali-mal e vërrí

Mali-Zana e madhe e Vizitorit

Mali-kreshtë

Mali-Buk’ra e Dheut

Mali-mrize t’ Vizitorit

Mali-Shtozovalle

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

38

Mali-drandofille

Mali-Male t’ Mëdhá

Mali-Shalë

Mali-Malsí

Mali-shtriga

Mali-Tringa n’ bjeshkë

Mali-Bjeshkë të Mëdhá

Mali-hije t’ breshtë

Mali-gjâja bjeshkës

Mali-festa e bajrakut

Mali-maja e Hek’rave

Mali-bjeshka e Trojanit

Mali-Zana shtatzarana

Mali-Ora e bardhë trojanë

Mali-Zana e vogël

Mali-Ora trojanë

Mali-bjeshkë t’ Trojanit

Mali-bjeshkë edhe male

Mali-karpa të gjalla

Mali-Shoshi

Mali-Temal

Mali-Qafë e Diellit

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

39

Mali-Rekë

Mali-bjeshka e Durmitorit

Mali-Ora thepe

Mali-Ora malazeze

Mali-Ora karadake

Mali-Krenët shqiptarë

Mali-Hoti

Mali-Këlmendi

Mali-Ora thepe e karadakut

Mali-vetima

Mali-bumb’llima

Mali-prozhme

Mali-shtatë bajrakë të Pukës

Mali-log Shtrigash

Mali-Ora shkinë

Mali-Zana e Shqiptarisë

Mali-kaçubeta

Mali-male të madhnueshme

Mali-opangat

Mali-duvak

Mali-pleqní

Mali-trá

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

40

Mali-skyferi

Mali-rranzë boke

Mali- buzë Cukali

Mali-folé bollash

Mali-pushkë arbënore

Mali-krande lisi

Mali-ushtima

Mali-mal i Tomorrit

Mali-mrize t’ Ljubotinit

Mali-Zana e Sharit

Mali-shkëbé mali

Mali-konop

Mali-kenuja e Maleve

Mali-Suka e Çabratit

Mali-çardak

Mali-kulla e Cunit

Mali-malet e Shqipnisë

Mali-Zana e Velecikut

Mali-maja e Sharit

Mali-Krenët e Hotit

Mali-Krenët e malit

Mali-podi i spati

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

41

Mali-bjeshkë t’ Sopatit

Mali-Zana e Miliskaut

Mali-lugat

Mali-stane

Mali-gjâ

Mali-eshkë

Mali-ujq

Mali-buzë mali

Mali-Lekët e Malsisë

Mali-Zana e Haramisë

Mali-termeti

Mali-lugjet

Mali-humneret

Mali-gjamë

Mali-vend i egër

Mali-brej

Mali-çetina

Mali-bashtina

Mali-rudina

Mali-Lekë e Shkjá

Mali-podi i livadhit

Mali-përroskë

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

42

Mali-fisi

Mali-lisi

Mali-mjedis

Mali-guri

Mali-Cukali

Mali-gjak

Mali-gjarpër

Mali-firi

Mali-vetull mali

Mali- sy mali

Mali-log Zanash

Mali-log mejdani

Mali-shtek

Mali-rranxë mali

Mali-kanuja e maleve

Mali-pushka e kuvendi

Mali-Shkreli

Mali- Vermoshi

Mali-Valbona

Mali-suka

Mali-laku i bjeshkës

Mali-tokë

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

43

Mali-kufi

Mali-megjë

Mali-Vuthaj

Mali-dhé

Mali-atdhe

Mali-pushtet

Mali-morije

Mali-ferra

Mali-shlliga

Mali-kaçubë

Mali-rosa

Mali-glina

Mali-log t’ Malazezvet

Mali-ashta e breshta

Mali-bisha malit

Mali-zajet

Mali-logje

Mali-Shllaku

Mali-thep me thep

Mali-bollat

Mali-orrla

Mali-ujk zabeli

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

44

Mali-syni i keq

Mali-mal e vërrí

Mali-Zana e madhe e Vizitorit

Mali-kreshtë

Mali-Buk’ra e Dheut

Mali-mrize t’ Vizitorit

Mali-Shtozovalle

Mali-drandofille

Mali-Male t’ Mëdhá

Mali-Shalë

Mali-Malsí

Mali-shtriga

Mali-Tringa n’ bjeshkë

Mali-Bjeshkë të Mëdhá

Mali-hije t’ breshtë

Mali-gjâja bjeshkës

Mali-festa e bajrakut

Mali-maja e Hek’rave

Mali-Boka t’Kotorrit

Mali-kasolla

Mali-thana

Mali-kangë e valle

Page 45: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

45

Mali-shtigje t’ vështira

Mali-zgavrra blini

