UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Llojet e komunikimit në shkollë
Kandidatja: Mentori:
Rinore Zhara Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj
Gjakovë, 2020
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Llojet e komunikimit në shkollë
Kandidatja: Mentori:
Rinore Zhara Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj
Gjakovë, 2020
3
Ky punim diplome u mbrojt më_______________ para komisionit vlerësues në përbërje:
1________________________________________ Kryetar/e
2________________________________________ Anëtar/e
3________________________________________ Anëtar/e
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _____
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1________________________________________ Kryetar/e
2________________________________________ Anëtar/e
3________________________________________ Anëtar/e
4
Punimi i diplomës: “Llojet e komunikimit në shkollë” e kandidates: Rinore Zhara, u
punua në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Mentori i punimit:
Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj, profesor i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi
Agani”.
Punimi përmban: 36 faqe gjithsej.
5
Deklarata e autorësisë
Me anë të kësaj deklarate unë, Rinore Zhara, duke ditur përkufizimin dhe format e plagjiaturës në
botën akademike deklaroj që: punimi i paraqitur këtu është origjinal dhe është kryer personalisht
nga unë, punimi nuk është marrë nga studentë të tjerë apo punime të tjera në Universitetin e
Gjakovës “Fehmi Agani“.
Punimi nuk përmban modifikime të dhënash duke i paraqitur ato si personale.
Punimi respekton të gjitha kërkesat për të drejtat e autorit, duke saktësuar dhe cituar të gjitha
kontributet nga burimet tjera.
Punimi i diplomës vlen për nivelin Bachelor dhe mban titullin: “Llojet e komunikimit në
shkollë”.
6
Falënderimet
Tema e diplomës në nivelin bachelor “Llojet e komunikimit në shkollë” është punuar nën
mbikëqyrjen e prof. ass. dr. Valdet Hysenaj të cilit i dedikoj një falënderim të veçantë për kohën e
kushtuar, udhëzimet dhe profesionalizmin në trajtimin e kësaj teme. Shfrytëzoj rastin që të shpreh
mirënjohjen time të thellë për të gjithë stafin akademik të profesorëve gjatë këtyre katër viteve të
studimit, për ofrimin e njohurive dhe dijeve në fushën e edukimit parashkollor.
Gjithashtu falënderoj familjen time gjithmonë për përkrahjen morale dhe financiare gjatë këtij
rrugëtimi katër vjeçar të studimeve të cilët kanë qenë një shtysë e pazavëndësueshme në realizimin
e këtij qëllimi.
7
PËRMBAJTJA
Falënderimet....................................................................................................................................6
Abstrakti...........................................................................................................................................8
Abstract............................................................................................................................................9
Hyrja............................................................................................................................................. 10
KAPITULLI I
1. Kultura e komunikimit si bazë e etikës profesionale te mësuesit e ardhshëm...........................11
1.1. Etika profesionale në komunikim, llojet e komunikimit dhe barrierat...............................11
1.2. Veprimtaria e komunikimit pedagogjik, vrojtime dhe përvoja...........................................13
1.3. Standardi shtetëror i arsimit dhe edukimit..........................................................................15
KAPITULLI II
2. Mësuesi, kultivimi i artit dhe zgjerimi i pasionit...................................................................... 17
2.1. Rajonet e motivacioneve dhe emocioneve që ndikojnë në komunikim...........................17
2.2. Etika dhe intensiteti emocional në orën mësimore............................................................18
2.3. Zgjerimi i pasionit te nxenësit............................................................................................20
KAPITULLI III
3. Raporti mësimdhënës-nxënës.....................................................................................................23
3.1. Mësuesi nxënësi dhe bashkëpunimi midis tyre....................................................................23
3.2. Shkaqet e gabimeve në komunikim.................................................................................... 24
3.3. Pengesat në komunikim......................................................................................................29
Përfundimi......................................................................................................................................32
Bibliografia....................................................................................................................................33
Jetëshkrimi.....................................................................................................................................35
VËRTETIM LEKTURIMI............................................................................................................36
8
Abstrakti
Të kesh dije të komunikosh do të thotë të kesh dije të flasësh, dhe të kesh dije të flasësh është art
që jo të gjithë e zotërojnë. Nga natyra, njerëzit mund të kenë aftësi të mira dhe më pak të mira
retorike. Në këtë punim diplome, është analizuar në mënyrë komplekse procesi i një komunikimi
të mirë, duke filluar nga ai intrapersonal për të vijuar pastaj te komunikimi ndërpersonal. Po ashtu,
janë trajtuar dy format e komunikimit: verbal dhe joverbal.
Qëllimi kryesor i kësaj teze ka qenë studimi i vështirësive që hasen në komunikimin mësimdhënës-
nxënës. Duke marrë parasysh se ky lloj komunikimi është kompleks, profesionalizëm dhe
planifikim i duhur të dy formave komunikative të lartë përmendura është i nevojshëm.
Punimi trajton gjithashtu faktorët që ndikojnë në të nxënit e infromacionit dhe faktorët negativ që
ndikojnë në shpërqëndrimin e nxënësit. “Sekreti” i të nxënit dhe shpërqëndrimit qëndron tek
aftësia e menaxhimit të orës mësimore nga ana e mësimdhënesit. Natyra e fëmijëve që ulen në
bankat shkollore është e ndryshme, por etika profesionale mbetet standarde. E rëndësishme është
që kjo etikë të absorbohet lehtësisht nga nxënësit në mënyrë që fëmijët të integrohen më mirë në
shkollë, ndërsa mësimdhënësi duhet të dijë të jetë gjithëpërfshirës e që do të thotë se kërkon që
nevojat e ndryshme të të gjithë nxënësve të gjejnë mundësi që të realizohen.
Kur flasim për një komunikim të mirë kemi parasysh gjithë gamën e elementeve që përfshihen në
të. Përveç dërguesit, marrësit dhe feedbackut, fokus duhet dhënë edhe barrierave në komunikim e
që në temë trajtohen pengesat fizike, psikologjike, personale, fiziologjike. Faktorë të tillë janë me
rëndësi të madhe në arritjen e komunikimit produktiv.
Andaj, punime të tilla, sikurse ky, padyshim se mund t’u shërbejnë mësimdhënësve në arritjen e
një niveli efikas të komunikimit me nxënësit e tyre.
9
Abstract
Communication means being able to talk; an art that not everyone posseses. Depending on their
communication skill, people can be grouped into: rhetoric and less rhetoric communicators. This
work represents a detailed analysis of a good communication process, starting from the
intrapersonal to the interpersonal one. It includes as well important aspects of the two
communication forms: verbal and nonverbal.
The main aim of this thesis, has been the study of the difficulties found in the effective
communication between Teacher-Student. Considering the complexity of such communication,
professionalism and acqurate planing of the above-mentioned forms of communication is required.
Furthermore, here we describe as well positive and negative factors that affect the learning process
of scholars. The secret of productive learning or distraction during the class lies in the ability of
the Teacher to well manage the teaching hour. The nature of kids varies, but professional ethics
remains the same. Therefore, it is important that such ethics gets fast absorbed by the kids in order
for them to be easily integrated at school. Meanwhile, Teachers should behave equally to all of
them, and help them meeting their needs, regarless of differences.
Productive communication, covers a number of other aspects too, such as physical, psychological,
physiological and personal difficulties, which should be taken into consideration in achieving an
effective collaboration Teacher-Student.
Thus, analysis, such the one presented here, without doubt would be helpful for professionals of
the field in building productive and interactive communication with their students.
10
Hyrja
Ngrehina e çdo profesioni qoftë në aspektin formal, ligjor dhe institucional, qoftë në atë informal,
shpirtëror dhe moral, ngrihet, gjallëron e merr jetë, se ndërtohet në skena e arena veprimi, në klasa
dhe auditore dhe mishërohet estetikisht në rrjedhat e komunikimit, pra ngrihet dhe funksionon mbi
bazën e parimeve dhe ligjësive të përgjithshme e të veçanta, ku natyrshëm përfshihen edhe parimet,
kodet dhe vlerat etike. Si rregull, të shkruara ose jo, ato janë norma bazë që shprehin qëndrimin
ndaj një profesioni, objektit dhe subjekteve të tij. Shkolla si institucion social e formon dhe e
kultivon, e laton dhe e zbut shpirtin njerëzor, por qëndrimet e saj, jo rrallë strikte dhe jo tolerante,
mund të bëjnë edhe të kundërtën. Kushtetuta dhe ligjet për arsimin, depozitat normative dhe
udhëzimet, rregulloret e brendshme apo urdhërat e ditës, që shpesh përgjithësojnë dhe modifikojnë
përvojat, mund t’i nënshtrohen trysnisë së ligjësive ekonomike, apo social-politike të epokave,
llojit të rendit kushtetues, të shtetit apo jetës qytetare, personalitetit të drejtuesve, por dhe kapriçove
të rastit. Në këto kushte etika pedagogjike ka rëndësi të veçantë. Ajo formëson kodet e saj që
shpesh mishërohen në jetë, pa çka se janë apo jo të shkruara. Në këtë kuptim edhe etika e mësuesit
do kundruar si etikë profesionale dhe çdo devijim i saj duhet ndërshkuar, jo vetëm moralisht, por
edhe profesionalisht, pasi nëse ka një profesion që së pari lidhet me figurën morale të personit që
e ushtron atë, ajo është figura e mësuesit. Figura e mësuesit nuk mund të pajtohet me injorancën,
imoralitetin, pandershmërinë, mashtrimin, hakmarrjen e verbër dhe egoizmin e sëmurë. Nuk ka
moral që mund të justifikojë ndëshkimin fizik apo shpirtëror të fëmijës, i cili të është besuar për ta
nxjerrë në jetë, për ta edukuar si një shpirt fisnik, të aftë, të pastër e të bukur. Sado të rëndësishme
të jenë mësimdhënia dhe të nxënit, edukimi human, qytetar e demokratik është më i rëndësishëm.