Mali-fati i Shqipnisë

Mali-qepariza

Mali-zerdelia

Mali-lulja e blinit

Mali-mandaferra

Mali-gurra t’ngrijta

Mali-çifteli

Mali-shpellë

Mali-Shtrigat e Kthellës

Mali-Shtrigat e Mirditës

Mali-Floçka e Kshetza

Mali-fise t’ Këlmendi

Mali-kroje

Mali-fyelli

Mali-Kastrat

Mali-harushë mali

Mali- mal komitës

Mali-Vitorja

Mali-kangë kreshnike

Mali-Ora e Turkut

Page 46: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

46

Mali-fiset e Ballkanit

Mali-Ora e Shqipnisë

Mali-Ora e bjeshkëve

Mali-Shën N’kollë

Mali-Shejt Shna Ndue

Mali-Kishë të Shëngjinit

Mali-tym baroti

Mali-Gash e Krasniqe

Mali-maja e shkambit

Mali-kep t’ Parunit

Mali-Qafë t’ Bishkasit

Mali-Ora e Shalës

Mali-Ora e Dukagjinit

Mali-Ora e Mirditës

Mali-shkamb i gjallë

Mali-Zana e Haramisë

Mali-Orët e Drangojtë

Mali-breshtë të gjanë

Mali-buell

Mali-Qafë t’ Hardhisë

Mali-shkambi i bjeshkës

Mali-bleta

Page 47: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

47

Mali-lumi t’Bardhë

Mali-bubazhela

Mali-kortela

Mali-kiza

Mali-kmesa

Mali-dushku

Page 48: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

48

PËRFUNDIME:

Miti te Fishta në aspektin letrar shfaqet përmes letërsisë gojore e cila shërben si ndërlidhëse me

letërsinë e kultivuar. Meqë të gjitha ato mite kanë mbijetuar përmes letërsisë, duke pësuar modifikime

të kuptueshme dhe e anasjelltë është e dukshme, e prekshme: pandashmëria e miteve nga letërsia.

Gjergj Fishta kur nisi të shkruante veprën e tij madhështore të quajtur Lahuta e Malcis, përcaktoi edhe

objektivin e saj, i cili ishte Marash Uci e të bijtë e Calëve; pra konfliktin e tyre me krajl Nikollën e Cetinës

e carët e Moskovit, me sulltanin e Stambollit e regjët e Evropës. Për të ndërtuar këtë vepër ai zgjodhi

tetërrokshin dhe, për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcisë, thirri një Zanë, që për Fishtën

ishte Zana e Fyrmëzimit.

Përveç Zanës ai krijoi edhe personazhe të tjerë mitologjikë sic janë: Orën e Shqipërisë dhe Orë të tjera,

Zanën e Madhe dhe Zana të tjera, Dragonjtë e Kuçedrën, Lugetërit, Shtrigat, etj. Të gjitha këto përbëjnë

lëndën e madhe të mitologjisë popullore dhe folklorike si pjesë e letërsisë gojore: kënga e 11-të mban

titullin “Lugati”, sikundër e 16-ta “Kuçedra” dhe e 24-ta “Zana e Vizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e

“Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjë tjetër u kushtohet në një pjesë të madhe edhe Shtojzovalleve, të

cilat janë të pranishme shpesh në vepër, shpesh herë së bashku me figura të tjera mitologjike.

Gjergj Fishta këndon mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte e pamësuar nëpër shkolla. Në mungesë të

letërsisë së kultivuar, në popull gjallonte një letërsi e pasur gojore ku elementet fantastikë dhe figuart

mitologjike bashkëjetonin besuseshëm me figura historike të së kaluarës së largme e të afërme. Kështu,

bësohej se Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lindur Dragonj, ashtu si konsiderohej Dragua edhe një

hero i ditës si Mehmet Shpendi, që luftonte maleve për mbrojtjen e tropjeve shqiptare prej shovinistëve

sllavë. Në këtë realitet të përzier fantazish, Fishta këndon mitologjinë thjeshtë shqiptare, atë që rridhte

prej bjeshkëve të larta ku historia ishte ende mit dhe miti përjetohej çdo ditë si realitet epik.

Në kohën kur është shkruar Lahuta e Malcis, ku mitologjia shqiptare zë një vend të rëndësishëm,

shqiptarët në masën më të madhe të tyre, nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën shqipe.

Lahuta e Malcis do të “lexohej” pak a shumë si këngë folklorike, duke qarkulluar gojë më gojë. Ky fakt

duhet konsideruar risi letrare e guxim artistik në letrat shqipe, një gjetje që përbën kyçin e suksesit të

veprës Lahuta e Malcis, ku Fishta dorën e saj përfundimtare ishte viti 1937.

Gjithashtu mund të themi se shumësia e figurave mitologjike të përdoruara në Lahutën e Malcis nuk

është folklorizëm, sado që derisa Fishta i rikrijoi në veprën e tij, qeniet mitologjike ekzistonin vetëm në

Page 49: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

49

folklor e në besime popullore. Kulti i Zanave është ruajtur i gjallë, si mbijetojë e një Panteoni të hershëm

mitologjik të bashkësisë fshatare ndër male “deri në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX, aty-këtu

edhe pas Luftës së Dytë Botërore”62.

Malin e sheh si njësi etnografike, Lekninë e quan Malësi, për Fishtën kur mbaroi Leknia nuk ka më

Shqipëri, e jep Shqipërinë përmes Leknisë.

Leknia si metonimi e atdheut, që i ndan me pjesën tjetër të vendit lumi Drin, këtë njësi etnografike që

Fishta e përdor jo rrallë herë, e jep përmes ujit i cili shërben si kufi ndarës mes fiseve.

Fishta mbetet në mal dhe në kod, mali fishtjan del në disa plane, mali si pjesë mali, mali si antropologji

me të gjithë arsenalin e traditave, dokeve dhe zakonore, mali si toponimi dhe mali si mitologji.

E gjithë lënda mitologjike, me të cilën u mbrujt Lahuta e Malcis është vetëm shqiptare dhe krejtësisht

pagane. Fishta ka hulumtue e gërmue ner minat e shpirtit të kombit shqiptar.. ka zdypë thellë e ma fëllë

kah gurrat e fshehta të shpirtsisë natyrore arbërore, kah shpella e magjishme t’Orëve, Zanave dhe

Shtojzovalleve të një mystike të përvëlueshme shprehet Krist Maloki63.

Vepra e Fishtës në aspektin përmbajtjesor por edhe veprues, këto këngë nuk i ikin, në masë të madhe,

formës popullore. Personazhet e këngëve të vecanta, po edhe të tërësisë, janë të një karakeri, thjeshtë

epik, pa ndonjë ndërtim të spikatur fizik dhe shpirtëror.

Qëllimi artistik i Fishtës që ka të bëjë me përshkrimin e një periudhe shumë të gjatë nga historia

kombëtare, një periudhe, thuaja, të pa shtjellueshme brenda një vepre epike, ka ndikuar që personazhi

të mos arrijë të krijohet dhe të përpunohet deri në nivelin e duhur artistik.

Fishta e fillon Lahutën e Malcis me vargun “Ndihmo Zot si m’ke ndihmue..” dhe e mbyll me dyvargëshin

“Si premtue kish Perëndia, prapë zonjë n’veti duel Shqipnia”.

62 Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f. 112. 63 Krist Maloki, Refleksione-kritik (letrare), analiza dhe mendime, Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 97.

Page 50: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

50

BIBLIOGRAFIA:

Aliçkaj, Xhavit, “Lahuta e Malcís e Gjergj Fishtës”, Prishtinë, 2000.

Berisha, Anton Nikë, “Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës”, në: “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë”,

Shpresa & Faik Konica, Prishtinë, 2003.

Berisha, Anton, Nikë, “Çështje të letërsisë gojore”, Rilindja, Prishtinë, 1982.

Bexheti, Vebi, “Mitologjia në veprën e Gjergj Fishtës”, në konferencën me temë: “Gjergj Fishta-figurë

madhore e letërsisë sonë”, Sesioni II Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare,

Tetovë, 2006.