Nëse strategjitë e të mësuarit apo modelet e të nxënit. Pedagogjia e sotme e ushtron veprimin e saj
edukativ në favor të shtresave të gjera të popullsisë. Në këtë kuptim, objektivat e pedagogjisë sipas
Gaetano Santo Mauros shprehen kështu: “Për të deshifruara më mirë disa kuptime, disa probleme,
disa kërkesa për botën, për të konfirmuar më energjikisht dhe tërë ligjin ndërtues e çlirues të
edukimit”.
11
KAPITULLI I
1. KULTURA E KOMUNIKIMIT SI BAZË E ETIKËS PROFESIONALE TE
MËSUESIT E ARDHSHËM
1.1. Etika profesionale në komunikim, llojet e komunikimit dhe barrierat
Çfarë është etika? Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes
së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror. Etika në
filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Ajo merret me
çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a
është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë. Tradicionalisht etika ndahet në etikë normative dhe
etikë e zbatuar.
Çfarë është komunikimi? Komunikimi paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi
përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve
të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona.
Komunikimi është kulturë, të komunikosh do të thotë të kesh dije të flasësh dhe të dëgjosh, dhe
çelësi i suksesit. Fjala komunikim rrjedh prej fjalës latine “Communis”, që do të thotë “të bëhet i
përbashkët, të bëhet i thjeshtë”.
Elementet e komunikimit janë:
• Burimi,
• Përmbajtja (mesazhi),
• Kanali, (Mediumi),
• Audienca,
• Efekti (feed-back)1.
Komunikimi në mënyrë efektive brenda një institucioni nuk është diçka që duhet të ekzistojë
thjesht, kjo është shfaqja qëndrore dhe çështja e produktivitetit në atë institucion.
1G.santa Mauro Perspektivat e edukimit moral sot, Milellaleqe, 1968
12
Fig.1. Skema e elementeve komunikative
Llojet e komunikimit:
• Komunikimi verbal
• Komunikimi joverbal
• Komunikimi intrapersonal
• Komunikimi ndërpersonal2
Komunikimi verbal: është mënyra tradicionale e komunikimit ndërsa gjuha paraqet mjetin kryesor
të komunikimit te ky model. Përveç të folurit, me komunikim nënkuptojmë edhe të dëgjuarit. Ky
lloj komunikimi kërkon fjalë të shkurtra dhe të qarta.
Teknikat efektive të komunikimit verbal janë: qartësia dhe shkurtësia, fjalori i qartë, kuptimi,
butësia, koha dhe rëndësia, si dhe humori. Është mjaft e rëndësishme edhe marrja e shënimeve të
shkurtra derisa dikush përcjell mesazhet deri te dëgjuesi- marrësi i mesazheve. Në mënyrë që në
procesin mësimor të zhvillohet komunikimi i sukseshëm midis arsimtarit dhe nxënësit, është e
nevojshme të verifikohet vazhdimisht çka ka dëgjuar nxënësi dhe si ai e ka kuptuar atë.
Komunikimi jo verbal. Ky lloj komunikimi në vend të fjalëve, përdor shprehjet e fytyrës,
qëndrimin dhe gjestet, shikimin, madje edhe elemente si tonin apo ritmin e zërit. Ai ndërthuret me
komunikimin verbal, e kualifikon, e kompleton. Kumunikimi joverbal është informacioni,
emocioni që shprehet pa fjalë dhe pa ndihmën e gjuhës3. Komunikimi verbal lidhet me pjesën e
vetëdijshme të mendjes së njeriut, ndërsa komunikimi joverbal mund të shërbejë për të komunikuar
2Maliqi B., Shënime pedagogjike, janar 1980 Londër, 2011 3Maliqi B., Shënime pedagogjike, janar 1980 Londër, 2011
13
qëndrimet apo ndjenjat tona që dalin drejtpërdrejt nga pavetëdija.
Fig. 2. Elementet e komunikimit joverbal
Komunikimi intrapersonal është komunikimi ku njeriu bisedon me vetveten përpara se të
ndërveprojë me dikë tjetër. Ndërsa komunikimi ndërpersonal përcaktohet si proces në të cilin
njerëzit flasin me njëri-tjetrin dhe ndajnë informacion.
Barrierat për komunikim efikas?
Barrierat për komunikim efikas mund të jenë: fizike (mjedisore), personale, pengesat,
fizikologjike, barrierat psikologjike, barrierat kulturore dhe pengesat historike. Në raportin
nxënës-mësimdhënës hasim kryesisht në pengesat fizike varësisht nga pozicioni i nxënësit në
klasë, personale, psikologjike4.
1.2. Veprimtaria e komunikimit pedagogjik, vrojtime dhe përvoja
Pedagogjia është një sferë e veprimtarisë njerëzore e cila karakterizohet nga përgjegjësia në rritje
e mësuesit për kulturën e të folurit. Kultura e komunikimit të mësuesit ka specifikën e vet dhe
duhet të jetë e formuluar në mënyrë të përcaktuar. Mësuesi është një figurë publike dhe e folura e
tij profesionale është e lidhur ngushtë me etikën dhe retorikën e tij pedagogjike. Në thelb mësuesi
është personalitet krijues, me vlera dhe i orientuar, i aftë vazhdimisht për të ndryshuar dhe për t’u
përsosur. Zotërimi i suksesshëm i profesionit pedagogjik nuk mundet pa zotërimin e të folurit
kulturor dhe komunikimit kulturor5. Kultuara e komunikimit të mësuesit është e bazuar, përcakton
4Maliqi B., Etika pedagogjike si factor në edukim, fjala e lirë, Londër, 30 qershor 2011 5Capitini, Edukumi i hapur vëllimi I, Nuova Italia, Firence 1967 Como B., Psikologji komunikimi: refleksion edhe ligjërata, Tiranë, Pegi, 2001
14
potencialin e gjithë sistemit të arsimit, masën e ndikimit të saj në zhvillimin e personalitetit të
nxënësit.
Një nga kategoritë më të rëndësishme të etikës pedagogjike është veprimtaria komunikuese, burimi
i veprimtarisë janë motivet e subjekteve dhe kjo nuk është e mundur të realizohet nëse nuk
respektohet dinjiteti i nxënësit. Në librin “Shkollat e të nxënit” Timothy Lucas, në kapitullin “Të
njohësh nxënësin”, te çështja “Dinjiteti i fëmijës” shkruan kështu: “Zakonisht sillem me njerëzit
ashtu siç unë do të doja që ata të silleshin me mua. Unë i përshëndes nxënësit kur i shoh ata nëpër
korridore, sepse unë besoj se kur ju nuk përshëndesni dikë (fëmijë apo të rritur), ju i rrëmbeni atyre
një copë dinjiteti6. Ne, në shkollën tonë, mendojmë mbi efektin e aktiviteteve të ndryshme mbi
dinjitetin e fëmijës. Respektimi dhe promovimi i dinjitetit të fëmijës është një ndër vlerat kryesore
në shkollën tonë”. Etika pedagogjike është e pa ndarë nga kultura profesionale. Sipas E. Markarian
kultura është një mjet i veprimtarisë njerëzore e cila lind domosdoshmërinë për të lidhur
veprimtarinë komunikuese të të folurit te mësuesit të ardhshëm me kulturën e tij në përgjithësi.
Ndryshimi i sistemit social-politik dhe ekonomik në Evropë, pra edhe në Kosovë, në fund të
shekullit XX ka shkaktuar nga ana tjetër ndryshimin e orientimeve dhe vlerave morale. Aktualisht,
vlera më e madhe morale në përputhje me parimet e shpallura të demokracisë dhe të humanizmit
që pranohen si të lira, është krijimi i një personaliteti, i cili është zhvilluar në mënyrë harmonike
dhe të gjithanshme, që jeton i lirë, punon në mënyrë krijuese në kushtet moderne dhe që
vazhdimisht ndryshon botën. Tani kërkohet që personaliteti njerëzor i cili është përgatitur në
veprimtarinë sociale e profesionale për sfidat e një shoqërie moderne të jetë në gjendje të ndajë
dhe të shumfishojë vlerat e tij, të komunikojë me fjalët, me sjelljen dhe me veprën e tij. Pra rritja
e kërkesës për komunikim nuk lidhet thjesht me celularin apo internetin si mjete, por me atë
qëndron në anën tjetër të valës së celularit apo ekranit të kompjuterit. Dhe ai shpesh është nxënësi
ynë, për të cilin është e nevojshme të investohet në fushën e performancës dhe të përmbajtjes së
komunikimit7. Pra nxënësi të dijë se kush duhet të komunikojë diçka, kur duhet ta thotë fjalën apo
mendimin e vet, ku dhe si duhet të flasë, pse duhet të thotë këtë gjë edhe pse jo një tjetër, përse
është i motivuar ta bëjë këtë, për ç’shkak dhe për ç’qëllim.