Burke, Petër, “Kultura popullore në evropë në fillimet e kohës së re”, Arbri, Tiranë, 1996.

Çabej, Eqrem, Epika e Fishtës, në: “Jeta e re”, nr. 11.12, Prishtinë, 1990.

Çabej, Eqrem, “Studime Gjuhësore V”, Rilindja, Prishtinë, 1970.

Çefa, Kolec, Nëpër gjurmët e Fishtës, Botime françeskane, Shkodër, 2003.

Çobani, Tonin, “Fishtologji”, Gjergj Fishta, Lezhë, 2006.

Çobani, Tonin, “Lahuta e Malcis, ngjizja mitologjike dhe fjalori i figurave mitologjike”, Enti Botues Gjergj

Fishta, Tiranë, 2012.

Elezi, Ismet, “Etnografia shqiptare 1”, Tiranë, 1977.

Elsie, Robert, Letërsia shqipe, Skanderbeg books, Tiranë, 2006.

Fishta, Gjergj, Lahuta e Malcis, Qendra e katolikëve shqiptarë jashta atdheut, Romë, 1991.

Hamiti, Sabri, Studime letrare Libri 21, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003.

Ibrahimi, Mustafa, Fishta-personalitet profetik i gjuhës dhe kulturës shqiptare, në: Konferencën

Ndërkombëtare për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë,

Tetovë, 24 nëntor, 2006.

Islamaj, Shefkije, “Gjergj Fishta dhe tradita popullore”, në: “Gjuha dhe stili”, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2012.

Karsniqi, Nysret, “Autori në letërsi”, AIDK, Prishtinë, 2009.

Koliqi, Ernest, “Fishta interpret i shpirtit shqiptar”. Kuvendi françeskan, Gjakovë, 1997.

Koliqi, Ernest,“U kremtue në Palermo njiqindvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës (1871-1971)”, në: “Vepra 6”,

Faik Konica, Prishtinë, 2003.

Koliqi, Ernest, “Të folunit e malevet”, në: “Vepra 5”, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

Lane, Rose Wilder, “Majat e Shalës”, Dituria, Tiranë, 2004.

Page 51: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Në këtë mënyrë Lahuta e Malcis bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i idealitetit dhe i dëshirës

51

Maloki, Krist , Refleksione-kritik (letrare), analiza dhe mendime, Faik Konica, Prishtinë, 2005.

Musa, Leontina Gega, “Refleksione folkloristike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011.

Oroshi, Zef, “Tue kujtue Fishtën”, në: “Shêjzat”, Romë, 1962.

Plasari, Aurel, “Fishta e dashuruari”, Marin Barleti, Tiranë, 1996.

Rugova, Ibrahim, Vepra e Bogdanit 1675 - 1685. “Rilindja”, Prishtinë ,1982.

Sabri, Hamiti, “Letërsia moderne”, “Vepra 8”, Faik Konica, Prishtinë, 2002.

Sedaj, Engjëll, “Gjergj Fishta dhe vepra letrare e tij”, në: “Hylli i Dritës”, Tiranë, 1996.

Sula, Lili, “Receptimi kritik i Fishtës (1944-1990)”, në: “Studime albanologjike”, Fakulteti i Historisë dhe i

Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2009/2.

Shala, Kujtim, “Fishta përballë Fishtës”, Buzuku, Prishtinë, 2004.

Shala, Kujtim, “Poezi të etnisë”, në: “Shenjat e tekstit”, Faik Konica, Prishtinë, 1999.

Shema, Isak, Vlerësime të letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1996.

Shuflaj, Milan, “Serbët dhe Shqiptarët”, Kumi, Tiranë, 2002.

Uçi, Alfred, Folklori dhe letërsia e kultivuar, Estetika e Folklorit, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2007.

Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe: Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Martin Camaj, Naimi,

Tiranë, 2013.

Vinca, Agim, Mes mohimit dhe fetishizimit, në: “Gjergj Fishta-Figurë madhore e letërsisë sonë”, Sesioni II

Shkencor Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare, Tetovë, 24 nëntor, 2006, botuar në

Tetovë, 2008.

Xhagolli, Agron, Folklori shqiptar në bashkëkohësi, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i

Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, 2013.

Xhiku, Ali, “Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt”, SHBLU, Tiranë, 1998.

Zamputi, Injac, “Koha, njeriu, vepra”, Pasqyra, Tiranë, 1993.