6Ananev BG, Njeriu si objekt i njohurive/Instituti i Psikologjisë Ras, - M.: Nauka 2000, fq. 351 (Monumentet e mendimit psikologjik) 7Maliqi, B., Shënime pedagogjike, janar 1980 Sadker, M.P. Sadker, D.M, Teachers, School and Society (Mësuesi, shkolla, shoqëria), Tiranë, Eureka, 1995
15
Fig.3. Komuniteti dhe shkolla, objektivat e para ku individi i qaset komunikimit dhe kulturës.
1.3. Standardi shtetëror i arsimit dhe edukimit
Sistemi arsimor në Kosovë është i strukturuar si në vijim:
Arsimi parashkollor ( fëmijë të moshës 6-vjeçare),
Arsimi fillor ( klasat 1-5, fëmijë të moshës 6– 10-vjeçare),
Arsimi i mesëm i ulët (klasat 6-9, fëmijë të moshës 11– 14 vjeçare),
Arsimi i mesëm i lartë (klasat 10-12, fëmijë të moshës 15 – 18- vjeçare); dhe
Arsimi i lartë8.
8Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë (SUE) - https://enqa.eu/indirme/esg/ESG%20in%20Albanian_by%20KAA.pdf?fbclid=IëAR07Io2E5jzVzfëHë8ZlëpQymj_2drËk6hEëcllgIzeXUs8P_hJLGk9UEx8
16
Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë
(ESG/SUE) u miratuan nga ministrat përgjegjës për arsimin e lartë në vitin 2005, pas një propozimi
të përgatitur nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në
bashkëpunim me Unionin e Studentëve Evropian (ESU)9, Asociacionin Evropian të Institucioneve
të Arsimit të Lartë (EURASHE) dhe Asociacionin e Universiteteve Evropiane (EUA). Që nga viti
2005, është bërë progres i konsiderueshëm në sigurimin e cilësisë, si dhe në vija të tjera veprimi
të Bolonjës si kornizat e kualifikimit, njohja dhe promovimi i përdorimit të rezultateve mësimore,
të gjitha këto në kontribut të një zhvendosjeje të paradigmës drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies
me qendër studentin. Një qëllim kyç i standardeve dhe udhëzimeve për sigurimin e cilësisë në
hapësirën evropiane të arsimit të lartë (ESG) është kontributi në mirëkuptimin e përbashkët të
sigurimit të cilësisë për mësimnxënien dhe mësimdhënien përtej kufijve dhe ndër të gjithë aktorët.
Ato kanë luajtur dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve kombëtare dhe
institucionale për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (HEAL) dhe në
bashkëpunimin ndërkufitar10. Angazhimi me proceset e sigurimit të cilësisë, veçanërisht ato të
jashtme, i mundëson sistemeve evropiane të arsimit të lartë të tregojnë cilësi dhe rritje të
transparencës, duke ndihmuar kësisoj ndërtimin e besimit të përbashkët dhe njohje me të mirë të
kualifikimeve, programeve dhe dispozitave të tjera. Mësimnxënia dhe mësimdhënia me nxënësin
në qendër luan një rol të rëndësishëm në stimulimin e motivimit të nxënësve, vetë-refleksionin dhe
angazhimin në procesin mësimor. Kjo kërkon shqyrtim të kujdesshëm gjatë hartimit dhe ofrimit të
programeve të studimit dhe vlerësimin e rezultateve.
9 ESU njihej më pare si ESIB – Unionet Kombëtare të Studentëve 10 (SUE) - https://enqa.eu/indirme/esg/ESG%20in%20Albanian_by%20KAA.pdf?fbclid=IëAR07Io2E5jzVzfëHë8ZlëpQymj_2drËk6hEëcllgIzeXUs8P_hJLGk9UEx8
17
KAPITULLI II
2. MESUESI, KULTIVIMI I ARTIT DHE ZGJIMI I PASIONIT
2.1. Rajonet e motivacioneve dhe emocioneve që ndikojne në komunikim
Nuk do të hyjmë tani për tani në trajtimin e problemeve social-ekonomike megjithatë rëndësinë e
tyre. Le të përqendrohemi te personaliteti komunikativ i mësuesit. Ai sa hyn në oborrin e shkollës,
bile edhe në rrugë apo mjedise publike, veçanërisht në qytetet e vogla dhe në fshatra ku të gjithë e
njohin njëri-tjetrin, bie në sy me paraqitjen e tij të jashtme. Ndaj me vlerë në komunikimin
emocional të mësuesit është paraqitja etike dhe estetike, pajisjet, baza materiale dhe cilësia e tyre,
nëse ai neglizhon të marrë me vete një hartë, një fliçart, lapsat me ngjyra, një diagram të
parapërgatitur, magnetofonin, videokasetën, fishat, fletët e fotokopjuara për lojën me role, pse jo
laptopin etj. Kjo situatë do të thotë për të një paraqitje jo dinjitoze në klasë, dhe krijon që në fillim
një mosbesim ose dyshim në seriozitetin në punë. Nga dita në ditë janë rritur mundësitë për
përdorimin e mjeteve dinamike e lëvizore, kjo ka krijuar kushte për të kryer një proces më të
efektshëm komunikativ11. Tani imagjino një prezencë tjetër. Një mësues me paraqitje të rregullt, i
përpiktë në orar, me humorin e nevojshëm, me ditar dhe mjete mësimore. Një paraqitje e tillë, së
pari tregon për një vlerësim të vetë profesionit, për një etikë profesionale që krijon bindje, siguri
dhe respekt te nxënësit. Paraqitja dinjitoze është hapi i parë i krijimit të rrethanave pozitive të
komunikimit emocional mësues-nxënës. Mësuesi ka marrëdhënie të përditshme me njerëz të
ndryshëm, kjo për arsye shtetërore apo private. Për të realizuar këto marrëdhënie, paraprakisht
kërkohet një vlerësim racional, para se të komunikojë me një njeri i duhet të dijë, me cilin
komunikon (subjekti), përse komunikon (motivi, qëllimi dhe përfundimi), për çfarë komunikon
(konteksti ose brendia e komunikimit), metoda e komunikimit (përshendetje, rrëfim, bisedë dhe
replikë), sjellja gjatë komunikimit (etika, stili dhe takti), ku komunikohet (mjedisi, klasë, zyrë,
sallë, rrugë dhe shtëpi), ecurinë e komunikimit (normale, e qetë, e tensionuar, me rrjedha të qeta
apo tensione emocionale) etj. Në përgjithësi mësuesi komunikon drejtëpërsëdrejti me njerëzit,
veçanërisht me nxënësit, ballë për ballë, reagojnë ndaj njëri-tjetrit, i përgjigjen njëri-tjetrit, merret
informacioni i zakonshëm, shprehen qëndrime dhe emocione, motive dhe sjellje etj. Pra, i gjithë
ky informacion, reagimet e ndërsjellta në komunikim që janë si përgjigje e sjelljes sonë, në
11Hitler, A, Mein kampf (Lufta ime), botimet Belina H., Tiranë, 2011
18
psikologji njihet me emrin “Feedback” (reagim, prapaveprim)12. Duhet patur mirë parasysh se
nxënësi, si adoleshent është një burrë me pantollona të shkurtra apo një grua-fëmijë, i cili nuk i
takon një shtrese të caktuar të shoqërisë, ai vjen nga klasa ekonomike të ndryshme, familje me
tradita të ndryshme, nga etni, raca dhe kultura të ndryshme prandaj transmetimi i mesazhit duhet
të jetë sa më i qartë dhe i ripërsëritur në format më të kuptueshme për gjithsecilin dhe duhet patur
parasysh se feedback-u mund të jetë nga më të ndryshmet gjithsesi mësimdhënësi duhet të jetë i
vetëdijshëm se i rëndësishëm në komunikim nuk është vetëm mesazhi, por mënyra se si përcillet
ai: lartësia e zërit, ngrohtësia, butësia, pra ngarkesa emocionale. Komunikimi emocional në
aspektin praktik ka mjaft përthyerje, përparësi dhe të meta edhe kur është i drejtpërdrejtë si në
rastin kur jemi në klasë përballë 35 apo 52 palë syve të etur dhe kureshtarë, lojcakë e kurajozë;
edhe kur shprehemi në mënyrë verbale, edhe kur duhet të luajmë aktorin e filmave pa zë. Njohja e
komunikimit, si dhe mundësia që na jep njohja e psikologjisë së edukimit na ndihmon për t’u
orientuar në larminë e marrëdhënieve komunikative13. Duhet të pranojmë se në këto marrëdhënie
ka situata të vështira. Për t’i kapërcyer ato, për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje të arsyeshme, për të
përpunuar një taktikë të përshtatshme, për të zbuluar dhe shmangur konfliktet, ndikimin e
emocioneve negative e të paragjykimeve si dhe çdo faktor tjetër, që përkeqëson këtë klimë, duhet
të përpunohet një stil dhe takt i përshtatshëm. Për të realizuar këtë në praktikë në radhë të parë
duhet të kemi një informacion të saktë. Famija është institucioni i parë me të cilin ballafaqohet
fëmija dhe në konceptin e tij ky institucion është si diçka e natyrshme që të gjithë i përkasin,
ballafaqimi i dytë institucional i tyre është shkolla i cilli duhet të shërbehet si një mjedis motivues
për ta pavarësisht emocionit të frikës si kontakt i parë nxënës-mësimdhënës, mësimdhënësi është
akteri kryesor që mund ta largojë këtë frikë dhe ta motivojë nxënësin vetëm duke përdorur teknikat
e duhura komunikative dhe të mos e lejojë ngarkesën psikologjike te nxënësit të bëhet barrierë
komunikimi mes tyre.
2.2. Etika dhe intensiteti emocional në orën mësimore
Le të trajtojmë tani një problem të ri. Ç’rëndësi ka nga pikpamja etike intensiteti emocional në
orën e mësimit? Kujtoni një orë që mezi shtyhet. Një mësues pa nerva, disa marioneta që mezi
lëvizin. Mësim është ky! Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Është e domosdoshme që rrjedhat
12 Grup autorësh, Disiplina e pestë-Shkollat e të nxënit, botim ISP, Kristalina-KH, Tiranë, 2005 13GrupAutorësh, Studio gjithçka, arsyesvendin e parë AEDP, Tiranë, 1998
19
emocionale të mos ndërpriten, çdo ndërprerje është një ftohje e vëmendjes, një shtensionim i
dëgjimit, një premisë që klima e klasës të ulë temperaturat komunikative dhe situata kuptimore të
ndërlikohet. Ndaj zakonisht në komunikim përdoret gjithë arsenali i mundshëm i motivimit përmes
emocioneve pozitive, humoreve dhe sfidave përjetuese të cilat ashtu si në tenxheren me presion,
gjella për t’u zier shpejtë duhet të funksionojnë valvulat e kontrollit të masave të avujve të nxehtë.
Rreziku i rrugëve qorre, ose qarqeve të shkurtra mund ta rrezikojë komunikimin emocional nën
presionin e kohës. Rrugët qorre dhe qarqet e shkurtra lënë jashtë komunikimit ata që në të vërtetë
duheshin përfshirë në të, p.sh., nxënësit me personalitet intravert dhe ata që nxënë në mënyrë
latente, por ndodh që një favorizim në notë gjithashtu të bëjë qark të shkurtër dhe ta çojë
komunikimin në qoshsokak. Gjatë transmetimit të njohurive mësimdhënësi duhet të ketë parasysh
se për nxënësit ato informacione që ai transmeton janë qindra dhe mijëra informacione që
bombardojnë sytë dhe veshët e nxënësve gjatë kohës në shkollë14. Pa rrjeta selektive do të jetë e
pamundur t’iu bëhej ballë. Në kujtesën shqisore të nxënësve për më tej do të mbetet ajo çka
nxënësit i duhet vërtet, dhe që është motivuese dhe e bën të interesuar. Në ambientet shkollore ka
një klimë toksike që vetëkrijohet në këto mjedise e që quhet klima e thashethemeve ndryshe
komunikimit më informal, por më i suksesshëm se ai i organizuar dhe i paguar në shkollë.
Thashethemet ushqehen nga një mijë burime janë më intime, më të shpejta, më filtruese. Kanë
shpesh një bazë reale të sigurtë. Ka studiues që këtë përqindje sigurie e çojnë në 85%, por të gjithë
e pranojnë së 70% si optimal. Mbahen mend 100 %. Siç do ta themi edhe më poshtë është një nga
shkaqet kryesore të konflikteve nxënës-nxënës janë padyshim thashethemet, ato në anketime zënë
vendin e parë. Ndaj me to duhet bërë shumë kujdes. Gracka emocionale e thashethemeve është
kureshtja. Nëse mësuesi arrin që përmes komunikimit të vetë të realizojë objektivat lëndore dhe
etike arrinë ta ngrejë këtë grackë, suksesi i tij është i padiskutueshëm. Arsyeja është përjetimi i
tyre i veçantë, konfidencialiteti dhe fshehtësia e mjedisit të rrëfimit. Ka disa sekrete për t’iu qasur
suksesit të tyre. Po ndalemi te njëri.15 Bëje klasën të mbajë frymën pezull. Dëgjimi, për t‘u bërë
proces aktiv detyrimisht duhet të zërë gjysmën e kohës së punës në klasë, por realisht nuk ndodhë
kështu pasi një burim zhurme jashtë klasës bëjnë që koha e dëgjimit aktiv të ulet shumë ngase
kureshtja e nxënësve për zhurmën rritet.
14Frashëri, N., Veprat e zgjedhura, poezi filozofi I, Tiranë, 1987, sipas veprës, Gjithësia, Bucharest, 1886 15Karadaku, D., Etika, Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015
20
Fig.4. Thashethemet ndikojnë në gjendjen emocionale të nxënësve
2.3. Zgjimi i pasionit te nxënësit
Sa herë shtrohet problemi i efektivitetit të mësimdhënies, aq herë shtrohet edhe dilema nëse
mësimdhënia është art apo shkencë. Në këtë syth unë jam motivuar prej thënies së Ajnshtajnit që
shkruante: “Është arti më i lartë i mësuesit të zgjojë gëzim në të shprehurit dhe njohuritë krijuese”.
Mësuesi duhet të kultivojë artin për të zgjuar te nxënësit pasionin. Pasion për ta bërë nxënësin të
interesuar për problemet e të nxënit. Ky art qëndron pikërisht në vendosjen e nxënësit në një
rrethanë të tillë shpirtërore, që ai të mendojë se ju po flisni për të, për të mirën e tij, për interesin e
tij. Pikërisht për këtë ka rëndësi t’i flasim në emër të nxënësit. Përse kanë nevojë njerëzit dhe
veçanërisht nxënësit tanë? Për shëndetin, mirëqënien, dashurinë, mbi të gjitha për ndjenjën e
rëndësisë së tyre vetjake. Për të arritur të komunikohet lirshëm me bashkëbiseduesin, nuk mjafton
të kesh vetëm të drejtë, të dish më shumë se ai, të jesh më intelegjent, apo t’i propozosh diçka të
leverdishme për të. Në radhë të parë është e domosdoshme ta bindësh, ta pranojë mendimin, të
cilin ai e kundërshton vetëm për faktin e thjeshtë se ja ka paraqitur një tjetër. Ky është mosbesimi
i natyrshëm i njeriut. Veçanërisht kjo është e theksuar tek adoleshentët, të cilëve iu pëlqen vetja
dhe rrethi i tyre shoqëror, bashkëmoshatarët, pikërisht për faktin se brenda tyre ziejnë kontradikta
dhe pasione të tjera: prurjet seksuale, shqetësimi për bukurinë dhe forcën, shqetësimet me prindërit
dhe edukatorët, por dhe kapacitetet intelektuale në rritje, kujtesa që s’duan ta vënë në punë të
detyruar, erupsionet emocionale, edhe kur në dukje janë vullkane të fashitur, janë problematikë16.
16 King, Martin, Luther, Thënie të mençura, Sarajevo, 2007
21
Pra është shumë e vështirë t’i bindësh dhe kur ka fakte të qarta për leverdinë e tyre. Në këto kushte
është me interes të dish ta menaxhosh komunikimin, për të arritur “të dish të bindësh”. Që të
realizohet kjo duhet filluar komunikimi nga pikpamja e nxënësit, atij që duhet të përfitojë nga kjo.
Prandaj duhet ngulmuar për të vërtetuar në praktikë dobinë që ka një nxënës nga të mësuarit ose
jo i një lënde shkollore. Nxënësi ynë megjithëse vjen nga shtresa të ndryshme shoqërore i takon
asaj kategorie sociale, që komunikimi me të, duhet të karakterizohet nga qartësia dhe saktësia;
ngohtësia dhe toleranca, atyre duhet t’iu flasësh qart dhe thjeshtë. Ndryshe bëhesh komik dhe
nxënësi nuk e ka vështirë të bëjë humor me cilindo, por në rradhë të parë me prindërit dhe mësuesit.
Shpesh pengesat dhe dështimet në komunikimin emocional mund të vijnë si rezultat i distancave
të ndryshme mes palëve. Distancat duhen kuptuar jo thjesht si përmasa fizike mes dy palëve me
vendndodhje të ndryshme. Megjithëse edhe për këto ka rregulla dhe standarde etike. Jo, mësuesi
dhe nxënësit janë në klasë, por të folurit ex catedra e ndërlikon situatën. Por edhe reduktimi i
distancave, tendenca për të qëndruar ballë për ballë mund të shkaktojë tension emocional, ankth
në nxënësit që janë çuar në dërrasë ose po testohen. Shtrembërimet janë një tjetër problem i
emocioneve. Ato ndodhin kur individët dështojnë në njohjen e të vërtetave dhe fakteve reale në
komunikim. Kjo vjen si pasojë e pikpamjeve, emocioneve apo ndjenjave të veta. Mjaft psikologë
dhe pedagogë këmbëngulin se pengesa më e madhe e komunikimit është tendenca për të bërë
gjykime, vlerësimi mbi deklaratat dhe qëndrimet e të tjerëve; se ne komunikojmë në nivelin e
detyrës apo në nivelin e ndjenjave dhe të emocioneve17. Disa herë në ditë ndodhë që mësuesit dhe
nxënësit priren ta interpretojnë informacionin në dritën e këndvështrimeve, vlerave apo opinioneve
të tyre personale, pra ta motivojnë gabimisht, ta shtrembërojnë dhe deformojnë në aspektin e
semantikës apo regjistrave emocionalë, më shumë se sa përpiqen që ta lexojnë objektivisht. Skena
të tilla janë aq të shpeshta sa thuaj se sundojnë klimën e komunikimit organizacional e
ndërpersonal në shkollat tona. Semantika kognitive dhe emocionale e gjuhës së komunikimit është
një pengesë demotivuese për klimat e shëndosha. Të tjerë pohojnë se struktura e një gjuhe të
caktuar, fleksibiliteti dhe interferencat e saj semantike dhe emocionale shpien në keqinterpretimin
e fakteve dhe të ngjarjeve. Gjykoni p.sh., në një situatë gjuhësore të komplikuar nga dialektalizmat
e një nxënësi që mund ta çojë klasën në të qeshura dhe fërshëllima. Fjalët me shumë kuptime janë
një burim tjetër keqkuptimesh, ndaj rekomandohet qartësia, pastërtia, pasuria ligjërimore.
Përdorimi i gjuhës letrare, por edhe i sinonimeve, antonimeve, frazeologjive, idiomave, fjalëve të
17King, Martin, Luther, Thënie të mençura, Sarajevo, 2007
22
urta, që do ta lehtësonin situatën e komunikimit gjuhësor.18 Por duhet pasur kujdes që ato të
moskthehen qëllim në vetvete. Kuptohet mes palëve nuk mund të ketë barazi nivelesh, por nëse
mësuesi nuk merr parasysh nivelin e nxënësve komunikimi dështon. Ka mjaft raste që fëmijët,
veçanërisht vajzat vijnë të përlotura në shtëpi. “Mësuesen nuk e kuptova. Fliste me fjalë të mëdha,
nuk shkroi në tabelë asgjë. Më pyeti e nuk u përgjigja dot. Më talli, më tha që shkolla nuk është
tortë që ti ke ardhur me lugë në brez”. Në të gjitha komunikimet duhet patur parasysh etika
pedagogjike, posaçërisht kodi etikës profesionale, por në këtë rast e kemi fjalën për mbrojtjen e
nxënësit nga fyerjet, diskriminimi, dhimbjet dhe shqetësimet e tjera. Ky është një problem etik dhe
jo vetëm etik, por edhe ligjor. Sa herë më ka ndodhur të jem bërë shkak për t’u përlotur nxënësit e
mi, aq herë jam ndjerë i brengosur dhe i shqetësuar edhe vetë. Kjo ndodh edhe ndërmjet kolegëve,
por veçanërisht me nxënësit. Mënyra më efektive e reagimit është “Empatia”. Ky koncept
përmbledh tërësinë e aftësive që ka një njeri për të vendosur vetveten në rolin e tjetrit, veçanërisht
aftësinë intuitive për njohjen e pikpamjeve dhe emocioneve të nxënësit. As që mund të mendohet
që mësuesi të mos gabojë, as më shumë që në kushtet që punon është gjithmonë i ekspozuar.
Thënia e vjetër latine “Errare i është njerëzor” vlen shumë gjatë ushtrimit të këtij profesioni dhe
mësuesi mund të gabojë, veçanërisht mësuesit e rinj.
18 Heba, H., Komunikimi zgjedhje dhe zgjedhje, Dita print, 2019
23
KAPITULLI III
3. RAPORTI MËSIMDHËNËS-NXËNËS
3.1. Mësuesi nxënësi dhe bashkëpunimi midis tyre
I tillë është pozicioni i mësuesit me nxënësit në klasë, detyra shtetërore dhe morale e të parit është
të dijë, të pyes, të nxisë bashkëpunimin dhe të vlerësojë. Detyra e nxënësve është t’u përgjigjen
pyetjeve me durim dhe këmbëngulje, duke rritur shpejtësinë e reagimit individual dhe aftësitë
bashkëvepruese në punën në grup. Këto marrëdhënie ballore apo bashkëpunuese detyrimisht kanë
karakter etik. Çdo pyetje apo vështrim i ngulitur, çdo ngritje zëri apo fjalë e thënë me dy kuptime
duhet të përshkohet nga ndjenja e përgjegjësisë. Është pedagogjikisht e këtu lind problemi etik
pasi zbulohet tendenca, problemi pedagogjik se të tjerët i vure në gjumë, problemi psikologjik se
nxënësi mund të reagojë negativisht ndaj pyetjes. Pauza të jep kohë të shikosh kënaqësinë e të
kuptuarit të thelbit të pyetjes dhe gatishmërinë e përgjigjjes, frikën se mos pyetja më bëhet mua,
shqetësimi se ende s’po gjej një përgjigje të kënaqshme, gëzimin se tashmë gjithçka e kam gati,
ndrojtjen se mos emocionohem dhe më mbeten fjalët në gojë, habinë se edhe për gjëra të tilla mund
të pyetet, inatin pse s’më vajti mendja se mund të drejtohej një pyetje e tillë, përpjekja për ta
vjedhur përgjigjen nga fletoret e konspekteve apo teksti, ndjenja e alarmit se më duket se pyetja
është vetëm për mua etj.19 Shkurt kemi të bëjmë me një situatë të ndërlikuar reagimesh njerëzore
dhe pikërisht kjo kërkon një përgatitje dhe moral të lartë profesional, takt dhe mjeshtëri në
komunikim. Marrëdhëniet humane që ju përdorni me nxënësit e klasës janë delikate dhe duan kohë
të ndërtohen. Pasi të keni analizuar llojet e personalitetit të çdo individi në klasë, ju mund të
përdorni disa përforcues jo vetëm negativ por edhe pozitiv. Nuk është e jashtëzakonshme për
nxënësit më të mirë të bëjë shaka me mësuesin apo ta mashtrojë atë. Kur diagnostikoni situata të
tilla, mund të parashikoni shumë mirë se si një nxënës i veçantë do të reagojë dhe ju si
kundërpërgjigje mund t’i përshtateni atij. Si rregull është më mirë të jesh i kujdesshëm dhe pozitiv
në trajnimin e përgjigjeve të gabuara. S’ka nxënës pa talent ka vetëm punë e përpjekje me një sens
të madh dashurie për t’i edukuar dhe kultivuar nxënësit e talentuar.
19 Shekspir, U. Makbethi, veprat e kolanës së zgjedhur, vepra 1, Naim Frasheri, Tiranë, 1981
24
3.2. Shkaqet e gabimeve në komunikim
Në të vërtetë janë shumë shkaqe të gabimeve në komunikim, por më kryesoret janë:
1. Kushtet objektive konkrete, mungesa e kapaciteteve në godinat shkollore, mjeteve dhe paisjeve
mësimore, teksteve dhe fletoreve, pra kaosi i një mjedisi si dhe veprimtaria në zona të thella,
ngarkesat e veta ekonomike-sociale e psikologjike.
2. Pamjaftueshmëria e dijeve dhe përvojës, veçanërisht vakumi i krijuar nga mosnjohjet e sferave
afektive dhe motivacionale të veprimtarisë psikike, mungesat e përgjithshme në arsim dhe
kualifikim e veçanërisht kur ai nuk ka përvojë.
3. Niveli sot ende i papërsosur i shkencës pedagogjike e psikologjike dhe i modeleve, metodave
dhe mjeteve diagnostikuese etj. Por e rëndësishme është që gabimi të mos jetë si pasojë e
pakujdesisë, nën vleftësimit, neglizhencës dhe veçanërisht mungesës së etikës profesionale.
Gabimi mund të ndodh si në diagnostikimin e problemeve të komunikimit ashtu edhe në mjekimin
e sëmundjes që mund të quhet braktisje pedagogjike. Gabimi diagnostik mund të vijë nga ecuria
jo e zakonshme e komunikimit emocional, kur dihet se emocionet dhe motivacionet, ndryshe nga
njohuritë kanë dekurs të fshehtë, shenja atipike ose mungesa në reagim. Gabimi i komunikimit dhe
mungesa e suksesit në procesin mësimor edukativ vjen nga gabimi taktik i mësuesit p.sh., një
nxënës me reagime të ngadalta por shpërthyese me qëndrime herë apatike, herë të irrituata
padyshim që është një nxënës problematik.20 Po nuk e vlerësove gjendjen që në fillim, po nuk
tentove ta njohësh më gjërë problemin “nga vjen, ç’gjendje ekonomike ka familja e tij, si ushqehet,
ku ka mësuar më parë, ç’temperament ka në të vërtetë, pasi ajo që shfaqet mund të jetë produkt i
gjendjes stresante”, mos prit të kesh shumë sukses. Unë i kuptoj dhe vlerësoj vështirësitë e këtij
profesioni edhe sot pas tri dekadash e ca të ushtrimit të tij, sa e vështirë është për çdo mësues, i cili
qëndron para një nxënësi që ka shumë enigma të cilat kërkojnë përgjigje, e mësuesi ka vetëm pak
mjete ekzaminuese, pak kohë në dispozicion se ora mësimore është jo vetëm për 1, por të 35 apo
50 nxënësit dhe ato pak mjete të thjeshta diagnostike që ka, si rezultat me të cilat është regjistruar
20Thrid Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995
25
ky nxënës, karakteristikën e shkollës, raportimin e familjarëve, shpesh nuk i ka në dispozicion. E
çfarë i mbetet atij, veç intuitës së tij profesionale? Për më shumë veprimtarinë komunikative ai e
kryen në mjedisin shkollor, nën shikimin dhe vlerësimin e nxënësve të tjerë, që kanë ca sy si prej
shqarthi dhe nuhatje të tmerrshme për humor pra, ky mjedis është vendi i “riskut”, ku ojcakë e
harrakatë janë dhe mezi presin rastin për të bërë humor me shokun, aq dhe të vëmëndshëm dhe të
lidhur me njëri-tjetrin. Në veprimtarinë profesionale të mësuesit veçojmë komunikimin si etapë
më të rëndësishme të praktikës pedagogjike në marrëdhënie me çdo nxënës, por veçanërisht me
nxënësin e vështirë. Për të arritur suksesin e kërkuar në këtë fushë duhet të kihet parasysh rruga
dhe mënyra e komunikimit emocional mësues-nxënës. Njohja e nivelit kuptimor është vetëm njëra
anë e medaljes, njohja e nivelit emocional dhe motivacional është po aq në mos më shumë e
rëndësishme, sepse kjo ka të bëjë me klimën e besimit. Mungesa e besimit te mësuesi është një
nga pengesat më të mëdha emocionale në komunikim. Për ç’motivim të të mësuarit mund të bëhet
fjalë nëse ti abuzon, luan dhe shpërdoron me besimin e nxënësve të tu? Nxënësi në mirëbesim të
thotë se nuk është i kënaqur me vlerësimin, pasi X-i mori 9 duke kopjuar detyrën e tij, ndërsa ai u
vlerësua me 7. Ju në vend që të reflektoni e quani “spiun”. Për çfarë besimi mes palëve mund të
bëhet fjalë tash e tutje! Nëse ju inkurajoni, nxisni dhe stimuloni të folurin hapur, kritikat me vend,
plotësimin e pyetjeve pa përgjigje, refleksionet e tij dhe klima emocionale në klasë rritet. Nxënësi
komunikon më ngrohtë.21 Është besimi që i jep krah të fluturojë, por nëse ndodh që ju të jeni i
padisponueshëm, hermetik, i ftohtë, indiferent, bëj mësimin, shko e ik. Nëse të bëhen pyetje, thua
hap fjalorin, mëso më mirë ose eja në kurs të marrësh notë më të mirë etj., s’bëhet më fjalë për
etikë komunikimi. Të qenët i padisponueshëm për shkak të interesit, paaftësisë, temperamentit,
mbingarkesës; nuk është problemi i nxënësit, por problemi yt. Së pari problem i brendshën etik, ai
kthehet në problem psikologjik kur fillon komunikimi, ai redukton motivimin e nxënësve, krijon
emocione negative, krijohen lëndët dhe mësuesit gogolë. Përgjegjësia është shumë e rëndësishme
në komunikim. Kjo ndodh kur në shpirtin tonë nuk është rritur pema e të drejtave dhe detyrave,
lirive dhe përgjegjësive. Përgjegjësia e mësuesve e rrit përgjegjësinë e nxënësve, janë në
marrëdhënie të një korrelacioni të drejtpërdrejtë. Nëse ti mendon disiplina e klasës është problem
i drejtorit të shkollës dhe sa herë ajo prishet, ti kërkon ndihmën e drejtorit ose bënë sikur nuk e ke
problem, por bluan si mulli pa kokrra, atëherë mos prit që nxënësit t’i bëjnë detyrat rregullisht.
21Maliqi B., shënime pedagogjike, Londër, 2011 B, Maliqi. Shënime pedagogjike, (shabllone të përdorura në gazetën Mësuesi, në revista dhe buletinet pedagogjike gjatë viteve 2007-2012).
26
Kur ne nuk arrijmë të përshtatemi në esencë kemi të bëjmë me mospërputhje emocionale dhe
motivacionale. Themi mospërputhje për të mos thënë përplasje të ndryshme emocionale mes
mësuesit dhe nxënësve, që çon në bllokimin e procesit te komunikimit dhe në acarimin e klimës
së klasës. Faktorët të ndryshëm të personalitetit si egoizmi i shfaqur në forma të papranueshme të
tipit të “e di unë” apo vlerësimeve të padrejta të tipi Jorgo dhjetë. (Jorgua shkon në kurs me
mësuesin e fizikës, pra dhjeta është e paguar dhe klasa këtë e di), kthehet në një precedent të
rezikshëm, acaron gjendjen, nxit reaksionin zinxhir të emocioneve negative si: zemërim,
nervozizëm, trishtim, habi, ankth, mërzi dhe neveri. Nëse ndërpriten vlerësimet fiktive rrjedhat
emocionale mund të shtohen dhe nxënësit mund të motivohen në shkallën e pritshmërisë,
përpjekjeve kognitive dhe nevojës për t’u vlerësuar, pasi që ata nuk ndiejnë ndikime të huaja në
formën e interferencave në vlerësimin e tyre. Mospërputhjet personale mund të çojnë deri në
refuzimin për të dëgjuar, në mbylljen e veshëve me dyll. Janë produkte të qëndrimeve arrogantë
të mësuesve dhe të injorimit të qëllimshëm të disa nxënësve të paragjykuar prej tyre, të
konformizmit dhe të kompliancave të panevojshme me disa nxënës dhe formave të ndryshme të
ndikimeve social-psikologjike. Këto qëndrime me karakter të theksuar nxisin emocione negative,
demotivojnë procesin e të nxënit dhe motivojnë arbitrarisht inferioritete të tipit unë nuk jam në
lartësinë e duhur, si do që të bëj, dhjetë nuk marr dot etj. Mund të ndodh që klima emocionale të
acarohet edhe prej teprimeve në fjalorin e mësuesit, përdorimi i fjalëve të vështira është njëra anë
e problemit dhe problem i vërtetë është ironizimi, fyerja dhe degradimi i personalitetit të nxënësve
(qofte, bylmez, të mbeti mendja te flokët etj). S’thonë kot gjuha kocka s’ka e kocka thyen (këtë
proverbë e gjejmë në të gjitha gjuhët ballkanike). Teprimet gjuhësore, ngjyresat e panevojshme
negative, dialektizmat, fjalët e huaja, terminologjia e rënduar bënë që shpesh të ketë moskuptim
ose keqkuptim. Kështu palët në komunikimin ndërpersonal nuk mund të merren vesh, mungon
përveç tjerash përdorimi i mjeteve efektive të komunikimit emocional. Nëse gjuha shpesh e
rënduar e teksteve nuk lehtësohet prej frazeologjive të stisura me një fjalor akademik përmes
ekuivalencave didaktike dhe emocionale të mësuesit, komunikimi ndodhë të dalë jashtë
kontrollit.22 Një arsye më tepër mund të jenë pikat qorre dhe vrimat e zeza ose boshllëqet
intelektuale, motivacionale dhe emocionale të mësuesit. Mësuesit e pakualifikiar, të papërgatitur
shkencërisht ndodhen shpesh në situata të tilla, atëherë komunikimi dhe vlerat që ai mbart gëlltiten
nëpër hone, humbasin në pikat qorre. Ka edhe një lloj tjetër rreziku i cili vjen prej mungesave të
22Lami.R., Komunikimi dhe marrëdhënia shoqërore, Dituria, Tiranë, 2014
27
referencës, ndërlikimeve të panevojshme të mesazheve, të folurit me dy kuptime, gjuhës së Ezopit
dhe mbizotërimit të nënteksteve.
Nëse mesazhi i vërtetë fshihet pas formulimeve të kujdesshme, ku duhet ngjyrosës kimik për të
zbardhur shkrimin si në kriminalistikë, vështirë se komunikimet mund të ecin rrjedhave normale.
Ndaj themi: “Në arsim, gjuha e Ezopit nuk është gjëja e parë që mund të të shkojë ndërmend, por
as mjeti i fundit për ta realizuar edukimin, pasi nuk është etike gjithçka që shkollës i shërben”. Një
problem jo pa peshë në komunikimin e mësuesit zë problemi i bagazhit të tij intelektual, aftësive
transemocionale dhe motivacionale. “Lehtësoje barrën që s’e mban dot”, kjo do të ishte një thirrje
normale për të eleminuar mbingarkesat fiktive, tashmë jo të teksteve, por të përçuesve të tyre në
shpirtrat e brishtë. Mbingarkesat e informacionit, pra kur mësuesi vërtet di shumë më tepër se çfarë
i takon nivelit të kësaj klase, kur e luan më fort se sa duhet aktorin dhe emocionet i dalin jashtë
kontrollit. Procesi komunikativ demotivohet pasi performanca e mësuesit bie, bile bie më poshtë
se e atyre që s’kanë bagazh formues, por janë të aftë të bëjnë llogje Kavaje. Dështimet në
komunikim kanë shumë burime, ndoshta disa prej tyre janë fatale. Mjafton të shikosh sa efektiv
është secili faktor i tij. Nëse dhënësi, kodimi, mesazhi, mjeti, kanali, dekodimi, marrësi dhe
feedbec-u nuk janë në unison, pra nuk kanë koherencën e nevojshme, komunikim dështon si një i
tërë. Zinxhiri këputet kur këputet një hallkë. Mjafton toni i lartë i zërit të mësuesit që emocionet
që përjetohen të jenë negative. Një ton i lartë i zërit të bën nervoz, pasi ai e kalon disa herë pragun
e dëgjimit. Aftësia drejtuese dhe lehtësuese e mësuesit në komunikim qëndron pikërisht në
kontrrollin e këtij zinxhiri faktorial të komunikimit. Në këto raste dallimi i skemave të referencës
është thelbësor, ndaj thuhet shpesh “mbaji këmbët në tokë”, nëse do vërtet të jesh në një valë
komunikative me nxënësit. Fluturimet pindarike shpesh janë të panevojshme, ato shkaktojnë
ndryshim të gjendjeve emocionale dhe rrezikojnë pritshmëritë në motivacion. Individë të
ndryshëm mund t’i bëjnë interpretime të ndryshme të njëjtit informacion, kjo varet nga aftësitë dhe
përvojat personale. Rezultati është një variacion procesesh kodimi dhe dekodimi dhe kur flitet për
komunkime ndërpersonale siç është edhe ai në klasë, arena është relativisht e vogël nëse
krahasohet me pikat qorre, fasadat dhe zonat e panjohura. Ndaj themi se arritja e komunikimit mes
mësuesve dhe nxënësve varet nga harmonizimi i skemave të tyre referenciale. Adoleshentët kanë
eksperienca të ndryshme emocionale në raport me prindërit dhe mësuesit e tyre, gjithashtu dhe
motivacionet e tyre ndryshojnë. Vetë rëndësia e procesit mësimor dhe edukimi i adoleshentëve me
kulturën e të nxënit në vazhdimësi shihet prej tre optikash të ndryshme. Në këto kushte, a mund të
28
kemi qëndrim me këmbë në tokë? Jo! Problemin e ndërlikon dhe perceptimi selektiv i realiteteve
emocionale dhe motivacionale. Çdo nxënës e percepton botën sipas mënyrës së vet. Kështu
informacionet dhe njohja bien në rrjetat e paragjykimeve dhe klisheve të gatshme. Kur nxënësit
dëgjojnë ndikohen prej gjendjeve emocionale, shkallës së motivimit dhe pritshmërive të besimit,
kështu informacioni ose bie në kundërshtim me rrjetin neutrik (nuk arrin të dekodifikohet për t’u
ridepozituar), ose bie në kundërshtim me konceptet e paraformuara, ose transmetohet dhe
shtrembërohet duke rënë në rrjetën e paragjykimeve tona. P.sh., nëse mësuesi fton Suelën të
interpretojë një subjekt dramatik nga Ibseni, një grup shoqesh që nuk shkojnë me të do të rrudhin
buzët me përçmim: pika, u bë edhe kjo për drama! Kështu, krijohen steriotipet emocionale ngative,
djemtë paragjykojnë vajzat, shoqet njëra-tjetrën, vajzat steriotipizojnë arrogancën e mësuesve apo
prindërve, agresivitetin e djemve dhe ndërpriten urat e komunikimit normal ndërmjet tyre. Pre e
steriotipeve paragjykuese bien etni, popuj, krahina, besime politike dhe fetare, persona dhe
individualitete të ndryshme. Këto premisa nuk burojnë vetëm prej autoritetit të urdhërit, por prej
gjendjeve emocionale që krijohen. Sidoqoftë ky zbatim i verbër i urdhërave apo kjo gjendje e
papërmballueshme emocionale të çon në drejtime të rrezikshme. (Kujtoni si operoi Hitleri me
gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes kolektive përmes infektimeve emocionale, mbi turmat e rinisë
naziste që i hodhi në luftë për vdekje, e mbi këtë bazë u kryen krimet e përbindshme, holokausti
dhe gjenocidi ndaj popujve). I gjithë libri “Mein kampf” (Lufta Ime) 1925 përgatiti një klimë të
tillë genocidi dhe agresioni. Nëse një mësues apo prind që vuan prej qëndrimeve shoveniste, mund
të injektojë steriotipin e vet me ngarkesa emocionale negative edhe ndaj fëmijëve të tjerë si në
rastin e disa nxënësve emigrantë me kombësi shqiptare në Greqi të cilëve normalisht u takonte të
mbanin flamurin në parakalimet festive si më të mirët e shkollës, krijohen konflikte dhe acarohet
gjendja. Në mjediset tona mësimore, ku ka nxënës të ardhur nga zonat rurale ka raste kur rëndohet
klima emocionale e klasës dhe demotivohet procesi i të nxënit. Ja se ç’do të thoshte për një situatë
komunikative të ngjajshme Martin Luther King: “Ata mund të notojnë nën ujë si peshqit, mund të
fluturojnë në qiell si zogjtë, por nuk kanë mësuar të ecin krah për krah si vëllezër”.23 Për të bërë
që nxënësit të ecin krah për krah si vëllezër, ka vetëm një zgjidhje. Është zgjidhje pa të humbur,
por kjo zgjidhje kërkon mësues përformant, me etikë të rrënjosur në shpirt, me talent në
intelegjencat dhe komunikimet ndërpersonale. Me sa duket një problem në vete për etikën e
komunikimit emocional dhe motivimin e procesit komunikativ të nxënësve në klasë është
23http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.924.4849&rep=rep1&type=pdf
29
besueshmëria. E theksuam edhe më lartë. Ka shumë rëndësi që nxënësi ta besojë se ti nuk shtiresh.
Lëri filmat! Do të jetë reagimi më i paktë.
3.3. Pengesat në komunikim
Përmes kësaj tabele paraqesim disa faktorë që janë pengesë e komunikimit:
Tabela 1. Disa faktorë që janë pengues të komunikimit.
Penguesit e komunikimit Kështu bëhet (më mirë jo kështu)
Ndërprerja:
Ndërprerjet janë ndoshta arsyeja më e shpeshtë
pse një komunikim mund të pengohet. Ato
përcjellin ndjenjën e ndrojtjes se personi tjetër
nuk e dëgjon fare dhe nuk e merr tjetrin
seriozisht.
Lëshon shprehje në mënyrë të përsëritur gjatë
kohës kur bashkëbiseduesi yt flet – p.sh., me
komente për veten dhe gjërat që ke përjetuar.
Dhënia e këshillave të pakërkuara:
Askush nuk do të marrë këshilla të pakërkuara.
Deklarata të tilla si: «Në qoftë se unë do të isha
vendin tënd …» apo «Nëse ti më pyet mua …»
janë shpesh një shami e kuqe. Ato thonë: «Unë
jam më superior ndaj teje». Këshillat e
pakërkuara mund të shkaktojnë atë që
bashkëbiseduesi juaj të ndjehet i pafuqishëm
dhe i pazoti..
Jep shumë këshilla të pakërkuara. Të
padurueshme janë thëniet, si: «Në qoftë se do
të isha në vendin tënd …», «Unë mendoj se ti
duhet të …», «Më mirë bëje kështu …», «Nëse
më pyet mua …» etj.
Vlerësimi:
Në qoftë se ti i sqaron bashkëbiseduesit tënd se
idetë apo ndjenjat e tij janë të gabuara, ti e
krijon përshtypjen se ti i di më mirë. Kjo
shpesh çon në vetëmbrojtje ose në lëndime.
Është më mirë në qoftë se ti e formulon një
vlerësim sipas këndvështrimit tënd personal.
Vlerësoje bashkëbiseduesin tënd dhe çdo gjë
që ai/ajo thotë. Mjetet për këtë: «Shumë më
mirë do të ishte …», «Ky është objektivisht një
absurditet …» «Kështu sigurisht nuk shkon…»
etj.
30
Interpretimi:
Kush i interpreton dhe i analizon vazhdimisht
deklaratat e bashkëbiseduesit të tij jep
përshtypjen se i di më mirë dhe nuk e merr
seriozisht bashkëbiseduesin e tij, ashtu siç
është.
Analizo çdo gjë që bashkëbiseduesi yt thotë.
Për shembull, kështu: «Ti mendon se është
kështu. por gabohesh ….» «Ti thjesht nuk e di
se si të merresh me të» etj.
Dominimi:
Të bisedosh me dikë që di gjithnjë më mirë ose
tregon në mënyrë më interesante, është
demotivuese. Bashkëbiseduesi së shpejti ose
do të tërheqet prapa i të huajësuar ose do të
reagojë me ashpërsi.
Përqëndroje bisedën gjithnjë nga vetja dhe bëje
të qartë se ti e di më mirë: «Jo, kjo është kështu
e ashtu …», «Unë kam përjetuar diçka shumë
më emocionuese».
Të shtrohen pyetje të pamatura:
Kush shtron vazhdimisht pyetje, në vend se një
herë të dëgjojë me vëmendje, e shtyn
bashkëbiseduesin në mbrojte. Nëse ti pyet
shumë, ti e shpërqendron bashkëbiseuesin tënd
dhe jep përshtypjen e mosbesimit dhe të
kontrollit.
Vendose një ton sfidues në pyetjen: «Pse ke
shkuar atje?» «Cilin ke takuar», «Çfarë do të
thotë kjo vallë?», etj.
Ta vësh në pikëpyetje, ta fajësosh, të
ndërhysh:
Kush vë në pikëpyetje gjithçka që thotë
bashkëbiseduesi, kush i përmbys vazhdimisht
idetë e bashkëbiseduesit, e pamundëson
komunikimin në partneritet e të barabartë.
Ndërhyj vazhdimisht dhe thuaji
bashkëbiseduesit tënd se e ka gabim: «Ti s‘ke
të drejtë», «Kjo nuk mund të jetë fare kështu»
etj.
Të kritikosh, të fyesh, të poshtërosh:
Komentet negative, ironike, cinike ose
sarkastike krijojnë përshtypjen sikur ti di më
mirë, bëhen demotivuese. Vështirë se dikush
dëshiron ta vazhdojë një bisedë, në të cilën
ai/ajo fyhet dhe thyhet.
Bëj vërejtje sarkastike negative si: «Ti e
mendon veten se je shumë i zgjuar«, «Ti
31
kurrë nuk ke pasur intuitë të mirë për njerëzit»
etj.24
Vështirësi për të gjetur fjalë, e lidhur me problemet në të mësuarit, ruajtjen dhe rikuperimin
e fjalëve
Të gjithë kemi vështirësi të herë pas hershme në gjetjen e fjalëve kur i duam më së shumti. Disa
fëmijë kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e fjalëve dhe kjo u ndërpret proceset e gjuhës dhe të
mendimit. Vështirësia në gjetjen e fjalëve lidhet me problemet e mënyrës se si ato ruhen në mendjet
tona – “depoja e fjalëve tona” dhe njihet si fjalori ynë.25 Fëmijët me probleme specifike të të folurit
dhe gjuhës mund të kenë vështirësi në marrjen e fjalëve nga kjo depo e fjalëve ose nga fjalori. Kjo
mund të vërehet edhe në gjuhën e tyre, pasi vështirësitë për të gjetur fjalë shpesh lidhen ose
shoqërohen me vështirësi në të folur.
Problemet me shqiptimin e të folurit
Një nxënës me shqiptim të dobët të fjalës nuk do të jetë në gjendje për të treguar mirëkuptimin e
saj ose të tij në një situatë të krijuar në klasë, qoftë në një debat pyetjesh dhe përgjigjesh të një
klase të tërë apo në situata të grupeve të vogla. Prandaj nga kjo vështirësi komunikimi mund të
shkaktohet vështirësi e dukshme e të mësuarit dhe jo vështirësi njohëse. Gjithashtu, problemet e
shqiptimit të fjalës gjithashtu do të bëjnë më të vështirë për një mësues të konstatojë te një nxënësi
nivelin e të kuptuarit paraprak. Nxënësit me probleme specifike të të folurit dhe gjuhës do të kenë
probleme në të mësuar, të thënë, të shkruar dhe ruajtjen e fjalëve shkencore, posaçërisht atyre të
ndërlikuara.26
24https://myheritagelanguage.com/sq/book/promoting-intercultural-competence/unit-4-intercultural-communication-getting-along/what-inhibits-communication/?fbclid=IwAR1WBC6hJURgFHAaIjWyI4ZNdv_Tt5XTpYOnkdmNODEnZcX9hM10GNXQRwU 25https://www.researchgate.net/profile/Jerry_Wellington/publication/237432638_Children_with_communication_d ifficulties_in_mainstream_science_classrooms/links/55195ba60cf21b5da3b84a38/Children-with-communication-difficulties-in-mainstream-science-classrooms.pdf 26https://www.researchgate.net/profile/Jerry_Wellington/publication/237432638_Children_with_communication_difficulties_in_mainstream_science_classrooms/links/55195ba60cf21b5da3b84a38/Children-with-communication-difficulties-in-mainstream-science-classrooms.pdf
32
Përfundim
Komunikimi është i pranishëm gjithherë në jetën njerëzore. Ai ekziston ngado dhe ka një ndikim
të thellë në atë që shpaloset në një kontekst komunikativ. Gjithçka që ndodh në klasë krijohet dhe
mbështetet nëpërmjet procesit të komunikimit. Planet mësimore, strategjitë e mësimdhënies,
shpjegimi, kritika ose vlerësimi ndaj punës së nxënësit bëhet nëpërmjet komunikimit. Veçanërisht
komunikimi i mësuesit me nxënësit është thelbësor. Ai është një aspekt shumë i rëndësishëm i
procesit mësimor, sepse ka më tepër funksione se sa fakti që mësuesi flet dhe nxënësit dëgjojnë
dhe përcjell shumë më tepër mesazhe se sa thjeshtë fjalë të shkëmbyera mes njerëzve. Studiuesit
e komunikimit shkollor e shohin komunikimin në procesin mësimor dhe edukativ si një nga shtylla
kryesore të rëndësishme të edukimit të cilat sigurojnë një mësimdhënie efektive, duke përfshirë tre
shtyllat kryesore në këtë proces. Ato janë:
1. Përgatitja profesionale e mësuesit në lëndën që ai jep mësim,
2. Aftësi dhe përgatitje pedagogjike,
3. Aftësi komunikuese
33
Bibliografia
1. G.Santa Mauro Prespektiva të edukimit moral sot, Milella leqe, 1968
2. Grup autorësh, Disiplina e pestë- Shkollat e të nxënit, botim i ISP, Kristalina-KH, Tiranë,
2005
3. Ananev BG, Njeriu si objekt i njohurive/Instituti i Psikologjisë Ras. – M. Nauka, 2000,
fq.350 (Monumentet e mendimit psikologjik)
4. Capitini, Edukimi i hapur vëllimi I, la Nuova Italia, Firence 1967 Çomo B, Psikologji
komunikimi: refleksione dhe ligjerata, Tiranë, Pegi, 2001
5. Grup autorësh, Studio gjithçka, arsyes vendin e parë AEDP, Tiranë, 1998
6. Frashëri, N., Vepra të zgjedhura, poezi filoz 1, Tiranë, 1987, sipas veprës Gjithësia,
Bucharest, 1886.
7. Maliqi, B., Shënime pedagogjike, Janar 1980 Sadker, M.P& Sadker, D.M, Teachers,
School and Society (Mësuesi, shkolla dhe shoqëria), Tiranë, Eureka, 1995
8. Maliqi, B., Shënime pedagogjike, Janar 1980 Londër, 2011
9. Hitler, A., Mein kampf (Lufta ime), Botimet Belina H., Tiranë, 2011
10. King, Martin Luther, Thënie të mençura, Sarajevo, 2007
11. Shekspir, U., Makbethi, veprat e kolanës së zgjedhur, vepra 1, Naim Frashëri, Tiranë, 1981
12. Maliqi, B., Etika pedagogjike si faktor në edukim, Fjala e lirë, Londër, 30 qershor 2011,
13. Thrid Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995,
14. Maliqi, B., Shënime pedagogjike, Londër, 2011. Maliqi, B., Shënime pedagogjike,
(Shabllone të përdorura në gazetën Mësuesi, në revista dhe buletinet pedagogjike gjatë
viteve 2007-2012).
15. Karadaku, D., Etika, Pika pa sipërfaqe, Tiranë, 2015
16. Lami.R., Komunikimi dhe marrëdhënia shoqërore,Dituria, Tiranë, 2014
17. Heba, H., Komunikimi zgjedhje dhe zgjedhje, Dita print, Tiranë, 2019
18. https://enqa.eu/indirme/esg/ESG%20in%20Albanian_by%20KAA.pdf?fbclid=IëAR07Io
2E5jzVzfëHë8ZlëpQymj_2drËk6hEëcllgIzeXUs8P_hJLGk9UEx8
34
19. https://myheritagelanguage.com/sq/book/promoting-intercultural-competence/unit-4-
intercultural-communication-getting-along/what-inhibits-
communication/?fbclid=IwAR1WBC6hJURgFHAaIjWyI4ZNdv_Tt5XTpYOnkdmNOD
EnZcX9hM10GNXQRwU
20. https://www.researchgate.net/profile/Jerry_Wellington/publication/237432638_Children_
with_communication_difficulties_in_mainstream_science_classrooms/links/55195ba60cf
21b5da3b84a38/Children-with-communication-difficulties-in-mainstream-science-
classrooms.pdf
21. http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.924.4849&rep=rep1&type=pdf
35
Jetëshkrimi
Unë quhem Rinore Zhara, e lindur në Pejë më 24.11.1996. Shkollën fillore e kam përfundur
në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë gjatë viteve 2004-2012, pastaj shkollimin e mesëm
e vazhdova në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë gjatë viteve 2012-2015.
Studimet universitare i vazhdova në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Gjakovë,
Programi: Parashkollor, si studente e rregullt.
36
VËRTETIM LEKTURIMI
Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim
diplome, (Bachelor) të studentes Rinore Zhara, me temë: “Llojet e komunikimit në
shkollë” nën mentorimin e prof. ass. dr. Valdet Hysenaj.
Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i
Edukimit. Programi: Parafillor.
Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor.
Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit në
aspektin teknik dhe gabimet strukturore.
Lekturues:
Leomir Smajli
+383 (0) 45678108